Skip Navigation Links

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në mbështetje të Ligjit për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-190.

Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës publikohen: Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të shpallura nga Presidenti i Republikës së Kosovës; Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me paragrafin 4 dhe 5 të nenit 80 të kushtetutës së Republikës së Kosovës; Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Vendimet e Gjykatës Kushtetuese; Dekretet e Presidentit të Republikës së Kosovës në rastet kur kërkohet nga Presidenti; Deklaratat dhe rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në rastet kur kërkohet nga Kryetari i Kuvendit; Aktet nënligjore të Qeverisë dhe të ministrive në rastet kur kërkohet nga Kryeministri dhe Aktet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta, si dhe INDEKS-i vjetor i Gazetës Zyrtare. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në pesë gjuhë: në gjuhën Shqipe, Angleze, Serbe, Turke dhe atë Boshnjake.