LIGJI NR. 08/L-012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
LIGJI NR. 08/L - 012
PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
KAPITULLI
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit.
2. Me këtë ligj themelohen Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit
si dy Oda të pavarura të cilat ushtrojnë kompetenca të caktuara publike.
3. Ky ligj rregullon anëtarësinë, selinë, statusin, rolin dhe fushëveprimin e odave, profesionet,
licencimin, përgjegjësinë disiplinore dhe edukimin e vazhdueshëm të arkitektëve dhe
inxhinierëve në fushën e ndërtimit.
4. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Direktivën 2005/36/KE të Parlamentit Europian dhe
Këshillit e 7 Shtatorit 2005 mbi njohjen e kualifikimeve profesionale.
Neni 2
Fushëveprimi
Dispozitat e këtij ligji zbatohen për Odën e Arkitektëve, Odën e Inxhinierëve në Fushën e
Ndërtimit (në tekstin e mëtejmë “Oda”), arkitektetët dhe inxhinierët e licencuar në fushën e
ndërtimit në Republikën e Kosovës si dhe për Ministrinë përgjegjëse për fushën e planifikimit
hapësinor dhe ndërtimit.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime:
1.1. Oda e Arkitektëve – është organizatë profesionale e pavarur e cila ka për qëllim
të sigurojë që personat të cilët e ushtrojnë profesionin e arkitektit në Republikën e
Kosovës të punojnë sipas ligjit në fuqi dhe në të njëjtën kohë, përfaqëson dhe mbron
interesat e tyre;
1.2. Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit – është organizatë profesionale e
pavarur e cila ka për qëllim të sigurojë që personat të cilët e ushtrojnë profesionin e
inxhinierit në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës të punojnë sipas ligjit në fuqi
dhe në të njëjtën kohë, përfaqëson dhe mbron interesat e tyre;
1.3. Oda – Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit si dy oda
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
2
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
të pavarura dhe për qëllimin e këtij ligji përdorimi i fjalës në njëjës vlen për të dy odat;
1.4. Regjistri – Regjistri i Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit në
Republikën e Kosovës i krijuar sipas Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 01/2016
për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin
Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit;
1.5. Arkitekt i Regjistruar – Arkitekt i regjistruar në Regjistrin e Arkitektëve dhe
Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit në Republikën e Kosovës, i krijuar sipas Udhëzimit
Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit
Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe
Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit;
1.6. Inxhinier i Regjistruar – Inxhinier i regjistruar në Regjistrin e Arkitektëve dhe
Inxhinierëve në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës, i krijuar sipas Udhëzimit
Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit
Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe
Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit;
1.7. Arkitekt i Licencuar – person i licencuar për ushtrimin e profesionit të arkitektit
sipas dispozitave të këtij ligji;
1.8. Inxhinier i Licencuar – person i licencuar për ushtrimin e profesionit të inxhinierit
në fushën e ndërtimit duke përfshirë inxhinierët e ndërtimit, inxhinierët e elektroteknikës,
inxhinierët e makinerisë si dhe profile të tjera të inxhinierisë që merren me fushën e
ndërtimit, sipas dispozitave të këtij ligji;
1.9. Ministria – Ministria përgjegjëse për fushën e planifikimit hapësinor dhe ndërtimit;
1.10. Ministri – Ministri i Ministrisë përgjegjëse për fushën e planifikimit hapësinor dhe
ndërtimit;
1.11. Licenca – lloj lejimi i dhënë një personi fizik për tu angazhuar në profesionin e
arkitektit ose inxhinierit në fushën e ndërtimit;
1.12. Licencimi – procesi i lëshimit të një licence ndaj personave fizik për ushtrimin e
profesionit të arkitektit ose inxhinierit në fushën e ndërtimit;
1.13. Statuti – është akti më i lartë i Odës dhe ka përmbajtjen e përcaktuar në nenin
8 të këtij ligji;
1.14. Periudha e përkohshme –periudha gjatë të cilës do të bëhet konstituimi i Odës
së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit sipas Kapitullit VI të
këtij ligji;
1.15. Licenca e Kategorisë A dhe Licenca e Kategorisë B - lloji i licencës e cila
lëshohet sipas kritereve të përcaktuara me këtë ligj dhe e cila përmban fushën në të
cilën personi licencohet;
1.16. Studimet akademike përkatëse – arritja e njohurive dhe aftësive brenda fushës
së ndërtimit që rezulton me diplomë përkatëse në një universitet apo institucion tjetër
të ngjashëm mësimor të akredituar sipas legjislacionit në fuqi;
1.17. Fusha e Ndërtimit– aktivitetet dhe punët ndërtimore përfshirë projektimin,
ndërtimin, mbikëqyrjen si dhe aktivitetet e tjera që janë përcaktuar në legjislacionin në
fuqi;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
1.18. Rilicencimi- është vazhdim i afatit të vlefshmërisë së licencës sipas procedurave
të këtij ligji;
1.19. Anëtarët themelues të Odës- janë anëtarët e licencuar nga Komisioni i Ministrisë
për Themelimin e Odës, sipas regjistrave të krijuar në bazë të Udhëzimit Administrativ
MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.
06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në
Fushën e Ndërtimit.
KAPITULLI II
ODA E ARKITEKTËVE DHE ODA E INXHINIERËVE
Neni 4
Natyra e punës së Odës
1. Oda e ka statusin e personit juridik dhe funksionon si organizatë profesionale
jofitimprurëse e cila ka për qëllim rregullimin e profesionit të arkitektit respektivisht inxhinierit
në fushën e ndërtimit me qëllim ruajtjen e shëndetit, sigurisë publike dhe mbrojtjen e mjedisit.
2. Oda ka autoritet publik për kryerjen e funksioneve të parapara me këtë ligj dhe aktet
nënligjore të nxjerra në pajtim me këtë ligj.
3. Puna e Odës është publike dhe i nënshtrohet ligjeve në fuqi për qasjen në dokumentet
publike.
Neni 5
Selia e Odës
1. Selia e Odës është në Prishtinë dhe Oda mund të krijojë përfaqësi të tjera në pajtim
me Statutin e saj.
2. Krijimi i përfaqësive të tjera sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të bëhet vetëm pas
periudhës së përkohshme të themelimit të Odës.
Neni 6
Kompetencat e Odës
1. Kompetencat themelore të Odës janë si në vijim:
1.1. Licencimi i arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit;
1.2. Përpilimi dhe mirëmbajtja e regjistrave në pajtim me nenin 24 të këtij ligji;
1.3. Vendosja dhe mbikëqyrja e standardeve dhe etikës së punës së arkitektëve dhe
inxhinierëve në fushën e ndërtimit në pajtim me Statutin, Kodin e Etikës dhe Sjelljes
Profesionale dhe aktet e tjera të Odës;
1.4. Përfaqësimi i interesave të profesionit gjatë zhvillimit të politikave nga organet
Qeveritare, duke i mbështetur arkitektët dhe inxhinierët në fushën e ndërtimit nëpërmjet
avokimit për të drejtat e tyre si dhe për interesin profesional, ekonomik dhe social të
tyre;
1.5. Mbrojtja e reputacionit të profesioneve të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e
ndërtimit;
1.6. Përcaktimi i përgjegjësive profesionale dhe disiplinore për anëtarët e licencuar;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
1.7. Organizimi i edukimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional
për anëtarët e licencuar.
Neni 7
Aktet e përgjithshme të Odës
1. Aktet e përgjithshme të Odës janë Statuti, Kodi i Etikës dhe i Sjelljes Profesionale dhe
Rregulloret.
2. Aktet e përgjithshme të Odës, regjistrat e personave të licencuar të Odës sipas nenit 24
të këtij ligji dhe aktet e tjera të Odës publikohen në formë elektronike në ueb-faqen e Odës.
3. Aktet e përgjithshme të Odës sipas paragrafit 1 të këtij neni hartohen nga Bordi Drejtues
dhe pas marrjes së pëlqimit nga Ministria dorëzohen për miratim në Kuvendin e Odës.
4. Ministria shqyrton aktet e përgjithshme të Odës sipas paragrafit 3 të këtij neni me
qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së këtyre akteve dhe respektimin e parimit të ruajtjes së
shëndetit dhe sigurisë publike dhe mbrojtjes së mjedisit.
5. Nëse Ministria nuk pajtohet me tërë dokumentin apo një pjesë të tij sipas paragrafit 4 të
këtij neni, Ministria i kthen përgjigje Bordit Drejtues dhe kërkon sqarime ose ndryshime në
dispozitat të cilat nuk janë në pajtim me legjislacionin në fuqi.
6. Ministria lëshon përgjigje në pëlqimin e kërkuar për aktet e përgjithshme të Odës sipas
këtij neni brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e pranimit të kërkesës për pëlqim.
Neni 8
Statuti
1. Statuti është akti më i lartë i Odës.
2. Statuti i Odës rregullon çështjet në vijim:
2.1. Organizimin e punës së organeve të Odës;
2.2. Procedurën e nxjerrjes dhe ndryshimit të akteve të Odës;
2.3. Njesitë organizative dhe përfaqësitë e Odës;
2.4. Procedurën e nominimit, zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve në organet e Odës;
2.5. Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të Odës;
2.6. Çështje të cilat e adresojnë funksionimin e Odës;
2.7. Logon dhe vulën e Odës;
2.8. Çështje të tjera të rëndësishme për punën e Odës.
Neni 9
Kodi i Etikës dhe i Sjelljes Profesionale

1. Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale rregullon parimet etike në ushtrimin e veprimtarisë
profesionale të anëtarëve të Odës.
2. Shkelja e Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale nga një anëtar i Odës, rezulton në
inicimin e procedurës disiplinore ndaj tij/saj.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
5
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Neni 10
Rregulloret
1. Oda përmes organeve të saja harton dhe miraton rregullore përmes të cilave rregullon
çështjet si:
1.1. Përpilimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave të Odës;
1.2. Procedurën për licencimin, rilicencimin, mirëmbajtjen, pezullimin dhe revokimin e
licencës së anëtarit të licencuar të Odës;
1.3. Procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të Odës;
1.4. Taksat dhe tarifat për shërbimet e Odës në pajtim me nenin 40 të këtij ligji;
1.5. Procedurën për njohjen e licencave të lëshuara jashtë vendit;
1.6. Të tjera të cilat nuk rregullohen nëpërmjet këtij Ligji, Statutit apo Kodit Etik dhe të
Sjelljes Profesionale.
Neni 11
Organet e Odës
1. Organet e Odës janë:
1.1. Kuvendi;
1.2. Kryetari;
1.3. Komisioni Mbikëqyrës;
1.4. Bordi Drejtues;
1.5. Komisioni Disiplinor;
1.6. Komisioni i Ankesave;

1.7. Drejtori Ekzekutiv; dhe
1.8 Administrata.
2. Oda përmes Statutit të saj mund të parasheh krijimin e organeve të tjera të përhershme
apo të përkohshme.
3. Anëtarët e Odës nuk mund të ushtrojnë në organet e Odës më shumë se një pozitë të
zgjedhur nga Kuvendi përveç nëse është paraparë ndryshe me këtë ligj. Para procedurës
së zgjedhjeve, anëtarët e nominuar në dy apo më shumë organe përcaktohen për pozitën
të cilën dëshirojnë ta ushtrojnë.
4. Kryetari dhe anëtarët e bordit drejtues si dhe anëtarët e komisioneve të përcaktuara
sipas këtij neni nuk mund të mbajnë pozita udhëheqëse në organizata joqeveritare, publike
apo politike.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
6
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Neni 12
Përbërja dhe kompetencat e Kuvendit
1. Kuvendi i Odës përbëhet nga anëtarët e licencuar të Odës, me përjashtim të periudhës
së përkohshme të themelimit të Odës, ku anëtarët e Kuvendit të Odës janë anëtarë
themelues të Odës sipas nenit 45 të këtij ligji.
2. Kuvendi është organi më i lartë i Odës.
3. Përgjegjësitë dhe kompetencat e Kuvendit janë:
3.1. Aprovimi dhe ndryshimi i Statutit të Odës, Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale,
Rregulloreve dhe të akteve tjera të Odës të përcaktuara me Statut;
3.2. Zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Mbikëqyrës, Bordit Drejtues,
Komisionit Disiplinor dhe Komisionit te Ankesave;
3.3. Miratimi i buxhetit vjetor të Odës dhe i mënyrës së ekzekutimit të tij;
3.4. Miratimi i shumave të kompensimit të anëtarëve të Organeve të Odës;
3.5. Miratimi i rregullores së taksave dhe tarifave si dhe mënyrës së pagesës së tyre në
pajtim me nenin 40 të këtij ligji;
3.6. Vlerësimi dhe miratimi i raporteve të organeve të Odës;
3.7. Krijimi i organeve të tjera të Odës sipas nevojës të parashikuar me këtë ligj dhe
statutin e Odës;
3.8. Vendos për çështjet e parashikuara me këtë ligj dhe Statutin e Odës.
Neni 13
Mbledhja e Kuvendit
1. Kuvendi mban mbledhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
2. Mbledhjet e Kuvendit kryesohen nga Kryetari i Odës, siç është përcaktuar në nenin 15
të këtij ligji.
3. Bordi Drejtues i Odës thërret mbledhjet e rregullta të Kuvendit të paktën një (1) herë
në vit.
4. Bordi Drejtues obligohet të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit në
rrethana të jashtëzakonshme në të cilat pikë e diskutimit është një apo më shumë çështje
të natyrës urgjente.
5. Mbledhje të jashtëzakonshme mund të inicojë edhe një e treta (1/3) e anëtarisë së
Kuvendit, për të cilën Bordi drejtues është i obliguar të thërras këtë mbledhje.
6. Votimin në mbledhjet e Kuvendit e bën vetëm anëtari i pranishëm në Kuvend dhe nuk
lejohet votimi me autorizim.
7. Bordi Drejtues është i detyruar që nëpërmjet administratës t’i njoftoj të gjithë anëtarët e
Kuvendit, të paktën njëzetenjë (21) ditë para datës së caktuar për mbledhje të rregullt dhe
të paktën dhjetë (10) ditë para datës së caktuar për mbledhje të jashtëzakonshme.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
7
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Neni 14
Zgjedhjet e organeve të Odës në Kuvend
1. Zgjedhjet mbahen në bazë të votës së lirë dhe të barabartë të anëtarëve të Kuvendit në
përputhje me këtë ligj dhe Statutin e Odës.
2. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve të organeve të Odës,
duke përfshirë procedurat e nominimit për anëtar të Bordit Drejtues, anëtar të Komisionit
Mbikëqyrës, Komisionit të Ankesave dhe Komisionit Disiplinor, kuorumi i seancave
zgjedhore të Kuvendit dhe çështje të tjera që ndërlidhen me punën e Kuvendit, vazhdimin e
mandatit të Kuvendit dhe organeve të Odës deri në zgjedhjen e Kuvendit dhe organeve të
reja, e që nuk janë rregulluar në dispozitat e këtij ligji, përcaktohen me Statut.
Neni 15
Zgjedhja, mandati dhe kompetencat e Kryetarit të Odës
1. Kryetari i Odës zgjidhet nga Bordi Drejtues nga radha e anëtarëve të vet. Procedura e
zgjedhjes dhe shkarkimit të Kryetarit të Odës përcaktohet me Statutin e Odës.
2. Kryetari i Odës njëkohësisht kryeson Bordin Drejtues dhe mbledhjet e Kuvendit të Odës.
Në rast të pamundësisë së udhëheqjes së Bordit Drejtues apo mbledhjes së Kuvendit nga
ana e Kryetarit të Odës, punimet mund t’i udhëheqë ndonjë nga anëtarët tjerë të Bordit
Drejtues, siç përcaktohet me statutin e Odës.
3. Mandati i Kryetarit është tri (3) vjet, pa të drejtë rizgjedhje.
4. Kryetari është kompetent dhe përgjegjës për:
4.1. Përfaqësimin e Odës;
4.2. Nënshkrimin e marrëveshjeve në emër të Odës;
4.3. Implementimin e vendimeve të organeve të Odës kur parashihet me Statut;
4.4. Kryesimin e mbledhjeve të Kuvendit dhe të Bordit Drejtues;
4.5. Nënshkrimin e licencave;
4.6. Kryerjen e punëve tjera siç parashihet me Statut të Odës.
5. Kryetari i Odës i përgjigjet Kuvendit të Odës.
Neni 16
Zgjedhja, përbërja, mandati dhe kompetencat e komisionit mbikëqyrës
1. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga tre (3) anëtarë, dy (2) prej të cilëve zgjidhen nga
Kuvendi i Odës dhe një (1) anëtar të cilin e cakton Ministria sipas detyrës zyrtare i cili
njëkohësisht e ushtron funksionin e kryesuesit të këtij komisioni.
2. Mandati i anëtarit të Komisionit Mbikëqyrës të zgjedhur nga Kuvendi i Odës është tri (3)
vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.
3. Komisioni Mbikëqyrës është kompetent dhe përgjegjës për:
3.1. Kontrollin e ligjshmërisë së punës dhe veprimtarisë financiare të organeve të Odës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
8
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
3.2. Përpilimin e raporteve të rregullta vjetore dhe atyre të jashtëzakonshme sipas
kërkesës nga Ministria ose Kuvendi i Odës e në veçanti kur gjen shkelje të Statutit,
akteve dhe vendimeve tjera të organeve të Odës;
3.3. Mbikëqyrjen e veprimtarisë financiare të Odës dhe fondeve të saj;
3.4. Mbikëqyrjen e punës së organeve të Odës.
4. Për zbatimin e kompetencave dhe përgjegjësive të veta, Komisioni Mbikëqyrës ka të
drejtë të kërkoj informata dhe dokumentacion nga cilido organ i Odës.
5. Kompetencat e Komisionit Mbikëqyrës deri në themelimin e Odës pas periudhës së
përkohshme i ushtron Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës.
Neni 17
Zgjedhja, përbërja, mandati dhe kompetencat e Bordit Drejtues
1. Bordi Drejtues përbëhet nga gjithsej tetë (8) anëtarë, prej të cilëve shtatë (7) anëtarë
i zgjedh Kuvendi nga anëtarët e vet dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës i cili është anëtar pa të
drejtë vote.
2. Bordi Drejtues kryesohet nga Kryetari i Odës në pajtim me nenin 15 të këtij Ligji.
3. Mandati i anëtarëve të Bordit Drejtues, përveç Drejtorit Ekzekutiv, është tri (3) vite pa
të drejtë rizgjedhje.
4. Oda përmes Statutit përcakton numrin dhe mënyrën e përfaqësimit në Bordin Drejtues
për profilet e ndryshme profesionale të anëtarëve të saj sipas nevojës.
5. Bordi Drejtues është kompetent dhe përgjegjës për:
5.1. Zgjedhjen e Kryetarit të Odës nga radha e anëtarëve të vet;
5.2. Themelimin e Komisionit Vlerësues dhe Komisioneve të tjera siç parashihet ne
Nenin 20 të këtij ligji;
5.3. hartimin e Statutit të Odës, Kodit Etik dhe të Sjelljes Profesionale të Odës,
Rregulloren për procedurën disiplinore, rregullave dhe procedurave të ankesës si dhe
hartimin e akteve të tjera të Odës siç parashihet me këtë ligj dhe me aktet e përgjithshme
të Odës;
5.4. Lëshimin dhe marrjen e vulës dhe kartelës identifikuese të arkitektëve dhe
inxhinierëve të licencuar;
5.5. Propozimin e vendimeve për çështjet për të cilat vendosë Kuvendi;
5.6. Zbatimin e vendimeve të Kuvendit;
5.7. Mbikëqyrjen e standardeve të punës së anëtarëve të licencuar sipas detyrës
zyrtare, të përcaktuara me aktet e Odës;
5.8. Kontabilitetin financiar të Odës;
5.9. Përgatitjen e programit për edukimin e vazhdueshëm të anëtarëve të licencuar të
Odës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
5.10. Thirrjen e mbledhjeve dhe zgjedhjeve në Kuvend;
5.11. Zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv dhe punonjësve të administratës me konkurs të
hapur në pajtim me Statutin e Odës;
5.12. Përpilimin e raportit vjetor për punën e Odës;
5.13. Vendosë për çështjet tjera të cilat janë të përcaktuara me Statut të Odës;
5.14. Vendosë për çështjet të cilat nuk janë në kompetencë të organeve të tjera të Odës.
Neni 18
Zgjedhja, përbërja, mandati dhe kompetencat e komisionit disiplinor
1. Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre (3) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Odës.
2. Komisioni Disiplinor zbaton procedurën disiplinore për shqiptimin dhe zbatimin e masave
disiplinore ndaj anëtarit të licencuar në pajtim me këtë ligj dhe aktet e përgjithshme të Odës.
3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Disiplinor përcaktohen me Statutin e Odës.
4. Mandati i Komisionit Disiplinor është tri (3) vjet pa të drejtë rizgjedhje.
Neni 19
Zgjedhja, përbërja, mandati dhe kompetencat e komisionit të ankesave
1. Komisioni i Ankesave përbëhet nga tre (3) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Odës.
2. Komisioni i Ankesave është organ i shkallës së dytë për shqyrtimin e ankesave kundër
vendimeve të komisioneve përkatëse.
3. Vendimi i Komisionit për Ankesa është përfundimtar. Pala e pakënaqur me vendimin e
komisionit të ankesave, mund ti drejtohet gjykates kompetente.
4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit të Ankesave përcaktohen me Statutin e Odës dhe
legjislacionit në fuqi.
5. Mandati i anëtarëve të Komisionit të Ankesave është tri (3) vjet pa të drejtë rizgjedhje.
Neni 20
Komisioni Vlerësues dhe komisionet tjera
1. Bordi Drejtues i Odës themelon Komisionin Vlerësues i cili do të jetë përgjegjës për
shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve për aplikimet për licencim nga arkitektët dhe inxhinierët në
fushën e ndërtimit.
2. Bordi Drejtues mund të themelojë Komisione të tjera për përmbushjen e përgjegjësive të
Bordit Drejtues të përcaktuara sipas këtij ligji dhe sipas Statutit të Odës.
3. Komisioni Vlerësues dhe Komisionet e tjera të përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij
neni do të përbëhen nga anëtarët e Bordit Drejtues. Për shërbimin në Komisionin Vlerësues
dhe Komisionet e tjera të Bordit nuk lejohet kompensim shtesë përveç kompensimit të rregullt
që e marrin anëtarët për shërbimin e tyre si anëtar të Bordit të Drejtues.
4. Organizimi dhe puna e Komisioneve të përcaktuara sipas këtij neni do të rregullohen me
Statutin e Odës dhe rregulloret tjera të Odës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
10
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Neni 21
Drejtori ekzekutiv dhe administrata
1. Drejtori Ekzekutiv udhëheq me Administratën e Odës dhe ofron mbështetje administrative
dhe ligjore.
2. Oda me anë të Statutit e përcakton fushëveprimin e Administratës dhe të Drejtorit Ekzekutiv
dhe i përcakton rregullat për punësimin e punonjësve të Administratës dhe të Drejtorit Ekzekutiv.

Neni 22
Kompensimi për shërbimin në organet e Odës
1. Kryetari, anëtarët e Bordit Drejtues dhe anëtarët e komisioneve tjera të Odës për shërbimin
e tyre do të kompensohen në pajtim me dispozitat e këtij ligji, me Statutin dhe aktet e Odës.
2. Drejtori Ekzekutiv dhe punonjësit e administratës marrin pagë për punën e tyre në pajtim me
dispozitat e Statutit dhe të akteve të Odës.
KAPITULLI III
ANËTARËSIMI, LICENCIMI DHE EDUKIMI I VAZHDUESHËM I ARKITEKTËVE DHE
INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Neni 23
Ushtrimi i profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit
1. Për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të arkitektit dhe profesionit të inxhinierit
në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës, duhet të aplikohet për anëtarësi në Odën
përkatëse dhe nëse plotësohen kriteret e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore sipas
këtij ligji, Oda lëshon licencë profesionale.
2. Personat e licencuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, kanë të drejtë të veprojnë si profesionist
i arkitekturës apo inxhinierisë në fushën e ndërtimit dhe të përdorin titullin “arkitekt i licencuar”
respektivisht “inxhinier i licencuar”.
Neni 24
Regjistrat e Odës
1. Oda në pajtim me këtë ligj mban këta regjistra:

1.1. Regjistri i të gjithë anëtarëve të Odës;
1.2. Regjistri i licencave të lëshuara në pajtim me nenin 26 të këtij Ligji;
1.3. Regjistri i anëtarëve të Odës ndaj të cilëve janë shqiptuar masat disiplinore;
1.4. Regjistri i arkitektëve dhe inxhinierëve të cilëve i është anuluar licenca;

1.5. Regjistri i arkitektëve dhe inxhinierëve të huaj që veprojnë në Kosovë, sipas nenit
27 të këtij ligji.
2. Oda mund të krijojë dhe mbajë regjistra të tjerë sipas nevojës.
3. Regjistrat e paraparë sipas këtij neni janë publik dhe duhet të publikohen dhe azhurnohen
rregullisht në ueb-faqen zyrtare të Odës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
11
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
4. Përmbajtja e Regjistrave të Odës duhet të jetë në përputhje me kërkesat e ligjit në fuqi për
sistemin e lejeve dhe licencave.
5. Oda me Rregullore e përcakton përmbajtjen e regjistrave, mënyrën e regjistrimit, dhe
mirëmbajtjes së tyre.
Neni 25
Anëtarësimi në Odë
1. Të gjithë arkitektët dhe inxhinierët e licencuar në fushën e ndërtimit nga Oda përkatëse dhe
në pajtim me këtë ligj, konsiderohen anëtarë të Odës përkatëse.
2. Oda me Statut parasheh edhe nivele të tjera të anëtarësimit pa të drejtë vote për personat që
nuk i plotësojnë të gjitha kushtet për licencim dhe të cilët nuk janë anëtarë të Kuvendit.
3. Vendimin për ndërprerjen e anëtarësisë e merr organi kompetent i Odës sipas detyrës
zyrtare, apo me kërkesë të vetë anëtarit.
Neni 26
Kushtet për licencim
1. Licencat për arkitekt dhe inxhinier në fushën e ndërtimit ndahen në:
1.1. Licencë e Kategorisë A. dhe;
1.2. Licencë e Kategorisë B.
2. Të drejtën e marrjes së licencës profesionale të Kategorisë A e arkitektit apo inxhinierit në
fushën e ndërtimit e ka personi i cili në mënyrë kumulative i përmbushë kushtet në vijim:
2.1. Të ketë përfunduar studimet akademike përkatëse së paku pesë (5) vite dhe të ketë
diplomën përkatëse;
2.2. Të dëshmoj se pas përfundimit të studimeve akademike përkatëse pesë (5) vjeçare ka
kryer punë të profesionit përkatës për së paku një (1) vit;
2.3. Të ketë aplikuar për anëtarësi në Odën përkatëse.
3. Të drejtën e marrjes së licencës profesionale të arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit
për kategorinë B e ka personi i cili në mënyrë kumulative i përmbushë kushtet në vijim:
3.1. Të ketë përfunduar studimet akademike përkatëse së paku tre (3) vite dhe të ketë
diplomën përkatëse;
3.2. Të dëshmoj se pas përfundimit të studimeve akademike përkatëse tre (3) vjeçare
ka kryer punë të profesionit përkatës për së paku dy (2) vite, apo pas përfundimit të
studimeve akademike përkatëse katër (4) vjeçare ka kryer punë të profesionit përkatës
për së paku një (1) vit;
3.3. Të ketë aplikuar për anëtarësi në Odën përkatëse.
4. Personi i cili ka përfunduar së paku pesë (5) vite studime akademike përkatëse merr licencën
profesionale të arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit për Kategorinë B.
5. Personi nga paragrafi 4 i këtij neni me fitimin e përvojës së punës nga nënparagrafi 2.2. mund
të licencohet për licencën e Kategorisë A.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
12
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
6. Numri i viteve të studimeve akademike përkatëse të kërkuara sipas paragrafit 2, 3 dhe 4 të
këtij neni mund të dëshmohet po ashtu përmes numrit ekuivalent të ECTS kredive.

7. Komisioni Vlerësues i Odës në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës
merr vendimin për dhënie apo refuzim të licencës sipas procedurave të përcaktuara me nenin
10, nën paragrafi 1.2. të këtij ligji.
8. Vlefshmëria e licencës do të jetë pesë (5) vjet dhe ajo do të përtërihet me rastin e aplikimit
për ri licencim.
9. Procedurat e rilicencimit përcaktohen me Rregullore sipas nenit 10, nën-paragrafit 1.2 të këtij
ligji.
10. Krahas procedurave për rilicencim të parapara në paragrafin 9 të këtij neni, duhet të
dëshmohet edhe edukimi i vazhdueshëm profesional, i paraparë me nenin 32 të këtij ligji.
11. Ministria me akt nënligjor brenda dymbëdhjetë (12) muaj përcakton aktivitetet dhe
përgjegjësitë për licencën e kategorisë A dhe licencën e kategorisë B.
Neni 27
Njohja e licencave profesionale të lëshuara jashtë Republikës së Kosovës
1. Personi i cili është licencuar jashtë Republikës së Kosovës për ushtrimin e profesionit të
arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit, para se të angazhohet në veprimtari profesionale
në Kosovë duhet të paraqesë pranë Odës përkatëse kërkesën për njohje si dhe dokumente të
cilat dëshmojnë posedimin e licencës profesionale të lëshuar jashtë vendit.
2. Oda me Rregullore përcakton kriteret dhe procedurat për njohjen e licencave profesionale të
lëshuara jashtë Republikës së Kosovës në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi.
Neni 28
Pezullimi i licencës
1. Me vendimin për pezullimin e licencës, arkitektit ose inxhinierit i pezullohen të gjitha të drejtat
dhe detyrat e përcaktuara më këtë ligj dhe aktet nënligjore të Odës.
2. Vendimin për pezullimin e licencës e merr organi kompetent i Odës sipas detyrës zyrtare, apo
me kërkesë të vet anëtarit të licencuar.
3. Anëtarit të licencuar i pezullohet licenca nëse:
3.1 Gjykata me aktgjykim të plotfuqishëm shpall ndaj anëtarit të licencuar dënimin për
ndalimin e ushtrimit të profesionit;
3.2. I është shqiptuar masa disiplinore për ndalimin e ushtrimit të punëve profesionale;

3.3. Nuk paguan tarifën vjetore të anëtarësisë sipas paragrafit 5 të nenit 40 të këtij ligji;
3.4. Nuk i është nënshtruar kushteve për edukimin e vazhdueshëm profesional;

3.5. ai/ajo vet e kërkon atë.
4. Vendimi për pezullimin e licencës sipas paragrafit 1. të këtij neni shfuqizohet me kërkesë të vet
anëtarit të licencuar apo sipas detyrës zyrtare kur përfundon arsyeja për të cilën i është vendosur
pezullimi. Me shfuqizim të vendimit nga paragrafi 1. të këtij neni, anëtarit të licencuar i kthehen
të gjitha të drejtat dhe detyrat e përcaktuara me këtë ligj dhe me aktet tjera nënligjore të Odës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
13
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
5. Me pezullimin e licencës profesionale pezullohet edhe anëtarësia në Odë.
6. Me vendimin për pezullimin e licencës, anëtarit të licencuar i pezullohet edhe mandati në
cilindo organ të Odës.
7. Oda me Rregullore përcakton procedurat për pezullimin e licencave profesionale në pajtim
me nenin 10, nën paragrafi 1.2 i këtij ligj.
Neni 29
Revokimi i licencës
1. Me vendimin e plotfuqishëm për revokimin e licencës humbet në mënyrë të përhershme titulli
arkitekt ose inxhinier i licencuar, humbet e drejta për kryerjen e veprimeve profesionale si dhe
të gjitha të drejtat dhe detyrat e përcaktuara më këtë ligj dhe aktet nënligjore të Odës.
2. Anëtarit të licencuar i revokohet licenca:

2.1. Nëse dëshmohet se ka humbur zotësinë për të vepruar në mënyrë të përhershme;
2.2. Me vendim të Gjykatës;
2.3. Me vdekjen e tij;
2.4. Nëse vet e kërkon revokimin.
3. Vendimin për revokimin e licencës e merr Komisioni Vlerësues.
4. Me vendimin për revokimin e licencës, anëtarit të licencuar i përfundon edhe mandati në
cilindo organ të Odës si dhe revokohet anëtarësia në Odë.
5. Oda me Rregullore përcakton procedurat për revokimin e licencave në pajtim me nenin 10,
nën paragrafi 1.2 i këtij ligj.

Neni 30
Përmbajtja e licencës
1. Licenca duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
1.1. Emrin e organit lëshues;
1.2. Numrin identifikues të licencës dhe datën e lëshimit të licencës;
1.3. Emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes të anëtarit të licencuar;
1.4. Kategorinë e licencës;
1.5. Kualifikimet përkatëse akademike të anëtarit të licencuar;
1.6. Periudha e vlefshmërisë së licencës dhe
1.7. Nënshkrimin e Kryetarit të Odës.
Neni 31
Sigurimi i përgjegjësisë profesionale
1. Anëtari i licencuar është i obliguar që të sigurohet nga përgjegjësia profesionale për veprimet
e lejuara me licencën e marrë në pajtim me këtë ligj dhe aktet tjera të Odës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
14
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
2. Lartësia e sigurimit të përgjegjësisë profesionale sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet t’i
përshtatet llojit dhe shkallës së rrezikut për dëmin i cili do t’i shkaktohej personave të tjerë nga
veprimet apo mosveprimet e anëtarit të licencuar.
3. Oda me anë të Rregullores përcakton lartësinë dhe mënyrën e sigurimit të përgjegjësisë
profesionale për dëmet të cilat mund t’i shkaktojë arkitekti dhe inxhinieri i licencuar gjatë kryerjes
së veprimeve të lejuara me licencën e marrë.
Neni 32
Edukimi i vazhdueshëm profesional
1. Anëtari i licencuar është i obliguar që t’i nënshtrohet edukimit të vazhdueshëm profesional
për avancimin e shkathtësive të profesionit që e ushtron dhe për mbajtjen e licencës.
2. Edukimi i vazhdueshëm profesional përmbushet në bazë të pikëve kredituese të fituara.
3. Oda përmes organeve të tyre harton programe dhe organizon trajnime për fushat përkatëse
për anëtarët e saj.

4. Oda me anë të Rregullores përcakton përmbajtjen, mënyrën e trajnimeve dhe sistemin e
evidentimit të pikëve kredituese.
KAPITULLI IV
PËRGJEGJËSIA DHE PROCEDURA DISIPLINORE
Neni 33
Përgjegjësia disiplinore e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar
1. Anëtari i licencuar mban përgjegjësi disiplinore para Komisionit Disiplinor të Odës nëse me
veprimin apo mosveprimin e tij në ushtrimin e veprimtarisë profesionale bën shkelje disiplinore
sipas nenit 34 të këtij ligji.

2. Përgjegjësia për vepër penale apo kundërvajtje nuk e përjashton përgjegjësinë disiplinore të
anëtarit të licencuar.
Neni 34
Shkeljet disiplinore
1. Shkeljet disiplinore të anëtarëve të licencuar janë:
1.1. Neglizhenca e rëndë në kryerjen e punëve profesionale në atë mënyrë që paraqet
rrezik për shëndetin dhe sigurinë publike ose mjedisin;
1.2. Kryerja e punëve në ndërtim pa pëlqimet dhe lejet e kërkuara me legjislacionin në
fuqi;
1.3. Shkelja e reputacionit të profesionit që e ushtron, e përcaktuar me Kodin e Etikës
të nxjerrë nga Oda përkatëse;
1.4 Shkelja e rëndë e parimeve dhe rregullave të Odës të përcaktuara me këtë ligj,
Statutin apo dhe aktet nënligjore të Odës;
1.5. Neglizhenca apo paaftësia për kryerjen e përgjegjësive si anëtar i cilitdo organ të
Odës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
15
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
2. Shkeljet disiplinore të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, nga anëtarët e licencuar,
kategorizimi i tyre në shkelje të rënda dhe të lehta si dhe masat disiplinore përkatëse në pajtim
me këtë nen përcaktohen në Kodin e Etikës dhe të Sjelljes Profesionale dhe në Rregulloren për
Procedurën Disiplinore të miratuar sipas këtij ligji.
Neni 35
Propozimi për fillimin e procedurës disiplinore
1. Propozimin për fillimin e procedurës disiplinore mund ta paraqesin anëtarët e Odës apo
organet e saj.
2. Propozimi për fillimin e procedurës disiplinore i drejtohet Komisionit Disiplinor përmes
administratës së Odës.
3. Propozimi për fillimin e procedurës disiplinore përmban këto informata themelore:
3.1. Emrin dhe mbiemrin e anëtarit të licencuar;
3.2. Datën e paraqitjes së propozimit dhe emrin e organit kujt i drejtohet;
3.3. Shkeljen disiplinore për të cilën supozohet se e ka shkaktuar anëtari i licencuar dhe
datën kur është bërë shkelja;
3.4. Faktet dhe provat në të cilat bazohet propozimi;
3.5. Emrin, mbiemrin dhe nënshkrimin e paraqitësit të propozimit, përkatësisht personit
të autorizuar për paraqitjen e propozimit.
Neni 36
Procedura disiplinore
1. Pas pranimit të propozimit për fillimin e procedurës disiplinore, administrata e Odës e
regjistron atë dhe brenda pesë (5) ditësh tërë dosjen ia dërgon Komisionit Disiplinor.
2. Komisioni Disiplinor pas pranimit të propozimit e shqyrton propozimin dhe nxjerr vendim mbi
propozimin.
3. Komisioni Disiplinor me vendim:
3.1. Hedh poshtë propozimin si jo të plotë, nëse propozimi nuk i përmban të gjitha të
dhënat e përcaktuara në nenin 35 të këtij ligji;
3.2. Hedh poshtë propozimin si të vonshëm nëse është paraqitur pas afatit të përcaktuar
në nenin 38 të këtij ligji;
3.3. Hedh poshtë propozimin si të papranueshëm nëse nuk është paraqitur nga ana e
personave të autorizuar për fillimin e procedurës disiplinore;
3.4. Pranon propozimin dhe e fillon procedurën disiplinore.
4. Me vendimin për pranimin e propozimit për fillimin e procedurës disiplinore, Komisioni
Disiplinor e njofton menjëherë anëtarin e licencuar kundër të cilit e njëjta ka filluar dhe i
lejon pesëmbëdhjetë (15) ditë për t’u deklaruar me shkrim tek Komisioni Disiplinor lidhur me
përgjegjësinë e tij/saj si dhe për të paraqitur fakte apo argumente mbështetëse.
5. Komisioni Disiplinor e zbaton procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
16
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
anëtarit të licencuar dhe shqipton masat disiplinore adekuate në pajtim me këtë ligj dhe aktet
nënligjore të Odës të miratuara nga Kuvendi.
6. Afati brenda të cilit duhet të përfundoj procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore
përcaktohet me Rregulloren për procedurën disiplinore të miratuar nga Oda sipas këtij ligji.
Neni 37
Masat disiplinore
1. Në procedurën disiplinore, anëtarit të licencuar mund t’i shqiptohen vetëm masat disiplinore
të cilat janë të parapara me këtë ligj.
2. Masat disiplinore për shkeljet disiplinore janë si në vijim:
2.1. Vërejtja;
2.2. Gjoba në të holla e cila nuk mund të jetë më e ulët se tridhjetë (30) euro dhe më e
lartë se dy mijë (2,000) euro;
2.3. Pezullimi i licencës në kohëzgjatje nga një (1) muaj deri në një (1) vit.
3. Në procedurën disiplinore, Komisioni Disiplinor mund të shqiptoj një apo më shumë nga
masat disiplinore të përshkruara në paragrafin 2 të këtij neni.
4. Me rastin e shqiptimit të masave disiplinore merren për bazë të gjitha rrethanat të cilat
mund të ndikojnë në llojin e masave dhe atë posaçërisht pesha dhe pasojat e shkeljes, dëmi i
shkaktuar, shkalla e përgjegjësisë dhe masat e mëhershme disiplinore.
5. Gjoba e shqiptuar në procedurën disiplinore të Odës do të deponohet në Buxhetin e Odës.
6. Vendimet e plotfuqishme të organeve disiplinore të Odës me të cilat janë shqiptuar gjobat
paraqesin dokumente ekzekutive dhe Oda është e autorizuar të kërkojë përmbarimin e tyre në
pajtim me dispozitat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore.
7. Çështjet e tjera lidhur me shqiptimin e masave disiplinore në pajtim me paragrafin 2 të këtij
neni, përcaktohen me Rregulloren për procedurën disiplinore të miratuar sipas këtij Ligji.
Neni 38
Ankesat ndaj masave disiplinore
1. Kundër vendimit të Komisionit Disiplinor, anëtari mund të parashtrojë ankesë në Komisionin
e Ankesave.
2. Kundër vendimit të Komisionit të Ankesave mund të ngritët padi për fillimin e konfliktit
administrativ në gjykatën kompetente.
3. Procedura për paraqitjen e ankesës dhe zhvillimin e procedurës disiplinore duke përfshirë
edhe afatet përcaktohen me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të miratuar nga Oda sipas
këtij ligji.
Neni 39
Parashkrimi
1. Palët janë të obliguara që posa të jenë në dijeni për shkeljen disiplinore nga ana e anëtarit të
licencuar të Odës, menjëherë ta njoftojnë Odën përkatëse rreth shkeljes.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
17
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
2. Parashkrimi për shkeljet disiplinore dhe ekzekutimi i masave disiplinore përcaktohen me
Kodin e etikës dhe sjelljes profesionale, sipas nenit 9 të këtij ligji.
KAPITULLI V
BURIMET E FINANCIMIT TË ODËS
Neni 40
Të hyrat vjetore dhe plotësuese të odave
1. Oda i realizon të hyrat vetanake nga:
1.1. Tarifa për anëtarësi vjetore;

1.2. Taksa për licencim dhe rilicencim;
1.3. Taksa për mbulimin e shpenzimeve për veprimet e ndërmarra;
1.4. Gjobat dhe shumat e tjera të paguara gjatë procedurës disiplinore;
1.5. Donacionet e tjera në pajtim me legjislacionin në fuqi.
2. Me të hyrat e Odës menaxhon Bordi Drejtues, nëse me Statut nuk parashihet ndryshe.
3. Anëtarët e Odës janë të obliguar t’i paguajnë taksat dhe tarifat e parapara në paragrafin 1 të
këtij neni në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore të Odës.
4. Në rast dështimi të përmbushjes së këtyre obligimeve, organet e Odës marrin masa disiplinore
ndaj anëtarëve të saj.
5. Lista e taksave dhe tarifave si dhe mënyra e pagesës së tyre përcaktohet me Rregullore.
6. Të gjitha taksat dhe tarifat e përcaktuara me Rregulloren e Odës sipas paragrafit 5 të këtij
neni duhet të vendosen duke respektuar parimin e mbulimit të shpenzimeve administrative për
shërbimet e ofruara nga Oda.
KAPITULLI VI
PERIUDHA E PËRKOHSHME E THEMELIMIT TË ODËS
Neni 41
Periudha e përkohshme
1. Periudha e përkohshme paraqet periudhën kohore tre (3) vjeçare që fillon nga data e mbajtjes
së mbledhjes së parë konstituive të Kuvendit të Odës.
2. Gjatë periudhës së përkohshme, Ministria në pajtim me këtë ligj e mbështet Odën drejt
funksionalizimit të plotë të saj, i ofron mbështetjen financiare si dhe e mbikëqyrë veprimtarinë
e saj.
Neni 42
Financimi i Odës nga Ministria
1. Gjatë periudhës se përkohshme në pajtim me nenin 41 të këtij ligji, mjetet për themelimin
dhe funksionimin e Odës sigurohen nga Ministria në formë të grantit në pajtim me Ligjin për
Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
18
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
2. Gjatë kësaj periudhe kohore, të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura nga Oda sipas
paragrafit 1 të nenit 40 të këtij ligji, deponohen në nën-llogari të hapur nga Thesari dhe ruhen
në mirëbesim deri në skadimin e periudhës kalimtare ose deri në paraqitjen e kërkesës nga
Oda në Ministri për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë me pavarësi të plotë financiare.
3. Pas përfundimit të vitit të tretë apo pas kërkesës së Odës për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë
me pavarësi të plotë financiare, të hyrat vetanake të mbledhura në nën-llogarinë e hapur sipas
paragrafit 2 të këtij neni, i barten Odës në llogarinë e veçantë të cilën Oda e hap në emër të saj.
Oda vazhdon të vetëfinancohet sipas mënyrës së paraparë me këtë ligj dhe me Statut.
4. Nëse brenda periudhës së përkohshme grumbullohen mjete të mjaftueshme nga të hyrat
vetanake, Ministria pas konsultimit me Odën, me vendim mund të ndërpret financimin nga
Buxheti i Republikës së Kosovës me ç ‘rast Oda vazhdon veprimtarinë me vetëfinancim.
Neni 43
Komisioni i Ministrisë për themelimin e Odës
1. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës caktohet me vendim të Ministrit brenda dy (2)
muajve pas hyrjes në fuqi të aktit nënligjor të nxjerrë nga Ministria në përputhje me paragrafin 1
të Nenit 44 të këtij ligji dhe përbëhet nga pesë (5) anëtarë të punësuar në Ministri.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e komisionit nga paragrafi 1 i këtij neni janë:

2.1. Publikimi i listës së votuesve dhe listës së personave të nominuar në organet e Odës;
2.2. Organizimi dhe administrimi i mbledhjeve konstituive të Odës gjatë periudhës së
përkohshme;
2.3. Përgatitja e Statutit të Odës, Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale dhe
Rregulloreve të tjera të parapara me këtë ligj për funksionimin e Odës;
2.4. Licencimin e arkitektëve të regjistruar dhe inxhinierëve të regjistruar sipas
Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit
Administrativ Nr. 06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe
Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, duke i plotësuar kushtet për licencim të paraparë
në nenin 26 të këtij ligji;
2.5. Çfarëdo veprimi tjetër i përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore që nevojitet për
themelimin e Odës.
3. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës, në përputhje me nenin 16, paragrafin 3 të këtij
ligji, do të ushtroj kompetencat e Komisionit Mbikëqyrës të Odës gjatë gjithë mandatit të Odës
deri në përfundimin e periudhës së përkohshme. Në veçanti do të ketë përgjegjësinë për:
3.1. Kontrollin e ligjshmërisë së punës dhe afarizmit financiar të organeve të përkohshme
të Odës;
3.2. Përpilimin e raporteve të rregullta vjetore dhe atyre të jashtëzakonshme dhe
prezantimin e tyre në mbledhjen e Kuvendit të Përkohshëm të Odës, në veçanti kur
gjen shkelje të Statutit, akteve dhe vendimeve tjera të Kuvendit të Odës;
3.3. Mbikëqyrjen e veprimtarive financiare dhe fondeve të Odës gjatë periudhës së
përkohshme;
3.4. Mbikëqyrjen e punës së organeve të përkohshme të Odës, duke përfshirë edhe
punën e Administratës së Odës;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
19
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
3.5. Parashtrimin e kërkesave për lëshimin e informatave dhe dokumentacionit nga
cilido organ i përkohshëm i Odës;
3.6. Shqyrtimin e të gjitha akteve para dorëzimit të tyre për miratim nga Kuvendi i Odës
me qëllim të sigurimit të përputhshmërisë me dispozitat e këtij ligji dhe mbrojtjen e
interesit publik;
3.7. Raportimin e rregullt çdo gjashtë (6) muaj apo sipas kërkesës së Ministrisë, rreth
punës dhe afarizmit financiar të organeve të përkohshme të Odës.
4. Kundër vendimeve të Komisionit të Ministrisë për Themelimin e Odës të parapara me këtë
ligj mund të ushtrohet ankesë në Ministri.
5. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës duhet t’i raportoj Ministrit me shkrim të paktën
çdo tre (3) muaj apo sipas nevojës.
6. Komisioni pushon së funksionari pas përfundimit të periudhës së përkohshme siç parashihet
me këtë ligj.
Neni 44
Aktet e përkohshme të Odës
1. Ministria brenda gjashtë (6) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton akt nënligjor i cili përcakton:
1.1. Procedurën për emërimin, shkarkimin dhe zëvendësimin e anëtarëve të Komisionit
të Ministrisë për Themelimin e Odës;
1.2. Mënyrën e funksionimin e Komisionit të Ministrisë për Themelimin e Odës;
1.3. Procedurën e zgjedhjeve të organeve të përkohshme të Odës gjatë mbledhjes
konstituive të Odës;
1.4. Çështje të tjera të cilat e adresojnë themelimin e Odës.
1.5. Procedurën për licencimin e arkitektëve të regjistruar dhe inxhinierëve të regjistruar
dhe nënshkrimin e licencave.
2. Ministria brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përgatit Statutin
e Përkohshëm të Odës, Kodin e Përkohshëm të Etikës dhe Sjelljes Profesionale si dhe
Rregulloret e Përkohshme të nevojshme për funksionimin e Odave, paraprakisht të përgatitura
nga Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës.
3. Gjatë periudhës së përkohshme, Kuvendi përmes Bordit Drejtues mund të kërkojë nga
Ministria ndryshimin e cilit do nga aktet e përgjithshme sipas paragrafit 2 të këtij neni.
4. Pas përfundimit të periudhës së përkohshme, Oda miraton akte të reja sipas nenit 7 të këtij
ligji për zëvendësimin e akteve të përkohshme sipas paragrafit 2 të këtij neni.
Neni 45
Publikimi i listës së anëtarëve themelues të Odës dhe krijimi i të drejtës së votimit
1. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës e publikon në faqen elektronike zyrtare të
Ministrisë, listën e anëtarëve themelues të Odës.
2. Publikimi i listës sipas paragrafit 1 të këtij neni, bëhet pas tridhjetë (30) ditëve nga dita e
përfundimit të regjistrimit në pajtim me nenin 50 të këtij ligji.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
20
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
3. Me publikimin e listës se anëtarëve themelues të Odës sipas paragrafit 1 të këtij neni, krijohet
e drejta e votimit për të gjithë personat e përfshirë në këtë listë, për themelimin e Odës.
Neni 46
Nominimet
1. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e publikimit të listës së anëtarëve themelues të
Odës, çdo person emri i të cilit gjendet në listë, ka të drejtë ta nominojë vetën apo një person
tjetër që gjendet në atë listë për t’u zgjedhur si Anëtar i Bordit Drejtues ose Anëtar i Komisioneve
tjera.
2. Procedura dhe mënyra e nominimit për t’u zgjedhur si anëtar i Bordit drejtues ose anëtar
i komisioneve tjera, në periudhën e përkohshme të Odës, rregullohet me akt nënligjor të
përcaktuar me nenin 44 të këtij ligji.
3. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e përfundimit të afatit të nominimit, Komisioni i
Ministrisë për Themelimin e Odës publikon në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë, listën e
personave të nominuar për t’u zgjedhur në pozitat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni.
Neni 47
Mbledhja konstituive e Kuvendit të Përkohshëm të Odës
1. Mbledhja konstituive e Kuvendit të Përkohshëm të Odës mbahet brenda tre (3) muajve pas
përgatitjes se akteve të përkohshme të Odës të përcaktuara sipas nenit 43, paragrafi 2 i këtij
ligji.
2. Në mbledhjet konstituive të Kuvendit të Përkohshëm të Odës, nga anëtarët e themelues të
Odës votohen dhe zgjedhën:
2.1. Anëtarët e Bordit Drejtues;
2.2. Anëtarët e Komisionit Disiplinor;
2.3. Anëtarët e Komisionit për Ankesa, dhe

2.4. Kryetari i Odës i cili zgjidhet nga anëtarët e Bordit Drejtues.
3. Mbledhjet konstituive të Odës thirren dhe administrohen nga Komisioni i Ministrisë për
Themelimin e Odës dhe kryesohen nga një anëtar i Komisionit.
Neni 48
Kompetencat dhe mandati i Organeve të përkohshme të Odës
1. Organet e Odës të zgjedhura sipas këtij kapitulli janë kompetente për ushtrimin e funksioneve
të organeve të Odës të përcaktuara në këtë ligj.
2. Mandati i Kuvendit dhe organeve tjera të Odës të zgjedhura sipas këtij Kapitulli pushon pas
tre (3) viteve nga data e mbajtjes së mbledhjes konstitutive në të cilën ato janë zgjedhur.
3. Gjatë mandatit të organeve të Odës siç është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, Organet
përkatëse të Odës mund të ndryshojnë aktet e përgjithshme ekzistuese si dhe të miratojnë akte
të tjera të Odës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
21
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Neni 49
Themelimi i Organeve të Odës pas periudhës së përkohshme
1. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës do të kërkoj nga Oda, katër (4) muaj para
skadimit të mandatit të organeve themeluese, që të përpilojë dhe dorëzojë para Komisionit të
Ministrisë për Themelimin e Odës, listën e të gjithë anëtarëve të licencuar të Odës.
2. Të gjithë personat e përfshirë në listën e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni do të
konsiderohen si anëtarë të Kuvendit të Odës dhe do të kenë të drejtën e votës në mbledhjen
konstituive të Odës pas periudhës së përkohshme.

3. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës do ta publikoj listën e përcaktuar në paragrafin
1 të këtij neni për të dy Odat në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë, jo me vonë se njëzet (20)
ditë nga dita e dërgimit të saj nga Organet themeluese të Odës.
4. Brenda dyzet (40) ditëve nga dita e publikimit të listës së përcaktuar në paragrafin 3 të këtij
neni, personat e përfshirë në atë listë do të kenë mundësi ta nominojnë veten dhe/ose anëtarët
tjerë të licencuar për të shërbyer si Anëtar i Bordit Drejtues, Anëtar i Komisionit Mbikëqyrës,
Anëtar i Komisionit Disiplinor ose Anëtar i Komisionit të Ankesave, Nominimet e tilla do të
dorëzohen në Komisionin e Ministrisë për Themelimin e Odës.
5. Brenda njëzet (20) ditëve pas përfundimit të afatit për nominim, Komisioni i Ministrisë për
Themelimin e Odës do ta përpiloj dhe publikoj në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë listën e
personave të nominuar për pozitat e Organeve të Odës.
6. Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës do t’i organizojë dhe administrojë mbledhjet
konstituive të Odës, gjatë të cilave do të bëhet votimi për përbërjen e Organeve të Odës pas
periudhës së përkohshme.
7. Mbledhja konstituive e Odës mbahet më së voni tridhjetë (30) ditë nga dita e fundit e mandatit
të Odës të periudhës së përkohshme.
KAPITULLI VII
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 50
Dispozitat kalimtare
1. Dispozitat e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr.01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e
Udhëzimit Administrativ Nr.06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe
Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, mbesin në fuqi dymbëdhjetë (12) muaj nga dita e hyrjes
së këtij ligji në fuqi, përkundër shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2011 për Provimin
Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.
2. Personave që janë nënshtruar procedurave të licencimit konform Udhëzimi Administrativ
Nr.06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën
e Ndërtimit do tu pranohen pagesat e realizuara për qëllim të licencimit dhe do të lirohen nga
çfarëdo pagese gjatë procesit të licencimit apo anëtarësimit në Odë konform këtij ligji, deri në
vlerën e paguar ekuivalente.
3. Procedura dhe organet përgjegjëse për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën
e ndërtimit rregullohet vetëm nëpërmjet dispozitave të këtij ligji i cili ka përparësi kundrejt
dispozitave të cilit do ligj tjetër që ka për qëllim rregullimin e profesionit të arkitektit dhe/ose
inxhinierit në fushën e ndërtimit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 17 JANAR 2022, PRISHTINË
22
LIGJI NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Neni 51
Shfuqizimin
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Udhëzimi Administrativ MMPH Nr. 06/2011 për
Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.
Neni 52
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 08/L-012
24 dhjetor 2021
Shpallur me dekretin Nr. DL-38/2022, datë 13.01.2022 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu