LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
1
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
LIGJI NR. 07/L-006
PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:
LIGJ PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës,
për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore, institucioneve shëndetësore
publike, private dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin,
monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë COVID-19.
2. Ky ligj përcakton masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj personave fizik dhe
juridik, shtetas të Republikës së Kosovës apo të huaj me qëndrim në Republikën e Kosovës, të
cilët i shkelin rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë
kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit, pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.
Neni 3
Përkufizimet
1. Termet e përdorura në këtë ligj, kanë kuptimet e mëposhtme si në vijim:
1.1. COVID-19 - nënkupton emërtimin për sëmundjen CO-korona, VI-virusi, D-sëmundja
dhe 19- viti i shfaqjes së sëmundjes 2019;
1.2. Dezinfektim - është asgjësimi, jashtë organizmit të njeriut, i agjentëve infektivë,
nëpërmjet metodave mekanike, fizike dhe kimike;
1.3. Eliminim i sëmundjes - është eliminimi i sëmundjes dhe pasojave të saj në një
territor të caktuar, si rezultat i përpjekjeve të shëndetit publik;
1.4. Gjurmim i kontakteve - është një masë e zbatuar për të gjurmuar personat, të cilët
janë ekspozuar ndaj një burimi infeksioni apo kërcënimi serioz për shëndetin, brenda
vendit apo ndërkufitar, dhe të cilët kanë rrezik që të kenë apo zhvillojnë një sëmundje;
1.5. Infeksion - është invazioni i virusit në organizëm të njeriut nga agjenti infektues,
që arrin të shumëzohet, duke prodhuar efekte të dëmshme për organizmin;
1.6. Izolim - është izolimi i personave të dyshuar apo të mundshëm për prekje nga
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
2
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
infeksione apo sëmundjet infektive, si dhe personave të infektuar nga të shëndetshmit,
për të penguar përhapjen e infeksionit;
1.7. Karantina - është kufizim i lirisë së lëvizjes së njerëzve të shëndoshë të cilët janë
ekspozuar shkaktarëve të rrezikshëm të sëmundjeve ngjitëse;
1.8. Kontrolli i sëmundjes - është reduktimi i sëmundshmërisë ose i vdekshmërisë, si
rezultat i përpjekjeve për minimizimin e dëmit të shkaktuar në popullatë;
1.9. Monitorimi - është observimi i vazhdueshëm, zbulimi apo rishikimi i ndryshimeve
të një gjendjeje shëndetësore, situate ose aktiviteti, që funksionon vazhdimisht dhe që
përdor grumbullimin sistematik të të dhënave dhe analizës mbi indikatorë specifikë,
të cilët lidhen me agjentët infektivë apo kërcënimet kombëtare, ndërkufitare dhe
ndërkombëtare serioze për shëndetin;
1.10. Parandalimi i sëmundjes - është tërësia e masave që synojnë jo vetëm
parandalimin e shfaqjes së sëmundjes, por dhe ndalimin e përparimit dhe reduktimin e
pasojave të saj, në rast se ajo shfaqet;
1.11. Raportim i sëmundjes ngjitëse - është njoftimi i autoriteteve përkatëse
shëndetësore për rastin e dyshuar, të mundshëm apo të konfirmuar, të sëmundjes
infektive;
1.12. Vaksina - është preparat imunobiologjik, që përmban shkaktarin ose shkaktarët
e sëmundjes, ose përbërësit e tyre, të cilët, pas marrjes nga organizmi, nxitin prodhimin
e antitrupave ndaj këtyre shkaktarëve, duke mbrojtur organizmin përkatës;
1.13. Vaksinimi dhe imunizimi - është procesi i dhënies së vaksinave apo produkteve
imunobiologjike, për të siguruar mbrojtjen e popullatës;
1.14. Vatër infeksioni - është territori që përfshin burimin e infeksionit (njeriun apo
kafshën) dhe faktorët favorizues të mjedisit jetësor për përhapjen e infeksionit:
1.15. Zhdukje e sëmundjes - është zhdukja e sëmundjes, shkaktarit dhe pasojave të
saj, në një rajon botëror të caktuar;
1.16. Produkt deficitar – produkt i cili nuk mund të blihet në territorin e Republikës
së Kosovës apo blerja është shumë e vështirë për shkak të rrethanave të krijuara
nga situata pandemike dhe produktet të cilat janë esenciale në luftimin e pandemisë
COVID–19;
1.17. CE – Certifikata e Konformitetit Evropian;
1.18. IKSHPK – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik;
1.19. MSH – Ministria e Shëndetësisë;
1.20. AKPPM – Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
3
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI II
AUTORIZIMET E POSAÇME DHE KUFIZIMET E LIRIVE DHE TË DREJTAVE
KUSHTETUESE
Neni 4
Autorizimet e Ministrisë së Shëndetësisë
1. Në kohën sa zgjatë pandemia COVID-19, përveç autorizimeve nga Ligji Nr. 02/L-109
për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe Ligji Nr. 04/L-125 për Shëndetësi,
Ministria e Shëndetësisë ka autorizime për sa vijon:
1.1. Kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, përjashtimisht ato të specifikuara në
nenin 56(2) të Kushtetutës, për aq sa një gjë e tillë është e domosdoshme për luftimin
dhe pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID–19;
1.2. Kufizimi nga pika e mësipërme duhet të specifikohen në vendimet nga neni 5 i këtij
ligji, i cili duhet të përmbajë arsyetimin për kufizim, të drejtën apo lirinë që kufizohet,
si dhe të dhëna të tjera që mjaftueshëm sqarojnë qytetarin për liritë dhe të drejtat që
janë kufizuar;
1.3. Kufizimi i lirive dhe të drejtave nuk guxon të prekë esencën e së drejtës apo lirisë
që kufizohet, duhet të jetë i përkohshëm, i arsyetuar mirë dhe i qasshëm për publikun
në një afat sa më të arsyeshëm;
1.4. Autorizimet lidhur me zbatimin e kufizimeve të lirive dhe të drejtave të njeriut si
dhe menaxhimi i tyre nuk guxojnë të ndërhyjnë në ushtrimin e rregullt të mandatit dhe
kompetencave të organeve shtetërore dhe institucioneve të specifikuara në këtë ligj.
Çdo kufizim i ushtrimit të kompetencave të institucioneve të tjera duhet të specifikohet
dhe arsyetohet shprehimisht në vendim të autoritetit përkatës shtetëror dhe të ofrohen
arsyet për një gjë të tillë;
1.5. Kufizimi i lirive dhe të drejtave që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese të
lirisë së lëvizjes (Neni 35), lirisë e tubimit (Neni 43) dhe privatësisë (Neni 36) bëhet
ashtu që jepen arsyetime të bollshme dhe të detajuara që dëshmojnë për lidhjen e
drejtpërdrejtë në mes të kufizimit dhe masave të ndërmarra për luftimin dhe pengimin
e përhapjes së sëmundjes COVID-19.
2. Qeveria e Republikës së Kosovës ruan të drejtën e kontrollit të ligjshmërisë së brendshme
në shkallë të parë të veprimeve dhe aktiviteteve të ndërmarra nga MSH nga paragrafi i parë
i këtij neni, në veçanti nëse masat e ndërmarra kufizojnë liritë dhe të drejtat sipas nenit 55 të
Kushtetutës për një kohë më të gjatë se 30 ditë.
Neni 5
Autorizimet e posaçme të Ministrit të Shëndetësisë
1. Ministri i Shëndetësisë fillon me zbatimin e këtij ligji ditën e hyrjes së tij në fuqi, përmes
vendimeve dhe akteve të tjera juridike që i ka në dispozicion dhe që mund të zbatohen në
mënyrë të përshtatshme.
2. Vendimet e Ministrit të Shëndetësisë duhet të jenë të dy llojta: vendime kuadër dhe vendime
operacionale:
2.1. Vendimet kuadër janë ato vendime që Ministri i nxjerr, me një arsyetim të gjatë të
kufizimeve dhe masave të tjera që duhet të ndërmerren për luftimin dhe pengimin e
sëmundjes COVID–19 dhe për këtë raporton në Qeveri çdo dy javë;
2.2. Vendimet kuadër kanë natyrë të vendimit të përgjithshëm;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
4
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2.3. Përveç përmbushjes së kërkesave ligjore administrative, vendimet kuadër duhet të
përmbajnë edhe:
2.3.1. emrin dhe numrin e masave dhe aktiviteteve që do të ndërmerren;
2.3.2. territorin, nëse masat dhe aktivitetit kanë kufizim territorial;
2.3.3. lloji dhe koha e zgjatjes së kufizimeve të lirive dhe të të drejtave të njeriut;
2.3.4. kohën e zgjatjes së tyre dhe organet që mund të kenë detyra dhe
autorizime të veçanta për kohën sa zgjasin ato masa;
2.3.5. kufizimet në të drejtat pronësore mund të jenë të përkohshme dhe një gjë
e tillë duhet të shënohet në masën apo aktivitetin që prekë një të drejtë të tillë.
2.4. Vendimet kuadër i nënshtrohen miratimit të Qeverisë;
2.5. Vendimet operacionale janë vendimet që i nxjerr Ministri i Shëndetësisë ose
Ministritë e linjës në baza ditore dhe që kanë për qëllim zbatimin e qëllimeve dhe
synimeve të vendimit të shpallur kuadër;
2.6. Përveç përmbushjes së kërkesave ligjore administrative, vendimet operacionale
duhet të përmbajnë edhe:
2.6.1. përshkrimin e detajuar të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra;
2.6.2. territori dhe kategoria e personave kundrejt të cilëve vlejnë masat dhe
aktivitetet e ndërmarra sipas vendimit kuadër;
2.6.3. përkufizimin e saktë të kufizimeve të lirive dhe të drejtave të njeriut,
të ndërmarra konkretisht me qëllim të luftimit dhe pengimit të përhapjes së
pandemisë COVID-19;
2.6.4. në rastet kur bëhet fjalë për kufizimet e të drejtave pronësore, duhet
të shënohen detajet e kufizimit të tillë dhe përcaktimi se masat dhe aktivitete
konkrete të drejtuara kundër të drejtave pronësore kanë karakter të përkohshëm.
3. Vendimet operacionale nuk i nënshtrohen miratimit në Qeveri.
Neni 6
Kujdesi për disa kufizime të posaçme
1. Në mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe dispozitat e Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe
Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, në veçanti sa i përket kufizimeve te lirive dhe të drejtave
të njeriut që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, lirinë e tubimit dhe të drejtën e privatësisë.
2. Për rastet e posaçme, kur organet profesionale shëndetësore vlerësojnë një situatë tejet
serioze, dhe mbështetja e njësiteve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
vlerësohet si e domosdoshme, Qeveria e Kosovës mund të kërkojë edhe angazhimin e FSK-së.
3. Kërkesa për angazhimin e FSK duhet të jetë e detajuar, të ofroj arsyet konkrete dhe të
jetë e kufizuar ekskluzivisht për të mbështetur përpjekjet e organeve të tjera për luftimin dhe
parandalimin e pandemisë COVID-19.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
5
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI III
PARANDALIMI DHE LUFTIMI I INFEKSIONIT COVID-19 DHE MASAT E PËRGJITHSHME
DHE TË VEÇANTA PËR MBROJTJE NGA PANDEMIA COVID-19
Neni 7
Pandemia COVID-19
Në pajtim me vendimin e OBSH, për shpalljen e COVID-19 pandemi botërore dhe vendimeve
nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucioneve tjera përgjegjëse në raport me situatën
pandemike në Republikën e Kosovës, deklarimi zyrtar i përfundimit të gjendjes së pandemisë
COVID-19 propozohet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë dhe miratohet në Qeverinë e
Republikës së Kosovës.
Neni 8
Parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i infeksionit COVID-19
1. Parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i infeksionit COVID-19 në territorin e Republikës së
Kosovës është i detyrueshëm, pa asnjë lloj diskriminimi.
2. Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të IKSHPK-së propozon strategjinë shtetërore për
parandalim, menaxhim dhe kontrollim të pandemisë COVID-19, e cila miratohet nga Qeveria e
Republikës së Kosovës.
3. Parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i pandemisë COVID-19 ofrohet falas për qytetarët në
të gjitha institucionet publike shëndetësore.
4. Parandalimi, menaxhimi dhe kontrolli i sëmundjes COVID-19 bëhet sipas strategjisë së
aprovuar nga Qeveria, udhëzimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së ku përfshihet: planifikimi,
programimi, organizimi, zbatimi i masave për parandalimin, diagnozën, menaxhimin, kontrollimin,
trajtimin, zhdukjen e sëmundjes COVID-19 dhe sigurimin e mjeteve e infrastrukturës së
domosdoshme për mbrojtjen shëndetësore të popullatës.
5. Çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19 i ofrohet testimi, shërbimet
shëndetësore të menjëhershme dhe falas, pavarësisht nivelit të kujdesit publik shëndetësor.
Neni 9
Njoftimi dhe raportimi për COVID-19
1. Çdo institucion publik apo jopublik është i obliguar të raportojë në IKSHPK apo institucion të
përcaktuar nga MSH rastet e dyshuara apo të identifikuara me COVID-19.
2. IKSHPK është institucioni përgjegjës, i cili përcakton standardet e raportimit, harton udhëzimin
kombëtar dhe koordinon veprimet në këtë fushë, në të gjithë vendin.
3. IKSHPK komunikon dhe raporton në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në lidhje me
pandeminë COVID-19.
4. Çdo institucion publik dhe privat është i obliguar të raportoj në IKSHPK rastet e sëmundjes,
infeksionit me COVID-19.
5. Raportimi dhe njoftimi përfshin informacionin e caktuar sipas standardeve të miratuara nga
IKSHPK, raportimi kryhet brenda 24-48 orëve, duke filluar që nga momenti i paraqitjes pranë
mjekut, por, nëse mjeku e konsideron rastin urgjent, raportimi dhe njoftimi kryhen edhe me
gojë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, sipas mjeteve përkatëse dhe praktike të komunikimit.
Raportimi i vdekjes nga COVID-19 kryhet brenda 24-48 orëve sipas standardeve të raportimit
të miratuar nga IKSHPK.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
6
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
6. IKSHPK ka për detyrim që të raportoj në komunikim zyrtar raste pozitive me COVID-19 me
institucionet tjera të nivelit qendror dhe lokal. Lista e rasteve të testuara dhe të diagnostifikuar
çdo 24 orë i dërgohet komunave dhe organizatave punonjëse ku ushtron veprimtarinë personi
i dyshuar apo pozitiv me COVID-19, si dhe rastet e shëruara.
7. IKSHPK me listën e dërguar në institucionet tjera, mund të dërgoj edhe masa dhe rekomandime
të tjera për rastet pozitive me COVID-19.
Neni 10
Masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19
1. Qeveria miraton strategjinë, programin dhe cakton masat për parandalimin, menaxhimin
dhe kontrollin e pandemisë COVID-19.
2. Çdo person ka të drejtë të përfitojë nga masat për mbrojtjen nga COVID-19. Në kuadër të
mbrojtjes së popullsisë nga pandemia COVID-19, Qeveria e Kosovës, siguron mjete materiale
shtesë për rastet emergjente:
2.1. Për ushtrimin e kontrollit në kufijtë e Kosovës dhe për zbatimin e masave lidhur me
ushtrimin e këtij kontrolli;
2.2. Për mbulimin e shpenzimeve të izolimit, të ekzaminimit dhe të mjekimit në
institucionet publike shëndetësore të personave të sëmurë dhe të personave për të cilët
dyshohet se vuajnë nga COVID-19;
2.3. Për mbulimin e shpenzimeve të karantinës, të kontrollit kufitarë dhe kontrolleve
tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.
3. Policia e Kosovës, në kuadër të të drejtave dhe të detyrave të veta bashkëpunon me organin
kompetent Inspektoratin Shëndetësorë, Inspektoratin Sanitar, IKSHPK-në, MSH për të asistuar
në procedurat e izolimit, kufizimit ose të ndalimit të udhëtimit në vendin apo nga vendi ku është
e përhapur pandemia COVID-19.
4. Çdo person, institucion publik, privat apo publiko-privat, kanë për detyrë që të zbatojnë
masat e përcaktuara nga organet kompetente, për mbrojtjen nga COVID-19.
5. Institucionet dhe personat kanë për obligim që të zbatojnë masat mbrojtëse me qëllim të
identifikimit të agjentëve infektues, burimeve të infeksionit, ndërprerjes së transmetimit, me
qëllim të kontrollit, eliminimit dhe zhdukjen e sëmundjes COVID-19.
6. Sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë publikon
masat mbrojtëse të detyrueshme për persona dhe institucione. Vendimi për masat mbrojtëse
duhet të përfshijë edhe sqarimin se mos zbatimi i cilave masa mbrojtëse është kundërvajtje
ligjore apo vepër penale.
7. Mos respektimi i masave mbrojtëse përbën shkelje ligjore e cila ndëshkohet me këtë ligj
dhe dispozitat ligjore në fuqi.
Neni 11
Masat e përgjithshme
1. Masa të përgjithshme për mbrojtjen nga COVID-19 janë:
1.1. sigurimi i ujit të pijshëm higjienik;
1.2. mbrojtja sanitare e burimeve, objekteve dhe rrjetit shpërndarës, për furnizimin
publik me ujë të pijshëm;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
7
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
1.3. dezinfektimi;
1.4. mbajtja e maskës;
1.5. mbajtja e distancës;
1.6. higjiena personale, pastrimi dhe dezinfektimi i duarve.
Neni 12
Masat e veçanta
1. Masat e veçanta për parandalimin e COVID-19 janë:
1.1. zbulimi në kohë i burimit të infeksionit dhe rrugëve të marrjes e përhapjes së tij;
1.2. testimi përmes analizave mikrobiologjike i personave të dyshuar me COVID-19;
1.3. përcjellja epidemiologjike dhe njoftimi i hershëm dhe i shpejtë;
1.4. izolimi dhe karantina;
1.5. transportimi i sigurt;
1.6. diagnoza e saktë dhe në kohë reale mikrobiologjike;
1.7. trajtimi dhe shërimi i personave të sëmurë;
1.8. gjurmimi i kontakteve me persona të infektuar apo të sëmurë, sipas udhëzimeve të
IKSHPK-së dhe OBSH-së;
1.9. mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar.
2. MSH dhe IKSHPK me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të pandemisë COVID-19 aprovon
strategjinë për testimet masive dhe rasteve të kontaktit.
3. MSH dhe IKSHPK aprovojnë protokollet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për
personat që hyjnë në Kosovës nga vende ku ekziston COVID-19, si dhe u japin udhëzime
qytetarëve që udhëtojnë në vendet ku ekziston COVID-19.
4. Për të mbrojtur popullatën nga COVID-19, Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me
rekomandimet e IKSHPK-së, OBSH-së, miraton masa të veçanta për mbrojtje nga COVID-19,
si vijon:
4.1. kufizimin ose ndalimin e udhëtimeve në vendin ku është përhapur pandemia
COVID-19;
4.2. kufizimin ose ndalimin e qarkullimit në rajonet e infektuara ose të rrezikuara;
4.3. kufizimin ose ndalimin e qarkullimit të llojeve të ndryshme të mallrave dhe
produkteve;
4.4. marrjen pjesë, në mënyrë të detyrueshme, të institucioneve shëndetësore dhe
institucioneve të tjera, si dhe të qytetarëve në luftimin e pandemisë COVID-19;
4.5. shfrytëzimin e objekteve dhe mjeteve të transportit;
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
8
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
4.6. mbyllja e shkollave;
4.7. mbyllja e aktiviteteve jopublike apo publike;
4.8. anulimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura;
4.9. kufizimi apo ndalimi i lëvizjeve me mjetet e transportit publik;
4.10. kufizimi i lëvizjeve brenda vendit.
Neni 13
Testimi, diagnoza dhe trajtimi
1. Testimi, diagnoza dhe trajtimi i personave të dyshimtë apo të sëmurëve me COVID-19 kryhet
në bazë të protokolleve përkatëse, të hartuara nga OBSH, IKSHPK, Ministrisë së Shëndetësisë
dhe të miratuara, me vendim, nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
2. MSH me akt nënligjor përcakton kontrollin dhe cilësinë e testeve sipas protokolleve
ndërkombëtare, validuar dhe me markën CE.
3. Diagnostifikimi dhe trajtimi i pacientëve me COVID-19 kryhet në bazë të protokollit të caktuar,
të hartuar nga Komitetet Shtetërore për Sëmundjet Infektive dhe IKSHPK dhe të miratuara me
vendim nga Ministri i Shëndetësisë.
4. Testimin dhe identifikimin e sëmundjes me COVID-19 e kryejnë institucionet shëndetësore
publike, private dhe publiko-private të licencuara, sipas legjislacionit në fuqi.
5. Ministria e Shëndetësisë mbështet në aspektin organizativ dhe financiar laboratorët e
mikrobiologjisë në kuadër të IKSHPK-së në nivelin terciar, sekondar dhe primar që janë pjesë e
integruar e kujdesit publik shëndetësorë me qëllim të identifikimit, menaxhimit dhe kontrollit të
pandemisë COVID-19.
6. Organizimi dhe funksionimi i laboratorëve të mikrobiologjisë të shëndetit publik kryhet
sipas protokolleve të përcaktuara nga IKSHPK dhe të miratuara me vendim nga Ministri i
Shëndetësisë.
7. Institucionet shëndetësore private, laboratorët privatë për testim dhe identifikim të COVID-19
obligohen të licencohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe janë të obliguar të respektojnë
protokollet e IKSHPK-së për testim, identifikim dhe raportim. Raportimi i testimeve, rasteve
pozitive dhe negative është i obligueshëm për të gjitha institucionet shëndetësore dhe bëhet
çdo 24 – 48 orë në IKSHPK sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
8. Me qëllim të trajtimit të infeksionit me COVID-19, Komiteti Etik i AKPPM me aprovimin e
Ministrit të Shëndetësisë mund të lejoj përdorimin e barnave dhe plazmës konvalescente që
janë në fazën e hulumtimeve klinike.
9. Çdo institucion shëndetësor i cili bën testimin e personit për COVID-19, është i detyruar të
lëshoj dëshmi mbi testimin.
Neni 14
Përgjegjësitë dhe koordinimi i institucioneve gjatë pandemisë COVID-19
1. MSH dhe IKSHPK për zbatim të masave mbrojtëse dhe rregullave në lidhje me transportin,
izolimin, mjekimin dhe masat anti-pandemike COVID-19, koordinohen me Ministrinë e Punëve
të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Policinë e
Kosovës, Doganat, AVUK, Inspektoratin Shëndetësorë dhe institucionet tjera.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
9
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2. Gjatë kohës së pandemisë COVID-19 të gjitha strukturat e shërbimit shëndetësor, në varësi
të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe ministrive të tjera në lidhje me parandalimin
dhe luftimin e COVID-19 i raportojnë Ministrisë së Shëndetësisë përmes komiteteve apo
komisioneve të themeluara për këtë qëllim.
Neni 15
Bashkëpunimi me nivelin komunal
1. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHK obligohen të informojnë, rregullisht nivelin komunal
për masat parandaluese dhe situatën me pandeminë COVID-19.
2. Çdo Komunë e Republikës së Kosovës informohet me strategjinë, masat parandaluese
të miratuara nga IKSHPK dhe MSH, si dhe për personat e testuar, raste negative dhe
pozitive, rastet e dyshuara, rastet e kontaktit dhe personat e shëruar në territorin e komunës të
përcaktuara sipas ligjit për vetëqeverisje lokale.
3. Niveli lokal është i obliguar të zbatojë strategjinë, masat për parandalim, menaxhim dhe
kontroll të pandemisë COVID-19 si dhe të mbështes nivelin qendrorë, institucionet shëndetësore
dhe punonjësit shëndetësorë për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin të COVID-19.
4. Qeveria e Kosovës me vendim themelon Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e
situatës me pandeminë COVID-19 dhe obligon që të themeloj komunat nen komitete komunale
me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë.
5. Qeveria e Kosovës obligohet që të mbështesë komunat me masat mbrojtëse dhe mjete
financiare në betejën kundër pandemisë COVID-19.
6. Bazuar në strategjinë, protokollet e miratuara për parandalim, menaxhim dhe kontroll të
pandemisë COVID-19, komunat e Kosovës janë të obliguara që të përgatisin plan-veprimin për
identifikimin dhe trajtim të pacientëve me COVID-19 , duke siguruar medikamentet dhe bazën
materiale të nevojshme.
Neni 16
Vaksina
Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të siguroj për të gjithë qytetarët vaksina të
mjaftueshme kundër virusit COVID-19.
Neni 17
Procesi i vaksinimit
1. Pas aprovimit zyrtar të vaksinës kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim
me IKSHPK aprovon programin shtetërorë të vaksinimit në Republikën e Kosovës.
2. IKSHPK është bartëse e programit për imunizim të popullatës me vaksinën anti-COVID-19,
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK themelon Komitetin e ekspertëve për
imunizim të popullatës më vaksinën anti-COVID-19. Komiteti i ekspertëve të imunizimit është
organ këshillimor, i cili shqyrton çështjet teknike të lidhura me vaksinimin e popullatës e grupeve
të caktuara të saj dhe jep rekomandimet përkatëse.
3. Me propozim të IKSHPK dhe Komitetit të Ekspertëve të Imunizimit, Ministria e Shëndetësisë
miraton, me vendim, kalendarin e vaksinimit, grupet e rrezikuara që janë prioritet në vaksinim.
4. Shpenzimet për vaksinën anti COVID-19 dhe për vaksinimin e detyrueshëm i mbulon
Qeveria e Republikës së Kosovës nga buxheti i Kosovës, nga donatorët apo përmes kredive që
i merr Qeveria e Kosovës.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
10
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
5. Vaksinimi realizohet në institucionet shëndetësore publike ose në mjedise të përcaktuara
nga IKSHPK dhe MSH.
6. Institucionet publike shëndetësore që realizojnë vaksinimin janë të detyruara të sigurojnë
evidentimin e saktë të personave që i nënshtrohen vaksinimit dhe të raportojnë në IKSHPK çdo
24-48 orë.
7. Çdo institucion që ofron vaksinim duhet të sigurojë kushtet përkatëse për vaksinim sipas
udhëzimeve të Programit Shtetëror të Vaksinimit, në kuadër të IKSHPK-së.
8. Personit të vaksinuar i lëshohet vërtetimi dhe libreza e vaksinimit e përcaktuar nga Programi
Shtetëror i Vaksinimit, në kuadër të IKSHPK-së.
Neni 18
Shkëmbimi i të dhënave gjatë pandemisë COVID-19
1. Shkëmbimi i të dhënave dhe informacionit është i obligueshëm ndërmjet institucioneve të
Republikës së Kosovës në betejën kundër pandemisë COVID-19.

2. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK janë të obliguara që të ndjekin ecurinë e pandemisë
COVID-19 në vend, në vendet e rajonit dhe në botën e jashtme dhe lidhur me këtë njoftojnë
Qeverinë e Kosovës.
3. Informimi, shkëmbimi i të dhënave personale, komunikimi ndërmjet institucioneve kur
të jetë nevoja realizohet përmes IKSHPK-së. IKSHPK vlerëson nevojën për shkëmbim të
informacionit dhe të dhënave personale për autoritetet e tjera kompetente të shëndetit publik,
të nivelit qendror dhe lokal, vendase apo të huaja, të përfshira në gjurmimin e kontakteve.
4. Mesazhet që përmbajnë të dhëna personale në mënyrë automatike, fshihen pas 12 muajve,
nga data e postimit të tyre.
5. Shkëmbimi i alarmeve përkatëse kryhet nëpërmjet sistemit përkatës të njoftimit të hershëm
e të shpejtë.
6. IKSHPK në bashkëpunim me personin përgjegjës nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen
e të Dhënave Personale aprovojnë udhëzuesin dhe listën e të dhënave personale që mund të
shkëmbehen në sistem, të njoftimit për të gjurmuar rastet e kontakteve me COVID-19.
Neni 19
Masat e sigurisë për mbrojtjen të qytetarëve nga COVID-19
1. Për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës nga COVID-19 merren masat e
parashikuara me këtë ligj dhe dispozitave ligjore në fuqi, Ministria e Shëndetësisë, me vendim
dhe akte nënligjore përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtje nga COVID-19,
si vijon:
1.1. Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur pandemia COVID-19;
1.2. Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;
1.3. Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të qytetarëve;
1.4. Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera
dhe e qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes
dhe të mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse.
2. Për ta mbrojtur vendin nga hyrja e personave me COVID-19, përcakton masat e kontrollit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
11
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
në kufijtë e Kosovës si dhe rregullat e transportit ndërkombëtarë.
3. Personat e sëmurë pozitiv me COVID-19 i nënshtrohen masave të izolimit, trajtimit dhe
mjekimit sipas rekomandimeve te IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
4. Personave të sëmurë pozitiv me COVID-19 u ndalohet veprimtaria në punë dhe aktivitete
tjera ku mund të rrezikojnë shëndetin e personave të tjerë;
5. Nuk lejohet qarkullimi i personave për të cilët konstatohet ose dyshohet se janë të sëmurë
nga COVID-19, përveç për arsye shëndetësore të mjekimit.
6. Me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të pandemisë COVID-19 Ministria e Shëndetësisë,
IKSHPK dhe Inspektorati shëndetësor dhe sanitar urdhërojnë dezinfektimin e hapësirave të
caktuara të cilat munden me qenë rrezik i përhapjes së infeksionit.
7. Karantina dhe izolimi i personave të infektuar me COVID-19 kryhen sipas udhëzimeve të
IKSHPK, të miratuara, me vendim, nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
8. Masat ndaj individëve dhe institucioneve urdhërohen me anë të vendimit me procedurë
administrative.
9. Organet komunale shëndetësore kanë për detyrë që Ministrisë së Shëndetësisë t’i dërgojnë
raportet lidhur me zbatimin e këtij ligji dhe të dispozitave të miratuara në bazë të tij, si dhe
të dhënat lidhur me shfaqjen dhe me masat e ndërmarra për parandalimin, menaxhimin dhe
kontrollin e pandemisë COVID-19.
10. Komuna ka për detyrë që të dërgoj raportet e punës dhe të dhënat lidhur me masat e
ndërmarra për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse Inspektoratit
Shëndetësor dhe Sanitar të Kosovës.
11. Ministria e Shëndetësisë miraton protokollin e raportimit, cakton mënyrën dhe afatet e
dërgimit të raporteve dhe të dhënave për pandeminë COVID-19.
KAPITULLI IV
DISPOZITAT E VEÇANTA PËR LUFTIMIN E COVID-19
Neni 20
Kompensimi
1. Qeveria bën kompensime shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore
të angazhuar në betejën kundër pandemisë COVID–19.
2. Kategoritë e përfituesve, lartësia e shumës dhe kohëzgjatja e kompensimit të shtesave të
punonjësve të institucioneve shtetërore të angazhuara në betejën kundër pandemisë COVID-19,
caktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Neni 21
Angazhimi i përkohshëm i profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë
pandemisë COVID-19
1. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore mobilizojnë staf profesional dhe
mbështetës për nevojat e tyre urgjente gjatë pandemisë COVID-19.
2. Në mungesë të stafit nga paragrafi 1. i këtij neni, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet
shëndetësore angazhojnë studentë të vitit të fundit të studimeve në fushën e shkencave
mjekësore për nevojat e tyre urgjente gjatë pandemisë COVID-19.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
12
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
3. Kushtet e angazhimit, kompensimi, dhe procedurat tjera përcaktohen me akt nënligjor të
nxjerrë nga Ministri i Shëndetësisë.
Neni 22
Angazhimi i institucioneve shëndetësore private gjatë pandemisë COVID-19
1. Gjatë pandemisë COVID-19, në rast se kapacitetet e institucioneve publike shëndetësore
nuk mund të përballojnë fluksin e pacientëve të infektuar me COVID-19, Qeveria me propozim
të MSH-së obligon institucionet private shëndetësore që të trajtojnë personat të infektuar me
COVID-19.
2. Qeveria me vendim përcakton mënyrën e angazhimit të institucioneve private shëndetësore
dhe shërbimet që duhet të ofrohen për pacientët e infektuar me COVID-19.
KAPITULLI V
MASAT NDËSHKIMORE
Neni 23
Organet kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore
1. Masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj shqiptohen nga Policia e Kosovës,
Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet
komunale.
2. Mjetet financiare të mbledhura nga masat ndëshkimore derdhen në buxhetin e Republikës
së Kosovës.
3. Kushtet për shqiptimin e gjobave, afateve, procedurat, ankesat dhe çdo çështje tjetër që
nuk është përcaktuar me këtë ligj, zbatohen dispozitat e legjislacionit për kundërvajtje.
Neni 24
Lëvizja në oraret e përcaktuara
1. Personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit
të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500)
euro;
2. Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin
e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej
dyqind (200) euro.
3. Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit
të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
4. Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe
mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë
prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej
dyqind (200) euro.
5. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës,
dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.
6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës
fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
13
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 25
Aktivitetet e caktuara në mjedise private dhe publike
1. Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen
me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit
juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro.
2. Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit
kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.
3. Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar
në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar
hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro.
Neni 26
Izolimi dhe Karantina
1. Personi i cili ka obligim të izolohet apo karantinohet për afatin e përcaktuar kohor nga
organi kompetent si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga
COVID–19 dhe nuk i zbaton urdhrat e dhënë nga organet kompetente dënohet me gjobë:
1.1. Personi i vendosur në izolim apo karantinë sipas vendimit të organit kompetent i
cili nuk i zbaton rregullat e përcaktuara gjatë kohës së qëndrimit në izolim/karantinë apo
tenton të largohet nga izolimi/karantina dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si
dhe rikthimin në izolim apo karantinim;
1.2. Personi i cili hyn në zonën karantinë të Republikës së Kosovës dhe nuk izolohet
apo karantinohet, siç është përcaktuar me vendim të organit kompetent, dënohet me
gjobë prej pesëqind (500) euro;
1.3. Personi i cili vjen nga zona karantinë dhe nuk zbaton vendimin nga organi kompetent
për izolim apo karantinim të detyrueshëm dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë
(150) euro;
1.4. Personi i cili del nga izolimi ose zona e karantinës e përcaktuar me vendim të
organit kompetent, pa leje përkatëse dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150)
euro.
Neni 27
Qarkullimi ndërkufitar
1. Personi i cili hyn në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë legale dhe nuk deklaron
vendin e origjinës prej nga vjen si dhe nuk vepron sipas udhëzimeve të organeve kompetente
ose refuzon ti nënshtrohet masave të kontrollit të detyrueshëm mjekësor dhe izolimit apo
karantinimit dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro.
2. Personi i cili ka hy në mënyrë ilegale në territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk
deklarohet si dhe nuk iu nënshtrohet masave të detyruara të kontrollit mjekësor dhe izolimit apo
karantinimit të obligueshëm dënohet me gjobë prej pesëqind (500) euro si masë shtesë përpos
masave ligjore për kalim ilegal të kufirit të paraparë me legjislacionin në fuqi.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË
14
LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KAPITULLI VI
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE HYRJA NË FUQI
Neni 28
Financimi
Financimi i aktiviteteve për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19
realizohet nga Buxheti i Kosovës dhe nga donatorët.
Neni 29
Hyrja në fuqi dhe shfuqizimi
1. Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
2. Ky ligj shfuqizohet në ditën e shpalljes së përfundimit të pandemisë COVID-19 nga Qeveria
e Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 07/L-006
14 gusht 2020
Shpallur me dekretin Nr. DL-113/2020 datë 20.08.2020 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi