LIGJI NR. 03/L-112 PËR TATIMIN E NORMËS SË AKCIZËS NË KOSOVË

1
LIGJI Nr. 03/L-112


PËR TATIMIN E NORMËS SË AKCIZËS NË KOSOVË


Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Me qëllim të ndryshimit të pjesërishëm të normës së akcizës për produktet e caktuara,

Miraton


LIGJ PËR TATIMIN E NORMËS SË AKCIZËS NË KOSOVË


Neni 1
Qëllimi

Me këtë ligj rregullohen normat e tatimit të akcizës për mallrat e paraqitura në Aneksin A të këtij ligji,
të cilat në territorin e Republikës Kosovës lëshohen në qarkullim të lirë.

Neni 2
Shfuqizimet

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha aktet ligjore që rregullojnë normën e tatimit të akcizës për mallrat
e paraqitura ne Aneksin A të legjislacionit në fuqi do të zëvendësohen me Aneksin A të këtij ligji.

Neni 3
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2009.




Ligji Nr. 03/ L-112
18 Dhjetor 2008

Shpallur me dekretin Nr. DL-077-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu.

ANEKSI A
TARIFA E MALLRAVE QË I NËNSHTROHEN TATIMIT AKCIZAVE

Përshkrimi i mallit
Shifra Tarifa e taksës
Kafja e papjekur 0901 1100, 0901 1200 0.30 €/kg
2
Kafja e pjekur 0901 2100, 0901 2200 0.60 €/kg
Zëvendësimet e kafesë që përmbajnë kafe 0901 9090 1,00 €/kg
Ekstraktet, aromat dhe koncentratet e kafesë dhe
preparatet me bazë të këtyre ekstrakteve, aromat ose
koncentratet ose me bazë të kafesë
2101 11, 2101 12 1,00 €/kg
Çikore e pjekur dhe zëvendësimet e tjera të pjekura të
kafesë, dhe aromat dhe koncentratet e tyre
2101 30 1,00 €/kg
Ujërat, duke përfshirë ujërat minerale dhe të ajrizuara të
cilat përmbajnë sheqer të shtuar a ndonjë materie tjetër
ëmbëlsuese apo që janë me shije, si dhe pijet e tjera
joalkoolike, duke mos përfshirë lëngjet e frutave apo të
perimeve nga kaptina 2009.
2202 0,045 €/L
Birra e prodhuar nga malti 2203 300 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Verërat nga rrushi i freskët, duke përfshirë verërat me
përmbajtje të shtuar të alkoolit; mushti i rrushit, përpos atij
nga kaptina 2009
2204 300 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Vermuti dhe verërat e tjera nga rrushi i freskët me shije të
bimëve apo të substancave aromatike
2205 300 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Pijet e tjera të fermentuara (për shembull mushti i mollës
apo i dardhës, pijet alkoolike nga fermentimi i mjaltës);
përzierjet e pijeve të fermentuara dhe përzierjet e pijeve të
fermentuara e të pijeve joalkoolike të cilat nuk janë cekur
ose nuk janë përfshirë diku tjetër
2206 300 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Etil alkooli i padenatyrizuar me përqindje të alkoolit prej
80% apo më të lartë; etil alkooli dhe pijet e tjera alkoolike
të denatyrizuara të cilësdo përqindje alkoolike
2207 300 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Etil alkool i padenatyrizuar me përqindje të alkoolit prej më
pak se 80%; pijet alkoolike, likeret dhe pijet e tjera
alkoolike
2208 300 €/Hl
abs.alk.100%vol
në 20oC(1)
Cigaret, cigaret e prera dhe cigarillosët të cilat përmbajnë
duhan
2402 1000 1,00 € për një njësi
konvencionale (2)
Cigaret që përmbajnë duhan 2402 20 21,00 € për një
njësi
konvencionale (2)
Prodhimet e tjera të përpunuara të duhanit dhe zëvendës
imet e përpunuara të duhanit; duhani i “homegjenizuar”
apo “i ribërë përmes përpunimit”; ekstraktet dhe esencat e
duhanit
2403 21,00 € për një
njësi
konvencionale (2)
Vajrat dhe prodhimet e tjera të destilimit të katranit të
thëngjillit në temperatura të larta; produktet e ngjashme në
të cilët pesha e përbërësve aromatikë është më e madhe
se e përbërësve jo aromatikë
2707 0,275 €/lit

1. Vajrat e petroleumit dhe vajërat e përfituara nga mineralet
bituminoze (përpos naftës së papërpunuar); produktet që
nuk janë cekur apo përfshirë tjetërkund, të cilat përmbajnë
në peshë 70% apo më shumë vajra të petroleumit apo vajra
të përfituara nga mineralet bituminoze, ku këto vajra janë
përbërësit kryesorë të produktit (përpos vajrave të
përdorura), me përjashtim të:

2710 11 dhe
2710 19






0,275 €/lit







3
(a) Vajrat për nxehje (mazuti) nën shifrat 2710 1961 deri
2710 1965 të cilat përdorën nga objektet për nxehje të
qarkut për qëllime të nxehjes dhe nga personat e entitetet
për qëllime të prodhimtarisë; dhe

(b) lënda e parë e vajrave tjera lubrifikuese dhe vajra të
tjera (brenda shifrës 2710 1999) për prodhimin e vajrave
lubrifikues.,

Do te jene te liruara nga tatimi i Akcizës(1).

2. Tatimi i Akcizës do të jetë pë r:

Vajra te gazit


Alkooli për motorë, karburantet e llojit te alkoolit për motorët
reaktive dhe vajrat e tjera te lehta









2710 1931 deri
2710 1949

27101131 deri
27101190








0,31 €/l

0,335 €/lit
Hidrokarburet aciklike
2901 0,31 €/lit
Hidrokarburet ciklike 2902 0,31 €/lit

Produktet kundërdetonuese, inhibitorët e oksidimit,
inhibitorët e ngjitjes, përmirësuesit e viskozitetit, produktet
antikorozive dhe aditivët e tjerë të prodhuar për vajrat
minerale (duke përfshirë benzinën) apo për lëngjet e tjera të
cilat përdoren për qëllime të njëjta si vajrat minerale
3811 0,31 €/lit
Tretësit kompozit organik dhe holluesit të cilët nuk janë
cekur a përfshirë diku tjetër; holluesit e prodhuar të ngjyrës
apo të llakut
3814 0,31 €/lit
Alkilbenzenët e përzier dhe alkilnaftalenët e përzier, përpos
atyre nga kaptina 2707 apo 2902
3817 0,31 €/lit
Veturat dhe automjetet e tjera motorike parimisht të
disenjuara për transport të personave (përpos atyre nga
kaptina 8702), duke përfshirë veturat karavan dhe veturat
për gara
8703 500 € për çdo automjet

(1)
Lirimet nga tatimi i Akcizës sipas këtij ligji për prodhim, ngrohje dhe lënda e pare duhet te aprovohen
paraprakisht nga Dogana për qëllime te nenit 236 të Kodit doganor dhe të Akcizave në Kosovë i cili do
te vleje edhe Për tarifat e veçanta të mallrave të prodhuara në Kosovë.
(2)
Përkufizimi i “njësisë konvencionale” për këto pika gjendet në nenin 1 të Rregullores së UNMIK -ut nr.
2003/23 për akcizat në prodhimet e duhanit në Kosovë të datës 25 qershor 2003.