Instituti për Planifikim Hapësinor
1
REPUBLIKA E KOSOVËS
QEVERIA E KOSOVËS
MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS
INSTITUTI PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR
Plani Hapësinor
Monumenti i Natyrës me Rëndësi të Veçantë “Ujëvarat e Mirushës”
Prishtinë, 2013
Instituti për Planifikim Hapësinor
2
PLANI HAPËSINOR
Monumenti i Natyrës me Rëndësi të Veçantë Ujëvarat e Mirushës
Dokument i hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me strukturat
relevante të sektorëve të Qeverisë së Kosovës, qeverive komunale dhe strukturave të
ndryshme të shoqërisë kosovare.
Vërejtje:
Versioni kompetent i dokumentit është versioni në gjuhën shqipe.
Prishtinë
Shtator, 2013
Instituti për Planifikim Hapësinor
3
Instituti për Planifikim Hapësinor
4
PËRMBAJTJA
PARATHËNIA ......................................................................................................................................................... 3
HYRJE................................................................................................................................................................... 5
Gjendja ekzistuese................................................................................................................................. 6
Roli dhe natyra e planit....................................................................................................................... 7
Procesi, fazat, fushat tematike dhe burimi i të dhënave....................................................... 7
Baza juridike dhe qëllimet themelore.......................................................................................... 8
Funksionet themelore të planit....................................................................................................... 11
1. PROFILI I ZHVILLIMIT HAPËSINOR ............................................................................................... 13
1.1. Pozita gjeografike.......................................................................................................................... 14
1.2. Veçoritë klimatike ......................................................................................................................... 16
1.2.1. Karakteristikat hidrologjike...................................................................................17
1.2.2. Karakteristikat hidrogjeologjike..........................................................................19
1.2.3. Hidromorfologjia.........................................................................................................20
1.2.4. Karakteristikat gjeologjike......................................................................................21
1.2.5. Zonat e rrezikuara nga erozioni............................................................................24
1.3. Mjedisi..................................................................................................................................................25
1.3.1. Ndotja dhe degradimi................................................................................................25
1.3.2. Vegjetacioni....................................................................................................................27
1.3.3. Flora..................................................................................................................................28
1.3.4. Fauna................................................................................................................................29
1.4. Popullsia dhe vendbanimet për rreth.................................................................................... 30
1.5. Trashëgimia natyrore dhe kulturore......................................................................................33
1.5.1. Veçoritë peisazhore...................................................................................................35
1.6. Shfrytëzimi i tokës..........................................................................................................................36
1.7. Gjendja ekonomike.........................................................................................................................39
1.7.1. Veçoritë turistike.........................................................................................................40
1.8. Infrastruktura fizike.......................................................................................................................43
1.9. Analiza e gjendjes – SWOT......................................................................................................... 46
1.9.1. Çështjet e adresuara...................................................................................................47
1.9.2. Sfidat e zhvillimit hapësinor ..................................................................................47
2. VIZIONI, PARIMET DHE CAQET....................................................................................................... 53
3. KORNIZA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR.......................................................................................... 57
4. STRATEGJIA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR .................................................................................. 61
5. DISPOZITAT PËR ZBATIM ................................................................................................................. 79
ANEKSET
Plani i Veprimit ............................................................................................................................................... 88
Hartat karakteristike
Shkurtesat........................................................................................................................................................... 93
Vendim: Caktohet GPNM për Hartimin e Planit Hapësinor për ZIV “UM”............................... 94
Vendim: Për shpalljen e Monumentit të Natyrës me Rëndësi të Veçantë “UM”................... 96
LITERATURA..................................................................................................................................................... 99
Instituti për Planifikim Hapësinor
5
HYRJE
Monumenti i Natyrës me Rendësi të Veçantë “Ujëvarat e Mirushës”, karakterizohet me vlera të
veçanta natyrore, të cilat para shumë vitesh kanë qenë pikë karakteristike për shfrytëzimin
turistik‐rekreativ të tij, për popullatën lokale dhe komunitetin në përgjithësi.
Me formimin e Entit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në vitin 1974, mbrojtja e Ujëvarave
të Mirushës u listua si njëra ndër prioritetet e kohës, ndërsa në vitin 1975 komuna e Rahovecit
dhe Klinës, sjellin vendim (KK Rahovec, Vendimi nr. 01 – 290 – 1/75 dhe KK Klinë, Vendimi nr.
01 – 325 – 14/75) për vënien në mbrojtje të kanionit të lumit Mirusha si rezervat special
natyror me sipërfaqe prej 190.21.55 ha (KK Rahovec sipërfaqja prej 128,26 ha dhe KK Klina
sipërfaqja prej 61,85,55 ha).
Ky status i mbrojtur i kanionit të lumit Mirusha ka qenë jo adekuat në krahasim me vlerat dhe
orientimet e bashkësisë së atëhershme shoqërore‐politike duke pasur parasysh se kjo
sipërfaqe ka qenë shumë e vogël në konceptin zhvillimor të zonës, gjë që kishte vënë në
pikëpyetje mbijetesën e vlerave të rëndësishme natyrore të zonës për shkak të cilave ishte
vënë nën mbrojtje.
Në vitin 1982, Enti për mbrojtjen e natyrës, në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës të
KSAK (Fleta Zyrtare 44/16 dhe ndryshimet dhe plotësimet 15/81) përgatiti arsyeshemërinë
dhe inicion procedurën për zgjerimin e kufijve, ndërrimin e statusit të mbrojtjes së Kanionit të
lumit Mirusha duke vënë nën mbrojtje edhe prurjet dhe burimet e rrjedhës së lumit Mirusha.
Kuvendet komunale të Klinës dhe Rahovecit, sjellin vendimin ( KK Klina ‐ Fleta Zyrtare KSAK
nr. 31/82 dhe KK Rahovec Fleta Zyrtare KSAK nr. 8/83 ) për vënien në mbrojtje – MN Rajonal
Natyror pjesën e Kanionit të lumit Mirusha ‐ degën e majtë të Drinit të Bardhë.
Në vitin 1983 Enti për mbrojtjen e natyrës të KSAK në pajtim më KK Klinë dhe Rahovec marrin
vendim për hartimin e Planit hapësinor të Park Rajonal Natyror të Kanionit të Lumit Mirusha,
ku bartës për hartimin e planit hapësinor zgjedhin Institutin për Urbanizëm të RS të Kroacisë,
në vitin 1987.
Në periudhën e lartpërmendur MN kishte karakter regjional dhe si i tillë menaxhohej nga tri
komuna: Malisheva, Klina dhe Rahoveci, ndërsa në vitin 2003 është arritur memorandum
mirëkuptimi për mbrojtjen dhe menaxhimin e kanionit të Mirushës, ndërmjet Ministrisë së
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kuvendit Komunal të Klinës dhe Malishevës.
Ndërkaq, me datë 23.05.2012, me vendim të Qeverisë së R. Kosovës me nr. 06/75, në
mbështetje të nenit 92 paragrafi 4. Dhe 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, neni 19 të Ligjit Nr. 03/L‐233 për Mbrojtjen e Natyrës, duke u bazuar në nenin 4 të
rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së Kryeministrit dhe
ministrive e ndryshuar dhe plotësuar me rregulloren nr. 07/2011 dhe nenit 19 të Rregullores
së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 09/2011, Qeveria e Republikës së Kosovës,
në mbledhjen e mbajtur më 23 maj 2012, mori: VENDIM PER SHPALLJEN E MONUMENTIT
TË NATYRËS ME RËNDËSI TË VEÇANTË “UJËVARAT E MIRUSHËS” (tash e tutje
“Monumenti i Natyrës“) me sipërfaqe 598,4 ha. Ndryshimet tek emërtimi i kanë ardhur për
shkak se kjo zonë përveç ujëvarave që posedon të cilat janë shumë atraktive dhe interesante,
gjithashtu posedon edhe vlera të tjera të veçanta të cilat e rrisin vlerën dhe rëndësinë e Park
në përgjithësi dhe e bëjnë edhe më atraktiv. Me hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë për
shpalljen monument natyror me rëndësi të veçantë “Ujëvarat e Mirushës” dhe me hartimin e
Instituti për Planifikim Hapësinor
6
planit hapësinor, kompetencat mbi menaxhimin i kalojnë qeverisë qendrore.
Plani hapësinor i monumentit ka për qëllim që të trajtoj Monumentin e Natyrës në atë mënyrë
e cila siguron përmbushjen e kritereve të përcaktuara me rregullativa ligjore dhe njëkohësisht
përmbush plotësimin e kërkesave të caktuara sipas rregullave ndërkombëtare. Si i tillë, ka për
qëllim të mbroj, ruaj dhe zhvilloj vlerat që ka Monumentin e Natyrës dhe gjithnjë të bëjë atë që
të jetë më i kërkuar për vizitor, turist dhe studiues vendor dhe të huaj.
Në mënyrë që Monumentin e Natyrës të jetë sa më joshës për vizitor, kërkohet që të gjitha
zhvillimet brenda dhe jashtë (në afërsi) të tij, të jenë të planifikuara, kontrolluara dhe
menaxhuara bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm.
Gjendja ekzistuese
Monumenti i Natyrës paraqet një fenomen të rrallë natyror me rëndësi të veçanet natyrore,
shkencore, kulturore dhe turistike. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”,
kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.
Në këtë monument, lumi Mirusha në pjesën e fundit të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e
cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një
fenomen të rrallë hidro morfologjik dhe peizazh shumë të bukur e atraktiv për vizitorë. Përveç
ujëvarave e liqeneve, bukuri të rrallë Monumentin të Natyrës i jep edhe flora e pasur me
shumë lloje bimore. Monumentin e Natyrës është i pasur edhe me lloje bimore endemike e po
ashtu ka edhe bimë stenoendemike. Pika të tjera atraktive për vizitorët paraqesin edhe disa
shpella që ndodhen në shkëmbinjtë e kanjonit të lumit.
Pasuritë e natyrës këtu që krijojnë një peizazh të bukur dhe tërheqës për vizitorë, paraqesin
një potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit. Momentalisht parakushtet e
nevojshme për zhvillimin e turizmit e në radhë të parë infrastruktura fizike, nuk janë të
plotësuara. Qasja me automjete mundësohet përmes rrugëve të paasfaltuara dhe jo të
përshtatshme për çdo lloj automjeti. Në Monumentin e Natyrës mungojnë shtigjet për
këmbësorë, kështu që edhe për ta, përveç tek liqeni dhe ujëvara e fundit, qasja deri tek liqenet,
ujëvarat dhe pikat tjera atraktive të monumentit është shumë e vështirë, gati e pamundur. Një
përparësi është se rruga nacionale M9.1 kalon nëpër vijën e kufirit të Monumentin e Natyrës,
në perëndim të saj e paralel me rrugën shtrihet hekurudha. Deri më sot nuk ka pasur
investime, prandaj edhe nuk ka ndërtime që do të ishin në funksion të një zhvillimi të
qëndrueshëm të turizmit. Brenda Monumentin e Natyrës, përveç dy kafeneve të vogla të
improvizuara, nuk ka objekte tjera shërbyese hoteliere apo objekte tjera në shërbim të
turizmit. Përreth, ndodhen disa objekte hoteliere. Një hotel ndodhet në udhëkryqin Klinë‐
Prishtinë, 6 km larg nga kufiri i Monumentin të Natyrës, kurse në rrugën nacionale M9.1 janë
tre motele.
Fatmirësisht gjendja e mjedisit në Monumentin e Natyrës, me përjashtime të vogla, është e
mirë, pra mjedisi është i ruajtur. Përveç një ndotje relativisht të vogël të ujit që po ndodhë për
shkak të ndërtimeve të kohëve të fundit në afërsi të lumit, ndotje të ajrit dhe të tokës nuk ka.
Sa i përket degradimit, ato pak ndërtesa që kanë filluar të ngritën pa leje afër lumit kohëve të
fundit, e po ashtu një gërryerje e livadhit afër lumit ku me heqjen e shtresës sipërfaqësore të
livadhit është shkatërruar bimësia karakteristike për atë vend, paraqesin vetëm nismën e
degradimit të mjedisit. Pra, nuk ka ndonjë degradim të mjedisit, ky vetëm sa ka filluar të
ndodhë.
Instituti për Planifikim Hapësinor
7
Faktet e paraqitur më lartë që flasin për një monument të ruajtur, me një mjedis të pastër dhe
me një potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit, krijojnë rrethana apo një
gjendje të favorshme, një shans që autoritetet kompetente të veprojnë menjëherë dhe në
vazhdimësi në mënyrë që të arrihen dy synime të rëndësishme që ky monument të vazhdojë të
ruhet por në të njëjtën kohë edhe të zhvillohet duke krijuar kështu rrethana për zhvillimin
turizmit.
Roli dhe natyra e planit
Planit hapësinor i Monumentin të Natyrës, ka për bazë rregullativën ligjore në fuqi të përbërë
nga:
a. Ligji nr. 04/L‐174 për Planifikimin Hapësinor ;
b. Ligji nr. 03/L‐098 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Ligji nr. 04/L‐090 për
Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L‐098 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural;
c. Ligji nr. 2003/3 për Pyjet e Kosovës Ligji nr. 2004/29 për Ndryshimin dhe
Plotësimin e Ligjit 2003/3 për Pyjet e Kosovës, Ligji nr. 03/L‐153 për Ndryshimin
dhe Plotësimin e Ligjit 2003/3 për Pyjet e Kosovës;
d. Ligji nr. 03/ L‐ 233 për Mbrojtjen e Natyrës;
e. Ligji Nr. 04/L‐176 për Turizmin;
f. Ligji nr. 04/L‐110 për Ndërtim;
g. Ligji nr. 03/L‐025 për Mbrojtjen e Mjedisit;
h. Ligji nr. 03/L‐214 për Vlerësimin e Ndikimit ne Mjedis;
i. Ligji nr. 03/L‐230 për Vlerësimin Strategjik Mjedisor;
j. Ligji nr. 04/L‐147 për Ujerat e Kosovës.
Parimet dhe udhëzimet e planit
Plani hapësinor i Monumentin të Natyrës është dokument i cili duhet të promovojë interesat e
përbashkëta të banorëve të Kosovës, për një zhvillim më të shpejtë ekonomik, me qëllim të
përmirësimit të kualitetit të jetës, por njëkohësisht edhe të mbrojë resurset, trashëgiminë
natyrore dhe kulturore.
Plani:
• Udhëzon sektorët dhe agjencitë e Qeverisë në hartimin dhe implementimin e politikave dhe
vendimeve për shfrytëzimin sa më të drejtë të kësaj pasurie natyrore;
• Bën kategorizimin e lokacioneve (zonave) të cilat: do ti nënshtrohen mbrojtjes nga çdo
zhvillim, lokacionet me shkallë të caktuar të zhvillimit, lokacionet për zhvillim si dhe
lokacionet me regjim të caktuar të shfrytëzimit.
Procesi, fazat, fushat tematike dhe burimi i të dhënave
Sipas kornizës ligjore për planifikim hapësinor, procesit i planit Hapësinor për ” Monumentin
e Natyrës”, duhet të kaloj 5 faza gjatë të cilave përgatiten dokumentet si më poshtë :
• Profili i zhvillimit hapësinor dhe analiza e gjendjes;
Instituti për Planifikim Hapësinor
8
• Vizioni, parimet dhe caqet;
• Korniza e zhvillimit hapësinor të monumentit natyror;
• Strategjitë dhe veprimet për zbatim dhe
• Dispozitat për zbatimin.
Faza e parë është hartimi i profilit (gjendja ekzistuese) e Monumentit të Natyrës. Në të
përshkruhet gjendja e zhvillimeve në hapësirë, e vështruar në katër fusha tematike:
demografia dhe zhvillimi social, mjedisi dhe shfrytëzimi i tokës, zhvillimi ekonomik dhe
infrastruktura. Shih skemën organizative;
I. PROFILI I ZHVILLIMIT
HAPËSINOR DHE ANALIZA
E GJENDJES AKTUALE
II. VIZIONI DHE QËLLIMET
(SYNIMET) STRATEGJIKE
Sfidat Zhvillimore
në Kosovë
III. KORNIZA E
ZHVILLIMIT HAPËSINOR
IV. STRATEGJITË
PËR ZBATIM
V. DISPOZITAT PËR
ZBATIM TË PLANIT Strategjia e Zhvillimit të
Qëndrueshëm për Kosovën
Orientimet
Fillestare
Vendimet e para
Planet e Veprimit
Verifikimi / HarmonizimiM
on
ito
ri
m
i/
E
va
lu
im
i/
R
id
ef
in
im
i
Pr
oc
es
ii
H
ar
ti
m
it
të
Pl
an
it
H
ap
ës
in
or
pë
rZ
.M
.&
I.
V
MMPH / propozon QEVERIA / Vendos dhe obligon MMPH IPH / Plani Hapësinor për Zona të
Mbrojtura dhe Interes të Veçantë
Punët
Përgatitore
Plani Hapësinor
i Kosovës
Subjects:
MMPH
QEVERIA
KUVENDI
Skema nr. 1: Procesi i Hartimi të Planit Hapësinor për Monumentin e Natyrës.
Materiali i mëposhtëm është i bazuar në të dhëna të marra drejtpërdrejt nga terreni
përkatësisht nga tri komunat që e rrethojnë MN dhe sektorët tjerë relevant të Qeverisë së
Republikës së Kosovës. Disa nga dokumentet bazë janë dokumentet ekzistues për
arsyeshmërinë e shpalljes së MN, dokumentet të agjencive zhvillimore ndërkombëtare që
kanë punuar dhe punojnë në çështje të ndryshme lidhur me pyjet, zhvillimin rural, raportet e
ndryshme, etj, por edhe të dhëna dhe analiza që dalin nga ekipi punues dhe grupe të sektorit
joqeveritar.
Baza juridike dhe qëllimet themelore
Ligji nr. 04/L‐174 për Planifikimin Hapësinor e përcakton Ministrinë e Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor si subjekt bartës i përgjegjësisë për hartimin e Planit Hapësinor të
Kosovës dhe zonave të veçanta.
Me 03 tetor 2003 në MMPH është themeluar Instituti për Planifikim Hapësinor ‐ IPH si njësi e
Instituti për Planifikim Hapësinor
9
veçantë organizative përgjegjëse për kryerjen e punëve profesionale në lëmin e planifikimit
hapësinor përkatësisht përgatitjen e dokumenteve hapësinore për Qeverinë e Kosovës, duke
përfshirë Planin Hapësinor të Kosovës dhe planet hapësinore për zona të veçanta siç është
Monumenti Natyror me Rëndësi të Veçantë “Ujëvarat e Mirushes”.
Niveli qendror Niveli lokal
Planet
Zhvillimore
Komunale
Planet
Rregulluese
Urbane
Planet
Zhvillimore
Urbane
1
2
3 4
n
1
2
n
Sistemi i Planifikimit në Kosovë
Sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor
Plani
Hapësinor i
Kosovës
Plani Hapësinor
për Zona të
Veçanta
Skema nr. 2.; Sistemi i Planifikimit në Kosovë.
Sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor, Sistemi i Planifikimit, në Republikën e Kosovës (Skema nr. 2), ndahet në
dy nivele: në nivel qendror dhe në nivel lokal. Niveli qendror, harton plane hapësinore për tërë territorin e
Republikës së Kosovës si dhe për zonat e veçanta me specifika të ndryshme.
Plani hapësinor i MN, bazohet në gjendjen ekzistuese sociale, ekonomike dhe mjedisore, i cili
hartohet gjatë një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe me pjesëmarrje publike në proces.
Pjesëmarrja publike nënkupton përfshirjen e ministrive të Qeverisë së Kosovës, autoritetet
komunale, institucionet shkencore dhe hulumtuese, shoqërinë civile, agjencitë e OKB‐së,
agjencitë e huaja zhvillimore, zyrat ndërlidhëse në Kosovë, institucionet e BE‐së, shoqërinë
civile, etj. në procesin e përpilimit të planit hapësinor. Në aspektin ligjor, vendimin për
hartimin e planit hapësinor e nxjerr qeveria, e cila ia delegon punën Ministrisë së Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor, e pastaj MMPH‐ja e obligon Institutin për Planifikim Hapësinor për
hartimin e planit hapësinor, ku sipas udhëzimeve janë të përcaktuara të gjitha hollësitë lidhur
me hartimin e planit.
Më poshtë është dhënë skema e mobilizimit institucional të pjesëmarrjes në procesin e
planifikimit hapësinor:
Instituti për Planifikim Hapësinor
10
Skema e pjesëmarrjes - Kush është i involvuar?
Grupet punuese S. 2
Institucionet
ndërkombëtare
K
ës
hi
ll
i p
ër
P
la
ni
fi
ki
m
H
ap
ës
in
or
Ministria e Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor
A
kt
er
ët
Ve
nd
im
m
ar
rë
s
Grupet profesionale S. 2S. 1
- Shoqëria Civile
- Universiteti
- Institucionet Shkencore
Sektori Privat
Sektori Publik
Profesionistët e Pavarur
KOMUNAT:
Malishevë,
Klinë dhe
Rahovec
S.1 S. n
S. n
A
kt
er
ët
tj
er
ë
të
p
ër
fs
hi
rë
Agjencitë dhe Partnerët
Ndërkombëtar
Qeveria e
Kosovës
Skema nr. 3: Skema e pjesëmarrjes në hartimin e Planit Hapësinor.
Plani hapësinor për MN “Ujëvarat e Mirushës” bazohet në:
• Parimet e përcaktuara me Ligj,
• Vizionin dhe caqet strategjike,
• Raportet e sektorëve të rëndësishëm,
• Strategjitë zhvillimore të sektorëve të ndryshëm,
• Elemente tjera të përcaktuara me akte te veçantë,
Plani përcakton parimet dhe qëllimet afatgjate të planifikimit hapësinor për periudhën 10
vjeçare, përcakton afatet kohore reale dhe implikimet buxhetore.
Në shkurt të vitit 2011 është marrë vendimi nga MMPH ‐ ja për themelimin e Grupit Punues
Ndërministror për hartimin e planit hapësinor për MN “Ujëvarat e Mirushës”.
Planin hapësinor të MN “Ujëvarat e Mirushës” e aprovon Kuvendi i Kosovës në bazë të
miratimit paraprak nga Qeveria e Kosovës. Si i tillë dokumenti hynë në fuqi dhe bëhet
obligueshëm për të gjithë sektorët e qeverisë dhe komunat që janë pjesë e zonës në fjalë.
Procesi i planifikimit është i vazhdueshëm. Plani duhet t’i nënshtrohet monitorimit, vlerësimit
dhe në bazë të kërkesave të ndryshohet ‐ plotësohet.
Funksionet themelore të planit
Me planin hapësinor MN, në bazë të ligjit për mbrojtjen e natyrës duhet të sigurojmë:
a) mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në
gjendje të baraspeshës natyrore;
b) përtëritjen e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e
shkaktuara;
Instituti për Planifikim Hapësinor
11
c) sistem për planifikim, udhëheqje, inventarizim, monitorim, informim dhe financim me
qëllim të mbrojtjes së natyrës;
d) pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre
me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre;
e) sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në
vendim marrje për mbrojtjen e natyrës;
f) sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe
rekreacion në natyrë;
g) parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e
aktiviteteve ekonomike;
h) mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore
dhe llojeve me interes për Komunitetin;
i) ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë,
vezët e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).
Sipas ligjit për mbrojtjen e natyrës, monumenti natyror ka funksione për:
a) mbrojtjen e tërësisë ekologjike, të një apo më shumë ekosistemeve, për brezat e sotëm dhe
të ardhshëm;
b) përjashtimin e shfrytëzimeve apo uzurpimeve me qëllim të ndryshimit dhe dëmtimit të
natyrës;
c) sigurimin e bazave për qëllime shpirtërore, shkencore, arsimore, rekreative, kulturore dhe
mundësi vizitash, në pajtim me parimet e mbrojtjes së mjedisit;
Funksionet e MN përcaktohen në atë mënyrë që ato të sigurojnë në radhë të parë mbrojtjen
dhe zhvillimin e vlerave themelore të monumentit, e pastaj rregullimin dhe shfrytëzimin e
këtyre vlerave:
• Ruajtja, mbrojtja dhe zhvillimi i vlerave,
• Mbrojtja dhe përparimi i peizazhit të rajonit në tërësi,
• Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturo‐historike,
• Zhvillimi dhe përparimi i vlerave natyrore dhe të krijuara, si dhe zhvillimi i aktiviteteve
prezentë dhe të reja,
• Ekonomizimi dhe përparimi i vlerave natyrore dhe ekonomike,
• Shfrytëzimi i vlerave të Park me qëllim të hulumtimeve shkencore, arsimore, edukative
dhe kulturore,
• Shfrytëzimi i vlerave të Park për nevojat e ekonomisë, para së gjithash për nevojat e
veprimtarive turistike‐rekreative, pastaj për shfrytëzimin e pyjeve, kullosave malore,
tokës bujqësore dhe të tjera,
• Ngritja e vetëdijes së qytetarëve për vlerat e natyrës.
Ky monument është pjesë ose tërësi e pjesëve të pandryshuara të natyrës së gjallë ose të
vdekur i cili ka vlerë ekologjike, shkencore, estetike ose kulturo‐historike dhe/ose vlera
turistike.
Instituti për Planifikim Hapësinor
12
Instituti për Planifikim Hapësinor
13
Faza I
PROFILI I ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Instituti për Planifikim Hapësinor
14
1.1. Pozita gjeografike
MN “Ujëvarat e Mirushës” është një ndër zonat më të bukura dhe më interesante të natyrës së
Kosovës, i cili shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, në territorin e komunave Klinë,
Malishevë dhe Rahovec. Sipërfaqja e territorit të MN është 598.4 ha. Gjendet në mes të
koordinatave gjeografike 420 31΄ të gjerësisë gjeografike veriore dhe në mes 200 33΄ dhe 200
37΄ të gjatësisë gjeografike lindore. Lartësia mbidetare1 e MN është 340 – 600 m.
MN gjendet në jug të maleve Gremnik, në të dy anët e rrjedhës së lumit Mirusha, që nga fillimi i
kanjonit deri afër derdhjes së tij në lumin Drini i Bardhë. Përgjatë territorit të MN kalon lumi
Mirusha, i cili gjatë rrjedhës së tij krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene, të cilat së bashku krijojnë
një fenomen hidro‐morfologjik. Lumi Mirusha është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës,
ku në rrjedhjen e poshtme kalon nëpër kanjonin e lumit Mirusha.
Në pjesën perëndimore të MN kalon rruga nacionale M9.1 (Klinë–Gjakovë). Paralelisht me
këtë rrugë shtrihet edhe hekurudha Pejë‐Prizren. Largësia nga kryeqendra e Kosovës ‐
Prishtina është 65 km.
Harta nr. 1: Pozita gjeografike e MN.
1 Vlerat e trashëgimisë natyrore të Kosovës, MMPH, Prishtinë, 2005.
Instituti për Planifikim Hapësinor
15
Harta nr. 2: Largësia e MN nga qendrat kryesore urbane dhe pikat kufitare.
Instituti për Planifikim Hapësinor
16
1.2. Veçoritë klimatike
Në MN nuk ka stacion meteorologjik, dhe janë përdorur shënimet e stacioneve meteorologjike
në rrethinë: Rahovec (14 km vijë ajrore), Gjakovë(20 km), Pejë(28 km), të gjitha të dhënat
klimatike përveç insolancës të cilën e mat stacioni meteorologjik në Pejë, stacionet e afërta në
Ponorc (2,4 km ), Kijevë ( 10 km), Klinë( 10km).
Kushtet e përgjithshme klimatike ‐ Temperatura e ajrit;
E mesmja vjetore 11,2 ºC
Amplituda vjetore
Luhatjet mesatare mujore , temperatura 22,6 ºC
Luhatjet maksimale 24,3 ºC
Luhatjet minimale 17,3 ºC
Amplituda e tërë luhatjes të temperaturave mesatare dhe ekstreme të ajrit është 32,2 ºC, tërë
luhatjet të temperaturave absolute ekstreme janë 59,6 ºC.
Të reshurat regjimi heterogjen i të reshurave i diferencuar:
Të reshurat vjetore 910mm
Më së shumti të reshura muaji i XII
Mandej muaji i XI
Më së paku muaji i VII
Mandej muaji i VI
Dallimi në mes të reshurave më të larta dhe më të ulëta: 63 mm.
Lagështia relative e ajrit 76%:
Lagështia më e lartë e ajrit në muajin XII dhe XI.
Lagështia më e ulët e ajrit në muajin VII dhe VI.
Dallimi i lagështisë së ajrit më të lartë dhe asaj të më të ulët : 19%.
Vranësirat :
Vranësirat mesatare vjetore janë 5,6 të dhjetave të hapësirës së qiellit.
Më e madhja muaji XI dhe I.
Më e vogla muaji VIII dhe VII.
Insolacioni:
Koha me diell gjatë vitit është 1968,1 orë.
Muaji me më së shumti diell është muaji i VIII: 298,3 orë.
muaji i VII : 289,3 orë
Më së paku me diell muaji i XII : 57,9 orë
muaji i I : 63,3 orë
Periudha verore (ose periudha e vegjetacionit) prej IV deri në X) 1.411, 4 orë:
IV ‐ V 371,5
VI ‐ VII 521,6
VIII – IX 518,3
X ‐ III 556,7
Rrezet ditore të diellit:
Mesatare vjetore 5,4 orë.
Më e madhja mesatare ditore VIII 9,6 orë dhe VII 9,3 orë
Më së paku mesatare ditore XII 1,9 orë dhe I 2.0 orë
Instituti për Planifikim Hapësinor
17
Lëvizjet e ajrit(erërat):
Erërat më të shpeshta janë nga drejtimi perëndimor dhe Jug perëndimi. Më të rralla nga
drejtimi veriperëndim dhe Lindja. Fuqia e erërave nuk është e madhe ( nuk kalon 2,1 shkallë e
Boforit). Tek më të dobëtit 1,7 shkallë e Boforit
Klima lokale:
(Panorc, Kijevë, Klinë dhe nga hulumtimet vetjake apo matjet komparative).
Temperatura e ajrit: mesatare është 12 ºC.
Muaji më i ngrohtë VII(21.9 ˚C mesatare)
VIII(21,6 ˚C mesatare)
Muaji më i ftohtë I (0,0 ºC mesatare)
II( 3,8 ˚C)
Amplituda vjetore e luhatjeve 21,9 ˚C.
Periudha e vegjetacionit 18.1 ˚C.
Sipas muajve (IV‐V 14.2 ˚C, VI‐VII 20.8 ˚C, dhe VIII‐XI 19.5 ˚C)
Mesatarja më e lartë maksimale e temperaturës së ajrit është:
VIII 29.4 ˚C
VII 28.7 ˚C
Mesatarja më e ulët e temperaturës maksimale të ajrit është : I 4.2 dhe XII 8.8
Luhatjet totale të temperaturave absolute gjatë vitit 52,0 ˚C.
Të reshurat:
Dallojnë në pjesën veriperëndimore dhe verilindore.
Pjesa më e ngushtë ‐ buzë kanionit të reshurat gjatë vitit 878 mm.
Maksimumi më i madh është kah fundi i vitit, pjesët e tjera janë të dallueshme.
Më së shumi të reshura ka në muajin i XI 123mm.
Më të thatat: muaji i VIII 41mm, VII 47mm, VI 54mm
Të reshurat mesatare gjatë periudhës së vegjetacionit për hapësirën e ngushtë të kanionit 350
mm.
Lagështia relative e ajrit:
Lagështia mesatare relative e ajrit është 79%.
Luhatjet e lagështisë nuk janë të mëdha : të njëtrajtshme, shkalla më e lartë e lagështisë është
në muajin XI, XII (87 %), dhe V (85%).
Lagështia më e ulët është në muajin e VII 71 % dhe muaji i VIII 73%.
Periudha e vegjetacionit: 75%.
Vranësirat:
Mesatare vjetore është 5.5 të dhjetat. Më e madhja është gjatë muajit të I – 7.5 , XII 7.2 dhe XI
7.1 të dhjetat, më e kthjellte është muaji i VIII 2.6 , X. 3.3 dhe VII 4.1. Periudha e vegjetacionit
është: shkalla mesatare e vranësirave 4.7 të dhjetat e hapësirës së qiellit ( IV dhe V 6.6 VI dhe
VII 4.6 VII dhe IX 3).
Analiza krahasuese e klimës:
1. Dallimet klimatike në zonën e ngushtë dhe të gjerë,
2. Kushtet klimatike të zonës së gjerë kushtëzohen nga kodrat për rreth të cilave nuk
mundësojnë ndikimin e gjerë.
Instituti për Planifikim Hapësinor
18
Dallimet në mes zonës së ngushtë dhe zonës së gjerë janë:
Zona e gjerë – temperatura mesatare vjetore e ajrit është 11.2 ºC dhe
Zona e ngushtë – 12 ºC (më e nxehtë).
Amplituda vjetore e temperaturës mesatare të ajrit është: Zona e gjerë 22.6 ºC dhe zona e
ngushtë është 21.9 ºC.
Amplituda vjetore e temperaturave ekstreme mesatare të ajrit është: E gjera është 32.2
ºC dhe e ngushta 33.3 ºC.
Ditët me acar në zonën e gjerë (temperaturat më të ulëta se 0 ºC ) 76 ditë në vit, në zonën e
ngushtë 71 ditë në vit.
Ditët me acar të fortë (‐10 ºC dhe më e ulët ) në zonën e gjerë janë 7 ditë dhe në zonën e
ngushtë 2 ditë.
Ditët e akullta (temperatura maksimale e ajrit më e ulët se 0.0 ºC) zona e gjerë 10 ditë dhe
zona e ngushtë 1 ditë.
Ditët tropikale (temperatura maksimale e ajrit mbi 30 ºC) zona e gjerë 33 ditë dhe zona e
ngushtë 20 ditë.
Netët tropikale ( temperatura maksimale e ajrit mbi 20 ºC ) zona e gjerë 2 natë dhe zona e
ngushtë 1 natë.
Të reshurat:
• Zona e gjerë: sasia vjetore 910 mm dhe zona e ngushtë 763mm.
• Mesatarja e ditëve me shi në zonën e gjerë 98d dhe në zonën e ngushtë 85d.
• Ditët me të reshura të dëborës më të mëdha: e gjëra 23 e ngushta 18d.
• Ditët me borë të shkrirë: e gjëra 4d, e ngushta 1d.
• Ditët e mbuluara me borë: e gjëra 55d , e ngushta 41.
• Kokërriz : e gjëra 1 herë , e ngushta 2 herë në vit .
• Mesatarja e përqindjes së lagështisë në ajër: e gjëra 76% , e ngushta 79%.
• Vranësirat : pak më të mëdha në zonën e gjerë ( 5,6) se në zonën e ngushtë (5,5).
• Dallimet e të reshurave (numri i ditëve me më paku se 0,1mm ) 111 e gjëra dhe 96 e
ngushta. Pjesa verilindore 84d, pjesa veriperëndimore 97 d, dhe pjesa e mesme 100 d.
• Numri i ditëve me të reshura me më së paku se 1,0 mm: zona e gjerë 96 ditë e ngushta 83d
pjesa verilindore 75d, pjesa veriperëndimore 85d, hapësira e ngushtë e kanionit 88d.
• Me të reshura më të mëdha se 10,0mm: zona e gjera 30 ditë, zona e ngushta 25 ditë, ‐
verilindore 21d, veriperëndimore 32d dhe pjesa ngushtë e kanionit 31d.
• Tipi klimatik në zonë: Adriatiko ‐ Mesdhetare dhe mesatare kontinentale.
1.2.1. Karakteristikat hidrologjike
Degët e Lumit Mirusha janë: Lumi i Biniqëve, Lugu i Përroskës, Lugu i Malishevës, Stopanica,
Përroi i Bubavecit dhe Përroi i Kijevës2.
Nga vendburimi deri në grykëderdhje ka lartësi mbidetare 795‐ 360m.
‐ Sipërfaqja pellgut: 336.7 km²
‐ Gjeologjia e shtratit të lumit është gëlqeror dhe ultrabazik
‐ Gjatësia e rrjedhës:
a) Rendi i parë: 37 km'
b) Rendi i dytë: 35.64 km'
2 Master Plani për Ujërat, Prishtinë 1986.
Instituti për Planifikim Hapësinor
19
‐ Perimetri i pellgut: 83 km'
‐ Vendi i derdhjes në recipient: lumi Drini i Bardhë ‐ Mrasor
‐ Prurja mesatare 1.2 m³/s
‐ Mesatarja e nivelit te ujit 0.65 cm
‐ Drejtimi i shtrirjes së pellgut: Lindore
‐ Distanca nga burimi i lumit: 37 km'
‐ Mesatarja e pjerrtësisë: 1,7 %
‐ Forma e shtratit: Natyrale
‐ Mesatarja e temperaturave të ajrit: 12°C
‐ Të reshurat mesatare: 700 mm
‐ Drejtimi i erës dominuese: Jugperëndimore
‐ Shpejtësia mesatare e erës: 1.6 m/sec
Burimi i lumit Mirusha gjendet në perëndim të maleve të Caralevës. Në pjesën e epërme deri
në Malishevë njihet me emrin Lumi i Banjës, kalon përmes fshatit Banjë, për këtë edhe e ka
marr emrin. Në bazë të dhënave të hulumtuara deri tani gjatësia e lumit Mirusha është 32‐37
km, ky dallim është ngase varët se nga cili burim ujor është marrë gjatësia e lumit, njashtu
janë tri shënime të ndryshme sa i përket ujëmbledhësit të lumit Mirusha me sipërfaqe 297,
336 dhe 357 km². Sipas shënimeve zyrtare që janë marrë nga departamenti i ujëvarave
sipërfaqja e përgjithshme e ujëmbledhësit Mirusha është 336.7 km². Rrjeti hidrografik i lumit
Mirusha në përgjithësi është asimetrik pa i marrë parasysh rrjedhjet e shumta të përroskave
dhe përrenjve në të djathtë të lumit Mirusha, në raport me ato të majta.
Shumica e përrenjve edhe atyre që kanë sipërfaqe të madhe ujëmbledhëse për çdo vit në
stinën e thatë të vitit ato thahen në pjesët e poshtme të territorit siç janë: Përroi i Kijevës,
Përroi i Bubavecit dhe lumi i Drenocit.
Në fund të kanjonit, pas liqenit të fundit në anën e djathtë, afër shkëmbinjve është burimi i ujit
karstik si dhe 30 m larg liqenit të fundit është edhe një burim ujor që gjatë tërë vitit ka ujë.
Harta nr. 2: Harta gjeografike.
Instituti për Planifikim Hapësinor
20
Grafikoni nr. 1: Të dhënat historike të lumit Mirusha.
1.2.2. Karakteristikat hidrogjeologjike
Pjesa më e madhe e MN, është e ndërtuar nga vendburimi i shkëmbit gëlqeror i cili i takon
formacioneve me porozitet çarës, ku shkëmbinjtë janë me prurje të vogla mesatare të ujit
nëntokësorë. Rrjeti hidrografik nuk është aq i zhvilluar, lumi kryesorë është lumi Mirusha,
gjithashtu pjesë e rrjetit janë disa përroska me rrjedhje të përhershme dhe të përkohshme, të
cilat ushqehen me ujë kryesisht nga të reshurat atmosferike (shiu, bora, etj), shumica nga to
nuk kanë ujëra tërë vitin, por zakonisht kanë ujë gjatë Pranverës dhe Vjeshtës e pjesërisht
edhe gjatë Dimrit.
Ujërat nëntokësorë nuk janë takuar por supozohet të jenë në thellësi të shkëmbinjve gëlqeror
dhe shkëmbinjve ultrabazik, prandaj mund të themi se ujërat nëntokësore janë të lokalizuara
diku më thellë në shtresat e tokës shkëmbimet gëlqeror dhe ultrabazik.
Në këtë zonë ka disa burime natyrore të ujit të cilat burojnë në kontakt të shkëmbinjve
ujëlëshues dhe atyre jo ujëlëshues (gëlqerorëve dhe rreshpeve të Paleozoikut).
1.2.3. Hidromorfologjia
Gjëja më kryesore dhe më interesante e këtij fenomeni natyror të Mirushës, janë ujëvarat dhe
liqet. Këto dukuri natyrore janë krijuar në rrjedhën e mesme dhe fundore të lumit Mirusha me
një gjatësi 650 m. Në bazë të formës dhe madhësisë këta liqe ndahen në tri grupe:
1. Liqejtë e epërm 1 ‐ 8,
2. Liqejtë e mesëm 9 ‐ 12 dhe
3. Liqejtë e poshtëm 13 ‐ 16.
Liqeni i fundit është më i madhi për nga dimensioni dhe ka qasje të lehtë për çdo vizitor. Ka
dimensione 55 x 45 m me thellësi mbi 5 m me sipërfaqe 2250 m².
Liqeni më i thellë është liqeni i 10‐të me thellësi 9m.
Instituti për Planifikim Hapësinor
21
Liqeni më i gjatë është liqeni i 8‐të me gjatësi 56m , gjerësi 18.5 m dhe thellësi 5‐6m.
Ujëvara më e lartë është në mes të liqenit të 8‐të dhe 9‐të me lartësi 21m.
Pamja më e bukur e ujëvarës është në mes të liqenit të 15‐të dhe 16‐të me lartësi 8 m për
shkak ramjes direket si dhe sasisë së ujit gjatë rënies me pamje impozante.
Liqejtë e epërm zakonisht për nga forma dhe madhësia janë të vegjël, me thellësi të vogël në
fillim 1‐3 m, ndërsa në liqenin e 8‐të arrin deri në 6.5 m. Uji i liqeneve lëvizë nga njëri liqe në
tjetrin nëpërmjet ngushticave, pragjeve dhe thellimeve ku janë krijuar ujëvara që kanë lartësi
të ndryshme. Është karakteristikë e liqeneve të epërm, tendenca e thellimeve për shkak të
rënies së lirë të ujit dhe erozionit që e shkaktojnë këto rënie të ujit. Gjerësia e kanjonit në
pjesën e epërme është e vogël nga liqeni i parë ku uji fillon të krijojë ujëvara dhe liqe në gjerësi
të lumit 0.50‐1m e cila deri në liqenin e fundit (i tetë) arrin gjerësi maksimale 3m.
Karakteristikë e veçantë është zhurma e ujëvarave për shkak që kjo pjesë e kanjonit është
shumë e ngushtë.
Liqejtë e mesëm janë krijuar në një kohë të shkurtër gjeologjike edhe për shkak të përbërjes
së tyre, erozioni ka qenë shumë i fuqishëm dhe ka krijuar forma të ndryshme e sidomos ato të
quajtura mure shpatore. Lartësia absolute është rreth 100m nga liqeni i 13‐të deri te liqeni i
8‐të. Tereni është shumë i papërshtatshëm për vizitë për shkak të thellësive dhe formave të
thepisura në mes të liqeneve. Thellësitë në mes ujëvarës 9‐të dhe 10‐të janë 6‐9 m kurse
lartësia e ujëvarës në formë muri në mes të liqenit 8‐të dhe 9‐të është 21 m dhe në mes të
liqenit 9‐të e 10‐të është 9 m.
Liqejtë e poshtëm të kanjonit karakterizohen me gjerësi të ndryshme 50‐60 m në mes të dy
brigjeve. Bukuritë natyrore të pjesës së poshtme të kanjonit të Mirushës kanë qasje më të
lehtë për vizitor dhe dallohen me madhësi dhe thellësi të liqeneve si dhe me ujëvara
piktoreske. Liqejtë më të mëdhenj në tërë kanjonin janë liqeni i 13‐të dhe i 16‐të (i fundit) me
thellësi 5 ‐7m. Pas liqenit të 13‐të ujëvara ka lartësi 3m me një rënie shumë të shpejtë në
formë ujëvare që bie në liqenin e 14‐të duke krijuar një ujëvarë 14 m të lartë në drejtim të
liqenit të 15‐të ku nga liqeni i 15‐të me një lartësi të njëjtë bie në liqenin e 16‐të ku edhe
përfundon kanjoni i Mirushës. Dimensionet e liqeneve nga i pari deri te i 16–ti, ndryshojnë
varësisht nga sasia e ujit dhe reshjeve që bien në ujëmbledhësin e Mirushës.
Karakteristikë për kanjonin e Mirushës është edhe erozioni lumor ku gjatë lëvizjes së ujit
përgjatë kanjonit, varësisht nga përbërja e shkëmbinjve gërryen, tretë dhe bartë materialin
eroziv.
Foto nr. 1: Pamje e kanjonit.
Instituti për Planifikim Hapësinor
22
1.2.4. Karakteristikat gjeologjike
Ndërtimin gjeologjik të kanjonit Mirusha e përbejnë kryesisht shkëmbinjtë gëlqeror të
Mezozoikut që paraqesin bukuritë e rralla dhe unikate me rënie në drejtim të rrjedhës ujore.
Shtrirja e këtyre shkëmbinjve në drejtim veriperëndim – juglindje, si dhe me tendencë të
rënies nga juglindja, paraqet shtrirjen gjeologjike të shkëmbinjve.
Format e krijuara nga erozioni i shkëmbinjve gëlqeror në kanjon, krijojnë prizash natyror.
Harta nr. 3: Përbërja gjeologjike e terrenit në MN
KUATERNARI (Q);
Sedimentet e Kuaternarit përfaqësohen nga humusi, rërat humusore, argjilat humusore dhe
alevrolitet. Tarracat lumore në luginën e Mirushës ndërtohen kryesisht nga copëza të
rrumbullakosura të kuarciteve, rreshpeve të paleozoikut, gëlqerorëve të Kretakut, ranorëve,
serpentiniteve, diabazeve dhe gabrove. Këto tarraca lumore janë me origjinë diluviale.
Aluvionet (al) – janë të përhapura në të dy anët e lumit Mirusha. Në përgjithësi mund të themi
se nuk kanë përhapje të gjerë në këtë zonë.
Deluvionet (d) – janë të përhapura në pjesën më të madhe të regjionit të gjerë. Këto sedimente
janë formuar në kushte natyrore me anën e kalimit të materialit fundrrësorë, nga gjendja e
lëvizshme ose e bartur në gjendje të palëvizshme. Sedimentet e Kuaternarit janë në kontakt
me gëlqeroret Kretakut të Sipërm. Po ashtu, këto sedimente në pjesën lindore dhe
perëndimore janë në kontakt me brezin e metaranorëve. Kuaternari në këtë hapësirë
përfaqësohet sedimentet liqenore, suargjila, zhavorre, rëra dhe lymi.
Plioceni ( Pl ) – Sedimentet e Pliocenit në pjesën më të madhe janë në kontakt erozional
shkëmbinjtë gëlqerorë të Kretakut të Sipërm. Kanë shtrirje edhe brenda kufijve të zonës së
Park.
Instituti për Planifikim Hapësinor
23
Këta gëlqerorë janë masiv dhe përmbajnë gjurmë të shumta të gastropodive. Shtrihen
transgerivisht nëpër gëlqerorët e katit Senon. Gjithashtu në sedimentet e Pliocenit janë
vërtetuar disa paraqitje të shtresave të thëngjillit.
Kretaku i Poshtëm ( K1) – Është përfaqësuar me gëlqerorë pllakor të ngjyrave të ndryshme,
përhapjen më të madhe e kanë në pjesën perëndimore.
Seria vullkanogjeno – sedimentare – ka përhapje në pjesën Jug –Perëndimore të rajonit. Sipas
hartës gjeologjike dallohen dy zona të përhapjes: zona Veriore dhe zona Jugore. Në zonën
Veriore, përhapje të gjerë ka formacioni flishor, ranor‐ konglomeratik dhe mergelor ndërsa në
zonën Jugore, përhapen rreshpe argjilore, ranor dhe silicor.
Mikroformat relevike; ‐ Në kanjonin e Mirushës janë krijuar forma të veçanta relievike:
thellime, shpella, prerje shkëmbore, depozitime materiali, liqeje, etj. Forma karakteristike
përveç ujëvarave dhe liqeneve janë edhe shpellat me forma dhe madhësi të ndryshme.
Shpella e Kishës së madhe dhe të vogël, shpella në liqenin e dhjetë, shpella në liqenin e nëntë
që ndahet në dy kanale atë të djathtë dhe të majtë, shpella pas liqenit të nëntë, dhe shpella e
Dushit ‐Shpella e madhe, shtrihet te liqeni i fundit në anën e djathtë të rrjedhës lumore. Kjo
shpellë shtrihet në një reliev karakteristik në formë muri. Shpella në të kaluarën gjeologjike ka
qenë burim i ujërave nëntokësore, ka hyrje me gjerësi 4 m, lartësi 12 m dhe gjatësi 40 m. Në
fund të shpellës ka pak stalaktite dhe stalagmite si dhe shtylla karstike.
Shpella e kishës së vogël ‐ ka madhësi të vogël me gjatësi 4 m. Hyrja në shpellë ka gjerësi 1.4
m që nga fundi ngushtohet edhe më shumë. Fundi i shpellës është horizontal dhe i mbushur
me baltë. Nga hyrja në shpellën e madhe të Kishës, kanali shkon ka JL ku pas 4 m paraqiten
shkëmbi gëlqeror në forma të ndryshme dhe me ndërprerje, ku përmes atyre ndërprerjeve ka
mundësi me pas qasje në shpellën e kishës së vogël. Kjo shpellë në të kaluarën ka shërbye për
fshehjen e murgjve ortodoks në kohen e perandorisë osmane. Në shpellë janë gjetur mbetje
të freskave ndërsa në shpellën e madhe janë gjetur gjurmë të altarit të lutjeve.
Shpella te liqeni i dhjetë ‐ shtrihet nën ujëvarë me gjerësi 9 m, gjatësi 16 m dhe me thellësi uji
3 m, varësisht nga niveli i liqenit kjo ndryshon. Hyrja në shpellë ka gjerësi 5 m me lartësi 3 m.
Shpella karstike ‐ është formuar nga forca erozive e ujit të lumit Mirusha.
Shpella tek liqeni i nëntë ‐ përbëhet nga dy kanale: i djathtë dhe i majtë, hyrja në këtë shpellë
është e mundshme vetëm nën ujërat e liqenit të nëntë. Kanali i majtë ka një hyrje formë harku
me gjerësi 3 m, lartësi 6 m dhe gjatësi kanali 43 m. Kanali i djathtë – ka hyrje harkore me
gjerësi në hyrje 6m dhe lartësi 7m.
Shpella karstike ‐ në të kaluarën e hershme gjeologjike këto shpella kanë qenë burime
nëntokësore të ujit në lumin Mirusha .
Shpella më e madhe – shtrihet përgjatë liqenit të nëntë. Deri te shpella arrihet vetëm nën ujë
nga kanali i Mirushës. Shpella ende është nën ndikimin eroziv të lumit Mirusha. Në tërë
gjatësinë e shpellës (44 m) në fund të saj është e mbushur me ujë 5‐6 m. Hyrja ka gjerësi deri
9 m, ndërsa lartësi 5 m. Shpella shtrihet ka JL. Shpella është formuar në fund të luginës së
Fshatit Dush e cila shkon nga Veriu në Jug në drejtim të kanjonit. Deri te shpella mund të
arrihet nëpërmjet rrugës Dush – Ponorc në afërsi të Fillimit të kanjonit.
Shpella e Dushit është më interesante dhe me vlerë natyrore në tërë regjionin e Mirushës.
Gjatësia e kalueshme e shpellës është 180 m. Duhet cekur edhe dy kanale sekondare nga 40 m,
kështu që gjatësia me kanale sekondare është 260 m.
Hyrja në shpellë është mjaft impozante me gjerësi prej 10 m dhe lartësi 15 m . Në brendësi të
Instituti për Planifikim Hapësinor
24
shpellës deri te metri 72, në drejtim verior shtrihet kanali me rreth 40 m, ndërsa në drejtim
jug‐lindje shpella ka kalueshmëri nëpër meandrin e kanalit deri 180 m. Në metrin e 180
kanali sekondar lidhet me kanalin kryesor të shpellës edhe një kanal sekondar në drejtim të
jug‐ perëndimit. Në këtë edhe përfundon shpella në formë të ,,S’’ dhe është e pa kalueshme. Në
brendësi të shpellës janë 6 liqe të vegjël të krijuara gjatë aktivitetit eroziv si dhe ujëvarat që
kanë lartësi 2‐5 m.
Shpella e Panorcit gjendet në pjesën jugore të fshatit Panorc të Komunës së Malishevës,
respektivisht në shpatijet veriore të malit Okovan ( 977 m). Hyrja në shpellë ka ekspozicion
verior dhe gjendet në lartësi mbidetare rreth 580 m. Shpella është zhvilluar në gëlqerorët me
rudiste të kretasikut të sipërm dhe është e predisponuar nga elementet litologjike dhe
tektonike. Disa metra nën hyrje të shpellës ekzistojnë dy burime ujore të cilët sipas të gjitha
gjasave, janë në lidhshmëri hidrologjike me shpellën. Në shpellë ka rrjedhje të përhershme me
oscilime të theksuara të prurjeve ujore. Pjesa e hulumtuar e shpellës karakterizohet me
zbrazëtira (boshllëqe) karstike me dimensione të konsiderueshme, por jo edhe me begati të
veçanta të stolive speleologjike. Në dyshemenë e kanalit vërehen depozitime të konsideruara
të zajeve me përbërje litologjike heterogjene3.
1.2.5. Zonat e rrezikuara nga erozioni
Në luginën e lumit Mirusha erozioni si dukuri natyrore është prezent në sipërfaqe, në forma
dhe ndikime të ndryshme. Në përgjithësi erozioni i fortë paraqitet në sipërfaqe të
përgjithshme të kanjonit në 236 ha kryesisht në shpatitjet serpentinsi dhe shkëmbit neogjen
dhe flish. Në bazë të dhënave produkt i bartur eroziv në 357 km² të sipërfaqes së kanjonit për
një vit është rreth 150000 m³/vit nga e cila vetëm nga rrjedha ujore produkt eroziv llogariten
40000 m³/vit.
Harta nr. 4: Erozioni
3 MMPH, Vlerat e trashëgimisë natyrore në Kosovë, Prishtinë, 2005.
Instituti për Planifikim Hapësinor
25
Grafikoni nr. 2: Sipërfaqja e rrezikuar nga erozioni.
1.3. Mjedisi
Mjedisi paraqet tërësinë e kushteve të jashtme fizike dhe biologjike ku jetojnë organizmat e
gjallë, e që në kontekstin social përfshinë konsideratat sociale, ekonomike dhe kulturore të
njeriut.
Pjesët e rëndësishme e mjedisit të zonës janë pyjet të cilat luajn një rol të rëndësishme për
klimën , ujin, diversitetin biologjik dhe mbrojtjen nga erozioni.
Territori i MN përfaqëson fenomenin e rrallë të natyrës, që në realitet e përbëjnë pjesët të cilat
përfshijnë zonat e mbrojtjes, të cilat përcaktohen në bazë të kritereve, në radhë të parë duke u
bazuar në vlerat natyrore, gjeomorfologjike, floristike, faunistike, fitocenologjike, peizazhore
si dhe kulturore.
1.3.1. Ndotja dhe degradimi
Begatitë natyrore të Kosovës janë shfrytëzuar me shekuj mirëpo në shekullin që lamë pas e
veçmas decenieve të fundit, biodiversiteti dhe peisazhi kanë pësuar ndryshime të mëdha,
posaqërisht ekosistemet e pyjeve dhe kullosave për shkak të shfrytëzimit të tyre në mënyrë të
pakontrolluar.
Me ndryshimin e strukturës së vegjetacionit autokton zhduken ose kërcënohen të zhduken
shumë lloje bimore dhe shtazore si dhe komplekset e tëra të vegjetacionit. Ndikime të
dëmshme për mjedisin në këtë pjesë shkakton po ashtu edhe hedhja e mbeturinave të
ndryshme brenda MN, siç është rasti i hedhjes së mbeturinave shtëpiake dhe atyre të
ndërtimeve të forta në afërsi të shpellës dhe në brendi të saj, si dhe në të dy anët e rrugës në
drejtim të urës, të cilat mund të shihen në foton në vazhdim.
Në hyrje të MN, pranë rrugës në drejtim të ujëvarave janë ndërtuar dy objekte që kanë ndikim
negativ më së tepërmi në bashkësinë jetësore të shelgut të bardhë (ass.Salicetum albae), nga
ana e djathtë e rrjedhjes së lumit.
Instituti për Planifikim Hapësinor
26
Foto nr. 2: Pamje e ndërtimeve në MN.
Në vazhdim janë paraqitur pamjet në fazën fillestare të ndërtimit të objekteve të reja, të bëra
në pjesët e kësaj zone ku është e lokalizur kjo bashkësi jetësore (fitocenozë).
Në këtë fitocenozë janë prezente llojet drunore: Shelgu (Salix alba), Frashëri (Fraxinus
angustifola), Plepi i zi (Populus nigra), Thana (Cornus mas), Panja (Acer campestre) dhe
Shkoza (Carpinus betulus), ndërsa në sipërfaqen e gërryer të livadhit përgjatë anës së djathtë
të bregut të lumit janë mbjellë lloje të Tuja (thuja species), siq shihen në fotot në vijim:
Foto nr. 3: Pamje ‐ Tuja species (thuja) në MN.
Në foton në vazhdim është paraqitur pamje nga parapërgatitja e terrenit për ndërtim në vitin
2007. Në këtë pjesë është hequr shtresa sipërfaqëore e livadhit në thellësi 10 deri 40cm, me
ç’rast është shkatërruar, Ass. Salvio Scorzoneretum villosa, e cila deri tani është konstatuar
vetëm në rrethinën e Volljakës dhe përgjatë rrjedhës së lumit Mirushë.
Instituti për Planifikim Hapësinor
27
Foto nr. 4: Ass. Salvio Scorzoneretum villosa në MN.
Këto ndërhyrje në vegjetacion si dhe ndërhyrjet në shtratin e lumit, janë probleme të
evidentuara në këtë zonë dhe që dëmtojnë vlerat natyrore dhe biodiversitetin e zonës.
1.3.2. Vegjetacioni
Ky MN në pjesën më të madhe është e mbuluar me bashkësinë jetësore të shpardhit me qarr
(Ass. Quercetum farnetto‐cerris scardicum), karakteristikë e këtij rajoni është prania e
bashkësive jetësore, siç janë: Shelgu i bardhë (Salicetum albae fragilis), Shelgu i kuq
(Salicetum purpurea), Verri i zi (Alnetum glutinosae), Shpardhi me qarr (Quercetum farnetto
cerris scardicum), Bungë‐buti me qarr (Quercetum pubescentis‐cerris), Dëllinja (Astero‐
Juniperetum oxycedri), Polygala Genistetum hassertianae, Hyperico Euphorbietum
glabliflorae, Potentilla‐Fumaretum bonopartei, Salvio‐Scorsoneretum villosae, Echinario‐
Convolvuletum althaeoides, Onosmo‐Scabietosum fumaroides, Vitici‐Tarmaricetum
dalmaticae.
Foto nr. 5: Shpardhi me qarr (Quercetum farnetto‐cerris scardicum) Foto nr. 6: Verri i zi
(Alnetum glutinosae)
Instituti për Planifikim Hapësinor
28
Foto nr. 7: Shelgu i bardhë (Ass. Salicetum albae) Foto nr. 8: Shelgu i kuq (Salicetum purpurea)
1.3.3. Flora
Territori i MN është mjaftë i pasur me lloje bimore, në të cilin dallojmë 330 lloje të bimëve
vaskulare dhe 44 lloje të kërpudhave të larta (makromicetet).
Veçanti e florës së Park është prania e tri bashkësive bimore endemike, e këto janë:
1. Ass. Polygalla Gensta hassertianae
2. Ass. Polygalla Forsythia eurpaea
3. Ass. Potentillo Fumanetum bonapartei
Llojet e bimëve endemike që janë konstatuar në MN, janë: Petriku i Grojterit (Aristolochia
merxmuelleri), Ylli shqiptar (Aster albanicus), Kokoçeli i Albertit (Centaurea albertii),
Kokoçeli i Koshaninit (Centaurea kosaninii), Boshtra europiane (Forsythia europaea), Fumana
e Bonopartit (Fumana bonopartei), Gjineshtra e Hasertit (Genista hassertiana), (Halaqi i
Sentnerit‐Halacsya sendtneri), Knaucia maqedonase (Knautia macedonica), Liri i hijshëm
(Linum elegans), Poligala e Doerflerit (Polygala doerfleri), Zorrëca e Visianit (Potentilla
visianii), Lulekomishti shqiptar (Sanguisorba albanica), Bari i zgjebes (Scabisa fumaroides),
Skutelaria lindore (Scutellaria orientalis), Rrushqyqja e serpentine (Sedum serpentini),
Pendëkaposhi i Majorit (Stipa mayeri), Veronica e Andrasovskit (Veronica andrasovskyi),
(Armeria rumelica), (Malus florentina), (Moltkia doerfleri). Prej tyre lloji (Aristolochia
merxmuelleri) dhe (Stipa mayeri) janë lloje stenoendemike.
Foto nr. 9: Petriku i Grojterit (Aristolochia merxmuelleri). Foto nr. 10: Boshtra europiane (Forsythia
europae).
Instituti për Planifikim Hapësinor
29
1.3.4. Fauna
Në aspektin faunistik MN është shumë i pasur me lloje të veçanta të shtazëve, të cilat janë të
lidhura për biotope specifike dhe i përkasin llojeve endemike. Në MN janë vërejtur këto lloje të
shtazëve: Ujku (Canis lupus), Lepuri (Lepus europaeus), Derri i egër (Sus scrofa), Vjedulla
(Meles meles), Ketri (Scirius vulgaris), Maca e egër (Felix silvestris), Sqarthi (Martes martes),
Miu bizam (Ondata zibethica), Miu i verdhë malor (Apodemus flaviocollis), Iriqi (Erinaceus
concolor), Breshka e tokës (Testudo sp.), Gjarpëri helmues i gurit (Vipera amodytes), etj.
Foto. Nr. 11: Ujku (Canis lupus) Foto nr. 12: Lepuri (Lepus europaeus)
Harta nr. 5: Vlerat e natyrës
Instituti për Planifikim Hapësinor
30
1.4. Popullsia dhe vendbanimet për rreth
Popullsia është dukuri masive shoqërore me karakteristikat e veta të saj. Numri i popullsisë i
vendbanimeve: Llapçevë (1013 banorë), Ponorc (997 banorë)., Dush (241 banorë), dhe
Volljakë (929 banorë), është 31804 banorë. Popullsia është përcaktues i zhvillimeve brenda
një hapësire të caktuar dhe një herit është edhe determinatja kryesore në zhvillimet e
ardhshme. Popullsia në vete ngërthen shume determinanta ku disa nga to edhe do ti
analizojmë më poshtë.
Struktura e popullsisë sipas moshës dhe gjinisë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për
zhvillimin demografik dhe ekonomik të një vendi, si për të tanishmen ashtu edhe për të
ardhmen.
Nga kjo strukturë rrjedhin kontingjentet kyçe të popullsisë, që kanë ndikim në zhvillimin
demografik dhe socio‐ekonomik të një popullate. Në aspektin demografik kjo strukturë ka
rëndësi për riprodhimin biologjik, sepse krijohet kontingjenti fertil. Ndërsa në aspektin socio‐
ekonomik, ndikon në krijimin e kontingjentit të punës.
Popullsia e vendbanimeve Llapçevë, Ponorc, Dush dhe Volljakë në aspektin e zhvillimit
demografik ka veçorit e sajë edhe ne përbërjen e popullsisë sipas moshës dhe gjinisë.
Këto vendbanime kanë popullsi kryesisht të re. Dominon plotësisht tipi progresiv i popullsisë,
me një shkallë të lartë të natalitetit dhe rënie të vazhdueshme të mortalitetit kanë ndikuar
drejtpërdrejt në krijimin e këtij tipi të popullsisë.
Duke analizuar grafin në të cilën është paraqitur më poshtë na del se grup‐moshat 0‐19 vjet,
ka një përqindje më të madhe të popullsisë me gjithsej 48 %. Ndërsa, grup‐moshat mbi 65
vjeç kanë pjesëmarrje të vogël, rreth 6 % të popullsisë së përgjithshme.
Struktura gjinore e popullsisë, po ashtu është karakteristikë, me dominim jo të madh të gjinisë
femërore. Koeficienti i feminitetit është 1658, që do të thotë se mesatarisht ekzistojnë 1658
femra në çdo 1000 meshkuj. Siç shihet edhe në grafin e paraqitur më poshtë, vërehet një
debalanc i vogël, ku popullsia femërore dominon me 52 % në krahasim, me popullsinë
mashkullore që ka 47.8 % të popullsisë së gjithmbarshme.
Grafikoni nr. 3: Grup‐moshat e popullsisë Grafikoni nr. 4: Popullsisë sipas gjinisë
4 Agjenncioni i Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.
Instituti për Planifikim Hapësinor
31
Vendbanimet dhe funksioni i tyre
Vendbanimet janë njësi hapësinore antropogjenë, të cilat karakterizohen me zonën e ndërtuar
dhe territorin e përcaktuar administrativ. Tërë aktiviteti dhe organizimi i jetës së njeriut dhe
shoqërisë njerëzore ka qenë dhe është i lidhur për to.
Vendbanimet më të afërta me Monumentin e Natyrës janë: Dush (241 banorë), Volljakë (929
banorë), Llapçevë (1013 banorë) dhe Panorc (997 banorë). Dy vendbanimet e parat shtrihen
në Veri të Park, gjendën në territorin e komunës së Klinës, ndërsa dy të fundit me komunën e
Malishevës dhe shtrihen në Jug të MN. Këto vendbanime gjinden në distancë prej 3 km prej
kufirit të MN.
Pothuajse te gjitha vendbanimet e Kosovës e në veçanti për ato të cekura me lartë janë
formuar në mënyrë spontane. Ndërsa, forma e tyre e parregullt është si pasojë e kushteve
natyrore në terren, por edhe e faktorëve shoqëror‐ekonomik dhe historik.
Tipizimi i vendbanimeve sipas madhësisë është njëra ndër metodat më të rëndësishme për të
pasqyruar karakteristikat e sistemit popullativ të hapësirës se caktuar si dhe mënyrën dhe
cilësinë e jetës në vendbanimet e asaj hapësire.
Tipizimi i këtyre vendbanimeve sipas madhësisë demografike ndahen në tri grupe:
I. Vendbanimet e vogla deri 500 banorë.
II. Vendbanimet e madhësisë së mesme 500 – 999 banorë
III. Vendbanimet e madhësisë 1000‐1999 banorë.
Një vendbanim i takon tipit të vogël deri në 500 banorë, dy vendbanime të madhësisë së
mesme 500‐999 banorë dhe një vendbanim mbi 999 banorë. Në aspektin e shtrirjes
hapësinore këto vendbanime i takojnë tipit te grumbulluar (koncentruar).
Një ndër karakteristikat e veçanta të zhvillimit demografik dhe shoqëror është edhe numri,
madhësia mesatare dhe përbërja e ekonomive familjare, të cilat janë të kushtëzuara nga
ndikimi i faktorëve ekonomik, social, demografik etj.
Vendbanimet: Dush, Volljak, Llapçevë dhe Panorc kryesisht karakterizohet me numër të madh
të anëtareve të familjes, që është karakteristikë për viset e pa zhvilluara dhe kryesisht rurale
siç është rasti me vendbanimet në fjalë.
Në këto vendbanime janë gjithsej 370 ekonomi familjare me mbi 8 anëtar për familje. Në
vendbanimet Ponorc (9.14 anëtar) dhe Llapçevë (9 anëtar) dominojnë familjet me nga 9
anëtar dhe shtrihen në komunën e Malishevës. Ndërsa, dy vendbanimet tjera Dush (7.77
anëtar) dhe Volljakë (7.87 anëtar) që shtrihen në territorin e komunës së Klinës, dominojnë
familjet me nga 8 anëtar.
Grafikoni nr. 5: Numri i popullsisë, ekonomive familjare dhe anëtarëve për familje
Instituti për Planifikim Hapësinor
32
Një ndër karakteristikat e veçanta të vendbanimeve është edhe dendësia e popullsisë.
Vendbanimet më të afërta me MN, dallojnë njëra më tjetrën për nga dendësia e popullsisë.
Duke ju referuar tabelës së më poshtme mund të themi se vendbanimi Llapçevë ka dendësi më
të madhe me 123 banorë për km², ndërsa dy vendbanimet Ponorc dhe Dush kanë dendësi më
të vogël me 54 banorë për km².
Mesatarja e dendësisë për këto vendbanimeve është 87 banorë për km², çka do të thotë se
këto vendbanime karakterizohen me dendësi të vogël të banimit5.
Nr Vendbanimet Nr. i popullsisë 2011 Sip_km2 Banorë në 1 km2
1 Ponorc 997 18.63 54
2 Llapçevë 1013 8.21 123
3 Dush 241 4.47 54
4 Volljakë 929 7.97 117
Totali 3180 39.28 348
Tabela nr. 1: Vendbanimet dhe popullsia.
5 Sqarim: Të gjitha të dhënat demografike janë marrë nga regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe
banesave, ASK, 2011.
Instituti për Planifikim Hapësinor
33
Foto nr. 13: Pamje e Monumentit natyror.
1.5. Trashëgimia Natyrore dhe kulturore
Trashëgimia Natyrore6
Rajoni i Mirushës është një ndër rajonet më të bukura dhe më interesante të natyrës së
Kosovës. Këtë e dokumentojnë të dhënat për diversitetin biologjik.
Lumi Mirusha është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës. Ai në pjesën përfundimtare të
rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha. Monumenti
Natyror gjendet në të dy anët e rrjedhës së lumit Mirusha që nga fillimi i kanjonit deri gati në
derdhjen e tij në lumin Drini i Bardhë.
Përgjatë territorit të MN, kalon lumi Mirusha i cili gjatë rrjedhës së tij krijon 12 ujëvara dhe 16
liqene të cilat së bashku krijojnë një fenomen të rrallë morfo‐hodrologjik dhe shumë atraktiv
për vizitorë.
Monumenti Natyror
Komunat: Klinë; Malishevë; Rahovec.
Sipërfaqja: 598.4 ha
Viti I mbrojtjes: 23 Maj 2012
Kateg. IUCN III
Përshkrimi i vlerës Kanjoni me ujëvarat dhe liqenet e njëpasnjëshme dhe peisazhet
specifike, paraqet një fenomen të rrallë hidromorfologjik, që ka
rëndësi të jashtëzakonshme natyrore, shkencore, kulturore dhe
turistike.
6 MMPH/IKMN,Vlerat e Trashëgimisë Natyrore, Prishtinë, 2005.
Instituti për Planifikim Hapësinor
34
Trashëgimia kulturore7
Në vetë kanjonin e Mirushës gjenden shpellat si: Kisha e Madhe, Kisha e Vogël dhe shpella në
Shpirtra. Shpella Kisha e Madhe dhe Kisha e Vogël gjenden në shkëmbinj të kanjonit, me
dimensione të vogla dhe të varfra për nga rregullimi i brendshëm i tyre. Megjithatë, ato
paraqesin objekte mjaft interesante sepse aty supozohet se janë strehuar murgjit ortodoks në
kohën e pushtimit Osman, për këtë arsye këto shpella populli i ka quajtur “Kisha”.
Shpella në Shpirtra është veçanërisht interesante dhe e rëndësishme. Kjo shpellë ka përmasa
të jashtëzakonshme dhe brendi interesante, e cila duhet në mënyrë të veçantë të hulumtohet
nga speleologët.
Nga Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Ligji NR.03/L‐039, Neni 7 – Klasifikimi i Zonave
të Veçanta të Mbrojtura, është edhe Kisha e Heremitëve – Uljaricë Klinë, zonë kjo e cila i përket
kategorisë së ZVM ‐ ve të definuar që në fillim me hartë.
Harta nr. 6: ZVM ‐ Ularica
Në bazë të Listës së monumenteve/objekteve të trashëgimisë kulturore me status të mbrojtjes
të Kosovës, është i emërtuar Shpella ULURICË (shek.XIV), nr.v.E.K. 02‐231/61 (sipas kësaj liste
ky monument i takon komunës së Rahovecit).
7 Predeo izuzetnih odlika “Mirusha”‐ Zavod za zastitu prirode Srbije, fq. 60.
Instituti për Planifikim Hapësinor
35
Harta nr. 7. Ndërtimet brenda ZVM Ularica, në kuadër të MN.
1.5.1. Veçoritë peizazhore
Monumenti i Natyrës është një kompleks i vogël në aspektin e sipërfaqes hapësinore por me
peizazh të bukur që përfaqëson një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës me forma
impozante morfologjike. Peizazhin e MN e formojnë një grup i elementeve gjeografike –
natyrore: pyjet, livadhet dhe sipërfaqet ujore të cilat krijojnë një art natyror me bukuri të
veçanta me cilësi unikate dhe vlera inspiruese si:
1. Kanjoni i lumit Mirusha është atraktiv, me pjerrtësi të madhe dhe pothuaj se në pjesë të
caktuara i pa qasshëm. Sipërfaqet ujore përfaqësojnë elementin më të vlefshëm të
peizazhit duke kaluar në grykën dhe duke krijuar kaskadë në një kanjon gëlqeror dhe
shkëmbor prej njërit fyt në fytin tjetër me sipërfaqe, forma dhe lartësi të ndryshme ku në
mënyrë shkallëzore radhiten ujëvarat me rrjedhat atraktive të njëpasnjëshme të ndara me
liqene të cilat së bashku krijojnë pjesën më atraktive të kanjonit. Hapësira e rrjedhës së
poshtme ka karakter më të hapur të lumit dhe së bashku me kurorën malore e cila e
rrethon krijojnë një pasqyrë të bukurisë së peizazhit natyror.
2. Bukuritë e rralla natyrore gjeologjike dhe gjeomorfologjike, gjithashtu krijojnë një motiv
turistik, sidomos forma specifike gjeologjike e terrenit, shpellat, çarjet, fenomenet e tjera
shkëmbore të cilat janë krijuar si rezultat i së kaluarës gjeologjike, nga ndikimet e
erozionit, ujit dhe faktorëve të tjerë ekzogjen.
3. Si rezultat i klimës së butë kontinentale nën ndikimin asaj mesdhetare, peizazhin e
Mirushës e pasuron flora dhe vegjetacioni me llojeve të ndryshme të bimëve, pemëve,
Instituti për Planifikim Hapësinor
36
shkurreve, pemëve të egra që krijojnë llojllojshmëri ngjyrash gjatë gjithë vitit e sidomos në
periudhën e pranverës dhe vjeshtës ndërsa, sipërfaqeve ujore u jep bukuri të veçanta.
4. Llojllojshmëria e botës shtazore, në hapësirën e ngushtë dhe atë të gjerë si dhe prezenca e
peshqve në lum e përmbushin peizazhin natyror të Park.
5. Karakteristika të veçanta peizazhore në MN. kanë edhe monumentet e trashëgimisë
kulturore, shpellat me stoli dhe freska të cilat datojnë që nga mesjeta.
Foto nr. 14: Pamje e peizazhit Foto nr. 15: Peizazh
1.6. Shfrytëzimi i tokës
Analiza për gjendjen e shfrytëzimit të tokës në MN sipas kategorive, është bërë duke përdorur
Sistemin Informativ Gjeografik (GIS), ndërsa si bazë rasterike kanë shërbyer ortofotot e vitit
2009 të cilat janë në përpjesë 1:6,000. Në bazë të kësaj analize MN karakterizohet me 4 (katër)
kategori (lloje) të shfrytëzimit të tokës, të cilat kanë edhe nën kategori tjera të shfrytëzimit. Në
këtë rast, kategoritë kryesore mjedisore të shfrytëzimit të tokës janë:
1. Mjedisi tokësor;
2. Mjedisi ujor;
3. Mjedisi agrar dhe
4. Mjedisi i ndërtuar.
Grafikoni nr. 6: Kategoritë e përgjithshme të shfrytëzimit të tokës
Instituti për Planifikim Hapësinor
37
Mjedisi i ndërtuar kryesisht është i përqendruar në pjesën perëndimore apo në afërsi të
grykëderdhjes së lumit Mirusha. Gjithashtu, në këtë pjesë me disa tërësi shumë të vogla është i
përqendruar edhe mjedisi agrar, i cili po ashtu me disa tërësi paksa më të mëdha është i
shpërndarë edhe në pjesën veriore dhe atë lindore të Park. Ndërsa, mjedisi ujor shtrihet gati
mes‐për‐mes hapësirës së MN duke e ndarë atë në dysh me një strukturë lineare në drejtimin
lindje‐perëndim. Kurse, siç shihet edhe në hartën e më poshtme, përfundimisht mjedisi
terresterial shtrihet në tërë hapësirën e MN.
Tabela nr. 2: Kategoritë dhe nënkategoritë mjedisore të shfrytëzimit të tokës.
Kategoria e
shfrytzueshmërisë
Sipërfaqe
(në ha)
Ndjeshmë
ria
mjedisore
Gjendja
Mjedisi tokësor 497.78 E lartë E dëmtuar
1 Pyjet e larta (dendura) 4.33 E mirë
2 Pyjet e ulëta
(shkurret)
467.12 E dëmtuar
3 Vegjetacioni (drunjte)
përgjatë lumenjve
16.74 E mirë, e dëmtuar në afërsi të
grykëderdhjes së lumit Mirusha
4 Gardhiqet natyrore 0.13 E mirë
5 Hapësirat e mundshme
erozive
8.97 Natyrale
6 Biokoridoret 0.00 E mirë, e dëmtuar në afërsi të
grykëderdhjes së lumit Mirusha
Mjedisi ujor 5.51 Shumë
lartë
E mirë
1 Liqenet 0.48 E mirë
2 Lumenjtë (shtrati i
lumit)
5.03 E mirë, e dëmtuar në afërsi të
grykëderdhjes së lumit Mirusha
Mjedisi agrar 94.05 E lartë E mirë
1 Arat 10.54 E mirë
2 Livadhet 70.17 E mirë
3 Djerrinat 13.34 E rrezikuar, pjesa dërmuese nën
rrezik të përhershëm të erozionit
Mjedisi i ndërtuar 1.06 Mesatare Duhet kujdes i shtuar me mjedisin
rrethues.
1 Bizneset 1.03
2 Rrugët dhe hekurudha 0.03
Sipërfaqja në tërësi (ha) 598.4
Instituti për Planifikim Hapësinor
38
Harta nr. 8: Kategorizimi dhe shtrirja e shfrytëzimit të tokës.
Kategorinë kryesore të shfrytëzimit të tokës në territorin e MN e përbën mjedisi tokësor
(pyjor) me 83 % të sipërfaqes (502 ha). Hapësira e këtij sektori, mbizotërohet kryesisht nga
toka pyjore me shkurre (drunjtë të ulët), me rreth 94 % dhe nga pjesa tjetër me rreth 6 % nga
toka pyjore me mundësi erozive dhe vegjetacion përgjatë lumit si dhe pyje të dendura (drunjtë
të lartë). Sipas analizave të bëra me GIS, del se 82% apo 490.23 ha e pronave të përgjithshme
është pronë publike.
Pjesa dërmuese e mjedisit agrar është e përqendruar në pjesën perëndimore të MN, në njësi
kompakte, ndërsa në pjesë të tjera të Park është disperz dhe në njësi të vogla (që përfshihen
arat, livadhet dhe djerrinat) ku merr pjesë me 16 % (ose 94 ha). Gjersa, mjedisi ujor që zen më
pak se 1 % (ose 5.5 ha) dhe mjedisi i ndërtuar me vetëm rreth 0.2 % (ose rreth 1 ha), janë me
vlera më të ulëta të shfrytëzimit të territorit.
Në përgjithësi ndjeshmëria e kategorive dhe nënkategorive mjedisore të shfrytëzimit të tokës
në MN është e lartë. Gjithsesi, ndjeshmërinë më të lartë mjedisore e kanë kategoritë e mjedisit
ujor dhe tokësor ose tërresterial. Ndërsa nga nënkategoritë, ndjeshmërinë më të madhe e kanë
lumenjtë, liqenet dhe vegjetacioni përgjatë lumenjëve, të cilat si tërësi e përbashkët formojnë
një biokoridor të veçantë. Gjithashtu ndjeshmëri të lartë ka edhe mjedisi agrar apo bujqësor,
përderisa mjedisi i ndërtuar nuk ka ndonjë ndjeshmëri të veçantë, përveç implikimit të tij në
mjedisin rrethues natyror.
Instituti për Planifikim Hapësinor
39
1.7. Gjendja ekonomike
Brenda kufirit të MN nuk ka aktivitete të shquara të veprimtarive ekonomike. Aktivitetet e
vetme ekonomike janë: një hotel, një restoran8 dhe një kioskë që gjinden në hyrjen kryesore
për në MN . Në afërsi të hyrjes kryesore, përgjatë rrugës M9‐1 (Klinë –Gjakovë) gjendet një
objekt hotelier (restoran) që është jashtë funksionit , ndërsa në anën e kundërt të rrugës,
përballë është pompa e benzinës me shitoren ushqimore .
Foto nr. 16: Kioskë në hyrje të MN. Foto nr. 17: Objekti jashtë funksionit në afërsi të hyrjes.
Ne hapësirën e MN në afërsi të rrugës që vjen nga fshati Llapçevë është në ndërtim e sipër një
hotel, ndërsa tek liqeni i fundit pranë ujëvarës janë dy objekte të përkohshme‐kioske të cilat
janë aktive gjatë sezonit pranverë‐verë, që ofrojnë pije freskuese dhe ushqim të shpejtë për
vizitorët. Shih hartën:
Harta nr. 9: Gjendja ekonomike e MN
8 Sqarim: Të pajisura me leje nga komuna e Klinës
Instituti për Planifikim Hapësinor
40
1.7.1. Veçoritë turistike
MN sikur edhe parqet tjera, të mbrojtura nacionale në Botë, shërben në radhë të parë për
vizitorë që të shijojnë bukuritë natyrore, hapësirë ku bashkohet interesi publik për mbrojtje,
ruajtje dhe shfrytëzim të resurseve natyrore për nevoja turistike dhe rekreative të shoqërisë,
për edukim, pushim dhe rekreim.
Në përcaktimin e kritereve për vlerësimin e resurseve ndikojnë këta faktorë:
• Faktorët atraktiv;
• Faktorët komunikues (qasshmëria në zonës ose lokalitet);
• Faktorët e hapur (rregullimi hapësirës ose lokalitetit).
Në vlerësimin e resurseve natyrore të ndonjë hapësire merren parasysh tri komponentët,
përderisa intensiteti i secilës komponentë do të varet nga i) gjendja ekzistuese, ii) vlerësimi
real i mundësive për zhvillim dhe elementeve tjera, faktorë këta që përcaktojnë kushtet e
tregut në hapësirën rajonale dhe më gjerë9.
Në vlerësimin e gjendjes ekzistuese merret parasysh edhe fakti i të qenit formalisht MN, me
kriteret specifike strikte për mbrojtje10.
Për vlerësimin turistik të hapësirës së MN, merret faktori i qasshmërisë i cili mendohet në
rrugë, shtigje dhe transport brenda MN si dhe qasja ndaj atraktiviteteve të kanjonit të
Mirushës dhe gjithë kompleksit.
Foto nr. 18 & 19: Sinjalizimi ‐ tabela informuese.
Qasja në këtë kompleks është e mundshme përmes rrugës magjistrale Prishtinë ‐ Pejë me
drejtim majtas në udhëkryqin e Klinës, duke u lidhur edhe me rrugën për Gjakovë, përderisa
paralelisht me këtë rrugë kalon dhe hekurudha Pejë ‐ Prizren. Për në burimin e Mirushes
mund të shkohet dhe përmes rrugës Vollujakë – Dush. Qasja në zonë bëhet edhe përmes
rrugës që vjen nga fshati Llapçevë dhe përfundon në afërsdi të liqenit të fundit .
MN është resurs turistik atraktiv me potenciale për zhvillim të turizmit i cili momentalisht nuk
menaxhohet dhe përpos atraktivitetit natyror nuk ofrohen kurrfarë kushtesh për turizëm,
përpos përparësisë së rrugës e cila mundëson ardhjen e vizitorëve deri në afërsi. Mungesa e
9 Urbanisticki Institut SR Hrvatske, Plani Hapësinor Parku Regjional Mirusha/ Material Pune, Zagreb, Listopad
1986.
10 Sqarim: këtu është i ndaluar çdo aktivitet i cili ndikon në dëmtimin e zonës së mbrojtur. Në bazë të kushteve
për zonën e gjerë të mbrojtjes gjithashtu duhet të ruhet në mënyrë që të siguroj stabilitet ekologjik te zonës, por
mund të shfrytëzohet vetëm për ndërtimin e kapaciteteve infrastrukturore turistike në dobi të MN.
Instituti për Planifikim Hapësinor
41
menaxhimit për kontrollin e vazhdueshëm dhe mbikëqyrjen e rregullt në të gjitha aspektet e
shfrytëzimit të resurseve natyrore ndikon në degradimin dhe humbjen e vlerave të MN.
Foto nr. 20: Sinjalizimi ‐ tabela informuese.
Kriteri i qasjes së lehtë – përderisa qasja për në MN është e vështirë, nuk mund të ketë turizëm
masiv. Bazuar në konfiguracionin e terrenit, zgjidhjet fizike për qasje, kërkojnë zgjidhje më të
komplikuara teknike.
Kriteri i largësisë së MN nga vendbanimi i madh ‐ gjatë vlerësimit turistik të kësaj hapësire,
është i rëndësishëm fakti i largësisë së MN nga vendbanimi më i madh, në këtë rast ai i Klinës ‐
15 km dhe fakti që në afërsi ka disa objekte hoteliere (disa hotele/motele me kapacitet deri në
10 – 12 dhoma, në rrugën Klinë – Gjakovë).
Kriteri i shfrytëzimit turistik ‐ të lokalitetit të Mirushës është shumë i vogël, që nuk do të thotë
se nuk ka vizitor por numri i tyre, mënyra e ardhjes dhe qëndrimi në këtë lokalitet është
individual ose i organizuar në grupe të vogla. Vetë fakti që nuk ka mënyrë të organizuar të
vizitave në këtë lokalitet, nuk mund të dihet edhe numri i vizitorëve. Ky fakt vështirëson
parashikimet për të planifikuar zhvillimin e ardhshëm të MN.
Kriteri i prezencës së objekteve shërbyese– hoteliere ‐ në kuadër të zonës ekzistojnë një
objekt hotelier dhe një restorant, tri objekte – kioskë të përkohshme për shërbim të shpejtë,
përderisa jashtë zonës kemi disa, të cilët mund të shërbejnë për nevoja akomodimi për
vizitorët e MN.
Brenda zonës ndodhet hoteli që disponon me këto kapacitete: 12 dhoma me nga dy shtretër,
restorant me 150 ulëse dhe 70 ulëse në ambientin e jashtëm, këndin e lojërave për fëmijë dhe
parkingun rreth 50 automjete.
Në afërsi të hyrjes kryesore përgjatë rrugës Klinë –Gjakovë gjendet një objekt i cili nuk është
në funksion të ndonjë veprimtarie ekonomike ndërsa në hyrjen kryesore ndodhet një kioskë
me disa vende për ulje e cila zhvillon veprimtarinë ekonomike jashtë standardeve të
shërbimeve turistike.
Ndërsa ne vazhdim përgjatë rrugës në distancë rreth 150m që shpie deri te Ujëvarat gjendet
restoranti me kapacitet prej 100 ulëseve në pjesën e brendshme dhe 100 të tjera në ambient
të hapur, me këndin e lojërave për fëmijë dhe parkingun me kapacitet prej 25 automjeteve.
Instituti për Planifikim Hapësinor
42
Foto nr. 21 & 22: Hoteli dhe restoranti.
Në brendi të MN, në afërsi të rrugës që vjen nga fshati Llapçevë është në ndërtim e sipër një
hotel, ndërsa pranë liqenit të fundit janë dy objekte – kioskë të përkohshme, të cilat nuk i
përmbushin kriteret për nevojat e vizitorëve, ndotin mjedisin dhe ulin vlerën atraktive të
peizazhit pranë ujëvarave.
Foto nr. 23 & 24: Objektet – kioskë të përkohshme pranë Ujëvarës.
Kapacitetet hoteliere jashtë zonës: ndodhen disa të cilët momentalisht mund ti plotësojnë
nevojat për akomodimin e vizitorëve të interesuar. Hoteli më i madh gjendet 6km larg nga
hyrja kryesore e MN në magjistralen Prishtinë ‐ Pejë, me kapacitet prej 30 dhomave/63
shtretër, qendër tregtare dhe parking.
Foto nr. 25 & 26: Pamje e hoteleve/restoranteve në afërsi të zonës.
Instituti për Planifikim Hapësinor
43
Përgjatë rrugës Klinë – Gjakovë, ndodhen disa motele/restorante të cilët kanë kapacitet prej
10 ‐12 dhomave me nga dy shtretër, të cilat vizitohen kryesisht nga turistë transit, turistë të
organizuar në ekskursione ditore si dhe nga afaristët.
Foto nr. 27 & 28: Pamje e hoteleve/restoranteve në afërsi të zonës.
Vizitorët potencial ‐ Duke i marrë parasysh vlerësimet e analizave të potencialeve turistike
dhe vizitorëve me të cilat disponon lokaliteti i Mirushës dhe kushteve të tjera për zhvillimin e
turizmit, mund të themi se shfrytëzuesit potencial të këtij lokaliteti janë:
Ekskursionet të cilat vijnë nga popullata vendase. Kjo kategori e vizitorëve potencial
paraqitet në tri forma si: gjysmë ditor, ditor dhe vikendeve. Kategoria e vizitorëve që vizitojnë
MN në formë të ekskursioneve, janë vendas dhe të huaj, nga zonat fqinje më të mëdha urbane.
Turistët transit është kategoria e dytë sipas radhitjes së vizitorëve në MN, të cilët janë
shfrytëzuesit e shërbimeve hoteliere dhe shërbimeve të tjera përgjatë rrugës, një pjesë e të
cilëve prezantojnë një interes për të vizituar MNun e Mirushës.
Segmentet tjera specifike të vizitorëve të Mirushës – kjo kategori e vizitorëve paraqitet gjatë
gjithë vitit, nuk është e koncentruar në sezone të caktuara dhe kryesisht është e orientuar
individualisht gjatë qëndrimit në lokalitet, fjala është për të pasionuarit ndaj bukurive
natyrore, atyre që janë të orientuar profesionalisht për dukuritë e veçanta natyrore të këtij
lokaliteti.
1.8. Infrastruktura fizike
Kur flitet për infrastrukturën fizike, zakonisht flitet për infrastrukturën e transportit
(infrastruktura rrugore, hekurudhore, aeroportet dhe limanet), infrastrukturën e energjetikës
(të energjisë elektrike, asaj termale, etj), infrastrukturën ujore (hidroteknike), infrastrukturën
e telekomunikacionit dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbeturinave. Zhvillimi apo
sigurimi i infrastrukturës fizike nënkupton mundësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave,
furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë dhe menaxhimin e ujërave të ndotura,
komunikimin midis njerëzve, menaxhimin e mbeturinave etj. Rëndësia e këtyre funksioneve
që u përmendën, pa të cilat nuk mund të paramendohet jeta në shekullin 21, flet bindshëm për
rëndësinë e madhe që e ka zhvillimi i infrastrukturës fizike. Në MN, kryesisht flitet për
infrastrukturën e transportit, sepse komponentët tjera të infrastrukturës fizike pothuajse nuk
ekzistojnë në MN.
Instituti për Planifikim Hapësinor
44
Infrastruktura e transportit ‐ Rruga nacionale M9.1 e tangon MN në pjesën perëndimore të tij.
Ajo kalon nëpër vijën e kufirit të MN në një gjatësi prej rreth një kilometër. Me këtë rrugë
lidhet rruga lokale e cila në metrat e parë të saj (rreth 400 metra) kalon mu nëpër kufirin
midis Komunës së Rahovecit dhe asaj të Malishevës, e pastaj vetëm nëpër territorin e
Komunës së Malishevës, shkon deri në brendi të MN në afërsi të liqenit të fundit nga vargu i
liqeneve dhe ujëvarave të lumit Mirusha. Kjo rrugë përshkon një distancë prej rreth 2
kilometra. Një rrugë tjetër lokale, e cila brenda MN në pjesën jugperëndimore të tij lidhet me
këtë rrugë lokale e që pastaj të shpie deri tek i njëjti vend në MN, vjen nga fshati Llabqevë në
Komunën e Malishevës. Gjatësia e këtij segmenti rrugor nga Llabqeva është rreth 3 kilometra.
Rruga lokale që lidhë fshatin Volljakë të Komunës së Klinës me fshatin Panorc të Komunës së
Malishevës kalon nëpër pjesën lindore të MN në një gjatësi prej rreth 1.5 km. Kjo rrugë në
verilindje del nga territori i MN për të hyrë përsëri në pjesën veriore të tij, nëpër vijën e kufirit
në një gjatësi prej rreth 370 m. Të gjitha këto rrugë lokale janë të paasfaltuara dhe qarkullimi
nëpër to është i vështirë për automjetet që nuk janë të dedikuara edhe për rrugë të këqija. Në
MN ekzistojnë edhe shtigjet për qarkullimin e këmbësorëve. Gjatësia e këtyre shtigjeve është
3.5 km.
Harta nr. 10: Infrastruktura e transportit.
Transporti hekurudhor dhe vet hekurudha, në rastin e MN është vetëm formal, ajo shtrihet
paralelisht me rrugën M9.1, por prej kohësh është jashtë funksionit.
Infrastruktura e energjisë elektrike ‐ Pranë Ujëvarës së fundit dhe më të madhes nga vargu
i ujëvarave të MN, ilegalisht është vendosur një gjenerator shumë i vogël, i cili duke
shfrytëzuar ujin në rënie të ujëvarës, prodhon energji elektrike për dy kafene të improvizuara
Instituti për Planifikim Hapësinor
45
që ndodhen pranë liqenit të krijuar nga kjo ujëvarë. Përveç këtij gjeneratori, si objekt tjetër i
infrastrukturës së elektricitetit është edhe largpërçuesi i cili kalon nëpër territorin e MN.
Telekomunikacioni ‐ Sa i përket telekomunikacionit, ajo që mund të thuhet për MN është se i
tërë territori i tij mbulohet nga signali i telefonisë mobile, nga të dy operatorët më të mëdhenj
të kësaj telefonie në Kosovë Vala dhe Ipko. Në territorin e MN është e vendosur një antenë e
telefonisë mobile.
1.9. Analiza e gjendjes – SWOT
Përparësitë
• Pozitë të mirë gjeografike;
• E shpallur Monumenti i Natyrës me rëndësi të veçantë “Ujëvarat e Mirushës”;
• Zonë e pasur me llojllojshmëri bimore dhe shtazore;
• Zonë me potenciale për zhvillim të turizmit;
• Mjedis i pastër;
• Vegjetacioni pyjor i shpërndarë në një sipërfaqe të gjerë;
• Prezenca e bimëve vaskulare;
• Ekzistenca e fenomenit gjeo‐natyror;
• Prezenca e trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
• Lidhje të mira rrugore dhe hekurudhore;
Dobësitë
• Mungesa e planit hapësinor dhe planit menaxhues të MN;
• Mungesa e organit menaxhues për zonën;
• Zvogëlimi i sasisë së ujit gjatë zezonës së verës;
• Ndërtimet të pa planifikuara në MN;
• Qasja e vështirësuar për vizitorë brenda MN;
• Mungesë e shërbimeve për vizitorë;
• Shfrytëzim joracional i resurseve natyrore (dheut, ujit, pyjeve,);
• Mungesë e marketingut për MN;
• Mungesa e vetëdijesimit të popullatës për MN;
• Mungesa e pikave kontrolluese;
• Mungesa e tabelave informuese për në monument dhe brenda në monument;
Mundësitë
• Planifikimi dhe ndarja e përgjegjësive për menaxhimin e MN;
• Hartimi i planit rregullues;
• Shfrytëzimi i përvojave nga rajoni për mënyrën e zhvillimit të turizmit;
• Promovimi i vlerave turistike kulturore dhe natyrore;
• Hulumtimet shkencore;
• Shfrytëzimi racional i bimëve mjekuese;
• Zhvillimi i turizmit;
• Përfshirja e Park në listat e parqeve ndërkombëtare;
Instituti për Planifikim Hapësinor
46
• Nënshkrimi i konventave ndërkombëtare;
• Investimet ndërkombëtare;
Rreziqet
• Mos investimet në fushën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore;
• Mos financimi në infrastrukturë fizike;
• Mos nënshkrimi i konventave ndërkombëtare (Rio, Bern‐it);
• Mos inventarizimi i biodiveristetit;
• Mos kontrolli i zhvillimeve;
• Tharja e ujëvarave të lumit Mirusha;
• MN jo konkurrent me parqet e vendeve fqinje;
1.9.1. Çështjet e adresuara;
• Hartimi i planit hapësinor, rregullues dhe menaxhues të MN dhe zbatimi i tij;
• Themelimi i institucionit për menaxhimin e MN;
• Promovimi i vlerave turistike dhe hulumtuese;
1.9.2. Sfidat e identifikuara të zhvillimit hapësinor;
S1: Administrimi dhe menaxhimi i monumentit;
S2: Përkujdes ndaj vlerave mjedisore në monument;
S3: Zhvillimi i planifikuar i infrastrukturës;
S4: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i monumentit;
Instituti për Planifikim Hapësinor
47
Sfida 1
Administrimi dhe menaxhimi i MN
Pse dhe çka është sfiduese?
Territori i MN ka vlera natyrore të rëndësishme për Kosovën, prandaj mbrojtja dhe
shfrytëzimi i këtyre vlerave janë me interes të gjerë shoqëror, që në pajtim me specifikat e
territorit, kërkesat dhe interesin e subjekteve të shumta si shfrytëzues të vlerave të MN, t’i
epet një rëndësi e veçantë problemit të menaxhimit.
Territori i MN i përket tri komunave Malishevë, Rahovec dhe Klinë, të cilat një herit kanë qenë
iniciatorë për marrjen e vendimit mbi vënien nën mbrojtje të rrjedhës së lumit Mirusha, nuk
është arritur të themelohet një organ për menaxhimin e MN.
Në vitin 2003 pas arritjes së Memorandumit të mirëkuptimit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e
MN ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kuvendit Komunal të Klinës,
Malishevës dhe Rahovecit është themeluar Bordi Mbikëqyrës për menaxhimin e MN, ku
kompetencat mbikëqyrëse i takojnë Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit të Kosovës
(AMMK). Ky memorandum vlen deri ne aprovimin e PH për MN ”Ujëvarat e Mirushës”,
përderisa nuk ekziston organi administrues dhe menaxhues për tërë hapësirën e MN
”Ujëvarat e Mirushës”. Mungesa e një subjekti të tillë krijon mundësi dhe hapësirë për veprime
që e degradojnë MN.
Organizimi i mënyrave të parashikueshme të eksploatimit turistik të këtij lokaliteti do të ishte
i pamundur pa një trup menaxhues i cili do të përkujdesej për ruajtjen e resurseve natyrore
dhe zhvillimet në lokalitetin e MN.
Zgjidhja e çështjes së administrimit dhe menaxhimit të MN del si një sfidë e veçantë me të
cilën duhet të ballafaqohemi në të ardhmen e afërt.
Pyetjet sfiduese janë: Sa është efikas menaxhimi i “përkohshëm” i MN nga Bordi Mbikëqyrës
për menaxhimin e MN; 2) Sa do të përfitohet nga numri i vizitorëve në aspekt të administrimit
dhe sa prej buxhetit të akumuluar i dedikohet vetë MN; 3) Sa do të vetë mbahet financiarisht
MN nga të hyrat vetanake në krahasim me mungesën e buxhetit nga qeveria qendrore; 4)Sa do
të jetë hisja e përgjegjësive të komunave të përfshira në MN dhe si do të koordinohet
veprimtaria e tyre? 5) Mungesa e legjislacionit për rregullimin e menaxhimit të përhershëm të
zonave të veçanta
Lista e çështjeve të identifikuara
- Mungesa e legjislacionit për rregullimin e menaxhimit të përhershëm të zonave të veçanta;
- Mungesa e organit ekzekutues mbikëqyrës të përhershëm dhe qëndrueshmëria e
veprimeve;
- Mungesa e burimit të qëndrueshëm financiar për organin e mbikëqyrës dhe investimet në
monument;
- Mungesa e zoonimit të MN sipas shkallës së mbrojtjes.
Instituti për Planifikim Hapësinor
48
Sfida 2
Përkujdes ndaj vlerave mjedisore të MN
Pse dhe çka është sfiduese?
Çështja e mjedisit është një ndër sfidat kryesore në shoqërinë kosovare, duke marrë parasysh
faktin se shumica e aktiviteteve individuale apo kolektive, që po ndodhin në hapësire, janë të
pakontrolluara dhe nuk janë në harmoni me normat dhe standardet mjedisore evropiane. Kjo,
si dukuri më vete, që në masë të madhe po ndodh në vendin tonë, paraqitet për shkak të
mungesës së planeve hapësinore e rregulluese dhe të planeve të menaxhimit për zonat e
caktuara, të nivelit qendror dhe të atij lokal.
Territori i zonës së veçantë të Monumentit Natyror “Ujëvarat e Mirushës”, përmban pjesë të
sipërfaqeve të mbuluara me pyje dhe kullosa, si dhe me peizazhe shumë të bukura, të cilat me
të madhe kanë pësuar ndryshime në pamje dhe strukturë për shkak të shfrytëzimit të tyre pa
kriter dhe në mënyrë të pakontrolluar. Sfidë të veçantë, paraqet vet prezenca e këtyre vlerave
unikate nga trashëgimia natyrore dhe kulturore të paraprirë nga Fenomeni Natyror Gjeo‐
morfologjik në Kosovë – Kanjonit të Lumit Mirusha ‐ në përkujdesje ndaj tyre. Me vet faktin, se
kemi të bëjmë me tërësinë e mbrojtur, të vlerës së fenomenit në gërshetim me vlerat tjera
natyrore dhe kulturo‐historike në këtë zonë, është edhe më sfiduese përzgjedhja e mundësisë
dhe mënyrës së shfrytëzimit dhe promovimit të këtyre vlerave, me qëllim të arritjes së një
zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit e të vendit në përgjithësi dhe të zonës në veçanti.
Për shkak të prezencës së këtyre vlerave specifike dhe të rralla natyrore, në një anë dhe
rrezikimi i tyre nga ana e fatkeqësive natyrore dhe faktorit njeri në anën tjetër, përnjëherë
dalin parasysh pyetjet që parashtrohen si në vazhdim:
• A ekziston dhe çfarë menaxhimi kërkohet të organizohet për MN “Ujëvarat e
Mirushes”?
• Cilat janë veprimet dhe masat parandaluese, në përkujdesje ndaj vlerave të veçanta
natyrore e kulturore dhe për mbrojtjen e ruajtjen e vlerave mjedisore nga ndotja dhe
degradimi?
• A ka qasje në zonë dhe deri në afërsi të kanjonit, ujëvarave dhe liqeneve?
Përgjithësisht, tërësia hapësinore e kësaj zone, me vlera specifike natyrore dhe kulturore,
kërkon një menaxhim efikas, jo vetëm në mbrojtjen, ruajtjen, por njëkohësisht edhe në
shfrytëzimin dhe promovimin e mëtejshëm të tyre. Menaxhimi i kërkuar për këtë zonë bëhet
me qëllim të plotësimit të nevojave të ndryshme, në mënyrë që vizitorëve të ju mundësohet
vizita, përjetimi i këtyre vlerave të bukura të natyrës, qëndrimi në to, si dhe realizimi i
hulumtimeve të ndryshme shkencore.
Larmia biologjike që është mjaft e zhvilluar dhe e shpërndarë në zonë, duhet ruajtur me
kujdes nga dëmtimi, në mënyrë që të ndalohet rrezikimi i tyre e sidomos i llojeve endemike si
dhe llojeve të rralla dhe të rrezikuara.
Në kuadër të fatkeqësive natyrore, që mund të rrezikojë vlerat, natyrore dhe të krijuara, mund
të përmendim erozionin, vërshimet dhe zjarret, nga të cilët duhet pasur kujdes, si në
mbrojtjen e vlerave ashtu edhe në parandalimin e të shkaktuarit të këtyre dukurive.
Shikuar nga aspekti i ndotjes së mjedisit, bazuar në faktin se në këtë pjesë nuk kemi zhvillim
industrial, transport si shkaktar më me ndikim negativ në mjedis, atëherë mund të thuhet se
cilësia e ajrit është e mirë. Mirëpo, aktivitetet tjera si për shembull hedhja e mbeturinave,
prerja e drunjte, gërryerja e sipërfaqeve për ndërtimin e objekteve, shkarkimi i ujërave të zeza
Instituti për Planifikim Hapësinor
49
në lumenj, shfrytëzimi pa kriter i ujit të lumit për ujitje, përmbytja e sipërfaqeve bujqësore, etj,
që janë prezentë në zonë, ndikojnë në ndotjen dhe degradimin e mjedisit.
Shfrytëzimi i resurseve natyrore, sidomos të bimëve dhe fryteve malore ashtu edhe të
kullosave dhe livadheve, mund të ndikojë në zhvillimin rural të zonës me ngritjen e
kapaciteteve të prodhimeve ekologjike si: bujqësore dhe blegtorale, të mjaltit, bimëve
shëruese, etj.
Ngritja dhe qasja në infrastrukturë dhe shërbime teknike për nevoja të vizitorëve, duhet bërë
me kujdes duke mos dëmtuar apo degraduar vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.
Në mënyrë që kjo zonë të jetë një mjedis çfarë dëshirohet, nevojitet të ndërmerren veprime
për realizimin e masave, aktiviteteve dhe projekteve, të cilat mbrojnë, ruajnë dhe promovojnë
vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.
Lista e çështjeve të identifikuara
• Mungesa e përcaktimit të zonave dhe kategorizimi i hapësirës së tyre për nga mbrojtja
dhe lejimi i zhvillimit;
• Mungesa e menaxhimit dhe koordinimit të masave dhe aktiviteteve në zonën e
interesit;
• Mungesa e inventarizimit të llojeve specifike natyrore dhe publikim i tyre;
• Mos koordinim në hulumtim të resurseve natyrore dhe gjeografike ‐ morfologjike;
• Pamjaftueshmëri në përkujdesje, shfrytëzim dhe promovim të vlerave natyrore,
historike dhe të kulturës, peizazheve si dhe në in e tyre;
• Degradimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore nga fatkeqësitë natyrore dhe faktori
njeri;
• Qasja dhe lëvizja shumë e vështirë deri në pikat më atraktive.
Foto nr. 29: Pamje e Kanjonit Mirusha pa ujë.
Instituti për Planifikim Hapësinor
50
Sfida 3
Zhvillimi i planifikuar i infrastrukturës
Pse dhe çka është sfiduese?
Hapësira ku ndodhet MN me rëndësi të veçantë “Ujëvarat e Mirushës” ka potencial të madh
për zhvillimin e turizmit për faktin se këtu paraqitet fenomeni i rrallë morfo‐hidrologjik që
krijon një peizazh shumë të bukur e atraktiv për vizitorë. Kanjoni i lumit Mirusha, ku janë
krijuar 12 ujëvara dhe 16 liqene, ka një bukuri të rrallë natyrore dhe si i tillë duhet të
shfrytëzohet për zhvillimin e turizmit në këtë hapësirë. Turizmi nuk mund të zhvillohet pa u
siguruar paraprakisht infrastruktura e nevojshme e cila është bazë për çdo lloj zhvillimi
ekonomik. Tani për tani, në këtë hapësirë nuk ekziston një infrastrukturë e cila do të
mundësonte zhvillimin e dëshiruar të turizmit, prandaj shtrohet nevoja që të investohet në
zhvillimin e saj. Meqenëse kjo zonë ku janë ujëvarat dhe liqenet paraqet vlera të larta
natyrore, ruajtja e këtyre vlerave del si nevojë dhe objektiv për të ardhmen. Në mënyrë që
këto vlera të ruhen, çdo zhvillim këtu, pra edhe ai i infrastrukturës duhet të bëhet sipas planit,
sepse zhvillimet e pabazuara në plan do t’i devalvonin vlerat natyrore. Zhvillimi i planifikuar i
infrastrukturës, nënkupton që, me qëllim të ruajtjes së paprekshmërisë së natyrës, rrugët dhe
shtigjet për këmbësorë të ndërtohen vetëm aty ku thotë plani, pra aty ku ka nevojë në mënyrë
që vizitorët të kenë qasje të lehtë në të gjitha përmbajtjet e MN që janë me interes të vizitohen.
Përveç infrastrukturës rrugore, në këtë zonë duhet të investohet edhe në zhvillimin e
infrastrukturës ujore. Pra, është e nevojshme të ndërtohet sistemi i ujësjellësit për furnizimin
me ujë të të gjitha ndërtesave në këtë zonë dhe përreth saj që do të jenë në funksion të
turizmit, dhe sistemi i kanalizimit të ujërave të zeza që dalin nga këto ndërtesa. Për këtë qëllim
nuk mund të shfrytëzohet lumi Mirusha, ndërkaq burimet eventuale nëntokësore duhet të
shfrytëzohen në mënyrën më racionale të mundshme. Për ndërtesat në këtë zonë dhe për ato
jashtë saj, por që janë në funksion të zhvillimit të turizmit në zonë, duhet të sigurohet
furnizimi i pandërprerë me energji elektrike. Për rrugët në zonë, shtigjet për këmbësorë dhe
për ujëvarat duhet të sigurohet ndriçimi artificial në mënyrë që vizitorët t’i përjetojnë
bukuritë e kanjonit edhe gjatë natës. Komponentë tjetër e infrastrukturës që duhet të
sigurohet në zonën e MN, është infrastruktura e telekomunikacionit. Në të gjitha objektet në
zonë dhe në ato përreth saj e që janë në funksion të zonës, duhet të mundësohet që të ketë
qasje të pandërprerë në Internet dhe të ketë rrjeti televiziv ajror dhe kabllor. Po ashtu e tërë
zona duhet të jetë e mbuluar nga rrjeti i telefonisë mobile. Menaxhimi i mbeturinave të ngurta
është njëra prej komponentëve të rëndësishme të mbrojtjes dhe ruajtjes së zonës nga ndotja.
Kjo do të bëhet duke siguruar shporta të mjaftueshme për hedhjen e mbeturinave dhe duke
siguruar një shërbim të rregullt të largimit të tyre. Zhvillimi i planifikuar i infrastrukturës i
nënkupton të gjitha këto që u thanë më lart dhe nga njëra anë kërkon përpjekje serioze të
autoriteteve përgjegjës që t’i pengojnë zhvillimet e paplanifikuara të ndodhin e nga ana tjetër
kërkon investime të konsiderueshme. Kur dihet se në Kosovë, në periudhën pas vitit 1999 ka
pasur shumë zhvillime hapësinore të pabazuara në plane, sepse autoritetet përgjegjës nuk
kanë pasur mundësi por edhe vullnet që t’i ndalojnë dhe kur Kosova sipas standardeve
evropiane ende është shtet i varfër me mundësi të kufizuara për investime, atëherë mund të
konstatohet se zhvillimi i planifikuar i infrastrukturës në MN nuk është diçka që mund të
arrihet shumë lehtë e që do të thotë se kjo paraqet një sfidë të ardhmen.
Instituti për Planifikim Hapësinor
51
Sfida 4
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në MN
Pse dhe çka është sfiduese?
Rregullimi dhe shfrytëzimi i MN, për ofrimin e qarkullimit të vizitorëve duke u bazuar në
qëllimet e planifikimit hapësinor, me ruajtjen e vlerave të MN, është sfidë në vete.
Po ashtu, është sfidues fakti që MN do të mund të jetë pjesë e industrisë turistike me
potencialet e tyre, si pjesë kualitative e ofertës turistike, resurs për zhvillim brenda një shteti
apo dhe niveli lokal.
Është sfidues fakti nëse do të ketë ofertë turistike gjithëpërfshirëse me të cilën do të mund të
përkraheshin zhvillimet e planifikuara duke e ditur se:
• MN është ikona e turizmit brenda dhe jashtë kufijve shtetëror,
• MN krijon imazhin apo shenjën identifikuese kombëtare,
• MN krijon përfitim ekonomik ;
Sfiduese janë çështjet praktike dhe teknike të lidhura me shfrytëzimin e MN sikur që janë:
• Mënyra dhe organizimi i vizitave në MN duke mbrojtur vlerat natyrore për përfitim
ekonomik nga vizitat; koordinimet e investimeve mes sektorëve përgjegjës;
• Ngritja e njohurive të përgjithshme për vlerat natyrore dhe kulturore të MN, mundësitë
e përfitimit ekonomik;
• Ngritja e punkteve hyrëse /menaxhimi i të hyrave; Ngritja e qendrës së informimit;
Ngritja e infrastrukturës teknike për përjetimin e të gjitha përmbajtjeve natyrore në
MN;
• Përgatitja e programeve të përshtatshme për grupet e ndryshme të vizitorëve;
• Përgatitjet e programeve për aktivitete rekreative, hulumtuese shkencore;
• Njohja ndërkombëtare e MN, radhitja në listën e me status të mbrojtur; Respektimi i
normave dhe standardeve ndërkombëtare;
• Bashkëpunimi ndërkomunal, ndërkufitar dhe ndërkombëtar lidhur me zhvillimin e MN;
• Rritja e interesimit për investime private;
• Konkurrimi i Kosovës me resurset e veta natyrore në turizëm në rajon dhe më gjerë.
Cilat janë mundësitë e identifikuara?
Konteksti i ngushtë – MN mund të jetë i mbrojtur dhe i zhvilluar me të hyra vetanake pas
investimeve bazë për funksionim vital të saj. MN mund të jetë i vetë qëndrueshëm
financiarisht përderisa të hyrat mund të përdoren për mbrojtje dhe zhvillim të tij. Komunat
përreth MN të cilat direkt mund të përfitojnë nga mbrojtja për zhvillim të qëndrueshëm, do të
mund të investojnë bashkërisht në MN. Me turizëm do të mund të kontribuohej në rritje
ekonomike, përderisa si resurs rritë presionet ndaj natyrës.
Konteksti i gjerë – Ndikimi ekonomik i MN në ekonominë e Kosovës, do të duhej të
vlerësohej me pjesëmarrjen në BPV të Kosovës si dhe gjenerimin e punësimeve: i)direkt në
MN; ii)indirekt nga MN11. Njohja ndërkombëtare është parakusht për investime dhe përfitim
të fondeve ndërkombëtare për mbrojtje dhe zhvillim.
11 Parku ofron punësim të vogël direkt mirëpo, ndikimi i tij në punësimin indirekt brenda dhe jashtë kufijve të tij
është i madh. Shembuj specifik janë prodhimet vendore – mikpritja e cila rritë ofertën turistike etj.
Instituti për Planifikim Hapësinor
52
Instituti për Planifikim Hapësinor
53
Faza II
VIZIONI, PARIMET DHE CAQET
Instituti për Planifikim Hapësinor
54
1.0. VIZIONI, PARIMET DHE CAQET
Deklarata e Vizionit;
Ujëvarat e Mirushës, Monument me vlera unike të trashëgimisë natyrore kombëtare dhe
kulturore, i mbrojtur, ruajtur dhe shfrytëzuar në mënyrë racionale.
Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në dobi të komunitetit lokal dhe rajonal.
Monument i njohur në Trashëgiminë Natyrore Botërore.
Parimet e përgjithshme për zhvillim dhe mbrojtje
Parimet e përgjithshme bazohen në dokumentet të rëndësishme për planifikim hapësinor:
• Ligji nr. 04/L‐174 për Planifikimin Hapësinor;
• Parimet Udhëzuese për Zhvillimin e Qëndrueshëm Hapësinor të BE – ESDP12;
• Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm –Agjenda 2113;
• Parimet e qeverisjes së mirë urbane – Agjenda e UN‐Habitatit14.
Parimet bazë mbi të cilat fokusohen zhvillimet e përgjithshme në raport me parimet
ndërkombëtare janë:
• Promovimin e interesave të përbashkëta të komunës duke mbrojtur dhe zhvilluar
resurset natyrore dhe duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm;
• Promovimin e procesit demokratik të pjesëmarrjes dhe përfshirjes në formulimin e
strategjive zhvillimore dhe planeve fizike;
• Promovimin e transparencës së plotë në planifikim dhe procesin e marrjes së vendimeve
duke iu lejuar pjesëmarrësve qasjen në të dhëna dhe hartat e nevojshme;
• Promovimin e të drejtave të barabarta ekonomike dhe shoqërore për të gjithë
komunitetin;
• Promovimin e kualitetit të përmirësuar të jetës dhe forma të balancuara të
Vendbanimeve;
• Promovimin e harmonizimit me parimet dhe planet e vazhdueshme të zhvillimit
hapësinor Evropian.
Parimet e qeverisjes së mirë:
• Qëndrueshmëria ‐ të ketë qasje të integruar e cila përfshin elementet hapësinore të
transportit, zhvillimit ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe politikat tjera strategjike për
komunë.
12 Dokument i Perspektivës Evropiane për Zhvillim Hapësinor, me parimet që shtetet anëtare duhet rregulluar:
i)Kohezioni Ekonomik dhe Social; ii) Konservimi i resurseve natyrore dhe trashëgimisë kulturore dhe iii)
Konkurrenca e balancuar në territorin e Evropës.
13 Definicion për zhvillim të qëndrueshëm sipas “Our Common Future, 1987 United Nations World Commission
on Environment and Development”: “Zhvillim i cili i përmbush nevojat e të sotmes duke mos pamundësuar
aftësitë për gjeneratat e ardhshme për arritjen e nevojave të tyre”.
14 Parimet e Agjendës së UN‐Habitatit, me qëllimet, parimet, zotimet dhe planin e përgjithshëm të veprimit për
zhvillim të qëndrueshëm.
Instituti për Planifikim Hapësinor
55
• Subsidiariteti – marrja e vendimeve mbi baza të hierarkisë nga niveli qendror në atë
lokal dhe zbatimi sa më efikas.
• Barazia ‐ plani duhet të merr parasysh aspektet e barazisë: minoritetet, femrat, fëmijët, të
moshuarit, personat me aftësi të kufizuara (adresimi i nevojave të grupeve të tilla përmes
pjesëmarrjes publike) të ketë në konsideratë aspektet e ndjeshmërisë gjinore.
• Efikasiteti ‐ ti prijë zhvillimit strategjik në territorin e komunës dhe të trajtojë çështjet e
rëndësisë strategjike për fushat përkatëse.
• Transparenca – të gjitha zhvillimet të cilat ndodhin në hapësirë duhet të kenë arsyen,
dhe personat përgjegjës duhet të jenë transparent për zhvillimet në hapësirë.
• Pjesëmarrja – në këtë rast plani zhvillimor dhe urban si dy projekte shumë të
rëndësishme për të ardhmen e komunës duhet të përfshijnë pjesëmarrje të gjerë me
qëllim të përfaqësimit të interesave të të gjithëve pa dallime.
• Përgjegjshmëria – për të gjitha zhvillimet të cilat ndodhin në hapësirë duhet të jemi të
përgjegjshëm. Këtë duhet ta bëjë si sektori publik, privat dhe deri te qytetari më i thjeshtë.
Caqet zhvillimore afatgjate Synimet dhe objektivat
Synimi 1: Administrimi dhe menaxhimi i MN
Objektivat:
S1O1. Rregullimi i legjislacionit për menaxhimin, ekzekutimin e mbrojtjes dhe zhvillimit
të përhershëm të zonave të veçanta;
S1O2. Sigurimi i burimit të qëndrueshëm afatgjatë financiar për MN;
S1O3. Përmbushja e standardeve teknike për ofrimin e mundësive të shfrytëzimit
racional dhe të kujdesshëm të MN;
Synimi 2: Mbrojtja, ruajtja dhe shfrytëzimi i vlerave mjedisore
Objektivat:
S2O1. Përcaktimi i zonave sipas regjimit të mbrojtjes dhe zhvillimit;
S2O2. Menaxhimi i vlerave të zonës (MN) dhe promovimi i tyre;
S2O3. Mbrojtja e mjedisit nga faktori njeri dhe fatkeqësitë natyrore;
S2O4. Hulumtimi i resurseve dhe vlerave të zonës në mënyrë të koordinuar;
Synimi 3: Sigurimi i infrastrukturës së nevojshme në MN
Objektivat:
S3O1. Sigurimi i infrastrukturës që mundëson qasjen në të gjitha pikat në zonë që janë me
interes të vizitohen;
S3O2. Sigurimi i infrastrukturës për furnizim me energji elektrike të ndërtesave që janë
në funksion të zonës dhe të pikave që vizitohen;
S3O3. Sigurimi i infrastrukturës për furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizim të ujërave
Instituti për Planifikim Hapësinor
56
të zeza që dalin nga ndërtesat të cilat janë në funksion të zonës;
S3O4. Sigurimi i infrastrukturës për qasje në Internet, signalin televiziv, ajror e kabllor
dhe për telefoninë fikse për ndërtesat të cilat janë në funksion të zonës;
S3O5. Sigurimi i infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në zonë.
Synimi 4: Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe ngritja ekonomike e MN
Objektivat:
S4O1. Ngritja e njohurive për vlerat e MN dhe mundësitë e përfitimit ekonomik për
banorët e zonës;
S4O2. Arsimimi dhe trajnimi i personave për zhvillimin e burimeve njerëzore në
industrinë turistike;
S4O3. Krijimi i imazhit të MN dhe promovimi i turizmit;
S4O4. Njohja ndërkombëtare e MN dhe lidhja e produktit turistik me rrjetet turistike
ndërkombëtare.
Prioritetet strategjike
• Mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë historike ‐ kulturore dhe mjedisit;
• Zhvillimi i ekonomisë së qëndrueshme;
• Zhvillimi i infrastrukturës fizike.
Instituti për Planifikim Hapësinor
57
FAZA III
KORNIZA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Instituti për Planifikim Hapësinor
58
3.0. KORNIZA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Koncepti i zhvillimit të ardhshëm hapësinor;
Koncepti i zhvillimit të ardhshëm hapësinor për MN “Ujëvarat e Mirushes”, kryesisht është i
ndërlidhur me mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të dëshmuara natyrore.
Harta nr. 11: Koncepti i përgjithshëm i zhvillimit të ardhshëm hapësinor;
Sipas konceptit, pjesa më e madhe e territorit, me rreth 95 %, i takon zonës së parë dhe të
dytë të mbrojtjes (bazuar në Ligjet në fuqi), në të cilat përpos aktiviteteve mbrojtëse nuk
parashihen zhvillime tjera. Ndërsa pjesa tjetër që nuk është më e madhe se 5% e territorit të
përgjithshëm i dedikohet zhvillimeve, të cilat për nga përmbajtja kryekëput janë shërbime që
kanë munguar, dhe të cilat gjithashtu në mënyrë indirekte janë paraparë të kenë efekte në
mbrojtjen e zonës si tërësi. Efekt shtesë në mbrojtjen e zonës do të ketë edhe zona e katërt, e
cila paraqet zonën e vendbanimeve më të afërta. Është planifikuar që përmes grandeve
qeveritare të stimulohet zhvillimi i turizmit rural, që në mënyrë direkt do të ndikojë në
shtimin e kapaciteteve të bujtjeve dhe atraktivitetit të zonës në përgjithësi. Koncepti i
propozuar ka për qëllim shfrytëzimin e kapaciteteve të zonës për zhvillimin e qëndrueshëm të
turizmit. Synimi kryesor në këtë drejtim janë kategoritë e ndryshme të turistëve vendor dhe të
huaj, duke i përfshirë ato të ekskursioneve ditore të nxënësve, studentëve, shkencëtarët,
bjeshkatarët, dashamirësit e natyrës dhe kategori tjera. Zonë me rëndësi në kuadër të zonës së
gjerë, është edhe zona e veçantë e mbrojtur, me 27.73 ha, në kuadër të të cilës janë dy shpella,
që paraqesin një vlerë të shtuar në përmbajtjen e zonës dhe një ndikim direkt në ngritjen e
nivelit të mbrojtjes së zonës në përgjithësi.
Instituti për Planifikim Hapësinor
59
Struktura e zhvillimit të ardhshëm hapësinor
Në aspektin hapësinor, MN ka një shtrirje ideale, është i vendosur afërsisht në qendrën e
Kosovës, në afërsi jo shumë të largët rrethohet me vendbanime të niveleve të ndryshme, me të
cilën mund të lidhesh shumë lehtë gati nga të gjitha anët e horizontit. Një pozitë e tillë ofron
mundësi të ndryshme zhvillimore, nga të cilat është zgjedhur ajo që i jep përparësi mbrojtjes
dhe trajtimit adekuat të mjedisit dhe vlerave unike që ka MN “Ujëvarat e Mirushes”.
Bazuar në pasuritë e ndryshme natyrore që ka MN, janë përcaktuar tri shkallë të zonave
mbrojtëse, të cilat përveç vlerave dhe karakteristikave që kanë, dallohen edhe për nga kriteri
mbrojtës, funksioni dhe mënyra e shfrytëzimit të tyre. Mbrojtja dhe shfrytëzimi i këtyre
zonave do të realizohet duke i respektuar normat dhe rregullat që dalin nga ligjet për mjedis
me theks të veçantë Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.
Zona e parë (I) e mbrojtjes aplikohet për zonat me kritere rigoroze të mbrojtjes. Kjo zonë,
përfshinë: pjesën e ngushtë të kanjonit të Mirushës, Shpellën e Dushit, Kishën Eremite dhe
bashkësitë e Boshtrës e të poligallës (Polygalo‐Forsythietum).
Vlerat e kësaj zone do të mbrohen me ndalimin e veprimtarive njerëzore, të cilat janë shumë
të kufizuara përpos në rastet ku parashihen zhvillimet e planifikuara për hulumtime
shkencore dhe vizitave të kontrolluara.
Zona e dytë (II) e mbrojtjes aplikohet për zona që karakterizohen me ekosisteme, vlera të
peizazhit dhe vlera të tjera të natyrës, në të cilat lejohen të ushtrohet edhe ndërhyrje apo
veprimtari tjera, mirëpo që nuk janë në kundërshtim me karakterin e mbrojtjes. Zhvillimet e
planifikuara në këtë zonë po ashtu janë të kontrolluara.
Zona e tretë (III) e mbrojtjes ka të bëjë me zonën e cila lejon ndërtimin e objekteve
përcjellëse të MN që ofrojnë shërbime të ndryshme si: shërbimet informative, hotel, restorant,
parkingje, bujtinë, kamping, hapësira për piknik, shtigje të ecjes etj. Kjo zonë do të zhvillohet
në mënyrë të planifikuar dhe të kontrolluar si dhe do t’i mundësojë dhe plotësojë nevojat për
shfrytëzimin e dy zonave të përmendura më parë.
Përveç këtyre tri zonave, në zhvillimin e ardhshëm hapësinor , është edhe Zona e katërt (IV),
që është zonë buferike, mirëpo që meriton trajtim për arsye të ndikimit të ndërsjellë. Kjo zonë,
që aplikohet për vendbanimet më të afërta për rreth MN, krijon mundësinë për arritjen e
zhvillimit të qëndrueshëm, duke lejuar zhvillimin e aktiviteteve tjera të nevojshme e të cilat
nuk lejohen brenda saj.
Për nga shtrirja hapësinore, zonat e ndara sipas shkallës së mbrojtjes dhe paraqitjes së kufijve
në hartën e strategjisë, përfshijnë sipërfaqen territoriale sipas tabelës në vijim;
Tabela nr. 3: Sipërfaqja nën mbrojtje sipas zonave.
Sipas skemës kryesore të konceptit (Harta nr. 11), në zonën e gjerë mund të hyhet në katër
pika, nga të cilat më kryesorja është hyrja e vendosur në perëndim të zonës. Në kuadër të
kësaj pike planifikohet të jenë të gjitha shërbimet e nevojshme, duke përfshirë zyrën për
menaxhimin e zonës; punktin për informatat bazike për zonën; objekte adekuate hoteliere;
Shkalla e mbrojtjes Sipërfaqja në kuadër të MN (ha) Pjesëmarrja
Zona I 276.6 46 %
Zona II 297.9 50 %
Zona III 24.3 4%
Instituti për Planifikim Hapësinor
60
parkingje të mjaftueshme për vetura dhe autobusë; kioske të ndryshme dhe shërbime tjera
adekuate. Sipas konceptit kjo pikë është e lidhur gjithashtu me zhvillimet aktuale që po
ndodhin në perëndim të saj. Një plan rregullues urban me udhëzime të qarta, do të definojë në
detaje përmbajtjet e kësaj pike dhe zhvillimeve që po ndodhin në afërsi të saj. Nga kjo pikë,
lëvizja për në brendi të zonës do të bëhet kryesisht në këmbë, përmes shtigjeve të ndërtuara
që kalojnë afër të gjitha pikave të rëndësishme të zonës, duke përfshirë shpellat dhe ecjen
përgjatë grykës së lumit, të dedikuara vetëm për profesionistë. Kjo duhet të jetë e vetmja
mënyrë për përjetimin e zonës dhe vlerave të saja, me përjashtim të ekspeditave hulumtuese
të cilat me siguri se do të kenë nevojë për mjete shtesë. Një pjesë e shtigjeve është planifikuar
të përdoret edhe si rrugë lokale në rastet emergjente, siç mund të jetë rreziku nga përhapja e
zjarreve apo nevoja për bartjen e të lënduarve të rastit. Përgjatë shtigjeve do të jenë të
vendosura pikat e pushimit, të cilat do të shërbejnë për pushimin e përkohshëm të vizitorëve
dhe strehimin e tyre nga të reshurat atmosferike. Këto pika do të shërbejnë edhe si pika
vrojtimi për vizitorët e rastit, por edhe për mbikëqyrjen e situatës në zonë nga rojet e zonës.
Pjesë e rëndësishme e këtyre shtigjeve është ura e dedikuar vetëm për këmbësorë, e cila
paraqet lidhjen më atraktive të dy anëve të lumit Mirusha. Një objekt i tillë do të mundësojë
përjetimin nga lartë të pjesës më të bukur të zonës – kanionit dhe ujëvarave të lumit.
Në zonën e gjerë hyhet edhe përmes tri hyrjeve sekondare (një në veri dhe dy në jug) që do të
shërbejnë kryesisht për furnizim të zonave të dedikuara për zhvillim (zona e tretë). Në
përbërje të këtyre zonave është planifikuar të ketë objekte të mjaftueshme hoteliere, objekte
të pushimit dhe rekreacionit dhe përmbajtje tjera adekuate, që do të ndikojnë në ngritjen e
kualitetit të shërbimeve në përgjithësi. Përmbajtjet detale të këtyre zonave do të realizohen
përmes një plani rregullues urban të bazuar në udhëzime të qarta që rrjedhin nga ky plan.
Duke i pasur parasysh përmbajtjet e mësipërme, MN “Ujëvarat e Mirushës”, me lehtësi mund
të shndërrohet në një atraksion turistik të qëndrueshëm, me ndikim në zhvillimin jo vetëm të
zonës por edhe të vendbanimeve përreth saj. Është e sigurt se, pas një analize të detajuar në
fazën e strategjisë së zhvillimit të ardhshëm hapësinor të zonës, aktivitetet e parapara do të
jenë gjenerues kryesor i të hyrave të nevojshme për mirëmbajtjen e zonës në përgjithësi.
Prandaj, kërkohet një angazhim i shtuar i të gjitha subjekteve dhe i niveleve të vendimmarrjes,
që një mundësi e tillë të shfrytëzohet në mënyrë që të ruhet dhe të promovohet kjo vlerë unike
e Kosovës.
Instituti për Planifikim Hapësinor
61
FAZA IV
STRATEGJIA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Instituti për Planifikim Hapësinor
62
4.0. STRATEGJIA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Strategjia e zhvillimit hapësinor ka për qëllim kryesor zhvillimin e qëndrueshëm të MN,
përfshirë menaxhimin dhe promovimin e vlerave natyrore ‐ kulturore, peizazheve atraktive të
Kanjonit të Lumit Mirusha dhe qasjen e lehtë dhe sigurinë e plotë për turistët.
Me anë të kësaj strategjie, parashihen synimet të cilat duhet të arrihen në dhjetëvjeçarin e
ardhshëm, masat dhe aktivitetet që duhet të realizohen përmes fushave tematike si : mjedisi
dhe shfrytëzimi i tokës, zhvillimi socio‐ekonomik, infrastruktura dhe shërbimet publike.
ZHVILLIMI EKONOMIK
SYNIMI 1 (S1) ADMINISTRIMI DHE MENAXHIMI I MN
Ky synim ka për qëllimi administrimin dhe menaxhimin e plotë të MN. Qëllimi do të arrihet
përmes definimit ligjor për mbrojtjen dhe menaxhimin e MN, krijimit të infrastrukturës
menaxheriale të MN, detyrave të përcaktuara me ligj dhe definimit strikt të aktiviteteve.
Me Planin e Menaxhimit të MN, do të arrihet listimin i masave për mbrojtjen e resurseve
natyrore, sikurse dhe shfrytëzimin e MN për përfitime ekonomike.
Ky synim do të arrihet përmes këtyre objektivave:
S1.O1. Sigurimi i bazës ligjore për menaxhimin e mbrojtjes dhe zhvillimin e
përhershëm të monumentit;
S1.O2. Sigurimi i burimit të qëndrueshëm financiar për monumentit;
S1.O1. Sigurimi i bazës ligjore për menaxhimin e mbrojtjes dhe zhvillimit të
përhershëm të monumentit;
Përmes këtij objektivi hartohet dhe kompletohet mbështetja ligjore për administrim dhe
menaxhim të MN, sikurse dhe përcaktimi i përgjegjësive për arritjen e këtij administrimi të
plotë dhe menaxhimi efikas të MN. Ky definim i përgjegjësive ndërmjet tri komunave dhe
nivelit qendror do të jetë më se i nevojshëm.
Me Planin e Menaxhimit të MN do të përcaktohen aktivitetet e lejuara sipas shkallës së
mbrojtjes!
Ky objektiv do të mund të realizohet përmes këtyre masave dhe projekteve:
S1.O1.A1. Hartimi i rregullores për rendin e brendshëm te MN”UM”, që me hollësisht
rregullohen çështjet dhe përcaktohen masat e mbrojtjes, ruajtjes, përparimit dhe shfrytëzimit te
MN “UM”.;
MMPH/Departamenti i Mjedisit harton rregulloren për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e MN
“Ujëvarat e Mirushës”.
Instituti për Planifikim Hapësinor
63
S1.O1.A1. Marrja e vendimit për themelimin e Trupit Menaxhues dhe definimin e
përgjegjësive;
MMPH /AMMK merr vendim për emërimin e Trupit Menaxhues për MN dhe përcakton
strukturën përbërëse të tij.
S1.O1.P2. Hartimin e Planit menaxhues;
MMPH merr vendim për hartimin e këtij plani. Bartës i hartimit do të jetë MMPH në
bashkëpunim të ngushtë me sektorët relevant të Qeverisë së Kosovës. Plani menaxhues do të
ketë këtë përmbajtje:
9 Plani detal për zoonimin sipas shkallës së mbrojtjes së MN;
9 Planin detal për shfrytëzimin e MN‐burimin financiar;
9 Plani rregullues urban për zonën e shfrytëzimit;
9 Dizajnimi i simbolit të MN “Ujëvarat e Mirushës”;
9 Projektin për teleferik dhe shtigje përcjellëse;
9 Plani detal për menaxhimin e mbeturinave;
9 Plani detal për marketingun e MN;
9 Plani detal për guidat e vizitorëve;
9 Bashkëpunimi në mes të komunave dhe MMPH;
9 Monitorimi dhe kontrolli i zhvillimeve sipas planeve rregulluese urbane brenda MN;
9 Bashkëpunimi me OJQ‐të.
S1.O2. Sigurimi i burimit të qëndrueshëm financiar për MN;
Qëllimi i këtij objektivi është arritja e krijimit të një strukture të përhershme financiare që
siguron një buxhet të vazhdueshëm për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe promovimin e vlerave
të MN ”Ujëvarat e Mirushës”. Buxheti i drejtorisë së MN përpos financimit nga ana e BK do të
plotësohet edhe me grumbullimin e të hyrave në MN. Me rregulloren e brendshme të MN
definohet destinimi i mjeteve për mirëmbajtjen e monumentit.
Ky objektiv do të realizohet përmes këtyre masave dhe projekteve:
S1.O2.P1. Plani për menaxhimin e të hyrave në MN;
Autoriteti i MN do të hartoj planin për menaxhimin e të hyrave në MN, në bazë të të cilit
përcaktohen nevojat për shfrytëzimin e mjeteve financiare sipas specifikave: për
mirëmbajtjen e MN, për ngritjen e kapaciteteve humane të MN, për hartimin e projekteve, etj.
Në vitet e para të funksionimit të MN, autoritetit i MN do të bëjë vlerësimin e pranisë së
vizitorëve në mënyrë që të ketë një pasqyrë të numrit të vizitorëve, llojit të vizitorëve dhe të
hyrave në monument nga vizitorët.
S1.O2.A1. Hartimi i rregullores së brendshme të MN për financim;
Autoriteti menaxhues i MN harton rregulloren e brendshme e monumentit dhe definon
mënyrën, kushtet e financimit, administrimin, mbikëqyrjen, transparencën dhe raportimin për
shpenzimin dhe të hyrave të MN.
S1.O2.A2. Hartimi i rregullores për pagesa, varësisht nga grupet e vizitorëve;
Autoriteti i MN harton rregulloren për pagesa varësisht prej llojit grupeve të vizitorëve.
Pagesa do të kryhet në hyrje të MN (H1,H2,H3 dhe H4) ndërsa grumbullimi i tyre do të bëhet
në njësinë e financave. Të gjitha të hyrat duhet të regjistrohen në regjistrat financiare.
Instituti për Planifikim Hapësinor
64
S1.O2.P2. Plani detal për marketingun e MN;
Departamenti i turizmit/MTI me Autoritetin e MN sipas planit detal për marketing
angazhojnë kompaninë përgjegjëse për realizimin e produkteve të marketingut të
monumentit.
S1.O2.P3. Bashkëpunimi në mes të komunave dhe MMPH;
MMPH bashkë me komunat përkatëse: Klinë, Rahovec dhe Malishevë, do të definojnë qartë
përgjegjësitë lidhur me strukturat menaxhuese.
S1.O2.P4. Konkurrimi në fondet ndërkombëtare me projekte për MN;
Njëra nga detyrat me rëndësi për Drejtorinë e MN dhe të Qeverisë do të jetë shfrytëzimi i
vlerave të MN për aplikim në fonde ndërkombëtare të dedikuara për këto qëllime. Përfitimi i
cili mund të jetë në formë donacioni ‐ dhurate, qoftë në para të gatshme apo në të mira tjera
materiale.
S1.O2.P5. Projekte bazuar në partneritetin publiko – privat për investimet në MN;
Pas hartimit të planit rregullues detal për ZZH1,ZZH2, ZZH3 dhe një hulumtimi për adaptimin
e shtëpive në fshatrat për rreth MN si: Volljakë, Dush dhe Llapçevë, do të ofrohen mundësitë
për projekte bazuar në partneritetin publiko ‐ privat.
MJEDISI & SHFRYTËZIMI I TOKËS
SYNIMI 2 (S2) MBROJTJA, RUAJTJA DHE SHFRYTËZIMI I VLERAVE MJEDISORE
Me synimin e propozuar për mbrojtje, ruajtje, shfrytëzim racional, promovim dhe monitorim
të vlerave të fenomenit natyrore dhe dukurive hidro‐gjeologjike e gjeo‐morfologjike të
monumentit, të larmisë biologjike (biodiversitetit), të peizazhit dhe kushteve për zhvillimin e
ekosistemeve si dhe të trashëgimisë kulturore, tentohet të arrihet Vizioni për zhvillimin e
ardhshëm hapësinor të MN.
Prandaj edhe ndarja e këtij synimi sipas hierarkisë në objektiva kryesore, është si në vazhdim:
S2.O1. Menaxhim efikas me resurset natyrore
S2.O2. Ruajtja e vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore
S2.O3. Parandalimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe faktori njeri
S2.O1. Menaxhim efikas me resurset natyrore
Menaxhimi efikas me resurset natyrore që rezulton të jetë ndër objektivat kryesore për
funksionim të një MN nën mbrojtje, nga se gjendja momentale tregon për disa ndotje dhe
degradime, sidomos të prishjes së cilësisë së tokës bujqësore, të kullosave, të pyjeve, të jetës
së larmisë biologjike, të ujërave, të tharjes së lumit nga shfrytëzimi i pakontrolluar për nevoja
të ujitjes, etj. Strategjia e zhvillimit të ardhshëm hapësinor, përmes këtij objektivi, ka për
qëllim të arrij sigurimin e këtij lloji të menaxhimit, me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe
zhvillimit të qëndrueshëm e shumë funksional të zonës së MN dhe vlerave të burimeve ujore
dhe rrjedhjeve të tyre, të dukurive natyrore, të pyjeve dhe kullosave, dhe të larmisë biologjike.
Instituti për Planifikim Hapësinor
65
Objektivi do të arrihet me realizimin e këtyre aktiviteteve:
S2.O1.A1. Inventarizimi i vazhdueshëm i pyjeve
Inventarizimi i vazhdueshëm i pyjeve ndikon në sistematizimin dhe vlerësimin e vegjetacionit
pyjor në përgjithësi dhe në të ardhmen mundëson rrallimin sanitar në zonë.
S2.O1.A2. Kontrolli i vazhdueshëm për sigurimin e minimumit biologjik në rrjedhat
lumore gjatë verës
Në rrjedhën e sipërme të lumit Mirusha, tej‐shfrytëzohet sasia e ujit nga ky lum për nevojat e
ujitjes së tokave bujqësore. Duhet merren masat e kontrollit për minimizimin e kësaj dukurie
nga se pasojat janë: tharja e shtratit të lumit dhe shkatërrimi i larmisë biologjike në të.
S2.O1.A3. Rifunksionalizimi i pikës hidrologjike për monitorim
Sektori i monitorimit, në kuadër të IHMK, duhet të vë në funksion pikën matëse ekzistuese
“Mirusha” dhe të ketë monitorim të vazhdueshëm të sasisë dhe cilësisë së ujit në lumin
Mirusha brenda zonës së veçantë.
S2.O1.A4. Aplikimi për përfshirje në Listën Ndërkombëtare të IUCNit
Bazuar në objektivat e menaxhimit, kjo zonë duhet të përfshihet në listën e IUCN‐së pasi që
është dedikuar për mbrojtjen e larmisë biologjike dhe të resurseve kulturore e natyrore.
S2.O1.A5. Hulumtimi, identifikimi dhe inventarizimin i vazhdueshëm i llojeve bimore e
shtazore dhe përcaktimi i lokacioneve për konservim
Edhe përkundër të dhënave në dispozicion, aktivitet me rëndësi do të jetë hulumtimi i
vazhdueshëm i vlerave specifike, të llojeve bimore dhe shtazore. Identifikimi, inventarizimi
dhe vlerësimi i tyre do të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngritjen e vlerës së zonës në
përgjithësi dhe përcaktimin e lokacioneve të tyre për konservim.
S2.O2. Ruajtja e vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore
Trashëgimia natyrore dhe kulturore nënkupton vlerat të veçanta me interes shkencor,
edukativo‐arsimor, kulturor, mjedisor dhe rekreativ e turistik. Prandaj territori i MN, sipas
karakteristikave të veta, është trashëgimi natyrore dhe kulturore, bazuar në kriteret të cilat
janë paraparë me ligjet përkatëse.
Me qëllim të ruajtjes së zonave me vlera natyrore, historike dhe kulturore, ndërmerren masa
dhe aktivitete përmes të cilave do të mbrohen dhe ruhen nga zhvillimet të cilat mund të
dëmtojnë kontekstin e mjedisit natyror, historik dhe kulturor (si Kanjoni i Lumit Mirusha,
Shpella e Dushit, Shpella‐Kisha e Ularicës, bashkësitë bimore të Boshtrës e të Poligallës, etj).
Objektivi do të arrihet me realizimin e këtyre aktiviteteve:
S2.O2.A1. Hulumtimi i gjendjes natyrore të MN
Me këtë aktivitet do të hulumtohen bota bimore e shtazore dhe dukuritë gjeomorfologjike me
qëllim të ngritjes së nivelit të njohurive me interes shkencor dhe edukativ e arsimor.
S2.O2.A2. Hulumtimet e mëtejme, pastrimi i Shpellës së Dushit dhe mundësia e
shfrytëzimit të saj për turizëm
Me këtë aktivitet përfshihet hulumtimi nga ekspertët e speleologjisë si dhe pastrimi dhe
rregullimi i korridoreve të ecjes për vizitor në shpellën e Dushit, ndërtimi i infrastrukturës
Instituti për Planifikim Hapësinor
66
përcjellëse (Ujësjellës, kanalizim, energji), parkingjet për vizitor, si dhe objekti përcjellës.
S2.O2.A3. Hulumtimi i mëtutjeshëm i vlerave të Shpellës (Kishës) së Ularicës dhe
mundësia e qasjes së vizitorëve
Në kontekst të mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, propozohet që të
bëhen hulumtime të mëtutjeshme të shpellës së Ularicës nga ana e speleologëve në mënyrë që
të kemi gjetje të reja si dhe të mundësohet qasja e turistëve për të vizituar ikonat (vizatimet)
dhe bukuritë tjera që gjenden në brendi të saj.
S2.O2.A4. Ndërtimi i shtegut që mundëson vizitën e Shpellës (Kishës) së Ularicës
Përmes këtij aktivitet do të ndërtohet infrastruktura e nevojshme, e cila do të ketë sigurimin e
kontrollit të kufizuar të vizitorëve, mundësohet mbrojtja dhe ruajtja e shpellës së Ularicës si
dhe promovimi i qëndrueshëm i trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
S2.O2.A5. Ndërtimi i 2 pirgjeve vrojtuese (në të dy anët e lumit nga një)
S2.O2.A6. Identifikimi dhe inventarizimi i karakteristikave të Peizazheve
S2.O2.A7. Rikthimi i gjendjes natyrore rreth liqenit të 16të
Me qëllim të takimit dhe përjetimit të vlerave të rralla, bukurive dhe peizazheve natyrore,
kërkohet ndërhyrje e lejuar sipas kritereve mbrojtëse ndërtimi i 2 pirgjeve vrojtuese si dhe
rikthimi i gjendjes natyrore për rreth liqenit të 16‐të, gjersa inventarizimi i karakteristikave të
peizazheve të njohura dhe identifikimi i të rejave do të jetë i përhershëm (në vazhdimësi).
S2.O2.A8. Nënshkrimi i konventave ndërkombëtare
Pasi të përfundojë hulumtimi, inventarizimi dhe vlerësimi i përmbajtjeve duhet të fillohet me
përgatitjen e dokumentacionit për aplikim dhe nënshkrim të konventave ndërkombëtare dhe
përmbushjes së obligimeve që dalin nga ato.
S2.O3. Parandalimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe faktori njeri
Objektivi kryesor për mbrojtjen e mjedisit nga faktori njeri dhe fatkeqësitë natyrore është
primare për zonën e MN nga se gjendja momentale rezulton me degradime të shumta sidomos
të pyjeve, kullosave, larmisë biologjike, ndotjes së ujërave, tej‐shfrytëzimi i ujërave për nevoja
të ujitjes, mbeturinave ilegale, prishja e cilësisë së tokës etj. Strategjia e zhvillimit ka për
qëllim që me anë të këtij objektivi të arrijë sigurimin e menaxhimit dhe zhvillimit të
qëndrueshëm e shumë‐funksional të MN në: burime ujore dhe rrjedhat e tyre, pyje, kullosa,
lloje bimore e shtazore dhe trashëgimi natyrore. Administrimi efikas i resurseve brenda
zvogëlon apo minimizon efektet negative që zhvillohen nga dora e njeriut ku drejtpërsëdrejti
ndikon në minimizimin e fatkeqësive natyrore.
Objektivi do të arrihet me realizimin e këtyre aktiviteteve:
S2.O3.A1. Ndërprerja e prerjes së pyjeve për 10 vitet e ardhshme
Për parandalimin e erozionit dhe dukurive tjera negative si masë preventive është e
domosdoshme që të ndalohet çdo aktivitet legal dhe ilegal i prerjeve të pyjeve. Konsiderohet
se koha për 10 vite rigjeneron pyjet e zonës dhe rikthen gjendjen e mëparshme.
S2.O3.A2. Pyllëzimi dhe ripyllëzimi i zonave të zhveshura
Parandalimi i dukurisë erozive: Investime të domosdoshme në mbjelljen e pyjeve apo
përforcim i brigjeve të lumit nga liqeni i fundit e deri në grykëderdhje. Vendosja e brezave
Instituti për Planifikim Hapësinor
67
mbrojtës përgjatë brigjeve ku janë të rrezikuara nga erozioni.
S2.O3.A3. Ndërtimi i gardheve dhe gardioneve si breza mbrojtës
Masat fizike që duhen ndërmarrë në parandalimin e erozioneve janë paraqitur në hartë në
pikat ku konsiderohen me erozion të fortë dhe shumë të fortë.
S2.O3.A4. Hartimi i projektplanit për parandalimin e vërshimit të lumit Mirusha nga
liqeni i fundit deri në grykëderdhje
Pastrimi i shtratit të lumit nga bimët e vet‐rritura, zgjerimi i shtratit të lumit sipas pronësisë
dhe eliminimi i pengesave natyrore në shtrat si dhe pastrimi dhe ndërtimi i brezave mbrojtës,
përgjatë shtratit të lumit Mirusha nga liqeni i fundit deri në grykëderdhje, zvogëlon apo
minimizon fatkeqësinë natyrore të vërshimeve,.
S2.O3.A5. Hartimi i planit për intervenim emergjent në rast zjarri
Edhe përkundër asaj që kjo zonë e veçantë ka mundësi të kufizuara të kujdesit ndaj
intervenimit emergjent në raste zjarri, prandaj nevojitet hartimi i Planit Emergjent Kundër
Zjarrit, me të cilin do të arrihet siguri efikase ndaj kësaj fatkeqësie.
Harta nr. 12: Strategjia e zhvillimit hapësinor ‐ mjedisor
Instituti për Planifikim Hapësinor
68
INFRASTRUKTURA FIZIKE
SYNIMI 3 (3) S3: SIGURIMI I INFRASTRUKTURËS SË NEVOJSHME NË MN
Si pjesë e strategjisë së përgjithshme, kjo strategji konsiston në identifikimin e masave,
veprimeve apo projekteve konkrete me anën e të cilave do të arrihet synimi dhe objektivat që
kanë të bëjnë me infrastrukturën fizike në MN.
Ky synim do të arrihet përmes këtyre objektivave:
S3.O1. Sigurimi i infrastrukturës që mundëson qasjen në të gjitha pikat në MN që janë
me interes të vizitohen;
S3.O2. Sigurimi i infrastrukturës për furnizim me energji elektrike të ndërtesave që
janë në funksion të MN dhe të pikave që vizitohen;
S3.O3. Sigurimi i infrastrukturës për furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizim të
ujërave të zeza që dalin nga ndërtesat të cilat janë në funksion të MN;
S3.O4. Sigurimi i infrastrukturës për qasje në Internet, sinjalin televiziv, ajror e kabllor
dhe për telefoninë fikse për ndërtesat të cilat janë në funksion të MN;
S3.O5. Sigurimi i infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në MN;
S3.O1. Sigurimi i infrastrukturës që mundëson qasjen në të gjitha pikat në zonë që janë
me interes të vizitohen;
ua mundëson vizitorëve dhe atyre që vijnë për qëllime shkencore qasjen në të gjitha pikat në
MN që janë me interes të vizitohen. Në mënyrë që ky objektiv të arrihet është e nevojshme të
bëhen veprimet apo aktivitetet si më poshtë:
S3.O1.A1. Duhet të asfaltohet rruga nga udhëkryqi ku kjo rrugë lidhet me rrugën nacionale
M9.1 deri tek ZZH1 që ndodhet mu pranë hyrjes (në perëndim) në zonën e MN.
S3.O1.A2. Duhet të ndërtohet parkingu i gjelbër për 200 vetura dhe 10 autobusë në zonën e
zhvillimit dhe parkingjet më të vegjël në ZZH2 dhe ZZH3.
S3.O1.A3. Duhet të të asfaltohet rruga lokale Dush – Ponorc, pjesa e cila kalon nga udhëkryqi
afër fshatit Dush, nëpër kufirin lindor dhe nëpër një segment në lindje të zonës së MN ku
ndodhet ZZH3.
S3.O1.A4. Duhet të asfaltohet rruga nga fshati Llapqevë deri tek ZZH2.
S3.O1.A5. Duhet të rregullohen shtigjet ekzistuese për këmbësorë dhe të ndërtohen të rejat në
vendet që janë me interes të vizitohen. Shtigje ekzistuese janë 3.5 km, kurse të planifikuara
për ndërtim janë 13.9 km.
S3.O1.A6. Duhet të ndërtohen pushimoret në vende të caktuara pranë shtigjeve për
këmbësorë, që nënkupton zgjerimin e shtegut nga njëra anë dhe vendosjen ulëseve dhe
tavolinave përkatëse. Pushimoret duhet të jenë të mbuluara ‐ nën strehë;
S3.O1.A7. Duhet të ndërtohen pikat për vrojtim në vende të caktuara pranë shtigjeve për
këmbësorë.
S3.O1.A8. Është e nevojshme që vizitorit t’i krijohet mundësia që ai t’i vizitoj nga afër ujëvarat
dhe liqenet në kanjonin e lumit Mirusha. Janë propozuar dy variante që e krijojnë këtë
Instituti për Planifikim Hapësinor
69
mundësi prej të cilëve varianti i parë, tani për tani është më e mundshme të realizohet, kurse
varianti i dytë mbetet vetëm si mundësi që të realizohet në një të ardhme më të largët.
Variantet janë:
Varianti 1 – Ndërtimi i urës për këmbësorë që lidhë dy skajet e kanjonit të lumit Mirushë;
Varianti 2 – Ndërtimi i teleferikut ku vizitorët hyjnë në kabinë tek liqeni më i poshtëm dhe ajo
në lartësi të caktuar kalon nëpër mesin e kanjonit deri tek liqeni i fundit ku pastaj ngritët më
lartë dhe kthehet prapa nëpër vijën skajore të kanjonit. Nga liqeni më i poshtëm apo i pari e
deri tek ai i fundit, teleferiku do ta kalojë një distancë rreth 1 km e po ashtu rreth 1 km në
kthim që së bashku përbëjnë rreth 2 km rrugëtim të teleferikut.
S3.O2. Sigurimi i infrastrukturës për furnizim me energji elektrike të ndërtesave që
janë në funksion të Park dhe të pikave që vizitohen;
Ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme e cila do të mundësojë furnizimin me
energji elektrike të të gjitha përmbajtjeve në MN. Cilat janë veprimet e nevojshme apo çfarë
duhet të bëhet që të arrihet ky objektiv? Aktivitetet apo veprimet e nevojshme:
S3.O2.A1. Duhet të vendosen tre trafostacione, njëri tek ZZH1, njëri afër kanjonit diku afër
liqenit më të poshtëm dhe njëri tek ZZH3 që të mundësohet plotësimi i nevojave për energji
elektrike si të ndërtesave të zonave të zhvillimit dhe teleferikut ashtu edhe të hapësirave tjera
të monumentit të natyrës siç janë shtigjet për këmbësorë dhe kanjoni i Mirushës të cilat kanë
nevojë për ndriçim natën. Trafostacioni në ZZH1 do të lidhej me rrjetin shpërndarës të
tensionit të lartë duke u lidhur përmes linjës kabllore nëntokësore të tensionit të lartë me
trafostacionin e minierës së boksitit. Me trafon që është në ZZH1, po ashtu përmes linjës
kabllore nëntokësore të tensionit të lartë do të lidhej trafostacioni që është afër kanjonit,
ndërkaq trafostacioni në zonën e zhvillimit III do të lidhej në rrjet përmes linjës ajrore të
tensionit të lartë.
S3.O2.A2. Vendosja e shtyllave për ndriçim në ZZH1,2 dhe ZZH3 dhe në shtigjet e
këmbësorëve.
S3.O3. Sigurimi i infrastrukturës për furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizim të
ujërave të zeza që dalin nga ndërtesat të cilat janë në funksion të MN;
Merret me ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për furnizim me ujë të pijshëm në MN,
kanalizimit dhe pastrimit të ujërave të zeza që dalin nga ndërtesat të cilat janë në funksion të
MN. Në mënyrë që të arrihet ky objektiv janë të nevojshme veprimet në vazhdim:
S3.O3.A1. Është i nevojshëm instalimi i sistemit të ujësjellësit që do ta sjelltë ujin nga bunari
që gjendet afër ndërtesës së ish‐drejtorisë së minierës së boksitit në mënyrë që t’i furnizojë
me ujë ndërtesat në ZZH1. Kjo punë konsiston në ndërtimin e një rezervuari të ujit në afërsi të
kësaj zone i cili do të furnizohej me ujë nga bunari përmes gypit që e lidhë atë me bunarin. Nga
rezervuari me sistem gypash do të furnizoheshin pastaj ndërtesat në ZZH1. Për ZZH2 dhe
ZZH3 duhet të ndërtohet nga një rezervuar më i vogël i cili do të mbushej me autocisterna ose
do të gjendej ndonjë burim i ujit nëntokësor në afërsi.
S3.O3.A2. Duhet të instalohet sistemi i kanalizimit që do t’i bartë ujërat e zeza nga ndërtesat
në ZZH1 dhe ZZH2 tek lumi Drini i Bardhë. Pjesë e këtij sistemi duhet të jetë edhe impianti ku
do të pastroheshin ujërat e zeza para se të derdhen në lum. Për ZZH3 duhet të bëhet një gropë
e papërshkueshme ku do të mbledhshin ujërat e zeza që dalin nga ndërtesat në këtë zonë dhe
Instituti për Planifikim Hapësinor
70
prej aty, me automjete speciale do të dërgoheshin në impiantin për pastrim.
S3.O4. Sigurimi i infrastrukturës për qasje në Internet, signalin televiziv, ajror e kabllor
dhe për telefoninë fikse për ndërtesat të cilat janë në funksion të MN;
Siguron infrastrukturën e telekomunikacionit. Kjo nënkupton krijimin e mundësive për qasje
në Internet, për shikimin e programeve televizive dhe për komunikimin përmes telefonisë
fikse. Aktivitetet e nevojshme për arritjen e këtij objektivi janë:
S3.O4.A1. Instalimi i linjës telefonike kabllore nëntokësore për sjelljen e sinjalit të telefonisë
fikse tek ndërtesat në ZZH1 dhe ZZH2;
S3.O4.A2. Vendosja e pajisjeve që mundëson qasjen pa tela në rrjetin e Internetit për
ndërtesat në ZZH1, ZZH2 dhe ZZH3;
S3.O4.A3. Përforcimi i sinjalit televiziv që vjen nga ajri për MN dhe vendbanimet përreth dhe,
instalimi i kabllove në ndërtesat e ZZH1 dhe ZZH2 për televizionin kabllor
S3.O5. Sigurimi i infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në MN;
Ka të bëjë me sigurimin e operatorit menaxhues dhe pajisjeve me të cilat mundësohet
menaxhimi i mbeturinave në MN. Në mënyrë që MN të mos jetë i ndotur nga mbeturinat e
ngurta, është e domosdoshme që shërbimi i menaxhimit me mbeturinat të jetë shumë efikas.
Aktivitetet që mundësojnë arritjen e këtij objektivi janë:
S3.O5.A1. Kontraktimi i operatorit që do të menaxhojë me mbeturinat në MN dhe në
territorin e njërës nga komunat;
S3.O5.A2. Vendosja e kontejnerëve të mbeturinave në ZZH1, ZZH2 dhe ZZH3 si dhe e
shportave për mbeturina në vende të caktuara pranë shtigjeve për këmbësorë;
S3.O5.A3. Vendosja e tabelave njoftuese për gjobat që pasojnë pas hedhjes pa vend të
mbeturinave në MN.
Instituti për Planifikim Hapësinor
71
Harta nr. 13: Strategjia e zhvillimit hapësinor ‐ Infrastruktura
SYNIMI 4 (S4) S4: ZHVILLIMI I TURIZMIT TË QËNDRUESHËM DHE NGRITJA
EKONOMIKE E MN
Me këtë synim do të arrihet sigurimi i kushteve për shfrytëzim racional, të planifikuar dhe të
kontrolluar të MN. MN “Ujëvarat e Mirushës” ka vlera të veçanta natyrore dhe përmes
turizmit do të jetë në shërbim të natyralistëve, vizitorëve dhe të tjerëve që synojnë pushimin
dhe soditjen e bukurisë së ujëvarave. Kjo pikë do të jetë dhe pikë referimi për afirmimin e
Kosovës dhe me një atraksion të tilla që për Kosovën është i vetmi i këtij lloji.
S4.O1. Zhvillimet e planifikuara për zonat brenda dhe përreth MN;
S4.O2. Ngritja e njohurive për vlerat e MN “Ujëvarat e Mirushës” dhe mundësitë e
përfitimit ekonomik për banorët e lokal;
S4.O3. Krijimi i imazhit të MN, promovimi dhe njohja ndërkombëtare në rrjetin e
turizmit;
Me këtë objektiv do të arrihet kontrolli i zhvillimeve për zonat brenda dhe përreth MN. Zonat
ku janë të planifikuara zhvillimet në MN, propozohen në bazë të kategorisë së mbrojtjes së
zonave, në bazë të të cilave janë përcaktuar edhe lokacionet e përshtatshme për të gjitha
veprimtaritë dhe aktivitetet.
Instituti për Planifikim Hapësinor
72
Bazuar në konceptin e zhvillimit në: zonën e I‐rë të mbrojtur parashihen masa për mbrojtje
strikte, ndërsa për zonat: II dhe III, të cilat kanë potencial për zhvillimin e turizmit do të
hartohet plani rregullues urban i bazuar në dispozitat për zbatim. Në zonën e IV‐të në
vendbanimet për rreth kufirit të MN do të zhvillohet turizmi rural.
Për zhvillim ekonomik në kuadër të zonës së III‐të, parashihen tri zona të zhvillimit (ZZH) si:
1. Zona e zhvillimit 1 (ZZH1) me sipërfaqe 4,79 ha e cila do të jetë pranë hyrjes kryesore,
është e dedikuar për qëndrim masiv dhe do të ketë këtë përmbajtje: hyrjen kryesore dhe
simbolin e MN; tabelat informuese; parkingun, ndërtesën e administratës, zyrën e
informimit turistik, objekte për akomodim ‐ hotelin ekzistues pranë rrugës dhe
shtëpiza/bungallo; restorantin qendror ekzistues, këndin e lojërave për fëmijë; mini
pazarin ku do të ofrohen prodhime të vendbanimeve për rreth si dhe shitjen e suvenireve.
Livadhi pranë ZZH1 mundëson destinimin e hapësirës për nevoja të ndryshme rekreative:
aktivitetet e lira në natyrë, badminton, mini gollf, vend piknik (të paisur me skara/grilla) si
dhe objektin hyrës në pjesën e kontrolluar të MN.
Ne këtë zonë hyhet përmes hyrjes kryesore H1.
Harta nr. 14: Zona e parë e zhvillimit ZZH1.
Instituti për Planifikim Hapësinor
73
2. Zona e zhvillimit 2 (ZZH2) me sipërfaqe 1,79 ha për dallim nga dy zonat e tjera do të ketë
kapacitet më të vogël të përmbajtjes, do të shfrytëzohet objekti hotelier në ndërtim e sipër,
ku në kuadër të restorantit të hotelit në ambientin e hapur të ketë 50 tavolina me nga 4
ulëse me mundësi zgjerimi, gjithashtu hapësirë rekreative për lodra të ndryshme.
Ne këtë zonë hyhet përmes hyrjes sekondare H4.
Harta nr. 15: Zona e dytë e zhvillimit ZZH2.
3. Zona e zhvillimit 3 (ZZH3) me sipërfaqe 2,70 ha është e dedikuar kryesisht për adhuruesit
e natyrës. Hapësira e ZZH3 përfshinë: hyrjet H2 dhe H3 me simbolin e MN, parkingun e
veturave, restorantin në kuadër të cilit do të jetë edhe zyra informatave dhe një mini
kamping për vendosjen e tendave.
Ne këtë zonë hyhet përmes hyrjeve sekondare H2 dhe H3.
Instituti për Planifikim Hapësinor
74
Harta nr. 16: Zona e tretë e zhvillimit ZZH3.
Pikat hyrëse sekondare do të kenë përmbajtje përcjellëse si: hyrjen me simbolin e MN, zyra e
informimit dhe nyejt sanitare. Ndërsa përgjatë shtigjeve për këmbësorë parashihen, vend
pushime të cilat do të jenë të pajisura me nyje sanitare mobile dhe ulje nën strehë .
S4.O1.A1. Hartimi i Planeve Rregullues Urbane për zonat e zhvillimit;
Zhvillimet në zonën e III‐të duhet të realizohen përmes planeve rregulluese urbane, të cilat
duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e përgjithshme të Planit dhe rekomandimet e
veçanta që dalin nga Dispozitat për zbatim.
S1.O2.A1. Harmonizimi i PZHK (Klinë, Malishevë, Rahovec) me PH të MN “Ujëvarat e
Mirushës”;
Pas hartimit të PH për MN “Ujëvarat e Mirushës”, Drejtoritë e urbanizmit të komunave: Klinë,
Malishevë, Rahovec do të harmonizojnë zhvillimet në PZHK sipas PH.
S4.O1.A2. Hartim i planeve rregulluese për vendbanimet rreth MN ‐ Dush, Llapçevë dhe
Vollujakë;
Pas një hulumtimi të detajuar do të propozohet plani për zhvillimin e turizmit rural, në bazë të
të cilit Qeveria dhe donatorët e mundshëm, do të ofrojnë ndihmë për ngritjen e ofertës
turistike rurale duke përfshirë: adaptimin e bujtinave, ngritjen e ekonomive të vogla familjare,
me theks në prodhimin e ushqimit bio etj.
S4.O2. Ngritja e njohurive për vlerat e MN “Ujëvarat e Mirushës” dhe mundësitë e
Instituti për Planifikim Hapësinor
75
përfitimit ekonomik për banorët lokal;
Qëllimi i objektivit është identifikimi dhe planifikimi i zhvillimit të MN me mundësitë për
rritjen e të ardhurave të komunitetit, me tërheqjen e turistëve në mënyrë të vazhdueshme, me
ruajtjen e resurseve natyrore dhe traditës kulturore. Përfshirja e komuniteteve lokale në
zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm do të luajë rol kyç në ndërgjegjësimin dhe gjenerimin e
mbështetjes për ruajtjen e këtyre vlerave.
Planet zhvillimore komunale të të tria komunave përreth MN “Ujëvarat e Mirushës”duhet ta
kenë në konsideratë turizmin si sektor ekonomik kyç për ZHEL (zhvillimin ekonomik lokal),
duke promovuar vlerat dhe identitetin e zonës për qëllime marketingu, të krijimit të
ardhurave nga industria e tillë shërbyese e cila njëkohësisht kontribuon në krijimin e vendeve
të reja të punës.
Ky objektiv do të arrihet përmes këtyre masave /aktiviteteve dhe projekteve:
S4.O2.A1. Mbështetje institucionale (subvencionim) për vendbanimet për rreth MN
për turizëm rural;
Hartimi i politikave favorizuese për rritje ekonomike të banorëve të zonave për rreth MN dhe
Kosovës në përgjithësi, përmes angazhimit të njohësve të mirë të rrethanave të turizmit rural,
dhe mbështetjen e tyre financiare në formën e kredive dhe lehtësimet tatimore për
rekonstruimet e nevojshme të objekteve për bujtina dhe ofrim të shërbimeve tjera hoteliere.
S4.O2.P1. Identifikimi dhe adoptimi i shtëpive individuale për turizëm rural;
Pas një hulumtimi të detajuar do të propozohet hartimi i planit për zhvillimin e turizmit rural,
në bazë të të cilit Qeveria dhe donatorët e mundshëm, do të ofrojnë ndihmë për ngritjen e
ofertës turistike rurale duke përfshirë: adaptimin e bujtinave, ngritjen e ekonomive të vogla
familjare me theks në prodhimin e ushqimit bio etj.
S4.O2.P2. Programe për rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor në popullatën lokale,
ndërgjegjësimin ndaj turizmit rural dhe turizmit kulturor;
OJQ në bashkëpunim me MMPH, MTI, MBPZHR, do të përgatisin programe për vetëdijesimin e
banorëve të zonës për mjedisin dhe turizmin.
S4.O2.A1. Promovimi i praktikave më të mira dhe veprimeve për menaxhimin e
turizmit rural;
OJQ në bashkëpunim me MMPH, MTI, MBPZHR, do të përgatisin programe për vetëdijesimin e
banorëve të zonës, në kuadër të cilit do të parashihen edhe vizitat në vendet me praktikat e
mira të këtij lloji.
S4.O2.A2. Komercializimi i kulturës lokale dhe përshtatja ndaj kërkesave të turistëve;
Angazhimi i OJQ‐ve për vetëdijesimin e popullatës në fjalë do të ketë në program edhe format
për komercializimin e kulturës lokale dhe përshtatjen ndaj kërkesave të turistëve.
S4.O2.P3. Promovimi i blerjes lokale të ushqimit, ngritja e rrjeteve të prodhuesve lokal
për një marketing më të mirë;
OJQ në bashkëpunim me MBPZHR, MTI do të aplikojnë trajnime për inkurajimin e
aktiviteteve tradicionale të banorëve të zonës për kultivimin e produkteve bujqësore për ti
plotësuar nevojat e turistëve si dhe stimulimin e banorëve të zonës për mënyrën e
organizuar të grumbullimit të bimëve mjekuese, etj.
Instituti për Planifikim Hapësinor
76
S4.O3. Krijimi i imazhit të MN, promovimi dhe njohja ndërkombëtare në rrjetin e
turizmit;
Me këtë objektiv do të arrihet krijimi i imazhit të MN duke paraparë programe dhe aktivitete
për marketing, për të promovuar vlerat unike të MN dhe mënyrën e plasimit në treg, të
produktit turistik të MN me të gjitha kapacitetet e ofertës turistike nga organi kompetent i
menaxhimit, në bashkëpunim me komunat në të cilat shtrihet MN. Funksionimi i MN si
kompleks modern duhet të publikohet përmes mediave të shkruara dhe elektronike i cili do
të ndikojë në zhvillimin e ardhshëm të MN.
Njohja ndërkombëtare ndikon në shtyrjen në ratifikimin e konventave mjedisore dhe
mbrojtjen e vazhdueshme të vlerave specifike natyrore, përderisa dhe në propagandimin
ndërkombëtar për të vizituar këtë pikë referimi të Kosovës.
Projektet me të cilat do të mund të arrihet ky objektiv janë:
S4.O3.P1. Fushatë informuese në lidhje me ofertat turistike përmes katalogëve,
broshurave, DVDve dhe programeve turistike specifike;
Autoriteti i MN në bashkëpunim me Departamentin e Turizmit / MTI, MKRS, Komunat pas
përgatitjes së materialeve promovuese në formë të: broshurave, DVD‐ve, katalogëve, spoteve
TV, do të promovojnë MN përmes emisioneve TV, shpërndarjes së broshurave dhe katalogëve
në agjencionet turistike, në vend dhe jashtë tij.
S4.O3.P2. Organizim i sinjalistikës turistike në akset kryesore dhe në vendet kryesore;
MMPH, MTI/DT, MI, MKRS si dhe komunat pjesëmarrëse duhet të hartojnë projektin për
vendosjen e sinjalistikës turistike në mënyrë që vizitorët si vendas dhe ata të huaj, të
informohen për vendndodhjen e MN.
S4.O3.A1. Hapja e zyrave në qendrat lokale dhe pikat kufitare për informacion
turistik;
Nga autoritetit i komunave dhe MTI është e rëndësishme hapja e zyrat informuese turistike
në Klinë dhe Malishevë në të cilat mundësohet marrja e informatave më të hollësishme për
destinimin e kërkuar turistik. Ndërsa, pikat kufitare duhet të pajisen me materiale
promovuese për pikat turistike në Kosovë , ose konkret për MN ”Ujëvarat e Mirushës”.
S4.O3.A2. Promovimi turistik përmes veprimtarive promovuese në konferenca,
kongrese, spote dhe reklama turistike;
Pjesëmarrja e Kosovës në panaire ndërkombëtare duhet të koordinohet nën një temë të
unifikuar kombëtare. Bashkëpunim MTI/DT me aktorët tjerë relevant në panairet
ndërkombëtare mundëson promovimin e vlerave të MN, që karakterizojnë turizmin e natyrës,
kulturës dhe aventurës.
S4.O3.A3. Hapja e zyrave përfaqësuese në tregjet kryesore ndërkombëtare dhe
bashkëpunimi me diasporën shqiptare;
Ministria e Diasporës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Ministria e Punëve të Jashtme
ndërmjetësojnë kontakte bashkëpunimi ndërmjet kompanive turistike ndërkombëtare dhe
kompanive lokale për hapjen e zyrave ne tregjet jashtë Kosovës. Një herit iniciojnë
bashkëpunimin me Diasporën Shqiptare që është shumë i rëndësishëm, që ndikon
drejtpërdrejtë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve tanë jashtë vendit për vlerat turistike të
Instituti për Planifikim Hapësinor
77
Kosovës në mënyrë që ata të kenë dëshirë të vizitojnë MN dhe të sjellin miqtë e tyre
ndërkombëtarë.
S4.O3.A4. Pranimi në organizatat dhe agjencionet ndërkombëtare si: Organizatën
Botërore të Turizmit (WTO), Këshilli Botëror për Turizëm dhe Udhëtim (WTTC),
Federata Ndërkombëtare e Operatoreve Turistik (IFTO);
Nga autoriteti menaxhues i MN duhet të përgatitet dokumentacioni për aplikim, i cili duhet
përmbajë të dhënat dhe faktet, të mbështetura me analiza, hulumtime përkatëse të nevojshme
në përputhje me kërkesat që parashihen për aplikim.
S4.O3.A5. Respektimi rigoroz i normave dhe standardeve ndërkombëtare për
mbrojtjen e zonës;
Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit (autoritetet qendrore dhe lokale përkatëse duke
përfshirë edhe autoritetin menaxhues të MN) që të kontribuojnë në ruajtjen dhe respektimin
rigoroz të rregullave që parashihen me ligjet ndërkombëtare për zonat e ngjashme.
Harta e përgjithshme e zhvillimit hapësinor të MN – prezanton zhvillimet e përgjithshme
të planifikuara në MN.
Harta nr. 17: Strategjia e përgjithshme e zhvillimit hapësinor të MN;
Instituti për Planifikim Hapësinor
78
Instituti për Planifikim Hapësinor
79
FAZA V
DISPOZITAT PËR ZBATIM
Instituti për Planifikim Hapësinor
80
5.0. DISPOZITAT PËR ZBATIM
Dispozitat për zbatim paraqesin kushtet dhe masat me karakter obligues, që ndikojnë
drejtpërdrejt në realizimin e duhur të aktiviteteve të parapara për mbrojtjen dhe zhvillimin e
zonës.
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
• Plani është pjesë e projekt‐elaboratit Plani Hapësinor për Monumentin e Natyrës
“Ujëvarat e Mirushës”, i hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor, në bashkëpunim
të ngushtë me Grupin Punues Ndërministror. Plani përbëhet nga pjesa tekstuale dhe
grafike ku përfshihen hartat, tabelat dhe fotot e ndryshme;
• Plani mbulon periudhën kohore prej dhjetë e më shumë viteve, gjegjësisht vitet 2013 –
2023+;
• Rishikimi i Planit bëhet në çdo pesë vite, por mund të bëhet edhe më herët, sipas
kërkesave që janë rezultat i ndryshimeve eventuale në terren;
• Përgjegjës për revidim të Planit është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor;
• Plani është punuar në përputhje me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe në pajtim me
direktivat, konventat dhe parimet ndërkombëtare për planifikim, zhvillim dhe mbrojtje
të mjedisit;
• Të gjitha planet tjera të nivelit më të ulët dhe me ndikim në territorin e zonës i
nënshtrohen këtij Plani.
PËRGJEGJËSITË E NIVELIT QENDROR
• Në bashkëpunim me autoritetet e komunave pjesëmarrëse në zonë Qeveria përkatësisht
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përcakton autoritetin përgjegjës për
administrimin e zonës, përcakton përbërjen dhe buxhetin e nevojshëm për funksionimin
e autoritetit;
• Niveli qendror është përgjegjës për ndarjen e fondeve për ndërtimin e infrastrukturës së
nevojshme për funksionimin e autoritetit përgjegjës për administrimin e zonës;
• Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe
zbatimin e Planit Hapësinor për MN “Ujëvarat e Mirushës”;
• Autoritetet përkatëse janë përgjegjëse për realizimin e inventarizimit, vlerësimit të
palujtshmërisë dhe marrjen e vendimeve për shpronësimin e zonave që janë me interes
për mbrojtje;
• Autoritetet përkatëse janë përgjegjëse për sigurimin e fondeve dhe projekteve, në favor
të zhvillimit të zonës rurale në afërsi me MN “Ujëvarat e Mirushës”;
PËRGJEGJËSITË E NIVELIT LOKAL
• Të gjitha planet e nivelit lokal duhet të jenë në përputhje dhe të harmonizuara me Planin
Hapësinor për Monumentin e Natyrës “Ujëvarat e Mirushës”;
• Komunat pjesëmarrëse (Klina, Malisheva dhe Rahoveci) janë përgjegjëse për hartimin e
planeve lokale të zhvillimit hapësinor duke i përfshirë edhe Planet Rregulluese Urbane
Instituti për Planifikim Hapësinor
81
që ndodhen në brendi të zonës Monumenti i Natyrës “Ujëvarat e Mirushës”;
• Planet Rregulluese Urbane të hartuara për zonat e zhvillimit në kuadër të Zonës
Monumenti i Natyrës “Ujëvarat e Mirushës”, para aprovimit përfundimtar duhet të
marrin pëlqimin paraprak nga MMPH;
• Sipas rregullave në fuqi, nëse nuk ekziston plani rregullativ urban, aplikuesi i propozon
organit kompetent kushtet ndërtimore që dalin mbi bazën e diametrit prej pesëdhjetë
(50) metrave nga vijat kufizuese të parcelës tokësore për të cilën aplikuesi ka kërkuar të
ndërtojë objektin e tij ndërtimor.
PËRGJEGJËSITË E AUTORITETI PËR MENAXHIMIN E ZONËS
• Autoriteti përgjegjës emërohet nga Qeveria, përkatësisht nga Ministria e Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor;
• Autoriteti përgjegjës menaxhon me territorin e zonës së Monumentit të Natyrës
“Ujëvarat e Mirushës”;
• Autoriteti përgjegjës parashtron masat për mbrojtjen e resurseve natyrore si dhe masat
për shfrytëzimin e MN, duke i përfshirë edhe sezonin e vizitave të shtuara (vikendeve,
festave dhe ekskursioneve);
• Autoriteti përgjegjës udhëheq aktivitetet për hulumtime shkencore dhe udhëheq punën
edukative‐arsimore gjatë ekskursioneve të prirë nga ekspertë profesional;
• Autoriteti përgjegjës në bashkëpunim me DT/MTI‐në duhet të përgatisin ofertën
turistike për zonën në të cilën specifikohen: kushtet për vizitat, vizitat të kontrolluara,
orientimin për lëvizjen nëpër mes shtigjeve të organizuara, vërejtjet dhe udhëzime për
vlerat e vegjetacionit dhe mbrojtjen e tyre;
• Autoriteti përgjegjës duhet të këtë sistem të plotë informativ për tërë zonën, i cili duhet
të dizajnohet në mënyrë të veçantë dhe komplete;
• Autoriteti përgjegjës nxitë apo stimulon vendbanimet rurale përreth MN për
revitalizimin e ekonomive shtëpiake për turizëm rural dhe ndihmon kyçjen e banorëve
lokal në ofertat turistike të zonës, në pajtim me orientimet e këtij Plani.
• Autoriteti përgjegjës inicion dhe harton planin për menaxhimin e zonës në përputhje me
rregullat dhe ligjet në fuqi.
KUSHTET E PËRGJITHSHME
ZHVILLIMI, RREGULLIMI DHE SHFRYTËZIMI I HAPËSIRËS
• Territori i përgjithshëm i zonës së Monumentit të Natyrës “Ujëvarat e Mirushës” mbulon
sipërfaqen prej 598.4 ha, në të cilën përfshihet komuna e Klinës (me sip. prej 380.07 ha),
Malishevës (me sip. prej 208.86 ha) dhe Rahovecit (me sip. prej 9.47 ha);
• Veprimtaritë ekonomike duhet të vendosen në zonën e kategorizuar në bazë të Ligjit për
mbrojtjen e natyrës si: Zona e tretë e mbrojtjes;
• Zona e tretë e mbrojtjes është e shtrirë në tri zona: Zona e parë e zhvillimit (ZZH1); Zona
e dytë e zhvillimit (ZZH2); dhe Zona e tretë e zhvillimit (ZZH3);
• Të gjitha objektet ekzistuese në kuadër të zonës së tretë të mbrojtjes duhet ti
nënshtrohen një regjistrimi dhe incizimi detaj të situatës, për të cilën duhet të jetë
Instituti për Planifikim Hapësinor
82
autoriteti përgjegjës i komunës përkatëse në territorin e të cilave ndodhen objektet
ekzistuese;
• Të gjitha zhvillimet e ardhshme duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e Planit
Hapësinor të MNUM;
• Sipas rregullave në fuqi, në mungesë të planeve rregulluese urbane, pronarët e objekteve
dhe hapësirave të parapara për zhvillim mund të propozojnë zgjidhjet urbane në nivel të
planit rregullues urban për objektin/hapësirën e vet, duke e përfshirë edhe territorin
përreth në rreze prej 50 metrave;
• Zgjidhja urbane e objektit/hapësirës duhet të jetë në përputhje me rekomandimet që
dalin nga Plani Hapësinor për MN “UM”;
• Zgjidhja e propozuar urbane e objektit/hapësirës, paraprakisht duhet të merr pëlqimin
në MMPH dhe të aprovohet përfundimisht nga autoritetet e komunës përkatëse;
• Zgjidhja urbane e aprovuar nga autoritetet përkatëse komunale është bazë e vetme për
lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe lejeve të përdorimit të objekteve/hapësirave në
kuadër të zonës në përgjithësi;
• Simboli i zonës (Logo mbrojtëse) – me sipërfaqe rreth 4m² i dizajnuar me elemente
karakteristike të zonës do të jetë pjesë përbërëse e hyrjeve kryesore në zonë. Me qëllim
të informimit, simbolet e njëjta me përmasa me të vogla (sipas standardeve) duhet të
vendosen në çdo 5 km në të gjitha rrugët magjistrale që të qojnë në drejtim të MN
“Ujëvarat e Mirushës”. Përgjegjës për formën dhe përmbajtjen e simbolit, do të jetë
autoriteti përgjegjës i zonës;
KUSHTET E VÇANTA
• Zona e parë e zhvillimit (ZZH1) – me sipërfaqe prej 4.79 Ha, është paraparë të ndahet
në dy hapësira, në hapësirën e zhvillimit që mbulon afërsisht 70% dhe hapësirën e lirë
me afërsisht 30% të sipërfaqes së zonës së parë.
• Hapësira e zhvillimit – përbëhet prej objekteve ekzistuese të cilat kryesisht merren me
veprimtari hotelerie. Sipas planit parashihet norma e rritjes së kapaciteteve shërbyese
edhe për 50% nga situate aktuale. Kjo nënkupton se proporcionalisht duhet të rritet
numri i parkingjeve (për vetura, për persona me aftësi të kufizuara dhe parkingjet për
autobus 50% e kësaj hapësire duhet të realizohet si parking i gjelbër me kubëza të
betonit në mes të hapura për gjelbërim); Të shtohen hapësirat shërbyese duke i
përfshirë edhe ato në ambiente të hapura; të rritet numri i tualeteve; Në përputhje me
normën e rritjes të shtohen edhe kapacitetet për fjete (jo më shumë se 30 shtretër); Të
plotësohet ndriçimi elektrik për hapësirat që mund të shfrytëzohen edhe natën;
• Në mes të hapësirës së zhvillimit dhe hapësirës së lirë është planifikuar hyrja formale në
zonë, e ndërtuar kryesisht me materiale rrethanore (gurë dhe dru natyror) duhet të
simbolizojë zonën në përgjithësi. Në një kënd të sajë duhet të vendoset objekti (montazh
prej drurit natyror) për kontrollin e hyrjes dhe dhënien e informatave bazike për sjelljen
në kuadër të zonës;
• Objekti i administratës ‐ Në afërsi të hyrjes është planifikuar objekti i administratës i cili
duhet të ndërtohet nga materialet rrethanore (kryesisht dru dhe guri natyror). Hapësirat
e nevojshme janë një zyrë, një sallë për takime, një kënd për informim dhe nyja e
nevojshme sanitare. Sipërfaqe e objektit nuk duhet të jetë më e madhe se 150m², duke
Instituti për Planifikim Hapësinor
83
llogaritur P+NK me lartësi normale dhe me kulm dy ujorë. Një hapësirë e veçantë e
drejtorisë duhet të shërbejë për nevoja të ndihmës së shpejtë në rast të aksidenteve të
mundshme.
• Pjesë e rëndësishme e kësaj zone do të jetë hapësira për shumë qëllime që duhet të jetë
në lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e administratës. Kjo hapësirë është planifikuar të
shfrytëzohet, për mbledhjen e vizitorëve, për blerjen dhe shitjen e suvenireve, për
ekspozita të ndryshme dhe qëllime tjera që do të jenë në favor të ruajtjes dhe
promovimit të zonës në përgjithësi;
• Shtigjet për këmbësorë përreth lumit – kryesisht do të realizohen nga materiali
rrethanor (guri natyror) në vende të pasigurta duhet të plotësohen edhe me gardhe të
ndërtuara nga druri natyror. Gjerësia maksimale e shtegut nuk mund të jetë më e madhe
se 2.4m;
• Në kuadër të kësaj zonë në derdhjen e lumit Mirusha në lumin Drin, është planifikuar
ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza me kapacitet prej 2000 banorësh.
Është planifikuar që të gjitha objektet të lidhen me kanalizim i cili do ti bartë ujërat e
zeza në drejtim të impiantit;
• Hapësira e lirë – sipas planit do të jetë hapësirë fleksibile e destinuar për aktivitete të
lira sportive si: badminton, mini golf, futboll i vogël, volejboll, basketboll dhe aktivitete
tjera sportive të karakterit rekreativ‐argëtues. Pjesë përbërëse e kësaj hapësire duhet të
jenë disa pika (jo më shumë se 10) për piknik të mbuluara dhe të paisura me skarë,
tavolinë dhe ulëse të nevojshme statike.
• Zona e dytë e zhvillimit (ZZH 2) me sipërfaqe prej 1.72 Ha, është planifikuar të
realizohet në afërsi jo shumë të largët nga ujëvara e fundit. Për këtë qëllim rezhimi i
kontrollit duhet të jetë më rigoroz. Qasja në zonë bëhet përmes rrugës që vjen nga fshati
Llapqevë dhe përfundon në afërsi të ujëvarës së fundit. Pjesë e veçantë e kësaj zone
është hyrja me përmasa dhe përmbajtje të njëjta me hyrjen në zonën e parë.
• Objekti ekzistues hoteljerik është i përmasave të mjaftueshme dhe i përgjigjen kërkesave
aktuale. Është e domosdoshme përshtatja e objekti me mjedisin duke përdorur drurin
dhe gurin natyror për veshjen e fasadave. Sipas planit, në kuadër të zonës duhet të
parashihen kapacitete shtesë (maksimum 150 vende për ulje) vetëm të formës së hapur
(terasa gjysmë të mbuluara dhe të shtruara me kubëza të hapura për gjelbërim).
• Pjesë e domosdoshme e zonës duhet të jetë hapësira e lirë me sipërfaqe afërsisht 60% të
sipërfaqes së ZZH2, e cila duhet të shërbejë për ofrimin e kushteve elementare të
piknikut (të ngjashme me kushtet që janë kërkuar për ZZH1) dhe lojërave për fëmijë për
vizitorët që preferojnë këtë formë të vizitës.
• Për zonën në fjalë duhet të parashihen parkingjet e nevojshme (jo më shumë se 30
parkingje) që paraqesin pikën e fundit të lëvizjes së mjeteve motorike;
• Zona e tretë e zhvillimit (ZZH3) – me sipërfaqe prej 2.70 Ha, e cilën është planifikuar
të shfrytëzohet kryesisht për nevoja të kampingut. Hyrja në këtë zonë bëhet në dy
drejtime, njëra nga fshati Dush (territori i Klinës) dhe tjetra nga fshati Ponorc (territori i
Malishevës). Në të dy hyrjet duhet të vendoset simboli i zonës me përmasa të njëjta me
simbolet e zonave tjera;
• Pjesë e veçantë e kësaj zone do të jetë Restoranti (P+NK) i llojit montazh, i realizuar me
kombinim të materialeve të drurit dhe gurit natyror. Është planifikuar që kapaciteti i
Instituti për Planifikim Hapësinor
84
uljeve ne restorant të jetë jo më i madh se 50 ulëse, ndërsa në pjesën e hapur e tij duhet
të ofroj shërbim për jo më shumë se 100 mysafirë. Në kuadër të restorantit do të jetë
recepcioni që do të luaj rolin e informimit dhe kontrollit për këtë zonë dhe hapësirat në
afërsi;
• Kampingu është pjesa e veçantë e kësaj zone e cila duhet të ofroj kushte për jo më shumë
se 20 vende që do të përcillen edhe me hapësirat tjera të nevojshme për këto qëllime;
• Parkingu duhet të realizohet me kubëza të betonit të hapura për gjelbërim me kapacitet
jo më të madh se 25 vende. Ky parking do të shfrytëzohet për klientët e restorantit,
kampistët si dhe për vizitorët në zonë.
KUSHTET DHE RREGULLAT TJERA
MJEDISI
• Ndalohen të gjitha veprimet që ndikojnë në ndryshimin e morfologjisë ekzistuese të
terrenit duke përfshirë edhe kanjonin e lumit Mirusha;
• Ndalohet të gjitha veprimet që shkaktojnë ndotjen e ujit të lumit, ndërrimin e shtratit të
lumit;
• Ndalohet eksploatimi dhe shfrytëzimi i zhavorrit të lumit;
• Ndalohet ndërtimi i pendëve dhe formimi i akumulacioneve;
• Ndalohet çdo eksploatim i materialit guror në kuadër të zonës;
• Të gjithë pjesëmarrësit janë të obliguar të bëjnë shfrytëzimin e qëndrueshëm të
resurseve natyrore, me qëllim të ruajtjes së balancit ekologjik në zonë;
• Ndalohen të gjitha ndërtimet e objekteve në largësi prej minimum 10 m nga brigjet e
lumit;
• Ndalohet peshkimi në lumin Mirusha;
• Ndalohet gjuetia e llojeve të kafshëve endemike në zonë;
• Ndalohet shkatërrimi i foleve të zogjve dhe gjuajtja e llojeve endemike të tyre;
• Ndalohet këputja dhe mbledhja e llojeve bimore mjekësore, aromatike dhe vaskulare në
zonën e parë dhe të dytë (I dhe II) të zonës;
• Ndalohet shfrytëzimi i llojeve bimore endemike, përveç fotografimit të tyre në rastet e
kërkimeve shkencore, brenda zonës;
• Ndalohet ndërhyrja në pyje të MN si dhe prerja sanitare e tyre për 10 vite të ardhshme;
• Ndalohet shfrytëzimi i pa kontrolluar i kërpudhave;
• Ndalohet dëmtimi, shkatërrimi dhe bartja e shtresimeve të mineraleve, fosileve dhe
gjetjeve tjera arkeologjike si dhe ndryshimi i kushteve të vendbanimit në shpella, mbi to
dhe në afërsi të drejtpërdrejt të tyre;
• Ndalohet xhirimi dhe fotografimi për qëllime komerciale pa lejen e autoritetit përgjegjës;
• Është e obligueshme zbatimi i kritereve të parapara për zhurmën;
Instituti për Planifikim Hapësinor
85
TRASHËGIMIA KULTURORE
• Të gjitha objektet që kanë vlerë të dëshmuar të trashëgimisë kulturore duke përfshirë
edhe Shpellën e fshatit Panorcit dhe kullën e fshatit Llapqevë, duhet të jenë pjesë e
agjendave turistike të organizuara në kuadër dhe përreth zonës;
• Zona e veçantë e mbrojtur ‐ Kisha e Ularicës (Heremitëve) – e ka kufirin e definuar me
hartë, që është një kategori e caktuar në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (Ligji nr.
03/L‐039). Në kuadër të ligjit janë të listuar aktivitetet e ndaluara dhe të kufizuara për
zonat e veçanta të mbrojtura.
• Aktivitetet e ndaluara: Ndërtimet apo zhvillimet industriale si: eksplorimi dhe
shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të
tensionit, furrave, fabrikave dhe rrugëve transite në zonat rurale; dhe
• Aktivitetet e kufizuara: Ndërtimet apo zhvillimet komerciale si: strukturat apo ndërtimet
më të larta se "Kisha" që duhet të mbrohet; ndërtimi i rrugëve; ndërtimi i depove,
punëtorive, shitoreve, restoranteve, kafiterive, hoteleve, moteleve, kiosqeve ushqimore,
pompave të benzinës, riparimit të automjeteve, vetëshërbimeve, klubeve të natës, apo
ndonjë ndërtim tjetër;
INFRASTRUKTURA TEKNIKE
• Në kuadër të zonës është i ndaluar qarkullimi i të gjitha mjeteve motorike, përveç në
hapësirat e lejuara me shenja përkatëse dhe rasteve emergjente;
• Për çdo qasje me rrugë nga lokacionet ku do të ketë ndërtime me dedikim të caktuar në
rrugët lokale, duhet të merret leja nga komuna përkatëse;
• Gjatë ndërtimit të parkingjeve duhet të respektohen rregullat mbi kriteret teknike për
ndërtimin e tyre, rregulla të cilat i ka nxjerrë MI;
• Numrin e parkingjeve, vendin e tyre të saktë në hapësirë dhe standardet për parkingje i
përcakton plani rregullativ për zonën e caktuar;
• Ndalohet çfarëdo ndërtimi në sipërfaqet e brezave mbrojtës të rrugëve lokale;
• Qeveritë komunale janë kompetente për rrugët lokale në territoret e komunave të tyre,
prandaj çdo lloj intervenimi në këto rrugë realizohet me lejen dhe nën mbikëqyrjen e
organeve kompetente komunale;
• Në vendet e duhura, si aty ku fillon zona e MN “Ujëvarat e Mirushës” dhe përgjatë
shtigjeve për këmbësorë, duhet të vendosen tabelat me informatat e nevojshme për
vizitorët;
• Gjatë intervenimit (ndërtim i ri apo përmirësim i rrugëve) në rrugën automobilistike,
duhet të respektohen rregullat mbi kriteret teknike (gjerësia, pjerrtësia, shtresat dhe
trashësia e tyre) për ndërtimin e tyre, rregulla të cilat i ka nxjerrë Ministria e
Infrastrukturës (MI);
• Ndërtimi i shtigjeve të ecjes (me gjerësi prej 1.5‐2.4 m) dhe pirgjeve vrojtuese (të
vendosura në pikat karakteristike të definuara në hartën e zhvillimit hapësinor të zonës)
duhet të jetë nga materiali rrethanor (guri dhe druri natyror);
• Përgjatë shtigjeve për këmbësorë në largësi jo më të vogël se 200 m (duke respektuar
Instituti për Planifikim Hapësinor
86
hartën e zhvillimit hapësinor), duhet të ngritën pika pushimi gjysmë të mbuluara, të
paisura me elemente për ulje dhe të ndërtuara kryesisht nga materiali rrethanor (guri
dhe druri natyror);
• Në pjesët ku shtegu është i rrezikshëm për lëvizje, duhet të parashihen rrethoja që do të
ndikojnë në ngritjen e sigurisë së vizitorëve;
• Pjesë e rëndësishme e shtigjeve duhet të jenë edhe nyejt sanitare të vendosura në disa
pika të përshtatshme, që duhet të jenë në përputhje me kriteret dhe rregullat mjedisore
në fuqi;
• Asnjë ndërmarrje ndërtimore nuk mund të ushtrojë veprimtarinë e vet pa qenë e
licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;
• Ndërmarrjet e energjisë që do t’i kryejnë punët e distribuimit dhe të furnizimit të
qytetarëve me energji elektrike duhet të jenë të pajisura me licencë nga ZRRE;
• Punët në ndërtimin apo zgjerimin e rrjetit të distribuimit të energjisë elektrike, ngrohjes
ose gazit natyror, duhet të kryhen në përputhshmëri të plotë me kodet teknik që i
përpilojnë ndërmarrjet e energjisë dhe të cilët i miraton ZRRE.
• Gjatë projektimit, ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim të teleferikut, duhet që
respektivisht të zbatohen dhe të plotësohen në tërësi rregullat teknike për teleferikë dhe
kërkesat që gjenden në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga Ministria e Tregtisë dhe
Industrisë;
• Për ndërtimin e sistemeve publike të ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të zeza,
duhet të merret leja nga Autoriteti Rajonal i Pellgut Lumor;
• Për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza dhe të kolektorëve që
mbledhin këto ujëra, duhet të merret leja nga Autoriteti Rajonal i Pellgut Lumor;
• Në mënyrë që të mund të ushtrojë veprimtarinë e vet në zonë dhe në vendbanimet rreth
saj, ofruesi i shërbimeve të telefonisë fikse, Internetit dhe televizionit kabllor, kompania
publike apo private duhet të jetë e pajisur me licencë nga Autoriteti Rregullator i
Telekomunikacionit (ART);
• Vendosja e antenave në terren duhet të bëhet në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi
dhe në bazë të pëlqimit paraprak mjedisor nga MMPH;
• Të drejtën për administrimin me mbeturinat në zonë dhe në vendbanimet rreth saj e
kanë vetëm operatorët për administrimin e mbeturinave që janë të pajisur me licencë
nga MMPH;
• Ngritja e largpërçuesve duhet të kenë parasysh komponentin e mbrojtjes së mjedisit;
HULUMTIMET E MËTEJSHME
• Zona e Monumentit të Natyrës “Ujëvarat e Mirushës” është përplot peizazhe të bukura
me vlera të veçanta natyrore, shkencore, arsimore, të cilat përmes turizmit shkencor si
mundësi, mund të realizohen hulumtime të vazhdueshme, që do ta plotësojnë vlerën e
përgjithshme të zonës. Mënyra e vizitave si dhe koha e qëndrimit në zonë, caktohet në
bazë të llojit të hulumtimit dhe sezones se kur mund të bëhet një hulumtim;
• Ekipet profesionale që do t’i realizojnë studimet dhe hulumtimet duhet të kenë përgatitje
Instituti për Planifikim Hapësinor
87
adekuate profesionale. Të kenë përvojë në studime të natyrës së njëjtë, në mënyrë që me
veprimtarinë e tyre të mos ndikojnë negativisht në mjedis (degradimin e mjedisit).
• Është i nevojshëm hulumtimi më detaj:
o llojeve të faunës, florës dhe habitateve të tyre;
o Hulumtimi i kërpudhave (fungi);
o Hulumtimi i shpellave të Dushit dhe Ularicës (Kisha e Heremitëve) si dhe atyre
në kuadër të kanjonit;
o Digjitalizimi i llojeve bimore në zonë dhe përpilimi i hartës së tyre; dhe
o Identifikimi i mundshëm i habitateve të faunës brenda zonës;
Instituti për Planifikim Hapësinor
88
Instituti për Planifikim Hapësinor
89
Instituti për Planifikim Hapësinor
90
Instituti për Planifikim Hapësinor
91
Instituti për Planifikim Hapësinor
92
Instituti për Planifikim Hapësinor
93
SHKURTESAT
MN – Monumenti i Natyrës
UM – Ujëvarat e Mirushës
GPNM – Grupi Punues Ndër Ministror
MMPH – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
IPH – Instituti për Planifikim Hapësinor
AMMK – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
DMM – Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit
DPH – Departamenti për Planifikim Hapësinor
IHMK ‐ Instituti Hidro Meterologjik i Kosovës
DU – Departamenti i Ujërave
MBPZHR ‐ Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
MI ‐ Ministria e Infrastrukturës
SP – Sekretari i Përgjithshëm
MKRS – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
DTK – Departamenti i Trashëgimisë Kulturore
MTI – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
DT – Departamenti i Turizmit
PZHK – Plani Zhvillimor Komunal
PH – Planifikimi Hapësinor apo/ose Plani Hapësinor
VSM – Vlerësimi Strategjik Mjedisor
PPP – Partneriteti Publiko Privat
ZVM – Zonë e Veçantë e Mbrojtur
IUCN ‐ Unioni Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës
KK ‐ Kuvendi Komunal
KSAK ‐ Krahina Socialiste Autonome e Kosovës
GIS ‐ Sistemi i Informacionit Gjeografik
IPKO ‐ Telefonia IPKO
OJQ ‐ Organizata Jo Qeveritare
H1 ‐ Hyrja 1, 2, 3 & 4
ZZH1 ‐ Zona e Zhvillimit 1
ZZH2 ‐ Zona e Zhvillimit 2
ZZH3 ‐ Zona e Zhvillimit 3
WTO ‐ Organizata Botërore e Turizmit
WTTC ‐ Këshilli Botëror për Turizëm dhe Udhëtim
IFTO ‐ Federata Ndërkombëtare e Operatorëve Turistik
HA ‐ Hektar
BK ‐ Buxheti i Kosovës
AP ‐ Autoriteti i Park
IMNK ‐ Instituti për Mbrojtjen Natyrës së Kosovës
DTK ‐ Departamenti i Trashëgimisë Kulturore
MPB ‐ Ministria e Punëve të Brendshme
MASHT ‐ Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
MPJ ‐ Ministria e Punëve të Jashtme
MZHE ‐ Ministria e Zhvillimit Ekonomik
PTK ‐ Post Telekomi i Kosovës
RTK ‐ Radio Televizioni i Kosovës
Instituti për Planifikim Hapësinor
94
VENDIM Caktohet GPNM për Hartimin e Planit Hapësinor për ZIV “Ujëvarat e Mirushës”
Instituti për Planifikim Hapësinor
95
Instituti për Planifikim Hapësinor
96
VENDIM; PER SHPALLJEN E MONUMENTIT TË NATYRËS ME RËNDESI TË VEÇANTË “UM”
Instituti për Planifikim Hapësinor
97
Instituti për Planifikim Hapësinor
98
Pjesëmarrësit në hartimin e Planit
Hartues: Instituti për Planifikimin Hapësinor
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Qeveria e Kosovës
Luan NUSHI, drejtor
Besim GOLLOPENI, koordinator i GPNM për hartimin e planit
Stafi i IPH–së i angazhuar sipas fushave tematike në hartimin e dokumentit
Fusha tematike – Mjedisi, trashëgimia kulturore & natyrore
Faton Deva (arkitekt), Nexhmije Kamberi (biologe), Festa Nela (arkitekte) dhe Shpend Agaj (gjeograf)
Ekonomia
Elvida Pallaska (arkitekte), Zana Mehmeti (arkitekte) dhe Gëzime Grajqevci (arkitekte)
Popullsia dhe Zhvillimi Social
Besim Gollopeni (Sociolog & Demograf) dhe Hasim Kryeziu (Gjeograf)
Infrastruktura
Arbën Rrecaj (arkitekt) dhe Mimoza Kallaba (gjeograf)
Shfrytëzimi i tokës dhe GIS
Rizah Murseli (gjeograf), Festa Nela (arkitekte) dhe Ismail Gagica (gjeograf ‐ ish zyrtar i IPH‐së)
Grupi Punues Ndërministror (GPNM)
MMPH: Besim Gollopeni (IPH); Hazir Çadraku (DU), Sabit Restelica (AMMK), Miradije Gërguri (DMM),
Fadil Bajraktari (AMMK), Hidajete Zhuri (DPH), MTI: Hysen Sogujeva, Komunat: Esat Paqarizi
(Malishevë), Ramadan Gashi (Rahovec), Zeqir Morina (Klinë)
Përgatitja teknike: INSTITUTI PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR
Në emër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Institutit për Planifikim Hapësinor,
falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, institucionet publike, private, shoqërinë civile si dhe organizatat
e ndryshme të cilët na ndihmuan me të dhëna, informacione dhe përvojën e tyre deri në realizimin
final të Planit Hapësinor të Monumentit të Natyrës me rëndësi të veçantë “Ujëvarat e Mirushes”.
Instituti për Planifikim Hapësinor
99
LITERATURA
1. Raporti i Gjendjes së Natyrës 2006/2007, Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit
dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Prishtinë, 2008.
2. Gjendja e Natyrës ‐ Raport 2008/2009, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,
Prishtinë, 2010.
3. Bimët Endemike të Kosovës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2000.
4. Sistemi i Politikave Mjedisore, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2007.
5. Plani Hapësinor ‐ Parku Regjional Mirusha/ Material Pune/ Urbanisticki Institut SR
Hrvatske, Zagreb, Listopad 1986.
6. Kanjon Mirushe, Zhivadin Stepanovic, Prishtinë, 1983.
7. Geomorfoloski prikaz kanjona Miruse, Ibrahim Ahmeti, Prishtinë, 1975.
8. Atllasi i Hidroekonomisë së Kosovës, Hidroekonomia e Kosovës, Prishtinë, 1983.
9. Të dhënat meteorologjike dhe hidrologjike, IHMK, Prishtinë.
Instituti për Planifikim Hapësinor
100
PLANI I HAPËSINOR
Monumenti i Natyrës me Rëndësi të Veçantë Ujëvarat e Mirushës
Dokument i hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor
në bashkëpunim me strukturat relevante të sektorëve të Qeverisë së Kosovës,
qeverive komunale dhe strukturave dhe niveleve të ndryshme të shoqërisë kosovare.
Qeveria e Kosovës
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
Instituti për Planifikim Hapësinor
Prishtinë
Shtator, 2013