GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 8 / 21 TETOR 2021, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 08/L - 003 PËR NDRYSHMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 06/L-057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
LIGJI NR. 08/L - 003
PËR NDRYSHMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 06/L-057 PËR PËRGJEGJËSINË
DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:
LIGJ PËR NDRYSHMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 06/L-057 PËR
PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Neni 1
Qëllimi
Ky Ligj ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore
të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Neni 2
Neni 12, paragrafi 9. riformulohet si vijon:
9. Gjatë procedurës hetimore, Këshilli ex officio ose me kërkesë të Autoritetit Kompetent
i cili ka kërkuar fillimin e hetimeve, mund të suspendojë gjyqtarin ose prokurorin i cili
është nën hetime nëse një gjë e tillë është e nevojshme duke marrë parasysh seriozitetin
e shkeljes së supozuar disiplinore dhe të sigurohet integriteti dhe efektiviteti i hetimeve.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës
së Kosovës.
Ligji Nr. 08/L-003
4 Tetor 2021
Shpallur me dekretin Nr. DL-164/2021, datë 18.10.2021 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu