LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
LIGJI NR. 08/L-059
PËR PATENTAT
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR PATENTAT
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj përcakton kushtet, procedurat për regjistrimin e patentës, si dhe të drejtat që rrjedhin nga
regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave.
2. Ky ligj është në përputhje me:
2.1. Direktivën 98/44/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 6 korrik 1998 mbi
mbrojtjen ligjore të shpikjeve bioteknologjike;
2.2. Direktivën 2004/48/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të prillit 2004 mbi zbatimin e
të drejtave të pronësisë intelektuale;
2.3. Rregulloren (EC) Nr. 469/2009 e Parlamentit dhe të Këshillit Evropian të 6 majit 2009 në
lidhje me mbrojtjen plotësuese të certifikatave për produktet medicinale;
2.4. Rregulloren (EC) Nr. 1610/96 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 23 korrik 1996
në lidhje me krijimin e mbrojtjes plotësuese për mbrojtjen e bimëve;
2.5. Rregulloren (EC) Nr. 816/2006 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 17 maj 2006
mbi licencat e detyrueshme të patentës në lidhje me prodhimin e produkteve farmaceutike për
eksportim në vendet me problem të shëndetit publik.
Neni 2
Fushëveprimi
Ky ligj zbatohet për subjektet që i nënshtrohen procedurës së regjistrimit për fitimin e patentës në
Agjencinë për Pronësi Industriale, duke përfshirë patentat dhe regjistrimet ndërkombëtare të patentave
që vlejnë në Republikën e Kosovës.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
2
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
1.1. Ministria - Ministria përgjegjëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti;
1.2. Ministri - Ministri apo Ministrja e ministrisë përkatëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti;
1.3. Patenta - e drejtë ekskluzive pronësore e dhënë për një shpikje në të gjitha fushat e teknologjisë,
që përbën risi, hap shpikës dhe që është e zbatueshme në industri;
1.4. Autoriteti kompetent - është Këshilli i Sigurisë së Kosovës përgjegjës për shpikjet sekrete;
1.5. API - është agjencia përkatëse për pronësi industriale, e themeluar në kuadër të Ministrisë
përkatëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë;
1.6. Kontrata për licencë - nënkupton kontratën për licencë sipas ligjit përkatës për marrëdhëniet e
detyrimeve;
1.7. Konventa e Parisit - Konventa për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale e datës 20 mars, 1883 e
ndryshuar në Bruksel më 14 dhjetor 1900, në Uashington më 2 qershor 1911, në Hagë më 6 nëntor
1925, në Londër më 2 qershor 1934, në Lisbonë më 31 tetor 1958, dhe në Stokholm më 14 korrik
1967, dhe e ndryshuar me 28 shtator 1979;
1.8. Unioni i Parisit - Unioni i themeluar nga Konventa e Parisit;
1.9. TRIPS - Marrëveshja mbi aspektet e ndërlidhura me Tregti të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale
(Shtojca 1C e Marrëveshjes së Makareshit për Themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, e
nënshkruar në Maroko më 15 prill 1994);
1.10. Traktati për Bashkëpunim për Patenta - Traktati për Bashkëpunim për Patenta i arritur në
Uashington me 19 qershor 1970, i ndryshuar me 28 shtator 1979, i ndryshuar me 3 shkurt 1984 dhe
3 tetor 2001;
1.11. Traktati i Budapestit - Traktati i Budapestit mbi njohjen ndërkombëtare të depozitimit të
mikroorganizmave për qëllime të procedurave të patentës, e arritur në Budapest më 28 prill 1977, e
ndryshuar më 26 shtator 1980;
1.12. Shpikje Bioteknologjike - nënkupton shpikjet që kanë të bëjnë me një produkt që përbëhet nga
apo përmban material biologjik, apo proces me të cilën prodhohet, përpunohet apo përdoret materiali
biologjik;
1.13. Material biologjik - nënkupton çdo material që përmban informacion gjenetik dhe që është i aftë
të riprodhojë veten ose që mund të jetë i riprodhueshëm nga një sistem biologjik;
1.14. Varietet bimor - nënkupton çdo grupim bimor i një lloji të vetëm botanik, i shkallës më të ulët
të njohur, grupim i cili, pavarësisht nëse përmbush plotësisht kushtet, që t’i jepet e drejta si varietet
bimor, mund të:
1.14.1. përcaktohet nëpërmjet shfaqjes së karakteristikave, që rezultojnë nga një tip gjeni
ose nga një kombinim gjenesh;
1.14.2. dallohet nga çdo grupim tjetër bimor, nga pamja, të paktën të njërës prej
karakteristikave të përmendura;
1.14.3. vlerësohet si një njësi, në lidhje me përshtatshmërinë për t’u shumëfishuar në mënyrë
të pandryshuar. Procesi për prodhimin e bimëve apo shtazëve – proces i cili në thelb është
biologjik, nëse përbëhet tërësisht nga fenomeni natyror si kryqëzimi ose seleksionimi.
1.15. Proces mikrobiologjik - nënkupton çdo proces që përfshin apo realizohet nga një material
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
mikrobiologjik ose që rezulton në një material mikrobiologjik;
1.16. Procesi për prodhimin e bimëve apo shtazëve – nënkupton procesin i cili në thelb është
biologjik, nëse përbëhet tërësisht nga fenomeni natyror si kryqëzimi ose seleksionimi;
1.17. Licencë ekskluzive - licenca e ofruar vetëm për një të licencuar dhe që e privon pronarin
e të drejtës së një prone industriale nga e drejta e përdorimit të saj, si dhe t’ia licencojë
personave tjerë;
1.18. Licencë jo ekskluzive - licencë që nuk e privon të drejtën e pronarit mbi një objekt të
pronësisë industriale për të përdorë ose licencuar atë te personat e tjerë;
1.19. Certifikatë - certifikatë e mbrojtjes plotësuese të produkteve farmaceutike dhe produkteve
bimore;
1.20. Prioritet CE - certifikatë me të cilën vërtetohet e drejta e përparësisë së aplikimit për
patentë;
1.21 Material Biologjik - çdo material që përbëhet nga informacion gjenetik dhe ka aftësitë e
vetë-riprodhimit ose për t’u riprodhuar në një sistem biologjik.
Neni 4
E drejta për të aplikuar
1. Aplikimi për patentë mund të paraqitet nga një ose më shumë persona fizikë dhe juridikë.
2. Personat fizikë dhe juridikë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës apo të cilët nuk kanë
biznes të regjistruar në Kosovë, kanë të drejtë të barabartë në mbrojtjen e patentës sikurse personat
fizikë dhe juridikë të cilët kanë vendbanim të përhershëm në Republika e Kosovës.
3. Personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës mund të ushtrojnë
të drejtat e tyre sipas këtij ligji, në procedurat e API-së, vetëm përmes përfaqësuesve të autorizuar të
përcaktuar me nenin 126 të këtij ligji.
KAPITULLI II
AGJENCIA PËR PRONËSI INDUSTRIALE
Neni 5
Organizimi dhe Përgjegjësitë e API-së
1. API është agjenci ekzekutive në kuadër të ministrisë, që është përgjegjëse për mbrojtjen juridike të
shpikjeve, markave tregtare, dizajnit industrial dhe përcaktimeve të origjinës, treguesve gjeografikë dhe
topografive të qarqeve të integruara, si dhe çështjeve tjera që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare,
nënshkruese e të cilave është Republika e Kosovës.
2. Organizimi dhe funksionimi i API-të përcaktohet me aktin nënligjor për organizimin e brendshëm të
API-të, të miratuar sipas Ligjit përkatës për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore
dhe Agjencive të Pavarura.
3. API është përgjegjëse për:
3.1. zhvillimin e procedurave për lëshimin e patentave, certifikatave të mbrojtjes shtesë për
shpikje, regjistrimin e markave tregtare, dizajneve industriale, topografive të qarqeve të
integruara, përcaktimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
3.2. krijimin dhe mbajtjen e shënimeve të përcaktuara me këtë ligj;
3.3. propozimin, hartimin dhe publikimin e Buletinit Zyrtar të API-së, që përmban informacione në
lidhje me aplikimin dhe të drejtat e regjistruara të objekteve të pronësisë industriale;
3.4. zhvillimin dhe promovimin e mbrojtjes së pronësisë industriale;
3.5. ofrimin e shërbimeve informuese për fushën e pronësisë industriale;
3.6. organizmin e testimit të përfaqësuesve të autorizuar në fushën e të drejtave të pronësisë
industriale;
3.7. inicimin e propozimeve për nxerrjen e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e pronësisë
industriale;
3.8. bashkëpunimin me organizatat tjera për implementimin e dispozitave ligjore që rregullojnë
pronësinë industriale;
3.9. përfaqësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare për pronësi industriale.
4. Ministria nxjerr akt nënligjor për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e logos së Agjencisë për
Pronësi Industriale.
Neni 6
Shqyrtimi i vendimeve të API
1. Kundër vendimeve të API-së lejohet ankesa në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të vendimit.
2. Ankesa i drejtohet Komisionit që obligohet të vendosë dhe ta njoftojë palën.
3. Komisioni për shqyrtimin e ankesave formohet me vendim të Ministrit.
4. Kundër vendimit të komisionit mund të parashtrohet padi në gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30)
ditësh.
5. Komisioni është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha ankesave të parashtruara nga palët
kundër vendimeve të API-së. Komisioni e kryen punën e tij në mënyrë të pavarur, me ndershmëri, ndërgjegje
dhe paanshmëri.
6. Proceduat dhe puna e Komisionit të Ankesave rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
KAPITULLI III
OBJEKTI I MBROJTJES SË PATENTËS
Neni 7
Shpikjet e patentueshme
1. Patenta lëshohet për çdo shpikje, në çdo fushë të teknologjisë, që përbën risi, hap shpikës dhe që është e
zbatueshme në industri.
2. Sipas paragrafit 1 të këtij neni, shpikje nuk konsiderohet:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
5
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
2.1. zbulimet, teoritë shkencore dhe metodat matematikore;
2.2. krijimet estetike;
2.3. skemat, rregullat dhe metodat për kryerjen e akteve mendore, lojërat ose realizimi i veprimtarive
të biznesit, dhe programet për kompjuter;
2.4. prezantimi i informatës.
3. Objektet ose veprimtaritë e përcaktuara në paragrafin 2, nën-paragrafi 2.3. të këtij neni përjashtohen nga
patentueshmëria për aq sa aplikimi për patentë ose patenta lidhet me vetë këto objekte apo me këto veprimtari.
Neni 8
Patentueshmëria e shpikjeve bioteknologjike
1. Patenta nga paragrafi 1 i nenit 7 të këtij ligji e cila lëshohet për një shpikje duhet t’i plotësojë këto kushte:
1.1. produktin që përbëhet ose përmban material biologjik;
1.2. procesin me anë të të cilit prodhohet, përpunohet ose përdoret materiali biologjik;
1.3. materialin biologjik, i cili është i izoluar nga mjedisi natyror ose prodhohet me anë të një procesi
teknik, edhe në qoftë se ka ndodhë më parë në natyrë;
1.4. bimët ose kafshët, nëse mundësia teknike e shpikjes nuk kufizohet në një varietet të veçantë
bimor ose shtazor.
Neni 9
Përjashtimi nga Patentueshmëria
1. Patenta nuk lëshohet në lidhje me:
1.1. shpikjet, shfrytëzimi komercial i të cilave mund të jetë në kundërshtim me rendin publik ose
moralin, një përdorim i tillë nuk konsiderohet se bie në kundërshtim me to, vetëm pse është ndaluar
me ligj;
1.2. varietet bimore ose shtazore, apo proceset thelbësore biologjike për prodhimin e bimëve ose
shtazëve, kjo pa paragjykuar patentueshmërinë e shpikjeve në lidhje me proceset mikrobiologjike
apo proceset tjera teknike, apo një produkt të fituar përmes një procesi të tillë;
1.3. metodat për trajtimin e trupit të njeriut ose kafshëve me anë të kirurgjisë ose terapisë dhe
metodave diagnostifikuese, të ushtruara në trupin e njeriut ose kafshëve, kjo dispozitë nuk aplikohet
në produktet, në veçanti në substancat ose përbërjen që përdoren në këto metoda;
1.4. substancat, që përfitohen nëpërmjet transformimeve të brendshme nukleare për qëllime
ushtarake.
2. Sipas paragrafit 1, nën-paragrafit 1.1. të këtij neni, patenta nuk lëshohet për shpikjet bioteknologjike, të cilat
në veçanti kanë të bëjnë me:
2.1. proceset e klonimit të qenieve njerëzore;
2.2. proceset për modifikimin e identitetit gjenetik të linjës gjenetike (embrionale) të qenieve njerëzore;
2.3. përdorimin e embrioneve njerëzore për qëllime industriale ose komerciale; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
6
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
2.4. proceset për ndryshimin e identitetit gjenetik të shtazëve, të cilat mund t’ju shkaktojnë vuajtje
kafshëve pa pasur ndonjë dobi të rëndësishme mjekësore për njerëzimin apo për kafshët, si dhe
kafshët që janë rezultat i proceseve të tilla.
Neni 10
Trupi i njeriut dhe pjesët përbërëse të tij
1. Trupi i njeriut, në faza të ndryshme të formimit dhe zhvillimit të tij dhe zbulimi i thjeshtë i njërës prej pjesëve
përbërëse të tij, përfshirë sekuencën ose një pjesë të sekuencës së gjenit, nuk përbën shpikje të patentueshme.
2. Elementi i izoluar nga trupi i njeriut, ose që është prodhuar ndryshe me anë të procesit teknik, përfshirë
sekuencën ose një pjesë të sekuencës së gjenit, mund të përbëjë shpikje të patentueshme, edhe pse struktura
e atij elementi është identike me atë të elementit natyror.
3. Zbatimi industrial i sekuencës apo pjesës së sekuencës së gjenit, me rastin e aplikimit për patentë duhet të
zbulohet.
Neni 11
Risia
1. Shpikja konsiderohet e re nëse nuk bën pjesë në njohuritë e mëparshme.
2. Njohuria e mëpërparshme përbëhet prej gjithë asaj që i është vënë në dispozicion publikut në nivel botëror,
me anë të përshkrimit të shkruar ose gojor, përdorimit, ose në ndonjë mënyrë tjetër, para datës së dorëzimit
të aplikimit për patentë.
3. Njohuri të mëparshme përbëjnë edhe përmbajtja e aplikimit për patentë kombëtare ashtu siç është dorëzuar,
datat e dorëzimit të të cilave janë më të hershme se sa data e aplikimit, të theksuara në paragrafin 2 të këtij
neni, dhe të cilat janë botuar në këtë datë ose pas kësaj date.
4. Paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni nuk përjashtojnë patentueshmërinë - mbrojtjen me patentë të substancës
ose përbërjes, e cila bën pjesë në njohuritë e mëparshme për përdorim në metodat e theksura në nenin 9,
paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3. të këtij ligji, me kusht që përdorimi i saj në metoda të tilla nuk bën pjesë në
njohuritë e mëparshme.
5. Paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni nuk përjashtojnë patentueshmërinë e asnjë substance ose përbërjeje të
theksuar në paragrafin 4 të këtij neni për përdorim specifik në metodën e theksuar në nenin 9, paragrafi 1, nën-
paragrafi 1.3. i këtij ligji, me kusht që përdorimi i tillë nuk është pjesë e njohurive të mëparshme ekzistuese.
Neni 12
Zbulimi i shpikjes pa pasoja të dëmshme
1. Zbulimi i shpikjes sipas nenit 11 të këtij ligji nuk merret parasysh, nëse kjo ka ndodhur jo më herët se gjashtë
(6) muaj para dorëzimit të aplikimit për patentë dhe në qoftë se ka ndodhur ose si pasojë e:
1.1. abuzimit të dukshëm në lidhje me aplikuesit ose paraardhësit e tij ligjorë, ose faktit që aplikuesi
apo paraardhësit e tij ligjorë kanë zbuluar shpikjen në një ekspozitë ndërkombëtare zyrtare, ose
zyrtarisht të njohur, sipas kushteve të parapara me Konventën për ekspozita ndërkombëtare, me
kusht që aplikuesi në momentin e paraqitjes së aplikimit për patentë tregon, se shpikja është zbuluar
në këtë mënyrë, dhe jo më vonë se katër (4) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës, dorëzon një
certifikatë përkatëse për këtë qëllim.
Neni 13
Shkalla e Risisë
1. Shpikja konsiderohet se përmban shkallë të risisë nëse nuk është e njohur për personin me njohuri në atë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
7
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
fushë, duke marrë parasysh njohuritë e mëparshme.
2. Nëse vendoset se shpikja përmban shkallën e risisë, përmbajtja e aplikimit e përcaktuar në paragrafin 3 të
nenit 11 të këtij ligji, nuk merret parasysh.
Neni 14
Zbatueshmëria në industri
Shpikja është e zbatueshme në industri nëse lënda e saj mund të prodhohet ose të përdoret në çdo lloj
industrie, përfshirë edhe bujqësinë.
KAPITULLI IV
SHPIKJA SEKRETE
Neni 15
Shpikjet sekrete dhe autoriteti kompetent
1. Kërkesa për shpikje nga një shtetas i Republikës së Kosovës mund të konsiderohet sekrete, në qoftë se ajo
ka të bëjë me interesat shtetërorë si mbrojtjen kombëtare apo sigurinë e shtetit.
2. Autoriteti kompetent me akt të veçantë përcakton kriteret dhe procedurën për shpikje sekrete.
3. Shpikja sekrete përbën sekret shtetëror.
Neni 16
Procedura e aplikimit për shpikje sekrete
1. Aplikimet që kanë të bëjnë me shpikjet e përcaktuara sipas paragrafit 1 të nenit 15 të këtij ligji i dorëzohen
Autoritetit kompetent nga API-ja.
2. Nëse API-ja gjatë ekzaminimit të aplikimit për patentë konsideron se aplikimi ka të bëjë me shpikje sekrete,
sipas kritereve të përcaktuara nga Autoriteti kompetent sipas paragrafit 2 të nenit 15 të këtij ligji, API-ja e
referon aplikimin tek Autoriteti kompetent.
3. Aplikimi i dorëzuar tek Autoriteti kompetent, ruan datën e dorëzimit të caktuar nga API-ja.
4. Nëse Autoriteti kompetent me rastin e shqyrtimit të aplikimit vlerëson se shpikja nuk përbën sekret, aplikimi
kthehet në API.
5. Nëse Autoriteti kompetent, vlerëson se është fjala për shpikje sekrete, ai lëshon vendimin dhe e regjistron
atë në regjistrin e patentave për shpikje sekrete që mbahet nga Autoriteti kompetent.
6. Nëse Autoriteti kompetent vlerëson se shpikja nuk është sekrete, procedura kryhet nga API-ja në përputhje
me këtë ligj.
Neni 17
Shfrytëzimi dhe Kompensimi
1. Autoriteti kompetent ka të drejtën ekskluzive për të përdorur shpikjen sekrete.
2. Shpikësi ka të drejtë për kompensim për shpikjen sekrete të mbrojtur, pavarësisht se a është përdorur
shpikja apo jo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
8
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
3. Shuma e kompensimit e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni përcaktohet në përpjesëtim me vlerën e
tregut të shpikjes.
4. Në rast të mosarritjes së marrëveshjes për kompensim, shpikësi mund të kërkojë nga Gjykata kompetente
për caktimin e shumës së kompensimit.
Neni 18
Procedura pas dhënies së patentës për shpikje sekrete
1. Nëse Autoriteti kompetent përcakton se shpikja nuk është më sekrete, ai e dorëzon tek API-ja dosjen që ka
të bëjë me shpikjen.
2. Me kërkesën e aplikuesit, API-ja fillon ose përfundon procedurën e dhënies së patentës për shpikjen e cila
nuk është më sekrete.
Neni 19
Mbrojtja jashtë vendit
Personat fizikë dhe juridikë vendor mund të kërkojnë mbrojtjen e shpikjes sekrete jashtë vendit vetëm me
autorizim të Autoritetit kompetent.
KAPITULLI V
E DREJTA NË PATENTË
Neni 20
E drejta në patentë
1. E drejta për patentë i takon shpikësit ose pasardhësit të tij ligjor.
2. Nëse shpikja është krijuar nga dy (2) ose më shumë shpikës bashkërisht, e drejta për patentë u takon
shpikësve ose pasardhësve të tyre ligjorë.
3. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kur shpikja është bërë në Republikën e Kosovës si rezultat i
kontratës me porosi apo kontratës së punës, e drejta për patentë i takon personit që ka porositur punën ose
punëdhënësit, përpos nëse është paraparë ndryshe me kontratë.
4. Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni kur zbatohen për shpikjen e bërë në zbatim të kontratës së punës
në Kosovë, punonjësi që ka bërë shpikjen ka të drejtën e kompensimit nga punëdhënësi varësisht nga vlera
ekonomike e shpikjes. Në mungesë të marrëveshjes mes palëve për të caktuar shumën e kompensimit, shuma
caktohet nga gjykata kompetente.
5. Aplikuesi konsiderohet se ka të drejtë për patentë përveç nëse është vendosur ndryshe me procedura
gjyqësore.
6. E drejta për patentë mund të bartet.
Neni 21
Shpikësi
Shpikësi është personi që ka krijuar shpikjen gjatë punës së tij kreative. Shpikës nuk konsiderohet personi i cili
në krijimin e shpikjes ka ofruar vetëm ndihmë teknike. API-ja nuk verifikon saktësinë e të dhënave të shpikësit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 22
E drejta morale e shpikësit
1. Shpikësi ka të drejtë morale që të shënohet si i tillë në aplikimin për patentë, në të gjitha dokumentet e
nxjerra në raport me dhënien e patentës, në Regjistrin e aplikimeve në API dhe Regjistrin e patentave.
2. E drejta morale e shpikësit nuk mund të bartet.
KAPITULLI VI
EFEKTET E PATENTËS
Neni 23
Të drejtat ekskluzive të fituara me patentë
1. Patenta i jepet pronarit të saj të drejtat ekskluzive:
1.1. nëse lënda e patentës është produkt, ndalon palët e treta që pa pëlqimin e pronarit të prodhoj,
ofroj për shitje, të shesë, të përdorë, eksportojë ose importojë dhe të deponojë për qëllime të tilla,
produktin e fituar në bazë të shpikjes së patentuar;
1.2. nëse lënda e patentës është proces, ndalon palët e treta që pa pëlqimin e pronarit të prodhoj,
ofrojë për shitje, të shesë, të përdorë, eksportojë ose importojë dhe të deponojë për qëllime të tilla,
produktin e fituar direkt nga ai proces i patentuar.
2. Pronari i patentës ka të drejtë që palëve të treta pa pëlqimin e tij t’u ndalojë ofrimin dhe furnizimin me
produktin i cili përbën element thelbësor të shpikjes së mbrojtur, në qoftë se ofruesi apo furnizuesi ka dijeni
ose nga rrethanat e rastit duhej të kishte dijeni që produkti i tillë ka për qëllim vënien në funksion të shpikjes
së një personi tjetër.
3. Dispozitat e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni nuk zbatohen nëse produkti i tillë është lëndë kryesore
e një produkti tregtar, përveç kur furnizuesi apo ofruesi shtyn persona të tjerë për të kryer veprimet e përcaktura
në paragrafin 1 të këtij neni.
Neni 24
Të drejtat ekskluzive të siguruara me patentë në fushën e bio-teknologjisë
1. Nëse materiali biologjik i cili përmban karakteristika specifike si rezultat i shpikjes është i mbrojtur me
patentë, atëherë të drejtat ekskluzive të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 23 të këtij ligji zbatohen
edhe për çdo material biologjik që rrjedh nga materiali tjetër biologjik nëpërmjet përhapjes ose shumëzimit në
një formë identike ose divergjente dhe që posedon karakteristika të njëjta.
2. Nëse procesi që mundëson prodhimin e materialit biologjik që përmban karakteristika specifike si rezultat i
shpikjes është i mbrojtur me patentë, atëherë të drejtat ekskluzive të përcaktuara paragrafët 1 dhe 2 të nenit 23
të këtij ligji zbatohen edhe tek materiali biologjik që fitohet direkt nga procesi i tillë nga materiali tjetër biologjik
nëpërmjet përhapjes ose shumëzimit në formë identike apo divergjente dhe që posedon karakteristika të njëjta.
3. Nëse një produkt që përmban ose përbëhet nga informatat gjenetike është i mbrojtur me patentë, atëherë të
drejtat ekskluzive të përcaktura paragrafët 1 dhe 2 të nenit 23 të këtij ligji zbatohen për gjithë materialin, përveç
trupit të njeriut në faza të ndryshme të formimit dhe zhvillimit ose zbulimit të thjeshtë të njërit prej përbërësve
të tij, përfshirë sekuencën ose një pjesë të sekuencës së gjenit, ku përfshihet produkti dhe në të cilin gjenden
informatat gjenetike dhe që realizojnë funksionin e tyre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
10
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 25
Fusha e mbrojtjes
1. Fushëveprimi i mbrojtjes me patentë përcaktohet nga kërkesat patentore, të cilat pranohen përfundimisht
në procedurën e dhënies së patentës, ndërsa përshkrimi dhe vizatimet shërbejnë për të interpretuar kërkesat
patentore.
2. Përmbajtja e kërkesave patentore nuk është e kufizuar në mënyrë strikte në formulimin e tyre. Përshkrimi
dhe vizatimet merren parasysh vetëm për qëllim të vlerësimit të paqartësive në kërkesat patentore.
3. Kërkesat patentore nuk merren si udhëzues që përcakton se fusha e të drejtave ekskluzive mund të shtrihet
tek lënda për të cilën personi i kualifikuar në fushën përkatëse mund të konsiderohej si fushë e synuar e
mbrojtjes.
KAPITULLI VII
KUFIZIMET E EFEKTIT TË PATENTËS
Neni 26
Përjashtimet nga e drejta ekskluzive
1. Të drejtat e fituara me patentë nuk vlejnë për:
1.1. veprimet në të cilat shpikja shfrytëzohet për qëllime private dhe jo-komerciale;
1.2. veprimet e kryera për qëllim të hulumtimeve dhe për eksperimentet që kanë të bëjnë me lëndën
e shpikjes së mbrojtur, përfshirë edhe rastin kur veprimet e tilla janë të domosdoshme për të bërë
regjistrimin ose për të marrë autorizimin për vënien në treg të produktit që është medikament i
dedikuar për njerëzit apo kafshët ose është produkt mjekësor;
1.3. përgatitjen direkte dhe individuale të medikamenteve në barnatore në bazë të përshkrimit
mjekësor dhe veprimet që lidhen me medikamentin e përgatitur në mënyrë të tillë;
1.4. përdorimin e shpikjes së patentuar në ndërtimin ose funksionimin e avionëve ose mjeteve
tokësore të shteteve anëtare të Unionit të Parisit ose anëtare të OBT-së, ose të pjesëve të avionëve
apo mjeteve tokësore të tilla, kur ata avionë ose makina tokësore përkohësisht ose aksidentalisht
hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Neni 27
E drejta e përdoruesit të mëparshëm
1. Patenta nuk ka efekt ndaj personit, i cili para datës së dorëzimit të aplikimit ose para datës së njohjes së të
drejtës së përparësisë, ka shfrytëzuar ose prodhuar brenda veprimtarisë së tij ekonomike produktin i cili është
lëndë e shpikjes, ose ka bërë përgatitje serioze dhe reale për shfrytëzimin e shpikjes së tillë në Kosovë.
2. Personi nga paragrafi 1 i këtij neni ka të drejtë që pa pëlqimin e pronarit të patentës të vazhdojë shfrytëzimin
e shpikjes deri në atë shkallë në të cilën e ka shfrytëzuar ose është përgatitur për shfrytëzimin e saj, deri në
datën e dorëzimit të aplikimit për shpikjen e lartpërmendur.
3. E drejta sipas paragrafit 2 të këtij neni mund të bartet ose të trashëgohet vetëm përmes procesit të punës,
si dhe kur është përgatitur ose ka filluar shfrytëzimi i shpikjes.
Neni 28
Kufizimi i efekteve të patentës në fushën e bioteknologjisë
1. Të drejtat ekskluzive nga dispozitat e nenit 24 të këtij ligji nuk vlejnë për materialin biologjik të fituar me
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
11
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
përhapjen dhe shumëzimin e materialit biologjik i cili është vënë në tregun e Republikës së Kosovës nga ana
e pronarit të patentës ose me pëlqimin e tij, me ç’rast përhapja dhe shumëzimi detyrimisht dalin nga zbatimi
për qëllimin e të cilit materiali biologjik vihet në treg, me kusht që materiali i fituar më vonë të mos përdoret për
përhapje dhe shumëzim të mëtejmë.
2. Pavarësisht nga neni 24 i këtij ligji, shitja ose format e tjera të komercializimit të materialit për përhapjen
e bimëve te fermerit nga ana e pronarit të patentës ose me pëlqimin e tij për shfrytëzim bujqësor, nënkupton
autorizimin për fermerin që ai të përdorë produktin e kulturave të tij për përhapje ose shumëzim nga ana e tij
ose e fermës së tij.
3. Përjashtim nga neni 24 i këtij ligji përbën shitja ose ndonjë formë tjetër e komercializimit e kafshëve pjellore
ose ndonjë materiali tjetër shtazor reprodukues të fermerit nga ana e pronarit të patentës ose me pëlqimin e tij,
përfshirë autorizimin për fermerin që ai të përdorë blegtorinë e mbrojtur për qëllime bujqësore, përfshirë vënien
e kafshëve ose materialit tjetër riprodhues në dispozicion për qëllim të kryerjes së aktivitetit të tij bujqësor, por
jo edhe të shitjes për qëllime të aktivitetit për riprodhim komercial.
Neni 29
Shterimi i të drejtave ekskluzive
1. Të drejtat ekskluzive të fituara me patentë që kanë të bëjnë me veprimet e kryera në territorin e Republikës
së Kosovës në lidhje me produktin e mbrojtur me patentë, konsiderohen të shuara me vënien e produktit
të patentuar në tregun e Republikës së Kosovës nga pronari i patentës ose me pëlqimin e tij, përveç nëse
ekzistojnë shkaqe të tjera ligjore në bazë të të cilave pronari i patentës mund të ndalojë tregtimin e mëtejshëm
të produktit dhe procesit.
2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni zbatohen gjithashtu me ndryshimet e nevojshme në të drejtat ekskluzive
të dhëna me Certifikatë.
KAPITULLI VIII
PATENTA SI OBJEKT I PRONËSISË
Neni 30
Bartja e të drejtës
1. Patenta mund të bartet tek personat e tjerë.
2. Bartja e patentës regjistrohet në Regjistrin përkatës të API-së, me kërkesë me shkrim të njërës prej palëve,
si dhe publikohet.
3. Bartja e të drejtave të patentës ka efekt ndaj palëve të treta vetëm pas regjistrimit në regjistrin përkatës.
Megjithatë, para se të regjistrohet, bartja ka efekt ndaj palëve të treta nëse palët e treta kanë pasur njohuri për
bartjen.
4. Dispozitat e këtij neni zbatohen gjithashtu ndaj ndryshimeve në kontratën mbi bartjen e patentës, si dhe të
drejtat e dhëna nga Certifikata.
Neni 31
Kontrata për Licencë
1. Licenca e patentës mund të jepet për tërë territorin, ose pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.
2. Licenca mund të jetë ekskluzive dhe jo-ekskluzive.
3. Pronari i patentës mund të kërkojë kthimin e të drejtave të dhëna në licencën e patentës, nëse i licencuari
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
12
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
shkel ndonjë dispozitë të kontratës së licencës në lidhje me kohëzgjatjen e saj, formën në të cilën përdoret
patenta, fushën dhe cilësinë e produkteve të prodhuara për të cilat është dhënë licenca, pa paragjykuar
legjilacionin në fuqi apo dispozitat e kontratës.
4. Licenca e patentës regjistrohet në regjistër me kërkesën e njërës prej palëve dhe publikohet në buletinin
zyrtar të API-së.
5. Licenca e patentës ka efekt ndaj palëve të treta vetëm pas regjistrimit në regjistrin përkatës. Megjithatë,
para se të regjistrohet, licenca ka efekt ndaj palëve të treta që kanë pasur njohuri për të.
6. Dispozitat e këtij neni zbatohen gjithashtu me ndryshimet e nevojshme për përfundimin e kontratave të
licencës së zbatimit të patentës, si dhe të drejtat e dhëna nga Certifikata.
Neni 32
Të drejtat e pengut
1. Patenta mund të jepet si sigurim ose të jetë objekt pengu.
2. Me kërkesën e njërës nga palët, të drejtat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni regjistrohen në regjistër
dhe publikohen.
3. Të drejtat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni prodhojnë efekte ndaj palëve të treta pasi të regjistrohen
në regjistër. Megjithatë, para se të regjistrohen si të tilla, ato kanë efekt ndaj palëve të treta që kanë pasur
njohuri për të.
4. Dispozitat e këtij neni zbatohen gjithashtu me ndryshimet lidhur me lejimin e pengut me rastin e kërkesës
për patentë, si dhe në rastin e të drejtave të dhëna me Certifikatë.
Neni 33
Procedura e përmbarimit
1. Patenta mund të jetë objekt përmbarimi.
2. Organi që ekzekuton përmbarimin ndaj patentës njofton sipas detyrës zyrtare API-në për konfiskimin e
patentës, me qëllim që përmbarimi të regjistrohet në regjistër dhe të publikohet.
3. Dispozitat e këtij neni zbatohen me ndryshimet e nevojshme në lidhje me përmbarimin me rastin e kërkesës
për patentë si dhe në rastin e të drejtave të dhëna me Certifikatë.
Neni 34
Falimentimi
1. Kur titullari i patentës hyn në falimentim ose procedura të ngjashme, me kërkesë të Autoritetit kompetent,
shënohet në Regjistër dhe publikohet në Buletinin zyrtar të API-së.
2. Kërkesa për regjistrimin e falimentimit ose procedurave të ngjashme në të cilat përfshihet patenta në regjistër
duhet të paraqitet sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
13
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
KAPITULLI IX
LICENCAT E DETYRUESHME
Neni 35
Procedura për dhënien e licencës së detyrueshme
1. Licenca e detyrueshme fitohet me vendim të Gjykatës kompetente.
2. Procedura për dhënien e licencës së detyrueshme iniciohet me padi gjyqësore ndaj pronarit të patentës ose
mbajtësit të certifikatës, me bazën e aplikimit për dhënien e licencës së detyrueshme. Gjatë procesit gjyqësor,
paditësi cekë të gjitha faktet dhe paraqet dëshmitë e nevojshme në të cilat bazohet kërkesa për licencë të
detyrueshme. Gjykata vendos për dhënien e licencës së detyrueshme me vendim.
3. Në mungesë të provave kërkesa për licencë të detyrueshme refuzohet dhe të gjitha të drejtat nga patenta i
takojnë personit në emër të të cilët është regjistruar patenta në regjistrin e patentave.
Neni 36
Dhënia e licencës së detyrueshme
1. Gjykata mund t’i japë licencën e detyrueshme për mungesë ose pamjaftueshmëri të shfrytëzimit të patentës
secilit person që dëshmon se ka aftësi për të shfrytëzuar shpikjen dhe që dorëzon kërkesën për dhënien e
licencës së detyrueshme, nëse pronari i patentës nuk e ka shfrytëzuar shpikjen e mbrojtur me patentë në
territorin e Republikes së Kosovës në kushte të arsyeshme apo nuk ka bërë përgatitje serioze dhe reale për
shfrytëzimin e saj.
2. Kërkesa për dhënien e licencës së detyrueshme sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të dorëzohet pas kalimit
të periudhës prej katër (4) viteve pas datës së dorëzimit të kërkesës për patentë apo tri (3) viteve nga data në
të cilën është dhënë patenta.
3. Licenca e detyrueshme nuk mund të jepet nëse pronari i patentës dëshmon se ka pasur arsye të bazuar për
mos-shfrytëzimin ose pamjaftueshmërinë e shfrytëzimit të shpikjes së mbrojtur.
4. Në bazë të kërkesës së arsyetuar Gjykata mund t’i japë licencë të detyrueshme për patentën paraprake
pronarit të patentës ose rritësit, i cili nuk mund të shfrytëzojë shpikjen e mbrojtur me patentë apo të drejtat e
varietetit bimor, pa e shkelur patentën e parë ose të drejtën e mëhershme për varietetin bimor me kusht që
shpikja apo varieteti bimor përfshin një avancim të rëndësishëm teknik të një rëndësie të konsiderueshme
ekonomike, në raport me shpikjen e pretenduar në patentën e parë apo varietetin bimor t mbrojtur, si dhe pas
pagesës së një takse përkatëse.
5. Gjykata mund të marrë çfarëdo mase që e konsideron të dobishme për të verifikuar ekzistencën e një
gjendjeje të tillë.
6. Në rastin e licencës së detyrueshme sipas paragrafit 4 të këtij neni, pronari i patentës së parë ose mbajtësi i
të drejtave te varietetit bimor ka të drejtë që të marr licencë reciproke, me kushte të arsyeshme, për të përdorur
varietetin bimor të mbrojtur ose shpikjen e mbrojtur.
7. Gjykata mund të japë licencë të detyrueshme nëse shfrytëzimi i shpikjes së mbrojtur me patentë është
i nevojshëm në situatë të jashtëzakonshme - siguria kombëtare, mbrojtja e interesit publik në fushën e
shëndetësisë, furnizimi me ushqim, mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit, interesa specifikë komercialë, ose
kur është e nevojshme që të përmirësohet një praktikë që me procedurë gjyqësore apo administrative është
përcaktuar si anti-konkurrencë.
8. Licenca e detyrueshme mund të jepet vetëm nëse personi që ka bërë kërkesë në Gjykatë dëshmon se para
kërkesës ka bërë përpjekje për të marrë autorizimin, licencën nga pronari i patentës ose mbajtësi i të drejtave
të varietetit bimor në afat dhe kushte të arsyeshme të tregut, si dhe nëse përpjekjet e tilla nuk kanë qenë të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
14
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
suksesshme në periudhë të arsyeshme kohore. Gjykata mund të revokojë të drejtat në bazë të këtyre kushteve
apo në situatat e parapara në paragrafin 7 të këtij neni. Pronari i patentës informohet për dhënien e licencës
së detyrueshme në afatin më të shkurtër kohor.
Neni 37
Kushtet në të cilat jepet licenca e detyrueshme
1. Licenca e detyrueshme nuk është ekskluzive, ndërsa fusha dhe kohëzgjatja e përdorimit kufizohet
ekskluzivisht për qëllimin për të cilin është dhënë.
2. Licenca e detyrueshme bartet vetëm në punëtorinë prodhuese, apo përkatësisht pjesët e saj, në të cilat
është shfrytëzuar shpikja për të cilën është lejuar.
3. Licenca e detyrueshme jepet me qëllim të furnizimit të tregut vendor, përveç nëse është e domosdoshme
për të korrigjuar një praktikë, e cila me procedurë gjyqësore ose administrative është përcaktuar të jetë në
kundërshtim me konkurrencën në treg.
4. Gjykata, me kërkesë nga personi i interesuar, anulon licencën e detyrueshme, me sigurimin e mbrojtjes
adekuate të interesave legjitime të personit të licencuar, nëse rrethanat që kanë shpënë drejt dhënies së
licencës së detyrueshme, nuk ekzistojnë më dhe nuk ka gjasa që të rishfaqen.
5. Pronari i patentës ka të drejtë në kompensim, në bazë të vlerës ekonomike të licencës.
6. Licenca e detyrueshme, sipas paragrafit 4 të nenit 36 të këtij ligji, nuk bartet, përveç me bartjen e patentës
së dytë ose varietetit të mbrojtur bimor.
Neni 38
Licencat e detyrueshme për patentë të produkteve farmaceutike me qëllim eksporti në vendet që
kanë probleme me shëndetin publik
1. Gjykata mund t’i japë çdo personi, në bazë të kërkesës në pajtim me nenet 38 deri 43 të këtij ligji, licencë
të detyrueshme për patentë, Certifikatë që kërkohet për prodhimin dhe shitjen e produkteve farmaceutike, kur
produktet e tilla janë të destinuara për eksport në vendet importuese që kanë probleme të shëndetit publik. Kur
vendos për dhënien e një licence të detyrueshme, Gjykata merr parasysh në veçanti nevojën për të zbatuar
Vendimin e miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i OBT-së, të datës 30 gusht 2003, për zbatimin e paragrafit 6
të Deklaratës së Dohas për Marrëveshjen TRIPS dhe Shëndetit Publik - në tekstin e mëtejmë: Vendimi i OBT-
së, më 30 gusht 2003.
2. Produkti farmaceutik i cekur në paragrafin 1 të këtij neni është çdo produkt i industrisë farmaceutike,
përfshirë produktet mjekësore për njerëz, që përbëhet nga çfarëdo substance apo kombinimi të substancave të
destinuara për trajtimin apo parandalimin e sëmundjeve tek njerëzit, si dhe çfarëdo substance apo kombinimi
substancash, të cilat mund t’u jepen qenieve njerëzore me qëllim të rikthimit, përmirësimit apo modifikimit të
funksioneve fiziologjike, apo për të bërë një diagnozë mjekësore, duke përfshirë përbërësit aktivë dhe mjetet
diagnostikuese jashtë organizmit - ex-vivo.
3. Vendi importues i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni është çdo vend në të cilën produkti farmaceutik
eksportohet. Vend importues mund të jetë:
3.1. çdo vend i pazhvilluar, i shënuar si i tillë në listën e shteteve të Kombeve të Bashkuara;
3.2. çdo vend anëtar i OBT-së, përveç vendeve anëtare të pazhvilluara të përmendura në nën-
paragrafin 3.1. të këtij paragrafi, i cili e ka njoftuar Këshillin e TRIPS-it për synimin e tij që të përdorë
sistemin e importit duke përdorur këtë sistem në tërësi ose në mënyrë të kufizuar;
3.3. çdo vendi që nuk është anëtar i OBT-së, por është në listën e Komitetit të OECD-së për Ndihmë
Zhvillimore me vendet me të ardhura të ulëta si vend me të ardhura tejet të ulëta, si dhe që ka njoftuar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
15
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Agjencinë për synimin e saj që të përdorë sistemin importues në tërësi ose në mënyrë të kufizuar;
3.4. çdo vend anëtar i OBT-së, i cili ka bërë deklaratën se nuk do ta përdorë sistemin importues, nuk
ka të drejtë për importin e tillë.
4. Vendet importuese të pazhvilluara apo në zhvillim, të cilët nuk janë anëtarë të OBT-së, që kualifikohen sipas
paragrafit 3 të këtij neni, duhet të plotësojnë kërkesat plotësuese.
5. Vendi importues njofton direkt API-në, sipas Vendimit të OBT-së, në bazë të paragrafit 3, nën-paragrafit 3.1.
të nenit 39 të këtij ligji.
6. Vendi importues deklaron në njoftim se do ta përdorë sistemin për trajtimin e problemeve të shëndetit publik,
si dhe jo për qëllime industriale apo tregtare, si dhe të miratojë masat e përcaktuara në paragrafin 4 të këtij
neni dhe Vendimit të OBT-së të 30 gushtit 2003 për parandalimin e ri-eksportimit të produkteve të importuara.
7. Me kërkesë të titullarit të së drejtës, ose nga API-ja, Gjykata mund të anulojë licencën e detyrueshme sipas
paragrafëve 4 deri në 6 të këtij neni, në qoftë se vendi importues ka dështuar të përmbushë detyrimet e tij të
përcaktuara në paragrafin 6 të këtij neni. Para se ta ndërpresë licencën e detyrueshme, Gjykata duhet të marrë
parasysh pretendimet e shprehura nga cilido organ i përmendur sipas paragrafit 2, nën-paragrafit 2.6. të nenit
39 të këtij ligji, e që mund të ftohet në procedurë.
8. Bartësi i të drejtave i paraparë në nenet 38 deri në 46 të këtij ligji, është bartës i cilësdo patentë apo Certifikatë
në lidhje me të cilën është bërë kërkesa për licencë të detyrueshme. Bartësi i të drejtave njoftohet nga Gjykata
në lidhje me kërkesën për licencë të detyrueshme, si dhe ftohet për të ofruar komente mbi kërkesën dhe të
ofrojë informacione relevante, para marrjes së vendimit.
Neni 39
Procedura për dhënien e licencës së detyrueshme për patentat e produkteve farmaceutike të
destinuara për eksport në vendet që kanë probleme me shëndetin publik
1. Kërkesa për dhënien e licencës të detyrueshme i parashtrohet Gjykatës nga cilido person sipas dispozitave
të nenit 35 të këtij ligji, nëse në territorin e Republikës së Kosovës është një patentë ose një Certifikatë, efektet
e së cilës mbulojnë veprimtarinë e synuar të prodhimit dhe shitjes për qëllime të eksportit.
2. Kërkesa e parashtruar në Gjykatë duhet të përmbajë:
2.1. informata në lidhje me kërkesat për licenca të detyrueshme të paraqitura në vende të tjera për
të njëjtin produkt, me të dhënat për sasitë përkatëse dhe vendet importuese, informatat lidhur me
aplikuesin për licencën e detyrueshme dhe përfaqësuesin e tij, nëse ka;
2.2. emrin kimik të produktit farmaceutik, të cilin aplikuesi ka për qëllim ta prodhojë dhe shesë për
eksport me licencën e detyrueshme;
2.3. sasinë e produktit farmaceutik që ka për qëllim të prodhojë me licencën e detyrueshme;
2.4. vendin apo vendet importuese;
2.5. dëshminë e negociatave paraprake me bartësin e të drejtës së patentës në pajtim me dispozitat
e paragrafit 5 të këtij neni;
2.6. dëshminë për kërkesë të veçantë nga një përfaqësues i autorizuar i vendit importues, apo një
organizatë jo-qeveritare që posedon autorizim zyrtar të një ose më shumë vendeve importuese,
organeve tjera të Kombeve të Bashkuara apo organizatave tjera ndërkombëtare shëndetësore që
veprojnë me autorizim formal të një ose më shumë vendeve importuese, duke përcaktuar sasinë e
produktit të nevojshëm;
2.7. numrin e patentës apo të Certifikatës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
16
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
3. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për dhënie të licencës së detyrueshme, Gjykata verifikon në veçanti:
3.1. nëse secili vend importues i përmendur në kërkesë, e i cili është anëtar i OBT-së, ka bërë
njoftimin në OBT në bazë të vendimit të OBT-së, të 30 gushtit 2003, ose nëse secili vend importues
i përmendur në kërkesë, i cili nuk është anëtar i OBT-së, ka bërë njoftim tek API-ja në pajtim me
dispozitat e paragrafit 3, nën-paragrafit 3.3 të nenit 37 të këtij ligji, në lidhje me secilin prej produkteve
të përmendura në kërkesë:
3.1.1. njoftimi nga vendi importues që nuk është anëtar i OBT-së duhet të specifikojë emrat
dhe sasitë e pritshme të produktit të kërkuar;
3.1.2. konfirmimi nga vendi importues që nuk është anëtar i OBT-së, e që ka kapacitet të
pamjaftueshëm apo nuk ka fare kapacitete të prodhimit në sektorin farmaceutik në lidhje
me produktin apo produktet e caktuara, duhet të përfshihet në njoftim, përveç nëse vendi
importues është vend i pazhvilluar. Për vlerësimin e kapaciteteve prodhuese, duhet të merret
parasysh Shtojca e vendimit të OBT-së, të datës 30 gusht 2003;
3.1.3. konfirmimi nga një vend importues jo anëtar i OBT-së i cili në rastin e produktit të
patentuar farmaceutik në territorin e vet ka dhënë apo synon të japë licencë të detyrueshme
për importin e produkteve në fjalë, në pajtim me Nenin 31 të Marrëveshjes së TRIPS-së si dhe
dispozitave të vendimit të OBT-së, të datës 30 gusht 2003;
3.1.4. Paragrafi 3.1 i këtij neni nuk paragjykon fleksibilitetin që kanë vendet e pazhvilluara
sipas Vendimit të Këshillit për TRIPS-në, të datës 27 qershor 2002.
3.2. nëse sasia e përcaktuar në kërkesë nuk kalon sasinë e njoftuar në OBT, përkatësisht në Zyrë,
nga vendi importues.
3.3. nëse duke marrë parasysh licencat e tjera të detyrueshme të dhëna në ndonjë vend tjetër, sasia
e përgjithshme e produktit, e autorizuar që të prodhohet për cilindo vend importues, nuk tejkalon në
masë të konsiderueshme sasinë e njoftuar në OBT, respektivisht në Agjenci.
4. Informatat e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni ofrohen dhe prezantohen në kërkesë nga subjekti që
kërkon marrjen e licencës së detyrueshme.
5. Licenca e detyrueshme jepet vetëm nëse kërkuesi i ofron dëshmi Gjykatës se ka bërë përpjekje për të marrë
autorizim nga bartësi i të drejtave të patentës për shfrytëzimin e shpikjes së mbrojtur në afate dhe kushte të
arsyeshme tregtare, si që ato përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme brenda tridhjetë (30) ditësh para
dorëzimit të kërkesës. Kjo dispozitë nuk vlen në situata të jashtëzakonshme kombëtare, rrethana të tjera të
emergjencave ekstreme, ose në raste të përdorimit për qëllime publike dhe jo-tregtare në pajtim me nenin 31
(b) të Marrëveshjes TRIPS.
Neni 40
Kushtet për dhënien e licencës së detyrueshme për patentat e produkteve farmaceutike me qëllim
eksporti në vendet që kanë probleme me shëndetin publik
1. Licenca e detyrueshme për patentat e produkteve farmaceutike me qëllim eksporti në vendet që kanë
probleme me shëndetin publik jepet si licencë jo-ekskluzive. Fusha dhe kohëzgjatja e licencës përcaktohen me
vendimin për dhënien e saj, duke u kufizuar vetëm në qëllimin e përcaktuar me vendim. Sasia e produkteve që
prodhohen sipas licencës së tillë nuk duhet të tejkalojë sasinë e nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit
importues, ose vendeve importuese të theksuara në kërkesë, duke marrë parasysh sasinë e produkteve të
prodhuara sipas licencës së detyrueshme të dhënë diku tjetër.
2. Licenca e detyrueshme bartet vetëm në punëtorinë e prodhimit, përkatësisht në pjesët e saj, në të cilat
është shfrytëzuar shpikja për të cilën është lejuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
17
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
3. Gjykata me vendim specifikon veprimet të cilat aplikuesi ka të drejtë t’i ndërmarrë dhe që janë të nevojshme
me qëllim të prodhimit të produkteve të destinuara për eksport dhe shpërndarjen në vend apo vende të
theksuara në kërkesë. Asnjë produkt i prodhuar ose i importuar në bazë të licencës së detyrueshme nuk
ofrohet për shitje e as të plasohet në treg në ndonjë vend tjetër i cili nuk është përmendur në kërkesë, me
përjashtim kur vendi importues përfiton vetë nga mundësitë sipas vendimit të eksportit për anëtarët e tjerë,
sipas ndonjë marrëveshjeje të tregtisë rajonale, që kanë problemet e njëjta të shëndetit publik.
4. Gjykata me vendim urdhëron që produktet me licencë të tillë të shënohen qartë, përmes etiketimit ose
shënjimit specifik, të prodhuara me licencë të detyrueshme. Produktet e tilla duhet të dallohen nga të
zakonshmet përmes paketimit, ngjyrës apo formës së veçantë, me kusht që shenjat që e dallojnë të mos
e ndikojnë shumë çmimin. Në paketim dhe dokumente duhet të shënohet se produkti është prodhuar sipas
licencës së detyrueshme, duke i dhënë emrin e Gjykatës kompetente, numrin e dosjes, specifikimin që produkti
është i destinuar për eksport dhe shpërndarje në vendin ose vendet importuese. Detajet e karakteristikave të
produktit duhet të jenë në dispozicion të autoriteteve doganore.
5. Gjykata me vendim urdhëron që para dërgimit të produktit në vendin importues, i licencuari të publikojë në
faqe interneti të dhënat e mëposhtme:
5.1. sasitë e produkteve, të cilat furnizohen sipas licencës, si dhe vendet importuese ku bëhet
furnizimi;
5.2. tiparet dalluese të produktit në fjalë.
6. Nëse produkti që mbulohet me licencë të detyrueshme të dhënë në Republikën e Kosovës është patentuar
në shtetin importues të përmendur në kërkesë, produkti eksportohet vetëm në qoftë se ky vend ka lëshuar një
licencë të detyrueshme për importimin, shitjen apo shpërndarjen e produktit.
7. Gjykata me vendim urdhëron aplikuesin për të paguar kompensimin për bartësin e të drejtës:
7.1. në situatat e jashtëzakonshme kombëtare, rrethanave të tjera të emergjencave ekstreme apo
në raste të përdorimit publik, jo-tregtar sipas Marrëveshjes TRIPS, kompensimi është më së shumti
katër përqind (4%) të çmimit të përgjithshëm që duhet të paguhet nga vendi importues ose në emër
të tij;
7.2. në të gjitha rastet e tjera, kompensimi përcaktohet duke marrë parasysh vlerën ekonomike të
përdorimit të autorizuar në bazë të licencës për vendin importues, ose të vendeve në fjalë, si dhe
rrethanat humanitare apo jo-tregtare në lidhje me çështjen e licencës.
8. Kur vendimi i Gjykatës për dhënien e licencës së detyrueshme bëhet i plotfuqishëm, Gjykata, sipas kërkesës
për ruajtjen e provave të paraqitura nga mbajtësi i së drejtës, kontrollon dokumentacionin e të licencuarit, për
të parë nëse janë përmbushur detyrimet e përcaktuara në vendimin për dhënien e licencës së detyrueshme,
në veçanti ato që lidhen me destinacionin final të produkteve. Dokumentacioni duhet të përmbajë dëshmitë
e eksportimit të produkteve, të vërtetuar nga autoritetet doganore, si dhe provën e importimit nga një prej
organeve të listuara në nën-paragrafin 2.6 të paragrafit 2 të nenit 39 të këtij ligji, dhe dokumentit të OBT-së, të
datës 30 gusht 2003.
9. Kushtet e licencës nuk përcaktojnë metodën e shpërndarjes në vendin importues. Shpërndarja mund të
bëhet nga cilido organ i listuar në nënparagrafin 2.6 të paragrafit 2 të nenit 39 të këtij ligji, dhe dokumentit të
OBT-së, të datës 30 gusht 2003 dhe në kushte komerciale apo jo-komerciale, përfshirë edhe ato tërësisht pa
pagesë.
Neni 41
Refuzimi i aplikimit për dhënien e licencës së detyrueshme
Gjykata me vendim refuzon kërkesën për dhënien e licencës së detyrueshme nëse nuk janë përmbushur
kushtet e përcaktuara në nenet 39 dhe 40 të këtij ligji. Para se ta refuzojë kërkesën, gjykata duhet t’ia mundësojë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
18
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
aplikuesit të korrigjojë mangësitë në kërkesë dhe t’i paraqesë pretendimet e tij.
Neni 42
Përfundimi ose modifikimi i licencës së detyrueshme
1. Bartësi i së drejtës ose i licencuari mund të iniciojë procedurë në Gjykatë, duke kërkuar nga gjykata që të
ndërpresë vlefshmërinë e licencës së detyrueshme, nëse është konstatuar që pala e kundërt nuk ka zbatuar
vendimin për dhënien e licencës së detyrueshme. Në vendimin e saj, Gjykata përcakton periudhën kohore
në kuadër të së cilës i licencuari kujdeset që çdo produkt në posedimin dhe kontrollin e tij të ri-drejtohet, me
shpenzime të tij, tek vendet që kanë nevojë, të cilat janë cekur në nenin 38 të këtij ligji, përndryshe të tërhiqet
në konsultim me bartësi e të drejtës.
2. Kur vendi importues njofton se sasia e produktit farmaceutik është e pamjaftueshme për të përmbushur
nevojat e tij, i licencuari mund të iniciojë procedurë në gjykatë për një kërkesë tjetër, duke kërkuar ndryshimin e
kushteve të licencës, me qëllim të lejimit të prodhimit dhe eksportimit të sasive shtesë të produktit deri në masën
e nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit importues në fjalë. Në raste të tilla, gjykata vepron në procedurë
të përshpejtuar, kurse informacioni në lidhje me aplikuesin dhe përfaqësuesin e tij, nëse ka, si dhe emri kimik
i produktit farmaceutik nuk kërkohen me kusht që identifikohet licenca e detyrueshme nga i licencuari. Nuk
kërkohen dëshmi të negociatave me bartësin e të drejtave, nëse sasia shtesë e produktit të kërkuar nuk kalon
njëzet e pesë përqind (25%) të sasisë sipas licencës origjinale apo në situatat e emergjencës kombëtare apo
rrethanat tjera të urgjencës ekstreme, apo në rast të shfrytëzimit publik jo komercial.
Neni 43
Njoftimet
1. Gjykata njofton Këshillin TRIPS përmes ndërmjetësuesit të API-së për vendimin për dhënien e licencës së
detyrueshme dhe kushtet e licencës, si dhe për ndërprerjen e vlefshmërisë ose modifikimin e saj.
2. Njoftimi i tillë përmban posaçërisht këto informata:
2.1. emrin dhe adresën e të licencuarit;
2.2. produktin në fjalë;
2.3. sasinë që furnizohet;
2.4. vendin importues;
2.5. kohëzgjatjen e licencës;
2.6. adresën e faqes së internetit të përmendur në paragrafin 5 të nenin 40 të këtij ligji.
3. Autoriteti kompetent për dhënien e licencës së detyrueshme sipas paragrafit 1 të nenit 38 të këtij ligji duhet
t’i njoftohet Komisionit Evropian.
Neni 44
Ndalimi i importimit
1. Ndalohet importimi në Republikën e Kosovës i produkteve të prodhuara në bazë të licencës së detyrueshme
të lëshuar sipas këtij ligji, për qëllim të vënies në qarkullim të lirë të re-importit, vendosjes nën procedurat
pezulluese apo vendosjes në zona të lira dhe depo të lira.
2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet në rastin e ri-eksportimit të produktit në vendet importuese të cekura
në kërkesë dhe të identifikuara në paketimin dhe dokumentacionin përcjellës të produktit, apo vendosjen
në procedurë magazinimi tranzitore apo doganore, tranzit, zonë të lirë ose depo doganore, me qëllim të
eksportimit të sërishëm në vendin importues.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
19
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 45
Veprimet e autoriteteve doganore
1. Nëse ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar se produktet e prodhuara sipas licencës së detyrueshme të
dhënë në përputhje me dispozitat e këtij ligji janë duke u importuar në Republikën e Kosovës në kundërshtim
me dispozitat e paragrafit 1 të nenit 44 të këtij ligji, organet kompetente të doganës ndalojnë produktet në
fjalë për t’i kontrolluar, por jo më shumë se dhjetë (10) ditë pune. Në rrethana të veçanta, autoritetet doganore
vendosin për zgjatjen e periudhës së ndalimit për jo më shumë se dhjetë (10) ditë pune shtesë. Pas skadimit
të periudhës, produktet duhet të lirohen, me kusht që të jenë plotësuar të gjitha formalitetet doganore.
2. Autoriteti doganor informon menjëherë bartësin e së drejtës dhe prodhuesin ose eksportuesin e produkteve
në fjalë rreth ndalesave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe fton atë që të ofrojë informacionet
dhe prova për produktet në fjalë. Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet dispozitave vendore për mbrojtjen e të
dhënave personale dhe sekreteve tregtare, si dhe konfidencialitetit profesional dhe administrativ.
3. Nëse gjatë periudhës së ndalimit, autoritetet doganore vërtetojnë se ka shkelje të licencës së detyrueshme,
në kundërshtim me ndalimin e paraparë në paragrafin 1 të nenit 44 të këtij ligji, ato konfiskojnë dhe largojnë
produktet nga qarkullimi në përputhje me rregullat doganore.
4. Procedura e ndalimit dhe konfiskimit të mallrave bëhet me shpenzime të importuesit, në përputhje me
rregullat doganore. Për shpenzime të tilla, bashkë me importuesin, përgjegjësi mban secili person tjetër që
tenton të bëjë importimin e paligjshëm.
5. Nëse konstatohet se importi i produkteve të ndaluara në pajtim me dispozitat e këtij neni nuk shkelin
dispozitat e paragrafit 1 të nenit 44 të këtij ligji, Autoritetet doganore i lejojnë qarkullimin e produkteve në
territorin e Republikës së Kosovës, me kusht që kjo të jetë në pajtim me rregullat doganore.
6. Për çdo konfiskim dhe shkatërrim të produkteve, Autoriteti doganor njofton API-në në pajtim me dispozitat
e këtij neni.
Neni 46
Importimi i sasisë së vogël
Dispozitat e neneve 44 dhe 45 të këtij ligji nuk vlejnë për importin e sasive të vogla të produkteve brenda
kufijve të caktuar sa i përket lirimit nga detyrimet doganore, të bartura me valixhe personale të udhëtarëve, të
destinuara për përdorim personal dhe jo-tregtar.
KAPITULLI X
PROCEDURA E DHËNIES SË PATENTËS
Neni 47
Regjistrat
1. API-ja mban Regjistrin e aplikimeve për patentë, Regjistrin e patentave, Regjistrin e certifikatave dhe
Regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar.
2. Përmbajtja e regjistrave të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, bashkë me mënyrën e mbajtjes së tyre,
përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
3. Regjistrat nga paragrafi 1 të këtij neni janë publikë.
Neni 48
Taksat
1. Për marrjen dhe mirëmbajtjen e patentës dhe Certifikatës suplementare, duhet të paguhen taksat përkatëse
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
20
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
brenda afatit të përcaktuar me këtë ligj. Shuma dhe tarifat përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.
2. Në qoftë se taksa përkatëse nuk paguhen para procedurës së dhënies së patentës, aplikimi për patentë
konsiderohet i tërhequr, ndërsa në rast të mospagimit të tarifës për mbajtjen në fuqi të patentës, kjo e fundit
skadon.
3. Taksa caktohet në lartësinë e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e shqyrtimit të aplikimit dhe të
administrimit të procedurës.
Neni 49
Aplikimi për patentë
1. Procedura për njohjen e së drejtës së patentës fillon me dorëzimin e aplikimit në API.
2. Aplikimi dorëzohet në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë
ligj ose marëveshje ndërkombëtare.
3. Mënyra e dorëzimit të aplikimit për patentë përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.
Neni 50
Përmbajtja e aplikimit
1. Aplikimi për patentë duhet të përmbajë:
1.1. kërkesën për njohjen e patentës;
1.2. përshkrimin e shpikjes;
1.3. një ose më shumë kërkesa patentore;
1.4. vizatimet të cilat i referohen përshkrimit të patentës dhe kërkesave patentore;
1.5. abstraktin e shpikjes.
2. Aplikimi duhet të përmbajë edhe:
2.1. autorizimin për përfaqësim nga aplikuesi, nëse aplikimi është dorëzuar nga një përfaqësues;
2.2. përkthimin në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës të aplikimit; nëse aplikimi dorëzohet në
gjuhë të huaj, jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga data e dorëzimit e përcaktuar nga API-ja;
2.3. dëshmi për pagesën e taksës për aplikim.
Neni 51
Data e dorëzimit të aplikimit
1. Data e dorëzimit të aplikimit për patentë është data në të cilën aplikuesi ka paraqitur këto dokumente:
1.1. deklarimi i shprehur me të cilin kërkohet njohja e së drejtës së patentës;
1.2. informacionin që identifikon aplikuesin dhe mundëson kontaktimin me të;
1.3. përshkrimin e shpikjes, edhe nëse përshkrimi i tillë nuk përputhet me të gjitha kërkesat e
përcaktuara me këtë ligj dhe me aktin nënligjor përkatës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
21
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
2. Aplikimi për patentë për të cilin është përcaktuar data e dorëzimit regjistrohet në Regjistrin e aplikimeve për
patentë që mbahet nga API.
Neni 52
Certifikata e përparësisë
1. Me kërkesë të aplikuesit, API-ja lëshon certifikatë për të drejtën e përparësisë, e cila fitohet në datën e
dorëzimit të aplikimit për patentë, të përcaktuar në pajtim me dispozitat e nenit 51 të këtij ligji.
2. Kushtet, procedura e lëshimit si dhe përmbajtja e certifikatës sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohen me
akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 53
Bashkimi i shpikjeve
1. Për çdo shpikje paraqitet aplikim i veçantë për patentë.
2. Me një aplikim për patentë mund të kërkohet njohja e patentës për më shumë shpikje vetëm në rastet kur
ato shpikje janë të lidhura ndërmjet tyre ashtu që formojnë një koncept unik të shpikjes dhe me to realizohet
uniteti i shpikjes.
3. Kur me aplikimin për patentë deklarohet një grup shpikjesh, kërkesa për bashkim të tyre realizohet vetëm
kur ekziston lidhja teknike midis atyre shpikjeve, që përfshin një apo më shumë tipare teknike të njëjta ose
korresponduese të tipareve të veçanta teknike. Shprehja “tipare të veçanta teknike” nënkupton ato tipare
që definojnë kontributin e secilës prej shpikjeve të deklaruara, që të marra si tërësi, tejkalojnë njohuritë e
mëparshme.
4. Përcaktimi nëse një grup i shpikjeve është i lidhur në atë mënyrë që përbën koncept të vetëm të përgjithshëm
shpikës bëhet pa marrë parasysh nëse shpikjet janë deklaruar në kërkesa të ndara ose si alternativa brenda
një kërkese të vetme.
Neni 54
Kërkesa për njohjen e patentës
1. Kërkesa për njohjen e patentës dorëzohet në një formular të përpiluar nga API-ja dhe duhet të përmbajë:
1.1. kërkesën për njohjen e patentës;
1.2. titullin e shpikjes, i cili qartësisht paraqet emërtimin teknik të shpikjes si dhe të dhënat e paraqitësit
të aplikimit dhe shpikësit.
2. Në rast se shpikësi nuk dëshiron të përmendet në aplikim, ai/ajo deklaron me shkrim se nuk do që të
përmendet në aplikim si shpikës, e cila deklaratë duhet t‘i dorëzohet API-së jo më vonë se dy (2) muaj nga data
e paraqitjes së aplikimit.
3. Përmbajtja dhe mënyra e hartimit të elementeve të veçanta të aplikimit për patentë dhe dokumentet tjera
shtesë përcaktohen me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri.
Neni 55
Shpalosja e shpikjes
1. Aplikimi për patentë duhet të shpalosë shpikjen në mënyrë të qartë dhe të plotë, ashtu që ajo të mund të
realizohet nga personi që ka njohuri në atë fushë.
2. Nëse shpikja përfshin përdorimin apo ka të bëjë me material biologjik që nuk është në dispozicion të publikut
dhe që nuk mund të përshkruhet në aplikimin për patentë në mënyrë të tillë që të mundësojë që shpikja të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
22
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
realizohet nga personi me njohuri në atë fushë, përshkrimi i shpikjes duhet të konsiderohet i papërshtatshëm
për qëllime të këtij ligji, përveç nëse shoqërohet me prova që dëshmojnë se mostra e materialit të tillë është
depozituar në institucionin kompetent jo më vonë se në datën e dorëzimit të aplikimit për patentë.
3. Institucion kompetent i percaktuar në paragrafin 2 të këtij neni konsiderohet një institucion që është në
përputhje me kushtet e përshkruara nga Traktati i Budapestit.
Neni 56
Kërkesat patentore
1. Kërkesat patentore përcaktojnë objektin për të cilin kërkohet mbrojtja. Ato duhet të jenë të qarta, të
përmbledhura dhe të mbështetura në përshkrimin e shpikjes.
2. Kërkesat patentore mund të jenë të pavarura dhe të varura. Kërkesat patentore të pavarura përmbajnë
karakteristikat e reja dhe thelbësore të shpikjes. Kërkesat patentore të varura përmbajnë karakteristikat
specifike të shpikjes të definuara me kërkesë tjetër patentore të varur ose të pavarur.
Neni 57
Abstrakti
Abstrakti shërben vetëm për qëllime të informatave teknike dhe nuk merret parasysh për qëllime tjera, në
veçanti për të dëshmuar fushën e mbrojtjes së kërkuar apo në zbatim të nenit 11, paragrafi 3 të këtij ligji.
Neni 58
Ndarja e aplikimit për patentë
1. Me kërkesë të aplikuesit, ose me kërkesë të API-së, mund të ndahet lënda e aplikimit për patentë të cilit i
është aprovuar data e dorëzimit të aplikimit bazë, në dy ose më shumë aplikime të ndara, ndërsa për secilin
vazhdohet procedura e ndarë.
2. Lënda e mbrojtjes së aplikimit të ndarë për patentë, nuk lejohet të dalë jashtë përmbajtjes së aplikimit bazë.
3. Ndarja e aplikimit bazë për patentë lejohet deri në marrjen e vendimit mbi kërkesën për dhënien e patentës.
4. Çdo aplikim i ndarë mund të marrë datën e dorëzimit të aplikimit bazë, nëse është në pajtim me nenin 63
të këtij ligji.
Neni 59
Ndryshimet në aplikimin për patentë
Aplikimi për patentë të cilit i është caktuar data e dorëzimit nuk mund të zgjerohet më pas në fushëveprimin e
mbrojtjes për të cilën është aplikuar.
Neni 60
Regjistrimi i ndryshimeve në regjistra
1. Me kërkesë të palës për shënim të ndryshimeve në regjistër, API-ja nxjerr vendim për regjistrim në regjistrat
e paraparë në nenin 47 të këtij ligji, për ndryshimet lidhur me të drejtën ose pronarin e të drejtës, të cilat kanë
ndodhur pas datës së dorëzimit të aplikimit ose sipas regjistrimit të vendimit për dhënie të patentës.
2. Ndryshimet e shënuara, sipas paragrafit 1 të këtij neni, publikohen në Buletinin Zyrtar të API-së.
3. Procedura lidhur me shënimin dhe publikimin e ndryshimeve në Buletinin Zyrtar, si dhe shumat e tarifave,
përcaktohen me akt nënligjor, i cili nxjerrët nga Ministri.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
23
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 61
Korrigjimi i gabimeve në dokumente
1. Gabimet formale në dokumentet e dorëzuara në API përmirësohen me kërkesë me shkrim të paraqitur nga
aplikuesi i patentës, gjegjësisht pronari i patentës, si dhe me anë të njoftimit nga API-ja, pas pagesës së tarifës
sipas nenit 48 të këtij ligji.
2. Në vendimet e API-së mund të përmirësohen vetëm gabimet gjuhësore dhe teknike.
Neni 62
Përparësia e aplikimit të mëhershëm
1. Nëse të njëjtën shpikje e kanë bërë dy ose më shumë shpikës pavarësisht nga njëri tjetri, përparësi në
njohjen e së drejtës së patentës ka aplikuesi, aplikimi i të cilit ka datë të mëhershme të dorëzimit.
2. Përparësia vlen prej datës së dorëzimit të aplikimit në API, përveç në rastet kur janë plotësuar kushtet për
njohjen e së drejtës së përparësisë sipas nenit 63 të këtij ligji.
Neni 63
E drejta e përparësisë
1. Secilit person fizik ose juridik, ose trashëgimtarit të tij ligjor, i cili në ndonjë shtet anëtar që është palë e
Konventës së Parisit ose OBT-së ka dorëzuar aplikim të rregullt për patentë, i njihet në Kosovë e drejta e
përparësisë në afatin prej dymbëdhjetë (12) muajve prej datës së dorëzimit të aplikimit të parë, me kusht që
të ketë kërkuar njohjen e së drejtës së përparësisë me qëllim të dorëzimit të aplikimit në Kosovë për të njëjtën
shpikje.
2. Dorëzimi i rregullt i aplikimit sipas paragrafit 1 të këtij neni konsiderohet aplikimi, data e dorëzimit e të cilit
është caktuar në pajtim me ligjet vendore të shteteve anëtare të Unionit të Parisit ose anëtare të OBT-së, në
të cilët është dorëzuar aplikimi ose në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura ndërmjet shteteve
anëtare, pa marrë parasysh rezultatin e aplikimit.
3. Aplikimi i mëvonshëm për patentë që është dorëzuar në të njëjtin ose për të njëjtin shtet, konsiderohet
si aplikim i parë, për nevoja të përcaktimit të së drejtës së përparësisë, në pjesën që ka të bëjë me lëndën
e shpikjes në aplikimin e parë, nëse në datën e dorëzimit të aplikimit të mëvonshëm, aplikimi i parë që ka
shërbyer për përcaktimin e të drejtës së përparësisë është tërhequr, refuzuar ose hedhur poshtë para se të
jetë bërë e njohur për publikun dhe pa lënë të drejta të pazgjidhura që mund të mos kenë shërbyer si bazë
për të pretenduar të drejtën e përparësisë. Aplikimi i parë për patentë nuk mund të shërbejë më si bazë për
kërkimin e të drejtës së përparësisë.
4. Aplikuesi për patentë, i cili ka për qëllim ta shfrytëzojë të drejtën e përparësisë nga paragrafi 1 i këtij neni,
duhet që në API të dorëzojë:
4.1. kërkesën për njohjen e të drejtës së përparësisë, e cila përmban të dhënat kryesore për aplikimin
e parë, përparësia e të cilit kërkohet, numrin dhe datën e dorëzimit të aplikimit, shtetit anëtar të
Unionit të Parisit ose të OBT-së në të cilin është dorëzuar aplikimi ose për të cilin është dorëzuar, më
së voni deri dy (2) muaj nga data e dorëzimit të aplikimit, dhe
4.2. kopjen e aplikimit të parë, të vërtetuar nga organi kompetent i shtetit anëtar të Unionit të Parisit
ose anëtar të OBT-së, në të cilin ose për të cilin është dorëzuar aplikimi, më së voni deri në mbarimin
e afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh prej datës së dorëzimit të kërkesës për dhënien e të drejtës së
përparësisë, ose katër (4) muaj nga data e dorëzimit të aplikimit në Kosovë, apo gjashtëmbëdhjetë
(16) muaj nga data më e hershme e kërkesave për të drejtë të përparësisë, varësisht se cili prej
afateve të cekura skadon më herët.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
24
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 64
Kërkesa për të drejtën e shumëfishtë të përparësisë
1. Aplikuesi për patentë mundet, sipas kushteve nga neni 63 i këtij ligji, të kërkojë dhënien e të drejtës së
shumëfishtë të përparësisë në bazë të disa aplikimeve të dorëzuara më herët në një ose më shumë shtete
anëtare të Unionit të Parisit ose anëtare të OBT-së.
2. Nëse kërkohet e drejta e shumëfishtë e përparësisë, afati kohor i cili sipas këtij ligji fillon nga data e dhënies
së përparësisë llogaritet prej datës më të hershme të të drejtës përparësisë së shumëfishtë.
Neni 65
Elementet e shpikjes që kanë të bëjnë me kërkesën patentore për të drejtën e përparësisë
1. Nëse kërkohet njohja e një apo të disa të drejtave të përparësisë, e drejta mbulon vetëm ato elemente të
shpikjes të cilat janë deklaruar në aplikimin apo aplikimet e para, përparësia e të cilëve është kërkuar.
2. Nëse elementet e caktuara të shpikjes për të cilat kërkohet përparësia nuk paraqiten në kuadër të kërkesave
patentore në aplikimin e parë, e drejta e përparësisë njihet, me kusht që elementet e aplikimit të parë të mund
të vërtetohen nga të gjitha pjesët përbërëse të aplikimit.
Neni 66
Ndikimi i të drejtës së përparësisë
Data e njohjes së drejtës së përparësisë konsiderohet data e dorëzimit të aplikimit për patentë në API, sipas
nenit 11, paragrafët 2 dhe 3 si dhe nenit 62 paragrafi 1 të këtij ligji.
Neni 67
Rivendosja e së drejtës së përparësisë
1. Nëse aplikimi për patentë me të cilin është kërkuar e drejta e përparësisë nga aplikimi i parë i paraqitur në
datën i cili është i mëvonshëm se data në të cilën kalon periudha e përparësisë në bazë të nenit 63, paragrafi
1 të këtij ligji, paraqitësi i aplikimit për patentë mund të paraqesë kërkesë për rivendosjen e së drejtës së
përparësisë.
2. Kërkesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni dorëzohet brenda dy (2) muajve nga data e skadimit të
periudhës së të drejtës për përparësi.
3. API-ja miraton kërkesën për rivendosjen e të drejtës së përparësisë, me kusht që aplikuesi:
3.1. të theksojë arsyet të cilat vërtetojnë se deri te lëshimi i afatit me të cilin pranohet periudha e
përparësisë ka ardhur edhe përkundër kujdesit të mirëfilltë; dhe
3.2. të paguajë tarifën e paraparë me nenin 48 të këtij ligji.
4. Nëse aplikuesi nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 3 i këtij neni, API-ja me vendim refuzon kërkesën për
rivendosjen e së drejtës së përparësisë.
5. Kërkesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk mund të paraqitet pasi që aplikuesi ka dorëzuar
kërkesën për publikimin e aplikimit sipas nenit 75, paragrafit 2 të këtij ligji, përveç nëse kërkesa e tillë për
publikim është tërhequr para se të kenë përfunduar përgatitjet teknike për publikimin e aplikimit.
Neni 68
Korrigjimi ose plotësimi i kërkesës të së drejtës së përparësisë
1. Aplikuesi për patentë mund të paraqesë kërkesë për korrigjimin ose plotësimin e kërkesës për njohjen e të
drejtës së përparësisë brenda afatit kohor prej gjashtëmbëdhjetë (16) muajve nga data e të drejtës për përparësi,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
25
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
apo nëse korrigjimi ose plotësimi shkakton ndryshime në datën e përparësisë, gjashtëmbëdhjetë (16) muaj
nga data e kërkuar për korrigjim apo plotësim të përparësisë, nga periudha e mëhershme gjashtëmbëdhjetë
(16) mujore, me kusht që kërkesa e tillë të jetë paraqitur brenda katër (4) muajve nga data e paraqitjes së
aplikimit për patentë.
2. Për korrigjimin apo plotësimin e kërkesës sipas paragrafit 1 të këtij neni, aplikuesi paguan tarifën përkatëse.
Në rast të mospagimit të tarifës, kërkesa konsiderohet të mos jetë parashtruar.
3. Nëse data e përparësisë është ndryshuar për shkak të korrigjimit ose plotësimit të kërkesës, afati kohor
llogaritet nga data e përparësisë së ndryshuar.
4. Kërkesa sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk mund të paraqitet pasi që aplikuesi ka dorëzuar kërkesën për
publikimin e aplikimit sipas nenit 75, paragrafit 2 të këtij ligji, përveç nëse kërkesa e tillë për publikim është
tërhequr para se të kenë përfunduar përgatitjet teknike për publikimin e aplikimit.
Neni 69
Përcaktimi i datës së dorëzimit të aplikimit
1. Me rastin e përcaktimit të datës së dorëzimit të aplikimit, API-ja shqyrton nëse janë plotësuar kërkesat sipas
nenit 51 të këtij ligji.
2. Nëse aplikimi nuk përmban të gjitha elementet e përcaktuara me nenin 51 të këtij ligji dhe nuk mund t’i
caktohet data e dorëzimit, API-ja fton aplikuesin të plotësojë mangësitë e cekura në ftesë në afat kohor prej dy
(2) muajve nga data e pranimit të njoftimit.
3. Nëse aplikuesi nuk i përgjigjet ftesës së API-të brenda afatit kohor sipas paragrafit 2 të këtij neni, aplikimi
për patentë refuzohet me vendim.
4. Nëse aplikuesi korrigjon mangësitë në afatin kohor të cekur në paragrafin 2 të këtij neni, API nxjerr njoftim
me të cilin përcakton datën e pranimit të korrigjimeve si datë të dorëzimit të aplikimit për patentë, si dhe
regjistron aplikimin në regjistrin e aplikimeve për patentë, i cili mbahet nga API-ja.
Neni 70
Shqyrtimi formal i aplikimit
1. Pas përcaktimit të datës së dorëzimit të aplikimit, API-ja shqyrton:
1.1. nëse është paguar taksa administrative për aplikim sipas nenit 48 të këtij ligji;
1.2. nëse është dorëzuar përkthimi i aplikimit në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, në rastet
kur aplikimi dorëzohet në gjuhë të huaj;
1.3. nëse përfaqësimi për personat juridikë dhe fizikë të huaj bëhet përmes përfaqësuesve të
autorizuar të regjistruar në Regjistër;
1.4. nëse i përmban të gjitha elementet e përcaktuara me nenin 50 të këtij ligji;
1.5. nëse përmendet shpikësi;
1.6. nëse është dorëzuar kërkesa e përparësisë sipas nenit 63, paragrafi 4 të këtij ligji, kur kërkohet
e drejta e përparësisë.
2. Nëse me ekzaminim vërtetohet se nuk janë përmbushur kërkesat sipas paragrafit 1 të këtij neni, API-ja fton
aplikuesin që të korrigjojë mangësitë që janë theksuar në njoftim, brenda afatit kohor prej dy (2) muajve nga
data e pranimit të njoftimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
26
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
3. Me kërkesë të aplikuesit, API mund të zgjasë afatin kohor të theksuar në paragrafin 2 të këtij neni, për një
periudhë që e konsideron të arsyeshme, por jo më shumë se tre (3) muaj.
4. Nëse aplikuesi nuk i korrigjon mangësitë e theksuara në paragrafin 1, nën-paragrafët 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, e 1.5
të këtij neni, brenda afatit të caktuar kohor, API nxjerr vendimin për refuzimin e aplikimit për patentë.
5. Nëse aplikuesi nuk i përgjigjet njoftimit sipas paragrafit 1, nënparagrafi 1.6 të këtij neni, atëherë API nuk i
njeh të drejtën e përparësisë.
6. API ka të drejtë t’i kërkojë aplikuesit paraqitjen e dokumenteve shtesë të nevojshme për shqyrtimin e
aplikimit, përmes njoftimit me shkrim, si dhe të caktojë afatin për paraqitjen e tyre kur e vlerëson të nevojshme.
7. API merr vendim për njohjen ose jo të patentës sipas paragrafit 6 të ketij neni.
Neni 71
Shqyrtimi i vizatimeve apo i pjesëve që mungojnë nga përshkrimi
1. Nëse gjatë shqyrtimit, API-ja vërteton se mungon një pjesë e përshkrimit apo e vizatimit nga aplikimi, ajo
njofton aplikuesin që të plotësojë aplikimin me pjesët e përshkrimit apo vizatimet që mungojnë brenda dy (2)
muajve nga pranimi i njoftimit.
2. Nëse pjesa e munguar e përshkrimit ose vizatimeve dorëzohet në API brenda afatit kohor të caktuar në
paragrafin 1 të këtij neni, ajo pjesë e përshkrimit ose ai vizatim përfshihet në aplikim dhe data e dorëzimit
është data në të cilën API-ja ka pranuar pjesën e përshkrimit ose vizatimit. Në të kundërtën, konsiderohet se
aplikuesi nuk u referohet pjesëve të përshkrimit apo vizatimeve.
Neni 72
Shqyrtimi i kërkesës për regjistrimin e patentës
1. Shqyrtimi i kërkesave për regjistrimin e patentës përcakton nëse aplikimi është në pajtim me kushtet në
vijim:
1.1. nëse lënda e aplikimit është shpikje, që në shikimin e parë mund të duket si e tillë e që mbrohet
me patentë sipas nenit 7, paragrafët 1 dhe 3 dhe neneve 8, 9, 10 dhe 14 të këtij ligji;
1.2. nëse aplikimi në shikim të parë është në pajtim me rregullën e bashkimit të shpikjeve të përcaktuar
në nenin 53 të këtij ligji.
Neni 73
Refuzimi i aplikimit
1. Nëse konstatohet që aplikimi për patentë nuk i përmbush të gjitha kushtet për regjistrimin e patentës sipas
nenit 72, paragrafi 1 të këtij ligji, API njofton aplikuesin me shkrim për arsyet për të cilat patenta nuk do njihet
dhe e fton atë që të përgjigjet me shkrim ndaj arsyeve të refuzimit brenda afatit kohor prej dy (2) muajve që
nga dita e marrjes së njoftimit.
2. API-ja mund të zgjasë afatin kohor edhe për dy (2) muaj të tjerë, sipas paragrafit 1 të këtij neni, me kërkesë
të aplikuesit.
3. API-ja nxjerr vendim për refuzimin e aplikimit për patentë nëse aplikuesi për patentë nuk i përgjigjet njoftimit
sipas paragrafit 1 të këtij neni.
4. Nëse nuk përmbushen kërkesat sipas nenit 72, paragrafi 1 të këtij ligji në ndonjë pjesë, API-ja me vendim
refuzon aplikimin vetëm për atë pjesë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
27
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 74
Njohja e së drejtës së patentës
1. Nëse konstatohet që aplikimi për patentë përmbush të gjitha kërkesat e përcaktuara në nenet 70 dhe 72,
paragrafi 1 të këtij ligji, API-ja nxjerr vendim për njohjen e së drejtës së patentës dhe e regjistron patentën në
Regjistrin e patentave.
2. API-ja nxjerr vendimin sipas paragrafit 1 të këtij neni pas skadimit të afatit prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh
nga data e dorëzimit të aplikimit, ose nëse kërkohet përparësia, nga data e mëhershme e përparësisë, me
kusht që taksa për mirëmbajtjen e patentës, vendimit, publikimit, certifikatës dhe specifikacionit të jenë paguar
nga aplikuesi sipas nenit 48 të këtij ligji, apo brenda dy (2) muajve nga marrja e njoftimit të API-së.
3. Patenta e njohur prodhon efekte juridike ndaj palëve të treta nga data e publikimit në Buletinin Zyrtar të
API-së.
4. Deri sa të nxirret vendimi sipas nenit 79, paragrafi 2 të këtij ligji, fusha e mbrojtjes përcaktohet sipas
përmbajtjes së kërkesave patentore, sipas aplikimit.
Neni 75
Publikimi i patentës së regjistruar
1. API-ja publikon patentën pas vendimit për njohjen e të drejtës së patentës sipas nenit 74, paragrafit 1 të
këtij ligji.
2. Aplikuesi mund të kërkojë që vendimi për njohjen e të drejtës së patentës të lëshohet dhe të publikohet
edhe para skadimit të afatit kohor sipas nenit 74, paragrafi 2 të këtij ligji, por jo para tre (3) muajve nga data e
dorëzimit të aplikimit, ose nëse është kërkuar përparësia, nga data e mëhershme e përparësisë, me kusht që
të jetë paguar taksa shtesë sipas nenit 48 të këtij ligji.
3. Përmbajtja e publikimit të patentës së regjistruar përcaktohet me akt nënligjor.
Neni 76
Certifikata e patentës
1. Pronarit të patentës i lëshohet certifikata e patentës pas lëshimit të vendimit.
2. Përmbajtja dhe forma e certifikatës sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë
nga Ministri.
Neni 77
Specifikacioni i patentës
1. Pronarit të patentës i lëshohet specifikacioni për patentë pas lëshimit të vendimit.
2. Përmbajtja dhe forma e specifikacionit për patentë sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohet me akt
nënligjor. të nxjerrë nga Ministria.
Neni 78
Dorëzimi i dëshmisë për patentën e regjistruar pranë zyrave përkatëse
1. Pronari i patentës i dorëzon API-së dëshmi me shkrim që shpikja e patentuar është në pajtim me të gjitha
kërkesat e përcaktuara në nenet 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 të këtij ligji, më së voni pas skadimit të vitit të
nëntë të afatit të patentës.
2. Pronari i patentës paguan taksën për lëshimin e vendimit, sipas nenit 48 të këtij ligji, kur e dorëzon dëshminë
sipas paragrafit 1 të këtij neni, ose brenda dy (2) muajve nga pranimi i njoftimit nga API.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
28
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
3. Dëshmia me shkrim, sipas paragrafit 1 të këtij neni, e patentës së dhënë për të njëjtën shpikje nga Zyra
Evropiane e Patentave, ose nga ndonjëra prej zyrave kombëtare që në bazë të Traktatit të Bashkëpunimit për
Patenta, ka statusin e Autoritetit të Shqyrtimit Paraprak Ndërkombëtar për aplikimet për patenta ndërkombëtare,
si dhe zyrat e tjera me të cilat API ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kohën e dorëzimit të dëshmisë
sipas paragrafit 1 të këtij neni. Dëshmia duhet të jetë e përkthyer në gjuhët zyrtare.
4. Nëse procedura e njohjes së patentës në ndonjërën nga zyrat përkatëse nuk është përfunduar ende,
aplikuesi njofton API-në brenda afatit kohor të paraparë sipas paragrafit 1 të këtij neni, si dhe API mund të
zgjasë afatin kohor më së shumti deri në tre (3) muaj pas përfundimit të procedurës së ekzaminimit material
në zyrën përkatëse. Nëse dëshmia nuk dorëzohet në afatin e caktuar, zbatohen dispozitat e paragrafit 1 të
nenit 80 të këtij ligji.
Neni 79
Vendimet pas dorëzimit të dëshmisë
1. Nëse pronari i patentës nuk dorëzon dëshmitë sipas nenit 78, paragrafi 1 të këtij ligji, patenta skadon në
datën e përfundimit të vitit të dhjetë të patentës.
2. Nëse në bazë të dëshmisë së dorëzuar, API-ja konstaton se shpikja:
2.1. përmbush tërësisht kërkesat për patentueshmëri të përcaktuara me nenin 78, paragrafi 1, të këtij
ligji, API-ja nxjerr vendim ku deklaron se shpikja e patentuar përmbush kërkesat për patentueshmëri;
2.2. përmbush vetëm pjesërisht kushtet për patentueshmëri të përcaktuara sipas nenit 78, paragrafit
1 të këtij ligji, API-ja nxjerr vendim ku deklaron që shpikja e patentuar i përmbush kërkesat për
patentueshmëri vetëm pjesërisht, si dhe ndryshon kërkesën për njohjen e patentës, përkatësisht ri-
nxjerr specifikacionin për patentë sipas kërkesës së pronarit.
3. Nëse API-ja vlerëson se shpikja nuk përmbushë kushtet për patentueshmëri të përcaktuara në paragrafin
1 të nenit 78 të këtij ligji, ajo nxjerrë vendim duke deklaruar që patenta dhe aplikimi për patentë shpallen të
pavlefshme.
4. API-ja njofton pronarin e patentës për vendimet e parapara me paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, si dhe e
njofton atë që të dorëzojë komente me shkrim brenda dy (2) muajve nga dita e pranimit të njoftimit.
5. Nëse pronari i patentës nuk i përgjigjet njoftimit brenda afatit të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, API-ja
nxjerr vendim ku deklaron se patenta dhe aplikimi nuk kanë pasur efekt.
6. Kur në bazë të dëshmisë së dorëzuar me shkrim, API konstaton që patenta e dhënë nuk përmbush kërkesat
sipas nenit 53 të këtij ligji, pronari i patentës ndan patentën në një ose më shumë patenta, duke ruajtur datën
e dorëzimit të aplikimit fillestar ose datën e përparësisë, nëse është kërkuar e drejta për përparësi, me kusht
që të jenë paguar taksat e përcaktuara.
7. Shënimet përkatëse nga vendimi i cekur në këtë nen publikohen në Buletinin Zyrtar, siç është përcaktuar
me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 80
Rivendosja e të drejtave
1. Nëse aplikuesi ose pronari i patentës, përkundër kujdesit të duhur të kërkuar nga rrethanat, nuk ka vepruar
brenda afatit kohor të përcaktuar me këtë ligj apo akt nënligjor në lidhje me përmbushjen e obligimeve në afat
ndaj API-së, gjë që rezulton me humbjen e të drejtës së fituar përmes aplikimit për patentë ose patentës, ai/
ajo mund të paraqesë kërkesë për rivendosjen e së drejtës për njohjen e patentës.
2. API-ja aprovon kërkesën për rivendosjen e së drejtës për njohjen e patentës me vendim, me kusht që
aplikuesi:
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
29
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
2.1. të paraqesë kërkesën për rivendosje të të drejtës dhe të paguajë taksën sipas nenit 48 të këtij
ligji;
2.2. të paraqesë bazën ligjore dhe faktet në të cilën mbështetet kërkesa;
2.3. të përmbushë veprimet që nuk janë ndërmarrë brenda afatit të caktuar kohor.
3. Kërkesa për rivendosjen e të drejtave mund të dorëzohet brenda tre (3) muajve, duke llogaritur prej datës
kur pushon së ekzistuari arsyeja e mospërmbushjes, si dhe nëse aplikuesi është vënë në dijeni për këtë
mospërmbushje në afat të mëvonshëm, llogaritja bëhet prej ditës kur ka fituar dijeni për këtë.
4. Kërkesa sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk dorëzohet pas skadimit të një (1) viti nga data e dështimit për të
përmbushur afatin kohor.
5. Para vendimit për refuzimin e plotë ose të pjesshëm, API-ja njofton paraqitësin e kërkesës për rivendosjen
e të drejtave me arsyet për të cilat refuzon kërkesën tërësisht apo pjesërisht, si dhe e fton paraqitësin të
deklarohet lidhur me njoftimin në afat prej dy (2) muajve nga data e pranimit së njoftimit.
6. Rivendosja e të drejtave nuk mund të kërkohet në rast të dështimit të përmbushjes së afateve kohore për
veprimet vijuese:
6.1. paraqitjen e kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni;
6.2. paraqitjen e kërkesës për vazhdimin e afatit;
6.3. paraqitjen e kërkesës të referuar në nenet 63, 67 dhe 68 të këtij ligji;
6.4. paraqitjen e kërkesës të referuar në nenin 81 të këtij ligji;
6.5. të gjitha vendimet në procedurat para API-së, të cilat përfshijnë disa palë.
7. Përmbajtja e kërkesës, kushtet dhe procedura lidhur me kërkesën sipas paragrafit 1 të këtij neni, si dhe
publikimin e të dhënave lidhur me rivendosjen e drejtës përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
8. Çdo person që ka përdorur ose ka bërë përgatitje efektive e serioze, në mirëbesim, për përdorimin e shpikjes
e cila është subjekt i një patenti të dhënë në periudhën ndërmjet humbjes të së drejtave sipas paragrafit 1
të këtij neni dhe publikimit në Buletinin Zyrtar të rivendosjes së këtyre të drejtave të përcaktuara, mund të
vazhdojë përdorimin e tillë pa kompensim të dëmeve, në rrjedhën e punës së tij ose për nevojat e tyre.
Neni 81
Vazhdimi i procedurës
1. Nëse aplikuesi ose pronari i patentës nuk ka përmbushur obligimet ndaj API-së në afatin kohor dhe
mospërmbushja e tillë rezulton drejtpërdrejt me humbje të të drejtave të dhëna sipas kërkesës për patentë ose
nga patenta, ai mund të paraqesë kërkesë për vazhdimin e procedurës në lidhje me aplikimin për patentë ose
patentën.
2. API miraton kërkesën për vazhdimin e procedurës, me kusht që aplikuesi:
2.1. të paraqesë kërkesë për vazhdimin e procedurës dhe të përmbushë të gjitha veprimet e pakryera
brenda afatit të caktuar, dhe
2.2. paguan taksën sipas nenit 48 të këtij ligji.
3. Kërkesa për vazhdimin e procedurës mund të dorëzohet brenda dy (2) muajve nga data në të cilën aplikuesi
është njoftuar me pasojat juridike të referuara në paragrafin 1 të këtij neni.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
30
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
4. Në qoftë se nuk janë kryer obligimet brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, apo nuk janë
paguar taksat sipas nenit 48 të këtij ligji, konsiderohet se kërkesa për vazhdimin e procedurës nuk është
paraqitur dhe për këtë nxirret vendim nga API-ja.
5. Kërkesa për vazhdimin e procedurës nuk pranohet nëse aplikuesi nuk ka përmbushur kushtet e mëposhtme:
5.1. paraqitjen e kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni;
5.2. paraqitjen e kërkesës për vazhdimin e afatit në njoftimet e lëshuara nga API;
5.3. pagesën e taksës administrative dhe pagesën e taksës për mirëmbajtjen e patentës;
5.4. paraqitjen e kërkesës të referuar në nenet 63, 67 dhe 68 të këtij ligji;
5.5. të gjitha vendimet në procedurat para API-së, që përfshijnë disa palë.
6. Nëse API-ja aprovon kërkesën e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, vlejnë dispozitat e përcaktuara në
paragrafin 7 të nenit 80 të këtij ligji.
KAPITULLI XI
KOHËZGJATJA, MIRËMBAJTJA DHE NDËRPRERJA E SË DREJTËS SË PATENTËS
Neni 82
Kohëzgjatja e mbrojtjes
Afati i patentës është njëzet (20) vite nga data e dorëzimit të aplikimit.
Neni 83
Mirëmbajtja dhe ndërprerja e patentës
1. Taksa vjetore paguhet prej vitit të tretë dhe çdo viti vijues, llogaritur nga data e paraqitjes së aplikimit.
2. Nëse pronari i patentës nuk paguan taksat e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, ai mund t’i paguajë
ato në afatin shtesë prej gjashtë (6) muajsh, bashkë me taksë shtesë të përcaktuar me akt nënligjor.
3. Nëse pronari i patentës nuk paguan taksat e parapara për mirëmbajtje të patentës, vlefshmëria e patentës
përfundon ditën e parë pas skadimit të afatit të paraparë për pagesë.
4. Mirëmbajtja e të drejtave të dhëna me patentë kushtëzohet me pagesën e taksave vjetore, të përcaktuara
me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
5. Taksa për mirëmbajtjen e patentës mund të paguhet nga cilido person.
KAPITULLI XII
CERTIFIKATA PËR MBROJTJEN E PRODUKTEVE FARMACEUTIKE DHE PRODUKTEVE BIMORE
Neni 84
Kuptimi i shprehjeve
1. Shprehjet e përdorura në lidhje me Certifikatën e Mbrojtjes Plotësuese kanë këto kuptime:
1.1. produkt mjekësor - çdo substancë apo kombinim i substancave të destinuara për trajtimin apo
parandalimin e sëmundjeve tek qeniet njerëzore, shtazët, si dhe çdo substancë apo kombinim i
substancave, të cilat mund t’u jepen qenieve njerëzore apo kafshëve me qëllim të rivendosjes,
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
31
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
korrigjimit ose modifikimit të funksioneve fiziologjike të tyre, ose për të bërë një diagnozë mjekësore;
1.2. produkt - substanca aktive ose kombinimi i përbërësve aktivë të një produkti mjekësor;
1.3. patenta bazë - është patentë e përcaktuar nga mbajtësi i saj për zhvillimin e procedurës për
dhënien e Certifikatës të Mbrojtjes Plotësuese, për të mbrojtur produktin si të tillë, siç përcaktohet
në nën-paragrafin 1.2 të nenit 84 të këtij ligji, apo procesin për të përfituar një produkt apo aplikimin
e një produkti;
1.4. autorizimi i parë për vendosje në treg - autorizimi i parë për të vendosur në treg një produkt si
produkt mjekësor i destinuar për njerëzit apo kafshët në Republikën e Kosovës apo në Bashkimin
Evropian;
1.5. aplikimi për zgjatje të afatit - aplikimi për zgjatje të afatit të certifikatës sipas nenit 85 të këtij ligji;
1.6. prodhues – personi në dobi të të cilit krijohet produkti apo produkti mjekësor që përmban
produktin me qëllim të eksportimit në vendet e treta apo me qëllim të magazinimit.
2. Termat e përdorur në lidhje me Certifikatën e Mbrojtjes Plotësuese për produktet në mbrojtjen e bimëve –
më tutje në tekst - Certifikatat - kanë këto kuptime:
2.1. produkt për mbrojtjen e bimëve - nënkupton substancën aktive ose preparat që përmban një ose
më shumë substanca aktive, të vëna në dispozicion te shfrytëzuesit dhe të destinuara për të:
2.1.1. mbrojtur bimët ose produktet bimore nga organizmat e dëmshëm ose për parandalimin
e veprimit të organizmave të tillë, për aq sa substanca ose preparatet nuk definohen ndryshe;
2.1.2. ndikuar në proceset jetësore të bimëve, përveç si lëndë ushqyese (si rregullator për
rritje të bimëve);
2.1.3. ruajtur produktet bimore, për aq sa substanca ose produkte të tilla nuk i nënshtrohen
dispozitave të veçanta mbi mjetet për ruajtje;
2.1.4. shkatërrojë bimët e padëshiruara ose pjesët e bimëve, të kontrollojnë ose parandalojnë
rritjen e padëshirueshme e bimëve.
2.2. substancë - elementi kimik ose komponimet e tij, qoftë nëse ato lindin natyrshëm, ose me
prodhim, përfshirë çdo papastërti që pashmangshmërisht rezulton nga procesi i prodhimit;
2.3. substanca aktive – substanca ose mikroorganizmi, duke përfshirë edhe viruset, që ka veprime
të veçanta ose të përgjithshme ndaj organizmave të dëmshëm, në bimë, pjesë të bimëve ose
produkteve;
2.4. preparat - përzierja apo tretësira e përbërë nga dy ose më shumë substanca, prej të cilave të
paktën njëra është substancë aktive, të destinuara për përdorim si produkt për mbrojtjen e bimëve;
2.5. bimë - bima e gjallë dhe pjesa e bimës së gjallë, përfshirë edhe frutat e freskëta dhe farat;
2.6. produkt bimor - produkti në gjendje të papërpunuar ose që ka pësuar vetëm përgatitje të thjeshta
si bluarje, tharje ose ndrydhje, që rrjedh nga bimët, por duke përjashtuar vetë bimët siç përcaktohet
në nën-paragrafin 2.5 të këtij paragrafi;
2.7. organizmat e dëmshëm – dëmtuesit e bimëve ose produkteve bimore që i përkasin botës bimore
dhe shtazore, siç janë edhe viruset, bakteriet dhe mikroplazmat dhe patogjenët e tjerë;
2.8. produkt - substanca aktive siç përcaktohet në nën-paragrafin 2.3. të këtij paragrafi, apo kombinimi
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
32
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
i substancave aktive të një produkti për mbrojtjen e bimëve;
2.9. patenta bazë është patentë e përcaktuar nga mbajtësi i saj me qëllim të zhvillimit të procedurës
për dhënien e Certifikatës së Mbrojtjes Plotësuese, për të mbrojtur produktin si të tillë, siç përcaktohet
në nenin 84, paragrafin 2, nën-paragrafin 2.8 të këtij ligji, apo preparatin e përcaktuar në nenin 84,
paragrafin 2, nënparagrafin 2.4 të këtij ligji, ose procesin për të përfituar një produkt apo për aplikimin
e një produkti;
2.10. autorizimi i parë për vendosjen e produktit në treg - autorizimi i parë për vendosjen e produkteve
si produkte për mbrojtjen e bimëve në treg në Republikën e Kosovës apo në Bashkimin Evropian.
Neni 85
Kohëzgjatja e certifikatës
1. Certifikata jepet në përputhje me dispozitat e këtij ligji në rastet kur një patentë bazë është dhënë për një
produkt i cili është pjesë përbërëse e një produkti medicinal i destinuar për njerëzit apo kafshët, ose për një
produkt për mbrojtjen e bimëve, për t’u vendosur në treg i cili kërkon autorizimin paraprak nga organi shtetëror
kompetent.
2. Certifikata hyn në fuqi menjëherë pas skadimit të afatit ligjor të patentës bazë.
3. Të drejtat e fituara me certifikatë vazhdojnë për një periudhë të barabartë me kohën e kaluar midis datës së
dorëzimit së aplikimit për patentë bazë dhe datës së autorizimit të parë në vendin e produktit të mbrojtur nga
patenta e tillë në treg, të reduktuar në një periudhë prej pesë (5) vjetësh.
4. Kohëzgjatja e Certifikatës nuk mund të kalojë mbi pesë (5) vjet nga data në të cilën ajo hyn në fuqi.
5. Periudha e përcaktuar në paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni zgjatet për gjashtë (6) muaj për rastet në të cilat
zbatohet neni 85 i këtij ligji. Në këtë rast kohëzgjatja e periudhës së përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni
mund të zgjatet vetëm një herë.
6. Kohëzgjatja e certifikatës përcaktohet me vendim që nxirret nga API.
7. Autorizimi fillestar i përkohshëm duhet të merret parasysh për vlerësimin e kohëzgjatjës së certifikatës
vetëm nëse përcjellët nga një autorizim përfundimtar për produktin e njëjtë.
Neni 86
Kushtet për marrjen e certifikatës
1. Certifikata lëshohet me kërkesë të pronarit të patentës bazë, në datën e dorëzimit të aplikimit për certifikatë,
me kusht që të jenë përmbushur kushtet në vijim:
1.1. që produkti të mbrohet me patentën bazë në fuqi;
1.2. që autorizimi të jetë dhënë në pajtueshmëri me rregulloret specifike, i cili është ende në fuqi për
vendosjen e produktit në treg, si produkt mjekësor i destinuar për njerëz ose kafshë, respektivisht
produkt për mbrojtjen bimore;
1.3. që produkti nuk ka qenë më parë lëndë e certifikatës;
1.4. që autorizimi sipas nënparagrafit 1.2 të këtij paragrafi është autorizimi i parë për të vendosur në
treg një produkt si produkt mjekësor i destinuar për njerëzit ose kafshët, respektivisht produkt për
mbrojtjen e bimëve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
33
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 87
Aplikimi për Certifikatë
1. Aplikimi për Certifikatë dorëzohet në API brenda gjashtë (6) muajve nga data e dhënies së autorizimit,
sipas nenit 86, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 të këtij ligji, si dhe nëse autorizimi është dhënë para dhënies së
patentës bazë, brenda gjashtë (6) muajve nga data e dhënies së patentës.
2. Aplikimi për kohëzgjatjen e afatit të përmendur në paragrafin 5 të nenit 85 të këtij ligji mund të bëhet në API
kur paraqitet aplikimi për certifikatë ose kur aplikimi për certifikatë është ende i pazgjidhur dhe plotësohen
kushtet e përcaktuara në paragrafin 4 dhe 5, të nenit 88 të këtij ligji. Aplikimi për kohëzgjatje të afatit të
certifikatës së dhënë mund të parashtrohet jo më vonë se dy (2) vite para skadimit të afatit të certifikatës.
Neni 88
Përmbajtja e aplikimit për Certifikatë
1. Procedura për dhënien e Certifikatës fillon me parashtrimin e aplikimit, i cili përmban:
1.1. Kërkesën për dhënien e Certifikatës, e cila në veçanti përmban:
1.1.1. emrin dhe adresën e aplikuesit;
1.1.2. emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse ka të tillë;
1.1.3. numrin e patentës bazë dhe titullin e shpikjes:
1.1.4. numrin dhe datën e autorizimit të parë për të vendosur produktin në treg, dhe, nëse
autorizimi ashtu siç është dorëzuar nuk është autorizimi i parë për të vendosur produktin në
Bashkimin Evropian, numrin dhe datën e autorizimit të tillë.
1.2. kopjen e autorizimit për vendosjen e produktit në treg, në të cilin identifikohet produkti dhe i cili
përmban në veçanti numrin, datën e autorizimit dhe përmbledhjen e karakteristikave të produktit të
lëshuar nga autoriteti kompetent në procedurat e përcaktuara me akte nënligjore., të nxjerrë nga
Ministria;
1.3. dëshminë që tregon identitetin e produktit, dispozitën ligjore sipas së cilës është zhvilluar
procedura e autorizimit, si dhe një kopje të njoftimit në Buletin ku është publikuar informacioni lidhur
me autorizimin, nëse autorizimi i përmendur në nënparagrafin 1.2. të këtij neni nuk është autorizim i
parë për vendosjen e produktit në treg në Bashkimin Evropian;
1.4. dëshminë për pagesën e taksës për kërkesën për dhënie të certifikatës si dhe për aplikimin për
zgjatje të afatit të certifikatës.
2. Nëse aplikuesi për certifikatë është pronar i më shumë se një patente të të njëjtit produkt, atij i jepet vetëm
një certifikatë për atë produkt:
2.1. nëse dy ose më shumë aplikime kanë të bëjnë me të njëjtin produkt dhe burojnë nga dy apo më
shumë pronarë të patentave të ndryshme, secilit pronar mund t’i jepet nga një certifikatë për këtë
produkt.
3. Kur në aplikimin për certifikatë përfshihet kërkesa për zgjatje të afatit:
3.1. kërkohet kopja e deklaratës në të cilën tregohet pajtueshmëria me planin e kompletuar të
hulumtimeve pediatrike siç është cekur në nenin 85 të këtij ligji;
3.2. kur është e domosdoshme, përveç kopjes së autorizimit për të vendosur produktin në tregun e
referuar në nënparagrafin 1.2 të këtij neni, mund të kërkohet edhe dëshmia e posedimit të autorizimit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
34
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
për vendosjen e produktit në tregun e të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
4. Kur aplikimi për certifikatë është në fazën e ekzaminimit, kërkesa për kohëzgjatje të afatit në pajtim me
nenin 87, paragrafin 2 të këtij ligji duhet t’i përfshijë të dhënat e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, si dhe
një referencë për aplikimin për certifikatë, tashmë të dorëzuar.
5. Kërkesa për zgjatje të afatit të kohëzgjatjes të certifikatës në fjalë duhet t’i përfshijë të dhënat e përcaktuara
në paragrafin 3 të këtij neni, si dhe kopjen e certifikatës tashmë të lëshuar.
6. Kërkesa e përcaktuar në nën-paragrafin 1.1 të paragrafit 1 të këtij neni, duhet të dorëzohet në formën dhe
përmbajtjen e cila përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 89
Shqyrtimi formal
1. API kryen shqyrtimin formal në momentin e dorëzimit të aplikimit për Certifikatë.
2. Me shqyrtim formal konstatohet nëse:
2.1. aplikimi është dorëzuar në formën e duhur dhe nëse përmban të dhënat të përcaktuara në nenin
88, paragrafin 1 të këtij ligji;
2.2. është bërë pagesa e taksës e përcaktuar me nenin 88, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.7 të këtij ligji;
2.3. aplikimi është dorëzuar brenda periudhës së paraparë me nenin 87 të këtij ligji;
2.4. aplikimi shoqërohet me dëshminë e përcaktuar në nenin 88, paragrafin 1, nën-paragrafët 1.4,
1.5, 1.6 dhe paragrafin 4 të këtij ligji;
2.5. patenta bazë ka qenë në fuqi në kohën e dorëzimit të aplikimit për certifikatë.
3. Nëse aplikimi për certifikatë nuk përmban elementet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, API njofton
aplikuesin që të korrigjojë mangësitë brenda periudhës një (1) mujore nga pranimi i njoftimit.
4. Nëse aplikuesi nuk korrigjon mangësitë e theksuara në njoftim brenda afatit të përcaktuar kohor, API nxjerr
vendimin për refuzimin e aplikimit për Certifikatë.
5. Nëse aplikuesi korrigjon mangësitë brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, API vazhdon
procedurën.
6. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për kërkesat për zgjatjen e afatit.
Neni 90
Procedura e shqyrtimit material
1. Me shqyrtim material, API konstaton nëse:
1.1. kushtet për marrjen e Certifikatës të përcaktuara në nenin 86 të këtij ligji janë përmbushur në
datën e dorëzimit të kërkesës;
1.2. produkti për të cilin aplikohet për Certifikatë është i mbrojtur me patentën bazë;
1.3. autorizimi për vendosjen e produktit në treg është dhënë në mënyrën siç është përcaktuar me
rregullore të veçantë;
1.4. produkti tashmë nuk është lëndë e Certifikatës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
35
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
2. Nëse API konstaton se janë plotësuar kushtet e përcaktuara, nxjerr vendimin për dhënien e Certifikatës.
3. Nëse API konstaton se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara, nxjerr vendimin për refuzimin e
Certifikatës.
4. Paragrafët 1 deri 3 të këtij neni zbatohen edhe për aplikimet e kohëzgjatjes së afatit.
Neni 91
Përmbajtja e Certificatës
1. Certifikata përmban:
1.1. emrin, adresën e bartësit të certifikatës;
1.2.numrin e patentës bazë;
1.3. titullin e shpikjes;
1.4. numrin dhe datën e autorizimit për të vendosur produktin në treg, emrin e produktit të identifikuar
në autorizim;
1.5. numrin dhe datën e autorizimit të parë për të vendosur produktin në treg, sipas nevojës, bazuar
në dispozitat e nenit 88, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3 të këtij ligji;
1.6. kohëzgjatjen e certifikatës.
Neni 92
Regjistrimi i të dhënave në regjistër
Të dhënat nga Certifikata shënohen në Regjistrin e API-së, të krijuar sipas një akti nënligjor të nxjerr nga
Ministri.
Neni 93
Lënda dhe efekti i mbrojtjes
1. Brenda kufijve të mbrojtjes që ofrohet nga patenta bazë, mbrojtja e ofruar nga Certifikata duhet të kufizohet
vetëm tek produkti i mbuluar nga autorizimi për vendosje në treg të produktit medicinal të dedikuar për njerëzit
apo kafshët, përkatësisht për mbrojtjen e bimëve, si dhe për çdo përdorim të produktit si produkt medicinal të
dedikuar për njerëzit apo kafshët, përkatësisht për mbrojtjen e bimëve, që është autorizuar para skadimit të
Certifikatës.
2. Duke iu referuar paragrafit 1 të këtij neni, Certifikata i ofron pronarit të patentës bazë ose pasardhësit të
tij ligjor të drejtat e njëjta që ofrohen nga patenta bazë, si dhe kjo Certifikatë i nënshtrohet kufizimeve dhe
obligimeve të njëjta.
3. Pa anashkaluar paragrafin 1, Certifikata nuk ofron mbrojtje kundër disa veprimeve të cilat ndryshe do të
kërkonin pëlqimin e mbajtësit të Certifikatës, nëse plotësohen kushtet si në vijim:
3.1. veprimet përfshijnë si vijon:
3.1.1. prodhimin e një produkti apo produkti mjekësor që përmban atë produkt, për qëllime të
eksportit në vendet e treta; apo
3.1.2. çfarëdo veprimi i ngjashëm që është absolutisht i domosdoshëm për bërjen, në Bashkimin
Evropian, të referuar në nënparagrafin 3.1.1 të këtij neni apo për vetë eksportin; ose
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
36
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
3.1.3. prodhimi, jo më herët se gjashtë muaj, para skadimit të Certifikatës, i një produkti,
apo produkti mjekësor që përmban produktin, për qëllime të magazinimit në Shtetin Anëtar
të Bashkimit Evropian ku është bërë, në mënyrë që të vendoset ai produkt, apo produkti
mjekësor që përmban produktin, në tregun e Shtetit Anëtar të Bashkimit Evropian pas skadimit
të certifikatës përkatëse, apo
3.1.4. çfarëdo veprimi i ngjashëm që është tejet i domosdoshëm për prodhimin, në Bashkimin
Evropian, të përmendur tek nën – nënparagrafi 3.1.3 i këtij paragrafi, apo për vetë magazinimin,
me kusht që veprimi i tillë i ngjashëm të jetë kryer jo më herët se gjashtë (6) muaj para skadimit
të certifikatës.
3.2. Prodhimi, përmes mjeteve të përshtatshme, duhet ta njoftojë API-në për qëllimet e veta për të
inicuar prodhimin në Kosovë, si dhe duhet ta informojë mbajtësin e certifikatës, me informacionet e
parapara me paragrafin 6 të këtij neni, jo më vonë se tre (3) muaj para fillimit të prodhimit në Kosovë,
apo jo më vonë se tre (3) muaj para veprimit të parë, para prodhimit të tillë, që ndryshe do të ishte i
ndaluar me mbrojtjen që ofrohet nga certifikata, cilado që ndodhë më herët;
3.3. Nëse informacioni i dhënë në paragrafin 6 të këtij neni ndërron, prodhuesi e njofton API-në
duke dorëzuar një formë standarde të njoftimit, dhe e njofton mbajtësin e Certifikatës, para se këto
ndryshime të kenë filluar të prodhojnë efekt;
3.4. në rast se produktet, apo produktet mjekësore që përmbajnë produktet, të bëra për qëllime të
eksportit në vendet e treta, prodhuesi siguron se llogoja, në formën e përcaktuar në Shtojcën 1 të
Rregullores BE 2019/933, i është vendosur paketimit të jashtëm të produktit, apo produktit mjekësor
që përmban produktin e refereruar në nën-paragrafin 3.1.1 të këtij paragrafi, si dhe, sipas rastit, në
paketimin e drejtpërdrejtë;
3.5. prodhuesi është në pajtim me paragrafin 10 të këtij neni dhe ka paguar taksat.
4. Përjashtimi nga paragrafi 2 i këtij neni nuk vlen për asnjë veprim apo aktivitet të ndërmarrë për importin
e produkteve, apo produkteve mjekësore që përmbajnë këto produkte, në Bashkimin Evropian vetëm për
qëllime të ripaketimit, rieksportimit apo ruajtjes.
5. Informacioni i ofruar për mbajtësin e certifikatës për qëllime të nën-paragrafëve 3.2 dhe 3.3 të paragrafit 3
të këtij neni duhet të përdoret ekskluzivisht për të verifikuar nëse janë plotësuar kushtet e këtij neni, dhe, kur
vlen, për të iniciuar procedura për mospërputhje.
6. Prodhuesi duhet të ofrojë informacionet vijuese në formë standarde të njoftimit që duhet të dorëzohet në
API:
6.1. emrin dhe adresën e prodhuesit;
6.2. të dhëna nëse prodhimi bëhet me qëllim të eksportit, për qëllim të ruajtjes apo për qëllime edhe
të eksportit dhe ruajtjes;
6.3. Shteti Anëtar i Bashkimit Evropian ku prodhohet, dhe nëse vlen, edhe ku ruhet, si dhe që Shteti
Anëtar nuk do të ndërmarrë veprimin e parë, nëse ka, para prodhimit;
6.4. numri i certifikatës së dhënë në Shtetin Anëtarë të Bashkimit Evropian të prodhimit dhe numri
i certifikatës së dhënë në Shtetin Anëtar të veprimit të parë të ngjashëm, nëse ka, para bërjes; dhe
6.5. për produkte mjekësore që eksportohen në vendet e treta jashtë Bashkimit Evropian, numrin e
referencës të autorizimit të marketingut, apo një ekuivalent të autorizimit të tillë, në çdo vend të tretë
të eksportit, sapo të jetë e disponueshme publikisht.
7. Prodhuesi duhet të përdorë formularët standardë në Shtojcën Ia të Rregullorës BE 2019/933 për të njoftuar
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
37
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
API-në, sipas nën-paragrafit 3.2 dhe 3.3 të paragrafit 3 të këtij neni. Informacioni i ofruar shënohet në Regjistrin
e Certifikatave.
8. Mosrespektimi i dispozitave të nën-paragrafit 6.5 të paragrafit 6 të këtij neni në lidhje me vendet e treta
ndikon vetëm në eksportin në vendin e tillë, ndërsa eksportet e tilla nuk përfitojnë nga këto lirime.
9. Prodhuesi duhet të sigurojë se produktet mjekësore të prodhuara për qëllime eksporti në vendet e treta nuk
përmbajnë identifikues unikë aktivë në kuptim të Rregullorës së Deleguar të Komisionit (EU) 2016/61.
10. Prodhuesi duhet të sigurojë, me mënyra të përshtatshme dhe të dokumentuara, se secili person në
marrëdhënie kontraktuale me prodhuesin, i cili kryen veprime sipas nënparagrafit 3.1 të paragrafit 3 të këtij
neni, të njoftohet dhe është plotësisht në dijeni që:
10.1. këto veprime i nënshtrohen paragrafit 3 të këtij neni;
10.2. vendosja në treg, importi apo re-importi i produkteve apo produkteve mjekësore që përmbajnë
produktin, të referuara në nënparagrafin 3.1.1 të paragrafit 3 të këtij neni, apo vendosja në treg
e produktit apo produktit mjekësor që përmban produktin, të referuar në nënparagrafin 3.1.3 të
paragrafit 3 të këtij neni, mund të shkelë certifikatën e përmendur në paragrafin 3 të këtij neni, aty ku
vlen, si dhe për aq sa zbatohet certifikata.
Neni 94
Publikimi
1. API-ja publikon të dhënat lidhur me aplikimin për Certifikatë, vendimin për dhënien, ose të dhënat në lidhje
me refuzimin e aplikimit për Certificatë.
2. Të dhënat lidhur me aplikimin për vazhdimin e Certifikatës dhe për ndërprerjen e saj përcaktohen me akt
nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 95
Vlefshmëria e Certifikatës
1. Certifikata vlen për periudhën për të cilën jepet.
2. Certifikata përfundon para skadimit të periudhës për të cilën jepet, nëse:
2.1. mbajtësi i certifikatës dorëzon deklaratë me shkrim në API, që heq dorë nga certifikata;
2.2. taksa vjetore për mirëmbajtjen e së cilës nuk është paguar në afatin e caktuar kohor;
2.3. produkti për të cilën është dhënë certifikata nuk është më në treg si rezultat i tërheqjes së
autorizimit për ta vendosur atë në treg.
3. API-ja vendos për skadimin e certifikatës në detyrë zyrtare, ose me kërkesën e ndonjë personi të interesuar.
Neni 96
Shpallja e pavlefshmërisë së Certifikatës
1. Certifikata shpallet e pavlefshme apo anulohet nëse:
1.1. është dhënë kundër dispozitave të këtij ligji;
1.2. patenta bazë ka pushuar së ekzistuari sipas dispozitave të neneve 98, 99, 100, dhe 106 të këtij
ligji;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
38
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
1.3. patenta bazë është shpallur e pavlefshme apo është anuluar tërësisht ose pjesërisht, me ç’rast
produkti për të cilën është dhënë certifikata nuk mbrohet mëtutje nga kërkesa e patentës bazë apo
ekzistojnë baza për anulim (shfuqizim), nëse ka përfunduar afati i vlefshmërisë së patentës që do ta
kishte arsyetuar anulimin (shfuqizimin) apo kufizimin e tillë.
2. Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me procedurën lidhur me kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së
patentës zbatohen edhe për procedurën për shpalljen e anulimit të certifikatës.
KAPITULLI XIII
PUSHIMI I EFEKTIT TË PATENTËS
Neni 97
Pushimi i efekteve
1. Patenta e dhënë pushon së ekzistuari:
1.1. me skadimin e afatit për mbrojtje sipas nenit 82 të këtij ligji;
1.2. për shkak të mos-pagesës së taksës vjetore të mirëmbajtjes;
1.3. në bazë të dorëzimit apo heqjes dorë;
1.4. në bazë të shpalljes së pavlefshmërisë.
2. Përfundimi i efekteve të patentës regjistrohet në regjistër dhe publikohet.
Neni 98
Mospagesa e taksës vjetore të mirëmbajtjes
1. Nëse aplikuesi për patentë ose pronari i patentës nuk paguan taksën për mirëmbajtjen vjetore të të drejtave
të patentës të përcaktuara me nenin 83 të këtij ligji, patenta përfundon ditën e skadimit të afatit të pagesës.
2. API nuk është e obliguar të njoftojë bartësin e së drejtës për afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.
Neni 99
Dorëzimi i patentës
1. Pronari i patentës mund të dorëzojë patentën tërësisht ose pjesërisht, me deklaratë me shkrim. Deklarimi i
dorëzimit hyn në fuqi ditën vijuese pas ditës që njoftohet API-ja.
2. Pronari i patentës nuk mund të dorëzojë patentën pa pëlqimin me shkrim të personave të tretë nëse ata
kanë të regjistruar në regjistër ndonjë të drejtë mbi patentën.
3. Dorëzimi i patentës, regjistrohet në regjistër dhe publikohet në Buletinin Zyrtar.
Neni 100
Vdekja ose paaftësia ligjore e bartësit të së drejtës
1. Patenta skadon në ditën e vdekjes së pronarit, respektivisht në ditën e humbjes së subjektivitetit juridik të
personit juridik, përpos nëse i bartet trashëgimtarit apo pasardhësit ligjor.
2. Paragrafi 1 i këtij neni vlen edhe për aplikimet për patentë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
39
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
KAPITULLI XIV
DEKLARATA E PAVLEFSHMËRISË SË PATENTËS
Neni 101
Aplikimi për shpalljen e pavlefshmërisë
1. Procedura lidhur me shpalljen e pavlefshmërisë të patentës iniciohet me paraqitje të kërkesës në API.
2. Kërkesa nga paragrafi 1 i këtij neni përmban:
2.1. të dhënat lidhur me paraqitësin e aplikimit;
2.2. numrin e patentës ndaj të cilës është dorëzuar aplikimi, emrin e pronarit të patentës dhe titullin
e shpikjes;
2.3. deklarata e shkallës në të cilën patenta është propozuar të jetë e pavlefshme dhe bazat mbi të
cilat bazohet propozimi, si dhe cekja e fakteve dhe provave të paraqitura në mbështetje të këtyre
bazave;
2.4. të dhënat lidhur me përfaqësuesin e autorizuar të patentave në qoftë se aplikimi është dorëzuar
nëpërmjet përfaqësuesit;
2.5. dëshminë për pagesën e taksës administrative për aplikimin për shpalljen e pavlefshmërisë,
ashtu siç theksohet në nenin 48 të këtij ligji.
Neni 102
Arsyet për shpalljen e pavlefshmërisë
1. Patenta shpallet e pavlefshme nëse është dhënë:
1.1. për një lëndë që nuk është e patentueshme sipas neneve 7 deri 14 të këtij ligji;
1.2. për një shpikje e cila nuk është paraqitur në mënyrë tejet të qartë dhe të plotë që do të mund të
realizohej nga një person me njohuri në atë fushë;
1.3. për lëndën që del jashtë përmbajtjes së aplikimit për patentën që është dorëzuar si e tillë, ose
nëse patenta është dhënë për një aplikim me ndarje ose një aplikim të ri të dorëzuar sipas nenit 111
paragrafi 4 të këtij ligji.
Neni 103
Periudha për dorëzimin dhe personat që kanë të drejtë të shpallin pavlefshmërinë
1. Deklarata e pavlefshmërisë së patentës mund të paraqitet në çdo kohë gjatë kohës së mbrojtjes me patentë,
nga çdo person fizik ose juridik, ose sipas detyrës zyrtare nga vetë API-ja.
2. Procedura për shpalljen e pavlefshmërisë së patentës kryhet nga API-ja ose nëpërmjet API-së me Zyrat të
cilat API ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në këtë drejtim.
Neni 104
Shqyrtimi i kushteve për shpalljen e pavlefshmërisë
1. Kur kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë së patentës nuk është bërë në pajtim me nenin 101 të këtij ligji,
API-ja fton aplikuesin të korrigjojë mangësitë brenda dy (2) muajve nga data e marrjes së njoftimit.
2. Nëse aplikuesi nuk korrigjon mangësitë e cekura në njoftim brenda afatit kohor sipas paragrafit 1 të këtij
neni, API-ja refuzon kerkesën për shpalljen e pavlefshmërisë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
40
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
3. API i dorëzon një kopje të kërkesës për shfuqizimin e patentës, së bashku me provat e dhëna, pronarit
te patentës, duke kërkuar që ai të përgjigjet dhe bëjë ndryshimet, aty ku është e nevojshme në përshkrim,
kërkesa patentore dhe vizatime brenda prej dy (2) muajve nga data e pranimit të njoftimit.
4. API fton të dyja palët, sa herë që është e nevojshme, të paraqesin vërejtjet e tyre në parashtresat e palës
kundërshtuese brenda afatit kohor të theksuar në paragrafin 3 të këtij neni.
5. Të gjitha komunikimet me shkrim të autoritetit kompetent dhe përgjigjet e tyre u dorëzohen të gjitha palëve
në procedurë.
6. Me kërkesë të arsyeshme, API-ja mund të zgjasë afatet kohore të përcaktuara në këtë nen për një periudhë
që e konsideron të arsyeshme, por e cila nuk duhet të tejkalojë periudhën prej dy (2) muaj.
Neni 105
Vendimi lidhur me kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së patentës
1. API nxjerr:
1.1. vendim për shpalljen e pavlefshmërisë se patentës, tërësisht ose pjesërisht, në qoftë se konstaton
se kërkesat për dhënien e saj nuk janë plotësuar;
1.2. vendim për refuzim të kërkesës nëse konstatohet se kërkesat për dhënie janë përmbushur.
2. Në qoftë se një patentë shpallet e pavlefshme, të gjitha efektet ligjore të dhënë nga ajo patentë bëhen të
pavlefshme.
3. Para se të merret vendimi për shpalljen e pjesshme të patentës, API-ja njofton palët për tekstin e patentës
që do të mbetet në patentë dhe i fton ata të paraqesin vërejtjet e tyre brenda dy (2) muajsh nëse ata nuk
pajtohen për atë tekst. Nëse palët nuk pajtohen me atë tekst, procedura për shpallje të pavlefshmërisë mund
të zgjatet.
4. Nëse palët pajtohen me tekstin të cilin API-ja propozon për patentë, ose palët nuk përgjigjen ndaj njoftimit
sipas paragrafit 3 të këtij neni, API-ja fton pronarët e patentave të paguajnë taksën administrative në afat prej
dy (2) muajsh nga dita e pranimit t njoftimit për ri-lëshimin e përshkrimit te detajuar te patentës. Nëse taksa nuk
paguhet me kohë, patenta shpallet e pavlefshme dhe anulohet me kërkesë të deklaratës së pavlefshmërisë.
5. API publikon të dhënat për patentën e pavlefshme në Buletinin Zyrtar.
KAPITULLI XV
SHFUQIZIMI I VENDIMIT PËR DHËNIEN E PATENTËS
Neni 106
Bazat për shfuqizim
1. Vendimi i patentës mund të shfuqizohet për të ardhmen para skadimit të afatit të patentës, në qoftë se është
vendosur:
1.1. që materiali biologjik praktik i depozituar në institucionin e autorizuar në pajtim me dispozitat e
përcakuara në nenin 55, paragrafi 2 të këtij ligji nuk ekziston më, ose materiali i theksuar nuk është
më në dispozicion të publikut;
1.2. që disponueshmëria publike përmes institucionit të autorizuar në të cilin është depozituar nuk
ekziston më për një periudhë më të gjatë se sa është paraparë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
41
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 107
Kërkesa për shfuqizim
1. Procedura për shfuqizimin e vendimit për dhënien e patentës fillon me dorëzimin e kërkesës për shfuqizim
në API.
2. Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me përmbajtjen e aplikimit dhe me procedurën e shpalljes së
pavlefshmërisë së patentës zbatohen me ndryshimet e nevojshme, edhe në përmbajtjen e aplikimit dhe
procedurën lidhur me shfuqizimin e vendimit për dhënie të patentës.
KAPITULLI XVI
SHËRBIMET INFORMUESE TË AGJENCISË PËR PRONËSI INDUSTRIALE
Neni 108
Fshehtësia e lëndës dhe shërbimet e informimit
1. Lënda e aplikimeve për patenta dhe patentat të cilat ende nuk janë publikuar në Buletinin Zyrtar nuk vihen
në dispozicion të publikut pa pëlqimin e aplikuesit.
2. Në bazë të kërkesës, API-ja vë në disponim të secilit personi fizik ose juridik kopje të aplikimit për patentë
të publikuar në Buletinin Zyrtar.
3. Para publikimit të aplikimit për patentë në Buletinin Zyrtar, API mund t’i bëjë të njohur çdo personi fizik
ose juridik të dhënat si: numrin e aplikimit, datën e regjistrimit ose në rastin e përparësisë kërkesën për këtë,
numrin, datën dhe vendin ose organizatën ku është dorëzuar aplikimi i parë, informata për aplikuesin dhe
titullin e shpikjes.
Neni 109
Ekstrakti nga Regjistri
1. API lëshon ekstrakt nga Regjistri i Patentave me kërkesën e çdo personi fizik apo juridik i cili ka paguar
taksën përkatëse.
2. Mënyra e nxjerrjes së ekstraktit, përmbajtja, si dhe taksa për ekstraktin përcaktohen me akt nënligjor të
nxjerr nga Ministri.
KAPITULLI XVII
ZBATIMI
Neni 110
Subjektet që kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e patentës
Mbrojtja e të drejtave nga ky ligj mund të kërkohet nga mbajtësi i së drejtës së patentës, ose nga një person i
autorizuar nga mbajtësi i së drejtës, në pajtim me dispozitat e përgjithshme të përfaqësimit, dhe nga mbajtësi i
licencës ekskluzive, për aq sa personi ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes në bazë të një kontrate për
licencë ose sipas ligjit.
Neni 111
Kërkesa për vendosjen e të drejtës për dhënie të Patentës
1. Nëse aplikimi për patentë është paraqitur nga një person që nuk ka të drejtë të paraqesë kërkesë për
dhënien e patentës për shpikje, shpikësi, përkatësisht trashëgimtari i tij ligjor, mund të ndërmarrë veprime
ligjore përmes të cilave kërkon caktimin e të drejtave të tij për dhënien e patentës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
42
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
2. Nëse aplikimi për patentë është paraqitur nga një person i cili nuk ka të drejtë për të dhe i cili është njëri nga
personat që kanë krijuar së bashku shpikjen, shpikësit tjerë përkatësisht trashëgimtarët e tyre ligjorë, mund të
kërkojnë caktimin e të drejtave të tyre në dhënien e përbashkët të patentës.
3. Shpikësi e drejta e të cilit për dhënien e një patente është caktuar me vendim të formës së prerë mundet, në
çdo kohë, të kërkojë nga API-ja të regjistrojë emrin e tij në aplikimin për patentë dhe në të gjitha dokumentet e
lëshuara për patentë, si dhe në regjistrat e tjerë relevantë të API-së. Edhe regjistrimi i emrit të shpikësit mund
të kërkohet nga pasardhësi i tij ligjor.
4. Shpikësi ose pasardhësi i tij, të cilit me vendim të gjykatës i është vendosur e drejta për dhënie të patentës
për shpikje, ka të drejtë të rifillojë procedurën për dhënie të patentës brenda tre (3) muajve nga data në të cilën
është dhënë vendimi përfundimtar i gjykatës ose të dorëzojë aplikim të ri për të njëjtën shpikje, duke kërkuar
datën e dorëzimit dhe datën e përparësisë të aplikimit të paraqitur nga aplikuesi i cili nuk ka të drejtën për
marrje të patentës.
Neni 112
Kërkesa për shkak të shkeljes së të drejtës së shpikësit për t’u përmendur si i tillë në aplikim
1. Shpikësi duhet të ketë të drejtë të bëjë kërkesë që emri i tij të përmendet në aplikimin për patentë, si dhe në
dokumentet që kanë të bëjnë me patentën dhe në regjistrat e API-së, në qoftë se personi i përmendur si i tillë
nuk është shpikësi ose në qoftë se shpikësi nuk është përmendur fare.
2. Nëse personi i cili nuk është shpikës e është përmendur si i tillë në aplikimin për patentë dhe në dokumente
në lidhje me patentën ose regjistrat e API-së, ndaj tij iniciohet padi.
3. E drejta për padi, e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, i përket edhe shpikësit të shpikjes së përbashkët.
4. Padia e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni mund të iniciohet në çdo kohë gjatë vlefshmërisë së patentës.
Neni 113
Kërkesë për deklarim dhe ndërprerjen e shkeljes
1. Subjektet sipas nenit 110 të këtij ligji mund të inicojnë padi kundër çdo personi i cili ka shkelur patentën duke
kryer pa autorizim ndonjërin prej veprimeve të përcaktuara në nenin 23 apo nenin 24 të këtij ligji, duke kërkuar
konstatimin e shkeljes.
2. Subjektet sipas nenit 110 të këtij ligji mund të inicojnë padi kundër çdo personi i cili ka shkelur një patentë
duke kryer pa autorizim ndonjërën prej veprimeve të përcaktuara në nenin 23 apo nenin 24 të këtij ligji, duke
kërkuar ndërprerjen e shkeljes dhe ndalimin e shkeljeve të tilla dhe të ngjashme në të ardhmen.
3. Sipas nenit 110 të këtij ligji, subjektet mund të inicojnë padi kundër çdo personi që duke kryer ndonjë prej
veprimeve pa autorizim ka shkaktuar kërcënim serioz që patenta e tij të cenohet, duke kërkuar ndërprerjen e
veprimeve në fjalë dhe ndalimin e shkeljes së patentës.
4. Padia e përcaktuar në nenin 113 të këtij ligji mund të paraqitet kundër ndërmjetësve, shërbimet e të cilëve
janë përdorur nga një palë e tretë për të shkelur, apo kërcënuar për të shkelur patentën.
5. Në raste të caktuara dhe sipas kërkesës së personit përgjegjës që do të jetë subjekt i masave të përcaktuara
në nenet 113 dhe 114 të këtij ligji, në vend të aplikimit të masave, gjykata mund të urdhërojë kompensim në të
holla për palën e dëmtuar, nëse ai person ka vepruar pa qëllim dhe pa neglizhencë, nëse ekzekutimi i masave
në fjalë do t’i shkaktonte atij/asaj dëm jo proporcional dhe nëse kompensimi në të holla për palën e dëmtuar
duhet të jetë arsyeshmërisht i kënaqshëm.
Neni 114
Kërkesa për konfiskimin dhe shkatërrimin e objekteve
1. Subjektet sipas nenit 110 të këtij ligji mund të inicojnë padi kundër çdo personi që ka shkelur patentën duke
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
43
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
kryer pa autorizim ndonjë prej veprimeve të përcaktuara në nenin 23 ose nenin 24 të këtij ligji, duke kërkuar
që produktet që rrjedhin apo janë përfituar me shkeljen e patentës, si dhe materialet, veglat dhe mjetet e
përdorura kryesisht në prodhimin e produkteve që shkelin patentën, të tërhiqen apo përfundimisht të hiqen nga
tregu, konfiskohen apo të shkatërrohen.
2. Gjykata shqipton masat e përcaktuara në nenin 114, paragrafin 1 të këtij ligji, shpenzimet për të cilat
mbulohen nga shkelësi, përveç nëse ka arsye të veçanta për të mos vendosur kështu.
3. Gjykata, kur shqipton masa sipas paragrafit 1 të këtij neni, merr parasysh nevojën për proporcionalitetin
midis seriozitetit të shkeljes dhe mjeteve juridike të shqiptuara, si dhe interesave të palëve të treta.
Neni 115
Kërkesa për dëmet dhe kompensimi i zakonshëm dhe pasurimi i pabazë
1. Sipas nenit 110 të këtij ligji, subjektet kanë të drejtë të parashtrojnë padi kundër çdo personi i cili ka ditur ose
ka mundur të dijë, është përfshirë në kryerjen e veprimeve shkelëse të theksuara në nenin 23 ose nenin 24 të
këtij ligji, duke kërkuar dëmshpërblim në proporcion me dëmin aktual nga ai apo ajo si rezultat i shkeljes, sipas
rregullave të përgjithshme mbi dëmshpërblimin ligjor të parapara me ligjin përkatës. Në caktimin e shumës së
dëmeve, gjykata merr parasysh të gjitha aspektet relevante, siç janë pasojat negative ekonomike, përfshirë
fitimet e humbura të cilat i janë shkaktuar palës së dëmtuar, çfarëdo fitimi të padrejtë të shkelësit dhe, në
raste të duhura, elementet tjera nga ato siç janë faktorët ekonomikë, si dhe dëmet morale të shkaktuara ndaj
mbajtësit të të drejtave nga shkelësi.
2. Si alternativë ndaj paragrafit 1, në raste të caktuara, kompensimi mund të kalkulohet edhe si shumë fikse
mbi bazën e elementeve siç janë shuma e kompensimeve apo tarifave të cilat do të ishin përfituar të arritshme
nëse shkelësi do të kishte kërkuar licencë për ta shfrytëzuar patentën nga pronari i patentës.
3. Kur shkelësi nuk e ka ditur ose nuk ka pasur bazë të arsyeshme për të ditur se është përfshirë në aktivitete
shkelëse, gjykata mundet të urdhërojë kthimin e fitimeve të shkelësit nga shfrytëzimi i paautorizuar i patentës,
sipas rregullave të përgjithshme mbi pasurimin e pabazë, të përcaktuar në ligjin përkatës.
4. Kërkesat sipas neneve 113, 114 dhe 115 të këtij ligji mund të parashtrohen brenda tri (3) viteve nga data kur
shkelja apo dëmi si dhe shkelësi janë bërë të njohura për paditësin, por jo më vonë se pesë (5) vite nga data
e shkeljes apo data e shkeljes së fundit në rast të shkeljeve të vazhdueshme, përveç nëse parashihet ndryshe
sipas ligjeve përkatëse.
Neni 116
Kërkesa për publikimin e aktgjykimit
1. Subjektet sipas nenit 110 të këtij ligji mund të kërkojnë që aktgjykimi i gjykatës me të cilin vërtetohet shkelja
e plotë apo e pjesshme e së drejtës së patentës, të publikohet në mjetet e informimit publik apo në internet,
me shpenzimet e shkelësit.
2. Gjykata vendos brenda kufijve të kërkesës për publikimin e tërësishëm ose pjesshëm të aktgjykimit dhe
mediumin e informimit ku do të bëhet publikimi.
3. Nëse Gjykata vendos që të publikohet vetëm një pjesë e aktgjykimit, ajo urdhëron, brenda kufijve të kërkesës,
që të publikohet së paku pjesa e aktgjykimit ku është shqiptuar shkelja dhe kryerësi i saj.
Neni 117
Barra e provës
1. Për qëllime të procedurës civile në lidhje me shkeljen e procesit për përfitimin e produktit të mbrojtur me
patentë, organet gjyqësore kanë kompetencë të urdhërojnë të paditurin të dëshmojë që procesi i përfitimit të
produktit të njëjtë është i ndryshëm nga procesi i fitimit të produktit te patentuar.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
44
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
2. Çdo produkt i njëjtë, kur prodhohet pa pëlqimin e pronarit të patentës, në mungesë të provave në të
kundërtën, konsiderohet se është përfituar nga procesi i patentuar:
2.1. në qoftë se produkti i fituar nga procesi i
patentuar është i ri;
2.2. në qoftë se ka gjasa të konsiderueshme që produkti i njëjtë është bërë nga procesi, ndërsa
pronari i patentës nuk ka arritur, me përpjekje të arsyeshme, të përcaktojë procesin që është përdorur
në të vërtetë.
3. Barra e provës e cekur në paragrafin 1 të këtij neni i bie shkelësit të supozuar, nëse është plotësuar vetëm
njëri nga kushtet e cekura në paragrafin 2 të këtij neni, duke marrë parasysh interesat legjitime të të paditurit
në mbrojtjen e sekreteve të prodhimit të tij dhe të sekreteve të biznesit.
Neni 118
Ndërlidhja me patentë të dhënë pa prova për patentueshmërinë
Kur padia është përgatitur në lidhje me shkeljen e një patente, gjykata mund ta ndërprejë procedurën deri sa
API-ja të nxjerrë vendim në pajtim me nenin 79, paragrafin 2 të këtij ligji.
Neni 119
Kërkesa për informata
1. Subjektet që sipas nenit 110 të këtij ligji kanë filluar procedurën për mbrojtjen e patentës në rastet e shkeljes
mund të kërkojnë informata për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve që shkelin patentën.
2. Kërkesa e arsyetuar dhe proporcionale sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të paraqitet në formë padie ose
masave të përkohshme kundër shkelësit të pretenduar dhe ndonjë personi tjetër:
2.1. i cili është konstatuar të jetë në posedim të mallrave shkelëse në shkallë komerciale;
2.2. i cili është konstatuar të ketë shfrytëzuar shërbime të cilat dyshohet se e shkelin patentën në
shkallë komerciale;
2.3. i cili është konstatuar të ofrojë në shkallë komerciale shërbime të përdorura në aktivitetet që
shkelin patentën; ose
2.4. i cili është pretenduar nga ndonjë person i përmendur në nën-paragrafët 2.1., 2.2., ose 2.3.
të paragrafit 2 të këtij neni si i përfshirë në prodhimin, përgatitjen ose shpërndarjen e mallrave ose
ofrimin e shërbimeve.
3. Kërkesa për informata për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve sipas paragrafit
1 të këtij neni mund të përfshijë në veçanti:
3.1. informatat për emrat dhe adresat e prodhuesve, shpërndarësve, furnitorëve dhe bartësve të
tjerë të mëparshëm të produkteve ose shërbimeve, shitësve me shumicë dhe pakicë;
3.2. informatat për sasitë e prodhuara, shpërndara, të dorëzuara, pranuara ose të porositura, si dhe
çmimin për produktet dhe shërbimet në fjalë.
4. Nëse personi në fjalë refuzon të ofrojë informacione pa arsye bindëse, ai person është përgjegjës për dëmin
e shkaktuar, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.
5. Dispozitat e këtij neni vlejnë pa paragjykuar dispozitat e tjera ligjore që:
5.1. i japin bartësit të së drejtës të drejtën për të marrë informata më të plota;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
45
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
5.2. rregullojnë përdorimin në procedura civile apo penale të informatave të komunikuara sipas
paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni;
5.3. rregullojnë përgjegjësinë për keqpërdorim të së drejtës në informata; apo
5.4. ofrojnë mundësi për të refuzuar ofrimin e informatave që do ta detyronin personin e përmendur
në paragrafin 2 të këtij neni të pranonte pjesëmarrjën e tij/saj apo të afërmve të tij në shkelje të
patentës; apo
5.5. rregullojnë mbrojtjen e fshehtësisë së burimeve të informacionit apo përpunimit të të dhënave
personale.
6. Dispozitat e këtij neni nuk vlejnë për dispozitat e neneve 121 dhe 122 të këtij ligji, e të cilat rregullojnë
marrjen e dëshmive.
Neni 120
Masat e përkohshme në rast të shkeljes së patentës
1. Pas kërkesës nga pronari i patentës, i cili dëshmon se patenta e tij është shkelur ose është kërcënuar të
shkelet, gjykata mund të shqiptojë masës e përkohshme me qëllim që t’i japë fund ose të parandalojë shkeljen
dhe në veçanti:
1.1 të urdhërojë palën kundërshtuese të ndërpresë, apo të tërhiqet nga veprimet që përbëjnë shkelje
të patentës, apo të ndalojë, në baza të përkohshme, vazhdimin e shkeljes së patentës apo për ta
kushtëzuar vazhdimin e tillë me ofrimin e garancive të shenjestruara për ta siguruar kompensimin e
bartësit të të drejtave. Urdhri i tillë mund të shqiptohet, sipas kushteve të njëjta, edhe ndaj ndërmjetësit,
shërbimet e të cilit përdoren nga një palë e tretë për ta shkelur një patentë;
1.2. të urdhërojë ndalimin ose dorëzimin e mallrave të dyshuara për shkelje të patentës, ta parandalojë
hyrjen ose lëvizjen e tyre brenda kanaleve të tregtimit.
2. Në rast të shkeljes në shkallë komerciale, sipas kërkesës së pronarit të patentës, i cili dëshmon rrethanat
të cilat kanë gjasë të rrezikojnë kompensimin e dëmeve, përveç masave të përkohshme të përcaktuara në
paragrafin 1 të këtij neni, Gjykata mund të urdhërojë edhe konfiskim paraprak të pronës së luajtshme dhe të
paluajtshme të shkelësit të pretenduar, përfshirë edhe ngrirjen e llogarive bankare dhe aseteve tjera.
3. Me qëllim të caktimit dhe ekzekutimit të masës së përkohshme sipas paragrafit 2 të këtij neni, gjykata
mund të kërkojë nga pala kundërshtare ose personat e tjerë përkatës, dorëzimin e dokumenteve bankare,
financiare apo komerciale, ose qasjen në informacione relevante. Gjykata siguron mbrojtjen e konfidencialitetit
të informacioneve të tilla dhe e ndalon keqpërdorimin e tyre.
4. Masat e përkohshme të përcaktuara me paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni mund të urdhërohen pa e dëgjuar
palën kundërshtuese, nëse paditësi dëshmon se masat e tjera nuk do të ishin efektive, ose që çdo vonesë do
t’i shkaktonte atij dëm të pariparueshëm. Në raste të tilla, palët duhet për këtë të informohen menjëherë, e më
së voni pas ekzekutimit të masave. Rishikimi, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, do të bëhet me kërkesë të
paditurit me qëllim që të vendosë, brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit për shqiptimin e masave, nëse
ato masa do të ndryshohen, revokohen apo konfirmohen.
5. Në vendimin me të cilin shqiptohet masa e përkohshme, gjykata cakton kohëzgjatjen e masës së tillë dhe
nëse masa shqiptohet para fillimit të procedurës mbi çështjet meritore të rastit, afatin brenda të cilit paditësi
për masa duhet të parashtrojë kërkesë për të arsyetuar masën, afat ky i cili nuk duhet të kalojë periudhën prej
njëzet (20) ditë pune apo tridhjetë e një (31) ditë kalendarike, nga data e shpalljes së vendimit, cilido afat të jetë
më i gjatë. Në mungesë të kërkesës për të inicuar procedurat mbi çështjet meritore të rastit brenda periudhës
së lartcekur, i padituri mund të kërkojë shfuqizimin e masave të përkohshme apo pushimin e efektit të tyre.
6. Lidhur me masat e përcaktuara në nenin 120, paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij ligji, Gjykata mund të kërkojë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
46
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
nga pronari i patentës që të sigurojë prova të disponueshme e të arsyeshme për të vërtetuar me shkallë të
mjaftueshme të sigurisë që ai/ajo është pronari i së drejtës dhe se e drejta e tij/saj është duke u shkelur, ose
që shkelja e tillë është e pashmangshme.
7. Gjykata mund të marrë masa të përkohshme pas dorëzimit nga paditësi të një mase sigurimi adekuat apo
sigurimi ekuivalent me qëllim të sigurimit të kompensimit të çfarëdo kostoje apo shpenzimeve të bartura nga i
padituri siç përcaktohet në paragrafin 8 të këtij neni.
8. Me rastin e shfuqizimit të masave të përkohshme apo kur ato pushojnë së vepruari për shkak të ndonjë
lëshimi nga paditësi apo kur konstatohet se nuk ka shkelje apo kërcënim për shkelje të patentës, gjykata mund
të urdhërojë paditësin, sipas kërkesës së palës kundërshtare, t’i ofrojë të paditurit kompensimin e duhur për
çfarëdo dëmi të shkaktuar me këto masa.
Neni 121
Masat e përkohshme për ruajtjen e dëshmisë
1. Në padinë e pronarit të patentës, i cili vërteton se patenta e tij është shkelur apo kërcënohet që të shkelet,
si dhe që ekziston mundësia se dëshmia për shkeljen në fjalë apo kërcënimin për shkelje nuk mund të
merret ose mund të bëhet më e vështirë marrja e saj, Gjykata mundet që edhe para fillimit të procedurës për
vendosjen meritore të rastit, të vendosë masë të përkohshme për ruajtjen e dëshmisë me qëllim të mbrojtjes
së informatave konfidenciale.
2. Gjykata mund të urdhërojë, përmes masave të përkohshme nga paragrafi 1 i këtij neni:
2.1. përshkrim të detajuar të mallrave dhe shërbimeve që dyshohet se mund të shkelin patentën, me
ose pa marrjen e mostrave;
2.2. konfiskimin e mallrave që dyshohet se mund të shkelin patentën;
2.3. konfiskimin e materialeve dhe mjeteve të përdorura për prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave
që shkelin patentën si dhe dokumentet në lidhje me të.
3. Masat e përkohshme të përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, mund të shqiptohen pa u dëgjuar
pala kundërshtuese, nëse paditësi që kërkon marrjen e masave të përkohshme provon se ekziston rreziku
që ndonjë vonesë është e mundshme të shkaktojë dëm të pariparueshëm për pronarin e së drejtës apo kur
provohet se ekziston një rrezik i shkatërrimit të dëshmive.
4. Nëse shqiptohet masa e përkohshme pa u dëgjuar pala kundërshtuese, palët informohen menjëherë, më së
voni pas ekzekutimit të masave. Shqyrtimi, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, bëhet me kërkesë të paditurit
me qëllim që të vendoset brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit për shqiptimin e masave nëse ato masa
do të ndryshohen, revokohen apo konfirmohen.
5. Në vendimin me të cilin shqiptohet masa e përkohshme, gjykata vendos për kohëzgjatjen e masës së tillë, si
dhe nëse masa është shqiptuar para procedurës, afatin brenda të cilit paditësi që kërkon masat e përkohshme
paraqet kërkesë që të arsyetojë marrjen e masës, afat ky i cili nuk duhet të kalojë periudhën njëzet (20)
ditë pune dhe jo më shumë se tridhjetë e një (31) ditë kalendarike, nga data e komunikimit të vendimit për
paraqitësin e marrjes së masave, cilido afat të jetë më i gjatë. Nëse kërkesa nuk paraqitet brenda afatit, masa
e përkohshme revokohet.
6. Gjykata mund të marrë masa të përkohshme pas dorëzimit nga paditësi të masës së sigurimit adekuat apo
sigurimit ekuivalent me qëllim të sigurimit të kompensimit të çfarëdo kostoje apo shpenzimeve të bartura nga
i padituri siç parashihet në paragrafin 7 të këtij neni.
7. Kur masat e përkohshme për ruajtje të dëshmive tërhiqen, apo kur ndërpriten për shkak të mosveprimit
nga paraqitësi i kërkesës, apo kur si pasojë konstatohet se nuk ka pasur shkelje apo kërcënim për shkelje të
një patente, gjykata mund të urdhërojë paraqitësin e kërkesës, me kërkesë të kundërshtuesit, që t’i ofrojë të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
47
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
paditurit kompensim adekuat për ndonjë dëm të shkaktuar nga marrja e atyre masave.
Neni 122
Sigurimi i dëshmive gjatë procedurës
1. Kur pala në procedurë paraqet dëshmi të arsyeshme dhe të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e
veta për prova që i përkasin të paditurit apo janë në zotërim të tij dhe i specifikon ato prova, gjykata urdhëron të
paditurin të dorëzojë provat e tilla brenda afatit të caktuar, me qëllim të mbrojtjes së informatave konfidenciale.
2. Në bazë të kërkesës së palës së interesuar si palë paditëse në procedurë, e cila ofron dëshmi të mjaftueshme
dhe të arsyeshme për të mbështetur pretendimin e vet për shkelje të patentës në shkallë komerciale, me qëllim
të arritjes së përfitimeve ekonomike ose komerciale, si dhe specifikon në procedurë se dokumentet bankare,
financiare apo dokumente të ngjajshme financiare, letra apo dëshmi të ngjajshme, duke pretenduar se ato janë
në kontroll të paditurit, gjykata fton palën kundërshtare të prezentojë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar
kohor, me kusht të mbrojtjes së informative konfidenciale.
3. Nëse pala e ftuar refuzon që të paraqesë dëshmitë pasi që është njoftuar nga gjykata, gjykata ndërmerr
masa për marrjen e dëshmive dhe vërtetimin e fakteve.
4. Dispozitat e ligjit përkatës procedural që kanë të bëjnë me refuzimin e paraqitjes së dëshmisë si dëshmitar
zbatohen mutatis mutandis për të drejtën e palës për të refuzuar të paraqesë dëshmi.
5. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit gjykata vendos sipas bindjes së vet për rëndësinë e faktit
se pala që ka prova refuzon të pajtohet me vendimin e gjykatës, duke e urdhëruar atë që të paraqesë dëshmi,
ose nuk pajtohet që ka dëshmi, në kundërshtim me mendimin e gjykatës.
6. Kundër vendimit të gjykatës të përcaktuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, nuk lejohet ankesë e veçantë.
Neni 123
Procedura e përshpejtuar dhe zbatimi i dispozitave të ligjeve të tjera
1. Procedura në lidhje me shkeljen e patentës duhet të jetë e përshpejtuar.
2. Masat e përcaktuara në nenet 113 deri 124 të këtij ligji vlejnë për çdo shkelje të patentës përveç nëse ligjet
e tjera parashohin masa me te favorshme për mbajtësin e patentës.
3. Gjatë procedurës për shkeljen e të drejtës së patentës zbatohen edhe dispozitat e ligjeve tjera në fuqi.
4. Me kërkesë të gjykatës ose të palës që ka iniciuar procedurën për shkeljen e së drejtës së patentës,
API pranon kërkesën për shfuqizimin ose shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit për patentën e regjistruar,
të paraqitur para ose gjatë procedurës dhe vepron në procedurë të shpejtë. Gjykata, duke marrë parasysh
rrethanat, vendos ndërprerjen e procedurës deri te vendimi përfundimtar.
5. Masat, procedurat dhe mjetet e parapara me nenet 113 deri 124 të këtij ligji duhet të jenë të drejta, të
barabarta, proporcionale dhe të përballueshme. Ato nuk duhet të parashohin afate kohore të paarsyeshme
apo vonesa të paarsyeshme dhe duhet të zbatohen ashtu që të evitojnë barrierat në tregti dhe të ofrojnë
mbrojtje kundër abuzimit te tyre.
6. Në zbatimin e neneve 113 deri 124 të këtij ligji vlejnë dispozitat e Ligjit përkatës për Procedurën Kontestimore
për shpenzimet procedurale me rastin e njohjes së shpenzimeve ligjore dhe shpenzimeve të bartura nga
pala e suksesshme. Çfarëdo shpenzimi procedural i njohur duhet të kompensohet nga pala humbëse. Në
veçanti, shpenzimet dhe tarifat ligjore duhet të përfshijnë çfarëdo shpenzimi të ndërlidhur siç janë shpenzimet
e dëshmitarëve, avokatëve, ekspertëve dhe këshilltarëve teknik të palëve dhe shpenzimet për zbulimin e
shkelësve.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
48
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Neni 124
Gjykatat kompetente
Për të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të patentave vendos Gjykata kompetente sipas dispozitave ligjore
në fuqi.
KAPITULLI XVIII
PËRFAQËSIMI
Neni 125
Çështjet e përgjithshme të përfaqësimit
1. Vetëm personi që është regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve, i cili mbahet dhe mirëmbahet nga API-ja,
ka të drejtë të veprojë para API-së.
2. Për t’u shënuar në regjistrin e përfaqësuesve paguhet taksa siç përcaktohet me aktin nënligjor nxjerrë nga
Ministri.
3. Përfaqësuesi autorizohet me shkrim si përfaqësues i autorizuar.
4. Çështjet e përfaqësimit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Neni 126
Përfaqësimi
1. Personi fizik apo juridik që nuk e ka selinë kryesore të biznesit, vendbanimin ose qëndrimin e përhershëm
në territorin e Republikës së Kosovës përfaqësohet nga API-ja, nga një përfaqësues i regjistruar në Regjistrin
e Përfaqësuesve të mbajtur nga API-ja, në qoftë se çështja e përfaqësimit nuk është paraparë ndryshe me ligj.
2. Si përjashtim nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, personat fizikë apo juridikë të huaj munden që
individualisht, pa përfaqësues, të kryejnë veprimet e mëposhtme:
2.1. të dorëzojnë aplikimin për patentë;
2.2. të kryejnë akte të tjera që lidhen me përcaktimin e datës së dorëzimit të aplikimit për patentë;
2.3. të dorëzojnë kopjen origjinale të aplikimit për patentën e parë, ku kërkohet e drejta për përparësi
e cekur në nenin 64 të këtij ligji;
2.4. të pranojnë nga API-ja njoftimet në lidhje me procedurat e cekura në nën-paragrafët 2.1., 2.2.
dhe 2.3. të paragrafit 2 të këtij neni;
2.5. të paguajnë taksat administrative të cekura në këtë ligj.
3. Në rastin e kryerjes së akteve individuale, të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, personi fizik apo
juridik i huaj duhet të njoftojë API-në për adresën e korrespondencës në territorin e Republikës së Kosovës.
4. Nëse personi fizik apo juridik i huaj nuk arrin të emërojë një përfaqësues, ose të njoftojë API-në për adresën
e korrespondencës sipas dispozitave te cekura në paragrafin 3 të këtij neni, API-ja fton atë me shkrim të
emërojë përfaqësues apo të njoftojë për adresën e korrespondencës brenda tre (3) muajve.
5. Nëse personi fizik apo juridik i huaj nuk i përgjigjet ftesës së API-së të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni,
API-ja refuzon komunikimin me vendim dhe konsiderohet se përfaqësuesi nuk është emëruar.
6. Personi fizik apo juridik që ka selinë kryesore të biznesit, vendbanimin ose qëndrimin e përhershëm në
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
49
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
territorin e Republikës së Kosovës mund të përfaqësohet në procedurat e API-së nga një punonjës që nuk ka
nevojë të jetë përfaqësues i patentës i regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve.
Neni 127
Personat që kanë të drejtë të jenë përfaqësues të autorizuar
1. Përfaqësuesi i autorizuar ka të drejtë t’i përfaqësojë palët në procedurë në lidhje me zhvillimin e procedurave
për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale.
2. Përfaqësues i autorizuar mund të jetë:
2.1. Personi fizik, shtetas i Republikës së Kosovës me banim të përhershëm në Republikën e
Kosovës, me studime të përfunduara universitare dhe i cili e ka të dhënë provimin kualifikues për
përfaqësues në API;
2.2. Personi juridik, që e ka selinë dhe biznesin të regjistruar në Republikën e Kosovës dhe që
punëson së paku një person i cili plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni;
2.3. Çdo ish-punonjës i API-së me studime të përfunduara universitare, që ka jo më pak se pesë
(5) vjet përvojë pune në çështjet e pronësisë industriale, pa iu nënshtruar provimit kualifikues.
KAPITULLI XIX
DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 128
Dispozitat ndëshkuese
1. Me gjobë në shumë prej dy mijë (2.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, ndëshkohet personi juridik i
cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime në të cilat
përfshihet ose zbatohet patenta në kundërshtim në nenin 23 dhe 24 të këtij ligji.
2. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri një mijë e pesëqind (1,500) euro ndëshkohet personi përgjegjës
i personit juridik sipas paragrafit 1 të këtij neni.
3. Me gjobë në shumë prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro, ndëshkohet personi fizik i cili ushtron
biznes individual, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime në të cilat përfshihet ose zbatohet patenta
në kundërshtim në nenin 23 apo 24 të këtij ligji.
4. Me gjobë në prej njëmijë e pesëqind (1.500) deri në katërmijë e pesëqind (4.500) euro, ndëshkohet personi
juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 31 të këtij ligji.
5. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri në njëmijë e pesëqind (1.500) euro, ndëshkohet personi
përgjegjës në personin juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 31 të këtij ligji.
6. Me gjobë në shumë prej një mijë (1,000) deri tre mijë (3,000) euro ndëshkohet personi fizik i cili ushtron
biznes individual dhe e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 31 të këtij ligji.
Neni 129
Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore
1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për
zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore vijuese aktualisht në fuqi vazhdojnë të mbeten në
fuqi:
1.1. Udhëzimi Administrativ (MTI) Nr. 10/2020 për përfaqësues të autorizuar në fushën e pronësisë
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË
50
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
industriale;
1.2. Udhëzim Administrativ (MTI) Nr. 13/2016 për procedurat e regjistrimit të patentave;
1.3. Udhëzimi Administrativ (MTI) Nr. 10/2016 për tarifat administrative për objektet e pronësisë
industriale;
1.4. Udhëzimi Administrativ (MTI) Nr. 02/2017 për kompetencat, mandatin dhe punën e komisionit të
ankesave në agjencinë për pronësi industriale.
Neni 130
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ministria nxjerr aktet nënligjore sipas nenit 5 paragrafi 4; nenit 6, paragrafi 6; nenit 47 paragrafi 2; nenit 48
paragrafi 1; neni 49 paragrafi 3; nenit 52 paragrafi 2; nenit 54 paragrafi 3; nenit 60 paragrafi 3; nenit 76 paragrafi
2; nenit 77 paragrafi 2; nenit 79 paragrafi 7; nenit 80 paragrafi 7; nenit 83 paragrafi 4; nenit 88 paragrafi 6; nenit
92; nenit 94 paragrafi 2; nenit 109 paragrafi 2 dhe nenit 125 paragrafi 4, në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh
nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Neni 131
Dispozita shfuqizuese
Me hyrjen në fuqi të këtij, shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-029 për Patenta dhe Ligji Nr. 05/L-039 për Ndryshimin dhe
Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-029 për Patenta.
Neni 132
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 08/L-059
24 dhjetor 2021
Shpallur me dekretin Nr. DL-49/2022, datë 13.01.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa
Osmani-Sadriu