UNMIK IPVQ
INSTITUCIONET E PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES
PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT
PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLANJA
QEVERIA E KOSOVËS – GOVERMENT OF KOSOVO-VLADA KOSOVA
MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË
MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY
MINISTARSTVO TRGOVINE I INDUSTRIJE
Në bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit të
Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë; neni 1 paragrafi 1.3 pika
(ç) dhe Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/22 të Ligjit për Tregtinë me Naftë dhe
Derivate të Naftës në Kosovë, neni 11 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë nxjerrë:
UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2006/03
PËR REZERVAT EMERGJENTE DHE OPERATIVE TË NATËS DHE DERIVATEVE
TË NAFTËS
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë Udhëzim përcaktohen obliguesit e sigurimit të rezervave emergjente dhe
operative të naftës dhe të derivateve të naftës, mënyra e sigurimit të rezervave të
detyrueshme të naftës dhe e derivateve të naftës si dhe mbikëqyrja e magazinimit të
rezervave emergjente dhe operative të naftës dhe e derivateve të naftës.
Neni 2
1) Ky Udhëzim nuk zbatohet për rezervat tjera strategjike të mallrave;
2) Ky Udhëzim nuk zbatohet për sasitë e importuara të karburanteve në
rezervuarët e automjeteve dhe të mjeteve tjera të komunikacionit, që shërbejnë
vetëm për qarkullimin e tyre.
II. OBLIGUESIT E SIGURIMIT TË REZERVAVE EMERGJENTE DHE
OPERATIVE
Neni 3
1) Rezerva të detyrueshme të naftës dhe të derivateve të naftës ( në tekstin e
mëtejmë: rezervat e detyrueshme), janë rezerva të cilat shfrytëzohen për të
siguruar furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në rast se kërcënohet siguria
energjetike në Kosovë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të çrregullimit të
furnizimit me naftë;
2) Obliguesit e sigurimit të rezervave të detyrueshme ( në tekstin e mëtejmë:
obliguesit e sigurimit të rezervave) janë persona juridikë dhe fizikë;
3) Obliguesit e sigurimit të rezervave duhet nga kapacitetet e tyre depozituese të
licencuara të sigurojnë 5% për rezervat emergjente;
4) Ministria mund t’ i ndryshojë lartësinë e përqindjet e paraparë sipas nenit 11
paragrafi 4. të Ligjit për Tregti me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, në
përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës;
5) Obligohen furnizuesit me karburante dhe shfrytëzuesit për elektrana, ngrohtoret
qendrore të qyteteve, ndërmarrjet për transport publik dhe furrat e bukës nëse
janë konsumues të së paku 25 ton karburant në vit, të sigurojnë rezervat operative;
6) Lartësia e rezervave operative caktohet nga mesatarja e shpenzimeve në 15
ditshin e vitit paraprak;
7) Në qoftë se rezervat e detyrueshme janë shkatërruar nga lufta, nga aksione
terroriste, sabotimi, për shkak të mungesave teknike dhe forcës madhore, Ministria
mund të përcaktojë, me akt të veçantë, afatin brenda të cilit obliguesit e sigurimit të
rezervave janë të obliguar t’i plotësojnë rezervat e detyrueshme të shkatërruara.
Neni 4
1) Sipas këtij udhëzimi personat juridik dhe fizik të licencuar për import dhe
depozitim të karburanteve; janë të obliguar që të sigurojnë rezerva të naftës dhe
derivateve të naftës;
2) Prej përfundimit të vitit kalendarik, në të cilin personi juridik dhe fizik nga
paragrafi 1. i këtij neni ka filluar me importimin e naftës dhe të derivateve të
naftës, sasia e rezervave të detyrueshme caktohet sipas nenit 11. paragrafi 3. Të
Ligjit për Tregti me naftë dhe derivate të naftë në Kosovë.
Neni 5
1) Pas nënshkrimit të kontratës mbi magazinimin e rezervave të detyrueshme,
magazinieri (depozituesi) e ka për detyrë që obliguesit të mbajtjes së rezervave, me
të cilin ka lidhur kontratë, t’ ia jep vërtetimin mbi magazinimin e rezervave të
obligueshme, ndërsa një kopje të vërtetimit obliguesi do ta dorëzojë në Ministri;
2) Vërtetimi nga paragrafi 1. i këtij neni patjetër duhet t’ i përmbajë këto të dhëna:
a) kapacitetet depozituese të obliguesit,
b) sasinë e rezervave që do të magazinohen,
c) afatin e planifikuar të magazinimit,
d)llojin, kualitetin.
3) Formën dhe përmbajtjen e vërtetimit nga paragrafi 1. i këtij neni e përcakton
Ministri.
Neni 6
1)Për sasitë e lëshuara të karburanteve në treg sipas Urdhëresës së Ministrit,
përllogaritjen e kompensimit për ato sasi bëhet nga Ministri me Vendim, pas
marrjes së pëlqimit nga Qeveria e Kosovës;
2) Ky vendim vlen për të gjithë importuesit dhe depozituesit e rezervave emergjente.
Neni 7
1) Nëse magazinieri pushon së plotësuari ndonjërin prej kushteve të parapara me
këtë udhëzim, Ministria do ta udhëzoj magazinierin që brenda afatit prej 30
ditësh t’i plotësojë kushtet e parapara;
2) Nëse magazinieri nuk vepron në përputhje me udhëzimin nga paragrafi 1. i
këtij neni, Ministria do të ndërmerr masat e duhura konform Ligjit për tregti me
naftë dhe derivate të naftës.
Neni 8
1) Rezervat të cilat, për shkaqe teknike, nuk janë kualitative, në kurrfarë rasti
nuk mund të llogaritën si rezerva të detyrueshme;
2) Rezervat nga paragrafi 1. i këtij neni llogaritën si sasi të pavlefshme, si p.sh.
(fundërrinat në rezervuar).
Neni 9
1) Rezervat e detyrueshme magazinohen ashtu që të ruhen vetitë e lëndëve të
magazinuara;
2) Rezervat e detyrueshme duhet të magazinohen në rezervuar me pajisje që janë të
përshtatshme për t’ i zbrazur në mjete transportuese. Rezervuarët duhet të jenë të
pajisur ma aparate matëse të verifikuar;
3) Gjendjen teknike të depos dhe gjendjen e kërkuar për rezervat e detyrueshme
duhet konstatuar, në mënyrë të drejtpërdrejt nga komisioni i MTI-së dhe në
përputhshmëri me librat e evidentuara.
Neni 10
1) Lëndët që magazinohen si rezerva të detyrueshme, nuk mund të jenë lëndë
ekzekutimi as e sigurimit të kërkesave të palëve të treta ndaj obliguesit të sigurimit
të rezervave, përkatësisht ndaj magazinierit që e ka marrë përsipër magazinimin e
rezervave;
2) Në rast se fillohet proceduara e falimentimit ndaj obliguesit të sigurimit të
rezervave, karburantet e magazinuara si rezerva të detyrueshme, përfshihen në
masën e falimentimit, por ato nuk mund të vihen në dispozicion deri ditën kur
përfundon detyrimi i sigurimit të rezervave.
Neni 11
1) Obliguesit e sigurimit të rezervave janë të obliguar që deri më dt. 15 të çdo muaji
t’ ia paraqesin me shkrim Ministrisë gjendjen e rezervave të detyrueshme në ditën
e fundit të muajit paraprak;
2) Obliguesit e sigurimit të rezervave janë të obliguar që njëherë në vit ta njoftojnë
Ministrinë për selinë, emrin e firmës, për kapacitetet dhe përshtatshmërinë e
kapaciteteve për magazinimin e rezervave të detyrueshme. Fletëparaqitjet me të
dhënat përfundimtare të 31 dhjetorit të vitit raportues, duhet dorëzuar deri më 31
janar të vitit vijues;
3) Obliguesi për çdo ndryshim paraprakisht duhet ta njoftoj Ministrinë.
Neni 12
1) Obliguesit e sigurimit të rezervave duhet t’i mbajnë dokumentet në gjendje të
rregull, me të dhëna të qarta dhe të sakta, nga të cilat konstatohet drejt gjendja e
magazinës dhe e rezervave të detyrueshme;
2) Obliguesit e sigurimit të rezervave, patjetër duhet që së paku njëherë në muaj ta
matin sasinë e rezervave të detyrueshme në magazina;
3) Nëse gjatë matjes konstatohet se mungon sasia e paraparë e rezervave të
detyrueshme, obliguesit e sigurimit të rezervave janë të obliguar që për mungesën e
konstatuar ta njoftojnë Ministrinë, më së largëti ditën e nesërme, pas kryerjes së
matjes.
IV. MBIKËQYRJA
Neni 13
1) Ministria e mbikëqyrë gjendjen e rezervave të detyrueshme, karakteristikat dhe
pajisjet e magazinës;
2) Mbikëqyrjen inspektuese të zbatimit të dispozitave të këtij udhëzimi e bëjnë
Inspektorati i Tregut dhe inspektorët tjerë kompetentë, në pajtim me dispozitat e
veçanta ( organet inspektuese);
3) Nëse ekziston dyshimi se gjendja e magazinës është shënuar jo saktë, Ministria,
përkatësisht organi mbikëqyrës, mund të kërkojë incizimin fizik të gjendjes së
magazinës dhe të ndërpresë marrjen, shtënien dhe nxjerrjen e naftës dhe të
derivateve të naftës nga rezervuarët në të cilët ruhen rezervat e detyrueshme,
përkohësisht dhe për aq sa është e mjaftueshme për konstatimin e gjendjes së
magazinës;
4) Ministrisë, përkatësisht organit mbikëqyrës, duhet t’ i sigurohet mbikëqyrje e
papenguar e magazinave dhe kontrollimi i dokumenteve të nevojshme që kanë të
bëjnë me magazinimin e rezervave të detyrueshme;
5) Gjatë mbikëqyrjes së gjendjes së rezervave të detyrueshme konstatohet sasi më
vogël e rezervave të detyrueshme se sasia e paraparë me nenin 3. paragrafi 3. të
këtij udhëzimi, Ministria do të urdhëron plotësimin e rezervave në sasinë e
paraparë.
V. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMATARE
Neni 14
1) Obliguesit e sigurimit të rezervave duhet të sigurojnë në territorin e Kosovës, si
rezerva të detyrueshme, prej 1 janarit 2006, nga kapacitetet e tyre depozituese.
Neni 15
Ky Udhëzim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë.
Më 17.01.2006 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë
Bujar Dugolli
____________________________