GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
93
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
LIGJI NR. 08/L-122
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E
SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-
058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË
PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME
LIGJIN NR. 03/L-256
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN
E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 04/L-
058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË
PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME
LIGJIN NR. 03/L-256
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve
Politike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjit Nr.
003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar
me Ligjin Nr. 03/L-256.
Neni 2
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, i
ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122
1. Neni 2, paragrafi 1.5 i ligjit bazik ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim:
1.5. Kontributi - do të thotë dhurata, subvencioni, donacioni ose cilido lloj i përfitimit që i
jepet subjektit politik, qoftë në para të gatshme apo në natyrë, duke përfshirë pagesën e
borxheve të subjektit politik, dhe përfitimin përmes pronës, të huas, të huas së gjeneruar
nga veprimtaritë ndërmarrëse, shërbimeve dhe të objekteve për shfrytëzim të subjektit
politik. Shërbimet e ofruara një subjekti politik në mënyrë vullnetare nga individët,
duke shpenzuar kohën e tyre dhe pa pagesë, nuk do të konsiderohen si kontribute.
Kontribut cilësohet edhe pranimi i një shërbimi ose vlere monetare ose materiale nga
subjektet politike nën vlerën reale të tregut, vlerësimi i të cilit, si dhe raportimi për të,
rregullohen me akte nënligjore të nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
dhe në bazë të përllogaritjes së kostos të përcaktuara nga Ministria e Financave dhe/
ose Administrata Tatimore e Kosovës ose në bazë të opinionit të ekspertit të pavarur
financiar të angazhuar nga Zyra.
2. Në nenin 2 të ligjit bazik, pas nënparagrafit 1.13 shtohet një nënparagraf i ri 1.14 me tekstin
si në vijim:
1.14. Personat përgjegjës - do të thotë kryetari i partisë/subjektit, përfaqësuesi i
autorizuar i partisë/subjektit, ose përfaqësuesi i autorizuar financiar i partisë/subjektit,
anëtarët e subjekteve politike dhe individët tjerë që veprojnë në emër të tyre të cilët
janë përgjegjës për shkeljen e ligjit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
94
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
3. Në nenin 4 të ligjit, bazik pas paragrafit 2, shtohen paragrafët 2a dhe 2b me tekstin si në vijim:
2/a. Për çdo donacion të mallrave ose shërbimeve, duke përfshirë donacionet e bëra
në forma jo monetare personat fizikë lëshojnë një dëshmi në formë deklarate, kurse
personat juridik lëshojnë një faturë që specifikon vlerën e tregut të çdo produkti apo
shërbimi të dhuruar dhe shumën e faturuar subjektit politik, nëse ka.
2/b. Nëse dhurimi është një kontribut në natyrë, personi fizik ose juridik lëshon një
deklaratë të dhënies së kontributit që tregon vlerën e tregut të mallit ose shërbimit.
4. Në nenin 4 të ligjit bazik, pas paragrafit 5, shtohet paragrafi i ri 6, me tekstin si në vijim:
6. Përjashtimisht paragrafit 4 të këtij neni, ndalohen dhënia ose marrja e donacioneve
në para të gatshme prej pesëdhjetë (50) eurosh ose më shumë për person juridik ose
fizik.
5. Në nenin 5 të ligjit bazik, pas paragrafit 4, shtohet paragrafi i ri 5, me tekstin si në vijim:
5. Kontributet anonime janë të ndaluara. Çdo kontribut duhet të ketë informacionin e
qartë në lidhje me kontribuesin, duke përfshirë emrin, adresën dhe numrin e letërnjoftimit
për individët, si dhe emrin e biznesit, emrin e pronarit, adresën e selisë dhe numrin e
regjistrimit të biznesit dhe/ose numri fiskal për bizneset si dhe data e kontributit.
6. Në nenin 9 të ligjit bazik, pas fjalisë së parë shtohet një fjali e re si në vijim:
Në rast të koalicionit, shpërndarja e fondeve do të bëhet në bazë të numrit të deputetëve
që përfaqësojnë secilën parti politike brenda koalicionit dhe fondet i shpërndahen
drejtpërdrejt partive politike, përfshirë rastet edhe pas pushimit të ekzistimit të
koalicionit. Për identifikimin e saktë të deputetëve të secilës parti politike pjesë e
koalicionit, bashkëngjitur me dokumentacionin për aplikim për çertifikim të koalicionit,
lista e kandidatëve të dorëzuar duhet të përmbajë përkatësinë partiake për secilën
parti politike pjesë të koalicionit. Obligohet KQZ që përmes aktit nënligjor të rregullojë
procedurat për zbatimin e kësaj dispozite ligjore.
7. Në nenin 14 të ligjit bazik, paragrafi 2 ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim:
2. Zyrtarët përgjegjës janë ligjërisht përgjegjës për çdo veprim apo mosveprim kundër
përgjegjësive të tyre të përcaktuara me ligj, përfshirë obligimin për saktësinë e
informatave që i dorëzohen Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve tjera siç
kërkohet me ligjet e aplikueshme.
8. Në nenin 15 të ligjit bazik, paragrafi 1, pas fjalëve “subjektet e regjistruara politike” shtohen
fjalët “obligohen që të”.
9. Në nenin 15 të ligjit bazik, paragrafi 3, pas nen paragrafit 3.5, shtohet një nën paragraf i ri
3.6, me tekstin si në vijim:
3.6. Informacionet për çdo kredi të marrë nga subjektet politike, ose në emër të
subjekteve politike, duke përfshirë shumën e kredisë, periudhën e kthimit, informacionin
mbi kolateralin dhe/ose garancinë hipotekare, garantuesit e kredisë dhe çdo informacion
tjetër që lidhet me kredinë.
10. Neni 19 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
95
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
Neni 19
Kontrolli Financiar
1. Raportet Vjetore Financiare si dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës të cilat
dorëzohen nga subjektet politike në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike (në
tekstin e mëtejmë: “Zyra”) auditohen në përputhje me standardet e kontabilitetit të zbatueshme
në Kosovë, nga auditorë të cilët do t’i përzgjedh Zyra nëpërmjet një konkursi të hapur publik për
aplikim. Procesi i auditimit i nënshtrohet rregullave dhe standardeve ndërkombëtare të auditimit.
2. Zyra, përzgjedh me konkurs të hapur publik auditorë të licencuar, qoftë si person fizik apo
person juridik, të cilët do të auditojnë Raportet Vjetore Financiare si dhe Raportet e Deklarimit
Financiar të Fushatës të subjekteve politike, të cilët ndërmarrin veprimet në emër të Zyrës. Për
t’u përzgjedhur auditorët ndër të tjera duhet të plotësojnë kriteret në vijim:
2.1. të jenë auditor të licencuar sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi në Republikën e
Kosovës;
2.2. të kenë përvojë pune së paku tre (3) vjeçare në fushën e auditimit;
2.3. personat fizik ose juridik të përzgjedhur të mos kenë pasur raporte kontraktuale me
ndonjërin nga subjektet politike gjatë tre (3) viteve e fundit;
2.4. të mos kenë qenë donatorë të ndonjërit nga subjektet politike apo të kenë përfituar
në ndonjë mënyrë nga subjektet politike gjatë pesë (5) viteve të fundit;
2.5. të mos ketë të ngritur aktakuzë apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale;
2.6. të paraqes një listë me të gjitha auditimet që ka kryer gjatë tre (3) viteve të fundit.
3. Në rast të aplikimit të personave juridik për t’u përzgjedhur për auditor nga paragrafi 2 të
këtij neni, personi i tillë juridik dhe personat fizik të cilët janë pjesë përbërëse e personit juridik
apo personat fizik të cilët aplikojnë individualisht, duhet t’i përmbushin të gjitha kriteret sipas
paragrafit 2 të këtij neni. Personi i tillë juridik duhet gjithashtu të paraqes listën e të gjithë
auditorëve.
4. Pas përzgjedhjes së listës së auditorëve të cilët do të bëjnë auditimin nga paragrafi 2 i
këtij neni, Zyra nga kjo listë do të caktojë me short auditorët të cilët do të jenë përgjegjës për
auditimin e raporteve të subjekteve politike dhe tre (3) auditorë në listën rezervë.
5. Pas përzgjedhjes dhe para kryerjes së auditimit, auditorët e përzgjedhur nënshkruajnë një
dëshmi nën betim duke deklaruar se nuk janë në konflikt interesi dhe nuk kanë lidhje me ndonjë
subjekt politik. Përmbajtja e deklaratës, e dizajnuar për t’u përdorur si model, përpilohet nga Zyra
brenda tre (3) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe i njëjti publikohet në ueb faqen e KQZ-së
bashkë me dokumentacionin tjetër përcjellës gjatë procesit të përzgjedhjes së auditorëve.
6. Subjekti i regjistruar politik bashkëpunon ngushtë me auditorët e përzgjedhur nga Zyra dhe u
ofron atyre qasje të plotë dhe të papenguar në shënimet financiare të subjektit, duke përfshirë
të gjitha shënimet pa kufizime.
7. Subjektet politike me kërkuesin e auditorit i ofrojnë të gjitha dokumentet e kërkuara menjëherë
dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pune.
8. Nëse auditorët arrijnë në përfundimin se subjekti politik nuk ka bashkëpunuar plotësisht,
Zyra do të hetojë konkluzionin e auditorit në lidhje me mos-bashkëpunimin. Nëse konfirmohet
konkluzioni i mos-bashkëpunimit,KQZ-ja, sipas rekomandimeve të Zyrës, nxjerr vendim për ta
privuar subjektin në fjalë nga përfitimi nga Fondi për Mbështetjen e Partive Politike që ndahet
nga Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin pasues.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
96
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
9. Zyra ia paraqet rezultatet preliminare të kontrollimit të raportit vjetor financiar nga auditorët
organit më të lartë ekzekutiv të subjektit politik, duke përfshirë edhe listën e gabimeve ose
lëshimeve brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga fillimi i auditimit.
10. Subjekti i regjistruar politik brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga marrja e rezultateve
preliminare të kontrollimit mund ta dorëzojë raportin e rishikuar financiar dhe shpjegimin lidhur
me çdo gabim të dukshëm ose lëshim të identifikuar nga auditorët. Mosrespektimi i këtij afati
nënkupton pajtimin me të gjeturat e auditorit.
11. Nëse nuk ka kundërshtime nga ana e subjektit politik mbi të gjeturat e raportit preliminar,
auditori nxjerr raportin përfundimtar me opinion e auditorit mbi financimin e subjektit politik.
12. Në rast se subjekti politik kundërshton të gjeturat e raportit preliminar, auditori do të shqyrtojë
gjitha ato kundërshtime dhe nëse gjen se janë të bazuara, auditori, bazuar mbi këto dëshmi, do
të korrigjojë të gjeturat e evidentuara në raportin preliminar.
13. Subjektet politike iu sigurojnë qasje të pakufizuar ne zyrat dhe në librat (regjistrat) ku mbahen
të dhënat, në rast se auditori gjen si të domosdoshme për të mundësuar auditimin. Nëse qasja
në zyrat apo librat është e kufizuar apo e penguar, do të konsiderohet se subjekti politik nuk ka
bashkëpunuar me auditorin dhe do të vihet në zbatim paragrafi 8 i këtij neni.
14. Pas pranimit të raportit të rishikuar financiar nga subjekti politik dhe shpjegimet për gabimet
dhe lëshimet e identifikuara, Auditori brenda dhjetë (10) ditëve i dorëzon Zyrës Raportin
Përfundimtar të Auditimit.
15. Procesi i auditimit të Raporteve vjetore financiare të subjekteve politike duhet të mbarojë më
së largu deri më 15 qershor të vitit pasues.
16. Zyra obligohet t’i publikojë në ueb faqen zyrtare të KQZ-së deri më 30 qershor të vitit pasues
raportet vjetore financiare të subjekteve politike, raportin përfundimtar të auditimit të subjekteve
politike brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi, si dhe raportin financiar të fushatës së
subjekteve politike deri dyzetë e pesë (45) ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
17. Zyra i dorëzon Raportet Përfundimtare të Auditimit në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, dhe/
ose agjencive tjera të zbatimit të ligjit, përfshirë Agjencinë Kundër Korrupsionit, Njësinë e
Inteligjencës Financiare ose Administratën Tatimore të Kosovës, kur dyshimi për parregullsi bie
nën kompetencën e njërës ose më shumë institucioneve të renditura më lartë.
18. Zyra përgatit raportin vjetor për KQZ-në dhe i njëjti i pandryshuar si aneks i raportit, nga
KQZ i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shpërndarjen dhe shpenzimin e mjeteve
nga Fondi, duke përfshirë të gjeturat e dala nga procesi i auditimit dhe rekomandimet që Zyra
nxjerr me qëllim të avancimit të mëtejmë të mekanizmave për financimin e subjekteve politike
sidomos në aspekt të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Ky raport duhet të dorëzohet
jo më larg se data 31 korrik të çdo viti.
11. Pas nenit 19 të Ligjit bazik, shtohet neni 19/A me tekstin si në vijim:
Neni 19/A
Publikimi
1. Subjekti politik i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, obligohet që:
1.1. të ketë ueb faqe zyrtare funksionale;
1.2. të publikojë në ueb faqen zyrtare të gjitha shpenzimet tre (3) mujore për secilin
aktivitet të tremujorit (3) paraprak;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
97
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
1.3. të bëj publike dhe ta përditësojë çdo tre (3) muaj, listën e kontribuesve që përfshinë
emrin dhe mbiemrin, në rast të personit fizik apo emërtimin e personit juridik si dhe llojin,
shumën dhe datën e kontributit. Në rast të fushatës listen e kontribusve për periudhen e
asaj fushate.
1.4. pesëmbëdhjetë (15) ditë pas përfundimit të çdo tremujori të dërgoj raportin
përmbledhës të shpenzimeve në Zyrë, dhe njëkohësisht të njëjtin ta bëjë publike në ueb
faqen zyrtare.
1.5. të mbajë të publikuar së paku tre (3) vite në ueb faqen e saj zyrtare raportin vjetor financiar
të vitit paraprak dhe raportin e deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve paraprake.
2. Subjektet politike që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës,
obligohen që Zyrës të i paraqesin një raport vjetor që listojnë të gjitha kontributet dhe shpenzimet
e bëra brenda vitit raportues. Modeli i raportimit përcaktohet nga Zyra.
3. Pavarësisht nga procesi i auditimit, subjekteve politike u kërkohet të publikojnë në ueb faqet e
tyre raportet e financimit të fushatës dhe raportet financiare tremujore dhe vjetore, respektivisht,
si dhe t’i dorëzojnë në Zyrë për publikim në faqen e internetit të KQZ-së.
12. Neni 21 i ligjit bazik ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
Neni 21
Dispozitat ndëshkuese
1. Zyra shqipton gjoba në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ndaj subjekteve politike dhe
ndaj personave të saj përgjegjës, kandidatëve për kryetarë të komunave, kandidatëve tjerë
të pavarur dhe çdo personi tjetër juridik ose fizik që e shkelë këtë ligj dhe ligjet ose aktet tjera
nënligjore përkatëse.
2. Mjetet e mbledhura nga gjobat derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës.
3. Shqiptimi i gjobës ose i ndonjë sanksioni tjetër nga ana e Zyrës, nuk paragjykon aplikimin e
ndonjë sanksioni penal ose ndonjë pasojë tjetër.
4. Subjekti i sanksionit mund të apelojë kundër vendimit të Zyrës për shqiptimin e gjobës ose të
sanksionit tjetër pranë gjykatën kompetente të shkallës së parë brenda pesë (5) ditëve të punës
pas njoftimit për vendimin.
5. Subjekti i sanksionit e parashtron në Zyrë një kopje të fletëpagesës së gjobës që e ka paguar.
6. Subjektet politike gjobiten me gjobë nga katërmijë (4,000) euro deri në katërdhjetëmijë
(40,000) euro për cilëndo nga këto shkelje:
6.1. i ka përdorur fondet në kundërshtim me nenin 8 të Ligjit;
6.2. i ka dy ose më shumë llogari bankare për të hyrat për financimin e rregullt të
veprimtarisë së tyre në kundërshtim me nenin 4 të këtij ligji;
6.3. nuk i ka mbajtur evidencat dhe nuk ka lëshuar dëftesë për pagesat e anëtarësimit
dhe pagesat vullnetare, kontributet jo-financiare, pagesën e huave dhe kontributeve në
natyrë që janë pranuar në kundërshtim me nenin 2;
6.4. nuk i ka dorëzuar raportet për kontributet dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore në
Zyrë brenda periudhës së kërkuar dhe me informatat e kërkuara në kundërshtim me
nenin 15 të këtij ligji ose për t’i publikuar informatat në kundërshtim me nenin 19/A të këtij
ligji;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
98
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
6.5. nuk i ka dorëzuar pasqyrat financiare tremujore dhe vjetore në Zyrë brenda periudhës
së përcaktuar në nenet 15 dhe 19/A të këtij ligji;
6.6. nuk i ka dorëzuar pasqyrat e financimit të fushatës zgjedhore në Zyrë brenda
periudhës së përcaktuar në nenet 19 dhe 19/A të këtij ligji;
6.7. nuk ka dhënë qasje nëpër zyra dhe në librat (evidencat) ku të dhënat mbahen për
auditorët, siç është përcaktuar në nenin 19 të këtij ligji, ose
6.8. ka pranuar kontribut në kundërshtim me nenin 4 të këtij ligji.
7. Zyra lëshon masën paralajmëruese subjektit politik nëse e identifikon gjatë procedurave
të përputhshmërisë se mangësia mund të korrigjohet. Afati i fundit për ta përmbushur
paralajmërimin është pesë (5) ditë nga data e lëshimit të paralajmërimit.
8. Nëse një subjekt politik është gjetur në shkelje të ndonjërës prej shkeljeve të përcaktuara
në paragrafin 6 të këtij neni, gjobat nga njëmijë (1,000) euro deri në tremijë (3,000) euro u
shqiptohen personave përgjegjës të subjektit politik në fjalë, nëse vërtetohet se shkelja ka
ndodhur për shkak të veprimit ose mosveprimit të tyre.
9. Kandidatët për kryetarë të komunave dhe kandidatët e pavarur dënohen me gjobë prej
njëmijë (1,000) euro deri në dhjetëmijë (10,000) euro për çdo shkelje nga paragrafi 6 i këtij neni.
10. Personi fizik dënohet me gjobë prej njëmijë (1,000) euro deri në dymijë (2,000) euro për
mos-lëshim të dëshmisë për çdo kontribut të bërë me anë të mallrave ose shërbimeve, ose nëse
vlera e mallit ose shërbimit të kontribuuar, siç është specifikuar në dëshmi, nuk korrespondon
me vlerën e tregut të mallit ose shërbimit, siç përcaktohet në këtë ligj, ose për dhënien e
kontributit për subjektin politik në kundërshtim me ndalimin e përcaktuar në nenin 11 të këtij ligji.
11. Personi juridik dënohet me gjobë prej pesëmijë (5,000) euro deri në pesëmbëdhjetë
(15,000) euro për mos-lëshim të faturës për çdo kontribut të bërë me anë të mallrave ose
shërbimeve, ose nëse vlera e mallit ose shërbimit të kontribuar, siç është specifikuar në faturë,
nuk korrespondon me vlerën e tregut të mallit ose shërbimit, siç përcaktohet në këtë ligj, ose
për dhënien e kontributit për subjektin politik në kundërshtim me ndalimin e përcaktuar në nenin
11 të këtij ligji.
12. Vendimet e Zyrës për shqiptimin e gjobave janë përfundimtare dhe të ekzektueshme.
13. Lartësia e gjobës së shqiptuar bëhet varësisht nga pesha dhe lloji i shkeljes.
14. Subjekti politik, personi përgjegjës, kandidatët për kryetarë të komunave, kandidatët e tjerë
të pavarur dhe çdo person tjetër fizik ose juridik kundër të cilit është shqiptuar gjobë mund të
iniciojë padi pranë gjykatës kompetente.
Neni 3
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në
Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256
1. Në nenin 3 të ligjit bazik, paragrafët e lidhur me përkufizimet e termave “Zyra” dhe “Kontributi”,
riformulohen si më poshtë:
“Kontribut” siç përcaktohet në Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike;
“Zyra” do të thotë Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve
politike që vepron ashtu siç është e përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
2. Paragrafi 11.1 i nenit 11 riformulohet si në vijim dhe pas këtij paragrafi shtohen paragrafët
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
99
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
11.1/a deri në paragrafin 11.1/o, si në vijim:
11.1. KQZ-ja themelon Zyrën për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të
subjekteve politike. Zyra është përgjegjëse për mirëmbajtjen e regjistrit të subjekteve
politike, certifikimin e të gjitha subjekteve politike që do të përfshihen në fletëvotim dhe
kufizimin e shpenzimeve të fushatave dhe dispozitave për deklarim financiar të këtij
ligji si dhe monitorimin dhe kontrollimin e financave të subjekteve politike. Zyra e ka
përgjegjësinë për hetimin e shkeljeve të Ligjit, që t’i raportojnë ato pranë autoriteteve
kompetente, kur kërkohet, dhe të shqiptojë gjoba.
11.1/a. Zyra në ushtrimin e funksioneve të parapara me këtë ligj gëzon pavarësi
funksionale. Kryesuesi i KQZ-së do të sigurojë që Zyrës t’i ofrohen shërbimet
administrative, logjistike dhe financiare nga Sekretariati i KQZ-së, me qëllim të realizimit
të detyrave dhe përgjegjësive të saj, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
11.1/b. Zyra ka dhe menaxhon buxhetin e vet. Zyrës i ndahet buxhet i mjaftueshëm për
operacione dhe shpenzime të rregullta të lidhura me kompensimin e personelit.
11.1/c. Pavarësisht nga sa më lartë, zyrës i ndahet çdo vit buxhet shtesë për auditimin
e financimit të subjekteve politike, në vlerë prej jo më pak se pesë për qind (5%) nga
Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, ndërsa gjatë ciklit zgjedhor, për auditimin
e raportit financiar të fushatës zgjedhore i ndahet jo më pak se tre për qind (3%) e
fondeve të caktuara për fushatën zgjedhore dhe operacionet zgjedhore.
11.1/d. KQZ-ja ose Kryesuesi i saj nuk mund t’i kufizojë ose t’i drejtojë shpenzimet e
Zyrës dhe nuk mund ta rindajë buxhetin e Zyrës ose të përdorë buxhetin e ndarë për
Zyrën për ndonjë qëllim tjetër, pa aprovimin paraprak të Drejtorit të Zyrës.
11.1/e. Struktura organizative e Zyrës përcaktohet nga Rregullorja për organizimin
e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nga KQZ-ja, duke siguruar që
Zyra të pajiset me burimet e nevojshme njerëzore për kryerjen e kompetencave të
parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Personeli i Zyrës përbëhet nga të paktën dhjetë
(10) punonjës profesionalë, të cilët nuk kanë qenë anëtarë të një subjekti politik, nuk
i kanë dhuruar një subjekti politik dhe nuk kanë qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose
të tërthortë në ndonjë marrëdhënie kontraktuale me një subjekt politik tre (3) vjet para
paraqitjes së aplikimit të tyre. Vetëm Zyra ka kompetencë për punësimin e personelit,
duke përfshirë shpalljen e vendeve të lira, ngritjen e paneleve të rekrutimit, administrimin
e procesit të rekrutimit dhe lidhjen e kontratave të punësimit.
11.1/f. Zyra mund të kryejë mbikëqyrje në çdo rast, nëse konsiderohet se një subjekt
politik ka shkelur dispozitat ligjore, si dhe mund të kërkojë nga personat e paraparë
sipas nenit 14 të ligjit bazik, parashtrimin e përgjigjeve me shkrim me qëllim të sigurimit
të dëshmive dhe dokumenteve të tjera për të realizuar mbikëqyrjen.
11.1/g. Zyra kërkon, nga subjekti politik që konstatohet se është në kundërshtim me
dispozitat ligjore, eliminimin ose korrigjimin vullnetar të gjetjeve dhe mangësive, nëse
ato mund të eliminohen ose korrigjohen, përpara se të vendosen sanksione nga Zyra.
Ky adresim vullnetar i gjetjeve duhet të kryhet brenda afatit të caktuar nga vendimi i
zyrës.
11.1/h. Zyra mund të iniciojë një verifikim të pajtueshmërisë për shkeljet e dëshmive
nën betim të auditorëve për mungesën e konfliktit të interesit ose lidhjeve me një
subjekt politik, në bazë të ankesave anonime ose ankesave të tjera të parashtruara,
informacionit të dhënë nga një institucion publik ose me vendim të Drejtorit të Zyrës.
Zyra mund të kërkojë informata nga institucionet publike dhe private dhe të ftojë
dëshmitarë. Lëndët për shkeljet e dëshmisë nën betim përfundohen brenda gjashtë
(6) muajsh, me mundësi për dy (2) muaj shtesë bazuar në arsyetimin e dhënë me
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
100
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
vendim të nxjerrë nga Drejtori. Drejtori i Zyrës nxjerr dhe publikon në ueb faqen e KQZ-
së një vendim nëse një auditor ka shkelur dëshminë e vet nën betim brenda pesë (5)
ditësh nga përfundimi i lëndës. Në rastet kur është nxjerrë një vendim se një auditor ka
shkelur kushtet e dëshmisë së vet nën betim, auditori do të hiqet dhe të gjitha gjetjet
e auditorit do të anulohen. Për të kryer një auditim të ri apo auditime që zëvendësojnë
raportet e anuluara të auditimit, do të zgjidhet një auditor i ri.
11.1/i. Zyra mund të bëj verifikim të pajtueshmërisë për çdo parregullsi në financat e
fushatës dhe raportet e financimit në bazë të ankesave të parashtruara, informacionit të
dhënë nga një institucion publik ose me vendim të Drejtorit të Zyrës. Nëse një proces i
verifikimit të pajtueshmërisë është inicuar kundër një auditori, publikimi i raportit të kryer
nga ai / ajo do të shtyhet deri pas përfundimit të procesit të verifikimit të pajtueshmërisë.
11.1/j. Pas shqyrtimit preliminar të ankesës dhe/ose pretendimeve, drejtori i Zyrës
mund:
i. ta hedhë poshtë kërkesën ose të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm
nëse pretendimet e parashtruara nuk janë serioze, nuk kanë vlerë ose nuk
kanë asnjë lloj lidhjeje me kornizën rregullatore të financimit të subjekteve
politike, ose
ii. të nxjerrë një vendim për fillimin e verifikimit të përshtatshmërisë nëse
konstatohet se ka dëshmi të konsiderueshme të ndonjë parregullsie.
11.1/k. Pas nxjerrjes së vendimit për fillimin e verifikimit të pajtueshmërisë, drejtori ia
cakton lëndën sipas shortit personelit të tij, i cili do të vërtetojë faktet dhe do të mbledhë
dëshmi lidhur me parregullsinë e pretenduar. Zyra mund të kërkojë çdo informacion të
nevojshëm nga institucionet private ose publike. Përveç kësaj, subjekti politik do të ketë
mundësinë të ofrojë, me shkrim dhe personalisht, çdo informacion për mbrojtjen e tyre.
Lëndët përfundohen brenda gjashtë (6) muajsh, me mundësi për dy (2) muaj shtesë
bazuar në arsyetimin e dhënë me vendim të nxjerrë nga Drejtori.
11.1/l. Pas përfundimit të procesit të verifikimit të pajtueshmërisë, Drejtorit i dorëzohet
një raport përfundimtar për të gjitha faktet dhe dëshmitë e grumbulluara, me një
rekomandim përfundimtar, bazuar në të cilin Drejtori mund ta nxjerrë vendimin nëse
subjekti politik e ka shkelur Ligjin, si dhe t’ia shqiptojë gjobën subjektit politik dhe
zyrtarit të saj financiar dhe/ose drejtuesit të subjektit politik. Vendimi duhet të përfshijë
një përshkrim të shkeljes, datën e veprës dhe gjobën e vendosur.
11.1/m. Vendimi do të nxirret dhe publikohet në faqen e internetit të KQZ-së. Vendimi
mbetet publik në ueb faqen e KQZ-së për një (1) vit pas nxjerrjes së tij. Përveç kësaj, të
gjitha palët e përfshira do të informohen zyrtarisht për rezultatin e lëndës.
11.1/n. Subjekti politik dhe zyrtarët e saj të prekur mund të parashtrojnë padi për konflikt
administrativ pranë gjykatës kompetente.
11.1/o. Nëse gjatë këtij procesi të verifikimit të pajtueshmërisë, ose edhe pas nxjerrjes
së vendimit, dyshohet se është kryer një vepër penale, është kryer një shkelje tatimore,
ka pasur shkelje të konfliktit të interesit, Zyra menjëherë njofton autoritetin kompetent
në Zyrën e Prokurorit, Polici, Administratë Tatimore, Njësinë e Inteligjencës Financiare,
respektivisht, Agjencinë Kundër Korrupsionit.
3. Neni 11, paragrafi 11.2 riformulohet dhe pas këtij paragrafi shtohen paragrafët e rinj 11.2/a,
11.2/b, 11.2/c, 11.2/d, 11.2/e dhe 11.2/f si më poshtë:
11.2. Drejtori i Zyrës emërohet nga Kryesuesi i KQZ-së, pas konkursit publik për vend të
lirë. Emërimi dhe shkarkimi i Drejtorit të Zyrës bëhet sipas legjislacionit të aplikueshëm
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
101
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
për emërime në pozita të larta drejtuese. Drejtori i Zyrës i raporton drejtpërdrejt
Kryesuesit të KQZ-së.
11.2/a. Paneli i rekrutimit përbëhet nga pesë (5) anëtarë, ku Kryesuesi i KQZ-së shërben
si kryesues i panelit. Katër (4) anëtarë janë udhëheqës të institucioneve/agjencive të
pavarura.
11.2/b. Anëtarët e panelit, përveç Kryesuesit të KQZ-së, emërohen nga këto agjenci/
institucione:
1.1. Agjencia Kundër Korrupsionit;
1.2. Institucioni i Avokatit të Popullit;
1.3. Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të dhënave;
1.4. Zyra e auditorit të përgjithshëm.
11.2/c. Paneli i rekrutimit vendosë për emërim të Drejtorit të Zyrës me shumicë të
votave. Procedura për përzgjedhjen e drejtorit të Zyrës përcaktohet në detaje me anë
të aktit nënligjor të miratuar nga KQZ-ja, duke i pasqyruar kështu parimet e shërbimit
civil.
11.2/d. Drejtori i Zyrës duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
11.2/d.1. të jetë qytetar i Republikës së Kosovës;
11.2/d.2. të ketë diplomë të vlefshme universitare;
11.2/d.3. të ketë së paku tetë (8) vjet përvojë profesionale, nga të cilat pesë (5)
vjet në pozita udhëheqëse;
11.2/d.4. të ketë një reputacion profesional dhe integritet moral;
11.2/d.5. të mos jetë dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë
nga gjykata;
11.2/d.6. nuk ka qenë anëtar i një subjekti politik, nuk i ka dhuruar një subjekti
politik dhe nuk ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në ndonjë
marrëdhënie kontraktuale me një subjekt politik pesë (5) vjet para paraqitjes
së aplikimit të tij/saj.
11.2/e. Drejtori i Zyrës ushtron detyrat e Zyrtarit Kryesor Administrativ sipas Ligjit për
Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Paga e Drejtorit të Zyrës do të
jetë ekuivalente me pagën e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së. Kryesuesi
i KQZ-së mund të nxjerrë një vendim për alokimin e shtesës për rrezikshmëri për
Drejtorin e Zyrës.
11.2/f. Mandati i Drejtorit është katër (4) vjet me mundësi të riemërimit edhe një (1)
herë. Mandati i drejtorit mund të përfundojë me:
11.2/f.1. skadimin e mandatit;
11.2/f.2. dënimin për vepër penale e cila dënohet me burgim prej mbi gjashtë
(6) muaj burgim;
11.2/f.3. shkarkimin, si pasojë e performancës se dobët;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
102
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
11.2/f.4. dorëheqje;
11.2/f.5. vdekje.
11.2/g. Nëse Drejtori i Zyrës dështon, të përmbushë një ose më shumë obligime ose
kërkesa të vendosura nga ky ligj ose një akt nënligjor, Kryesuesi i KQZ-së mund ti
propozojë panelit shkarkimin e drejtorit të Zyrës siç përcaktohet në nënparagrafin 11.2/f.
të këtij neni. Për qëllime të këtij paragrafi, dështimi në kryerjen e detyrave nënkupton:
11.2.g.1. Dështimi në përmbushjen e kërkesave ligjore;
11.2.g.2. Zbulimi i informacioneve konfidenciale ose të ndjeshme personave të
paautorizuar;
11.2.g.3. Përfshirja në aktivitete politike ose aktivitete të paligjshme;
11.2.g.4. Përdorimi i pozitës për përfitimet personale;
11.2.g.5. Shkelja e politikave të Zyrës dhe KQZ-se, dhe
11.2.g.6. Shkelja e rëndë e kodit të etikës.
11.2.h. Shkarkimi i Drejtorit sipas nenit 11.2.F bëhet vetëm si masë e fundit.
4. Në nenin 11 të ligjit bazik, pas paragrafit 11.5 shtohen paragrafët 11.6 dhe 11.7 me tekstin si
në vijim:
11.6. Zyra është e obliguar:
a. të botojë dhe mbajë të botuar në ueb faqen e saj zyrtare dhe çdo tremujor
raportin tremujor financiar dhe raportin financiar të fushatës së subjekteve
politike.
b. të botojë dhe mbajë të botuar në ueb faqen e saj zyrtare raportin përfundimtar
të auditimit të subjekteve politike, jo më vonë se 30 qershori i vitit vijues.
c. t’ia dorëzojë subjektit politik raportin përfundimtar të auditimit, në përputhje
me nenin 1 të këtij ligji, deri me 30 qershor të vitit vijues;
11.7. Formati i versionit të shkurtër për botim, sipas paragrafit 1.4 të këtij neni,
përcaktohet me rregull të veçantë të propozuar nga Zyra dhe të aprovuar nga KQZ-ja.
5. Neni 13 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
Pasqyrat financiare të Subjekteve Politike të regjistruara auditohen çdo vit në përputhje
me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
6. Në nenin 15 të ligjit bazik, paragrafi 12, pas fjalës “kërkojë PZAP”, shtohen fjalët “dhe Zyra”.
7. Në nenin 18 të ligjit bazik, paragrafi 3, pas fjalës “nga KQZ”, shtohet shenja e pikësimit dhe
fjalët “, Zyra”.
8. Në nenin 19 të ligjit bazik, paragrafi 2, pas fjalës “nga KQZ”, shtohet shenja e pikësimit dhe
fjalët “, Zyra”.
9. Në nenin 29 të ligjit bazik, paragrafi 1, pika [r], pas fjalës “vendosjes nga PZAP”, shtohet
shenja e pikësimit dhe fjalët “, Zyra”.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
103
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
10. Në nenin 38 të ligjit bazik, paragrafi 2, ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim:
38.2. Shuma e gjobës përcaktohet në bazë të nenit 126 të ligjit bazik.
11. Neni 41 i ligjit bazik [Auditimi] shfuqizohet.
12. Neni 42 [Sanksionet] ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim:
42.1. Zyra do të shqiptojë gjoba në pajtim me rregullat, kundër subjekteve politike që
paraqesin Raportet e Publikimit Financiar të Fushatës pas afatit të zbatueshëm. Zyra
do të derdhë çdo gjobë që mbledh sipas këtij ligji në Buxhetin e Kosovës.
42.2. Vendosja e një gjobe ose sanksioni tjetër nga KQZ-ja ose Zyra nuk paragjykon
ndonjë sanksion penal që mund të zbatohet.
42.3. Subjekti politik mund të apelojë vendimin e KQZ-së ose të Zyrës për vendosjen e
gjobës pranë gjykatës kompetente të shkallës së parë brenda pesë (5) ditëve të punës
pas njoftimit të vendimit.
42.4. Gjykata e shkallës së parë nuk vendos sanksione në lidhje me një çështje që i
nënshtrohet një gjobe të lëshuar sipas paragrafit 1 të këtij neni.
42.5. Subjektet politike duhet t’i paraqesin Zyrës një kopje të fletëpagesës së gjobës
që paguar.
13. Neni 64 i ligjit bazik, paragrafi 64.2, pika (d) ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në
vijim:
d) Siguron që Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve
Politike të ketë burime për të përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj;
14. Në nenin 65, paragrafit 65.2, fshihet fjalia e parë.
15. Në nenin 122, paragrafi 1, pika (e) shfuqizohet.
16. Në nenin 126, paragrafi 126.1 fshihet, ndërsa paragrafi 126.2 pas fjalës “rregullave” në fund
të fjalisë, shtohen fjalët “që janë jashtë fushëveprimit të financimit të subjekteve politike”.
Neni 4
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që bien ndesh me dispozitat
e këtij ligji dhe të përcaktuara me Ligjin Nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të
ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-058, Ligjin Nr. 04/L-122 dhe Ligjin Nr. 03/L-073 për
Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.
03/L-256.
Neni 5
Dispozitat kalimtare
1. Personeli ekzistues dhe asetet e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike i transferohen Zyrës
së re të themeluar me këtë ligj.
2. Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, bëhet shpallja publike për aplikim
të kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Zyrës së Regjistrimit dhe Çertifikimit të Subjekteve
Politike. Procedura e përzgjedhjes së Drejtorit përfundon brenda tre (3) muajve nga hyrja në
fuqi e këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
104
LIGJI NR. 08/L-122 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-174 PËR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR
ME LIGJIN NR. 04/L-058 DHE LIGJIN NR. 04/L-122 SI DHE LIGJIT NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS I
NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN NR. 03/L-256
Neni 6
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 08/L-122
4 gusht 2022
Shpallur me dekretin Nr. DL-295/2022, datë 22.08.2022 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu