1
Prishtinë, më 12 janar 2022
Nr. ref.:AGJ 1870/22
AKTGJYKIM
në
rastin nr. KO93/21
Parashtrues
Blerta Deliu-Kodra dhe 12 deputetë të tjerë
të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vlerësim i kushtetutshmërisë së Rekomandimeve
të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 08-R-01, të 6 majit 2021
GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
e përbërë nga:
Gresa Caka-Nimani, kryetare
Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar
Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare
Safet Hoxha, gjyqtar
Radomir Laban, gjyqtar
Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe
Nexhmi Rexhepi, gjyqtar
2
Parashtruesit e kërkesës
1. Kërkesa është dorëzuar nga Blerta Deliu-Kodra, Ariana Musliu-Shoshi, Bedri
Hamza, Bekim Haxhiu, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Ferat Shala, Floretë Zejnullahu,
Ganimete Musliu, Hajdar Beqa, Memli Krasniqi, Mërgim Lushtaku dhe Xhavit
Haliti, që të gjithë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës (në tekstin e
mëtejmë: parashtruesit e kërkesës).
2. Parashtruesit e kërkesës kanë autorizuar deputeten e Kuvendit të Republikës së
Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi) Blerta Deliu-Kodra, që t’i përfaqësojë ata
në procedurat para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e
mëtejmë: Gjykata).
Akti i kontestuar
3. Parashtruesit e kërkesës e kontestojnë aktin, Nr.08-R-01, të miratuar nga Kuvendi
më 6 maj 2021, i titulluar “Rekomandime” (në tekstin e mëtejmë: Akti i kontestuar).
Objekti i çështjes
4. Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktit të
kontestuar të Kuvendit, për të cilin parashtruesit e kërkesës pretendojnë se është
nxjerrë në shkelje të neneve: 3 [Barazia para ligjit], 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i
Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], 119
[Parimet e Përgjithshme], 120 [Financat Publike], 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe
Burimeve Natyrore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:
Kushtetuta), dhe nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ) dhe protokolleve të saj,
përkatësisht nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 dhe nenin 1 (Ndalimi i
përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr.12, si dhe nenet 2 dhe 7 të
Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: DUDNJ)
5. Parashtruesit e kërkesës, kërkojnë nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme
për pezullimin e zbatimit të Aktit të kontestuar deri në vendosjen përfundimtare të
kërkesës.
6. Parashtruesit e kërkesës po ashtu kërkojnë mbajtjen e seancës dëgjimore.
Baza juridike
7. Kërkesa bazohet në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]
të Kushtetutës, në nenet 42 [Saktësimi i kërkesës] dhe 43 [Afatet] të Ligjit për
Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e
mëtejmë: Ligji) dhe rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 74
3
[Kërkesa në pajtim me nenin 113 (5) të Kushtetutës dhe nenet 42 dhe 43 të Ligjit]
të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr.
01/2018 (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).
Procedura në Gjykatë
8. Më 14 maj 2021, parashtruesit e kërkesës e dorëzuan kërkesën në Gjykatë.
9. Më 17 maj 2021, Kryetarja e Gjykatës Arta Rama-Hajrizi caktoi gjyqtaren Selvete
Gërxhaliu-Krasniqi gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga
gjyqtarët: Bekim Sejdiu (kryesues), Gresa Caka-Nimani dhe Nexhmi Rexhepi
(anëtarë).
10. Më 17 maj 2021, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i
Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës dhe rregullit 12 (Zgjedhja e Kryetarit dhe e
Zëvendëskryetarit) të Rregullores së punës, gjyqtarja Gresa Caka-Nimani u zgjodh
Kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në paragrafin (4) të rregullit 12 të
Rregullores së punës dhe Vendimit KK-SP 71-2/21, të 17 majit 2021 të Gjykatës, u
përcaktua që gjyqtarja Gresa Caka-Nimani, detyrën e Kryetares së Gjykatës e merr
pas përfundimit të mandatit të Kryetares aktuale të Gjykatës Arta Rama-Hajrizi, më
26 qershor 2021.
11. Më 18 maj 2021, Gjykata njoftoi parashtruesit e kërkesës për regjistrimin e
kërkesës. Po të njëjtën datë u njoftuan: Presidentja e Republikës së Kosovës;
Kryetari i Kuvendit, të cilit iu kërkua që një kopje e kërkesës t'iu dorëzohet të gjithë
deputetëve të Kuvendit; Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministria e
Ekonomisë; Institucioni i Avokatit të Popullit; Sekretariati i Kuvendit, të cilit iu
kërkua dorëzimi i të gjithë dokumentacionit përkitazi me miratimin e Aktit të
kontestuar; Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të
Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KOSTT). Palët e interesuara, më këtë rast, u
njoftuan se komentet e tyre, nëse kanë, përkitazi me kërkesën mund t’i dorëzojnë
në Gjykatë, jo më vonë se më 1 qershor 2021.
12. Më 20 maj 2021, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit e dorëzoi në Gjykatë
dokumentacionin relevant lidhur me ecurinë e procedurës, përkitazi me Aktin e
kontestuar të Kuvendit, të 6 majit 2021 (në tekstin e mëtejmë: Dokumentacioni i
Sekretariatit të Kuvendit).
13. Më 24 maj 2021, KOSTT kërkoi nga Gjykata që t’i zgjatet afati për dorëzimin e
komenteve edhe për tridhjetë (30) ditë të tjera.
14. Më 25 maj 2021, Gjykata njoftoi Zyrën e Rregullatorit për Energji Elektrike (në
tekstin e mëtejmë: ZREE) për regjistrimin e kërkesës dhe të njëjtës iu komunikua
mundësia për të paraqitur komentet e tyre, nëse kanë, deri më 7 qershor 2021.
4
15. Në po të njëjtën datë, Gjykata njoftoi KOSTT-in se ka aprovuar kërkesën e tyre për
zgjatje të afatit për dorëzimin e përgjigjes dhe i informoi që komentet e tyre mund
t’i dërgojnë deri më 14 qershor 2021.
16. Më 25 maj 2021, bazuar në pikën 1.1 të paragrafit 1 të nenit 9 (Përfundimi i mandatit
para kohës) të Ligjit dhe Rregullit 7 (Dorëheqja e gjyqtarëve) të Rregullores së
Punës, Gjyqtari Bekim Sejdiu paraqiti dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit pranë
Gjykatës Kushtetuese.
17. Më 27 maj 2021, Kryetarja e Gjykatës Arta Rama-Hajrizi, përmes Vendimit
KSH93/21, emëroi Gjyqtarin Bajram Ljatifi si anëtar të Kolegjit shqyrtues në vend
të gjyqtarit Bekim Sejdiu.
18. Më 31 maj 2021, Kryetarja e Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, përmes Vendimit
KK160/21, përcaktoi që gjyqtarja Gresa Caka-Nimani të caktohet kryesuese në
Kolegje shqyrtuese në rastet ku është caktuar si anëtare e Kolegjit, duke përfshirë
rastin aktual.
19. Më 1 qershor 2021, ZREE kërkoi nga Gjykata që t’i zgjatet afati për dorëzimin e
komenteve/përgjigjeve edhe për shtatë (7) ditë të tjera vijuese nga 7 qershori 2021
me arsyetimin për përgatitjen e materialeve të nevojshme për dorëzim në Gjykatë.
20. Më 1 qershor 2021, brenda afatit të përcaktuar, Gjykata pranoi komentet nga Grupi
parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! (në tekstin e mëtejmë: Grupi Parlamentar i
LVV-së), të dorëzuara përmes deputetes Mimoza Kusari-Lila.
21. Më 1 qershor 2021, brenda afatit të përcaktuar, Gjykata pranoi komente/përgjigje
nga Ministria e Ekonomisë.
22. Më 3 qershor 2021, Gjykata njoftoi parashtruesit e kërkesës për pranimin e
komenteve të lartcekura të ZREE dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe iu komunikua
mundësia që, në rast se kanë komente ndaj komenteve të pranuara, të njëjtat mund
t'i dorëzojnë deri më 14 qershor 2021.
23. Në po të njëjtën ditë, Gjykata njoftoi ZREE se ka aprovuar kërkesën e tyre për zgjatje
të afatit për dorëzimin e përgjigjes dhe i informoi që komentet mund t’i dërgojnë
deri më 14 qershor 2021.
24. Më 7 qershor 2021, brenda afatit të përcaktuar, Gjykata pranoi përgjigjen me
dokumentacionin përcjellës nga ZREE.
25. Më 14 qershor 2021, Gjykata pranoi komentet me dokumentacionin përcjellës nga
KOSTT.
26. Më 21 qershor 2021, Gjykata njoftoi parashtruesit e kërkesës përkitazi me
komentet/përgjigjet e ZREE-së dhe KOSTT-it.
5
27. Më 26 qershor 2021, bazuar në paragrafin (4) të rregullit 12 të Rregullores së punës
dhe Vendimit KK-SP 71-2/21 të 17 majit 2021 të Gjykatës, gjyqtarja Gresa Caka-
Nimani mori detyrën e Kryetares së Gjykatës, ndërsa bazuar në pikën 1.1 të
paragrafit 1 të nenit 8 (Përfundimi i mandatit) të Ligjit, Kryetarja Arta Rama-Hajrizi
përfundoi mandatin e Kryetares dhe të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.
28. Më 8 korrik 2021, Gjykata i parashtroi Kuvendit kërkesë për përgjigje përkitazi me
pyetjet si në vijim:
(i) Cila është natyra juridike e rekomandimeve të nxjerra nga Kuvendi
sipas nenit 65, pika 1, të Kushtetutës së Republikës se Kosovës? Me
konkretisht, a është akti i kontestuar [Rekomandimet Nr.08/R-01]
ligjërisht detyrues për subjektet të cilave u drejtohet;
(ii) Cilat janë kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas
legjislacionit në fuqi ndaj Ndërmarrjes Publike KOSTT? Më konkretisht,
cila është baza ligjore, sipas së cilës Kuvendi, si aksionar i vetëm i kësaj
Ndërmarrjeje Publike mund ta autorizojë këtë të fundit që të mbulojë
humbjet në sistemin e energjisë?; dhe
(iii) Sipas cilës bazë ligjore janë mbuluar humbjet e sistemit të energjisë
elektrike që nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 05/L – 085 për
Energjinë Elektrike, gjegjësisht periudhës 2016 -2020.
29. Në po të njëjtën ditë, Gjykata kërkoi nga Sekretariati i Kuvendit që deri më 22 korrik
2021 të dorëzojë të gjithë dokumentacionin përcjellës në lidhje me Rezolutën [nr.
06-R-008] e miratuar nga Kuvendi më 5 qershor 2018.
30. Më 15 korrik 2021, Gjykata pranoi nga Sekretariati dokumentet e kërkuara si më
sipër.
31. Më 21 korrik 2021, Gjykata pranoi nga Kuvendi përgjigjet ndaj pyetjeve të saj, të
përgatitura nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e
Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit (në tekstin e mëtejmë:
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit) dhe Komisionit për Ekonomi, Industri,
Ndërmarrësi dhe Tregti (në tekstin e mëtejmë: Komisioni për Ekonomi i Kuvendit)
dhe të dorëzuara në Gjykatë përmes Kryetarit të Kuvendit.
32. Më 26 korrik 2021, Gjykata i njoftoi parashtruesit e kërkesës lidhur me pranimin e
përgjigjeve ndaj pyetjeve të saj, të dorëzuara përmes Kryetarit të Kuvendit, dhe të
njëjtëve iu komunikua mundësia për të paraqitur komentet e tyre, nëse kanë, deri
më 6 gusht 2021.
33. Më 2 gusht 2021, Gjykata i parashtroi KOSTT-it kërkesë për përgjigje dhe informatë
ndaj pyetjeve si në vijim:
(i) Në bazë të legjislacionit në fuqi, cilat janë kompetencat e KOSTT-it në
lidhje me çështjet që janë përcaktuar në dispozitat e Rekomandimeve të
Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 08-R-01, të 6 majit 2021?
6
(ii) A përbëjnë rekomandimet bazë të vetme juridike për të ndërmarrë
veprimet që përcaktohen në pikën 4 të Rekomandimeve, “gjegjësisht
mbulimin e devijimeve të energjisë elektrike në katër komunat e Kosovës
(Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) sipas zgjedhjes
së prezantuar dhe miratuar në komision funksional duke shfrytëzuar të
hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen nga
dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm.”? dhe
(iii) Cilat janë veprimet që i keni ndërmarrë në zbatim të të gjitha dispozitave
të Rekomandimeve të lartcekura, të miratuara nga Kuvendi i Republikës
së Kosovës?
34. Më 6 gusht 2021, Gjykata pranoi komentet nga parashtruesit e kërkesës në lidhje
me përgjigjen e 26 korrikut 2021 të dorëzuar përmes Kryetarit të Kuvendit.
35. Më 16 gusht 2021, KOSTT dorëzoi përgjigjet ndaj pyetjeve të Gjykatës, të përcjella
me dokumentacionin si në vijim: (i) Vendimin e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it
nr. 210517/II-2 të 17 majit 2021; dhe (ii) Raportet e dorëzuara nga KOSTT në
Komisionin e Kuvendit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, më 4
qershor 2021, 16 qershor 2021, 14 korrik 2021 dhe 12 gusht 2021, respektivisht.
36. Më 20 gusht 2021, Gjykata i njoftoi parashtruesit e kërkesës lidhur me pranimin e
përgjigjeve ndaj pyetjeve të saj, të dorëzuar nga KOSTT-i më 16 gusht 2021.
37. Më 4 tetor 2021, Gjykata i parashtroi KOSTT-it kërkesë për përgjigje dhe informatë
deri më 18 tetor 2021, përkitazi me: (i) atë se cili është përkufizimi dhe kuptimi i
mjeteve të mbajtura sipas legjislacionit në fuqi, dhe po ashtu cila është baza ligjore
për kompensimin e këtyre mjeteve nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i
mundshëm dhe (ii) se si KOSTT i definon (a) devijimet e rrjetit të energjisë elektrike
në raport me marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë, Malin e Zi dhe
Maqedoninë e Veriut; dhe (b) devijimet apo humbjet në energjinë elektrike në katër
(4) komunat e Republikës së Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok
dhe Zveçan).
38. Më 18 tetor 2021, Gjykata pranoi përgjigjen e KOSTT-it ndaj pyetjeve të lartcekura
të Gjykatës.
39. Më 21 tetor 2021, Gjykata i njoftoi parashtruesit e kërkesës në lidhje me përgjigjen
e KOSTT-it të 18 tetorit 2021.
40. Më 21 tetor 2021, Gjykata i parashtroi KOSTT-it kërkesë për përgjigje dhe informatë
deri më 26 tetor 2021, ndaj pyetjes si në vijim: ”Cilat janë të hyrat dhe benefitet e
KOSTT-it si rezultat i operimit të KOSTT-it si Zonë Rregulluese e pavarur pas
nënshkrimit të marrëveshjeve?
41. Më 22 tetor 2021, Gjykata i dorëzoi Kuvendit, përkatësisht Komisionit për Buxhet,
Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Menaxhimin e Financave Publike,
7
respektivisht përgjigjen e KOSTT-it, të 18 tetorit 2021 dhe të njëjtën kohë i
parashtroi kërkesën për përgjigje, deri më 1 nëntor 2021, ndaj pyetjeve si në vijim:
“Në këtë drejtim, duke qenë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi
miratues i aktit të kontestuar, ju drejtohemi me kërkesën që përgjigjen e
bashkëngjitur në këtë shkresë, të KOSTT-it të 18 tetorit 2021 ta përcillni edhe
në Komisionin Për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe në Komisionin për
Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit.
Në vijim, në kuadër dhe varësi të kompetencave të këtyre Komisioneve, luteni
që të na sqaroni:
- Nëse para shqyrtimit dhe miratimit të Rekomandimeve të Kuvendit të
Republikës së Kosovës Nr. 08/R-01 në seancën plenare të Kuvendit të 6 majit
2021, është dërguar Rekomandimi i Komisionit për Ekonomi, Industri,
Ndërmarrësi dhe Tregti, i 28 prillit 2021 për opinion/mendim në Komisionet
për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe/ose në atë për Mbikëqyrjen e Financave
Publike;
- Nëse po, luteni që të na ofroni informacionin përkatës në lidhje me këtë;
dhe
- Nëse këto Komisione nuk kanë dhënë mendim lidhur me aktin e
kontestuar, luteni që Komisionet e lartcekura, në kuadër dhe varësi të
kompetencave tyre dhe në kuptim të Ligjit për Menaxhimin e Financave
Publike të na sqarojnë nëse një mendim/opinion i këtyre dy Komisioneve ka
qenë i nevojshëm, dhe po ashtu të na ofrojnë komentet e tyre në lidhje me
shkresën e KOSTT-it, të 18 tetorit 2021.
42. Më 26 tetor 2021, Gjykata pranoi përgjigjen e KOSTT-it ndaj pyetjeve të Gjykatës
të 21 tetor 2021.
43. Më 1 nëntor 2021, Gjykata pranoi përgjigjet e Komisionit për Buxhet, Punë dhe
Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit,
respektivisht.
44. Më 28 dhjetor 2021, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe
njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmerinë e kërkesës. Të njëjtën ditë, Gjykata
njëzëri vendosi që kërkesa e parashtruesve të kërkesës është e pranueshme dhe se
Akti i kontestuar i Kuvendit (i) është në pajtueshmëri me paragrafët 1, 5 dhe 14 të
nenit 65 [Kompetencat e Kuvendi] të Kushtetutës; dhe (ii) është në pajtueshmëri
me nenin 24 [Barazia para Ligjit] në lidhje me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe
Lirive Themelore] të Kushtetutës dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i
Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së.
Përmbledhja e fakteve
45. Përmbledhja e fakteve si më poshtë mbështetet në: (i) dokumentacionin e
bashkëngjitur në kërkesën e parashtruesve të kërkesës; (ii) dokumentacionin e
dorëzuar në Gjykatë nga Sekretariati i Kuvendit më 20 maj 2021 dhe më 15 korrik
2021, respektivisht; (iii) dokumentacionin e KOSTT-it, të dorëzuar në Gjykatë më
8
14 qershor 2021; (iv) dokumentacionin e ZREE-së, të dorëzuar në Gjykatë më 7
qershor 2021; (v) përgjigjet e dorëzuara nga Komisioni për Legjislacion dhe
Komisioni për Ekonomi të Kuvendit, respektivisht të dorëzuara përmes Kryetarit të
Kuvendit dhe të pranuara në Gjykatë më 21 korrik 2021; (vi) përgjigjet e KOSTT-it
të 16 gushtit 2021, të 18 tetorit 2021 dhe të 21 tetorit 2021, respektivisht; (vii)
përgjigjet e Komisionit të Kuvendit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit
për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit, respektivisht të 1 nëntorit 2021.
46. Bazuar në dokumentacionin e sipërcekur, të dorëzuar në Gjykatë, rezulton se që nga
viti 1999 nuk është faturuar energjia elektrike e konsumuar nga konsumatorët në
katër (4) komunat e Republikës së Kosovës si në vijim: Mitrovicë e Veriut, Zubin
Potok, Zveçan dhe Leposaviq (në tekstin e mëtejmë: katër (4) komunat e Republikës
së Kosovës). Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet përgjigjes së ZREE-së, të
dorëzuar më 7 qershor 2021, përmes së cilës ishte ofruar edhe kronologjia e
rrethanave faktike në lidhje me mosfaturimin e energjisë elektrike të konsumuar në
katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
47. Bazuar në dokumentacionin e sipërcekur të dorëzuar nga autoritetet publike të
lartcekura po ashtu rezulton se që nga viti 1999 deri më 2012, mungojnë informatat
se si është mbuluar mosfaturimi i energjisë për konsumatorët në katër (4) komunat
e Republikës së Kosovës dhe si janë kompensuar dhe mbuluar devijimet në sistemin
e energjisë elektrike.
48. Më 6 shkurt 2012, Bordi i ZREE-së përmes Vendimit [V.399.2012] vendosi që
konsumatorëve që nuk jetonin në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës
nëpërmjet faturave të rregullta t’ua ngarkonin shumën shtesë prej 3.5% për qëllim
të mbulimit të humbjeve në këto katër (4) komuna.
49. Bazuar në dokumentacionin e dorëzuar nga KOSTT dhe ZREE, rezulton që në vitin
2013, kishin filluar përgatitjen për negociatat e anëtarësimit të KOSTT-it në Rrjetin
Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Energji Elektrike (në
tekstin e mëtejmë: ENTSO-E), si trupë e Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale
(në tekstin e mëtejmë: RGCE).
50. Më 30 mars 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së
Shqipërisë nënshkruan Marrëveshje për një kohë të pacaktuar për shkëmbimin
dhe/ose ndarjen e rezervave rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të
Transmisionit OST Sh.a. të Republikës së Shqipërisë dhe KOSTT Sh.a., të
Republikës së Kosovës.
51. Neni 1 (Objekti i Marrëveshjes) i kësaj Marrëveshjeje përcakton si në vijim:
“Kjo Marrëveshje parashikon bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë se Republikës
së Shqipërisë dhe Qeverisë se Republikës se Kosovës, nëpërmjet Agjencive
përgjegjëse të secilit vend për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës
rregullues ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST sh.a. dhe
Operatorit të Sistemit të transmisionit dhe tregut KOSTT sh.a.”
9
52. Më 1 korrik 2016, Presidenti i Republikës së Kosovës shpalli Ligjin nr. 05/L– 085
për Energjinë Elektrike (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Energjinë Elektrike)
fushëveprimi i të cilit, ndër të tjera, përfshin: ”rregullat e përbashkëta për
prodhimin, transmetimin, shpërndarjen, furnizimin, tregtimin dhe tregun e
organizuar të energjisë elektrike, si pjesë e tregut rajonal dhe evropian të energjisë
elektrike, si dhe përcakton rregullat që kanë të bëjnë me qasjen e palëve në rrjet,
obligimet për shërbime publike, të drejtat e konsumatorëve dhe kushtet e
konkurrencës”.
53. Neni 13 i Ligjit të sipërcekur për Energjinë Elektrike, përcakton se të drejtat e
aksionarit të Ndërmarrjes Publike KOSTT ushtrohen nga Kuvendi i Republikës së
Kosovës.
54. Më 30 mars 2017, Kuvendi miratoi Ligjin nr.05/L-151, për ratifikimin e
Marrëveshjes së lartcekur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës të
përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë
për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervave rregulluese ndërmjet Operatorit të
Sistemit të Transmisionit OST Sh.a. të Republikës së Shqipërisë dhe KOSTT Sh.a.
të Republikës së Kosovës.
55. Më 13 prill 2017, ZREE i ndryshoi KOSTT-it Licencën [ZREE/Li_15/12] me
Licencën [ZREE/Li_15/17] si operator i rrjetit të transmetimit të energjisë
elektrike. Rrjedhimisht, KOSTT-i u autorizua që të fillojë prokurimin e energjisë
elektrike për mbulimin e humbjeve në energjinë elektrike në katër (4) komunat e
Republikës së Kosovës. Bazuar në nenin 5 (Kompensimi për Humbjet në Veri të
Kosovës) të kësaj Licence, përcaktohet që:
“1. Kur kërkohet me ndonjë Vendim apo Udhëzim lëshuar të Licencuarit nga
Rregullatori, i Licencuari duhet të sigurojë energji elektrike për të kompensuar
humbjet që dalin nga energjia e shfrytëzuar, por jo e paguar, nga
konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës.
2. Në llogaritë e tij rregullative, i Licencuari duhet të sigurohet se regjistron
ndarazi ndonjë kosto të shkaktuar nga ai për blerjen e energjisë, sipas
paragrafit 1 të këtij neni.”
56. Më 13 qershor 2017, Institucioni i Avokatit të Popullit, ex officio, nxori Raportin
[Nr.265/2017] me rekomandime përkitazi me faturimin e energjisë elektrike në
shumë shtesë prej 3.5%, e cila u ngarkohej si barrë konsumatorëve të energjisë
elektrike që nuk jetonin në katër (4) komunat e lartcekura.
57. Raporti i lartcekur i Institucionit të Avokatit të Popullit përmbante rekomandimet
për ndaljen e praktikave të faturimit të energjisë elektrike të shpenzuara në katër
(4) komunat e Republikës së Kosovës dhe për pasojë, kërkohej që në bashkëpunim
me ZREE dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në
Kosovë sh.a. (në tekstin e mëtejmë: KEDS) të gjejnë një mënyrë alternative për t'iu
10
shmangur humbjeve në veri të vendit, duke trajtuar të gjithë konsumatorët në
mënyrë të barabartë sipas normave kushtetuese dhe ligjore. Rrjedhimisht, përmes
këtij Raporti ishte rekomanduar që ZREE në pajtim me Ligjin nr.05/L-084 për
Rregullatorin për Energji të nxjerrë një vendim përmes së cilit do të miratohej
zbritja e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët.
58. Në një datë të pasaktësuar, Institucioni i Avokatit të Popullit parashtroi padi në
Gjykatën Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore),
përmes së cilës kishte kërkuar anulimin e Vendimit [V.399.2021] të 6 shkurtit 2012
të ZREE-së dhe njëkohësisht kishte kërkuar shtyrjen e këtij Vendimi deri në
vendosjen e meritave të rastit. Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit
[A.nr.1337/2017] të 11 shtatorit 2017 kishte pezulluar Vendimin e lartcekur të 6
shkurtit 2012.
59. Më 30 nëntor 2017, ZREE i dorëzoi KOSTT-it njoftimin për zbatimin e Aktgjykimit
të lartcekur të Gjykatës Themelore për pezullimin e Vendimit [V.399.2012], të 6
shkurtit 2012, të ZREE-së. Për pasojë, ZREE i pezulloi KOSTT-it të hyrat për
mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për katër (4) komunat e lartcekura.
60. Bazuar në dokumentacionin e pranuar nga KOSTT rezulton që duke filluar nga 2
dhjetori 2017, si rezultat i pezullimit të të hyrave nga ZREE dhe i mosfaturimit të
energjisë elektrike për konsumatorët në katër (4) komunat e lartcekura, KOSTT nuk
arriti “të prokurojë energji për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në 4
(katër) komunat dhe për pasojë konsumi në pjesën veriore të Kosovës është
regjistruar si devijim i Kosovës ndaj sistemit të Evropës Kontinentale”. Për pasojë,
me qëllim të evitimit të shkyçjes së sistemit të Republikës së Kosovës nga rrjeti
transmetues i Evropës Kontinentale, KOSTT-i i ishte drejtuar Qeverisë më kërkesën
për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me
energji elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
61. Më 5 mars 2018, Qeveria përmes Vendimit nr.02/34 ndau shumën prej 1,000,000
(një milion) euro për “mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike
në katër komunat veriore të Kosovës”. Në pikën 2 të këtij Vendimi ishte përcaktuar
që “Mjetet nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara
me kod 13100 kategoria e Shpenzimeve të Rezervës, dhe transferohen në
Ministrinë e Financave nënprogramin Thesari me kod 11200, kategoria e
shpenzimeve subvencione dhe transfere. Këto mjete nga Thesari transferohen në
llogarinë bankare të përcaktuar nga KOSTT”.
62. Më 5 qershor 2018, si rezultat i kërkesës për interpelancë të Kryeministrit të
Republikës së Kosovës, të parashtruar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes
Demokratike të Kosovës lidhur me vendimin e lartcekur të Qeverisë të 5 marsit
2018, Kuvendi nxori Rezolutën nr. 06-R-008 përmes së cilës u përcaktua që:
I. Obligohet Qeveria e Kosovës që në afat prej tre muajsh të vijë me propozim
për zgjidhjen e situatës së krijuar.
11
II. KOSTT dhe ZRRE të përpilojnë planin e kompensimit të humbjeve të
KOSTT, të shkaktuara nga Udhëzimi i ZRRE për furnizim të rrymës në
komunat e veriut të Kosovës.
III. Qeveria e Kosovës nuk duhet të vazhdojnë dialogun me Serbinë për çfarëdo
çështje që ndërlidhet me energjinë, pa zbatimin e marrëveshjes ekzistuese.
IV. Të krijohet një grup punues, i përbërë nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria e
Kosovës, KOSTT dhe ZRRE për të koordinuar veprimet për tejkalimin e
situatës së krijuar.
63. Më 20 gusht 2018, Bordi i ZREE-së përmes Vendimit [V.1019-2018] “aprov[oi]
cakun e reduktimit të humbjeve dhe lakoren e humbjeve të lejuara për periudhën
e dytë rregullative 2018-2022 për rrjetin e transmetimit (OST) dhe rrjetin e
shpërndarjes (OSSH) që do të filloj nga niveli i realizuar i humbjeve ne vitin 2017”.
Në pikën 4 të këtij Vendimi ishte përcaktuar që: "Caku i reduktimit të humbjeve
dhe lakorja e humbjeve të lejuara nuk aplikohet për sasinë e energjisë se pa-
faturuar në 4 (katër) komunat e veriut të Republikës së Kosovës".
64. Më 15 shkurt 2019, ZREE përmes Vendimit [V.1107.2019] certifikoi KOSTT-in si
operator të pavarur të transmetimit të energjisë elektrike, dhe në pikën II. të këtij
vendimi ishte vërtetuar se: “KOSTT SH.A. ka përmbushur kriteret e shthurjes
pronësore dhe pavarësisë vendimmarrëse, në pajtim me ligjet e Kosovës dhe të
Komunitetit të Energjisë, me të cilën janë njohur kufijtë energjetik në tërë
Republikën e Kosovës, dhe me këtë rast janë hapur rrugët që KOSTT të nënshkruaj
marrëveshjen për kyçje ne ENTSO-E [...]”.
65. Më 14 mars 2020, Kuvendi miratoi Ligjin për Buxhetin e vitit 2020, në të cilin ndër
tjerash, ishte paraparë “edhe ndarja e mjeteve financiare, prej dhjetë (10) milionë
eurove për KOSTT-in, për mbulimin e devijimeve në energjinë elektrike” në katër
(4) komunat e Republikës së Kosovës.
66. Më 20 prill 2020, si rezultat i votimit në ENTSO-E, si trupë e RGCE-së, ishte
aprovuar nënshkrimi i Marrëveshjes së Kyçjes së KOSTT-it me zonën sinkrone të
Evropës Kontinentale (në tekstin e mëtejmë: Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E).
Sipas kësaj Marrëveshjeje, KOSTT dhe Republika e Kosovës i bashkohet Bllokut
Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri. Nga momenti i zbatimit të
Marrëveshjes së re të Kyçjes parashihet që KOSTT të operojë si zonë rregulluese e
pavarur brenda Bllokut AK me Republikën e Shqipërisë në kuadër të zonës sinkrone
të Evropës Kontinentale.
67. Në muajin korrik 2020, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it nënshkroi Marrëveshjen e
Kyçjes me ENTSO-E.
68. Bazuar në dokumentacionin e pranuar nga Gjykata, Marrëveshja e Kyçjes ka hyrë
në fuqi më 28 tetor 2020, ndërsa zbatimi i saj ka filluar nga 14 dhjetori 2020. Neni
13, paragrafi 2, i Marrëveshjes së Kyçjes përcakton që: “Në rast të një shkeljeje nga
një Palë, e shkaktuar nga neglizhenca e thjeshtë ose e rëndë ose gabime të
qëllimshme ose mashtrim, Palët pretenduese do të kenë të drejtë të kërkojnë
12
kompensim nga Pala e paracaktuar, për çdo dëmtim, tarifë pagesë ose shpenzim,
i cili mund të konsiderohet si dëm i drejtpërdrejtë që rrjedh nga, ose rezulton nga
shkelja".
69. Duke filluar nga 14 dhjetori 2020, KOSTT filloi zbatimin e Marrëveshjes së Kyçjes
dhe si rezultat, KOSTT kishte “filluar të operoj si zonë rregulluese e pavarur
brenda Bllokut AK në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale. Alokimi i
kapaciteteve të interkoneksionit dhe menaxhimi i kongjestioneve të rrjetit
interkonektiv do të realizohet brenda strukturës së këtij blloku dhe jo më nga EMS
(Serbi)“.
70. Më 6 prill 2021, KOSTT iu drejtua me kërkesë Komisionit për Ekonomi të Kuvendit,
përmes së cilës kërkoi që: (i) të adresohet problemi i furnizimit me energji elektrike;
dhe (ii) të sigurohen mjetet financiare për mbulimin e humbjeve në katër (4)
komunat e Republikës së Kosovës, për periudhën prill - dhjetor 2021.
71. Më 28 prill 2021, Komisioni i Kuvendit për Ekonomi, pas shqyrtimit të kërkesës së
KOSTT-it, bazuar në nenin 62 të Rregullores së Kuvendit, me shumicë votash,
miratoi Rekomandimet si në vijim:
1. NP KOSTT, duhet të paraqes para komisionit funksional, ne baza mujore
devijimet e energjisë elektrike në këto komuna: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq,
Zubin Potok dhe Zveçan, për gjashtë (6) muajt e ardhshëm, duke filluar nga
muaji prill 2021;
2. NP KOSTT, të paraqes në komision funksional, shpenzimet e energjisë
elektrike në baza mujore retroaktivisht prej 1 janar 2018 - deri më 1 prill 2021;
3. NP KOSTT, duhet të paraqes në komision funksional, zgjidhjen mujore për
devijimin e energjisë elektrike në katër komunat e Kosovës (Mitrovice e Veriut,
Leposaviq, Zubin Potok dhe Zve9an);
4. Autorizohet NP KOSTT te mbuloj devijimet e energjisë elektrike në katër
komunat e vendit (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan),
sipas zgjidhjes së prezantuar dhe miratuar në komisionin funksional duke
shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen
nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm.
5. Obligohet Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashte (6) mujor të sigurojë
të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në
fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e konsumatorëve në
katër komunat e Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe
Zveçan) me energji elektrike.
72. Miratimin e Rekomandimeve të sipërcekura, Komisioni funksional i Kuvendit për
Ekonomi e arsyetoi si në vijim:
“Ndërmarrja publike [KOSTT] është operatori i vetëm i sistemit, transmisionit
dhe tregut të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. KOSTT është
kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore. Në përputhje me Ligjin për
energjinë elektrike nr.05/L-085 i miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit
13
ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës. KOSTT me datë [6 prill
2021] ka paraqitur kërkesë në komision për sigurimin e mjeteve financiare për
mbulimin e humbjeve në komunat në veri të Kosovës. Ku ndër tjera cek se:
është e domosdoshme që institucionet e Republikës së Kosovës të adresojnë
furnizimin e konsumatorëve të pjesës së veriut të Kosovës duke siguruar mjete
shtesë financiare për periudhën Prill- Dhjetor 2021 në vlerë rreth 11 milion
euro, në mënyrë qe të ruhet stabiliteti financiar i KOSTT, siguria e furnizimit
me energji elektrike dhe përmbushja e obligimeve ndaj ENTSO-EIRG CE për
balancimin e sistemit elektroenergjitë të Kosovës. Komisioni me datë
20.4.2021, e shqyrtoj kërkesën e KOSTT-it, dhe vendosi që me datë 27.4.2021,
ta ftoj KOSTT-in, ta arsyetoj kërkesën para komisionit, si dhe ftoj edhe
ministren e linjës, me këtë rast ministren e ekonomisë. Me datë 27.4.2021,
komisioni debatoj në prezencë të dy palëve, KOSTT-it dhe ministres së
ekonomisë, ku morën sqarime nga KOSTT lidhur me kërkesën dhe nga
ministrja për ekonomi qëndrimin e qeverisë.”
73. Më 30 prill 2021, Kryetari i Kuvendit njoftoi deputetët e Kuvendit për mbajtjen e
seancës plenare, e cila u caktua më 6 maj 2021. Si pikë e pestë e rendit të ditës ishte
paraparë “shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit funksional për Ekonomi,
Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e KOSTT për sigurimin e mjeteve
financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës”.
74. Në seancën plenare të 6 majit 2021, Nënkryetarja e Kuvendit prezantoi pikën e
lartcekur të rendit të ditës dhe theksoi se Komisioni për Ekonomi i Kuvendit ka
shqyrtuar kërkesën e KOSTT-it për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e
humbjeve në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës dhe Kuvendit i ka
paraqitur rekomandimin.
75. Më 6 maj 2021, Kuvendi pas prezantimit të rekomandimeve të Komisionit të
lartcekur, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi të njëjtat.
Përmbajtja e Aktit të kontestuar të titulluar “Rekomandime” është si në vijim:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 65 (1) dhe nenit 6.1 të
Rregullores së Kuvendit, në Seancën plenare të mbajtur më 6 maj 2021, pasi i
shyqrtoi rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe
Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare
për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës, miratoi këto:
R E K O M A N D I M E
“1. NP KOSTT, duhet të paraqes para komisionit funksional, në baza mujore
devijimet e energjisë elektrike në këto komuna (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq,
Zubin Potok dhe Zveçan) – për gjashtë (6) muajt e ardhshëm, duke filluar nga
muaji prill 2021;
2. NP KOSTT, të paraqes në komision funksional, shpenzimet e energjisë
elektrike në baza mujore retroaktivisht prej 1 janar 2018 – deri me 1 prill 2021;
14
3. NP KOSTT, duhet të paraqes në komision funksional, zgjidhjen mujore për
devijimin e energjisë elektrike në katër komunat e Kosovës (Mitrovicë e Veriut,
Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan);
4. Autorizohet NP KOSTT të mbuloj devijimet e energjisë elektrike në katër
komunat e vendit (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan),
sipas zgjidhjes së prezentuar dhe miratuar në komisionin funksional duke
shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen
nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm;
5. Obligohet Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë
të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në
fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e konsumatorëve në
katër komunat e Republikës së Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin
Potok dhe Zveçan) me energji elektrike.”
76. Më 17 maj 2021, Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it duke u bazuar në “Nenin 30 të Ligjit
03/L-087 për Ndërmarrje Publike, Nenin 162 paragrafi 1.1 si dhe nënparagrafi
1.12 i Ligjit nr. 06/L -016 për Shoqëritë Tregtare dhe Nenin 14 paragrafi 14.2.2.5
i Statutit të Shoqërisë Aksionare KOSTT SH.A.” nxori Vendimin 210517/II-22 me
përmbajtjen si në vijim:
1. Sipas autorizimit nga Rekomandimet e Kuvendit te Republikës së Kosovës
NR.08-01 i datës 06.05.2021/ ndahen mjetet buxhetore ne shumen prej 8 200
000 [tetë milion e dyqind mijë] euro (€) nga fitimet e mbajtura për mbulimin
e devijimit të energjisë elektrike për pjesën veriore te Kosovës për vitin 2021.
mjete këto te cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm
tjetër i mundshëm
Arsyetim
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare të mbajtur me date
06.05.2021 sipas Rekomandimeve Nr.08-01 ka autorizuar NP KOSTT sh.a. të
mbulojë devijimin e energjisë elektrike në katër komunat e veriut: Mitrovica e
Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan sipas zgjidhjes se prezantuar dhe
miratuar ne komisionin funksional duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti
vetanak.
2. Duke u nisur nga detyrimi e autorizimit për mbulimin e humbjeve për pjesë
veriore të Kosovës, Bordi i Drejtoreve në mbledhjen e jashtëzakonshme
nr.121.1/21 morri vendim që të mbuloj devijimet me energji elektrike për katër
komunat e pjesës veriore të Kosovës duke shfrytëzuar mjetet nga buxheti
vetanak të cilat do të kthehen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i
mundshëm.
15
3. Detyrimi i pageses të mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve për pjesën
veriore rezulton edhe nga neni 16 parag. 1 nen parag. 1.19 te Ligji 03/L-085
per Energji Elektrike lidhur me balancimin e energjisë elektrike po kështu.
4. Po ashtu sipas Nenit 5 të licencës Nr. ZRRE/LI_15/17 për Operatorin e
Sistemit të Transmisionit dhe Tregu KOSTT SH.A. datë 13.04.2017 është
parashikuar obligimi me të cilën KOSTT është obliguar për kompensimin e
humbjeve te energjisë elektrike ne pjesën veriore të Kosovës si dhe me
dispozitën kalimtare përkatëse në Rregullën për të hyrat e OST/OT-së, KOSTT
është obliguar për kompensimin e humbjeve te energjisë elektrike ne pjesën
veriore të Kosovës.
5. Ky detyrim i balancimit përkatësisht për mbulimin e humbjeve si rezultat i
devijimit të energjisë elektrike për 4 (katër) Komunat e pjesës veriore rezulton
edhe sipas Nenit 4 të Marrëveshjes për kyçje KOSTT – ENTSO sipas kësaj
dispozite ligjore KOSTT është i detyruar të operoj në përputhje të plotë me
rregullativat e Komisionit Evropian përfshirë edhe fillimin e operimit të
pavarur si zonë e pavarur në kuadër të Bllokut Rregullues Kosovë- Shqipëri.
77. Më 4 qershor 2021, më 16 qershor 2021 dhe më 14 korrik 2021, respektivisht
KOSTT i dërgoi Komisionit për Ekonomi të Kuvendit:
1. Raportin për “Konsumin e energjisë elektrike dhe kostot për mbulimin e
humbjeve në pjesën veriore të Kosovës për muajin Prill 2021” [pikat 1 dhe 3
të Aktit të kontestuar të Kuvendit];
2. Raportin për “shpenzimin e energjisë elektrike në komunat: Mitrovica e
Veriut Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan” për periudhën dhjetor 2017 -
mars 2021 dhe kostot për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës
për muajin Prill 2021” [pikat 1 dhe 3 të Aktit të kontestuar të Kuvendit];
3. Raportin për “Konsumin e energjisë elektrike dhe kostot për mbulimin e
humbjeve në pjesën veriore të Kosovës për muajin maj 2021”;
4. Raportin për “Konsumin e energjisë elektrike dhe kostot për mbulimin e
humbjeve në pjesën veriore të Kosovës për muajin qershor 2021”; dhe
5. Raportin për “Konsumin e energjisë elektrike dhe kostot për mbulimin e
humbjeve në pjesën veriore të Kosovës për muajin korrik 2021”.
Prezantimi i kompetencave dhe përgjegjësive të autoriteteve publike dhe
ndërmarrjeve kompetente në sektorin e energjisë
78. ZREE është agjenci e pavarur e themeluar me Ligjin Nr. 05/L-084 për
Rregullatorin e Energjisë (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Rregullatorin e Energjisë).
Sipas Ligjit të lartcekur, ZREE është përgjegjëse për rregullimin ekonomik të
sektorit të energjisë. Detyrat dhe funksionet e ZREE-së janë të përcaktuara në Ligjin
për Rregullatorin e Energjisë, të cilat, ndër tjerash, përfshijnë: (i) krijimin dhe
funksionimin efikas, transparent dhe jodiskriminues të tregut të energjisë; (ii)
përcaktimi i kritereve dhe kushteve për dhënien e licencave për kryerjen e
aktiviteteve në fushën e energjisë; (iii) përcaktimi i kritereve dhe kushteve për
16
dhënien e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja; (iv) monitorimi dhe
përkujdesja për përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji; dhe (v) caktimi i
kritereve dhe kushteve të arsyeshme për veprimtaritë energjetike në bazë të
metodologjisë tarifore.
79. KOSTT, gjegjësisht Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatori i
Tregut (OT) është themeluar fillimisht përmes Ligjit nr. 2004/10 për Energjinë
Elektrike të 1 korrikut 2006. KOSTT është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe
Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, Ndërmarrje Publike me 100 % të aksioneve
shtetërore dhe bazuar në nenin 13 të Ligjit nr.05/L-085 të ri për Energjinë Elektrike
të miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të
Republikës së Kosovës. KOSTT është përgjegjës, ndër tjerash, për (i) planifikimin,
zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit të transmetimit elektroenergjetik
në Kosovë; (ii) sigurimin e qasjes së hapur dhe jodiskriminuese për palët e treta;
(iii) funksionimin e tregut të ri të energjisë; (iv) sigurimin e kushteve që inkurajojnë
konkurrencë në Kosovë; dhe (v) bashkëpunimin me Operatorët e Sistemit të
Transmetimit në vendet fqinje. KOSTT funksionon si Operator i sistemit të
Transmetimit dhe si Operator i Tregut në bazë të Licencave të lëshuara nga ZREE.
KOSTT menaxhon Sistemin e Transmetimit të Republikës së Kosovës duke operuar
me nivele të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV dhe 110 kV. Sistemit të transmetimit
i përkasin edhe transformatorët e ndërlidhur me rrjetin e shpërndarjes: 220/ 35/10
kV dhe 110/35/10(20) kV. Përgjegjësi e KOSTT-it është që në mënyrë të sigurtë dhe
të besueshme të transmetojë energjinë elektrike nga njësitë e gjenerimit deri te
sistemi i shpërndarjes, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.
80. Korporata Energjetike e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK) është ndërmarrje
publike që kryen aktivitetet në mihje të thëngjillit dhe gjenerim të energjisë
elektrike që përfshin rreth 95 % të energjisë së prodhuar në vend.
81. Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (në tekstin e mëtejmë:
KEDS) është ndërmarrje private në kuadër të konzorciumit Limak-Çalik që kryen
aktivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, mirëmbajtjen e rrjetit të tensionit
të mesëm dhe të ulët, përfshirë njehsorët.
82. Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike J.S.C., (në tekstin e
mëtejmë: KESCO) është ndërmarrje e themeluar në vitin 2014 e krijuar si pasojë e
shthurjes legale mes operatorit të shpërndarjes dhe furnizuesit, dhe e cila ka hyrë
në fuqi më 1 janar 2015. Kjo ndërmarrje kryen aktivitetin e furnizimit përfshirë edhe
aktivitetin e shërbimit të furnizuesit universal.
Pretendimet e parashtruesve të kërkesës
83. Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit është nxjerrë
në shkelje të neneve 3 [Barazia para ligjit], 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i
Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], 119
[Parimet e Përgjithshme], 120 [Financat Publike], 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe
Burimeve Natyrore] të Kushtetutës, nenet 14 (Ndalimi i diskriminimit) të KEDNJ-
17
së, dhe protokolleve të saj, përkatësisht nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit
nr. 1 dhe nenin 1 (Ndalimi i përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr.12 të
KEDNJ-së, si dhe nenet 2 dhe 7 të DUDNJ-së.
84. Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit: (i) është
miratuar pa bazë ligjore; (ii) shkel një të drejtë themelore si “barazinë para ligjit”;
(iii) është në kundërshtim me parimin e rendit demokratik të Republikës së
Kosovës; (iv) cenon pavarësinë e institucioneve të pavarura; dhe (v) se dispozitivi i
Aktit të kontestuar është i karakterit arbitrar.
85. Parashtruesit e kërkesës theksojnë se Akti i kontestuar qëllimisht është miratuar në
formë të Rekomandimeve, edhe pse në mënyrë të rregullt është proceduar në
Kuvend, në formë të vendimeve përfundimtare, ashtu siç parasheh paragrafi 1 i
nenit 62 (Funksioni i Komisioneve) i Rregullores së Kuvendit.
86. Tutje, parashtruesit e kërkesës argumentojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit u
miratua në bazë të kërkesës së KOSTT-it, përmes së cilës ishte kërkuar sigurimi i
mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në katër (4)
komunat e Republikës së Kosovës. Sipas tyre një vendim i tillë nuk parashihet në
ndonjë ligj në fuqi, si një kompetencë e Kuvendit. Përkundrazi, është Kuvendi,
institucioni i cili sipas nenit 65, paragrafit 9 të Kushtetutës, e mbikëqyr punën e
Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të Kushtetutës dhe
ligjeve, i raportojnë Kuvendit. Parashtruesit e kërkesës shtojnë se: “Ndërmarrja
KOSTT i raporton Kuvendit, por ushtrimin e detyrave si institucion i pavarur nuk
mund ta kalojë te Kuvendi, vetëm pse i raporton këtij institucioni”.
87. Parashtruesit e kërkesës në këtë kontekst, pretendojnë se çështja e trajtuar në këtë
vendim, nuk mund të konsiderohet e trajtuar e as e zgjidhur përfundimisht, për aq
sa, Akti i kontestuar i Kuvendit është në formën e “Rekomandimeve”, kur dihet
mirëfilli se rezolutat, deklaratat dhe rekomandimet, sipas rregullit, nuk kanë
karakter normativ (obligues), ndërsa vendimet kanë karakter të akteve juridike.
Nëse çështja e ngritur në kërkesën e KOSTT-it, ishte e karakterit financiar, kjo nuk
mund të vendosej nga “ana e Kuvendit, më një akt tjetër, përveçse me ligj,
përkatësisht përmes ligjit për buxhetin, si kompetencë ekskluzive e Kuvendit për të
miratuar ndarjet buxhetore”.
88. Parashtruesit e kërkesës theksojnë se: “Çështja e mospagesës së energjisë elektrike
nga banorët e pjesës veriore të Kosovës, nuk është një çështje e re. Siç e kemi
theksuar në fillim, kjo vazhdon të jetë një sfidë e institucioneve ekzekutive dhe
agjencive të pavarura. Por, asnjëherë në formën e tillë, nuk është shqyrtuar e
vendosur në Kuvend. Pra, deri më tani nuk ka ndonjë rast kur Kuvendi, ka
vendosur me vendim ndarjen e mjeteve financiare të buxhetit të KOSTT-it apo
ndonjë institucioni tjetër”.
89. Sipas parashtruesve të kërkesës një ndarje e mjeteve financiare për humbjet e këtij
institucioni është bërë nga Qeveria, në vitin 2020, përmes propozimit të
Projektligjit për Ndarjet Buxhetore. Ky Projektligj, në formën e subvencionimit
18
shtesë të KOSTT-it, kishte paraparë shumën prej njëmbëdhjetë (11) milionë euro
për këtë ndërmarrje. Pra, propozimi kishte ardhur nga Qeveria, për ndarje të
mjeteve shtesë, dhe për të njëjtin kishte vendosur më ligj Kuvendi. Po ashtu,
Kuvendi, përmes vendimit kontestues, në mënyrë kundërkushtetuese, mbivendos
ndaj Rezolutës së tij të miratuar rreth tre vite më parë, përkatësisht Rezolutës [Nr.
06-R-oo8] të 5 qershorit 2018, pikërisht çështjen e humbjeve të KOSTT-it. Sipas
parashtruesve të kërkesës, ky vendim nuk ka bazë juridike dhe nuk hyn, si i tillë, në
përgjegjësinë institucionale të Kuvendit.
90. Parashtruesit e kërkesës më tej theksojnë se KOSTT dhe ZREE janë institucione të
pavarura që punën dhe detyrat e tyre publike i ushtrojnë, apo duhet t’i ushtrojnë
sipas legjislacionit në fuqi. Dhe këtë, sipas tyre, e argumenton edhe fakti se këto
institucione i raportojnë pikërisht në baza vjetore Kuvendit. Pra, raporti i KOSTT-
it me Kuvendin është raport juridik i rregulluar me ligj dhe kjo nuk mund të
nënkuptohet se Kuvendi, si institucion të cilit i raporton KOSTT, ka të drejtën e
ndërhyrjes, përveç me ligj, në menaxhimin financiar të dividendës së tij, në
shpërputhje të plotë me qëllimet, objektivat dhe misionin e KOSTT.
91. Parashtruesit e kërkesës tutje theksojnë se: “Në pikëpamje juridike e sipas
rregullit, natyra juridike e aktit që miraton Kuvendi e përcakton edhe efektin dhe
pasojat që i njëjti i shkakton. Në këtë kontekst, sipas tyre, Akti i kontestuar ka të
meta esenciale juridike për arsye se “nga njëra anë, emërtohet si “rekomandime”,
e nga ana tjetër, përmbajtësisht, dispozitivi i tij, shkakton pasoja të mëdha juridike
dhe financiare”.
92. Në këtë kuptim, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se: “Nuk mund të pandehim
se ky është thjesht dhe vetëm një “rekomandim” i cili si rregull nuk ka fuqi
detyruese. Por, fjala është për një “vendim” të Kuvendit në kuptim të paragrafit 5
të nenit 113 të Kushtetutës. Ky nuk është vetëm një pretendim i parashtruesve të
kërkesës, por është vetë dispozitivi i tij, i cili në raport me emërtimin e aktit, është
paradoksal. Janë veçanërisht pika 4 dhe 5 e këtij akti, që të njëjtin në pikëpamje
juridike e bëjnë absolutisht një vendim me karakter të detyrueshëm juridik dhe
assesi një “rekomandim” në kuptimin juridik të aktit, nga sa është titulluar”.
93. Mbi këtë bazë, parashtruesit e kërkesës potencojnë se pika 4 e Aktit të kontestuar
autorizon KOSTT-in që nga të hyrat milionëshe të tij të mbulojë humbjet e
regjistruara. Sipas tyre, me rekomandim të Kuvendit nuk mund të bartet një
autorizim për një institucion të pavarur, aq më tepër që përmes tij, lejohet
shpenzimi i miliona eurove nga buxheti, në kundërshtim të plotë me ligjin në fuqi,
përkatësisht nenin 8 (Të hyrat e dedikuara të agjencive të pavarura) të Ligjit nr.
07/L-041 për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin
2021, si dhe në kundërshtim me Ligjin nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave
Publike dhe Përgjegjësitë.
94. Parashtruesit e kërkesës pohojnë tutje se: “[...] edhe pika 5 (pesë) e Aktit te
kontestuar, e vendos shprehimisht një obligim konkret për Qeverinë, madje
kryerja e të cilit kushtëzohet me afat kohor prej (6) muajsh. Edhe kjo pikë e
19
dëshmon qartësisht se vendimi kontestues, nuk ka natyrë juridike të
“rekomandimit”, por të “vendimit” që prodhon pasoja juridike. Respektivisht,
përmes këtij vendimi, janë prodhuar një varg efektesh juridike, janë krijuar dhe
ndryshuar marrëdhëniet juridike të palëve të përfshira. Prandaj i njëjti është një
vendim i karakterit detyrues dhe autorizues në aspektin juridik. Termi “vendim; i
përdorur nga neni 113.5 i referohet çdo veprimi të Kuvendit, i cili prodhon pasoja
juridike sipas kompetencave kushtetuese të tij. Prandaj, termi ‘vendim’ përfshin jo
thjeshtë një akt juridik të Kuvendit, por vendimin e këtij të fundit përmes së cilit
është bërë nxjerrja e tij”.
95. Në këtë linjë, parashtruesit e kërkesës argumentojnë se: “[...] çdo veprim i Kuvendit
që prodhon pasoja juridike (i përgjithshëm apo individual), qoftë i lëshuar në
formë të shkruar apo të pashkruar, si në lidhje me çështje substanciale ashtu edhe
me çështje procedurale, mund t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues. Vendimi i
kontestuar obligon kompaninë publike KOSTT që të paguaj energjinë elektrike të
shpenzuar nga banorët e komunave veriore të Kosovës nga dividenta e saj,
dividentë e cila në kushte normale do shkonte në buxhetin e konsoliduar të
Kosovës. Pra, praktikisht paratë merren nga buxheti i konsoliduar i Kosovës. Në
këto kushte, qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës janë të diskriminuar, sepse buxheti
i shtetit, që mbushet nga taksat e tyre, përdoret për të paguar faturat e energjisë
për vetëm një pjesë të qytetarëve, ndërkaq pjesë tjetër duhet të paguaj nga të
ardhurat vetanake”.
96. Sipas parashtruesve të kërkesës: “[...] një aspekt tjetër, shumë i rëndësishëm është
edhe fakti se ndërmarrjet publike dhe institucionet e pavarura janë të pavarura
në ushtrimin e kompetencave të tyre, ndërkaq, ndërhyrja në buxhetin e tyre, të
ardhurat apo shpenzimet, mund të bëhet vetëm në pajtim me rregullat ligjore. Në
rastin konkret vendimi kontestues, do të mund të merrej vetëm nëse Kuvendi
përmes miratimit të Ligjit për Buxhetin apo plotësimin dhe ndryshimin e tij, do të
lejonte shpenzimet e KOSTT, respektivisht shfrytëzimin e dividentës së tij, për të
mbuluar humbjet e regjistruara“. Përkitazi me këtë, parashtruesit e kërkesës i
referohen nenit 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]; nenit 137 [Kompetencat e
Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës]; nenit 138 [Raportimi i Auditorit të
Përgjithshëm të Kosovës]; dhe nenit 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës.
97. Përveç kësaj, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar: “[...] cenon
esencialisht edhe parimin e barazisë para ligjit dhe të drejtën themelore për barazi
para ligjit. Një parim i tillë kushtetues, nuk lejohet të shkelet nga ligjet e
zakonshme apo nga vendimet e tjera të Kuvendit. Nga ky parim rrjedh se edhe ata
që zbatojnë ligjet, pra, pushteti kushtetues, duhet t’i zbatoj ato njësoj ndaj të
gjithëve, dhe secilit t’i ofrojë të njëjtën mbrojtje. Sipas parimit të barazisë së
qytetarëve, nuk do të ishte e mundur asnjëherë nxjerrja e asnjë ligji special apo
krijimi i ndonjë privilegji për të tjerët. Pra, sanksioni i këtij parimi është baza e
nxjerrës së akteve që krijojnë të drejtën e cila nuk kufizohet vetëm në ligje, kjo
nënkupton se edhe aktet nënligjore që i nxjerr pushteti legjislativ, duhet të kenë
për bazë respektimin e tij. Respektimi i parimit të barazisë nënkupton obligim, jo
vetëm për pushtetin ekzekutiv e gjyqësorin, por edhe për legjislativin. Në fakt, për
20
pushtetin e legjislativit parimi i barazisë nënkupton obligim për krijimin e së
drejtës, e cila do të jetë e njëjtë për të gjithë. Vështruar nga këndi negativ, nuk
lejohet e drejta e pabarabartë për disa individë ose disa grupe. Prandaj parimi i
barazisë konsiderohet edhe e drejtë për barazi. Parimi i barazisë së qytetarëve,
sipas kësaj, vlen si parim juridik, pra, parashihet e drejta juridike, barazia para
ligjit dhe sipas ligjit”.
98. Në këtë kontekst, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar: “[...] në
mënyrë të drejtpërdrejtë, vendos në pozitë diskriminuese të gjitha qytetarët që
kryejnë detyrimin e tyre për pagesën e tarifave të shërbimit të energjisë elektrikë,
në raport me qytetarët që nuk e bëjnë këtë. Kushtetuta shprehimisht e ndalon
çfarëdo forme të diskriminimit duke mos përmendur format konkrete të
diskriminimit direkt (drejtpërdrejtë) dhe indirekt (tërthortë), porse shprehimisht
ndalon diskriminimin mbi bazën e cilësdo veti personale të individit (racës,
ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes
kombëtare a shoqërore, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual,
lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal). Neni 24 garanton
barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit dhe përcakton të drejtën e tyre për
mbrojtje të barabartë ligjore pa asnjë dallim mes tyre. Në të vërtetë, kuptimi i këtij
neni është ndalimi kushtetues i diskriminimit, si parakusht themelor i sigurimit të
respektimit të të gjitha të drejtave tjera të njeriut që i garanton Kushtetuta dhe
realizimit të tyre në kushte të barabarta”.
99. Në vijim, parashtruesit e kërkesës theksojnë se: “Akti i kontestuar i Kuvendit merr
parat nga buxheti i shtetit që është i të gjithëve, dhe i shlyen detyrimet për pagesën
e energjisë elektrike vetëm për një pjesë të qytetarëve të Kosovës, gjegjësisht atyre
në 4 (katër) komunat e Republikës së Kosovës”. Në këtë kontekst, parashtruesit e
kërkesës duke iu referuar nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, nënvizojnë
se: “Nxjerrja e vendimeve nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe krijimi i
infrastrukturës tjetër të domosdoshme për të ndërtuar barazinë para Kushtetutës
dhe ligjit në kuptim të nenit 24 të Kushtetutës përbën detyrën primare të këtij
institucioni. Çdo vendim-marrje e Kuvendit duhet parë si vënie në jetë nga ana e
Republikës së Kosovës të këtij detyrimi kushtetues. Kjo përbën esencën e sundimit
të ligjit, si një garanci kushtetuese, i cili është cenuar përmes këtij vendimi arbitrar
për të paguar energjinë elektrike për një pjesë të banorëve të Kosovës”.
100. Në vazhdim, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se: “Krahas dispozitës së
përgjithshme për barazinë para ligjit, të drejtës për mbrojtje të barabartë ligjore
dhe ndalimit të diskriminimit (neni 24 paragrafi 1), Kushtetuta përcakton edhe
një dispozitë të veçantë që ndalon çdo formë të diskriminimit të bazuar në
përkatësinë e komuniteti, pra grupit të caktuar nacional apo etnik, gjuhësor ose
religjioz, që është tradicionalisht i pranishëm në territorin e Kosovës, qoftë në
aspektin e “amnistimit” nga zbatimi i ligjit, në rastin konkret nga obligimi për
pagesën e energjisë eklektike”. Sidoqoftë, parashtruesit e kërkesës, nuk
pretendojnë diskriminim mbi ndonjë bazë etnike, përkundër koncentrimit më të
madh të komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës, sepse në këtë pjesë,
natyrisht me numër më të vogël ka pjesëtarë edhe të grupeve të tjera etnike, e të
21
cilët, janë përfitues direkt nga moszbatimi i ligjit në çështjen e pagesës së tarifave
të energjisë elektrike. Por, baza e këtij diskriminimi, përkundër që në perceptim
publik konsiderohet etnike, ajo megjithatë është tjetër. Pra, diskriminimi në rastin
konkret është mbi bazën e vendbanimit, ku edhe e vendosin theksin e pretendimeve
parashtruesit e kërkesës.
101. Në lidhje me këtë, parashtruesit e kërkesës i referohen edhe paragrafit 1 të nenit 1
të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që sipas tyre shprehimisht
përcakton mundësinë e diskriminimit sipas një baze tjetër, që në rastin konkret,
është vendbanimi si bazë e krijimit të diskriminimit përmes vendimit kontestues.
102. Për sa më sipër, parashtruesit e kërkesës theksojnë: “Konsiderojmë se me vendimin
kontestues, qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës, në mënyrë sistematike, por
pavarësisht kësaj, në rastin konkret në mënyrë konkrete të tërthortë, janë vënë në
pozitë diskriminuese, në krahasim me qytetaret e vendbanimeve të komunave
veriore, të cilët nuk paguajnë shpenzimet e energjisë eklektike dhe me vendimin
kontestues, përligjet lirimi i tyre nga ky detyrim, duke i paguar të njëjtat me
paratë e qytetarëve të pjesëve të tjera të Kosovës, pavarësisht nëse këto mjete
financiare janë në formën e dividentës së KOSTT”.
103. Tutje, parashtruesit e kërkesës argumentojnë se: “Kjo nënkupton, pos tjerash edhe
dështimin e institucioneve shtetërore për të ushtruar efektivisht detyrën për
zbatimin e ligjit dhe kontrollin e plotë ligjor dhe sovran në të gjithë territorin e
shtetit të Kosovës. Ndërkaq, Kuvendi, përmes aktit të tij, vendimit kontestues,
vetëm se konfirmon këtë diskriminim mbi bazën e mësipërme të pretenduar”.
Parashtruesit e kërkesës, duke iu referuar paragrafit 9 të nenit 65 të Kushtetutës
nënvizojnë se Kuvendi e ka përgjegjësi kushtetuese të mbikëqyrë punën e Qeverisë
dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i
raportojnë Kuvendit. Në vijim, parashtruesit e kërkesës specifikojnë se KOSTT i
raporton Kuvendit dhe ky i fundit në rastin më të mirë me qëllim të ndalimit të
praktikës së mëhershme të diskriminimit, kërkonte përgjegjësi nga Qeveria, si
institucion përgjegjës kushtetues për zbatimin e ligjit, që të ushtrojë të gjithë
autoritetin e saj ligjor për të zbatuar paragrafin 1 dhe 2 të nenit 2 [Sovraniteti] të
Kushtetutës.
104. Parashtruesit e kërkesës, më tej pretendojnë se: “[...] Kuvendi ka dështuar të zbatoj
garancionet kushtetuese të përcaktuara në nenin 119 të Kushtetutës, të cilat
përcaktohen ne nenin 119 [Parimet e Përgjithshme], paragrafin 1, 7, 8, 9 dhe 10, te
Kushtetutës. Për sa më sipër, me vendimin kontestues, Kuvendi, ka dështuar të
mbrojë në mënyrë të barabartë konsumatorët e Kosovës, në raport me
diskriminimin në pagesën e energjisë eklektike, siç garantohet në paragrafin 7 të
këtij neni”. Po ashtu, duke autorizuar pagesën e energjisë elektrike për banorët e
pjesës veriore, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se: “Kuvendi, ka cenuar
detyrimin kushtetues që çdo person të paguaj tatimet dhe kontributet e tjera të
parapara me ligj. Më vendimin kontestues, përligjet lirimi i këtyre qytetarëve nga
pagesa e shpenzimeve të shërbimeve të energjisë elektrike, siç garantohet në
paragrafin 8 të këtij neni”.
22
105. Për më tepër, parashtruesit e kërkesës argumentojnë se: “Përmes aktit kontestues,
Kuvendi ka dështuar të ushtroj kontroll efektiv në interes publik ndaj NP-KOSTT,
dhe ka dëmtuar edhe vlerën e ndërmarrjes, siç detyrohet nga paragrafi 9 dhe 10
të këtij neni. Kuvendi, me vendimin kontestues, ka dështuar të mbrojë në mënyrë
të barabartë konsumatorët e energjisë elektrike”. Sipas parashtruesve të kërkesës
Ligji nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, përmes nenit 4 (Të drejtat e
konsumatorit), paragrafit 1, pika 1.1, 1.2, 1.6, dhe 1.8, garanton trajtim të barabartë
ligjor.
106. Përfundimisht, parashtruesit e kërkesës kërkojnë nga Gjykata që: (i) të shpallë
kërkesën e tyre të pranueshme; dhe (ii) të shpallë Aktin e kontestuar të Kuvendit në
kundërshtim me Kushtetutën.
Komentet dhe përgjigjet e dorëzuara nga palët e interesuara
(i) Komentet e Grupit Parlamentar të LVV-së [të dorëzuara më 1
qershor 2021]
107. Në komentet e tyre ndaj kërkesës së parashtruesve të kërkesës, Grupi Parlamentar
i LVV-së theksoi fillimisht se: “Mbështetur në Nenin 39, paragrafi 2 i Rregullores
se GJK-së, konsiderojmë se Kërkesa me numër KO93/21 nuk arsyeton pretendimin
e parashtruesve për pa kushtetutshmërinë e rekomandimit të kontestuar (qartazi
e pabazuar në baza kushtetuese), si dhe Rekomandimi i cili nuk është një akt
përfundimtar i Kuvendit te Kosovës nuk përben çështje kushtetuese, kësisoj
konsiderojmë se Kërkesa duhet të refuzohet si e papranueshme”.
108. Në mbështetje të pretendimit për papranueshmëri të kërkesës, Grupi Parlamentar
i LVV-së thekson se: “Madje edhe Gjykata me të drejtë në shkresën e saj njoftuese
të datës 18.5.2021 thekson se objekt i vlerësimit është "... kërkesa për vlerësimin e
kushtetutshmërisë se rekomandimeve të Kuvendit të Republikës se Kosovës nr.
08/G-01 të datës 6 maj 2021". Ndërsa, parashtruesi i kërkesës në tërësi
rekomandimeve të Kuvendit i adresohet si "vendim”.
109. Në lidhje me Aktin e kontestuar të Kuvendit, ata pohojnë: “Së pari, Kuvendi i
Kosovës si aksionar i vetëm i kompanisë KOSTT ka manifestuar përgjegjësi për
afarizmin dhe qëndrueshmërinë e kompanisë. Së dyti, Kuvendi i Kosovës ka
prioritizuar interesin publik duke i dhëne udhëzimet e duhura kompanisë për
mënyrën e shmangies se pasojave për kompaninë dhe interesin shtetëror ne
kuptimin e sovranitetit energjetik. Së treti, përmbushet funksioni mbikëqyrës
parlamentar i Komisionit dhe Kuvendit mbi kompaninë”.
110. Në këtë kuptim dhe duke theksuar rolin e Kuvendit dhe përgjegjësinë e KOSTT-it,
ata nënvizojnë se: “Nga rekomandimet e Komisionit funksional shihet qarte se
kemi te bëjmë me përmbushjen e funksionit mbikëqyrës të Komisionit funksional,
e te Kuvendit si aksionar i vetëm e si themeluese e kompanisë, kur rekomandimet
obligojnë NP KOSTT-in që t'i raportojnë Komisionit funksional në baza të
23
rregullta. Për me tepër në rekomandimin 4 shihet qartë se të hyrat do të
shfrytëzohen nga buxheti vetanak i kompanisë”.
111. Në lidhje me pretendimet e parashtruesve të kërkesës për cenim të parimit të
barazisë para ligjit, ata theksojnë: “Pra parashtruesi i kërkesës përpiqet të ve
theksin në çështje Kushtetuese duke pretenduar se rekomandimi bie ne
kundërshtim me Kushtetutën dhe se çështja e mbulimit te humbjeve te energjisë
është çështje kushtetuese. Në rastin konkret, nuk bëhet fjale që rekomandimi si i
tillë cenon barazinë para ligjit apo se diskriminon ndonjë qytetarë në veçanti,
ngase rekomandimi është udhëzim për kompaninë se si të mbuloje humbjet e
energjisë, por në njëjtën kohe edhe se si të shmang humbjet për te ardhmen. Ky
rekomandim ka për objekt thjesht rentabilitetin e kompanisë dhe mbrojtjen e
interesit publik nga pasojat që vijnë për kompaninë dhe sovranitetin energjetik ne
përgjithësi si rrjedhoje e obligimeve nga marrëveshja KOSTT - ENTSO-E”.
112. Sipas tyre: “[...] rekomandimi i përgjigjet një gjendje faktike, siç është humbja e
energjisë në një periudhe të shkuar, e cila në kohe reale nuk mund të zhbëhet,
përveçse të menaxhohen pasojat e saj. Sepse, humbja e energjisë ne rastin konkret
është objektive dhe se kërkesa e KOSTT-it ishte imanente ne raport me ketë.
Ndërsa Kuvendi ne ketë rast brenda dy funksioneve te rëndësishme sado të
ndryshme, si aksionar e si mbikëqyrës, përveç orientimit për mënyrën e mbulimit
të humbjeve nga të hyrat vetanakë, po ashtu ka orientuar edhe rrugën për të ulur
apo eliminuar humbjet e energjisë në të ardhmen, me qellim të shmangies se
situatave të ngjashme në të ardhmen. Ky rekomandim buron edhe nga fryma dhe
germa e Kushtetutës, siç është Neni 119, paragrafi 9, kur përcakton se "Republika
e Kosovës ushtron te drejtën e pronësisë mbi çdo ndërmarrje që ajo kontrollon ne
pajtim me interesin publik, me qellim qe te maksimizojë vlerën afatgjate të
ndërmarrjes." Detyrimi pozitiv për institucionet e shtetit, ne kuptimin e këtij neni,
është që ato të përkujdesen për pronën publike si ruajtës me mirëbesim, dhe që të
sigurojnë që rritja e pronës se tille ka trend pozitiv në kuptimin afatgjatë”.
113. Në këtë aspekt, lidhur me miratimin e kërkesës së KOSTT-it, ata specifikojnë se:
“KOSTT është ndërmarrje publike me 100 % të aksioneve shtetërore. Në përputhje
me Ligjin për energjinë elektrike nr. 05/L-085 i miratuar ne vitin 2016, të drejtat
e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit te Republikës se Kosovës. Komisioni
funksional si trupe e Kuvendit, duke vepruar në pajtim me Rregulloren e Kuvendit
i është përgjigjur kërkesës se KOSTT-it dhe në mbledhjen e mbajtur me
27/28.4.2021 ka aprovuar kërkesën e KOSTT-it dhe ka nxjerr rekomandimet, tani
të kontestuar nga parashtruesit e kërkesës”.
114. Në këtë kontekst, sipas tyre: “Rekomandimet e Komisionit i adresohen KOSTT-it
dhe është çështje e menaxhmentit që brenda autorizimeve dhe rregullave të
brendshme operacionale mund të mbulojë shpenzimet nga humbja e energjisë për
komunat e theksuara apo edhe në komuna tjera. Kuvendi, si aksionar i kësaj
ndërmarrjeje përmes Komisionit funksional e mbanë përgjegjëse ndërmarrjen për
menaxhimin, përfshi fitimet dhe humbjet, dhe në rastin konkret, Komisioni duke
ushtruar mandatin e tij karshi KOSTT-it ka vlerësuar se me këto rekomandime
24
mund të adresohet problemi i humbjeve të energjisë nga mospagesa.
Rekomandimi është lejim prej aksionari të vendimeve të kompanisë, jo vendim i
Kuvendit e as rekomandim me efekte ekzekutive. Një përgjegjësi e tillë e Kuvendit
buron jo vetëm nga roli dhe funksioni mbikëqyrës parlamentar, por i paraparë
nga Ligji për Energjinë Elektrike, përkatësisht neni 13, paragrafi 2, 3 dhe 5, në
cilët përcaktohet se "Të drejtat e aksionarit për Operatorin e Sistemit të
Transmetimit ushtrohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës"; "Aksionarin në
mbledhjen vjetore të Bordit e përfaqëson i autorizuari i Kryetarit të Kuvendit të
Republikës së Kosovës."; "Bordi i Drejtorëve për veprimtarinë e Operatorit të
Sistemit të Transmetimit i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës në baza të
rregullta vjetore dhe sa herë një gjë e tillë kërkohet nga Kuvendi”.
115. Në këtë aspekt dhe duke elaboruar funksionet e Komisionit të Kuvendit, ata
specifikojnë se: “Në rastin konkret, Komisioni funksional ka në fushëveprimtari ta
mbikëqyrë ligjin për energjinë elektrike nr. 05/L-085 dhe duke ju përgjigjur
kërkesës se KOSTT-it ka nxjerrë rekomandimet që kanë karakter operacional. Për
dallim nga viti 2020, ku janë ndarë 10 milion në kodin buxhetor të Ministrisë së
Ekonomisë nga grandet dhe subvencionet e ndërmarrjeve publike nga Qeveria për
kompaninë KOSTT, këtë vit Kuvendi nuk ka bërë ndarje shtesë të mjeteve
financiare, sepse NP KOSTT gjeneron të hyra, por Komisioni funksional ka
rekomanduar që duke shfrytëzuar mjetet vetanake, pra mund të shfrytëzojë këto
të hyra, pa pasur nevojë të ngarkojë buxhetin, respektivisht të ndajë buxhet shtesë,
gjithnjë për të shmangur pasojat për kompaninë KOSTT dhe interesin publik kur
bëhet fjalë për sovranitetin energjetik të Kosovës sipas obligimeve që dalin nga
marrëveshja e KOSTT - ENTSO-E”.
116. Në lidhje me pretendimet specifike të parashtruesve të kërkesës për shkelje të nenit
122 të Kushtetutës, ata nënvizojnë se: “Referimi në nenin 122 të Kushtetutës nga
ana e parashtruesit të kërkesës është krejtësisht i gabueshëm. Sikurse edhe në
referencat tjera kushtetuese në këtë kërkesë, parashtruesi ka ngatërruar kuptimin
dhe funksionin e dispozitave kushtetuese. Neni 122, paragrafi 1, përcakton që
populli i Kosovës, në pajtim me kushtet e arsyeshme të vendosura me ligj, mund
të gëzojë resurset natyrore të Kosovës, por nuk duhet të shkelin marrëveshjet
ndërkombëtare mbi bashkëpunimin ekonomik që dalin në këtë fushë, siç është në
këtë rast marrëveshja KOSTT-i - ENTSO-E”.
117. Në këtë aspekt, ata vënë theksin mbi atë se: “Pretendimet e parashtruesit për ta
argumentuar kërkesën përmes raportit të Avokatit të Popullit nr. 265/2017 po
ashtu janë të paqëndrueshme sepse ky raport adreson rekomandime konkrete për
Qeverinë dhe" ZRRE-në, që në pajtim me Ligjin 05/L-084 për Rregullatorin e
Energjisë të nxjerr vendim me anë të të cilave do të miratohet zbritja e tarifave
deri në atë masë që do të mundësonte kompensimin e konsumatorëve të cilët
padrejtësisht janë faturuar [...]. Pra, rekomandimet e Avokatit të Popullit i ishin
adresuar Qeverisë së kaluar dhe ZRRE-së dhe në bazë të neni 28 të Ligjit për
Avokatin e Popullit institucionet duhet t’i përgjigjen brenda afatit 30 ditor”.
25
118. Në vazhdim, ata specifikojnë se: “Rekomandimi i Kuvendit ka karakter orientues
që i shërben kompanisë të përmbush afarizmin e ndërmarrjes në kuptimin
opercional, për të shmangur një dëm shumë më të madh jo vetëm për kompaninë
por edhe gjithë sovranitetin energjetik të Kosovës. Po të shihet në përmbajtje,
rekomandimi jo vetëm që nuk diskriminon qytetarët mbi kurrfarë përkatësie, as
nuk favorizon grupe të caktuara, por mbi të gjitha synon që të orientoj kompaninë
që në afate të caktuara të ndërtojë mekanizma që pamundësojnë humbjet e
energjisë në cilindo rast”.
119. Në lidhje me këtë, Grupi Parlamentar i LVV-së shton se: “Asnjë qytetar nuk
ngarkohet më shumë se sa për shpenzimet që krijon. Sikurse që ky rekomandim që
nuk amniston konsumatorë të caktuar, as nuk shlyen borxhe të papaguara, por
thjeshtë orienton kompaninë që të mbulojë devijimet nga humbja e energjisë, të
cilat mund të jenë për arsye nga më të ndryshmet, sado faktit që mund të jenë të
lokalizuara. Po ashtu, referimi në raportin e Avokatit të Popullit dhe Aktgjykimin
e Gjykatës Themelore është jorelevant, sepse nuk kanë përputhshmëri të çështjes.
Në rastin e raportit të Avokatit të Popullit dhe të vendimit të Gjykatës nuk ishin
për çështje e objekt mënyra e trajtimit të humbjes së energjisë elektrike, por fakti
i ngarkimit suplementar përtej hargjimeve të konsumatorëve të tjerë. Por në
rastin e rekomandimeve të Kuvendit kjo nuk ekziston”.
120. Në fund, Grupi parlamentar i LVV-së kërkoi nga Gjykata që: “Në përputhje me
arsyetimin e kësaj parashtrese, kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të nxjerre
Aktvendim me të cilin shpallë kërkesën të papranueshme.”
(ii) Komentet e Ministrisë së Ekonomisë [të dorëzuara më 1 qershor
2021]
121. Në komentet e saj ndaj kërkesës së parashtruesve të kërkesës, Ministria e
Ekonomisë fillimisht thekson se: “Kërkesa [e parashtruesve të kërkesës] nuk
arsyeton pretendimin e parashtruesve për kundër kushtetutshmërinë e
rekomandimit të kontestuar dhe kësisoj është qartazi e pabazuar, sepse
parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështet në mënyre të mjaftueshme
pretendimin e tij. Ndërsa Rekomandimi, i cili nuk është një akt përfundimtar i
Kuvendit të Kosovës, nuk përben çështje kushtetuese dhe kësisoj konsiderojmë se
Kërkesa duhet të refuzohet si e papranueshme. Edhe Gjykata në shkresën e saj
njoftuese të datës 18.5.2021 thekson se objekt i vlerësimit është "[...] kërkesa për
vlerësimin e kushtetutshmërisë se rekomandimeve të Kuvendit të Republikës së
Kosovës nr.08/R-01 të datës 6 maj 2021". Ndërkaq parashtruesi i kërkesës,
Rekomandimeve të Kuvendit i referohet si "vendim".”
122. Në lidhje me pretendimet e parashtruesve të kërkesës për cenimin e parimit të
barazisë para ligjit, Ministria e Ekonomisë theksoi se: “Lidhur me pretendimin e
parashtruesve se me rekomandimin e Kuvendit është cenuar barazia para ligjit e
qytetarëve, konsiderojmë se parashtruesit në mënyrë të pasaktë i referohen
dispozitave të Kushtetutës, me qëllim të paraqitjes së rekomandimit si akt kundër-
kushtetues. Nenet 3 dhe 24 të Kushtetutës parashohin barazinë e qytetarëve para
26
ligjit dhe ndalojnë diskriminimin dhe promovojnë masat për mbrojtjen dhe
përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve shoqërore që janë në pozitë të
pabarabartë. Lidhur me pretendimin e parashtruesit se rekomandimi i Kuvendit
është "në kundërshtim me parimet e rendit demokratik" dhe "cenon pavarësinë e
institucioneve të pavarura", konsiderojmë se i njëjti është i paqartë. Paqartësia
qëndron në faktin se parashtruesi nuk tregon se si rekomandimi i Kuvendit e
cenon pavarësinë e institucioneve, dhe kjo vë në dukje faktin tjetër: që kërkesa e
parashtruesit ka karakter destruktiv”.
123. Për më tepër, Ministria e Ekonomisë, gjithashtu theksoi se “[...] në asnjërën nga
rastet nuk është shkelur Kushtetuta sepse kemi të bëjmë me rekomandimet e
Kuvendit për KOSTT, pasi që Kuvendi i Republikës se Kosovës ushtron të drejtën
e aksionarit për KOSTT, sepse siç është përcaktuar në nenin 13 të Ligjit Nr.05/L-
085 për Energjinë Elektrike të drejtat e aksionarit për Operatorin e Sistemit të
Transmetimit ushtrohen nga Kuvendi i Republikës se Kosovës si ndërmarrje
publike në pajtim me Ligjin për ndërmarrjet publike, dhe legjislacionin përkatës
në fuqi”.
124. Në lidhje me Aktin e kontestuar të Kuvendit, Ministria e Ekonomisë thekson se:
“Me rekomandimin e Kuvendit, Republika e Kosovës i përmbahet obligimeve
ligjore e kushtetuese, dhe obligimeve tjera që burojnë nga marrëveshja
ndërkombëtare me ENTSO-E, e cila ka hyrë në fuqi më 29.10.2020, dhe e cila i ka
sjellë Republikës së Kosovës pavarësinë energjetike nga Serbia dhe njihet në
hartat energjetike të Evropës sipas kufijve të Republikës së Kosovës, por edhe
përfitime tjera si mundësimi i operimit të KOSTT si Zonë e Pavarur Rregulluese
Brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë dhe mbledhja e të hyrave nga alokimi
i kapaciteteve ndërkufitare të cilat deri tani i ka mbledhur EMS-Serbia, e nga të
cilat do të përfitojnë konsumatorët e Kosovës”.
125. Në këtë drejtim, Ministria e Ekonomisë, pohon se: “Bazuar në nenin 4 të Ligjit nr.
05/L-081 për energjinë elektrike, ndërmarrjet e energjisë që ngarkohen me
obligimin për shërbim publik duhet të sigurojnë ofrimin e shërbimit publik në
pajtim me kushtet e përcaktuara në licencë. Një ndër kushtet e përcaktuara me
Licencën për OST të Energjisë obligon KOSTT-in për kompensimin e humbjeve të
energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës. Sipas Licencës për Operatorin e
Sistemit të Transmisionit dhe Licencës për Operatorin e Tregut të Energjisë
Elektrike, KOSTT është përgjegjës për: Planifikimin, operimin, mirëmbajtjen dhe
zhvillimin e Sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë; Operimin
efikas, ekonomik dhe të koordinuar të sistemit të transmetimit, përfshirë rrjedhat
ndërkufitare; Balancimin e sistemit; Sigurimin e qasjes jodiskriminuese për
shfrytëzuesit e sistemit të transmetimit; Nxitjen e konkurrencës efektive për
prodhim dhe furnizim me energji elektrike; Nxitjen e efikasitetit ekonomik në
zbatimin e Rregullave të Tregut si dhe kryen aktivitetet në përputhje me Rregullat
e Tregut; Administrimin e tregut të centralizuar të energjisë elektrike në Kosovë
dhe Menaxhimin e procesit të barazimit përfundimtarë”.
27
126. Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë, thekson: “Për më shumë, Ligji për Energjinë
Elektrike, neni 16, paragrafi 1.19, e obligon KOSTT-in të bëjë balancimin e sistemit
të energjisë elektrike, në harmoni me Kodin e rrjetit të transmetimit dhe Rregullat
e Tregut në Republikën e Kosovës. [...] KOSTT -it i mbetet obligimi i
sipërpërmendur që të balancojë sistemin elektro-energjetik të Republikës së
Kosovës, duke aktivizuar kontrata për balancimin e sistemit me palët ofruese të
shërbimit balancues, prandaj mbulimi i humbjeve bëhet domosdoshmërisht: qoftë
përmes mekanizmit balancues, qoftë përmes tërheqjes së energjisë elektrike nga
sistemi elektro-energjetik i Evropës Kontinentale”.
127. Ministria e Ekonomisë në komentet e saj më tej shtoi se: “Në të gjitha rastet, KOSTT
si zonë rregulluese, gjegjësisht Republika e Kosovës, nuk mundet t’i shmangë
kostot e balancimit të sistemit elektro-energjetik. Në mungesë të mjeteve
financiare për mbulimin e kostove qoftë për prokurimin e energjisë për mbulimin
e humbjeve në veri, qoftë kostove balancuese apo kostove të devijimeve të
qëllimshme, rrezikohen qëndrueshmëria financiare e KOSTT-it, vazhdimi i
marrëveshjes së KOSTT-it me ENTSO-E, reputacioni i KOSTT-it dhe Republikës së
Kosovës, performanca e OST të Shqipërisë në cilësinë e liderit të Bllokut Rregullues
AK (Blloku Rregullues Shqipëri-Kosovë), funksionalizimi i Bursës Shqiptare të
Energjisë Elektrike (ku KOSTT është aksionar), e madje KOSTT edhe mund të
penalizohet financiarisht. Nga sa u tha më lart, mund të konkludohet se kostot e
humbjeve në komunat e veriut të Kosovës mbeten obligim i KOSTT, qoftë përmes
blerjes së energjisë apo përmes obligimit për balancimin e sistemit”.
128. Në vazhdim, lidhur me kompensimin e shpenzimeve të energjisë nga ana e
Kuvendit përmes Aktit të kontestuar, Ministria e Ekonomisë specifikoi se: “Marrë
për bazë rëndësinë e pavarësimit energjetik të KOSTT-it me rastin e nënshkrimit
të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, përmbushjen e obligimeve ligjore lidhur
me sigurimin e balancimit që derivojnë nga kjo marrëveshje, ndëshkimet
financiare të cilat do të pasonin me rastin e shkaktimit të devijimeve si pasojë e
humbjeve të shkaktuara në veriun e Kosovës, në raport me shfrytëzimin e
përkohshëm të mjeteve nga buxheti vetanak të cilat më pas do të riimbursohen,
nuk do të duhej vinte deri të shkaktimi i ndonjë dëmi i cili vështirë do të riparohej,
dhe për më shumë rrezikimi i pavarësimit energjetik do të ishte në kundërshtim të
plotë me interesin publik. Më këtë rast, marrja e përgjegjësisë për kompensimin e
shpenzimeve të energjisë nga ana e Kuvendit të Kosovës përmes Rekomandimit të
datës 06.05.2021, përfaqëson angazhimin e aksionarit në drejtim të përmbushjes
se obligimeve të veta”.
129. Në fund, Ministria e Ekonomisë, duke iu referuar arsyetimit të saj të dorëzuar
përmes komenteve, kërkon nga Gjykata që kërkesën e parashtruesve të kërkesës ta
shpallë të papranueshme.
(iii) Përgjigja e ZREE-së [e përcjellë me dokumentacionin e dorëzuar
më 7 qershor 2021]
28
130. ZREE, përgjigjes së saj ndaj kërkesës së parashtruesve të kërkesës, i kishte
bashkëngjitur dokumentacionin përcjellës, i cili është reflektuar edhe në pjesën
përmbledhëse të fakteve.
131. ZREE në përgjigjen e saj, duke elaboruar rrethanat faktike përkitazi me rastin
konkret dhe pretendimet e parashtruesve të kërkesës, theksoi se: “[...] që nga viti
1999, lexuesit e njehsorëve të furnizuesit nuk kanë qenë në gjendje të kenë qasje të
sigurt në pronat brenda katër komunave veriore. Pa leximin e njehsorëve, është e
pamundur të llogariten faturat (ose edhe të bëhet një vlerësim i besueshëm i
faturave) për konsumatorët në këto lokalitete. Pa një qasje të tillë të sigurt, nuk
është e mundur të dorëzohen faturat, të mblidhen pagesat ose të shkyçen
konsumatorët për mospagesë”.
132. Në kontekst të kësaj, ZREE shpjegoi se: “Iniciativa e KEK-ut në vitin 2009 për të
shkyçur të gjithë konsumatorët në katër komunat veriore duke dërguar stafin në
lokalitetet në fjalë ishte ndaluar me kërkesë të qeverisë së Kosovës dhe
përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. Nga KEK-u gjithashtu është kërkuar
që të vazhdojë furnizimin me energji për katër komunat veriore përmes
nënstacionit të transmisionit në Vallaq për arsye politike dhe humanitare si një
çështje e politikës publike, pavarësisht faktit se nuk ishte në gjendje të faturojë
konsumatorët në këto lokalitete”.
133. Lidhur me kontekstin historik të elaboruar si më sipër, ZREE vë në dijeni se: “Në
tetor të vitit 2006, Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) u caktua
nga Bordi i ZRRE-se, zyrtarisht si furnizuesi i vetëm publik i energjisë elektrike në
terë territorin e Kosovës, me licenca ekskluzive për furnizim të dhëne për KEK-un.
Në vitin 2009, si rezultat i përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtare të pranishëm
në Kosovë, dhe KEK-ut, u përfunduan me sukses negociatat me shumicën e
komunave me shumice serbe për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në lidhje
me energjinë elektrike duke i lejuar KEK-ut që të faturoje për energjinë elektrike
të furnizuar dhe të mbledhë borxhet”. Pavarësisht kësaj, ZREE thekson se në katër
(4) komunat, si Leposaviqi, Zveqani, Zubin Potoku, një pjesë e Mitrovicës, nuk
është arritur përfshirja e tyre në sistemin e faturimit.
134. Në vazhdim, ZREE shtoi se: “Në mënyrë që të ketë një kuptim me të drejtë të
situatës së krijuar me katër komunat e veriut të Kosovës, ZRRE në këtë përgjigje
e sheh të nevojshëm një përshkrim të përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve
relevante (në veçanti institucioneve dhe operatorëve të sektorit të energjisë
elektrike në Kosovë), për të rikthyer kontrollin mbi asetet në pjesën veriore, si dhe
të regjistrojë konsumatorët e energjisë elektrike të kësaj pjese, si konsumatorë të
tyre. Problemi i kontrollit të sistemit energjetik në pjesën veriore në Kosovë është
evident që prej pas luftës”.
135. ZREE, pasi shtjelloi përgjegjësitë, kompetencat, rolin dhe mënyrën e funksionimit
të saj duke iu referuar Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ndër të tjerash, theksoi
se: “[...] furnizimi me energji elektrike i të gjithë konsumatorëve është obligim
ligjor, prandaj ZRRE, konform obligimeve ka kërkuar nga operatorët e licencuar
29
që të furnizojnë me energji elektrike të gjithë konsumatorët. Andaj, gjatë miratimit
të tarifave ZRRE merr në konsideratë nivelin e arsyeshëm të humbjeve, e të cilat i
trajton në mënyrë të barabartë në tërë territorin e Kosovës”.
136. Në lidhje me këtë, ZREE sqaroi: “Meqenëse Operatori i Sistemit të Shpërndarjes
(OSSH) e ka të pamundur qasjen në veri të vendit, humbjet që shkaktohen në këtë
pjesë të territorit të Kosovës nga OSSH konsiderohen si humbje politike, dhe si të
tilla janë konsideruar si humbje jashtë kontrollit të OSSH-së. Nëse nuk mbulohen
këto humbje atëherë OSSH nuk mund të kryej funksionet e veta për shkak të kostos
së lartë të këtyre humbjeve, gjë që do të rrezikonte furnizimin e rregullt me energji
elektrike të konsumatorëve në tërë Kosovën. ZRRE ka informuar, gjithashtu se me
datë 06 shkurt 2012 ka nxjerrë Vendimin nr. V .399-2012 me të cilin përcaktohet
niveli i reduktimit të humbjeve në shpërndarje. Ky vendim për reduktim të
humbjeve përcakton nivelin e reduktimit të të gjitha humbjeve në sistemin
elektroenergjetik duke përfshirë edhe humbjet në veri të Kosovës”.
137. Sipas ZREE-së: “Neni 48 nënparagrafi 3.8 i Ligjit nr. 05/L-084 për Rregullatorin
e Energjisë, shprehimisht i jep të drejtën ZRRE-së, që të përcaktoj tarifat në një
nivel të mjaftueshëm për të lejuar koston e 'borxhit të keq. Sipas Standardeve
Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të cilat janë standardet e aplikueshme të
kontabilitetit, një borxh i keq konsiderohet të jetë shuma të cilën i kanë borxh një
furnizuesi, e cila nuk ka gjasë të paguhet ose që kreditori nuk mund të veprojë në
mënyrë të arsyeshme për të kthyer atë borxh dhe i cili me të drejtë shlyhet sipas
këtyre standardeve të kontabilitetit. Shuma e borxhit të keq që rrjedh nga
furnizimi i energjisë elektrike llogaritet duke iu referuar kostos përkatëse të blerjes
me shumicë, shumëzuar me sasinë e energjisë elektrike të matur në nënstacionin
në "Vallaq" si dëshmi nga të dhënat e pagesës së furnizuesit. Meqenëse kjo
llogaritje rikompenson furnizuesin vetëm për shpenzimet e ligjshme të
shkaktuara, ZRRE-ja për më tepër nuk beson se ekziston ndonjë pasurim i pabazë
i furnizuesit në kuptim të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve Nr. 04/L-077. Çdo
përpjekje për të imponuar tek furnizuesi koston e mbajtjes së furnizimit të
energjisë elektrike do të përbente një shkelje të neneve 46 dhe 119 (në veçanti 119.1,
119.2, 119.4 dhe 119.6) të Kushtetutës, siç; thuhet më vonë në këtë përgjigje, dhe të
nenit 48 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, duke kërkuar nga furnizuesi që të
pësoj një kosto dhe duke mos e lejuar atë të rikompensojë atë si duhet, për dallim
nga trajtimi që i është dhënë paraardhësit të tij shtetëror KEK”.
138. Ndër të tjera, ZREE, gjithashtu argumenton se: “Po ashtu edhe me nenin 196 të
Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve është trajtuar me zbatimin e një detyrimi
natyror ose i ndonjë detyre morale, ku citoj" nuk mund të kërkohet kthim; asaj që
është dhëne ose është bërë për përmbushjen e çfarëdo detyrimi natyror ose detyre
morale". Pra nga kjo del se kemi pasur të bëjmë me një detyrim moral i të drejtës
universale dhe nuk ka kurrfarë pasurimi të pabazë, pasi qe energjia elektrike është
shpërndare dhe konsumuar te të gjithë konsumatorët nga i licencuari dhe po ashtu
nuk mund te kërkohet kthimi i asaj qe është dhëne në baze të kësaj dispozite”.
30
139. Në këtë drejtim, ZREE nënvizoi se: “Për te siguruar qëndrueshmërinë financiare
të sistemit të energjisë elektrike, operatoret e licencuar të energjisë elektrike, duke
përfshirë furnizuesit, duhet të lejohen të kërkojnë pagesë për shërbimet e tyre ne
një nivel qe u lejon atyre te mbulojnë kostot operative. Ky parim mbështetet nga
Neni 47 nen-paragrafi 3.5 i Ligjit 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë: "tarifat
nuk do të përcaktohen nen koston reale të operimit të shërbimit përfshire edhe një
fitim të arsyeshëm".
140. Ndërsa, në lidhje me Aktin e kontestuar të Kuvendit dhe specifikisht në lidhje me
faktin se: “Nën piken 4, është autorizuar NP KOSTT të mbuloj devijimet e energjisë
elektrike në katër komunat e vendit: Mitrovice të veriut, Leposaviq, Zubin Potok
dhe Zveqan, sipas zgjidhjes se prezantuar dhe miratuar ne komisionin funksional
duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të
kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”, ZREE
theksoi se: “nuk mund të deklarohet me arsyetimin se interpretimi i ligjshmërisë
dhe i kushtetutshmërisë mbi këtë çështje i takon Gjykatës Kushtetueses si instanca
më e lartë”.
(iv) Komentet e KOSTT-it [të dorëzuara më 14 qershor 2021]
141. KOSTT, përgjigjes së saj, ndaj kërkesës së parashtruesve të kërkesës, i kishte
bashkëngjitur dokumentacionin përcjellës, i cili është reflektuar edhe në pjesën
përmbledhëse të fakteve. Dokumentacioni përcjellës, ndër të tjera përmbante si në
vijim: (i) Rregullën ZREE/nr. 03/2017 të 16 marsit 2017; (ii) Licencën e [ZREE-
Li15/17] të 13 prillit 2017; (iii) Marrëveshjen e Kyçjes-Interkoneksionit të Sistemit
Elektroenergjetik të Kosovës me Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale të
Korrikut 2016; (iv) Memorandumin e Menaxhimit të kongjestionit në kufirin Mali
i Zi-Kosovë; (v) Marrëveshjen e menaxhimit të kongjestionit të Kufirit OST-Kosovë;
(vi) Marrëveshjen në mes të MEPSO-KOSTT; (vii) Marrëveshjen Operative me
CGS; (viii) Marrëveshjen Operative me MEPSO; (ix) Marrëveshjen Operative me
OST; (x) Marrëveshjen shumëvjeçare për ITS dhe Shtojcën e saj; dhe (xi)
Marrëveshjen bilaterale Operative të Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale
ENTSO-E, të 8 dhjetorit 2020.
142. Në lidhje me kërkesën, KOSTT fillimisht theksoi se: “Kërkesa e Grupit Parlamentar
të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese të
Republikës se Kosovës për Rekomandimet e Kuvendit të Republikës se Kosovës,
është sajese e formulimeve stereotipe me parafrazim dhe citime të cunguara,
selektive, të pakuptueshëm, të paqarta, të ngatërruara në atë masë sa që një
kërkesës e tille nuk mund të jete objekt shqyrtimi dhe vlerësimi nga Gjykata
Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë në përmbajtjen e saj nuk
përfshinë propozimet konkretë sa i përket fakteve vendimtare dhe provave
juridikisht të vlefshme që kishin për të vërtetuar pretendimet e parashtruesi të
kërkesës, ndaj edhe e njëjta ekskluzivisht përmban të meta dhe mangësi të natyrës
substanciale qe pamundëson shqyrtimin dhe vlerësimin e asaj kërkese sa ka të bej
me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Konkluzioneve të kontestuar”.
31
143. Në këtë aspekt, KOSTT pohon se: “Sipas kësaj dispozite [nenit 113.5] të Kushtetutës
se Republikës se Kosovës, rezulton saktësisht dhe në mënyre të qartësuar se objekt
i vlerësimit te kushtetutshmërisë janë ligjet dhe vendimet e Kuvendit të Republikës
së Kosovës. Pra, Kushtetutvënësi me këtë dispozite kushtetuese një për një ka
përcaktues cilat akte juridike sipas natyrës juridike kanë efekt detyrues siç janë
ligjet dhe vendimet. Sipas kësaj dispozite kushtetuese të natyrës kogente-
detyruese saktësisht dhe tërësisht janë objekt i shqyrtimit, vlerësimit dhe
rrjedhimisht kontrollit të kushtetutshmërisë së Gjykatës Kushtetuese të Republikës
së Kosovës, ligjet dhe vendimet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
si për nga përmbajta ashtu edhe nga procedura e ndjekur”.
144. Në lidhje me këtë, KOSTT shtoi se: “ [...] sikurse edhe nga emërtimi dhe procedura
e ndjekur Kuvendi i Republikës se Kosovës nuk ka miratuar vendim ashtu si
pretendon parashtruesi i kërkesës por vetëm rekomandime, andaj sipas Nenit 113
paragrafi 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, objekt shqyrtimi dhe i
kontrollit të kushtetutshmërisë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës
nuk mund të jenë këto Rekomandime”.
145. Në lidhje me pretendimet e parashtruesve të kërkesës, KOSTT komenton se: “Për
shkaqet dhe arsyet e paraqitura janë arbitrare, subjektive madje edhe kundër
kushtetuese, pretendimet e paraqitësit të kërkesës se në të vërtet nuk bëhet fjalë
për rekomandime por për vendime. Për këto pretendime paraqitësi i kërkesës nuk
ka paraqitur asnjë fakt vendimtare dhe nuk ka treguar asnjë prove juridikisht te
vlefshme visa-vis konkretizimit të normës juridike sikundër asaj kushtetuese
madje edhe ato ligjore. Trajtimi dhe cilësimi juridik i rekomandimeve si vendime
jo vetëm që bie ndesh me dispozitat e nenit 113.5 të kushtetutës së Kosovës por
madje është në kundërshtim me standardet e larta të përgjegjëses profesional”.
146. KOSTT në lidhje me kërkesën e parashtruesve të kërkesës arsyeton se: “[...] i
pakuptueshëm, i pashpjegueshëm është pretendimi i paraqitësit të kërkesës kur
rekomandimeve të aprovuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i jep tipare të
vendimit e pastaj pretendon se sipas kësaj dispozite kushtetuese se parashtruesi i
kërkesës ka të drejte të kontestoj kundërligjshmërinë e vendimit të miratuat nga
Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas përmbajtje si dhe procedurës së ndjekur”.
147. Sipas tyre: “Kuvendi i Republikës se Kosovës ne seancën plenare të datës 06 maj
2021 ka miratuar Rekomandime, të cilat qoftë sipas përmbajtjes dhe emërtimit
nuk e kanë karakterin detyrues”.
148. KOSTT në përgjigjen e dorëzuar konsideron se sipas nenit 62, paragrafi 1 të
Rregullores së Kuvendit: “Kuvendi nxjerr edhe rekomandime që nuk kanë karakter
normative obligues ndërkaq vendimet dhe konkluzionet kanë natyrë të akteve
juridike detyruese. Termi juridiko-teknik, rekomandim apo letër rekomande
nënkupton një këshill apo mendim që jepet për mënyrën si duhet veprua.
Rekomandimi është një mendim me shkrim që përfshinë udhëzimin për të vepruar
apo mos të vepruar në rastin konkret”.
32
149. KOSTT më tej duke shtjelluar rolin, detyrat dhe mënyrën e operimit të Operatorit
të Sistemit të Transmetimit, duke u bazuar ne dispozitat e Ligjit për Energji
Elektrike, theksoi se: “Sipas Licencës se theksuar [ZRRE/Li_15/17_A] i datës
13.04.2017] dhe dispozitës se nenit 16 të Ligjit për Energji Elektrike, ndërmarrja
publike KOSTT sh.a ka përgjegjësi dhe është i obliguar qe te beje transmetimin e
energjisë elektrike sipas kushteve te përcaktuar në Licence, operimin e sistemit
dhe zhvillimin e këtij sistemi te transmetimi i energjisë elektrike në tërë territorin
e integruar të Republikës se Kosovës, në mënyre interkonketive me sistemet tjera
elektroenergjitë, balancimin e sistemit te energjisë elektrike në harmoni me Kodin
e Rrjetit dhe Rregullat e Tregut. Bazuar ne Licencën e ZRRE-së Nr.15/17, KOSTT
është i detyruar dhe përgjegjës që të siguroj energjinë elektrike dhe rrjedhimisht
për të kompensuar humbjet që dalin nga energjia e shfrytëzuar por jo e paguar
nga konsumatorët e pjesës veriore të Republikës se Kosovës”.
150. KOSTT duke iu referuar Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ligjit për Energjinë
Elektrike dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, sikundër edhe vendimeve të
organeve shtetërore duke përfshirë edhe vendimet përkatëse të ndërmarrjes
publike KOSTT sh.a., dhe KEDS, thekson se: “Nuk kanë miratuar asnjë vendim për
faljen e borxheve për favorizimin e qytetareve të shtetit të Republikës se Kosovës
apo madje për diskriminimin e qytetareve të shtetit të Republikës së Kosovës, mbi
këtë bazë. Sikundër qytetarët e Republikës së Kosovës duke përfshire edhe pjesën
veriore të saj kane detyrim ti përmbushin obligimet kontraktuese juridike për
pagesën e energjisë elektrike te konsumuara pa përjashtim. Me Rekomandimet e
kontestuar nuk lirohen, nuk favorizohen apo madje nuk diskriminohen nga çdo
baze juridike të standardeve kushtetuese apo ligjore, asnjë qytetar i Republikës se
Kosovës që për energjinë elektrike te konsumuar të lirohen, favorizohen apo çdo
baze të diskriminohen për te paguar detyrimin kushtetuese dhe ligjor të energjisë
elektrike të konsumuar”.
151. Në lidhje me Aktin e kontestuar, KOSTT thekson se: “Me këto rekomandime të
kontestuara nuk cenohen nga çdo bazë kushtetuese juridike garancionet
kushtetues të Nenit 3, Nenit 24, madje edhe dispozitat tjera te cituara ne kërkesën
e grupit parlamentar te PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë se tyre”.
152. Në lidhje me pretendimet e parashtruesve të kërkesës, KOSTT rithekson se: “[...]
sikundër nga procedura e ndjekur ashtu edhe përmbajtja e të gjitha tipareve dhe
elementeve të kuptuarit logjik, gramatikor, përmbajtjesor, por edhe nga vet
qëllimi i ligjvënësit me pa mëdyshje dhe në mënyre të sigurt rezulton se Kuvendi i
Republikës se Kosovës ka miratuar rekomandimet e kontestuar. Nga të gjitha
paragrafët e këtij rekomandimi parashikohet shprehimisht dhe qartësisht në
mënyrë të saktësuara se përmbajta e tyre ka te bëj me dhënien e këshillave,
udhëzimeve dhe porosive se si duhet të veproj në situatën aktuale të natyrës
juridike, financiare, sikundër Ndërmarrjes Publike KOSTT sh.a. ashtu edhe
Qeveria e Republikës së Kosovës. Më këto rekomandime të datës 06 maj 2021 që
nuk kanë karakter obligues normativ ndaj edhe Kuvendi i Republikës se Kosovës i
adreson disa çështje juridike të Ndërmarrjes Publike KOSTT sh.a. ashtu edhe
Qeverinë e Republikës se Kosovës duke i bërë ato këshillime edhe udhëzime”.
33
153. Nën dritën e kësaj, KOSTT pretendon se kërkesa e parashtruesve të kërkesës lidhur
me Aktin e kontestuar sipas paragrafit 3 të nenit 39 të Rregullores se punës së
Gjykatës nuk është ratione materiae në pajtim me nenin 113, paragrafin 5 të
Kushtetutës.
154. Ndërsa, në lidhje me meritat e kërkesës, KOSTT, duke përmbledhur arsyetimet e
lartcekura, thekson se: “Po që së parandalohet apo ndalohet mbulimi i këtyre
humbjeve për shkake te devijimit te energjisë elektrike te pjese veriore te Kosovës
atëherë sipas Marrëveshjes se Kyçje KOSTT-Entso-E, automatikisht aktivizohen
mekanizmat procedural, standardet dhe praktikat që KOSTT te ndëshkohet në
shumen prej 5 milion euro. Shkelja e Marrëveshjes KOSTT-ENTSO-E do te kishte
implikacione dhe pasoja te dëmshme në respektimin e standardeve dhe atyre
normative në integrimin evropian”.
155. Në këtë aspekt, KOSTT po ashtu shtoi se: “Ndonëse parashtruesi i kërkesës
pretendon se janë shkelur dispozitat e nenit 119, 121 dhe 122 të Kushtetutës se
Republikës se Kosovës, por i njëjti nuk paraqet fakte relevante dhe nuk propozon
prova juridikisht te vlefshme për ti vërtetuar ato pretendime, Barra e te provuarit
i takon paraqitësit te kërkesës dhe i njëjti bart rrezikun e mos provueshmërisë
madje edhe sipas parimit te prima facia sa i përket meritave te kërkese, Po kështu,
paraqitësi i kërkesës nuk ka arritur te provoj lidhjen kauzale te gjendjes faktike te
plote dhe zbatimit te drejte vis-a vis normave kushtetuese te pretenduara që janë
cenuar”.
156. Përderisa, në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme nga parashtruesit e
kërkesës, KOSTT thekson se: “Ndonëse paraqitësi i kërkesës kërkon nga Gjykata
Kushtetuese të caktoj masën e përkohshme lidhur me suspendimin e
rekomandimeve te kontestuar, por nuk ka treguar asnjë fakt relevant dhe provë
juridikisht te vlefshme se caktimi i masës se përkohshme është i nevojshëm për të
evituar rreziqe dhe shkaktimin e dëmeve të pariparueshme si dhe caktimi i kësaj
masë të përkohshme është ne interes publik siç kërkon shprehimisht sipas
dispozitës se nenit 1116 te kushtetutës se Republikës se Kosovës dhe Nenin 27 të
Ligjit për Gjykatën Kushtetuese si dhe rregullit 56 të Rregullores se kësaj gjykate”.
157. KOSTT në vijim nënvizon, gjithashtu, se: “Caktimi i masës se përkohshme nuk
është i natyrës teorike dhe abstrakte siç pretendon parashtruesi i kërkesës por
praktike dhe konkrete. Përveç kësaj paraqitësi i kërkesës duke mos e konkretizuar
dhe specifikuar kërkesën e tij për mase te përkohshme ndaj edhe parafrazimi i
dispozitës se nenit 116 paragrafi 2 i Kushtetutës se Republikës se Kosovës dhe nenit
27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese si dhe nenit 24 të Rregullores se Gjykatës
Kushtetuese është i natyrës paragjykuese, e papranueshme dhe rrjedhimisht e
pabazuar”. Në fund, KOSTT specifikon se parashtruesit e kërkesës nuk kanë
treguar rast prima facie për meritat e kërkesës; kanë dështuar të mbështesin se
mosvendosja e një mase të përkohshme do të shkaktonte dëme të pariparueshme,
dhe cilat dëme janë ato; dhe nuk kanë dëshmuar se caktimi i kësaj mase është në
interes publik.
34
(v) Përgjigjet e Komisioneve të Kuvendit [të pranuara më 21 korrik
2021]
158. Gjykata rikujton se, më 21 korrik 2021, ka pranuar përgjigjet e Komisionit për
Legjislacion dhe Komisionit për Ekonomi të Kuvendit, respektivisht ndaj pyetjeve
të saj, të 8 korrikut 2021, të dorëzuara përmes Kryetarit të Kuvendit.
159. Fillimisht, Gjykata i referohet përgjigjeve të dorëzuara nga Komisioni për
Legjislacion i Kuvendit, i cili ndaj pyetjes se cila është natyra juridike e
rekomandimeve të nxjerra nga Kuvendi sipas nenit 65, paragrafit 1, të Kushtetutës
dhe më konkretisht, se a është Akti i kontestuar, ligjërisht detyrues për subjektet të
cilave u drejtohet, theksoi si në vijim: “Lidhur me këtë pyetje, Komisioni vë në pah
se sipas nenit 65 pika 1 e Kushtetutës se Republikës se Kosovës, përcaktohet se
Kuvendi i Kosovës miraton ligje, rezoluta dhe akte te tjera të përgjithshme
Rekomandimi si akt me të cilin Kuvendi shpreh pikëpamjen dhe paraqet
propozimin për punën e organit shtetëror dhe publik. Përmes rekomandimeve,
Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon punën në dy aspekte: të brendshme,
përmes trupave të Kuvendit, siç janë Komisionet, dhe të jashtme, siç është
funksioni mbikëqyrës parlamentar. Efekti juridik i rekomandimeve ne secilin rast
është i njëjtë. Përmes rekomandimeve ne funksionimin e brendshëm komisionet
bartin vlerësimin e tyre, konstatimin e gjendjes nga pikëpamja e Komisionit, i cili
shërben si mendim i Komisionit për deputetet (seancën) për një çështje, akt, nismë
ligjore, raport pune etj, por që, deputetet e Kuvendit, respektivisht seanca plenare
nuk është e obliguar ta marre për bazë, përveç nëse pajtohet me atë. Ky funksion
i komisioneve është i përcaktuar ne nenin 67, pika 2 e Rregullores së Kuvendit të
Republikës së Kosovës, ku thuhet që Komisioni bën raporte dhe këto raporte duhet
të përmbajnë rekomandimet e Komisionit, bashkë me arsyetimin përkatës. Madje,
sipas procedurës, sa herë që shqyrtohet apo votohet një çështje në seance plenare,
paraqitet paraprakisht mendimi i Komisionit përmes rekomandimit, por votohet
çështja e cila është renditur si pikë e rendit të ditës dhe jo rekomandimi i
Komisionit lidhur me atë çështje Rekomandimi paraqet qëndrimin e përgjithshëm
të Komisionit për një çështje specifike në një kohë të caktuar, për një çështje e cila
nuk është në kompetencë të tij, por për të cilën Kuvendi i Kosovës si organi më i
lartë përfaqësues dhe vendimmarrës, mbanë përgjegjësi të tërthortë. Ngjashëm si
rekomandimet, edhe rezolutat dhe deklaratat, nuk kane efekt të drejtpërdrejtë
detyrues, por qe shprehin qëndrimin dhe vullnetin e Kuvendit. Natyrisht,
rekomandimet, rezolutat dhe deklaratat, varësisht prej çështjes dhe institucionit
që i drejtohen, mund të shërbejnë si orientim për të vepruar”.
160. Ndaj pyetjes së Gjykatës se cilat janë kompetencat e Kuvendit të Republikës së
Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi ndaj Ndërmarrjes Publike KOSTT dhe më
konkretisht, se cila është baza ligjore, sipas së cilës Kuvendi, si aksionar i vetëm i
kësaj Ndërmarrjeje Publike, mund ta autorizojë këtë të fundit që të mbulojë
humbjet në sistemin e energjisë, Komisioni për Legjislacion, specifikoi si në vijim:
35
“Në përputhje me Ligjin për energjinë elektrike nr. 05/L-085, i miratuar në
vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së
Kosovës. Kuvendi si aksionar i kësaj ndërmarrje, përmes Komisionit
funksional e mbanë përgjegjës ndërmarrjen për menaxhimin, përfshirë fitimet
dhe humbjet dhe në rastin konkret Komisioni duke ushtruar mandatin e tij
karshi KOSTT-it ka vlerësuar se me këto rekomandime mund të adresohet
problemi i humbjeve të përmendura ne paragrafin 3 të rekomandimeve. Në
baze të nenit 10 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, "aksionari nuk ka asnjë
detyrim zyrtar ndaj NP-së; dhe Aksionari nuk do ta financojë NP-në, përveç
nëse shprehimisht autorizohet në bazë të një Ligji Vjetor për Ndarje Buxhetore
ose një ligji tjetër të miratuar nga Kuvendi i Kosovës". Marrë parasysh këtë,
duhet t' i referohemi edhe Ligjit Nr.05/L-085 për Energjinë Elektrike, i cili
përcakton që: ndërmarrjet e energjisë kanë për obligim ofrimin e shërbimit
publik, ashtu siç përcaktohet me Licencë. Ne vazhdim, duke marrë parasysh që
Licenca e KOSTT-it parasheh mbulimin e shpenzimeve e në këtë drejtim
Kuvendi është aksionar i vetëm që mund të autorizoje mbulimin e shpenzimeve
të këtilla, në baze të Ligjit të miratuar nga Kuvendi, mund të konstatohet përtej
çdo dyshimi që Kuvendi përmes rekomandimit, ka krijuar kushtet e veprimit
për KOSTT.”
161. Ndërsa, ndaj pyetjes së Gjykatës se sipas cilës bazë ligjore janë mbuluar humbjet e
sistemit të energjisë elektrike që nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për Energjinë
Elektrike, gjegjësisht periudhës 2016-2020, Komisioni për Legjislacion i Kuvendit
theksoi se: ”Ligji nr. 05/L-085 për energjinë elektrike ka përcaktuara, se të drejtat
e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe këto të
drejta ushtrohen përmes formave të ndryshme. Në rastin konkret, Komisioni për
Legjislacion nuk komenton veprimet e Komisionit Funksional për Ekonomi, as në
të kaluarën, as tani, sepse është në kompetencë të tij që në pajtim me ligjin t'i
përgjigjet secilit institucion brenda fushëveprimit të tij”.
162. Së dyti, Gjykata i referohet përgjigjes së dorëzuar nga Komisioni për Ekonomi i
Kuvendit, të cilat përgjigje ndaj pyetjes së parë dhe të dytë të Gjykatës ishin identike
si ato të përgatitura dhe të dorëzuara nga Komisioni për Legjislacion.
163. Megjithatë, ndaj pyetjes së Gjykatës se sipas cilës bazë ligjore janë mbuluar humbjet
e sistemit të energjisë elektrike që nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për Energjinë
Elektrike, gjegjësisht gjatë periudhës 2016-2020, Komisioni për Ekonomi
specifikoi si në vijim:
“Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike ka përcaktuar se të drejtat e
aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe këto të
drejta ushtrohen përmes formave të ndryshme. Po ashtu bazuar në Ligjin
Nr.05/L-081 për Energjinë (LE) me nenin 4 ndërmarrjet e energjisë kanë për
obligim ofrimin e shërbimit publik ashtu siç përcaktohen me Licencë.
Rrjedhimisht, me një ndër kushtet e përcaktuara në Licencën për OST të
Energjisë me Nenin 5, KOSTT është obliguar për kompensimin e humbjeve të
energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës, e po ashtu, ZRrE me dispozitat
36
përkatëse në Rregullën për të hyrat e OST/OT-se, ka obliguar KOSTT-in që të
mbuloj konsumin dhe humbjet ne komunat veriore të Kosovës.
• Me hapjen e tregut të energjisë elektrike në prill të vitit 2017, ZRrE
përgjegjësinë për furnizimin e komunave me shumicë serbe në pjesën veriore
të Kosovës nga KESCO e ka bartë në KOSTT, duke e emëruar si humbje të
sistemit, dhe në bazë të Vendimit V_907 2017, të datës 13 prill 2017, aprovon
të hyra KOSTT-it për mbulimin e humbjeve në sistem (konsumi i pjesës veriore
të Kosovës) për vitin tarifor 01.04.2017 - 31.03.2018.
• Obligimin për kompensimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës të
përcaktuar në Nenin 5 të Licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit
të Energjisë si dhe dispozitat përkatëse në Rregullën për të hyrat e OST/OT-se,
ku ZRrE ka vendosur që obligimi i mbulimit të konsumit dhe humbjeve në
komunat veriore të Kosovës t' i takojë KOSTT, ndërsa nuk ka mbuluar të hyrat
e nevojshme për përmbushjen e këtij obligimi.
• Obligimin nga Ligji për Energjinë Elektrike neni 16 paragrafi 1.19 sipas të
cilit KOSTT është përgjegjës për balancim të sistemit të energjisë elektrike në
harmoni me Kodin e rrjetit të transmetimit dhe Rregullat e Tregut në
Republikën e Kosovës.
• Marrëveshjen për kyçje KOSTT - ENTSO-e, Neni 4 sipas të cilit KOSTT duhet
të operoj në përputhje te plote me rregullativat e Komisionit Evropian
(Udhëzuesi i operimit te sistemit, ose SOGL, Kodi i rrjetit elektrik të
emergjencës dhe restaurimit (NCER), Udhëzuesit për balancim të sistemit
elektro-energjetik, marrëveshjes kornizë -SAFA dhe çdo amendamentim i tyre
në të ardhmen) dhe është i obliguar te beje balancimin e sistemit elektro-
energjetik te Kosovës. KOSTT nuk e ka të lejuar të shfrytëzoj të hyrat e
realizuara nga tarifat e lejuara nga ZRRE për mbulimin e humbjeve në katër
komunave në pjesën veriore të Kosovës, por KOSTT ka obligim të balancoj
sistemin elektro-energjetik të Republikës së Kosovës duke aktivizuar kontrata
për balancimin e sistemit me palët ofruese të shërbimit balancues, prandaj
mbulimi i humbjeve për pjesën veriore të Kosovës bëhet domosdoshmërisht
qoftë përmes mekanizmit balancues ose tërheqjes se energjisë elektrike nga
sistemi elektro-energjetik i Evropës Kontinentale. Në të gjitha rastet KOSTT si
Zonë Rregulluese, gjegjësisht Kosova, nuk mundet t' i shmang kostot e
balancimit të sistemimit elektro energjetik të Kosovës përfshirë këtu edhe
energjinë e konsumuar në veriun e Kosovës. Në mungese të mjeteve financiare
për mbulimin e kostove qoftë për prokurimin e energjise për mbulimin e
humbjeve në veri të Kosovës, qofte kostove balancuese apo kostove te
devijimeve të qëllimshme, atëherë:
• Rrezikohet qëndrueshmëria financiare e KOSTT duke afaruar me humbje
• Rrezikohet vazhdimi i marrëveshjes KOSTT - ENTSO-E
• KOSTT mund të penalizohet deri në 5 milionë euro në vit, në rast të devijimeve
të qëllimshme të cilat cilësohen si shkelje e marrëveshjes KOSTT - ENTSO-E
• Rrezikohet reputacioni i KOSTT dhe Kosovës ndaj Evropës Kontinentale
• Rrezikohet perfomanca e OST të Shqipërisë në cilësinë e liderit te Bllokut
Rregullues AK (Blloku Rregullues Shqipëri-Kosove)
• Rrezikohet funksionalizimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ku
KOSTT është Aksionar
37
• dhe të gjitha përfitimet e operimit të KOSTT si Zonë e Pavarur Rregulluese
Pra, kostot e humbjeve ne komunat e veriut te Kosovës, qoftë në formë të blerjes
së energjisë apo ne forme obligimit të balancimit të sistemit, do të mbeten
obligim i KOSTT.
• Përmbushjes se Obligimeve te KOSTT si Zone Rregulluese ne kuadër të
Evropës Kontinentale
• Përmbushjes së zotimit te Qeverise se Kosovës ndaj ENTSO-E-se për
ndërprerje të devijimeve dhe furnizim të pandërprerë me energji elektrike te
pjesës veriore te Kosovës (shih shkresën e dt.14.09.20 17).
• Përmbushjes se obligimeve nga Rezoluta Nr.06-R-008 e Kuvendit të
Republikës se Kosovës e datës 05 qershor 2018 me te cilën është obliguar
Qeveria e Republikës se Kosovës qe te vij me një zgjidhje për furnizimin e pjesës
veriore të Kosovës.
• Vazhdimësisë së angazhimit te Qeverise se Kosovës ne zgjidhjen e përkohshme
te çështjes në zbatim të kësaj Rezolute, ku me miratimin e buxhetit, për
mbulimin e furnizimit të pjesës veriore te Kosovës kishte ndare një shume të
caktuar, mjete këto të cilat kanë qenë të mjaftueshme deri në mesin e muajit
prill 2021, saktësisht dhjetë ditët e para të muajit prill.
• sigurimit të standardeve dhe praktikës se mirë financiare, përfshirë
përputhjen me rregullat e Buxhetit te Kosovës, ligjet tjera te aplikueshme.
Marrë për baze rëndësinë e pavarësimit energjetike te KOSTT-it gjegjësisht
Republikës së Kosovës ne përgjithësi me rastin e nënshkrimit te Marrëveshjes
së kyçje me ENTSO-E, përmbushjen e obligimeve ligjore lidhur me sigurimin e
balancimit të cilat derivojnë nga LEE [Ligji për Energjinë Elektrike], si dhe nga
kjo marrëveshje, ndëshkimet financiare te cilat do te pasonin me rastin e
shkaktimit te devijimeve si pasoje e humbjeve te shkaktuara ne veriun e
Kosovës, ne raport me shfrytëzimin e përkohshëm të mjeteve nga buxheti
vetanak të cilat me pas do të rimbursohen, ne drite te sqarimit te nenit si me
larte, do të nënkuptonte se nuk do te duhej vinte deri te shkaktimi i ndonjë demi
i cili vështirë do të riparohej, dhe për më shumë rrezikimi i pavarësimit
energjetik do të ishte në kundërshtim te plote me interesin publik.”
(vi) Përgjigjet e parashtruesve të kërkesës [të pranuara më 6 gusht
2021]
164. Gjykata rikujton se, më 6 gusht 2021, ka pranuar përgjigjet e parashtruesve të
kërkesës ndaj pyetjeve të saj, të 8 korrikut 2021, drejtuar Kuvendit të Kosovës.
165. Parashtruesit e kërkesës fillimisht shtjelluan kompetencat e Kuvendit duke cituar
nenin 65 të Kushtetutës, ndërsa në lidhje me Aktin e kontestuar theksuan: “Vlen të
theksohet se vendimi kontestues, qëllimisht u miratua në formën e
rekomandimeve, edhe pse si rregull, çështjet e shqyrtuara dhe miratuara në
Komisione Parlamentare, i procedohen Kuvendit ne formën e vendimeve
përfundimtare, ashtu siç parashihet në nenin 62 "Funksioni i komisioneve", të
Rregullores, paragrafi 1 i të cilës, shprehimisht përcakton “Komisionet i
procedojnë pa vonesë çështjet që u dërgohen. Komisionet ia rekomandojnë
38
Kuvendit vendimet përfundimtare që lidhen vetëm me çështjet ose me punët që u
janë dërguar, ose me pyetjet që lidhen drejtpërdrejt me to. Komisionet mund të
merren edhe me çështje të tjera të fushëveprimit të tyre”.
166. Në këtë drejtim, lidhur me përgjigjen ndaj pyetjes se cila është natyra juridike e
rekomandimeve të nxjerra nga Kuvendi sipas nenit 65, pika 1, të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës dhe me konkretisht, se a është Akti i kontestuar ligjërisht
detyrues për subjektet të cilave u drejtohet, parashtruesit e kërkesës theksuan si në
vijim: “Në pikëpamje juridike e sipas rregullit, natyra juridike e aktit që miraton
Kuvendi e përcakton edhe efektin dhe pasojat që i njëjti i shkakton. Neni 80.1 i
Kushtetutës definon se si miratohen vendimet nga Kuvendi, si në vijim: Ligje,
vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të
deputeteve të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur është ndryshe e
përcaktuar me këtë Kushtetutë. Në këtë kuadër, vendimi kontestues, ka të meta
esenciale juridike. Nga njëra anë, emërtohet si "rekomandime", e nga ana tjetër,
përmbajtësisht, dispoziviti i tij, shkakton pasoja të mëdha juridike dhe financiare.
Pra, nuk mund të pandehim se ky është thjesht dhe vetëm një "rekomandim", i cili
si rregull, nuk ka fuqi detyruese. Por, fjala është për një "vendim" të Kuvendit në
kuptim të paragrafit 5 të nenit 113 të Kushtetutës”.
167. Sipas parashtruesve të kërkesës: “Termi "vendim” i përdorur nga neni 113.5 i
referohet çdo veprimi të Kuvendit, i cili prodhon pasoja juridike sipas
kompetencave kushtetuese të tij. Prandaj, termi 'vendim' përfshin jo thjeshtë një
akt juridik të Kuvendit, por vendimin e këtij të fundit përmes se cilit është bëre
nxjerrja e tij. Prandaj, mund të argumentohet qe çdo veprim i Kuvendit që
prodhon pasoja juridike (i përgjithshëm apo individual), qoftë i lëshuar në formë
të shkruar apo të pashkruar, si në lidhje me çështje substanciale ashtu edhe me
çështje procedurale, mund t'i nënshtrohet kontrollit kushtetues”.
168. Në këtë aspekt, të njëjtit, në esencë, pohojnë se: “Vendimi i kontestuar obligon
kompaninë publike KOSTT që të paguaj energjinë elektrike të shpenzuar nga
banoret e komunave veriore të Kosovës nga dividenta e saj, dividente e cila në
kushte normale do shkonte në buxhetin e konsoliduar të Kosovës. Pra, praktikisht
paratë merren nga buxheti i konsoliduar i Kosovës. Fakti se vendimi i kontestuar
është një "vendim" i Kuvendit në aspektin përmbajtjesor dhe në bazë të efekteve që
prodhon, dëshmohet lehtësisht edhe me pagesën që KOSTT e ka bërë në mënyre
për menjëhershme, pasi është marrë ky vendim”.
169. Përgjatë përgjigjes së tyre, parashtruesit e kërkesës, gjithashtu theksojnë se: “Për
sa më sipër, konsiderojmë se në rrethanat e rastit konkret, gjykata nuk duhet të
kufizohet në kuptim të emërtimit të aktit, por në efektin dhe pasojat juridike që akti
i shkakton. Për me tepër, gjykata tashme ka ndërtuar edhe praktikën e saj, që nuk
kufizohet, ne procedurën e kontrollit kushtetues, në kuptim të emërtimit të aktit,
por në kuptim të çështjes/ve që ngre ai. Rrjedhimisht, rekomandimet e miratuara
-vendimi i kontestuar, hyn në kategorinë e vendimit të miratuar nga Kuvendi, në
pikëpamje të praktikes se Gjykatës, e cila mund të zbatohet mutatis mutandis edhe
për rastin konkret, siç është zbatuar në rastin KO73/16, kur është shtruar një
39
çështje e rëndësishme kushtetuese, pavarësisht emërtimit të aktit. Për sa me sipër,
dhe duke u bazuar në rastin KO73/16, konsiderojmë se vendimi i kontestuar edhe
pse është ne formën e "Rekomandimeve" ngre çështje kushtetuese, respektivisht,
hyn ne sfondin e normave Kushtetuese. Duke marre për baze piken 43 dhe 49 të
aktgjykimit në rastin Ko73/16, konsiderojmë se as Komisioni, as Kuvendi, e aq më
tepër, Gjykata Kushtetuese, nuk mund/duhet të kufizohen në emërtimin e aktit,
por në çështjen që i njëjti e ngre”.
170. Në mbështetje të pretendimeve të lartcekura, parashtruesit e kërkesës i referohen
praktikës së Gjykatës, gjegjësisht rastit KO73/16, me parashtrues Avokati i Popullit,
Aktgjykim i 8 dhjetorit 2016, paragrafët 43 dhe 49.
171. Në vijim, parashtruesit e kërkesës specifikuan se: “KOSTT është Operatori i
Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike te Kosovës, kompani
publike me 100 % te aksioneve shtetërore. Sipas Ligjit për energjinë elektrike
nr.05L-085 te miratuar ne vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes
Kuvendit të Republikës se Kosovës. Dividenta e KOSTT është pjese e buxhetit te
Kosovës. Kjo do te thotë se me paratë e buxhetit të Kosovës do të paguhet energjia
elektrike e shpenzuar nga një pjesë e qytetareve të Kosovës -qytetaret e komunave
në veri të Kosovës. Dividenta -Sipas veprimeve të ZRRE-se është e paligjshme sepse
për t'u klasifikuar si Divident, duhet procesi dhe raporti financiar të kaloj përmes
ZRRE-së. Pra KOSTT nuk ka asnjë dokument valid nga Rregullatori që dividenta
është legale dhe mund t'a përdore atë. Dividenta sipas ZRRE-se nuk është asgjë
tjetër përveç mbetje e mjeteve të pa investuara të projekteve të ndryshme kapitale
për shkak që KOSTT ishte një kohë të gjate pa Bord, dhe këto mjete do duhej të
ktheheshin në investime. Pra KOSTT nuk ka guxuar dhe nuk ka bazë ligjore për të
paguar kategoritë tjera me këto mjete. Prandaj, KOSTT ka bërë shkeljen tjetër që
për shkak të mungesës se monitorimit nga ZRRE (mungese Bordi), ka filluar
shpërndarjen e këtyre mjeteve”.
172. Parashtruesit e kërkesës theksojnë se: “Një aspekt tjetër, shumë i rëndësishëm është
edhe fakti se ndërmarrjet publike dhe institucionet e pavarura janë të pavarura
në ushtrimin e kompetencave të tyre, ndërkaq, ndërhyrja në buxhetin e tyre, të
ardhurat apo shpenzimet, mund të bëhet vetëm në pajtim me rregullat ligjore. Në
rastin konkret vendimi kontestues, do të mund të merrej vetëm nëse Kuvendi
përmes miratimit të Ligjit për Buxhetin apo plotësimin dhe ndryshimin e tij, do të
lejoni shpenzimet KOSTT, respektivisht shfrytëzimin dividentës së tij, për të
mbuluar humbjet e regjistruara”.
173. Sipas parashtruesve të kërkesës: “Kuvendi si aksionar, nuk ka asnjë kompetencë që
me vendim (rekomandim), të ndërhyje në punën e pavarur të institucionit, e aq
me tepër që me vendim të vendos për përdorimin dhe shfrytëzimin e dividentes së
një institucioni të pavarur. Një vendim i tillë i Kuvendit, nuk parashihet në ndonjë
ligj në fuqi, si një kompetencë e Kuvendit. Përkundrazi, është Kuvendi, institucioni
i cili sipas nenit 65.9, të Kushtetutës mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të
institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i
raportojnë Kuvendit. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë
40
Elektrike të Kosovës (KOSTT), i raporton Kuvendit, por ushtrimin e detyrave si
institucion i pavarur nuk mund t'a kaloj të Kuvendi, vetëm pse i raporton këtij
institucioni. Nëse KOSTT, kishte një kërkesë të pabazuar juridikisht, kjo nuk
nënkupton se vendimi që miraton ose refuzon atë kërkesë duhet apo mund të jetë
i pabazuar juridikisht”.
174. Tutje, parashtruesit e kërkesës, gjithashtu nënvizojnë se:
“Më 10 mars 2020, Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për ndarjet
buxhetore për vitin 2020. Ne projektligjin për buxhetin e vitit 2020, ishte
miratuar kërkesa e Ministrit te Financave z. Besnik Bislimi për ndarjen e
mjeteve në nivelin e 10 milion euro dhe kjo e dhëne gjendet ne Ligjin për buxhet,
i miratuar në Kuvend. Me 14 mars 2020, në një seancë të jashtëzakonshme të
Kuvendit të Republikës se Kosovës, në procedurë të përshpejtuar është
miratuar Projektligji për buxhetin e vitit 2020. Sipas këtij projektligji të
mbështetur nga 63 deputetë, është përligjur ndarja e mjeteve prej 10 milion
eurove për Ndërmarrjen Publike KOST. Megjithatë, një vendim i tillë, u
materializua përmes ligjit të miratuar në Kuvend dhe në bazë të përgjegjësive
të Kuvendit për ndarjen e buxhetit shtetëror. Ndërkaq, një vit me pas,
përkatësisht me 28 prill 2021, në mbledhjen e Komisionit Funksional për
Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, u shqyrtua kërkesa e NP KOSTT
për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve ne pjesën veriore
të Kosovës, me ç’ raste me 6 vota për, ka kaluar propozimi i deputetes znj.
Mimoza Kusari Lila u miratua dhe si përfundim, KOSTT -i do ta marre
përgjegjësinë për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat veriore të
Kosovës për gjashte muajt e ardhshëm, duke e liruar kështu Qeverinë nga ky
obligim. Për sa me sipër, konfirmojmë se që nga hyrja ne fuqi e Ligjit Nr. 05/L-
085 për Energjinë Elektrike, gjatë periudhës 2016 -2020, asnjëherë nuk ka
ndodhur që me një vendim apo rekomandim të Kuvendit, sipas bazës ligjore në
fuqi, të mbulohen humbjet e energjisë elektrike.”
175. Gjithashtu, parashtruesit e kërkesës sqaruan se: “Në vitin 2017, Avokati i Popullit i
Republikës së Kosovës, ex officio, ka nxjerrur Raportin nr. 265/2017 në lidhje me
faturat e energjisë elektrike të shpenzuar nga katër komunat veriore të Republikës
se Kosovës. Në Raportin e Avokatit të Popullit, pagesa e 3.5% me shtrenjte e
faturës së energjisë elektrike për të mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike të
shpenzuar nga qy1etaret e komunave në veri të Kosovës (Mitrovicës se Veriut,
Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit), cilësohet si diskriminuese dhe me ketë
shkel të drejtat kushtetuese të garantuara me Kushtetutë. Gjithashtu, ky raport i
rekomandon Zyrës se Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Qeverise se Kosovës
që të ndalet urgjentisht praktika e kundërligjshme e faturimit të energjisë elektrike
të shpenzuar në veri të Republikës se Kosovës të konsumatorët e pjesës tjetër të
vendit”.
(vii) Përgjigjet e KOSTT ndaj pyetjeve të Gjykatës [të pranuara më 16
gusht 2021]
41
176. Gjykata rikujton se, më 16 gusht 2021, ka pranuar përgjigjet e KOSTT-it ndaj
pyetjeve të saj, të 2 gushtit 2021, drejtuar KOSTT-it.
177. Përkitazi me pyetjen se cilat janë kompetencat e KOSTT-it në bazë të legjislacionit
në fuqi në lidhje me çështjet që janë përcaktuar në dispozitat e Aktit të kontestuar
të Kuvendit, KOSTT theksoi si në vijim:
“[...] në bazë të legjislacionit në fuqi, kompetencat e KOSTT-it në lidhje me
çështjet që janë përcaktuar në dispozitat e Rekomandimeve të Kuvendit të
Republikës se Kosovës, nr.08-R-Ol, te 6 majit 2021 janë të parapara ne Ligjin
Nr.05/L-085 për Energjinë Elektrike ku me Neni 16 Detyrat dhe Përgjegjësitë
e Operatorit të Sistemit të Transmetimit paragrafi 1.19 paragrafi 1.20
shprehimisht është e përcaktuar çështja e balancimit të sistemit si në vijim:
1.19. balancimi i sistemit të energjisë elektrike në harmoni me Kodin e rrjetit të
transmetimit dhe Rregullat e Tregut; 1.20. menaxhimi i rrjedhave të energjisë,
ne sistemin e transmetimit, duke marre parasysh shkëmbimet me sistemet
fqinje, me qellim të mbajtjes së balancës mes furnizimit dhe kërkesës dhe
sigurimit të efikasitetit ekonomik të menaxhimit të rrjedhave të energjisë duke
trajtuar në mënyre të barabartë të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit;
Me Licencën e Operatorit të Sistemit Transmetues të KOSTI, ZRRE ka shtuar
obligimin e shërbimit për kompensimin e humbjeve në veri të Kosovës, ku me
Nenin 5 të Licencës përcaktohet:
"1. Kur kërkohet me ndonjë Vendim apo Udhëzim të lëshuar të Licencuarit nga
Rregullatori, i Licencuari duhet të siguroj energji elektrike për të kompensuar
humbjet që dalin nga energjia e shfrytëzuar, por jo e paguar, nga
konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës;
Po ashtu, ZRrE me dispozitat përkatëse ne Rregullën për të hyrat e OST/OT-
së, ka obliguar KOSTI-in që të mbuloj konsumin dhe humbjet në komunat
veriore të Kosovës.
Për me shumë, Marrëveshja se Kyçje KOSTI - ENTSO-E ka hyrë në fuqi me datë
28 tetor 2020 dhe nënkupton edhe përgjegjësinë për operimin e sistemit të
transmisionit edhe në aspektin interkonektiv (ndërkufitare), gjë që deri me 14
dhjetor 2020 ka qene i pamundësuar nga Serbia. Marrëveshja e Kyçjes (MK),
me Neni 13 paragrafi 2 ka të parapare si në vijim në rast të një shkeljeje nga
një Palë, e shkaktuar nga neglizhenca e thjeshtë ose e rendë ose gabime të
qëllimshme ose mashtrim, Palët pretenduese do të kenë të drejtë te kërkojnë
kompensim nga Pala e paracaktuar, për çdo dëmtim, tarife pagese ose
shpenzim, i cili mund të konsiderohet si dem i drejtpërdrejte që rrjedh nga, ose
rezulton nga shkelja.”
178. Sipas KOSTT-it: “Devijimet e shkaktuara në pjesën veriore të Republikës se
Kosovës, kategorizohen si devijime të qëllimshme dhe të parashikuara, kështu që
si të tilla, kanë për pasojë dëmtimin e palëve, të shkaktuar me tërheqjen e energjisë
elektrike nga sistemi interkonektiv. Me Nenin 13.4. të Marrëveshjes së Kyçjes është
42
e përcaktuar si në vijim: me përjashtim të rastit të mashtrimit ose shkeljes
ndërkombëtare, detyrimet e dëmshpërblimit te secilës Palë të paracaktuar do të
kufizohen gjithmonë në 5.000.000 EUR (pesë milion euro) për vit dhe për Palën e
paracaktuar, pavarësisht numrit të shkeljeve. Nga ky Nen shihet se detyrimet për
pagesën e dëmshpërblimeve për shkelje nga KOSTT mund të arrijnë deri në 5
milion euro për vit. Po ashtu, që nga data 01.06.2021 ka filluar implementimi i
mekanizmit FSCAR (Financial Settlement KM ACE Ramping Period) në kuadër te
ENTSO-E i cili ka zëvendësuar mekanizmin e programit të kompensimit TSO-ve
(in kind) me energji, me dërgimin e faturave në baza mujore për devijimet e
shkaktuara. KOSTT-i nuk do të mund t'i shmanget pagesës së faturave të lëshuara
nga ky mekanizëm. Rrjedhimisht, konkludojmë se dispozitat ligjore si dhe aktet
përkatëse të cituara si me lartë përcaktojnë kompetencat e KOSTT-it në lidhje me
çështjet që janë përcaktuar në dispozitat e Rekomandimeve të Kuvendit të
Republikës se Kosovës, nr. 08-R-01, te 6 majit 2021”.
179. Ndaj pyetjes së Gjykatës se a përbëjnë rekomandimet bazë të vetme juridike për të
ndërmarrë veprimet që përcaktohen në pikën 4 të Aktit të kontestuar, gjegjësisht
mbulimin e devijimeve të energjisë elektrike në katër (4) komunat e Kosovës, sipas
zgjedhjes së prezantuar dhe miratuar në komisionin funksional duke shfrytëzuar të
hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo
ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm, KOSTT theksoi si në vijim:
“[...] bazë juridike për të vepruar konform pikës së lartë cituar të
Rekomandimeve është përmbushja e obligimeve ligjore konform Ligjit Për
Energjinë Elektrike respektivisht nenit 16 paragrafi 1.19, paragrafi 1.20 për
çështjen në aspektin e balancimit të sistemit, në kuadër të detyrave dhe
përgjegjësive të KOSTT, obligimeve të përcaktuara me Licence dhe Rregullën
e Tregut, dhe obligimeve te cilat dervijonë nga Marrëveshja e Kyçjes. Andaj,
është e rëndësishme të potencohet se nëse KOSTT nuk do te bej pagesën e jo
balanceve për llogarinë e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës, KOSTT do te
dështoj ne përmbushjen e obligimeve që dalin nga rregullat e tregut në
menaxhimin e mekanizmit balancues dhe barazimit financiar me palët
tregtare dhe si pasoje do të dështoj edhe tregu i energjisë elektrike në Kosovë.
Në ndërlidhje të pikës 4 të Rekomandimeve sa i përket pjesës “mjete këto të cilat
do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm"
me Statutin e Shoqërisë Aksionare Kosn sh.a. përkatësisht nenin 12 paragrafi
12.1 është e përcaktuar se Bordi i Drejtoreve të shoqërisë përcakton
divindenden. Po ashtu, bazuar ne Ligjin Nr. 06/L -016 Për Shoqëritë Tregtare
me nenin 150 është e parapare Dividenda ku paragrafi 1 i po të njëjtit nen
përcakton "Bordi i Drejtoreve i Shoqërisë Aksionare, nëse është i autorizuar në
bazë të statutit ose me vendim të aksionareve, mund të deklaroje dhe paguajë
dividende në aksionet e Shoqërisë Aksionare. Në rast të një vendimi të tillë,
dividenda duhet të paguhet në të gjitha aksionet e emetuara te çfarëdo lloj ose
kategorie, dhe në asnjë rrethane nuk mund të deklarohet dhe paguhet vetëm
ndaj disa aksioneve. Bordi i Drejtoreve ka të drejte te ndërmarre ketë veprim
43
ne çdo kohe", bazuar në nenin 151 është e përcaktuar Procedura për
Autorizimin e Dividendëve.
1. Vendimi për autorizimin dhe pagimin e dividendëve mundet të bëhet vetëm
nga aksionaret, përveç nëse autorizimi për marrjen e vendimit në fjalë i është
dhëne Bordit të Drejtoreve me statutin e Shoqërisë Aksionare.”
180. Ndërsa, ndaj pyetjes së Gjykatës se cilat janë veprimet që KOSTT i ka ndërmarrë në
zbatim të të gjitha dispozitave të Aktit të kontestuar, të miratuara nga Kuvendi i
Republikës së Kosovës, ky i fundit theksoi se:
“KOSTT në zbatim të të gjitha dispozitave të Rekomandimeve, të miratuara
nga Kuvendi i Republikës se Kosovës ka ndërmarrë veprimet si në vijim: në
Mbledhjen e Jashtëzakonshme nr.121.1/21 të Bordit të Drejtoreve të KOSTT
SH.A. e mbajtur në Ndërtesën e KOSTT me datë 17 maj 2021 si pike e rendit të
ditës ka shqyrtuar aktin juridik Nr. 08-01 dt.06.05.2021 të miratuar nga
Legjislatura VIII e Kuvendit te Republikës se Kosovës për sigurimin e mjeteve
financiare për mbulimin e humbjeve të shpenzuara me energji elektrike në
pjesën veriore të Kosovës. Rrjedhimisht, Departamenti për Operim të Sistemit
i ka adresuar Bordit të Drejtorëve, kërkesën për ndarjen e linjës buxhetore në
shume prej 11, 000.000 euro. Pas shqyrtimit të kërkesës në fjalë Bordi i
drejtoreve ka miratuar:
Vendimin 210517-11/2
1. Sipas autorizimit nga Rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës
NR. 08-01 i datës 06.05.2021, ndahen mjetet buxhetore në shumen prej
8,200,000 euro nga fitimet e mbajtura për mbulimin e devijimit të energjisë
elektrike për pjesën veriore të Kosovës për vitin 2021, mjete këto të cilat do të
kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm.”
181. Në fund, KOSTT pohon se e ka informuar rregullisht Komisionin për Ekonomi të
Kuvendit përmes raporteve të dërguara lidhur me devijimet e energjisë elektrike
dhe kostot financiare për mbulimin e humbjeve për komunat në pjesën veriore të
Republikës së Kosovës.
(viii) Përgjigjet e KOSTT ndaj pyetjeve të Gjykatës, të pranuara më 18
tetor 2021 dhe 26 tetor 2021 respektivisht
182. Gjykata rikujton se, më 18 tetor 2021, ka pranuar përgjigjet e KOSTT-it ndaj
pyetjeve të saj, të 4 tetorit 2021, drejtuar KOSTT-it.
183. Përkitazi me pyetjen e parë se cili është përkufizimi dhe kuptimi i mjeteve të
mbajtura sipas legjislacionit në fuqi, dhe po ashtu cila është baza ligjore për
kompensimin e këtyre mjeteve “nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i
mundshëm”, KOSTT u përgjigj si në vijim:
44
“Përkufizimi i mjeteve te mbajtura - Fitimi/humbja e akumuluar nga
periudhat kontabël të mëparshme që as nuk është paguar si dividend dhe as
nuk është përdorur për ndonjë qëllim tjetër nga njësia ekonomike
raportuese - është sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
KOSTT është i obliguar t'i hartojë pasqyrat financiare sipas Standardeve
Ndërkombëtare të Kontabilitetit, në bazë të nenit 7 paragrafi 1 të Ligjit për
Kontabilitet, Raportim Financiarë dhe Auditim.
Bazuar në Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet
Publike me nenin 13.14 përcaktohet Dividenda "Nëse Ndërmarrja fiton
profit, (neto e tatimit), nga Bordi pritet në këshillat e ekipit të menaxhmentit,
të përcaktojë se sa prej atij profiti duhet të mbetet për ri-investime dhe sa
duhet të paguhet për dividendë. Bordi do t'i bëjë rekomandimet e tij në
deklarimin e dividendës për aksionaret në Takimin e Përgjithshëm Vjetor".
KOSTT sh.a. është Operator, Sistemi, Transmisioni dhe Tregu i energjisë
elektrike të Kosovës, kompani publike me 100% të aksioneve shtetërore.
Bazuar në nenit 13 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 13 të 05/L-085 për energjinë
elektrike të miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes
Kuvendit të Republikës së Kosovës , kërkesë kjo e Cila ka derivuar nga
Direktiva 2009/72/EC e Parlamentit Evropian dhe Këshillit. Kjo direktivë
shprehimisht ndalon ushtrimin e të drejtave të kontrollit nga entiteti i cili
është pronar i operatorit të transmetimit edhe në ndërmarrjet që kryejnë
funksione të gjenerimit apo furnizimit. Prandaj, për KOSTT sh.a., nga viti
2016 të drejtat e aksionarit i ushtron Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Kompensimi í mjeteve nga dividenda ose ndonjë mekanizëm tjetër është në
përputhje me rekomandimet me nr.08-01 të datës 06.05.2021, pika 4, të
Kuvendit të Kosovës në cilësinë e aksionarit të KOSTT, e drejtë kjo e
paraparë me nenin 151 Procedurat për Autorizimin e Dividendëve paragrafi
1 të Ligjit Nr.06/L-016 për Shoqëritë Tregtare ku shprehimisht parashihet
se ''Vendimi për autorizimin dhe pagimin e dividendëve mundet të bëhet
vetëm nga aksionarët, përveq nëse autorizimi për marrjen e vendimit në
fjalë i është dhënë Bordit të Drejtorëve me statutin e Shoqërisë Aksionare”
Bazuar në nenin 4 të Ligjit Nr.05/L-081 për Energjinë ndërmarrjet e
energjisë kanë për obligim ofrimin e shërbimit publik ashtu siç përcaktohet
me Licencë.
Rrjedhimisht, me nenin 5.1 të Licencës për Operatorin e Sistemit të
Transmetimit të Energjisë Elektrike ZRRE/Li15/17 KOSTT-it i është vendos
obligimi për kompensimin e humbjeve të energjisë elektrike në pjesën
veriore të Kosovës: '/Kur kërkohet me ndonjë Vendim apo Udhëzim të
lëshuar të Licencuarit nga Rregullatori, i Licencuari duhet të siguroj energji
elektrike për të kompensuar humbjet që dalin nga energjia e shfrytëzuar,
por jo e paguar, nga konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës”
Përmbushja e detyrave dhe përgjegjësive të Operatorit të Sistemit té
Transmetimit të përcaktuara me Nenin 16 të Ligjit për Energjinë Elektrike
janë obligim ligjor, dështimi në përmbushjen e tyre cenon sigurinë e
furnizimit të sistemit të energjisë elektrike të Kosovës. Pra, KOSTT është
përgjegjës për balancimin e sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.
45
Për më shumë Marrëveshja së Kyçjes KOSIT — ENTSO-E ka hyrë në fuqi me
datë 28 tetor 2020 dhe nënkupton edhe përgjegjësinë për operimin e sistemit
të transmisionit edhe në aspektin interkonektiv (ndërkufitarë), gjë që deri
me 14 dhjetor 2020 ka qenë i pamundësuar nga Serbia.
Marrëveshja e Kyçjes (MK) si marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar
nga KOSTT dhe 28 TSO të shteteve të Evropës Kontinentale, me Nenin 13
paragrafi 2 ka të paraparë si në vijim rast të një shkeljeje nga një Palë, e
shkaktuar nga neglizhenca e thjeshtë ose e rëndë ose gabime të qëllimshme
ose mashtrim, Palët pretenduese do të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim
nga Pala e paracaktuar, për çdo dëmtim, tarifë pagese ose shpenzim, i cili
mund të konsiderohet si dëm i drejtpërdrejtë që rrjedh nga, ose rezulton nga
shkelja".
Devijimet e shkaktuara në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
kategorizohen si devijime të qëllimshme dhe të parashikuara, kështu që si të
tilla, kanë për pasojë dëmtimin e palëve, të shkaktuar me tërheqjen e
energjisë elektrike nga sistemi interkonektiv evropian.
Me Neni 13.4. të Marrëveshjes së Kycjes është e përcaktuar si në vijim: me
përjashtim të rastit të mashtrimit ose shkeljes ndërkombëtare, detyrimet e
dëmshpërblimit të secilës Palë të paracaktuar do të kufizohen gjithmonë deri
në 5.000.000 EUR (pesë milion Euro) për vit dhe për Palën e paracaktuar,
pavarësisht numrit të shkeljeve. Nga ky Nen shihet se detyrimet për pagesën
e dëmshpërblimeve për shkelje nga KOSTT mund të arrijnë deri në 5 milion
euro për vit.”
184. Ndërsa përkitazi me pyetjen e dytë të Gjykatës se si KOSTT i definon devijimet e
rrjetit të energjisë elektrike, KOSTT u përgjigj:
“Devijim i energjisë elektrike është diferenca në mes të importit të kontraktuar
dhe importit të realizuar sipas matjeve në kufijtë e Kosovës. Devijimet e
energjisë elektrike janë devijime ndaj sistemit interkonektiv të Evropës dhe
nuk kufizohen me devijime ndaj shteteve të rajonit (Shqipëri, Mali i Zi dhe
Maqedoni) me të cilat kufizohet Kosova. Lidhur me devijimet e energjisë
elektrike ekziston marrëveshja në nivel evropian ndërmjet TSO-ve të Evropës
(Marrëveshja e faturimit OST-OST (TIA) për shlyerjen financiare të
shkëmbimit të paqëllimshëm FSkar). Të gjitha devijimet llogariten nga
SWISSGRID (Qendër Koordinative e Zonës Sinkrone të Evropës Jug), për Çdo
orë të muajit përkatës dhe llogaritet totali mujor i devijimeve në MWh. Për
këtë sasi të devijimeve KOSTT-it do ti dërgohet faturë nga JAO (Joint
Allocation Office for Europe) e cila do të mbulojë kostot e prodhimit të
energjisë elektrike që Kosova e ka marrë si devijim.
Devijimet apo humbjet e energjisë elektrike në katër komunat e Kosovës janë
përcaktuar me Nenin 5 të Licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit
të Energjisë Elektrike ZRRE/Li 15/17.”
185. Në vijim, Gjykata rikujton se, më 21 tetor 2021, i është drejtuar KOSTT-it me
pyetjen se cilat janë të hyrat dhe benefitet e KOSTT-it si rezultat i operimit të
46
KOSTT-it si Zonë Rregulluese e pavarur pas nënshkrimit të marrëveshjeve të
lartcekura. Ndaj kësaj të fundit, KOSTT-i, ndër tjerash, u përgjigj si në vijim:
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes së kyçjes me ENTSO-E, të hyrat të cilat
KOSTT ka filluar t'i realizoje si Zonë e Pavarur Rregulluese janë:
• Të hyrat nga Alokimi i Kapaciteteve
• Të hyrat/shpenzimet nga transiti i energjisë - nga mekanizmi ITC
Benefitet e KOSTT/Kosovës si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes me
ENTSO-E janë të shumta.
• Njohja e Kosovës si zone e pavarur ne kufijtë aktual ne sistemi
elektroenergjetik te Evropës e cila deri ne atë moment njihej si pjese e Serbisë.
• Hapja e mundësisë për formimin e Bllokut Rregullues të përbashkët Kosovë
- Shqipëri, e cila ndodhi me 26 nëntor 2019 me nënshkrimin e marrëveshjes
ndërmjet dy palëve. Marrëveshje kjo që u përkrah nga RGCE (Regional Group
Continental Europe) dhe tanimë njihet si Blloku Rregullues AK.
• Optimizimi i dy sistemeve elektroenergjetike Kosovë- Shqipëri të cilat sisteme
e komplementojnë njeri tjetri dhe si rrjedhoje kemi optimizim të shpenzimeve
te cilat përkthehen në tarifë tek konsumatori.
• Hapja e rrugës për themelimin e bursës së përbashkët të Energjisë, e cila u
themelua me 05 tetor 2020 ku KOSTT është aksionar i përbashkët me OST
(Shqipëri), ku me vone u themelua edhe dega për Kosovë.
• Hapja e mundësisë se anëtarësimit te KOSTT në ENTSO-E si anëtar i
barabartë me të gjitha TSO-të tjera.
• Hapja e mundësisë se anëtarësimet të KOSTT në organizata dhe shoqata tjera
energjetike evropiane dhe botërore.
Benefitet e bllokut rregullues AK (Kosove-Shqipëri) përfshijnë këto
komponente
• Balancimi i përbashkët të sistemit
• Zvogëlimi i sasisë së rezervës nga të dy TSO-të
• Benefiti vjetor financiar vjetor për energjinë elektrike balancuese nga
Marrëveshja për operim të përbashkët me OST e Shqipërisë në kuadër të
Bllokut Rregullues Kosove-Shqipëri sillet në vlerën 2,234,016 t.
• Performanca e operimit të dy TSO-ve në raport me ENTSO-E
• Mundësia qe KOSTT të bëhet anëtar i ENTSO-E pa pasur fare rezerva
balancuese brenda Kosovës
• Mundësia e integrimit të Burimeve të ripertritshme të energjisë.”
(ix) Përgjigjet e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere të
Kuvendit [të pranuara më 1 nëntor 2021]
186. Ky Komision, ndaj pyetjes së Gjykatës nëse para shqyrtimit dhe miratimit të Aktit
të kontestuar, Rekomandimi i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe
Tregti, i 28 prillit 2021, për opinion/mendim, është dërguar në Komisionin për
Buxhet, Punë dhe Transfere, u përgjigj si në vijim: “Në asnjë dispozitë të
Rregullores së Kuvendit nuk përcaktohet se Komisioni funksional merr
mendim/opinion, nga Komisionet tjera, në këtë rast Komisioni për Buxhet Punë
47
dhe Transfere dhe/ose në të për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Përveç në rastet
kur shqyrton projektligjet, që e ka obligim secili Komision ti dërgoj sipas
procedurës amendamentet për shqyrtim ne aspektin buxhetor, shih nenit 57
paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit. Ndërkaq, Komisioni për Mbikëqyrjen e
Financave Publike, shqyrton raportet e audituara dhe nxjerr rekomandime për to,
që nënkupton se në këtë rast Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe
Tregti nuk ka pasur në asnjë rast nevojën për ti dërguar rekomandimet e 28 prillit
2021, që ti shqyrtoj ky Komision”.
187. Përderisa, ky Komision, në lidhje me përgjigjen e KOSTT-it të dorëzuar në Gjykatë,
më 18 tetor 2021, u përgjigj si në vijim: “ […] si Komision pajtohemi me përgjigjet
e dhëna nga kjo ndërmarrje publike, sepse është pala kompetente në këtë rast, për
shkak të përgjegjësive që dalin nga Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike.
Shih për këtë, bazuar ne nenin 4, te Ligjin Nr.05/L-081 për Energjinë, ndërmarrjet
e energjisë kane për obligim ofrimin e shërbimit publik ashtu siç përcaktohen me
Licence. Rrjedhimisht, me një ndër kushtet e përcaktuara në Licencën për OST të
Energjisë me Nenin 5, KOSTI është obliguar për kompensimin e humbjeve te
energjisë elektrike ne pjesën veriore te Kosovës, e po ashtu, ZRrE me dispozitat
përkatëse ne Rregullën për të hyrat e OST/OT e ka obliguar KOSTI -in qe te mbuloj
konsumin dhe humbjet ne komunat veriore te Kosovës. Ne dy pyetjet e gjykatës,
vlerësojmë se KOSTI, ka dhënë përgjigje adekuate duke sqaruar shpërndarjen e
dividentes ne baze te Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe në bazë të
legjislacionit në fuqi për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim. Si dhe
sqarimet e dhëna ne pyetjen e dyte, sa i përket definimin rreth devijimit të
energjisë elektrike, ku KOSTI këtë e bën në baza të marrëveshjeve ne nivel
evropian për faturimin për shlyerjen financiare të shkëmbimit te paqëllimshëm.
Bazuar ne Ligjin Nr.05/L-081 për Energjinë, vlenë të ceket se ndërmarrja publike
KOSTI Sh.A nuk është subjekt i financimit nga linjat buxhetore të cilat duhet të
aprovohen nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe/ose në atë për
Mbikëqyrjen e Financave Publike, Buxheti i KOSTI Sh.A aprovohet nga Bordi i
Drejtoreve sipas ligjit për ndërmarrjet publike dhe bazohet në të hyrat maksimale
të aprovuara nga ZRRE dhe fitimet e mbajtura nga të hyrat vetanake”.
(x) Përgjigjet e Komisionit të Kuvendit për Mbikëqyrjen e Financave
Publike [të pranuara më 1 nëntor 2021]
188. Përgjigja e këtij Komisioni është si në vijim:
“Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike nuk ka shqyrtuar
Rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti,
sepse nuk ka pranuar dhe nuk ka qenë i ngarkuar nga Kuvendi për shqyrtimin
e atyre rekomandimeve. Në asnjë dispozitë të Rregullores së Kuvendit nuk
përcaktohet se komisioni funksional merr mendim/opinion, nga komisionet
tjera për rekomandime.
Komisioni për Mbikëqyrjen e financave Publike, sipas Rregullores së Kuvendit,
në fushëveprim të tij ka mbikëqyrjen e ligjshmërisë së shpenzimeve të parasë
48
publike në bazë të raporteve dhe pasqyrave të audituara nga Zyra Kombëtare
e Auditimit. Zyra Kombëtarë e Auditimit nuk i ka audituar pasqyrat vjetore
financiare të KOSTT-it, prandaj si komision nuk kemi pasur mundësinë të
shqyrtojmë ligjshmërinë e shpenzimit të buxhetit të KOSTT-it.”
49
Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Neni 3
[Barazia para Ligjit]
1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe
komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të
plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive
dhe gjyqësore.
2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e
barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të
drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe
në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe
pjesëtarëve të tyre.
Neni 24
[Barazia para Ligjit]
1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes
së barabartë ligjore, pa diskriminim.
2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës,
fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore,
lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit
seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave
të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe
grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm
derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.
Neni 55
[Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]
1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të
kufizohen vetëm me ligj.
2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të
kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të
hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë
Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat
janë përcaktuar.
4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre
kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e
kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë
së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis
50
kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e
realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën
të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.
Neni 65
[Kompetencat e Kuvendit]
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
(1) miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme;
[...]
(5) miraton Buxhetin e Republikës së Kosovës;
[...]
(9) mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në
bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit;
[...]
(14) vendos për çështjet me interes të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj.
Neni 80
[Miratimi i Ligjeve]
Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave
të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur është ndryshe
e përcaktuar me këtë Kushtetutë.
Neni 119
[Parimet e Përgjithshme]
1. Republika e Kosovës siguron një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e
tregut, lirinë e aktivitetit ekonomik dhe sigurinë e pronës publike e private.
2. Republika e Kosovës siguron të drejta ligjore të barabarta për të gjithë
investitorët dhe të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme.
3. Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të
pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të
ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj.
4. Republika e Kosovës promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj duke
inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
5. Republika e Kosovës do të themelojë organe të pavarura për rregullimin e
tregut atëherë kur vetë tregu nuk mundet që në masë të mjaftueshme të mbrojë
interesin publik.
6. Investitorit të jashtëm i garantohet nxjerrja e lirshme e fitimit dhe kapitalit
të investuar jashtë vendit, në pajtim me ligjin.
7. Garantohet mbrojtja e konsumatorëve, në pajtim me ligjin.
8. Secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të
parapara me ligj.
51
9. Republika e Kosovës ushtron të drejtën e pronësisë mbi çdo ndërmarrje që
ajo kontrollon në pajtim me interesin publik, me qëllim që të maksimalizojë
vlerën afatgjate të ndërmarrjes.
10. Shërbimet publike të detyrueshme mund të imponohen mbi këto
ndërmarrje në pajtim me ligjin, i cili duhet të përcaktojë edhe kompensimin e
drejtë.”
Neni 120
[Financat Publike]
1. Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në
parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.
2. Administrimi i politikës fiskale në të gjitha nivelet e qeverisë do të jetë në
pajtim me kushtet për inflacion të ulët dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
dhe për krijimin e vendeve të punës.
3. Huat publike rregullohen me ligj dhe duhet të jenë në pajtim më stabilitetin
ekonomik dhe qëndrueshmërinë fiskale.
Neni 122
[Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore]
1. Populli i Republikës së Kosovës në pajtim me kushtet e arsyeshme të
përcaktuara me ligj, mund të gëzojë resurset natyrore të Republikës së
Kosovës, por nuk mund të shkel obligimet që dalin nga marrëveshjet
ndërkombëtare për bashkëpunim ekonomik.
2. Pasuritë natyrore, si ujërat, hapësira ajrore, pasuritë minerare dhe pasuritë
e tjera natyrore, si dhe trualli, pyjet, bota bimore e shtazore, pjesët e tjera të
natyrës, paluejtshmëria dhe të mirat e tjera me rëndësi të veçantë kulturore,
historike, ekonomike dhe ekologjike, të cilat përcaktuar me ligj se janë
përcaktuar me interes për Republikën e Kosovës, gëzojnë mbrojtjen e tyre të
veçantë, në pajtim me ligjin.
3. Kufizimet e të drejtave të pronarëve dhe të drejtave të tjera mbi eksploatimin
e të mirave me interes të veçantë për Republikën e Kosovës dhe kompensimi
për kufizimet e tilla rregullohen me ligj.”
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive
Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Neni 14
Ndalimi i diskriminimit
“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të
sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra,
gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose
shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status
tjetër.”
52
Protokolli shtesë i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
dhe Lirive Themelore, ndryshuar me Protokollin nr. 11
Neni 1
Mbrojtja e pronës
Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij.
Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit
publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme
të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojnë
të drejtën e Shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të
rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose
për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.
Protokolli nr. 12 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
dhe Lirive Themelore
Neni 1
Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit
1. Gëzimi i çdo të drejte të parashikuar me ligj duhet të sigurohet pa asnjë
diskriminim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja,
mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore,
përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo situatë tjetër.
2. Askush nuk duhet të diskriminohet nga një autoritet publik për ndonjë nga
arsyet e parashikuara në paragrafin 1.
Rregullorja e Punës së Kuvendit
KREU II
KOMPETENCAT E KUVENDIT
Neni 6
Kompetencat e Kuvendit
Kuvendi i Republikës së Kosovës i ushtron kompetencat në përputhje me nenin
65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
1. Miraton Kushtetutën, ligje, rezoluta, deklarata dhe akte të tjera të
përgjithshme.
[...]
5. Miraton buxhetin e Republikës së Kosovës.
[...]
KREU XIV
KOMISIONET E KUVENDIT
Neni 62
Funksioni i komisioneve
53
1. Komisionet i procedojnë pa vonesë çështjet që u dërgohen. Komisionet ia
rekomandojnë Kuvendit vendimet përfundimtare që lidhen vetëm me çështjet
ose me punët që u janë dërguar, ose me pyetjet që lidhen drejtpërdrejt me to.
Komisionet mund të merren edhe me çështje të tjera të fushëveprimit të tyre.
2. Komisionet mund të bëjnë rregulla të punës së vet, në pajtim me Rregulloren
e Kuvendit.
3. Komisionet, për funksionimin e tyre, kanë vijë të veçantë buxhetore, në
kuadër të buxhetit të Kuvendit.
4. Në mungesë të rregullave të përshkruara në këtë Rregullore për procedurat
në komisione, zbatohen në mënyrë analoge me dispozitat e procedurave të
mbledhjes plenare.
Neni 67
Raportet e komisioneve
1. Raportet e komisioneve për Kuvendin bëhen me shkrim. Raporti i komisionit
përgjegjës - raportues mund të plotësohet me gojë nga kryetari ose raportuesi
i komisionit përgjegjës - raportues.
2. Raporti duhet t’i përmbajë rekomandimet e komisionit, bashkë me
arsyetimin përkatës.
SHTOJCA NR.1.
KUPTIMI I SHPREHJEVE TË PËRDORURA NË RREGULLORE
[...]
Dokument zyrtar i Kuvendit: Pyetja parlamentare, mocioni, projektligji,
përgjigjja me shkrim për pyetje, rekomandimi dhe raporti i komisionit,
procesverbali si dhe çdo material i parashtruar për shqyrtim në Kuvend ose në
ndonjërin nga komisionet e tij. Këtu nuk përfshihen regjistrimet
/transkriptimet/ e punës së Kuvendit.
SHTOJCA NR. 2.
FUSHËVEPRIMI DHE PËRGJEGJËSITË E KOMISIONEVE PARLA-
MENTARE
1. Komisioni për Buxhet dhe Financa
Komisioni për Buxhet e Financa është komision i përhershëm.
Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha
çështjet, që kanë të bëjnë me buxhetin dhe me financat në Kosovë. Fushëveprimi
i këtij komisioni përfshin:
- Shqyrtimin e buxhetit vjetor të Kosovës dhe rishikimin e tij;
- Çështjet buxhetore dhe ato financiare;
- Implikimet buxhetore për vitin e parë dhe për vitet në vazhdim që e
shoqërojnë projektligjin dhe bëjnë rekomandime në komisionin përkatës
funksional ose në Kuvend;
54
- Shqyrton raportet periodike të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, për
shpenzimet e institucioneve të Kosovës dhe të organizatave buxhetore që i
raportojnë Kuvendit;
- Raportimin kohë pas kohe, më iniciativën e vet ose me kërkesën e Kuvendit,
në mbledhje plenare për çështjet nga fushëveprimi i tij.
- Angazhimin për shqyrtimin e programit të Qeverisë, mënyrën dhe në nivelin
e zbatimit të tij në fushën e financave dhe i jep rekomandime Kuvendit;
- Mbikëqyr zbatimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe
Përgjegjësitë, si dhe ligjeve tjera qe kanë te bëjnë me financat publike;
[…]
- Shqyrtimin e legjislacionit në fushat që lidhen me lëmin e buxhetit dhe të
financave; - Të drejtën për të iniciuar dhe hartuar projektligje;
- Shqyrtimin e projektligjeve dhe të mocioneve përmbajtjesore lidhur me
koston buxhetore , si dhe për veprimtarinë e përgjithshme në Kuvend dhe në
institucionet e tjera të Kosovës, që lidhen me fushëveprimin e tij;
[…]
7. Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe
Telekomunikacion
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe
Telekomunikacion, është komision funksional.
Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive, i shqyrton të gjitha
çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë, industrinë, transportin tokësor, ujor e
ajror në Kosovë dhe me të gjitha çështjet e telekomunikacionit, të shërbimit
postar, të internetit, të frekuencave dhe të transmetimit në televizion e në radio
dhe me të gjitha çështjet e tjera të telekomunikacionit.
Fushëveprimi i këtij Komisioni përfshin:
- Shqyrtimin e projektligjeve të fushëveprimit të tij;
- Konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e veprimtarive
ekonomike ndërmjet Kosovës dhe shteteve të tjera, duke i bërë rekomandime
Kuvendit dhe ministrisë përkatëse etj.;
- Krijimin e infrastrukturës ligjore e të ambientit më të sigurt për investime,
për marrëveshje tregtare, për koncesione në infrastrukturë, energjetikë,
resurse minerale dhe që lidhen me zhvillimin e këtyre degëve ekonomike.
- Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e zbatimit të politikave të
përgjithshme në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të industrisë, të energjetikës
dhe të transportit;
- Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit
përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, shqyrtimin dhe miratimin
e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
- Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të
çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij Komisioni;
Në ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit
përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të
dhëna konkrete, i duke përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të
55
ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga
Komisioni.
Ligji nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike [i publikuar në Gazetën
Zyrtare më 15 qershor 2008, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin
04/L-111 dhe Ligjin nr. 05/L-009]
Neni 4
Aksionet
4.1 Të gjitha NP do të organizohen si Shoqëri Aksionare në përputhje me ligjin
në fuqi mbi shoqëritë tregtare.
4.2 Nëse një NP nuk është e organizuar si Shoqëri Aksionare në datën e hyrjes
në fuqi të këtij ligji, pronari(ët) janë të detyruar ta kryejnë këtë organizim
brenda njëqind e pesëdhjetë ditëve (150) ditëve pas kësaj date. Nëse pronari(ët)
nuk e kryejnë organizimin brenda afatit të sipër cekur, Ministri është i
autorizuar që ta kryejë organizimin në emër të tyre; në raste të këtilla Ministri
do të jetë, në bazë të këtij ligji, përfaqësuesi ligjor i pronarëve dhe është i
autorizuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kryerjen e
organizimit. Nëse NP është NP Lokale, Ministri e ushtron këtë kompetencë
vetëm pas konsultimit me Qeverinë dhe kryetarët e komunave përkatëse.
4.3 Të gjitha interesat pronësore në një NP do të përfaqësohen me aksione dhe
të gjitha këto aksione duhet të jenë të regjistruara.
4.4 Njësia e Politikave dhe Monitorimit të NP në Ministri është kujdestari i të
gjitha certifikatave fizike të cilat i përfaqësojnë aksionet në NP-të që janë në
pronësi të Republikës së Kosovës ose një autoriteti publik.
Neni 5
Ushtrimi i të Drejtave të Aksionarit
5.1 Qeveria ka kompetencën ekskluzive për ushtrimin e të drejtave të aksionarit
të Republikës së Kosovës në NP-të Qendrore. Qeveria do të vendos mbi këto
çështje me shumicë të thjeshtë votash. Me qëllim të përgatitjes së debatit në
Qeveri, një komision i zgjedhur i Ministrave do të paraqesë propozime ose
vërejtje mbi këto çështje. Aktet nënligjore të cilat do të miratohet në përputhje
ne Nenin 42 do t’i përcaktojnë rregullat dhe procedurat e komisionit të
zgjedhur. Komisioni i zgjedhur gjithnjë duhet të përfshijë Ministrin e
Ekonomisë dhe Financave; Ministria e Energjisë dhe Minierave; Ministrin e
Tregtisë dhe Industrisë; Ministrin e Transportit dhe Postë Tele-
komunikacionit; dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Vendimet e Qeverisë do të zbatohen nga Ministri, i cili, për këtë qëllim, ka të
drejtë të veprojë në emër të Republikës së Kosovës dhe duhet të veprojë në
përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare.
5.2 Kur një komunë është aksionar në një NP Lokale, të drejtat e saj të
aksionarit do të ushtrohet nga një Komision Komunal i Aksionarëve, i cili
përbëhet nga (i) një anëtar i emëruar nga Kryetari i Komunës dhe (ii) dy
56
anëtarë të tjerë të emëruar nga Kuvendi Komunal. Për këtë qëllim, Komisioni
Komunal i Aksionarëve ka të drejtë të veprojë në emër të Komunës përkatëse
dhe duhet të veprojë në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. Çdo
Komision Komunal i Aksionarëve duhet, me shumicë të thjeshtë votash, të
vendosë se si do t’i ushtrojë të drejtat e aksionarit të komunës në një çështje të
caktuar.
Neni 14
Raportimi Financiar
14.1 NP duhet të veprojë në përputhje të plotë me të gjitha kushtet për raportim
financiar dhe parimet e kontabilitetit për shoqëritë aksionare të përcaktuara
në ligjin për shoqëritë tregtare. 14.2 NP duhet të veprojë në përputhje të plotë
me udhëzimet administrative të nxjerra nga Thesari për përgatitjen e
raporteve financiare të cilat kërkohen nga Ligji për Menaxhimin e Financave
Publike dhe Përgjegjësitë. 14.3 Në përputhje parimet e kontabilitetit të
përmendura në Nenin 14.1, llogaritë financiare të secilës NP duhet ti
identifikojnë në mënyrë të veçantë të gjitha shpenzimet e bëra dhe të ardhurat
e mbledhura gjatë ushtrimit të detyrimeve për shërbimin e publikut, nëse ka të
tilla. Pas miratimit të deklaratave të saj vjetore financiare, NP duhet të
përgatisë dhe publikojë në një faqe në internet me qasje publike një deklaratë
gjithëpërfshirëse e cila e paraqet realizimin e qëllimeve të NP në relacion me
caqet e përcaktuara në Planin e Biznesit.
Ligji Nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë [i publikuar në
Gazetën Zyrtare më 14 korrik 2016]
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së
Rregullatorit për Energji, përfshirë kushtet për dhënien e licencave për
kryerjen e aktiviteteve në fushën e energjisë, certifikimin e aktiviteteve të
operatorëve të transmetimit në sektorin e energjisë procedurat për dhënien e
autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, krijimin dhe
funksionimin efikas të tregjeve konkurruese të energjisë, mbrojtjen e
konsumatorit, si dhe kriteret për rregullimin e tarifave dhe kushtet për
furnizim me energji.
2. Ky Ligj është pjesërisht në përputhje me Direktiven 2009/72/EC, lidhur me
rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike,
Rregulloren Nr.714/2009/EC, për kushtet për qasje në rrjetin për shërbimet
ndërkufitare të energjisë elektrike, Direktiven Nr. 2009/73/EC për rregullat e
përbashkëta për tregun e brendshëm të gazit natyror, Rregulloren Nr.
715/2009/EC për kushtet e qasjes në rrjetet e transmetimit të gazit natyror dhe
Direktivën Nr. 2009/28/EC lidhur me promovimin e përdorimit të energjisë
nga burimet e ripërtërtishme.
57
Neni 2
Fushëveprimi
Dispozitat e këtij ligji zbatohen nga Rregullatori e cila ushtron kompetencat e
agjencisë së pavarur si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës, në
pajtim me legjislacionin në fuqi, përveç nëse në mënyrë specifike parashihet
ndryshe.
Ligji nr. 05/L-081 për Energjinë [i publikuar në Gazetën Zyrtare më
13 korrik 2016]
Neni 4
Obligimi për Shërbim Publik
1. Ndërmarrjet e energjisë që ngarkohen me obligimin për shërbim publik
duhet të sigurojnë ofrimin e shërbimit publik në pajtim me kushtet e
përcaktuara në licencë.
2. Detyrat dhe obligimet e ndërmarrjeve të energjisë, të ngarkuara me
obligime të shërbimit publik, përcaktohen në Ligjin për Rregullatorin e
Energjisë.
Ligji Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike [i publikuar në Gazetën
Zyrtare më 21 korrik 2016]
Neni 10
Operatori i Sistemit të Transmetimit
1. Operatori i Sistemit të Transmetimit mban në pronësi sistemin e
transmetimit dhe është përgjegjës për operimin e këtij sistemi në Kosovë në
pajtim me licencën e lëshuar nga Rregullatori.
2. Operatori i Sistemit të Transmetimit vepron në kuadër të ndërmarrjes së
energjisë, e organizuar si shoqëri aksionare e pavarur.
Neni 11
Shthurja
1. Operatori i Sistemit të Transmetimit mban në pronësi sistemin e
transmetimit i cili duhet të jetë i pavarur nga veprimtaria e prodhimit dhe
furnizimit me energji elektrike dhe të kryhet në përputhje me parimet dhe
kërkesat e përcaktuara në dispozitat e këtij ligji.
2. Pavarësia e Operatorit të Sistemit të Transmetimit konsiderohet e siguruar,
sipas këtij ligji, atëherë kur:
2.1. personi apo personat që ushtrojnë kontroll të drejtpërdrejt apo të tërthortë
mbi ndërmarrjen, që kryen funksionet e prodhimit apo të furnizimit, nuk
58
ushtrojnë kontroll apo të drejta mbi Operatorin e Sistemit të Transmetimit apo
Sistemin e Transmetimit;
2.2. personi apo personat që ushtrojnë kontroll të drejtpërdrejt apo të
tërthortë mbi Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose mbi Sistemin e
Transmetimit nuk ushtrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë
çfarëdo kontrolli apo të drejte mbi ndërmarrjet që kryejnë funksione të
prodhimit apo furnizimit;
2.3. personi ose personat që emërojnë anëtarët e Bordit mbikëqyrës, bordit
administrativ ose organeve që përfaqësojnë ligjërisht ndërmarrjen e
Operatorit të Sistemit të Transmetimit nuk u lejohet që drejtpërdrejtë apo
tërthorazi të ushtrojnë kontroll ose ndonjë të drejtë mbi ndërmarrjen që kryen
aktivitete të gjenerimit ose furnizimit;
2.4. i njëjti person nuk ka të drejtë të jetë anëtar i Bordit mbikëqyrës, apo
Bordit administrativ ose organeve tjera që ligjërisht i përfaqësojnë
ndërmarrjet që kryejnë funksione të prodhimit apo furnizimit dhe të atyre të
Operatorit të Sistemit të Transmetimit ose Sistemit të Transmetimit;
2.5. të drejtat të cilave u referohet në nën-paragrafet 2.1., 2.2. dhe 2.3. të këtij
neni përfshijnë, në mënyrë të posaçme:
2.5.1. autoritetin për të ushtruar të drejta të votimit;
2.5.2. autoritetin për të emëruar anëtarë të Bordit mbikëqyrës, Bordit
administrativ apo organeve që ligjërisht e përfaqësojnë ndërmarrjen; apo
2.5.3. mbajtjen e shumicës së aksioneve.
3. Ndërmarrjet e energjisë që kryejnë funksione të prodhimit apo furnizimit
nuk kanë të drejtë që në mënyrë drejtpërdrejtë apo tërthortë të ushtrojnë
çfarëdo lloj kontrolli apo të drejte mbi Operatorin e Sistemit Transmetimit si
dhe anasjelltas.
4. Në rastet kur personi të cilit i referohet në nën-paragrafet 2.1.,2.2. dhe 2.3.
të këtij neni, është organ publik, i njëjti nuk mund të ushtrojë kontroll mbi
ndërmarrjet që janë aktive në prodhimin dhe /ose furnizimin e energjisë
elektrike.
5. Para se një ndërmarrje të përcaktohet si Operator i Sistemit të
Transmetimit sipas dispozitave të këtij neni, ajo duhet të certifikohet në pajtim
me procedurat e përcaktuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë.
Neni 12
Certifikimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit
1. Me qëllim të zbatimit të nenit 11 të këtij ligji Operatori i Sistemit të
Transmetimit duhet të certifikohet.
2. Certifikimi bëhet nga Rregullatori sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë
dhe Rregullës së procedurave të certifikimit të miratuara nga ajo.
Neni 13
Qeverisja korporative, kompetencat, raportimi
1. Operatori i Sistemit të Transmetimit funksionon si ndërmarrje publike në
pajtim me Ligjin për ndërmarrjet publike, dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
59
2. Të drejtat e aksionarit për Operatorin e Sistemit të Transmetimit ushtrohen
nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
3. Aksionarin në mbledhjen vjetore të Bordit e përfaqëson i autorizuari i
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
4. Kompetencat e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit
janë të përcaktuara në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
5. Bordi i Drejtorëve për veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit
i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës në baza të rregullta vjetore dhe
sa herë një gjë e tillë kërkohet nga Kuvendi. Raporti vjetor dorëzohet më së
largu deri me 30 Qershor të vitit aktual për vitin paraprak.
[...]
Neni 16
Detyrat dhe përgjegjësitë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit janë:
1.1. transmetimi i energjisë elektrike, sipas kushteve të përcaktuara në licencë,
në mënyrë objektive, transparente dhe jo diskriminuese në tërë territorin e
Republikës së Kosovës duke ruajtur sigurinë e sistemit elektroenergjetik sipas
këtij ligji;
1.2. operimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i Sistemit të Transmetimit të
Republikës së Kosovës dhe interkonektorëve të tij me sisteme tjera, në mënyrë
që të ofrojë siguri afatgjatë të operimit të sistemit dhe siguri në furnizim me
energji elektrike duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit;
1.3. operimi i sistemit të Transmetimit në pajtueshmëri me Kodin e rrjetit të
transmetimit dhe të gjitha kodet dhe rregullat tjera të zbatueshme, në mënyrë
që të arrijë sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe shfrytëzimin
ekonomik të rrjetit të Transmetimit;
1.4. planifikimi i operimit të sistemit elektroenergjetik, në bashkëpunim me
Operatorin e Tregut dhe operatorët e sistemeve transmetuese fqinje si dhe
Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe shfrytëzuesve të Rrjetit;
1.5. publikimi i rregullave të sigurisë, operimit dhe planifikimit të rrjetit, të
miratuara nga Rregullatori. Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të
operojë në pajtim me rregullat e operimit dhe të mbajë një nivel të përcaktuar
të sigurisë së rrjetit. Rregullat e publikuara duhet të përfshijnë skema të
përgjithshme për kalkulimin e kapaciteteve totale transmetuese dhe margjinat
e sigurisë së transmetimit;
[...]
1.15. përgatitja e balancave vjetore dhe afatgjata të parashikimit dhe mbulimit
të kërkesës për energji elektrike, në përputhje me Ligjin për Energji dhe
metodologjinë për përgatitjen e këtyre balancave, që miratohet nga
Rregullatori;
[...]
1.19. balancimi i sistemit të energjisë elektrike në harmoni me Kodin e rrjetit
të transmetimit dhe Rregullat e Tregut;
1.20. menaxhimi i rrjedhave të energjisë, në sistemin e transmetimit, duke
marrë parasysh shkëmbimet me sistemet fqinje, me qëllim të mbajtjes së
60
balancës mes furnizimit dhe kërkesës dhe sigurimit të efikasitetit ekonomik të
menaxhimit të rrjedhave të energjisë duke trajtuar në mënyrë të barabartë të
gjithë shfrytëzuesit e rrjetit;
[…]
1.22. prokurimi i shërbimeve balancuese për balancim të sistemit, në bazë të
parimeve të tregut dhe parimeve të transparencës dhe jodiskriminimit;
1.23. shfrytëzimi i energjisë balancuese në përputhje me Rregullat e Tregut dhe
sipas listës së ofertave të parimit ekonomik;
1.24. sigurimi i disponueshëmrisë së të gjitha shërbimeve ndihmëse, përfshirë
edhe procesin e menaxhimit nga ana e kërkesës;
[...]
1.42. menaxhimi i kongjestionit, për të gjitha transaksionet në interkonektorët
me sistemet fqinje, në bazë të rregullave dhe mekanizmave të tregut, të cilët
përcaktohen dhe zbatohen së bashku me operatorët e tjerë në tregun rajonalë
të energjisë elektrike; [...]
1.45. kryerja e të gjitha veprimtarive tjera të parapara me këtë Ligj dhe me
ligjet tjera të zbatueshme.
2. Operatori i Sistemit të Transmetimit bën aktivizimin e ofertave të energjisë
balancuese me palët që kanë ofruar shërbime ndihmëse dhe palët përgjegjëse
për jobalanc që kanë shkaktuar jobalanc.
3. Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të ketë në dispozicion të gjitha
burimet e nevojshme njerëzore, teknike, fizike dhe financiare, për operimin e
sigurt, të besueshëm dhe afatgjatë të sistemit të transmetimit.
[...]
8. Operatori i Sistemit të Transmetimit është përgjegjës për mbledhjen e të
hyrave nga alokimi i kapaciteteve interkonektive dhe pagesave në kuadër
mekanizmit të kompensimit ndërmjet OST-ve.
9. Operatori i Sistemit të Transmetimit është përgjegjës për pagesat sipas
kontratave të lidhura, për shërbimet tjera të siguruara, përfshirë edhe
shpenzimet e ndërlidhura me pjesëmarrjen e tij në organizata ndërkombëtare,
pjesëmarrje kjo që buron nga detyrimet sipas marrëveshjeve ndërkombëtare
dhe legjislacionit të Bashkimit Evropian
Neni 19
Prokurimi i Energjisë Elektrike dhe kapaciteteve nga Operatori i
Sistemit të Transmetimit
1. Operatori i Sistemit të Transmetimit mund të angazhohet në prokurimin e
energjisë dhe kapacitetit, bazuar në procedura transparente, jodiskriminuese
dhe të bazuara në treg vetëm për qëllimet në vijim:
1.1. humbjet në rrjetin e transmetimit;
1.2. balancimin e sistemit;
1.3. ofrimi i shërbimeve ndihmëse sipas procedurës transparente, jodiskri-
minuese dhe të bazuar në treg.
2. Operatori i Sistemit të Transmetimit, energjinë për mbulimin e humbjeve
në rrjetin e transmetimit duhet ta blejë në tregun e energjisë elektrike. Nëse
ofron dëshmi për çdo rast individual tek Rregullatori se një blerje e tillë
61
fizikisht nuk është e mundur, Rregullatori mund të kërkojë nga prodhuesit që
të ofrojnë energjinë elektrike të kërkuar për mbulimin e humbjeve në rrjetin e
transmetimit. Rregullatori në bazë të raporteve të Operatorit të Sistemit të
Transmetimit mund të kërkojë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit,
prodhuesit dhe subjektet e tjera, të zbatojnë obligimet e shërbimit publik për të
siguruar mbulimin e humbjeve në transmetim.
3. Operatori i Sistemit të Transmetimit siguron shërbimet e sistemit në
përputhje me parimet e tregut dhe të kontratave për ofrimin e shërbimeve.
Shfrytëzimi i shërbimeve të ofruara nga ofruesi i shërbimeve ndihmëse dhe
shërbimeve balancuese mund të bëhet me kërkesë të Operatorit të Sistemit të
Transmetimit.
4. Rregullat për balancimin e sistemit të energjisë elektrike duhet të jenë
objektive, transparente dhe jodiskriminuese, duke përfshirë të gjitha rregullat
për koston e jobalancimit nga shfrytëzuesit e sistemit. Rregullat për
balancimin duhet të dorëzohen për miratim nga Operatori i Sistemit të
Transmetimit në Rregullator. Termat dhe kushtet, përfshirë rregullat dhe
tarifat për sigurimin e shërbimeve të tilla nga Operatori i Sistemit të
Transmetimit do të përcaktohen në bazë të një metodologjie të miratuar nga
Rregullatori dhe duhet të jenë jodiskriminuese dhe me kosto reflektuese dhe
duhet të publikohen.
Neni 21
Promovimi i bashkëpunimit rajonal
1. Operatori i Sistemit të Transmetimit përfaqëson Kosovën në Rrjetin
Evropian të Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit të Energjisë Elektrike.
2. Operatori i Sistemit të Transmetimit, me pëlqimin paraprak të
Rregullatorit, merr pjesë në operimin e një ose më shumë sistemeve të
integruara në kuadër të një ose më shumë rajoneve të cilat mbulohen nga një
ose më shumë palë të Komunitetit të Energjisë me qëllim të llogaritjes së
koordinuar të kapaciteteve ndërkufitare dhe alokimit të koordinuar të
kapaciteteve ndërkufitare dhe verifikimit të sigurisë operative dhe me qëllim
të themelimit dhe zhvillimit të tregjeve rajonale të energjisë elektrike dhe
liberalizimin e tyre.
3. Operatori i Sistemit të Transmetimit do të promovojë marrëveshjet
operative në mënyrë që të sigurohet menaxhim optimal të rrjetit të Komunitetit
të Energjisë dhe do të nxisë zhvillimin e shkëmbimeve të energjisë, alokimin e
koordinuar të kapacitetit ndërkufitar përmes gjetjes së alternativave
jodiskriminuese të bazuara në treg, duke i kushtuar vëmendje meritore të
veçantë ankandeve implicite për alokimet afatshkurtra, dhe integrimin e
mekanizmave të balancimit dhe kapacitetit rezervë.
4. Operatori i Sistemit të Transmetimit merr parasysh opinionet,
rekomandimet dhe zbaton vendimet e institucioneve të krijuara në
Komunitetin e Energjisë, apo në Bashkimin Evropian, në rastet kur këto
organizata janë të mandatuara, nga marrëveshjet apo rregulloret
ndërkombëtare të obligueshme për Kosovën.
62
5. Operatori i Sistemit të Transmetimit bashkëpunon me organizata nga
paragrafi 4. i këtij neni për sigurimin e informatave të domosdoshme lidhur
me planet zhvillimore të rrjetit, përdorimit dhe zhvillimit të interkonektorëve
dhe bashkëpunimit rajonal.
Neni 24
Pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike
[...]
4.Operatori i Sistemit të Transmetimit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes
dhe Operatori i Sistemit të Mbyllur të Shpërndarjes janë pjesëmarrës në treg
vetëm për blerje të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin
transmetues dhe rrjetin e shpërndarjes, si dhe blerjen dhe shitjen e energjisë së
balancimit. Me qëllim të arritjes së konkurrencës në tregun e energjisë dhe me
synim të plotësimit të kërkesës për energji elektrike në Kosovë, në kuadër të
dispozitave të këtij Ligji dhe ligjeve tjera në fuqi, pjesëmarrësit në tregun e
energjisë elektrike mund të lidhin kontrata për shitjen apo blerjen e energjisë
elektrike me:
4.1. ndërmarrje tjera të energjisë dhe me konsumatorë brenda Kosovës;
4.2. ndërmarrje tjera të energjisë elektrike dhe konsumatorët në sistemet tjera
të Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë sa kohë që furnizuesit i
zbatojnë rregullat e aplikueshme të tregtimit të energjisë së balancimit.
Neni 55
Faturimi dhe pagesa
1. Konsumatorët duhet të paguajnë energjinë elektrike të konsumuar në pajtim
me Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji apo kushtet tjera
kontraktuese të aplikueshme.
2. Kushtet dhe procedurat për faturim, inkasim të faturave, dhe pagesave
përcaktohen në Rregullin mbi Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji
të nxjerrë nga Rregullatori.
Ligji nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare [i publikuar në Gazetën
Zyrtare më 24 maj 2018]
Neni 151
Procedurat për Autorizimin e Dividendëve
1. Vendimi për autorizimin dhe pagimin e dividendeve mundet të bëhet
vetëm nga aksionarët, përveç nëse autorizimi për marrjen e vendimit në fjalë
i është dhënë Bordit të Drejtorëve me statutin e Shoqërisë Aksionare.
2. Secili vendim për autorizimin e dividendit duhet të precizojë shumën e
dividendit, datën e përcaktimit të aksionarëve që kanë të drejtë në marrjen e
dividendit, datë kjo që duhet të jetë pas datës së vendimit që autorizon
dividendat dhe datën në të cilën dividenda duhet paguar, dhe datën kur
63
Shoqëria Aksionare duhet që t’i njoftojë personat që kanë të drejtë në pranimin
e këtyre dividendave mbi vendimin dhe çështjet e tjera të caktuara.
Neni 162
Autoriteti dhe Kompetencat e Bordit të Drejtorëve
1. Kompetencat e Bordit të Drejtorëve përfshijnë marrjen e vendimeve mbi të
gjitha çështjet përveç vendimeve të cilat u janë rezervuar aksionarëve me ligj
ose me statutin e Shoqërisë Aksionare. Duke marrë parasysh rezervimet e
lartpërmendura, çështjet në vijim që bien nën fushëveprimin e Bordit të
Drejtorëve:
1.1. miratimi i planeve gjithëpërfshirëse afariste strategjike të Shoqërisë
Aksionare, kontrollet e brendshme, auditimin, si dhe procedurat e menaxhimit
të riskut;
1.2. thirrja e kuvendeve vjetore dhe të jashtëzakonshme të aksionarëve;
[...] si dhe
1.12. vendosja e të gjitha çështjeve tjera të cilat kanë të bëjnë me kompetencën
ekskluzive të Bordit të Drejtorëve të përcaktuar në statutin e Shoqërisë
Aksionare.
Statuti i Shoqërisë Aksionare “Operator Sistemi, Transmisioni dhe
Tregu”, KOSTT nr. 1888, i 23 nëntorit 2020
[...]
Neni 14
Bordi i Drejtorëve
14.2.2 Bordi i Drejtorëve duhet që sipas përgjegjësisë së tij kolektive:
[...]
14.2.2.5 Miratoj planin vjetor të biznesit dhe buxhetin vjetor të përgatitur nga
KE në bazë të planit të tillë afatgjatë.
[...]
Licencë e ZREE për operatorin e sistemit të transmetimit të energjisë
elektrike dhënë: Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe tregut
(KOSTT) sh.a
Numri i Licencës: ZREE/Li_15/17 [13 prill 2017]
Neni 1
Qëllimi
Zyra e Rregullatorit për Energji - ZRRE (në tekstin e mëtejmë "Rregullatori"),
ne pajtim me autoritetin e dhënë ne Nenin 36 të Ligjit për Rregullatorin e
Energjisë (ligji Nr. 05/L-084), ligjin për Energjinë (ligji Nr. 05/L-081), ligjin
për Energjinë Elektrike (ligji Nr. 05/L-085) dhe Rregullën për licencimin e
Aktiviteteve te Energjisë ne Kosove (Rregulla ZRRE/Nr.07/2017) si dhe duke u
64
bazuar ne Vendimin e Qeverise se Kosovës për caktimin Operatorit të Sistemit
të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) si operator i vetëm i rrjetit të
Transmetimit te energjisë elektrike, nëpërmjet kësaj në seancën e datës 13 prill
2017, i ndryshon (modifikon) Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe
Tregut (KOSTT) - SH.A. Licencën për Operator të Sistemit të Transmisionit te
Energjisë Elektrike (me numër licence ZRRE/ li_15/12) ne Licence për
operatorin e sistemit të transmetimit, dhënë Operatorit te Sistemit te
Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) Sh.A., tani me numër regjistrimi
ZRRE/Li_15/17, Adresa: Rr."lIiaz Kodra" pn. 10 000 Prishtinë, Republika e
Kosovës, (ne tekstin e mëtejmë "i licencuari").
Ndryshimi/modifikimi i kësaj licence vjen si rezultat i ndryshimeve të
Legjislacionit primar në sektorin e Energjisë: Ligjit për Rregullatorin e
Energjisë (Ligji Nr. 05/L-084, i cili ka hyrë në fuqi në korrik 2016); Ligjit për
Energjinë (Ligji Nr. 05/L-08l, i cili ka hyrë në fuqi në korrik 2016); Ligjit për
Energjinë Elektrike (ligji Nr. 05/L-08S, i cili ka hyrë në fuqi në gusht 2016);
Ligj it për Gazin Natyror (Ligji Nr. 05/L-082, i cili ka hyrë në fuqi në korrik
2016); si dhe Rregullës për licencimin e Aktiviteteve te Energjisë ne Kosove
(Rregulla ZRRE/Nr.07/2017, e cila ka hyrë në fuqi me 31 mars 2017).
[…]
Neni 3
Te drejtat dhe detyrimet
1.I licencuari do të veproj në pajtueshmëri me Nenet e përcaktuara ne këtë
licencë, Ligjin për Energjinë Elektrike si dhe ligjet, rregulloret, rregullat dhe
kodet në fuqi.
2. I licencuari do të veproj si vijon:
2.1. të kryej në mënyrë efikase obligimet e përcaktuara me këtë licence;
2.2. të operoj, mirëmbaj dhe zhvilloj sistemin e transmetimit dhe linjat
ndërkufitare në mënyrë efikase, ekonomike dhe të koordinuar;
2.3. bën balancimin e sistemit dhe zbatimin e marrëveshjeve te aranzhuara
duke nxitur efikasitetin e tij, në harmoni me Rregullat e Tregut.
2.4. kryen funksione të tjera të caktuara nga Ligji për Energjinë Elektrike,
Rregullat e Tregut dhe kjo licencë.
3. Territori që mbulohet nga kjo licencë është i tërë territori i Republikës së
Kosovës.
4. Të licencuarit mund të mos i jepet licencë për ndonjë aktivitet tjetër të
energjisë elektrike përveç deri në masën që i Licencuari vepron në
pajtueshmëri me kërkesat e pavarësisë dhe shthurjes të Nenit 11.2 të Ligjit për
Energjinë Elektrike dhe legjislacionit në fuqi.
Neni 5
Kompensimi për humbjet ne Veri te Kosovës
65
1. Kur kërkohet me ndonjë Vendim apo Udhëzim lëshuar të Licencuarit nga
Rregullatori, i Licencuari duhet te siguroj energji elektrike per te kompensuar
humbjet që dalin nga energjia e shfrytëzuar, por jo e paguar, nga
konsumatorët në pjesën veriore te Kosovës.
2. Në llogarite e tij rregullative, i Licencuari duhet të sigurohet se regjistron
ndarazi ndonjë kosto të shkaktuar nga ai për blerjen e energjisë, sipas
paragrafit 1 të këtij neni.
[…]
Neni 39
Hyrja në fuqi
1. Në pajtim me Nenin 36 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, kjo licencë e
ndryshuar (modifikuar), tani me numër regjistrimi ZRRE/Li_15/17 i lëshohet
Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) SH.A, për
aktivitetin e transmetimit të energjisë elektrike, dhe hynë në fuqi me datë
13.04.2017.
2. Licenca e lëshuar me datë 04 Tetor 2006 (Nr. i Licencës ERO/Li_15/06), e
modifikuar me 18.07.2012 (Nr. i Licencës ZRRE/Li_15/12), tani e modifikuar
13.04.2017 (Nr. i Licencës ZRRE/Li_15/17) do të vazhdoj të jetë e vlefshme për
një periudhe tridhjetë (30) vjeçare deri më 04 Tetor 2036.
Marrëveshja e Interkoneksionit të sistemit Elektroenergjetik të
Kosovës me zonën sinkrone të Evropës Kontinentale [nënshkruar në
korrik 2020]
MIDIS
NGA NJËRA ANË:
[…]
DHE, NË ANËN TJETËR:
Operatori i Transmisionit, Sistemit dhe Tregut te Energjisë Elektrike të
Kosovës (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sha. - "KOSTT"), një
shoqëri aksionare e inkorporuar sipas ligjeve të Kosovës, që [...]
Prishtinë, Kosovë;
Secila prej 30 kompanive të mësipërme dhe KOSTT-i do të referohen si "Palët"
kolektivisht dhe si "Pale" individualisht;
Kjo marrëveshje referohet si "Marrëveshja";
NDËRSA
A. Rrjeti Evropian i Operatoreve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë
Elektrike ("ENTSO-E") është një asociacion i 43 Operatorëve Evropiane të
Sistemit të Transmisionit ("OST") nga 36 vende, duke përfshirë OST -të e
66
interkonektuara në mënyrë sinkrone në Evropën Kontinentale, OST -të e
vendeve nordike, OST -të që operojne sistemet në Britaninë e Madhe dhe në
Republikën e Irlandës si dhe OST -të baltike;
B. Sistemet e transmisionit elektrik të Evropës Kontinentale janë të
interkonektuara në mënyrë sinkrone dhe përbëjnë të ashtuquajturën Zonë
Sinkrone e Evropës Kontinentale (në tekstin e mëtejmë "CESA");
C. Brenda ENTSO-E, Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale ("RGCE")
koordinon funksionimin dhe mirëmbajtjen midis OST -ve të Evropës
Kontinentale, vendos për zgjerimin e CE SA duke vendosur parakushtet teknike
dhe duke monitoruar përputhshmërinë dhe performancen e sistemit kandidat
para kycjes;
[…]
F. Marrëveshja e Kycjes së Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës me Zonën
Sinkrone të Evropës Kontinentale, e cila u nënshkrua në 10 dhjetor 2015, por
nuk ka hyrë në fuqi pasi që nuk është përmbushur kushti i precedentit në nenin
16(1) b), që synon sigurimin e përputhshmërinë së Sistemit Elektroenergjetik
të Kosovës me Marrëveshjen e mëparshme Shumëpalëshe të vitit 2005 -
Manuali i Operimit (ne tekstin e mëtejmë "MLA OH").
[…]
Duke marre parasysh sa më sipër, dhe duke marre parasysh
domosdoshmërinë për operimin e sigurt të sistemit dhe integritetin e te gjithë
CE SA, me 23 maj 2019, RG CE kërkoi të përgatisë një Marrëveshje të re të
Kyçjes me Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës duke përfshirë (i) azhurnimet
ne Katalogun e Masave, (ii) zëvendësimin e të gjitha referencave ne MLA OH
me referenca ne SAFA dhe (iii) riformulimin e duhur (përfshirë shqyrtimin e
anulimit ose caktimin e nje afati kohor më së voni deri më 14 prill 2020) te
Kushtit 16 (1 ) b);
G. KOSTT -i është i autorizuar nga ligji i Kosovës për të kryer funksionet
përkatëse te OST–se për Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës ("Sistemi
Elektroenergjetik i Kosovës), duke përfshirë operimin, mirëmbajtjen dhe
zhvillimin e sistemit;
H. Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës përkufizohet si e gjithë infrastruktura e
sistemit te transmisionit e operuar nga KOSTT -i sipas licencave të operimit të
Sistemit të Transmisionit dhe Operimit të Tregut të marra nga Zyra e
Rregullatorit të Energjisë e Kosovës ("ZRRE")
I. Sistemi i KOSTT -it aktualisht është i interkonektuar në mënyrë sinkrone me
CE SA dhe, si rezultat i kësaj, është pjese e sistemit CE SA. Prandaj, për shkak
te kësaj lidhje, marrëdhëniet operative dhe rreziqet lindin me OST-të e CE SA.
Prandaj, është ligjërisht e nevojshme për te siguruar përputhshmërinë dhe
respektimin e Kornizës Operative nga ana e KOSTT-it karshi OST -ve të CE SA;
J. Palët pranojnë që veprimet dypalëshe dhe shumëpalëshe të kryera nga një
OST e vetme ose midis OST -ve në lidhje me sistemet e tyre përkatëse te
transmisionit mund te ndikojnë materialisht në sigurinë, besueshmërinë dhe
67
efikasitetin e sistemeve te transmisionit të OSTve që nuk përfshihen
drejtpërdrejt në veprime të tilla;
K. KOSTT -i pranon që aktualisht Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës nuk
përputhet plotësisht me Kornizën Operative; KOSTT -i njeh dhe miraton
Kornizën Operative dhe parimet operative dhe azhurnimet e tyre në të
ardhmen dhe merr përsipër përgjegjësinë për t'i zbatuar këto në mënyre
progresive ne operimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës;
L. Palët janë të gatshme t'i mbrojnë interesat e OST -ve të CESA dhe të sigurojnë
sigurinë e saj duke zbatuar të njëjtat rregulla dhe parime siç përcaktohen në
Kornizën Operative;
M. Në këtë kontekst, qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është renditja e masave
teknike që duhet të përmbushen para se KOSTT -i të filloje operimin si një Zone
e veçantë e LFC. Për më tepër, Marrëveshja rendit të gjitha masat e tjera, të
cilat KOSTT-i duhet t'i zbatoje në mënyrë qe te jete ne përputhshmëri me
standardet teknike te Kornizës Operative. Të gjitha këto masa teknike, të cilat
KOSTT -it i duhet t'i zbatoje, janë renditur ne "Katalogun e Masave" (Shtojca
I) për KOSTT -in;
N. KOSTT-i e pranon që i ka të gjitha mjetet financiare për t'i përmbushur
detyrimet e Marrëveshjes;
O. Traktati për krijimin e Komunitetit të Energjisë te Evropës Juglindore
("Traktati i Komunitetit te Energjisë" - "ECT") është një Traktat ndërkombëtar
midis Bashkimit Evropian ("BE") nga njëra ane dhe tetë juridiksioneve nga
Evropa Lindore dhe Juglindore ("SEE"), përfshirë Kosovën. ECT, e cila krijon
një Komunitet Evropian të Energjisë, synon krijimin e një kornize të vetme
rregullatore për tregtimin e energjisë (përfshirë energjinë elektrike) në të
gjithë SEE-në dhe BE-në nën të njëjtat kushte. Siguron që Palët e ECT, pra edhe
Kosova, duhet te miratojnë rregulloret për tregun e vetëm të BE-së në lidhje
me energjinë, që është acquis communautaire ne fushat përkatëse te energjisë
(përfshirë energjinë elektrike), mjedisin dhe të drejtën e konkurrencës;
P. OST-te e Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale ("OST-te e RC CE") janë
emëruar nga autoritetet publike në vendet përkatëse si operatore të rrjetit të
transmisionit të energjisë elektrike. Si rezultat, ata kanë fituar të drejtë
ekskluzive ose të drejta të tjera të veçanta dhe për këtë arsye duhet te veprojnë
ne një mënyrë objektive, transparente dhe jodiskriminuese per t'ua garantuar
të gjithë aktereve në treg hyrjen në rrjetet e energjisë elektrike. Në këtë
kontekst, ata duhet t'u përmbahen rregullave te konfidencialitetit dhe sekretit
profesional, përgjithësisht ose tërësisht ose pjesërisht të përcaktuara në
dispozitat ligjore dhe/ose rregullative të zbatueshme, veçanërisht në dispozitat
kombëtare që zbatojnë nenin 41 të Direktivës (BE) 2019/944 të Parlamentit
Evropian dhe të Këshillit të 5 qershorit 2019 mbi rregullat e përbashkëta për
tregun e brendshëm te energjisë elektrike dhe qe ndryshon Direktivën 2012/271
BE, sipas se cilës: "Pa cenuar nenin 55 ose një detyre tjetër ligjore për zbulimin
68
e informacionit, secili operator i sistemit te transmisionit dhe secili pronar i
sistemit te transmisionit do te ruaje konfidencialitetin e informacionit te
ndjeshëm ne aspektin komercial te marre gjate kryerjes se aktiviteteve te veta
dhe do te parandaloje zbulimin e informatave ne lidhje me aktivitetet e veta qe
mund te jene komercialisht te favorshme nëse zbulohen ne mënyrë
diskriminuese. [...]". Prandaj, mbrojtja e konfidencialitetit në
informimin/shkëmbimin e të dhënave midis OST-ve te RO CE dhe/ose OST-ve
te tjera, kompanive, autoriteteve ose organeve është e një rëndësie te madhe;
Q. Marrëveshja konsiderohet si një zgjidhje e përkohshme, ndërsa statusi
përfundimtar i KOSTT-it brenda ENTSO-E do te konsiderohet pasi KOSTT-i t'i
përmbushë plotësisht detyrimet qe rrjedhin nga Marrëveshja;
[…]
Neni 13
Përgjegjësia
1. Palët pranojnë që secila Palë do të jetë përgjegjëse ndaj një Pale tjetër për
zotimet e saj të duhura sipas kësaj marrëveshje. Pala (Palët) që pësojnë nga
dëmi do të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për t’i zbutur dëmet.
2. Në rast të një shkeljeje nga një Palë, e shkaktuar nga neglizhenca e thjeshtë
ose e rëndë ose gabime të qëllimshme ose mashtrim, Palët pretenduese do të
kenë të drejtë të kërkojnë kompensim nga Pala e paracaktuar, për çdo dëmtim,
tarifë pagesë ose shpenzim, i cili mund të konsiderohet si dëm i drejtpërdrejtë
që rrjedh nga, ose rezulton nga shkelja".
Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës
189. Gjykata duhet së pari të vlerësojë nëse parashtruesit e kërkesës i kanë përmbushur
kriteret për pranueshmëri, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej
me Ligj dhe me Rregullore të punës.
190. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafit 1 të nenit 113 të Kushtetutës, që
përcakton:
Neni 113
[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]
“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në
mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.”
191. Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës e kanë ngritur kërkesën e tyre në bazë të
nenit 113.5 të Kushtetutës, që parasheh si në vijim:
69
Neni 113
[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]
“5. Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati
prej tetë (8) ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë
kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për
përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.”
192. Përveç kësaj, Gjykata merr parasysh nenet 42 (Saktësimi i kërkesës) dhe 43 (Afati)
të Ligjit të cilët përcaktojnë si në vijim:
Nenin 42
(Saktësimi i kërkesës)
“1. Në kërkesën e ngritur në pajtim me nenin 113, paragrafi 6 të Kushtetutës,
ndër të tjera, paraqiten informatat e mëposhtme:
1.1. emrat dhe nënshkrimet e të gjithë deputetëve të Kuvendit që
kontestojnë kushtetutshmërinë e ligjit apo vendimit të nxjerrë nga ana e
Kuvendit të Republikës së Kosovës;
1.2. dispozitat e Kushtetutës apo të ndonjë akti apo ligji që ka të bëjë me
këtë kërkesë; dhe
1.3. paraqitjen e provave mbi të cilat mbështetet kontesti.”
Neni 43
(Afati)
“1. Një ligj apo vendim i miratuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës
i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje pas mbarimit të
afatit të përcaktuar në pajtim me nenin 113, paragrafi 5 i Kushtetutës.”
193. Gjykata, gjithashtu, i referohet dhe rregullit 74 [Kërkesa në pajtim me nenin 113. 5
të Kushtetutës dhe me nenet 42 dhe 43 të Ligjit të Rregullores së punës, që
parasheh:
Rregulli 74
[Kërkesa në pajtim me nenin 113. 5 të Kushtetutës dhe me nenet 42 dhe 43 të
Ligjit]
“[...]
(2) Kërkesa e parashtruar sipas këtij rregulli, duhet, inter alia, të paraqesë
informatat e mëposhtme:
(a) emrat dhe nënshkrimet e të gjithë deputetëve të Kuvendit që
kontestojnë kushtetutshmërinë e një ligji ose të një vendimi të miratuar
70
nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
(b) dispozitat e Kushtetutës ose të aktit tjetër ose legjislacionit relevant
për këtë kërkesë; dhe
(c) provat mbi të cilat mbështetet kontesti.
(3) Parashtruesit i bashkëngjisin kërkesës një kopje të ligjit të kontestuar ose
vendimit të miratuar nga Kuvendi, regjistrin dhe nënshkrimet personale të
deputetëve që paraqesin kërkesën dhe autorizimin e personit që i përfaqëson
ata para Gjykatës.”
194. Bazuar në atë si më sipër dhe në vijim, Gjykata do të vlerësojë: (i) nëse kërkesa është
parashtruar nga një palë e autorizuar, siç është përcaktuar në paragrafin 5 të nenit
113 të Kushtetutës, nenin 42 të Ligjit dhe rregullin 74 të Rregullores së punës; (ii)
natyrën e Aktit të kontestuar, përkatësisht nëse i njëjti kualifikohet si “vendim i
Kuvendit”, siç është përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës; (iii)
saktësimin e kërkesës, siç kërkohet përmes pikës 1.2 të nenit 42 të Ligjit dhe pikës
(b) të paragrafit (1) të rregullit 74 të Rregullores së punës; dhe (iv) nëse kërkesa
është parashtruar brenda afatit prej 8 (tetë) ditëve pas miratimit të Aktit të
kontestuar, siç është përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës.
(i) Lidhur me palën e autorizuar
195. Në rastin konkret, Gjykata vëren se kërkesa është parashtruar nga trembëdhjetë
(13) deputetë të Kuvendit, që është më shumë se minimumi i kërkuar me nenin 113,
paragrafin 5 të Kushtetutës dhe, rrjedhimisht, është plotësuar kriteri për palën e
autorizuar.
(ii) Lidhur me natyrën e Aktit të kontestuar të Kuvendit
196. Në rrethanat e rastit konkret, para Gjykatës kontestohet Akti [nr.08-R-01] i
miratuar nga Kuvendi, më 6 maj 2021, i titullar “Rekomandime”, i cili përmban
pesë (5) dispozita.
197. Bazuar në dispozitat e lartcekura të Kushtetutës, Gjykata thekson se kërkesat e
dorëzuara në Gjykatë bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës, duhet t’i
plotësojnë kriteret kushtetuese si në vijim: (i) dhjetë (10) a më shumë deputetë kanë
të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar
nga Kuvendi; dhe (ii) ligji ose vendimi mund të kontestohet si për nga përmbajtja,
ashtu edhe për nga procedura e ndjekur. Rrjedhimisht, deputetët e Kuvendit, në
cilësinë e parashtruesve të kërkesës, mund të kontestojnë kushtetutshmërinë e një
ligji ose vendimi, të miratuar nga Kuvendi.
198. Me qëllim të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata fillimisht duhet të
vlerësojë nëse para saj kontestohet një “vendim” i Kuvendit, dhe nëse përgjigjja
është afirmative atëherë, duhet të vlerësojë dhe shqyrtojë plotësimin e kritereve
71
shtesë, përkatësisht të saktësimit të kërkesës nga parashtruesit e kërkesës dhe
dorëzimit të kërkesës brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, para se të vlerësojë
dhe konstatojë nëse vendimi përkatës është nxjerrë në shkelje të dispozitave
kushtetuese siç pretendohet nga parashtruesit e kërkesës.
199. Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rithekson se Akti i kontestuar i Kuvendit
titullohet “Rekomandime”, dhe është i aprovuar nga Kuvendi në seancën e saj
plenare, të 6 majit 2021, me gjashtëdhjetë e një (61) vota për, asnjë kundër dhe asnjë
abstenim. Akti i kontestuar i Kuvendit mbështetet dhe përmban Rekomandimet e
nxjerra më 28 prill 2021 të Komisionit për Ekonomi të Kuvendit, të cilat i ishin
propozuar Kuvendit për miratim në seancën e tij plenare të 6 majit 2021. Prandaj,
duhet të vlerësohet nëse Akti i kontestuar i Kuvendit nga parashtruesit e kërkesës
mund të kualifikohet si “vendim i Kuvendit”.
200. Gjykata në këtë kontekst thekson se në fushëveprimin e “akteve” të Kuvendit, hyn
vendimmarrja e tij, siç është përcaktuar në nenet 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe
80 [Miratimi i Ligjeve] të Kushtetutës. Në këtë aspekt, neni 65 i Kushtetutës,
përcakton se: “Kuvendi i Republikës së Kosovës: (1) miraton ligje, rezoluta dhe
akte të tjera të përgjithshme [...]”. Ndërsa, paragrafi 1 i nenit 80 të Kushtetutës,
përcakton që: “Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me
shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur
është ndryshe e përcaktuar me këtë Kushtetutë”.
201. Gjykata gjithashtu rikujton se paragrafi 1 i nenit 62 të Rregullores së Kuvendit,
përcakton se: “1. Komisionet i procedojnë pa vonesë çështjet që u dërgohen.
Komisionet ia rekomandojnë Kuvendit vendimet përfundimtare që lidhen vetëm
me çështjet ose me punët që u janë dërguar, ose me pyetjet që lidhen drejtpërdrejt
me to. Komisionet mund të merren edhe me çështje të tjera të fushëveprimit të
tyre”.
202. Gjykata përmes praktikës së saj gjyqësore ka përcaktuar se pa marrë parasysh
emërtimin formal të vendimeve të nxjerra nga autoritetet publike, të njëjtat i
nënshtrohen kontrollit kushtetues, duke marrë parasysh efektet juridike që ato
prodhojnë si dhe nëse ngrenë çështje kushtetuese dhe, gjithnjë për aq sa janë
ngritur para Gjykatës në mënyrën e përcaktuar me Kushtetutë dhe me Ligj (shih,
rastet e Gjykatës KO73/16, me parashtrues Avokati i Popullit, Vlerësim i
kushtetutshmërisë së Qarkores Administrative, nr. 01/2016, të nxjerrë nga
Ministria e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, më 21 janar 2016,
Aktgjykim i 16 nëntorit 2016, paragrafi 49; KO12/18, parashtrues Albulena Haxhiu
dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lidhje me
vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
nr. 04/20, të 20 dhjetorit 2017, Aktgjykim i 29 majit 2018, paragrafët 88-90;
KO58/19, me parashtrues Bilall Sherifi dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të
Republikës së Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve të Presidentit
të Republikës së Kosovës, nr. 57/2019, nr. 58/2019, nr. 59/2019, nr. 60/2019, nr.
61/2019, nr. 62/2019, nr. 63/2019 dhe 65/2019, të 28 marsit 2019, Aktgjykim i 29
korrikut 2019; KO54/20, me parashtrues Presidenti i Republikës së Kosovës,
72
Vlerësim i Vendimit nr. 01/15 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 23 marsit
2020, Aktgjykim i 31 marsit 2020, paragrafët 162-165; dhe KO61/20, me
parashtrues, Uran Ismaili dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së
Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit [nr. 214/IV/2020] të 12 prillit
2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë
karantinë” dhe Vendimeve [nr.229/IV/2020], [nr.238/IV/2020],
[nr.239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, për
parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në
territorin e Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, Aktgjykim i 5 majit
2020, paragrafët 92 deri 98 dhe referencat e tjera të përdorura aty).
203. Në këtë kontekst, Gjykata i referohet Aktgjykimit KO54/20, përmes të cilit duke e
shpallur të pranueshme kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit
nr. 01/15 të 23 marsit 2020 të Kryeministrit, gjithashtu kishte theksuar se: (i) në
përcaktimin nëse kontestohet një “dekret” i Kryeministrit në kuptim të
nënparagrafit 1 të paragrafit 2 të nenit 113 të Kushtetutës, “nuk duhet fokusuar
vetëm në emërtimin e një akti por në përmbajtjen dhe efektet e tij” (shih, paragrafin
161 të Aktgjykimit KO54/20); dhe (ii) nëse Gjykata do të fokusohej vetëm në
emërtimin formal të akteve të kontestuara, përkatësisht “dekret të Kryeministrit”
apo edhe “rregullore të Qeverisë”, vendimmarrja e Qeverisë, do të ngelej jashtë
kontrollit kushtetues, vetëm duke u bazuar në emërtimin të cilin të njëjtat kanë
vendosur t’ia përcaktojnë aktit përkatës (shih, paragrafët 162-163 të Aktgjykimit
KO54/20). Kjo praktikë gjyqësore është konfirmuar edhe në rastin e Gjykatës,
respektivisht Aktgjykimin KO61/20, përmes së cilit Gjykata, duke e shpallur të
pranueshme kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të
kontestuara të Ministrisë së Shëndetësisë, duke konkluduar se të njëjtat
kualifikohen si “rregullore të Qeverisë”, dhe si të tilla i nënshtrohen vlerësimit të
kushtetutshmërisë së Gjykatës.
204. Në vijim, Gjykata duke iu rikthyer kërkesës së parashtruesve të kërkesës rikujton se
në aspektin procedural, procedura e miratimit të këtij Akti ka filluar pas kërkesës
së parashtruar nga KOSTT më 6 prill 2021, bazuar në të cilën, Komisioni për
Ekonomi i Kuvendit, më 28 prill 2021, kishte miratuar Rekomandimet, të cilat
përmbanin pesë (5) pika, të njëjta si ato në Aktin e kontestuar të Kuvendit. Në vijim,
në seancën plenare të Kuvendit, të 6 majit 2021, si pikë e rendit të ditës ishin
përfshirë Rekomandimet e Komisionit për Ekonomi i Kuvendit për shqyrtim dhe
miratim nga ana e Kuvendit. Të njëjtën ditë, Kuvendi, pas prezantimit të
Rekomandimeve nga Zëvendëskryesuesja e Komisionit për Ekonomi të Kuvendit
dhe pas shqyrtimit të tyre në seancën plenare të Kuvendit, Akti i kontestuar ishte
propozuar për miratim. Rrjedhimisht, Akti i kontestuar ishte miratuar me
gjashtëdhjetë e një (61) vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Më 6 maj 2021,
akti me numër nr. 08-R-01, si akt i miratuar nga Kuvendi ishte nënshkruar nga
Kryetari i Kuvendit.
205. Në lidhje me çështjen nëse Akti i kontestuar përbën “vendim” të Kuvendit,
parashtruesit e kërkesës theksojnë se: “Në pikëpamje juridike e sipas rregullit,
natyra juridike e aktit që miraton Kuvendi e përcakton edhe efektin dhe pasojat
73
që i njëjti i shkakton”. Në këtë kontekst, parashtruesit e kërkesës nënvizojnë se nga
njëra anë Akti i kontestuar emërtohet si “rekomandime”, e nga ana tjetër, në
aspektin përmbajtësor, i njëjti “shkakton pasoja të mëdha juridike dhe financiare”.
Në kontekst të këtij pretendimi, parashtruesit e kërkesës specifikojnë se Akti i
kontestuar përbën “vendim” të Kuvendit në kuptim të paragrafit 5 të nenit 113 të
Kushtetutës. Në vijim të kësaj, parashtruesit e kërkesës gjithashtu theksojnë se:
“pika 4 dhe 5 e këtij akti, që të njëjtin në pikëpamje juridike e bëjnë absolutisht një
vendim me karakter të detyrueshëm juridik dhe assesi një “rekomandim” në
kuptimin juridik të aktit, nga sa është titulluar”.
206. Në vijim, Gjykata rikujton se ka pranuar komentet dhe përgjigjet e palëve të
interesuara, përkatësisht të Grupit Parlamentar të LVV-së të 1 qershorit 2021;
Ministrisë së Ekonomisë të 1 qershorit 2021; dhe KOSTT-it të 14 qershorit 2021, të
cilat ndërlidhen me pranueshmërinë e kërkesës dhe janë reflektuar në këtë
Aktgjykim.
207. Gjykata rikujton se ndaj pyetjes së saj drejtuar Kuvendit, më 8 korrik 2021, se cila
është natyra juridike e rekomandimeve të nxjerra nga Kuvendi sipas nenit 65,
paragrafit 1, të Kushtetutës dhe më konkretisht, se a është Akti i kontestuar,
përkatësisht Rekomandimet [nr. 08/R-01], ligjërisht detyrues për subjektet të
cilave u drejtohet, Komisioni për Legjislacionin në përgjigjen e tij, të 2 korrikut
2021, të dërguar përmes Kryetarit të Kuvendit në Gjykatë, në thelb, theksoi se: “[...]
Përmes rekomandimeve në funksionimin e brendshëm komisionet bartin
vlerësimin e tyre, konstatimin e gjendjes nga pikëpamja e Komisionit, i cili
shërben si mendim i Komisionit për deputetët (seancën) për një çështje, akt, nismë
ligjore, raport pune etj, por që, deputetët e Kuvendit, respektivisht seanca plenare
nuk është e obliguar ta marrë për bazë, përveç nëse pajtohet me atë. Ky funksion
i komisioneve është i përcaktuar në nenin 67, pika 2 e Rregullores së Kuvendit të
Republikës së Kosovës, ku thuhet që Komisioni bën raporte dhe këto raporte duhet
të përmbajnë rekomandimet e Komisionit, bashkë me arsyetimin përkatës. Madje,
sipas procedurës, sa herë që shqyrtohet apo votohet një çështje në seancë plenare,
paraqitet paraprakisht mendimi i Komisionit përmes rekomandimit, por votohet
çështja e cila është renditur si pikë e rendit të ditës dhe jo rekomandimi i
Komisionit lidhur me atë çështje. Rekomandimi paraqet qëndrimin e përgjithshëm
të Komisionit për një çështje specifike në një kohë të caktuar, për një çështje e cila
nuk është në kompetencë të tij, por për të cilën Kuvendi i Kosovës si organi më i
lartë përfaqësues dhe vendimmarrës, mbanë përgjegjësi të tërthortë. Ngjashëm si
rekomandimet, edhe rezolutat dhe deklaratat, nuk kanë efekt të drejtpërdrejtë
detyrues, por që shprehin qëndrimin dhe vullnetin e Kuvendit. Natyrisht,
rekomandimet, rezolutat dhe deklaratat, varësisht prej çështjes dhe institucionit
që i drejtohen, mund të shërbejnë si orientim për të vepruar”.
208. Në vijim, Gjykata po ashtu rikujton, se parashtruesit e kërkesës, më 6 gusht 2021,
ndaj përgjigjeve të lartcekura të dorëzuara përmes Kryetarit të Kuvendit, në lidhje
me natyrën juridike të Aktit të kontestuar, ngrisin tri çështje thelbësore si në vijim:
(i) sipas tyre :“Termi "vendim” i përdorur nga neni 113.5 i referohet çdo veprimi të
Kuvendit, i cili prodhon pasoja juridike sipas kompetencave kushtetuese të tij.
74
Prandaj, termi 'vendim' përfshin jo thjeshtë një akt juridik të Kuvendit, por
vendimin e këtij të fundit përmes së cilit është bërë nxjerrja e tij. Prandaj, mund të
argumentohet që çdo veprim i Kuvendit që prodhon pasoja juridike (i
përgjithshëm apo individual), qoftë i lëshuar në formë të shkruar apo të
pashkruar, si në lidhje me çështje substanciale ashtu edhe me çështje procedurale,
mund t'i nënshtrohet kontrollit kushtetues”.; (ii) Akti i kontestuar i Kuvendit:
“obligon kompaninë publike KOSTT që të paguaj energjinë elektrike të shpenzuar
nga banorët e komunave veriore të Kosovës nga dividenta e saj, dividentë e cila
në kushte normale do shkonte në buxhetin e konsoliduar të Kosovës”;dhe (iii) në
shkresën e tyre, të 6 gushtit 2021, ritheksojnë se Gjykata “nuk duhet të kufizohet në
kuptim të emërtimit të aktit, por në efektin dhe pasojat juridike që akti i shkakton”.
Në kontekst të kësaj të fundit, parashtruesit e kërkesës vendosin theksin në
praktikën gjyqësore të Gjykatës, respektivisht rastin KO73/16. Rrjedhimisht,
parashtruesit e kërkesës specifikojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit “edhe pse është
në formën e "Rekomandimeve" ngre çështje kushtetuese, respektivisht, hyn në
sfondin e normave kushtetuese. [...]”.
209. Në vlerësimin e natyrës së Aktit të kontestuar të Kuvendit, Gjykata vëren se në Aktin
e kontestuar të Kuvendit, baza ligjore për nxjerrjen e këtij Akti është paragrafi 1 i
nenit 65 të Kushtetutës dhe neni 62.1 i Rregullores së punës së Kuvendit.
210. Bazuar në të lartcekurat, Gjykata në vijim vendos theksin në përmbajtjen e Aktit të
kontestuar të Kuvendit.
211. Në kuptim të përmbajtjes së Aktit të kontestuar të Kuvendit, Gjykata vëren se
përmes këtij Akti, në pikat 4 dhe 5 të tij, autorizohet dhe obligohet KOSTT-i dhe
Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht, që të ndërmarrin veprime dhe
detyrime konkrete. Përkatësisht, KOSTT është autorizuar për: (i) mbulimin e
devijimeve në energjinë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës,
përmes mjeteve vetanake që do të mbulohet nga dividenda apo ndonjë mekanizëm
tjetër i mundshëm; dhe (ii) Qeveria është obliguar që brenda afatit gjashtë (6) mujor
të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe
ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e konsumatorëve
në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
212. Tutje, bazuar në përgjigjen dhe dokumentacionin e pranuar nga KOSTT-i, më 16
gusht 2021, Gjykata vëren se pas nxjerrjes së Aktit të kontestuar të Kuvendit, Bordi
i Drejtorëve i KOSTT-it, më 17 maj 2021, nxori Vendimin [210517/II-22], përmes
së cilit vendosi që të ndajë 8,200.000 euro “nga fitimet e mbajtura për mbulimin
e devijimit të energjisë elektrike për pjesën veriore të Kosovës për vitin 2021. Mjete
këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i
mundshëm”. Në vendimin e tij, Bordi i Drejtorëve, iu referua Aktit të kontestuar të
Kuvendit.
213. Për më tepër dhe bazuar në si më sipër, Gjykata vëren se pas nxjerrjes së Aktit të
kontestuar të Kuvendit, autoritetet publike përgjegjëse (i) kanë ndërmarrë veprime
konkrete, përkatësisht dërgimin e raporteve të lartcekura nga KOSTT në
75
Komisionin për Ekonomi të Kuvendit; dhe (ii) kanë nxjerrë vendime, përkatësisht
Vendimi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT, me qëllim të zbatimit të pikës 1, 3 dhe 4
të Aktit të kontestuar të Kuvendit.
214. Thënë këtë, Gjykata konsideron se Akti i kontestuar i Kuvendit ka prodhuar efekte
juridike për autoritetet përkatëse të cilave iu drejtohet. Më saktësisht, këto detyrime
që burojnë nga Akti i kontestuar i Kuvendit, kanë rezultuar në veprime dhe
vendimmarrje të autoriteteve publike kompetente për mbulimin e devijimeve të
energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës. Për më tepër,
bazuar në pikën 5 të Aktit të kontestuar, Kuvendi ka obliguar Qeverinë që: “brenda
afatit 6 (gjashtë) mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit
sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për
faturimin e konsumatorëve në katër komunat e Republikës së Kosovës [...]”. Në
lidhje me këtë të fundit, Gjykata vëren se Akti i kontestuar i Kuvendit, prodhon edhe
detyrim për Qeverinë që të krijojë mekanizimin për rregullimin dhe zgjidhjen e
devijimit në energji elektrike si rezultat i mostfaturimit/mospagesës së energjisë
elektrike nga konsumatorët në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
215. Rrjedhimisht, duke u bazuar në sqarimet e dhëna, përfshirë ato të ndërlidhura me
praktikën e saj gjyqësore, Gjykata konsideron se Akti i kontestuar i Kuvendit, hyn
në fushëveprimin e “vendimit të Kuvendit”, siç përcaktohet me paragrafin 5 të nenit
113 të Kushtetutës, për arsye se: (i) është miratuar me shumicë votash të deputetëve
të Kuvendit si rezultat i Rekomandimit të Komisionit të Kuvendit; (ii) përfshin
udhëzime specifike dhe obligime, të cilat janë të detyruara t’i zbatojnë KOSTT-i dhe
Qeveria e Republikës së Kosovës; (iii) pas nxjerrjes së Aktit të kontestuar, KOSTT-i
ka ndërmarrë veprime për zbatimin e pikës 4 të Aktit të kontestuar, ndër të tjera,
duke nxjerrë edhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore vetanake për
mbulimin e devijimeve në energji elektrike në katër (4) komunat e Republikës së
Kosovës; dhe (iv) për pasojë, mund të ndikojë edhe në cenimin e normave
kushtetuese, përfshirë kufizimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Republikës
së Kosovës.
216. Përfundimisht, bazuar në ato sa më sipër, Gjykata konstaton se “Rekomandimet” e
miratuara nga Kuvendi, më 6 maj 2021, si Akt i kontestuar nga parashtruesit e
kërkesës, kualifikohen si “vendim i Kuvendit”, dhe si të tilla i nënshtrohen
vlerësimit të kushtetutshmërisë së Gjykatës.
(iii) Lidhur me saktësimin e kërkesës
217. Gjykata konstaton që përveç emrave dhe nënshkrimeve të deputetëve që kanë
parashtruar kërkesën, ata kanë cekur edhe Aktin e kontestuar dhe dispozitat
relevante të Kushtetutës, si dhe kanë paraqitur argumente për të mbështetur
pretendimet e tyre.
(iv) Lidhur me afatin
76
218. Sa i përket afatit kohor, Gjykata vëren se Akti i kontestuar i Kuvendit, është
miratuar nga Kuvendi më 6 maj 2021, ndërsa kërkesa është parashtruar në Gjykatë
më 14 maj 2021.
219. Marrë parasysh rregullin 30 (1) të Rregullores së punës, afati i fundit për dorëzimin
e kërkesës, llogaritet si në vijim: “Kur periudha shprehet me ditë, ajo duhet të
llogaritet duke filluar nga dita pasuese pasi kishte ndodhur një ngjarje”. Nisur nga
kjo, Gjykata konstaton që kërkesa është parashtruar brenda afatit të paraparë
kushtetues prej 8 (tetë) ditësh.
(v) Konkluzion lidhur me pranueshmërinë e kërkesës
220. Gjykata konstaton se parashtruesit e kërkesës: (i) janë palë e autorizuar para
Gjykatës; (ii) kontestojnë Aktin, i cili përbën “vendim” të Kuvendit në kuptim të
paragrafit 5 të nenit 113 të Kushtetutës; (iii) kanë specifikuar dispozitat relevante
kushtetuese, të cilat ata pretendojnë se janë cenuar përmes Aktit të kontestuar,
duke paraqitur argumente për të mbështetur pretendimet e tyre; dhe (iv) kanë
paraqitur kërkesën e tyre brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 5 të nenit 113 të
Kushtetutës.
221. Rrjedhimisht, Gjykata e shpall kërkesën të pranueshme dhe në vijim do të shqyrtojë
meritat e saj.
Meritat e kërkesës
I. Hyrje
222. Gjykata thekson se çështja kushtetuese që ngërthen kërkesa në fjalë është vlerësimi
i kushtetutshmërisë së Aktit të kontestuar të Kuvendit, i cili është nxjerrë në formë
të Rekomandimeve dhe përmes të cilit, Ndërmarrja Publike KOSTT është
autorizuar nga Kuvendi që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër (4)
komunat e Republikës së Kosovës, si pasojë e mos faturimit/pagesës të energjisë
elektrike. Më konkretisht, Ndërmarrja Publike KOSTT përmes pikës 4 të Aktit të
kontestuar, është autorizuar që devijimet e energjisë elektrike në katër (4) komunat
e lartcekura, t’i mbulojë duke i “shfrytëzuar të hyrat e buxhetit vetanak, mjete të
cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i
mundshëm.”
223. Më saktësisht, objekt i vlerësimit të kushtetutshmërisë së Aktit të kontestuar, sipas
kërkesës së parashtruesve të kërkesës, është nëse mbulimi i devijimeve të energjisë
elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, ashtu siç është përcaktuar
me Aktin e kontestuar, ka shkelur nenet: 3 [Barazia para ligjit]; 22 [Zbatimi i
Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare]; 24 [Barazia
para Ligjit]; 119 [Parimet e Përgjithshme]; 120 [Financat Publike]; 122 [Përdorimi
i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore] të Kushtetutës dhe nenin 14 (Ndalimi i
diskriminimit) të KEDNJ-së; nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr.1 dhe
77
nenin 1 (Ndalimi i përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së,
si dhe nenet 2 dhe 7 të DUDNJ-së.
224. Në këtë kontekst, Gjykata rikujton thelbin e pretendimeve të parashtruesve të
kërkesës, dhe thekson që të njëjtit, nuk e kontestojnë detyrimin e Ndërmarrjes
Publike KOSTT për mbulimin e devijimeve të energjisë elektrike në katër (4)
komunat e Republikës së Kosovës derisa të njëjtat të futen në sistemin e faturimit
të energjisë elektrike sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës. Në fakt,
parashtruesit e kërkesës specifikojnë se “[...] deri më tani nuk ka ndonjë rast kur
Kuvendi, ka vendosur me vendim ndarjen e mjeteve financiare të buxhetit të
KOSTT-it apo ndonjë institucioni tjetër.” Por, parashtruesit e kërkesës theksojnë se
detyrimi i KOSTT-it për mbulimin e devijimeve në katër (4) komunat përkatëse,
duhet të përcaktohet dhe rregullohet përmes miratimit të Ligjit për Buxhet,
përderisa njëkohësisht, theksojnë se mbulimi i këtyre devijimeve në energji
elektrike në komunat përkatëse përbën diskriminim në kuptim të nenit 24 të
Kushtetutës.
225. Në këtë kontekst, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar i
Kuvendit “nuk ka bazë ligjore, shkelë një të drejtë themelore kushtetuese-barazinë
para ligjit, është në kundërshtim me parimet e rendit demokratik të shtetit të
Republikës së Kosovës, cenon pavarësinë e institucioneve të pavarura, përderisa,
dispozitivi i tij, është i karakterit arbitrar.”
226. Më konkretisht, dhe së pari, parashtruesit e kërkesës theksojnë se kërkesa e
Ndërmarrjes Publike KOSTT e parashtruar në Komisionin përkatës funksional për
Ekonomi të Kuvendit, është e karakterit financiar dhe për pasojë, nuk mund të
vendoset nga ana e Kuvendit, me një akt tjetër, përveç se me ligj. Në kuptim të këtij
pretendimi, parashtruesit e kërkesës në lidhje me pikën 4 të Aktit të kontestuar,
pretendojnë se një vendim i tillë që përcakton kompensimin e mbulimit të
devijimeve të energjisë elektrike nga mjetet vetanake të Ndërmarrjes Publike
KOSTT, e të cilat mjete do të kompensohen “përmes dividendës”, mund të merret
nga Kuvendi vetëm përmes Ligjit për Buxhetin apo përmes plotësimit dhe
ndryshimit të tij.
227. Së dyti, në kuptim të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, parashtruesit e
kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit, në mënyrë “të drejtpërdrejtë,
vendos në pozitë diskriminuese të gjithë qytetarët që kryejnë detyrimin e tyre për
pagesën e tarifave të shërbimit të energjisë elektrikë, në raport me qytetarët që
nuk e bëjnë këtë.” Në kuptim të këtij pretendimi, parashtruesit e kërkesës
specifikojnë se pretendimi i tyre i referohet diskriminimit të qytetarëve të Kosovës
që nuk jetojnë në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, duke saktësuar se
diskriminimi i qytetarëve të Kosovës pretendohet mbi bazën e vendbanimit.
228. Në fund, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit, nuk
është në pajtueshmëri me paragrafët 1, 7, 8, 9 dhe 10 të nenit 119 [Parimet e
Përgjithshme] të Kapitullit IX [Marrëdhëniet Ekonomike] të Kushtetutës. Në lidhje
me këtë, parashtruesit e kërkesës, në mënyrë të përgjithësuar, theksojnë se:
78
“Kuvendi, ka cenuar detyrimin kushtetues që çdo person të paguaj tatimet dhe
kontributet e tjera të parapara me ligj. Me vendimin kontestues, përligjet lirimi i
këtyre qytetarëve nga pagesa e shpenzimeve të shërbimeve të energjisë elektrike,
siç garantohet në paragrafin 8 të këtij neni.”
229. Gjykata, në këtë kuptim të thelbit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesës,
rithekson se objekti i vlerësimit të kushtetutshmërisë që ngërthen kërkesa e
parashtruesve të kërkesës është përputhshmëria me Kushtetutën e Aktit të
kontestuar të Kuvendit, përkatësisht nëse me nxjerrjen e tij, Kuvendi:
(i) ka vepruar në (pa)pajtueshmëri me kompetencën e tij për vendimmarrje të
përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligj; dhe
(ii) ka kufizuar të drejtat dhe liritë themelore të konsumatorëve të energjisë
elektrike që nuk jetojnë në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, në
kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës në lidhje me nenin 14 të KEDNJ-së
dhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 të kësaj Konvente.
230. Para analizimit të çështjeve thelbësore që ngërthen kërkesa e parashtruesve të
kërkesës, Gjykata e konsideron të nevojshme të sqarojë se (i) para Gjykatës është
kontestuar vetëm kushtetutshmëria e Aktit të kontestuar të Kuvendit, të 6 majit
2021, dhe rrjedhimisht Gjykata, bazuar në kompetencat e përcaktuara me
Kushtetutë, do të fokusohet vetëm në vlerësimin e këtij Akti; (ii) para Gjykatës nuk
janë kontestuar ligjet, vendimet dhe aktet e tjera të autoriteteve publike, të cilat janë
nxjerrë para miratimit të Aktit të kontestuar të Kuvendit dhe të cilat, përbëjnë bazën
ligjore të ushtrimit të kompetencave të Kuvendit si dhe autorizimet ligjore të
autoriteteve shtetërore si KOSTT dhe ZREE në fushën e energjisë, përkatësisht Ligji
për Energjinë, Ligji për Energjinë Elektrike, Ligji për Zyrën e Rregullatorit të
Energjisë, Ligji për Shoqëritë Tregtare dhe Licenca [ZREE/Li_15/17] e 13 prillit
2017 për Ndërmarrjen Publike KOSTT e lëshuar nga ZREE; dhe (iii) para Gjykatës
nuk janë kontestuar vendimet e gjykatave të rregullta, si rezultat i padisë së Avokatit
të Popullit e që ndërlidhen me Vendimin e Bordit të ZREE-së të 6 shkurtit 2012 dhe
më pas të shfuqizuar më 13 prill 2017, përmes të cilit, me qëllim të mbulimit të
humbjeve në katër (4) komunat e lartcekura, shuma shtesë prej 3.5% u është
faturuar konsumatorëve të energjisë elektrike në komunat tjera të Kosovës.
231. Për pasojë, Gjykata do të fokusohet vetëm në vlerësimin e kushtetutshmërisë së
Aktit të kontestuar të Kuvendit, përmes të cilit është autorizuar KOSTT që të
shfrytëzojë mjetet vetanake për të mbuluar devijimet e energjisë elektrike në katër
(4) komunat për periudhën gjashtë (6) mujore dhe në këtë kontekst, do të kufizohet
në thelbin e pretendimeve që ngërthen kërkesa e parashtruesve të kërkesës,
përkatësisht: (i) nëse Kuvendi me nxjerrjen e Aktit të kontestuar ka vepruar në
(pa)pajtueshmëri me kompetencën e tij për vendimmarrje të përcaktuar me
Kushtetutë dhe me ligj; dhe (ii) nëse Kuvendi, me nxjerrjen e Aktit të kontestuar,
në kuptim të nenit 24 të Kushtetutës në lidhje me nenin 14 të KEDNJ-së dhe nenin
1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, ka trajtuar në mënyrë të ndryshme “persona në
situata analoge ose relativisht të ngjashme”, përkatësisht ka trajtuar ndryshëm
79
konsumatorët e energjisë elektrike që nuk jetojnë në katër (4) komunat e
Republikës së Kosovës, pa ndonjë “justifikim objektiv dhe të arsyeshëm”, siç është
përcaktuar në nenin 55 të Kushtetutës dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës dhe
të GJEDNJ-së.
I. Përkitazi me atë nëse Kuvendi me nxjerrjen e Aktit të kontestuar ka
vepruar në (pa)pajtueshmëri me kompetencën e tij për vendimmarrje të
përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj
232. Në kuptim të vlerësimit të pretendimeve përkatëse të ngritura nga parashtruesit e
kërkesës, Gjykata edhe njëherë rikujton se këta të fundit në kërkesën e tyre, në
thelb, pretendojnë se kërkesa e Ndërmarrjes Publike KOSTT e parashtruar në
Komisionin për Ekonomi të Kuvendit, është e karakterit financiar dhe se një çështje
e tillë nuk mund të vendoset nga ana e Kuvendit me asnjë akt tjetër, përveçse me
ligj, përkatësisht me Ligjin për Buxhetin. Në kuptim të kësaj, Gjykata po ashtu
rikujton se në mbështetje të pretendimit të tyre, parashtruesit e kërkesës nënvizojnë
se një ndarje e mjeteve financiare për humbjet e shkaktuara “në energjinë elektrike
është bërë nga Qeveria, në vitin 2020, përmes propozimit të Projektligjit për
Ndarjet Buxhetore”.
233. Në vijim të kësaj, parashtruesit e kërkesës shtojnë se Ndërmarrja Publike KOSTT
dhe ZREE janë “institucione të pavarura” që punën dhe detyrat e tyre publike i
ushtrojnë apo duhet t’i ushtrojnë sipas legjislacionit në fuqi. Pra, sipas
pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, raporti i Ndërmarrjes Publike KOSTT
me Kuvendin është raport juridik i përcaktuar me ligj dhe kjo nuk mund të
nënkuptohet se Kuvendi, si institucion të cilit i raporton KOSTT-i, ka të drejtën e
ndërhyrjes, përveç se me ligj, në menaxhimin financiar të dividendës së tij. Në
kontekst të saj, parashtruesit e kërkesës theksojnë se: “Me rekomandim të
Kuvendit, nuk mund të bartet një autorizim për një insititucion të pavarur, aq më
tepër që përmes tij, lejohet shpenzimi miliona euro nga buxheti, në kundërshtim të
plotë me ligjin në fuqi (nenin 8) për Ndarjet Buxhetore për vitin 2021, si dhe në
kundërshtim me ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.”
234. Gjykata, me qëllim të adresimit të këtij pretendimi të parashtruesve të kërkesës,
fillimisht do të elaborojë: (i) kompetencat dhe përgjegjësitë e Ndërmarrjes Publike
KOSTT; (ii) detyrimin e KOSTT-it për të mbuluar devijimet në energjinë elektrike;
(iii) të drejtat dhe detyrimet e Ndërmarrjes Publike KOSTT në raport me
Marrëveshjen e Kyçjes ENTSO-E; (iv) kompetencat kushtetuese dhe ligjore të
Kuvendit për miratimin e Ligjit për Buxhet dhe përgjegjësitë në lidhje me financat
publike; (v) procedurën e ndjekur në Kuvend dhe kompetencën e këtij të fundit në
nxjerrjen e Aktit të kontestuar; dhe në fund, (vi) konstatimin në lidhje me
kushtetutshmërinë e procedurës së ndjekur në Kuvend përkitazi me Aktin e
kontestuar.
(i) Përkitazi me Ndërmarrjen Publike KOSTT
80
235. Fillimisht, para se të vazhdojë me elaborimin e kompetencave dhe përgjegjësive të
Ndërmarrjes Publike KOSTT, Gjykata rikujton pretendimin e lartcekur të
parashtruesve të kërkesës se Ndërmarrja Publike KOSTT dhe ZREE janë
“institucione të pavarura” që punën dhe detyrat e tyre publike i ushtrojnë, apo
duhet t’i ushtrojnë sipas legjislacionit në fuqi. Pra, sipas tyre, raporti i Ndërmarrjes
Publike KOSTT me Kuvendin është raport juridik i rregulluar me ligj dhe në kuptim
të menaxhimit financiar të dividendës së tij, nuk mund të nënkuptohet se Kuvendi,
si institucion të cilit i raporton KOSTT-i, ka të drejtën e ndërhyrjes, përveç se me
ligj. Në kontekst të kësaj, Gjykata ripërsëritë pretendimin e parashtruesve të
kërkesës ku nënvizojnë se “Siç shihet, pika e 4 autorizon KOSTT që nga të hyrat
milionshe të tij, të mbuloj humbjet e regjistruara. Me rekomandim të Kuvendit,
nuk mund të bartet një autorizim për një institucion të pavarur, aq më tepër që
përmes tij, lejohet shpenzimi miliona euro nga buxheti, në kundërshtim të plote me
ligjin në fuqi (nenin 8) për Ndarjet Buxhetore për vitin 2021, si dhe në kundërshtim
me ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.”
236. Në lidhje me këtë, Gjykata në vijim do të elaborojë kompetencën dhe përgjegjësitë
e Ndërmarrjes Publike KOSTT, siç janë përcaktuar me Ligjin për Energjinë, Ligjin
për Energjinë Elektrike, Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë
Tregtare.
237. Gjykata rikujton që Ndërmarrja Publike KOSTT, në bazë të Ligjit nr. 05/L-085 për
Energjinë Elektrike, të shpallur më 21 korrik 2016, është Ndërmarrje Publike.
KOSTT është Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike
të Kosovës, i cili, bazuar në paragrafin 2 të nenit 10 të ligjit të lartcekur, vepron “në
kuadër të ndërmarrjes së energjisë, e organizuar si shoqëri aksionare e pavarur
dhe “funksionon si ndërmarrje publike në pajtim me Ligjin për ndërmarrjet
publike, dhe legjislacionin përkatës në fuqi.”
238. Për më tepër, Gjykata thekson se bazuar në dispozitat përkatëse ligjore në fuqi,
përkatësisht paragrafin 2 të nenit 13 të Ligjit për Energjinë Elektrike, të drejtat e
aksionarit të KOSTT-it si Ndërmarrje Publike me 100 % të aksioneve shtetërore
ushtrohen përmes Kuvendit.
239. Në këtë kontekst, Gjykata vë në pah se caktimi i Kuvendit si aksionar i vetëm i
KOSTT-it buron nga “Direktiva 2009/72/EC e Parlamentit Evropian dhe e
Këshillit e 13 korrikut 2009 përkitazi me rregullat e përbashkëta për tregun e
brendshëm të energjisë” (në tekstin e mëtejmë: Direktiva 2009/72). Neni 9 i
Direktivës 2009/72 është transpozuar në nenin 11 (Shthurja) të Ligjit për Energjinë
Elektrike. Sipas Direktivës së lartcekur “ndalohet ushtrimi i të drejtave të kontrollit
nga entiteti i cili është pronar i operatorit të transmetimit edhe në ndërmarrjet që
kryejnë funksione të gjenerimit apo furnizimit.” Në kuptim të kësaj, Gjykata
rikujton se Ndërmarrja Publike KEK kryen funksionin e gjenerimit dhe furnizimit
me energji elektrike, dhe se aksionar i kësaj ndërmarrje është Qeveria. Në anën
tjetër, KOSTT si Ndërmarrje Publike në bazë të ligjeve në fuqi dhe Licencës së
ZREE-së është përgjegjëse për transmetimin e energjisë elektrike. Si rezultat i
transpozimit të Direktivës së lartcekur 2009/72 në Ligjin për Energjinë Elektrike,
81
përkatësisht në nenin 11 të tij, përcaktohet që “2.1. personi apo personat që
ushtrojnë kontroll të drejtpërdrejt apo të tërthortë mbi ndërmarrjen, që kryen
funksionet e prodhimit apo të furnizimit, nuk ushtrojnë kontroll apo të drejta mbi
Operatorin e Sistemit të Transmetimit apo Sistemin e Transmetimit”.
Rrjedhimisht dhe si rezultat i kësaj dispozite, me paragrafin 2 të nenit 13 të Ligjit
për Energji Elektrike, është përcaktuar që aksionar i Ndërmarrjes Publike KOSTT
të jetë Kuvendi i Republikës së Kosovës.
240. Bazuar në si më lart, Gjykata thekson se me qëllim të harmonizimit të legjislacionit
të Republikës së Kosovës me acquis communautaire, përkatësisht bazuar në
përcaktimin e Direktivës 2009/72, është realizuar ndarja e ushtrimit të të drejtave
dhe kontrollit (i) nga entiteti i cili është aksionar i ndërmarrjes, e cila kryen
funksione të gjenerimit dhe furnizimit me energji, përkatësisht Qeverisë si aksionar
i Ndërmarrjes Publike KEK; dhe (ii) nga entiteti i cili është pronar i operatorit të
transmetimit të energjisë elektrike, përkatësisht Kuvendit, si aksionar i
Ndërmarrjes Publike KOSTT.
241. Në vijim, Gjykata gjithashtu vë në pah se bazuar në nenin 14 të Ligjit për Energjinë
Elektrike, vendimmarrja e KOSTT-it realizohet përmes Bordit të Drejtorëve,
anëtarët e të cilit zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi. Ndërsa, sipas paragrafit 5 të
nenit 13 të Ligjit për Energjinë Elektrike: “Bordi i Drejtorëve për veprimtarinë e
Operatorit të Sistemit të Transmetimit i raporton Kuvendit në baza të rregullta
vjetore dhe sa herë një gjë e tillë kërkohet nga Kuvendi.” Aksionarin, përkatësisht
Kuvendin, në mbledhjen vjetore të Bordit të KOSTT-it, bazuar në paragrafin 3 të
nenit 13 të Ligjit për Energjinë Elektrike, e përfaqëson i autorizuari i Kryetarit të
Kuvendit, ndërsa kompetencat e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sistemit të
Transmetimit, janë të përcaktuara në Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Tutje, KOSTT
mban në pronësi sistemin e transmetimit dhe është përgjegjës për operimin e këtij
sistemi në Kosovë në pajtim me Licencën e lëshuar nga Rregullatori, përkatësisht
ZREE, bazuar në paragrafin 1 të nenit 10 të Ligjit për Energjinë Elektrike.
242. Më saktësisht, detyrat dhe përgjegjësitë e KOSTT janë të përcaktuara në nenin 16
(Detyrat dhe përgjegjësitë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit) të Ligjit për
Energjinë Elektrike. Ashtu siç është cekur më lart, funksionimi i KOSTT-it
autorizohet përmes Licencës së lëshuar nga ZREE. Në kuptim të kësaj, Gjykata
vëren se KOSTT-i operon bazuar në Licencën [ZREE/Li_15/17] e 13 prillit 2017. Në
bazë të nenit 3 të kësaj Licence, ndër të tjera, është përcaktuar që KOSTT është i
autorizuar (i) të operojë, mirëmbajë dhe zhvillojë sistemin e transmetimit dhe linjat
ndërkufitare në mënyrë efikase, ekonomike dhe të koordinuar; dhe (ii) bën
balancimin e sistemit dhe zbatimin e marrëveshjeve të lidhura, duke nxitur
efikasitetin e tij, në harmoni me rregullat e tregut.
243. Bazuar në këtë elaborim, Gjykata thekson se Ndërmarrja Publike KOSTT është
ndërmarrje publike, kompetencat dhe përgjegjësitë e të cilës janë rregulluar me
Ligjin për Energjinë, Ligjin për Energjinë Elektrike, Licencën e lëshuar nga ZREE,
Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare. Më konkretisht,
sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, në mënyrë specifike përcaktohet që KOSTT-i
82
është i organizuar si shoqëri aksionare dhe funksionon si ndërmarrje publike në
pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, kompetencat dhe përgjegjësisë e të cilës
janë specifikuar me ligjet e aplikueshme dhe me Licencën e ZREE-së.
(ii) Përkitazi me detyrimin e KOSTT-it për të mbuluar devijimet në
energjinë elektrike
244. Gjykata, në kontekst të detyrimeve të KOSTT-it për të mbuluar devijimet në
energjinë elektrike, fillimisht vëren se bazuar në nenin 4 (Obligimi për Shërbim
Publik) të Ligjit për Energjinë, ndërmarrjet e energjisë kanë për obligim ofrimin e
shërbimit publik ashtu siç përcaktohet me Licencën e ZREE-së.
245. Gjykata më tej thekson se detyrimi i KOSTT-it për balancimin e energjisë elektrike
në sistemin elektroenergjetik të Kosovës, është përcaktuar në dispozitat e Ligjit për
Energjinë Elektrike, përkatësisht nenet 16, 19, 24 dhe 28 të këtij ligji.
246. Më saktësisht, neni 16 i Ligjit për Energjinë Elektrike, liston në detaje të gjitha
detyrat dhe përgjegjësitë e KOSTT-it që ndërlidhen me sigurimin e sistemit të
energjisë elektrike dhe balancimin e sistemit elektroenergjetik të Republikës së
Kosovës. Në mënyrë specifike, paragrafi 1.19 i nenit 16 të Ligjit për Energjinë
Elektrike, përcakton që KOSTT është përgjegjës për “balancimi[n] e sistemit të
energjisë elektrike në harmoni me Kodin e rrjetit të transmetimit dhe Rregullat e
Tregut.” Ndërsa, neni 19 (Prokurimi i Energjisë Elektrike dhe kapaciteteve nga
Operatori i Sistemit të transmetimit) i Ligjit për Energjinë Elektrike, ndër tjerash,
përcakton që KOSTT-i mund të angazhohet për prokurimin e energjisë elektrike për
qëllim të mbulimit të humbjeve në rrjetin e transmetimit dhe balancimin e sistemit.
Përgjegjësia për mbulimin e humbjeve dhe balancimin është përcaktuar me
paragrafin 1 të nenit 24 (Pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike) të Ligjit për
Energjinë Elektrike, i cili përcakton që: “Operatori i Sistemit të Transmetimit,
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Mbyllur të
Shpërndarjes janë pjesëmarrës në treg vetëm për blerje të energjisë elektrike për
mbulimin e humbjeve në rrjetin transmetues dhe rrjetin e shpërndarjes, si dhe
blerjen dhe shitjen e energjisë së balancimit [...]”.
247. Gjykata gjithashtu rikujton që neni 10 (Operatori i Sistemit të Transmetimit) i Ligjit
për Energjinë Elektrike përcakton që KOSTT-i mban në pronësi sistemin e
transmetimit dhe është përgjegjës për operimin e këtij sistemi në pajtim me
Licencën e lëshuar nga ZREE. Në kuptim të kësaj dispozite, Gjykata rikujton që
KOSTT-i funksionon në bazë të Licencës së lëshuar, përkatësisht Licencës
[ZREE/Li_15/17] të 13 prillit 2017. Në bazë të kësaj Licence, KOSTT-i, ndër të tjera,
është i obliguar që të “[...] 2.3. bë[jë] balancimin e sistemit dhe zbatimin e
marrëveshjeve të aranzhuara duke nxitur efikasitetin e tij, në harmoni me
Rregullat e Tregut.” dhe “3. Territori qe mbulohet nga kjo licence është i tërë
territori i Republikës së Kosovës. [...]”
248. Për më tepër, bazuar në pikën 3 të nenit 2 të Licencës, përcaktohet që KOSTT-i është
përgjegjës për operimin e sistemit të transmetimit në tërë territorin e Kosovës,
83
ndërsa bazuar në nenin 5 (Kompensimi për Humbjet në Veri të Kosovës) të
Licencës, në mënyrë specifike, përcaktohet që KOSTT-i:
“1. Kur kërkohet me ndonjë Vendim apo Udhëzim lëshuar të Licencuarit nga
Rregullatori, i Licencuari duhet të sigurojë energji elektrike për të kompensuar
humbjet që dalin nga energjia e shfrytëzuar, por jo e paguar, nga
konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës.” dhe
“2. Në llogaritë e tij rregullative, i Licencuari duhet të sigurohet se regjistron
ndarazi ndonjë kosto të shkaktuar nga ai për blerjen e energjisë, sipas
paragrafit 1 të këtij neni.”
249. Ky autorizim apo detyrim i përcaktuar nga ZREE, sipas përgjigjes së KOSTT-it të 18
tetorit 2021, mbështetet në nenin 16 të Ligjit për Energjinë Elektrike, sipas të cilit
balancimi i sistemit elektroenergjetik në gjithë territorin e Republikës së Kosovës,
është në përgjegjësinë e KOSTT-it.
(iii) Përkitazi me të drejtat dhe detyrimet e Ndërmarrjes Publike
KOSTT sipas Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E
250. Gjykata vëren se, bazuar në shkresat e dorëzuara në Gjykatë nga KOSTT dhe ZREE,
më 14 dhjetor 2020, ka filluar të zbatohet Marrëveshja e Kyçjes me Rrjetin Evropian
të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike, përkatësisht
ENTSO-E. KOSTT-i si Operator i Sistemit të Transmetimit e përfaqëson
Republikën e Kosovës në ENTSO-E. ENTSO-E është një asociacion i Operatorëve
Evropianë të Sistemit të Transmisionit (OST) nga tridhjetë e gjashtë (36) vende,
duke përfshirë Operatorët e Sistemit të Transmisionit (OST) të interkonektuar në
mënyrë sinkrone. Një sistem i interkoneksionit funksionon në kuadër të Evropës
Kontinentale, ku bën pjesë edhe Kosova dhe një sistem i OST-ve të vendeve nordike,
ku operojnë sistemet e Britanisë së Madhe, Republika e Irlandës si dhe OST-të e
vendeve baltike (pika A e Marrëveshjes).
251. Në vijim, Gjykata vëren se Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E dhe anëtarësimi i
Ndërmarrjes Publike KOSTT në këtë trupë, për herë të parë i ka mundësuar
Republikës së Kosovës njohjen e saj si zonë e pavarur në kufijtë aktual në kuadër të
sistemit elektroenergjetik të Evropës. Njohja e Republikës së Kosovës si zonë e
pavarur rregulluese mundëson ushtrim të sovranitetit në sistemin elektroenergjetik
me të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuara me Marrëveshjen e Kyçjes me
ENTSO-E.
252. Gjykata më tej vëren se Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E mundëson zbatimin e
Marrëveshjes Bilaterale të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe
Republikës së Shqipërisë të 30 marsit 2016 dhe të ratifikuar në Kuvend më 30 mars
2017, për formimin e bllokut të përbashkët rregullues, që njihet si Blloku Rregullues
AK. Si rezultat i Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, është mundësuar
anëtarësimi i KOSTT-it si anëtar i barabartë me të gjithë operatorët tjerë të
transmetimit, të cilët janë anëtarë të Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale,
përkatësisht RGCE [Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale]. Për më tepër, si rezultat
84
i zbatimit të Marrëveshjes së Kyçjes, KOSTT-it dhe Republikës së Kosovës, përveç
pavarësisë energjetike, për herë të parë i është njohur e drejta dhe i mundësohet
mbledhja e të hyrave nga alokimi i kapaciteteve ndërkufitare, të cilat rezultojnë
edhe në përfitime financiare për Republikën e Kosovës.
253. Në kuptim të dispozitave të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, Grupi Rajonal i
Evropës Kontinentale, përkatësisht RGCE, koordinon funksionimin dhe
mirëmbajtjen midis Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Evropës
Kontinentale dhe vendos për zgjerimin e CESA [Zonë Sinkrone e Evropës
Kontinentale], duke përcaktuar parakushtet teknike dhe duke monitoruar
përputhshmërinë dhe performancën e sistemit kandidat para kyçjes (Pika C e
Marrëveshjes).
254. Gjykata gjithashtu i referohet pikave G dhe H të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-
E, të cilat specifikojnë se: “KOSTT -i është i autorizuar nga ligji i Kosovës për të
kryer funksionet përkatëse të OST–se [Operatorin e Sistemit të Transmisionit] për
Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës (Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës), duke
përfshirë operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit; dhe Sistemi
Elektroenergjetik i Kosovës përkufizohet si e gjithë infrastruktura e sistemit të
transmisionit e operuar nga KOSTT -i sipas licencave të operimit të Sistemit të
Transmisionit dhe Operimit të Tregut të marra nga Zyra e Rregullatorit të
Energjisë e Kosovës”.
255. Ndërsa, sipas pikave I, J dhe K të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E,
respektivisht, përcaktohet që:
I. Sistemi i KOSTT -it aktualisht është i interkonektuar në mënyrë sinkrone me
CESA [Zonë Sinkrone e Evropës Kontinentale] dhe, si rezultat i kësaj, është
pjesë e sistemit CESA. Prandaj, për shkak të kësaj lidhje, marrëdhëniet
operative dhe rreziqet lindin me OST-te e CESA. Prandaj, është ligjërisht e
nevojshme për të siguruar përputhshmërinë dhe respektimin e Kornizës
Operative nga ana e KOSTT-it karshi OST -ve të CESA;
J. Palët pranojnë qe veprimet dypalëshe dhe shumëpalëshe të kryera nga një
OST e vetme ose midis OST -ve në lidhje me sistemet e tyre përkatëse të
transmisionit mund të ndikojnë materialisht në sigurinë, besueshmërinë dhe
efikasitetin e sistemeve të transmisionit të OST-ve qe nuk përfshihen
drejtpërdrejt në veprime të tilla;
K. KOSTT -i pranon që aktualisht Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës nuk
përputhet plotësisht me Kornizën Operative; KOSTT -i njeh dhe miraton
Kornizën Operative dhe parimet operative dhe azhurnimet e tyre në të
ardhmen dhe merr përsipër përgjegjësinë për t'i zbatuar këto në mënyrë
progresive në operimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës;
256. Rrjedhimisht, dhe bazuar në sqarimet e lartcekura, Gjykata thekson se, si rezultat i
nënshkrimit të Marrëveshjes së Kyçjes me ENSTO-E: (i) është arritur njohja e
Republikës së Kosovës si shtet në hartat energjetike të Evropës, sipas kufijve të saj;
(ii) Republikës së Kosovës, përkatësisht KOSTT-it, i është njohur e drejta që në
85
kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale, të operojë si Zonë e Pavarur
Rregulluese; (iii) ka filluar zbatimi i Bllokut Rregullues-AK, i themeluar në mes
KOSTT-it dhe OST-së të Shqipërisë, i cili operon ndërmjet Republikës së Kosovës
dhe Republikës së Shqipërisë; (iv) është mundësuar realizimi i përfitimeve nga
funksionalizimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike në të cilën KOSTT-i është
aksionar; si dhe (v) është mundësuar që KOSTT të mbledh të hyrat nga alokimi i
kapaciteteve ndërkufitare, nga të cilat përfitime financiare ka qenë i privuar para
arritjes së Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.
257. Përveç të drejtave dhe përfitimeve që dalin nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-
E, Gjykata po ashtu vëren, se me këtë Marrëveshje janë përcaktuar edhe
përgjegjësitë e KOSTT-it për operimin e tij në sistemin e transmisionit edhe në
aspektin interkonektiv (ndërkufitar). Në kuptim të kësaj, Gjykata rikujton se
zotimet e KOSTT-it për balancimin e sistemin elektroenergjetik janë përcaktuar në
pikën K të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.
258. Gjykata, gjithashtu vëren se, bazuar në nenin 13 (Përgjegjësia) të Marrëveshjes së
Kyçjes me ENTSO-E, përcaktohet përgjegjësia e KOSTT-it që në rast të një
“shkeljeje nga një Palë, e shkaktuar nga neglizhenca e thjeshtë ose e rëndë ose
gabime të qëllimshme ose mashtrim, palët pretenduese do të kenë të drejtë të
kërkojnë kompensim nga pala e paracaktuar, për çdo dëmtim, tarifë pagesë ose
shpenzim, i cili mund të konsiderohet si dëm i drejtpërdrejtë që rrjedh nga, ose
rezulton nga shkelja".
259. Në vijim, Gjykata po ashtu i referohet pikës Q të Marrëveshjes së Kyçjes me ENSTO-
E, përmes të cilës përcaktohet që: ”marrëveshja konsiderohet si një zgjidhje e
përkohshme ndërsa statusi përfundimtar i KOSTT-it brenda ENSTO-E do të
konsiderohet pasi KOSTT-i ti përmbushë plotësisht detyrimet që rrjedhin nga kjo
marrëveshje.”
260. Ashtu siç është sqaruar edhe në përgjigjen e KOSTT-it të 18 tetorit 2021, devijimet
në energjinë elektrike të shkaktuara në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës,
konsiderohen si “devijime të qëllimshme dhe të parashikuara”, dhe sipas KOSTT-
it, këto devijime kanë për pasojë “ dëmtimin e palëve, të shkaktuar me tërheqje të
energjisë nga sistemi interkonektiv evropian”, për cilat dëme KOSTT-i mbahet
përgjegjës sipas nenit 13 të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.
261. Bazuar në të lartcekurat, Gjykata në fund, në mënyrë të përmbledhur, vë në pah se
Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E mundëson njohjen e Kosovës në hartat
energjetike të Evropës dhe si rezultat i nënshkrimit të saj, Kosova ka krijuar
sovranitet në sistemin elektroenergjetik, përkatësisht i është njohur statusi si zonë
e pavarur rregulluese në sistemin elektroenergjetik të Evropës Kontinentale. Për më
tepër, si rezultat i anëtarësimit të KOSTT-it në ENTSO-E, janë mundësuar edhe
përfitime të tjera edhe të natyrës financiare për Republikën e Kosovës.
262. Megjithatë, Gjykata rithekson se përveç të drejtave në Marrëveshjen e Kyçjes me
ENTSO-E, në mënyrë të detajuar janë të parashikuara edhe detyrimet dhe zotimet
86
që KOSTT-i ka ndërmarrë përmes nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje. Më
specifikisht, moszbatimi i detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja e lartcekur,
mund të rezultojë: (i) në detyrimin për pagesë të kompensimit për shkelje të
Marrëveshjes së Kyçjes; dhe (ii) ri-shqyrtim të statusit të KOSTT-it brenda ENTSO-
E.
263. Në vijim, dhe në kontekst të pretendimit të parashtruesve të kërkesës se Aktin e
kontestuar, Kuvendi nuk e ka nxjerrë në pajtim me kompetencat e tij të
vendimmarrjes, siç janë përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj, dhe se një vendim i tillë
do të mund të jetë nxjerrë vetëm përmes Ligjit për Buxhet, Gjykata fillimisht do t’i
referohet kompetencës kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit për miratimin e Ligjit
për Buxhetin.
(iv) Përkitazi me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit për
miratimin e Ligjit për Buxhet dhe përgjegjësitë në lidhje me
financat publike
264. Në këtë rast, Gjykata i referohet paragrafit 5 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit]
të Kushtetutës, i cili përcakton që “Kuvendi i Republikës së Kosovës: (5) miraton
Buxhetin e Republikës së Kosovës.” Në anën tjetër, neni 22 i Ligjit për Menaxhimin
e Financave Publike, përcakton që Kuvendi miraton Ligjin për Buxhet dhe
plotësimin e ndryshimit të Ligjit për Buxhetin. Paragrafi 1 i nenit 19 (Përgatitja e
Kornizës Afat Mesme të Shpenzimeve) të këtij ligji, përcakton që “Deri me 30 prill
të secilit vit kalendarik, Qeveria duhet t’ia dorëzojë Kuvendit kornizën Afat Mesme
të Shpenzimeve (KASH) për vitin e ardhshëm fiskal si dhe vlerësimet për dy vitet
e ardhshme fiskale (“Periudha Buxhetore e KASH”).” Në vijim, neni 25 i Ligjit për
Menaxhimin e Financave Publike, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 03/L-221
për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike,
përcakton që “Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të përgatisë propozim
ndryshim-plotësime për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe për Ligjin për
Ndarjet Buxhetore [….]”, ndërsa më saktësisht, paragrafi 4 i nenit 25 të këtij ligji,
përcakton që “Çdo propozim ndryshim në Ligin për Ndarjet Buxhetore ose në
Buxhetin e Republikës së Kosovës nuk do të rezultojë në ndonjë në ndonjë rritje të
shpenzimeve për vitin aktual që së paku nuk bazohet në reduktimin e shpenzimeve
dhe /ose masat për rritjen e të ardhurave.”
265. Për më tepër, Gjykata gjithashtu i referohet Rregullores së punës së Kuvendit,
përkatësisht paragrafit 5 të nenit 57 (Shqyrtimi i projektligjit në komisione) të saj, i
cili përkitazi me Komisionin për Buxhet përcakton që:
“Propozimi i amendamenteve, që kanë implikime buxhetore, i dërgohet
Komisionit për Buxhet dhe Financa, i cili duhet të deklarohet me raport, në afat
prej pesë (5) ditëve pune, nga dita e pranimit.”
266. Në vijim, shtojca nr. 2 e Rregullores së punës së Kuvendit, përcakton funksionin
dhe përgjegjësitë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, si komision i përhershëm i
Kuvendit, i cili ndër tjerash është përgjegjës:
87
- Shqyrtimin e buxhetit vjetor të Kosovës dhe rishikimin e tij;
- Çështjet buxhetore dhe ato financiare;
- Implikimet buxhetore për vitin e parë dhe për vitet në vazhdim që e
shoqërojnë projektligjin dhe bëjnë rekomandime në komisionin përkatës
funksional ose në Kuvend;
- Shqyrton raportet periodike të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave,
për shpenzimet e institucioneve të Kosovës dhe të organizatave buxhetore që
i raportojnë Kuvendit;
[..]
- Mbikëqyr zbatimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe
Përgjegjësitë, si dhe ligjeve tjera qe kanë te bëjnë me financat publike;
[…]
- Shqyrtimin e legjislacionit në fushat që lidhen me lëmin e buxhetit dhe të
financave; - Të drejtën për të iniciuar dhe hartuar projektligje;
- Shqyrtimin e projektligjeve dhe të mocioneve përmbajtjesore lidhur me
koston buxhetore , si dhe për veprimtarinë e përgjithshme në Kuvend dhe në
institucionet e tjera të Kosovës, që lidhen me fushëveprimin e tij;
[…]
267. Pas shtjellimit të kompetencave të Kuvendit të përcaktuara me paragrafin 5 të nenit
65 të Kushtetutës dhe dispozitave përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave
Publike, Gjykata, më tej, do të vlerësojë procedurën e ndjekur në Kuvend përkitazi
me Aktin e kontestuar të Kuvendit.
(v) Përkitazi me procedurën e ndjekur në Kuvend dhe kompetencën e
Kuvendit në nxjerrjen e Aktit të kontestuar
268. Gjykata fillimisht rikujton se nxjerrjes së Aktit të kontestuar të Kuvendit i kishte
paraprirë kërkesa e KOSTT-it e parashtruar në Komisionin për Ekonomi të
Kuvendit, më 6 prill 2021, përmes të cilës kishte kërkuar që: (i) të adresohet
problemi i furnizimit me energji elektrike; dhe (ii) të sigurohen mjetet financiare
për mbulimin e humbjeve në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, për
periudhën prill - dhjetor 2021.
269. Gjykata vëren se Akti i kontestuar, në preambulën e tij, bazohet në paragrafin 1 të
nenit 65 të Kushtetutës, sipas të cilit, Kuvendi miraton ligje, rezoluta dhe akte të
tjera të përgjithshme. Gykata po ashtu vëren se bazuar në paragrafin 14 të nenit 65
të Kushtetutës, Kuvendi ka kompetencë të “vendos për çështjet me interes të
përgjithshëm, të përcaktuara me ligj”. Gjithashtu, bazuar në shkresat e dorëzuara
në Gjykatë nga palët e interesuara dhe të cilat janë paraqitur në procedurën para
Gjykatës të këtij Aktgjykimi, vëren se Akti i kontestuar është nxjerrë në bazë të
dispozitave të Ligjit për Energjinë Elektrike, përkatësisht nenit 13 të tij, i cili
përcakton se Kuvendi është aksionar i Ndërmarrjes Publike KOSTT. Ndërsa,
kompetencat e aksionarit përkitazi me dividendën janë të përcaktuara përmes nenit
151 (Procedurat për Autorizimin e Dividendëve) të Ligjit nr.06/L -016 për Shoqëritë
Tregtare, përmes të cilit përcaktohet që vendimi për autorizimin dhe pagesën e
88
dividendës mund të bëhet nga aksionarët. Më saktësisht, ndërlidhja e nenit 13 të
Ligjit për Energjinë Elektrike dhe nenit 151 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare,
përcakton që aksionari ka të drejta lidhur me autorizimin dhe pagimin e
dividendëve. Më specifikisht, neni 151 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare, përcakton që:
“1. Vendimi për autorizimin dhe pagimin e dividendëve mundet të bëhet vetëm
nga aksionarët, përveç nëse autorizimi për marrjen e vendimit në fjalë i është
dhënë Bordit të Drejtorëve me statutin e Shoqërisë Aksionare.
2. Secili vendim për autorizimin e dividendit duhet të precizojë shumën e
dividendit, datën e përcaktimit të aksionarëve që kanë të drejtë në marrjen e
dividendit, datë kjo që duhet të jetë pas datës së vendimit që autorizon
dividendat dhe datën në të cilën dividenda duhet paguar, dhe datën kur
Shoqëria Aksionare duhet që t’i njoftojë personat që kanë të drejtë në pranimin
e këtyre dividendave mbi vendimin dhe çështjet e tjera të caktuara”.
270. Bazuar në sqarimet e lartcekura dhe në kuptim të procedurës së ndjekur në
nxjerrjen e Aktit të kontestuar nga Kuvendi, Gjykata iu referohet veprimeve të
ndërmarra nga Komisioni për Ekonomi, që kanë rezultuar në propozimin e
rekomandimeve të këtij të fundit si pikë e rendit të ditës në seancën plenare të
Kuvendit të 6 majit 2021, dhe më pas, miratimit të këtyre Rekomandimeve, përmes
miratimit të Aktit të kontestuar nga ana e Kuvendit.
271. Gjykata i referohet gjithashtu edhe përgjigjeve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe
Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, respektivisht ndaj
pyetjeve të Gjykatës: (i) nëse para shqyrtimit dhe miratimit të Aktit të kontestuar
në seancën plenare të Kuvendit të 6 majit 2021, është dërguar Rekomandimi i
Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i 28 prillit 2021, për
opinion/mendim në Komisionet për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe/ose në atë për
Mbikëqyrjen e Financave Publike; dhe (ii) nëse këto dy Komisione nuk kanë dhënë
mendim lidhur me Aktin e kontestuar atëherë, në kuadër dhe varësi të
kompetencave tyre dhe në kuptim të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, t’i
sqarojnë Gjykatës, nëse gjatë procesit të vendimmarrjes përkitazi me kërkesën e
KOSTT-it, ka qenë i nevojshëm rekomandimi/opinioni i tyre para nxjerrjes së Aktit
të kontestuar.
272. Ndaj pyetjeve të lartcekura, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit,
ndër tjerash, theksoi se: (i) ky komision nuk ofron opinione dhe rekomandime për
komisionet funksionale, përveç në raste ku sipas paragrafit 5 të nenit 57 të
Rregullores së punës së Kuvendit për shqyrtimin e amendamenteve të Projektligjit,
për të cilat ofrohet rekomandim në aspektin buxhetor; dhe shtoi se (ii) bazuar në
nenin 5 të Licencës së ZREE-së, KOSTT-i është i obliguar për kompensimin e
humbjeve të energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, dhe
po ashtu se bazuar ne Ligjin për Energjinë Elektrike “ndërmarrja publike KOSTTI
Sh.A nuk është subjekt i financimit nga linjat buxhetore të cilat duhet te aprovohen
nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe/ose në atë për Mbikëqyrjen e
Financave Publike, Buxheti i KOSTTI Sh.A aprovohet nga Bordi i Drejtoreve sipas
89
ligjit për ndërmarrjet publike dhe bazohet ne te hyrat maksimale te aprovuara
nga ZREE dhe fitimet e mbajtura nga te hyrat vetanake.”
273. Në vijim, Komisioni i Kuvendit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, gjithashtu
theksoi se: (i) bazuar në dispozitat e Rregullores së punës së Kuvendit, ky komision
nuk ofron opinione dhe rekomandime për komisionet funksionale; dhe se (ii)
“Komisioni për Mbikëqyrjen e financave Publike, sipas Rregullores së Kuvendit,
në fushëveprim të tij ka mbikëqyrjen e ligjshmërisë së shpenzimeve të parasë
publike në bazë të raporteve dhe pasqyrave të audituara nga Zyra Kombëtare e
Auditimit. Zyra Kombëtarë e Auditimit nuk i ka audituar pasqyrat vjetore
financiare të KOSTT-it, prandaj si komision nuk kemi pasur mundësinë të
shqyrtojmë ligjshmërinë e shpenzimit të buxhetit të KOSTT-it.”
274. Gjykata po ashtu rikujton se, ndaj pyetjes së Gjykatës se cili është përkufizimi dhe
kuptimi i mjeteve të mbajtura sipas legjislacionit në fuqi, dhe po ashtu se cila është
baza ligjore për kompensimin e këtyre mjeteve nga “dividenda apo ndonjë
mekanizëm tjetër i mundshëm”, KOSTT-i është përgjigjur se, “fitimi/humbja e
akumuluar nga periudhat kontabël të mëparshme që as nuk është paguar si
dividend dhe as nuk është përdorur për ndonjë qëllim tjetër nga njësia ekonomike
raportuese - është sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.” Sipas
KOSTT-it, ky i fundit, është i obliguar t'i hartojë pasqyrat financiare sipas
Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, në bazë të paragrafit 1 të nenit 7
(Zbatimi i standardeve për përgatitjen e pasqyrave financiare për shoqëritë tregtare
të mëdha) të Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
275. Në kuptim të kësaj, KOSTT-i në përgjigjen e 18 tetorit 2021, i referohet paragrafit
14 të nenit 13 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cili përcakton që “Nëse
Ndërmarrja fiton profit, (neto e tatimit), nga Bordi pritet në këshillat e ekipit të
menaxhmentit, të përcaktojë se sa prej atij profiti duhet të mbetet për ri-investime
dhe do duhet të paguhet për dividendë. Bordi do t'i bëjë rekomandimet e tij në
deklarimin e dividendës për aksionarët në Takimin e Përgjithshëm Vjetor”. Në
vijim të kësaj, KOSTT-i specifikon se “Kompensimi í mjeteve nga dividenda ose
ndonjë mekanizëm tjetër është në përputhje me [pikën 4 të Aktit e kontestuar të
Kuvendit] në cilësinë e aksionarit të KOSTT, e drejtë kjo e paraparë me nenin 151
Procedurat për Autorizimin e Dividendëve paragrafi 1 të Ligjit Nr.06/L-016 për
Shoqëritë Tregtare ku shprehimisht parashihet se ''Vendimi për autorizimin dhe
pagimin e dividendëve mundet të bëhet vetëm nga aksionarët, përveç nëse
autorizimi për marrjen e vendimit në fjalë i është dhënë Bordit të Drejtorëve me
statutin e Shoqërisë Aksionare”.
276. Në dritën e sqarimeve të lartcekura, Gjykata gjithashtu rikujton se pas miratimit të
Aktit të kontestuar të Kuvendit, më 17 maj 2021, Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes
Publike KOSTT nxori Vendimin [210517/II-22] përmes të cilit “sipas autorizimit
nga Rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës [të 6 majit 2021] ndau
mjetet buxhetore në shumën prej 8 200 000, 00 euro nga fitimet e mbajtura për
mbulimin e devijimit të energjisë elektrike për pjesën veriore të Kosovës për vitin
90
2021, mjete këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm
tjetër i mundshëm.”
(vi) Konstatimi në lidhje me procedurën e ndjekur në Kuvend
277. Nga elaborimi i lartcekur, Gjykata vlerëson se (i) përkundër pretendimeve të
parashtruesve të kërkesës, nxjerrja e Aktit të kontestuar të Kuvendit, nuk ndërlidhet
me kompetencat e Kuvendit të përcaktuara përmes paragrafit 5 të nenit 65 të
Kushtetutës përkitazi me buxhetin shtetëror dhe se një konstatim i tillë, siç është
shtjelluar më lart, mbështetet edhe nga sqarimet e dhëna nga Komisionet përkatëse
të Kuvendit para Gjykatës; ndërsa Gjykata vëren se (ii) gjatë procedurës së
miratimit të Aktit të kontestuar, Kuvendi, ka nxjerrë një akt, bazuar në paragrafin 1
të nenit 65 të Kushtetutës dhe ka ushtruar kompetencën e tij për të vendosur “për
çështje me interes të përgjithshëm të përcaktuara në ligj”, siç është përcaktuar me
paragrafin 14 të nenit 65 të Kushtetutës. Përkatësisht, Kuvendi ka ushtruar
kompetencën e tij si aksionar i Ndërmarrjes Publike KOSTT të përcaktuar me nenin
13 të Ligjit për Energjinë Elektrike.
278. Në vijim, Gjykata gjithashtu sqaron se Kuvendi, bazuar në kompetencën e tij
kushtetuese, të përcaktuar përmes paragrafit 14 të nenit 65 të Kushtetutës, për të
nxjerrë vendime në fushat e përcaktuara në ligj, ka ushtruar kompetencat e tij të
përcaktuara në nenin 13 të Ligjit për Energjinë Elektrike, dhe përmes Aktit të
kontestuar, ka autorizuar ndërmarrjen përkatëse, që të mbulojë devijimet e
energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar
të hyrat e buxhetit vetanak dhe të cilat do të kompensohen nga “dividenda apo
ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”. Gjykata rikujton që autorizimi i aksionarit,
në këtë rast Kuvendit, përkitazi me dividendën është i përcaktuar në paragrafin 1 të
nenit 151 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i cili përcakton që “vendimi për
autorizimin dhe pagimin e dividendëve mundet të bëhet vetëm nga aksionarët,
përveç nëse autorizimi për marrjen e vendimit në fjalë i është dhënë Bordit të
Drejtorëve me statutin e Shoqërisë Aksionare”. Pas nxjerrjes së Aktit të kontestuar,
bazuar në autorizimet e përcaktuara në ligj, Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it, më 17
maj 2021, kishte nxjerrë Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore nga mjetet
vetanake, duke përcaktuar gjithashtu se, në lidhje me kompensimin e këtyre
mjeteve, Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it “do të vendosë në mbledhjen e tij të
përgjithshme vjetore duke u kujdesur për rentabilitetin e kompanisë, mbrojtjen e
interesit publik në kuptim të të drejtave dhe obligimeve që dalin nga Marrëveshja
e Kycjes së KOSTT-it me ENTSO-E.”
279. Në këtë kontekst, Gjykata vlerëson se (i) bazuar në paragrafin 1 të nenit 65 të
Kushtetutës, Kuvendi miraton ligje, rezoluta dhe akte; (ii) bazuar në paragrafin 14
të nenit 65 të Kushtetutës, Kuvendi vendos “për çështjet me interes të përgjithshëm
të përcaktuara me ligj”; (iii) në ushtrimin e kompetencave të tij të përcaktuara me
ligj, përkatësisht bazuar në paragrafin 2 të nenit 13 të Ligjit për Energjinë Elektrike,
Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron të drejtat e aksionarit të KOSTT; (iv) për
më tepër, bazuar në paragrafin 1 të nenit 13 të Ligjit për Energjinë Elektrike, KOSTT
funksionon si Ndërmarrje Publike në pajtim me Ligjin nr.03/L-087 për
91
Ndërmarrjet Publike dhe legjislacionin përkatës në fuqi; (v) bazuar në nenin 4
(Aksionet) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, këto të fundit
organizohen si shoqëri aksionare, në përputhje me ligjin në fuqi për shoqëritë
tregtare; dhe se (vi) bazuar në nenin 151 (Procedura për Autorizimin e Dividendëve)
të Ligjit nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, ndër tjerash, vendimi për autorizimin
dhe pagimin e dividendëve mund të bëhet nga aksionarët.
280. Bazuar në si më sipër, Gjykata thekson se në nxjerrjen e Aktit të kontestuar,
Kuvendi, ndër tjerash, kishte autorizuar KOSTT-in të mbulojë devijimet e energjisë
elektrike në katër (4) komuna “duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak,
mjete këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër
i mundshëm” dhe se këtë vendim, e kishte nxjerrë (i) duke ushtruar kompetencën e
tij si aksionar i Ndërmarrjes Publike KOSTT; dhe (ii) në ushtrimin e kompetencës
së aksionarit, kishte vendosur përkitazi me dividendën e KOSTT-it; ndërsa,
ushtrimi i kësaj kompetence (i) nuk ndërlidhet me kompetencën e Kuvendit të
përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 65 të Kushtetutës përkitazi me buxhetin e
Republikës së Kosovës, siç është sqaruar para Gjykatës edhe nga Komisionet
përkatëse të Kuvendit, përkatësisht Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe
Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike; por (ii) bazohet në ushtrimin e
kompetencave të Kuvendit të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 14 të nenit 65 të
Kushtetutës, sipas të cilave Kuvendi mund të nxjerrë Akte lidhur me çështjet me
interes të përgjithshëm të përcaktuara me ligj.
281. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se Akti i kontestuar i Kuvendit, është në
pajtueshmëri me paragrafët 1, 5 dhe 14 të nenit 65 të Kushtetutës.
282. Si rrjedhojë e këtij konstatimi, Gjykata në vijim do të shqyrtojë dhe vlerësojë nëse
Akti i kontestuar, ka cenuar të drejtën për barazi para ligjit të garantuar me nenin
24 të Kushtetutës në ndërlidhje nenin 14 të KEDNJ-së dhe nenin 1 të Protokollit nr.
12 të KEDNJ-së. Në këtë kuptim, Gjykata në vijim do të elaborojë: (i) nëse Akti i
kontestuar përbën kufizim të së drejtës për barazi para ligjit të garantuar me nenin
24 të Kushtetutës në ndërlidhje nenin 14 të KEDNJ-së dhe nenin 1 të Protokollit nr.
12 të KEDNJ-së; (ii) aplikimin e nenit 55 të Kushtetutës; (iii) duke iu referuar
parimeve të përgjithshme të nenit 55 të Kushtetutës të mbështetura nga praktika
gjyqësore e GJEDNJ-së dhe të vetë Gjykatës, të njëjtat do t’i aplikojë në rrethanat e
rastit konkret, duke bërë analizën dhe vlerësimin nëse: (a) kufizimi është
përcaktuar me ligj; (b) ekziston një qëllim legjitim; dhe (c) ekziston një
marrëdhënie e proporcionalitetit ndërmjet kufizimit të së drejtës dhe qëllimit që
synohet të arrihet.
II. Përkitazi me atë nëse Akti i kontestuar ka cenuar nenin 24 të
Kushtetutës në ndërlidhje nenin 14 të KEDNJ-së dhe nenin 1 të
Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së
283. Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar në
mënyrë “të drejtpërdrejtë, vendos në pozitë diskriminuese të gjithë qytetarët që
kryejnë detyrimin e tyre për pagesën e tarifave të shërbimit të energjisë elektrike,
92
në raport me qytetarët që nuk e bëjnë këtë.” Në kuptim të këtij pretendimi,
parashtruesit e kërkesës pohojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit është nxjerrë në
shkelje të nenit 24 të Kushtetutës, dhe në lidhje me këtë specifikojnë se
diskriminimi i qytetarëve të Kosovës është bërë mbi bazën e vendbanimit. Më
konkretisht, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit
rezulton në diskriminim të konsumatorëve të energjisë elektrike që nuk jetojnë në
këto katër (4) komuna të Republikës së Kosovës. Gjykata po ashtu rikujton se
parashtruesit e kërkesës, pretendimin e tyre se Akti i kontestuar i Kuvendit është
nxjerrë në shkelje të së drejtës së tyre për barazi para ligjit e ndërlidhin edhe me
nenin 14 të KEDNJ-së dhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së.
284. Në vijim, Gjykata fillimisht i referohet nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës,
i cili përcakton që:
1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes
së barabartë ligjore, pa diskriminim.
2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës,
fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore,
lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit
seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave
të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe
grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm
derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.
285. Gjykata gjithashtu rikujton nenet respektive të KEDNJ-së, përkatësisht nenin 14
(Ndalimi i Diskriminimit) të KEDNJ-së, i cili përcakton që:
“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të
sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra,
gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose
shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status
tjetër.”
286. Në fund, Gjykata i referohet edhe nenit 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit)
të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, i cili përcakton që:
1. Gëzimi i çdo të drejte të parashikuar me ligj duhet të sigurohet pa asnjë
diskriminim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja,
mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore,
përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo situatë tjetër.
2. Askush nuk duhet të diskriminohet nga një autoritet publik për ndonjë nga
arsyet e parashikuara në paragrafin 1.
287. Në kontekst të dispozitave të lartcekura, Gjykata fillimisht rikujton se neni 14 i
KEDNJ-së garanton mbrojtjen ndaj diskriminimit në gëzimin e të drejtave të
93
garantuara me KEDNJ. Sipas praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, parimi i ndalimit
të diskriminimit është i natyrës “fundamentale” dhe ndërlidh Konventën me
sundimin e ligjit dhe vlerat e tolerancës dhe paqes sociale (shih, ndër tjerash, rastin
e GJEDNJ-së S.A.S kundër Francës [DHM], Aktgjykim, i 1 korrikut 2014, paragrafi
149). Mbrojta kundër diskriminimit e përcaktuar në nenin 14 të KEDNJ-së, më tej
është kompletuar dhe përforcuar edhe përmes nenit 1 të Protokollit nr. 12 të
KEDNJ-së, i cili ndalon diskriminimin në mënyrë më të përgjithësuar, përtej të
drejtave të garantuara me KEDNJ, pra edhe në gëzimin e çdo të drejte të përcaktuar
me ligj.
288. Gjykata, duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, vëren se kjo e fundit,
në parim, ka konstatuar se neni 14 i KEDNJ-së, nuk ka ekzistencë autonome, por
në mënyrë që ky nen të jetë i aplikueshëm duhet që të ndërlidhet edhe me
pretendimin e një shkeljeje të një të drejte apo lirie tjetër të garantuar me dispozitat
e KEDNJ-së. Megjithatë, GJEDNJ, në praktikën e saj gjyqësore, ka theksuar se
ndalimi i diskriminimit aplikohet edhe përkitazi me të drejtat e tjera shtesë, të cilat
bien në fushëveprimin e përgjithshëm të njërit nga nenet e KEDNJ-së, për të cilat
të drejta, shtetet në mënyrë vullnetare kanë vendosur që të garantojnë mbrojtjen e
tyre (shih, në këtë kontekst, Fábián kundër Hungarisë, [DHM], Aktgjykim, i 5
shtatorit 2016, paragrafi 112; Biao kundër Danimarkës, [DHM], Aktgjykim, i 24
majit 2016, paragrafi 88; İzzettin Doğan dhe të Tjerët kundër Turqisë [DHM],
Aktgjykim, i 26 prillit 2016, paragrafi 158; dhe Carson dhe të tjerët kundër
Mbretërisë së Bashkuar [DHM], Aktgjykim, i 10 marsit 2010, paragrafi 63).
289. Thënë këtë, neni 1 i Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së ka zgjeruar fushëveprimin e
mbrojtjes nga diskriminimi në nivel të GJEDNJ-së, duke përcaktuar një ndalim të
përgjithshëm të diskriminimit, dhe rrjedhimisht duke përfshirë edhe të drejtat e
përcaktuara me ligj.
290. Më saktësisht, neni 1 i Protokollit nr. 12 i KEDNJ-së zgjeron shtrirjen e mbrojtjes
kundër diskriminimit të “çdo të drejte të përcaktuar me ligj” (shih, ndër tjerash,
rastet e GJEDNJ-së; Savez crkava “Riječ života” dhe të tjerët kundër Kroacisë,
Aktgjykim, i 9 dhjetorit 2010, paragrafi 103; dhe Sejdić dhe Finci kundër Bosnje
dhe Hercegovinës [DHM], Aktgjykim, i 22 dhjetorit 2009, paragrafi 53). Sipas
GJEDNJ-së, ky nen përfshin ndalimin e përgjithshëm të diskriminimit. GJEDNJ,
për më tepër, përmes praktikës përkatëse gjyqësore, theksoi se ky ndalim i
përgjithshëm i diskriminimit buron edhe nga paragrafi 2 i këtij neni, i cili përcakton
që askush nuk mund të diskriminohet nga një autoritet publik. Sipas paragrafit 22
të Raportit Shpjegues të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, i miratuar nga Këshilli i
Evropës më 4 nëntor 2000, fushëveprimi i nenit 1 të këtij Protokolli përfshin katër
kategori rrethanash kur “një individ është i diskriminuar”, si në vijim: (i) gëzimin
e çdo të drejte të garantuar në mënyrë specifike për një individ sipas ligjit vendor;
(ii) gëzimin e të drejtave, të cilat burojnë nga një obligim i qartë i autoritetit publik
sipas ligjit vendor, ku autoriteti publik është i obliguar që të sillet në një mënyrë të
caktuar; (iii) nga autoriteti publik në ushtrimin e pushtetit diskrecional; dhe (iv) në
bazë të një veprimi ose mosveprimi të një autoriteti publik.
94
291. Bazuar në praktikën e GJEDNJ-së, Gjykata vëren se paragrafët 1 dhe 2 të nenit 1 të
Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së janë komplementarë dhe se efekti i tyre kombinues
rezulton në atë se që të katër elementet apo rrethanat e lartcekura janë të mbuluara
nga mbrojtja e këtij neni. Në aplikimin e këtyre garancive, përkatësisht aplikimin e
nenit 1 të Protokollit nr. 12, GJEDNJ, në rastin e saj Sejdić dhe Finci kundër Bosnje
dhe Hercegovinës [DHM], shqyrtoi, ndër të tjera, pamundësinë e parashtruesve
përkatës, të cilwt kishin identifikuar veten si pjesëtarë të komunitetit rom dhe me
origjinë hebraike respektivisht, që të garojnë për zgjedhje në Dhomën e
Përfaqësuesve dhe të Presidencës së Shtetit, për arsye se ata nuk kishin deklaruar
përkatësinë e tyre me njërin nga “popujt konstituentë”, ashtu siç kërkohej me
dispozitat e Kushtetutës. GJEDNJ gjeti se dispozitat kushtetuese, të cilat i
pamundësuan parashtruesve garimin në zgjedhjet për Presidencën e Shtetit, ishin
diskriminuese sipas nenit 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së. Në një rast tjetër, në
aplikimin e nenit 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, përkatësisht në rastin, Savez
Crkava “Riječ života” dhe të tjerët kundër Kroacisë, GJEDNJ vlerësoi
diskriminimin në nivel të ligjit vendor. Më saktësisht, dhe ndër të tjera, në këtë rast,
GJEDNJ shqyrtoi të drejtat e përcaktuara me ligjin kroat dhe duke e vënë të njëjtin
në kontekst të katër kategorive të lartcekura e të përcaktuara përmes Raportit
Shpjegues përkitazi me nenin 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, kishte refuzuar
pretendimet e parashtruesve përkatës, duke konstatuar që neni 1 i Protokollit nr. 12
të KEDNJ-së nuk ishte i aplikueshëm.
292. Në kuptim të nenit 24 të Kushtetutës, Gjykata gjithashtu vë në pah se fushëveprimi
i këtij neni është i gjerë dhe shtrihet edhe në garantimin e ndalimit të diskriminimit,
jo vetëm sa i përket të drejtave të garantuara me Kushtetutë, por edhe atyre me ligj.
Rrjedhimisht, vlerësimi i pretendimeve për cenimin e këtij neni duhet të bëhet
përtej garancive të nenit 14 të KEDNJ-së, dhe të përfshijë edhe garancitë e
përcaktuara përmes nenit 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së.
293. Në vijim të kësaj, në kuptim të nenit 24 të Kushtetutës dhe duke aplikuar edhe
qëndrimin e GJEDNJ-së përmes praktikës së saj gjyqësore përkitazi me nenin 1 të
Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, Gjykata i referohet edhe dispozitave ligjore të cilat
përcaktojnë të drejtat dhe obligimin e konsumatorëve të energjisë elektrike për
pagesën e energjisë elektrike.
294. Fillimisht, Gjykata i referohet nenit 4 (Obligimi për Shërbim Publik) të Ligjit për
Energjinë, i cili përcakton që:
1. Ndërmarrjet e energjisë që ngarkohen me obligimin për shërbim publik
duhet të sigurojnë ofrimin e shërbimit publik në pajtim me kushtet e
përcaktuara në licencë.
2. Detyrat dhe obligimet e ndërmarrjeve të energjisë, të ngarkuara me
obligime të shërbimit publik, përcaktohen në Ligjin për Rregullatorin e
Energjisë.
295. Ndërsa, neni 55 (Faturimi dhe pagesa) i Ligjit për Energjinë Elektrike, përcakton
që:
95
1. Konsumatorët duhet të paguajnë energjinë elektrike të konsumuar në pajtim
me Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji apo kushtet tjera
kontraktuese të aplikueshme.
2. Kushtet dhe procedurat për faturim, inkasim të faturave, dhe pagesave
përcaktohen në Rregullin mbi Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji
të nxjerrë nga Rregullatori.
296. Bazuar në këto dy dispozita, rezulton që konsumatorët e energjisë elektrike, të
cilëve u ofrohet shërbimi publik i furnizimit me energji elektrike, e që janë futur në
sistemin e faturimit, janë të obliguar që të paguajnë konsumin e energjisë elektrike.
Rrjedhimisht dhe në vijim, Gjykata do të vlerësojë dhe konstatojë nëse Akti i
kontestuar i Kuvendit, përkatësisht pika 4 e tij, është në kundërshtim me nenin 24
të Kushtetutës dhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së.
297. Në këtë kuptim, Gjykata i referohet edhe nenit 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive
Themelore], të Kushtetutës i cili përcakton që:
1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të
kufizohen vetëm me ligj.
2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të
kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të
hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.
3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë
Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat
janë përcaktuar.
4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre
kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e
kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë
së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis
kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e
realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.
5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën
të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.
298. Për më tepër, në kuptim të testit që aplikohet për të konstatuar nëse një akt i nxjerrë
i autoritetit publik është në kundërshtim me nenin 14 të KEDNJ-së dhe nenin 1 të
Protokollit nr.12 të KEDNJ-së, GJEDNJ në praktikën gjyqësore të saj, ka
përcaktuar kriteret si në vijim:
(i) Nëse ka pasur dallim në trajtim të personave në situata analoge ose situata
relativisht të ngjashme – ose dështimi për të trajtuar persona ndryshe në
situata relativisht të ndryshme;
(ii) Nëse ky është rasti, atëherë vlerësohet nëse një dallim i tillë – ose mungesë
e dallimit – është e justifikuar në mënyrë objektive, përkatësisht:
(a) Nëse kufizimi ka ndjekur një qëllim legjitim;
96
(b) Masa e ndërmarrë ka qenë proporcionale me qëllimin që është synuar
të realizohet.
299. Ndërsa, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës, testi kushtetues për të
konstatuar nëse akti apo veprimi përbën diskriminim, përmban kriteret si në vijim
(shih, ndër tjerash, rastet e Gjykatës: KO01/17, me parashtruese Aida Dërguti dhe
23 deputetë të tjerë të Kuvendit, Aktgjykim, i 28 marsit 2017; dhe KO157/18, me
parashtrues Gjykata Supreme, Aktgjykim i 13 marsit 2019):
(i) Të konstatohet nëse ka dallim në trajtim; dhe
(ii) Nëse ky është rasti, të vlerësojë:
(a) Nëse dallimi në trajtim është i përcaktuar me ligj;
(b) Nëse dallimi në trajtim ka ndjekur një qëllim legjitim; dhe
(c) Nëse ekziston një marrëdhënie e proporcionalitetit ndërmjet dallimit
në trajtim dhe qëllimit që synohet të arrihet.
300. Bazuar në atë si më lart, dhe marrë për bazë praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe
atë të Gjykatës, në rastet kur kjo e fundit ka vlerësuar nëse e drejta për barazi para
ligjit e garantuar me nenin 24 të Kushtetutës, është kufizuar, Gjykata duke aplikuar
edhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së dhe duke marrë për bazë të drejtat
dhe obligimet e konsumatorëve në pagesën e konsumit të energjisë elektrike, do të
vlerësojë nëse ka pasur dallim në trajtim të konsumatorëve të energjisë elektrike,
dhe nëse ky është rasti, në vijim do të aplikojë testin e nenit 55 të Kushtetutës dhe
praktikës gjyqësore të saj e të GJEDNJ-së, duke vlerësuar nëse dallimi në trajtim
ka qenë (a) i përcaktuar me ligj; (b) ka ndjekur një qëllim legjitim; dhe (c) nëse
ekziston një marrëdhënie e proporcionalitetit ndërmjet kufizimit të së drejtës dhe
qëllimit që synohet të arrihet.
(i) nëse ka pasur dallim në trajtim
301. Në kontekst të vlerësimit nëse Akti i kontestuar i Kuvendit është diskriminues,
Gjykata fillimisht rithekson se bazuar në nenin 24 të Kushtetutës dhe në nenet të
lartcekura të KEDNJ-së, dhe siç është sqaruar më tej përmes praktikës gjyqësore të
GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, jo çdo dallim në trajtim përbën diskriminim.
Dallimi në trajtim rezulton në diskriminim nëse i njëjti nuk ka “një justifikim
objektiv dhe të arsyeshëm”. Prandaj në vlerësimin nëse, rrethanat e një rasti, kanë
rezultuar në diskrimimin, praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe Gjykatës, fillimisht
përcakton që duhet të vlerësohet nëse ka dallim në trajtim të personave në “situata
analoge ose relativisht të ngjashme”. (Shih, ndër të tjera, Aktgjykimin e Gjykatës
në rastin KO01/17, me parashtruese Aida Dërguti dhe 23 deputetë të tjerë të
Kuvendit, i 4 prillit 2017, paragrafi 74).
302. Për pasojë, Gjykata në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës,
fillimisht duhet të vlerësojë nëse, në rrethanat e rastit konkret, ka dallim në trajtim
të personave në “situata analoge ose relativisht të ngjashme”, dhe nëse ky është
rasti, të vazhdojë më tej me aplikimin e testit të GJEDNJ-së dhe Gjykatës, për të
97
konstatuar nëse një dallim i tillë në trajtim ka një “një justifikim objektiv dhe të
arsyeshëm” ose jo.
303. Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se esenca e pretendimit të parashtruesve të
kërkesës konsiston në atë se konsumatorët e energjisë elektrike, të cilët nuk jetojnë
në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës dhe paguajnë energjinë elektrike,
janë të diskriminuar në raport me qytetarët të cilët jetojnë në katër (4) komunat e
Republikës së Kosovës dhe konsumatorët e të cilave nuk paguajnë energjinë
elektrike.
304. Për më tepër, bazuar në kronologjinë e fakteve në rrethanat e rastit konkret, Gjykata
rikujton se si rezultat i mosfaturimit/mospagesës nga konsumatorët e energjisë
elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, konsumi i energjisë
elektrike në këto katër (4) komuna është regjistruar si devijim. Për këtë qëllim,
KOSTT-i kishte kërkuar ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të prokurimit të
energjisë elektrike për mbulimin e devijimeve në katër (4) komunat e Republikës së
Kosovës.
305. Prandaj, në kuptim të konstatimit nëse miratimi i Aktit të kontestuar të Kuvendit
ka rezultuar në dallim në trajtim të konsumatorëve të energjisë elektrike, Gjykata
do të shqyrtojë (i) rrethanat apo procedurën e miratimit; (ii) përmbajtjen e Aktit të
kontestuar; dhe (iii) efektin e këtij Akti pas miratimit të tij.
306. Gjykata vëren se si rezultat i mungesës së (i) një zgjidhjeje të përhershme në kuptim
të faturimit të energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës; (ii)
devijimit të vazhdueshëm në rrjetin elektroenergjetik; dhe (iii) procesit që
ndërlidhet me pavarësimin e KOSTT-it dhe operimit të tij si Zonë e Pavarur
Rregulluese brenda Bllokut AK me Republikën e Shqipërisë në kuadër të zonës
sinkrone të Evropës Kontinentale; si dhe duke marrë parasysh (iv) të drejtat dhe
detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E, KOSTT-i, më 6 prill
2021, i ishte drejtuar Komisionit funksional të Kuvendit për Ekonomi për ndarjen
e njëmbëdhjetë (11) milionë eurove për mbulimin e devijimeve të energjisë elektrike
në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
307. Si rezultat i miratimit të Aktit të kontestuar nga Kuvendi, përkatësisht, përmes
pikës 4 të tij, KOSTT-i është autorizuar që devijimin e energjisë elektrike në katër
(4) komunat e Republikës së Kosovës, ta mbulojë nga të hyrat e buxhetit vetanak,
mjete të cilat “do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i
mundshëm”. Në anën tjetër, pika 5 e Aktit të kontestuar të Kuvendit ka përcaktuar
që “obligohet Qeveria e Kosovës që brenda afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë të
gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi
në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e konsumatorëve në katër
komunat e Republikës së Kosovës [...].”
308. Bazuar në pikat 4 dhe 5 të Aktit të kontestuar të Kuvendit, rezulton që si rezultat i
autorizimit dhënë KOSTT-it për mbulimin e devijimeve në energjinë elektrike për
shkak të mosfaturimit/mospagesës të energjisë elektrike për konsumatorët e katër
98
(4) komunave të Republikës së Kosovës, deri në fillimin e zbatimit të procesit të
futjes në sistemin e faturimit të konsumit të energjisë elektrike për konsumatorët e
këtyre katër (4) komunave, këta të fundit gëzojnë një trajtim ndryshe nga
konsumatorët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës.
309. Rrjedhimisht, Gjykata duke iu referuar rrethanave faktike që ndërlidhen me Aktin
e kontestuar të Kuvendit, vëren se konsumatorët që nuk jetojnë në (4) komunat e
Republikës së Kosovës, sipas dispozitave ligjore në fuqi, janë të përfshirë në
sistemin e faturimit, ekzistojnë kushtet për inkasimin e faturave, marrin shërbimin
e furnizimit me energji dhe sipas ligjit, janë të obliguar që të paguajnë konsumin e
energjisë elektrike. Ky nuk është rasti për konsumatorët që jetojnë në katër (4)
komunat e Republikës së Kosovës dhe të cilët, sipas shkresave të dorëzuara nga
palët e interesuara para Gjykatës, nuk janë të përfshirë në sistemin e faturimit dhe
as nuk paguajnë për konsumimin e energjisë elektrike.
310. Në këtë kontekst, Gjykata vlerëson se nuk është kontestuese që (i) në kuptim të
dispozitave ligjore përkitazi me konsumatorët e energjisë elektrike në Republikën e
Kosovës, konsumatorët në të gjitha komunat e Kosovës janë në “situata analoge
ose relativisht të ngjashme”; dhe (ii) që ka dallim në trajtim në mes konsumatorëve
që jetojnë dhe nuk jetojnë në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
Megjithatë, siç është sqaruar më lart, për të përcaktuar nëse ky dallim në trajtim
rezulton në diskriminim në kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës, Gjykata,
bazuar në praktikën e saj gjyqësore dhe asaj të GJEDNJ-së, duhet të vlerësojë nëse
ky dallim në trajtim ka “një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm”.
311. Në dritën e këtij konstatimi, Gjykata në vijim duhet të shqyrtojë nëse Akti i
kontestuar i Kuvendit është nxjerrë në kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës në
lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, dhe në këtë kontekst duhet të
vlerësojë dhe aplikojë kriteret e GJEDNJ-së dhe të nenit 55 të Kushtetutës,
përkatësisht nëse dallimi përkatës në trajtim: (a) është i përcaktuar me ligj; (b) ka
ndjekur një qëllim legjitim; dhe (c) nëse ekziston një marrëdhënie e
proporcionalitetit ndërmjet kufizimit të së drejtës dhe qëllimit që synohet të arrihet.
Për secilën nga këto kritere, Gjykata fillimisht do të paraqet parimet e përgjithshme
dhe më pas, do t’i aplikojë të njëjtat në rrethanat e rastit konkret.
(a) Nëse dallimi në trajtim është i “përcaktuar me ligj”
312. Bazuar në paragrafin 1 të nenit 55 të Kushtetutës, kufizimi i të drejtave të garantuara
me Kushtetutë është i mundshëm, por ky kufizim duhet të bëhet “vetëm me ligj”, që
nënkupton, ndër të tjera, që autoritetet e thirrura për të zbatuar një ligj ku
parashihen kufizime, mund të zbatojnë kufizimet vetëm deri në masën sa është
“përcaktuar me ligj”. Ky paragraf rrjedhimisht paraqet kushtin e parë dhe esencial
i cili duhet të plotësohet për të përcaktuar se a është kushtetues një “kufizim” i të
drejtave dhe lirive themelore apo jo (shih, në mënyrë specifike, qëndrimin e
Gjykatës në rastin KO54/20, të cituar më lart, paragrafi 192). Siç është sqaruar më
lart, në vijim, Gjykata do të paraqesë parimet e përgjithshme përkitazi me këtë
kriter dhe do t’i aplikojë të njëjtat në rrethanat e rastit.
99
(i) Parimet e përgjithshme
313. Gjykata në vijim do të paraqesë rastet e GJEDNJ-së, ku përmes praktikës gjyqësore
është shtjelluar kriteri “i përcaktuar me ligj”, dhe mënyrën se si GJEDNJ e analizon
se a është një kufizim ose “ndërhyrje” e ndërmarrë e përcaktuar me/në ligj apo jo.
Ndonëse çështjet faktike të atyre rasteve dallojnë nga rrethanat e rastit konkret, i
rëndësishëm ngelet interpretimi i përgjithshëm i kriterit “i përcaktuar me ligj”, që
GJEDNJ i referohet në praktikën e saj gjyqësore. Ky interpretim i GJEDNJ-së është
afirmuar edhe në praktikën gjyqësore të vetë Gjykatës (shih, ndër të tjera rastet e
Gjykatës të cituara KO131/12, KO108/13, KO01/17, KO157/18 dhe KO54/20).
314. GJEDNJ, në parim dhe mes tjerash, kishte theksuar se: “shprehja “në pajtim me
ligjin” jo vetëm që kërkon që masa e kontestuar duhet të ketë një bazë në të drejtën
e brendshme, por gjithashtu i referohet cilësisë së ligjit në fjalë, duke kërkuar që ai
duhet të jetë i arritshëm për personat në fjalë dhe i parashikueshëm sa i përket
efekteve të tij.” Më tutje, GJEDNJ, kishte theksuar se: “një rregull është “i
parashikueshëm” kur siguron një masë të mbrojtjes kundër ndërhyrjeve arbitrare
nga autoritetet publike” dhe se një ligj “i cili jep një diskrecion duhet të tregojë
fushën e këtij diskrecioni, megjithëse procedurat dhe kushtet e hollësishme që
duhen respektuar jo domosdoshmërisht duhet të përfshihen në rregullat e së
drejtës materiale.” (shih, ndër tjerash, rastin e GJEDNJ-së Tommaso kundër
Italisë, Aktgjykim i 23 shkurtit 2017, paragrafët 106-109 dhe referencat e cituara
aty).
315. Gjykata në kontekst të vlerësimit të “përcaktueshmërisë me ligj”, duke iu referuar
praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, vëren se ky kriter duhet të përmbajë të paktën
elementet në vijim: (i) ekzistimi i një baze të qartë ligjore; (ii) parashikueshmëria e
kufizimit përkatës (shih, rastin Kudrevičius dhe të tjerët kundër Lituanisë, të cituar
më lart, paragrafi 109); (iii) ekzistenca e masave mbrojtëse nga ndërhyrja,
përkatësisht kufizimi i të drejtave nga autoritetet publike; dhe (iv) qartësia e
mjaftueshme në ligj përkitazi me diskrecionin e autoritetit publik lidhur me
mundësinë e kufizimit dhe mënyrën e ushtrimit të këtij diskrecioni (shih, rastin e
GJENJ-së, Navalnyy kundër Rusisë, Aktgjykim i 15 nëntorit 2018, paragrafët 115-
119).
316. Në rastin KO01/17 të Gjykatës, në paragrafin 90, përkitazi me kushtin që kufizimi
duhet të jetë i përcaktuar me ligj, Gjykata kishte theksuar se: “kufizimi i pretenduar
i të drejtës së veteranëve të UÇK-së për pension është paraparë me nenin 3 (2) të
ligjit të kontestuar të miratuar nga Kuvendi, i cili është institucioni shtetëror të
cilin Kushtetuta e ka veshur me ushtrimin e pushtetit legjislativ. Rrjedhimisht,
Gjykata vlerësoi se kufizimi i tillë është në përputhje me kërkesat e përfshira në
nenin 55 (1) të Kushtetutës, dhe për pasojë përfundoi se kufizimi i të drejtës së
veteranëve të UÇK-së për pension është paraparë me ligj.” (shih, KO01/17,
parashtruese Aida Dërguti dhe 23 deputetë të tjerë të Kuvendit, i cituar më lart,
paragrafi 90).
100
317. Në rastin e Gjykatës KO157/18, në paragrafët 93-96, përkitazi me kushtin që
kufizimi duhet të jetë i përcaktuar me ligj, Gjykata kishte theksuar se: “Kushtetuta
në kapitullin II të saj iu ka dhënë rëndësi të posaçme të drejtave dhe lirive të njeriut
dhe gjithashtu ka paraparë edhe rastet kur këto të drejta mund të kufizohen me
ligj, nëse këtë e kërkon interesi i përgjithshëm i shoqërisë dhe i Shtetit.” Ndërkaq,
në paragrafët vijues ku edhe e kishte bërë analizën se për rrethanat e atij rasti a ishte
kufizimi i përcaktuar me ligj, Gjykata kishte theksuar se: “ Sa i përket kufizimit të
paraparë me ligj, Gjykata vëren se kufizimi i të drejtave në rastin konkret ishte
paraparë me nenin 14, paragrafi 1.7 të Ligjit të kontestuar, i cili ishte miratuar
nga Kuvendi, më 10 qershor 2010, institucion të cilin Kushtetuta e ka veshur me
ushtrimin e pushtetit legjislativ. Prandaj, nisur nga fakti se një e drejtë e
garantuar me kapitullin II të Kushtetutës mund të kufizohet me ligj, kur këtë e
kërkon interesi i përgjithshëm, Gjykata konsideron se kufizimi i të drejtave është
në pajtueshmëri me kërkesat e paragrafit 1, të nenit 55 të Kushtetutës. Gjykata
konstaton se obligimi i kompanive të sigurimit për të pagur një përqind (1%) të
primit nga sigurimet e automjeteve, në rastin konkret, ka qenë i paraparë me ligj.”
(shih rastin KO157/18, parashtrues Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, të
cituar më lart, paragrafët 95-96).
318. Në rastin KO108/13, në paragrafët 133-134, përkitazi me kushtin që kufizimi duhet
të jetë i përcaktuar me ligj, Gjykata i ishte referuar rastit të GJEDNJ-së, Centro
Europa 7 S.R.L. dhe di Stefano kundër Italisë (Aktgjykim i GJEDNJ-së, i 7 qershorit
2012), dhe kishte theksuar se: “[...] një normë nuk mund të konsiderohet si një ‘ligj’
përveç nëse është formuluar me përpikëri të mjaftueshme për t’i mundësuar
qytetarit të rregullojë sjelljen e tij: ai duhet të jetë në gjendje, nëse ka nevojë me
këshillimin e duhur – që të parashikojë, deri në një shkallë që është e arsyeshme
sipas rrethanave, pasojat që mund të sjell një veprim i caktuar. [...]” (shih, rastin
KO108/13, parashtrues Albulena Haxhiu dhe 12 deputetë të tjerë të Kuvendit,
Aktgjykim i 3 shtatorit 2013).
319. Në rastin KO131/12, në paragrafin 130, përkitazi me kushtin që kufizimi duhet të
jetë i përcaktuar me ligj, Gjykata kishte theksuar: “kufizimi i pretenduar për të
drejtën për punë është përfshirë në një ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i
cili është institucion shtetëror i veshur me pushtet legjislativ nga Kushtetuta. Si i
tillë, kufizimi përputhet me kërkesën që kufizimi është dhënë nga ligji, siç
përshkruhet në paragrafin 1 të nenit 55.” (shih, rastin KO131/12, parashtrues Shaip
Muja dhe 11 deputetë të Kuvendit, Aktgjykim i 15 marsit 2013).
(ii) Aplikimi i parimeve të lartcekura në rastin konkret
320. Gjykata fillimisht rikujton që tashmë ka konstatuar se Kuvendi, gjatë nxjerrjes së
Aktit të kontestuar, ka ushtruar kompetencat e tij në cilësinë e aksionarit të
Ndërmarrjes Publike KOSTT, bazuar në paragrafin 2 të nenit 13 të Ligjit për
Energjinë Elektrike, sipas të cilit, Kuvendi ushtron të gjitha të drejtat e aksionarit
ndaj kësaj ndërmarrjeje.
101
321. Për më tepër, Gjykata thekson se detyrimi për balancimin e sistemit
elektroenergjetik të Republikës së Kosovës dhe për pasojë, mbulimi i humbjeve të
energjisë nga ana e Ndërmarrjes Publike KOSTT, është përcaktuar me (i) nenet 16,
19, 24 dhe 28 të Ligjit për Energjinë Elektrike; dhe (ii) Licencën e lëshuar për
KOSTT, përkatësisht Licencën [ZREE/Li_15/17, 13 prillit 2017], e cila në nenin 5 të
saj, përcakton që KOSTT-i është përgjegjës për mbulimin e humbjeve të energjisë
elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
322. Këto dy akte të autoriteteve publike, përkatësisht Ligji për Energjinë Elektrike dhe
Licenca e lëshuar nga ZREE, janë të nevojshme për të përcaktuar se a ka pasur
Kuvendi autorizimin, në cilësinë e aksionarit të Ndërmarrjes Publike KOSTT, në një
“ligj” për të autorizuar KOSTT-in që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në
katër (4) komunat e Republikës së Kosovës. Andaj, Gjykata do ta fokusojë analizën
e saj fillimisht në Ligjin për Energjinë Elektrike, për të përcaktuar nëse kufizimi i të
drejtave dhe lirive të njeriut, përkatësisht kufizimi i së drejtës për mosdiskriminim
të konsumatorëve të energjisë elektrike në bazë të vendbanimit, është i “përcaktuar
me ligj”, ashtu siç është përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 55 të Kushtetutës.
323. Në këtë kontekst, Gjykata rithekson se pika 1.19 e paragrafit 1 të nenit 16 të Ligjit
për Energji Elektrike, përcakton që KOSTT është përgjegjës për balancim të sistemit
të energjisë elektrike në harmoni me Kodin e rrjetit të transmetimit dhe Rregullat
e Tregut në Republikën e Kosovës. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se kësaj
dispozite i është referuar edhe Komisioni për Ekonomi i Kuvendit në përgjigjen e tij
dërguar Gjykatës, përmes të cilës ka arsyetuar obligimin ligjor të KOSTT-it për
mbulimin e devijimeve në energjinë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së
Kosovës.
324. Gjykata, në vijim, gjithashtu vë në pah se Ligji për Energjinë Elektrike, përkatësisht
paragrafët 2 dhe 3 të nenit 19 (Prokurimi i Energjisë Elektrike dhe kapaciteteve nga
Operatori i Sistemit të Transmetimit), përcaktojnë që:
2. Operatori i Sistemit të Transmetimit, energjinë për mbulimin e humbjeve
në rrjetin e transmetimit duhet ta blejë në tregun e energjisë elektrike. Nëse
ofron dëshmi për çdo rast individual tek Rregullatori se një blerje e tillë
fizikisht nuk është e mundur, Rregullatori mund të kërkojë nga prodhuesit që
të ofrojnë energjinë elektrike të kërkuar për mbulimin e humbjeve në rrjetin e
transmetimit. Rregullatori në bazë të raporteve të Operatorit të Sistemit të
Transmetimit mund të kërkojë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit,
prodhuesit dhe subjektet e tjera, të zbatojnë obligimet e shërbimit publik për të
siguruar mbulimin e humbjeve në transmetim.
3. Rregullat për balancimin e sistemit të energjisë elektrike duhet të jenë
objektive, transparente dhe jodiskriminuese, duke përfshirë të gjitha rregullat
për koston e jobalancimit nga shfrytëzuesit e sistemit. Rregullat për
balancimin duhet të dorëzohen për miratim nga Operatori i Sistemit të
Transmetimit në Rregullator. Termat dhe kushtet, përfshirë rregullat dhe
tarifat për sigurimin e shërbimeve të tilla nga Operatori i Sistemit të
102
Transmetimit do të përcaktohen në bazë të një metodologjie të miratuar nga
Rregullatori dhe duhet të jenë jodiskriminuese dhe me kosto reflektuese dhe
duhet të publikohen.
325. Për më tepër, pika 21 e paragrafit 1 të nenit 28 (Përgjegjësitë dhe të Drejtat e
Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes) të Ligjit për Energjinë Elektrike, përcakton
që KOSTT është përgjegjës për: “1.21. sigurimi[n] e energjisë elektrike për
mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe për shërbimet ndihmëse në
rrjetin e shpërndarjes, sipas parimeve të tregut të energjisë elektrike,
transparencës dhe jodiskriminimit.”
326. Gjithashtu, bazuar në nenin 4 (Veprimtaritë në sektorin e energjisë elektrike) të
Ligjit për Energjinë Elektrike, ndërmarrjet e energjisë që ngarkohen me obligimin
për shërbim publik, duhet të sigurojnë ofrimin e shërbimit publik, në pajtim me
kushtet e përcaktuara në Licencë. Një ndër kushtet e përcaktuara me Licencën për
KOSTT-in është kompensimi i humbjeve të energjisë elektrike në katër (4) komunat
e Republikës së Kosovës.
327. Më saktësisht, sipas Licencës [ZREE/Li_15/17] të 13 prillit 2017, përcaktohet që
KOSTT është përgjegjës për: “Planifikimin, operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin
e Sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Kosove; Operimin efikas,
ekonomik dhe të koordinuar të sistemit të transmetimit, përfshire rrjedhat
ndërkufitare; Balancimin e sistemit; Sigurimin e qasjes jo-diskriminuese për
shfrytëzuesit e sistemit të transmetimit; Nxitjen e konkurrencës efektive për
prodhim dhe furnizim me energji elektrike; Nxitjen e efikasitetit ekonomik në
zbatimin e Rregullave te Tregut si dhe kryen aktivitetet në përputhje me Rregullat
e Tregut; Administrimin e tregut të centralizuar të energjisë elektrike në Kosovë
dhe Menaxhimin e procesit të barazimit përfundimtarë.”
328. Për më tepër, neni 5 i Licencës, në mënyrë specifike përcakton kompensimin për
humbjet në energjinë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës. Më
konkretisht, sipas këtij neni është përcaktuar që KOSTT-i obligohet që:
“1. Kur kërkohet me ndonjë Vendim apo Udhëzim lëshuar të Licencuarit nga
Rregullatori, i Licencuari duhet të sigurojë energji elektrike për të kompensuar
humbjet që dalin nga energjia e shfrytëzuar, por jo e paguar, nga
konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës.
2. Në llogaritë e tij rregullative, i Licencuari duhet të sigurohet se regjistron
ndarazi ndonjë kosto të shkaktuar nga ai për blerjen e energjisë, sipas
paragrafit 1 të këtij neni.”
329. Bazuar në dispozitat e lartcekura ligjore, Gjykata vëren se të njëjtat, e veçanërisht
nenet 16, 19 dhe 28 të Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe neni 5 i Licencës së
ZREE-së, i përcaktojnë detyrimin KOSTT-it për balancimin e sistemit
elektroenergjetik dhe për pasojë, edhe detyrimin që të mbulojë humbjet e energjisë
elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
103
330. Gjykata rikujton që Kuvendi, si aksionar i kësaj ndërmarrje dhe si organ miratues i
Aktit të kontestuar, në pikën 4 të këtij Akti, e autorizon KOSTT-in që “të mbuloj
devijimet e energjisë elektrike në katër komunat e vendit (Mitrovicë e Veriut,
Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan), sipas zgjidhjes së prezentuar dhe miratuar
në komisionin funksional duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete
këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i
mundshëm”.
331. Në dritën e të lartcekurave, Gjykata konstaton se dallimet në trajtim të
konsumatorëve të energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës
janë të “përcaktuara në ligj”. Kjo sepse, (i) bazuar në nenin 16 (Detyrat dhe
përgjegjësitë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit) të Ligjit për Energjinë
Elektrike, KOSTT ka detyrimin e balancimit të sistemit të energjisë elektrike në
harmoni me Kodin e rrjetit të transmetimit dhe rregullat e tregut; (ii) bazuar në
nenin 19 (Prokurimi i Energjisë Elektrike dhe kapaciteteve nga Operatori i Sistemit
të Transmetimit) të Ligjit për Energjinë Elektrike, ndër tjerash, KOSTT ka
detyrimin e mbulimit të humbjeve në rrjetin e transmetimit përmes prokurimit të
energjisë elektrike; dhe (iii) bazuar në nenin 28 (Përgjegjësitë dhe të Drejtat e
Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes) të Ligjit për Energjinë Elektrike, ndër
tjerash, KOSTT ka përgjegjësinë për të siguruar energjinë elektrike për mbulimin e
humbjeve në rrjetin e shpërndarjes. Ndërsa, bazuar në nenin 10 (Operatori i
Sistemit të Transmetimit) të Ligjit për Energjinë Elektrike, operatori i sistemit të
transmetimit mban në pronësi sistemin e transmetimit dhe është përgjegjës për
operimin e këtij sistemi në pajtim me licencën e lëshuar nga Rregullatori. Bazuar
në Licencën e KOSTT-it, përkatësisht nenin 5 (Kompensimi për Humbjet në Veri të
Kosovës) të saj, në mënyrë shprehimore është përcaktuar mundësia e KOSTT-it që
të “sigurojë energji elektrike për të kompensuar humbjet që dalin nga energjia e
shfrytëzuar, por jo e paguar, nga konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës.”
332. Në vijim të këtij konstatimi, Gjykata duhet të vazhdojë me vlerësimin nëse kufizimi
ka ndjekur një qëllim legjitim, dhe nëse ky është rasti, duhet të vazhdojë me
vlerësimin nëse masat e ndërmarra kanë qenë proporcionale me synimin për të
arritur qëllimin.
(b) Nëse ekziston një qëllim legjitim
333. Në paragrafin 3 të nenit 55 të Kushtetutës përcaktohet që kufizimet e të drejtave
dhe lirive të garantuara me Kushtetutë “nuk mund të bëhen për qëllime të tjera,
përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.” Sipas këtij paragrafi rezulton që, në
parim, qëllimet e një kufizimi duhet të jenë qartësisht të determinueshme dhe asnjë
autoritet publik nuk mund të kufizojë ndonjë të drejtë apo liri mbi bazën e një
qëllimi tjetër përtej atij që veçse është përcaktuar në ligjin në të cilin është lejuar
kufizimi në pajtim me nenin 55 të Kushtetutës (shih, në këtë kuptim, rastin e
Gjykatës KO54/20, të cituar më lart, paragrafi 193). Siç është sqaruar më lart, në
vijim, Gjykata do të paraqes parimet e përgjithshme përkitazi me këtë kriter dhe do
t’i aplikojë të njëjtat në rrethanat e rastit konkret.
104
(i) Parimet e përgjithshme
334. Gjykata thekson se në mënyrë që të justifikohet dallimi në trajtim, sipas GJEDNJ-
së kufizimi apo dallimi në trajtim, duhet të ketë një “justifikim objektiv dhe të
arsyeshëm”, përkatësisht të jetë i bazuar në një qëllim legjitim (shih, ndër tjerash,
rastin Molla Sali kundër Greqisë, [DHM], Aktgjykim, i cituar më lart, paragrafi 135;
dhe Fabris kundër Francës [DHM], Aktgjykim, i 2 shkurtit 2013, paragrafi 56). Për
më tepër, sipas GJEDNJ-së shtetet duhet që të dëshmojnë që ekziston një
marrëdhënie në mes të qëllimit legjitim të synuar dhe dallimit në trajtim të
pretenduar nga parashtruesit përkatës (shih, rastin Ünal Tekeli kundër Turqisë,
Aktgjykim, i 16 nëntorit 2004, paragrafi 66).
335. GJEDNJ ka identifikuar se qëllimi legjitim, ndër të tjera, mund të përfshijë por nuk
është i kufizuar në: (i) rivendosjen e paqes (shih, rastin Sejdić dhe Finci kundër
Bosnje dhe Hercegovinës, paragrafi 45); (ii) mbrojtjen e sigurisë kombëtare (shih,
rastin Konstatin Markin kundër Rusisë, të cituar më lart, paragrafi 137); apo (iii)
ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe ristrukturimin e borxhit në kontekst të krizës
serioze politike, ekonomike dhe sociale (shih, rastin Mamatas dhe të Tjerët kundër
Greqisë, Aktgjykim, i 21 korrikut 2016, paragrafi 103).
(ii) Aplikimi i parimeve të lartcekura në rastin konkret
336. Nisur nga ky këndvështrim, Gjykata do të vlerësojë nëse autorizimi për mbulimin e
devijimeve të energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, i
përcaktuar në pikën 4 të Aktit të kontestuar të Kuvendit, ka një “justifikim objektiv
dhe të arsyeshëm”.
337. Në kuptim të qëllimit legjitim, Gjykata i rikthehet edhe njëherë faktit se kërkesa e
KOSTT-it, e 6 prillit 2021, drejtuar Kuvendit mbështetet në dy arsyetime
thelbësore: (i) se kjo Ndërmarrje Publike ka detyrim ligjor për balancimin e sistemit
elektroenergjetik dhe në zbatim të këtij detyrimi, përmes Licencës, është obliguar
që të prokurojë energji edhe për katër (4) komunat e Republikës së Kosovës; si dhe
(ii) arsyetimin që ndërlidhet me statusin e KOSTT-it në raport me të drejtat dhe
detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E.
338. Në mënyrë specifike, përmes kërkesës së tij të parashtruar në Komisionin për
Ekonomi të Kuvendit, KOSTT-i kishte theksuar se kjo Ndërmarrje Publike me
nënshkrimin e Marrëveshjes së Kyçjes është zotuar se furnizimi me energji elektrike
do të bëhet pa ndërprerje dhe nuk do të ketë devijime të mëtejme. Në këtë kontekst,
Gjykata po ashtu vëren se me nenin 13 të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E,
është përcaktuar se në rast të devijimeve në sistemin elektroenergjetik të Kosovës,
KOSTT do të ballafaqohet me ndëshkime financiare nga ana e ENTSO-E, si dhe në
rast të mos përmbushjes të zotimeve ndaj ENTSO-E, mund të bëhet rishikimi i
statusit të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.
105
339. Në kontekst të qëllimit legjitim, Gjykata fillimisht, në mënyrë specifike, vendos
theksin në efektet e anëtarësimit të Ndërmarrjes Publike KOSTT në ENTSO-E dhe
statusin e tij në këtë mekanizëm si rezultat i Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.
340. Gjykata, duke iu rikthyer efekteve të anëtarësimit të Ndërmarrjes Publike KOSTT
në ENTSO-E, rikujton se si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes së Kyçjes,
Republika e Kosovës ka fituar pavarësinë energjetike nga blloku rregullues Serbi,
Mali i Zi, Maqedoni e Veriut (SMM) dhe me këtë i është mundësuar KOSTT-it që të
operojë si Zonë e Pavarur Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë
AK. Për më tepër, kjo Marrëveshje mundëson zbatimin e Marrëveshjes Bilaterale të
lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,
të 30 marsit 2016, e të ratifikuar në Kuvend më 30 mars 2017, për formimin e
bllokut të përbashkët rregullues, që tashmë njihet si Blloku Rregullues AK, si dhe
funksionalizimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ku KOSTT është
aksionar. Gjithashtu, si rezultat i anëtarësimit në mekanizmin ENTSO-E, KOSTT-
it i mundësohet mbledhja e të hyrave nga alokimi i kapaciteteve ndërkufitare, nga
të cilat të hyra do të përfitojë Republika e Kosovës, përfshirë edhe të gjithë
konsumatorët e energjisë elektrike të Republikës së Kosovës.
341. Po ashtu në kuptim të vlerësimit nëse përmes Aktit të kontestuar të Kuvendit është
ndjekur një qëllim legjitim, Gjykata duke u bazuar edhe në dokumentacionin e
dorëzuar nga palët e interesuara, vëren se përgjatë disa viteve dhe deri më 14
dhjetor 2020, kur ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, janë
ndërmarrë hapa të vazhdueshëm institucional dhe shtetërorë, të cilët kanë bërë të
mundur operimin e KOSTT-it si Zonë e Pavarur Rregulluese. Në këtë kuptim,
Gjykata po ashtu rikujton se nënshkrimit të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E i
ka paraprirë ratifikimi në Kuvend i Marrëveshjes bilaterale të lidhur në emër të
Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për
shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervave rregulluese ndërmjet Operatorit të
Sistemit të Transmisionit OST Sh.a të Republikës së Shqipërisë dhe KOSTT-it.
342. Në kontekst të fakteve të elaboruara si më sipër, Gjykata konsideron se përveç
përfitimeve që KOSTT-i i gëzon nga nënshkrimi i dy Marrëveshjeve të lartcekura,
përkatësisht Marrëveshjes bilaterale me Republikën e Shqipërisë dhe Marrëveshjes
së Kyçjes me ENSTO-E, në mënyrë specifike në kuadër të zbatimit Marrëveshjes së
Kyçjes me ENTSO-E si dhe ruajtjes së statusit të KOSTT-it si anëtar në këtë
mekanizëm, kjo e fundit kërkon sjellje të përgjegjshme të KOSTT-it për mbulimin e
zonës sinkrone dhe balancimin e devijimeve në sistemin elektroenergjetik dhe në
rast të mosrespektimit të këtyre obligimeve, KOSTT rrezikon që të ballafaqohet me
ndëshkime financiare dhe rishikim të statusit të KOSTT-it në ENTSO-E.
343. Në kuptim të kësaj të fundit, Gjykata po ashtu rikujton përgjigjen e KOSTT-it, të 16
gushtit 2021, përmes të cilës kishte theksuar se: “Devijimet e shkaktuara në pjesën
veriore të Republikës se Kosovës, kategorizohen si devijime të qëllimshme dhe të
parashikuara, kështu që si të tilla, kanë për pasojë dëmtimin e palëve, të shkaktuar
me tërheqjen e energjisë elektrike nga sistemi interkonektiv. Me Nenin 13.4. të
Marrëveshjes se Kyçjes është e përcaktuar si në vijim: me përjashtim të rastit të
106
mashtrimit ose shkeljes ndërkombëtare, detyrimet e dëmshpërblimit te secilës
Palë të paracaktuar do të kufizohen gjithmonë në 5.000.000 EUR (pesë milion
euro) për vit dhe për Palën e paracaktuar, pavarësisht numrit të shkeljeve. Nga
ky Nen shihet se detyrimet për pagesën e dëmshpërblimeve për shkelje nga KOSTT
mund të arrijnë deri në 5 milion euro për vit. Po ashtu, që nga data 01.06.2021 ka
filluar implementimi i mekanizmit FSCAR (Financial Settlement KM ACE
Ramping Period) në kuadër te ENTSO-E i cili ka zëvendësuar mekanizmin e
programit të kompensimit TSO-ve (in kind) me energji, me dërgimin e faturave
në baza mujore për devijimet e shkaktuara. KOSTTI nuk do të mund t'i shmanget
pagesës se faturave të lëshuara nga ky mekanizëm. Rrjedhimisht, konkludojmë se
dispozitat ligjore si dhe aktet përkatëse të cituara si me larte përcaktojnë
kompetencat e KOSTTI-it në lidhje me çështjet qe janë përcaktuar në dispozitat e
Rekomandimeve të Kuvendit të Republikës se Kosovës, nr. 08-R-01, te 6 majit
2021.”
344. Bazuar në si më sipër, Gjykata konstaton se qëllimi i ndjekur legjitim përmes Aktit
të kontestuar të Kuvendit, i shërben: (i) pavarësisë energjetike të Kosovës si interes
publik; (ii) garantimit të furnizimit me energji elektrike në të gjithë territorin e
Kosovës; (iii) interesit për ruajtjen dhe fuqizimin e statusit të KOSTT-it në
mekanizmin ndërkombëtar, përkatësisht Marrëveshjen e Kyçjes me ENTOS-E, e
cila Marrëveshje i ka mundësuar kësaj ndërmarrjeje që të operojë si Zonë e Pavarur
Rregulluese brenda Bllokut AK me Republikën e Shqipërisë, në kuadër të zonës
sinkrone të Evropës Kontinentale; si dhe (iv) parandalimit të ndëshkimit financiar
nga ENTSO-E si rezultat i mos përmbushjes së zotimit për balancim në sistemin e
rrjetit energjetik apo evitimin e devijimeve në sistemin e energjisë nga ana e
KOSTT-it.
345. Si rezultat dhe përfundimisht, Gjykata konstaton se Akti i kontestuar i Kuvendit ka
ndjekur një qëllim legjitim. Në vijim të kësaj, dhe duke pasur parasysh se dallimi në
trajtim të konsumatorëve të energjisë elektrike, është i “përcaktuar me ligj” dhe ka
ndjekur një qëllim legjitim, Gjykata në vazhdim, duhet të shqyrtojë nëse ky dallim
në trajtim është proporcional me qëllimin e ndjekur legjitim apo jo.
(c) Nëse ekziston një marrëdhënie e proporcionalitetit ndërmjet
kufizimit të së drejtës dhe qëllimit që synohet të arrihet
346. Në paragrafin 4 të nenit 55 të Kushtetutës është përcaktuar që me rastin e kufizimit
të të drejtave dhe lirive themelore, krijohet përgjegjësi kushtetuese për autoritet
publike që gjatë interpretimit dhe vendosjes në rastet para tyre, t’i kushtojnë kujdes
esencës të së drejtës e cila është kufizuar, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës
dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet,
si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël
(shih, ndër të tjera, rastin e Gjykatës, KO157/18, me parashtrues Gjykata Supreme
e Republikës së Kosovës, të cituar më lart, paragrafi 102). Siç është sqaruar më lart,
në vijim, Gjykata do të paraqesë parimet e përgjithshme përkitazi me këtë kriter
dhe do t’i aplikojë të njëjtat në rrethanat e rastit.
107
(i) Parimet e përgjithshme
347. Gjykata vendos theksin në rëndësinë e qëllimit të kufizimit dhe marrëdhënien e
proporcionalitetit ndërmjet kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet. Në dritën
e këtij kriteri, Gjykata po ashtu i referohet praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së,
përmes të cilës ka theksuar se dallimi në trajtim kërkon një ekuilibër të drejtë midis
mbrojtjes së interesave të komunitetit dhe respektimit të të drejtave të individëve.
Rrjedhimisht, GJEDNJ ka specifikuar se dallimi në trajtim kërkon një marrëdhënie
të arsyeshme të proporcionalitetit midis masës së ndërmarrë dhe qëllimit që
synohet që të arrihet (shih, rastet e GJEDNJ-së: Molla Sali kundër Greqisë [DHM],
i cituar më lart, paragrafi 135; Fabris kundër Francës [DHM], Aktgjykim, i7
shkurtit 2013, paragrafi 56; Mazurek kundër Francës, Aktgjykim, i 1 shkurtit 2000,
paragrafët 46 dhe 48; dhe Larkos kundër Qipros [DHM], Aktgjykim, i 18 shkurtit
1999, paragrafi 29). Përgjatë kësaj vije argumentuese, GJEDNJ në rastin Sejdić dhe
Finci kundër Bosnje dhe Hercegovinës kishte theksuar se: “[...] diskriminim do të
thotë trajtim i pabarabartë, pa një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm, i
personave në rrethana të ngjashme. Mungesa e justifikimit objektiv dhe të
arsyeshëm, nënkupton që dallimi nuk ndjekë një qellim legjitim, ose qe nuk ka
marrëdhënie të arsyeshme proporcionaliteti në mes te mjeteve të përdorura dhe
qëllimeve që dëshirohet të arrihen” (shih, Aktgjykimin në rastin e GJEDNJ-së
Sejdić dhe Finci kundër Bosnjë dhe Hercegovinës, të cituar më lart, paragrafi 42).
348. Gjykata gjithashtu rikujton që GJEDNJ ka vënë gjithashtu në pah se nuk është roli
i saj që të zëvendësojë autoritetet kompetente vendore në vlerësimin se deri në cilën
masë dallimet në situata të ngjashme kanë justifikuar një dallim në trajtim dhe se
në raste të tilla shtetet gëzojnë një hapësirë të vlerësimit (margin of appreciation).
Fushëveprimi i kësaj hapësire të vlerësimit, sipas GJEDNJ-së do të jetë në varësi të
rrethanave, objektit të vlerësimit dhe specifikave të rastit (shih, rastin Molla Sali
kundër Greqisë, të cituar më lart, paragrafi 136; dhe Carson dhe të tjerët kundër
Mbretërisë së Bashkuar [DHM], të cituar më lart, paragrafi 61).
349. Në njërën anë, GJEDNJ ka specifikuar disa fusha ku hapësira e vlerësimit vazhdon
të jetë e gjerë. Për shembull, GJEDNJ ka theksuar se, për shkak të njohurisë së
shoqërisë dhe nevojave të saja, autoritetet vendore në parim janë në pozicion më të
mirë se gjyqtarët ndërkombëtarë të vlerësojnë se çka është në interes publik në
aspektin ekonomik dhe social, dhe GJEDNJ do të respektojë zgjedhjen e ligjvënësit
përveç nëse është qartazi pa bazë të arsyeshme (shih, rastet e GJEDNJ Belli and
Arquier-Martinez kundër Zvicrës, Aktgjykim, 11 dhjetorit 2018, paragrafi 94;
Burden kundër Mbretërisë së Bashkuar [DHM], Aktgjykim, i 29 prilli 2008,
paragrafi 60; dhe Carson dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar [DHM], të
cituar më lart, paragrafi 61).
350. Rrjedhimisht, sipas GJEDNJ-së, një margjinë apo hapësirë e gjerë zakonisht lejohet
kur është fjala për masa të përgjithshme të strategjisë ekonomike apo sociale,
përveç nëse ato janë qartazi pa asnjë bazë të arsyeshme (shih, Burden kundër
Mbretërisë së Bashkuar, të cituar më lart, paragrafi 60; dhe rastin KI01/17, të cituar
më lart, paragrafi 76).
108
(ii) Aplikimi i parimeve të lartcekura në rastin konkret
351. Gjykata, në vijim dhe me qëllim të vlerësimit nëse ekziston një marrëdhënie e
proporcionalitetit ndërmjet kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, do t’i
referohet (i) natyrës së përkohshme të Aktit të kontestuar; (ii) zotimeve të
ndërmarra të KOSTT-it përmes Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E që po ashtu
ndërlidhen me detyrimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje në fushën e balancimit
të sistemit elektroenergjetik; (iii) përfitimeve që janë krijuar nga anëtarësimi i
KOSTT-it në ENTSO-E; por edhe (iv) çështjes së auditimit të prokurimit të energjisë
elektrike, në kuptim të menaxhimit të financave publike, auditimit të brendshëm,
përmes Komitetit të Auditimit, sipas nenit 15 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe
auditimit të jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës.
352. Gjykata fillimisht rikujton se në kuptim të pikës 4 të Aktit të kontestuar, Kuvendi
në ushtrimin e kompetencës së tij si aksionar i Ndërmarrjes Publike KOSTT, ka
autorizuar këtë të fundit që përmes mjeteve vetanake të mbulojë humbjet në
energjinë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës për periudhën
prill – dhjetor 2021. Ashtu siç është nënvizuar edhe më lart, kjo pikë e këtij Akti ka
filluar të zbatohet si rezultat i nxjerrjes së Vendimit të Bordit të Drejtorëve të
Ndërmarrjes Publike KOSTT, të 17 majit 2021, për ndarjen e mjeteve financiare për
mbulimin e këtyre humbjeve.
353. Për më tepër, Gjykata po ashtu i referohet pikës 5 të Aktit të kontestuar të Kuvendit,
përmes të cilës “obligohet Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6) mujor të
sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe
ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e
konsumatorëve në katër komunat e Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin
Potok dhe Zveçan) me energji elektrike”.
354. Në këtë kontekst dhe fillimisht, Gjykata në kuptim të vlerësimit nëse ekziston një
marrëdhënie e proporcionalitetit ndërmjet kufizimit dhe qëllimit që synohet të
arrihet, vë theks në karakterin e përkohshëm të Aktit të kontestuar të Kuvendit, për
mbulimin e devijimeve në energjinë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së
Kosovës. Në lidhje me këtë të fundit, Gjykata gjithashtu thekson (i) autorizimin e
dhënë Ndërmarrjes Publike KOSTT për mbulimin e devijimeve në energjinë
elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës për periudhën prill-dhjetor
2021, përmes pikës 4 të Aktit të kontestuar; dhe (ii) obligimin e Qeverisë që të
sigurojë futjen në sistemin e faturimit të konsumatorëve të energjisë elektrike në
katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, përmes pikës 5 të Aktit të kontestuar.
355. Bazuar në si më sipër, Gjykata vëren se Akti i kontestuar i Kuvendit, përkatësisht
autorizimi i dhënë KOSTT-it për mbulimin e humbjeve në energji elektrike, është i
karakterit të përkohshëm dhe në kontekst të mbulimit të devijimeve synon procesin
e futjes në sistemin e faturimit për konsumatorët e energjisë elektrike në katër (4)
komunat e Republikës së Kosovës.
109
356. Tutje, Gjykata, në kuptim të paragrafit 9 të nenit 65 të Kushtetutës, përmes të cilit
përcaktohet që Kuvendi “mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera
publike, të cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit” si dhe
pikës 5 të Aktit të kontestuar, rikujton se Kuvendi ka obliguar Qeverinë “që brenda
afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit
sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për
faturimin e konsumatorëve në katër komunat e Republikës së Kosovës (Mitrovicë
e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) me energji elektrike.”.
357. Bazuar në këtë të fundit, dhe në kuptim të neneve 24 dhe 55 të Kushtetutës, Gjykata
vëren se përmes pikave 4 dhe 5 të Aktit të kontestuar të Kuvendit, është synuar që
të autorizohet mbulimi i humbjeve të energjisë elektrike në katër (4) komunat e
Republikës së Kosovës vetëm derisa të arrihet futja në sistemin e faturimit të
energjisë elektrike të konsumatorëve të energjisë elektrike edhe në katër (4)
komunat e Republikës së Kosovës.
358. Për më tepër, Gjykata, më sipër ka elaboruar edhe zotimet dhe detyrimet që dalin
nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E, e që i referohen detyrimit të KOSTT-it për
balancimin e sistemit elektroenergjetik. Si rrjedhojë e këtij zotimi, i cili ka për
pasojë ruajtjen e statusit të KOSTT-it në ENTSO-E, rezultojnë edhe përparësi
afatgjata dhe të qëndrueshme në sektorin e energjisë, prej të cilave në mënyrë të
drejtpërdrejtë mund të përfitojnë të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, pa
përjashtim, në Republikën e Kosovës.
359. Gjithashtu, në kuptim të kriterit të proporcionalitetit, Gjykata në mënyrë specifike
vë në pah përfitimet që dalin si rezultat i zbatimit të Marrëveshjes së Kyçjes me
ENTOS-E. Në këtë kuptim, Gjykata në mënyrë specifike i referohet përmbajtjes së
përgjigjes së KOSTT-it, të 21 tetorit 2021, përmes të cilës, ndër të tjera, kishte
qartësuar dhe specifikuar se cilat janë përfitimet e KOSTT-it nga operimi si Zonë e
Pavarur Rregulluese dhe të cilat Gjykata do t’i rikujtojë në vijim: (i) të hyrat nga
alokimi i kapaciteteve; (ii) të hyrat/shpenzimet nga transiti i energjisë - nga
mekanizmi ITC (Inter TSO –Compensation); (iii) hapja e mundësisë për formimin
e Bllokut Rregullues të përbashkët Kosovë – Shqipëri e bazuar në Marrëveshjen
Bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,
Marrëveshje kjo që u përkrah nga RGCE dhe tanimë njihet si Blloku Rregullues AK;
(iv) optimizimi i dy sistemeve elektroenergjetike Kosovë - Shqipëri të cilat sisteme
e komplementojnë njëri-tjetrin dhe si rrjedhojë kemi optimizim të shpenzimeve të
cilat përkthehen në tarifë tek konsumatori; (v) hapja e rrugës për themelimin e
Bursës së përbashkët të Energjisë, e themeluar më 5 tetor 2020, në të cilën KOSTT
është aksionar i përbashkët me OST (Shqipëri) dhe në të cilën Bursë është e
themeluar edhe dega për Republikën e Kosovës; dhe (vi) hapja e mundësisë së
anëtarësimit të KOSTT-it në organizata dhe shoqata tjera energjetike evropiane dhe
botërore.
360. Gjykata po ashtu vë në pah detyrimin për respektimin e ligjeve që kanë të bëjnë me
menaxhimin e financave publike, ligjeve të cilat rregullojnë procedurën e auditimit
të brendshëm, bazuar në nenin 15 (Komisioni i Auditimit) të Ligjit për Energjinë
110
Elektrike, që ndërlidhen me çështjen e prokurimit të energjisë për mbulimin e
devijimeve në energji elektrike, auditimit të jashtëm nga Auditori i Përgjithshëm i
Republikës së Kosovës, si dhe mbikëqyrjen nga Komisioni i Kuvendit për
Mbikëqyrjen e Financave Publike.
361. Në fund, Gjykata vëren se si rezultat i anëtarësimit të KOSTT-it në ENTSO-E,
Republikës së Kosovës, i mundësohet operimi si zonë e pavarur rregulluese brenda
sistemit elektroenergjetik të Evropës kontinentale, për të cilin status bazuar në
shkresat e lëndës rezulton që janë ndërmarrë veprime dhe përpjekje të
vazhdueshme institucionale.
362. Nga elaborimet e lartcekura, Gjykata duke marrë për bazë karakterin e përkohshëm
të Aktit të kontestuar të Kuvendit e që (i) ndërlidhet me mbulimin e humbjeve të
energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës në njërën anë; dhe
(ii) obligimin dhënë Qeverisë së Republikës nga Kuvendi, që brenda periudhës së
specifikuar në këtë Akt, të sigurojë futjen në sistem të faturimit të energjisë elektrike
të gjithë konsumatorët në këto katër (4) komuna të Republikës së Kosovës, nga ana
tjetër, konsideron se Akti i kontestuar i Kuvendit reflekton një raport të arsyeshëm
të proporcionalitetit në mes të masës së ndërmarrë dhe qëllimit të ndjekur.
363. Prandaj, Gjykata thekson se dallimi në trajtimin e konsumatorëve të energjisë
elektrike në bazë të vendbanimit, përmes Aktit të kontestuar të Kuvendit, ka një
“justifikim të objektiv dhe të arsyeshëm”, sepse (a) është i përcaktuar me ligj; (b)
ka ndjekur një qëllim legjitim; dhe (c) është proporcional, përkatësisht reflekton
proporcionalitet në mes kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet.
364. Përfundimisht, Gjykata konstaton se nxjerrja e Aktit të kontestuar të Kuvendit (i)
rezulton në dallim në trajtim në bazë të vendbanimit, përkatësisht dallim në trajtim
të konsumatorëve të energjisë elektrike që jetojnë dhe nuk jetojnë në katër (4)
komunat e Republikës së Kosovës, por se megjithatë, ky dallim në trajtim (ii) ka një
“justifikim objektiv dhe të arsyeshëm” sepse (a) është i përcaktuar me ligj; (b) ka
ndjekur një qëllim legjitim; dhe (c) është proporcional, dhe për pasojë, nuk është
nxjerrë në papajtueshmëri me nenin 24 dhe nenin 55 të Kushtetutës në lidhje me
nenin 1 të Protokollit nr.12 të KEDNJ-së.
Kërkesa për masë të përkohshme
365. Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata që
të nxjerrë vendim për caktimin e masës së përkohshme, duke kërkuar nga Gjykata
që kjo e fundit të veprojë sipas nenit 43 të Ligjit, duke iu referuar kështu efektit
pezullues ex-lege të zbatimit të ligjit apo vendimit të Kuvendit. Parashtruesit e
kërkesës (i) kanë kërkuar nga Gjykata të informojë palët e përfshira që vendimi i
kontestuar pezullohet ex-lege dhe nuk dërgohet për zbatim deri në vendimin final
të Gjykatës; dhe (ii) vlerësojnë se nuk është e nevojshme të kërkojnë shprehimisht
pezullimin e zbatimit të aktit, përderisa i njëjti sipas ligjit do të duhej t’i nënshtrohej
efektit pezullues në zbatim, meqë është kontestuar pranë kësaj Gjykate, në bazë të
paragrafit 5 të nenit 113 të Kushtetutës.
111
366. Gjykata rithekson se neni 43 i Ligjit përcakton që, në rast kur ligji apo vendimi i
miratuar nga ana e Kuvendit kontestohet sipas nenit 113, paragrafi 5 i Kushtetutës,
ligji apo vendimi i tillë mund t’i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për
shpallje në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të Gjykatës për
rastin e kontestuar (shih, rastin e Gjykatës KO127/21, me parashtrues Abelard
Tahiri dhe 10 deputetë të tjerë, Vendim për Masë të Përkohshme, i 21 tetorit 2021,
paragrafi 53) .
367. Megjithatë, për sa i përket kategorisë së vendimeve të Kuvendit, si në rrethanat e
rastit konkret, i cili në aspekt procedural pas vendimmarrjes në Kuvend, në mënyrë
që të prodhojë pasoja juridike, nuk e parasheh dërgimin e tij tek Presidenti, Gjykata
sqaron se kjo kategori nuk ka efekt pezullues ex-lege. Rrjedhimisht, në rastet e tilla,
Gjykata, kur ka vlerësuar se janë plotësuar kriteret përkatëse të përcaktuara me
Kushtetutë, Ligj dhe Rregullore të punës, ka miratuar/vendosur masën e
përkohshme (shih, rastin e Gjykatës KO119/14, parashtrues: Xhavit Haliti dhe 29
deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vendim për masë të
përkohshme, i 23 korrikut 2014, shih rastin KO127/21, me parashtrues Abelard
Tahiri dhe 10 deputetë të tjerë, i cituar më lart, paragrafi 55).
368. Megjithatë, marrë parasysh që Gjykata tashmë ka konstatuar se Akti i kontestuar i
Kuvendit është në pajtueshmëri me Kushtetutën, Gjykata thekson se është i
panevojshëm shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për masë të përkohshme (shih, rastin
e Gjykatës KI207/19, parashtrues NISMA Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re
dhe Partia e Drejtësisë, Aktgjykim i 10 dhjetorit 2020, paragrafi 237).
Kërkesa për seancë dëgjimore
369. Gjykata rikujton gjithashtu që parashtruesit e kërkesës kanë kërkuar mbajtjen e
seancës dëgjimore.
370. Gjykata rikujton paragrafin 2 të rregullit 42 (E drejta në dëgjim dhe heqja dorë), të
Rregullores së punës, i cili përcakton që “Gjykata mund të urdhërojë mbajtjen e
seancës dëgjimore në rast se beson se ajo është e nevojshme për të qartësuar
çështje të provave apo të ligjit.”
371. Gjykata vëren se rregulli i lartcekur i Rregullores së punës është i karakterit
diskrecional. Si i tillë, ai rregull vetëm parasheh mundësinë që Gjykata të urdhërojë
mbajtjen e seancës dëgjimore në rastet kur ajo beson se është e nevojshme për të
qartësuar çështje të provave apo ligjit. Pra, Gjykata nuk është e obliguar të
urdhërojë mbajtjen e seancës dëgjimore në rast se ajo konsideron se të dhënat
ekzistuese në shkresat e lëndës mjaftojnë, përtej çdo dyshimi, për të arritur tek një
vendim meritor lidhur me rastin që është në shqyrtim (shih rastin e Gjykatës
Kushtetuese, KI34/17, parashtruese Valdete Daka, Aktgjykim i 1 qershorit 2017,
paragrafët 108-110 - ku thuhet se “Gjykata konsideron se dokumentet e përfshira
në kërkesë janë të mjaftueshme për të vendosur në rast [...]”).
112
372. Në rastin konkret, Gjykata nuk konsideron se ka ndonjë paqartësi rreth “provave
apo ligjit” dhe për këtë arsye nuk e sheh të nevojshme mbajtjen e seancës
dëgjimore. Dokumentet e përfshira në kërkesë janë të mjaftueshme për të vendosur
meritat e këtij rasti.
373. Rrjedhimisht, Gjykata e refuzon kërkesën e parashtruesve të kërkesës për caktim të
seancës dëgjimore si të pabazuar.
Përfundime:
374. Në rrethanat e këtij rasti, Gjykata ka vlerësuar kushtetutshmërinë e
Rekomandimeve [Nr. 08-R-01] të 6 majit 2021, të Kuvendit të Republikës së
Kosovës, bazuar në kërkesën parashtruar në Gjykatë nga trembëdhjetë (13)
deputetë të Kuvendit sipas autorizimeve të përcaktuara me paragrafin 5 të nenit 113
[Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës. Në vlerësimin e
kushtetutshmërisë së Aktit të kontestuar të Kuvendit, Gjykata njëzëri vendosi që (i)
kërkesa është e pranueshme; (ii) Akti i kontestuar i Kuvendit, i 6 majit 2021, është
në pajtueshmëri me paragrafët 1, 5 dhe 14 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) Akti i kontestuar i Kuvendit, i 6 majit
2021, është në pajtueshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] në lidhje me nenin
55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12
të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; (iv) të refuzojë kërkesën për Masë
të Përkohshme; dhe (v) të refuzojë kërkesën për seancë dëgjimore.
(i) Fushëveprimi i kërkesës
375. Gjykata fillimisht sqaron se, objekt i vlerësimit kushtetues në këtë rast është vetëm
kushtetutshmëria e Aktit të kontestuar të Kuvendit, të 6 majit 2021, me të cilin: (i)
është autorizuar KOSTT që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër (4)
komuna të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak,
mjete këto të cilat do të kompensohen “nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër
i mundshëm”; dhe (ii) është obliguar Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6)
mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit, sipas rregullave
dhe ligjeve në fuqi, në bashkëpunim me palët përgjegjëse, për faturimin e
konsumatorëve në katër (4) komunat përkatëse me energji elektrike.
376. Gjykata, në këtë kontekst, gjithashtu potencon se para saj nuk janë kontestuar (i)
ligjet, vendimet dhe aktet e tjera të autoriteteve publike, të cilat janë nxjerrë para
miratimit të Aktit të kontestuar të Kuvendit dhe të cilat, përbëjnë bazën ligjore të
ushtrimit të kompetencave të Kuvendit, si dhe autorizimet ligjore të autoriteteve të
tjera shtetërore në raport me Ndërmarrjen Publike KOSTT; dhe as (ii) vendimet e
gjykatave të rregullta, si rezultat i procedurave të zhvilluara sipas padisë së Avokatit
të Popullit, që ndërlidhen me Vendimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të
Energjisë Elektrike të 6 shkurtit 2012, i shfuqizuar më 13 prill 2017, përmes së cilit,
me qëllim të mbulimit të humbjeve/devijimeve në rrjetin energjetik në katër (4)
113
komunat përkatëse, shuma shtesë prej 3.5% i është faturuar konsumatorëve të
energjisë elektrike në komunat e tjera të Republikës së Kosovës.
377. Gjykata më tej sqaron se, bazuar në dokumentacionin e pranuar nga palët e
interesuara, si rezultat i mosfaturimit të energjisë elektrike për konsumatorët e
energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, humbjet e
energjisë elektrike janë regjistruar “si devijim i Kosovës ndaj sistemit të Evropës
Kontinentale”. Pas shfuqizimit të Vendimit të lartcekur të ZREE-së dhe deri në prill
të vitit 2021, këto humbje, përkatësisht devijimet në sistemin elektroenergjetik të
Republikës së Kosovës, janë mbuluar nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Me
qëllim të balancimit të sistemit elektroenergjetik dhe mbulimit të devijimeve
përkatëse për periudhën pasuese, siç është përcaktuar në ligjet e aplikueshme të
Republikës së Kosovës dhe posaçërisht si rezultat i fillimit të zbatimit të
Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, përkatësisht Rrjetin Evropian të Operatorëve
të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike, si trupë e Grupit Regjional të
Evropës Kontinentale, Ndërmarrja Publike KOSTT i është drejtuar Kuvendit të
Kosovës, përkatësisht, Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi
dhe Tregti me kërkesën që, ndër tjerash, të sigurohen mjetet financiare për
mbulimin e humbjeve në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, për periudhën
prill - dhjetor 2021.
378. Në këtë aspekt, Gjykata, bazuar në shkresat e dorëzuara nga KOSTT dhe ZREE,
sqaron se më 14 dhjetor 2020, ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Kyçjes së KOSTT-
it me ENTSO-E. Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, i ka paraprirë ratifikimi në
Kuvend i Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe
Republikës së Shqipërisë, më 30 mars 2017, e cila ka mundësuar formimin e bllokut
të përbashkët rregullues, që njihet si Blloku Rregullues–AK. Ky i fundit dhe
Marrëveshja e lartcekur me ENTSO-E, i ka mundësuar Republikës së Kosovës (i) të
fitojë pavarësinë energjetike nga blloku rregullues Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e
Veriut; (ii) të operojë si zonë e pavarur rregulluese brenda Bllokut-AK, në kuadër të
zonës sinkrone të Evropës Kontinentale; dhe (iii) njohjen në hartat energjetike të
Evropës, duke ia njohur sovranitetin e zonës së pavarur rregulluese në sistemin
elektroenergjetik të Evropës Kontinentale. Në shkëmbim, institucionet e Kosovës,
janë zotuar, ndër tjerash, që të garantojnë balansimin e sistemit elektroenergjetik
në kuadër të zonës së vet rregulluese duke adresuar për pasojë humbjet/devijimet
përkatëse; ndërsa, në rast të shkeljes së detyrimeve që dalin nga kjo Marrëveshje,
Republika e Kosovës do të ballafaqohet: (i) me ndëshkim financiar; dhe (ii)
rishqyrtim të statusit të KOSTT-it brenda ENTSO-E.
379. Për pasojë, më 6 maj 2021, duke u bazuar në rekomandimin e Komisionit të
Kuvendit për Ekonomi, sipas kërkesës së KOSTT “për sigurimin e mjeteve
financiare për mbulimin e humbjeve”, Kuvendi, përtej kërkesave specifike për
raportim të KOSTT-it, vendosi që (i) të “autorizohet KOSTT të mbulojë devijimet e
energjisë elektrike në katër komunat e vendit (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq,
Zubin Potok dhe Zveçan), sipas zgjidhjes së prezentuar dhe miratuar në
komisionin funksional duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto
të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i
114
mundshëm”; dhe (ii) të “obligohet Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6)
mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave
dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e
konsumatorëve në katër komunat e Republikës së Kosovës (Mitrovicë e Veriut,
Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) me energji elektrike”.
(ii) Pretendimet e palëve
380. Trembëdhjetë (13) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kanë
kontestuar kushtetutshmërinë e këtij Akti të Kuvendit. Parashtruesit e kërkesës së
pari pretendojnë se, përkundër faktit që Akti i kontestuar i Kuvendit është i titulluar
“Rekomandime”, i njëjti është vendim i Kuvendit me pasoja juridike dhe
rrjedhimisht, duhet t’i nënshtrohet kontrollit të kushtetutshmërisë, siç është
përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës. Së dyti, parashtruesit e
kërkesës pretendojnë se, Akti i kontestuar i Kuvendit është nxjerrë në kundërshtim
me Kushtetutën, si rezultat edhe i procedurës së ndjekur, por edhe përmbajtjes së
tij. Përkitazi me procedurën, parashtruesit e kërkesës, në thelb, pretendojnë se Akti
i kontestuar i Kuvendit, është në kundërshtim me paragrafin 5 të nenit 65 të
Kushtetutës, sepse është nxjerrë pa bazë ligjore, duke theksuar, ndër tjerash, se një
vendim i tillë do të mund të merret vetëm përmes Ligjit për Buxhetin apo
ndryshim/plotësimin të tij. Ndërsa, përkitazi me përmbajtjen e Aktit të kontestuar
të Kuvendit, parashtruesit e kërkesës theksojnë që i njëjti është në kundërshtim me
nenet 3 dhe 24 të Kushtetutës në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i Diskriminimit) të
Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 1 (Ndalimi i
Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr.12 të kësaj Konvente, sepse në
diskriminim të konsumatorëve të energjisë elektrike që nuk jetojnë në katër (4)
komunat e lartcekura, përmes Aktit të kontestuar të Kuvendit, është autorizuar
mbulimi i devijimeve të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike
që jetojnë në katër (4) komunat përkatëse të Republikës së Kosovës. Parashtruesit
e kërkesës, në fakt, nuk e kontestojnë detyrimin e Ndërmarrjes Publike KOSTT për
mbulimin e devijimeve të energjisë elektrike në këto katër (4) komuna derisa të
njëjtat të futen në sistemin e faturimit të energjisë elektrike sipas ligjeve në fuqi në
Republikën e Kosovës. Megjithatë, të njëjtit e kontestojnë procedurën përmes të
cilës është nxjerrë Akti i kontestuar, duke pretenduar njëkohësisht se mbulimi i
këtyre devijimeve në energji elektrike në komunat përkatëse, përbën diskriminim
në kuptim të nenit 24 të Kushtetutës dhe të neneve përkatëse të Konventës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
381. Komente dhe përgjigje në Gjykatë kanë dorëzuar edhe (i) Grupi Parlamentar i
Lëvizjes Vetëvendosje; (ii) Ministria e Ekonomisë; (iii) ZREE; dhe (iv) KOSTT.
Përgjigje në Gjykatë gjithashtu kanë dorëzuar edhe Komisionet përkatëse të
Kuvendit, përkatësisht Komisioni për Legjislacion, Komisioni funksional për
Ekonomi, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe Komisioni për
Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në thelb, komentet e dorëzuara në Gjykatë
pretendojnë që Akti i kontestuar i Kuvendit (i) është Rekomandim dhe jo vendim
Kuvendi, dhe rrjedhimisht i njëjti nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit të
kushtetutshmërisë dhe për pasojë, kërkesa e parashtruesve të kërkesës, duhet të
115
shpallet e papranueshme për shqyrtim në merita nga Gjykata; (ii) Akti i kontestuar
i Kuvendit është nxjerrë duke u bazuar në paragrafin 2 të nenit 13 (Qeverisja
korporative, kompetencat, raportimi) të Ligjit nr. 05/L-085 për Energjinë
Elektrike, bazuar në të cilin Kuvendi është aksionari i vetëm i Ndërmarrjes Publike
KOSTT; (iii) detyrimi i KOSTT-it për të mbuluar devijimet e energjisë elektrike në
katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, është i përcaktuar me nenin 16 (Detyrat
dhe përgjegjësitë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit) të Ligjit për Energji
Elektrike dhe me nenin 5 (Kompensimi për Humbjet në Veri të Kosovës) të Licencës
së KOSTT-it, përkatësisht [ZREE/Li_15/17, i 13 prillit 2017] dhe për më tepër, në
përputhshmëri me detyrimet e ndërmarra për Marrëveshjen e Kyçjes në ENTSO-E;
dhe se (iv) Akti i kontestuar i Kuvendit është në interesin publik sepse ndërlidhet
me sovranitetin energjetik të Kosovës sipas obligimeve që burojnë nga Marrëveshja
e Kyçjes në ENTSO-E.
(iii) Pranueshmëria e kërkesës
382. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktit të kontestuar të Kuvendit, Gjykata
fillimisht vlerësoi pretendimet e parashtruesve të kërkesës dhe përgjigjet përkatëse
të palëve të interesuara, përkitazi me natyrën e Aktit të kontestuar. Gjykata në këtë
aspekt konstatoi se, Akti i kontestuar i Kuvendit hyn në fushëveprimin e “vendimit
të Kuvendit”, siç përcaktohet me paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës dhe
rrjedhimisht kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në merita. Kjo, ndër tjerash,
dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykim, sepse (i) vendimi përkatës i
Kuvendit është miratuar me shumicë votash të deputetëve të Kuvendit; dhe (ii) ka
efekte juridike për KOSTT-in dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Për më tepër,
Gjykata nëpërmjet praktikës së saj të konsoliduar gjyqësore tashmë, ka theksuar se
vendimmarrja e autoriteteve publike do të mbetej jashtë kontrollit kushtetues, nëse
Gjykata do të bazohej vetëm në emërtimin formal/terminologjinë të cilën të njëjtat
kanë vendosur t’ia përcaktojnë aktit përkatës.
383. Në shqyrtimin e meritave të çështjes, Gjykata u fokusua në vlerësimin e
kushtetutshmërisë të procedurës dhe të përmbajtjes së Aktit të kontestuar të
Kuvendit, përkatësisht nëse me nxjerrjen e këtij Akti, Kuvendi (i) ka vepruar në
(pa)pajtueshmëri me kompetencën e tij për vendimmarrje të përcaktuar me
Kushtetutë dhe me ligj; dhe (ii) ka kufizuar të drejtat dhe liritë themelore të
konsumatorëve të energjisë elektrike që nuk jetojnë në katër (4) komunat e
Republikës së Kosovës, në kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës në lidhje me
nenin 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 1 të Protokollit
nr. 12 të kësaj Konvente.
(iv) Kushtetutshmëria e procedurës
384. Sa i përket vlerësimit të kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur, Gjykata
fillimisht shtjelloi (i) kompetencat dhe përgjegjësitë e Ndërmarrjes Publike KOSTT;
(ii) detyrimin e KOSTT-it për balancimin e sistemit të energjisë dhe mbulimin e
devijimeve të energjisë elektrike; (iii) të drejtat dhe detyrimet e KOSTT-it në raport
me Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E; (iv) kompetencat kushtetuese dhe ligjore
116
të Kuvendit për miratimin e Ligjit për Buxhet dhe përgjegjësitë në lidhje me
financat publike; dhe (v) procedurën e ndjekur në Kuvend dhe kompetencën
përkatëse për nxjerrjen e Aktit të kontestuar, dhe Gjykata konstatoi se, procedura e
ndjekur në nxjerrjen e Aktit të kontestuar të Kuvendit, është në pajtueshmëri me
nenin 65 të Kushtetutës.
385. Në mbështetje të këtij konstatimi, Gjykata theksoi se (i) bazuar në paragrafin 1 të
nenit 65 të Kushtetutës, Kuvendi miraton ligje, rezoluta dhe akte; (ii) bazuar në
paragrafin 14 të nenit 65 të Kushtetutës, Kuvendi vendos “për çështjet me interes të
përgjithshëm të përcaktuara me ligj”; (iii) në ushtrimin e kompetencave të tij të
përcaktuara me ligj, përkatësisht bazuar në paragrafin 2 të nenit 13 të Ligjit për
Energjinë Elektrike, Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron të drejtat e aksionarit
të KOSTT; (iv) për më tepër, bazuar në paragrafin 1 të nenit 13 të Ligjit për Energjinë
Elektrike, KOSTT funksionon si Ndërmarrje Publike në pajtim me Ligjin nr.03/L-
087 për Ndërmarrjet Publike dhe legjislacionin përkatës në fuqi; (v) bazuar në
nenin 4 (Aksionet) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, këto të fundit
organizohen si shoqëri aksionare, në përputhje me ligjin në fuqi për shoqëritë
tregtare; dhe se (vi) bazuar në nenin 151 (Procedura për Autorizimin e Dividendëve)
të Ligjit nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, ndër tjerash, vendimi për autorizimin
dhe pagimin e dividendëve mund të bëhet nga aksionarët.
386. Bazuar në si më sipër, Gjykata sqaroi se në nxjerrjen e Aktit të kontestuar, Kuvendi,
ndër tjerash, kishte autorizuar KOSTT-in të mbulojë devijimet e energjisë elektrike
në katër (4) komuna “duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të
cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”
dhe se këtë vendim, e kishte nxjerrë (i) duke ushtruar kompetencën e tij si aksionar
i Ndërmarrjes Publike KOSTT; dhe (ii) në ushtrimin e kompetencës së aksionarit,
kishte vendosur përkitazi me dividendën e KOSTT-it; ndërsa, ushtrimi i kësaj
kompetence (i) nuk ndërlidhet me kompetencën e Kuvendit të përcaktuar në
paragrafin 5 të nenit 65 të Kushtetutës përkitazi me buxhetin e Republikës së
Kosovës, siç është sqaruar para Gjykatës edhe nga Komisionet përkatëse të
Kuvendit, përkatësisht Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit
për Mbikëqyrjen e Financave Publike; por (ii) bazohet në ushtrimin e
kompetencave të Kuvendit të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 14 të nenit 65 të
Kushtetutës, sipas të cilave Kuvendi mund të nxjerrë akte lidhur me çështjet me
interes të përgjithshëm të përcaktuara me ligj.
(v) Kushtetutshmëria e përmbajtjes
387. Sa i përket vlerësimit të kushtetutshmërisë së përmbajtjes së Aktit të kontestuar të
Kuvendit, Gjykata fillimisht shtjelloi parimet e përgjithshme përkitazi me garancitë
e nenit 24 të Kushtetutës, nenit 14 të KEDNJ-së dhe nenit 1 të Protokollit nr. 12 të
kësaj Konvente, duke theksuar se neni 24 i Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të
Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së, shtrijnë mbrojtjen kundër diskriminimit edhe
lidhur me çdo të drejtë të përcaktuar me ligj. Më pas, Gjykata shtjelloi parimet e
përgjithshme bazuar në praktikën e saj gjyqësore dhe asaj të Gjykatës Evropiane
për të Drejtat Njeriut, duke sqaruar se për të konstatuar nëse një akt mund të ketë
117
rezultuar në diskriminim në kundërshtim me garancitë e këtyre neneve, së pari
duhet të vlerësohet nëse akti përkatës ka trajtuar në mënyrë të ndryshme “persona
në situata analoge ose relativisht të ngjashme”, dhe nëse ky është rasti, të vlerësojë
nëse ky dallim në trajtim (a) është i përcaktuar me ligj; (b) ndjek një qëllim legjitim;
dhe (c) është proporcional, përkatësisht nëse ekziston një marrëdhënie e
proporcionalitetit ndërmjet kufizimit të së drejtës dhe qëllimit që synohet të arrihet.
388. Në kontekstin e lartcekur, Gjykata fillimisht konstatoi se në rrethanat e rastit
konkret, në kuptim të dispozitave ligjore përkitazi me konsumatorët e energjisë
elektrike në Republikën e Kosovës, konsumatorët në të gjitha komunat janë në
“situata analoge ose relativisht të ngjashme”. Ndërsa, në vlerësimin e dallimit në
trajtim, Gjykata theksoi se, si rezultat i mosfaturimit/mospagesës së energjisë
elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës
së Kosovës, konsumi i energjisë elektrike në këto katër (4) komuna, është
regjistruar si devijim. Për këtë qëllim, KOSTT-i ka kërkuar ndarjen e mjeteve
buxhetore me qëllim të prokurimit të energjisë elektrike për mbulimin e devijimeve
në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës. Për më tepër, bazuar në Aktin e
kontestuar të Kuvendit, rezulton që si pasojë e autorizimit dhënë KOSTT-it nga
Kuvendi për mbulimin e devijimeve në energjinë elektrike për shkak të
mosfaturimit/mospagesës së energjisë elektrike për konsumatorët e katër (4)
komunave të Republikës së Kosovës deri në fillimin e zbatimit të procesit të futjes
në sistemin e faturimit të konsumit të energjisë elektrike për konsumatorët e këtyre
katër (4) komunave, këta të fundit gëzojnë një trajtim ndryshe nga konsumatorët e
komunave të tjera të Republikës së Kosovës. Për pasojë, Gjykata konstatoi se, Akti
i kontestuar i Kuvendit rezulton në dallim në trajtim në mes konsumatorëve që
jetojnë dhe që nuk jetojnë në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
389. Gjykata megjithatë theksoi se, dallimi në trajtim në mes personave në “situata
analoge ose relativisht të ngjashme”, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut, rezulton në diskriminim në kundërshtim me
garancitë e nenit 24 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 12 të
KEDNJ-së, vetëm nëse akti përkatës i autoritetit publik nuk ngërthen “një
justifikim objektiv dhe të arsyeshëm”. Prandaj, vlerësimi nëse dallimi në trajtim
është (a) përcaktuar në ligj; (b) ndjek një qëllim legjitim; dhe (c) është proporcional,
është i nevojshëm.
390. Së pari, Gjykata konstatoi që dallimet në trajtim të konsumatorëve të energjisë
elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, janë të “përcaktuara në
ligj”. Kjo sepse, (i) bazuar në nenin 16 (Detyrat dhe përgjegjësitë e Operatorit të
Sistemit të Transmetimit) të Ligjit për Energjinë Elektrike, KOSTT ka detyrimin e
balancimit të sistemit të energjisë elektrike në harmoni me Kodin e rrjetit të
transmetimit dhe rregullat e tregut; (ii) bazuar në nenin 19 (Prokurimi i Energjisë
Elektrike dhe kapaciteteve nga Operatori i Sistemit të Transmetimit) të Ligjit për
Energjinë Elektrike, ndër tjerash, KOSTT ka detyrimin e mbulimit të humbjeve në
rrjetin e transmetimit përmes prokurimit të energjisë elektrike; dhe (iii) bazuar në
nenin 28 (Përgjegjësitë dhe të Drejtat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes) të
Ligjit për Energjinë Elektrike, ndër tjerash, KOSTT ka përgjegjësinë për të siguruar
118
energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes. Ndërsa,
bazuar në nenin 10 (Operatori i Sistemit të Transmetimit) të Ligjit për Energjinë
Elektrike, operatori i sistemit të transmetimit mban në pronësi sistemin e
transmetimit dhe është përgjegjës për operimin e këtij sistemi në pajtim me
licencën e lëshuar nga Rregullatori. Bazuar në Licencën e KOSTT-it, përkatësisht
nenin 5 (Kompensimi për Humbjet në Veri të Kosovës) të saj, në mënyrë
shprehimore është përcaktuar mundësia e KOSTT-it që të “sigurojë energji
elektrike për të kompensuar humbjet që dalin nga energjia e shfrytëzuar, por jo e
paguar, nga konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës.”
391. Së dyti, Gjykata konstatoi që dallimet në trajtim të konsumatorëve të energjisë
elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, ndjekin një “qëllim
legjitim”. Kjo sepse, Akti i kontestuar i Kuvendit ka për qëllim: (i) ushtrimin e
sovranitetit në sistemin elektroenergjetik me të gjitha të drejtat dhe obligimet e
përcaktuara me Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E; (ii) ruajtjen e pavarësisë
energjetike të Republikës së Kosovës; (iii) interesin publik në garantimin e
furnizimit me energji elektrike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës; (iv)
interesin në ruajtjen dhe fuqizimin e statusit të KOSTT-it në mekanizmin
ndërkombëtar, përkatësisht Marrëveshjen e Kyçjes me ENTOS-E, e cila
Marrëveshje i ka mundësuar kësaj ndërmarrjeje që të operojë si Zonë e Pavarur
Rregulluese brenda Bllokut-AK me Republikën e Shqipërisë në kuadër të zonës
sinkrone të Evropës Kontinentale; (v) parandalimin e ndëshkimit financiar nga
ENTSO-E, si rezultat i mos përmbushjes së zotimit për balancim në sistemin e
rrjetit energjetik apo evitimin e devijimeve në sistemin e energjisë nga ana e
KOSTT-it; si dhe (vi) ruajtjen e statusit të KOSTT-it në këtë mekanizëm dhe arritjen
e tij si anëtar i barabartë me të gjithë operatorët e sistemeve të transmisionit në
ENTSO-E.
392. Së treti, Gjykata konstatoi që dallimet në trajtim të konsumatorëve të energjisë
elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, përmes Aktit të kontestuar,
janë “propocionale”, përkatësisht Akti i kontestuar i Kuvendit, ngërthen një raport
të arsyeshëm të proporcionalitetit në mes të masës së ndërmarrë dhe qëllimit të
ndjekur. Kjo sepse Akti i kontestuar i Kuvendit (i) në pikën 4 të tij, ka përcaktuar
autorizimin e dhënë Ndërmarrjes Publike KOSTT për mbulimin e devijimeve në
energjinë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës; ndërsa (ii) në
pikën 5 të tij, ka përcaktuar obligimin e Qeverisë, “që brenda afatit gjashtë (6)
mujor, të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave
dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për faturimin e
konsumatorëve” në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës. Prandaj, Gjykata
theksoi se, Akti i kontestuar i Kuvendit, përkatësisht autorizimi i dhënë KOSTT-it
për mbulimin e humbjeve në energji elektrike ka karakter të përkohshëm dhe synon
procesin e futjes në sistemin e faturimit për konsumatorët e energjisë elektrike në
katër (4) komunat e Republikës së Kosovës.
393. Për pasojë, dhe përfundimisht, Gjykata konstatoi se nxjerrja e Aktit të kontestuar
të Kuvendit ka rezultuar në dallim në trajtim të konsumatorëve të energjisë
elektrike që nuk jetojnë në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, megjithatë,
119
ky dallim në trajtim ka një “justifikim objektiv dhe të arsyeshëm” dhe rrjedhimisht,
nuk rezulton në diskriminim, sepse (a) është i përcaktuar me ligj; (b) ka ndjekur një
qëllim legjitim; dhe (c) është proporcional, dhe për pasojë, nuk është nxjerrë në
papajtueshmëri me nenet 24 dhe 55 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të
Protokollit nr.12 të KEDNJ-së.
PER KETO ARSYE
Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.5 te Kushtetutes, me nenet 20, 27 dhe 42 te
Ligjit, dhe ne mbeshtetje te rregullave 57 dhe 59 (1) te Rregullores se punes, me 28 dhjetor
2021, njezeri:
VENDOS
I. TE DEKLAROJE, kerkesen te pranueshme;
II. TE KONSTATOJE, se Akti i kontestuar i Kuvendit te Republikes se Kosoves,
Nr. 08-R-01, i 6 majit 2021, eshte ne pajtueshmeri me paragrafet 1, 5 dhe
14 te nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] te Kushtetutes se Republikes se
Kosoves;
III. TE KONSTATOJE, se Akti i kontestuar i Kuvendit te Republikes se Kosoves,
Nr. 08-R-01, i 6 majit 2021, eshte ne pajtueshmeri me nenin 24 [Barazia
para Ligjit] ne lidhje me nenin 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive
Themelore] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe nenin 1 (Ndalimi i
Pergjithshem i Diskriminimit) te Protokollit nr. 12 te Konventes Evropiane
per te Drejtat e Njeriut;
IV. TE REFUZOJE, kerkesen per mase te perkohshme;
V. TE REFUZOJE, kerkesen per seance degjimore;
VI. T'UA KUMTOJE kete Aktgjykim parashtruesve te kerkeses, Presidentes se
Republikes se Kosoves, Kryetarit te Kuvendit te Republikes se Kosoves,
Qeverise se Republikes se Kosoves, Avokatit te Popullit, KOSTT-it dhe
ZREE-se;
VII. TE PUBLIKOJE kete Aktgjykim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20.
4 te Ligjit; dhe
VIII. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
Gjyqtarja raportuese
120