RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE

RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor:
Në mbështetje të nenit 76 paragrafi 1. dhe 2. të Ligjit Nr. 03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës (GZ Nr. 85/2010), nenit 8,
nënparagrafi 1.4. të Rregullores Nr.02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe
Ministrive, si dhe nenit 38 paragrafi 6 të Rregullores së Punës së Qeverisë Nr.09/2011 (GZ Nr.15, 12 09.2011),
Nxjerr:
RREGULLORE MMPH PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Me këtë Rregullore përcaktohet mbrojtja, ruajtja, përparimi, promovimi dhe shfrytëzimin e Parqeve Kombëtare si dhe
përcaktohen masat për mos respektim të dispozitave të kësaj Rregullore.
Neni 2
Të punësuarit e Drejtorive për administrim të Parqeve Kombëtare (në tekstin e mëtejmë: Drejtoria), banorët e Parkut
Kombëtar, pronarët dhe/ose përdoruesit e ligjshëm në pa luajtshmëritë në Parkun Kombëtar, personat fizik dhe juridik
të cilët brenda Parkut Kombëtar kryejnë veprimtari të lejuara si dhe vizitorët e Parkut Kombëtar janë të detyruar që të
ju përmbahen dispozitave të kësaj Rregullore.
Neni 3
Pronarët ose përdoruesit e ligjshëm në pa luajtshmëritë në Parqet Kombëtare janë të detyruar që të lejojnë
përfaqësuesit e Drejtorisë të kryejnë aktivitet e shërbimit publik me qëllim të mbrojtjes së natyrës, vizitën e atyre
vlerave me qëllim të hulumtimeve shkencore dhe profesionale si dhe monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të
kushteve të përcaktuara për mbrojtjen e natyrës.
KAPITULLI II
RENDI I BRENDSHËM NË PARQET KOMBËTARE
Neni 4
Mbrojtja e botës jo të gjallë
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohen të gjitha veprimtaritë të cilat mundë të shkaktojnë ndryshime ose
dëmtime në këtë pjesë të mbrojtur të natyrës si dhe veprimet të cilat ndryshojnë pamjen natyrore dhe dëmtojnë vlerat
peizazhore të Parqeve Kombëtare.
1
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
2. Përjashtimisht, me lejen,e cila lëshohet në bazë të kushteve për mbrojtjen e natyrës të cilat i përcakton Ministria e
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (këtu e tutje: Ministria), në regjimin e mbrojtjes – Zona e tretë lejohet ndërtimi,
rindërtimi i objekteve të cilat shërbejnë për mbrojtje, mirëmbajtje dhe promovimin e Parqeve Kombëtare, të cilat nuk e
ndryshojnë pamjen natyrore dhe nuk dëmtojnë vlerat peizazhore, sipas Planit hapësinor të Parkut Kombëtar.
3. Dispozitat nga paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni zbatohen edhe për ndërtimin dhe vendosjen e objekteve të
përkohshme.
Neni 5
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohen të gjitha aktivitetet hidromelioruse të cilat ndryshojnë regjimin natyror
të ujërave, ose ndryshojnë rrjedhat ujore në Parqet Kombëtare.
2. Përjashtimisht, në bazë të studimit shkencor dhe me kushtet për mbrojtjen e natyrës të cilat i përcakton Ministria, në
përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, Ligjin për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe Ligjin për Parkun
Kombëtar “Sharri” lejohen veprimet hidromelioruse.
Neni 6
Ndalohet nxjerrja e zhavorrit, lëndëve minerare si dhe çdo eksploatim tjetër i resurseve natyrore ose ndryshimi i
peizazhit.
Neni 7
1. Ndalohet çdo ndotje e ajrit, tokës dhe ujit, e veçanërisht:
1.1. vendosja e materialeve mbeturinë nga industria, amvisëria dhe të tjera;
1.2. vendosja e materialit ndërtimor nga konstruktimi dhe demolimi;
1.3. derdhja e lëngjeve dhe përdorimi i mjeteve kimike me të cilat mundë të rrezikohet bota bimore dhe
shtazore, gjegjësisht të ndotet ajri, toka dhe uji.
2. Vizitorët e Parqeve Kombëtare janë të detyruar që të gjitha mbeturinat t'i hedhin në vendet e parapara dhe të
shënjuara.
3. Drejtoria është e detyruar që të sigurojë dhe shënjojë vendet për hedhjen e mbeturinave sipas kësaj Rregullore.
Neni 8
Mbrojtja e botës bimore
Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet mbledhja, grumbullimi, marrja e bimëve dhe kërpudhave, pa lejen e
Ministrisë.
Neni 9
Ndalohet futja dhe mbëltimi i llojeve bimore të huaja (aloktone), hibrideve dhe klonimeve në Parqet Kombëtare.
Neni 10
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare lejohet ushtrimi i bujqësisë tradicionale.
2. Lejohet kositja e barit.
3. Drejtoria organizon kositjen me qëllim të mbrojtjes kundër zjarrit dhe mirëmbajtjes së livadheve sipas planit vjetor të
punës.
2
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
3Neni 11
Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet djegëja e barit dhe barojave.
Neni 12
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet prerja e drunjve dhe ri pyllëzimi.
2. Përjashtimisht, në bazë të Planit për mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve dhe lejes së Ministrisë lejohet prerja sanitare,
prerja me karakter kultivues, punët kultivuese dhe ri pyllëzimi, nëse shërben për ruajtjen e bashkësive pyjore në
Parqet Kombëtare.
3. Pronarit ose bartësit e së drejtës në pa luajtshmëritë në Parqet Kombëtare mundë të i lejohet prerja sanitare për të
plotësuar nevojat familjare për dru zjarri, prerja me karakter kultivues, punët kultivuese dhe ri pyllëzimi në bazë të
programit të mbrojtjes, ruajtjes dhe mirëmbajtjes së pyjeve në zonat e përcaktuara për mbledhjen e dru zjarrit si dhe
në sezonen e caktuar, me lejen e Drejtorisë.
4. Në lejen e Drejtorisë nga paragrafi 3. i këtij neni përcaktohen edhe kushtet e posaçme për lejimin e veprimtarisë.
4.1. lejohet shfrytëzimi i drurëve kur kushtet klimatike janë të përshtatshme për punë;
4.2. nuk lejohet të punohet ne zonat me rrezikshmëri të lartë;
4.3. punëtorët duhet të jenë të trajnuar dhe kompetent për shfrytëzimin të pajisjeve;
4.4. punëtorët duhet të veshin rroba të përshtatshme dhe të sigurta;
4.5. punëtorët duhet të kenë pajisje për ndihmën e parë;
34.6. lejohet shfrytëzimi për një ekonomi familjare 12 m për një vit kalendarik;
4.7. ndalohet qitja në treg e drurit nga paragrafi 4.6.;
4.8. ndalohet përdorimi i makinerisë së rëndë për bartjen e drurëve;
4.9. ndalohet shfrytëzimi e drurëve në afërsi 50 m nga rrjedha e ujit;
4.10. ndalohet lëvizja me automjete bartëse jashtë rrugëve;
4.11. ndalohet dëmtimi, shkatërrimi dhe shqetësimi i florës dhe faunës.
Neni 13
Prerjet sanitare dhe punët tjera pyjore kryhen në kohën e përcaktuar me Planin Menaxhus dhe Planin Vjetor për
mbrojtjen, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pyjeve.
Neni 14
Ne bazë të Planit Menaxhus të Parkut Kombëtar, drejtoria e parkut është e detyruar që çdo vit në muajin mars të
përgatis dhe dorëzoi për aprovim Planin Vjetore detal lidhur me aktivitetet e parapara me këtë Rregullore.
Neni 15
Mbrojtja e botës shtazore
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet ndjekja, shqetësimi, kapja, lëndimi dhe vrasja e llojeve shtazore.
2. Përjashtimisht, në bazë të studimit shkencor dhe lejes së Ministrisë, mundë të kapen llojet shtazore nëse kjo i
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
shërben ruajtjes së llojeve shtazore të Parqeve Kombëtare me qëllim të hulumtimeve shkencore, zbatimin e masave
sanitare, si dhe vendosjes së baraspeshës natyrore.
Neni 16
Ndalohet futja dhe lëshimi i llojeve shtazore të huaja (alohtone), hibride ose të klonuara në territorin e Parqeve
Kombëtare.
Neni 17
1. Ndalohet në territorin e Parqeve Kombëtare fluturimi i fluturakeve nën 400 m, përveç për qëllim të hulumtimeve
shkencore, filmimit ose përcjelljes së botës shtazore me lejen e Ministrisë.
2. Fluturimi nën 400 m, lejohet për qëllime zyrtare, për fikjen e zjarreve si dhe rastet e emergjencave për shpëtimin e
jetës dhe pasurisë.
Neni 18
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet kullotja dhe lëvizja e bagëtisë.
2. Përjashtimisht, me leje të Drejtorisë, e cila lëshohet në bazë të kushteve të veçanta për mbrojtje të natyrës të cilat i
përcakton Ministria, në territorin e Parqeve Kombëtare lejohet kullotja dhe lëvizja e bagëtisë në pronësi të banorëve të
Parqeve Kombëtare në vendet të cilat Drejtoria I cakton.
Neni 19
1. Në Parqet Kombëtare ndalohet spërkatja me mjete kimike ose në forma tjera zhdukja masovike e insekteve.
2. Përjashtimisht, në bazë të studimeve shkencore dhe me leje të Drejtorisë e cila lëshohet në bazë të kushteve të
veçanta për mbrojtjen e natyrës të cilat i përcakton Ministria, mundë të ndërmerren masat e mbrojtjes nga infektimi
prej insekteve.
Neni 20
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet grumbullimi i bimëve, kërpudhave dhe pjesëve të tyre, si dhe mbledhja
e bimëve mjekuese.
2. Përjashtimisht, në bazë të studimeve shkencore dhe me leje të Drejtorisë e cila lëshohet në bazë të kushteve të
veçanta të mbrojtjes së natyrës të cilat i përcakton Ministria, mundë të lejohet grumbullimi i bimëve, kërpudhave dhe
pjesëve të tyre, si dhe mbledhja e bimëve mjekuese.
Neni 21
Gjuetia
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet çdo lloj gjuetie dhe aktivitetet e gjuetisë.
2. Për rreth kufirit të Parqeve Kombëtare, deri në 500 m, nuk lejohet ndërtimi ose vendosja e objekteve për
ekonomizim me shtazët e gjuetisë dhe kryerja e aktiviteteve të gjuetisë.
Neni 22
1. Ndalohet bartja dhe shfrytëzimi i armës së zjarrit si dhe mjeteve tjera të përshtatshme për gjueti (harku dhe shigjeta,
kurthe, rrjeta etj.) në territorin e Parqeve Kombëtare.
4
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
2. Armët e zjarrit të shkurtra mundë ti bartin vetëm personat e autorizuar zyrtar në pajtim me ligj dhe këtë Rregullore.
Neni 23
Peshkimi
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet peshkimi.
2. Përjashtimisht, lejohet peshkimi rekreativ në Parqet Kombëtare me kushtet e parapara me këtë Rregullore.
Neni 24
1. Për peshkimin për rekreacion lëshohet leja.
2. Leja lëshohet për kohëzgjatje prej 1-7 ditë.
3. Leja mundë të ju lëshohet personave të cilët kanë certifikatë për provimin e dhënë për peshkim.
4. Për kryerjen e peshkimit për rekreacion në territorin e Parqeve Kombëtare i paguhet kompensimi Drejtorisë.
5. Lartësinë e kompensimit e cakton drejtori i Drejtorisë.
Neni 25
1. Peshkimi për rekreacion mundë të bëhet vetëm me pajisje me karrema klasik, me miza artificiale, me grepin me një
kthesë të cilit i është shtypur kontra kthesa.
2. Peshkimi për rekreacion mundë të bëhet nga bregu prej lindjes së diellit deri në perëndim të tij.
3. Peshkimi për rekreacion nuk lejohet natën, dhe nuk mundë të bëhet nga barka.
4. Në kohen e ndalesës sezonale ndalohet peshkimi.
Neni 26
1. Në peshkimin për rekreacion lejohet gjahu ditor prej vetëm një peshku.
2. Peshqit e gjuajtur nuk mundë të tregtohen.
3. Peshku i gjuajtur i gjatësisë më të vogël se 35 cm duhet të kthehet menjëherë në ujë.
Neni 27
1. Ndalohet gjuetia, grumbullimi dhe marrja e organizmave ujor në territorin e Parqeve Kombëtare.
2. Lejohet gjuajtja, grumbullimi dhe marrja e organizmave ujor për qëllime edukative në bazë të lejes së Ministrisë.
Neni 28
1. Banorët, pronarët dhe bartësit e të drejtës në patundshmëri në Parqet Kombëtare kanë të drejtë në leje për peshkim
për rekreacion në kohëzgjatje deri në një vit.
2. Për lejet e lëshuara nga paragrafi 1. i këtij neni paguhet kompensimi të cilin e cakton drejtori i Drejtorisë.
3. Në leje përcaktohen kushtet e peshkimit për rekreacion.
5
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
Neni 29
Hulumtimet
1. Parqet Kombëtare, si territore me vlera të llojllojshme natyrore dhe shkencore janë të destinuar për hulumtime
shkencore.
2. Të gjitha hulumtimet shkencore në territorin e Parqeve Kombëtare, pas zbatimit të recensionit për propozimin e
hulumtimit shkencor duhet të kenë pëlqimin e Ministrisë.
3. Hulumtimet shkencore të cilat kanë për qëllim njohjen më të mire të ekosistemeve ose kanë karakter monitorues,
kanë përparësi në marrjen e pëlqimit.
4. Për hulumtim të llojeve të mbrojtura të bimëve dhe shtazëve duhet të merret leja nga Ministria.
5. Për lejen nga paragrafi 4. i këtij neni njoftohet Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Neni 30
Ndalohen hulumtimet shkencore të cilat do të kërcënojnë natyrën burimore ose do të sjellin deri te ndryshimi i
vendbanimit natyror dhe pamjen e peizazhit, ose zhdukjen e theksuar të llojeve bimore të kërcënuara, ose ndjekjen,
shqetësimin, kapjen, lëndimin dhe vrasjen e llojeve shtazore në territorin e Parqeve Kombëtare.
Neni 31
Ministria ka të drejtë të ndërpresë aktivitetet hulumtuese në rast se hulumtuesit nuk iu përmbahen kushteve të
përcaktuara në leje ose në marrëveshjen e veçantë për mënyrën dhe kohën e hulumtimit si dhe nëse hulumtuesit me
veprimtarin e tyre dhe punët i sjellin dëm Parqeve Kombëtare.
Neni 32
Vizitorët
1. Parqet Kombëtare si territore me vlera të theksuara estetike, turistike dhe rekreative janë të dedikuar vizitorëve.
2. Vizitorët mundë të hyjnë në Parqe Kombëtare në vendet dhe lokacionet e përcaktuara për hyrje në Parqet
Kombëtare.
3. Drejtoria në bashkëpunim me komunat nxjerr Programin e vizitave dhe shikimeve me të cilin më në detaje
rregullohen vendet e mundshme për vizita, numrin e vizitorëve në të njëjtën kohë, mënyrë e vizitës dhe organizimin e
qendrës së vizitorëve.
Neni 33
1. Vizita në Parqet Kombëtare bëhet me pagesë.
2. Lartësinë e pagesës për hyrjen në Parqet Kombëtare e përcakton Drejtoria me pëlqim të Ministrisë.
3. Gjatë kohës së qëndrimit në territorin e Parkut Kombëtar vizitori është i detyruar ta ruaj biletën.
Neni 34
1. Brenda kufijve të Parqeve Kombëtare lejohet lëvizja e vizitorëve vetëm në zonat dhe shtigjet të cilat janë të
shenjëzuara dhe të destinuara për vizitorë.
2. Shtigjet e këmbësorëve dhe vendet të cilat mund të vizitohen i përcakton Drejtoria.
3. Drejtoria është e detyruar që shtigjet e e këmbësorëve dhe vendet të cilat mund të vizitohen të shenjëzohen në
6

RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
7mënyrë të duhur.
Neni 35
Lëvizja e vizitorëve jashtë zonës dhe shtigjeve nga neni 33. paragrafi 1. dhe 2. të kësaj Rregulloreje lejohet vetëm nën
përcjelljen e punëtorit të autorizuar nga Drejtoria.
Neni 36
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet lëvizja e lirë e qenve.
2. Qenët duhet të mbahen në hapësirë të caktuara si dhe të mbahen nën kontroll.
3. Në zonat e caktuara për kullotje të bagëtisë ku qenët shfrytëzohen për ruajtjen e kopesë, kufizohet lëvizja e
vizitorëve.
Neni 37
Transporti i udhëtarëve, qarkullimi dhe parkimi
1. Në Parqet Kombëtare transportin e vizitorëve e organizon Drejtoria.
2. Përjashtimisht, Drejtoria mundë të ja besojë transportin e vizitorëve nga paragrafi 1. i këtij neni personit juridik ose
fizik sipas formës së përcaktuar.
3. Për kryerjen e veprimtarisë nga paragrafi 2. i këtij neni Drejtoria lëshon autorizimin (lejen).
4. Transporti i udhëtarëve në rrugët publike të Parqeve Kombëtare lejohet.
Neni 38
1. Shpejtësia e lëvizjes së mjeteve motorike në rrugët e Parqeve Kombëtare përveç në rrugët publike është e kufizuar:
1.1. për traktorët, makinat punuese dhe kultivatorët, deri në 20 km/h;
1.2. për automjete për transport mallrash dhe udhëtarëve, deri në 30 km/h;
2. Kufizimet nga paragrafi 1. i këtij neni nuk vlejnë për qarkullimin e automjeteve me sinjalizim në raste emergjente si:
2.1. automjetet e policisë;
2.2. automjetet e forcës së sigurisë;
2.3. automjetet e zjarrfikësve;
2.4. autoambulancat;
2.5. automjetet e Drejtorisë.
3. Qarkullimi në rrugët publike kryhet në harmoni me dispozitat të cilat rregullojnë qarkullimin rrugor.
Neni 39
1. Parkimi i automjeteve në territorin e Parqeve Kombëtare lejohet vetëm në vendet e parapara dhe të shenjëzuara.
2. Vendet për parkim i përcakton Drejtoria.
3. Drejtoria është e detyruar që vendet për parkim të shenjëzohen në mënyrë të duhur.
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
Neni 40
Qëndrimi dhe bujtja e vizitorëve (mysafirëve)
1. Qëndrimi dhe bujtja e vizitorëve (mysafirëve) në territorin e Parqeve Kombëtare lejohet vetëm në vendet e parapara
dhe të shenjëzuara.
2. Vendet për qëndrim dhe bujtje të mysafirëve i përcakton Drejtoria.
Neni 41
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet kampingu gjegjësisht llogorimi, përveç në vendet e rregulluara për atë
qëllim.
2. Përjashtimisht, me lejen e Drejtorisë, mundë të lejohet llogorimi në raste të veçanta, p.sh. shërbimi i malorëve,
shërbimi i shpëtimit, hulumtimit e ngjashëm.
Neni 42
Ndalohet ndezja e zjarrit jashtë vendbanimeve dhe vendeve të cilat janë veçanërisht të shënjuara për atë destinim.
Neni 43
Larja
Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet larja e njerëzve, kafshëve, automjeteve dhe të ngjashme.
Neni 44
Rekreacioni
1. Parqet Kombëtare si territor me vlera të theksuara rekreative janë të dedikuar për aktivitete rekreative.
2. Aktivitetet rekreative lejohen vetëm në vendet e parapara dhe të shenjëzuara paraprakisht.
3. Drejtoria me pëlqim të Ministrisë, i përcakton llojet e aktiviteteve rekreative dhe vendet e parapara për aktivitete
rekreative.
4. Drejtoria është e detyruar të siguroj që vendet e parapara për rekreacion janë shënjuar në mënyrë të duhur.
5. Aktivitetet rekreative i organizon Drejtoria.
6. Organizimin e veprimtarive rekreative Drejtoria mundë t'ia besoj personave tjerë juridikë ose fizik.
Neni 45
Lavërtaria dhe Blegtoria
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare ndalohet krijimi i sipërfaqeve të reja bujqësore, ndërtimi dhe themelimi i fermave
për mbajtjen e kafshëve shtëpiake dhe të egra, si dhe veprimtarive të tjera bujqësore dhe blegtorale.
2. Lejohet bujqësia tradicionale në sipërfaqet ekzistuese bujqësore si dhe kultivimi i racave vendore të trashëguara.
8
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
Neni 46
Ushtrimi i veprimtarive
1. Në Parqet Kombëtare lejohen veprimtaritë të cilat nuk kërcënojnë natyrën burimore, dhe me të cilat nuk
shfrytëzohen të mirat e natyrës, nën kushtet të cilat i përcakton Ministria.
2. Personat juridik dhe fizik të cilët kryejnë veprimtaritë në territorin e Parqeve Kombëtare janë të detyruar të veprojnë
në harmoni me ligjin, këtë Rregullore dhe aktet tjera nënligjore.
3. Për ushtrimin e veprimtarive në territorin e Parqeve Kombëtar nevojitet leja e Drejtorisë.
4. Për lëshimin e lejes paguhet kompensimi, lartësinë e të cilit e përcakton Drejtoria.
5. Nëse Drejtoria e autorizon për ushtrimin e veprimtarisë personin tjetër juridik ose fizik, zbaton proceduarat e
tenderimit sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Neni 47
1. Drejtoria, pronarëve dhe bartësve e drejtave në pa luajtshmëri në territorin e Parqeve Kombëtare do të ju lëshoj leje
për lëvizje pa pengesë deri tek pa luajtshmëria.
2. Për lëvizje në pjesën tjetër të territorit të Parqeve Kombëtare pronarët dhe bartësit e të drejtave në pa luajtshmëri
janë të detyruar të marrin nga Drejtoria leje të veçantë.
3. Banorët e Parqeve Kombëtare mundë të lëvizin sipas kushteve të përcaktuara me leje të veçantë të Drejtorisë.
4. Me lejen nga paragrafi 2. dhe 3. të këtij neni përcaktohen vendet dhe territoret në të cilat nuk u lejohet lëvizja
banorëve, pronarëve dhe bartësve të të drejtave në palujtshmëri në Parqet Kombëtare.
Neni 48
1. Personat fizik dhe juridik të cilët kanë nevojë të përhershme për qarkullim në rrugët brenda Parqeve Kombëtare në
të cilat qarkullimi është i kufizuar, duhet që për qarkullim të tillë të kenë lejen e Drejtorisë.
2. Përjashtimisht, në rast se personat fizik dhe juridik kanë nevojë për qarkullim të një hershëm në rrugët në të cilat
qarkullimi është i kufizuar, personi i autorizuar i Drejtorisë mundet të ja lejoi qarkullimin.
Neni 49
1. Në territorin e Parqeve Kombëtare nuk lejohen incizimi dhe fotografimi për qëllime komerciale pa lejen e Drejtorisë.
2. Për marrjen e lejes paguhet kompensimi, lartësinë e të cilit e përcakton drejtori i Drejtorisë.
Neni 50
Me personat juridik të cilët ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Parqeve Kombëtare, me kontratë rregullohen
marrëdhëniet e ndërsjella në mes të Drejtorisë dhe personave juridikë sipas kushteve të cilat i përcakton Ministria.
9
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
KAPITULLI III
MBROJTJA KUNDËR ZJARRIT
Neni 51
1. Me qëllim të marrjes së masave për parandalimin e zjarreve në territorin e Parqeve Kombëtare Drejtoria siguron:
1.1. shërbimin e përhershëm për vëzhgim dhe lajmërim, nga të punësuarit e Drejtorisë;
1.2. kalueshmërinë e përhershme të rrugëve dhe shtigjeve nëpër pyje dhe tokë pyjore;
1.3. gatishmërinë e pajisjeve për shuarjen e zjarrit dhe avancimit teknik të përhershëm të tyre;
1.4. ndalimi i ndezjes së zjarrit jashtë vendbanimeve dhe vendeve të cilat janë veçanërisht të përcaktuara dhe
të shënjuara për atë qëllim.
2. Masat për mbrojtjen kundër zjarrit në Parqet Kombëtare i zbatojnë të punësuarit e Drejtorisë në bazë të aktit të
veçantë dhe Programit operativ.
3. Masat për mbrojtjen kundër zjarrit në territorin e Parqeve Kombëtare janë të detyruar ti zbatojnë të gjithë personat
juridik dhe fizik.
KAPITULLI IV
SHENJAT BRENDA PARKUT KOMBËTAR
Neni 52
1. Shenjat në territorin e Parqeve Kombëtare vendosen sipas kësaj Rregullore dhe elaboratit për shenjat të cilat i
përcakton Ministria.
2. Shënjimi bëhet në gjuhët zyrtare.
3. Shënjimi mundë të bëhet edhe në ndonjë gjuhë të huaj për çka vendosë Ministria.
Neni 53
1. Kufijtë e Parqeve Kombëtare shënjohen në tabela.
1.1. Tabela vendoset në hyrje të rrugëve në Parkun Kombëtar, ku rrugët e përbejnë kufirin e asaj pjese të
mbrojtur të natyrës, dhe në hyrjet tjera në Parkun Kombëtar.
2. Në pjesët pyjore dhe të tjera kufiri shënjohet me shenja të zakonshme pyjore në trungjet, muret apo në ndonjë formë
tjetër të përshtatshme.
10
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
KAPITULLI V
MBIKËQYERJA DHE MASAT ADMINISTRATIVE
Neni 54
Mbikëqyrjen në zbatimin e kësaj Rregullore e kryen Drejtoria dhe organet e Ministrisë në kuadër të përgjegjësive të
veta.
Neni 55
1. Mbikëqyrjen e drejtpërdrejt në Parqet Kombëtare e bëjnë mbikëqyrësit e Drejtorisë.
2. Mbikëqyrësit kanë autorizimet e përcaktuara me Ligj dhe këtë Rregullore.
Neni 56
1. Mbikëqyrjen e drejtpërdrejt, punët e ruajtjes dhe promovimit në Parqet Kombëtare i kryejnë rojtarët e natyrës.
2. Rojtarët e natyrës mundë të ushtrojnë punët dhe autorizimet e mbikëqyrësit në pajtim me Ligjin dhe këtë
Rregullore.
Neni 57
1. Mbikëqyrësi dhe rojtari i natyrës, me autorizim të veçantë, gjatë kryerjes së detyrave të mbikëqyrjes dhe zbatimit të
masave të mbrojtjes në Parqet Kombëtare bartin Shenjen e mbrojtjes së natyrës në pajtim me Udhëzimin
Administrativ për Shenjën e mbrojtjes së natyrës dhe Drejtorisë që menaxhon me zonën e mbrojtur.
2. Mbikëqyrësi dhe rojtari i natyrës, me autorizim të veçantë, gjatë kryerjes së detyrave të mbikëqyrjes dhe zbatimit të
masave të mbrojtjes në Parqet Kombëtare e bartin kartën identitetit të lëshuar nga Ministria në pajtim me dispozitat e
Udhëzimit administrativ për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e lëshimit të kartës identifikuese si dhe dukjen e
uniformës të mbikëqyrësit dhe rojtarit të natyrës.
3. Me Kartën e identiteti mbikëqyrësi i natyrës, dhe rojtari i natyrës, me autorizim të veçantë i Drejtorisë e dëshmon
identitetin zyrtar.
Neni 58
1. Mbikëqyrësi dhe rojtari i natyrës, me autorizim të veçantë të Drejtorisë të Parkut Kombëtare gjatë kohës së
shërbimit bartin uniformën zyrtare.
2. Lloji, forma dhe modeli i uniformes zyrtare, veshjeve dhe mbathjeve, afati i vlefshmërisë dhe orari i mbajtjes së
uniformës përcaktohet me dispozitat e Udhëzimit administrativ për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e lëshimit të
kartës identifikuese si dhe dukjen e uniformës të mbikëqyrësit dhe rojtarit të natyrës.
Neni 59
Nëse mbikëqyrësit të natyrës, rojtarit të natyrës, me autorizim të veçantë, gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes, si dhe në
ndërmarrjes së masave dhe veprimeve për të cilat janë të autorizuar ju bëhet rezistencë fizike ose kërcënim i
drejtpërdrejtë, ose nëse rezistenca e tillë pritet, mbikëqyrësi, mbikëqyrësi i natyrës, dhe rojtari i natyrës, me autorizim
të veçantë mund të kërkojë ndihmë nga zyrtarët e autorizuar të administratës kompetente të policisë.
11
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË
Neni 60
Mbikëqyrësi i natyrës, dhe rojtari i natyrës, me autorizim të veçantë gjatë kryerjes së mbikëqyrjes i përgjigjet drejtorit të
Drejtorisë për autorizimet dhe përgjegjësit si dhe tejkalimet e autorizimeve të veta të përcaktuara me Ligj dhe këtë
Rregullore.
KAPITULLI VI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 61
1. Drejtori i Drejtorisë do të i nxjerr vendimet e parapara me këtë Rregullore, në afat prej 60 ditë nga dita e hyrjes në
fuqi të kësaj Rregullore.
2. Drejtoria në afat prej 90 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Rregullore do të kryej shënjëzimet e parapara në
territorin e secilit Park Kombëtar sipas kësaj Rregullore.
Neni 62
Hyrja në fuqi
Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Dardan Gashi
__________________________________________________
Ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Datë: 09/10/2013
12
RREGULLORE MMPH Nr.21/2013 PËR RENDIN E BRENDSHËM TË PARQEVE KOMBËTARE
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 46 / 08 NËNTOR 2013, PRISHTINË