LIGJI NR. 2002/9 PËR INSPEKTORATIN E PUNËS

1
LIGJI Nr. 2002/9

PËR INSPEKTORATIN E PUNËS NË KOSOVË



Kuvendi i Kosovës,

Duke marrë parasysh Rregullorën Nr. 2001/9 të datës 25 Maj mbi Kornizën Kushtetuese për
vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë.

Në mbështetje të Rregullorës së UNMIK-ut Nr.2001/27 mbi Ligjin Themelor të punës në Kosovë.

Duke marrë parasysh nevojën e formimit të Inspektoratit të Punës si një mekanizëm i rëndësishëm
që mbikqyrë zbatimin e Ligjit të Punës dhe rregullat e mbrojtjes në punë.

miraton Ligjin për Inspektoratin e punës në Kosovë, si vijon:



Neni 1
Fushëveprimi i Inspektoratit të punës


1.1 Autoriteti i Inspektoratit të punës do të zbatohet në mënyrë unike për të gjitha vendet e punës,
pavarësisht se cilat dispozita ligjore janë në fuqi e që kanë të bëjnë me kushtet e punës,
mbrojtjen në punë dhe ruajtjen e shëndetit të punëtorëve në përgjithësi.

1.2 Ky ligj nuk do të zbatohet në vendet e punës që janë në kuadër të UNMIK-ut, në zyrat apo në
misionet ndërkombëtare dhe në organizatat tjera qeveritare dhe jo qeveritare që veprojnë në
Kosovë.


Neni 2
Funksionet e Inspektoratit të punës

2. Inspektorati i punës:

a) Do të mbikqyrë zbatimin e ligjit të punës, kushtet e punës dhe mbrojtjen në punë

b) Do t’iu siguroj informacion teknik dhe këshilla punëdhënësëve dhe punëtorëve për çështjet
më të efektshme të zbatimit të dispozitave ligjore.

c) Do të njoftoj ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale apo ndonjë organ tjetër
kompetent për ndonjë mungesë apo ndonjë shpërdorim në ligjin e aplikueshëm.

d) Do t’iu siguroj informatat dhe këshillat punëdhënsve dhe punëmarrësve të cilat do të jenë
në pajtim me ligjin dhe t”i paralajmërojnë autoritetet kompetente për çfarëdo defektesh
apo shpërdorimesh që nuk janë përfshirë me dispozita ligjore ekzistuese.

e) Do t’iu jep këshilla për çështje lidhur me ligjin e punës dhe mbrojtjen e punëtorëve me
rastin e riorganizimit apo ristrukturimit të një ndërmarrjeje.

2

Neni 3
Autoriteti i Inspektoratit të punës

3.1 Inspektorati i punës si autoritet ekzekutiv themelohet nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie
Sociale dhe është përgjegjës para kësaj Ministrie në lidhje me koordinimin e veprimeve
ekzekutive sa i përket Inspektorit të punës në Kosovë.

3.2 Autoriteti i Inspektoratit të punës përbëhet nga Kryeinspektori i punës dhe inspektorët e punës
të cilët ushtrojnë funksionet e tyre në tërë Kosovën.

3.3 Me qëllim të zbatimit të ligjit nga fushveprimtaria e tij, autoriteti i Inspektoratit të punës
koordinon veprimet dhe bashkëpunon me qeveritë komunale, inspeksionet tatimore,
inspeksionet shëndetësore me autoritetet tjera relevante dhe me policinë e Kosovës.

3.4 Kryeinspektorin e punës e emron Qeveria me propozim të Ministrisë për Punë dhe
Mirëqenie Sociale.

3.5 Inspektorët komunal i zgjedhë Kuvendi i komunës.


Neni 4
Kryeinspektori i punës

4.1 Kryeinspektori i punës udhëheq autoritetin e Inspektoratit të punës dhe është përgjegjës për
zbatimin e detyrave që përmban funksioni i tij.

4.2 Kryeinspektori i punës mbikqyrë ekzekutimin e vendimeve që kanë të bëjnë me cenimin e
ligjit të punës, rregullave të mbrojtjes në punë si dhe sanksionet e ndërmarra, duke u
mbështetur në nenin 25 të Rregullorës së UNMIK-ut, nr. 2001/27 për Ligjin themelor të Punës.

4.3. Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale është e obliguar të nxjerrë akt normativ i cili përmban
udhëzimet e hollësishme se në cilat raste mund:

a) T’i bëjë vërejtje me shkrim punëdhënësit për parregullësitë e konstatuara gjatë
inspektimit;

b) Të marrë vendim për gjobën e përcaktuar në nenin 25.2 dhe 25.3, të Rregullorës së
UNMIK-ut 2001/27;


c) Të saktësoj me përpikëri të arsyeshme secilën gjobë të veçantë që jepet në rast të
shkeljes së Rregullorës 2001/27 të UNMIK-ut;

d) Të saktësoj se cila nga gjobat është e arsyeshme dhe proporcionale për shkeljen e bërë.
Inspektorët e punës nuk mund të shqiptojnë gjobë të përcaktuar me nenin 25.2 dhe 25.3,
derisa të nxirret akti normativ në bazë të nenit 4.2 të këtij ligji.

4.4 Kryeinspektori i punës në veprimet e tij do të jetë i mbështetur nga zëvendësit me
përgjegjësi për çështjet juridike, mbrojtje në punë dhe për çështje shëndetësore.

4.5 Kryeinspektori i punës lidhur me punën e autoritetit të Inspektoratit të punës ia
paraqet raportin vjetor të punës Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

3
4.6 Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kryeinspektori i punës në
lidhje me punën e autoritetit të Inspektoratit të punës, është i detyruar t’i paraqet raport periodik.


Neni 5
Inspektorët e punës

5.1 Inspektorët e punës do t’i kryejnë punët e Inspektoratit të punës të përcaktuara me nenin
2.

5.2 Inspektorët e punës të cilët kanë dokumentin identifikues përkatës kanë autorizime sipas
ligjit:

a) Të hyjë lirisht në çdo vend pune dhe në seli të punëdhënësit në kuadër të
kompetencave të inspektimit të tyre pa paralajmërim;

b) Të bëjë ekzaminimet, inspektimet dhe hulumtimet të cilat konsiderohen të domosdoshme
për t’u siguruar se dispozitat e ligjit do të zbatohen dhe pyet vetëm ose në praninë e
dëshmitarëve, punëdhënësin apo stafin, rreth ndonjë çështjeje në lidhje me zbatimin e
ligjit.

c) Të bëjë kontrollimin e të gjitha librave dhe dokumenteve të cilat duhet t’i mbajë
punëdhënësi siç është përcaktuar me ligjin e punës;

d) T’i marrrë ekstraktet nga regjistrat dhe dokumentet;

e) Të kërkojë nga punëdhënësi dërgimin e shënimeve apo dokumenteve të cilat janë
kërkuar;

f) Të marrë mostrën e materialeve apo substancave të përdorura me qëllim të
analizave dhe për këtë e bënë me dije punëdhënësin apo përfaqësuesin e tij.

5.3 Gjatë çdo inspektimi, inspektori i punës duhet t’i informoj punëdhënësin apo përfaqësuesin e
punëdhënësit për praninë e tij, përveç nëse inspektori i punës mendon se inspektimi nuk do të
jetë efikas.

5.4 Një apo më shumë punëtorë që janë të punësuar në ndërmarrjen përkatëse mund të
shoqërojnë inspektorin e punës gjatë inspektimit.

5.5 Inspektorët e punës në kuadër të kompetencave të tyre:

a) Bëjnë inspektimin ndaj punëdhënësit apo përfaqësuesit të tij dhe ndaj punëtorëve;

b) Japin vërejtje me shkrim për parregullsitë e konstatuara dhe caktojnë afatin brenda të cilit
duhet të eliminohen këto parregullësi;

c) Shënojnë me anë të raportit zyrtar mos respektimin apo shkeljen e dispozitave
ligjore;
d) Urdhërojnë ndërmarrjen e masave të mënjëhershme duke përfshirë edhe ndalimin e
prodhimit aty ku ka fakte të pamohueshme dhe të verifikuara se kushtet në vendin e punës
shfaqin rrezik të drejtpërdrejtë dhe serioz për shëndetin apo sigurinë e punëtorëve;

e) Neni 5.5 pika d) mund të zbatohet pas miratimit nga Ministria të aktit plotësues normativ,
i cili ipërcakton standarde konkrete nga lëmi i shëndetësisë dhe sigurisë në punë.
4

f) Me rastin e inspektimit, pa marrë parasysh nëse inspektori e ka zbuluar ose jo shkeljen e
ligjit ai ia dorëzon punëdhënësit raportin zyrtar për inspektimin e kryer, ku qartë qëndron
vendi i kryerjes së inspektimit, emri i firmës ku është kryer inspektimi, kohëzgjatja e
inspektimit, rrjedha e inspektimit dhe emri e mbiemri i inspektorit për punë, duke i cekur
emrat e përsonave të pranishëm.

5.6 Inspektori i punës do të kryej inspektimin në vendin ku është shkaktuar vdekja apo lëndimi i
rëndë i një apo më shumë punëtorëve ose ka ndodhur ndryshimi në procesin e punës, i cili ka
rrezikuar jetën e punëtorëve, menjëherë pas pranimit të informatës së tillë nga punëdhënësi,
punëtorët, policia apo mjeku i cili ia ka dhënë ndihmën e parë punëtorit.

5.7 Inspektorët e punës nuk mund ta kenë ndonjë interes personal në ndërmarrje në kuadër të
kompetencave të inspektimit të tyre dhe janë të obliguar të ruajnë sekretin zyrtar të punëdhënësit.

5.8 Inspektorët e punës janë të detyruar që të ruajnë në konfidencë të plotë burimin e
ndonjë ankese që atyre u është paraqitur në lidhje me ndonjë veprim që ka të bëjë me
shkeljen e ligjit.

5.9 Inspektori i punës me rastin e inspektimit duhet të ketë me vete këtë ligj, dhe Rregulloren e
UNMIK-ut, 2001/27, në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze si dhe të gjitha
aktet plotësuese normative që janë nxjerrë si pasuese të këtij ligji apo rregullorës së UNMIK-ut,
2001/27. Çdo inspektor i punës do t’i siguroj çdo punëdhënësi të vizituar apo inspektuar nga
inspektori përkatës, kopje të të gjitha akteve të tilla normative dhe plotësuese në gjuhët e
kërkuara nga punëdhënësi.


Neni 6
Procedura sipas ankesës

6.1 Kundër vendimit të inspektorit të punës mund t’i bëhet ankesë në afat prej 8 ditësh nga dita e
marrjes së vendimit, autoritetit të Inspektoratit të Punës.

6.2. Autoriteti i Inspektoratit të punës është i obliguar që në afat prej 60 ditësh të vendos sipas
ankesës të ushtruar në vendimin e inspektorit të punës.

6.3 Kundër vendimit të Inspektoratit të punës mund të ngritet kontesti administrativ në
gjykatën kompetente në afat prej 30 ditësh.

6.4 Ankesa e ushtruar në vendimin e Inspektorit të punës nuk e shtyn ekzekutimin e
vendimit.

Neni 7
Zbatimi

Me qëllim të zbatimit të këtij ligji Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale lëshon akte udhëzuese
dhe akte tjera nga fusha e përgjegjësive të saj.


Neni 8
Ligji i zbatueshëm

Ky ligj zëvendëson çdo dispozitë në ligjin e zbatueshëm që është në kundërshtim me te.

5

Neni 9
Hyrja në fuqi


Ky ligj hynë në fuqi ditën e shpalljes.



Ligji nr. 2002/8 Kryetari i Kuvendit të Kosovës 19
dhjetor 2002

Akademik Nexhat Daci