AMENDAMENTIMI I KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS - 2020

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 30 SHTATOR 2020, PRISHTINË
1
AMENDAMENT I KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Nr. 07-V-058 25 shtator 2020
Legjislatura VII
Sesioni vjeshtor
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (2) dhe të nenit 144 (Amendamenti
5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe të nenit 82 të Rregullores së Kuvendit, në
seancën plenare të mbajtur më 25 shtator 2020, me propozim të 65 deputetëve të Kuvendit,
Miraton
AMENDAMENTIN E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
I
Amendamenti nr. 26
Në nenin 22, pas paragrafit (8) shtohet paragrafi (9), si në vijim:
(9) Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe
dhunës në familje.
II
Ndryshimet e Kushtetutës hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e
Republikës së Kosovës.
Nr. 07-V-058
Prishtinë, 25.09.2020
Vendimi i Kuvendit te Republikës së Kosovës Nr. 07-V-058, i datës 25.09.2020