LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS

PRISHTINË
----------
Nr. 20 / 8 GUSHT 2022
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
ii
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës e publikon: Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës
së Kosovës.
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në mbështetje të Ligjit për Gazetën Zyrtare të Republikës
së Kosovës Nr. 03/L-190.
Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës publikohen: Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Ligjet e
miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të shpallura nga Presidenti i Republikës së Kosovës;
Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me paragrafin 4 dhe 5 të nenit 80 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me nenin
18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Vendimet e Gjykatës Kushtetuese; Dekretet e Presidentit
të Republikës së Kosovës në rastet kur kërkohet nga Presidenti; Deklaratat dhe rezolutat e miratuara nga
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në rastet kur kërkohet nga Kryetari i Kuvendit; Aktet nënligjore të Qeverisë
dhe të ministrive në rastet kur kërkohet nga Kryeministri dhe Aktet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta, si
dhe INDEKS-i vjetor i Gazetës Zyrtare.
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikohet në pesë gjuhë: në gjuhën Shqipe, Angleze, Serbe, Turke
dhe atë Boshnjake.
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës administrohet nga Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare e cila
funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Mbikëqyrja editoriale:
Zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Republikës se Kosovës:
Arben Krasniqi
Drejtori i Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës:
Naser Canolli
Redaksia e Gazetës Zyrtare:
Hysen Bajramaj
Shqipe Fazliu-Gashi
Sedat Safçi
Besart Graiçevci
Adresa dhe Korrespondenca:
Ndërtesa e Re e Qeverisë,
Prishtinë
038-200-14039 / 038-200-14827
Ueb-faqja e Gazetës Zyrtare:
http://gzk.rks-gov.net
E-mail adresa: Info-gzk@rks-gov.net
Dizajni dhe Printimi:
Shtypshkronja “Blendi”, Prishtinë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
iii
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
NË RAST MOSPËRPUTHJE NDËRMJET VERSIONEVE GJUHËSORE TË AKTEVE JURIDIKE TË BOTUARA
DHE TË PUBLIKUARA NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBIKËS SË KOSOVËS, PËRPARËSI DO TË KENË
GJUHËT ZYRTARE NË PËRPUTHJE ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
iv
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
v
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
PËRMBAJTJA
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS...............................................................................1
LIGJI NR. 08/L-131 PËR SHËRBIMIN KORREKTUES TË KOSOVËS.........................................................................11
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
vi
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
LIGJI NR. 08/L–129
PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të Nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton statusin, parimet dhe organizimin e përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të
Kosovës, me qëllim të rehabilitimit dhe ri integrimit shoqëror të personave nën mbikëqyrje,
gjithashtu, parandalimin e veprave penale dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre, si dhe të
kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj zbatohet për të gjithë zyrtarët publik në Shërbimin Sprovues të Kosovës.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Shërbimi Sprovues i Kosovës- SHSK - është institucion që merret me organizimin,
zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative,
mbikëqyrjen e personave te liruar me kusht, si dhe punë të tjera të përcaktuara me ligj;
1.2. Drejtoritë Rajonale - drejtoritë regjionale që veprojnë në kuadër të SHSK-së;
1.3. Menaxheri i rastit - është zyrtari sprovues i cili përgatitë anketën e plotë sociale dhe
raportin para ndëshkues, mbikëqyrë ekzekutimin e masave apo dënimeve alternative,
mbikëqyrjen e të liruarve me kusht dhe përkujdesjen pas lirimit për të mitur;
1.4. Personi nën mbikëqyrje - i referohet çdo personi i cili është i përfshirë në
mbikëqyrjen e Shërbimit Sprovues, në bazë të vendimit nga autoriteti kompetent;
1.5. Raporti para ndëshkues - është raport i përgatitur nga zyrtari sprovues, sipas
kërkesës së Gjykatës me qëllim të propozimit dhe përzgjedhjes së masës apo dënimit
më të përshtatshëm;
1.6. Raporti - është një dokument zyrtar i përgatitur për personin nën mbikëqyrje nga
menaxheri i rastit/zyrtari sprovues për Gjykatë, Prokurori ,Panelin për Lirim me Kusht
dhe institucionet tjera relevante;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
2
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
1.7. Vlerësimi i rrezikshmërisë - vlerësimin e përsëritjes së veprës penale, rrezikun
që paraqet për shoqërinë si dhe rrezikun për vetëvrasje apo vetëlëndim të personave
nën mbikëqyrje.
1.8. Dënime Alternative - siç parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës
dhe Kodin e Drejtësisë për të Mitur janë të gjitha dënimet që ekzekutohen në komunitet
dhe kanë për qëllim ri integrimin dhe risocializimin e personave të dënuar në shoqëri;
1.9 Anketa Sociale- raport të plotë social për te miturin me kërkesë te prokurorit te
shtetit apo gjykatës. Anketa sociale përfshin te dhëna mbi moshën e të miturit dhe
zhvillimin psikologjik, biografinë e familjes, biografinë dhe rrethanat nën te cilat jeton i
mituri, nivelin shkollor, përvojën edukative dhe çfarëdo te dhënë tjetër relevante.
KAPITULLI II
STATUSI, VEPRIMTARIA DHE BUXHETI I SHSK-së
Neni 4
Statusi, veprimtaria dhe selia e Shërbimit Sprovues të Kosovës
1. Shërbimi Sprovues i Kosovës është Agjenci ekzekutive e cila funksionon në kuadër të
Ministrisë së Drejtësisë.
2. SHSK është i pavarur në kryerjen e funksionit të vet në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe
aktet nënligjore.
3. Shërbimi Sprovues i Kosovës ka shenjat identifikuese, të cilat miratohen nga Ministri pas
propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm.
Neni 5
Parimet
1. Zyrtarët publik të Shërbimit Sprovues të Kosovës ushtrojnë detyrën në bazë të parimeve të:
1.1. Ligjshmërisë- SHSK ushtron të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë në bazë të
legjislacionit në fuqi si dhe instrumenteve të aplikueshme ndërkombëtare në fushën e
të drejtave të njeriut.
1.2. Efektshmërisë dhe efikasitetit – zyrtarët publik të SHSK-së duhet të sigurojnë zbatimin
e ligjeve, rregullave dhe procedurave administrative dhe të sigurisë për përmbushjen e
objektivave të SHSK-së;
1.3. Barazisë dhe mos-diskriminimit -nuk lejohet kurrfarë diskriminimi i drejtpërdrejtë
apo i tërthortë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike
ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës,
gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, në pajtim me legjislacionin për
mbrojtjen nga diskriminimi.
1.4. Transparencës- SHSK ndjek një qasje të hapur për qytetarët dhe palët e tjera të
interesit lidhur me punën e tij;
1.5. Komunikimit - bëhet në një gjuhë të kuptueshme nëse personi nuk flet apo nuk
kupton gjuhën zyrtare dhe në mënyrë të pranueshme për personat me aftësi të kufizuara,
sipas standardeve dhe legjislacionit në fuqi përmes metodave më të përshtatshme
1.6. Respektimit të jetës private të personit nën mbikëqyrje dhe familjes së tij-
zyrtarët publik gjatë punës së tyre udhëhiqen nga standardet e larta etike, integritetit,
meritës dhe profesionalizmit. Zyrtarët gjatë punës së tyre kujdesen për ruajtjen e
dinjitetit dhe integritetit të personit nën mbikëqyrje dhe familjes së tij.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
1.7. Mbrojtjes së të dhënave- informacioni i krijuar dhe i administruar për shkak të
funksionit, realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave
personale.
1.8. Shmangies së konfliktit të interesit – zyrtarët publik të SHSK-së kanë detyrimin
të shmangin çdo konflikt ndërmjet interesit të tij privat dhe interesit publik në ushtrimin
e detyrës në pajtim me ligjin.
1.9. Llogaridhënies- zyrtarët publik të ShSK-së obligohen që të japin llogari lidhur me
ushtrimin e autorizimeve të tyre krahas ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të punës
në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.
Neni 6
Veprimtaria e Shërbimit Sprovues
1. Shërbimi Sprovues është përgjegjës për kryerjen e punëve lidhur me:
1.1. organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative me
qëllim të ri integrimit shoqëror të personave të dënuar;
1.2. përgatitjen e anketës sociale dhe raportet para-ndëshkuese për kryerësit e veprave
penale;
1.3. vlerësimin i rrezikut dhe nevojave për trajtim të kryesve të veprave penale;
1.4. ekzekutimin e masave te diversitetit dhe masave edukative për të mitur;
1.5. mbikëqyrjen, mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme ndaj personave të dënuar
gjatë ekzekutimit të dënimeve alternative;
1.6. mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj kryerësve të varur nga droga ose alkooli të cilët i
nënshtrohen trajtimit të detyrueshëm rehabilitues i cili mbahet në liri;
1.7. mbikëqyrjen dhe ndihmën ri- integruese dhe ri-socializuese ndaj personave të liruar
me kusht;
1.8. zhvillimi i programeve individuale të mbikëqyrjes siç përcaktohet me legjislacionin
përkatës në fuqi;
1.9. hartimin e raporteve për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative si dhe
personave te liruar me kusht për Prokurorin e Shtetit, Gjykatat dhe Panelin për Lirim me
Kusht;
1.10. udhëzimin dhe mbështetjen për personat e dënuar me kusht në përfundim të
dënimit të tyre;
1.11. mbajtjen e evidencave dhe regjistrave për ekzekutimin e masave dhe dënimeve
alternative si dhe raporteve;
1.12. propozon ndryshimet dhe plotësimet e legjislacionit nga fushë- veprimtaria e
SHSK-së;
1.13. kryen edhe detyra tjera të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
2. Shërbimi Sprovues bashkëpunon me organet e pushtetit qendror dhe lokal, personat juridik
dhe me institucione tjera relevante në zbatimin e mbikëqyrjes.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
Neni 7
Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit Sprovues të Kosovës
1. Shërbimi Sprovues i Kosovës për kryerjen e punëve dhe detyrave funksionon sipas kësaj
strukture organizative si ne vijim:
1.1. Drejtoria e Përgjithshme është strukturë organizative e nivelit qendror e cila funksionon
me Departamente dhe Divizione;
1.2. Drejtoritë rajonale janë strukturë organizative e SHSK-së të cilat përcaktohen sipas
shtrirjes territoriale të gjykatave.
2. Organizimi i brendshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe sistematizimi i vendeve të
punës, rregullohet me akt nënligjor siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi.
Neni 8
Buxheti dhe menaxhimi financiar
1. Shërbimi Sprovues i Kosovës ka buxhetin e vet të ndarë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë,
sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
2. Buxheti i SHSK-së, përgatitet në përputhje me procedurat e parapara me legjislacionin në
fuqi.
3. Buxheti mbulon koston e plotë të funksionimit të SHSK-së për garantimin e menaxhimit të
vazhdueshëm sipas standardeve përkatëse.
Neni 9
Raportet ndërmjet Shërbimit Sprovues dhe Ministrisë së Drejtësisë
1. Shërbimi Sprovues i Kosovës funksionon nën autoritetin e Ministrit të Drejtësisë dhe nën
kontrollin dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSK-së.
2. Drejtori i Përgjithshëm raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt Ministrit për administrimin dhe
menaxhimin e SHSK-së.
3. Drejtori i Përgjithshëm bashkëpunon me Ministrin dhe i ofron informata dhe raporte atij sipas
mënyrës së përcaktuar me ligj.
Neni 10
Drejtoria e Përgjithshme
1. Drejtoria e Përgjithshme e SHSK-së është përgjegjëse për:
1.1. mbikëqyrë ligjshmërinë e punës dhe të veprimit të Drejtorive Rajonale përmes
mekanizmave të saj;
1.2. harton rregulla, standarde dhe procedura nga fushë-veprimtaria e SHSK-së;
1.3. mbledhë dhe përpunon të dhëna nga fushë-veprimtaria e vet dhe i ndanë me
organet e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi;
1.4. koordinon zhvillimin dhe implementimin e politikave strategjike shtetërore për të
përmbushur obligimet e Shërbimit Sprovues;
1.5. në pajtim me institucionet relevante kujdeset për sigurimin e kushteve të punës,
shëndetit dhe sigurisë për zyrtarët publik të SHSK-së;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
5
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
1.6. mbikëqyrë funksionet administrative të SHSK-së, në menaxhimin e burimeve
njerëzore, planifikimin e personelit, trajnimin dhe aftësimin e personelit të SHSK-së në
mirëmbajtjen e të dhënave, sistemin e bazës së të dhënave, menaxhimin e buxhetit
dhe të çështjeve financiare si dhe shërbimet e përgjithshme;
1.7. bashkëpunon me institucionet shtetërore, agjencitë e zbatimit të ligjit, organizatat
qeveritare dhe jo qeveritare, kulturore, fetare dhe akterët e tjerë relevant vendor dhe
ndërkombëtar;
1.8. kryen punë të tjera të parapara me legjislacionin në fuqi.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së.
3. Zyra e Drejtorit te Përgjithshëm te SHSK përbëhet nga:
3.1. Drejtori i Përgjithshëm;
3.2. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, dhe
3.3. Nëpunës administrativ dhe mbështetës.
Neni 11
Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues emërohet në pajtim me dispozitat përkatëse për
emërime të larta sipas Ligjit për Zyrtarët Publik.
Neni 12
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm
1. Drejtori i Përgjithshëm në kuadër të funksioneve të tij ka këto përgjegjësi:
1.1. udhëheqë dhe përfaqëson SHSK- në;
1.2. planifikon, zhvillon, administron dhe menaxhon SHSK-në dhe është përgjegjës për
garantimin e zbatimit të funksioneve që janë përcaktuar me legjislacionin në fuqi
1.3. zbaton obligimet që rrjedhin nga Politikat Strategjike Shtetërore të Qeverisë së
Republikës së Kosovës;
1.4. mbikëqyrë punën e Drejtorive rajonale;
1.5. planifikon dhe ekzekuton buxhetin si dhe miratimin e pagesave sipas legjislacionit në fuqi;
1.6. mbikëqyr hartimin e politikave të SHSK-së;
1.7. mbikëqyr ligjshmërinë e punës dhe të veprimtarisë së SHSK-së;
1.8. ushtron përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi lidhur me personat
nën mbikëqyrje;
1.9. nxjerrë vendime, rregulla dhe procedura të brendshme për SHSK-në, në pajtim me
legjislacionin në fuqi;
1.10 lidhë marrëveshje bashkëpunimi dhe kontrata në emër të SHSK-së me
institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare, si dhe institucione ndërkombëtare
me veprimtari të njëjtë;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
6
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
1.11. kryen edhe detyra të tjera të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
1.12. Drejtori i Përgjithshëm për punën e SHSK-së i përgjigjet Ministrit të Drejtësisë.
KAPITULLI III
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI
Neni 13
Llojet e Drejtorive Rajonale të Shërbimit Sprovues dhe Shtrirja Territoriale e tyre
1. Për kryerjen e punëve dhe detyrave nga veprimtaria e Shërbimit Sprovues funksionojnë këto
drejtori rajonale:
1.1.Drejtoria Rajonale Prishtinë;
1.2. Drejtoria Rajonale Prizren;
1.3. Drejtoria Rajonale Mitrovicë;
1.4. Drejtoria Rajonale Pejë;
1.5. Drejtoria Rajonale Gjilan;
1.6. Drejtoria Rajonale Ferizaj;
1.7. Drejtoria Rajonale Gjakovë.
2. Drejtoritë Rajonale për shkak të specifikave dhe kompleksitetit te veprimtarisë kryejnë
detyrat të përcaktuar me këtë Ligj si dhe kanë shtrirje territoriale sipas përcaktimit te Gjykatave
Themelore.
Neni 14
Drejtoritë Rajonale
1. Drejtoria rajonale është e obliguar të ushtroj funksionet përkatëse sipas autorizimeve si në
vijim:
1.1. ekzekuton vendimet e organeve gjyqësore;
1.2. organizon koordinimin e procesit të mbikëqyrjes të personave nën mbikëqyrje;
1.3. mbështetja dhe ri-integrimi i personave nën mbikëqyrje;
1.4. koordinimi i punëve me institucionet relevante si dhe organet gjyqësor;
1.5. harton raporte të vlerësimit për personat nën mbikëqyrje dhe raporton për organet
gjyqësore dhe institucionet tjera relevante;
1.6. harton dhe mbikëqyre mënyre e zbatimit të planit individual të mbikëqyrjes duke
marrë për bazë rrezikun dhe nevojat e personave nën mbikëqyrje;
1.7. harton raporte të rregullta mbi aktivitetin e drejtorisë rajonale për drejtorinë e
përgjithshme.
Neni 15
Detyrat e Udhëheqësit të Drejtorisë Rajonale
1. Detyrat e Udhëheqësit të Drejtorisë Rajonale janë me sa vijon:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
7
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
1.1. është përgjegjës për drejtimin, koordinimin, bashkëpunimin dhe kontrollin e
përmbushjes së detyrave të Drejtorisë Rajonale;
1.2. bashkëpunon dhe lidh marrëveshje me institucione publike dhe organizata
joqeveritare për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative ne nivel rajonal;
1.3. mban kontakte dhe bashkëpunon me gjykata, prokurori, institucione korrektuese
dhe institucione tjera;
1.4. mban kontakte dhe raporton në drejtorinë e përgjithshme;
1.5. mbikëqyrë dhe vlerëson rezultatet e punës së zyrtarëve si dhe mbikëqyrë dhe
koordinon të gjitha aktivitete e drejtorisë rajonale;
1.6. kryen detyra të tjera sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesës së udhëheqësit;
1.7. Udhëheqësi i Drejtorisë Rajonale për punën e tij i raporton Drejtorit të Përgjithshëm.
Neni 16
Detyrat e Zyrtarit Sprovues të Shërbimit Sprovues të Kosovës
1. Detyrat e zyrtarit sprovues janë me sa vijon:
1.1. përpilon raportin para shqiptimit të dënimit, për madhorët dhe anketën e plotë
sociale për të miturit;
1.2. realizon mbikëqyrjen, korrektimin, risocializimin dhe ri integrimin në shoqëri të
personave nën mbikëqyrje;
1.3. mbikëqyrë personat të cilët janë liruar me kusht si dhe ndihmon ri integrimin e tyre
në shoqëri;
1.4. përpilon plane dhe programe individuale për rastet që janë në mbikëqyrje;
1.5. harton raporte vlerësues të personave që janë nën mbikëqyrje të Shërbimit
Sprovues të Kosovës, si dhe bënë propozime për revokimin e dënimit;
1.6. bashkëpunon me të gjitha institucionet tjera të cilat mbështesin synimin për ndihmë
personave nën mbikëqyrje;
1.7. mbikëqyrë programin e rehabilitimit, tretmanit mjekësor, për personat nën
mbikëqyrje të cilët janë të varur nga droga dhe alkooli;
1.8. me kërkesë të organeve gjyqësore, merr pjesë gjatë seancës gjyqësore;
1.9. kryen detyra të tjera sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesës së udhëheqësit.
Neni 17
Zyrtarët Publik të Shërbimit Sprovues të Kosovës
1. Zyrtarët Publik të Shërbimit Sprovues të Kosovës janë:
1.1. nëpunësit civil, dhe
1.2. nëpunës administrativ dhe mbështetës.
2. Zyrtarët Publik të Shërbimit Sprovues sipas ligjit për zyrtarët publik janë nëpunës civil.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
8
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
Neni 18
Të Drejtat e Personelit të SHSK-së
1. Përveç të Drejtave që janë të përcaktuara me Ligjin për Zyrtarët Publik, personeli i SHSK-së
ka edhe këto të drejta specifike:
1.1. Zyrtarët Publik të SHSK-së për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut të lartë dhe të
drejtpërdrejt me të liruar me kusht nga burgu, të dënuarve me dënime alternative,
kushteve të veçanta të punës, si dhe ekspozimit të rrezikut në vendin e punës dhe gjatë
vizitave në familje, gëzon shtesë ne page për rrezikshmëri në pune;
1.2. Kategorizimi i personelit të SHSK-së që përfiton shtesë mbi pagë për rrezikshmëri
do të rregullohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri i Drejtësisë.
2. Zyrtarët Publik të SHSK-së gëzojnë të gjitha të drejtat sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 19
Trajnimet profesionale të zyrtarëve publik të SHSK-së
1. Drejtoria e Përgjithshme e SHSK-së përgjigjet për hartimin dhe zhvillimin e strategjisë
së trajnimit profesional të zyrtarëve publik të SHSK-se për përmirësimin e rolit të tyre dhe
përgjegjësive profesionale.
2. Programi i trajnimeve hartohet në dy (2) drejtime kryesore:
2.1. Trajnimi bazik;
2.2. Trajnimi i vazhdueshëm.
Neni 20
Mbrojtja e të dhënave
1. Zyrtarët Publik të Shërbimit Sprovues të Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës janë të detyruar
të ruajnë dhe trajtojnë informacionet ne pajtim me legjislacionin përkatës ne fuqi.
2. Zyrtarët Publik të SHSK-së i ndalohet të bëjnë publike ose t’u japë personave të tretë të
dhëna që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të personave nën mbikëqyrje si dhe të dhëna me
karakter konfidencial.
3. Zyrtarët Publik të SHSK-së janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin sipas paragrafëve 1.
dhe 2. të këtij neni edhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës në përputhje me legjislacionin
në fuqi.
Neni 21
Detyrimi për shmangien nga konflikti i interesit
Zyrtarët Publik të SHSK-së nuk lejojnë që interesat e tyre private të bien ndesh me pozitën e
tyre publike, të shmangin kryerjen e detyrave private ose publike, që bien ndesh me pozitën e
tyre dhe që mund të krijojnë konflikt interesi. Zyrtarët Publik të SHSK-së veprojnë në pajtim me
dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionin në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit.
Neni 22
Publiciteti i punës
1. Ministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së, drejtpërdrejt apo nëpërmjet personave zyrtar
e informojnë opinionin për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative dhe personave të
liruar me kusht për punën dhe proceset në SHSK, vetëm nëse me Ligj është parapare ndryshe.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 8 GUSHT 2022, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 08/L–129 PËR SHËRBIMIN SPROVUES TË KOSOVËS
2. Për të mitur zbatohen përshtatshmërisht dispozitat e Kodit të Drejtësisë për të mitur.
3. Drejtori i Përgjithshëm në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me marrëveshje të veçantë
mund të lejojë qasje në dokumente sipas kërkesës së organizatave të cilat merren me mbrojtjen
e të drejtave të njeriut.
Neni 23
Shkeljet disiplinore dhe masat disiplinore
Shkeljet, procedura dhe masat disiplinore për zyrtarët publik të SHSK-së zbatohen në pajtim
me ligjin për zyrtarët publik.
Neni 24
Mbikëqyrja për Shërbimin Sprovues të Kosovës
Mbikëqyrja e punës për SHSK behet sipas legjislacionit në fuqi.
KAPITULLI IV
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 25
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji, nxirren brenda një (1) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore sipas këtij Ligji vlejnë aktet nënligjore të cilat janë në fuqi
nëse nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji.
Neni 26
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 08/L-129
14 korrik 2022
Shpallur me dekretin Nr. DL-248/2022, datë 01.08.2022 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu