GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
21
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
LIGJI NR.08/L-028
PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Miraton:
LIGJ PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
PJESA E PARË
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përmban rregulla për caktimin e të drejtës kompetente te marrëdhëniet juridiko – private
me element ndërkombëtar, rregulla për kompetencën e gjykatave dhe organeve tjera për
shqyrtimin e atyre marrëdhënieve dhe rregulla për procedurën, si dhe rregulla për njohjen dhe
ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të organeve të tjera të shteteve
të huaja.
2. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me:
2.1. Rregulloren (KE) Nr. 864/2007 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian, e datës 11
korrik 2007, për të drejtën kompetente për detyrimet jokonktraktuale (“Marrëveshja II e
Romës”);
2.2. Rregulloren (KE) Nr. 593/2008 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 17
Qershor 2008 për të drejtën kompetente për detyrimet kontraktuale (“Marrëveshja I e
Romës”);
2.3. Rregulloren e Këshillit (BE) Nr. 1259/2010, e datës 20 dhjetor 2010 për zbatimin e
bashkëpunimit të zgjeruar në fushën e të drejtës kompetente për rastet e shkurorëzimit
dhe ndarjes juridike (“Marrëveshja III e Romës”);
2.4. Rregulloren (BE) Nr. 650/2012 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian, e datës 4 korrik
2012, për kompetencën, të drejtën kompetente, njohjen dhe zbatimin e vendimeve, dhe
pranimin dhe zbatimin e instrumenteve autentike në çështjet e trashëgimisë (“Rregullorja
për Trashëgiminë”);
2.5. Rregulloren e Këshillit (BE) Nr. 2016/1103 e datës 24 qershor 2016 për zbatimin
e bashkëpunimit të zgjeruar në fushën e kompetencës, të drejtës kompetente dhe
njohjen dhe zbatimin e vendimeve në çështjet e regjimeve të pasurisë bashkëshortore
(“Rregullorja për Pasurinë Bashkëshortore”);
2.6. Protokolli i Hagës i datës 23 nëntor 2007 mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet e
mbajtjes ligjore;
2.7 Rregulloren (EU) Nr. 1215/2012 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 12
dhjetor 2012 për kompetencën dhe njohjen dhe zbatimin e aktgjykimeve në çështjet civile
dhe komerciale (recast) (“Recast I e Brukselit”);
2.8 Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 2201/2003 e datës 27 nëntor 2003 sa i përket
kompetencës dhe njohjes dhe zbatimit të aktgjykimeve në çështjet martesore dhe çështjet
19
SHTOJCA 1
Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Ministarstvo Životne Sredine Prostronog Planiranja i Infrastrukture
Ministry of Environment Spatial Planning and Infrastructure
Në rast nevoje për plotësimin e rubrikave mund të përdoren faqe shtesë:
KËRKESË PËR LEJE
[Import Prodhim ose Magazinim për vendosje në Treg ]
REGJISTRIM TË KIMIKATEVE TË RREZIKSHME
1. Qëllimi i kërkesës Import dhe vendosje në Treg
Prodhim, dhe vendosje në Treg
Magazinim dhe vendosje ne Treg
2. Emri i Aplikuesit për leje:
- Adresa;
- Nr. tel. dhe E-mail;
- Nr. i regjistrimit të biznesit;
- Emri i personit kontaktues.
3. Emri i dërguesit:
- Adresa;
- Nr. tel. dhe e-mail;
- Nr. i regjistrimit të biznesit.
4. Deklarate për qëllimin e importit, të
kimikateve të rrezikshme
Kimikati/tet e rrezikshme do të përdoret:
5. Kimikatit, nëse është në formë substance
6. Kimikatit nëse është në formë përzierje
7.Deklarate mbi saktësinë e të dhënave:
Deklaroj se shënimet nëdokumentacionin e dorzuar me këtë Kërkesë janë të sakta.
Emri dhe mbiemri Nënshkrimi i aplikuesit: Date:
_________________________ ________________________ _____________________
Prishtinë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
22
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
e përgjegjësisë prindërore, që shfuqizon Rregulloren e (KE) № 1347/2000 (“Brukseli II-
bis”).
Neni 2
Epërsia e marrëveshjeve ndërkombëtare
Dispozitat e këtij ligji nuk aplikohen për marrëdhëniet nga neni 1 i këtij ligji, nëse janë të
rregulluara me marrëveshje ndërkombëtare.
Neni 3
Plotësimi i zbrazëtirave juridike
Nëse në këtë ligj nuk ka dispozita për të drejtën kompetente për ndonjë marrëdhënie nga neni
1 i këtij ligji, në mënyrë adekuate aplikohen dispozitat dhe parimet e këtij ligji dhe parimet e të
drejtës ndërkombëtare private.
Neni 4
Personat me shumë shtetësi
1. Shtetësia e personit fizik duhet përcaktohet sipas të drejtës së shtetit për shtetësinë e të cilit
bëhet fjalë.
2. Nëse shtetasi i Republikës së Kosovës është gjithashtu shtetas i një shteti tjetër, për qëllimet
e këtij ligji, ai do të konsiderohet vetëm si shtetas i Republikës së Kosovës.
3. Nëse personi i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës ka dy ose më tepër shtetësi të
huaja, për aplikimin e këtij ligji konsiderohet se ka shtetësi të atij shteti shtetas i të cilit është dhe
në të cilin e ka vendqëndrimin e zakonshëm.
4. Nëse personi nga paragrafi 3 i këtij neni nuk ka vendqëndrim të zakonshëm në asnjërën nga
shtetet shtetas i të cilit është, për qëllimet e këtij ligji konsiderohet se e ka shtetësinë e atij shteti
shtetas i të cilit është dhe me të cilin ka lidhshmëri më të ngushtë.
Neni 5
Personat pa shtetësi dhe refugjatët
1. Nëse personi nuk ka shtetësi, ose shtetësia e tij nuk mund të përcaktohet, e drejta kompetente
caktohet bazuar në vendqëndrimin e tij të zakonshëm.
2. Nëse personi ka statusin e refugjatit, e drejta kompetente caktohet bazuar në vendqëndrimin
e tij të zakonshëm.
3. Nëse personi nga paragrafi 1 apo 2 të këtij neni nuk ka vendqëndrim të zakonshëm, ose i
njëjti nuk mund të përcaktohet, e drejta kompetente caktohet sipas vendqëndrimit të tij.
Neni 6
Vendqëndrimi i zakonshëm i personave fizik
1. Për zbatimin e këtij ligji, vendqëndrim i zakonshëm i personit fizik konsiderohet vendi ku
personi ka themeluar qendër të përhershme të aktiviteteve jetësore, pa marrë parasysh ndonjë
formalitet për t’u regjistruar dhe pavarësisht lejes për qëndrim apo vendosje nga organet
kompetente shtetërore.
2. Gjatë caktimit të vendqëndrimit të zakonshëm sipas kuptimit të paragrafit 1 të këtij neni, duhet
të merren parasysh posaçërisht rrethanat e karakterit personal ose profesional, të cilat tregojnë
lidhjet e qëndrueshme të personit me atë vend, ose dëshirën që të krijohen lidhje të tilla.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
23
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
3. Pavarësisht paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, për të përcaktuar vendqëndrimin e zakonshëm
të personave fizik në kuadër të veprimtarisë së tyre tregtare, për marrëdhëniet nga nënkapitujt
6 dhe 7 i këtij ligji, zbatohen dispozitat e neneve 75 dhe 87 të këtij ligji.
Neni 7
Vendbanimi i personit fizik
1. Për qëllimet e këtij ligji, vendbanimi i personit fizik konsiderohet të jetë vendi ku ai person
është vendosur me qëllimin që të jetojë aty përgjithmonë.
2. Një person fizik supozohet të ketë vendbanim në shtetin në të cilin është regjistruar vendbanimi i tij.
3. Nëse regjistrimi, përmendur në paragrafin 2 të këtij neni, është bërë në disa shtete, personi
fizik konsiderohet të ketë vendbanimin në shtetin në të cilin ai është regjistruar dhe me të cilin
personi ka lidhje më të ngushtë.
Neni 8
Vendbanimi i personit juridik
1. Personi juridik apo organizata që nuk ka cilësi të personit juridik konsiderohet të ketë
vendbanim në atë vend ku ai e ka:
1.1. selinë e tij;
1.2. administratën qendrore;
1.3. vendin ku e kryen veprimtarinë kryesore biznesore.
PJESA E DYTË
E DREJTA KOMPETENTE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 9
Ridërgimi
1. Nëse sipas këtij ligji do të duhej të aplikohet e drejta e huaj, merren parasysh rregullat e asaj
të drejte për caktimin e të drejtës kompetente.
2. Dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni nuk aplikohen te:
2.1. forma e punëve juridike;
2.2. statusi i personave juridik dhe format e organizatave pa cilësi të personit juridik;
2.3. regjimi pasuror martesor;
2.4. shkurorëzimi;
2.5. ushqimia;
2.6. marrëdhëniet kontraktore;
2.7. marrëdhëniet jokontraktore;
2.8. zgjedhja e së drejtës kompetente.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
24
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
3. Nëse dispozitat e shtetit të huaj për caktimin e të drejtës kompetente, kthejnë në aplikimin e
së drejtës së Republikës së Kosovës ose dërgojnë në aplikimin e së drejtës së shtetit të tretë,
do të aplikohet e drejta e Republikës së Kosovës apo përkatësisht e drejta e shtetit të tretë, pa
marrë parasysh dispozitat për caktimin e të drejtës kompetente.
Neni 10
Shtetet me më shumë se një sistem juridik
1. Nëse është kompetente e drejta e shtetit sistemi juridik i të cilit nuk është unik, kurse rregullat
e këtij ligji nuk dërgojnë në rajon konkret juridik në atë shtet, e drejta kompetente përcaktohet
sipas dispozitave të së drejtës ndërkombëtare private të atij sistemi juridik.
2. Nëse mënyra e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni nuk mund të përcaktojë rajonin përkatës
brenda sistemit jo unik juridik, kompetente është e drejta e rajonit brenda atij shteti me të cilin
çështja ka lidhmëri më të ngushtë.
Neni 11
Konstatimi i përmbajtjes së të drejtës së huaj
1. Gjykata ose organi tjetër kompetent sipas detyrës zyrtare do ta konstatojë përmbajtjen e
së drejtës së huaj kompetente. Gjykata ose organi tjetër kompetent mund të përdorë metodat
e përcaktuara me marrëveshjet ndërkombëtare, mund të kërkojë sqarime për përmbajtjen e
së drejtës së huaj nga organi i administratës shtetërore kompetent për çështje juridike, apo
mendimin e një eksperti.
2. Palët në procedurë mund të parashtrojnë edhe dokument publik apo mendim eksperti mbi
përmbajtjen e së drejtës së huaj.
3. Kur është zgjedhur e drejta kompetente, gjykata apo organi tjetër mund të urdhërojë palën e
cila i bazon kërkesat apo kundërshtimet e tij në të drejtën e huaj që të ndihmojë në konstatimin
e përmbajtjes së asaj të drejte.
4. Nëse përmbajtja e së drejtës së huaj nuk mund të përcaktohet sipas mënyrave të parapara
në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, aplikohet e drejta e Republikës së Kosovës.
Neni 12
Interpretimi dhe aplikimi i të drejtës së huaj
1. E drejta e shtetit të huaj interpretohet dhe aplikohet në përputhje me interpretimin dhe
aplikimin e sistemit juridik prej të cilit vjen.
2. Mos aplikimi ose aplikimi i gabuar i së drejtës së huaj është bazë për ushtrimin e së drejtës
për mjet juridik.
Neni 13
Klauzola e përgjithshme për shmangie
1. Përjashtimisht, e drejta kompetente në të cilën dërgojnë dispozitat e këtij ligji nuk do të
aplikohet nëse, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat e rastit, vërehet se marrëdhënia me
atë shtet nuk ka lidhje domethënëse, ndërsa vërehet se ka lidhje më të ngushtë me ndonjë
shtet tjetër.
2. Nëse plotësohen kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni aplikohet e drejta e shtetit me të cilën
marrëdhënia është në lidhje më të ngushtë.
3. Paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk aplikohen nëse palët kanë zgjedhur të drejtën kompetente
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
25
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 14
Rendi publik
1. Dispozita e së drejtës së shtetit të huaj nuk aplikohet nëse efektet nga aplikimi i saj do të ishin
dukshëm në kundërshtim me rendit publik të Republikës së Kosovës.
2. Për aplikimin e paragrafit 1 të këtij neni, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet lidhjes së rastit
me rendin publik të Republikës së Kosovës si dhe rëndësisë së pasojave që do të prodhoheshin
me aplikimin e të drejtës së huaj.
3. Nëse dispozita e së drejtës së shtetit të huaj nuk mund të zbatohet për shkak të kundërshtimit
më rendin publik të Republikës së Kosovës, zbatohet dispozita relevante e së drejtës së
Republikës së Kosovës sipas nevojës.
Neni 15
Dispozitat me aplikim të drejtpërdrejtë
1. Dispozitat e të drejtës së Republikës së Kosovës aplikimi i të cilave konsiderohet vendimtar
për mbrojtjen e interesit publik siç janë sistemi politik, shoqëror ose ekonomik i shtetit, aplikohen
në të gjitha rastet që bien brenda fushëveprimit të tyre, pavarësisht të drejtës që do të ishte
rëndom kompetente.
2. Përjashtimisht, gjykata mund t’i merr parasysh edhe normat e aplikimit të drejtpërdrejtë të
shtetit tjetër me të cilat çështja ka lidhmëri më të ngushtë. Gjatë vendosjes për aplikimin e tyre,
gjykata duhet të marrë parasysh qëllimin dhe pasojat nga aplikimi ose mos aplikimi i tyre.
Neni 16
Cilësimi
1. Kur caktimi i të drejtës kompetente varet nga cilësimi i pikave të lidhjes, marrëdhënieve
juridike apo instituteve juridike, ai cilësim bëhet sipas të drejtës së Republikës së Kosovës.
2. Kur instituti konkret juridik nuk është i njohur në të drejtën e Republikës së Kosovës dhe nuk
mund të përcaktohet përmes interpretimit sipas së drejtës së Republikës së Kosovës, e drejta
e huaj ku rregullohet ai institut juridik do të merret parasysh për cilësimin e tij.
KAPITULLI II
DISPOZITAT E POSAÇME PËR CAKTIMIN E TË DREJTËS KOMPETENTE
NËNKAPITULLI I
MARRËDHËNIET STATUSORE PËR PERSONAT FIZIK
Neni 17
Aftësia juridike
Për aftësinë juridike të personit fizik kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit është ai.
Neni 18
Zotësia e veprimit
1. Për zotësinë e veprimit të personit fizik, kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit
është ai.
2. Nëse kontrata lidhet midis personave që ndodhen në të njëjtin shtet, personi i cili do të kishte
zotësi të veprimit sipas të drejtës së atij shteti, mund të thirret në mungesë të zotësisë së tij të
veprimit sipas së drejtës së një shteti tjetër vetëm nëse pala tjetër në atë kontratë ka ditur për
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
26
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
këtë mungesë të zotësisë së veprimit në momentin e lidhjes së kontratës apo padituria e tij për
këtë ishte rezultat i neglizhencës.
3. Dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni nuk aplikohen te punët juridike në lidhje me çështjet
familjare dhe trashëgimore, dhe punët juridike në lidhje me të drejtat sendore mbi paluajtshmërinë
që gjenden në territorin e një shteti tjetër nga shteti ku është lidhur puna juridike.
Neni 19
Aftësia e veprimit të personit fizik i cili ushtron veprimtari tregtare
Për aftësinë e veprimit të personit fizik që të ushtrojë veprimtari tregtare pa themelim të personit
juridik kompetente është e drejta e shtetit ku ai person është i regjistruar si ndërmarrës. Nëse
regjistrimi nuk është i nevojshëm, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin personi fizik e
ka vendin kryesor të veprimtarisë.
Neni 20
Kujdestaria dhe masat e përkohshme për mbrojtje
1. Për vënien nën kujdestari dhe për pushimin e kujdestarisë, si dhe për marrëdhëniet midis
kujdestarit dhe personit të përkujdesur, kompetente është e drejta e shtetit shtetas i të cilit është
personi i përkujdesur.
2. Masat e përkohshme mbrojtëse ndaj shtetasve të huaj dhe ndaj personave pa shtetësi që
ndodhen në Republikën e Kosovës, caktohen sipas të drejtës së Republikës së Kosovës dhe
mbesin në fuqi derisa shteti kompetent të merr vendim dhe të ndërmerr masa të nevojshme.
3. Dispozita nga paragrafi 2 i këtij neni aplikohet edhe për mbrojtjen e pasurisë së shtetasit të
huaj që nuk është prezent dhe të personit pa shtetësi që ndodhet në territorin e Republikës së
Kosovës.
Neni 21
Shpallja e personit të zhdukur për të vdekur
Për shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur, kompetente është e drejta e shtetit shtetas i
të cilit ka qenë ai person në momentin e zhdukjes.
Neni 22
Emri personal
1. Për caktimin ose ndryshimin e emrit të personit fizik, kompetente është e drejta e shtetit,
shtetas i të cilit është ai person.
2. Efekti i ndryshimit të shtetësisë ndaj emrit personal caktohet sipas të drejtës së shtetit
shtetësinë e të cilit e ka fituar personi. Nëse personi është pa shtetësi, efekti i ndryshimit të
vendqëndrimit të zakonshëm ndaj emrit personal caktohet sipas të drejtës së shtetit në të cilën
personi ka krijuar vendqëndrim e ri të zakonshëm.
3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, me kërkesë të personit fizik i cili ka vendqëndrim
të zakonshëm në Republikën e Kosovës, për caktimin ose ndryshimin e emrit të personit fizik
kompetente është e drejta e Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
27
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
NËNKAPITULLI II
MARRËDHËNIET STATUSORE PËR PERSONAT JURIDIK
Neni 23
Statusi juridik i personave juridik
1. Për zotësinë juridike të personit juridik kompetente është e drejta e shtetit në regjistrin publik
e të cilit ai është i regjistruar.
2. Nëse për themelimin e personit juridik nuk nevojitet regjistrim në regjistrat publik ose nëse
personi juridik është i regjistruar në regjistrat publik të më tepër shteteve, kompetente është e
drejta e atij shteti në të cilën gjendet selia e caktuar me statutin ose me aktin e themelimit të
personit juridik.
Neni 24
Format organizative të cilat nuk kanë cilësi të personit juridik
Për shoqatat ose organizatat të cilat nuk kanë cilësi të personit juridik, kompetente është e
drejta e shtetit ku ato janë të regjistruar ose ku janë themeluar.
Neni 25
Lëmia e aplikimit të së drejtës kompetente
1. E drejta e cila është kompetente në bazë të neneve 23 dhe 24 të këtij ligji rregullon në mes
tjerash:
1.1. themelimin, natyrën juridike dhe formën ligjore të organizatës apo personit juridik;
1.2. emrin dhe firmën e personit juridik;
1.3. subjektivitetin juridik dhe sistemin e udhëheqjes së organizatës;
1.4. përbërjen, kompetencat dhe funksionin e organeve të personit juridik apo organizatës;
1.5. përfaqësimin e personit juridik apo organizatës;
1.6. fitimin dhe humbjen e anëtarësisë, si dhe të drejtave dhe detyrimeve që ndërlidhen
me anëtarësimin e personit juridik apo organizatës;
1.7. përgjegjësinë për detyrimet e personit juridik apo organizatës;
1.8. përgjegjësinë për cenimin e ligjit apo aktit të themelimit të personit juridik apo
organizatës;
1.9. riogranizimin dhe pushimin e personit juridik apo organizatës.
NËNKAPITULLI III
MARRËDHËNIET FAMILJARE: MARTESA
Neni 26
Kushtet materiale për lidhjen e martesës
Për kushtet materiale për lidhjen e martesës, për çdo person kompetente është e drejta e shtetit
shtetas i të cilit është ai person në momentin e lidhjes së martesës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
28
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 27
Forma e martesës
Për formën e martesës kompetente është e drejta e vendit ku lidhet martesa.
Neni 28
Pavlefshmëria (nuliteti) i martesës
Për nulitetin e martesës kompetente është e drejta e shtetit e cila ka qenë kompetente për
kushtet për lidhjen e martesës.
Neni 29
Zgjedhja e të drejtës kompetente për shkurorëzimin e martesës
1. Bashkëshortët mund të zgjedhin të drejtën kompetente për shkurorëzim përderisa ajo e
drejtë është njëra nga këto:
1.1. e drejta e shtetit në të cilin të dy bashkëshortët kanë vendqëndrim të zakonshëm në
momentin kur e kanë bërë zgjedhjen;
1.2. e drejta e shtetit në të cilin bashkëshortët e kanë pasur vendqëndrimin e zakonshëm
të fundit, me kusht që njëri nga ta të ketë vendqëndrim të zakonshëm në atë shtet në
momentin kur është bërë zgjedhja;
1.3. e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e ka njëri nga bashkëshortët në momentin kur
është bërë zgjedhja, apo
1.4. e drejta e Republikës së Kosovës.
2. Marrëveshja për zgjedhjen e të drejtës kompetente për shkurorëzim mund të lidhet ose të
ndryshohet më së voni deri në momentin e parashtrimit të padisë për shkurorëzimin.
3. Pavarësisht nga paragrafi 2 i këtij neni, bashkëshortët mund të zgjedhin të drejtën kompetente
edhe gjatë seancës për shkurorëzim. Në atë rast, kjo zgjedhje duhet reflektuar në procesverbal.
Neni 30
Plotfuqishmëria formale e kontratës për zgjedhjen e të drejtës kompetente për
shkurorëzim
1. Marrëveshja për zgjedhjen e të drejtës kompetente duhet bërë me shkrim, ta ketë të shënuar
datën dhe të jetë e nënshkruar nga të dy bashkëshortët.
2. Marrëveshja për zgjedhjen e së drejtës kompetente e lidhur nëpërmjet mjeteve për komunikim
elektronik që mundëson ruajtje të përhershme të marrëveshjes është e barasvlershme me
marrëveshjen e shkruar siç parasheh paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 31
E drejta kompetente për shkurorëzim në mungesë të zgjedhjes së palëve
1. Në mungesë të zgjedhjes sipas nenit 29 të këtij ligji, për shkurorëzimin e martesës kompetente
është e drejta e shtetit ku të dy bashkëshortët e kanë pasur vendqëndrimin e zakonshëm në
kohën e parashtrimit të padisë.
2. Nëse bashkëshortët nuk kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm në shtetin e njëjtë në
kohën e parashtrimit të padisë, kompetente është e drejta e shtetit në të cilën ato e kanë pasur
vendqëndrimin e zakonshëm të fundit, me kusht që të mos ketë kaluar mbi një (1) vit nga pushimi
i atij qëndrimi deri në momentin e parashtrimit të padisë, edhe nëse njëri nga bashkëshortët ka
vendqëndrim të zakonshëm në atë shtet në momentin e parashtrimit të padisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
29
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
3. Nëse kushtet nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk plotësohen, kompetente është e drejta
e shtetit shtetësinë e të cilit e kanë të dy bashkëshortët në momentin e parashtrimit të padisë.
4. Nëse kushtet nga paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni nuk janë plotësuar, kompetente është e
drejta e Republikës së Kosovës.
Neni 32
Aplikimi i së drejtës së Republikës së Kosovës
Kur e drejta kompetente e caktuar sipas nenit 29 apo 31 të këtij ligji nuk e parasheh mundësinë
e shkurorëzimit të martesës, ose nuk mundëson të drejtë të barabartë për shkurorëzim në bazë
të gjinisë së bashkëshortëve, kompetente është e drejta e Republikës së Kosovës.
NËNKAPITULLI IV
MARRËDHËNIET FAMILJARE: EFEKTET E MARTESËS - EFEKTET PERSONALE TË
MARTESËS
Neni 33
Marrëdhëniet personale të bashkëshortëve
1. Për marrëdhëniet personale të bashkëshortëve, kompetente është e drejta e shtetit shtetas
të të cilit janë ata.
2. Nëse bashkëshortët janë shtetas të shteteve të ndryshme, kompetente është e drejta e
shtetit në të cilin bashkëshortët e kanë vendqëndrimin e zakonshëm të përbashkët.
3. Nëse bashkëshortët nuk kanë as shtetësi të përbashkët e as vendqëndrim të zakonshëm të
përbashkët në të njëjtin shtet, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin bashkëshortët e
kanë pasur vendqëndrimin e fundit të zakonshëm të përbashkët.
4. Nëse e drejta kompetente nuk mund të përcaktohet sipas paragrafëve 1, 2 apo 3 të këtij neni,
e drejta kompetente do të jetë ajo e Republikës së Kosovës.
Neni 34
Zgjedhja e të drejtës kompetente
1. Bashkëshortët apo bashkëshortët e ardhshëm mund të merren vesh të zgjedhin apo
ndryshojnë të drejtën kompetente për regjimin pasuror martesor, përderisa ajo e drejtë është
njëra nga këto:
1.1. të drejtën e shtetit në të cilin të dy bashkëshortët apo bashkëshortët e ardhshëm
kanë vendqëndrim të zakonshëm në kohën kur bëhet zgjedhja e së drejtës;
1.2. të drejtën e shtetit ku njëri nga bashkëshortët apo bashkëshortët e ardhshëm ka
vendqëndrimin e zakonshëm në kohën kur është bërë zgjedhja e së drejtës;
1.3. të drejtën e shtetit shtetësinë e të cilit e ka njëri nga bashkëshortët apo bashkëshortët
e ardhshëm në kohën kur është bërë zgjedhja e së drejtës.
2. Përveç nëse palët merren vesh ndryshe, ndryshimi i së drejtës kompetente për regjimin
pasuror martesor i bërë gjatë martesës ka vetëm efekt të ardhshëm- prospektiv.
3. Çfarëdo ndryshimi retroaktiv i së drejtës kompetente sipas paragrafit 2 të këtij neni nuk duhet
të ketë efekt negativ mbi të drejtat ligjore të personave të tretë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
30
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 35
Plotfuqishmëria formale dhe materiale e marrëveshjes për zgjedhje të së drejtës
kompetente
1. Marrëveshja për zgjedhjen e së drejtës kompetente për regjimin pasuror martesor duhet të
jetë bërë me shkrim, të ketë datën e arritjes së saj dhe nënshkrimin e të dy bashkëshortëve.
2. Marrëveshja midis palëve e bërë përmes mjeteve elektronike të komunikimit e cila mundëson
ruajtje të përhershme të marrëveshjes, konsiderohet të jetë e barasvlershme me marrëveshjen
me shkrim, sipas paragrafit 1 të këtij neni.
3. Ekzistenca dhe plotfuqishmëria e marrëveshjes për zgjedhjen e të drejtës kompetente apo
ndonjë kushti të saj, përcaktohet nga e drejta e cila do të ishte kompetente për të sipas nenit 34
të këtij ligji sikur marrëveshja apo ai kusht të jetë i plotfuqishëm.
Neni 36
E drejta kompetente në mungesë të zgjedhjes të së drejtës kompetente nga
bashkëshortët
1. Nëse bashkëshortët për regjimin pasuror martesor të tyre nuk e kanë zgjedhur të drejtën
kompetente, e drejta kompetente do të jetë:
1.1. e drejta e shtetit në të cilën bashkëshortët e kanë pasur vendqëndrimin e parë të
zakonshëm pas lidhjes së martesës; apo, në mungesë të saj
1.2. e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e kanë pasur të dy bashkëshortët në momentin
e lidhjes së martesës; apo, në mungesë të saj
1.3.e drejta e shtetit me të cilën bashkëshortët kanë lidhje të ngushtë në momentin e
lidhjes së martesës, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat.
2. Nënparagrafi 1.2, i këtij neni nuk aplikohet nëse bashkëshortët kanë më tepër se një shtetësi
të përbashkët.
3. Përjashtimisht dhe sipas kërkesës së njërit nga bashkëshortët, gjykata mund të vendosë që
për regjimin pasuror martesor të jetë kompetente e drejta e një shteti tjetër nga ajo e shtetit që
do të ishte kompetente sipas nënparagrafit 1.1 të këtij neni, nëse kërkuesi dëshmon se:
3.1. bashkëshortët kanë pasur vendqëndrimin e përbashkët të zakonshëm në atë shtet
për një kohë dukshëm më të gjatë se sa në shtetin e përcaktuar sipas nënparagrafit 1.1
të këtij neni;
3.2. të dy bashkëshortët janë mbështetur në të drejtën e atij shteti gjatë rregullimit dhe
planifikimit të marrëdhënieve të tyre pasurore.
Neni 37
Plotfuqishmëria formale e marrëveshjes për pasurinë bashkëshortore
1. Marrëveshja për pasurinë bashkëshortore duhet lidhur me shkrim, të ketë të shënuar datën
e lidhjes, dhe të jetë nënshkruar nga të dy bashkëshortët.
2. Marrëveshja e lidhur nëpërmjet mjeteve për komunikim elektronik që mundëson ruajtje të
përhershme të marrëveshjes është e barasvlershme me marrëveshjen e shkruar siç parasheh
paragrafi 1 i këtij neni.
3. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse e drejta e vendit ku bashkëshortët e kanë
vendqëndrimin e zakonshëm në momentin e arritjes së marrëveshjes parasheh kushte
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
31
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
plotësuese për formën e marrëveshjeve për pasurinë bashkëshortore, ato kushte duhen
plotësuar.
4. Nëse e drejta kompetente për regjimin pasuror martesor parasheh kushte plotësuese formale,
ato kushte duhen plotësuar.
Neni 38
Fushëveprimi i së drejtës kompetente
1. E drejta kompetente për regjimin pasuror martesor zbatohet, në mes tjerash, ndaj:
1.1. cilësimit të pasurisë së njërit apo të dy bashkëshortëve në kategori të ndryshme
gjatë dhe pas martesës;
1.2. bartjes së pronësisë prej një kategorie në tjetrën;
1.3. përgjegjësisë së njërit nga bashkëshortët për përgjegjësitë dhe borxhet e
bashkëshortit tjetër;
1.4. fuqisë, të drejtave dhe detyrimeve të njërit apo të dy bashkëshortëve mbi pasurinë;
1.5. shuarjes së regjimit pasuror martesor si dhe ndarjes, distribuimit dhe likuidimit të
pasurisë;
1.6. efekteve të regjimit pasuror martesor mbi marrëdhëniet midis ndonjërit bashkëshort
dhe palëve të treta; dhe
1.7. plotfuqishmërinë materiale të marrëveshjes për pasuri martesore.
Neni 39
Marrëdhëniet pasurore në bashkësinë jashtëmartesore
Për marrëdhëniet pronësore të personave që jetojnë në bashkësi jashtëmartesore, e drejta
kompetente caktohet konform neneve 34 deri 38 të këtij ligji.
NËNKAPITULLI V
MARRËDHËNIET FAMILJARE: MARRËDHËNIET MIDIS PRINDËRVE DHE FËMIJËVE
Neni 40
Njohja, konstatimi ose kontestimi i atësisë, përkatësisht amësisë
1. Për konstatimin ose mohimin e atësisë përkatësisht amësisë kompetente është e drejta e
shtetit shtetësinë e të cilit e ka fituar fëmija në momentin e lindjes.
2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse është më e favorshme për fëmijën mund të
aplikohet njëra nga këto të drejta:
2.1. e drejta e shtetit shtetas i të cilit është fëmija, ose e shtetit në të cilin fëmija e
ka vendqëndrimin e zakonshëm në momentin e inicimit të procedurës për njohjen,
konstatimin ose mohimin e atësisë, përkatësishtë amësisë;
2.2. nëse nëna është e martuar, e drejta kompetente për efektet personale të martesës
sipas nenit 33, paragrafët 1,2 dhe 3 të këtij ligji në kohën kur ka lindur fëmiu apo, nëse
martesa është zgjidhur para vdekjes, në kohën kur është zgjidhur ajo.
3. Njohja e atësisë, përkatësisht amësisë krijon efekt nëse është bërë në pajtim me:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
32
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
3.1.të drejtën e shtetit shtetas i të cilit është personi që e bën njohjen;
3.2.të drejtën e shtetit shtetas i të cilit është fëmija në momentin e njohjes; ose
3.3. të drejtën e shtetit ku fëmija e ka vendqëndrimin e zakonshëm në momentin e
njohjes.
4. Për formën e njohjes, kompetente është e drejta e shtetit ku është bërë njohja, ose nga një e
drejtë e listuar në paragrafin 3 të këtij neni.
Neni 41
Marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve
1. Për marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve kompetente është e drejta e shtetit ku ata e
kanë vendqëndrimin e zakonshëm të përbashkët.
2. Nëse prindërit dhe fëmijët kanë vendqëndrim të zakonshëm në shtete të ndryshme,
kompetente është e drejta e shtetit ku fëmija ka vendqëndrim të zakonshëm.
NËNKAPITULLI VI:
MARRËDHËNJET FAMILJARE: USHQIMIA
Neni 42
Dispozitat e përgjithshme
1. Për detyrimin e dhënies së ushqimit, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin shfrytëzuesi
i ushqimit ka vendqëndrim të zakonshëm.
2. Në rast të ndryshimit të vendqëndrimit të zakonshëm nga shfrytëzuesi i ushqimit, nga momenti
i atij ndryshimi kompetente është e drejta e shtetit ku është vendqëndrimi i ri i zakonshëm i tij.
Neni 43
Dispozitat të posaçme në favor të disa dhënësve
1. Dispozitat e posaçme të këtij neni zbatohen për detyrimin e ushqimisë së:
1.1. prindërve ndaj fëmijëve.
1.2. personave tjerë, përveç prindërve ndaj personave që nuk e kanë arritur moshën 21
vjet, përveç detyrimeve për ushqim nga neni 44 i këtij ligji; dhe
1.3. fëmijëve ndaj prindërve të tyre.
2. Nëse në bazë të së drejtës të përcaktuar si kompetente sipas nenit 42 të këtij ligji shfrytëzuesi
i ushqimit nuk mund ta realizojë ushqiminë nga ushqimdhënësi, aplikohet e drejta e shtetit para
gjykatës të së cilit zhvillohet procedura.
3. Pavarësisht nga neni 42 i këtij ligji, nëse shfrytëzuesi i ushqimit ka iniciuar procedurë para
organit kompetent të shtetit ku ushqimdhënësi ka vendqëndrim të zakonshëm, aplikohet e
drejta e atij shteti. Megjithatë, nëse sipas asaj të drejte shfrytëzuesi i ushqimit nuk mund ta
realizojë ushqiminë nga ushqimdhënësi, aplikohet e drejta e shtetit ku shfrytëzuesi i ushqimit e
ka vendqëndrimin e zakonshëm.
4. Nëse sipas të drejtës së caktuar si kompetente konform nenit 42 të këtij ligji dhe paragrafëve
2 dhe 3 të këtij neni shfrytëzuesi i ushqimit nuk mund ta realizojë ushqimin nga ushqimdhënësi
kompetente është e drejta e shtetit të shtetësisë të përbashkët të tyre, nëse kanë shtetësi të
përbashkët.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
33
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 44
Dispozita e posaçme për bashkëshortët dhe bashkëshortët e mëparshëm
Për detyrimin e ushqimit midis bashkëshortëve, ose bashkëshortëve të mëparshëm, ose
palëve në martesë që është shpallur e pavlefshme, neni 42 i këtij ligji nuk do të aplikohet nëse
atë e kundërshton njëra nga palët, kurse e drejta e shtetit tjetër, posaçërisht e drejta e shtetit
të vendqëndrimit të përbashkët është në lidhje më të ngushtë me atë martesë. Në atë rast,
kompetente është e drejta e atij shteti.
Neni 45
Dispozita e posaçme mbi mbrojtjen
Lidhur me detyrimin e ushqimit ndaj personave tjerë, përveç detyrimit të ushqimit të prindërve
ndaj fëmijëve, si dhe për detyrimet e ushqimit të paraparë në nenin 44 të këtij ligji, ushqimdhënësi
mundet ta kontestojë kërkesën e shfrytëzuesit të ushqimit në bazë të faktit se as sipas të
drejtës së vendqëndrimit të zakonshëm të ushqimdhënësit, as sipas të drejtës të shtetësisë të
përbashkët të palëve, nëse kanë shtetësi të përbashkët, nuk është i paraparë detyrimi i atillë
për ushqim.
Neni 46
Zgjedhja e të drejtës kompetente për procedurën konkrete
1. Përjashtimisht nga dispozitat e neneve 42 deri në nenin 45 të këtij ligji, vetëm për nevojat e
procedurës konkrete dhënësi dhe shfrytëzuesi i ushqimit, munden shprehimisht ta zgjedhin si
kompetente për dhënien e ushqimit të drejtën e shtetit ku zhvillohet procedura.
2. Marrëveshja për zgjedhjen e të drejtës kompetente e lidhur para se të zhvillohet procedura
patjetër duhet të jetë në formë të shkruar dhe e nënshkruar nga të dy palët, ose të jetë e
regjistruar në cilën do qoftë mënyrë dhe të mundësojë qasje për shfrytëzim dhe thirrje në atë
marrëveshje.
Neni 47
Zgjedhja e të drejtës kompetente
1. Me përjashtim të dispozitave nga neni 42 deri në nenin 46 të këtij ligji, dhënësi i ushqimit dhe
shfrytëzuesi i ushqimit mundet në çdo kohë të zgjedhin si kompetente për detyrimet e ushqimit
njërën nga këto të drejta:
1.1. të drejtën e cilit do shteti shtetas i të cilit është ndonjëra nga palët në momentin kur
është bërë zgjedhja.
1.2. të drejtën e cilit do shteti në të cilin ka qenë vendqëndrimi i zakonshëm i ndonjërës
nga palët në momentin kur është bërë zgjedhja.
1.3. të drejtën që palët e kanë zgjedhur si kompetente, ose të drejtën materiale e cila
aplikohet në marrëdhëniet e tyre pronësore.
1.4. të drejtën që palët e kanë zgjedhur si kompetente, ose të drejtën materiale që
aplikohet te shkurorëzimi i tyre dhe ndarja juridike.
2. Marrëveshja për zgjedhjen e të drejtës kompetente patjetër duhet të jetë e përpiluar me
shkrim dhe e nënshkruar nga të dyja palët, ose të jetë e regjistruar në çfarë do mënyre që
mundëson përmbajtja të shfrytëzohet dhe palët të mund më vonë të thirren në atë marrëveshje.
3. Paragrafi 1 i këtij neni nuk aplikohet ndaj detyrimeve për ushqim për persona më të ri se
18 vjet ose ndaj personit madhor i cili për shkak të paaftësisë personale ose për shkak të
pamundësisë nuk është në gjendje t’i mbroj interesat e veta.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
34
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
4. Pavarësisht se cila e drejtë është zgjedhur si kompetente konform paragrafit 1 të këtij neni,
në mundësinë e heqjes dorë nga ushqimia e shfrytëzuesit të ushqimit aplikohet e drejta e shtetit
në të cilin pranuesi i ushqimit ka pasur vendqëndrim të zakonshëm në kohën kur është zgjedhur
e drejta kompetente.
5. E drejta të cilën palët e kanë zgjedhur si kompetente konform paragrafit 1 të këtij neni, nuk
do të aplikohet nëse aplikimi i asaj të drejte dukshëm do të shkaktonte pasoja të padrejta dhe të
padëshirueshme për cilën do qoftë palë, përveç nëse në momentin e zgjedhjes të drejtës palët
kanë qenë në detaje të informuara dhe kanë qenë të vetëdijshme për pasojat e asaj zgjedhjeje.
Neni 48
Organet publike
Për të drejtën e organeve publike për të kërkuar kthim të pagesave të kryera ndaj shfrytëzuesit
të ushqimit në vendin e dhënies së ushqimit, kompetente është e drejta e shtetit që i përkasin
ato organe publike.
Neni 49
Fushëveprimi i së drejtës kompetente
1. E drejta kompetente për ushqiminë e caktuar në nenin 42 deri 48 të këtij ligji, aplikohet edhe
në rastet kur caktohet se:
1.1. a mundet, në cilën sasi dhe nga kush kreditori ka të drejtë të kërkoj ushqimi;
1.2. në cilën masë kreditori mundet në mënyrë retroaktive të kërkojë ushqimi;
1.3. baza për caktimin e vlerës së ushqimit, dhe indeksimit;
1.4. kush ka autorizim të iniciojë procedurë për ushqim, përveç çështjeve për aftësi
procedurale dhe përfaqësimit në procedurë;
1.5. afatet për parashkrim dhe afatet për inicim të procedurës;
1.6. sasia e detyrimit të borxhliut të dhënies së ushqimit në situatat kur organizmi publik
inicion kërkesë për regres për pagesa ndaj kreditorit në vend të ushqimit.
Neni 50
Caktimi i vlerës së ushqimit
Edhe nëse e drejta kompetente parasheh zgjidhje tjetër, gjatë caktimit të vlerës së ushqimit
merren parasysh nevojat e pranuesit të ushqimit dhe gjendja materiale e dhënësit së ushqimit, si
dhe çdo kompensim që e ka pranuar ushqimmarrësi në vend të pagesës periodike të ushqimit.
Neni 51
Interpretimi dhe aplikimi i dispozitave të këtij nënkapitulli
Dispozitat e këtij nënkapitulli do të interpretohen dhe aplikohen konform Rregullores (EC) 4/2009 të
Këshillit të datës 18 dhjetor të vitit 2008 për kompetencën, të drejtën kompetente, njohjen dhe ekzekutimin
e vendimeve dhe bashkëpunimit ndërkufitar për çështje që u dedikohen detyrimeve për ushqim.
NËNKAPITULLI VII
MARRËDHËNIET FAMILJARE: ADOPTIMI
Neni 52
Kushtet për krijimin, efektin dhe pushimin e adoptimit
1. Për kushtet për krijimin, efektin dhe për pushimin e adoptimit, kompetente është e drejta e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
35
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
shtetit shtetas i të cilit është adoptuesi ose i adoptuari, varësisht nga fakti se cila e drejtë është
në interes më të mirë të të adoptuarit.
2. Nëse bashkëshortët bashkërisht adoptojnë, si e drejtë e shtetit të adoptuesve për qëllimet
e paragrafit 1 të këtij neni konsiderohet e drejta e shtetit shtetësinë e të cilit e kanë të dy
bashkëshortët në momentin e parashtrimit të kërkesës për adoptim.
3. Nëse bashkëshortët bashkërisht adoptojnë dhe nuk kanë shtetësi të përbashkët, si e drejtë e
shtetit të adoptuesve për qëllimet e paragrafit 1 të këtij neni konsinderohet e drejta e shtetit në të
cilin bashkëshortët kanë vendqëndrim të zakonshëm të përbashkët në momentin e parashtrimit
të kërkesës për adoptim.
4. Për formën e adoptimit kompetente është e drejta e vendit ku krijohet adoptimi.
NËNKAPITULLI VIII
TRASHËGIMIA
Neni 53
Dispozitat e përgjithshme
Për trashëgiminë e tërë masës trashëgimore kompetente është e drejta e shtetit në të cilin
trashëgimlënësi e ka pasur vendqëndrimin e zakonshëm në momentin e vdekjes.
Neni 54
Zgjedhja e të drejtës kompetente
1. Pavarësisht nenit 53 të këtij ligji, për trashëgimin e tërë masës trashëgimore trashëgimlënësi
mund të zgjedh si të drejtë kompetente të drejtën e shtetit shtetësinë e të cilit e ka ai në
momentin e zgjedhjes, ose në momentin e vdekjes. Nëse trashëgimlënësi ka shtetësi të më
tepër shteteve, mund ta zgjedhë si kompetente të drejtën e cilitdo shteti shtetësinë e të cilit e ka
ai në momentin e zgjedhjes ose në momentin e vdekjes.
2. Zgjedhja e së drejtës kompetente duhet të bëhet në mënyrë shprehimore në formë të
testamentit apo formë tjetër të disponimit me pasurinë në rast të vdekjes, ose të rezultojë nga
kushtet e testamentit apo disponimit të tillë.
3. Për plotfuqishmërinë materiale të aktit me të cilin është bërë zgjedhja, kompetente është e
drejta e zgjedhur.
4. Paragrafi 2 i këtij neni aplikohet edhe për kushtet formale për ndryshim apo revokim të
disponimit të pasurisë.
Neni 55
Fushëveprimi i së drejtës kompetente
1. E drejta e cila është caktuar si kompetente sipas neneve 53 dhe 54 të këtij ligji, zbatohet ndaj
tërë masës trashëgimore të trashëgimlënësit.
2. Ajo e drejtë rregullon, në mes tjerash:
2.1. bazën për të trashëguar, kohën dhe vendin e hapjes së trashëgimisë;
2.2. caktimin e përfituesve, madhësinë e pjesëve trashëgimore si dhe detyrimet që mund
t’u caktohen atyre nga ana e të ndjerit, si dhe caktimi i të drejtave tjera trashëgimore
përfshirë edhe e drejtën e trashëgimisë të bashkëshortit mbijetues, ose të personit i cili
me të ndjerin ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
36
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
2.3. aftësinë për të trashëguar;
2.4. përjashtimin nga trashëgimia dhe padenjësinë për të trashëguar;
2.5. bartjen e trashëgimisë në trashëgimtarët dhe, nëse ka, te legatarët, detyrimet e
trashëgimtarëve dhe të legatarëve që dalin nga trashëgimia, si dhe kushtet dhe efektet
e pranimit, ose refuzimit të trashëgimisë ose legut;
2.6. autorizimet e trashëgimtarëve, ekzekutuesve të testamentit dhe të personave tjerë
që administrojnë me trashëgiminë, posaçërisht në aspekt të shitjes së pasurisë dhe të
kompensimit të borxhlinjëve;
2.7. përgjegjësinë për borxhet e trashëgimlënësit;
2.8. pjesën e domosdoshme dhe kufizimet tjera të disponimit të lirë në rast të vdekjes,
përfshirë edhe pjesët paraprakisht të ndara nga trashëgimia në dobi të farefisit të
trashëgimlënësit edhe atë në bazë të vendimit gjyqësor, ose të ndonjë organi tjetër;
2.9. detyrimet për kthim ose llogaritjet të dhuratave në pjesën trashëgimore;
2.10. bartjen e pasurisë që e sajon trashëgiminë.
Neni 56
E drejta kompetente për pranueshmërinë dhe plotëfuqishmërinë materiale të
testamentit apo formës tjetër të disponimit me pasuri në rast të vdekjes
1. Për pranueshmërinë dhe plotfuqishmërinë materiale të një testamenti apo forme tjetër të
disponimit me pasuri pas vdekjes, kompetente është e drejta e cila, sipas këtij ligji, do të ishte
kompetente për trashëgiminë e personit që e ka bërë testamentin sikur ai të vdiste në ditën në
të cilën është bërë akti i disponimit.
2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, për ekzistimin, plotëfuqishmërinë materiale, efektet
dhe interpretimin e testamentit trashëgimlënësi mundet ta zgjedh të drejtën kompetente konform
nenit 54 të këtij ligji.
3. Paragrafi 1 i këtij neni aplikohet edhe gjatë ndryshimit dhe revokimit të testamentit të hartuar
më herët. Në rastin kur është zgjedhur e drejta kompetente konform paragrafit 2 të këtij neni,
në dorëheqjen ose ndryshimin e atillë aplikohet e drejta e zgjedhur.
4. Ky nen nuk zbatohet ndaj marrëveshjeve për trashëgimi.
Neni 57
Marrëveshjet për trashëgimi
1. Për pranueshmërinë, plotfuqishmërinë materiale dhe detyrueshmërinë midis palëve, përfshirë
edhe kushtet për shuarjen e marrëveshjes për trashëgimi mbi trashëgiminë e një personi,
kompetente është e drejta e cila, sipas këtij ligji, do të ishte kompetente për trashëgiminë e atij
personi sikur ai person të kishte vdekur në ditën kur është arritur marrëveshja.
2. Marrëveshja për trashëgimi mbi trashëgiminë e disa personave është e pranueshme vetëm
nëse ajo është e pranueshme sipas të drejtës e cila, sipas këtij ligji, do të ishte kompetente
për trashëgiminë e të gjithë përsonave të përfshirë sikur ata të kishin vdekur në ditën kur ajo
marrëveshje është arritur.
3. Për plotfuqishmërinë materiale, detyrueshmërisë midis palëve, përfshirë edhe kushtet për
shuarje të marrëveshjes për trashëgimi e cila është e pranueshme sipas asaj të drejte të caktuar,
kompetente është e drejta në mesin atyre të drejtave të përmendura me të cilin marrëveshja
ka lidhje më të ngushtë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
37
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
4. Pavarësisht paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, palët mund të zgjedhin si të drejtë kompetente
për pranueshmërinë, plotfuqishmërinë materiale, detyrueshmërinë midis palëve, përfshirë edhe
kushtet për shuarje të marrëveshjes së tyre për trashëgimi, të drejtën të cilën personi apo njëri
nga personat, trashëgimia e të cilit përfshihet ka mundur të zgjedhë sipas nenit 54 të këtij ligji.
Neni 58
Forma e testamentit apo formave të tjera me shkrim të disponimit me pasuri në rast të
vdekjes
1. Testamenti është i plotfuqishëm për nga forma nëse është i plotfuqishëm sipas njërës nga
këto të drejta:
1.1. të drejtës së vendit ku është përpiluar testamenti apo marrëveshja për trashëgimi.
1.2. të drejtës së shtetit shtetas i të cilit ka qenë testatori apo së paku njëri nga personat
trashëgimia e të cilit diskutohet me marrëveshje për trashëgimi, qoftë në kohën e
përpilimit të testamentit qoftë në kohën e vdekjes.
1.3. të drejtës së vendbanimit të testatorit apo së paku njërit nga personat trashëgimia e të
cilit diskutohet me marrëveshje për trashëgimi, qoftë në kohën e përpilimit të testamentit,
qoftë në kohën e vdekjes.
1.4. të drejtës së vendqëndrimit të zakonshëm të testatorit apo së paku njërit nga
personat trashëgimia e të cilit diskutohet me marrëveshje për trashëgimi qoftë në kohën
e përpilimit të testamentit qoftë në kohën e vdekjes.
1.5. të drejtës së Republikës së Kosovës.
1.6. për sendet e paluajtshme sipas të drejtës së vendit ku gjendet sendi i paluajtshëm.
1.7. të drejtës që është kompetente ose do të ishte kompetente për trashëgiminë në
kohën kur është përpiluar testamenti apo forma tjetër e disponimit me pasuri në rast
vdekjeje apo marrëveshja për trashëgimi.
2. Forma e revokimit të testamentit është e plotfuqishme nëse është e plotfuqishme sipas
cilësdo të drejte nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, nëse testamenti ka mund të përpilohet
në formë të plotfuqishme.
Neni 59
Plotfuqishmëria formale e deklaratës për pranimin ose refuzimin e trashëgimisë
1. Deklarata për pranimin ose heqjen dorë nga trashëgimia, nga legu ose pjesa e domosdoshme,
ose deklarata me të cilën kufizohet përgjegjësia e personit që e jep atë deklaratë, për nga forma
është e plotfuqishme nëse i plotëson kushtet nga:
1.1. e drejta e cila është kompetente për trashëgiminë konform nenit 53 apo 54 të këtij ligji;
1.2. e drejta e shtetit ku ndodhet vendqëndrimi i zakonshëm i personit i cili e jep deklaratën.
Neni 60
Komorientët
Nëse dy ose më shumë persona për trashëgiminë e të cilëve janë kompetente më shumë të
drejta, kanë vdekur në rrethana në të cilat nuk është e sigurtë rendi i vdekjes së tyre, kurse ato
të drejta parashohin zgjidhje të ndryshme juridike, ose aspak nuk përmbajnë zgjidhje për një
situatë të atillë, konsiderohet se ata persona kanë vdekur në të njëjtën kohë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
38
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 61
Interpretimi dhe aplikimi i dispozitave nga ky sekcion
Dispozitat nga ky nënkapitull do të interpretohen dhe aplikohen konform me Rregulloren
e BE-së Nr. 650/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit nga 4 korriku i vitit 2012 për
kompetencën, të drejtën kompetente, njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve, pranimin dhe
ekzekutimin e instrumenteve autentike në çështjet e trashëgimisë dhe të formimit të çertifikatës
evropiane për trashëgimi.
NËNKAPITULLI IX
TË DREJTAT SENDORE
Neni 62
Llojet e sendeve
E drejta kompetente për caktimin se sendi konsiderohet i luajtshëm ose i paluajtshëm, është e
drejta e shtetit ku gjendet sendi.
Neni 63
Të drejtat sendore në sendet e paluajtshme
Për të drejtat sendore në sende të paluajtshme kompetente është e drejta e shtetit ku gjendet
sendi
Neni 64
Të drejtat sendore në sendet e luajtshme
1. Për fitimin dhe pushimin e të drejtës sendore në send të luajtshëm, kompetente është e
drejta e shtetit ku sendi i luajtshëm gjendet në momentin e ndërmarrjes së veprimit ose krijimit
të rrethanave në të cilat bazohet fitimi ose pushimi i të drejtës sendore.
2. Nëse rrethanat ose veprimet konkrete të cilat janë të domosdoshme për fitimin ose pushimin
e të drejtës sendore në send të luajtshëm janë krijuar në një shtet, do të konsiderohen si të
realizuara edhe në shtetin tjetër në të cilin është shfaqur efekti i fundit, ose rrethana me të cilën
konstituohet fitimi ose pushimi i të drejtës sendore.
3. Për përmbajtjen dhe efektin e të drejtës sendore në send të luajtshëm kompetente është e
drejta e shtetit në të cilin gjendet sendi.
Neni 65
Bartja e sendeve të luajtshme në Republikën e Kosovës
(konflikti mobil i ligjeve)
1. Nëse në sendin e luajtshëm i cili ndodhet në shtetin tjetër fitohet ndonjë e drejtë sendore dhe
bartet në Republikën e Kosovës, e drejta sendore pranohet në Republikën e Kosovës nëse e
drejta e Republikës së Kosovës e njeh të drejtën sendore e cila sipas përmbajtjes dhe efekteve
juridike është adekuate më të drejtën sendore e cila është fituar në shtetin tjetër.
2. Në përmbajtjen, shfrytëzimin dhe regjistrimin e të drejtës sendore në sendet e luajtshme nga
paragrafi 1 i këtij neni aplikohet e drejta e Republikës së Kosovës.
3. Nëse sipas të drejtës së Republikës së Kosovës është i domosdoshëm regjistrimi në regjistrin
e të drejtave sendore nga paragrafi 1 i këtij neni në Republikën e Kosovës dhe nëse regjistrimi
bëhet në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita kur sendi ka arritur në Republikën e
Kosovës, dita e regjistrimit në regjistër konsiderohet dita kur sendi ka arritur në Republikën e
Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
39
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 66
Sendet në tranzit
1. Për fitimin dhe pushimin e të drejtave sendore te sendet në tranzit kompetente është e drejta
e shtetit të vendit të destinimit.
2. Për të drejtat sendore në sende për shfrytëzim personal të cilat udhëtari i bartë me vete
kompetente është e drejta e shtetit në të cilën udhëtari e ka vendqëndrimin e zakonshëm.
Neni 67
Mjetet e transportit
Për fitimin dhe pushimin e të drejtave sendore në anije, aeroplan, ose mjeti tjetër për transport
që regjistrohet në regjistër publik, kompetente është e drejta e shtetit në regjistrin e të cilit mjeti
i transportit është i regjistruar.
Neni 68
Plotfuqishmëria e regjistrimit
Për plotfuqishmërinë e regjistrimit me të cilën fitohet, transmetohet ose pushojnë të drejtat sendore,
kompetente është e drejta e shtetit në të cilin ndodhej sendi në momentin e lidhjes së punës juridike.
Neni 69
Pasuria kulturore
1. Nëse sendi i prekshëm i cili është shpallur pasuri kulturore i një shteti, në mënyrë të
kundërligjshme nxirret nga territori i atij shteti, e drejta kompetente për kthimin e sendit është e
drejta e atij shteti, përveç nëse ai shtet e zgjedh si kompetente të drejtën e shtetit në territorin e
të cilit ndodhet sendi në momentin e parashtrimit të kërkesës për kthimin e sendit.
2. Nëse e drejta e shtetit e cila sendin konkret e ka shpallur si pasuri të veten kulturore nuk
i mundëson mbrojtje poseduesit të sendit në mirëbesim, ai mund të thirret në mbrojtjen që ia
mundëson e drejta e shtetit në territorin e të cilit ndodhet sendi në momentin e parashtrimit të
kërkesës për kthimin e pasurisë kulturore.
Neni 70
Fushëveprimi i së drejtës kompetente
1. E drejta kompetente për marrëdhëniet sendore në veçanti aplikohet për:
1.1. ekzistimin, llojin, përmbajtjen dhe vëllimin e të drejtës sendore;
1.2. poseduesit e të drejtës;
1.3. mënyrën e fitimit, bartjes dhe pushimit të së drejtës sendore;
1.4. transferueshmërinë e të drejtave sendore;
1.5. efektet e të drejtave sendore ndaj personave të tretë;
1.6. detyrueshmërinë për regjistrimin e të drejtave sendore në regjistër publik.
NËNKAPITULLI X
TË DREJTAT NGA PRONËSIA INTELEKTUALE
Neni 71
Dispozitat e përgjithshme
1. Për ekzistimin, plotfuqishmërinë, fushëveprimin, kohëzgjatjen dhe bartjen e të drejtave të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
40
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
autorit, të drejtave të përafërta dhe të drejtave tjera të pa regjistruara të pronësisë intelektuale,
kompetente është e drejta e shtetit për të cilin kërkohet mbrojtja e atyre të drejtave.
2. Për ekzistimin, plotfuqishmërinë, fushëveprimin, kohëzgjatjen, dhe bartjen e të drejtave nga
pronësia industriale, kompetente është e drejta e shtetit ku ajo e drejtë është e regjistruar
përkatësisht ku është dorëzuar fletëparaqitja për regjistrim.
Neni 72
Të drejtat nga pronësia intelektuale që krijohen gjatë përmbushjes së detyrave nga
marrëdhënia e punës
E drejta kompetente për kontratën e punës është gjithashtu kompetente për përcaktimin e
poseduesit të së drejtës së pronësisë intelektuale, nëse objekti i kësaj të drejte krijohet gjatë
përmbushjes së detyrave nga marrëdhënia e punës.
Neni 73
Kontratat nga lëmia e të drejtës së pronësisë intelektuale
E drejta kompetente për kontratat mbi pronësinë intelektuale është e drejta e caktuar me
dispozitat e nënkapitujve 6 dhe 8 të këtij kapitulli.
Neni 74
Cenimi i të drejtave nga pronësia intelektuale
1. Te përgjegjësia jokontraktore për dëmin e shkaktuar nga cenimi i pronësisë intelektuale
kompetente është e drejta e shtetit ku kërkohet mbrojtja.
2. E drejta kompetente e caktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk mund të përjashtohet me
marrëveshje të lidhur sipas nenit 99 të këtij ligji.
NËNKAPITULLI XI
MARRËDHËNIET KONTRAKTORE
Neni 75
Zgjedhja e të drejtës kompetente
1. Për kontrata kompetente është e drejta që e zgjedhin palët kontraktore. Zgjedhja e të drejtës
kompetente bëhet në mënyrë shprehimore ose vërehet qartë nga dispozitat e kontratës ose
nga rrethanat tjera. Me vullnetin e tyre, palët mund zgjedhin të drejtën kompetente për kontratën
në tërësi, ose vetëm për një pjesë të saj.
2. Palët kontraktore në çdo kohë mund të merren vesh që për kontratën e tyre të jetë kompetente
ndonjë e drejtë tjetër. Ndryshimi i të drejtës materiale pas lidhjes së kontratës nuk ndikon në
plotfuqishmërinë e formës sipas kuptimit të nenit 83 të këtij ligji dhe në të drejtat e palëve të
treta.
3. Nëse të gjitha elementet tjera të situatës faktike në momentin e zgjedhjes të së drejtës
kompetente janë të lidhura me të drejtën e shtetit e drejta e të cilit nuk është zgjedhur, ajo
zgjedhje nuk ndikon në aplikimin e dispozitave të atij shteti nga e cila nuk mundet të bëhet
shmangie me marrëveshje.
4. Ekzistimi dhe plotfuqishmëria e vullnetit të palëve për zgjedhjen e të drejtës kompetente
caktohet sipas neneve 18, 82 dhe 83 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
41
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 76
E drejta kompetente në mungesë të së drejtës së zgjedhur nga palët
1. Nëse palët kontraktore nuk e kanë zgjedhur të drejtën kompetente konform nenit 75 të këtij
ligji, me përjashtim të kontratave nga nenet 78, 79, 80 dhe 81 të këtij ligji, kompetente është e
drejta:
1.1. te kontrata për shitje të mallrave e drejta e shtetit të vendqëndrimit të zakonshëm
të shitësit;
1.2. te kontrata për dhënie të shërbimeve e drejta e shtetit të vendqëndrimit të
zakonshëm të dhënësit të shërbimeve;
1.3. te kontrata për të drejta sendore në sende të paluajtshme, dhe te marrja me qira e
paluajtshmërive, e drejta e shtetit ku gjendet paluajtshmëria;
1.4. pavarësisht nënparagrafit 1.3 të këtij neni, te kontrata për marrje me qira të
paluajtshmërive për përdorim të përkohshëm privat për periudhë jo më të gjatë se
gjashtë (6) muaj pa ndërprerje e drejta e shtetit ku qiradhënësi ka vendqëndrim të
zakonshëm, nëse qiramarësi është person fizik dhe ka vendqëndrim të zakonshëm në
shtetin e njejtë;
1.5. te kontrata për franshizing e drejta e vendqëndrimit të zakonshëm të pranuesit të
franshizës;
1.6. për kontratën për distribuime e drejta e shtetit të vendqëndrimit të zakonshëm të
distributorit;
1.7. te kontrata për shitje të mallrave me ankand e drejta e shtetit ku organizohet
ankandi, nëse ky vend mund të përcaktohet.
2. Nëse nuk bëhet fjalë për kontratë nga paragrafi 1 i këtij neni ose nëse te elementet e kontratës
do të duhet të aplikohen dispozitat e më tepër nënparagrafëve të këtij neni, për kontratën është
kompetente e drejta e shtetit në të cilën bartësi i prestacionit karakteristik e ka vendqëndrimin
e zakonshëm.
3. Nëse sipas paragrafit 1 ose 2 të këtij neni nuk mund të caktohet e drejta kompetente për
kontratën, kompetente është e drejta e shtetit me të cilën ajo kontratë ka lidhjen më të ngushtë.
Neni 77
Vendqëndrimi i zakonshëm
1. Për qëllimet e këtij nënkapitulli:
1.1. Vendqëndrimi i zakonshëm i shoqërive tregtare, pavarësisht se a janë persona
juridik ose nuk e kanë cilësinë e personit juridik, është në vendin ku gjendet administrata
kryesore e tyre.
1.2. Vendqëndrimi i zakonshëm i personit fizik i cili ushtron veprimtari profesionale, ose
tregtare është në vendin ku e ushtron veprimtarinë kryesore.
2. Kur kontrata është lidhur në kuadër të veprimtarisë së degës, përfaqësisë ose nga ndonjë
njësi tjetër afariste, apo nëse, sipas kontratës, përmbushja e saj është përgjegjësi e asaj dege,
përfaqësie apo njësie tjetër afariste, vendi ku ajo njësi gjendet konsiderohet si vendqëndrim i
zakonshëm.
3. Për përcaktimin e vendqëndrimit të zakonshëm, relevante është koha e lidhjes së kontratës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
42
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 78
Kontrata për transportin e mallrave
1. Nëse palët kontraktore nuk kanë zgjedhur të drejtë kompetente për kontratën për transportin
e mallrave konform nenit 75 të këtij ligji, kompetente është e drejta e shtetit në të cilën
transportuesi ka vendqëndrimin e zakonshëm, nëse në atë shtet ndodhet dhe vendi i ngarkimit,
ose vendi i dërgimit të mallit ose vendqëndrimi i zakonshëm i dërguesit.
2. Nëse supozimet nga paragrafi 1 i këtij neni nuk janë plotësuar, kompetente është e drejta e
vendit të dërgimit të mallit që e kanë caktuar palët kontraktore.
Neni 79
Kontrata për transportin e udhëtarëve
1. Për kontratën për transportin e udhëtarëve palët mund ta zgjedhin si të drejtë kompetente,
sipas nenit 75 të këtij ligji, vetëm të drejtën e atij shteti në të cilin:
1.1. udhëtari ka vendqëndrim të zakonshëm;
1.2. transportuesi ka vendqëndrim të zakonshëm;
1.3. transportuesi ka seli të administratës kryesore;
1.4. ndodhet vendi i nisjes; ose
1.5. ndodhet vendi i destinimit.
2. Nëse palët kontraktore nuk kanë zgjedhur të drejtë kompetente te kontrata për transportin e
udhëtarëve sipas paragrafit 1 të këtij neni, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin gjendet
vendqëndrim i zakonshëm i udhëtarit, nëse në atë shtet ndodhet edhe vendi i nisjes ose vendi i
destinimit. Nëse ato supozime nuk janë plotësuar, kompetente është e drejta e shtetit në të cilën
transportuesi e ka vendqëndrimin e zakonshëm.
Neni 80
Kontratat e konsumatorëve
1. Kontrata ndërmjet një personi që mund të konsiderohet jashtë zanatit apo profesionit të
tij (konsumatorit) me një person tjetër i cili vepron në kuadër të zanatit apo profesionit të tij
(ndërmarrësi) konsiderohet si kontratë e konsumatorëve.
2. Pavarësisht neneve 78 dhe 79 të këtij ligji, për kontratën sipas paragrafit 1 të këtij neni
kompetente është e drejta e shtetit në të cilën konsumatori e ka vendqëndrimin e zakonshëm,
nëse tregtari:
2.1. e ushtron veprimtarinë tregëtare ose profesionale në shtetin e vendqëdrimit të
zakonshëm të konsumatorit; ose
2.2. në çfarëdo mënyre veprimtarinë e orienton drejt atij shteti ose drejt më tepër
shteteve, ku është i përfshirë edhe ai shtet, kurse kontrata bën pjesë në lëminë e asaj
veprimtarie.
3. Pavarësisht nga dispozita e paragrafit 2 të këtij neni palët munden, në përputhje me nenin
75 të këtij ligji, ta zgjedhin të drejtën kompetente për kontratën me konsumatorin që i plotëson
kushtet nga paragrafi 2 i këtij neni. Me atë zgjedhje palët nuk munden ta privojnë konsumatorin
nga mbrojtja që ai e ka në bazë të dispozitave aplikimi i të cilave nuk mund të përjashtohet me
kontratë, të përmbajtura në të drejtën e cila është kompetente sipas paragrafit 2 të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
43
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
4. Nëse kërkesat nga paragrafi 2 i këtij neni nuk janë plotësuar, e drejta kompetente për kontratat
e konsumatorëve caktohet me aplikimin e dispozitave të neneve 75 dhe 76 të këtij ligji.
5. Dispozitat nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni nuk aplikohen te:
5.1. kontratat për dhënien e shërbimeve, nëse ato shërbime i jepen konsumatorit vetëm
në shtetin në të cilin ai nuk ka vendqëndrim.
5.2. kontratat për transport, përveç për kontratat me të cilat me çmim unik ofrohet
shërbim i kombinuar për udhëtim dhe vendosje.
5.3. kontratat që kanë për objekt të drejta sendore në send të paluajtshëm, ose kanë me
qira paluajtshmëri, përveç kontratës për shfrytëzim të kufizuar kohor të paluajtshmërisë
(time sharing).
Neni 81
Kontratat individuale për punësim
1. Për kontratën për punësim kompetente është e drejta që palët kontraktore e kanë zgjedhur
konform nenit 75 të këtij ligji. Me atë zgjedhje palët nuk munden ta privojnë punëtorin nga
mbrojtja që ai e ka në bazë të normave aplikimi i të cilave nuk mund të përjashtohet me kontratë,
të përmbajtura në të drejtën e shtetit e drejta e të cilit do të ishte kompetente në mungesë të
zgjedhjes të së drejtës kompetente, në pajtim me paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni.
2. Nëse palët kontraktore nuk e kanë zgjedhur të drejtën kompetente për kontratën për punësim,
kompetente është e drejta e shtetit në të cilin apo, në mungesë të saj, prej të cilit sipas kontratës
punëtori si zakonisht e ka kryer punën në përmbushje të kontratës. Shteti ku si zakonisht kryhet
puna nuk konsiderohet të ketë ndërruar nëse punëtori punësohet përkohësisht në shtet tjetër.
3. Nëse e drejta kompetente nuk mund të caktohet sipas paragrafit 2 të këtij neni, kompetente
për kontratën për punë është e drejta e atij shteti në të cilin gjendet njësia afariste nëpërmes të
cilës punëtori është i angazhuar.
Neni 82
Shprehja e vullnetit dhe plotfuqishmëria materiale
1. Për ekzistimin dhe plotfuqishmërinë materiale të kontratës ose ndonjë dispozite të saj,
kompetente është e drejta e cila sipas këtij ligji do të ishte kompetente për kontratën nëse ajo
kontratë ose ndonjë dispozitë e saj do të ishte e plotfuqishme.
2. Megjithatë, që të vërtetohet se pala kontraktore nuk ka dhënë pëlqim për kontratën, ajo mund
të thirret në të drejtën e shtetit në të cilin ka vendqëndrim të zakonshëm, nëse sipas rrethanave
konkrete del se nuk do të ishte e arsyeshme që të vlerësohet sjellja e saj sipas të drejtës që do
të ishte kompetente sipas paragrafit 1 të këtij neni.
Neni 83
Plotfuqishmëria formale
1. Kontrata e lidhur midis palëve ose përfaqësuesve të tyre të cilët në momentin e lidhjes
së kontratës gjenden në të njëjtin shtet për nga forma është e plotfuqishme nëse i plotëson
kërkesat e parapara në:
1.1. të drejtën e shtetit e cila është kompetente për përmbajtjen e kontratës sipas
dispozitave të këtij neni; ose
1.2. të drejtën e shtetit në të cilin lidhet kontrata.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
44
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
2. Kontrata e lidhur midis palëve ose përfaqësuesve të tyre të cilët në momentin e lidhjes së
kontratës nuk ndodhen në të njëjtin shtet, për nga forma është e plotfuqishme nëse i plotëson
kërkesat e parapara në:
2.1. të drejtën e shtetit e cila është kompetente për përmbajtjen e kontratës sipas
dispozitave të këtij ligji; ose
2.2. të drejtës së ndonjërit nga shtetet ku cilado qoftë prej palëve ose përfaqësuesve të
tyre ndodheshin në momentin e lidhjes së kontratës; ose
2.3. të drejtën e cilitdo nga shtetet në të cilat ndonjëra nga palët kanë pasur vendqëndrim
të zakonshëm në momentin e lidhjes së kontratës.
3. Puna e njëanshme juridike lidhur me kontratën që është lidhur ose duhet të lidhet, për nga
forma është e plotfuqishme nëse i plotëson kushtet e parapara në:
3.1. të drejtën e shtetit e cila sipas këtij ligji është kompetente ose do të ishte kompetente
për përmbajtjen e kontratës; ose
3.2. të drejtën e shtetit ku puna e njëanshme juridike ndërmerret;
3.3. të drejtën e shtetit ku pala e cila ka ndërmarr punën e njëanshme juridike ka pasur
vendqëndrim të zakonshëm në kohën e ndërmarrjes së punës së njëanshme juridike.
4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni për formën e kontratave të
konsumatorëve, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin konsumatori ka vendqëndrim të zakonshëm.
5. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, kontratat që u dedikohen
të drejtave sendore mbi paluajtshmëri ose marrje me qira të paluajtshmërive për nga forma
janë të plotfuqishme nëse i plotësojnë kushtet e parapara në të drejtën e shtetit ku gjendet
paluajtshmëria, nëse sipas asaj të drejte ato kushte:
5.1. vlejnë pavarësisht nga ajo se në cilin shtet lidhet kontrata, ose cila e drejtë është
kompetente për kontratën; dhe
5.2. nga aplikimi i të cilës nuk mund të hiqet dorë me kontratë.
Neni 84
Cedimi i kërkesave
1. Për marrëdhënien midis kreditorit (ceduesit) i cili e ka ceduar kërkesën ndaj personit tjetër
(borxhliut) dhe kreditorit të ri, e drejta kompetente është e drejta e cila sipas këtij ligji është
kompetente për kontratën e cedimit të kërkesës.
2. E drejta e cila është kompetente për kërkesën e ceduar e rregullon lejueshmërinë e cedimit,
marrëdhëniet midis kreditorit të ri dhe borxhliut, kushtet në të cilat cedimi mund të parashtrohet
ndaj borxhliut dhe në cilën mënyrë borxhliu lirohet nga detyrimi.
3. Cedimi i kërkesave sipas këtij neni, e përfshinë cedimin në tërësi të kërkesës, cedimin e
kërkesës për shkak të sigurimit, si dhe cedimin e të drejtave të garancionit, ose të drejtave tjera
për sigurimin e kërkesave.
Neni 85
Kompensimi
Nëse e drejta për kompensimet nuk është e paraparë në kontratë për kompensim, kompetente
është e drejta e cila është kompetente për borxhin për të cilin kompensimi realizohet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
45
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 86
Fushëveprimi i të drejtës kompetente
1. E drejta e cila është kompetente për marrëdhëniet kontraktore zbatohet në veçanti te:
1.1. interpretimi i kontratave;
1.2. përmbushja e kontratës;
1.3. në kuadër të autorizimeve të gjykatës sipas të drejtës së saj procedurale, pasojat e
mospërmbushjes së pjesshme ose të tërësishme të detyrimeve, përfshirë edhe lartësinë
e kompensimit të dëmit përderisa kjo është e paraparë me ligj;
1.4. mënyrat e ndryshme të pushimit të detyrimeve;
1.5. parashkrimi;
1.6. shuarja e të drejtave për shkak të skadimit të afatit;
1.7. pasojat nga nuliteti i kontratës.
2. Për llojet dhe mënyrat e plotësimit, si dhe masat që duhet të ndërmerren në rast të mangësive
në përmbushjen e kontratës merret parasysh e drejta e shtetit të ku ajo përmbushet.
Neni 87
Intepretimi dhe aplikimi i dispozitave nga ky nënkapitull
Dispozitat nga ky nënkapitull do të interpretohen dhe do të aplikohen sipas Rregullores (EC)
593/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 17 qershor 2008, për të drejtën
kompetente te marrëdhëniet kontraktore (Romë I).
NËNKAPITULLI XII
MARRËDHËNIET JOKONTRAKTORE
Neni 88
Detyrimet jokontraktore
1. Sipas dispozitave të këtij nënkapitulli, dëm është çdo pasojë që rezulton nga veprimi i
dëmshëm, pasurimi i pa bazë, gjërimi i punëve të huaja pa autorizim (negotiorum gestio) ose
përgjegjësia parakontraktore (culpa in contrahendo).
2. Dispozitat nga ky nënkapitull aplikohen edhe te përgjegjësitë jashtë kontraktore për të cilat
supozohet se do të shkaktohen.
3. Dërgimi në aplikimin e dispozitave nga ky nënkapitull për veprim që shkakton dëm i përfshinë
edhe veprimet për të cilat supozohet se mund të ndodhin.
4. Përdorimi i termit ‘dëm’ në këtë nënkapitull përfshin edhe dëmin që mund të shkaktohet në
të ardhmen.
Neni 89
Vendqëndrimi i zakonshëm
1. Sipas dispozitave të këtij nënkapitulli konsiderohet se vendqëndrimi i zakonshëm i shoqërive
tregtare, fondacioneve dhe shoqatave, pavarësisht se a janë persona juridik ose organizata që
nuk kanë cilësi të personave juridik, është në vendin ku gjendet selia kryesore. Kur veprimi nga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
46
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
i cili shkaktohet dëmi kryhet, ose dëmi shkaktohet nga veprimtaria e degës, përfaqësisë, filialës
ose nga ndonjë njësie tjetër afariste, vendi i selisë së asaj njësie afariste do të konsiderohet si
vendqëndrim i zakonshëm.
2. Për qëllimet e këtij nënkapitulli, si vendqëndrim i zakonshëm i personit fizik i cili ushtron
veprimtari tregtare konsiderohet vendi kryesor ku ai e ushtron veprimtarinë.
NËNKAPITULLI XIII
MARRËDHËNIET JOKONTRAKTORE : DETYRIMET JOKONTRAKTORE TË
SHKAKTUARA NGA VEPRIMI I DËMSHËM
Neni 90
Rregulla e përgjithshme
1. Përveç nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë ligj, për dëmin e shkaktuar nga përgjegjësia
jokontraktore, kompetente është e drejta e shtetit ku është shkaktuar dëmi, pa marrë parasysh
se në cilin shtet është ndërmarrë veprimi që e ka shkaktuar dëmin, dhe pavarësisht nga shteti
ose shtetet në të cilat janë shkaktuar pasojat indirekte nga ai veprim.
2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, nëse personi përgjegjës dhe personi i
dëmtuar kanë vendqëndrim të zakonshëm në shtetin e njëjtë në momentin kur është shkaktuar
dëmi, kompetente është e drejta e atij shteti.
3. Nëse sipas të gjitha rrethanave dukshëm vërehet se marrëdhënia më së ngushti është e lidhur
me shtetin tjetër se sa me atë që parashihet në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, kompetente
është e drejta e atij shteti. Lidhja dukshëm më e ngushtë me shtet tjetër mund të bazohet në
lidhjen paraprake që e kanë pasur palët, siç është kontrata, e cila ngushtë është e lidhur me
marrëdhënien deliktore.
Neni 91
Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga produktet
1. Pa paragjykuar nenin 90, paragrafi 2 të këtij ligji, e drejta kompetente për përgjegjësinë
jokontraktore për dëmin e shkaktuar nga produktet është:
1.1. e drejta e shtetit në të cilin personi të cilit i është shkaktuar dëmi ka pasur
vendqëndrimin e tij të zakonshëm kur dëmi ka ndodhur, nëse produkti është shitur në
atë shtet; apo, në mungesë të saj;
1.2. e drejta e shtetit në të cilin është fituar produkti, nëse produkti është shitur në atë
shtet; apo, në mungesë të saj;
1.3. e drejta e vendit në të cilin është shkaktuar dëmi, nëse produkti është shitur në atë
shtet.
2. Pavarësisht paragrafit 1 të këtij neni, kompetente është e drejta e atij shteti në të cilin personi
që supozohet të jetë përgjegjës e ka vendqëndrimin e zakonshëm nëse ai nuk ka mundur të
parashohë në mënyrë të arsyeshme shitjen e produktit, apo produktit të llojit të njëjtë, në shtetin
e drejta e të cilit është kompetente sipas nënparagrafëve 1.1, 1.2, apo 1.3, të këtij neni.
3. Në rastet kur është e qartë nga rrethanat e rastit se veprimi i dëmshëm ka lidhshmëri dukshëm
më të ngushtë me një shtet tjetër nga ai i përcaktuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, e drejta e
atij shteti është kompetente. Lidhshmëria dukshëm më e ngushtë me një shtet tjetër mund të
bazohet në një marrëdhënie të caktuar apo para-ekzistuese midis palëve, siç mund të jetë një
kontratë, e cila është e lidhur ngushtë me veprimin e dëmshëm përkatës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
47
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 92
Konkurenca jolojale dhe veprimet të cilët e kufizojnë konkurencën e lirë
1. E drejta kompetente për përgjegjësinë jokontraktore të shkaktuar nga veprimet e konkurencës
jolojale është e drejta e shtetit në të cilin konkurrenca apo interesat kolektive të konsumatorëve
janë cënuar apo mund të cënohen.
2. Kur efekti i konkurencës jolojale i cenon vetëm interesat e konkurentit konkret, aplikohet
dispozita nga neni 90 i këtij ligji.
3. E drejta kompetente për përgjegjësinë jokontraktore të shkaktuar për shkak të kufizimit të
konkurencës është e drejta e shtetit tregu i të cilit është cenuar, apo pritet të cënohet .
4. Aplikimi i të drejtës së caktuar si kompetente sipas paragrafeve 1, 2 dhe 3 të këtij neni, nuk
mund të përjashtohet me marrëveshje të lidhur sipas nenit 100 të këtij ligji.
Neni 93
Dëmet ndaj ambientit
E drejta kompetente për përgjegjësinë jokontraktore për dëmet e shkaktuara ndaj ambientit
ose për dëm të pësuar nga individët ose ndaj pronës si rezultat i atij dëmi, kompetente është e
drejta nga neni 90 paragrafi 1 i këtij ligji, përveç në rastet kur personi i cili kërkon kompensim të
dëmit vendos që ta parashtroj padinë sipas të drejtës së shtetit ku është shkaktuar ngjarja nga
e cila shkaktohet dëmi.
Neni 94
Përgjegjësia nga veprimet e protestës në marrëdhënie të punës
Pavarësisht nga dispozitat e nenit 88 paragrafit 2 të këtij ligji, e drejta kompetente për përgjegjësinë
jokontraktore të personit në cilësinë e punëtorit ose punëdhënësit, ose të organizatave që i
përfaqësojnë interesat e veta profesionale, për dëmin e shkaktuar nga protestat e punëtorëve
ose punëdhënësve siç është greva ose llokaut (lock out), kompetente është e drejta e shtetit ku
është ndërmarrë apo pritet të ndërmerret veprimi i protestës.
Neni 95
Cenimi i të drejtave të personalitetit
1. Për detyrimet e krijuara nga cenimi i personalitetit me anë të mediumeve, në veçanti nga
shtypi, interneti, radio, TV ose mjete tjera të informimit, personi e drejta e të cilit është cenuar
mund ta zgjedh si kompetente njërën nga këto të drejta:
1.1. të drejtën e shtetit ku personi që supozohet të jetë përgjegjës e ka vendqëndrimin e
zakonshëm;
1.2. të drejtën e shtetit ku personi të cilit i është shkaktuar dëmi e ka vendqëndrimin
e tij të zakonshëm, nëse personi i cili supozohet të jetë përgjegjës ka mundur që të
parashohë në mënyrë të arsyeshme se dëmi do të shkaktohet në territorin e atij shteti;
1.3. të drejtën e vendit në të cilin është shkaktuar dëmi apo mund të shkaktohet, nëse
personi i cili supozohet të jetë përgjegjës ka mundur që të parashohë në mënyrë të
arsyeshme se dëmi do të shkaktohet apo mund të shkaktohet në atë shtet.
2. Për të drejtën e shpalljes së korigjimit në rast se cenimi i personalitetit është bërë me anë të
mediave, kompetente është e drejta e shtetit ku është kryer cenimi i personalitetit të individit.
3. Dispozita nga paragrafi 1 i këtij neni aplikohet edhe ndaj detyrimeve që krijohen gjatë cenimit
të të drejtave lidhur me të dhënat personale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
48
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 96
Dëmi i shkaktuar në anije apo aeroplan
E drejta kompetente për dëmin e shkaktuar në anije gjatë kohës kur ajo gjendet në detin e
hapur, apo në aeroplan, është e drejta e shtetit në të cilin anija ose aeroplani është regjistruar.
NËNKAPITULLI XIV
MARRËDHËNIET JOKONTRAKTORE- PASURIMI PA BAZË, GJËRIMI I PUNËVE
TË HUAJA PA AUTORIZIM (NEGOTIORUM GESTIO) DHE PËRGJEGJËSIA
PARAKONTRAKTORE (CULPA IN CONTRAHENDO)
Neni 97
Pasurimi i pa bazë
1. Nëse përgjegjësia jokontraktore e cila krijohet nga pasurimi i pa bazë, përfshirë edhe pagesa
në të holla të cilat janë bërë me gabim ndërlidhet me marrëdhënie tjetër ekzistuese midis palëve,
siç është marrëdhënia e krijuar me kontratë ose veprim të dëmshëm dhe nëse ajo marrëdhënie
është ngushtë e lidhur me pasurimin pa bazë, në atë rast kompetente është e drejta me të cilën
rregullohet ajo marrëdhënie tjetër.
2. Nëse sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk mund të konstatohet e drejta kompetente, kurse palët
në momentin kur ka ndodhur ngjarja që shkakton pasurimin pa bazë e kanë pasur vendqëndrimin
e zakonshëm në të njëjtin shtet do të aplikohet e drejta e atij shteti.
3. Nëse sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni nuk mund të caktohet e drejta kompetente, për
pasurimin pa bazë do të jetë kompetente e drejta e shtetit ku është bërë pasurimi pa bazë.
Neni 98
Gjërimi i punëve të huaja pa autorizim
(Negotiorum gestio)
1. Nëse detyrimi jokontraktor i krijuar nga gjërimi i punëve të huaja ndërlidhet me marrëdhënie
ekzistuese midis palëve, siç është marrëdhënia e krijuar me kontratë ose nga efekti i dëmshëm,
dhe nëse ajo marrëdhënie është ngushtë e lidhur me gjërimin e punëve të huaja pa autorizim,
për atë detyrim kompetente është e drejta sipas të cilës rregullohet ajo marrëdhënie.
2. Nëse e drejta kompetente te gjërimi i punëve të huaja pa autorizim nuk mund të caktohet
sipas paragrafit 1 të këtij neni, kurse të dyja palët kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm
në shtetin e njëjtë në kohën kur ka ndodhur ngjarja e cila e ka shkaktuar dëmin, do të jetë
kompetente e drejta e atij shteti.
3. Nëse e drejta kompetente nuk mund të caktohet sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni,
kompetente do të jetë e drejta e shtetit në të cilin është kryer gjërimi i punëve të huaja pa
autorizim.
Neni 99
Përgjegjësia para kontraktore
(Culpa in contrahendo)
1. Për detyrimin jokontraktor të krijuar për shkak të veprimeve që i kanë paraprirë lidhjes
së kontratës (përgjegjësia parakontraktore) pavarësisht se kontrata a është e lidhur ose jo,
kompetente është e drejta e shtetit e cila është ose do të ishte kompetente për kontratën sipas
dispozitave të këtij ligji, nëse kontrata do të lidhej.
2. Nëse e drejta kompetente nuk mund të caktohet sipas paragrafit 1 të këtij neni, kompetente
është:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
49
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
2.1. e drejta e shtetit ku është shkaktuar dëmi pavarësisht se në cilin shtet ka ndodhur
veprimi që e ka shkaktuar dëmin dhe pavarësisht nga shteti ose shtetet në të cilat
shkaktohen veprimet indirekte nga ato ngjarje; ose
2.2. nëse palët kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm në të njejtin shtet në momentin
kur ka ndodhur ngjarja që e ka shkaktuar dëmin aplikohet e drejta e atij shteti.
NËNKAPITULLI XV
DISPOZITAT E PËRBASHKËTA PËR DETYRIMET JOKONTRAKTORE
Neni 100
Zgjedhja e të drejtës kompetente
1. Palët mund ta caktojnë të drejtën kompetente për detyrimet e tyre jokontraktore me:
1.1. kontratë të lidhur pas ngjarjes që e ka shkaktuar dëmin; ose
1.2. kontratë të lidhur para ngjarjes e cila e ka shkaktuar dëmin, nëse të gjitha palët
merren me veprimtari tregtare.
2. Zgjedhja e të drejtës kompetente nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet patjetër të bëhet qartë,
ose dukshëm të kuptohet nga rrethanat e rastit dhe të mos i tangoj të drejtat e personave të
tretë.
3. Nëse të gjitha elementet relevante të rastit konkret në kohën kur ka ndodhur ngjarja e cila
e ka shkaktuar dëmin, gjenden në shtet tjetër, i cili nuk është vendi e drejta e të cilit është
zgjedhur si kompetente, zgjedhja e palëve nuk do të ndikojë në aplikimin e dispozitave nga e
drejta e atij shteti tjetër aplikimi i të cilave nuk mundet të përjashtohet me marrëveshje.
Neni 101
Lëmia e aplikimit e të drejtës kompetente
1. E drejta kompetente për përgjegjësitë jokontraktore posaçërisht aplikohet në:
1.1. bazën dhe lartësinë e përgjegjësisë, përfshirë edhe caktimin e personave që mund
të jenë përgjegjës për veprimet e ndërmarra;
1.2. bazat e lirimit nga përgjegjësia, si dhe kufizimin dhe ndarjen e përgjegjësisë;
1.3. ekzistimi i dëmit, natyra dhe caktimi i lartësisë së kompensimit të dëmit;
1.4. masat të cilat gjykata mund t’i caktojë për shkak të pengimit ose pushimit të cenimit
ose shkaktimit të dëmit, ose për shkak të sigurimit të kompensimit të pagesës së dëmit,
në kuadër të autorizimeve që gjykata i ka sipas të drejtës procedurale të shtetit të vet;
1.5. transmetueshmërisë së kërkesës për kompensim të dëmit, përfshirë edhe
transmetimin me trashëgim;
1.6. personat të cilët kanë të drejtë në kompensim të dëmit që personalisht e kanë pësuar;
1.7. përgjegjësinë e veprimeve të personit tjetër;
1.8. mënyrën se si detyrimi mund të pushojë dhe rregullat për humbjen e të drejtave
dhe për parashkrimin, përfshirë edhe rregullat që kanë të bëjnë me fillimin e skadimit të
afatit për parashtrimin e padisë ose ndërmarrjen e veprimeve konkrete nën kanosjen e
humbjes së asaj të drejte dhe të fillimit, ndërprerjes dhe pezullimit të parashkrimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
50
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 102
Dispozitat për sigurinë dhe sjelljen
Gjatë vlerësimit të sjelljes të personit nga i cili kërkohet përgjegjësi, do të kihet kujdes në atë
masë e cila është adekuate për rregullat e sigurisë, dhe për rregullat e sjelljes që kanë qenë në
fuqi në vendin dhe kohën e ngjarjes nga e cila shkaktohet përgjegjësia.
Neni 103
Padia direkte kundër siguruesit të personit përgjegjës
Personi i cili ka pësuar dëm mund të parashtroj kërkesë për kompensim të dëmit drejtpërdrejtë
kundër siguruesit të personit i cili është përgjegjës për kompensimin e atij dëmi, nëse atë e
parasheh e drejta e cila është kompetente për atë përgjegjësi jokontraktore ose për kontratën
për sigurim.
Neni 104
Interpretimi dhe aplikimi i dispozitave të këtij nënkapitulli
1. Dispozitat e këtij nënkapitulli do të interpretohen dhe aplikohen konform me Rregulloren
(EC) 864/2007 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 17 Korrik 2007 për të drejtën
kompetente te përgjegjësia jokontraktore (Romë II).
2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk aplikohet në dispozitat nga nenet 95 dhe 96 të këtij ligji.
NËNKAPITULLI XVI
DISPOZITAT E PËRBASHKËTA PËR DETYRIME KONTRAKTORE DHE
JOKONTRAKTORE
Neni 105
Subrogimi ligjor
Nëse kreditori ka kërkesa ndaj debitorit, dhe personi i tretë ka detyrim ta plotësoj kërkesën, ose
e ka plotësuar kërkesën që del nga ai detyrim, e drejta e cila është kompetente për detyrimin e
personit të tretë që ta plotësoj kërkesën e kreditorit, do të caktoj se a është dhe në cilën masë
është personi i tretë i autorizuar që t’i realizojë ndaj debitorit të drejtat që kreditori i ka pasur ndaj
debitorit sipas të drejtës kompetente për marrëdhënien e tyre.
Neni 106
Përgjegjësia e më shumë personave
1. Nëse kreditori ka kërkesë ndaj më shumë personave që janë përgjegjës për të njëjtën
kërkesë, dhe njëri nga debitorët tashmë në tërësi ose pjesërisht e ka plotësuar borxhin, e drejta
kompetente për borxhin e debitorit drejt kreditorit është gjithashtu kompetente për të drejtën e
debitorit për të kërkuar regres ndaj debitorëve të tjerë.
2. Debitorët tjerë mund të mbështeten në mbrojtjet që kanë pasur kundër kreditorit në atë masë
që është e lejuar sipas të drejtës kompetente për detyrimet e tyre ndaj kreditorit.
Neni 107
Barra e provës
1. E drejta e cila është kompetente për marrëdhëniet kontraktore dhe jokontraktore aplikohet, për
marrëdhëniet kontraktore dhe jokontraktore, nëse i përmban rregullat të cilat ngrisin supozimet
ligjore ose e rregullon barrën e provës.
2. Një kontratë ose veprim i cili synon të ketë efekt juridik mund të dëshmohet me cilëndo
mënyrë të dëshmimit që njihet nga e drejta e Republikës së Kosovës ose sipas cilësdo të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
51
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
drejtë në të cilën dërgon neni 83 i këtij ligji, sipas të cilës ajo kontratë ose ai veprim është i
plotfuqishëm për nga forma, me kusht që ajo dëshmi të mund të administrohet nga gjykatat e
Republikës së Kosovës
NËNKAPITULLI XVII
FORMA E PUNËVE JURIDIKE DHE E EFEKTEVE JURIDIKE, PËRFAQËSIMI DHE
PARASHKRIMI
Neni 108
Forma e punëve juridike dhe e efekteve juridike
Nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe konsiderohet se puna juridike apo veprimi
juridik për nga forma janë të plotfuqishëm, nëse janë të plotfuqishëm qoftë sipas të drejtës së
vendit ku lidhet puna juridike, përkatësisht ku ndërmerret veprimi juridik, qoftë sipas të drejtës e
cila është kompetente për përmbajtjen e punës juridike, përkatësisht veprimit juridik.
Neni 109
Përfaqësimi me kontratë
1. Për ekzistimin dhe vëllimin e autorizimeve të përfaqësuesit, si dhe efektet e krijuara nga
shfrytëzimi apo tejkalimi i atyre autorizimeve, kompetente është e drejta që e kanë zgjedhur
autorizuesi dhe pala e tretë, nëse përfaqësuesi ka qenë në dijeni apo nuk mund të mos ketë
qenë në dijeni për një zgjedhje të tillë.
2. Nëse e drejta kompetente nuk është zgjedhur, e drejta kompetente për marrëdhëniet nga
paragrafi 1 i këtij neni është e drejta e shtetit në të cilin përfaqësuesi e ka vendqëndrimin e
zakonshëm gjatë kohës kur ai ndërmerr veprimet në zbatimin e autorizimeve të tij.
3. Përjashtimisht nga paragrafi 2 i këtij neni, nëse personi i tretë nuk e ka ditur as nuk ka qenë
i detyruar ta dijë se ku ndodhet vendqëndrimi i zakonshëm i përfaqësuesit, ose nëse kontrata
për përfaqësim është lidhur me përfaqësues i cili nuk kryen veprime të përfaqësimit brenda
profesionit të tij, ose nëse përfaqësuesi i kryen detyrimet e përfaqësimit në bursë ose ankand
publik, për çështjet nga paragrafi 1 i këtij neni, kompetente është e drejta e shtetit në të cilin
veprimet a autorizimit janë kryer.
4. E drejta kompetente e caktuar sipas paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni aplikohet edhe në
marrëdhëniet midis përfaqësuesit dhe personit të tretë që krijohen nga fakti se përfaqësuesi
ka vepruar sipas autorizimeve të veta, i ka tejkaluar autorizimet, ose ka vepruar pa autorizim.
5. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni nëse objekti i përfaqësimit
është e drejta mbi sendin e paluajtshëm, për punët nga paragrafi 1 i këtij neni, kompetente
është e drejta e shtetit ku gjendet paluajtshmëria.
Neni 110
Parashkrimi
Për parashkrim kompetente është e drejta e cila është kompetente për përmbajtjen e punës
juridike, përkatësisht veprimit juridik.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
52
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
PJESA E TRETË
KOMPETENCA NDËRKOMBËTARE DHE PROCEDURA
KAPITULLI III
NËNKAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 111
Kompetenca e përgjithshme në procedurën kontestimore
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente nëse i padituri është:
1.1. person fizik i cili ka vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e
Kosovës;
1.2. person juridik me seli në Republikën e Kosovës.
2. Paragrafi 1 nga ky nen nuk aplikohet për kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës
te marrëdhëniet trashëgimore.
Neni 112
Kompetenca mbi bashkëndërgjygjësit
Nëse në kontest janë përfshirë më shumë të paditur në cilësinë e bashkëndërgjyqësve material,
gjykatat e Republikës së Kosovës janë kompetente për bashkëndërgjyqësit edhe kur ato mund
të ushtrojnë kompetencë të përgjithshme mbi njërin nga bashkëndërgjyqësit, në përputhje me
këtë ligj.
Neni 113
Kompetenca për kërkesat e ndërlidhura ndërmjet veti
1. Nëse gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente të vendosë për njërën nga më
shumë kërkesa, ajo është gjithashtu kompetente të vendosë edhe për kërkesat tjera nëse ato
ndërlidhen me kërkesën për të cilën gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente.
2. Kërkesat konsiderohet se janë të ndërlidhura nëse ekzistojnë lidhje që janë aq të përafërta
sa të jetë e arsyeshme që për to të vendoset bashkarisht, me qëllim që të shmanget mundësia
e sjelljes së vendimeve kundërthënëse në procedura të ndara.
Neni 114
Kompetenca për kundërpadi
Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente edhe për kundërpadi, nëse kërkesa nga
kundërpadia ndërlidhet me kërkesën nga padia themelore.
Neni 115
Kompetenca ndërkombëtare në bazë të pasurisë së të paditurit
1. Nëse në territorin e Republikës së Kosovës ka ndonjë pasuri të të paditurit, gjykata e
Republikës së Kosovës është kompetente kur paditësi ka vendbanim, përkatësisht seli në
Republikën e Kosovës, dhe nëse:
1.1. vlera e pasurisë nuk është joproporcionale me kërkesën;
1.2. kontesti ka lidhje të mjaftueshme me Republikën e Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
53
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 116
Kompetenca e përgjithshme në procedurën jokontestimore
1. Kur për marrëdhënie juridike vendoset në procedurë jokontestimore, gjykata e Republikës së
Kosovës është kompetente nëse personi kundër të cilit është parashtruar kërkesa është:
1.1. person fizik i cili ka vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e
Kosovës;
1.2. person juridik me seli në Republikën e Kosovës.
2. Nëse në procedurën jokontestimore merr pjesë vetëm një person, kompetente është gjykata
e Republikës së Kosovës nëse ai person i plotëson kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni.
3. Dispozitat nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk aplikohen në çështjet e trashëgimisë.
Neni 117
Kompetenca për masat e përkohshme dhe të sigurisë
Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për caktimin e masave të përkohshme
dhe atyre të sigurisë ndaj personave ose pronës të cilët në momentin e parashtrimit të padisë
ndodhen në Republikës e Kosovës edhe në rastet kur sipas dispozitave të këtij ligji, gjykata nuk
është kompetente të vendosë për çështjen kryesore.
Neni 118
Konstatimi i kompetencës
1. Kompetenca e gjykatës, ose e organit tjetër të Republikës së Kosovës në marrëdhënie me
element ndërkombëtar konstatohet sipas detyrës zyrtare në bazë të fakteve dhe rrethanave të
cilat ekzistojnë në momentin e inicimit të procedurës.
2. Kompetenca e gjykatës, ose e organit tjetër të Republikës së Kosovës vazhdon të ekzistojë
edhe nëse gjatë procedurës ndryshohen rrethanat në bazë të cilave ajo kompetencë është
konstatuar
Neni 119
Kompetenca e jashtëzakonshme
Në raste të jashtëzakonshme, nëse ky ligj nuk parasheh kompetencë të gjykatës ose organit
tjetër të Republikës së Kosovës, gjykata ose organi tjetër i Republikës së Kosovës mund të
vendosë për një rast nëse procedura nuk mund të fillohet në një shtet tjetër apo do të ishte e
paarsyeshme të kërkohet fillimi në një shtet tjetër, nëse marrëdhënia ka lidhje të mjaftueshme
me Republikën e Kosovës.
Neni 120
Kompetenca ekzkluzive ndërkombëtare
Gjykatat e Republikës së Kosovës kanë kompetencë ekskluzive kur ajo caktohet në mënyrë
shprehimore me këtë ligj ose një ligj tjetër.
Neni 121
Litispendenca ndërkombëtare
1. Gjykata e Republikës së Kosovës, me kërkesën e palës, do ta ndërprejë procedurën nëse
është në zhvillim e sipër procedura para gjykatës së huaj për çështjen e njëjtë juridike dhe midis
palëve të njëjta, dhe nëse:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
54
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
1.1. procedura para gjykatës së huaj ka filluar më parë;
1.2. kontesti për të cilin zhvillohet gjykimi nuk është në kompetencë ekskluzive të gjykatës
së Republikës së Kosovës; dhe
1.3. mund të pritet se gjykata e huaj do të nxjerrë vendim, në kohë të arsyeshme, i cili do
mund të njihet në Republikën e Kosovës.
Neni 122
Kompetenca ekskluzive ndërkombëtare për lejimin dhe realizimin e ekzekutimit
Gjykata ose personat të cilët kanë autorizime publike në pajtim me ligjin janë ekskluzivisht
kompetentë për lejimin dhe zbatimin e ekzekutimit, nëse i njëjti ekzekutohet në territorin e
Republikës së Kosovës.
NËNKAPITULLI II
MARRËVESHJA PËR KOMPETENCË
Neni 123
Marrëveshja për kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës
1. Për çështje me element ndërkombëtar për të cilat sipas të drejtës së Republikës së Kosovës
palëve u lejohet të disponojnë me të drejtat e veta, palët mund të merren vesh për kompetencën
e gjykatës të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e kontestit që ka lindur ose mund të lindë
nga marrëdhënia konkrete juridike.
2. Kompetenca e Gjykatës së Republikës së Kosovës nga paragrafi 1 i këtij neni është
ekskluzive, përveç nëse palët nuk janë marrë vesh ndryshe.
3. Për plotfuqishmërinë materiale të marrëveshjes për kompetencën e gjykatës së Republikës
së Kosovës kompetente është e drejta e Republikës së Kosovës.
Neni 124
Marrëveshja për kompetencë të gjykatës të shtetit të huaj
1. Për marrëdhënie me element ndërkombëtar për të cilat, sipas të drejtës së Republikës së
Kosovës, palëve u lejohet që të disponojnë lirshëm me të drejtat e tyre, palët mund të merren
vesh për kompetencën e gjykatës, ose gjykatave të shtetit të huaj për zgjedhjen e kontestit që
ka lindur ose mund të lindë nga marrëdhënia konkrete juridike.
2. Kompetenca e gjykatës së huaj sipas paragrafit 1 të këtij neni është ekskluzive, përveç nëse
palët janë marrë vesh ndryshe.
3. Nëse para Gjykatës së Republikës së Kosovës është parashtruar padia për çështje për
çka me marrëveshje është caktuar kompetenca e Gjykatës së huaj, Gjykata e Republikës së
Kosovës, sipas kundërshtimit të njërës nga palët do të shpallet jokompetente dhe do ta refuzojë
padinë, përveç nëse konstaton se marrëveshja për kompetencë është e pavlefshme.
4. Kundërshtimi nga paragrafi 3 i këtij neni mund të parashtrohet më së voni deri në momentin
kur pala deklarohet për meritat e rastit në shqyrtimin kryesor.
5. Për plotfuqishmërinë materiale dhe formale të marrëveshjes për kompetencë të gjykatës së
huaj, kompetente është e drejta e shtetit të gjykatës së zgjedhur, ndërsa për lejueshmërinë e
marrëveshjes kompetente është e drejta Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
55
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Neni 125
Forma e marrëveshjes për kompetencën e gjykatës
1. Marrëveshja për zgjedhjen e gjykatës kompetente lidhet:
1.1. në formë të shkruar ose e vërtetuar me shkrim;
1.2. në formë e cila është në pajtim me praktikën të cilën palët kontraktore në mes veti
e kanë praktikuar gjatë komunikimit; ose
1.3. në tregtinë dhe qarkullimin ndërkombëtar, në formë që është në pajtim me zakonin
me të cilin palët janë të njohura apo do duhej të ishin të njohura dhe i cili në atë lëmi
të tregtisë, përkatësisht të qarkullimit është përgjithësisht i njohur, dhe rregullisht e
shfrytëzojnë palët kontraktore te kontratat të llojit të tillë.
2. Çfarëdo forme e komunikimit elektronik që siguron ruajtje të përhershme të marrëveshjes,
konsiderohet të jetë e barasvlershme me ‘shkrim’.
3. Marrëveshja për zgjedhjen e gjykatës kompetente e cila është pjesë e kontratës konkrete
konsiderohet si e pavarur në raport me dispozitat tjera të kontratës.
4. Plotfuqishmëria e marrëveshjes për zgjedhjen e gjykatës kompetente nuk mund të kontestohet,
vetëm mbi bazën e pa plotfuqishmërisë së kontratës.
Neni 126
Pëlqimi i heshtur i të paditurit për kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës
1. Kur kompetenca e gjykatës së Republikës së Kosovës varet nga pëlqimi i të paditurit për
kompetencën e saj, konsiderohet se i padituri ka dhënë pëlqim e tij nëse:
1.1. ka parashtruar përgjigje në padi, ose kundërshtim kundër urdhërpagesës dhe nuk
e ka kontestuar kompetencën e gjykatës së Republikës së Kosovës; ose
1.2. është lëshuar në seancë për çështjen kryesore, dhe nuk e ka kontestuar
kompetencën e gjykatës në seancën përgatitore, nëse seanca e përgatitore nuk është
mbajtur, në seancën e parë për shqyrtimin kryesor; ose
1.3. ka parashtruar kundërpadi.
2. Pavarësisht nga dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni, në kontestet nga marrëdhëniet e
sigurimit, kontratat me konsumatorë, kontratat për punësim, ku paditet poseduesi i policës,
i siguruari, shfrytëzuesi i sigurimit, i dëmtuari, konsumatori ose punëtori, para se të shpallet
kompetente, gjykata duhet të informojë të paditurin për të drejtën e tij që mund ta kontestojë
kompetencën e gjykatës, si dhe për pasojat e lëshimit ose moslëshimit në seancë për çështjen
kryesore.
NËNKAPITULLI III
DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI PËR STATUSIN E PERSONAVE
Neni 127
Kujdestaria
1. Gjykata ose organi i Republikës së Kosovës është kompetente edhe për çështjet e
kujdestarisë për shtetasit e Republikës së Kosovës apo personat të cilët e kanë vendqëndrimin
e zakonshëm në Republikën e Kosovës.
2. Gjykata ose organi i Republikës së Kosovës ka kompetencë që të ndërmarrë masa të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
56
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
përkohshme të nevojshme për mbrojtjen e një shtetasi të huaj i cili gjendet ose ka pasuri në
Republikën e Kosovës, apo të drejtave dhe interesave tij.
Neni 128
Emri personal
Gjykata ose organi i Republikës së Kosovës është kompetent për caktimin, ndryshimin ose
mbrojtjen e emrit personal të shtetasit të Republikës së Kosovës.
Neni 129
Shpallja e personit të zhdukur për të vdekur
Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për shpalljen e shtetasit të zhdukur të
Republikës së Kosovës për të vdekur.
Neni 130
Kompetenca ekskluzive ndërkombëtare te kontestet për themelimin, pushimin dhe
ndryshime statusore të personave juridik
Gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë ekskluzive te kontestet për plotfuqishmërinë
e themelimit, pushimin dhe shpërbërjen e shoqërive tregtare apo personave të tjerë juridik apo
organizatave të personave fizikë apo personave juridik, apo plotëfuqishmërinë e vendimeve
të organeve të tyre, nëse shoqëria tregtare, personi tjetër juridik ose organizata e ka selinë në
Republikën e Kosovës.
Neni 131
Kompetenca ekskluzive ndërkombëtare mbi plotfuqishmërinë e regjistrimit në regjistrat
publik
Gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë ekskluzive për kontestet lidhur me
plotfuqishmërinë e regjistrimit në regjistrat publik të cilat mbahen në Republikën e Kosovës.
NËNKAPITULLI IV
DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI NË MARRËDHËNIET FAMILJARE
Neni 132
Martesa dhe kontestet e ndërlidhura me të
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për kontestet për konstatimin e ekzistimit
ose mos ekzistimit të martesës, anulimit të martesës ose të shkurorëzimit, edhe në rastet kur:
1.1. njëri bashkëshort është shtetas i Republikës së Kosovës në momentin e inicimit
të procedurës, ose ka qenë shtetas i Republikës së Kosovës në momentin e lidhjes së
martesës; ose
1.2. bashkëshortët kanë pasur vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës
në momentin e inicimit të procedurës; ose
1.3. njëri bashkëshort është person pa shtetësi dhe ka vendqëndrim të zakonshëm në
Republikën e Kosovës në momentin e inicimit të procedurës; ose
1.4. vendqëndrimin e zakonshëm të fundit bashkëshortët e kanë pasur në Republikën
e Kosovës, kurse njëri nga ata ende ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e
Kosovës në momentin e inicimit të procedurës; ose
1.5. paditësi ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës në kohëzgjatje
së paku një (1) vit para inicimit të procedurës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
57
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
2. Dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni vlejnë edhe për kompetencën e gjykatës së Republikës
së Kosovës, për kontestet nga marrrëdhëniet pasurore martesore.
Neni 133
Konstatimi i atësisë dhe amësisë
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është gjithashtu kompetente për kontestet për konstatimin
ose mohimin e atësisë ose amësisë, nëse fëmija, nëna, babai apo personi i cili pretendon të
jetë babai ose nëna i fëmijës:
1.1. është shtetas i Republikës së Kosovës; ose
1.2. ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës.
Neni 134
Kontestet mbi përkujdesjen prindërore
1. Te kontestet për përkujdesjen, rritjen dhe edukimin e fëmijëve të cilët janë nën përkujdesje
prindërore, kompetente është gjykata ose organ tjetër i Republikës së Kosovës nëse:
1.1. fëmija është shtetas i Republikës së Kosovës; ose
1.2. fëmija ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës; ose
1.3. fëmija, vendqëndrimi i zakonshëm i të cilit nuk mund të konstatohet, ose është
refugjat, ose person ndërkombëtarisht i shpërngulur për shkak të ngjarjeve në shtetin
e vendqëndrimit të tij të zakonshëm, ndodhet në territorin e Republikës së Kosovës.
Neni 135
Kompetenca ndërkombëtare për dhënien e lejes për lidhjen e martesës së personit të
mitur
Për dhënien e lejes për lidhjen e martesës personit të mitur, kompetente është gjykata e
Republikës së Kosovës nëse parashtruesi i kërkesës është shtetas i Republikës së Kosovës,
përkatësisht nëse njëri nga parashtruesit e kërkesës është shtetas i Republikës së Kosovës,
pa marrë parasysh se ku e kanë vendbanimin apo vendqëndrimin personat që dëshirojnë të
lidhin martesë.
Neni 136
Ushqimi
1. Te kontestet e ushqimit, Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente edhe kur:
1.1. kërkuesi i ushqimit ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës; ose
1.2. për ushqimin vendoset në kontestin martesor, kontestin për konstatimin e atësisë
ose amësisë ose në kontestin për marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve i cili
zhvillohet para gjykatës së Republikës së Kosovës.
Neni 137
Adoptimi
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente të vendos për adoptimin dhe pushimin e
adoptimit nëse njëri nga adoptuesit ose i adoptuari është shtetas i Republikës së Kosovës, ose
ka vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e Kosovës, në momentin e inicimit të procedurës
për adoptim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
58
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
2. Nëse i adoptuari është shtetas i Republikës së Kosovës dhe ka vendqëndrim të zakonshëm
në Republikën e Kosovës në momentin e inicimit të procedurës për adoptim, kompetenca e
organit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet nga paragrafi 1 i këtij neni është ekskluzive.
NËNKAPITULLI V
DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI NË ÇËSHTJET E TRASHËGIMISË
Neni 138
Dispozitat e përgjithshme
Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për shqyrtimin e tërë masës trashëgimore,
nëse trashëgimlënësi ka pasur vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në Republikën e
Kosovës në momentin e vdekjes.
Neni 139
Kompetenca sipas vendit ku ndodhet trashëgimia
1.Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për shqyrtimin e trashëgimisë edhe në
rastet kur trashëgimlënësi në momentin e vdekjes nuk ka pasur vendbanim ose vendqëndrim
të zakonshëm në Republikën e Kosovës, nëse një pjesë ose e tërë masa trashëgimore ndodhet
në Republikën e Kosovës, dhe nëse:
1.1. e drejta e Republikës së Kosovës është zgjedhur si e drejtë kompetente për
shqyrtimin e trashëgimisë nga ana e trashëgimlënësit në pajtim me nenin 54 të këtij
ligji; ose
1.2. trashëgimlënësi në momentin e vdekjes ka qenë shtetas i Republikës së Kosovës;
ose
1.3. aplikimi i këtij neni bëhet vetëm ndaj asaj trashëgimie.
Neni 140
Kompetenca për kontestet në marrëdhëniet trashëgimore dhe kontestet trashëgimore
lidhur me disponimin e pronës gjatë jetës
Dispozitat nga nenet 138 dhe 139 të këtij ligji gjithashtu zbatohen për kompetencën mbi
marrëdhëniet juridiko-trashëgimore dhe kontesteve juridiko–trashëgimore lidhur me disponimin
e pasurisë gjatë jetës.
Neni 141
Zgjedhja e kompetencës
Gjykata e Republikës së Kosovës do të jetë kompetente edhe për shqyrtimin e trashëgimisë
e cila nuk gjendet në Republikën e Kosovës, nëse trashëgimlënësi në disponimin e tij në
rast të vdekjes e ka zgjedhur të drejtën e Republikës së Kosovës si të drejtë kompetente për
trashëgiminë e tij në testament apo formë tjetër të disponimit me të drejtat e tij të trashëgimisë.
NËNKAPITULLI VI
DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI PËR TË DREJTAT SENDORE
Neni 142
Të drejtat sendore në sende të paluajtshme
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është ekskluzivisht kompetente te kontestet juridike-sendore
për paluajtshmëri, përfshirë edhe kontestet e krijuara nga marrja me qira e paluajtshmërive
nëse paluajtshmëria gjendet në Republikën e Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
59
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
2. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata e Republikës së Kosovës nuk është
ekskluzivisht kompetente për kontestet objekt i së cilave janë marrja me qira në afat të shkurtër
të paluajtshmërisë që gjendet në Republikën e Kosovës, për shfrytëzim privat të përkohshëm
në kohëzgjatje jo më tepër se gjashtë (6) muaj të njëpasnjëshëm me kusht që qiramarrësi të
jetë person fizik dhe pronari i paluajtshmërisë dhe qiramarrësi të kenë vendbanim në shtetin e
njëjtë.
Neni 143
Të drejtat sendore në sende të luajtshme
Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për kontestet te të drejtat sendore në
sende të luajtëshme nëse sendi i luajtshëm gjendet në Republikën e Kosovës në momentin e
inicimit te procedurës.
Neni 144
Kontestet lidhur me mjetet aerofluturuese ose anijet
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente te kontestet për të drejtat sendore në
mjetet fluturuese ose anije, dhe te kontestet për marrjen me qira të aeroplanit ose anijes nëse
në territorin e Republikës së Kosovës mbahet regjistri në të cilin mjeti fluturues apo përkatësisht
anija është e regjistruar.
2. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente te kontestet për pengimin e posedimit
të mjetit fluturues ose anijes nga paragrafi 1 i këtij neni nëse në territorin e Republikës së
Kosovës mbahet regjistri në të cilin është i regjistruar mjeti fluturues, përkatësisht anija ose kur
në territorin e Republikës së Kosovës ka ndodhur pengimi.
NËNKAPITULLI VII
DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI PËR TË DREJTAT NGA PRONËSIA
INTELEKTUALE
Neni 145
Kompetenca ekskluzive ndërkombëtare për kontestet lidhur me paraqitjen dhe
plotfuqishmërisë e të drejtave nga pronësia industriale
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është ekskluzivisht kompetente për kontestet lidhur me
paraqitjen dhe plotfuqishmërinë e patentës, markës tregtare, dizajnit apo të drejtave të tjera të
ngjashme të cilat kërkohet të regjistrohen, pavarësisht nëse është iniciuar çështja me padi ose
si pjesë e mbrojtjes në procedurë, nëse në Republikën e Kosovës:
1.1. është kërkuar deponimi apo regjistrimi i saj;
1.2. është kryer deponimi apo regjistrimi i saj ;
1.3. në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare konsiderohet se është bërë deponim ose
regjistrimi i asaj të drejte.
NËNKAPITULLI VIII
DISPOZITAT E VEÇANTA: JURIDIKSIONI PËR DETYRIMET KONTRAKTORE DHE
JOKONTRAKTORE
Neni 146
Detyrimet kontraktore
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente edhe për konteste nga marrëdhëniet
kontraktore edhe nëse objekti i kontestit është detyrim që është përmbushur ose do të duhet të
përmbushet në Republikën e Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
60
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
2. Përvec nëse palët janë marrë vesh ndryshe, konsiderohet se vendi i përmbushjes së detyrimit
nga paragrafi 1 i këtij neni është në Republikën e Kosovës nëse:
2.1. te kontrata për shitje të mallit, sipas kontratës, malli ka qenë dërguar ose do të
duhej të dërgohet në Republikën e Kosovës;
2.2. te kontrata për dhënie të shërbimeve, sipas kontratës, shërbimi është dhënë ose
duhej të jepej në Republikën e Kosovës.
Neni 147
Kontratat e konsumatorëve
1. Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente edhe për kontestet te të cilat konsumatori
e padit ndërmarrësin, nëse konsumatori ka vendbanim në Republikën e Kosovës.
2. Për kontestet nga kontratat e konsumatorëve te të cilat ndërmarrësi është paditës, kurse
konsumatori është i paditur, gjykata e Republikës së Kosovës ka kompetencë ekskluzive nëse
konsumatori ka vendbanim në Republikën e Kosovës.
3. Nga dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni mund të bëhet shmangia vetëm në bazë të
marrëveshjes për kompetencë e cila:
3.1. është lidhur pas lindjes së kontestit;
3.2. i mundëson konsumatorit i cili nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës të
iniciojë procedurë para gjykatës së Republikës së Kosovës; ose
3.3. është lidhur midis konsumatorit dhe ndërmarrësit, ku në kohën e lidhjes së kontratës
të dyja palët kanë pasur vendbanim ose vendqëndrim të zakonshëm në shtetin e njëjtë
dhe parasheh kompetencë të gjykatës të atij shteti, me kusht që marrëveshja mos të
jetë në kundërshtim me të drejtën e atij shteti.
4. Dispozitat nga paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni aplikohen vetëm për kontestet nga:
4.1. kontrata për shitjen e mallit me pagesë në këste; ose
4.2. kontrata për hua e cila kthehet me këste ose në cilëndo formë tjetër të kredisë të
lejuar për shkak të financimit të shitjes së mallrave; ose
4.3. çdo rast tjetër te i cili kontrata lidhet me personin i cili kryen veprimtari tregtare
ose profesionale në Republikën e Kosovës ose i cili e orienton veprimtarinë e atillë
kah Republika e Kosovës ose kah më tepër shtete në mesin e të cilave është dhe
Republika e Kosovës, kurse kontrata përfshihet në ato suaza.
5. Dispozitat nga paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni nuk aplikohen në kontratat për transport,
përveç te kontratat te të cilat për çmim unik jepet shërbim i kombinuar për udhëtim dhe vendosje.
Neni 148
Kontratat individuale për punësim
1. Për kontestet e iniciuara nga marrëdhënia e punës kundër punëdhënësit, të cilat krijohen nga
kontrata individuale për punësim, gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente nëse:
1.1. punëtori zakonisht e kryen punën në Republikën e Kosovës ose e ka kryer në
Republikën e Kosovës; ose
1.2. punëtori si zakonisht e kryen punën nga Republika e Kosovës ose e ka kryer nga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
61
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
Republika e Kosovës dhe njësia afariste e punëdhënësit që ka angazhuar punëtorin
gjendet ose gjendej në Republikën e Kosovës.
2. Për kontestet nga kontrata individuale për punësim te të cilat punëdhënësi është paditës
kurse punëtori i paditur, gjykata e Republikës së Kosovës është ekskluzivisht kompetente nëse
punëtori ka vendbanim në Republikën e Kosovës.
3. Nga dispozita e paragrafit 2 të këtij neni mund të bëhet shmangie vetëm në bazë të
marrëveshjes për kompetencë e cila:
3.1. është lidhur pas krijimit të kontestit; ose
3.2. i mundëson punëtorit i cili nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës, që të
inicojë procedurë para gjykatës së Republikës së Kosovës.
Neni 149
Detyrimet jokontraktore
1.Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente te kontestet nga përgjegjësia jokontraktore
për dëmin nëse:
1.1. ngjarja e cila ka çuar në shkaktimin e dëmit ose dëmi është shkaktuar në Republikën
e Kosovës;
1.2. ngjarja e cila ka çuar në shkaktimin e dëmit ose dëmi pritet të ndodhë në territorin
e Republikës së Kosovës.
2. Dispozita nga paragrafi 1 i këtij neni zbatohet edhe te kontestet kundër kompanisë së sigurimit
për kompensim të dëmit personave të tretë në bazë të dispozitave nga përgjegjësia direkte e
siguruesit, si dhe te kontestet për kërkesat e regresit në bazë të kompensimit të dëmit kundër
borxhlinjëve të regresit.
Neni 150
Kompetenca në bazë të vendit të veprimtarisë së degës, përfaqësisë ose njësisë tjetër
afariste
Gjykata e Republikës së Kosovës është kompetente për kontestet që krijohen nga puna e
degës, përfaqësisë, ose njësisë tjetër afariste të të paditurit, e cila gjendet në Republikën e
Kosovës, kur i padituri nuk ka seli në Republikën e Kosovës.
KAPITULLI IV
DISPOZITAT TJERA PËR PROCEDURËN ME ELEMENT TË HUAJ
Neni 151
E drejta kompetente për procedurën
Në procedurën nga marrëdhëniet me element ndërkombëtar e cila zhvillohet para gjykatës ose
organit tjetër të Republikës së Kosovës zbatohet e drejta e Republikës së Kosovës.
Neni 152
Aftësia për të qenë palë dhe aftësia procedurale
1. Për aftësinë e veprimit dhe aftësinë procedurale të personit fizik kompetente është e drejta e
shtetit shtetas i të cilit është.
2. Nëse shtetasi i huaj nuk ka aftësi procedurale sipas dispozitave nga paragrafi 1 i këtij neni,
por ka aftësi procedurale sipas të drejtës së Republikës së Kosovës, vet mund të ndërmerr
veprime në procedurë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
62
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
3. Përfaqësuesi ligjor i shtetasit të huaj nga paragrafi 2 i këtij neni mund të ndërmerr veprime në
procedurë derisa shtetasi i huaj nuk deklaron se vet do ta udhëheq procedurën.
4. Për aftësinë për të qenë palë personi i huaj juridik kompetente është e drejta e paraparë në
nenin 23 të këtij ligji.
Neni 153
Sigurimi i shpenzimeve procedurale
(cautio iudicatum solvi)
1. Nëse personi pa shtetësi i cili nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës, shtetasi i huaj
ose personi juridik i cili nuk është i regjistruar në regjistrin e Republikës së Kosovës e fillon
procedurën para gjykatës së Republikës së Kosovës, është i detyruar që të paditurit, me
kërkesën e tij t’ia sigurojë shpenzimet e procedurës.
2. I padituri është i detyruar që kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni ta parashtroj më së voni
në seancën përgatitore, nëse seanca përgatitore nuk është mbajtur në seancën e parë për
shqyrtimin kryesor para se të lëshohet në seancë për çështjen kryesore, përkatësisht pasi ka
kuptuar se ka prezumime për kërkimin e sigurimit të shpenzimeve.
3. Sigurimi i shpenzimeve gjyqësore jepet në para, por gjykata mund të lejoj që sigurimi të jepet
edhe në formë tjetër të përshtatshme.
Neni 154
Lirimi nga detyrimi i sigurimit të shpenzimeve gjyqësore
1. I padituri nuk ka të drejtë në sigurimin e shpenzimeve gjyqësore nëse:
1.1. në shtetin shtetas i të cilit është paditësi, shtetasit e Republikës së Kosovës nuk
kanë detyrim që të japin sigurim;
1.2. paditësi e gëzon të drejtën e azilit apo ka statusin e refugjatit në Republikën e Kosovës;
1.3. kërkesëpadia i lidhet me kërkesën e paditësit nga marrëdhënia e tij e punës në
Republikën e Kosovës;
1.4. janë në pyetje konteste martesore, ose konteste për konstatimin ose mohimin e
atësisë ose amësisë, dhe nëse është në pyetje ushqimi ligjor, dhe
1.5. është në pyetje padia kambialore ose çekore, kundërpadia ose lëshimi i fletudhëtimit.
2. Në rast të dyshimit nëse shtetasit e Republikës së Kosovës, sipas paragrafit 1 të këtij neni
janë apo jo të detyruar që të japin garancion në shtetin shtetas i të cilit është paditësi, gjykata
mund të kërkojë sqarime nga organi kompetent për çështje të administrimit të drejtësisë.
Neni 155
Vendimi për sigurimin e shpenzimeve gjyqësore
1. Gjykata në vendimin me të cilin miratohet kërkesa për sigurimin e shpenzimeve gjyqësore
do ta caktoj edhe shumën e garancionit dhe afatin në të cilin garancioni duhet të jepet, kurse
paditësit do t’ia tërheq vërejtjen për pasojat që i parasheh ligji nëse nuk mund të dëshmohet se
garancioni është dhënë në afatin e caktuar.
2. Nëse paditësi në afatin e caktuar nuk dëshmon se ka dhënë garancion për shpenzimet
gjyqësore do të konsiderohet se padia është tërhequr.
3. I padituri i cili me kohë ka bërë kërkesë që paditësi t’ia sigurojë shpenzimet gjyqësore, nuk është
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
63
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
i detyruar që ta vazhdojë procedurën në çështjen kryesore derisa në mënyrë të plotfuqishme të
vendoset për kërkesën e tij, e nëse kërkesa miratohet derisa paditësi ta deponojë garancionin.
4. Nëse gjykata e refuzon kërkesën për sigurimin e shpenzimeve gjyqësore, mund të vendoset
që procedura të vazhdojë edhe para se vendimi për refuzim të bëhet i plotfuqishëm.
Neni 156
Lirimi nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore
Shtetasit e huaj kanë të drejtë të lirohen nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore nën kushte të
njejta si edhe shtetasit e Republikës së Kosovës.
PJESA E KATËRT
NJOHJA DHE EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË HUAJA GJYQËSORE
KAPITULLI V
KONCEPT
Neni 157
Vendimi i huaj gjyqësor
1. Vendim i huaj gjyqësor konsiderohet vendimi i gjykatës së shtetit të huaj.
2. Vendim i huaj gjyqësor sipas paragrafit 1 të këtij neni konsiderohet edhe marrëveshja
gjyqësore (ujdi gjyqësore).
3. Vendim i huaj gjyqësor konsiderohet edhe vendimi i organit tjetër i cili në shtetin ku është
nxjerrë barazohet me vendimin gjyqësor, përkatësisht marrëveshje gjyqësore, nëse me të
rregullohen marrëdhëniet e parapara në nenin 1 të këtij ligji.
Neni 158
Njohja
Vendimi i huaj gjyqësor është ekuivalent me vendimin e gjykatës së Republikës së Kosovës dhe
krijon efekte juridike në Republikën e Kosovës vetëm nëse e njeh gjykata e Republikës së Kosovës.
Neni 159
Kushtet dhe parimet e ekzekutimit të vendimeve të huaja gjyqësore
1. Kushtet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore, nga Gjykata kompetente
e Republikës së Kosovës janë të njëjta, me përjashtim të parimit të reciprocitetit, i cili vlen si
kusht, vetëm për ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore
2. Kushti i parimit të reciprocitetit sipas paragrafit 1 të këtij neni, përjashtohet në ato raste kur,
njëra nga palët është shtetas i Republikës së Kosovës, apo ka vendbanim apo vendqëndrim të
zakonshëm në Republikën e Kosovës.
KAPITULLI VI
KUSHTET PËR NJOHJE DHE EKZEKUTIM
NËNKAPITULLI I
KUSHTET QË ADRESOHEN NGA GJYKATA SIPAS DETYRËS ZYRTARE
Neni 160
Vërtetimi për plotfuqishmërinë dhe ekzekutueshmërinë
1. Parashtruesi i kërkesës për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor është i detyruar që propozimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
64
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor t’ia bashkangjis vendimin e huaj gjyqësor në origjinal, ose
kopje e tij të vërtetuar, dhe të parashtroj vërtetim nga gjykata e huaj kompetente, përkatësisht
organi tjetër, për plotëfuqishmërinë e vendimit sipas të drejtës së shtetit ku është nxjerrë.
2. Nëse me kërkesën për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor kërkohet të njihet edhe
ekzekutueshmëria e tij, parashtruesi i kërkesës për njohjen e vendimit përveç vërtetimit nga
paragrafi 1 i këtij neni duhet të parashtrojë edhe vërtetim për ekzekutueshmërinë e vendimit
sipas të drejtës në shtetet ku është nxjerrë.
3. Nëse origjinali i vendimit të huaj gjyqësor, ose përkthimi i vërtetuar nuk janë përpiluar në
gjuhën e cila nuk është në përdorim zyrtar në gjykatën para së cilës zhvillohet procedura për
njohjen e atij vendimi, pala e cila e kërkon njohjen e vendimit patjetër duhet ta parashtrojë edhe
përkthimin e vërtetuar të vendimit të huaj gjyqësor në gjuhën e cila është në përdorim zyrtar në
atë gjykatë.
Neni 161
Kompetenca ekskluzive e gjykatës së Republikës së Kosovës
Vendimi i huaj gjyqësor nuk do të njihet nëse për çështjen konkrete ka kompetencë ekskluzive
gjykata ose organi tjetër i Republikës së Kosovës, përveç nëse me këtë ligj palëve u lejohet që
të iniciojnë procedurë para gjykatës së huaj për kontest konkret për të cilin gjykata e Republikës
së Kosovës ka kompetencë ekskluzive.
Neni 162
Tejkalimi i kompetencës nga gjykata e huaj
Vendimi i gjykatës së huaj nuk do të njihet nëse gjykata e huaj kompetencën e bazon në rrethana
të cilat sipas këtij ose ligji tjetër të Republikës së Kosovës nuk janë të parapara për ekzistimin e
kompetencës së gjykatës së Republikës së Kosovës për zgjidhje të marrëdhënies me element
të huaj e të njëjtit lloj.
Neni 163
Vendimi i plotfuqishëm për çështjen e njëjtë midis palëve të njëjta
1. Vendimi i huaj gjyqësor nuk do të njihet nëse për çështjen e njëjtë gjykata ose organ tjetër i
Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim të plotfuqishëm ose nëse në Republikën e Kosovës
është njohur ndonjë vendim tjetër i huaj gjyqësor që është nxjerrë për çështjen e njëjtë dhe
midis palëve të njëjta.
2. Gjykata do ta ndërprej procedurën e njohjes së vendimit të huaj gjyqësor nëse para gjykatës
së Republikës së Kosovës është në zhvillim e sipër procedura e filluar më herët për çështje të
njëjtë dhe midis palëve të njëjta deri në përfundimin e plotfuqishëm të procedurës.
Neni 164
Mosekzekutimi i vendimeve të huaja gjyqësore
Vendimi i gjykatës së huaj nuk do të njihet dhe ekzekutohet nëse nuk rrjedh nga marrëdhëniet
juridike- private me element të huaj.
Neni 165
Cenimi i rendit publik
Vendimi i huaj gjyqësor, nuk njihet, nëse efekti i njohjes së tij dukshëm është në kundërshtim
me rendin publik të Republikës së Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
65
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
NËNKAPITULLI II
KUSHTET TË CILAT GJYKATA I ADRESON PAS KUNDËRSHTIMIT TË PALËVE
Neni 166
Mosrespektimi i të drejtës në mbrojtje
1. Gjykata e Republikës së Kosovës do ta refuzoj njohjen e vendimit të huaj gjyqësor, nëse
njëra nga palët dëshmon se:
1.1. për shkak të parregullsive në procedurë, nuk ka mundur të mbrohet në procedurë;
ose
1.2. ftesa, padia ose vendimi me të cilin fillohet procedura nuk i janë dorëzuar
personalisht, përkatësisht nuk është bërë përpjekje për dorëzim personal, përveç nëse
ai/ajo është lëshuar në shqyrtim për çështjen kryesore në procedurën e shkallës së
parë; ose
1.3. nuk është lënë kohë e mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes nga momenti i
dorëzimit të padisë deri në momentin e caktimit të seancës.
KAPITULLI VII
PROCEDURA PËR NJOHJEN E VENDIMEVE TË HUAJA
Neni 167
Inicimi i procedurës
1. Procedura për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor iniciohet me propozim.
2. Gjykata të cilës i dorëzohet propozim për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor do të përqendrohet
vetëm në konstatim se a janë plotësuar prezumimet nga nenet 160 deri në 165 të këtij ligji.
3. Njohjen e vendimit të huaj gjyqësor për çështje që u dedikohen statusit personal, mund të
kërkoj secili që ka interes juridik.
Neni 168
Gjykata kompetente
1. Për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore vendos gjykatësi individual i gjykatës themelore.
2. Për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore territorialisht është kompetente çdo gjykatë që
ka kompetencë lëndore.
Neni 169
Njohja e vendimeve të huaja gjyqësore si çështje paraprake në procedurë
Nëse për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor nuk është nxjerrë vendim i posaçëm, çdo gjykatë
për njohjen e atij vendimi mund të vendosë në procedurë si për çështje paraprake, por me efekt
vetëm për atë procedurë.
Neni 170
Zhvillimi i procedurës
1. Nëse gjykata të cilës i parashtrohet propozimi për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor
konstaton se nuk ka pengesa për njohje, do të nxjerr vendim për njohjen e vendimit të huaj
gjyqësor.
2. Gjykata do t’ia dorëzoj vendimin për njohje palës kundërshtare, përkatësisht pjesëmarrësve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
66
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
tjerë në procedurë në të cilën vendimi i huaj gjyqësor është nxjerrë, dhe do t’i këshillojë se
kundër vendimit për njohje mund të parashtrojnë kundërshtim në afat prej tridhjetë (30) ditë
nga dita e pranimit.
3. Pavarësisht nga paragrafi 2 i këtij neni, gjykata nuk do t’ia dorëzojë palës kundërshtare
vendimin për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor me të cilin është vendosur vetëm për
shkurorëzimin e martesës, nëse personi i cili e kërkon njohjen është shtetas i Republikës së
Kosovës, kurse pala kundërshtare nuk ka vendbanim apo vendqëndrim të zakonshëm në
Republikën e Kosovës.
Neni 171
Procedura pas kundërshtimit kundër vendimit për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor
Sipas kundërshtimit kundër vendimit për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor nga neni 170 i
këtij ligji, vendos gjykata që e ka nxjerrë vendimin për njohje në përbërje prej tre (3) gjyqtarëve.
Gjykata vendos sipas kundërshtimit pas mbajtjes së seancës.
Neni 172
Ankesa
Kundër vendimit me të cilin gjykata e ka refuzuar propozimin për njohje dhe kundër vendimit për
kundërshtim nga neni 171 i këtij ligji, është e lejuar ankesa në gjykatën kompetente të apelit në
afat prej pesëmbdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të vendimit.
Neni 173
Shpenzimet e procedurës
Për shpenzimet e procedurës për njohjen e vendimit të huaj gjyqësor gjykata vendos sipas
rregullave që do të aplikoheshin në rastin kur në çështjen e njëjtë do të vendoste gjykata ose
organ tjetër i Republikës së Kosovës.
Neni 174
Aplikimi i rregullave të procedurës jo kontestimore
Nëse në këtë kapitull nuk ka dispozita të posaçme, dispozitat nga procedura jokontestimore në
mënyrë adekuate aplikohen te procedura për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore.
Neni 175
Ekzekutimi i vendimit të gjykatës së huaj
Vendimin e gjykatës së huaj të cilin gjykata e Republikës së Kosovës e ka njohur sipas procedurës
së paraparë në nenet 167 deri 173 të këtij ligji, ekzekutohet sipas ligjeve të Republikës së
Kosovës që e rregullojnë ekzekutimin.
PJESA E PESTË
DISPOZITAT E POSAÇME
Neni 176
Lidhja e martesës pranë përfaqësisë së autorizuar konsullore ose diplomatike të
Republikës së Kosovës
1. Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të lidhin martesë jashtë vendit pranë përfaqësisë
konsullore të autorizuar, ose pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës e cila
kryen shërbime konsullore juridike, nëse nuk e kundërshton shteti ku gjendet përfaqësia e
Republikës së Kosovës ose nëse kjo çështje është e rregulluar me marrëveshje ndërkombëtare.
2. Ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për punë të jashtme
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
67
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
do t’i caktojë përfaqësitë e Republikës së Kosovës pranë të cilave mund të lidhen martesa
jashtë vendit ndërmjet shtetasve të Republikës së Kosovës.
Neni 177
Kryerja e punëve të kujdestarisë për shtetasit e Republikës së Kosovës që gjenden
jashtë vendit
Punët e kujdestarisë për shtetasit e Republikës së Kosovës që gjenden jashtë vendit i kryen
përfaqësia konsullore ose përfaqësia diplomatike e Republikës së Kosovës nëse atë nuk e
kundërshton shteti në të cilin gjendet përfaqësia e Republikës së Kosovës, ose nëse kjo është
e rregulluar me marrëveshjen ndërkombëtare.
Neni 178
Përpilimi i testamentit të shtetasit të Republikës së Kosovës jashtë vendit
Shtetasit të Republikës së Kosovës mund t’i përpilohet një testament jashtë vendit, sipas
dispozitave që vlejnë për përpilimin e testamentit gjyqësor, nga përfaqësia konsullore ose
diplomatike e Republikës së Kosovës që kryen punë konsullore – juridike.
Neni 179
Vërtetimi i nënshkrimeve, dorëshkrimeve dhe përshkrimeve nga përfaqësia konsullore
ose diplomatike e Republikës së Kosovës
1. Përfaqësitë konsullore të Republikës së Kosovës ose përfaqësitë diplomatike të Republikës
së Kosovës që kryejnë punë konsullore juridike mund ta bëjnë vërtetimin e nënshkrimeve,
dorëshkrimeve dhe përshkrimeve në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare dhe dispozitat e
vendit të pranimit.
2. Ministri që udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për punë të jashtme e
cakton mënyrën e kryerjes së punëve nga paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 180
Lëshim i Çertifikatave për dispozitat në fuqi ose që kanë qenë në fuqi në Republikën e
Kosovës
1. Çertifikatë për dispozitat që janë në fuqi ose që kanë qenë në fuqi në Republikën e Kosovës,
për aplikimin e tyre nga organi i shtetit të huaj, lëshon organi i administratës shtetërore kompetent
për punët e drejtësisë.
2. Në çertifikatën nga paragrafi 1 i këtij neni shënohet emri i aktit, data kur është nxjerrë,
përkatësisht kur ka pushuar të aplikohet dhe teksti saktë i dispozitave relevante të atij akti
PJESA E GJASHTË
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 181
Aplikimi i ligjit
1. Dispozitat e këtij ligji për caktimin e të drejtës kompetente nuk do të aplikohen për marrëdhëniet
e krijuara para se të hyjë në fuqi ky ligj.
2. Nëse para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji është nxjerrë aktgjykim i plotfuqishëm i shkallës
së parë, ose aktvendim me të cilin procedura para gjykatës së shkallës së parë përfundon,
procedura e mëtutjeshme do të vazhdohet sipas dispozitave të deri atëhershme në fuqi për
kompetencën dhe procedurën për marrëdhëniet me element ndërkombëtar dhe dispozitave për
njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 / 5 SHTATOR 2022, PRISHTINË
68
LIGJI NR.08/L-028 PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
3. Nëse pas ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji abrogohet vendimi i shkallës së parë nga paragrafi
2 i këtij neni, procedura e mëtutjeshme do të zhvillohet sipas dispozitave për kompetencën
dhe procedurën në çështjet me element ndërkombëtar dhe sipas dispozitave për njohjen e
vendimeve të huaja gjyqësore të këtij ligji.
Neni 182
Shfuqizimi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet ligji për zgjidhjen e kolizionit të ligjeve me dispozitat e
vendeve të tjera në marrëdhënie të caktuara.
Neni 183
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr.08/L-028
4 gusht 2022
Shpallur me dekretin Nr. DL-292/2022, datë 22.08.2022 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu