STATUTI I UNIVERSITETIT ”KADRI ZEKA” NË GJILAN

1






Republika e Kosovës
Republika Kosovo - Republic of Kosovo
Kuvendi - Skupština - Assembly
___________________________________________________________________________

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 17, paragrafi 1. i
Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr.04/L-037,


Miraton:

STATUTI I UNIVERSITETIT ”KADRI ZEKA” NË GJILAN


I. Dispozitat e përgjithshme

Neni 1
Themelimi

Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan (në tekstin e mëtejmë: Universiteti, akronimi UKZ) është
themeluar në bazë të Vendimit të Qeverisë Nr.03/118, datë: 06.03.2013. Universiteti është
themeluar që të ofrojë arsimim akademik, kërkime shkencore dhe krijimtari artistike.


Neni 2
Emri, selia, struktura dhe simbolet

Emri i Universitetit është: Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Shkurtesa e Universitetit është UKZ.


Neni 3

Selia e Universitetit është në Gjilan.
Adresa e Universitetit është: Rruga “Zija Shemsiu”, 60000, Gjilan, Republika e Kosovës.
www.uni-gjilan.net/ tel: 0280390112.




2

Neni 4

Universiteti përbëhet nga njësitë akademike dhe njësitë organizative, siç parashihet në këtë
Statut.

Neni 5

1. Universiteti ka këto simbole:

1.1. stemën;

1.2. vulën dhe vulën e thatë;

1.3. flamurin;

1.4. gjerdanin e rektorit;

1.5. pelerinën e rektorit, të prorektorëve dhe të dekanëve të njësive akademike.

2. Simbolet e Universitetit caktohen nga Këshilli Drejtues, sipas propozimit të Senatit.

3. Njësitë akademike të Universitetit kanë të drejtë të përdorin emrin, stemën dhe flamurin e
Universitetit.

4. Data e përvjetorit të UKZ-së është 6 mars (dita e themelimit).


Neni 6
Misioni

1. UKZ është tempull i dijes, i cili kultivon dashurinë njerëzore dhe afirmon parimet e
konkurrencës lojale; përgatitë të rinj të përgjegjshëm dhe profesionalisht të aftë për të qenë
pjesë e një shoqërie moderne dhe globale, pjesë e një tregu më të gjerë sesa tregjet
tradicionale të punës dhe njëkohësisht, model për anëtarët e tjerë të shoqërisë sonë; nxitë
mendimin kritik dhe shpirtin e ndërmarrësisë.

2. Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim
akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera
të veprimtarisë akademike.

3. Universiteti ka këto qëllime:

3.1. të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve
kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës;

3.2. të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë
dhe ekonomisë së Kosovës;
3

3.3. të ndihmojë në procesin e promovimit të demokracisë qytetare;

3.4. të synojë të krijojë dhe mbështesë standardet më të larta në fushën e
mësimdhënies dhe mësimnxënies, kërkimeve shkencore dhe krijimtarisë artistike;

3.5. të bashkëpunojë maksimalisht dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e
arsimit të lartë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar;

3.6. t‟i përshtatet standardeve evropiane;

3.7. të integrohet plotësisht në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë, në Zonën
Evropiane të Kërkimeve Shkencore, si dhe të ndërmarrë hapa adekuatë reformues të
nevojshëm për arritjen e këtij misioni.


Neni 7

Universiteti obligohet të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë lloj diskriminimi.


Neni 8

Universiteti siguron dhe mbështetë barazinë gjinore. Në rastet kur kandidatët e gjinisë
mashkullore dhe femërore i kanë kualifikimet dhe të arriturat profesionale të barabarta,
përparësi do t‟i jepet kandidates femër.


Neni 9

Personeli akademik dhe administrativ i Universitetit dhe studentët duhet të sillen me
përkushtim dhe në përputhje me standardet më të larta morale dhe profesionale.


Neni 10

1. Universiteti ka autonominë dhe lirinë e mësimdhënies akademike, të kërkimeve
shkencore, si dhe të krijimtarisë artistike, brenda veprimtarisë së tij.

2. Mjediset e Universitetit kanë të drejtën e paprekshmërisë nga organet e rendit publik,
përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.


Neni 11

Personeli akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit kanë të drejtën e bashkimit
dhe të shprehjes së lirë, brenda strukturave të parapara me këtë Statut.
4

Neni 12
Të drejtat dhe detyrat

1. Universiteti ka këto të drejta dhe detyra:

1.1. të zgjedhë autoritetet qeverisëse dhe menaxhuese dhe të përcaktojë mandatin e
tyre;

1.2. të rregullojë strukturat dhe aktivitetet e tyre, përmes rregullave të Universitetit,
bazuar në dispozitat e këtij Statuti, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe me
akte të tjera nënligjore të nxjerra prej tij dhe në përputhje me ligjet e tjera në fuqi;

1.3. të zgjedhë personelin mësimor dhe personelin tjetër, të përcaktojë kushtet shtesë
për pranimin e studentëve dhe metodat e mësimdhënies e të vlerësimit të studentëve,
të miratuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim;

1.4. të hartojë dhe të zbatojë, në mënyrë të pavarur planprogramet, kërkimet
shkencore dhe projektet artistike;

1.5. të bëjë përzgjedhjen e fushave për studim;

1.6. të japë tituj për profesorët dhe personelin tjetër, në pajtueshmëri me Ligjin për
Arsimin e Lartë, me Ligjin e Punës, si dhe me skemën e aprovuar nga Agjencia e
Kosovës për Akreditim.


Neni 13

1. Universiteti është person juridik dhe ka subjektivitet të plotë ligjor, lidhur me të gjitha të
drejtat dhe detyrat, në lidhje me çështjet që trajtohen në ligjet e aplikueshme, duke përfshirë:

1.1. të drejtën për të qenë palë në procedurë;

1.2. rregullimin e organizimit të vet të brendshëm;

1.3. kufizimin e të drejtës për përdorimin e titullit të universitetit vetëm për personat
ose organizatat që e kanë autorizimin nga Këshilli Drejtues i Universitetit;

1.4. zotërimin dhe menaxhimin e trojeve, godinave dhe pasurive të tjera kapitale;

1.5. pranimin dhe administrimin e fondeve nga çdo burim i ligjshëm;

1.6. propozimin e taksave, tarifave dhe gjobave për miratim nga MASHT-i;

1.7. emërimin dhe ndërprerjen marrëdhënies së punës së personelit akademik dhe
joakademik, si dhe ushtrimin e të gjitha detyrave të një punëdhënësi, siç është
paraparë me legjislacionin në fuqi;

5

1.8. nënshkrimin e kontratave për mallra, shërbime dhe projekte kapitale;

1.9. miratimin për përmbajtjen dhe strukturën e programeve të tij akademike
shkencore, artistike dhe profesionale;

1.10. krijimin e marrëdhënieve juridike me studentët dhe përshkrimin e kushteve për
pranimin e tyre;

1.11. vendosjen e metodologjive të zbatuara të mësimdhënies dhe mësimnxënies;

1.12. aplikimin e masave të duhura për vlerësim dhe sigurim të cilësisë;

1.13. dhënien dhe anulimin e titujve, diplomave, thirrjeve dhe gradave shkencore, si
dhe titujve të nderit;

1.14. themelimin e ndërmarrjeve komerciale, jokomerciale, instituteve për qëllime
mësimore, shkencore-hulumtuese, shërbimeve profesionale dhe artistike;

1.15. nënshkrimin e marrëveshjeve me institucioneve vendore dhe ndërkombëtare;

1.16. miratimin, përmbajtjen dhe formën e stemës, të vulës, të flamurit dhe të
emblemave të tjera;

1.17. kompetenca të tjera të nevojshme për kryerjen e funksionit të tij sipas ligjit.


Neni 14

1. Njësitë akademike dhe njësitë organizative të Universitetit nuk janë persona juridikë.
Njësitë akademike dhe organizative të Universitetit kanë autorizimet që parashihen me këtë
Statut.

2. UKZ është organizatë e veçantë buxhetore në kuadër të Ligjit për Buxhetin. Njësitë
akademike dhe njësitë organizative të Universitetit janë nënprograme të veçanta buxhetore në
kuadër të UKZ.

3. UKZ zhvillon aktivitetin e prokurimit për të gjitha njësitë akademike. Njësitë akademike
kanë buxhetin e planifikuar në kuadër të UKZ-së dhe kanë mundësinë e caktimit të
prioriteteve, sipas kërkesave për zotim-shpenzim.

4. Autoriteti menaxhues, të cilit i është dhënë autorizimi, ka për detyrë t‟ia dorëzojë rektorit
raportin vjetor të detajuar në lidhje me të gjitha aspektet e udhëheqjes relevante, përfshirë:

4.1. kontratat dhe marrëveshjet;

4.2. shfrytëzimin e përgjithshëm të burimeve;

4.3. llogarinë dhe rrjedhën e buxhetit;

6

4.4. punësimin e personelit për nevoja të veçanta;

4.5. shfrytëzimin e pajisjeve dhe godinave.

5. Përmbushjen e objektivave të projektit. Autoriteti menaxhues është përgjegjës që të
dorëzojë raportin e tillë edhe për periudhën më të shkurtër, me kërkesë të rektorit.

6. Në rast të keqperdorimit të autorizimit rektori ka të drejtë të pezullojë autorizimin, derisa
të marrë një vendim përfundimtar Këshilli Drejtues i Universitetit.


Neni 15

UKZ mund t‟i jepet e drejta për shfrytëzimin e tokës shoqërore dhe publike, ndërtesave dhe
pajisjeve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë apo nga ndonjë institucion
tjetër publik, po që se plotësohen kushtet e përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë të
Kosovës.


Neni 16
Qeverisja e Universitetit

1. Organet kryesore qeverisëse të Universitetit janë: Këshilli Drejtues, Rektori dhe Senati.

2. Të gjitha organet qeverisëse të Universitetit ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi parimin e
votimit me shumicë votash, nëse nuk përcaktohet ndryshe në këtë Statut.

3. Mandati i të gjithë zyrtarëve qeverisës dhe organeve qeverisëse e anëtarëve të tij fillon
më 1 tetor, nëse nuk përcaktohet ndryshe me këtë Statut.


Neni 17
Këshilli Drejtues i Universitetit

1. Këshilli Drejtues i Universitetit (më tej: Këshilli Drejtues) është organi kryesor qeverisës
i Universitetit.

2. Këshilli Drejtues ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv të
Universitetit.

3. Këshilli Drejtues është përgjegjës për të gjitha vendimet në lidhje me çështjet financiare
(buxheti, personeli, infrastruktura), në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për
veprimtarinë e qëndrueshme të Universitetit në përputhje me obligimet e tij.

4. Këshilli Drejtues i raporton dhe është përgjegjës para Ministrisë së Financave, për
shfrytëzimin e duhur e në mënyrë efektive të fondeve që Ministria e Financave ose ndonjë
burim tjetër publik ia ka ndarë Universitetit.

5. Këshilli Drejtues mund të formojë komisione të përkohshme për ta këshilluar atë, lidhur
7

me aspekte të veçanta të punës së tij.

6. Këshilli Drejtues formon Komisionin për çështje statutare, si komision këshillëdhënës.


Neni 18

1. Këshilli drejtues përbëhet nga shtatë (7) anëtarë me të drejtë vote.

2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës emëron tre (3) anëtarë me të drejtë vote dhe ata
emërohen sipas dispozitave të Ligjit mbi Arsimin e Lartë. Ata duhet të jenë persona me
reputacion të lartë publik, me aftësi përkatëse profesionale, afariste si dhe me aftësi të tjera
praktike. Asnjë nga anëtarët e emëruar nuk duhet të ketë lidhje të drejtpërdrejta aktuale me
institucionin në të cilin emërohet.

3. Senati zgjedh katër (4) anëtarë të Këshillit drejtues me të drejtë vote nga personeli
akademik i universitetit.

4. Anëtarët e Këshillit drejtues veprojnë të pavarur dhe nuk përfaqësojnë asnjë interes tjetër
individual apo grupor.

5. Anëtarë të Këshillit drejtues nuk mund të zgjidhen:

5.1. Rektori, prorektori, dekani, prodekani;

5.2. Anëtarët e Senatit.

6. Anëtari i Këshillit të fakultetit, që zgjidhet anëtar i Këshillit drejtues, duhet të heqë dorë
nga anëtarësia në Këshillin e fakultetit.

7. Në rast të mbetjes vakante të pozitës së ndonjë Anëtari të Këshillit drejtues nga radhët e
Universitetit, atëherë Senati mund të plotësojë atë pozitë sipas të njëjtës procedurë.

8. Rektori, dhe sekretari i përgjithshëm janë anëtarë ex-officio të Këshillit drejtues pa të
drejtë vote.

9. Me ftesë të Këshillit drejtues në takime mund të marrin pjesë edhe prorektorët.

10. Kryetari i parlamentit të studentëve mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit drejtues
pa të drejtë vote.


Neni 19

1. Këshilli drejtues zgjedh kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin prej anëtarëve të vet, të cilët
nuk janë të zgjedhur nga Senati i Universitetit.

2. Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat tri (3) vjet me mundësi rizgjedhjeje edhe
8

për një mandat. Zgjedhjet për Këshillin Drejtues mbahen në muajin qershor, kurse mandati i
Këshillit Drejtues fillon më 1 tetor.


Neni 20

1. Këshilli Drejtues harton dhe miraton Rregulloren e vet të punës.

2. Për mbajtjen e mbledhjeve të Këshillit Drejtues nevojitet kuorumi prej katër (4)
anëtarëve.

3. Vendimet në Këshillin Drejtues merren me shumicën e votave të anëtarëve prezentë. Në
rast se numri i votave është i barabartë, në një votim të hapur, vota e kryesuesit është
përcaktuese.

4. Për vendimet e mëposhtme të Këshillit Drejtues nevojitet shumica e kualifikuar e dy të
tretave (2/3) të votave të të gjithë anëtarëve:

4.1. për shkarkimin e rektorit;

4.2. për planin vjetor financiar;

4.3. për miratimin e Rregullores së punës.

5. Këshilli drejtues, me kërkesë të rektorit, me shumicë të votave, mund të shkarkojë
prorektorët.

6. Këshilli drejtues miraton rregullore të veçanta për elaborimin e planit financiar vjetor.

7. Mbledhjet e Këshillit drejtues i thërret kryesuesi. Në raste të jashtëzakonshme mbledhjet
thirren me dy të tretat (2/3) e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Rendi i ditës, për takimet e
Këshillit Drejtues, vendoset nga kryesuesi, respektivisht zëvendëskryesuesi në bashkëpunim
me Rektorin.


Neni 21

1. Rektori ofron mbështetje të nevojshme teknike dhe infrastrukturore për Këshillin
drejtues.

2. Me kërkesë të Këshillit drejtues, sekretari i përgjithshëm është përgjegjës për sigurimin e
informatave plotësuese për vendimet e marra nga Këshilli drejtues.


Neni 22

1. Këshilli drejtues ka këto përgjegjësi:

9

1.1. të zhvillojë një plan strategjik veprimi, i cili do të rishikohet çdo vit. Në
përgatitjen e planit strategjik të veprimit dhe të aktualizimeve vjetore të tij, Këshilli
Drejtues konsultohet me MASHT-in, përkitazi me përputhjen e objektivave dhe
planeve të veta me strategjinë shtetërore për arsimin e lartë dhe të burimeve që do të
jenë në dispozicion nga MASHT-i. Fushëveprimi i konsultimeve të tilla përcaktohet
me akt nënligjor që e nxjerr MASHT-i;

1.2. të monitorojë shfrytëzimin e efektshëm dhe të frytshëm të burimeve, likuiditetin
dhe sigurimin e aseteve të Universitetit në emër të publikut;

1.3. të zhvillojë strategjitë për sigurimin adekuat të mjeteve nga burimet publike dhe
private, duke marrë parasysh lehtësimet me rastin e krijimit të ndërmarrjeve
komerciale dhe jokomerciale, si dhe instituteve për shfrytëzimin e rezultateve të punës
akademike të Universitetit;

1.4. të diskutojë dhe miratojë planin vjetor të buxhetit, të përgatitur nga rektori dhe
të dorëzojë këtë plan tek autoritetet përkatëse shtetërore;

1.5. të definojë parimet mbi punësimin, delegimin, nivelizimin, promovimin,
suspendimin, shkarkimin dhe përcaktimin e nivelit të pagave dhe të kushteve të punës
për personel;

1.6. të vendosë në lidhje me themelimin, ndryshimin dhe shuarjen e strukturës së
brendshme të njësive akademike dhe njësive organizative, pasi të jetë miratuar nga
Senati.


Neni 23

1. Detyrat e Këshillit drejtues janë:

1.1. të sigurojë parakushte për administrim dhe menaxhim të drejtë të burimeve në
nivel të universitetit dhe njësive të tij vartëse;

1.2. të nxjerrë rregullore për delegim të kompetencave për mjetet dhe çështjet e tjera
administrative të njësitë akademike të universitetit në përputhje me dispozitat e këtij
statuti;

1.3. të nxjerrë rregullore për qeverisjen, drejtimin dhe menaxhimin e universitetit, siç
kërkohet me këtë statut;

1.4. të vendosë për strukturën e përgjithshme organizative të njësive akademike,
sipas propozimit të senatit dhe pasi të jenë konsultuar njësitë në fjalë;

1.5. të organizojë kontrollin financiar në pajtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe
këtë Statut;

10

1.6. të nxjerrë rregullore, në pajtim me këtë statut, në lidhje me:

1.6.1. masat dhe procedurën disiplinore për personelin akademik dhe
studentët;

1.6.2. pagesat dhe kushtet e shërbimit për personelin;

1.6.3. procedurat lidhur me ankesat për kompensimin e personelit;

1.6.4. suspendimin apo shkarkimin nga puna të personelit;

1.6.5. ankesat kundër pezullimeve dhe shkarkimeve.

1.7. t‟i propozojë MASHT-it tarifat e pagesave të shkollimit që duhet të paguajnë
studentët e pranuar dhe në disa raste të përcaktojë tarifat për shqyrtimin e
aplikacioneve për regjistrim, për përsëritjen e provimeve dhe për diplomim dhe këto
tarifa do të konfirmohen nga MASHT-i;

1.8. të përcaktojë rregulla për llogaritjen e shpenzimeve për shërbimet universitare,
që u ofrohen palëve të treta;

1.9. të zgjedhë rektorin nga lista e emrave të propozuar nga komisioni profesional
prej pesë (5) anëtarëve i emëruar nga Senati;

1.10. të zgjedhë prorektorët, sipas propozimit të rektorit;

1.11. të përkujdeset që dispozitat e përgjithshme të këtij statuti të zbatohen në praktikë
brenda universitetit;

1.12. të vendosë për formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës, vulës së thatë, flamurit
dhe simboleve të tjera institucionale, si dhe t‟i propozojë MASHT-it formën dhe
përmbajtjen e diplomave, sipas propozimit të senatit.

1.13. të veprojë sipas dispozitave të përgjithshme të përcaktuara në këtë statut.


Neni 24

1. Këshilli drejtues do të publikojë raportin vjetor mbi realizimin e punës së Universitetit,
në përputhje me kërkesat e MASHT-it dhe të AKA-së. Raporti duhet të ofrojë informata
lidhur me këto aspekte:

1.1. objektivat e përgjithshme strategjike të arritura;

1.2. të dhënat statistikore për tërë Universitetin dhe njësitë e tij akademike dhe
organizative në lidhje me burimet si:
11

1.2.1. buxheti (fondet publike dhe private);

1.2.2. personeli (shifrat zhvillimore);

1.2.3. infrastruktura;

1.2.4. profili akademik (ndryshimet në personelin akademik, fushat e
studimit etj.);

1.2.5. programet e studimit;

1.2.6. numri i studentëve (studentët e regjistruar për herë të parë, numri i
përgjithshëm i studentëve, të diplomuarit);

1.2.7. kërkimet shkencore (projektet, publikimet, pjesëmarrja në konferenca,
punimet);

1.2.8. bashkëpunimi ndërkombëtar.

2. Këshilli drejtues do të publikojë raportin vjetor të auditorit për shfrytëzimin e duhur të
mjeteve.

3. Në pajtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Këshilli Drejtues i raporton MASHT-it për
realizimin e planit strategjik zhvillimor, më së largu deri më 31 mars të viti pasues.

4. Raportet duhet të publikohen në uebfaqen e Universitetit.


Neni 25
Rektori

1. Rektori është autoriteti kryesor menaxhues i Universitetit.

2. Rektori është përgjegjës për punën efektive dhe të rregullt të Universitetit dhe për
menaxhimin e tij sipas politikës së përcaktuar nga Këshilli Drejtues dhe ka gjithë autoritetin e
nevojshëm për ushtrimin e detyrave të tij.

3. Detyrat e rektorit specifikohen në kontratën e punës.


Neni 26

1. Rektorin e zgjedh Këshilli drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni
profesional prej pesë (5) anëtarëve, të cilin e formon Senati. Komisioni profesional ka për
detyrë që të verifikojë nëse kandidatët e paraqitur për pozitën e rektorit i plotësojnë kushtet e
parapara me konkurs.

2. Këshilli Drejtues ka të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve të propozuar nga Komisioni
profesional, duke e arsyetuar atë.
12

3. Rektori zgjedhet me shumicën absolute (shumicën e anëtarëve të përgjithshëm me votim
të fshehur) në pajtim me dispozitat e këtij Statuti. Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë
shumicë në radhën e parë të votimit, atëherë dy (2) kandidatët me numrin më të madh të
votave kualifikohen në votimin e dytë. Nëse asnjëri nga dy (2) kandidatët nuk fiton shumicën
absolute tri (3) herë radhazi, procedura e zgjedhjes përsëritet nga fillimi, siç është paraparë në
këtë Statut.

4. Zgjedhja e rektorit bëhet për një periudhë prej katër (4) vitesh, me mundësi të rizgjedhjes
edhe për një mandat.

5. Mandati i rektorit fillon më 1 tetor.

6. Këshilli drejtues, në konsultim me Senatin, nxjerrë rregulloren për procedurën e
zgjedhjes dhe mandatin e rektorit.


Neni 27

1. Pozita e rektorit shpallet nga Këshilli drejtues me konkurs publik, në një afat prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh, pasi të jetë konsultuar me rektorin.

2. Konkurrimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të
jashtëm. Kandidati duhet t‟i plotësojë kushtet si në vijim:

2.1. të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe
të ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent;

2.1. të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.

3. Komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati, i propozon Këshillit drejtues listën e
kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet e konkursit për t‟u zgjedhur.

4. Këshilli drejtues i interviston kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim në
këtë post. Në këto intervista secili kandidat prezanton një vizion gjithëpërfshirës për
zhvillimin e strategjisë së Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.


Neni 28

1. Rektori ka këto përgjegjësi:

1.1. të organizojë, drejtojë dhe menaxhojë Universitetin;

1.2. të veprojë në emër të Universitetit dhe ta përfaqësojë atë para publikut të gjerë;

1.3. të udhëheq personelin akademik;

1.4. të vendosë për rregullat e punës për personelin akademik të Universitetit në
13

kuadër të kornizës së caktuar nga Këshilli Drejtues;

1.5. të punësojë, të delegojë, të nivelizojë, të promovojë, të suspendojë dhe të
përcaktojë kushtet e punës për personel, në pajtim me rregulloret e nxjerra nga
Këshilli drejtues dhe Senati;

1.6. ta kryesojë Senatin;

1.7. të paraqesë para Këshillit drejtues propozime në lidhje me karakterin arsimor
dhe misionin e Universitetit, duke marrë parasysh rekomandimet dhe mendimin e
Senatit;

1.8. të zbatojë vendimet e Këshillit drejtues;

1.9. të menaxhojë buxhetin dhe mjetet në kuadër të shumës së miratuar nga Këshilli
drejtues;

1.10. të prezantojë raportin vjetor të buxhetit për të hyrat dhe shpenzimet për
vlerësim në Këshillin drejtues;

1.11. të nënshkruajë kontrata në emër të Universitetit me palët e treta;

1.12. të nënshkruajë diplomat dhe certifikatat e tjera zyrtare të Universitetit;

1.13. të propozojë kandidatët për postin e prorektorëve, për t‟u zgjedhur nga Këshilli
drejtues;

1.14. të propozojë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm;

1.15. të propozojë një kandidat për këshilltar ligjor të Rektorit nga personeli i UKZ-
së;

1.16. të shpallë të gjithë titujt akademikë;

1.17. të formojë komisione këshillëdhënëse;

1.18. rektori udhëheq me kolegjiumin e dekanëve, të cilin e përbëjnë dekanët e të
gjitha njësive akademike;

1.19. të kryejë të gjitha detyrat e tjera në emër të Universitetit, siç janë përcaktuar me
këtë Statut apo me rregulloret e tjera në fuqi.


Neni 29

Rektori do ta njoftojë Këshillin Drejtues për çdo veprim apo lëshim të Këshillit drejtues, i
cili, sipas mendimit të tij, përbën një shpërdorim të fondeve publike që i janë dhënë. Në rast
14

se Këshilli drejtues nuk vepron për të korrigjuar një veprim të tillë jo të duhur apo lëshim,
atëherë Rektori do t‟ia raportojë drejtpërdrejt këtë veprim ose lëshim MASHT-in. Në raste të
tilla Këshilli drejtues nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim ndaj rektorit, me përjashtim të
rasteve kur vetë MASHT e lejon një gjë të tillë.


Neni 30

Autoriteti i rektorit simbolizohet përmes gjerdanit të Rektorit.


Neni 31

1. Mandati i rektorit mund të përfundojë para kohe në rast të:

1.1. dorëheqjes;

1.2. shkarkimit nga detyra;

1.3. dënimit për vepër penale;

1.4. pensionimit;

1.5. vdekjes.

2. Procedurat për shkarkimin e rektorit mund të iniciohen me shumicën absolute të votave
nga:

2.1. Këshilli drejtues;

2.2. Senati.

3. Procedura për shkarkimin e rektorit përcaktohet me rregulloret e nxjerra nga Këshilli
drejtues. Vendimi i Këshillit drejtues për shkarkim është i vlefshëm me shumicën e
kualifikuar të dy të tretave (2/3) të votave të anëtarëve.

4. Në rast të shkarkimit të rektorit përfundon edhe mandati i prorektorëve.

5. Në rast të shkarkimit, rektori dhe prorektorët e rinj, do të zgjedhen për periudhën e
mbetur të mandatit të rektorit të shkarkuar.

6. Në rastin e shkarkimit të rektorit, apo në çfarëdo rasti të mbetjes vakant të pozitës së
rektorit, Këshilli Drejtues zgjedh ushtruesin e detyrës së rektorit deri në përfundimin e
procedurës të zgjedhjes së rektorit për mandatin e mbetur. Ushtruesi i detyrës së rektorit do të
mbajë postin e rektorit deri në fund të mandatit, në qoftë se deri në shpalljen e zgjedhjeve në
Universitet kanë mbetur jo më shumë se gjashtë (6) muaj. Ushtrues i detyrës së rektorit
zgjedhet personi që i plotëson kushtet e parapara për zgjedhjen e rektorit, sipas nenit 27,
paragrafi 3. të këtij Statuti.
15

Neni 32

1. Rektori ka të drejtë të parashtrojë ankesë në MASHT kundër shkarkimit të tij.

2. Vendimi i MASHT-it është vendim përfundimtar në procedurë administrative.

3. Kundër vendimit të MASHT-it mund të iniciohet procedurë në gjykatën kompetente.


Neni 33
Prorektorët

Universiteti i ka tre (3) prorektorë. Përjashtimisht, me propozim të arsyetuar nga rektori dhe
miratim nga Këshilli Drejtues, ky numër i prorektorëve mund të rritet më së shumti deri në
pesë (5).


Neni 34

1. Detyrat e prorektorëve caktohen nga rektori, në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.
Rektori ka të drejtë t‟u delegojë atyre përgjegjësi të plotë ligjore për një kohë të caktuar.
Përgjegjësi të përbashkëta mund t‟u caktohen prorektorëve në fushat si:

1.1. mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve;

1.2. buxhet, financa dhe infrastrukture;

1.3. bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte;

1.4. hulumtime dhe kërkime shkencore;

1.5. zhvillim akademik dhe cilësi.


Neni 35

Rektori e emëron njërin nga prorektorët për të ushtruar përkohësisht detyrën e rektorit në rast
të pamundësisë apo paaftësisë së përkohshme të rektorit.


Neni 36

1. Rektori propozon listën e emrave për prorektorë nga radha e profesorëve të Universitetit,
pasi ta ketë njoftuar Senatin. Prorektorët zgjedhën me votim të fshehtë nga Këshilli Drejtues
me shumicën absolute të votave, në një radhë votimi. Nëse kandidati i propozuar nuk
zgjedhet atëherë rektori ka të drejtë të propozojë kandidatin e ri.

2. Mandati i prorektorëve është i lidhur me atë të rektorit, me mundësi të rizgjedhjes edhe
16

për një mandat.


Neni 37

1. Mandati i prorektorëve mund të përfundojë para kohe në rast të:

1.1. dorëheqjes;

1.2. shkarkimit nga detyra;

1.3. dënimit për vepër penale;

1.4. pensionimit;

1.5. vdekjes.

2. Rektori mund të fillojë në çdo rast procedurën e shkarkimit të prorektorëve.

3. Procedura për shkarkimin e prorektorit mund të iniciohet me shumicën absolute të votave
edhe nga:

3.1. Këshilli Drejtues;

3.2. Senati.

4. Procedura për shkarkimin e prorektorit përcaktohet në rregulloret e nxjerra nga Këshilli
Drejtues. Vendimi i Këshillit Drejtues për shkarkim bëhet i vlefshëm me shumicën absolute
të votave të anëtarëve.

5. Në rast të shkarkimit të prorektorit, rektori propozon kandidatin e ri për prorektor, i cili
zgjedhet nga Këshilli Drejtues për periudhën e mbetur të mandatit.


Neni 38
Sekretari i përgjithshëm i Universitetit

1. Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit (më tej: Sekretari i Universitetit) është zyrtari më i
lartë administrativ i Universitetit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në
kontratën e tij e cila nënshkruhet nga rektori.

2. Sekretari i Universitetit zgjidhet për një periudhë pesë (5) vjeçare.

3. Sekretari i Universitetit përgjigjet rektorit për të gjitha punët që janë në kuadër të
përgjegjësive të tij.



17

Neni 39

Sekretari i Universitetit zgjedhet nga Këshilli Drejtues, sipas propozimit të rektorit, të bazuar
në raportin e Komisionit profesional të zgjedhur nga rektori, në bazë të konkursit publik.


Neni 40

1. Kandidatët që konkurrojnë për postin e sekretarit të Universitetit duhet të përmbushin këto
kushte:

1.1. të kenë diplomë universitare master ose ekuivalente me më së paku katër (4)vjet
të studimeve në Fakultetin Juridik;

1.2. të kenë pesë (5) vjet përvojë pune profesionale dhe menaxheriale;

1.3. të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese.


Neni 41

1. Sekretari i Universitetit ka këto detyra dhe përgjegjësi:

1.1. është shef i sekretarëve në fakultete;

1.2. është shef i drejtorëve të departamenteve në kuadër të administratës;

1.3. është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;

1.4. është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe rektori.


Neni 42
Senati

Senati i Universitetit është organi më i lartë akademik i Universitetit.


Neni 43

1. Senati përbëhet nga këta anëtarë me të drejtë vote:

1.1. rektori;

1.2. prorektorët;

1.3. dekanët e të gjitha njësive akademike, sipas këtij Statuti;

18

1.4. nga një anëtar i zgjedhur nga personeli akademik i secilës njësi akademike;

1.5. dy anëtarë të zgjedhur nga Parlamenti i studentëve prej radhëve të studentëve të
rregullt të Universitetit. Studentet anëtarë të Senatit duhet të jenë studentë të dalluar
me notë mesatare së paku tetë (8) dhe nuk duhet të jenë përsëritës të vitit akademik;

1.6. një anëtar i zgjedhur nga personeli joakademik.

2. Sekretari i Universitetit është anëtar i përhershëm i Senatit, pa të drejtë vote.


Neni 44

Mandati i anëtarëve nga radha e personelit akademik dhe joakademik të Senatit është katër
(4) vite. Mandati i anëtarëve nga radha e studentëve është një (1) vit, pa të drejtë të
rizgjedhjes. Mandati i tyre fillon më 1 tetor.


Neni 45

Senatin e kryeson rektori. Në mungesë të rektorit Senatin e kryeson prorektori, të cilin e
cakton rektori.


Neni 46

1. Senati nxjerr Rregulloren e punës dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes së
anëtarëve të tij.

2. Rektori cakton procedurat për mbledhjet e Senatit dhe të komisioneve të tij.

3. Për të udhëhequr procedurën e zgjedhjes së organeve qeverisëse dhe menaxhuese të
Universitetit dhe të dekanëve, Senati zgjedh një kryesues të përkohshëm, anëtar i Senatit nga
radha e personelit akademik.

Neni 47

1. Pavarësisht nga përgjegjësitë e Këshillit Drejtues dhe rektorit, Senati është përgjegjës
për:

1.1. çështjet e përgjithshme strategjike, që lidhen me kërkime, studime, mësimdhënie
dhe lëndët në Universitet, duke përfshirë:

1.1.1. kriteret për pranimin e studentëve;

1.1.2. miratimin e propozimeve nga Këshilli i Fakultetit për zgjedhjen dhe
avancimin e personelit akademik;
19

1.1.3. politikat dhe procedurat për vlerësimin dhe mbajtjen e provimeve për
konstatimin e punës akademike të studentëve;

1.1.4. miratimin e përmbajtjes se planprogrameve;

1.1.5. sigurimin e mësimit tërë jetësor;

1.1.6. standardet akademike, vlefshmërinë dhe rishikimin e lëndëve;

1.1.7. sigurimin e cilësisë dhe vlerësimin;

1.1.8. procedurën për dhënien e kualifikimeve dhe të titujve akademikë të
nderit;

1.1.9. procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të studentëve.

1.2. zhvillimin e strategjisë për aktivitetet akademike në Universitet dhe për mjetet e
nevojshme për t‟i mbështetur ato, si dhe ofrimin e këshillave për rektorin dhe
Këshillin Drejtues;

1.3. zhvillimin e politikës së mbrojtjes së pronësisë intelektuale të Universitetit dhe
shfrytëzimin komercial të saj;

1.4. sigurimin e këshillave për çështje të tjera që Këshilli Drejtues ose rektori mund
të kërkojnë nga Senati.


Neni 48

1. Detyrat e Senatit janë:

1.1. të aprovojë Statutin e Universitetit, të propozuar nga Këshilli drejtues;

1.2. të zgjedhë anëtarët e Këshillit drejtues që propozohen nga radhët e Universitetit;

1.3. të formojë Komisionin profesional prej pesë (5) anëtarëve për propozimin e listës
për rektor;

1.4. të miratojë propozimin e Këshillave të njësive akademike për zgjedhjen e dekanëve
dhe prodekanëve;

1.5. të iniciojë procedurën për shkarkimin e dekanëve dhe prodekanëve sipas
procedurës së caktuar me këtë statut;

1.6. të lëshojë vendime për pranimin dhe shuarjen e njësive akademike dhe të
propozojë ndryshime të tjera në status të tyre për miratim nga ana e Këshillit drejtues;

1.7. të miratojë programet e studimeve të njësive akademike;
20

1.8. të përpilojë strategji për zhvillimin akademik të Universitetit;

1.9. të nxjerrë rregullore të përgjithshme për fushat e punës arsimore, kërkimore dhe
artistike;

1.10. të caktojë procedura dhe kritere për vlerësimin e mësimdhënies, punës shkencore
dhe artistike;

1.11. të propozojë kriteret për regjistrimin e studentëve, në përputhje me këtë Statut
dhe Ligjin mbi Arsimin e Lartë;

1.12. të vendosë për kriteret për përjashtimin e studentëve;

1.13. të definojë standardet akademike për ligjërata dhe për sigurim të cilësisë së
mësimeve, në pajtim me këtë Statut;

1.14. të vendosë për kriteret e provimit;

1.15. të përcaktojë përmbajtjen e të gjitha të dhënave akademike dhe dokumentacionit
sipas këtij Statuti;

1.16. të vendosë procedurën për vlerësimin e personelit akademik në përputhje me këtë
Statut;

1.17. të zgjedhë anëtarët për të gjitha komisionet dhe këshillat që i formon Senati;

1.18. të marrë vendimet përfundimtare duke i marrë parasysh kundërshtimet e dhëna
nga këshillat e njësive akademike;

1.19. të vendosë për dhënien e titullit Dr. honoris causa;

1.20. të vendosë për dhënien e titullit Profesor emeritus sipas dispozitave të këtij
Statuti;

1.21. të vendosë për dhënien e titullit Anëtar Nderi i Universitetit;

1.22. të shqyrtojë çështjet, me kërkesë të Këshillit drejtues apo rektorit;

1.23. te shqyrtojë çështjet me propozim të Këshillit të njësisë akademike;

1.24. të shqyrtojë çështjet, me kërkesë të parlamentit të studentëve;

1.25. të nxjerrë rregulloren e punës së Senatit;

1.26. të shqyrtojë çështje të tjera siç përcaktohen nga ky Statut ose me kërkesën e
Këshillit drejtues, rektorit, këshillave të fakulteteve ose Parlamentit Studentor.



21

Neni 49

1. Senati mund të formojë këshilla ose komisione të përkohshme për ta këshilluar atë lidhur
me aspekte të veçanta të punës së tij.

2. Senati ka një komision të përhershëm, të quajtur Komisioni i studimeve, sipas dispozitave
të këtij Statuti.


Neni 50
Struktura organizative

1. Universiteti përbëhet prej:

1.1. njësive akademike;

1.2. njësive organizative.


Neni 51

Njësitë akademike dhe njësitë organizative nuk kanë subjektivitet juridik.


Neni 52
Njësitë akademike

1. Njësitë akademike të Universitetit janë:

1.1. fakulteti;

1.2. fakulteti i shkencave të aplikuara.


Neni 53

Njësitë akademike kanë status të njëjtë sipas dispozitave që rregullojnë organizimin në këtë
Statut.


Neni 54

Njësia akademike vepron në kuadër të kornizës institucionale të Universitetit, duke ofruar
programe të arsimit të lartë, kërkime shkencore ose krijimtari artistike.




22

Neni 55

1. Njësitë akademike krijohen në këtë mënyrë:

1.1. si njësi të reja akademike;

1.2. me anë të integrimit të njësive të tjera akademike;

1.3. me anë të shpërbërjes së njësive të tjera akademike.

2. Vendimin për themelim e njësive akademik e merr Këshilli Drejtues, pas konsultimeve
me Senatin.


Neni 56

1. Parakushtet për të fituar statusin e një njësie akademike janë:

1.1. veprimtaria në një apo në më shumë fusha të veçanta të arsimit akademik, në
kërkime shkencore apo në krijimtari artistike, në kuadër të kornizës institucionale të
Universitetit;

1.2. infrastruktura e mjaftueshme;

1.3. numri i duhur i personelit akademik që mundëson plotësimin e kërkesave
akademike për një periudhë afatgjatë.


Neni 57

1. Njësia akademike humb statusin nëse:

1.1. vlerësohet negativisht nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dy herë radhazi;

1.2. i nënshtrohet integrimit apo shpërbërjes;

1.3. këshilli i kësaj njësie akademike kërkon shkëputjen institucionale nga
Universiteti;

1.4. vendimin përfundimtar për shkëputje e merr Këshilli Drejtues.


Neni 58

Këshilli Drejtues vendos për buxhetin vjetor të njësisë akademike, sipas propozimit të rektorit
dhe dëgjimit buxhetor me njësinë akademike. Gjatë ndarjes së buxhetit duhet të merren
parasysh nevojat e veçanta për obligimet mësimore, kërkimore dhe artistike, si dhe rezultatet
23

e raporteve të mëhershme të punës dhe vlerësimet e njësive akademike.


Neni 59

Njësia akademike ka në dispozicion një përqindje përkatëse vjetore të tarifave të studentëve
për të përmirësuar cilësinë arsimore, si dhe për të mbuluar shërbimet e paparashikuara të
personelit arsimor. Këshilli Drejtues nxjerr rregulloret përkatëse.


Neni 60

1. Për detyrimet arsimore, të cilat financohen nga fondet publike, Universiteti i cakton
njësisë akademike një numër të caktuar të personelit akademik dhe joakademik dhe i siguron
infrastrukturën e duhur në përputhje me detyrimet arsimore të përcaktuara nga Këshilli
Drejtues me propozimin e Senatit.

2. Njësia akademike, si anëtare e Universitetit, është përgjegjëse për zbatimin e programeve
të studimeve të akredituara në kuadër të profilit të saj arsimor dhe në përputhje me dispozitat
që rregullojnë çështjet e arsimit të lartë.

3. Njësia akademike është përgjegjëse për zhvillimin e kërkimeve shkencore dhe për punën
artistike në kuadër të fushëveprimtarisë së saj.

4. Programet interdisiplinare të studimeve, që përfshijnë disa njësi akademike do të
themelohen me vendim të Senatit dhe sipas propozimeve të njësive akademike pjesëmarrëse.

5. Programet interdisiplinare të studimeve, që përfshijnë disa universitete, do të themelohen
me vendim të senateve të universiteteve partnere dhe sipas propozimeve të njësive akademike
pjesëmarrëse.


Neni 61

1. Njësia akademike ka emrin dhe vulën e vet.

2. Njësia akademike mban emblemën dhe emrin e Universitetit brenda emblemës dhe emrit
të vet.


Neni 62
Fakulteti

1. Fakulteti është i angazhuar në disiplinat akademike të:

1.1. arsimimit akademik;

24

1.2. kërkimit shkencor;

1.3. krijimtarisë artistike;

1.4. aktiviteteve të tjera të përcaktuara me këtë Statut.


Neni 63

1. Fakulteti ofron këto lloje të studimeve:

1.1. studime profesionale (aplikative);

1.2. studimet themelore – bachelor;

1.3. studimet master:

1.3.1. master shkencore, dhe

1.3.2. master profesional (studentët që kryejnë masterin profesional nuk mund
të regjistrohen në studimet e doktoratës shkencore).

1.4. Studimet e doktoratës.


Neni 64

1. Në përbërjen e vet Universiteti i ka këto fakultete:

1.1. Fakulteti i Edukimit;

1.2. Fakulteti Juridik;

1.3. Fakulteti Ekonomik;

1.4. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike;

1.5. Fakulteti i Shkencave Aplikative.

2. Me vendimin e Këshillit Drejtues dhe të Senatit mund të themelohen edhe fakultete të
tjera.

Neni 65

1. Pavarësisht prej madhësisë (numrit të përgjithshëm të personelit akademik, numrit të
mjaftueshëm të profesorëve të rregullt, sipas nevojës së fushave të ndryshme akademike dhe
përqindjes së personelit të përhershëm), fakulteti duhet t‟i plotësojë standardet ndërkombëtare
në mënyrë që të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe veprimtari profesionale në të gjitha
fushat shkencore për një periudhë afatgjate.
25

2. Fakulteti e orienton profilin e vet arsimor dhe kërkimor për nevojat e vendit, në
riaftësimin dhe për mësimin gjatë gjithë jetës të profesionistëve, si dhe ofron shërbime
praktike për partnerët vendorë.

3. Fakulteti ka të drejtë të themelojë institute për kërkime praktike në fusha të caktuara,
sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit me donatorët privatë ose publikë, me miratim të
Senatit.

4. Senati nxjerr rregullore mbi organizimin e brendshëm të njësive akademike me
propozim të këshillit të njësisë akademike përkatëse.

5. Njësitë akademike kanë të drejtë të krijojnë këto nivele të nënndarjes hierarkike,
akademike:

5.1. programet studimore (fusha të veçanta të shkencës apo arteve);

5.2. institutet (fusha të specializuara të shkencës apo të arteve);

5.3. njësitë hulumtuese.


Neni 66

1. Fakulteti është përgjegjës për sa vijon:

1.1. t‟i propozojë Senatit programet e studimeve;

1.2. të organizojë mësimdhënien, provimet dhe vlerësimet e studentëve;

1.3. të merret me progresin akademik të studentëve, duke përfshirë shërbimet
akademike të tyre;

1.4. të zhvillojë kërkime shkencore apo krijimtari artistike, sipas standardeve
ndërkombëtare;

1.5. të sigurojë cilësinë, vlerësimin dhe çështjet e raportimit, siç është paraparë me
këtë Statut;

1.6. të përdorë drejt dhe në mënyrë efikase mjetet, siç është paraparë me këtë Statut;

1.7. të merret me çështjet e personelit sipas dispozitave të këtij Statuti;

1.8. të përdorë drejt dhe në mënyrë efikase mjetet e alokuara nga Këshilli Drejtues.




26

Neni 67

1. Çdo fakultet udhëhiqet nga dekani të cilin, sipas vendimit të Senatit, mund ta ndihmojnë
një prodekan.


Neni 68
Dekani dhe Prodekani

1. Dekanët dhe prodekanët zgjedhën nga Këshilli i njësisë akademike me shumicën votave
të anëtarëve të njësisë dhe i propozon Senatit për miratim për një periudhë katërvjeçare, nga
radha e profesorëve të fakultetit përkatës, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat.

2. Kandidatët për postin e dekanit dhe të prodekanit duhet të jenë individë me kualifikime
relevante akademike dhe të kenë aftësi dhe përvojë në udhëheqje, si dhe të kenë së paku
thirrjen e profesorit asistent.

3. Dekani i zgjedhur i propozon Këshillit të njësisë akademike prodekanin, të cilët
zgjedhën në Këshill dhe i përcillen Senatit për miratim.

4. Nëse propozimi i dekanit nuk kalon në Senat, dekani mund të emërojë ushtrues detyre të
prodekanit (UD) derisa të votohet prodekani i ri në Senat, për një kohë jo më të gjatë se 3
(tre) muaj;

5. Për zgjedhjen e dekanit të ri, këshilli i njësisë akademike zgjedh një delegat nga
profesorët e fakultetit, i cili përkohësisht mban mandatin e dekanit në Senat, derisa të
përfundojë procedura e zgjedhjes së dekanit të ri. Pastaj dekani i ri merr mandatin ashtu siç
parashihet me këtë Statut.

6. Mandati i rregullt i dekanit dhe i prodekanit fillon me 1 tetor.


Neni 69

Autoriteti i dekanit simbolizohet me zinxhirin e Dekanit.


Neni 70

1. Mandati i dekanit mund të përfundojë para kohe në rast të:

1.1. dorëheqjes;

1.2. shkarkimit;

1.3. dënimit për vepër penale;

1.4. pensionimit;
27

1.5. vdekjes.

2. Procedura për shkarkimin e dekanit mund të iniciohet nga:

2.1. Këshilli Drejtues;

2.2. Senati;

2.3. Rektori;

2.4. Këshilli i fakultetit përkatës.

3. Procedura dhe arsyet për shkarkimin e dekanit përcaktohen në rregulloren e nxjerrë nga
Senati.

4. Vendimi për shkarkimin e dekanit merret nga Senati, pasi të jetë bërë konsultimi me
këshillin e fakultetit përkatës. Vendimi i Senatit merret me shumicën e kualifikuar të dy të
tretave (2/3) të votave të anëtarëve.

5. Në rast të përfundimit të mandatit të dekanit përfundon edhe mandati i prodekanit.

6. Në rast të përfundimit të mandatit, dekani dhe prodekani i posazgjedhur do të zgjedhen
për periudhën e mbetur të mandatit.


Neni 71

1. Mandati i prodekanit mund të përfundojë para kohe në rast të:

1.1. dorëheqjes;

1.2. shkarkimit;

1.3. dënimit për vepër penale;

1.4. pensionimit;

1.5. vdekjes.

2. Procedura për shkarkimin e prodekanit mund të iniciohet nga:

2.1. Rektori;

2.2. Këshilli i fakultetit përkatës;

2.3. Dekani.

28

3. Vendimi për shkarkim merret nga Senati pasi të jetë konsultuar me dekanin dhe këshillin
e fakultetit përkatës. Vendimi i Senatit për shkarkim nga posti merret me shumicën absolute
të anëtarëve.

4. Në rast të përfundimit të mandatit të prodekanit, dekani propozon kandidatin e ri në
detyrën e prodekanit, i cili zgjedhet për periudhën e mbetur të mandatit të prodekanit të
shkarkuar.


Neni 72

1. Dekani për punën e tij i përgjigjet rektorit. Detyrat e dekanit janë:

1.1. të sigurojë udhëheqje akademike në fushat përkatëse për zhvillimin e mësimit,
punës shkencore dhe artistike në fakultet;

1.2. të sigurojë shfrytëzimin efikas, ekonomik dhe efektiv të mjeteve të alokuara për
fakultetin nga Këshilli Drejtues;

1.3. të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në zbatimin e vendimeve dhe detyrave
të përcaktuara nga Këshilli i Fakultetit;

1.4. të sigurojë informata të mjaftueshme në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve dhe
rezultateve në mësim, në kërkime shkencore dhe në krijimtari artistike për rektorin
dhe Këshillin Drejtues sipas dispozitave të këtij Statuti;

1.5. të përfaqësojë Këshillin e Fakultetit në Senatin e Universitetit;

1.6. t‟i japë këshilla rektorit dhe Senatit për emërimin e personelit akademik në lëndët
e fakultetit;

1.7. të propozojë kandidatin për prodekan;

1.8. t‟i kryejë detyrat e tjera të dekanit që parashihen në këtë Statut.

2. Dekani mund të përfaqësojë Universitetin edhe për çështjet ligjore në emër të fakultetit
vetëm me autorizim të rektorit, të paraparë me rregullore apo me mënyrë tjetër.

3. Dekani i përcakton detyrat e prodekanit.



Neni 73
Këshilli i Fakultetit

1. Çdo fakultet ka Këshillin e Fakultetit.

2. Këshilli i fakultetit ka deri në njëzet anëtarë (20) anëtarë.

29

3. Anëtarët e Këshillit të Fakultetit janë:

3.1. dekani;

3.2. prodekani;

3.3. të gjithë profesorët e rregullt në njësinë akademike janë anëtarë të Këshillit të
Fakultetit.

3.4. anëtarë të Këshillit të Fakultetit janë edhe asistentët me pjesëmarrje tridhjetë për
qind (30%) në raport me profesorët;

3.5. sekretari i fakultetit;

3.6. dy (2) përfaqësues të studentëve, të zgjedhur nga Këshilli i studentëve të
fakultetit;

3.7. një (1) anëtar i zgjedhur nga personeli joakademik i fakultetit;

3.8. në rast se profesorët e rregullt kalojnë numrin njëzet (20), atëherë organizohen
zgjedhjet për Këshillin e Fakultetit.


Neni 74

Mandati i anëtarëve akademikë dhe joakademikë të Këshillit është katër (4) vjet. Mandati i
anëtarëve nga radha e studentëve është një(1) vit. Mandati i tyre fillon më 1 tetor të vitit
zgjedhor.


Neni 75

1. Dekani e kryeson Këshillin e Fakultetit. Në mungesë të dekanit, prodekani kryeson
këshillin.


Neni 76

1. Këshilli i Fakultetit ka këto përgjegjësi dhe detyra:

1.1. të propozojë kandidatin për postin e dekanit për t‟u miratuar nga Senati;

1.2. t‟i japë këshilla dhe propozime Këshillit Drejtues dhe Senatit për të gjitha
çështjet që kanë të bëjnë me fakultetin, personelin e tij, strukturën dhe organizimin e
brendshëm;

1.3. t‟i propozojë Senatit planprogramet dhe ndryshimet në planprograme, të japë
rekomandime në metoda të mësimdhënies, në fusha të studimeve shkencore apo të
punës artistike dhe për çështje të tjera akademike;
30

1.4. të miratojë syllabusët e lëndëve mësimore;

1.5. të miratojë listën e temave të diplomës të studimeve bachelor;

1.6. të miratojë propozimet për tezat e masterit, recensionet e komisioneve vlerësuese
për tezat e masterit;

1.7. të mbikëqyrë progresin e studentëve, si dhe të kërkimeve shkencore apo të
krijimtarisë artistike në fakultet;

1.8. të propozojë numrin dhe të përcaktojë kushtet për regjistrim të studentëve të rinj,
në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Këshilli Drejtues dhe Senati;

1.9. të përcaktojë dhe të zbatojë masat e duhura për sigurimin e cilësisë dhe për
vlerësim në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Senati;

1.10. të hartojë raportet vjetore të punës për rektorin;

1.11. të merret me çështje të tjera që ndërlidhen me çështje akademike;

1.12. të merret me çështje të tjera, të cilat janë të përcaktuara me këtë Statut ose që
kërkohen nga Këshilli Drejtues apo Senati.


Neni 77
Këshilli i studentëve

1. Çdo fakultet ka Këshillin e studentëve. Ky është autoritet që i përfaqëson të gjithë
studentët e fakultetit.

2. Numri i anëtarëve dhe procedura për zgjedhjen e tyre caktohet me rregulloren e nxjerrë
nga Këshilli Drejtues, në pajtim me këtë statut dhe në konsultim me Parlamentin e
Studentëve.

3. Mandati i anëtarëve të Këshillit të studentëve është i kufizuar në dy (2) vite, pa mundësi
për rizgjedhje.


Neni 78

1. Këshilli i studentëve shqyrton dhe vendos për të gjitha çështjet në lidhje me të drejtat
dhe përgjegjësitë e studentëve në fakultet.

2. Këshilli i studentëve realizon interesat e veta, lidhur me mbarëvajtjen e procesit
mësimor, përmes përfaqësuesve të vet në Këshillin e Fakultetit.




31

Neni 79
Njësitë organizative
Biblioteka Qendrore Universitare

1. Biblioteka Qendrore Universitare është njësi organizative në kuadër të UKZ-së.

2. Bibliotekën e udhëheq Drejtori, i cili zgjidhet me konkurs publik sipas Ligjit për
Bibliotekat. Mandati i drejtorit është katër (4) vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për një
mandat.


Neni 80

1. Biblioteka Qendrore Universitare mbledhë, përpunon dhe ofron në përdorim koleksione
mësimore, materiale, informacione dhe shërbime bibliotekare për zhvillimin e veprimtarisë
arsimore, shkencore, si dhe për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve e
mësimdhënësve të tyre.

2. Biblioteka Qendrore Universitare ofron shërbime për studentët dhe personelin mësimor
duke iu dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet
elektronike të informacionit. Ofron shërbime profesionale për bibliotekat e fakulteteve
përkatëse. Veprimtaria e bibliotekave universitare mbështetet në standardet ndërkombëtare
bibliotekare.

3. Biblioteka Qendrore Universitare është pjesë përbërëse e Rrjetit të njësuar Bibliotekar të
Kosovës, me qëllim të zbatimit të standardeve bibliotekare, përgatitjes dhe shpërndarjes së
bazës së të dhënave dhe begatimit e bashkërenditjes së bashkëpunimit ndërbibliotekar.


Neni 81

1. Drejtori udhëheq, organizon dhe mbikëqyrë veprimtarinë dhe funksionimin e bibliotekës.

2. Për punën e tij i raporton dhe i përgjigjet rektorit.


Neni 82

1. Në kuadër të Universitetit mund të themelohen edhe njësi të tjera organizative.

2. Njësitë e tjera organizative themelohen me vendimin e Këshillit Drejtues, ndërkaq
propozimin për themelim mund ta bëjë edhe rektori.




32

Neni 83
Studimet, programet dhe organizimi i studimeve

1. Studimet në Universitet përcaktohen në kuadër të programeve të studimeve.

2. Përmbajtja e programeve për të gjitha llojet e studimeve të përfshira në këtë Statut bëhet
në bazë të raporteve dhe rregulloreve të përgatitura nga Këshillat e Fakulteteve, në bazë të
sugjerimeve të Komisionit të Studimeve dhe miratohen nga Senati, në pajtim me nenin 16,
paragrafin 4. të Ligjit për Arsim të Lartë të Republikës së Kosovës dhe në harmoni me
standardet e përcaktuara nga MASHT-i.

3. Programet e studimit mund të realizohen nëpërmjet procesit të drejtpërdrejtë
(pjesëmarrje fizike e profesorëve dhe studentëve), procesit online (në distancë) dhe me
korrespondencë.


Neni 84

1. Universiteti ofron këto lloje të studimeve:

1.1. studimet themelore – profesionale (aplikative);

1.2. studimet themelore - bachelor;

1.3. studimet master: profesionale dhe shkencore (të diplomuarit në master
profesional nuk mund të regjistrohen në studimet e doktoratës shkencore);

1.4. studimet e doktoratës.


Neni 85

1. Universiteti ofron programe të studimeve akademike në këto fusha:

1.1. në shkencat sociale dhe humane;

1.2. në shkencat e edukimit;

1.3. në shkencat teknike dhe të inxhinierisë;

1.4. në shkencat natyrore, matematike dhe bioteknikë;

1.5. në mjekësi, infermieri, mami;

1.6. në shkencat aplikative;

1.7. në arte;

33

1.8. në ekonomi;

1.9. në drejtësi;

1.10. dhe në fushat e tjera studimore, të miratuara nga Këshilli Drejtues.


Neni 86

1. Programet e studimit përmbajnë:

1.1. titullin e studimit;

1.2. llojin e studimit;

1.3. thirrjen akademike (titullin akademik) që e fiton studenti;

1.4. kushtet për regjistrim;

1.5. objektivat dhe rezultatet;

1.6. hollësitë për planprogramin;

1.7. vlera në pikë sipas ECTS (lëndët, punimi i diplomës);

1.8. kushtet për studime individuale.

2. Përmbajtjet obligative të planprogramit përcaktohen me rregullore të nxjerra nga Senati.


Neni 87

1. Studimet themelore profesionale (aplikative) zgjasin nga një deri në tre (3) vjet, që
kërkojnë nga gjashtëdhjetë deri njëqind e tetëdhjetë (60-180) ECTS.

2. Studimet bachelor zgjasin tri (3) vite, që kërkojnë njëqind e tetëdhjetë (180) ECTS dhe
katër (4) vite, që kërkojnë dyqind e katërdhjetë (240) ECTS-së.

3. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve bachelor fitohet thirrja akademike Bachelor
i Shkencës apo Bachelor i Arteve.


Neni 88

1. Studimet master zgjasin një (1) vit, që kërkojnë gjashtëdhjetë (60) ECTS dhe dy (2 ) vjet
që kërkojnë njëqind e njëzet (120) ECTS.

2. Përfundimi me sukses i studimeve themelore – bachelor është kusht për regjistrimin e
studimeve master.
34

3. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve master fitohet thirrja akademike Master i
Shkencës, Master Profesional apo Master i Arteve.


Neni 89

1. Studimet e doktoratës janë studimet më të larta akademike.

2. Studimet e doktoratës zgjasin zakonisht tri (3) vjet dhe kërkojnë njëqind e tetëdhjetë
(180) ECTS dhe përfundim me sukses të studimeve të mëparshme (bachelor dhe master) me
më së paku treqind (300) ECTS.

3. Kusht për fitimin e titullit doktor shkence është përfundimi me sukses i studimeve të
doktoratës përfshirë publikimin e së paku një (1) punimi shkencor në revistat ndërkombëtare
me impakt faktor dhe mbrojtja me sukses e tezës së doktoratës para komisionit të mbrojtjes.


Neni 90

1. Njësitë akademike të Universitetit kanë të drejtë të themelojnë programe të veçanta për
studim brendapërbrenda Kornizës së Bolonjës (bachelor-master-doktoratë):

1.1. për programet dylëndore të studimeve;

1.2. për programet ndërdisiplinare të studimeve;

1.3. për programet e përbashkëta të studimeve.


Neni 91

1. Programet dylëndore të studimeve ofrohen nga njësitë akademike në një program të
përbashkët të studimeve dhe përmbajnë dy fusha të studimeve të po kësaj njësie.

2. Përgjegjësitë e secilit partner kontribuues përcaktohen në programin e studimeve.

3. Programin e studimeve e propozon Këshilli i njësisë akademike dhe aprovohet nga
Senati.

4. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve fitohet diploma e përbashkët dhe studenti i
diplomuar fiton thirrjen profesionale në të dy fushat e studimit.


Neni 92

1. Programet e studimeve ndërdisiplinare përcaktohen nga Senati, ndërsa propozohen nga
dy apo më shumë njësi akademike për të tri (3) nivelet e studimit.

35

2. Përgjegjësitë e secilit partner përcaktohen në programin e studimit.

3. Senati themelon Komisionin për studime ndërdisiplinare, i përbërë nga përfaqësuesit e
njësive akademike të programit dhe nga Dekanët ex officio, përgjegjës për:

3.1. zhvillimin e programit të studimeve;

3.2. çështjet organizative dhe teknike;

3.3. procedurat për realizim.

4. Senati merr vendimin përfundimtar për të gjitha rregulloret e studimeve, të propozuara
nga Komisioni i studimeve ndërdisiplinare.


Neni 93
Programet dhe komisionet e përbashkëta të sudimeve ndëruniversitare

1. Programet e përbashkëta të studimeve mund të zhvillohen në mes të UKZ-së dhe
universiteteve të tjera, në bazë të kontratave për partneritet.

2. Programet e përbashkëta të studimeve përcaktohen nga Senati dhe ofrohen nga njësitë
akademike për të tri (3) nivelet e studimeve.

3. Obligimet e secilit institucion partner përcaktohen në programin e studimeve në bazë të
marrëveshjes së përbashkët institucionale.

4. Senati zgjedh anëtarët e komisionin të studimeve të përbashkëta ndëruniversitare, i
përbërë nga një përfaqësues i njësive akademike që e themelojnë programin dhe Dekanët ex-
officio, përgjegjës për:

4.1. zhvillimin e programit të studimeve;

4.2. çështjet organizative dhe teknike;

4.3. procedurat për realizim.

5. Të gjitha propozimet e Komisionit të studimeve të përbashkëta duhet të aprovohen nga
këshillat e të gjitha njësive akademike të të gjitha universiteteve, të cilat kontribuojnë në
studim.

6. Senati merr vendimin përfundimtar për të gjitha rregulloret e studimeve, të propozuara
nga Komisioni i studimeve të përbashkëta.



36

Neni 94

1. Njësitë akademike kanë të drejtë të ofrojnë lëndë akademike për publikun në tërësi.

2. Lëndët universitare përfshijnë:

2.1. kurse bazë;

2.2. kurse të specializuara;

2.3. seminare;

2.4. shkolla verore.

3. Planprogramet, parakushtet për vijim dhe çështjet e tjera organizative aprovohen nga
këshillat e njësive akademike, sipas propozimeve të profesorit, i cili është përgjegjës për
lëndën. Vendimi përfundimtar merret nga Senati.

4. Me përfundimin e suksesshëm të kursit universitar fitohet certifikata e nënshkruar nga
dekani i njësisë akademike në të cilën është zhvilluar lënda dhe nga profesori përgjegjës për
lëndën.


Neni 95
Komisionet e studimeve

1. Komisioni i përhershëm i studimeve themelohet nga Senati i Universitetit.

2. Komisioni i studimeve i fakultetit themelohet në çdo njësi akademike të Universitetit, si
organ këshillëdhënës për këshillin e fakultetit.

3. Anëtarët e komisionit të studimeve nuk duhet të jenë doemos anëtarë të Senatit apo të
këshillit të njësisë akademike.


Neni 96

1. Komisioni i studimeve i fakultetit është përgjegjës për:

1.1. hartimin e propozimeve të programeve të reja të studimeve;

1.2. përshtatjen dhe ndryshimin e programeve ekzistuese të studimit;

1.3. rishikimin e vazhdueshëm të teksteve universitare;

1.4. kërkesat për ndërrimin e programeve të studimeve nga studentët;

1.5. përgatitjen e lëndës për ankesat e studentëve;


37

1.6. vlerësimin e studentëve.

2. Komisionet e studimeve zhvillojnë, komentojnë, vlerësojnë dhe propozojnë zgjidhje për
të gjitha çështjet akademike për të cilat vendos Këshilli akademik i fakultetit, përkatësisht
Senati.

3. Senati miraton rregullore të punës për punët për komisionet e studimeve.


Neni 97

1. Komisioni i studimeve i fakultetit ka këtë përbërje:

1.1. prodekani (kryesues);

1.2. dy profesorë;

1.3. një asistent;

1.4. një student me notë mesatare së paku tetë (8) dhe të jetë jo përsëritës.

2. Komisioni i Përhershëm i Studimeve i themeluar nga Senati ka këtë përbërje:

2.1. Prorektori për mësim (kryesues);

2.2. nga një profesor prej çdo njësie akademike;

2.3. një asistent;

2.4. dy studentë me note mesatare se paku tete (8) dhe të jenë jo përsëritës.

3. Anëtarët e personelit akademik për komisionin e studimeve zgjedhën nga Senati ose
Këshilli i njësisë akademike.

4. Anëtari student i komisionit të studimeve zgjedhët nga Parlamenti i Studentëve,
respektivisht Këshilli i studentëve.

5. Kohëzgjatja e mandatit është në pajtim me rregulloret e Senatit për anëtarët, ashtu siç
është e përcaktuar në këtë Statut.


Neni 98
Pranimi në studime

1. Secili kandidat që e kalon testin e maturës, ka të drejtën për të konkurruar për studime në
UKZ, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Kushtet për pranim në studimet themelore – bachelor në Universitet janë:

38

2.1. përfundimi me sukses i shkollës së mesme në Kosovë, i vërtetuar me diplomë;

2.2. përfundimi me sukses i shkollës fillore dhe të mesme me së paku dymbëdhjetë
(12) vjet të shkollimit të vërtetuar me diplomë përkatëse;

2.3. përfundimi me sukses i shkollës fillore dhe të mesme me së paku dymbëdhjetë
(12) vjet të shkollimit vërtetuar me diplomë përkatëse, të fituar në botën e jashtme, në
qoftë se është bërë barasvlerësimi me diplomën e maturës. Vendimi për njohjen e
diplomës dhe barasvlerën merret nga MASHT.

3. Senati nxjerr rregullore, të cilat përcaktojnë në hollësi kushtet dhe kriteret për regjistrim
në studimet themelore – bachelor.

4. Për fusha të veçanta studimi, Universiteti organizon provime shtesë - provim pranues
për disa lëndë, në procedurën e pranimit të studentëve, të cilat duhet të aprovohen nga
MASHT. Në këtë rast studenti duhet të kalojë me sukses provimin pranues për regjistrim në
vitin e parë të studimeve.

Neni 99

1. Studentët në studime master pranohen mbi bazën e konkurrimit, sipas rezultateve të
studimeve paraprake dhe ekuivalencës së tyre, sikurse përcaktohet në Ligjin për Arsimin e
Lartë.

2. Studentet të cilët kanë përfunduar studimet paraprake lejohen te hyjnë ne konkurrencë
të barabartë për pranim në studime Master apo doktoratë nga të gjitha institucionet e arsimit
të lartë në Kosovë.

3. Kriteret e posaçme për pranim në studimet master caktohen nga Senati, në përputhje me
dispozitat e këtij Statuti.

4. Për programet e përbashkëta studimore kriteret për pranim caktohen nga senatet e
universiteteve partnere, në përputhje me dispozitat e statuteve të tyre.


Neni 100

1. Numri i vendeve për studime Bachelor, master dhe doktoratë përcaktohet nga Senati për
çdo vit të parë të studimit në secilën njësi akademike, me propozimin e këshillit përkatës në
harmoni me strategjinë e zhvillimit të Universitetit. Vendimi bazohet në numrin e
përgjithshëm të studentëve që do të shkollohen me shpenzime publike të ofruara nga ana e
Ministrisë.

2. Studentëve me korrespondencë, të studimeve bachelor dhe master, të cilët nuk
financohen nga fondet publike, por që arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësim, mund t‟iu
akordohet një vend studimi, i cili financohet nga fondet publike nga viti i dytë i studimit ose
në vitin vijues të studimit. Kushtet dhe kriteret për të fituar këtë të drejtë përcaktohen me
39

rregullore.

Neni 101

Rregullat për shpalljen e konkursit dhe kriteret për regjistrim nxirren nga Senati.


Neni 102

1. Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve bachelor, studimeve
master dhe studimeve të doktoratës mund të ankohen, sipas rregullores në fuqi.

2. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni prej pesë (5) anëtarëve,
kryesuar nga prorektori për mësim dhe çështje të studentëve dhe me anëtarë të tjerë të
emëruar nga rektori.


Neni 103
Përcaktimi i suksesit akademik

1. Për përcaktimin e suksesit akademik duhet të aplikohen së pakut tri nga këto metoda
vlerësimi:

1.1. provimi (me shkrim dhe me gojë);

1.2. kolokuiumi;

1.3. punimi seminarik;

1.4. praktika profesionale;

1.5. vlerësimi i detyrave të kryera nga studenti (në shtëpi ose në klasë);

1.6. testi praktik gjatë ushtrimeve;

1.7. interpretimi dhe prezantimi i krijimtarisë artistike dhe i punëve të tjera.


Neni 104

1. Të gjitha njësitë akademike të Universitetit do të zbatojnë këto nota për të përshkruar
nivelin e suksesit në provime:

1.1. dhjetë (10) dhe nëntë ( 9) (shkëlqyeshëm);

1.2. tetë (8) (shumë mirë);

1.3. shtatë (7) (mirë);
40

1.4. gjashtë (6) ( mjaftueshëm);

1.5. pesë (5) (pamjaftueshëm).

2. Kandidati kalon provimin me sukses me notat gjashtë deri dhjetë ( 6 – 10).

3. Senati nxjerr rregulloren për përcaktimin e kritereve të hollësishme për notim.


Neni 105

1. Provimet shërbejnë si mënyrë e rregullt e vlerësimit të dijes.

2. Provimet organizohen veç e veç për çdo lëndë ose kombinohen për më shumë lëndë në
pajtim me programin e studimeve (provim me komision).

3. Provimet janë publike dhe mbahen në njërën nga këto mënyra:

3.1. me shkrim;

3.2. me gojë;

3.3. me shkrim dhe me gojë;

3.4. praktikë.

4. Te provimet e kombinuara me gojë dhe me shkrim diferenca kohore nuk mund të jetë më
e gjatë se shtatë (7) ditë.

5. Provimet vlerësohen nga një pyetës ose nga një komision për provime.

6. Provimet mund të mbahen nga një komision për provime nëse:

6.1. studenti është ankuar;

6.2. është caktuar me programin e studimeve.

7. Procedura e mbajtjes së provimit është e përcaktuar me programin e studimit.

8. Mënyra e përcaktimit të dijes dhe të dhënies së provimit do të përcaktohet me programin
mësimor të lëndës - syllabus.


Neni 106

1. Provimet për studimet bachelor dhe master mbahen gjatë afatit të provimeve.

2. Afatet e provimeve përfshijnë afatin e dimrit (janarit), pranverës (qershorit) dhe vjeshtës
(shtatorit). Periudha e saktë për çdo afat është e përcaktuar me kalendarin e përgjithshëm të
41

studimeve, i cili është i pranuar nga Senati dhe i hapur për publikun. Hollësitë rreth datës së
fillimit dhe përfundimit të secilit afat të provimeve përcaktohen nga këshillat akademike e
njësive akademike.

3. Senati mund të vendosë edhe për afate shtesë të provimeve.

4. Oraret e afateve të provimeve, ku janë të përfshira oraret ditore, shpallen në fillim të vitit
akademik.

5. Oraret e provimeve do të përcaktohen në atë mënyrë që studenti të mos ketë më shumë
se një (1) provim në ditë.

6. Oraret e provimeve, pasi të jenë shpallur, janë detyruese, si për profesorin, ashtu edhe
për studentin.


Neni 107

Provimet në studimet e doktoratës mund të mbahen gjatë gjithë vitit akademik sipas
marrëveshjes individuale ndërmjet pyetësit dhe studentit.


Neni 108

1. Koha e paraqitjes së provimit do të fillojë katër (4) javë deri në tetë (8) ditë para afatit të
provimeve.

2. Orari i provimit shpallet jo më vonë se tetë (8) ditë para fillimit të afatit të provimeve.

3. Në të gjitha rastet kur studenti mungon ose tërhiqet nga provimi, provimi konsiderohet
që ka dështuar (është notuar me pesë ( 5)).

4. Me kërkesë të tij, studentit mund t‟i lejohet, nga dekani i njësisë akademike, që të hyjë
më herët në provim, po qe se merr pjesë në një program ndërkombëtar për shkëmbim të
studimeve ose është duke bërë mësimin praktik jashtë vendit, gjatë periudhës së caktuar për
provim.


Neni 109

1. Studenti ka të drejtë të parashtrojë ankesë me shkrim dekanit të njësisë akademike
kundër notës së marrë. Ankesa duhet të parashtrohet brenda dy (2) ditëve të punës pasi të jenë
shpallur rezultatet.

2. Ankesa mund të bëhet për këto arsye:

2.1. për provimin me shkrim - parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me shkrim;

42

2.2. për provimin me gojë - parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me gojë;

2.3. për provimin e kombinuar me shkrim dhe me gojë:

2.4. parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me shkrim, para hyrjes në provimin
me gojë;

2.5. parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me gojë që nënkupton se është
pranuar nota nga provimi me shkrim.

3. Pas pranimit me kohë të ankesës, dekani i njësisë akademike e vlerëson pretendimet nga
ankesa dhe nëse e vlerëson të arsyeshme formon komisionin e provimit brenda dy (2) ditëve
të punës, pasi të jetë pranuar ankesa dhe emëron tre (3) profesorë, por pa pyetësin kundër
notës së të cilit është ankuar studenti.

4. Në rast se përsëritet provimi me gojë, vlerësimi nga komisioni bëhet në ditën vijuese të
punës pasi të jetë caktuar komisioni.

5. Në rast të ankesës kundër notës në provimin me shkrim, provimi me shkrim do të
rishqyrtohet nga komisioni në ditën vijuese të punës pasi të jetë caktuar komisioni.

6. Nuk mund të parashtrohet ankesë kundër vlerësimit të komisionit.

7. Testet nga provimet lidhur me vlerësimin e studentëve ruhen së pakut gjashtë (6) muaj.


Neni 110

1. Studenti ka të drejtë të riprovohet në lëndën të cilën nuk e ka dhënë.

2. Sipas rregullës, studenti ka të drejtë të hyjë më së shumti tri (3) herë në provimin të cilin
nuk e ka dhënë.

3. Studentit pasi të ankohet, me një arsyetim të bazuar, mund t‟i lejohet nga dekani i njësisë
akademike që të hyjë në provim për të katërtën herë. Provimi pastaj mund të mbahet para
komisionit prej tre (3) anëtarësh, të cilët janë të emëruar nga dekani i njësisë akademike.

4. Në rast se sërish regjistrohet viti i njëjtë, nuk merret parasysh numri i mëparshëm i
provimeve të dështuara të studentit.

5. Në rast se studenti sërish dështon katër (4) herë në provim gjatë vitit të përsëritur, ai
mund të humbë statusin e studentit të rregullt në programin e caktuar të studimeve.

6. Studenti mund të rifitojë statusin e studentit, në qoftë se paraqitet në një program të ri të
studimeve. Vendimi mbi rifitimin e statusit të studentit përcakton provimet dhe të tjera që i
pranohen studentit dhe obligimet e studentit në programin e ri të studimeve.




43

Neni 111

1. Pas përfundimit të semestrit të fundit, të rregullt, të studimeve bachelor apo master,
studentit do t‟i caktohet një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajve për t‟i përfunduar
provimet (periudha e diplomimit).

2. Studenti mund të kërkojë një (1) herë nga dekani i njësisë akademike për vazhdimin e
periudhës së diplomimit edhe për dymbëdhjetë (12) muaj të tjerë.


Neni 112
Punimi i diplomës për bachelor dhe master

1. Programet e studimeve bachelor përfundojnë me punimin e diplomës për bachelor ose
me provim para komisionit, në pajtim me programet e tyre të studimeve.

2. Punimi i diplomës për bachelor punohet individualisht nga studenti, duke vërtetuar se
aftësitë teorike të arritura gjatë kohës së studimit mund të shfrytëzohen me sukses për
zgjidhjen e problemeve praktike në fushat e caktuara shkencore.

3. Punimi i diplomës për bachelor mund të punohet bashkë nga dy(2) ose tre(3) studentë
(grup hulumtues) dhe aty duhet të shënohet qartë kontributi i secilit kandidat.

4. Për kërkesën për punimin e diplomës për bachelor nga dy (2) ose tre (3) studentë
vendos Këshilli i njësisë akademike.

5. Procedura për aplikim, punim, mbrojtje dhe vlerësim të punimit të diplomës për
bachelor përcaktohet nga Këshilli akademik i njësisë akademike;

6. Para mbrojtës së punimit të diplomës, studenti nënshkruan deklaratën nën betim që punimi
është origjinal, nëse vërtetohet e kundërta thirrja revokohet.


Neni 113

1. Programet e studimeve master përfundojnë me punimin e tezës për master, në pajtim
me programet e studimeve.

2. Punimi për master punohet individualisht nga studenti, duke vërtetuar se aftësitë teorike
të arritura gjatë kohës së studimit mund të aplikohen me sukses për zgjidhjen e problemeve
komplekse kërkimore në fushat e caktuara shkencore.

3. Punimi i diplomës për master punohet nga dy (2) ose tre (3) studentë (grupi kërkimor)
dhe aty duhet të shënohet qartë kontributi i secilit kandidat.

4. Aplikimi për punimin e diplomës për master nga dy (2) ose tre (3) studentë vendoset
nga Këshilli akademik i njësisë akademike.

5. Procedura për paraqitje, punim, mbrojtje dhe vlerësim të punimit të diplomës për master
44

përcaktohet nga Këshilli i njësisë akademike.


Neni 114
Studimet e doktoratës

1. Studimet e doktoratës propozohen nga njësitë akademike në fushat e tyre përkatëse dhe
aprovohen në Senat.

2. Studimet e doktoratës mund të themelohen dhe të realizohen vetëm në ata lëmenj
shkencorë në të cilët institucioni përgjegjës ka kontratë të nënshkruar për marrëdhënie pune
të përhershme me më së paku gjysmën e numrit të mësimdhënësve dhe nëse në ata lëmenj
shkencorë mund t‟u përgjigjen kërkesave hulumtuese mësimdhënëse dhe atyre të punës të
mentorëve në masë mbi dy të tretat (2/3) e nevojave.

3. Profesorët në studimet e doktoratës mentorojnë doktorantët vetëm nëse janë të fushës së
ngushtë të studimeve.

4. Institucioni përgjegjës që organizon studimet e doktoratës duhet të ketë arritje të
pranuara kombëtare dhe ndërkombëtare në kërkimet shkencore ose artistike, përkatësisht në
krijimtarinë artistike.

5. Me qëllim të sigurimit të cilësisë dhe nxitjes së lëvizshmërisë së doktorantëve dhe të
profesorëve, studimet e doktoratës janë të hapura për çdo formë të bashkëpunimit me
institucione të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.


Neni 115

1. Në kuadër të studimeve të doktoratës formohet Këshilli i studimeve të doktoratës, si
këshill i përhershëm i Senatit të UKZ–së.

2. Në kuadër të njësisë akademike - fakultetit që organizon studime të doktoratës formohet
Këshilli i Studimeve të Doktoratës, si këshill i përhershëm.

3. Përbërja e këshillave të studimeve të doktoratës rregullohet me rregulloren për studimet
e doktoratës të Universitetit.


Neni 116

Disertacioni i doktoratës është një punim shkencor i shkruar nga kandidati, i cili shtjellon në
mënyrë origjinale dhe unike një apo më shumë tema përkatëse shkencore dhe i cili i
nënshtrohet vlerësimit publik shkencor ose artistik.


Neni 117

1. Pranimi i studentëve në studimet e doktoratës bëhet nëpërmes konkursit publik të cilin e
45

shpall Universiteti.

2. Të drejtë konkurrimi për regjistrim në studimet e doktoratës kanë:

2.1. të diplomuarit me titullin akademik magjistër i shkencës përkatëse;

2.2. të diplomuarit me titullin akademik master i shkencës dhe master i arteve;

2.3. të diplomuarit në studimet themelore pesë deri gjashtë (5-6) vjeçare të mjekësisë.

3. Kushtet për pranim dhe kriteret për vlerësimin e kandidatëve në studimet e doktoratës i
cakton Senati i UKZ, në pajtim me këtë Statut dhe Rregulloren për studimet e doktoratës.


Neni 118

1. Studimet e doktoratës organizohen në gjashtë (6) semestra.

2. Për studentët që kanë mbaruar magjistraturën shkencore ose studimet në sistemin katër
plus dy (4+2) me treqind e gjashtëdhjetë (360) ECTS, studimet zgjasin dy (2) vjet, ndërkaq
magjistratura dhe ECTS u ekuivalentohen me sistemin e krediteve deri në një të tretat (1/3) e
numrit të përgjithshëm të krediteve të parapara.


Neni 119

1. Gjatë vitit të parë të studimeve të doktoratës, doktoranti propozon mentorin dhe temën.

2. Mentori zgjedhet nga radhët e profesorëve të rregullt dhe profesorëve të asocuar të
fushës së njëjtë shkencore, i cili duhet të ketë marrëdhënie të rregullt pune në Universitet.
Përjashtimisht me kërkesë të Këshillit të njësisë akademike për mentor mund të angazhohet
edhe mësimdhënëse me titull akademik profesor asistent, nëse ka së paku tri punime të
botuara në revista me rencension ndërkombëtar në lëmin të cilën e udhëheq doktorantin.
Mund të propozohet edhe një bashkëmentor nga një universitet tjetër.

3. Doktoranti fillon procedurën e paraqitjes së projekt-propozimit të temës së doktoratës
me dorëzimin e fletëparaqitjes, e cila përmban shënimet personale të doktorantit, jetëshkrimin
dhe listën e punimeve të doktorantit, titullin e temës së propozuar, të dhënat për mentorin e
propozuar dhe kompetencat e tij, arsyeshmërinë e temës dhe pritjet e kontributit shkencor
origjinal të hulumtimit të propozuar, vlerësimin e shpenzimeve të hulumtimit, si dhe
deklaratën se nuk ka paraqitur punim doktorate me të njëjtën temë në studime të tjera
universitare, përkatësisht në ndonjë universitet tjetër. Tema e punimit të doktoratës paraqitet
në formular të Universitetit.

4. Këshilli i njësisë akademike, me propozim të Këshillit të Studimeve të Doktoratës,
emëron komisionin për vlerësimin e temës dhe propozimin e mentorit në afat prej një muaji
nga data e protokollimit të kërkesës së parashtruar. Ky komision përbëhet prej treanëtarësh,
nga të cilët së paku një (1) anëtar nuk duhet të jetë mësimdhënës i studimeve në fjalë e as i
punësuar në njësinë akademike, e cila është institucion përgjegjës i studimeve. Mentori i
propozuar nuk mund të emërohet për kryetar të komisionit.
46

5. Komisioni për vlerësimin e temës jep vlerësimin për kontributin shkencor origjinal ose
për kontributin artistik origjinal dhe për zbatueshmërinë e kërkimit në pikëpamje financiare
dhe organizative, si dhe bën propozimin e mentorit, më së largu një (1) muaj pas paraqitjes së
kërkesës.

6. Këshilli i Studimeve të Doktoratës i njësisë akademike duhet doemos të shqyrtojë
propozimin e komisionit për vlerësim të temës dhe propozim të mentorit në semestrin e tretë
të studimeve të doktoratës.

7. Projektpropozimi i punimit të doktoratës mbrohet para Këshillit të Studimeve të
Doktoratës të njësisë akademike, komisionit për vlerësim dhe mentorit të propozuar,
pesëmbëdhjetë (15) ditë pas dorëzimit të raportit të Komisionit për vlerësim.

8. Këshilli i njësisë akademike, me propozim të Këshillit të Studimeve të Doktoratës, ia
propozon temën dhe mentorin për miratim Senatit të Universitetit. Senati duhet të vendosë
rreth propozimit për disertacion brenda dy (2) muajve pas kërkesës:

8.1. të pranojë propozimin origjinal;

8.2. të kërkojë nga kandidati që të zgjerojë apo ndryshojë temën;

8.3. të kërkojë nga këshilli i njësisë akademike të propozojë tjetër mentor.


Neni 120

1. Kandidati për disertacion duhet t‟ia dorëzojë Këshillit të njësisë akademike punimin e
kompletuar të doktoratës për vlerësim brenda tri (3) vjetëve nga dita kur është pranuar tema
nga Senati i UKZ-së. Kandidati paraprakisht duhet të sigurojë pëlqimin dhe mendimin e
mentorit, të shkruar dhe të nënshkruar për hulumtimin e kryer dhe kontributin e arritur
shkencor origjinal.

2. Kandidati mund të kërkojë nga Këshilli i njësisë akademike që t‟i vazhdohet periudha e
disertacionit ose e kërkimeve edhe për një (1) vit.

3. Në rast se kandidati nuk e dorëzon punimin e kompletuar të doktoratës për vlerësim
brenda periudhës së rregullt ose të vazhduar të disertacionit, konsiderohet se kandidati heq
dorë nga tema e caktuar e disertacionit.


Neni 121

1. Pasi kandidati ta ketë dorëzuar disertacionin e kompletuar, Këshilli i njësisë akademike
në propozim të Këshillit të Studimeve të Doktoratës, në afat prej një (1) muaji nga dita e
dorëzimit të punimit për vlerësim, duhet të formojë komisionin në përbërje prej tre (3)
anëtarëve për vlerësimin e punimit të doktoratës. Anëtarët e Komisionit për vlerësimin e
punimit të doktoratës patjetër duhet të kenë së paku titullin akademik profesor asistent.

2. Së paku një (1) anëtar nuk është mësimdhënës në studime të doktoratës, e as i punësuar
në fakultet, i cili është institucion përgjegjës i studimeve, ndërsa sipas mundësive është i
47

punësuar në ndonjë tjetër universitet të Kosovës apo në ndonjë universitet jashtë Kosovës.
Mentori nuk mund të jetë anëtar i Komisionit për vlerësimin e punimit.

3. Komisioni është i obliguar të bëjë një vlerësim të plotë të disertacionit brenda dy (2)
muajve, duke përfshirë këtu raportin me shkrim dhe sugjerimin për vlerësim. Raporti i
komisionit i drejtohet Këshillit të njësisë akademike.

4. Këshilli i njësisë akademike, pas raportit të komisionit, vendos për:

4.1. pranimin e disertacionit në versionin e ofruar;

4.2. refuzimin e disertacionit për shkak të dështimit;

4.3. kthimin prapa të disertacionin për plotësim apo për ndryshim.

5. Në rast se disertacioni kthehet për plotësim apo për ndryshim, Këshilli i njësisë
akademike cakton periudhën e përshtatshme, që duhet të jetë periudhë prej më së paku dy (2)
muaj dhe më së shumti gjashtë (6) muaj.

6. Disertacioni i plotësuar apo i ndryshuar duhet t‟i dorëzohet Këshillit të njësisë
akademike bashkë me mendimin e mentorit a mentorëve.

7. Me rastin e miratimit të raportit të Komisionit për vlerësim Këshilli i njësisë akademike
formon komisionin për mbrojtje të doktoratës. Komisioni për mbrojtje të punimit të
doktoratës përbëhet nga tre (3) anëtarë. Komisioni për mbrojtje të punimit të doktoratës mund
të jetë i njëjti komision i cili e ka bërë vlerësimin e punimit të doktoratës.

8. Vendimi i Këshillit të njësisë akademike për aprovimin e disertacionit duhet të
ratifikohet nga Senati.


Neni 122

1. Pasi të jetë konfirmuar nga Senati aprovimi i disertacionit, brenda dy (2) muajve do të
mbahet mbrojtja e disertacionit. Data e mbrojtjes caktohet nga dekani i njësisë akademike, në
pajtim me Komisionin për disertacion.

2. Gjatë mbrojtjes publike të disertacionit do të mbahet procesverbali nga sekretari i
komisionit, i cili caktohet nga dekani i njësisë akademike.


Neni 123

1. Pas përfundimit të suksesshëm të mbrojtjes së disertacionit, kandidati fiton titullin
akademik Doktor i Shkencave (Dr. Sc.) apo ekuivalente, siç definohet në rregulloret e
veçanta të nxjerra nga Senati.

2. Me propozimin e dekanit të njësisë akademike, ku kandidati ka mbrojtur me sukses
48

punimin e disertacionit, rektori i jep gradën shkencore (thirrjen shkencore) në mënyrë
ceremoniale.

3. Ceremonia do të jetë publike dhe formale. Procedura e ceremonisë do të përcaktohet me
rregulla të veçanta të nxjerrë nga Senati.


Neni 124

1. Dokumenti i diplomës së doktorit të shkencës përmban:

1.1. emrin e Universitetit;

1.2. emrin e njësisë akademike ku është mbrojtur punimi i disertacionit;

1.3. emrin, mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes së kandidatit;

1.4. titullin e punimit të disertacionit;

1.5. datën e mbrojtjes së punimit të disertacionit.

2. Dokumenti i diplomës nënshkruhet nga rektori dhe dekani i njësisë akademike ku është
mbrojtur me sukses punimi i disertacionit.

3. Dokumenti i diplomës vërtetohet me vulën e Universitetit.

4. Forma dhe elementet e tjera të dokumentit të diplomës do të përcaktohen në një
rregullore të veçantë të nxjerrë nga MASHT.


Neni 125

1. Titulli akademik Doktor shkence mund të revokohet në rast të dëshmisë se:

1.1. disertacioni nuk ka qenë punim i vetë kandidatit;

1.2. disertacioni nuk ka qenë si rezultat i arritjes personale të kandidatit;

1.3. disertacioni është i bazuar në pjesët relevante të rezultateve të mëparshme të
botuara shkencore nga individët apo nga institucionet e tjera;

1.4. është plagjiat apo shkelje e të drejtës së autorit;

1.5. është praktikë tjetër joetike.

2. Procedura për revokimin e titullit Doktor shkence mund fillohet pas çdo kërkese të
bazuar dhe të mbështetur me të dhëna të hollësishme me shkrim.
3. Pas kërkesës këshilli i njësisë akademike formon një komision tre (3) anëtarësh nga
profesorët e disiplinës së njëjtë shkencore me disertacionin.
49

4. Anëtarët e komisioneve të disertacionit të kontestuar nuk do të zgjidhen në këtë
komision.

5. Komisioni paraqet një raport të vlerësimit në lidhje me arsyeshmërinë e kërkesës dhe
propozon procedura të mëtutjeshme, brenda dy (2) muajve pasi të ketë filluar procedura.
Personi, doktoratura e të cilit konstetohet duhet të thirret për ta paraqitur versionin e vet rreth
kërkesës për revokimin e doktoraturës para komisionit.

6. Pas raportit dhe propozimit të komisionit, Këshilli i njësisë akademike vendos të
refuzojë apo të pranojë kërkesën për revokim, në mbledhjen e parë vijuese.

7. Në rast se Këshilli i njësisë akademike e pranon kërkesën, Senati do të votojë për këtë
vendim në mbledhjen e parë vijuese.


Neni 126

Universiteti është përgjegjës që të mbajë shënime për titujt e dhënë dhe të revokuar të
doktoratës.

Neni 127

Lidhur me organizimin dhe realizimin e studimeve të doktoratës Senati nxjerr Rregullore.


Neni 128
Titujt akademikë

Titujt akademikë jepen në pajtim me dispozitat e këtij Statuti dhe në pajtim me Ligjin mbi
Arsimin e Lartë.


Neni 129

Senati edhe me rekomandim të rektorit, mund t‟ia heqë titullin bartësit të gradës shkencore,
nëse ekziston ndonjëri nga kushtet nga neni 125, paragrafi 1. i këtij Statuti.


Neni 130

1. Përfundimi i suksesshëm i studimeve, në përputhje me programin e studimeve vërtetohet
nga Universiteti përmes diplomës që është dokument zyrtar.

2. Forma, përmbajtja e diplomës, shtojca e diplomës, si dhe procedura e lëshimit do të
parashihen me udhëzim administrativ të nxjerrë nga MASHT.
3. Diploma nënshkruhet nga rektori dhe dekani i njësisë akademike ku ka përfunduar
studimi.

50

Neni 131
Njohja e studimeve

1. Në pajtim me rregullat e Konventës së Lisbonës mbi Njohjen dhe në pajtim me
rregulloret e veçanta të MASHT-it, Universiteti i pranon kualifikimet (titujt, diplomat,
provimet) e institucioneve të njohura a të licencuara vendore ose të huaja të arsimit të lartë.

2. Në pajtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it mbi parimet dhe procedurat e
njohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fituara
jashtë Republikës së Kosovës, është kompetencë e Universitetit që të bëjë njohjen e
diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare, si dhe të certifikatave të
periudhave të caktuara të studimeve, me qëllim vazhdimi të studimeve.

3. Në rast se i njihen kualifikimet, studenti ka të drejtë të vazhdojë studimet në
Universitet.


Neni 132

1. Procedura e njohjes do të drejtohet nga zyrtari profesional i administratës të
Universitetit.

2. Vendimi për njohjen e studimeve bazohet në informatat e nxjerra nga baza e të dhënave
përkatëse evropiane dhe koordinohet me Këshillin Kombëtare për Njohje, e cila është
përgjegjëse për aplikimin e Konventës së Lisbonës për Njohje.

3. Senati e autorizon rektorin të bëjë njohjen për të gjitha rastet që janë të qarta.

4. Shënimet rreth pranimit të kualifikimit do të mbahen përherë nga administrata e
Universitetit.


Neni 133

1. Në rastet e diskutueshme, kur të dhënat nuk janë të mjaftueshme për të marrë vendim,
Komisionit të Studimit të Senatit, duhet t„i drejtohet kërkesa për njohje dhe duhet të jepen
këto informata:

1.1. dosja komplete me të gjitha të dhënat;

1.2. të dhënat në dispozicion dhe komentet rreth rastit specifik nga Këshilli
Kombëtar për Njohje apo nga institucioni ekuivalent.

2. Komisioni për Studime i dorëzon Senatit raportin me propozim për vendim, brenda dy
muajve prej kur është dorëzuar kërkesa.

3. Vendimi i komisionit mund të jetë si vijon:

3.1. njohje e plotë e diplomës nga jashtë;
51


3.2. parashtrimi i listës së provimeve shtesë që kërkohet me qëllim të njohjes së
plotë;

3.3. refuzimi i kërkesës për shkak të mospërputhjeve kryesore në programet e
studimit.


Neni 134
Viti akademik

1. Universiteti organizon studimet në pajtim me programet ekzistuese të studimit gjatë
vitit akademik, i cili zgjatë dymbëdhjetë (12) muaj. Viti akademik fillon më 1 tetor dhe
mbaron më 30 shtator.

2. Periudha aktive e studimeve (ligjëratat, ushtrimet, seminaret, kolokuiumet) është e
ndarë në dy (2) semestra. Semestri dimëror që fillon më 1 tetor dhe mbaron më 15 janar.
Semestri veror që fillon më 16 shkurt dhe mbaron më 31 maj.

3. Lënda mund të ligjërohet me javë (15 javë semestri), gjatë një apo dy semestrave ose
mund të mbahet si bllok ligjëratash në një semestër.

4. Kalendari i studimeve nxirret nga Senati më së voni deri më 31 maj dhe përmban orarin
e ligjëratave (ligjëratat, ushtrimet, seminaret, kolokuiumet), kushtet dhe afatet e provimit.


Neni 135

Senati nxjerr rregullore rreth angazhimit dhe ngarkesës të përgjithshëm të studentëve.


Neni 136
Gjuha e studimeve

1. Universiteti organizon studimet në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera zyrtare të
Kosovës.

2. Me vendimin e Senatit, në propozim të këshillit të njësisë akademike ligjëratat mund të
mbahen edhe në gjuhë të tjera.

3. Me propozimin e Këshillit të njësisë akademike, Senati mund të vendos nëse programet e
studimit do të ofrohen ekskluzivisht në gjuhë të huaj po që se ka argumente përkatëse
(promovimi i këmbimit akademik, situata në tregun e punës, interesi i studentëve, orientimi
akademik i mësimdhënësve) që i përkrahin këto masa dhe që e favorizojnë zhvillimin
akademik të Universitetit.





52

Neni 137
Ndërrimi i drejtimit të studimeve

1. Studenti mund të bëjë ndërrimin e programit të studimit, duke përfunduar mësimin në
një program të studimit dhe duke filluar mësimin në një program tjetër të studimit në njësinë
e njëjtë apo në njësinë tjetër akademike të Universitetit.

2. Ndërrimi i programit të studimit është i mundur në mes programeve të studimit, me
qëllim të arritjes së nivelit të njëjtë të arsimit në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.

3. Gjatë ndërrimit të programit të studimit studentit i lejohet të fillojë programin e ri të
studimit nëse së paku pesëdhjetë për qind (50%) e provimeve janë dhënë me sukses gjatë
programit të vjetër të studimeve dhe që pranohen në programin e ri të studimeve.

4. Sipas paragrafit 3. të këtij neni, studentit i lejohet të regjistrohet në programin e ri të
studimeve:

4.1. më së paku në vitin e dytë të studimeve, ose

4.2. në vitin e studimeve që vijon pas programit të vjetër të studimeve.

5. Ndërrimi i programit të studimit nuk mund të bëhet nëse studenti duhet sërish të
regjistrohet në vitin e parë të studimeve në programin e ri të studimeve, në pajtim me
paragrafin 3. dhe 4. të këtij neni.


Neni 138

1. Studenti duhet t‟ia dorëzojë kërkesën për ndërrimin e programit të studimit Komisionit
për studime të njësisë akademike, ku dëshiron të vazhdojë studimet. Bashkëngjitur me
kërkesën duhet të jetë evidenca për plotësimin e suksesshëm të kërkesave, bazuar në
programin e mëparshëm të studimit.

2. Komisioni i studimeve i fakultetit përcakton detyrimet individuale për ndërrimin e
programit të studimit në pajtim me rregullat e caktuara të programit të studimit.

3. Vendimi për ndërrimin e programit të studimit duhet të merret nga Këshilli i njësisë
akademike me propozimin e komisionit të studimeve.

4. Ankesa kundër vendimit mbi refuzimin e ndërrimit të programit të studimit duhet t‟i
bëhet këshillit të njësisë akademike nga studenti, brenda tetë (8) ditëve të punës pas
publikimit të vendimit.


Neni 139

Gjatë ndërrimit të programit të studimit prej një universiteti tjetër publik në UKZ do të vlejnë
rregullat e njëjta si ato gjatë ndërrimit të programit të studimit brenda Universitetit.

53

Neni 140
Studentët - statusi, të drejtat dhe përgjegjësitë

1. Personi i regjistruar në UKZ e ka statusin e studentit.

2. Statusi i studentit vërtetohet me librezën e studentit (indeksi apo karta e studentit).

3. Përmbajtja dhe forma e indeksit përcaktohen me rregullore të veçantë të nxjerrë nga
Senati.


Neni 141

1. Universiteti ofron tri (3) mënyra të studimit:

1.1. studime te rregullta;

1.2. studime me korrespodencë.

2. Studenti mund të ketë statusin e:

2.1. studentit të rregullt;

2.2. studentit me korrespodencë;

2.3. studentit mysafir.


Neni 142

1. Studentët që janë të pranuar në Universitet kanë të drejtë:

1.1. të marrin pjesë në të gjitha ligjëratat, seminaret dhe në mësimet e organizuara
në lëndët e programit të zgjedhur të studimit sipas mbarëvajtjes së studimeve;

1.2. të shfrytëzojnë bibliotekat universitare dhe shërbimet e tjera për studentë;

1.3. të marrin pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit studentë në organet universitare,
të marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve dhe komisioneve, ku janë të
caktuar si anëtarë dhe t‟i kryejnë detyrat e tilla me angazhim dhe në mënyrë të
sinqertë. Në rast të konfliktit të interesit në lidhje me përmbajtjen, anëtarët e deleguar
të studentëve nuk marrin pjesë në takime të organeve qeverisëse të Universitetit;

1.4. për të paraqitur ide të reja dhe opinione të debatueshme pa rrezikuar humbjen e
vendit të studentit ose privilegjet që mund të gëzojnë nga universiteti;

1.5. të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për
infrastrukturën e universitetit;

54

1.6. për të kundërshtuar një vendim apo një veprim të Universitetit ndaj tyre në
MASHT dhe në gjykatën kompetente.



Neni 143

1. Studentët që janë të pranuar në Universitet kanë obligim:

1.1. t‟i respektojnë rregulloret e lëshuara nga Universiteti;

1.2. t‟i respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;

1.3. t‟u kushtojnë vëmendje të duhur studimeve të tyre dhe të marrin pjesë në
aktivitetet akademike;

1.4. të vijojnë ligjëratat në pajtim me rregullat e programit specifik të studimeve;

1.5. të sillen mirë si në mjediset e Universitetit, ashtu edhe jashtë tyre për të mos e
diskredituar Universitetin;

1.6. të respektojnë rregullat e kodit etik;

1.7. të paguajnë pagesa dhe tarifa që janë të caktuara.



Neni 144

1. Përfundimi me sukses i vitit në pajtim me programin e studimit është parakusht që
studenti të regjistrohet në vitin tjetër.

2. Studenti i cili nuk ka mundur të përfundojë me sukses vitin duhet sërish të regjistrohet në
vitin e njëjtë të studimeve.

3. Numri maksimal i viteve të regjistruara sërish është i barabartë me numrin e viteve të
rregullta të studimit përkatës.


Neni 145

1. Studenti i rregullt humb statusin për këto arsye:

1.1. kur vendos të largohet nga studimet;

1.2. kur i ka përfunduar studimet;

1.3. kur dështon të regjistrohet në vitin akademik;

55

1.4. kur nuk i ka përfunduar studimet në periudhën e dyfishtë të kohëzgjatjes së
studimeve;

1.5. kur arrin numrin maksimal të regjistrimit të serishëm të viteve pa i përfunduar
me sukses studimet;

1.6. në rastin e përjashtimit, në bazë të vendimit të nxjerrë pas procedurës disiplinore.

2. Studenti mund të kërkojë një herë që t‟i vazhdohet kohëzgjatja e studimeve për një apo
dy (2) vite. Vendimin e merr Këshilli i njësisë akademike. Në rast se merret vendim pozitiv
studenti do ta ketë sërish statusin e studentit të rregullt.

3. Këshilli i njësisë akademike zbaton rregullat e posaçme për mbajtjen e statusit të
studentit të rregullt në këto raste:

3.1. për të arriturat e veçanta në fushën e sportit, vërtetuar me status amator apo
profesional në nivel rajonal apo më lart;

3.2. për të arriturat e veçanta si krijues artistik i njohur, vërtetuar me reagimin
relevant të medieve dhe konfirmuar nga Këshilli i Fakultetit përkatës;

3.3. për individët me aftësi të kufizuar fizike, duke përfshirë edhe aftësitë e kufizuara
të të pamurit dhe të dëgjuarit, apo mendore, vërtetuar me certifikatë të mjekut.

4. Vendimi për regjistrim merret për çdo vit nga Këshilli i njësisë akademike.

5. Studenti mund të kërkojë suspendim të përkohshëm nga statusi i studentit të rregullt në
rastet e dëshmuara si të:

5.1. sëmundjes së rëndë;

5.2. kujdesit për fëmijët nën moshën trevjeçare;

5.3. shtatzënisë dhe lehonisë;

5.4. raste të tjera të justifikuara.

6. Vendimin përfundimtar e merr dekani i njësisë akademike.


Neni 146

1. Statusi i studentit të rregullt mbahet brenda dy (2) viteve pasi të jenë përfunduar të
gjitha provimet. Gjatë kësaj kohe studenti duhet të japë provimin e diplomës që t‟i përfundojë
me sukses studimet.

2. Studenti që e ka tejkaluar kohën e paraparë për të përfunduar me sukses diplomën mund
të paraqesë kërkesë te dekani i njësisë akademike për zgjatjen e kësaj periudhe edhe për një
(1) vit.
56

Neni 147

1. Studenti mund të regjistrohet sërish si student i rregullt, pa ndonjë pengesë, në lidhje me
periudhën e suspendimit të përkohshëm të statusit të studentit të rregullt. Periudha e
suspendimit të përkohshëm të statusit të studentit të rregullt nuk llogaritet në kohëzgjatjen e
studimeve.

2. Në qoftë se planprogrami valid në kohën e regjistrimit të parë të studentit nuk zhvillohet
në vitin vijues të regjistrimit të studentit pas suspendimit të përkohshëm të statusit të studentit
të rregullt, komisioni i studimeve i njësisë akademike vendos për provimet diferenciale ose
për obligimet e tjera shtesë si kusht për vazhdimin e studimeve.


Neni 148

1. Këshilli i njësisë akademike i përjashton nga Universiteti përgjithmonë ose përkohësisht
studentët që i shkelin rëndë rregullat. Studentët e akuzuar për shkelje kanë të drejtë të
dëgjohen nga Komisioni disiplinor, i cili e këshillon Këshillin e njësisë akademike. Studentët
e përjashtuar kanë të drejtë t‟i ankohen Komisionit të ankesave në nivel të njësisë akademike
si shkallë e dytë.

2. Rregulloret që i elaborojnë këto procedura nxirren nga Këshilli Drejtues pasi të jenë
konsultuar me Parlamentin e studentëve.


Neni 149

1. Studentët kanë të drejtë të ankohen kundër vendimit të marrë prej organeve të
Universitetit, të njësive akademike dhe njësive organizative që kanë të bëjnë me të drejtat,
obligimet dhe përgjegjësitë e tyre.

2. Ankesat e tilla i dorëzohen Komisionit të studimeve të njësisë akademike brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pas shpalljes së vendimit.

3. Komisioni i studimeve është i obliguar t‟ia dorëzojë raportin për vendimin e marrë
Këshillit të njësisë akademike, brenda tridhjetë (30) ditëve të punës pas pranimit të ankesës.

4. Ankesa rreth vendimit në shkallë të dytë vendoset nga Senati.

5. Studentët kanë të drejtë të kundërshtojnë vendimin e Senatit në gjykatën kompetente.


Neni 150
Mobiliteti i studentëve

1. Në pajtim me programin e studimeve studenti mund të zgjedhë dhe të regjistrojë lëndë
të caktuar në njësitë e tjera akademike të Universitetit, në qoftë se lënda e zgjedhur nuk
zhvillohet në fakultetin, ku është i regjistruar studenti.
57

2. Regjistrimi i lëndës mund të bëhet me lejen e njësisë akademike ku është i regjistruar
studenti dhe me pajtimin e njësisë akademike ku studenti e regjistron lëndën.

3. Me rastin e lejimit studentit i jepet vërtetimi mbi lejimin për regjistrim të lëndës së
caktuar dhe lartësia e ECTS kredive, që do të fitohen me përfundimin e lëndës. ECTS kreditë
e fituara do t‟i llogariten në programin e studimeve të studentit.

4. Në dokumentin zyrtar të studentit shënohen të dhënat për lëndën e regjistruar,
përmbushja e obligimeve të studentit dhe suksesi i treguar. Për ECTS kreditë e fituara
studentit i lëshohet dëshmi nga njësia akademike, ku studenti i ka fituar ato.

5. Mobiliteti ndërkombëtar i studentëve dhe në mes të universiteteve në Kosovë
rregullohet me akt të veçantë të Universitetit. Me këtë akt dhe me marrëveshje me
universitetin prej nga vjen studenti mysafir do të rregullohen edhe të drejtat dhe obligimet e
studentëve mysafirë, pagesat për studime dhe çështje të tjera, lidhur me studentin mysafir.


Neni 151
Organizimi i studentëve

1. Studentët kanë të drejtë të themelojnë organizata studentore brenda Universitetit, të
cilave mund t‟i përkasin të gjithë studentët.

2. Secila organizatë studentore në emrin e saj duhet ta bashkëngjes edhe emrin e
Universitetit.

3. Secila organizatë studentore ka statutin e vet, që aprovohet nga anëtarët e saj, në pajtim
me rregulloret e përgjithshme të nxjerra nga Këshilli Drejtues. Statuti do të përfshijë parimet
për mundësi të barabarta dhe mosdiskriminim.

4. Organizatat studentore ushtrojnë aktivitet vetëm në çështjet e mbarëvajtjes së studimeve
dhe të organizimit të jetës studentore në Universitet.


Neni 152

1. Interesat e studentëve do të përfaqësohen në kuadër të Universitetit me këto organe:

1.1. Parlamenti i studentëve në nivel të Universitetit;

1.2. Këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike;

1.3. interesat e studentëve përfaqësohen edhe në Unionin e Studentëve të Kosovës.




58

Neni 153

1. Anëtarët për parlamentin e studentëve dhe këshillat e studentëve do të zgjedhën në
pajtim me procedurat për zgjedhje parlamentare.

2. Organizatat studentore kanë të drejtë të propozojnë anëtarët për Parlamentin e
studentëve dhe Këshillin e studentëve të njësive akademike, në bazë të rezultateve të
zgjedhjeve, në çdo dy(2) vjet.

3. Detajet për procedurën zgjedhore do të përcaktohen me rregullore të posaçme të nxjerra
nga Këshilli Drejtues, në konsultim me Parlamentin e studentëve.

4. Limiti për nominimin e anëtarëve të organizatave studentore është:

4.1. tre për qind (3%) të numrit të përgjithshëm të votave në nivel të njësisë
përkatëse akademike për këshillat e studentëve të njësive akademike;

4.2. pesë për qind (5%) të numrit të përgjithshëm të votave për Parlamentin e
studentëve.

5. Mandati i anëtarëve të Parlamentit të studentëve dhe Këshillit të studentëve të njësive
akademike zgjat dy (2) vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes.

6. Parlamenti i studentëve dhe këshillat e studentëve të njësive akademike ushtrojnë detyra
në bazë të parimit të shumicës së votave.


Neni 154

1. Parlamenti i studentëve është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve.

2. Numri i tërësishëm i anëtarëve të Parlamentit të studentëve është nëntë (9).

3. Anëtarët propozohen nga organizatat studentore, në bazë të numrit të përgjithshëm të
votave të arritura në zgjedhjet e studentëve dhe sipas listave prioritare të kandidatëve të
publikuara nga secila organizatë studentore në fillim të fushatës zgjedhore.

4. Anëtarët e Parlamentit të studentëve zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin.

5. Këshilli Drejtues nxjerr rregulloren e punës për Parlamentin e studentëve.

6. Kryetari i Parlamentit të studentëve është anëtar ex officio nga numri i përgjithshëm i
anëtarëve studentë të Senatit. Parlamenti i studentëve zgjedh anëtarin e Senatit nga lista e të
propozuarve, e përgatitur nga Këshilli i studentëve i njësisë akademike.



59

Neni 155

1. Këshillat e studentëve janë organet e përfaqësimit të studentëve në secilën njësi
akademike.

2. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të secilit këshill të studentëve është një për qind (1%) i
numrit të përgjithshëm të studentëve të rregullt të regjistruar në atë njësi akademike, me më
së paku pesë (5) dhe më së shumti njëzet e një (21) anëtarë.

3. Anëtarët do të propozohen nga organizata studentore, në bazë të numrit të përgjithshëm
të votave të fituara gjatë zgjedhjeve të studentëve, për secilën njësi akademike, sipas listave
prioritare të kandidatëve të publikuara nga organizata studentore, në fillim të fushatës
zgjedhore.

4. Anëtarët e secilit këshill të studentëve zgjedhin një kryetar dhe një nënkryetar.

5. Këshilli Drejtues nxjerr rregulloren e punës për këshillat e studentëve.

6. Secili këshill i studentëve propozon listën me nga një kandidat për anëtarin student të
Senatit për t‟u zgjedhur nga Parlamenti i Studentëve.

7. Kryetari i këshillit të studentëve është anëtar exofficio nga numri i përgjithshëm i
anëtarëve studentë të Këshillit të fakultetit. Këshilli i studentëve i secilës njësi akademike
zgjedh nga një anëtar student të Këshillit të njësisë akademike.


Neni 156

Këshilli Drejtues ndan një buxhet të përshtatshëm vjetor për veprimtarinë e Parlamentit të
studentëve dhe këshillave të studentëve në bazë të projekteve të propozuara nga Parlamenti i
Studentëve.


Neni 157

Studentët kanë të drejtë në tubime paqësore.


Neni 158

Studentët kanë të drejtë të formojnë asociacione profesionale apo shoqata për çfarëdo qëllimi,
të lejuar me Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Kosovës.


Neni 159
Hulumtimet dhe Kërkimet shkencore

1. Universiteti bën kërkime shkencore dhe punë artistike me qëllime të:

60

1.1. arritjeve artistike, inovacionit dhe produktivitetit shkencor;

1.2. zhvillimit të vazhdueshëm të procesit arsimor;

1.3. njohjes së studentëve me kërkimet shkencore dhe me punën artistike;

1.4. vazhdimit të zhvillimit shkencor - profesional dhe artistik të rinjve;

1.5. themelimit të rrjetit ndërkombëtar të studiuesve dhe artistëve;

1.6. përgatitjes dhe paraqitjes së projekteve studimore dhe artistike ndërdisiplinare
konkurruese.

2. Kërkimet shkencore bëhen nga njësitë akademike të Universitetit në dy (2) mënyra:

2.1. nga kërkimet themelore pa përdorim të menjëhershëm praktik;

2.2. nga kërkimet e aplikuara që janë në lidhje të ngushtë me nevojat dhe interesin
publik.

3. Kërkimet shkencore dhe krijimtaria artistike bëhen sipas këtyre kushteve themelore:

3.1. përmes fondeve publike të siguruara nga Universiteti;

3.2. përmes fondeve private nga kontraktorët individualë me palën e tretë;

3.3. përmes konkurrimit në projekte ndërkombëtare.



Neni 160

1. Universiteti është i obliguar t‟u ofrojë kushte të përshtatshme për kërkime shkencore
dhe për krijimtari artistike dhe t‟i mundësojë personelit akademik të arrijë rezultate
konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

2. Personeli i stafit akademik i Universitetit është i obliguar të bëjë kërkime shkencore dhe
punë krijuese, në përputhje me aftësitë e tyre profesionale dhe obligimet që dalin nga
udhëzimet strategjike të Senatit, si dhe të këshillave të njësive përkatëse akademike.

3. Vlerësimi individual i punës artistike dhe kërkimit shkencor është kusht për ngritje
profesionale dhe akademike.


Neni 161

1. Universiteti krijon kushte infrastrukturore për kërkimet shkencore dhe krijimtarinë
artistike për personelin e vet akademik.

61

2. Me propozimin e Këshillit të njësisë akademike rektori mund t‟i japë leje personelit
akademik të kryejë kërkime dhe punë krijuese në lokacionet e caktuara jashtë Universitetit
dhe të marrë pjesë në projektet e përbashkëta me institucionet e tjera.



Neni 162

1. Shtrirja dhe rezultatet e aktiviteteve kërkimore - shkencore dhe të punës krijuese do të
raportohen individualisht për çdo vit nga një punonjës akademik para Këshillit të njësisë
akademike.

2. Çdo njësi akademike duhet të paraqesë për çdo vit profilin e kërkimit shkencor dhe të
punës artistike, para rektorit dhe Senatit.

3. Të gjitha të dhënat sa i përket kërkimeve shkencore dhe punës artistike, siç është e
caktuar në këtë Statut, duhet të mblidhen si shënime statistikore të standardizuara dhe duhet
të ruhen në një bazë qendrore të dhënave, të mundësuar nga Rektorati.


Neni 163

1. Stafi akademik ka të drejtë të kërkoj nga Senati që t‟iu lejohet një vit i lirë i kërkimeve të
fokusuara në një universitet të huaj.

2. Vendimi pozitiv i kërkimeve të fokusuara për një vit kërkon:

2.1. paraqitje për projektin kërkimor;

2.2. së paku dy (2) vjet angazhim të plotë në mësimdhënie dhe kërkime;

2.3. kompetencë të dëshmuar shkencore dhe njohje brenda komunitetit shkencor
ndërkombëtar;

2.4. ftesë për kërkime shkencore nga një institut apo universitet i huaj.

3. Gjatë vitit të liruar, i punësuari do të marrë pagën e plotë.

4. Pas vitit të kërkimeve të fokusuara i punësuari ka të drejtë të kthehet në pozitën e njëjtë
të punës me kushte të njëjta si më parë.


Neni 164
Punonjësit e Universitetit
Personeli akademik dhe joakademik

1. Të gjitha vendet e punës do të bazohen në kontratat me normë të plotë dhe kontratat me
gjysmë norme.

62

2. Këshilli Drejtues nxjerr rregullore të veçanta për kontratat kolektive për personelin
akademik dhe joakadamik në përputhje me ligjet në fuqi.



Neni 165

Personeli në marrëdhënie të rregullt pune, i cili mund të jetë i angazhuar, zgjedhur apo
emëruar në ndonjë institucion tjetër publik apo privat nuk ka të drejtë për t‟u zgjedhur në
organe drejtuese, por ka të drejtë për të zgjedhur.


Neni 166

1. Në personelin akademik të Universitetit do të jenë personat e angazhuar në:

1.1. mësimdhënie akademike;

1.2. kërkime shkencore;

1.3. krijimtari artistike;

2. Personeli akademik përbëhet nga:

2.1. profesorët e rregullt;

2.2. profesorët e asocuar;

2.3. profesorët asistentë;

2.4. asistent universiteti;

2.5. lektorët.

3. Shkurtesat zyrtare për personelin akademik janë:

3.1. profesor i rregullt – Prof. Dr.;

3.2. profesor i asocuar – Prof. Asoc. Dr.;

3.3. profesor asistent – Prof. Ass. Dr.;

3.4. asistent – Ass.


Neni 167

1. Në personelin joakademik të Universitetit do të jenë personat që angazhohen për:
63


1.1. detyra udhëheqëse dhe profesionale;

1.2. administratë;

1.3. punë teknike.

2. Përgjegjësitë dhe kualifikimet e veçanta për çdo post do të përcaktohen me përshkrimin e
punës në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Neni 168

1. Personeli akademik do të emërohet nga rektori, sipas vendimit të Senatit i bazuar në
propozimin e Këshillit të njësisë akademike.

2. Nëse propozimi refuzohet, ai i kthehet për rishqyrtim Këshillit të njësisë akademike.

3. Nëse Këshilli i njësisë akademike edhe pas rishqyrtimit sjellë të njëjtin propozim, Senati
merr vendim përfundimtar.

4. Procedurat për emërim do të bëhen në mënyrë transparente me shpalljen e konkursit
publik për pozitën.

5. Të gjitha emërimet bëhen pasi t‟i shqyrtojë dokumentacionin e aplikimit Komisioni
vlerësues i formuar nga Këshilli i njësisë akademike. Komisioni vlerësues bënë vlerësimin e
kandidatëve.

6. Komisioni vlerësues i raporton këshillit që e ka formuar, në afat të caktuar.

7. Askush nuk mund të jetë anëtarë i komisionit vlerësues nëse është bashkëshort, partner
ose anëtar i familjes së ngushtë të kandidatit që duhet të emërohet.

8. Çështje të tjera për procedurat vlerësuese përcaktohen me rregullat e nxjerra nga Senati
në pajtim me këtë Statut.


Neni 169

1. Kushtet për emërimin dhe avancimin në çfarëdo titulli të personelit akademik janë
kualifikimet përkatëse dhe përvojat relevante për vendin e punës.

2. Për krijimin e marrëdhënies së punës në Universitet mbahet intervistë me gojë.
Modalitetet e tjera lidhur me këtë parashihen me rregullore të veçantë të nxjerrë nga Senati.





64

Neni 170
Kushtet për fitimin e titullit akademik profesor i rregullt (profesor doktor, prof. dr.)
dhe pranimi në punë

1. Personeli akademik, i cili ka titullin akademik “Profesor i asociuar”, aplikon për fitimin e
titullit akademik “Profesor Doktor”, të paktën katër (4) vite pas fitimit të titullit akademik
“Profesor i asociuar”.

2. Për titullin e profesorit të rregullt kandidati duhet të ketë:

2.1. gradën e doktorit të shkencës dhe thirrjen e profesorit të asociuar;

2.2. udhëhequr tema të masterit dhe të doktoratës ( Mentorimi i doktoratave vlen tri
(3) vite pasi të themelohen studimet e doktoratës në UKZ);

2.3. një numër të rëndësishëm të monografive (së paku dy (2) monografi; doktorata
e publikuar njihet si një monografi);

2.4. tekste mësimore (së paku një tekst mësimor);

2.5. publikime në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me më së paku pesë
(5) punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose artistike ndërkombëtare,
në pajtim me aktet ligjore në fuqi;

2.6. pjesëmarrje aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, me më së paku
pesë (5) pjesëmarrje aktive (të dëshmuara në njërën formë: me proceedings book,
botim të abstrakteve apo agjendën e konferencës si referues);

2.7. përvojë afatgjatë në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme;

2.8. aftësi të lartë arsimore dhe pedagogjike përmes praktikës;

2.9. aftësi për udhëheqje akademike;

2.10. krijime ose punime të njohura artistike, të ketë pasur prezantime publike dhe të
ketë kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe të artit, te lëndët e arteve figurative dhe
muzikore.

3. Referati vlerësues për angazhimin dhe pjesëmarrjen e kandidatit në veprimtaritë e
parashikuara në paragrafin 2. të këtij neni hartohet në mënyrë të detajuar nga Komisioni
vlerësues.

4. Emërimi për titullin Profesor i Rregullt, si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhen për kohë të
pacaktuar.





65

Neni 171
Kushtet për fitimin e titullit akademik profesor i asociuar (prof. asoc. dr.) dhe pranimi
në punë

1. Aplikimi për fitimin e titullit akademik “Profesor i asociuar”, bëhet të paktën, 4 (katër)
vite pas fitimit të titullit akademik “Profesor asistent”;

2. Për titullin e profesorit të asociuar kandidati duhet të ketë:

2.4. gradën e doktorit të shkencës dhe thirrjen e profesorit asistent;

2.5. një numër të rëndësishëm të monografive (doktorata e publikuar njihet si
monografi);

2.6. publikime në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me më së paku 3
punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose artistike ndërkombëtare, në
pajtim me aktet ligjore në fuqi;

2.7. të tregojë aftësi për mësimdhënie;

2.8. të dëshmojë punë, dije dhe mjeshtri në lëndën e fushës përkatëse;

2.9. të ketë krijuar punime artistike, të ketë pasur prezantime publike, kur është rasti
për lëndë nga artet figurative dhe muzikore.

3. Emërimi për titullin “Profesor i asociuar”, si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhet sipas
legjislacionit në fuqi.


Neni 172

Kushtet për fitimin e titullit akademik profesor asistent (prof. ass. dr.) dhe pranimi në
punë

1. Për titullin e profesorit asistent kandidati duhet të ketë:

1.1. gradën e doktorit të shkencës (në lëndët e Arteve figurative dhe muzikore grada
ekuivalente me të “master i arteve”);

1.2. një numër të rëndësishëm të monografive (disertacioni i doktoratës njihet si
monografi);

1.3. publikime në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me më së paku një
(1) punim kryesor të publikuar në revista shkencore ose artistike nderkombëtare, në
pajtim me aktet ligjore në fuqi;

1.4. të tregojë aftësi për mësimdhënie;

1.5. të dëshmojë punë, dije dhe mjeshtri në lëndën e fushës përkatëse;

66

1.6. të ketë krijuar punime të vërteta artistike ose të ketë pasur prezantime publike,
kur është rasti për Fakultetin e Arteve.

2. Emërimi për titullin “Profesor asistent”, si dhe kohëzgjatja e punësimit behët sipas
legjislacionit në fuqi.


Neni 173
Kushtet për fitimin e titullit asistent dhe pranimi në punë

1. Për titullin e asistentit kandidati duhet t`i plotësojë këto kushte:

1.1. të ketë të përfunduar me sukses studimet universitare dhe master në drejtimin
përkatës;

1.2. të jetë jo më i vjetër se deri në datën kur i mbushë tridhjetë (30) vjet për
emërimin e parë; për Fakultetin e Mjekësisë deri në datën kur i mbushë tridhjetë e
pesë (35) vjet;

1.3. të jetë i regjistruar në studimet e doktoratës në Universitet me rastin e
rizgjedhjes;

1.4. të ketë notën mesatare, në secilin nivel, jo më pak se tetë (8).

2. Të gjitha emërimet, si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhet sipas legjislacionit në fuqi.

3. Asistentët mbajnë orët e ushtrimeve në studimet bachelor dhe master.

4. Përjashtimisht asistenti që është rizgjedhur dhe është doktorant (PhD. cand.), në mungesë
të profesorit për lëndën mund të autorizohet për mbajtjen e ligjëratave të kufizuara në
studimet bachelor me autorizimin e këshillit të njësisë.


Neni 174
Kushtet për fitimin e titullit lektor dhe korepetitor

1. Për titullin e lektorit të gjuhëve të huaja, kandidati duhet t‟i plotësojë këto kushte:

1.1. të ketë të përfunduar me sukses studimet master në gjuhën e zgjedhur;

1.2. të ketë aftësi të shkëlqyeshme të gjuhës së zgjedhur;

1.3. të ketë notën mesatare të studimeve bachelor dhe master jo më pak se tetë (8),
në secilën prej këtyre studimeve.

2. Lektorët në fakultetet e tjera pos në fakultetin amë i kanë të gjitha të drejtat dhe
obligimet për mbajtjen e ligjëratave.

3. Për titullin e Korepetitorit, kandidati duhet t‟i plotësojë këto kushte:

67

3.1. të ketë të përfunduar me sukses studimet Master, drejtimi i pianos ose ndonjë
instrumenti tjetër;

3.2. të ketë notë mesatare jo më pak se tetë (8), në secilën prej këtyre studimeve.

4. Të gjitha emërimet për tituj si dhe kohëzgjatja e punësimit janë për tri (3) vite.

Neni 175

1. Rregulloret shtesë rreth kualifikimit të posaçëm të personelit akademik të fakultetit
përkatës do të nxirren nga Senati, me propozimin e këshillit përkatës të njësisë akademike
dhe në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.

2. Senati nxjerrë rregullore të veçantë për ekuivalentimin e personelit akademik të lëndëve
të artit figurativ dhe muzikor, në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.


Neni 176

1. Profesorit të pensionuar të njësisë akademike mund t‟i caktohet titulli “Profesor
Emeritus” nga Senati me propozimin e këshillit të fakultetit përkatës dhe me përkrahjen e së
paku dy (2)këshillave të njësive akademike.

2. Kandidati për titullin “Profesor Emeritus” dallohet për arritjet e veçanta akademike dhe
shkencore gjatë periudhës së aktivitetit të tij. Kualifikimet e tij konsiderohen të
pazëvendësueshme për një periudhë afatmesme nga ana e njësisë akademike. Kjo nevojë
duhet të detajizohet nga Komisioni i studimeve i njësisë akademike.

3. “Profesori Emeritus” do të ketë të drejtën të japë mësim dhe të merret me punë
shkencore, në pajtim me kualifikimet e tij dhe kërkesave të njësisë së veçantë akademike, deri
në moshën shtatëdhjetë (70) vjeçare.

4. Çështjet e tjera rreth të drejtave dhe përgjegjësive të “Profesorit Emeritus” caktohen me
kontratë individuale, të lidhur nga rektori me propozimin e dekanit të njësisë së veçantë
akademike.


Neni 177
Kodi i Etikës dhe Këshilli i Etikës

1. Këshilli i etikës është organ kolegjial i Universitetit që promovon dhe shqyrton çështje
që lidhen me etikën në veprimtarinë e procesit mësimor dhe atij kërkimor, si dhe në
veprimtaritë e tjera institucionale.

2. Këshilli Drejtues, me propozimin e Senatit, do të nxjerrë rregulloret e kodit etik të
punonjësve të Universitetit.

3. Universiteti ka tri kode të etikës:

68

3.1. kodi i etikës për studentët;

3.2. kodi i etikës për staf akademik;

3.3. kodi i etikës për administratë.

4. Organet e kodit të etikës janë:

4.1. këshilli i etikës i universitetit;

4.2. komisioni disiplinor.

5. Këshilli i etikës i harton kodet e etikës dhe i dërgon në Senat për shqyrtim. Senati i
propozon Këshillit Drejtues për miratim.

6. Mënyra e shqyrtimit të ankesave, vendimet, sanksionet përkatëse, ekzekutimi i këtyre
vendimeve, si dhe funksionimi i vetë Këshillit parashihen me kodin e etikës.

7. Anëtarët e këshillit të etikës zgjedhën me shumicë të thjeshtë votash nga Senati i
Universitetit.

8. Këshilli i etikës së Universitetit ka këtë përbërje:

8.1. prorektori, i cili është edhe kryetar;

8.2. nga një (1) përfaqësues nga secila njësi akademike;

8.3. një (1) përfaqësues i studentëve;

8.4. një (1) përfaqësues nga administrata.

9. Këshilli i etikës merr vendime me shumicë të thjeshtë të votave.

10. Mbledhja e këshillit të etikës thirret nga kryetari.

10.1. mbledhja e këshillit të etikës mbahet kur janë të pranishëm së paku dy të tretat
(2/3) të anëtarëve të tij.


Neni 178

1. Përgjegjësitë disiplinore të punësuarve në Universitet dhe masat që duhet të ndërmerren
përcaktohen me rregulloret e nxjerra nga Këshilli Drejtues.

2. Procedurat dhe kushtet për revokimin e titujve, suspendimin apo ndërprerjen e
marrëdhënieve të punës të personelit përcaktohen me rregullore të posaçme të nxjerra nga
Këshilli drejtues pasi të jetë konsultuar me Senatin.


69

Neni 179
Të drejtat dhe përgjegjësitë e personelit

1. Personeli akademik ka lirinë e shprehjes. Ata kanë lirinë të pyesin dhe testojnë njohuritë
e marra dhe të shprehin idetë e reja, mendimet kundërshtuese pa e vënë veten në rrezik me
humbjen e punës apo çfarëdo privilegji që mund të kenë me Universitetin.

2. Personeli akademik ka lirinë për të publikuar rezultatet e punës së tyre kërkimore dhe
krijuese, që kushtëzohet me rregulloret e këtij Statuti, që ka të bëjë me përdorimin e të
drejtave të pronës intelektuale për dobi të Universitetit.


Neni 180

1. Personeli akademik i Universitetit është i obliguar të respektojë:

1.1. frymën e humanizmit;

1.2. autonominë e Universitetit;

1.3. lirinë e kreativitetit shkencor dhe artistik;

1.4. aktet universitare dhe vendimet e bazuara në to;

1.5. parimet e ndershmërisë profesionale dhe shkencore;

1.6. kodin etik;

1.7. reputacionin e universitetit dhe avancimin e këtij reputacioni.


Neni 181

1. Personeli akademik i Universitetit, gjatë procesit arsimor, është i obliguar t‟i përmbush
këto detyra:

1.1. të përgatisë dhe ofrojë mësimet, seminaret, ushtrimet dhe format e tjera të
ligjëratës;

1.2. të përgatisë tekstet universitare ose literaturën e përshtatshme për studime
brenda strukturës së lëndës;

1.3. të mbikëqyrë punimet seminarike, punimet e diplomës për bachelor dhe master,
punimet e disertacionit të doktoratës dhe punët tjera kërkimore të studentëve;

1.4. të sigurojë mbajtjen pa pengesë të provimeve gjatë afatit të caktuar të
provimeve.

70

Neni 182

1. Personeli duhet të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve dhe komisioneve ku
janë të caktuar si anëtarë dhe t‟i kryejnë detyrat e tilla me përkushtim dhe sinqeritet.

2. Në rast të konfliktit të interesit në lidhje me përmbajtjen, anëtarët e deleguar të
punëtorëve nuk marrin pjesë në takime të organeve qeverisëse të Universitetit.


Neni 183

Personeli ka të drejtën e tubimit paqësor dhe të drejtën e formimit të sindikatës, të bashkimit
të personelit apo bashkimit profesional për t‟i përfaqësuar interesat e tyre kolektive para
autoriteteve të Universitetit dhe për qëllime të tjera të parapara me Ligjin mbi Arsimin e
Lartë të Kosovës.


Neni 184

1. Personeli akademik dhe joakademik kanë të drejtë të paraqesin ankese ndaj vendimeve
të marra nga organet e Universitetit, nga njësitë akademike apo nga njësitë organizative rreth
të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të tyre.

2. Ankesat e tilla duhet të dorëzohen brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pasi të
jetë publikuar vendimi relevant.

3. Ankesa ndaj vendimit, nëse nuk caktohet ndryshe në këtë Statut, duhet të vendoset në
radhë të parë nga:

3.1. këshilli i njësisë akademike, nëse vendimi në shkallë të parë është bërë nga
dekani;

3.2. këshilli administrativ i njësisë organizative, nëse vendimi në instancë të parë
është bërë nga drejtori;

3.3. rektori, nëse vendimi në instancë të parë është bërë nga prorektori apo nga
sekretari i përgjithshëm;

3.4. senati, nëse vendimi në instancë të parë është bërë nga Këshilli i njësisë
akademike apo Këshilli administrativ i njësisë organizative.

4. Këshilli Drejtues, nëse vendimi në instancë të parë është bërë nga rektori apo Senati që
ka të bëjë me çështjet financiare të UKZ-së dhe për hapjen dhe shuarjen e programeve
studimore në UKZ.

5. Ministria, nëse vendimi në instancë të parë është bërë nga Këshilli Drejtues.


71

Neni 185
Titujt e nderit, çmimet dhe mirënjohjet e Universitetit

1. Universiteti u ndanë titujt e nderit personave të merituar.

2. Senati do të nxjerrë rregullore të veçantë për procedurën e vendimmarrjes në
përzgjedhjen e titujve të nderit, çmimet për studentë të dalluar dhe mirënjohjet.


Neni 186

1. Titulli “Doktor Nderi” (Doctor Honoris Causa) jepet për:

1.1. arritje të mëdha në fushën e shkencës dhe të artit;

1.2. kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në
mbështetjen dhe në konsolidimin e paqes.


Neni 187

1. Titulli “Anëtar Nderi i Universitetit” jepet për:

1.1. përkrahje të pandërprerë të brendshme dhe për përkrahje politike për
Universitetin;

1.2. kontribut relevant financiar në zhvillimin e Universitetit.


Neni 188
Procedurat e menaxhimit, kontrolli i cilësisë dhe administrimi
Menaxhimi financiar dhe kontrolli

Ministria e Financave ka obligim të sigurojë financimin e duhur për Universitetin për të
përmbushur obligimet dhe përgjegjësitë e saj që dalin me dispozitat e këtij Statuti.


Neni 189

1. Universiteti në përputhje me dispozitat e këtij Statuti ka të drejtë të marrë fonde nga këto
burime:

1.1. alokimet nga Ministria e Financave, për mësim, kërkime shkencore dhe punë
artistike me interes të përgjithshëm në bazë të buxhetit të aprovuar;

1.2. tarifat për shkollim dhe pagesat e tjera të paguara nga studentët;

1.3. pagesat për shërbime komerciale dhe shërbimet e tjera;
72


1.4. donacionet, dhuratat dhe ndihmat;

1.5. kontratat me organet vendore, ndërkombëtare, publike dhe private për
mësimdhënie, kërkime shkencore, punë artistike dhe konsulta.



Neni 190

1. Universiteti është i lirë që të lidhë kontratë për çfarëdo qëllimi që ka të bëjë me arsimin
e lartë, me kërkimet shkencore apo punën artistike. Universiteti mund të investojë fonde,
përveç atyre publike në çdo ndërmarrje që ka qëllime arsimore, kërkimore - shkencore apo
qëllime artistike nëse:

1.1. kontratat që imponojnë detyrime ndaj pronës së aseteve publike janë në
përputhje me ligjin në fuqi dhe kanë pëlqimin e MASHT-it dhe MF-së;

1.2. nuk vihen në rrezik fondet publike.


Neni 191

1. Fondet alokohen nga Ministria e Financave në pajtim me Ligjin për menaxhimin e
financave publike dhe përgjegjësitë, Ligjin e buxhetit gjatë vitit financiar, sipas kërkesës
buxhetore të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

2. Fondet e alokuara nga Ministria e Financave për Universitetin depozitohen në kodin
buxhetor të UKZ-së, për t‟u administruar nga rektori në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.
Nënllogaritë do të formohen për çdo njësi akademike dhe organizative në dispozicion dhe në
përgjegjësi të dekanit apo drejtorit të tij.


Neni 192

Brenda kufijve buxhetor të aprovuar nga Buxheti i Kosovës, Këshilli Drejtues ka të drejtë të
bëjë transferin e kufizuar të buxhetit në mes linjave buxhetore maksimum dhjetë për qind
(10%) për vit, si dhe të bëjë ndryshimin e fondeve të alokuara sipas kategorive ekonomike.


Neni 193

1. Alokimi i buxhetit nga Ministria e Financave do të ketë parasysh rezultatet e vlerësimit
dhe raportet e punës të siguruara nga Universiteti, si dhe vërejtjet dhe rekomandimet e
siguruara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

2. Alokimi i buxhetit nga Ministria e Financave nuk do të ketë parasysh asnjë nga fondet
private të paraqitura nga Universiteti apo nga njësitë e tij akademike organizative.
73

Neni 194

1. Të gjithë njësitë akademike janë të obliguara të përgatisin raportin vjetor të buxhetit dhe
të dorëzojnë brenda afatit ligjor në administratën qendrore të UKZ-së.

2. Buxheti i shpenzuar do të raportohet më së voni deri më 31 janar të vitit në vijim.

3. Raportet buxhetore do të përgatiten në bazë të standardeve të specifikuara nga Ministria
e Financave-Thesari.

4. Departamenti i buxhetit dhe financave i Universitetit do të përgatisë raportin vjetor mbi
shpenzimin e buxhetit në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.


Neni 195
Procedurat buxhetore

Rektori i UKZ-së ka për detyrë të përgatisë planin vjetor të hyrave dhe shpenzimeve për
shqyrtim nga ana e Këshillit Drejtues, si dhe raportin e menaxhimit të buxhetit dhe burimeve
të aprovuar nga Ministria e Financave, sipas dispozitave ligjore ne fuqi.


Neni 196

Këshilli Drejtues do të nxjerrë planin vjetor financiar të bazuar në procedurat buxhetore në
përputhje me këtë Statut dhe ligjet në fuqi.


Neni 197

1. Procedurat buxhetore përmbajnë këto veprime:

1.1. elaborimin e raportit të zhvillimit të hyrave dhe të shpenzimeve vjetore do ta bëjë
Departamenti i buxhetit dhe financave në bashkëpunim me dekanët, drejtorët e
instituteve dhe njësive organizative për: rektorin, Këshillin Drejtues dhe Ministrinë e
Financave;

1.2. përgatitjen për kërkesat fillestare buxhetore do ta bëjnë Departamenti i buxhetit
dhe financave në bashkëpunim me dekanët dhe njësitë organizative;

1.3. dëgjimet buxhetore rreth kërkesave me njësitë akademike dhe organizative do të
organizohen nga rektori dhe drejtori i buxhetit dhe financave të UKZ-së;

1.4. raporti i vjetor i shpenzimeve të buxhetit do të paraqitet në mënyrë
gjithëpërfshirëse me të dhënat e buxhetit të aprovuar dhe shpenzuar, sipas kategorive
ekonomike;

1.5. të dhënat për përmbushjen e detyrave dhe veprimtarisë bazohen në dispozitat për
raportimin e veprimtarisë dhe përmbushjes së detyrave me këtë Statut.
74

Neni 198

1. Buxheti i aprovuar për çdo njësi akademike dhe organizative paraqet gjendjen aktuale të
financave për vitin aktual buxhetor dhe përbëhet nga kategoritë ekonomike që përcaktohen
me ligjet në fuqi dhe dispozitat e këtij statuti.

2. Kërkesat për investime kapitale apo projekte të tjera paraqiten në mënyrë të specifikuar
dhe arsyetuar, duke u bazuar në planin strategjik të zhvillimit të UKZ-së.


Neni 199

Të dhënat për procesin buxhetor ruhen në bazën e të dhënave në administratën qendrore dhe
njësitë akademike dhe organizative.


Neni 200
Pagesat e studentëve

1. Këshilli Drejtues nxjerr rregullore të detajizuar për llojin dhe shumën e pagesës së
studentëve që do të jetë në pajtim me rregulloret përkatëse të nxjerra nga ministria.


Neni 201

1. Pagesat e studentëve do të derdhën në llogarinë e i Universitetit.

2. Gjatë procedurave buxhetore vjetore një përqindje përkatëse e pagesave të studentëve i
kthehet njësisë akademike prej ku janë marrë për zhvillimin e shërbimeve arsimore, në
përputhje me këtë Statut.

3. Këshilli Drejtues vendos që kjo përqindje e caktuar të ndahet drejt dhe në mënyrë
transparente.

4. Pjesa e mbetur e pagesave të studentëve mbahet si buxhet rezervë. Kjo shumë caktohet
për zhvillimin e programeve të veçanta të studimit, për financim të mobilitetit të studentëve
për qëllime shkencore afatshkurtra dhe ndahet nga Këshilli Drejtues.


Neni 202
Kontrolli financiar

1. Në pajtim me ligjet në fuqi Universiteti i nënshtrohet, në baza vjetore, një auditimi të
jashtëm të rregullsisë dhe të kontrollit financiar nga autoriteti i përcaktuar me ligj.

2. Autoriteti i përcaktuar me ligj i dorëzon universitetit një raport mbi auditimin e
rregullsisë. Përgjigjet e dhëna nga Universiteti, nëse ka të tilla, lidhur me raportin i
bashkëngjiten raportit dhe janë pjesë përbërëse e tij.
75

3. Pas publikimit të raportit, autoritetet qeverisëse dhe menaxheriale të Universitetit i
dorëzojnë autoritetit të përcaktuar me ligj një raport, i cili përcakton masat të cilat ka për
qëllim t‟i ndërmarrë për zbatimin e rekomandimeve të bëra në raportin e auditimit të
Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.


Neni 203

1. Me qëllim të vendosjes të një efikasiteti më të madh operacional, një disipline më të
madhe buxhetore dhe fiskale, si dhe respektimin e rregullave, lidhur me shfrytëzimin e drejtë
të mjeteve, UKZ,në pajtim me ligjet në fuqi, krijon funksionin e auditimit të brendshëm.

2. Auditimi i brendshëm është aktivitet i pavarur këshillëdhënës që ndihmon universitetin
në përmbushjen e objektivave të saj, duke ofruar qasje sistematike, të disiplinuar për të
vlerësuar dhe përmirësuar efektshmërinë e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe
qeverisjes.

3. Autoritetet e universitetit do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar
pavarësinë e auditorit të brendshëm.

4. Auditori i brendshëm do t‟i ushtrojë aktivitetet e veta, në pajtim me ligjet dhe aktet
nënligjore në fuqi.

5. Këshilli Drejtues, rektori, sekretari i përgjithshëm dhe auditorët, në përputhje me
dispozitat e këtij Statuti, kanë të drejta të pakufizuara për qasje në të gjitha të dhënat dhe
dokumentet zyrtare të Universitetit dhe personelit të tij.


Neni 204
Kontrolli i cilësisë dhe vlerësimi

Universiteti zhvillon sistemin e vet të sigurimit të cilësisë me qëllim të ruajtjes së cilësisë dhe
të arritjes së objektivave të veprimtarisë.


Neni 205
Sigurimi i cilësisë dhe vlerësimi

1. Vlerësimit i nënshtrohen të gjithë dhe ky vlerësim përfshin gjithë spektrin e
Universitetit dhe shërbimet e tij.

2. Vlerësimet analizojnë efikasitetin dhe efektshmërinë e funksionimit të Universitetit në
të gjitha fushat e veprimit. Ai u siguron njësive të vlerësuara dhe organeve përgjegjëse të
qeverisjes treguesit për masat e sigurimit dhe përmirësimin e cilësisë, si dhe me vendimet që
kanë të bëjnë me personelin dhe organizimin.




76

Neni 206

Vlerësimet udhëhiqen në përputhje me standardet e vlerësimit të cilësisë të përcaktuara nga
AKA.


Neni 207

1. Vlerësimet kanë këto efekte:

1.1. motivimin dhe vlerësimin publik në rast të rezultateve pozitive;

1.2. zbatimin e masave të përshtatshme me qëllim të përmirësimit të punës në rast të
rezultateve negative.


Neni 208

Rezultatet dhe efektet nga vlerësimi do të merren parasysh nga organet e qeverisjes së
Universitetit dhe të njësive të saj dhe ato do të kenë ndikim në alokimin e buxhetit.


Neni 209

1. Vlerësimet e parapara:

1.1. vlerësimi i masave të menaxhimit në të gjitha nivelet organizative në lidhje me:

1.1.1. themelimin dhe përshtatjen e programeve të studimit;

1.1.2. ndërrimin e programeve të studimit;

1.1.3 masat organizative si themelimi, përshtatja dhe shkrirja e njësive
institucionale;

1.1.4 arritjen e qëllimeve sociale.

1.2. vlerësimi i programeve të studimit dhe organizimit të studimeve;

1.3. vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies;

1.4. vlerësimi i aktiviteteve kërkimore;

1.5. vlerësimi i punës artistike.

2. Vlerësimet bëhen për t‟i arritur objektivat, përshtatjen e punës dhe ekonomizimin e
masave të marra.
77

Neni 210

1. Vlerësimi i punës së mësimdhënësve, i kërkimeve shkencore dhe i punës artistike bëhet
në këtë mënyrë:

1.1. vlerësimet e brendshme përmes vetëvlerësimit;

1.2. pyetësorët dhe vetëvlerësimi nga ana e personelit akademik;

1.3. pyetësorët anonimë të vlerësimit nga studentët;

1.4. analiza e parametrave në bazë të raportit të punës dhe përmbushjes së detyrave.

2. Vlerësimet e jashtme nga kolegët ndërkombëtarë:

2.1. prezenca në orë;

2.2. raportet e ekspertëve.

3. Universiteti bën rregullisht vlerësimet e jashtme në pajtim me këtë Statut dhe standardet
e përcaktuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

4. Senati nxjerr rregulloret rreth orarit, rreth procedurave dhe masave të gjitha llojeve të
vlerësimit në pajtim me këtë Statut dhe pasi të jetë konsultuar me Këshillin drejtues.


Neni 211

1. Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nga ana e studentëve bëhet dy (2) herë në vit
përmes pyetësorëve anonimë që koordinohen nga komisioni i posaçëm i studimeve.

2. Pyetësorët përpilohen detajisht nga Komisioni i studimeve i secilës njësi akademike,
duke u bazuar në strukturën standarde të pyetësorëve të dhënë nga Senati dhe do të ruhen e
do të shfrytëzohen në mënyrë kompjuterike.

3. Dhjetë për qind (10%) e rezultateve më të mira vjetore të vlerësimit të cilësisë së
mësimit do të publikohen nga ana e çdo udhëheqësi të komisionit për studime.

4. Udhëheqësi i çdo komisioni për studime është i obliguar që t‟i diskutojë me
mësimdhënësit të radhitur në dhjetë për qind (10%) të rezultateve më të ulëta vjetore nga ana
e studentëve dhe të vendosin bashkërisht rreth masave që duhet ndërmarrë për përmirësimin e
cilësisë së mësimit.


Neni 212

1. Të gjitha vlerësimet e jashtme dhe të brendshme do të kryhen me procedurë standarde,
duke përfshirë veprimet në vijim:
78

1.1. autoritetet drejtuese që janë përgjegjëse për vlerësim para se të bëhet vlerësimi e
informojnë njësinë e Universitetit të prekur nga ky vlerësim për:

1.1.1. fushat;

1.1.2. objektivat;

1.1.3 procedurat dhe oraret;

1.1.4. instrumentet.

1.2. përgatitjen e versionit të raportit me shkrim, pas përfundimit të vlerësimit për:

1.2.1. procedurën e vlerësimit;

1.2.2. rezultatet;

1.2.3. masat e propozuara.

1.3. njësive të vlerësuara u jepet një periudhë e arsyeshme kohore për të reaguar për
versionin e raportin. Këto komente do të bëhen pjesë integrale e raportit të vlerësimit;

1.4. raporti final i vlerësimit do t‟u jepet:

1.4.1. personave përgjegjës të njësive të vlerësuara;

1.4.2. autoriteteve drejtuese që janë përgjegjës për zbatimin e këtyre masave.

1.5. Rektori kërkon zbatimin e raportit nga autoritetet drejtuese përgjegjëse për
zbatim pas një periudhe të arsyeshme të zbatimit prej më së shumti dy (2) vitesh.


Neni 213

1. Vlerësimi i jashtëm bëhet:

1.1. me nismën e Këshillit Drejtues, Senatit ose rektorit;

1.2. me nismën e Këshillit të njësisë akademike, pasi të jetë konsultuar me dekanin;

1.3. me nismën e ministrisë përkatëse, pasi të jetë konsultuar me Këshillin Drejtues
dhe rektorin e Universitetit.

2. Kostoja e vlerësimeve të nisura nga ministria përkatëse do të mbulohet nga fondet shtesë
të Qeverisë.


Neni 214

Njësitë e Universitetit dhe organet e tyre të qeverisjes janë të obliguara të sigurojnë të dhënat
79

e nevojshme dhe informatat për vlerësim, si dhe të bashkëpunojnë.


Neni 215

Kryerja e punëve për të gjithë personelin akademik vlerësohet rregullisht në bazë
institucionale së paku çdo pesë (5) vjet.


Neni 216
Raporti i punës dhe i përmbushjes së detyrave

1. Të gjithë kryesuesit dhe udhëheqësit e instituteve apo nënnjësive të tjera organizative të
Universitetit do të sigurojnë raportin vjetor të punës dhe përmbushjes së detyrave për dekanët
e njësive të tyre akademike.

2. Raporti i vjetor i punës përmban:

2.1. të dhënat e fundit rreth mësimit në vitin akademik;

2.2. të dhënat për punë artistike dhe të dhënat kërkimore të vitit të fundit kalendarik.


Neni 217

Çdo dekan i njësisë akademike i siguron rektorit raport të plotë vjetor të punës së njësisë së
vet akademike.

Neni 218

1. Raporti i punës dhe i përmbushjes së detyrave përmban të dhëna të mjaftueshme lidhur
me:

1.1. numrin e studentëve (të regjistruar, numrin total, të diplomuarit);

1.2. mësimdhënien akademike;

1.3. programet e studimit dhe lëndët;

1.4.. mësimdhënësit, përgjegjësitë e mësimdhënësve dhe ligjëratat e dhëna;

1.5. provimet dhe punimet seminarike;

1.6. diplomat dhe disertacionin e doktoratës;

1.7. rezultatet e vlerësimit të studentëve.

80

2. Kërkimet shkencore:

2.1. artikujt e botuar shkencor, monografitë dhe botimet e tjera shkencore;

2.2. raportet e projekteve shkencore;

2.3. pjesëmarrjet në konferenca dhe punimet e paraqitura;

2.4. projektet kërkimore të financuara nga burimet publike dhe private;

2.5. personelin akademik të financuar nga burimet private;

2.6. parametrat e tjerë relevantë të kërkimit shkencor.

3. Krijimtarinë artistike.

4. Një formë standarde dhe e detajizuar nxirret nga Senati për çdo njësi akademike me
propozimin e rektorit dhe pasi të jetë konsultuar me dekanin e Këshillit të njësisë përkatëse
akademike.

5. Senati përcakton procedurë të veçantë për grumbullimin vjetor të raporteve të punës me
propozimin e sekretarit të përgjithshëm.

6. Të gjitha të dhënat e kryerjes së detyrave raportohen më së voni deri më 31 mars të vitit
vijues.


Neni 219

1. Raportet e punës do të përpilohen, mblidhen dhe ruhen në mënyrë të kompjuterizuar dhe
standarde.

2. Administrata e Universitetit siguron instrumentet e duhura për mbledhjen e të dhënave
për mënyrën e punës dhe është përgjegjëse për ruajtjen e të dhënave dhe analizën e të
dhënave.

3. Personi kompetent i çdo njësie akademike vendos për të drejtën e qasjes në të dhënat e
njësisë. Sekretari i përgjithshëm si përfaqësues administrativ i rektoratit, dhe si personi më i
lartë kompetent në lidhje me këtë ka qasje të pakufizuar në të gjitha të dhënat.


Neni 220
Administrata dhe të dhënat
Zyrat administrative

1. Universiteti do të ofrojë shërbime efikase dhe të dobishme administrative që t‟i
mundësojë personelit akademik përmbushjen e objektivave dhe përgjegjësitë në fushën e
formimit akademik, të kërkimeve shkencore dhe punës artistike, në mënyrën më të mirë të
81

mundshme, siç është paraparë me këtë Statut.

2. Universiteti formon zyrat administrative në nivel të Universitetit dhe për çdo njësi
akademike e organizative.


Neni 221

1. Administrata e Universitetit është përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative
dhe teknike në lidhje me:

1.1. arsimin, kërkimet shkencore dhe punën artistike;

1.2. administrimin e njohjes së studimeve;

1.3. administrimin e personelit;

1.4. aspektet ligjore;

1.5. planin zhvillimor të Universitetit;

1.6. kontabilitetin dhe financat;

1.7. mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;

1.8. dosjet;

1.9. qarkullimin e mallrave;

1.10. menaxhimin e sistemit të informimit;

1.11. bazën qendrore të të dhënave;

1.12. aspektet e tjera të përgjithshme të administratës së Universitetit.

2. Të gjitha këto detyra koordinohen nga sekretari i përgjithshëm.


Neni 222

1. Zyrat administrative të njësive akademike dhe organizative janë përgjegjëse për çështjet
profesionale, administrative dhe teknike, struktura e të cilave do të caktohet nga fushëveprimi
i vetë njësisë në përputhje me dispozitat e këtij Statuti.

2. Të gjitha këto detyra koordinohen nga sekretari i njësisë akademike apo organizative.



82

Neni 223

1. Sekretari i njësisë akademike është shef i Zyrës administrative të njësisë akademike.
Është përgjegjës që funksionet e caktuara të zyrës administrative të përmbushen në mënyrë
efektive dhe efikase. Për punën e vet i përgjigjet dekanit dhe sekretarit të përgjithshëm.

2. Kandidatët për sekretar duhet t‟i përmbushin këto kualifikime:

2.1. të kenë diplomë universitare me më së paku katër (4) vite të studimeve ose
master;

2.2. të jenë nga fusha e drejtësisë;

2.3. të kenë tri (3) vjet përvojë pune profesionale;

2.4. të kenë dije të mjaftueshme në proceset arsimore dhe kërkimore;

2.5. të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese.

3. Përzgjedhja e sekretarit të njësisë akademike bëhet sipas rregullave të konkursit publik.


Neni 224

1. Këshilli Drejtues, me sugjerimin e rektorit, nxjerr rregullore rreth organizimit të
brendshëm të shërbimeve të Universitetit.

2. Me sugjerimin e sekretarit të përgjithshëm, rektori nxjerr rregullore rreth sistematizimit
të vendeve të punës brenda administratës të Universitetit.

3. Me sugjerimin e sekretarit, dekani apo drejtori nxjerrin rregullore rreth sistematizimit të
vendeve të punës brenda zyrës administrative të njësisë akademike apo organizative.


Neni 225
Dosjet

1. Sekretari i përgjithshëm është përgjegjës për mirëmbajtjen e të dhënave të sakta të
zyrave administrative.

2. Përkitazi me këto të dhëna duhet të mbahen dosje të qëndrueshme për:

2.1. kandidatët që paraqiten për pranim;

2.2. studentët e regjistruar në të gjitha programet e studimeve dhe të kërkimeve
shkencore;

2.3. të diplomuarit;

83

2.4. personelin me kontratë;

2.5. pronësinë;

2.6. llogaritë financiare;

2.7. projektet e kërkimeve, krijuese dhe konsultative;

2.8. kontratat komerciale;

2.9. raportet e punës akademike;

2.10. vlerësimet:

2.10.1. raportet vetanake;

2.10.2. vlerësimet e jashtme dhe të brendshme.

3. Çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli Drejtues, nga rektori apo nga Senati.


Neni 226

Gjithë personeli dhe studentët e Universitetit duhet të bashkëpunojnë me sekretarin e
përgjithshëm të Universitetit, duke i ofruar informatat që kërkohen të mbahen sipas nenit
paraprak.

Neni 227

1. Të gjitha të dhënat duhet të ruhen në mënyrë të standardizuar elektronike. Këto të dhëna
ruhen në bazën qendrore të të dhënave në shërbim të çdo njësie akademike dhe organizative
dhe mirëmbahen nga Qendra Informative Universitare. Të dhënat e tilla janë:

1.1. numri i studentëve dhe libri i studentëve;

1.2. shifrat buxhetore;

1.3. të dhënat e infrastrukturës;

1.4. raportet e punës dhe vlerësimet.

2. Sekretari i përgjithshëm i Universitetit është përgjegjës për dhënien e të drejtës për
qasje në një bazë specifike të dhënave. Rregulloret nxirren nga rektori me propozim të
sekretarit të përgjithshëm dhe pasi të jetë konsultuar me dekanët dhe drejtorët e njësive
akademike dhe organizative.



84

Neni 228

Të gjitha të dhënat lidhur me personelin mbahen duke respektuar natyrën e tyre private, kurse
mund të hapen vetëm për qëllime të caktuara, në pajtim me ligjin në fuqi dhe sipas
dispozitave të këtij Statuti.


Neni 229
Mediat dhe publikimet e Universitetit

1. Universiteti funksionon si botues, redaktues i teksteve, i monografive dhe i revistave të
tjera shkencore dhe profesionale në përputhje me rregulloren për publikime të nxjerrë nga
Senati pasi të jetë konsultuar me Këshillin Drejtues.

2. Lidhur me publikimet në Universitet, Senati formon Këshillin Botues, i cili përbëhet
nga një anëtar prej secilës njësi akademike. Rektori është anëtar i Këshillit Botues, sipas
detyrës zyrtare me të drejtë vote.

3. Anëtarët e Këshillit botues zgjedhen sipas fushave përkatëse të shkencës dhe të artit.
Për shkencat që nuk janë përfshirë në Këshillin botues, rektori emëron redaktor profesional.

4. Këshilli botues e zgjedh kryetarin nga radhët e veta. Mandati i anëtarëve të Këshillit
botues është tri (3) vjet.

5. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit botues janë njëkohësisht edhe redaktorë të publikimeve
shkencore nga fusha shkencore, profesionale e artistike, të cilës i përkasin.


Neni 230

1. Prioritetet vjetore për publikim do të përcaktohen nga Senati, në bazë të numrit dhe
llojit të kërkesave të bëra nga personeli akademik, përmes njësive akademike.

2. Senati i Universitetit nxjerr rregullore lidhur me kushtet dhe procedurën e botimit,
ribotimit dhe përkthimit të publikimeve.


Neni 231

1. Buletini i Universitetit botohet rregullisht dhe shërben si gazetë zyrtare e Universitetit.

2. Sekretari i përgjithshëm i Universitetit është redaktor përgjegjës i buletinit të
Universitetit.

3. Njësia akademike nxjerr revistën profesionale shkencore-artistike




85

Neni 232

1. Gazeta e studentëve të Universitetit botohet rregullisht.

2. Rektori do të emërojë redaktorin përgjegjës për gazetën e studentëve pasi të jetë
konsultuar me redaksinë e gazetës së studentëve.

3. Redaksia formohet nga pesë (5) anëtarë të cilët zgjedhen nga Parlamenti i studentëve.

4. Studentët angazhohen si gazetarë me honorar në gazetën e studentëve, deri në gjashtë
(6) muaj. Hollësitë rreth detyrave të punës dhe procedurave të punësimit përshkruhen me
rregulloren e nxjerrë nga redaksia.



Neni 233
Dispozitat kalimtare

1. Të gjitha procedurat që kanë filluar para hyrjes në fuqi të këtij Statuti, përfundohen sipas
Statutit paraprak. Të drejtat e fituara me Statutin paraprak janë të vlefshme deri në zhvillimin
e një procedure të re konform këtij Statuti.

2. Brenda gjashtë (6) muajve nga miratimi i këtij Statuti, Universiteti ”Kadri Zeka” në Gjilan
dhe njësitë akademike e organizative duhet t‟i hartojë dhe miratojë aktet dhe rregulloret për
zbatimin e këtij Statuti.

3. Deri në nxjerrjen e akteve sipas paragrafit 2. të këtij neni, zbatohen aktet në fuqi përveç në
rastet kur ato janë në kundërshtim me këtë Statut dhe Ligjin për Arsimin e Lartë.


Neni 234
Dispozitat përfundimtare

Me hyrjen në fuqi të këtij Statuti, shfuqizohet Statuti i përkohshëm i UKZ-së.


Neni 235

Ky Statut hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.


10 dhjetor 2020

Vjosa OSMANI - SADRIU

Kryetare e Kuvendit