GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
LIGJI NR. 08/L-055
PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të Nenit 65(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj përcakton kushtet dhe procedurat për regjistrimin e dizajnit industrial, si dhe të drejtat që rrjedhin nga
regjistrimi, masat, procedurat dhe mjetet për zbatimin e të drejtave dhe Dizajnit Komunitar.
2. Ky ligj është në përputhshmëri me Direktivën 98/71/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës
13 tetor 1998 për mbrojtjen ligjore të dizajnëve, dhe Direktivën 2004/48/KE të Parlamentit Evropian dhe të
Këshillit të datës 29 prill 2004 për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky Ligj zbatohet për të gjitha dizajnët industriale që janë në procedurë të regjistrimit apo të regjistruara në
Agjencinë përkatëse për Pronësi Industriale, përfshirë dizajnët komunitare dhe regjistrimet ndërkombëtare të
dizajnit që vlejnë në Republikën e Kosovës.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Ministria - Ministria përkatëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti;
1.2. Ministër – ministri apo ministrja e ministrisë përkatëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti;
1.3. API - agjencia përkatëse për pronësi industriale, e themeluar në kuadër të Ministrisë përkatëse
për Industri, Ndërmarrësi dhe tregtisë;
1.4. Kontrata për licencë - kontrata për licencë sipas ligjit përkatës për marrëdhëniet e detyrimeve;
1.5. Dizajn - dukja e tërësisë apo një pjese të produktit, e cila rezulton nga karakteristikat e produktit,
në veçanti nga forma, ngjyrat, vijat, konturat, tekstura ose materiali i vetë produktit dhe zbukurimet
e tij;
1.6. Produkt - çdo lëndë industriale apo artizanale, duke përfshirë mes tjerash edhe pjesët e dedikuara
për vendosje në tërësinë e produktit kompleks, paketimit, mbështjelljen, simbolet grafike dhe format
tipografike të shkronjave, duke përjashtuar programet kompjuterike;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
2
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
1.7. Produkt kompleks - produkti i cili është i përbërë prej më shumë pjesëve të cilat mund të
zëvendësohen në atë mënyrë që është e mundur ndarja dhe ribashkimi i serishëm i produktit;
1.8. Konventa e Parisit - Konventa e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale të datës 20 mars
1883, e ndryshuar në Bruksel më 14 dhjetor 1900, në Uashington më 2 qershor 1911, në Hagë më
6 nëntor 1925, në Londër më 2 qershor 1934, në Lisbonë më 31 tetor 1958 dhe në Stokholm më 14
korrik 1967, e ndryshuar më 28 shtator 1979;
1.9. Marrëveshja e Lokarnos - Marrëveshja e Lokarnos për Themelimin e Klasifikimit Ndërkombëtar
për Dizajnët Industriale, e nënshkruar në Lokarno më 8 tetor 1968, e ndryshuar më 28 shtator 1979
në Lokarno, e njohur si Klasifikimi i Lokarnos;
1.10. Klasifikimi i Lokarnos - Klasifikimi Ndërkombëtar për dizajnët industriale, i themeluar me
Marrëveshjen e Lokarnos.
Neni 4
Agjencia e Pronësisë Industriale
API është agjencia përkatëse për pronësi industriale, e themeluar në kuadër të Ministrisë përkatëse për
Industri, Ndërmarrësi dhe tregtisë, e cila është përgjegjëse për procedurën e regjistrimit dhe mbrojtjen e
dizajnit industrial sipas këtij ligji.
KAPITULLI II
KUSHTET PËR MBROJTJEN E DIZAJNIT INDUSTRIAL
Neni 5
Mbrojtja e dizajnit industrial
1. E drejta e dizajnit industrial mbrohet deri në atë shkallë që dizajni të cilësohet i ri dhe të ketë karakter
individual.
2. Dizajni i cili është zbatuar apo është pjesë përbërëse e produktit, i cili po ashtu është pjesë përbërëse e
produktit tjetër kompleks, konsiderohet i ri dhe me karakter individual:
2.1. nëse pjesa përbërëse e vendosur në produktin kompleks, mbetet e dukshme gjatë përdorimit të
zakonshëm të produktit;
2.2. deri në masën që këto karakteristika të dukshme të pjesës përbërëse i përmbushin në vetvete
kushtet e risisë dhe karakterit individual.
3. Sipas paragrafit 2., nën-paragrafit 2.1. të këtij neni, “përdorim i zakonshëm” është përdorimi nga ana e
përdoruesit të fundit, duke mos përfshirë mirëmbajtjen, servisimin ose riparimin e produktit.
Neni 6
Risia e dizajnit
1. Dizajni është i ri nëse nuk është identik me asnjë dizajn të vënë në dispozicion të publikut para datës së
aplikimit për regjistrimin e dizajnit, ndërsa nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së pranuar
të përparësisë.
2. Dizajnet janë identike nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në detaje jo përmbajtjesore.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 7
Karakteri individual i dizajnit
1. Dizajni konsiderohet se ka karakter individual nëse përshtypja e përgjithshme që krijon tek shfrytëzuesi
i informuar ndryshon nga përshtypja e përgjithshme e krijuar tek një shfrytëzues i tillë që e ka lënë çfarëdo
dizajni tjetër që është vënë në dispozicion të publikut para datës së dorëzimit të aplikacionit për regjistrim, apo
nëse është kërkuar përparësia, data e përparësisë.
2. Gjatë vlerësimit të karakterit individual të dizajnit, merret parasysh shkalla e lirisë së dizajnuesit në krijimin
e dizajnit.
Neni 8
Shpalosja e dizajnit
1. Me qëllim të zbatimit të neneve 6 dhe 7 të këtij ligji, konsiderohet se dizajni ka qenë në dispozicion të publikut
nëse është publikuar pas procedurës së regjistrimit, është ekspozuar, përdorur në tregti apo është shpalosur
në forma të tjera, përveç atëherë kur mund të jetë shpalosur për shkaqe të arsyeshme në veprimtari afariste
të specializuara në sektorin përkatës, brenda territorit të Republikës së Kosovës, para datës së paraqitjes së
aplikacionit për regjistrim ose nëse kërkohet përparësia, para datës së njohjes së përparësisë.
2. Dizajni nuk konsiderohet se është shpalosur apo është bërë i njohur për publikun edhe nëse nën kushtet e
konfidencialitetit i është shpalosur personit të tretë, qoftë në mënyrë eksplicite apo implicite.
3. Me qëllim të zbatimit të paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, shpalosja e dizajnit nuk duhet të merret parasysh
nëse dizajni për të cilin kërkohet mbrojtja sipas këtij Ligji ka qenë i vënë në dispozicion për publikun dhe atë:
3.1. nga dizajnuesi, trashëgimtari i tij ligjor apo personi i tretë, si rezultat i të dhënave të lëshuara apo
aktiviteteve të ndërmarra nga dizajnuesi apo trashëgimtari i tij ligjor; dhe
3.2. gjatë periudhës prej dymbëdhjetë (12) muajve, para datës së paraqitjes së aplikacionit për
dizajnin industrial, apo nëse është kërkuar përparësia, nga data e përparësisë.
4. Dispozitat nga paragrafi 3. i këtij neni do të zbatohen edhe në rastet ku dizajni është vënë në dispozicion të
publikut si pasojë e një keqpërdorimi në dëm të dizajnuesit apo të trashëgimtarit ligjor të tij.
Neni 9
Dizajni i kushtëzuar nga funksioni teknik dhe dizajni i ndërlidhur
1. E drejta e dizajnit nuk duhet të ekzistojë në karakteristikat e paraqitjes së produktit:
1.1. të cilat janë të kushtëzuara vetëm me funksionin e vet teknik;
1.2. të cilat domosdoshmërisht duhet të riprodhohen në formën dhe dimensionet e njëjta, në mënyrë
që produkti në të cilin është inkorporuar dizajni apo në të cilin zbatohet dizajni të jetë në mënyrë
mekanike i lidhur me një produkt tjetër, apo të vendoset në rreth ose përballë një produkti tjetër ashtu
që të dyja produktet të mund t’i kryejnë funksionet e veta.
2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1., nën-paragrafi 1.2. të këtij neni, në përputhje me kushtet e
përcaktuara në nenet 6 dhe 7 të këtij ligji, duhet që e drejta e dizajnit të ekzistojë edhe në dizajnin i cili
i shërben qëllimit të bashkimit të shumëfishtë ose lidhjes së produkteve të ndërrueshme brenda sistemit
modular.
Neni 10
Dizajni kundër interesit publik dhe parimeve morale
Dizajni i cili është në kundërshtim me interesin publik dhe parimet morale nuk mund të mbrohet.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
KAPITULLI III
E DREJTA NË DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 11
Dizajnuesi
1. Dizajnues është personi fizik i cili ka krijuar dizajnin industrial.
2. Personi që ka ofruar vetëm ndihmë teknike në krijimin e dizajnit nuk konsiderohet dizajnues.
Neni 12
E drejta në dizajnin industrial dhe e drejta e pronarit të supozuar
1. E drejta e dizajnit industrial i takon dizajnuesit ose trashëgimtarit ligjor të tij.
2. Nëse dizajnuesi nuk është aplikues, paraqitësi i aplikacionit ka të drejtë të fillojë procedurën për fitimin e
dizajnit industrial në pajtim me këtë ligj derisa të mos dëshmohet e kundërta.
3. Nëse dizajni është krijuar në bazë të kontratës me porosi, e drejta për dizajnin i takon porositësit të dizajnit
nëse me kontratë nuk është paraparë ndryshe.
4. Nëse dizajni është krijuar nga dizajnuesi gjatë kryerjes së detyrave të punës si i punësuar apo duke i zbatuar
këshillat e punëdhënësit, e drejta për dizajn industrial i takon punëdhënësit, nëse me kontratë nuk është e
paraparë ndryshe.
5. Personi në emër të të cilit është regjistruar dizajni industrial ose personi në emër të të cilit është paraqitur
aplikacioni para regjistrimit, do të konsiderohet se është person që ka të drejtë në të gjitha procedurat që
zhvillohen në API lidhur me dizajnin në fjalë e po ashtu edhe në çdo procedurë tjetër.
Neni 13
Krijimi i përbashkët i dizajnit industrial
1. Nëse dizajni është krijuar nga puna e përbashkët e disa dizajnuesve, e drejta për dizajnin industrial u takon
atyre ose trashëgimtarëve ligjorë të tyre dhe konsiderohet se ata kanë të drejtë në dizajnin industrial në pajtim
me këtë ligj.
2. Pjesa e secilit dizajnues në dizajnin e krijuar në mënyrë të përbashkët, përcaktohet në bazë
të kontributit të secilit dizajnues, përveç nëse me kontratë përcaktohet ndryshe.
3. Nëse kontributi i dizajnuesve nuk përcaktohet në kontratë dhe nuk mund të përcaktohet në bazë të kontributit
të secilit dizajnues, ata konsiderohen të barabartë.
Neni 14
Të drejtat morale të dizajnuesit
1. Dizajnuesi ka të drejtë morale të ceket si dizajnues në të gjitha dokumentet gjatë ekspozimit publik të dizajnit
të tij, pavarësisht se a është paraqitës i aplikacionit apo bartës i së drejtës së dizajnit industrial të regjistruar.
2. E drejta morale e dizajnuesit nuk mund të bartet.
3. Nëse disa dizajnues kanë marrë pjesë së bashku në krijimin e dizajnit, e drejta nga paragrafi 1. i këtij neni
duhet t’u takojë të gjithë dizajnuesve, pavarësisht kontributit të tyre në krijimin e dizajnit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
5
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 15
Të drejtat për dizajnin industrial
Personat fizik dhe juridik, vendor dhe të huaj, kanë të drejta të barabarta në fitimin dhe mbrojtjen e dizajnit
sipas këtij ligji.
KAPITULLI I IV
EFEKTET E DIZAJNIT INDUSTRIAL TË REGJISTRUAR
Neni 16
Fitimi i dizajnit industrial
1. Dizajni industrial fitohet me nxjerrjen e vendimit për regjistrim dhe regjistrimin e dizajnit në regjistër.
2. Data e regjistrimit në regjistër është e njëjtë me datën e nxjerrjes së vendimit për fitimin e së drejtës së
dizajnit industrial.
Neni 17
Të drejtat ekskluzive të fituara nga dizajni industrial
1. Pronari i dizajnit industrial e ka të drejtën ekskluzive për përdorimin e dizajnit të regjistruar dhe ndalimin e
palëve të treta për ta përdorur dizajnin pa lejen e tij.
2. Përdorimi, sipas paragrafit 1. të këtij neni, përfshin përpunimin, ofertën, vënien në treg, importimin,
eksportimin, përdorimin e produktit në të cilin është përfshirë apo për të cilin zbatohet dizajni, dhe deponimin
e produktit të tillë për këto qëllime.
3. Nëse publikimi i dizajnit të regjistruar industrial është shtyrë konform nenit 45 të këtij ligji, gjatë kohës sa vlen
shtyrja, pronari ka të drejtë t’ua ndalojë personave të tretë përdorimin e dizajnit sipas paragrafit 2. të këtij neni
vetëm nëse ky përdorim është rezultat i kopjimit të dizajnit të regjistruar.
Neni 18
Kufizimet e të drejtave ekskluzive që rrjedhin nga e drejta e dizajnit
1. E drejta ekskluzive nuk mund të realizohet ndaj:
1.1. veprimeve të ndërmarra për qëllime private dhe jotregtare;
1.2. veprimeve të ndërmarra për qëllime eksperimentale;
1.3. veprimeve të reprodukimit të ndërmarra me qëllim të citimit apo edukimit, nëse kjo është në
pajtim me rregullat e mirësjelljes në afarizëm dhe nuk shkakton dëm gjatë përdorimit normal të
dizajnit si dhe të ceket burimi.
2. Përveç veprimeve të cekura në paragrafin 1. të këtij neni, të drejtat ekskluzive që rrjedhin nga dizajni
industrial pas regjistrimit nuk mund të realizohen lidhur me:
2.1. pajisjet e fluturakeve të regjistruara në shtetin tjetër, kur ato përkohësisht hyjnë në
territorin e Kosovës;
2.2. importin e pjesëve rezervë dhe atyre shtese në Kosovë, me qëllim të riparimit të mjeteve të tilla;
2.3. realizimin e riparimeve të atyre mjeteve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
6
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 19
E drejta në bazë të përdorimit të mëhershëm të dizajnit
1. Personi i tretë ka të drejtën në dizajn në bazë të përdorimit të mëhershëm, nëse mund të argumentoj se para
datës së dorëzimit të aplikacionit për dizajn, apo para datës së përparësisë, nëse është kërkuar, në territorin
e Republikës së Kosovës e ka filluar në mirëbesim përdorimin e dizajnit apo ka kryer përgatitje paraprake me
qëllim të përdorimit dhe nëse dizajni i tillë nuk është krijuar me kopjimin e dizajnit të mbrojtur më parë.
2. E drejta e përdorimit të mëhershëm ia jep të drejtën personit të tretë që dizajnin ta përdor për qëllime për të
cilat është menduar përdorimi i tij apo për të cilat janë bërë përgatitje para datës së dorëzimit të aplikacionit për
dizajn industrial apo para datës së përparësisë së pranuar, nëse përparësia është kërkuar.
3. E drejta e përdorimit të mëhershëm nuk mund t’u jep personave të tretë të drejtë për përdorim të dizajnit.
4. E drejta e përdorimit të mëhershëm nuk mund të bartet, përveç kur personi i tretë është
ndërmarrës dhe dizajni bartet bashkë me bartjen e ndërmarrjes në kuadër të së cilës janë ndërmarrë veprimet
dhe janë bërë përgatitjet.
Neni 20
Humbja e të drejtave
Me futjen në treg nga pronari i dizajnit industrial në Republikën e Kosovës, të produktit i cili e përmban dizajnin
industrial, ai i humb të drejtat ekskluzive në raport me atë produkt për territorin e Republikës së Kosovës.
KAPITULLI V
DIZAJNI INDUSTRIAL SI OBJEKT I PRONËSISË
Neni 21
Bartja e të drejtës
1. Bartësi i të drejtës së Dizajnit Industrial mund t’i bartë të drejtat e tij lidhur me dizajnin industrial tek personat
tjerë. Bartja mund të jetë e plotë apo e pjesshme.
2. Bartja mund të regjistrohet në regjistër dhe të publikohet në buletinin e API-së me kërkesë të ndonjërës nga
palët në bazë të marrëveshjes paraprake midis tyre. Regjistrimi i bartjes së të drejtave në regjistër duhet të
dëshmohet me një kontratë për bartjen e të drejtave apo me një deklaratë të vërtetuar tek organi kompetent
për bartjen e të drejtave dhe të nënshkruar nga të dyja palët.
3. Bartja ka efekt ndaj personave të tretë pas regjistrimit në regjistër.
4. Kërkesa për regjistrimin e bartjes së të drejtave, taksat dhe të dhënat që duhet t’i përmbajë kërkesa
rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 22
Kontrata për licencë
1. Pronari i dizajnit industrial mund të lëshojë licencë ekskluzive apo joekskluzive për shfrytëzimin e dizajnit
industrial në tërësi apo pjesërisht, për një pjesë apo për tërë territorin e Republikës së Kosovës.
2. E drejta për shfrytëzimin e dizajnit industrial fitohet në bazë të kontratës së licencës dhe ka efekt ndaj
personave të tretë pas regjistrimit të licencës në regjistër.
3. Kontrata për licencën duhet të jetë në formë të shkruar dhe e nënshkruar nga ana e palëve kontraktuese.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
7
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
4. Pronari i dizajnit industrial mund t’i realizojë të drejtat nga dizajni ndaj të licencuarit i cili e shkel ndonjë
dispozitë të kontratës për licencën, e veçanërisht në lidhje me kohëzgjatjen e licencës, formën në të cilën mund
të përdoret dizajni, sasinë e produkteve për të cilat është dhënë licenca, cilësinë e produkteve të prodhuara
nga i licencuari si dhe territorin e përdorimit të dizajnit.
5. I licencuari mund të inicioj procedura gjyqësore lidhur me shkeljen e të drejtave që rrjedhin nga dizajni
industrial vetëm nëse pronari i dizajnit industrial pajtohet me këtë.
6. I licencuari mund të lëshojë nënlicencë vetëm nëse kjo përcaktohet me kontratë.
7. Regjistrimi i licencës bëhet me kërkesë të pronarit të dizajnit ose fituesit të licencës, me kusht që API-së t’i
parashtrohet kopja e kontratës për licencën.
8. Regjistrimi i kontratës për licencë publikohet në buletinin e API-së.
9. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e kontratës për licencë përcaktohet me akt nënligjor të
nxjerrë nga Ministri.
Neni 23
E drejta e pengut në dizajnin industrial
1. Dizajni industrial mund të jetë objekt i pengut.
2. Me kërkesë të pengmarrësit ose pengdhënësit, pengu duhet të regjistrohet në regjistër dhe të publikohet në
buletinin e API-së.
3. Gjykata që e zbaton pengun sipas detyrës zyrtare e informon API-në për zbatimin e pengut ndaj dizajnit me
qëllim të regjistrimit në regjistër dhe publikimit në buletinin e API-së.
4. Pengu ka efekt tek palët e treta vetëm pas regjistrimit në regjistër. Regjistrimi i pengut publikohet në buletinin
e API.
5. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e pengut përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga
Ministri.
Neni 24
Procedura e përmbarimit
1. Dizajni industrial mund të jetë objekt i procedurës së përmbarimit.
2. Organi kompetent që vendos për përmbarimin duhet ta njoftojë menjëherë API-në për procedurën rreth
përmbarimit lidhur me dizajnin me qëllim të regjistrimit në regjistër dhe publikimit në buletinin e API-së.
Neni 25
Procedurat e falimentimit
Kur dizajni industrial përfshihet në procedurat e falimentimit, autoriteti kompetent duhet ta njoftojë API-në
lidhur me procedurat e paaftësisë paguese me qëllim të regjistrimit të këtyre të dhënave në regjistër dhe
publikimit në buletinin e API-së.
Neni 26
Aplikimi për regjistrimin e dizajnit industrial si objekt i pronësisë
Dispozitat e neneve 21, 22, 23, 24 dhe 25 të këtij ligji zbatohen në përputhje me aplikacionet për regjistrim të
dizajneve industriale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
8
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
KAPITULLI VI
APLIKIMI PËR REGJISTRIMIN E DIZAJNIT INDUSTRIAL
Neni 27
Inicimi i procedurës për regjistrimin e dizajnit industrial
Procedura për regjistrimin e dizajnit industrial fillon me dorëzimin e aplikacionit në API.
Neni 28
Përmbajtja e aplikacionit
1. Aplikacioni për dizajnin industrial duhet të përmbajë:
1.1. kërkesën për regjistrimin e dizajnit industrial;
1.2. të dhënat për paraqitësin e aplikacionit;
1.3. dukjen e dizajnit e cila duhet të jetë e përshtatshme për riprodhim. Megjithatë, nëse aplikacioni
është për dizajn dydimenzional, ndërsa aplikacioni e përmban kërkesën për shtyrjen e publikimit në
pajtim me nenin 45 të këtij ligji, atëherë paraqitja e dizajnit në API mund të bëhet me mostër.
2. Aplikacioni për dizajn industrial duhet të përmbajë edhe:
2.1. emërtimin e produkteve në të cilat do të inkorporohet dizajni ose në të cilat ka për qëllim të
zbatohet;
2.2. të dhënat për përfaqësuesin e autorizuar, autorizimin nëse paraqitësi i aplikacionit e posedon;
2.3. të dhënat për përfaqësuesin e përbashkët, nëse ka një të tillë.
3. Aplikacioni për dizajn industrial mund të përmbajë edhe:
3.1. përshkrimin me të cilin shpjegohet dukja apo mostra e dizajnit;
3.2. kërkesën për shtyrjen e publikimit të dizajnit të regjistruar në pajtim me nenin 45 të këtij ligji;
3.3. klasifikimin e produktit sipas klasës në të cilin do të inkorporohet dizajni ose në të cilin ka për
qëllim të zbatohet, në pajtim me Marrëveshjen e Lokarnos, duke u bazuar në Klasifikimin e Lokarnos;
3.4. të dhënat për dizajnuesin apo dizajnuesit dhe shënimet se dizajnuesi apo dizajnuesit nuk
dëshirojnë të ceken;
3.5. të dhënat për dëshmitë për përparësinë sipas neneve 33 dhe 34 të këtij ligji.
4. Forma dhe përmbajtja e aplikacionit për dizajn industrial dhe të gjitha pjesët tjera përbërëse të aplikacionit
përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
5. Të dhënat e përmbajtura në elementet e cekura në paragrafin 2. dhe paragrafin 3., nën-paragrafi 3.1. dhe
3.3. të këtij neni, nuk kanë ndikim në vëllimin e mbrojtjes së dizajnit industrial.
6. Aplikacioni duhet të jetë subjekt i pagimit të taksës së regjistrimit dhe të publikimit, ndërsa nëse është
kërkuar shtyrja e publikimit sipas paragrafit 3., nën-paragrafit 3.2. të këtij neni, taksa e publikimit duhet të
zëvendësohet me pagesën e taksës për shtyrje të afatit.
7. Dëshmia për pagesën e taksës përkatëse duhet t’i bashkëngjitet aplikacionit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 29
Aplikacioni i shumëfishtë për dizajne industriale
1. Nëse aplikacioni përmban disa dizajne, përveç në rastet e dekorimeve të tyre, të gjitha produktet në të
cilat do të inkorporohet dizajni ose ato në të cilat ka për qëllim të zbatohet duhet të jenë në klasën e njëjtë të
Klasifikimit të Lokarnos.
2. Në aplikacionin e shumëfishtë duhet të shënohet numri i dizajnëve për të cilat kërkohet mbrojtja.
3. Secili dizajn që është i përfshirë në aplikacion ose në regjistrimin e shumëfishtë mund të shqyrtohet ndaras
nga të tjerët, me qëllim të zbatimit të dispozitave të këtij ligji. Dizajni mundet veçanërisht, si i pavarur nga të
tjerët, të zbatohet, licencohet, të jetë objekt i pengut, i procedurës së përmbarimit apo falimentimit, objekt i
heqjes dorë, vazhdimit të mbrojtjes ose transferimit, të jetë objekt i shtyrjes së publikimit apo i shpalljes si i
pavlefshëm.
4. Aplikacioni i shumëfishtë i nënshtrohet pagesës shtesë të taksës së regjistrimit dhe publikimit.
Neni 30
Ndarja e aplikacionit të shumëfishtë
1. Aplikuesi mund ta ndajë aplikacionin e shumëfishtë në dy apo më tepër aplikacione, ashtu që çdo njëri mund
ta përmbajë një apo më shumë dizajne të produktit.
2. Secili aplikacion i ndarë nga aplikacioni i shumëfishtë e fiton përparësinë e aplikacionit të shumëfishtë.
3. Kushtet për ndarjen e aplikacionit të shumëfishtë përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
4. Ndarja e aplikacionit nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i nënshtrohet pagesës së taksës së ndarjes së
aplikacionit dhe publikimit.
Neni 31
Data e aplikimit
Data e paraqitjes së aplikacionit për regjistrim të dizajnit industrial duhet të jetë data kur aplikuesi ia ka dorëzuar
API-së dokumentet që i përmbajnë të dhënat e përcaktuara në nenin 28, paragrafët 1. dhe 2. të këtij ligji.
Neni 32
E drejta e përparësisë
1. Nëse aplikacioni për regjistrim të dizajnit industrial është paraqitur konform neneve 28 dhe 29 të këtij ligji,
aplikuesi nga data e paraqitjes së aplikacionit e ka të drejtën e përparësisë ndaj çdo aplikuesi tjetër që e
paraqet më vonë aplikacionin për regjistrim të një dizajni industrial të njëjtë apo identik.
2. Aplikacioni i dorëzuar sipas marrëveshjes ndërkombëtare nënshkruese e së cilës është Republika e Kosovës
e fiton të drejtën e përparësisë sipas dispozitave të marrëveshjes përkatëse ndërkombëtare.
3. E drejta e përparësisë e kërkuar konform neneve 33 dhe 34 të këtij ligji ka efekt ashtu që data e përparësisë
llogaritet si data e paraqitjes së aplikacionit për dizajn industrial me qëllim të përcaktimit të të drejtave të cilat
kanë përparësi në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni.
Neni 33
E drejta e përparësisë sipas Konventës së Parisit
1. Nëse aplikuesi për dizajn industrial e ka dorëzuar aplikacionin për herë të parë në ndonjë shtet anëtar që
është palë e Konventës së Parisit ose e marrëveshjes së themelimit të Organizatës Botërore të Tregtisë,
ai ose pasardhësi ligjor i tij, me qëllim të dorëzimit të aplikacionit për dizajn industrial sipas këtij ligji për të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
10
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
njëjtin dizajn industrial mund të thirret në datën e aplikimit të parë, me kusht që sipas këtij ligji t`ia dorëzojë
aplikacionin API-së brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga data e dorëzimit të aplikacionit të parë.
2. Aplikuesi që thirret në të drejtën e përparësisë sipas paragrafit 1. të këtij neni, API-së do t’ia paraqesë të
dhënat përkatëse lidhur me aplikacionin në të cilin thirret, shtetin, datën dhe numrin e aplikacionit dhe brenda
afatit prej tre (3) muajsh nga data e aplikimit në API duhet ta dorëzojë kopjen e aplikacionit të parë të vërtetuar
nga autoriteti kompetent i Shtetit Anëtar të Konventës së Parisit ose Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe
përkthimin e kopjes së vërtetuar në gjuhë zyrtare të Republikës së Kosovës.
3. Nëse paraqitësi i aplikacionit nuk i përmbush kushtet konform paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, konsiderohet
se e drejta e përparësisë nuk është kërkuar.
Neni 34
E drejta e përparësisë nga ekspozimi
1. Nëse aplikuesi e ka bërë ekspozimin e produktit që përbën dizajn industrial në ndonjë ekspozitë zyrtare ose
në ndonjë ekspozitë ndërkombëtare zyrtarisht të pranuar në Kosovë ose në ndonjë shtet anëtar të Konventës
së Parisit ose Organizatës Botërore të Tregtisë, ai mund ta pretendojë përparësinë nëse e paraqet aplikacionin
brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga data e ekspozimit të parë të produktit të tillë.
2. Aplikuesi i cili thirret në të drejtën e përparësisë në bazë të datës së ekspozimit të produktit është i detyruar
që, krahas aplikacionit në API, brenda afatit prej tre (3) muajsh ta paraqesë edhe vërtetimin e lëshuar nga ana
e autoritetit kompetent të shtetit anëtar të Konventës së Parisit ose Organizatës Botërore të Tregtisë në të cilin
vërtetohen të dhënat për llojin e ekspozitës, vendin e mbajtjes së ekspozitës, datën e hapjes dhe mbylljes,
ditën e parë të ekspozimit të produktit të cekur në aplikacion si dhe dëshmi se dizajni i produktit është identik
me atë të paraqitur në aplikacion.
3. Nëse paraqitësi i aplikacionit nuk i përmbush kushtet konform paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, konsiderohet
se e drejta e përparësisë nuk është kërkuar.
Neni 35
Certifikata e përparësisë
Me kërkesë të aplikuesit ose pronarit të dizajnit industrial dhe pas pagesës së taksës së caktuar, API lëshon
certifikatën e përparësisë.
KAPITULLI I VII
REGJISTRIMI I DIZAJNIT
Neni 36
Regjistri
1. API e mban regjistrin e aplikacioneve për regjistrim të dizajnëve industriale që i plotësojnë kushtet konform
nenit 28 të këtij ligji dhe të cilave u është pranuar data e paraqitjes sipas nenit 31 të këtij ligji, si dhe regjistrin e
dizajnëve industriale te regjistruara të cilat nuk janë refuzuar për regjistrim sipas nenit 42 të këtij ligji.
2. Përmbajtja e regjistrit përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
3. Regjistri është publik.
4. Nëse aplikacioni e përmban kërkesën për shtyrje të afatit të publikimit të regjistrimit konform nenit 45 të këtij
ligji, informata për këtë aplikacion ose regjistrim nuk është publike para publikimit të regjistrimit në pajtim me
nenin 44 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
11
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
5. Me kërkesë të palës së interesuar dhe pas pagesës së taksës përkatëse, API e lëshon një ekstrakt nga
regjistri.
Neni 37
Buletini i API
API e publikon buletinin e saj me të dhënat e përcaktuara me këtë ligj dhe me akte nënligjore.
Neni 38
Taksat
1. Për të gjitha procedurat e parapara me këtë ligj paguhen taksat përkatëse.
2. Taksa caktohet në lartësinë e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e shqyrtimit të aplikimit dhe të
administrimit të procedurës.
3. Vlera e taksave përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.
4. Nëse taksat e parapara nuk janë paguar, aplikimi apo kërkesa do të refuzohet, kurse në rast të mos pagesës
së taksës për vazhdimin e mbrojtjes së dizajnit industrial, dizajni nuk vlen, i humb të drejtat.
Neni 39
Hulumtimi i risisë së dizajnit
Me kërkesë të palës së interesuar dhe pas pagesës së taksës së caktuar, API do të ofrojë shërbime që
përfshijnë hulumtimin e risisë së dizajnëve të regjistruara që janë në fuqi në Republikën e Kosovës.
Neni 40
Përcaktimi i datës së paraqitjes të aplikacionit për dizajn industrial
1. Pas pranimit të aplikacionit, API për përcaktimin e datës së aplikimit shqyrton nëse aplikacioni i plotëson
kushtet konform nenit 28 të këtij ligji.
2. Nëse aplikacioni nuk i plotëson kushtet për pranimin e datës së aplikimit, API i lëshon ftesë aplikuesit që këto
mangësi t’i plotësoj në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e marrjes së ftesës.
3. Nëse paraqitësi i aplikacionit i plotëson mangësitë e aplikacionit brenda afatit të caktuar në përputhje me
paragrafin 2. të këtij neni, API e përcakton datën e plotësimit të mangësive si datë të pranimit të aplikacionit.
4. Pas përcaktimit të datës së aplikimit, API i lëshon ftesë aplikuesit që nuk ka paraqitur dëshmi për pagesën
e taksës që API-së t’i ofrojë dëshmi për pagesën në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ftesës.
5. Nëse paraqitësi i aplikacionit, në afatin e përcaktuar nuk vepron në bazë të ftesës së API-së, aplikacioni
refuzohet me vendim.
6. Aplikacioni të cilit i është pranuar data e aplikimit nuk mund të ndryshohet duke e zgjeruar fushëveprimin e
mbrojtjes së dizajnit.
7. Me kërkesë të aplikuesit ose pronarit të dizajnit të regjistruar, lejohet përmirësimi i emrit ose adresës së
aplikuesit, pronarit të dizajnit ose përmirësimi i gabimeve të tjera teknike, me kusht që objekti i mbrojtjes të mos
zgjerohet edhe pasi të jetë paguar taksa shtesë.
8. Përmbajtja e kërkesës për ndryshimet sipas paragrafit 7. të këtij neni me rregullohet me akt nënligjor të
nxjerrë nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
12
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 41
Ekzaminimi formal i aplikacionit
1. Me anë të ekzaminimit formal të aplikacionit, API vërteton nëse aplikacioni i paraqitur i plotëson kushtet
konform nenit 28, paragrafët 1. dhe 2. të këtij ligji, respektivisht kushtet sipas nenit 29 të këtij ligji për aplikacionin
e shumëfishtë.
2. Nëse aplikacioni nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni, API e fton aplikuesin që mangësitë në
aplikacion t’i plotësojë në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh.
3. Me kërkesën e paraqitësit të aplikacionit, afati nga paragrafi 2. i këtij neni mund të zgjatet më së shumti edhe
për gjashtëdhjetë (60) ditë të tjera, me kusht që të jetë paguar taksa shtesë.
4. Nëse paraqitësi i aplikacionit për dizajn nuk vepron në bazë të ftesës, aplikacioni refuzohet me vendim.
Neni 42
Refuzimi i regjistrimit të dizajnit industrial
1. API me vendim e refuzon regjistrimin e dizajnit industrial nëse:
1.1. dizajni nuk i plotëson karakteristikat e përcaktuara sipas nenit 3, paragrafit 1., nën-paragrafi 1.5.
të këtij ligji;
1.2. dizajni nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji; ose
1.3. dizajni përmban përdorim të palejuar të ndonjërit nga elementet e produkteve, të parapara në
nenin 6 të Konventës së Parisit, ose të shenjave, emblemave apo stemave si dhe mbishkrimeve të
tjera nga ato që janë paraparë në nenin 6 të Konventës së Parisit, dhe të cilat do të përcaktohen me
akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.
2. API mund ta refuzojë pjesërisht regjistrimin e dizajnit industrial sipas paragrafit 1., nën-paragrafit 1.2. dhe
1.3. të këtij neni, nëse dizajni i plotëson kërkesat për regjistrim duke e ruajtur formën dhe identitetin e dizajnit.
3. Vendimi për refuzim të regjistrimit të dizajnit nuk lëshohet nëse aplikuesi nuk është informuar paraprakisht
me shkrim lidhur me arsyet e refuzimit dhe nuk është ftuar që ta tërheqë aplikacionin ose t’i japë vërejtjet e tij
për arsyet e refuzimit të regjistrimit.
4. Aplikuesi ka të drejtë që t’i paraqesë vërejtjet e veta me shkrim lidhur me arsyet e refuzimit të regjistrimit në
afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e pranimit të njoftimit me shkrim konform paragrafit 3. të këtij neni,
si dhe të sjellë dëshmi për të dhënat e reja që do të mund të ndikonin në vendimin përfundimtar të API-së.
5. Me kërkesë të aplikuesit, afati kohor i cekur në paragrafin 4. të këtij neni mund të vazhdohet edhe për
maksimum gjashtëdhjetë (60) ditë, me pagesë të taksës përkatëse.
Neni 43
Regjistrimi
Nëse aplikacioni i plotëson kushtet për regjistrimin e dizajnit sipas nenit 41 të këtij ligji, ndërsa aplikimi nuk
është refuzuar apo refuzuar pjesërisht sipas nenit 42 të këtij ligji, API me vendim e regjistron dizajnin, me kusht
që të jetë paguar taksa për regjistrim të dizajnit industrial.
Neni 44
Publikimi i dizajnit industrial
1. Dizajni i regjistruar publikohet në buletinin e API-së. Dizajni i regjistruar prodhon efekte juridike ndaj palëve
të treta nga data e publikimit në buletinin zyrtar të API-së.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
13
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
2. Të dhënat e publikimit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 45
Shtyrja e publikimit
1. Aplikuesi, me rastin e paraqitjes së aplikacionit, mund të kërkojë që publikimi i dizajnit të regjistruar të shtyhet
për një periudhë deri në dymbëdhjetë (12) muaj nga data e paraqitjes së aplikacionit ose nëse kërkohet e drejta
e përparësisë, apo data e pranimit.
2. Pas kërkesës dhe plotësimit të kushteve të caktuara nga paragrafi 1. i këtij neni, dizajni regjistrohet, ndërsa
prezantimi i dizajnit dhe asnjë e dhënë lidhur me dosjen e aplikacionit nuk duhet të jenë publike.
3. API duhet ta publikojë në buletin kërkesën për shtyrjen e publikimit të dizajnit të regjistruar industrial, të cilës i
bashkëngjiten të dhënat për pronarin e dizajnit të regjistruar, data e paraqitjes së aplikacionit, ndërsa të dhënat
e tjera përcaktohen me akt nënligjor nxjerrë nga Ministri.
4. Në rastet nga paragrafi 1. i këtij neni, API, pas skadimit të afatit për shtyrjen e publikimit, e fton paraqitësin e
aplikacionit apo pronarin e dizajnit që në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ftesës t’i paraqesë
fotografitë dhe paraqitjet grafike të dizajnit, në pajtim me nenin 28, paragrafin, 1. nën-paragrafin 1.3. të këtij ligji.
5. Nëse pronari i dizajnit nuk vepron në pajtim me ftesën e përmendur në paragrafin 4. të këtij neni ose
nëse taksa e mirëmbajtjes për periudhën e parë pesë (5) vjeçare të mbrojtjes së dizajnit nuk është paguar,
konsiderohet se dizajni nuk ka prodhuar efekte juridike.
6. Në rast të paraqitjes së aplikacionit të shumëfishtë sipas nenit 29 të këtij ligji, dispozitat e paragrafëve 1. dhe
3. të këtij neni mund të zbatohen gjithashtu për disa prej dizajnëve të përfshira në atë aplikacion.
Neni 46
Certifikata e dizajnit industrial
1. Me kërkesë të pronarit të dizajnit industrial dhe pas pagesës së taksës përkatëse, API i lëshon certifikatë
për dizajnin industrial.
2. Përmbajtja e certifikatës përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
KAPITULLI VIII
FUSHËVEPRIMI DHE KOHËZGJATJA E MBROJTJES SË DIZAJNIT
Neni 47
Fushëveprimi i mbrojtjes
1. Mbrojtja e cila rrjedh nga dizajni industrial përfshin çdo dizajn i cili tek shfrytëzuesi i informuar nuk lë
përshtypje të ndonjë dizajni tjetër.
2. Gjatë përcaktimit të fushëveprimit të mbrojtjes do të merret parasysh shkalla e lirisë që e ka pasur dizajnuesi
gjatë krijimit të dizajnit.
Neni 48
Kohëzgjatja e mbrojtjes
1. Pas regjistrimit nga API, dizajni mbrohet për një periudhë pesë (5) vjeçare, duke llogaritur nga data e
paraqitjes së aplikacionit.
2. Mbrojtja e dizajnit industrial mund të vazhdohet për një ose më shumë periudha shtesë prej pesë (5) vitesh, e
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
14
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
më së tepërmi për periudhën e përgjithshme prej njëzetepesë (25) vitesh, duke llogaritur nga data e paraqitjes
së aplikacionit.
Neni 49
Vazhdimi i regjistrimit
1. Vazhdimi i regjistrimit të dizajnit industrial bëhet me kërkesë të pronarit të së drejtës ose nga personi i
autorizuar, me kusht që të jetë paguar taksa përkatëse. Kërkesa për vazhdim duhet të dorëzohet dhe të
paguhet brenda periudhës prej dymbëdhjetë (12) muajsh, e cila përfundon në ditën e fundit të muajit në të cilin
përfundon mbrojtja. Nëse kërkesa për vazhdimin e dizajnit nuk bëhet brenda këtij afati, afati mund të zgjatet
edhe për gjashtë (6) muaj, në këtë rast duhet të paguhet një taksë shtesë.
2. Vazhdimi i regjistrimit fillon ditën e nesërme të datës së skadimit të afatit të periudhës së mëparshme të
mbrojtjes.
3. Vazhdimi regjistrohet në regjistër dhe publikohet në buletinin e API.
4. Taksa përkatëse lidhur me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni dhe të dhënat të cilat duhet t’i përmbajë aplikacioni
për vazhdimin e regjistrimit të dizajnit industrial përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.
Neni 50
Ankesat kundër vendimit të API
1. Vendimet e API-së mund të ankimohen brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të vendimit.
2. Ankesat i shqyrton komisioni i ankesave brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të vendimit.
3. Komisioni i ankesave formohet me vendim të Ministrit.
4. Kundër vendimeve të Komisionit të ankesave mund të paraqitet ankesë në Gjykatën kompetente në afat
prej tridhjetë (30) ditësh, nga data e pranimit të vendimit.
5. Komisioni është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha ankesave të parashtruara nga palët
kundër vendimeve të API-së. Komisioni e kryen punën e tij në mënyrë te pavarur, me ndershmëri, ndërgjegje
dhe paanshmëri.
6. Procedurat dhe puna e Komisionit të Ankesave rregullohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.
KAPITULLI I IX
PËRFUNDIMI I EFEKTIT TË DIZAJNIT INDUSTRIAL
Neni 51
Përfundimi i efektit të dizajnit industrial
1. Dizajni industrial pushon të ketë efekt në rastet si në vijim:
1.1. me skadimin e periudhës së mbrojtjes sipas neneve 48 dhe 49 të këtij ligji;
1.2. në bazë të heqjes dorë;
1.3. në bazë të deklarimit të pavlefshmërisë.
2. Përfundimi i efektit të dizajnit industrial regjistrohet në regjistër dhe publikohet në buletinin e API-së.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
15
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 52
Heqja dorë nga dizajni industrial
1. Heqja dorë nga dizajni industrial bëhet përmes deklaratës me shkrim nga pronari drejtuar API. Deklarata
prodhon efekte juridike pas regjistrimit në regjistër.
2. Në rast të heqjes dorë nga dizajni i cili i nënshtrohet shtyrjes së afatit të publikimit, vlerësohet se dizajni nuk
ka prodhuar efektet e caktuara me këtë ligj.
3. Pronari mund të heqë dorë pjesërisht nga dizajni me kusht që forma e tij e ndryshuar të jetë në përputhje me
kushtet për mbrojtje dhe nëse ruhet identiteti i dizajnit.
4. Nëse licenca është e regjistruar, heqja dorë nga dizajni do të regjistrohet në regjistër vetëm nëse pronari i
dizajnit dëshmon se e ka informuar të licencuarin lidhur me qëllimin e tij për heqje dorë nga dizajni i tij.
5. Nëse është paraqitur kërkesë në gjykatë lidhur me dizajnin, konform nenit 71 të këtij ligji, API nuk e regjistron
heqjen dorë në regjistër pa pëlqimin e paraqitësit të kërkesës.
Neni 53
Shpallja e plotë apo e pjesshme e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të regjistruar
1. API me vendim e shpall dizajnin e regjistruar industrial si tërësisht apo pjesërisht të pavlefshëm, nëse:
1.1. dizajni nuk është dizajn sipas nenit 3, paragrafit 1, nën-paragrafit 1.5. të këtij ligji;
1.2. dizajni nuk i plotëson kërkesat sipas neneve 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 të këtij ligji;
1.3. aplikuesi ose pronari i dizajnit të regjistruar nuk ka të drejtë në të sipas këtij ligji;
1.4. dizajni është në konflikt me një dizajn të mëhershëm i cili është bërë publik pas datës së paraqitjes
së aplikacionit, ose nëse kërkohet përparësia, pas datës së përparësisë dhe që është i mbrojtur nga
data para datës së cekur nga dizajni i regjistruar në Republikën e Kosovës ose aplikimit për një të
drejtë të tillë;
1.5. shenja dalluese përdoret në dizajnin e mëvonshëm, ndërsa pronari i së drejtës së shenjës
dalluese ka të drejtë ta ndalojë përdorimin e tillë;
1.6. nëse dizajni përbën përdorim të paautorizuar të punës së mbrojtur sipas ligjit për të drejtën e
autorit;
1.7. nëse dizajni përbën përdorim të padrejtë të produkteve të parapara me nenin 6 të Konventës
së Parisit, ose të shenjave, emblemave, stemave dhe mbishkrimeve të ndryshme nga ato që janë
paraparë me nenin 6 të Konventës e Parisit dhe të cilat do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr
nga Ministri.
2. Kur dizajni industrial deklarohet pjesërisht i pavlefshëm, mund të mirëmbahet në formën e ndryshuar, nëse
ajo formë është në përputhje me kërkesat për mbrojtje dhe nëse ruhet identiteti i dizajnit.
Neni 54
Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë
1. Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit sipas nenit 53 të këtij Ligji i paraqitet API me shkrim.
2. Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë mund të paraqitet gjatë periudhës së mbrojtjes. Kërkesa mund të
paraqitet edhe pas përfundimit të efektit të dizajnit, nëse paraqitësi i kërkesës dëshmon se kundër tij kanë
filluar procedurat për shkeljen e këtij dizajni apo se ai e ka filluar procedurën gjyqësore për të vërtetuar se nuk
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
16
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
është duke e shkelur dizajnin industrial në fjalë.
3. Kërkesa e pranuar sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk merret parasysh derisa të mos jetë paguar taksa
përkatëse.
4. Përmbajtja e kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
5. Arsyet për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të përcaktuara sipas nenit 53, paragrafit 1,
nën-paragrafit 1.3 të këtij ligji mund të kërkohen vetëm nga personi i cili sipas këtij ligji ka të drejtë në dizajn
industrial.
6. Arsyet për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të përcaktuar sipas nenit 53, paragrafit 1., nën-
paragrafëve 1.4., 1.5. dhe 1.6. të këtij ligji, mund të kërkohen vetëm nga aplikuesi ose nga pronari i së drejtës
së kontestuar.
7. Arsyet për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të përcaktuar sipas nenit 53, paragrafit 1., nën-
paragrafit 1.7. të këtij ligji mund të kërkohen vetëm nga personi ose subjekti të drejtat e të cilit janë shkelur
nga përdorimi.
8. Pa paragjykim ndaj dispozitave të përcaktuara në paragrafët 5., 6. dhe 7. të këtij neni, kërkesa për shpalljen
e pavlefshmërisë së dizajnit industrial mund të paraqitet nga cilido person fizik ose juridik.
Neni 55
Shqyrtimi i kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë
1. API e shqyrton kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial.
2. Nëse API konstaton se kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë është e pranueshme, atëherë API vlerëson
nëse arsyet për pavlefshmëri, të cekura në aplikacion, e paragjykojnë mirëmbajtjen e dizajnit industrial.
3. Gjatë shqyrtimit të kërkesës, API i fton palët për t’i paraqitur vërejtjet në lidhje me kërkesën, në afat prej
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data e pranimit të ftesës me shkrim.
4. Me kërkesë të palës, afati kohor i përmendur në paragrafin 3. të këtij neni mund të vazhdohet edhe për
gjashtëdhjetë (60) ditë, pas pagesës së taksës përkatëse.
5. Nëse nuk janë përmbushur kushtet për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit sipas nenit 53 të këtij ligji,
atëherë API me vendim e refuzon kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë.
Neni 56
Pjesëmarrja e shkelësit të dyshuar në procedurë
1. Në rast të paraqitjes së kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë së dizajnit industrial të regjistruar, të
paraqitur gjatë periudhës së mbrojtjes dhe derisa API nuk ka marrë ende vendim, personi i tretë i cili dëshmon
se kundër tij është filluar procedurë gjyqësore për shkak të shkeljes së këtij dizajni si dhe paraqitësi i kërkesës
për shpallje të pavlefshmërisë mund të bashkohen si palë në procedurën e shpalljes së pavlefshmërisë së
dizajnit, ndërsa kërkesa e tillë paraqitet në API.
2. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet edhe në rastet kur pala e tretë dëshmon se pronari i së drejtës së dizajnit
industrial ka kërkuar që ta ndërpresë shkeljen e dyshuar të dizajnit dhe se pala e tretë e ka filluar procedurën
për të vërtetuar se nuk e ka shkelur dizajnin industrial.
3. Kërkesa për t’u bashkuar si palë duhet të paraqitet me shkrim dhe përfshin deklarimin e arsyeve për
bashkim. Kërkesa shqyrtohet pasi të jetë paguar taksa përkatëse sipas nenit 54, paragrafit 3. të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
17
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 57
Efektet juridike të shpalljes së pavlefshmërisë
Nëse dizajni industrial shpallet i pavlefshëm, atëherë të gjitha efektet juridike që rrjedhin nga regjistrimi i tij janë
të pavlefshme.
KAPITULLI X
ZBATIMI I TË DREJTAVE CIVILO-JURIDIKE
Neni 58
Gjykata kompetente
Për të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të dizajnit industrial vendos Gjykata kompetente sipas dispozitave
ligjore në fuqi.
Neni 59
Personat që kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e të drejtave të dizajnit
Përpos pronarit të dizajnit dhe personave të autorizuar prej tij, zbatimin e të drejtave të dizajnit të fituara nga ky
ligj kanë të drejtë ta kërkojnë edhe të licensuarit me licencë ekskluzive nga pronari i dizajnit deri në atë masë
në të cilën e kanë fituar të drejtën e përdorimit të dizajnit industrial në bazë të kontratës për licencë sipas këtij
ligji.
Neni 60
Kërkesa për deklarimin dhe kërkesa për ndërprerjen e shkeljes së dizajnit
1. Pronari i dizajnit mund të iniciojë procedurë gjyqësore për vërtetimin e shkeljes së të drejtave të dizajnit të
tij duke e kërkuar deklarimin e shkeljes kundër personit i cili e ka shkelur të drejtën e dizajnit duke e kryer pa
autorizim ndonjërin nga veprimet e përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji.
2. Pronari i dizajnit industrial mund të iniciojë procedurë gjyqësore kundër personit i cili e ka shkelur dizajnin
duke e kryer pa autorizim ndonjërin nga veprimet e përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji, duke e kërkuar
ndalimin e shkeljeve të tilla ose të ngjashme në të ardhmen.
3. Pronari i dizajnit mund të iniciojë procedurë gjyqësore kundër personit i cili ka ndërmarrë veprime pa
autorizim, që e kanë shkelur apo përbëjnë tentim serioz për shkelje të dizajnit dhe ta kërkojë ndalimin e
veprimeve të tilla.
4. Procedura sipas paragrafëve 1., 2. dhe 3. të këtij neni mund të iniciohet kundër personit i cili gjatë aktivitetit
afarist kryen shërbime që përdoren në veprimet që e shkelin dizajnin ose nga të cilat mund të pasojë shkelja
e dizajnit.
5. Me kërkesën e palës përgjegjëse që është subjekt i masave të parapara në nenet 60 dhe 61 të këtij ligji,
gjykata, në vend të aplikimit të masave, mund të urdhërojë pagesë të kompensimit monetar për palën e
dëmtuar, nëse është vepruar pa qëllim dhe pa neglizhencë, po që se ekzekutimi i masave në fjalë do t’i
shkaktonte dëm jo-proporcional dhe nëse kompensimi monetar për palën e dëmtuar duket arsyeshmërisht i
kënaqshëm.
Neni 61
Kërkesa për konfiskim dhe shkatërrim të produkteve
1. Pronari i dizajnit mund të iniciojë procedurë gjyqësore kundër çdo personi i cili e ka shkelur dizajnin duke e
kryer pa autorizim ndonjërin nga veprimet sipas nenit 17 të këtij ligji, duke kërkuar që produktet që përbejnë
shkelje të dizajnit të largohen nga tregu, të konfiskohen apo asgjësohen me shpenzime të shkelësit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
18
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
2. Gjykata e cakton masën përkatëse kundër të paditurit sipas paragrafit 1. të këtij neni, me shpenzime të të
paditurit, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të veçanta që të mos ndërmerret një veprim i tillë.
3. Shqiptimi i masës nga gjykata sipas paragrafit 1. të këtij neni duhet të jetë në proporcion me shkeljen.
Neni 62
Kërkesa për kompensim të dëmit, kompensim të zakonshëm dhe pasurim të
padrejtë
1. Pronari i dizajnit mund të iniciojë procedurë gjyqësore kundër personit i cili, me dijeni ose me bazë të
arsyeshme të dijes, i ka shkaktuar dëm duke i kryer pa autorizim veprimet sipas nenit 17 të këtij ligji, dhe të
kërkojë kompensim për dëmin e shkaktuar në përputhje me dispozitat ligjore.
2. Gjykata për përcaktimin e shumës së dëmeve i merr parasysh të gjitha aspektet relevante, siç janë pasojat
negative ekonomike, përfshirë humbjen e fitimit që i është shkaktuar palës së dëmtuar, apo fitimin e padrejtë
nga shkelësi dhe elementet e tjera nga faktorët ekonomikë siç është paragjykimi moral i shkaktuar nga mbajtësi
i së drejtës nga shkelësi. Si një alternativë për paragrafin 1 të këtij neni, në raste të përshtatshme, kompensimi
mund të llogaritet edhe si një shumë paushall mbi bazën e elementeve siç janë shumat e licencave apo
taksave të cilat do të ishin të arritshme, nëse shkelësi do të kishte kërkuar një licencë për ta përdorur dizajnin
nga pronari i dizajnit.
3. Kur shkelësi nuk ka qenë në dijeni se është përfshirë në aktivitetin shkelës, gjykata mund ta urdhërojë kthimin
e fitimeve të realizuara nga shkelësi nga eksploatimi i paautorizuar i dizajnit sipas rregullave të përgjithshme të
pasurimit të pabazë apo shpërblimit të dëmit të përcaktuara në Ligjin përkatës për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
4. Kërkesat sipas neneve 60 dhe 61 të këtij ligji dhe paragrafëve 1.,2. dhe 3. të këtij neni, mund të parashtrohen
brenda tri (3) viteve nga data kur është bërë e njohur shkelja apo dëmi si dhe shkelësi për paditësin, dhe jo më
vonë se pesë (5) vite nga data e shkeljes apo data e shkeljes së fundit në rast të përsëritjes të vazhdueshme,
përveç nëse parashihet ndryshe në Ligjin përkatës për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
Neni 63
Kërkesa për publikimin e aktgjykimit
1. Pronari i dizajnit mund të kërkojë që aktgjykimi i gjykatës me të cilin vërtetohet shkelja e plotë apo pjesshme
e së drejtës së dizajnit të publikohet në mjetet e informimit publik, me shpenzimet e të paditurit.
2. Gjykata vendos brenda kufijve të kërkesës për publikimin e tërësishëm ose të përsëritshëm të aktgjykimit
dhe mjetin e informimit se ku do të bëhet publikimi.
Neni 64
Kërkesa për informacione
1. Pronari i dizajnit industrial, i cili ka iniciuar procedurë civile për zbatimin e dizajnit në rastet e shkeljes, mund
t’i kërkojë informatat për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve që e shkelin dizajnin.
2. Kërkesa sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të paraqitet në formë të padisë për marrjen e masave të
përkohshme kundër:
2.1. personit kundër të cilit është ngritur padi sipas paragrafit 1. të këtij neni;
2.2. personit të cilit i janë gjetur në posedim mallra shkelëse në shkallë komerciale;
2.3. personit i cili është gjetur se i ka përdorur shërbimet për të cilat dyshohet se e shkelin dizajnin
në një shkallë komerciale;
2.4. personave të cilët gjatë ushtrimit të aktivitetit afarist të tyre ofrojnë shërbime apo i përdorin
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
19
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
shërbimet e ofruara në aktivitetet e dyshuara që e shkelin dizajnin apo;
2.5. personit për të cilin dëshmohet se është përfshirë në prodhimin ose shpërndarjen e produkteve
apo ofrimin e shërbimeve të dyshuara që e shkelin dizajnin.
3. Kërkesa për informata për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve sipas paragrafit
1. të këtij neni mund të përfshijë në veçanti:
3.1. informatat për emrat dhe adresat e prodhuesve, shpërndarësve, furnitorëve dhe pronarëve të
tjerë të mëparshëm të produkteve dhe shërbimeve, shitësve me shumicë dhe pakicë;
3.2. informatat për sasitë e prodhuara, shpërndara, pranuara dhe porositura, si dhe çmimin për
produktet dhe shërbimet.
4. Nëse personi në fjalë refuzon të ofrojë informata pa arsye bindëse, ai është përgjegjës për dëmin e shkaktuar,
në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.
5. Dispozitat e këtij neni duhet të aplikohen pa i paragjykuar dispozitat e tjera të cilat:
5.1. u japin bartësve të drejta për të marrë informata më të plota;
5.2. e rregullojnë shfrytëzimin e informacionit të komunikuar sipas këtij neni ne procedura civile dhe
penale;
5.3. e rregullojnë përgjegjësinë për keqpërdorim të të drejtës në informacion;
5.4. ofrojnë mundësi për refuzim të informacionit që do ta detyronte personin e referuar në paragrafët
1. dhe 2. të këtij neni ta pranojë pjesëmarrjen e të afërmve në shkelje të ndonjë dizajni;
5.5. e rregullojnë mbrojtjen e burimeve të informacionit konfidencial apo përpunimin e të dhënave
personale.
6. Dispozitat e këtij neni nuk aplikohen ndaj neneve 60 dhe 61 të këtij ligji, që e rregullojnë ruajtjen dhe
sigurimin e dëshmive.
Neni 65
Kërkesa për transferimin e të drejtave të dizajnit përmes gjykatës
1. Nëse aplikacioni për dizajn është paraqitur nga personi i paautorizuar apo është regjistruar në regjistër në
emrin e personit në kundërshtim me dispozitat e neneve 11, 12, 13 dhe 14 të këtij ligji, personi i autorizuar
mund të paraqesë në gjykatë kërkesë për transferimin e dizajnit industrial, ose kërkesën që të regjistrohet në
regjistër si dizajnues në pajtim me nenin 16 të këtij ligji.
2. Personi i autorizuar sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të iniciojë procedurë gjyqësore për transferim të
dizajnit gjatë tërë kohëzgjatjes së mbrojtjes së dizajnit industrial.
3. Gjykata duhet menjëherë sipas detyrës zyrtare ta informojë API-në për aktgjykimin ndaj të cilit nuk mund të
paraqitet ankesë, me qëllim të regjistrimit të transferimit në regjistër për publikim në buletinin e API-së.
4. Nëse dizajni transferohet përmes aktgjykimit, licenca dhe të drejtat e tjera që janë në favor të personave të
tretë pushojnë në ditën e hyrjes në regjistër të transferimit.
5. Nëse para regjistrimit të transferimit gjyqësor të dizajnit, bartësi i paautorizuar i dizajnit përkatës ose i
licencuari e kanë përdorur dizajnin ose kanë bërë përgatitje serioze dhe efektive për ta përdorur atë në
mirëbesim, gjykata mund t’ua njohë atyre të drejtën për licencë joekskluzive për përdorim të tillë dhe atë pas
kërkesës së paraqitur në gjykatë jo më vonë se tre (3) muaj nga dita e regjistrimit të transferimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
20
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
Neni 66
Masat e përkohshme në rast të shkeljes së dizajnit
1. Me kërkesë të pronarit të dizajnit, i cili vërteton se dizajni është shkelur ose është kërcënuar të shkelet,
gjykata mund ta shqiptojë marrjen e masave të përkohshme me qëllim që t’i japë fund ose ta parandalojë
shkeljen dhe në veçanti:
1.1. ta urdhërojë shkelësin e supozuar që t’i ndalojë apo t’i tërheqë veprimet që shkelin dizajnin
industrial, gjykata gjithashtu mund të lëshojë urdhër të tillë, kundër një ndërmjetësuesit, shërbimet e
të cilit janë duke u përdorur nga personi i tretë për të shkelur dizajnin;
1.2. ta urdhërojë konfiskimin ose dorëzimin e produkteve që e shkelin ndonjë dizajn për ta parandaluar
hyrjen në treg apo lëvizjen brenda kanaleve të afarizmit dhe largimin e produkteve nga tregu.
2. Në rast të shkeljes së bërë në shkallë komerciale, me kërkesën e mbajtësit të dizajnit, i cili i demonstron
rrethanat që mund ta rrezikojnë riparimin nga dëmi, gjykata, përveç se i urdhëron masat e përkohshme të
përmendura në paragrafin 1. të këtij neni, mund të urdhërojë edhe sekuestrim preliminar të pronës së luajtshme
dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, përfshirë edhe ngrirjen e llogarive bankare dhe aseteve të tjera.
3. Me qëllim të shqiptimit dhe ekzekutimit të masave të përkohshme nga paragrafi 2. i këtij neni, gjykata
mund të kërkojë nga pala kundërshtuese ose personat në fjalë që t’i komunikojnë dokumentet financiare
dhe komerciale apo qasjen në informacione relevante. Gjykata e siguron mbrojtjen e konfidencialitetit të
informacioneve të tilla dhe e ndalon çfarëdo keqpërdorimi të këtyre të dhënave.
4. Masat e përkohshme nga paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni mund të shqiptohen pa e informuar palën
kundërshtuese, nëse aplikuesi vërteton se masat tjera nuk do të ishin efektive, apo se çfarëdo vonese do të
shkaktonte dëm të pariparueshëm për të. Në rast të tillë, palët duhet të informohen pa vonesë, dhe më së largu
pas ekzekutimit të masave. Një shqyrtim, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, bëhet sipas kërkesës së palës
kundërshtare me qëllim të vendosjes, brenda kohës së arsyeshme pas njoftimit për masat, nëse këto masa
duhet ndryshuar, revokuar apo konfirmuar.
5. Në vendimin ku urdhërohet masa e përkohshme, gjykata e specifikon kohëzgjatjen e masës dhe nëse masa
është urdhëruar para fillimit të procedurës për çështjet meritore të rastit, periudha brenda së cilës duhet të
iniciojë padinë për të arsyetuar masën, e që nuk duhet t’i kalojë njëzet (20) ditë pune apo tridhjetë e një (31)
ditë kalendarike nga data e njoftimit të masës së përkohshme, cilado që është më e gjata. Në mungesë të një
kërkese për të filluar procedurë për çështjet meritore të rastit brenda periudhës së lartcekur, i padituri mund ta
kërkojë revokimin ose pushimin e efektit të masave të përkohshme.
6. Gjykata në lidhje me masat e referuara në paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni, do të kërkojë nga mbajtësi i
dizajnit çfarëdo dëshmie që justifikon një shkallë të mjaftueshme të sigurisë se është mbajtës i të drejtave dhe
se të drejtat janë shkelur apo se një shkelje e tillë është e pashmangshme.
7. Nëse masa e përkohshme revokohet apo skadon për shkak të një vepre ose lëshimi nga paditësi, apo nëse
vërtetohet se nuk ka pasur shkelje ose kërcënim të shkeljes së një dizajni, me kërkesë të kundërshtarit, gjykata
mund ta urdhërojë paditësin që të ofrojë kompensim adekuat për çfarëdo dëmi të shkaktuar nga këto masa.
Neni 67
Masat e përkohshme për ruajtjen e dëshmisë
1. Me kërkesë të pronarit të dizajnit i cili ka ofruar dëshmi për të vërtetuar se dizajni është shkelur ose mund
të shkelet, dhe është e mundur që dëshmia relevante nuk mund të sigurohet ose do të bëhet me e vështirë
të sigurohet, gjykata mundet që, edhe para fillimit të procedurës për çështjet meritore, të urdhërojë masë të
përkohshme për ta ruajtur dëshminë me kusht të mbrojtjes së informacionit konfidencial.
2. Përmes masës së përkohshme të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, gjykata mund ta urdhërojë në
veçanti:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
21
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
2.1. përshkrimin e detajuar të produkteve të dyshuara për shkeljen e dizajnit, me ose pa marrjen e
mostrave;
2.2. sekuestrimin e produkteve shkelëse;
2.3. sekuestrimin e materialeve dhe mjeteve të përdorura për prodhimin, shpërndarjen e produkteve
shkelëse si dhe dokumentacionit që ka të bëjë me to.
3. Masat e përkohshme të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni mund të urdhërohen, nëse është e
nevojshme, pa u dëgjuar pala kundërshtuese, nëse aplikuesi vërteton dhe e bën të qartë se ekziston rreziku
që dëshmia mund të shkatërrohet ose që çfarëdo vonese ka mundësi të shkaktojë dëm të pariparueshëm për
mbajtësin e dizajnit. Njoftimi duhet t’u jepet palëve të prekura pa vonesë më së voni deri në ekzekutimin e
masave. Një shqyrtim, përfshirë të drejtën për t`u dëgjuar, duhet të bëhet sipas kërkesës së palës së prekur
me qëllim të vendimmarrjes, brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit të masës, nëse duhet të modifikohet,
revokohet ose konfirmohet.
4. Në vendimin që e urdhëron masën e përkohshme, gjykata duhet ta specifikojë kohëzgjatjen e masës së tillë
dhe nëse masa është urdhëruar para fillimit të procedurave gjyqësore, periudhën brenda së cilës aplikuesi
duhet të iniciojë veprime ligjore për ta arsyetuar masën, e që duhet të jetë brenda afatit prej njëzet (20) ditë
pune dhe jo më shumë se tridhjetë e një (31) ditë kalendarike, cilado që skadon më vonë nga dita e komunikimit
të vendimit për paditësin dhe nëse padia nuk dorëzohet brenda kësaj periudhe, masa e përkohshme do të
revokohet.
5. Gjykata duhet të ketë autoritet të urdhërojë që masat për ruajtje të dëshmisë të kushtëzohen me deponimin
e sigurisë adekuate nga i padituri apo një siguri ekuivalente të synuar për të siguruar kompensimin për çfarëdo
paragjykimi siç parashihet në paragrafin 6. të këtij neni.
6. Në rast se masat e përkohshme për ruajtje të dëshmisë revokohen apo skadojnë për shkak të çfarëdo
veprimi ose lëshimi nga paditësi, ose ku është gjetur se nuk ka pasur shkelje apo kërcënim të shkeljes së
ndonjë dizajni, gjykata mund ta urdhërojë paditësin, sipas kërkesës së kundërshtarit, që të paditurit t’i japë
kompensim të duhur për çfarëdo dëmi të shkaktuar nga këto masa.
Neni 68
Sigurimi i dëshmive gjatë procedurës civile
1. Kur pala në procedurë civile kërkon dëshmi të cilat pretendon se i përkasin palës kundërshtuese apo që
janë nën kontrollin e saj, gjykata e fton palën kundërshtuese që t’i paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të
caktuar kohor.
2. Me kërkesë të palës që ka prezantuar dëshmi për ta mbështetur shkeljen e një dizajni në një shkallë
komerciale me qëllim të përfitimit material apo ekonomik dhe ka specifikuar gjatë procedurës dëshmi si:
dokumente bankare, financiare ose dokumente komerciale nën kontrollin e palës kundërshtare, gjykata e fton
palën kundërshtuese që t’i paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor, me kusht të ruajtjes së
informacionit konfidencial.
3. Kur pala ftohet që t’i paraqesë dëshmitë dhe nuk pranon se këto dëshmi i përkasin dhe janë nën kontroll të
palës, gjykata mund t’i marrë dëshmitë për ta vërtetuar një fakt të tillë.
Neni 69
Procedurat e përshpejtuara
1. Procedura në lidhje me shkeljen e dizajnit duhet të jetë e përshpejtuar.
2. Me kërkesë të gjykatës ose të palës që e ka iniciuar procedurën në lidhje me shkeljen e së drejtës së dizajnit,
API e pranon kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit për dizajnin industrial të regjistruar të
paraqitur para ose gjatë procedurës dhe vepron në procedurë të përshpejtuar. Gjykata, duke i marrë parasysh
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
22
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
rrethanat, mund ta vendos pezullimin e procedurës deri në marrjen e vendimit përfundimtar me kërkesë të
palës për deklarimin e pavlefshmërisë së dizajnit industrial.
3. Masat e parapara nga neni 58 deri të neni 68 i këtij ligji zbatohen për çfarëdo shkelje të një dizajni industrial,
përveç nëse ligjet e tjera i parashohin mjetet më të favorshme për mbajtësin e dizajnit.
4. Masat, procedurat dhe mjetet e parapara nga neni 58 deri të neni 68 i këtij ligji duhet të jenë të drejta, të
barabarta, proporcionale, të përballueshme dhe zhbërëse. Ato nuk duhet të parashohin afate të paarsyeshme
kohore apo vonesa të paarsyeshme dhe të zbatohen në mënyrë të tillë për ta parandaluar krijimin e barrierave
për tregti legjitime dhe të ofrojnë mbrojtje kundër shkeljes së tyre.
5. Në procedurat nga neni 58 deri të neni 68 i këtij ligji zbatohen dispozitat e Ligjit përkatës për Procedurën
Kontestimore për shpenzimet procedurale për miratimin e kostove ligjore dhe shpenzimeve të palës së
suksesshme. Çfarëdo shpenzimi procedural duhet të bartet nga pala humbëse. Në veçanti shpenzimet dhe
tarifat ligjore duhet të përfshijnë çdo shpenzim të ndërlidhur, siç janë shpenzimet e dëshmitarëve, tarifat e
avokatëve, ekspertëve dhe këshilltarëve teknikë të palëve dhe shpenzimet për zbulimin e shkelësve.
KAPITULLI XI
PËRFAQËSIMI
Neni 70
Përfaqësimi nga përfaqësuesit e autorizuar
1. Personat fizikë ose juridikë që e kanë vendbanimin ose selinë e veprimtarisë në Republikën e Kosovës
mund t’i realizojnë të drejtat e tyre sipas këtij ligji edhe përmes përfaqësuesve të autorizuar, të cilët janë të
regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve, që e mban API.
2. Personat fizikë ose juridikë të huaj, që nuk kanë vendbanimin ose seli të veprimtarisë në Republikën e
Kosovës, mund t’i realizojnë të drejtat sipas këtij ligji në procedurat në API vetëm përmes përfaqësuesve të
autorizuar të cilët janë të regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve që e mban API.
Neni 71
Përfaqësuesit e autorizuar
1. Përfaqësimi i personave fizikë apo juridikë para API-së mund të bëhet nga përfaqësues të autorizuar të
regjistruar me vendim të API-së në regjistrin e përfaqësueseve që e mban API.
2. API e regjistron dhe e çregjistron personin në Regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar, varësisht nëse ai
person i plotëson apo nuk i plotëson kushtet të cilat janë të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 72
Autorizimi i përfaqësuesve të autorizuar
1. Përfaqësuesi i autorizuar për dizajn industrial mund ta përfaqësojë një person fizik apo juridik para API-së
në bazë të autorizimit të lëshuar nga personi fizik apo juridik.
2. Autorizimi mund të jepet për një ose më shumë aplikime apo regjistrime të dizajnëve industriale, si për ato
ekzistuese ose për të ardhmen.
3. Autorizimi që lidhet me të gjitha aplikimet dhe regjistrimet e dizajnëve industriale të një personi fizik apo
juridik njihet si autorizim i përgjithshëm.
4. Autorizimi mund të jetë i kufizuar vetëm për disa veprime të përcaktuara që ndërmerren pranë API-së.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
23
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
5. Në rast se hiqet dorë nga dizajni industrial, autorizimi duhet t’i përmbajë qartë kërkesat e cekura nga pronari
i dizajnit.
Neni 73
Tërheqja e autorizimit
1. Pronari i dizajnit mund ta tërheqë autorizimin e dhënë për përfaqësuesin e dizajnit në çdo kohë.
2. Pasi të informohet për ndryshimin e përfaqësuesit, API vazhdon të komunikojë me përfaqësuesin e ri për
dizajn apo drejtpërdrejt me pronarin e dizajnit.
3. Nëse pronari i dizajnit u ka dhënë dy apo më shumë autorizime përfaqësuesve të ndryshëm për të njëjtin
dizajn, është i vlefshëm autorizimi i fundit.
Neni 74
Dorëzimi i autorizimit
1. Përfaqësuesi i dizajnit industrial që pohon se është i autorizuar për ta përfaqësuar pronarin para API-së, por
nuk ia dorëzon API-së autorizimin për të argumentuar, ftohet që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga data
e pranimit të ftesës të paraqesë një autorizim të vlefshëm.
2. Me kërkesën e përfaqësuesit për dizajn industrial, afati kohor mund të vazhdohet edhe për gjashtëdhjetë
(60) ditë të tjera nga data e skadimit të afatit të cekur në paragrafin 1. të këtij neni.
3. Nëse përfaqësuesi për dizajn industrial nuk ia dorëzon API-së autorizimin e vlefshëm brenda afatit kohor
dhe vazhdon të veprojë në emrin e vet, veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi konsiderohen sikur të mos
ishin ndërmarrë fare.
Neni 75
Marrëdhënia me të drejtat e tjera të pronësisë industriale
Dispozitat e këtij ligji nuk ndikojnë në zbatimin e dispozitave ligjore të tjera lidhur me markat tregtare apo
shenjat e tjera dalluese, patentave si dhe dispozitave që e rregullojnë përgjegjësinë civile dhe konkurrencën
jolojale.
Neni 76
Marrëdhënia me të drejtën e autorit
1. Dizajni i mbrojtur nga e drejta e dizajnit industrial i regjistruar në pajtim me këtë Ligj, ka të drejtë për mbrojtje
në bazë të Ligjit përkatës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, që nga data kur është krijuar dizajni.
2. Shkalla në të cilën dhe kushtet në të cilat jepet një mbrojtje e tillë, duke përfshirë nivelin e origjinalitetit të
kërkuar, duhet të përcaktohet me Ligjin përkatës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.
KAPITULLI XII
DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 77
Dispozitat ndëshkuese
1. Me gjobë në shumë prej tre mijë (3,000) deri nëntë mijë (9,000) euro ndëshkohet personi juridik i cili gjatë
ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime që i shkelin të drejtat
e përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 21 JANAR 2022, PRISHTINË
24
LIGJI NR. 08/L-055 PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL
2. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri një mijë e pesëqind (1,500) euro ndëshkohet personi përgjegjës
i personit juridik për shkeljet sipas nenit 17 të këtij ligji.
3. Me gjobë në shumë prej një mijë (1,000) deri tre mijë (3,000) euro ndëshkohet personi fizik i cili ushtron
biznes individual, dhe i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo
shërbime që i shkelin të drejtat e përcaktuara sipas nenit 17 të këtij ligji.
Neni 78
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ministri nxjerr akte nënligjore sipas nenit 21 paragrafi 4., neni 22 paragrafi 9., nenit 23 paragrafi 5., neni 28
paragrafi 4., neni 30 paragrafi 3., neni 36 paragrafi 2., nenit 38 paragrafi 3., nenit 40 paragrafi 8., neni 44
paragrafi 2., neni 45 paragrafi 3., neni 46 paragrafi 2., neni 49 paragrafi 4., neni 50 paragrafi 6., neni 54
paragrafi 4. dhe neni 71 paragrafi 2., në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Neni 79
Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore
1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për
zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore si në vijim të aplikueshme aktualisht do të vazhdojnë
të mbeten në fuqi:
1.1. Udhëzimi Administrativ Nr. 12/2016 për Regjistrimin e Dizajnit Industrial
Neni 80
Dispozitat shfuqizuese
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 05/L-058 për Dizajnin Industrial.
Neni 81
Hyrja në fuqi
Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës
Ligji Nr. 08/L-055
24 dhjetor 2021
Shpallur me dekretin Nr. DL-50/2022, datë 13.01.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani-Sadriu