GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
1
LIGJI Nr. 04/L-160 PËR AGJENCINË E REGJISTRIMIT CIVIL
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR AGJENCINË E REGJISTRIMIT CIVIL
KREU I
DISPOZITAT E PERGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj rregullon themelimin, organizimin, strukturimin, detyrat, përgjegjësitë dhe financimin e
Agjencisë së Regjistrimit Civil.
Neni 2
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Ministria -Ministria e Punëve të Brendshme;
1.2. Ministër - Ministri i Punëve të Brendshme;
1.3. Agjencia - Agjencia e Regjistrimit Civil;
1.4. Kryeshefi - Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil.
KREU II
AGJENCIA E REGJISTRIMIT CIVIL
Neni 3
Themelimi dhe Statusi i Agjencisë
1. Agjencia e Regjistrimit Civil themelohet si agjenci në kuadër të Ministrisë së Punëve të
Brendshme;
2. Agjencia e Regjistrimit Civil është person juridik;
3. Selia kryesore e agjencisë është në Prishtinë.
Neni 4
Parimet
Agjencia e Regjistrimit civil ushtron veprimtarinë e saj sipas parimeve themelore të përcaktuara me
Ligjin për Shërbimin Civil
Neni 5
Simbolet e Agjencisë
Agjencia e ka stemën e cila propozohet nga kryeshefi i Agjencisë dhe miratohet nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
2
Neni 6
Udhëheqja e Agjencisë
Agjencia udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv i cili për menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë i
përgjigjet drejtpërdrejt Ministrit.
Neni 7
Kryeshefi i Agjencisë
Emërimi, mandati, lirimi dhe shkarkimi i Kyeshefit të Agjencisë bëhet në pajtim me legjislacionin në
fuqi për Pozitat të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Neni 8
Funksionet e kryeshefit të Agjencisë
1. Kryeshefi i Agjencisë është përgjegjës për:
1.1. menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të Agjencisë
1.2. organizimin e Administratës, punësimin e personelit dhe dhënien e urdhrave për punë
nëpunësve civilë të Agjencisë;
1.3. marrjen e vendimeve dhe nxjerrjen e akteve nënligjore që kanë të bëjnë me detyrat e
Agjencisë
1.4. menaxhimin efektive dhe efikas të resurseve që i janë besuar agjencisë;
1.5. përgatitjen e raporteve periodike dhe vjetore mbi punën e agjencisë të cilat raporte i
dorëzohen ministrit;
1.6. zhvillimin e planit vjetor dhe planit strategjik afatgjatë për administrimin efektiv dhe
efikas të agjencisë.
Neni 9
Personeli i Agjencisë
Personeli i punësuar në Agjenci e ka statusin e nëpunësve civil.
KREU III
ORGANIZIMI STRUKTURA DHE PËRGJEGJËSITË E AGJENCISË
Neni 10
Organizimi dhe struktura
Organizimi dhe struktura e brendshme e Agjencisë rregullohet me akt nënligjor nga ministri.
Neni 11
Detyrat dhe përgjegjësitë
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë janë si në vijim:
1.1. përgjigjet për të gjitha proceset në lidhje me aplikimin personalizimin dhe lëshimin e
dokumenteve për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj;
1.2. bën regjistrimin e automjeteve dhe lëshimin e patentë shofereve;
1.3. administron dhe mirëmban bazën e të dhënave të regjistrit qendror të gjendjes civile;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 12 MARS 2013, PRISHTINË
3
1.4. bashkëpunon me autoritetet e shteteve të huaja lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me
fushëveprimtarinë e saj;
1.5. bën propozimin dhe inicimin e nxjerrjes apo plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve dhe
akteve nënligjore nga fushëveprimi i sajë;
1.6. ofron shërbime profesionale dhe efikase për të gjithë qytetarët;
1.7. kryen punë dhe detyra të tjera që janë në kompetencë të agjencisë.
Neni 12
Buxheti i Agjencisë
1. Buxheti i agjencisë është vije buxhetore e në kuadër të buxhetit të ministrisë, të miratuar në
pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë
2. Kryeshefi i Agjencisë përgatit buxhetin e Agjencisë, të cilin pastaj ia përcjell ministrit për shqyrtim
dhe procedim të mëtutjeshëm në përputhshmëri me procedurat e parapara me ligj.
3. Kryeshefi i Agjencisë është përgjegjës për menaxhimin efektiv dhe efikas të buxhetit të
Agjencisë, në pajtim me ligjin dhe me rregullat e brendshme buxhetore të Ministrisë.
4. Të hyrat buxhetore që krijohen nga veprimtaria e Agjenicisë derdhen në Buxhetin e Republikës
se Kosovës.
KREU IV
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 13
Aktet nënligjore
Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji, nxirren brenda afatit kohor prej gjashtë (6) muajsh, nga
data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 14
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Udhëzimi administrativ nr. 17/2010 për Organizimin dhe
Strukturimin e Agjencisë për Regjistrim Civil si dhe çdo dispozitë tjetër ligjore që bie në kundërshtim
me këtë ligj.
Neni 15
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 04/ L-160
14 shkurt 2013
Shpallur me dekretin Nr.DL-004-2013, datë 04.03.2013 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.