GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 04/L-159 PËR ZONAT EKONOMIKE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR ZONAT EKONOMIKE
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim themelimin e zonave ekonomike, zonave ekonomike të lira, krijimin e bazës për
hartimin e planit kombëtar për zonat ekonomike, vend ndodhjen e zonave ekonomike, mënyrën e
shfrytëzimit të zonave ekonomike, promovimin e zonave ekonomike, hartimin e planit kombëtar për
zonat ekonomike dhe formimin e këshillit kombëtar për zonat ekonomike.
Neni 2
Fushëveprimi
Me këtë ligj përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e zhvilluesve, përdoruesve/operatoreve dhe të
subjekteve të tjerë që ushtrojnë aktivitete në lidhje me zona ekonomike, llojin e veprimtarive që
kryhen brenda zonave ekonomike, mënyrën e lëvizjes së mallrave nëpër to, dhe lehtësirat fiskale të
parashikuara në kuadër te tyre.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Qeveria – Qeveria e Republikës së Kosovës,
1.2. Ministria - Ministria përkatëse për Tregti dhe Industri,
1.3. Ministër - Ministri i Ministrisë përkatëse për Tregtisë dhe Industrisë,
1.4. Zonë Ekonomike – një territor, që ka një status të veçantë ekonomik, sipas
përcaktimeve të mëposhtme:
1.4.1. Zonë e Lirë – zonë e lirë e përcaktuar sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të
Republikës së Kosovës.
1.4.2. Park Industrial – një territor i ndarë, në përputhje me një plan të përgjithshëm,
i pajisur me infrastrukturën e nevojshme, si rrugë, shërbime transporti dhe publike,
me ose pa ndërtesa industriale, të ngritura paraprakisht, i destinuar për zhvillim
industrial.
1.4.3. Park Teknologjik - një territor i ndarë sipas një plani të caktuar, i dizajnuar të
akomodoj ndërmarrjet me shkallë të lartë teknologjike, zakonisht ka lidhje të ngushta
me Universitetin dhe mund të jetë afër kompleksit Universitar.
1.4.4 Inkubatori i Biznesit – një ndërtesë që ofron një ambient fizikë dhe ambiente
biznesi për ndërmarrësit e rinj dhe të atyre të cilët në mungesë të hapësirës nuk
mund të zgjerojnë kapacitetet e tyre. Të cilët mund të krijohen në kuadër të zonave
ekonomike dhe jashtë tyre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
2
1.5. Depo doganore – një depo doganore e përcaktuar sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave
të Republikës së Kosovës.
1.6. Aplikues - çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj, i cili sipas këtij ligji paraqet
kërkesë për fitimin e të drejtës për zhvillimin e një zone ekonomike.
1.7. Shfrytëzues - personi fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili investon dhe ushtron
veprimtari ekonomike brenda zonës ekonomike, ne përputhje me dispozitat e këtij ligji si dhe
akteve tjera nënligjorë që e rregullojnë këtë fushë.
1.8. Themelues – institucioni publik i cili sipas këtij ligji themelon Zonën Ekonomike.
1.9. Këshilli – Këshilli Kombëtar për Zonat Ekonomike.
Neni 4
Qëllimi i krijimit të zonave ekonomike
1. Krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim:
1.1. nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë duke iu ofruar investitorëve
infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste;
1.2. nxitjen e investimeve private në veprimtaritë prodhuese;
1.3. të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë, veçanërisht në sektorin
privat;
1.4. hapjen e vendeve te reja te punës dhe krijimin e të ardhurave;
1.5. përqendrimin e bizneseve në një vend të caktuar dhe promovimin e tyre;
1.6. zgjerimin e bashkëpunimit mes bizneseve;
1.7. krijimin e kushteve për biznese për qasje më të lehtë në transport, furnizim me energji,
ujë dhe shërbime në mbështetje të biznesit;
1.8. rritjen e konkurrencës në biznesin vendor dhe ndërkombëtar;
1.9. tërheqjen e teknologjive të përparuara dhe rritjen e konkurueshmërisë se prodhimeve
dhe shërbimeve vendore;
1.10. përshpejtimin e zhvillimit rajonal dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike të tregut kosovar
me atë ndërkombëtar;
1.11. shpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe të kapitalit.
Neni 5
Themelimi i zonave ekonomike
1. Zonat ekonomike themelohen me vendim nga Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të
Ministrisë dhe pas konsultimit me komunën ose komunat përkatëse brenda territorit të së cilës
parashikohet të themelohet zona ekonomike.
2. Zonat ekonomike mund themelohen me vendim edhe nga komunat brenda territorit dhe në kuadër
të kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj.
3. Komuna themelon zonën ekonomike sipas paragrafit 2. të këtij neni vetëm pas marrjes së pëlqimit
nga Ministria. Një ose më shumë shoqëri tregtare si dhe një ose më shumë asociacone afariste të
Kosovës mund t’ia paraqesin Ministrisë apo Komunës kërkesën për themelimin e një zone
ekonomike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
3
4. Ministria jep pëlqimin për themelimin e zonës ekonomike nëse propozimi për themelimin e zonës
ekonomike është në pajtim me planin nacional për zonat ekonomike dhe nëse studimi i fizibilitetit
sipas nenit 8 të këtij ligji arsyeton themelimin e zonës ekonomike.
5. Ministria me akt nënligjor e përcakton proceduren e paraqitjes së kërkesës për marrjen e pelqimit,
procedimit të saj dhe dhenien e pelqimit.
Neni 6
Themelimi i Zonave të Lira
1. Qeveria me vendim themelon zonat e lira në bazë të propozimit të Ministrisë dhe konsultimit me
Doganat e Kosovës dhe komunën në territorin e së cilës parashikohet të themelohet zona e lirë.
2. Për themelimin dhe administrimin e zonës së lirë zbatohen dispozitat përkatëse të Kodit të Doganor
dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës.
3. Zonat e lira që përfshijnë ose gjenden brenda territorit të një qyteti ose vendbanimi mund të mos
rrethohen nëse Qeveria, pas konsultimit me Doganat e Kosovës, vlerëson se një gjë e tillë nuk e
pengon administrimin e zonës së lirë si dhe zbatimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës
së Kosovës.
Neni 7
Arsyetimi për themelimin e zonës ekonomike
1. Aplikuesi duhet të arsyetojë themelimin e një zonë ekonomike në bazë të një studimi të fizibilitetit i
cili përfshin: arsyeshmërisë ekonomike, fiskale, mjedisore, ligjore dhe administrative sipas të cilës
rezulton se përfitimet ekonomike, fiskale dhe shoqërore që rrjedhin nga themelimi i zonës ekonomike
tejkalojnë kostot e themelimit dhe të administrimit të saj dhe se themeluesi ka mjete financiare dhe
kapacitete administrative të nevojshme për ndërtimin dhe administrimin e zonës ekonomike.
2. Ministria me akt nënligjor e përcakton përmbajtjen e studimit të fizibilitetit.
3. Studimi i fizibilitetit, mbi bazën e të cilit është miratuar themelimi i zonës ekonomike, është
dokument publik.
4. Themeluesi në bashkëpunim me komunën ku ndodhet zona ekonomike organizon dëgjim publik
për konsultimin me publikun.
5. Ministria me akt nënligjor e përcakton mënyrën dhe procedurat për konsultimin e publikut.
Neni 8
Plani kombëtar për zonat ekonomike
1. Ministria, në konsultim me komunat, Doganat e Kosovës dhe grupet e interesit, përgatit planin
kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike në Kosovë, i cili përfshinë të gjitha zonat ekonomike
komunale dhe qëndrore që planifikohen të ndërtohen brenda pesë (5) viteve nga miratimi i këtij plani.
2. Plani kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike miratohet nga Qeveria, brenda një (1) viti nga
hyrja në fuqi e këtij ligji.
3. Qeveria dhe komunat kanë për detyrë të harmonizojnë planet e tyre hapësinore me planin
kombëtar për zhvillimin e zonave ekonomike.
Neni 9
Vendndodhja e zonës ekonomike
1. Përcaktimi i vendndodhjes së zonës ekonomike bëhet në pajtim me planin kombëtar për zhvillimin
e zonave ekonomike të miratuar nga Qeveria dhe planet përkatëse hapësinore komunale dhe
qendrore, si dhe legjislacionit në fuqi që e rregullon fushën e planifikimit të përdorimit të tokës
bujqësore, dhe pyjore.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
4
2. Zonat ekonomike vendosen në sipërfaqen tokësore e cila është në pronësi të themeluesit ose në të
cilën themeluesi ka të drejtën e shfrytëzimit për tërë kohëzgjatjen e zonës ekonomike.
3. Zona eknomike nuk mund të vendoset në sipërfaqen tokësore pronësia e së cilës nuk është e qartë
ose është e kontestuar.
4. Qeveria dhe komunat përkatëse kanë të drejtë që, në pajtim me Ligjin për Shpronësimin e Pronës
së Paluajtshme, të shpronësojnë sipërfaqën tokësore e cila nevojitet për themelimin, ndërtimin dhe
zhvillimin e zonës ekonomike.
Neni 10
Administrimi i zonës ekonomike
1. Zona ekonomike administrohet nga themeluesi i cili ka për detyrë të sigurojë mjetet financiare për
themelimin dhe administrimin e zonës ekonomike, duke përfshirë krijimin e kushteve të përshtatshme
organizative, hapësinore, infrastrukturore, ekologjike, energjetike dhe teknike që nevojiten për
kryerjen e veprimtarisë afariste në zonën ekonomike.
2. Themeluesi ka të drejtë që, në pajtim me Ligjin për Prokurimin e Publik, të kontraktojë subjekte
afariste për kryerjen e punëve të caktuara në lidhje me ndërtimin dhe administrimin e zonës
ekonomike.
3. Themeluesi ka të drejtë të ndërtojë dhe administrojë zonën ekonomike përmes partneritetit publiko-
privat në pajtim me Ligjin për Partneritetin Publik-Privat.
Neni 11
Shfrytëzimi i zonës ekonomike
1. Zona ekonomike mund të epet në shfrytëzim për kryerjen e investimeve dhe kryerjen e vepimtarisë
afariste pas krijimit të kushteve për kryerjen e veprimtarisë afariste.
2. Vendosja e subjekteve afariste brenda hapësirave të zonës ekonomike lejohet nga themeluesi në
bazë të konkursit dhe në pajtim me kushtet dhe kriteret e përcaktuara me akt nënligjor nga Ministria.
Konkursi duhet të jetë transparent dhe të trajtojë të gjithë subjektet afariste në mënyrë të barabartë
dhe të drejtë.
3. Ministria me akt nënligjor e përcakton procedurën, formën dhe përmbajtjën e konkursit.
4. Themeluesi dhe subjekti afarist i përzgjedhur sipas paragrafit 1. të këtij neni lidhin kontratën për
shfrytëzimin e zonës ekonomike.
5 Kontrata përcakton llojin dhe vëllimin e investimit dhe të veprimtarisë afariste, si dhe kohëzgjatjen
gjatë së cilës shfrytëzuesi ka të drejtë të investojë dhe të kryej veprimtari afariste brenda zonës
ekonomike.
6. Me lidhjen e kontratës, shfrytëzuesi fiton të drejtën e shfrytëzimit të sipërfaqës tokësore brenda
zonës ekonomike të përcaktuar në leje dhe të infrastrukturës së nevojshme për kryerjen e
veprimtarisë afariste. E drejta e shfrytëzimit të sipërfaqës tokësore brenda zonës ekonomike nuk
mund të jetë më e gjatë se nëntëdhjetë e nëntë (99) vite.
7. Shfrytëzuesit e zonës ekonomike kanë për detyrë të kryejnë investiment dhe të ushtrojnë
veprimtarinë e tyre afariste në pajtim me ligjin dhe kontratën e lidhur me themeluesin sipas këtij ligji.
8. E drejta e shfrytëzimit brenda zonës ekonomike nuk mund t’i bartet ndonjë personi të tretë pa
pëlqimin e themeluesit ose, në rast të mbikëqyrjes të zonës ekonomike përmes partneritetit publik-
privat, të personit të autorizuar për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e zonës ekonomike.
9. E drejta e shfrytëzimit të sipërfaqës tokësore brenda zonës ekonomike shuhet me rastin e skadimit
apo shkëputjes së kontratës për shfrytëzimin e zonës ekonomike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
5
10. Ligji për detyrimet zbatohet ndaj kontratës për shfrytëzimin e zonës ekonomike, përveç nëse
është përcaktuar ndryshe me këtë ligj.
11. Themeluesi mund të delegojë të drejtat e tij sipas këtij neni te operatori privat i cili përmes
partneritetit publik-privat përzgjidhet që të ndërtojë ose mbikëqyre zonën ekonomike.
Neni 12
Veprimtaritë e lejuara në zonat e ekonomike
1. Në zonat ekonomike mund të zhvillohet çdo veprimtari afariste e cila nuk cenon rendin publik,
mbrojtjen e shëndetit publik, mjedisin, florën dhe faunën dhe pasuritë kombëtare të Kosovës dhe që
nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
2. Operatori mund të ushtroj në zonën ekonomike po ashtu aktivitete bankare dhe aktivitete të tjera
financiare, veprimtari në fushën sigurimit jo-të-jetës dhe të jetës dhe të ri-sigurimit.
3. Shoqëritë e huaja tregtare mund të ushtrojnë veprimtarinë në zonën ekonomike në bazë të një
kontrate me themeluesin si përfitues i parcelës, në qoftë se ato janë të regjistruara në Republikën e
Kosovës për ushtrimin e veprimtarisë e cila do të kryhet në zonën ekonomike dhe që plotësojnë
kushtet e përcaktuara me këtë ligj.
Neni 13
Lehtësirat për bizneset qe operojnë ne kuadër te zonave ekonomike
1. Qeveria me akt nenligjr i percakton kushtet dhe lehtësitrat për bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë
e tyre në kuadër të zonave ekonomike.
2. Lehtësirat zbatohen me qellim të përmbushjes së dispozitave të parapara me këtë ligj me qellim të
tërheqjes së investimeve të reja në kuadër të zonave ekonomike.
Neni 14
Regjistri i zonave të themeluara
1. Ministria mban një regjistër për të gjitha zonat ekonomike të themeluara.
2. Ministria me akt nënligjor përcakton përmbajtjen e regjistrit.
Neni 15
Promovimi i zonave ekonomike
Themeluesi i zonës ekonomike mund të promovojë zonën ekonomike me qëllim të tërheqjes së
investitorëve.
Neni 16
Librat e Kontabilitetit dhe Raportimi
Shfrytëzuesit e zonave ekonomike kanë për detyrë që të mbajnë të gjithë regjistrat dhe librat e
kontabilitetit sipas ligjislacionit në fuqi dhe të mbajnë në dispozicion të organeve doganore dhe
tatimore dokumentacionin e tyre kontabël e financiar, për të ushtruar kontroll sa herë që këto të fundit
e shohin të nevojshme.
Neni 17
Bashkëpunimi me autoritetin Doganor dhe Administratën Tatimore të Kosovës
Themeluesi dhe zhvilluesi i zonës ekonomike bashkëpunon ngushtë me Doganat e Kosovës dhe
Administratën Tatimore të Kosovës me qëllim të zbatimit efektiv të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
6
Neni 18
Përfundimi i aktiviteteve në zona ekonomike
1. Aktivitetet në zonat ekonomike përfundojnë nëse:
1.1. themeluesi vendosë shpërbërjen e zonës ekonomike;
1.2. autoriteti mbikëqyrës nuk e sheh të mundshme vazhdimin e operimit në zonat ekonomike
pas skadimit të kontratës;
1.3. nuk kanë efektshmëri ekonomike.
1.4. kontrata e themeluesit për operimin në zonën ekonomike skadon.
2. Në rast përfundimi të operimit të zonës ekonomike që ndodh gjatë kohës që ajo është aktive,
themeluesi i zonës së lirë apo gjykata kompetente duhet të informojë përdoruesit e zonës ekonomike
për këtë vendim. Përdoruesit e zonës ekonomike duhet të lajmërojnë organet përgjegjëse rreth
vendimit dhe të përfundojnë kalkulimet rreth lehtësirave të cilat i janë nënshtruar gjatë operimit në
zonën ekonomike.
Neni 19
Inkubatorët e Biznesit
1. Inkubatorët e biznesit janë mjete lehtësues për bizneset, me një staf menaxhues dhe mbështetës i
cili ka për qëllim sigurimin e hapësirave fizike për punë, lehtëson dhe mundëson mbështetje në
shërbimet teknike të biznesit.
2. Inkubatori i biznesit është proces dinamik i zhvillimit të veprimtarisë se ndërmarrjeve, inkubatorët
përkujdesen për ndërmarrjet fillestare duke iu ndihmuar që të mbijetojnë në periudhën e ndjeshme
fillestare kur ato janë në fazën fillestare.
3. Ministria me akt nënligjor e përcakton mënyrën e themelimit dhe funksionimit të inkubatorëve të
biznesit.
Neni 20
Këshilli Kombëtar për Zona Ekonomike
1. Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë
e emëron Këshillin Kombëtar për Zona Ekonomike.
2. Këshilli është organ këshillues lidhur me politikat e zonave ekonomike;
3. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të:
3.1. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;
3.2. Ministria e Financave;
3.3. Ministria e Zhvillimit Ekonomik;
3.4. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
3.5. Ministria e Administrimti të Pushtetit Lokal;
3.6. një (1) përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Kosovës;
3.7. tre (3) përfaqësues të asociacineve të bizneseve të Kosovës.
4. Kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit me propozim të Ministrit të MTI-se emërohen nga Qeveria për
një periudhë katër (4) vjeçare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
7
5. Puna e Këshillit do të jetë publike dhe Këshilli i raporton Ministrit të MTI-së.
6. Këshilli përmes Ministrit të MTI-së, do t'i dorëzojë raportin vjetor Qeverisë së Republikës së
Kosovës.
7. Punët adminsitrative dhe teknike të Këshillit i kryen Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
8. Këshilli funksionon në bazë të rregullores së punës, të cilën e harton Këshilli.
Neni 21
Dispozitat ndëshkuese
1. Personi juridik ose subjekti do t’i nënshtrohet një gjobë prej dymijë (2.000) euro deri dhjetëmijë
(10.000) euro, nëse ai kryen një nga shkeljet në vijim:
1.1. fillon veprimtarinë në zonën ekonomike para marrjes se miratimit të nevojshëm të
autoriteteve përkatese.
1.2. zhvillon veprimtari ekonomike në kundërshtim me dispozitat e ketij ligji,
2. Personi përgjegjës që përfaqëson një entitet i cili kryen një shkelje në bazë të paragrafit 1. të
këtij neni do ti nënshtrohet gjobës prej njëmijë (1.000) euro deri tremijë (3.000) euro.
Neni 22
Zbatimi
Ministria nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji në afat prej një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij
ligji.
Neni 23
Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore
1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja
nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore të aplikueshme aktualisht do
të vazhdojnë të mbeten në fuqi si në vijim:
1.1. Udhëzim administrativ Nr.2009/14 Për themelimin e divizionit të zonave ekonomike;
1.2. Udhëzim administrativ Nr.2009/23 Për procedurën për aplikim dhe kriteret e pajisje me
vendim të zhvilluesit;
1.3. Udhëzim administrativ Nr.2009/24 Për marrëdhëniet ndërmjet institucionit përgjegjës,
zhvilluesit të zonës dhe institucioneve tjera;
1.4. Udhëzim administrativ Nr.2009/25, Për procedurat e kontrollit të zonave ekonomike;
1.5. Udhëzim administrativ Nr.2009/26, Për formën, përmbajtjen, vlefshmërinë dhe taksën për
dhënien e vendimit;
1.6. Udhëzim administrativ Nr.2009/27 Për rregullimin e logos, vulës se agjencisë për
mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe përdorimi i tyre.
Neni 24
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-129 Për Zonat Ekonomike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
8
Neni 25
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 04/L-159
14 shkurt 2013
Shpallur me dekretin Nr.DL-005-2013, datë 04.03.2013 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.