AMANDAMENTIMIN E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS LIDHUR ME PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË KOSOVËS

1

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 07 SHTATOR 2012, PRISHTINË

Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


AMANDAMENTIMIN E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS LIDHUR ME PËRFUNDIMIN
E MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË PAVARËSISË KOSOVËS


Amendamenti 1:

Neni 58 paragrafi 4., riformulohet me tekstin si në vijim:

4. Republika e Kosovës, sipas nevojës, do të miratoj masa adekuate për të promovuar barazi të
plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike,
shoqërore, politike dhe kulturore dhe pjesëmarrjen efektive të komuniteteve dhe pjesëtarëve të
tyre në jetën publike dhe në vendimmarrje. Masat e tilla nuk do të konsiderohen të jenë vepër e
diskriminimit.


Amendamenti 2:

Nenit 81 paragrafi 1. riformulohet me tekstin si në vijim:

1. Për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve në vijim, kërkohet vota e shumicës së
deputetëve të Kuvendit dhe të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e
garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë në shumicë.

Amendamenti 3:

Nenit 81 paragrafi 1. pika (5), fshihet dhe riformulohet si vijon:

(5) Ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zonave të veçanta të mbrojtura.

Amendamenti 4:

Neni 143 fshihet.

Amendamenti 5:

Neni 144 (Amendamentimi), bartet tek Kapitulli I - Dispozitat Themelore.

Amendamenti 6:

Neni 145, (Vazhdimësia e Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe e Legjislacionit të Aplikueshëm), të bartet
tek Kapitulli I - Dispozitat Themelore.

Amendamenti 7:

Neni 146 fshihet.

Amendamenti 8:
2


Neni 147 fshihet.
Amendamenti 9:

Neni 148 fshihet.

Amendamenti 10:

Neni 149 fshihet.

Amendamenti 11:

Neni 150 fshihet.

Amendamenti 12:

Neni 151 fshihet.

Amendamenti 13:

Neni 152 fshihet.

Amendamenti 14:

Neni 153 fshihet.

Amendamenti 15:

Neni 154 fshihet.

Amendamenti 16:

Neni 155 (Shtetësia), bartet tek Kapitulli I - Dispozitat Themelore.


Amendamenti 17:

Neni 156 (Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit) bartet në kapitullin II të Kushtetutës.


Amendamenti 18:

Neni 157 fshihet.


Amendamenti 19:

Neni 158 fshihet.

Amendamenti 20:

Neni 159 fshihet.

Amendamenti 21:

Neni 160 fshihet.
3



Amendamenti 22:

Neni 161 fshihet dhe shtohet një nen i ri si dispozitë kalimtare me tekstin si në vijim:

Neni 161
Dispozitë kalimtare

Individët e emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë, në pajtim me Propozimin
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, mandati i të cilëve
nuk ka përfunduar para deklarimit të përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur do të vazhdojnë të
kryejnë funksionet e tyre në institucionet ku janë deri në fund të mandatit të specifikuar. Kosova
do t’ua japë këtyre individëve të njëjtat privilegje dhe imunitete që i gëzojnë diplomatët dhe
familjet e tyre sipas Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.



Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.04-V-436 më 7 shtator 2012