1
Republika e Kosovës
Republika Kosovo - Republic of Kosovo
Kuvendi - Skupština - Assembly
___________________________________________________________________________
Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 17, paragrafi 1. i
Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr.04/L-037,
Miraton:
STATUTI I UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI” NË GJAKOVË
I. Dispozitat e përgjithshme
Neni 1
Themelimi
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (në tekstin e mëtejmë: Universiteti, akronimi
UFAGJ) është themeluar në bazë të Ligjit për Arsimin e lartë të Republikës së Kosovës dhe
Vendimit të Qeverisë Nr.02/118, datë: 06.03.2013. Universiteti është themeluar që të ofrojë
arsimim akademik, kërkime shkencore dhe krijimtari artistike.
Emri, selia, struktura dhe simbolet
Neni 2
Emri i Universitetit është Universiteti “Fehmi Agani”në Gjakovë.
Neni 3
Selia e Universitetit është në Gjakovë.
Neni 4
Universiteti përbëhet nga njësitë akademike dhe njësitë organizative, siç parashihet në këtë
Statut.
2
Neni 5
1. Universiteti ka këto simbole:
1.1. stemën;
1.2. vulën dhe vulën e thatë;
1.3. flamurin;
1.4. gjerdanin e rektorit;
1.5. pelerinën e rektorit, të prorektorëve dhe të dekanëve të njësive akademike.
2. Simbolet e Universitetit caktohen nga Këshilli drejtues sipas propozimit të Senatit.
3. Njësitë akademike të Universitetit kanë të drejtë të përdorin emrin, stemën dhe flamurin e
Universitetit.
4. Data e përvjetorit të UFAGJ-së është data e themelimit të tij, 6 Mars 2013.
Neni 6
Misioni
1. Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim
akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera
të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime:
1.1. të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve
kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës;
1.2. të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë
dhe ekonomisë së Kosovës;
1.3. të ndihmojë në procesin e promovimit të demokracisë qytetare;
1.4. të synojë të krijojë dhe mbështesë standardet më të larta në fushën e
mësimdhënies dhe mësimnxënies, kërkimeve shkencore dhe krijimtarisë artistike;
1.5. të shfrytëzojë burimet e veta në mënyrë sa më efikase;
1.6. të bashkëpunojë maksimalisht dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e arsimit
të lartë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar;
1.7. t‟i përshtatet standardeve evropiane;
1.8. të integrohet plotësisht në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë, (Konform
Deklaratës së Bolonjës, Konventës së Lisbonës mbi Njohje dhe në Zonën Evropiane
3
të Kërkimeve Shkencore) si dhe të ndërmarrë hapat adekuat reformues të nevojshëm
për arritjen e këtij misioni.
2. Universiteti është pjesë integruese e Zonës Evropiane të arsimit të lartë, që përfaqësohet
nga Bashkësia e Universiteteve Evropiane. Universiteti zotohet të respektojë të gjitha
rregullat standardet dhe përgjegjësitë që dalin nga ky Statut.
Neni 7
Universiteti obligohet të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë pa asnjë lloj diskriminimi.
Neni 8
Universiteti siguron dhe mbështetë barazinë gjinore. Në rastet kur kandidatët e gjinisë
mashkullore dhe femërore i kanë kualifikimet dhe te arriturat profesionale të barabarta,
përparësi do t‟i jepet kandidates femër.
Neni 9
Të gjithë individët dhe autoritetet e Universitetit do të sillen në përputhje me standardet më të
larta të përkushtimit, integritetit, objektivitetit, përgjegjësisë, sinqeritetit, ndershmërisë dhe
udhëheqjes.
Neni 10
Universiteti gëzon autonominë dhe lirinë e mësimdhënies akademike, të kërkimeve
shkencore si dhe të krijimtarisë artistike brenda veprimtarisë së tij. Mjediset e Universitetit
gëzojnë të drejtën e paprekshmërisë, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të
veçanta.
Neni 11
Stafi akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit gëzojnë të drejtën e bashkimit dhe
të shprehjes brenda strukturave të parapara me këtë Statut.
Neni 12
Të drejtat dhe detyrat
1. Universiteti ka këto të drejta dhe detyra:
1.1. të zgjedhë autoritetet qeverisëse dhe menaxhuese dhe të përcaktojë mandatin e
tyre;
4
1.2. të rregullojë strukturat dhe aktivitetet e tij përmes rregullave të Universitetit
bazuar në dispozitat e këtij Statuti, në përputhje me Ligjin mbi Arsimin e Lartë dhe
me akte të tjera nënligjore të nxjerra prej tij dhe në përputhje me ligjet tjera në fuqi;
1.3. të zgjedhë personelin mësimor dhe personelin tjetër, të përcaktojë kushtet shtesë
për pranimin e studentëve dhe metodat e mësimdhënies e të vlerësimit të studentëve,
të miratuara nga AKA - ja;
1.4. të hartojë dhe zbatojë në mënyrë të pavarur plan programet, kërkimet shkencore
dhe projektet artistike në këshillim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë;
1.5. të bëjë përzgjedhjen e fushave për studim;
1.6. të japë tituj për profesorët dhe personelin tjetër, në pajtueshmëri me Ligjin mbi
Arsimin e Lartë, me ligjin në fuqi për punësim si dhe skemën e aprovuar nga AKA-
ja.
Neni 13
1. Universiteti është person juridik dhe ka subjektivitet të plotë ligjor lidhur me të gjitha të
drejtat dhe detyrat në lidhje me çështjet që trajtohen në ligjet e aplikueshme duke përfshirë:
1.1. të drejtën për të paditur dhe të drejtën për t‟u paditur;
1.2. rregullimin e organizimit të vet të brendshëm;
1.3. kufizimin e drejtës për përdorimin e titullit të universitetit vetëm për personat
ose organizatat që e kanë autorizimin nga Këshilli drejtues i Universitetit;
1.4. zotërimin dhe menaxhimin e trojeve dhe godinave dhe pasuri të tjera kapitale;
1.5. pranimin dhe administrimin e fondeve nga çdo burim i ligjshëm;
1.6. propozimin e taksave, tarifave dhe gjobave Ministrisë për miratim;
1.7. për të emëruar dhe ndërprerë marrëdhënien e punës së personelit akademik dhe
jo akademik si dhe për të ushtruar të gjitha detyrat e një punëdhënësi, siç është
paraparë me legjislacionin në fuqi;
1.8. nënshkrimin e kontratave për mallra dhe shërbime dhe projekte kapitale;
1.9. miratimin për përmbajtjen dhe strukturën e programeve të tij akademike
shkencore, artistike dhe profesionale;
1.10. krijimin e marrëdhënieve juridike me studentët dhe përshkrimin e kushteve për
pranimin e tyre;
1.11. vendosjen e metodologjive të zbatuara të mësimdhënies dhe mësimnxënies;
5
1.12. aplikimin e masave të duhura për vlerësim dhe sigurim të cilësisë;
1.13. dhënien dhe anulimin e titujve, diplomave, thirrjeve dhe gradave shkencore,
dhe titujve nderi;
1.14. themelimin e ndërmarrjeve komerciale, jokomerciale, instituteve dhe qendrave
për qëllime mësimore, shkencore-hulumtuese, shërbimeve profesionale dhe artistike;
1.15. nënshkrimin e marrëveshjeve me bartësit vendorë dhe ndërkombëtarë të arsimit
të lartë si dhe Institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare;
1.16. miratimin, përmbajtjen dhe formën e flamurit, të vulës dhe të emblemave të
tjera, dhe
1.17. kompetenca të tjera të nevojshme për kryerjen e funksionit të tij sipas ligjit.
Neni 14
1. Njësitë akademike dhe njësitë organizative të Universitetit nuk janë persona juridik.
Njësitë akademike dhe organizative të Universitetit kanë ato autorizime që parashihen me
këtë Statut.
2. Njësitë akademike dhe njësitë organizative të Universitetit janë programe (njësi) të
veçanta në kuadër të Universitetit, gjegjësisht Universiteti është organizatë buxhetore në
kuadër të Ligjit për buxhetin e përberë nga programet-njësitë akademike.
3. Universiteti zhvillon aktivitetin e prokurimit për të gjitha njësitë akademike, njësitë
akademike kanë buxhetin e planifikuar në kuadër të Universiteti dhe kanë mundësinë e
caktimit të prioriteteve nëpërmes të kërkesave për zotim-shpenzim.
4. Autoriteti menaxhues, të cilit i është dhëne autorizimi, ka për detyrë t‟ia dorëzojë rektorit
raportin vjetor të detajuar në lidhje me të gjitha aspektet e udhëheqjes relevante përfshirë:
4.1. kontratat dhe marrëveshjet;
4.2. shfrytëzimin e përgjithshëm të burimeve;
4.3. llogarinë dhe rrjedhën e buxhetit;
4.4. punësimin e personelit të veçantë;
4.5. shfrytëzimin e pajisjeve dhe godinave;
4.6. përmbushjen e objektivave të projektit.
5. Autoriteti menaxhues është përgjegjës që të dorëzojë raportin e tillë edhe për periudhën
më të shkurtër, me kërkesë të rektorit.
6
6. Në rast të keqpërdorimit të autorizimit nga ana e autoritetit menaxhues, Rektori ka të
drejtë të pezullojë autorizimin derisa Këshilli Drejtues të marrë një vendim përfundimtar.
Neni 15
1. Prona dhe infrastruktura e Universitetit është pronë publike.
2. Universiteti sipas nevojës mund të marrë në shfrytëzim edhe prona e objekte të tjera.
3. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (më tej Ministria) po qe se plotësohen kushtet e
përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë të Kosovës, Universitetit i jepet e drejta për
shfrytëzimin e tokës shoqërore dhe publike, ndërtesave dhe pajisjeve.
Neni 16
Qeverisja e Universitetit
1. Autoritetet kryesore qeverisëse të Universitetit janë: Këshilli drejtues, Rektori dhe Senati.
2. Të gjitha autoritetet qeverisëse të Universitetit ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi parimin e
votimit me shumicë votash nëse nuk përcaktohet ndryshe në këtë Statut.
3. Mandati i të gjithë zyrtarëve qeverisës dhe autoriteteve qeverisëse e anëtarëve të tij fillon
me 1 tetor, nëse nuk përcaktohet ndryshe me këtë Statut.
Neni 17
Këshilli drejtues i Universitetit
1. Këshilli drejtues i Universitetit (më tej „Këshilli drejtues‟) është autoriteti kryesor
qeverisës i Universitetit.
2. Këshilli drejtues ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv
institucional të Universitetit.
3. Këshilli drejtues është përgjegjës për të gjitha vendimet në lidhje me çështjet financiare
(buxheti, personeli, infrastruktura), në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për
veprimtarinë e qëndrueshme të Universitetit në përputhje me obligimet e tij.
4. Këshilli drejtues i raporton dhe është përgjegjës para Ministrisë së Financave, për
shfrytëzimin e duhur e në mënyrë efektive të fondeve që ministria ose ndonjë burim tjetër
publik ia ka ndarë Universitetit.
5. Këshilli drejtues mund të formojë komisione të përkohshme për ta këshilluar atë lidhur me
aspekte të veçanta të punës së tij.
6. Këshilli drejtues formon Komisionin për çështje statutare si komision këshillëdhënës.
Komisioni informon autoritetet e universitetit lidhur me të gjitha rastet e moszbatimit të
Statutit dhe akteve tjera në çështjet e caktuara, nga autoritetet kompetente si dhe merr pjesë
7
në hartimin ose jep mendimin në procedurën e përgatitjes së akteve dhe rregulloreve të
nxjerra nga Universiteti. Këshilli drejtues me akt të veçantë rregullon çështjet lidhur me
Komisionin për çështje statutare.
Neni 18
1. Këshilli drejtues përbëhet nga shtatë (7) anëtarë me të drejtë vote.
2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës emëron tre (3) anëtarë me të drejtë vote dhe ata
emërohen sipas dispozitave të Ligjit mbi Arsimin e Lartë. Ata duhet të jenë persona me
reputacion të lartë publik, me aftësi përkatëse profesionale, afariste si dhe me aftësi të tjera
praktike. Asnjë nga anëtarët e emëruar nuk duhet të ketë lidhje të drejtpërdrejta aktuale me
institucionin në të cilin emërohet.
3. Senati zgjedh katër (4) anëtarë të Këshillit drejtues me të drejtë vote nga personeli
akademik i Universitetit.
4. Anëtarët e Këshillit drejtues veprojnë të pavarur dhe nuk përfaqësojnë asnjë interes tjetër
individual apo grupor.
5. Anëtarë të Këshillit drejtues nuk mund të zgjidhen:
5.1. rektori, prorektori, dekani, prodekani;
5.2. anëtarët e senatit.
6. Anëtari i Këshillit të fakultetit, që zgjidhet anëtar i Këshillit drejtues, duhet të heqë dorë
nga anëtarësia në Këshillin e fakultetit.
7. Në rast të mbetjes vakante të pozitës së ndonjë Anëtari të Këshillit drejtues nga radhët e
Universitetit, atëherë Senati mund të plotësojë atë pozitë sipas të njëjtës procedurë.
8. Rektori, dhe sekretari i përgjithshëm janë anëtarë ex-officio të Këshillit drejtues pa të
drejtë vote.
9. Me ftesë të Këshillit drejtues në takime mund të marrin pjesë edhe prorektorët.
10. Kryetari i parlamentit të studentëve mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit drejtues
pa të drejtë vote.
Neni 19
1. Këshilli drejtues çdo vit zgjedh kryesuesin dhe zëvendës kryesuesin prej anëtarëve të vet,
të cilët nuk janë zyrtarë të Universitetit.
2. Mandati i anëtarëve të Këshillit drejtues zgjat tri (3) vjet me mundësi rizgjedhjeje edhe për
një mandat. Zgjedhjet për Këshillin drejtues mbahen në qershor kurse mandati i Këshillit
drejtues fillon më 1 tetor.
8
Neni 20
1. Këshilli drejtues harton dhe miraton rregulloren e vet te punës.
2. Për mbajtjen e mbledhjeve të Këshillit drejtues nevojitet kuorumi prej pesë (5) anëtarëve.
3. Vendimet në Këshillin Drejtues merren me shumicën e votave të anëtarëve prezent. Në
rast se numri i votave është i barabartë, vota e kryesuesit është vendimtare.
4. Për vendimet e mëposhtme të Këshillit drejtues nevojitet shumica e kualifikuar e dy të
tretave (2/3) të votave të anëtarëve:
4.1. për planin vjetor financiar;
4.2. për miratimin e rregullores së punës.
5. Këshilli drejtues miraton rregullore të veçanta për elaborimin e planit financiar vjetor.
6. Mbledhjet e Këshillit drejtues i thërret kryesuesi. Në raste të jashtëzakonshme mbledhjet
thirren me dy të tretat (2/3) e anëtarëve të Këshillit drejtues. Rendi i ditës për takimet e
Këshillit drejtues vendoset nga kryesuesi respektivisht zëvendës kryesuesi në bashkëpunim
me rektorin.
Neni 21
1. Rektori ofron mbështetje të nevojshme teknike dhe infrastrukturore për Këshillin drejtues.
2. Me kërkesë të Këshillit, Sekretari i përgjithshëm është përgjegjës për sigurimin e
informatave plotësuese për vendimet e marra nga Këshilli drejtues.
Neni 22
1. Në pajtim me dispozitat e këtij Statuti, Këshilli drejtues ka këto përgjegjësi:
1.1. të zhvillojë një plan strategjik trevjeçar, i cili do të rishikohet çdo vit. Në
përgatitjen e planit strategjik dhe të aktualizimeve vjetore të tij, Këshilli drejtues do të
konsultohet me Ministrinë përkitazi me përputhjen e objektivave dhe planeve të veta
me Strategjinë shtetërore për arsimin e lartë dhe të burimeve që do të jenë në
dispozicion nga Ministria. Fushëveprimi i konsultimeve të tilla përcaktohet me akt
nënligjor që e nxjerr Ministria;
1.2. të monitorojë shfrytëzimin e efektshëm dhe të frytshëm të burimeve, likuiditetin
dhe sigurimin e aseteve të Universitetit në emër të publikut;
1.3. të zhvillojë strategjitë për sigurimin adekuat të mjeteve nga burimet publike dhe
private, duke marrë parasysh lehtësimet me rastin e krijimit të kompanive ndihmëse
dhe instituteve për shfrytëzimin e rezultateve të punës akademike të Universitetit;
9
1.4. të diskutojë dhe miratojë planin vjetor të buxhetit të përgatitur nga rektori dhe të
dorëzojë këtë plan tek autoritetet përkatëse shtetërore;
1.5. të definojë parimet mbi punësimin, delegimin, nivelizimin, promovimin,
suspendimin, shkarkimin dhe përcaktimin e nivelit të pagave dhe të kushteve të punës
për personel;
1.6. të vendosë në lidhje me themelimin, shuarjen dhe ndryshimin e strukturës së
brendshme të njësive akademike dhe njësive organizative pasi që të jetë miratuar nga
Senati.
Neni 23
1. Detyrat e Këshillit drejtues janë:
1.1. të sigurojë parakushte për administrim dhe menaxhim të drejtë të burimeve në
nivel të Universitetit dhe njësive të tij vartëse;
1.2. të nxjerrë rregullore për delegim të kompetencave për mjetet dhe çështjet e tjera
administrative tek njësitë akademike të Universitetit në përputhje me dispozitat e këtij
Statuti;
1.3. të nxjerrë rregullore për qeverisjen, drejtimin dhe menaxhimin e Universitetit,
siç kërkohet me këtë Statut;
1.4. të vendosë për strukturën e përgjithshme organizative të njësive akademike,
sipas propozimit të Senatit dhe pasi të jenë konsultuar njësitë në fjalë;
1.5. të organizojë kontrollin financiar në pajtim me Ligjin dhe këtë Statut;
1.6. të nxjerrë rregullore, në pajtim me këtë Statut, në lidhje me:
1.6.1. masat dhe procedurën disiplinore për personelin akademik dhe
studentët;
1.6.2. pagesat dhe kushtet e shërbimit për personelin;
1.6.3. procedurat e mënyrave të kompensimit të personelit, në bazë të
ankesave në lidhje me punësimin e tyre;
1.6.4. ankesat kundër pezullimeve dhe shkarkimeve të tilla.
1.7. t‟i propozojë Ministrisë tarifat e pagesave të shkollimit që duhet të paguajnë
studentët e pranuar, dhe në disa raste të përcaktojë tarifat për shqyrtimin e
aplikacioneve për regjistrim, për përsëritjen e provimeve dhe për diplomim dhe këto
tarifa do të konfirmohen nga Ministria;
1.8. të përcaktojë rregulla për llogaritjen e shpenzimeve për shërbimet universitare,
që i ofrohen palëve të treta;
10
1.9. të zgjedhë rektorin nga lista e emrave, të propozuar nga komisioni profesional
prej pesë (5) anëtarëve i emëruar nga Senati;
1.10. të zgjedhë prorektorët sipas propozimit të rektorit;
1.11. të përkujdeset që dispozitat e përgjithshme të këtij Statuti të zbatohen në
praktikë brenda Universitetit;
1.12. të veprojë sipas dispozitave të përgjithshme të përcaktuara në këtë Statut;
1.13. të vendosë për formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës, vulës së thatë, flamurit
dhe simboleve të tjera institucionale si dhe t‟i propozojë Ministrisë formën dhe
përmbajtjen e diplomave sipas propozimit të Senatit.
Neni 24
1. Këshilli drejtues do të publikojë raportin vjetor mbi plotësimin e punës së Universitetit në
përputhje me kërkesat e Ministrisë së Arsimit dhe të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Raporti duhet të ofrojë informata lidhur me këto aspekte:
1.1. objektivat e përgjithshme strategjike të arritura;
1.2. të dhënat statistikore për tërë Universitetin dhe njësitë e tij akademike dhe
organizative në lidhje me burimet:
1.2.1. buxheti (fondet publike dhe private);
1.2.2. personeli (shifrat zhvillimore);
1.2.3. infrastruktura;
1.2.4. profilin akademik (ndryshimet në personelin akademik, fushat e
studimit etj.);
1.2.5. programet e studimit;
1.2.6. numrin e studentëve (studentët e regjistruar për herë të parë, numri i
përgjithshëm i studentëve, të diplomuarit);
1.2.7. kërkimet shkencore (projektet, publikimet, pjesëmarrja në konferenca,
punimet);
1.2.8. bashkëpunimin ndërkombëtar.
2. Raportin vjetor të auditorit për shfrytëzimin e duhur të mjeteve.
3. Ne pajtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Këshilli drejtues i raporton Ministrisë për
realizimin e planit strategjik zhvillimor me se largu deri me 31 mars të vitit të ardhshëm.
11
4. Raportet duhet te publikohen ne web faqen e Universitetit.
Neni 25
Rektori
1. Rektori është autoriteti kryesor menaxhues i Universitetit.
2. Rektori është përgjegjës për punën efektive dhe të rregullt të Universitetit dhe për
menaxhimin e tij sipas politikës së përcaktuar nga Këshilli drejtues, dhe ka gjithë autoritetin e
nevojshëm për ushtrimin e këtyre detyrave.
3. Detyrat e rektorit specifikohen në kontratën e punës.
Neni 26
1. Rektorin e zgjedh Këshilli drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni
profesional prej pesë (5) anëtarëve të cilin komision e formon Senati. Komisioni profesional
ka për detyrë që të verifikojë nëse kandidatët e paraqitur për pozitën e rektorit i plotësojnë
kushtet e parapara me konkurs.
2. Këshilli drejtues ka të drejtë të refuzojë listën e kandidatëve të propozuar nga Komisioni
profesional duke arsyetuar atë.
3. Rektori zgjidhet me shumicën absolute (shumicën e anëtarëve të përgjithshëm) në pajtim
me dispozitat e këtij Statuti. Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë
të votimit, atëherë dy (2) kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin
e dytë. Nëse asnjëri nga dy (2) kandidatët nuk fiton shumicën absolute tri (3) herë radhazi,
procedura e zgjedhjes përsëritet nga fillimi, siç është paraparë në këtë Statut.
4. Emërimi i rektorit bëhet për një periudhë prej katër (4) vitesh, me mundësi të rizgjedhjes
edhe për një mandat.
5. Mandati i rektorit fillon me 1 tetor.
6. Këshilli drejtues në konsultim me Senatin nxjerr rregulloren për procedurën e zgjedhjes
dhe mandatin e Rektorit.
Neni 27
1. Për të udhëhequr procedurën e zgjedhjes së autoriteteve qeverisëse dhe menaxhuese të
universitetit dhe dekanët, Senati zgjedh një kryesues të përkohshëm, anëtar i Senatit nga
radha e personelit akademik.
2. Pozita e rektorit shpallet nga Këshilli drejtues me konkurs publik në një afat prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi të jetë konsultuar me rektorin.
12
3. Konkurimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm.
Kandidati duhet t‟i plotësojë kushtet në vijim:
3.1. të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të
ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent;
3.2. të ketë përvojë të dëshmuara menaxhuese universitare.
4. Komisioni profesional i zgjedhur nga Senati propozon listën prej kandidatëve të zgjedhur
me shumicë votash, për t‟u zgjedhur nga Këshilli drejtues.
5. Këshilli drejtues i interviston kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim në
këtë post. Në këto intervista secili kandidat prezanton një vizion gjithëpërfshirës për
zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.
Neni 28
1. Rektori ka këto përgjegjësi:
1.1. të veprojë në emër të Universitetit dhe ta përfaqësojë atë para publikut të gjerë;
1.2. të organizojë, drejtojë dhe menaxhojë Universitetin;
1.3. të udhëheqë personelin akademik;
1.4. të vendosë për rregulloren e punës për personelin akademik të Universitetit në
kuadër të kornizës së caktuar nga Këshilli drejtues;
1.5. të punësojë, delegojë, nivelizojë, promovojë, suspendojë dhe të përcaktojë
kushtet e punës për personel në pajtim me rregulloret e nxjerra nga Këshilli drejtues
dhe Senati;
1.6. ta kryesojë Senatin;
1.7. të paraqesë para Këshillit drejtues propozime në lidhje me karakterin arsimor
dhe misionin e Universitetit duke marrë parasysh rekomandimet dhe mendimin e
Senatit;
1.8. të zbatojë vendimet e Këshillit drejtues;
1.9. të menaxhojë buxhetin dhe mjetet në kuadër të shumës së miratuar nga Këshilli
drejtues;
1.10. të prezantojë raportin vjetor të buxhetit për të hyrat dhe shpenzimet për
vlerësim nga Këshilli drejtues;
1.11. të nënshkruajë kontrata në emër të Universitetit me palët e treta;
1.12. të nënshkruajë diplomat dhe certifikatat e tjera zyrtare të Universitetit;
13
1.13. të propozojë kandidatët për postin e prorektorëve, për t‟u zgjedhur nga Këshilli
drejtues;
1.14. të propozojë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm;
1.15. të shpallë të gjithë titujt akademikë;
1.16. rektori ka të drejtë të formojë komisione këshillëdhënëse;
1.17. të kryejë të gjitha detyrat e tjera në emër të Universitetit, siç janë përcaktuar me
këtë Statut apo me rregulloret e tjera në fuqi.
Neni 29
Rektori do ta njoftojë Këshillin drejtues për çdo veprim apo lëshim të Këshillit drejtues, i cili,
sipas mendimit të rektorit, përbën një shpërdorim të fondeve publike që i janë dhënë. Në rast
se Këshilli drejtues nuk vepron për të korrigjuar një veprim të tillë jo të duhur apo lëshim,
atëherë Rektori do t‟ia raportojë drejtpërdrejt këtë veprim ose lëshim Ministrisë. Në raste të
tilla Këshilli drejtues nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim ndaj Rektorit, me përjashtim të
rasteve kur vetë Ministria e lejon një gjë të tillë.
Neni 30
Autoriteti i Rektorit do të simbolizohet përmes gjerdanit të Rektorit.
Neni 31
1. Mandati i Rektorit mund të përfundojë para kohe në rast të:
1.1. dorëheqjes;
1.2. shkarkimit nga detyra;
1.3. dënimit në formë përfundimtare për vepër penale;
1.4. pensionimit;
1.5. vdekjes.
2. Procedurat për shkarkimin e rektorit mund të iniciohen me shumicën absolute të votave
nga:
2.1. Këshilli drejtues;
2.2. Senati.
14
3. Procedura për shkarkimin e rektorit përcaktohet me rregulloret e nxjerra nga Këshilli
drejtues. Vendimi i Këshillit drejtues për shkarkim është valid me shumicën e kualifikuar të
dy të tretave (2/3) të votave të anëtarëve.
4. Në rast të shkarkimit të rektorit përfundon edhe mandati i prorektorëve.
5. Në rast të shkarkimit, rektori dhe prorektorët e posa zgjedhur, do të zgjidhen për periudhën
e mbetur të mandatit të rektorit të shkarkuar.
6. Në rastin e shkarkimit të rektorit, apo në çfarëdo rasti të mbetjes vakant të pozitës së
rektorit, Këshilli drejtues zgjedh ushtruesin e detyrës së rektorit deri në përfundimin e
procedurës të zgjedhjes së rektorit për mandatin e mbetur. Ushtruesi i detyrës së rektorit do të
mbajë postin e rektorit deri në fund të mandatit, në qoftë se deri në shpalljen e zgjedhjeve në
Universitet kanë mbetur jo më shumë se gjashtë (6) muaj. Ushtruesi i detyrës së rektorit
zgjidhet personi që i plotëson kushtet e parapara për zgjedhjen e rektorit, neni 27 paragrafi 3.
i Statutit.
Neni 32
1. Rektori ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Ministri kundër shkarkimit të tij.
2. Vendimi i Ministrisë është vendim përfundimtar në procedurë administrative.
3. Kundër vendimit të Ministrisë mund të iniciohet procedurë në gjykatën kompetente.
Neni 33
Prorektorët
Universiteti i ka tre (3) prorektorë. Përjashtimisht, me propozim të arsyetuar nga rektori dhe
miratim nga Këshilli Drejtues, ky numër i prorektorëve mund të rritet më së shumti deri në
pesë (5).
Neni 34
1. Detyrat e prorektorëve caktohen nga rektori në pajtim me dispozitat e këtij Statuti. Rektori
ka të drejtë t‟u delegojë përgjegjësi të plotë ligjore për një kohë të caktuar. Përgjegjësi të
përbashkëta mund t‟u caktohen prorektorëve në fushat e:
1.1. mësimdhënies dhe çështjeve për studentë;
1.2. buxhet financa dhe infrastrukturë;
1.3. bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projekteve;
1.4. zhvillim akademik dhe ngritje të cilësisë;
1.5. hulumtime dhe kërkimeve shkencore.
15
Neni 35
Rektori e emëron njërin nga prorektorët për të ushtruar përkohësisht detyrën e Rektorit në rast
të pamundësisë apo paaftësisë së përkohshme të Rektorit.
Neni 36
1. Rektori propozon listën e emrave për prorektorë nga radha e profesorëve universitarë, pasi
të jetë konsultuar me Senatin. Prorektorët zgjedhën nga Këshilli drejtues me shumicën e
votave, në një radhë votimi. Nëse kandidati i propozuar nuk zgjidhet, atëherë rektori ka të
drejtë të propozojë kandidatin e ri.
2. Mandati i prorektorëve është i lidhur me atë të rektorit, me mundësi të rizgjedhjes edhe për
një mandat.
Neni 37
1. Mandati i prorektorëve mund të përfundojë para kohe në rast të:
1.1. dorëheqjes;
1.2. shkarkimit;
1.3. dënimit për vepër penale;
1.4. pensionimit;
1.5. vdekjes.
2. Procedura për shkarkimin e prorektorit mund të iniciohet me shumicën e votave nga:
2.1. Këshilli drejtues;
2.2. Senati;
2.3. Rektori.
3. Procedura për shkarkimin e prorektorit përcaktohet në rregulloret e nxjerra nga Këshilli
drejtues. Vendimi i Këshillit drejtues për shkarkim bëhet valid me shumicën e thjeshtë të
votave të anëtarëve.
4. Në rast të shkarkimit të prorektorit, rektori propozon kandidatin e ri për prorektor, i cili
zgjidhet nga Këshilli drejtues për periudhën e mbetur të mandatit.
16
Neni 38
Sekretari i përgjithshëm i Universitetit
1. Sekretari është zyrtari më i lartë administrativ i Universitetit (ZKA), me të drejta dhe
përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij e cila nënshkruhet nga rektori.
2. Sekretari i përgjigjet rektorit për administrim efikas, ekonomik dhe efektiv në të gjitha
nivelet e Universitetit. Në këtë pozitë sekretari i përgjithshëm përgjigjet për të gjitha çështjet
që nuk janë kompetencë e organeve ose e udhëheqësve të tjerë.
3. Sekretari i Universitetit është udhëheqës i administratës së Universitetit.
Neni 39
Sekretari i Universitetit zgjidhet nga Këshilli drejtues sipas propozimit të rektorit, të bazuar
në raportin e komisionit profesional të zgjedhur nga rektori, në bazë të konkursit publik.
Sekretari zgjedhet për mandat pesë (5) vjeçar me mundësi ri-zgjedhjeje pa kufizim.
Neni 40
1. Kandidatët që konkurrojnë për postin e sekretarit të Universitetit duhet të përmbushin këto
kushte:
1.1. të kenë diplomë universitare master ose ekuivalent me më së paku katër (4)vjet
të studimeve;
1.2. duhet të jenë nga fusha profesionale e drejtësisë;
1.3. të kenë se paku pesë (5) vjet përvojë pune profesionale;
1.4. të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;
1.5. të kenë aftësi komunikimi dhe të jetë njohës i/e mirë i procedurave
administrative - akteve juridike dhe të njohë fushën e arsimit të lartë.
Neni 41
1. Sekretari i përgjithshëm i Universitetit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
1.1. është zyrtari më i lartë i administratës;
1.2. është udhëheqës i administratës qendrore;
1.3. është shef i sekretarëve në fakultete;
1.4. është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të
Universitetit;
17
1.5. është shef i drejtorëve të departamenteve në kuadër të administratës qendrore;
1.6. është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
1.7. është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli drejtues dhe
rektori, të cilat nuk janë të përcaktuara me këtë Statut.
Neni 42
Senati
Senati i Universitetit është organi më i lartë akademik i Universitetit.
Neni 43
1. Senati përbëhet nga këta anëtarë me të drejtë vote:
1.1. Rektori;
1.2. Prorektorët;
1.3. Dekanët e të gjitha njësive akademike të UFAGJ-së;
1.4. nga një anëtar i zgjedhur nga stafi akademik i secilës njësi akademike (kështu
numri i përgjithshëm i personave është i njëjtë me numrin e personave të renditur në
nën-paragrafin 1.3.);
1.5. një (1) anëtar i zgjedhur nga parlamenti i studentëve prej radhëve të studentëve
të rregullt të Universitetit. Studenti anëtar i senatit duhet te jetë student i dalluar me
note mesatare se paku tetë (8), dhe nuk duhet të jetë përsëritës i vitit akademik;
1.6. një (1) anëtar i zgjedhur nga stafi joakademik.
2. Sekretari i Universitetit është anëtar i përhershëm i Senatit, pa të drejtë vote.
Neni 44
Mandati i anëtarëve akademikë dhe joakademikë të Senatit është katër(4) vite. Mandati i
anëtarëve nga radha e studentëve është një (1) vit, pa të drejtë të rizgjedhjes. Mandati i tyre
fillon më 1 tetor.
Neni 45
Senatin e kryeson Rektori, në mungesë të tij, Senatin e kryeson prorektori të cilin e cakton
rektori sipas radhës.
18
Neni 46
1. Senati nxjerr rregulloren e punës dhe rregulloren për procedurën e zgjedhjes së anëtarëve
të tij.
2. Rektori cakton procedurat për mbledhjet e Senatit dhe të komisioneve të tij.
Neni 47
1. Pavarësisht nga përgjegjësitë e Këshillit drejtues dhe Rektorit, Senati është përgjegjës për:
1.1. çështjet e përgjithshme strategjike që lidhen me kërkime, studime, mësimdhënie
dhe kurset në Universitet, duke përfshirë:
1.1.1. kriteret për pranimin e studentëve;
1.1.2. miratimin e propozimeve nga Këshilli i Fakultetit për zgjedhjen
dhe avancimin e personelit akademik;
1.1.3. politikat dhe procedurat për vlerësimin dhe mbajtjen e
provimeve për konstatimin e punës akademike të studentëve;
1.1.4. miratimin e përmbajtjes se plan programeve;
1.1.5. sigurimin e mësimit tërë jetësor;
1.1.6. standardet akademike dhe validitetin dhe rishikimin e kurseve;
1.1.7. sigurimin e cilësisë dhe vlerësimin;
1.1.8. procedurën për dhënien e kualifikimeve dhe të titujve
akademikë të nderit;
1.1.9. procedurën për përjashtimin e studentëve për arsye akademike
apo të tjera.
1.2. Zhvillimin e strategjisë për aktivitetet akademike në Universitet dhe për mjetet e
nevojshme për t‟i mbështetur ato si dhe ofrimin e këshillave për rektorin dhe Këshillin
drejtues.
1.3. Zhvillimin e politikës së mbrojtjes së pronësisë intelektuale të Universitetit dhe
shfrytëzimin komercial të saj.
1.4. Sigurimin e këshillave për çështje të tjera që Këshilli Drejtues ose rektori mund
të kërkojnë nga Senati.
19
Neni 48
1. Detyrat e Senatit janë:
1.1. të aprovojë Statutin e Universitetit, të propozuar nga Këshilli drejtues;
1.2. të zgjedhë anëtarët e Këshillit drejtues që propozohen nga radhët e Universitetit;
1.3. të formojë komisionin profesional prej pesë (5) anëtarëve për propozimin e listës
për rektor;
1.4. të miratojë propozimin e Këshillave të njësive akademike për zgjedhjen e
dekanëve dhe prodekanëve;
1.5. të iniciojë procedurën për shkarkimin e dekanëve dhe prodekanëve sipas
procedurës së caktuar me këtë statut;
1.6. të lëshojë vendime për pranimin dhe shuarjen e njësive akademike dhe të
propozojë ndryshime të tjera në status të tyre për miratim nga ana e Këshillit drejtues;
1.7. të miratojë programet e studimeve të njësive akademike;
1.8. të përpilojë strategji për zhvillimin akademik të Universitetit;
1.9. të nxjerrë rregullore të përgjithshme për fushat e punës arsimore, kërkimore dhe
artistike;
1.10. të caktojë procedura dhe kritere për vlerësimin e mësimdhënies, punës
shkencore dhe artistike;
1.11. të propozojë kriteret për regjistrimin e studentëve, në përputhje me këtë Statut
dhe Ligjin mbi Arsimin e Lartë;
1.12. të vendosë për kriteret për përjashtimin e studentëve;
1.13. të definojë standardet akademike për ligjërata dhe për sigurim të cilësisë së
mësimeve, në pajtim me këtë Statut;
1.14. të vendosë për kriteret e provimit;
1.15. të përcaktojë përmbajtjen e të gjitha të dhënave akademike dhe dokumentacionit
sipas këtij Statuti;
1.16. të vendosë procedurën për vlerësimin e personelit akademik në përputhje me
këtë Statut;
1.17. të zgjedhë anëtarët për të gjitha komisionet dhe këshillat që i formon Senati;
20
1.18. të marrë vendimet përfundimtare duke i marrë parasysh kundërshtimet e dhëna
nga këshillat e njësive akademike;
1.19. të vendosë për dhënien e titullit Dr.honoris causa;
1.20. të vendosë për dhënien e titullit Profesor emeritus sipas dispozitave të këtij
Statuti;
1.21. të vendosë për dhënien e titullit Anëtar Nderi i Universitetit;
1.22. të shqyrtojë çështjet, me kërkesë të Këshillit drejtues apo rektorit;
1.23. të shqyrtojë çështjet me propozim të Këshillit të njësisë akademike;
1.24. të shqyrtojë çështjet, me kërkesë të parlamentit të studentëve;
1.25. të nxjerrë rregulloren e punës së Senatit;
1.26. të shqyrtojë çështje të tjera siç përcaktohen nga ky Statut ose me kërkesën e
Këshillit drejtues, rektorit, këshillave të fakulteteve ose Parlamentit Studentor.
Neni 49
1. Senati mund të formojë këshilla ose komisione të përkohshme për ta këshilluar atë lidhur
me aspekte të veçanta të punës së tij.
2. Senati ka një komision të përhershëm, të quajtur Komisioni i studimeve, sipas dispozitave
të këtij Statuti.
Neni 50
Struktura organizative
1. Universiteti përbëhet prej:
1.1. njësive akademike;
1.2. njësive organizative.
Neni 51
Njësitë akademike dhe njësitë organizative nuk kanë subjektivitet juridik.
21
Neni 52
Njësitë akademike
1. Njësitë akademike të Universitetit janë:
1.1. fakulteti dhe njësitë tjera të përcaktuara nga Këshilli drejtues me vendim të
veçantë.
Neni 53
Njësitë akademike kanë status të njëjtë sipas dispozitave që rregullojnë organizimin në këtë
statut.
Neni 54
Njësia akademike vepron në kuadër të kornizës institucionale të Universitetit duke ofruar
programe të arsimit të lartë, kërkime shkencore ose krijimtari artistike.
Neni 55
Njësitë akademike krijohen me anë të integrimit apo shpërbërjes së njësive të tjera me
vendim të Këshillit drejtues dhe pas konsultimeve me Senatin.
Neni 56
1. Parakushtet për të fituar statusin e një njësie akademike janë:
1.1. veprimtaria në një apo në më shumë fusha të veçanta të arsimit akademik, në
kërkime shkencore apo në krijimtari artistike në kuadër të kornizës institucionale të
Universitetit;
1.2. infrastruktura e mjaftueshme;
1.3. numri i duhur i personelit akademik që mundëson plotësimin e kërkesave
akademike për një periudhë afatgjatë.
2. Këshilli drejtues merr vendimin përfundimtar.
Neni 57
1. Njësia akademike humb statusin nëse:
1.1. vlerësohet negativisht nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dy(2)herë radhazi;
1.2. i nënshtrohet integrimit apo shpërbërjes;
22
1.3. këshilli i kësaj njësie akademike kërkon shkëputjen institucionale nga
Universiteti;
1.4. këshilli drejtues merr vendimin përfundimtar.
Neni 58
Këshilli drejtues vendosë për buxhetin vjetor të njësisë akademike sipas propozimit të rektorit
dhe dëgjimit buxhetor me njësinë akademike. Gjatë ndarjes së buxhetit duhet të merren
parasysh nevojat e veçanta për obligimet mësimore, kërkimore dhe artistike, si dhe rezultatet
e raporteve të mëhershme të punës dhe vlerësimet e njësive akademike.
Neni 59
Njësia akademike ka në dispozicion një përqindje përkatëse vjetore të tarifave të studentëve
për të përmirësuar cilësinë arsimore si dhe për të mbuluar shërbimet e paparashikuara të
personelit arsimor. Këshilli drejtues nxjerr rregulloret përkatëse.
Neni 60
1. Për detyrimet arsimore, të cilat financohen nga fondet publike, Universiteti i cakton
njësisë akademike një numër të caktuar të personelit akademik dhe joakademik dhe i siguron
infrastrukturën e duhur në përputhje me detyrimet arsimore të përcaktuara nga Këshilli
drejtues me propozimin e Senatit.
2. Njësia akademike si anëtare e Universitetit është përgjegjëse për zbatimin e programeve
të studimeve të akredituara në kuadër të profilit të saj arsimor dhe në përputhje me dispozitat
e arsimit të lartë. Senati i cakton programet e studimeve.
3. Njësia akademike është përgjegjëse për zhvillimin e kërkimeve shkencore dhe për punën
artistike në kuadër të fusheveprimtarisë së saj.
4. Programet interdisiplinare të studimeve, që përfshijnë disa njësi akademike, do të
themelohen me vendim të Senatit dhe sipas propozimeve të njësive akademike pjesëmarrëse.
Neni 61
1. Njësia akademike ka emrin dhe vulën e vet.
2. Njësia akademike mban emblemën dhe emrin e Universitetit brenda emblemës dhe emrit
të vet.
23
Neni 62
Fakulteti
1. Fakulteti është i angazhuar në disiplinat akademike të:
1.1. arsimimit akademik;
1.2. kërkimit shkencor;
1.3. krijimtarisë artistike;
1.4. aktiviteteve të tjera të përcaktuara me këtë Statut.
Neni 63
1. Fakulteti ofron këto lloje të studimeve:
1.1. studimet themelore – bachelor;
1.2. studimet master:
1.2.1. master shkencor, dhe
1.2.2. master profesional, të cilët nuk mund të regjistrohen në studimet e
doktoratës shkencore.
1.3. studimet e doktoratës.
2. Fakulteti i mjekësisë në nivelin themelor ofron këto lloje të studimeve:
2.1. studime themelore gjashtëvjeçare (mjekësi e përgjithshme, stomatologji dhe
farmaci);
2.2. studime bachelor trevjeçare (fizioterapi, infermieri dhe mami).
Neni 64
1. Në përbërjen e vet Universiteti i ka këto fakultete:
1.1. fakulteti i edukimit;
1.2. fakulteti i filologjisë;
1.3. fakulteti i mjekësisë;
1.4. fakulteti i shkencave sociale;
1.5. fakulteti i shkencave aplikative;
24
2. Këshilli Drejtues merr vendim për themelimin e fakulteteve dhe njësive të reja.
Neni 65
1. Pavarësisht prej madhësisë (numrit të përgjithshëm të personelit akademik, numrit të
mjaftueshëm të profesorëve të rregullt sipas nevojës së fushave të ndryshme akademike dhe
përqindjes së personelit të përhershëm), fakulteti duhet t‟i plotësojë standardet ndërkombëtare
(përmasat kritike) në mënyrë që të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe veprimtari
profesionale në të gjitha fushat shkencore për një periudhë afatgjate.
2. Fakulteti e përqendron profilin e vet arsimor dhe kërkimor për nevojat e vendit, në
riaftësimin dhe për mësimin gjatë gjithë jetës të profesionistëve, si dhe ofron shërbime
praktike për partnerët vendorë.
3. Fakulteti ka të drejtë të themelojë institute për kërkime praktike në fusha të caktuara, sipas
marrëveshjeve të bashkëpunimit me donatorët privatë ose publikë, me miratim të Këshillit
drejtues.
4. Këshilli drejtues nxjerr rregullore mbi organizimin e brendshëm të njësive akademike me
propozim të këshillit të njësisë akademike përkatëse.
5. Njësitë akademike kanë të drejtë të krijojnë këto nivele të nën-ndarjes hierarkike:
5.1. departamentet (fusha të përgjithshme të shkencës apo arteve);
5.2. institutet (fusha speciale të shkencës apo arteve);
5.3. njësitë hulumtuese.
Neni 66
1. Fakulteti është përgjegjës për sa vijon:
1.1. t‟i propozojë Senatit programet e studimeve;
1.2. të organizojë mësimdhënien, provimet dhe vlerësimet e studentëve;
1.3. progresin akademik të studentëve, duke përfshirë shërbimet akademike të
studentëve;
1.4. të zhvillojë kërkime shkencore apo krijimtari artistike sipas standardeve
ndërkombëtare;
1.5. të sigurojë cilësinë, vlerësimin dhe çështjet e raportimit, siç është paraparë me
këtë Statut;
1.6. të përdorë drejt dhe në mënyrë efikase mjetet, siç është paraparë me këtë Statut;
25
1.7. çështjet e personelit sipas dispozitave të këtij Statuti;
1.8. të përdorë drejt dhe në mënyrë efikase mjetet e alokuara nga Këshilli drejtues.
Neni 67
1. Çdo fakultet udhëhiqet nga dekani të cilin, sipas vendimit të Senatit, mund ta ndihmojnë
një (1), dy (2) ose tre (3) prodekanë.
2. Fakultetet që veprojnë në më shumë se një lokacion, kanë të drejtë edhe për nga një (1)
prodekan për secilin lokacion.
Neni 68
1. Dekanët dhe prodekanët zgjedhën nga Këshilli i njësisë akademike me shumicën votave të
anëtarëve të njësisë dhe i propozon Senatit për miratim për një periudhë katër (4) vjeçare, nga
radha e profesorëve të fakultetit përkatës, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat.
2. Kandidatët për postin e dekanit dhe të prodekanit duhet të jenë individë me kualifikime
relevante akademike dhe të kenë aftësi dhe përvojë në udhëheqje si dhe të kenë së paku
thirrjen e profesorit asistent.
3. Dekani i zgjedhur i propozon Këshillit të njësisë akademike prodekanët e mundshëm për
mandatin e përbashkët të cilët zgjedhën në Këshill dhe i përcillen Senatit për miratim.
4. Për zgjedhjen e dekanit të ri, këshilli i njësisë akademike zgjedh një delegat nga profesorët
e fakultetit, i cili përkohësisht mban mandatin e dekanit në Senat derisa të përfundojë
procedura e zgjedhjes së dekanit të ri. Pastaj dekani i ri merr mandatin ashtu siç parashihet
me këtë Statut.
5. Mandati i rregullt i dekanit dhe i prodekanëve fillon me 1 tetor.
Neni 69
Autoriteti i dekanit simbolizohet me zinxhirin e dekanit.
Neni 70
1. Mandati i dekanit mund të përfundojë para kohe në rast të:
1.1. dorëheqjes;
1.2. shkarkimit;
1.3. dënimit në formë përfundimtare për vepër penale;
26
1.4. pensionimit;
1.5. vdekjes.
2. Procedura për shkarkimin e dekanit mund të iniciohet nga:
2.1. Këshilli drejtues;
2.2. Senati;
2.3. Rektori;
2.4. Këshilli i fakultetit përkatës.
3. Procedura dhe arsyet për shkarkimin e dekanit përcaktohen në rregulloren e nxjerrë nga
Senati.
4. Vendimi për shkarkimin e dekanit merret nga Senati pasi të jetë bërë konsultimi me
këshillin e fakultetit përkatës. Vendimi i Senatit merret me shumicën e anëtarëve.
5. Në rast të përfundimit të mandatit të dekanit përfundon edhe mandati i prodekanëve.
6. Ne rast të përfundimit të mandatit, dekani dhe prodekanët e posa zgjedhur do të zgjedhen
për periudhën e mbetur të mandatit.
Neni 71
1. Mandati i prodekanit mund të përfundojë para kohe në rast të:
1.1. dorëheqjes;
1.2. shkarkimit;
1.3. dënimit në formë përfundimtare për vepër penale;
1.4. pensionimit;
1.5. vdekjes.
2. Procedura për shkarkimin e prodekanit mund të iniciohet nga:
2.1. Këshilli Drejtues;
2.2. Senati;
2.3. Rektori;
2.4. Këshilli i fakultetit përkatës;
27
2.5. Dekani.
3. Vendimi për shkarkim merret nga Senati pasi të jetë konsultuar me dekanin dhe këshillin e
fakultetit përkatës. Vendimi i Senatit për shkarkim nga posti merret me shumicën e anëtarëve.
4. Në rast të përfundimit të mandatit të prodekanit, dekani propozon kandidatin e ri në
detyrën e prodekanit, i cili zgjedhet për periudhën e mbetur të mandatit të prodekanit të
shkarkuar.
Neni 72
1. Dekani për punën e tij i përgjigjet rektorit. Detyrat e dekanit janë:
1.1. të sigurojë udhëheqje akademike në fushat përkatëse për zhvillimin e mësimit,
punës shkencore dhe artistike në fakultet;
1.2. të sigurojë shfrytëzimin efikas, ekonomik dhe efektiv të mjeteve të alokuara për
fakultetin nga Këshilli drejtues;
1.3. të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në zbatimin e vendimeve dhe detyrave
të përcaktuara nga Këshilli i fakultetit;
1.4. të sigurojë informata të mjaftueshme në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve dhe
rezultateve në mësim, në kërkime shkencore dhe në krijimtari artistike për rektorin
dhe Këshillin drejtues sipas dispozitave të këtij Statuti;
1.5. të përfaqësojë Këshillin e Fakultetit në Senatin e Universitetit;
1.6. t‟i japë këshilla rektorit dhe Senatit për emërimin e personelit akademik në
lëndët e fakultetit;
1.7. të propozojë kandidatët për prodekanë;
1.8. t‟i kryejë detyrat e tjera të dekanit që parashihen në këtë Statut.
2. Dekani mund të përfaqësojë universitetin edhe për çështjet ligjore në emër të fakultetit
vetëm me autorizim të Këshillit drejtues të paraparë me rregullore apo me mënyrë tjetër.
3. Dekani i përcakton detyrat e prodekanit.
Neni 73
1. Çdo fakultet ka këshillin, anëtarët e të cilit janë:
1.1. dekani;
1.2. prodekani (ët);
28
1.3. sekretari i Fakultetit;
1.4. deri në tridhjetë (30) anëtarë të zgjedhur nga radha e profesorëve të fakultetit;
1.5. deri në pesë (5) anëtarë të zgjedhur nga radha e asistentëve të fakultetit (deri ne
tridhjetë për qind (30%) të numrit të profesorëve);
1.6. një (1) anëtar i zgjedhur nga personeli jo akademik i fakultetit;
1.7. një (1) përfaqësues të studentëve, të zgjedhur nga këshilli i studentëve të
fakultetit.
Neni 74
Mandati i anëtarëve akademikë dhe joakademikë të këshillit është katër (4) vjet. Mandati i
anëtarëve nga radha e studentëve është një (1) vit. Mandati i tyre fillon më një 1 tetor.
Neni 75
1. Dekani e kryeson Këshillin e fakultetit. Në mungesë të dekanit, një nga prodekanët
kryeson këshillin sipas radhës së përparësisë të caktuar nga dekani.
2. Dekanët e fakulteteve formojnë kolegjiumin e dekanëve të cilin e udhëheq Rektori.
Kolegjiumit i dekanëve nxjerr rregullore të veçantë për organizimin e punës se vet.
Neni 76
1. Këshilli i fakultetit ka këto përgjegjësi dhe detyra:
1.1. të propozojë kandidatin për postin e dekanit për t‟u miratuar nga Senati;
1.2. t‟i japë këshilla dhe propozime Këshillit Drejtues dhe Senatit për të gjitha
çështjet që kanë të bëjnë me fakultetin, personelin e tij, strukturën dhe organizimin e
brendshëm;
1.3. t‟i propozojë Senatit planprogramet dhe ndryshimet në planprograme, të japë
rekomandime në metoda të mësimdhënies, në fusha të studimeve shkencore apo të
punës artistike dhe për çështje të tjera akademike;
1.4. të mbikëqyrë progresin e studentëve si dhe të kërkimeve shkencore apo të
krijimtarisë artistike në fakultet;
1.5. të propozojë numrin dhe të përcaktojë kushtet për regjistrim të studentëve të rinj,
në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Këshilli drejtues dhe Senati;
29
1.6. të përcaktojë dhe zbatojë masat e duhura për sigurimin e cilësisë dhe për
vlerësim në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Senati;
1.7. të hartojë raportet vjetore të punës për rektorin;
1.8. të merret me çështje tjera që ndërlidhen me çështje akademike;
1.9. të merret me çështje të tjera të cilat janë të përcaktuara me këtë Statut ose që
kërkohen nga Këshilli drejtues apo Senati.
Neni 77
1. Çdo fakultet ka Këshillin e studentëve. Ky është autoritet që i përfaqëson të gjithë
studentët e fakultetit.
2. Numri i anëtarëve dhe procedura për zgjedhjen e tyre caktohet me rregulloren e nxjerrë
nga Këshilli Drejtues në pajtim me këtë statut dhe ne konsultim me Parlamentin e
Studenteve.
3. Mandati i anëtarëve të Këshillit të studentëve është i kufizuar në dy (2) vite pa mundësi
për rizgjedhje.
Neni 78
1. Këshilli i studentëve shqyrton dhe vendosë për të gjitha çështjet në lidhje me të drejtat dhe
përgjegjësitë e studentëve në fakultet.
2. Këshilli i studentëve realizon interesat e veta, lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor,
përmes përfaqësuesve të vet në këshillin e fakultetit.
3. Anëtarët studentë të këshillit të fakultetit marrin pjesë në propozimin e kandidatëve për
dekan.
Neni 79
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
1. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara është njësi akademike e Universitetit e angazhuar për
mësimdhënie dhe për kërkime të aplikuara shkencore në disiplinat akademike përkatëse.
Mësimdhënia akademike e tij përqendrohet në programet e studimeve të orientuara në
praktikë, duke ndjekur konceptin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Evropës.
2. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara e përqendron profilin e vet arsimor dhe kërkimor për
nevojat e vendit, në riaftësimin dhe për mësimin gjatë gjithë jetës të profesionistëve, si dhe
ofron shërbime praktike për partnerët vendorë.
30
3. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ka të drejtë të themelojë institute për kërkime praktike
në fusha të caktuara, sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit me donatorët privatë ose publikë,
me miratim të Këshillit drejtues.
Neni 80
1. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ofron këto lloje të studimeve:
1.1. studimet themelore - bachelor;
1.2. studimet master: profesionale (të diplomuarit në master profesional nuk mund të
regjistrohen në studimet e doktoratës shkencore) dhe shkencor.
Neni 81
Universiteti “ Fehmi Agani” në Gjakovë - UFAGJ ruan të drejtën e hapjes së degëve edhe në
vendet tjera.
Neni 82
Të gjitha rregullat e tjera në lidhje me fakultetin e shkencave të aplikuara janë të ngjashme
me kapitullin „Fakultetet‟, neni 62 të këtij Statuti.
Neni 83
Njësitë organizative
Biblioteka Qendrore Universitare
Biblioteka Qendrore Universitare dhe Qendra Shëndetësore Universitare janë njësi
organizative në kuadër të Universitetit të Gjakovës.
Neni 84
1. Biblioteka Qendrore Universitare mbledhë, përpunon dhe ofron në përdorim koleksione
mësimore, materiale, informacione dhe shërbime bibliotekare për zhvillimin e veprimtarisë
arsimore, shkencore si dhe për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve e
mësimdhënësve të tyre.
2. Biblioteka Qendrore Universitare ofron shërbime për studentët dhe personelin mësimor
duke iu dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet
elektronike të informacionit. Ofron shërbime profesionale për bibliotekat e fakulteteve
përkatëse. Veprimtaria e bibliotekave universitare mbështetet në standardet ndërkombëtare
bibliotekare.
3. Biblioteka Qendrore Universitare është pjesë përbërëse e Rrjetit të njësuar Bibliotekar të
Kosovës me qëllim të zbatimit të standardeve bibliotekare, përgatitjes dhe shpërndarjes së
31
bazës së të dhënave dhe begatimit e bashkërenditjes së bashkëpunimit ndër-bibliotekar.
Menaxhmenti i Bibliotekës Qendrore Universitare i përgjigjen Rektorit.
Neni 85
Qendra Shëndetësore Universitare
1. Qendra Shëndetësore Universitare ofron shërbime shëndetësore për studentët dhe
personelin duke iu mundësuar studenteve edhe pjesën praktike.
2. Qendra shëndetësore universitare mund të ofroj shërbime edhe për palët tjera pas
licencimit nga organet kompetente.
3. Organizimi dhe funksionimi i saj rregullohet me rregullore të veçante të miratuar nga
Këshilli drejtues.
4. Menaxhmenti i Qendrës Shëndetësore Universitare i përgjigjen Rektorit.
Neni 86
1. Në kuadër të Universitetit mund të themelohen edhe njësi tjera organizative.
2. Njësitë tjera organizative themelohen me vendimin e Këshillit drejtues, propozimin për
themelim mund ta bën edhe rektori.
Neni 87
Studentët dhe organizimi i studimeve
Studimet dhe programet e studimeve
1. Studimet në Universitet përcaktohen në kuadër të programeve të studimeve.
2. Përmbajtja e programeve për të gjitha llojet e studimeve të përfshira në këtë Statut bëhet
në bazë të rregulloreve të përgatitura nga këshillat e njësive akademike në bazë të
sugjerimeve të komisionit të studimeve dhe miratohen nga Senati.
3. Përmbajtja e programeve të studimeve për mësimdhënie përcaktohet me rregulloret e
përgatitura nga këshilli akademik i fakultetit përkatës, me sugjerim të komisionit të
studimeve dhe aprovohet nga Senati në pajtim me nenin 16, paragrafin 4. të Ligjit për Arsim
të lartë të Republikës së Kosovës dhe në harmoni me standardet e përcaktuara nga Ministria.
Neni 88
1. Universiteti ofron këto lloje të studimeve:
1.1. Studimet themelore - bachelor;
32
1.2. Studimet master: profesional dhe shkencor (të diplomuarit në master profesional
nuk mund të regjistrohen në studimet e doktoratës shkencore);
1.3. Studimet e doktoratës.
Neni 89
1. Universiteti ofron programe të studimeve akademike në:
1.1. shkencat sociale dhe humane;
1.2. shkencat e edukimit;
1.3. filologji;
1.4. mjekësi;
1.5. arte;
Neni 90
1. Programet e studimit përmbajnë:
1.1. titullin e studimit;
1.2. llojin e studimit;
1.3. thirrjen akademike (Titullin akademik);
1.4. kushtet për regjistrim;
1.5. objektivat dhe rezultatet;
1.6. hollësitë mbi planprogramin;
1.7. vlera në pikë sipas ECTS (lëndët, punimi i diplomës);
1.8. kushtet për studime individuale.
2. Përmbajtjet obligative të planprogramit do të përcaktohen me rregullore të nxjerra nga
Senati.
Neni 91
1. Studimet bachelor zgjasin tri (3) ose katër (4) vjet dhe kërkojnë njëqind e tetëdhjetë (180)
respektivisht dyqind e katërdhjetë (240) pikë të ECTS-së.
33
2. Senati nxjerr rregullore të veçanta për studimet themelore në fushën e Mjekësisë me
propozimin e këshillit të fakultetit përkatës. Këto programe zgjasin deri në gjashtë (6) vjet
dhe kërkojnë deri në treqind e gjashtëdhjetë (360) pikë të ECTS-së.
3. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve bachelor fitohet thirrja akademike bachelor i
shkencës apo bachelor i arteve.
Neni 92
1. Studimet master zgjasin një (1) respektivisht dy (2) vjet dhe kërkojnë gjashtëdhjetë (60)
respektivisht njëqind e njëzet (120) pikë të ECTS-së.
2. Përfundimi me sukses i studimeve themelore – bachelor është kusht për regjistrimin e
studimeve master.
3. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve master fitohet thirrja akademike master i
shkencës, master profesional apo master i arteve.
Neni 93
1. Studimet e doktoratës janë studimet me të larta akademike.
2. Studimet e doktoratës zgjasin zakonisht tri (3) vjet, dhe kërkojnë njëqind e tetëdhjetë (180)
pikë të ECTS-së dhe përfundim me sukses të studimeve të mëparshme me më së paku treqind
(300) pikë të ETCS-së.
3. Kusht për fitimin e titullit doktor shkence është përfundimi me sukses i studimeve të
doktoratës përfshirë publikimin e së paku një (1) punimi shkencor në revistat ndërkombëtare
me impakt faktor dhe mbrojtja me sukses e tezës së doktoratës para komisionit të mbrojtjes.
Neni 94
1. Njësitë akademike të Universitetit kanë të drejtë të themelojnë programe të veçanta për
studim brendapërbrenda kornizës së Bolonjës (bachelor-master-doktoratë):
1.1. për programet dy lëndorë të studimeve;
1.2. për programet ndërdisiplinare të studimeve;
1.3. për programet e përbashkëta të studimeve.
Neni 95
1. Programet dy lëndorë të studimeve ofrohen nga njësitë akademike në një program të
përbashkët të studimeve dhe përmbajnë dy (2) fusha të studimeve të po kësaj njësie.
34
2. Përgjegjësitë e secilit partner kontribuues përcaktohen në programin e studimeve.
3. Programin e studimeve e propozon Këshilli i njësisë akademike dhe aprovohet nga Senati.
4. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve fitohet diploma e përbashkët dhe studenti i
diplomuar fiton thirrjen profesionale në të dy (2) fushat e studimit.
Neni 96
1. Programet e studimeve ndërdisiplinare përcaktohen nga Senati, ndërsa propozohen nga dy
(2) apo më shumë njësi akademike për të tri (3) nivelet e studimit.
2. Përgjegjësitë e secilit partner përcaktohen në programin e studimit.
3. Senati themelon komisionin për studime ndërdisiplinore, i cili është përgjegjës për:
3.1. zhvillimin e programit të studimeve;
3.2. çështjet organizative dhe teknike;
3.3. procedurat për realizim.
4. Te gjitha propozimet e Komisionit të studimeve duhet të aprovohen nga Këshillat e të
gjitha njësive akademike të cilat kontribuojnë në programin e studimit.
5. Senati merr vendimin përfundimtar për të gjitha rregulloret e studimeve, të propozuara nga
komisioni i studimeve dhe të aprovuara nga këshilli i njësive akademike.
Neni 97
1. Programet e përbashkëta të studimeve mund të zhvillohen në mes të Universitetit të
Gjakovës dhe të Universiteteve të tjera në bazë të marrëveshjeve për partneritet.
2. Programet e përbashkëta të studimeve përcaktohen nga Senati dhe ofrohen nga njësitë
akademike për të tri (3) nivelet.
3. Obligimet e secilit institucion partner përcaktohen në programin e studimeve në bazë të
marrëveshjes së përbashkët institucionale.
4. Senati bën zgjedhjen e anëtarëve për komisionin e studimit të përbashkët ndëruniversitar, i
cili është përgjegjës për:
4.1. zhvillimin e programit të studimeve;
4.2. çështjet organizative dhe teknike;
4.3. procedurat për realizim.
35
5. Të gjitha propozimet e Komisionit të studimeve duhet të aprovohen nga këshillat e të
gjitha njësive akademike të të gjitha universiteteve, të cilat kontribuojnë në studim.
6. Senati merr vendimin përfundimtar për të gjitha rregulloret e studimeve, të propozuara nga
komisioni i studimeve.
Neni 98
1. Studentët kanë të drejtë të paraqiten në një program individual të studimeve të quajtura
„studium irregulare (studime individuale)‟. Skema kryesore e „studium irregulare‟ përfshin
një nga programet e rregullta të studimeve (programin bazë të studimit) të ofruar nga një njësi
akademike. Numri i përgjithshëm i lëndëve të zgjedhura në mënyrë individuale në krahasim
me programin bazë të studimit nuk duhet të tejkalojë tridhjetë për qind (30%), (e matur në
vlerën e pikëve të ECTS-së).
2. Lëndët zgjedhore individuale mund të zgjidhen nga të gjitha njësitë akademike të
Universitetit.
3. Propozimet për „studium irregulare“ duhet t`i drejtohen komisionit të studimeve të njësisë
akademike, prej nga është bazuar programi bazë mësimor duke përfshirë këto elemente:
3.1. titulli i studimit;
3.2. ndjekja e programit të studimeve të rregullta;
3.3. objektivat dhe rezultati i procesit të studimit;
3.4. detajet e planprogramit;
3.5. vlera në pikë të ECTS-së (lëndët, punimi i diplomës).
4. Komisioni i studimeve vendosë për:
4.1. pranimin e „studium irregulare‟ sipas versionit të prezantuar;
4.2. refuzimin e propozimeve për studium irregulare;
4.3. kthimin prapa të propozimeve të ‟studium irregulare‟ për ndryshim apo
plotësim.
5. Nëse komisioni i studimeve i përgjigjet pozitivisht, këshillat e njësive akademike
miratojnë‚ studium irregulare‟.
Neni 99
1. Njësitë akademike kanë të drejtë të ofrojnë lëndë akademike për publikun në tërësi.
36
2. Lëndët universitare përfshijnë:
2.1. kurse bazë;
2.2. kurse të specializuara;
2.3. seminaret;
2.4. shkolla verore.
3. Planprogrami, parakushtet për vijim dhe çështjet e tjera organizative aprovohen nga
këshillat e njësive akademike sipas propozimeve të profesorit i cili është përgjegjës për
lëndën. Vendimi përfundimtar merret nga Senati.
4. Me përfundimin e suksesshëm të kursit universitar fitohet certifikata e nënshkruar nga
dekani i njësisë akademike në të cilën është zhvilluar lënda dhe nga profesori përgjegjës për
lëndën.
Neni 100
Komisioni i studimeve
1. Komisioni i studimeve themelohet në çdo njësi akademike të Universitetit si organ
këshillëdhënës për këshillin e kësaj njësie akademike.
2. Komisioni i studimeve themelohet për secilin program ndërdisciplinar dhe program të
përbashkët të studimeve të Universitetit, si organ këshillëdhënës për Senatin, në pajtim me
dispozitat e këtij Statuti.
3. Komisioni i përhershëm i studimeve themelohet nga Senati i Universitetit.
Neni 101
1. Komisioni i studimeve është përgjegjës për:
1.1. hartimin e propozimeve të programeve të reja të studimeve;
1.2. përshtatjen dhe ndryshimin e programeve ekzistuese të studimit;
1.3. rishikimin e vazhdueshëm të teksteve universitare;
1.4. kërkesat për ndërrimin e programeve të studimeve nga studentët;
1.5. kërkesat për „studium irregulare‟ nga studentët;
1.6. përgatitjen e lëndës për ankesat e studentëve;
1.7. vlerësimin e studentëve.
37
2. Detyrat e komisionit të studimeve janë: zhvillimi i koncepteve, vlerësimi dhe komentimi i
kërkesave në mënyrë që të përgatis raporte për të cilat vendoset në Senat apo në Këshillin e
njësisë përkatëse.
3. Senati miraton rregullore të punës për punët e komisioneve të studimeve.
Neni 102
1. Anëtarët e Komisionit të studimeve nuk duhet të jenë doemos anëtarë të Senatit apo të
këshillit të njësisë akademike. Komisioni i studimeve ka këtë përbërje:
1.1. prorektori ose prodekani për mësim (kryesues);
1.2. dy(2) profesorë;
1.3. një (1) asistent;
1.4. një (1) student me notë mesatare së paku tetë (8).
2. Anëtarët e personelit akademik zgjidhen nga Senati ose këshilli i njësisë akademike.
3. Anëtari student zgjidhet nga parlamenti i studentëve respektivisht Këshilli i studentëve.
4. Kohëzgjatja e mandatit është në pajtim me rregulloret e Senatit për anëtarë, ashtu siç është
e përcaktuar në këtë Statut.
Neni 103
Pranimi në studime
1. Secili kandidat që e kalon testin e maturës, gëzon të drejtën për të konkurruar për studime
në Universitetin e Gjakovës sipas legjislacionit në fuqi.
2. Kushtet për pranim në studimet themelore – bachelor në Universitet janë:
2.1. përfundimi me sukses i shkollës së mesme në Kosovë i vërtetuar me diplomë;
2.2. përfundimi me sukses i shkollës fillore dhe të mesme me së paku dymbëdhjetë
(12) vjet të shkollimit vërtetuar me diplomë përkatëse;
2.3. Përfundimi me sukses i shkollës fillore dhe të mesme me së paku dymbëdhjetë
(12) vjet të shkollimit vërtetuar me diplomë përkatëse të fituar në botën e jashtme, në
qoftë se është bërë barasvlerësimi me diplomën e maturës. Vendimi për njohjen e
diplomës dhe barasvlerën merret nga Ministria përkatëse.
3. Senati nxjerr rregullore, të cilat përcaktojnë në hollësi kushtet dhe kriteret për regjistrim në
studimet themelore – bachelor.
38
4. Për fusha të veçanta studimi, Universiteti organizon provime shtesë – provim pranues për
disa lëndë, në procedurën e pranimit të studentëve, të cilat duhet të aprovohen nga Ministria.
Në këtë rast studenti duhet të kaloj me sukses provimin pranues për regjistrim në vitin e parë
të studimeve.
Neni 104
1. Studentët në studime Master pranohen mbi bazën e konkurrimit, sipas rezultateve të
studimeve paraprake dhe ekuivalencës së tyre, sikurse përcaktohet në Ligjin për Arsimin e
Lartë.
2. Studentet të cilët kanë përfunduar studimet paraprake lejohen të hyjnë në konkurrencë të
barabartë për pranim në studime master apo doktoratë nga të gjitha institucionet e arsimit të
lartë në Kosovë.
3. Kriteret e posaçme për pranim në studimet master do të caktohen nga Senati në përputhje
me dispozitat e këtij Statuti.
Neni 105
1. Numri i vendeve për studime Bachelor, master dhe doktoratë përcaktohet nga Senati për
çdo vit të parë të studimit në secilën njësi akademike, me propozimin e këshillit përkatës në
harmoni me strategjinë e zhvillimit të Universitetit. Vendimi bazohet në numrin e
përgjithshëm të studentëve që do të shkollohen me shpenzime publike të ofruara nga ana e
Ministrisë.
2. Studentët me korrespondencë, të studimeve bachelor dhe master, të cilët nuk financohen
nga fondet publike por që arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësim mund t‟iu akordohet një
vend studimi i cili financohet nga fondet publike nga viti i dytë i studimit, ose në vitin vijues
të studimit. Kushtet dhe kriteret për të fituar këtë të drejtë i përcakton Këshilli drejtues në
propozim të Senatit.
Neni 106
Rregullat për shpalljen e konkursit dhe kriteret për regjistrim nxirren nga Senati.
Neni 107
1. Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve master mund të ankohen
kundër vendimit brenda tri (3) ditëve të punës pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjes.
2. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni pesë (5) anëtarësh, kryesuar nga
prorektori për mësim dhe çështje të studentëve dhe me anëtarë të tjerë të emëruar nga rektori.
39
Neni 108
Përcaktimi i suksesit akademik
1. Për përcaktimin e suksesit akademik do të aplikohen këto metoda:
1.1. provimi;
1.2. kolokuiumi;
1.3. punimi seminarik;
1.4. praktika profesionale;
1.5. testi praktik gjatë ushtrimeve;
1.6. interpretimi dhe prezantimi i krijimtarisë artistike dhe i punëve të tjera.
Neni 109
1. Të gjitha njësitë akademike të Universitetit do të zbatojnë këto nota për të përshkruar
nivelin e suksesit në provime:
1.1. dhjetë (10) dhe nëntë (9) (shkëlqyeshëm);
1.2. tetë (8) (shume mire);
1.3. shtatë (7) (mirë);
1.4. gjashtë (6) ( mjaftueshëm);
1.5. pesë (5) (pamjaftueshëm).
2. Kandidati kalon provimin me sukses me notat gjashtë deri dhjetë ( 6 – 10).
3. Senati nxjerr rregulloren për përcaktimin e kritereve të hollësishme për notim.
Neni 110
1. Provimet shërbejnë si mënyrë e rregullt e vlerësimit të dijes.
2. Provimet mund të organizohen veç e veç për çdo lëndë ose të kombinohen për më shumë
lëndë në pajtim me programin e studimeve (provim me komision).
3. Provimet janë publike dhe mbahen në këto mënyra:
3.1. me shkrim;
40
3.2. me gojë;
3.3. me shkrim dhe me gojë;
3.4. praktikë.
4. Provimet e kombinuara me gojë dhe me shkrim bëhen brenda shtatë (7) ditëve.
5. Provimet vlerësohen nga një pyetës ose nga një komision për provime.
6. Provimet mund të mbahen nga një komision për provime nëse:
6.1. studenti është ankuar;
6.2. është caktuar me programin e studimeve.
7. Procedura e mbajtjes së provimit është e përcaktuar me programin e studimit.
8. Mënyra e përcaktimit të dijes dhe të dhënies së provimit do të përcaktohet me programin
mësimor të lëndës – syllabus.
Neni 111
1. Provimet për studimet bachelor dhe master mbahen gjatë afatit të provimeve.
2. Afatet e provimeve përfshijnë afatin e dimrit (janarit), pranverës (qershorit) dhe vjeshtës
(shtatorit). Periudha e saktë për çdo afat është e përcaktuar me kalendarin e përgjithshëm të
studimeve, i cili është i pranuar nga Senati dhe i hapur për publikun. Hollësitë rreth datës së
fillimit dhe përfundimit të secilit afat të provimeve përcaktohen nga këshillat e njësive
akademike.
3. Oraret e afateve të provimeve, ku janë të përfshira oraret ditore, shpallen në fillim të vitit
akademik.
4. Oraret e provimeve do të përcaktohen në atë mënyrë që studenti të mos ketë më shumë se
një provim në ditë.
5. Oraret e provimeve, pasi të jenë shpallur, janë detyruese si për pyetësin ashtu edhe për
studentin.
Neni 112
Provimet në studimet e doktoratës mund të mbahen gjatë gjithë vitit akademik sipas
marrëveshjes individuale ndërmjet pyetësit dhe studentit.
41
Neni 113
1. Koha e paraqitjes së provimit do të fillojë jo më herët se gjashtë (6) javë para përfundimit
dhe jo më vonë se tetë (8) ditë para fillimit të afatit të provimit.
2. Orari i provimit duhet të shpallet jo më vonë se tri (3) ditë para datës së provimit.
3. Në të gjitha rastet kur studenti mungon ose tërhiqet nga provimi, provimi konsiderohet që
ka dështuar (është notuar mezesë (5)).
4. Me kërkesë të tij, studentit mund t‟i lejohet, nga dekani i njësisë akademike që të hyjë më
herët në provim po qe se merr pjesë në një program ndërkombëtar për shkëmbim të
studimeve ose është duke bërë mësimin praktik jashtë vendit gjatë periudhës së caktuar për
provim.
Neni 114
1. Studenti ka të drejtë të parashtrojë ankesë me shkrim dekanit të njësisë akademike
kundër notës së marrë. Ankesa duhet të parashtrohet brenda dy (2) ditëve të punës pasi të jenë
shpallur rezultatet.
2. Ankesa mund të bëhet për këto arsye:
2.1. për provimin me shkrim - parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me shkrim;
2.2. për provimin me gojë – parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me gojë;
2.3. për provimin e kombinuar me shkrim dhe me gojë:
2.3.1. parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me shkrim para hyrjes në
provimin me gojë;
2.3.2. parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me gojë që nënkupton se
është pranuar nota nga provimi me shkrim.
3. Pas pranimit me kohë të ankesës, dekani i njësisë akademike formon komisionin e
provimit brenda një (1) dite të punës pasi të jetë pranuar ankesa dhe emëron tre (3) anëtarë,
por pa pyetësin kundër notës së të cilit është ankuar studenti.
4. Në rast se përsëritet provimi me gojë, vlerësimi nga komisioni bëhet në ditën vijuese të
punës pasi të jetë caktuar komisioni.
5. Në rast të ankesës kundër notës në provimin me shkrim, provimi me shkrim do të
rishqyrtohet nga komisioni në ditën vijuese të punës pasi të jetë caktuar komisioni.
6. Nuk mund të parashtrohet ankesë kundër vlerësimit të komisionit.
7. Testet nga provimet lidhur me vlerësimin e studentëve ruhen se paku një (1) vit.
42
Neni 115
1. Studenti ka të drejtë të riprovohet në lëndën të cilën nuk e ka dhënë.
2. Studenti ka të drejtë të hyjë më së shumti tri (3) herë në provimin të cilin nuk e ka dhënë.
3. Studentit pasi të ankohet, me një arsyetim të fortë, mund t‟i lejohet nga dekani i njësisë
akademike që të hyjë në provim për të katërtën herë. Provimi pastaj mund te mbahet para
komisionit prej tre (3)anëtarësh të cilët janë të emëruar nga dekani i njësisë akademike.
4. Në rast se sërish regjistrohet viti i njëjtë, nuk merret parasysh numri i mëparshëm i
provimeve të dështuara të studentit.
5. Në rast se studenti sërish dështon katër (4) herë në provim gjatë vitit të përsëritur, ai humb
statusin e studentit të rregullt për këtë lloj të studimeve.
6. Studenti mund të riftojë statusin e studentit në qoftë se paraqitet në një program të ri të
studimeve. Vendimi mbi ri fitimin e statusit të studentit përcakton provimet dhe të tjera që i
pranohen studentit dhe obligimet e studentit në programin e ri të studimeve.
Neni 116
1. Pas përfundimit të semestrit të fundit të rregullt të studimeve bachelor dhe master,
studentit do t‟i caktohet një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajve për t‟i përfunduar
provimet (periudha e diplomimit).
2. Studenti mund të kërkojë një (1) herë nga dekani i njësisë akademike për vazhdimin e
periudhës së diplomimit edhe për dymbëdhjetë (12) muaj të tjerë.
Neni 117
Punimi i diplomës për bachelor dhe master
1. Programet e studimeve bachelor përfundojnë me punimin e diplomës për bachelor ose me
provim para komisionit në pajtim me programet e tyre të studimeve.
2. Punimi i diplomës për bachelor punohet individualisht nga studenti duke vërtetuar se
aftësitë teorike të arritura gjatë kohës së studimit mund të shfrytëzohen me sukses për
zgjidhjen e problemeve praktike në fushat e caktuara shkencore.
3. Punimi i diplomës për bachelor mund të elaborohet bashkë nga dy (2) ose tre (3) studentë
(grup hulumtues) dhe aty duhet të shënohet qartë kontributi i secilit kandidat.
4. Kërkesa për elaborimin e punimit të diplomës për bachelor nga dy (2) ose tre (3) studentë
vendoset nga këshilli i njësisë akademike.
5. Procedura për aplikim, elaborim, mbrojtje dhe vlerësim të punimit të diplomës për
bachelor përcaktohet këshilli i njësisë akademike.
43
6. Para mbrojtës së punimit të diplomës, studenti nënshkruan deklaratën nën betim që punimi
është origjinal, nëse vërtetohet e kundërta thirrja revokohet.
Neni 118
1. Programet e studimeve master përfundojnë me punimin e tezës për master në pajtim me
programet e studimeve.
2. Punimi për master punohet individualisht nga studenti, duke vërtetuar se aftësitë teorike të
arritura gjatë kohës së studimit mund të aplikohen me sukses për zgjidhjen e problemeve
komplekse kërkimore në fushat e caktuara shkencore.
3. Punimi i diplomës për master elaborohet nga dy (2) ose tre (3) studentë (grupi kërkimor),
dhe aty duhet të shënohet qartë kontributi i secilit kandidat.
4. Aplikimi për elaborimin e punimit të diplomës për master nga dy (2) ose tre (3) studentë
vendoset nga këshilli i njësisë akademike.
5. Procedura për paraqitje, elaborim, mbrojtje dhe vlerësim të punimit të diplomës për master
përcaktohet nga këshilli i njësisë akademike.
Neni 119
Studimet e doktoratës
1. Studimet e doktoratës propozohen nga njësitë akademike në fushat e tyre përkatëse dhe
aprovohen në Senat.
2. Studimet e doktoratës mund të themelohen dhe të realizohen vetëm në ata lëmenj
shkencorë në të cilët institucioni përgjegjës ka kontratë të nënshkruar për marrëdhënie pune
të përhershme me më së paku gjysmën e numrit të arsimtarëve dhe nëse në ata lëmenj
shkencorë mund t‟u përgjigjen kërkesave hulumtuese mësimdhënëse dhe atyre të punës të
mentorëve në masë mbi dy të tretat (2/3) e nevojave.
3. Institucioni përgjegjës që organizon studimet e doktoratës duhet të ketë arritje të pranuara
ndërkombëtare në kërkimet shkencore ose artistike, përkatësisht në krijimtarinë artistike.
4. Me qëllim të sigurimit të cilësisë dhe nxitjes së lëvizshmërisë së doktorantëve dhe të
arsimtarëve, studimet e doktoratës janë të hapura për çdo formë të bashkëpunimit me
institucione të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.
Neni 120
1. Në kuadër të studimeve të doktoratës formohet Këshilli i studimeve të doktoratës si këshill
i përhershëm i Senatit të UFAGJ - së.
2. Në kuadër të njësisë akademike - fakultetit që organizon studime të doktoratës formohet
këshilli i studimeve të doktoratës si këshill i përhershëm i Këshillit të fakultetit.
44
3. Përbërja e këshillave të studimeve të doktoratës rregullohet me rregulloren për studimet e
doktoratës të Universitetit.
Neni 121
Disertacioni i doktoratës është një punim shkencor i shkruar nga kandidati, i cili shtjellon në
mënyrë origjinale dhe unike një apo më shumë tema përkatëse shkencore dhe i cili i
nënshtrohet vlerësimit publik shkencor ose artistik.
Neni 122
1. Pranimi i studentëve në studimet e doktoratës bëhet nëpërmes konkursit publik të cilin e
shpall Universiteti.
2. Të drejtë konkurrimi për regjistrim në studimet e doktoratës kanë:
2.1. të diplomuarit me titullin akademik magjistër i shkencës përkatëse;
2.2. të diplomuarit me titullin akademik master i shkencës dhe master i arteve;
2.3. të diplomuarit ne studimet themelore (5-6 vjeçare) të Mjekësisë.
3. Kushtet për pranim dhe kriteret për vlerësimin e kandidatëve në studimet e doktoratës i
cakton Senati i Universitetit të Gjakovës në pajtim me këtë Statut dhe rregulloren për
studimet e doktoratës.
Neni 123
1. Studimet e doktoratës organizohen në gjashtë (6) semestra.
2. Për studentët që kanë mbaruar magjistraturën shkencore, studimet zgjasin dy (2) vjet dhe
magjistratura u ekuivalentohet me sistemin e krediteve deri në një të tretën (1/3) e numrit të
përgjithshëm të krediteve të parapara.
Neni 124
1. Gjatë vitit të parë të studimeve të doktoratës, doktoranti propozon mentorin dhe temën.
2. Mentori zgjidhet nga radhët e profesorëve të rregullt dhe profesorëve te asocuar të fushës
së njëjtë shkencore, i cili duhet të ketë marrëdhënie të rregullt pune në Universitet.
Përjashtimisht me kërkesë të këshillit të njësisë akademike për mentor mund të angazhohet
edhe mësimdhënës me titull akademik profesor asistent nëse ka se paku tri (3) punime të
botuara në revista me rencension ndërkombëtar në lëmin të cilën e udhëheq doktorantin.
Mund të propozohet edhe një bashkëmentor nga një Universitet tjetër.
45
3. Doktoranti fillon procedurën e paraqitjes së projekt-propozimit të temës së doktoratës me
dorëzimin e fletëparaqitjes, e cila përmban shënimet personale të doktorantit, jetëshkrimin
dhe listën e punimeve të doktorantit, titullin e temës së propozuar, të dhënat për mentorin e
propozuar dhe kompetencat e tij, arsyeshmërinë e temës dhe pritjet e kontributit shkencor
origjinal të hulumtimit të propozuar, vlerësimin e shpenzimeve të hulumtimit, si dhe
deklaratën se nuk ka paraqitur punim doktorate me të njëjtën temë në studime të tjera
universitare, përkatësisht në ndonjë universitet tjetër. Tema e punimit të doktoratës paraqitet
në formular të Universitetit.
4. Këshilli i njësisë akademike, me propozim të Këshillit të studimeve të doktoratës, emëron
komisionin për vlerësimin e temës dhe propozimin e mentorit në afat prej një (1) muaji nga
data e protokollimit të kërkesës së parashtruar. Ky komision përbëhet prej tre (3) anëtarësh,
nga të cilët së paku një (1) anëtar nuk duhet të jetë mësimdhënës i studimeve në fjalë e as i
punësuar në njësinë akademike e cila është institucion përgjegjës i studimeve. Mentori i
propozuar nuk mund të emërohet për kryetar të Komisionit.
5. Komisioni për vlerësimin e temës jep vlerësimin për kontributin shkencor origjinal ose për
kontributin artistik origjinal dhe për zbatueshmërinë e kërkimit në pikëpamje financiare dhe
organizative, si dhe bën propozimin e mentorit, më së largu një (1) muaj pas paraqitjes së
kërkesës.
6. Këshilli i studimeve të doktoratës i njësisë akademike duhet doemos të shqyrtojë
propozimin e komisionit për vlerësim të temës dhe propozim të mentorit në semestrin e tretë
të studimeve të doktoratës.
7. Projekt – propozimi i punimit të doktoratës mbrohet para Këshillit të studimeve të
doktoratës të njësisë akademike, komisionit për vlerësim dhe mentorit të propozuar,
pesëmbëdhjetë (15) ditë pas dorëzimit të raportit të komisionit për vlerësim.
8. Këshilli i njësisë akademike, me propozim të Këshillit të studimeve të doktoratës, ia
propozon temën dhe mentorin për miratim Senatit të Universitetit. Senati duhet të vendosë
rreth propozimit për disertacion brenda dy (2) muajve pas kërkesës. Vendimi mund:
8.1. të pranojë propozimin origjinal;
8.2. të kërkojë nga kandidati që të zgjerojë apo ndryshojë temën;
8.3. të kërkojë nga këshilli i njësisë akademike të propozojë tjetër mentor.
Neni 125
1. Kandidati për disertacion duhet t‟ia dorëzojë Këshillit të njësisë akademike punimin e
kompletuar të doktoratës për vlerësim brenda tri (3) vjetëve nga dita kur është pranuar tema
nga Senati i UFAGJ – së. Kandidati paraprakisht duhet të sigurojë pëlqimin dhe mendimin e
mentorit, të shkruar dhe të nënshkruar për hulumtimin e kryer dhe kontributin e arritur
shkencor origjinal.
2. Kandidati mund të kërkojë nga këshilli i njësisë akademike që t‟i vazhdohet periudha e
disertacionit ose e kërkimeve edhe për një (1) vit.
46
3. Në rast se kandidati nuk e dorëzon punimin e kompletuar të doktoratës për vlerësim
brenda periudhës së rregullt ose të vazhduar të disertacionit, konsiderohet se kandidati heq
dorë nga tema e caktuar e disertacionit.
Neni 126
1. Pasi kandidati ta ketë dorëzuar disertacionin e kompletuar, këshilli i njësisë akademike në
propozim të këshillit të studimeve të doktoratës, në afat prej një (1) muaji nga dita e
dorëzimit të punimit për vlerësim, duhet të formojë komisionin në përbërje prej tre (3)
anëtarëve për vlerësimin e punimit të doktoratës. Anëtarët e komisionit për vlerësimin e
punimit të doktoratës patjetër duhet të kenë së paku titullin akademik profesor asistent.
2. Së paku një (1) anëtar nuk është mësimdhënës në studime të doktoratës, e as i punësuar në
fakultet i cili është institucion përgjegjës i studimeve, ndërsa sipas mundësive është i
punësuar në ndonjë tjetër universitet të Kosovës apo në ndonjë universitet jashtë Kosovës.
Mentori nuk mund të jetë anëtar i komisionit për vlerësimin e punimit.
3. Komisioni është i obliguar të bëjë një vlerësim të plotë të disertacionit brenda dy (2)
muajve, duke përfshirë këtu raportin me shkrim dhe sugjerimin për vlerësim. Raporti i
komisionit i drejtohet këshillit të njësisë akademike.
4. Këshilli i njësisë akademike, pas raportit të komisionit, vendos për:
4.1. pranimin e disertacionit në versionin e ofruar;
4.2. refuzimin e disertacionit për shkak të dështimit;
4.3. kthimin prapa të disertacionin për plotësim apo për ndryshim.
5. Në rast se disertacioni kthehet për plotësim apo për ndryshim, këshilli i njësisë akademike
cakton periudhën e përshtatshme, që duhet të jetë periudhë prej më së paku dy (2) muaj dhe
më së shumti gjashtë (6) muaj.
6. Disertacioni i plotësuar apo i ndryshuar duhet t‟i dorëzohet këshillit të njësisë akademike
bashkë me mendimin e mentorit a mentorëve.
7. Me rastin e miratimit të raportit të komisionit për vlerësim këshilli i njësisë akademike
formon komisionin për mbrojtje të doktoratës. Komisioni për mbrojtje të punimit të
doktoratës përbëhet nga tre (3) anëtarë. Komisioni për mbrojtje të punimit të doktoratës mund
të jetë në përbërje të njëjtë si komisioni për vlerësimin e punimit të doktoratës.
8. Vendimi i këshillit të njësisë akademike për aprovimin e disertacionit duhet të ratifikohet
nga Senati.
47
Neni 127
1. Pasi të jetë konfirmuar nga Senati aprovimi i disertacionit, brenda dy (2) muajve do të
mbahet mbrojtja e disertacionit. Data e saktë caktohet nga dekani i njësisë akademike në
pajtim me komisionin për disertacion.
2. Gjatë mbrojtjes publike të disertacionit do të mbahet procesverbali nga sekretari i
komisionit i cili caktohet nga dekani i njësisë akademike.
Neni 128
1. Pas përfundimit të suksesshëm të mbrojtjes së disertacionit, kandidati fiton titullin
akademik Doktor i shkencave (Dr. sc) apo ekuivalente, siç definohet në rregulloret e veçanta
të nxjerra nga Senati.
2. Me propozimin e dekanit të njësisë akademike, kur kandidati mbron me sukses punimin e
disertacionit, rektori i jep gradën shkencore (thirrjen shkencore) në mënyrë ceremoniale.
3. Ceremonia do të jetë publike dhe formale. Procedura e ceremonisë do të përcaktohet me
rregulla të veçanta të nxjerrë nga Senati.
Neni 129
1. Dokumenti i diplomës së doktorit të shkencës përmban:
1.1. emrin e universitetit;
1.2. emrin e njësisë akademike ku është mbrojtur punimi i disertacionit;
1.3. emrin, mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes së kandidatit;
1.4. titullin e punimit të disertacionit;
1.5. datën e mbrojtjes së punimit të disertacionit.
2. Dokumenti i diplomës nënshkruhet nga rektori dhe dekani i njësisë akademike ku është
mbrojtur me sukses punimi i disertacionit.
3. Dokumenti i diplomës vërtetohet me vulën e Universitetit.
4. Forma dhe elementet tjera të dokumentit të diplomës do të përcaktohen në një rregullore
të veçantë të nxjerrë nga Ministria.
Neni 130
1. Titulli akademik Doktor shkence mund të revokohet në rast të dëshmisë se:
48
1.1. disertacioni nuk ka qenë punim i vetë kandidatit;
1.2. disertacioni nuk ka qenë si rezultat i arritjes personale të kandidatit;
1.3. disertacioni është i bazuar në pjesët relevante të rezultateve të mëparshme të
botuara shkencore nga individët apo nga institucionet tjera;
1.4. është plagjiat apo shkelje e të drejtës së autorit;
1.5. është praktikë tjetër joetike.
2. Ankesa për revokim mund t‟i parashtrohet këshillit të njësisë akademike nga ana e çdo
individi apo institucioni, e mbështetur me të dhëna të hollësishme me shkrim.
3. Pas ankesës, këshilli i njësisë akademike formon një komision tre (3) anëtarësh nga
profesorët e disiplinës së njëjtë shkencore me disertacionin.
4. Anëtarët e komisioneve të disertacionit të ankimuar nuk do të zgjidhen në këtë komision.
5. Komisioni paraqet një raport të vlerësimit në lidhje me arsyeshmërinë e ankesës dhe
propozon procedura të mëtutjeshme brenda dy (2) muajve pasi të ketë filluar procedura.
6. Pas raportit dhe propozimit të komisionit, këshilli i njësisë akademike vendos të refuzojë
apo të pranojë ankesën për revokim në mbledhjen e ardhshme.
7. Në rast se këshilli i njësisë akademike e pranon ankesën, Senati do të votojë për këtë
vendim në mbledhjen e ardhshme. Doktori i shkencës në fjalë duhet të ftohet që të dëshmojë
para Senatit.
Neni 131
Universiteti është përgjegjës që të mbajë shënime për titujt e dhënë dhe të revokuar të
doktoratës.
Neni 132
Lidhur me organizimin dhe realizimin e studimeve të doktoratës Senati nxjerr rregullore.
Neni 133
Titujt akademikë
Titujt akademik jepen në pajtim me dispozitat e këtij Statuti dhe në pajtim me Ligjin mbi
Arsimin e Lartë.
49
Neni 134
Senati edhe me rekomandim të rektorit, mund t‟ia heqë titullin bartësit të gradës shkencore,
nëse ekziston ndonjëri nga kushtet nga neni 130, paragrafi 1. i këtij Statuti.
Neni 135
1. Përfundimi i suksesshëm i studimeve në përputhje me programin e studimeve vërtetohet
nga Universiteti përmes diplomës që është dokument zyrtar.
2. Forma, përmbajtja e diplomës, shtojca e diplomës, si dhe procedura e lëshimit do të
parashihen me udhëzim administrativ të nxjerrur nga Ministria.
3. Diploma nënshkruhet nga rektori dhe dekani i njësisë akademike ku ka përfunduar
studimi.
Neni 136
Njohja e studimeve
1. Në pajtim me rregullat e Konventës së Lisbonës mbi njohjen dhe në pajtim me rregulloret
e veçanta të Ministrisë, Universiteti i pranon kualifikimet (titujt, diplomat, provimet) e
institucioneve të njohura a të licencuara vendore ose të huaja të arsimit të lartë.
2. Në pajtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT – it mbi parimet dhe procedurat e
njohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fituara
jashtë Republikës së Kosovës, është kompetencë e Universitetit që të bëjë njohjen e
diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare dhe të certifikatave të
periudhave të caktuara të studimeve, me qëllim vazhdimi të studimeve.
3. Në rast se i njihen kualifikimet, studenti ka të drejtë të vazhdojë studimet në Universitet.
Neni 137
1. Procedura e njohjes do të drejtohet nga zyrtari profesional i Administratës Qendrore të
Universitetit.
2. Vendimi për njohjen e studimeve bazohet në informatat e nxjerra nga baza e të dhënave
përkatëse Evropiane dhe koordinohet me Këshillin Kombëtare për Njohje, e cila është
përgjegjëse për aplikimin e Konventës së Lisbonës për Njohje.
3. Senati e autorizon rektorin të bëjë njohjen për të gjitha rastet që janë të qarta.
4. Shënimet rreth pranimit të kualifikimit do të mbahen përherë nga Administrata Qendrore e
Universitetit.
50
Neni 138
1. Në rastet e diskutueshme, kur të dhënat nuk janë të mjaftueshme për të marrë vendim,
komisionit relevant të studimit duhet t„i drejtohet lutja për njohje dhe duhet të jepen këto
informata:
1.1. dosja komplete me të gjitha të dhënat;
1.2. të dhënat në dispozicion dhe komentet rreth rastit specifik nga Këshilli
Kombëtar për Njohje apo nga institucioni ekuivalent.
2. Komisioni për studime i dorëzon Senatit raportin me propozim për vendim brenda dy (2)
muajve prej kur është dorëzuar kërkesa.
3. Vendimi i komisionit mund të jetë si vijon:
3.1. njohje e plotë e diplomës nga jashtë;
3.2. parashtrimi i listës së provimeve shtesë që kërkohet me qëllim të njohjes së
plotë;
3.3. refuzimi i kërkesës për shkak të mospërputhjeve kryesore në programet e
studimit.
Neni 139
Viti akademik
1. Universiteti organizon studimet në pajtim me programet ekzistuese të studimit gjatë vitit
akademik i cili zgjatë dymbëdhjetë (12) muaj. Viti akademik fillon më 1 tetor dhe mbaron më
30 shtator.
2. Periudha aktive e studimeve (ligjëratat, ushtrimet, seminaret, kolokuiumet) është e ndarë
në dy (2) semestra. Semestri dimëror që fillon më 1 tetor dhe mbaron më 15 janar. Semestri
veror që fillon më 16 shkurt dhe mbaron më 31 maj.
3. Lënda mund të ligjërohet me javë (15 javë semestri) gjatë një (1) apo dy (2) semestrave
ose mund të mbahet si bllok ligjëratash në një (1) semestër.
4. Kalendari i studimeve nxirret nga Senati më së voni deri më 31 maj dhe përmban orarin e
ligjëratave (ligjëratat, ushtrimet, seminaret, kolokuiumet), kushtet dhe afatet e provimit.
Neni 140
Senati nxjerr rregullore rreth angazhimit dhe ngarkesës të përgjithshëm të studentëve.
51
Neni 141
Gjuha e studimeve
1. Universiteti organizon studimet në gjuhën shqipe dhe në gjuhët tjera zyrtare të Kosovës.
2. Me vendimin e Senatit, në propozim të këshillit të njësisë akademike ligjëratat mund të
mbahen edhe në gjuhë të tjera.
3. Me propozimin e këshillit të njësisë akademike, Senati mund të vendosë nëse programet e
studimit do të ofrohen ekskluzivisht në gjuhë të huaj po që se ka argumente përkatëse
(promovimi i këmbimit akademik, situata në tregun e punës, interesi i studentëve, orientimi
akademik i mësimdhënësve) që i përkrahin këto masa dhe që e favorizojnë zhvillimin
akademik të Universitetit.
Neni 142
Ndërrimi i drejtimit të studimeve
1. Studenti mund të bëjë ndërrimin e programit të studimit duke përfunduar mësimin në një
program të studimit dhe duke filluar mësimin në një program tjetër të studimit në njësinë e
njëjtë apo në njësinë tjetër akademike të Universitetit.
2. Ndërrimi i programit të studimit është i mundur në mes programeve të studimit me
qëllim të arritjes së nivelit të njëjtë të arsimit në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.
3. Gjatë ndërrimit të programit të studimit studentit i lejohet legalisht të fillojë programin e
ri të studimit nëse së paku pesëdhjetë për qind (50%) e provimeve janë dhënë me sukses gjatë
programit të vjetër të studimeve dhe që pranohen në programin e ri të studimeve.
4. Sipas paragrafit 3. të këtij neni, studentit i lejohet të regjistrohet në programin e ri të
studimeve:
4.1. më së paku në vitin e dytë të studimeve ose;
4.2. në vitin e studimeve që vijon pas programit të vjetër të studimeve.
5. Ndërrimi i programit të studimit nuk mund të bëhet nëse studenti duhet sërish të
regjistrohet në vitin e parë të studimeve në programin e ri të studimeve në pajtim me
paragrafin 3. dhe 4 të këtij neni.
Neni 143
1. Studenti duhet t‟ia dorëzojë kërkesën për ndërrimin e programit të studimit komisionit për
studime të njësisë akademike ku dëshiron të vazhdojë studimet. Bashkëngjitur me kërkesën
duhet të jetë evidenca për plotësimin e suksesshëm të kërkesave bazuar në programin e
mëparshëm të studimit.
2. Komisioni i studimeve përcakton detyrimet individuale për ndërrimin e programit të
studimit në pajtim me rregullat e caktuara të programit të studimit.
52
3. Vendimi për ndërrimin e programit të studimit duhet të merret nga këshilli i njësisë
akademike me propozimin e komisionit të studimeve.
4. Ankesa kundër vendimit mbi refuzimin e ndërrimit të programit të studimit duhet t‟i bëhet
këshillit të njësisë akademike nga studenti brenda tetë (8) ditëve të punës pas publikimit të
vendimit.
Neni 144
Gjatë ndërrimit të programit të studimit prej institucioneve tjera të Arsimit të Lartë në
Universitetin e Gjakovës do të vlejnë rregullat e njëjta si ato gjatë ndërrimit të programit të
studimit brenda Universitetit.
Neni 145
Studentët – statusi, të drejtat dhe përgjegjësitë
1. Personi i regjistruar në Universitetin e Gjakovës e ka statusin e studentit.
2. Statusi i studentit vërtetohet me librezën e studentit (indeksi apo karta e studentit).
3. Përmbajtja dhe forma e indeksit përcaktohen me rregullore të veçantë të nxjerrë nga
Senati.
Neni 146
1. Universiteti ofron dy (2) mënyra të studimit:
1.1. studime të rregullta;
1.2. studime me korrespondencë.
2. Studenti mund te këtë statusin e:
2.1. studentit të rregullt;
2.2. studentit me korrespondencë;
2.3. studentit mysafir.
Neni 147
1. Studentët që janë të pranuar në Universitet kanë të drejtë:
1.1. të marrin pjesë në të gjitha ligjëratat, seminaret dhe në mësimet e organizuara në
lëndët e programit të zgjedhur të studimit sipas mbarëvajtjes së studimeve;
53
1.2. të shfrytëzojnë bibliotekat universitare dhe shërbimet tjera për studentë;
1.3. të marrin pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit studentë në organet universitare, të
marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve dhe komisioneve ku janë të caktuar
si anëtarë dhe t‟i kryejnë detyrat e tilla me angazhim dhe në mënyrë të sinqertë. Në
rast të konfliktit të interesit në lidhje me përmbajtjen, anëtarët e deleguar të studentëve
nuk marrin pjesë në takime të organeve qeverisëse të Universitetit;
1.4. Studentët gëzojnë të drejtën për të paraqitur ide të reja dhe opinione të
debatueshme pa rrezikuar humbjen e vendit të studentit ose privilegjet që mund të
gëzojnë nga universiteti;
1.5. Studentët kanë të drejtë të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të
mësimdhënies ose për infrastrukturën e universitetit;
1.6. Studentët gëzojnë të drejtën për të kundërshtuar një vendim apo një veprim të
Universitetit ndaj tyre në Ministri dhe në gjykatën kompetente.
Neni 148
1. Studentët që janë të pranuar në Universitet kanë obligim:
1.1. t‟i respektojnë rregulloret e lëshuara nga Universiteti;
1.2. t‟i respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;
1.3. t‟u kushtojnë vëmendje të duhur studimeve të tyre dhe të marrin pjesë në
aktivitetet akademike;
1.4. të vijojnë ligjëratat në pajtim me rregullat e programit specifik të studimeve;
1.5. të sillen mirë si në lokalet e Universitetit, ashtu edhe jashtë tyre për të mos e
diskredituar Universitetin;
1.6. te respektojnë rregullat e kodit etik;
1.7. të paguajnë pagesa dhe tarifa që janë të caktuara.
Neni 149
1. Përfundimi me sukses i vitit në pajtim me programin e studimit është parakusht që studenti
të regjistrohet në vitin tjetër.
2. Studenti i cili nuk ka mundur të përfundojë me sukses vitin duhet sërish të regjistrohet në
vitin e njëjtë të studimeve.
3. Numri maksimal i viteve të regjistruara sërish është i barabartë me numrin e viteve të
rregullta të studimit përkatës.
54
Neni 150
1. Studenti i rregullt humb statusin për këto arsye:
1.1. kur vendosë të largohet nga studimet;
1.2. kur i ka përfunduar studimet;
1.3. kur dështon të regjistrohet në vitin akademik;
1.4. kur nuk i ka përfunduar studimet në periudhën e dyfishtë të kohëzgjatjes së
studimeve;
1.5. kur arrin numrin maksimal të regjistrimit të serishëm të viteve pa i përfunduar
me sukses studimet;
1.6. në rastin e përjashtimit, në bazë të vendimit të nxjerr pas procedurës disiplinore.
2. Studenti mund të kërkojë një (1) herë që t‟i vazhdohet kohëzgjatja e studimeve për një
(1)apo dy (2) vite. Vendimin e merr këshilli i njësisë akademike. Në rast se merret vendim
pozitiv studenti do ta ketë sërish statusin e studentit të rregullt.
3. Këshilli i njësisë akademike zbaton rregullat e posaçme për mbajtjen e statusit të
studentit të rregullt në këto raste:
3.1. për të arriturat e veçanta në fushën e sportit, vërtetuar me status amator apo
profesional në nivel rajonal apo më lart;
3.2. për të arriturat e veçanta si krijues artistik i njohur, vërtetuar me reagimin
relevant të mediave dhe konfirmuar nga Këshilli i Fakultetit të Arteve;
3.3. për individët me aftësi të kufizuar fizike, duke përfshirë edhe aftësitë e kufizuara
të të pamurit dhe të dëgjuarit, apo mendore, vërtetuar me certifikatë të mjekut.
4. Vendimi për regjistrim merret për çdo vit nga këshilli i njësisë akademike.
5. Studenti mund të kërkojë suspendim të përkohshëm nga statusi i studentit të rregullt në
rastet e dëshmuara si të:
5.1. sëmundjes së rëndë;
5.2. kujdesi për fëmijët nën moshën tri (3) vjeçare;
5.3. shtatzënësisë dhe lehonisë;
5.4. tjera të justifikuara.
6. Vendimin përfundimtar e merr dekani i njësisë akademike.
55
Neni 151
1. Statusi i studentit të rregullt mbahet brenda dy (2) viteve pasi të jenë përfunduar të gjitha
provimet. Gjatë kësaj kohe studenti duhet të japë provimin e diplomës që t‟i përfundojë me
sukses studimet.
2. Studenti që e ka tejkaluar kohën e paraparë për të përfunduar me sukses diplomën mund të
paraqesë kërkesë te dekani i njësisë akademike për zgjatjen e kësaj periudhe edhe për një (1)
vit.
Neni 152
1. Studenti mund të regjistrohet sërish si student i rregullt pa ndonjë pengesë në lidhje me
periudhën e suspendimit të përkohshëm të statusit të studentit të rregullt në bazë të këtij
Statuti. Periudha e suspendimit të përkohshëm të statusit të studentit të rregullt në bazë të
këtij Statuti, nuk llogaritet në kohëzgjatjen e studimeve.
2. Në qoftë se planprogrami valid në kohën e regjistrimit të parë të studentit nuk zhvillohet
në vitin vijues të regjistrimit të studentit pas suspendimit të përkohshëm të statusit të studentit
të rregullt në bazë të këtij Statuti, komisioni i studimeve i njësisë akademike vendos për
provimet diferenciale ose për obligimet tjera shtesë si kusht për vazhdimin e studimeve.
Neni 153
1. Këshilli i njësisë akademike i përjashton nga Universiteti përgjithmonë ose përkohësisht
studentët që i shkelin rëndë rregullat. Studentët e akuzuar për shkelje kanë të drejtë të
dëgjohen nga komisioni disiplinor i cili e këshillon këshillin e njësisë akademike. Studentët e
përjashtuar kanë të drejtë t‟i ankohen Komisionit të ankesave në nivel të njësisë akademike si
shkallë e dytë.
2. Rregulloret që i elaborojnë këto procedura nxirren nga Këshilli drejtues pasi të jenë
konsultuar me parlamentin e studentëve.
Neni 154
1. Studentët kanë të drejtë të ankohen kundër vendimit të marrë prej organeve të
Universitetit, të njësive akademike dhe njësive organizative që kanë të bëjnë me të drejtat,
obligimet dhe përgjegjësitë e tyre.
2. Ankesat e tilla i dorëzohen komisionit të studimeve të njësisë akademike brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pas shpalljes së vendimit.
3. Komisioni i studimeve është i obliguar t‟ia dorëzojë raportin për vendimin e marrë
këshillit të njësisë akademike brenda tridhjetë (30) ditëve të punës pas pranimit të ankesës.
4. Ankesa rreth vendimit në shkallë të dytë vendoset nga Senati.
56
5. Studentët kanë të drejtë të kundërshtojnë vendimin e Senatit në gjykatën kompetente.
Neni 155
Mobiliteti i studentëve
1. Në pajtim me programin e studimeve studenti mund të zgjedhë dhe të regjistrojë lëndë të
caktuar në njësitë tjera akademike të universitetit në qoftë se lënda e zgjedhur nuk zhvillohet
në fakultetin ku është i regjistruar studenti.
2. Regjistrimi i lëndës mund të bëhet me lejen e njësisë akademike ku është i regjistruar
studenti dhe me pajtimin e njësisë akademike ku studenti e regjistron lëndën.
3. Me rastin e lejimit studentit i jepet vërtetimi mbi lejimin për regjistrim të lëndës së caktuar
dhe lartësia e ECTS kredive që do të fitohen me përfundimin e lëndës. ECTS kreditë e fituara
do t‟i llogariten në programin e studimeve të studentit.
4. Ne dokumentin zyrtar të studentit shënohen të dhënat për lëndën e regjistruar, përmbushja
e obligimeve të studentit dhe suksesi i treguar. Për ECTS kreditë e fituara studentit i lëshohet
dëshmi nga njësia akademike ku studenti i ka fituar ato.
5. Mobiliteti ndërkombëtar i studentëve dhe në mes të universiteteve në Kosovë rregullohet
me akt të veçantë të Universitetit. Me këtë akt dhe me marrëveshje me universitetin prej nga
vjen studenti mysafir do të rregullohen edhe të drejtat dhe obligimet e studentëve mysafir,
pagesat për studime dhe çështje tjera lidhur me studentin mysafir.
Neni 156
Organizimi i studentëve
1. Studentët kanë të drejtë të themelojnë organizata studentore të cilave mund t‟i përkasin të
gjithë studentët.
2. Secila organizatë studentore ka statutin e vet që aprovohet nga anëtarët e saj në pajtim me
rregulloret e përgjithshme të nxjerra nga Këshilli Drejtues. Statuti do të përfshijë parimet për
mundësi të barabarta dhe mos diskriminim.
Neni 157
1. Interesat e studentëve do të përfaqësohen në kuadër të Universitetit me këto organe:
1.1. parlamenti i studentëve në nivel të Universitetit;
1.2. këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike.
57
Neni 158
1. Anëtarët për parlamentin e studentëve dhe këshillat e studentëve do të zgjidhen në pajtim
me procedurat për zgjedhje parlamentare.
2. Organizatat studentore kanë të drejtë të propozojnë anëtarët për parlamentin e studentëve
dhe këshillin e studentëve të njësive akademike në bazë të rezultateve të zgjedhjeve në çdo dy
(2) vjet.
3. Detajet për procedurën zgjedhore do të përcaktohen me rregullore të posaçme të nxjerra
nga Këshilli Drejtues ne Konsultim me Parlamentin e Studenteve.
4. Limiti për nominimin e anëtarëve të organizatave studentore është:
4.1. tre për qind (3%) i numrit të përgjithshëm të votave në nivel të njësisë përkatëse
akademike për këshillat e studentëve të njësive akademike;
4.2. pesë për qind (5%) i numrit të përgjithshëm të votave për Parlamentin e
studentëve.
5. Mandati i anëtarëve të Parlamentit të studentëve dhe këshillit të studentëve të njësive
akademike zgjat dy (2) vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes.
6. Parlamenti i studentëve dhe këshillat e studentëve të njësive akademike ushtrojnë detyra
në bazë të parimit të shumicës votave.
Neni 159
1. Parlamenti i studentëve është organi suprem i përfaqësimit të studentëve.
2. Numri i tërësishëm i anëtarëve të parlamentit të studentëve është nëntë (9).
3. Anëtarët propozohen nga organizatat studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të
votave të arritura në zgjedhjet e studentëve dhe sipas listave prioritare të kandidatëve të
publikuara nga secila organizatë studentore në fillim të fushatës zgjedhore.
4. Anëtarët e Parlamentit të studentëve zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin.
5. Këshilli Drejtues nxjerr rregulloren e punës për parlamentin e studentëve.
6. Parlamenti i studentëve zgjedh anëtarët e Senatit nga lista e të propozuarve e përgatitur
nga këshilli i studentëve i njësisë akademike. Kryetari i Parlamentit të Studentëve është
anëtar exofficio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve studentë të Senatit.
Neni 160
1. Këshillat e studentëve janë organet e përfaqësimit të studentëve në secilën njësi
akademike.
58
2. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të secilit këshill të studentëve është një për qind (1%) i
numrit të përgjithshëm të studentëve të rregullt të regjistruar në atë njësi akademike, me më
së paku pesë (5) dhe më së shumti njëzet e një (21) anëtarë.
3. Anëtarët do të propozohen nga organizata studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të
votave të arritur gjatë zgjedhjeve të studentëve për secilën njësi akademike sipas listave
prioritare të kandidatëve të publikuara nga organizata studentore në fillim të fushatës
zgjedhore.
4. Anëtarët e secilit këshill të studentëve zgjedhin një (1) kryetar dhe një (1) nënkryetar.
5. Këshilli Drejtues nxjerr rregulloren e punës për këshillat e studentëve.
6. Secili këshill i studentëve propozon listën me tre (3) kandidatë për anëtarë studentë të
Senatit për tu zgjedhur nga Parlamenti i Studentëve.
7. Këshilli i studentëve i secilës njësi akademike zgjedh anëtarët studentë të këshillit të
njësisë akademike. Kryetari i këshillit të studentëve është anëtar exofficio nga numri i
përgjithshëm i anëtarëve student të këshillit të fakultetit.
Neni 161
Këshilli drejtues i ndan një buxhet të përshtatshëm vjetor për veprimtarinë e Parlamentit të
studentëve dhe këshillave të studentëve te propozuar nga Parlamenti i Studentëve.
Neni 162
Studentët kanë të drejtë për tubime paqësore.
Neni 163
Studentët kanë të drejtë të formojnë asociacione profesionale, klube apo shoqata për çfarëdo
qëllimi të lejuar me Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Kosovës.
Neni 164
Kërkimet shkencore dhe dija
1. Universiteti bën kërkime shkencore dhe punë artistike me qëllime të:
1.1. arritjeve artistike, inovacionit dhe produktivitetit shkencor;
1.2. zhvillimit të vazhdueshëm të procesit arsimor;
1.3. njohjes së studentëve me kërkimet shkencore dhe me punën artistike;
1.4. vazhdimit të zhvillimit shkencor - profesional dhe artistik të të rinjve;
59
1.5. themelimit të rrjetit ndërkombëtar të studiuesve dhe artistëve;
1.6. përgatitjes dhe paraqitjes së projekteve studimore dhe artistike ndërdisiplinare
konkurruese.
2. Kërkimet shkencore bëhen nga njësitë akademike të Universitetit në dy mënyra:
2.1. nga kërkimet themelore pa përdorim të menjëhershëm praktik;
2.2. nga kërkimet e aplikuara që janë në lidhje të ngushtë me nevojat dhe interesin
publik.
3. Kërkimet shkencore dhe krijimtaria artistike bëhen sipas këtyre kushteve themelore:
3.1. përmes fondeve publike të siguruara nga Universiteti;
3.2. përmes fondeve private nga kontraktorët individualë me palën e tretë;
3.3. përmes konkurimit në projekte ndërkombëtare.
Neni 165
1. Universiteti është i obliguar t‟u ofrojë kushte të përshtatshme për kërkime shkencore dhe
për krijimtari artistike dhe t‟i mundësojë personelit akademik të arrijë rezultate konkurruese
në nivel ndërkombëtar.
2. Personeli i stafit akademik i Universitetit është i obliguar të bëjë kërkime shkencore dhe
punë krijuese në përputhje me aftësitë e tyre profesionale dhe obligimet që dalin nga
udhëzimet strategjike të Senatit si dhe të këshillave të njësive përkatëse akademike.
3. Vlerësimi individual i punës artistike dhe kërkimit shkencor është kusht për ngritje
profesionale dhe akademike.
Neni 166
1. Universiteti krijon kushte infrastrukturore për kërkimet shkencore dhe krijimtarinë
artistike për personelin e vet akademik.
2. Me propozimin e këshillit të njësisë akademike rektori mund t‟i japë leje personelit
akademik të kryej kërkime dhe punë krijuese në lokacionet e caktuara jashtë Universitetit dhe
të marrë pjesë në projektet e përbashkëta me institucionet tjera.
60
Neni 167
1 Shtrirja dhe rezultatet e aktiviteteve kërkimore - shkencore dhe të punës krijuese do të
raportohen individualisht për çdo vit nga një (1) punonjës akademik para këshillit të njësisë
akademike.
2. Çdo njësi akademike duhet të paraqesë për çdo vit profilin e kërkimit shkencor dhe të
punës artistike para rektorit dhe Senatit.
3. Të gjitha të dhënat sa i përket kërkimeve shkencore dhe punës artistike, siç është e caktuar
në këtë Statut, duhet të mblidhen si shënime statistikore të standardizuara dhe duhet të ruhen
në një bazë qendrore të dhënave, të mundësuar nga Rektorati.
Neni 168
1. Stafi akademik ka të drejtë të kërkoj nga Senati që t‟iu lejohet një (1) vit i lirë i kërkimeve
të fokusuara në një universitet të huaj.
2. Vendimi pozitiv i kërkimeve të fokusuara për një vit kërkon:
2.1. paraqitje për projektin kërkimor;
2.2. së paku dy (2) vjet angazhim të plotë në mësimdhënie dhe kërkime;
2.3. kompetencë të dëshmuar shkencore dhe njohje brenda komunitetit shkencor
ndërkombëtar;
2.4. ftesë për kërkime shkencore nga një institut apo universitet i huaj.
3. Gjatë vitit të liruar, i punësuari do të marrë pagën e plotë.
4. Pas vitit të kërkimeve të fokusuara i punësuari ka të drejtë të kthehet në pozitën e njëjtë të
punës me kushte të njëjta si më parë.
Neni 169
Punonjësit e Universitetit
Stafi akademik dhe joakademik
1. Të gjitha vendet e punës do të bazohen në kontratat me normë të plotë dhe kontratat me
gjysmë normë.
2. Këshilli drejtues nxjerr rregullore të veçanta për kontratat kolektive për personelin
akademik dhe joakadamik në përputhje me ligjet në fuqi.
61
Neni 170
1. Personeli në marrëdhënie të rregullt pune nuk mund të ketë kontratë tjetër të punësimit me
normë të plotë në ndonjë universitet tjetër.
2. Personeli në marrëdhënie të rregullt pune, i cili mund të jetë i angazhuar, zgjedhur apo
emëruar në ndonjë institucion tjetër publik nuk ka të drejtë për t‟u zgjedhur në organe
drejtuese, por ka të drejtë për të zgjedhur.
Neni 171
1. Në stafin akademik të Universitetit do të jenë personat e angazhuar në:
1.1. mësimdhënie akademike;
1.2. kërkime shkencore;
1.3. krijimtari artistike.
2. Personeli akademik përbëhet nga:
2.1. profesorët e rregullt;
2.2. profesorët e asocuar;
2.3. profesorët asistentë;
2.4. asistent universiteti;
2.5. lektorët, asistent klinik (Fakulteti i Mjekësisë) dhe korepetitoret (Fakulteti i
Arteve).
3. Shkurtesat zyrtare për personelin akademik janë:
3.1. profesor i rregullt – Prof. Dr.;
3.2. profesor i asocuar – Prof. Asoc. Dr.;
3.3. profesor asistent – Prof. Ass. Dr.;
3.4. asistent universiteti – Ass.
Neni 172
1. Në personelin joakademik të Universitetit do të jenë personat që angazhohen për:
1.1. detyra udhëheqëse dhe profesionale;
1.2. administratë;
62
1.3. punë teknike.
2. Përgjegjësitë dhe kualifikimet e veçanta për çdo post do të përcaktohen me përshkrimin e
punës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 173
1. Personeli akademik do të emërohet nga rektori sipas vendimit të Senatit i bazuar në
propozimin e këshillit të njësisë akademike.
2. Nëse propozimi refuzohet, ai i kthehet për rishqyrtim këshillit të njësisë akademike.
3. Nëse këshilli i njësisë akademike edhe pas rishqyrtimit sjellë të njëjtin propozim, Senati
merr vendim përfundimtar.
4. Procedurat për emërim do të bëhen në mënyrë transparente me shpalljen e konkursit
publik për postin.
5. Te gjitha emërimet bëhen pasi t‟i shqyrtojë dokumentacionin e aplikimit komisioni
vlerësues i formuar nga këshilli i njësisë akademike me propozimin e degës – departamentit.
Komisioni vlerësues bënë vlerësimin e kandidateve të cilët konsiderohen që kanë përmbushur
kushtet për postin e ofruar.
6. Komisioni vlerësues i raporton këshillit që e ka formuar, në afat të caktuar.
7. Askush nuk mund të jetë anëtar i komisionit vlerësues nëse është bashkëshort, partner ose
anëtar i familjes së ngushtë të kandidatit që duhet të emërohet.
8. Çështje tjera për procedurat vlerësuese përcaktohen me rregullat e nxjerra nga Senati në
pajtim me këtë Statut.
Neni 174
1. Kushtet për emërimin dhe avancimin në çfarëdo titulli të personelit akademik janë
kualifikimet përkatëse dhe përvojat relevante për vendin e punës.
2. Për krijimin e marrëdhënies së punës në Universitet mbahet intervistë me gojë. Modalitetet
e tjera lidhur me këtë parashihen me rregullore të veçantë të nxjerrë nga Senati.
Neni 175
Kushtet për fitimin e titullit akademik profesor i rregullt (profesor doktor, prof. dr.)
dhe pranimi në punë
1. Personeli akademik, i cili ka titullin akademik “Profesor i asociuar”, aplikon për fitimin
e titullit akademik “Profesor Doktor”, të paktën katër (4) vite pas fitimit të titullit akademik
“Profesor i asociuar”.
63
2. Për titullin e profesorit të rregullt kandidati duhet të ketë:
2.1. gradën e doktorit të shkencës dhe thirrjen e profesorit të asociuar;
2.2. udhëhequr tema të masterit dhe të doktoratës ( Mentorimi i doktoratave vlen tri
(3) vite pasi të themelohen studimet e doktoratës në universitet);
2.3. një numër të rëndësishëm të monografive (së paku dy (2) monografi; doktorata
e publikuar njihet si një monografi);
2.4. tekste mësimore ( së paku një tekst mësimor);
2.5. publikime në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me më së paku pesë
(5) punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose artistike ndërkombëtare,
në pajtim me aktet ligjore në fuqi;
2.6. pjesëmarrje aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, me më së paku
pesë (5) pjesëmarrje aktive (të dëshmuara në njërën formë: me proceedings book,
botim të abstrakteve apo agjendën e konferencës si referues);
2.7. përvojë afatgjatë në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme;
2.8. aftësi të lartë arsimore dhe pedagogjike përmes praktikës;
2.9. aftësi për udhëheqje akademike;
2.10. krijime ose punime të njohura artistike, të ketë pasur prezantime publike dhe të
ketë kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe të artit, te lëndët e arteve figurative dhe
muzikore.
3. Referati vlerësues për angazhimin dhe pjesëmarrjen e kandidatit në veprimtaritë e
parashikuara në paragrafin 2. të këtij neni hartohet në mënyrë të detajuar nga Komisioni
vlerësues.
4. Emërimi për titullin Profesor i Rregullt, si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhen për kohë të
pacaktuar.
Neni 176
Kushtet për fitimin e titullit akademik profesor i asociuar (prof. asoc. dr.) dhe pranimi
në punë
1. Aplikimi për fitimin e titullit akademik “Profesor i asociuar”, bëhet të paktën, katër (4)
vite pas fitimit të titullit akademik “Profesor asistent”;
2. Për titullin e profesorit të asociuar kandidati duhet të ketë:
2.1 gradën e doktorit të shkencës dhe thirrjen e profesorit asistent;
64
2.2 një numër të rëndësishëm të monografive (doktorata e publikuar njihet si
monografi);
2.3 publikime në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me më së paku tri
(3) punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose artistike ndërkombëtare,
në pajtim me aktet ligjore në fuqi;
2.4 të tregojë aftësi për mësimdhënie;
2.5 të dëshmojë punë, dije dhe mjeshtri në lëndën e fushës përkatëse;
2.6 të ketë krijuar punime artistike, të ketë pasur prezantime publike, kur është rasti
për lëndë nga artet figurative dhe muzikore.
3. Emërimi për titullin “Profesor i asociuar”, si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhet sipas
legjislacionit në fuqi.
Neni 177
Kushtet për fitimin e titullit akademik profesor asistent (prof. ass. dr.) dhe pranimi në
punë
1. Për titullin e profesorit asistent kandidati duhet të ketë:
1.1. gradën e doktorit të shkencës (në lëndët e arteve figurative dhe muzikore grada
ekuivalente me të “master i arteve”);
1.2. një numër të rëndësishëm të monografive (disertacioni i doktoratës njihet si
monografi);
1.3. publikime në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me më së paku një
(1) punim kryesor të publikuar në revista shkencore ose artistike ndërkombëtare, në
pajtim me aktet ligjore në fuqi;
1.4. të tregojë aftësi për mësimdhënie;
1.5. të dëshmojë punë, dije dhe mjeshtri në lëndën e fushës përkatëse;
1.6. të ketë krijuar punime të vërteta artistike ose të ketë pasur prezantime publike,
kur është rasti për Fakultetin e Arteve.
2. Emërimi për titullin “Profesor asistent”, si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhet sipas
legjislacionit në fuqi.
Neni 178
Kushtet për fitimin e titullit asistent dhe pranimi në punë
1. Për titullin e asistentit kandidati duhet t`i plotësojë këto kushte:
65
1.1. të ketë të përfunduar me sukses studimet universitare dhe master në drejtimin
përkatës;
1.2. të jetë jo më i vjetër se deri në datën kur i mbushë tridhjetë (30) vjet për
emërimin e parë, për Fakultetin e Mjekësisë deri në datën kur i mbushë tridhjetë e
pesë (35) vjet;
1.3. të jetë i regjistruar në studimet e doktoratës në Universitet me rastin e
rizgjedhjes;
1.4. të ketë notën mesatare, në secilin nivel, jo më pak se tetë (8).
2. Të gjitha emërimet, si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhet sipas legjislacionit në fuqi.
3. Asistentët mbajnë orët e ushtrimeve në studimet bachelor dhe master.
4. Përjashtimisht asistenti që është rizgjedhur dhe është doktorant (PhD. cand.), në mungesë
të profesorit për lëndën mund të autorizohet për mbajtjen e ligjëratave të kufizuara në
studimet bachelor me autorizimin e këshillit të njësisë akademike dhe nën mbikëqyrjen e një
mësimdhënësi nga departamenti.
Neni 179
1. Për titullin e lektorit të gjuhëve të huaja dhe asistent i praktikave klinike (Fakulteti i
Mjekësisë) kandidati duhet t‟i plotësojë këto kushte:
1.1. të ketë të përfunduar me sukses studimet master në gjuhën e zgjedhur;
1.2. të ketë aftësi të shkëlqyeshme të gjuhës së zgjedhur;
1.3. të ketë notën mesatare të studimeve bachelor dhe master jo më pak se tetë (8),
në secilën prej këtyre studimeve.
2. Lektorët në fakultetet e tjera pos në fakultetin amë i kanë të gjitha të drejtat dhe obligimet
për mbajtjen e ligjëratave.
3. Për titullin e Asistentit të praktikes klinike kandidati duhet t‟i plotësojë këto kushte:
3.1. të ketë të përfunduar me sukses studimet Master;
3.2. të ketë notë mesatare jo më pak se tetë (8) në dy (2) nivelet e studimeve;
3.3. të dëshmojë më dëshmi aftësitë profesionale në fushën e mjekësisë dhe
shërbimeve shëndetësore.
4. Për titullin e lektorit të gjuhëve të huaja dhe asistent i praktikave klinike nuk vlen kriteri i
moshës.
5. Të gjitha emërimet për tituj si dhe kohëzgjatja e punësimit janë për tri (3) vite.
66
Neni 180
1. Rregulloret shtesë rreth kualifikimit të posaçëm të personelit akademik të fakultetit
përkatës do të nxirren nga Senati me propozimin e këshillit përkatës të njësisë akademike dhe
në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.
2. Senati nxjerr Rregullore të veçante për ekuivalentimin e personelit akademik të Fakultetit
te Arteve, me propozim te Këshillit të Fakultetit te Arteve, në pajtim me dispozitat e këtij
Statuti, brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti.
Neni 181
1. Profesorit të pensionuar të njësisë akademike mund t‟i caktohet titulli „Profesor Emeritus‟
nga Senati me propozimin e këshillit të fakultetit përkatës dhe me përkrahjen e së paku dy(2)
këshillave të njësive akademike.
2. Kandidati për titullin “Profesor Emeritus” dallohet nga arritjet e veçanta akademike dhe
shkencore gjatë periudhës së aktivitetit të tij. Kualifikimet e tij konsiderohen të pa
zëvendësueshme për një periudhë afatmesme nga ana e njësisë akademike. Kjo nevojë duhet
të detajizohet nga komisioni i studimeve i njësisë akademike.
3. “Profesori Emeritus” do të ketë të drejtën të japë mësim dhe të merret me punë shkencore
në pajtim me kualifikimet e tij dhe kërkesave të njësisë së veçantë akademike deri në moshën
shtatëdhjetë (70) vjeçare.
4. Çështjet tjera rreth të drejtave dhe përgjegjësive të “Profesorit Emeritus” caktohen me
kontratë individuale të lidhur nga rektori me propozimin e dekanit të njësisë së veçantë
akademike.
Neni 182
Këshilli drejtues me propozimin e Senatit do të nxjerrë rregulloret e kodit etik të punonjësve
të Universitetit.
Neni 183
1. Përgjegjësitë disiplinore të punësuarve në Universitet dhe masat që duhet të ndërmerren
përcaktohen me rregulloret e nxjerra nga Këshilli drejtues.
2. Procedurat dhe kushtet për revokimin e titujve, suspendimin apo ndërprerjen e
marrëdhënieve të punës të stafit përcaktohen me rregullore të posaçme të nxjerra nga Këshilli
drejtues pasi të jetë konsultuar me Senatin.
67
Neni 184
Të drejtat dhe përgjegjësitë e personelit
1. Personeli akademik ka lirinë e shprehjes. Ata kanë lirinë të pyesin dhe testojnë njohuritë e
marra dhe të shprehin idetë e reja, mendimet kundërshtuese pa e vënë veten në rrezik me
humbjen e punës apo çfarëdo privilegji që mund të kenë me Universitetin.
2. Personeli akademik ka lirinë për të publikuar rezultatet e punës së tyre kërkimore dhe
krijuese, që kushtëzohet me rregulloret e këtij Statuti që ka të bëjë me përdorimin e të
drejtave të pronës intelektuale për dobi të Universitetit.
3. Personeli akademik që tregon rezultate të shkëlqyeshme në punë hulumtuese dhe e
dokumenton me publikime shkencore, me se paku dy (2) publikime ne revista prestigjioze
ndërkombëtarë me impakt faktor në vitin paraprak, mund te lirohet për një të tretën (1/3) e
normës se mësimdhënies në vitin vijues.
Neni 185
1. Personeli akademik i Universitetit është i obliguar të respektojë:
1.1. frymën e humanizmit;
1.2. autonominë e Universitetit;
1.3. lirinë e kreativitetit shkencor dhe artistik;
1.4. aktet universitare dhe vendimet e bazuara në to;
1.5. parimet e ndershmërisë profesionale dhe shkencore;
1.6. kodin etik;
1.7. reputacionin e universitetit dhe ta përmirësoj atë.
Neni 186
1. Personeli akademik i Universitetit gjatë procesit arsimor është i obliguar t‟i përmbushë
këto detyra:
1.1. të përgatisë dhe ofrojë mësimet, seminaret, ushtrimet dhe format e tjera të
ligjëratës;
1.2. të përgatisë tekstet universitare ose literaturën e përshtatshme për studime
brenda strukturës së lëndës;
1.3. të mbikëqyrë punimet seminarike, punimet e diplomës për bachelor dhe master,
punimet e disertacionit të doktoratës dhe punët tjera kërkimore të studentëve;
68
1.4. të sigurojë mbajtjen pa pengesë të provimeve gjatë afatit të caktuar të
provimeve.
Neni 187
1. Personeli duhet të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve dhe komisioneve ku
janë të caktuar si anëtarë dhe t‟i kryejnë detyrat e tilla me përkushtim dhe sinqeritet.
2. Në rast të konfliktit të interesit në lidhje me përmbajtjen, anëtarët e deleguar të punëtorëve
nuk marrin pjesë në takime të organeve qeverisëse të Universitetit.
Neni 188
Personeli ka të drejtën e tubimit paqësor dhe të drejtën e formimit të sindikatës, të bashkimit
të stafit apo bashkimit profesional për t‟i përfaqësuar interesat e tyre kolektive para
autoriteteve të Universitetit dhe për qëllime të tjera të parapara me Ligjin mbi Arsimin e
Lartë të Kosovës.
Neni 189
1. Personeli akademik dhe joakademik kanë të drejtë te paraqesin ankese ndaj vendimeve te
marra nga organet e Universitetit, nga njësite akademike apo nga njësitë organizative rreth të
drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të tyre.
2. Ankesat e tilla duhet të dorëzohen brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pasi të jetë
publikuar vendimi relevant.
3. Ankesa ndaj vendimit, nëse nuk caktohet ndryshe në këtë Statut, duhet të vendoset në
radhë të parë nga:
3.1. këshilli i njësisë akademike, nëse vendimi në shkallë të parë është bërë nga
dekani;
3.2. këshilli Administrativ i njësisë organizative, nëse vendimi në instance të parë
është bërë nga drejtori;
3.3. rektori, nëse vendimi në instancë të parë është bërë nga prorektori apo nga
sekretari i përgjithshëm;
3.4. senati, nëse vendimi në instancë të parë është bërë nga këshilli i njësisë
akademike apo këshilli administrativ i njësisë organizative.
4. Këshilli drejtues, nëse vendimi në instancë të parë është bërë nga rektori apo senati;
5. Ministria, nëse vendimi në instancë të parë është bërë nga Këshilli drejtues.
69
Neni 190
Titujt e nderit, çmimet dhe mirënjohjet e Universitetit
1. Universiteti u ndanë titujt e nderit personave të merituar.
2. Senati do të nxjerrë rregullore të veçantë për procedurën e vendimmarrjes në përzgjedhjen
e titujve të nderit, çmimet për student të dalluar dhe mirënjohjet.
Neni 191
1. Titulli Doktor Nderi (“Dr. honoris causa”) jepet për:
1.1. arritje të mëdha në fushën e shkencës dhe artit;
1.2. kontributet e rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në
mbështetjen dhe konsolidimin e paqes.
Neni 192
1. Titulli “Anëtar Nderi i Universitetit” jepet për:
1.1. përkrahje të pandërprerë të brendshme dhe për përkrahjen politike për
Universitetin;
1.2. kontribut relevant financiar në zhvillimin e Universitetit;
1.3. kontribut të veçantë në shkencë dhe ndërkombëtarizim.
Neni 193
Procedurat e menaxhimit, kontrolli i cilësisë dhe administrimi
Menaxhimi financiar dhe kontrolli
Ministria e Financave ka obligim të sigurojë financimin e duhur për Universitetin për të
përmbushur obligimet dhe përgjegjësitë e saj që dalin me dispozitat e këtij Statuti.
Neni 194
1. Universiteti në përputhje me dispozitat e këtij Statuti gëzon autonominë financiare dhe ka
të drejtë të marrë fonde nga këto burime:
1.1. alokimet nga Ministria e Financave, për mësim, kërkime shkencore dhe punë
artistike me interes të përgjithshëm në bazë të buxhetit të aprovuar;
1.2. tarifat për shkollim dhe pagesat tjera të paguara nga studentët;
1.3. pagesat për shërbime komerciale dhe shërbimet tjera;
70
1.4. donacionet, dhuratat dhe ndihmat;
1.5. kontratat me organet vendore, ndërkombëtare, publike dhe private për
mësimdhënie, kërkime shkencore, punë artistike dhe konsulta.
Neni 195
1. Universiteti është i lirë që të lidhë kontratë për çfarëdo qëllimi që ka të bëjë me arsimin e
lartë, me kërkimet shkencore apo punën artistike. Universiteti mund të investojë fonde përveç
atyre publike në çdo ndërmarrje që ka qëllime arsimore, kërkimore - shkencore apo qëllime
artistike nëse:
1.1. kontratat që imponojnë detyrime ndaj pronës së aseteve publike janë në
përputhje me ligjin në fuqi dhe kanë pëlqimin e MASHT dhe MF;
1.2. nuk vihen në rrezik fondet publike.
Neni 196
Nëse Universiteti nuk e fiton riakreditimin për ndonjë program, në përputhje me Ligjin për
Arsimin e Lartë, Ministria mundet që përmes aktit nënligjor të marrë masa të përkohshme për
financimin e tij dhe marrjen e pagesave të shkollimit dhe të hyrave të tjera deri në rimarrjen e
akreditimit, mbylljen apo shkrirjen, siç parashihet me Ligjin për Arsimin e Lartë të
Republikës së Kosovës.
Neni 197
1. Fondet alokohen nga Ministria e Financave në pajtim me Ligjin për menaxhimin e
financave publike dhe përgjegjësitë, Ligjin e buxhetit gjatë vitit financiar,sipas kërkesës
buxhetore të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.
2. Fondet e alokuara nga Ministria e Financave për Universitetin depozitohen ne kodin
buxhetor të UFAGJ-së, për t‟u administruar nga rektori në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.
Nënllogaritë do të formohen për çdo njësi akademike dhe organizative në dispozicion dhe në
përgjegjësi të dekanit apo drejtorit të tij.
Neni 198
Brenda kufijve buxhetorë të aprovuar nga Buxheti i Kosovës, Këshilli drejtues ka të drejtë të
bëjë transferin e kufizuar të buxhetit në mes linjave buxhetore, si dhe të bëjë ndryshimin e
fondeve të alokuara sipas kategorive ekonomike.
71
Neni 199
1. Alokimi i buxhetit nga Ministria e Financave do të ketë parasysh rezultatet e vlerësimit
dhe raportet e punës të siguruara nga Universiteti si dhe vërejtjet dhe rekomandimet e
siguruara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit.
2. Alokimi i buxhetit nga Ministria e Financave nuk do të ketë parasysh asnjë nga fondet
private të paraqitura nga Universiteti apo nga njësitë e tij akademike organizative.
Neni 200
1. Të gjitha njësitë akademike janë të obliguara të përgatisin raportin vjetor të buxhetit dhe të
dorëzojnë brenda afatit ligjor në administratën qendrore të UFAGJ-së.
2. Buxheti i shpenzuar do të raportohet më së voni deri më 31 janar të vitit tjetër në vijim.
3. Raportet buxhetore do të përgatiten në bazë të standardeve të specifikuara nga Ministria e
Financave-Thesari.
4. Departamenti i buxhetit dhe financave i Universitetit do të përgatisë raportin vjetor mbi
shpenzimin e buxhetit në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.
Neni 201
Procedurat buxhetore
Rektori i UFAGJ-së, ka për detyrë të përgatisë planin vjetor të hyrave dhe shpenzimeve për
shqyrtim nga ana e Këshillit drejtues, si dhe raportin e menaxhimit të buxhetit dhe burimeve
të aprovuar nga Ministria e Financave sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Neni 202
Këshilli drejtues do të nxjerrë planin vjetor financiar të bazuar në procedurat buxhetore në
përputhje me këtë Statut dhe ligjet në fuqi.
Neni 203
1. Procedurat buxhetore përmbajnë këto veprime:
1.1. elaborimin e raportit të zhvillimit të hyrave dhe të shpenzimeve vjetore do ta
bëjë Departamenti i buxhetit dhe financave në bashkëpunim me dekanët,drejtorët e
instituteve dhe njësive organizative për: Rektorin, këshillin drejtues dhe ministrinë e
financave;
1.2. përgatitjen për kërkesat fillestare buxhetore do ta bëjnë Departamenti i buxhetit
dhe financave në bashkëpunim me dekanët dhe njësitë organizative.
72
1.3. dëgjimet buxhetore rreth kërkesave me njësitë akademike dhe organizative do të
organizohen nga Rektori dhe Drejtori i buxhetit dhe financave të UFAGJ-së;
1.4. raporti i vjetor i shpenzimeve të buxhetit do të paraqitet në mënyrë gjithë
përfshirëse me të dhënat e buxhetit të aprovuar dhe shpenzuar sipas kategorive
ekonomike;
1.5. të dhënat për përmbushjen e detyrave dhe veprimtarisë bazohen në dispozitat për
raportimin e veprimtarisë dhe përmbushjes së detyrave me këtë Statut.
Neni 204
1. Buxheti i aprovuar për çdo njësi akademike dhe organizative paraqet gjendjen aktuale të
financave për vitin aktual buxhetor dhe përbehet nga kategoritë ekonomike që përcaktohen
me ligjet në fuqi dhe dispozitat e këtij statuti.
2. Kërkesat për investime kapitale apo projekte të tjera paraqiten në mënyre te specifikuar
dhe arsyetuar duke u bazuar në planin strategjik të zhvillimit te UFAGJ-së.
Neni 205
Të dhënat për procesin buxhetor ruhen në bazën e të dhënave ne Administratën qendrore dhe
njësit akademike dhe organizative.
Neni 206
Pagesat e studentëve
1. Pagesat e studentëve bëhen për shërbime specifike të ofruara nga Universiteti në kohën e
programit të studimeve.
2. Pagesat vjetore të studentëve janë gjithëpërfshirëse në pajtim me rregulloret e veçanta të
Ministrisë dhe përbëjnë të gjitha shërbimet e ofruara gjatë rrjedhës së rregullt të studimeve,
në përputhje me dispozitat e këtij Statuti.
3. Pagesat e studentëve vlejnë për studimet themelore – bachelor, studimet master dhe
studimet e doktoratës.
4. Këshilli drejtues nxjerr rregullore të detajizuar për llojin dhe shumën e pagesës së
studentëve që do të jetë në pajtim me rregulloret përkatëse të nxjerra nga Ministria.
Neni 207
1. Pagesat e studentëve do të derdhën në llogarinë e Universitetit.
73
2. Gjatë procedurave buxhetore vjetore një përqindje përkatëse e pagesave të studentëve i
kthehet njësisë akademike prej ku janë marrë për zhvillimin e shërbimeve arsimore, në
përputhje me këtë Statut.
3. Këshilli drejtues vendos që kjo përqindje e caktuar të ndahet drejt dhe në mënyrë
transparente.
4. Pjesa e mbetur e pagesave të studentëve mbahet si buxhet rezervë. Kjo shumë caktohet
për zhvillimin e programeve të veçanta të studimit, për financim të mobilitetit të studenteve
për qëllime shkencore afat-shkurtra dhe ndahet nga Këshilli drejtues.
5. Universiteti mund të sigurojë edhe burime tjera financiare nga shërbimet dhe projektet
kombëtare dhe ndërkombëtare.
Neni 208
Kontrolli financiar
1. Në pajtim me Ligjet në fuqi Universiteti i nënshtrohet, në baza vjetore, një auditimi të
jashtëm të rregullsisë dhe të kontrollit financiar nga autoriteti i përcaktuar me Ligj.
2. Autoriteti i përcaktuar me Ligj i dorëzon universitetit një raport mbi auditimin e
rregullsisë. Përgjigjet e dhëna nga Universiteti, nëse ka të tilla, lidhur me raportin i
bashkëngjiten raportit dhe janë pjesë përbërëse e tij.
3. Pas publikimit të raportit, Autoritetet qeverisëse dhe menaxheriale të Universitetit i
dorëzojnë Autoritetit të përcaktuar me Ligj një raport i cili përcakton masat të cilat ka për
qëllim ti ndërmarr për zbatimin e rekomandimeve të bëra në raportin e auditimit të Auditorit
të Përgjithshëm të Kosovës.
Neni 209
1. Me qëllim të vendosjes së një efikasiteti më të madh operacional, një disipline më të
madhe buxhetore dhe fiskale si dhe respektimin e rregullave lidhur me shfrytëzimin e drejtë
të mjeteve, UFAGJ në pajtim me Ligjet në fuqi krijon funksionin e auditimit të brendshëm.
2. Auditimi i brendshëm është aktivitet i pavarur këshillëdhënës që ndihmon universitetin në
përmbushjen e objektivave të saj, duke ofruar qasje sistematike, të disiplinuar për të vlerësuar
dhe përmirësuar efektshmërinë e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe
qeverisjes.
3. Autoritetet e universitetit do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar
pavarësinë e auditorit të brendshëm.
4. Auditori i brendshëm do t‟i ushtrojë aktivitetet e veta në pajtim me Ligjet dhe aktet
nënligjore në fuqi.
74
5. Këshilli drejtues, rektori, sekretari i përgjithshëm dhe auditorët, në përputhje me dispozitat
e këtij Statuti, kanë të drejta të pakufizuara për qasje në të gjitha të dhënat dhe dokumentet
zyrtare të Universitetit dhe personelit të tij.
Neni 210
Kontrolli i cilësisë dhe vlerësimi
Universiteti zhvillon sistemin e vet të sigurimit të cilësisë me qëllim të ruajtjes së cilësisë dhe
të arritjes së objektivave të veprimtarisë.
Neni 211
Sigurimi i cilësisë dhe vlerësimi
1. Vlerësimit i nënshtrohen të gjithë dhe ky vlerësim përfshinë gjithë spektrin e Universitetit
dhe shërbimet e tij.
2. Vlerësimet analizojnë efikasitetin dhe efektshmërinë e funksionimit të Universitetit në të
gjitha fushat e veprimit. Ai u siguron njësive të vlerësuara dhe organeve përgjegjëse të
qeverisjes treguesit për masat e sigurimit dhe përmirësimin e cilësisë, si dhe me vendimet që
kanë të bëjnë me personelin dhe organizimin.
Neni 212
Vlerësimet udhëhiqen në përputhje me standardet e vlerësimit të cilësisë të përcaktuara nga
AKA.
Neni 213
1. Vlerësimet kanë këto efekte:
1.1. motivimin dhe vlerësimin publik në rast të rezultateve pozitive;
1.2. zbatimin e masave të përshtatshme me qëllim të përmirësimit të punës në rast të
rezultateve negative.
Neni 214
Rezultatet dhe efektet nga vlerësimi do të merren parasysh nga organet e qeverisjes së
Universitetit dhe të njësive të saj dhe ato do të kenë ndikim në alokimin e buxhetit.
Neni 215
1. Vlerësimet e parapara:
75
1.1. vlerësimi i masave të menaxhimit në të gjitha nivelet organizative në lidhje
me:
1.1.1. themelimin dhe përshtatjen e programeve të studimit;
1.1.2. ndërrimin e programeve të studimit;
1.1.3. masat organizative si themelimi, përshtatja dhe shkrirja e njësive
institucionale;
1.1.4. arritja e qëllimeve sociale.
1.2. vlerësimi i programeve të studimit dhe organizimit të studimeve;
1.3. vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies;
1.4. vlerësimi i aktiviteteve kërkimore;
1.5. vlerësimi i punës artistike.
2. Vlerësimet bëhen për t‟i arritur objektivat, përshtatjen e punës dhe ekonomizimin e
masave të marra.
Neni 216
1. Vlerësimi i punës së mësimdhënësve, i kërkimeve shkencore dhe i punës artistike bëhet
në këtë mënyrë:
1.1. vlerësimet e brendshme përmes vetëvlerësimit;
1.2. pyetësorët dhe vetëvlerësimi nga ana e personelit akademik;
1.3. pyetësorët anonimë të vlerësimit nga studentët;
1.4. analiza e parametrave në bazë të raportit të punës dhe përmbushjes së detyrave.
2. Vlerësimet e jashtme nga kolegët ndërkombëtarë:
2.1. prezenca në orë;
2.2. raportet e ekspertëve.
3. Universiteti bën rregullisht vlerësimet e jashtme në pajtim me këtë Statut dhe standardet
e përcaktuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.
4. Senati nxjerr rregulloret rreth orarit, rreth procedurave dhe masave të gjitha llojeve të
vlerësimit në pajtim me këtë Statut dhe pasi të jetë konsultuar me Këshillin drejtues.
76
Neni 217
1. Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nga ana e studentëve bëhet dy (2) herë në vit përmes
pyetësorëve anonimë që koordinohen nga komisioni i posaçëm i studimeve.
2. Pyetësorët përpilohen detajisht nga komisioni i studimeve të secilës njësi akademike duke
u bazuar në strukturën standarde të pyetësorëve të dhënë nga Senati dhe do të ruhen e do të
shfrytëzohen në mënyrë kompjuterike.
3. dhjetë për qind (10%) e rezultateve më të mira vjetore të vlerësimit të cilësisë së mësimit
do të publikohen nga ana e çdo udhëheqësi të komisionit për studime.
4. Udhëheqësi i çdo komisioni për studime është i obliguar që t‟i diskutojë me
mësimdhënësit të radhitur në dhjetë për qind (10%) të rezultateve më të ulëta vjetore nga ana
e studentëve dhe të vendosin bashkërisht rreth masave që duhet ndërmarrë për përmirësimin e
cilësisë së mësimit.
Neni 218
1. Të gjitha vlerësimet e jashtme dhe të brendshme do të kryhen me procedurë standarde,
duke përfshirë veprimet në vijim:
1.1. autoritetet drejtuese që janë përgjegjëse për vlerësim para se të bëhet vlerësimi e
informojnë njësinë e Universitetit të prekur nga ky vlerësim për:
1.1.1. fushat;
1.1.2. objektivat;
1.1.3. procedurat dhe oraret;
1.1.4. instrumentet.
1.2. përgatitjen e versionit të raportit me shkrim pas përfundimit të vlerësimit për:
1.2.1. procedurën e vlerësimit;
1.2.2. rezultatet;
1.2.3. masat e propozuara.
1.3. Njësive të vlerësuara u jepet një periudhë e arsyeshme kohore për të reaguar për
versionin e raportin. Këto komente do të bëhen pjesë integrale e raportit të vlerësimit.
1.4. raporti final i vlerësimit do t‟u jepet;
1.4.1. të gjithë personave përgjegjës të njësive të vlerësuara;
77
1.4.2. autoriteteve drejtuese që janë përgjegjës për zbatimin e këtyre masave.
1.5. rektori kërkon zbatimin e raportit nga autoritetet drejtuese përgjegjëse për
zbatim pas një periudhe të arsyeshme të zbatimit prej më së shumti dy (2) vjet.
Neni 219
1. Vlerësimi i jashtëm bëhet:
1.1. me nismën e Këshillit drejtues, Senatit ose rektorit;
1.2. me nismën e këshillit të njësive akademike dhe pasi të jetë konsultuar me
dekanin;
1.3. me nismën e Ministrisë dhe pasi të jetë konsultuar me Këshillin drejtues dhe
rektorin e Universitetit.
2. Kostoja e vlerësimeve të nisura nga Ministria do të mbulohet nga fondet shtesë të
Qeverisë.
Neni 220
Njësitë e Universitetit dhe organet e tyre të qeverisjes janë të obliguara të sigurojnë të dhënat
e nevojshme dhe informatat për vlerësim si dhe të bashkëpunojnë.
Neni 221
Kryerja e punëve për të gjithë personelin akademik vlerësohet rregullisht në bazë
institucionale së paku çdo pesë (5) vjet.
Neni 222
Raporti i punës dhe i përmbushjes së detyrave
1. Të gjithë kryesuesit dhe udhëheqësit e instituteve apo nënnjësive të tjera organizative të
Universitetit do të sigurojnë raportin vjetor të punës dhe përmbushjes së detyrave për dekanët
e njësive të tyre akademike.
2. Raporti i punës vjetore përmban:
2.1. të dhënat e fundit rreth mësimit në vitin akademik;
2.2. të dhënat për punë artistike dhe të dhënat kërkimore të vitit të fundit kalendarik.
78
Neni 223
Çdo dekan i njësisë akademike i siguron rektorit raport të plotë vjetor të punës së njësisë së
vet akademike.
Neni 224
1. Raporti i punës dhe i përmbushjes së detyrave përmban të dhëna të mjaftueshme lidhur
me:
1.1. numrin e studentëve (të regjistruar, numrin total, të diplomuarit);
1.2. mësimdhënien akademike:
1.3. programet e studimit dhe lëndët;
1.4. mësimdhënësit, përgjegjësitë e mësimdhënësve dhe ligjëratat e dhëna;
1.5. provimet dhe punimet seminarike;
1.6. diplomat dhe disertacionin e doktoratës;
1.7. rezultatet e vlerësimit të studentëve.
2. Kërkimet shkencore:
2.1. artikujt e botuar shkencorë, monografitë dhe botimet tjera shkencore;
2.2. raportet e projekteve shkencore;
2.3. pjesëmarrjet në konferenca dhe punimet e paraqitura;
2.4. projektet kërkimore të financuara nga burimet publike dhe private;
2.5. personelin akademik të financuar nga burimet private;
2.6. parametrat e tjerë relevantë të kërkimit shkencor.
3. Krijimtarinë artistike.
4. Një formë standarde dhe e detajizuar nxirret nga Senati për çdo njësi akademike me
propozimin e rektorit dhe pasi të jetë konsultuar me dekanin e Këshillit të njësisë përkatëse
akademike.
5. Senati përcakton procedurë te veçantë për grumbullimin vjetor të raporteve të punës me
propozimin e sekretarit të përgjithshëm.
79
6. Të gjitha të dhënat e kryerjes së detyrave raportohen më së voni deri më 31 mars të vitit
vijues.
Neni 225
1. Raportet e punës do të përpilohen, mblidhen dhe ruhen në mënyrë të kompjuterizuar dhe
standarde.
2. Administrata Qendrore e Universitetit siguron instrumentet e duhura për mbledhjen e të
dhënave për mënyrën e punës dhe është përgjegjëse për ruajtjen e të dhënave dhe analizën e
të dhënave.
3. Personi kompetent i çdo njësie akademike vendosë për të drejtën e qasjes në të dhënat e
njësisë. Sekretari i përgjithshëm si përfaqësues administrativ i rektoratit, dhe si personi më i
lartë kompetent në lidhje me këtë ka qasje të pakufizuar në të gjitha të dhënat.
Neni 226
Administrata dhe të dhënat
Zyrat administrative
1. Universiteti do të ofrojë shërbime efikase dhe të dobishme administrative që t‟i
mundësojë personelit akademik përmbushjen e objektivave dhe përgjegjësitë në fushën e
formimit akademik, të kërkimeve shkencore dhe punës artistike, në mënyrën më të mirë të
mundshme, siç është paraparë me këtë Statut.
2. Universiteti formon zyrat administrative në nivel të Universitetit dhe për çdo njësi
akademike e organizative.
Neni 227
1. Administrata Qendrore e Universitetit është përgjegjëse për çështjet profesionale,
administrative dhe teknike në lidhje me:
1.1. arsimin, kërkimet shkencore dhe punën artistike;
1.2. administrimin e njohjes së studimeve;
1.3. administrimin e personelit;
1.4. aspektet ligjore;
1.5. planin zhvillimor të Universitetit;
1.6. kontabilitetin dhe financat;
1.7. mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;
80
1.8. dosjet;
1.9. qarkullimin e mallrave;
1.10. menaxhimin e sistemit të informimit;
1.11. bazën qendrore të të dhënave;
1.12. aspektet tjera të përgjithshme të administratës së Universitetit.
2. Të gjitha këto detyra koordinohen nga sekretari i përgjithshëm.
Neni 228
1. Zyrat administrative të njësive akademike dhe organizative janë përgjegjëse për çështjet
profesionale, administrative dhe teknike, struktura e të cilave do të caktohet nga fushëveprimi
i vetë njësisë në përputhje me dispozitat e këtij Statuti.
2. Të gjitha këto detyra koordinohen nga sekretari i njësisë akademike apo organizative.
Neni 229
1. Sekretari i njësisë akademike është shef i zyrës administrative të njësisë akademike. Është
përgjegjës që funksionet e caktuara të zyrës administrative të përmbushen në mënyrë efektive
dhe efikase. Për punën e vet i përgjigjet dekanit dhe sekretarit të përgjithshëm.
2. Kandidatët për sekretarë duhet t‟i përmbushin këto kualifikime:
2.1. të kenë diplomë universitare me më së paku katër (4) vjet të studimeve ose
master;
2.2. duhet të jenë nga fusha profesionale e drejtësisë;
2.3. të kenë tri (3) vjet përvojë pune profesionale;
2.4. të kenë aftësi komunikimi dhe të jetë njohës i/e mirë i procedurave
administrative - akteve juridike dhe të njohë fushën e arsimit të lartë;
2.5. të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese.
3. Përzgjedhja e sekretarit të njësisë akademike bëhet sipas rregullave të konkursit publik.
Neni 230
1. Këshilli drejtues, me sugjerimin e rektorit, nxjerr rregullore rreth organizimit të brendshëm
të shërbimeve të Universitetit.
81
2. Me sugjerimin e sekretarit të përgjithshëm, rektori nxjerr rregullore rreth sistematizimit të
vendeve të punës brenda Administratës Qendrore të Universitetit.
3. Me sugjerimin e sekretarit, dekani apo drejtori nxjerrin rregullore rreth sistematizimit të
vendeve të punës brenda zyrës administrative të njësisë akademike apo organizative.
Neni 231
Dosjet
1. Sekretari i përgjithshëm është përgjegjës për mirëmbajtjen e të dhënave të sakta të zyrave
administrative.
2. Përkitazi me këto të dhëna duhet të mbahen dosje të qëndrueshme për:
2.1. kandidatët që paraqiten për pranim;
2.2. studentët e regjistruar në të gjitha programet e studimeve dhe të kërkimeve
shkencore;
2.3. të diplomuarit;
2.4. personelin me kontratë;
2.5. pronësinë;
2.6. llogaritë financiare;
2.7. projektet e kërkimeve, krijuese dhe konsultative;
2.8. kontratat komerciale;
2.9. raportet e punës akademike;
2.10. vlerësimet:
2.10.1. raportet vetanake;
2.10.2. vlerësimet e jashtme dhe të brendshme.
3. Çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli drejtues, nga rektori apo Senati.
Neni 232
Gjithë personeli dhe studentët e Universitetit duhet të bashkëpunojnë me sekretarin e
përgjithshëm të Universitetit, duke i ofruar informatat që kërkohen të mbahen sipas nenit
paraprak.
82
Neni 233
1. Të gjitha të dhënat duhet të ruhen në mënyrë të standardizuar elektronike. Këto të dhëna
ruhen në bazën qendrore të dhënave në shërbim të çdo njësie akademike dhe organizative dhe
mirëmbahen nga Qendra Informative Universitare; siç janë:
1.1. numri i studentëve dhe libri i studentëve;
1.2. shifrat buxhetore;
1.3. të dhënat e infrastrukturës;
1.4. raportet e punës dhe vlerësimet.
2. Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit është përgjegjës për dhënien e të drejtës për qasje
në një bazë specifike të dhënave. Rregulloret nxirren nga rektori me propozim të sekretarit të
përgjithshëm dhe pasi të jetë konsultuar me dekanët dhe drejtorët e njësive akademike dhe
organizative.
Neni 234
Të gjitha të dhënat lidhur me personelin mbahen duke respektuar natyrën e tyre private, kurse
mund të hapen vetëm për qëllime të caktuara në pajtim me ligjin në fuqi dhe sipas
dispozitave të këtij Statuti.
Neni 235
Mediat dhe publikimet e Universitetit
1. Universiteti funksionon si botues, redaktues i teksteve, i monografive dhe i revistave të
tjera shkencore dhe profesionale në përputhje me rregulloren për publikime të nxjerrë nga
Senati pasi të jetë konsultuar me Këshillin drejtues.
2. Lidhur me publikimet në Universitet, Senati formon Këshillin botues i cili përbëhet nga
gjashtë (6) anëtarë. Prorektori për mësimdhënie është anëtarë i Këshillit botues sipas detyrës
zyrtare me të drejtë vote.
3. Anëtarët e Këshillit botues zgjidhen sipas fushave përkatëse të shkencës dhe të artit. Për
shkencat që nuk janë përfshirë në Këshillin botues, Senati emëron redaktor profesional.
4. Këshilli botues e zgjedh kryetarin nga radhët e veta. Mandati i anëtarëve të Këshillit
botues është tri (3) vjet.
5. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit botues janë njëkohësisht edhe redaktor të publikimeve
shkencore nga fusha shkencore, profesionale e artistike, të cilës i përkasin.
83
Neni 236
1. Prioritetet vjetore për publikim do të përcaktohen nga Senati në bazë të numrit dhe llojit të
kërkesave të bëra nga personeli akademik përmes njësive akademike.
2. Senati i Universitetit nxjerr rregullore lidhur me kushtet dhe procedurën e botimit,
ribotimit dhe përkthimit të publikimeve.
Neni 237
1. Buletini i Universitetit botohet rregullisht dhe shërben si gazetë zyrtare e Universitetit.
2. Sekretari i përgjithshëm i Universitetit është redaktor përgjegjës i Buletinit të Universitetit.
3. Njësia akademike nxjerr revistën profesionale shkencore-artistike.
Neni 238
1. Gazeta e studentëve të Universitetit botohet rregullisht.
2. Rektori do të emërojë redaktorin përgjegjës për gazetën e studentëve pasi të jetë
konsultuar me redaksinë e gazetës së studentëve.
3. Redaksia formohet nga gjashtë (6) anëtarë të cilët zgjidhen nga parlamenti i studentëve.
4. Studentët angazhohen si gazetarë me honorar në gazetën e studentëve deri në gjashtë (6)
muaj. Hollësitë rreth detyrave të punës dhe procedurave të punësimit përshkruhen me
rregulloren e nxjerrë nga redaksia.
Neni 239
Dispozitat kalimtare
1. Të gjitha procedurat që kanë filluar para hyrjes në fuqi të këtij Statuti, përfundohen sipas
Statutit paraprak. Të drejtat e fituara me Statutin paraprak janë të vlefshme deri në zhvillimin
e një procedure të re konform këtij Statuti.
2. Brenda gjashtë (6) muajve nga miratimi i këtij Statuti, Universiteti ”Fehmi Agani” në
Gjakovë dhe njësitë akademike e organizative duhet t‟i hartojë dhe miratojë aktet dhe
rregulloret për zbatimin e këtij Statuti.
3. Deri në nxjerrjen e akteve sipas paragrafit 2. të këtij neni, zbatohen aktet në fuqi përveç në
rastet kur ato janë në kundërshtim me këtë Statut dhe Ligjin për Arsimin e Lartë.
84
Neni 240
Dispozitat përfundimtare
Me hyrjen në fuqi të këtij Statuti, shfuqizohet Statuti i përkohshëm i UFAGJ -së.
Neni 241
Ky Statut hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
10 dhjetor 2020
Vjosa OSMANI - SADRIU
Kryetare e Kuvendit