GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
43
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
LIGJI NR. 08/L-075
PËR MARKAT TREGTARE
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të Nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR MARKAT TREGTARE
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Me këtë ligj përcaktohen kushtet dhe procedurat për regjistrimin e markave tregtare, të drejtat
që rrjedhin nga regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave.
2. Ky ligj është pjesërisht në përputhshmëri me Direktivën (BE) 2015/2436 të Parlamentit dhe
Këshillit Evropian, 16 Dhjetor 2015 për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me
markat tregtare dhe Direktivën 2004/48/ EC e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, 29
Prill 2004 Mbi Zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj zbatohet për subjektet që i nënshtrohen procedurës së regjistrimit për fitimin e markës
tregtare në Agjencinë për Pronësi Industriale.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Ministria - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;
1.2. Agjencia e Pronësisë Industriale (tash e tutje ‘’API’’) - Agjencia ekzekutive e
themeluar në kuadër të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;
1.3. Regjistri - regjistri i markave tregtare i udhëhequr nga API;
1.4. Markat tregtare të mirë njohura - Marka tregtare sipas nenit 6bis të Konventës
së Parisit;
1.5. Markë kolektive - nënkupton një markë tregtare e cila përshkruhet si e tillë në
aplikacionin për regjistrim të markës tregtare dhe e cila është e aftë të dallojë mallrat
ose shërbimet e anëtarëve të një shoqate që është pronar i markës nga mallrat ose
shërbimet e ndërmarrjeve tjera.
1.6. Markë certifikuese - nënkupton e cekur si e tillë në aplikacionin për regjistrim të
markës tregtare, dhe e cila është e aftë të dallojë mallrat ose shërbimet të cilat janë të
aprovuar nga pronari i markës në lidhje me materialin, mënyrën e prodhimit të mallrave
ose zbatimin e shërbimeve, cilësisë, saktësisë ose karakteristikat e tjera, nga mallrat
dhe shërbimet që nuk janë si të tilla të aprovuara.
1.7. Klasifikimi i Nicës - Klasifikimi i themeluar nga Marrëveshja e Nicës në Lidhje me
Klasifikimin Ndërkombëtar të Mallrave dhe Shërbimeve për Qëllime të Regjistrimit të
Markave Tregtare, e 15 Qershorit 1957 i rishikuar dhe e ndryshuar;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
44
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
1.8. Markë tregtare - Marka tregtare e fituar në procedurën para Agjencisë për
Pronësi Industriale në pajtim me dispozitat e këtij ligji, që kanë efekt në tërë territorin e
Republikës së Kosovës ;
1.9. Licenca Ekskluzive - Marrëveshje midis një pronari të markës tregtare dhe një
pale tjetër përmes së cilës pronari i lejon palës tjetër të përdorë markën tregtare në
formën që nuk do t’i lejojë askujt tjetër përdorimin e saj.
1.10. Licenca joekskluzive - Marrëveshje midis një pronari të markës tregtare dhe një
pale tjetër përmes së cilës pronari i lejon palës tjetër të përdorë markën tregtare, por
pa e kufizuar pronarin e markës tregtare që të përdor vetëm apo t`ia lejoj edhe palëve
të treta përdorimin e saj.
Neni 4
Fitimi i të drejtës në markë tregtare
1. E drejta për markë tregtare fitohet përmes regjistrimit në regjistrin e markave tregtare që e
udhëheq API.
2. Personi vendas dhe i huaj mund të jetë pronar i markës tregtare në Republikën e Kosovës.
3. Palët në procedurë, ose personi që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës apo nuk ka
seli të regjistruar të biznesit në Republikën e Kosovës duhet të përfaqësohet në API vetëm
përmes përfaqësuesve të autorizuar të cilët duhet ta përcaktojnë një adresë zyrtare për të gjitha
komunikimet zyrtare me API.
Neni 5
Shenjat prej të cilave mund të përbëhet marka tregtare
1. Markë tregtare mund të jetë çdo shenjë, në veçanti fjalët, duke përfshirë emrat personal ose
vizatimet, shkronjat, numrat, ngjyrat, formën e mallrave ose të paketimeve të tyre ose tingujt-
zërat, me kusht që këto shenja mund:
1.1. të dallojnë mallrat apo shërbimet e një subjekti ekonomik nga subjekti tjetër
ekonomik;
1.2. të përfaqësohen në regjistër në mënyrë të tillë, që të iu mundësojnë autoriteteve
kompetente dhe publikut të përcaktojnë qartë dhe saktë objektin e mbrojtjes që i njihet
pronarit të saj.
Neni 6
Shkaqet absolute të refuzimit apo pavlefshmërisë
1. Marka tregtare nuk do të regjistrohet apo, nëse është e regjistruar, do të shpallet e
pavlefshme, nëse:
1.1. shenjat të cilat nuk janë në përputhje me markën tregtare sipas Nenin 5 të këtij ligji;
1.2. shenjat të cilat nuk përmbajnë ndonjë veçori dalluese;
1.3. markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht nga shenja ose tregues që mund
të përdoren në tregti për të përcaktuar llojin, cilësinë, sasinë, qëllimin e synuar, vlerën,
prejardhjen gjeografike, kohën e prodhimit të mallrave ose të kryerjes së shërbimeve
ose për të treguar karakteristika të tjera të mallrave dhe shërbimeve;
1.4. markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht nga shenja ose tregues të cilat janë
bërë të zakonshme në gjuhën e përditshme ose janë përdorur në mirëbesim (bona fide)
dhe që kanë krijuar praktika të zakonshme tregtare;
1.5. shenjat të cilat përbëhen ekskluzivisht prej:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
45
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
1.5.1. formës, apo karakteristikës tjetër, e cila rezulton nga vetë natyra e mallrave;
1.5.2. formës, apo karakteristikës tjetër, e cila është e nevojshme për të fituar një
rezultat teknik;
1.5.3. formës, apo karakteristikës tjetër, e cila u jep mallrave një vlerë substanciale
apo më të rëndësishme;
1.6. markat tregtare që janë në kundërshtim me rendin publik apo parimet e pranuara
të moralit;
1.7. markat tregtare që janë të natyrës së tillë që mund të mashtrojnë publikun, për
shembull përkitazi me natyrën, cilësinë apo prejardhjen gjeografike të mallrave ose
shërbimeve;
1.8. markat tregtare që nuk kanë autorizim nga autoritetet kompetente dhe që duhet të
refuzohen apo shpallen të pavlefshme sipas Nenit 6ter të Konventës së Parisit;
1.9. markat tregtare të cilat janë të përjashtuara nga regjistrimet sipas legjislacionit të
Republikës së Kosovës, apo marrëveshjeve ndërkombëtare pjesë e të cilave është
Republika e Kosovës, e që ofrojnë mbrojtje për emërtimet e origjinës apo treguesit
gjeografik;
1.10. markat tregtare që janë përjashtuar nga regjistrimi sipas legjislacionit të Republikës
së Kosovës apo sipas marrëveshjes ndërkombëtare ku janë palë Republika e Kosovës
dhe Bashkimi Evropian e që ofrojnë mbrojtje për shprehjet tradicionale të verës;
1.11. markat tregtare të cilat përjashtohen nga regjistrimi sipas sipas legjislacionit të
Republikës së Kosovës apo marrëveshjes ndërkombëtare ku janë palë Republika e
Kosovës dhe Bashkimi Evropian, e që ofron mbrojtje për specialitetet tradicionale të
garantuara;
1.12. markat tregtare të cilat përbëhen nga denominimi i mëhershëm i varietetit bimor,
apo riprodhimit në elementet e saja esenciale, të regjistruar në pajtim me dispozitat
ligjore të Republikës së Kosovë apo marrëveshjen ndërkombëtare ku janë palë
Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, e që ofrojnë mbrojtje për të drejtat e
varieteteve bimore, dhe të varieteteve bimore të specieve të njëjta apo të afërme;
1.13. markat tregtare përdorimi i të cilave mund të ndalohet sipas dispozitave të ndonjë
ligjit tjetër të zbatueshëm në Republikën e Kosovës;
1.14. marka tregtare që përmban shenjat, emblemat, stemat, që nuk janë përfshi në
nenin 6ter të Konventës së Parisit dhe që janë me interes publik, përveç nëse lejimi i
autoritetit kompetent për regjistrimin e tyre është në përputhje me dispozitat ligjore të
Republikës së Kosovës.
2. Markat tregtare nuk do t’i refuzohet regjistrimi në përputhje me paragrafin 1.2., 1.3. ose 1.4.
të këtij neni nëse, përpara datës së aplikimit për regjistrim, gjatë përdorimit të markës tregtare
ajo ka fituar një karakter të veçantë apo dallues.
3. Markat tregtare nuk shpallet e pavlefshme për të njëjtat arsye nëse para datës së paraqitjes
së aplikimit për deklarimin e pavlefshmërisë, pas përdorimit që është bërë prej saj, ajo ka
fituar një karakter të veçantë apo dallues.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
46
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 7
Shkaqet relative për refuzim apo pavlefshmëri
1. Me rastin e paraqitjes së kundërshtimit nga pronari i markës së mëhershme, marka tregtare
për të cilën është paraqitur aplikimi nuk regjistrohet ose nëse është regjistruar shpallet e
pavlefshëm, nëse:
1.1. është identike me markën e mëhershme dhe mallrat ose shërbimet për të cilat
paraqitet aplikimi, janë identike me mallrat ose shërbimet e mbrojtura me markën e
mëhershme;
1.2. është identike ose e ngjashme me markën e mëhershme dhe mallrat ose shërbimet
për të cilat paraqitet aplikimi janë të ngjashme me mallrat ose shërbimet të cilat
mbrohen nga marka e mëhershme tregtare dhe kur për shkak të njëllojshmërisë ose
të ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku ku përfshihet
edhe mundësia e asociimit me markën e mëhershme.
2. “Marka tregtare e mëhershme “ në kuptimin e paragrafit 1 të këtij neni nënkuptohen:
2.1. marka e regjistruar me një datë aplikimi apo datë të përparësisë më të hershme;
2.2. aplikimi për regjistrim të një marke, me një datë aplikimi ose datë të përparësisë
më të hershme, në procedure të regjistrimit;
2.3. aplikime për markat tregtare të përmendura në nënparagrafi 2.1. dhe 2.2. të këtij
neni nëse ato regjistrohen;
2.4. markat tregtare të cilat në datën e aplikimit për regjistrimin e markës tregtare, ose,
nga data e përparësisë së kërkuar për aplikimin për regjistrimin e markës tregtare, janë
të mirënjohura në Republikën e Kosovës, në kuptimin në të cilin fjalët “të mirënjohura”
përdoren sikurse në nenin 6bis të Konventës së Parisit. Përcaktimi i kritereve për marka
të mirënjohura behët me akt nënligjor të nxjerrë nga ministri.
3. Marka tregtare nuk duhet të regjistrohet ose, nëse është e regjistruar, mund të shpallet e
pavlefshme kur:
3.1. është identike ose e ngjashme me një markë tregtare të mëhershme, pavarësisht
nëse mallrat ose shërbimet për të cilat është aplikuar ose regjistruar janë identike, të
ngjashme ose jo të ngjashme me ato për të cilat është regjistruar marka e mëhershme,
kur marka tregtare e mëhershme ka një reputacion në Republikën e Kosovës dhe
përdorimi I markës tregtare të mëvonshme pa shkaqe të arsyeshme do të përfitonte
në mënyrë jo të drejtë nga, ose do të ishte e dëmshme për karakterin dallues ose
reputacionin e markës tregtare të mëhershme;
3.2. një agjent tregtar ose përfaqësues i pronarit të markës tregtare aplikon për regjistrim
në emrin e tij pa autorizimin e pronarit, përveç nëse agjenti ose përfaqësuesi arsyetojnë
veprimet e tyre;
3.3. një aplikacion për një emërtim të origjinës ose një tregues gjeografik është paraqitur
tashmë para datës e aplikimit për regjistrimin e markës tregtare ose datën e përparësisë
së pretenduar për aplikim për aq sa emërtimi i origjinës ose treguesi gjeografik i jep të
drejtën pronarit të ndaloj përdorimin e një marke tregtare te mëvonshme.
4. Një markë tregtare nuk duhet të regjistrohet ose, nëse është e regjistruar, mund të shpallet
e pavlefshme kur:
4.1. të drejtat për një markë të pa regjistruar apo të ndonjë shenje tjetër që është në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
47
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
përdorim në Republikën e Kosovës janë fituar para datës së aplikimit për regjistrimin
e markës tregtare të mëvonshme, ose para datës së të drejtës së përparësisë së
pretenduar, e ajo markë e pa regjistruar apo ndonjë shenje tjetër i japin pronarit të saj
të drejtën të ndalojë përdorimin e një marke tregtare të mëvonshme;
4.2. përdorimi i markës tregtare mund të ndalohet në bazë të një të drejte të mëhershme
në veçanti:
4.2.1. një e drejtë për emër;
4.2.2. një e drejtë e portretit personal;
4.2.3. një e drejtë e autorit;
4.2.4. një e drejtë pronës industriale.
5. Marka tregtare e mëvonshme nuk do të refuzohet ose shpallet e shfuqizuar në pajtim me këtë
nen, kur pronari i një marke tregtare të mëhershme ose të një të drejte tjetër të mëhershme e
jep pëlqimin me shkrim për regjistrimin e saj.
6. Aplikimi për markë tregtare mund të refuzohet, ose nëse është regjistruar, të shfuqizohet,
nëse kërkesa për regjistrim të markës tregtare është bërë me keqbesim nga aplikuesi.
Neni 8
Arsyet e refuzimit ose pavlefshmërisë në lidhje me vetëm disa nga mallrat ose
shërbimet
Kur ekzistojnë bazat për refuzimin e regjistrimit ose pavlefshmërinë e një marke tregtare në
lidhje me vetëm disa nga mallrat ose shërbimet për të cilat ajo markë tregtare është aplikuar
ose regjistruar, refuzimi i regjistrimit ose pavlefshmëria do të mbulojë vetëm ato mallra ose
shërbime.
KAPITULLI II
TË DEJTAT E FITUARA NGA REGJISTRIMI I MARKËS TREGTARE
Neni 9
Të drejtat e fituara nga marka tregtare
1. Marka e regjistruar është e drejtë ekskluzive e pronarit të saj.
2. Pronari i markës tregtare të regjistruar ka të drejtë të ndalojë të gjitha palët e treta që nuk
kanë pëlqimin e tij që ta përdorin atë gjatë afarizmit tregtarë, lidhur me mallra apo shërbime,
çfarëdo shenje që:
2.1. është identike me markën tregtare, për mallra ose shërbime që janë identike me
ato për të cilat është regjistruar marka tregtare;
2.2. është identike ose e ngjashme me markën apo që, për shkak të njëllojshmërisë
apo ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve, për të cilat përdoret shenja, me mallrat
apo shërbimet, që mbulohen nga marka e regjistruar, mund të shkaktojnë konfuzion te
publiku lidhur me markën tregtare;
2.3. është identike apo e ngjashme me markën tregtare, pavarësisht se a janë mallrat
dhe shërbimet e markës që përdoret të ngjashme apo identike me markën e regjistruar,
kur kjo e fundit ka reputacion në Republikën e Kosovës dhe nga përdorimi i shenjës, pa
shkak të arsyeshëm keqpërdoret karakteri dalluese apo reputacioni i markës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
48
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
3. Pronari i markës gjithashtu mund të ndalojë këto veprime:
3.1. vendosjen e shenjës në mallra apo në paketimet e tyre;
3.2. futja e mallrave në treg, ofrimi i tyre për shitje dhe ofrimi i shërbimeve duke përdorur
këtë shenjë, ose magazinimi i tyre për këto qëllime;
3.3. importimi apo eksportimi i mallrave me atë shenjë;
3.4. përdorimi i shenjës si emër tregtar i subjektit ekonomik apo pjesë të emrit tregtar
ose subjektit ekonomik;
3.5. përdorimi i shenjës në dokumente afariste ose në reklamim.
4. Pronari i markës tregtare të regjistruar ka të drejtë t’ia ndaloj të gjitha palëve të treta futjen e
mallrave në Republikën e Kosovës, pa qenë të lëshuara për qarkullim të lirë tregtar, kur mallrat
e tilla, përfshirë paketimet e tyre, vijnë nga vendet të cilat nuk është shteruar e drejta e markës
tregtare dhe përdorin pa autorizim markën tregtare që është identike me markën tregtare të
regjistruar në lidhje me mallrat.
5. Të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi i markës kanë efekt mbi palët e treta që nga data
e publikimit të regjistrimit të markës tregtare. Mund të kërkohet kompensim për shkeljen e
markës që ndodhin pas datës së publikimit të regjistrimit të markës tregtare, shkeljet të cilat
pas publikimit të regjistrimit të markës tregtare duhet të ndalohen. Gjykata që ka në shqyrtim
çështjen nuk mund të vendosë për këtë çështje derisa të publikohet regjistrimi.
Neni 10
E drejta për të ndaluar veprimet përgatitore në lidhje me përdorimin e paketimeve dhe
mjeteve tjera
1. Kur ekziston rreziku që paketimet, etiketat, veçoritë ose shenjat e sigurisë ose origjinalitetit,
apo çfarëdo mjeti tjetër të cilit i është vendosur marka tregtare, mund të përdoren në lidhje me
mallrat ose shërbimet dhe se ky përdorimi do të përbënte një shkelje të të drejtave të pronarit të
një marke tregtare sipas nenit 9 paragrafët 2 dhe 3 të këtij ligji, pronari i kësaj marke tregtare ka
të drejtë të ndalojë veprimet e mëposhtme, nëse ato kryhen gjatë qarkullimit tregtar si:
1.1. vendosjen e një shenjë identike ose të ngjashme me markën tregtare në paketim,
etiketë, veçoritë ose shenjat e sigurisë ose origjinalitetit apo në ndonjë objekt tjetër, në
të cilin mund të vendoset marka;
1.2. ofrimin ose vendosjen në treg apo magazinimin e tyre për ato qëllime, importimin
ose eksportimin, paketimin, etiketimin, veçoritë ose shenjat e sigurisë ose origjinalitetit,
ose ndonjë objekt tjetër, në të cilin është vendosur marka.
Neni 11
Citimi markave tregtare në fjalor
Nëse marka e regjistruar tregtare është cekur në fjalor, enciklopedi apo material të ngjashëm
që shërben si referencë dhe jep përshtypjen se ajo përbën emër gjenerik të mallrave ose
shërbimeve për të cilat është regjistruar marka tregtare, duke përfshirë ato në formë elektronike,
botuesi me kërkesë të pronarit të markës tregtare në botimin e ardhshëm të publikimit, me një
reference tregon se ajo markë është e regjistruar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
49
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 12
Markat tregtare të regjistruara në emër të përfaqësuesit tregtar
1. Kur marka tregtare është regjistruar në emër të përfaqësuesit tregtar pa autorizimin e pronarit
te markës tregtare, pronari ka të drejtë të kërkoj si ne vijim:
1.1. kundërshtojë përdorimin e markës tregtare nga agjenti tregtar ose përfaqësuesi i tij
duke paraqitur një kërkesë në gjykatën kompetente dhe te kërkojë bartjen e markës
tregtare në emër të tij. Kur kërkesa për bartje është bërë pjesërisht ose plotësisht
nga gjykata dhe aktgjykimi është bërë i formës së prerë, API do të sigurojë që bartja e
pjesshme ose e plotë e markës tregtare të regjistrohet në Regjistër dhe të publikohet.
2. Në vend të bartjes të markës tregtare sipas nën-paragrafit 1.1 të këtij neni, pronari mund të
kërkojë deklarimin e shfuqizimit së kësaj marke tregtare në përputhje me nenin 52 të këtij Ligji.
Neni 13
Kufizimi i efekteve e markës tregtare
1. Pronari i markës tregtare nuk ka të drejtë ti ndalojë një pale të tretë që në veprimtarinë e tij
afariste të përdorë marka tregtare gjatë qarkullimit tregtar:
1.1. emrin apo adresës së palës së tretë, kur pala e tretë është person fizik;
1.2. shenjat apo indikacionet të cilat nuk janë të dallueshme apo të cilat kanë të bëjnë
me llojin, kualitetin, sasinë, qëllimin e synuar, vlerën, prejardhjen gjeografike, kohën e
prodhimit të mallrave apo ofrimin e shërbimeve, apo karakteristikat tjera të mallrave
apo shërbimeve;
1.3. Markën tregtare, për qëllime të identifikimit apo referimit në mallra ose shërbime si
ato të pronarit të asaj marke tregtare, veçanërisht kur përdorimi i markës tregtare është
i domosdoshëm për të treguar qëllimin e përdorimit të një produkti apo shërbimi, në
veçanti në rastin e pajisjeve shtese ose pjesëve rezervë.
2. Paragrafi 1 të këtij neni do të zbatohet vetëm kur përdorimi i bërë nga pala e tretë është në
përputhje me praktikat e ndershme në çështjet industriale apo tregtare.
Neni 14
Shterimi i të drejtave të fituara nga një markë tregtare
1. Pronari nuk mund të ndalojë për dorimin e markës tregtare në produktin që pronari ka vendosur
në treg në njërin nga këto vende:
1.1. Republika e Kosovës;
1.2. shteti anëtar i Bashkimit Evropian;
1.3. shteti anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane;
1.4. shteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor;
1.5. shteti me të cilin Republika e Kosovës ka marrëveshje të tregtisë së lirë ose
lehtësira tregtare.
2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet kur, pronari i markës tregtare kundërshton tregtimin e
mëtejshëm të mallrave, kur dëshmohet se gjendja apo cilësia e mallrave është ndryshuar ose
dëmtuar pas vendosjes së tyre në treg.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
50
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 15
Përjashtimi i një deklarate pavlefshmërie për shkak të tolerimit
1. Kur pronari i markës së mëhershme tregtare ka toleruar pa kundërshtim për një periudhë
të pandërprerë pesë (5) vjeçare, përdorimin e një marke të regjistruar më vonë në Republikën
e Kosovës, duke qenë në dijeni të përdorimit të saj, ai humb të drejtën që në bazë të markës
së mëhershme tregtare të kërkojë shpalljen e markës së mëvonshme tregtare të pavlefshme
ose ta kundërshtojë përdorimin e markës së mëvonshme për mallrat ose shërbimet për të cilat
marka e mëvonshme është përdorur, përveç kur regjistrimi i markës së mëvonshme është bërë
në keqbesim.
2. Paragrafi 1 i këtij neni aplikohet edhe për pronarin e markës tregtare të mëhershme të referuar
në Nenin 7 paragrafi 3 të këtij ligji.
3. Në rastet e referuara në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, pronari i markës tregtare të
mëvonshme nuk ka të drejtë të kundërshtojë përdorimin e markës tregtare të mëhershme, edhe
pse nuk mund të thirret më në atë të drejtë kundër markës tregtare të mëvonshme.
Neni 16
Përdorimi i markës tregtare
1. Nëse brenda një periudhe pesë (5) vjeçare nga data e regjistrimit të markës tregtare, pronari
i markës tregtare nuk e ka përdorur në mënyrë të mirëfilltë markën tregtare në Republikën e
Kosovës, për mallrat ose shërbimet për të cilat është regjistruar marka, apo nëse përdorimi
i markës tregtare është pezulluar për një periudhë të pandërprerë pesë (5) vjeçare, marka
tregtare bëhet subjekt i kufizimeve dhe sanksioneve të parashikuara në këtë ligj, përveç kur
ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e saj.
2. Data e fillimit të periudhës pesë (5) vjeçare, siç referohet në paragrafin 1 të këtij neni,
regjistrohet në Regjistër.
3. Përdorimi i markës tregtare, sipas paragrafit 1 të këtij neni , duhet gjithashtu të nënkuptojë:
3.1. përdorimin e markës tregtare në mënyrë që dallon në elementet të cilat nuk e
ndryshojnë karakterin dallues të markës në formën që ajo është regjistruar, pavarësisht
nëse marka tregtare në formën e përdorur është e regjistruar ose jo edhe në emër të
pronarit;
3.2. vendosjen e markës tregtare në mallrat apo paketimet e tyre në Republikën e
Kosovës vetëm për qëllime eksporti.
4. Përdorimi i markës tregtare me pëlqimin e pronarit duhet të kuptohet si përdorim nga ana e
pronarit.
KAPITULLI III
MARKAT TREGTARE SI OBJEKTE PRONËSORE
Neni 17
Bartja e pronësisë së markave tregtare të regjistruara
1. Marka tregtare mund të bartet, veçmas prej ndërmarrjes, për disa apo për te gjitha mallrat
dhe shërbimet për të cilat është regjistruar.
2. Bartja e pronësisë se ndërmarrjes përfshin edhe bartjen e markave tregtare, kjo përjashtohet
vetëm ne rastet kur ne marrëveshjen për bartje është cekur saktë se markat tregtare nuk barten
se bashku me ndërmarrjen.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
51
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
3. Me kërkesë të njërës prej palëve bartja shënohet në Regjistër me kusht që të ofrohen dëshmi
të mjaftueshme për bartje si:
3.1. kopja e kontratës së bartjes apo pjesa e asaj kontrate;
3.2. certifikata origjinale e bartjes e bërë me shkrim dhe e nënshkruar nga të dyja palët
apo aktgjykimi i dhënë për atë çështje, të cilat duhen t’i parashtrohen API;
3.3. si dhe duhet dhe të jetë paguar taksa e paraparë për regjistrimin e bartjes në
Regjistër.
4. Bartja e markës tregtare publikohet në buletinin zyrtar të API.
5. Kërkesa për regjistrimin e bartjes në regjistër duhet të paraqitet sipas kushteve dhe mënyrës
së paraparë me akt nënligjor. Për regjistrimin e markës tregtare te nxjerre nga Ministri.
6. Përderisa bartja nuk është regjistruar në Regjistër, përfituesi i të drejtës nuk mund t’i përdorë
të drejtat që dalin nga regjistrimi i markës tregtare.
7. Çfarëdo njoftimi nga API duhet të dërgohet tek pronari i ri të regjistruar nga data e regjistrimit
të të drejtës.
Neni 18
Të drejtat e pengut
1. Marka tregtare pavarësisht nga subjektet, sigurohet ose mund të jetë objekt i pengut.
2. Pengu regjistrohet në Regjistrin e Markave Tregtare me kërkesë të njërës nga palët dhe
publikohet në buletinin zyrtare të API-se.
3. Kërkesa për regjistrimin e pengut në Regjistrin e Markave Tregtare duhet të bëhet sipas
kushteve dhe mënyrës së paraparë me akt nënligjor për regjistrimin e markës tregtare te
nxjerre nga Ministri.
Neni 19
Marka tregtare si objekt i përmbarimit
1. Marka tregtare mund të jetë objekt i përmbarimit.
2. Gjykata që ndërmerr dhe shqipton masa përmbaruese sipas detyrës zyrtare informon Zyrën
për masën përmbaruese të ndërmarrë apo shqiptuar kundër markës tregtare me qëllim të
regjistrimit të procedurës së përmbarimit në Regjistrin e Markave Tregtare.
3. Masa e ndërmarrë apo shqiptuar e përmbarimit kundër markës tregtare të regjistruar në
Regjistrin e Markave Tregtare publikohet në Buletinin Zyrtare të API.
4. Kërkesa për regjistrimin e masës së përmbarimit në regjistrin e markave tregtare duhet të
paraqitet sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar me akt nënligjor për regjistrimin e markës
tregtare të nxjerrë nga Ministri.
Neni 20
Falimentimi
1. Kur pronari i markës tregtare është i përfshirë në falimentim ose procedura të ngjashme, me
kërkesë të autoritetit kompetent, regjistrohet në Regjistër dhe publikohet në buletinin zyrtar të
API.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
52
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
2. Kërkesa për regjistrimin e falimentimit ose procedurave të ngjashme në të cilat është përfshirë
marka tregtare në regjistër duhet të paraqitet sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar me akt
nënligjor për regjistrimin e markës tregtare te nxjerre nga Ministri.
Neni 21
Kontrate për licencë
1. Markë tregtare mund të licencohet për disa ose të gjitha mallrat ose shërbimet për të cilat
është regjistruar, për tërë ose një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Një licencë mund
të jetë ekskluzive ose jo-ekskluzive.
2. Pronari i markës tregtare mund të kërkojë të drejtat e fituara nga ajo markë tregtare kundër
të licencuarit, i cili kundërshton ndonjë dispozitë në kontratën e tij të licencimit, në lidhje me:
2.1. kohëzgjatjen e saj;
2.2. fushën e mbuluar nga regjistrimi në të cilin mund të përdoret marka tregtare;
2.3. fushëveprimi i mallrave ose shërbimeve për të cilat është dhënë kontrata për
licencë;
2.4. territorin në të cilin mund të vendoset marka tregtare; ose
2.5. cilësinë e mallrave të prodhuar ose të shërbimeve të ofruara nga i licencuari.
3. Pa cenuar dispozitat e kontratës së licencimit, i licencuari mund të procedojë për shkelje
të markës tregtare vetëm nëse pronari i tij pajtohet me të. Sidoqoftë, mbajtësi i një licence
ekskluzive mund të iniciojë një procedurë të tillë nëse pronari i markës tregtare, pas njoftimit
zyrtar, nuk e inicion vetë procedurën e shkeljes brenda një periudhe të arsyeshme.
4. I licencuari ka të drejtë të ndërhyjë në procedurën e shkeljes të iniciuar nga pronari i markës
tregtare për kompensimin e dëmit të pësuar prej tij.
5. Me kërkesë të njërës prej palëve kontrata për licencë shënohet në Regjistrin e Markave
Tregtare me kusht që të ofrohen dëshmi për licence si:
5.1. kopja e marrëveshjes për licencim apo pjesa e marrëveshjes për dhënien e
licencës e bërë me shkrim dhe e nënshkruar nga të dyja palët, dhe i parashtrohen API-
se;
5.2. të jetë paguar taksa e paraparë për regjistrimin e licencës në Regjistrin e Markave
Tregtare.
6. Kontrata për licencë e markës tregtare do të publikohet në buletinin zyrtar të API.
7. Kërkesa për regjistrimin e licencës në Regjistrin e Markave Tregtare duhet të bëhet sipas
kushteve dhe mënyrës së paraparë me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri Për regjistrimin e
markës tregtare të nxjerrë nga Ministri.
Neni 22
Efektet ndaj palëve të treta
1. Dispozitat ligjore të cekura në nenet 17, 18 dhe 21 të këtij ligji zbatohen ndaj palëve të treta
vetëm pas regjistrimit në Regjistrin e Markave Tregtare. Dispozitat e cekura në këtë paragraf
zbatohen ndaj palëve të treta edhe përpara se marka tregtare të jetë regjistruar në regjistër,
nëse dëshmohet se pala e tretë ishte në dijeni të ekzistimit të një drejte të tillë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
53
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet në rastin kur një subjekti fiton markën tregtare ose
të drejtën lidhur me markën tregtare përmes bartjes së tërë subjektit ekonomik apo përmes
trashëgimisë.
Neni 23
Aplikimet për regjistrimin e markës tregtare si objekt i pasurisë
Nenet 17 deri 22 të këtij ligji duhet të zbatohen njëjtë sikur në procedurën për aplikim për
regjistrim të markave tregtare.
KAPITULLI IV
APLIKIMI PËR MARKË TREGTARE
Neni 24
Paraqitja e aplikacionit për Markë tregtare
1. Procedura për regjistrimin e një marke tregtare fillon me paraqitjen e aplikacionit për
regjistrimin e një marke tregtare në API.
2. Aplikacioni për regjistrimin e një marke tregtare duhet të përmban si vijon:
2.1. kërkesën për regjistrimin të markës tregtare;
2.2. të dhënat për paraqitësin;
2.3. listën e mallrave apo shërbimeve për të cilat kërkohet regjistrimi;
2.4. dukjen e markës tregtare.
3. Aplikimi për regjistrimin e markës tregtare i nënshtrohet pagesës së tarifës.
4. Aplikimi për regjistrimin e markës tregtare duhet të plotësoj kushtet të përcaktuar me
paragrafin 2. të këtij neni dhe kushtet tjera të përcaktuara me akt nënligjor Për regjistrimin e
markës tregtare të nxjerrë nga Ministri.
Neni 25
Data e paraqitjes së aplikimit
Data e paraqitjes së aplikimit për regjistrimin e markës tregtare është data e pranimit të
aplikacionit në API. Nëse disa dokumente janë parashtruar me data të ndryshme si datë e
paraqitjes konsiderohet data në të cilin është pranuar dokumenti i fundit për plotësimin e
kushteve sipas nenit 24 paragrafit 2 të këtij ligji në API.
Neni 26
Përcaktimi dhe klasifikimi i mallrave dhe shërbimeve
1. Mallrat dhe shërbimet për të cilat kërkohet regjistrimi i markës tregtare klasifikohen në
përputhje me sistemin e Klasifikimit të Nicës.
2. Mallrat dhe shërbimet për të cilat kërkohet mbrojtje do të përcaktohet nga aplikuesi me
qartësi dhe saktësi të mjaftueshme për të mundësuar autoritetet kompetente dhe subjektet
ekonomikë, që të përcaktojnë shtrirjen e mbrojtjes së kërkuar.
3. Për qëllimet e paragrafit 2, të këtij neni te dhënat e përgjithshme të përfshira në titujt e
klasave të Klasifikimit të Nicës ose termave të tjerë të përgjithshëm mund të përdoren, me kusht
që ato të jenë të qarta dhe te sakta.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
54
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
4. API do të refuzojë një aplikim në lidhje me të dhënat ose termat të cilat janë të paqarta ose të
pasakta, nëse aplikuesi nuk e plotëson kërkesën brenda një afati të caktuar sipas dispozitave
te këtij ligji.
5. Përdorimi i termave të përgjithshëm, përfshirë te dhënat e përgjithshme të titujve të klasave
të Klasifikimit të Nicës, interpretohen se përfshinë të gjitha mallrat ose shërbimet e mbuluara
qartë nga kuptimi i mirëfilltë i të dhënave ose termit. Përdorimi i termave ose te dhënave të tilla
nuk do të interpretohet si një pretendim për mallra ose shërbime e që nuk mund të kuptohen.
6. Kur aplikanti kërkon regjistrim për më shumë se një klasë, aplikanti do të grupëzoj mallrat dhe
shërbimet sipas klasave të Klasifikimit të Nicës, secilit grup i paraprihet numri i klasës së cilës
i përket atij grupi të mallrave ose shërbimeve, dhe do t’i prezantojë ato sipas rendit të klasave.
7. Mallrat dhe shërbimet nuk do të konsiderohen si të ngjashme me njëra-tjetrën me arsyen
se ato paraqiten në të njëjtën klasë sipas Klasifikimit të Nicës. Mallrat dhe shërbimet nuk do
të konsiderohen si të ndryshme nga njëri-tjetri në bazë se ato paraqiten në klasa të ndryshme
sipas Klasifikimit të Nicës.
Neni 27
E drejta e përparësisë
1. Nëse aplikuesi për regjistrimin e markës tregtare ka paraqitur kërkesë për regjistrim të
markës tregtare në formë të rregullt në Republikën e Kosovës, nga ndonjë shtet që është palë
në Konventën e Parisit apo Marrëveshjen për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë,
për të njëjtën markë tregtare me mallrat apo shërbime që janë identike apo që i përmbajnë ato
për të cilat është paraqitur aplikimi, ai mundet të thirret në të drejtën e përparësisë së paraqitjes
së aplikimit të parë, me kusht që ai të aplikoj për regjistrim të markës tregtare në Republikën e
Kosovës brenda gjashtë (6) muajsh nga data e paraqitjes së aplikimit të parë.
2. Aplikuesi që pretendon në të drejtën e përparësisë do të shënojë në aplikimin për regjistrimin
e markës tregtare të dhënat përkatëse në aplikimin e pare, shtetin, datën numrin e aplikimit dhe
jo më vonë se tre (3) muaj nga data e paraqitjes së aplikimit në API, do të dorëzojë një kopje
autentike të aplikimit të pare dhe të përkthyer në gjuhën zyrtare.
3. Nëse aplikuesi nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 2. i këtij neni e drejta e përparësisë së
kërkuar humbet.
4. Çdo aplikim që është i barabartë me një aplikacion të rregullt kombëtar, sipas ligjit kombëtar
të Shtetit ku është bërë ose nën marrëveshjen bilaterale ose shumëpalëshe, do të njihet si një
të drejte përparësie.
5. Paraqitje e rregullt e aplikacionit kombëtar nënkupton plotësimin e kushteve të nevojshme
për të fituar datën e aplikimit, pavarësisht rezultatit përfundimtar të aplikimit.
Neni 28
Efektet e së drejtës së përparësisë
E drejta e përparësisë do të ketë efektin që data e përparësisë do të llogaritet si data e paraqitjes
së aplikacionit për regjistrim të markës tregtare.
Neni 29
E drejta e përparësisë nga ekspozita
1. Nëse aplikuesi për regjistrimin e markës tregtare ose trashëgimtari i tij ligjor, ka ekspozuar
mallrat apo shërbimet e markës në një ekspozite të njohur zyrtarisht në Republikën e Kosovës,
në ndonjë vend të jashtëm, apo në ndonjë shtet anëtar të Unionit të Parisit që është palë në
Marrëveshjen për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, për të njëjtën markë me mallra
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
55
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
dhe shërbime, në rastin e paraqitjes së aplikacionit për regjistrim në Republikën e Kosovës
për të njëjtën markë nën të cilën janë ekspozuar mallrat, ai mund të thirret në të drejtën e
përparësisë së datës së ekspozimit të markës për të cilën aplikohet, me kusht që të aplikoj për
regjistrim në Republikën e Kosovës brenda gjashtë (6) muajsh nga data e ekspozimit të parë.
2. Aplikuesi që thirret në të drejtën e përparësisë në ekspozitë duhet të dëshmoj në aplikacionin
kombëtar për të njëjtën markë tregtare të dhënat përkatëse të ekspozitës së parë të mallrave
ose shërbimit nën markën e aplikuar, datën, shtetin dhe emrin e ekspozitës, dhe jo më vonë se
tre (3) muaj nga data e paraqitjes së aplikacionit në API, të paraqesë dëshmi për ekspozimin
e mallrave ose shërbimeve nën shenjën e aplikuar dhe një dëshmi të lëshuar nga autoriteti
kompetent për llojin, vendin, hapjen dhe datat e mbylljes së ekspozitës ,ditën e parë të
ekspozimit të mallrave ose shërbimeve të cituara në kërkesë së bashku me një përkthim të një
certifikate të tillë.
3. Nëse aplikanti nuk i dorëzon të gjitha dokumentet që kërkohen në paragrafin 2. të këtij neni
e drejta e përparësisë së ekspozimit së kërkuar humbet.
4. E drejta e përparësisë së ekspozimit e fituar në një vend të tretë nuk vlen në afatin e
përparësisë të përmendur në nenin 27 të këtij ligji
KAPITULLI V
PROCEDURA E REGJISTRIMIT
Neni 30
Ekzaminimi formal i aplikacionit
1. API shqyrton aplikacionet për regjistrimin e markës tregtare dhe gjate ekzaminimit vërteton nëse:
1.1. aplikacioni për regjistrimin e markës i përmbush kërkesat për njohjen e datës së
aplikimit sipas nenit 25 të këtij ligji;
1.2. aplikacioni për regjistrimin e markës tregtare i përmbush kërkesat dhe kushtet
sipas nenit 24 të këtij ligji;
1.3. është paguar taksa për aplikimin e regjistrimit të një marke tregtare.
2. Në rast se aplikimi për regjistrimin e markës tregtare nuk plotëson kërkesat e cekura në
paragrafin 1. të këtij neni, zyra fton aplikuesin që t’i plotësojë mangësitë në aplikim brenda dy
(2) muajve nga data e pranimit të ftesës nga Agjencia.
3. Me kërkesën e aplikuesit afati kohor i cekur në paragrafin 2. të këtij neni mund të zgjatet për
më së shumti një (1) muaj të llogaritura nga data e kalimit të atij afati kohor.
4. Nëse mangësitë apo mos pagesat e përcaktuara në pajtim me nën-paragrafët 1.1. dhe 1.3. të
paragrafit 1. të këtij neni, nuk evitohen në përputhje me kërkesën e API apo nëse nuk evitohen
brenda afatit të caktuar, aplikimi për regjistrimin e markës tregtare nuk do merret në konsiderim.
Nëse aplikuesi plotëson aplikacionin sipas kërkesës së API, atëherë API regjistron si datë të
paraqitjes së aplikimit datën në të cilën plotësohen mangësitë.
5. API me vendim refuzon aplikimin nëse mangësitë e përcaktuara në përputhje me nën-
paragrafët 1.2. apo 1.3. të paragrafit 1. të këtij neni nuk plotësohen në pajtim me ftesën e API
apo nëse ato nuk evitohen brenda afatit të përcaktuar kohor.
6. API ekzaminon aplikimet për regjistrim të markave tregtare në formë kronologjike, përveç
rasteve kur kërkohet ekzaminimi i parakohshëm i aplikimit nga pala.
7. Forma, procedurat dhe kushtet për ekzaminimin e parakohshëm rregullohen me akt nënligjor.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
56
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 31
Ekzaminimi lidhur me bazat absolute të refuzimit
1. Kur marka tregtare sipas nenit 6 të këtij ligji nuk mund të regjistrohet për disa apo të gjitha
mallrat apo shërbimet e mbuluara nga aplikimi për regjistrimin e markës tregtare aplikimi
refuzohet për ato mallra apo shërbime.
2. Kur marka tregtare përmban një element që nuk është dallues dhe kur përfshirja e këtij
elementi në dukje te markës tregtare mund të lindë dyshime në lidhje me fushën e mbrojtjes
së saj, API mund të kërkojë, si kusht për regjistrimin e markës tregtare në fjalë, që aplikanti
te deklaron se ai heq dorë nga çdo e drejtë ekskluzive për një element të tillë. Çdo mohim
nga aplikanti apo nga API do të publikohet së bashku me aplikimin për regjistrimin ose me
regjistrimin e markës tregtare, sipas rastit.
3. Aplikuesi ka të drejtë që brenda dy (2) muajve nga data e pranimit të njoftimit me shkrim për
shkaqet e refuzimit për disa apo të gjitha mallrat apo shërbimet e kërkuara me aplikacion, të
paraqes vërejtjet dhe të kërkojë plotësimin e aplikacioni dhe /ose të paraqesë dëshmi për fakte
e reja që do të mund të ndikonin në vendimin përfundimtarë të zyrës për refuzimin e aplikimit
për regjistrim. Aplikanti do të ketë gjithashtu të drejtën brenda të njëjtës periudhë kohore të
tërheqë kërkesën e tij, ose të kufizojë listën e mallrave ose shërbimeve në masën që aplikimi
do plotësoj kushtet për pranim nga zyra.
4. Ky afat kohor mund të zgjatet me kërkesën e aplikuesit, pas pagesës së tarifës e cila duhet
të bëhet brenda afatit kohor të përmendur në paragrafin 3. të këtij neni, ky afat kohor mund të
zgjatet për më së shumti prej dy (2) muajve të llogaritura nga data e kalimit të atij afati kohor.
Neni 32
Publikimi i aplikimit
1. Nëse aplikimi për regjistrimin e markës tregtare i ka plotësuar kushtet dhe pas shqyrtimit nuk
është refuzuar, publikohet në buletinin e API .
2. Të dhënat nga aplikacioni për regjistrimin e markës tregtare të cilat duhet të publikohen në
buletinin e API-se përcaktohen me akt nënligjor Për regjistrimin e markës tregtare të nxjerrë
nga Ministri.
3. Pas publikimit kur refuzohet aplikimi sipas nenit 30 dhe 31 të këtij ligji, vendimi përfundimtar
mbi refuzimin e aplikimit për regjistrim publikohet në buletinin e API-se.
Neni 33
Vërejtje nga palë të treta
1. Çdo person fizik ose juridik dhe çdo grup ose organ që përfaqëson prodhuesit, ofruesit e
shërbimeve, tregtarët ose konsumatorët, para regjistrimit të markës tregtare, mund të paraqesin
në API vërejtje me shkrim, duke arsyetuar sipas nenit 6 të këtij ligji, se marka tregtare nuk duhet
të regjistrohet sipas detyrës zyrtare. Personat dhe grupet ose organet, sipas këtij paragrafi nuk
do të jenë, palë në procedurat në API.
2. Vërejtjet e cekura në paragrafin 1, të këtij neni i komunikohen aplikuesit i cili mund të bëjë
përgjigje brenda një (1) muaji nga data e pranimit të kopjes së vërejtjeve.
3. Procedurat në lidhje me vërejtje të palëve të treta rregullohen me akt nënligjor Për regjistrimin
e markës tregtare të nxjerrë nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
57
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 34
Kundërshtimi
1. Brenda afatit kohor prej tre (3) muajsh nga publikimi i aplikacionit për regjistrim të markës
tregtare, pronari i markës tregtare të mëhershme, siç përmendet në nenin 7 paragrafi 2, dhe
nenin 7, nën-paragrafët 3.1 dhe 3.2, të këtij ligji dhe personi i autorizuar sipas ligjit përkatës
për të ushtruar të drejtat që rrjedhin nga një emërtim i i origjinës ose treguesi gjeografik, siç
përmendet në nenin 7 nën-paragrafi 3.3 të këtij ligji ka të drejtë të paraqesë një kundërshtimi
sipas nenit 7 paragrafi 2, nën-paragrafi 3.1, 3.2 dhe 3.3.të këtij ligji Një kundërshtim i tillë mund
të paraqitet, edhe nga të licencuarit e autorizuar nga pronarët e markave tregtare të mëhershme
në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 dhe nën paragrafin 3.1 të këtij ligji .
2. Kundërshtimin e regjistrimit të markës tregtare gjithashtu mund të paraqitet, në varësi të
kushteve të përcaktuara në paragrafin 1, të këtij neni në rast të publikimit të një regjistrimi të
ndryshuar, në përputhje me nenin 38 paragrafi 2. të këtij ligji.
3. Kundërshtimi paraqitet me shkrim dhe specifikon arsyet mbi te cilat bazohet. Mënyra e
paraqitjes së kundërshtimit dhe taksa përkatëse përcaktohet me akt nënligjor Për regjistrimin e
markës tregtare të nxjerrë nga Ministri.
4. Nëse në datën e publikimit të aplikimi, marka e mëhershme për të cilën bazohet kundërshtimi,
është në procedurë të revokimit apo anulimit, API ndalon procedurën e kundërshtimit deri në
vendimin valid nga procedura e mëhershme e iniciuar për revokim të procedurës ose procedura
për deklarim të pavlefshëm të markës tregtare të merr formë të prerë.
5. Palëve, pas kërkesës së përbashkët të tyre u lejohet që në periudhën prej dy (2) muajve
llogaritur gjatë procedurës së kundërshtimit të bëjnë marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet
paraqitësit të kundërshtimit dhe aplikuesit.
Neni 35
Procedura e shqyrtimit të kundërshtimit
1. API do të shqyrtojë nëse kundërshtimi është paraqitur brenda afatit të përcaktuar, nëse taksa
e caktuar është paguar dhe nëse janë përmbushur kërkesat e tjera të përcaktuara sipas aktit
nënligjor Për regjistrimin e markës tregtare të nxjerrë nga Ministri.
2. Nëse kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni nuk janë përmbushur, API me
vendim do të refuzojë kundërshtimin.
3. Nëse plotësohen kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, API i dërgon aplikuesit
një kopje të kundërshtimit të paraqitur dhe e fton atë të paraqesë vërejtje në kundërshtim brenda
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e marrjes së ftesës.
4. Afati kohor i përmendur në paragrafin 3 të këtij neni nuk mund të zgjatet. Pas skadimit të këtij
afati nuk do të jetë e mundur të paraqiten vërejtje shtesë, përfshirë dëshmi dhe dokumentacion
shtesë për kundërshtimin.
5. Nëse aplikuesi nuk i dorëzon vërejtjet e tij për kundërshtimin brenda afatit të përcaktuar kohor
aplikimi për regjistrimin e markës tregtare refuzohet sipas kërkesës së kundërshtimit.
Neni 36
Dëshmia e përdorimit të markës së mëhershme tregtare
1. Nëse aplikuesi e kërkon, pronari i markës së mëhershme tregtare i cili ka paraqitur kundërshtim
duhet të sigurojë dëshmi që gjatë pesë (5) vitesh para datës së publikimit të kërkesës për
regjistrim, marka e mëhershme ka qenë në përdorim në Republikën e Kosovës për mallra apo
shërbime për të cilat është regjistruar dhe të cilat i cekë si arsyetim për kundërshtimin e tij, ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
58
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
kur nuk ka arsye për mospërdorimin e markës së mëhershme tregtare me kusht që marka e
mëhershme tregtare me atë datë ka qenë e regjistruar për jo më pak se për pese (5) vite.
2. Në mungesë të dëshmive që marka e mëhershme është përdorur kundërshtimi hidhet poshtë.
3. Nëse marka e mëhershme është përdorur për një pjesë të mallrave apo shërbimeve për të
cilat është regjistruar, për nevojat e shqyrtimit të kundërshtimit, ajo konsiderohet e regjistruar
vetëm për ato mallra apo shërbimeve.
Neni 37
Shqyrtimi i kundërshtimit
1. Nëse aplikuesi për regjistrimin e markës dorëzon vërejtjet lidhur me kundërshtimin brenda
afatit të caktuar API shqyrton arsyetimet e bazës së cekur në kundërshtim.
2. Nëse kundërshtimi vërtetohet që është i paarsyeshëm, API me vendim e refuzon atë. Vendimi
për refuzim të kundërshtimit i dërgohet të dyja palëve, kundërshtuesit dhe aplikuesit, pasi të
ketë marrë vendim të prerë dhe procedura për regjistrimin e markës tregtare për të cilën është
aplikuar vazhdohet.
3. Nëse vërtetohet që marka nuk mund të regjistrohet për të gjithat mallrat apo shërbimet
për të cilat është paraqitur aplikimi, aplikimi për regjistrim refuzohet vetëm për ato mallra dhe
shërbime. Vendimi për refuzimin e aplikimit i dërgohet si kundërshtuesit ashtu edhe aplikuesit.
Neni 38
Tërheqja, kufizimi dhe ndryshimi i aplikacionit
1. Aplikuesi mund të tërheqë në çdo kohë aplikacionin e tij për regjistrimin e një marke tregtare
ose të kufizojë listën e mallrave ose shërbimeve të përfshira në aplikacion. Kur aplikacioni është
publikuar, tërheqja ose kufizimi do të publikohet në buletinin e API.
2. Aplikacioni për regjistrimin e markës tregtare mund të ndryshohet në bazë të kërkesës së
aplikuesit ose nga API sipas detyrës zyrtare si korrigjimi i emrit adresës, gabimet e dukshme
teknike, me kusht që këto korrigjime nuk ndikojnë identitetin e markës tregtare ose zgjerojnë
listën e mallrave apo shërbimeve.
3. Ndryshimet e përmendura në paragrafin 2 të këtij neni pas publikimit të aplikacionit, do të
publikohen sipas ndryshimit.
4. Procedurat e tërheqjes, kufizimit dhe ndryshimit përcaktohen me akt nënligjor për regjistrimin
e markës tregtare të nxjerrë nga Ministri..
Neni 39
Ndarja e aplikimit
1. Aplikuesi apo pronari mund të ndajë një aplikacion për regjistrimin e një marke tregtare
në dy ose më shumë aplikacione të veçanta duke paraqitur një kërkesë në API për ndarje të
aplikacionit, duke cekur për secilën aplikacion ndarës mallrat ose shërbimet nga aplikacioni
që është objekt i ndarjes.
2. Aplikimet e ndara ruajnë të drejtën e përparësisë nga aplikacioni i parë.
3. Kërkesa dhe procedura për ndarje do të bëhet sipas kushteve të përcaktuara me akt nënligjor
dhe pasi të jetë paguar taksa përkatëse.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
59
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 40
Regjistrimi
1. Kur aplikimi për regjistrimin e markës tregtare i plotëson kërkesat e këtij ligji në veçanti kur
baza sipas nenit 6 paragrafi 1. të këtij ligji nuk përbën pengesë për regjistrim dhe brenda afatit të
përcaktuar në nenin 34 paragrafi 1. të këtij ligji nuk është paraqitur kundërshtim ndaj regjistrimit,
apo kur kundërshtimi i paraqitur është refuzuar apo hedhur poshtë me vendim përfundimtar,
API e fton aplikuesin që brenda dy (2) muajve nga data e pranimit të ftesës, të paguajë taksen
e regjistrimit të markës tregtare për dhjetë (10) vite.
2. Nëse brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni është paguar taksa e regjistrimit
për dhjetë (10) vitet e para, marka tregtare regjistrohet dhe futet në regjistrin e markave tregtare
3. Pasi që marka tregtare është regjistruar dhe është futur në regjistrin e markave tregtare
të dhënat për markën e regjistruar tregtare publikohen në buletinin e API. Të dhënat të cilat
publikohen përcaktohen me akt nënligjor Për regjistrimin e markës tregtare të nxjerrë nga
Ministri.
Neni 41
Certifikata e markës tregtare
1. Me kërkesën e pronarit të markës tregtare dhe pagesës së taksës për lëshimin e certifikatës,
API lëshon certifikatën për markën e regjistruar, pas publikimit të saj.
2. Të dhënat nga regjistrimi i markës tregtare të cilat shënohen në certifikatë dhe procedura për
lëshim të certifikatës së markës tregtare, përcaktohen me akt nënligjor.
Neni 42
Ndryshimi i markës tregtare të regjistruar
1. Marka e regjistruar tregtare nuk mund të ndryshohet në regjistrin e markave tregtare përpos
në rastet e korrigjimit të gabimeve në formulimin e fjalëve, përfshirë gabime në emrin dhe
adresën e pronarit.
2. Publikimi i ndryshimit të regjistrimit duhet të përmbajë ndryshimet e kërkuara nga vet pala.
3. Palët e treta të cilëve ju cenohen të drejtat nga ndryshimi, mund të kundërshtojnë regjistrimin
brenda tre (3) muajve nga data e publikimit.
4. Kërkesa për ndryshimin e markës tregtare të regjistruar parashtrohet sipas kushteve dhe
mënyrës së përcaktuar me akt nënligjor për regjistrimin e markës tregtare te nxjerre nga Ministri.
Neni 43
Regjistrimi i ndryshimeve në Regjistër
1. Me kërkesë të pronarit të markës tregtare dhe sipas detyrës zyrtare, API regjistron në Regjistër
të gjitha ndryshimet e bëra pas regjistrimit të markës të cilat nuk ndikojnë në paraqitjen grafike,
dukjen e markës, me kusht që në zyrë të jenë dorëzuar dëshmitë e duhura për të vërtetuar që
ato ndryshime korrespondojnë me situatën reale dhe është paguar taksa përkatëse.
2. Ndryshimet e shënuara në Regjistrin e Markave Tregtare publikohen në buletinin e API.
3. Kërkesa për regjistrim të ndryshimeve paraqitet sipas kushteve të përcaktuara me akt
nënligjor për regjistrimin e markës tregtare të nxjerrë nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
60
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 44
Ndarja e regjistrimit
1. Aplikuesi apo pronari mund të ndajë një aplikacion për regjistrimin e një marke tregtare apo
një regjistrim në dy ose më shumë aplikacione të veçanta apo regjistrime duke paraqitur një
kërkesë për ndarje të aplikacionit apo regjistrimit në API, duke cekur për secilën aplikacion apo
regjistrim ndarës mallrat ose shërbimet nga aplikacioni që është objekt i ndarjes.
2. Aplikimet për ndarje ruajnë të drejtën e përparësisë nga aplikacioni i parë.
3. Kërkesa dhe procedura për ndarje të aplikacionit për regjistrim do të bëhet sipas kërkesave
të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri, dhe pasi të jetë paguar taksa përkatëse.
KAPITULLI VI
VLEFSHMËRIA DHE VAZHDIMI I REGJISTRIMIT TË MARKËS TREGTARE
Neni 45
Vlefshmëria e regjistrimit
Markat tregtare regjistrohen për një periudhë dhjetë (10) vjeçare nga data e paraqitjes së
aplikacionit. Regjistrimi mund të vazhdohet në përputhje me nenin 46 të këtij ligji për periudha
të tjera dhjetë (10) vjeçare.
Neni 46
Vazhdimi
1. Regjistrimi i markës tregtare vazhdohet me kërkesën e pronarit të markës tregtare ose të
ndonjë personi të autorizuar në bazë të dispozitave ligjore apo kontratës, me kusht që taksa e
vazhdimit të jetë paguar.
2. Kërkesa për vazhdim duhet të paraqitet në API brenda gjashtë (6) muajve para përfundimit
të regjistrimit. Nëse brenda këtij afati nuk është aplikuar për vazhdimin e markës tregtare afati
për paraqitje të kërkesës për vazhdim mund të zgjatet edhe për gjashtë (6) muaj, në këtë rast
duhet të paguhen taksa të dyfishta.
3. Kur aplikacioni është paraqitur ose taksat e paguara janë vetëm për disa nga mallrat ose
shërbimet për të cilat është regjistruar marka tregtare, regjistrimi i vazhdimit bëhet vetëm për
ato mallra ose shërbime.
4. Vazhdimi do të hyjë në fuqi një ditë pas datës në të cilën skadon regjistrimi ekzistues. Vazhdimi
do të regjistrohet në regjistrin e markës tregtare dhe do të publikohet në buletinin e API.
5. Nëse regjistrimi nuk vazhdohet, marka tregtare behet e pavlefshme.
6. Kërkesa për vazhdimin e regjistrimit të markës tregtare përcaktohet sipas kushteve dhe
mënyrës së përcaktuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
KAPITULLI VII
NDËRPRERJA E EFEKTEVE TË MARKËS TREGTARE
Neni 47
Heqja dorë
1. Nga marka tregtare mund të hiqet dorë për disa apo të gjitha mallrat dhe shërbimet për të
cilat është regjistruar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
61
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
2. Heqja dorë behet me deklarim me shkrim në API nga pronari ose përfaqësuesi i autorizuar i markës
tregtare, regjistrohet në regjistrin e markës tregtare dhe do të publikohet në buletinin e API-se.
3. Heqja dorë regjistrohet vetëm me pajtim të pronarit të së drejtës së regjistruar për markë
tregtare. Nëse licenca është regjistruar, heqja dorë nga marka do të regjistrohet në Regjistër
vetëm nëse pronari i markës dëshmon se e ka informuar të licencuarin lidhur me qëllimin e tij
për heqje dorë nga marka.
4. Në bazë të deklaratës mbi heqjen dorë nga marka ndërpritet vlefshmëria e markës nga data
kur pronari ka paraqitur deklaratën e tillë
5. Procedura e heqjes dorë për regjistrimin e markës tregtare përcaktohet me akt nënligjor të
nxjerrë nga Ministri.
Neni 48
Bazat për revokimin
1. Marka tregtare revokohet me paraqitjen e kërkesës për revokim në API, nëse:
1.1. brenda periudhës prej pesë (5) vitesh në vazhdimësi marka tregtare nuk është përdor
në Republikën e Kosovës për mallrat apo shërbimet për të cilat është regjistruar dhe nuk
ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e saj; megjithatë, asnjë person nuk
mund të kërkoj revokimin e të drejtave të pronarit mbi një markë tregtare nëse gjatë afatit
kohor ndërmjet skadimit të afatit pesë (5) vjeçar dhe paraqitjes së kërkesës për revokim,
ka filluar apo është vazhduar përdorimi i mirëfilltë i markës tregtare;
1.2 fillimi apo vazhdimi i përdorimit në periudhën tre (3) mujore e cila paraprin kërkesën
për revokim dhe e cila ka filluar më herët se pas kalimit të afatit të pandërprerë pesë (5)
vjeçar të mospërdorimit, nuk merret parasysh nëse përgatitjet për fillimin apo vazhdimin
e përdorimit kanë filluar vetëm pasi që pronari është informuar se kërkesa për revokim
mund të paraqitet;
1.3. si pasojë e mosveprimit të pronarit , marka tregtare e regjistruar është bërë emër i
zakonshëm në tregtinë e një produkti ose shërbimi në lidhje me të cilin është regjistruar;
1.4. si rezultat i përdorimit të markës tregtare nga pronari ose me lejen e pronarit për
mallrat apo shërbimet për të cilat është regjistruar, marka tregtare mund t’i vë në lajthitje
publikun, lidhur me natyrën, llojin, cilësinë apo prejardhjen gjeografike të atyre mallrave
apo shërbimeve;
2. Kur shkaqet për revokimin e të drejtave ekzistojnë vetëm për disa prej mallrave apo
shërbimeve për të cilat është regjistruar marka tregtare, të drejtat e pronarit revokohen vetëm
për ato mallra apo shërbime.
3. Kur marka tregtare revokohet, efektet e saj përfundojnë nga data e paraqitjes së kërkesës
për revokim.
Neni 49
Kërkesa për revokim
1. Kërkesa për revokim mund t’i dorëzohet në API nga çdo person fizik apo juridik që mbron
interesat e prodhuesve, furnizuesve të shërbimeve, tregtarëve apo konsumatorëve, që kanë të
drejtë veprimi në emrin e tyre për të ngritur padi dhe për t’u paditur.
2. Kërkesa për revokim parashtrohet me shkrim dhe duhet të cekë në mënyrë specifike arsyet
dhe të jetë paguar taksa përkatëse për revokim. Procedura e paraqitjes së kërkesës për revokim
rregullohet me akt nënligjor për regjistrimin e markës tregtare te nxjerre nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
62
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 50
Procedura e revokimit
1. API shqyrton nëse kërkesa për revokim është paraqitur në pajtim nenit 49 paragrafi 2 të
këtij ligji nëse është paguar taksa e përcaktuar për kërkesë për revokim dhe nëse kërkesa për
revokim është paraqitur sipas aktit nënligjor. të nxjerrë nga Ministria.
2. Kur kërkesa për revokim sipas paragrafi 1, është paraqitur para skadimit të periudhës prej
pesë (5) vitesh nga regjistrimi i markës tregtare për të cilën kërkohet revokimi. API refuzon
kërkesën për revokim me vendim.
3. Nëse kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni plotësohen atëherë API i dërgon
pronarit të markës tregtare një kopje të kërkesës për revokim ashtu dhe e fton atë që brenda
dy (2) muajve nga data e pranimit të ftesës t’i paraqesë vërejtjet e tij mbi kërkesën e paraqitur
për revokim.
4. Me kërkesë të pronarit të markës tregtare, e cila duhet të behët sipas afatit kohor të përcaktuar
në paragrafin 3. të këtij neni në të cilën mund të zgjatet edhe për dy (2) muajve nga data e
kalimit të atij afati kohor.
5. Nëse pronari i markës tregtare nuk i paraqet vërejtjet e tij ndaj kërkesës për revokim brenda
afatit të përcaktuar kohor, atëherë regjistrimi i markës tregtare revokohet sipas kërkesës së
paraqitur për revokim. Nëse API gjate procedurës se shqyrtimit konstaton se kërkesa për
revokim është e justifikuar, të drejtat e pronarit të markës tregtare do të shfuqizohen.
6. Nëse API e sheh të nevojshme ajo mund të organizoj mbajtjen e seancave diskutimi.
Neni 51
Shqyrtimi i kërkesës për revokim
1. Nëse pronari i markës tregtare paraqet vërejtjet mbi kërkesën për revokim brenda afatit kohor
të përcaktuar, API shqyrton arsyeshmërinë e shkaqeve të cekura .
2. Nëse gjatë shqyrtimit të i kërkesës për revokim konstatohet se kërkesa është e pabazuar,
API e refuzon kërkesën me vendim. Vendimi për refuzimin e kërkesës i dërgohet të dyja palëve.
3. Nëse konstatohet se kërkesa për revokim është e bazuar lidhur me disa apo të gjitha mallrat
apo shërbimet për të cilën është regjistruar marka tregtare, atëherë marka revokohet vetëm për
ato mallra apo shërbime. Vendimi për revokimin e markës tregtare të regjistruar i dërgohet të
dyja palëve.
4. Vendimi përfundimtar për revokimin e markës shënohet në Regjistër dhe publikohet në
buletinin e API.
Neni 52
Kërkesa për deklarimin e shfuqizimit të markës tregtare
1. Kërkesa për deklarimin e shfuqizimit mund t’i paraqitet API:
1.1. nga çdo person fizik apo juridik në zbatim të nenit 54 nën-paragrafi 1.1 të këtij ligji;
1.2. nga subjekti i interesuar në zbatim të nenit 54 nën-paragrafi 1.2 të këtij ligji;
1.3. nga subjektet e cekura në nenin 36 paragrafi 1. të këtij ligji, në zbatim të nenit 54
nën paragrafët 1.3. dhe 1.4. të këtij ligji;
1.4. nga pronarët e të drejtave të mëhershme sipas dispozitave të nenit 54 nën-
paragrafët 1.5 dhe 1.6 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
63
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
2. Kërkesa për deklarimin e shfuqizimit parashtrohet me shkrim dhe duhet të cekë në mënyrë
specifike arsyet në bazë të cilave kërkohet shfuqizimi i markës tregtare dhe të jetë paguar taksa
përkatëse për shfuqizim. Procedura e paraqitjes së kërkesës për shfuqizim rregullohen me akt
nënligjor.
Neni 53
Shkaqet për shfuqizimin e markës tregtare
1. Marka shfuqizohet me paraqitjen e kërkesës në API:
1.1. kur marka tregtare është regjistruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 5 dhe 6
të këtij ligji;
1.2. kur aplikuesi me keqbesim ka bërë aplikimin për markën tregtare;
1.3. kur ekziston markë e mëhershme tregtare ashtu siç është përcaktuar në nenin 7
paragrafi 2. të këtij ligji dhe kur janë përmbushur kushtet e cekura në paragrafin 1. apo
paragrafin 3. të nenit 7 të këtij ligji;
1.4. kur ekziston një markë tregtare siç është cekur në nenin 7 paragrafi 4. të këtij ligji
dhe kur janë plotësuar kushtet e përcaktuara me atë paragraf;
1.5. kur përdorimi i një marke të tillë tregtare mund të jetë ndaluar në përputhje më një
të drejtë të mëhershme, në veçanti në:
1.5.1. të drejte në emër;
1.5.2. të drejte të portretit personal;
1.5.3. të drejte të autorit;
1.5.4. të drejte të pronësisë industriale.
1.6. kur përdorimi i markës tregtare shkel të drejtat e një shenje të përdorur në
veprimtaritë afariste në Republikën e Kosovës, nëse ajo shenjë është fituar më herët
dhe i jep pronarit të saj të drejtën për ta ndaluar përdorimin e markës tjetër.
2. Kur marka tregtare është regjistruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 6, paragrafi 1. Nën
paragrafët 1.2. 1.3. dhe 1.4. të këtij ligji ajo mund të mos shfuqizohet nëse si pasojë e përdorimit
të saj, ajo pas regjistrimit ka fituar një veçori dalluese lidhur me mallra apo shërbimet për të cilat
është regjistruar.
3. Marka tregtare mund të mos shfuqizohet mbi bazat e një marke të mëhershme tregtare me
reputacion apo një marke të mëhershme të mirënjohur tregtare nëse marka e mëhershme
tregtare nuk është bërë e mirënjohur sipas nenit 7 paragrafi 2,nën-paragrafi 2.3. të këtij ligji
apo nuk ka fituar reputacion sipas nenit 7 paragrafi 3. të këtij ligji deri në datën e të drejtës së
përparësisë të markës së mëvonshme tregtare.
4. Kur pronari i njërës prej të drejtave të përmendura në nën-paragrafët 1.3, 1.4, 1.5. dhe 1.6. të
paragrafit 1. të këtij neni, tashmë ka paraqitur kërkesën për shfuqizim të markës tregtare, nuk
mundet të paraqesë kërkesë të re për shfuqizim të markës duke u bazuar në të drejtat e cekura
në kërkesën. e mëhershme.
5. Kur shkaqet për deklarimin e shfuqizimit ekzistojnë lidhur me vetëm për disa nga mallrat apo
shërbimet për të cilat marka tregtare është regjistruar, ajo markë tregtare shfuqizohet vetëm për
ato mallra apo shërbime.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
64
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
6. Kur markë tregtare shfuqizohet për të gjitha apo disa nga mallrat apo shërbimet konsiderohet
se me shfuqizimin e markës tregtare shuhen të gjitha efektet qe ka pasur që nga regjistrimi i saj.
Neni 54
Procedura e deklarimit të shfuqizimit
1. API shqyrton nëse kërkesa për deklarimin e shfuqizimi është paraqitur në përputhje me nenin
52 të këtij ligji, nëse taksa e paraparë për kërkesën për deklarimin e shfuqizim është paguar dhe
nëse kërkesa për deklarimin e shfuqizimit është paraqitur në bazë të akteve nënligjore.
2. Nëse kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni nuk janë përmbushur, API do të
refuzojë kërkesën për një deklarim të shfuqizimi.
3. Nëse kërkesat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni janë përmbushur, API i dërgon
një kopje të kërkesës për deklarim të shfuqizimit pronarit të markës tregtare dhe e fton atë të
paraqesë vërejtët e tij brenda dy (2) muajve nga data e marrjes së ftesës.
4. Me kërkesë të pronarit të markës tregtare, afati kohor i cekur në paragrafin 3. të këtij neni
mund të zgjatet për dy (2) muaj nga data e skadimit të atij afati kohor duke paguar tarifën
përkatës sipas akteve nënligjore.
5. Nëse pronari i markës tregtare nuk i paraqet vërejtjet e tij mbi kërkesën për deklarimin e
shfuqizimit brenda afatit të përcaktuar kohor, regjistrimi i markës tregtare shfuqizohet sipas
kërkesës së parashtruar për deklarimin e shfuqizimit; API do të shqyrtojë kërkesën brenda
kufijve të saj dhe nëse shqyrtimi i kërkesës për deklarim të shfuqizimit konstaton se marka
tregtare nuk duhet të jetë regjistruar në lidhje me disa ose të gjitha mallrat ose shërbimet për të
cilat është regjistruar, të drejtat e pronarit të markës tregtare do të deklarohen të pavlefshme në
lidhje me ato mallra ose shërbime. Përndryshe, kërkesa për deklarim e shfuqizimit refuzohet.
6. Nëse API e sheh të nevojshme ajo mund të organizoj mbajtjen e seancave për diskutim për
deklarim të shfuqizimit.
Neni 55
Dëshmia e përdorimit të markës së mëhershme tregtare
1. Në procedurat për deklarim të shfuqizimit bazuar në një markë tregtare të regjistruar me
një datë të mëhershme të regjistrimit ose një datë të mëhershme përparësie, nëse pronari
i markës tregtare të mëvonshme kërkon deklarimin e shfuqizimit, pronari i markës tregtare
të mëhershme duhet të sigurojë dëshmi që gjatë periudhës pesë (5) vjeçare para datës së
kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë, marka tregtare e mëhershme është vënë në përdorim
real, siç parashikohet në nenin 16 të këtij ligji, lidhur me mallrat ose shërbimet për të cilat është
regjistruar e të cilat janë cituar si arsyetim për kërkesën për deklarim shfuqizim ose të vërtetoj
se ka pas arsye të duhura për mos përdorim me kusht që marka e mëhershme tregtare deri në
atë datë ka qenë e regjistruar për jo më pak se pesë (5) vjet.
2. Kur, në datën e paraqitjes ose datën e përparësisë së markës së mëvonshme tregtare,
periudha pesë (5) vjeçare brenda së cilës marka tregtare e mëhershme ishte dashur të ishte
përdorur, siç parashikohet në nenin 16 të këtij ligji, kishte skaduar, pronari të markës tregtare
të mëhershme përveç dëshmisë së kërkuar në paragrafin 1 të këtij neni, duhet të sigurojnë
dëshmi që marka tregtare është përdorur gjatë periudhës pesë (5) vjeçare, përpara datës së
paraqitjes ose datës së përparësisë, ose që arsyet e duhura për mos përdorim kanë ekzistuar.
3. Në mungesë të dëshmive së përmendur në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, kërkesa për
deklarimin e pavlefshmërisë në bazë të një marke tregtare të mëhershme do të refuzohet.
4. Nëse marka e mëhershme tregtare është përdorur vetëm për një pjesë të mallrave apo
shërbimeve për të cilat është regjistruar, atëherë shqyrtimi kërkesës për deklarimin e shfuqizimit,
bëhet vetëm për atë pjesë të mallrave apo shërbimeve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
65
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 56
Shqyrtimi i kërkesës së vërejtjeve për deklarimin e shfuqizimit
1. Nëse pronari i markës tregtare paraqet vërejtjet e tij mbi kërkesën për deklarimin e shfuqizimit
brenda afatit të caktuar, API bazuar në kërkesën do të shqyrtojë arsyetimin për deklarimin e
shfuqizimit
2. API mund t’i ftojë palët të paraqesin prova shtesë, dokumente dhe vërejtje brenda
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e marrjes së ftesës. Nëse palët nuk i përgjigjen ftesës së
API-së në afatin e caktuar, API merr vendim mbi bazën e fakteve të përfshira në kërkesën për
deklarimin e shfuqizimit dhe në vërejtjet për këtë kërkesë.
3. Nëse shqyrtimi i kërkesës vërteton se kërkesa për shpalljen e shfuqizimit është pa bazë
ligjore, API vendos që të refuzojë kërkesën për një deklarim të shfuqizimit. Vendimi që refuzon
kërkesën për një deklarim të shfuqizimit ju dërgohet të dy palëve.
4. Nëse shqyrtimi i kërkesës vërteton se marka tregtare nuk mund të regjistrohet për disa ose të
gjitha mallrat ose shërbimet për të cilat marka tregtare është regjistruar, marka tregtare shpallet
e pavlefshme në lidhje me ato mallra ose shërbime. Vendimi që deklaron të pavlefshëm markën
tregtare u dërgohet të dy palëve.
5. Vendimi mbi shfuqizimin e markës tregtare për të gjithë ose disa nga mallrat ose shërbimet
do të regjistrohet në Regjistrin e Markës Tregtare dhe do të publikohet në buletinin zyrtar të API-
së pasi qe vendimi të merr i formën e prerë.
Neni 57
Rivendosja e të drejtave
1. Nëse aplikuesi ose pronari i markës nuk ka vepruar brenda afatit kohor, të përcaktuar me këtë
ligj ose akt nënligjor, në lidhje me përmbushjen e obligimeve në afat ndaj Agjencisë, rezultat i
së cilës është humbja e të drejtës së fituar përmes aplikacionit për markë ose markës, mund të
paraqes kërkesë për rivendosjen e së drejtës për njohjen e markës.
2. Agjencia aprovon kërkesën për rivendosjen e së drejtës për njohjen e markës me vendim,
me kusht që aplikuesi:
2.1. të paraqet kërkesën për rivendosje e të drejtës dhe të paguaj tarifën e caktuar;
2.2. të tregojë bazat në të cilën bazohet kërkesa dhe vendos faktet në të cilat mbështet
ajo;
2.3. kompleton veprimet e lëna jashtë brenda afatit të caktuar kohor.
3. Kërkesa për rivendosjen e të drejtave mund të dorëzohet brenda tre (3) muajve, duke
llogaritur prej datës kur pushon së ekzistuari arsyeja e mos përmbushjes, dhe nëse aplikuesi
është vënë në dijeni për këtë mos përmbushje në afat të mëvonshëm, llogaritja bëhet prej ditës
kur ka marrë njohuri për këtë.
4. Kërkesa sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk dorëzohet pas skadimit të një (1) viti nga data e
dështimit për të përmbushur afatit kohor.
5. Para vendimit të refuzimit të plotë ose të pjesërishëm, Agjencia duhet të njoftoj paraqitësin
e kërkesës për rivendosjen e të drejtave për arsyet për të cilat do të refuzoj kërkesën tërësisht
ose pjesërisht, dhe e njofton paraqitësin të deklarohet lidhur me njoftimin në afat prej dy (2)
muajve nga data e marrjes së njoftimit.
6. Kërkesa për rivendosjen e të drejtave nuk mund te dorëzohet në rast të mos përmbushjes së
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
66
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
veprimeve të mëposhtme:
6.1. paraqitjen e kërkesës për vazhdimin e afatit dhe
6.2. pagesën e taksës administrative dhe pagesën e taksës për mirëmbajtjen e markës.
KAPITULLI VIII
MARKA TREGTARE KOLEKTIVE DHE CERTIFIKUESE
Neni 58
Marka tregtare kolektive
Për regjistrim të markave kolektive mund të aplikojnë shoqatat e prodhuesve, furnizuesve të
shërbimeve apo tregtarëve të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi dhe që kanë të drejtë që në
emrin e tyre të nënshkruajnë kontrata apo të ndërmarrin veprime të tjera ligjore.
Neni 59
Markë certifikuese
Çdo person fizik ose juridik, duke përfshirë institucione, autoritete dhe organe të të tjera publike,
mund të aplikojë për markë certifikuese me kusht që personi i tillë të mos ushtrojë një biznes
që përfshin furnizimin e mallrave ose shërbimeve për të cilat kërkohet certifikimi. Pronari i
një marke tregtare certifikuese ka të drejtë të autorizojë dhe mbikëqyrë përdorimin e markës
tregtare nga subjektet që kanë autorizimin për të përdorur një markë certifikuese, në përputhje
me rregulloren e përdorimit te markës certifikuese.
Neni 60
Dispozita të veçanta për markën kolektive dhe certifikuese
1. Në përjashtim nga neni 6 nën-paragrafi 1.3 të këtij ligji, shenjat apo indikacionet që mund të
shërbejnë, në tregti, për të emërtuar prejardhjen gjeografike të mallrave apo shërbimeve mund
të regjistrohen si marka kolektive apo certifikuese.
2. E drejta e një markë kolektive apo certifikuese nuk i jep të drejtë pronarit që ta ndalojë një
palë të tretë që në veprimtaritë afariste të përdorë shenja apo indikacione të tilla, me kusht që
ai i përdor ato në pajtim me praktikat e ndershme industriale apo tregtare, sidomos ndaj palës
së tretë që ka të drejtën ta përdorë treguesi gjeografik.
3. Kërkesat e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji do të përmbushen, kur përdorimi i një marke
kolektive ose certifikuese, në përputhje me nenin 16 të këtij ligji, bëhet nga çdo person që ka
autoritetin ta përdorë atë.
Neni 60
Dispozita të veçanta për markën kolektive dhe certifikuese
1. Në përjashtim nga neni 6 nën-paragrafi 1.3 të këtij ligji, shenjat apo indikacionet që mund të
shërbejnë, në tregti, për të emërtuar prejardhjen gjeografike të mallrave apo shërbimeve mund
të regjistrohen si marka kolektive apo certifikuese.
2. E drejta e një markë kolektive apo certifikuese nuk i jep të drejtë pronarit që ta ndalojë një
palë të tretë që në veprimtaritë afariste të përdorë shenja apo indikacione të tilla, me kusht që
ai i përdor ato në pajtim me praktikat e ndershme industriale apo tregtare, sidomos ndaj palës
së tretë që ka të drejtën ta përdorë treguesi gjeografik.
3. Kërkesat e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji do të përmbushen, kur përdorimi i një marke
kolektive ose certifikuese, në përputhje me nenin 16 të këtij ligji, bëhet nga çdo person që ka
autoritetin ta përdorë atë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
67
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 61
Marrëveshja dhe dokumentet tjera që rregullojnë përdorimin e markës kolektive ose
certifikuese
1. Aplikuesi për një markë kolektive ose certifikuese, së bashku me kërkesën për regjistrimin
e një marke tregtare kolektive ose certifikuese, duhet t’i paraqesë API-së marrëveshje që
specifikojnë përdorimin e saj.
2. Rregullorja që specifikon përdorimin e markës kolektive duhet të theksojë në mënyrë të qartë
personat e autorizuar për përdorimin e markës, kushtet e anëtarësisë në shoqatë dhe nëse
ekzistojnë kushtet e përdorimit të markës, sanksionet që pasojnë në rast të keqpërdorimit të
markës kolektive apo certifikuese apo sanksionet në rast të shkeljes së rregullave.
3. Rregullorja që përcakton përdorimin e markës certifikuese specifikon personat e autorizuar
për përdorim të markës, karakteristikat për të qenë një markë e certifikuar, mbikëqyrjen
përdorimin e të markës, taksave që duhet të paguhen lidhur me përdorimin dhe procedurat për
zgjedhjen e mosmarrëveshjeve. Këto rregullore përcaktojnë gjithashtu kushtet e përdorimit të
markës, përfshirë edhe sanksionet.
4. Me anë të Rregullores përcaktohet përdorimi i markës sipas nenit 61 paragrafi 2 i këtij ligji i
cili duhet të autorizojë cilindo person, mallrat apo shërbimet e të cilit e kanë prejardhjen e tyre
në zonën gjeografike, në mënyrë që të bëhen anëtarë të subjektit e cila është pronare e markës.
Neni 62
Refuzimi i aplikimit
1. Përveç arsyeve për refuzimin e aplikimit për regjistrimin e markës tregtare të përcaktuar në nenin
6, kur është e nevojshme me përjashtim të nën paragrafit 1.3 të nenit 6 të këtij ligji lidhur me shenjat
ose indikacionet që mund të shërbejnë në tregti për tu caktuar prejardhja gjeografike e mallrave
ose shërbimeve dhe neni 34 paragrafi 1 i këtij ligji, aplikimi për regjistrimin e markës kolektive ose
certifikuese refuzohet kur nuk respektohen dispozitat e neneve 58, 59 ose 61 të këtij ligji, ose kur
rregulloret në përdorim të tyre janë kundërshtim me rendin publik dhe parimet e moralit.
2. Aplikimi për regjistrimin e markës kolektive apo certifikuese po ashtu refuzohet nëse ka gjasa
që publiku të vihet ne lajthitje lidhur me karakterin apo rëndësinë e markës, veçanërisht nëse
duket si lloj marke tjetër dhe jo si marke kolektive apo certifikuese
3. Aplikimi nuk refuzohet nëse aplikuesi plotëson kushtet sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni
si rezultat i ndryshimit të rregullores që specifikon përdorimin e markës.
Neni 63
Vërejtje nga palë të treta lidhur me markat kolektive apo certifikuese
Çdo person fizik ose juridik dhe çdo grup ose organ i përmendur në nenin 33 paragrafi 1 të
këtij ligji mund t’i paraqesë API-së vërejtje me shkrim bazuar në shkaqet e veçanta mbi të cilat
kërkesa për një markë kolektive ose markë certifikuese duhet të refuzohet në bazë të nenit 62
paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji.
Neni 64
Ndryshimet në rregulloret që rregullojnë përdorimin markës kolektive ose certifikuese
1. Pronari i një marke kolektive ose certifikuese duhet t’i paraqesë API-së çdo ndryshim ne
rregullore që rregullon përdorimin e markës
2. Ndryshimet në rregulloret që rregullojnë përdorimin regjistrohen në Regjistër, përveç nëse
rregulloret e ndryshuara nuk plotësojnë kërkesat e nenit 61 të këtij ligji ose përfshijnë një nga
arsyet e refuzimit të përmendura në nenin 62 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
68
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
3. Ndryshimet në rregulloret që rregullojnë përdorimin hyjnë në fuqi vetëm nga data e hyrjes së
regjistrimit së atyre ndryshimeve në regjistër.
4. Ndryshimet në rregulloret që rregullojnë përdorimin kanë ndikim ndaj palëve të treta vetëm
nga data e shënimit të ndryshimit në Regjistrin e Markave Tregtare
5. Neni 63 i këtij ligji do të zbatohet për rregulloret e ndryshuara që rregullojnë përdorimin.
Neni 65
Personat që kanë të drejtë të ndërmarrin veprime kundër shkeljeve
1. Dispozitat e nenit 21 të këtij ligji lidhur me të drejtat e personave të pajisur me licencë
zbatohen edhe për personat që janë të autorizuar të përdorin markën kolektive apo certifikuese.
2. Vetëm pronari i një marke certifikuese ose i autorizuari prej tij për këtë qëllim, ka të drejtë të
ndërmarrë një veprim ndaj shkeljes.
3. Pronari i një marke kolektive ose certifikuese i ka të drejtë të kërkojë kompensim të dëmit në
emër të personave që kanë autorizim të përdorin markën kur ata persona kanë pësuar dëme
si rezultat të përdorimit të paautorizuar të markës.
Neni 66
Shkaqet shtesë për revokim
1. Përveç shkaqeve për revokim të parashikuar në nenin 48 paragrafi 1 të këtij ligji, të drejtat e
pronarit të një marke kolektive ose certifikuese revokohen me paraqitjen e kërkesë të API, nëse:
1.1. pronari nuk ndërmerr hapa të arsyeshëm për të parandaluar që marka të përdoret
në një mënyrë të papajtueshme me kushtet e përdorimit të përcaktuara në rregulloret
që rregullojnë përdorimin, duke përfshirë çdo ndryshim të cekur në Regjistër;
1.2. mënyra me të cilën marka është përdorur nga persona të autorizuar ka bërë që ajo
të bëhet përgjegjëse për vënien në lajthitje publikun në mënyrën e cekur në nenin 62
paragrafi 2 të këtij ligji;
1.3. një ndryshim në rregulloret që e rregullojnë përdorimin e markës është cekur në
regjistër në kundërshtim me nenin 62 paragrafi 2, të këtij ligji përveç nëse pronari i
markës ka ndryshuar më vone rregulloret që rregullojnë përdorimin dhe ky ndryshim
përputhet me kërkesat e këtij neni.
Neni 67
Bazat shtesë për shfuqizim
Përveç shkaqeve të shfuqizimit të parashikuara në nenin 53, të këtij ligji, marka kolektive e
cila është regjistruar në kundërshtim me nenin 62 të këtij ligji, do të shpallet e shfuqizuar,
përveç nëse pronari i markës, duke ndryshuar rregulloret që rregullojnë përdorimin, janë në
përputhshmëri me kërkesat e nenit 62 të këtij ligji.
KAPITULLI XI
PROCEDURAT TJERA QË DUHET TË ZBATOHEN NË API
Neni 68
Shqyrtimi i vendimeve të marra nga API
1. Kundër vendimeve të API i lejohet palës të parashtroj ankesë brenda afatit prej tridhjetë (30)
ditësh nga dita e pranimit të vendimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
69
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
2. Ankesa i drejtohet Komisionit të Ankesave i cili është i detyruar të vendosë dhe informojë palën.
3. Komisioni i Ankesave për rishikimin e vendimeve të API krijohet me vendim të Ministrit.
4. Kundër vendimit të komisionit mund të parashtrohet padi në Gjykatën kompetente në afat
prej tridhjetë (30) ditësh.
5. Procedura dhe puna e Komisionit të Ankesave rregullohet me akt nënligjor te nxjerrë nga Ministri
Neni 69
Taksat
Për procedurat e rregulluara me këtë ligj taksat paguhen në përputhje me aktet nënligjore.
Neni 70
Dispozita të tjera që duhet të zbatohen në procedurë para API
Në mungesë të dispozitave të përcaktuara më këtë ligj, API do të zbatojë dispozitat e ligjit
përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Neni 71
Regjistrat
1. API do të mbajë, mirëmbajë dhe udhëheq Regjistrin e Markave tregtare dhe Regjistrin e
përfaqësuesve të Markave Tregtare.
2. Përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes, mirëmbajtjes dhe udhëheqjes së regjistrave nga paragrafi
1 i këtij neni përcaktohen në akte nënligjore.
3. Regjistri i Markave Tregtare nga paragrafi 1 i këtij neni do të jetë publik dhe mund të mbahet
në formën e bazës së të dhënave elektronike, me akt nënligjor përcaktohen kërkesat dhe
specifikimet teknike për të krijuar një regjistër elektronik në API.
4. Me një kërkesë me shkrim të një personi të interesuar, API lëshon kopjet e shënimeve ose
ekstrakte nga regjistri pas pagimit të taksave.
Neni 72
Mbrojtja e të dhënave
1. Përveç detyrimit për të mbajtur Regjistrin API mban kopjet fizike, bazën e të dhënave
elektronike dhe të gjitha detajet e dhëna nga aplikantet ose ndonjë palë tjetër në procedurë në
përputhje me këtë ligj ose me akt nënligjor e miratuara në bazë të tij.
2. Baza e të dhënave mund të përfshijë të dhëna personale, pos atyre të përfshira në Regjistër,
Mbledhja, ruajtja dhe përpunimi i këtyre të dhënave do të shërbejnë për qëllimet si në vijim:
2.1. administrimin e aplikacioneve dhe regjistrimeve siç përshkruhet në këtë ligj dhe në
akte nënligjore të miratuara në bazë të tij;
2.2. hyrjen në informacionin e nevojshëm për kryerjen e procedurave përkatëse më
lehtë dhe me efikasitet;
2.3. komunikimi me aplikantët dhe palët e tjera në proces;
2.4. hartimi i raporteve dhe statistikave që i mundësojnë API-së dhe të përmirësojë
funksionimin e sistemit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
70
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
3. Përpunimi i të gjitha të dhënave personale të kryera në Republikën e Kosovës në kuadër të
këtij ligji dhe akteve nënligjore i nënshtrohen legjislacionit përkatës Për mbrojtjen e të dhënave
personale.
Neni 73
Vazhdimi i procedurave
1. Nëse aplikuesi për regjistrim të markës tregtare ose pronari i një marke tregtare nuk ka
përmbushur një afat kohor për një akt në një procedurë para API, dhe ky dështim ka pasojën
e drejtpërdrejtë të shkaktimit të humbjes së të drejtave të dhëna nga aplikacionin për markë
tregtare ose markën tregtare, ai mund të paraqesë një kërkesë për vazhdimin e procedurave
në lidhje me aplikacionin ose markën tregtare. API lejon vazhdimin e procedurave, me kusht
që aplikanti:
1.1. kryen të gjitha veprimet e lëshuara brenda afatit të përcaktuar, referuar në paragrafin
2 të këtij neni, dhe
1.2. paguan taksën.
2. Kërkesa për vazhdimin e procedurës mund të paraqitet brenda dy (2) muajve nga skadimi i
afatit të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni.
3. Nëse veprimet e kërkuara nuk janë kryer brenda afatit të përmendur në paragrafin 2 të këtij
neni, ose nëse taksa administrative nuk është paguar, një kërkesë për vazhdimin e procedurës
do të konsiderohet se nuk është paraqitur.
4. Paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet për afatin kohor të cekur në:
4.1. paragrafi 2 i këtij neni;
4.2. neni 27 dhe neni 29 të këtij ligji;
4.3. neni 46 të këtij ligji;
4.4. neni 57 paragrafi 2 të këtij ligji;
4.5. për të gjitha veprimet në procedurat para API që përfshijnë disa palë.
5. Nëse API aprovon kërkesën, pasojat e mos arritjes së afatit kohor do të konsiderohet se nuk
kanë ndodhur.
KAPITULLI XII
MBROJTJA CIVILE JURIDIKE
Neni 74
Subjektet që kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave
Mbrojtja e të drejtave sipas këtij ligji mund të kërkohet nga pronari i markës tregtare, ose nga
personi i autorizuar si dhe nga një i licencuar.
Neni 75
Procedura për konstatimin dhe ndalimin e shkeljes
1. Pronari i markës tregtare mund të parashtron padi kundër çdo personi që ka shkelur markën
tregtare duke kryer, pa autorizim, ndonjë nga veprimet e përmendura në nenin 9, 10 ose 12
paragrafi 1 të këtij ligji, duke kërkuar:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
71
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
1.1. konstatimin e shkeljes së të drejtave të markës;
1.2. distancimi nga veprimi i shkeljes, ndalimi i shkeljes së të drejtave dhe ndalimi i
vazhdimit të shkeljeve të tilla dhe të ngjashme të të drejtave në të ardhmen.
2. Së bashku me padinë për veprimet e përcaktuara në nën paragrafin 1. dhe 1.2 të këtij neni
pronari i një marke tregtare mund të kërkojë masa përkatëse, si vijon:
2.1. tërheqja nga kanalet e tregtisë ose sekuestrimi i mallrave që kanë konstatuar se
cenojnë të drejtën e tij dhe në raste të përshtatshme, materialet që janë përdorur për
krijimin ose prodhimin e atyre mallrave;
2.2. heqjen e markës së shkelur, ose kur kjo nuk është e mundur, heqja përfundimtare
e mallrave që mbajnë markën e shkelur nga kanalet e tregtisë, dhe
2.3. shkatërrimi i atyre mallrave.
3. Gjykata në shqyrtimin e kërkesës për masat të mësipërme, do të marrë parasysh nevojën
për proporcionalitet midis seriozitetit të shkeljes dhe mjeteve juridike të ndërmarra, si dhe
interesave të palëve të treta. Gjykata urdhëron ekzekutimin e këtyre masave në dëm të shkelësit
të markës tregtare, përveç nëse ekzistojnë arsye të veçanta për moszbatimin e tillë.
4. Me qëllim të ndaljes së vazhdimit të shkeljes së markës tregtare, gjykata mund të dënojë
shkelësin më gjobë, për çdo shkelje, në shumën prej pesë mijë (5,000) deri në dhjetë mijë
(10,000) euro, në favor të pronarit. Të njëjtin veprim e merr gjykata edhe në rastet kur vendimi
është në proces të zbatimit.
5. Pronari i markës tregtare gjithashtu mund të paraqesë një kërkesë, sipas paragrafit 1 dhe 2
të këtij neni, kundër çdo ndërmjetësi, shërbimet e të cilit përdoren nga një palë e tretë për të
shkelur të drejtat e tij.
6. Në rastet përkatëse dhe me kërkesën e personit që mund t’i nënshtrohet masave të
parashikuara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, gjykata mund të urdhërojë që ti bëhet kompensimi
financiar palës së dëmtuar në vend që të zbatojë masat e parashikuara në paragrafin 1 dhe 2 të
këtij neni, nëse ai person ka vepruar nga pakujdesia, dhe nëse ekzekutimi i masave në fjalë do
t’i shkaktonte atij dëmin jo proporcional dhe nëse kompensimi financiar ndaj palës së dëmtuar
paraqitet në mënyrë të arsyeshme të kënaqshme.
Neni 76
Kërkesa për kompensimin e dëmeve
1. Gjykata, me kërkesën e palës së dëmtuar, urdhëron shkelësin i cili me dashje ose nga
pakujdesia se është i angazhuar në një veprimtari shkelëse të përmendur në nenin 9,10 dhe 12
të këtij ligji, të paguajë pronarit të së drejtës dëmet e përkatëse të pësuar prej tij/saj si rezultat
i shkeljes.
2. Për të llogaritur kompensimin, gjykata merr parasysh, ndër të tjera, pasojat negative
ekonomike, duke përfshirë fitimet e humbura, të cilat i pësoi i dëmtuari, çdo fitim të padrejtë të
bërë nga shkelësi dhe në raste përkatëse, dëmin moral të shkaktuar pronarit të së drejtës nga
shkelja.
3. Si një alternativë e paragrafit 2 të këtij neni, në raste të përshtatshme, kompensimi i dëmit
mund të llogaritet në bazë të sasisë ose të tarifës paushallë të barasvlershëm me kompensimin
të cilat do t’i ishte dashur që shkelësi ti kompensonte, nëse ai do të kishte kërkuar autorizimin
për përdorim nga pronari.
4. Kur shkelësi nuk ka ditur apo nuk ka mund të dijë se kryen veprimtari shkelëse, gjykata mund
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
72
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
të urdhërojë ose rimarrjen e fitimeve që përfitoi shkelësi nga shfrytëzimi i paautorizuar i markës
tregtare, sipas rregullave të përgjithshme për pasurimin e pabazuar ose pagesën e dëmeve, të
cilat mund të paracaktohen.
5. Kërkesat sipas neneve 75 dhe 76 të këtij ligji mund të paraqiten brenda tre (3) vjetëve nga
data kur paditësi mësoi për shkeljen dhe shkelësin, dhe jo më vonë se pesë (5) vjet nga data
e shkeljes ose data e shkeljes së fundit që ka ndodhur në rastet kur shkelja bëhet vazhdimisht.
6. Procedimet nga paragrafi 5 i këtij neni janë urgjente. Në rastin e procedurave në pritje, në
bazë të nenit 49 ose 52 të këtij ligji, në lidhje me revokimin ose shfuqizimit e markës tregtare
të shkelur, gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e çështjes, mund të vendosë ose shtyrjen e
procedurës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar të marra për revokimin ose shfuqizimit e
markës tregtare, ose vazhdimin e procedurës.
7. Gjatë procedurës, në lidhje me shkeljet e të drejtave të markës tregtare, sipas rastit, do të
zbatohen dispozitat e Ligjit përkatës për procedurën kontestimore dhe Ligjin për marrëdhëniet
detyrimore.
Neni 77
Mos përdorimi si mbrojtje në procedurat e shkeljes
1. Pronari i një marke tregtare ka të drejtë të ndalojë përdorimin e një shenje vetëm në atë që
të drejtat e pronarit nuk mund të revokohen në përputhje me nenin 48 të këtij ligji në kohën e
paraqitjes se padisë. Nëse i padituri kërkon një gjë të tillë, pronari i markës tregtare duhet të jep
prova që, gjatë periudhës pesë (5) vjeçare para datës së paraqitjes së padisë marka tregtare
është vendosur në përdorim, siç parashikohet në nenin 16 të këtij ligji, lidhur me mallrat ose
shërbime për të cilat është regjistruar dhe të cilat janë cekur si arsyetim për padinë, ose që ka
arsye të duhura për mos-përdorim, me kusht që procedura e regjistrimit të markës tregtare të
jetë përfunduar para padisë jo më pak se pesë (5) vjet.
2. Në mungesë të provës për këtë qëllim, kërkesa do të refuzohet. Nëse marka tregtare është
përdorur vetëm në lidhje me një pjesë të mallrave ose shërbimeve për të cilat, për qëllimin e
shqyrtimit të kërkesës nga gjykata, konsiderohet se është regjistruar në vetëm me atë pjesë të
mallrave ose shërbimeve.
3. Paragrafi 1 i këtij neni do të zbatohet mutatis mutandis lidhur me nenin 79 të këtij ligji.
Neni 78
Provat - Kërkesë për sigurimin e informacionit
1. Kur një palë ka paraqitur prova të arsyeshme në dispozicion të mjaftueshme për të mbështetur
pretendimet e saj se marka tregtare është shkelur ose ka të ngjarë të shkelet, ndërsa provat
që janë nën kontrolli të paditurit, gjykata mund, të urdhërojë që provat e tilla të paraqiten nga i
paditurit brenda një afati të caktuar.
2. Në rastin e një shkelje të kryer në veprimtari tregtare, gjykata gjithashtu, me kërkesë të
një pale, mund të urdhërojë ofrimin e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare që janë
nën kontrollin e palës së paditur gjithmonë duke marr parasysh mbrojtjen e informacionit
konfidencial.
3. Kur i padituri mohon se i disponon provat ose ato nuk janë nën kontrollin e tij, gjykata mund
të marrë veprime për të vërtetuar një fakt të tillë.
4. Dispozitat e Ligjit përkatës për Procedurat Kontestimore në lidhje me rastin e refuzimit për të
siguruar provat, do të zbatohen mutatis mutandis për të drejtat e palës për të refuzuar sigurimin
e atyre provave.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
73
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
5. Gjykata, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes, vendos për rëndësinë e faktit se
pala që ka provat nuk pranon, pa marrë parasysh vendimin e gjykatës, paraqitjen e provave,
ose mohimin e sigurimit të provave.
6. Kundër vendimit të gjykatës nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk lejohet ankim i veçantë.
7. Në çdo rast dhe me kërkesë të palës së paditur për sigurimin e informacionit, gjykata merr
masat e duhura për të siguruar mbrojtjen e informacionit konfidencial.
8. Në kontekstin e procedurave në lidhje me shkeljen e një marke tregtare dhe si përgjigje
ndaj një kërkese të arsyeshme dhe proporcionale të paditësit, gjykata mund të urdhërojë që
informacionet mbi rrjetet e origjinës dhe shpërndarjes së mallrave ose shërbimeve që shkelin
markën tregtare të sigurohen nga shkelësi ose çdo person tjetër i cili:
8.1. u gjet në posedim të mallrave që e shkelin në një veprimtari tregtare;
8.2. rezulton se përdorin shërbimet për shkelje në veprimtari tregtare;
8.3. u konstatua se siguronte, në veprimtari tregtare, shërbime të përdorura në
veprimtari shkelëse; ose
8.4. rezulton sipas nën-paragrafët 8.1., 8.2, ose 8.3 të këtij neni, si i përfshirë në
prodhimin, prodhimin ose shpërndarjen e mallrave ose ofrimin e shërbimeve.
9. Kërkesa nga paragrafi 8 i këtij neni mund të bëhet në formën e një veprimi juridik ose me një
masë provizore.
10. Informacioni i përmendur në paragrafin 8 të këtij neni, sipas rastit, përfshin:
10.1. emrat dhe adresat e prodhuesve, prodhuesve, shpërndarësve, furnitorëve dhe
mbajtësve të tjerë të mëparshëm të mallrave ose shërbimeve, si dhe shitësit me
shumicë dhe pakicë;
10.2. informacion mbi sasitë e prodhuara, shpërndara, pranuara ose porositur, si dhe
çmimin e marrë për mallrat ose shërbimet në fjalë.
11. Kur një palë përgjegjëse për sigurimin e informacionit refuzon, pa arsye bindëse, të sigurojë
informacion, ai do të jetë përgjegjës për dëmin e shkaktuar në përputhje me dispozitat ligjore
në fuqi.
12. Paragrafët 8 dhe 9 të këtij neni do të zbatohen pa paragjykuar dispozitat e tjera ligjore të
cilat:
12.1. japin të drejtën e pronarit të së drejtës për të marrë informacion më të plotë;
12.2. rregullon përdorimin në procedurat civile ose penale të informacionit të komunikuar
në bazë të këtij neni;
12.3. rregullojnë përgjegjësin për keqpërdorim të së drejtës së informacionit; ose
12.4. rregullojnë mundësinë për të refuzuar informacione që e detyrojnë personin e
cekur në paragrafin 8 të këtij neni të pranojë pjesëmarrjen e tij / saj ose të afërmit e tij /
saj të afërt në një Shkelje e markës tregtare; ose
12.5. rregullojnë mbrojtjen e konfidencialitetit të burimeve të informacionit ose
përpunimin e të dhënave personale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
74
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 79
Masat e përkohshme dhe parandaluese
1. Me kërkesën e pronarit të markës tregtare i cili dëshmon se marka tregtare është shkelur apo
tentohet të shkelet, gjykata mund të shqiptoj çfarëdo mase të përkohshme që përfshin ndalimin
apo parandalimin e shkeljes dhe në veçanti:
1.1. të urdhëroj shkelësin e supozuar që t’i ndalojë dhe t’i ndërpresë veprimet që
shkelin markën tregtare; gjykata po ashtu mund të lëshojë një urdhër ndalimi kundër
ndërmjetësuesit shërbimet e të cilit i përdorin personat e tretë që shkelin markën
tregtare;
1.2. të urdhëroj konfiskimin apo largimin nga tregu të produkteve që pa të drejtë
emërtohen si marka tregtare.
2. Me kërkesën e pronarit të markës i cili dëshmon se marka e tij është shkelur në veprimtari
afariste me qëllim të sigurimit të përfitimit material dhe shkelja ka tentuar që t’i shkaktojë atij
dëm të pariparueshëm ose vështirë të riparueshëm, gjykata përveç masave të përkohshme të
përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, mund të urdhërojë konfiskimin e pasurisë së tundshme
dhe të patundshme të palës kundërshtuese, e cila është drejtpërdrejt e lidhur me shkeljen, duke
përfshirë edhe ngrirjen e llogarive të tij bankare.
3. Me qëllim të caktimit dhe ekzekutimit të masës së përkohshme sipas paragrafit 2. të
këtij neni, gjykata kërkon nga pala kundërshtare ose personat e tjerë përkatës, paraqitjen e
informacioneve bankare, financiare dhe informacioneve të tjera ekonomike, ose vënien në
disponim të informacioneve dhe dokumenteve të tjerë në lidhje me to. Gjykata siguron mbrojtjen
e konfidencialitetit të informacioneve të tilla dhe e ndalon shpërdorimin e tyre.
4. Masa e përkohshme mund të shqiptohet pa e informuar palën kundërshtare të saj, nëse
aplikuesi paraqet dëshmi së në të kundërtën masa e përkohshme nuk do të jetë efektive, ose
ekziston rreziku se mund të ndodhë dëmtim i pariparueshëm. Kjo masë mund të shqiptohet
pa e informuar palën kundërshtare të saj, nëse aplikuesi paraqet dëshmi së në të kundërtën
masa e përkohshme nuk do të jetë efektive, ose që, duke marrë në konsideratë rrethanat
shumë të rënda të shkeljes së të drejtave, kjo do të jetë e domosdoshme. Në qoftë se masa
e përkohshme është shqiptuar pa e njoftuar palën kundërshtuese, atëherë gjykata duhet të ia
komunikojë palës kundërshtare vendimin për masën e përkohshme, menjëherë pas zbatimit të
saj.
5. Në vendimin për masën e përkohshme, gjykata cakton kohëzgjatjen e masës së tillë dhe nëse
është urdhëruar ndonjë masë para fillimit të procedurës, periudhën brenda së cilës paraqitësi i
kërkesës për masën inicion procedurë për të arsyetuar masën.
6. Kur masat e përkohshme të përmendura në këtë nen revokohen ose parashkruhen për
shkak të çfarëdo veprimi ose mosveprimi nga ana e shkelësit ose kur është gjetur më pas se
nuk ka pasur shkelje të markës tregtare ose kërcënim të shkeljes të markës tregtare, atëherë
me kërkesë të palës kundërshtare gjykata mund ta urdhërojë pronarin që t’i ofrojë palës
kundërshtare kompensimin e duhur për çdo dëm të shkaktuar nga masat e përkohshme. Sigurimi
i kompensimit të tillë të përcaktuar në këtë nen mund t’i nënshtrohet garancion depozitimi të
sigurt ose depozite të barabartë për qëllimet e shprehura nga aplikuesi.
7. Kur masat e përkohshme janë hequr ose kur ato nuk vlejnë më për shkak të ndonjë veprimi
ose mosveprimi nga paditësi, ose kur më vonë konstatohet se nuk ka pasur shkelje ose kërcënim
e shkeljes së një marke tregtare, pas kërkesës së paditurit gjykata do të urdhërojë paditësin, që
t’i sigurojë kompensim të duhur për çdo dëmtim te shkaktuar nga ato masa.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
75
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 80
Masat për ruajtjen e provave
1. Sipas kërkesës së pronarit të markës i cili pohon se i është shkelur e drejta ose ekziston
rreziku të shkelet dhe ekziston mundësia që dëshmia e shkeljes ose rrezikut në fjalë nuk mund
të merret ose bëhet e vështirë të merret, gjykata urdhëron marrjen masës së përkohshme për
ruajtjen e dëshmisë.
2. Me masën e përkohshme të cekur në paragrafin 1. të këtij neni, gjykata mund të urdhëroj:
2.1. përgatitjen e një përshkrimi të hollësishëm të produkteve që rrezikojnë të shkelin
një markë tregtare, me apo pa marrjen e mostrave;
2.2. konfiskimin e mallrave që vërtetohet se ka shkelur një markë tregtare;
2.3. konfiskimin e materialeve dhe mjeteve të përdorura në prodhimin dhe shpërndarjen
e mallrave te cilat shkelin te drejtat e një markë tregtare dhe dokumentacionin lidhur
me to.
3. Masa e përkohshme e cekur në këtë nen mund të urdhërohet edhe pa informuar palën
tjetër, nëse kërkuesi i masave të përkohshme tregon qartë që ekziston rreziku që të dëmtohen
dëshmitë apo do të ndodhë dëm i pariparueshëm. Nëse urdhërohet një masë e përkohshme
pa informuar palën tjetër, gjykata ia komunikon palës tjetër vendimin mbi masën e përkohshme
menjëherë pasi që zbatohet.
4. Në vendimin që urdhëron një masë të përkohshme, gjykata e specifikon kohëzgjatjen e
masës dhe nëse masa është urdhëruar para fillimit të procedurës ligjore, periudhën brenda së
cilës kërkuesi i masave duhet të fillojë procedurë ligjore për të arsyetuar masën brenda tridhjetë
(30) ditësh nga data e komunikimit te vendimit.
5. Kur masat e përkohshme sipas këtij neni tërhiqen apo ju kalon afati për shkak të lëshimeve
nga paditësi, ose kur dëshmohet që nuk ka pasur shkelje apo tentim për shkeljen e markës
tregtare, gjykata me kërkesën e palës së paditur mund të urdhëroj paditësin që të kompensoj
palën e paditur për çdo padrejtësi apo dëm të shkaktuar nga masat e përkohshme. Për të
siguruar kompensimin e dëmit të shkaktuar nga masat e përkohshme pala paditëse duhet të
depozitoj mjete të mjaftueshme për kompensimin e dëmit.
6. Dispozitat e Ligjit përkatës mbi Procedurën e Përmbarimit zbatohen në çështjet që nuk janë
rregulluar me këtë nen.
7. Dispozitat e këtij ligji nuk përjashton mundësin gjykatës për të urdhëruar masa të përkohshme
që përfshijnë ruajtjen e dëshmive në përputhje me dispozitat e Ligjit përkatës mbi Procedurën
Kontestimore.
Neni 81
E drejta e Ndërhyrjes së pronarit të markës regjistruar të mëvonshme me qëllim të
mbrojtjes në procedurat e shkeljes
1. Në procedurat e shkeljes, pronari i një marke tregtare nuk ka të drejtë të ndalojë përdorimin
markës të regjistruar më vonë, kur kjo markë tregtare e regjistruar më vonë nuk do të shpallet e
pavlefshme në zbatim të nenit 15 paragrafi 1 ose 2, dhe nenit 53 dhe 54 të këtij ligji.
2. Pronari i markës tregtare nuk ka të drejtë të ndalojë përdorimin e markës tregtare të regjistruar
më vonë, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, pronari i kësaj marke tregtare të regjistruar më
vonë nuk ka të drejtë të ndalojë përdorimin e markës tregtare të mëhershme në procedurat e
shkeljes, edhe pse për atë të drejtë të mëhershme nuk mund të thirrët kundër markës tregtare
të mëvonshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
76
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 82
Hulumtimi
API, me kërkesën e paraqitur nga palët e interesuara, e bën hulumtimin në data bazën e
vet lidhur me aplikacionet e paraqitura apo regjistrimet e markave tregtare që kanë efekt në
Republikën e Kosovës.
Neni 83
Kërkesë për publikimin e aktgjykimit
1. Me kërkesën e pronarit të markës tregtare aktgjykimi i formës së prerë, publikohet në mjetet
e informimit publik me shpenzimet e të paditurit.
2. Gjykata vendos brenda kufijve të kërkesës për publikimin e tërësishëm ose pjesërishëm të
aktgjykimit dhe mjetin e informimit se ku do të bëhet publikimi.
Neni 84
Gjykata kompetente për shkelje të markës tregtare
Në rastet e shkeljeve të markës tregtare, merret Gjykata kompetente për shqyrtimin e rasteve
të markave tregtare.
Neni 85
Proporcionaliteti
1. Masat, procedurat dhe mjetet juridike të parapara sipas neneve 74 deri 84 të këtij ligji duhen
të jenë të drejta, të drejta dhe proporcionale, gjithashtu masat e cekura nuk duhet të jenë
pengesë ne veprimtaritë afariste të cilat janë në përputhje me dispozita ligjore në fuqi.
2. Në procedurat para Gjykatave kostot gjyqësore dhe kostot tjera janë të parapara me
legjislacionin përkatës për Gjykatat.
Neni 86
Ankesa në procedurë administrative
1. Pronari i markës tregtare mund të parashtrojë ankesë në inspektoratin përkatës të tregut,
kundër çdo personi që ka shkelur të drejtën e markës tregtare.
2. Procedura e ankesës dhe shqyrtimi i saj, përcaktohet me akt nënligjor të nxjerr nga ministri.
KAPITULLI XIII
PËRFAQËSIMI
Neni 87
Përfaqësimi nga përfaqësuesi i autorizuar
1. Personat fizikë dhe juridikë që kanë një vendbanim ose një zyrë të regjistruar në Republikën e
Kosovës mund të realizojnë të drejtat e tyre sipas këtij ligji përmes përfaqësuesve të autorizuar
që janë të regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar, i cili mirëmbahet nga API.
2. Personat fizikë dhe juridikë të huaj që nuk kanë vendbanim ose degë të regjistruar në
Republikën e Kosovës, do t’i realizojnë të drejtat e tyre sipas këtij ligji, në të gjitha procedurat në
API, vetëm përmes përfaqësuesve të autorizuar që janë regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve
të autorizuar, të cilat mirëmbahet nga API.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
77
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
Neni 88
Përfaqësuesit e autorizuar të markave tregtare
1. Përfaqësimi i personave fizikë ose juridikë përpara API-së mund të merret vetëm nga një
përfaqësues i autorizuar i regjistruar pas vendimit të API-së në Regjistrin e Përfaqësuesve të
Autorizuar të mbajtur nga API.
2. API e regjistron dhe e çregjistron personin në Regjistrin e përfaqësuesve te autorizuar të
Markave Tregtare nëse ai person i plotëson apo nuk plotëson kushtet e përcaktuara më akt
nënligjor në përputhje me këtë ligj.
Neni 89
Përfaqësuesit e autorizuar
1. Një përfaqësues i autorizuar i markës tregtare mund të përfaqësojë një person fizik ose juridik
përpara API në bazë dhe brenda objektit të autorizimit të dhënë agjentit të markës tregtare nga
të tilla person fizik ose juridik.
2. Autorizimi mund të jepet për një ose më shumë aplikime ose regjistrime të markës tregtare,
si dhe për aplikime ose regjistrime ekzistuese dhe të ardhshme të markës tregtare.
3. Autorizimi që ka të bëjë me të gjitha aplikimet dhe regjistrimet e markës tregtare të një
personi fizik ose juridik, referohet si një autorizim i përgjithshëm.
4. Autorizimi mund të kufizohet në vetëm disa veprime të caktuara të ndërmarra para API.
5. Nëse një markë tregtare është dorëzuar në lidhje me disa ose të gjitha mallrat ose shërbimet
për të cilat është regjistruar, autorizimi duhet të përmbajë qartë kërkesën e referuar nga pronari
i markës tregtare.
Neni 90
Tërheqja e autorizimit
1. Pronari i markës tregtare mund ta tërheqë autorizimin e dhënë për përfaqësuesin e markës
tregtare në çdo kohë.
2. Pasi të informohet për ndryshimin e përfaqësuesit, API vazhdon të komunikojë me
përfaqësuesin e ri për markat tregtare.
3. Pronari i markës tregtare i cili ka dhënë dy apo më shumë autorizime përfaqësuesve të
ndryshëm për marka tregtare, është i vlefshëm, autorizimi i cili është me datën më të fundit.
Neni 91
Dorëzimi i autorizimit
1. Përfaqësuesi i markës tregtare që pretendon së është i autorizuar për të përfaqësuar pronarin
para API, por nuk i dorëzon API autorizimin me shkrim për të argumentuar, ftohet që në afat prej
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e pranimit të ftesës të paraqesë një autorizim të vlefshëm,
sipas nenit 7 paragrafi 2.5. të këtij ligji.
2. Me kërkesën e përfaqësuesit për marka tregtare, afati kohor mund të vazhdohet edhe dy (2)
muaj të tjerë nga data e skadimit të afatit të cekur në paragrafin 1. të këtij neni.
3. Nëse përfaqësuesi për marka tregtare nuk i dorëzon ne API autorizimin brenda afatit të
paraparë kohor dhe vazhdon të veprojë në emrin e vet, veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi
për marka tregtare konsiderohen sikur të mos ishin ndërmarrë fare.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
78
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
KAPITULLI XIV
DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 92
Dispozitat ndëshkuese
1. Me gjobë në shumë prej pesë mijë (5,000) euro, deri pesëmbëdhjetë mijë (15,000) euro
dënohet personi juridik që pa autorizim, përdorë një markë tregtare në kundërshtim me nenin
9 të këtij ligji.
2. Personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë në vlerë prej pesëqind (500) eurosh
deri njëmijë e pesëqind (1,500) euro, që vepron në kundërshtim me nenin 9 të këtij ligji;
3. Personi fizik që ushtron biznes individual gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare dënohet
me gjobë në vlerë prej njëmijë (1,000) deri tremijë (3,000) euro, që vepron në kundërshtim me
nenin 9 të këtij ligji;
4. Personi fizik dënohet me gjobë në vlerë prej dyqind (200) deri treqind (300) euro, që vepron
në kundërshtim me nenin 9 të këtij ligji;
5. Produktet e përdorura apo të parapara që të përdoren për kryerjen e shkeljeve të cekura
në këtë nen, me vendim të gjykatës, mund të konfiskohen, shkatërrohen, apo të bëhen të pa
përdorura në ndonjë mënyrë tjetër.
6. Në rastet kur marka tregtare përdoret në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, gjykata
varësisht prej shkeljes me të cilin supozohet se është kryer vepër penale, zbaton dispozitat e
këtij ligji dhe të Kodit Penal të Kosovës.
KAPITULLI XV
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 93
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ministria nxjerr akte nënligjore sipas nenit 7 nën paragrafi 2.5, nenit 17 paragrafi 5, nenit 18
paragrafi 3, nenit 19 paragrafi 4, nenit 20 paragrafi 2, nenit 21 paragrafi 7, nenit 24 paragrafi
4, nenit 30 paragrafi 7, nenit 32 paragrafi 2, nenit 33 paragrafi 3, nenit 34 paragrafi 3, nenit
35 paragrafi 1, nenit 38 paragrafi 4, neni 39 paragrafi 3, neni 40 paragrafi 3, neni 41 paragrafi
2, neni 42 paragrafi 4, neni 43 paragrafi 3, neni 44 paragrafi 3, neni 46 paragrafi 6, neni 47
paragrafi 5, neni 49 paragrafi 2, neni 50 paragrafi 1, neni 52 paragrafi 2, neni 54 paragrafi 1,
neni 57 paragrafi 1, neni 68 paragrafi 5, neni 69 ,neni 70, neni 71 paragrafi 2 dhe 3, neni 72
paragrafi 1, neni 72 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1, dhe paragrafi 3, neni 88 paragrafi 2, në afat
prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
2. Me kusht që mos të jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja
nën-ligjore për zbatimin e këtij ligji, këto akte do të vazhdojnë të mbesin në fuqi si në vijim:
2.1. Udhëzimi Administrativ, nr. 14/2016 për regjistrimin e markës tregtare;
2.2. Udhëzimi Administrativ, nr. 10/2016 për tarifat administrative për objektet e
pronësisë industriale;
2.3. Udhëzimi Administrativ, nr. 08/2016 për ekzaminimin e parakohshëm të
aplikacioneve për markat tregtare;
2.4. Udhëzimi Administrativ, nr. 02/2017 për kompetencat, mandatin dhe punën e
komisionit të ankesave në agjencinë për pronësi industriale;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
79
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE
2.5. Udhëzim Administrativ, nr. 10/2020 për përfaqësues të autorizuar në fushën e
pronësisë industriale.
Neni 94
Dispozitat shfuqizuese
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-026 për Markat Tregtare, si dhe Ligji
05//L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-026 për Markat Tregtare.
Neni 95
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 08/L-075
23 qershor 2022
Shpallur me dekretin Nr. DL-239/2022, datë 07.07.2022 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 13 KORRIK 2022, PRISHTINË
80
LIGJI NR. 08/L-075 PËR MARKAT TREGTARE