GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 26 MARS 2013, PRISHTINË
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miratoi
AMENDAMENTIMIN E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
I.
Amendamenti nr. 23
Në nenin 65, pas pikës (14) shtohet pika (15), me tekstin si vijon:
“(15) jep amnisti me ligj përkatës, i cili miratohet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë
deputetëve të Kuvendit”.
II.
Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës
së Kosovës.
Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.04-V-553, 14 mars 2013.