LIGJI NR. 08/L-051 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË SISTEMIN SHËNDETËSOR

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 JANAR 2022, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 08/L -051 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË
SISTEMIN SHËNDETËSOR
LIGJI NR. 08/L -051
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E
BANORËVE TË KOSOVËS NË SISTEMIN SHËNDETËSOR
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/38 PËR TË DREJTAT DHE
PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË SISTEMIN SHËNDETËSOR
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Banorëve
të Kosovës në Sistemin Shëndetësor (në tekstin e mëtejmë: ligji), dhe harmonizimi i tij me Ligjin nr. 05/L-087
për Kundërvajtje.
Neni 2
Pas nenit 33 të ligjit shtohet neni i ri 33A si në vijim:
Kapitulli IV
Sanksioni kundërvajtës me gjobë
Neni 33A
1. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) e deri në pesëmbëdhjetë mijë (15,000) euro dënohet për kundërva-
jtje institucioni shëndetësor nëse gjatë kujdesit cenohen të drejtat e banorëve, përkatësisht:
1.1. e drejta në kujdes cilësor shëndetësor, lidhur me kujdesin shëndetësor adekuat, qasje në vazh-
dimësi për të gjithë dhe pa diskriminim sipas nenit 4 të ligjit;
1.2. e drejta e zgjedhjes së mjekut për konsultim dhe trajtim apo të kërkoj që të ekzaminohet nga
konziliumi mjekësor brenda institucionit në lidhje me çfarëdo diagnoze të vënë, ose terapi të re-
komanduar nga mjeku përgjegjës, lëshimin e planifikuar nga institucioni shëndetësor me shtretër,
ose dërgimin te institucioni tjetër shëndetësor sipas nenit 5 të ligjit;
1.3. e drejta në respektimin e dinjitetit njerëzor (dinjiteti, jeta private, integriteti personal dhe bindjet
religjioze të banorit) sipas nenit 6 të ligjit;
1.4. e drejta e komunikimit me personat e tjerë dhe të pranojë vizitorë sipas nenit 7 të ligjit;
1.5. e drejta e largimit nga institucioni shëndetësor sipas nenit 8 të ligjit;
1.6. e drejta për të qenë i informuar lidhur me gjendjen e shëndetit, përfshirë edhe vlerësimin
mjekësor, ekzaminimet, intervenimet e rekomanduara, përparësitë e mundshme dhe rreziqet e reali-
zimit të ekzaminimeve ose të intervenimeve të rekomanduara etj, sipas nenit 9 të ligjit;
1.7. e drejta e vendimit personal që të vendos se a do t’i nënshtrohet ose jo trajtimit të caktuar, se a
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 19 JANAR 2022, PRISHTINË
10
LIGJI NR. 08/L -051 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË
SISTEMIN SHËNDETËSOR
dëshiron që të shfrytëzojë shërbimet shëndetësore apo jo etj., sipas nenit 10 të ligjit;

1.8. e drejta e refuzimit të dhënies së pëlqimit sipas nenit 15 të ligjit;
1.9. e drejta e qasjes ndaj dokumentacionit shëndetësor për të qenë i njoftuar me të dhënat që i
përmban dokumentacioni i institucionit shëndetësor lidhur me të, dhe është i autorizuar që të ketë
informatë lidhur me qasjen ndaj tyre sipas nenit 19 të ligjit;
1.10. e drejta e ruajtjes së konfidencialitetit dhe aspektit privat të të dhënave shëndetësore person-
ale, të informatave që janë të lidhura me gjendjen shëndetësore, trajtimin mjekësor si dhe çdo infor-
matë tjetër që përmban dokumentacioni i tij shëndetësor sipas nenit 20 të ligjit.
2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë në shumë prej gjashtëdhjetë (60) e deri në
njëmijë e pesëqind (1,500) euro edhe personi përgjegjës në institucionin shëndetësor dhe profesionisti shën-
detësor.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 08/L-051
24 dhjetor 2021
Shpallur me dekretin Nr. DL-43/2022, datë 13.01.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa
Osmani-Sadriu