1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 21 / 13 QERSHOR 2013, PRISHTINË
LIGJI NR. 04/L-179
PËR TRANSPORTIN RRUGOR
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR TRANSPORTIN RRUGOR
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është rregullimi dhe zhvillimi i sektorit të transportit rrugor të udhëtarëve dhe
mallrave, qasjen e hapur dhe jo diskriminuese në treg, ofrimi i shërbimeve në tregun e sektorit rrugor
të udhëtarëve dhe mallrave si dhe rregullimin e regjimit të ngasjes dhe pushimit.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ligji rregullon kushtet e qasjes në treg te operatoreve të transportit rrugor të udhëtarëve dhe
mallrave që përdor të paktën një mjet motorik ose një tërësi mjetesh pesha e mjetit e të cilëve është
mbi tre pikë pesë (3.5) tonë dhe jo më pak se gjashtë (6) tonë pesha e përgjithshme për të kryer
transportin e mallrave, ose të paktën me një automjet i cili është teknikisht në gjendje te rregullt, për
nga lloji i konstruktimit dhe pajisjeve, me kapacitet me më shumë se tetë plus një (8+1) ulëse,
përfshirë edhe ngasësin për të kryer transport të udhëtarëve.
2. Ligji rregullon kushtet e realizimit të shërbimeve të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve, që
kryhet nga operatorët e transportit rrugor që janë të themeluar në Kosovë e që kryejnë transport
vendor ose ndërkombëtar dhe nga operatorët e transportit jorezident që kryejnë transport
ndërkombëtar që kanë në destinacion Kosovën ose kalojnë tranzit.
3. Përveç tjerash, ligji cakton kushte dhe kritere lidhur me kohëzgjatjen e ngasjes, kohën e pushimit
për drejtuesit e automjeteve që kryejnë shërbime të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve, për
nevoja të veta ose të personit tjetër, si dhe modalitetet e përdorimit të tahografit.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdora në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Ministria - Ministria përkatëse për transport;
1.2. Komunë - njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, e përcaktuar
sipas Ligjit përkatës për Vetëqeverisje Lokale;
1.3. Rrugë publike - një sipërfaqe me rëndësi të përgjithshme për komunikacion, në të cilën
mund të lëvizë çdo kush me kushte të caktuara me ligj dhe të cilën organi kompetent e ka
shpall rrugë publike;
2
1.4. Operator-taksi - veprimtari e transportit të udhëtarëve e cila ushtrohet nga personat fizik
dhe juridik;
1.5. Stacion i autobusëve - objekti me infrastrukturën përcjellëse të licencuar nga Ministria
me qëllim të ofrimit të shërbime për operatorët e transportit rrugor të udhëtareve dhe
udhëtarët;
1.6. Vend-ndalje - sipërfaqe e ndërtuar dhe të shënjuar posaçërisht, e caktuar për ndaljen e
autobusëve e që mundëson hyrjen, përkatësisht daljen e sigurt të udhëtarëve dhe
bagazheve;
1.7. Transport multilateral - transportin e udhëtarëve ose të mallrave ndërmjet Kosovës dhe
shteteve të tjera;
1.8. Itinerar - akti i cili përcakton kahun e lëvizjes së automjeteve në linjë;
1.9. Lëshues i licencës - organi i cili sipas dispozitave të këtij ligji është kompetent për
lëshimin e licencës;
1.10. Certifikatë e automjetit - dokument të cilin e lëshon organi kompetent për çdo automjet
veç e veç dhe i cili përmban të dhënat për: lëshuesin e organit kompetent, operatorin e
transportit, numrin e licencës, përkatësisht lejes, shenjën (targat) e regjistrimit, markën tipin,
numrin e shasisë së automjetit, kapacitetin bartës, llojin e transportit që mund të kryhet, datën
e lëshimit të certifikatës, vulën dhe nënshkrimin;
1.11. Operator i transportit rrugor te mallrave - veprimtarinë e çdo operatori transportues
të mallrave që kryen transport për nevoja personale dhe palë të tretë, me anë të mjeteve
motorike ose të mjeteve të kombinuara;
1.12. Operator i transportit rrugor të udhëtareve - veprimtari e çdo operatori që vepron me
anë të mjeteve motorike që janë të përshtatshme për bartjen e më shumë se nëntë
personave, përfshirë edhe vozitësin, dhe të destinuara për këtë qëllim, shërbimet e transportit
të pasagjerëve për publik ose për kategori të veçanta të përdoruesit në këmbim të pagesës
nga personi i transportuar ose nga organizatori transportit;
1.13. Menaxher transporti - një person fizik i cili posedon certifikatën e kompetencës
profesionale për menaxher (CPC) i punësuar nga një apo më shumë por jo me tepër së katër
(4) operator të transportit rrugor me anë të një kontrate, të cilët në mënyrë efektive dhe të
vazhdueshme menaxhon aktivitetet e transportit të atij operatori;
1.14. Shërbim i rregullt special - shërbim i rregullt i organizuar, i cili ofron bartje te një
kategorie te caktuar udhëtaresh duke përjashtuar udhëtarët e tjerë;
1.15. Transport publik - transport të cilin në kushte të njëjta mund ta shfrytëzojnë të gjithë
shfrytëzuesit e shërbimeve të transportit;
1.16. Transport publik linjor i udhëtarëve - transporti i cili kryhet në relacionet e caktuara
dhe sipas rendit të udhëtimit, çmimeve dhe kushteve të përgjithshme të transportit të
përcaktuara paraprakisht;
1.17. Kabotazh - secili transport i udhëtarëve ose mallrave që kryhet në territorin e Kosovës
ndërmjet pikave të veçanta të cilin e kryen operatori transportues jorezident;
1.18. Licencë - akti me të cilin operatori i transportit rrugor lejohet të ushtrohet veprimtaria e
transportit rrugor të udhëtarëve ose mallrave, stacionet e autobusëve dhe terminaleve të
mallrave;
1.19. Leje e transportit - akti i caktuar me këtë ligj ose me marrëveshje ndërkombëtare në
bazë të cilës kryhet transporti rrugor i udhëtarëve ose i mallrave;
1.20. Leje (CEMT) - leja multilaterale për kryerjen e transportit rrugor ndërkombëtar të
mallrave në territorin e shteteve anëtare të CEMT-it, me automjetet e regjistruara në një nga
3
shtetet anëtare të CEMT-it;
1.21. (CEMT) - Konferenca Evropiane e Ministrave të Transportit;
1.22. Linjë - relacioni ose tërësia e relacioneve të kryerjes së transportit në komunikacionin
rrugor, prej stacionit fillestar deri në stacionin, përkatësisht deri në vend-ndaljen
përfundimtare, në të cilën transportohen udhëtarët sipas rendit të udhëtimit të regjistruar dhe
të publikuar me një ose me më shumë nisje;
1.23. Linjë ndër-urbane - linjë e cila zhvillohet në rrugët publike magjistrale dhe regjionale të
Kosovës dhe që lidhë dy apo më shumë Komuna;
1.24. Linjë ndërkombëtare - linjë e cila stacionin fillestar e ka në territorin e Kosovës ndërsa
atë përfundimtar jashtë territorit të Kosovës;
1.25. Linjë urbane - linja e cila i lidh dy e më tepër stacione, gjegjësisht vend ndalje brenda
kufijve urban të një Komune - qyteti;
1.26. Linjë urbane-periferike - linjë e cila i lidh dy e më tepër stacione, gjegjësisht vend
ndalje brenda territorit të një Komune;
1.27. Linjë udhëtarësh - linjë në të cilën kryhet transporti ndërmjet stacionit fillestar dhe
përfundimtar, përkatësisht vend ndaljes së autobusëve me ndalje të detyrueshme në të gjitha
stacionet, përkatësisht vend ndaljet e autobusëve përgjatë rrugës së përcaktuar në rend të
udhëtimit;
1.28. Linjë direkt - linjë në të cilën kryhet transporti ndërmjet stacionit fillestar dhe
përfundimtar të autobusëve, përkatësisht të vend ndaljes së autobusëve, e përcaktuar në
rend të udhëtimit pa u ndalur nëpër vend ndalje përgjatë rrugës;
1.29. Linjë ekspres - linjë në të cilën kryhet transporti ndërmjet stacionit fillestar dhe
përfundimtar të autobusëve, përkatësisht vend ndaljes së autobusëve të përcaktuara në rend
të udhëtimit duke u ndalur edhe në ndonjë stacion të rëndësishëm të autobusëve,
përkatësisht në vend ndalje të autobusëve të përcaktuara në rend të udhëtimit;
1.30. Transport linjor ndër-urban - transport publik i udhëtarëve ndërmjet dy ose më tepër
komunave, kurse mund të kryhet si transport linjor i udhëtarëve, ekspres ose direkt;
1.31. Marrëveshje ndërkombëtare - çdo marrëveshje bilaterale ose multilaterale e cila e
detyron Kosovën dhe e cila ka të bëjë me transportet në komunikacionin rrugor;
1.32. Transport në linja ndërkombëtare - transport publik rrugor të udhëtarëve ndërmjet
Kosovës dhe shteteve të tjera;
1.33. Udhëtar - personi / personat fizik të cilët transporton nga operatorët e transportit rrugor
me kompensim dhe i cili në bazë të kontratës ka të drejtë transporti;
1.34. Transport i veçantë linjor - transportin e vetëm një numri të caktuar të udhëtarëve i cili
kryhet në bazë të kontratës me shkrim ndërmjet operatorit të transportit dhe porositësit të
transportit, me ç‟rast transportin e paguan porositësi;
1.35. Transport në komunikacionin rrugor - çdo transport të udhëtarëve ose të mallrave,
duke përfshirë edhe ngasjen e automjetit të zbrazët ose të pangarkuar;
1.36. Transport në komunikacionin e brendshëm rrugor - transport rrugor të udhëtarëve
dhe mallrave brenda territorit të Kosovës;
1.37. Transport në komunikacionin ndërkombëtar rrugor - transport rrugor të udhëtarëve
dhe mallrave ndërmjet dy ose më shumë shteteve;
4
1.38. Transport nga ose për shtetet e treta - transport rrugor të mallrave ose të udhëtarëve
të cilin e kryen operatori i transportit i cili nuk ka selinë/vendqëndrimin në shtetin në të cilin e
fillon, përkatësisht e përfundon transportin;
1.39. Transport i lirë i rastit i udhëtarëve në komunikacionin rrugor - transport me të cilin
një grup paraprakisht i caktuar i udhëtarëve transportohet sipas kushteve që janë dakorduar
me kontratën ndërmjet operatorit të transportit dhe porositësit të transportit e i cili nuk është
transport linjor publik, transport i veçantë linjor, transport i lirë i kohëpaskohshëm;
1.40. Transport i lirë vajtje-ardhje udhëtarëve në komunikacionin rrugor - transportin me
anë të cilit, me një varg udhëtimesh të nisjes dhe të kthimit grupet e udhëtarëve të formuara
paraprakisht transportohen nga e njëjta vendnisje deri në të njëjtin vend të destinacionit.
Secili grup i cili ka kryer udhëtimin në nisje, kthehet në vend nisje me të njëjtën ose me
udhëtimet e mëvonshme të të njëjtit operator të transportit;
1.41. Transport për nevoja vetanake - transport i personave ose të mallrave të cilin e
kryejnë pa kompensim personat fizikë ose juridikë, për t‟i plotësuar nevojat e prodhimit ose të
shërbimeve në kuadër të veprimtarive të veta;
1.42. Transport për palë të tretë - transportin e mallrave me automjet transportues apo
tërësi të mjeteve të transportit të kryer me qëllime komerciale për personat tjerë fizik dhe
juridik;
1.43. Operator i Transportit - personi fizik ose juridik, vendor ose të jashtëm i cili posedon
licencën për kryerjen e veprimtarisë së transportit në komunikacionin rrugor;
1.44. Fletudhëtim - formularin e përcaktuar të cilin operatori i transportit duhet ta ketë gjatë
kryerjes së transportit rrugor të lirë të udhëtarëve në transportin e brendshëm dhe në atë
ndërkombëtar;
1.45. Fleturdhëresë e rrugës - formular i përcaktuar i cili përmban numrin e regjistrimit të
autobusit me të cilin kryhet transporti linjor i udhëtarëve, emërtimin e linjës, kohën e fillimit
dhe të mbarimit të udhëtimit, të dhënat për personelin e automjetit dhe drejtimin e qarkullimit
të tij, nënshkrimin e personit të autorizuar për lëshimin e fletëurdhëresës së rrugës si dhe
rubrikën për shënimin e arritjes dhe të nisjes nga stacioni i autobusëve ose nga vend ndalja e
autobusëve në transportin linjor;
1.46. Relacion - distancë ndërmjet dy vendeve të linjës të cilat në rend të udhëtimit janë
shënuar si stacione të autobusëve, përkatësisht si vend ndalje të autobusëve;
1.47. Tërësi e mjeteve të transportit - kombinim i një mjeti tërheqës edhe të paktën një
rimorkio ose gjysmë rimorkio;
1.48. Operator transportues i vendit - person fizik ose juridik me seli/vendqëndrim në
Kosovë i cili posedon licencën për kryerjen e transportit ose kryen transport për nevoja
vetanake në përputhje me këtë ligj;
1.49. Operator transportues i jashtëm - person fizik ose juridik i cili posedon licencën e
shtetit të vet për kryerjen e transportit të udhëtarëve ose të mallrave ose i cili kryen transportin
për nevoja vetanake, kurse selinë/vendqëndrimin e ka në shtetin tjetër;
1.50. Terminali i mallrave - objekt me sipërfaqe përcjellëse që të ofrojë shërbime për
pranimin dhe përcjelljen e automjeteve transportuese të operatorëve transportues;
1.51. Fletëngarkesë - akt i cili shoqëron mallin dhe duhet të përmbajë: datën dhe vendin e
lëshimit, emrin dhe mbiemrin ose emërtimin e dërguesit, pastaj adresën e tij, emrin dhe
mbiemrin ose emërtimin e operatorit të transportit, shenjën e regjistrimit të automjetit, datën
dhe vendin e ngarkimit të mallit, emrin dhe mbiemrin ose emërtimin e marrësit dhe vendin e
shkarkimit, shënimin e sasisë dhe të llojit të ngarkesës, listën e dokumenteve që i
bashkëngjiten fletëngarkesës, shpenzimet e transportit dhe shpenzimet e tjera;
5
1.52. Transport tranzit - transport i udhëtarëve ose të mallrave nëpër territorin e Republikës
së Kosovës pa hyrjen ose daljen e udhëtarëve, përkatësisht pa ngarkuar ose shkarkuar
mallrat në Kosovë;
1.53. Ngasës - person që ka fituar shkallën e nevojshme të kualifikimit për drejtimin e
automjetit transportues;
1.54. Rendi i udhëtimit - akt i cili përmban: emërtimin e operatorit të transportit, linjën në të
cilën kryhet transporti, llojin e linjës, radhitjen e stacioneve të autobusëve, përkatësisht të
vendaljeve të autobusëve, pastaj distancën nga vendi ku fillon linja, kohën e arritjes dhe të
nisjes nga stacioni i autobusëve, përkatësisht në vendndaljet e autobusëve, regjimin e
mbajtjes së linjës, periudhën brenda të cilës mbahet linja dhe afatin e vlefshmërisë së rendit
të udhëtimit;
1.55. Tarifë - akt i cili përmban çmimin lidhur me kryerjen e shërbimeve dhe kushteve tjera
transportuese;
1.56. Automjet i marrur me qira - çdo mjet rrugor , i cili me pagesë dhe një periudhë të
caktuar kohe mbahet nga një operator i transportit të cilin e përdorë për transport të
udhëtarëve ose mallrave, duke pasur një kontratë qiraje me pronarin e automjetit;
1.57. CMR - akt që e shoqëron mallin në transportin rrugor ndërkombëtar;
1.58. Anëtar i ekuipazhit - vozitësi, kondukteri dhe çdo person që e shoqëron shoferin duke
marrë në mënyrë të zakonshme një pjesë efektive të operacioneve të transportit;
1.59. Java - periudha ne mes orës 00:00 te Hënën dhe 24:00 te Dielën;
1.60. Pushimi - çdo periudhe e pandërprerë gjate se cilës vozitësi përdor kohen e lire sipas
dëshirës;
1.61. Ndërprerja - çdo periudhe gjate se cilës vozitësi nuk ka drejte vozitjeje apo kryerje te
ndonjë detyre tjetër ,e qe i lejon vetëm pushim;
1.62. Koha pushimit ditor - pjesa e ditës gjate se cilës vozitësi mund te kaloj kohen e lire
sipas dëshirës dhe e cila mund te jete „pushim ditor normal‟ apo „pushim ditor i reduktuar;
1.63. Kohëzgjatja e drejtimit të automjetit - është kohëzgjatja e ngasjes të ekuipazhit , gjendja
në të cilën gjatë drejtimit të përbërë mes dy periudhave të njëpasnjëshme të pushimit të
përditshëm ose në mes të një periudhe të pushimit ditor dhe një pushimi javor ,ka të paktën
dy shoferë në bordin e automjetit që të sigurojë ndërrime. Në orën e parë te vozitjes, prania e
shoferit tjetër apo tjerëve është fakultative, por kjo është e detyrueshme për pjesën tjetër të
periudhës së vozitjes;
1.64. Kohëzgjatja ditore e vozitjes - kohëzgjatja e përgjithshme e akumuluar prej mbarimit
të pushimit ditor dhe fillimit të pushimit tjetër ditor ose prej mbarimit te pushimit ditor dhe
fillimit te pushimit javor;
1.65. Kohëzgjatja e vozitjes - koha totale e vozitjes e regjistruar ne mënyrë automatike,
gjysme automatike ose manuale ne kushtet e përcaktuara ne Ligj;
1.66. Aparat i kontrollit - tahografi - aparati i destinuar që të jetë i instaluar brenda
automjetit për të treguar dhe regjistruar në mënyrë automatike apo gjysmë automatike të
dhënat mbi rrugëtimin e këtyre automjeteve dhe mbi disa, kohën e punës të ngasësve të tyre;
1.67. Fletë incizim - fletë e përpiluar për të pranuar dhe shënuar incizimet, për t‟i vendosur
në aparatin e kontrollit dhe në të cilin mekanizmi i shtypësit (printerit) i përshkruan në
vazhdimësi diagramet e të dhënave të regjistruara.
6
Neni 4
Kompetencat e Ministrisë në Sektorin e Transportit
1. Ministria nëpërmjet Ministrit, përcakton politikën dhe strategjinë e zhvillimit të transportit rrugor dhe
bënë rregullimin e sektorit të transportit në Kosovë.
2. Në lëmin e sektorit të transportit Ministri:
2.1. propozon Qeverisë strategjinë e zhvillimit të transportit dhe ligjet që rregullojnë
veprimtarinë e transportit;
2.2. miraton procedurat për dhënien e licencave dhe lejeve për operatorët e transportit rrugor
të udhëtarëve dhe mallrave, terminaleve të mallrave, stacioneve të autobusëve për ushtrimin
e veprimtarisë së tyre si dhe autorizimet për operim;
2.3. propozon Qeverisë ngritjen e normave të sigurisë, ekologjike dhe teknike në transportin
rrugor;
2.4. propozon dhe harton politikat dhe rregullat e kontrollit në transportit rrugor;
2.5. në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtarë në fushën e transportit rrugor arrin dhe
finalizon marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale;
2.6. harton dhe cakton rregulla për kompetencën profesionale, regjimin e ngasjes dhe
pushimit për menaxher dhe shoferë te automjeteve;
2.7. harton dhe lëshon rregulla për detyrueshmërinë e shërbimit publik të udhëtarëve,
gjithashtu përcakton kushtet dhe kriteret për subvencionim në shërbimin e publik të
udhëtarëve në linjat të cilat janë të domosdoshme për qytetarët dhe ekonomikisht të
paqëndrueshme.
3. Ministria ka kompetencë të certifikojë automjetet me më së paku shtatëmbëdhjetë plus një ulëse
(17 + 1).
Neni 5
Hartimi dhe caktimi i rregullave
1. Ministria do të harton dhe cakton rregulla në lidhje me operimin e shërbimeve të automjeteve nga
ana e drejtuesve të operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, si vijon:
1.1. drejtimin e shërbimit të automjeteve duke përfshirë:
1.1.1. sigurinë e udhëtarëve dhe publikut;
1.1.2. kualifikimet, trajnimi, përvoja e shoferëve të automjeteve dhe njerëzve të tjerë
që ofrojnë shërbime në emër të drejtuesve për shërbim me autobus;
1.1.3. koha maksimale e minimale e vozitjes dhe koha e pushimit të shoferëve të
automjeteve;
1.1.4. sigurimi;
1.1.5. lëshimi i biletave të udhëtarëve;
1.1.6. ankesat e konsumatorëve dhe informacionet.
1.2. përgatitja, publikimi, dhe përputhshmëria, e orareve për shërbimet e rregullta linjore;
1.3. detyrimet e shoferëve të automjeteve të operatorëve të transportit rrugor dhe njerëzit e
tjerë që ofrojnë shërbime në emër të drejtuesve të transportit rrugor të udhëtarëve dhe
7
mallrave;
1.4. mirëmbajtja dhe pastrimi i autobusëve publik;
1.5. mirëmbajtja, parkimi dhe objektet tjera për autobusët publik;
1.6. krijimi dhe mbajtja (ruajtja) e regjistrave dhe inspektimi i tyre.
Neni 6
Kompetencat e Komunës në sektorin e transportit
1. Përcakton politikat e zhvillimit të shërbimeve të transportit rrugor të sigurta, efikase dhe ekonomike
brenda kufijve administrativë të komunës.
2. Harton dhe aprovon planin e transportit rrugor lokal dhe e ndryshon atë sipas nevojës varësisht
nga rrethanat e krijuara, i cili nuk duhet të jetë në kundërshtim me rrjetin e linjave ndër-urbane të
aprovuar dhe publikuar nga Ministria.
3. Ndryshon atë plan jo më vonë së pesë vite nga data e nxjerrjes së tij, i cili duhet të jetë në
përputhshmëri më politikën e zhvillimit të tërësishëm të transportit rrugor në Kosovë.
4. Publikon planin apo planin e ndryshuar dhe një kopje të tij ia dërgon Ministrisë.
5. Komuna mund të nxjerr akte administrative përmes të cilave cakton rregullat lidhur me operimin e
operatorëve / autobusëve me kusht që këto rregulla të mos paragjykojnë / dëmtojnë të drejtat dhe
interesat e asnjërës prej bashkësive, të cilat respektohen mirëfilli dhe të cilat përfshijnë:
5.1. rregullimin ose ndalimin e përdorimit të autobusëve publik në rrugë të caktuara ose rajone që
kanë lidhje me rrugë;
5.2. marrja dhe zbritja e udhëtarëve dhe çështje tjera lidhur me transportin rrugor të udhëtarëve;
5.3. krijimi dhe mbajtja (ruajtja) e regjistrave dhe inspektimi i tyre;
5.4. transporti i bagazhit të udhëtarëve ose mallrave tjera;
5.5. rregullimin ose ndalimin e transportit të udhëtarëve që qëndrojnë në këmbë;
5.6. shpejtësia maksimale e autobusëve publik;
5.7. dizajni, pajisja, mjetet (të brendshme ose të jashtme) të autobusëve publik;
5.8. pikat e stacioneve dhe vend-ndaljet në linjat për autobus dhe
5.9. rregullimin ose ndalimin e shpalljeve, shenjave dhe reklamave brenda apo jashtë autobusëve
publik.
6. Komuna ka kompetencë të certifikojë automjetet me më shumë se tetë plus një (8 + 1) ulëse për
transportin urban dhe urbano-periferik.
Neni 7
Ushtrimi i veprimtarisë së operatorëve
1. Veprimtaria e transportit rrugor të udhëtarëve, mallrave, stacioneve të autobusëve dhe terminaleve
të mallrave kryhet në bazë të licencës që u lëshohet operatorëve që i plotësojnë kushtet sipas këtij
ligji.
2. Licenca është e domosdoshme për këto raste:
2.1. transport të udhëtarëve;
8
2.2. transport taksi;
2.3. transport ndërkombëtar të mallrave;
2.4. stacione të autobusëve;
2.5. terminale të mallrave.
3. Licenca lëshohet ne vlefshmëri prej se paku pesë (5) vitesh.
4. Operatori i transportit i cili posedon licencë për transport publik të udhëtarëve dhe mallrave, nëse
dëshiron të ushtroj veprimtarinë e transportit ndërkombëtarë duhet të pajiset me leje për transport
ndërkombëtarë.
5. Licenca, sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni nuk është e nevojshme për automjetet e Forcës
përkatëse te Sigurisë së Kosovës, Forcat e armatosura ndërkombëtare, Policinë e Kosovës, ndihmës
së shpejtë, zjarrfikësve, institucionet publike dhe njësitë e shpëtimit, dhe për automjetet me peshë
deri tre pikë pesë (3.5) tonelata apo pesha e përgjithshme nuk tejkalon gjashtë (6) tonelata.
6. Licencat për ushtrimin e veprimtarisë së transportit rrugor të udhëtarëve, mallrave stacioneve të
autobusëve dhe terminaleve të mallrave, jepen kundrejt pagesës.
7. Ministri me akt nënligjor, përcakton kriteret, procedurat, tarifat për dhënien dhe revokimin e
licencës për ushtrimin e veprimtarisë së transportit rrugor të udhëtarëve, mallrave, stacioneve të
autobusëve dhe terminaleve të mallrave.
8. Komuna me akt nënligjor përcakton kriteret për dhënien dhe revokimin e licencës për ushtrimin e
veprimtarisë së transportit rrugor të udhëtarëve në territorin e komunës së saj.
Neni 8
Certifikata e automjetit
1. Certifikata e automjetit është pjesë përbërëse e licencës të cilën e lëshon organi kompetent për
çdo automjet në emër të operatorit të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave të cilët janë të
licencuar nga Ministria.
2. Certifikata e automjetit lëshohet në emër të operatorit transportues e cila është e pa tjetërsueshme
dhe e pa transferueshme dhe është pjesë e licencës.
3. Operatori i transportit rrugor është i detyruar që për çdo automjet i cili posedon certifikatë të
automjetit të lëshuar nga Ministria të kthejë atë tek autoriteti lëshues me rastin e shitjes së automjetit
brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh.
4. Ministria me akt nënligjor përcakton kushtet, kriteret, dhe procedurat e lëshimit të certifikatës.
Neni 9
Regjistri elektronik i operatorëve
1. Të gjithë operatorët e transportit rrugor të themeluar në Kosovë që kanë licencë, regjistrohen në
regjistrin elektronik vendor të operatorëve të transportit rrugor që mbahet nga Ministria e ngarkuar për
transport.
2. Regjistri përmban të gjitha të dhënat lidhur me licencat, lejet, certifikatat e automjeteve
transportuese dhe menaxherët e transportit të të gjithë operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve
dhe mallrave.
3. Në regjistër ka qasje publiku duke respektuar zbatimin e dispozitave lidhur me të dhënat me
karakter personal.
9
4. Ministri me akt nënligjor cakton listën e informatave që mbahen në regjistrin kombëtar të
informatave për transportin rrugor, si dhe modalitetet e mbajtjes së tij.
Neni 10
Kushtet për licencimin e operatorëve të transportit rrugor, stacioneve të autobusëve dhe
terminaleve të mallrave
1. Për marrjen e licencës të transportit rrugor të udhëtarëve dhe transportit ndërkombëtar te mallrave
operatori duhet të plotësojë këto kushte:
1.1. të jetë i regjistruar (themeluar) në Kosovë;
1.2. të ketë reputacion të mirë;
1.3. të ketë kapacitete të përshtatshme / qëndrueshme financiare, të cilën e vërteton në bazë
të pronësisë mbi mjetet apo garancionet financiare/bankare;
1.4. të ketë kompetencën e nevojshme profesionale për menaxher transporti;
1.5. të ketë në gjendje të mire teknike-eksploatuese automjetet e transportit.
2. Për marrjen e licencës të stacionit të autobusëve dhe terminaleve të mallrave operatori duhet të
plotësojë këto kushte:
2.1. të jetë i regjistruar (themeluar) në Kosovë;
2.2. të ketë reputacion të mirë;
2.3. të ketë kapacitete të përshtatshme / qëndrueshme financiare, të cilën e vërteton në bazë
të pronësisë mbi mjetet apo garancionet financiare/bankare;
2.4. të ketë kompetencën e nevojshme profesionale për menaxher transporti.
Neni 11
Kompetenca profesionale
1. Kompetenca profesionale nënkupton zotërimin e njohurive të nevojshme juridike, tregtare,
financiare dhe teknike për ushtrimin e veprimtarisë së transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave
dhe kërkohet për menaxher transporti dhe për ngasësit jo shtetas të Kosovës.
2. Ministri me akt nënligjor do të përcaktoj kushtet, kriteret, procedurat, modelin, tarifat dhe mënyrën
e organizimit të trajnimeve për kompetencën profesionale.
Neni 12
Forma dhe përmbajtja e lejeve, licencave dhe certifikatave
1. Ministri me akt nënligjor do të përcakton formën dhe përmbajtjen e licencës, të lejes së transportit,
certifikatën e automjetit, certifikatën e shoferit (CPC), certifikatën e menaxherit (CPC), fletë
urdhëresën e rrugës, fletudhëtimin, tarifën e çmimeve, procedurat për lëshimin e tyre dhe mënyrën e
mbajtjes te dhënave për te gjitha llojet e transportit rrugor te udhëtareve dhe mallrave si dhe
stacioneve të autobusëve dhe terminaleve te mallrave.
2. Ministri respektivisht Komuna me akt nënligjor do të përcaktoj kushtet dhe kriteret teknike-
eksploatuese dhe higjienike të automjeteve të transportit rrugor të udhëtarëve.
Neni 13
Revokimi i licencës dhe lejes
1. Licenca apo leja për veprimtarinë e transportit humbë vlerën kur:
10
1.1. operatori falimenton (nëse vërtetohet me vendim te autoriteteve kompetente);
1.2. mbaron afati i vlefshmërisë së saj;
1.3. kërkohet nga mbajtësi i saj;
2. Licenca apo leja për veprimtarinë e transportit hiqet nga organi që e lëshon atë kur:
2.1. vërtetohet se operatori ka humbur njërën nga kushtet e përcaktuar për qasjen në treg të
operatorëve të transportit rrugor të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji;
2.2. mbajtësi i licencës apo lejes shkel detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet
nënligjore.
3. Licenca apo leja për veprimtarinë e transportit i hiqet në mënyrë të përhershme ati operatori që
është dënuar nga gjykata kompetente për kryerjen e veprës penale për kontranbandim me narkotik
dhe trafikim më qenie njerëzore.
4. Propozimin për inicimin e procedurës për revokimin e licencës dhe lejes sipas paragrafit 2. të këtij
neni e bënë Inspektorati i Ministrisë.
5. Vendimi merret nga organi që e ka lëshuar atë, pas dëshmisë së provave dhe argumentimit nga
inspektorët e transportit rrugor pranë Ministrisë.
KREU II
TRANSPORTI RRUGOR I UHDËTARVE
Neni 14
Transporti rrugor i udhëtarëve
1. Operatori i transportit rrugor të udhëtarëve nuk mund të ushtroj veprimtarinë e transportit para se
të pajiset me licencë, leje apo rend të udhëtimit.
2. Transporti rrugor i udhëtarëve ushtrohet si:
2.1. transport i rregullt i udhëtarëve me autobus;
2.2. transport i lirë i udhëtarëve me autobus;
2.3. transport taksi i udhëtarëve;
2.4. transport i udhëtarëve për nevoja vetanake.
3. Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus ushtrohet si:
3.1. transport brenda territorit të Kosovës;
3.2. transport jashtë territorit të Kosovës;
3.3. transport për qasje dhe kalim transit nëpër territorin e Kosovës.
4. Transporti i lirë i udhëtarëve me autobus ushtrohet:
4.1. transport brenda territorit të Kosovës;
4.2. transport jashtë territorit të Kosovës;
4.3. transport për qasje dhe kalim transit nëpër territorin e Kosovës.
11
5. Transporti për nevoja vetanake i udhëtarëve me autobus ushtrohet si:
5.1. transport brenda territorit të Kosovës;
5.2. transport jashtë territorit të Kosovës;
5.3. transport për qasje dhe kalim transit nëpër territorin e Kosovës.
Neni 15
Përgjegjësitë e Ministrisë dhe Komunës në transportin rrugor të udhëtarëve
1. Ministria është përgjegjëse për koordinimin dhe rregullimin e:
1.1. transportit të udhëtarëve brenda territorit të Kosovës;
1.2. transportit të udhëtarëve jashtë territorit të Kosovës;
1.3. transportit të udhëtarëve për qasje dhe kalim transit nëpër territorin e Kosovës.
2. Komuna është përgjegjëse për koordinimin dhe rregullimin e transportit brenda territorit te saj si
vijon:
2.1. transportin e rregullt të udhëtarëve;
2.2. transportin e lirë të udhëtarëve;
2.3. transportin taksi të udhëtarëve;
2.4. transportin e udhëtarëve për nevoja vetanake.
Neni 16
Autoriteti për rregullim dhe koordinim të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave
1. Ministri mund të themeloj një organ rregullues ekzekutiv për koordinimin dhe rregullimin e
transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
2. Kompetencat, përbërjen, të drejtat dhe detyrimet i përcakton Ministri me akt nënligjor.
Neni 17
Transporti i rregullt i udhëtarëve brenda Kosovës
1. Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus, kryhet në relacionet e caktuara (linja), sipas rendit të
udhëtimit të përcaktuar dhe vërtetuar më parë, çmimit të caktuar e të shpallur dhe kushteve tjera të
transportit.
2. Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus brenda territorit të Kosovës mund të ushtrohet si:
2.1. transport urban dhe urban-periferik;
2.2. transport ndër-urban;
2.3. transport i veçantë i udhëtarëve;
2.4. transport për nevoja vetanake.
3. Transporti urban dhe urban-periferik mund të kryhet si transport i rregullt dhe i njëjti mund të
subvencionohet nga Komuna.
4. Transporti ndër-urban mund të kryhet si transport i rregullt, transport direkt dhe ekspres, dhe i njëjti
mund të subvencionohet nga Ministria.
12
5. Ministria respektivisht Komuna me akt nënligjor do të përcaktoj kushtet, procedurat, mënyrën e
përzgjedhjes së relacioneve, tarifat si dhe do të përcaktoj linjat të cilat mund të subvencionohen.
6. Transporti i rregullt urban dhe urban-periferik i udhëtarëve me autobus, si transport i udhëtarëve në
qarkullimin rrugor publik, rregullohet me akt të veçantë juridik që e nxjerr Komuna.
7. Rrjeti i linjave urbane dhe urban-periferik si dhe numri i orareve në to miratohet nga Komuna.
8. Rrjeti i linjave ndër urbane dhe numri i orareve në ato pas analizimit dhe studimit miratohet nga
Ministri në afat prej tri (3) viteve.
9. Ministri emëron komisionin brenda Ministrisë për analizimin e rrjetit të linjave ndër-urbane.
10. Dy komuna mund të arrijnë marrëveshje për rregullimin reciprok të transportit të udhëtarëve në
mes veti. Marrëveshja është e plotfuqishme nëse aprovohet nga Ministria.
Neni 18
Rendi i udhëtimit
1. Rendi i udhëtimit sipas këtij Ligji është akt me të cilin përcaktohen elementet për ushtrimin e
veprimtarisë së transportit të rregullt në transportin rrugor i cili përmban:
1.1. emrin e operatorit;
1.2. relacionin;
1.3. llojin e transportit;
1.4. radhitjen e vend-ndaljeve dhe largësinë e tyre nga pika fillestare në Km;
1.5. kohën e nisjes dhe kohën e arritjes në çdo stacion dhe vend-ndalje;
1.6. ditët e operimit , periudha kohore në të cilën mbahet linja;
1.7. afatin e vlefshmërisë së rendit të udhëtimit.
2. Rendi i udhëtimit vlen tri (3) vite.
3. Ministri me akt nënligjor rregullon kriteret, mënyra dhe procedura e regjistrimit, vërtetimit, revokimin
dhe vazhdimin e rendeve të udhëtimit si dhe caktimin e tarifave.
4. Vazhdimin dhe vërtetimin e rendit të udhëtimit e bënë Ministria.
5. Ministria mban regjistrin e rendit të udhëtimit të vërtetuar dhe regjistruar.
Neni 19
Fillimi i veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve me autobus
1. Operatori transportues, duhet ta filloj veprimtarinë e transportit të rregullt publik të udhëtarëve në
afat prej tri (3) ditësh nga dita e fuqizimit të rendit të udhëtimit dhe atë nuk mund ta ndërpres
përderisa zgjat afati i rendit të udhëtimit.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, operatori transportues mundet përkohësisht të ndërpres
veprimtarinë si rezultat i kushteve të jashtëzakonshme të cilat e pamundësojnë ushtrimin e
veprimtarisë së transportit të rregullt.
3. Për ndërprerjen nga paragrafi 2. i këtij neni, operatori transportues është i detyruar që të informoj
organin i cili e ka vërtetuar rendin e udhëtimit, i cili organ do të lëshojë një vendim për pranim apo
refuzim të kërkesës së transportuesit.
13
4. Operatori transportues nuk mundet ta ndërpret (pezulloj) veprimtarinë e transportit të rregullt të
udhëtarëve në linjë sipas rendit të udhëtimit të regjistruar dhe vërtetuar pa lejen e organit që e ka
lëshuar atë rend të udhëtimit.
5. Rendi i udhëtimit nuk mund të tjetërsohet, transferohet dhe as të jepet me qira.
6. Emri i operatorit i shënuar në rendin e udhëtimit duhet të jetë i njëjti me atë të shënuar në librezën
e qarkullimit të autobusit dhe certifikatën e autobusit sipas licencës “C” ose “D”.
7. Ministri me akt nënligjor do të rregulloj ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve të transportit rrugor
gjatë festave zyrtare dhe vikendeve.
Neni 20
Revokimi i rendit të udhëtimit
1. Rendi i udhëtimit do të revokohet nga organi që e ka lëshuar atë në rastet kur:
1.1. në afat prej tri (3) ditësh nga dita e fuqizimit nuk ia fillon veprimtarisë;
1.2. brenda një (1) muaji kalendarik pa miratimin e organit që e ka lëshuar atë nuk e mban
nisjen tri (3) herë;
1.3. kur operatori vepron në kundërshtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore;
2. Propozimin për inicimin e procedurës për revokimin e rendit të udhëtimit e bënë Inspektorati i
Ministrisë.
3. Vendimi merret nga organi që e ka vërtetuar atë, pas dëshmisë së provave dhe argumentimit nga
inspektorët e transportit rrugor pranë Ministrisë.
Neni 21
Shpallja e nisjeve të lira
1. Linjat dhe nisjet e revokuara do të konsiderohen si të lira dhe të njëjtat i nënshtrohen procedurës
për ndarjen e tyre.
2. Ministri me akte nënligjor do të përcakton kushtet, kriteret, procedurat dhe tarifat për shpalljen e
nisjeve të lira.
Neni 22
Çmimorja
1. Operatori përcakton çmimoren e cila duhet të vendoset në autobus i cili qarkullon në atë linjë.
2. Personeli i autobusit merr pagesën për shërbime vetëm në bazë të çmimores nga paragrafi 1. i këtij
neni.
3. Ministria me akt nënligjor cakton çmimore për kategori të veçanta të shoqërisë si për fëmijët,
studentët, invalidët e luftës dhe të punës dhe pensionistet.
Neni 23
Biletat
1. Çdo udhëtar duhet të pajiset me biletë në relacion të caktuar:
1.1. për transportin ndër-urban biletat mund të blihet në autobus dhe stacion të autobusëve;
1.2. për transportin ndërkombëtar biletat mund të blihen në autobus, stacion të autobusëve,
njësi afariste, agjencion apo vende tjera tek të cilat operatori transportues ka besuar shitjen e
14
biletave.
2. Udhëtari në automjet ka për detyrë ta tregoj biletën e udhëtimit me kërkesën e personit të
autorizuar nga operatori i transportit, respektivisht nga inspektori i transportit rrugorë.
3. Bileta duhet të përmbajë:
3.1. relacionin;
3.2. çmimin;
3.3. numrin serik;
3.4. emrin e operatorit të transportit;
3.5. datën dhe kohën e nisjes;
3.6. dëshmi për bagazhin e udhëtarit.
4. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për financa do të përshkruan rregullat mbi
evidencën e biletave.
Neni 24
Rregullat e mirësjelljes
1. Anëtarët e ekuipazhit të autobusit me të cilën kryhet transporti rrugor i udhëtarëve dhe personeli i
stacioneve të autobusëve duhet të kenë rroba zyrtare (uniform).
2. Ministri me akt nënligjor do të përcaktoj kushtet dhe rregullat e kodit të mirësjelljes për operatorët e
transportit rrugor dhe stacionet e autobusëve.
Neni 25
Transporti i Veçantë
1. Transport i veçantë i udhëtarëve është transporti i grupeve të caktuar udhëtarësh duke përjashtuar
udhëtarët tjerë në relacion të caktuar dhe në bazë të lejes së veçantë.
2. Me transport të veçantë të udhëtarëve kryhet transporti:
2.1. nxënësve dhe studentëve nga vendbanimi deri të destinacion dhe anasjelltas.
2.2. punëtorëve nga vendbanimi deri në punë dhe anasjelltas.
2.3. invalidëve dhe personave me përkujdesje të veçantë.
3. Lejet për transport të veçantë lëshohen në bazë të kontratës e cila duhet të ketë:
3.1. relacionin;
3.2. listën e udhëtarëve;
3.3. çmimin e transportit;
3.4. vendet për marrje dhe zbritje të udhëtarëve;
3.5. kohën gjatë së cilës kryhet transporti.
4. Kontratën nga paragrafi 2. i këtij neni e bënë e bënë operatori transportues paraprakisht i cili
është licencuar nga Ministria, dhe porositësi i shërbimeve për grupin e udhëtarëve ku porositësi është
njëkohësisht edhe pagues i transportit nëse transporti kryhet brenda dy e më tepër komunave, ndërsa
15
nëse transporti kryhet brenda territorit të një Komune e bënë operatori i licencuar nga Komuna.
5. Lejen për transport sipas këtij neni e lëshon organi kompetent komunal nëse transporti kryhet
brenda një komune respektivisht Ministria nëse ky transport kryhet në territorin e dy e më tepër
komunave.
6. Lejet sipas këtij neni nuk përmbajnë rendin e udhëtimit dhe çmimoren e përcaktuar sipas këtij ligji.
7. Ne autobus në pjesën e përparme në vend të dukshëm duhet të jetë mbishkrimi “Transport i
veçantë”.
8. Operatori i transportit është i detyruar që të gjithë udhëtarët t‟i pajisë me kartelë identifikimi.
Neni 26
Transporti ndërkombëtarë i udhëtarëve
1. Transporti i ndërkombëtarë i udhëtarëve me autobus, ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera dhe
transporti transit nëpërmjet territorit të Kosovës bëhet në pajtim me dispozitat e këtij Ligji dhe akteve
nënligjore, marrëveshjeve dhe rregullave tjera ndërkombëtare.
2. Operatori i transportit rrugor të udhëtarëve për të ushtruar veprimtarinë e transportit ndërkombëtarë
të udhëtarëve duhet të posedoj lejen për transport ndërkombëtarë të udhëtarëve.
3. Operatorët e transportit rrugor jo rezident të udhëtarëve të cilët kalojnë transit nëpër territorin e
Kosovës duhet të posedojnë lejen për kalim transit.
4. Në qoftë se nuk është lidhur marrëveshja bilaterale me vende tjera, transporti ndërmjet Kosovës
dhe atyre vendeve bëhet në pajtim me dispozitat e këtij Ligji, sipas parimit të reciprocitetit.
Neni 27
Transporti i rregullt ndërkombëtarë i udhëtarëve
1. Leja nga neni 26 paragrafi 2. i këtij ligji, jepet me kërkesë të operatorit të transportit të interesuar
vendës apo të jashtëm.
2. Kërkesën nga paragrafi 1. i këtij neni duhet paraqitur Ministrisë. Kërkesës duhet bashkëngjitur të
gjitha dëshmitë mbi plotësimin e kushteve te përcaktuara me këtë ligj dhe akte tjera normative.
3. Operatori i jashtëm paraqet kërkesë për t‟iu dhënë leja, përmes organit kompetent të shtetit, në të
cilin e ka selinë.
4. Transporti brenda territorit të Kosovës nga operatorët e transportit rrugor që nuk e kanë selinë në
Kosovë është i ndaluar.
5. Regjistrin e lejeve për operim në transportin ndërkombëtarë, hyrje në Kosovë dhe kalim transit
nëpër territorin e Kosovës e mban Ministria.
Neni 28
Transporti i lirë i udhëtarëve
1. Transport i lirë i udhëtarëve, në transportin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, është transporti i
grupit të njohur që më parë i udhëtarëve i krijuar me iniciativë të klientit apo agjensioneve turistike, pa
hyrje dhe dalje të udhëtarëve përgjatë rrugëtimit, për të cilin relacioni, çmimi i transportit dhe kushtet e
tjera përcaktohen me kontratë ndërmjet operatorit të transportit dhe porositësit të transportit.
2. Transporti, nga paragrafi 1. i këtij neni, mund të bëhet si vajtje-ardhje dhe i rastit.
2.1. transporti vajtje-ardhje në pajtim me këtë ligj, është:
2.1.1. transporti i grupeve të udhëtarëve të organizuara paraprakisht në shumë
16
udhëtime nga vendnisja e njëjtë e deri te vendarritja e njëjtë;
2.1.2. çdo grup udhëtarësh i cili ka bërë një udhëtim në shkuarje, kthehet në
vendnisje me ndonjë ngasje të mëvonshme automjeti;
2.1.3. udhëtimi i parë në kthim dhe i fundit në shkuarje, duhet të bëhet me automjet të
zbrazët;
2.1.4. transportet e tjera vajtje- ardhje.
2.2. transport i rastit, në pajtim me këtë ligj është:
2.2.1. transporti qarkor me dyer të mbyllura (dalja në piknik, udhëtimi turistik etj.), që
fillon dhe mbaron në vendnisje, me ç‟rast grupi i njëjtë i udhëtarëve transportohet me
të njëjtin autobus në mbarë rrugën;
2.2.2. transporti që përbëhet nga udhëtimi me automjet të plotë në shkuarje dhe nga
udhëtimi me automjet të zbrazët në kthim;
2.2.3. transporti që përbëhet nga udhëtimi me automjet të zbrazët në shkuarje dhe
nga udhëtimi me automjet të plotë në kthim;
2.2.4. transportet e tjera të rastit.
3. Për kryerjen e transportit të lirë të udhëtarëve nevojitet leja nëse me marrëveshje ndërkombëtare
nuk është përcaktuar ndryshe.
4. Përjashtimisht nga paragrafi 3. i këtij neni bënë nën-paragrafit 2.2.1. të këtij neni.
Neni 29
Dokumentet e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të
udhëtarëve
1. Gjatë transportit të rregullt ndër-urban të udhëtarëve operatori është i detyruar që në autobus të
ketë këto dokumente;
1.1. rendin e udhëtimit;
1.2. fletëurdhëresën e rrugës;
1.3. certifikatën e autobusit sipas licencës C apo D.
2. Gjatë transportit të rregullt të udhëtarëve në transportin ndërkombëtarë operatori është i obliguar
që në autobus të ketë këto dokumente:
2.1. lejen dhe dokumentet përcjellëse të lejes në origjinal;
2.2. fletëurdhëresën e rrugës;
2.3. certifikatën e autobusit sipas licencës B apo D;
2.4. certifikatën e shoferit (CPC).
3. Gjatë transportit të lirë të udhëtarëve, operatori është i obliguar që në autobus të ketë këto
dokumente:
3.1. lejen dhe dokumentet përcjellëse të lejes në origjinal;
3.2. fletudhëtimin e rrugës në origjinal të vërtetuar nga operatori dhe Policia Kufitare;
17
3.3. certifikatën e autobusit sipas licencës “A”, “B”apo “D”;
3.4. fletëurdhëresën e rrugës.
4. Gjatë transportit të udhëtarëve sipas paragrafit 1., 2., dhe 3. të këtij neni operatori është i obliguar
të ketë edhe dokumentet tjetra të përcaktuara me këtë ligj, aktet nënligjore dhe marrëveshjet
ndërkombëtare.
Neni 30
Fletudhëtimi
1. Libri i fletudhëtimit është e domosdoshëm gjatë kryerjes së transportit të lirë të udhëtarëve.
2. Librin e fletudhëtimeve për operatorin transportues vendor e lëshon Ministria nëse me marrëveshje
ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe.
3. Ministri me akt nënligjor përcakton kushtet, kriteret, procedurën dhe tarifat për lëshimin e librit të
fletudhëtimit.
Neni 31
Detyrimet e operatorit
1. Operatori transportues është i detyruar që transportin ta kryen sipas dispozitave të këtij ligji dhe
akteve nënligjore.
2. Operatori i transportit është i detyruar që të shfrytëzoj stacionet e autobusëve që janë të licencuar
nga Ministria dhe vendndaljet të cilat janë të sinjalizuara me shenja horizontale dhe vertikale dhe të
dedikuar për transport ndër-urban:
2.1. hyrja dhe dalja e udhëtarëve bëhet vetëm në stacionet e autobusëve dhe vend ndalimeve
të destinuara dhe regjistruara në rendin e udhëtimit;
2.2. operatori i transportit është i detyruar të ndalet në të gjitha vend ndaljet të cilat i ka të
regjistruara në rendin e udhëtimit.
3. Automjeti me të cilin kryhet transporti i rregullt i udhëtarëve duhet të ketë:
3.1. në pjesën anësore të vënë emrin e operatorit transportues të udhëtarëve;
3.2. në këndin e poshtëm të djathtë të xhamit (parafango) linjën me kohën e nisjes nga
stacioni i nisjes dhe kohën e arritjes në stacionin e fundit, duke e shënuar me së paku tri
vend ndalje të dedikuara për marrjen dhe zbritjen e udhëtarëve;
3.3. orarin e udhëtimit, çmimoren dhe mbishkrimin mbi ndalimin e pirjes së duhanit e cila
duhet të jetë e vendosur në vend të dukshëm në automjet.
4. Automjeti duhet ti plotësojë kushtet tekniko-sanitare dhe higjienike.
5. Automjeti duhet të plotësoj kushtet tekniko-eksploatuese.
6. Operatori vendas është i detyruar që, për çdo fundvit kalendarik, t‟ia dërgojë Ministrisë të dhënat
për kilometrat e kaluara, numrin e udhëtimeve të bëra dhe të udhëtarëve të transportuar në njërin dhe
në drejtimin tjetër, për vitin paraprak më së voni në afat tridhjetë (30) ditësh nga dita e kalimit të vitit
paraprak.
7. Operatori i transportit i cili bën transportin e rregullt publik në pajtim me kushtet dhe kapacitetet e
disponueshme të automjeteve duhet të marrë përsipër për transportim çdo udhëtar apo mall të cilët
sipas rregullave të veçanta nuk janë të përjashtuara nga transporti.
8. Operatori i transportit është i detyruar që të informoj stacionin e autobusëve për fillimin e mbajtjes
18
së linjës, pamundësinë e mbajtjes respektivisht për vonesa më të mëdha se pesëmbëdhjetë (15)
minuta.
9. Operatori i transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus se sa që posedon ulëse.
Neni 32
Transporti i Udhëtarëve me “Taksi”
1. Transporti Taksi është transporti publik i personave në transportin jo të rregullt (jashtë linjor) rrugor
për të cilin çmimi për rrugën e kaluar është që më parë i njohur dhe përcaktohet në bazë të taksimetrit
sipas çmimores së shërbimeve.
2. Çmimorja duhet të jetë e vërtetuar nga organi kompetent dhe e vendosur në vend të dukshëm
brenda në automjet.
3. Taksimetri duhet të jetë në gjendje të rregullt, atestuar dhe vulosur sipas kushteve të përcaktuara
për taksimetër si dhe i vendosur në vend të dukshëm në automjet.
4. Transportuesi që kryen transport taksi të udhëtarëve është i detyruar ti jep atij dëshminë për
shërbimin e bërë e cila dëshmi përmban: regjistrimin e automjetit, relacionin, kohën e transportit,
çmimin dhe nënshkrimin e transportuesit.
5. Komuna do të nxjerr rregullore të veçantë për mënyrën e kryerjes së transportit të udhëtarëve me
“taksi”.
Neni 33
Kryerja e transportit taksi
1. Transporti taksi mund të kryhet vetëm me automjet me pesë (5) katër plus një (4+1) ulëse dhe i cili
i ka së paku katër dyer. Dhe, për motoçikleta një plus një (1+1) ulëse por vetëm brenda qytetit.
2. Automjeti sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk mund të ketë mjet për bartje (rimorkio ose gjysme-
rimorkio).
3. Transporti “auto-taksi”, është i ndaluar në territorin e Kosovës nga operatorët transportues “auto-
taksi” të një shteti tjetër , nëse me marrëveshje bilaterale nuk është përcaktuar ndryshe.
4. Drejtuesi i automjetit “taksi” nuk mund të qëndroj dhe as të marr udhëtarë në territorin e komunës
në të cilën nuk është i regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë taksi.
5. Transporti “Auto-taksi” zhvillohet brenda territorit të komunës në të cilën është i regjistruar për
ushtrimin e veprimtarisë taksi, transporti “Auto-taksi” mund të kryhet edhe jashtë territorit të komunës,
në qoftë se transporti fillon në territorin e komunës në të cilën është i licencuar.
6. Transporti i udhëtarëve me taksi në linjë të rregullt është i ndaluar.
Neni 34
Përvoja e domosdoshme e shoferit të automjetit taksi
Personat që drejtojnë automjetin me të cilin kryhet transporti “taksi” përpos kushteve të përcaktuara
me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi, duhet të kenë së paku pesë (5) vite përvojë në drejtimin e
automjetit.
Neni 35
Transporti për nevoja vetanake
1. Transporti për nevoja vetanake të udhëtarëve janë operacione që kryhen për qëllime jo-komerciale
dhe jo-fitimprurëse nga një person fizik ose juridik, për te cilat:
1.1. aktiviteti i transportit është vetëm një veprimtari ndihmëse për atë person fizik ose juridik,
19
si dhe
1.2. mjetet e përdorura janë pronë e atij personi fizik ose juridik, ose kanë qenë objekt i një
kontrate mbi qiranë dhe drejtohen nga një anëtar i stafit të personit fizik apo juridik ose
personi fizik ose vetë nga personeli i punësuar nga ai, ose të vënë në dispozicion të
ndërmarrjes nën një detyrim kontraktua.
2. Veprimtaria e transportit për nevoja vetanake i nënshtrohet marrjes së një autorizimi/certifikate, të
lëshuar nga Ministria respektivisht Komuna, varësisht nga kompetencat që ushtrojnë në bazë të ligjit.
3. Transporti për nevoja vetanake realizohet si transport brenda territorit të Kosovës dhe transport
ndërkombëtarë.
3.1. nëse transporti për nevoja vetanake kryhet në transportin ndërkombëtarë subjekti duhet
të posedojë edhe lejen përkatëse nëse me marrëveshje ndërkombëtare nuk është përcaktuar
ndryshe.
4. Në autobusin me të cilin kryhet transporti për nevoja vetanake duhet të jetë i plotësuar regjistri i
punëtorëve ose i personave tjerë i vërtetuar nga ana e pronarit (operatorit), ose ndonjë dëshmi tjetër
për të drejtën e transportit së këtyre punëtorëve ose personave.
5. Në të dy anët, ose në këndin e djathtë të poshtëm të xhamit mbrojtës të autobusit , me të cilët
kryhet transporti i udhëtarëve për nevoja vetanake , duhet të jetë i shënuar mbishkrimi “Transporti për
nevoja vetanake”.
6. Ministri me akt nënligjor përcakton kushtet, kriteret, procedurat, tarifat dhe afatet për lëshimin e
këtyre lejeve.
Neni 36
Transporti në kushte të jashtëzakonshme
Ministria në kushtet e jashtëzakonshme nxjerr urdhëresë për transportin e detyruar të udhëtarëve në
relacione të caktuara dhe periudhë të caktuar.
Neni 37
Stacionet e autobusëve
Stacioni i autobusëve është objekti me infrastrukturën e saj përcjellëse për pranimin dhe përcjelljen e
autobusëve sipas rendit të udhëtimit, hyrjen dhe zbritjen e udhëtarëve, shitjen dhe rezervimin e
biletave për udhëtar, gardërobën, pajisjen për informimin e udhëtarëve dhe operatorëve të transportit
si dhe shërbimet tjera që kanë të bëjnë me transportin e udhëtarëve dhe operatorët e transportit
rrugor.
Neni 38
Kategorizimi i stacioneve të autobusëve
1. Në varshmëri nga niveli i pajisjes dhe kualitetit të shërbimeve të përgjithshme do bëhet kategorizimi
i stacioneve të autobusëve.
2. Ministria me akt nënligjor, do të përcakton kushtet që duhet të plotëson stacioni i autobusëve,
mënyrën e punës, kategorizimin, mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit si dhe detyrimet tjera të
stacionit të autobusëve.
3. Stacioni i autobusëve nën kushte të barabarta iu ofron shërbime të gjithë operatorëve transportues
që kanë rendin e udhëtimit, lejen për transport ndërkombëtarë të regjistruar dhe vërtetuar në Ministri,
sipas tarifës të përcaktuar nga Ministria bazuar në kategorinë e stacionit të autobusëve.
4. Personat zyrtar të stacionit të autobusëve janë të detyruar që në vend të dukshëm të mbajnë
kartelën identifikuese.
20
Neni 39
Detyrimet e stacioneve të autobusëve
1. Stacioni i autobusëve nuk ofron shërbime për operatorët e transportit të cilët nuk kanë rendin e
udhëtimit të regjistruar dhe vërtetuar nga Ministria nëse është fjala për transport ndër urban
respektivisht leje për transport ndërkombëtarë.
2. Stacioni i autobusëve duhet të ketë mbishkrimin “Stacioni i autobusëve” si dhe emërtimin e vendit
ku gjendet stacioni.
3. Stacioni i autobusëve është i detyruar që të mbajë librin e evidencës mbi hyrjen dhe daljen e
autobusëve dhe për të njëjtën gjë të raportoj në Ministri në periudha tre (3) mujore.
3.1. libri i evidencës mbi hyrjen dhe daljen e autobusëve duhet të ketë këto të dhëna:
3.1.1. emrin e operatorit të transportit;
3.1.2. emrin e linjës sipas rendit të udhëtimit;
3.1.3. koha e shkuarjes dhe e ardhjes së autobusit;
3.1.4. targat e regjistrimit të automjetit;
3.1.5. fleturdheresën e rrugës(Nr. Serik).
4. Me hyrjen ne fuqi të rendit të udhëtimit, stacioni i autobusëve është i detyruar të bëjë sistematizimin
e të gjitha rendeve të udhëtimit sipas relacioneve, kohën e nisjes së autobusit nga stacioni i tij.
5. Licencën për kryerjen e veprimtarisë së shërbimeve të stacionit të autobusëve e lëshon Ministri,
nëse stacioni i autobusëve është i destinuar për kryerjen e shërbimeve në transportin ndër-urban dhe
të jashtëm. Ndërsa për stacionet që janë të destinuara për kryerjen e shërbimeve të transportit urban
licencën e lëshon Komuna.
KREU III
TRANSPORTI RRUGOR I MALLRAVE
Neni 40
Transporti rrugor i mallrave vendor dhe ndërkombëtar kryhet si transport i mallrave për nevoja
vetanake (për llogari të vet) dhe transport i mallrave me qira dhe pagesë (për palë të tretë).
Neni 41
Transporti i mallrave për nevoja vetanake
1. Transporti i mallrave për nevoja vetanake konsiderohet transporti të cilin e kryen personi fizik apo
juridik pa kompensim, nëse plotësohen kushtet si në vijim:
1.1. malli i cili transportohet duhet të jetë në pronë të personit juridik apo fizik ose i shitur, i
blerë, i dhënë apo i marrë me qira, i prodhuar, plotësuar ose riparuar nga personi juridik apo
fizik i cili e kryen këtë transport për nevoja vetanake;
1.2. qëllimi i transportit duhet të jetë nga ose deri tek personi juridik apo fizik i cili e kryen
transportin për nevoja vetanake, për të transferuar mallin brenda ose jashtë selis së personit
juridik apo vendqëndrimin e personit fizik i cili e kryen transportin për nevoja vetanake;
1.3. mjetet me të cilat kryhet ky lloj transporti duhet të ngasin shoferët të punësuar tek personi
juridik apo fizik ose vet personi fizik;
1.4. mjetet duhet të jenë në pronësi të personit fizik apo juridik dhe të pajisur me certifikatë të
mjetit,
21
2. Operatori i transportit i cili posedon licencë për transport të mallrave për nevoja vetanake sipas
këtij neni nuk ka të drejtë të aplikoj për tu pajisur me leje CEMT.”
Neni 42
Transporti i mallrave me qira dhe pagesë (për palë të tretë)
1. Transporti i mallrave me qira dhe pagesë (për palë të tretë) kryhet në bazë të marrëveshjes më
shkrim ose me gojë në mes të dërguesit dhe marrësit të mallit i cili kontrakton transportin e mallrave.
2. Mjetet me të cilat kryhet ky lloj transporti duhet të ngasin shoferët të punësuar tek personi juridik
apo fizik ose vet personi fizik
3. Mjetet duhet të jenë në pronësi të personit fizik apo juridik dhe të pajisur me certifikatë të mjetit.
Neni 43
Lejet për transport ndërkombëtar për operatorët rezident në Kosovë
1. Lejet për transport ndërkombëtar për operatoret rezident për transportin e mallrave kryhet në bazë
të Lejes për transport ndërkombëtar, përveç nëse është përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare
që transporti të kryhet pa leje.
2. Ministri me akt nënligjor përcakton kushtet, procedurat, tarifat dhe mënyrën e dhënies dhe
shpërndarjes së lejeve për operatorët rezident.
3. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për financa përcakton lartësinë e kompensimit
që duhet të paguaj operatori për marrjen e lejes.
Neni 44
Lejet për transport ndërkombëtar për operatorët jorezident në territorin e Kosovës
1. Leja për transport ndërkombëtar për operatoret jorezident për transportin e mallrave kryhet në bazë
të lejes për transport ndërkombëtar, në qoftë se nuk është përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare
që transporti të kryhet pa leje.
2. Ministria përcakton dhe shkëmben numër të nevojshëm lejesh për një (1) vit kalendarik me organet
kompetente të shteteve tjera.
3. U ndalohet hyrja ne Kosovë operatorëve te transportit te vendeve te jashtme pa leje te posaçme,
bilaterale, transite dhe për/nga vendet e treta, nëse me marrëveshje ndërkombëtare nuk është
përcaktuar ndryshe.
4. Ministria me akt nënligjor do të përcakton kushte, procedurat, tarifat dhe mënyrën e shpërndarjes
së lejeve për operatorët jo rezident.
5. Transporti rrugor i mallrave brenda territorit te Kosovës nuk mund te realizohet nga transportues jo
rezident të Kosovës (kabotazhi).
6. Ndalohet transporti brenda dy pikave ne territorin e Kosovës me mjete te transportit ku mjeti
tërheqës dhe rimorkio kane tabelat e regjistrimit te dy vendeve te ndryshme, nëse me marrëveshje
ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe.
7. Nëse operatori jo rezident kryen transportin e mallrave me automjet tërheqës ose rimorkio me
regjistrim në dy shtete të ndryshme, duhet të posedoj leje vetëm për Mjetin tërheqës (koka) sipas këtij
neni.
8. Leja për transportin e mallrave duhet të vërtetohet nga policia kufitare dhe operatori transportues
është i detyruar që gjatë tërë qarkullimit në Kosovë ta ketë lejen në automjet.
22
Neni 45
Dokumentet e nevojshme gjatë transportit rrugor të mallrave vendor dhe ndërkombëtarë
1. Gjatë transportit të mallrave operatori në automjet duhet të posedoj këto dokumente:
1.1. për transport vendor në Kosovë:
1.1.1. certifikata e automjetit (ekstrakt nga Licenca);
1.1.2. fleturdheresën e rrugës.
1.2. për transport ndërkombëtar:
1.2.1. certifikata e automjetit (ekstrakt nga Licenca);
1.2.2. fletëngarkesën CMR;
1.2.3. lejen për transport ndërkombëtarë, nëse me marrëveshje ndërkombëtare nuk
është përcaktuar ndryshe;
1.2.4. fleturdheresën e rrugës;
1.2.5. certifikatën e shoferit (CPC).
2. Gjatë transportit të mallrave operatori në automjet duhet të posedoj edhe dokumentet tjera të
përcaktuara me këtë ligj dhe aktet tjera nënligjore.
Neni 46
Përjashtimet nga regjimi i lejeve
1. Përjashtimisht nga dispozitat e nenit 43 dhe 44 të këtij ligji, leje për transportin e mallrave nuk
nevojitet:
1.1. për automjetet me peshë vetanake deri tre pikë pesë (3.5) tonelata dhe peshën më të
madhe të lejuar gjashtë (6) tonelata përfshirë edhe ngarkesën;
1.2. për transportin e automjeteve dhe rimorkiove të dëmtuara;
1.3. për transportin e dërgesave postare;
1.4. për transportin e eksponateve të destinuara për panaire dhe ekspozita;
1.5. për transportin të materialit mjekësor apo materialit tjetër, si ndihma në rast fatkeqësish
natyrore dhe lufte;
1.6. për hyrje të automjetet të zbrazët për ndërrim automjeti defekt dhe marrje të sendeve
përsipër për transportim nga automjeti defekt;
1.7. për automjete të ndihmës teknike për tërheqje të automjeteve defekte (automjeteve
serviso-riparuese);
1.8. për automjetet që vijnë për servisim apo ndreqje në Kosovë, me kusht që të jenë të
zbrazëta;
1.9. për transportin e mallrave nga Aeroporti dhe për ne aeroport ne rast te ndonjë havarije
dhe ndonjë aksidenti tjetër ose ne rast te aterrimit te aeroplanit për shkak te ndërrimit te
detyrueshëm te marshues ose ne rast te anulimit te linjës ajrore;
1.10. për transportin e kufomave;
23
1.11. për transportin ne rast te shpërnguljes;
1.12. për transportin e pajisjeve ndihmese dhe nevojave tjera për teatër, koncerte dhe
paraqitjeve tjera kulturore, si cirku, si inqizimet e filmave si dhe inqizimet ne radio apo
televizion;
1.13. për transportin e zogjve dhe peshqve (te ri) për kultivim;
1.14. për transportin e mallrave për çështje marketingu apo për ligjërata universitare.
2. Për transportin nga paragrafi 1. i këtij neni, operatori i transportit duhet të ketë shkresat dhe
dokumentacionin tjetër nga i cili mund të konstatohet se është fjala për transportin nga paragrafi 1. i
këtij neni.
Neni 47
Ndalimi i transportit te mallrave
1. Ministri do të nxjerr urdhëresa për ndalimin e transportit të mallrave nëpër rrugët e Kosovës për
rrugë të caktuara, lloje të caktuara dhe periudhë të caktuar. Ministria njofton opinion lidhur më
nxjerrjen e një urdhërese të tillë.
2. Ministri me akt nënligjor do të rregullon kushtet, procedurat, kriteret, për lëshimin e lejes si dhe
organizimin e transportit të mallrave i cili transport i tejkalon standardet dhe peshën e përcaktuar me
ligjet tjera.
KREU IV
TERMINALI I MALLRAVE
Neni 48
Terminalet e mallrave
1. Shërbimet e terminaleve të mallrave në pajtim me këtë ligj, janë pranimi dhe parkimi i automjeteve
të mallrave, ofrimi i shërbimit të automjeteve dhe anëtarët e ekuipazhit, deponimi i mallrave dhe
shërbimet tjera të kontraktuara në lidhje me transportin e mallrave.
2. Terminalet e mallrave ofrojnë shërbime inter-modale në mënyrë specifike të ngarkimit, shkarkimit
dhe deponimit të mallrave.
3. Terminali i mallrave ka për detyrë t‟ju ofrojë shërbime, me kushte të njëjta të gjithë operatorëve
transportues.
4. Për të filluar kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të Terminalit të mallrave, sipas këtij
neni, lëshohet licenca.
5. Ministria me akt nënligjor do të përcaktoj kushtet, kriteret, procedurat tarifat dhe mënyrën e
funksionimit të terminaleve të shërbimit inter- modal të mallrave.
KREU V
MBIKQYRJA DHE KONTROLLI
Neni 49
Mbikëqyrja dhe kontrolli në transportin rrugor
Mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi zbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra mbi bazë të tij, e
bën Ministria (inspektorët e transportit rrugor), Komuna (inspektorët e transportit rrugor) dhe Policia e
Kosovës brenda kompetencave te përcaktuar me këtë ligj.
24
Neni 50
Inspektimi në transportin rrugor
1. Punët e inspektimit në transportin rrugor të udhëtarëve, mallrave, stacioneve të autobusëve dhe
terminaleve të mallrave i kryejnë inspektorët e transportit rrugor të Ministrisë.
2. Punët e inspektimit në transportin rrugor urban, urban periferik, mallrave dhe transportin auto taksi
brenda territorit të komunës i bënë inspektori i transportit rrugor komunal dhe Policia e Kosovës
(policia e trafikut) në kuadër të kompetencave të veta të përcaktuara me ligj.
Neni 51
Detyrimet e operatorit
Operatori i transportit rrugor është i detyruar t‟i paraqesë inspektorit tërë dokumentacionin e kërkuar
dhe t‟i krijojë atij të gjitha lehtësitë për ushtrimin e kompetencave sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore.
Neni 52
Autorizimet e inspektorit të transportit rrugor
1. Gjatë ushtrimit të detyrës inspektori i transportit rrugor është i autorizuar si vijon:
1.1. inspektimin dhe kontrollimin e operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve, mallrave,
stacioneve të autobusëve dhe terminaleve të mallrave a janë duke e ushtruar veprimtarinë e
vet në pajtim me dispozitat e këtij Ligji dhe akteve nënligjore;
1.2. inspekton dhe kontrollon të gjitha automjetet dhe ekuipazhin e transportit rrugor të
udhëtarëve dhe mallrave, objektet tjera afariste, dokumentacionin dhe evidencat që i takojnë
transportit rrugor;
1.3. ndalojë përkohësisht:
1.3.1. kryerjen e transportit nëse operatori apo personi fizik i cili kryen transportin për
nevoja vetjake nuk përmbush kushtet e përcaktuara për kryerjen e transportit në
qarkullimin rrugor;
1.3.2. shfrytëzimin e automjetit, nëse nuk plotëson kushtet teknike-eksploatuese,
teknike-sanitare dhe higjienike;
1.3.3. drejtimin e automjetit nëse drejtuesi i automjetit nuk posedon patentë – shoferin
e kategorisë përkatëse;
1.3.4. lëvizjen e mëtejme me automjet nëpër rrugët e Kosovës transportuesit të huaj
duke e drejtuar në vendkalimin më të afërt kufitar , nëse nuk ka në automjet lejen e
vlefshme;
1.3.5. ofrimin e shërbimeve të stacionit, nëse stacioni i autobusëve apo terminali i
mallrave nuk i përmbush kushtet e përcaktuara me ligj dhe akte tjera nënligjore;
1.3.6. transportin e rregullt të udhëtarëve, nëse operatori transportues i huaj nuk
kryen transportin në pajtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore si dhe marrëveshjeve
ndërkombëtare.
1.4. Të përjashtojnë automjetin nga qarkullimi në deri në dyzetetetë (48) orë:
1.4.1. në qoftë se konstaton se operatori është duke kryer transportin rrugor të
udhëtarëve dhe mallrave në kundërshtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore;
1.4.2. nëse nuk plotëson kushtet teknike-eksploatuese, teknike-sanitare dhe
higjienike;
25
1.4.3. në qoftë se konstaton se operatori është duke kryer transportin rrugor të
udhëtarëve dhe mallrave me automjet të pa regjistruar.
1.5. në qoftë se inspektori shqipton masën e dënimit të njëjtit operator për herë të dytë për
shkaqet e përcaktuara nga nën-paragrafi 1.4. i këtij neni automjeti do të përjashtohet nga
qarkullimi në kohëzgjatje deri në pesë (5) ditë;
1.6. me rastin e përjashtimit të automjetit auto taksi, merret shenja taksi dhe leja përkatëse
për ushtrimin e veprimtarisë;
1.7. kur inspektori përjashton automjetin nga qarkullimi, merr vendim që automjeti i ndaluar të
dërgohet në shpenzime të mbajtësit të licencës në vende të caktuara, nëse është e
domosdoshme lidhur me këtë mund të kërkohet ndihma e Policisë së Kosovës;
1.8. të urdhërojë operatorin për eliminimin e parregullsive në transportin rrugor të udhëtarëve,
mallrave, stacioneve të autobusëve dhe terminaleve të mallrave;
1.9. të fillojë inicimin e procedurës për revokimin e licencës, lejes, rendit të udhëtimit,
certifikatës së automjetit, certifikatës së shoferit (CPC), certifikatën e menaxherit(CPC);
1.10. të fillojë inicimin e procedurës pranë gjykatës kompetente kur konstaton së operatori i
transportit rrugor të udhëtarëve, mallrave, stacioneve të autobusëve dhe terminaleve të
mallrave ka bërë shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore;
1.11. të nxjerrë vendim për :
1.11.1. ndalimin e përkohshëm sipas nën-paragrafit 1.3. të këtij neni ;
1.11.2. përjashtimin e automjetit nga qarkullimi sipas nën-paragrafit 1.4. të këtij neni;
1.11.3. për eliminimin e parregullsive sipas nën-paragrafit 1.5. të këtij neni.
1.12. inspektorët e transportit rrugor në mënyrë periodike gjatë tërë vitit kalendarik bëjnë
verifikimin e kushteve të licencës së operatorëve të transportit rrugor, terminaleve të mallrave,
stacioneve të autobusëve po ashtu verifikimin e kushteve të lejes si dhe rendeve të udhëtimit.
Neni 53
Policia e trafikut
Policia e trafikut rrugor autorizohet për zbatimin e dispozitave të neneve 29, 32, 33, 34, 45 dhe 47 të
këtij ligji me rastin e kryerjes së kontrollit të rregullt ne transportin rrugor.
Neni 54
Policia Kufitare
1. Policia kufitare autorizohet që në vendkalimet kufitare të kontrollon që operatori i transportit rrugor
të udhëtarëve dhe mallrave a posedon lejen përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm të
përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore, apo me marrëveshjet ndërkombëtare.
2. Nëse operatori i transportit nuk posedon lejen përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm të
përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore, apo me marrëveshjet ndërkombëtare, policia kufitare do
të ndalojë hyrjen e automjetit në Kosovë apo daljen prej saj dhe për këtë do ta informon Ministrinë.
3. Ministria, policisë kufitare u bën të njohura modelet e dokumenteve me të cilat duhet të jenë të
pajisura mjetet e operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave që kryejnë transport
ndërkombëtarë dhe përparësitë e kalimit të tyre.
4. Gjuha e dokumenteve përcaktohet në marrëveshjet në mes të Kosovës dhe vendeve tjera të
nënshkruara në emër të Kosovës.
26
KREU VI
REGJIMI I NGASJES DHE PUSHIMIT
Neni 55
Ngasja në ekip
1. Mosha minimale e ngasësve që ofrojnë transport të mallrave është e përcaktuar si në vijim:
1.1. për mjetet që përbëhen nga rimorkio apo gjysmë-rimorkio, pesha maksimale e autorizuar
e të cilëve është më e vogël apo baras me shtatë pikë pesë (7.5) ton, mbi tetëmbëdhjetë (18)
vjeç;
1.2. për mjetet tjera, mbi njëzetenjë (21) vjeç.
2. Ngasësit që kryejnë transportim të udhëtarëve duhet të jenë së paku njëzetenjë (21) vjeç. Ngasësit
që kryejnë transport të udhëtarëve përmes linjave që tejkalojnë pesëdhjetë (50) km përreth pikave të
zakonshme të ndalimit të mjetit duhet të përmbushin njërin nga kushtet në vijim:
2.1. të kenë ushtruar për së paku një (1) vit aktivitetin e ngasësit që kryen transport mallrash
për mjetet pesha maksimale e lejuar e të cilëve tejkalon tre pikë pesë (3.5) ton;
2.2. të kenë ushtruar për së paku një (1) vit aktivitetin e ngasësit për transportim udhëtarësh
në rrugëtime që nuk tejkalojnë pesëdhjetë (50) km përreth pikës së zakonshme të ndalimit të
mjetit, apo llojeve tjera të shërbimeve të transportimit të udhëtarëve.
Neni 56
Koha e Ngasjes
1. Kohëzgjatja e ngasjes ditore, e përkufizuar në këtë ligj, nuk tejkalon nëntë (9) orë. Ajo mund të
zgjatet në maksimalisht dhjetë (10) orë, por jo më shumë se dy (2) herë gjatë javës.
2. Kohëzgjatja e ngasjes javore, e përkufizuar në këtë ligj, nuk tejkalon pesëdhjetegjashtë (56) orë:
2.1. kohëzgjatja e ngasjes totale të akumuluar gjatë dy (2) javëve të njëpasnjëshme nuk
tejkalon nëntëdhjetë (90) orë;
2.2. koha e ngasjes përbëhet nga e tërë kohëzgjatja e ngasjes e kryer ne çfarëdo territori;
2.3. ngasësi e regjistron në formë të punës tjetër tërë kohën gjatë kryerjes të detyrave tjera, si
dhe kohën e kaluar gjatë ngasjes së mjetit të përdorur për operacione komerciale që nuk bie
në fushëveprim të këtij ligji, si dhe regjistron periudhat e disponueshmërisë. ky regjistrim futet
manualisht në fletë të të dhënave apo fletë të shtypur apo me anë të futjes manuale të mjetit
të inspektimit.
Neni 57
Ndërprerjet
1. Pas ngasjes prej katër orë e gjysmë ngasësi merr një pauzë të pandërprerë prej së paku
dyzetepesë (45) minutash, përveç nëse shfrytëzon pushim.
2. Kjo ndërprerje mund të zëvendësohet me anë të një ndërprerjeje prej pesëmbëdhjetë (15)
minutash vijuar nga një ndërprerje prej së paku tridhjetë (30) minutash, ku që të dyja shpërndahen në
kohën e ngasjes apo merren menjëherë pas saj, në atë formë që respektohet dispozita e paragrafit 1.
të këtij neni.
3. Për qëllime të këtij neni, koha e pritjes dhe koha që nuk kalohet në ngasje, koha e kaluar në mjet,
anije apo tren në lëvizje nuk konsiderohet si punë tjera por mund të cilësohet si “ndërprerje".
4. Ndërprerjet e dallueshme sipas këtij neni nuk konsiderohen si pushim ditor.
27
Neni 58
Koha e pushimit
1. Ngasësi e shfrytëzon kohën e pushimit ditor dhe javor të përkufizuar në këtë ligj.
2. Në secilën periudhë kohore prej njëzetekatër (24) orëve pas përfundimit të kohës së pushimit ditor
apo javor, ngasësi duhet të merr një kohë të re të pushimit ditor. Nëse një pjesë e pushimit ditor e që
bie brenda asaj periudhe prej njëzetekatër (24) orëve është së paku nëntë (9) orë por më pak se
njëmbëdhjetë (11) orë, koha e pushimit ditor në fjalë konsiderohet si kohë e shkurtuar e pushimit
ditor.
3. Pavarësisht nga paragrafi 2. sipas këtij neni, ngasësi i përfshirë në trajtimin e mjetit duhet të ketë
shfrytëzuar periudhën e re të kohës së pushimit ditor prej së paku nëntë (9) orë në tridhjetë (30) orët
pas përfundimit të pushimit ditor apo javor.
4. Koha e pushimit ditor mund të zgjatet për t‟u bërë kohë normale e pushimit javor apo kohë e
pushimit të shkurtuar javor.
5. Një ngasës nuk mund të shfrytëzojë më shumë se tri periudha të kohës së pushimit të shkurtuar
ditor ndërmjet dy periudhave të pushimit javor.
6. Gjatë dy (2) javëve të njëpasnjëshme, ngasësi shfrytëzon së paku:
6.1. dy kohë normale të pushimit javor, apo;
6.2. një kohë normale të pushimit javor dhe një kohë të shkurtuar të pushimit javor prej së
paku njëzetekatër (24) orëve. megjithatë, koha e shkurtuar kompensohet përmes kohës së
barabartë të pushimit të shfrytëzuar si tërësi para përfundimit të javës së tretë pas javës në
fjalë;
6.3. koha e pushimit javor fillon më së voni në fund të gjashtë periudhave të njëzetekatër (24)
orëve duke marrë parasysh kohën e mëparshme të pushimit javor.
7. Pavarësisht nga paragrafi 6. nën-paragrafi 6.1. sipas këtij neni ngasësi që ofron vetëm një shërbim
të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, ndryshe nga ai i rregullt, mund të shtyjë kohën e tij të
pushimit javor për më së voni deri në fund të periudhës njëzetekatërorëshe (24) të kaluar pas kohës
së mëparshme të pushimit javor me kusht që:
7.1. shërbimi zgjat së paku njëzetekatër (24) orë të njëpasnjëshme ndryshe nga ai në të cilin
ka filluar shërbimi, dhe pas shfrytëzimit të përjashtimit, ngasësi merr:
7.1.1. dy periudha kohore të pushimit normal javor, apo;
7.1.2. një periudhë kohore normale të pushimit javor dhe një periudhë të shkurtuar të
pushimit javor prej së paku njëzetekatër (24) orëve. shkurtimi në çdo rrethanë
kompensohet me një periudhë të njëjtë pushimi të marrë si tërësi para fundit të javës
së tretë të periudhës së tretë të përjashtimit;
7.1.3. automjeti është i pajisur me takograf digjital konform me ligjin ne fuqi, nëse
shteti ku automjeti është regjistruar ka filluar t`a shfrytëzojë atë katër (4) vite me pare;
7.1.4. pas 1 janarit 2014, në rast të ngasjes ndërmjet orës 22.00 dhe 06.00, mjeti do
të ngaset ose nga ana e një ekuipazhi, por periudha e ngasjes do të shkurtohet në tri
(3) orë.
7.2. çdo ngasës që merr pjesë në ekuipazh shfrytëzon pushim javor prej së paku dyzetepesë
(45) orëve. kjo kohë mund të shkurtohet në së paku njëzetekatër (24) orë (kohë e shkurtuar e
pushimit javor). megjithatë, çdo shkurtim kompensohet me periudhë të barabartë pushimi të
shfrytëzuar si tërësi së paku gjatë javës së tretë pas javës kur është bërë shkurtimi. koha e
pushimit javor fillon së paku në fund të gjashtë periudhave njëzetekatërorëshe (24), nga
28
periudha e mëparshme e pushimit javor.
8. Çdo pushim i marrë me anë të kompensimit të pushimit javor bashkohet me një tjetër kohë pushimi
prej së paku nëntë (9) orëve.
9. Nëse një ngasës dëshiron, koha e pushimit ditor dhe koha e shkurtuar e pushimit javor, e marrë
jashtë pikës së ndalimit, mund të shfrytëzohet brenda mjetit, me kusht që mjeti në fjalë është i pajisur
me krevat të përshtatshme për secilin ngasës, siç është paraparë nga prodhuesi gjatë planifikimit të
mjetit dhe mjeti duhet të jetë i palëvizshëm.
10. Koha e pushimit javor që bie ndërmjet dy (2) javëve mund të llogaritet në cilëndo javë, por jo në të
dyja.
Neni 59
Përjashtimet nga koha e pushimit
1. Nëse një ngasës shoqëron një mjet që transportohet përmes feribotit (anijes) apo trenit dhe
shfrytëzon pushimin normal ditor, ajo mund të ndërpritet më së shumti dy herë nga një aktivitet tjetër,
me kusht që të përmbushen kushtet si në vijim:
1.1. një pjesë e pushimit ditor të shfrytëzuar në tokë duhet të merret para apo pasi që pushimi
ditor të jetë shfrytëzuar në anije apo tren;
1.2. periudhat ndërmjet dy pjesëve të pushimit ditor duhet të jenë sa më të shkurtra që është
e mundur dhe në asnjë rast nuk mund të jetë më e gjatë sesa një orë para ngarkimit apo pas
zbarkimit, përfshirë këtu formalitetet doganore në operacionet e ngarkimit dhe zbarkimit;
1.3. gjatë të gjitha pjesëve të pushimit ditor, ngasësi duhet të ketë ne dispozicion një shtrat.
2. Çdo kohë e kaluar në udhëtim drejt një lokacioni për të marrë përsipër mjetin brenda fushëveprimit
të këtij ligji, apo për ta kthyer atë, nëse mjeti nuk është as në shtëpi dhe as në qendrën operative të
punëdhënësit të ngasësit, ku gjendet pika e zakontë e ndalimit, nuk llogaritet si pushim apo pauzë
përveç nëse ngasësi është në anije apo tren dhe ka qasje në fjetje të përshtatshme.
3. Çdo kohë e ngasësit e kaluar në ngasje të një mjeti që nuk është brenda fushëveprimit të këtij ligji
në drejtim të mjetit brenda fushëveprimit të këtij ligji, apo gjatë kthimit, dhe që nuk është shtëpia e
ngasësit dhe as qendra operative e punëdhënësit e cila është pika e rëndomtë e ndalimit të ngasësit,
do të regjistrohet si “punë tjera".
Neni 60
Shmangiet
1. Me kusht që nuk e cenon sigurinë rrugore dhe që i lejohet arritja e një ndalimi të përshtatshëm,
ngasësi mund ti shmanget këtij ligji nëse është e nevojshme për të ofruar siguri të personave, mjetit
apo ngarkesës së tij.
2. Ngasësi duhet të cekë natyrën dhe qëllimin e shmangies në një fletë të të dhënave apo në fletë të
shtypur të aparatit të kontrollit apo në regjistër të shërbimit, më së voni në kohën e arritjes në
vendndalimin e përshtatshëm apo para saj.
KREU VII
APARATI I KONTROLLIT
Neni 61
Pajisjet e Mjetit
1. Të gjitha mjetet e listuara në nenin 87 të këtij ligji dhe të regjistruara në territorin e Kosovës duhet
të pajisen me aparat kontrolli në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji.
29
2. Aparati i kontrollit, sipas përkufizimit në këtë ligj, për sa i përket kushteve të ndërtimit, instalimit,
operimit dhe kontrollit të tij, duhet t‟i përmbushin kërkesat e këtij ligji dhe aktet nënligjore që burojnë
nga ky ligj.
3. Aparati i kontrollit në pajtueshmëri me Rregulloren e Këshillit (EEC) nr. 3821/85 të datës 20 dhjetor
1985 për kushtet e ndërtimit, instalimit, operimit dhe kontrollimit të tij konsiderohet së është në
pajtueshmëri me kërkesat e këtij ligji dhe aktet nënligjore që dalin nga ky ligj.
4. E njëjta aplikohet për aparatin sipas Marrëveshjes Evropiane për Punën e ekuipazheve të mjeteve
të angazhuar në Transportin Rrugor Ndërkombëtar (AETR) në kuptim të kushteve të ndërtimit,
instalimit, operimit dhe kontrollimit.
Neni 62
Homologimi
Aparati i kontrollit i instaluar në mjete transportuese të përkufizuar sipas nenit 2 të këtij ligji duhet të
përmbajnë shenjën e homologimit të lëshuar nga njëra palë kontraktuese e Marrëveshjes Evropiane
që ka të bëjë me Punën e ekuipazheve të angazhuar në Transportin Rrugor Ndërkombëtar (AETR),
dhe pllakën e instalimit sipas nenit 11 të këtij Akti.
Neni 63
Instalimi dhe inspektimi i aparatit të kontrollit
1. Instaluesit apo punëtoritë e licencuara dhe të aprovuara për këtë qëllim nga autoriteti kompetent
Ministria janë të vetmit që lejohen që të kryejnë instalimin dhe riparimin e pajisjeve të inspektimit.
2. Kohëzgjatja e vlefshmërisë administrative të kartelave të punëtorive dhe instaluesve të licencuar
nuk mund të jetë më e gjatë se një (1) vit.
3. Në rast të ripërtëritjes, dëmtimit, mosfunksionimit, humbjes apo vjedhjes së kartelës së lëshuar për
punëtoritë dhe instaluesit, autoriteti kompetent ofron kartelë zëvendësuese brenda pesë (5) ditëve të
punës pas pranimit të kërkesës së hollësishme për këtë qëllim.
4. Nëse lëshohet një kartelë e re për ta zëvendësuar një të vjetër, kartela e re ka numrin e njëjtë të
informatave të punëtorisë, mirëpo indeksi rritet për një njësi. Autoriteti lëshues mban një regjistër të
kartelave të humbura, të vjedhura apo defektive.
5. Autoriteti kompetent ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për t‟i ikur rreziqeve të falsifikimit të
kartelave të shpërndara për montuesit dhe punëtoritë e aprovuara.
6. Montuesi apo punëtoria e aprovuar do të vendosin një shenjë speciale në mbylljen e plumbuar të tij
në pajisjen e kontrollit si dhe i fut të dhënat elektronike të sigurisë që mundëson kontrolle autentike.
Autoriteti kompetent Ministria mbanë një Regjistër të Shenjave të Regjistruara (Trademark) dhe të
dhënave elektronike të sigurisë që përdoren, si dhe për kartelat e punëtorive dhe montuesve të
aprovuar.
7. Autoritetet kompetente të Kosovës mund të informojnë Palët kontraktuese të AETR me listën e
montuesve të aprovuar apo punëtorive si dhe rreth kartelave të lëshuara për ta dhe kopje të brendeve
dhe informatave të nevojshme që kanë të bëjnë me të dhënat elektronike të sigurisë që përdoren.
8. Pajtueshmëria e instalimit të pajisjes së kontrollit me kërkesat e këtij ligji dëshmohet nga pllaka e
instalimit.
9. Bllombat mund të largohen nga montuesit apo punëtoritë e aprovuara nga autoritetet kompetente
në pajtueshmëri me dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni.
10. Ministria është organ kompetent për lëshimin e kartelave të punëtorive (serviseve), ngasësve,
kompanive transportuese dhe organeve të kontrollit për tahograf digjital në bashkëpunim me
Ministrinë e Punëve të Brendshme.
30
11. Përjashtimisht nga paragrafi 10. të këtij neni, Ministria mund të autorizoj ndonjë subjekt juridik
publik apo privat për lëshimin e kartelave për përdorimin e tahografit digjital.
12. Ministria me akt nënligjor do të përcaktoj kushtet, kriteret, procedurat, tarifat dhe rregullat tjera për
lëshimin e kartelave të cekura në paragrafin 10. të këtij neni.
13. Ministria me akt nënligjor përcakton kushtet, kriteret, procedurat, tarifat si dhe rregullat tjera sa i
përket licencimit të punëtorive (serviseve) të tafografeve.
Neni 64
Kushtet e shfrytëzimit
1. Punëdhënësi dhe ngasësit sigurojnë funksionimin e duhur dhe përdorimin adekuat të pajisjes së
kontrollit, si dhe të kartelës së ngasësit nëse ngasësi kërkohet të drejtojë mjetin e pajisur me pajisje të
kontrollit tahograf digjital.
2. Punëdhënësi lëshon për ngasësit e mjeteve të pajisur me pajisje regjistrimi tahograf analog një
numër të mjaftueshëm të fletëve të të dhënave, duke pasur parasysh natyrën personale të këtyre
fletëve, kohëzgjatjen e shërbimit dhe detyrimin për ndërrimin eventual të fletëve të dëmtuara apo
atyre të marra nga zyrtari për kontroll.
3. Punëdhënësi lëshon për ngasësit vetëm fletë të modelit të aprovuar të përshtatshëm për përdorim
në pajisjen e instaluar në mjet.
4. Në rast se mjeti është i pajisur me aparat kontrolli tahograf digjital, punëdhënësi dhe ngasësi
sigurojnë se, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e shërbimit, shtypja sipas kërkesës mund të bëhet
në mënyrë adekuate në rast të kontrollit.
5. Kompania mban, në renditje kronologjike dhe në formë të lexueshme, fletët e të dhënave dhe letrat
e shtypura secilën herë që ato shtypen në pajtim me nenin 69 të këtij ligji, për së paku një (1) vit pas
përdorimit të tyre, dhe ngasësve që kërkojnë një gjë të tillë u ofron kopje. Gjithashtu, kompania i jep
ngasësve kopje të të dhënave të shkarkuara nga kartelat e ngasësve, në rast se ato kërkohen, si dhe
versionet e shtypura të këtyre kopjeve. Fletët e të dhënave, letrat e shtypura dhe të dhënat e
shkarkuara paraqiten apo dorëzohen me kërkesë te zyrtari i autorizuar inspektues.
6. Çdo operator transportues që përdor mjetet e pajisura me pajisje të kontrollit të cilat nuk bien në
fushëveprimin e këtij ligji:
6.1. siguron se të gjitha të dhënat shkarkohen nga njësia në mjet dhe nga kartela e ngasësit
rregullisht sipas kërkesës së autoritetit kompetent dhe se të gjitha të dhënat relevante
shkarkohen më shpesh për të siguruar se janë shkarkuar të gjitha aktivitetet e kryera nga ajo
ndërmarrje apo për të;
6.2. siguron se të gjitha të dhënat të shkarkuara nga njësia e mjetit dhe kartela e ngasësit
mbahen për së paku dymbëdhjetë (12) muaj pas regjistrimit dhe se nëse një zyrtar inspektimi
i kërkon ati, ato të dhëna janë të qasshme, qoftë drejtpërsëdrejti apo nga largësia, në lokalet
e kompanisë.
7. Kartela e ngasësit lëshohet me kërkesë të ngasësit, nga autoriteti kompetent i shtetit të banimit të
tij të zakonshëm.
8. Për qëllime të këtij ligji, termi banim i zakonshëm nënkupton vendin në të cilin personi jeton
zakonisht, d.m.th. ka banuar për së paku njëqindetetëdhjetepesë (185) ditë kalendarike në vit, për
arsye personale dhe profesionale apo, në rast të personit pa lidhje profesionale për shkak të arsyeve
personale të cilat tregojnë lidhje të afërta ndërmjet të fundit dhe vendin ku personi jeton:
8.1. megjithatë, banimi i zakonshëm i një personi lidhjet profesionale të të cilit janë në një
vend tjetër nga lidhjet e tij personale dhe i cili rrjedhimisht duhet të banojë në vende të
ndryshme që ndodhen në një apo më shumë shtete Palë Kontraktuese në AETR supozohet
të jetë vendi i lidhjeve personale, me kushte që kthehet rregullisht. Ky kusht i fundit nuk
31
është i detyrueshëm për ata persona që jetojnë në shtet kontraktues të AETR për kryerjen e
një detyre me afat fiks;
8.2. ngasësit ofrojnë dëshmi të vendit të tyre të banimit të zakonshëm përmes mënyrave të
ndryshme, përfshirë letërnjoftimit apo një dokumenti tjetër të vlefshëm;
8.3. ngasësit sjellin dëshminë ne vendin e rezidencës se tyre te zakonshme, me te gjitha
mënyrat, posaçërisht me ane te letërnjoftimit te tyre, apo çfarëdo dokumenti tjetër te
vlefshëm. Nëse autoritetet kompetente për lëshimin e kartelës kanë dyshime për vlefshmërinë
e deklarimit të banimit të zakonshëm në pajtueshmëri me nën-paragrafin 8.2. të këtij neni apo
për disa kontrolle specifike, ata mund të kërkojnë elemente të ndryshme informatash apo
dëshmi shtesë;
8.4. autoritetet përgjegjëse për lëshimin e kartelave, për aq sa është e mundur, sigurojnë që
aplikuesi nuk është zotërues ekzistues i kartelës së vlefshme të ngasësve.
9. Autoriteti kompetent personalizon kartelën e ngasësit në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji dhe
akteve nënligjore që dalin nga ky ligj:
9.1. vlefshmëria e kartelës së ngasësit nuk mund të jetë më e gjatë se pesë (5) vite, ngasësi
mund të ketë në posedim vetëm një kartelë të vlefshme. ai është i autorizuar të shfrytëzojë
vetëm kartelën e tij të personalizuar. nuk mund të shfrytëzohet kartela e dëmtuar apo e
skaduar;
9.2. nëse lëshohet një kartelë e re për ngasësin për të zëvendësuar të vjetrën, kartela e re
përmban numrin e njëjtë serik të kartelës së ngasësit, mirëpo indeksi rritet për një. Autoriteti i
lëshimit, mban regjistër të kartelave të lëshuara, të vjedhura, të humbura apo që nuk
funksionojnë;
9.3. në rast të dëmtimit, mosfunksionimit, humbjes apo vjedhjes së kartelës së ngasësit,
autoriteti ofron një kartelë zëvendësuese brenda pesë (5) ditëve të punës pas pranimit të
kërkesës për këtë qëllim;
9.4. në rast të aplikimit për ripërtëritje të kartelës, data e vlefshmërisë e së cilës është duke
skaduar, autoriteti siguron një kartelë të re para datës së duhur me kusht që kërkesa të jetë
dorëzuar brenda afateve kohore të përcaktuar në nenin 65 paragrafi 4. të këtij ligji.
10. Kartelat e ngasësit lëshohen vetëm për aplikuesit të cilët i nënshtrohen dispozitave të këtij ligji;
11. Kartela e ngasësit është personale. Gjatë kohëzgjatjes së vlefshmërisë së saj administrative ajo
nuk mund të jetë objekt i tërheqjes apo pezullimit për asnjë arsye, përveç nëse autoriteti kompetent
konsideron se kartela është falsifikuar, nëse ngasësi përdor kartelë pa qenë zotërues ligjor i saj, apo
nëse kartela është siguruar në bazë të deklaratave të rrejshme dhe/apo dokumenteve të falsifikuara.
Nëse masa e pezullimit apo tërheqjes ndërmerret kundër ngasësit, kartela e të cilit është lëshuar nga
pala kontraktuese e AETR, autoriteti kompetent në Kosovë e dërgon kartelën te autoritetet e palës
kontraktuese në AETR që e ka lëshuar kartelën në fjalë, duke i cekur arsyet për këtë veprim.
12. Për derisa një posedues i kartelës se vlefshme te ngasësit e ka fiksuar rezidencën e tij te
zakonshme ne Kosovë, ai mund të kërkojë shkëmbimin e kartelës së tij me një kartelë tjetër
ekuivalente. Ajo i takon autoritetit kompetent ne Kosovë i cili e bën shkëmbimin për t`a verifikuar në
rast nevoje nëse kartela e prezantuar është në fakt ende e vlefshme.
13. Autoriteti kompetent që e kryen këmbimin e kthejnë kartelën e vjetër autoritetit që e ka lëshuar atë
dhe i cekin arsyet për këtë veprim.
14. Nëse autoriteti kompetent në Kosovë e zëvendëson apo këmben kartelën e ngasësit,
zëvendësimi apo këmbimi, si dhe zëvendësimet apo ripërtëritjet pasuese do të regjistrohen te ky
autoritet kompetent.
15. Autoritetet kompetente do t‟i marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar rrezikun e
32
falsifikimit të kartelave të ngasësit.
16. Autoritet kompetente sigurojnë se të dhënat e nevojshme për të zbatuar respektimin e këtij ligji, të
regjistruara dhe ruajtura në pajisjet për regjistrim ruhen për së paku treqind e gjashtëdhjetë e pesë
(365) ditë pas datës së regjistrimit dhe mund të vihen në dispozicion në kushte që sigurojnë sigurinë
dhe saktësinë e këtyre të dhënave.
17. Autoritetet kompetente i marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se veprimet e rishitjes
apo dekomisionimit të pajisjes së kontrollit nuk dëmtojnë aplikimin e duhur të këtij paragrafi.
Neni 65
Ngasësit
1. Ngasësit nuk përdorin fletë të të dhënave apo kartela të ndyra apo të dëmtuara. Për këtë qëllim,
fletët apo kartela e ngasësit duhet të mbrohet në mënyrë adekuate.
2. Në rast të dëmtimit të një flete apo kartelës së ngasësit që përmban regjistra, ngasësit e
bashkëngjisin fletën apo kartelën e dëmtuar në një fletë rezervë apo fletën që përdoret për ta
zëvendësuar atë.
3. Në rast të dëmtimit, mosfunksionimit, humbjes apo vjedhjes së kartelës së ngasësit, ngasësit
duhet të kërkojnë zëvendësim, brenda shtatë (7) ditëve kalendarike, nga autoritetet kompetente në të
cilën e kanë banimin e tyre të zakonshëm.
4. Në rast se ngasësit dëshirojnë të ripërtërijnë kartelën e tyre të ngasësit, ata duhet të aplikojnë tek
autoritetet kompetente në të cilën e kanë banimin e zakonshëm jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15)
ditë para skadimit të datës së kartelës.
5. Ngasësit përdorin fletë të të dhënave apo kartela të ngasësit çdo ditë që ata ngasin, prej momentit
që ata marrin mjetin nën drejtim. Fleta e të dhënave apo kartela e ngasësit nuk tërhiqet para fundit
periudhës ditore të punës, përveç nëse ajo tërheqje është e autorizuar. Asnjë fletë të të dhënave apo
kartelë ngasësi nuk mund të përdoret për një periudhë kohore më të gjatë sesa për atë që është
synuar. Nëse në kabinë të mjetit me aparat kontrolli tahograf digjital gjenden më shumë se një
ngasës, ata sigurojnë se kartela e tyre është futur në vendin e saktë në takograf.
6. Nëse, për shkak të largësisë nga mjeti, ngasësit nuk mund ta përdorin aparatin e montuar në mjet:
6.1. nëse mjeti është i pajisur me aparat kontrolli tahograf analog, shënohet në fletën e të
dhënave në mënyrë të lexueshme dhe pa ndyrësi, me dorë apo automatikisht, apo përmes
mënyrave tjera, apo;
6.2. nëse mjeti është i pajisur me aparat kontrolli tahograf digjital, mbishkruhet në kartelën e
ngasësit me anë të funksionit të futjes manuale të shënimeve që është në dispozicion në
aparat.
7. Ngasësit mbajnë në fletë të të dhënave ndryshimet e nevojshme kur në mjet janë më shumë se një
ngasës.
8. Ngasësit janë të detyruar të:
8.1. sigurojnë konsistencë ndërmjet kohës së regjistruar në fletë dhe kohës ligjore të shtetit të
regjistrimit të mjetit;
8.2. operojnë me pajisjet kaluese që mundësojnë regjistrimin ndaras dhe të dallueshëm të
periudhave kohore.
9. Çdo palë kontraktuese mund të lejojë, për fletët e regjistrimit që përdoren në mjetet e regjistruara
në territorin e tyre, që periudha kohore të regjistrohen nën shenjën sipas përkufizimit në paragrafin 8.
të këtij neni.
33
10. Çdo anëtar i ekuipazhit duhet të mbajë në fletë të regjistrimit informatat në vijim:
10.1. emrin dhe mbiemrin në fillim dhe në fund të përdorimit të fletës;
10.2. datën dhe vendin në fillim dhe në fund të përdorimit të fletës;
10.3. numrin e targës së regjistrimit të mjetit të caktuar te ngasësi, para se të regjistrohet
udhëtimi i parë në fletë dhe pastaj, në rast të ndërrimit të mjetit, gjatë përdorimit të fletës;
10.4. leximin e rrugëmatësit (odometrit):
10.4.1. para udhëtimit të parë të regjistruar në fletë;
10.4.2. në fund të udhëtimit të fundit të regjistruar në fletë;
10.4.3. në rast të ndërrimit të mjetit gjatë ditës së punës (mjetin në të cilin është
caktuar ngasësi dhe mjetin në të cilin do të caktohet).
10.5. nëse është e nevojshme, kohën e ndërrimit të mjetit.
11. Ngasësi fut në aparatin e kontrollit simbolin e shtetit në të cilin ai fillon dhe shtetit në të cilin
përfundon periudhën e tij ditore të punës.
12. Futjet e mësipërme të të dhënave aktivizohen nga ngasësi, si dhe mund të futen manualisht apo
automatikisht nëse testuesi është i lidhur në sistemin e pozicionimit satelitor. Tridhjetepesë (35)
simbolet e përdorur për takografin digjital. Tridhjetegjashtë (36) simbolet e përdorur për takografin
digjital. Tridhjeteshtatë (37) simbolet e përdorur për takografin digjital. Tridhjetetetë (38) simbolet e
përdorur për takografin digjital.
13. Aparati i kontrollit i (tahograf analog) duhet të jetë i punuar ashtu që t‟u lejojë zyrtarëve të zbatimit
të ligjit të lexojnë, pas hapjes së mundshme të aparatit, pa deformim të përhershëm, dëmtim apo
ndotje, fletët e regjistrimit që kanë të bëjnë me nëntë orët e fundit para kohës së kontrollit. Aparatet
duhet të jenë të dizajnuar ashtu që të lejojnë verifikimin, pa kapje të kutisë, se a janë duke u bërë
regjistrimet.
14. Kur ngasësi drejton mjet të pajisur me pajisje të kontrollit (tahograf analog), ai duhet që organit
kompetent ti ofrojë:
14.1. fletët e të dhënave për javën aktuale dhe ato të përdorura nga ngasësi gjatë
pesëmbëdhjetë (15) ditëve të mëparshme kalendarike;
14.2. kartelën e ngasësit, nëse ai është bartës i një kartele të tillë;
14.3. çdo të dhënë manuale dhe të shtypur të javës aktuale dhe të pesëmbëdhjetë (15)
ditëve të mëparshme kalendarike siç është paraparë në këtë ligj. Nga data e aplikimit e
përkufizuar në nenin 64 të të këtij ligji, periudhat e referuara në nën-paragrafët 14.1. dhe 14.2.
të këtij neni do të mbulojë ditën aktuale si dhe njëzetetetë (28) ditët e mëparshme
kalendarike.
15. Kur ngasësi drejton mjetin që është i pajisur me pajisje të regjistrimit të të dhënave (tahograf
digjital) ai, në bazë të kërkesës te organeve kontrolluese, duhet të paraqesë:
15.1. kartelën e ngasësit bartës i së cilës është vetë ai;
15.1.1. çdo të dhënë të shënuar me dorë dhe çdo material të shtypur për javën
aktuale dhe për pesëmbëdhjetë (15) ditët e mëparshme kalendarike siç përshihet në
këtë marrëveshje;
15.1.2. fletët me të dhëna që korrespondojnë me të njëjtën periudhë si ajo e mbuluar
34
në paragrafin e mëparshëm gjatë se cilës ai e ka ngarë mjetin e pajisur me pajisje për
regjistrimin e të dhënave tahograf analog.
15.2. nga data e aplikimit e përkufizuar në nenin 64 të këtij ligji, periudhat e referuara në nën-
paragrafin 15.1.1. mbulojë ditën aktuale dhe njëzetetetë (28) ditët e mëparshme kalendarike.
16. Ndalohet falsifikimi, fshirja apo shkatërrimi i të dhënave të regjistruara në fletën e të dhënave, të
dhënave të ruajtura në mjetin kontrollues apo kartelën e ngasësit, dhe fletët e shtypura nga pajisja e
kontrollit tahograf digjital. Është gjithashtu e paligjshme që të manipulohet pajisja e kontrollit, fleta e të
dhënave apo kartela e ngasësit dhe/apo fletët e shtypura me qëllim të falsifikimit të të dhënave, bërjes
së tyre të paqasshme apo shkatërrimit të tyre. Asnjë pajisje për kryerjen e manipulimeve të
përmendura më lart nuk lihet në kabinën e mjetit.
Neni 66
Prishja dhe mosfunksionimi i pajisjes kontrolluese
1. Në rast të prishjes apo mosfunksionimit të pajisjes kontrolluese, punëdhënësi duhet ta riparojë atë
sa më shpejt që të jetë e mundur përmes instaluesve apo punëtorive të regjistruara. Nëse kthimi në
seli nuk mund të bëhet më shpejt se për një (1) javë nga dita e prishjes apo zbulimit të defektit,
riparimi duhet bërë përgjatë rrugëtimit. Palët kontraktuese duhet t‟ua bëjnë të mundur autoriteteve
kompetente ndalimin e përdorimit të mjetit në rast se prishja nuk është sanuar sipas kushteve të
përcaktuara më lartë.
2. Gjatë periudhës së prishjes apo mosfunksionimit të pajisjes kontrolluese, ngasësit duhet t‟i
raportojnë treguesit kohor, pasi që ata nuk ruhen dhe nuk shtypen në mënyrë të rregullt në pajisje, në
listë regjistruese apo në një listë të përkohshme që i bashkëngjitet listës regjistruese apo kartelës së
ngasësit, në një raport në të cilin paraqiten elementet identifikuese (emri dhe numri i patentës së
ngasësit dhe numri i kartelës së ngasësit) dhe i cili nënshkruhet nga ata.
3. Në rastet kur kartela e ngasësit dëmtohet, nuk punon, humbet apo nuk është në posedim të
ngasësit, ngasësi është i detyruar:
3.1. që në fillim të rrugëtimit të shtyp detajet e mjetit që ai nget dhe t‟i bëjë ato t‟i paraqesë në
vend të dukshëm:
3.1.1. informatat e detajuara identifikuese mbi ngasësin (emrin, numrin e kartelës apo
patentës), dhe nënshkrimin e tij;
3.1.2. periudhat të cilave u referohet paragrafit 8. të nenit 65 të këtij ligji.
3.2. që në fund të rrugëtimit, të shtyp informatat mbi periudhat kohore të regjistruara nga
pajisja regjistruese, të regjistrojë periudhat e kaluara në aktivitete tjera, periudhat e
disponueshmërisë dhe pushimit të bërë që nga fillimi i rrugëtimit, në rast se këto informata
nuk janë regjistruar në takograf, dhe të bartë në këtë dokument të dhënat identifikuese të
vozitësit (emrin, numrin e kartelës apo numrin e patentës) dhe të vendosë nënshkrimin e tij.
4. Në rast të dëmtimit apo mosfunksionimit të kartelës, vozitësi ia kthen atë autoritetit kompetent të
palës kontraktuese në të cilin ai ka vendbanim të përhershëm. Vjedhja e kartelës duhet të raportohet
në mënyrë adekuate dhe të mirëfilltë pranë autoriteteve kompetente të palës kontraktuese në të cilën
ka ngjarë vjedhja.
5. Humbja e kartelës së ngasësit duhet të raportohet në mënyrë adekuate dhe të mirëfilltë pranë
autoriteteve kompetente të palës kontraktuese ku është lëshuar ajo dhe të palës kontraktuese ku
është i regjistruar vendbanimi i zakonshëm, nëse nuk kemi të bëjmë me autoritetin e njëjtë.
6. Ngasësi mund të vazhdojë ngasjen e mjetit të tij pa kartelë të ngasësit për më së shumti
pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, apo për një periudhë më të gjatë nëse kjo është e
domosdoshme për ta kthyer mjetin në selinë e kompanisë, me kusht që të jetë në gjendje të vërtetojë
pamundësinë e prodhimit apo të shfrytëzimit të kartelës gjatë kësaj periudhe.
35
7. Në rastet kur autoritetet e palës kontraktuese ku ngasësi ka vendbanimin e tij të zakonshëm nuk
janë të njëjtat me ato që e kanë lëshuar kartelën dhe nga të parat kërkohet që të procedohet
ripërtëritja, zëvendësimi apo këmbimi i kartelës së ngasësit, ato duhet t‟i lajmërojnë autoritetet që e
kanë lëshuar kartelën e vjetër për arsyet e sakta të ripërtëritjes, zëvendësimit apo këmbimit.
KREU VIII
DETYRIMET DHE PËRGJEGJËSITË E KOMPANISË
Neni 67
Detyrimet e kompanisë
1. Kompania do të organizojë transportin rrugor dhe do t‟i japë anëtarëve të ekuipazhit udhëzimet
adekuate në mënyrë që ata të mund t‟i përmbahen dispozitave të këtij ligji.
2. Ajo duhet të monitorojë rregullisht kohët e ngasjes dhe punët tjera, si dhe orët e pushimit, duke i
shfrytëzuar të gjitha dokumentet me të cilat posedon, siç janë librat individual të kontrollit. Nëse
vërehet shkelje e këtij ligji, kompania duhet të ndalojë veprimtarinë përkatëse menjëherë dhe të
ndërmerr hapa drejt parandalimit të përsëritjes së shkeljes, siç janë ndryshimi i orareve dhe rutave.
3. Pagimi, madje edhe në formë të bonuseve apo ngritjes së pagave, i ngasësve me pagesë në bazë
të kilometrazhit dhe/apo vëllimit të mallrave të transportuara është i ndaluar, përveç në rastet kur
pagesat e tilla nuk mund të rrezikojnë sigurinë rrugore dhe kur ato nuk nxitin kryerje të shkeljeve të
këtij.
4. Kompania duhet të sigurojë mbajtjen e të dhënave që mbulojnë së paku treqind e gjashtëdhjetë e
pesë (365) ditët paraprake të veprimtarisë së çdo ngasësi të punësuar brenda hapësirës së vet. Secili
ngasës duhet të jetë në gjendje që të paraqesë në rastet e kontrollit rrugor të dhënat mbi veprimtarinë
e tij ditore dhe veprimtarinë e tij në njëzetetetë (28) ditët paraprake.
Neni 68
Përgjegjësitë e kompanisë
1. Kompanitë transportuese janë përgjegjëse për shkeljet e kryera nga ngasësit e kompanisë, madje
edhe nëse shkelja është kryer në territorin e një shteti tjetër, pa marrë parasysh nëse ai është palë
kontraktuese e AETR apo jo. Kjo përgjegjësi mund të ndërlidhet me mos pajtueshmërinë e kompanisë
me paragrafët 1. dhe 2. të nenit 67 të këtij ligji. Dëshmitë që përcaktojnë se ndërmarrja transportuese
nuk mund të konsiderohet arsyeshmërisht përgjegjëse për shkeljen mund të merren parasysh.
2. Kompanitë, transportuesit, bartësit e ngarkesave, operatorët e turneve turistike, nënkontraktuesit
dhe agjencitë e rekrutimit të ngasësve duhet të sigurohen se orët e punës për transportim të cilat janë
përcaktuar me kontratë të jenë në pajtim me këtë ligj.
KREU IX
INSPEKTIMET
Neni 69
Numri i inspektimeve
1. Të gjitha palët duhet t‟i marrin masat adekuate për të siguruar respektimin e dispozitave të këtij
ligji, në veçanti duke realizuar një numër adekuat të inspektimeve në rrugë dhe në hapësirat e
kompanisë, duke mbuluar një numër të konsiderueshëm të ngasësve, kompanive dhe mjeteve të të
gjitha kategorive të transportit që bien nën fushëveprimin e këtij ligji.
2. Kontrollet duhet organizuar asisoj që:
2.1. brenda një (1) viti kalendarik të kontrollohen së paku 3% të ditëve të punës të ngasësve
të mjeteve mbi të cilat zbatohet ky ligj;
36
2.2. së paku 30% të numrit të gjithmbarshëm të kontrolleve të ditëve punës të kryhen në rrugë
dhe së paku 50% në kompanitë lokale.
Neni 70
Natyra e inspektimeve
1. Inspektimet në rrugë duhet trajtuar si në vijim:
1.1. orarin ditor dhe javor të ngasjes, pushimet dhe periudhat e pushimeve ditore dhe javore;
1.2. regjistrin e ditëve të kaluara, i cili duhet të jetë në tabelë të veturës dhe/apo të dhënat e
ruajtura për të njëjtat periudha në kartelën e ngasësit dhe/ose në memorien e pajisjes
kontrolluese dhe/ose në versionet e shtypura, nëse të tillat janë në përdorim;
1.3. funksionimin adekuat të pajisjes kontrolluese.
2. Këto kontrolle të mjeteve, kompanive dhe ngasësve kryhen pa dallim (pa marrë parasysh nëse
janë rezidente apo jo) dhe pa marrë parasysh pikën fillestare dhe destinacionin e rrugëtimit apo llojin
e takografit.
3. Pikat në të cilat duhet fokusuar gjatë kontrollit në hapësirat e kompanisë, përveç atyre që i
nënshtrohen kontrolleve rrugore dhe kontrollit të pajtueshmërisë me dispozitat e paragrafit 6. të nenit
63 të këtij ligji janë:
3.1. periudhat javore të pushimit dhe periudhat e ngasjes gjatë tyre;
3.2. kufizimi i orëve të ngasjes në dy (2) javë;
3.3. kompensimi për periudhat e shkurtuara të pushimit, sipas paragrafit 7. të nenit 58 të këtij
ligji;
3.4. shfrytëzimi i regjistrave dhe/apo të dhënave dhe kopjeve të dokumenteve që vijnë nga
njësia e zbarkimit dhe kartela e ngasësit dhe/ose të dhënat e organizimit të orarit të punës për
ngasësit.
Neni 71
Bashkëpunimi bilateral
1. Brenda kornizës së bashkëpunimit bilateral, autoritetet kompetente të të dyja vendeve do të jenë
në gjendje që:
1.1. të këmbejnë rregullisht të gjitha informatat në dispozicion lidhur me shkeljet e kryera
nga banorët e tyre në territorin e shtetit tjera. Në rast të shkeljeve serioze, këto informata
mund të përfshijnë edhe sanksionet e zbatueshme.
1.2. t‟i ndihmojnë njëra tjetrës për të qartësuar situatat kur gjatë një kontrollimi rrugor të
ngasësit të një mjeti të regjistruar në shtetin tjetër janë gjetur të dhëna që ofrojnë
bazë për të dyshuar se ka ngjarë një shkelje që nuk është e zbulueshme gjatë kontrollit në
rast se mungojnë elementet e domosdoshme. Në rastet kur në këtë kuptim shteti në fjalë
kryen një auditim të hapësirave të kompanisë, të gjeturat e këtij kontrolli do t‟i vihen në
dispozicion shtetit tjetër.
1.3. të organizojnë inspektime rrugore të përbashkëta.
Neni 72
Modelet e formularëve standard
1. Për të lehtësuar kryerjen e inspektimeve rrugore ndërkombëtare, sipas nevojës, Ministria do të ofroj
modele të formularëve standard të cilët duhet plotësuar. Këta formularë do të gjejnë zbatim dhe do të
mund të modifikohen.
37
2. Ministria me akt nënligjor do të përcaktoj modelet e formularëve standard për inspektim.
Neni 73
Autorizimet e inspektorëve
1. Policia e trafikut dhe inspektorët e transportit rrugor të Ministrisë, janë të autorizuar që në kuadër të
kompetencave respektive të kryejnë kontroll rrugore. Ata kanë qasje në brendi të mjeteve për t‟iu
qasur pajisjeve regjistruese dhe të gjitha pajimeve që ndërlidhen me to.
2. Inspektorët e transportit rrugor të Ministrisë ne kuadër te kompetencave të veta janë të autorizuar
që të kryejnë kontrolle në kompani në lidhje me të gjitha dispozitat e këtij ligji dhe akteve nënligjore te
tij.
KREU X
DISPOZITAT NDËSHKIMORE
Neni 74
Gjobat
1. Operatori i transportit përkatësisht personi tjetër juridik apo fizik për kundërvajtje (shkelje
administrative) do të ndëshkohet me gjobë prej tetëqind (800) deri në njëmijë (1.000) Euro:
1.1. nëse vepron ne kundërshtim me nenin 7 (paragrafi 1.,2. dhe 3.) të këtij ligji;
1.2. nëse vepron ne kundërshtim me nenin 14 (paragrafi 1.) të këtij ligji;
1.3. nëse vepron ne kundërshtim me nenin 26 (paragrafi 1. , 2. dhe 3.) të këtij ligji;
1.4. nëse vepron ne kundërshtim me nenin 28 (paragrafi 1., 2. dhe 3.) të këtij ligji;
1.5. nëse vepron ne kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji;
1.6. nëse vepron në kundërshtim me nenin 37 të këtij ligji;
1.7. nëse vepron në kundërshtim me nenin 38 (paragrafi 3.) të këtij ligji;
1.8. nëse vepron ne kundërshtim me nenin 39 (paragrafi 1., 2., 3. dhe 4.) të këtij ligji;
1.9. nëse vepron ne kundërshtim me nenin 48 (paragrafi 1., 2., 3., 4. dhe 5.) të këtij ligji.
2. Po qese operatori i transportit përkatësisht personi tjetër juridik apo fizik bën përsëritje të
kundërvajtjes së njëjtë, përveç dënimit me gjobë do t‟i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalesës së
ushtrimit të veprimtarisë së transportit në kohëzgjatje gjashtë (6) deri në dymbëdhjetë (12) muaj.
3. Operatori i transportit përkatësisht personi tjetër juridik apo fizik për kundërvajtje (shkelje
administrative) do të ndëshkohet me gjobë prej pesëqind (500) deri në shtatëqind (700) Euro:
3.1. nëse vepron në kundërshtim të nenit 10 (paragrafi 1.,2. dhe 3.) të këtij ligji;
3.2. nëse vepron në kundërshtim me nenin 17 (paragrafi 1.) të këtij ligji;
3.3. nëse vepron në kundërshtim me nenin 19 (paragrafi 1. dhe 2.) të këtij ligji;
3.4. nëse vepron në kundërshtim me nenin 19 (paragrafi 1., 3., 4., 5. dhe 6.) të këtij ligji;
3.5. nëse vepron në kundërshtim me nenin 25 (paragrafi 1.) të këtij ligji;
3.6. nëse vepron në kundërshtim me nenin 27 (paragrafi 4.) të këtij ligji;
38
3.7. nëse vepron në kundërshtim me nenin 31 (paragrafi 1. dhe 7.) të këtij ligji;
3.8. nëse vepron në kundërshtim me nenin 35 (paragrafi 1., 2., 3., 4. dhe 5.) të këtij ligji;
3.9. nëse vepron në kundërshtim me nenin 41 (paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1. dhe 1.2.) të
këtij ligji;
3.10. nëse vepron në kundërshtim me nenin 42 (paragrafi 1.) të këtij ligji;
3.11. nëse vepron në kundërshtim me nenin 43 (paragrafi 1.) të këtij ligji;
3.12. nëse vepron në kundërshtim me nenin 44 (paragrafi 1., 3., 5., 6., 7. dhe 8.) të këtij ligji;
3.13. nëse vepron në kundërshtim me nenin 51 të këtij ligji.
4. Për kundërvajtje të njëjta që operatori përkatësisht personi juridik apo fizik i përsërit përveç dënimit
me gjobë do t‟i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalesës së ushtrimit të veprimtarisë së transportit
në kohëzgjatje prej gjashtë (6) deri në dymbëdhjetë (12) muaj.
5. Operatori i transportit përkatësisht personi tjetër juridik apo fizik për kundërvajtje (shkelje
administrative) do të ndëshkohet me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) Euro:
5.1. nëse vepron në kundërshtim me nenin 8 (paragrafi 1. dhe 3.) të këtij ligji;
5.2. nëse vepron në kundërshtim me nenin 22 (paragrafi 1. dhe 2.) të këtij ligji;
5.3. nëse vepron në kundërshtim me nenin 23 (paragrafi 1., 2. dhe 3.) të këtij ligji;
5.4. nëse vepron në kundërshtim me nenin 24 (paragrafi 1.) të këtij ligji;
5.5. nëse vepron në kundërshtim me nenin 29 (paragrafi 1., 2., 3. dhe 4.) të këtij ligji;
5.6. nëse vepron në kundërshtim me nenin 30 (paragrafi 1.) të këtij ligji;
5.7. nëse vepron në kundërshtim me nenin 31 ( paragrafi 2., 3., 4., 5., 6., 8. dhe 9.) të këtij
ligji;
5.8. nëse vepron në kundërshtim me nenin 32 (paragrafi 1., 2., 3. dhe 4.) të këtij ligji;
5.9. nëse vepron në kundërshtim me nenin 33 (paragrafi 1.,3.,4.,5. dhe 6.) të këtij ligji;
5.10. nëse vepron në kundërshtim me nenin 34 të këtij ligji;
5.11. nëse vepron në kundërshtim me nenin 38 (paragrafi 4.) të këtij ligji;
5.12. nëse vepron në kundërshtim me nenin 41 (paragrafi 1. nën-paragrafi 1.3. dhe 1.4.) të
këtij ligji;
5.13. nëse vepron në kundërshtim me nenin 42 (paragrafi 2. dhe 3.) të këtij ligji;
5.14. nëse vepron në kundërshtim me nenin 45 (paragrafi 1. nën-paragrafi 1.1., 1.2. dhe
paragrafi 2.) të këtij ligji;
5.15. nëse vepron në kundërshtim me nenin 19 (paragrafi 1. dhe 6.) të këtij ligji;
5.16. nëse vepron në kundërshtim me nenin 25 (paragrafi 7. dhe 8.) të këtij ligji;
5.17. nëse vepron në kundërshtim me nenin 47 të këtij ligji.
Neni 75
39
Refuzimi dhe dhënia e informatave
1. Nëse një operator refuzon të kthej dokumentet e transportit pas një dënimi të tërheqjes së
përkohshme apo të përhershme të certifikatave të automjeteve apo licencës ose autorizimit për
transportin dënohet në bazë të nenit 74 paragrafi 3. te këtij ligji.
2. Nëse një operator me vetëdije jep informata të pavërteta për të marrë një licencë ose certifikatë të
mjeteve të transportit ose licencën e kërkuar për kryerjen e veprimtarisë së transportit është e
dënueshme sipas nenit 74 paragrafi 1. te këtij ligji.
Neni 76
Kundërvajtjet për kohën e regjimit të ngasjes dhe pushimit
1. Mos respektimi i moshës minimale të ngasësit e paraparë në nenin 55 të këtij ligji konsiderohet si
shkelje e rëndë dhe dënohet me gjobë njëzetepesë (25) Euro për ngasësin dhe dyqindepesëdhjetë
(250) Euro për operatorin.
2. Tejkalimi i kohëzgjatjes së ngasjes ditore më shumë se nëntë (9) orë, sipas nenit 56 të këtij ligji
dënohet si më poshtë:
2.1. për tejkalimin e kohëzgjatjes prej nëntë (9) deri dhjetë (10) orë parashihet si kundërvajtje
e lehtë dhe dënohet njëzetepesë (25) Euro për ngasësin dhe dyqindepesëdhjetë (250) Euro
për operatorin;
2.2. për tejkalimin e kohëzgjatjes prej dhjetë (10) deri njëmbëdhjetë (11) orë parashihet
kundërvajtje e rëndë dhe dënohet tridhjetepesë (35) Euro për ngasësin dhe
treqindepesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
2.3. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes ditore më shumë se njëmbëdhjetë (11) orë do
të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
3. Tejkalimi i kohëzgjatjes së ngasjes ditore në rast të akordimit të zgjatjes në më shumë se dhjetë
(10) orë:
3.1. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes ditore të akroduar prej dhjetë (10) ore deri në
njëmbëdhjetë (11) orë parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe dënohet tridhjetepesë (35) Euro
për shoferin dhe treqind (300) Euro për operatorin;
3.2. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes ditore të akroduar prej njëmbëdhjetë (11) orë
deri dymbëdhjetë (12) orë parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe dënohet tridhjetepesë (35)
Euro për ngasësin dhe treqind e pesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
3.3. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes ditore të akroduar më shumë se dymbëdhjetë
(12) orë parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro
për ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
4. Tejkalimi i kohëzgjatjes së ngasjes javore në më shumë se pesëdhjetegjashtë (56) orë sipas nenit
56 paragrafi 2. të këtij ligji dënohet si më poshtë
4.1. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes javore prej pesëdhjetegjashtë (56) orë deri
gjashtëdhjetë (60) orë parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe do të dënohet njëzetepesë (25)
Euro për ngasësin dhe dyqindepesëdhjetë (250) Euro për operatorin;
4.2. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes javore prej gjashtëdhjetë (60) orë deri
shtatëdhjetë (70) orë parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe do të dënohet tridhjetepesë (35)
Euro për ngasësin dhe treqindepesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
4.3. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes javore prej më shumë se shtatëdhjetë (70) orë
parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për
ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
40
5. Tejkalimi i kohëzgjatjes së ngasjes së akumuluar përgjatë dy (2) javëve të njëpasnjëshme në më
shumë se nëntëdhjetë (90) orë sipas nenit 56 paragrafi 3. të këtij ligji dënohet si më poshtë:
5.1. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes së akumuluar përgjatë dy (2) javëve të
njëpasnjëshme prej nëntëdhjetë (90) orë deri njëqind (100) orë parashihet si kundërvajtje e
lehtë dhe do të dënohet njëzetepesë (25) Euro për ngasësin dhe dyqindepesëdhjetë (250)
Euro për operatorin;
5.2. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes së akumuluar përgjatë dy (2) javëve të
njëpasnjëshme prej njëqind (100) orë deri njëqindedymbëdhjetë (112) orë e tridhjetë (30)
minuta parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe do të dënohet tridhjetepesë (35) Euro për
ngasësin dhe treqindepesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
5.3. për tejkalimin e kohëzgjatjes së ngasjes së akumuluar përgjatë dy (2) javëve të
njëpasnjëshme në më shumë se njëqindedymbëdhjetë (112) orë e tridhjetë (30) minuta
parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për
ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
6. Tejkalimi i kohëzgjatjes së vozitjes së ndërprerë në më shumë se katër (4) orë e tridhjetë (30)
minuta sipas nenit 58 të këtij ligji dënohet si më poshtë:
6.1. tejkalimi i kohëzgjatjes së vozitjes së ndërprerë prej se katër (4) orë e tridhjetë (30)
minutave deri pesë (5) orë parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe dënohet njëzetepesë (25)
Euro për ngasësin dhe dyqindepesëdhjetë (250) Euro për operatorin;
6.2. tejkalimi i kohëzgjatjes së vozitjes së ndërprerë prej pesë (5) orë deri gjashtë (6) orë
parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe dënohet tridhjetë e pesë (35) Euro për ngasësin dhe
treqindepesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
6.3. tejkalimi i kohëzgjatjes së vozitjes së ndërprerë prej më shumë se gjashtë (6) orë
parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të pesëdhjetë (50) Euro për ngasësin dhe
pesëqind (500) Euro për operatorin.
7. Kohët e pushimit ditor më pak se njëmbëdhjetë (11) orë nëse reduktimi nuk është i akorduar sipas
nenit 58 paragrafi 2. të këtij ligji dënohet si më poshtë:
7.1. mosrespektimi e kohës së pushimit ditor prej dhjetë (10) orë deri njëmbëdhjetë (11)
orë parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe do të dënohet njëzetepesë (25) Euro për ngasësin
dhe dyqindepesëdhjetë (250) Euro për operatorin;
7.2. mosrespektimi e kohës së pushimit ditor prej tetë (8) orë e tridhjetë (30) minuta deri
dhjetë (10) orë parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe do të dënohet tridhjetë e pesë (35)
Euro për ngasësin dhe treqind e pesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
7.3. mosrespektimi e kohës së pushimit ditor më pak se tetë (8) orë e tridhjetë (30) minuta
parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për
ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
8. Kohët e pushimit ditor më pak se nëntë (9) orë nëse reduktimi nuk është akorduar sipas nenit 58
paragrafi 2. të këtij ligji dënohet si më poshtë:
8.1. mosrespektimi e kohës së pushimit ditor më pak se nëntë (9) orë deri tetë (8) orë
parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe do të dënohet njëzetepesë (25) Euro për ngasësin dhe
dyqindepesëdhjetë (250) Euro për operatorin;
8.2. mosrespektimi i kohës së pushimit ditor më pak se shtatë (7) orë deri tetë (8) orë
parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe do të dënohet tridhjetë e pesë (35) Euro për ngasësin
dhe treqind e pesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
41
8.3. mosrespektimi i kohës së pushimit ditor më pak se shtatë (7) orë parashihet si
kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për ngasësin dhe
pesëqind (500) Euro për operatorin.
9. Kohët e pushimit ditor të ndarë më pak se tre plus nëntë (3+9) orë sipas nenit 58 paragrafi 2. të
këtij ligji dënohet si më poshtë :
9.1. për kohën e pushimit ditorë të ndarë më pak se tri orë plus tetë deri nëntë (3 + 8 - 9) orë
parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe do të dënohet njëzetepesë (25) Euro për ngasësin dhe
dyqindepesëdhjetë (250) Euro për operatorin;
9.2. për kohën e pushimit ditor të ndarë më pak se tri orë plus shtatë deri tetë (3 + 7 - 8) orë
parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe do të dënohet i kundërvajtje e rëndë dhe do tridhjetë e
pesë (35) Euro për ngasësin dhe treqind e pesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
9.3. për kohën e pushimit ditor të ndarë më pak se tri orë plus deri 7 orë (3 + deri 7) orë
parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për
ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
10. Koha e pushimit ditor më pak se nëntë (9) orë në rast të ngasjes së ekuipazh:
10.1. mosrespektimi kohës së pushimit ditor në rast të ngasjes në ekuipazh në më pak se
nëntë (9) orë deri tetë (8) orë parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe do të dënohet
njëzetepesë (25) Euro për ngasësin dhe dyqindepesëdhjetë (250) Euro për operatorin;
10.2. mosrespektimi kohës së pushimit ditor në rast të ngasjes në ekuipazh në më pak se
tetë (8) orë deri shtatë (7) orë parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe do të dënohet tridhjetë
e pesë (35) Euro për ngasësin dhe treqind e pesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
10.3. mosrespektimi kohës së pushimit ditor në rast të ngasjes në ekuipazh në më pak se
shtatë (7) orë parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50)
Euro për ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
11. Kohët e pushimit javor të reduktuara në më pak se njëzetekatër (24) orë parashihet si
kundërvajtje dhe dënohet si më poshtë:
11.1. mosrespektimi i kohës së pushimit javor gjatë ngasjes në më pak se njëzetekatër (24)
orë deri njëzetedy (22) orë parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe do të dënohet njëzetepesë
(25) Euro për ngasësin dhe dyqindepesëdhjetë (250) Euro për operatorin;
11.2. mosrespektimi i kohës së pushimit javor gjatë ngasjes më pak se njëzetedy (22) orë deri
njëzet (20) orë parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe do të dënohet tridhjetë e pesë (35)
Euro për ngasësin dhe treqind e pesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
11.3. mosrespektimi i kohës së pushimit javor gjatë ngasjes më pak se njëzet (20) orë
parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për
ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
12. Kohët e pushimit javor më pak se dyzetepesë (45) orë nëse reduktimi nuk është i akorduar sipas
nenit 58 nën-paragrafi 7.2. të këtij ligji paraqet kundërvajtje dhe dënohet si më poshtë:
12.1. mosrespektimi i kohës së pushimit javor gjatë ngasjes më pak se dyzetepesë (45) orë
deri dyzetedy (42) orë parashihet si kundërvajtje e lehtë dhe do të dënohet njëzetepesë (25)
Euro për ngasësin dhe dyqindepesëdhjetë (250) Euro për operatorin;
12.2. mosrespektimi i kohës së pushimit javor gjatë ngasjes më pak se dyzetedy (42) orë
deri tridhjetegjashtë (36) orë parashihet si kundërvajtje e rëndë dhe do të dënohet
tridhjetepesë (35) Euro për ngasësin dhe treqindepesëdhjetë (350) Euro për operatorin;
12.3. mosrespektimi i kohës së pushimit javor gjatë ngasjes më pak se tridhjetegjashtë (36)
42
orë parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për
ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
13. Për kundërvajtje sipas nenit 67 paragrafi 3. të këtij ligji parashihet si kundërvajtje shumë e rëndë
dhe do të dënohet operatori në shumë prej njëmijë (1.000) Euro.
14. Për kundërvajtje sipas nenit 62 të këtij ligji parashihet si shkelje shumë e rëndë dhe do të dënohet
operatori me gjobë prej njëmijë (1.000) Euro.
15. Për kundërvajtje sipas nenit 63 paragrafi 1. të këtij ligji parashihet si kundërvajtje shume e rëndë
dhe do të dënohet njëmijë (1.000) Euro operatori.
16. Për kundërvajtje sipas nenit 64 paragrafi 1., 2., 3., 4., 5. dhe 6. të këtij ligji parashihet si
kundërvajtje shumë e rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për ngasësin dhe pesëqind
(500) Euro për operatorin.
17. Për kundërvajtje sipas nenit 65 paragrafi 1., 2., 3., 5., 7., 8. të këtij ligji parashihet si kundërvajtje e
rëndë dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
18. Për kundërvajtje sipas nenit 66 paragrafi 1., 2., 3. të këtij ligji parashihet si kundërvajtje e rëndë
dhe do të dënohet pesëdhjetë (50) Euro për ngasësin dhe pesëqind (500) Euro për operatorin.
Neni 77
Përjashtimi nga qarkullimi
1. Personat e autorizuar të kontrollit për t`a konstatuar kundërvajtjen në bazë të këtij ligji dhe akteve
nënligjore të tij, mund t`a shqiptojnë përjashtimin nga qarkullimi e një automjeti në rastet si në vijim:
1.1. tejkalimi i kohës së ngasjes së autorizuar apo pushimit të pamjaftueshëm. ngasësi
përjashtohet nga qarkullimi gjatë kohës së domosdoshme për të pushuar apo për t`a bërë një
pushim në bazë të rregullores;
1.2. aparati i kontrollit i pa përshtatshëm apo që është i kundërligjshëm. në këtë rast automjeti
duhet të paraqitet në puntorinë e licencuar më të afërt, e cila pastaj me shpenzime të
operatorit, e vendos një aparat të kontrollit. Përjashtimi nga qarkullimi nuk mund të hiqet
përderisa të lëshohet një certifikatë nga punëtoria e licencuar, e cila dëshmon gjendjen e
rregullt;
1.3. ngarkesa e automjetit të përjashtuar nga qarkullimi mbetet nën përgjegjësinë e
transportuesit që e përdor këtë automjet.
KREU XI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 78
Pajisja me pajisje kontrolluese për automjetet që operojnë në transport ndërkombëtar
Për transport ndërkombëtar, të gjitha mjetet të cilave u referohet në nenin 84 të këtij ligji do të pajisen
me pajisje kontrolluese – takograf analog – më së largu brenda gjashtë (6) muajsh pas publikimit të
ligjit në Gazetën Zyrtare.
Neni 79
Pajisja me pajisje kontrolluese për automjetet që operojnë në transport kombëtar
1. Për transport kombëtar, mjetet e listuara më poshtë, të cilave u bëhet referencë në nenin 84
paragrafi 2. të këtij ligji do të pajisjen me pajisje kontrolluese takograf analog në pajtim me orarin në
vijim:
1.1. transporti ndër-urban i udhëtarëve jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas publikimit të ligjit në
43
Gazetën Zyrtare;
1.2. transporti rrugor i mallrave (MASË> 12 T) – brenda gjashtë (6) muajsh pas publikimit të ligjit
në Gazetën Zyrtare;
1.3. për mjetet tjera – jo më vonë se një (1) vit pas publikimit të ligjit në Gazetën Zyrtare.
Neni 80
Tahografi Digjital
1. Dy (2) vite pas hyrjes në fuqi te këtij ligji të gjitha automjetet transportuese të reja të përcaktuara në
nenin 84 të këtij ligji do të pajisen me pajisje kontrolluese – takograf digjital.
2. Të gjitha automjetet transportuese që janë të regjistruara në Kosovë dhe kryejnë transport rrugor
të udhëtarëve dhe mallrave nuk detyrohen të bëjnë modifikimin e pajisjes së kontrollit nga takografi
analog në atë digjital.
Neni 81
Te hyrat
Të hyrat e krijuara nga tarifat e mbledhura dhe dënimet e vendosura sipas këtij ligji, derdhen në
Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
Neni 82
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ministria për implementimin e dispozitave të këtij ligji nxjerrë akte përkatëse nënligjore në afat prej
gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi.
Neni 83
Harmonizimi i veprimtarisë së transportit rrugor
Operatorët të cilët ushtrojnë veprimtarin ne transportin rrugor, detyrohen që afarizmin e vetë ta
harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji dhe aktet tjera nënligjore. Ndërsa, licencat dhe lejet ekzistuese
vlejnë deri ne skadimin e tyre dhe zëvendësohen automatikisht në përputhje me këtë ligj.
Neni 84
Zbatimi i kohës së ngasjes dhe përjashtimi
1. Koha e ngasjes dhe pushimit e përcaktuar në këtë ligj zbatohet në territorin e Kosovës për
Transportin Rrugor të ofruar nga të gjitha mjetet, pavarësisht shtetit të regjistrimit, pa marrë parasysh
nëse është apo jo palë nënshkruese e marrëveshjes Evropiane në lidhje me punën e ekuipazhit të
mjeteve që ofrojnë transport ndërkombëtar rrugor (AETR).
2. Përveç në rast të konventave që theksojnë ndryshe të lidhura ndërmjet Kosovës dhe një shteti
tjetër, dispozitat e regjimit të kohës së ngasjes dhe pushimit nuk zbatohen për transportin rrugor i cili
kryhet nga:
2.1. mjetet që përdoren për transport mallrash nëse pesha maksimale e lejuar e mjetit,
përfshirë mjetet me rimorkio apo gjysmë-rimorkio, nuk tejkalon tre pikë pesë (3.5) ton;
2.2. mjetet që përdoren për transport udhëtarësh, të cilat sipas llojit të ndërtimit dhe pajisjeve
të tyre janë në gjendje të bartjes së maksimalisht nëntë personave, përfshirë ngasësin dhe që
janë të dedikuara për këtë qëllim;
2.3. mjetet që përdoren për transport udhëtarësh për shërbime të rregullta, ku gjatësia e
linjës nuk tejkalon njëzet (20) km;
2.4. mjetet me shpejtësi maksimale të lejuar që nuk tejkalon dyzet (40) km në orë;
44
2.5. mjetet që i përkasin shërbimeve ushtarake, mbrojtjes civile, zjarrfikësve dhe forcave
përgjegjëse për mbajtje të rendit publik apo që angazhohen nga ta pa ngasës, gjersa
transporti është funksioni i caktuar në këto shërbime dhe është nën kontrollin e tyre;
2.6. mjetet që përdoren në raste të emergjencave apo për qëllime të misioneve të shpëtimit,
përfshirë transportin e ndihmës humanitare për qëllime jokomericale;
2.7. mjetet e specializuara për qëllime të ofrimit të shërbimeve mjekësore;
2.8. mjetet e specializuara të rimëkëmbjes që veprojnë në rajone njëqind (100) km larg pikës
së tyre të ndalimit;
2.9. mjetet që i nënshtrohen testeve rrugore për avancim teknik, riparim apo mirëmbajtje dhe
mjetet e reja apo të rindërtuara që ende nuk janë futur në qarkullim;
2.10. mjetet me peshë maksimale të autorizuar që nuk tejkalon shtatë pikë pesë (7.5) ton që
përdoren për bartje jokomerciale të mallrave;
2.11. mjetet komerciale që kanë karakter historik në pajtim me ligjet e Kosovës, që përdoren
për transportim të udhëtarëve apo mallrave për qëllime jokomerciale.
Neni 85
Dispozitat përfundimtare
Rregulloret dhe direktivat e legjislacionit të Bashkimit Evropian nëse i zëvendësojnë rregulloret dhe
direktivat në të cilat bazohet ky ligj do të kenë fuqinë ligjore për sektorin e transportit rrugor të
Kosovës.
Neni 86
Shfuqizimi
Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji për transportin rrugor Nr.2004/1 dhe Ligji për
ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për transportin rrugor Nr.02-L/127.
Neni 87
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 04/L-179
16 maj 2013
Shpallur me dekretin Nr. DL-027-2013, datë 31.05.2013 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga