KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
1
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032
I PROCEDURËS PENALE
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
KODIN E PROCEDURËS PENALE
PJESA E PARË
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
KAPITULLI I
PARIMET THEMELORE DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
Qëllimi dhe Fushëveprimi
1. Qëllimi i këtij Kodi është përcaktimi i rregullave të procedurës penale të cilat janë të
detyrueshme për punën e gjykatave, prokurorisë së shtetit si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në
procedurën penale të paraparë me këtë Kod.
2. Me këtë Kod caktohen rregullat që garantojnë se asnjë person i pafajshëm nuk do të dënohet,
ndërsa dënimi ose sanksioni tjetër penal mund t’i shqiptohet vetëm personit i cili ka kryer vepër
penale sipas kushteve të parapara me Kodin Penal dhe me ligjet tjera të Kosovës në bazë të
të cilave janë paraparë veprat penale sipas procedurës së zbatuar në mënyrë të drejtë dhe të
ligjshme para gjykatës kompetente.
3. Para marrjes së aktgjykimit të formës së prerë, liritë dhe të drejtat tjera të personit mund të
kufizohen vetëm sipas kushteve të përcaktuara në këtë Kod.
4. Ky Kod është në përputhshmëri me:
4.1. Vendimin Kornizë të Këshillit për luftimin e krimit të organizuar (Vendimi 2008/841/
JHA);
4.2. Vendimin Kornizë të Këshillit për luftimin e formave dhe shprehjeve të caktuara të
racizmit dhe ksenofobisë përmes legjislacionit penal (Vendimi 2008/913/JHA);
4.3. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për të drejtën në interpretim dhe
përkthim në procedurë penale (Direktiva 2010/64/EU);
4.4. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për luftimin e abuzimit seksual dhe
shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve (Direktiva 2011/93/EU);
4.5. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për të drejtën në informim në
procedurë penale (Direktiva 2012/13/EU);
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
2
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4.6. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për vendosjen e standardeve minimale
për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit (Direktiva 2012/29/EU);
4.7. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për të drejtën e qasjes në avokat në
procedurë penale dhe në procedurë të urdhër arrestit Evropian, dhe për të drejtën për të
informuar një palë të tretë për privimin e lirisë dhe për të komunikuar me palë të treta dhe
autoritetet konsullore gjatë kohës së privimit të lirisë (Direktiva 2013/48/EU);
4.8. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për ngrirjen dhe konfiskimin e
instrumentaliteteve dhe të ardhurave nga krimi në Bashkimin Evropian (Direktiva
2014/42/EU);
4.9. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për mbrojtjen e euros dhe valutave
tjera nga falsifikimi përmes legjislacionit penal (Direktiva 2014/62/EU);
4.10. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për fuqizimin e aspekteve të caktuara
të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për të qenë prezent në gjykim në procedurë
penale (Direktiva 2016/343);
4.11. Direktivën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për ndihmë juridike për personat e
dyshuar dhe akuzuar në procedurë penale dhe për personat e kërkuar në procedurën e
urdhër arrestit Evropian (Direktiva 2016/1919);
4.12. Direktivën e Parlamentit dhe Këshillit për luftimin e terrorizmit (Direktiva 2017/541).
Neni 2
Shqiptimi i sanksionit penal nga gjykata kompetente e pavarur dhe e paanshme
Vetëm gjykata kompetente, e pavarur dhe e paanshme e themeluar me ligj mund t’i shqiptojë
dënim ose sanksion tjetër penal kryerësit të veprës penale në procedurë të filluar dhe të zbatuar
sipas këtij Kodi.
Neni 3
Prezumimi i pafajësisë së të pandehurit dhe In Dubio Pro Reo

1. Çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të
vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
2. Mëdyshjet lidhur me ekzistimin e fakteve të rëndësishme për çështjen ose për zbatimin e
ndonjë dispozite të ligjit penal interpretohen në favor të të pandehurit dhe të drejtave të tij sipas
këtij Kodi dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Neni 4
Ne Bis In Idem
1. Askush nuk mund të ndiqet dhe të dënohet për vepër penale për të cilën është liruar ose për
të cilën është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, përkatësisht nëse procedura
penale kundër tij është pushuar me vendim të formës së prerë të gjykatës ose aktakuza është
refuzuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
2. Me përjashtim të rasteve kur me këtë Kod është paraparë ndryshe, vendimi gjyqësor i formës
së prerë mund të ndryshohet me mjete të jashtëzakonshme juridike.
3. Nenet 1 dhe 2 të Kodit Penal zbatohen përshtatshmërisht.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
3
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 5
Gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe në afat të arsyeshëm

1. Çdo person i dyshuar ose të akuzuar i garantohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm.
2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo
keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.

3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar
në kohën sa më të shkurtër të mundshme.
4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest, menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për
arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të
gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos
për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi.
Neni 6
Veprimet fillestare dhe fillimi i procedurës penale
1. Veprimet fillestare të policisë mund të fillohen nga zyrtari i policisë në pajtim me nenet 70 – 78
dhe 82-83 të këtij Kodi
2. Procedura penale fillohet vetëm me vendim të prokurorit të shtetit kur ekziston dyshim i
arsyeshëm se është kryer vepër penale ose kur është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë sipas
dispozitave të këtij Kodi.
3. Prokurori i shtetit mund të fillojë procedurën penale në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni pas
marrjes së informacionit nga policia, institucioni tjetër publik, institucioni privat, qytetari, media,
nga informacioni i marrë në një procedurë tjetër penale ose pas ankimit ose propozimit të të
dëmtuarit ose viktimës.
Neni 7
Detyrimi i përgjithshëm për vërtetimin e plotë dhe të saktë të fakteve

1. Gjykata, prokurori i shtetit dhe policia të cilët marrin pjesë në procedurën penale detyrohen që
saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetojnë faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit
të ligjshëm.
2. Sipas dispozitave të parapara me këtë Kod, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia që marrin
pjesë në procedurë penale detyrohen që me vëmendje dhe me përkushtim maksimal profesional
dhe me përkujdesje të njëjtë të vërtetojnë faktet kundër të pandehurit si dhe ato në favor të
tij, dhe para fillimit të procedurës dhe gjatë zhvillimit të saj t’i mundësojnë të pandehurit dhe
mbrojtësit të tij shfrytëzimin e të gjitha fakteve dhe provave që janë në favor të të pandehurit.
Neni 8
Parimi i pavarësisë së gjykatës

1. Gjykata në punën e saj është e pavarur dhe vendos në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
2. Gjykata merr vendim në bazë të provave që shqyrtohen dhe verifikohen në shqyrtim gjyqësor.
Neni 9
Barazia e palëve

1. Nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe prokurori i shtetit në procedurë
penale kanë pozitë të barabartë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
4
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. I pandehuri ka të drejtë të deklarohet dhe atij duhet t’i lejohet deklarimi për të gjitha faktet
dhe provat që e ngarkojnë dhe t’i paraqesë të gjitha faktet dhe provat që janë në favor të tij.
Ai ka të drejtë që të kërkojë nga prokurori i shtetit të thërret dëshmitarë në emër të tij. Ai ka të
drejtë t’i marrë në pyetje dëshmitarët kundër tij dhe të kërkojë praninë dhe marrjen në pyetje të
dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta që vlejnë për dëshmitarët kundër tij.
3. I dëmtuari ose viktima ka të drejtë dhe i lejohet të bëjë deklaratë për të gjitha faktet dhe
provat, ai ka të drejtë të marrë në pyetje dëshmitarët, ekspertët, dhe të kërkojë nga prokurori i
shtetit që të thirren dëshmitarët.
4. Nëse prokurori i shtetit vlerëson se gjatë hetimit janë mbledhur prova të mjaftueshme që
mbështesin dyshimin e bazuar mirë për të vazhduar në shqyrtim gjyqësor, prokurori i shtetit
harton aktakuzën dhe paraqet faktet mbi të cilat ai e bazon aktakuzën dhe siguron provat për
këto fakte.
Neni 10
Njoftimi për shkaqet e akuzës, mos detyrimi për vetëfajësim dhe ndalesa kundër
imponimit për pranim të fajit
1. Gjatë arrestimit të tij dhe marrjes në pyetje për herë të parë, paraqitjes së parë ose njoftimit
të parë se ai është i pandehur në procedurën penale, i pandehuri menjëherë njoftohet në hollësi
për llojin dhe shkaqet e akuzës kundër tij në gjuhën që ai e kupton.
2. Gjatë arrestimit të tij dhe gjatë marrjes në pyetje për herë të parë, paraqitjes së parë ose
njoftimit të parë se ai është i pandehur në procedurën penale ose në çdo kohë gjatë procedurës
penale, i pandehuri nuk ka detyrim të paraqesë mbrojtjen e vet ose të përgjigjet në ndonjë pyetje,
dhe nëse mbrohet, nuk është i detyruar të akuzojë vetveten ose të afërmit e tij e as të pranojë
fajësinë. Kjo e drejtë nuk përfshin rastin kur i pandehuri hyn vullnetarisht në marrëveshje për të
bashkëpunuar me prokurorin e shtetit.
3. Nga i pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë ndalohet dhe dënohet sipas
ligjit në fuqi imponimi i pranimit të fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me anë të torturës, forcës,
kanosjes apo nën ndikimin e drogës ose masave të tjera të ngjashme.
Neni 11
Përshtatshmëria e mbrojtjes

1. I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes.
2. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit i cili është
anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas zgjedhjes së tij.
3. Në qoftë se i pandehuri nuk angazhon mbrojtës për të siguruar mbrojtjen e tij, kurse
mbrojtja është e detyrueshme, të pandehurit i caktohet mbrojtës i pavarur, me përvojë dhe me
kompetencë në përputhje me llojin e veprës penale dhe sipas kushteve të parapara me këtë
Kod.
4. Sipas kushteve të parapara me këtë Kod, të pandehurit i cili nuk mund t’i paguajë shpenzimet
e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës, me kërkesë të tij i caktohet
një mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, që
paguhet nga mjetet e buxhetit, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.
5. Gjykata ose organi tjetër kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të
pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të parë, paraqitja e
parë ose njoftimi i parë se ai është i pandehur në procedurën penale, ashtu siç parashihet me
këtë Kod.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
5
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
6. Në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, çdo person i privuar nga liria ka të drejtë në shërbimet e
mbrojtësit që nga arresti.
Neni 12
Ligjshmëria e privimit nga liria dhe vendosja në procedurë të përshpejtuar

1. Askujt nuk mund t’i hiqet apo kufizohet liria, përpos rasteve dhe në pajtim me procedurën e
përcaktuar me ligj.
2. Çdo person i privuar nga liria me arrest ose me ndalim, ka të drejtë të kundërshtojë, sipas
procedurës së paraparë me këtë Kod, ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij, për të cilën
vendos gjykata në procedurë të përshpejtuar ose urdhëron lirimin e tij kur ndalimi është i
paligjshëm.
Neni 13
Të drejtat e personit të privuar nga liria

1. Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për:
1.1. arsyet e arrestit të tij;
1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe
1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose
personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij.

2. Personi i privuar nga liria me dyshimin se ka kryer vepër penale sillet menjëherë para gjyqtarit
dhe jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga arresti, ndërsa ai ka të drejtë në gjykim
brenda një kohe të arsyeshme ose të lirohet në pritje të gjykimit.
3. Personi i privuar nga liria gëzon të drejtat e parapara me këtë nen gjatë gjithë kohës së
heqjes së lirisë. Këto të drejta mund të hiqen vetëm nëse heqja dorë bëhet me shkrim në
mënyrë vullnetare pasi të jetë informuar më parë për të drejtat e tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave
nuk varet as nga vendimi i mëparshëm i mundshëm i personit lidhur me heqjen dorë nga të
drejtat e caktuara dhe as nga koha e njoftimit për këto të drejta.
Neni 14
Gjuhët dhe shkrimi
1. Gjuha dhe shkrimet që mund të përdoren në procedurë penale janë gjuha shqipe dhe serbe,
përveç nëse parashihet ndryshe me ligj.
2. Personi që merr pjesë në procedurë penale i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën në të
cilën zhvillohet procedura, ka të drejtë të flasë gjuhën e vet dhe të jetë i informuar nëpërmjet
përkthimit pa pagesë me faktet, provat dhe procedurën. Përkthimi duhet të jetë i cilësisë së
mjaftueshme për të garantuar paanshmërinë e procedurës dhe sigurohet përmes një përkthyesi
të pavarur.
3. I pandehuri, i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e procedurës, ka të drejtë në përkthim të
cilësisë së mjaftueshme në mënyrë që të garantohet paanshmëria e procedurës, veçanërisht
për të siguruar që ai ka njohuri të rastit kundër tij dhe është në gjendje të ushtrojë të drejtën e
tij të mbrojtjes.
4. I pandehuri, i cili nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e procedurës, ka të drejtën e përkthimit
për komunikim me mbrojtësin e tij, nëse ai nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën e të pandehurit:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
6
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4.1. kur i pandehuri merret në pyetje;
4.2. gjatë cilësdo seance dëgjimore; ose
4.3. kur paraqet parashtresë me shkrim ose ankesë.
5. Personi nga paragrafi 2, 3 dhe 4 i këtij neni njoftohet për të drejtën e tij në përkthim. Ai mund
të heqë dorë nga kjo e drejtë nëse e di gjuhën në të cilën zhvillohet procedura gjyqësore.
Nëse personi është i pandehur, heqja dorë e tillë bëhet pasi ai të ketë marrë këshilla ligjore
paraprake ose nëse ka njohuri të plota për pasojat e heqjes dorë të tillë dhe që heqja dorë është
e qartë dhe e dhënë vullnetarisht. Njoftimi për këtë të drejtë dhe deklarata e pjesëmarrësit ose
të pandehurit shënohet në procesverbal.
6. Personi nga paragrafi 2, 3 dhe 4 i këtij neni ka të drejtë të kërkojë përkthim të ri nga gjyqtari
kompetent ose organi tjetër i cili zhvillon procedurën penale, nëse cilësia e përkthimit nuk është
e mjaftueshme për të mbrojtur paanshmërinë e procedurës.
7. Deklaratat, ankesat dhe parashtresat tjera mund të dorëzohen në gjykatë në gjuhën shqipe
ose serbe, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj.
8. Të pandehurit dhe personit i cili është në vuajtje të dënimit i cili nuk e kupton gjuhën e
procedurës duhet siguruar, brenda një periudhe të arsyeshme kohore, përkthimin e thirrjeve
gjyqësore, vendimeve dhe parashtresave, në tërësi ose pjesërisht, varësisht nga fakti nëse
ato janë relevante për qëllimin e mundësimit të të pandehurit ose personit që është në vuajtje
të dënimit të ketë njohuri të rastit kundër tij, në gjuhën të cilën ai e përdor në procedurë, ose
dokumenteve të tjera të cilat janë thelbësore për të siguruar që ai të jetë në gjendje të ushtrojë të
drejtën e tij të mbrojtjes dhe të sigurohet paanshmëria e procedurave. Dokumentet thelbësore
përfshijnë çdo vendim i cili e privon personin nga liria, çdo aktakuzë dhe çdo aktgjykim.
9. Në vend të përkthimit me shkrim, mund të bëhet përkthimi ose përmbledhja gojarisht
e dokumenteve thelbësore të parapara në paragrafin 8 të këtij neni, nëse përkthimi ose
përmbledhja e tillë nuk paragjykon paanshmërinë e procedurës.
10. I pandehuri ka të drejtë të ushtrojë ankesë kundër vendimit me të cilin i mohohet përkthimi.
11. Shtetasi i huaj që ndodhet në paraburgim mund t’i dorëzojë gjykatës parashtresat në gjuhën
që e kupton para, gjatë dhe pas shqyrtimit gjyqësor.
Neni 15
E drejta në rehabilitim dhe kompensim

Çdo person i cili është dënuar, arrestuar, ndaluar ose paraburgosur në mënyrë të paligjshme
ka të drejtë në rehabilitim të plotë, kompensim të drejtë nga mjetet buxhetore dhe në të drejta
të tjera të parapara me ligj.
Neni 16
Detyrimi i gjykatës për të njoftuar palët

Gjykata detyrohet të njoftojë të pandehurin ose pjesëmarrësin tjetër në procedurë për të drejtat
që u përkasin sipas këtij Kodi, si dhe për pasojat e mosveprimit të tyre nëse ata, për shkak të
mosdijes, nuk ndërmarrin veprimin e duhur në procedurë ose nuk i shfrytëzojnë të drejtat e tyre.
Neni 17
Fillimi dhe kohëzgjatja e pasojave që kufizojnë të drejtat

Kur dihet se fillimi i procedurës penale ka për pasojë kufizimin e disa të drejtave të caktuara
dhe kur procedura penale zhvillohet për ndonjë vepër penale për të cilën është paraparë dënimi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
7
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
me më shumë se tre (3) vjet burgim, pasoja e tillë hyn në fuqi nga momenti i konfirmimit të
aktakuzës, po qe se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. Nëse procedura penale zhvillohet
për ndonjë vepër penale për të cilën është paraparë dënim me gjobë ose dënim me burgim
deri në tre (3) vjet, pasoja e tillë hyn në fuqi nga dita kur aktgjykimi dënues merr formë të prerë,
përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj.
Neni 18
Çështjet Paraprake
1. Në qoftë se zbatimi i ligjit penal varet nga një vendim paraprak nga gjykata në ndonjë
procedurë tjetër e cila është duke u zhvilluar apo nga organi tjetër publik, gjykata e cila ka
kompetencë në çështjen penale vetë mund të marrë vendim për çështjen e tillë në pajtim me
dispozitat e zbatueshme për provat në procedurë penale. Vendimi i tillë zbatohet vetëm për atë
çështje penale që është duke u gjykuar nga kjo gjykatë.

2. Kur gjykata në ndonjë procedurë tjetër ose organi tjetër publik ka marrë një vendim mbi
një çështje paraprake të këtij lloji, vendimi i tillë nuk është detyrues për gjykatën e cila gjykon
çështjen penale për të vendosur nëse është kryer vepër penale.
Neni 19
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë Kod kanë këto kuptime:

1.1. Zyrtari i autorizuar i policisë - zyrtari i policisë apo cilido pjesëtar i Policisë së Kosovës
apo pjesëtari i ndonjë shërbimi tjetër të autorizuar për të zhvilluar hetime penale ose për
të ekzekutuar vendimin e prokurorit të shtetit apo të gjykatës.

1.2. Çështje e ndërlikuar - Çdo rast që përfshin, inter alia, më shumë se dhjetë të
pandehur, aktivitet të organizuar kriminal, korrupsion, ose hetimi i së cilës kërkon prova
të shumta mjeko-ligjore, analiza kontabiliteti ose bashkëpunim ndërkombëtar.
1.3. I dyshuar - personi për të cilin policia ose prokurori i shtetit dyshojnë se ka kryer
vepër penale, por ndaj të cilit nuk është filluar hetim.
1.4. I pandehur - personi kundër të cilit zbatohet procedura penale. Shprehja “i pandehur”
po ashtu përdoret në këtë Kod edhe si shprehje e përgjithshme për të “pandehurin”,
“akuzuarin” dhe “personin e dënuar”.

1.5. I akuzuar - personi kundër të cilit është paraqitur aktakuza dhe është caktuar
shqyrtimi gjyqësor.

1.6. Person i dënuar - personi i cili me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës është
shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale.

1.7. I dëmtuar ose viktima - personi i cili ka pësuar dëm, duke përfshirë dëmtimin fizik,
mendor ose emocional ose humbjen ekonomike të shkaktuar nga vepra penale, dhe
anëtarët e familjes së personit, vdekja e të cilit është shkaktuar drejtpërdrejt nga vepra
penale dhe që kanë pësuar dëm si rezultat i vdekjes së atij personi.
1.8. Dyshim i arsyeshëm - njohuri për informacionin që do të bindte një vëzhgues objektiv
që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do të
ndodhë dhe se personi në fjalë mund të kryejë ose mund të ketë kryer veprën penale. Se
çfarë mund të konsiderohet si “e arsyeshme” do të varet nga të gjitha rrethanat.
1.9. Dyshim i bazuar - njohuri për informacionin që do të bindte një vëzhgues objektiv
që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
8
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
të ndodhë dhe se personi në fjalë ka më shumë gjasa që të ketë kryer veprën penale
se sa që të mos e ketë kryer atë. Dyshimi i bazuar duhet të mbështetet në prova të
artikulueshme.

1.10. Shkak i bazuar - njohuri për informacionin që do të bind një vëzhgues objektiv që
një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do të
ndodhë dhe se personi në fjalë ka gjasë të konsiderueshme të ketë kryer veprën penale.
Shkaku i bazuar duhet të mbështetet në prova të artikulueshme.
1.11. Gjasa reale - baza për urdhër për kontroll ose për të justifikuar ndërhyrjen e qeverisë
në privatësinë e ndonjë personi. Posedimi i provave të pranueshme që do të bindte
një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të
konsiderueshme që do të ndodhë dhe se personi në fjalë ka gjasë të konsiderueshme të
ketë kryer veprën penale.
1.12. Dyshimi i bazuar mirë - nënkupton bazën për ngritjen e aktakuzës. Posedimi i
provave të pranueshme që do të bindte një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka
ndodhur dhe që është kryer nga i pandehuri.
1.13. Kompensimi - kompensimi i dëmeve nga personi i dënuar. Në fund të një procedure
penale, gjykata urdhëron të pandehurin i cili është shpallur fajtor për një vepër penale që
të kompensojë të dëmtuarin apo të dëmtuarit për dëmet që rezultojnë drejtpërdrejt apo
në mënyrë të tërthortë nga vepra penale.
1.14. Dëmi - dëmi që drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë rezulton nga një veprim
kriminal, duke përfshirë humbjen e pronës, humbjen e fitimit, heqjen e lirisë, dëmtimin
fizik, dëmtimin psikik apo humbjen e jetës së bashkëshortit ose anëtarit të familjes së
afërme. Shuma e dëmit do të vërtetohet nga mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i
viktimës apo prokurori i shtetit. Gjykata mund të urdhërojë pagesën e dëmit bazuar në
një vlerësim të arsyeshëm të vlerës monetare të dëmit të drejtpërdrejtë ose të shkaktuar
në mënyrë të tërthortë si pasojë e veprës penale.
1.15. Palë në procedurë - prokurori i shtetit, i pandehuri dhe i dëmtuari ose viktima. I
pandehuri nuk konsiderohet palë sipas nenit 384 të Kodit Penal të Kosovës.
1.16. Fëmijë - person që është nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, në pajtim me Kodin
e Drejtësisë për të Mitur.

1.17. I mitur - person që është i moshës mes katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë
(18) vjet, në pajtim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
1.18. Organi publik - një organ i Republikës së Kosovës ose një organ njëjtë i autorizuar
për të vepruar sipas Ligjit për Policinë apo Ligjit për Kompetencat, Përzgjedhjen e
Rasteve dhe Caktimin e Lëndëve të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të EULEX-it në Kosovë.
1.19. Kontroll intim - kontrolli i cili përbëhet nga kontrolli fizik i zgavrave të trupit të
personit, përveç gojës.
1.20. Gjyqtari kompetent - gjyqtari i cili sipas këtij Kodi ka përgjegjësi për çështjen në
fjalë. Në shumicën e rrethanave, ky do të jetë gjyqtari që mbikëqyrë fazën e procedurës
penale.
1.21. Kolegji shqyrtues - kolegji i përbërë prej tre gjyqtarësh i cili formohet nga departamenti
i njëjtë ose nga gjykata themelore për të shqyrtuar dhe vendosur mbi një kundërshtim
ose ankesë kundër urdhrit ose aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake.
1.22. Trupi gjykues - trupi i përbërë prej kryetarit të trupit gjykues dhe dy (2) gjyqtarëve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
9
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
profesional të cilët shqyrtojnë provat dhe gjykojnë gjatë shqyrtimit gjyqësor.

1.23. Gjyqtari i procedurës paraprake - gjyqtari i cili është caktuar në fazën e hetimit.

1.24. Kryetari i trupit gjykues - gjyqtari në departamentin e krimeve të rënda të gjykatës
themelore i cili pranon aktakuzën, merr vendim për të gjitha propozimet paraprake dhe
të provave në shqyrtimin fillestar dhe kryeson trupin gjykues që gjykon në shqyrtimin
gjyqësor.

1.25. Gjyqtari i vetëm gjykues - gjyqtari në departamentin e përgjithshëm të gjykatës
themelore i cili pranon aktakuzën, merr vendim për të gjitha propozimet paraprake dhe të
provave në shqyrtimin fillestar dhe gjykon në shqyrtim gjyqësor.

1.26. Programi për Kompensimin e Viktimave të Krimit - program i përcaktuar me Ligjin
për Kompensimin e Viktimave të Krimit me qëllim të kompensimit të viktimave të krimeve
të dhunshme nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në Ligj.
1.27. Mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës - përfaqësuesi i autorizuar i të
dëmtuarit ose viktimës i cili përfaqëson interesat e të dëmtuarit ose viktimës para, gjatë
dhe pas procedurës penale, e sipas nevojës edhe në procedurat tjera të ndërlidhura.
1.28. Përmbledhja, transkripti, regjistrimi – tri (3) lloje të procesverbaleve. Përmbledhja
është një përshkrim i saktë i asaj se çfarë ka thënë një person. Transkripti është regjistrim
fjalë për fjalë i asaj çfarë ka thënë një person. Regjistrimi mund të jetë regjistrim audio
apo video me anë të mjeteve elektronike që mundëson përsëritjen e saktë të fjalëve që
ka thënë një person.
1.29. Mbrojtësi kryesor - kur një palë përfaqësohet nga më shumë se një mbrojtës, një
dhe vetëm një mbrojtës përfaqëson palën para gjykatës ose gjatë procedurave penale.
1.30. Thelbësisht të pambështetshme - prova apo informata është thelbësisht e
pambështetshme nëse origjina e provës apo informatës është e panjohur, bazohet në
thashetheme apo në dukje të parë prova apo informata është e pamundshme ose e
pabesueshme.
1.31. Artikulueshëm - kur informata apo prova duhet të jetë e artikulueshme, pala e cila
paraqet informacionin apo provën duhet të specifikojë në detaje informatën apo provën
në të cilën mbështetet.
1.32. Mbështetje e provave - dokument i paraqitur nga pala në mbështetje të dëshmisë
apo provës që nuk është drejtpërdrejtë e arritshme në shqyrtim gjyqësor. Mbështetja e
provave cakton prova tjera të pranishme që mbështesin dëshminë apo provën në fjalë.
Mbështetja e provave ka për qëllim të tregojë se prova në fjalë nuk do të ishte prova e
vetme apo vendimtare në mbështetje të aktgjykimit me të cilin i pandehuri shpallet fajtor.
1.33. Aktakuzë e drejtpërdrejtë - aktakuzë e ngritur pa zbatim të hetimeve siç përcaktohet
me nenin 99 paragrafi 2 lidhur me nenin 234 paragrafin 1 të këtij Kodi.
1.34. Sekuestrim i përkohshëm - është statusi ligjor i provës apo pasurisë së specifikuar
që është ndalur nga policia dhe që është nën kontrollin apo mbajtjen e policisë qoftë në
bazë të kontrollit apo në bazë të urdhrit ndalues të përkohshëm të lëshuar nga prokurori
i shtetit në pajtim me nenin 260 paragrafi 4 të këtij Kodi.
1.35. Konfiskim - konfiskimi i përhershëm i pasurisë, i urdhëruar me vendim të formës së
prerë të gjykatës kompetente në pajtim me këtë Kod.
1.36. Pasuri e specifikuar - mjeti, dobia pasurore, dhurata e njollosur ose pasuria që
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
10
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
mund t’i nënshtrohet kërkesës nga prokurori i shtetit në bazë të nenit 273 ose nenit 275
të këtij Kodi.
1.37. Pasuri - çfarëdo që ka vlerë, qoftë materiale apo jomateriale, të luajtshme apo të
paluajtshme, përfshirë por pa u kufizuar në:
1.37.1.pronën, tokën, ndërtesat, apartamentet, shtëpitë, monedhat, stolitë, metalet
e çmueshme, llogaritë bankare, makinat e çfarëdo lloji, aeroplanët, aksionet,
letrat me vlerë, bonot, borxhet, pronën intelektuale të çfarëdo forme, instrumentet
monetare përfshirë monedhat, paratë e gatshme, çeqet e udhëtarëve, çeqet
personale, kreditë bankare, urdhërpagesat bankare, çeqet bankare, urdhërpagesat,
çeqet e arkës të çfarëdo lloji, letrat e kredisë dhe/ose letrat me vlerë investimi apo
instrumentet e negocueshme, në formë të bartësit apo në formë të tillë që titulli mbi
to kalon pas dorëzimit, çfarëdo interesi, dividendë ose të ardhura apo vlera tjera që
rrjedhin ose krijohen nga pasuritë e tilla;
1.37.2. instrumentet ligjore të cilat dëshmojnë interes në ndonjë pasuri, përfshirë
por pa u kufizuar në titullin, pronësinë, hipotekën, servitutin apo interesin në ndonjë
pasuri, dhe të drejtën e shfrytëzimit të pronës në pronësi shoqërore, pronësi
publike dhe pronësi shtetërore.
1.38. Mjet i veprës penale – nënkupton:
1.38.1. Pasuritë e përdorura për kryerjen e ndonjë veprimi në drejtim të veprës
penale, përfshirë pasurinë e përdorur për të udhëtuar në apo nga vendi në të cilin
është kryer ndonjë element i veprës penale, pavarësisht nëse mjetet e transportit
janë përshtatur për të lehtësuar kryerjen e veprës penale ose jo;
1.38.2 Pasuria e cila ka ofruar strehimin e nevojshëm për kryerjen e veprimit në
mbështetje të veprës penale, përfshirë, por pa u kufizuar në sendet e përdoruara
për strehimin e personave të trafikuar, narkotikëve, apo substancave tjera ilegale;
1.38.3. Pasuritë e përdorura, në tërësi apo pjesërisht, për të financuar ndonjë
veprim apo veprime në mbështetje të veprës penale; ose
1.38.4. Pasuritë, në tërësi apo pjesërisht, të nevojshme për të lehtësuar ndonjë
veprim në mbështetje të veprës penale.
1.39. Dobi pasurore e veprës penale – nënkupton:
1.39.1. Pasuritë e fituara drejtpërdrejtë nga veprimet që përbëjnë vepër penale;
1.39.2. Të hollat e fituara drejtpërdrejtë nga veprimet që përbëjnë vepër penale;
1.39.3. Dobia e tërthortë: çfarëdo pasurie e cila është transformuar apo konvertuar,
në tërësi apo pjesërisht, në pasuri tjetër, përfshirë riinvestimin e mëpastajmë apo
transformimin e fitimeve të drejtpërdrejta. Gjithashtu përfshin të ardhurat apo
dobitë tjera që rrjedhin nga vepra penale, apo nga pasuria në të cilën apo me të
cilën dobitë e tilla janë transformuar, konvertuar apo përzier;
1.39.4. Të hollat e fituara në mënyrë të tërthortë si rezultat i veprimeve që përbëjnë
vepër penale, përfshirë por pa u kufizuar në interesin apo rritjen e vlerës për shkak
të kursit të këmbimit valutor, dhe mjetet e fituara në mënyrë të tërthortë nuk do të
mund të krijoheshin pa të hollat e përshkruara në nënparagrafin 1.39.2. të këtij
neni;
1.39.5. Pasuritë e blera me të hollat të cilat janë fituar në mënyrë të tërthortë në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
11
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
pajtim me nënparagrafin 1.39.4. të këtij neni;
1.39.6. Çfarëdo përparësie materiale që rrjedh si rezultat, apo në lidhje me veprën
penale për të cilën personi është shpallur fajtor; ose
1.39.7. Nëse të hollat të cilat janë dobi pasurore e veprës penale përzihen
me të hollat të cilat nuk janë dobi pasurore e veprës penale, cilado shumë e cila
mund të konfiskohet dhe e cila është e barabartë apo më e ultë se shuma e dobisë
pasurore konsiderohet dobi pasurore e veprës penale.
1.40. Dhurata e njollosur – nënkupton:
1.40.1. Pasuritë e transferuara palës së tretë, që janë mjet apo dobi pasurore
e veprës penale, kurdo pas datës së kryerjes së veprës penale për të cilën i
pandehuri është dënuar, për kundërshpërblim vlera e së cilës nuk ishte dukshëm
më e ulët se vlera e tregut në kohën e transferimit. Pavarësisht nga çmimi i paguar,
personi ka marrë dhuratë të njollosur nëse e ka ditur ose është dashur të dyshonte
se pasuria ishte mjet ose dobi pasurore e veprës penale ose nëse pala e tretë e
ka ditur ose është dashur të dyshonte se qëllimi i transferimit ose blerjes ishte të
shmanget konfiskimi;
1.40.2. Nëse vepra është kryer përgjatë një periudhe, data e referuar në
nënparagrafin 1.40.1 të këtij neni është dita më e hershme kur ka filluar kryerja e
veprës penale.
1.41. Pala e tretë mund të jetë si person fizik ashtu edhe juridik.
KAPITULLI II
KOMPETENCA E GJYKATAVE
Nënkapitulli I - Kompetenca lëndore dhe përbërja e gjykatës
Neni 20
Kompetenca e gjykatave
1. Kompetenca lëndore dhe kompetenca territoriale e gjykatës themelore për procedurë penale
përcaktohet në Ligjin përkatës për Gjykatat.
2. Kompetenca lëndore e Gjykatës së Apelit për procedurë penale përcaktohet në Ligjin
përkatës për Gjykatat
3. Kompetenca lëndore e Gjykatës Supreme për procedurë penale përcaktohet në Ligjin
përkatës për Gjykatat.
Neni 21
Caktimi i lëndëve brenda gjykatave
1. Procedura penale zhvillohet dhe çështja gjykohet në shkallë të parë në Departamentin e
Përgjithshëm, Departamentin e Krimeve të Rënda apo ndonjë Divizion apo Departament të
themeluar sipas Ligjit përkatës për Gjykatat që ka juridiksion mbi veprat penale.
2. Kur një fëmijë është i pandehur në një rast penal, ai rast do të ndahet nga çdo rast tjetër dhe
do të shqyrtohet vetëm nga Departamenti për të Miturit në kuadër të Gjykatës Themelore, sipas
Kodit përkatës të Drejtësisë për të Mitur në fuqi apo ligjit pasues.
3. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore zhvillon dhe çështjen e gjykon në të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
12
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
gjitha procedurat penale që nuk janë brenda juridiksionit të Departamentit për Krime të Rënda,
Departamentit për të Miturit ose ndonjë Divizionit apo Departamentit të themeluar sipas Ligjit
përkatës për Gjykatat që ka juridiksion mbi veprat penale.
4. Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore zhvillon dhe çështjen e gjykon në
çfarëdo procedure penale ku prokurori i shtetit pretendon apo ka ngritur akuzë për një ose më
shumë vepra të mundshme penale për të cilat është paraparë dënim me burgim mbi dhjetë (10)
vjet si dhe veprat penale që konsiderohen krime të rënda sipas nenit 22 të këtij Kodi.
5. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë zhvillon dhe çështjen e gjykon në
të gjitha procedurat penale për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së
Kosovës në pajtim me dispozitat e Ligjit përkatës për Gjykatat.
Neni 22
Veprat penale që konsiderohen krime të rënda për qëllime të këtij Kodi

1. Për qëllime të këtij Kodi, krime të rënda konsiderohen:
1.1. veprat penale të dënueshme me mbi dhjetë (10) vjet burgim; ose
1.2. veprat penale si në vijim:
1.2.1. sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, në pajtim me
nenin 114 të Kodit Penal;
1.2.2. kryengritja e armatosur, në pajtim me nenin 115 të Kodit Penal;
1.2.3. pranimi i kapitullimit dhe okupimit, në pajtim me nenin 116 të Kodit Penal;
1.2.4. tradhtia ndaj vendit, në pajtim me nenin 117 të Kodit Penal;
1.2.5. rrezikimi i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin
118 të Kodit Penal;
1.2.6. vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, në pajtim me
nenin 119 të Kodit Penal;
1.2.7. rrëmbimi i përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, në pajtim me
nenin 120 të Kodit Penal;
1.2.8. dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, në pajtim me
nenin 121 të Kodit Penal;
1.2.9. rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve
dhe pajisjeve publike, në pajtim me nenin 122 të Kodit Penal;
1.2.10. sabotimi, në pajtim me nenin 123 të Kodit Penal;

1.2.11. spiunazhi, në pajtim me nenin 124 të Kodit Penal;
1.2.12. zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mosruajtja e informacioneve të
klasifikuara, në pajtim me nenin 125 të Kodit Penal;
1.2.13. veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së
Kosovës, në pajtim me nenin 126 të Kodit Penal;
1.2.14. bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, në pajtim me nenin 127 të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
13
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Kodit Penal;
1.2.15. kryerja e veprës terroriste, në pajtim me nenin 129 të Kodit Penal;
1.2.16. ndihma në kryerjen e terrorizmit, në pajtim me nenin 130 të Kodit Penal;

1.2.17. lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit, në pajtim me nenin 131
të Kodit Penal;
1.2.18. rekrutimi për terrorizëm, në pajtim me nenin 132 të Kodit Penal;
1.2.19. trajnimi për terrorizëm, në pajtim me nenin 133 të Kodit Penal;
1.2.20. shtytja për kryerjen e veprave terroriste, në pajtim me nenin 134 të Kodit
Penal;

1.2.21. fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste, në pajtim
me nenin 135 të Kodit Penal;
1.2.22. organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në pajtim me nenin 136 të
Kodit Penal;
1.2.23. udhëtimi për qëllime të terrorizmit, në pajtim me nenin 137 të Kodit Penal;
1.2.24. përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues
dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 138 të Kodit Penal;
1.2.25. gjenocidi, në pajtim me nenin 142 të Kodit Penal;
1.2.26. krimet kundër njerëzimit, në pajtim me nenin 143 të Kodit Penal;
1.2.27. krimet e luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës, në pajtim me
nenin 144 të Kodit Penal;
1.2.28. krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në
konfliktin e armatosur ndërkombëtar, në pajtim me nenin 145 të Kodit Penal;
1.2.29. krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave
të Gjenevës, në pajtim me nenin 146 të Kodit Penal;
1.2.30. krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në
konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, në pajtim me nenin
147 të Kodit Penal;
1.2.31. sulmet në konfliktet e armatosura që nuk kanë karakter ndërkombëtar
kundër instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme, në pajtim me nenin 148 të
Kodit Penal;

1.2.32. rekrutimi ose regjistrimi i fëmijëve në konfliktin e armatosur, në pajtim me
nenin 149 të Kodit Penal;
1.2.33. përdorimi i mjeteve ose i metodave të ndaluara të luftimit, në pajtim me
nenin 150 të Kodit Penal;
1.2.34.shtyrja e paarsyeshme e riatdhesimit të robërve të luftës ose e civilëve, në
pajtim me nenin 151 të Kodit Penal;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
14
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2.35. përvetësimi i kundërligjshëm i sendeve nga të vrarët ose të plagosurit në
fushëbetejë, në pajtim me nenin 152 të Kodit Penal;

1.2.36. rrezikimi i negociatorëve, në pajtim me nenin 153 të Kodit Penal;
1.2.37. organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit
dhe krimeve të luftës, në pajtim me nenin 154 të Kodit Penal;
1.2.38. shtytja për luftë agresive ose konflikt të armatosur, në pajtim me nenin 156
të Kodit Penal;
1.2.39. keqpërdorimi i emblemave ndërkombëtare, në pajtim me nenin 157 të
Kodit Penal;

1.2.40. rrëmbimi i fluturakes, në pajtim me nenin 158 të Kodit Penal;
1.2.41. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil, në pajtim me nenin 159 të Kodit Penal;
1.2.42. rrezikimi i sigurisë së lundrimit detar, në pajtim me nenin 160 të Kodit Penal;
1.2.43. rrezikimi i sigurisë së platformave fikse të vendosura në pragun kontinental,
në pajtim me nenin 161 të Kodit Penal;
1.2.44. piratëria, në pajtim me nenin 162 të Kodit Penal;

1.2.45. skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar, në
pajtim me nenin 163 të Kodit Penal;
1.2.46. kontrabandimi me migrantë, në pajtim me nenin 164 të Kodit Penal;
1.2.47. trafikimi me njerëz, në pajtim me nenin 165 të Kodit Penal;
1.2.48. shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, në pajtim me nenin 228 të
Kodit Penal;
1.2.49. rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, në pajtim me nenin 167
të Kodit Penal;
1.2.50. rrezikimi i personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i
personelit në marrëdhënie me to, në pajtim me nenin 168 të Kodit Penal;

1.2.51. marrja e pengjeve, në pajtim me nenin 169 të Kodit Penal;
1.2.52. përvetësimi, pranimi, shfrytëzimi, prodhimi, posedimi, transferi, ndryshimi,
asgjësimi, shpërndarja ose dëmtimi i paautorizuar i materialeve nukleare apo
radioaktive, në pajtim me nenin 170 të Kodit Penal;
1.2.53. kanosja për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes apo të grabitjes së materialit
nuklear ose radioaktiv, në pajtim me nenin 171 të Kodit Penal;
1.2.54. vrasja e rëndë, në pajtim me nenin 173 të Kodit Penal;
1.2.55. rrëmbimi, në pajtim me nenin 191 të Kodit Penal;
1.2.56. tortura, në pajtim me nenin 196 të Kodit Penal;

1.2.57. cenimi i së drejtës për të kandiduar, në pajtim me nenin 207 të Kodit Penal;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
15
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2.58. kanosja e kandidatit, në pajtim me nenin 208 të Kodit Penal;
1.2.59. parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar, në pajtim me nenin 209
të Kodit Penal;

1.2.60. cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, në pajtim me nenin 210 të Kodit
Penal;

1.2.61. keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, në pajtim me nenin 211 të
Kodit Penal;
1.2.62. dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin, në pajtim me nenin 212
të Kodit Penal;

1.2.63. falsifikimi i rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 216 të Kodit Penal;

1.2.64. asgjësimi i dokumenteve të votimit, në pajtim me nenin 217 të Kodit Penal;

1.2.65. dhunimi, në pajtim me nenin 227 të Kodit Penal;

1.2.66. blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,
substancave psikotrope dhe analoge, në pajtim me nenin 267 të Kodit Penal;
1.2.67. prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike, në pajtim
me nenin 268 të Kodit Penal;

1.2.68. kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit,
në pajtim me nenin 272 të Kodit Penal;

1.2.69. organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave
psikotrope, në pajtim me nenin 273 të Kodit Penal;
1.2.70. falsifikimi i parasë, në pajtim me nenin 296 të Kodit Penal;
1.2.71. falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës, në pajtim me
nenin 287 të Kodit Penal;
1.2.72. pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, në pajtim me
nenin 277 të Kodit Penal;
1.2.73. frikësimi gjatë procedurës penale, në pajtim me nenin 387 të Kodit Penal;
1.2.74. keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, në pajtim me nenin 414 të
Kodit Penal;
1.2.75. keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, në pajtim me nenin 415 të
Kodit Penal;

1.2.76. keqpërdorimi i informatës zyrtare, në pajtim me nenin 416 të Kodit Penal;
1.2.77. konflikti i interesit, në pajtim me nenin 417 të Kodit Penal;
1.2.78. përvetësimi në detyrë, në pajtim me nenin 418 të Kodit Penal;
1.2.79. mashtrimi në detyrë, në pajtim me nenin 419 të Kodit Penal;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
16
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2.80. përdorimi i paautorizuar i pasurisë, në pajtim me nenin 420 të Kodit Penal;

1.2.81. marrja e ryshfetit, në pajtim me nenin 421 të Kodit Penal;
1.2.82. dhënia e ryshfetit, në pajtim me nenin 422 të Kodit Penal;
1.2.83. dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj apo personit të huaj zyrtar, në
pajtim me nenin 423 të Kodit Penal;

1.2.84. ushtrimi i ndikimit, në pajtim me nenin 424 të Kodit Penal;
1.2.85. nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, në pajtim me nenin 425
të Kodit Penal;

1.2.86. zbulimi i fshehtësisë zyrtare, në pajtim me nenin 426 të Kodit Penal;

1.2.87. falsifikimi i dokumentit zyrtar, në pajtim me nenin 427 të Kodit Penal;

1.2.88. arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme, në pajtim me nenin 428 të Kodit
Penal;

1.2.89. përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit
të vendimit gjyqësor, në pajtim me nenin 429 të Kodit Penal.
Neni 23
Gjyqtari i procedurës paraprake

1. Gjykata themelore mbikëqyrë hetimet penale duke caktuar, nëpërmjet një procesi transparent
e të drejtë për caktimin e çështjeve, një gjyqtar nga departamenti përkatës për të shërbyer si
gjyqtar i procedurës paraprake.

2. Gjyqtari i procedurës paraprake mbikëqyrë procedurën penale gjatë fazës së hetimit.
Me paraqitjen e aktakuzës, gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka më kompetencë mbi të
pandehurit e përmendur në aktakuzë.

3. Gjyqtari i procedurës paraprake është kompetent për të pranuar kërkesat nga prokurori i
shtetit, i pandehuri, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimave dhe i dëmtuari ose viktima
dhe të nxjerr vendime dhe urdhra bazuar mbi këto kërkesa, në pajtim me këtë Kod.
4. Gjyqtari i procedurës paraprake është kompetent për të përcaktuar në mënyrë të pavarur
nëse shqiptimi apo vazhdimi i privimit të lirisë së të pandehurit është proceduralisht apo
kushtetutshmërisht i lejuar. Gjyqtari i procedurës paraprake ka për detyrë që të urdhërojë lirimin
e të pandehurit, heqja e lirisë të së cilit nuk është proceduralisht apo kushtetutshmërisht e lejuar.
Neni 24
Urdhrat dhe aktvendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake

1. Gjyqtari i procedurës paraprake në departamentin e përgjithshëm apo në departamentin e
krimeve të rënda është kompetent për të nxjerr aktvendime apo urdhra siç parashihet me këtë
Kod.
2. Urdhrat e gjyqtarit të procedurës paraprake në departamentin e përgjithshëm apo
në departamentin e krimeve të rënda mund të shqyrtohen nga kolegji shqyrtues i të njëjtit
departament të asaj gjykate pas paraqitjes së kundërshtimit nga palët. Nëse nuk ka numër të
mjaftueshëm të gjyqtarëve, kryetari i gjykatës mund të caktojë gjyqtarët nga ndonjë departament
tjetër për të shërbyer në kolegjin shqyrtues.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
17
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Aktvendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shqyrtohet pas ankesës së paraqitur
në Gjykatën e Apelit.

4. Çdo urdhër i gjyqtarit të procedurës paraprake që prek të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës
mund të shqyrtohet nga kolegji shqyrtues i gjykatës themelore sipas paragrafit 2 të këtij neni
brenda dyzet e tetë (48) orëve nga paraqitja e kundërshtimit. Prokurori i shtetit, mbrojtësi i
viktimave ose përfaqësuesi i viktimave mund të kërkojnë shqyrtimin e urdhrit të gjyqtarit të
procedurës paraprake në emër të të dëmtuarit ose viktimës apo vetë i dëmtuari ose viktima.

5. Afati për paraqitjen e kundërshtimeve kundër urdhrave të gjyqtarit të procedurës paraprake
është dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur pala pranon urdhrin, në pajtim me nenin 378 të
këtij Kodi.

6. Afati për paraqitje të ankesave kundër aktvendimeve dhe urdhrave të gjyqtarit të procedurës
paraprake është pesë (5) ditë prej kur pala e pranon aktvendimin apo urdhrin, në pajtim me
nenin 378 të këtij Kodi, përveç nëse ndryshe parashihet me këtë Kod.
Neni 25
Gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues dhe trupi gjykues

1. Me dorëzimin e aktakuzës nga prokurori i shtetit në gjykatën themelore, caktohet gjyqtari i
vetëm gjykues ose trupi gjykues me kryetarin e tij nga departamenti përkatës, nëpërmjet një
procesi transparent e të drejtë për caktimin e çështjeve, për të gjykuar çështjen.

2. Në procedurën penale në kuadër të departamentit të përgjithshëm të gjykatës themelore,
rasti gjykohet nga gjyqtari i cili shërben si gjyqtar i vetëm gjykues.

3. Në procedurën penale në kuadër të departamentit të krimeve të rënda të Gjykatës Themelore,
rasti gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga tre (3) gjyqtarë, të caktuar në atë departament,
njëri nga të cilët kryeson trupin gjykues.
4. Në procedurën penale në kuadër të Departamentit Special të gjykatës themelore, rasti
gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga tre (3) gjyqtarë, të caktuar në atë departament, njëri
nga të cilët kryeson trupin gjykues.
Neni 26
Vendimet para Shqyrtimit Gjyqësor

1. Pas ngritjes së aktakuzës nga prokurori i shtetit në gjykatën themelore, para shqyrtimit
gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues merr vendime në përputhje me
dispozitat përkatëse të këtij Kodi.
2. Shqyrtimi gjyqësor mbahet nga gjyqtari i vetëm gjykues apo nga trupi gjykues, siç përcaktohet
me këtë Kod.
Neni 27
Procedura për të Mitur

Procedura kur të miturit janë kryes, ose kur fëmijët janë viktima apo dëshmitarë rregullohet me
Kodin përkatës të Drejtësisë për të Mitur ose ligjin përkatës.
Neni 28
Kolegjet Gjyqësore gjatë Ankesave

1. Gjykata e Apelit vendos mbi ankesat në kolegj prej tre (3) gjyqtarësh.
2. Gjykata Supreme vendos mbi ankesat në kolegj prej tre (3) gjyqtarësh.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
18
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nënkapitulli II - Kompetenca territoriale
Neni 29
Kompetenca territorial
1. Kompetenca territoriale në parim i jepet gjykatës themelore brenda territorit të së cilës është
kryer ose është tentuar vepra penale ose brenda territorit ku është shkaktuar pasoja.
2. Kur një vepër penale është kryer ose është tentuar të kryhet apo pasojat e saj janë shkaktuar
në territorin e më shumë se një gjykate ose në kufijtë e atyre territoreve, kompetente është ajo
gjykatë e cila e para e ka filluar procedurën gjyqësore si përgjigje në kërkesën e prokurorit të
shtetit, apo nëse procedura nuk është filluar, atëherë kompetente është gjykata në të cilën së
pari është dorëzuar kërkesa për fillimin e procedurës
3. Në rast se me ligj themelohet ndonjë departament i gjykatës themelore që ka kompetencë për
hetimin dhe gjykimin e veprave të caktuara penale, departamenti i tillë do të ketë kompetencë
mbi të gjitha procedurat penale për veprat e tilla penale.
Neni 30
Kompetenca territoriale për veprat penale të kryera në fluturake

Nëse vepra penale kryhet në fluturake e cila është e regjistruar në Republikën e Kosovës, apo
në fluturaken e cila nuk është regjistruar në Republikën e Kosovës dhe sipas marrëveshjes
për bashkëpunim juridik ndërkombëtar është transferuar çështja penale, kompetente do të jetë
Gjykata Themelore në Prishtinë.
Neni 31
Kriteret dytësore të kompetencës

1. Në qoftë se nuk dihet territori i përshkruar në paragrafin 1 të nenit 29 të këtij Kodi ose kur
ky vend nuk është në territorin e Kosovës, kompetente është gjykata në territorin e së cilës i
pandehuri e ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
2. Në qoftë se gjykata në territorin e së cilës i pandehuri e ka vendbanimin ose vendqëndrimin e
ka filluar procedurën, ajo gjykatë mbetet kompetente edhe nëse është mësuar vendi i kryerjes
së veprës penale.
3. Në qoftë se nuk dihet vendi i kryerjes së veprës penale e as vendbanimi apo vendqëndrimi
i të pandehurit, ose nëse të dyja janë jashtë territorit të Kosovës, kompetente është gjykata
në territorin e së cilës arrestohet i pandehuri ose në territorin e së cilës i pandehuri vetë u
dorëzohet organeve.
Neni 32
Kompetenca për veprat penale ndërkufitare

Në qoftë se një person kryen vepër penale në Kosovë dhe jashtë saj, kompetenca bie mbi
gjykatën e cila është kompetente për veprën penale të kryer në Kosovë.
Neni 33
Kompetenca territoriale e urdhëruar nga Gjykata Supreme

Në qoftë se sipas dispozitave të këtij Kodi nuk mund të vërtetohet se cila gjykatë ka kompetencë
territoriale, Gjykata Supreme e Kosovës cakton njërën nga gjykatat me kompetencë lëndore në
të cilën do të zbatohet procedura.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
19
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nënkapitulli III- Bashkimi i procedurës
Neni 34
Kompetenca territoriale lidhur me bashkimin e procedurës
1. Kur personi i njëjtë është akuzuar për më shumë vepra penale të peshës së njëjtë, kompetente
është gjykata në të cilën së pari është ngritur aktakuza, ndërsa, kur nuk është ngritur aktakuzë,
kompetente është gjykata të cilës së pari i është dorëzuar aktvendimi i vulosur për fillimin e
hetimeve.
2. Kur i dëmtuari ose viktima njëkohësisht ka kryer vepër penale ndaj të pandehurit, gjithashtu
zhvillohet procedurë e përbashkët.
3. Në parim, të bashkëpandehurit i nënshtrohen kompetencës së gjykatës e cila ka kompetencë
për njërin prej tyre dhe në të cilën së pari është ngritur aktakuza.
4. Në parim, gjykata e cila është kompetente për kryerësin e veprës penale është kompetente
edhe për bashkëkryerësit dhe ndihmësit, pas kryerjes së veprës penale dhe për personat të
cilët nuk kanë njoftuar për përgatitjen e veprës, kryerjen e saj ose kryerësin.
5. Të gjitha çështjet nga paragrafi 1 deri 4 të këtij neni, në parim shqyrtohen në procedurë të
bashkuar dhe për to merret një aktgjykim.
6. Kur disa persona fajësohen për disa vepra penale, gjykata mund të vendos të zbatojë
procedurë të bashkuar dhe të marrë një aktgjykim, me kusht që veprat të jenë të ndërlidhura
dhe provat të jenë të përbashkëta.
7. Gjykata mund të vendosë të zbatojë procedurë të bashkuar dhe të marrë një aktgjykim, po që
se, para të njëjtës gjykatë zbatohen procedura të ndara, kundër të njëjtit person, për disa vepra
ose kundër disa personave, për vepër penale të njëjtë.
8. Për bashkim të procedurës vendos gjykata e cila është kompetente për zbatimin e procedurës
së bashkuar, në bazë të propozimit të prokurorit të shtetit ose sipas detyrës zyrtare. Kundër
aktvendimit me të cilin caktohet bashkimi i procedurës ose refuzimi i propozimit për bashkim
nuk lejohet ankesë.
9. Deri në ngritje të aktakuzës, prokurori kompetent i shtetit ka kompetencë që ta bëjë bashkimin
e procedurës.
Neni 35
Veçimi i procedurës
1. Gjykata e cila sipas këtij Kodi është kompetente, për shkaqe të rëndësishme ose për arsye
të efikasitetit, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor mund të vendos veçimin e procedurave
të zbatuara për disa vepra penale ose kundër disa të pandehurve dhe të procedojë ndaras ose
çështjet e ndara ia dërgon një gjykate tjetër kompetente.
2. Aktvendimin për veçimin e procedurës e merr gjykata kompetente pas dëgjimit të palëve dhe
mbrojtësit.
3. Kundër aktvendimit me të cilin lejohet veçimi i procedurës ose refuzimi i propozimit për
veçimin e procedurës nuk lejohet ankesë.
4. Deri në ngritje të aktakuzës, prokurori kompetent i shtetit ka kompetencë që ta bëjë veçimin
e procedurës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
20
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nënkapitulli IV - Kalimi i kompetencës territoriale dhe lëndore

Neni 36
Kompetenca e deleguar dhe konflikti i kompetencës
1. Gjykata themelore është e detyruar që të shqyrtojë kompetencën territoriale të saj dhe nëse
konstaton se i mungon kompetenca, shpall veten jokompetente, dhe pasi që aktvendimi të merr
formën e prerë i dorëzon rastin gjykatës e cila ka kompetencë territoriale.
2. Në qoftë se gjykata themelore kompetente për shkaqe juridike ose faktike është penguar
të zbatojë procedurën pas dëgjimit të palëve, kryetari i gjykatës themelore mund të kalojë
procedurën te një degë tjetër brenda gjykatës themelore kompetente.
3. Nëse kalimi nga paragrafi 2 i këtij neni nuk është i mundshëm, kryetari i gjykatës themelore
kompetente duhet të konsultohet me një tjetër gjykatë themelore që ka kompetencë lëndore
dhe të pajtohen për transferimin e procedurës.
4. Në qoftë se dy gjykatat themelore nuk mund të përmbushin paragrafin 3 të këtij neni brenda
dhjetë (10) ditëve, cilado prej tyre e njofton menjëherë për këtë Gjykatën e Apelit. Kolegji i
Gjykatës së Apelit cakton njërën nga gjykatat për të zbatuar procedurën.
5. Para marrjes së aktvendimit mbi konfliktin e kompetencës lëndore, gjykata kërkon mendimin
e prokurorit të shtetit i cili është kompetent për të vepruar para asaj gjykate, të dëmtuarit
ose viktimës apo mbrojtësit të viktimës ose përfaqësuesit të viktimës dhe të pandehurit apo
mbrojtësit të tij.
6. Rreth Konfliktit të kompetencës lëndore në mes të dy departamenteve të një gjykate e vendos
kryetari i asaj gjykate.
7. Veprat penale që supozohet të jenë kryer nga anëtarët e gjyqësorit dhe prokurorisë së shtetit
stafi civil i prokurorive apo gjykatave në Kosovë apo anëtari i ngushtë i familjes së gjyqtarit
dhe prokurorit hetohen, ndiqen dhe gjykohen nga zyra prokuroriale dhe gjykata që ushtron
kompetenca dhe juridiksion në rajon tjetër nga ai ku gjyqtari, prokurori apo stafi civil ushtrojnë
zakonisht funksionet e tyre. Zyra prokuroriale dhe gjykata që ka kompetencë territoriale caktohet
me sistem rotacioni sipas kritereve të mëposhtme:
7.1. nëse vepra penale e pretenduar ka ndodhur në rajonin e Pejës, Mitrovicës apo
Ferizajit, kompetente është prokuroria dhe gjykata e Prishtinës;
7.2. nëse vepra penale e pretenduar ka ndodhur në rajonin e Prishtinës apo të Gjilanit,
kompetente është prokuroria dhe gjykata e Prizrenit;
7.3. nëse vepra penale e pretenduar ka ndodhur në rajonin e Prizrenit apo të Gjakovës,
kompetente është prokuroria dhe gjykata e Gjilanit.
8. Në rastet kur ka rrethana për përjashtim nga nënparagrafi 7.1 deri në nënparagrafin 7.3, të
vendosë zyra e Kryeprokurorit të shtetit për akuzën, ndërsa Gjykata Supreme e Republikës së
Kosovës për rastet e gjyqësorit.
9. Kundër aktvendimit nga ky nen nuk lejohet ankesë.
10. Për qëllime të këtij Neni, shprehja “anëtari ngushtë i familjes” ka këtë kuptim:
10.1. Anëtar i ngushtë i familjes – bashkëshorti ose bashkëshortja, bashkëshorti
jashtëmartesor ose bashkëshortja jashtëmartesore, prindi, prindi adoptues dhe fëmija,
fëmija i adoptuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
21
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nënkapitulli V - Pasojat e mungesës së kompetencës

Neni 37
Detyrimet e gjykatës jokompetente dhe konfirmimi i aktakuzës
1. Gjykata jokompetente detyrohet të ndërmarrë ato veprime procedurale për të cilat ekziston
rrezik nga vonesa.
2. Pasi aktakuza konfirmohet, gjykata nuk mund të shpall veten jokompetente në pikëpamje
territoriale dhe palët nuk mund të paraqesin kundërshtim për shkak të mungesës së kompetencës
territoriale.
KAPITULLI III
PËRJASHTIMI

Nënkapitulli I - Përjashtimi i gjyqtarëve
Neni 38
Bazat për përjashtimin e gjyqtarëve
1. Gjyqtari përjashtohet nga shqyrtimi i rastit kur:
1.1. është vetë palë apo i dëmtuar me veprën penale e cila është subjekt i rastit konkret
gjyqësor;
1.2. është bashkëshort, bashkëshort jashtëmartesor, ish – bashkëshort, person në afri
gjinie në vijë të drejtpërdrejtë të çfarëdo shkalle ose në vijë anësore deri në shkallën
e katërt, person në afri krushqie deri në shkallën e dytë me të pandehurin, mbrojtësin
e tij, prokurorin e shtetit, të dëmtuarin ose viktimën ose mbrojtësin e viktimave apo
përfaqësuesin e viktimës;
1.3. është kujdestar ligjor, nën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues,
prind birësues ose fëmijë i birësuar i të pandehurit, mbrojtësit të tij, prokurorit të shtetit
ose të dëmtuarit ose viktimës;
1.4. në çështjen e njëjtë penale ka marrë pjesë në procedurë si prokuror, mbrojtës,
mbrojtës i viktimave apo përfaqësues i viktimës ose është pyetur si dëshmitar apo ekspert;
1.5. ekziston konflikti i interesit siç përcaktohet me legjislacionin përkatës.
2. Gjyqtari përjashtohet si gjyqtar i vetëm gjykues, kryetar i trupit gjykues, anëtar i trupit gjykues,
anëtari i kolegjit të apelit apo kolegjit të Gjykatës Supreme nëse ka marrë pjesë në procedura të
mëhershme në të njëjtin rast penal. Megjithatë, gjyqtari nuk përjashtohet kur ai ose ajo ka qenë
vetëm i përfshirë në procedurat e mëparshme në të njëjtën çështje penale si anëtar i kolegjit
shqyrtues.
3. Gjyqtari gjithashtu mund të përjashtohet nga ushtrimi i funksionit gjyqësor në rast konkret,
nëse përpos rasteve nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, paraqiten rrethana që e vënë në dyshim
paanshmërinë e tij.
Neni 39
Procedura për përjashtim
1. Gjyqtari posa të mësojë se ekziston ndonjë arsye për përjashtim nga neni 38, paragrafi 1 ose
2 i këtij Kodi ndërpret çdo aktivitet lidhur me çështjen dhe për këtë e njofton kryetarin e gjykatës,
i cili sipas procedurave apo rregullave të brendshme të gjykatës cakton zëvendësimin e tij. Në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
22
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
rastin e përjashtimit të kryetarit të gjykatës, ai kërkon drejtpërdrejt nga kryetari i Gjykatës së
Apelit që të caktojë zëvendësimin. Derisa të caktohet gjyqtari zëvendësues, gjyqtari i cili e merr
vendimin mbi përjashtimin sipas nenit 41 të këtij Kodi, ka kompetencë të ndërmarrë veprime që
janë domosdo të nevojshme për të mbrojtur integritetin e procedurës ose të drejtat e palëve.
2. Në qoftë se gjyqtari konstaton se ekzistojnë rrethana të cilat arsyetojnë përjashtimin e tij
nga neni 38, paragrafi 3 i këtij Kodi, ai për këtë e njofton kryetarin e gjykatës. Derisa të merret
vendim për përjashtim, gjyqtari mund të ndërmerr vetëm ato veprime të cilat janë domosdo të
nevojshme për të mbrojtur integritetin e procedurës ose të drejtat e palëve.
Neni 40
Kërkesa për përjashtim
1. Përjashtimin e gjyqtarit mund ta kërkojnë edhe palët.
2. Pala mund të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit mbi bazat e përcaktuara në nenin 38, paragrafi
1 dhe 2 i këtij Kodi sapo të ketë mësuar për ekzistimin e arsyeve për përjashtim dhe këtë mund
ta bëjë më së largu deri para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.
3. Në rast të përjashtimit për arsyet e parapara në nenin 38, paragrafi 3 i këtij Kodi, pala
përjashtimin e kërkon para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, por kërkesa mund të bëhet edhe pas
fillimit të shqyrtimit gjyqësor e deri para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor nëse pala provon që
nuk ka mundur ti paraqes arsyet për përjashtim para fillimit të shqyrtimit gjyqësor.
4. Kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit apo të Gjykatës Supreme pala
mund ta bëjë në ankesë ose në përgjigje në ankesë.
5. Pala mund të kërkojë përjashtimin vetëm të gjyqtarit që e trajton çështjen.
6. Pala detyrohet që në kërkesë të shënojë rrethanat me të cilat e mbështet pretendimin për
ekzistimin e bazës ligjore për përjashtim. Shkaqet e paraqitura në kërkesën e mëparshme për
përjashtim e cila është refuzuar nuk mund të paraqiten përsëri në kërkesë.
Neni 41
Vendimet mbi kërkesat për përjashtim
1. Kërkesat për përjashtim sipas nenit 40 të këtij Kodi vendosen menjëherë e jo më vonë se
shtatë (7) ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod,
nga:
1.1. kryetari i gjykatës themelore vendos mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve të
gjykatës themelore;
1.2. kryetari i Gjykatës së Apelit vendos mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të
gjykatës themelore ose mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të gjykatës themelore
dhe gjyqtarit tjetër të së njëjtës gjykatë;
1.3. kryetari i Gjykatës së Apelit vendos mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve të
Gjykatës së Apelit;
1.4. kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës vendos mbi kërkesën për përjashtimin
e kryetarit të Gjykatës së Apelit, kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës së
Apelit dhe gjyqtarit tjetër të së njëjtës gjykatë ose kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit
të Gjykatës Supreme të Kosovës. Kolegji i kryesuar nga zëvendës kryetari i Gjykatës
Supreme të Kosovës vendos mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës
Supreme të Kosovës ose mbi kërkesën për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme
të Kosovës dhe gjyqtarëve tjerë të së njëjtës gjykatë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
23
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. Para marrjes së aktvendimit për përjashtim dëgjohet gjyqtari apo kryetari i gjykatës, e sipas
nevojës zhvillohen edhe hetime të tjera.
3. Kundër aktvendimit me të cilin pranohet kërkesa për përjashtim nuk lejohet ankesë. Aktvendimi
me të cilin kërkesa për përjashtim refuzohet mund të kundërshtohet me ankesë të posaçme.
4. Në rast të mungesës së gjyqtarit nga nënparagrafët 1.1 deri 1.4 të këtij neni, vendimi merret
nga gjyqtari që e zëvendëson atë.
Neni 42
Ndërprerja e ushtrimit të veprimeve pas kërkesës për përjashtim të gjyqtarit

Kur gjyqtari mëson se është bërë kërkesë për përjashtimin e tij, ai detyrohet që menjëherë të
ndërpresë çdo veprim në atë çështje, e kur kemi përjashtim nga neni 38, paragrafi 3 i këtij Kodi,
ai deri në marrjen e aktvendimit mbi kërkesën mund të kryejë vetëm ato veprime për të cilat
ekziston rrezik nga vonesa.

Nënkapitulli II - Përjashtimi i prokurorëve të shtetit

Neni 43
Bazat për përjashtimin e prokurorëve të shtetit
1. Prokurori i shtetit përjashtohet nga trajtimi i rastit kur:
1.1. është palë apo është dëmtuar me vepër penale e cila është subjekt i rastit konkret
gjyqësor;
1.2. është bashkëshort, bashkëshort jashtëmartesor, ish – bashkëshort , person në afri
gjinie në vijë të drejtpërdrejtë të çfarëdo shkalle ose në vijë anësore deri në shkallën e
katërt, person në afri krushqie deri në shkallën e dytë me të pandehurin, mbrojtësin e tij,
të dëmtuarin ose viktimën, mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës;
1.3. është kujdestar ligjor, nën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues,
prind birësues ose fëmijë i birësuar i të pandehurit, mbrojtësit të tij ose të dëmtuarit ose
viktimës;
1.4. në çështjen e njëjtë penale ka marrë pjesë në procedurë si gjyqtar, mbrojtës, mbrojtës
i viktimave ose përfaqësues i viktimës ose është pyetur si dëshmitar apo ekspert; ose
1.5. ekziston konflikti i interesit siç përcaktohet me legjislacionin përkatës.
2. Prokurori i shtetit është përherë i detyruar që të përjashtojë veten me të mësuar se ekzistojnë
arsye për përjashtimin e tij.
3. Pala në çdo fazë mund të kërkojë përjashtimin e prokurorit të shtetit posa të mësojë për
ekzistimin e shkaqeve për përjashtim.
4. Për Procedurën e përjashtimit të prokurorit zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e këtij Kodi
për përjashtimin e gjyqtarit.

Nënkapitulli III - Përjashtimi i pjesëmarrësve të tjerë

Neni 44
Bazat për përjashtimin e pjesëmarrësve të tjerë në procedurë penale
1. Mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, procesmbajtësi, përkthyesi, specialisti dhe
eksperti përjashtohet kur:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
24
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.1. është palë ose është dëmtuar me veprën penale;
1.2. është bashkëshort, bashkëshort jashtëmartesor, person në afri gjinie në vijë të
drejtpërdrejtë të çfarëdo shkalle ose në vijë anësore deri në shkallën e katërt, person
në afri krushqie deri në shkallën e dytë me të pandehurin, mbrojtësin e tij, prokurorin, të
dëmtuarin ose viktimën;
1.3. është kujdestar ligjor, nën kujdestari ligjore, fëmijë i adoptuar ose prind adoptues,
prind birësues ose fëmijë i birësuar i të pandehurit, mbrojtësit të tij, prokurorit, të dëmtuarit
ose viktimës;
1.4. në çështjen e njëjtë penale ka marrë pjesë në procedurë si gjyqtar, prokuror, mbrojtës,
ose është pyetur si dëshmitar apo ekspert; ose
1.5. ekziston konflikti i interesit siç përcaktohet me legjislacionin përkatës.
2. Bazat për përjashtim të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni zbatohen edhe për
përfaqësuesin e viktimës, përveç në rastet e përcaktuara në nënparagrafët 1.1 deri 1.3 të këtij
neni lidhur me marrëdhënien e tij me të dëmtuarin ose viktimën.
3. Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari i procedurës paraprake ose kryetari
i kolegjit shqyrtues apo kolegjit ankimor vendos për përjashtimin e procesmbajtësit, përkthyesit,
specialistit, ekspertit, mbrojtësit të viktimave dhe përfaqësuesit të viktimave.
4. Në qoftë se zyrtari i autorizuar i policisë zbaton veprime hetimore në bazë të këtij Kodi,
për përjashtimin e tij vendos prokurori i shtetit. Po qe se me rastin e ndërmarrjes së këtyre
veprimeve merr pjesë procesmbajtësi, për përjashtimin e tij vendos personi zyrtar i cili ndërmerr
veprimet.
KAPITULLI IV
PROKURORI I SHTETIT
Neni 45
Kompetenca dhe struktura e prokurorive të shtetit
Kompetencat dhe struktura e Prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale, Prokurorisë
së Apelit dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për të hetuar dhe ndjekur çështjet penale
përcaktohen me Ligjin përkatës për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin përkatës për Prokurorinë
Speciale të Republikës së Kosovës.
Neni 46
Pavarësia e prokurorit të shtetit

Organet publike nuk mund të ndikojnë në mënyrë formale apo joformale, e as të drejtojnë
veprimet e prokurorit të shtetit në trajtimin e çështjeve individuale penale apo në hetime.
Neni 47
Detyrimi i prokurorit të shtetit ndaj të pandehurit
Gjatë hetimit të veprave penale, prokurori i shtetit detyrohet të analizojë provat dhe faktet
fajësuese dhe shfajësuese dhe të sigurojë që hetimi të kryhet duke respektuar në tërësi të
drejtat e të pandehurit dhe të sigurojë që provat të mbledhen në përputhje me këtë Kod.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
25
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 48
Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve të shtetit
1. Detyrat dhe kompetencat themelore të prokurorit të shtetit janë të përcaktuara në Ligjin
përkatës për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin përkatës për Prokurorinë Speciale të Republikës
së Kosovës. Përveç këtyre detyrave dhe kompetencave, prokurori i shtetit ka edhe detyrat dhe
kompetencat e mëposhtme:
1.1. prokurorët e shtetit janë të autorizuar për të përfaqësuar interesat publik para
gjykatave të Republikës së Kosovës dhe të kërkojnë nga gjykata që të urdhërojë masa
në pajtim me këtë Kod;
1.2. në lidhje me veprat penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare apo me propozimin e
të dëmtuarit, prokurori i shtetit ka kompetencë që të negociojë dhe të pranojë marrëveshje
vullnetare për bashkëpunim apo pranim të fajësisë me të pandehurin;

1.3. prokurori shtetit i prezanton gjykatës informacionet dhe të dhënat relevante të cilat
mund të ndikojnë në përcaktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit.
Neni 49
Kompetenca territoriale e prokurorëve të shtetit
Prokurori i shtetit ka kompetencë për të vepruar para gjykatës përkatëse në pajtim me Ligjin
përkatës për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin përkatës për Prokurorinë Speciale të Republikës
së Kosovës.

Neni 50
Kompetenca e prokurorëve të shtetit në çështjet urgjente

Kur ekziston rrezik nga shtyrja, veprimet procedurale mund të ndërmerren edhe nga prokurori i
shtetit që nuk është kompetent, me kusht që menjëherë të njoftohet prokurori i shtetit që është
kompetent.
Neni 51
Tërheqja nga ndjekja penale

Prokurori i shtetit mund të tërhiqet nga ndjekja deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor para
gjykatës themelore, kurse në procedurat para gjykatës më të lartë, ai mund të tërhiqet nga
ndjekja vetëm në rastet e parapara me këtë Kod.

KAPITULLI V
MBROJTËSI
Neni 52
E drejta e të pandehurit për të pasur mbrojtës
1. I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës
penale.
2. Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit ose të pandehurit, policia ose organi tjetër
kompetent, prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose
kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose të pandehurin për të drejtën e tij në angazhimin
e mbrojtësit dhe që mbrojtësi mund të jetë prezent gjatë marrjes së tij në pyetje.
3. Në rastet kur nuk parashihet mbrojtja e detyruar, nga e drejta për të pasur mbrojtës mund të
hiqet dorë, nëse heqja dorë bëhet qartë dhe vullnetarisht pas informimit të plotë për të drejtën
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
26
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
e tij në mbrojtje. Heqja dorë duhet bërë me shkrim dhe duhet nënshkruar nga i dyshuari apo i
pandehuri dhe nga organi kompetent që e zbaton procedurën, ose mund të bëhet gojarisht në
audio apo videokasetë, autenticiteti i të cilës verifikohet nga gjykata.
4. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet nuk mund të heqin dorë nga e drejta për të
angazhuar mbrojtës.
5. Personat të cilët tregojnë shenja të çrregullimeve ose të paaftësisë mendore nuk mund të
heqin dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit.

6. Kur i dyshuari ose i pandehuri i cili ka hequr dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit më
vonë e kërkon sërish këtë të drejtë, ai këtë mund ta ushtrojë menjëherë.

7. Po qe se vetë i dyshuari apo i pandehuri nuk angazhon mbrojtës, përfaqësuesi i tij ligjor,
bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor, personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë, prindi
adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra dhe prindi birësues mund të angazhojnë mbrojtës për
të, por jo kundër vullnetit të tij.
Neni 53
Kualifikimet e mbrojtësit

1. Për mbrojtës mund të angazhohet vetëm avokati i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të
Kosovës.
2. Mbrojtësi ia paraqet autorizimin me shkrim policisë, prokurorit të shtetit apo gjykatës pranë
së cilës zbatohet procedura. I dyshuari ose i pandehuri gjithashtu mund t’i japin mbrojtësit
autorizimin edhe gojarisht dhe kjo shënohet në procesverbalin e policisë, të prokurorit të shtetit
apo gjykatës pranë së cilës zbatohet procedura.

Neni 54
Kufizimet në përfaqësim nga mbrojtësi
1. Në një procedurë penale mbrojtësi nuk mund të mbrojë dy ose më tepër të pandehur në të
njëjtën çështje, pavarësisht se a është bërë veçimi i procedurës apo fazës së procedurës. Një
mbrojtës nuk mund të përfaqësoj personin juridik dhe personin fizik në të njëjtin rast, përveç
nëse personi fizik është i vetmi person që ka në pronësi, menaxhon dhe është i punësuar nga
personi juridik.
2. I pandehuri mund të ketë deri në tre (3) mbrojtës dhe e drejta për mbrojtje konsiderohet se
është përmbushur kur në procedurë merr pjesë njëri nga mbrojtësit.
3. Nëse i pandehuri ka më shumë se një mbrojtës, njëri nga ta caktohet si mbrojtës kryesor nga
i pandehuri. Në rast se i pandehuri nuk bën një gjë të tillë, mbrojtës kryesor konsiderohet ai i
cili e ka dorëzuar i pari autorizimin. Kur mbrojtësit kryesor i dorëzohen dokumentet, përfshirë
aktakuzat, kërkesat, përgjigjet, ankesat dhe dokumentet tjera të cilat duhet t’i zbulohen të
pandehurit, konsiderohet se dorëzimi u është bërë të gjithë mbrojtësve që përfaqësojnë palën.
Vetëm parashtresat e paraqitura nga mbrojtësi kryesor shqyrtohen nga gjykata. Sidoqoftë, nëse
mbrojtësi kryesor nuk është në dispozicion për ta dorëzuar parashtresën, mbrojtësi tjetër mund
ta dorëzojë parashtresën me pëlqimin e të pandehurit.
Neni 55
Përjashtimi i mbrojtësit
1. Mbrojtës nuk mund të jetë i dëmtuari ose viktima, bashkëshorti apo bashkëshorti
jashtëmartesor i të dëmtuarit ose viktimës, e as personi që është në gjini gjaku në vijë të drejtë
në cilëndo shkallë, në vijë anësore deri në shkallën e katërt ose të krushqisë deri në shkallën e
dytë me të dëmtuarin, viktimën apo prokurorin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
27
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. Mbrojtës nuk mund të jetë as personi i cili është thirrur si dëshmitar, përveç nëse sipas këtij
Kodi është liruar nga detyra e të dëshmuarit dhe ka deklaruar se nuk do të dëshmojë ose nëse
mbrojtësi pyetet si dëshmitar në rastin nga neni 123 paragrafi 1 nënparagrafi 1.2 i këtij Kodi.
3. Mbrojtës nuk mund të jetë as personi, i cili në të njëjtën lëndë ka vepruar si gjyqtar, prokuror
i shtetit apo zyrtari i autorizuar.
Neni 56
Mbrojtja e detyruar
1. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës në këto raste:
1.1. nga marrja në pyetje për herë të parë e deri në përfundim të procedurës penale me
vendim të formës së prerë kur i pandehuri është memec, shurdh, i verbër ose shpreh
shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të mbrohet
vetë me sukses;
1.2. nga arrestimi, gjatë seancës për caktimin e paraburgimit dhe gjatë kohës derisa ai
gjendet në paraburgim;
1.3. nga momenti i marrjes në pyetje për herën e parë për vepër penale të dënueshme
me të paktën pesë (5) vjet burgim;
1.4. në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është
memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimit apo të paaftësisë mendore ose është
shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm;
1.5. në të gjitha rastet kur i pandehuri kërkon të hyjë në marrëveshje për pranimin e
fajësisë; ose
1.6. në të gjitha rastet kur i akuzuari gjykohet në mungesë sipas nenit 303 të këtij Kodi.
2. Në qoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës, e angazhimin
nuk e bën askush nga personat në nenin 52 paragrafi 7 i këtij Kodi, gjyqtari kompetent ose
organi tjetër kompetent që e zbaton procedurën i cakton një mbrojtës sipas detyrës zyrtare
me shpenzime publike. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare nga momenti i marrjes në
pyetje, i pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës.
3. Në qoftë se i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë procedurës
dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, gjyqtari kompetent ose organi tjetër kompetent që e
zbaton procedurën cakton një mbrojtës të ri sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike.
4. Personi juridik nuk ka të drejtë në mbrojtës të caktuar me shpenzime publike.
5. Në rastet e mbrojtjes së detyruar, mund të hiqet dorë nga e drejta për të pasur mbrojtës në
pajtim me nenin 52, paragrafi 3 të këtij Kodi. Në raste të tilla, avokati i caktuar sipas detyrës
zyrtare mbahet për të vepruar si “avokat në gatishmëri” me të vetmen përgjegjësi për të qenë i
pranishëm dhe për ta këshilluar të dyshuarin ose të pandehurin gjatë tërë procedurës. Në qoftë
se i dyshuari ose i pandehuri tërheq heqjen dorë, avokati në gatishmëri bëhet mbrojtës.
Neni 57
Mbrojtësi me shpenzime publike kur mbrojtja nuk është e detyruar
1. Kur nuk ekzistojnë kushtet për mbrojtjen e detyruar, të pandehurit i caktohet mbrojtës me
shpenzime publike me kërkesën e tij, nëse:
1.1. sipas gjendjes pasurore të tij nuk mund ti përballojë shpenzimet e mbrojtjes; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
28
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2. plotësohet një nga kushtet e mëposhtme:
1.2.1. procedura penale zhvillohet për vepër penale për të cilin është paraparë
dënimi me burgim prej tre (3) apo më shumë vjet burgim; ose
1.2.2. këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë pavarësisht nga dënimi i paraparë.
2. I pandehuri njoftohet nga gjyqtari kompetent ose organi tjetër kompetent i cili e zbaton
procedurën për të drejtën e tij në mbrojtës me shpenzime publike, sipas paragrafit 1 të këtij
neni para se të merret në pyetje për herë të parë.
3. Kërkesa për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike sipas paragrafit 1 të këtij neni mund
të bëhet gjatë gjithë procedurës penale. Gjyqtari kompetent apo organi tjetër kompetent që e
zbaton procedurën merr aktvendim të arsyetuar me shkrim lidhur me kërkesën për caktimin e
mbrojtësit. Nëse policia ose prokurori i shtetit refuzon kërkesën e të pandehurit për t’i caktuar
mbrojtës me shpenzime publike, i pandehuri mund t’i ankohet gjyqtarit të procedurës paraprake.
4. Para caktimit të mbrojtësit me shpenzime publike sipas këtij neni, i pandehuri duhet të
dorëzojë një deklaratë duke cekur pasuritë e tij dhe të deklarohet se nuk mund të përballojë
shpenzimet e mbrojtësit.
5. Në pajtim me nenin 11 paragrafin 4 të këtij Kodi, të pandehurit i caktohet një mbrojtës me
përvojën dhe përgatitjen që përkon me llojin e veprës penale.
Neni 58
Ndërprerja e të drejtave dhe detyrave të mbrojtësit
1. Mbrojtësi pushon së ushtruari të drejtat dhe detyrat e tij në rast të revokimit ose tërheqjes së
autorizimit, apo shkarkimit.
2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk pamundëson riangazhimin e mbrojtësit nga pala e njëjtë në rast
se nuk ka ndonjë arsye apo pengesë ligjore për përjashtimin e tij.

Neni 59
Arsyet për shkarkimin e mbrojtësit
1. Mbrojtësi i përzgjedhur shkarkohet nëse:
1.1. ekziston një nga arsyet e përmendura në nenin 55 të këtij Kodi;
1.2. ka filluar procedura penale ndaj mbrojtësit në çështjen e njëjtë penale lidhur me
veprat penale pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare, apo vepra penale mundësimi
i arratisjes së personit të privuar nga liria në një rast që ndërlidhet me të pandehurin të
cilin ai e përfaqëson; ose
1.3. kur autorizimi i revokuar apo anuluar më parë jepet përsëri nga i pandehuri në
çështjen e njëjtë me qëllimin e drejtpërdrejtë të zvarritjes së procedurës penale.
2. Përveç arsyeve nga paragrafi 1 i këtij neni, mbrojtësi i caktuar sipas detyrës zyrtare shkarkohet
nëse:
2.1. i pandehuri ose personi i përcaktuar në nenin 52 paragrafi 7 i këtij Kodi angazhon
tjetër mbrojtës;
2.2. nuk e ushtron si duhet detyrën e mbrojtësit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
29
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2.3. për shkak të ndryshimeve në gjendjen financiare të të pandehurit dhe kur pushojnë
së ekzistuari arsyet për mbrojtës me shpenzime publike, në rastet kur mbrojtja nuk është
e detyruar sipas nenit 57 të këtij Kodi.
Neni 60
Vendimi për shkarkimin e mbrojtësit
1. Shkarkimi i mbrojtësit vendoset sipas detyrës zyrtare nga gjyqtari i procedurës paraprake,
kryetari i trupit gjykues, trupi gjykues ose gjyqtari i vetëm gjykues.
2. Para marrjes së aktvendimit, gjykata e merr mendimin e të pandehurit dhe mbrojtësit.
3. Kundër aktvendimit për shkarkimin e mbrojtësit lejohet ankesë e veçantë.
4. Për shkarkimin e mbrojtësit kryetari i gjykatës e njofton Odën e Avokatëve të Kosovës.
5. Në rastin e aktvendimit për shkarkimin e mbrojtësit, për angazhimin e mbrojtësit tjetër
zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e nenit 297 paragrafi 3 të këtij kodi.
Neni 61
Të drejtat e mbrojtësit si përfaqësues i të pandehurit
1. Mbrojtësi gëzon të drejta të njëjta që ia njeh ligji edhe të pandehurit, përveç atyre që
shprehimisht i rezervohen të pandehurit personalisht.
2. Mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë lirisht me të pandehurin gojarisht ose me shkrim sipas
kushteve që garantojnë fshehtësinë.
3. Mbrojtësi ka të drejtë të njoftohet me kohë për vendin dhe kohën e zbatimit të veprimeve
hetimore, të marrë pjesë në to dhe të shikojë shkresat dhe provat e çështjes në pajtim me këtë
Kodi.
Neni 62
Tërheqja e mbrojtësit
1. Mbrojtësi i cili nuk pranon detyrën që i është besuar ose që tërhiqet prej saj njofton menjëherë
organin që zbaton procedurën dhe atë që e ka caktuar lidhur me mospranimin ose tërheqjen e
tij.
2. Mospranimi ka efekt që nga çasti kur i komunikohet organit që zbaton procedurën dhe
mbrojtësi mund ta refuzojë detyrën vetëm për shkaqe të arsyeshme.
3. Tërheqja nuk ka efekt derisa të pandehurit të mos i sigurohet një mbrojtës i ri sipas zgjedhjes
së tij ose sipas detyrës zyrtare dhe deri në përfundim të afatit të caktuar që mund t’i jetë dhënë
mbrojtësit zëvendësues për t’u njohur me shkresat dhe provat.
4. Paragrafi 3 i këtij neni zbatohet edhe në rastet nga neni 59, paragrafi 2 i këtij Kodi.
KAPITULLI VI
I DËMTUARI OSE VIKTIMA
Neni 63
Të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës
1. I dëmtuari ose viktima ka këto të drejta:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
30
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.1. trajtohet me respekt, ndjeshmëri, në mënyrë të përshtatshme, profesionale dhe
jo diskriminuese nga policia, prokurorët e shtetit, gjyqtarët ose organi tjetër që zhvillon
procedurë penale;
1.2. nëse i dëmtuari ose viktima e veprës penale mund të identifikohet, policia dhe
prokurori i shtetit ose organi tjetër i cili zhvillon procedurën penale kontakton të dëmtuarin
ose viktimën në mënyrë të arsyeshme dhe e njofton atë se është palë e dëmtuar
1.3. kur identifikohet, i dëmtuari ose viktima ka të drejtë të marrë informacion pa vonesa
të panevojshme, nga kontakti i tij i parë me policinë, prokurorin e shtetit ose organin
tjetër që zhvillon procedurën, varësisht nga karakteristikat personale të të dëmtuarit ose
viktimës, nevojat, llojit ose natyrës së veprës penale dhe rrethanat e veprës penale:
1.3.1. mbi llojin e mbështetjes që ai mund të marrë duke përfshirë, aty ku është e
zbatueshme, informacionin bazë për qasjen në ndihmë mjekësore, mbështetjen
psikologjike, strehimin alternativ dhe çdo dispozitë të veçantë të paraparë në këtë
Kod ose ligj, pas një vlerësimi individual nga policia, prokurori i shtetit, gjyqtari ose
organi tjetër që zhvillon procedurën penale. Vlerësimi individual merr parasysh
llojin ose natyrën e veprës penale dhe rrethanat e veprës penale;
1.3.2. mbi procedurat për paraqitjen e kërkesës në lidhje me veprën penale dhe
rolin e tij në procedurën e tillë;
1.3.3 në çfarë kushte mund ti sigurohet mbrojtje, duke përfshirë masat mbrojtëse;
1.3.4. si dhe në cilat kushte mund të ketë qasje në këshilla ligjore, ndihmë ligjore
dhe çdo lloj këshille tjetër;
1.3.5. në çfarë kushte mund të ketë qasje në kompensim;
1.3.6. në çfarë kushte ka të drejtë në përkthim;
1.3.7. nëse është shtetas i huaj, ka të drejtë të njoftojë ose të ketë njoftuar dhe
të komunikojë me ambasadën, zyrën ndërlidhëse ose misionin diplomatik të
shtetit shtetas i të cilit është ose me përfaqësuesin e organizatës ndërkombëtare
kompetente, nëse është refugjat ose është nën mbrojtjen e organizatës
ndërkombëtare;
1.3.8. mbi procedurat për të bërë ankesë kur të drejtat e tij nuk respektohen nga
policia, prokurori i shtetit ose organi tjetër kompetent që zhvillon procedurën;
1.3.9. mbi detajet e kontaktit për komunikimin në lidhje me rastin e tij;
1.3.10. mbi shërbimet e drejtësisë restorative në dispozicion; dhe
1.3.11. si dhe në cilat kushte mund të rimbursohen shpenzimet e bëra si rezultat i
pjesëmarrjes në procedurë penale.
1.4. i dëmtuari ose viktima që është viktimë e terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit me
njerëz, dhunës gjinore, dhunës në marrëdhënie familjare, dhunës seksuale, shfrytëzimit
ose diskriminimit dhe i dëmtuari ose viktima që ka pësuar dëmtim të konsiderueshëm për
shkak të peshës së veprës penale si dhe viktima me aftësi të kufizuara dhe ata që janë
veçanërisht të ndjeshëm, duhet të merren parasysh;
1.5. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë të ndihmohet për të kuptuar dhe për t’u kuptuar
që nga kontakti i parë me policinë ose organin tjetër kompetent që zhvillon procedurën
penale dhe gjatë çdo ndërveprimi të mëtejshëm të nevojshëm që ka me policinë ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
31
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
organin tjetër kompetent gjatë zhvillimit të procedurës penale;
1.6. i dëmtuari ose viktima mund të shoqërohet nga personi i zgjedhur nga ai që nga
kontakti i parë me policinë, prokurorin e shtetit ose organin tjetër kompetent që zhvillon
procedurën, ku për shkak të ndikimit të veprës penale, i dëmtuari ose viktima ka nevojë
për ndihmë për të kuptuar ose për t’u kuptuar;
1.7. i dëmtuari ose viktima ka statusin e palës në procedurë penale;

1.8. i dëmtuari ose viktima mund të dëgjohet nga policia, prokurori i shtetit ose organi
tjetër i cili zhvillon procedurën penale dhe mund të jep dëshmi;
1.9. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë të marrë informata për procedurën penale në lidhje
me veprën penale për sa i përket: vendimit për të mos vazhduar ose për të përfunduar
një hetim ose për të mos ndjekur penalisht të dyshuarin ose të pandehurin dhe arsyet
për këtë, përveç në rastet kur arsyet janë konfidenciale ose, në të kundërtën, ngritjen
e aktakuzës kundër të pandehurit, natyrën e akuzave kundër të pandehurit, kohën dhe
vendin e shqyrtimit gjyqësor dhe aktgjykimin e gjykatës. Policia, prokurori i shtetit, gjyqtari
kompetent, organi tjetër i cili zhvillon procedurën penale ose shërbimi korrektues njofton
të dëmtuarin ose viktimën, pa vonesë, kur personi në paraburgim apo në mbajtje të
dënimit për veprat penale që kanë të bëjnë me të dëmtuarin ose viktimën është liruar ose
ka ikur nga paraburgimi;
1.10. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë të marrë informacion dhe të komunikojë me
policinë, prokurorin e shtetit, gjyqtarin ose organin tjetër kompetent i cili e zhvillon
procedurën penale në gjuhë të thjeshtë dhe të qasshme, verbalisht ose me shkrim. Ky
komunikim duhet t’i ketë parasysh karakteristikat personale të të dëmtuarit ose viktimës
duke përfshirë aftësinë e kufizuar që mund të ndikojë në aftësinë për të kuptuar ose për
t’u kuptuar;
1.11. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë të zgjedhë nëse do të pranojë informacionin dhe
komunikimin, përveç nëse informacioni ose komunikimi duhet të sigurohet për shkak
të të drejtave të të dëmtuarit ose viktimës për të marrë pjesë në procedurë penale. I
dëmtuari ose viktima ka të drejtë të ndryshojë dëshirën e tij në lidhje me dorëzimin e një
informacioni apo komunikimi të tillë;
1.12. i dëmtuari ose viktima ka të drejtat e parapara në nenin 14 të këtij Kodi dhe, sipas
kërkesës, të drejtën e përkthimit pa pagesë gjatë çdo intervistimi ose marrje në pyetje të
të dëmtuarit ose viktimës dhe gjatë seancave gjyqësore nëse i dëmtuari ose viktima merr
pjesë në procedurën penale;
1.13. i dëmtuari ose viktima, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën e procedurës, ka të
drejtë të paraqesë parashtresa dhe ankesa në gjuhën që e kupton ose përmes ndihmës
së nevojshme gjuhësore;
1.14. të dëmtuarit ose viktimës, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën e procedurës,
i sigurohet përkthimi pa pagesë i dëftesës së pranimit të kërkesës ose të ankesës së
parashtruar, nëse këtë e kërkon, dhe të informacionit të rëndësishëm për ushtrimin e të
drejtave në procedurën penale në gjuhën që e kupton. Në vend të përkthimit me shkrim
mund të sigurohet përkthimi gojarisht, nëse kjo nuk cenon paanshmërinë e procedurës;
1.15. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë në përfaqësim ligjor dhe ndihmë juridike;

1.16. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë në kompensim të shpenzimeve të bëra si rezultat
i pjesëmarrjes në procedurë penale;
1.17. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë të kërkojë mbrojtje, përfshirë masat mbrojtëse të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
32
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
parapara në këtë Kod;
1.18. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë të qasjes në shërbimet e ndihmës së viktimave,
përfshirë Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave;
1.19. i dëmtuari ose viktima ka të drejtë në kompensimi të arsyeshëm të urdhëruar nga
gjykata prej të pandehurit ose të pandehurve që kanë pranuar ose janë shpallur fajtor për
dëmin material, fizik dhe emocional të shkaktuar me vepër penale për të cilën i pandehuri
ose të pandehurit janë shpallur fajtorë;
1.20. kur nuk është i mundur kompensimi nga i pandehuri me urdhër të gjykatës, i
dëmtuari ose viktima ka të drejtë të kërkojë kompensim nga Programi për Kompensim të
Viktimave të Krimit;
1.21. viktimës së dhunës në baza gjinore i mundësohet shmangia e kontaktit të
drejtpërdrejtë me të pandehurin çdo herë kur është e mundur gjatë procedurës në polici,
prokurori apo gjykatë.
Neni 64
Përfaqësuesi i të dëmtuarit ose viktimës
1. I dëmtuari ose viktima mund të përfaqësohet nga përfaqësuesi i cili është anëtar i Odës së
Avokatëve të Kosovës.
2. I dëmtuari ose viktima mund të përfaqësohet nga mbrojtësi i viktimave.
3. I dëmtuari ose viktima mund të përfaqësojë veten.
4. I dëmtuari ose viktima nuk përfaqësohet në të njëjtën kohë nga të dy përfaqësuesit sipas
paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni.
5. Mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës është i autorizuar të informojë të dëmtuarin
ose viktimën me të drejtat e tij, të përfaqësojë interesat e të dëmtuarit ose viktimës para
prokurorit të shtetit dhe gjykatës, të ndihmojë të dëmtuarin ose viktimën për të kërkuar kthimin
dhe/ose kompensimin e dëmit dhe, kur është e nevojshme, e drejton të dëmtuarin ose viktimën
tek ofruesit tjerë të shërbimeve. Mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës vepron në
emër të të dëmtuarit ose viktimës kur është e nevojshme dhe e përshtatshme për të ndaluar
shkeljen e të drejtave të të dëmtuarit ose viktimës dhe për të kërkuar veprime që garantojnë
mbrojtjen e tij.

KAPITULLI VII
MBIKËQYRJA E PROCEDURËS PENALE
Neni 65
Sanksionet për zvarritjen e procedurës penale
1. Gjykata gjatë rrjedhës së procedurës mund t’i shqiptojë gjobë deri në njëmijë (1000) Euro
mbrojtësit, të dëmtuarit ose viktimës, mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës kur
veprimet e tij janë të drejtuara qartë në zvarritjen e procedurës penale. Gjoba mund të caktohet
për çdo veprim që ka për qëllim zvarritjen e procedurës sipas këtij paragrafi.
2. Gjykata e informon Odën e Avokatëve të Kosovës për shqiptimin e gjobës ndaj anëtarit të saj.
3. Në qoftë se prokurori i shtetit nuk i paraqet gjykatës propozimet me kohë ose veprimet tjera
në procedurë i ndërmerr me vonesa të mëdha dhe kështu shkakton zvarritjen e procedurës,
atëherë gjykata e njofton kryeprokurorin e asaj prokurorie.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
33
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 66
Njoftimi për veprat penale për të cilat mësohet në procedurë penale
1. Nëse gjyqtari mëson se gjatë procedurës penale të cilën ai e kryeson ka pasur shkelje
të neneve 383-394 dhe neneve 397-399 të Kodit Penal, mund t’ia dërgojë rastin për hetim
prokurorit përkatës të shtetit.
2. Gjyqtari i cili dërgon shkeljen nga nenet 383-394 dhe nenet 397-399 të Kodit Penal sipas
paragrafit 1 të këtij neni nuk merr pjesë në procedurën penale që rrjedh si rezultat i këtij dërgimi,
por mund të vazhdojë të kryesojë procedurën penale e cila ka qenë duke u zbatuar.
3. Dispozitat e këtij neni zbatohen pa paragjykim për nenin 299 të këtij Kodi.
KAPITULLI VIII
DETYRIMET E ORGANEVE PUBLIKE

Neni 67
Detyrimi i organeve publike që të ndihmojnë prokurorin e shtetit
1. Të gjitha organet publike detyrohen që prokurorit të shtetit, gjykatave dhe organeve të tjera
kompetente që marrin pjesë në procedurë penale t’u japin ndihmën e nevojshme, sidomos për
çështjet që kanë të bëjnë me hetimin e veprave penale ose vendndodhjen e kryerësve.
2. Kur organet publike nuk veprojnë sipas kërkesës së paraparë në paragrafin 1 të këtij neni,
prokurori i shtetit, gjykata dhe organi tjetër kompetent i cili zbaton procedurën penale e njofton
menjëherë përfaqësuesin e atij organi.
3. Nëse brenda njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i njoftimit sipas paragrafit 2 të këtij neni,
organi nuk vepron sipas kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni, prokurori i shtetit, gjykata dhe
organi tjetër kompetent që merr pjesë në procedurë penale kërkon nga institucioni fillimin e
procedurës disiplinore ndaj personit përgjegjës.
Neni 68
Nxjerrja e të dhënave konfidenciale

1. Me kërkesën e gjykatës, institucionet dhe personat përgjegjës për mbajtjen e bazave të të
dhënave, qoftë edhe pa pëlqimin e personave përkatës, i sigurojnë gjykatës të dhëna nga baza
e tyre e të dhënave që i mbajnë, kur të dhënat e tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e
procedurës penale.

2. Gjykata detyrohet të mbrojë fshehtësinë e të dhënave të siguruara në mënyrë të tillë.
PJESA E DYTË
PROCEDURA PENALE
KAPITULLI IX
FILLIMI I HETIMEVE DHE PROCEDURA PENALE
Nënkapitulli I - Fazat e procedurës penale
Neni 69
Fazat e procedurës penale

Sipas këtij Kodi procedura penale ka katër (4) faza të ndryshme: fazën e hetimit, fazën e ngritjes
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
34
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
së aktakuzës dhe deklarimit, fazën e shqyrtimin gjyqësor dhe fazën e mjetit juridik. Procedurës
penale mund t’i paraprijnë veprimet fillestare të policisë ose mbledhja e informatave sipas nenit
86 të këtij Kodi.
Nënkapitulli II - Veprimet fillestare të policisë
Neni 70
Veprimet fillestare të policisë
1. Policia i ndërmerr veprimet e parapara në nenin 71 të këtij Kodi dhe ia raporton ato prokurorit
të shtetit sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se shtatëdhjetë e dy (72) orë nga
ndërmarrja e veprimit.
2. Prokurori i shtetit dhe policia bashkëpunojnë gjatë ndërmarrjes së veprimeve fillestare nga
neni 71 i këtij Kodi.
3. Pas autorizimit për zbatimin e masës nga neni 86 i këtij Kodi apo pas fillimit të procedurës
penale nga neni 100 i këtij Kodi, prokurori i shtetit drejton dhe mbikëqyr punën e policisë apo
organit tjetër që zbaton hetimin penal.
4. Prokurori i shtetit ka qasje në të gjitha informatat përkatëse që policia ka në posedim gjatë
veprimeve fillestare.
Neni 71
Autorizimet e policisë
1. Pas pranimit të informatës për një vepër penale të dyshuar, policia ndërmerr veprime sipas
këtij neni për të përcaktuar nëse ka dyshim të arsyeshëm se është kryer një vepër penale e cila
ndiqet sipas detyrës zyrtare.
2. Pas pranimit të propozimit për ndjekje penale të paraqitur nga i dëmtuari, policia do të
ndërmarrë veprime sipas këtij neni për të përcaktuar nëse ekziston një dyshim i arsyeshëm se
është kryer një vepër penale e cila ndiqet sipas propozimit.
3. Policia ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të zbulojë vendndodhjen e kryerësit, të
ndalojë kryerësin ose ndihmësin e tij nga fshehja ose arratisja, të zbulojë dhe të ruajë gjurmët
dhe provat tjera të veprës penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova, dhe të mbledhë
të gjitha informacionet të cilat mund të përdoren në procedurë penale.
4. Për të kryer detyrat nga ky nen, policia është e autorizuar që:
4.1. të mbledhë informata nga personat;
4.2. të kryejë kontroll të përkohshëm të automjeteve, udhëtarëve dhe valixheve të tyre;
4.3. të kufizojë lëvizjen në zona të caktuara për kohën kur ky veprim është urgjentisht i
nevojshëm;
4.4. të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vërtetuar identitetin e personave dhe të
sendeve;
4.5. të organizojë kontrollimin për të zbuluar vendndodhjen e individit ose të sendit që
kërkohet;
4.6. të kontrollojë nën praninë e personit përgjegjës objektet e caktuara dhe lokalet e
organeve publike dhe të shqyrtojë dokumentet e caktuara që u përkasin atyre në pajtim
me këtë Kod.;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
35
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4.7. të sekuestrojë përkohësisht prova, pasuri të specifikuar ose ekzekutojë urdhrin
ndalues të përkohshëm;
4.8. të sigurojë ekzaminimin fizik të të dëmtuarit ose viktimës, në pajtim me nenin 142 të
këtij Kodi;
4.9. të zbulojë, mbledhë dhe ruajë gjurmët dhe provat nga vendi i ngjarjes për veprën
penale të dyshuar dhe të urdhërojë testimin mjeko-ligjor të atyre provave nga laboratori i
mjekësisë ligjore në pajtim me nenin 72 të këtij Kodi;
4.10. të merr në pyetje dëshmitarët apo të dyshuarit e mundshëm në pajtim me nenin 74
të këtij Kodi;
4.11. të ndërmerr hapat e nevojshëm për të parandaluar një rrezik të menjëhershëm për
publikun;
4.12. të ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për të gjetur kryerësin dhe për të parandaluar
kryerësin ose ndihmësin e tij nga fshehja ose arratisja; dhe
4.13. të ndërmerr hapa dhe veprime tjera të nevojshme, të parapara me ligj.
5. Për veprimet të cilat i ndërmarrin dhe për faktet dhe rrethanat e konstatuara nga hetimet e
tyre, policia përpilon procesverbal, fotografi ose shënim zyrtar.
6. Posa policia të pranoj kërkesën për ndjekje penale nga pala e dëmtuar ose posa të njoftohet
se një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare është kryer, tentuar, është duke u kryer
apo do të kryhet së shpejti, policia është e detyruar që menjëherë të njoftojë prokurorin e shtetit
dhe t’i dorëzojë raport policor brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve.
Neni 72
Mbledhja e provave nga vendi i ngjarjes

1. Policia me kujdes mbledhë provat që gjenden në vendin e ngjarjes për veprën e dyshuar
penale dhe i ruan ato në mënyrë të përshtatshme që lejon provat të testohen nga laboratori
kompetent.
2. Me përjashtim të shenjave të gishtërinjve, për provat që merren nga trupi i një individi të cilat
mund t’i nënshtrohen testimit mjeko-ligjor, policia duhet të ketë pëlqimin me shkrim të individit
që provat e tilla të merren ose me urdhrin e gjykatës sipas nenit 141, 142 apo 143 të këtij Kodi
që autorizon marrjen e provave.
Neni 73
E drejta e policisë për të ndaluar për kohë të shkurtë

Policia ka të drejtë t’i ndalojë dhe të mbledhë informacione nga personat që gjenden në vendin
e kryerjes së veprës penale, të cilët mund të japin informacione të rëndësishme për procedurën
penale, nëse ka gjasa që mbledhja e informacionit nga këta persona më vonë do të ishte e
pamundur ose do të zvarriste në mënyrë të konsiderueshme procedurën apo do të shkaktonte
vështirësi të tjera. Ndalimi i personave të tillë nuk mund të zgjasë më shumë se sa është e
nevojshme për të marrë emrat, adresat dhe informacionet e tjera relevante dhe në asnjë rast
nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë orë. Ndalimi mund të bëhet vetëm nëse nuk ka mjete
të tjera për të arritur deri tek informacioni. Policia e trajton personin e ndaluar me dinjitet, nuk e
ndalon personin në qendër të paraburgimit dhe nuk i vë pranga.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
36
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 74
Marrja në pyetje nga policia
1. Policia ka të drejtë të marrë në pyetje personat të cilët mund të jenë dëshmitarë të një vepre
penale dhe për këtë përpilon raportin policor të marrjes në pyetje. Raporti duhet të përmbajë
saktë pyetjet dhe përgjigjet gjatë marrjes në pyetje, të identifikojë zyrtarin e policisë që ka
marrë në pyetje dëshmitarin, kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së marrjes në pyetje dhe të
identifikojë dëshmitarin.
2. Policia ka të drejtën e marrjes në pyetje të personave që mund të jenë të dyshimtë për kryerje
të një vepre penale, por së pari duhet të informojë të dyshuarin për veprat penale për të cilat
dyshohet se ai i ka kryer dhe për të drejtat e tij, në bazë të nenit 122, paragrafi 3 të këtij Kodi.
Raporti duhet të përmbajë në mënyrë të saktë pyetjet dhe përgjigjet gjatë intervistimit, duhet të
jep identitetin e zyrtarit policor që e interviston të dyshuarin, kohën, datën dhe vendin e mbajtjes
së marrjes në pyetje, dhe duhet të identifikojë të dyshuarin.

3. Gjatë marrjes në pyetje sipas paragrafit 2 të këtij neni, i dyshuari ka të drejtë në përkthyes ose
përkthimin e dokumenteve përkatëse pa pagesë. Kur është e mundur, policia e audioregjistron
ose videoregjistron marrjen në pyetje nga ky nen.
4. Policia e audio regjistron ose audio dhe video regjistron marrjen në pyetje nga ky nen.
Neni 75
Ndalesat në marrjen në pyetje nga policia

Neni 251 i këtij Kodi zbatohet për mbledhjen e informacioneve prej personave nga nenet 73-74
të këtij Kodi.
Neni 76
Kontrolli i përkohshëm për siguri

1. Nëse ekziston rreziku se një person është i armatosur ose ka mjet të rrezikshëm i cili mund
të përdoret për sulm apo për vetëlëndim, policia mund të kryejë një kontroll të përkohshëm
sigurimi ndaj personit të tillë për të kontrolluar për armë ose për sende tjera të rrezikshme.
2. Kontrolli i përkohshëm për siguri nuk përbën kontrollin e personit dhe është i kufizuar
në kontroll për armë ose për sende tjera të rrezikshme në rrobat e jashtme të personit dhe
përjashtimisht kontrollit të përkohshëm të valixheve ose automjetit nëse ato janë nën kontrollin
direkt të personit.
3. Kontrolli i përkohshëm për siguri kryhet nga zyrtari policor i gjinisë së njëjtë me personin që
kontrollohet, përveç rasteve kur për shkak të rrethanave të veçanta një gjë e tillë nuk është e
mundur.

4. Kur gjatë zbatimit të kontrollit të përkohshëm për siguri zyrtari policor gjen sende që mund
të përdoren si provë në procedurë penale, ai duhet të veprojë në pajtim me dispozitat që e
rregullojnë kontrollin e personit sipas këtij Kodi.

Neni 77
Masat për identifikimin e të dyshuarit
1. Policia mund të fotografojë personin dhe të marrë shenjat e gishtave të tij, nëse ekziston
dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer vepër penale.

2. Prokurori i shtetit mund të autorizojë policinë që ta publikojë fotografinë e të dyshuarit kur
kjo është e nevojshme për përcaktimin e identitetit të të dyshuarit dhe në raste të tjera kur do t’i
kontribuojë zbatimit efikas të procedurës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
37
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

3. Nëse është e nevojshme për të identifikuar se të kujt janë shenjat e gishtave të gjetur në një
objekt, policia mund të marrë shenjat e gishtave të personave të cilët me gjasë mund të kenë
pasur kontakt me objektin.
4. Policia, me ndihmën e një mjeku apo infermieri të kualifikuar, e në raste të jashtëzakonshme
vetë, mund të mbledhë mostra nga neni 141, 142 ose 143 i këtij Kodi nga i dyshuari nëse kjo
është e ngutshme. Prokurori i shtetit menjëherë informohet për mbledhjen e mostrave të tilla.
5. Policia mund të kërkojë nga i dyshuari t’i nënshtrohet alkotestit përmes mostrave të urinës
ose të frymëmarrjes, ndërsa refuzimi i të dyshuarit për dhënien e këtyre mostrave përbën provë
të pranueshme. I dyshuari duhet të njoftohet paraprakisht në lidhje me këtë. Asnjë mostër nuk
duhet të merret me detyrim pa urdhrin e gjykatës.
Neni 78
Mbledhja e të dhënave nga policia prej të dëmtuarit

1. Me rastin e mbledhjes së të dhënave nga i dëmtuari ose viktima, policia njofton të dëmtuarin
ose viktimën për të drejtat nga neni 63 i këtij Kodi, dhe me kërkesën e të dëmtuarit ose viktimës,
kur i dëmtuari ose viktima i përket njërës prej kategorive nga neni 63, paragrafi 1 i këtij Kodi,
njofton Zyrën për Mbrojtje të Viktimave ose përfaqësuesin e viktimës nëse ka.
2. Personi ndaj të cilit është ndërmarrë ndonjë masë nga nenet 70-78 të këtij Kodi ka të drejtë
të parashtrojë ankesë te prokurori kompetent i shtetit brenda tre (3) ditëve nga ndërmarrja e
këtyre masave.
3. Prokurori i shtetit pa vonesë verifikon bazat e ankesës nga paragrafi 2 i këtij neni dhe nëse
konstaton se veprimet ose masat e zbatuara e shkelin ligjin penal apo kodin e sjelljes për
policinë ose detyrimet e punës, atëherë vepron në pajtim me ligjin dhe e njoftojë personin që
ka parashtruar ankesë.
Neni 79
Kallëzimi penal nga organet publike

1. Të gjitha organet publike detyrohen t’i paraqesin veprat penale që ndiqen sipas detyrës
zyrtare për të cilat janë informuar ose për të cilat kanë marrë dijeni në ndonjë mënyrë tjetër.
2. Me rastin e paraqitjes së kallëzimit penal, organet publike nga paragrafi 1 i këtij neni paraqesin
provat që janë të njohura për ta dhe ndërmarrin masa për t’i ruajtur gjurmët e veprës penale,
sendet mbi të cilat ose me ndihmën e të cilave është kryer vepra penale dhe provat tjera.
Neni 80
Kallëzimi penal nga personat

1. Çdo person ka të drejtë të kallëzojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe
detyrohet ta bëjë këtë në rastin kur moskallëzimi i veprës penale paraqet vepër penale.
2. Punëtori social, punëtori shëndetësor, mësuesi, edukatori ose personat tjerë që kryejnë punë
në cilësi të ngjashme të cilët mësojnë ose zbulojnë se ekziston dyshim i arsyeshëm se fëmija
është viktimë e veprës penale, e sidomos për vepra penale kundër integritetit seksual, këtë
duhet ta kallëzojnë menjëherë.
3. Kur ndjekja për vepër të caktuar penale varet nga propozimi për ndjekje i të dëmtuarit apo
nga leja paraprake e organit kompetent, prokurori i shtetit nuk mund të zbatojë hetimin, të ngritë
aktakuzën pa dorëzimin e provave që dëshmojnë se është dhënë propozimi apo leja. Në raste
të ngutshme, prokurori i shtetit mund të veprojë në bazë të propozimit gojor për ndjekje i cili
duhet konfirmuar me shkrim brenda dyzet e tetë (48) orëve. Kallëzimi penal i nënshkruar nga i
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
38
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
dëmtuari mjafton sipas këtij paragrafi.
Neni 81
Paraqitja e kallëzimit penal

1. Kallëzimi penal i paraqitet prokurorit kompetent të shtetit me shkrim, me mjete teknike të
komunikimit ose gojarisht.
2. Nëse vepra penale është kallëzuar gojarisht, personi i cili bën kallëzimin paralajmërohet për
pasojat e kallëzimit të rremë. Për kallëzimet penale gojore përpilohet procesverbal dhe për
kallëzimet e pranuara nëpërmjet telefonit ose me mjete të tjera komunikimi bëhet shënim zyrtar.
3. Kallëzimi penal që i është paraqitur gjykatës, policisë ose prokurorit të shtetit që nuk është
kompetent duhet të pranohet dhe pa vonesë t’i dërgohet prokurorit kompetent të shtetit.
Neni 82
Kallëzimi penal i policisë

1. Duke u bazuar në të dhënat dhe provat e mbledhura, policia përpilon kallëzim penal të
policisë në të cilin paraqiten provat e zbuluara në procesin e mbledhjes së të dhënave.
2. Kallëzimi penal i policisë i dorëzohet prokurorit të shtetit së bashku me sendet, skicat,
fotografitë, raportet e marra, procesverbalet e masave dhe veprimeve të kryera, shënimet
zyrtare, deklarimet e marra dhe materialet e tjera të cilat mund të kontribuojnë në zbatimin
efektiv të procedurës.

3. Nëse pas dorëzimit të kallëzimit penal të policisë, policia mëson fakte të reja ose nxjerr prova
apo gjurmë të veprës penale, ajo detyrohet që vazhdimisht të mbledhë informata të nevojshme
dhe për këtë menjëherë duhet t’ia dorëzojë prokurorit të shtetit raportin plotësues të kallëzimit
penal të policisë së bashku me provat e reja.
4. Nëse provat dhe të dhënat e mbledhura nuk sigurojnë bazë për kallëzim penal të policisë dhe
nëse kjo nuk justifikon ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se është kryer vepër penale, policia
megjithatë i dërgon për këtë raport të veçantë prokurorit të shtetit brenda pesëmbëdhjetë (15)
ditëve pas veprimit të fundit të ndërmarrë nga policia.
5. Nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se një vepër penale është kryer, policia i dorëzon kallëzim
penal brenda tridhjetë (30) ditëve pas veprimit të fundit të ndërmarr nga policia, prokurorit
kompetent të shtetit i cili vendos nëse do të iniciojë procedurën penale.
Neni 83
Të dhënat plotësuese të kallëzimit penal të policisë

1. Nëse prokurori i shtetit nga kallëzimi penal nuk mund të përcaktojë nëse pretendimet e
përfshira në të janë të mundshme, ose të dhënat në kallëzim nuk sigurojnë bazë të mjaftueshme
për fillimin e hetimit apo nëse prokurori vetëm ka dëgjuar se është kryer vepër penale, prokurori
i shtetit, nëse nuk është në gjendje të veprojë vet kërkon nga policia që të mbledhë të dhënat e
duhura. Policia detyrohet të veprojë sipas kërkesave të ligjshme të prokurorit.
2. Prokurori i shtetit gjithashtu mund të mbledhë vetë të dhëna ose nëpërmjet organeve të tjera
publike, duke përfshirë bisedën me dëshmitarët, të dëmtuarit dhe përfaqësuesit e tyre ligjor.
Prokurori i shtetit mund të marrë pjesë së bashku me policinë në çdo marrje në pyetje të të
dyshuarit duke respektuar të drejtat e të dyshuarit sipas të këtij Kodi.
3. Policia detyrohet t’i raportojë menjëherë prokurorit të shtetit mbi masat e ndërmarra nën
udhëzimet e tij, e nëse policia nuk ka mund t’i ndërmarr ato, atëherë menjëherë i raporton
prokurorit të shtetit për arsyet e pamundësisë së ndërmarrjes së masave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
39
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Prokurori i shtetit mund të kërkojë të dhëna të nevojshme nga organet publike dhe për këtë
qëllim mund ta thërras personin i cili e ka dorëzuar kallëzimin penal.

5. Policia, prokurori i shtetit dhe organet tjera publike detyrohen të procedojnë me kujdes në
mbledhjen ose në sigurimin e të dhënave, duke pasur kujdes që të mos cenohet dinjiteti dhe
reputacioni i personit të cilit i referohen këto të dhëna.
Neni 84
Hedhja e kallëzimit penal

1. Brenda 30 ditësh pas pranimit të kallëzimit penal, prokurori i shtetit nxjerr aktvendim të
shkruar me të cilin e hedh kallëzimin penal ose kërkon informacione shtesë në pajtim me nenin
83 të këtij Kodi. Nëse prokurori i shtetit ka kërkuar informacione shtesë, ai nxjerr aktvendim për
hedhjen e kallëzimit penal brenda gjashtë (6) muajsh nga dita e paraqitjes së kallëzimit penal
fillestar.
2. Prokurori i shtetit e hedh kallëzimin penal nëse është e qartë nga kallëzimi se:
2.1. nuk ka dyshim të arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale;
2.2. vepra e kryer nuk është vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ose sipas
propozimit;
2.3. ka arritur afati i parashkrimit të ndjekjes penale ose vepra penale është përfshirë në
amnisti, falje, është gjykuar me vendim të formës së prerë, ose ekzistojnë rrethana të
tjera që përjashtojnë ndjekjen penale ;
2.4. i dyshuari gëzon imunitet dhe heqja e tij nuk është e mundur ose nuk është miratuar
nga organi kompetent; ose
2.5. ka rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale.
3. Para hedhjes së kallëzimit penal, prokurori i shtetit konsultohet me kryeprokurorin e
prokurorisë përkatëse dhe mban shënim zyrtar.
4. Brenda tetë (8) ditësh nga hedhja e kallëzimit penal, prokurori i shtetit ia dërgon aktvendimin
me arsyet për hedhjen e kallëzimit penal të dëmtuarit ose viktimës, personit apo organit që
ka parashtruar kallëzimin penal. Aktvendimi për hedhjen e kallëzimit penal i dorëzohet edhe
personit kundër të cilit është ngritur kallëzimi penal.
5. Në qoftë se prokurori i shtetit e ka hedh poshtë kallëzimin penal, i dëmtuari ose viktima mund
të paraqesë ankesë kundër aktvendimit për hedhjen e kallëzimit penal brenda tetë (8) ditëve
nga pranimi i njoftimit sipas paragrafit 4 të këtij neni. Ankesa paraqitet në Prokurorinë e Apelit
përmes prokurorisë themelore. Ankesa duhet të përmbajë faktet dhe arsyet e ankesës.
6. Në qoftë se Prokuroria e Apelit vlerëson se ankesa është e bazuar, nxjerr aktvendim me të
cilin e udhëzon prokurorin e shtetit për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me kallëzimin
penal. Parashtruesi i ankesës njoftohet nga Prokuroria e Apelit se ankesa i tij është aprovuar.
7. Nëse Prokuroria e Apelit vlerëson se ankesa është pabazuar, me aktvendim të arsyetuar e
refuzon ankesën dhe brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga momenti i parashtrimit
të ankesës e njofton parashtruesin e ankesës.
8. Pas kalimit të afatit prej gjashtë (6) muajsh nga paraqitja e kallëzimit penal apo aktvendimit
nga paragrafi 6 i këtij neni, i dëmtuari ose viktima mund të parashtrojë ankesë drejtpërdrejtë në
Prokurorinë e Apelit për dështimin e prokurorit që të ndërmerr veprime. Procedura e paraparë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
40
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
në paragrafin 6 dhe 7 të këtij neni zbatohet përshtatshmërisht.
Nënkapitulli III - Masat e veçanta hetimore
Neni 85
Përkufizimet e masave të veçanta hetimore
1. Shprehja “vëzhgim i fshehtë fotografik ose me video” do të thotë monitorim, vëzhgim ose
incizim i personave, i lëvizjeve të tyre ose i aktiviteteve të tjera nga zyrtari i autorizuar i policisë
ose personi i cili vepron nën mbikëqyrjen e zyrtarit të autorizuar të policisë, me anë të fotografimit
ose me video mjete, pa dijeninë apo pëlqimin e së paku njërit prej personave që i nënshtrohen
kësaj mase.
2. Shprehja “monitorim i fshehtë i bisedave” do të thotë monitorimi, incizimi ose transkriptimi i
bisedave nga zyrtari i autorizuar i policisë ose personi i cili vepron nën mbikëqyrjen e zyrtarit
të autorizuar të policisë, me anë të mjeteve teknike, pa dijeninë ose pëlqimin e së paku njërit
prej personave që i nënshtrohen kësaj mase. Monitorimi i fshehtë i bisedave mund të kryhet
edhe kur njëri nga dy personat që do të monitorohen është i gatshëm të kryejë dhe të regjistroj
veprimin përkatës, nën mbikëqyrjen e zyrtarit të autorizuar të policisë.
3. Shprehja “kontrollim i dërgesave postare” do të thotë kontrollim i letrave dhe i dërgesave të
tjera postare nga zyrtari i autorizuar i policisë, që mund të përfshijë edhe përdorimin e pajisjeve
rëntgen.
4. Shprehja “përgjim i telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi
ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil” do të thotë përgjim i komunikimeve zanore, komunikimeve
tekstuale ose komunikimeve tjera përmes rrjeteve të telefonive fikse apo mobile. Kjo përfshinë
çfarëdo mjeti apo sistemi tjetër të ngjashëm teknologjik që bartë të dhëna që kryesisht kanë për
qëllim të jenë private.
5. Shprehja “dërgim i kontrolluar i dërgesave postare” do të thotë dërgim i letrave dhe i
materialeve të tjera postare nga zyrtari i autorizuar i policisë.
6. Shprehja “dërgesa e kontrolluar” nënkupton teknikën e lejimit të dërgesave të paligjshme ose
të dyshuara për të kaluar nga, përmes ose në territorin e një ose të më shumë shteteve, me
njohurinë dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente, me qëllim hetimin e veprave penale
dhe identifikimin e personave të përfshirë në kryerjen e veprës penale.
7. Shprehja “shfrytëzim i mjeteve për përcjellje të vendndodhjes” do të thotë shfrytëzim nga
zyrtari i autorizuar i policisë i mjeteve të cilat identifikojnë vendndodhjen e personit ose të
objektit në të cilin është ngjitur mjeti.
8. Shprehja “shitja dhe blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve apo sendeve” do të thotë akt
i shitjes apo blerjes së ndonjë artikulli, shërbimi apo sendi nga personi i dyshuar se ka kryer
vepër penale, që mund të shërbejë si provë në procedurën penale, ose nga personi për të cilin
dyshohet të jetë viktimë e veprës penale të “Trafikimit me njerëz”, siç përcaktohet në nenin
165 të Kodit Penal. Ky veprim mund të kryhet nga zyrtari i autorizuar i policisë ose personi i cili
vepron nën mbikëqyrjen e zyrtarit të autorizuar të policisë.
9. Shprehja “dhënia dhe marrja e simuluar e ryshfetit” do të thotë një veprim që është i njëjtë
me veprën penale të ndërlidhur me korrupsion, por që ndryshon për shkak se kryhet me qëllim
të mbledhjes së informacionit dhe provave gjatë hetimit penal.
10. Shprehja “regjistrimi i simuluar i personave juridik ose përdorimi i personave ekzistues
juridik për mbledhjen e të dhënave” do të thotë krijim i subjekteve juridike me qëllim të ofrimit të
shërbimeve të simuluara të biznesit ose përdorimi i personave ekzistues juridik për mbledhjen
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
41
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
e të dhënave. Ofrimi i shërbimeve të simuluara të biznesit mund të kryhen me përdorimin e
masave të veçanta hetimore lidhur me identitetin e personit, pronësinë ndaj sendeve apo
pasurisë dhe personave juridik.
11. Shprehja “hetim i fshehtë” do të thotë përdorimi i hetuesve të fshehtë dhe bashkëpunëtorëve,
përkatësisht një ndërveprim i planifikuar i zyrtarit të autorizuar të policisë ose bashkëpunëtorit,
i cili nuk është i identifikueshëm si zyrtar i autorizuar i policisë, ose i personit i cili vepron nën
mbikëqyrjen e zyrtarit të autorizuar të policisë me personat e dyshuar se kanë kryer vepër
penale.
12. Shprehja “regjistrim i thirrjeve telefonike” do të thotë sigurim i të dhënave të thirrjeve
telefonike të bëra nga një numër i caktuar i telefonit, duke përfshirë por pa u kufizuar në
vërtetimin e identifikimit të numrit të caktuar, verifikimin e numrit të telefonit, vendndodhjen
gjeografike, lokacionin e pajisjes, vërtetimin e abonentit të telefonit, ose shenjat e identifikimit
të pajisjes (IMEI).
13. Shprehja “zbulim i të dhënave financiare” do të thotë sigurim i informacionit nga banka apo
ndonjë institucion tjetër financiar mbi depozitat, llogaritë ose transaksionet financiare.
Neni 86
Qëllimi dhe llojet e masave të veçanta hetimore
1. Nëse ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepër penale nga neni 89 i këtij Kodi, po
kryhet apo së shpejti do të kryhet, nëse informacioni i kërkuar për t’u marrë do të kishte gjasa
të ndihmonte në hetimin dhe nëse informacioni nuk do të ishte i mundur për t’u marrë përmes
ndonjë veprimi tjetër hetimor pa vështirësi të paarsyeshme ose rrezik potencial për të tjerët,
prokurori i shtetit mund të autorizojë masat e veçanta hetimore, si në vijim:
1.1. vëzhgim i fshehtë fotografik ose me video në vende publike;
1.2. hetim i fshehtë;
1.3. monitorim i fshehtë i bisedave në vende publike;
1.4. dërgim i kontrolluar i dërgesave postare;
1.5. dërgesa e kontrolluar;
1.6. shfrytëzim i mjeteve për përcjellje të vendndodhjes;
1.7. shitja dhe blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve apo sendeve;
1.8. regjistrimi i simuluar i personave juridik ose përdorimi i personave ekzistues juridik
për mbledhjen e të dhënave; dhe
1.9. regjistrim i thirrjeve telefonike.
2. Nëse ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepër penale nga neni 89 i këtij Kodi, po
kryhet apo së shpejti do të kryhet dhe në qoftë se hetimi i veprës penale nuk mund të kryhet
në ndonjë mënyrë tjetër, ose do të jetë shumë i vështirë, prokurori i shtetit mund të kërkojë nga
gjyqtari i procedurës paraprake që të autorizojë masat e fshehta hetimore, si në vijim:
2.1. vëzhgim i fshehtë fotografik ose me video në vende private;
2.2. monitorim i fshehtë i bisedave në vende private;
2.3. përgjimi i telekomunikimeve dhe përdorimi i Lexuesit – IMSI – Identifikimi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
42
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Ndërkombëtar i Shfrytëzuesit Mobil;
2.4. përgjim i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik;
2.5. kontrollim i dërgesave postare;
2.6. dhënia dhe marrja e simuluar e ryshfetit; dhe
2.7. zbulim i të dhënave financiare.
3. Për autorizimin e masave të veçanta hetimore nga paragrafi 1 dhe 2, të këtij neni prokurori
i shtetit ose gjyqtari i procedurës paraprake nuk është e domosdoshme të ketë dyshim të
arsyeshëm për identitetin e të dyshuarit apo të dyshuarve të cilët kanë kryer, janë duke kryer
ose së shpejti do të kryejnë vepër penale.
4. Procedura penale nuk është e domosdoshme që të jetë filluar për autorizimin nga prokurori
i shtetit apo gjyqtari i procedurës paraprake të masave të veçanta hetimore nga paragrafi 1
dhe 2 i këtij neni. Megjithatë, procedura penale fillohet posa prokurori i shtetit të ketë dyshim të
arsyeshëm për identitetin e të dyshuarit apo dyshuarve që kanë kryer vepër penale.
Neni 87
Fshehtësia e mbledhjes së informatave
Nëse prokurori i shtetit apo gjyqtari i procedurës paraprake autorizon masat veçanta hetimore
në pajtim me paragrafin 1 ose 2 të nenit 86 të këtij Kodi, dosja mbyllet dhe mbahet e fshehur
derisa zbulimi i saj të kërkohet në pajtim me këtë Kod.
Neni 88
Kushtet ligjore për masat e veçanta hetimore
1.Masat e veçanta hetimore mund të urdhërohen kundër personit kur ekziston dyshimi i bazuar
se:
1.1. është kryer, po kryhet apo së shpejti do të kryhet vepër penale e parashikuar sipas
nenit 89 të këtij Kodi; dhe
1.2. informacioni i cili mund të merret nga masat e urdhëruara ka gjasë të ndihmojë
në hetimin e veprës penale dhe nuk do të kishte mundësi të merrej me masa të tjera
hetimore pa shkaktuar vështirësi të paarsyeshme ose rrezik potencial për të tjerët.
2. Masat e veçanta hetimore po ashtu mund të urdhërohen kundër personit, përpos të
dyshuarit, kur kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni vlejnë për të dyshuarin dhe ekziston
dyshim i bazuar se:
2.1. personi i tillë pranon ose transmeton komunikime që burojnë prej të dyshuarit ose që
i dedikohen të dyshuarit apo që merr pjesë në transaksionet financiare të të dyshuarit;
2.2. i dyshuari përdor telefonin e personit të tillë ose ka qasje në sistem kompjuterik të
personit të tillë;
2.3. ka dyshim se numri i telefonit, adresa elektronike apo llogaria financiare e personit
të tillë është përdorur për kryerjen e veprës penale;
2.4. pronari apo shfrytëzuesi i numrit telefonik, adresës elektronike, adresës IP, numrit
IMEI apo llogarisë financiare nuk është i njohur, është person juridik ose ka dyshim të
arsyeshëm se numri telefonik, adresa elektronike apo llogaria financiare po përdoret nga
dikush tjetër e jo nga pronari; ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
43
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2.5 vëzhgimi i të cilit mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose të identitetit të të
dyshuarit.
3. Rezultati i masave të veçanta hetimore është i vlefshëm për të gjithë komunikuesit.
Neni 89
Veprat penale për të cilat mund të lëshohen urdhrat sipas nenit 88
1. Urdhri nga neni 88 i këtij Kodi mund të përdoret vetëm për hetimin e së paku njërës nga këto
vepra të dyshuara penale:
1.1. veprat penale për të cilat mund të shqiptohet dënim prej pesë (5) ose më shumë vjet
burgim; ose
1.2. një apo më shumë nga veprat penale në vijim:
1.2.1. dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës;
1.2.2. rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve
dhe pajisjeve publike;
1.2.3. sabotimi;
1.2.4. spiunazhi;
1.2.5. fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste;
1.2.6. përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues
dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.2.7. rrezikimi i negociatorëve;
1.2.8. organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe
krimeve të luftës;
1.2.9. rrëmbimi i fluturakes;
1.2.10. rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil;
1.2.11. skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar;
1.2.12. kontrabandimi me migrantë;
1.2.13. trafikimi me njerëz;
1.2.14. fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose
trafikimit me njerëz;
1.2.15. rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare;
1.2.16. rrezikimi i personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i
personelit në marrëdhënie me to;
1.2.17. marrja e pengjeve;
1.2.18. kanosja për përdorimin ose kryerjen e vjedhjes apo të grabitjes së materialit
nuklear ose radioaktiv;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
44
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2.19. sterilizimi i detyruar;
1.2.20. gjymtimi i organeve gjenitale femërore;
1.2.21. ngacmimi seksual;
1.2.22. rrëmbimi;
1.2.23. tortura;
1.2.24. cenimi i së drejtës për të kandiduar;
1.2.25. kanosja e kandidatit;
1.2.26. keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve;
1.2.27. dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin;
1.2.28. falsifikimi i rezultateve të votimit;
1.2.29. asgjësimi i dokumenteve të votimit;
1.2.30. shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit;
1.2.31. mundësimi ose detyrimi në prostitucion;
1.2.32. transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave
njerëzore;
1.2.33. ndotja e ujit të pijshëm;
1.2.34. ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët;
1.2.35. blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,
substancave psikotrope dhe analoge;
1.2.36. prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike;
1.2.37. organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave
psikotrope;
1.2.38. cenimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike;
1.2.39. keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike;
1.2.40. falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës;
1.2.41. organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm;
1.2.42. falsifikimi i parasë;
1.2.43. Prodhimi, furnizimi, shitja, posedimi ose dhënia në shfrytëzim e mjeteve
për falsifikim;
1.2.44. shpërlarja e parave;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
45
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2.45. marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender;
1.2.46. mashtrimi në shkëmbimin e letrave me vlerë;
1.2.47. marrëveshja dhe mashtrimi me letrat me vlerë të qeverisë;
1.2.48. shmangia nga tatimi;
1.2.49.pranimi i ryshfetit në sektorin privat;
1.2.50. dhënia e ryshfetit në sektorin privat;
1.2.51. kontrabandimi i mallrave;
1.2.52. shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave
akcizore;
1.2.53. zjarrvënia;
1.2.54. mashtrimi;
1.2.55. mashtrimi me subvencione;
1.2.56. mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga Komuniteti Ndërkombëtar;
1.2.57. kurdisja e ndeshjes ose e sportit;
1.2.58. keqpërdorimi i sigurimit;
1.2.59. hyrja në sistemet kompjuterike;
1.2.60. mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të rrezikshme;
1.2.61. importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi
ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse;
1.2.62. shkretërimi i pyjeve;
1.2.63. vjedhja e pyllit;
1.2.64. tregtia e ndaluar.
1.3. një apo më shumë nga veprat e mëposhtme penale, nëse kryhen në lidhje me
terrorizëm, korrupsion apo krim të organizuar:
1.3.1. kanosja;
1.3.2. ngacmimi;
1.3.3. sulmi;
1.3.4. lëndimi i rëndë trupor;
1.3.5. shtrëngimi;
1.3.6. detyrimi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
46
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.3.7. shantazhi;
1.3.8.shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm;
1.3.9. asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike;
1.3.10. asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në
vendin e punës;
1.3.11. dërgimi apo transportimi i kundërligjshëm i lëndëve eksplozive ose lëndëve
ndezëse;
1.3.12. përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm;
1.3.13. pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare;
1.3.14. frikësimi gjatë procedurës penale;
1.3.15. keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar;
1.3.16.keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik;
1.3.17. keqpërdorimi i informatës zyrtare;
1.3.18. konflikti i interesit;
1.3.19. përvetësimi në detyrë;
1.3.20. mashtrimi në detyrë;
1.3.21. marrja e ryshfetit;
1.3.22. dhënia e ryshfetit;
1.3.23. dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj;
1.3.24. ushtrimi i ndikimit;
1.3.25. zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
2. Provat e siguruara ligjërisht në pajtim me masën e urdhëruar sipas nenit 88 të këtij Kodi
janë të pranueshme në shqyrtim kryesor, pa marrë parasysh nëse janë apo jo të përfshira në
aktakuzë për veprat penale të cekura në këtë nen.
Neni 90
Urdhrat për masat e veçanta hetimore
1. Gjyqtari i procedurës paraprake, me kërkesë me shkrim të prokurorit të shtetit mund të
urdhërojë secilën nga masat e parapara në nenin 86, paragrafin 2 të këtij Kodi. Kërkesa për
marrjen e urdhrit për ndonjë nga masat e veçanta hetimore bëhet me shkrim dhe përfshin të
dhënat e cekura në paragrafin 3. të këtij neni.
2. Përjashtimisht, prokurori i shtetit mund të urdhërojë përkohësisht njërën nga masat e
përcaktuara në nenin 86, paragrafin 2 të këtij Kodi vetëm në qoftë se ekziston rreziku i vonesës
dhe nëse prokurori i shtetit ka arsye të besojë se nuk do të jetë në gjendje për të marrë një urdhër
të gjyqtarit të procedurës paraprake në kohë, dhe njofton gjykatën menjëherë, por jo më vonë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
47
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
se njëzet e katër orë (24) nga momenti i lëshimit të urdhrit. Urdhri i tillë i përkohshëm pushon
të ketë efekt nëse nuk konfirmohet me shkrim nga gjyqtari i procedurës paraprake brenda
shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga lëshimi i tij. Me rastin e vërtetimit të urdhrit të përkohshëm të
prokurorit të shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, sipas detyrës zyrtare, do të bëjë vlerësim
me shkrim të ligjshmërisë së tij. Nëse gjykata e pranon urdhrin e prokurorit, atëherë e konfirmon
urdhrin për masë të veçantë hetimore.
3. Urdhri për ndonjë masë të caktuar nga ky kapitull bëhet me shkrim dhe përmban:
3.1. Dyshimin e bazuar se është kryer apo mund të kryhet vepra penale;
3.2. emrin dhe adresën e personit ose të personave që i nënshtrohen urdhrit, nëse dihet
identiteti i tyre dhe të dhënat personale apo numri i personave të prekur nga të dhënat;
3.3. emërtimi zyrtar i masës dhe baza ligjore e saktë e saj;
3.4. në veçanti gjetjet e tanishme dhe gjasat reale sipas nenit 19, nënparagrafi 1.11 i këtij
Kodi;
3.5. masa dhe koha e saktë e fillimit dhe përfundimit të saj nëse zbatohet; dhe
3.6. personin e autorizuar për zbatimin e masës dhe zyrtarin përgjegjës për mbikëqyrjen
e zbatimit të tillë.
4. Zyrtari i autorizuar i policisë lidhur me urdhrin e lëshuar për ndonjërën masë do t’i paraqesë
prokurorit të shtetit raport me shkrim mbi zbatimin e urdhrit, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve
nga dita e lëshimit të urdhrit. Në raportin me shkrim shënohen: koha e fillimit dhe përfundimit
të masës; numri dhe identiteti i personave të përfshirë me masën dhe përshkrimi i shkurtër
për rrjedhën dhe rezultatet nga zbatimi i masës. Dokumentacioni i plotë i shkresës teknike
dorëzohet te prokurori i shtetit, në shtojcë të raportit të veçantë. Prokurori i shtetit raportin e
veçantë dhe dokumentacionin e plotë, i dorëzon tek gjyqtari i procedurës paraprake lidhur me
çfarëdo mase të veçantë hetimore të urdhëruar nga gjyqtari i procedurës paraprake në pajtim
me nenin 86, paragrafin 2 të këtij Kodi.
5. Urdhri për masa të veçanta hetimore mund të përfshijë edhe autorizimin për zyrtarin e
autorizuar të policisë që të hyjë në lokale private, nëse gjyqtari i procedurës paraprake vlerëson
se hyrja e tillë është e domosdoshme për të aktivizuar ose pamundësuar mjetet teknike për
zbatimin e masave të tilla. Kur zyrtarët e autorizuar të policisë hyjnë në lokale private në pajtim
me urdhrin nga ky paragraf, veprimet e tyre në lokalet private duhet të kufizohen në veprimet e
nevojshme për të aktivizuar apo çaktivizuar pajisjet teknike.
6. Urdhri për regjistrimin e bisedave telefonike ose përgjimin e komunikimeve nëpërmjet rrjetit
kompjuterik duhet të përfshijë të gjitha elementet për identifikimin e secilit telefon ose secilës
pikë të qasjes në rrjetin kompjuterik që duhet të përgjohet. Përpos rasteve të parapara në
paragrafin 5. të këtij neni, urdhri për përgjim të telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit –
IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil duhet të përmbajë të gjitha elementet për
identifikimin e secilit telefon që duhet të përgjohet.
7. Me kërkesën e prokurorit të shtetit, urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi
i lexuesit – IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil mund të përfshijë vetëm
një përshkrim të përgjithshëm të telefonave që mund të përgjohen, kur gjyqtari i procedurës
paraprake të gjykatës themelore kompetente çmon se ekziston dyshim i bazuar që:
7.1. i dyshuari shfrytëzon telefona të ndryshëm me qëllim të shmangies nga vëzhgimi i
zyrtarit të autorizuar të policisë; dhe
7.2. një telefon apo telefonat e paraqitur në urdhër shfrytëzohen ose do të shfrytëzohen
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
48
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
nga i dyshuari.
8. Kur urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi
ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil është lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, në pajtim
me paragrafin 7 të këtij neni:
8.1 zyrtarët e autorizuar të policisë, pas zbatimit të urdhrit për një telefon të caktuar,
menjëherë informojnë me shkrim gjyqtarin e procedurës paraprake mbi faktet e
rëndësishme, duke përfshirë edhe numrin e telefonit; dhe
8.2. urdhri nuk mund të shfrytëzohet për të përgjuar telekomunikimet e personit i cili nuk
është i dyshuar.
9. Urdhri për kontroll të dërgesave postare ose dërgim të kontrolluar të dërgesave postare
duhet të përfshijë adresën në dërgesat postare që duhet të kontrollohen ose dërgohen. Adresa
e tillë duhet të përputhet me atë të personit ose të personave të përfshirë në urdhër.
10. Urdhri për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit – IMSI – identifikimi
ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil, përgjimin e komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik,
regjistrimin e thirrjeve telefonike, kontrollin e dërgesave postare, dërgimin e kontrolluar të
dërgesave postare ose zbulimin e të dhënave financiare duhet të përfshijë si shtesë udhëzimin
e veçantë me shkrim për personat, përveç zyrtarëve të autorizuar të policisë, ndihma e të cilëve
mund të jetë e nevojshme për zbatimin e urdhrit. Udhëzimi i tillë me shkrim duhet t’i dërgohet
drejtorit ose zyrtarit përgjegjës të sistemit të telekomunikimeve, rrjetit kompjuterik, shërbimit
postar, bankës ose institucioneve të tjera financiare dhe duhet të përfshijë vetëm informacionin
që kërkohet për ndihmë në zbatimin e urdhrit.
11. Urdhri për regjistrimin e simuluar të personave juridik ose përdorimi i personave ekzistues
juridik për mbledhjen e të dhënave përfshinë krijimin e subjekteve afariste të cilat mund të
krijohen me qëllim të zbatimit të shërbimeve të simuluara të biznesit dhe mund të kryhet duke
aplikuar veprimin e fshehjes së identitetit të një personi, pasurie dhe personave juridik. Në
zbatimin e masës policia bashkëpunon me organe të tjera të administratës shtetërore, me
personat juridik, autoritete publike, persona të tjerë juridikë dhe shoqata të personave Ofrimi i
shërbimeve të simuluara të biznesit kryhet nga hetuesit e fshehtë ose personat nën mbikëqyrjen
e tyre.
12. Siç parashihet në nenin 86, paragrafi 1 të këtij Kodi, prokurori i shtetit mund të nxjerr urdhër
me të cilin autorizon një hetues të fshehtë apo bashkëpunëtor të policisë që të mbledh prova
kur provat e tilla nuk mund të mblidhen me mjete tjera, apo kur mbledhja e provave të tilla do
të ishte e vështirë.

13. Bashkëpunëtori i policisë është person i besuar i cili vullnetarisht, në bazë të urdhrit të
prokurorit të shtetit kryen veprime të veçanta hetimore. Para fillimit të veprimeve të veçanta
bashkëpunëtori i policisë do të nënshkruajnë një deklaratë ku theksohet se bie dakord për të
kryer veprime të veçanta hetimore si bashkëpunëtor, dhe në të cilën do të qartësohen të gjitha
të drejtat dhe detyrimet.
14. Urdhri për hetim të fshehtë përmban të dhënat për persona dhe grupin ndaj të cilëve po
zbatohet, përshkrimi i veprave penale të mundshme, mënyra, vëllimi, vendi dhe kohëzgjatja e
urdhrit. Në urdhër mund të përcaktohet që hetuesi i fshehtë mund të përdorë mjetet teknike për
fotografim, videoregjistrim ose për incizim optik, elektronik apo të zërit. Angazhimi i hetuesit të
fshehtë zgjat sa është nevoja që të mblidhen provat, por jo më shumë se një (1) vit. Prokurori
i shtetit mund të zgjas kohëzgjatjen e urdhrit më së shumti edhe gjashtë (6) muaj. Angazhimi i
hetuesit të fshehtë ndërpritet atëherë kur pushojnë arsyet për zbatimin e urdhrit.
15. Gjatë ekzekutimit të urdhrit, hetuesi i fshehtë mund të përdorë masat mbrojtëse apo
anonimitetin për të mbuluar karakteristikat e një zyrtari të policisë. Hetuesin e fshehtë nën
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
49
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
pseudonim ose shifër e cakton personi përgjegjës i Policisë së Kosovës, respektivisht personi
që ata e autorizojnë. Hetuesi i fshehtë është, sipas rregullit personi i autorizuar i policisë, e nëse
kërkohet nga rrethanat e posaçme të rastit edhe personi tjetër, që mund të jetë edhe shtetasi i
huaj. Për mbrojtjen e identitetit të hetuesit të fshehtë, organet kompetente mund të ndryshojnë
të dhënat në bazat e të dhënave të regjistrave dhe të lëshojnë dokumente personale me të
dhënat e ndryshuara. Është e ndaluar dhe e sanksionuar që hetuesi i fshehtë të nxisë kryerjen
e veprës penale.
16. Hetuesi i fshehtë gjatë angazhimit i raporton mbikëqyrësit të tij të drejtpërdrejtë. Pas
përfundimit të angazhimit të hetuesit të fshehtë, mbikëqyrësi i dërgon gjyqtarit të procedurës
paraprake fotografitë, incizimet optike, elektronike apo të zërit, dokumentacionin e mbledhur
dhe të gjitha provat dhe raportet e siguruara që përmbajnë: kohën e fillimit dhe përfundimit të
angazhimit të hetuesit të fshehtë; shifrën ose pseudonimin të hetuesit të fshehtë; përshkrimin
e procedurave si dhe mjeteve teknike të zbatuara; të dhënat për personat të përfshirë në masë
dhe përshkrimin e rezultateve të arritura.
17. Gjatë hetimit të fshehtë, hetuesi i fshehtë ka të drejtë të merr pjesë në biseda me persona
të cilët mund të jenë dëshmitarë apo të dyshuar të mundshëm të veprave penale. Gjatë këtyre
bisedave, ai mund të parashtrojë pyetje lidhur me veprën penale. Kur është e mundur, këto
biseda incizohen. Nëse këto biseda nuk mund të incizohen, hetuesi i fshehtë përmbledh saktë
bisedat dhe shpjegon se përse bisedat nuk janë shënuar sa më parë që ka qenë e mundur në
raport policor.
18. Hetuesi i fshehtë mund të dëgjohet si dëshmitar në procedurën penale edhe lidhur me
përmbajtjen e bisedave me të dyshuarit ndaj të cilëve janë urdhëruar masat, vetëm nën shifër
ose pseudonim përmes video-konferencës, duke zbatuar dispozitat ligjore për masat mbrojtëse
apo anonimitet. Marrja në pyetje do të kryhet në atë mënyrë që mbrojtësit dhe palëve të mos u
zbulohet identiteti i hetuesit të fshehtë. Hetuesi i fshehtë ftohet përmes eprorit i cili drejtpërdrejtë
para marrjes në pyetje, me deklaratën e tij para gjykatës pohon identitetin e hetuesit të fshehtë.
Të dhënat e identitetit të hetuesit të fshehtë i cili merret në pyetje si dëshmitarë paraqesin të
dhëna konfidenciale.
Neni 91
Zbatimi i urdhrit për masat e veçanta hetimore
1. Zyrtari i autorizuar i policisë fillon zbatimin e urdhrit për zbatimin e ndonjë mase nga ky
Kapitull jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e lëshimit.
2. Zbatimi i urdhrit kryhet në atë mënyrë që të minimizojë përgjimin e komunikimeve të cilat në
të kundërtën nuk i nënshtrohen përgjimit sipas këtij kapitulli.
3. Nëse ndonjë prej kushteve për urdhërimin e masave pushon të vlejë, zyrtari i autorizuar i
policisë duhet të pezullojë zbatimin e urdhrit dhe të njoftojë me shkrim gjyqtarin. Nëse urdhri
është lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, zyrtari i autorizuar i policisë duhet po ashtu
ta njoftojnë prokurorin e shtetit. Me pranimin e njoftimit me shkrim, prokurori i shtetit ose gjyqtari
kompetent duhet të sjellë vendim me shkrim për ndërprerjen e urdhrit.
4. Zyrtari i autorizuar i policisë shënon kohën dhe datën e fillimit dhe të përfundimit të secilit
veprim të ndërmarrë për zbatimin e urdhrit. Në procesverbal shënohen emrat e zyrtarëve të
autorizuar të policisë të cilët kanë ndërmarrë cilindo veprim dhe funksion. Procesverbalit të tillë
i bashkangjiten raportet që i dorëzohen prokurorit të shtetit apo gjyqtarit kompetent sipas nenit
90, paragrafi 4 i këtij Kodi.
5. Me rastin e zbatimit të urdhrit për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimin e lexuesit
– IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil, përgjimin e komunikimeve nëpërmjet
rrjetit kompjuterik, kontrollin e dërgesave postare, dërgimin e kontrolluar të dërgesave postare
dhe regjistrimin e thirrjeve telefonike, personat përgjegjës për punën me telekomunikimet, rrjetat
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
50
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
kompjuterike ose shërbimet postare duhet të lehtësojnë zbatimin e urdhrit nën mbikëqyrjen
e drejtorit ose të zyrtarit përgjegjës për sistemin e telekomunikimeve, rrjetin kompjuterik ose
shërbimin postar.
6. Me rastin e zbatimit të urdhrit për zbulimin e të dhënave financiare, punonjësit e institucionit
financiar duhet të lehtësojnë zbatimin e urdhrit të tillë nën mbikëqyrjen e drejtorit ose të zyrtarit
përgjegjës të institucionit financiar.
7. Zyrtari i autorizuar i policisë ose personi i cili vepron nën mbikëqyrjen e zyrtarit të autorizuar
të policisë mund të bëjë shitje dhe blerje të simuluar të artikujve, shërbimeve apo sendeve apo
dhënien dhe marrjen e simuluar të ryshfetit.
8. Me rastin e zbatimit të urdhrit për hetime të fshehta, shitje dhe blerje të simuluar të artikujve,
shërbimeve apo sendeve apo dhënien dhe marrjen e simuluar të ryshfetit:
8.1. personi i cili zbaton urdhrin nuk mund të nxisë personin tjetër të kryejë vepër penale
të cilën personi nuk do ta kryente sikur të mos ishte intervenimi i personit i cili zbaton
urdhrin; dhe
8.2. personi, i cili në pajtim me dispozitat e këtij Kapitulli zbaton urdhrin për hetime të
fshehta, nuk kryen vepër penale.
9. Procedura penale nuk fillohet për vepër penale e cila është nxitur me shkeljen e paragrafit 8
të këtij neni.
10. Me rastin e zbatimit të urdhrit për përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimin e lexuesit
– IMSI – identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil, përgjimit të komunikimeve nëpërmjet
rrjetit kompjuterik ose kontrollimit të dërgesave postare, urdhri i tillë nuk mund të zbatohet për
komunikimet ndërmjet të dyshuarit dhe mbrojtësit të tij, përveç nëse ekziston dyshim i bazuar
se i dyshuari dhe mbrojtësi i tij janë angazhuar së bashku në veprimtari kriminale që përbën
bazën e urdhrit.
Neni 92
Afatet, zgjatja dhe ripërtërirja e urdhrit për masat e veçanta hetimore
1. Prokurori i shtetit apo gjyqtari i procedurës paraprake mund të lëshojnë urdhrin për masat e
veçanta hetimore për një afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e lëshimit të urdhrit.
2. Prokurori i shtetit apo gjyqtari i procedurës paraprake nuk mund të lëshojë urdhër tjetër me
shkrim për zgjatjen e urdhrit sipas këtij kapitulli, përveç nëse vazhdojnë të vlejnë parakushtet
e parapara në nenin 88 të këtij Kodi për urdhërimin e masës sipas këtij kapitulli dhe nëse për
shkak të nevojës për grumbullimin e mëtejshëm të provave kërkohet zgjatja e urdhrit. Zgjatja e
urdhrit të lëshuar sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të bëhet edhe për një afat prej nëntëdhjetë
(90) ditësh brenda periudhës kohore prej treqindegjashtëdhjetepesë (365) ditësh.
3. Urdhri për shitje dhe blerje të simuluar të artikujve, shërbimeve apo sendeve ose urdhri për
dhënie dhe marrje të simuluar të ryshfetit autorizohet vetëm për një blerje të sendit ose për një
vepër të simuluar të korrupsionit. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të lëshojë urdhër tjetër
për personin e njëjtë kur parakushtet për urdhërimin e masës sipas këtij kapitulli, siç parashihet
në nenin 88 të këtij Kodi, vazhdojnë të zbatohen dhe ka shpjegim të arsyeshëm për dështimin
në sigurimin e ndonjë ose të gjitha të dhënave të kërkuara me urdhrin e mëparshëm.
4. Prokurori i shtetit ose gjyqtari i procedurës paraprake në çdo kohë mund të ndryshojnë
urdhrin kur çmojnë se ndryshimi i tillë është i nevojshëm për të siguruar se parakushtet për
urdhërimin e masës sipas këtij kapitulli, siç parashihet në nenin 88 të këtij Kodi, vlejnë edhe më
tutje.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
51
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
5. Prokurori i shtetit ose gjyqtari i procedurës paraprake në çdo kohë mund të pushojnë urdhrin
kur çmojnë se parakushtet për urdhërimin e masës, siç është paraparë në nenin 88 të këtij Kodi,
pushojnë të vlejnë.
6. Zgjatja e urdhrit për masat e veçanta hetimore nga gjyqtari i procedurës paraprake mund të
bëhet vetëm me propozim të arsyetuar të prokurorit të shtetit ku ceken arsyet se përse është i
nevojshëm grumbullimi i mëtejshëm i provave.
7. Masat e veçanta hetimore të urdhëruara nga prokurori i shtetit apo nga gjyqtari i procedurës
paraprake mund të ripërtërihen nëse urdhri i lëshuar nuk ka mundur të zbatohet për shkaqe
objektive. Kur urdhri lëshohet sipas këtij paragrafi, vlejnë afatet e parapara në paragrafin 1
dhe 2 të këtij neni. Kur prokurori i shtetit kërkon ripërtërirjen e urdhrit për masat që urdhëron
gjykata, ai duhet të argumentojë në kërkesë shkaqet objektive që kanë pamundësuar zbatimin
e urdhrit, ndërsa kur vet prokurori i shtetit ripërtërinë urdhrin për masat e veçanta hetimore që i
ka në kompetencë, në urdhrin që e ripërtërinë duhet të cek arsyet që kanë çuar në moszbatimin
e urdhrit.
8. Afatet e urdhrit të parapara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni nuk zbatohen për masën e
hetimit të fshehtë.
Neni 93
Materialet e siguruara me masa të veçanta hetimore
1. Pasi të përfundojë zbatimi i masës sipas këtij kapitulli, zyrtari i autorizuar i policisë duhet t’ia
dërgojë prokurorit të shtetit të gjitha materialet e mbledhura, ku bëjnë pjesë të gjitha shkresat,
regjistrimet, materialet audio dhe video dhe sendet tjera lidhur me urdhrin dhe zbatimin e tij.
Materiali i mbledhur i policisë bëhet në dy kopje. Një kopje mbahet në Arkivin e Policisë. Kopja
e dytë me raport të posaçëm i dorëzohet prokurorit të shtetit.
2. Kur urdhërohen masat e veçanta hetimore nga paragrafi 1 dhe 2 i nenit 86 të këtij Kodi, gjykatës
duhet ti deponohen të gjitha materialet teknike audio dhe video së bashku me aktakuzën për ti
mbështetur provat e mbledhura. Në të kundërtën, materialet e siguruara përmes këtij urdhri, të
cilat nuk janë deponuar në gjykatë, konsiderohen prova të papranueshme. Ky material mbahet
i mbyllur deri në urdhrin e mëtutjeshëm të gjykatës.
3. Materialet mund të mbyllen dhe të mbahen në fshehtësi nëse prokurori i shtetit konsideron
që bërja publike e tyre do të pengonte hetimin e mëvonshëm ose do të paraqiste rrezik për të
dëmtuarit, dëshmitaret, hetuesit ose personat tjerë.
4. Dërgesat postare të cilat nuk përmbajnë të dhëna që do të ndihmonin hetimin e një vepre
penale menjëherë duhet dërguar marrësit.
Neni 94
Njoftimi për masat e veçanta hetimore
1. Personi i cili i nënshtrohet masave të veçanta hetimore nuk njoftohet për rrjedhën apo
rezultatin deri në përfundimin e masës.
2. Pas përfundimit të masës, prokurori në rastet e përcaktuara në nenin 86 paragrafi 1 të këtij
kodi apo gjyqtari i procedurës paraprake në rastet e përcaktuara në nenin 86 paragrafi 2, të
këtij kodi njofton personin i cili i nënshtrohet masave të veçanta hetimore, nëse gjatë zbatimit të
masës është mësuar identiteti i tij dhe nëse njoftimi i tillë nuk paraqet rrezik serioz për jetën apo
shëndetin e personave apo nuk rrezikon ndonjë hetim në zhvillim e sipër. Në rastin e njoftimit
nga ky paragraf, personi ka të drejtë që të kontrollojë materialin e mbledhur.

3. Prokurori i shtetit në rastet e përcaktuara në nenin 86 paragrafi 1 apo gjyqtari i procedurës
paraprake në rastet e përcaktuara në nenin 86 paragrafi 2, merr vendim për asgjësimin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
52
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
e materialeve të mbledhura, përfshirë kopjen e materialit të mbajtur në polici dhe mban
procesverbal të procesit të asgjësimit.

4. Materialet e siguruara përmes masave të veçanta hetimore të cilat nuk janë të nevojshme për
qëllim të ndjekjes penale apo ndonjë shqyrtimi të mundshëm të masës nga gjykata, fshihen pa
vonesë. Fakti i fshirjes duhet të dokumentohet. Në rastet kur fshirja e të dhënave është shtyrë
për shkak të shqyrtimit të mundshëm të masës nga gjykata, të dhënat nuk përdoren për asnjë
qëllim tjetër pa pëlqimin e personit në fjalë, dhe qasja në të dhëna kufizohet përshtatshmërisht.
Neni 95
Pranueshmëria e provave të siguruara me anë të urdhrit për masat e veçanta hetimore
1. Prova e marrë nëpërmjet masës nga ky kapitull është e papranueshme nëse urdhri për
masën dhe zbatimin e saj është i kundërligjshëm.
2. Provat e siguruara me anë të urdhrit për masat e veçanta hetimore për veprat e parapara në
pajtim me dispozitat e këtij kapitulli, janë prova të pranueshme dhe mund të përdoren si prova
në procedurë penale.
3. Nëse provat e siguruara me anë të urdhrit për masat e veçanta hetimore, përfshijnë vepra
penale tjera apo të dyshuar tjerë që nuk kanë qenë të përfshirë në urdhrin e lëshuar, ajo pjesë e
regjistrimeve do të transkriptohet dhe dorëzohet tek prokurorit i shtetit dhe materiali i tillë mund
të përdoret si provë në procedurë, vetëm nëse lidhet me një vepër penale për të cilën mund të
lëshohet urdhri për masa të fshehta hetimore.
4. Pas ngritjes së aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues vlerëson
kundërshtimet e të pandehurit lidhur me pranueshmërinë e provave të mbledhura. Kundër
vendimit mbi kundërshtimin nga ky paragraf mund të paraqitet ankesë.
5. Në çdo kohë para se aktgjykimi të merr formën e prerë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari
i trupit gjykues sipas detyrës zyrtare mund të shqyrtojë pranueshmërinë e materialeve të
mbledhura nga neni 88 i këtij Kodi për shkelje të të drejtave kushtetuese të të pandehurit nëse
ka indikacione se materialet janë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme.
6. Kur aktvendimi për paligjshmërinë e urdhrit ose të zbatimit të tij merr formën e prerë, gjyqtari
i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues i cili drejton procedurën heq tërë materialin e
mbledhur nga procesverbali dhe materialet e tilla ia dërgon Panelit për Shqyrtimin e Vëzhgimit
dhe Hetimit nëpërmjet kryetarit të gjykatës themelore për vendim mbi kompensim.
Neni 96
Paneli për Shqyrtimin e Vëzhgimit dhe Hetimit
1. Paneli për Shqyrtimin e Vëzhgimit dhe Hetimit duhet të:
1.1. marrë vendim mbi ankesën e ushtruar sipas paragrafit 5 të këtij neni lidhur me masën
ose urdhrin për masë sipas këtij Kapitulli dhe të vendosë mbi kompensimin përkatës; ose
1.2. vendos mbi kompensimin për personin ose personat që i nënshtrohen urdhrit sipas
këtij Kapitulli kur gjyqtari ka marrë aktvendim të formës së prerë se urdhri ose zbatimi i
tij është i kundërligjshëm.
2. Paneli për Shqyrtimin e Vëzhgimit dhe Hetimit përbëhet nga tre gjyqtarë të cilët emërohen
nga kryetari i gjykatës themelore për të vendosur mbi ankesën konkrete ose kompensimin ndaj
aktvendimit konkret nga neni 95, paragrafi 6 i këtij Kodi. Asnjëri prej tre anëtarëve të Panelit për
Shqyrtimin e Vëzhgimit dhe Hetimit nuk duhet të jetë profesionalisht i lidhur me personin që i
nënshtrohet ankesës ose me materialet e mbledhura që i nënshtrohen aktvendimit nga neni 95,
paragrafi 6 i këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
53
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Zyrtarët e autorizuar të policisë dhe prokurorët e shtetit i sigurojnë Panelit për Shqyrtimin e
Vëzhgimit dhe Hetimit dokumentet të cilat ky panel i kërkon për kryerjen e funksioneve të tij dhe,
sipas kërkesës së këtij paneli, i siguron edhe dëshmi verbale.
4. Kur merr formën e prerë aktvendimi i gjyqtarit sipas të cilit urdhri për masën apo zbatimin e
saj sipas këtij Kapitulli është i kundërligjshëm, aktvendim i tillë është detyrues për Panelin për
Shqyrtimin e Vëzhgimit dhe Hetimit.
5. Kur personi konsideron se i është nënshtruar një mase të kundërligjshme sipas këtij Kapitulli
apo një urdhri të kundërligjshëm për një masë nga ky kapitull, ai mund të paraqesë ankesë te
kryetari i gjykatës themelore, i cili, nëse pretendohet ndonjë shkelje e ligjit, emëron Panelin për
Shqyrtimin e Vëzhgimit dhe Hetimit për të vendosur.
6. Kur me rastin e vendosjes mbi ankesën, Paneli për Shqyrtimin e Vëzhgimit dhe Hetimit
konstaton se masa nga ky Kapitull është e kundërligjshme ose urdhri për masën e tillë është i
kundërligjshëm, mund të vendos që:
6.1. të pushojë urdhrin nëse ende është në fuqi;
6.2. të urdhërojë asgjësimin e materialeve të mbledhura; dhe
6.3. të kompensojë personin ose personat që i janë nënshtruar urdhrit.
Neni 97
Ndihma nga Organet Tjera për Zbatimin e Masave
Policia, sipas nevojës, mund të kërkojë ndihmën e organeve të tjera përgjegjëse për zbatimin
e ligjit, sigurimin e rendit dhe të një ambienti të sigurt në Kosovë lidhur me zbatimin e masave
nga ky Kapitull.
Neni 98
Vëzhgimi dhe hetimi për shërbime doganore dhe shërbime tjera të ngjashme
Dispozitat e këtij Kapitulli, pa paragjykuar kompetencat e personave zyrtarë sipas ligjit në fuqi,
vlejnë për zbatim të vëzhgimit dhe hetimit me rastin e ofrimit të shërbimeve doganore dhe
shërbimeve të tjera të ngjashme.
Nënkapitulli IV - Fillimi i procedurës penale
A. Fillimi i fazës së hetimit formal

Neni 99
Fillimi i procedurës penale me fazën e hetimit formal apo ngritjen e aktakuzës

1. Kur policia apo ndonjë agjenci tjetër qeveritare bën kallëzim tek prokurori i shtetit për dyshim
të arsyeshëm për vepër penale, prokurori i shtetit mund të fillojë fazën e hetimit të procedurës
penale sipas nenit 100 të këtij Kodi.

2. Kur policia apo ndonjë person tjetër bën kallëzim tek prokurori i shtetit për dyshim të arsyeshëm
për vepër penale ose vepra penale, për të cilat dënimi maksimal i paraparë është jo më shumë
se tre (3) vjet burgim, dhe prokurori i shtetit vlerëson se ekziston dyshim i bazuar mirë për të
mbështetur aktakuzën, prokurori i shtetit mund të ngritë aktakuzë sipas nenit 235 të këtij Kodi.
3. Në çdo kohë, i dyshuari nga ky nen mund të pranojë fajësinë për akuzën në pajtim me nenin
230 të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
54
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 100
Fillimi i hetimit

1. Prokurori i shtetit mund të fillojë hetimin në bazë të kallëzimit të policisë apo burimeve tjera,
nëse ka dyshim të arsyeshëm se vepra penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare ose me
propozim të të dëmtuarit është kryer, po kryhet ose ka gjasë që të kryhet në një të ardhme të
afërt.
2. Hetimi fillohet me aktvendim të prokurorit të shtetit nga neni 102 të këtij Kodi.
Neni 101
Parimet e përgjithshme të fazës së hetimit

1. Gjatë fazës së hetimit, prokurori i shtetit çmon jo vetëm rrethanat dhe provat fajësuese, por
edhe ato shfajësuese, si dhe siguron marrjen e provave të cilat mund të mos jenë të mundshme
në shqyrtim gjyqësor. Gjatë kësaj faze, prokurori i shtetit mbledhë edhe provat të cilat janë
relevante për marrjen e vendimit meritor nga gjykata mbi lartësinë dhe llojin e dënimit.
2. Qëllimi i hetimit është që të mblidhen provat dhe të dhënat e nevojshme për të vendosur nëse
duhet të ngritet aktakuza apo të pushohet procedura dhe për të mbledhur prova të cilat mund të
jetë e pamundshme apo e vështirë që të riprodhohen në shqyrtim gjyqësor.

3. Çdo person për të cilin prokurori i shtetit ka dyshim të arsyeshëm se ka kryer vepër penale
duhet të ceket si i pandehur në aktvendimin për fillimin e hetimit. Çdo i pandehur i cekur në
aktvendim gëzon të gjitha të drejtat që i takojnë të pandehurit me këtë Kod.

4. Nëse prokurori i shtetit mëson për kryerjen e një vepre tjetër penale ose për një të dyshuar
tjetër gjatë hetimit, prokurori i shtetit mund të fillojë një hetim të ri për veprën e re penale
apo të dyshuarit, ose mund të zgjerojë hetimin ekzistues. Prokurori i shtetit njofton gjyqtarin e
procedurës paraprake për aktvendimet e reja apo të ndryshuara.
5. Gjatë fazës së hetimit, ndalohet zbulimi i paautorizuar i informacioneve, materialeve, të
dhënave apo provave të mbledhura.
Neni 102
Aktvendimi për fillimin e hetimit

1. Hetimi fillohet me aktvendim të prokurorit të shtetit. Aktvendimi përcakton personin kundër të
cilit do të kryhet hetimi, në rast se dihet. Ky person mund të idenfitikohet në bazë të të dhënave
personale të tij ose përmes nofkës, fotografisë, karakteristikave tjera fizike apo dalluese ose
mënyrave tjera të identifikimit që mundësojnë përcaktimin e personit. Aktvendimi gjithashtu
përmban kohën e fillimit të hetimit, përshkrimin e veprës e cila tregon elementet e veprës penale,
emërtimin ligjor të veprës penale, rrethanat dhe faktet që e justifikojnë dyshimin e arsyeshëm
për veprën penale, nëse masat e veçanta hetimore janë autorizuar dhe provat me të dhënat e
mbledhura deri në atë moment. Një kopje e aktvendimit të hetimit i dërgohet pa vonesë gjyqtarit
të procedurës paraprake.
2. Aktvendimi i prokurorit të shtetit për fillimin e hetimit gjithashtu mund të lëshohet nëse personi
apo personat nga paragrafi 1 i këtij neni nuk janë të njohur. Me të identifikuar personin apo
personat, prokurori i shtetit e ndryshon aktvendimin përshtatshmërisht.

3. Rezultatet e veprimeve fillestare të policisë dhe mbledhjes së provave janë pjesë e lëndës
hetimore.

4. Pas nxjerrjes së aktvendimit nga ky nen, hetimi zbatohet dhe mbikëqyret nga prokurori i
shtetit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
55
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
5. Prokurori i shtetit mund të ndërmerr veprime hetimore ose të autorizojë policinë që të ndërmerr
veprime hetimore lidhur me mbledhjen e provave.

6. Hetimi kryhet vetëm lidhur me veprën penale të përcaktuar në aktvendimin mbi fillimin
e hetimit apo në aktvendimin e ndryshuar. Nëse i pandehuri është i ditur dhe përfshihet në
aktvendimin për fillim të hetimit apo në aktvendimin e ndryshuar, hetimi zbatohet vetëm ndaj tij.
7. Aktvendimit nga ky nen mund ti bashkëngjitet kërkesa për urdhër të gjykatës sipas nenit 103
të këtij Kodi.
8. Aktvendimit nga ky nen mund ti bashkëngjitet kërkesa për urdhër ndalues të gjykatës sipas
Kapitullit XVIII të këtij Kodi.
B. Kontrolli dhe konfiskimi
Neni 103
Kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm i provave dhe pasurisë së specifikuar në
urdhër të gjykatës

1. Të gjitha kontrollet bëhen në bazë të urdhrit të gjykatës, përveç nëse lejohet ndryshe nga
ligjet tjera të Kosovës.
2. Në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, të lëshuar sipas kërkesës me shkrim
të prokurorit të shtetit, policia mund ta kontrolloj shtëpinë, personin apo pronën tjetër, dhe të
sekuestroj përkohësisht provat apo pasurinë e specifikuar.
3. Kërkesa e prokurorit të shtetit për urdhërkontroll duhet të përcaktojë se ka gjasa reale:
3.1. që është kryer vepër penale; dhe
3.2. që kontrolli do të rezultojë në arrestimin e personit apo në zbulimin dhe sekuestrimin
e provave apo pasurisë së specifikuar.
4. Urdhërkontrolli përmban:
4.1. identifikimin e personit dhe/apo vendit ndaj të cilit drejtohet urdhri;
4.2. përcaktimin e veprës penale në lidhje me të cilën është lëshuar urdhri;
4.3. shpjegimin e bazës për gjasën reale të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni;
4.4. përshkrimin e provës apo pasurisë së specifikuar që kërkohet në kontroll;
4.5. përshkrimin e ndarë të personit, ndërtesës apo pronës që duhet kontrolluar.
5. Dispozitat e këtij neni dhe neneve tjera që i referohen kontrollit të personit, shtëpisë apo
pronës tjetër vlejnë përshtatshmërisht për kontrollet e hapësirave të fshehta në vetura dhe
mjete tjera të transportit, si dhe pajisje elektronike, përfshirë por pa u kufizuar në kompjuterë,
kamera, telefona mobil, pajisje elektronike mobile apo pajisje të memories elektronike mobile,
të cilat i përkasin ose janë në posedim apo të cilat gjenden në atë shtëpi apo pronë.
6. Policia e njofton prokurorin e shtetit për çdo provë ose pasuri të specifikuar të sekuestruar
përkohësisht nga policia në bazë të urdhërkontrollit të lëshuar nga gjykata brenda dyzet e tetë
(48) orëve pas përfundimit të kontrollit.
7. Brenda shtatë (7) ditësh nga njoftimi i përcaktuar në paragrafin 6 të këtij neni, prokurori i shtetit
parashtron kërkesë në gjykatë për urdhër ndalues përfundimtar sipas nenit 261 të këtij Kodi për
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
56
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
pasurinë e specifikuar të përshkruar në urdhërkontroll që është sekuestruar përkohësisht nga
policia.
8. Provat e sekuestruara përkohësisht trajtohen në pajtim me nenin 110 të këtij Kodi.
Neni 104
Kufizimet në ekzekutimin e urdhërkontrollit
1. Urdhërkontrollin e ekzekuton policia brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga lëshimi i urdhrit.
2. Me kërkesë të prokurorit të shtetit, gjykata mund ta zgjasë afatin e paraparë në paragrafin
1 të këtij neni edhe për shtatëdhjetë e dy (72) orëve tjera, nëse prokurori i shtetit provon që
ekziston njëri nga kushtet e mëposhtme:
2.1. vepra penale përfshin katër ose më shumë të pandehur;
2.2. janë identifikuar disa të dëmtuar;
2.3. hetimi ka të bëjë me grup të organizuar kriminal; ose
2.4. ekzistojnë rrethana tjera të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë një vazhdim të tillë.
3. Zyrtarët e autorizuar të policisë e ekzekutojnë urdhërkontrollin brenda orës 06:00 dhe 22:00.
4. Pavarësisht nga paragrafi 3 i këtij neni, urdhërkontrolli mund të ekzekutohet jashtë kësaj
kohe nëse:
4.1. ka filluar brenda kësaj kohe e nuk është përfunduar në orën 22:00;
4.2. kontrolli bëhet sipas nenit 108 të këtij Kodi;
4.3. kushtet nga neni 105 paragrafi 2, të këtij kodi vonojnë fillimin e ekzekutimit të kontrollit;
4.4. vonesa do të mund të çonte në arratisjen e personit të kërkuar për t’u kontrolluar;
4.5. provat apo pasuria e specifikuar do të humbnin, asgjësoheshin apo shiteshin; ose
4.6. nëse bëhet fjalë për lokale të cilat aktivitetin e tyre e ushtrojnë kryesisht pas orës
22:00 deri 06:00.
Neni 105
Procedura para fillimit të kontrollit dhe të drejtat e personave

1. Para fillimit të ekzekutimit të urdhërkontrollit policia ia prezanton urdhrin personit të cilit i
drejtohet ky urdhër dhe atë e njofton se ka të drejtë të kontaktojë me avokatin i cili ka të drejtë
të jetë i pranishëm gjatë kontrollit.
2. Kur personi kërkon praninë e avokatit gjatë ekzekutimit të urdhërkontrollit, policia e shtyn
ekzekutimin e urdhërkontrollit derisa të arrijë avokati, por jo më shumë se dy (2) orë nga
njoftimi i avokatit për kontroll. Ndërkohë, policia mund të kufizojë lëvizjen e personit përkatës
dhe personave të tjerë në lokalet që do të kontrollohen. Për ta mbrojtur sigurinë e personave
dhe pronës apo për ta parandaluar shitjen, asgjësimin, apo humbjen e provave apo pasurisë
së specifikuar, policia mund të fillojë kontrollin edhe para skadimit të afatit kohor për ardhjen e
avokatit.
3. Para fillimit të ekzekutimit të urdhërkontrollit, policia kërkon nga personi që vullnetarisht të
dorëzojë personin, provën apo pasurinë e specifikuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
57
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4.Ekzekutimi i urdhërkontrollit mund të fillojë pa prezantimin e urdhrit ose pa kërkesë të
mëparshme për dorëzim të personit, provës apo pasurisë së specifikuar kur pritet rezistencë e
armatosur ose kur ka mundësi të dështojë efekti i kontrollit nëse ai nuk zbatohet menjëherë dhe
pa paralajmërim ose kur kontrolli zbatohet në objekte/hapësira publike.
Neni 106
Procedura gjatë kontrollit dhe të drejtat e personave
1. Gjatë ekzekutimit të urdhërkontrollit të shtëpisë ose të pronës tjetër, personi shtëpia ose
prona e të cilit kontrollohen ose përfaqësuesi i tij kanë të drejtë të jenë të pranishëm.
2. Gjatë ekzekutimit të urdhërkontrollit të personit, shtëpisë ose pronës tjetër kërkohet të
jenë të pranishëm dy persona të rritur si dëshmitarë. Para fillimit të kontrollit, dëshmitarët
paralajmërohen që me kujdes të vëzhgojnë zbatimin e kontrollit dhe njoftohen mbi të drejtën
e tyre për të bërë vërejtje, nëse kanë, për përmbajtjen e procesverbalit të kontrollit para se të
nënshkruhet.
3. Kontrolli i personave të gjinisë femërorë zbatohet vetëm nga zyrtarja policore femër dhe
dëshmitarët duhet të jenë femra.
4. Kontrolli mund të zbatohet pa praninë e dëshmitarëve nëse prania e tyre nuk mund të
sigurohet menjëherë dhe nëse do të ishte e rrezikshme për të shtyrë fillimin e kontrollit. Arsyet
për zbatimin e kontrollit pa praninë e dëshmitarëve shënohen në procesverbal.
5. Policia mund të zbatojë kontrollin e personit pa urdhër apo pa praninë e dëshmitarëve gjatë
ekzekutimit të aktvendimit për sjelljen e detyruar të personit apo gjatë arrestimit, nëse ka dyshim
të bazuar se personi posedon armë apo mjet për sulm apo nëse ai ose ajo do të tjetërsojë,
fsheh apo asgjësojë provat apo pasurinë e specifikuar.
6. Shtëpia apo prona e mbyllur mund të hapet me forcë vetëm kur pronari nuk është i pranishëm
ose refuzon hapjen e tyre në mënyrë vullnetare.
7. Kontrolli i personit mund të përfshijë kontrollin intim, i cili zbatohet nga mjeku ose infermieri
i kualifikuar, në pajtim me rregullat e shkencës së mjekësisë dhe me respektim të plotë të
dinjitetit të personit.
8. Kur kontrolli zbatohet në lokalet e organit publik, përfaqësuesi i organit publik thirret të jetë i
pranishëm gjatë kontrollit.
9. Për çdo kontroll të personit, të shtëpisë ose të pronës tjetër përpilohet procesverbali.
Procesverbali i tillë nënshkruhet nga personi i kontrolluar ose nga personi shtëpia apo prona
tjetër e të cilit është kontrolluar, avokati i tij nëse është i pranishëm gjatë kontrollit, dhe personat
prania e të cilëve është e detyruar sipas këtij Kodi dhe ligjeve të zbatueshme. Provat apo pasuria
e specifikuar të sekuestruara përkohësisht përfshihen dhe përshkruhen qartë në procesverbal
dhe shënohen në vërtetimin që menjëherë i jepet personit provat apo pasuria e specifikuar e të
cilit janë sekuestruar përkohësisht.
10. Provat dhe pasuria e specifikuar të sekuestruara përkohësisht gjatë kontrollit mbahen në
pajtim me nenin 110 të këtij Kodi.
Neni 107
Kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm i provave apo pasurisë së specifikuar që nuk
janë të përshkruara në urdhërkontroll
1. Nëse gjatë ekzekutimit të urdhërkontrollit të personit, shtëpisë apo pronës tjetër gjenden prova
apo pasuri e specifikuar të cilat nuk janë të parapara në urdhërkontroll, por të cilat përndryshe
janë prova të kësaj apo ndonjë vepre tjetër penale apo pasurie të specifikuar, përshkruhen në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
58
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
procesverbal dhe sekuestrohen përkohësisht dhe menjëherë lëshohet vërtetimi për sekuestrim
të përkohshëm dhe ruhen siç është paraparë në nenin 110 të këtij Kodi.
2. Prokurorit të shtetit, menjëherë e jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga përfundimi i kontrollit,
i dërgohet njoftimi.
3. Lidhur me provat dhe pasurinë e specifikuar të sekuestruar përkohësisht sipas këtij neni,
prokurori i shtetit brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga ekzekutimi i kontrollit kërkon nga
gjykata që të aprovojë në mënyrë retroaktive kontrollin dhe sekuestrimin e përkohshëm, në
pajtim me dispozitat kushtetuese.
4. Nëse kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm aprovohen në mënyrë retroaktive nga gjykata:
4.1. provat e sekuestruara përkohësisht trajtohen në pajtim me nenin 110 të këtij Kodi;
4.2. brenda shtatë (7) ditësh nga aprovimi retroaktiv nga gjykata, pasuria e specifikuar
e sekuestruar përkohësisht i nënshtrohet kërkesës nga prokurori i shtetit për urdhër
ndalues përfundimtar në pajtim me nenin 261 të këtij Kodi.
Neni 108
Arsyet për kontroll dhe sekuestrimi i përkohshëm pa urdhër të gjykatës

1. Policia mund ta kontrollojë personin, shtëpinë apo pronën tjetër dhe të sekuestrojë
përkohësisht provat e veprës penale dhe çfarëdo pasurie të specifikuar pa urdhrin e gjyqtarit të
procedurës paraprake nëse:
1.1. personi që i nënshtrohet kontrollit ose personi që është pronar apo në ndonjë mënyrë
ka autorizim për të dhënë pëlqim për kontroll të shtëpisë apo pronës tjetër, me dije dhe
me vullnet pajtohet për kontroll;
1.2. personi thërret për ndihmë;
1.3. kryesi i kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale duhet arrestuar pas
ndjekjes;
1.4. për të mbrojtur personat apo pasurinë nga rreziku apo dëmi serioz;
1.5. për të parandaluar shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave apo
pasurisë së specifikuar; ose
1.6. personi kundër të cilit është lëshuar urdhërarrest nga gjykata, gjendet në shtëpi apo
në pronë tjetër.
2. Kur policia ndërmerr kontroll pa urdhër të shkruar të gjykatës, jo më vonë se katërdhjetë e
tetë (48) orë pas kontrollit i dërgon raport lidhur me këtë prokurorit të shtetit.
3. Prokurori i shtetit brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga gjykata që të aprovojë në mënyrë
retroaktive kontrollin dhe sekuestrimin e përkohshëm.
4. Nëse kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm aprovohen në mënyrë retroaktive nga gjykata:
4.1. provat e sekuestruara përkohësisht trajtohen në pajtim me nenin 110 të këtij Kodi;
4.2. brenda shtatë (7) ditësh nga aprovimi retroaktiv nga gjykata, pasuria e specifikuar
e sekuestruar përkohësisht i nënshtrohet kërkesës nga prokurori i shtetit për urdhër
ndalues përfundimtar në pajtim me nenin 261 të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
59
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 109
Papranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit

Provat e marra gjatë kontrollit janë të papranueshme nëse kontrolli është zbatuar në shkelje
e rëndë të dispozitave nga ky Kapitull të cilat kanë rezultuar në zbatim të gabuar dhe të
pariparueshëm të drejtësisë.
Neni 110
Sekuestrimi i përkohshëm

1. Në pajtim me urdhrin e gjykatës nga neni 103 ose kontrollin nga neni 107 ose 108, të këtij
kodi policia mund të sekuestrojë përkohësisht provat dhe pasurinë e specifikuar.
2. Pasuria e specifikuar mund të sekuestrohet përkohësisht edhe në bazë të urdhrit ndalues të
përkohshëm të lëshuar nga prokurori i shtetit sipas nenit 260 paragrafi 4 i këtij Kodi.
3. Provat e sekuestruara përkohësisht trajtohen në pajtim me këtë nen.
4. Pasuria e specifikuar e sekuestruar përkohësisht i nënshtrohet kërkesës nga prokurori i shtetit
për urdhër ndalues përfundimtar sipas nenit 261 të këtij Kodi, apo trajtohet sipas paragrafit 13
dhe paragrafit 18 të këtij neni.
5. Kur provat apo pasuria e specifikuar sekuestrohen përkohësisht, duhet të tregohet se ku janë
gjetur dhe duhet të përshkruhen. Nëse është e nevojshme, vërtetimi i identitetit të tyre duhet të
sigurohet në ndonjë mënyrë tjetër. Vërtetimi duhet të lëshohet për sendet e marra.
6. Provat e sekuestruara përkohësisht fotografohen dhe mbahen në kontejnerët përkatës
apo në qeset transparente të plastikes dhe zyrtari i autorizuar i policisë ose prokurori i shtetit
mbajnë regjistër të fotografive dhe procesverbal mbi mbikëqyrjen për secilin send apo grup të
shkresave.
7. Armët, automjetet, aeroplanët ose sendet tjera të mëdha të cilat janë sekuestruar përkohësisht
fotografohen dhe mbahen në zonat e sigurta përkatëse dhe zyrtari i autorizuar i policisë ose
prokurori i shtetit mbajnë regjistër të fotografive dhe procesverbal mbi mbikëqyrjen për secilin
send apo grup të shkresave.
8. Ndërtesat apo pronat e paluajtshme që sekuestrohen përkohësisht duhet të kenë njoftime
të vëna në atë ndërtesë apo pronë të paluajtshme që njoftojnë qytetarët se prona i është
nënshtruar sekuestrimit të përkohshëm, që hyrja në të nuk është e lejuar dhe që ata që hyjnë
pa leje mund t’i nënshtrohen arrestit.
9. Paratë apo monedhat të cilat sekuestrohen përkohësisht fotografohen dhe mbahen në
kasafortë dhe zyrtari i autorizuar i policisë ose prokurori i shtetit mbajnë regjistër të fotografive
dhe procesverbal mbi mbikëqyrjen e parave dhe monedhave.
10. Paratë e mbajtura në llogarinë bankare e cila është e sekuestruar përkohësisht do të
mbahen në një llogari bankare e cila është nën autoritetin e gjykatës.
11. Pasuria e specifikuar e sekuestruar përkohësisht mbahet në mënyrë adekuate nga policia
për të ruajtur identifikimin dhe vlerën e saj siç përcaktohet në këtë nen, deri në nxjerrjen e
urdhrit të gjykatës për ndalim.
12. Secila provë që i nënshtrohet sekuestrimit të përkohshëm mund të jetë pasuri e specifikuar
që i nënshtrohet konfiskimit nga prokurori i shtetit duke identifikuar sendin si të tillë në aktakuzë
ose në njoftimin sipas nenit 278, paragrafi 5 të këtij Kodi.
13. Prova dhe pasuria e specifikuar që nuk është përcaktuar për konfiskim nga prokurori i shtetit
në aktakuzë ose në njoftimin sipas nenit 278, paragrafi 5 të këtij Kodi dhe që nuk është send
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
60
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
i paraparë në nenin 276 të këtij Kodi, i kthehen pronarit në përfundim të të gjitha procedurave
apo pas kalimit të afatit të parashkrimit të veprës penale, cilado që të jetë më e vonshme.
14. Nëse pronari nuk mund të identifikohet, prova e tillë asgjësohet në pajtim me nenin 114 të
këtij Kodi.
15. Prokurori i shtetit gjithashtu mund ta identifikoj pasurinë e specifikuar që është përcaktuar
për konfiskim në aktakuzë ose në njoftimin sipas nenit 278, paragrafit 5 të këtij Kodi si provë që
të përdoret në procedurën penale. Gjykata do t’i pranojë sendet e tilla kur janë të pranueshme
që të përdoren në procedurën penale. Prokurori i shtetit bën kërkesë për urdhër ndalues
për pasurinë e tillë. Nëse aprovohet kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, Agjencia për
Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar është përgjegjëse për administrimin e
asaj pasurie në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.
Masat e përkohshme për sigurimin e kësaj pasurie të parapara në nënparagrafët 3.5,dhe 5.1
- 5.3 të nenit 262 të këtij Kodi apo masat tjera që çojnë në humbjen e posedimit mbi të mund
të zbatohen vetëm nëse vlera provuese e pasurisë së tillë në shqyrtim gjyqësor mund të ruhet
përmes, inter alia, ruajtjes së mostrave, fotografimit apo nxjerrjes së kopjeve të çertifikuara.
16. Provat dhe pasuria e specifikuar të sekuestruara përkohësisht apo që i nënshtrohen urdhrit
ndalues të përkohshëm apo përfundimtar janë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e prokurorit të
shtetit. Prokurori i shtetit mund t’ia delegojë mbikëqyrjen dhe kontrollin e provës zyrtarit të
autorizuar të policisë për t’i ruajtur në pajtim me këtë Kod dhe mund t’ia delegojë mbikëqyrjen
dhe kontrollin e pasurisë së specifikuar Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar
dhe Konfiskuar për ta ruajtur në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar
dhe Konfiskuar.
17. Nëse personi apo organi i cili ka nën mbikëqyrje provën apo pasurinë e specifikuar që i
nënshtrohet urdhrit të gjykatës refuzon t’ia dorëzojë provën apo pasurinë e specifikuar zyrtarit
të autorizuar të policisë që është përgjegjës për ekzekutimin e urdhrit, personi apo organi i tillë
i nënshtrohet ndjekjes për pengim të të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 i Kodit
Penal dhe mund të gjobitet nga gjyqtari i procedurës paraprake deri në pesëdhjetë përqind
(50%) të vlerës së provës apo pasurisë së specifikuar. Personi apo organi ndaj të cilit shqiptohet
gjoba e tillë mund të paraqesë ankesë kundër gjobës brenda shtatë (7) ditësh nga shqiptimi i
saj ose mund të shmangë gjobën duke iu bindur urdhrit ndalues të përkohshëm menjëherë por
jo më vonë se shtatë (7) ditë nga dita kur vendimi për të shqiptuar gjobën merr formën e prerë.
18. Përveç sendeve të parapara në nenin 276 të këtij Kodi, cdo provë apo pasuri e specifikuar e
sekuestruar përkohësisht e cila nuk është subjekt i kërkesës për konfiskim apo urdhër ndalues
përfundimtar, menjëherë i kthehet pronarit, e më së voni në përfundim të të gjitha procedurave
apo pas kalimit të afatit të parashkrimit të veprës penale, cilado që të jetë më e vonshme. Nëse
pronari nuk mund të identifikohet, prova e tillë asgjësohet në pajtim me nenin 114 të këtij kodi.
Çdo send i përcaktuar në nenin 276, të këtij kodikonfiskohet automatikisht pa e përcakuar
sendin në asnjërën prej kërkesave ose aktakuzë ose pa asnjë veprim nga ana e prokurorit.
Neni 111
Sendet që nuk mund të sekuestrohen përkohësisht

1. Këto sende nuk mund të sekuestrohen përkohësisht:
1.1. komunikimet me shkrim ndërmjet të pandehurit dhe personave të cilët sipas këtij
Kodi nuk mund të dëshmojnë sipas nenit 123 të këtij Kodi, ose janë të liruar nga detyrimi
për të dëshmuar dhe kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë në pajtim me nenin 124 të këtij
Kodi;
1.2. shënimet nga personat e paraparë në nenin 123 të këtij Kodi lidhur me informacionin
e fshehtë që u është besuar atyre nga i pandehuri; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
61
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.3.sende të tjera, të mbrojtura me të drejtat e personave nga nenet 123 dhe 124 të këtij
Kodi.

2. Këto kufizime zbatohen vetëm nëse sendet e tilla janë nën mbikëqyrjen e personit që nuk
mund të dëshmojë sipas nenit 123 të këtij Kodi ose që lirohet nga detyrimi për të dëshmuar dhe
ka refuzuar dhënien e dëshmisë sipas nenit 124 të këtij Kodi. Sendet e mbrojtura nga e drejta
e personave të paraparë në nenin 124, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 i këtij Kodi gjithashtu
nuk i nënshtrohen sekuestrimit nëse ato janë nën mbikëqyrjen e ndonjë spitali ose ndonjë
instituti tjetër mjekësor. Kufizimet nuk zbatohen për personat që nuk mund të dëshmojnë sipas
nenit 123 të këtij Kodi ose që janë liruar nga detyrimi për të dëshmuar dhe kanë refuzuar
dhënien e dëshmisë sipas nenit 124 të këtij Kodi, nëse personat e tillë dyshohen për nxitje apo
bashkëpunim, për pengim të drejtësisë, për pranimin e mallrave të vjedhura ose kur sendet
përkatëse janë marrë me vepër penale, janë përdorur ose kanë pasur për qëllim që të përdoren
për kryerjen e veprës penale apo janë rezultat i veprës penale.
Neni 112
Kufizimet në zbulimin e shkresave

1. Organet publike mund të kërkojnë nga gjyqtari i procedurës paraprake që të shtyjë apo
të rishqyrtojë urdhrin për zbulimin e dosjeve apo shkresave nëse konsiderojnë se zbulimi i
përmbajtjes së tyre do të dëmtonte interesin e përgjithshëm. Gjyqtari i procedurës paraprake
duhet të baraspeshojë dëmtimin e interesit të përgjithshëm me interesin publik për gjykim me
kohë të procedurës penale, të drejtat e njeriut të të pandehurit ose të drejtat e të dëmtuarit. Duhet
të ketë prezumim në favor të zbulimit të dosjeve apo shkresave të organeve publike. Organi
publik mund të kundërshtojë tek paneli shqyrtues refuzimin e gjyqtarit të procedurës paraprake
që të shtyjë apo të rishqyrtojë urdhrin e tij. Paneli shqyrtues merr vendimin përfundimtar.

2. Organizatat afariste dhe personat juridik mund të kërkojnë që të dhënat lidhur me afarizmin e
tyre të mos publikohen nëse një gjë e tillë është e ndjeshme apo përmban të dhëna personale
të palës së tretë.
Neni 113
Kthimi i provave apo pasurisë së specifikuar të sekuestruara përkohësisht apo të
ndaluara
Përveç siç parashihet në nenin 276 të këtij Kodi, provat apo pasuria e specifikuar të sekuestruara
përkohësisht apo ndaluara gjatë procedurës penale i kthehen pronarit ose poseduesit kur
procedura pushohet ose kur nuk ka bazë për sekuestrimin e përkohshëm apo konfiskimin e
tyre.
Neni 114
Procedura për pasurinë pronësia e së cilës është e panjohur

1. Kur pasuria është gjetur nga kontrolli i personit, banesës apo pronës tjetër dhe nuk dihet
se kujt i takon, prokurori i shtetit e përshkruan pasurinë dhe e shpall përshkrimin në tabelën
e njoftimeve të kuvendit të komunës në territorin e së cilës i pandehuri jeton dhe në territorin
e së cilës është kryer vepra penale. Në njoftimin e tillë pronari thirret të paraqitet brenda
gjashtë (6) muajve nga dita e shpalljes së parë të njoftimit ose në të kundërtën sendi shitet me
urdhër të prokurorit të shtetit nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe
të Konfiskuara. Paratë e fituara nga shitja kalojnë në pronësi të Republikës së Kosovës dhe
transferohen në Programin për Kompensim të Viktimave të Krimit.
2. Kur ndonjë pasuri ka vlerë mbi pesëmijë (5000) euro, njoftimi i njëjtë si në paragrafin 1 të këtij
kodi gjithashtu publikohet në shtypin e përditshëm.

3.Kur pasuria mund të prishet ose mirëmbajtja e saj kërkon shpenzime të konsiderueshme,
mund të shitet sipas urdhrit të gjykatës në bazë të të cilit të ardhurat e fituara transferohen për
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
62
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
ruajtje në një llogari bankare që është nën kontrollin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë
së Sekuestruar dhe Konfiskuar deri në urdhrin e radhës nga gjykata.

4. Paragrafi 3 i këtij neni zbatohet edhe për sendet që i përkasin të pandehurit i cili është
arratisur ose një kryerësi të panjohur.
5. Pronari ka të drejtë që të kërkojë kompensimin e pasurisë apo të ardhurat nga shitja e saj
në procedurë civile brenda tri (3) viteve nga kalimi i afatit kohor të përcaktuar në paragrafin 2
të këtij neni.
C. Marrja e provave para ngritjes së aktakuzës

Neni 115
Marrja e provave gjatë hetimit

1. Pas fillimit të hetimit, prokurori i shtetit merr në pyetje dhe merr deklaratat nga dëshmitarët,
autorizon marrjen e deklaratave dhe raporteve nga eksperti dhe mbledh prova tjera të lejuara
me ligj.

2. Nëse gjatë hetimit i dyshuari apo i pandehuri bashkëpunon me prokurorin e shtetit, bazuar në
atë bashkëpunim prokurori i shtetit mund të fillojë hetim të ri ose të zgjerojë hetimin ekzistues.
3. Gjatë hetimit, prokurori i shtetit mund të urdhërojë apo të kërkojë masat nga neni 86 të këtij
Kodi, të cilat zbatohen përshtatshmërisht.
4. Gjatë hetimit, i pandehuri apo mbrojtësi i tij mund të kërkojnë nga prokurori i shtetit që të merr
apo të ruajë provat të cilat mund të jenë apo ka arsye të pritet që do të jenë shfajësuese.

5. Gjatë hetimit, i dëmtuari mund të kërkojë nga prokurori i shtetit që të merr ose të ruajë
provat të cilat mund të tregonin apo ka arsye të pritet që provat e tilla do të tregonin dëmin e
shkaktuar me vepër penale, dhembjen apo vuajtjen e pësuar nga viktima, apo shpenzimet tjera
të ndërlidhura me vepër penale.
Neni 116
Identifikimi i personave apo sendeve
1. Kur është e nevojshme të vendoset se një dëshmitar a e njeh personin ose sendin, nga
dëshmitari i tillë së pari kërkohet të përshkruajë dhe tregojë tiparet dalluese të personit ose të
sendit të tillë.
2. Dëshmitarit pastaj i tregohet personi me persona të tjerë të panjohur për dëshmitarin ose
fotografitë e tyre apo sendi me sende të tjera të llojit të njëjtë ose fotografitë e tyre. Personat
tjerë duhet të kenë paraqitje dhe tipare të fytyrës të ngjashme dhe në rast të rreshtimit të
fotografive të gjitha fotografitë duhet të kenë të njëjtin format dhe të njëjtin sfond si dhe të gjithë
personat duhet të kenë paraqitje dhe tipare të fytyrës të ngjashme.

3. Dëshmitarit i bëhet me dije se nuk detyrohet të zgjedhë personin ose sendin apo ndonjë
fotografi dhe se është po aq e rëndësishme për të treguar se nuk e njeh personin, sendin ose
fotografinë ashtu sikurse të thoshte se e njeh.
4. Për përshkrimin e marrë sipas paragrafit 1 të këtij neni mbahet procesverbal, përfshirë
kohën dhe datën e këtij përshkrimi dhe personat e pranishëm me rastin e këtij përshkrimi.
Procesverbali mbahet edhe për përshkrimin sipas paragrafit 2 të këtij neni, përfshirë kohën dhe
datën e identifikimit dhe fotografitë e personave apo sendeve tjera.

5. Identifikimi i peronit apo sendit nga ky nen mund të mbikëqyret nga policia apo nga prokurori
i shtetit. Procesverbali nga paragrafi 3 i këtij neni futet në shkresat e lëndës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
63
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 117
Marrja e provave para marrjes së deklaratës në procedurë paraprake

1. Kur është e mundur, prokurori i shtetit ne pajtim me ligjin merr të gjitha dokumentacionet që
janë prova relevante para marrjes së deklaratës në procedurë paraprake. Dokumentacionet e
tilla përfshijnë, por nuk kufizohen në:

1.1. pasaporta, letërnjoftime ose të dhënat kufitare të hyrjeve;

1.2. të dhënat financiare;
1.3. të dhënat ose fotografitë e vëzhgimit;
1.4. të dhënat e pronësisë së tokës;
1.5. të dhënat e pronësisë së automjeteve;
1.6. të dhënat e korporatave ose të subjekteve afariste;

1.7. dokumentet elektronike, siç janë emailat, mesazhet me tekst apo fotografitë;

1.8. të dhënat mjekësore;

1.9. shënime, ditarë ose kalendarë; ose
1.10. çdo dokument tjetër që është marrë në mënyrë të ligjshme sipas këtij Kodi.

2. Nëse është e mundur, prokurori i shtetit ligjërisht merr të gjitha provat materiale para marrjes
së deklaratave përkatëse në procedurë paraprake. Provat e tilla materiale përfshijnë, por nuk
kufizohen në:

2.1. prova materiale të siguruara në vendin e ngjarjes;

2.2. prova materiale të siguruara nga kontrolli i lokaleve të të pandehurit;

2.3. prova materiale të siguruara nga kontrolli i të pandehurit para apo gjatë arrestimin
të tij;
2.4. fotografitë apo raportet forenzike lidhur me provat materiale; ose
2.5. çdo provë tjetër materiale e siguruar në mënyrë të ligjshme sipas këtij Kodi, e cila
është relevante për hetimin.
3. Prokurori i shtetit mund të pranojë prova dokumentare dhe materiale pas ndërprerjes apo
përfundimit të hetimit, nëse kërkesa për prova është bërë para ndërprerjes apo përfundimit të
hetimit apo nëse prova është e sapo zbuluar. Koha e pranimit të kësaj prove nuk ndikon në
pranueshmërinë e saj.

Neni 118
Marrja dhe ruajtja e të dhënave apo provave nga dëshmitarët

1. Prokurori i shtetit mund të marrë në pyetje dëshmitarin nga neni 128 i këtij Kodi para marrjes
së deklaratës në procedurë paraprake, ose mund të udhëzojë policinë që të zbatojë marrjen
në pyetje.
2. Prokurori i shtetit mund të caktojë marrjen e deklaratës nga dëshmitari ose i pandehuri në
procedurë paraprake sipas neneve 129-130 të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
64
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Nëse prokurori i shtetit dyshon se dëshmitari mund të mos jetë në dispozicion në të ardhmen,
qoftë për shkak të sëmundjes, vdekjes së pashmangshme, mundësisë së largimit nga Kosova
ose nëse ekziston rreziku që dëshmitari t’i nënshtrohet ndonjë ndërhyrje të palejuar, mund të
kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake që të zbatojë mundësinë hetuese të veçantë nga
neni 147 të këtij Kodi.

4. Provat nga ekspertiza mund të paraqiten me raportin nga neni 136 i këtij Kodi ose mund të
sqarohen me ekspertizën e procedurës paraprake.
Neni 119
Marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake dhe
mundësia hetuese e veçantë

1. Gjatë fazës së hetimit mund të merren prova nga dëshmitarët dhe ekspertët në njërën nga
këto tri mënyra: marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake
ose mundësia hetuese e veçantë.
2. Marrja në pyetje në procedurë paraprake zbatohet nga prokurori i shtetit. Procesverbali i kësaj
marrje në pyetje vendoset në shkresat e lëndës. Provat e siguruara gjatë marrjes në pyetje në
procedurë paraprake mund të përdoren si bazë për të forcuar urdhrat hetues në procedurë
paraprake, vendimet për paraburgim dhe aktakuzën. Provat e siguruara gjatë marrjes në pyetje
në procedurë paraprake nuk mund të përdoren si provë e drejtpërdrejtë gjatë shqyrtimit kryesor,
por mund të përdoren gjatë marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje, marrjes së tërthortë në pyetje
dhe rimarrjes në pyetje, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod.
3. Deklarata në procedurë paraprake zbatohet nga prokurori i shtetit në pajtim me nenet 129-
130 të këtij Kodi. Deklarata në procedurë paraprake audio incizohet, audio dhe video incizohet
ose transkriptohet fjalë për fjalë. Provat e siguruara gjatë deklaratës në procedurë paraprake
mund të përdoren si bazë për të forcuar urdhrat hetues në procedurë paraprake, urdhrat
për paraburgim dhe aktakuzën. Deklarata në procedurë paraprake pranohet gjatë shqyrtimit
kryesor për marrje të drejtpërdrejtë në pyetje, marrje të tërthortë në pyetje dhe rimarrje ne
pyetje. Dëshmia në procedurën paraprake mund të përdoret si provë e drejtpërdrejtë gjatë
shqyrtimit kryesor nëse dëshmitari nuk është në dispozicion për shkak të vdekjes, sëmundjes,
privilegjeve apo mos pranisë së tij në Kosovë, vetëm nëse të pandehurit ose mbrojtësit i është
dhënë mundësia e kundërshtimit përmes marrjes në pyetje të dëshmitarit gjatë ndonjë faze të
procedurës penale.
4. Mundësia hetuese e veçantë zbatohet nga gjyqtari i procedurës paraprake në pajtim me
nenin 147 të këtij Kodi. Provat e siguruara nga mundësia hetuese e veçantë audio incizohen,
audio dhe video incizohen ose transkriptohen fjalë për fjalë. Provat e siguruara gjatë mundësisë
hetuese të veçantë mund të përdoren si bazë për të forcuar urdhrat hetues në procedurë
paraprake, urdhrat për paraburgim dhe aktakuzën. Provat e siguruara nga mundësia hetuese e
veçantë janë plotësisht të pranueshme gjatë shqyrtimit kryesor.
5. Deklaratat e dhëna nga i pandehuri në çfarëdo konteksti, nëse janë dhënë në mënyrë
vullnetare dhe pa shtrëngim, janë prova të pranueshme gjatë shqyrtimit kryesor kundër të
pandehurit, por ato nuk mund të shërbejnë si prova të vetme fajësuese apo vendimtare për
dënimin e te pandehurit që i ka dhënë. Deklaratat e të pandehurit të dhëna në çfarëdo konteksti
me vullnet dhe pa shtrëngim, nuk mund të shërbejnë si provë ndaj të bashkëpandehurve në
të njëjtën procedurë penale apo edhe në procedurën e veçuar, përveç kur ky Kod ne mënyrë
shprehimore ka përcaktuar se deklarata e tillë mund të shërbej si provë.
6. Pas ekspertizës, ekspertët mund të merren në pyetje, të japin deklarata në procedurë
paraprake ose në mundësinë hetuese të veçantë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
65
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 120
Thirrja e dëshmitarëve

1. Si dëshmitar thirret personi për të cilin besohet se mund të jep informata për veprën penale,
për kryerësin dhe për rrethanat e rëndësishme për procedurën penale.
2. I dëmtuari ose viktima mund të merret në pyetje si dëshmitar.

3. Çdo person i thirrur si dëshmitar detyrohet t’i përgjigjet thirrjes, e kur me këtë Kod nuk është
caktuar ndryshe, detyrohet edhe të dëshmojë.
Neni 121
Njohja e dëshmitarëve
Asgjë në këtë Kod nuk i ndalon palët që të takohen me dëshmitarët e tyre para se të dëgjohen
si dëshmitarë në shqyrtim gjyqësor, për të rikonfirmuar apo sqaruar informacionet e dhëna gjatë
marrjes në pyetje në procedurë paraprake, deklaratës në procedurë paraprake apo mundësisë
hetuese të veçantë, ose për të njoftuar dëshmitarin për rregullat e gjykatës dhe rrjedhën e
procesit gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Neni 122
Paralajmërimet të cilat duhet lexuar dëshmitarit, dëshmitarëve ekspert, të pandehurve
dhe dëshmitarëve bashkëpunues
1. Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratë në procedurë
paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon dëshmitarit këtë
paralajmërimin: “Ky është një hetim penal. Ju jeni i detyruar të dëshmoni. Ju jeni i detyruar të
tregoni të vërtetën. Nëse ju nuk e tregoni të vërtetën, mund të ndiqeni sipas nenit 382 ose 383
të Kodit Penal. Nëse besoni se ju mund të fajësoni veten si rezultat i përgjigjeve në pyetje, ju
mund të refuzoni të përgjigjeni. Nëse besoni se keni nevojë për ndihmën e avokatit si rezultat
i përgjigjes në një pyetje, ju mund të angazhoni dhe të këshilloheni me një avokat. Ky hetim
penal kërkon të gjejë të vërtetën dhe kujtesën sa më të saktë të fakteve që ju mund të ofroni.
Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të ju bëhet ndryshe.
Nëse besoni se ka një dokument ose prova të tjera që mund t’iu ndihmojnë për tu përgjigjur
në pyetje sa më saktë apo t’iu kujtohen faktet më qartë, ju jeni të detyruar të na tregoni. Nëse
keni nevojë për ndihmë, përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju
duhet të kërkoni atë. A i kuptoni këto të drejta?”
2. Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratë në procedurë
paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon ekspertit këtë
paralajmërim: “Ky është një hetim penal mbi veprimet për të cilat ju keni njohuri të specializuara.
Ju jeni të detyruar të dëshmoni. Ju jeni të detyruar të tregoni të vërtetën. Nëse ju nuk tregoni
të vërtetën, mund të ndiqeni sipas nenit 382 ose 383 të Kodit Penal. Ju jeni të detyruar të
shpjegoni hapat që keni ndërmarrë për sigurimin e njohurive të specializuara që keni në këtë
rast. Ky hetim penal kërkon të gjejë të vërtetën dhe kujtesën sa më të saktë të fakteve që ju
mund të ofroni. Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të
ju bëhet ndryshe. Nëse besoni se ka një dokument ose prova të tjera që mund t’ju ndihmojë
për tu përgjigjur në pyetje sa më saktë apo t’iu kujtohen faktet më qartë, ju jeni të detyruar të na
tregoni. Nëse keni nevojë për ndihmë, përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga
kjo seancë, ju duhet të kërkoni atë. A i kuptoni këto të drejta?”.
3. Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratë në procedurë
paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon të pandehurit këtë
paralajmërimin: “Ky është një hetim penal i veprave që ju mund të keni kryer. Ju keni të drejtë
të jepni deklaratë, mirëpo poashtu keni të drejtë të heshtni dhe të mos përgjigjeni në asnjë
pyetje, përveç dhënies së informatave mbi identitetin tuaj. Ju keni të drejtë të mos e fajësoni
veten tuaj. Nëse ju zgjedhni të jepni deklaratë apo të përgjigjeni në pyetje, ju nuk jeni nën betim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
66
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Informatat e dhëna mund të përdorën si dëshmi në gjykatë. Nëse keni nevojë për përkthyes,
do t’iu sigurohet falas. Nëse besoni se ju mund të fajësoni veten apo të afërmin tuaj si rezultat i
përgjigjeve në pyetje, ju mund të refuzoni të përgjigjeni. Ju keni të drejtë të keni mbrojtës dhe të
konsultoheni me të para dhe gjatë marrjes në pyetje. Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen që u është
bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të ju bëhet ndryshe. Nëse keni nevojë për ndihmë, përkthim,
apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju duhet të kërkoni atë. Nëse nuk i
kuptoni këto të drejta, konsultohuni me mbrojtësin tuaj”.
4. Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratën në procedurë
paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon personit të shpallur
dëshmitarit bashkëpunues këtë paralajmërimin: “Ky është një hetim penal i veprave për të cilat
ju mund të keni njohuri të drejtpërdrejtë. Ju jeni pajtuar të bashkëpunoni në këtë hetim. Nëse
shfrytëzoni të drejtën tuaj për të heshtur, ju nuk do të jeni më dëshmitarë bashkëpunues. Nëse
ju nuk thoni të vërtetën, kjo mund të merret parasysh gjatë përcaktimit të dënimit tuaj dhe ju
mund të ndiqeni sipas nenit 384 të Kodit Penal. Mbrojtësi juaj është i pranishëm. Nëse besoni
se keni nevojë të këshilloheni me mbrojtësin tuaj, ju mund të bëni këtë. Ky hetim penal kërkon
të gjejë të vërtetën dhe kujtesën sa më të saktë të fakteve që ju mund të ofroni. Nëse ju nuk e
kuptoni pyetjen që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të ju bëhet ndryshe. Nëse besoni
se ka një dokument ose prova të tjera që mund t’iu ndihmojë për tu përgjigjur në pyetje sa më
saktë apo të ju kujtohen faktet më shumë, ju duhet të na tregoni. Nëse keni nevojë për ndihmë,
përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju duhet të kërkoni atë. A
i kuptoni këto të drejta?”
5. Paralajmërimet nga ky nen shënohen në procesverbal.
6. Paralajmërimet e bëra në bazë të këtij neni, duhet t’i dorëzohen edhe me shkrim të pandehurit
në një gjuhë që ai e kupton, së bashku me thirrjen para marrjes në pyetje.
Neni 123
Dëshmitarët e privilegjuar

1. Si dëshmitar nuk mund të merret në pyetje:
1.1. personi i cili me deklarimin e vet do të shkelte detyrën e ruajtjes së fshehtësisë
zyrtare ose ushtarake, derisa organi kompetent nuk e liron nga ky detyrim;

1.2. mbrojtësi, për atë që i pandehuri ia ka besuar atij në cilësi të mbrojtësit të vet, përveç
kur kërkon vetë i pandehuri; dhe

1.3. i bashkëpandehuri derisa zbatohet procedurë e përbashkët apo e veçuar, përveç kur
i bashkëpandehuri është dëshmitar bashkëpunues sipas nenit 231 të këtij Kodi.
Neni 124
Dëshmitarët e liruar nga detyrimi për të dëshmuar

1. Nga detyra e dëshmimit janë të liruar:
1.1. bashkëshorti ose bashkëshorti jashtëmartesor i të pandehurit, përveç kur procedura
zbatohet për vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënimi me pesë (5) apo më
shumë vjet burgim dhe ai është i dëmtuar me atë vepër penale;
1.2. personi i gjinisë së gjakut në vijë të drejtë me të pandehurin, bashkëshorti ose
bashkëshorti jashtëmartesor: paraardhësit, pasardhësit, motrat, vëllezërit, axhët, dajët,
tezet, hallat, fëmijët e motrave dhe vëllezërve, ose të afërmit: vjehrra, vjehrri, dhëndri,
nusja, motra e burrit/gruas, vëllai i burrit/gruas, kumbari, kumbarja, njerka, njerku; përveç
kur procedura zbatohet për vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënimi me
dhjetë (10) apo më shumë vjet burgim apo nëse është dëshmitar i veprës penale kundër
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
67
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
fëmijës i cili bashkëjeton apo është i afërm me të apo me të pandehurin;
1.3. prindi adoptues ose fëmija i adoptuar i të pandehurit, përveç kur procedura zbatohet
për vepër penale për të cilën mund të shqiptohet dënimi me dhjetë (10) apo më shumë
vjet burgim, ose ai është dëshmitar i veprës penale kundër fëmijës që bashkëjeton ose
është i afërt me të apo me të pandehurin;
1.4. personi fetar për atë çka i pandehuri apo një person tjetër i është rrëfyer;
1.5. mbrojtësi, mbrojtësi i viktimave, mjeku, punëtori social, psikologu ose ndonjë person
tjetër për faktet që i kanë mësuar gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre kur detyrohen ta
ruajnë si fshehtësi atë që e kanë mësuar me rastin e ushtrimit të profesionit; dhe
1.6. gazetari apo botuesi, i cili punon në media apo një ose më shumë nga bashkëpunëtorët
e tij në pajtim me ligjin e zbatueshëm.
2. Personi i cekur në paragrafin 1, nën-paragrafët 1.4, 1.5 ose 1.6 të këtij neni nuk mund të
refuzojë dëshmimin kur ekziston bazë ligjore për ta liruar nga detyrimi i mbajtjes së fshehtësisë.
3. Organi kompetent që zbaton procedurën detyrohet që personat e cekur në paragrafin 1
të këtij neni, para marrjes së tyre në pyetje ose sapo të mësojë për marrëdhënien e tyre me
të pandehurin, t’i bëjë me dije për të drejtën e tyre për të mos dëshmuar. Paralajmërimi dhe
përgjigjja shënohen në procesverbal.
4. Fëmija i cili, duke pasur parasysh moshën dhe zhvillimin intelektual, nuk është i aftë të
kuptojë domethënien e të drejtës për të refuzuar dëshmimin nuk mund të pyetet si dëshmitar,
përveç kur gjykata çmon se ata janë të aftë për të kuptuar se i nënshtrohen detyrimit për të
treguar të vërtetën.
5. Personi i cili ka të drejtë të mohojë dëshmimin ndaj njërit nga të pandehurit, lirohet nga
detyrimi i dëshmimit edhe ndaj të pandehurve të tjerë kur dëshmia e tij, duke marrë parasysh
çështjen, nuk mund të kufizohet në të pandehurit tjerë.

Neni 125
Rrethanat kur deklarata është e papranueshme

1. Dëshmia e dëshmitarit është e papranueshme nëse:
1.1. personi nuk mund të pyetet si dëshmitar;
1.2. personi është i liruar nga dëshmimi, por nuk është vënë në dijeni për këtë ose
shprehimisht nuk ka hequr dorë nga kjo e drejtë, apo kur udhëzimi dhe heqja dorë nuk
është shënuar në procesverbal;

1.3. personi është fëmijë, i cili nuk kupton të drejtën e tij për të refuzuar dëshmimin; ose

1.4. dëshmia e dëshmitarit është marrë me forcë, me kanosje ose me ndonjë mënyrë
tjetër të ndaluar.
Neni 126
Dëshmitari nuk është i detyruar për të fajësuar veten apo të afërmin

Dëshmitari nuk ka detyrim të përgjigjet në pyetje konkrete kur ka gjasa se me këtë e vë veten
ose ndonjë të afërm të ngushtë para turpit të rëndë, dëmit të konsiderueshëm material ose
ndjekjes penale. Gjykata apo prokurori i shtetit për këtë të drejtë e njofton dëshmitarin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
68
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 127
Kushtet e përgjithshme për marrjen në pyetje në procedurë paraprake, marrjen e
deklaratës në procedurë paraprake ose mundësinë hetuese të veçantë
1. Dëshmitari pyetet ndaras dhe pa praninë e dëshmitarëve të tjerë. Dëshmitari detyrohet t’i jep
përgjigjet gojarisht.
2. Pas kësaj, dëshmitari pyetet për emrin dhe mbiemrin, emrin e babait dhe të nënës, numrin
e letërnjoftimit, profesionin, vendbanimin, vendlindjen, moshën dhe marrëdhënien e tij me të
pandehurin dhe me të dëmtuarin. Dëshmitarit i bëhet me dije detyrimi i tij për të lajmëruar
gjykatën për çdo ndryshim të vendbanimit ose vendqëndrimit.
3. Dispozita e paragrafit 2 të këtij neni nuk zbatohet kur është në kundërshtim me masat për
mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve siç parashihet me këtë Kod.
4. Zyrtarët e policisë janë të detyruar që të japin të dhënat nga paragrafi 3 i këtij neni por
informohen për të drejtën e tyre, që në vend të adresës së banimit të japin adresën e stacionit
të tyre policor.
5. Me rastin e marrjes në pyetje të personit i cili nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18)
vjet ose personit i cili është viktimë e veprës së dhunshme, sidomos kur ai është dëmtuar
me veprën penale veprohet me kujdes që pyetja të mos ndikojë dëmshëm në gjendjen e tij
mendore. Kur është e nevojshme, ai pyetet me ndihmën e psikologut për fëmijë ose pedagogut
për fëmijë apo ekspertit tjetër profesional.
6. Marrja në pyetje e të dëmtuarit apo viktimës bëhet pa vonesë të paarsyetuar nga policia,
prokurori i shtetit ose organi tjetër i cili e zbaton procedurën penale. I dëmtuari ose viktima
mund të shoqërohet nga mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i tij gjatë marrjes në pyetje.
7. Marrja në pyetje të dëmtuarit apo viktimës kufizohet sa më shumë që të jetë e mundur dhe
zbatohet vetëm kur është e domosdoshme për qëllim të ndjekjes penale.
8. Kur personi është viktimë e veprës penale të natyrës seksuale ose e dhunës në marrëdhënie
familjare, marrja në pyetje bëhet nga personi i të njëjtës gjini nëse kjo kërkohet nga viktima dhe
nëse kërkesa e tillë nuk ndikon negativisht në ndjekjen penale.

Neni 128
Marrja në pyetje në procedurë paraprake

1. Gjatë fazës së hetimit, prokurori i shtetit mund të thërret dëshmitarët, viktimat, dëshmitarët
bashkëpunues, dëshmitarët e mbrojtur dhe ekspertët që të japin informata në marrjen në pyetje
në procedurën paraprake që është relevante për procedurën penale.
2. Prokurori i shtetit mund të lejojë mbrojtësin, palën e dëmtuar ose viktimën apo mbrojtësin
e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës që të merr pjesë në marrjen në pyetje në procedurë
paraprake.

3. Gjatë marrjes në pyetje, prokurori i shtetit mund të pyesë personin i cili merret në pyetje
lidhur me provat materiale. Provat materiale duhet të identifikohen qartë në procesverbalin,
transkriptin ose raportin mbi marrjen në pyetje.

4. Marrja në pyetje në procedurë paraprake mund të audio incizohet, tëaudio dhe video incizohet,
të transkriptohet fjalë për fjalë ose të përmblidhet në një raport. Incizimi, transkripti apo raporti
janë në pajtim me Kapitullin XI dhe i bashkëngjiten shkresave të lëndës.

5. Personi i cili merret në pyetje nga ky nen mund të dëshmojë më vonë gjatë marrjes së
deklaratës në procedurë paraprake ose në mundësinë hetuese të veçantë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
69
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 129
Marrja e deklaratës në procedurë paraprake

1. Gjatë fazës së hetimit, prokurori i shtetit thërret dëshmitarët, viktimat, ekspertët dhe të
pandehurin apo të pandehurit për të dhënë deklaratë në procedurë paraprake.
2. Gjatë fazës së hetimit, prokurori i shtetit merr në pyetje dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët
bashkëpunues duke siguruar sigurinë e përshtatshme për ta.
3. Dëshmitari thirret duke ia dërguar thirrjen me shkrim në të cilën shënohet emri, mbiemri dhe
profesioni i dëshmitarit, koha dhe vendi ku duhet të paraqitet, lënda penale për të cilën thirret,
shënimi se thirret si dëshmitar dhe paralajmërimi për pasojat e mungesës pa arsye.
4. Thirrja si dëshmitar e personit që nuk ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet bëhet
nëpërmjet prindërve të tij apo përfaqësuesit ligjor, përveç kur kjo nuk është e mundur për shkak
të nevojës për veprim të ngutshëm ose për shkak të rrethanave të tjera.
5. Dëshmitari i cili për shkak të pleqërisë, sëmundjes ose të metave të rënda trupore nuk mund
t’i përgjigjet thirrjes, mund të pyetet jashtë gjykatës.
6. Prokurori i shtetit e njofton me shkrim pesë (5) ditë më herët të pandehurin, mbrojtësin, të
dëmtuarin dhe mbrojtësin e viktimave apo përfaqësuesin e viktimës lidhur me datën, kohën
dhe vendin ku do të merret deklarata në procedurë paraprake. Kopje e njoftimit i bashkëngjitet
shkresave të lëndës.

7. Mospjesëmarrja e pajustifikuar e të pandehurit, mbrojtësit, të dëmtuarit ose viktimës apo
mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimave në seancën për marrjen e deklaratës në
procedurë paraprake, pasi të ketë pranuar njoftimin nga paragrafi 6, ia mohon atij të pandehuri,
mbrojtësi, të dëmtuari apo mbrojtësi të viktimës që të kundërshtojë pranueshmërinë e dëshmisë
në një fazë të mëvonshme të procedurës penale. Këto pasoja ceken në njoftimin nga paragrafi
6 t këtij neni.
Neni 130
Kushtet e seancës për marrjen e deklaratës në procedurë paraprake

1. Procesverbali i seancës për marrjen e deklaratës në procedurë paraprake mbahet në pajtim
me Kapitullin XI të këtij Kodi. Në procedurë penale e cila përfshin vepër penale për të cilën
parashihet dënimi maksimal me tre (3) apo më shumë vjet burgim, deklarata në procedurë
paraprake audio incizohet ose video incizohet dhe transkriptohet. Në procedurë penale e cila
përfshin vepër penale për të cilën parashihet dënim maksimal me më pak se tre (3) vjet burgim,
deklarata në procedurë paraprake mund të audio incizohet, video incizohet, transkriptohet ose
të përmblidhet në procesverbalin e hetimit paraprak.
2. Prokurori i shtetit së pari merr në pyetje dëshmitarët që i ka caktuar vetë.

3. Nëse mbrojtja ka kërkuar që të merret deklarata në procedurë paraprake nga dëshmitari,
atëherë së pari mbrojtja merr në pyetje ata dëshmitarë.

4. Nëse viktima apo mbrojtësi i viktimave ka kërkuar që të merret deklarata në procedurë
paraprake nga dëshmitari, atëherë së pari mbrojtësi i viktimave merr në pyetje ata dëshmitarë.

5.Secilës palë duhet t’i jepet mundësia që t’i shtrojë pyetje dëshmitarit të pyetur nga pala tjetër.

6. Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit, neni 152 i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht.

7. Dëshmitarët pyeten lidhur me provat materiale dhe dokumentuese të rëndësishme.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
70
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
8. I dëmtuari i cili merret në pyetje si dëshmitar pyetet nëse dëshiron të realizojë kërkesën
pasurore juridike në procedurë penale.
Neni 131
Dëshmitarët me nevoja të veçanta

Në qoftë se marrja në pyetje e dëshmitarëve bëhet nëpërmjet përkthyesit, ose kur dëshmitari
është shurdh ose memec, pyetja e tij bëhet në mënyrën e paraparë në nenin 151 të këtij Kodi.
Neni 132
Mosparaqitja e dëshmitarit

1. Kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton,
ose pa leje dhe shkak të arsyeshëm largohet nga vendi ku duhet të pyetet, gjyqtari i procedurës
paraprake sipas detyrës zyrtare apo kërkesës së prokurorit të shtetit mund ta detyrojë
dëshmitarin që të paraqitet. Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari i procedurës paraprake e
dënon atë me gjobë deri dyqindepesëdhjetë (250) Euro për çdo herë që nuk paraqitet. Nëse
dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi që është dënuar me gjobë, ai mund të burgoset
siç parashihet në paragrafin 2 të këtij neni.
2. Nëse dëshmitari paraqitet kur është thirrur, por pasi të jetë bërë me dije për pasojat refuzon të
dëshmojë pa arsyetim ligjor, mund të dënohet me gjobë deri në dyqindepesëdhjetë (250) Euro.
Kur dëshmitari refuzon të dëshmojë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari
nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura
të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj.
3. Për ankesë kundër aktvendimit me të cilin shqiptohet dënimi me gjobë ose me burgim vendos
kolegji shqyrtues. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Dënimi nga paragrafët 1
dhe 2 të këtij neni shqiptohet nga gjyqtari.
4. Pjesëtarët e forcave ushtarake dhe pjesëtarët e policisë nuk mund të burgosen, por për
refuzimin e dëshmimit të tyre njoftohet komanda e tyre përkatëse.
Neni 133
Ekspertizë
1. Me qëllim të ndriçimit dhe vërtetimit të fakteve relevante në procedurë penale mund të
angazhohen persona të cilët në bazë të kualifikimit të tyre profesional ndihmojnë organet që
zhvillojnë procedurën penale:
1.1. pyetjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me ndriçimin dhe vërtetimin e fakteve
relevante apo shkallën e dëmit të shkaktuar apo përfituar me vepër penale;
1.2. eksperti duhet të ketë përvojë ose trajnim të specializuar që është relevant dhe
aktual;
1.3. eksperti duhet të ketë analizuar provat e siguruara në mënyrë të ligjshme;

1.4. gjatë ekspertizës, eksperti duhet të ketë përdorur praktika përgjithësisht të pranuara
në fushën e tij ose të ketë bazë shkencore apo teknike; dhe

1.5. eksperti duhet të hartojë raport, në të cilin përmblidhen metodat e përdorura të
analizës dhe përfundimet;

2. Eksperti nuk mund të shpreh mendimin e tij lidhur me fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit.

3. I pandehuri ose mbrojtësi i tij mund t’i kërkojnë prokurorit të shtetit që të merr deklaratë nga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
71
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
eksperti.

4. I dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës mund të kërkojë
nga prokurori i shtetit që të merr deklaratë nga eksperti.
Neni 134
Vendimi për angazhimin e ekspertit

1. Para angazhimit të ekspertit, prokurori i shtetit nxjerr vendim në të cilin:
1.1. i paraqet ekspertit pyetje specifike në të shkruar apo një sërë pyetjesh që janë të
rëndësishme për fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit ose shkallën e dëmit të shkaktuar
me vepër penale;
1.2. e përcakton ekspertin dhe paraqet bazën për ekspertizën e specializuar të ekspertit,
përfshirë shkollimin e tij, përvojën dhe shërbimin e mëparshëm si ekspert i gjykatës; dhe
1.3. i siguron ekspertit qasje në provat e duhura për ekspertizën e specializuar apo
teknike.

2. I pandehuri, mbrojtësi, i dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i
viktimës mund të kundërshtojë përzgjedhjen e ekspertit bazuar në kualifikimet e tij apo konfliktin
potencial të interesit duke paraqitur kundërshtim tek gjyqtari i procedurës paraprake. Gjyqtari i
procedurës paraprake merr aktvendim mbi përzgjedhjen e ekspertit brenda dhjetë (10) ditëve
prej momentit të caktimit të ekspertit.
3. Pa paragjykuar paragrafin 2 të këtij neni, prokurori i shtetit mund ta shtyjë njoftimin e të
pandehurit dhe mbrojtësit të tij lidhur me vendimin për angazhimin e ekspertit, nëse identiteti i të
pandehurit nuk është i njohur në kohën e marrjes së këtij vendimi. Prokurori i shtetit gjithashtu
mund ta shtyjë njoftimin e të pandehurit, mbrojtësit, të dëmtuarit ose viktimës, mbrojtësit të
viktimës apo përfaqësuesit të viktimës lidhur me vendimin për angazhimin e ekspertit, nëse
njoftimi i tillë mund të rrezikojë zbatimin e procedurës penale. Prokurori i shtetit mban shënim
zyrtar në lidhje me arsyet e shtyrjes së këtij njoftimi.
4. Nëse ndonjë lloj i caktuar i ekspertizës i përgjigjet fushës së ndonjë institucioni profesional
apo ekspertimi mund të bëhet brenda një organi publik të caktuar, kjo detyrë, posaçërisht nëse
është detyrë e ndërlikuar, si rregull i besohet institucionit të tillë profesional apo organit publik.
Institucioni profesional apo organi publik cakton një apo disa ekspertë për të kryer ekspertimin.
5. Nëse eksperti në fjalë është i punësuar nga Qeveria, ai zbaton ekspertimin e specializuar siç
përcaktohet me ligj, me urdhër të gjykatës apo me urdhër të prokurorit të shtetit.
6. Nëse në organet publike nuk ekziston ekspertiza përkatëse, eksperti me ekspertimin
përkatës angazhohet dhe kompensohet nga fondet publike. Shpenzimet e ekspertit i shtohen
shpenzimeve të procedurës.
7. Eksperti zbaton ekspertimin pa vonesë dhe i dërgon prokurorit të shtetit me shkrim raportin e
ekspertizës në pajtim me nenin 136 të këtij Kodi.

Neni 135
Detyrimet e ekspertit
1. Personi i cili thirret si ekspert, është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes dhe ta jap mendimin e tij në
kohë të caktuar. Lidhur me kërkesën e ekspertit, organi që e zbaton procedurën mund ta zgjas
afatin për shkaqe të arsyeshme.
2. Nëse eksperti i cili është thirrur në mënyrë të rregullt nuk paraqitet dhe mungesën nuk e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
72
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
arsyeton ose pa arsye largohet nga vendi ku duhet të dëgjohet, organi që e zbaton procedurën
mund të urdhërojë që të sillet me dhunë dhe gjykata ekspertin mund ta dënojë me gjobë prej
dyqind e pesëdhjetë (250) euro, ndërsa institucionin profesional deri njëmijë (1000) euro.
3. Nëse eksperti pas vërejtjes për pasojat e mosdhënies së ekspertimit, pa arsye nuk dëshiron
të kryejë ekspertimin ose nuk e jep ekspertizën e tij në afatin e caktuar, gjykata mund ta dënojë
me gjobë deri në pesëqind (500) Euro, ndërsa institucionin profesional deri në dymijë (2000)
Euro.
4. Në rastet nga paragrafi 2 dhe 3 të këtij neni, gjykata kërkon nga institucioni që të iniciojë
procedurë disiplinore kundër ekspertit nëse ekspertizën e kryen organi shtetëror.
5. Në fazën e hetimit, gjobat nga paragrafi 2, 3 dhe 4 të këtij neni i shqipton gjykata në bazë të
kërkesës së prokurorit të shtetit.
6. Lidhur me ankesën kundër aktvendimit për shqiptimin e gjobës, vendos kolegji shqyrtues.
Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.
Neni 136
Raporti i Ekspertit

1. Raporti i ekspertit përmban:

1.1. të dhënat mbi identitetin e ekspertit dhe të dhënat mbi hetimin;

1.2. pyetjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me ndriçimin dhe vërtetimin e fakteve
relevante apo shkallën e dëmit të shkaktuar apo përfituar me vepër penale;
1.3. përvoja dhe trajnimet e specializuara të ekspertit, arsyet pse këto janë relevante dhe
sa është aktuale ajo përvojë apo ato trajnime;
1.4. përshkrimi i provave që janë analizuar;
1.5. përshkrimi i ekspertizës, përfshirë fotografitë relevante, vizatimet, tabelat
përmbledhëse, radioskopinë, imazhet, rezultatet laboratorike ose të dhënat tjera
shkencore apo teknike që janë të rëndësishme.

1.6. shpjegimin se praktikat analitike janë kryesisht të pranuara në fushën e ekspertit ose
kanë bazë shkencore apo teknike; dhe

1.7. përfundimin që paraqet mendimin e ekspertit lidhur me pyetjet në paragrafin 2. të
këtij neni, ose që shpjegon përse nuk është arritur të jepen përgjigje në ato pyetje.
2. Eksperti nuk shpreh në raport mendimin e tij lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit.

3. Raporti i ekspertit i cili nuk është në pajtim me këtë nen nuk është i pranueshëm.
4. Raporti i ekspertit i bashkëngjitet shkresave të lëndës.

5. Raporti i ekspertit i zbulohet të pandehurit apo mbrojtësit të tij dhe të dëmtuarit jo më pak se
pesë (5) ditë para fillimit të seancës për deklaratë në procedurë paraprake nga eksperti, por jo
më vonë se dhjetë (10) ditë pasi që prokurori i shtetit të ketë pranuar raportin e ekspertit.
6. Gjatë fazës së hetimeve, prokurori i shtetit mund ta thërrasë ekspertin që të jep sqarime të
mëtutjeshme lidhur me raportin e tij dhe të verifikojë nëse ka nevojë për ekspertizë shtesë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
73
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 137
Urdhrat e nevojshëm për shqyrtimin e provave nga eksperti
1. Shikimin e kufomës dhe autopsinë e urdhëron Prokurori i Shtetit në rastin kur ekziston dyshimi
ose është e qartë se vdekja është shkaktuar nga vepra penale apo kur ajo ka lidhje me veprën
e kryer penale. Autopsia nuk mund t’i besohet mjekut i cili e ka mjekuar të vdekurin. Kur kufoma
është varrosur, gjykata urdhëron zhvarrosjen me qëllim të shikimit të kufomës dhe të autopsisë
së saj. Ministria e Drejtësisë nxjerr udhëzime dhe standarde lidhur me autopsinë.
2. Analizat toksikologjike laboratorike të mostrave të viktimës mund të urdhërohen nga prokurori
i shtetit.
3. Nëse i pandehuri nuk jep pëlqimin me shkrim për të dhënë mostrën e gjakut, indin trupor,
ADN-në apo të ngjashme, ose nuk jep pëlqimin me shkrim për t’iu nënshtruar ekzaminimit
fizik të lëndimeve siç kërkohet në hetim, prokurori i shtetit kërkon nga gjyqtari i procedurës
paraprake që të lëshojë urdhër për marrjen e mostrës që nevojitet apo për ekzaminimin në
pajtim me nenin 142 të këtij Kodi.
4. Mostrat e marra në pajtim me urdhrin nga paragrafi 3 të këtij neni mund t’i nënshtrohen
ekzaminimit molekular dhe gjenetik, për aq sa masat e tilla janë të nevojshme për të përcaktuar
origjinën ose për të vërtetuar nëse gjurmët e gjetura janë të të pandehurit ose të dëmtuarit.
Ekzaminimi i tillë molekular apo gjenetik mund të zbatohet vetëm sipas urdhrit të gjyqtarit të
procedurës paraprake.
5. Nëse të dhënat mjekësore ka gjasë të përmbajnë informata relevante për procedurën penale,
prokurori i shtetit kërkon nga gjyqtari i procedurës paraprake që të lëshojë urdhër që të dhënat
t’i jepen prokurorit të shtetit.
Neni 138
Deklarata e ekspertit në procedurë paraprake

1. Eksperti mund të thirret për të dhënë deklaratë në procedurë paraprake nëse është e
rëndësishme për hetimin.
2. I pandehuri apo i dëmtuari ose viktima mund të pranojë përfundimet e raportit të ekspertit.
Nëse të gjitha palët pranojnë përfundimet e raportit të ekspertit, një gjë e tillë shënohet në
procesverbal dhe nuk merret deklaratë.

3. Deklarata e ekspertit në procedurë paraprake merret në pajtim me rregullat e cilësdo deklarate
të dhënë në procedurë paraprake nga dëshmitari.

4. Eksperti merret në pyetje nga prokurori i shtetit, mbrojtësi, i dëmtuari ose viktima dhe mbrojtësi
i viktimave apo përfaqësuesi i viktimës.

5. Procesverbali, transkripti ose incizimi i deklaratës i bashkëngjitet shkresave të lëndës.

Neni 139
Angazhimi i ekspertit nga i pandehuri ose gjyqtari i procedurës paraprake sipas
kërkesës së të pandehurit

1. Nëse i pandehuri nuk ka mjete financiare që ta angazhojë një ekspert, ai mund të kërkojë
nga gjyqtari i procedurës paraprake që të caktojë ekspertizë që është relevante për mbrojtjen e
tij. Në kërkesën për caktimin e ekspertit, i pandehuri mund ta propozojë vetë ekspertin. Nëse i
pandehuri nuk e propozon një ekspert të caktuar, gjyqtari i procedurës paraprake e cakton vetë
ekspertin. Gjyqtari i procedurës paraprake vendos mbi kërkesën e tillë brenda shtatë (7) ditësh.
Ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankesë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
74
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. I pandehuri mund angazhojë dhe të paguajë vetë për ekspertizë.
3. Eksperti duhet të veprojë në pajtim me nenin 136 të këtij Kodi dhe prokurori i shtetit duhet
të pranojë kopjen e raportit të ekspertit të mbrojtjes brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve nga
përfundimi i saj.
Neni 140
Kundërthëniet në mes të ekspertëve

Në qoftë se të dhënat në konstatimin e ekspertëve ndryshojnë thelbësisht, ose kur konstatimet
e tyre janë të paqarta, jo të plota apo në kontradiktë me vetveten ose me rrethanat e shqyrtuara,
e në rast se këto të meta nuk mund të mënjanohen me marrjen e sërishme në pyetje të
ekspertëve, mund të kërkohet mendimi i ekspertëve tjerë.

Neni 141
Analizat Toksikologjike

1. Çdo ekzaminim apo analizë nga ky nen i nënshtrohet rregullave të ekspertizës dhe deklaratës
së ekspertit nga nenet 133-140 të këtij Kodi.

2. Kur dyshohet për helmim, prokurori i shtetit urdhëron që materiet e dyshimta të gjetura në
kufomë ose në ndonjë vend tjetër të dërgohen në laborator për hulumtime toksikologjike për
ekspertim.

3. Me rastin e analizave të materieve të dyshimta, eksperti përqëndrohet në veçanti në
përcaktimin e llojit, sasisë dhe efektit të helmit të gjetur. Kur materiet e dyshimta janë gjetur në
trup, atëherë sasia e helmit të përdorur duhet të përcaktohet kudo që të jetë e mundur.
Neni 142
Ekzaminimi i lëndimeve trupore dhe ekzaminimi fizik

1. Çdo ekzaminim ose analizë nga ky nen i nënshtrohet rregullave të ekspertizës dhe deklaratës
së ekspertit nga nenet 133-140 të këtij Kodi.

2. Nëse lëndimet trupore relevante për procedurën penale kanë qenë të trajtuara nga një mjek,
ai mjek mund të thirret për të dhënë deklaratë në procedurë paraprake bazuar në të dhënat
e marra në rrjedhën normale të trajtimit mjekësor, të cilat do të merren me urdhër të gjykatës
apo me pëlqim. Nëse policia ka marrë fotografi të lëndimeve, mjeku trajtues mund të merret në
pyetje në bazë të atyre fotografive dhe të ofrojë mendime të bazuara në arsimimin dhe përvojën
e tij. Mjeku ose mjekët mund të nxjerrin një raport ekspertimi me gjetjet e tyre në pajtim me
nenin 136 të këtij Kodi, por nuk janë të detyruar për ta bërë këtë.
3. Nëse lëndimet trupore apo gjendja fizike e personit nuk janë trajtuar apo të dhënat mjekësore
nuk janë të plota, prokurori i shtetit mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake të
urdhërojë të bëhet një ekzaminim fizik. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë
ekzaminimin fizik nëse ka arsye të bazuara për të besuar se ekzaminimi fizik do të rezultojë
me prova të rëndësishme për procedurën penale. Personi që do të ekzaminohet mund të jep
pëlqimin për ekzaminimin fizik pa urdhër të gjykatës. Institucioni profesional, mjeku ose mjekët
do të nxjerrin një raport ekspertimi me gjetjet e tyre në pajtim me nenin 136 të këtij Kodi.
4. Ekzaminimi fizik i kryer ndaj të dëmtuarit ose viktimës duhet të mbahet në minimum dhe të
kryhet vetëm kur është e domosdoshme për qëllimet e procedurës penale.
5. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë marrjen e mostrave të gjakut ose indeve
apo mostra të tjera mjeko-ligjore ose mjekësore nga një i pandehur, vetëm nëse ka gjasa reale
që i pandehuri ka kryer vepër penale dhe ka shkak të bazuar për të besuar se mostrat do të
sigurojnë prova të veprës penale ose identitetin e kryerësit, apo ekzistojnë prova të tjera mjeko-
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
75
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
ligjore që mund të krahasohen me mostrat e urdhëruara që të merren. Integriteti personal i të
pandehurit do të respektohet gjatë ekzekutimit të urdhrit nga ky paragraf. Institucioni profesional,
mjeku ose mjekët do të nxjerrin një raport ekspertimi me gjetjet e tyre në pajtim me nenin 136
të këtij Kodi.

6. Kur është e nevojshme mostra e flokut dhe e folikulës, pështymës, urinës, sekretit të hundës,
pjesës sipërfaqësore të lëkurës duke përfshirë edhe zonën e ijëve, thonjtë e mostra të pjesës
së poshtme të thoit si dhe mostra të tjera të ngjashme, të cilat nuk përbëjnë ndërhyrje trupore,
mund të merren gjatë ekzaminimit fizik pa urdhër të veçantë të gjykatës.

7. Ekzaminimi fizik lidhur me ndërhyrjet trupore, siç është marrja e mostrave të gjakut gjatë
ekzaminimit fizik, mund të bëhet vetëm me urdhër të gjykatës ose me pëlqimin e vullnetshëm
të personit në fjalë.

8. Ekzaminimi fizik nga ky nen zbatohet nga mjeku specialist i mjekësisë ligjore në pajtim me
rregullat e shkencës së mjekësisë, duke pasur respekt të plotë për dinjitetin e personit dhe
konsideratën ndaj ndikimeve fizike dhe psikologjike në lëndimin e tij.
9. Dispozita e nenit 137, paragrafi 2 i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht në rastet kur personi,
përpos të pandehurit, refuzon që t’i nënshtrohet kontrollit të urdhëruar nga gjykata. Detyrimi
mund të përdoret vetëm me urdhër të posaçëm të gjykatës.
10. Ministria e Drejtësisë mban të gjitha mostrat e marra si rezultat i urdhrave të gjykatës dhe
pëlqimit vullnetar për një periudhë prej një (1) viti pas marrjes së aktvendimit përfundimtar në
procedurë penale, në të cilën kohë mostrat do të asgjësohen. Mostrat do të jenë në dispozicion
dhe do të përdorën vetëm për ri-testim të urdhëruar nga gjykata.
10.1. Nëse Prokuroria dhe/ose Gjykata nuk e njofton IML-në kur rasti të përfundojë, IML
do të asgjësojë mostrat 5 vite pas dorëzimit të raportit të autopsisë.
10.2. Asgjësimi i mostrave nuk do të bëhet pa njoftim paraprak të Prokurorisë përkatëse
e cila e ka lëshuar urdhëresën për autopsi.
11. Ministria e Drejtësisë mban regjistër të të gjitha rezultateve mjeko-ligjore të marra në bazë të
urdhrave të gjykatave apo me pëlqim vullnetar, vetëm kur personi i cili i shtrohet testimit mjeko-
ligjor shpallet fajtor.
Neni 143
Analizat molekulare e gjenetike dhe analizat e ADN-së

1. Çdo ekzaminim ose analizë nga ky nen i nënshtrohet rregullave të ekspertizës dhe deklaratës
së ekspertit nga nenet 133-140 të këtij Kodi.

2. Gjykata mund të urdhërojë që materiali i siguruar me masat nga neni 142 i këtij Kodi t’i
nënshtrohet ekzaminimeve molekulare dhe gjenetike për aq sa masat e tilla janë të nevojshme
për të përcaktuar prejardhjen ose për të vërtetuar nëse gjurmët e gjetura i përkasin të pandehurit
apo të dëmtuarit.

3. Me qëllim të përcaktimit të identitetit në procedurë penale, indet qelizore mund të merren nga
personi i pandehur për identifikimin e ADN-së në pajtim me nenin 142 të këtij Kodi.

4. Indi i marrur qelizor mund të përdoret vetëm për identifikimin e ADN-së, siç është paraparë
në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni; ai shkatërrohet pa vonesë kur më nuk është i nevojshëm për
atë qëllim. Informacionet tjera, përveç atyre që kërkohen për të përcaktuar kodin e ADN-së, nuk
përcaktohen gjatë ekzaminimit dhe janë të papranueshme.

5. Provat e gjetura, të siguruara apo të kapura në vendin e kryerjes së veprës penale apo që
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
76
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
kanë lidhje me procedurën penale mund të ekzaminohen dhe mostrat mund t’i nënshtrohen
ekzaminimit molekular dhe gjenetik sipas urdhrit të prokurorit të shtetit.
6. Rezultatet nga ekzaminimi molekular dhe gjenetik i mostrave të siguruara sipas paragrafit
5 të këtij neni të cilat nuk përputhen me të dyshuarin apo të pandehurin mund të ruhen nga
Ministria e Drejtësisë deri në një kohë të tillë kur ato të përputhen me të dyshuarin apo të
pandehurin dhe derisa ai i dyshuar apo i pandehur të lirohet apo të shpallet fajtor. Ministria e
Drejtësisë nxjerr akt nënligjor për ruajtjen e rezultateve të ekzaminimit molekular dhe gjenetik
sipas këtij paragrafi.
Neni 144
Analizat psikologjike

1. Çdo ekzaminim ose analizë nga ky nen i nënshtrohet rregullave të ekspertizës dhe deklaratës
së ekspertit nga nenet 133-140 të këtij Kodi.
2. Nëse gjendja psikologjike që lidhet me procedurë penale ka qenë e vlerësuar ose trajtuar
nga një psikolog apo mjek, ai psikolog apo mjek do të thirret nga prokurori i shtetit për të dhënë
deklaratë në procedurë paraprake bazuar në të dhënat e marra në rrjedhën normale të trajtimit,
të cilat do të merren në bazë të urdhrit të gjykatës apo me pëlqim. Psikologu apo mjeku mund
të japë mendime bazuar në arsimimin dhe përvojën e tij. Psikologu apo mjeku mund të nxjerrë
një raport ekspertimi me gjetjet e tij në pajtim me nenin 136 të këtij Kodi, por nuk është i detyruar
për ta bërë këtë.
3. Personi gjendja psikologjike e të cilit është vlerësuar, mund të kundërshtojë thirrjen para
gjyqtarit të procedurës paraprake nëse ka shqetësime të privatësisë që nuk tejkalojnë rëndësinë
e procedurës penale.
4. Nëse gjendja relevante psikologjike e një personi nuk është trajtuar, prokurori i shtetit mund
të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake të urdhërojë që të bëhet vlerësimi psikologjik.
Gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë vlerësimin psikologjik nëse ka shkak të
bazuar për të besuar se vlerësimi psikologjik do të rezultojë me prova relevante për procedurën
penale. Personi që do të vlerësohet mund të jep pëlqimin për vlerësimin psikologjik pa urdhër
të gjykatës. Institucioni profesional, psikologu apo mjeku do të nxjerrin një raport ekspertimi me
gjetjet e tyre në pajtim me nenin 136 të këtij Kodi.
5. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë vlerësimin psikologjik të të pandehurit
vetëm nëse ka gjasa reale që i pandehuri ka kryer vepër penale, ka shkak të bazuar për të
besuar se gjendja psikologjike e të pandehurit është paaftësuar ose ka qenë e paaftësuar në
kohën e kryerjes së veprës penale, dhe që paaftësimi i tillë psikik është i rëndësishëm për
procedurën penale ose për të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë. Psikologu apo
mjeku do të nxjerrin një raport ekspertimi me gjetjet e tyre në pajtim me nenin 136 të këtij Kodi.
6. Ekzaminimi psikologjik bëhet nga psikologët ose mjekët profesionistë të trajnuar në psikologji
apo psikiatri. Ekzaminimet kryhen në një mënyrë që respekton të drejtën e privatësisë.
Neni 145
Analiza kompjuterike

1. Çdo ekzaminim ose analizë nga ky nen i nënshtrohet rregullave të ekspertizës dhe deklaratës
së ekspertit nga nenet 133-140 të këtij Kodi.

2. Për pajisjet kompjuterike, pajisjet elektronike të ruajtjes apo pajisje të ngjashme që janë
marrë në mënyrë të ligjshme nëpërmjet një urdhri të gjykatës ose me pëlqim, prokurori i shtetit
mund të autorizojë zyrtarin e policisë apo ekspertin për të shqyrtuar, analizuar dhe kërkuar për
informata ose të dhëna që gjenden brenda pajisjeve kompjuterike, pajisjeve elektronike për
ruajtje ose pajisjeve të ngjashëm.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
77
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër duhet të ketë arsimim, trajnim ose përvojë në
analizat dhe kërkimin kompjuterik.

4. Zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër nxjerrë raport ekspertimi me gjetjet e tyre në
pajtim me nenin 136 të këtij Kodi, që do të përfshijë të dhënat e mëposhtme:
4.1. zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër përshkruan pajisjet kompjuterike,
pajisjet për ruajtjen e të dhënave, ose dosjet e veçanta kompjuterike të ekzaminuara,
përfshirë edhe ndonjë emër identifikimi, numra ose etiketa të provave.

4.2. zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër përshkruan se ku dhe si janë marrë
nga policia pajisjet kompjuterike, pajisjet për ruajtje të dhënave ose dosjet e veçanta
kompjuterike.

4.3. zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër përshkruan radhën e mbikëqyrjes
së pajisjeve kompjuterike, pajisjeve për ruajtjen e të dhënave ose dosjeve të veçanta
kompjuterike.

4.4. zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër përshkruan informacionin specifik
faktik për të cilin ka qenë i autorizuar për të kërkuar në pajisje kompjuterike, pajisje për
ruajtje të të dhënave ose dosje të veçanta kompjuterike.

4.5. zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër përshkruan hapat e ndërmarrë në
përputhje me praktikat më aktuale në fushën e forenzikës kompjuterike për të realizuar
kërkimin në mënyrë të saktë dhe të besueshme, përfshirë por pa u kufizuar në hapat e
ndërmarrë për të mbrojtur kundër humbjes së dosjeve, deshifrimit të dosjeve, rikthimit të
dosjeve të fshira apo marrjen e të dhënave nga dosjet kompjuterike ose emailat.

4.6. zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër përshkruan rezultatet e kërkimit dhe
i bashkëngjet kopjen elektronike të dosjeve kompjuterike që janë të rëndësishme për
kërkimet.
Neni 146
Analiza financiare

1. Çdo ekzaminim ose analizë nga ky nen i nënshtrohet rregullave të ekspertizës dhe deklaratës
së ekspertit nga nenet 133-140 të këtij Kodi.

2. Për të dhënat financiare që janë marrë në mënyrë të ligjshme nëpërmjet urdhrit të gjykatës
ose me pëlqim, prokurori i shtetit mund të autorizojë zyrtarin e policisë ose ekspertin për të
shqyrtuar, analizuar dhe përmbledhur të dhënat financiare. Prokurori i shtetit specifikon nëse
zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër do të përcaktojë:

2.1. nëse mjetet financiare janë dobi pasurore nga veprat e supozuara penale ose janë
përdorur në kryerjen e veprave të supozuara penale;
2.2. lëvizja e mjeteve financiare që mund të jenë dobi pasurore nga veprat e supozuara
penale ose mund të kenë qenë përdorur në kryerjen e veprave të supozuara penale;

2.3. nëse mjetet financiare mungojnë për shkak të veprave të supozuara penale dhe,
nëse është e mundur, mjetet dhe metodat e përdorura;
2.4. dëmi material i shkaktuar nga veprat e supozuara penale;
2.5. përfitimi material nga veprat e supozuara penale;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
78
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2.6. shuma e tatimeve apo tarifave doganore që mund ti ketë detyrim i pandehuri; ose

2.7. çdo çështje tjetër relevante për procedurën penale.
3. Zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër duhet të ketë arsimim, trajnim ose përvojë në
analiza financiare apo në kontabilitet.

4. Zyrtari i autorizuar i policisë ose eksperti tjetër nxjerrë raport ekspertimi me gjetjet e tyre në
pajtim me nenin 136 të këtij Kodi.
5. Nëse kërkohet kontroll auditimi i të dhënave financiare për shkak të shkallës së madhe të
veprave penale financiare, llojit të madh apo të ndërlikuar të të dhënave financiare ose nëse të
dhënat financiare duhet të rindërtohen ose të rregullohen, prokurori i shtetit kërkon nga gjykata
që të autorizojë auditimin me ç’rast:

5.1. urdhri i gjykatës udhëzon ekspertin për qëllimin dhe fushëveprimin e auditimit dhe
faktet e rrethanat të cilat duhet të konstatohen. Shpenzimet për këtë mbulohen nga
ndërmarrja afariste ose personi juridik.
5.2. aktvendimin për rregullimin e kontabilitetit e merr gjykata në bazë të raportit me
shkrim nga eksperti i caktuar për të kontrolluar librat afariste. Në aktvendim po ashtu
saktësohet shuma që ndërmarrja afariste apo personi tjetër juridik detyrohet t’ia deponojë
gjykatës si paradhënie për shpenzimet rreth rregullimit të kontabilitetit të tij. Kundër këtij
aktvendimi nuk lejohet ankesë.
5.3. pas rregullimit të kontabilitetit, gjykata, në bazë të raportit të ekspertëve, merr
aktvendimin me të cilin cakton lartësinë e shpenzimeve të krijuara për shkak të
rregullimit të kontabilitetit dhe urdhëron që këtë shumë ta paguajë ndërmarrja afariste
ose personi tjetër juridik. Ndërmarrja afariste apo personi tjetër juridik mund të ankohen
për bazueshmërinë e vendimit lidhur me kompensimin dhe shumën e shpenzimeve. Për
ankesë vendos kolegji prej tre gjyqtarësh.
5.4. arkëtimi i shpenzimeve, po qe se shuma e tyre nuk ka qenë paradhënë, bëhet në
dobi të organit i cili që më parë ka paguar shpenzimet dhe ka bërë pagesën për ekspertët.

Neni 147
Mundësia hetuese e veçantë

1. Përjashtimisht, prokurori i shtetit, pala e dëmtuar ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose
përfaqësuesi i viktimës, i pandehuri ose mbrojtësi i tij mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës
paraprake të merr dëshmi nga dëshmitari ose të kërkojë ekspertizë me qëllim të ruajtjes së
provës kur ekziston një mundësi e veçantë për marrjen e provës së rëndësishme ose kur ka
rrezik të konsiderueshëm se kjo provë nuk do të mund të merrej gjatë shqyrtimit gjyqësor.
2. Gjyqtari i procedurës paraprake miraton kërkesën nga paragrafi 1 i këtij neni vetëm kur
procedura penale përfshin hetimin e veprave penale të përcaktuar në nenin 89 të këtij Kodi.

3. Kolegjit shqyrtues mund t’i paraqitet ankesë kundër mospranimit të gjyqtarit të procedurës
paraprake për marrjen e dëshmisë së tillë.

4. Në rastet e Mundësisë Hetuese të Veçantë sipas këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake
merr masat e nevojshme për të siguruar efikasitetin dhe tërësinë e procedurës, dhe në veçanti
për të mbrojtur të drejtat e të pandehurit. I pandehuri, mbrojtësi i tij dhe prokurori i shtetit janë
të pranishëm në seancën e dëgjimit për marrjen e dëshmisë. Pala e dëmtuar ose viktima dhe
mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës njoftohen për seancën e dëgjimit dhe ata kanë
të drejtë të jenë të pranishëm. Marrja e dëshmisë nga gjyqtari i procedurës paraprake zbatohet
në pajtim me dispozitat që rregullojnë marrjen e dëshmive në shqyrtim gjyqësor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
79
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

5. Çdo deklaratë e marrë në Mundësinë Hetuese të Veçantë audio incizohet ose audio dhe
video incizohet, dhe ky incizim i bashkëngjitet shkresave të lëndës.

6. Dëshmia mund të merret me anë të teknologjisë që mundëson video-konferencat nëse
dëshmitari nuk gjendet në Kosovë dhe ka gjasë që mos të kthehet në Kosovë, apo në pajtim
me masën për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Neni 148
Këqyrja dhe rikonstruksioni

1. Prokurori i shtetit mund të urdhërojë këqyrjen ose rikonstruksionin e vendit të ngjarjes për të
shqyrtuar provat e mbledhura ose për të qartësuar faktet e rëndësishme për procedurën penale.

2. Këqyrjen ose rikonstruksionin e tillë të vendit të ngjarjes e kryen prokurori i shtetit ose policia.
Prokurori i shtetit dhe policia mund të kryejnë këqyrjen ose rikonstruksionin e tillë për t’u njoftuar
personalisht me gjendjen, e cila do t’u ndihmonte në përcaktimin e besueshmërisë ose gjetjen
e fakteve, por në rastin e tillë, rezultatet për gjykatën janë të papranueshme, përveç nëse
është në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni. Prokurori i shtetit mund ta përsërisë këqyrjen ose
rikonstruksionin e tillë me njoftim, siç parashihet me këtë nen, me ç’rast rezultatet e tilla janë të
pranueshme.
3. Nëse identiteti i tyre është i njohur, prokurori i shtetit njofton të dyshuarin, të pandehurin apo
mbrojtësin e tij lidhur me këqyrjen dhe rikonstruksionin. Mbrojtësi i të pandehurit ka të drejtë të
jetë i pranishëm në këqyrje ose në rikonstruksion të vendit të ngjarjes.
4. Rikonstruksioni kryhet me rikrijimin e fakteve ose të situatave nën rrethanat e të cilave është
zhvilluar ngjarja, bazuar në provat e mbledhura. Nëse faktet ose situatat paraqiten ndryshe në
dëshmitë e dëshmitarëve konkretë, në parim, rikonstruksioni i ngjarjes zbatohet veçmas me
secilin dëshmitar.

5. Gjatë rikonstruksionit të ngjarjes duhet pasur kujdes që të mos shkelet ligji dhe rendi, të mos
fyhet morali publik apo të mos vihet në rrezik jeta ose shëndeti i njerëzve.
6. Këqyrja ose rikonstruksioni i vendit të ngjarjes mund të ndihmohet nga specialistët e mjekësisë
ligjore, trafikut dhe lëmive të tjera që mund të angazhohen për të mbrojtur ose përshkruar provat,
për të bërë matjet dhe incizimet e nevojshme, për të bërë skicat apo për të mbledhur informata
të tjera. Dispozitat nga ky nen nuk prejudikojnë kompetencat e policisë për të ndërmarrë hapa
fillestarë në mbledhjen e informatave, për të bërë matje, incizime, skica dhe për të mbledhur
prova mjeko-ligjore nga nenet 70-78 të këtij Kodi.

7. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë këqyrje dhe rikonstruksion minimal të
vendit të ngjarjes për të vërtetuar gjetjet në raportin nga ky paragraf. Gjyqtari i procedurës
paraprake urdhëron që raporti të jetë i pranueshëm.

8. Eksperti gjithashtu mund të thirret që të jetë i pranishëm në këqyrje apo në rikonstruksion
të vendit të ngjarjes kur prania e tij konsiderohet e dobishme nga prokurori i shtetit ose nga
gjykata.

9. Pas ngritjes së aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të
urdhërojë rikonstruksionin e vendit të ngjarjes nga ky nen vetëm nëse është e nevojshme për
të vërtetuar plotësisht faktet të cilat janë të rëndësishme për rastin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
80
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
D. Marrja në pyetje e të pandehurit në procedurë paraprake

Neni 149
Marrja në pyetje e të pandehurit para ngritjes së aktakuzës
1. Përveç rasteve të parapara në nenin 234, paragrafi 2 të këtij Kodi, i pandehuri duhet të
merret në pyetje nga prokurori i shtetit para ngritjes së aktakuzës. Nëse i pandehuri hetohet
për vepër apo vepra penale për të cilat dënimi maksimal i paraparë është deri në tre (3) vjet
burgim, mjafton që i dyshuari apo i pandehuri të jetë marrë në pyetje në polici me autorizim të
prokurorit të shtetit.
2. Pas thirrjes, i pandehuri detyrohet të paraqitet para prokurorit të shtetit. Neni 172, paragrafi 2
deri në 5 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht.
Neni 150
Zbatimi i marrjes në pyetje të të pandehurit në procedurë paraprake

1. I pandehuri merret në pyetje në përputhje me nenin 149, paragrafi 1 të këtij Kodi.
2. Para çdo marrjeje në pyetje, pavarësisht se a është i ndaluar ose në liri, të pandehurit i
lexohet paralajmërimi nga neni 122, paragrafi 3 i këtij Kodi.

3. Para çdo marrjeje në pyetje, i pandehuri informohet për:

3.1. veprën penale për të cilën dyshohet;

3.2. faktin se ai mund të kërkojë marrjen e provave për mbrojtjen e tij. Kur i pandehuri
është në paraburgim, para çdo marrjeje në pyetje ai gjithashtu informohet për të drejtën
e tij për të pasur mbrojtës, nëse nuk mund t’i paguajë shpenzimet për ndihmë juridike.
3.3. e drejta për të heshtur dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje, përveç se të japë
informacion në lidhje me identitetin e tij.

4. I pandehuri ka të drejtë të këshillohet me mbrojtësin e tij para dhe gjatë marrjes në pyetje.

5. Kur veprohet sipas këtij neni, çdo marrje në pyetje e të pandehurit nga policia ose prokurori
i shtetit audio incizohet ose video incizohet në pajtim me nenin 205 ose 206 të këtij Kodi. Në
rastet kur praktikisht kjo është e pamundur, procesverbali me shkrim i marrjes në pyetje bëhet
në pajtim me Kapitullin XI të këtij Kodi dhe në procesverbal shënohen arsyet pse marrja në
pyetje nuk ka mund të incizohet audio ose video.
Neni 151
E drejta e të pandehurit në interpretim ose përkthim

1. I pandehuri merret në pyetje me ndihmën e interpretit ose përkthyesit në rastet e parapara
nga ky Kod.
2. Kur i pandehuri është shurdh ose memec, pyetjet i bëhen nëpërmjet një interpreti ose
përkthyesi të kualifikuar për gjuhën e shenjave ose me shkrim. Nëse marrja në pyetje nuk mund
të zbatohet në këtë mënyrë, personi i cili di të komunikojë me të pandehurin ftohet në rolin e
interpretit ose përkthyesit, por jo në rastet kur ka konflikt interesi.
3. Nëse interpreti ose përkthyesi nuk është betuar më parë, ai betohet se besnikërisht do të
përkthejë pyetjet që i parashtrohen të pandehurit dhe deklarimet e dhëna.
4. Interpreti ose përkthyesi vepron në pajtim me nenin 211 të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
81
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 152
Marrja në pyetje e të pandehurit gjatë deklaratës në procedurë paraprake

1. Gjatë marrjes në pyetje për herë të parë, i pandehuri duhet të tregojë emrin dhe mbiemrin e
tij dhe nofkën nëse ka; emrin dhe mbiemrin e prindërve të tij; mbiemrin e vajzërisë së nënës;
vendlindjen dhe vendbanimin e tij; ditën, muajin dhe vitin e lindjes; numrin e tij personal të
identifikimit; kombësinë dhe shtetësinë; profesionin e tij dhe rrethanat familjare; a di shkrim dhe
lexim; shkollimin e tij; a ka të ardhura personale edhe pozitën e tij materiale; a është ndonjë
procedurë penale kundër tij për ndonjë vepër tjetër penale në zbatim e sipër; dhe nëse është i
mitur, identitetin e përfaqësuesit të tij ligjor. Ai informohet për detyrimin e tij për të njoftuar për
çdo ndryshim adrese ose për çdo qëllim ndryshimi të vendqëndrimit.
2. I pandehuri merret në pyetje gojarisht. Gjatë marrjes në pyetje atij mund t’i lejohet të mbajë
shënime.
3. Marrja në pyetje zbatohet duke respektuar plotësisht dinjitetin e të pandehurit.

4. Të pandehurit pyetjet i parashtrohen në mënyrë të qartë, të kuptueshme dhe të përpiktë.
Pyetjet të pandehurit nuk duhet parashtruar në bazë të supozimit që i pandehuri ka pranuar
diçka që ai nuk e ka pranuar.
5. Ndalesat nga paragrafi 4 i këtij neni zbatohen pavarësisht nga pëlqimi i të pandehurit.

6. Të pandehurit i parashtrohen pyetje bazuar në provat dhe shkresat që janë relevante për
procedurën penale. Gjatë pyetjeve që kanë të bëjnë me prova apo dokumente, të pandehurit
i paraqitet çdo provë ose shkresë relevante. Provat ose dokumentet identifikohen qartë në
procesverbal.
7. Sendet të cilat janë të lidhura me veprën penale ose të cilat shërbejnë si provë, pas përshkrimit
nga i pandehuri atij i prezantohen për njohje. Nëse këto sende nuk mund të sillen, i pandehuri
dërgohet në vendin ku ato ndodhen.
8. Marrja në pyetje të pandehurit duhet t’i ofrojë mundësinë për t’i kundërshtuar arsyet e dyshimit
kundër tij dhe për të nxjerrë në pah faktet që janë në favor të tij.
Neni 153
Pranueshmëria e deklaratave të të pandehurit

Nëse marrja në pyetje e të pandehurit është zbatuar në shkelje të dispozitave nga neni 251,
paragrafi 4 ose neni 150 i këtij Kodi, deklarimet e të pandehurit janë të papranueshme.

E. Shqyrtimi, pezullimi, pushimi dhe afatet kohore të hetimit

Neni 154
Shqyrtimi i detyrueshëm i lëndës
Çdo tre (3) muaj, prokurori i shtetit dhe kryeprokurori i zyrës së tij shqyrtojnë lëndën dhe
konstatojnë nëse hetimi duhet të mbetet i hapur, të pezullohet, të pushohet apo të ngritet
aktakuza. Për këtë duhet të bëhet shënim zyrtar.
Neni 155
Pezullimi i hetimit
1. Prokurori i shtetit mund të pezullojë hetimin me aktvendim nëse i pandehuri pas kryerjes
së veprës penale vuan nga ndonjë çrregullim ose paaftësi e përkohshme mendore ose nga
ndonjë sëmundje tjetër e rëndë, nëse është arratisur, nëse është bërë kërkesë për ndihmë
juridike ndërkombëtare ose ekzistojnë rrethana të tjera objektive në zhvillimin e hetimeve të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
82
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
cilat përkohësisht e pengojnë ndjekjen me sukses të të pandehurit.
2. Para se të pezullohet hetimi, mblidhen të gjitha provat e mundshme lidhur me veprën penale
dhe përgjegjësinë penale të të pandehurit.
3. Prokurori merr aktvendim për pezullimin e hetimeve vetëm në lidhje me të pandehurin për të
cilin ekziston ndonjë prej rrethanave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni.
4. Aktvendimi i paraparë në paragrafin 3 të këtij neni përmban kohën dhe arsyet e pezullimit
të hetimeve. Kopja e këtij aktvendimi pa vonesë i dërgohet gjyqtarit të procedurës paraprake.
5. Prokurori i shtetit me aktvendim rifillon hetimin pas eliminimit të pengesave të cilat e kanë
shkaktuar pezullimin. Aktvendimi duhet të përmbajë kohën e rifillimit të hetimit. Kopja e këtij
aktvendimi pa vonesë i dërgohet gjyqtarit të procedurës paraprake.
6. Koha derisa hetimi është pezulluar nuk llogaritet në kohën për zbatimin e hetimit, e as në
kohën për parashkrimin e veprës penale.
Neni 156
Pushimi dhe rifillimi i hetimit
1. Prokurori i shtetit e pushon hetimin kurdo që nga provat e mbledhura vërtetohet se:
1.1. nuk ekziston dyshim i arsyeshëm që personi konkret e ka kryer veprën e tillë penale;
1.2. vepra e kryer nuk është vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare;
1.3. ka kaluar afati i parashkrimit;
1.4. vepra penale është përfshirë në falje ose në amnistinë e lëshuar para miratimit të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës; ose
1.5. ekzistojnë rrethana tjera të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale.
2. Prokurori i shtetit brenda tetë (8) ditësh pas pushimit të hetimit e njofton të dëmtuarin ose
viktimën, mbrojtësin e viktimës ose përfaqësuesin e viktimës, të pandehurin dhe mbrojtësin e tij
për këtë fakt dhe arsyet për këtë. Prokurori i shtetit pa vonesë e njofton gjyqtarin e procedurës
paraprake për pushimin e hetimit.
3. Hetimi pushon automatikisht me kalimin e afatit kohor nga neni 157 të këtij Kodi.
4. Çdo masë e veçantë hetimore që zbatohet sipas neneve 88 deri në 96 të këtij Kodi skadon
menjëherë pas kalimit të afateve kohore të hetimit nga neni 157 i këtij Kodi.

5. Nëse hetimi është pushuar sipas paragrafit 1, nënparagrafit 1.1 të këtij neni, prokurori i
shtetit mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake leje për të rihapur hetimin nëse
merret informacion shtesë që jep arsye të mjaftueshme për të besuar se i dyshuari ka kryer
vepër penale. Në kërkesën e tij, prokurori i shtetit duhet të demonstrojë që informatat e tilla
shtesë fillimisht janë të besueshme dhe nuk kanë mundur të merren më parë përmes ushtrimit
të kujdesit të duhur.
6. Nëse hetimi është pushuar si pasojë e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të
prokurorit të shtetit, hetimi mund të rihapet. Gjatë të provuarit të kësaj vepre penale zbatohen
dispozitat nga neni 423, paragrafi 3 i këtij Kodi.
7. Nëse gjyqtari i procedurës paraprake lejon kërkesën, prokurori i shtetit mund ta rihapë hetimin
për gjashtë (6) muaj. Pas kalimit të kësaj periudhe, prokurori i shtetit mund të kërkojë zgjatjen e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
83
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
periudhës së hetimit në përputhje me nenin 157, paragrafi 2 i këtij Kodi.
8. Kur prokurori i shtetit pushon hetimin, i dëmtuari ose viktima mund të paraqesë ankesë kundër
aktvendimit për pushimin e hetimit në Prokurorinë e Apelit, përmes prokurorisë themelore.
Dispozitat e nenit 84 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht.
Neni 157
Afatet kohore të hetimit
1. Nëse hetimi është filluar, ai përfundon brenda dy (2) viteve.
2. Në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake mund të autorizojë
zgjatjen e hetimit nga paragrafi 1 i këtij neni deri në një (1) vit, kur prokurori i shtetit dëshmon se
hetimi është zhvilluar në mënyrë aktive dhe se çdo vonesë është jashtë kontrollit të prokurorit
të shtetit. Prokurori i shtetit gjithashtu duhet të dëshmojë se ekziston ndonjëra nga rrethanat në
vijim:
2.1. hetimi konsiderohet çështje e ndërlikuar siç përkufizohet në nën-paragrafin 1.2 të
nenit 19 të këtij Kodi;
2.2. është bërë kërkesa për ndihmë juridike ndërkombëtare pa të cilën çështja nuk do të
mund të zgjidhej në mënyrë të drejtë dhe të plotë; ose
2.3. çfarëdo arsye tjetër e bazuar që arsyeton zgjatjen në interes të drejtësisë.

3. Kërkesa e prokurorit të shtetit duhet të dëshmojë se koha shtesë do të mundësojë mbledhjen
e provave relevante për hetimin.
4. Kërkesa e prokurorit të shtetit dorëzohet së paku pesëmbëdhjetë (15) ditë para kalimit të
afatit kohor të hetimeve të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni.
Neni 158
Vdekja e të pandehurit
1. Kur gjatë rrjedhës së procedurës penale vërtetohet se i pandehuri ka vdekur, varësisht
nga faza e procedurës penale, prokurori i shtetit apo gjykata merr aktvendim për pushimin e
procedurës penale.
2. Gjykata e udhëzon të dëmtuarin ose viktimën që të paraqesë kërkesë për kompensim nga
shteti nëse i njëjti i plotëson kriteret sipas Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
KAPITULLI X
HEQJA E LIRISË PARA NGRITJES SË AKTAKUZËS DHE MASAT PËR SIGURIMIN E
PRANISË SË TË PANDEHURIT
Nënkapitulli I - Parimet e përgjithshme

Neni 159
Parimi i interpretimit

1. Nenet nga ky Kapitull interpretohen nga policia, prokurori i shtetit dhe gjykatat duke u
mbështetur në këto parime:

1.1. e drejta e të pandehurit për liri dhe siguri përcakton prezumimin në favor të qëndrimit
në liri.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
84
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2. privimi nga liria sipas këtij Kapitulli urdhërohet nga gjykata vetëm nëse prokurori i
shtetit paraqet prova nga ky Kapitull që mbipeshojnë prezumimin nga nën-paragrafi 1.1
i këtij paragrafi;
1.3. kur urdhërohet heqja e lirisë nga ky Kapitull, policia, prokurori i shtetit ose gjykata
përdor kufizimet më të vogla të mundshme ndaj lirisë;
1.4. ky nen zbatohet për masat për heqjen e lirisë apo për sigurimin e pranisë së të
pandehurit gjatë procedurës penale.

Nënkapitulli II - Heqja e lirisë para ngritjes së aktakuzës

Neni 160
Arrestimi i përkohshëm dhe ndalimi policor

Kur një person kapet në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës
zyrtare ose është në ndjekje për veprën e kryer penale, policia ose çdo person tjetër është i
autorizuar ta arrestojë atë përkohësisht edhe pa urdhër të gjykatës. Personi të cilit i është hequr
liria nga persona të tjerë përpos policisë, menjëherë i dorëzohet policisë, e kur kjo është e
pamundur menjëherë njoftohet policia ose prokurori i shtetit. Policia vepron në pajtim me nenin
161 dhe 162 të këtij Kodi.

Neni 161
Kufizimet në arrestimin e përkohshëm dhe ndalimin policor

1. Policia nuk mund të privojë personin nga liria, përveç nëse:
1.1. arrestimi lejohet sipas nenit 160 të këtij Kodi;

1.2. ka urdhër të gjykatës për të arrestuar personin;
1.3. ka urdhërarrest të vlefshëm, të pranuar përmes INTERPOL-it apo rrugëve tjera
diplomatike;
1.4. arrestimi është i autorizuar sipas nenit 162 të këtij Kodi; ose
1.5. privimi nga liria është i shkurtë dhe në pajtim me nenin 73 të këtij Kodi.

2. Çdo person i privuar nga liria me arrest sipas këtij neni duhet që pa vonesë të sillet te gjyqtari
i procedurës paraprake për të vendosur mbi paraburgimin. Vonesa nuk tejkalon dyzet e tetë
(48) orë.
Neni 162
Arrestimi dhe ndalimi gjatë fazës së hetimit

1. Kur prokurori i shtetit autorizon arrestimin, policia arreston dhe ndalon personin vetëm nëse:
1.1. ka dyshim të bazuar se ai ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare; dhe
1.2. ka baza të artikulueshme për të besuar se:
1.2.1. ka rrezik të arratisjes;
1.2.2. ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale,
ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës
penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
85
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
ose
1.2.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer
vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe
kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun
se ai mund ta përsërisë veprën penale, mund ta përfundojë veprën e tentuar
penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.

2. Arrestimi dhe ndalimi nga ky nen autorizohet nga prokurori i shtetit që ka filluar hetimin, ose
kur për shkak të rrethanave të ngutshme autorizimi i tillë nuk mund të merret para arrestimit,
nga policia e cila menjëherë pas arrestimit duhet të informojë prokurorin e shtetit.
3. Personi i arrestuar sipas këtij neni gëzon të drejtat e të pandehurit.
4. Me rastin e arrestimit, personi i arrestuar informohet:
4.1. gojarisht për të drejtat e parapara në nenin 166 të këtij Kodi; dhe
4.2. me shkrim për të gjitha të drejtat e përcaktuara në nenin 165 të këtij Kodi dhe të
gjitha të drejtat tjera të cilat i gëzon sipas këtij Kodi në gjuhën që e kupton.
5. Sa më shpejtë që është e mundur pas arrestimit dhe jo më vonë se gjashtë (6) orë nga koha e
arrestimit, prokurori i shtetit i lëshon personit të arrestuar vendimin me shkrim mbi ndalimin, që
përfshin emrin dhe mbiemrin e personit të arrestuar, nëse dihen, apo nëse nuk dihen, çfarëdo
informacioni për të identifikuar në mënyrë adekuate personin e arrestuar, vendin, ditën dhe
kohën e saktë të arrestimit, veprën penale për të cilën dyshohet dhe bazën juridike për arrestim.
Kundër vendimit për ndalim të lëshuar nga prokurori i shtetit, i arrestuari apo mbrojtësi i tij mund
të ushtrojë ankesë brenda gjashtë (6) orësh nga momenti i pranimit të vendimit. Lidhur me këtë
ankesë vendos gjyqtari i procedurës paraprake brenda dymbëdhjetë (12) orëve nga momenti i
pranimit të ankesës.
6. Brenda tridhjetegjashtë (36) orëve pas arrestimit, prokurori i shtetit i paraqet gjyqtarit të
procedurës paraprake kërkesën për caktimin e paraburgimit.
7. Kërkesa për caktimin e paraburgimit duhet të jetë në pajtim me nenin 163 të këtij Kodi.
8. Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti,
gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri
duhet të mbahet në paraburgim. Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet
nën ndalim.
9. Personi i arrestuar do të lirohet nëse nuk sjellet para gjykatës brenda dyzet e tetë (48) orëve
nga koha e arrestimit.
10. I pandehuri përfaqësohet nga mbrojtësi në seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës
për caktim të paraburgimit. Mbrojtësi ka qasje në shkresat e lëndës së të pandehurit për t’u
përgatitur për seancën.
11. Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se pas dyzet e tetë (48) orëve nga seanca
dëgjimore sipas paragrafit 8 të këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake e nxjerr një vendim i
cili përcakton nëse të pandehurit i caktohet njëra nga masat nga neni 171 i këtij Kodi.
12. Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të shqyrtojë nëse mund të urdhërohen masa më të
buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit nga neni 171 të këtij Kodi.
13. Ndaj aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për caktim të paraburgimit mund të
paraqitet ankesë në përputhje me dispozitat e nenit 186, paragrafi 3 të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
86
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 163
Kërkesa për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit

1. Nëse prokurori i shtetit beson se duhet masë më e butë për sigurimin e pranisë së të
pandehurit sipas nenit 171 të këtij Kodi, ai paraqet kërkesë për masën më të butë për sigurimin
e pranisë së të pandehurit.
2. Nëse prokurori i shtetit beson se duhet caktuar masën e paraburgimit, ai i paraqet gjyqtarit të
procedurës paraprake kërkesë për caktim të paraburgimit, e cila përfshinë:

2.1. emrin dhe mbiemrin e personit të arrestuar nëse dihen, ose nëse nuk dihen çfarëdo
informacioni për ta identifikuar në mënyrë adekuate personin e arrestuar.

2.2. vendin, datën dhe kohën e saktë të arrestimit;
2.3. veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri;

2.4. përshkrimin e provave që mbështesin dyshimin e bazuar se personi i arrestuar ka
kryer veprën e dyshuar penale;
2.5. përshkrimin e provave që mbështesin bazat e artikulueshme për të besuar se:

2.5.1. ka rrezik të arratisjes;
2.5.2. personi i arrestuar do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat
e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë
rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në
bashkëpjesëmarrësit; ose

2.5.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer
vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe
kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun
se ai mund ta përsërisë veprën penale, mund ta përfundojë veprën e tentuar
penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej; dhe
2.6. përshkrimin e bazave të artikulueshme që bëjnë të besohet se masat më të buta për
sigurimin e pranisë së të pandehurit janë të pamjaftueshme.

3. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetoj dyshimin e
bazuar se personi i arrestuar ka kryer veprën e dyshuar penale, gjyqtari i procedurës paraprake
e liron të pandehurin.
4. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetojë bazat e
artikulueshme për të besuar cilindo nga tri elementet në paragrafin 2 nën-paragrafin 2.5 të këtij
neni, gjyqtari i procedurës paraprake merr parasysh dhe urdhëron një masë më të butë nga
neni 171 i këtij Kodi për të siguruar praninë e të pandehurit, e liron të pandehurin ose kërkon
sqarime shtesë nga prokurori i shtetit.
5. Nëse prokurori i shtetit në kërkesën për caktimin e paraburgimit nuk arrin të vërtetoj bazat
e artikulueshme që caktimi i masës më të butë për sigurimin e pranisë së të pandehurit është
i pamjaftueshëm, gjyqtari i procedurës paraprake merr parasysh dhe urdhëron një masë tjetër
më të butë nga neni 171 të këtij Kodi për të siguruar praninë e të pandehurit ose e liron të
pandehurin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
87
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 164
Të drejtat e personit të arrestuar

1. Personi i arrestuar ka të drejtë në ndihmë të menjëhershme të mbrojtësit sipas zgjedhjes së
tij.
2. Kur personi i arrestuar nuk angazhon mbrojtës dhe askush nuk angazhon mbrojtës për të, atij
i caktohet mbrojtësi me shpenzime publike.
3. Personi i arrestuar ka të drejtë të komunikojë në mënyrë konfidenciale me mbrojtësin e
tij gojarisht dhe me shkrim. Komunikimi ndërmjet të arrestuarit dhe mbrojtësit të tij mund të
vëzhgohet, por jo të dëgjohet nga zyrtari i policisë.
4. E drejta në ndihmën e mbrojtësit mund të hiqet në pajtim me nenin 52, paragrafi 3 dhe nenin
56, paragrafi 5 të këtij Kodi.
Neni 165
Njoftimi i personit të arrestuar për të drejtat e tij

1. Personi i arrestuar gëzon këto të drejta:
1.1. të informohet në gjuhën që ai e kupton për arsyet e arrestimit;
1.2. të heshtë dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje, përveç dhënies së informatave mbi
identitetin e tij;

1.3. të ketë qasje në shkresat e lëndës, përveç përjashtimeve të parapara në nenin 209
të këtij Kodi
1.4. t’i sigurohet përkthim falas nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën e policit;
1.5. të shfrytëzojë ndihmën e mbrojtësit që e zgjedh vet ose t’i caktohet mbrojtës nëse
nuk ka mundësi të paguajë për ndihmë juridike;
1.6. të informohet për numrin maksimal të orëve që mund të privohet nga liria para se të
sjellet para gjyqtarit;
1.7. të kundërshtojë ligjshmërinë e arrestit ose të bëjë kërkesë për lirim;
1.8. për arrestimin e tij të lajmërojë ose të kërkojë nga policia ta lajmërojë anëtarin e
familjes ose ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së tij; dhe
1.9. të ketë kontroll dhe trajtim mjekësor, duke përfshirë edhe trajtimin psikiatrik.

2. Kur personi i arrestuar është shtetas i huaj, ai ka të drejtë të njoftojë ose të kërkojë të
njoftohet dhe të komunikojë gojarisht apo me shkrim me ambasadën, zyrën ndërlidhëse apo
me misionin diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është ai, ose me përfaqësuesin e organizatës
kompetente ndërkombëtare kur ai është refugjat ose është nën mbrojtjen e ndonjë organizate
ndërkombëtare.
Neni 166
Njoftimi për arrestimin

1. Personi i arrestuar ka të drejtë që menjëherë pas arrestimit të lajmërojë ose të kërkojë nga
policia që të lajmërojnë anëtarin e familjes ose ndonjë person tjetër sipas zgjedhjes së tij për
arrestimin dhe vendin e ndalimit dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të vendit të ndalimit
menjëherë pas ndryshimit të tillë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
88
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

2. Kur personi i arrestuar nuk e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, policia menjëherë
pas arrestimit e lajmëron prindin ose përfaqësuesin ligjor të personit të arrestuar për arrestimin
dhe vendin e ndalimit dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të vendit të ndalimit menjëherë pas
ndryshimit të tillë. Kur lajmërimi i tillë është i pamundur ose do të ishte i dëmshëm për interesat
e personit të arrestuar, apo shprehimisht refuzohet nga personi i arrestuar, policia e lajmëron
qendrën për punë sociale.
3. Kur personi i arrestuar tregon shenja të çrregullimit mendor ose të paaftësisë mendore,
policia menjëherë pas arrestimit njofton personin e caktuar nga personi i arrestuar dhe qendrën
për punë sociale për arrestimin dhe vendin e ndalimit dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të
vendit të ndalimit menjëherë pas ndryshimit të tillë.
4. Lajmërimi i anëtarëve të familjes dhe i personave të tjerë përkatës në pajtim me paragrafin 1
të këtij neni mund të vonohet më së shumti deri në njëzet e katër (24) orë kur prokurori i shtetit
çmon se kjo kushtëzohet me nevoja të jashtëzakonshme për hetimin e rastit. Vonesë të tillë
nuk ka kur personi i arrestuar është nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet ose tregon shenja të
çrregullimit apo të paaftësisë mendore.
Neni 167
E drejta e personit të arrestuar për kontrollim mjekësor

1. Personi i arrestuar ka të drejtë që sipas kërkesës së tij të kontrollohet nga mjeku ose dentisti
sipas zgjedhjes së tij sa më shpejtë që të jetë e mundur pas arrestimit dhe në çdo kohë gjatë
ndalimit. Kur mjeku ose dentisti i tillë nuk mund të sigurohet, atëherë policia cakton një mjek
ose dentist.
2. Personi i arrestuar ka të drejtë në trajtim mjekësor, duke përfshirë edhe trajtimin psikiatrik
kurdo që është e nevojshme me kërkesë të personit të arrestuar ose të anëtarëve të familjes.

3. Policia gjithashtu cakton një mjek për të kryer kontrollin mjekësor ose siguron trajtim mjekësor
në çdo kohë në rast të lëndimit fizik ose nevojave të tjera mjekësore. Kur personi i arrestuar
refuzon t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor ose të pranojë trajtimin mjekësor, mjeku merr vendim
përfundimtar lidhur me domosdoshmërinë e këtij kontrolli ose trajtimi duke pasur parasysh të
drejtat e personit të arrestuar.
4. Kur personi i arrestuar tregon shenja të sëmundjes mendore, policia menjëherë mund të
urdhërojë kontrollin nga një psikiatër.
5. Rezultati i kontrollit mjekësor ose çdo trajtim mjekësor i kryer në pajtim me këtë nen sipas
rregullit regjistrohet dhe shënimet e tilla i vihen në dispozicion personit të arrestuar dhe mbrojtësit
të tij.
Neni 168
Të drejtat e personit të arrestuar gjatë ndalimit

1. Personi i arrestuar veçohet nga personat e dënuar ose nga personat e paraburgosur.
2. Personat e ndaluar të gjinive të ndryshme nuk mbahen në të njëjtën dhomë.
3. Personit të ndaluar për më shumë se dymbëdhjetë (12) orë i sigurohen tri (3) racione ushqimi
në ditë. Kurse personit të ndaluar në kohëzgjatje më pak se dymbëdhjetë (12) orë i sigurohet
një racion ushqimi për çdo katër (4) orë të ndalimit.
4. Brenda njëzet e katër (24) orëve, personi i arrestuar ka të drejtë në së paku tetë (8) orë
pushim pa ndërprerje dhe gjatë kësaj kohe nuk merret në pyetje e as nuk trazohet nga policia
lidhur me hetimin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
89
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 169
Të drejtat e personit të arrestuar gjatë marrjes në pyetje nga policia

1. Gjatë çdo marrjeje në pyetje nga policia, personi i arrestuar ka të drejtë në praninë e
mbrojtësit. Nëse mbrojtësi nuk paraqitet brenda dy (2) orëve pas informimit për arrestimin,
policia i cakton mbrojtës tjetër me autorizimin e prokurorit të shtetit. Më tutje, nëse mbrojtësi
tjetër nuk paraqitet brenda një (1) ore pas informimit nga policia, personi i arrestuar mund të
merret në pyetje vetëm nëse prokurori i shtetit çmon se shtyrja e mëtejshme do të rrezikonte
seriozisht zbatimin e hetimit.
2. Me rastin e marrjes në pyetje të personit të arrestuar përshtatshmërisht zbatohen nenet 150
deri 153 të këtij Kodi.

3. Gjatë marrjes në pyetje të personit të arrestuar bëhen pushime të shkurtra në intervale
kohore përafërsisht dy (2) orëshe. Pushimi mund të shtyhet kur ka shkaqe të arsyeshme për të
besuar se shtyrja do të:

3.1. shkaktonte rrezik për lëndim të personave ose humbje apo dëmtim të rëndë të
pasurisë;

3.2. shtynte pa nevojë ndalimin e personit ose përfundimin e marrjes në pyetje; ose

3.3. prejudikonte rezultatin e hetimeve.
4. Gjatë marrjes në pyetje nuk kërkohet nga personi i arrestuar të qëndrojë në këmbë dhe nuk
i mohohet ushqimi, uji dhe kujdesi i nevojshëm mjekësor.
Neni 170
Procesverbali i arrestimit dhe veprimeve të policisë
1. Policia mban një procesverbal të vetëm për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me personin
e arrestuar, duke përfshirë:
1.1. të dhënat personale të të arrestuarit;

1.2. arsyet e arrestimit;

1.3. veprën penale për të cilën dyshohet;

1.4. autorizimin ose njoftimin e prokurorit të shtetit;

1.5. vendin, datën dhe kohën e saktë të arrestimit;
1.6. rrethanat e arrestimit;
1.7. çfarëdo vendimi të prokurorit të shtetit lidhur me ndalimin;
1.8. vendin e ndalimit;
1.9. identitetet përkatëse të zyrtarëve të policisë dhe të prokurorit të shtetit;

1.10. njoftimin gojor dhe me shkrim të personit të arrestuar mbi të drejtat e tij të parapara
në nenin 162, paragrafi 4 dhe nenin 165 të këtij Kodi;
1.11. informimin mbi ushtrimin e të drejtave të parapara në nën-paragrafin 1.10. , paragrafi
1 të këtij neni, nga personi i arrestuar, veçanërisht e drejta në mbrojtës dhe e drejta për
t’i lajmëruar anëtarët e familjes ose personat tjerë përkatës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
90
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

1.12. lëndimet e dukshme apo shenjat tjera që shtrojnë nevojën për ndihmë mjekësore;

1.13. ndërmarrjen e një ekzaminimi mjekësor ose sigurimin e trajtimit mjekësor;
1.14. informacionin mbi kontrollin e përkohshëm të sigurisë së personit dhe përshkrimin
e sendeve të marra nga personi në kohën e arrestimit ose gjatë ndalimit; dhe

1.15. për daljen e personit të arrestuar nga objekti, përfshirë kohën dhe datën e saktë,
nëse personi është liruar apo është dërguar para gjyqtarit, apo nëse është transferuar në
qendrën e paraburgimit.

2. Policia mban procesverbal për çdo seancë të marrjes në pyetje të personit të arrestuar,
duke përfshirë kohën e fillimit dhe të përfundimit të marrjes në pyetje, identitetin e zyrtarit të
policisë i cili e ka marrë në pyetje dhe personat tjerë të pranishëm. Kur mbrojtësi nuk ka qenë i
pranishëm, kjo shënohet në mënyrë të rregullt në procesverbal.

3. Procesverbalet nga paragrafi 1 i këtij neni nënshkruhen nga zyrtari përkatës i policisë dhe
nga personi i arrestuar. Kur personi i arrestuar refuzon nënshkrimin e procesverbalit, organet
policore shënojnë refuzimin e tillë dhe ia bashkëngjesin shpjegimin ose komentet eventuale me
shkrim ose me gojë të personit të arrestuar.
4. Procesverbalet nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni i vihen në dispozicion personit të arrestuar
dhe mbrojtësit të tij me kërkesën e tyre, në gjuhë të kuptueshme për të arrestuarin.

5. Këto procesverbale ruhen në polici dhjetë (10) vite nga koha e përfundimit zyrtar të procedurës
penale ose nga lirimi i personit të ndaluar, nëse lirimi ka ndodhur më vonë se përfundimi i
procedurës.
Nënkapitulli III - Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit
A. Kushtet e përgjithshme
Neni 171
Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit

1. Masat të cilat mund të përdoren për të siguruar praninë e të pandehurit, për pengimin e
rikryerjes së veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale janë:

1.1. thirrja;

1.2. urdhërarresti;

1.3. premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin;
1.4. ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar;
1.5. paraqitja në stacionin policor;

1.6. dorëzania;
1.7. arresti shtëpiak;
1.8. paraburgimi.

2. Me rastin e vendosjes se cilën nga masat do ta zbatojë për të siguruar praninë e të pandehurit,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
91
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
gjykata detyrohet t’i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete dhe të sigurojë që
të mos zbatojë masë më të rëndë kur mjafton masa e butë.

3. Këto masa hiqen kur pushojnë shkaqet që i kanë shkaktuar, apo zëvendësohen me masa të
tjera më të buta po qe se për këtë plotësohen kushtet.
4. Para ngritjes së aktakuzës vendimet lidhur me këto masa i merr gjyqtari i procedurës
paraprake, kurse pas ngritjes së aktakuzës vendimet i merr gjyqtari i vetëm apo kryetari i trupit
gjykues, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod.

5. Shprehja “masë më e butë për të siguruar praninë e të pandehurit” apo “masa më të buta”
për qëllim të këtij kodi nënkupton thirrjen, premtimin e të pandehurit se nuk do ta braktisë
vendqëndrimin, ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, paraqitjen në stacionin
policor, dorëzaninë dhe arrestin shtëpiak.
6. Gjykata mund të shqiptojë njëkohësisht një apo më shumë masa nga paragrafi 1 i këtij neni.
B. Thirrja
Neni 172
Thirrja

1. Prania e të pandehurit në procedurë penale sigurohet nëpërmjet thirrjes.
2. Thirrja para shqyrtimit fillestar çdo herë dërgohet në letër të mbyllur e cila përfshin: emrin
dhe mbiemrin e të pandehurit, përcaktimin e veprës penale për të cilën akuzohet, vendin,
ditën dhe orën kur duhet të paraqitet i pandehuri, njoftimin se thirret në cilësi të të pandehurit,
paralajmërimin se në rast të mosparaqitjes do të lëshohet urdhërarrest dhe do të sillet në gjykatë
forcërisht, vulën zyrtare dhe emrin e gjyqtarit i cili lëshon thirrjen.
3. Kur i pandehuri thirret për herë të parë, në thirrje udhëzohet për të drejtën e tij për të angazhuar
mbrojtës dhe se mbrojtësi mund të jetë i pranishëm gjatë marrjes së tij në pyetje.
4. Gjatë kohëzgjatjes së procedurës, i pandehuri duhet menjëherë ta njoftojë gjykatën për çdo
ndryshim të adresës së tij ose për qëllimin e ndryshimit të vendqëndrimit. I pandehuri njoftohet
për këtë detyrim në rastin e marrjes në pyetje për herë të parë ose me rastin e dorëzimit të
aktakuzës dhe njëkohësisht paralajmërohet për pasojat e mospërmbushjes së detyrimit siç
është paraparë me këtë Kod.

5. Pavarësisht nga dispozitat tjera të këtij Kodi, gjatë shqyrtimit fillestar gjykata mund të kërkojë
nga palët e pranishme, mbrojtësi apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës që
ta japin së paku një adresë elektronike për kontakt, qoftë numër telefoni, adresë të postës
elektronike apo ndonjë adresë tjetër të komunikimit elektronik. Thirrjet e ardhshme të dërguara
në adresën elektronike, e cila është dhënë vullnetarisht nga palët, kanë të njëjtin efekt sikurse
format tjera të thirrjes, nëse bëhen në pajtim me dispozitat e këtij Kodi.
6. Dispozitat e paragrafit 4 të këtij neni që detyrojnë palët ta njoftojnë gjykatën për ndryshimet
në adresën ose vendqëndrimin zbatohen përshtatshmërisht në lidhje me ndryshimet në
informacionin e kontaktit elektronik.
7. Kur i pandehuri nuk është në gjendje t’i përgjigjet thirrjes për shkak të sëmundjes ose
pengesës tjetër të paevitueshme, ai pyetet në vendin ku gjendet ose dërgohet në ndërtesën
e gjykatës apo në vendin tjetër ku është duke u zbatuar procedura ose shtyhet marrja e tij në
pyetje.
8. Thirrja dorëzohet në mënyrat e përcaktuara në pajtim me dispozitat e Kapitullit XXVII të këtij
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
92
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Kodi.
C. Urdhërarresti
Neni 173
Urdhërarresti

1. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues sipas
detyrës zyrtare mund të lëshojë urdhërarrest me kërkesë të prokurorit të shtetit, ose në rrethana
të ngutshme me kërkesë të policisë kur ekzistojnë kushtet nga paragrafi 1 i nenit 184 të këtij
Kodi, ose kur i pandehuri i cili pasi është thirrur me rregull nuk paraqitet dhe nuk e arsyeton
mungesën e tij ose kur thirrja nuk ka mundur t’i dërgohet sipas rregullit dhe kur sipas rrethanave
është e qartë se i pandehuri i shmanget pranimit të thirrjes.

2. Urdhërarresti lëshohet me shkrim dhe përfshin: emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe
të dhëna të tjera personale të njohura për gjyqtarin, përcaktimin e veprës penale me të cilën
ngarkohet duke iu referuar dispozitës përkatëse të Kodit Penal, bazën mbi të cilën lëshohet
urdhri dhe vulën zyrtare dhe nënshkrimin e gjyqtarit që lëshon urdhërarrestin. Nëse nuk
përcaktohet ndryshe në urdhërarrest, urdhërarresti skadon në mesnatën e ditës së treqind e
gjashtëdhjetë e pestë (365) nga dita e lëshimit.
3. Urdhërarrestin e ekzekuton policia.
4. Zyrtari i policisë i ngarkuar për ekzekutimin e urdhrit ia dorëzon urdhrin të pandehurit dhe
kërkon që i pandehuri ta shoqërojë. Kur i pandehuri këtë e refuzon, atëherë dërgohet forcërisht.
5. Urdhri për paraqitje të detyrueshme të zyrtarëve të policisë ose të rojtarëve të institucionit ku
personat mbahen në ndalim ekzekutohet nëpërmjet ndërmjetësimit të komandës ose eprorit të
tyre.
6. Në kohën e arrestimit, personi informohet në gjuhën që e kupton për arsyet e arrestimit dhe
për të drejtat nga neni 165 i këtij Kodi.
7. Menjëherë pas arrestimit e në secilin rast jo më vonë se dyzetetetë (48) orë nga momenti i
arrestimit, personi i arrestuar dërgohet para gjyqtarit i cili e ka lëshuar urdhrin.
D. Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin
Neni 174
Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin

1. Gjykata gjatë procedurës mund të kërkojë nga i pandehuri premtimin se nuk do të fshihet ose
largohet nga vendqëndrimi pa lejen e gjykatës kur ekziston dyshim i bazuar se ai ka kryer vepër
penale dhe ka arsye për dyshim se i pandehuri mund të fshihet, të shkojë në vend të panjohur
ose të largohet nga Kosova. Premtimi i dhënë shënohet në procesverbal.
2. Dokumenti i udhëtimit të të pandehurit, i cili detyrohet me premtimin e dhënë nga paragrafi 1
i këtij neni, mund të sekuestrohet. Ankesa kundër aktvendimit për sekuestrim të dokumentit të
udhëtimit nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.

3. Me rastin e dhënies së premtimit, i pandehuri paralajmërohet se ndaj tij mund të caktohet
paraburgim po qe se e shkel këtë premtim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
93
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
E. Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar
Neni 175
Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar

1. Gjykata mund t’ia ndalojë të pandehurit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar kur:

1.1. ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale; dhe
1.2. ekzistojnë rrethanat nga neni 184, paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2.2 ose 1.2.3 të këtij
Kodi;
2. Gjykata vendos për një masë sipas këtij neni me aktvendim të arsyetuar. Aktvendimi duhet
të përmbajë arsyetimin që përcakton se janë plotësuar kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni dhe
nevojën për masën e tillë.
3. Gjykata me aktvendim përcakton largësinë përkatëse nga vendi i caktuar ose nga personi të
cilën i pandehuri duhet ta respektojë dhe nuk duhet ta kalojë me qëllim.

4. Aktvendimi i dërgohet të pandehurit dhe ku është e zbatueshme një kopje i dërgohet personit
të mbrojtur nën masën e tillë.
5. Gjykata urdhëron paraburgim nëse i pandehuri shkel aktvendimin. I pandehuri gjithmonë
njoftohet me kohë për pasojat e mosbindjes.
6. Nëse personi i mbrojtur me këtë masë qëllimisht cenon distancën të cilën i pandehuri
detyrohet ta respektojë, gjykata mund ta dënojë personin e mbrojtur me gjobë siç parashihet në
nenin 443 të këtij Kodi.
7. Përveç kur ky nen parasheh ndryshe, dispozitat e këtij Kodi lidhur me paraburgimin
përshtatshmërisht zbatohen për caktimin, kohëzgjatjen, vazhdimin dhe pushimin e masës nga
ky nen.
8. Për zgjatjen e masës nga ky nen para ngritjes së aktakuzës vendos gjyqtari i procedurës
paraprake me kërkesë të prokurorit të shtetit.
F. Paraqitja në stacionin policor
Neni 176
Paraqitja në stacionin policor

1. Gjykata mund të urdhërojë që i pandehuri të paraqitet herë pas here në kohë të caktuar në
stacionin policor, në rajonin ku i pandehuri e ka vendbanimin apo vendqëndrimin ose në vendin
ku i pandehuri është ndodhur në momentin e urdhrit, nëse:
1.1. ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale; dhe
1.2. ka arsye për të dyshuar se i pandehuri do të fshihet, do të shkojë në vend të panjohur
ose do të largohet nga Kosova.

2. Gjykata vendos për një masë sipas këtij neni me aktvendim të arsyetuar. Aktvendimi duhet
të përmbajë arsyetimin që përcakton se janë plotësuar kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni dhe
nevojën për masën e tillë.
3. Aktvendimi i dorëzohet të pandehurit dhe kopja i dorëzohet stacionit policor përkatës në
territorin e së cilës masa duhet të zbatohet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
94
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Gjykata mund të urdhërojë paraburgim nëse i pandehuri shkel aktvendimin. I pandehuri
gjithmonë njoftohet me kohë për pasojat e mosbindjes.
5. Përveç kur ky nen parasheh ndryshe, dispozitat e këtij Kodi lidhur me paraburgimin
përshtatshmërisht zbatohen për caktimin, kohëzgjatjen, vazhdimin dhe pushimin e masës nga
ky nen.
6. Për zgjatjen e masës nga ky nen para ngritjes së aktakuzës vendos gjyqtari i procedurës
paraprake sipas kërkesës së prokurorit të shtetit.
7. Dokumenti i udhëtimit i personit i cili i nënshtrohet aktvendimit sipas këtij neni mund të
sekuestrohet. Ankesa kundër aktvendimit për sekuestrim të dokumentit të udhëtimit nuk e
pezullon ekzekutimin.
G. Dorëzania
Neni 177
Dorëzania

1. Gjykata mund të urdhërojë që i pandehuri të mbrohet në liri me dorëzani ose të lirohet nga
paraburgimi me dorëzani kur:
1.1. ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale;
1.2. baza e vetme për paraburgim është frika se i pandehuri mund të ikë; dhe
1.3. i pandehuri premton se nuk do të fshihet ose pa leje nuk do të braktisë vendqëndrimin
e tij.

2. Dorëzania e urdhëruar nga gjykata jepet nga i pandehuri ose personi tjetër në emër të tij.
Neni 178
Aktvendimi mbi dorëzaninë

1. Gjykata me aktvendim të arsyetuar vendos mbi masën nga neni 177 i këtij Kodi. Aktvendimi
duhet të përmbajë arsyetimin që përcakton se janë plotësuar kushtet nga neni 177 i këtij Kodi
dhe nevojën për masën e tillë.
2. Para ngritjes së aktakuzës, aktvendimi mbi dorëzaninë merret nga gjyqtari i procedurës
paraprake, ndërsa pas ngritjes së aktakuzës nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit
gjykues.

3. Aktvendimi me të cilin dorëzania pranohet dhe aktvendimi me të cilin ajo anulohet merren
pas dëgjimit të mendimit të prokurorit të shtetit, nëse vepra penale ndiqet sipas detyrës zyrtare,
dhe mendimit të të pandehurit ose mbrojtësit. Aktvendimi me të cilin anulohet dorëzania merret
pas seancës dëgjimore.

4. Aktvendimi i dorëzohet të pandehurit.
5. Personit që i nënshtrohet aktvendimit me dorëzani i sekuestrohet përkohësisht dokumenti
i udhëtimit, përveç nëse ka arsye bindëse për gjykatën që të mos sekuestrojë përkohësisht
dokumentin e udhëtimit. Ankesa ndaj aktvendimit për sekuestrimin e përkohshëm të dokumentit
të udhëtimit të personit nuk e pezullon ekzekutimin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
95
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 179
Përmbajtja e dorëzanisë

1. Dorëzania gjithmonë përkufizohet si shumë e parave e përcaktuar sipas peshës së veprës
penale, rrethanave personale dhe familjare të të pandehurit dhe gjendjes materiale të personit
që e jep dorëzaninë.
2. Dorëzania mund të jepet me para të gatshme, me letra me vlerë, sende të vlefshme dhe me
pasuri të tjera të luajtshme me vlerë të konsiderueshme të cilat lehtë mund të shndërrohen në
para dhe të ruhen, me vënien e hipotekës për shumën e dorëzanisë mbi vlerat e paluajtshme të
personit që jep dorëzani ose me detyrim personal të një apo më shumë personave që në rast të
ikjes së të pandehurit zotohen të paguajnë shumën e caktuar të dorëzanisë.

3. Nëse i pandehuri ik, me aktvendim të gjykatës caktohet që vlera e dhënë si dorëzani të
derdhet në Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Neni 180
Heqja e dorëzanisë

1. Kur urdhërohet dorëzani nga neni 177, paragrafi 1 i këtij Kodi, i pandehuri paraburgoset dhe
dorëzania hiqet, nëse pas thirrjes me rregull ai nuk paraqitet dhe mungesën nuk e arsyeton,
nëse përgatitet të ikë ose kur gjatë kohës sa është në liri paraqiten arsye të tjera ligjore për
paraburgimin e tij. Nëse pas thirrjes me rregull, i pandehuri nuk paraqitet dhe mungesën nuk e
arsyeton ose nëse ai përgatitet të ikë, zbatohet neni 179 paragrafi 3 i këtij Kodi.
2. I pandehuri gjithmonë njoftohet me kohë për pasojat e mosbindjes.
3. Dorëzania hiqet kur procedura penale pushohet me aktvendim të formës së prerë ose me
aktgjykim të formës së prerë. Kur i pandehuri dënohet me burgim, dorëzania hiqet vetëm pasi
ai të ketë filluar mbajtjen e dënimit.
4. Me heqjen e dorëzanisë, paratë e gatshme të depozituara, letrat me vlerë, sendet me vlerë
dhe pasuri të tjera të luajtshme me vlerë të konsiderueshme kthehen dhe hipoteka hiqet.
H. Arresti shtëpiak
Neni 181
Arresti Shtëpiak

1. Gjykata mund të caktojë arrestin shtëpiak për të pandehurin nëse:

1.1. ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale; dhe
1.2. plotësohen kushtet nga neni 184, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 i këtij Kodi.

2. Gjykata me aktvendim të arsyetuar vendos mbi masën nga ky nen. Aktvendimi duhet të
përmbajë arsyetimin që përcakton se janë plotësuar kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni dhe
nevojën për masën e tillë.
3. Gjykata me aktvendim vendos se i pandehuri nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka
vendbanimin ose vendqëndrimin apo nga institucioni publik për trajtim ose përkujdesje. Gjykata
mund ta kufizojë ose ndalojë kontaktin ndërmjet të pandehurit dhe personave me të të cilët ai
nuk jeton apo të cilët nuk janë të varur nga i pandehuri. Përjashtimisht, gjykata mund të lejojë
të pandehurit që për kohë të caktuar të largohet nga lokalet ku mbahet arresti shtëpiak kur kjo
është domosdo e nevojshme për përmbushjen e nevojave jetësore ose për kryerjen e ndonjë
pune.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
96
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Aktvendimi i dorëzohet të pandehurit dhe një kopje i dorëzohet stacionit policor përkatës në
territorin në të cilin duhet të zbatohet masa.

5. Gjykata mund të caktojë paraburgim nëse i pandehuri pa leje shkel aktvendimin. I pandehuri
për këto pasoja gjithmonë duhet njoftuar me kohë.
6. Gjykata e mbikëqyrë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak drejtpërdrejt ose nëpërmjet
policisë. Policia ka të drejtë që në çdo kohë të verifikojë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak
dhe kohë pas kohe verifikon praninë e të pandehurit në vendin e mbajtjes së arrestit shtëpiak.
Policia e njofton gjykatën pa vonesë për çdo cenim të mundshëm të masës.
7. Përveç nëse ky nen parasheh ndryshe, dispozitat e këtij Kodi mbi paraburgimin
përshtatshmërisht zbatohen lidhur me caktimin, kohëzgjatjen, vazhdimin dhe pushimin e masës
nga ky nen. Dispozitat e Kodit Penal mbi përfshirjen e ndalimit në dënimin e shqiptuar gjithashtu
zbatohen përshtatshmërisht për masën nga ky nen.
8. Pas ngritjes së aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos në të
gjitha rastet mbi vazhdimin e arrestit shtëpiak sipas detyrës zyrtare ose në bazë të propozimit
të arsyetuar të prokurorit të shtetit. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij, kur i pandehuri ka mbrojtës,
duhet njoftuar për propozimin jo më vonë se tre (3) ditë para kalimit të afatit të aktvendimit
aktual mbi arrestin shtëpiak.
9. Personit në arrest shtëpiak përkohësisht mund t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit. Ankesa
kundër aktvendimit mbi sekuestrimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit nuk e pezullon
ekzekutimin.
J. Paraburgimi
Neni 182
Paraburgimi

1. Paraburgimi mund të caktohet vetëm nën kushtet dhe në pajtim me procedurat e parapara
me këtë Kod.
2. Paraburgimi duhet të reduktohet në kohën sa më të shkurtër të mundshme. Kur i pandehuri
mbahet në paraburgim, të gjitha organet që marrin pjesë në procedurën penale dhe organet që
ofrojnë ndihmën juridike detyrohen të veprojnë me nguti të posaçme.

3. Paraburgimi hiqet dhe i paraburgosuri lirohet në çdo fazë të procedurës posa të pushojnë
shkaqet e caktimit të tij.
4. Neni 164 paragrafët 2 dhe 3, neni 165 paragrafi 2, neni 166, neni 167, neni 168 paragrafi 3
dhe neni 169 paragrafët 3 dhe 4 të këtij Kodi gjithashtu zbatohen gjatë kohës së paraburgimit.

5. Me rastin e arrestimit, personi që i nënshtrohet paraburgimit informohet:
5.1. gojarisht dhe me shkrim për të drejtat nga neni 165 i këtij Kodi; dhe
5.2. me shkrim për të drejtat tjera që i gëzon sipas këtij Kodi.

Neni 183
Njoftimi i organit kompetent për mirëqenie sociale për arrestin, kur kjo është e
nevojshme

Kur është e nevojshme të ndërmerren masa për mbrojtjen e fëmijëve dhe të anëtarëve të tjerë
të familjes së personit të arrestuar të cilët janë nën kujdesin e tij, për arrestim njoftohet organi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
97
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
kompetent për mirëqenie sociale.
Neni 184
Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit

1. Gjykata mund të caktojë paraburgim ndaj një personi vetëm nëse në mënyrë të qartë ka
gjetur se:
1.1. ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale;

1.2. përmbushet njëri nga kushtet e mëposhtme:

1.2.1. kur ai fshihet, kur identiteti i tij nuk mund të vërtetohet ose kur ekzistojnë
rrethana të tjera që tregojnë se ekziston rrezik i ikjes së tij;
1.2.2. kur ka arsye për të besuar se ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose
falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai
do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të
dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose
1.2.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer
vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe
kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun
se ai mund ta përsërisë veprën penale, ta përfundojë veprën e tentuar penale ose
ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.

1.3. masat më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit të parapara në nenin
171 të këtij Kodi do të ishin të pamjaftueshme për të siguruar praninë e personit të tillë,
të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të
procedurës penale.

2. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij neni, paraburgimi i caktuar vetëm për shkak
të mosvërtetimit të identitetit të personit hiqet posa të vërtetohet identiteti i tij. Në rastin nga
paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij neni, paraburgimi hiqet posa të merren ose sigurohen provat
për të cilat është caktuar paraburgimi.
3. Nëse i pandehuri ka shkelur njërën prej masave më të buta për sigurimin e pranisë së të
pandehurit të parapara në nenin 171 të këtij Kodi, gjykata në mënyrë të posaçme këtë e merr
parasysh gjatë vërtetimit të ekzistimit të rrethanave nga paragrafi 1, nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3
të këtij neni.
Neni 185
Procedura për caktimin e paraburgimit

1. Paraburgimin e cakton gjyqtari i procedurës paraprake i gjykatës kompetente në bazë të
kërkesës me shkrim të prokurorit të shtetit pas seancës dëgjimore.

2. Pasi që personi i arrestuar të jetë sjellë te gjyqtari i procedurës paraprake, ai menjëherë e
informon personin e tillë për të drejtat e tij nga neni 165 i këtij Kodi. Në procesverbal shënohet
koha e saktë e arrestimit dhe koha kur është sjellur personi te gjyqtari i procedurës paraprake.
3. Pastaj, gjyqtari i procedurës paraprake zbaton seancën dëgjimore mbi paraburgimin.
Prokurori i shtetit dhe mbrojtësi janë të pranishëm gjatë seancës dëgjimore.

4. Kur personi i arrestuar nuk angazhon mbrojtës brenda njëzet e katër (24) orëve nga koha
e njoftimit për këtë të drejtë ose deklaron se nuk do të angazhojë mbrojtës, gjykata ia cakton
mbrojtësin sipas detyrës zyrtare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
98
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
5. Në seancën dëgjimore për paraburgim, prokurori i shtetit paraqet arsyet për kërkim të
paraburgimit. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij mund të përgjigjen duke prezantuar argumentet e
tyre.
6. Gjyqtari i procedurës paraprake vendos mbi propozimin e palëve pasi palët të jenë deklaruar
për të gjitha çështjet të cilat mund të jenë të rëndësishme për zbatimin e masave nga ky Kapitull.
Neni 186
Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij

1. Paraburgimi caktohet me aktvendimin me shkrim i cili përfshin: emrin dhe mbiemrin e personit
i cili paraburgoset dhe të dhënat e tij personale të njohura për gjyqtarin e procedurës paraprake;
kohën e saktë të arrestimit; kohën e sjelljes te gjyqtari i procedurës paraprake; kohën e marrjes
në pyetje për paraburgim; veprën penale për të cilën akuzohet; bazën ligjore për paraburgim;
njoftimin për të drejtën në ankesë; dhe arsyetimin e të gjitha fakteve vendimtare që e kanë
shkaktuar paraburgimin, duke përfshirë edhe arsyet për dyshim të bazuar se personi ka kryer
vepër penale dhe faktet vendimtare nga neni 184, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 i këtij Kodi.
2. Aktvendimi mbi paraburgimin i dorëzohet personit përkatës, mbrojtësit të tij dhe prokurorit të
shtetit. Koha e dorëzimit të aktvendimit personit përkatës shënohet në shkresat e lëndës.
3. Secila palë mund të paraqesë ankesë brenda dyzet e tetë (48) orëve nga koha e dorëzimit
të aktvendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Nëse ankohet vetëm njëra
palë, gjykata ia dërgon ankesën palës tjetër e cila argumentet e veta mund t’ia paraqesë
gjykatës brenda njëzet e katër (24) orëve, nga dorëzimi i ankesës. Për ankesë vendoset brenda
shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga paraqitja e përgjigjes, apo skadimi i afatit për parashtrimin e
përgjigjes në Gjykatën e Apelit.

4. Kur gjyqtari i procedurës paraprake e refuzon kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin
e paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë cilëndo masë tjetër nga ky
Kapitull.
Neni 187
Afatet kohore të paraburgimit

1. I paraburgosuri mund të mbahet në paraburgim më së shumti një (1) muaj nga dita e
arrestimit në bazë të aktvendimit nga neni 186 i këtij Kodi. Pas kësaj kohe, ai mund të mbahet
në paraburgim vetëm me aktvendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm
gjykues ose kryetarit të trupit gjykues me të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit.
2. Para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se:
2.1. katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme deri në pesë
(5) vjet burgim;
2.2. tetë (8) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme më shumë se
pesë (5) vjet burgim.
3. Në raste të jashtëzakonshme kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me së
paku pesë (5) vjet burgim dhe kur rasti është i ndërlikuar siç përkufizohet në nenin 19, paragrafi
1, nën- paragrafi 1.2. të këtij Kodi, e zvarritja e procedurës nuk mund t’i atribuohet prokurorit
të shtetit, përveç afateve të parapara në paragrafin 2 të këtij neni para ngritjes së aktakuzës
paraburgimi mund të vazhdohet më së shumti deri në katër (4) muaj për një maksimum të
përgjithshëm të paraburgimit prej dymbëdhjetë (12) muaj.
4. Kur ka shkak të bazuar dhe bindës për të besuar se ekziston rrezik i përgjithshëm apo
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
99
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
rrezik i dhunës nëse lirohet i pandehuri në procedurë paraprake, vazhdimi i paraburgimit nga
paragrafi 3 të këtij neni mund të vazhdohet edhe për gjashtë (6) muaj tjerë për një maksimum
të përgjithshëm të paraburgimit prej tetëmbëdhjetë (18) muaj.
5. Nëse aktakuza nuk ngritet para kalimit të afateve të parapara në paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij
neni, i paraburgosuri lirohet.
Neni 188
Vazhdimi i paraburgimit

1. Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm nga gjyqtari i procedurës paraprake, në bazë të
kërkesës së prokurorit të shtetit, i cili tregon se ka bazë për paraburgim nga neni 184 i këtij Kodi,
se ka filluar hetimi dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e arsyeshme për të përshpejtuar
zbatimin e hetimit. I dëmtuari apo mbrojtësi i viktimave mund të kërkojë nga prokurori i shtetit
që të kërkojë vazhdimin e paraburgimit. Prokurori i shtetit ia dorëzon gjykatës kërkesën për
vazhdimin e paraburgimit jo më vonë se pesë (5) ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar
me aktvendimin e fundit.
2. Kërkesa për vazhdimin e paraburgimit duhet t’i dorëzohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij
në afatin jo më vonë se tri (3) ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar me aktvendimin e
fundit.
3. Ndaj çdo aktvendimi mbi vazhdimin e paraburgimit mund të ushtrohet ankesë. Neni 186,
paragrafët 3 dhe 4, zbatohen përshtatshmërisht.
Neni 189
Mbikëqyrja e paraburgimit nga gjykata
1. Në çdo kohë, derisa hetimi është duke u zbatuar, gjyqtari i procedurës paraprake mund
të ndërprejë paraburgimin sipas detyrës zyrtare, pasi të ketë paralajmëruar prokurorin e
shtetit tre (3) ditë më parë. Prokurori i shtetit mund të paraqesë ankesë te kolegji shqyrtues
kundër aktvendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për të ndërprerë paraburgimin. Kolegji
shqyrtues nxjerr aktvendim brenda dyzet e tetë (48) orësh nga pranimi i ankesës së prokurorit
të shtetit.
2. I paraburgosuri ose mbrojtësi i tij në çdo kohë mund t’i ankohen gjyqtarit të procedurës
paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues që të vendosë mbi
ligjshmërinë e paraburgimit.
3. I paraburgosuri ose mbrojtësi i tij në çdo kohë mund t’i ankohen gjyqtarit i cili ka urdhëruar
paraburgimin e tij ose kryetarit të gjykatës themelore që të vendosë mbi ligjshmërinë e kushteve
të paraburgimit.
4. Nëse i pandehuri ankohet për ligjshmërinë e paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake,
gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të zbatojë seancë dëgjimore në pajtim
me neni 185, paragrafët 3, 4, 5 dhe 6 të këtij Kodi nëse në shikim të parë me ankesë vërtetohet
se:
4.1. arsyet për paraburgim nga neni 184 i këtij Kodi që nga vendimi i fundit gjyqësor për
paraburgim pushojnë së ekzistuari për shkak të ndryshimit të rrethanave ose zbulimit të
fakteve të reja; ose
4.2. ndalimi për ndonjë arsye tjetër është i kundërligjshëm.
5. Nëse i pandehuri ankohet për ligjshmërinë e paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake,
gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në seancë dëgjimore urdhëron lirimin e
menjëhershëm të të paraburgosurit kur:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
100
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
5.1. pushojnë së ekzistuari arsyet e paraburgimit nga neni 184 i këtij Kodi;
5.2. ka kaluar afati i paraburgimit;
5.3. afati i paraburgimit i caktuar nga gjykata kalon afatin e paraparë në nenin 187 të këtij
Kodi; ose
5.4. ndalimi për ndonjë arsye tjetër është i kundërligjshëm.
6. Nëse i pandehuri ankohet për ligjshmërinë e kushteve të paraburgimit, gjyqtari i cili ka
urdhëruar paraburgimin ose kryetari i gjykatës themelore mund të mbajë një seancë dëgjimore
ose vizitë në institucionin ku mbahet paraburgimi nëse ankesa në shikim të parë vërteton se
kushtet e paraburgimit nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara me këtë Kod ose nëse ekzistojnë
kushte të cilat nuk janë në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë
Themelore, siç interpretohet nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
7. Nëse Gjyqtari i cili ka urdhëruar paraburgimin ose kryetari i gjykatës themelore, në seancë
dëgjimore ose gjatë vizitës në institucionin ku mbahet paraburgimi, vlerëson se kushtet e
paraburgimit nuk janë në pajtim me interpretimin e arsyeshëm të kushteve të përcaktuara në
paragrafin 6 të këtij neni, urdhëron ndryshimin e kushteve të paraburgimit.
8. Seancat dëgjimore ose vizitat nga ky nen mbahen brenda shtatë (7) ditëve nga pranimi i
ankesës.
9. Ankesa e cila është thelbësisht e ngjashme me ankesën e mëparshme menjëherë hedhet
sipas detyrës zyrtare.

Neni 190
Caktimi, vazhdimi dhe heqja e paraburgimit pas ngritjes së aktakuzës
1. Pas ngritjes së aktakuzës dhe deri në shpallje të aktgjykimit apo seancën për caktimin e
dënimit, nëse ka të tillë, paraburgimi mund të caktohet, vazhdohet ose të hiqet vetëm me
aktvendim të gjyqtarit të vetëm gjykues, kryetarit të trupit gjykues ose trupit gjykues në seancë.
Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues së pari dëgjon mendimin e prokurorit të
shtetit dhe mendimin e të pandehurit ose mbrojtësit. Kundër aktvendimit palët kanë të drejtë
ankese. Neni 186, paragrafët 3 dhe 4 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht.
2. Pasi të kalojnë dy (2) muaj nga aktvendimi i fundit për paraburgim, gjyqtari i vetëm gjykues
apo kryetari i trupit gjykues edhe pa propozimin e palëve shqyrton nëse ende ekzistojnë
arsyet për paraburgim dhe merr aktvendim për vazhdimin ose heqjen e paraburgimit. Kundër
aktvendimit palët kanë të drejtë ankese. Neni 186, paragrafët 3 dhe 4 të këtij Kodi zbatohen
përshtatshmërisht.

Nënkapitulli IV - Zbatimi i paraburgimit
Neni 191
Trajtimi dhe kushtet për personat e paraburgosur

1. Personaliteti dhe dinjiteti i të paraburgosurit nuk guxon të fyhet gjatë mbajtjes në paraburgim.
I paraburgosuri duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe duhet mbrojtur shëndetin e tij fizik
dhe psikik.

2. Ndaj të paraburgosurit mund zbatohen vetëm ato kufizime që janë të nevojshme për të
penguar ikjen ose komunikimet që do të mund të ishin të dëmshme për zbatimin efektiv të
procedurës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
101
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 192
Institucioni i paraburgimit

1. Pranimi në institucionin ku mbahet paraburgimi (në tekstin e mëtejmë: “institucioni i
paraburgimit”) bazohet në aktvendimin me shkrim të gjyqtarit.

2. Institucioni i paraburgimit detyrohet të mbajë evidencë për kohën e ardhjes së personit të
paraburgosur në institucionin e paraburgimit dhe për kohën e skadimit të paraburgimit dhe
të informojë të paraburgosurin dhe mbrojtësin e tij për datën e skadimit. Nëse institucioni i
paraburgimit nuk e merr aktvendimin e gjykatës për vazhdimin e paraburgimit pasi të ketë
skaduar afati nga aktvendimi, institucioni menjëherë duhet ta lirojë të paraburgosurin dhe për
këtë të lajmërojë gjykatën kompetente.
Neni 193
Të dhënat lidhur me të paraburgosurit

1. Me qëllim të zbatimit të ligjshëm dhe të drejtë të paraburgimit, institucioni i paraburgimit
mbledh, përpunon, ruan dhe mirëmban bazën e të dhënave për të paraburgosurit.

2. Baza e të dhënave nga paragrafi 1 i këtij neni përfshin të dhënat:
2.1. mbi identitetin dhe gjendjen personale të të paraburgosurit;

2.2. mbi aktvendimin e paraburgimit;

2.3. mbi punën e kryer gjatë kohës së paraburgimit;

2.4. mbi pranimin në institucionin e paraburgimit dhe kohëzgjatjen, vazhdimin apo heqjen
e paraburgimit; dhe

2.5. mbi sjelljen e të paraburgosurit dhe për masat disiplinore.
3. Informacionet nga baza e të dhënave ruhen dhe përdoren derisa zgjat paraburgimi. Pas
heqjes së paraburgimit, të dhënat arkivohen dhe përgjithmonë ruhen.
4. Institucioni i paraburgimit ia dërgon të dhënat nga paragrafi 2 i këtij neni bazës qendrore të të
paraburgosurve dhe të dhënat e tilla mund të përdoren vetëm nga persona të tjerë të autorizuar
për përdorimin e bazës së të dhënave sipas ligjit apo lejes me shkrim ose kërkesës së personit
të cilit i referohen të dhënat.
5. Ministria e Drejtësisë nxjerr akt nënligjor me të cilën më hollësisht do të definohen të dhënat
nga paragrafi 2 i këtij neni dhe procedurat në pajtim me këtë nen.
Neni 194
Veçimi i të paraburgosurve

1. Paraburgimi mbahet në objekte të posaçme të paraburgimit ose në pjesë të ndarë të
institucionit për mbajtjen e dënimeve me burgim.
2. Persona të gjinive të ndryshme nuk mund të mbahen në të njëjtën dhomë. Në parim, personat
që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës së njëjtë penale nuk vendosen në dhomë të njëjtë
dhe personat që mbajnë dënimin nuk vendosen në dhomë të njëjtë me të paraburgosurit. Po
qe e mundur, personat që kanë përsëritur veprën penale nuk vendosen në dhomë të njëjtë me
personat tjerë në paraburgim tek të cilët mund të ndikojnë negativisht.
3. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, me propozim të drejtorit të qendrës
së paraburgimit në të cilën është vendosur i paraburgosuri, mund ta transferojë të paraburgosurin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
102
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
nga lokalet e një institucioni të paraburgimit në tjetrin për shkaqe sigurie, rendi dhe mbajtjeje të
disiplinës ose për zbatim të suksesshëm dhe të arsyeshëm të procedurës penale.
Neni 195
Gjësendet të cilat të paraburgosurit kanë të drejtë të mbajnë dhe të shfrytëzojnë

Gjatë kohës së paraburgimit, i paraburgosuri mund të mbajë me vete dhe të shfrytëzojë sende
për përdorim personal, për mbajtjen e higjienës, pajisje për dëgjimin e mediave publike,
publikime, literaturë profesionale dhe literaturë tjetër, para dhe sende të tjera të cilat për nga
masa dhe sasia mundësojnë jetë normale në hapësirën e qëndrimit dhe që nuk i pengojnë të
paraburgosurit e tjerë. Gjatë kontrollit personal të të paraburgosurit sendet tjera ruhen.
Neni 196
E drejta e të paraburgosurve në pushim, lëvizje dhe pagesë për punën e kryer

1. I paraburgosuri ka të drejtë në tetë (8) orë pushim pa ndërprerje brenda njëzet e katër (24)
orëve. Përveç kësaj, atij i garantohet së paku dy (2) orë në ditë lëvizje në ambient të hapur.
2. I paraburgosuri mund të kryejë punë të nevojshme për mbajtjen e rendit dhe pastërtisë
në ambientin e tyre. Të paraburgosurit mund t’i lejohet të punojë në aktivitete që i përgjigjen
aftësive fizike dhe mendore brenda mundësive dhe kushteve me të cilat disponon institucioni
dhe me kusht që të mos e dëmtojë procedurën penale. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari
i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos për këtë në marrëveshje me drejtorinë e
institucionit.

3. I paraburgosuri ka të drejtë pagese për punën e kryer. Ministria e Drejtësisë nxjerr akt nënligjor
me të cilën përcakton mënyrën dhe shumën e pagesës.
Neni 197
Vizitat dhe e drejta për të komunikuar

1. Me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit
gjykues dhe nën mbikëqyrjen e tij ose nën mbikëqyrjen e ndonjë personi të caktuar nga gjyqtari
i tillë, i paraburgosuri mund të vizitohet nga anëtarët e familjes, siç definohet në Kodin Penal
dhe me kërkesë të tij mund të vizitohet nga mjeku apo nga persona të tjerë, duke respektuar
rregullat e institucionit të paraburgimit. Vizita të tilla mund të ndalohen nëse mund të dëmtojnë
zbatimin e procedurës penale.

2. Me dijeninë e gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të
trupit gjykues, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik kanë të
drejtë të vizitojnë dhe të bisedojnë pa mbikëqyrje me të paraburgosurin që është shtetas i vendit
të tyre. Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare kompetente gëzojnë të drejta të njëjta të
vizitojnë dhe të bisedojnë me të paraburgosurit të cilët janë refugjatë ose në ndonjë mënyrë
tjetër janë nën mbrojtjen e organizatës së tillë ndërkombëtare.
3. Avokati i Popullit ose zëvendësi i tijë mund të vizitojë të paraburgosurit dhe të korrespondojë
me ta pa paralajmërim paraprak dhe pa mbikëqyrjen e gjyqtarit të procedurës paraprake,
gjyqtarit të vetëm gjykues apo kryetarit të trupit gjykues ose personave të tjerë të emëruar nga
gjyqtari i tillë. Letrat e të paraburgosurit dërguar Zyrës së Avokatit të Popullit të Kosovës nuk
mund të kontrollohen. Avokati i Popullit dhe zëvendësi i tij mund të komunikojnë gojarisht ose me
shkrim në mënyrë konfidenciale me të paraburgosurit. Komunikimi ndërmjet të paraburgosurit
dhe Avokatit të Popullit ose zëvendësit të tij mund të shikohet nga zyrtari i policisë, por jo të
dëgjohet.
4. Të paraburgosurit mund të korrespondojnë ose të kenë kontakte të tjera me persona jashtë
institucionit të paraburgimit me dijeninë dhe nën mbikëqyrjen e gjyqtarit të procedurës paraprake,
gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
103
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pasi të ketë konsultuar prokurorin e shtetit mund
të ndalojë dërgimin dhe pranimin e letrave dhe të dërgesave të tjera ose vënien e kontaktit
që është i dëmshëm për procedurën, por nuk mund t’ia ndalojë të paraburgosurit dërgimin e
kërkesave, ankesave ose komunikimin me mbrojtësin e tij.

5. Kur gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues
refuzon vizitën në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni ose e ndalon komunikimin në pajtim me
paragrafin 4 të këtij neni, i paraburgosuri mund të kërkojë nga kolegji shqyrtues t’i jepet leje e
tillë.
6. Pas ngritjes së aktakuzës deri te forma e prerë e aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues apo
kryetari i trupit gjykues, vendos për çështjet nga paragrafët 1 deri 4, të këtij neni, ndërsa paragrafi
5 i këtij neni zbatohet përshtatshmërisht.
Neni 198
Disiplina e të paraburgosurve
1. Drejtori i institucionit korrektues mund të zhvillojë procedurën disiplinore dhe të shqiptojë masën
disiplinore të ndalimit ose kufizimit të vizitave apo korrespondencave ndaj të paraburgosurit që
ka bërë shkelje disiplinore.

2. Shkelja disiplinore përfshin:

2.1. sulmin fizik ndaj të paraburgosurve të tjerë, ndaj punëtorëve të institucionit të
paraburgimit ose personave të tjerë zyrtar;
2.2. prodhimin, pranimin ose futjen e sendeve për sulm ose arratisje;
2.3. prodhimin ose futjen e pijeve alkoolike dhe narkotikëve dhe shpërndarjen e tyre;
2.4. shkeljen e rregullave për mbrojtjen në punë, mbrojtjen nga zjarri dhe parandalimin e
pasojave nga fatkeqësitë natyrore;
2.5. përsëritjen e shkeljes së rendit shtëpiak të institucionit të paraburgimit;
2.6. shkaktimin e qëllimshëm të dëmit të madh material ose nga pakujdesia e rëndë; ose

2.7. sjelljen fyese dhe të padenjë.

3. Kufizimi ose ndalimi i vizitës apo i korrespondencës nuk zbatohet ndaj vizitave ose
korrespondencave me mbrojtësin, mjekët, Avokatin e Popullit të Kosovës, përfaqësuesit e
ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është i
paraburgosuri, ose të përfaqësuesve të organizatës kompetente në rastin e refugjatit ose të
personit i cili në ndonjë mënyrë tjetër është nën mbrojtjen e asaj organizate ndërkombëtare.
4. Kundër vendimit për shqiptimin e masës disiplinore nga paragrafi 1 i këtij neni mund të
paraqitet ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues në afat prej njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit. Ankesa nuk e pezullon
ekzekutimin e vendimit.

5. Vendimi mbi ankesën nga paragrafi 4 i këtij neni merret në afat prej dyzet e tetë (48) orëve.
Neni 199
Zbatimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ndaj të paraburgosurve

Me përjashtim të rasteve kur ky Kod dhe ligjet tjera të nxjerra sipas këtij Kodi parashohin
ndryshe, dispozitat e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale zbatohen përshtatshmërisht
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
104
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
për monitorimin, përcjelljen, mbikëqyrjen, mbajtjen e rendit dhe disiplinës, përdorimin e forcës,
kontrollin personal dhe kontrollin e lokaleve në rastin e të paraburgosurve.
Neni 200
Mbikëqyrja e trajtimit të të paraburgosurve

1. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ka përgjegjësinë përfundimtare për mbikëqyrjen e
trajtimit të të paraburgosurve.
2. Kryetari i gjykatës themelore kompetente ose gjyqtari i cili ka urdhëruar paraburgimin, në çdo
kohë mund të vizitojë të paraburgosurit, të bisedojë me ta dhe të pranojë ankesat e tyre.
3. Detyrimet nga ky nen nuk ndikojnë në detyrimin e gjyqtarit kompetent nga neni 189 i këtij
Kodi për të vlerësuar ankesat e të pandehurve të cilët paraqesin ankesa të vlefshme lidhur me
kushtet e paraburgimit dhe t’i korrigjoj ato kushte të kundërligjshme.
KAPITULLI XI
PROCESVERBALET

A. Përpilimi dhe mbajtja e procesverbaleve
Neni 201
Procesverbali i veprimeve në procedurë penale

1. Për çdo veprim të ndërmarrë gjatë procedurës penale shkruhet procesverbal në të njëjtën
kohë kur ushtrohet veprimi, e kur kjo nuk është e mundur, atëherë shkruhet menjëherë pas
kësaj.
2. Procesverbalin e shkruan procesmbajtësi i gjykatës, por kur veprimet ushtrohen nga prokurori
i shtetit, procesverbalin e shkruan procesmbajtësi i zyrës së prokurorit të shtetit. Vetëm kur
bëhet kontrolli i banesës apo i personave ose kur veprimi kryhet jashtë lokalit zyrtar të organit
publik apo të autoritetit kompetent, e procesmbajtësi nuk mund të sigurohet, procesverbalin
mund ta shkruajë personi i cili e kryen veprimin.
3. Kur procesverbalin e shkruan procesmbajtësi, atij i tregon gojarisht personi i cili kryen
veprimin se çka duhet shënuar në procesverbal.

4. Personit që merret në pyetje i lejohet që personalisht t’i jep përgjigjet në procesverbal. Në
rast të keqpërdorimit kjo e drejtë mund t’i mohohet.

5. Kur marrja në pyetje në procedurë paraprake, marrja e deklaratës në procedurë paraprake
ose mundësia hetuese e veçantë duhet të regjistrohen audio ose të regjistrohen audio dhe
video, kopja e regjistrimit i bashkëngjitet procesverbalit.
Neni 202
Shënimet në procesverbal

1. Në procesverbal shënohet emërtimi i organit kompetent para të cilit ushtrohet veprimi, vendi
ku ushtrohet veprimi, data dhe ora kur ka filluar dhe përfunduar veprimi, emrat e mbiemrat e
personave të pranishëm dhe në çfarë cilësie janë të pranishëm, si dhe numri i lëndës penale
në të cilën ushtrohet veprimi.
2. Me rastin e ushtrimit të veprimit konkret procedural në pajtim me ligjin, pala duhet të informohet
për të drejtën që i takon sipas ligjit. Fakti se njoftimi i tillë është bërë duhet të shënohet në
procesverbal, ashtu siç duhet të shënohet edhe nëse pala e ka shfrytëzuar atë të drejtë.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
105
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Procesverbali duhet të përmbajë të dhënat thelbësore për zbatimin dhe përmbajtjen e
veprimit të ushtruar. Kur me rastin e zbatimit të veprimit janë konfiskuar sendet ose shkresat, kjo
shënohet në procesverbal, kurse sendet e marra i bashkëngjiten procesverbalit ose shënohet
se ku gjenden për t’u ruajtur.
4. Me rastin e ndërmarrjes së veprimit procedural, siç është këqyrja e vendit ku është kryer
vepra penale, kontrolli i shtëpisë, personit apo pronës tjetër ose identifikimi i personave apo i
sendeve, dhe të dhëna me rëndësi për natyrën e veprimit ose vërtetimin e identitetit të provave
ose pasurisë së specifikuar (përshkrimi, përmasat dhe madhësia e provave ose pasurisë së
specifikuar ose e gjurmëve që kanë mbetur, duke vendosur etiketa identifikuese në prova apo
pasuri të specifikuar, etj.), gjithashtu shënohen në procesverbal; e kur bëhen skica, vizatime,
plane, fotografi, incizime filmike ose incizime të tjera teknike, ato po ashtu shënohen në
procesverbal dhe i bashkëngjiten procesverbalit.

5. Shkresat ose sendet të cilat ceken gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake, marrjes
së deklaratës në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë identifikohen me
numra të provave. Shkresat ose sendet ceken sipas numrave të tyre gjatë marrjes në pyetje në
procedurë paraprake, marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose mundësisë hetuese
të veçantë, dhe në procesverbal shënohen sipas numrit të tyre.
Neni 203
Ruajtja e procesverbalit
1. Procesverbali duhet të mbahet me rregull, në të nuk bën të shlyhet, të shtohet ose të
ndryshohet asgjë. Vendet e vijëzuara duhet të mbeten të lexueshme.

2. Të gjitha ndryshimet, korrigjimet dhe shtesat shënohen në fund të procesverbalit dhe ato
duhet të vërtetohen nga personat që e nënshkruajnë procesverbalin.
Neni 204
Shqyrtimi i procesverbalit

1. Personi kundër të cilit zbatohet veprimi procedural, personat që duhet të jenë të pranishëm
në veprimin hetimor, si dhe palët, mbrojtësi dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i
viktimës, po qe se janë të pranishëm, kanë të drejtë ta lexojnë procesverbalin ose të kërkojnë
që t’u lexohet. Personi që ushtron veprimin hetimor detyrohet t’i paralajmërojë ata për këtë
të drejtë, kurse në procesverbal shënohet se a është bërë paralajmërimi dhe a është lexuar
procesverbali. Procesverbali lexohet gjithmonë kur nuk ka pasur procesmbajtës dhe kjo
shënohet në procesverbal.
2. Procesverbalin e nënshkruan personi që merret në pyetje. Kur procesverbali përbëhet nga
më shumë se një faqe, personi i pyetur nënshkruan secilën faqe.

3. Në fund, procesverbalin e nënshkruajnë përkthyesi, nëse ka pasur, dëshmitarët prania e të
cilëve ka qenë e detyruar me rastin e kryerjes së veprimit hetimor, kurse me rastin e kontrollit
atë e nënshkruan edhe personi që kontrollohet ose personi shtëpia ose prona tjetër e të cilit
kontrollohet, nëse ka qenë prezent gjatë kontrollit. Kur procesverbalin nuk e nënshkruan
procesmbajtësi, procesverbalin e nënshkruajnë personat që marrin pjesë në procedurë. Kur
nuk ka persona të tillë ose kur ata nuk janë në gjendje të kuptojnë përmbajtjen e procesverbalit,
procesverbalin e nënshkruajnë dy (2) dëshmitarë, përveç kur nuk është e mundur të sigurohet
prania e tyre.

4. Personi analfabet në vend të nënshkrimit vë shenjën e gishtit tregues të dorës së djathtë,
kurse procesmbajtësi nën këtë shenjë shkruan emrin dhe mbiemrin e tij. Kur nuk ka mundësi
që të vihet shenja e gishtit tregues të djathtë, vihet shenja e ndonjë gishti tjetër ose shenja e
gishtit të dorës së majtë dhe në procesverbal shënohet se nga cili gisht dhe nga cila dorë është
marrë shenja.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
106
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
5. Në qoftë se personi i pyetur nuk i ka të dy duart, ai e lexon procesverbalin, e kur është
analfabet, procesverbali i lexohet dhe kjo shënohet në procesverbal.
6. Kur veprimi hetimor nuk ka mund të kryhet pa ndërprerje, në procesverbal shënohet dita dhe
ora kur është bërë ndërprerja si dhe dita dhe ora kur ka vazhduar veprimi hetimor.

7. Po qe se ka pasur vërejte rreth përmbajtjes së procesverbalit, në procesverbal shënohen
edhe ato vërejtje.
8. Në fund, procesverbalin e nënshkruan personi që e ka ushtruar veprimin hetimor dhe
procesmbajtësi.

9. Kur personi i cili sipas këtij Kodi duhet të nënshkruajë procesverbalin, kundërshton ta
nënshkruajë atë ose të vendosë shenjën e gishtit, organi i procedurës shënon në procesverbal
shkaqet e refuzimit.
Neni 205
Regjistrimi i seancave me incizim audio dhe me incizim audio dhe video

1. Seancat e zbatueshme të marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose të mundësisë
hetuese të veçantë, apo marrja tjetër në pyetje sipas nevojës, regjistrohet me video ose audio
në përputhje me procedurën vijuese:

1.1. personi që merret në pyetje njoftohet në gjuhën që ai e kupton dhe e flet se marrja
në pyetje do të regjistrohet me incizim audio ose video.
1.2. incizimi duhet të përmbajë të dhënat nga neni 202, paragrafi 1 i këtij Kodi dhe njoftimin
nga neni 122 i këtij Kodi, si dhe informatat e nevojshme për identifikimin e peronave
deklarimet e të cilëve incizohen. Kur incizohen deklarimet e më shumë personave, duhet
siguruar që nga incizimi të mund të identifikohet se kush e ka dhënë deklarimin.
1.3. në rast ndërprerjeje gjatë marrjes në pyetje, ndërprerja dhe koha e ndërprerjes
regjistrohet para se të përfundojë incizimi audio ose video, si dhe rifillimi i marrjes në
pyetje;
1.4. në fund të marrjes në pyetje, personit të pyetur duhet ofruar mundësinë që të sqarojë
atë që e ka thënë ose të shtojë atë që dëshiron. Me kërkesën e personit të marrë në
pyetje, incizimi menjëherë riprodukohet dhe incizohen korrigjimet apo shpjegimet e
personit. Koha e përfundimit të marrjes në pyetje gjithmonë shënohet.

2. Në bazë të diskrecionit të prokurorit të shtetit apo sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës
paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupi gjykues, përmbajtja e incizimit mund
të transkriptohet. Në rast se transkriptohet përmbajtja, transkripti bëhet sa më parë që të jetë e
mundur pas përfundimit të marrjes në pyetje dhe me kërkesën e personit të pyetur një kopje e
transkriptit i dërgohet atij.
3. Se paku katër (4) kopje të incizimit audio apo të incizimit audio dhe video nga ky nen kopjohen
në CD ose DVD disqe, apo në mjet të ngjashme me to, dhe së bashku me procesverbalin me
shkrim të marrjes në pyetje vihen në shkresat e lëndës. Një kopje origjinale mbetet gjithmonë
në shkresat e lëndës, një kopje i jepet secilit mbrojtës kur ngritet aktakuza, një kopje i sigurohet
mbrojtësit të viktimës apo përfaqësuesit të viktimës dhe një kopje mbahet nga prokurori i shtetit.
4. Procesverbali i shkruar i marrjes në pyetje përmban:

4.1. faktin se marrja në pyetje është incizuar në mënyrë audio ose video;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
107
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4.2. emrin e personit i cili e ka bërë incizimin;
4.3. emrin e personave të pranishëm gjatë seancës së incizimit;

4.4. faktin se personi që merret në pyetje është njoftuar më parë për vendimin e incizimit
të marrjes në pyetje;
4.5. nëse incizimi është riprodukuar;
4.6. përmbledhjen e deklaratës; dhe
4.7. kopjet e provave të cilat i janë treguar personit i cili është marrë në pyetje.

5. Pas shumëzimit të kopjeve, procesmbajtësi e mbyll kopjen origjinale të incizimit dhe e
nënshkruan, si dhe ia bashkëngjet deklaratën se incizimi nuk është ndryshuar dhe së është
incizim i vërtetë i seancës.
6. Nëse ndodh ndonjë gabim teknik gjatë incizimit audio ose incizimit audio dhe video, personi
marrja në pyetje e të cilit është duke u incizuar njoftohet për këtë gabim teknik gjatë incizimit
dhe rimerret në pyetje prapë lidhur me çështjet apo përgjigjet incizimi i të cilave është ndikuar
nga gabimi teknik, ose lejohet që të bëjë korrigjime lidhur me çështjet apo përgjigjet incizimi i të
cilave është ndikuar nga gabimi teknik.

7. Incizimi audio apo incizimi audio dhe video i seancës nuk mund të ndryshohet apo të
redaktohet. Në rast se në procedurën penale lidhur me të cilën është incizuar seanca është
ngritur aktakuzë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të vendos që incizimi
audio ose incizimi audio dhe video i seancës të jetë i papranueshëm kur ka shkak të bazuar
për të besuar se incizimi është ndryshuar apo redaktuar. Shkaku i bazuar nga ky paragraf nuk
mund të mbështetet vetëm në dallimet në deklaratat e personit që merret në pyetje.

8. Të dhënat personale të të pandehurit, të dëmtuarit apo dëshmitarit janë konfidenciale dhe
mund të përdoren vetëm gjatë procedurës penale. Shkelja nga ky paragraf konsiderohet si
shkelje e detyrimeve etike të profesionistit të përfshirë dhe mund të sanksionohet nga gjykata.
Neni 206
Regjistrimi i veprimeve me incizim audio ose incizim audio dhe video

Prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues mund të urdhërojë që, përpos marrjes në pyetje, të incizohen në mënyrë audio apo
video edhe veprime të tjera hetimore. Neni 205 i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht.

Neni 207
Stenografimi me dorë apo me makinë dhe transkriptimi

Prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues mund të urdhërojë që veprimi hetimor në procedurë ose pjesë të tij të stenografohen
me dorë apo me makinë stenografike. Procesverbali stenografik brenda dyzet e tetë (48) orësh
transkriptohet, kontrollohet dhe i bashkëngjitet procesverbalit.
Neni 208
Shkresat e Lëndës

1. Të gjitha procesverbalet, regjistrimet, transkriptet, provat, urdhrat, aktvendimet, kërkesat,
ankesat, aktgjykimet apo shkresat tjera të rëndësishme për procedurën penale mbahen në
shkresat e lëndës.
2. Shkresat e lëndës mbahen në mënyrë të rregullt nga procesmbajtësi përgjegjës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
108
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

3. Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës janë kompetent për të
përcaktuar rregulla mbi trajtimin e brendshëm të shkresave të lëndëve në kuadër të zyrave
prokuroriale, respektivisht gjykatave.
B. Shikimi i Procesverbalit dhe Shkresave të Lëndës
Neni 209
Qasja e të dyshuarit dhe të pandehurit në shkresat e lëndës

1. Gjatë hapave fillestarë të policisë, i dyshuari duhet të ketë qasje në dëshmitë që janë duke
u mbledhur me kërkesë të tij, përveç rasteve ku paragrafi 6 ose 7 i këtij neni mund të aplikohet
përshtatshmërisht.

2. Me fillimin e hetimit, prokurori i shtetit është i detyruar që t’i sigurojë cilitdo të pandehur apo
mbrojtësve të tyre qasje në shkresat e lëndës, përveç përjashtimeve të parapara me këtë nen.
3. Në asnjë fazë të hetimit mbrojtjes nuk mund t’i mohohet shikimi i shkresave lidhur me procesin
e marrjes në pyetje të të pandehurit, shikimi i materialit të marrë nga i pandehuri apo materialit
që i përket atij, shikimi i materialit lidhur me veprimet hetimore në të cilat është lejuar ose është
dashur të lejohet pjesëmarrja e mbrojtësit ose shikimi i ekspertizave.

4. Pas përfundimit të hetimit, mbrojtja ka të drejtë të shikojë, të kopjojë ose t’i fotografojë të
gjitha shkresat dhe provat materiale me të cilat disponon gjykata.

5. Pas ngritjes së aktakuzës, të pandehurit ose të pandehurve të cekur në aktakuzë u sigurohet
kopja ose kopjet e shkresave të lëndëve.
6. Përveç të drejtave që i gëzon mbrojtja nga paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij neni, mbrojtjes
i lejohet nga prokurori i shtetit që të shikojë, të kopjojë ose të fotografojë shkresa, libra,
dokumente, fotografi dhe objekte të tjera materiale në posedim, ruajtje ose kontroll të prokurorit
të shtetit, materiale të cilat shërbejnë për përgatitjen e mbrojtjes ose të cilat kanë për qëllim që
të shfrytëzohen nga prokurori i shtetit si prova gjatë shqyrtimit gjyqësor, ose që janë marrë nga
i pandehuri apo kanë qenë pronë e tij, varësisht nga rasti. Prokurori i shtetit mund t’i refuzojë
mbrojtjes shikimin, kopjimin ose fotografimin e shkresave të caktuara, të librave, dokumenteve,
fotografive dhe objekteve të tjera materiale në posedim, ruajtje ose nën kontroll të tij, nëse
ka gjasa reale se shikimi, kopjimi ose fotografimi mund të rrezikojë qëllimin e hetimit, jetën
ose shëndetin e njerëzve. Në rast të tillë, mbrojtja mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës
paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues që të lejojë shikimin, kopjimin
ose fotokopjimin. Vendimi i gjyqtarit kompetent është përfundimtar.
7. Informacionet mund të redaktohen ose të shënjohen nga prokurori i shtetit me vijë të trashë
të zezë për të fshehur të dhëna të caktuara në kopjet e shkresave të cilat përmbajnë të dhëna
të ndjeshme. I pandehuri mund të kundërshtojë redaktimin te gjyqtari i procedurës paraprake,
gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues brenda tre (3) ditëve nga pranimi i kopjes
së redaktuar. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që të shpjegojë bazën ligjore të redaktimit pa
zbuluar informacionin e ndjeshëm. Gjyqtari kompetent shqyrton informacionin e ndjeshëm dhe
merr vendim brenda tre (3) ditëve nëse redaktimi është ligjërisht i arsyetuar.
8. Dispozitat e këtij neni varen nga masat për mbrojtjen e të dëmtuarve ose viktimës,
dëshmitarëve dhe privatësisë së tyre si dhe për mbrojtjen e informacioneve konfidenciale, siç
parashihet me ligj, duke përfshirë Kapitullin XIII të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
109
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 210
Qasja e të dëmtuarit ose viktimës dhe mbrojtësit të viktimës ose përfaqësuesit të
viktimës në shkresat e lëndës

1. I dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimës ose përfaqësuesi i viktimës kanë të drejtë të
shikojnë, kopjojnë ose fotografojnë shkresat dhe provat materiale që i disponon gjykata ose
prokurori i shtetit nëse ka interes legjitim për të bërë një gjë të tillë.

2. Gjykata ose prokurori i shtetit mund të refuzojnë lejimin e shikimit, të kopjimit ose të fotokopjimit
të shkresave ose provave materiale nëse interesi legjitim i të pandehurit dhe i personave të tjerë
kalon interesin e të dëmtuarit, ose nëse ka gjasa reale që shikimi, kopjimi ose fotokopjimi mund
të rrezikojë qëllimin e hetimit ose jetën dhe shëndetin e njerëzve apo do të zvarriste në mënyrë
të konsiderueshme procedurën dhe nëse i dëmtuari ende nuk është pyetur si dëshmitar.
3. Nëse prokurori i shtetit refuzon shikimin e shkresave, i dëmtuari mund t’i paraqesë ankesë
gjyqtarit të procedurës paraprake. Vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake është përfundimtar.
4. Nëse gjyqtari i procedurës paraprake refuzon shikimin e shkresave me të cilat disponon
gjykata, atëherë mund të paraqitet ankesë në kolegjin shqyrtues.

5. Të dhënat mund të redaktohen apo të shënjohen nga prokurori i shtetit me vijë të trashë të
zezë për të fshehur të dhëna të caktuara në kopjet e shkresave të cilat përmbajnë të dhëna të
ndjeshme.

6. Dispozitat e këtij neni varen nga masat për mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve dhe
privatësisë së tyre si dhe mbrojtjen e informacioneve konfidenciale siç parashihet me ligj,
përfshirë Kapitullin XIII të këtij Kodi.
Neni 211
Kualifikimet e interpretëve ose përkthyesve

1. Personi i cili shërben si interpret ose përkthyes nga ky Kod duhet të jetë i kualifikuar për të
interpretuar ose përkthyer si në vijim:

1.1. Nëse është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të certifikohet si interpret
ose përkthyes në gjuhët përkatëse në pajtim me rregullat nga paragrafi 2 të këtij neni;
1.2. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1. i këtij neni nuk
është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të jetë i diplomuar në gjuhën ose
gjuhët përkatëse dhe të ketë së paku dy (2) vjet përvojë si interpret ose përkthyes;
1.3. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të këtij
neni nuk është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të ketë së paku katër (4)
vjet përvojë si interpret ose përkthyes në gjuhën ose gjuhët përkatëse;
1.4. Nëse interpreti ose përkthyesi nga paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 nuk
është në dispozicion, interpreti ose përkthyesi duhet të ketë treguar aftësi të mjaftueshme
për të interpretuar ose përkthyer saktë dhe pa anim në gjuhët përkatëse.

2. Personi që shërben si interpret ose përkthyes sipas këtij Kodi duhet të përkthejë me
konfidencialitet.
3. Këshilli Gjyqësor ka kompetencë për të nxjerr rregullore mbi çertifikimin e interpretëve ose
përkthyesve që janë kompetent për të interpretuar ose përkthyer profesionalisht në procedura
penale në ato gjuhë që kryesisht përdoren në procedura penale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
110
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KAPITULLI XII
PROVAT GJATË HETIMIT
A. Kërkesa e të pandehurit ose të dëmtuarit për marrjen apo ruajtjen e provave

Neni 212
Kërkesa e të pandehurit për marrjen apo ruajtjen e provave

1. Gjatë hetimit, i pandehuri mund të kërkojë nga prokurori i shtetit marrjen e ndonjë prove
konkrete.

2. Prokurori i shtetit merr provën apo dëshminë e tillë nëse është e rëndësishme për procedurën
dhe:

2.1. kur ekziston rrezik për humbjen e provës apo dëshmisë ose kur ka gjasa që të mos
jetë e mundshme në shqyrtim gjyqësor;
2.2. kur prova e tillë arsyeton lirimin e të pandehurit nga paraburgimi;
2.3. kur ka gjasa të arsyeshme që prova apo dëshmia që kërkohet të merret të jetë
shfajësuese; ose
2.4. kur ekzistojnë shkaqe të tjera të arsyeshme për marrjen e provës apo dëshmisë së
tillë.

3. Nëse i pandehuri ose mbrojtësi i tij kërkon nga prokurori i shtetit që të merr prova të caktuara
të cilat gjenden jashtë Kosovës, prokurori i shtetit mund të mbledh provat e tilla në pajtim me
nenin 215 të këtij Kodi.

4. Nëse prokurori i shtetit refuzon kërkesën për marrjen e provës, ai merr aktvendim të arsyetuar
dhe njofton të pandehurin dhe mbrojtësin. I pandehuri ose mbrojtësi mund të ankohet te gjyqtari
i procedurës paraprake ndaj aktvendimit të tillë.
Neni 213
Kërkesa e të dëmtuarit ose viktimës për marrjen apo ruajtjen e provave

1. Gjatë hetimit, i dëmtuari mund të kërkojë nga prokurori i shtetit marrjen e ndonjë prove
konkrete.
2. Prokurori i shtetit merr provën apo dëshminë e tillë nëse është e rëndësishme për procedurën
dhe:

2.1. kur ekziston rrezik për humbjen e provës apo dëshmisë ose kur ka gjasa që të mos
jetë e mundshme në shqyrtim gjyqësor;
2.2. kur prova e tillë mund të jetë e efektshme për t’u marrë së bashku me prova tjera nga
prokurori i shtetit; ose
2.3. kur është drejtpërdrejt e rëndësishme për kërkesën e paraqitur nga i dëmtuari në
procedurë penale.

3. Nëse i dëmtuari kërkon nga prokurori i shtetit që të merr prova të caktuara të cilat gjenden
jashtë Kosovës, prokurori i shtetit mund të mbledh provat e tilla në pajtim me nenin 215 të këtij
Kodi.

4. Nëse prokurori i shtetit refuzon kërkesën për marrjen e provës, ai merr aktvendim të arsyetuar
dhe njofton të dëmtuarin ose viktimën, mbrojtësin e viktimës ose përfaqësuesin e viktimës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
111
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
I dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimës ose përfaqësuesi i viktimës mund të ankohet te
gjyqtari i procedurës paraprake ndaj aktvendimit të tillë.
Neni 214
Deklarimi i dëmit nga i dëmtuari

1. Gjatë fazës së hetimit ose brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve prej ngritjes së aktakuzës, i
dëmtuari ose viktima mund të paraqesë një deklaratë të thjeshtë të dëmit të shkaktuar nga
vepra penale. Mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, apo në mungesë të tij, oficeri i
policisë mund të ndihmojë të dëmtuarin ose viktimën në paraqitjen e deklaratës së dëmit.
2. Deklarimi mund të paraqitet edhe në mënyrë anonime në pajtim me dispozitat e nenit 222 të
këtij Kodi.
3. Deklarimi i dëmit duhet të përmbajë:
3.1. emrin e personit i cili ka shkaktuar dëmin;

3.2. mënyrën se si ka ardhur deri te dëmi;
3.3. si është shkaktuar dëmi nga vepra penale apo si ka qenë dëmi rezultat i parashikuar
i veprës penale; dhe
3.4. nëse ka pasur shpenzime të shkaktuara si rezultat i dëmit apo humbjeve të shkaktuar
nga vepra penale, në deklaratë caktohet vlerësimi i arsyeshëm i shpenzimeve apo
humbjeve.
4. Nëse deklarata e dëmit përmban vlerësimin e shpenzimeve apo humbjeve, gjithashtu
shërben si kërkesë pasurore. I dëmtuari apo viktima mund ta bëj plotësimin e deklaratës së
dëmit nëse deri në fund të shqyrtimit apo deri në mbajtjen e seancës për caktimin e dënimit ka
pasur shpenzime shtesë si pasojë e dëmit të shkaktuar.
Neni 215
Kërkesat ndërkombëtare

1. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent, sa më parë që është e mundur, inicion kërkesat
për ndihmë juridike ndërkombëtare, kërkesat për ekstradime, kërkesat për transferimin e të
burgosurve ose kërkesat për ekzekutimin e aktgjykimeve.

2. Të gjitha kërkesat ndërkombëtare bëhen në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm
3. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent paraqet të gjitha kërkesat ndërkombëtare në
konsultim dhe pajtim me Departamentin përkatës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të
Ministrisë së Drejtësisë.
4. Ministri i Drejtësisë ka të drejtën e miratimit përfundimtar të të gjitha kërkesave ndërkombëtare
që i paraqiten qeverive të huaja.

5. Prokurori i shtetit ose gjyqtari kompetent nuk flasin për media lidhur me kërkesat ndërkombëtare
që janë në procedurë e sipër por i drejtojnë mediat te Ministria e Drejtësisë.
6. Provat e siguruara përmes rrugëve joformale nga qeveritë e huaja, organet për zbatimin e
ligjit, prokuroritë apo gjykatat janë të pranueshme nëse atyre provave u bashkëngjitet deklarata
nga qeveritë e huaja, organet për zbatimin e ligjit, prokuroria apo gjykatat që tregon se provat
janë të bazuara dhe janë marrë në pajtim me ligjin e atij shtetit të huaj. Provat e tilla nuk mund të
jenë bazë e vetme apo vendimtare për gjetjen e fajësisë. Të dhënat e tilla në shqyrtim gjyqësor
shoqërohen me mbështetje të provave nga neni 258 i këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
112
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
7. Nëse Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar pranon apo miraton kërkesën
e qeverisë së huaj për ndihmë juridike, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar
i dërgon kërkesën prokurorit kompetent të shtetit, i cili fillon procedurën penale me qëllimin e
kufizuar në sigurimin e informacioneve të kërkuara apo kryerjen e veprimit të kërkuar. Nëse
kërkesa apo veprimi i kërkuar nuk lejohet me ligj ose nuk është e mundur të sigurohet apo të
kryhet, prokurori i shtetit njofton Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe
pushon procedurën penale.
KAPITULLI XIII
MBROJTJA E TË DËMTUARVE DHE DËSHMITARËVE
Neni 216
Përkufizimet

1. Për qëllime të këtij Kapitulli, shprehjet e mëposhtme kanë këtë kuptim:

1.1. “Rrezik serioz” do të thotë frikë e justifikueshme për rrezikim të jetës, shëndetit fizik apo
mendor, pronës së të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit ose anëtarit të familjes
së të dëmtuarit apo të dëshmitarit, si pasojë që pritet për faktin se i dëmtuari, dëshmitari
bashkëpunues ose dëshmitari ka dhënë prova gjatë marrjes në pyetje apo dëshmimit në gjykatë;
1.2. “Anëtar i familjes” bashkëshorti ose bashkëshortja, bashkëshorti ose bashkëshortja
jashtëmartesorë, prindi, prindi adoptues, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra, prindi
birësues ose i afërmi i gjakut që jeton në të njëjtën shtëpi;
1.3. “Anonimitet” do të thotë mungesa e informatave të dhëna për identitetin ose vendndodhjen
e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo të dëshmitarit, identitetin ose vendndodhjen e
anëtarit të familjes së të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit, ose identiteti i
cilitdo personi që ka lidhje me të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues apo me dëshmitarin.
Neni 217
Kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet

1. Prokurori i shtetit, i pandehuri, mbrojtësi, i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose
përfaqësuesi i viktimës, dëshmitari bashkëpunues apo dëshmitari, në cilëndo fazë të procedurës
mund t’i paraqesin gjyqtarit kompetent kërkesë me shkrim për masën mbrojtëse ose urdhrin për
anonimitet kur ka rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin apo
anëtarët e familjeve të tyre.
2. Kërkesa përmban deklaratën e pretendimeve faktike. Kërkesa dhe deklarata dorëzohet në
një zarf të mbyllur dhe përmbajtjeve të tyre gjatë rrjedhës së procedurës kanë mundësi t’u
qasen vetëm gjyqtari kompetent dhe prokurori i shtetit.
3. Pas marrjes së kërkesës, gjyqtari kompetent mund të urdhërojë masa të përshtatshme
mbrojtëse për të dëmtuarin ose viktimën, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin, e nëse ai
e sheh të nevojshme para se të marrë vendim për kërkesën, thërret seancë dëgjimore të mbyllur
për të dëgjuar informata shtesë nga prokurori i shtetit, i pandehuri, mbrojtësi, të dëmtuarit ose
viktimat, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, dëshmitarët bashkëpunues ose
dëshmitarët. Në rast të dorëzimit të kërkesës me të cilën kërkohet urdhër në pajtim me nenet
219 dhe 220 të këtij Kodi, gjyqtari kompetent thërret seancë të mbyllur dëgjimore.
4. Gjyqtari mund të urdhërojë masën mbrojtëse për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues
ose dëshmitarin kur ai konstaton se:
4.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
113
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
për anëtarin e familjes së tij; dhe
4.2. masa mbrojtëse është e domosdoshme për të parandaluar rrezikun serioz për të
dëmtuarin, për dëshmitarin bashkëpunues, dëshmitarin ose anëtarin e familjes së tij.

5. Prokurori i shtetit njoftohet menjëherë nga gjyqtari kompetent për çdo kërkesë të bërë nga i
pandehuri, mbrojtësi, i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës,
dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitari dhe ai ka të drejtë të bëjë rekomandime e deklarata
lidhur me faktet te gjyqtari kompetent në seancë dëgjimore, ose me shkrim nëse nuk është
urdhëruar seancë dëgjimore nga gjyqtari kompetent.
Neni 218
Urdhri për masa mbrojtëse

1. Gjyqtari kompetent mund të jep urdhër për masa të tilla mbrojtëse kur e sheh të nevojshme,
përfshirë, por pa u kufizuar në:

1.1. lënien bosh ose shlyerjen e emrave, adresave, vendit të punës, profesionit ose
ndonjë të dhëne apo informate tjetër që mund të përdoret për të identifikuar të dëmtuarin,
dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin;

1.2. moszbulimin e ndonjë shkrese që identifikon të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues
ose dëshmitarin;
1.3. përpjekjen për të fshehur veçoritë ose përshkrimin fizik të të dëmtuarit, dëshmitarit
bashkëpunues apo dëshmitarit që jep dëshminë, duke përfshirë dhënien e dëshmisë
prapa një mburoje jo të tejdukshme apo përmes pajisjeve për ndryshimin e fotografisë
ose të zërit, ose marrjen në pyetje të njëkohshme nga një vend tjetër që komunikon
me gjykatoren me anën e qarkut të mbyllur televiziv, ose videoregjistrimin para seancës
dëgjimore në praninë e mbrojtësit;
1.4. caktimin e pseudonimit;

1.5. seancën e mbyllur për publikun;

1.6. urdhrat ndaj mbrojtësit dhe të pandehurit për të mos zbuluar identitetin e të dëmtuarit,
dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit, ose për të mos zbuluar ndonjë material apo
informacion që mund të shpie në zbulimin e identitetit;
1.7. largimin e përkohshëm të të pandehurit nga gjykatorja nëse dëshmitari bashkëpunues
ose dëshmitari refuzon të dëshmojë në prani të të pandehurit apo nëse rrethanat ia bëjnë
të ditur gjykatës se dëshmitari nuk do ta flasë të vërtetën në prani të të pandehurit; ose

1.8. cilido kombinim i metodave të përmendura më lart për të parandaluar zbulimin e
identitetit të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit.

2. Dispozitat tjera të këtij Kodi nuk vlejnë atëherë kur janë në kundërshtim me masat mbrojtëse
nga paragrafi 1 i këtij neni.
3. Urdhri për masë mbrojtëse bëhet me shkrim dhe nuk përfshin informata të cilat mund të çojnë
në zbulimin e identitetit të të dëmtuarit ose viktimës, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit ose
të anëtarit të familjes së tij, ose të cilat mund ta zbulojnë ekzistimin ose seriozisht të rrezikojë
sigurinë operacionale të veprimeve fillestare të policisë dhe fshehtësinë e tyre.
4. Kur urdhërohet masa mbrojtëse për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues apo dëshmitarin,
pala që ka paraqitur kërkesën mund të kërkojë ndryshimin e masës mbrojtëse. Vetëm gjyqtari
kompetent në këtë fazë të procedurës mund t’i ndryshojë apo anulojë urdhrat, ose të autorizojë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
114
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
dhënien e materialit të mbrojtur një gjyqtari tjetër për ta përdorur në procedura të tjera. Nëse
në kohën kur bëhet kërkesa për ndryshim apo heqje gjykata fillestare nuk ka më kompetencë
mbi rastin, gjyqtari kompetent i gjykatës që ka kompetencë mund të urdhërojë ndryshimin apo
heqjen e tillë pasi të ketë njoftuar me shkrim dhe të ketë dëgjuar çfarëdo argumenti të prokurorit
të shtetit.
Neni 219
Urdhri për anonimitet nga publiku dhe nga i dëmtuari ose viktima

1. Kur masat mbrojtëse nga neni 218, paragrafi 1 i këtij Kodi janë të pamjaftueshme për
të garantuar mbrojtjen e dëshmitarit i cili është propozuar nga mbrojtja, në rrethana të
jashtëzakonshme gjyqtari kompetent mund të urdhërojë anonimitet, ku dëshmitari të cilin e
ka propozuar mbrojtja mbetet anonim për publikun, të dëmtuarin ose viktimën, mbrojtësin e
viktimave ose përfaqësuesin e viktimës.
2. Para marrjes së urdhrit për anonimitet, gjyqtari kompetent mban seancë dëgjimore me dyer
të mbyllura, në të cilën merren në pyetje dëshmitari përkatës dhe personat tjerë të nevojshëm,
siç janë personeli policor dhe personeli ushtarak që kujdesen për sigurinë. Përveç këtyre
personave, të pranishëm mund të jenë vetëm prokurori i shtetit, personeli i domosdoshëm i
gjykatës e i prokurorisë dhe mbrojtësi.

3. Gjyqtari kompetent mund të nxjerrë urdhër për anonimitet vetëm kur ai çmon se:
3.1. ekziston rrezik serioz për dëshmitarin ose anëtarin e familjes së tij dhe anonimiteti i
plotë i dëshmitarit është i nevojshëm për të parandaluar rrezikun e tillë serioz;
3.2. dëshmia e dëshmitarit është e rëndësishme për çështjen sa që e bën të padrejtë
realizimin e mbrojtjes pa të;
3.3. besueshmëria e dëshmitarit është hetuar dhe zbuluar plotësisht për gjyqtarin në
seancë të mbyllur; dhe
3.4. nevoja për anonimitetin e dëshmitarit është më e rëndësishme për vënien e drejtësisë
se sa interesi i publikut apo të dëmtuarit për ta ditur identitetin e dëshmitarit në zbatimin
e procedurës.
Neni 220
Urdhri për anonimitet nga i pandehuri

1. Kur masat mbrojtëse të parapara në nenin 218, paragrafi 1 të këtij Kodi janë të pamjaftueshme
për të garantuar mbrojtjen e të dëmtuarit ose viktimës, dëshmitarit bashkëpunues ose
të dëshmitarit i cili nuk është propozuar nga mbrojtja, gjyqtari kompetent në rrethana të
jashtëzakonshme mund të marrë urdhër për anonimitet me të cilin i dëmtuari, dëshmitari
bashkëpunues ose dëshmitari mbetet anonim për të pandehurin dhe mbrojtësin.

2. Prokurori i shtetit kërkon urdhër për anonimitet prej të pandehurit vetëm me propozim me
shkrim të mbyllur ku paraqiten fakte të cilat tregojnë se:

2.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin
për të cilin kërkohet urdhri për anonimitet; dhe

2.2. anonimiteti do të parandalonte rrezikun serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin
bashkëpunues ose dëshmitarin.
3. Gjykata nuk lëshon urdhër nga ky nen bazuar në kërkesën nga paragrafi 2 i këtij neni e
cila bazohet në përshkrim të përgjithshëm të rreziqeve që i kanosen dëshmitarëve në raste të
ngjashme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
115
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Para se të merret urdhër për anonimitet, gjyqtari kompetent zbaton seancë dëgjimore
me dyer të mbyllura, në të cilën merren në pyetje i dëmtuari, dëshmitari bashkëpunues ose
dëshmitari në fjalë dhe personat tjerë të nevojshëm siç është personeli policor ose ushtarak që
kujdesen për rendin. Përveç këtyre personave, të pranishëm mund të jenë vetëm prokurori i
shtetit, personeli i domosdoshëm i gjykatës dhe i prokurorisë.

5. Gjyqtari kompetent mund të nxjerrë urdhër të tillë për anonimitet vetëm kur vlerëson:

5.1. ekziston rrezik serioz për të dëmtuarin, dëshmitarin bashkëpunues ose dëshmitarin
apo anëtarin e familjes së tij dhe anonimiteti i plotë i të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues
ose dëshmitarit është i nevojshëm për të parandaluar rrezikun e tillë serioz;
5.2. dëshmia e të dëmtuarit, dëshmitari bashkëpunues ose dëshmitarit është e
rëndësishme për çështjen sa që e bën të padrejtë realizimin e ndjekjes pa të;
5.3. besueshmëria e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit është
hetuar dhe zbuluar plotësisht për gjyqtarin kompetent në seancë të mbyllur; dhe
5.4. nevoja për anonimitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit
është më e rëndësishme për vënien e drejtësisë se sa interesi i të pandehurit për ta
ditur identitetin e të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues apo dëshmitarit në zbatimin e
mbrojtjes.

Neni 221
Forma e urdhrit për anonimitet

1. Urdhri për anonimitet duhet bërë me shkrim dhe nuk përmban ndonjë informacion që mund të
çojë në zbulimin e identitetit të të dëmtuarit, dëshmitarit bashkëpunues, dëshmitarit apo anëtarit
të familjes së tij, ose që do të mund të zbulonte ekzistimin ose do të ekspozonte ndaj një rreziku
serioz sigurinë operacionale të veprimeve fillestare të policisë dhe fshehtësinë e tyre.
2. Të dhënat nga procesverbali i seancës së mbyllur hiqen nga procesverbali, mbyllen dhe
ruhen si fshehtësi zyrtare menjëherë pas identifikimit dhe para marrjes në pyetje të të dëmtuarit,
dëshmitarit bashkëpunues ose dëshmitarit.

3. Të dhënat e kufizuara mund të inspektohen dhe të përdoren nga prokurori i shtetit dhe
gjyqtari kompetent vetëm në procedurën e ankesës kundër urdhrit të shqiptuar nga neni 219
ose 220 të këtij Kodi. Ankesa kundër urdhrit për anonimitet dhe përdorimi i metodave për të
parandaluar zbulimin e identitetit ndaj publikut, të dëmtuarit ose viktimës, mbrojtësit të viktimave
ose përfaqësuesit të viktimës, dëshmitarëve, mbrojtësit dhe të pandehurit mund t’i paraqitet
kolegjit shqyrtues kur urdhri është dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake. Në të kundërtën,
mund të ankimohet vetëm me ankesë kundër aktgjykimit.
Neni 222
Ndalimi i parashtrimit të pyetjeve që mund të zbulojnë identitetin

Gjykata ndalon të gjitha pyetjet, përgjigja e të cilave mund të zbulojë identitetin e të dëmtuarit,
dëshmitarit bashkëpunues ose të dëshmitarit të mbrojtur me masa mbrojtëse apo anonimitet.
Neni 223
Mbrojtja e dëshmitarëve

Masat e veçanta dhe të jashtëzakonshme, mënyrat dhe procedurat për mbrojtje të dëshmitarëve
dhe dëshmitarët bashkëpunues rregullohen me Ligjin përkatës për Mbrojtje të Dëshmitarëve.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
116
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 224
Masat tjera mbrojtëse në rastet e dhunës në familje

Në rastet e dhunës në familje, gjykata mund të shqiptojë masat e përcaktuara në Ligjin përkatës
për Mbrojtje nga Dhuna në Familje si dhe masat e parapara në nenin 171 të këtij Kodi.
KAPITULLI XIV
PROCEDURAT ALTERNATIVE
Neni 225
Procedurat alternative
1. Prokurori i shtetit zbaton procedurat alternative nga ky Kapitull i këtij Kodi kur procedura e
tillë është në pajtim me detyrat dhe kompetencat e prokurorit të shtetit nga neni 48 i këtij Kodi.
2. Procedurat alternative nga paragrafi 1 i këtij neni mund të zbatohen përshtatshmërisht edhe
nga gjykata.
Neni 226
Diversioni
1. I pandehuri i arrestuar për vepër penale për të cilën dënimi maksimal i paraparë është jo
më shumë se një (1) vit burgim dhe i cili nuk ka dënime të mëparshme ose nuk ka marrë pjesë
në diversion, mund t’i caktohet diversioni sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake. I
pandehuri ose prokurori i shtetit gjithashtu mund të propozojnë diversionin. Nëse prokurori i
shtetit pajtohet ose i propozon gjykatës masën e diversionit, gjyqtari i procedurës paraprake
mund të pezullojë procedurën penale për një (1) vit dhe liron të pandehurin nën kushtet e
mëposhtme:
1.1. i pandehuri duhet të bëjë kompensimin e arsyeshëm ndaj viktimës së veprës penale,
nëse ka ndonjë, siç përcakton gjyqtari i procedurës paraprake;
1.2. i pandehuri lajmërohet rregullisht në stacionin policor që është më së afërmi prej
vendbanimit të tij, në intervalet e caktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake;
1.3. i pandehuri merr pjesë dhe përfundon këshillimin, trajtimin psikologjik, trajtimin nga
abuzimi me substanca narkotike, arsimimin, ose veprimet tjera të cilat konsiderohen të
përshtatshme nga gjyqtari i procedurës paraprake.

2. Kur i pandehuri vepron në pajtim me kushtet e përcaktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake,
procedura penale kundër të pandehurit pushohet nga gjyqtari i procedurës paraprake gjatë
muajit të dymbëdhjetë (12) të diversitetit.
3. Nëse i pandehuri shkel kushtet e përcaktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, procedura
penale rifillohet. Gjyqtari i procedurës paraprake, nëse është e nevojshme, mund të lëshojë
urdhërarrest sipas nenit 173 të këtij Kodi.

Neni 227
Pezullimi i përkohshëm i procedurës
1. Prokurori i shtetit, me pëlqimin e të dëmtuarit mund të pezullojë ndjekjen për vepër penale të
dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet apo me gjobë dhe me burgim deri
në katër (4) vjet, duke pasur parasysh natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të
kryerësit, nëse i pandehuri zotohet se do të sillet siç është udhëzuar nga prokurori i shtetit dhe
se do t’i përmbushë detyrimet e caktuara që pakësojnë ose mënjanojnë pasojat e dëmshme të
veprës penale, duke përfshirë:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
117
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.1.eliminimin e pasojave të dëmit ose kompensimin;
1.2.pagesën e një kontributi ndaj një institucioni publik ose bamirës apo në Programin
për Kompensimin e Viktimave të Krimit; ose
1.3. kryerjen e punës në interes të përgjithshëm.
2. Nëse brenda një afati prej jo më shumë se gjashtë (6) muajsh i pandehuri i përmbush
detyrimet, kallëzimi penal hedhet ose pushohet hetimi.
3. Kur i pandehuri nuk i ndërmerr veprimet në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, prokurori i
shtetit mund të rifillojë ndjekjen e veprës penale.
4. Në rastet e dhunës në familje ose dhunës seksuale ky nen nuk zbatohet.
Neni 228
Kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme
1. Prokurori i shtetit nuk detyrohet të fillojë ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja:
1.1. kur ligji penal parasheh që gjykata mund ta lirojë nga dënimi kryerësin e veprës
penale dhe prokurori i shtetit çmon se nga aspekti i rrethanave aktuale të çështjes vetëm
shpallja fajtor pa sanksion nuk është i nevojshëm; ose
1.2. kur kryerësi i veprës penale të dënueshme me gjobë ose burgim deri në një (1) vit
pendohet për veprën penale dhe ndalon pasojat e dëmshme ose bën kompensimin e
dëmit, kurse prokurori i shtetit çmon se nga aspekti i rrethanave të çështjes sanksioni
penal nuk do të ishte i arsyeshëm.

Neni 229
Procedura e ndërmjetësimit
1. Para ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit mund ta dërgojë kallëzimin penal për një vepër
penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet apo me gjobë dhe me
burgim deri në tre (3) vjet për ndërmjetësim. Pas ngritjes së aktakuzës, me miratim të prokurorit,
i dëmtuari dhe i pandehuri apo gjyqtari i vetëm gjykues mund ta referoj çështjen, për këto
vepra në ndërmjetësim. Para se ta bëjë këtë, prokurori i shtetit apo gjyqtari i vetëm gjykues
merr parasysh llojin dhe natyrën e veprës, rrethanat në të cilat ajo është kryer, personalitetin e
kryerësit dhe dënimet e mëparshme të tij për të njëjtën vepër penale apo për vepra penale të
ndryshme, si dhe nivelin e përgjegjësisë penale të tij dhe nëse ndërmjetësimi është në interes
të të dëmtuarit ose viktimës.
2. Veprat penale të dhunës në familje, si dhe veprat penale kundër integritetit seksual
përjashtohen nga procedura e ndërmjetësimit.
3.Ndërmjetësimi bëhet nga ndërmjetësi i pavarur. Ndërmjetësi detyrohet ta pranojë çështjen
e dërguar nga prokurori i shtetit ose nga gjyqtari i vetëm gjykues dhe të ndërmarrë masa për
të siguruar se përmbajtja e marrëveshjes është në proporcion me seriozitetin dhe pasojat e
veprës. Nëse palët dakordohen, shpenzimet e ndërmjetësimit barten, nëse është para ngritjes
së aktakuzës nga prokuroria përkatëse, dhe nëse kjo është pas ngritjes së aktakuzës nga
gjykata themelore përkatëse. Para fillimit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi njofton të dëmtuarin
ose viktimën me informacione të plota dhe të paanshme rreth procesit dhe rezultateve të
mundshme, si dhe informacione rreth procedurave për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes.
4. Marrëveshja mund të arrihet përmes ndërmjetësimit vetëm me pëlqimin e të pandehurit
dhe të dëmtuarit ose viktimës, bazuar në pëlqimin e lirë dhe të informuar të të dëmtuarit ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
118
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
viktimës. Pëlqimi i të dëmtuarit ose viktimës mund të tërhiqet në çdo kohë.
5. Me marrjen e njoftimit për arritjen e marrëveshjes, prokurori i shtetit e hedh kallëzimin penal
ose e ndërprenë procedurën penale. Nëse aktakuza është dorëzuar, gjyqtari i vetëm gjykues,
nëse e pranon formalisht marrëveshjen, merr vendim për të hedhur aktakuzën dhe e ndërprenë
procedurën penale. Ndërmjetësuesi detyrohet të informojë prokurorin e shtetit, respektivisht
gjyqtarin e vetëm gjykues për dështim në arritjen marrëveshjes dhe për arsyet e dështimit të
tillë. Kohëzgjatja për arritje të marrëveshjes nuk mund të kalojë nëntëdhjetë (90) ditë, përveç
nëse vazhdohet sipas Ligjit për Ndërmjetësim në fuqi.
6. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësim, e referuar nga prokurori i shtetit apo gjyqtari i vetëm
është titull ekzekutiv sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Neni 230
Negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë

1.Në çdo kohë para ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë
kushtet e marrëveshjes së shkruar për pranimin e fajësisë, në bazë të së cilës i pandehuri
dhe prokurori i shtetit pajtohen për akuzat e përfshira në aktakuzë dhe i pandehuri pajtohet të
pranojë fajësinë në shkëmbim për:
1.1. pajtimin e prokurorit të shtetit që t’i rekomandojë gjykatës dënim më të butë. Kjo
mund të përfshijë rekomandimin për një dënim nën minimumin e dënimit të paraparë me
ligj, por jo nën kufijtë e zbutjes së dënimit;
1.2. tërheqjen nga ndjekja penale të prokurorit për cilëndo nga veprat penale të parapara
në aktvendimin për fillim të hetimit ose në aktakuzë; ose
1.3. konsiderime tjera në interes të drejtësisë, siç është lirimi nga dënimi.
2. Në çdo kohë pas ngritjes së aktakuzës dhe para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, prokurori
i shtetit dhe mbrojtësi mund të negociojnë kushtet e marrëveshjes së shkruar për pranimin e
fajësisë, në bazë të së cilës i pandehuri pranon fajësinë në shkëmbim për:

2.1.pajtimin e prokurorit të shtetit që t’i rekomandojë gjykatës dënim më të butë. Kjo
mund të përfshijë rekomandimin për një dënim nën minimumin e dënimit të paraparë me
ligj, por jo nën kufijtë e zbutjes së dënimit;
2.2. tërheqjen nga ndjekja penale të prokurorit për cilëndo nga veprat penale të parapara
në aktvendimin për fillim të hetimit ose në aktakuzë; ose
2.3. konsiderime tjera në interes të drejtësisë, siç është lirimi nga dënimi.
3. Në rastet kur i pandehuri dëshiron të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, mbrojtësi
i të pandehurit, ose i pandehuri nëse nuk përfaqësohet nga mbrojtësi, kërkon nga prokurori i
shtetit një takim paraprak për të filluar negocimin për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë.
Në të gjitha negociatat e tilla, i pandehuri duhet të përfaqësohet nga mbrojtësi, në pajtim me
paragrafin 1 të këtij neni.
4. Pas pranimit të kërkesës për takim paraprak, prokurori i shtetit informon kryeprokurorin e
zyrës së tij përkatëse, i cili jep autorizim me shkrim për mbajtjen e takimit për diskutimet mbi
pranimin e fajësisë, në të cilin deklaratave të të pandehurit do t’i jepet imunitet i kufizuar, siç
parashihet me paragrafin 10 të këtij neni. Të gjitha marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë duhet
të jenë në formë të shkruar dhe të pranuara nga kryeprokurori i zyrës përkatëse të prokurorisë
para se formalisht t’i ofrohen të pandehurit.

5. Në rastet kur prokurori i shtetit dëshiron të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, prokurori
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
119
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
i shtetit merr miratimin e kryeprokurorit të zyrës së tij përkatëse për të filluar negociatat për
marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Pas miratimit nga kryeprokurori i zyrës së tij përkatëse,
prokurori i shtetit:

5.1. i dërgon letër mbrojtësit të të pandehurit në të cilën përshkruhet marrëveshja e ofruar,
përfshirë kushtet e përcaktuara në paragrafin 11 të këtij neni; ose
5.2. takohet me mbrojtësin dhe të pandehurin për të negociuar mundësinë dhe kushtet e
marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë. Paragrafi 4 i këtij neni zbatohet përshtatshmërisht.

6. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë mund të përfshijë dispozitën që prokurori i
shtetit, në pajtim me nenin 231 të këtij Kodi, e thërret të pandehurin si “dëshmitar bashkëpunues”.
Nëse i pandehuri i ndihmon si dëshmitar bashkëpunues, prokurori i shtetit do t’i rekomandojë
gjykatës një dënim më të butë sipas nenit 231, nënparagrafi 9.6 i këtij Kodi që reflekton nivelin
e ndihmës dhe bashkëpunimit të dhënë nga i pandehuri, duke pasur parasysh shkallën e
rrezikshmërisë së veprës penale.

7. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij duhet të jenë të pranishëm gjatë takimeve mbi negocimin e
pranimit të fajësisë dhe duhet të pajtohen me kushtet e marrëveshjes me shkrim mbi pranimin
e fajësisë para se ajo ti paraqitet gjykatës. Kur i pandehuri nuk merr pjesë si dëshmitarë
bashkëpunues, zbatohen kushtet e mëposhtme. Prokurori i shtetit informon të dëmtuarin për
marrëveshjen e arritur, pasi që marrëveshja të jetë në formën përfundimtare. Kur i dëmtuari ka
paraqitur kërkesë pasurore juridike që rrjedh nga vepra penale e cekur në aktakuzë, marrëveshja
mbi pranimin e fajësisë duhet të bëjë përpjekje për ta trajtuar kërkesën e të dëmtuarit dhe
prokurori i shtetit duhet të njoftojë të dëmtuarin se i pandehuri kërkon të arrijë marrëveshje
mbi pranimin e fajësisë. Të dëmtuarit duhet t’i jepet rasti që t’i paraqesë deklaratë gjykatës
mbi kërkesën e tillë pasurore juridike para se gjykata ta pranojë marrëveshjen mbi pranimin e
fajësisë.

8. Kur i pandehuri merr pjesë si dëshmitar bashkëpunues, prokurori i shtetit siguron që
kërkesa pasurore juridike e të dëmtuarit të trajtohet me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë.
Kur i dëmtuari ka paraqitur kërkesë pasurore juridike që rrjedh nga vepra penale e cekur në
aktakuzë, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet të bëjë përpjekje për ta trajtuar kërkesën
e të dëmtuarit. Të dëmtuarit duhet t’i jepet rasti që t’i paraqesë deklaratë gjykatës mbi kërkesën
e tillë pasurore juridike para se gjykata t’i shqiptojë dënimin të pandehurit sipas marrëveshjes
mbi pranimin e fajësisë.
9. Gjykata nuk merr pjesë në negocimin e pranimit të fajësisë, por mund të caktojë afat të
arsyeshëm kohor, jo më të gjatë se tre (3) muaj, për përfundimin e negociatave në mënyrë që
të pengohet zvarritja e procedurës.
10. Në çdo kohë para se gjykata të pranojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, prokurori i
shtetit ose i pandehuri mund të refuzojnë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe gjyqtari i
vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues do të caktoj shqyrtimin gjyqësor siç parashihet me
Kapitullin XIX të këtij Kodi. Në qoftë se prokurori i shtetit dhe mbrojtësi apo i pandehuri nuk
arrijnë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, ose nëse marrëveshja nuk pranohet nga gjykata,
deklaratat e të pandehurit të dhëna gjatë negocimit të pranimit të fajësisë, siç parashihet në
paragrafin 3, 4 dhe 5 të këtij neni janë provë e papranueshme në shqyrtim gjyqësor ose në
procedurë tjetër të ndërlidhur.

11. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë duhet të përmbajë të gjitha kushtet e
marrëveshjes, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga kryeprokurori i zyrës përkatëse, mbrojtësi
dhe i pandehuri, dhe është detyruese për të gjitha palët nënshkruese. Marrëveshja mbi pranimin
e fajësisë duhet së paku të përfshijë:

11.1. pikat e aktakuzës për të cilat i pandehuri pranon fajësinë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
120
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
11.2. nëse i pandehuri pranon të bashkëpunojë;

11.3. të drejtat nga të cilat hiqet dorë;

11.4. përgjegjësia e të pandehurit për kompensimin e të dëmtuarit dhe konfiskimi i të
gjitha pasurive të cilat i nënshtrohen konfiskimit nga Kapitulli XVIII i këtij Kodi.

12. Marrëveshja po ashtu mund të përfshijë dispozitën ku palët pajtohen për kufijtë e dënimit
që do të propozohet nga ana e prokurorit të shtetit nëse i pandehuri bashkëpunon thelbësisht,
ndërsa nëse gjykata shqipton dënim jashtë këtyre kufijve në dëm të ndonjërës prej palëve, ajo
palë ka të drejtë ankese kundër vendimit mbi dënimin.

13. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë i paraqitet gjykatës në seancë dëgjimore të
hapur për publikun, përveç në rastet e përcaktuara në paragrafin 16 të këtij neni.

14. Nëse marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë negociohet para ngritjes së aktakuzës,
kundër të pandehurit i cili ka arritur marrëveshje paraqitet aktakuzë e veçantë në të njëjtën kohë
me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Të dy këto mund të paraqiten në zarf të mbyllur dhe
të vulosur. Shqyrtimi fillestar para gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues mund
të shërbejë gjithashtu si seancë dëgjimore nga ky nen.
15. Gjykata zyrtarisht mund ta pranojë apo refuzojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë në
pajtim me kushtet që duhet të merren parasysh nga paragrafi 17 i këtij neni. Marrëveshja mbi
pranimin e fajësisë hyn në fuqi vetëm pasi që të evidentohet në procesverbal se është pranuar
zyrtarisht nga gjykata.
16. Nëse i pandehuri pajtohet të jetë dëshmitarë bashkëpunues dhe kur masat e parapara në
Kapitullin XIII të këtij Kodi i janë siguruar atij, pas kërkesës së cilësdo palë, gjykata mund të
urdhërojë që seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë të jetë e
mbyllur për publik dhe mund të urdhërojë që marrëveshja me shkrim për pranim të fajësisë të
jetë e mbyllur.

17. Gjatë shqyrtimit se a duhet pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, gjykata duhet të
dëgjoj të pandehurin, mbrojtësin e tij dhe prokurorin e shtetit dhe të përcaktojë nëse:

17.1. i pandehuri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë;
17.2. pranimi i fajësisë është bërë vullnetarisht nga i pandehuri pas konsultimeve të
mjaftueshme me mbrojtësin e tij, nëse ka mbrojtës, dhe se i pandehuri nuk ka qenë i
detyruar ose i shtrënguar në asnjë mënyrë që të pranojë fajësinë;

17.3. pranimi i fajësisë mbështetet në fakte dhe prova materiale të rastit konkret, të cilat
paraqiten në aktakuzë, apo me provat materiale të paraqitura nga prokurori për plotësimin
e aktakuzës dhe të pranuara nga i pandehuri, si dhe me dëshmi tjera, siç mund të jenë
deklaratat e dëshmitarëve të paraqitura nga prokurori apo i pandehuri; dhe

17.4. nuk ekzistojnë asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 248, paragrafi 1, të këtij
Kodi.

18. Me rastin e shqyrtimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, gjykata duhet të dëgjojë
pikëpamjet e prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të dëmtuarit. Nëse marrëveshja e të pandehurit
për bashkëpunim dhe pranim të fajësisë është e mbyllur në pajtim me paragrafin 16 të këtij neni,
gjykata i lejon të dëmtuarit të jep deklaratë në përfundim të bashkëpunimit të të pandehurit, para
shqiptimit të dënimit.
19. Nëse gjykata nuk bindet se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara në paragrafin 17
të këtij neni, gjykata refuzon marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe rasti vazhdon në gjykim
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
121
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
të rregullt ashtu siç parashihet me këtë Kod.
20. Nëse gjykata bindet se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara në paragrafin 17 të
këtij neni, gjykata pranon marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe urdhëron që marrëveshja të
vendoset në shkresat e lëndës në gjykatë. Gjykata cakton datën kur palët do të japin deklaratat
e tyre në lidhje me dënimin, pas së cilës gjykata shqipton dënimin. Megjithatë, kjo datë mund të
shtyhet në mënyrë që i pandehuri të shërbejë si dëshmitar bashkëpunues.
21. Pas pranimit të marrëveshjes me shkrim mbi pranimin e fajësisë nga gjykata, por para
shqiptimit të dënimit, gjykata mund të mos i lejojë të pandehurit tërheqjen e pranimit të fajësisë
ose mund të mos i lejojë prokurorit që të tërheq marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, përveç
nëse gjykata çmon se ndonjë prej kushteve nga paragrafi 17 i këtij neni nuk është përmbushur.
Pala e cila kërkon të tërhiqet nga marrëveshja ka barrën e të provuarit gjatë parashtrimit të
kërkesës së tillë në gjykatë.
KAPITULLI XV
DËSHMITARËT BASHKËPUNUES
Neni 231
Dëshmitarët bashkëpunues
1. Personi i dyshuar ose i pandehur për një apo më shumë vepra penale të kryera në
bashkëpunim, mund të fitojë statusin e dëshmitarit bashkëpunues duke hyrë në marrëveshje
bashkëpunimi me prokurorin e shtetit, kur:
1.1. ka gjasa të parandalojë vepra të tjera penale nga personi tjetër;
1.2. ka gjasa të shpie drejt zbardhjes së të vërtetës në procedurën penale;
1.3. është bërë vullnetarisht dhe me marrëveshje të plotë për të dëshmuar të vërtetën;
ose

1.4. mund të shpie drejt ndjekjes së suksesshme penale të kryerësve të tjerë të veprës
penale.
2. Marrëveshja nga paragrafi 1 i këtij neni përmban kushtet e bashkëpunimit dhe mund të lidhet
në çdo fazë të procedurës penale, edhe pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë dhe është
vënë në ekzekutim.

3. Marrëveshja arrihet kur i pandehuri dëshmon për të gjitha faktet dhe rrethanat për të cilat ka
dijeni për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtarinë kriminale dhe identifikon të gjitha pasuritë
që burojnë nga aktiviteti kriminal e që i ka në posedim të tij dhe të bashkëpunëtorëve.

4. Dëshmitari bashkëpunues mund të kërkojë mbrojtje të posaçme për vete dhe për familjen e
tij në pajtim me legjislacionin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

5. Dëshmitari bashkëpunues pyetet në cilësinë e dëshmitarit. Në rast se bën deklarim ose jep
dëshmi të rreme, ai mban përgjegjësi penale sipas ligjit.

6. Marrëveshja e bashkëpunimit revokohet dhe prokurori i shtetit fillon ose vazhdon ndjekjen
penale ndaj dëshmitarit bashkëpunues, kur dëshmitari bashkëpunues:
6.1. shkel kushtet e marrëveshjes së bashkëpunimit;
6.2. fsheh fakte me interes për drejtësinë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
122
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
6.3. bën deklarim ose jep dëshmi të rreme; ose

6.4. kryen vepër të re penale para përfundimit të procedurës penale, përveç veprës
penale të kryer nga pakujdesia.

7. Në rast se revokohet marrëveshja me dëshmitarin bashkëpunues, asnjë deklarim apo
informacion i dhënë nga dëshmitari bashkëpunues nuk mund të përdoret në procedurën penale
ndaj tij edhe kur ai merr cilësinë e të pandehurit. Provat materiale të siguruara në mënyrë të
ligjshme si rrjedhojë e deklarimit apo informacionit të dhënë nga dëshmitari bashkëpunues janë
të pranueshme.
8. Në rast se marrëveshja me dëshmitarin bashkëpunues revokohet, besueshmëria e deklaratës
apo informacioni i dhënë nga dëshmitari bashkëpunues shqyrtohen nga gjykata në raport me
të bashkëpandehurit.

9. Marrëveshja me dëshmitarin bashkëpunues përmban:

9.1. identitetin e prokurorit të shtetit dhe të dhënat personale të dëshmitarit bashkëpunues;

9.2. detyrimin e dëshmitarit bashkëpunues për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit;

9.3. detyrimin e dëshmitarit bashkëpunues për të dhënë informacion të plotë për të gjitha
faktet dhe rrethanat nga paragrafi 3 i këtij neni;

9.4. paralajmërimin për revokimin e marrëveshjes dhe për përgjegjësinë penale në rastet
nga paragrafi 5 i këtij neni;

9.5. të drejtën e dëshmitarit bashkëpunues për të kërkuar lidhjen e një marrëveshjeje me
prokurorin e shtetit për pranimin e fajësisë, përfshirë propozimin për caktimin e dënimit;

9.6. mundësinë e rekomandimit të prokurorit të shtetit për zbutjen e dënimit, përfshirë
nën kufijtë e zbutjes së dënimit, në përpjesëtim me shkallën e kontributit të tij në
bashkëpunimin me drejtësinë;
9.7. të drejtën e dëshmitarit bashkëpunues për të kërkuar mbrojtje të posaçme sipas
paragrafit 4 të këtij neni;

9.8. nënshkrimin e prokurorit të shtetit, kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse, të
dëshmitarit bashkëpunues dhe të mbrojtësit, kur ai është i pranishëm.

10. Deklarimet e dëshmitarit bashkëpunues dhe marrëveshja e bashkëpunimit bëhen pjesë e
shkresave të lëndës penale. Marrëveshja e bashkëpunimit nuk i zbulohet palës kundërshtare.

11. Dëshmitari bashkëpunues detyrohet të tregojë të vërtetën dhe të mos fshehë asnjë
informacion relevant për rastin.

12. Personi i cili është dënuar si organizator i grupit të organizuar kriminal ose personi i cili
është dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të jetë dëshmitar bashkëpunues.

13. Para dhënies së deklaratës, dëshmitari bashkëpunues paralajmërohet se neni 126 të
këtij Kodi nuk zbatohet për të. Pasi që dëshmitari bashkëpunues deklaron se do t’u përgjigjet
pyetjeve në lidhje me veprat penale edhe kur ka gjasa se me këtë e vë veten ose ndonjë të
afërm të ngushtë para turpit të rëndë, dëmit të konsiderueshëm material ose ndjekjes penale,
dëshmitari bashkëpunues jep deklaratë me shkrim ku deklaron se:

13.1. do të dëshmojë të vërtetën si dëshmitar në procedurë penale dhe se nuk do të
heshtë asnjë informacion relevant lidhur me veprën penale dhe kryerësit e saj;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
123
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

13.2. do të dëshmojë të vërtetën si dëshmitar në procedurë penale dhe se nuk do të
heshtë asnjë informacion relevant lidhur me veprat tjera penale dhe kryrësit e tyre;

13.3. do të dëshmojë të vërtetën si dëshmitar në procedurë penale dhe se nuk do
të fshehë asnjë informacion relevant lidhur me pasurinë e fituar, dobinë pasurore, të
ardhurat, sendet ose rrethanat e tjera në lidhje me veprat penale; dhe

13.4. nuk di asgjë tjetër lidhur me pikat e mësipërme përveç asaj që do të dëshmojë.

14. Paralajmërimet dhe njoftimet e tilla vendosen në procesverbal dhe nënshkruhen nga
dëshmitari bashkëpunues.
Neni 232
Njoftimi i të pandehurit për identitetin e dëshmitarit bashkëpunues

1. Nëse prokurori i shtetit ka për qëllim të thërrasë dëshmitarin bashkëpunues për të dëshmuar
në gjykim, prokurori i shtetit jep njoftim me shkrim të pandehurit, mbrojtësit të tij dhe gjyqtarit
të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para fillimit të
shqyrtimit gjyqësor.
2. Prokurori i shtetit mund të kërkojë nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues
që të paraqesë këtë njoftim me masa mbrojtëse ose të anonimitetit sipas Kapitullit XIII të këtij
Kodi, nëse prokurori përfshin informata në njoftim se dëshmitari bashkëpunues do të vihet në
rrezik nëse njoftimi i vihet në dispozicion publikut. Gjykata vendosë pa vonesë për këtë kërkesë.
3. Ky njoftim nga prokurori i shtetit ofron përmbledhje të dëshmisë së pritshme dhe rëndësisë
për gjykimin, së bashku me çdo raport policor ose materiale të tjera të shkruara, të cilat
dokumentojnë informacionin e dhënë nga dëshmitari bashkëpunues.
Neni 233
Zvogëlimi i dënimit të dëshmitarit bashkëpunues pas aktgjykimit
1. Me kërkesë të prokurorit të shtetit të paraqitur deri në një (1) vit nga dënimi i të pandehurit,
gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund ta zvogëlojnë dënimin nëse i pandehuri,
pas dënimit, ka ofruar ndihmë të konsiderueshme në hetimin ose ndjekjen penale të një personi
tjetër, apo ka ofruar informacion të vërtetë për prokurorin e shtetit siç përcaktohet me këtë nen.
2. Me kërkesë të prokurorit të shtetit të paraqitur më vonë se një (1) vit pas dënimit të shqiptuar,
gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të zvogëlojë dënimin nëse ndihma
substanciale e të pandehurit ose informatat e vërteta përfshijnë:
2.1 informata që nuk kanë qenë të ditura për të pandehurin për një (1) vit apo më shumë
pas dënimit;
2.2 informatat që i pandehuri i ka ofruar prokurorit të shtetit brenda një (1) viti nga dënimi,
por të cilat kanë rezultuar të dobishme për prokurorin e shtetit vetëm pas më shumë se
një (1) viti nga dënimi; ose
2.3 informacioni, dobia e të cilit nuk mund të ishte parashikuar në mënyrë të arsyeshme
nga i pandehuri deri në më shumë se një (1) vit pas dënimit, dhe i cili i është dhënë
menjëherë prokurorit të shtetit në momentin kur i pandehuri kupton qartë dobishmërinë
e tij.
3. Në vlerësimin nëse i pandehuri ka ofruar ndihmë të konsiderueshme ose informacion të
vërtetë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të marrë në konsideratë edhe
ndihmën e të pandehurit para shqiptimit të dënimit fillestar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
124
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Kur veprohet sipas këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të
zvogëlojë dënimin nën dënimin minimal të përcaktuar me ligj.
KAPITULLI XVI
FAZA E NGRITJES SË AKTAKUZËS DHE DEKLARIMIT
Neni 234
Ngritja e aktakuzës
1. Pas përfundimit të hetimit ose kur prokurori i shtetit konsideron se informacionet me të cilat ai
disponon për veprën penale dhe kryerësin e saj paraqesin dyshim të bazuar mirë se i pandehuri
ka kryer vepër penale apo vepra penale, procedura para gjykatës mund të zbatohet vetëm në
bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurori i shtetit.
2. Në rastet kur i pandehuri është në arrati ose për shkaqe tjera është i paarritshëm për organet
e ndjekjes, prokurori i shtetit mund të ngrisë aktakuzë edhe nëse i pandehuri nuk është marrë në
pyetje në procedurë paraprake apo nuk ka dhënë deklaratë në procedurë paraprake. Aktakuza
nga ky paragraf ngritet pasi të jenë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin nga
nenet 172, 173, 534 dhe 535 të këtij Kodi.

3. Nëse hetimi ka përfunduar dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e
bazuar mirë se i pandehuri ka kryer vepër penale ose vepra penale, prokurori i shtetit nxjerr
aktvendim për pushimin e hetimit.
4. Aktakuza dorëzohet më së largu brenda tre (3) muajve pas kalimit të afatit të hetimit.
5. Nëse aktakuza dorëzohet nga prokurori i shtetit pas afatit të paraparë në paragrafin 4 të këtij
neni, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues e hedh poshtë aktakuzën.

Neni 235
Aktakuza

1. Aktakuza përmban:

1.1. përcaktimin e gjykatës ku do të mbahet shqyrtimi gjyqësor;
1.2. emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe të dhënat e tij personale;
1.3. të dhënat nëse është shqiptuar paraburgimi dhe sa kohë ka zgjatur ose masat e
urdhëruara kundër të pandehurit për sigurimin e pranisë së tij, nëse ai ndodhet në liri dhe
nëse ai është liruar para ngritjes së aktakuzës, sa është mbajtur në paraburgim.
1.4. emërtimin ligjor të veprës penale duke iu referuar dispozitave të Kodit Penal;
1.5. kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale, objektin në të cilin është kryer dhe
mjetin me të cilin është kryer vepra penale;
1.6. rekomandimin për provat që duhet prezantuar në shqyrtimin gjyqësor së bashku me
emrat e dëshmitarëve dhe ekspertëve, shkresat që duhet lexuar dhe sendet që duhet
marrë si provë.
1.7. shpjegimin e arsyeve për ngritjen e aktakuzës bazuar në rezultatet e hetimit dhe
provat që vërtetojnë faktet kryesore;
1.8. identitetin e palës së dëmtuar ose viktimës të njohur për prokurorin e shtetit, nëse
ka ndonjë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
125
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.9. specifikimin e pasurive që i nënshtrohen konfiskimit të njohura për prokurorin e shtetit
në kohën e ngritjes së aktakuzës, përfshirë informacionin mbi poseduesin, respektivisht
pronarin dhe palët e treta me interes për pasurinë si dhe arsyetimin e kërkesës për
konfiskim.
1.10. propozimin e rrethanave lehtësuese dhe rënduese të njohura në kohën e dorëzimit
të aktakuzës, të cilat mund të jenë relevante për marrjen e vendimit të duhur.
2. Nëse i pandehuri gjendet në liri, prokurori i shtetit në aktakuzë mund të propozojë që të jepet
urdhri për paraburgim, e kur i pandehuri gjendet në paraburgim, prokurori i shtetit mund të
propozojë që ai të lirohet.
3. Aktakuza mund të ngritët për disa vepra të ndryshme penale ose ndaj disa të pandehurve
vetëm kur në pajtim me nenin 34 të këtij Kodi mund të zbatohet procedura e përbashkët.
4. Pas pranimit të aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues verifikon se a
është përpiluar aktakuza në pajtim paragrafin 1 të këtij neni. Kur çmon se nuk është në pajtim
me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, ia kthen prokurorit të shtetit për ta përmirësuar brenda
afatit të caktuar nga gjykata. Kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose
kryetari i trupit gjykues me propozim të prokurorit këtë afat mund ta shtyjë. Nëse prokurori i
shtetit nuk e respekton afatin, konsiderohet se ka hequr dorë nga ndjekja penale dhe aktakuza
konsiderohet e tërhequr. Gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues merr aktvendim
sipas nenit 357, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të këtij Kodi.
5. Kur procedura penale iniciohet sipas propozimit të prokurorit të shtetit, dispozitat nga paragrafi
1 dhe 2 i këtij neni zbatohen përshtatshmërisht lidhur me përmbajtjen e propozimit.
Neni 236
Procedura për ngritjen e aktakuzës
1. Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të
tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën. Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e
hetimit nga prokurori i shtetit.
2. Gjykata cakton gjyqtarin e vetëm gjykues ose kryetarin e trupit gjykues dhe trupin gjykues
nëpërmjet një procesi transparent e të drejtë për caktimin e lëndëve, ashtu siç duhet.
3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton sipas detyrës zyrtare nëse ka
kompetencë mbi çështjen që përbën aktakuzën.
4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton menjëherë shqyrtimin fillestar, i
cili duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas ngritjes së aktakuzës.
5. Nëse i pandehuri është në mbajtje në paraburgim, shqyrtimi fillestar mbahet në mundësinë
e parë, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas ngritjes së aktakuzës.
6. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues njofton prokurorin e shtetit, të pandehurit,
mbrojtësit e tyre, palën e dëmtuar ose viktimën dhe mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin
e viktimës për kohën dhe vendin e mbajtjes së shqyrtimit fillestar.
Neni 237
Qasja në aktakuzë nga publiku
1. Aktakuza nuk është publike deri në shqyrtimin fillestar të mbajtur në pajtim me nenin 240 të
këtij Kodi dhe siç parashihet më tej në këtë nen.
2. Nga momenti i ngritjes së aktakuzës dhe deri në shqyrtim fillestar, gjykata sipas kërkesës së
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
126
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
palëve mundëson qasjen në inicialet e të pandehurit, kualifikimin ligjor të veprës penale dhe
përshkrim të shkurtër të dispozitivit të aktakuzës.
3. Pjesët e mëposhtme të aktakuzës nuk janë asnjëherë publike:
3.1. muaji dhe dita e lindjes e cilitdo të pandehur;
3.2 adresa e cilitdo të pandehur;
3.3 numri personal i cilitdo të pandehuri;
3.4. çdo informacion që lidhet me personat që i nënshtrohen mbrojtjes sipas Kapitullit XIII
të këtij Kodi.
3.5. çdo informacion identifikimi që lidhet me dëshmitarët bashkëpunues sipas nenit 232
të këtij Kodi; dhe
3.6. çdo informacion identifikimi që lidhet me hetuesit e fshehtë ose personat që kanë
ndihmuar në hetimet e fshehta.
4. Një kopje e pjesëve të aktakuzës nga paragrafit 2 i këtij neni i sigurohet çdo personi pas
kërkesës në gjykatën ku aktakuza është paraqitur siç është paraparë në paragrafin 6. të këtij
neni. Për ta ndihmuar gjykatën që të veprojë në pajtim me këtë nen, prokurori i shtetit i paraqet
gjykatës dokumentin i cili përfshin informacionin nga paragrafi 2 i këtij neni, në të njëjtën kohë
me paraqitjen e aktakuzës. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni zbatohen përshtatshmërisht
për këtë dokument të paraqitur nga prokurori i shtetit.

5. Personeli i gjykatës, brenda dy (2) ditëve të punës, i ofron qasje në pjesët e aktakuzës të
përmendura në paragrafin 2 të këtij neni personit që bën kërkesë. Personi që bën kërkesë është
përgjegjës që të paraqitet në gjykatë për ta marrë.
6. Asgjë në këtë nen nuk e ndalon prokurorin e shtetit nga leximi apo përmbledhja e aktakuzës
siç kërkohet nga neni 241, paragrafi 3 dhe neni 320 i këtij Kodi.
7. Asgjë në këtë nen nuk e përjashton një pjesëtar të shtypit apo publikut nga publikimi i
informacionit të zbuluar në një proces gjyqësor publik ose kufizon kohën e publikimit të tillë.
8. Ky nen nuk zbatohet në rastet e të miturve, rastet e veprave penale të kryera brenda
marrëdhënies familjare dhe rastet në të cilat përfshihet integriteti seksual i viktimës apo palëve
të treta.
Neni 238
Shkresat që plotësojnë aktakuzën

1. Në të njëjtën kohë me paraqitjen e aktakuzës, prokurori i shtetit paraqet edhe dokumentet e
mëposhtme kur është e nevojshme:

1.1. prokurori i shtetit paraqet mbështetjen e provave nga neni 258 të këtij kodi së
bashku me deklaratat e marra nga neni 129 të këtij Kodi apo provat e siguruara nga
neni 215, paragrafi 6 të këtij kodi të cilat synon ti paraqesë si prova të drejtpërdrejta
të cilat nuk mund të kundërshtohen nga i pandehuri ose mbrojtësi përmes marrjes në
pyetje gjatë ndonjë faze të procedurës penale. Mbështetja e provave përshkruan provat
e pavarura që vërtetojnë deklaratat të cilat prokurori i shtetit synon t’i paraqesë si prova
të drejtpërdrejta. Kjo mbështetje e provave mund të plotësohet ose të paraqitet në një
kohë më të vonshme nëse dëshmitari për të cilin zbatohet kjo dispozitë nuk është më në
dispozicion për të dëshmuar në shqyrtim gjyqësor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
127
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2. prokurori i shtetit paraqet kërkesë për të vazhduar apo për të zbatuar ndonjë nga
masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit. Nenet 171 deri 190 të këtij Kodi zbatohen
përshtatshmërisht për çfarëdo kërkese nga ky paragraf.
2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë mbështetje të provave apo kërkesa nga ky nen edhe
më pas nëse nuk ka mundur ta dijë bazën për paraqitjen e njoftimit apo kërkesës në kohën kur
është ngritur aktakuza.
Neni 239
Materialet të cilat i jepen të pandehurit me ngritjen e aktakuzës

1. Jo më vonë se nga ngritja e aktakuzës, prokurori i shtetit i siguron mbrojtësit apo mbrojtësit
kryesor apo të pandehurit nëse nuk përfaqësohet nga mbrojtësi materialet e mëposhtme ose
kopjen e tyre të cilat janë në posedim, në kontroll ose në mbrojtje të tij, nëse këto materiale nuk
i janë dhënë mbrojtësit gjatë hetimit:
1.1. procesverbalet mbi deklarimet ose pohimet, të nënshkruara apo të panënshkruara
nga i pandehuri;
1.2. emrat e dëshmitarëve të cilët prokurori i shtetit ka ndërmend t’i thërret për dëshmim
dhe çdo deklarim të mëhershëm të dhënë nga dëshmitarët e tillë;
1.3. të dhënat mbi identifikimin e personave për të cilët prokurori i shtetit e di se
posedojnë prova të pranueshme dhe shfajësuese ose informata lidhur me çështjen dhe
çdo procesverbal të deklarimeve, të nënshkruar apo të panënshkruar nga personat e tillë
për këtë çështje;

1.4. rezultatet e ekzaminimit fizik dhe mendor, testet shkencore ose eksperimentet e bëra
lidhur me çështjen;

1.5. kallëzimet penale dhe raportet e policisë; dhe
1.6. përmbledhjet ose referencat për provat materiale të mbledhura gjatë hetimit.

2. Deklarimet e dëshmitarëve i vihen në dispozicion të pandehurit në gjuhën që ai e kupton dhe
e flet.
3. Pas ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit i siguron mbrojtësit çfarëdo materiali të ri të
paraparë në paragrafin 1 të këtij neni brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i tyre.
4. Për dispozitat e këtij neni vlejnë masat për mbrojtjen e të dëmtuarit, dëshmitarëve, të
privatësisë së tyre dhe të dhënave konfidenciale, siç parashihet me ligj.
5.Kur prokurori i shtetit nuk përmbush detyrimet nga paragrafit 1 i këtij neni, njoftohet
kryeprokurori i zyrës.
Neni 240
Shqyrtimi Fillestar
1. Gjatë shqyrtimit fillestar duhet të jenë të pranishëm prokurori i shtetit, i pandehuri apo të
pandehurit dhe mbrojtësit.
2. Pala e dëmtuar ose viktima dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës njoftohen
për seancën e shqyrtimit fillestar dhe ata kanë të drejtë të jenë të pranishëm, por mungesa e
tyre nuk është pengesë për mbajtjen e seancës.
3. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
128
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
aktakuzës të pandehurit apo të pandehurve, nëse ata nuk i kanë pranuar këto kopje të aktakuzës
më parë përkundër përpjekjeve të arsyeshme të prokurorit të shtetit për të bërë dorëzimin.
4. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues vendos për të
gjitha propozimet për të vazhduar apo zbatuar masat për sigurinë e pranisë së të pandehurit.
5. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues siguron që
prokurori i shtetit të ketë përmbushur detyrimet që kanë të bëjnë me zbulimin e provave nga
neni 239 i këtij Kodi.
6. Gjatë shqyrtimit fillestar, në pajtim me nenin 229 të këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues mund
ta referoj rastin për ndërmjetësim.
7. Në fillim të shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues informon
të pandehurin dhe avokatin mbrojtës që ata mund të paraqesin propozimet e mëposhtme deri
në datën e caktuar e cila nuk mund të jetë më vonë se tridhjetë (30) ditë nga shqyrtimi fillestar:
7.1. çdo kundërshtim ndaj provave të cekura në aktakuzë në pajtim me nenin 243 të këtij
Kodi; dhe
7.2. çdo kërkesë për hedhjen e aktakuzës në pajtim me nenin 244 paragrafit 1 të këtij
Kodi.
8. Asnjë dëshmitar apo ekspert nuk merret në pyetje dhe asnjë provë nuk paraqitet gjatë
shqyrtimit fillestar, përveç nëse është e nevojshme për marrjen e vendimit mbi vazhdimin ose
zbatimin e masave për të siguruar praninë e të pandehurit nga paragrafit 3 të këtij neni.
Neni 241
Pranimi i fajësisë

1. Në fillim të shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues e udhëzon
të pandehurin për të drejtën e tij për të mos u deklaruar në çështjen e tij ose të mos përgjigjet
në pyetje dhe nëse ai deklaron për çështjen, se nuk ka për detyrë të inkriminojë vetveten ose të
afërmin, as të pranojë fajësinë; të mbrohet vetë ose nëpërmjet ndihmës juridike nga mbrojtësi
sipas zgjedhjes së tij; të kundërshtojë aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave të paraqitura
në aktakuzë.

2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues pastaj çmon nëse e drejta e të pandehurit
në mbrojtës është respektuar dhe nëse prokurori i shtetit ka përmbushur detyrimet që kanë të
bëjnë me zbulimin e provave nga neni 239 i këtij Kodi.
3. Prokurori i shtetit ia lexon aktakuzën të pandehurit, duke përjashtuar pjesët e aktakuzës të
specifikuara në paragrafin 3 të nenit 237 të këtij Kodi, përveç nëse i pandehuri pajtohet të heq
dorë nga leximi i aktakuzës. Nëse i pandehuri heq dorë nga leximi i pikave të aktakuzës të
ngritur kundër tij, prokurori i shtetit e përmbledh përmbajtjen e aktakuzës.
4. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues bindet se i pandehuri e kupton
aktakuzën, të pandehurit i ofron mundësinë të pranojë fajësinë ose të deklarohet i pafajshëm.
Nëse i pandehuri nuk e ka kuptuar aktakuzën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi
gjykues thërret prokurorin e shtetit që t’ia shpjegojë aktakuzën të pandehurit në mënyrë që ai ta
kuptojë pa vështirësi. Nëse i pandehuri nuk dëshiron të bëjë ndonjë deklarim lidhur me fajësinë
e tij, konsiderohet se ai nuk e pranon fajësinë.
5. Nëse i pandehuri vendos të bëjë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, vlejnë procedurat nga
neni 230 i këtij Kodi.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
129
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 242
Pranimi i fajësisë dhe shqiptimi i sanksionit penal gjatë shqyrtimit fillestar
1. I pandehuri mund ta pranojë fajësinë në shqyrtimin fillestar për të gjitha pikat e aktakuzës
ose i pandehuri mund ta pranoj fajësinë për pika të caktuara të aktakuzës nëse janë përcaktuar
më shumë se një pikë.
2. Kur i pandehuri pranon fajësinë për secilën ose disa nga pikat e aktakuzës sipas nenit 241
të këtij Kodi ose këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton nëse:

2.1. i akuzuari e kupton natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë;

2.2. pranimi i fajësisë bëhet vullnetarisht nga i akuzuari pas konsultimeve të mjaftueshme
me avokatin mbrojtës, nëse i akuzuari ka avokat mbrojtës dhe pranimi i fajit nuk është
rezultat i përdorimit të forcës, kërcënimeve apo premtimeve, përveç premtimeve të
cekura në marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë sipas nenit 230 të këtij Kodi;

2.3. pranimi i fajit mbështetet në faktet e çështjes që përmban aktakuza, në materialet e
prezantuara nga prokurori i shtetit për plotësimin e aktakuzës të pranuar nga i akuzuari
dhe çdo provë tjetër, siç është dëshmia e dëshmitarëve e paraqitur nga prokurori i shtetit
ose i akuzuari; dhe

2.4. aktakuza nuk përmban asnjë shkelje të qartë ligjore ose gabime faktike.

3. Gjatë këtij diskutimi ndërmjet gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues me të
pandehurin në lidhje me bazën faktike për pranimin e fajësisë, mospranimi i çdo pretendimi në
aktakuzë lidhur me mënyrën se si është kryer vepra penale nuk do të jetë arsye për të refuzuar
pranimin e fajësisë, nëse pranimi nga i pandehuri e vërteton çdo element të veprës penale.
4. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nuk bindet se i pandehuri e kupton
natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë dhe kriteret e paragrafit 2 të këtij neni nuk janë
respektuar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues lëshon vendim për të refuzuar
pranimin e fajësisë dhe vazhdon me shqyrtimin fillestar ose shqyrtimet e tjera.
5. Prokurori i shtetit njofton çdo palë të dëmtuar ose viktimë për datën dhe kohën e pranimit
të fajësisë së të pandehurit, në mënyrë që pala e dëmtuar ose viktima të jetë e pranishme
për seancën dëgjimore dhe të deklarohet në pajtim me nenin 356 të këtij Kodi. Gjatë marrjes
në konsideratë të pranimit të fajësisë ose pranimit të fajësisë në pajtim me marrëveshjen mbi
pranimin e fajësisë sipas nenit 230 të këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues i merr pikëpamjet e prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të dëmtuarit ose viktimës.
6. Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues bindet se janë vërtetuar çështjet nga
paragrafit 2 i këtij neni, ai merr aktvendim për miratimin e pranimit të fajësisë dhe procedon me
shqiptimin e dënimit, e cakton seancën sipas nenit 356 të këtij Kodi për të përcaktuar çështje
që janë të rëndësishme për shqiptimin e dënimit ose e pezullon shqiptimin e dënimit deri në
përfundimin e bashkëpunimit nga i pandehuri me prokurorin e shtetit.

7. Dispozitat e nenit 322 paragrafi 5 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht në rastet kur ka
më shumë të pandehur dhe njëri nga ata nuk e pranon fajësinë.
8. Në rastet kur i akuzuari ka pranuar fajësinë vetëm për njërën apo disa prej veprave penale
për të cilat akuzohet, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund të:
8.1. shtyjë shqiptimin e sanksionit penal deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor;
8.2. veçojë procedurën për këtë pjesë të aktakuzës dhe të shqiptojë sanksionin penal;
ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
130
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
8.3. vazhdojë shqyrtimin gjyqësor për veprën ose veprat e tjera penale për të cilat nuk e
ka pranuar fajësinë.
9. I pandehuri i cili nuk pranon fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar mund të ndryshojë deklaratën e
tij dhe të pranojë fajësinë në çdo kohë. Për cilindo të pandehur që dëshiron të pranojë fajësinë
nga ky paragraf, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupi gjykues zbaton përshtatshmërisht
shqyrtimin nga ky nen.
Neni 243
Kundërshtimi i provave

1. I pandehuri mund të paraqesë kundërshtim ndaj provave të caktuara në aktakuzë brenda
afatit të paraparë në nenin 240 paragrafi 7 të këtij Kodi, bazuar në këto arsye:

1.1. provat nuk janë marrë në mënyrë të ligjshme nga policia, prokurori i shtetit ose
organi tjetër qeveritar;

1.2. provat janë në kundërshtim me rregullat nga Kapitulli XVII i këtij Kodi; ose
1.3. ka bazë të artikulueshme që gjykata të çmojë provën si thelbësisht të pambështetshme.

2. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që t’i përgjigjet kundërshtimit me shkrim.
3. Për të gjitha provat për të cilat është paraqitur kundërshtim, gjyqtari i vetëm gjykues ose
kryetari i trupit gjykues merr vendim të arsyetuar me shkrim që lejon ose përjashton provat
brenda (15) ditëve nga dita e përfundimit të afatit kohor të caktuar për prokurorin e shtetit për
të paraqitur përgjigje siç është paraparë në paragrafin 2 të këtij neni ose nga data shqyrtimit
të caktuar nga gjykata për të shqyrtuar kundërshtimin siç është paraparë në nenin 247 të këtij
Kodi.
4. Provat e papranueshme ndahen nga shkresat dhe mbyllen. Provat e tilla mbahen nga gjykata
të ndara nga shkresat dhe provat tjera. Provat e papranueshme nuk mund të shqyrtohen apo
të shfrytëzohen në procedurë penale, përveç në rastin e ankesës kundër aktvendimit mbi
pranueshmërinë.

5. Të gjitha provat kundër të cilave nuk është paraqitur kundërshtim janë të pranueshme në
shqyrtim gjyqësor, përveç nëse gjykata sipas detyrës zyrtare përcakton se pranueshmëria e
provës së caktuar do të cenonte të drejtat e të pandehurit të garantuara me Kushtetutën e
Republikës së Kosovës.
6. Secila palë mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit nga paragrafit 3 të këtij neni.
Ankesa duhet të bëhet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i aktvendimit me shkrim.
Neni 244
Kërkesa për hedhjen e aktakuzës
1. I pandehuri mund të paraqesë kërkesë për hedhjen e aktakuzës brenda afatit të paraparë në
nenin 240 paragrafi 7 të këtij Kodi, bazuar në këto arsye:
1.1. vepra për të cilën akuzohet nuk përbën vepër penale;
1.2. ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale;
1.3. ka kaluar afati i parashkrimit të veprës penale, vepra penale është e përfshirë në falje
ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
131
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.4. i pandehuri dhe i dëmtuari kanë bërë marrëveshje të ndërmjetësimit;
1.5. nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i
pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë;
1.6.aktakuza nuk është ngritur brenda afatit të paraparë në nenin 234 të këtij Kodi; ose
1.7. aktakuza është në kundërshtim me ligjin.
2. Prokurorit të shtetit duhet t’i jepet mundësia që të përgjigjet ndaj kërkesës me shkrim.
3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr vendim të arsyetuar me shkrim me
të cilin ose refuzon kërkesën ose hedh aktakuzën brenda (15) ditëve nga dita e përfundimit të
afatit kohor të caktuar për prokurorin e shtetit për të paraqitur përgjigje sipas paragrafit 2 të këtij
neni ose nga data e shqyrtimit të caktuar nga gjykata për të shqyrtuar kundërshtimin siç është
paraparë në nenin 247 të këtij Kodi.

4. Secila palë mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit nga paragrafi 3 të këtij neni. Ankesa
duhet të bëhet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i aktvendimit me shkrim.
Neni 245
Përgjigjet
1. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që të përgjigjet në kundërshtimin nga neni 243 ose në
kërkesën nga neni 244 të këtij Kodi.

2. Përgjigja nga paragrafit 1 i këtij neni bëhet me shkrim.
3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep prokurorit të shtetit kohë prej
pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të paraqitur përgjigje me shkrim ndaj kundërshtimit nga neni
243 i këtij Kodi ose kërkesës nga neni 244 i këtij Kodi.
4. Në vend të përgjigjes ndaj kërkesës nga neni 244 të këtij Kodi, prokurori i shtetit mund të
paraqesë aktakuzë të ndryshuar nga neni246 i këtij Kodi.
Neni 246
Aktakuza e ndryshuar
1. Nëse kërkesa e paraqitur nga i pandehuri për hedhjen e aktakuzës nga neni 244 të këtij Kodi
mund të rregullohet me ndryshim të aktakuzës, prokurori i shtetit paraqet aktakuzë të ndryshuar
në pajtim me nenin 235 të këtij Kodi brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i kërkesës
së të pandehurit për hedhje të aktakuzës.
2. Nëse aktakuza e ndryshuar paraqitet kundër një të pandehuri apo disa të pandehurve,
gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton shqyrtim fillestar nga neni 240 i këtij
Kodi sikurse aktakuza të ishte e re.
3. I pandehuri mund të paraqesë kundërshtime të reja nga neni 243 ose kërkesa nga neni 244
i këtij Kodi por vetëm për ato pjesë të aktakuzës të cilat janë ndryshuar,
4. I pandehuri mund të paraqesë sërish kundërshtimet e mëparshme nga neni 243 ose kërkesat
nga neni 244 i këtij Kodi. Nëse i pandehuri nuk i paraqet sërish kundërshtimet apo kërkesat e
mëparshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendosë që ato kundërshtime
apo kërkesa nuk janë relevante për aktakuzën e ndryshuar dhe nuk i shqyrtojnë më tej.
5. Prokurori i shtetit mund të ndryshojë aktakuzën një herë, përveç në rastet kur siguron të
dhëna të reja që bëjnë të nevojshme ndryshimin e aktakuzës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
132
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 247
Shqyrtimet për përcaktimin e vlefshmërisë së propozimeve
1. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues çmon se është e nevojshme mbajtja
e shqyrtimit, për të vlerësuar kundërshtimet e të pandehurit nga neni 243 apo kërkesat nga neni
244 të këtij Kodi, ai e cakton dhe zbaton shqyrtimin e tillë sa më parë që të jetë e mundur, por
brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas datës së paraqitjes të propozimeve të të pandehurit dhe
përgjigjes së prokurorit të shtetit nëse ka paraqitur përgjigje.
2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues nxjerr aktvendim me shkrim të arsyetuar
sa më parë që të jetë e mundur pas shqyrtimit të mbajtur sipas këtij neni dhe jo më vonë se
pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e mbajtjes së shqyrtimit nga ky nen.
Neni 248
Hedhja e Aktakuzës dhe Pushimi i Procedurës

1. Për çdo kërkesë për hedhjen e aktakuzës nga neni 244 i këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues
ose kryetari i trupit gjykues merr aktvendim për hedhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës
penale kur çmon se:
1.1. vepra me të cilën akuzohet nuk përbën vepër penale;

1.2. ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale;
1.3. ka kaluar afati i parashkrimit të veprës penale, vepra është përfshirë me amnisti apo
falje, ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen;
1.4. i pandehuri dhe i dëmtuari kanë lidhur marrëveshje ndërmjetësimi që është pranuar
zyrtarisht nga gjykata;
1.5. nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i
pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë;
1.6. aktakuza nuk është ngritur brenda afatit të paraparë në nenin 234 të këtij Kodi; ose
2. Me rastin e marrjes së aktvendimit nga ky nen, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues nuk detyrohet me cilësimin juridik të veprës penale siç është parashtruar nga prokurori
i shtetit në aktakuzë.
3. Në përgjigjen ndaj kërkesës nga neni 244 i këtij Kodi, prokurori i shtetit mund të tërhiqet nga
aktakuza nëse kërkesa është e bazuar.
Neni 249
Aktakuza e konfirmuar dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor
1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton shqyrtimin gjyqësor sipas nenit
280 të këtij Kodi kur aktakuza është e konfirmuar, gjegjësisht kur:
1.1. i pandehuri nuk paraqet kundërshtime ndaj provave në pajtim me nenin 243 të këtij
Kodi apo kërkesë për hedhjen e aktakuzës në pajtim me nenin 244 të këtij Kodi;
1.2. nuk janë paraqitur ankesa nga palët kundër një vendimi që konfirmon aktakuzën të
lëshuar nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit në pajtim me nenin 243, paragrafi
3 të këtij Kodi apo sipas nenit 244 paragrafi 3 të këtij Kodi; ose
1.3. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën me lëshimin e Aktvendimit rreth ankesave
kundër një vendimi të lëshuar në pajtim me nenin 243 paragrafit 3 të këtij Kodi, apo
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
133
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
kundër një vendimi të lëshuar në pajtim me nenin 244 paragrafit 3 të këtij Kodi.
2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e cakton shqyrtimin gjyqësor të fillojë
brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e konfirmimit të aktakuzës sipas paragrafit 1 të këtij neni.

Neni 250
Paraqitja e materialeve nga mbrojtja

1. Posa të konfirmohet aktakuza, mbrojtja i paraqet prokurorit të shtetit deri në datën e caktuar
nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues jo më shumë se tridhjetë (30) ditë pas
shqyrtimit fillestar:
1.1. njoftimin për qëllimin e prezantimit të alibit, duke precizuar vendin ose vendet ku
i pandehuri pohon të ketë qenë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe emrat e
dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që e mbështet alibinë;
1.2. njoftimin për qëllimin e prezantimit të arsyeve për përjashtim të përgjegjësisë penale,
duke precizuar emrat e dëshmitarëve dhe çdo prove tjetër që e mbështet arsyen e tillë;
dhe
1.3. njoftimin për emrat e dëshmitarëve të cilët mbrojtja synon t’i thërret për të dëshmuar.
2. Në çdo kohë para shqyrtimit gjyqësor, mbrojtësi mund të plotësojë me shkrim informatat e
dhëna sipas paragrafit 1 të këtij neni prokurorit të shtetit.
3. Nëse mbrojtësi nuk kryen detyrimin nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni ndërsa gjykata
nuk gjen shkaqe të arsyeshme për një gjë të tillë, gjykata mund të shqiptojë gjobë deri në
dyqindepesëdhjetë (250) Euro ndaj mbrojtësit dhe njofton Odën e Avokatëve për këtë.

KAPITULLI XVII
PROVAT
Neni 251
Rregullat e përgjithshme për prova
1. Rregullat e provës të parapara në këtë nen zbatohen në të gjitha procedurat penale para
gjykatës dhe, në rastet kur e parasheh ky Kod, ato gjithashtu zbatohen në procedurat para
prokurorit të shtetit dhe policisë.
2. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme kur ky
Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë kështu.

3. Gjykata nuk mund ta mbështesë vendimin e saj në prova të papranueshme.
4. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që:

4.1. liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet
nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës,
torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit;

4.2. i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj;

4.3. të premtohet ndonjë përfitim që nuk parashihet me ligj; dhe

4.4. të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
134
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
5. Ndalesa nga paragrafi 4 i këtij neni zbatohet pavarësisht nga pëlqimi i personit të intervistuar
ose të marrë në pyetje.
6. Kur intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me paragrafin 4. të këtij
neni, procesverbali i intervistimit ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm.
Neni 252
Provat dhe rendi në gjykatë

1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues është përgjegjës për funksionimin e
mirëfilltë të shqyrtimit gjyqësor, përfshirë marrjen e provave.
2. Gjykata mund të ndalojë marrjen e provave nëse:
2.1. marrja e provave të tilla për të plotësuar provat tjera është e panevojshme dhe e
tepërt sepse çështja në fjalë është e njohur në vija të përgjithshme;

2.2. fakti që do të provohet është i parëndësishëm për vendimin apo është provuar;
2.3. prova është tërësisht e papërshtatshme, e pamundshme ose e paarritshme; ose

2.4. kërkesa bëhet për të zvarritur procedurën.

3. Gjykata mund të ndalojë marrjen e provës apo të përjashtojë provën.
Neni 253
Papranueshmëria e provave qartazi të parëndësishme apo thelbësisht të
pambështetshme

1. Cilado provë që nuk ka të bëjë me të provuarit e ndonjë elementi të veprës penale, dëmit të
shkaktuar me vepër penale, mbrojtjes nga ndjekja apo ndonjë çështjeje tjetër të rëndësishme
mund të çmohet si provë qartazi e parëndësishme dhe është provë e papranueshme.

2. Cilado provë që është thelbësisht e pambështetshme, siç përkufizohet në nenin 19, paragrafit
1, nën-paragrafit 1.30 të këtij Kodi është provë e papranueshme.

Neni 254
Provat e papranueshme në rastet e veprave penale të natyrës seksuale
1. Çdo provë që lidhet me sjelljen e kaluar seksuale të dëshmitarit, të dëmtuarit ose viktimës, me
vendim shpallet e papranueshme në procedurën penale për vepra penale të natyrës seksuale,
përveç rasteve kur është relevante dhe shumë e nevojshme dhe nuk është degraduese për
dëshmitarin, viktimën ose palën e dëmtuar.
2. Në mënyrë specifike, provat e tilla mund të jenë relevante vetëm në rastet e mëposhtme që
përfshijnë vepra penale të një natyre seksuale:
2.1. Për të vërtetuar se sperma, lëndimet ose ndonjë provë tjetër materiale rrjedhin nga
një person tjetër nga i pandehuri;
2.2. Për të provuar pëlqimin bazuar në një sjellje të mëparshme seksuale ndërmjet të
pandehurit dhe dëshmitarit, viktimës ose të dëmtuarit.
3. Sjelljet e mëparshme seksuale nuk përdoren si provë e vetme ose vendimtare që vërteton
pëlqimin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
135
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 255
Shqyrtimi i provave të pranueshme në shqyrtim kryesor

1. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të ketë përjashtuar provat në pajtim
me nenin 243 të këtij Kodi, ato prova mund të shqyrtohen nga gjykata vetëm gjatë rigjykimit
nëse aktvendimi i gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues për të përjashtuar
provat ndryshohet pas ankesës.

2. Prova mund të shqyrtohen nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues
gjatë shqyrtimit kryesor nëse nuk është përjashtuar sipas nenit 243 apo nëse nuk është e
papranueshme sipas nenit 253 të këtij Kodi.

3. Gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues apo anëtari i trupit gjykues, çmon
besueshmërinë, rëndësinë dhe vlerën provuese të provës së pranuar nga paragrafi 2 i këtij
neni.
Neni 256
Përdorimi i deklaratave të mëparshme në shqyrtim gjyqësor

1. Deklarimi i të pandehurit dhënë policisë ose prokurorit të shtetit mund të jetë provë e
pranueshme në gjykatë vetëm kur është marrë në pajtim me dispozitat e nenit 74, paragrafi
2, nenit 128 ose nenit 129 dhe në pajtim me nenet 149 deri 153 të këtij Kodi. Deklaratat e
tilla mund të përdoren për ta kundërshtuar deklarimin e të pandehurit në gjyq ose si provë e
drejtpërdrejtë në pajtim me nenin 257 paragrafin 2 të këtij Kodi.
2. Marrja në pyetje në procedurë paraprake mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 119
paragrafit 2 të këtij Kodi.
3. Deklarata në procedurë paraprake mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 119,
paragrafit 3 të këtij Kodi.

4. Mundësia hetuese e veçantë mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 119, paragrafit
4 të këtij Kodi.
Neni 257
Kufizimet e provave
1. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor duke u mbështetur vetëm në një dëshmi ose duke i
dhënë rëndësi vendimtare një dëshmie apo një prove tjetër e cila nuk mund të kundërshtohet
nga i pandehuri ose mbrojtësi përmes marrjes në pyetje gjatë ndonjë faze të procedurës penale.
2. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor duke u mbështetur vetëm në një deklaratë ose duke
i dhënë rëndësi vendimtare deklarimit të dhënë nga i pandehuri në polici ose para prokurorit të
shtetit.
3. Gjykata nuk e shpall të akuzuarin fajtor vetëm në një deklaratë ose duke i dhënë rëndësi
vendimtare dëshmisë së dhënë nga një dëshmitar, identiteti i të cilit është i panjohur për
mbrojtësin dhe të akuzuarin.
4. Gjykata nuk e shpall personin fajtor vetëm mbi bazën e dëshmisë së dhënë nga dëshmitari
bashkëpunues.
Neni 258
Mbështetja e provave
1. Prokurori i shtetit i cili synon të mbështetet në deklaratat e mëparshme nga neni 256 ose
deklaratat e siguruara nga neni 215 paragrafi 6 i këtij Kodi duhet të paraqesë mbështetjen e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
136
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
provave.

2. Mbështetja e provave përmban:
2.1. Përshkrimin e dëshmive, deklaratën apo provën tjetër në të cilën prokurori i shtetit
synon të mbështetet e që do të ishte e kufizuar sipas nenit 257 të këtij Kodi;
2.2. Përshkrimin e shkurtë të dëshmisë, shkresës apo provës që vërteton të dhënat
fajësuese nga provat e cekura në nën-paragrafin 2.1 të këtij paragrafi.
3. Mbështetja e provave paraqitet së bashku me aktakuzë dhe jo më vonë se deri në fillim të
shqyrtimit gjyqësor.
KAPITULLI XVIII
NDALIMI I PASURISË QË I NËNSHTROHET KONFISKIMIT
Neni 259
Dispozitat e përgjithshme
1. Procedurat e ndalimit janë:

1.1. Procedura për urdhër ndalues të përkohshëm; dhe

1.2. Procedura për urdhër ndalues përfundimtar.
2. Kërkesat në procedurën e urdhrit ndalues trajtohen nga Gjykata me shkrim dhe pa seancë,
përveç nëse Gjykata e cila e trajton kërkesën urdhëron ndryshe dhe në pajtim me nenin 263 të
këtij Kodi.
3. Barra e të provuarit për prokurorin e shtetit në procedurë të ndalimit është dyshimi i bazuar.
4. Të gjitha vendimet e gjykatës lidhur me kërkesat e parashtruara sipas këtij Kapitulli merren
në formë të urdhrit të gjykatës të mbështetur me arsyetim dhe i dorëzohen prokurorit të shtetit,
të pandehurit dhe palëve të treta të cekura në urdhrin ndalues brenda dyzet e tetë (48) orëve
nga nxjerrja e tyre.
Neni 260
Urdhri i përkohshëm i ndalimit
1. Nëse prokurori i shtetit ka dyshim të bazuar se pasuria është pasuri e specifikuar, prokurori i
shtetit mund të lëshojë urdhër ndalimi të përkohshëm me të cilin ia ndalon çdo personi të cekur
në urdhër që të ndërmarr ndonjë veprim në lidhje me pasurinë e specifikuar në urdhër.
2. Ndalimi i ndërmarrjes së veprimit lidhur me pasurinë e specifikuar përfshin, por nuk kufizohet
ekskluzivisht vetëm në:
2.1. shitjen e pasurisë së specifikuar;
2.2. transferimin e pronësisë së pasurisë së specifikuar;
2.3. dhurimin e pasurisë së specifikuar;
2.4. zvogëlimin e vlerës se pasurisë së specifikuar;
2.5. tërheqjen nga llogaria bankare të pasurisë së specifikuar;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
137
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2.6. përdorimin e parave të fituara nga nga qiraja e pasurisë së specifikuar;
2.7. administrimin e pasurisë së specifikuar;

2.8. çfarëdo veprimi që ka ndikim negativ në ruajtjen e vlerës së pasurisë së specifikuar.
3.Urdhri ndalues i përkohshëm i lëshuar nga prokurori i shtetit:
3.1.përshkruan pasurinë e specifikuar që është përfshirë në urdhër;
3.2.përshkruan provat e artikulueshme të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar përkatës në
paragrafin 1 të këtij neni;
3.3.përshkruan nevojën për urdhër ndalues të përkohshëm për të ruajtur disponueshmërinë
e pasurisë së specifikuar për konfiskim në të ardhmen, përfshirë parandalimin e
shpërndarjes apo zhvleftësimit të vlerës së pasurisë;
3.4.urdhëron pranuesin e urdhrit të mos ndërmerr asnjë veprim lidhur me pasurinë e
specifikuar për një periudhë prej shtatë (7) ditësh nga dita e lëshimit të urdhrit ndalues
të përkohshëm;
3.5.specifikon të gjithë personat e njohur për prokurorin e shtetit të cilët mund të kenë
interes në pronën e specifikuar;
3.6.shënon kohën e nxjerrjes dhe kohën e skadimit të urdhrit ndalues të përkohshëm.
4. Urdhri ndalues i përkohshëm i lëshuar nga prokurori i shtetit mund të përfshijë sekuestrimin
e përkohshëm të pronës së specifikuar, që ekzekutohet nga policia, e cila e merr kujdestarinë
mbi pasurinë e specifikuar dhe e ruan atë në pajtim me nenin 110 të këtij Kodi deri në ndonjë
urdhër tjetër nga gjykata.
5. Nëse personi ose subjekti i cili posedon pasurinë e saktësuar që i nënshtrohet sekuestrimit
të përkohshëm në urdhrin ndalues të përkohshëm të lëshuar nga prokurori i shtetit, siç është
saktësuar në paragrafin 4 të këtij neni, refuzon t’ia dorëzojë pasurinë e saktësuar zyrtarit të
autorizuar të policisë përgjegjës për ekzekutimin e urdhrit ai person ose subjekti i nënshtrohet
ndjekjes penale për veprën penale Pengimi i të Provuarit apo Procedurës Zyrtare sipas nenit
386 të Kodit Penal dhe gjobitjes nga gjyqtari i procedurës paraprake deri në pesëdhjetë për qind
(50%) të vlerës së pasurisë së saktësuar. Personi ose subjekti që i nënshtrohet një gjobe të tillë
mund ta ankimojë gjobën brenda shtatë (7) ditëve nga shqiptimi i saj ose mund ta anuloj gjobën
duke respektuar urdhrin e përkohshëm të ndalimit menjëherë, por jo më vonë se shtatë (7) ditë
nga momenti kur vendimi për shqiptimin e gjobës bëhet i formës së prerë.
6. Çdo bankë ose institucion financiar që merr urdhërin ndalues të përkohshëm e informon
prokurorin e shtetit menjëherë për sasinë e parave në llogari dhe vepron në pajtim me urdhrin
dhe menjëherë parandalon çdo aktivitet tjetër që të ndodhë me llogarinë bankare ose ndonjë
pasuri tjetër të specifikuar në bankë të përshkruar në urdhër që zvogëlon shumën e parave në
llogarinë bankare, ose ulë vlerën e pasurisë së specifikuar.
7. Çdo palë tjetër që pranon urdhrin ndalues të përkohshëm sipas këtij neni duhet të respektoj
kushtet e urdhrit dhe të parandalojë çdo veprimtari që zvogëlon vlerën e pasurisë së specifikuar.
8. Urdhri ndalues i përkohshëm bazuar në këtë nen ka efekt shtatë (7) ditë nga lëshimi i urdhrit
ndalues të përkohshëm derisa të plotësohen kushtet për paraqitjen e kërkesës për ndalim
përfundimtar, siç përcaktohet në paragrafin 9 ose 10 të këtij neni.
9. Prokurori i Shtetit paraqet kërkesë për një ndalim përfundimtar sipas nenit 261 të këtij Kodi
brenda shtatë (7) ditëve nga lëshimi i urdhrit ndalues të përkohshëm. Nëse prokurori i shtetit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
138
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
ka paraqitur kërkesë për ndalim përfundimtar, urdhri ndalues i përkohshëm mbetet i vlefshëm
derisa gjykata të vendosë mbi kërkesën për urdhrin ndalues përfundimtar.
10. Prokurori i shtetit njofton çdo bankë, institucion financiar ose çdo palë tjetër që merr urdhrin
ndalues të përkohshëm, që është parashtruar kërkesë për urdhër ndalues përfundimtar dhe se
urdhri ndalues i përkohshëm do të mbetet i vlefshëm derisa gjykata të vendosë për kërkesën
për urdhrin ndalues përfundimtar.
11. Nëse prokurori i shtetit nuk paraqet kërkesë për urdhër ndalues përfundimtar sipas nenit 261
të këtij Kodi, urdhri ndalues i përkohshëm pushon të vlejë dhe çfarëdo pasurie e specifikuar në
urdhrin ndalues të përkohshëm lirohet nga urdhri ndalues i përkohshëm dhe i kthehet pronarit
në pajtim me nenin 110 paragrafi 13 dhe nenin 113 të këtij Kodi, përveç nëse:
11.1. pasuria e specifikuar nevojitet për prova, siç përcaktohet në nenin 110 paragrafi 15
të këtij Kodi, me ç’rast i transferohet policisë për ta ruajtur në pajtim me nenin 110 të këtij
Kodi deri në përfundim të procedurës penale, dhe pastaj asgjësohet në pajtim me nenet
përkatëse për asgjësimin e provave pas përfundimit të procedurës penale; ose
11.2. pasuria e specifikuar i nënshtrohet automatikisht konfiskimit sipas nenit 276 të këtij
Kodi.
12. Urdhri ndalues i përkohshëm mund të përfshijë pasurinë e specifikuar e cila gjendet brenda
apo jashtë Republikës së Kosovës.
13. Kur prokurori i shtetit beson se pasuria e specifikuar gjendet në shtetin apo territorin jashtë
Republikës së Kosovës, ai kërkon ndihmë nga qeveria e shtetit apo territorit të tillë për ta
zbatuar urdhrin ndalues të përkohshëm dhe çfarëdo urdhri ndalues përfundimtar pasues në
shtetin apo territorin e tillë, në pajtim me Ligjin përkatës për ndihmë të ndërsjellë juridike.
Neni 261
Kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar
1. Kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar në gjykatën kompetente përfshin:
1.1. Kopjen e urdhrit ndalues të përkohshëm, përveç rasteve kur kërkesa për urdhrin
ndalues përfundimtar është në pajtim me nenin 103, paragrafi 6, nenin 107, paragrafi 4,
nënparagrafi 4.2, nenin 108 paragrafi 4 nën-paragrafi 4.2 ose nenin 110, paragrafi 15 të
këtij Kodi;
1.2. Përshkrimin e provave të artikulueshme të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar se
pasuria është pasuri e specifikuar;
1.3. Përshkrimin e domosdoshmërisë së urdhrit ndalues përfundimtar për të ruajtur
disponueshmërinë e pasurisë së saktësuar për konfiskim në të ardhmen, përfshirë
parandalimin e shpërndarjes apo zhvleftësimit të vlerës së pasurisë së specifikuar;
1.4. Detajet e të gjithë personave të njohur për prokurorin e shtetit të cilët mund të kenë
interes në pasurinë e specifikuar; dhe
1.5. Detajet e masave të përkohshme të kërkuara nga prokurori i shtetit për të siguruar
ndonjë pasuri të specifikuar që është përkohësisht e sekuestruar.
2. Prokurori i shtetit ia dorëzon kopjen e kërkesës për ndalim përfundimtar të pasurisë të
pandehurit dhe personave tjerë të cekur në urdhrin ndalues të përkohshëm, apo personave
të cilët mund të kenë interes në pasurinë e specifikuar. Nëse kopja e kërkesës për ndalim
përfundimtar nuk mund t’i dërgohet secilit person të cekur në urdhrin ndalues përfundimtar,
prokurori i shtetit bën përpjekje të arsyeshme për ta informuar secilin person në urdhrin ndalues
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
139
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
përfundimtar për ekzistimin dhe pasojat e kërkesës për urdhër ndalues përfundimtar.
3. Përpjekjet e arsyeshme nga paragrafi 2 i këtij neni përfshijnë dërgimin me postë të kërkesës
në adresën e fundit të njohur të të pandehurit apo personit, dërgimin me postë të kërkesës
avokatit të të pandehurit apo personit, publikimin e kërkesës në tabelën e shpalljeve të kuvendit
komunal në territorin ku i pandehuri jeton, në territorin ku është kryer vepra penale dhe në
territorin ku gjendet prova, mjeti apo dobia pasurore, ose publikimi në të përditshme.

Neni 262
Masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar
1. Prokurori i shtetit përcakton në kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar se cilat masa
specifike të përkohshme nevojiten për të siguruar pasurinë e specifikuar që është përkohësisht
e sekuestruar, qoftë në bazë të një urdhri ndalues të përkohshëm ose një urdhri të kontrollit të
lëshuar nga gjykata.
2. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar është përgjegjëse
për administrimin e pasurisë së specifikuar në pajtim me Ligjin përkatës për administrimin e
pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar.
3. Masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar që mund të përfshihen në
kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar përfshijnë, por nuk kufizohen në:
3.1. mbajtjen e pasurisë së specifikuar në kasafortë;
3.2.mbajtjen e pasurisë së specifikuar në depo të sigurt;
3.3. mbajtjen e pasurisë së specifikuar te administruesi i pasurisë;
3.4. mbajtjen e mjeteve në llogarinë bankare të autorizuar nga gjykata;
3.5. shitjen apo tjetërsimin e pasurisë nga paragrafi 4-7 të këtij neni, ose
3.6. hapat e arsyeshëm për mbajtjen e pasurisë së specifikuar në gjendjen aktuale apo
parandalimin e zvogëlimit të vlerës.
4. Për pasuri të specifikuara të cilat kërkojnë shpenzime të larta për administrim, mirëmbajtje,
sigurim, ushqim apo vendosje në depo, prokurori i shtetit kërkon masa të përkohshme të
cilat do të minimizonin shpenzimet e larta dhe njëkohësisht do të ruanin vlerën e pasurisë së
specifikuar.
5.Masat e përkohshme nga paragrafi 4 i këtij neni përfshijnë, por nuk kufizohen në:
5.1. Shitjen e pasurisë së specifikuar për çmim të tregut;
5.2. Therjen apo shitjen e bagëtisë;
5.3. Procesimin e të korrave apo materialeve në produkte përfundimtare.
6. Për pasurinë specifike e cila humb vlerën shpejtë apo është e zëvendësueshme, prokurori i
shtetit kërkon çfarëdo mase të përkohshme e cila parandalon humbjen e vlerës apo shpenzimet
e panevojshme të mirëmbajtjes.
7. Masat e përkohshme nga paragrafi 6 i këtij neni përfshijnë, por nuk kufizohen në:
7.1. Shitjen e pasurisë së specifikuar për çmim të tregut;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
140
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
7.2. Përzierjen e pasurisë së saktësuar;
7.3. Procesimin e të korrave apo materialeve në produkte përfundimtare.
8. Administrimi dhe shitja e pasurisë së specifikuar sipas këtij neni zbatohet në pajtim me Ligjin
përkatës për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar.
9. Mjetet nga shitja e pasurisë së specifikuar sipas këtij neni mbahen në pajtim me Ligjin
përkatës për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, përveç nëse parashihet
ndryshe me këtë Kod.
Neni 263
Të drejtat e të pandehurit dhe palës së tretë para nxjerrjes së urdhrit ndalues
përfundimtar
1. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i kërkesës për urdhër ndalues përfundimtar,
i pandehuri dhe pala e tretë që pretendon se ka interes juridik në ndonjë pasuri të specifikuar
të përfshirë në kërkesën për ndalim përfundimtar mund të paraqesë prova në gjykatë për të
provuar se:
1.1. pasuria e specifikuar nuk identifikohet në kërkesën për ndalim përfundimtar;
1.2. pasuria është pasuri e specifikuar;
1.3. ndalimi përfundimtar nuk është i nevojshëm për të ruajtur disponueshmërinë e
pasurisë së specifikuar për konfiskim në të ardhmen;
1.4. në rastet kur mjeti është në pronësi të palës së tretë dhe nuk është dhuratë e
njollosur, pala e tretë provon se:
1.4.1. mjeti është në pronësi të palës së tretë; dhe
1.4.2. pala e tretë nuk e ka ditur dhe nuk ka mundur të dijë se pasuria ishte mjet.
2. Provat e cekura në paragrafin 1 të këtij neni përfshijnë çfarëdo prove apo dokumenti relevant.
Neni 264
Nxjerrja e urdhrit ndalues përfundimtar
1. Për secilën pasuri të specifikuar të përfshirë në kërkesën e prokurorit të shtetit për urdhër
ndalues përfundimtar, gjykata nxjerr urdhër ndalues përfundimtar dhe urdhëron masat e
përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar përkohësisht, nëse prokurori i shtetit
vërteton me prova të artikulueshme se:
1.1. pasuria e specifikuar është identifikuar në kërkesën për ndalim përfundimtar;
1.2. ka dyshim të bazuar se pasuria është pasuri e specifikuar;
1.3. ndalimi përfundimtar është i nevojshëm për të ruajtuar disponueshmërinë e pasurisë
së specifikuar për konfiskim në të ardhmen, përfshirë parandalimin e zvogëlimit të vlerës
së pasurisë së specifikuar; dhe
1.4. prokurori i shtetit ka vepruar në pajtim me nenin 261 paragrafit 2 të këtij Kodi.
2. Nëse i pandehuri apo pala e tretë provon kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të
nenit 263 për cilëndo pasuri të specifikuar në kërkesën e prokurorit të shtetit, gjykata nuk nxjerr
urdhër ndalues përfundimtar për atë pasuri të specifikuar dhe pasuria e specifikuar lirohet nga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
141
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
urdhri ndalues i përkohshëm dhe i kthehet pronarit ashtu siç përcaktohet në nenin 110, paragrafi
13 dhe nenin 113 të këtij Kodi, përveç nëse:
2.1. pasuria e specifikuar nevojitet si provë, ashtu siç përcaktohet në nenin 110 paragrafi
15 të këtij Kodi, me ç’rast i transferohet policisë për ta ruajtur në pajtim me nenin 110 të
këtij Kodi deri në përfundim të procedurës penale, dhe pastaj asgjësohet në pajtim me
nenet përkatëse për asgjësimin e provave pas përfundimit të procedurës penale; ose
2.2. pasuria e specifikuar i nënshtrohet automatikisht konfiskimit sipas nenit 276 të këtij
Kodi.
3. Nëse prokurori i shtetit ka kërkuar shitjen e pasurisë së specifikuar sipas nenit 262 të këtij
Kodi si masë të përkohshme, gjykata duhet të urdhëroj shitjen e pasurisë së specifikuar nëse
prokurori i shtetit ka vërtetuar nevojën për këtë masë të përkohshme.
4. Urdhri ndalues i përkohshëm mbetet në fuqi deri në nxjerrjen e vendimit të gjykatës mbi
kërkesën për ndalim përfundimtar.
5.Gjykata vendos mbi kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar brenda tridhjetë (30) ditësh
nga dita e paraqitjes së kërkesës.
6. Gjykata e dorëzon urdhrin ndalues përfundimtar në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë
së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, e cila e ekzekuton atë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga
dita e dorëzimit të urdhrit.
Neni 265
Urdhri ndalues përfundimtar
1.Urdhri ndalues përfundimtar:
1.1. përshkruan pasurinë e specifikuar e cila përfshihet në urdhrin ndalues përfundimtar;

1.2. përshkruan provat e artikulueshme të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar përkatës
të paraparë në nenin 261 të këtij Kodi, dhe domosdoshmërinë për urdhrin ndalues
përfundimtar;
1.3. urdhëron pranuesin e urdhrit që të respektoj kushtet e urdhrit;
1.4. saktëson masat e përkohshme për të siguruar pasurinë e sekuestruar përkohësisht;
1.5. specifikon të gjithë personat të cilët mund të kenë interes në pronën e specifikuar;
1.6. shënon datën dhe kohën e nxjerrjes së urdhrit;
1.7. i dërgohet prokurorit të shtetit, të pandehurit dhe palës së tretë të cekur në urdhër;
1.8. nëse është e aplikueshme, përmban arsyetimin se pse kërkesa për lëshimin e urdhrit
në lidhje me një pjesë të caktuar të pasurisë së specifikuar është refuzuar.
2. Urdhri ndalues përfundimtar ka këtë efekt:
2.1. banka apo institucioni financiar i cili pranon urdhrin ndalues përfundimtar vepron në
pajtim me urdhrin dhe menjëherë parandalon çfarëdo aktiviteti tjetër të llogarisë bankare
apo pasurisë tjetër në bankë të përshkruar në urdhër që zvogëlon shumën e të hollave
në llogarinë bankare apo ulë vlerën e pasurisë;
2.2. cilado palë tjetër e cila pranon urdhrin ndalues përfundimtar vepron në pajtim me
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
142
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
kushtet e përcaktuara në urdhër.
3. Urdhri ndalues përfundimtar mund të përfshijë pasurinë e specifikuar e cila gjendet brenda
apo jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
4. Urdhri ndalues përfundimtar mbetet në fuqi deri në ndryshimin apo shfuqizimin e tij nga
ndonjë urdhër tjetër i gjykatës.
5. Në urdhrin ndalues përfundimtar thuhet: “Pasuria e specifikuar e cekur në urdhrin ndalues
përfundimtar të bashkëngjitur është ndaluar dhe ju ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi lidhur
me të. Nëse synoni të kundërshtoni ndalimin e kësaj pasurie, ju duhet të parashtroni ankesë në
pajtim me dispozitat përkatëse të ligjit”.
Neni 266
Urdhri ndalues i përkohshëm për pasuritë shtesë të specifikuara
1. Pas nxjerrjes së urdhrit ndalues të përkohshëm, prokurori i shtetit mundet:
1.1. në cilëndo kohë gjatë hetimit dhe pas ngritjes së aktakuzës, si dhe derisa aktgjykimi
të merr formën e prerë, të ushtrojë kompetencat e përcaktuara në nenin 260 të këtij Kodi
për të lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm shtesë për të përfshirë pasurinë shtesë të
specifikuar.
1.2. në çdo kohë pasi që aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm, ushtron kompetencën e
specifikuar në nenin 260 të këtij Kodi për të nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për të
përfshirë pasurinë shtesë të specifikuar që mund të përfshihet në kërkesë nga prokurori
i shtetit në pajtim me nenin 275 të këtij Kodi.
2. Pas nxjerrjes së urdhrit tjetër ndalues të përkohshëm, vlejnë dispozitat e neneve 260-263 të
këtij Kodi dhe prokurori i shtetit dorëzon kërkesën për urdhër ndalues përfundimtar në pajtim
me nenin 261 të këtij Kodi.
Neni 267
Urdhri ndalues përfundimtar – pasuria shtesë e specifikuar
Me marrjen e kërkesës nga prokurori i shtetit për urdhër ndalues përfundimtar të mëtejshëm
sipas nenit 261 të këtij Kodi, gjykata vepron në përputhje me nenet 264 dhe 265 të këtij Kodi.
Neni 268
Bazat për ankesë për lëshimin ose refuzimin e urdhrit ndalues përfundimtar
1. Prokurori i shtetit, i pandehuri dhe pala e tretë e cekur në urdhrin ndalues përfundimtar mund
të paraqesë ankesë ndaj lëshimit apo refuzimit të urdhrit, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve
nga pranimi i urdhrit me shkrim.
2. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e urdhrit. Dispozitat e Kapitullit XXI të këtij Kodi zbatohen
përshtatshmërisht.
3. Bazat e vetme për ankesë nga i pandehuri ose nga pala e tretë sipas paragrafit 1 i këtij neni
janë:
3.1. prokurori i shtetit nuk e ka vërtetuar dyshimin e bazuar të specifikuar në paragrafin
1 të nenit 260 të këtij Kodi, ose
3.2. prokurori i shtetit nuk e ka përshkruar domosdoshmërinë e urdhrit ndalues të
përkohshëm siç është specifikuar në nenin 260 nënparagrafin 3.2 të këtij Kodi, ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
143
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3.3. në rastin e pasurisë së specifikuar që është mjet i veprës penale në pronës të palës
së tretë dhe nuk është dhuratë e njollosur, pala e tretë ka vërtetuar se posedon mjetin e
specifikuar dhe nuk ka ditur ose nuk ka mundur të dyshojë në mënyrë të arsyeshme se
pasuria është përdorur si mjet.
4. Bazat e vetme për ankesë nga i prokurori i shtetit sipas paragrafit 1 të këtij neni janë:
4.1. Prokurori i shtetit e ka vërtetuar dyshimin e bazuar të specifikuar në paragrafin 1 të
nenit 260 të këtij Kodi;
4.2. Prokurori i shtetit e ka përshkruar domosdoshmërinë e urdhrit ndalues të përkohshëm
siç është specifikuar në nën-paragrafin 3.2. të nenit 260 të këtij Kodi, ose
4.3. Në rastin e pasurisë së specifikuar që është mjet i veprës penale në pronësi të palës
së tretë dhe nuk është dhuratë e njollosur, pala e tretë nuk ka dëshmuar se është në
pronësi të mjetit të specifikuar dhe nuk ka ditur apo nuk ka mundur të ketë dyshuar në
mënyrë të arsyeshme se pasuria do të përdorej si mjet i veprës penale.
Neni 269
Konfiskimi
1.Pas dënimit të të pandehurit për vepër penale, gjykata konfiskon të gjitha pasuritë e
specifikuara të përcaktuara në aktakuzë ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi.
2. Nëse ndonjë pasuri e specifikuar, tërësisht ose pjesërisht, nuk është në dispozicion për
t’u konfiskuar për çfarëdo arsye, gjykata përcakton vlerën monetare të pasurisë së tillë të
specifikuar dhe vepron në pajtim me dispozitat e nenit 273 të këtij Kodi.
3. Vlera monetare e pasurisë së specifikuar është vlera më e madhe e përcaktuar ose në kohën
e dënimit ose kur është marrë së pari nga i pandehuri ose pala e tretë.
Neni 270
Konfiskimi i mjetit
1. Para se gjykata të mund të urdhërojë konfiskimin e pasurisë që ishte mjet, prokurori i shtetit
e provon në shqyrtimin kryesor se pasuria ishte mjet i veprës penale për të cilën i pandehuri
është dënuar.
2. Nëse pasuria që është mjet i takon një pale të tretë, pasuria konfiskohet nëse;

2.1. pasuria ka qenë dhuratë e njollosur; ose
2.2. pala e tretë e dinte ose mund të kishte dyshuar në mënyrë të arsyeshme se pasuria
është përdorur si mjet.
Neni 271
Konfiskimi i dobisë pasurore
Para se gjykata të mund të urdhërojë konfiskimin e pasurisë që është dobi pasurore, prokurori
i shtetit e provon në shqyrtimin kryesor se pasuria është dobi pasurore e veprës penale për të
cilën i pandehuri është dënuar.
Neni 272
Konfiskimi i dhuratës së njollosur
1. Para se gjykata të urdhërojë konfiskimin e pasurisë e cila është dhuratë e njollosur, prokurori
i shtetit provon në shqyrtim gjyqësor se pasuria është dhuratë e njollosur.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
144
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. Në përcaktimin nëse pasuria është dhuratë e njollosur, gjykata mund të marrë në konsideratë
çdo provë të paraqitur nga prokurori i shtetit, i pandehuri dhe pala e tretë, lidhur me vlerën e
tregut të asaj pasurie.
Neni 273
Zëvendësimi i vlerës së pasurisë
1. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 92 të Kodit Penal, nëse gjykata ka konstatuar se i pandehuri
ka pranuar dobi pasurore nga vepra penale ose ka bërë dhuratë të njollosur dhe nëse dobia
pasurore ose dhurata e njollosur në tërësi ose pjesërisht nuk është në dispozicion për t’u
konfiskuar për ndonjë arsye, gjykata konfiskon çdo pasuri tjetër të të pandehurit ose të palës
së tretë deri në vlerën monetare të dobisë pasurore ose dhuratës së njollosur të përshkruar në
përputhje me nenin 269 të këtij Kodi, pavarësisht se kjo pronë tjetër nuk është e përshkruar në
aktakuzë sipas nenit 235 nënparagrafi 1.9 të këtij Kodi ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi
5 të këtij Kodi.
2. Prokurori i shtetit paraqet në gjykatë prova të pasurisë shtesë të të pandehurit ose të palës
së tretë që është në dispozicion për t’u konfiskuar si pasuri për zëvendësimin e vlerës.
3. Pasuria për zëvendësimin e vlerës përfshinë pasurinë si të origjinës së ligjshme ashtu edhe
asaj të paligjshme.
4. Nëse gjykata njofton të pandehurin ose palën e tretë se ka për qëllim të konfiskojë pasurinë
për zëvendësimin e vlerës, i pandehuri ose pala e tretë mund t’ia paguajë gjykatës shumën për
zëvendësimin e vlerës.
5. Nëse i pandehuri ose pala e tretë e respekton paragrafin 4 të këtij neni, gjykata nuk e
konfiskon pasurinë për zëvendësimin e vlerës.
Neni 274
Procedura e konfiskimit gjatë shqyrtimit gjyqësor
1. Prokurori i shtetit, i pandehuri dhe pala e tretë që pretendon interes juridik mbi pasurinë e
specifikuar ka mundësinë që në shqyrtim gjyqësor të:
1.1. bëj parashtresa dhe të paraqesë prova në gjykatë;
1.2. të merr në pyetje dëshmitarë dhe të paraqesë prova në mbështetje apo në
kundërshtim të ndonjë kërkese që mund të bëhet sipas këtij Kapitulli; dhe
1.3. të paraqesë prova në gjykatë nga eksperti i kualifikuar financiar lidhur me konstatimet
faktike që gjykata duhet t’i bëj sipas këtij Kapitulli.
2. Aktgjykimi përmban arsyetimin nëse prokurori i shtetit ka vërtetuar se çdo send nga pasuria
e përshkruar në aktakuzë ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi është pasuri e
specifikuar që i nënshtrohet konfiskimit.

3. Nëse gjykata ka bërë përcaktim në bazë të nenit 273 të këtij Kodi, aktgjykimi përmban
gjithashtu arsyetimin nëse është vërtetuar se:
3.1. pasuria e specifikuar, tërësisht ose pjesërisht, nuk është në dispozicion për konfiskim
në tërësi ose pjesërisht për çfarëdo arsye; dhe
3.2. i pandehuri dhe/ose pala e tretë kanë pasuri tjera me vlerë të barabartë me shumën
e vlerës monetare të përcaktuar në nenin 269 të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
145
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Çdo send i pasurisë së specifikuar i përshkruar në aktakuzë ose në njoftim sipas nenit 278
paragrafi 5 të këtij Kodi që i nënshtrohet konfiskimit, trajtohet veçmas në aktgjykimin e gjykatës.
5. Për të përcaktuar ndonjë çështje faktike të ngritur në këtë Kapitull, gjykata mund të caktojë
ekspertë.
Neni 275
Konfiskimi i pasurive shtesë pasi që aktgjykimi të jetë përfundimtar
1. Ky nen zbatohet nëse plotësohen kushtet në vijim:
1.1. gjykata e ka dënuar të pandehurin për vepër penale;
1.2. gjykata ka konstatuar se i pandehuri ka marrë dobi pasurore nga vepra penale ose
ka bërë dhuratë të njollosur;
1.3. dobia pasurore ose dhurata e njollosur, tërësisht ose pjesërisht, nuk është në
dispozicion për t’u konfiskuar për çfarëdo arsye.
2. Nëse përmbushen kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni, prokurori i shtetit mundet, në çdo
kohë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të kërkojë nga gjykata e cila e ka nxjerr aktgjykimin e
plotfuqishëm konfiskimin e çfarëdo pasurie shtesë të të pandehurit apo palës së tretë, deri në
vlerën monetare të dobisë pasurore apo dhuratës së njollosur të përcaktuar nga gjykata sipas
nenit 269 të këtij Kodi.
Neni 276
Pasuria që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit

1. Pasuria që është qenësisht e rrezikshme ose e paligjshme i nënshtrohet konfiskimit, në
cilëndo fazë të procedurës nga gjyqtari kompetent, pa marrë parasysh fajësinë apo pafajësinë
e të pandehurit dhe pavarësisht nëse prokurori i shtetit e ka ndërmarrë apo jo ndonjë veprim
për ta konfiskuar pasurinë. Poseduesi, shfrytëzuesi ose i pandehuri nuk ka të drejtë ankese.

2. Pasuria nga paragrafi 1 i këtij neni përfshinë:

2.1. armët të cilat janë krijuar apo përdorur në veprën penale nga nenet 364-369 të Kodit
Penal;
2.2. kimikatet, sendet, substancat, pajisjet ose armët që janë krijuar apo përdorur në
veprën penale nga nenet 114, 115, 117, 118, 120, 121, 122, 128, 129, 130, 131, 132, 133,
136, 138, 141, 142, 143, 144, 145, 146, 147, 152, 153, 155, 157, 166, 167, 168, 169 ose
170 të Kodit Penal.
2.3. kimikatet ose substancat e krijuara apo të përdorura në veprën penale nga nenet
256, 257, 258, 259, 260, 263, 264, 334, 338, 339, 341, 344, 345 ose 346 të Kodit Penal,
si dhe kafshët, të lashtat, ushqimi apo uji i kontaminuar me vepër penale.
2.4. kimikatet, fabrikat, pajisjet laboratorike apo substancat e krijuara apo të përdorura në
veprën penale nga nenet 267-274 të Kodit Penal.
2.5. paratë apo sendet e falsifikuara të krijuara apo të përdorura në veprën penale nga
neni 286, 287, 295 ose 297 i Kodit Penal.
2.6. sendet që janë jashtë qarkullimit juridik, përkatësisht sendet që sipas ligjit nuk mund
të jenë në qarkullim.
3. Në cilëndo fazë të procedurës penale sipas detyrës zyrtare apo sipas propozimit të prokurorit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
146
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
të shtetit, gjyqtari kompetent lëshon vendim për konfiskimin e pasurisë të paraparë në këtë nen.
4. Për sendet e cekura në paragrafin 2 të këtij neni të cilat janë të nevojshme për shfrytëzim
si prova në shqyrtim gjyqësor, sendi shkatërrohet ose në ndonjë mënyrë tjetër sigurohet, por
fotografitë, testet laboratorike ose ekspertiza shërbejnë si prova të pranueshme për ekzistimin,
identitetin dhe përbërjen e mjetit qenësisht të rrezikshëm. Për sendet nga paragrafi 2,
nënparagrafët 2.2, 2.3, 2.4 dhe 2.5 të këtij neni një mostër e vogël ruhet, kur një gjë e tillë është
e mundur.

5. Policia njofton prokurorin e shtetit për veprimet e ndërmarra sipas paragrafit 4 të këtij neni
brenda njëzet e katër (24) orëve.
Neni 277
Urdhri i arsyetuar për konfiskimin e pasurisë
1. Aktgjykimi përmban urdhrin e arsyetuar që përcakton nëse duhet të konfiskohet secili send
nga pasuria e përcaktuar në aktakuzë, në pajtim me nenin 235, paragrafi 1, nën-paragrafit 1.9
të këtij Kodi ose në njoftim sipas nenit 278 paragrafi 5 të këtij Kodi.
2. Çdo ndërtesë, pasuri e paluajtshme, pasuri e luajtshme apo aset i përshkruar në aktakuzë në
pajtim me nenin 235, paragrafin 1 nën-paragrafin 1.9 të këtij Kodi ose në njoftim sipas nenit 278
paragrafi 5 të këtij Kodi shqyrtohet veçmas në urdhrin nga paragrafi 1 i këtij neni.
3. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues ka urdhëruar konfiskimin e pasurisë për
zëvendësimi të vlerës në bazë të nenit 273 të këtij Kodi, ai jep arsyetim për çdo send të asaj
pasurie.
4. Prokurori i shtetit mund të kërkojë që pasuria e specifikuar të shitet apo të likuidohet. Mjetet
e grumbulluara nga shitja apo likuidimi përdoren në pajtim me paragrafin 6 të këtij neni.
5. Shitja e pasurisë së specifikuar të konfiskuar bëhet në pajtim me Ligjin për Agjencinë për
Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara.
6. Prokurori i shtetit mund të kërkojë që pasuria e specifikuar të mbahet për shfrytëzim nga
Qeveria e Kosovës.
7. Nëse mjetet konfiskohen drejtpërdrejt apo nëpërmjet paragrafit 3 të këtij neni, prokurori i
shtetit, i dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës mund të
kërkojë që mjetet të përdoren për kompensimin e të dëmtuarit. Mjetet e mbetura i kalohen
buxhetit të shtetit.
8. Urdhri nga paragrafi 1 i këtij neni udhëzon Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së
Sekuestruar ose të Konfiskuar që të shesë, likuidojë ose të mbajë pasurinë e specifikuar. Nëse
paraqitet kërkesë nga paragrafi 7 i këtij neni, gjykata mund të urdhërojë kompensimin e të
dëmtuarit. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të përcaktojë kushte shtesë lidhur
më përdorimin e pasurisë, nëse pasuria mbahet nga Qeveria.
9. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar e ekzekuton urdhrin
brenda dhjetë (10) ditëve nga lëshimi i saj.
Neni 278
Hetimi për konfiskimin
1. Nëse prokurori i shtetit ka dyshim të arsyeshëm se mund të bëhet kërkesë për konfiskim,
prokurori i shtetit mund të fillojë hetimin për konfiskim:
1.1. në çdo fazë të hetimit penal;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
147
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.2. pas ngritjes së aktakuzës;
1.3. para shqyrtimit gjyqësor
1.4. gjatë shqyrtimit gjyqësor; dhe
1.5. pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, nëse kërkesa bëhet në bazë të nenit 275 të
këtij Kodi.
2. Hetimi i konfiskimit është hetim për pasurinë e specifikuar që mund t’i nënshtrohet kërkesës
për konfiskim sipas nenit 269 të këtij Kodi.
3. Për qëllimet e paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, prokurori i shtetit mund të përdorë të gjitha
kompetencat dhe veprimet hetimore të përmendura në këtë Kod për fazat para-hetimore dhe
hetimore.
4. Gjykata themelore kompetente cakton një gjyqtar për procedurat e hetimit të konfiskimit nëse
ky Kod kërkon vendim që lëshohet nga Gjykata.
5. Nëse hetimi i konfiskimit rezulton në zbulimin e ndonjë pasurie të re të specifikuar që nuk
dihet në kohën e ngritjes së aktakuzës, prokurori i shtetit njofton me shkrim gjykatën dhe palët
në procedurë.
Neni 279
Urdhri për zbulim të informacionit
1. Prokurori i shtetit mund të paraqes kërkesë për urdhër për zbulim të informacionit si pjesë e
hetimit të konfiskimit.
2. Urdhri për zbulimin e informacionit është urdhër që autorizon prokurorin e shtetit që t’i japë çdo
personi për të cilin ka dyshim të arsyeshëm se ka informata relevante për hetimin e konfiskimit,
njoftim me shkrim që i kërkon atij të bëj ndonjërën ose të gjitha nga veprimet në vijim:
2.1. përgjigjet pyetjeve, qoftë menjëherë ose brenda një kohe të përcaktuar në njoftim në
vendin e përcaktuar aty;
2.2. jep informacionin e specifikuar në njoftim, në një kohë dhe në mënyrë të specifikuar
aty;
2.3. siguroj dokumente ose dokumenteve të një përshkrimi të specifikuar në njoftim, ose
në ose për një kohë të specifikuar ose në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të specifikuar
aty.
3. Informacion relevant është informacioni, pavarësisht se a gjendet në një dokument, në lidhje
me të cilin prokurori i shtetit ka dyshim të arsyeshëm se është relevant për hetimin e konfiskimit.
4. Kërkesa për urdhër për zbulim të informacionit, ndër të tjera, duhet të theksojë se:
4.1. personi i specifikuar në kërkesë i është nënshtruar hetimit të konfiskimit që është
duke u kryer nga prokurori i shtetit;
4.2. urdhri kërkohet për qëllime të hetimit; dhe
4.3. informacioni që mund të sigurohet në përputhje me kriteret e vendosura me këtë
urdhër ka të ngjarë të jetë me vlerë të konsiderueshme, pavarësisht se a është vetë i tillë
apo jo për hetimet për qëllimet e të cilave kërkohet urdhri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
148
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
5. Urdhri për zbulimin e informacionit nuk e jep të drejtën që të kërkohet nga personi që t’i
përgjigjet pyetjeve të privilegjuara, të jap ndonjë informacion të privilegjuar ose të prodhojë
ndonjë dokument të privilegjuar, përveç se një avokati mund t’i kërkohet që ta japë emrin dhe
adresën e një klienti të tij. Pyetje e privilegjuar është pyetja që personi ka të drejtë të refuzojë
që të përgjigjet për shkak të privilegjit profesional ligjor në procedurat gjyqësore.
6. Informacion i privilegjuar është çdo informacion që personi ka të drejtë të refuzojë ta ofrojë
në bazë të privilegjit profesional ligjor në procedurat gjyqësore siç përcaktohet në këtë Kod.
7. Materiali i privilegjuar është çdo material që personi ka të drejtë të refuzojë të paraqesë në
bazë të privilegjit profesional ligjor në procedurat gjyqësore.
8. Prokurori i shtetit mund të marrë kopjet e çdo dokumenti të siguruar në pajtim me kriterin për
sigurimin e tyre që caktohet me urdhër për zbulim të informacionit.
9. Dokumentet e siguruara në këtë mënyrë mund të mbahen për aq kohë sa është e nevojshme
për t’i mbajtur ato, ndryshe nga kopjet e tyre, në lidhje me hetimin e konfiskimit për qëllimet e
të cilave është bërë urdhri.
10. Nëse prokurori i shtetit ka bazë të arsyeshme për të besuar se dokumentet mund të kenë
nevojë të sigurohen për qëllime të çfarëdo procedure ligjore dhe dokumentet përndryshe
mund të jenë të padisponueshme për ato qëllime, këto dokumente mund të mbahen derisa të
përfundohen procedurat.
11. Kërkesa për urdhër për zbulim informacioni bëhet ex parte te gjyqtari, me shkrim dhe pa
seancë.
12. Një kopje e urdhrit për zbulim informacioni të lëshuar nga Gjykata i dërgohet të pandehurit
dhe çdo pale të cekur në urdhër.
13. Kërkesa për anulim ose ndryshim të urdhrit për zbulim informacioni mund të bëhet në
Gjykatë nga prokurori i shtetit ose nga çdo person i prekur nga urdhri.
14. Gjyqtari mund ta anulojë ose ndryshojë urdhrin.
KAPITULLI XIX
SHQYRTIMI GJYQËSOR
Nënkapitulli I - Përgatitja për shqyrtim gjyqësor

Neni 280
Caktimi i shqyrtimit gjyqësor
1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me urdhër cakton ditën, orën dhe vendin
e shqyrtimit gjyqësor në pajtim me nenin 249 këtij Kodi.
2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues çmon se shqyrtimi gjyqësor nuk
mund të mbahet brenda afati kohor të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, gjyqtari i vetëm
gjykues ose kryetari i trupit gjykues nxjerr aktvendim për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor deri në
datën e parë të mundshme.
Neni 281
Vendi i mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor

1. Shqyrtimi gjyqësor mbahet në selinë e gjykatës dhe në ndërtesën e gjykatës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
149
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. Kur në raste të caktuara, lokalet në ndërtesën e gjykatës nuk janë të përshtatshme për
mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor për shkak të mungesës së hapësirës ose për shkaqe tjera të
arsyeshme, kryetari i gjykatës mund të caktojë që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në ndonjë
ndërtesë tjetër.
3. Përjashtimisht, kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të mbahet sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij
neni për shkak të fatkeqësive natyrore, epidemive apo rrethanave tjera objektive, Këshilli
Gjyqësor i Kosovës mund të nxjerrë vendim për ta lejuar mbajtjen e shqyrtimeve gjyqësore
përmes platformave virtuale të cilat mundësojnë pamjet vizuale dhe dëgjimin e zërit.
4. Kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës merr vendim për ta lejuar mbajtjen e shqyrtimeve gjyqësore
përmes platformave virtuale, gjykata i njofton palët për kohën e mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor.
Njoftimin e tillë e bën përmes emailit apo komunikimit telefonik. Për njoftimin e tillë mbahet
shënim zyrtar nga gjyqtari.
5. Për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor përmes platformave virtuale, gjykata merr mendimin
e palës. Nëse pala kundërshton mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor përmes platformës virtuale,
gjykata vendos me aktvendim.
6. Gjatë mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor përmes platformave virtuale, gjyqtari i vetëm gjykues
apo trupi gjykues, prokurori i shtetit dhe mbrojtësi janë të pranishëm në zyret e tyre përkatëse.
I pandehuri, i dëmtuari apo viktima, përfaqësuesi apo mbrojtësi i viktimave, dëshmitarët dhe
pjesëmarrësit tjerë marrin pjesë nga vendi i zgjedhur nga ata. Përjashtimisht, nëse prokurori i
shtetit apo mbrojtësi për shkaqe objektive nuk kanë mundësi të jenë të pranishëm fizikisht në
zyret e tyre, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues mund t’i lejojë që të marrin
pjesë nga ndonjë lokacion tjetër. Asgjë nga ky paragraf nuk ndalon që mbrojtësi dhe i pandehuri
të gjenden fizikisht në vendin e njëjtë.
7. Në rastet kur i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit apo në vuajtje të dënimit, qendra
përkatëse korrektuese i siguron qasje virtuale të të pandehurit. Në rast të kërkesës nga mbrojtësi
dhe nëse lejohet nga rrethanat, qendra korrektuese i mundëson atij që të jetë i pranishëm së
bashku me të pandehurin.
8. Nëse nuk janë në të njëjtin lokacion, i pandehuri dhe mbrojtësi kanë të drejtë të konsultohen
përmes platformave virtuale, ku gjykata iu mundëson komunikimin privat e të fshehtë përmes
mjeteve teknologjike të zgjedhura nga ata.
9. Dispozitat e paragrafëve 3 deri 8 të këtij neni vlejnë për të gjitha seancat gjyqësore në
gjykatat themelore, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme.
10. Gjykata ia mundëson qasjen virtuale publikut dhe mediave në pajtim me dispozitat e këtij
Kodi.
11. Dispozitat që rregullojnë mbajtjen e seancës përkatëse gjyqësore si dhe të drejtat dhe
garancitë procedurale të parapara me këtë Kod zbatohen përshtatshmërisht kur seanca mbahet
përmes platformave virtuale.
Neni 282
Personat e thirrur në shqyrtim gjyqësor

1. Në shqyrtim gjyqësor thirret i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, prokurori i shtetit, i dëmtuari ose
viktima dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës si dhe përkthyesi. Dëshmitarët dhe
ekspertët e propozuar nga prokurori i shtetit në aktakuzë dhe nga i akuzuari sipas nenit 250 të
këtij Kodi thirren po ashtu në shqyrtimin gjyqësor.
2. Lidhur me përmbajtjen e thirrjes për të akuzuarin dhe dëshmitarët zbatohet neni 172 i këtij
Kodi. Kur mbrojtja nuk është e detyrueshme, i akuzuari në thirrje udhëzohet për të drejtën e tij
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
150
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
në mbrojtës, por shqyrtimi gjyqësor nuk mund të shtyhet nëse mbrojtësi nuk vjen në shqyrtimin
gjyqësor ose për shkak se i akuzuari ka angazhuar mbrojtës në shqyrtimin gjyqësor
3. Të akuzuarit i dërgohet thirrja jo më vonë se tetë (8) ditë para shqyrtimit gjyqësor që ai të
ketë kohë të mjaftueshme ndërmjet dërgimit të thirrjes dhe ditës së shqyrtimit gjyqësor për
përgatitjen e mbrojtjes. Me kërkesën e të akuzuarit ose të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin
e të akuzuarit, ky afat mund të shkurtohet.
4. Gjykata në thirrje e njofton të dëmtuarin i cili nuk thirret si dëshmitar se shqyrtimi gjyqësor
do të mbahet edhe pa praninë e tij dhe se deklarata e tij për kërkesën pasurore juridike do të
lexohet.
5. I akuzuari, dëshmitari dhe eksperti njoftohen në thirrje për pasojat e mosparaqitjes në
shqyrtimin gjyqësor.
6. Me kërkesë të Avokatit të Popullit, Avokati i Popullit gjithashtu njoftohet për shqyrtimin
gjyqësor me qëllim të monitorimit të procedurës penale në kufijtë e autorizimeve të tij.
Neni 283
Kërkesat pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor

1. Palët, mbrojtësi dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës edhe pas caktimit
të shqyrtimit gjyqësor mund të kërkojnë që në shqyrtim gjyqësor të thirren dëshmitarë dhe
ekspertë të rinj ose të mblidhen prova të reja. Kërkesa e palëve duhet të jetë e arsyetuar dhe të
shënojë se cilat fakte duhet provuar dhe me cilat prova të propozuara.
2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues aprovon kërkesën nga paragrafi 1 i këtij
neni nëse dëshmitari i ri, eksperti i ri apo prova e re ka qenë e panjohur në kohën e konfirmimit të
aktakuzës ose nuk e përsërit në mënyrë të konsiderueshme dëshmitarin, ekspertin apo provën
tjetër dhe e drejta e të pandehurit në gjykim të drejtë mund të dëmtohet duke refuzuar kërkesën.

3. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e refuzon kërkesën për mbledhjen e
provave të reja, aktvendimi me të cilin është refuzuar kërkesa e tillë mund të ankimohet brenda
dyzet e tetë (48) orëve nga pranimi i tij.
4. Palët dhe mbrojtësi njoftohen për vendimin me të cilin urdhërohet mbledhja e provave të reja
para fillimit të shqyrtimit gjyqësor.
Neni 284
Gjyqtarët zëvendësues

Nëse parashihet se shqyrtimi gjyqësor do të zgjasë, kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë
nga kryetari i gjykatës të caktojë një gjyqtar për të marrë pjesë në shqyrtim gjyqësor në mënyrë
që të zëvendësojë anëtarët e trupit gjykues në rast se nuk mund të marrin pjesë në shqyrtim
gjyqësor. Ky gjyqtar quhet gjyqtar zëvendësues.

Neni 285
Marrja në pyetje e dëshmitarëve ose ekspertëve jashtë gjykatores

1. Kur dëshmitari ose eksperti i thirrur në shqyrtim gjyqësor nuk mund të paraqitet për shkak të
sëmundjes kronike ose për shkak të pengesave të tjera, dëshmitari i tillë ose eksperti mund të
merret në pyetje në vendin ku ai banon, përveç nëse dëshmitari apo eksperti i tillë është marrë
në pyetje gjatë mundësisë hetuese të veçantë.

2. Palët, mbrojtësi dhe i dëmtuari njoftohen për kohën dhe vendin e marrjes në pyetje nëse kjo
është e mundshme duke pasur parasysh urgjencën e procedurës. Nëse i akuzuari ndodhet në
paraburgim, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos nëse prania e tij gjatë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
151
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
marrjes në pyetje është e nevojshme, duke siguruar që në mungesë të të akuzuarit, mbrojtësi i
tij të jetë i pranishëm. Kur palët, mbrojtësi dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës
janë të pranishëm, ata i gëzojnë të drejtat nga neni 147 të këtij Kodi.
Neni 286
Shtyrja e shqyrtimit gjyqësor
1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për shkaqe të rëndësishme mund ta
shtyjë ditën e shqyrtimit gjyqësor me propozim të palëve, të mbrojtësit, mbrojtësit të viktimave
ose përfaqësuesit të viktimës ose sipas detyrës zyrtare.

2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shtyn ditën e shqyrtimit gjyqësor
nga paragrafi 1 i këtij neni, ai mund të caktojë shqyrtime të herëpashershme për të diskutuar
rreth statusit të lëndës, çështjeve të pazgjidhura dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të
lëndës ose caktimin e shqyrtimit gjyqësor.
Neni 287
Tërheqja e aktakuzës para fillimit të shqyrtimit gjyqësor
1. Prokurori i Shtetit mund të tërheqë aktakuzën para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, nëse paraqet
njoftimin për tërheqjen nga aktakuza. Në rast të tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues, me aktvendim e hedh aktakuzën dhe e pushon procedurën penale.
2. Aktakuza e tërhequr nuk mund të paraqitet sërish nga prokurori i shtetit.

Nënkapitulli II - Karakteri publik i shqyrtimit gjyqësor
Neni 288
Publiciteti i shqyrtimit gjyqësor
1. Shqyrtimi gjyqësor është publik me përjashtim të rasteve kur me këtë Kod parashihet ndryshe.

2. Personat e pranishëm në shqyrtim gjyqësor nuk mund të mbajnë armë ose mjete të
rrezikshme, me përjashtim të zyrtarëve të shërbimit korrektues dhe zyrtarëve të policisë që
ruajnë të akuzuarin, të cilët mund të jenë të armatosur.

Neni 289
Seancat e mbyllura gjatë shqyrtimit gjyqësor
1. Nga fillimi deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues
me propozimin e palëve ose sipas detyrës zyrtare, por gjithnjë pas dëgjimit të tyre, mund të
mbyllë seancën për publikun gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor ose nga një pjesë e tij, kur kjo
është e nevojshme për:

1.1. ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë zyrtare që mbrohet me ligj;

1.2. mbrojtjen e interesave të fëmijëve;

1.3. ruajtjen e rendit dhe respektimin e ligjit; ose
1.4. mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve bashkëpunues ose dëshmitarëve, siç
parashihet në Kapitullin XIII të këtij Kodi.
2. Mbyllja e procedurës sipas nënparagrafëve 1.3 dhe 1.4 të këtij neni, do të urdhërohet vetëm
në rast se përjashtimi i një ose më shumë individëve nga salla e gjyqit nuk është e mjaftueshme
për të përmbushur qëllimin e kërkuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
152
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Në çdo kohë nga fillimi deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose
trupi gjykues, me propozimin e palëve, por gjithmonë pasi të ketë dëgjuar palët, mbyll seancën
për publikun në tërësi ose një pjesë të shqyrtimit gjyqësor nëse kjo është e nevojshme për:
3.1. të ruajtur konfidencialitetin e informacionit që do të rrezikohej nga publiku;
3.2. mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose
pjesëmarrësve tjerë në procedurë.
3.3. në rastet e parapara në nenin 337 të këtij Kodi.
4. Mbyllja e procedurës sipas nënparagrafëve 1.3, 3.1 dhe 3.2 të këtij neni mund të urdhërohet
vetëm kur interesi që mbështetet nga mbyllja është thelbësisht më i lartë sesa interesi publik
për procese të hapura.
Neni 290
Personat që nuk përjashtohen nga shqyrtimi gjyqësor dhe ruajtja e fshehtësisë
1. Përjashtimi i publikut nuk zbatohet për palët, mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e
viktimës dhe mbrojtësin, përveç rasteve të parapara në nenin 297, 303 dhe 337 të këtij Kodi dhe
përveç nën kushtet e dispozitave për mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve bashkëpunues
ose të dëshmitarëve, siç parashihet në Kapitullin XIII të këtij Kodi.
2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të lejojë që në shqyrtimin gjyqësor
në të cilën është përjashtuar publiku të marrin pjesë zyrtarë të caktuar, akademikë, figura publike
dhe, me kërkesën e të akuzuarit, mund të lejojë pjesëmarrjen e bashkëshortit ose bashkëshortit
jashtëmartesor si dhe të afërmit e tij.

3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues paralajmëron personat që marrin pjesë
në shqyrtimin gjyqësor të mbyllur se detyrohen të ruajnë fshehtësinë e informatave të cilat i
kanë mësuar në shqyrtimin gjyqësor dhe se zbulimi i informatës së tillë përbën vepër penale.
Neni 291
Aktvendimi për përjashtimin e publikut
1.Për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor të mbyllur vendos gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i
trupit gjykues me aktvendim, i cili duhet të arsyetohet dhe të shpallet publikisht.
2. Aktvendimi për mbajtjen e seancës së mbyllur mund të kundërshtohet vetëm me ankesë
kundër aktgjykimit.

Nënkapitulli III - Zbatimi i shqyrtimit gjyqësor

Neni 292
Prania e vazhdueshme dhe disa detyrime tjera të gjyqtarit të vetëm gjykues në
shqyrtimin gjyqësor
1. Gjyqtari i vetëm gjykues dhe procesmbajtësi duhet të jenë vazhdimisht të pranishëm në
shqyrtimin gjyqësor që mbahet para gjyqtarit të vetëm gjykues.
2. Gjyqtari i vetëm gjykues detyrohet të vërtetojë nëse gjykata është përbërë në pajtim me ligjin
dhe nëse ka arsye për përjashtimin e procesmbajtësit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
153
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 293
Prania e vazhdueshme dhe disa detyrime tjera të kryetarit të trupit gjykues në
shqyrtimin gjyqësor
1. Kryetari i trupit gjykues, anëtarët e trupit gjykues, procesmbajtësi dhe gjyqtari zëvendësues
i caktuar duhet të jenë vazhdimisht të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor që mbahet para trupit
gjykues.

2. Kryetari i trupit gjykues detyrohet të vërtetojë nëse trupi gjykues është përbërë në pajtim me
ligjin dhe nëse ka arsye për përjashtimin e anëtarit të trupit gjykues ose procesmbajtësit.
Neni 294
Kryesimi i shqyrtimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues

1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues drejton shqyrtimin gjyqësor dhe fton
palët, mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës, mbrojtësin dhe ekspertët për t’i
prezantuar dëshmitë e tyre ose për të parashtruar pyetje.
2.Anëtarët e trupit gjykues mund t’i parashtrojnë pyetje cilitdo dëshmitar apo ekspert.
3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues detyrohet të kujdeset për shqyrtimin e
gjithanshëm dhe të drejtë të çështjes në pajtim me administrimin e provave siç parashihet me
këtë Kod.
4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues siguron që provat të merren në pajtim
me Kapitullin XVII të këtij Kodi.
5. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendos për propozimet e palëve.

6. Aktvendimet e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues gjithmonë shpallen
dhe shënohen në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor me sqarim të shkurtër.
Neni 295
Radha e shqyrtimit të provave në shqyrtimin gjyqësor

Shqyrtimi gjyqësor zbatohet sipas rregullave të parapara me këtë Kod. Por, për shkaqe të
arsyeshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të ndryshojë radhën e
zakonshme të shqyrtimit të provave, sidomos për shkak të numrit të të akuzuarve, numrit të
veprave penale ose të vëllimit të materialit provues.
Neni 296
Mbajtja e rendit dhe mediat në gjykatore

1. Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë duhet të ngriten në këmbë kurdo që gjyqtari i vetëm gjykues
ose trupi gjykues hyn dhe del nga gjykatorja. Përndryshe, gjykata mund t’i shqiptojë masat për
mbajtjen e rendit në gjykatore siç parashihet në nenin 297 të këtij Kodi.
2.Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues detyrohet të kujdeset për mbajtjen e
rendit në gjykatore dhe dinjitetin e gjykatës. Ai menjëherë pas hapjes së seancës paralajmëron
personat e pranishëm në shqyrtimin gjyqësor që të sillen si duhet dhe të mos e pengojnë punën
e gjykatës. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë kontrollin
personal të personave të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor.
3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë largimin e publikut
nga shqyrtimi gjyqësor, kur me masat për mbajtjen e rendit të parapara me këtë Kod nuk është
e mundur të sigurohet mbajtja pa pengesë e shqyrtimit gjyqësor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
154
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Palët dhe mbrojtësit mund të bëjnë incizim audio të shqyrtimit gjyqësor të hapur vetëm për
qëllimet e të drejtave procedurale dhe pjesëmarrjes së tyre në procedurë penale. Të dhënat
personale të regjistruara për të pandehurin, të dëmtuarin ose dëshmitarin janë fshehtësi dhe
mund të përdoren vetëm gjatë procedurës penale. Dëgjimi i incizimit audio i bërë sipas këtij
paragrafi nuk i lejohet dëshmitarit.
5. Fotografimi, filmimi, regjistrimi televiziv dhe regjistrime të tjera përpos regjistrimit zyrtar të
shqyrtimit gjyqësor lejohen, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues
kufizon fotografimin, filmimin, regjistrimin televiziv ose regjistrimet tjera me aktvendim të
arsyetuar me shkrim.
6. Kur lejohet incizimi i shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues,
për arsye të justifikueshme, mund të ndalojë incizimin e pjesëve të posaçme të seancës.
Neni 297
Prishja e rendit dhe mosbindja ndaj urdhrave të gjykatës
1. Kur i akuzuari, mbrojtësi, i dëmtuari, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës,
dëshmitari, eksperti, përkthyesi ose personi tjetër që merr pjesë në shqyrtim gjyqësor prish
rendin ose nuk u bindet urdhrave të gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues për
mbajtjen e rendit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ia tërheq vërejtjen. Kur
vërejtja është e pasuksesshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të
urdhërojë që i akuzuari të nxirret jashtë gjykatores, kurse personat tjerë jo vetëm që mund t’i
nxjerrë jashtë, por mund t’i dënojë me gjobë deri në njëmijë (1.000) Euro.
2. Me urdhër të gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues, i akuzuari mund të nxirret
përkohësisht nga gjykatorja, por nëse ai është marrë në pyetje në shqyrtimin gjyqësor, atëherë
mund të nxirret gjatë tërë kohës së shqyrtimit të provave. Para përfundimit të procedurës së
provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues thërret të akuzuarin dhe e njofton
për rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor. Kur i akuzuari vazhdon të prishë rendin dhe të ofendojë
dinjitetin e gjykatës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përsëri mund ta nxjerrë
nga seanca. Në këtë rast, seanca përfundon pa praninë e të akuzuarit, kurse aktgjykimin ia
komunikon gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtar i trupit gjykues
në praninë e procesmbajtësit. Në rastet kur i pandehuri është përjashtuar dhe nuk përfaqësohet
nga avokati, atëherë gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues ia cakton avokatin
sipas detyrës zyrtare derisa të pandehurit t’i lejohet kthimi në gjykatore nga gjyqtari kompetent.
3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund ta shkarkojë mbrojtësin nga
shqyrtimi gjyqësor kur pas dënimit ai vazhdon të prish rendin dhe në këtë rast kërkon nga
pala që të angazhojë një mbrojtës tjetër. Kur i akuzuari nuk mund të angazhojë mbrojtës tjetër
menjëherë, apo kur gjykata atë nuk mund ta caktojë më vonë pa e dëmtuar mbrojtjen, shqyrtimi
gjyqësor ndërpritet ose shtyhet. Kundër aktvendimit për shkarkimin e mbrojtësit, i pandehuri
mund të paraqesë ankesë, në afat prej tre (3) ditëve. Lidhur me ankesën Gjykata e Apelit
vendosë në afat prej tre (3) ditëve.
4. Kur prokurori i shtetit e prish rendin, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për
këtë e njofton mbikëqyrësin e prokurorit të shtetit dhe gjithashtu mund të pezullojë shqyrtimin
gjyqësor dhe të kërkojë nga mbikëqyrësi i prokurorit të shtetit që për këtë çështje të caktojë një
prokuror tjetër të shtetit.
5. Kur gjykata e largon nga gjykatorja ose e gjobit anëtarin e Odës së Avokatëve apo avokatin
praktikant për prishjen e rendit, për këtë e njofton Odën e Avokatëve.

Neni 298
Ankesat kundër aktvendimeve në shqyrtim gjyqësor
1. Kundër aktvendimit për dënimin lejohet ankesë dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
155
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
mund ta revokojë aktvendimin e tillë.
2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues nuk e revokon aktvendimin për dënim, për
ankesë vendos Gjykata e Apelit. Dispozitat që rregullojnë ankesën kundër aktvendimit zbatohen
përshtatshmërisht për ankesën nga ky paragraf.
3. Kundër aktvendimeve lidhur me mbajtjen e rendit dhe drejtimin e shqyrtimit gjyqësor nuk
lejohet ankesë përveç nëse me këtë Kod parashihet ndryshe.
Neni 299
Veprat penale të kryera në shqyrtim gjyqësor

1. Kur i akuzuari kryen vepër penale në shqyrtim gjyqësor, zbatohen dispozitat e nenit 349 të
këtij Kodi.

2. Kur personi, përpos të akuzuarit, kryen vepër penale në seancë të shqyrtimit gjyqësor,
gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues në bazë të akuzës gojore të prokurorit të shtetit
mund ta ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe menjëherë të gjykojë veprën e kryer penale ose ta
shqyrtojë këtë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.
3. Kur ka arsye për të dyshuar se dëshmitari ose eksperti ka dhënë dëshmi të rreme në shqyrtim
gjyqësor, vepra e tillë penale nuk gjykohet menjëherë. Në rastin e tillë, gjyqtari i vetëm gjykues
ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që për dëshminë e dëshmitarit apo të ekspertit të
përpilohet procesverbal i veçantë, i cili i dërgohet prokurorit të shtetit.

4. Kur nuk është e mundur që kryerësi i veprës penale i cili ndiqet sipas detyrës zyrtare të
gjykohet menjëherë, njoftohet prokurori i shtetit që është kompetent për ndërmarrjen e
veprimeve të mëtejshme.
Nënkapitulli IV - Parakushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor
Neni 300
Hapja e seancës

Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues hap seancën, shpall çështjen për gjykim në
shqyrtim gjyqësor dhe përbërjen e trupit gjykues, nëse seanca mbahet nga trupi gjykues. Pastaj
konstaton nëse kanë ardhur të gjithë personat e thirrur dhe kur nuk kanë ardhur, verifikon se a
u janë dorëzuar thirrjet dhe a i kanë arsyetuar mungesat e tyre.

Neni 301
Mosparaqitja e prokurorit të shtetit në shqyrtim gjyqësor

Kur prokurori i shtetit nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor të caktuar në bazë të aktakuzës së
prokurorit të shtetit, shqyrtimi gjyqësor shtyhet dhe për këtë gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari
i trupit gjykues e njofton kryeprokurorin e prokurorit të shtetit.
Neni 302
Mosparaqitja e të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor
1. Pa paragjykuar nenin 303 të këtij Kodi, kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet
në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i
trupit gjykues për të akuzuarin lëshon urdhërarrest në pajtim me nenin 173 të këtij Kodi. Kur
i akuzuari nuk mund të sillet menjëherë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues e shtyn
shqyrtimin gjyqësor dhe urdhëron që i akuzuari në seancën e ardhshme të sillet me forcë ose
në të kundërtën nxjerr aktvendim për pezullimin e procedurës penale, derisa i akuzuari të sjellet
në gjykatë. Kur i akuzuari e arsyeton mungesën para arrestimit të tij, gjyqtari i vetëm gjykues
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
156
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
ose kryetari i trupit gjykues e revokon urdhërarrestin. Shqyrtimi gjyqësor rifillon kur arrestohet
i pandehuri.
2.Kur shihet qartazi se i akuzuari i thirrur me rregull i shmanget paraqitjes së tij në shqyrtim
gjyqësor dhe nuk ekzistojnë shkaqe për paraburgimin e tij nga neni 184 i këtij Kodi, gjyqtari
i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të caktojë paraburgim për sigurimin e pranisë së
të akuzuarit në shqyrtimin gjyqësor. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Për
paraburgimin i cili është caktuar për këto shkaqe, përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e
neneve 182 deri 200 të këtij Kodi. Po qe se paraburgimi i tillë nuk hiqet më parë, ai zgjat derisa
të shpallet aktgjykimi, por jo më shumë se një (1) muaj.
Neni 303
Gjykimi në mungesë

1. I akuzuari është i pranishëm në:

1.1. shqyrtimin fillestar, dhe

1.2. shqyrtimin kryesor.

2. I akuzuari konsiderohet se heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimin
gjyqësor në rrethanat e mëposhtme:

2.1. kur i akuzuari ka qenë i pranishëm në seancë fillestare dhe është informuar për
datën e shqyrtimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në
pajtim me nenin 280 dhe 282 të këtij Kodi, apo gjatë ndonjë seance tjetër gjyqësore dhe
i akuzuari është njoftuar për detyrimin për të qenë i pranishëm për gjykim dhe se gjykimi
mund të vazhdojë nëse i akuzuari vullnetarisht nuk paraqitet për gjykim; ose
2.2. Ka qenë i pranishëm në gjykim, por më pas nuk është paraqitur në seancat gjyqësore
pasuese dhe është informuar për datën e re të shqyrtimit kryesor në pajtim me nën-
paragrafin 2.1 të këtij neni.

3. Në rast se i akuzuari nuk paraqitet në ndonjërën rrethanë nga nën-paragrafët 2.1 ose 2.2
të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton nëse i akuzuari
mungon vullnetarisht pas seancës dëgjimore të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni dhe i
akuzuari përfaqësohet nga mbrojtësi.

4. Për të vendosur nëse do të mbajë gjykimin në mungesë të të akuzuarit, gjyqtari i vetëm
gjykues ose kryetari i trupit gjykues mban seancë dëgjimore për të përcaktuar përse i akuzuari
mungon dhe për të vlerësuar çdo sqarim apo dëshmi nëse i akuzuari ka vendosur vullnetarisht
të mungojë në gjykim. Në veҫanti, në marrjen e këtij vendimi, gjyqtari i vetëm gjykues ose
kryetari i trupit gjykues merr parasysh nëse janë bërë përpjekje të arsyeshme për të gjetur të
akuzuarin.
5. Nëse Gjykata, në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni përcakton që i akuzuari vullnetarisht
ka vendosur që të mungojë në gjykim, gjykata për të vendosur nëse do të mbajë gjykimin
në mungesë të të akuzuarit gjithashtu shqyrton nëse përmbushet ndonjë prej kushteve të
mëposhtme:

5.1. vështirësinë e shtyrjes së gjykimit, veçanërisht në gjykimet që përfshijnë shumë të
akuzuar;
5.2. barrën mbi prokurorin e shtetit për vijimin e dy gjykimeve që përfshijnë dëshmi të
përbashkëta të të bashkëpandehurve; dhe
5.3. nëse vonesa do t’i vë dëshmitarët e prokurorisë në rrezik ose vështirësi të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
157
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
konsiderueshme.
6. Në rast të gjykimit të mbajtur sipas paragrafit 2 të këtij neni, gjykata bën përpjekje të arsyeshme
për të njoftuar të pandehurin lidhur me aktgjykimin. Mirëpo, nëse gjykata nuk është në gjendje
ta njoftojë të pandehurin për shkak të mungesës së tij, mbrojtësi ka të drejtë të bëj ankesë ndaj
aktgjykimit në emër të të pandehurit sipas nenit 383 të këtij Kodi. Kur vepron ashtu, mbrojtësi
tregon se ai ka marrë parasysh interesin më të mirë të të akuzuarit. Dispozitat e nenit 380 të
këtij Kodi në lidhje me afatin zbatohen përshtatshmërisht.

7. Në rastet e veprave penale të përcaktuara në nenin 104 të Kodit Penal, gjykimi në mungesë
mund të mbahet edhe pa u plotësuar kriteret e parapara në këtë nen për praninë e të akuzuarit,
nëse gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bindet se janë bërë përpjekje të
arsyeshme për ta njoftuar të akuzuarin për shqyrtimin gjyqësor dhe për ta siguruar praninë e
tij. Në këtë rast, i akuzuari përfaqësohet nga mbrojtësi gjatë tërë procedurës penale, derisa
aktgjykimi të merr formën e prerë. Nenet 11 dhe 56 të këtij Kodi në lidhje me mbrojtjen e
detyrueshme zbatohen përshtatshmërisht.

8. Përpjekjet e arsyeshme në kuptimin e paragrafëve 6 dhe 7 të këtij neni përfshijnë procedurat
sipas neneve 172 dhe 173 të këtij Kodi dhe një fushatë informative të plotë, duke e thirrur të
akuzuarin të dorëzohet në juridiksionin e gjykatës. Poashtu, ftesa së bashku me aktakuzën
publikohen në ueb faqen e Prokurorit të Shtetit, gjykatës që zhvillon procedurën dhe në gazetën
zyrtare, duke i bërë thirrje të të akuzuarit të dorëzohet. Njoftimet e tilla i bëjnë thirrje çdo personi
që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit që t’ia komunikojë atë informacion
policisë.
9. Personi i gjykuar sipas paragrafit 7 të këtij neni ka të drejtë në rigjykim të pakushtëzuar,
automatik e të plotë sipas kërkesës.
Neni 304
Mosparaqitja e mbrojtësit në shqyrtim gjyqësor
1. Kur në shqyrtim gjyqësor nuk paraqitet mbrojtësi i thirrur me rregull dhe për arsyet e
mosardhjes nuk e njofton gjykatën posa të ketë mësuar për ato, ose nëse mbrojtësi lëshon
shqyrtimin gjyqësor pa lejen e gjyqtarit të vetëm gjykues apo të trupit gjykues, gjykata kërkon
menjëherë nga i akuzuari që të angazhojë mbrojtës tjetër. Nëse i akuzuari nuk e bën këtë, kurse
caktimi i mbrojtësit nuk mund të bëhet pa e dëmtuar mbrojtjen, shqyrtimi gjyqësor shtyhet.
2. Në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues
shqipton dënimin me gjobë prej së paku pesëqind (500) deri në njëmijë (1000) Euro.
Neni 305
Mosparaqitja e dëshmitarit apo ekspertit në shqyrtim gjyqësor
1. Kur dëshmitari i thirrur me rregull nuk paraqitet ne shqyrtim gjyqësor pa arsye, gjyqtari i
vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues shqipton dënim me gjobë në shumën deri në dyqind
e pesëdhjetë (250) euro për çdo herë që nuk paraqitet.
2. Kur dëshmitari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor pa arsye, Gjyqtari i
vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues, përveç se shqipton dënim me gjobë sipas paragrafit
1, njëkohësisht urdhëron sjelljen me forcë të dëshmitarit, dhe shpenzimet e procedurës për
sjellje me force ia ngarkon dëshmitarit.
3. Nëse gjyqtari i vetëm apo kryetari i trupit gjykues, ka shqiptuar dënimin sipas paragrafit 1 dhe
ka urdhëruar sjelljen me force sipas paragrafit 2 të këtij neni, e nëse dëshmitari paraqet arsye të
bazuara për mos paraqitje sipas thirrjeve, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues,
me aktvendim mund të revokojnë dënimin e shqiptuar dhe të mos i ngarkojnë shpenzimet e
procedurës ndaj dëshmitarit për sjellje forcërisht.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
158
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Kur dëshmitari i thirrur në shqyrtim gjyqësor apo i sjellë forcërisht, refuzon të dëshmojë, ai
mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi
i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj.
5. Kur eksperti i thirrur me rregull, nuk paraqitet ne shqyrtim gjyqësor, apo kur paraqitet dhe
refuzon të dëshmojë, gjyqtari i vetëm apo kryetari i trupit gjykues, zbaton përshtatshmërisht
dispozitat nga neni 135 i këtij kodi.
Nënkapitulli V - Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor

Neni 306
Arsyet për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor
1. Përveç rasteve të përcaktuara me këtë Kod, shqyrtimi gjyqësor mund të shtyhet me aktvendim
të gjyqtarit të vetëm gjykues apo të trupit gjykues, kur duhet mbledhur prova të reja ose kur gjatë
shqyrtimit gjyqësor vërtetohet se tek i akuzuari, pas kryerjes së veprës penale është paraqitur
çrregullim ose paaftësi mendore e përkohshme ose kur ekzistojnë pengesa të tjera për zbatim
të suksesshëm të shqyrtimit gjyqësor.

2. Kur është e mundur, në aktvendim me të cilin shtyhet shqyrtimi gjyqësor caktohet dita dhe
ora e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor. Me të njëjtin aktvendim, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi
gjykues mund të urdhërojë mbledhjen provave të cilat me kalimin e kohës mund të humbin.

3. Kundër aktvendimit nga paragrafit 2 i këtij neni nuk lejohet ankesë.
Neni 307
Ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues gjatë shtyrjes

1. Kur përbërja e trupit gjykues është ndryshuar, përveç rasteve që mund të korrigjohen sipas
nenit 284 të këtij Kodi, shqyrtimi gjyqësor i shtyrë fillon rishtas. Por, në rastin e tillë, trupi gjykues
pas dëgjimit të palëve mund të vendosë që dëshmitarët dhe ekspertët të mos merren sërish
në pyetje dhe të mos bëhet këqyrja e re e vendit, por të lexohen deklarimet e dëshmitarëve
dhe ekspertëve të dhëna në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor apo të lexohet procesverbali i
këqyrjes së vendit.

2. Kur përbërja e trupit gjykues nuk ka ndryshuar, shqyrtimi gjyqësor i shtyrë vazhdohet para
të njëjtit trup gjykues dhe kryetari i trupit gjykues shkurtimisht paraqet rrjedhën e shqyrtimit
gjyqësor të mëparshëm.
3. Kur shtyrja ka zgjatur më shumë se gjashtë (6) muaj ose kur shqyrtimi gjyqësor mbahet
para një kryetari tjetër të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë rishtas dhe përsëri
të shqyrtohen të gjitha provat. Por, në rastin e tillë, trupi gjykues pas dëgjimit të palëve mund
të vendosë që dëshmitarët dhe ekspertët të mos merren sërish në pyetje dhe të mos bëhet
këqyrja e re e vendit, por të lexohen deklarimet e dëshmitarëve dhe ekspertëve të dhëna në
shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor apo të lexohet procesverbali i këqyrjes së vendit.

Neni 308
Ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor

1. Përveç rasteve të përcaktuara me këtë Kod, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për pushim për shkak të kalimit të orarit të
punës, për të lejuar një kohë të shkurtë që të sigurohet provë konkrete ose për përgatitjen e
akuzës apo mbrojtjes.
2. Shqyrtimi gjyqësor i ndërprerë gjithmonë vazhdon para të njëjtit gjyqtar të vetëm gjykues apo
trup gjykues.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
159
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të vazhdojë para të njëjtit trup gjykues, ose kur ndërprerja
e tij zgjat më tepër se gjashtë (6) muaj, atëherë zbatohen dispozitat nga neni 307 i këtij Kodi.
Neni 309
Ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues për shkak të mungesës së kompetencës

Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor të drejtuar nga gjyqtari i vetëm gjykues, faktet në të cilat bazohet
akuza tregojnë se për shqyrtimin e asaj vepre penale është kompetent trupi gjykues prej tre
(3) gjyqtarëve, gjykimi i kalohet trupit përkatës në kuadër të gjykatës themelore dhe shqyrtimi
gjyqësor fillon rishtas.
Neni 310
Koha për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor

1. Përveç në rastet kur gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues shtyn shqyrtimin gjyqësor nga
neni 306 i këtij Kodi, shqyrtimi gjyqësor duhet të përfundojë brenda këtyre afateve kohore:
1.1. nëse shqyrtimi gjyqësor mbahet para gjyqtarit të vetëm gjykues, shqyrtimi gjyqësor
duhet të përfundohet brenda nëntëdhjetë (90) ditësh, përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues
nxjerr aktvendim të arsyetuar për vazhdimin e kohës për shqyrtim gjyqësor për shkak të
ndonjërës prej arsyeve nga paragrafit 2 i këtij neni;

1.2. nëse shqyrtimit gjyqësor mbahet para trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të
përfundohet brenda njëqind e njëzet (120) ditësh, përveç nëse trupi gjykues nxjerr
aktvendim të arsyetuar për vazhdimin e kohës për shqyrtim gjyqësor për shkak të
ndonjërës prej arsyeve nga paragrafit 2 i këtij neni.

2. Shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdohet me aktvendimin të arsyetuar nga paragrafi 1 i këtij
neni kur ekzistojnë rrethana të cilat kërkojnë më shumë kohë, përfshirë por pa u kufizuar në:

2.1. numër të shumtë të dëshmitarëve;

2.2. dëshmia e një apo më shumë dëshmitarëve është shumë e gjatë;

2.3. numri i provave është jashtëzakonisht i madh;
2.4. siguria e shqyrtimit gjyqësor bën të nevojshme vazhdimin.

3. Shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdohet për tridhjetë (30) ditë për secilin aktvendim nga
paragrafit 1 i këtij neni.

Nënkapitulli VI - Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor

Neni 311
Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor
1. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor duhet të përpilohet me shkrim. Në procesverbal duhet të
shënohet thelbi i rrjedhës së shqyrtimit gjyqësor.

2. Përveç kësaj, shqyrtimi gjyqësor regjistrohet në mënyrë audio ose video ose në mënyrë
stenografike.

3. Kur i akuzuari është dënuar me burgim, regjistrimet audio ose video të shqyrtimit gjyqësor
do të vihen në dispozicion brenda tri (3) ditëve të punës nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor.
Ky afat mund të zgjatet nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kur ekzistojnë
rrethana të arsyeshme për një afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Gjyqtari i vetëm gjykues ose
kryetari i trupit gjykues rishikon dhe konfirmon përshkrimin dhe atë e vendos në procesverbal si
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
160
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
pjesë përbërëse të procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor.

4. Për mënyrën e regjistrimit të shqyrtimit gjyqësor vendos gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari
i trupit gjykues.
Neni 312
Procesverbali tekstual

1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, me propozim të palës ose sipas detyrës
zyrtare, mund të urdhërojë që deklarimet që i konsideron të një rëndësie të veçantë të përfshihen
tekstualisht në procesverbal.

2. Kur është e nevojshme, dhe veçanërisht kur deklarimi është shënuar tekstualisht në
procesverbal, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të urdhërojë që pjesë
të caktuara të procesverbalit të lexohen menjëherë. Deklarimet e regjistruara tekstualisht
lexohen menjëherë kur kërkon pala, mbrojtësi ose personi deklarimi i të cilit është përfshirë në
procesverbal.
Neni 313
Kontrollimi, korrigjimi dhe nënshkrimi i procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor dhe
shqyrtimit fillestar
1. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor dhe shqyrtimit fillestar përfundohet me mbarimin e
seancës. Ai nënshkruhet nga procesmbajtësi, gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues
dhe palët e pranishme.
2. Palët kanë të drejtë të kontrollojnë procesverbalin e përfunduar dhe pjesët shtojcë, të bëjnë
komente mbi përmbajtjen dhe të kërkojnë korrigjimin e tij.
3. Korrigjimet e emrave të shënuar gabimisht, të numrave jo të saktë dhe të gabimeve të
qarta në shkrim mund të bëhen me urdhrin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit
gjykues sipas detyrës zyrtare apo sipas propozimit të palës ose të personit që merret në pyetje.
Korrigjime ose shtesa të tjera në procesverbal mund të urdhërohen vetëm nga gjyqtari i vetëm
gjykues ose trupi gjykues.
4. Komentet dhe propozimet e palëve lidhur me procesverbalin, si dhe korrigjimet dhe ndryshimet
në procesverbal përfshihen si shtojcë në procesverbalin e përfunduar. Në shtojcë shënohen
arsyet e mospranimit të sugjerimeve dhe komenteve të caktuara. Shtojcën e procesverbalit e
nënshkruajnë procesmbajtësi dhe gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues.
Neni 314
Përmbajtja e procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor

1. Pjesa hyrëse e procesverbalit të shqyrtimit gjyqësor duhet të përfshijë gjykatën ku mbahet
shqyrtimi gjyqësor, numrin e lëndës, vendin dhe kohën e seancës, emrin e gjyqtarit të vetëm
gjykues ose kryetarit të trupit gjykues, të anëtarëve të trupit gjykues, të procesmbajtësit,
prokurorit të shtetit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, të dëmtuarit ose viktimës dhe mbrojtësit të
viktimave ose përfaqësuesit të viktimës dhe emrin e përkthyesit, veprën penale që shqyrtohet
dhe nëse dëgjimi zbatohet në shqyrtim gjyqësor të hapur apo të mbyllur.

2. Procesverbali veçanërisht përfshin të dhënat vijuese: identifikimin e aktakuzës, nëse prokurori
i shtetit e ka ndryshuar apo e zgjeruar aktakuzën, cilat propozime janë bërë nga palët dhe çka
është vendosur për to nga gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues,
cilat prova janë paraqitur, nëse provat ose shkrimet e tjera janë lexuar ose nëse regjistrimi
audio dhe regjistrimet tjera janë riprodhuar, si dhe komentet e palëve për këtë. Nëse publiku
përjashtohet nga shqyrtimi gjyqësor, në procesverbal shënohet se gjyqtari i vetëm gjykues ose
kryetari i trupit gjykues ka paralajmëruar të pranishmit për pasojat e zbulimit të paautorizuar të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
161
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
informacionit të fshehtë që e kanë mësuar në shqyrtimin gjyqësor.

3. Në procesverbal përfshihet vetëm përmbajtja kryesore e deklarimit të prokurorit, akuzuarit,
dëshmitarëve dhe ekspertëve. Me kërkesë të palës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues urdhëron leximin e një deklarimi të mëparshëm ose ndonjë pjese të tij nga procesverbali.

4. Me kërkesë të palës, në procesverbal shënohet edhe pyetja ose përgjigjja e refuzuar si e
palejueshme nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues.
Neni 315
Përfshirja e dispozitivit të aktgjykimit në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor

1. Në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor në tërësi shënohet dispozitivi i aktgjykimit dhe fakti
se aktgjykimi është shpallur publikisht. Formulimi i dispozitivit të shkruar në procesverbal
konsiderohet të jetë origjinal.
2. Kur urdhërohet vendim për paraburgim, ky vendim gjithashtu shënohet në procesverbalin e
shqyrtimit gjyqësor.
Neni 316
Procesverbali për këshillim dhe votim i trupit gjykues
1. Kur shqyrtimi gjyqësor zbatohet para trupit gjykues:
1.1 për këshillim dhe votim të trupit gjykues përpilohet procesverbali i veçantë.
1.2. procesverbali për këshillim dhe votimin e trupit gjykues përfshin rrjedhën e votimit
dhe vendimin e marrë.
1.3. procesverbalin e nënshkruajnë të gjithë anëtarët e trupit gjykues dhe procesmbajtësi.
Mendimet e ndara i bashkëngjiten procesverbalit për këshillim dhe votim, nëse nuk janë
shënuar në procesverbal.
1.4. procesverbali për këshillim dhe votim i trupit gjykues mbyllet në zarf të posaçëm.
Qasje në këtë procesverbal ka vetëm gjykata më e lartë kur vendos lidhur me mjetin
juridik dhe në këtë rast detyrohet që procesverbalin ta mbyllë përsëri në zarf të posaçëm
në të cilin shënon se e ka shqyrtuar procesverbalin.

Nënkapitulli VII - Fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit

Neni 317
Prania e personave të thirrur në shqyrtim gjyqësor dhe vërtetimi i identitetit të të
pandehurit
Kur gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues konstaton se në shqyrtim gjyqësor
janë të pranishëm të gjithë personat e thirrur, ose kur gjyqtari i vetëm gjykues apo trupi gjykues
vendos që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në mungesë të ndonjë personi të thirrur apo vendimin
për këto çështje e ka lënë për më vonë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e
thërret të akuzuarin dhe prej tij merr të dhënat personale, përveç të dhënave mbi dënimet e
mëparshme, për të vërtetuar identitetin e tij.
Neni 318
Udhëzimet fillestare të gjykatës lidhur me dëshmitarët dhe të dëmtuarit

1. Pasi të vërtetohet identiteti i të akuzuarit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues
i dërgon dëshmitarët dhe ekspertët në vendin e caktuar për ta dhe ata presin derisa të ftohen
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
162
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
për të dëshmuar. Në rast nevoje, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund t’i
ndalë ekspertët në gjykatore që të përcjellin zbatimin e shqyrtimit gjyqësor.

2. Kur i dëmtuari është i pranishëm dhe ende nuk ka paraqitur kërkesën pasurore juridike,
gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e udhëzon se mund të paraqesë propozim
për realizimin e kësaj kërkese në procedurën penale.

3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të ndërmarrë masat e nevojshme
për të penguar marrëveshjen e fshehtë midis dëshmitarëve, ekspertëve dhe palëve.
Neni 319
Udhëzimet për të akuzuarin

1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e fton të akuzuarin të përcjellë me
vëmendje zbatimin e shqyrtimit gjyqësor dhe e udhëzon se mund të paraqesë fakte, t’u shtrojë
pyetje të bashkakuzuarve, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të bëjë vërejtje dhe të jep shpjegime
rreth deklarimeve të tyre.

2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues pastaj e udhëzon të akuzuarin se:

2.1. se ka të drejtë të mos deklarohet lidhur me çështjen e tij ose të mos përgjigjet në
asnjë pyetje;

2.2. se nëse deklarohet lidhur me çështjen, ai nuk detyrohet të inkriminojë vetveten ose
të afërmin e tij, e as të pranojë fajësinë; dhe
2.3. se ai mund të mbrohet personalisht ose nëpërmjet ndihmës juridike të mbrojtësit
sipas zgjedhjes së tij.
2.4. për pasojat lidhur me nenin 299 paragrafi 1 dhe nenin 349 paragrafi 1 të këtij Kodi.
Neni 320
Fillimi i shqyrtimit gjyqësor
1. Shqyrtimi gjyqësor fillon me leximin e aktakuzës nga prokurori i shtetit kundër të akuzuarit.
2. Nëse i akuzuari heq dorë nga leximi i akuzave kundër tij, prokurori i shtetit e përmbledh
aktakuzën në procesverbal.
Neni 321
Deklarimi i të akuzuarit për aktakuzën

1. Gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bindet se i akuzuari e kupton aktakuzën
dhe të akuzuarit i jep mundësinë të pranojë ose të mos e pranoj fajësinë.
2. Kur i akuzuari nuk e kupton akuzën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues kërkon
nga prokurori që ta shpjegojë atë në mënyrë që i akuzuari të mund ta kuptojë pa vështirësi.

3. Kur i akuzuari nuk dëshiron të bëjë deklaratë lidhur me fajësinë e tij, konsiderohet se nuk e
pranon fajësinë.
Neni 322
Pranimi i fajësisë nga i akuzuari në shqyrtim gjyqësor
1. Kur i akuzuari pranon fajësinë për të gjitha ose ndonjërën nga pikat e aktakuzës në shqyrtim
gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vendos nëse janë përmbushur kërkesat nga
neni 242, paragrafi 2 i këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
163
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. Në shqyrtimin e pranimit të fajësisë së të akuzuarit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i
trupit gjykues mund të dëgjojë mendimin e prokurorit të shtetit, të mbrojtësit dhe të dëmtuarit.
3. Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vlerëson se kërkesat nga neni 242 paragrafit 2
i këtij Kodi nuk janë përmbushur, atëherë procedohet sikur pranimi i fajësisë të mos ishte bërë.
4. Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vlerëson se kërkesat nga neni 242 paragrafit
2 i këtij Kodi janë përmbushur, shqyrtimi gjyqësor vazhdon me fjalën përfundimtare të palëve.
5. Kur ka disa të akuzuar dhe një apo më shumë prej tyre pranojnë fajësinë, shqyrtimi gjyqësor
vazhdon vetëm për të akuzuarit të cilët janë deklaruar të pafajshëm. Gjyqtari i vetëm gjykues
ose trupi gjykues shtyn shqiptimin e dënimit për të akuzuarin të cilët pranojnë fajësinë në fillim
të shqyrtimit gjyqësor deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ose veçohet procedura penale
për të akuzuarit të cilët kanë pranuar fajësinë. Nëse provat te cilat janë paraqitur ne shqyrtimin
gjyqësor e inkriminojnë te akuzuarin i cili ka pranuar fajësinë, por nuk janë prova relevante
kundër të akuzuarve të tjerë te cilët nuk e kane pranuar fajësinë, provat e tilla nuk mund te
merren parasysh.
6. Kur i akuzuari pranon fajësinë sipas marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, gjyqtari i vetëm
gjykues ose kryetari i trupit gjykues zbaton përshtatshmërisht nenin 230 të këtij Kodi.

Nënkapitulli VIII - Rradha e paraqitjes së provave

Neni 323
Radha e paraqitjes së provave në shqyrtim gjyqësor
1. Deklaratat e palëve dhe provat në shqyrtimin gjyqësor paraqiten sipas radhës së mëposhtme:
1.1. fjalët hyrëse;
1.2. provat e paraqitura nga prokurori i shtetit;
1.3. provat e paraqitura nga i dëmtuari, nëse ka të dëmtuar;
1.4. provat e paraqitura nga i akuzuari dhe mbrojtësi; dhe
1.5. fjala përfundimtare.
2.Nëse nuk është bërë kërkesa për seancën për caktimin e dënimit, në fjalën përfundimtare
përfshihet diskutimi që ka të bëj me dënimin.
3. Nëse gjykata e shpall të akuzuarin fajtor dhe është vendosur mbajtja e seancës për caktimin
e dënimit, gjykata vepron në pajtim me nenin 356 të këtij Kodi.
Nënkapitulli IX - Fjala hyrëse

Neni 324
Fjala hyrëse
1. Nëse i pandehuri nuk e pranon fajësinë në fillim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm
gjykues apo kryetari i trupit gjykues kërkon nga prokurori i shtetit, i dëmtuari dhe mbrojtësi për
të përmbledhur provat që mbështesin rastin apo kërkesën e tyre. Prokurori i shtetit flet i pari,
pastaj i dëmtuari dhe mbrojtësi.
2. Personat në fjalën hyrëse mund t’u referohen provave të pranueshme, ligjit në fuqi dhe
mund të përdorin tabela, diagrame, transkripte të kasetave të lejuara nga gjykata, përmbledhje
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
164
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
dhe krahasime të provave nëse ato bazohen në prova të pranueshme, si dhe zmadhim të
ekzemplarëve të tyre për t’i demonstruar ose për t’i paraqitur si ilustrim në gjykatë.
3. Prezantimi i fjalëve hyrëse nga palët mund të kufizohet në kohë nga gjyqtari i vetëm gjykues
apo kryetari i trupit gjykues.

Nënkapitulli X - Paraqitja e provave

Neni 325
Rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave

1. Paraqitja e provave përfshin të gjitha faktet që gjykata i konsideron të rëndësishme për një
gjykim të saktë dhe të drejtë.
2. Gjatë shqyrtimit gjyqësor zbatohen rregullat e procedimit të provave të parapara në Kapitullin
XVII të këtij Kodi.
3. Deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, palët mund të propozojnë shqyrtimin e fakteve të
reja, mbledhjen e provave të reja dhe të përsërisin propozimet të cilat gjyqtari i vetëm gjykues,
kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues më herët i ka refuzuar.

4. Përveç provave të propozuara nga palët dhe i dëmtuari ose viktima, gjyqtari i vetëm gjykues
ose trupi gjykues ka të drejtë të sigurojë provën që e konsideron të nevojshme për verifikimin e
drejtë dhe të plotë të çështjes penale.
Neni 326
Marrja në pyetje e dëshmitarit apo ekspertit pa praninë e dëshmitarëve të tjerë

Në parim, dëshmitari i cili ende nuk është marrë në pyetje, nuk është i pranishëm gjatë shqyrtimit
të provave dhe eksperti i cili ende nuk ka dhënë konstatimin dhe mendimin e tij, nuk mund të
jetë i pranishëm në seancë derisa eksperti tjetër të jep deklarimin e tij mbi çështjen e njëjtë.
Neni 327
Dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në shqyrtim gjyqësor

1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues cakton radhën e marrjes në pyetje të
dëshmitarëve, duke filluar me dëshmitarët e propozuar nga prokurori i shtetit, dëshmitarët e
propozuar nga i dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës,
dhe në fund me dëshmitarët e propozuar nga i pandehuri apo mbrojtësi i tij. Po qe se është
e mundshme, dëshmitarët thirren duke respektuar radhën e propozuar nga prokurori i shtetit,
i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, i pandehuri dhe
mbrojtësi.

2. Prokurori i shtetit, i pandehuri apo i dëmtuari mund të kërkojnë nga gjykata që të dëgjojë
dëshmitarët për të kundërshtuar dëshmitë apo provat e paraqitura nga pala tjetër sipas
paragrafit 1 të këtij neni.
Neni 328
Marrja në pyetje e drejtpërdrejtë, marrja në pyetje e tërthortë dhe rimarrja në pyetje e
dëshmitarit

1. Pala e cila paraqet provën merr në pyetje dëshmitarin ose paraqet provën e para.
2. Palëve tjera pastaj u jepet mundësia për marrjen e tërthortë në pyetje të dëshmitarit ose
kundërshtimin e besueshmërisë së dëshmitarit.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
165
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Palës e cila ka paraqitur provën i jepet mundësia në fund që të sqarojë përgjigjet me
dëshmitarin ose të rehabilitojë besueshmërinë e dëshmitarit.

4. Nëse pala përfaqësohet nga më shumë se një mbrojtës, vetëm mbrojtësi kryesor mund të
merr në pyetje dëshmitarët, t’u parashtrojë pyetje të tërthorta dhe të rehabilitojë besueshmërinë
e dëshmitarëve.
Neni 329
Marrja në pyetje e drejtpërdrejtë e dëshmitarëve
1. Dëshmitari ose eksperti merret në pyetje së pari nga pala e cila e ka propozuar.
2. Pala e cila merr në pyetje dëshmitarin ose eksperti mund t’i parashtrojë pyetje në pajtim me
rregullat për procedimin e provave.
3. Pala mund t’i paraqesë dëshmitarit provën materiale në pajtim me nenin 332 të këtij Kodi.
4. Nëse dëshmitari apo eksperti nuk mund të rikujtojë faktet të cilat i ka paraqitur në dëshmimet
e mëparshme, pala e cila ka propozuar dëshmitarin mund t’i paraqesë provën e pranueshme
për t’ia rifreskuar kujtesën.
5. Nëse dëshmitari ose eksperti jep një përgjigje që bie në kundërshtim me dëshmitë e dhëna
nga dëshmitari gjatë fazës së procedurës paraprake, pala që propozon dëshmitarin mund
të tregojë ose lexojë dëshmitë kontradiktore dëshmitarit. Pala që propozon dëshmitarin ose
gjykata mund t’i kërkojë dëshmitarit të shpjegojë ndryshimin.

Neni 330
Marrja në pyetje e tërthortë e dëshmitarëve

1. Pala e cila bën marrjen e tërthortë në pyetje të dëshmitarit mund të parashtrojë pyetje në
pajtim me rregullat për procedimin e provave dhe:
1.1. të pyesë dëshmitarin të konfirmoj ose të mohoj një fakt. Nëse dëshmitari jep përgjigje
që është në kundërshtim me provën e pranueshme, pala e cila bën marrjen e tërthortë
në pyetje pastaj mund t’ia paraqesë ose t’ia lexojë dëshmitarit provën që është në
kundërshtim;
1.2. të pyesë dëshmitarin që të shpjegojë mospërputhjen në dëshminë e dëshmitarit;
1.3. t’i parashtrojë dëshmitarit pyetje të cilat shqyrtojnë besueshmërinë e dëshmisë së
dëshmitarit apo paragjykimet që dëshmitari mund të ketë.
2. Provat materiale të përdorura gjatë marrjes së tërthortë në pyetje duhet të identifikohen qartë
për gjykatën dhe përdorimi i provës së tillë shënohet në procesverbal.
Neni 331
Rimarrja në pyetje të drejtpërdrejtë
1. Pas marrjes së tërthortë në pyetje të dëshmitarit ose ekspertit, pala e cila ka propozuar
dëshmitarin ose ekspertin ka mundësinë që t’i parashtrojë pyetje të cilat sqarojnë dëshminë e
paqartë, shpjegojnë mospërputhjet në dëshmi, dyshimet lidhur me besueshmërinë e dëshmisë
së dëshmitarit apo çfarëdo paragjykimi që i dëshmitari mund të ketë.
2. Pasi që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të ketë siguruar veten se palët nuk
kanë më pyetje, ai ose ajo mund të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit ose ekspertit.
Nëse dëshmia ose përgjigjet e dëshmitarit ose ekspertit përmbajnë zbrazëtira, paqartësi ose
kundërthënie dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i konsideron të rëndësishme, gjyqtari
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
166
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ka për detyrë që të bëjë pyetje që qartësojnë atë
dëshmi. Pas kësaj, trupi gjykues mund t’i drejtojë pyetje drejtpërdrejt dëshmitarit ose ekspertit.
Nënkapitulli XI - Rregullat për dëshmitarët

Neni 332
Provat materiale që mbështesin dëshminë e dëshmitarit
1. Pala mund t’i paraqesë dëshmitarit provën materiale dhe t’i parashtrojë pyetje dëshmitarit
lidhur me atë provë materiale gjatë marrjes në pyetje, marrjes së tërthortë në pyetje ose
rimarrjes në pyetje.

2. Provë materiale mund të jetë dokumenti, tabela, përmbledhja, videokaseta, audiokaseta apo
prova tjetër materiale.
3. Çdo provë materiale që përmbledh ose tregon provë të pranueshme që është e shumtë, e
madhe apo që është identifikuar me fotografi ose në ndonjë mënyrë tjetër, së pari i paraqitet
dëshmitarit i cili mund të identifikojë këtë provë të pranueshme, të shpjegojë si është krijuar
prova dhe të vërtetojë se prova është e vërtetë, e bazuar dhe paraqet saktësisht provën e
pranueshme origjinale.

4. Cilado provë nga paragrafi 2 apo 3 të këtij neni është e pranueshme nëse është e vërtetë, e
bazuar dhe paraqet saktësisht provën e pranueshme origjinale. Prova materiale shënohet në
procesverbal nëse nuk është shënuar më parë.

Neni 333
Përdorimi i dëshmisë së mëparshme të dëshmitarit

1. Pala mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga dëshmia e mëparshme
e dëshmitarit, nëse dëshmia e tillë është marrë gjatë mundësisë hetuese të veçantë nga neni
147 të këtij Kodi.
2. Pala mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga dëshmia e mëparshme
e dëshmitarit nëse dëshmia e tillë është marrë gjatë seancës për marrjen e deklaratës në
procedurë paraprake nga neni 129 i këtij Kodi, dëshmitari nuk është në dispozicion për të
dëshmuar dhe është paraqitur mbështetje e provave në pajtim me nenin 258 të këtij Kodi.

3. Prokurori i shtetit mund të propozojë marrjen e provës në shqyrtim gjyqësor nga incizimet
audio ose video ose ekuivalenti i tyre funksional, të të akuzuarit të marra në pajtim me nenin 88
ose 90 të këtij Kodi.
4. Nëse është bërë incizimi audio ose video ose ekuivalenti i tyre funksional i dëshmisë ose
deklaratës nga paragrafit 1 deri 3. të këtij neni ajo riprodhohet në tërësi gjatë shqyrtimit gjyqësor,
përveç nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues vendosin që dëgjimi i tërësishëm i
videokasetës apo audiokasetës përmban tepër shumë informata të parëndësishme. Në rast të
tillë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të urdhërojë që pjesë të veçanta dhe të
rëndësishme të videokasetës apo audiokasetës të riprodhohen në shqyrtim gjyqësor.
5. Ky nen nuk e ndalon përdorimin e deklaratave të mëparshme nga një dëshmitar gjatë marrjes
në pyetje, marrjes së tërthortë në pyetje dhe rimarrjes në pyetje dhe rishqyrtimit të dëshmitarit.
Neni 334
Përdorimi i dëshmisë së mëparshme të personave që i nënshtrohen ndërhyrjes
1. Marrja në pyetje në procedurë paraprake dhe deklarata në procedurë paraprake pranohen
dhe mund të përdoren si dëshmi e drejtpërdrejtë gjatë shqyrtimit gjyqësor nëse gjyqtari i vetëm
gjykues ose trupi gjykues bindet se dështimi i personit për të dhënë dëshmi ose për të dëshmuar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
167
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
ndryshe nga provat e dhëna në marrjen në pyetje në procedurë paraprake ose deklarata e
procedurës paraprake është ndikuar nga ndërhyrje e padrejtë, duke përfshirë kërcënimet,
frikësimin, lëndimin, ryshfetin ose detyrimin.
2. Për qëllime të paragrafit 1 të këtij neni, ndërhyrja e padrejtë mund të lidhet me interesat fizike,
ekonomike, pronësore ose të tjera të personit ose të një personi tjetër.
3. Për qëllim të zbatimit të këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues mund të kenë
parasysh çdo provë relevante, duke përfshirë dëshmi me shkrim.
4. Nëse marrja në pyetje në procedurë paraprake konsiderohet e pranueshme sipas këtij neni,
ajo nuk mund të përdoret si e vetmja ose si dëshmi vendimtare e fajësisë për një dënim.
Neni 335
Leximi i deklaratave të tjera të dhëna më parë

1. Përveç rasteve të parapara me këtë Kod, procesverbalet mbi deklarimet e dëshmitarëve,
të bashkakuzuarve ose pjesëmarrësve të dënuar për vepër penale, si dhe procesverbalet dhe
shkresat tjera mbi konstatimin dhe mendimin e ekspertit, mund të lexohen dhe përdoren si
provë e drejtpërdrejt vetëm në këto raste:
1.1. kur personat e marrë në pyetje kanë vdekur, kanë çrregullime ose paaftësi mendore,
nuk mund të gjenden ose ardhja e tyre në gjykatë është e pamundur apo dukshëm e
vështirësuar për shkak të pleqërisë, sëmundjes ose shkaqeve të tjera të rëndësishme;
1.2. kur dëshmitarët ose ekspertët, pa arsye ligjore, nuk dëshirojnë të dëshmojnë në
shqyrtim gjyqësor;

1.3. kur palët pajtohen që, në vend të marrjes së drejtpërdrejt në pyetje të dëshmitarit
apo ekspertit i cili nuk është i pranishëm, pavarësisht se ka qenë i thirrur, të lexohet
procesverbali mbi dëshminë e tij të mëparshme; ose
1.4. nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues është i bindur që:
1.4.1. personi nuk ka dhënë dëshmi ose ka dëshmuar ndryshe nga provat e dhëna
prej tij gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake;
1.4.2. dështimi i personit për të dhënë dëshmi ose për të dëshmuar ndryshe nga
provat e dhëna gjatë marrjes në pyetje në procedurë paraprake edhe në deklaratën
në procedurë paraprake ishte ndikuar nga ndërhyrja e padrejtë, duke përfshirë
kërcënime, frikësime, lëndime, ryshfet ose detyrim;
1.4.3. aty ku është e nevojshme, janë bërë përpjekje të arsyeshme për të siguruar
pjesëmarrjen e personit si dëshmitar; dhe
1.4.4. paragrafët 2 dhe 3 të nenit 334 të këtij Kodi zbatohen për procedurën e
paraparë në nënparagrafin 1.4 të këtij neni.
2. Procesverbalet mbi marrjen e mëparshme në pyetje të personave të cilët janë liruar nga
detyra e dëshmimit nuk lexohen nëse këta persona nuk janë thirrur në shqyrtim gjyqësor ose
nëse kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të dëshmojnë në shqyrtimin gjyqësor. Kur personat
e tillë, pasi të kenë dëshmuar më parë, e përdorin të drejtën e tyre për të mos dëshmuar në
shqyrtim gjyqësor, ose nëse nuk kanë ardhur në shqyrtim kur janë thirrur, procesverbali mbi
dëshminë e mëparshme është provë e papranueshme.

3. Arsyet e leximit të procesverbalit shënohen në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor, e me
rastin e leximit tregohet nëse dëshmitari ose eksperti është betuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
168
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni zbatohen për procesverbalet që përmbajnë dëshminë
e dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe për marrjen në pyetje në procedurë paraprake të të
bashkakuzuarve dhe pjesëmarrësve të dhënë në të njëjtën procedurë ose në procedurat e
tjera, vetëm nëse ato i janë zbuluar palës mbrojtëse në përputhje me nenin 156 ose 239 të këtij
Kodi ose prokurorit sipas nenit 250 të këtij Kodi.
Neni 336
Dëshmitarët nën mbrojtje të veçantë

1. Në shqyrtimin gjyqësor nuk lejohet marrja në pyetje e personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë
(16) vjeç që është viktimë e veprës penale nga Kapitulli XX i Kodit Penal, nëse dëshmia e tij
veç është marrë sipas nenit 129 ose 147 të këtij Kodi dhe nëse trupi gjykues çmon se marrja
e sërishme në pyetje nuk është e nevojshme. Nëse dëshmitari i tillë merret në pyetje, trupi
gjykues mund të vendosë të përjashtojë publikun.
2. Kur fëmija është i pranishëm në seancë si dëshmitar ose si i dëmtuar, ai largohet nga
gjykatorja posa prania e tij të mos jetë më e nevojshme

3. Masat për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, siç parasheh Kapitulli XIII i këtij Kodi,
zbatohen gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Neni 337
Masat për ta lehtësuar marrjen në pyetje të dëshmitarëve ose të viktimave në lidhje me
peshën e veprës penale
1. Me kërkesë të dëshmitarit ose të dëmtuarit apo viktimës ose mbrojtësit të viktimave apo
përfaqësuesit të viktimës, trupi gjykues mund t’i urdhërojë masat e mëposhtme për marrje në
pyetje në shqyrtimin gjyqësor të dëshmitarit ose të viktimës së një vepre penale, duke përfshirë
por pa u kufizuar vetëm në veprat penale të renditura në Kapitujt XV dhe XX të Kodit Penal,
duke marrë parasysh peshën e veprës penale dhe nëse gjykata bindet se ato masa e lehtësojnë
marrjen e dëshmisë së dëshmitarit ose të viktimës:
1.1. për të dëshmuar në seancën e mbyllur për publikun; ose
1.2. për të dëshmuar gjatë marrjes së njëkohshme në pyetje në një vend tjetër i cili ka
komunikim me gjykatoren përmes televizionit me qark të mbyllur.
Neni 338
Betimi
1. Para marrjes në pyetje të dëshmitarit, gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose
gjyqtari i procedurës paraprake kur vepron sipas nenit 147 të këtij Kodi, nga dëshmitari mund
të kërkojë dhënien e betimit. Fëmija dhe personi për të cilin është vërtetuar të ketë kryer vepër
penale ose me arsye dyshohet se ka kryer vepër penale ose ka marrë pjesë në kryerjen e
veprës penale për të cilën merret në pyetje, nuk i nënshtrohet betimit. Nëse dëshmitari është
betuar në procedurë paraprake, në shqyrtim gjyqësor i bëhet me dije se është nën betim.
2. Teksti i betimit të dëshmitarit është: “I ndërgjegjshëm për rëndësinë e dëshmisë sime dhe
përgjegjësinë time ligjore, solemnisht betohem se do të them të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe
vetëm të vërtetën dhe se nuk do të fsheh asgjë për të cilën kam dijeni”.
3. Para marrjes në pyetje të ekspertit, gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues
mund të kërkojë nga ai dhënien e betimit. Para shqyrtimit gjyqësor, eksperti mund të betohet
vetëm para gjykatës dhe vetëm kur ekziston rreziku se ai nuk do të jetë i pranishëm në shqyrtim
gjyqësor. Arsyeja e dhënies së betimit shënohet në procesverbal. Ekspertit të përhershëm, i
cili ka dhënë betim të përgjithshëm për ekzaminime përkatëse, në shqyrtimin gjyqësor vetëm i
përkujtohet betimi i dhënë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
169
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Teksti i betimit të ekspertit është: “I ndërgjegjshëm për rëndësinë e deklaratës sime dhe
përgjegjësinë time ligjore, solemnisht betohem se do të kryejë ekspertizën me ndërgjegje dhe
me aq sa kam njohuri dhe konstatimin e mendimin tim do ta paraqes saktësisht dhe plotësisht”.
5. Dëshmitari dhe eksperti memec që dinë shkrim dhe lexim e bëjnë betimin me nënshkrim
të tekstit të betimit, ndërsa dëshmitari dhe eksperti shurdh e lexojnë tekstin e betimit. Nëse
dëshmitari shurdh ose memec është analfabetë, betimi bëhet përmes përkthyesit.
Neni 339
Deklarimi i ekspertit
1. Eksperti ia komunikon gjykatës konstatimin dhe mendimin e tij nëpërmjet raportit të përpiluar
sipas nenit 136 të këtij Kodi.

2. Në shqyrtim gjyqësor, raporti futet në procesverbal. Eksperti përshkruan konstatimet dhe
shpjegon analizat e tij. Eksperti mund të përdorë provat materiale në mbështetje të dëshmisë
së tij.

3. Pala e cila nuk ka kërkuar ekspertizën mund të bëjë marrjen e tërthortë në pyetje të ekspertit
lidhur me raportin, analizat, arsimimin, përvojën, ose bazën e ekspertizës së tij.
Neni 340
Prania e dëshmitarëve në gjykatore
1. Dëshmitarët dhe ekspertët e marrur në pyetje mbeten në gjykatore, përpos nëse gjyqtari i
vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pas marrjes në pyetje të palëve, i lejon të shkojnë
ose përkohësisht të largohen nga gjykatorja.

2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, me propozim të palëve ose sipas detyrës
zyrtare, mund të urdhërojë që dëshmitarët dhe ekspertët e marrur në pyetje të largohen nga
gjykatorja dhe më vonë të thirren përsëri dhe të merren në pyetje edhe një herë në prani ose në
mungesë të dëshmitarëve dhe ekspertëve të tjerë.
Neni 341
Provat e marra jashtë gjykatës

1. Kur në shqyrtim gjyqësor mësohet se dëshmitari ose eksperti i thirrur nuk mund të vijë në
gjykatë ose kur paraqitja e tij do të shkaktonte vështirësi të konsiderueshme, gjyqtari i vetëm
gjykues ose trupi gjykues, kur çmon se deklarimi i tij është i rëndësishëm, urdhëron që ta merr
në pyetje gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtar i trupit gjykues
jashtë shqyrtimit gjyqësor, ose marrja në pyetje të bëhet nga gjyqtari i procedurës paraprake
brenda kompetencës territoriale ku banon dëshmitari apo eksperti.

2. Kur është e nevojshme të zbatohet këqyrja ose rikonstruksioni jashtë shqyrtimit gjyqësor,
këtë e bën gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari anëtar i trupit gjykues.

3. Palët dhe i dëmtuari ose viktima gjithmonë njoftohen kur dhe në cilin vend do të merret në
pyetje dëshmitari apo do të zbatohet këqyrja ose rikonstruksioni dhe njoftohen se kanë të drejtë
të jenë të pranishëm në këto veprime. Kur palët dhe i dëmtuari ose viktima janë të pranishëm
gjatë kryerjes së këtyre veprimeve, ata gëzojnë të drejtat e parapara në nenin 147 të këtij Kodi.
Neni 342
Leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve

1. Procesverbalet për këqyrjen e vendit jashtë shqyrtimit gjyqësor, për kontroll të lokaleve dhe
të personit, sekuestrimin e përkohshëm të pasurisë së specifikuar apo provave lexohen ose
riprodhohen në shqyrtim gjyqësor për vërtetimin e përmbajtjes së tyre. Trupi gjykues gëzon të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
170
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
drejtë diskrecioni të lejojë prezantim të përmbledhur gojor të këtyre të dhënave, si dhe riprodhim
të regjistrimit audio ose video të rrjedhës së këtyre veprimeve hetimore. Dokumentet që kanë
rëndësinë e provës, sipas mundësisë, dorëzohen në formë origjinale.
2. Sendet që gjatë shqyrtimit gjyqësor mund të shërbejnë për sqarimin e çështjes, mund t’i
tregohen të akuzuarit, e në rast nevoje, edhe dëshmitarëve dhe ekspertëve.
Neni 343
Marrja në pyetje e të akuzuarit pas paraqitjes së provave

1. Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve e ekspertëve dhe pas prezantimit të provave materiale
vazhdohet me marrjen në pyetje të të akuzuarit i cili nuk ka pranuar fajësinë.
2. Dispozitat e zbatueshme gjatë marrjes në pyetje të të pandehurit në procedurë paraprake
zbatohen përshtatshmërisht edhe gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor.

3. Të bashkakuzuarit të cilët ende nuk janë marrë në pyetje nuk do të jenë të pranishëm gjatë
pyetjes së të akuzuarit.
Neni 344
Marrja në pyetje e të akuzuarit
1. I akuzuari ka të drejtë që të mos deklarojë. Nëse ai zgjedh që të deklarojë, marrja e tij në
pyetje zbatohet në pajtim me paragrafët 2 deri 4 të këtij neni.
2. Mbrojtësi kryesor merr në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 329 të këtij Kodi.
3. Prokurori i shtetit merr në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 330 të këtij Kodi.
4. Nëse ka të bashkakuzuar, ata mund të marrin në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 330
të këtij Kodi.
5. I dëmtuari mund të merr në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 330 të këtij Kodi.
6. Mbrojtësi mund të rimerr në pyetje të akuzuarin në pajtim me nenin 331 të këtij Kodi.
7. Pasi gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues sigurohet se palët nuk kanë pyetje
të tjera, ai mund të vazhdojë t’i bëjë pyetje të akuzuarit nëse në deklarimin ose në përgjigjet e
tij ka zbrazëti, paqartësi apo kundërthënie. Pas kësaj, anëtarët e trupit gjykues mund t’i bëjnë
pyetje të drejtpërdrejta të akuzuarit.
8. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e
pyet të akuzuarin nëse ka diçka për të shtuar për mbrojtjen e tij. Kur i akuzuari shtjellon më tej
mbrojtjen e tij, mund të pyetet përsëri.

Neni 345
Marrja në pyetje e të bashkakuzuarit
1. Pas përfundimit të marrjes në pyetje të të akuzuarit të parë, secili prej të akuzuarve të tjerë,
nëse ka, merren në pyetje me radhë në pajtim me nenin 344 të këtij Kodi. Çdo i akuzuar ka të
drejtë t’u bëjë pyetje të bashkakuzuarve të tjerë të pyetur më parë.

2. Deklarimet e mëparshme të të bashkakuzuarve gjatë shqyrtimit gjyqësor mund të përdoren
nga palët sipas nenit 330 të këtij Kodi. Kur deklarimet e të bashkakuzuarve për rrethana të
njëjta ndryshojnë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund të bëjë ballafaqimin
e të bashkakuzuarve përveç kur ata shfrytëzojnë të drejtën për të heshtur.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
171
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 346
Provat shtesë nga gjykata dhe palët
1. Pas përfundimit të procedurës së provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues,
sipas detyrës zyrtare ose me propozim të palëve, mund të urdhërojë marrjen e provave shtesë
që nuk janë paraqitur nga palët kur atë e konsideron të domosdoshme për përcaktimin e së
vërtetës.
2. Gjykata mund të shtyjë shqyrtimin gjyqësor deri në gjashtëdhjetë (60) ditë në mënyrë që të
lejojë mbledhjen e provave.
3. Nëse nuk kërkohet ndonjë provë shtesë sipas detyrës zyrtare ose nga palët, apo nëse
propozimi i palës është refuzuar dhe gjykata çmon se çështja është sqaruar mjaftueshëm,
gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shpall të përfunduar procedurën e provave.
Neni 347
Të dhënat penale të të akuzuarit

Të dhënat penale nga evidenca e të dënuarve, si dhe të dhënat tjera për dënimet për vepra
penale mund të lexohen pas përfundimit të procedurës së provave. Kur i akuzuari pranon
fajësinë, të gjitha informatat lidhur me dënimet e mëparshme të të akuzuarit lexohen para se
palët të paraqesin fjalën përfundimtare.

Nënkapitulli XII - Ndryshimi dhe zgjerimi i aktakuzës
Neni 348
Ndryshimi i aktakuzës në shqyrtim gjyqësor
1. Kur prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor konstaton se provat e shqyrtuara tregojnë
se gjendja faktike e paraqitur në aktakuzë është ndryshuar, ai në shqyrtim gjyqësor mund ta
ndryshojë aktakuzën gojarisht dhe mund të propozojë që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet për
përgatitjen e aktakuzës së re.
2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues lejon ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor për
përgatitjen e aktakuzës së re, atëherë cakton afatin kur prokurori i shtetit detyrohet të paraqesë
aktakuzën e re. Të akuzuarit i dërgohet kopja e aktakuzës së re. Nëse prokurori i shtetit në
afatin e caktuar nuk paraqet aktakuzë të re, gjykata vazhdon shqyrtimin gjyqësor në bazë të
aktakuzës së mëparshme.
3. Kur ndryshohet aktakuza, i akuzuari ose mbrojtësi mund të propozojnë ndërprerjen e
shqyrtimit gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues
mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes kur thelbi i aktakuzës është
ndryshuar ose është zgjeruar.
Neni 349
Zgjerimi i aktakuzës në shqyrtimin gjyqësor
1. Nëse i akuzuari gjatë shqyrtimit gjyqësor kryen vepër penale ose nëse vepra penale e
mëparshme e të akuzuarit zbulohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose
trupi gjykues në shqyrtimin gjyqësor mund të përfshijë edhe këtë vepër në bazë të akuzës së
prokurorit të shtetit, e cila mund të paraqitet edhe gojarisht.
2. Në rastin e tillë, gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për t’i dhënë kohë mbrojtjes
për t’u përgatitur, e pas dëgjimit të palëve, mund të vendosë që për veprën nga paragrafi 1 i këtij
neni të gjykojë veçmas të akuzuarin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
172
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Nëse për gjykimin e çështjes nga paragrafi 1 i këtij neni është kompetent departamenti
tjetër në kuadër të gjykatës themelore, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues, pas dëgjimit
të palëve, vendos se a do t’ia dërgojë çështjen për të cilën është duke e drejtuar shqyrtimin
gjyqësor gjykatës drejtpërdrejt më të lartë kompetente për të marrë vendim.
Nënkapitulli XIII - Fjala përfundimtare
Neni 350
Fjala përfundimtare e palëve

1. Pas përfundimit të procedurës së provave, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues u jep fjalën palëve dhe përfaqësuesve të palëve për t’i përmbledhur argumentet e tyre.
Së pari, fjalën e merr prokurori i shtetit, pastaj i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi i viktimave ose
përfaqësuesi i viktimës, mbrojtësi dhe në fund i akuzuari.

2. Personat në fjalën përfundimtare mund t’u referohen provave të pranueshme, si dhe
procedurës, ligjit në fuqi, karakterit dhe sjelljes së dëshmitarëve gjatë procedurës gjyqësore, si
dhe rrethanave lehtësuese dhe rënduese. Ata mund të përdorin tabela, diagrame, përshkrime
incizimesh të lejuara nga gjykata ose ekuivalentin e tyre funksional, përmbledhje dhe krahasime
të provave nëse ato bazohen në prova të pranueshme, si dhe zmadhim të ekzemplarëve të tyre
për t’i demonstruar ose për t’i paraqitur si ilustrim në gjykatë.

3. Nëse është kërkuar seancë për caktimin e dënimit në pajtim me nenin 356 të këtij Kodi, fjalët
përfundimtare trajtojnë vetëm argumentet dhe faktet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të
akuzuarit.
Neni 351
Fjala përfundimtare e prokurorit të shtetit
Prokurori i shtetit në fjalën e tij përfundimtare paraqet vlerësimin e tij për provat e shqyrtuara në
shqyrtim gjyqësor, shpjegon konkluzionet e tij mbi faktet e rëndësishme për marrjen e vendimit,
paraqet dhe arsyeton propozimin e tij për përgjegjësinë penale të të akuzuarit, për dispozitat
e Kodit Penal të cilat duhet zbatuar si dhe për rrethanat lehtësuese dhe rënduese që duhet të
merren parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Prokurori i shtetit mund të propozojë lartësinë
e dënimit, si dhe shqiptimin e vërejtjes gjyqësore ose ndonjë dënim alternativ nga neni 46 i
Kodit Penal.
Neni 352
Fjala përfundimtare në emër të të dëmtuarit
I dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, në fjalën e tij
përfundimtare mund të shpjegojë ndikimin dhe pasojën e veprës penale në të dëmtuarin ose
viktimën, kërkesën e tij pasurore juridike dhe potencon provat që ndërlidhen me përgjegjësinë
penale të të akuzuarit.

Neni 353
Fjala përfundimtare dhe komentet në emër të të akuzuarit
1. Mbrojtësi ose i akuzuari në fjalën përfundimtare paraqet personalisht argumente për mbrojtjen
tij dhe mund të komentojë pretendimet e prokurorit dhe të dëmtuarit.
2. Pasi mbrojtësi të ketë prezantuar argumentet për mbrojtjen, i akuzuari ka të drejtë të deklarohet
personalisht nëse pajtohet me mbrojtjen e prezantuar nga mbrojtësi i tij dhe mbrojtjen e tillë ta
plotësojë.

3. Prokurori i shtetit dhe i dëmtuari kanë të drejtë të përgjigjen në mbrojtje, kurse mbrojtësi apo
i akuzuari kanë të drejtë që këto përgjigje t’i komentojnë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
173
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Fjalën e fundit gjithmonë e merr i akuzuari.
Neni 354
Paraqitja e fjalëve përfundimtare
1. Paraqitja e fjalës përfundimtare nga palët mund të kufizohet në kohë nga gjyqtari i vetëm
gjykues apo kryetari i trupit gjykues dhe mund të paraqitet edhe në formë të shkruar.
2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, pasi të ketë bërë vërejtje paraprake,
mund të ndërpresë personin i cili në fjalën e tij përfundimtare fyen rendin publik dhe moralin,
fyen personin tjetër, përsërit ose jep shpjegime të gjata të cilat qartazi nuk ndërlidhen me
çështjen. Në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor shënohet koha dhe arsyeja e ndërprerjes së
fjalës përfundimtare.
3. Kur akuzën e përfaqësojnë disa persona ose mbrojtjen e përfaqësojnë disa mbrojtës, vetëm
prokurori apo mbrojtësi kryesor ose mbrojtësi i caktuar nga mbrojtësi kryesor mund të paraqet
fjalën përfundimtare në emër të palës së tyre.
4. Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga të gjithë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i
trupit gjykues pyet nëse ndokush ka edhe ndonjë deklaratë tjetër.
Neni 355
Përfundimi i shqyrtimit gjyqësor, këshillimi dhe votimi
1. Nëse pas përfundimit të fjalës përfundimtare të palëve, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi
gjykues nuk çmon se duhet marrë prova të tjera dhe nuk është bërë kërkesë për seancën për
caktimin e dënimit nga prokurori i shtetit, i akuzuari apo mbrojtësi i tij, apo nëse të gjitha palët
pajtohen që të mos mbahet seanca për caktimin e dënimit sepse seanca e tillë nuk është e
nevojshme, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues shpall shqyrtimin gjyqësor të
përfunduar.
2. Pas kësaj, gjyqtari i vetëm gjykues tërhiqet për të marrë aktgjykim, ndërsa trupi gjykues
tërhiqet për këshillim dhe votim për të marrë aktgjykimin.
Neni 356
Seanca për caktimin e dënimit pas pranimit të fajësisë apo aktgjykimit dënues
1. Seanca për caktimin e dënimit mund të mbahet në rastet kur:
1.1. I akuzuari ka pranuar fajësinë;
1.2. I akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale pas shqyrtimit gjyqësor.
2. Kërkesa për seancë për caktimin e dënimit bëhet me shkrim ose në procesverbal pasi që i
akuzuari të pranojë fajësinë apo para përfundimit të pritshëm të shqyrtimit gjyqësor. Prokurori i
shtetit, i akuzuari apo mbrojtësi i tij mund të kërkojë mbajtjen e seancës me qëllim të paraqitjes
së çështjeve të rëndësishme për caktimin e dënimit. Kërkesa për seancën e tillë nga i akuzuari
ose mbrojtësi i tij nuk konsiderohet si pranim i fajësisë.
3. Nëse kërkesa nuk është parashtruar, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues poashtu
mund të vendosë sipas detyrës zyrtare caktimin e seancës, për të marrë informacione shtesë
me rëndësi për caktimin e dënimit.
4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues e lejon kërkesën dhe udhëzon palët që fjala
përfundimtare të trajtojë vetëm fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarit.
5. Seanca e caktimit të dënimit caktohet brenda shtatë (7) ditëve nga shpallja e aktgjykimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
174
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
dënues në pajtim me nenin 364 të këtij Kodi. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues
njofton menjëherë prokurorin e shtetit, të akuzuarin, mbrojtësin, të dëmtuarin ose viktimën dhe
mbrojtësin e viktimave ose përfaqësuesin e viktimës për datën dhe kohën e seancës së caktimit
të dënimit.
6. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues, pas shpalljes së aktgjykimit dënues, sipas detyrës
zyrtare apo me kërkesë të palëve, mund të urdhërojë nga shërbimi sprovues të përgatisë
raportin parandëshkues. Urdhri përcakton edhe datën për dorëzimin e raportit. Në rastet kur
urdhërohet raporti parandëshkimor, afati i paraparë në paragrafin 5 të këtij neni për mbajtjen e
seancës llogaritet nga data e caktuar për dorëzimin e raportit nga shërbimi sprovues.
7. Në seancën për caktimin e dënimit, prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, i dëmtuari ose
viktima dhe mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës mund t’i paraqesë gjykatës:
7.1. çështjet për ashpërsim të dënimit, përfshirë të dhënat nga e kaluara kriminale e të
akuzuarit;
7.2. çështjet për zbutje të dënimit, përfshirë edhe ato relevante për zbutje të dënimit nën
minimumin e paraparë me ligj;
7.3. deklaratën ose argumentet për një dënim të përshtatshëm, qoftë me gojë ose me
shkrim; dhe
7.4. çështje tjera që gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i konsideron të rëndësishme
për caktimin e një dënimi të përshtatshëm.
8. Dispozitat e zbatueshme për radhën e paraqitjes së provave në shqyrtim gjyqësor zbatohen
përshtatshmërisht gjatë seancës për caktimin e dënimit.
9. I akuzuari ka të drejtë të flasë në seancë në favor të zbutjes së dënimit të tij.
10. I dëmtuari ose viktima apo mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës poashtu mund
të deklarohet në seancë për ndikimin e veprës në aspektin fizik, psikologjik apo material. Ky
deklarim nuk mund të përfshijë rekomandimin për llojin dhe lartësinë e dënimit.
11. I dëmtuari apo viktima në vend të deklarimit gjatë seancës për caktimin e dënimit mund të
kërkojë që deklarata e dëmit nga neni 214 të këtij Kodi të prezantohet me shkrim apo e njëjta
të lexohet gjatë seancës dhe të merren parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Deklarata
nuk mund të përfshijë rekomandimin për llojin dhe lartësinë e dënimit. Një kopje e deklaratës
i dorëzohet të akuzuarit dhe prokurorit të shtetit, në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, nëse
paraprakisht nuk ka qenë pjesë e shkresave të lëndës. I akuzuari dhe mbrojtësi i tij mund të
kundërshtojë të dhënat nga deklarata gjatë seancës për caktimin e dënimit.
12. Në përfundim të seancës së caktimit të dënimit, gjyqtari i vetëm gjykues tërhiqet për nxjerrjen
e aktgjykimit, ndërsa trupi gjykues tërhiqet për këshillim dhe votim për të nxjerr aktgjykim.
Dispozitat e nenit 365 të këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për shpalljen e dënimit.
Neni 357
Hedhja e aktakuzës

1. Gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues me aktvendim e hedh aktakuzën kur:
1.1. procedura është zbatuar pa kërkesën e prokurorit të shtetit;
1.2. ka munguar propozimi i kërkuar i të dëmtuarit ose leja e organit publik kompetent,
apo nëse organi publik kompetent e ka tërhequr lejen; ose

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
175
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
1.3. ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e pengojnë ndjekjen.

2. Aktvendimin mbi hedhjen e aktakuzës mund ta merr gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues
edhe pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor.
KAPITULLI XX
AKTGJYKIMI
Nënkapitulli I - Marrja e aktgjykimit

Neni 358
Marrja dhe shpallja e aktgjykimit
1. Nëse gjykata gjatë këshillimit çmon se nuk nevojitet që përsëri të hapet shqyrtimi gjyqësor
për plotësimin e procedurës ose për sqarimin e ndonjë çështjeje konkrete, atëherë e merr
aktgjykimin.

2. Aktgjykimi merret dhe shpallet në emër të popullit.
Neni 359
Identiteti subjektiv dhe objektiv i aktgjykimit me aktakuzën

1. Aktgjykimi mund t’i referohet vetëm personit të akuzuar dhe vetëm veprës që është objekt i
akuzës të përfshirë në aktakuzën e paraqitur fillimisht, të ndryshuar ose të zgjeruar në shqyrtimin
gjyqësor.

2. Gjykata nuk detyrohet me propozimet e prokurorit të shtetit lidhur me kualifikimin ligjor të
veprës.
3. Gjykata nuk detyrohet me marrëveshje ndërmjet prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes lidhur
me ndryshimin e akuzës ose pranimin e fajit, përveç marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë të
pranuar nga gjykata sipas nenit 230 të këtij Kodi.
Neni 360
Baza e aktgjykimit
1. Gjykata e bazon aktgjykimin vetëm në faktet dhe në provat e proceduara në shqyrtimin
gjyqësor.

2. Gjykata detyrohet që me ndërgjegje të vlerësojë çdo provë një nga një dhe në lidhje me
provat e tjera, dhe në bazë të vlerësimit të tillë të nxjerrë përfundim nëse fakti konkret është
provuar.

Nënkapitulli II - Llojet e aktgjykimeve

Neni 361
Forma e aktgjykimit
1. Me aktgjykim ose refuzohet akuza, ose i akuzuari lirohet nga akuza, ose shpallet fajtor.
2. Kur akuza përfshin disa vepra penale, në aktgjykim shënohet nëse dhe për cilën vepër është
refuzuar akuza, apo nëse dhe për cilën vepër i akuzuari lirohet ose shpallet fajtor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
176
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 362
Aktgjykimi refuzues
1. Gjykata merr aktgjykim me të cilin akuza refuzohet kur:
1.1 prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit
gjyqësor;
1.2. i akuzuari për të njëjtën vepër është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë;
1.3. ka kaluar afati i parashkrimit dhe vepra përfshihet në amnisti ose falje, ose kur
ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë ndjekjen penale; ose
1.4. i dëmtuari tërhiqet nga propozimi për vepër penale që nuk ndjeket sipas detyrës
zyrtare, përveç nëse gjykata ka prova që vendimi për tu tërhequr është ndikuar në
mënyrë të padrejtë nga pala e tretë.
Neni 363
Aktgjykimi lirues
1. Gjykata merr aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga akuza nëse:
1.1. vepra me të cilën i akuzuari akuzohet nuk përbën vepër penale;
1.2. ka rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale; ose

1.3. nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Neni 364
Aktgjykimi dënues
1. Gjykata, në aktgjykimin me të cilin të akuzuarin e shpall fajtor shënon:

1.1. veprën penale për të cilën shpallet fajtor, së bashku me faktet dhe rrethanat që
përbëjnë figurën e veprës penale, si dhe faktet dhe rrethanat nga të cilat varet zbatimi i
dispozitës përkatëse të Kodit Penal;
1.2. emërtimin ligjor të veprës penale dhe dispozitat e ligjit penal të zbatuara gjatë marrjes
së aktgjykimit;
1.3.vendimin për konfiskimin e pasurisë së specifikuar;
1.4. vendimin për shpenzimet e procedurës penale, për kërkesën pasurore juridike;
1.5. taksën për Programin e Kompensimit të Viktimave sipas ligjit në fuqi; dhe
1.6. aktgjykimi gjithashtu duhet të theksojë nëse aktgjykimi i formës së prerë duhet të
shpallet në shtyp, radio ose televizion.
2. Nëse nuk është bërë kërkesë për seancën për caktimin e dënimit nga prokurori i shtetit,
i akuzuari ose mbrojtësi i tij, gjykata në aktgjykimin me të cilin të akuzuarin e shpall fajtor
gjithashtu shënon:
2.1. dënimin e shqiptuar të akuzuarit, duke përfshirë edhe dënimin alternativ nga Kodi
Penal ose lirimin nga dënimi;
2.2. vendimin për llogaritjen e paraburgimit ose dënimit të mëparshëm në lartësinë e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
177
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
dënimit;
2.3. urdhrin për shqiptimin e masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues të kryerësve
të varur nga droga dhe alkooli;
2.4. Kur i akuzuari dënohet me gjobë, në aktgjykim shënohet afati kur duhet paguar gjoba
dhe mënyra e zëvendësimit të gjobës kur gjoba forcërisht nuk mund të arkëtohet.
3.Pas seancës për caktim të dënimit, nëse ka, aktgjykimi dënues përmban konstatimet nga
nënparagrafët 2.1 deri 2.4 të këtij neni.
Nënkapitulli III - Shpallja e aktgjykimit
Neni 365
Shpallja e aktgjykimit
1. Pasi gjykata merr aktgjykimin, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e shpall
menjëherë. Kur gjykata nuk ka mundësi që në të njëjtën ditë pas përfundimit të shqyrtimit
gjyqësor ose të seancës për caktimin e dënimit të merr aktgjykimin, shpalljen e aktgjykimit e
shtyn më së shumti tri (3) ditë dhe e cakton kohën dhe vendin e shpalljes së aktgjykimit.
2. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktgjykim lirues ose aktgjykim
refuzues, ai në prani të palëve, të mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës dhe
të mbrojtësve lexon në seancë të hapur dispozitivin dhe shkurtimisht prezanton arsyet e
aktgjykimit.
3. Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues merr aktgjykim dënues dhe seanca
për caktimin e dënimit është caktuar në bazë të nenit 356 të këtij Kodi, dispozitivi i këtij aktgjykimi
përmban vetëm faktin se ai ose ajo është fajtor. Nëse seanca për caktimin e dënimit nuk është
caktuar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e shpall dënimin.
4. Shpallja e aktgjykimit bëhet edhe kur pala, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës
ose mbrojtësi nuk janë të pranishëm. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues mund
të urdhërojë që të akuzuarit i cili nuk është i pranishëm t’ia komunikojë gojarisht aktgjykimin ose
t’i dërgohet me shkrim aktgjykimi.
5. Kur publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor, dispozitivi i aktgjykimit gjithmonë
lexohet në seancë të hapur, përveç rasteve kur procedura zhvillohet ndaj të miturve. Trupi
gjykues vendos se a do ta përjashtojë publikun me rastin e prezantimit të arsyeve të aktgjykimit
dhe në ç’masë e përjashton.
6. Të gjithë të pranishmit e dëgjojnë leximin e dispozitivit të aktgjykimit duke qëndruar në këmbë.
Neni 366
Paraburgimi me rastin e marrjes së aktgjykimit
1. Me rastin e marrjes së aktgjykimit me të cilin i akuzuari dënohet me burgim, gjyqtari i vetëm
gjykues ose trupi gjykues:
1.1. cakton ose vazhdon paraburgim kur ekzistojnë kushtet nga neni 184 paragrafit 1 i
këtij Kodi; ose
1.2. ndërprenë paraburgimin nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim kur pushojnë së
ekzistuari shkaqet për të cilat është paraburgosur.
2. Trupi gjykues gjithmonë ndërprenë paraburgimin dhe urdhëron lirimin e të akuzuarit nëse:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
178
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2.1. është liruar nga akuza;
2.2 është deklaruar fajtor, por është liruar nga dënimi;
2.3 është dënuar vetëm më gjobë ose i është shqiptuar vërejtja gjyqësore;
2.4 i është shqiptuar një nga dënimet alternative, përveç dënimit me gjysmëliri nga neni
58 i Kodit Penal;
2.5 për shkak të llogaritjes së paraburgimit në lartësinë e dënimit, ai veç e ka mbajtur
dënimin; ose
2.6 akuza është refuzuar, përveç në rastin kur është refuzuar për shkak të moskompetencës
së gjykatës.
3. Para caktimit, vazhdimit ose ndërprerjes së paraburgimit nga paragrafi 1 i këtij neni, gjyqtari i
vetëm gjykues ose trupi gjykues së pari dëgjon mendimin e prokurorit të shtetit, nëse procedura
është filluar me kërkesën e tij, dhe pastaj dëgjon të akuzuarin apo mbrojtësin e tij.
4. Paraburgimi sipas këtij neni urdhërohet, vazhdohet apo ndërpritet me aktvendim të veçantë.
Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin.
5. Kur i akuzuari gjendet në paraburgim dhe gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues çmon
se ende ekzistojnë shkaqet për të cilat ishte caktuar paraburgimi, paraburgimin e vazhdon me
aktvendim të posaçëm. Gjithashtu, me aktvendim të posaçëm e cakton ose e heq paraburgimin.
Ankesa kundër aktvendimit nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.
6. Paraburgimi i caktuar ose i vazhduar sipas dispozitave të nën-paragrafit 1.1 të këtij neni
mund të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të
shqiptuar në aktgjykimin e gjykatës themelore.
7. I akuzuari i dënuar me burgim, i cili gjendet në paraburgim, me kërkesën e tij mund të
transferohet me aktvendim të gjyqtarit të vetëm gjykues ose të kryetarit të trupit gjykues në
institucionin për mbajtjen e dënimit para se aktgjykimi të merr formë të prerë.
Neni 367
Udhëzimet dhe paralajmërimet që shoqërojnë aktgjykimin

1. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i udhëzon
palët për të drejtën në ankesë. Udhëzimi shënohet në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor.

2. Kur shqiptohet dënim alternativ nga neni 46 i Kodit Penal, gjyqtari i vetëm gjykues ose
kryetari i trupit gjykues paralajmëron të akuzuarin për rëndësinë e dënimit dhe kushtet të cilat
duhet respektuar.
3. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përkujton palët për detyrimet e tyre që,
deri në përfundim të procedurës, të njoftojnë gjykatën për çdo ndryshim të adresës.
Nënkapitulli IV - Përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit
Neni 368
Dorëzimi i aktgjykimit me shkrim
1. Aktgjykimi i shpallur duhet të përpilohet me shkrim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga
shpallja e tij, kur i akuzuari gjendet në paraburgim ose i është caktuar paraburgimi, ndërsa në
raste të tjera brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e shpalljes. Kur rasti është i ndërlikuar, siç
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
179
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
është përkufizuar në nenin 19 nën paragrafin 1.2 të këtij Kodi, gjyqtari i vetëm gjykues apo
kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga kryetari i gjykatës që të zgjasë afatin për përpilimin
me shkrim të aktgjykimit deri në gjashtëdhjetë (60) ditë nga shpallja e tij. Anëtari i trupit gjykues
mund të jep mendim të ndarë, mospajtues ose pajtues për çështjet juridike ose faktike dhe
mendimi i tillë i bashkëngjitet aktgjykimit.
2. Secili gjyqtar është i obliguar të mbajë kopje elektronike të aktgjykimeve që ai ose ajo i
përpilon dhe nënshkruan sipas paragrafit 3 të këtij neni.
3.Aktgjykimin e nënshkruajnë gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues dhe
procesmbajtësi.
4. Gjyqtari i cili është i autorizuar të nënshkruajë aktgjykimin, sipas paragrafit 3 të këtij neni,
duhet të dorëzojë ose të japë qasje në aktgjykim në zyrën përkatëse të menaxhimit të lëndëve
të gjykatës, në versionin elektronik të redaktueshëm dhe në kopje fizike, brenda pesë (5) ditëve
pas nënshkrimit të aktgjykimit.
5. Kopja e vërtetuar e aktgjykimit e cila përmban udhëzimin për të drejtën në ankesë i dërgohet
palëve.
6. Kopja e vërtetuar e aktgjykimit, së bashku me udhëzimin për të drejtën në ankesë i dërgohet
të dëmtuarit dhe personit të cilit i është konfiskuar sendi me aktgjykim.
7. Kur gjykata gjatë zbatimit të dispozitave për caktimin e dënimit unik për vepra penale në
bashkim shqipton aktgjykim duke i marrë parasysh edhe aktgjykimet që i kanë shqiptuar gjykatat
tjera, atyre gjykatave u dërgon kopje të vërtetuara të aktgjykimit të formës së prerë.

Neni 369
Përmbajtja dhe forma e aktgjykimit me shkrim
1. Aktgjykimi i përpiluar me shkrim duhet të jetë në përputhje me aktgjykimin e shpallur.
Aktgjykimi përfshinë hyrjen, dispozitivin dhe arsyetimin.
2. Hyrja e aktgjykimit përfshin: shënimin se aktgjykimi merret në emër të popullit, emrin e
gjykatës, emrin dhe mbiemrin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit dhe të anëtarëve të
trupit gjykues dhe të procesmbajtësit, emrin dhe mbiemrin e të akuzuarit, veprën penale për
të cilën i akuzuari është dënuar dhe nëse ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ditën e
shqyrtimit gjyqësor, nëse shqyrtimi gjyqësor ka qenë i hapur, emrin dhe mbiemrin e prokurorit
të shtetit, mbrojtësit, mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës të cilët kanë qenë
të pranishëm në shqyrtim gjyqësor, datën e shpalljes së aktgjykimit të shqiptuar dhe datën e
përpilimit të aktgjykimit.

3. Dispozitivi i aktgjykimit përfshin të dhënat personale të të akuzuarit dhe vendimin me të cilin i
akuzuari shpallet fajtor për vepër penale për të cilën akuzohet, ose me të cilin lirohet nga akuza
për atë vepër apo me të cilin refuzohet aktakuza.
4. Kur i akuzuari është dënuar, dispozitivi i aktgjykimit përfshin të gjitha të dhënat e nevojshme
të parapara në nenin 364 të këtij Kodi, ndërsa kur ai është liruar nga akuza ose akuza është
refuzuar, dispozitivi i aktgjykimit përfshin përshkrimin e veprës për të cilën është akuzuar dhe
vendimin për shpenzimet e procedurës penale dhe kërkesën pasurore juridike, nëse një kërkesë
e tillë është paraqitur.

5. Në rastin e gjykimit të veprave penale në bashkim, gjykata në dispozitivin e aktgjykimit
shënon dënimet e shqiptuara për secilën vepër penale, e pastaj dënimin për të gjitha veprat në
bashkim.

6. Gjykata në arsyetimin e aktgjykimit paraqet arsyet për çdo pikë të aktgjykimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
180
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
7. Gjykata paraqet qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsyesh i konsideron
të vërtetuara apo të pavërtetuara. Gjykata gjithashtu, në mënyrë të veçantë vlerëson saktësinë
e provave kundërthënëse, arsyet e mosmiratimit të propozimit konkret të palëve, si dhe arsyet
në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike, veçanërisht me rastin e
vërtetimit të ekzistimit të veprës penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit, si dhe me
rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij.
8. Kur i akuzuari dënohet me burgim, arsyetimi përfshin rrethanat të cilat gjykata i ka marrë
parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Gjykata veçanërisht arsyeton se në cilat shkaqe është
bazuar kur ka konstatuar se ka të bëjë veçanërisht me rast të rëndë dhe se duhet shqiptuar
dënim më të rëndë se dënimi i paraparë, ose ka konstatuar se është e nevojshme të ulë apo të
heqë dënimin, të shqiptojë dënim alternativ ose masën për trajtim të detyruar rehabilitues ose
konfiskimin e pasurisë së fituar përmes kryerjes së veprës penale.
9. Kur në aktakuzë përcaktohet pasuria që i nënshtrohet konfiskimit ose nëse prokurori i shtetit
i ka njoftuar palët për pasurinë e re të specifikuar të zbuluar pas ngritjes së aktakuzës në pajtim
me nenin 278, paragrafi 5 të këtij Kodi, apo nëse gjykata e ka urdhëruar konfiskimin e pasurisë
për zëvendësimin e vlerës sipas nenit 273 të këtij Kodi, aktgjykimi përcakton nëse pasuria
e specifikuar apo pasuria për zëvendësimin e vlerës konfiskohet apo jo. Aktgjykimi përmban
arsyetimin për konfiskimin e secilit send për të cilën urdhërohet konfiskimi dhe arsyetimin për
secilin send për të cilën nuk urdhërohet konfiskimi.
10. Kur i akuzuari lirohet nga akuza, në arsyetim veçanërisht shënohet arsyeja e paraparë në
nenin 363 të këtij Kodi sipas së cilës ka vepruar.
11. Në arsyetimin e aktgjykimit me të cilin refuzohet akuza, gjykata nuk e vlerëson çështjen
kryesore, por kufizohet vetëm në arsyet e refuzimit të akuzës.
12. Për qëllimet e këtij neni, termi “të dhëna personale” përfshin informacionin personal si vijon:
emrin, mbiemrin, emrin e qytetit të lindjes ose vendbanimit, funksionin publik të të pandehurit
nëse ka dhe numrin personal. Kur numri personal nuk është në dispozicion, atëherë në vend të
tij mund të përdoren data e lindjes, emri i njërit prind dhe vendlindja. Të dhënat personale shtesë,
ashtu siç kuptohet ky term nga ligjet tjera, mund të shtohen vetëm nëse është e nevojshme për
të shpjeguar rrethanat kontekstuale të veprave penale.
13. Përveç numrit personal, datës së lindjes, emrit të prindërve dhe vendlindjes, publikimi i të
dhënave të tjera personale nga paragrafi 12 i këtij neni, nuk konsiderohet shkelje e privatësisë,
për shkak të interesit të publikut për një gjyqësor të hapur dhe publik.
Neni 370
Publikimi i vendimeve gjyqësore
1. Në pajtim me Ligjin për Gjykatat, gjykatat obligohen të publikojnë të gjitha aktgjykimet online
brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga nxjerrja e tyre.
2. Përjashtimisht, aktgjykimet nuk publikohen në rastet kur të miturit janë të përfshirë si palë,
në rastet kur pretendohet se veprat penale janë kryer në kuadër të marrëdhënieve familjare
apo në rastet e veprave penale kundër integritetit seksual. Nëse ndonjë ligj i veçantë përcakton
konfidencialitetin në një procedurë respektive, dispozitat e atij ligji do të zbatohen lidhur me
publikimin e aktgjykimeve të nxjerra në atë procedurë.
3. Në rastet kur një apo më tepër shqyrtime janë mbyllur për publikun për shkak të arsyeve
të parapara në nën-paragrafët 1.1, 1.4, 3.1 apo 3.2 të nenit 289 të këtij Kodi, referencat në
dëshmitë dhe provat tjera të përmendura në shqyrtim të tillë do të redaktohen nga aktgjykimi para
publikimit. Referencat tek të miturit dhe dëshmitë e tyre do të anonimizohen apo redaktohen,
pa marrë parasysh nëse dëshmia e tyre është marrë në shqyrtim të mbyllur apo të hapur. Për
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
181
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
të lehtësuar këtë anonimizim/redaktim, aktgjykimet që përmbajnë referenca për një të mitur,
dëshmia e një të mituri, ose informatat që janë marrë në shqyrtime të tilla të mbyllura, do të
identifikojnë qartë, para publikimit, se cila pjesë e aktgjykimit hyn në një apo disa nga këto
kategori.
4. Versioni i publikuar i aktgjykimit, përpara publikimit do të redaktohet në mënyrë që të
mos përmbaj ndonjë referencë mbi numrin personal identifikues. Të gjitha të dhënat tjera të
përcaktuara në paragrafin 12 të nenit 369 të këtij Kodi nuk do të redaktohen.
5. Gjyqtari i cili është i autorizuar për të nënshkruar aktgjykimin sipas nenit 368 të këtij Kodi,
është i obliguar që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të përmbushet
obligimi ligjor për të publikuar aktgjykimin.
6. Gjykata po ashtu publikon aktvendimet me të cilat vendoset çështja penale.
7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kompetencë për të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e këtij
neni.
Neni 371
Gabimet e imëta në aktgjykim

1. Gabimet në emra dhe numra, gabimet tjera në shkrim dhe llogaritje, parregullsitë në mënyrën
e përpilimit të aktgjykimit me shkrim dhe mospërputhja e aktgjykimit me shkrim me origjinalin,
me kërkesë të palëve, të mbrojtësit ose sipas detyrës zyrtare përmirësohen nga gjyqtari i vetëm
gjykues apo kryetari i trupit gjykues me aktvendim të posaçëm.
2. Nëse gabimet e imëta apo të padëmshme në aktgjykim janë objekt i ankesës, Gjykata e
Apelit mund ta përmirësojë aktgjykimin nga neni 403 i këtij Kodi.

3. Kur të dhënat nga neni 364, paragrafit 1 nën-paragrafët 1.1 – 1.4 dhe 1.6 si dhe paragrafi 2
nën-paragrafët 2.1 dhe 2.3 të këtij Kodi në aktgjykimin e përpiluar me shkrim ndryshojnë nga
origjinali, aktvendimi për përmirësim u dërgohet personave nga neni 368 i këtij Kodi. Në rastin e
tillë, afati i ankesës kundër aktgjykimit llogaritet nga dita e dorëzimit të aktvendimit. Kundër këtij
aktvendimi nuk lejohet ankesë e posaçme.
Neni 372
Ekzekutimi i sanksioneve penale
1. Kur gjykata vendos për vazhdimin ose caktimin e paraburgimit pas shpalljes së aktgjykimit,
ose kur gjykata e cakton dënimin konform dispozitës së nenit 368, paragrafit 7 të këtij kodi,
konsiderohet se i akuzuari është në vuajtje të dënimit konform dispozitave të Ligjit për
ekzekutimin e sanksioneve penale.
2. Kur me aktgjykim të formës së prerë shqiptohet dënimi me burgim ndërsa i akuzuari ka ikur
jashtë Kosovës apo i shmanget mbajtjes së dënimit, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit
gjykues lëshon urdhërarrest për të akuzuarin në pajtim me nenin 173 të këtij Kodi.
Neni 373
Aktgjykimi kundër personave juridik dhe ekzekutimi i aktgjykimit
Investitorët, aksionarët apo kreditorët e personit juridik nuk mund të kundërshtojnë aktgjykimet
dhe ekzekutimin e tyre kundër personit juridik, përveç nëse personi i tillë është përfaqësues i
personit juridik të pandehur nga Ligji përkatës për Përgjegjësinë e Personave Juridik për Vepra
Penale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
182
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KAPITULLI XXI
MJETET JURIDIKE

Nënkapitulli I - Mjetet juridike
Neni 374
Llojet e mjeteve juridike
1. Përveç rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, pala mund të paraqesë mjetin juridik në
gjykatën e shkallës drejtpërdrejtë më të lartë përmes:
1.1. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit;
1.2. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës
sipas paragrafit 1 të nenit 407 të këtij Kodi;
1.3. ankesës kundër aktvendimit apo urdhrit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit;
1.4.ankesës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme, kur Gjykata
e Apelit e ndryshon aktvendimin e gjykatës themelore lidhur me paraburgimin apo kur
paraburgimi caktohet për herë të parë në Gjykatën e Apelit;
1.5 kundërshtimit kundër vendimit gjyqësor të gjykatës themelore siç përcaktohet me
këtë Kod;
1.6.mjetit të jashtëzakonshëm juridik të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore
apo të Gjykatës së Apelit në Gjykatën kompetente.
2. Kur lejohet me këtë Kod, urdhri i gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shqyrtohet nga
kolegji shqyrtues i gjyqtarëve të Gjykatës Themelore. Urdhri i shqyrtuar nga kolegji shqyrtues
nga ky paragraf mund të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit vetëm me rastin e ankesës kundër
aktgjykimit.
3. Përveç nëse parashihet ndryshe në këtë Kapitull, dispozitat rreth shqyrtimit gjyqësor në
gjykatën e shkallës së parë vlejnë përshtatshmërisht për procedurat e mjeteve juridike.
4. Ndaj aktgjykimit të gjykatës themelore nuk mund të ushtrohet ankesë për arsye procedurale
nëse ankuesi nuk e ka kundërshtuar në gjykatë themelore vendimin ligjor ose faktik mbi të cilin
bazohet ankesa, përveç nëse ankuesi mund të demonstrojë rrethana të jashtëzakonshme që
arsyetojnë një ankesë të tillë.
Nënkapitulli II - Rregullat e përgjithshme lidhur me mjetet juridike

Neni 375
Paanshmëria në shqyrtimin e mjetit juridik
1. Asnjëra palë ose personi i autorizuar që të paraqesë mjet juridik nuk lejohet të ketë komunikim
në prezencën e vetëm njërës palë me kolegjin shqyrtues, Gjykatën e Apelit apo Gjykatën
Supreme lidhur me kundërshtimin apo mjetin juridik që pret zgjidhjen nga kolegji shqyrtues,
Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme, apo të cilën pala pretendon ta paraqesë te kolegji
shqyrtues, Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme.
2. Asnjë gjyqtar i kolegjit shqyrtues, Gjykatës së Apelit apo Gjykatës Supreme nuk komunikon
lidhur me kundërshtimin apo mjetin juridik me palën ose personin e autorizuar që të paraqesë
mjet juridik e cila ka interes në këtë mjet juridik që pret vendimin e Gjykatës së Apelit apo
Gjykatës Supreme, apo të cilën pala pretendon ta paraqesë para kolegjit shqyrtues, Gjykatës
së Apelit apo Gjykatës Supreme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
183
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Gjyqtari me të cilin pala ose personi i autorizuar që të paraqesë mjet juridik tenton të
komunikojë pa praninë e palës tjetër, në kundërshtim me paragrafin 1 ose 2 të këtij neni, refuzon
komunikimin menjëherë dhe informon palët tjera për tentimin e palës për të komunikuar pa
praninë e tyre.
Neni 376
Përmbajtja e mjetit juridik
1. Si rregull e përgjithshme, mjeti juridik duhet të përmbajë:
1.1. numrin e lëndës;
1.2. emrin e të pandehurit;
1.3. përshkrimin e statusit ligjor të lëndës, përfshirë shënimin nëse mjeti juridik është
paraqitur brenda afatit kohor të lejuar;
1.4. përshkrimin e fakteve të rëndësishme që janë të përfshira në procesverbal;
1.5. përshkrimin e mjetit juridik që kërkohet;
1.6. përshkrimin e bazës ligjore të mjetit juridik.
2. Mjeti juridik duhet të identifikojë qartë të dhënat në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni.
3. Mjeti juridik paraqitet në gjykatë themelore, e cila ia dërgon mjetin juridik palës tjetër.
4. Asnjë mjet juridik që nuk është në pajtim me këtë nen nuk shqyrtohet.
Neni 377
Përmbajtja e përgjigjes së mjetit juridik
1. Përgjigja në mjet juridik duhet të përmbajë:

1.1. numrin e lëndës;

1.2. emrin e të pandehurit;

1.3. përshkrimin e statusit ligjor të lëndës, përfshirë shënimin nëse përgjigja është
paraqitur brenda afatit kohor të lejuar;

1.4. përshkrimin e fakteve të rëndësishme që janë të përfshira në procesverbal;

1.5. përshkrimin e mjetit juridik;
1.6. përshkrimin e bazës ligjore të mjetit juridik;

2. Përgjigja duhet të identifikojë qartë të dhënat në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni.

3. Përgjigja paraqitet në gjykatë themelore, e cila ia dërgon përgjigjen palës tjetër.

4. Asnjë përgjigje që nuk është në pajtim me këtë nen nuk shqyrtohet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
184
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 378
Afatet kohore për mjet juridik dhe përgjigje
1. Kundërshtimi i cili shqyrtohet nga kolegji shqyrtues duhet të paraqitet brenda dyzet e tetë (48)
orëve nga pranimi i vendimit.
2. Mjeti juridik i cili shqyrtohet nga Gjykata e Apelit duhet të paraqitet brenda pesë (5) ditëve
nga pranimi i vendimit.
3. Mjeti juridik i cili shqyrtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës duhet të paraqitet brenda dhjetë
(10) ditëve nga pranimi i vendimit.
4. Përgjigja në kundërshtim duhet të paraqitet brenda njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i
kundërshtimit i cili shqyrtohet nga kolegji shqyrtues.
5. Përgjigja në mjet juridik e cila shqyrtohet nga Gjykata e Apelit duhet të paraqitet brenda pesë
(5) ditëve nga pranimi i mjetit juridik.
6. Përgjigja në mjet juridik e cila shqyrtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës duhet të paraqitet
brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i mjetit juridik.
7. Afatet kohore të parapara në këtë nen zbatohen vetëm nëse nuk ekziston ndonjë afat kohor
specifik për mjete juridike në ndonjë nen specifik të këtij Kodi.

Neni 379
Respektimi i rregullave që rregullojnë përmbajtjen e mjeteve juridike dhe përgjigjeve
Të gjitha kërkesat për mjetet juridike dhe përgjigjet duhet të jenë në pajtim me kërkesat nga
nenet 376 deri 378 të këtij Kodi, ose nuk do të shqyrtohen nga gjyqtari i gjykatës themelore,
kolegji shqyrtues, Gjykata e Apelit apo Gjykata Supreme e Kosovës.
Nënkapitulli III - Ankesa kundër aktgjykimit
Neni 380
Ankesa kundër aktgjykimit
1. Kundër aktgjykimit të marrë nga gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues i gjykatës
themelore, ankesë mund të paraqesin personat e autorizuar brenda tridhjetë (30) ditëve nga
dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit.
2. Parashtruesi i ankesës mund ta tërheqë ankesën para se Gjykata e Apelit ta jep vendimin
rreth ankesës. Tërheqja e ankesës nuk mund të revokohet.
3. Ankesa e personit të autorizuar e paraqitur brenda afatit të caktuar e pezullon ekzekutimin e
aktgjykimit.
Neni 381
Personat e autorizuar për të paraqitur ankesë kundër aktgjykimit

1. Ankesë mund të paraqesin prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të
akuzuarit, i dëmtuari ose viktima dhe mbrojtësi i viktimave apo përfaqësuesi i viktimës.
2. Prokurori i shtetit mund të paraqesë ankesë në dëm dhe në dobi të të akuzuarit.
3. I dëmtuari ose viktima mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e
gjykatës lidhur me sanksionet penale për trafikimin me qenie njerëzore, dhunën në familje,
veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
185
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
publik dhe për kërkesën pasurore juridike kur i akuzuari shpallet fajtor si dhe për shpenzimet e
procedurës penale që ndërlidhen me të.
4. Ankesë mund të paraqesë edhe personi, pasuria e të cilit është konfiskuar.

Neni 382
Përmbajtja e ankesës kundër aktgjykimit
1. Ankesa kundër aktgjykimit duhet të jetë në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi por përfshinë
edhe:
1.1. të dhënat mbi aktgjykimin i cili ankimohet;
1.2. bazat për kundërshtimin e aktgjykimit nga neni 383 i këtij Kodi;
1.3. propozimin për anulim të tërësishëm apo të pjesërishëm të aktgjykimit ose për
ndryshim të tij;
1.4.arsyetimin e ankesës; dhe
1.5. nënshkrimin e parashtruesit të ankesës.
2. Kur ankesën e paraqet i akuzuari ose i dëmtuari i cili nuk përfaqësohet nga mbrojtësi, dhe
ankesa nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, gjyqtari i vetëm
gjykues ose kryetari i trupit gjykues kërkon nga ankuesi që në afat të caktuar të ndryshojë
ankesën me parashtresën me shkrim. Nëse ankuesi nuk e përmbush kërkesën nga neni 376
të këtij Kodi ose paragrafit 1 i këtij neni, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e
hedh ankesën.
3. Në ankesë mund të paraqiten fakte dhe prova të reja, por ankuesi detyrohet të arsyetojë përse
ato nuk i ka paraqitur më parë. Kur ankuesi thirret në fakte të reja, ai detyrohet të paraqesë
prova me të cilat këto fakte mund të provohen, e kur u referohet provave të reja, detyrohet të
paraqesë faktet që ai synon t’i vërtetojë me to.
4. Kur ankuesi pretendon në ankesë arsye të cilat nuk i ka ngritur në gjykatën themelore gjatë
shqyrtimit fillestar, apo shqyrtimit gjyqësor, ankuesi nuk mund të ankohet mbi këto baza, përveç
nëse vërteton se ka pasur shkaqe të jashtëzakonshme apo prova ose fakte të reja nga paragrafit
3 të këtij neni.
Neni 383
Arsyet për ushtrimin e ankesës ndaj aktgjykimit

1.Ndaj aktgjykimit mund të ushtrohet ankesë:
1.1. për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale;
1.2. për shkak të shkeljes së ligjit penal;

1.3. për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike; ose
1.4. për shkak të vendimit lidhur me sanksionet penale, konfiskimit, shpenzimeve
të procedurës penale, kërkesave pasurore juridike, si dhe për shkak të vendimit mbi
publikimin e aktgjykimit.
2. Ndaj aktgjykimit nuk mund të ushtrohet ankesë për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose
jo të plotë të gjendjes faktike kur ka marrëveshje mbi pranim të fajësisë apo kur i akuzuari ka
pranuar fajësinë për të gjitha apo disa nga pikat e aktakuzës dhe trupi gjykues është pajtuar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
186
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
me pranimin e tillë.
Neni 384
Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale
1. Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale që njihet sipas detyrës zyrtare apo
propozimit të palëve konsiderohet nëse:
1.1. përbërja e gjykatës nuk ka qenë e duhur ose kur në marrjen e aktgjykimit ka marrë
pjesë gjyqtari i cili nuk ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ose kur me vendim të
formës së prerë është përjashtuar nga gjykimi;
1.2. në shqyrtim gjyqësor ka marrë pjesë gjyqtari i cili është dashur të përjashtohet sipas
neneve 38-42 të këtij Kodi;
1.3. shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa personat, prania e të cilëve në shqyrtim gjyqësor
kërkohet me ligj;
1.4. shqyrtimi gjyqësor është mbajtur në një gjuhë të cilën i akuzuari nuk e kupton dhe
nuk është siguruar përkthimi;
1.5. publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor në kundërshtim me ligjin;
1.6. gjykata ka shkelur dispozitat e procedurës penale lidhur me çështjen nëse ekziston
akuza e prokurorit të autorizuar, propozimi i të dëmtuarit ose leja e organit publik
kompetent;
1.7. aktgjykimin e ka marrë gjykata e cila nuk ka pasur kompetencë lëndore për gjykimin
e çështjes;
1.8. i akuzuari i thirrur të deklarohet mbi fajësinë nuk e ka pranuar fajësinë për të gjitha
pikat e akuzës ose ndonjë pikë të saj dhe është marrë në pyetje para prezantimit të
provave;
1.9. me aktgjykim është shkelur dispozita e nenit 395 të këtij Kodi;
1.10. aktgjykimit i mungon plotësisht arsyetimi.
2. Sipas propozimit të palëve shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet
vetëm ajo shkelje e cila ka ndikuar në marrjen e një aktgjykimi të ligjshëm dhe të drejtë, në
rastet në vijim:
2.1. nuk kanë zbatuar ndonjë dispozitë të këtij Kodi ose kanë zbatuar gabimisht;
2.2. kanë shkelur të drejtat e mbrojtjes;
2.3. një gjyqtar i cili është dashur të përjashtohet nga pjesëmarrja në shqyrtimin gjyqësor
ka marrë pjesë aty, nëse ekzistenca e arsyeve për përjashtim është bërë e njohur për
ankuesin vetëm pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor;
2.4. gjykata në gjykim nuk e ka gjykuar plotësisht substancën e akuzës apo nuk ka
vendosur lidhur me konfiskimin;
2.5. aktgjykimi është bazuar në prova të papranueshme;
2.6. aktgjykimi tejkalon fushëveprimin e fakteve nga aktakuza; ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
187
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2.7 Aktgjykimi nuk është hartuar në pajtim me nenin 369 të këtij Kodi.
Neni 385
Shkelja e ligjit penal
1. Shkelje e ligjit penal ekziston kur:
1.1. vepra për të cilën i akuzuari ndiqet nuk është vepër penale;
1.2. ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale;
1.3. ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, e sidomos nëse ndjekja penale
është parashkruar ose është përjashtuar për shkak të amnistisë apo faljes, ose më parë
është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë;
1.4. lidhur me veprën e gjykuar penale është zbatuar ligji i cili nuk mund të zbatohet;
1.5. në marrjen e vendimit për dënim, dënim alternativ, vërejtje gjyqësore ose në marrjen
e vendimit për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim apo për konfiskim gjykata
ka tejkaluar kompetencat ligjore; ose
1.6. janë shkelur dispozitat për sa i përket llogaritjes së periudhës së paraburgimit, arrestit
shtëpiak, çdo periudhë e heqjes së lirisë si dhe të dënimit të mbajtur më parë lidhur me
veprën penale që është objekt i procedurës penale.
Neni 386
Vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike

1. Aktgjykimi mund të kundërshtohet për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të
gjendjes faktike.
2. Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt
të rëndësishëm apo kur përmbajtja e dokumentit, procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose
të incizimit teknik vënë në pikëpyetje saktësinë ose bazueshmërinë e vërtetimit të fakteve të
rëndësishme.
3. Vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt të
rëndësishëm.
Neni 387
Ankesa kundër aktgjykimit lidhur me vendimin mbi sanksionin penal dhe vendimeve të
tjera
1. Ndaj aktgjykimit mund të paraqitet ankesë lidhur me vendimin mbi shqiptimin e sanksionit
penal kur gjykata, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, përkundër mos tejkalimit
të kompetencave ligjore nuk e ka caktuar drejt sanksionin penal.

2. Ndaj aktgjykimit gjithashtu mund të ushtrohet ankesë kur gjykata ka zbatuar ose nuk ka
zbatuar dispozitat për zbutjen ose lirimin nga dënimi apo të vërejtjes gjyqësore.

3. Vendimi për masën e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues të personave të varur nga droga
ose alkooli ose për konfiskimin mund të kundërshtohet kur gjykata, përkundër faktit se nuk ka
bërë shkelje të nenit 385, nën-paragrafit 1.5 i këtij Kodi, ka marrë vendim jo të drejtë ose nuk
e ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm me rehabilitim për personat e varur nga droga
ose alkooli ose masën për konfiskimin, përkundër ekzistimit të bazës ligjore për këtë.
4. Ndaj vendimit mbi shpenzimet e procedurës penale mund të ushtrohet ankesë kur gjykata
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
188
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
për shpenzimet e tilla ka vendosur në mënyrë jo të drejtë ose në kundërshtim me dispozitat e
këtij Kodi.

5. Ndaj vendimit mbi kërkesën pasurore juridike ose vendimit mbi publikimin e aktgjykimit
mund të ushtrohet ankesë kur gjykata për çështjet e tilla ka marrë vendim në kundërshtim me
dispozitat ligjore.

Neni 388
Procedura për paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit
1. Ankesa kundër aktgjykimit paraqitet në gjykatën e cila ka nxjerr aktgjykimin.
2. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës së shkallës së parë e hedh
ankesën me aktvendim:
2.1. si të paafatshme kur konstatohet se është paraqitur pas kalimit të afatit ligjor; ose
2.2. si të palejueshme kur konstaton se është paraqitur nga personi pa të drejtë ankese
ose nga personi që ka hequr dorë nga ankesa, apo kur ankesa është tërhequr, ose kur
ankesa e tërhequr paraqitet sërish apo ankesa nuk është e lejuar me ligj.
3. Kjo gjykatë i dërgon një kopje të ankesës palëve të tjera, të cilat mund të paraqesin përgjigje
brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i kopjes së ankesës. Sapo të marrë përgjigjen, gjykata do të
vazhdojë në pajtim me nenin 377, paragrafin 3 këtij Kodi.
4. Kjo gjykatë i përcjell ankesën, përgjigjën dhe shkresat tjera përkatëse në gjykatën që është
kompetente për shqyrtimin e ankesës.
5. Ankesa apo përgjigja nga ky nen paraqitet në numër të mjaftueshëm të kopjeve për gjykatën
dhe për palët e tjera.
6. Kundër aktvendimit nga paragrafi 2 i këtij neni mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e
Apelit.
Neni 389
Procedura lidhur me ankesën kundër aktgjykimit në Gjykatën e Apelit
1. Pas pranimit të lëndës, sekretaria e Gjykatës së Apelit ia dërgon lëndën prokurorit të shtetit
të Prokurorisë së Apelit i cili pas shqyrtimit ia kthen lëndën gjykatës pa vonesë e më së largu
brenda shtatë (7) ditëve me propozimin e tij ose deklaron se atë do ta paraqesë në seancën e
kolegjit të apelit.
2. Pasi që prokurori i shtetit i apelit t’i kthejë shkresat, lënda i ndahet gjyqtarit raportues.
3. Gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë nga gjykata themelore raport për shkeljen
e dispozitave të procedurës penale, e nëpërmjet kësaj gjykate ose në ndonjë mënyrë tjetër të
vërtetojë pretendimet e ankesës lidhur me provat dhe faktet e reja ose ai siguron raportet dhe
dokumentet e nevojshme nga organet ose nga persona të tjerë juridik.
4. Pas shqyrtimit të lëndës, gjyqtari raportues njofton kryetarin e kolegjit i cili e cakton seancën
e kolegjit.
5. Nëse i akuzuari është në paraburgim, gjyqtari raportues brenda pesë (5) ditësh pas pranimit
të shkresave të lëndës shqyrton sipas detyrës zyrtare nëse ende ekzistojnë arsyet për mbajtje
në paraburgim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
189
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 390
Seanca para kolegjit të apelit
1. Kur të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim apo kur ka pretendime që shtrohen për
shqyrtim të fakteve dhe ligjit për të bërë vlerësim lidhur me fajësinë apo pafajësinë, njoftimi
për seancën e kolegjit i dërgohet, Prokurorit të Apelit, të dëmtuarit dhe mbrojtësit të tij apo
përfaqësuesit të viktimave, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij.
2. Në qoftë se i akuzuari i cili gjendet në paraburgim ose në mbajtje të dënimit dëshiron të merr
pjesë në seancë, pjesëmarrja i mundësohet atij.
3. Seanca e kolegjit fillon me raportim të gjyqtarit raportues mbi faktet. Kolegji mund të kërkojë
nga palët, mbrojtësi ose ankuesit e tjerë që prezantojnë në seancë sqarime të nevojshme lidhur
me pretendimet e tyre në ankesë. Ata mund të propozojnë që për plotësim të raportit të lexohet
ndonjë shkresë dhe mund të japin shpjegime të nevojshme për qëndrimet e tyre në ankesë apo
përgjigje në ankesë, pa përsëritur përmbajtjen e raportit dhe parashtresat e tyre me shkrim.
4. Mosardhja e palëve ose e ankuesve të tjerë të njoftuar me rregull nuk e pengon mbajtjen e
seancës së kolegjit. Kur i akuzuari nuk e ka njoftuar gjykatën për ndërrimin e adresës ose të
vendqëndrimit, seanca e kolegjit mund të mbahet edhe pa njoftimin e të akuzuarit.
5. Publiku mund të përjashtohet nga seanca e kolegjit që mbahet me prani të palëve vetëm nën
kushtet e parapara me këtë kod.
6. Procesverbali i seancës i bashkëngjitet shkresave të gjykatës.
7. Aktvendimet nga nenet 399 dhe 400 të këtij Kodi mund të merren edhe pa njoftimin e palëve
ose të ankuesve të tjerë për seancën e kolegjit.

Neni 391
Vendimet e kolegjit të apelit të marra në seancë apo në shqyrtim
1. Gjykata e Apelit merr vendim në seancë të kolegjit ose në shqyrtim.
2. Gjykata e Apelit në seancë të kolegjit vendos nëse do ta mbajë shqyrtimin.
Neni 392
Arsyet për mbajtjen e shqyrtimit në Gjykatën e Apelit
1. Shqyrtimi para Gjykatës së Apelit mbahet vetëm kur është e nevojshme që për shkak të
vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, të merren prova të reja ose të
përsëriten provat e marra më parë dhe kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme që lënda të mos i
kthehet gjykatës themelore në rigjykim.
2. Në shqyrtim të Gjykatës së Apelit thirren i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, prokurori i Prokurorisë
së Apelit, i dëmtuari, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës, si dhe dëshmitarët dhe
ekspertët të cilët gjykata me propozim të palëve apo sipas detyrës zyrtare vendos t’i pyesë.
3. Në qoftë se i akuzuari gjendet në paraburgim ose në mbajtje të dënimit, kryetari i trupit
gjykues i Gjykatës së Apelit ndërmerr masa të nevojshme për të siguruar praninë e të akuzuarit
në shqyrtim.

Neni 393
Shqyrtimi para kolegjit të apelit
1. Shqyrtimi para Gjykatës së Apelit fillon me raportim të gjyqtarit raportues, i cili paraqet
gjendjen faktike pa dhënë mendimin e tij për bazueshmërinë e ankesës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
190
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. Aktgjykimi ose pjesa e tij për të cilën është ushtruar ankesë, dhe sipas nevojës, edhe
procesverbali i shqyrtimit gjyqësor lexohet me propozim ose sipas detyrës zyrtare.
3. Pas kësaj thirret ankuesi ta arsyetojë ankesën dhe pastaj pala tjetër që t’i përgjigjet. i akuzuari
dhe mbrojtësi i tij gjithmonë e kanë fjalën të fundit.
4. Palët gjatë shqyrtimit mund të paraqesin prova dhe fakte të reja.

5.Prokurori i Prokurorisë së Apelit, mbështetur në rezultatet e shqyrtimit, mund të tërhiqet
tërësisht ose pjesërisht nga aktakuza ose ta ndryshojë atë në dobi të të akuzuarit.
Neni 394
Kufijtë e shqyrtimit të ankesës nga Gjykata e Apelit
1. Gjykata e Apelit shqyrton aktgjykimin në pjesën për të cilën është ushtruar ankesë. Përveç
kësaj, kur paraqitet ankesa, gjykata e shqyrton sipas detyrës zyrtare nëse ekziston shkelje
e dispozitave të procedurës penale sipas nenit 384 paragrafit 1 të këtij Kodi ose nëse është
shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit.

2. Kur paraqitet ankesë në dëm të të akuzuarit, gjykata shqyrton sipas detyrës zyrtare nëse
është bërë shkelje lidhur me shqiptimin e sanksionit penal sa i përket llojit të sanksionit që
parashihet me ligj. Gjykata sipas detyrës zyrtare gjithmonë shqyrton nëse është shkelur ligji
penal në dëm të të akuzuarit.
Neni 395
Reformatio in Peius
Në qoftë se është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi përsa i përket
cilësimit juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij.

Neni 396
Efekti shtesë i ankesës së paraqitur për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të
plotë të gjendjes faktike ose shkeljes së ligjit penal

Ankesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë
të gjendjes faktike, ose për shkak të shkeljes së ligjit penal përfshin edhe ankesën kundër
vendimit lidhur me dënimin, trajtimin e detyrueshëm për rehabilitim dhe konfiskimin.
Neni 397
Beneficium Cohaesionis

Kur me rastin e paraqitjes së ankesës së cilitdo të akuzuar, Gjykata e Apelit çmon se arsyet për
të cilat ka marrë vendim në dobi të të akuzuarit, e që nuk janë të natyrës personale, shkojnë
në dobi edhe të ndonjërit nga të bashkakuzuarit i cili nuk ka paraqitur ankesë ose nuk e ka
paraqitur në atë drejtim, gjykata vepron sipas detyrës zyrtare sikurse ankesa e tillë të ishte
paraqitur edhe nga i bashkakuzuari.
Neni 398
Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën ndaj aktgjykimit të gjykatës themelore

1. Gjykata e Apelit në seancë të kolegjit ose në bazë të shqyrtimit:
1.1. e hedh ankesën si të paafatshme ose të palejuar;

1.2. e refuzon ankesën si të pabazë dhe e vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore;

1.3. e anulon aktgjykimin dhe çështjen ia kthen gjykatës themelore për rigjykim dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
191
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
vendim; ose
1.4. e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore.

2. Gjykata e Apelit mund të urdhërojë gjykatën themelore që të caktojë një tjetër gjyqtar të
vetëm gjykues, kryetar të trupit gjykues ose trup gjykues sipas një sistemi të caktimit të lëndëve
që të jetë objektiv dhe transparent, nëse Gjykata e Apelit vlerëson se gjyqtari i vetëm gjykues,
kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues që e ka gjykuar rastin në mënyrë të vazhdueshme nuk
e ka zbatuar ligjin siç duhet, ka vlerësuar shumë gabimisht provat ose moscaktimi i gjyqtarit
apo trupit gjykues tjetër do të rezultonte në keqpërdorim të drejtësisë ose konflikt të interesit.

3. Gjykata e Apelit vendos për të gjitha ankesat kundër të njëjtit aktgjykim me një vendim.

4. Vendimi i Gjykatës së Apelit nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët e kolegjit, përveç vendimit të
marrë sipas nenit 399 ose 400 të këtij Kodi. Një anëtar i kolegjit mund të jep mendim të ndarë,
mospajtues ose pajtues për çështjet juridike ose faktike lidhur me ankesën, dhe mendimi i tillë
i bashkëngjitet vendimit kryesor.
Neni 399
Hedhja e ankesave të pasafatshme
Gjykata e Apelit me aktvendim e hedh ankesën si të pasafatshme kur konstaton se është
paraqitur pas kalimit të afatit ligjor.
Neni 400
Hedhja e ankesës së palejueshme
Gjykata e Apelit me aktvendim e hedh ankesën si të palejueshme kur konstaton se është
paraqitur nga personi pa të drejtë ankese ose nga personi që ka hequr dorë nga ankesa, apo
kur ankesa është tërhequr, ose kur ankesa e tërhequr paraqitet sërish apo ankesa nuk është e
lejuar me ligj.
Neni 401
Refuzimi i ankesës së pabazë dhe vërtetimi i aktgjykimit të gjykatës themelore

Gjykata e Apelit me aktgjykim refuzon ankesën si të pabazë dhe vërteton aktgjykimin e gjykatës
themelore kur vërteton se nuk ekzistojnë shkaqet për të cilat është ushtruar ankesë ndaj
aktgjykimit dhe nuk ka shkelje të ligjit sipas nenit 384, paragrafit 1 të këtij Kodi.
Neni 402
Anulimi i aktgjykimit të gjykatës themelore
1. Gjykata e Apelit, në raste të caktuara me aktvendim anulon aktgjykimin e gjykatës themelore
dhe çështjen e kthen në rigjykim nëse:
1.1. ekziston shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale, dhe Gjykata e Apelit
nuk mund të procedojë sipas nenit 403 të këtij Kodi; ose
1.2. për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike duhet
urdhëruar shqyrtim të ri gjyqësor në gjykatë themelore dhe Gjykata e Apelit nuk mund të
procedojë sipas nenit 403 të këtij Kodi.
2. Aktvendimi duhet të përmbajë në mënyrë të qartë arsyet dhe bazat për të cilat Gjykata e
Apelit nuk mund të procedojë sipas nenit 403 të këtij Kodi.
3. Gjykata e Apelit me aktvendim e anulon aktgjykimin e gjykatës themelore edhe refuzon
aktakuzën nëse konstaton rrethanat nga neni 357 paragrafi 1 i këtij Kodi. Gjykata e Apelit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
192
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
procedon në të njëjtën mënyrë kur gjen se gjykata themelore nuk ka pasur kompetencë lëndorë
për gjykimin e rastit, përveç kur ankesa është paraqitur vetëm në favor të të akuzuarit.
4. Gjykata e Apelit mund të anulojë pjesërisht aktgjykimin e gjykatës themelore kur pjesë të
posaçme të aktgjykimit mund të veçohen pa ndonjë pasojë për gjykim të drejtë.
5. Në qoftë se i akuzuari gjendet në paraburgim, Gjykata e Apelit shqyrton nëse ende ekzistojnë
shkaqet për paraburgim dhe vendos me aktvendim për vazhdimin ose heqjen e paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë.
Neni 403
Ndryshimi i aktgjykimit të gjykatës themelore
1. Gjykata e Apelit e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore me aktgjykim bazuar në
kërkesën e palëve apo sipas detyrës zyrtare kur vërteton se gjykata themelore ka bërë vërtetim
të gabuar apo jo të plotë të fakteve, dhe për këtë qëllim:
1.1. në bazë të kërkesës së palëve ose sipas detyrës zyrtare, zbaton shqyrtim për të
marrë prova të reja apo për të përsëritur shqyrtimin e provave në mënyrë që të vlerësojë
drejtë dhe të çmojë provat materiale; ose
1.2. mund të vërtetojë dhe të çmojë provat materiale pa mbajtur shqyrtim, nëse nuk ka
nevojë për të marrë prova të reja apo për të përsëritur shqyrtimin e provave.
2. Gjykata e Apelit ndryshon aktgjykimin në rast të shkeljes esenciale të dispozitave të
procedurës penale të paraparë në nenin 384 paragrafin 2 të këtij Kodi nëse:
2.1. dispozitivi nuk përputhet plotësisht ose është në kundërshtim me arsyetimin, por nuk
ka vërtetim të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike; ose
2.2. dispozitivi nuk përputhet plotësisht ose është në kundërshtim me arsyetimin dhe
Gjykata e Apelit ka përcaktuar dhe vlerësuar faktet materiale sipas paragrafit 1 të këtij
neni.
3. Gjykata e Apelit e ndryshon aktgjykimin në rast të shkeljes esenciale të dispozitave të
procedurës penale të paraparë në nenin 384 paragrafit 2 të këtij Kodi të ngritura nga palët nëse
Gjykata e Apelit mund ta korrigjojë atë.
4. Kur Gjykata e Apelit çmon se ekzistojnë kushtet ligjore për shqiptimin e vërejtjes gjyqësore,
e ndryshon aktgjykimin e gjykatës themelore me aktgjykim dhe shqipton vërejtjen gjyqësore.
5. Kur për shkak të ndryshimit të aktgjykimit të gjykatës themelore ka arsye për caktimin ose
heqjen e paraburgimit, për këtë Gjykata e Apelit merr aktvendim të posaçëm. Kundër këtij
aktvendimi nuk lejohet ankesë.
Neni 404
Arsyetimi i vendimeve të Gjykatës së Apelit
1. Në arsyetim të aktgjykimit apo të aktvendimit, Gjykata e Apelit vlerëson pretendimet e ankesës
dhe tregon shkeljet e ligjit të cilat i ka shqyrtuar sipas detyrës zyrtare.

2. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave
të procedurës penale, në arsyetim shënohen dispozitat e shkelura dhe në çka konsistojnë
shkeljet, në pajtim me nenin 384 të këtij Kodi.
3. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të
plotë të gjendjes faktike, në arsyetim shënohen të metat në vërtetimin e gjendjes faktike apo
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
193
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
arsyet përse provat dhe faktet e reja janë të rëndësishme dhe me ndikim në marrjen e vendimit
të drejtë.
Neni 405
Rikthimi i vendimeve në gjykatë themelore për t’ua dërguar palëve
1.Gjykata e Apelit ia kthen të gjitha shkresat gjykatës themelore bashkë me kopje të mjaftueshme
të vërtetuara të vendimit të saj për t’ua dërguar palëve dhe personave të tjerë të interesuar.

2.Në qoftë se i akuzuari është në paraburgim, Gjykata e Apelit ia dërgon vendimin dhe shkresat
gjykatës themelore jo më vonë se tre (3) muaj nga dita e marrjes së shkresave nga kjo gjykatë.
Neni 406
Procedura e rigjykimit në gjykatë themelore sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit
1. Gjykata themelore të cilës i është dërguar lënda për gjykim procedon në bazë të aktakuzës
së mëparshme. Kur aktgjykimi i gjykatës themelore anulohet pjesërisht, gjykata merr për bazë
atë pjesë të akuzës që ka të bëjë me pjesën e anuluar të aktgjykimit. Andaj, rigjykimi fillon nga
faza e shqyrtimit kryesor.
2. Në shqyrtim të ri gjyqësor palët kanë të drejtë të prezantojnë fakte dhe prova të reja.
3. Gjykata themelore ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe shqyrton të gjitha çështjet
kontestuese të theksuara në vendimin e Gjykatës së Apelit.
4. Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata themelore detyrohet me ndalesën e paraparë
në nenin 395 të këtij Kodi.
5. Në qoftë se i akuzuari është në paraburgim, trupi gjykues i gjykatës themelore procedon
sipas nenit 190, paragrafit 2 të këtij Kodi.
Neni 407
Ankesa në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit
1. Ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit mund të paraqitet në Gjykatën Supreme të
Kosovës në rastin kur:
1.1. Gjykata e Apelit shqipton dënim me burgim të përjetshëm ose vërteton aktgjykimin e
gjykatës themelore me të cilin është shqiptuar dënim i tillë;

1.2. Gjykata e Apelit pas shqyrtimit vërteton ndryshe gjendjen faktike nga gjykata
themelore dhe aktgjykimin e bazon në gjendjen e tillë faktike të vërtetuar; ose
1.3.Gjykata e Apelit ndryshon aktgjykimin lirues të gjykatës themelore dhe e zëvendëson
me aktgjykim dënues për të akuzuarin.
2. Gjykata Supreme e Kosovës vendos për ankesat kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit
në seancë të kolegjit të gjyqtarëve përshtatshmërisht me dispozitat që vlejnë për procedurë
ankimore në Gjykatën e Apelit. Në Gjykatën Supreme nuk mund të mbahet shqyrtim.
3. Aktgjykimet e Gjykatës Supreme nënshkruhen nga të gjithë gjyqtarët e kolegjit. Një anëtar
i kolegjit mund të paraqesë mendim të ndarë, mospajtues ose pajtues mbi çështje ligjore ose
faktike lidhur me ankesën, të cilat i bashkëngjiten aktgjykimit.
4. Dispozitat e nenit 397 të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj të bashkakuzuarit i cili nuk ka të drejtë
të paraqesë ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
194
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nënkapitulli IV - Ankesa kundër aktvendimit
Neni 408
Aktvendimet dhe urdhrat që mund të ankimohen
1. Kundër aktvendimeve ose urdhrave të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe kundër
aktvendimeve ose urdhrave të tjera të gjykatës themelore, palët dhe personat të drejtat e
të cilëve janë shkelur, në pajtim me nenin 411 të këtij Kodi mund të paraqesin ankesë, me
përjashtim kur me dispozitat e këtij Kodi shprehimisht nuk lejohet ankesë e tillë.
2. Kundër aktvendimit ose urdhrit të marrë në procedurë paraprake nga kolegji shqyrtues nuk
lejohet ankesë, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe.
3. Aktvendimet ose urdhrat që merren për përgatitjen e shqyrtimit gjyqësor dhe të aktgjykimit
mund të kundërshtohen vetëm me ankesë kundër aktgjykimit, përveç kur ky Kod parasheh
ndryshe.
4. Kundër aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nuk lejohet Ankesë.

Neni 409
Afati për ankesë kundër aktvendimit ose urdhrit
1. Ankesa i paraqitet gjykatës e cila ka marrë aktvendimin ose urdhrin.
2. Me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe, ankesa kundër aktvendimit ose
urdhrit paraqitet brenda tri (3) ditëve nga dita e dorëzimit të aktvendimit ose urdhrit.
Neni 410
Efekti suspenziv i ankesës kundër aktvendimit ose urdhrit
Me përjashtim të rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe, paraqitja e ankesës pezullon ekzekutimin
e aktvendimit ose të urdhrit ndaj të cilit është ushtruar ankesë.
Neni 411
Procedura për paraqitjen e ankesës kundër aktvendimit ose urdhrit
1. Ankesa kundër aktvendimit ose urdhrit mund të paraqitet nga ana e prokurorit të shtetit,
mbrojtësit, të dëmtuarit ose viktimës, mbrojtësit të viktimave ose përfaqësuesit të viktimës dhe
nga secili person i cili është i përfshirë në aktvendim ose urdhër. Personi i autorizuar paraqet
ankesë në pajtim me këtë Kapitull.
2. Ankesa e cila nuk paraqitet në pajtim me këtë Kapitull mund të hedhet menjëherë nga Gjykata
e Apelit pasi të jetë siguruar se në ankesë nuk ngritet ndonjë çështje e rëndësishme lidhur me
të drejtat kushtetuese të garantuara.

3. Ankesa kundër vendimit të gjykatës themelore paraqitet nga ankuesi në gjykatë themelore.
4. Gjykata Themelore vazhdon në pajtim me nenin 376 paragrafin 3 dhe nenin 377 paragrafin
3 të këtij Kodit.

5. Gjykata themelore i përcjellë ankesën, përgjigjen dhe shkresat e ndërlidhura Gjykatës së
Apelit.

6. Ankesa mbi aktvendimin e Gjykatës së Apelit paraqitet nga pala e autorizuar në Gjykatën e
Apelit.

7.Gjykata e Apelit vepron në pajtim me nenin 376 paragrafit 3 dhe nenin 377 paragrafit 3 të këtij
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
195
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Kodi.

8. Gjykata e Apelit i përcjellë ankesën, përgjigjen dhe shkresat e ndërlidhura Gjykatës Supreme.
9. Ankesa e paraqitur nga paragrafi 6 i këtij neni që nuk është në pajtim me këtë Kapitull mund
të hedhet menjëherë nga Gjykata Supreme pasi të ketë siguruar se në ankesë nuk ngritet
ndonjë çështje e rëndësishme lidhur me të drejtat kushtetuese të garantuara.

10. Në rastet nga paragrafit 2 ose paragrafi 9 i këtij neni kur ankesa ngrit çështje të rëndësishme
për të drejtat e garantuara kushtetuese, por nuk është në pajtim me këtë Kapitull, ankuesit i
jepet mundësia që të korrigjojë ankesën.
11. Ankesa apo përgjigja nga ky nen paraqitet në numër të mjaftueshëm të kopjeve për gjykatën
dhe për palët e tjera.
Neni 412
Procedura lidhur me ankesë kundër aktvendimit në Gjykatën e Apelit
1. Kur Gjykata e Apelit pranon lëndën me ankesë, ajo ia dërgon lëndën prokurorit kompetent
të shtetit në kuadër të Prokurorisë së Apelit, i cili e shqyrton lëndën dhe pa vonesë ia kthen
gjykatës.
2. Me rastin e kthimit të lëndës, prokurori i shtetit mund të paraqesë propozim ose të deklarojë
se atë do ta paraqesë në seancën e kolegjit të apelit.

3. Pasi që prokurori i shtetit e kthen lëndën, kryetari i kolegjit të apelit cakton seancën e kolegjit.
Neni 413
Aktvendimet e kolegjit të apelit bazuar në shkresat e paraqitura apo të marra gjatë
seancës

1. Gjykata e Apelit merr aktvendim bazuar në ankesën dhe propozimet e paraqitura ose gjatë
seancës së kolegjit.

2. Gjykata e Apelit merr aktvendim bazuar në ankesën dhe propozimet e paraqitura vetëm kur:

2.1. nuk ka ndonjë kundërshtim ligjor apo faktik; ose

2.2. kolegji çmon se aktvendimi ose urdhri është aq i qartë sa që mbajtja e seancës do
të ishte e panevojshme.

3. Aktvendimi i kolegjit të Gjykatës së Apelit në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni duhet të
përmbajë arsyetimin për aktvendimin nga paragrafit 2 i këtij neni.
Neni 414
Seanca para kolegjit të apelit lidhur me aktvendimin apo urdhrin
1. Kur Gjykata e Apelit pranon ankesë kundër aktvendimit ose urdhrit, kolegji mund të vendos
për mbajtjen e seancës në të cilën njoftohen: prokurori i shtetit i apelit, të dëmtuarit ose viktimat,
mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i viktimës dhe i akuzuari dhe mbrojtësit e tij dhe personat
e tjerë që janë ankuar. Seanca fillon me paraqitjen e fakteve nga kryetari i kolegjit.
2. Seanca e kolegjit të apelit është jo publike nëse kolegji vendosë lidhur me ankesën kundër
aktvendimit ose urdhrit i cili është nxjerrë para fillimit të shqyrtimit kryesor.
3. Neni 390 të këtij Kodi vlen përshtatshmërisht për procedurën e ankesës kundër aktvendimeve
ose urdhrave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
196
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 415
Arsyet e ankesës kundër aktvendimit ose urdhrit
1. Aktvendimi ose urdhri mund të kundërshtohen:
1.1. për arsye të shkeljes së dispozitave të procedurës penale;
1.2. për arsye të shkeljes së ligjit penal; ose
1.3. për arsye të vlerësimit të gabuar ose jo të plotë të fakteve mbi të cilat është nxjerrë
aktvendimi ose urdhri.
2. Pala e cila kundërshton aktvendimin e gjykatës themelore duhet të demonstrojë se shkelja e
së drejtës i shkakton asaj dëm të parevokueshëm.
3. Nëse arsyet e ankesës nuk janë në pajtim me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, Gjykata e Apelit
mund të hedhë ankesën. Ankesa e cila hedhet sipas këtij paragrafi mund të paraqitet sërish me
ankesë kundër aktgjykimit nga neni 380 i këtij Kodi.
Neni 416
Vendimet mbi ankesën kundër aktvendimit ose urdhrit
1. Me përjashtim të rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, ankesat kundër aktvendimit
ose urdhrit të gjykatës themelore vendosen në seancë të kolegjit të Gjykatës së Apelit.
2. Kur vendos për ankesë, gjykata me aktvendim mund ta hedhë ankesën si të paafatshme ose
të papranueshme, ta refuzojë si të pabazë, ta aprovojë ankesën dhe ta ndryshojë aktvendimin
ose urdhrin, ose ta anulojë dhe, sipas nevojës, çështjen ta kthejë për rivendosje.
3. Kur vendos mbi ankesën kundër aktvendimit me të cilin hedhet aktakuza, gjykata mund të
refuzojë ankesën e tillë me aktgjykim nëse mëson se ka arsye për aktgjykim të tillë.
4. Kur e shqyrton ankesën, gjykata interesohet sipas detyrës zyrtare për të mësuar nëse
gjykata themelore ka pasur kompetencë lëndore për marrjen e aktvendimit ose urdhrit dhe nëse
aktvendimi ose urdhri është marrë nga organi i autorizuar.
5. Aktvendimin e Gjykatës së Apelit e nënshkruan kryetari i Kolegjit të Apelit.
6. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, seanca për ankesën kundër aktvendimit apo
urdhrit caktohet brenda tridhjetë (30) ditëve pasi që prokurori i shtetit e kthen lëndën, përveç
nëse ky afat zgjatet nga kryetari i Gjykatës së Apelit, me kërkesë të kryetarit të kolegjit.
7.Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë Kod, aktvendimi me shkrim sipas këtij neni përpilohet
brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas mbajtjes së seancës, përveç nëse ky afat zgjatet nga
kryetari i Gjykatës së Apelit, me kërkesë të kryetarit të kolegjit.
8. Neni 380 paragrafi 3, neni 385 paragrafi 1 nën paragrafët 1.1 deri në 1.4, neni 386, 395
dhe 397, neni 404, paragrafët 1 dhe 3 dhe neni 405 paragrafi 1 të këtij Kodi do të zbatohen
përshtatshmërisht për ankesën kundër aktvendimit apo urdhrit.
Neni 417
Procedura lidhur me ankesë kundër aktvendimit në Gjykatën Supreme
Procedura e cila zbatohet në Gjykatën e Apelit lidhur me ankesën kundër aktvendimit të gjykatës
themelore zbatohet përshtatshmërisht për procedurën në Gjykatën Supreme për vendosjen
lidhur me ankesën kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
197
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 418
Autorizimet e kolegjit shqyrtues të gjykatës themelore
1. Kundërshtimi kundër urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake vendoset nga kolegji
shqyrtues i gjykatës së njëjtë nëse ashtu parashihet me këtë Kod.
2. Kryetari i gjykatës themelore cakton kolegjin shqyrtues prej tre (3) gjyqtarësh. Këta tre (3)
gjyqtarë janë kompetent për të shqyrtuar kundërshtimin. Gjyqtari i procedurës paraprake nuk
lejohet të merr pjesë në kolegjin shqyrtues.
3. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, kolegji shqyrtues merr aktvendim mbi
kundërshtimin e palëve brenda një jave (1) nga paraqitja e kundërshtimit.
4. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, aktvendimi i kolegjit shqyrtues mbi
kundërshtimin shqyrtohet nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme në bazë të ankesës
kundër aktgjykimit.
5. Kolegji shqyrtues vendosë për kundërshtimin në bazë të parashtresës me shkrim.
6. Përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë Kod, paraqitja e kundërshtimit nuk e ndalon
ekzekutimin e urdhrit.
7. Neni 380, paragrafi 3, neni 404, paragrafi 1 dhe 3, neni 415, neni 416, paragrafi 2, 4 dhe 5 të
këtij Kodi vlejnë përshtatshmërisht në procedurën para kolegjit shqyrtues.
8. Nëse një urdhër anulohet apo kthehet në rishqyrtim, gjyqtari i procedurës paraprake gjatë
nxjerrjes së urdhrit të ri do të jetë i detyruar nga ndalimi i parashikuar në nenin 395 të këtij Kodi.
Nënkapitulli V - Mjetet e jashtëzakonshme juridike

Neni 419
Mjetet e jashtëzakonshme juridike
1.Procedura penale e përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës
së prerë mund të rishikohet me kërkesën e personave të autorizuar vetëm në rastet dhe sipas
kushteve të parapara me këtë Kod. Kërkesa për rishikim të procedurës penale i paraqitet
gjykatës themelore e cila ka nxjerr vendimin.
2. Pala mund të kërkojë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit në çdo kohë gjatë periudhës së
mbajtjes së dënimit. Pala i paraqet kërkesën gjykatës themelore e cila ka nxjerr aktgjykimin në
shkallë të parë, e cila ia përcjell të gjitha shkresat e lëndës Gjykatës Supreme.
3. Pala mund të paraqesë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë brenda tre (3) muajsh nga dita
kur është dorëzuar aktgjykimi i formës së prerë ose aktvendimi i formës së prerë kundër të cilit
kërkohet mbrojtja e ligjshmërisë. Pala paraqet kërkesën në gjykatën themelore e cila ka nxjerr
vendimin në shkallë të parë, e cila ia përcjell të gjitha shkresat e lëndës Gjykatës Supreme.
4.Nenet 375, 376, 377, 378 dhe 379 të këtij Kodi zbatohen për të gjitha kërkesat nga ky nen.
A. Kërkesa për rishikimin e procedurës penale
Neni 420
Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë pa rishikim të procedurës penale
1. Aktgjykimi i formës së prerë mund të ndryshohet edhe pa rishikimin e procedurës penale kur:

1.1. në dy (2) ose më shumë aktgjykime të të njëjtit person të dënuar janë shqiptuar në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
198
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
formë të prerë disa dënime pa i zbatuar dispozitat për shqiptimin e dënimit unik për vepra
penale në bashkim;
1.2. me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në bashkim,
dënimi i përfshirë në dënimin e shqiptuar sipas një aktgjykimi të mëparshëm për vepra
penale në bashkim gjithashtu është marrë parasysh; ose
1.3. aktgjykimi i formës së prerë me të cilin për disa vepra penale është shqiptuar dënim
unik pjesërisht nuk mund të ekzekutohet për shkak të amnistisë, faljes ose për shkaqe
të tjera.

2. Në rastin nga paragrafit 1 nën-paragrafit 1.1 i këtij neni, gjykata me aktgjykim të ri e ndryshon
aktgjykimin e mëparshëm për dënimet e shqiptuara dhe shqipton dënim unik. Marrja e aktgjykimit
të ri është kompetencë e gjykatës themelore që ka gjykuar çështjen ku është shqiptuar lloji më
i rëndë i dënimit. Kur janë shqiptuar dënime të llojit të njëjtë, aktgjykimi i ri merret nga gjykata
e cila ka shqiptuar dënim më të rëndë, ndërsa kur dënimet janë të njëjta, aktgjykimi merret nga
gjykata e cila e fundit ka shqiptuar dënimin.
3. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 i këtij neni, aktgjykimin e ndryshon gjykata e cila
me rastin e shqiptimit të dënimit unik ka përfshirë gabimisht dënimin i cili është përfshirë në
ndonjë aktgjykim të mëparshëm.
4. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 i këtij neni, gjykata që gjykon në shkallë të parë
ndryshon aktgjykimin e mëparshëm sa i përket dënimit dhe shqipton dënim të ri, ose vendos
cila pjesë e dënimi të shqiptuar me aktgjykim të mëparshëm duhet ekzekutuar.
5. Aktgjykimin e ri e merr gjykata në seancë të kolegjit me propozim të prokurorit të shtetit kur
procedura është filluar me kërkesën e tij ose të të akuzuarit, por pas dëgjimit të palës tjetër.

6. Kur në rastet nga paragrafit 1 nën-paragrafi 1.1 ose 1.2 i këtij neni me rastin e shqiptimit të
dënimit janë marrë parasysh aktgjykimet e gjykatave të tjera, kopja e vërtetuar e aktgjykimit të
ri të formës së prerë u dërgohet atyre gjykatave.
7. Kur me aktgjykim të formës së prerë është urdhëruar konfiskimi i sendeve dhe shkatërrimi
i tyre, me kërkesë të arsyetuar të prokurorit kompetent, aktgjykimi i formës së prerë mund të
ndryshohet, vetëm sa i përket shkatërrimit të sendeve që janë urdhëruar. Me rastin e ndryshimit
të aktgjykimit të formës së prerë, sendet e konfiskuara u jepen në shfrytëzim institucioneve
publike që janë propozuar në kërkesën e prokurorit, nëse kërkesa është e arsyeshme. Kundër
vendimit pala të cilës u janë konfiskuar sendet, ka të drejtë të parashtrojë ankesë.
Neni 421
Vazhdimi i procedurës

Kur aktakuza hedhet sipas nenit 248, paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 ose nenit 357 të këtij Kodi,
me kërkesën e prokurorit të shtetit vazhdohet procedura posa të pushojnë arsyet për marrjen
e aktvendimit të tillë.
Neni 422
Rishikimi i procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë
1. Procedura penale e pushuar në formë të prerë para fillimit të shqyrtimit gjyqësor mund të
rishikohet kur prokurori i shtetit tërhiqet nga aktakuza dhe vërtetohet se tërheqja është pasojë
e veprës penale të kryer nga prokurori i shtetit. Gjatë provimit të veprës penale zbatohen
dispozitat nga neni 423, paragrafi 3 i këtij Kodi.
2. Kur aktakuza hidhet bazuar në mungesë provash të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin
e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar në aktakuzë dhe nëse
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
199
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
zbulohen dhe mblidhen fakte dhe prova të reja, mund të ngritet aktakuzë e re kur kolegji
shqyrtues vendos se provat dhe faktet e reja e arsyetojnë këtë.
Neni 423
Rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë

1. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm
nëse:

1.1. provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokument të falsifikuar ose në deklarim
të rremë të dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit;

1.2. provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi
që ka ndërmarrë veprimet hetimore;

1.3. zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat vetë ose së bashku me
provat e mëparshme ka të ngjarë të arsyetojë pafajësinë e personit të dënuar ose dënimin
e tij sipas një dispozite më të butë penale;
1.4. personi për të njëjtën vepër është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë dënuar
për vepër të njëjtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një person ose disa prej tyre; ose
1.5. në rastin e dënimit për vepër penale në vazhdim ose vepra tjera penale të cilat
sipas ligjit përfshijnë disa veprime të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose
paraqiten prova të reja që tregojnë se i dënuari nuk ka kryer veprimin që është përfshirë
në veprën penale për të cilën ai është dënuar dhe ekzistimi i fakteve të tilla do të ishte me
ndikim vendimtar në caktimin e dënimit.
2. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm në
favor të të pandehurit, përveç nëse vërtetohet që rrethanat nga paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1
dhe 1.2 të këtij neni janë pasojë e veprës penale të kryer nga i pandehuri ose personi që vepron
në emër të tij kundër një dëshmitari, eksperti, përkthyesi, prokurori të shtetit ose gjyqtari apo
të afërmve të tyre, me ç’rast procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë
mund të rishikohet kundër të pandehurit. Rishikimi i procedurës penale në dëm të pandehurit
lejohet vetëm brenda pesë (5) vjetëve nga koha e shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë.
3. Në rastet nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 ose paragrafit 2 i këtij neni, me aktgjykim
të formës së prerë duhet vërtetuar se personat e tillë a janë shpallur fajtor për veprat penale
përkatëse. Kur procedura kundër këtyre personave nuk mund të zbatohet për shkak se kanë
vdekur ose ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, faktet nga paragrafit 1 nën-
paragrafi 1.1 dhe 1.2 ose paragrafi 2 i këtij neni mund të vërtetohen edhe me prova të tjera.
Neni 424
Personat e autorizuar për të kërkuar rishikimin e procedurës penale
1. Rishikimin e procedurës penale mund ta kërkojnë palët dhe mbrojtësi. Pas vdekjes së të
dënuarit, rishikimin mund ta kërkojë prokurori i shtetit, bashkëshorti, bashkëshorti jashtëmartesor,
personi në gjini gjaku në vijë direkte deri në shkallë të parë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar,
vëllai, motra ose prindi birësues i të dënuarit.
2. Rishikimi i procedurës penale mund të kërkohet edhe pasi i dënuari mban dënimin, pavarësisht
nga afati i parashkrimit, amnistisë ose faljes.
3. Kur gjykata kompetente për të vendosur mbi rishikimin e procedurës penale mëson se
ekzistojnë shkaqe për rishikimin e procedurës penale, për këtë e njofton të dënuarin apo
personin e autorizuar për paraqitje të kërkesës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
200
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 425
Përmbajtja e kërkesës për rishikim të procedurës penale dhe gjykata që vendos për të
1. Kërkesa për rishikimin e procedurës penale vendoset nga kolegji shqyrtues i gjykatës
themelore e cila ka gjykuar në procedurën e mëparshme.

2. Në kërkesë duhet shënuar bazën ligjore sipas së cilës kërkohet rishikimi, si dhe provat me të
cilat argumentohen faktet në të cilat mbështetet kërkesa. Nëse kërkesa nuk i përmban këto të
dhëna, gjykata e thërret parashtruesin që brenda afatit të caktuar të plotësojë kërkesën.

3. Me rastin e vendosjes së kërkesës për rishikim, në kolegj nuk merr pjesë gjyqtari i cili ka
marrë pjesë në marrjen e aktgjykimit në procedurën e mëparshme.
Neni 426
Baza dhe procedura për hedhjen e kërkesës për rishikim të procedurës penale

1. Gjykata me aktvendim hedh kërkesën kur në bazë të saj dhe shkresave të procedurës së
mëparshme vërteton se:
1.1. kërkesën e ka parashtruar personi i paautorizuar;

1.2. nuk ka bazë ligjore për rishikim të procedurës;

1.3. faktet dhe provat në të cilat mbështetet kërkesa janë paraqitur në kërkesën e
mëparshme për rishikim të procedurës e cila është refuzuar me aktvendim të formës së
prerë;

1.4.faktet dhe provat nuk ofrojnë arsye për lejim të rishikimit të procedurës; ose
1.5. parashtruesi i kërkesës për rishikim të procedurës nuk ka vepruar sipas nenit 425,
paragrafi 2 të këtij Kodi.

2. Kur gjykata nuk e hedh kërkesën, kopja e kërkesës i dërgohet prokurorit të shtetit ose palës
tjetër, e cila ka të drejtë që brenda tetë (8) ditëve të përgjigjet në kërkesë. Pasi gjykata të merr
përgjigje në kërkesë ose kur kalon afati për paraqitjen e përgjigjes, kryetari i kolegjit shqyrtues
urdhëron gjurmimin dhe shqyrtimin e fakteve dhe provave të paraqitura në kërkesë dhe në
përgjigje.
Neni 427
Vendimet e kolegjit lidhur me kërkesën për rishikim
1. Bazuar në rezultatet e gjurmimit dhe shqyrtimit të fakteve dhe provave të paraqitura në
kërkesë dhe në përgjigje, gjykata aprovon kërkesën dhe lejon rishikimin e procedurës penale
ose e refuzon kërkesën.
2. Kur gjykata çmon se shkaqet për të cilat ka lejuar rishikimin e procedurës janë edhe në dobi
të një të bashkakuzuari i cili nuk ka paraqitur kërkesë për rishikim të procedurës, vepron sipas
detyrës zyrtare sikur kërkesa e tillë të ishte paraqitur.
3. Në aktvendim me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale, gjykata urdhëron caktimin e
menjëhershëm të shqyrtimi të ri gjyqësor ose kthimin e çështjes në fazën e hetimit, apo fillimin
e hetimit kur hetimi nuk është zbatuar më parë.
4. Gjykata urdhëron që ekzekutimi i aktgjykimit të shtyhet ose të ndërpritet nëse duke u bazuar
në provat e paraqitura çmon se:
4.1. i dënuari në procedurë të përsëritur mund të dënohet me dënim të tillë që pas
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
201
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
llogaritjes së dënimit të mbajtur do të duhej të lirohet;
4.2. ai mund të lirohet nga akuza; ose
4.3. akuza e ngritur kundër tij mund të refuzohet.
5. Kur aktvendimi me të cilin lejohet rishikimi i procedurës penale merr formë të prerë, atëherë
pushohet ekzekutimi i dënimit. Por, nëse ekzistojnë kushtet nga neni 184 paragrafi 1 i këtij Kodi,
gjykata cakton paraburgimin.

Neni 428
Rregullat për procedurën e re të rishikimit
1. Për procedurën e re që zbatohet në bazë të aktvendimit me të cilin lejohet rishikimi i
procedurës penale vlejnë dispozitat e njëjta si ato të procedurës së mëparshme. Në procedurën
e re, gjykata nuk detyrohet me aktvendimet e marra në procedurën e mëparshme.
2. Në qoftë se procedura e re pushohet para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, aktgjykimi i mëparshëm
anulohet me aktvendimin mbi pushimin e procedurës.

3. Me rastin e marrjes së aktgjykimit të ri, gjykata anulon aktgjykimin e mëparshëm apo vetëm
një pjesë të tij, ose e lë në fuqi aktgjykimin e mëparshëm. Në dënim të shqiptuar me aktgjykim
të ri, gjykata i llogarit të akuzuarit dënimin e mbajtur, e kur lejohet rishikimi vetëm për ndonjë
vepër për të cilën i akuzuari ka qenë i dënuar ose i liruar, gjykata shqipton dënim të ri unik sipas
dispozitave të Kodit Penal.

4. Gjykata në procedurën e re detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të këtij Kodi.

B. Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit

Neni 429
Lejimi i zbutjes së jashtëzakonshme të dënimit

Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit lejohet kur pas formës së prerë të aktgjykimit paraqiten
rrethana të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e marrjes së aktgjykimit ose, megjithëse kanë
ekzistuar në atë kohë, gjykata nuk ka qenë në dijeni për to, kurse ato dukshëm do të ndikonin
në dënim më të ulët.

Neni 430
Personat e autorizuar për të kërkuar zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe efekti i
saj
1. Kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të paraqesë prokurori i shtetit kur
procedura është zbatuar me kërkesë të tij, i dënuari dhe mbrojtësi i tij.

2. Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit nuk e pezullon ekzekutimin e dënimit.
Neni 431
Procedura lidhur me kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe vendimet
e Gjykatës Supreme
1. Për kërkesën mbi zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës.
2. Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi i
paraqitet gjykatës themelore e cila ka marrë aktgjykimin.
3. Gjykata themelore ia dërgon kërkesën prokurorit të shtetit, i cili përgjigjet në pajtim me nenin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
202
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
377 të këtij Kodi.
4. Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues të gjykatës themelore me aktvendim e
hedh kërkesën që nuk është në pajtim me nenin 376 të këtij Kodi.
5. Kundër aktvendimit nga paragrafit 4 i këtij neni mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e
Apelit.
6. Gjykata themelore vërteton se a ekzistojnë shkaqe për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit,
e pastaj shkresat me propozimin e arsyetuar ia dërgon Gjykatës Supreme të Kosovës.
7. Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën kur çmon se nuk ka bazë ligjore për zbutje
të jashtëzakonshme të dënimit. Kur e aprovon kërkesën, gjykata me aktvendim e ndryshon
aktgjykimin e formës së prerë lidhur me vendimin mbi dënimin.
C. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
Neni 432
Arsyet për paraqitje së kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë
1. Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka
paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë
mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese:

1.1. në rast të shkeljes së ligjit penal;

1.2. në rast të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384,
paragrafit 1 i këtij Kodi; ose
1.3. në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla
kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.

2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të
gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të
Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.
3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë
kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje ligjore.

4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë
mund të paraqitet, gjatë procedurës e cila nuk ka përfunduar në formë të prerë, vetëm kundër
vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin, vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit.
Neni 433
Personat e autorizuar për të paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë
1. Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqesë Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, i
pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Pas vdekjes së të pandehurit, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë
në emër të tij mund të paraqesin personat e paraparë në nenin 424, paragrafi 1 të këtij Kodi
2. Zyra e Kryeprokurorit të shtetit, i pandehuri, mbrojtësi i tij dhe personat e paraparë në nenin
424, paragrafin 1 të këtij Kodi mund të paraqesin kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë brenda tre
(3) muajve nga dita e dorëzimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë. Nëse kundër vendimit të
gjykatës themelore nuk paraqitet ankesë, afati rrjedh nga dita kur vendimi merr formë të prerë.
3. Kur me vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është vërtetuar se me vendim
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
203
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
përfundimtar janë shkelur të drejtat e njeriut në dëm të të pandehurit, afati për paraqitjen e
kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë rrjedh nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut i dorëzohet të pandehurit.
4. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 432, paragrafit 2 i këtij Kodi, kërkesë për mbrojtje të
ligjshmërisë nga paragrafi 3 i këtij neni mund të paraqitet edhe kundër vendimit të Gjykatës
Supreme të Kosovës.
Neni 434
Paraqitja e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në gjykatë themelore
1. Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet gjykatës themelore që ka marrë vendimin.

2. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës
themelore me aktvendim hedh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse:

2.1. kërkesa është paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nga neni
432, paragrafi 2 i këtij Kodi, me përjashtim të rasteve të parapara në nenin 433, paragrafi
4 i këtij Kodi;

2.2. kërkesa është paraqitur nga personi i paautorizuar nga neni 433, paragrafi 1 i këtij
Kodi; ose

2.3. kërkesa është paraqitur jashtë afatit nga neni 433, paragrafi 2 i këtij Kodi.

3. Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit.

4. Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, gjykata themelore mund të vendosë që ekzekutimi i
vendimit gjyqësor i formës së prerë të shtyhet apo të ndërpritet.
Neni 435
Shqyrtimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga kolegji i Gjykatës Supreme
1. Për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të
kolegjit.
2. Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim e hedh kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nëse
kërkesa është e papranueshme ose janë plotësuar kushtet nga neni 434 paragrafit 2 i këtij Kodi.
Në të kundërtën, kopjen e kërkesës ia dërgon palës tjetër, e cila në afat prej pesëmbëdhjetë
(15) ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës mund të paraqesë përgjigje në kërkesë.
3. Para marrjes së vendimit mbi kërkesën, gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë
raport për shkeljet e pretenduara ligjore.
4. Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës mund të caktojë shtyrjen
ose ndërprerjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë.
Neni 436
Favoret e të pandehurit përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë
1. Me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës
kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon.

2. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se shkaqet për të cilat ka marrë vendim në dobi
të të pandehurit ekzistojnë edhe për ndonjërin nga të bashkakuzuarit që nuk ka paraqitur
kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, vepron sipas detyrës zyrtare sikurse kërkesa e tillë të
ishte paraqitur nga personi i tillë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
204
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Kur kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është paraqitur në dobi të të pandehurit, Gjykata
Supreme e Kosovës me rastin e vendosjes detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395 të
këtij Kodi.
Neni 437
Refuzimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë
Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim refuzon si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e
ligjshmërisë kur vërteton se nuk ekziston shkelje e ligjit për të cilën pretendon paraqitësi i
kërkesës, ose kur kërkesa është paraqitur për shkak të vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të
gjendjes faktike nga nenet 386 dhe 432, paragrafit 2 i këtij Kodi.

Neni 438
Aktgjykimi mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë

1. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është e
bazuar, merr aktgjykim me të cilin, duke pasur parasysh llojin e shkeljes:

1.1. ndryshon vendimin e formës së prerë;
1.2. në tërësi ose pjesërisht anulon vendimin e gjykatës themelore dhe të gjykatës më të
lartë ose vetëm vendimin e gjykatës më lartë dhe lëndën për vendim të ri mbi meritat ose
për rigjykim ia kthen gjykatës themelore ose gjykatës më të lartë; ose
1.3. kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit.
2. Kur Gjykata Supreme e Kosovës çmon se kërkesa e paraqitur për mbrojtjen e ligjshmërisë në
dëm të të pandehurit është e bazuar, vetëm konstaton shkeljen e ligjit pa ndikuar në vendimin
e formës së prerë, përveç nëse vendimi i formës së prerë është qartazi i papërshtatshëm ose i
bazuar në gabim të rëndë.
3. Kur Gjykata e Apelit sipas këtij Kodi nuk ka pasur të drejtë ta mënjanojë shkeljen e ligjit e
cila është bërë me vendim të shkallës së parë ose në procedurë gjyqësore që i ka paraprirë atij
vendimi dhe Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa e paraqitur në dobi të të akuzuarit
është e bazuar dhe se për mënjanimin e asaj shkelje duhet anuluar ose ndryshuar vendimin
e shkallës së parë, Gjykata Supreme e Kosovës e anulon ose e ndryshon edhe vendimin e
Gjykatës së Apelit, edhe pse me të nuk është shkelur ligji.
Neni 439
Anulimi i aktgjykimit të formës së prerë
1. Në qoftë se aktgjykimi i formës së prerë anulohet dhe lënda kthehet për gjykim të ri, procedura
merr për bazë aktakuzën e mëparshme ose atë pjesë të saj që ka të bëjë me pjesën e anuluar
të aktgjykimit.

2. Gjykata detyrohet t’i ndërmerr të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të gjitha çështjet
për të cilat e ka paralajmëruar Gjykata Supreme e Kosovës.

3. Në gjykatë themelore apo në Gjykatë të Apelit palët kanë të drejtë të paraqesin fakte dhe
prova të reja.

4. Me rastin e marrjes së vendimit të ri, gjykata detyrohet me ndalesën e paraparë në nenin 395
të këtij Kodi.

5. Kur krahas vendimit të Gjykatës së Apelit anulohet edhe vendimi i gjykatës themelore, lënda
i dërgohet gjykatës themelore nëpërmjet Gjykatës së Apelit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
205
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 440
Mbrojtja e të drejtave sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Konventës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Mjetet e jashtëzakonshme juridike sipas këtij Kapitulli mund të paraqiten në bazë të të drejtave
të siguruara me këtë Kod dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ose
Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj, si dhe me vendimet e
Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
PJESA E TRETË
ADMINISTRIMI I PROCEDURËS
KAPITULLI XXII
PARASHTRESAT
Neni 441
Forma e paraqitjes së parashtresave
1. Aktakuzat, propozimet për ndjekje, aktvendimet e prokurorëve, mjetet juridike dhe deklaratat
e njoftimet tjera paraqiten me shkrim ose gojarisht në procesverbal.
2. Parashtresa e paraqitur nga paragrafi 1 i këtij neni mund të dërgohet në formë elektronike nëse
zyra e regjistrimit të gjykatës ose e prokurorisë ka mundësi për administrimin e parashtresave
elektronike. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës përcaktojnë mundësitë
e gjykatave dhe prokurorive për të administruar parashtresat elektronike dhe nxjerr urdhëresë
për lejimin e parashtresave të tilla elektronike, si dhe përcakton rregulloret për parashtresat e
tilla.

3. Parashtresat nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të jenë të kuptueshme dhe të përmbajnë çdo
gjë të nevojshme që të mund të veprohet sipas tyre.
4. Nëse me këtë Kod nuk është paraparë ndryshe, gjykata thërret paraqitësin e parashtresës së
pakuptueshme ose që nuk përmban atë që është e nevojshme që të mund të veprohet në bazë
të saj, që ta korrigjojë apo ta plotësojë parashtresën, e nëse ai nuk e bën këtë brenda afatit të
caktuar, gjykata e hedh poshtë parashtesën.
5. Në thirrjen për korrigjim apo për plotësimin e parashtresës paraqitësit i tërhiqet vërejtja për
pasojat e mosveprimit.
Neni 442
Dërgimi i parashtresave në kopje të mjaftueshme
1. Parashtresat të cilat në bazë të këtij Kodi i dërgohen palës tjetër, i dorëzohen gjykatës në
numër të mjaftueshëm kopjesh për gjykatën dhe për palën tjetër.
2. Kur parashtresat e tilla nuk i janë dorëzuar gjykatës në numër të mjaftueshëm kopjesh,
gjykata e urdhëron paraqitësin që në afat të caktuar të dorëzojë kopje të mjaftueshme. Në qoftë
se paraqitësi nuk vepron sipas urdhrit të gjykatës, gjykata kopjon ekzemplarët e nevojshëm në
shpenzime të paraqitësit.
Neni 443
Dënimet për parashtresat me shkrim ose për paraqitjet gojore me përmbajtje ofenduese
Gjykata e dënon me gjobë deri në dyqind e pesëdhjetë (250) Euro mbrojtësin, të dëmtuarin ose
mbrojtësin e viktimave apo përfaqësuesin e viktimës i cili në parashtresë ose gojarisht ofendon
ose fyen gjykatën apo personin që merr pjesë në procedurë. Aktvendimin lidhur me dënimin e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
206
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
merr gjyqtari apo kolegji para të cilit është dhënë deklarata, e kur ajo është bërë në parashtresë
e merr gjykata e cila duhet të vendosë për parashtresën. Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesë.
Kur prokurori i shtetit e ofendon tjetrin, për këtë njoftohet Kryeprokurori i prokurorisë përkatëse.
Për dënimin e avokatit apo të praktikantit të avokatisë njoftohet Oda e Avokatëve.
KAPITULLI XXIII
AFATET
Neni 444
Afatet
1. Afatet e parapara me këtë Kod nuk mund të vazhdohen, përveç kur këtë shprehimisht e
lejon ligji. Në qoftë se afati për realizimin e të drejtës së mbrojtjes dhe të drejtave të tjera
procedurale të të pandehurit është paraparë me ligj, me kërkesën e tij me shkrim ose gojarisht
në procesverbalin e gjykatës ky afat mund të shkurtohet.
2. Kur parashtresa është e lidhur me afat, konsiderohet se është dhënë brenda afatit nëse i
është dorëzuar marrësit të autorizuar para kalimit të afatit.
3.Kur parashtresa dërgohet nëpërmjet postës, postës rekomande apo elektronike apo telegramit
ose me ndonjë mjet tjetër si teleks, telefaks ose mjete të tjera të ngjashme, dita e postimit
ose e dërgimit konsiderohet si ditë e dorëzimit për personin që i është dërguar. Dërguesi i
parashtresës konsiderohet se nuk e ka lëshuar afatin kur personi të cilit tentohet t’i dërgohet
deklarata nuk e ka marrë me kohë për shkak të gabimeve në mjetet e dërgimit për të cilat
dërguesi nuk ka qenë në dijeni.
4. I pandehuri i cili gjendet në paraburgim, gjithashtu mund të jep parashtresë që është e lidhur
me afat duke e përfshirë atë në procesverbalin e gjykatës që zbaton procedurën ose duke e
dërguar në drejtorinë e burgut, kurse personi i cili gjendet në mbajtje të dënimit ose ndodhet në
ndonjë institucion tjetër me urdhër për trajtim të detyrueshëm për rehabilitim, mund t’ia dërgojë
parashtresën e tillë drejtorisë së institucionit ku është vendosur ai. Dita kur është përpiluar
procesverbali i tillë apo kur parashtresa i është dërguar drejtorisë së institucionit konsiderohet
si ditë e dorëzimit të marrësit të autorizuar.
5. Kur parashtresa dorëzimi i së cilës është i lidhur me afat, për arsye të mosdijes ose të gabimit
të qartë të dërguesit i është dërguar gjykatës jokompetente para kalimit të afatit, konsiderohet
se është dorëzuar me kohë, përkundër faktit se te gjykata kompetente arrin pas kalimit të afatit
të paraparë.

Neni 445
Llogaritja e afateve
1. Afatet llogariten me orë, me ditë, me muaj dhe me vite.

2. Ora ose dita kur është bërë dorëzimi, njoftimi apo kur ka ndodhur ngjarja që konsiderohet si
fillim i afatit nuk llogaritet në afat, por për fillim të afatit merret ora apo dita e parë vijuese. Për
një ditë llogariten njëzet e katër (24) orë, kurse muaji llogaritet sipas kalendarit.
3. Afatet e caktuara me muaj apo vite kalojnë në muajin ose vitin e fundit në fund të ditës së
njëjtë të muajit kur ka filluar afati. Nëse një ditë e tillë nuk ekziston në muajin e fundit, afati kalon
në ditën e fundit të atij muaji.
4. Kur dita e fundit e afatit bie në ditë feste zyrtare, të shtunën ose të dielën ose në ndonjë ditë
tjetër kur organi kompetent nuk punon, afati kalon në fund të ditës pasuese të punës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
207
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 446
Kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme
1. Nëse i pandehuri për shkaqe të arsyeshme nuk paraqet ankesë kundër aktgjykimit ose
aktvendimit për konfiskimin brenda afatit, gjykata i lejon kthim në gjendje të mëparshme për
paraqitjen e ankesës nëse brenda tetë (8) ditësh nga pushimi i shkaqeve për mosrespektimin
e afatit i pandehuri paraqet kërkesë për kthim në gjendje të mëparshme dhe paraqet ankesën
së bashku me kërkesë.
2.Kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme nuk mund të paraqitet nëse kanë kaluar tre (3)
muaj nga dita e kalimit të afatit.
Neni 447
Aktvendimi për kthim në gjendje të mëparshme
1. Kryetari i trupit gjykues, i cili ka marrë aktgjykimin ose aktvendim kundër të cilit është ushtruar
ankesë, merr aktvendim për kthim në gjendje të mëparshme.
2. Kundër aktvendimit me të cilin lejohet kthimi në gjendje të mëparshme nuk lejohet ankesë.
3.Kur i pandehuri paraqet ankesë kundër aktvendimit me të cilin refuzohet kthimi në gjendje të
mëparshme, gjykata detyrohet që këtë ankesë ose ankesën kundër aktgjykimit apo aktvendimit
për konfiskimin, përgjigjen në ankesë dhe të gjitha procesverbalet t’ia dërgojë gjykatës më të
lartë për marrjen e vendimit.

Neni 448
Efekti i kërkesës për kthim në gjendje të mëparshme
Në parim, kërkesa për kthim në gjendje të mëparshme nuk e pezullon ekzekutimin e aktgjykimit
apo ekzekutimin e aktvendimit për konfiskimin, por gjykata kompetente për marrjen e vendimit
lidhur me kërkesën mund të vendosë ndërprerjen e ekzekutimit derisa të merret vendimi lidhur
me kërkesën.
KAPITULLI XXIV
SHPENZIMET E PROCEDURËS PENALE

Neni 449
Lloji i shpenzimeve të procedurës penale
1. Shpenzimet e procedurës penale janë shpenzime të bëra gjatë procedurës penale dhe
shpenzimet e shkaktuara lidhur me të.
2. Shpenzimet e procedurës penale përfshijnë:

2.1. shpenzimet për dëshmitarë, ekspertë, përkthyes, specialistë, stenografim, regjistrime
teknike dhe për këqyrjen e vendit;

2.2. shpenzimet e transportit të të pandehurit;

2.3. shpenzimet për shoqërimin e të pandehurit apo të personit të paraburgosur;

2.4. shpenzimet e transportit dhe të udhëtimit të personave zyrtarë;
2.5. shpenzimet e mjekimit të të pandehurit gjatë kohës sa gjendet në paraburgim ose
në institucionin shëndetësor në bazë të vendimit të gjykatës, si dhe shpenzimet e lindjes
së fëmijës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
208
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

2.6. shpenzimet paushalle;

2.7. shpërblimet dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit;

2.8. shpenzimet e nevojshme për të dëmtuarin ose viktimën dhe mbrojtësin e viktimave
ose përfaqësuesin e viktimës si dhe kompensimet dhe shpenzimet e nevojshme të
përfaqësuesit të autorizuar;
2.9. taksën për Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit; dhe
2.10. ndërmjetësimin.

3. Shuma paushalle caktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me urdhëresë administrative
duke pasur parasysh zgjatjen dhe ndërlikueshmërinë e procedurës dhe gjendjen financiare të
personit që ngarkohet me mbulimin e këtyre shpenzimeve.
4. Shpenzimet nga nën-paragrafët 2.1 deri në 2.5 të paragrafit 2 të këtij neni dhe shpërblimi apo
shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit të caktuar sipas nenit 56, paragrafi 2 dhe 3. ose nenit 57
të këtij Kodi dhe të përfaqësuesit të autorizuar të të dëmtuarit parapaguhen nga fondet e policisë,
të prokurorisë së shtetit ose të gjykatës që e zbaton procedurën penale, kurse arkëtohen më
vonë nga personat që detyrohen t’i paguajnë sipas dispozitave të këtij Kodi. Organi që e zbaton
procedurën penale detyrohet të shënojë të gjitha shpenzimet e parapaguara në listën e cila i
bashkëngjitet shkresave.
5. Shpenzimet e përkthimit në gjuhën e të pandehurit, të dëshmitarit dhe të personit tjetër i cili
merr pjesë ne procedurë penale që shkaktohen me zbatimin e dispozitave të këtij Kodi nuk
arkëtohen nga personat që sipas dispozitave të këtij neni detyrohen t’i paguajnë shpenzimet e
procedurës penale.
6. Shpenzimet e përkthimit nuk i ngarkohen të pandehurit i cili nuk e di ose nuk e flet gjuhën në
të cilën zbatohet procedura penale.
7. Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit të caktuar nga neni 56, paragrafit 2
apo 3 ose neni 57 i këtij Kodi paguhen nga mjetet buxhetore e jo nga i pandehuri.
Neni 450
Aktvendimi për shpenzimet e procedurës penale
1. Në çdo aktgjykim ose aktvendim me të cilin përfundohet procedura penale duhet përfshirë
edhe vendimin për mbulimin e shpenzimeve të procedurës dhe shumën e tyre.
2. Kur mungojnë të dhënat për shumën e shpenzimeve, procesmbajtësi merr aktvendim të
posaçëm për shumën e shpenzimeve, i cili aprovohet nga gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari
i trupit gjykues kur sigurohen të dhënat. Kërkesa me shënimet për shumën e shpenzimeve
mund të paraqitet brenda tre (3) muajsh nga dita e dorëzimit të aktgjykimit ose të aktvendimit të
formës së prerë për personin që ka të drejtë të paraqesë kërkesë të tillë.

3. Kur për shpenzimet e procedurës penale është vendosur me aktvendim të posaçëm, për
ankesë kundër atij aktvendimi vendos kolegji.
Neni 451
Pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar
1. I pandehuri, i dëmtuari ose viktima, mbrojtësi, mbrojtësi i viktimave ose përfaqësuesi i
viktimës, dëshmitari, eksperti, përkthyesi dhe specialisti, pavarësisht nga rezultati i procedurës
penale, paguajnë shpenzimet e shoqërimit të tyre forcërisht, të shtyrjes së një veprimi hetimor,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
209
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
shpenzimet tjera të procedurës të shkaktuara me fajin e tyre, si dhe pjesën përkatëse të shumës
paushalle.
2. Për shpenzimet nga paragrafi 1 i këtij neni merret aktvendim i posaçëm, përveç kur për
shpenzimet që i paguan i pandehuri vendoset me vendim për çështjen kryesore.
Neni 452
Efekti i vendimit fajësues në kompensimin e shpenzimeve
1. Kur gjykata e shpall të pandehurin fajtor, me aktgjykim vendos se detyrohet t’i kompensojë
shpenzimet e procedurës penale.
2. Personi i cili është fajësuar për disa vepra penale nuk ngarkohet me kompensim të
shpenzimeve lidhur me veprat për të cilat është liruar nga akuza po qe se këto shpenzime mund
të veçohen nga shpenzimet e përgjithshme.

3. Në aktgjykimin me të cilin disa të pandehur janë shpallur fajtor, gjykata cakton pjesën e
shpenzimeve që duhet paguar secili prej tyre, e kur kjo nuk është e mundur, urdhëron që
të gjithë të pandehurit të ngarkohen me shpenzime në mënyrë solidare. Pagesa e shumës
paushalle caktohet veçmas për secilin të pandehur.

4. Në vendimin me të cilin vendoset për shpenzimet, gjykata mund ta lirojë të pandehurin nga
detyrimi i kompensimit, në tërësi ose pjesërisht, të shpenzimeve të procedurës penale nga
neni 449, paragrafit 2, nën-paragrafët 2.1 deri në 2.6, dhe nën-paragrafit 2.9 të këtij Kodi,
nëse pagesa e tyre do të rrezikonte gjendjen materiale të të pandehurit ose të personave që
ai detyrohet t’i mbështesë materialisht. Kur këto rrethana konstatohen pas marrjes së vendimit
lidhur me shpenzimet, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues me aktvendim të
posaçëm mund të lirojë të pandehurin nga detyrimi i kompensimit të shpenzimeve të procedurës
penale ose t’i lejojë që ato t’i paguajë me këste.
Neni 453
Efekti i vendimeve të tjera lidhur me kompensimin e shpenzimeve
1. Kur pushohet procedura penale apo kur merret aktgjykimi me të cilin i pandehuri lirohet
nga akuza ose me të cilin refuzohet akuza, gjykata në aktvendim apo në aktgjykim shënon se
shpenzimet e procedurës penale nga neni 449, paragrafi 2 nën-paragrafi 2.1 deri në 2.5 të këtij
Kodi, shpenzimet e nevojshme të të pandehurit dhe kompensimi i shpenzimeve të nevojshme
të mbrojtësit paguhen nga mjetet buxhetore, përveç në rastet e caktuara në paragrafët vijues
të këtij neni.
2. Personi i cili me vetëdije ka paraqitur kallëzim të rremë i paguan shpenzimet e procedurës
penale.

3. I dëmtuari i cili është tërhequr nga propozimi për ndjekje penale dhe si rrjedhojë e kësaj
procedura pushon, detyrohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale nëse i pandehuri nuk
ka paralajmëruar se do t’i paguajë ato.
Neni 454
Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose të përfaqësuesit të viktimës
1. Shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit ose përfaqësuesit të të dëmtuarit ose
viktimës detyrohet t’i paguajë personi i përfaqësuar pavarësisht se kush detyrohet të paguajë
shpenzimet e procedurës penale në bazë të urdhrit të gjykatës, përveç kur mbrojtësi caktohet
sipas nenit 56 paragrafit 2 ose 3 apo nenit 57 të këtij Kodi.
2. Mbrojtësi ose përfaqësuesi i viktimës, të cilët nuk janë anëtarë të Odës së Avokatëve të
Kosovës, nuk kanë të drejtë në kompensim. Ata kanë të drejtë në shpenzimet e nevojshme,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
210
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
kurse anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës kanë të drejtë edhe në fitimin e humbur.
Neni 455
Vendimi përfundimtar mbi detyrimin për pagesën e shpenzimeve
1. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në
gjykatën themelore e merr gjyqtari apo kolegji kompetent i gjykatës themelore në pajtim me
këtë Kapitull.
2. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në
Gjykatën e Apelit e merr kryetari i kolegjit të Gjykatës së Apelit në pajtim me këtë Kapitull.

3. Vendimin përfundimtar lidhur me detyrimin për pagesën e shpenzimeve që shkaktohen në
Gjykatën Supreme e merr kryetari i kolegjit të Gjykatës Supreme në pajtim me këtë Kapitull.

4. Kushtet e këtij Kapitulli zbatohen përshtatshmërisht për shpenzimet e shkaktuara në
procedurën e mjeteve të jashtëzakonshme juridike.
Neni 456
Rregulloret për shpenzimet
Këshilli Gjyqësor i Kosovës nxjerr akt nënligjor me të cilin rregullohen më detajisht çështjet
e pagesës së shpenzimeve të shkaktuara në procedurën penale në gjykatë, e cila mund të
ndryshohet për çdo vit.
KAPITULLI XXV
KËRKESAT PASURORE JURIDIKE
Neni 457
Kërkesat pasurore juridike
1. Kërkesa pasurore juridike si rrjedhojë e kryerjes së veprës penale vendoset me propozimin
e personave të autorizuar në procedurën penale në qoftë se kjo nuk e zvarrit procedurën në
mënyrë të konsiderueshme.

2. Kërkesa pasurore juridike mund të përfshijë kompensimin e dëmit, kthimin e sendit ose
anulimin e një veprimi të caktuar juridik.
Neni 458
Personat e autorizuar për paraqitjen e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore
juridike
1. Propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale mund ta paraqesë
personi i cili është i autorizuar për ta ushtruar këtë kërkesë në kontest civil.
2. Në qoftë se me vepër penale është dëmtuar pasuria në pronësi publike, shtetërore ose
shoqërore, organi ose personi kompetent i cili është i autorizuar me ligj të kujdeset për mbrojtjen
e kësaj pasurie, mund të merr pjesë në procedurë penale në pajtim me autorizimet që ka në
bazë të ligjit të tillë.
Neni 459
Paraqitja e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike
1. Propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike në procedurë penale i paraqitet organit
kompetent të cilit i është parashtruar kallëzimi penal ose gjykatës para së cilës zbatohet
procedura.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
211
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

2. Propozimi mund të paraqitet jo më vonë se deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor në
gjykatën themelore.
3. Personi i autorizuar për paraqitjen e propozimit detyrohet ta parashtrojë në mënyrë të qartë
kërkesën e vet dhe të paraqesë prova.

4. Kur personi i autorizuar nuk e ka paraqitur propozimin për realizimin e kërkesës pasurore
juridike në procedurë penale para ngritjes së aktakuzës, ai duhet njoftuar se propozimin mund
ta paraqesë deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor. Kur me vepër penale është shkaktuar dëm
në pasurinë në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore dhe nuk është paraqitur propozim,
gjykata për këtë e njofton organin ose personin kompetent sipas nenit 458, paragrafi 2 i këtij
Kodi. Pala informohet se mosparaqitja e propozimit mund ta përjashtojë palën e dëmtuar
nga Programi i Kompensimit të Viktimave edhe nëse pala do të plotësonte kriteret tjera të
pranueshmërisë sipas ligjit në fuqi.
5. Kur me vepër penale është shkaktuar dëm në pasurinë në pronësi publike, shtetërore ose
shoqërore dhe nuk është paraqitur propozim, gjykata për këtë e njofton organin ose personin
kompetent sipas nenit 458, paragrafi 2 i këtij Kodi.
Neni 460
Tërheqja dhe heqja dorë nga propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike
1. Personat e autorizuar mund të tërhiqen nga propozimi për realizimin e kërkesës pasurore
juridike në procedurë penale deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe atë ta realizojnë në
kontest civil. Kur propozimi tërhiqet, i njëjti propozim nuk mund të paraqitet përsëri, përveç nëse
me këtë Kod është paraparë ndryshe.
2. Në qoftë se pas paraqitjes së propozimit dhe para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor e drejta
në kërkesë pasurore juridike sipas rregullave të së drejtës pasurore i ka kaluar personit tjetër, ai
person thirret të deklarohet se a mbetet pranë propozimit. Në qoftë se personi i thirrur me rregull
nuk i përgjigjet thirrjes, konsiderohet se ka hequr dorë nga propozimi.
Neni 461
Shqyrtimi i propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike
1. Gjykata që zbaton procedurën penale shqyrton propozimet e palëve dhe në rast nevoje merr
në pyetje të pandehurin për faktet e deklaruara në propozim. Gjykata poashtu mund të kërkojë
nga palët apo institucionet përkatëse të dhëna shtesë të rëndësishme për marrjen e vendimit
lidhur me kërkesën.
2. Në qoftë se hetimi i kërkesës pasurore juridike do të zvarriste procedurën penale në masë
të konsiderueshme, gjykata kufizohet në mbledhjen e atyre të dhënave, vërtetimi i të cilave më
vonë nuk do të ishte i mundur ose do të ishte dukshëm i vështirësuar.
Neni 462
Vendimi mbi propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike
1. Për kërkesat pasurore juridike vendos gjykata.

2. Në aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, gjykata mund të vendosë për kërkesën
pasurore juridike të të dëmtuarit në tërësi ose pjesërisht dhe për pjesën e mbetur e udhëzon në
kontest civil. Kur të dhënat e mbledhura në procedurë penale nuk paraqesin bazë të sigurt për
gjykim të plotë e as të pjesërishëm, gjykata e udhëzon të dëmtuarin që tërë kërkesën pasurore
juridike mund ta realizojë në kontest civil apo të paraqes kërkesë në Programin për Kompensim
të Viktimave nëse i plotëson kushtet e atij programi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
212
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
3. Kur gjykata merr aktgjykim me të cilin i pandehuri lirohet nga akuza ose me të cilin akuza
refuzohet apo kur me aktvendim pushohet procedura penale, e udhëzon të dëmtuarin që
kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest civil. Kur gjykata shpallet jokompetente
për procedurën penale, e udhëzon të dëmtuarin që kërkesën pasurore juridike ta ushtrojë në
procedurë penale të filluar ose të vazhduar nga gjykata kompetente.
Neni 463
Kthimi i sendit
Kur kërkesa pasurore juridike ka të bëjë me kthimin e sendit dhe gjykata konstaton se sendi
i takon të dëmtuarit dhe se gjendet tek i pandehuri ose tek njëri nga pjesëmarrësit në veprën
penale apo te personi të cilit ia kanë dhënë për ta ruajtur, me aktgjykim urdhëron që sendi t’i
dorëzohet të dëmtuarit.
Neni 464
Anulimi i veprimit të caktuar juridik
Kur kërkesa pasurore juridike ka të bëjë me anulimin e veprimit të caktuar juridik, kurse gjykata
çmon se kërkesa është e bazuar, me aktgjykim e urdhëron anulimin e plotë ose të pjesërishëm
të atij veprimi juridik me pasojat që rrjedhin nga veprimi i tillë, pa paragjykuar të drejtat e
personave të tretë.
Neni 465
Ndryshimi i aktgjykimit të formës së prerë lidhur me kërkesën pasurore juridike
1. Gjykata që zbaton procedurën penale, mund ta ndryshojë aktgjykimin e formës së prerë me
të cilin është vendosur për kërkesën pasurore juridike vetëm në rastin e rishikimit të procedurës
penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë.

2. Në të gjitha rastet tjera, i dënuari apo trashëgimtarët e tij mund të kërkojnë ndryshimin e
aktgjykimit të formës së prerë të gjykatës penale me të cilin është vendosur për kërkesën
pasurore juridike vetëm në kontest civil, me kusht të ekzistimit të arsyeve për rishikim sipas
dispozitave të zbatueshme në procedurën kontestimore.
Neni 466
Masat e përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike

1. Masat e përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike si rrjedhojë e kryerjes së
veprës penale mund të urdhërohen në procedurë penale sipas dispozitave të zbatueshme për
procedurën e përmbarimit me propozimin e personave të autorizuar nga neni 458 i këtij Kodi
ose nga prokurori i shtetit.
2. Aktvendimi nga paragrafi 1 i këtij neni merret në procedurën paraprake nga gjyqtari i
procedurës paraprake. Pas ngritjes së aktakuzës, aktvendimin e merr gjyqtari i vetëm gjykues
ose kryetari i trupit gjykues për rastet jashtë shqyrtimit gjyqësor, kurse në shqyrtim gjyqësor
aktvendimin e merr i tërë trupi gjykues.

3. Kundër aktvendimit të trupit gjykues për masat e përkohshme të sigurimit të kërkesës nuk
lejohet ankesë. Në raste të tjera, për ankesë vendos kolegji prej tre (3) gjyqtarësh. Ankesa nuk
e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.
Neni 467
Kthimi i pasurisë të dëmtuarit
1. Në qoftë se kërkesa përfshin sendet të cilat padyshim i takojnë të dëmtuarit e nuk shërbejnë
si provë në procedurë penale, sendet e tilla i dorëzohen të dëmtuarit edhe para përfundimit të
procedurës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
213
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. Në qoftë se pronësia e sendeve kontestohet nga disa të dëmtuar, ata udhëzohen në kontest
civil, ndërsa gjykata në procedurë penale urdhëron vetëm ruajtjen e sendeve si masë të
përkohshme për sigurimin e kërkesës.

3. Sendet që shërbejnë si provë përkohësisht sekuestrohen dhe i kthehen pronarit pas
përfundimit të procedurës. Kur sendi i tillë është shumë i nevojshëm për pronarin, ai mund t’i
kthehet edhe para përfundimit të procedurës nëse ai zotohet se do ta kthejë kur t’i kërkohet.
Neni 468
Masat për sigurimin e përkohshëm të kërkesës pasurore juridike të drejtuar kundër
personave të tretë
1. Në qoftë se i dëmtuari ka parashtruar kërkesë kundër personit të tretë për shkak se ai
disponon me sendet që i ka fituar me vepër penale ose përmes veprës penale ka realizuar dobi
pasurore, gjykata në procedurë penale, me propozimin e personave të autorizuar dhe sipas
dispozitave që zbatohen në procedurën e përmbarimit, mund të urdhërojë masa të përkohshme
për sigurimin e kërkesës kundër asaj pale të tretë. Në këtë rast zbatohen edhe dispozitat e nenit
466, paragrafët 2 dhe 3 të këtij Kodi.
2. Në aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, gjykata revokon masat nga paragrafi 1 i këtij
neni nëse nuk janë revokuar më parë ose e udhëzon të dëmtuarin në kontest civil, në të cilin
rast këto masa revokohen, përpos nëse kontesti civil nuk është filluar brenda afatit të caktuar
nga gjykata.
KAPITULLI XXVI
MARRJA DHE KOMUNIKIMI I VENDIMEVE
Neni 469
Llojet dhe marrja e vendimeve
1. Në procedurën penale vendimet merren në formë të aktgjykimit, të aktvendimit dhe të urdhrit.

2. Aktgjykimin mund ta marrë vetëm gjykata, aktvendimin mund ta marrë edhe prokurori i shtetit,
ndërsa urdhrin mund marrin edhe organet e tjera publike që marrin pjesë në procedurën penale.

3. Urdhri merret dhe shpallet në pajtim me dispozitat e këtij kodi.
Neni 470
Procedura për marrjen e vendimeve në seancë për këshillim dhe votim nga trupi
gjykues
1. Vendimi i trupit gjykues merret pas këshillimit gojor dhe votimit. Vendimi miratohet kur për të
voton shumica e anëtarëve të trupit gjykues.

2. Kryetari i trupit gjykues drejton këshillimin dhe votimin, kurse vetë voton i fundit. Ai detyrohet
të kujdeset për shqyrtimin e tërësishëm të të gjitha çështjeve nga çdo këndvështrim.

3. Kur votat për ndonjë çështje individuale për të cilën duhet votuar ndahen në disa mendime të
ndryshme, kështu që asnjëri prej tyre nuk e ka shumicën, çështjet ndahen dhe votimi përsëritet
derisa të arrihet shumica e votave. Nëse në këtë mënyrë nuk arrihet shumica, atëherë merret
vendim sipas të cilit votat të cilat janë më të pafavorshme për të pandehurin u shtohen votave
të cilat janë më pak të pafavorshme se këto derisa të arrihet shumica e nevojshme.

4. Anëtarët e trupit gjykues nuk mund ta refuzojnë votimin për çështjet që i parashtron kryetari
i trupit gjykues, por anëtari i trupit gjykues i cili ka votuar për lirimin e të akuzuarit ose për
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
214
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
revokimin e vendimit dhe ka mbetur në pakicë nuk detyrohet të votojë për dënimin. Në qoftë se
ai nuk voton, konsiderohet se pajtohet me votën që është më e favorshme për të pandehurin.
Neni 471
Radha e shqyrtimit të çështjeve për të cilat votohet

1. Me rastin e marrjes së vendimit, së pari votohet për kompetencën e gjykatës, pastaj për
nevojën e plotësimit të procedurës dhe për çështje të tjera paraprake.
2. Me rastin e marrjes së vendimit për çështjen kryesore, së pari votohet se a e ka kryer i
akuzuari veprën penale dhe a është ai penalisht përgjegjës, pastaj votohet për dënimin, për
sanksionet tjera penale ose masat për trajtim të detyruar, për shpenzimet e procedurës penale,
për kërkesën pasurore juridike dhe për çështje të tjera për të cilat duhet marrë vendim.
3.Nëse një person akuzohet për disa vepra penale, së pari votohet për përgjegjësinë e tij penale
dhe dënimet për secilën vepër penale, pastaj votohet për një dënim unik për të gjitha veprat
penale.
Neni 472
Seanca e mbyllur për këshillim dhe votim
1. Këshillimi dhe votimi mbahen në seancë të mbyllur.

2. Në sallën ku gjykata mban këshillimin dhe votimin, të pranishëm mund të jenë vetëm anëtarët
e trupit gjykues dhe procesmbajtësi.
Neni 473
Komunikimi i vendimeve
1. Në qoftë se ky Kod nuk parasheh ndryshe, vendimet u komunikohen palëve të interesuara
gojarisht nëse janë të pranishëm, e kur mungojnë atyre u dërgohet kopja e vërtetuar.
2. Kur vendimi komunikohet gojarisht shënohet në procesverbal ose në shkresë, kurse personi
të cilit i është dërguar vendimi, marrjen e vërteton me nënshkrimin e tij.
3. Kopjet e vendimeve kundër të cilëve lejohet ankesë dërgohen së bashku me udhëzim për të
drejtën në ankesë.
KAPITULLI XXVII
DËRGIMI I SHKRESAVE

Neni 474
Mënyrat e dërgimit të shkresave
1. Në parim, shkresat dërgohen me postë apo siç parashihet ndryshe me këtë nen. Dërgesa
mund të bëhet edhe nëpërmjet organit kompetent komunal, zyrtarit të organit që ka marrë
vendimin ose drejtpërdrejt përmes atij organi.

2. Thirrja për të marrë pjesë në shqyrtim gjyqësor ose thirrjet tjera gjykata ia dërgon palëve në
pajtim me përmbajtjen e përcaktuar në nenin 172 të këtij Kodi. Gjykata mund t’ia komunikojë
thirrjet edhe gojarisht personit i cili gjendet në gjykatë së bashku me udhëzimin për pasojat e
mosparaqitjes së tij. Thirrja e bërë në këtë mënyrë shënohet në procesverbal të cilin personi
i thirrur e nënshkruan, përveç kur kjo thirrje është shënuar në procesverbalin e shqyrtimit
gjyqësor. Kjo mënyrë konsiderohet si dërgesë e rregullt.

3. Gjykata apo prokurori i shtetit mund të urdhërojë Policinë e Kosovës që të bëjë dërgimin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
215
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
e shkresave, nëse pas përpjekjes së parë nga paragrafit 1 ose 2 të këtij neni dërgimi është i
pasuksesshëm, është e paqartë nëse dërgimi ka qenë i suksesshëm ose personi i thirrur nuk
paraqitet. Gjykata mund të urdhërojë Policinë e Kosovës për të dërguar thirrjen pa shfrytëzuar
mundësitë nga paragrafi 1 ose 2 të këtij neni nëse çmon se personi me gjasë nuk do të veprojë
në pajtim me thirrjen nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.
4. Pa marrë parasysh dispozitat tjera të këtij neni, pas shqyrtimit fillestar gjykata mund t’i
dorëzojë thirrjet për t’u paraqitur në shqyrtimet pasuese gjyqësore ose në procedurat tjera në
adresat e kontaktit elektronik në pajtim me nenin 172 paragrafi 5 të këtij Kodi. Gjykata mund t’i
dorëzojë dokumentet tjera në mënyrë të ngjashme.
Neni 475
Dorëzimi personal dhe prezumimi i dorëzimit personal i shkresave
1. Shkresa, që sipas këtij Kodi duhet dorëzuar personalisht, i jepet direkt personit të cilit i është
adresuar. Në qoftë se personi, të cilit shkresa duhet dorëzuar personalisht nuk gjendet në
vendin ku duhet bërë dorëzimi, dërguesi mëson se kur dhe ku mund të gjendet ai person dhe le
njoftimin me shkrim te ndonjëri nga personat e paraparë në nenin 476 të këtij Kodi, që marrësi
i shkresës të gjendet në banesën e tij ose në vendin e punës në ditën dhe orën e caktuar për
të pranuar shkresën. Kur edhe pas kësaj dërguesi nuk e gjen personin të cilit duhet dorëzuar
shkresën, ai vepron sipas dispozitave të nenit 476, paragrafit 1 i këtij Kodi dhe dorëzimi i tillë
konsiderohet se është kryer.
2. Dorëzimi që kryhet duke e dërguar në pikën e kontaktit elektronik të dhënë nga pala,
konsiderohet dorëzim personal asaj pale, nëse plotësohen kushtet e nenit 172 të këtij Kodi.
Fakti që informacionet e dhëna të kontaktit mund të jenë të ndonjë llogarie të regjistruar nga
ndonjë familjar i palës ose nga ndonjë person tjetër, është i parëndësishëm. Duhet të ekzistojë
prezumimi i dorëzimit nëse plotësohen kriteret e paragrafit 2 të nenit 479 të këtij Kodi.
Neni 476
Alternativat e dorëzimit personal

1. Shkresa, për të cilën me këtë Kod nuk është paraparë dorëzim detyrues personal, dorëzohet
gjithashtu personalisht, por kur marrësi nuk gjendet në banesë ose në vendin e punës, shkresa
e tillë mund t’i dorëzohet ndonjërit nga anëtarët e rritur të familjes së tij i cili detyrohet ta pranojë
shkresën. Në qoftë se ata nuk gjenden në shtëpi, shkresa i dorëzohet kujdestarit ose fqinjit, në
qoftë se ai pajtohet ta pranojë atë. Kur dërgimi bëhet në vendin e punës së personit i cili duhet
të pranojë shkresën, ndërsa ai nuk gjendet aty, mund t’i dorëzohet personit të autorizuar për
marrjen e postës i cili detyrohet ta pranojë shkresën, ose personit të punësuar në të njëjtin vend
pune në qoftë se ai pajtohet ta pranojë shkresën.
2. Kur shkresa nuk mund t’u dorëzohet personave nga paragrafi 1 i këtij neni, marrësit i lihet
njoftimi për postën se ku mund të merret shkresa dhe afati deri kur mund të marrë atë shkresë.
Shkresa e cila nuk merret brenda afatit të paraparë kthehet.
3. Kur vërtetohet se mungon personi të cilit duhet t’i dërgohet shkresa dhe se personat nga
paragrafi 1 i këtij neni nuk mund t’ia dorëzojnë atij shkresën me kohë, shkresa kthehet me
shënimin se ku gjendet personi që mungon.
4. Paragrafët 1 deri 3 të këtij neni nuk aplikohen për rrethanat e dorëzimit elektronik të thirrjeve
ose të dokumenteve tjera.
Neni 477
Shkresat që duhet dorëzuar personalisht
1. Të pandehurit personalisht i dorëzohet thirrja për marrje në pyetje në procedurë paraprake
dhe për shqyrtim fillestar. Thirrjet për paraqitjet e mëvonshme mund të dorëzohen në formë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
216
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
elektronike në pajtim me nenin 172 të këtij Kodi.
2. Të pandehurit i cili nuk ka mbrojtës i dërgohet personalisht aktakuza, aktgjykimi dhe vendimet
tjera për të cilat afati i ankesës fillon nga dita e dorëzimit, duke përfshirë edhe ankesën e palës
tjetër të dorëzuar për përgjigje. Me kërkesën e të pandehurit, aktgjykimi dhe vendimet tjera i
dorëzohen personit të caktuar nga ai.
3. Në qoftë se të pandehurit i cili nuk ka mbrojtës duhet dorëzuar aktgjykimin me të cilin i
është shqiptuar dënimi me burgim, kurse aktgjykimi nuk mund t’i dërgohet në adresën e tij të
mëparshme, gjykata menjëherë i cakton mbrojtës të pandehurit, i cili e ushtron këtë detyrë
derisa të gjindet adresa e re e të pandehurit. Mbrojtësit të caktuar i lihet afat i nevojshëm për
t’u njoftuar me shkresat, e pastaj i dorëzohet aktgjykimi dhe vazhdon procedura. Në rast të
ndonjë vendimi tjetër për të cilin data e dorëzimit konsiderohet si datë e fillimit të ecjes së
afatit për parashtrimin e ankesës, ose në rastin e ankesës së palës tjetër e cila dorëzohet për
përgjigje dhe dërguesi nuk ka mund ta gjej adresën e re ose adresën e kontaktit elektronik të të
pandehurit, vendimi apo ankesa vihet në stendën e gjykatës dhe pas tetë (8) ditëve nga dita e
vënies në stendë dërgesa konsiderohet valide.
4. Në qoftë se i pandehuri ka mbrojtës, shkresa nga paragrafi 2 i këtij neni i dërgohet mbrojtësit
dhe të pandehurit në pajtim me dispozitat e nenit 476 të këtij Kodi. Në rastin e tillë, afati për
ushtrimin e mjetit juridik apo të përgjigjes në ankesë rrjedhë nga dita e dorëzimit të shkresës
të pandehurit. Kur të pandehurit nuk mund t’i dorëzohet vendimi apo ankesa për shkak të
mosdhënies së adresës aktuale apo adresës së kontaktit elektronik, ato vihen në stendën e
gjykatës dhe pas tetë (8) ditëve nga dita e vënies në stendë dërgesa konsiderohet valide.
5. Kur shkresa duhet dorëzuar mbrojtësit të të pandehurit dhe i pandehuri ka më shumë se
një mbrojtës, mjafton t’i dorëzohet mbrojtësit kryesor. Në rastet kur dorëzimi është bërë sipas
nenit 172 të këtij Kodi, dorëzimi konsiderohet se është kryer kur është dërguar në adresën
elektronike të kontaktit të mbrojtësit e cila i është dhënë gjykatës.
6. Aktgjykimi i formës së prerë, përveç të akuzuarit, i dërgohet edhe institucionit apo organit
mbikëqyrës ku i akuzuari është i punësuar.
Neni 478
Procedura e dorëzimit
1. Marrësi dhe dërguesi e nënshkruajnë fletëdërgesën për të vërtetuar dorëzimin. Marrësi në
flëtëdërgesë shënon personalisht datën e pranimit.
2. Në qoftë se marrësi nuk di shkrim ose nuk është në gjendje të nënshkruajë emrin e tij, për
të nënshkruhet dërguesi duke e shënuar ditën e dorëzimit dhe arsyen përse është nënshkruar
në vend të marrësit.
3. Kur marrësi refuzon të nënshkruajë fletëdërgesën, dërguesi këtë e shënon në fletëdërgesë
si dhe ditën e dorëzimit të dërgesës, ndërsa dërgimi konsiderohet valid.
4. Në rastet kur dorëzimi i thirrjeve ose i shkresave kryhet në mënyrë elektronike, fletëdërgesa
dhe data e pranimit përcaktohet përmes:
4.1. Përgjigjes në mediumin e njëjtë elektronik që ka origjinuar nga adresa e kontaktit ku
është dërguar thirrja apo shkresa;
4.2. Fletëdërgesës që gjenerohet automatikisht nga aplikacioni elektronik;
4.3. Nuk nevojitet dëshmia se transmetimit është lexuar për ta konstatuar pranimin; ose
4.4. Gjykata mund ta konstatojë se pranimi nuk është bërë nëse pala të cilës i është
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
217
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
drejtuar mund ta provojë se transmetimi në fjalë nuk është pranuar në adresën elektronike
të kontaktit të cilën ai apo ajo ia ka dhënë gjykatës në pajtim me nenin 172 të këtij Kodi.
Kur paraqiten rrethanat nga nën-paragrafët 4.1 apo 4.2 të këtij neni, barra do të jetë mbi
palën që pretendon se pranimi nuk është bërë në mënyrë që të rrëzojë prezumimin e
dorëzimit.
Neni 479
Procedura e dorëzimit elektronik
1. Njoftimi elektronik mund të bëhet vetëm në rastet e parapara me nenin 172 të këtij Kodi.
2. Në bazë të dispozitave të nenit 478 paragrafit 4 të këtij Kodi, thirrjet apo shkresat tjera të
dërguara elektronikisht konsiderohen të dorëzuara në kohën e dërgimit.
3. Dokumentet e dërguara elektronikisht pas orës 16:00 CET apo të shtunën, të dielën apo
gjatë pushimeve zyrtare konsiderohen se janë dorëzuar ditën e ardhshme të punës.
4. Paragrafi 2 i këtij neni nuk do të zbatohet nëse marrësi provon se shkresa nuk është marrë
apo është marrë në ndonjë datë të mëvonshme.
5. Nëse njoftimi është i palexueshëm, marrësi mund të kërkojë nga gjykata përkatëse që ta
ridërgojë njoftimin në ndonjë formë tjetër.
6. Marrësi në fjalë i cili ofron provë se thirrja nuk është marrë në kohë, mund të kërkojë nga
gjykata që ta ndërrojë orarin e seancës dëgjimore nëse gjykata është e bindur se vonesa në
dorëzim të thirrjes ka pasur ndikim negativ në mundësinë e palëve që ta paraqesin rastin e tyre
në seancën e caktuar fillimisht.
7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës i nxjerrë aktet e nevojshme dhe e rregullon zbatimin e dorëzimit
elektronik të thirrjeve dhe të shkresave në pajtim me këtë Kod. Çështjet që duhet të rregullohen
nga Këshilli përfshijnë por nuk kufizohen në:
7.1. Identifikimin dhe miratimin e aplikacioneve të mesazheve që janë mjaftueshëm të
besueshme për t’u përdorur në dërgimin elektronik të thirrjeve dhe të shkresave tjera;
7.2. Përcaktimin e formatit dhe protokollit të autentikimit për thirrjet dhe shkresat tjera që
dorëzohen në mënyrë elektronike;
7.3. Përcaktimin e rrethanave specifike, siç janë ato që përfshijnë dokumente
konfidenciale, nën të cilat dorëzimi elektronik nuk lejohet sipas këtij Kodi;
7.4.Përcaktimi i rrethanave në të cilat thirrja ose ndonjë shkresë tjetër e dorëzuar në
mënyrë elektronike do të konsiderohet “i palexueshëm” dhe çdo mjet juridik përtej
zëvendësimit sipas kërkesës, siç është përcaktimi i një date të mëvonshme të dorëzimit,
për qëllimet e paragrafit 5 të këtij neni.
8. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, mundet, në mënyrë diskrecionale të nxjerrë aktet e nevojshme
që rregullojnë:
8.1. Parashtrimin elektronik të dokumenteve në gjykatë; dhe
8.2. Dorëzimin elektronik të dokumenteve nga një palë tek pala tjetër.
Neni 480
Refuzimi i marrjes së shkresës
Kur marrësi ose anëtari i rritur i familjes së tij refuzon marrjen e shkresës, dërguesi shënon në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
218
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
fletëdërgesë ditën, orën dhe shkakun e refuzimit të marrjes dhe shkresën e lë në banesën e
marrësit ose në vendin e tij të punës. Dorëzimi i tillë konsiderohet valid.

Neni 481
Dërgimi i shkresave në rrethana të veçanta
1. Zyrtarëve të policisë, rojeve në institucionet ku mbahen personat e privuar lirie, të punësuarve
në transportin tokësor, ujor dhe ajror u dërgohen thirrjet nëpërmjet komandës së tyre apo eprorit
të drejtpërdrejtë dhe, sipas nevojës, në këtë mënyrë mund t’u dërgohen edhe shkresat tjera.
2. Personave të burgosur u dorëzohet thirrja nëpërmjet gjykatës ose nëpërmjet institucionit ku
ata mbahen të burgosur.
3. Përveç rasteve kur me marrëveshje ndërkombëtare është caktuar ndryshe, personave që
gëzojnë të drejtën e imunitetit në Kosovë u dërgohen thirrjet në pajtim me dispozitat e këtij
Kapitulli. Në lokalet e organizatës ndërkombëtare të mbrojtur me të drejtën apo marrëveshjen
ndërkombëtare nuk mund të bëhet dorëzimi personal i thirrjes.
Neni 482
Dërgimi i shkresave prokurorit të shtetit
1. Prokurorit të shtetit vendimet dhe shkresat tjera i dërgohen përmes zyrës së regjistrimit të
prokurorit të shtetit.
2. Në rastin e dërgimit të vendimeve ose shkresave të tjera për të cilat afati fillon të rrjedhë
nga dita e dorëzimit, dita e dorëzimit të shkresës në zyrën e regjistrimit të prokurorit të shtetit
konsiderohet ditë e dorëzimit.
3. Prokurorit të shtetit, me kërkesën e tij, i dërgohen për shqyrtim shkresat e çështjes penale.
Kur afati për ushtrimin e mjetit të rregullt juridik rrjedh ose kur kjo është e nevojshme për arsye
të tjera procedurale, gjykata mund të caktojë një afat kur prokurori i shtetit detyrohet t’i kthejë
shkresat.
Neni 483
Dorëzimi sipas dispozitave të procedurës kontestimore
Për rastet që nuk janë paraparë në mënyrë të veçantë me këtë Kod, dërgimi bëhet sipas
dispozitave që vlejnë për procedurën kontestimore.
Neni 484
Dorëzimi i shkresave nëpërmjet pjesëmarrësve të tjerë në procedurë

1. Thirrjet dhe vendimet e marra para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe të adresuara për
personin që merr pjesë në procedurë, përpos të pandehurit, mund t’i dorëzohen një pjesëmarrësi
në procedurë i cili pranon t’ia dorëzojë personit të adresuar, kur organi përkatës konsideron se
në këtë mënyrë marrja e tyre është e sigurt.
2. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni mund të njoftohen për thirrjen për shqyrtim gjyqësor ose
për thirrjet tjera, si dhe për vendimin për shtyrje të shqyrtimit gjyqësor apo të veprimeve të tjera
të planifikuara përmes telekomunikimit, nëse nga rrethanat mund të sigurohet se njoftimi i bërë
në këtë mënyrë do të pranohet nga personi të cilit i është adresuar.

3. Në procesverbal bëhet shënim zyrtar se thirrja ose vendimi janë dërguar në mënyrën e
paraparë në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.

4. Personi i cili është njoftuar ose të cilit i është dërguar vendimi në pajtim me paragrafin 1 ose
2 të këtij neni mund të vuajë pasojat e dëmshme për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
219
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
vetëm nëse vërtetohet se ai e ka marrë thirrjen apo vendimin me kohë dhe është njoftuar për
pasojat e mosndërmarrjes së veprimit.
KAPITULLI XXVIII
EKZEKUTIMI I VENDIMEVE

Neni 485
Forma e prerë dhe ekzekutueshmëria e vendimit
1. Aktgjykimi merr formë të prerë kur më nuk mund të kundërshtohet me ankesë ose kur nuk
lejohet ankesë.

2. Aktgjykimi i formës së prerë ekzekutohet kur është bërë dorëzimi dhe kur për ekzekutimin e
tij nuk ka pengesa ligjore. Në qoftë se nuk është parashtruar ankesë ose palët kanë hequr dorë
nga e drejta në ankesë apo janë tërhequr nga ankesa e parashtruar, aktgjykimi konsiderohet i
ekzekutueshëm pas kalimit të afatit për ankesë apo nga dita e heqjes dorë ose e tërheqjes së
ankesës.

3. Në qoftë se gjykata e cila ka marrë aktgjykimin në shkallë të parë nuk është kompetente për
ekzekutimin e tij, kopjen e vërtetuar të aktgjykimit ia dërgon organit kompetent për ekzekutim
së bashku me vërtetimin që lejon ekzekutimin.

4. Dispozitat që zbatohen për ekzekutimin e sanksioneve penale përcaktohen me ligj të
posaçëm.
Neni 486
Ekzekutimi i dënimit me gjobë
Kur gjoba e shqiptuar me këtë Kod nuk mund të arkëtohet as detyrimisht, gjykata e ekzekuton
duke zbatuar nenin 43 të Kodit Penal.

Neni 487
Ekzekutimi i aktgjykimit lidhur me shpenzimet e procedurës penale, konfiskimin dhe
kërkesën pasurore juridike
1. Në rastin e shpenzimeve të procedurës penale, taksen përkatëse për kompensimin e
viktimave të krimit, konfiskimit dhe kërkesës pasurore juridike, aktgjykimi ekzekutohet nga
gjykata kompetente sipas dispozitave të zbatueshme në procedurën e përmbarimit.

2. Arkëtimi i detyrueshëm i shpenzimeve të procedurës penale që duhet derdhur në buxhet
bëhet sipas detyrës zyrtare. Shpenzimet e arkëtimit të detyrueshëm fillimisht mbulohen nga
mjetet buxhetore të gjykatës.
3. Nëse aktgjykimi përmban urdhrin për konfiskimin e pasurisë, prona e tillë automatikisht
bëhet pronë e shtetit. Një kopje e vërtetuar e aktgjykimit të formës së prerë duhet t’i dërgohet
menjëherë Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, të cilat
mund t’i shesin objektet ose t’i vendosin ato në përdorim të Qeverisë. Të ardhurat monetare nga
shitja e objekteve të tilla do të kreditohen në buxhet.
4. Përveç rihapjes së procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, urdhri i
formës së prerë për konfiskimin e sendit mund të ndryshohet në çështje gjyqësore civile nëse
lind një mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë e sendit të konfiskuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
220
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 488
Ekzekutimi i aktvendimit dhe i urdhrit
1. Në qoftë se ky Kod nuk parasheh ndryshe, aktvendimi ekzekutohet kur merr formën e prerë.
Urdhri ekzekutohet menjëherë, përpos rasteve kur organi që lëshon urdhrin vendos ndryshe.
2. Aktvendimi merr formën e prerë kur ndaj tij më nuk mund të ushtrohet ankesë ose kur nuk
lejohet ankesë.

3. Nëse nuk është paraparë ndryshe, aktvendimet dhe urdhrat ekzekutohen nga organet që
i kanë marrë ato vendime. Kur gjykata ka vendosur për shpenzimet e procedurës penale me
aktvendim, arkëtimi i këtyre shpenzimeve bëhet sipas dispozitave të nenit 487, paragrafët 1 dhe
2 të këtij Kodi.
Neni 489
Mëdyshjet për ekzekutimin e vendimit dhe korrigjimet e tij
1. Kur ka mëdyshje lidhur me lejimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor apo për llogaritjen
e dënimit, ose kur me aktgjykimin e formës së prerë nuk është vendosur për llogaritjen e
paraburgimit apo të dënimit të mbajtur më parë apo llogaritja nuk është bërë në mënyrë të saktë,
kryetari i trupit gjykues që ka gjykuar çështjen në shkallë të parë për këto çështje vendos me
aktvendim të posaçëm. Ankesa nuk pezullon ekzekutimin e aktvendimit, përveç nëse gjykata
vendos ndryshe.
2. Kur ka mëdyshje lidhur me interpretimin e vendimit gjyqësor, për këtë vendos gjykata që ka
marrë vendimin e formës së prerë.
Neni 490
Lëshimi i kopjes së vërtetuar të vendimit lidhur me kërkesën pasurore juridike
Kur vendimi mbi kërkesën pasurore juridike merr formën e prerë, i dëmtuari mund të kërkojë
nga gjykata e cila ka marrë vendimin në shkallë të parë që atij t’i lëshojë kopjen e vërtetuar të
vendimit me shkrim që thotë se vendimi mund të ekzekutohet.

Neni 491
Mbajtja e evidencës për personat e dënuar
Evidencën mbi procedurat penale dhe evidencën e personave të dënuar e mban organi publik
kompetent. Organi publik kompetent dhe mënyra e mbajtjes së evidencës, caktohet me ligj.

KAPITULLI XXIX
DISPOZITAT TJERA

Neni 492
Imuniteti sipas të drejtës ndërkombëtare
1. Për përjashtimin e ndjekjes penale të personave të huaj, të cilët gëzojnë imunitet, zbatohen
rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
2. Në rast të dyshimi nëse një person gëzon imunitet, sipas paragrafit 1 të këtij neni, organi që
e zhvillon procedurën i drejtohet për sqarim Ministrisë për Punë të Jashtme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
221
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
PJESA E KATËRT
PROCEDURAT E VEÇANTA
KAPITULLI XXX
PROCEDURAT PËR DHËNIEN E URDHRIT NDËSHKIMOR
Neni 493
Kërkesa për urdhër ndëshkimor
1. Për veprat penale për të cilat parashihet dënim me gjobë ose burgim deri në tri (3) vjet,
me përjashtim të veprës penale të Dhunës në Familje të paraparë në Kodin Penal për të cilat
prokurori i shtetit është informuar në bazë të provave të besueshme nga kallëzimi penal,
prokurori i shtetit mund të kërkojë në aktakuzë që gjykata të jep urdhër ndëshkimor, në të cilin
të akuzuarit do t’i shqiptojë dënim përkatës pa e mbajtur shqyrtimin gjyqësor.
2. Prokurori i shtetit mund të kërkojë shqiptimin e një ose më shumë sanksioneve penale
vijuese: dënim me gjobë, dënime plotësuese të parapara me nenin 59 të Kodit Penal apo
vërejtje gjyqësore, Përveç kësaj, prokurori i shtetit kërkon konfiskimin e pasurisë së specifikuar.
Neni 494
Hedhja e kërkesës për urdhër ndëshkimor
1. Gjyqtari i vetëm gjykues hedh kërkesën për dhënien e urdhrit ndëshkimor për vepra penale
për të cilat nuk mund të paraqitet kërkesë e tillë, ose kur prokurori i shtetit kërkon shqiptimin e
dënimit i cili sipas ligjit nuk është i lejueshëm. Kolegji shqyrtues në afat prej dyzet e tetë (48)
orëve vendos për ankesën e prokurorit të shtetit kundër aktvendimit mbi hedhjen e kërkesës.
2. Kur gjyqtari i vetëm gjykues çmon se të dhënat në aktakuzë nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme
për dhënien e urdhrit ndëshkimor ose nga të dhënat e tilla mund të pritet shqiptim i ndonjë
dënimi tjetër nga ai që e ka propozuar prokurori i shtetit, ai pasi që ta pranojë aktakuzën cakton
shqyrtim gjyqësor.

Neni 495
Aktgjykimi për urdhër ndëshkimor
1. Kur gjyqtari i vetëm gjykues pajtohet me kërkesën, ai jep urdhër ndëshkimor me aktgjykim.
2. Në urdhrin ndëshkimor shënohet se pranohet kërkesa e prokurorit të shtetit dhe se shqiptohet
dënimi nga kërkesa ndaj të pandehurit, të dhënat personale të të cilit duhet shënuar qartë.
Dispozitivi i aktgjykimit mbi urdhrin ndëshkimor përfshin të dhënat e nevojshme nga neni 364,
paragrafit 1 i këtij Kodi, përfshirë vendimin për kërkesën pasurore juridike nëse është paraqitur
propozimi për realizimin e saj. Në arsyetim shënohen provat që arsyetojnë dhënien e urdhrit
ndëshkimor.
3. Urdhri ndëshkimor përmban udhëzimin për të pandehurin në pajtim me dispozitat e nenit 496
paragrafit 2 të këtij Kodi si dhe njoftimin se pas kalimit të afatit për kundërshtim, kur kundërshtim
nuk paraqitet, urdhri ndëshkimor merr formë të prerë dhe ekzekutohet dënimi i shqiptuar kundër
të pandehurit.
Neni 496
Dërgimi i aktgjykimit për urdhër ndëshkimor dhe kundërshtimi i tij
1. Urdhri ndëshkimor i dërgohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, nëse ka mbrojtës, si dhe
prokurorit të shtetit.
2. I pandehuri ose mbrojtësi i tij në afat prej tetë (8) ditëve pas pranimit mund të paraqesin
kundërshtim me shkrim ose me gojë kundër urdhrit ndëshkimor në procesverbal të gjykatës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
222
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Kundërshtimi nuk duhet domosdoshmërisht të arsyetohet. Në të mund të propozohen prova
në dobi të mbrojtjes. I akuzuari mund të heqë dorë nga e drejta në kundërshtim, por nga
kundërshtimi i paraqitur nuk mund të tërhiqet pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor. Pagimi i gjobës
para kalimit të afatit për kundërshtim nuk konsiderohet heqje dorë nga e drejta në kundërshtim.
3. Të pandehurit i cili për shkaqe të arsyeshme lëshon afatin për paraqitjen e kundërshtimit,
gjyqtari i lejon kthim në gjendje të mëparshme. Me rastin e vendosjes mbi lutjen për kthim në
gjendje të mëparshme zbatohen dispozitat e neneve 446 dhe 447 të këtij Kodi.
4. Kur një gjyqtar i vetëm nuk e hedh kundërshtimin si të paafatshëm ose të paraqitur nga
personi i paautorizuar, cakton shqyrtim gjyqësor lidhur me aktakuzën e prokurorit të shtetit.
5. Kolegji prej tre (3) gjyqtarësh vendos për ankesë kundër aktvendimit mbi hedhjen e
kundërshtimit kundër urdhrit ndëshkimor në afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 494 të
këtij Kodi.
Neni 497
Gjyqtari i vetëm gjykues nuk detyrohet nga kërkesa për urdhër ndëshkimor
Me rastin e marrjes së aktgjykimit lidhur me kundërshtimin, gjyqtar i vetëm gjykues nuk detyrohet
me kërkesën e prokurorit të shtetit nga neni 493, paragrafi 2 i këtij Kodi dhe as me ndalesën
nga neni 395 i këtij Kodi.
KAPITULLI XXXI
SHQIPTIMI I VËREJTJES GJYQËSORE
Neni 498
Vërejtja gjyqësore

1. Vërejtja gjyqësore shqiptohet me aktgjykim.

2. Nëse në këtë Kapitull nuk është paraparë ndryshe, dispozitat e këtij Kodi lidhur me aktgjykimin
me të cilin i pandehuri shpallet fajtor zbatohen përshtatshmërisht edhe ndaj aktgjykimit për
vërejtje gjyqësore.

Neni 499
Shpallja dhe përmbajtja e dispozitivit të aktgjykimit për vërejtjen gjyqësore

1. Aktgjykimi për vërejtje gjyqësore shpallet menjëherë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor,
së bashku me arsyet esenciale.

2. Në dispozitiv të aktgjykimit për vërejtje gjyqësore shënohen të dhënat personale të të
akuzuarit, shënohet se është shqiptuar vërejte gjyqësore për veprën që është objekt i aktakuzës
dhe emërtimi ligjor i veprës penale. Dispozitivi i aktgjykimit për vërejtje gjyqësore përfshin edhe
të dhënat e nevojshme nga neni 364, paragrafi 1 nën-paragrafët 1.4 dhe 1.6. të këtij Kodi.
3. Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata paraqet shkaqet në të cilat është bazuar me rastin e
shqiptimit të vërejtjes gjyqësore.
Neni 500
Arsyet për ankesë kundër aktgjykimit mbi vërejtjen gjyqësore
1. Kundër aktgjykimit për vërejtjen gjyqësore mund të paraqitet ankesë sipas arsyeve të
parapara në nenin 383, paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 të këtij Kodi, si dhe për
shkak të mosekzistimit të rrethanave që e arsyetojnë shqiptimin e vërejtjes gjyqësore.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
223
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
2. Kur aktgjykimi për vërejtjen gjyqësore përmban vendimin mbi masën për trajtim të detyrueshëm
për rehabilitim, konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, shpenzimet e procedurës
penale ose kërkesën pasurore juridike, ndaj aktgjykimit të tillë mund të ushtrohet ankesë për
shkak se gjykata nuk e ka zbatuar drejt masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim ose
të konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepër penale apo për arsye se vendimin për
shpenzimet e procedurës penale ose për kërkesën pasurore juridike e ka marrë në kundërshtim
me dispozitat ligjore.
Neni 501
Ndalimi i tejkalimit të autorizimeve gjyqësore të parashikuara me ligj

Përveç shkeljeve të ligjit penal të përcaktuara në nenin 385 të këtij Kodi, me rastin e shqiptimit
të vërejtjes gjyqësore po ashtu ekziston shkelje e ligjit penal kur gjykata tejkalon autorizimet që i
ka me ligj përkitazi me vërejtjen gjyqësore, masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim ose
konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale.
Neni 502
Efekti i ankesës
1. Kur ankesën kundër aktgjykimit për vërejtje gjyqësore e paraqet prokurori në dëm të të
akuzuarit, Gjykata e Apelit mund të merr aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor dhe
gjykohet me dënim ose shqiptohet dënim alternativ kur çmon se gjykata themelore saktë ka
vërtetuar provat materiale, por zbatimi i drejtë i ligjit kërkon shqiptimin e dënimit.
2. Gjykata e Apelit mund të vendosë për çdo ankesë kundër aktgjykimit mbi vërejtjen gjyqësore
me aktgjykim me të cilin aktakuza hedhet, ose me aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga
akuza kur çmon se gjykata themelore i ka vërtetuar saktë faktet vendimtare, por zbatimi i drejtë
i ligjit kërkon marrjen e ndonjërit nga këto aktgjykime.
3. Kur ekzistojnë arsyet nga neni 401 i këtij Kodi, Gjykata e Apelit merr aktgjykim me të cilin
refuzohet ankesa si e pabazë dhe vërteton aktgjykimin e gjykatës themelore mbi vërejtjen
gjyqësore.
KAPITULLI XXXII
PROCEDURA NDAJ PERSONAVE TË CILËT KANË KRYER VEPËR PENALE NËN
NDIKIMIN E ALKOOLIT OSE DROGËS
Neni 503
Shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues

1. Me aktgjykim dënues, gjykata mund të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm për
rehabilitimin e kryerësve të varur nga alkooli ose nga droga të cilët kanë kryer vepër penale nën
ndikim të alkoolit ose drogës në pajtim me nenet 54 dhe 87 të Kodit Penal.
2. Masën nga paragrafi 1 i këtij neni gjykata mund ta shqiptojë pavarësisht nga sanksioni që i
ka shqiptuar të akuzuarit dhe ekzekutimi i saj bëhet pavarësisht nëse i akuzuari gjendet në liri
apo në mbajtje të dënimit me burgim.
3. Gjykata vendos për zbatimin e masës nga paragrafi 1 i këtij Kodi pas dëgjimit të mendimit
të ekspertit dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes. Mendimi i ekspertit duhet t’i
analizojë mundësitë për trajtimin e të pandehurit.
4. Koha e qëndrimit në institucionin shëndetësor për masën e trajtimit të detyrueshëm
rehabilitues llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit me burgim.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
224
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 504
Mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata

1. Gjykata e cila ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim në institucionin
e kujdesit shëndetësor, sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e institucionit për kujdes
shëndetësor dhe bazuar në mendimin e ekspertit të psikiatrisë, i merr të gjitha vendimet lidhur
me kohëzgjatjen dhe ndryshimin e masës nga neni 87 i Kodit Penal.
2. Vendimet nga paragrafi i mëparshëm merren nga kolegji shqyrtues pas seancës së dëgjimit.
Njoftimi për seancë dëgjimi i dërgohet prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit. Para marrjes së
vendimit, gjykata dëgjon mendimin e ekspertit dhe të kryerësit nëse gjendja e tij shëndetësore
e lejon këtë.
3. Në procedurë për shqyrtim të vazhdimit ose ndryshimit të masës për trajtim të detyrueshëm
për rehabilitim, kryerësi duhet të ketë mbrojtës.

4. Çdo dy (2) muaj, gjykata në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni vendos sipas detyrës zyrtare
nëse ende ekzistojnë kushtet për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim në institucionin
për kujdes shëndetësor. Eksperti i cili nuk punon në institucionin e kujdesit shëndetësor ku
kryerësi i është nënshtruar trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim, kryen ekspertimin dhe
paraqet konstatimin e tij me shkrim dhe kur është e nevojshme, bën deklarim në gjykatë.

5. Gjykata pushon zbatimin e masës nga paragrafit 1 i këtij neni kur trajtimi ose rehabilitimi më
nuk janë të nevojshëm ose kur ka kaluar koha e përcaktuar në nenin 87 të Kodit Penal.
Neni 505
Zbatimi përshtatshmërisht i dispozitave të tjera të këtij kodi
Me përjashtim të rasteve kur në këtë Kapitull parashihet ndryshe, dispozitat tjera të këtij Kodi
zbatohen përshtatshmërisht për personat të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit
dhe drogës.

KAPITULLI XXXIII
PROCEDURA PENALE KU PËRFSHIHEN KRYERËS ME ÇRREGULLIME MENDORE
Neni 506
Përkufizimet
Për qëllime të këtij Kapitulli:

1. “Çrregullim mendor” do të thotë çdo paaftësi apo çrregullim i mendjes apo trurit qoftë i
përhershëm apo i përkohshëm që rezulton me dëmtim apo çrregullim të funksionimit mendor;

2. “Paaftësi mendore” ka kuptimin e paraparë në paragrafin 1 të nenit 18 të Kodit Penal;

3. “Aftësi e zvogëluar mendore” ka kuptimin e paraparë në paragrafin 2 të nenit 18 të Kodit
Penal; dhe

4. “Masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik” do të thotë masë e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik dhe ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor ose masë e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik në liri.
Neni 507
Masat e trajtimit të detyrueshëm sipas kodit penal

1. Kryerësi me çrregullim mendor apo personi i cili trajtohet si i tillë gëzon të drejtat dhe masat
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
225
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
e trajtimit të detyrueshëm nga Kapitulli V i Kodit Penal.
2. Ndaj kryerësit që veprën penale e ka kryer në gjendje të paaftësisë mendore apo në gjendje
të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, prokurori i shtetit përveç paraqitjes së propozimit
apo aktakuzës paraqet edhe konfirmimin me shkrim se ndaj atij kryerësi nuk zhvillohet procedurë
tjetër për vepër penale të kryer në gjendje të paaftësisë mendore apo në gjendje të aftësisë së
zvogëluar mendore. Në rast se ka procedura tjera, prokurori i shtetit në propozim apo aktakuzë
paraqet propozimin për bashkimin e procedurave që zhvillohen ndaj kryerësit në atë gjykatë.
3. Kur ka disa procedura në zhvillim e sipër ndaj të pandehurit, gjykata, sipas propozimit të
prokurorit të shtetit apo sipas detyrës zyrtare, kujdeset që ato t’i bashkojë dhe të zhvillojë
vetëm një procedurë penale të bashkuar, ku për te gjitha vendos me një vendim dhe kryerësit i
shqiptohet dënimi apo masa në pajtim me dispozitat ligjore.
4. Kur vepra penale është kryer nga kryerësi në gjendje të paaftësisë mendore apo në gjendje
të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore së bashku me kryerës të tjerë që nuk janë në një
gjendje të tillë të çrregullimit mendor, procedura penale veçohet nga prokurori i shtetit dhe ndaj
kryerësit me çrregullime mendore zhvillohet procedurë e ndarë.
5. Nëse është ngritur aktakuzë ndaj te akuzuarit me aftësi esencialisht të zvogëluar mendore,
gjykata përshtatshmërisht cakton seancën e shqyrtimit fillestar. Ndërkaq, kur prokurori i shtetit
parashtron propozim, shqyrtimi fillestar nuk mbahet.
Neni 508
Zbatimi i ekzaminimit psikiatrik

1. Në çdo kohë gjatë procedurës, duke përfshirë kohën gjatë shqyrtimin gjyqësor, nëse ekziston
dyshimi se i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose në gjendje të aftësisë
së zvogëluar mendore në kohën e kryerjes së veprës penale apo nëse ka ndonjë çrregullim
mendor, gjykata sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e prokurorit të shtetit apo të mbrojtësit,
mund të caktojë ekspert sipas nenit 144 të këtij Kodi për të kryer ekzaminimin psikiatrik të të
pandehurit për të konstatuar nëse:
1.1. në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë
mendore ose aftësisë së zvogëluar mendore; ose

1.2. i pandehuri është i paaftë për të përballuar gjykimin.

2. Në urdhër shënohet koha kur duhet kryer ekzaminimin psikiatrik i cili duhet kryer brenda dy
(2) javësh nga lëshimi i urdhërit. Nëse i pandehuri nuk ka angazhuar mbrojtës, gjykata nxjerr
një urdhër për emërimin e mbrojtësit me shpenzime të shtetit.
3. Mbrojtësi mund të merr pjesë në ekzaminimin psikiatrik për të konstatuar aftësinë e të
pandehurit për të përballuar gjykimin, përveç nëse eksperti konstaton se prania e tij do të
pengonte vlerësimin e drejtë të të pandehurit.

4. Nëse eksperti konstaton se për ekzaminimin psikiatrik të pandehurit nevojitet observim në
një institucion të kujdesit shëndetësor, ose nëse i pandehuri refuzon ekzaminimin psikiatrik,
eksperti i paraqet kërkesë të arsyetuar gjykatës për marrjen e aktvendimit mbi ndalimin në
institucionin e kujdesit shëndetësor. Pas dëgjimit të prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit, gjykata
mund të marrë aktvendim për ndalimin e të pandehurit në institucionin e kujdesit shëndetësor
deri në dy (2) javë. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij.

5. Nëse eksperti konstaton se për ekzaminimin psikiatrik të pandehurit në pajtim me paragrafin
1 të këtij neni ose për observimin e tij në një institucion të kujdesit shëndetësor në pajtim me
paragrafin 4 të këtij neni nevojitet më tepër kohë, ai i paraqet kërkesë të arsyetuar gjykatës për
zgjatjen e afatit. Gjykata mund të urdhërojë zgjatjen e afatit deri në dy (2) javë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
226
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

6. Nëse observimi në institucionin e kujdesit shëndetësor në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni
shqiptohet ndaj personit i cili është në paraburgim, koha e kaluar në institucionin e kujdesit
shëndetësor llogaritet në periudhën e paraburgimit.
7. Në rastin e ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar në pajtim me paragrafin 1 nën-paragrafin 1.1
të këtij neni, eksperti në konstatimin e tij shënon elementet vijuese: natyrën, llojin, shkallën dhe
kohëzgjatjen e sëmundjes mendore të të pandehurit; llojin e ndikimit që kjo gjendje mendore ka
pasur dhe ende ka në të kuptuarit dhe veprimet e të akuzuarit dhe nëse ky çrregullim mendor
ka ekzistuar dhe deri në çfarë shkalle në kohën e kryerjes së veprës penale.
8. Në rastin e ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar në pajtim me paragrafin 1, nën-paragrafin
1.2 të këtij neni, eksperti në konstatimin e tij shënon elementet vijuese: natyrën, llojin, shkallën
dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore të të pandehurit dhe llojin e ndikimit që ky çrregullim
mendor e ka në të kuptuarit dhe veprimet e të akuzuarit, veçmas në aftësinë e tij për ta mbrojtur
veten, në aftësinë që të konsultohet me personat tjerë duke përfshirë mbrojtësin dhe në aftësinë
për ta kuptuar akuzën.
9. Kur gjykata urdhëron ekzaminimin psikiatrik sipas këtij neni, ndërsa i pandehuri gjendet në liri,
në urdhër për ekzaminim mund të urdhëroj ndalimin e të pandehurit për qëllim të ekzaminimit
pranë institucionit të kujdesit shëndetësor, nëse ekzaminimi nuk mund të bëhet në liri. Koha e
kaluar në ekzaminim i llogaritet në masë apo në dënimin e shqiptuar.
Neni 509
Paraburgimi për personat me çrregullime mendore
1. Përveç rasteve nga neni 184 i këtij Kodi ku mund të urdhërohet paraburgimi, gjykata mund të
urdhërojë paraburgim ndaj personit nëse:
1.1. ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale;
1.2. në bazë të ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar sipas nenit 508 të këtij Kodi, personi ka
qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore
në kohën e kryerjes së veprës penale; dhe
1.3. personi aktualisht vuan nga çrregullimi mendor, dhe si rezultat i kësaj, ka arsye për
të besuar se ai do të rrezikojë jetën apo shëndetin e ndonjë personi tjetër.
2. Paraburgimi mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor dhe mund të zgjasë për aq kohë
sa i pandehuri është i rrezikshëm, por që nuk kalon afatet e parapara për paraburgim në nenin
187 të këtij Kodi.
3. Nëse i pandehuri ndodhet në paraburgim dhe më pas konstatohet se ka qenë në gjendje
të paaftësisë mendore në kohën e kryerjes së veprës penale, gjykata urdhëron që i pandehuri
të mbajë paraburgimin në institucionin e kujdesit shëndetësor nëse ai aktualisht ndodhet në
gjendje të çrregullimit mendor.
4. Gjykata merr aktvendim në pajtim me paragrafin 1 ose 3 të këtij neni vetëm pas dëgjimit të
prokurorit të shtetit, mbrojtësit dhe të pandehurit, nëse gjendja e tij këtë e lejon, dhe pasi të ketë
shqyrtuar mendimin e ekspertit. Aktvendimi i tillë i dërgohet prokurorit të shtetit, të pandehurit
dhe mbrojtësit të tij, institucionit mjekësor dhe qendrës së paraburgimit. Ankesa nuk e pezullon
ekzekutimin e urdhrit.
5. Institucioni i kujdesit shëndetësor vendos për masat për të siguruar sigurinë publike dhe
sigurinë e të pandehurit pas konsultimeve me organin kompetent të paraburgimit, duke marrë
parasysh nevojat për siguri dhe nevojat terapeutike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
227
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
6. Dispozitat e këtij Kodi mbi paraburgimin zbatohen përshtatshmërisht për paraburgimin e
mbajtur në institucionin e kujdesit shëndetësor.
Neni 510
Aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit
1. Gjykata, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të mbrojtësit apo prokurorit të shtetit, merr
aktvendim mbi aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimit pas shqyrtimit të raportit të
ekspertit të marrë në pajtim me nenin 508 të këtij Kodi dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit,
mbrojtësit dhe të pandehurit.

2. Gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit nëse ai aktualisht ka
çrregullim mendor dhe për shkak të çrregullimit të tillë mendor ai nuk është i aftë që të mbrohet,
të konsultohet me mbrojtësin apo të kuptojë procedurën.
3. Kundër aktvendimit mbi aftësinë e të pandehurit për t’iu nënshtruar gjykimit mund të ushtrohet
ankesë.
Neni 511
Pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu
nënshtruar gjykimit
1. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit gjatë procedurës
për shkak të sëmundjes së përhershme mendore, ajo merr vendim për pushimin e procedurës.
2. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit gjatë procedurës
për shkak se ai ka pësuar ndonjë çrregullim të përkohshëm mendor pas kryerjes së veprës
penale, pezullohen hetimet ose shtyhet shqyrtimi gjyqësor në pajtim me këtë Kod.
3. Nëse procedura pezullohet në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, procedura rifillohet me
kërkesën e prokurorit të shtetit, posa të pushojnë së ekzistuari arsyet për marrjen e aktvendimit
të tillë.
4. Nëse gjykata vendos se i pandehuri është i paaftë për t’iu nënshtruar gjykimit në pajtim me
këtë nen, ajo mund të kërkojë fillimin e procedurave për pranimin e tij në ndonjë institucion
të kujdesit shëndetësor në pajtim me ligjin në fuqi për Procedurën Jashtëkontestimore. Në
këtë rast, gjykata mund të merr aktvendim që i pandehuri të ndalet në institucionin e kujdesit
shëndetësor për një periudhë maksimale prej dyzet e tetë (48) orëve në pritje të fillimit të
procedurave për pranim në ndonjë institucion të kujdesit shëndetësor në pajtim me ligjin në
fuqi për Procedurën Jashtëkontestimore, nëse si rezultat i çrregullimit mendor të këtij personi
ekzistojnë arsyet për të dyshuar se ai do të rrezikojë jetën apo shëndetin e ndonjë personi tjetër.

Neni 512
Propozimi i prokurorit për masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik
1. Para hapjes së shqyrtimit gjyqësor, prokurori i shtetit paraqet propozim që gjykata të shqiptojë
masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse i pandehuri ka kryer vepër penale në gjendje të
paaftësisë mendore dhe nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë, siç parashihet
në nenet 85 dhe 86 të Kodit Penal.
2. Nëse provat e paraqitura në shqyrtimin gjyqësor dëshmojnë se i pandehuri ka kryer vepër
penale në gjendje të paaftësisë mendore, prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor e ndryshon
aktakuzën dhe paraqet propozim që gjykata të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë siç parashihet në nenet 85 dhe
86 të Kodit Penal.

3. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës pas dorëzimit të propozimit nga paragrafit 1 ose 2 i këtij
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
228
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
neni.
Neni 513
Zbatimi i procedurës për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

1. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik shqiptohet pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor nga
gjykata e cila është kompetente për gjykimin e çështjes në shkallë të parë.

2. Përveç personave të cilët duhet të thirren, në shqyrtimin gjyqësor duhet të thirren edhe
eksperti ose psikiatri nga institucioni i kujdesit shëndetësor të cilit i është besuar kryerja e
ekzaminimit psikiatrik mbi aftësinë mendore të të akuzuarit. Bashkëshorti/ja e të pandehurit dhe
prindërit e tij ose prindërit adoptues njoftohen për shqyrtimin gjyqësor.
3. Vendimi mbi shqiptimin e masës së tillë bazohet në dëgjimin e personave të thirrur dhe
në rezultatet dhe mendimet e ekspertëve. Gjatë marrjes së vendimit mbi shqiptimin e masës,
gjykata nuk detyrohet nga propozimi i prokurorit të shtetit.
4. Kur gjykata shqipton masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri dhe kryerësi braktis
masën e tillë, apo kur nga raporti i institucionit të kujdesit shëndetësor rezulton se ka rrezik që
kryerësi të përsërisë veprën penale përkundër zbatimit të trajtimit, gjykata sipas propozimit të
prokurorit të shtetit apo sipas detyrës zyrtare cakton seancë gjyqësore dhe përshtatshmërisht
zbaton paragrafin 2 të këtij neni. Nëse plotësohen kushtet nga neni 85 paragrafi 1 nën paragrafi
1.1 deri në 1.4 të Kodit Penal, gjykata vendos me aktvendim që masën e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik në liri ta zëvendësoj me masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim.
Neni 514
Vendimet gjyqësore

1. Nëse gjykata konstaton se nuk ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së trajtimit të
detyrueshëm psikiatrik të parapara në nenet 85 dhe 86 të Kodit Penal, ajo e pushon procedurën
e shqiptimit të masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
2. Gjykata merr aktgjykim lirues për të pandehurin nëse i pandehuri ka qenë në gjendje të
paaftësisë mendore kur e ka kryer veprën penale dhe nëse prokurori i shtetit nuk ka paraqitur
propozimin për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në pajtim me nenin 512
të këtij Kodi.
3. Gjykata merr aktvendim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse
ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik siç parashihet
në nenet 85 dhe 86 të Kodit Penal dhe nëse prokurori i shtetit ka paraqitur propozimin për
shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në pajtim me nenin 512 të këtij Kodi.
Në aktvendim theksohet:
3.1. vepra të cilën është vërtetuar se e ka kryer i pandehuri, kualifikimi juridik i veprës dhe
dispozitat e zbatuara të ligjit penal;
3.2. vendimin që i pandehuri e ka kryer veprën në gjendje të paaftësisë mendore; dhe
3.3. masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik që i është shqiptuar të pandehurit.
4. Të gjithë personat të cilët kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë kundër aktgjykimit, përveç të
dëmtuarit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër aktvendimit të gjykatës brenda tetë (8)
ditësh pas marrjes së aktvendimit.

5. Në rastin kur gjykata vendos të pushojë procedurën në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni,
pas konstatimit se në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri nuk ka qenë në gjendje të
paaftësisë mendore, prokurori i shtetit mund të heqë dorë nga e drejta e parashtrimit të ankesës
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
229
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
kundër këtij vendimi, dhe menjëherë mund të paraqesë aktakuzë. Aktakuza paraqitet brenda
tetë (8) ditësh nga heqja dorë e të drejtës për ankesë.

6. Në rastet nga paragrafi 5 i këtij neni, shqyrtimi gjyqësor rihapet pranë trupit të njëjtë gjykues
dhe procedura vazhdon në bazë të aktakuzës së re duke iu nënshtruar këtyre kushteve:
6.1. gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për përgatitjen e mbrojtjes; dhe

6.2. provat e paraqitura më herët nuk prezantohen përsëri, përveç se në rastet e parapara
në nenin 307 të këtij Kodi ose nëse trupi gjykues e çmon të nevojshme që ndonjë pjesë
e provës të prezantohet sërish.

Neni 515
Shqiptimi dhe llogaritja e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

1. Kur gjykata merr aktgjykim ndaj personit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë së
zvogëluar mendore, në atë aktgjykim ajo gjithashtu shqipton masën e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë nga nenet 85 dhe 86 të Kodit
Penal.
2. Masat nga paragrafit 1 i këtij neni mund të shqiptohen pavarësisht nëse i pandehuri ndodhet
në liri apo ndaj tij është shqiptuar dënimi me burgim.

3. Koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor në pajtim me nenin 508 të këtij Kodi,
me urdhrin për paraburgim në pajtim me nenin 509 të këtij Kodi ose me masën e trajtimit të
detyrueshëm psikiatrik me ndalim, llogaritet në dënimin e shqiptuar.
Neni 516
Njoftimi mbi vendimin me të cilin shqiptohet masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

Pasi të merr formë të prerë, vendimi me të cilin shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik me ndalim apo masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri i dorëzohet gjykatës
e cila është kompetente që të marrë vendim mbi privimin nga zotësia për veprim. Qendra
kompetente për mirëqenie sociale gjithashtu njoftohet për vendimin.

Neni 517
E drejta për mbrojtës
Kryerësi duhet të ketë mbrojtës gjatë procedurës për të ndryshuar apo pushuar masën e trajtimit
të detyrueshëm psikiatrik.

Neni 518
Ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

Ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nga ky Kapitull rregullohet me Ligjin
për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
KAPITULLI XXXIV
PROCEDURA PËR REVOKIMIN E DËNIMEVE ALTERNATIVE
Neni 519
Kushtet për revokimin e dënimeve alternative
1. Kur dënimi me kusht kushtëzohet me njërin nga detyrimet nga neni 48, 50, 51, 52, 54, 55
dhe 56 i Kodit Penal dhe i akuzuari nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të caktuar nga
gjykata, gjykata themelore fillon procedurën për revokimin e dënimit me kusht sipas propozimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
230
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
të prokurorit të shtetit ose të dëmtuarit ose sipas detyrës zyrtare.
2. Gjyqtari të cilit i caktohet çështja gjyqësore, merr në pyetje të dënuarin kur është i arritshëm
dhe shtron pyetjet e nevojshme për vërtetimin e fakteve dhe mbledhjen e provave që kanë të
bëjnë me gjykimin e çështjes, e pastaj shkresat ia dërgon kolegjit.
3. Kryetari i kolegjit cakton seancën e kolegjit për të cilën e lajmëron prokurorin e shtetit, të
dënuarin dhe të dëmtuarin. Mosprania e palëve dhe e të dëmtuarit ose viktimës nëse janë
thirrur me rregull nuk pengon mbajtjen e seancës së kolegjit.
4. Kur gjykata vërteton se i dënuari nuk e ka përmbushur detyrimin e caktuar me aktgjykim,
atëherë merr aktgjykimin në pajtim me nenet 50 dhe 52 të Kodit Penal.
KAPITULLI XXXV
PROCEDURA PËR MARRJEN E VENDIMIT PËR SHLYERJEN E DËNIMIT NGA EVIDENCA
Neni 520
Shlyerja e dënimit
1. Kur ligji parasheh shlyerjen e dënimit sipas nenit 96 të Kodit Penal, organi publik kompetent
për çështje gjyqësore sipas detyrës zyrtare merr aktvendimin për shlyerjen e dënimit.
2. Para marrjes së aktvendimit mbi shlyerjen e dënimit bëhen gjurmime të nevojshme,
veçanërisht në mbledhjen e të dhënave të cilat tregojnë̈ nëse i dënuari është dënuar sërish
për ndonjë̈ vepër të re penale të kryer para kalimit të afatit të paraparë për shlyerjen e dënimit.
Neni 521
Procedura për shlyerjen e dënimit në rastet kur organi administrativ nuk vepron
1. Kur organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore nuk merr aktvendim mbi shlyerjen
e dënimit sipas detyrës zyrtare, personi i dënuar mund të kërkojë të konstatohet se shlyerja e
dënimit është bërë në bazë të ligjit.

2. Organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore nxjerr aktvendim për shlyerje të
dënimit brenda tridhjetë (30) ditëve nga paraqitja e kërkesës së personit të dënuar.
3. Kërkesa e tillë trajtohet në përputhje me Ligjin përkatës për Procedurën Administrative.
Neni 522
Shlyerja e dënimeve alternative

Kur dënimi alternativ nuk revokohet pas një (1) viti nga dita e pushimit të kohës së verifikimit,
subjekti kompetent publik në lëmin e çështjeve gjyqësore, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë
merr aktvendim me të cilin e shlyen dënimin. Këtu aplikohet Ligji përkatës për Procedurën
Administrative.
Neni 523
Procedura për shlyerjen e dënimit në bazë të vendimit gjyqësor
1. Procedura për shlyerjen e dënimit në bazë të vendimit gjyqësor nga neni 97 i Kodit Penal
fillohet me kërkesë të të dënuarit.
2. Kërkesa i paraqitet gjykatës e cila ka vendosur në shkallë të parë.
3. Gjyqtarit të cilit i caktohet çështja, së pari konstaton nëse ka kaluar afati i paraparë i nevojshëm
ligjor, pastaj bën gjurmime të nevojshme, vërteton faktet të cilat i pohon kërkuesi dhe mbledh
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
231
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
prova për të gjitha rrethanat e rëndësishme për vendim.
4. Gjykata për sjelljet e kërkuesit mund të kërkojë raport nga policia në territorin e të cilit ai ka
banuar pas mbajtjes së dënimit, ndërsa raport të tillë mund ta kërkojë edhe nga administrata e
institucionit ku i dënuari ka mbajtur dënimin.
5. Pas kryerjes së gjurmimeve dhe pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, kur procedura zbatohet
sipas kërkesës së tij, gjyqtari ia dërgon lëndën me propozim të arsyetuar kolegjit të gjykatës e
cila e ka gjykuar çështjen në shkallë të parë.
6. Kërkuesi ose prokurori i shtetit mund të ushtrojë ankesë ndaj vendimit të gjykatës për
shlyerjen e dënimit.

7. Kur gjykata refuzon kërkesën për shkak se i dënuari me sjelljen e tij nuk e ka arsyetuar
shlyerjen e dënimit, i dënuari përsëri mund të paraqesë kërkesë pasi të kalojnë dy (2) vite nga
dita kur aktvendimi mbi refuzimin e kërkesës ka marrë formën e prerë.
Neni 524
Efekti i shlyerjes nga evidenca e dënimeve

Dënimi i shlyer nuk shënohet në certifikatën e lëshuar të bazuar në evidencën e dënimeve për
realizimin e të drejtave të individëve.
KAPITULLI XXXVI
PROCEDURA PËR KOMPENSIM DËMI, REHABILITIM DHE PËR USHTRIMIN E TË
DREJTAVE TË TJERA TË PERSONAVE TË DËNUAR OSE TË ARRESTUAR PA ARSYE

Nënkapitulli I - Procedura për kompensimin e dëmit të personave të
dënuar ose arrestuar pa arsye
Neni 525
Personat të cilët kanë të drejtë kompensimi për dënim të paarsyeshëm
1. Të drejtë në kompensim dëmi për dënim të paarsyeshëm ka personi kundër të cilit është
shqiptuar sanksioni penal në formë të prerë ose që është shpallur fajtor dhe është liruar nga
dënimi por që më vonë, sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, procedura e rishikuar është
pushuar në formë të prerë ose me aktgjykim të formës së prerë është liruar nga akuza ose
akuza është refuzuar, përveç në këto raste:
1.1. kur pushimi i procedurës ose aktgjykimi me të cilin akuza është refuzuar ka ndodhur
për arsye se në procedurën e re i dëmtuari është tërhequr nga propozimi si rezultat i
marrëveshjes me të pandehurin; ose
1.2. kur në procedurën e rishikimit me aktvendim është hedhur poshtë akuza për shkak
të moskomptencës së gjykatës, e prokurori i shtetit e ka ndërmarrë ndjekjen në gjykatën
kompetente.

2. I dënuari nuk ka të drejtë në kompensim dëmi në qoftë se me pohimin e tij të rremë ose në
mënyrë tjetër ka shkaktuar me qëllim dënimin e tij, përveç kur për këtë ka qenë i detyruar.
3. Në rast të dënimit për vepra penale në bashkim, e drejta në kompensim dëmi ekziston për
veprën penale për të cilën plotësohen kushtet për njohjen e kompensimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
232
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 526
Kërkesa për kompensim dhe parashkrimi i saj
1. E drejta për kompensim dëmi parashkruhet tri (3) vjet pas formës së prerë të aktgjykimit të
shkallës së parë me të cilin i akuzuar është liruar nga akuza ose me të cilin është refuzuar akuza,
apo nga forma e prerë e aktvendimit me të cilin hedhet aktakuza ose pushohet procedura. Kur
për ankesë vendos gjykata më e lartë, e drejta për kompensim parashkruhet pas tri (3) vitesh
nga dita e marrjes së vendimit nga gjykata e tillë.
2. Para se të paraqesë padinë në gjykatë për kompensim dëmi, i dëmtuari kërkesën e tij ia
drejton organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore për arritjen e marrëveshjes për
ekzistimin e dëmit, llojin dhe lartësinë e kompensimit.
3. Në rastin nga paragrafi 1 nën-paragrafi 1.2 neni 525 i këtij Kodi, kërkesa mund të vendoset
vetëm kur prokurori i shtetit nuk e ka ndërmarrë ndjekjen në gjykatën kompetente brenda tre
(3) muajve nga dita e marrjes së aktvendimit të formës së prerë. Nëse pas kalimit të këtij afati
prokurori i shtetit ndërmerr ndjekjen në gjykatën kompetente, procedura për kompensim dëmi
pezullohet derisa të përfundojë procedura penale.
Neni 527
Padia për kompensim
1. Kur kërkesa për kompensim dëmi nuk miratohet ose organi publik kompetent në lëmin e
çështjeve gjyqësore dhe i dëmtuari nuk arrijnë marrëveshje brenda tre (3) muajsh nga dita e
paraqitjes së kërkesës, i dëmtuari mund të paraqesë padinë për kompensim dëmi në gjykatën
kompetente. Nëse arrihet marrëveshje vetëm për një pjesë të kërkesës, i dëmtuari mund të
paraqesë padi për pjesën tjetër të kërkesës.
2. Derisa zgjat procedura nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ec afati i parashkrimit nga neni 526,
paragrafi 1 i këtij Kodi.
3. Padia për kompensim dëmi paraqitet kundër organit publik kompetent në lëmin e çështjeve
gjyqësore.
Neni 528
Kompensimi pas vdekjes së të dëmtuarit
1. Trashëgimtarët trashëgojnë të drejtën e personit të dëmtuar vetëm për kompensim dëmi
material. Nëse i dëmtuari ka paraqitur kërkesë, trashëgimtarët mund të vazhdojnë procedurën
vetëm në kufijtë e kërkesës së paraqitur për kompensimin e dëmit material.
2. Pas vdekjes së të dëmtuarit, trashëgimtarët e tij mund ta vazhdojnë procedurën për
kompensim dëmi apo ta fillojnë procedurën nëse personi i dëmtuar ka vdekur para kalimit të
afatit të parashkrimit dhe nëse nuk ka hequr dorë nga kërkesa për kompensim.
Neni 529
Personat që kanë të drejtë në kompensim për heqje lirie pa bazë

1. E drejta në kompensim dëmi i takon gjithashtu:

1.1. personit i cili është mbajtur në paraburgim e kundër tij nuk është filluar procedurë
penale ose procedura është pushuar me aktvendim të formës së prerë ose ai me
aktgjykim të formës së prerë është liruar nga akuza apo akuza është refuzuar;
1.2. personit i cili ka mbajtur dënimin me heqje të lirisë dhe me rastin e rishikimit të
procedurës penale ose kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë i është shqiptuar dënim
me burgim më të shkurtër nga dënimi të cilin e ka mbajtur, apo i është shqiptuar saksion
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
233
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
penal pa heqje të lirisë ose është shpallur fajtor dhe është liruar nga dënimi;
1.3. personit i cili për shkak të gabimit ose veprimit të paligjshëm të një organi është
arrestuar pa arsye ose është mbajtur një kohë në paraburgim apo në një institucion
korrektues për mbajtjen e dënimit ose masës së shqiptuar; dhe

1.4. personit i cili në paraburgim ka kaluar kohë më të gjatë se sa dënimi me burgim për
të cilin është gjykuar.
2. Personi i cili sipas nenit 161 të këtij Kodi është arrestuar pa bazë ligjore, i takon e drejta në
kompensim dëmi në qoftë se kundër tij nuk është caktuar paraburgimi ose nëse koha e arrestit
nuk i është llogaritur në dënimin e shqiptuar për vepër penale ose kundërvajtje.
3. Kompensim dëmi nuk i takon personit i cili me veprimet e tij të palejueshme ka shkaktuar
arrestimin. Në rastet nga paragrafi 1 nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 të këtij neni përjashtohet e
drejta në kompensim dëmi kur ekzistojnë rrethanat nga neni 525, paragrafi 1, nën-paragrafët
1.1 dhe 1.2 të këtij Kodi.
4. Në procedurën për kompensimin e dëmit në rastet e parapara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij
neni, dispozitat e këtij Kapitulli zbatohen përshtatshmërisht.

Nënkapitulli II - Rehabilitimi

Neni 530
Shpallja në media e komunikatës nga e cila shihet se gjykimi i mëparshëm ka qenë i
pabazë
1. Kur rasti i dënimit të paarsyeshëm ose i arrestimit të pabazë të ndonjë personi është paraqitur
në mjetet publike të informimit dhe me këtë është cenuar reputacioni i personit, gjykata, me
kërkesën e tij, shpall njoftimin në gazetë ose në mjetin tjetër të informimit publik për vendimin
nga i cili shihet qartë se dënimi ishte i paarsyeshëm ose arrestimi i pabazë. Kur rasti nuk
është paraqitur në mjetet e informimit publik, me kërkesën e personit, njoftimi i tillë i dërgohet
punëdhënësit të tij. Pas vdekjes së personit të dënuar, e drejta për paraqitjen e kësaj kërkese i
takon bashkëshortit të tij apo bashkëshortit jashtëmartesor, fëmijëve, prindërve, vëllezërve dhe
motrave të tij.

2. Kërkesa nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqitet edhe kur nuk është bërë kërkesë për
kompensim dëmi.
3. Pavarësisht nga kushtet e parapara në nenin 525 të këtij Kodi, kërkesa nga paragrafi 1 i këtij
neni mund të paraqitet edhe kur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik ndryshohet cilësimi juridik
i veprës, kur për shkak të cilësimit juridik në aktgjykimin e mëparshëm është cenuar rëndë
reputacioni i personit të dënuar.
4. Kërkesa nga paragrafët 1, 2 ose 3 të këtij neni i paraqitet brenda gjashtë (6) muajsh sipas
nenit 526 paragrafit 1 i këtij Kodi, në gjykatën e cila në procedurën penale ka gjykuar në shkallë
të parë. Për kërkesë vendos kolegji shqyrtues i Gjykatës së Apelit. Me rastin e vendosjes për
kërkesë zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e nenit 525, paragrafët 2 dhe 3 dhe neni 529,
paragrafit 3 i këtij Kodi.
Neni 531
Aktvendimi për anulimin e dënimit të paarsyeshëm

Gjykata e cila ka gjykuar në procedurë penale në shkallë të parë, sipas detyrës zyrtare merr
aktvendim me të cilin e anulon regjistrimin e dënimit të paarsyeshëm në evidencën e dënimeve.
Aktvendimi i dërgohet organit publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore. Të dhënat nga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
234
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
vendimi i anuluar nuk i komunikohen askujt.
Neni 532
Kufizimet me rastin e shikimit dhe të kopjimit të shkresave

Personi i autorizuar për shikim dhe kopjim të shkresave lidhur me dënimin e paarsyeshëm ose
arrestimin e pabazë të personit nuk mund t’i përdorë këto shënime në mënyrë të dëmshme
për rehabilitimin e personit kundër të cilit është zbatuar procedura penale. Kryetari i gjykatës
detyrohet që për këtë të paralajmërojë personin të cilit i lejohet shikimi dhe kjo shënohet në
shkresë me nënshkrimin e atij personi.

Nënkapitulli III - Procedura për realizimin e të drejtave tjera

Neni 533
Realizimi i të drejtave tjera

1. Personit të cilit për shkak të dënimit të paarsyeshëm ose arrestimit të pabazë i ka pushuar
marrëdhënia e punës ose sigurimi social sipas sistemit të mirëqenies sociale, ka të drejtë të
përfitojë kohën e humbur të papunësisë dhe të sigurimit duke ia llogaritur kohën e humbur të
papunësisë sikur të ishte i punësuar gjatë dënimit ose arrestimit të pabazë. Në stazh llogaritet
edhe koha që ka qenë pa punë për shkak të dënimit të paarsyeshëm ose arrestimit të pabazë,
nëse humbja e vendit të punës nuk është shkaktuar me fajin e atij personi.
2. Me rastin e çdo vendosje për të drejtën në të cilën ndikon gjatësia e stazhit të punës apo
stazhit të sigurimit social, organi kompetent merr parasysh stazhin e njohur nga paragrafi 1 i
këtij neni.
3. Kur organi kompetent nga paragrafi 2 i këtij neni nuk e merr parasysh stazhin e njohur nga
paragrafi 1 i këtij neni, i dëmtuari ose viktima mund të kërkojë që gjykata nga neni 527, paragrafi
1 i këtij Kodi të konfirmojë njohjen e asaj kohe sipas ligjit. Padia paraqitet kundër organit
kompetent i cili refuzon të pranojë stazhin e pranuar dhe kundër organit publik kompetent në
lëmin e çështjeve gjyqësore.
4. Me kërkesë të organit në të cilin realizohet e drejta nga paragrafi 2 i këtij neni, kontributi i
caktuar për kohën e pranuar nga paragrafi 1 i këtij neni paguhet nga mjetet buxhetore.
5. Stazhi i sigurimit social i pranuar me paragrafin 1 të këtij neni në tërësi llogaritet në stazhin
pensional.
KAPITULLI XXXVII
PROCEDURA PËR DHËNIEN E LETËRRESHTIMIT DHE SHPALLJEVE PUBLIKE
Neni 534
Kërkimi i adresës së të pandehurit
Kur nuk dihet vendbanimi i përhershëm apo i përkohshëm i të pandehurit, kurse me dispozitat e
këtij Kodi kjo është e nevojshme, prokurori i shtetit ose gjykata kërkon nga policia që i pandehuri
të kërkohet dhe që prokurori i shtetit ose gjykata të njoftohet për adresën e tij.
Neni 535
Kushtet për dhënien e letërreshtimit
1. Letërreshtimi mund të urdhërohet kur i pandehuri gjendet në arrati, e kundër të cilit është
filluar procedura penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe për të cilën
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
235
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
vepër mund të shqiptohet sipas ligjit dënim me dy (2) apo më shumë vjet burgim dhe kur është
lëshuar urdhërarrest ose aktvendim për caktimin e paraburgimit.
2. Letërreshtimi urdhërohet nga gjykata e cila e zbaton procedurën penale. Në procedurë
paraprake lëshimi i letërreshtimit urdhërohet nga gjyqtari i procedurës paraprake me propozim
të prokurorit të shtetit.

3. Letërreshtimi urdhërohet edhe në rastet kur i pandehuri është arratisur nga institucioni ku
mban dënimin, pavarësisht nga lartësia e dënimit, ose kur është arratisur nga institucioni ku
mban masën e trajtimit të detyrueshëm që konsiston me heqje lirie. Në këtë rast, urdhrin e
lëshon drejtori i institucionit.
4. Letërrreshtimi ndërkombëtar mund të kërkohet në cilëndo nga situatat e parapara sipas këtij
neni, nga ana e autoritetit përkatës kur personi i kërkuar nuk gjendet në Kosovë ose ka prova
se personi banon jashtë Kosovës.

5. Kërkesa e gjykatës ose e drejtorit të institucionit për lëshimin e letërrreshtimit ndërkombëtar
duhet të dërgohet tek autoritetet kompetente për lëshimin dhe shpërndarjen e tyre.

6. Urdhri i gjykatës ose i drejtorit të institucionit për lëshimin e letërreshtimit i dërgohet policisë
për ekzekutim.
7. Policia mban evidencë mbi letërreshtimet e lëshuara. Të dhënat për personat ndaj të cilëve
është lëshuar letërreshtim fshihen nga evidenca posa organi kompetent e revokon letërreshtimin.
Neni 536
Shpalljet publike

1. Nëse janë të nevojshme informatat për sendet e caktuara lidhur me veprën penale ose
këto sende duhet të gjenden, sidomos nëse janë të nevojshme për identifikimin e kufomës
së paidentifikuar, organi kompetent i cili e zbaton procedurën, urdhëron shpalljen me të cilën
kërkon që informatat dhe njoftimet t’i dërgohen organit kompetent që e zbaton procedurën.
2. Policia mund të publikojë fotografitë e kufomave dhe të personave të zhdukur kur ekzistojnë
arsye për dyshim se vdekja apo zhdukja e këtyre personave është shkaktuar me vepër penale.
Neni 537
Tërheqja e letërreshtimit ose e shpalljes publike
1. Organi i cili ka urdhëruar letërreshtimin, letërreshtimin ndërkombëtar ose shpalljen e tërheq
atë posa të gjendet personi ose sendi i kërkuar, kur kalon afati i parashkrimit për ndjekje penale
ose i ekzekutimit të dënimit, ose kur paraqiten shkaqe të tjera për të cilat letërreshtimi ose
shpallja më nuk janë të nevojshme.
2. Urdhri për tërheqjen e letërreshtimit, letërreshtimit ndërkombëtar ose shpalljes duhet të i
dërgohet autoritetit kompetent i cili duhet të siguroj anulimin e menjëhershëm të tyre.
Neni 538
Shpallja e letërreshtimit ose kërkesës për informata nga publiku
1. Letërreshtimin dhe shpalljen publike e shpallë organi publik kompetent për punë të brendshme.
2. Për njoftimin e publikut me letërreshtim ose shpallje mund të shfrytëzohen edhe mjetet e
informimit publik.

3. Organi kompetent mund të shpallë edhe letërreshtim ndërkombëtar përmes kanaleve
ndërkombëtare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
236
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
4. Me lutjen e organit të jashtëm, organi kompetent për punë të brendshme mund të lëshojë
letërreshtim për personin për të cilin dyshohet se gjendet në Kosovë, me kusht që në lutje të
shënohet se në rast se gjendet ky person do të kërkohet ekstradimi i tij.
5. Dispozitat e këtij neni zbatohen përshtatshmërisht edhe në rastet kur policia shpall kërkimin
e personave ose sendeve.
KAPITULLI XXXVIII
PROCEDURAT PËR PEZULLIMIN E PERSONIT ZYRTAR NGA DETYRA DHE PËR
KOMPENSIMIN NË RAST TË LIRIMIT NGA AKUZA APO PUSHIMIT TË PROCEDURËS
Neni 539
Pezullimi i personit zyrtar nga detyra

1. Gjykata e pezullon të pandehurin, i cili është person zyrtar në kuptimin e nenit 113 paragrafi
2 të Kodit Penal, nga detyra e tij, nëse:

1.1. ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale nga kapitujt XIV, XVI,
XX, XXIV, XXXIII, nenet 164, 165, 248, 302, 311 ose 323 të Kodit Penal; dhe

1.2. ka arsye për të besuar se, nëse mbetet në detyrën e tij, personi zyrtar do të asgjësojë,
fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme
tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë,
në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit.

2. Gjykata vendos për masat sipas këtij neni me vendim të arsyetuar. Aktvendimi përmban
arsyetimin që përcakton se kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni janë përmbushur dhe se masa
është e nevojshme.

3. Gjykata përcakton në aktvendim se gjatë pezullimit, personi zyrtar nuk do të ketë qasje në
ambientet zyrtare të zyrës së tij, nuk do të ketë të drejtë të ndërmarrë detyrë zyrtare dhe do të
përmbahet nga kontakti me punonjësit në zyrën e tij.

4. Aktvendimi i dërgohet të pandehurit dhe mbikëqyrësit të tij të drejtpërdrejtë.
5. Nëse mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë i të pandehurit nuk ndërmerr veprime në ekzekutimin e
aktvendimit për pezullim, gjykata e dënon me gjobë siç parashihet në nenin 443 të këtij Kodi.

6. Gjykata cakton masën e paraburgimit nëse i pandehuri nuk e zbaton aktvendimin. I pandehuri
gjithmonë njoftohet paraprakisht për pasojat e mosrespektimit.

7. Neni 171 paragrafët 2, 3 dhe 5 të këtij Kodi lidhur me parimin e proporcionalitetit zbatohen
përshtatshmërisht.

8. Përveç nëse parashihet ndryshe në këtë nen, nenet 182-190 të këtij Kodi zbatohen
përshtatshmërisht lidhur me caktimin, kohëzgjatjen, vazhdimin, ndërprerjen dhe procedurat e
zbatueshme të ankesës të masës nga ky nen.
9. Vendimet në lidhje me këtë masë merren sipas kërkesës së prokurorit të shtetit nga gjyqtari
i procedurës paraprake para se të ngritet aktakuza dhe nga kryetari i trupit gjykues pasi të jetë
ngritur aktakuza.
Neni 540
Pagesa e pagës për periudhën e pezullimit

1. Pasi pezullimi i personit zyrtar të jetë urdhëruar në pajtim me nenin 539 të këtij Kodi,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
237
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë i këtij personi, pa vonesë, njofton gjykatën që ka urdhëruar masën
për hapat e ndërmarrë në pajtim me urdhrin.

2. Gjatë gjithë periudhës së pezullimit nga detyra sipas nenit 539 të këtij Kodi, personi zyrtar ka
të drejtë të marrë pesëdhjetë (50) % të pagës bazë të tij.

3. Në rast të lirimit ose pushimit të procedurës, periudha e pezullimit nga neni 539 i këtij Kodi
trajtohet si shërbim në detyrë për të gjitha qëllimet dhe personi zyrtar merr pagën e plotë dhe
shtesat e tjera të zbatueshme, të cilat do të ishin paguar sikur të mos ishte shqiptuar pezullimi
nga shërbimi.

4. Vendimi nga paragrafi 3 i këtij neni merret zyrtarisht nga gjykata e cila ka nxjerrë aktgjykimin
përfundimtar lirues ndaj të cilit nuk mund të ushtrohet ankesë e mëtutjeshme ose nga gjykata
që ka nxjerrë vendimin për pushimin e procedurës.
PJESA E PESTË
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
KAPITULLI XXXIX
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 541
Zbatimi i dispozitave të këtij Kodi
1. Me fillimin e zbatimit, dispozitat e këtij Kodi zbatohen përshtatshmërisht për çdo procedurë
penale pavarësisht fazës në të cilën gjendet.
2. Urdhrat apo vendimet e lëshuara në fazën e hetimeve para fillimit të zbatimit të këtij Kodi
konsiderohen të ligjshme sa i përket organit që i ka lëshuar ato.
3. Zgjatja apo ripërtëritja e urdhrave apo vendimeve nga paragrafi 2 i këtij neni pas fillimit të
zbatimit të këtij Kodi bëhet nga organi që ka kompetencë t’i urdhërojë sipas këtij Kodi.
4. Nëse urdhrat apo vendimet nga paragrafi 2 i këtij neni përcaktojnë afat më të shkurtër se
afatet që janë paraparë ne këtë Kod, afati i tyre zgjatet ex lege në përputhje me afatet që
parashohin dispozitat e këtij Kodi.
5. Dispozitat e këtij Kodi qe kanë të bëjnë me audio apo video incizimin e deklaratave në
procedurë, fillojnë të zbatohen në afatin prej një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij Kodi.
Neni 542
Zbatimi i afateve
Nëse me fillimin e zbatimit të këtij Kodi është duke ecur ndonjë afat, përfshirë afatin e hetimit
apo ngritjes së aktakuzës, afati i tillë llogaritet në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, përveç nëse
afati i mëparshëm ka qenë më i gjatë ose dispozitat e këtij kapitulli parashohin ndryshe.
Neni 543
Ligji i zbatueshëm në rishqyrtim
Nëse pas fillimit të zbatimit të këtij Kodi, me ankesë ose me mjet të jashtëzakonshëm juridik
anulohet vendimi, procedura e re zbatohet sipas dispozitave të këtij Kodi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË
238
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Neni 544
Zbatimi i këtij Kodi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë nxjerrin
akte nënligjore në fushat në kuadër të kompetencave të tyre për zbatimin e këtij Kodi.
Neni 545
Shfuqizimi i akteve ligjore
Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi, shfuqizohet Kodi nr. 04/L-123 i Procedurës Penale i ndryshuar
dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-273, dhe Ligjin nr. 06/L-091 dhe Ligjin 08/L-002.
Neni 546
Hyrja në fuqi

Ky Kod hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës, përveç nenit 25, paragrafët 3 dhe 4 të këtij Kodi që fillojnë të zbatohen dy (2) vjet pas
hyrjes në fuqi të këtij Kodi.
Kodi Nr. 08/L-032
14 korrik 2022
Shpallur me dekretin Nr. DL-251/2022, datë 01.08.2022 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu