LIGJI NR. 08/L-035 PËR NDYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-017 PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË
19
LIGJI NR. 08/L-035 PËR NDYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-017 PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS
LIGJI NR. 08/L-035
PËR NDYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-017 PËR
NDIHMË JURIDIKE FALAS
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-017 PËR
NDIHMË JURIDIKE FALAS
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr.04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas.
Neni 2
Pas nenit 10 të ligjit bazik, shtohet një nen i ri 10/A, me tekstin si në vijim:
Neni 10/A
Kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas
1. Pavarësisht nga kriteret e kërkuara në nenin 8 dhe 9 të ligjit bazik, ndihma juridike falas i
ofrohet:
1.1. personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999;
1.2. viktimave të dhunës në familje;
1.3. viktimave dëshmitare të dhunës, të cilët janë në varësinë e viktimave të dhunës
ne familje;
1.4. viktimave të dhunës në baza gjinore;
1.5. viktimave të cilitdo lloj të dhunës seksuale, përfshirë dhe ngacmimin seksual;
1.6. viktimave të trafikimit me qenie njerëzore;
1.7. viktimave të mitur;
1.8. fëmijëve qe jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
1.9. fëmijëve nën kujdestari që kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të
tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
1.10. personave të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi
që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent sipas ligjit në fuqi për
mbrojtje nga diskriminimi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 25 SHKURT 2022, PRISHTINË
20
LIGJI NR. 08/L-035 PËR NDYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-017 PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS
1.11. Gazetarëve, gazetarëve të pavarur, fotoreporterëve, kameramanëve dhe
redaktorëve që punojnë në/për media të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Media
(KPM) dhe/ose në media anëtare në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës
(KMSHK).
2. Ndihma juridike falas për kategoritë e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni përfshinë
shërbimet si në vijim:
2.1. informatat dhe këshillat juridike lidhur me procedurat ligjore;
2.2. përpilimin e shkresave dhe çdo ndihmë teknike që ka të bëjë me kompletimin e
lëndës;
2.3. përfaqësimin në procedurën penale dhe civile;
2.4. mbrojtjen dhe përfaqësimin në të gjitha fazat e procedurës penale.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr.08/L-035
9 shkurt 2022
Shpallur me dekretin Nr. DL-70/2022, datë 24.02.2022 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu