LIGJI Nr. 04/L-138 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL

1

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 26 MARS 2013, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-138 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL


Neni 1
Qëllimi i ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të rregulloj sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në përputhje me
nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Republikës së Kosovës, përfshirë ndryshimet
ekonomike dhe teknologjike, kërkesat e tregut të punës dhe nevojat e individëve drejt ekonomisë së
tregut, duke shfrytëzuar në mënyrë optimale burimet financiare, njerëzore dhe të infrastrukturës.

2. Rregullon strukturën, organizimin dhe menaxhimin e institucioneve që ofrojnë arsim dhe aftësim
profesional.

Neni 2
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Arsimi dhe aftësimi profesional (AAP) - synon të pajisë nxënësit/kandidatët me
njohuri, aftësi praktike, shkathtësi dhe kompetenca të kërkuara në profesione të veçanta apo
më gjerë në tregun e punës;

1.2. Institucioni i arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP) - institucion publik ose privat, që
zbaton programe të arsimit dhe aftësimit profesional, në pajtim me dispozitat e këtij ligji;

1.3. Mësimi gjatë gjithë jetës - përfshinë të gjitha aktivitetet e mësimit që realizohen gjatë
tërë jetës për zhvillimin e njohurive, kompetencave dhe kualifikimeve;

1.4. Arsimi formal - mësimi që zhvillohet në një ambient të caktuar dhe strukturuar dhe është
i dizajnuar në mënyrë të qartë si mësim në aspektin e qëllimeve, kohës apo resurseve. Nga
pikëpamja e nxënësit, mësimi formal është i qëllimshëm;

1.5. Arsimi dhe aftësimi joformal - mësimi i cili është i shtrirë në aktivitetet e planifikuara,
por i cili nuk emërtohet në mënyrë eksplicite si mësim. Nga pikëpamja e nxënësit, mësimi
joformal është i qëllimshëm;

1.6. Arsimi informal - mësimi që rezulton nga aktivitetet ditore të lidhura me punën, familjen
ose kohën e lirë. Nuk është i autorizuar ose strukturuar në aspektin e qëllimeve, kohës ose
përkrahjes mësimore. Në shumicën e rasteve, mësimi informal është i paqëllimshëm nga
perspektiva e nxënësit/kandidatit. Rezultatet mësimore informale zakonisht nuk shpijnë në
certifikim por mund të validohen dhe certifikohen në kuadër të skemës së njohjes së mësimit
paraprak. Mësimi informal referohet edhe si mësim praktik, plotësues apo i rastësishëm;

2

1.9. Mësimi praktik - mënyra nëpërmjet së cilës nxënësit zhvillojnë të kuptuarit e tyre mbi
zbatimin dhe përdorimin e shkathtësive dhe mënyrën e funksionimit të mjeteve dhe pajisjeve,
për zbatimin e njohurive të tyre;

1.10. Informim, këshillim dhe orientim - vargu i aktiviteteve të projektuara për të ndihmuar
individët në marrjen e vendimeve arsimore, profesionale ose personale dhe zbatimin e tyre
para dhe pas hyrjes së tyre në tregun e punës. Orientimi dhe këshillimi mund të ofrohet në
shkollë, qendrat e trajnimit, qendrat e punës, vendin e punës, komunitet apo në vende tjera;

1.11. Ndërmarrja - subjekt afarist që është i regjistruar në bazë të ligjit në fuqi;

1.12. Arsim apo aftësim me periudha të kombinuara – arsimi që realizohet në një
institucion arsimor apo qendër aftësimi dhe në vendin e punës;

1.13. Kandidati - është çdo person, që kërkon të certifikohet për të arriturat në mësim të
përvetësuara qoftë nëpërmjet mësimit formal, joformal ose atij informal;

1.14. Mësimdhënësi i AAP-së - personi i licencuar, i angazhuar në dhënien e mësimit teorik
dhe praktik në institucionet e akredituara dhe licencuara të arsimit dhe aftësimit profesional;

1.15. Instruktori profesional – specialist i punës, puna e të cilit mund të korrespondojë me
atë të mësimdhënësit në aspektin praktik në institucionet e arsimit profesional;

1.16. Partnerë social - asociacionet e punëdhënësve dhe sindikatat që formojnë të dy anët e
dialogut social;

1.17. Certifikatë /Diplomë - dokument që jepet pas përfundimit të plotë të programit të
arsimit;

1.18. Kualifikimi – njohje zyrtare e të arriturave, me të cilin njihet përfundimi i arsimit ose
aftësimit, ose realizimi i kënaqshëm në një test ose provim;

1.19. Certifikimi i rezultateve mësimore - proces i njohjes së të arriturave të kandidatëve
për kualifikim nëpërmjet dhënies së certifikatës ose diplomës.

1.20. Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK) - mekanizëm kombëtar për klasifikimin e
kualifikimeve të dhëna brenda sistemit kombëtar të kualifikimeve, sipas grupit të kriterit që
përcaktojnë nivelet dhe llojet e rezultateve të mësimit;

1.21. Kompetenca - aftësia për ti kryer aktivitetet kundrejt standardeve të kërkuara duke
përdorur njohuri të duhura praktike dhe teorike, shkathtësi kreative dhe praktike;

1.22. Standardet - tregues të matshëm të të arriturave që caktohen sipas kritereve kualitative
ose kuantitative dhe duhet të arrihen nga kandidatët që duan të kualifikohen;

1.23. Standardet e profesionit – njësi për të matur shkallën deri në të cilën një individ
mund të përmbushë kërkesat për realizim në një profesion të veçantë ose grup
profesionesh me qëllim që të hyjë ose përparojë në kuadër të një profesioni ose fushe
përkatëse profesionale. Ato caktohen në nivel kombëtar për individët e punësuar që punojnë
brenda një profesioni ose fushe profesionale të veçantë ,si dhe ofrojnë bazën për zhvillimin e
kurrikulit profesional dhe vlerësimit;

1.7. Aftësimi praktik i nxënësve ose aftësimi alternues - aftësim sistematik, afatgjatë me
periudha të ndryshme kohore në vendin e punës dhe në një institucion arsimor apo qendër
aftësimi;

1.8. Mësimi teorik - formë e të mësuarit përmes së cilës nxënësit kuptojnë dhe
përvetësojnë teoritë, parimet dhe informatat relevante për një lëndë të posaçme ose teori
praktike për specifikat e punës;

3

1.24. Profili - referon në formulimet e kërkesave të mësimit për profesionin ose grupin
profesional, në të cilat bazohet kurrikuli dhe përfshinë standardet profesionale për profesionin
ose grupin e profesioneve;

1.25. Nivelet e kualifikimit - nivele të caktuara brenda hierarkisë së Kornizës Kombëtare të
Kualifikimeve - nivelet dallohen sipas rritjes së ndërlikueshmërisë, thellësisë dhe pavarësisë
në të mësuar;

1.26. Vlerësimi i rezultateve mësimore – u referohet proceseve, përfshirë provimet dhe
testet, që shfrytëzohen për të mbledhur, interpretuar dhe vlerësuar dëshminë në mësim të
individit - vlerësimi për kualifikime mund të kryhet vetëm nga institucionet ose organet e
aprovuara nga AKK për këtë qëllim dhe të njohura si organe të vlerësimit;

1.27. Krediti - vlerë numerike që i jepet kualifikimit ose pjesëve të kualifikimit, dhe që paraqet
vëllimin e të mësuarit të nevojshëm për të arritur kualifikimin ose një pjesë të kualifikimit;

1.28. Njohja e mësimit paraprak – procesi i vlerësimit të njohurive, shkathtësive ose
kompetencave më të gjëra, të cilat një individ i ka arritur më herët, nëpërmjet mësimit formal,
joformal ose informal. Kjo njohuri praktike do të shfrytëzohej për ti dhënë mundësi individit që
të avancohet ose të lirohet për një pjesë të kursit ose kredisë drejt kualifikimit;

1.29. Sigurimi i cilësisë - proces përmes të cilit mirëmbahet cilësia dhe pajtueshmëria e
standardeve të kualifikimit, vlerësimit dhe certifikimit;

1.30. Akreditimi - proces përmes të cilit Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), përcakton
institucionet që vlerësojnë kandidatët dhe lëshojnë certifikata dhe diploma (organet e
vlerësimit) dhe çdo organ tjetër që kryen funksione të tjera në emër të AKK. Institucionet dhe
organet e akredituara do të jenë objekt i monitorimit dhe auditimit nga AKK;

1.31. Këshilli për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe për të Rritur (KAAPRr) – është
organ këshillëdhënës i themeluar nga Ministria përkatëse për Arsim;

1.32. Agjencioni për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për të Rritur (AAAPRr) – është
institucion i themeluar nga Qeveria që ka për qëllim mbikëqyrjen dhe zhvillimin e arsimit dhe
aftësimit profesional dhe për të rritur;

1.33. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) - është agjenci e themeluar me Ligjin për
Kualifikime Kombëtare;

1.34. MASHT – Ministria përkatëse për Arsim, Shkencë dhe Teknologji;

1.35. MPMS – Ministria përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Neni 3
Parimet e arsimit dhe aftësimit profesional

1. Parimet e arsimit dhe aftësimit profesional (në tekstin e mëtejmë AAP) janë :

1.1. gjithëpërfshirja;

1.2. qasja, transferi dhe progresi;

1.3. mësimi teorik dhe i praktikës profesionale;

1.4. nevojat e tashme dhe të ardhshme të Ekonomisë;

1.5. mbështetja e zhvillimit të karrierës si pjesë e integruar e procesit të të mësuarit gjatë
gjithë jetës.


4

Neni 4
Fushëveprimtaritë e arsimit dhe aftësimit profesional

1. Fushëveprimaritë e arsimit dhe aftësimit profesional janë:

1.1. zhvillimi i kompetencave dhe aftësimi për punësim të individëve në përputhje me
profesionin dhe karrierën e tyre sipas kërkesave të tregut të punës;

1.2. krijimi i kulturës së përgjithshme dhe profesionale në pajtim me parimet e arsimimit gjatë
gjithë jetës dhe zhvillimet ekonomike, shkencore dhe teknologjike;

1.3. njohja e kompetencave të individëve bazuar në standardet e profesioneve të nivelit
përkatës.

Neni 5
Themelimi dhe puna e institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP)

1. IAAP mund të jenë publike, private dhe publiko-private apo OJQ.

2. IAAP themelohen dhe licencohen sipas legjislacionit në fuqi.

3. Avancimi, autonomia dhe funksionimi i institucioneve të AAP-së rregullohet me akt nënligjor, të
propozuar nga Ministria përkatëse për Arsim dhe të aprovuar nga Qeveria.

4. Numri i nxënësve, me module dhe kualifikime të AAP-së, resurset, infrastruktura shkollore,
mësimdhënësit, personeli tjetër, siguria e nxënësve dhe e atyre që aftësohen dhe që realizojnë
pjesën e arsimit dhe aftësimit jashtë objekteve, do të rregullohen me akte nënligjore, të propozuar nga
Ministria përkatëse për Arsim dhe të aprovuar nga Qeveria.

Neni 6
Kualifikimet dhe modulet e arsimit dhe aftësimit profesional

1. Institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional formal, ofrojnë kualifikime dhe module të niveleve
3, 4 dhe 5 sipas Ligjit nr.03/L-060 për Kualifikime Kombëtare.

2. Institucionet tjera të arsimit dhe aftësimit profesional ofrojnë kualifikime dhe module në nivelin
1,2,3,4,5 sipas Ligjit nr.03/L-060 për Kualifikime Kombëtare.

3. Llojet e kualifikimeve janë:

3.1. kualifikimet dhe modulet e arsimit formal që korrespondojnë me klasat 10, 11 dhe 12
duhet të jenë në pajtim me KKK sipas Ligjit nr.03/L-060 për Kualifikime Kombëtare për
arsimin profesional;

3.2. kualifikimet dhe modulet e arsimit postsekondar që i takojnë nivelit 5 të KKK që janë
profesionale apo akademike ofrohen edhe nga institucionet e arsimit dhe aftësimit
profesional. Emërtimi dhe funksionimi i tyre rregullohet me akte nënligjore;

3.3. orientimi dhe këshillimi për karrierë duhet të jenë pjesë integrale e të gjitha programeve
të ofruara nga institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional;

3.4. në IAAP lejohet zbatimi i formave duale të arsimit dhe aftësimit profesional në të cilin
aftësimi praktik dhe përvoja realizohet në ndërmarrje, duke kontraktuar ndërmarrjet. Kushtet
dhe kriteret që drejtojnë dispozitat e tilla rregullohen me akt nënligjor.






5

Neni 7
Veprimtaria ekonomike e institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional

1. Veprimtaria ekonomike e IAAP është ofrimi i shërbimeve profesionale, prodhimit, shitjes dhe
veprimtarive tjera me të cilat përparohen dhe kontribuojnë në cilësinë e arsimit dhe aftësimit
profesional.

2. Kushtet dhe kriteret për veprimtarinë ekonomike të IAAP, rregullohen me akt nënligjor.

Neni 8
Nivelet e kualifikimeve

Nivelet e kualifikimeve përcaktohen me Ligjin nr.03/L-060 për Kualifikimet Kombëtare dhe Kornizën
Kombëtare të Kualifikimeve.

Neni 9
Dokumentet

1. Certifikimi i të arriturave të nxënësve brenda sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional rregullohet
sipas legjislacionit në fuqi.

2. Nxënësit pas përfundimit të niveleve të arsimit dhe aftësimit profesional për nivelet gjegjëse të
kualifikimeve, certifikohen në përputhje me legjislacionit në fuqi.

Neni 10
Regjistrimi i institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional

1. MASHT-i mban regjistrin e IAAP, ndërsa ministritë tjera mbajnë vetëm regjistrat e IAAP të
themeluara nga to.

2. IAAP, të cilat lëshojnë kualifikime me njohje kombëtare akreditohen nga Autoriteti Kombëtar i
Kualifikimeve.

3. IAAP mbajnë statistikat për nxënësit e certifikuar dhe të diplomuar që sistemohen në tregun e
punës.

Neni 11
Kurrikula

1. Kurrikulat për arsimin dhe aftësimin profesional zhvillohen në pajtim me standardet relevante të
profesionit, arsimit dhe kualifikimeve.

2. Kurrikulat zhvillohen në harmoni me kërkesat e tregut dhe me përfshirjen e partnerëve social.

3. Emërtimet e profesioneve që përdoren nga MASHT duhet të marrin si bazë klasifikimin e
profesioneve.

4. Ministria e Punës dhe partnerët tjerë social bëjnë analizën e nevojave të tregut të punës dhe
mbështesin MASHT-in, në planifikimin e kërkesave për arsim dhe aftësim profesional.

5. Ministria e Punës në bashkëpunim me Agjencionin e Statistikave të Kosovës janë përgjegjëse për
klasifikimin e profesioneve.

6. Programi arsimor përbëhet prej:

6.1. pjesës së përgjithshme teorike;

6.2. pjesës profesionale teorike;

6.3. modulet e praktikës profesionale.
6

Neni 12
Standardet e profesionit

1. Standardet e profesionit zhvillohen në bashkëpunimin me MASHT-in, AKK, MPMS, ministritë tjera
relevante dhe partnerët social.

2. Standardet e profesionit miratohen nga KAAPRr.

3. Verifikimin e standardeve profesionale e bën AKK.

4. Vlerësimi i të arriturave të nxënësve bazohet në standardet e kualifikimit për profilin e caktuar.

Neni 13
Agjencioni për arsim dhe aftësim profesional dhe për të rritur

1. Me propozim të MASHT, Qeveria themelon Agjencionin për arsim dhe aftësim profesional dhe për
të rritur (AAAPRr):

2. AAAPRr është përgjegjëse për:

2.1. administrim dhe udhëheqje të Institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe për
të rritur (IAAPRr) lidhur me burimet financiare, njerëzore, objekteve ndërtimore dhe
infrastrukturës të të gjitha institucioneve publike të AAP nën administrimin e vet rregullativ;

2.2. nën mbikëqyrjen e AAAPRr përgjegjësitë relevante të IAAPRr do t'u barten gradualisht
shkollave duke u bazuar në kapacitetet e tyre;

2.3. koordinimin e studimeve lidhur me arsimin dhe aftësimin profesional dhe të rriturve;

2.4. koordinimin e projekteve ndërkombëtare;

2.5. përfshirjen e partnerëve social në arsimin dhe aftësimin profesional dhe të rriturve ;

2.6. pjesëmarrjen e institucionalizuar të sektorit privat dhe partnerëve social në arsimin dhe
aftësimin profesional dhe të rriturve;

2.7. mbikëqyrë dhe koordinon zhvillimin e standardeve të profesionit.

3. Struktura dhe funksionimi i AAAPRr përcaktohet me akt nënligjor.

4. Agjencioni drejtohet nga Këshilli drejtues.

Neni 14
Këshilli për arsimin dhe aftësimin profesional dhe për të rritur

1. MASHT themelon Këshillin për arsimin dhe aftësimin profesional dhe për të rritur (KAAPRr) me
qëllim që të këshillojë për politikat e zhvillimit.

2. KAAPRr, është organ këshillëdhënës për MASHT, dhe funksionimi i këtij këshilli përcaktohet me
akt nënligjor të nxjerrë nga MASHT.

3. Mjetet financiare për punën e KAAPRr do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, i ndarë për MASHT-
in.

4. Punët administrative për nevoja të KAAPRr, i kryen Departamenti përkatës brenda MASHT-it.

5. KAAPRr mund të themelojë komitete profesionale të përhershme dhe grupe punuese të
përkohshme për të ndërmarrë aktivitete të veçanta, që mund të përfshijë mësimdhënësit,
përfaqësuesit e partnerëve social dhe organizatave të bartësve të tjerë, profesionistët e sektorit dhe
të tjerë, si dhe ekspertët shkencor në pajtim me rregulloret e nxjerra për punën e këtij këshilli.
7

6. KAAPRr miraton standardet e profesionit.

7. KAAPRr, nxjerr rregulloren për administrimin e punës së vet.

Neni 15
Përbërja e Këshillit për arsimin dhe aftësimin profesional dhe për të rritur

1. KAAPRr, përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve duke përfshirë kryetarin. KAAPRr e
përbëjnë përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Punës dhe
Mirëqenies Sociale, ministritë tjera relevante, AKK, AAAPRr, Odën Ekonomike të Kosovës dhe
partnerët socialë.

2. Anëtarët e KAAPRr emërohen nga institucionet përkatëse me kërkesë të MASHT-it.

3. Kryetari i KAAPRr zgjedhet nga anëtarët e KAAPRr sipas rregullores së punës.

4. Mandati i KAAPRr dhe i kryetarit zgjat tri (3) vite me mundësi rizgjedhje edhe për një mandat.

Neni 16
Puna e Këshillit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe për të rritur

1. KAAPRr, këshillon MASHT-in në orientimin e përgjithshëm për politikën e arsimit dhe aftësimit
profesional dhe arsimin e të rriturve në Kosovë.

2. KAAPRr, do të rishikojë çështjet e zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional, do të jep këshilla,
propozime dhe rekomandime të MASHT-it, përfshirë propozimet për ligjet dhe dokumentet tjera
zyrtare lidhur me arsimin profesional. Gjithashtu, do të sigurojë një forum gjithëpërfshirës për
harmonizimin e politikave dhe qasjeve përgjatë tërë sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional,
nëpërmjet angazhimit të partnerëve social dhe bartësve të tjerë me interes.

3. KAAPRr, do të ofrojë këshilla dhe rekomandojë profilet për aprovim në të cilat duhet të bazohen
programet e arsimit dhe aftësimit profesional, standardet për çdo profil, përmbajtjen profesionale të
planprogramit për këto profile dhe kualifikimet profesionale, që duhet të përfshihen brenda kornizës
së kualifikimeve. Gjithashtu, rekomandon librat shkollor dhe materialet mësimore për shfrytëzim në
programet e tilla.

4. KAAPRr, kryen edhe aktivitete të tjera që janë në pajtim me dispozitat e këtij ligji.

Neni 17
Bashkëpunimi me partnerët e arsimit dhe aftësimit profesional

MASHT, me ministritë tjera, partnerët tjerë të AAP, komunat, dhe partnerët social, lidhin marrëveshje
të bashkëpunimit me ndërmarrjet, qendrat e aftësimit, me qëllim të realizimit të interesave të
përbashkëta në krijimin e lidhjeve në mes institucioneve arsimore, aftësuese dhe tregut të punës.

Neni 18
Sigurimi i cilësisë në arsimin dhe aftësimin profesional

1. IAAP, përgatit raportet vjetore të vetëvlerësimit bazuar në kriteret e përcaktuara nga AKK.

5. Akreditimi i institucioneve për vlerësim përcaktohet në bazë të nenit 16 të Ligjit për Kualifikimet
Kombëtare.

2. Raportet e vetëvlerësimit duhet të publikohen dhe të jenë transparente.

3. Inspektimi i jashtëm kryhet nga inspektorët e MASHT-it.

4. Rregullimi i dhënies së kualifikimeve përcaktohet në bazë të nenit 15 të Ligjit për Kualifikimet
Kombëtare.

8

6. Sigurimi i cilësisë së vlerësimit realizohet nga AKK bazuar në Ligjin për Kualifikimet Kombëtare.

Neni 19
Organizimi dhe planifikimi i procesit arsimor

Organizimi dhe planifikimi i procesit në arsimin dhe aftësimin profesional rregullohet me akt nënligjor.

Neni 20
Zyra për bashkëpunim të ekonomisë me arsimin dhe aftësimin profesional (ZBEAAP)

3. Përbërja, funksionimi dhe detyrat e ZBEAAP do të përcaktohen me një akt nënligjor.

Neni 21
Komisioni i Institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional për provimin përfundimtar

1. Për mbajtjen e provimit të një profesioni specifik në institucionet e arsimit profesional ngriten
komisionet e provimeve nga Këshilli i IAAP.

2. Komision i provimeve përbëhet nga tre (3) anëtarë:

2.1. një (1) përfaqësues i punëdhënësve;

2.2. dy (2) mësimdhënës të institucionit të arsimit profesional.

3. Emërimi i përfaqësuesve të punëdhënësve bëhet në bashkëpunim me ZBEAAP pasi të bëhet
kërkesë nga institucioni i arsimit profesional.

4. Anëtarët e komisionit për fushat profesionale të provimit duhet të jenë të përshtatshëm me profilet e
fushës përkatëse për të bashkëvepruar në çështjet e provimeve.

5. Implementimi i provimeve dhe vlerësimi i rezultateve mësimore duhet të rregullohet me një akt
nënligjor.

Neni 22
Këshilli drejtues

1. Çdo institucion i AAP publik arsimor dhe aftësues duhet të ketë këshillin drejtues.

2. Përbërja, funksionimi, detyrat, mandati dhe përfaqësimi i Këshillit drejtues rregullohen me një akt
nënligjor.

Neni 23
Personeli udhëheqës

Drejtori dhe zëvendësdrejtori i institucionit të AAP zgjedhet sipas Ligjit nr. 03/L-068 për Arsimin në
Komunat e Republikës së Kosovës dhe duhet të jenë me përgatitje profesionale të profileve
përkatëse të institucionit.

Neni 24
Personeli mësimdhënës

1. Programet e arsimit dhe aftësimit profesional i zbatojnë:

1.1. mësimdhënësit e lëndëve/ moduleve të përgjithshme;

1. ZBEAAP koordinon bashkëpunimin në mes ekonomisë, në të gjitha çështjet e AAP.

2. ZBEAAP vepron në kuadër të MASHT dhe përfaqësohet nga ministritë përkatëse dhe partnerët
social.

9

1.2. mësimdhënësit e lëndëve moduleve profesionale;

1.3. mësimdhënësit e mësimit/ moduleve praktike;

1.4. instruktorët/trajnerët e moduleve praktike;

1.5. bashkëpunëtorët profesional;

1.6. këshilltarët për udhëzime në karrierë.

2. Personeli mësimdhënës i cili duhet ti zbatoj programet brenda institucionit profesional, duhet të
posedojë kualifikime adekuate profesionale. Kjo rregullohet përmes normativit të cilin e harton
MASHT-i.

3. Orët e punës së personelit të punësuar në institucionet që i zbatojnë programet për arsim dhe
aftësim profesional do të rregullohen me akt nënligjor.

Neni 25
Programet për kualifikime dhe rikualifikim

Programet për kualifikime dhe rikualifikim për drejtorë, zëvendësdrejtorë dhe personelin
mësimdhënës në institucionet që ofrojnë programe të arsimit dhe aftësimit profesional, do ti validoj
dhe akreditoj AKK sipas këshillave nga KAAPRr.

3. Kriteret që udhëzojnë regjistrimin për të gjitha kualifikimet dhe modulet e arsimit profesional
rregullohen me KKK.

Neni 27
Regjistrimi i shtetasve të huaj

Shtetasi i huaj ose personi pa shtetësi mund të regjistrohet në AAP sipas procedurave të parapara
nga MASHT-i dhe ministritë tjera relevante.

Neni 28
Konkursi

1. Regjistrimi i nxënësve në shkolla profesionale publike bëhet nëpërmjet konkursit të shpallur nga
MASHT-i, pas planifikimit i cili bazohet në hulumtimin për zhvillimin ekonomik në atë rajon, të kryera
nga komuna.

2. Për regjistrimin e kandidatëve (të rriturve) në shkollat e AAP-së, komuna mund të shpall konkursin
për vendet e lira sipas kualifikimeve të validuara më parë nga AKK, pas planifikimit i cili bazohet në
hulumtimin për zhvillimin ekonomik në atë rajon, të kryer nga komuna.

Neni 26
Kushtet e regjistrimit për kualifikime dhe module profesionale të arsimit profesional

1. Regjistrimi për kualifikime dhe module i arsimit profesional është i hapur për personat që plotësojnë
kushtet e parapara me këtë ligj.

2. Kualifikimet dhe modulet e arsimit të mesëm të lartë profesional, janë të hapura për personat që
kanë kryer arsimin e detyrueshëm ose kualifikimet ekuivalente me të.

10


5. Organizimi i vlerësimit të arritshmërisë për personat me aftësi të kufizuara u përshtatet nevojave të
tyre.

Neni 30
Kreditë

1. Njohja e rezultateve të arritjes së mësimit bëhet përmes kredive.

2. Një kredi është e barabartë me dhjetë (10) orë të mësimit.

Neni 31
Rregullat e sjelljes së nxënësit

1. Rregullat e sjelljes së nxënësit përcaktohen me kodin e mirësjelljes.

2. Rregullat e kodit të mirësjelljes për nxënës i nxjerr MASHT-i me akt nënligjor.

Neni 32
Evoluimi i sistemit

1. Evaluimi i sistemit të AAP mund të bëhet me kërkesën e:

1.1. MASHT;

1.2. MPMS dhe ministrive tjera;

1.3. KAAPRr;

1.4. AKK;

1.5. Me kërkesë të përbashkët të së paku dy (2) partnerëve social.

2. Procesi i evoluimit, përfshirë zgjedhjen e vlerësuesit, duhet të ndërmerret në atë mënyrë që siguron
pavarësinë nga influenca politike apo institucionale.

3. Rregullat e punës për një evoluim të tillë duhet të bazohen në legjislacionin e AAP dhe KKK dhe /
ose vendosen me një marrëveshje të përbashkët në mes të MASHT-it, MPMS dhe ministrive tjera.

4. Raporti dhe rekomandimet duhet të jenë publike.





Neni 29
Vlerësimi i nxënësve/kandidatëve

1. Vlerësimi dhe verifikimi i njohurive dhe shkathtësive do të përcaktojë suksesin e nxënësve drejt
përmbushjes së kërkesave të kualifikimit dhe moduleve të arsimit profesional. Vlerësimi mbështetet
në standardet e publikuara për profilin përkatës sipas nivelit të KKK dhe rezultatet e pritshme të të
nxënit sipas Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës.

2. Verifikimi dhe vlerësimi i dijes dhe shkathtësive jetësore përfshinë lëndë të caktuara, gjegjësisht
pjesë tjera të programit mësimor dhe bëhet në forma dhe metoda adekuate.

3. Provimi përfundimtar për modulet e praktikës për nxënësit në punëtori/ndërmarrje, realizohet sipas
këtij ligji dhe përcaktohet me akt nënligjor.

4. Mësimdhënësi është i obliguar që t’a informojë nxënësin lidhur me rezultatet e arritura në vlerësim.
11

Neni 33
Burimet e financimit

1. Programet e arsimit dhe aftësimit profesional publik, financohen nga Buxheti i Kosovës dhe burime
të tjera.

2. Gjatë caktimit të buxhetit për institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional do të merren parasysh
kërkesat e veçanta të programeve të arsimit dhe aftësimit profesional lidhur me pajisjet materiale dhe
shpenzimet tjera për aftësim praktik.

3. IAAP, duhet të kenë kodin e vet buxhetor për shkak të specifikave të veçanta që kanë
bizneset/ndërmarrjet në të cilat zhvillohet mësimi praktik duhet të stimulohen (ulen taksat) nga
Qeveria.

4. Institucionet publike të arsimit dhe aftësimit profesional mund të sigurojnë mjete plotësuese
financiare nga aktivitetet programore, të shërbimeve, donacioneve, dhuratave, testamenteve dhe
burimeve tjera të lejuara me ligj.

5. Institucionet publike të AAP që realizojnë kurse jashtë atyre të financuara nga buxheti i Kosovës,
nëse janë të akredituara nga AKK dhe paraqesin detyrimin e pagesës në pajtim me rregulloren e
përpiluar nga MASHT-i dhe ministritë tjera.

6. Programet e arsimit dhe aftësimit profesional duhet të krijojnë mekanizma të tjerë të financimit nga
MASHT-i, ministritë tjera dhe partnerët tjerë.

Neni 34
Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare

1. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë nxjerr akte nënligjore brenda një (1) viti për
zbatimin e këtij ligji si dhe për çështjet tjera që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj.

2. Dispozitat e Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjit për Arsimin e të Rriturve, janë të
zbatueshme në arsimin dhe aftësimin profesional formal, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe.

3. Dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë janë të zbatueshme në institucionet e AAP-së, nëse janë në
pajtim me dispozitat e Ligjit për Kualifikimet Kombëtare, për nivelin e pestë të Kornizës Kombëtare të
Kualifikimeve.

4. Nenet 13, 14, 16, 20, 24, 28, 29 dhe 32 fillojnë së zbatuari nga 1 shtatori i vitit 2016, po qe se
krijohen kushtet financiare dhe pas një vlerësimi ekzakt të kostos financiare të periudhës vijuese.

Neni 35
Nxjerrja e akteve nënligjore

Aktet nënligjore nga ky ligj nxirren më së largu në afat prej një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji nr. 02/L-042 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional si
dhe të gjitha dispozitat tjera që janë në kundërshtim me këtë ligj.









Neni 36
Shfuqizimi

12

Neni 37
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/L-138
28 shkurt 2013

Shpallur me dekretin Nr.DL-006-2013, datë 18.03.2013 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.