GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
1
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
LIGJI NR.08/L-017
PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim që të rregullojë statusin, mënyrën e organizmit, kompetencat Agjencisë për
Parandalimin Korrupsionit, si organ i pavarur i specializuar në parandalimin e korrupsionit
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj parasheh statusin dhe kompetencat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit lidhur
me shqiptimin e masave dhe sanksioneve, me synim parandalimin e korrupsionit, forcimin e
integritetit dhe transparencës institucionale në Republikën e Kosovës, si dhe monitorimin e
zbatimit të strategjisë shtetërore.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj personave publikë dhe privat, në parandalimin e
korrupsionit, konfliktin e interesit, mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe prejardhjen dhe kontrollin e
pasurisë dhe dhuratave.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Agjencia - Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit;
1.2. Komisioni - Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës për mbikëqyrjen e punës së
Agjencisë;
1.3. Hetim administrativ – çdo veprim, kontroll apo verifikim të ndërmarrë nga Agjencia
në përputhje me Kapitullin IV të këtij ligji;
1.4. Vlerësimi kundër - korrupsion i akteve ligjore – rishikimi i formës dhe substancës
së akteve ligjore të hartuara apo miratuara me qëllim të zbulimit dhe minimizimit të
rreziqeve të hapësirave për korrupsion në legjislacion;
1.5. Vlerësimi i rrezikut të korrupsionit – procesi i identifikimit të rreziqeve institucionale
që mund ta lehtësojnë korrupsionin dhe rekomandimet e masave të zbutjes;
1.6. Plani i Integritetit – dokumenti i cili përgatitet si rezultat i vetë-vlerësimit të institucionit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
2
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
të ekspozimit të rrezikut të pranisë dhe zhvillimit të korrupsionit dhe ekspozimit ndaj
veprimeve të papranueshme etike dhe profesionale;
1.7. Sinjalizues – siç është përcaktuar në Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.
2. Për qëllime të këtij ligji, emrat e gjinisë mashkullore nënkuptojnë edhe gjininë femërore dhe
anasjelltas.
KAPITULLI II
AGJENCIA PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Neni 4
Statusi dhe struktura organizative e Agjencisë
1. Agjencia është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për
parandalimin e korrupsionit në Kosovë.
2. Struktura organizative e Agjencisë përcaktohet me rregulloren për organizimin e brendshëm,
të cilën e miraton Drejtori i Agjencisë.
3. Para miratimit të rregullores nga paragrafi 2 i këtij neni, Agjencia siguron pajtueshmëri të
saj me kriteret nga Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të
Agjencive të Pavarura.
Neni 5
Përgjegjësitë e Agjencisë
1. Agjencia është përgjegjëse për:
1.1. Zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit
Publik, Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe
Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve që përfshijnë:
1.1.1. Mbikëqyrjen dhe parandalimin e rasteve të konfliktit të interesit dhe marrjen
e masave të parapara me ligjin e veçantë;
1.1.2. Mbikëqyrjen e deklarimit të pasurive siç parashihet me ligj;
1.1.3. Mbikëqyrjen e pranimit të dhuratave që lidhen me kryerjen e detyrës zyrtare
dhe ndërmarrjen e masave të parapara me ligj;
1.1.4. Dhënien e mendimeve lidhur me konfliktin e interesit dhe mbikëqyrjen e
dhuratave që lidhen me kryerjen e detyrës zyrtare;
1.1.5. Mbikëqyrjen dhe marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e
sinjalizuesve.
1.2. Ndërmarrjen e veprimeve në fushën e monitorimit të planit të veprimit të strategjisë
nacionale kundër korrupsionit, vlerësimit kundër- korrupsion të akteve ligjore, vlerësimeve
të rrezikut të korrupsionit dhe planeve të integritetit që përfshijnë:
1.2.1. Dhënien e ndihmës profesionale dhe teknike, këshilla dhe mbështetje të
iniciativave të cilat synohen të ndërmerren nga institucionet për parandalim të
korrupsionit;
1.2.2. Dhënien e rekomandimeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
3
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Qeverinë e Republikës së Kosovës mbi vlerësimin e projektligjeve që lidhen me
parandalimin e korrupsionit kur kjo kërkohet nga këto institucione apo me vendim
të Drejtorit të Agjencisë;
1.2.3. Monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe planit të saj të
veprimit;
1.2.4. Bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile për
vetëdijesimin e publikut për parandalimin e korrupsionit;
1.2.5. Zhvillimin dhe mbikëqyrjen e vlerësimit të rrezikut të korrupsionit;
1.2.6. Dhënien e opinioneve lidhur me aktet ligjore për qëllim të përafrimit me
standardet ndërkombëtare kundër korrupsionit;
1.2.7. Monitorimin e zbatimit të planit të integritetit të institucioneve publike;
1.3. Kryerjen e hetimeve administrative dhe ndërmarrjen e veprimeve në rastet që bien
në kuadër të kompetencave të Agjencisë;
1.4. Referimin e kallëzimeve penale në prokurorinë e shtetit ose në rast të shkeljes
administrative përcjelljen e rastit tek organi administrativ kompetent;
1.5. Inicion procedurë kundërvajtëse nga fushëveprimtaria e vet në pajtim me legjislacionin
përkatës në fuqi;
1.6. Shqiptimin e gjobave dhe ndërmarrjen e masave tjera në përputhje me legjislacionin
në fuqi;
1.7. Mbledhjen, analizimin dhe publikimin e të dhënave statistikore ose të dhënave tjera
që lidhen me gjendjen e rasteve që bien në kuadër të kompetencave të Agjencisë;
1.8. I raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi punën e Agjencisë.
1.9. Përgatitjen dhe propozimin e buxhetit vjetor të Agjencisë;
1.10. Dizajnimin dhe zbatimin e mjeteve për parandalim të korrupsionit si trajnimet,
hulumtimet, edukimi dhe vetëdijesimi i publikut.
1.11. Kryerjen e detyrave tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Neni 6
Përfaqësimi dhe bashkëpunimet e Agjencisë
1. Agjencia bashkëpunon me institucionet vendore, ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.
2. Agjencia mund të marrë pjesë në takime rajonale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me
parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe mund të marrë pjesë në procesin e negociatave
për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim ndërinstitucional, ashtu siç është përcaktuar me
legjislacionin në fuqi.
3. Agjencia bashkëpunon me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës për realizimin
e detyrimeve që dalin nga aktet ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe ofron rekomandime për
përmbushjen e detyrimeve të tyre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
4
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Neni 7
Buxheti i Agjencisë
1. Agjencia harton buxhetin vjetor në pajtueshmëri me Ligjin për Menaxhimin e Financave
Publike dhe Përgjegjësitë.
2. Agjencia vendosë në mënyrë të pavarur për përdorimin e buxhetit, në pajtim me legjislacionin
përkatës në fuqi.
Neni 8
Pavarësia në ushtrimin e kompetencave
Zyrtarët e Agjencisë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare gëzojnë pavarësi të plotë dhe mbrojtje, si
dhe nuk mund të i’u imponohet asnjë presion nga jashtë për shkak të detyrës së tyre apo kur
ndërmarrin veprime të caktuara konkrete në pajtim me këtë ligj apo me ligjet e tjera në fuqi.
Neni 9
Drejtori i Agjencisë
1. Agjencia udhëhiqet nga Drejtori.
2. Drejtori i Agjencisë nuk ushtron asnjë funksion tjetër që mund të paraqesë konflikt interesi me
funksionin e tij sipas ligjit në fuqi.
Neni 10
Kriteret për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë
1. Kandidati për Drejtor të Agjencisë duhet të plotësojë kriteret minimale si më poshtë:
1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të ketë vendbanim të përhershëm në
Kosovë;
1.2. të ketë diplomë universitare, apo master në fushat e drejtësisë, administratë publike,
ekonomi financa dhe shkenca politike;
1.3. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal, përfshirë:
1.3.1. të mos ketë pasur masë disiplinore të shqiptuar në pesë (5) vitet e fundit;
1.3.2. ndaj tij të mos jetë ngritur aktakuzë për veprat penale të numëruara si krime
të rënda sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës;
1.4. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë në përjashtim të veprave penale
të kryera nga pakujdesia.
1.5. në gjashtë (6) vitet e fundit të mos ketë ushtruar funksion në subjekte politike apo të
mos ketë qenë kandidat, i zgjedhur apo i emëruar në organe legjislative apo ekzekutive
të nivelit qendror dhe lokal;
1.6. të ketë së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat pesë (5) vite
përvojë menaxheriale.
Neni 11
Procedura e zgjedhjes së Drejtorit të Agjencisë
1. Procedura për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë fillon gjashtë (6) muaj para skadimit të
mandatit të Drejtorit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
5
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, kur mandati përfundon para kohe, siç përcaktohet
me këtë ligj, procedura për emërimin e Drejtorit fillon brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e
lirimit të pozitës.
3. Kuvendi e shpall konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë, në media të shkruara,
elektronike dhe rrjete sociale në gjuhët zyrtare. Afati i kohëzgjatjes së konkursit nuk mund të
jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15), e as më i gjatë se njëzet (20) ditë.
4. Pas skadimit të afatit të paraparë në paragrafin 3. të këtij neni, Komisioni brenda afatit prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh, vlerëson nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për emërim si Drejtor
i Agjencisë, dhe diskualifikojnë kandidaturat që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me
konkurs.
5. Komisioni përkatës i Kuvendit zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili i plotëson kushtet për
t’u zgjedhur Drejtor i Agjencisë. Komisioni në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve
të intervistës, përgatitë listën e ngushtë të kandidatëve. Procesi i intervistimit është transparent
dhe mund të monitorohet nga shoqëria civile dhe palët e tjera të interesuara.
6. Komisioni ia propozon Kuvendit dy (2) kandidatët me më së shumti pikë. Në rast të pikëve të
barabarta, vetëm kandidatët që janë radhitur në pozitën e parë i propozohen Kuvendit për votim,
derisa, në rast të pikëve të barabarta të kandidatëve në pozitën e dytë, të gjithë kandidatët e
radhitur në pozitën e parë dhe të dytë i propozohen Kuvendit.
7. Kuvendi me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë zgjedhë
Drejtorin e Agjencisë. Votimi për zgjedhjen e Drejtorit është i fshehtë.
8. Drejtori emërohet me mandat pesë (5) vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.
Neni 12
Përgjegjësitë dhe kompetencat e drejtorit
1. Drejtori i Agjencisë ka përgjegjësitë e mëposhtme:
1.1. udhëheq dhe organizon punën e Agjencisë;
1.2. mbikëqyr punën e nëpunësve të Agjencisë;
1.3. përfaqëson Agjencinë brenda dhe jashtë vendit;
1.4. menaxhon buxhetin e Agjencisë dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të
tij, në pajtim me legjislacionin përkatës;
1.5. nxjerr vendime konform mandatit dhe kompetencave të Agjencisë;
1.6. lidh marrëveshje bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat vendore, rajonale
dhe ndërkombëtare, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
1.7. për rastet specifike dhe kur ka mungesë të ekspertizës brenda agjencisë, vendos për
angazhimin e ekspertëve të jashtëm, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.8. ushtron edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin ne fuqi.
1.9. nxjerrë dhe miraton aktet nënligjore sipas mandatit të Agjencisë, të përcaktuara me
ligj.
2. Në rast të mungesës së përkohshme, Drejtori i Agjencisë e autorizon me shkrim Drejtorin e
Departamentit përkatës për Administratë për ta zëvendësuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
6
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
3. Drejtori nuk pranon kurrfarë pagese nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për çfarëdo pune
tjetër të kryer brenda orarit të rregullt të punës.
Neni 13
Përfundimi i Mandatit të drejtorit
1. Mandati i Drejtorit të Agjencisë përfundon:
1.1. me përfundimin e mandatit të paraparë me këtë ligj;
1.2. me humbjen e përhershme të zotësisë së veprimit për të kryer funksionin e tij;
1.3. me dorëheqje;
1.4. nëse dënohet me vendim të formës së prerë me përjashtim të veprave penale të
kryera nga pakujdesia;
1.5. me shkarkim nga Kuvendi i Kosovës për shkak të dështimit në përmbushjen e
mandatit ligjor;
1.6. në rast të emërimit apo zgjedhjes në pozitë tjetër me pëlqimin e drejtorit;
1.7. me vdekje.
2. Nëse ngritët aktakuzë ndaj drejtorit, drejtori pezullohet sipas ligjit, në pritje të epilogut të rastit.
3. Në rast të përfundimit të rregullt të mandatit, drejtori ka të drejtë të shpërblehet në shumën
e pagës për periudhë tre (3) mujore që fillon nga përfundimi i emërimit, në shumën që ka qenë
e vlefshme ditën e përfundimit të emërimit. E drejta e shpërblimit përfundon para skadimit të
periudhës tre (3) mujore në rast se ish drejtori lidh kontratë punësimi ose pensionohet.
Neni 14
Emërimi dhe statusi i punonjësve të Agjencisë
1. Zyrtarët e Agjencisë konsiderohen zyrtarë publik në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publik.
2. Për punonjësit e Agjencisë hartohet kod i veçantë i mirësjelljes i cili miratohet nga Drejtori i
AKK-së.
Neni 15
Raportimi për punën e Agjencisë
1. Agjencia paraqet raport vjetor të punës për periudhën nga 1 janari deri 31 dhjetor të vitit
paraprak në Kuvendin e Republikës së Kosovës më së voni deri me 31 mars të vitit vijues.
2. Raporti vjetor përmban së paku këto informata:
2.1. përmbledhjen ekzekutive;
2.2. përshkrimin e përgjithshëm të agjencisë, kornizën e saj ligjore dhe organizimin e
brendshëm, buxhetin, personelin dhe prokurimin;
2.3. të dhëna statistikore dhe tjera lidhur me gjendjen e parandalimit të korrupsionit që ka
të bëjë me kompetencat e Agjencisë;
2.4. zbatimin e kornizës legjislative kundër korrupsionit dhe përmirësimin e kornizës
ligjore ekzistuese kundër korrupsionit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
7
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
2.5. zbatimin e Strategjisë shtetërore dhe Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit.
2.6. Informata rreth hetimeve administrative, informata për numrin e rasteve të referuara
në autoritetet e zbatimit të ligjit dhe gjyqësore, përfshirë informata statistikore për
shkarkimet nga puna, hetimet, aktakuzat dhe vendimet në lidhje me rastet e referuara
nga Agjencia, krahasime me vitet e kaluara dhe analiza;
2.7. deklarimin, origjinën dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, përfshirë
informata statistikore, krahasime me vitet e mëparshme dhe analiza;
2.8. pranimin e dhuratave në lidhje me kryerjen e detyrës zyrtare;
2.9. parandalimin e konfliktit të interesit në ekzekutimin e funksioneve publike, përfshirë
informata statistikore, krahasime me vitet e mëparshme dhe analiza;
2.10. vlerësimin kundër- korrupsion të akteve ligjore;
2.11. planet e integritetit;
2.12. bashkëpunimin me institucionet vendore;
2.13. bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare dhe institucione të huaja;
2.14. aktivitetet mediatike;
2.15. aktivitetet e vetëdijesimit të publikut;
2.16. kërkesat për qasje në informata publike;
2.17. mësimet e nxjerra dhe prioritetet në të ardhmen;
2.18. për çështjet lidhur me sinjalizimin siç parashihet me legjislacionin përkatës.
3. Raporti nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, do të publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë me
rastin e dërgimit në Kuvend.
KAPITULLI III
KOMISIONI MBIKËQYRËS I AGJENCISË
Neni 16
Komisioni
1. Komisioni mbikëqyr punën e Agjencisë në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës së
Kuvendit të Republikës së Kosovës.
2. Komisioni ndër tjera, ka këto kompetenca:
2.1. shqyrton raportet e Agjencisë;
2.2. mbikëqyrë dhe vlerëson në mënyrë periodike punën e Drejtorit të Agjencisë;
2.3. inicion procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e Drejtorit të Agjencisë;
2.4. kontrollon dhe mbikëqyr pasurinë e deklaruar nga zyrtarët e lartë të Agjencisë si dhe
trajtimin e çështjeve të konfliktit të interesit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
8
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
2. Komisioni nuk ka të drejtë ndërhyrjeje në asnjë mënyrë në rastet të cilat gjenden në
procedurën e hetimeve administrative të Agjencisë.
3. Vlerësimi i performancës së drejtorit bëhet i gërshetuar me vlerësimin e raporteve vjetore të
Agjencisë.
4. Kur drejtori dështon në plotësimin e mandatit të tij ligjor, Komisioni e fillon procesin e
përfundimit të mandatit të drejtorit, bazuar në raportin e bazuar dhe arsyetuar të cilin ia paraqet
Kuvendit për miratim përfundimtar.
5. Për qëllime të paragrafit 5 të këtij neni, dështimi i plotësimit të mandatit ligjor, nënkupton vetëm
dështimet serioze në formë të veprimeve apo mosveprimeve apo mungesës së paarsyeshme
në punë për më shumë se gjashtë (6) muaj. Vetëm përjashtimisht, drejtori duhet të shkarkohet
për një veprim apo mosveprim të vetëm, që ka quar në dështime shumë të rëndësishme në
punën e Agjencisë dhe ka pasur pasoja të rënda negative mbi të drejtat e njeriut të individëve
ose gjendjes materiale.
KAPITULLI IV
PROCEDURA E HETIMEVE ADMINISTRATIVE
Neni 17
Fillimi i hetimeve administrative
1. Agjencia zhvillon procedurën e hetimit administrativ në rastet që bien në mandatin e saj:
2. Hetimi administrativ fillohet:
2.1. Sipas detyrës zyrtare;
2.2. Sipas informacioneve të pranuara nga personat fizik apo juridik;
2.2.1. Sipas informatave anonime;
2.2.2. Sipas informatave nga publiku;
2.2.3. Dështimi i ndonjë personi për të respektuar ndonjë kërkesë ligjore të
paraparë në ligjet që bien në fushëveprimin e Agjencisë.
3. Dosja e hetimit administrativ duhet të përmbajë:
3.1. Arsyetimin për fillimit të hetimit;
3.2. Datën e fillimit të hetimit administrativ;
3.3. Përmbledhje të hollësishme të të gjitha veprimeve dhe hetimeve të mbledhura gjatë
hetimeve administrative; dhe
3.4. Rezultatet e hetimit administrativ, përfshirë datën kur hetimi administrativ ka
përfunduar.
4. Gjatë hetimit administrativ, Agjencia mund t’i ndërmarrë këto veprime:
4.1. kërkon, mbledh, hulumton dhe analizon dokumentacionin dhe informacionet tjera
relevante për rastin;
4.2. kërkon informacione relevante nga çdo person apo institucion relevant;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
9
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
4.3. Interviston çdo person i cili mund të ketë informata relevante për hetimet administrative;
dhe
4.4. Shqyrton çfarëdo rrethane në lidhje me rastin.
5. Në rast se gjatë hetimit administrativ arrihet deri tek dyshimi i arsyeshëm se personat të cilët
kanë qenë subjekte të hetimit administrativ kanë kryer vepër penale, Agjencia i ndërprenë të
gjitha veprimet hetimore dhe përpilon kallëzim penal i cili i referohet prokurorisë përkatëse.
6. Në rast se gjatë hetimit administrativ sipas dispozitave të këtij neni, arrihet deri tek dyshimi
se personat të cilët kanë qenë subjekte të hetimit administrativ kanë kryer shkelje apo sjellje të
pahijshme disiplinore, Agjencia ia dorëzon rastin organit administrativ kompetent me kërkesë
për fillimin e procedurës disiplinore.
7 Në rast se gjatë hetimit administrativ dyshohet për kundërvajtje, Agjencia inicion dhe
zhvillon vet procedurën kundërvajtëse ose e referon atë në gjykatën kompetente në pajtim me
legjislacionin përkatës në fuqi.
8. Referimi i rasteve nga paragrafët 5-7 të këtij neni e pezullojnë çdo parashkrim të paraparë
në nenin 22 të këtij ligji.
9. Agjencia e miraton rregulloren për procedurën e hetimeve administrative. Kjo rregullore i
përcakton rregullat e procedurës, mënyrën e pranimit dhe regjistrimit të rasteve, shpërndarjen
e brendshme dhe raportimin, menaxhimin e rastit, dhe arkivimin. Rregullorja është e qasshme
për të gjithë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe përmes faqes së internetit të
Agjencisë.
Neni 18
Rastet e hetimeve që i referohen organeve të tjera
1. Prokuroria, së paku është e obliguar që ta njoftoj Agjencinë në rast të:
1.1. hudhjes së kallëzimit penal;
1.2. ndjekjes penale të suksesshme; dhe;
1.3. ndjekjes penale të pasuksesshme.
2. Në rast të hudhjes së kallëzimit penal, pushimit të hetimeve, apo ndjekjes penale të
pasuksesshme, Agjencia e rihapë dhe e përfundon procedurën e hetimit administrativ.
3. Çdo institucion që e pranon rastin e referuar nga Agjencia kërkohet që ta njoftoj Agjencinë
rreth përfundimit të hetimit administrativ nga ana e tyre dhe çdo veprim të ndërmarr si rezultat
i atij hetimi.
4. Në rast se ndonjë institucion nuk ndërmerr asnjë veprim si rezultat i rastit të referuar nga
Agjencia, kjo e fundit e rihapë dhe përfundon procedurën e hetimit administrativ.
Neni 19
Raportimi i rasteve
1. Kushdo që dyshon se ka pasur shkelje të ligjeve që bien në kuadër të kompetencave të
Agjencisë mund të raportojë rastin e tillë në Agjenci. Raportimi mund të bëhet edhe në mënyrë
anonime.
2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk përjashton mundësinë e personit për t’i raportuar rastet drejtpërdrejt
tek institucionet e tjera kompetente.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
10
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Neni 20
Detyrimi për të dërguar informacione dhe dokumente në Agjenci
1. Me kërkesë të Agjencisë, organet qendrore dhe lokale, institucionet e sektorit publik, mbajtësit
e autorizimeve publike dhe personat e tjerë juridikë publikë ose privat, duhet t’i paraqesin pa
pagesë Agjencisë, brenda tetë (8) ditëve pas kërkesës së tillë, të gjitha të dhënat, përfshirë të
dhënat personale dhe dokumentet e kërkuara për kryerjen e detyrave të Agjencisë, në pajtim
me dispozitat e ligjeve të tjera.
2. Nëse autoritetet, personat fizikë dhe juridikë të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni nuk i
përgjigjen Agjencisë brenda periudhës dhe mënyrës së përmendur në atë paragraf, Agjencia e
informon organin që mbikëqyr punën e atyre autoriteteve dhe personave për marrjen e masave,
dhe mund të paraqesë raport të posaçëm në Kuvendin e Kosovës.
3. Në rast se autoritetet vazhdojnë të refuzojnë ofrimin e informacioneve dhe dokumentacionit
të kërkuar, agjencia shqipton masë në pajtim me nenin 23 të këtij ligji.
4. Në rast se autoritetet vazhdojnë të refuzojnë ofrimin e informacioneve dhe dokumentacionit
të kërkuar, Agjencia e njofton Prokurorin e Shtetit ose në raste të caktuara njofton Policinë.
5. Dokumentacionin e kërkuar nga Agjencia, institucionet tjera obligohen t’ju ofrojnë pa pagese,
përveç nëse shprehimisht parashihet ndryshe me ligj.
Neni 21
Kërkimi i informacionit nga individët
1. Me kërkesë të Agjencisë për kryerjen e detyrave të saj, punonjësit e sektorit publik dhe
personat përgjegjës të personave juridikë mund të ftohen nga Agjencia për të dhënë sqarime
dhe përgjigje për Agjencinë.
2. Personat nën hetim administrativ mund të ftohen nga Agjencia për të dhënë sqarime dhe
përgjigje për Agjencinë.
Neni 22
Përfundimi i hetimit administrativ
1. Hetimet administrative, nga neni 17 i këtij ligji, të përcaktuara sipas kompetencave të
Agjencisë, përfundojnë brenda periudhës kohore prej gjashtë (6) muajsh nga momenti i fillimit
të hetimit administrativ. Përjashtimisht në raste të veçanta Drejtori i Agjencisë mund të lejoj
zgjatjen e afatit me së shumti edhe për një (1) muaj.
2. Zgjatja e afatit për përfundimin e hetimeve administrative sipas paragrafit 1 të këtij neni
arsyetohet me shkrim nga drejtori dhe arsyetimi vendoset në dosjen e lëndës.
3. Me përfundim të hetimeve administrative, agjencia lëshon vendim për mbylljen e rastit dhe
shqipton masat ose sanksionet brenda fushëveprimit të Agjencisë.
4. Agjencia është përgjegjëse për ta njoftuar prokurorinë apo institucionet relevante për veprimet
e ndërmarra nga Agjencia si rezultat i rastit te referuar dhe kthyer në bazë të nenit 18 të këtij
ligji.
Neni 23
Masat dhe Sanksionet
1. Agjencia ka kompetenca për të shqiptuar sanksionet në vijim kundër personave fizikë, juridikë
si dhe institucioneve në pajtim me legjislacionin përkatës:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
11
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
1.1. Gjoba;
1.2. Qortim jo-publik;
1.3. Qortim publik;
1.4. Publikim të opinioneve.
2. Me rastin e shqiptimit të gjobave nga paragrafi 1 i këtij neni, palët kanë të drejtë ankese në
pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Vendimi për ankesën është përfundimtar.
KAPITULLI V
STRATEGJIA SHTETERORE DHE PLANI I VEPRIMIT KUNDËR KORRUPSIONIT
Neni 24
Strategjia Shtetërore dhe Plani i Veprimit Kundër Korrupsionit
1. Strategjia shtetërore dhe plani i veprimit kundër korrupsionit hartohet dhe miratohet nga
Qeveria e Republikës se Kosovës.
2. Agjencia merr pjesë dhe i ofron ndihme profesionale Qeverisë së Republikës së Kosovës
në hartimin e strategjisë shtetërore dhe planit të veprimit kundër korrupsionit.
3. Agjencia monitoron zbatimin e strategjisë shtetërore dhe planit të veprimit kundër
korrupsionit.
4. Institucionet publike që kane obligime që përcaktohen në Strategji shtetërore dhe plan të
veprimit kundër korrupsionit, i raportojnë Agjencisë dy herë ne vit mbi statusin e zbatimit te
veprimeve që dalin nga Strategjia shtetërore dhe plani i veprimit kundër korrupsionit.
5. Agjencia do të përfshijë të dhënat në lidhje me zbatimin e Strategjisë shtetërore dhe planit
të veprimit kundër korrupsionit në raportin e saj vjetor.
Neni 25
Plani i integritetit
1. Organet e administratës qendrore dhe agjencitë e pavarura, si dhe autoritetet komunale të
Kosovës, caktojnë zyrtarin përgjegjës për menaxhimin e përgatitjes dhe zbatimit të planit të
integritetit, miratojnë plane të integritetit me qëllim të identifikimit të proceseve të ndjeshme
ndaj sjelljeve dhe veprimeve që mund të jenë korruptive.
2. Planet e Integritetit duhet të nxjerrën nga institucionet publike në periudhë prej gjashtë (6)
muajsh pas hyrjes në fuqi të akteve nënligjore të përcaktuara në këtë ligj.
3. Plani i integritetit duhet të përmbajë:
3.1. Vetë-vlerësimin e ekspozimit të institucionit ndaj korrupsionit dhe formave të tjera
të cenimit të integritetit;
3.2. Informacione mbi fushëveprimin e punës së institucionit dhe burimeve njerëzore
të angazhuara në institucion.
3.3. Llojet e rreziqeve të korrupsionit dhe format e tjera të cenimit të integritetit;
3.4. Masat ekzistuese të kontrollit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
12
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
3.5. Masat parandaluese për zvogëlimin e rrezikut të korrupsionit dhe formave të tjera
të cenimit së integritetit dhe afatet për zbatimin e tyre;
3.6. Informacionin mbi personin përgjegjës për menaxhimin e përpilimit dhe zbatimit të
planit të integritetit;
3.7. Të dhëna tjera, në përputhje me udhëzimet për përpilimin dhe zbatimin e planit të
integritetit.
4. Agjencia merr pjesë në hartimin e planeve të integritetit siç kërkohet nga institucionet, si dhe
monitoron zbatimin e planeve të integritetit.
5. Planet e integritetit i paraqiten Agjencisë, tridhjetë (30) dite pas aprovimit nga institucioni.
Planet e integritetit janë plane tre (3) vjeçare dhe përditësohen nga ana e institucionit çdo vit.
6. Metodologjia uniforme dhe udhëzimet për përpilimin dhe zbatimin e planeve të integritetit
përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Drejtori i Agjencisë. Akti nënligjor publikohet në
Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyrja në fuqi bëhet pas publikimit në Gazetën
Zyrtare.
8. Agjencia ofron rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e planeve të integritetit dhe
zbatimin e tyre në institucion.
Neni 26
Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni
1. Agjencia bën vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit në fusha apo sektorë të ndryshëm.
2. Agjencia mund të kryej vlerësime të rrezikut në fushat apo sektorët që konsiderohen të jenë
veçanërisht të ekspozuar ndaj rreziqeve të korrupsionit dhe në fusha apo sektorë, të sugjeruar
nga organizatat publike, ku sugjerimet e tyre nuk janë të detyrueshme për Agjencinë.
3. Pas kryerjes së vlerësimit të rrezikut, Agjencia ia dërgon raportin organizatave dhe
institucioneve të përfshira dhe e publikon atë, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe.
Agjencia e informon edhe organin që mbikëqyr punën e atyre autoriteteve.
4. Metodologjia e vlerësimit të rrezikut përcaktohet me akt nënligjor të miratuar nga Drejtori i
Agjencisë.
Neni 27
Vlerësimi i akteve ligjore kundër korrupsionit
1. Gjatë procedurave të hartimit të projektligjeve dhe projekt akteve nënligjore, organi propozues
mund t’i bëjë kërkesë Agjencisë për të vlerësuar rreziqet dhe zbrazëtirat që potencialisht mund
ta rrisin korrupsionin, dhe nëse projekti është në pajtim me standardet ndërkombëtare kundër
korrupsionit.
2. Agjencia me iniciativën e saj mund të kërkoj përfshirje në grupet punuese të Qeverisë apo
Kuvendit.
3. Afatet për shqyrtimin e projekt akteve normative janë në pajtim me afatet e përcaktuara me
Rregulloren e Punës së Qeverisë, përkatësisht Rregulloren e Punës së Kuvendit, varësisht nga
institucioni të cilit i adresohet opinioni i Agjencisë.
4. Opinioni i dhënë nga Agjencia ka natyrë këshilluese dhe jo detyruese.
5. Nëse gjatë procedurës së konsultimit preliminar, siç është paraparë në Rregulloren e Punës
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
13
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
së Qeverisë dhe atë të Kuvendit, autoritetet përkatëse nuk i kanë inkorporuar rekomandimet e
Agjencisë, kjo e fundit mund t’i publikojë opinionet e saj në faqen e internetit të Agjencisë.
6. Agjencia me vetiniciativë mund të jep opinion për autoritetet sponsorizuese të legjislacionit dhe
autoritetet zbatuese përgjegjëse, për shqyrtim nga ana e tyre, bazuar në kriteret e specifikuara
në këtë nen, edhe për projektligjet, projekt-aktet nënligjore, aktet ligjore dhe aktet nënligjore që
janë ende në zbatim.
7. Metodologjia për vlerësim të potencialit të korrupsionit në legjislacion përcaktohet me akt
nënligjor të miratuar nga Drejtori i Agjencisë.
KAPITULLI VI
PUBLIKIMI, MBROJTJA E TË DHËNAVE, RUAJTJA E TË DHËNAVE DHE
KONFIDENCIALITETI I INFORMACIONIT
Neni 28
Ruajtja e të dhënave
1. Zyrtarët e Agjencisë, çdo person i punësuar nga Agjencia, si dhe të gjithë personat që vihen
në dijeni për fshehtësinë zyrtare gjatë bashkëpunimit me Agjencinë, janë të detyruar ta ruajnë
si informacion të klasifikuar çdo informacion që e kanë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre,
që konsiderohet fshehtësi e informacionit zyrtar, në pajtim me ligjin përkatës në fuqi.
2. Në kuptim të këtij ligji informacion i klasifikuar zyrtar konsiderohen:
2.1. informacionet në lidhje me të dhënat personale të individëve që janë ose kanë
qenë objekt i hetimit administrativ nga Agjencia,
2.2. të dhënat personale të raportuesve të rasteve nëse një gjë e tillë kërkohet nga raportuesit;
2.3. si dhe informacionet e tjera publikimi i të cilave mund të dëmtojë procesin e
hetimeve administrative.
3. Agjencia obligohet të ruajë të dhënat, informacionin dhe dokumentacionin e marrë në bazë
të këtij ligji dhe në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi
KAPITULLI VII
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 29
Dispozitat kalimtare
1. Dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 03/L-159 Për Agjencinë Kundër Korrupsionit në lidhje me
llogaritjen e mandatit pesë (5) vjeçar të Drejtorit të Agjencisë mbeten në fuqi deri në skadimin e
mandatit pesë (5) vjeçar të Drejtorit aktual.
2. Të gjitha referimet që i bëhen Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Ligjit Kundër
Korrupsionit në çdo ligj apo akt nënligjor në fuqi nënkuptojnë referimin në dispozitat e këtij Ligji.
3. Të gjitha referimet që i bëhen Agjencisë Kundër Korrupsionit në çdo ligj apo akt nënligjor në
fuqi nënkupton referimin në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, për aq sa e lejon fushë-
veprimtaria e përcaktuar përmes këtij Ligji.
4. Të gjitha rastet e iniciuara në bazë zë Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit
vazhdohen të procedohen sipas mandatit që Agjencia e ka pasur në kohën e inicimit të rastit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 21 KORRIK 2022, PRISHTINË
14
LIGJI NR.08/L-017 PËR AGJENCINË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
5. Deri në miratimin e Ligjit për pagat, Drejtori i Agjencisë ka një pagë në lartësinë e pagës së
Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës.
Neni 30
Aktet nënligjore
1. Aktet nënligjore të përcaktuara në këtë Ligj nxirren brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të
këtij Ligji.
2. Gjatë procesit të hartimit, të akteve nënligjore të përcaktuara në këtë ligj, Agjencia duhet t’i
konsultoj institucionet relevante dhe publike.
3. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të përcaktuara me këtë Ligj, të gjitha aktet nënligjore
të nxjerra nga Agjencia vazhdojnë të zbatohen me kusht që të mos jenë në kundërshtim me
dispozitat e këtij Ligji.
Neni 31
Shfuqizimi
1. Me hyrjen në të këtij ligji shfuqizohet:
1.1. Ligji Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit, si dhe
1.2. Ligji Nr. 2004/34 Kundër Korrupsionit.
Neni 32
Hyrja në Fuqi
1. Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës
së Kosovës.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, nenet 25, 26 dhe 27 të këtij ligji fillojnë të zbatohen
gjashtë (6) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ligji Nr. 08/L-017
01 korrik 2022
Shpallur me dekretin Nr. DL-246/2022, datë 18.07.2022 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu