LIGJI Nr. 04/L-168 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L -101 PËR FONDET PENSIONALE TË KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 8 PRILL 2013, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-168
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L -101 PËR FONDET
PENSIONALE TË KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L -101 PËR FONDET
PENSIONALE TË KOSOVËS


Neni 1

Neni 1 i ligjit bazik, pas përkufizimit “1.44. Pension Plotësues Individual”, shtohen dy përkufizime të
reja 1.45., dhe 1.46., me tekstin si në vijim:

1.45. Operacionet – aktivitetet që financohen nga taksa operacionale dhe që lidhen me
mbarëvajtjen e funksioneve operacionale të FKPK-së.

1.46. Investimet - aktivitetet që financohen nga taksa investive dhe që lidhen me aktivitetin e
investimit të mjeteve pensionale.

Neni 2

1. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 2., pika (k) riformulohet me tekstin si në vijim:

(k). Kuvendi i Kosovës cakton taksën investive dhe operacionale në bazë të kërkesës së Fondit
për çdo vit kalendarik. Kërkesa duhet të jetë e specifikuar me të gjitha shpenzimet e
përllogaritura për periudhën për të cilën paraqitet kërkesa.

2. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 2., pika (l) riformulohet me tekstin si në vijim:

(l). Kuvendi i Kosovës mund të caktoj taksë investive shtesë sipas kërkesës së Fondit për
aktivitetet investive, varësisht nga aktiviteti financiar dhe lëvizjet e çmimeve në treg. Kërkesa
duhet të jetë e specifikuar dhe arsyetuar, e cila pasqyron aktivitetin shtesë dhe çmimin e
aktiviteteve financiare për të cilat kërkohet taksa shtesë.

3. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 2., pas pikës (l) shtohen dy pika të reja (m) dhe (n), me tekstin si në
vijim:

(m). Fondi në raportin vjetor duhet të përfshijë edhe raportim të detalizuar për shpenzimet e
taksës investive.

(n). Në rast se Kuvendi nuk mund të miratojë taksën investive dhe operacionale për vitin vijues,
taksa e vitit paraprak, mbetet në fuqi deri në vendimin e ri të Kuvendit.



2


Neni 3

Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 12., pas tekstit “dhjetë përqind (10%) të asaj shume neto” shtohet teksti
“por jo më shumë se gjashtëqind (600) euro të kontributit të detyrueshëm për tremujor”.
Neni 4
Hyrja në Fuqi


Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas shpalljes në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 04/ L-168
12 mars 2013

Shpallur me dekretin Nr.DL-007-2013, datë 26.03.2013 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.