RATIFIKIM I MARRËVESHJEVE TË SHËNUARA NË SHKËMBIMIN E NOTAVE, NDËRMJET R. SË KOSOVËS DHE R. SË AUSTRISË, PËR MARRJEN PËRSIPË TË MARRËVESHJEVE DYPALËSHE, TË LIDHURA NDËRMJET R. SË AUSTRISË DHE ISH RSFJ-së




Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada – Government

Ministria e Punëve të Jashtme- Ministarstvo Inostranih Poslova–Ministry of Foreign Affairs
SHKËMBIM I NOTAVE
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh respektin e saj Ministrisë për
Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës Federale të Austrisë, duke marrë parasysh
pikën 9 të Deklaratës së Pavarësisë dhe Nenin 145 (1) të Kushtetutës se Republikës se Kosovës,
ka nderin të propozoj se marrëveshjet dypalëshe në vijim të lidhura ndërmjet Republikës së
Austrisë dhe ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe pararendësve të tyre janë të
aplikueshme ndërmjet dy vendeve tona:
1. Marrëveshja e Trafikut Ajror e 11 nëntorit 1953;
2. Marrëveshja sa i përket rivendosjes së të drejtave të posaçme për emërtimet e fabrikave
dhe ndërmarrjeve e 2 nëntorit 1954;
3. Kontrata lidhur me korrespondencën ndërsjellë ligjore dhe protokollit përfundimtar, 16
dhjetor 1954;
4. Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes së Bimëve, 18 mars 1959;
5. Marrëveshja për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të ndërsjellat gjyqësore dhe
krahasimeve në çështjet tregtare, 18 mars 1960;
6. Marrëveshja lidhur me njohjen dhe zbatimin e ndërsjellë të alimenteve, 10 tetor 1961,
7. Marrëveshja lidhur me bashkëpunim në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit, 14 prill
1972;
8. Shkëmbimi i Notave për ndryshimin e Marrëveshjes për Trafikun Ajror të 26 shkurtit
1974 dhe 24 majit 1974;
9. Marrëveshja lidhur me barasvlerën (ekuivalencën) e faturave, 27 mars 1974;
10. Marrëveshja lidhur me bashkëpunim administrativ për çështjet doganore dhe në lidhje me
mbështetjen e ndërsjelle kundër shkeljeve të rregullave doganore, 15 mars 1978;
11. Marrëveshja lidhur me barasvlerën ne fushën e Universitetit së bashku me shtojce, 29
janar 1979;
12. Kontrata për Ekstradim, 1 shkurt, 1982;
13. Kontrata lidhur me asistencën e ndërsjelle juridike në çështjet penale, 1 shkurt 1982;
14. Kontrata për zbatimin e ndërsjelle të Vendimeve Gjyqësore për Çështjet Penale 1 shkurt
1982;
15. Ndryshimin e Marrëveshjes për Trafik Ajror të 29 shtatorit 1988,
16. Marrëveshja lidhur me Sigurimin Social e 5 qershorit 1988, dhe
17. Marrëveshja për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve e 25 tetor 1989.
Nëse propozimi me lartë është i pranueshëm për Qeverinë e Republikës së Austrisë, Qeveria e
Republikës se Kosovës dëshiron të propozoj me tej që ky Shkëmbim i Notave së bashku me
Notën në përgjigje nga Republika e Austrisë të përbejnë Marrëveshjen në këtë çështje, e cila hyn
në fuqi në ditën e pranimit të njoftimit të fundit me shkrim lidhur me përmbushjen e të gjitha
kërkesave të brendshme juridike për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës se Kosovës shfrytëzon nga ky rast ti përsëris
Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës Federale të Austrisë sigurinë
për konsideratën e saj më të lartë.
















Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada – Government

Ministria e Punëve të Jashtme- Ministarstvo Inostranih Poslova–Ministry of Foreign Affairs

Lista e marrëveshjeve dypalëshe qe dalin nga procesi i suksedimit te marrëveshjeve dypalëshe te
Republikës se Kosovës dhe Republikës se Austrisë:

1. Marrëveshja për Trafikun Ajror, 11 nëntor 1953;
2. Marrëveshja sa i përket rivendosjes se te drejtave te posaçme për emërtimet e fabrikave
dhe ndërmarrjeve
3. Marrëveshja lidhur me korrespondencën ndërsjellë ligjore dhe protokollit përfundimtar,
2 nëntor 1954;
4. Marrëveshje Bashkëpunimi ne fushën e Mbrojtjes se Bimëve, 18 mars 1959;
5. Marrëveshja për njohjen dhe zbatimin e vendimeve te ndërsjellat gjyqësore dhe
krahasimeve ne çështjet tregtare, 18 mars 1960.
6. Marrëveshja lidhur me njohjen dhe zbatimin e alimenteve, 10 tetor 1961.
7. Marrëveshja lidhur me bashkëpunim ne fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit, 14 prill
1972;
8. Shkëmbimi i Notave për ndryshimin e Marrëveshjes për Trafikun Ajror te 26 shkurtit
1974 dhe 24 majit 1974;
9. Marrëveshja lidhur me barasvlerën (ekuivalencën) e faturave, 27 mars 1974;
10. Marrëveshja lidhur me bashkëpunim administrativ për çështjet doganore dhe ne lidhje me
mbështetjen e ndërsjelle kundër shkeljeve te rregullave doganore, 15 mars 1978;
11. Marrëveshja lidhur me barasvlerën ne fushën e Universitetit se bashku me shtojce, 29
janar 1979;
12. Marrëveshja per Ekstradim, 1 shkurt, 1982;
13. Marrëveshja lidhur me asistencën e ndërsjelle juridike ne çështjet penale, 1 shkurt 1982;
14. Marrëveshja për zbatimin e ndërsjelle te Vendimeve Gjyqësore për Çështjet Penale 1
shkurt 1982;
15. Marrëveshja për mbikëqyrjen e Marrëveshjes për Trafikun Ajror e 29 shtator 1988;
16. Marrëveshja për Sigurimin Social e 5 qershor 1988, dhe
17. Marrëveshja për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve e 25 tetor 1989.



Ambasada Austriake
Prishtinë
Notë Verbale

Ambasada e Austrisë shpreh respektin e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ka
nderin, që duke iu referuar Notes Verbale Nr.: 07/10, të njoftoj Ministrinë e Punëve të Jashtme të
Republikës së Kosovës së të gjitha kriteret e brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të
marrëveshjeve dypalëshe që dalin nga procesi i suksedimit të marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet
Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës janë plotësuar dhe publikuar – shih shtojcën –
në Gazetën Austriake të Ligjit Federal.
Marrëveshja lidhur me Sigurimin Social e 5 qershorit 1988 në versionin e tanishëm nuk është e
aplikueshme.
Autoritetet austriake do tu ofrojnë autoriteteve kompetente të Kosovës kërkesën për të negociuar
një marrëveshje të re dypalëshe lidhur me Sigurimin Social.
Ambasada austriake shfrytëzon nga ky rast që t’i përsëris Ministrisë së Punëve të Jashtme
sigurinë e konsideratës së saj më të lartë.


Prishtinë, 3 shkurt 2011

Ministria e Punëve të Jashtme
Republika e Kosovës
Shtojca