LIGJI NR. 04/L-139 PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE

1

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 31 JANAR 2013, PRISHTINË

LIGJI NR. 04/L-139
PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR PROCEDURËN PËRMBARIMORE


PJESA E PARË


KREU I
DISPOZITAT THEMELORE

Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi i ligjit

1. Ky ligj rregullon procedurën përmes së cilës Gjykatat dhe përmbaruesit privat përcaktojnë dhe
zbatojnë përmbarimin në bazë të dokumenteve përmbarues dhe dokumenteve të besueshme, përveç
nëse me ligj të veçantë parashihet ndryshe.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për përmbarimin e vendimit të marrë në procedurën
administrative dhe për kundërvajtje me të cilin është caktuar detyrimi në të holla, përveçse kur për
përmbarimin e tillë është paraparë me ligj kompetenca e organit tjetër.

3. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe në përmbarimin në anije dhe në mjet fluturues përveç nëse kjo
çështje rregullohet me ligj të veçantë.

4. Ky ligj rregullon edhe kryerjen e veprimtarisë së përmbaruesve privat.

Neni 2
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Procedura e përmbarimit - i referohet çfarëdo veprimi të ndërmarrë bazuar në vendimin
përmbarues gjatë zbatimit të atij vendimi;

1.2. Kredia - e drejta për realizimin e shumës së të hollave apo të ndonjë dhënieje, veprimi,
mosveprimi apo pësimi;

1.3. Kreditor - personi, kredia e të cilit realizohet në procedurë të përmbarimit të
detyrueshëm;

1.4. Debitor - personi kundër të cilit realizohet kredia;

1.5. Pjesëmarrës - personi që në procedurën e përmbarimit e realizon ndonjë të drejtë apo
interes juridik, e që nuk është palë në procedurën e përmbarimit;

1.6. Palë - kreditori apo debitori në procedurën përmbaruese;

2

1.7. Person i tretë - një person tjetër që nuk është kreditori apo debitori, i cili ka të drejta apo
detyrime e mbi të cilin ngarkohen të drejtat apo obligimet nga procedura përmbaruese, apo të
drejtat apo obligimet e së cilit janë të prekura direkt nga procedura përmbaruese;
1.8. Dokument Përmbarues - dokument në bazë të cilit fillohet procedura e përmbarimit;

1.9. Organi përmbarues - Gjykata apo përmbaruesi privat që vepron në pajtim me dispozitat
e këtij ligji;

1.10. Përmbaruesi i Gjykatës - i punësuari në sistemin gjyqësor i cili drejtpërdrejt kryen
veprime përmbaruese të caktuara;

1.11. Përmbaruesi privat - personi fizik i emëruar nga Ministri i Drejtësisë në pajtim me
dispozitat e këtij ligji, i cili në kryerjen e autorizimeve publike të besuara sipas këtij ligji,
vendos për veprimet nga kompetenca e tij në zbatimin e përmbarimit të lejuar dhe ndërmerr
veprime për përmbarim.

1.12 Urdhri për përmbarim - vendimi i përmbaruesit privat me të cilin pranohet plotësisht
apo pjesërisht propozimi për kryerjen e përmbarimit;

1.13. Aktvendimi për përmbarim - vendimi i Gjykatës përmes së cilit propozimi për
përmbarim pranohet plotësisht apo pjesërisht apo përmbarimi urdhërohet sipas detyrës
zyrtare;

1.14. Regjistri publik i paluajtshmërive - të gjitha librat publike në të cilat regjistrohen të
drejtat për sendet e paluajtshme;

1.15. Letra me vlerë - dokument i shkruar ose elektronik në bazë të cilit ekziston një e drejtë
ose përmban një të drejtë mbi të cilin kërkohet përmbarimi;

1.16. Aksione - letër me vlerë e cila është regjistruar në regjistrin e letrave me vlerë në të
cilën zbatohet përmbarimi;

1.17. Banka - banka apo organizata financiare e cila kryen punët e qarkullimit të pagesave;

1.18. Parashënimi - lloj regjistrimi në librat publike me të cilin kushtimisht fitohen, barten apo
shuhen të drejtat për sendet e paluajtshme dhe sendet tjera që janë objekt përmbarimi;

1.19. Bujku - personi që si burim kryesor ka të ardhura nga bujqësia;

2. Të shprehurit në një gjini gramatikore, femërore apo mashkullore në këtë ligj, përfshinë të dyja
gjinitë e personave fizik.

Neni 3
Organi përmbarues dhe vendimet

1. Procedurën e përmbarimit në shkallë të parë e udhëheq dhe për te vendosë përmbaruesi privat,
ndërsa përjashtimisht gjyqtari individual kur me këtë ligj është caktuar se përmbarimin e cakton dhe
zbaton Gjykata (organi i shkallës së parë). Organi përmbarues vendos për propozimin e përmbarimit
brenda afatit prej shtatë (7) ditëve pas pranimit të propozimit.

2. Në shkallën e dytë vendimet i nxjerrë gjyqtari individual.

3. Nëse vendimi për realizimin e detyrueshëm të kredisë merret në ndonjë procedurë tjetër gjyqësore,
ai vendim merret nga Gjykata në përbërjen sipas të cilës udhëhiqet ajo procedurë gjyqësore

4. Vendimet në procedurën e përmbarimit organi përmbarues i nxjerrë në formë të aktvendimit ose
urdhrit për përmbarim.

5. Konkluzioni nxirret për zbatimin e disa veprimeve dhe për drejtimin e procedurës.

3




Neni 4
Fillimi i procedurës

1. Procedura e përmbarimit fillohet me propozimin e kreditorit.

2. Procedura e përmbarimit fillohet nga Gjykata sipas detyrës zyrtare kur me ligj parashihet një gjë e
tillë.

Neni 5
Kompetenca

1. Përmbarimin e cakton dhe zbaton organi përmbarues i paraparë me këtë ligj, po qe se me ligj tjetër
nuk është paraparë ndryshe.

2. Gjykata kompetente ka kompetencë lëndore për të urdhëruar dhe për të kryer përmbarimin si dhe
për të vendosur për çështjet gjatë procedurës në pajtim me dispozitat e këtij ligji përveç nëse Gjykatat
dhe autoritetet tjera përmbaruese kanë juridiksionin për të urdhëruar dhe për të kryer përmbarimin si
dhe për të vendosur për çështjet gjatë procedurës.

3. Përmbaruesi privat nxjerr urdhër në bazë të propozimit për kryerje të përmbarimit dhe kryen
përmbarimin me qëllim të plotësimit të kërkesës së debitorit në bazë të dokumentit përmbarues,
përveç nëse ndryshe parashikohet me ligj që urdhëron që përmbarimi dhe kryerja e përmbarimit të
bëhet brenda juridiksionit të Gjykatës.

4. Kompetenca territoriale për të vendosur për çështjet lidhur me aplikimin e procedurave
përmbarimore caktohet me dispozitat e këtij ligji, varësisht nga mjetet dhe objekti i përmbarimit, si dhe
në bazë të statusit të organit përmbarues.

5. Për të vendosur çështjet që kanë të bëjnë me çdo prapësim, ankesë, parregullsi në procedurën
përmbaruese sipas nenit 52 dhe 67 të këtij ligji, ose çfarëdo lloj procedure kundër veprimeve të
ndërmarra nga Përmbaruesi privat, kompetencë ka Gjykata kompetente në territorin e së cilës debitori
ka vendbanimin apo nëse nuk ka vendbanim ne Kosovë, atëherë në territorin në të cilin ka
vendqëndrimin nëse është person fizik. Nëse debitori është person juridik, kompetencë territoriale ka
Gjykata kompetente ku gjendet selia e debitorit. Nëse debitori nuk ka vendbanim të përkohshëm ose
seli në Kosovë, kompetencë ka Gjykata kompetente në territorin e se cilës gjinden sendet e luajtshme
dhe të paluajtshme e të cilat janë objekt përmbarimi.

6. Gjykata është kompetente të vendos në procedurën e përmbarimit dhe të zbatoj përmbarimin e
vendimeve gjyqësore lidhur me:

6.1. të gjitha çështjet nga e drejta familjare dhe

6.2. kthimin e punëtorëve dhe shërbyesve civil në punë dhe kompensimet tjera.

Neni 6
Urgjenca dhe rendi i veprimit

1. Në procedurën e përmbarimit organi përmbarues ka për detyrë të veprojë me ngutshmëri.

2. Organi përmbarues ka për detyrë që lëndët t’i marrë në punë sipas radhës që i ka pranuar, përpos
kur natyra e kredisë ose rrethanat e posaçme kërkojnë që organi përmbarues të veprojë ndryshe.

3. Organi përmbarues mund të konkludojë se natyra e kredisë kërkon trajtim të përshpejtuar të rastit
nëse ka rrezik legjitim që pasuritë e debitorit në atë rast të mos jenë në dispozicion për konfiskim apo
do t’i bie vlera shumë në rast të vonesës. Gjyqtari mund të pranojë ekzistimin e rrethanave të veçanta,
dhe të veprojë shpejt, në rastet që kanë të bëjnë me punësimin, çështjet familjare, alimentacionin apo
pagesat për fëmijë nëse interesat e palës mund të ndikohen negativisht si rezultat i vonesës.
4




Neni 7
Mjetet dhe objekti i përmbarimit

1. Mjete të përmbarimit janë veprimet përmbarimore ose sistemi i veprimeve të tilla, me të cilat sipas
ligjit kërkesa realizohet me detyrim.

2. Objektet e përmbarimit janë pasuria dhe të drejtat tjera që mund t’i nënshtrohen përmbarimit,
përveç atyre që përjashtohen nga përmbarimi me ligj dhe aktet ndërkombëtare të zbatueshme në
Kosovë.

3. Veprimet përmbarimore mund të kryhen drejtpërdrejtë kundër debitorëve dhe personave tjerë, në
pajtim me këtë ligj.

Neni 8
Objektet që nuk i nënshtrohen përmbarimit

1. Objekt përmbarimi nuk mund të bëhen sendet jashtë qarkullimit juridik, pasuritë nëntokësore dhe
pasuritë tjera natyrore.

2. Objekt përmbarimi nuk mund të bëhen objektet, armatimi dhe pajisjet e forcave të armatosura dhe
të policisë, e as mjetet financiare të siguruara për dedikime të këtilla.

Neni 9
Mbrojtja e dinjitetit të debitorit

1. Gjatë zbatimit të procedurës së përmbarimit, duhet kushtuar vëmendje mbrojtjes së dinjitetit të
debitorit, dhe përmbarimi të jetë sa më pak i dëmshëm që është e mundshme për debitorët.

2. Organi përmbarues ka për detyrë që me rastin e ekzekutimit të vendimit dhe të identifikimit të
sendeve të veprojë me respektin e duhur të personalitetit të debitorit dhe të anëtarëve të familjes së
tij.

3. Nëse ekziston ndonjë arsye legjitime dhe nëse organi përmbarues ka miratimin për të kryer
përmbarimin gjatë ditëve të pushimit dhe gjatë orëve të natës, organi përmbarues gjithashtu mund të
kryej përmbarimin në shtëpinë e debitorit gjatë ditëve të pushimit apo orëve të natës.

Neni 10
Përcaktimi i mjeteve dhe objekteve të përmbarimit

1. Gjykata me aktvendim, ose përmbaruesi privat me urdhër për përmbarim, e cakton përmbarimin
ndaj atyre mjeteve dhe në ato objekte të përmbarimit që janë specifikuar në propozimin për
përmbarimin.

2. Përmbarimi përfshinë një apo të gjitha mjetet dhe objektet e përmbarimit të paraqitura në
propozimin për përmbarim gjersa kërkesa të realizohet plotësisht.

3. Me propozim të kreditorit apo sipas detyrës zyrtare, organi përmbarues mund të vendosë, përmes
urdhrit për përmbarim që përmbarimi të zbatohet ndaj pasurisë së debitorit që mund të jetë subjekt i
përmbarimit, pa deklaruar mjetet dhe objektet e përmbarimit deri në limitin që mjafton për realizimin e
kredisë së kreditorit.

4. Nëse organi përmbarues sekuestron më shumë mjete sesa nevojiten për të realizuar kredinë, pjesa
tjetër i kthehet debitorit në afat prej tridhjetë (30) ditësh.

5. Kreditori mund të kërkojë nga organi përmbarues që të ndihmojë në identifikimin e pasurisë siç
është paraparë në këtë ligj:

5

5.1. në qoftë se janë propozuar më shumë mjete apo objekte përmbarimi sesa që nevojiten
për të plotësuar vendimin, organi përmbarues mund ta kufizojë përmbarimin, sipas propozimit
të debitorit, të kufizojë përmbarimin vetëm në disa nga mjetet dhe objektet e tilla, po qe se ato
mjaftojnë për realizimin e kredisë.

5.2. debitori mund t’i propozojë organit përmbarues pasuritë që ai preferon të përmbarojë,
dhe jep arsyet për kufizim të përmbarimit.

5.3. debitori i bashkangjet propozimit nga nënparagrafi 5.2. i këtij paragrafi dëshmitë e
shkruara, siç janë deklaratat bankare, duke dëshmuar se ato mjete dhe objekte mjaftojnë për
të mbuluar kredinë. Debitori gjithashtu do të ofrojë informata të sakta organit përmbarues se
ku gjenden ato mjete apo objekte dhe si ato të sekuestrohen.

5.4. propozimi i debitorit, si dhe të gjitha informatat shoqëruese, i jepen kreditorit, dhe kreditori
i përgjigjet propozimit brenda pesë (5) ditëve nga pranimi i propozimit.

5.5. nëse kreditori nuk pranon propozimin, organi përmbarues sigurohet nga dëshmitë e
siguruara se pasuritë e dhëna në listë mjaftojnë për të mbuluar kredinë para se të vendosë në
favor të propozimit të debitorit. Nëse organi përmbarues nuk arrin që të sigurohet, në bazë të
dëshmive të ofruara, se pasuritë e dhëna në listë mjaftojnë për të mbuluar kredinë, organi
përmbarues refuzon propozimin.

6. Nëse pranohet propozimi i debitorit për të kufizuar mjetet dhe objektet e përmbarimit, dhe nëse
pasuritë e dhëna në listë të propozimit nuk mund të gjenden apo ato pasuri janë të pamjaftueshme në
shumën për të mbuluar kredinë, atëherë kreditori njofton organin përmbarues i cili menjëherë
urdhëron zbatimin e propozimit fillestar të kreditorit për përmbarim. Nën këto rrethana, debitori që ka
bërë propozimin mund t’i nënshtrohet gjobave sipas dispozitave nga neni 15 dhe 16 të këtij ligji.

7. Kreditori mund të pajtohet që të kufizojë kërkesën e tij në pajtim me propozimin e debitorit nëse
konsideron propozimin adekuat për të mbuluar kredinë.

8. Po qe se aktvendimi apo urdhri i përmbarimit nuk mund të zbatohet në objektin apo mjetin e
përmbarimit, atëherë propozuesi i përmbarimit me qëllim të realizimit të kërkesës së njëjtë, mund të
propozojë ndonjë mjet ose objekt tjetër përmbarimi.

Neni 11
Përmbarimi i dokumenteve përmbarimore të huaja

Përmbarimi i dokumentit të huaj përmbarimor do të caktohet dhe zbatohet sipas këtij ligji, nëse
dokumenti përmbarimor i huaj i plotëson kushtet e parapara me ligj apo marrveshje ndërkombëtare
për pranim dhe përmbarim.

Neni 12
Përmbarimi ndaj pronës në shtetin e huaj

1. Në pasurinë e shtetit të huaj në Republikën e Kosovës ose të organizatës ndërkombëtare, e cila
gjendet në territorin e Republikës së Kosovës, nuk mund të caktohet përmbarimi pa pëlqimin
paraprak të Ministrit të Drejtësisë dhe mendimit të Ministrit të Punëve të Jashtëm, përveç kur shteti i
huaj apo organizata ndërkombëtare është pajtuar me përmbarimin.

2. Nëse propozimi për fillimin e procedurës mbi pronën e shtetit të huaj në Republikën e Kosovës nuk
është paraqitur pëlqimi nga paragrafi 1. i këtij neni përkatësisht pajtimit të shtetit të huaj, propozimin
do ta hedhë poshtë përmbaruesi privat përkatësisht Gjykata.

Neni 13
Shpenzimet e përmbarimit

1. Shpenzimet e procedurës lidhur me caktimin dhe kryerjen e përmbarimit paraprakisht i paguan
kreditori.

6

2. Shpenzimet nga paragrafi 1. i këtij neni, propozuesi i përmbarimit ka për detyrë t’i parapaguaj
brenda afatit të caktuar nga organi përmbarues. Organi përmbarues do ta pezulloj përmbarimin po qe
se nuk parapaguhen shpenzimet brenda afatit të tillë. Po qe se brenda afatit të dhënë nga organi
përmbarues nuk parapaguhen shpenzimet për kryerjen e një veprimi konkret, atëherë nuk do të
kryhet vetëm veprimi i tillë.

3. Shpenzimet e procedurës së filluar nga Gjykata sipas detyrës zyrtare, paraprakisht i përballon vetë
Gjykata nga mjetet financiare të buxhetit të saj.

4. Debitori ka për detyrë që kreditorit t’ia paguaj shpenzimet procedurale dhe të gjitha shpenzimet
tjera të shkaktuara gjatë procedurës së përmbarimit.

5. Kreditori duhet t’ia kompensojë debitorit shpenzimet e shkaktuara pa nevojë të justifikueshme.

6. Për kërkesën për pagimin e shpenzimeve procedurale organi përmbarues vendos njëkohësisht me
vendimin për përmbarim po në këtë procedurë sipas propozimit të palës, duke e caktuar përmbarimin
me qëllim të realizimit të tij.

Neni 14
Garancia

1. Organi përmbarues urdhëron për dhënien e garancisë me aktvendim apo me urdhër. Në rastet në
të cilat ky ligj e parasheh dhënien e garancisë atëherë ai jepet në para të gatshme. Organi
përmbarues mund të lejojë dhënien e garancisë edhe në formë të garancisë bankare, letrave me
vlerë si dhe në sende të çmueshme vlera e të cilave lehtë caktohet në treg dhe që mund të
shndërrohet në të holla shpejt dhe në mënyrë të thjeshtë.

2. Institucionet e Republikës së Kosovës dhe organet ose shërbimet e tyre nuk janë të detyruara të
deponojnë garancinë kur në procedurën përmbarimore paraqiten si palë.

3. Në garancinë e deponuar pala kundërshtare e fiton të drejtën e pengut ligjor.

4. Nëse organi përmbarues në procedurën përmbarimore vendos për të drejtën e palës kundërshtare
që t’i paguhen shpenzimet procedurale dhe dëmet e shkaktuara lidhur me veprimin për të cilin është
dhënë garancia, atëherë me propozimin e palës, Gjykata me të njëjtin aktvendim do të vendos edhe
për pagimin e kërkesës nga garancia e dhënë.

5. Garancitë nuk mund të kërkohen, nëse ofrimi i saj shkakton dëmë të pariparueshëm për debitorin.

Neni 15
Gjobat në procedurën përmbarimore

1. Gjobat e parapara nga ky nen mund të shqiptohen, me vendim të Gjykatës, për çdo veprim apo
mosveprim me të cilat shkelen dispozitat e këtij ligji apo të vendimit të organit përmbarues në pajtim
me këtë ligj. Këto gjoba mund të shqiptohen nga Gjykata sipas detyrës zyrtare, si dhe në bazë të
propozimit të arsyetuar të përmbaruesit privat nëse në procedurën që zhvillohet pranë përmbaruesit
privat janë plotësuar kushtet për shqiptimin e gjobës.

2. Gjobat mund të shqiptohen kundër personave fizik në procedurën përmbarimore në shumë prej
njëqind (100) gjer në njëmijë (1.000) Euro, përderisa për personat juridik në shumë prej njëmijë
(1.000) gjer në dhjetë mijë (10.000) Euro.

3. Gjoba në të holla në shumë prej pesqind (500) deri dymijë e pesqind (2.500) Euro mund t’i
shqiptohet edhe personit përgjegjës të personit juridik.

4. Gjoba në të holla nga paragrafi 2. i këtij neni, mund të shqiptohet në mënyrë të përsëritur, po qe se
debitori nuk vepron sipas urdhrit të përsëritur të Gjykatës apo përmbaruesit privat apo vazhdon të
veprojë në kundërshtim me këtë urdhër.

7

5. Para shqiptimit të gjobës në të holla, Gjykata ia mundëson palës ndaj së cilës është shqiptuar
gjoba që të deklarohet, dhe kur konsiderohet e nevojshme nga Gjykata, ajo mund të caktojë seancë
me qëllim të marrjes së provave.

6. Gjobën në të holla e shqipton Gjykata duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit konkret, e
sidomos mjetet ekonomike të palës dhe rëndësinë e veprimit që konsiderohet se ka pasur për detyre
ta kryej pala. Me aktvendimin për gjobitjen, caktohet edhe afati për pagimin e shumës së të hollave që
e përbënë gjobën.

7. Personi i gjobitur mund të ankohet kundër aktvendimit brenda afatit prej shtatë (7) ditësh, nga dita
kur i është dorëzuar.

8. Personi i gjobitur duhet t’i paguaj shpenzimet e krijuara me shqiptimin dhe përmbarimin e kësaj
gjobe.

9. Pas përmbarimit të aktvendimit, gjobën në të holla e realizon organi përmbarues sipas detyrës
zyrtare, në dobi të llogarisë rrjedhëse nga e cila financohet Gjykata. Shpenzimet e përmbarimit e
ngarkojnë buxhetin e Gjykatës, kurse pagimi i këtyre shpenzimeve që caktohet me anë të
konkluzionit, zbatohet në procedurën e realizimit të dhunshëm të gjobës në të holla.

10. Gjoba në të holla mund të shqiptohet dhe zbatohet edhe kundër debitorit dhe personave të tjerë
fizik, si dhe kundër personave përgjegjës të personit juridik edhe kur refuzojnë të japin të dhëna për
pasurinë e debitorit, si dhe kur me veprimet dhe sjelljet e tyre në kundërshtim me urdhrin e autoritetit
përmbarues, ose kur e dëmtojnë apo zvogëlojnë pasurinë e debitorit, apo e pengojnë organin
përmbarues në kryerjen e veprimeve përmbarimore.

11. Gjoba në të holla e shqiptuar sipas dispozitave të këtij neni nuk mund të shndërrohet në dënim
me burgim.

Neni 16
Gjobat për vonesë të përmbarimit

1. Kur debitori nuk përmbushë brenda afatit të caktuar çfarëdo obligimi monetar apo jo monetar të
përcaktuar nga dokumenti përmbarues, sipas detyrës zyrtare, apo me propozim të kreditorit, do të
përcaktojë një datë jo më pak se tri (3) ditë pas skadimit të afatit për përmbushje vullnetare nga data,
me të cilën fillon llogaritja e gjobës nëse pagesa nuk është realizuar gjer në datën e caktuar.

2. Gjobat për çdo ditë të vonesës do të jenë mbi pesë (5) euro por jo më lartë se pesdhjetë (50) euro
për personat fizik, dhe mbi pesdhjetë (50) euro por jo më tepër se pesqind (500) euro për personat
juridik. Gjobat do të shtohen për çdo ditë apo periudhë tjetër të vonesës, në pajtim me rregullat e
Ligjit për Detyrimet, që nga dita e skadimit të afatit për përmbushjen e obligimeve e gjer sa të arrihet
kjo përmbushje.

Neni 17
Zbatimi i dispozitave të ligjeve tjera

Në procedurën përmbarimore përshtatshmërish zbatohen dispozitat e Ligjit për Procedurën
kontestimore, po qe se me këtë ligj ose me ndonjë ligj tjetër nuk parashihet diçka tjetër.



KREU II

PROCEDURA E PERMBARIMIT

Neni 18
Dërgimi i parashtresave dhe i dokumenteve

8

Dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore, të parapara për dërgimin e shkresave, vlejnë edhe
për aktvendimin për përmbarimin, urdhrin për përmbarim, aktvendimin lidhur me prapësimin kundër
aktvendimit për përmbarim dhe aktvendimit për gjobën me të holla.


Neni 19
Detyra për të dhënë informata rreth debitorit

1. Me kërkesë të organit përmbarues, personat juridik apo organet që kanë autoritetin për regjistrat e
pronës dhe të drejtat mbi pronën e debitorit përmbarues, dhe personi që thuhet nga kreditori
përmbarues se është debitori, apo është në posedim të çfarëdo prone të debitorit jep informata për
pronën e debitorit brenda tetë (8) ditëve.

2. Personat dhe organet nga paragrafi 1. i këtij neni nuk do të njoftojnë debitorin se këto informata
janë kërkuar nga ta.

Neni 20
Parashtresat, seancat dhe dosjet

1. Në procedurën përmbarimore organi përmbarues vepron në bazë të parashtresave të palëve dhe
dëshmive tjera të dokumentuara.

2. Organi përmbarues cakton seancë dëgjimore atëherë kur një gjë e tillë është paraparë me këtë ligj,
ose kur mendon se një gjë e tillë është e dobishme.

3. Për punën e kryer në seancë, në vend të procesverbalit organi përmbarues mund të përpilojë
shënim zyrtar.

4. Jashtë seancës dëgjimore organi përmbarues e dëgjon palën apo pjesëmarrësin tjetër në
procedurë, po qe se një gjë e tillë është paraparë me këtë ligj, apo kur vlerëson se një gjë e tillë është
e nevojshme për sqarimin e ndonjë çështjeje, apo për deklarimin lidhur me ndonjë propozim të palës.

5. Mungesa e njërës apo e të dy palëve, ose e pjesëmarrësit tjetër në procedurë nga seanca
dëgjimore, apo mosveprimi sipas letërthirrjes së organit përmbarues me qëllim të dëgjimit të tyre, nuk
e pengon organin përmbarues që të veprojë në seancë.

6. Parashtresat në procedurën përmbarimore paraqiten në numër të mjaftueshëm për organin
përmbarues dhe për palën kundërshtare.


KREU III

DOKUMENTI PERMBARUES (TITULLI EKZEKUTIV) DHE DOKUMENTI I BESUESHËM

Neni 21
Bazat juridike për caktimin e përmbarimit

Organi përmbarues e cakton, përkatësisht e zbaton përmbarimin vetëm në bazë të dokumentit
përmbarues (titulus executionis) dhe dokumentit të besueshëm, po qe se me këtë ligj nuk është
parashikuar diçka tjetër.

Neni 22
Dokumenti përmbarues

1. Dokumente përmbaruese janë:

1.1. vendimi përmbarues i Gjykatës dhe ujdia (pajtimi) gjyqësore përmbaruese;

1.2. vendimi përmbarues i dhënë në procedurë administrative dhe aktpajtimi (më tej: ujdia);

9

1.3. dokumenti noterial i përmbarueshëm në pajtim me ligjin për noterinë;

1.4. marrëveshja e lidhur në procedurën e ndërmjetësimit ne pajtim me Ligjin mbi
ndërmjetësimin pas aprovimit të Gjykatës;

1.5. aktvendimet, aktet dhe memorandumet për ujditë gjyqësore të Gjykatave të huaja si dhe
vendimet e Gjykatave të huaja të arbitrazhit dhe ujditë e arritura para Gjykatave të tilla në
raste të arbitrazhit, të cilat janë pranuar për përmbarim brenda territorit të Republikës së
Kosovës;

1.6. vendimet dhe marrëveshjet përmbaruese të arbitrazhit në Republikën e Kosovës të
shpallura të ekzekutueshme nga Gjykata;

1.7. kontrata për hipotekën e vërtetuar nga organi kompetent dhe regjistruar në regjistrin
publik sipas ligjit;

1.8. vendimi gjyqësor i vërtetuar si urdhër përmbarues evropian;

1.9. dokumenti tjetër që me ligj është quajtur dokument përmbarues.

Neni 23
Vendimi dhe ujdia

1. Sipas këtij ligji, vendim gjyqësor konsiderohet aktgjykimi, aktvendimi, si dhe vendimi tjetër i dhënë
në procedurën gjyqësore ose të arbitrazhit, kurse ujdi gjyqësore konsiderohet ujdia e arritur përpara
Gjykatës dhe arbitrazhit si dhe marrëveshja e arritur në procedurën e ndërmjetësimit.

2. Vendim i organit administrativ, sipas këtij ligji konsiderohet vendimi dhe konkluzioni i dhënë në
procedurë administrative nga organi ose shërbimi administrativ apo nga personi juridik i ngarkuar me
autorizime publike, kurse aktpajtim administrative konsiderohet ujdia e arritur në procedurën
administrative përpara organit ose shërbimit, përkatësisht personit juridik të tillë, po qe se ka të bëjë
me detyrimin në të holla dhe po qe se me ligj nuk është paraparë diçka tjetër.

Neni 24
Përmbarueshmeria e vendimit

1. Vendimi gjyqësor me të cilin është urdhëruar përmbushja e kredisë për ndonjë dhënie apo bërje,
është i përmbarueshem po që se ka marrë formë të prerë, si dhe po qe se ka skaduar afati për
përmbushje vullnetare.

2. Vendimi gjyqësor me të cilin është urdhëruar përmbushja e kredisë për mosveprim ose veprim,
është i përmbarueshëm po qe se është bërë i formës së prerë. Organi përmbarues kompetent mund
të lejoj një afat shtesë për përmbushjen e obligimeve të debitorit.

3. Vendimi i dhënë në procedurë administrative është përmbarimor, po qe se i tillë është bërë sipas
rregullave me të cilat është rregulluar procedura e tillë.

4. Në bazë të vendimit i cili është bërë i përmbarueshëm vetëm në një pjesë të tij, përmbarimi mund
të lejohet vetëm për sa i përket pjesës së tillë.

5. Përmbarimi caktohet në bazë të vendimit gjyqësor që ende nuk është bërë i formës së prerë, ose
në bazë të vendimit të dhënë në procedurën administrative që nuk është bërë përfundimtar, vetëm po
qe se me ligj është paraparë se ankesa apo mjetet tjera juridike, nuk e ndalojn përmbarimin.

Neni 25
Përmbarueshmëria e ujdisë

1. Ujdia gjyqësore, aktpajtimi e lidhur në procedurën administrative, marrëveshja përmbaruese e
arbitrazhit, marrëveshja e lidhur ne procedurën e ndërmjetësimit apo marrëveshja e lidhur ne
10

procedurë tjetër është e përmbarueshme në qoftë se kredia të cilën duhet përmbushur sipas saj
është bërë e arritshme.

2. Arritshmëria e kredisë provohet me anë të procesverbalit për ujdinë, me anë të dokumentit publik,
ose me anë të dokumentit të vërtetuar sipas ligjit.

3. Arritshmëria që nuk mund të provohet në mënyrën e caktuar në paragrafin 2. të këtij neni, provohet
me anë të vendimit të formës së prerë të dhënë në procedurën kontestimore me të cilin konstatohet
bazueshmëria e kredisë (kërkesës).

4. Në bazë të ujdisë që është bërë e përmbarueshme vetëm në një pjesë të saj, përmbarimi mund të
caktohet vetëm sa i përket pjesës së tillë.

Neni 26
Përmbarueshmëria e dokumentit të noterisë

1. Dokumenti i noterizuar është i përmbarueshëm nëse është bërë i përmbarueshëm sipas rregullave
të veçanta që rregullojnë përmbarueshmërin e atij dokumenti.

2. Përmbarimi në bazë të dokumentit të noterizuar që është bërë i përmbarueshëm për ndonjë pjesë,
mund të urdhërohet vetëm për atë pjesë.

Neni 27
Përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor

1. Dokumenti përmbarimor është i përshtatshëm për përmbarim në qoftë se në të është treguar
kreditori dhe debitori, si dhe objekti, mjetet, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit.

2. Në qoftë se me anë të dokumentit përmbarues nuk është caktuar afati për përmbushje vullnetare të
detyrimit, afati i tillë do të caktohet me anë të aktvendimit për përmbarimin, dhe urdhrit për përmbarim,
për shtatë (7) ditë.

3. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, organi përmbarues e cakton përmbarimin e propozuar nëse
debitori brenda afatit që i është caktuar për përmbushje vullnetare nuk e përmbushë detyrimin e tij.

Neni 28
Kamatëvonesa

Në qoftë se kamat vonesa ka ndryshuar pas nxjerrjes të dokumentit përmbarimor, organi përmbarues
sipas detyrës zyrtare do të aplikoj kamatën sipas shkallës së ndryshuar gjatë kohës në pajtim me
Ligjin për marrëdhëniet detyrimore.

Neni 29
Dokumentet e besueshme

1. Përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të
besueshëm. Dokument i besueshëm, sipas këtij ligji është:

1.1. kambialet dhe çeqet me potest dhe faturë kthyese, po që se janë të nevojshme për
themelimin e kërkesës;

1.2. ekstraktet e verifikuara nga librat afariste për pagesat e shërbimeve komunale të
furnizimit me ujë, energji elektrike dhe bartjen e mbeturinave;

1.3. faturat;

1.4. dokumentet që sipas dispozitave ligjore të posaçme kanë rëndësinë e dokumenteve
publike;

2. Llogaritja e kamatës konsiderohet si pjesë e dokumentit të besueshëm.
11


3. Dokumenti i besueshëm është i përshtatshëm për përmbarim po qe se në të është treguar kreditori
dhe debitori, si dhe objekti, lloji, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit monetar.



Neni 30
Kërkueshmëria e kredisë

Kur nga dokumenti i besueshëm nuk shihet se a është bërë e kërkueshme kredia, atëherë
përmbarimi caktohet vetëm në qoftë se kreditori paraqet deklaratë me shkrim se kredia e tij është
bërë e kërkueshme duke u treguar edhe dita për një gjë të tillë.

Neni 31
Kalimi i kredisë apo i debisë

1. Përmbarimi caktohet edhe sipas kërkesës së personit dhe në dobi të tij i cili në dokumentin
përmbarues nuk është shënuar si kreditor, po qe se ai (me anë të dokumentit publik apo me
dokument privat por të vërtetuar sipas ligjit) provon se kredia i është kaluar atij, apo se në ndonjë
mënyrë tjetër ka kaluar tek ai. Debitori njoftohet përmes organit përmbarues për ndryshim të kreditorit
përmes dërgesës standarde me postë në adresën e fundit të regjistruar të debitorit. Po qe se kalimi
ose mënyra tjetër se si është bërë kalimi i kredisë nuk mund të provohet, atëherë një gjë e tillë mund
të provohet me anë të vendimit të formës së prerë të dhënë në procedurën kontestimore.

2. Përmbarimi caktohet edhe kundër personit të tretë i cili në dokumentin përmbarimor nuk përmendet
si debitor, po qe se kreditori me anë të dokumentit publik apo privat, por të vërtetuar sipas ligjit provon
se personi i tillë në mënyrë të ligjshme e ka marrë përsipër borxhin (debinë) nga dokumenti
përmbarues, apo se ai borxhin e tillë sipas ligjit është i detyruar ta shlyejë. Po qe se kontestohet
detyrimi i personit të tretë për marrjen përsipër të borxhit, atëherë palët para se të lejohet përmbarimi,
kontestin duhet ta zgjidhin në procedurë kontestimore.

Neni 32
Detyrimi i kushtëzuar dhe detyrimi reciprok

1. Përmbarimi që varet nga përmbushja paraprake e ndonjë detyrimi nga ana e kreditorit, ose nga
plotësimi i ndonjë kushti, caktohet në qoftë se propozuesi i përmbarimit me dokument publik apo
privat, por të vërtetuar provon se e ka përmbushur detyrimin e vet, apo se e ka siguruar përmbushjen
e tij, përkatësisht se kushti është plotësuar.

2. Përmbushja e detyrimit, respektivisht plotësimi i kushtit provohet me anë të aktgjykimit të formës së
prerë të dhënë në procedurën kontestimore, po qe se kreditori nuk ka mundësi që një gjë të tillë ta
provojë në mënyrën e shënuar në paragrafin 1. të këtij neni.

3. Në qoftë se debitori sipas titullit përmbarues është i detyruar që ta përmbushë detyrimin e tij me
kusht që në të njëjtën kohë të përmbushet ndonjë detyrim në dobi të tij, atëherë Gjykata do ta caktoj
përmbarimin vetëm po qe se kreditori paraqet provë se e ka siguruar përmbushjen e detyrimit të vet.

4. Konsiderohet se kreditori e ka siguruar mjaftueshëm përmbushjen e detyrimit të vet në vështrim të
paragrafit 3. të këtij neni, në qoftë se objektin e detyrimit e ka depozituar te Gjykata apo përmbaruesi
privat.

Neni 33
Detyrimi alternativ sipas zgjedhjes së debitorit

1. Në qoftë se debitori sipas dokumentit përmbarues ka të drejtë zgjedhjeje midis disa objekteve të
detyrimit të vet, kreditori ka për detyrë që në kërkesën për përmbarim ta caktojë objektin me të cilin
duhet të përmbushet detyrimi.

12

2. Debitori ka të drejtë zgjedhjeje në mesin e objekteve të përmbarimit deri sa kreditori pranon një apo
më shumë objekte që e ka përmendur në propozimin për përmbarim në përmbushjen e plotë apo të
pjesshme të detyrimit.
Neni 34
Autorizimi alternativ i debitorit

1. Debitori ndaj të cilit me anë të titullit përmbarues është shqiptuar detyrimi jo në të holla, në të
njëjtën kohë krahas të drejtës së lirimit nga detyrimi i përmbushjes së tij duke paguar shumën në para
të caktuar në titullin përmbarues, mund ta paguaj shumën e tillë derisa kreditori as pjesërisht nuk ka
filluar ta pranojë objektin e detyrimit.

2. Kreditori gëzon të drejtën që t’i paguhen shpenzimet e procedurës së përfunduar e cila është
ndaluar nga shkaku se debitori pas fillimit të saj në vend të detyrimit primar e ka përmbushur
detyrimin tjetër të caktuar me titullin përmbarues.

Neni 35
Ndërprerja e procedurës

1. Organi përmbarues nuk mund ta ndërpres procedurën përmbarimore me qëllim që të presë
vendimin e Gjykatës kompetente, apo të ndonjë organi tjetër për çështjen paraprake.

2. Në rastet tjera të ndërprerjes së procedurës, të parapara me Ligjin për Procedurën Kontestimore,
Gjykata mundet, po qe se e lejojnë rrethanat e rastit një gjë të tillë, sipas propozimit të palës apo
sipas detyrës zyrtare që të caktojë vazhdimin e procedurës duke ia emëruar përfaqësuesin e
përkohshëm palës për të cilën ka të bëjë shkaku nga i cili vjen gjerë te ndërprerja e procedurës.

3. Në rast të vdekjes së kreditori që nuk ka përfaqësues me prokurë apo përfaqësues ligjor, secili nga
trashëgimtarët apo personat e interesuar mund të propozojë që deri sa të zgjasë bashkësia
trashëgimore, Gjykata me shpenzime të propozuesit t’ua emërojë përfaqësuesin e përkohshëm dhe
ta vazhdojë procedurën. Gjykata mund të emërojë vetëm një person që nuk ka interes personal në
konflikt me interesat e kreditorit, dhe përfaqësuesi i përkohshëm ka për detyrë të lënë në mirëbesim
që të veprojë në interes të kreditorit. Personi i emëruar ka të drejtën që të refuzojë emërimin, dhe
përmbaruesi në atë rast kanë të drejtën që të emërojë një zëvendësues. Gjykata do ta emërojë
përfaqësuesin e përkohshëm brenda afatit prej shtatë (7) ditësh, nga dita e parashtrimit të propozimit.
Në rast se propozimi i këtillë i trashëgimtarit, apo personave të interesuar nuk parashtrohet brenda
afatit prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita e vdekjes së kreditorit, Gjykata e pezullon procedurën
përmbarimore.

4. Në rast të vdekjes së debitorit që nuk ka përfaqësues ligjor apo me prokurë, Gjykata, brenda afatit
prej pesëmbdhjetë (15) ditësh nga dita në të cilën është njoftuar për vdekjen e debitorit, emëron
përfaqësuesin e përkohshëm në emër të trashëguesve të debitorit në ngarkim të shpenzimeve të
kreditorit, si rregull nga radha e personave që e kanë në posedim pasurinë që është objekt
përmbarimi, dhe vazhdon procedurën. Gjykata e emëron përfaqësuesin e përkohshëm brenda afatit
prej shtatë (7) ditësh, nga dita e parashtrimit të kërkesës. Po qe se personat e autorizuar nuk e
propozojnë vazhdimin e procedurës brenda afatit që u është caktuar, Gjykata e pezullon procedurën
përmbarimore. Gjykata mund të emërojë vetëm një person që nuk ka interes personal në konflikt me
interesat e debitorit, dhe përfaqësuesi i përkohshëm ka për detyrë që të veprojë në interes të debitorit.
Personi i emëruar ka të drejtën që të refuzojë emërimin, dhe Gjykata në atë rast ka të drejtën që të
emërojë një zëvendësues.

5. Shpenzimet definitive të kreditorit të përmbarimit nga paragrafi 4. i këtij neni, realizohen nga
pasuria e debitorit.

6. Pas mbarimit të bashkësisë trashëgimore, secili nga trashëgimtarët mund ta marrë përsipër
procedurën përmbarimore duke iu paraqitur organit përmbarues.

7. Për marrjen përsipër të procedurës dhe shkarkimin e përfaqësuesit të përkohshëm, organi
përmbarues vendosë me vendim të dhënë në formë të konkluzionit.

Neni 36
13

Vërtetimi për përmbarueshmërinë

1. Së bashku me propozimin për përmbarim, organit përmbarues i dorëzohet edhe dokumenti
përmbarues, origjinal apo kopje e vërtetuar, me klauzolën e përmbarueshmëris për përmbarueshmëri.

2. Vërtetimin për përmbarueshmërin e jep Gjykata, respektivisht organi shtetëror që ka vendosur për
kërkesën në procedurën e shkallës së parë.

3. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni, dokumenti përmbarimorë i noterit,
në bazë të cilit është paraqitur propozimi për përmbarim, nuk ka nevojë të jetë i pajisur me vërtetimin
për përmbarueshmërin, por përmbarueshmëria e tij përcaktohet sipas dispozitave të ligjit për noterinë.

4. Vërtetimin për përmbarueshmërin të dhënë pa qenë të plotësuara kushtet e parapara me ligj e
anulon me aktvendim e njëjta Gjykatë, respektivisht i njëjti organ i pushtetit sipas propozimit të
debitorit. Propozimi për anulim duhet të paraqitet brenda afatit prej shtatë (7) ditë nga dita e dorëzimit
të aktvendimit përmbarues tek debitori. Organi përmbarues ose organi kompetent shtetëror po ashtu
mund ta inicojn anulimin në çdo kohë.

Neni 37
Përmbarimi në bazë të dokumentit të besueshëm

Kur propozimi për përmbarim paraqitet në bazë të dokumentit të besueshëm, mjafton që propozimit t’i
bashkëngjitet dokumenti i tillë origjinal apo kopja e tij e vërtetuar sipas ligjit.



KREU IV

PROPOZIMI DHE CAKTIMI I PËRMBARIMIT

Neni 38
Propozimi për përmbarim

1. Propozimi për përmbarim duhet ta përmbajë kërkesën për përmbarim në të cilën do të tregohet
dokumenti përmbarimor origjinal apo kopje e vërtetuar, apo dokumenti i besueshëm në bazë të cilit
kërkohet përmbarimi, kërkuesi i përmbarimit dhe debitori, adresa e vendbanimit – vendqëndrimit apo
selisë afariste të kreditorit dhe të debitorit, kredia që kërkohet të realizohet, si dhe mjeti nëpërmjet cilit
duhet kryer përmbarimi, objekti i përmbarimit po qe se është i njohur, si dhe të dhënat e tjera që janë
të nevojshme për zbatimin e përmbarimit.

2. Në rast se propozimi për përmbarim nga paragrafin 1. i këtij neni nuk përmban shënimet e kërkuara
dhe numrin personal identifikues apo numrin e regjistrimit të biznesit të debitorit, organi përmbarues
do të veprojë sipas dispozitave të nenit 102 të Ligjit të Procedurës Kontestimore.

3. Po qe se bashkë me propozimin për përmbarim është bërë edhe kërkesa për konstatimin e
pasurisë së debitorit, për rezultatin e konstatimit të tillë organi përmbarues do ta njoftojë kreditorin
duke i lënë afat që ta rregullojë propozimin e paraqitur, respektivisht që ta ndryshoj apo plotësoj atë.
Propozimi i ndryshuar dorëzohet brenda dhjetë ditëve pasi që organi përmbarues të ia dërgojë
kreditorit deklaratën e pasurive të debitorit. Megjithatë nëse kreditori kërkon aneks të deklaratës, siç
përshkruhet në paragrafin 9 nenin 45 të këtij ligji, brenda afatit kohor të lejuar, koha e lejuar për
përmbarim të propozimit të ndryshuar për përmbarim llogaritet nga data në të cilën shtojca e
dorëzuar nga debitori i dërgohet kreditorit.

Neni 39
Përmbarimi ndaj debitorit me përgjegjësi solidare

1. Në qoftë se në bazë të dokumentit përmbarimorë dy apo më tepër debitor janë përgjegjës solidar,
organi përmbarues, kundër tyre do të nxjerrë vetëm një aktvendim për përmbarimin, me të cilin bëhet
sekuestrimi i llogarisë së debitorëve në shumat e caktuara me anë të aktvendimit apo urdhrit për
përmbarimin.
14


2. Propozuesi mund ta caktojë në propozimin për përmbarimin radhën e debitorëve sipas të cilës do
të bëhet marrja e mjeteve nga debitorët, e në qoftë se ai nuk e ka bërë këtë, marrja e mjeteve do të
bëhet sipas asaj radhe që janë përmendur debitorët në propozimin për përmbarim.

3. Nëse në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni nuk ka mjete të mjaftueshme në xhirollogarinë e debitorit
për përmbushjen e detyrimit, organi përmbarues do të aplikojë vendimin përmbarues kundër pasurisë
së debitorit tjetër solidar. Nëse është e nevojshme për arsye të juridiksionit që të dërgohet rasti në
organin përmbarues tjetër, organi përmbarues do ta bëj këtë me shpejtësi me një raport për nivelin e
përmbarimit të përfunduar gjer në atë moment.

Neni 40
Propozimi në bazë të dokumentit të besueshëm

1. Propozimi për përmbarim në bazë të dokumentit të besueshëm duhet të përmbajë:

1.1. kërkesën përmbarimore nga paragrafi 1. i nenit 38 të këtij ligji;

1.2. kërkesën që organi përmbarues ta detyrojë debitorin e përmbarimit që brenda afatit prej
shtatë (7) ditësh, kurse në kontestet nga raportet ku ekziston kambiali dhe çeku brenda afatit
prej tre (3) ditësh, nga dita në të cilën i dorëzohet aktvendimi ta përmbushë detyrimin bashkë
me shpenzimet e caktuara;

1.3. origjinali apo kopja e vërtetuar e dokumentit të besueshëm.

2. Nëse propozimi për përmbarim dorëzohet pa dokumentet nga paragrafi 1. i këtij neni, ato hidhen
poshtë nga Gjykata apo përmbaruesi privat.

Neni 41
Përmbarimi në sendet e luajtshme

Kur propozohet përmbarimi në sendet e luajtshme, në propozimin për përmbarim nuk ka nevojë që
më për së afërmi të tregohen sendet e tilla.

Neni 42
Tërheqja dhe kufizimi i propozimit

1. Propozimi për përmbarim mund të tërhiqet tërësisht apo pjesërisht nga kreditori gjatë zhvillimit të
procedurës përmbarimore pa pëlqimin e debitorit.

2. Në rast të tërheqjes së propozimit për përmbarim organi përmbarues e përfundon përmbarimin në
tërësi apo pjesërisht, varësisht nga ajo se a është tërhequr ai në tërësi apo vetëm pjesërisht.

3. Propozimi për përmbarim i tërhequr plotësisht apo pjesërisht mund të paraqitet përsëri në organin
përmbarimor.

4. Nëse kreditori deklaron se kërkesa është zgjidhur me ujdi plotësisht apo pjesërisht, konsiderohet
se propozimi për kryerjen e përmbarimit është tërhequr për atë pjesë.

Neni 43
Aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim

1. Në aktvendimin për përmbarimin dhe urdhrin për përmbarim në bazë të titullit përmbarues duhet të
tregohet dokumenti përmbarues, kreditori dhe debitori i përmbarimit, kredia që duhet të realizohet,
mjeti dhe objekti i përmbarimit, si dhe të dhënat tjera të nevojshme për zbatimin e përmbarimit.

2. Në aktvendimin për përmbarim dhe urdhrin për përmbarim në bazë të dokumentit të besueshëm,
duhet të tregohet dokumenti i besueshëm në bazë të së cilit urdhërohet përmbarimi, kreditori dhe
debitori, kredia që duhet të realizohet, mjeti dhe objekti i përmbarimit, urdhri për debitorin për të
zgjidhur kredinë dhe kostot tjera brenda afatit shtatë (7) ditor dhe në kontestet në lidhje me kambialin
15

apo çekun, brenda afatit tre (3) ditor, dhe të dhënat tjera të nevojshme për zbatimin e përmbarimit.
Vendimi për përmbarim apo urdhri për përmbarim urdhërojnë përmbarimin në pronën e debitorit që
është e përshtatshme për objektin e përmbarimit, dhe të dhënat tjera të nevojshme për zbatimin e
përmbarimit.

3. Në qoftë se me anë të aktvendimit për përmbarim apo urdhrit për përmbarim është caktuar pagimi i
kamatave, atëherë llogaritjen e tyre, me shpenzime të kreditorit të përmbarimit, e bënë organi
përmbarues, përpos kur realizimi i kamatave duhet të bëhet nga paratë e depozituara në llogarinë
bankare.

4. Përmbaruesit privat nxjerrin urdhrin për përmbarueshmëri në rastet që ligjërisht prezantohen para
tyre të cilat përmbushin kushtet për përmbarueshmëri. Në lidhje me ankesën që ngrehë kundërshtimin
ndaj urdhrit të përmbarueshmërisë së nxjerrë nga përmbaruesi privat, Gjykata që kryen rishikimin e
procedurës së përmbarimit rishikon nëse janë plotësuar kushtet për nxjerrjen e atij urdhri nga
përmbaruesi privat. Nëse Gjykata përcakton se nuk janë plotësuar kushtet për nxjerrjen e urdhrit për
përmbarim nga përmbaruesi privat, Gjykata shfuqizon urdhrin me vendim.

Neni 44
Pjesët përbërëse të aktvendimit për përmbarimin dhe urdhrit për përmbarim

1. Aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim nuk duhet ta ketë domosdo pjesën
arsyetuese. Ky aktvendim apo urdhër mund të nxjerrët edhe duke u vënë vula katrore në propozimin
për përmbarim.

2. Aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim duhet ta përmbajë udhëzimin për mjetin e
goditjes të cilin palët kanë të drejtë ta përdorin kundër tij.

3. Aktvendimi me të cilin propozimi për përmbarim tërësisht ose pjesërisht refuzohet apo hedhet
poshtë, domosdo duhet ta ketë arsyetimin.

Neni 45
Deklarimi i pasurisë

1. Kreditori në propozimin e tij që bazohet në dokumentin përmbarues mund të kërkojë nga organi
përmbarues që të urdhërojë debitorin dhe çdo person tjetër të rëndësishëm për procesin e
përmbarimit të përmendur në propozim, përfshirë organet apo shërbimet administrative, apo
institucionet tjera që të sigurojnë të dhëna rreth pasurisë apo të ardhurave të debitorit, në pajtim me
këto dispozita.

2. Kërkesa mund të parashtrohet në çdo kohë gjatë tërë përmbarimit gjer në përfundimin e tij.

3. Organi përmbarues lidhur me kërkesën nga paragrafi 1. i këtij neni vepron si vijon:

3.1. brenda pesë (5) ditëve pas kërkesës nga paragrafi 1. apo 2. i këtij neni, nxjerrë
aktvendim që detyron debitorin, apo përfaqësuesin e caktuar të debitorit, nëse është emëruar
ai, për të treguar të gjitha të dhënat për pronën e luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit,
dhe në veçanti në lidhje me llojin dhe nivelin e të hyrave dhe depozitave në të holla, si dhe
vendin ku ndodhet pasuria e këtillë. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë e veçantë;

3.2. organi përmbarues i dërgon një kopje të kësaj kërkese debitorit së bashku me
aktvendimin, brenda afatit prej tre (3) ditësh nga dita e marrjes së vendimit. Organi
përmbarues gjithashtu i dërgon debitorit njoftimin se çfarë duhet të përmbajë deklarata e
pasurisë dhe të ardhurave, si dhe e paralajmëron debitorin se ai do të sillet me dhunë për të
dhënë deklaratën para Gjykatës. Debitori mund të gjobitet nëse refuzon të sigurojë
deklaratën siç është urdhëruar nga autoriteti përmbarues, si dhe i tërhiqet vërejtja për pasojat
e të dhënave false dhe jo të plota në deklaratë;

3.3. kur debitori është person juridik, veprimet e referuara në nënparagrafët 3.1. dhe 3.2. të
këtij paragrafi ndërmerren kundër personit të autorizuar që përfaqëson atë entitet sipas ligjit.
Kur debitori ka mungesë të aftësisë për veprim, këto veprime ndërmerren kundër
16

përfaqësuesit të tij ligjor. Nëse autoriteti përmbarues konsideron se përfaqësuesi është duke
vepruar kundër interesave të debitorit, ai njofton organin e kujdestarisë.

4. Organi përmbarues mund të urdhërojë dorëzimin e formularit të plotësuar dhe të nënshkruar te
organi përmbarues brenda afatit të caktuar kohor, dhe ky formular bëhet pjesë zyrtare e shkresave të
lëndës. Organi përmbarues mund të urdhërojë debitorin që të paraqitet para organit përmbarues që të
jep deklaratën e pasurive, e cila deklarate bëhet pjesë zyrtare e shkresave të lëndës.
5. Personat që nuk veprojnë sipas urdhëresës së organit përmbarues mund të gjobiten në mënyrën e
paraparë në nenin 15 dhe 16 të këtij ligji. Këto dispozita zbatohen edhe për personat përgjegjës të
personit juridik apo organit administrativ, shërbimit administrativ dhe në institucionin tjetër.

6. Personi fizik apo personi përgjegjës i përmendur në paragrafi 5. të këtij neni, përgjigjet edhe
penalisht për dhënien e deklaratës së rreme, po qe se jep të dhëna jo të plota ose të pasakta lidhur
me pasurinë e debitorit. Për këtë pasojë autoriteti përmbarues duhet ta paralajmërojë subjektin
përkatës me anë të konkluzionit me të cilin nga ai kërkohen të dhënat në fjalë.

7. Organi përmbarues mundet të kërkojë plotësimin e formularit përkatës nga debitori që është person
fizik, apo nga personi tjetër fizik, apo mund të kërkojë deklaratën verbale në seancë gjyqësore. Po qe
se personi i ftuar nuk vjen në seancë apo refuzon të jep deklaratë verbale, organi përmbarues i
zbaton dispozitat e paragrafit 5. të këtij neni. Një kopje e vërtetuar e deklaratës së pasurisë apo
regjistrave të organit përmbarues që përmbajnë atë deklaratë i dërgohet nga organi përmbarues
kreditorit menjëherë. Një deklaratë që tregon datën kur ajo kopje është dërguar kreditorit i
bashkëngjitet aktvendimit të Gjykatës nën paragrafin 3.3 të paragrafit 3. këtij neni, së bashku me
deklaratën e pasurisë, dhe futet në dosje të organit përmbarues për atë rast për të cilin është kërkuar
deklarata e pasurisë.

8. Organi përmbarues sipas detyrës zyrtare apo me propozim të kreditorit brenda pesë (5) ditëve nga
pranimi i deklaratës së pasurisë mund të kërkojë një shtojcë të deklaratës, nëse ajo deklaratë nuk
përmban të dhënat e mjaftueshme për të identifikuar pasuritë e dhëna aty, apo nëse një titull publik
apo statusor i vërtetuar mund të përdoret për të dëshmuar se debitori ka komunikuar të dhëna jo
komplete dhe të pasakta dhe dëshmon se pasuritë e njohura të debitorit nuk mund të përdoren për të
përmbushur plotësisht këtë kërkesë. Nëse debitori nuk i paraqet dokumentet në afatin e caktuar në
këtë paragraf, i nënshtrohet gjobave sipas neneve 15 dhe 16 të këtij ligji.

9. Nga kreditori që nuk ka kërkuar shtojcën e deklaratës që përmendet në paragrafin 8. të këtij neni
më sipër kërkohet që të propozojë mjetet dhe objektet e përmbarimit brenda dhjetë (10) ditëve pas
marrjes së deklaratës së pasurisë apo përmbarimi mund të pezullohet sipas detyrës zyrtare nga
Gjykata.

Neni 46
Përmbajtja e deklarimit të pasurisë

1. Deklarata për pasurinë e debitorit përmban:

1.1. të dhënat për pasuritë dhe të drejtat e debitorit që mund të përmbarohen, në veçanti:

1.1.1. pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme pronë të debitorit;

1.1.2. të hollat në posedim të debitorit në kohën e dhënies së deklaratës;

1.1.3. depozitat e të hollave të debitorit përmbarues në cilindo bankë apo institucion
tjetër financiar, në Republikën e Kosovës apo ndonjë vend tjetër;

1.1.4. xhirollogaritë e tjera të parave të gatshme, ose ato të cilat nuk kanë të bëjnë
me para të gatshme të debitorit përmbarues;

1.1.5. të drejtat për letra me vlerë dhe të drejtat që rrjedhin nga letrat me vlerë;

1.1.6. të drejtat e themeluesit në kompani dhe të hyrat që kanë rrjedhur nga ato të
drejta gjatë viteve të fundit;
17


1.1.7. paga mesatare mujore e debitorit gjatë gjashtë (6) muajve të fundit, emri i
punëdhënësit dhe kohëzgjatja dhe lloji i punësimit;

1.1.8. të hyrat e debitorit, baza për të hyrat e tilla, afatet e këtyre të hyrave;

1.1.9. kamata e letrave me vlerë që mbahen nga debitori dhe kamatat e letrave me
vlerë që mbahen nga të tjerët nga pasuritë e debitorit;

1.2. të dhënat për kërkesat kundër debitorit të cilave i ka kaluar afati apo që do t’i vjen afati
gjatë vitit të ardhshëm dhe të dhënat për letrat me vlerë të kërkesave të tilla;

1.3. të dhënat për procedurën e përmbarimit në vazhdim e sipër kundër debitorit, përfshirë
kërkesat që kanë të bëjnë me mbledhjen e taksave dhe tatimeve që duhet paguar ndonjë
autoriteti qeveritar brenda Republikës së Kosovës apo ndonjë qeverie të huaj;

1.4 të dhënat për transaksionet ligjore të ndërmarra nga debitori dhe përfshirja e pasurisë së
debitorit pas vendosjes së përgjegjësisë se përmbarimi është duke u vendosur (transferimet e
të drejtave të pronës me apo pa kompensim, pengjet, sigurimi i sigurisë për vete apo në emër
të personave të tjerë);

1.5. adresa e tashme e debitorit apo vendi i afarizmit;

1.6. adresat ku gjenden pasuritë e luajtshme të debitorit;

1.7. të dhënat nga librat kadastral dhe librat tjerë publik për pronën e paluajtshme të debitorit,
apo të dhënat në bazën dhe mënyrën e përvetësimit nëse prona e paluajtshme nuk është
futur në librat kadastral apo librat tjerë publik;

1.8. të dhënat për llogaritë rrjedhëse apo të kursimeve, depozitat bankare dhe bankat ku
mbahen ato llogari, përfshirë numrat e llogarive dhe depozitave;


1.9. të dhënat për palët e treta që janë përfitues të transaksioneve ligjore që përfshijnë
pasuritë e debitorit dhe llojin e transaksionit të kryer;

1.10. nënshkrimi i debitorit i vërtetuar nga noteri përveç nëse deklarata jepet para Gjykatës
dhe futet në regjistrat e Gjykatës.

2. Kur debitori nuk ka në pronësi kurrfarë prone që mund të përmbarohet, nga ai kërkohet që këtë ta
deklarojë shprehimisht në deklaratën e tij.

3. Nëse të dhënat nga deklarata e pasurive apo dokumentet e specifikuara në paragrafin 8 nenin 45.
të këtij ligji janë të pamjaftueshme për të përcaktuar pasurinë e debitorit, atëherë organi përmbarues
sipas detyrës zyrtare apo me propozim të kreditorit mund të kërkojë që të jepet dëshmia e familjarëve
të debitorit apo partnerëve të tij afarist lidhur me vendndodhjen dhe llojin e këtyre pasurive.

4. Organi përmbarues mund të kontestojë të dhënat për pasurinë e debitorit nëse ka arsye dyshimi se
përmes veprimeve të tij, debitori ka mashtruar apo ka tentuar të mashtrojë kreditorin në lidhje me
përmbushjen e detyrimit të tij. Organi përmbarues duhet të njoftojë prokurorinë përkatëse lidhur me
këtë çështje.

5. Të gjitha institucionet qeverisëse si dhe agjencitë e qeverisë së Kosovës do të sigurojnë informatat
e kërkuara nga organi përmbarues, me kërkesë të saj, përveç nëse agjencia e ka të ndaluar në
mënyrë të veçantë dërgimin e atyre informatave sipas dispozitave të ndonjë ligji tjetër. Informatat e
tilla i sigurohen organit përmbarues pa pagesë.

6. Kreditori mund të kërkojë nga organi përmbarues që të ndihmojë në identifikimin e pasurive të
përshkruara nën këtë nen.

18

Neni 47
Dorëzimi i aktvendimit për përmbarimin dhe urdhri për përmbarim

1. Për dorëzimin e aktvendimit për përmbarim apo urdhrit për përmbarim zbatohet neni 18 i këtij ligji.

2. Aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim i dërgohet kreditorit dhe debitorit apo
përfaqësuesve të tyre. Aktvendimi me të cilin hedhet poshtë apo refuzohet propozimi për përmbarim i
dërgohet vetëm kreditorit.

3. Në qoftë se kreditori për realizimin e kredisë së tij e propozon përmbarimin për pasurinë në të cilën
debitori e ka të drejtën e bashkëpronësisë ose të pronësisë së përbashkët, organi përmbarues për
aktvendimin e dhënë i njofton të gjithë bashkëpronarët, respektivisht titullarët e së drejtës së
pronësisë së përbashkët.

4. Aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim mbi kredinë në të holla të debitorit i dërgohet
edhe debitorit të debitorit, kurse aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim për mjetet në
llogarinë rrjedhëse të debitorit i dërgohet edhe bankës.

5. Aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim në llogari bankare i dërgohet bankës pasi që
të bëhet i formës së prerë, përveçse kur përmbarimi është caktuar në bazë të kambialit dhe çekut me
protestë dhe faturë kthyese, po qe se janë të nevojshme për themelimin e kredisë.

6. Aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim i dhënë në bazë të kambialit dhe çekut u
dërgohet palëve menjëherë pas nxjerrjes, me qëllim të sekuestrimit të mjeteve në llogarinë rrjedhëse
të debitorit.

7. Aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim për sendet e luajtshme i dorëzohet debitorit
me rastin e kryerjes së veprimit të parë përmbarimorë. Po qe se sendi i luajtshëm nuk ndodhet në
posedimin e debitorit, atëherë vendimi apo urdhri i dorëzohet edhe personit te i cili ndodhet sendi i
tillë.

8. Aktvendimi për përmbarim apo urdhri për përmbarim për sendet e paluajtshme i dërgohet debitorit
dhe kadastrës në territorin ku gjendet prona për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëri. Po qe se
prona e paluajtshme nuk ndodhet në posedimin e debitorit, atëherë aktvendimi i dorëzohet edhe
personit në posedim të pronës së paluajtshme.



KREU V

ZBATIMI I PËRMBARIMIT

Neni 48
Përmbarimi në bazë të aktvendimit të formës jo të prerë

1. Përmbarimi zbatohet edhe para se aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim të bëhet i
formës së prerë, në qoftë se për veprimet e caktuara përmbarimore nuk është paraparë diçka tjetër.

2. Përmbarimi i caktuar në bazë të dokumentit të besueshëm nuk mund të kryhet para se të ketë
marrë formë të prerë aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim.

Neni 49
Kufijtë e përmbarimit

Përmbarimi kryhet brenda kufijve të caktuar në aktvendimin për përmbarimin apo urdhrin për
përmbarim.

Neni 50
Koha e përmbarimit

19

1. Përmbarimi kryhet në ditët në të cilat punohet dhe atë gjatë ditës në kohën midis orës 07 - 20.

2. Organi përmbarues mund të vendosë me anë të konkluzionit që përmbarimi të bëhet në ditët kur
nuk punohet apo gjatë natës, vetëm kur për një gjë të tillë ekzistojnë shkaqe të justifikueshme.

Neni 51
Veprimet e organit përmbarues

1. Me rastin e kryerjes së veprimeve përmbarimore në banesën e debitorit, në të cilën nuk është i
pranishëm debitori, përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i tij, apo personi i moshës madhore i familjes
së tij, domosdo duhet të jenë të pranishëm së paku dy (2) qytetar të moshës madhore.

2. Përmbarimi në lokalin afarist apo në lokalin tjetër të personit juridik bëhet gjatë orarit të punës dhe
në prani të personit të cilin e cakton organi kompetent i personit juridik, e kur ky i fundit nuk e cakton
personin e tillë, veprimet përmbarimore kryhen në praninë e së paku dy (2) qytetarë të moshës
madhore.

3. Kur veprimi përmbarimor duhet të kryhet në lokalin që është i mbyllur, kurse debitori nuk është i
pranishëm ose nuk pajtohet që ta hapë lokalin vet, atëherë organi përmbarues do ta hapë lokalin në
praninë e një (1) qytetari të moshës madhore dhe policisë.

4. Gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore sipas dispozitave të paragrafit 1., 2., dhe 3. të këtij neni,
organi përmbarues duhet të përpilojë procesverbal të posaçëm të cilin do ta në nënshkruajnë
qytetarët e pranishëm, kurse një kopje e tij ose njoftimi për veprimin përmbarimor të kryer, do të
afishohet në derën e banesës apo të lokalit afarist.

Neni 52
Parregullsitë me rastin e kryerjes së përmbarimit

1. Pala ose pjesëmarrësi tjetër i procedurës mund të kërkojë nga Gjykata me anë të parashtresës që
t’i eliminoj parregullsitë e bëra nga organi përmbarues gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore. Kjo
kërkese i bëhet Gjykatës brenda shtatë (7) ditëve nga dita e ndodhjes së parregullsisë së pretenduar.

2. Sipas kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni, po qe se parashtruesi e ka propozuar këtë, Gjykata
nxjerrë aktvendim brenda tre (3) ditësh nga dita e dorëzimit të parashtresës.

Neni 53
Pengimi i organit përmbarues në kryerjen e punës së tij

1. Organi përmbarues është i autorizuar ta largoj personin nga vendi në të cilin kryhen veprimet e
përmbarimore, po qe se ai e pengon kryerjen e tyre.

2. Me rastin e kryerjes së veprimeve të dhunshme të parapara me këtë ligj, dhuna dhe forca e
përdorur duhet të jenë në proporcion me rrethanat e rastit konkret.

3. Gjatë procedurës së përmbarimit organet e policisë kanë për detyrë që organit përmbarues t’i japin
ndihmën e duhur për kryerjen e veprimeve të përmbarimit. Organi përmbarues, në rast nevoje mund
ta urdhërojë marrjen e masave përkatëse ndaj personit që e pengon kryerjen e veprimeve të
përmbarimit.

4. Me rastin e veprimit të organeve të policisë sipas urdhrit të organit përmbarues, përshtatshmërish
zbatohen dispozitat e ligjit për punët e brendshme respektivisht të policisë.

5. Në rast se policia nuk i zbaton urdhrat e organit përmbarues për dhënien e ndihmës gjatë kryerjes
së përmbarimit, organi përmbarues ka për detyrë që menjëherë ta njoftojë për një gjë të tillë organin
kompetent.




20






KREU VI

PROCEDURA E KUNDËRPËRMBARIMIT

Neni 54
Shkaqet për kundër përmbarim

1. Debitori ka të drejtë që në të njëjtën procedurë përmbarimore edhe pasi të ketë përfunduar
përmbarimi, të kërkojë nga Gjykata nxjerrjen e aktvendimit me të cilin i urdhërohet kreditorit që t’ia
kthejë atë që e ka marrë në bazë të procedurës së përmbarimit, në qoftë se:

1.1. dokumenti përmbarues me anë të vendimit të formës së prerë është prishur, ndryshuar,
anuluar, shfuqizuar, ose në ndonjë mënyrë tjetër është konstatuar se është i pa efekt juridik;

1.2. aktvendimi apo urdhri për përmbarim me anë të vendimit të formës së prerë është
anuluar apo ndryshuar;

1.3. gjatë kryerjes së procedurave përmbaruese, kreditori ka marrë më shumë sesa vlera e
kredisë, përfshirë kostot e përmbarimit dhe kamatat;

1.4. përmbarimi i kryer në një objekt specifik të përmbarimit është i palejuar.

2. Në qoftë se kreditori me anë të përmbarimit e ka realizuar një shumë të hollash, debitori në
propozimin për kundër përmbarim mund të kërkojë pagimin e kamatëvonesës që nga dita e pagimit të
shumës së tillë.

3. Propozimi për kundër përmbarim nga paragrafi 1. i këtij neni mund të paraqitet brenda afatit prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita në të cilën debitori ka marrë dijeni për shkakun e kundër
përmbarimit por jo më vonë se një (1) vit nga dita e përfundimit të procedurës përmbarimore.

4. Pas skadimit të afatit nga paragrafi 3. i këtij neni, debitori nuk mund të fillojë kundër përmbarimin,
por duhet të fillojë procedurën kontestimore për kërkesën e tij.

Neni 55
Procedura sipas propozimit për kundër përmbarim

1. Propozimin për kundër përmbarim Gjykata ia dërgon kreditorit dhe kërkon nga ai që brenda afatit
prej tre (3) ditësh nga dita e dorëzimit të deklarohet lidhur me propozimin e tillë.

2. Nëse procedura e përmbarimit kryhet para përmbaruesit privat, përmbaruesi privat, pa vonesë
dërgon një kopje të dosjes te Gjykata kompetente dhe njofton palët se procedura sa i përket
propozimit për kundër përmbarim vazhdon para Gjykatës kompetente.

3. Po qe se brenda afatit nga paragrafi 1. i këtij neni, kreditori e kundërshton propozimin për kundër
përmbarim, atëherë Gjykata për të vendosë pas mbajtjes së seancës gjyqësore.

4. Me aktvendimin me të cilin miratohet propozimi për kundër përmbarim Gjykata e urdhëron
kreditorin që brenda afatit prej shtatë (7) ditësh t’ia kthejë debitorit, respektivisht personit të tretë atë
që e ka marrë me anë të përmbarimit.

5. Aktvendim të këtillë Gjykata nxjerrë edhe po qe se kreditori i përmbarimit nuk deklarohet fare
brenda afatit të caktuar, ose kur deklaron se nuk e kundërshton propozimin për kundër përmbarim.

Neni 56
Aktvendimi për kundër përmbarimin
21


1. Në bazë të aktvendimit të formës së prerë me të cilin aprovohet propozimi për kundër përmbarim,
Gjykata sipas propozimit të debitorit do të caktojë me aktvendim të posaçëm mjetet dhe objektet për
zbatimin e kundër përmbarimit.

2. Në procedurën e mëtejme të kundër përmbarimit në mënyrë të përshtatur do të zbatohen dispozitat
e këtij ligji sipas të cilave kryhet përmbarimi.

Neni 57
Pamundësia e kundër përmbarimit

Propozimi për kundër përmbarim nuk do të pranohet po qe se me të kërkohet kthimi i sendit lidhur me
të cilin kanë ndodhur ndryshime të atilla materiale apo juridike të cilat e bëjnë të pamundur kthimin e
tij.

Neni 58
Kundër përmbarimi sipas propozimit të personit të tretë

1. Personi nga pasuria e të cilit është realizuar kredia e kreditorit, e i cili nuk ka qenë i cilësuar si
debitor në aktvendimin për përmbarimin, ka të drejtë që brenda afateve të përmendura në paragrafin
3. të nenit 54 të këtij ligji, të kërkojë nga Gjykata që ta urdhërojë kreditorin që t’ia kthejë gjithë atë që i
është dhënë me anë të përmbarimit të përfunduar.

2. Në bazë të propozimit të personit të tretë nga paragrafi 1. i këtij neni zhvillohet procedura e kundër
përmbarimit sipas dispozitave të këtij ligji.

3. Në këtë procedurë të kundër përmbarimit propozuesi quhet kreditori i përmbarimit, kurse
kundërshtari i propozuesit quhet debitor.

Neni 59
Kundër përmbarimi sipas propozimit të pjesëmarrësit në përmbarim

1. Pjesëmarrësi në procedurën përmbarimore ka të drejtë që brenda afateve të përmendura në këtë
pjesë të ligjit, pasi të ndryshohet me anë të vendimit të formës së prerë aktvendimi për përmbarimin të
kërkojë nga Gjykata që ta urdhërojë personin të cilit i është paguar shuma e caktuar e të hollave, që
shuma e tillë t’i kthehet atij.

2. Në bazë të propozimit nga paragrafi 1. i këtij neni, zbatohet procedura e kundër përmbarimit sipas
dispozitave të këtij ligji.

3. Në procedurën e kundër përmbarimit të këtillë propozuesi quhet kreditor, kurse kundërshtari i
propozuesit quhet debitor.



KREU VII

SHTYERJA, PEZULLIMI DHE PËRFUNDIMI I PËRMBARIMIT

Neni 60
Shtyrja e përmbarimit sipas kërkesës së kreditorit

1. Po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe, organi përmbarues mund të shtyjë pjesërisht apo
tërësisht përmbarimin sipas kërkesës së kreditorit, por vetëm në qoftë se ende nuk ka filluar të
zbatohet aktvendimi për përmbarimin apo urdhri për përmbarim.

2. Po qe se në procedurën e përmbarimit marrin pjesë më tepër kreditor e vetëm ndonjëri nga ta e
kërkon shtyrjen, atëherë organi përmbarues e shtyn përmbarimin vetëm për aq sa i përket kreditorit të
tillë.

22

3. Organi përmbarues vendos për kërkesën për shtyrje me konkluzë.




Neni 61
Shtyrja e përmbarimit sipas kërkesës së debitorit

1. Në qoftë se debitori argumenton se zbatimi do t'i shkaktojë atij dëm të pariparueshëm, organi
përmbarues plotësisht ose pjesërisht do të shtyjë përmbarimin kur:

1.1. është parashtruar ankesë kundër dokumenti përmbarues dhe pala ankuese i
demonstron Gjykatës së shkallës së parë se ka mundësi bindëse për të qenë e suksesshme
në ankesë, apo

1.2. Gjykatës i është parashtruar kërkesa për të anuluar një vendim të arbitrazhit në pajtim
me Ligjin për Arbitrazhin.

2. Dorëzimi i kërkesës për shtyrje të përmbarimit nuk shtyn zbatimin e përmbarimit.

3. Para lejimit të shtyrjes së përmbarimit, organi përmbarues do t'i sigurojë kreditorit të drejtën që të
deklarohet në lidhje me të dhe të jep dëshmi në kundërshtim të shtyrjes.

4. Organi përmbarues mund plotësisht ose pjesërisht ta shtyjë përmbarimin në situata ku debitori
dëshmon përmes dokumenteve publike ose të vërtetuara se përmbarimi do t'i shkaktojë dëm të
pariparueshëm dhe jep si garanci shumën e cila së paku korrespondon me shumën e kërkesës.

5. Në rrethana të tjera përveç atyre të përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, organi përmbarues
mundet të kushtëzojë shtyrjen pasi që debitorit të jep si garanci shumën e cila së paku korrespondon
me shumën e kërkesës dhe kamatës.

6. Në qoftë se organi përmbarues ka shtyrë përmbarimin e një kërkese jomonetare me kusht të
pagesës së një garancie, ajo përcakton shumën e garancisë në lidhje me të gjitha rrethanat e rastit.

7. Përveç nëse debitori deponon garancionin sipas paragrafit 4.dhe 5. të këtij neni brenda afatit kohor
të përcaktuar nga organi përmbarues që kryen përmbarimin, ku afati që nuk tejkalon pesëmbëdhjetë
(15) ditë, përndryshe konsiderohet se debitori ka hequr dorë nga kërkesa e tij për shtyrje.

8. Organi përmbarues vendos mbi një kërkesë për shtyrjen e përmbarimit brenda pesë (5) ditëve nga
marrja e saj.

9. Rregulla për mbështetjen e kërkesës së debitorit për shtyrjen e përmbarimit dërgohet nga organi
përmbarues për debitorit dhe kreditorit.

10. Kundër vendimit lidhur me kërkesën e debitorit nuk lejohet ankesa.

11. Gjykata e shkallës së parë që ka juridiksionin për të vendosur për ankesë kundër urdhrit për
përmbarim, dhe Gjykata që kryen përmbarimin, mund të shtyjnë përmbarimin me kërkesë të debitorit
që mund të mos obligohet që të deponojë pengun kur debitori merr pjesë në procedurë si palë, nëse
përcakton gjasën se përmbarimi do t’i shkaktonte dëmtim të pariparueshëm apo gati të
pariparueshëm, apo nëse përcakton gjasën se shtyrja është e domosdoshme me qëllim të
parandalimit të dhunës. Gjykata vendos për kërkesën për shtyrje të përmbarimit brenda pesë
(5)ditëve nga pranimi i kërkesës.

12. Nëse vendimi për shtyrje të përmbarimit është brenda juridiksioni të Gjykatës e cila nuk e kryen
përmbarimin, Gjykata sipas detyrës zyrtare dërgon vendimin për vazhdimin e përmbarimit te
përmbaruesi privat.

Neni 62
Shtyrja e përmbarimit në bazë të kërkesës së palës së tretë
23


1. Personi i tretë mund të parashtrojë kërkesë për shtyrjen e përmbarimit nën kushtet e parapara me
dispozitat e paragrafit 2. neni 61 të këtij ligji.

2. Vendimi i organit përmbarues për të shtyrë përmbarimin ne baze të kërkesës së personit të tretë do
ti dërgohet kreditorit dhe debitorit.

Neni 63
Koha për të cilën shtyhet përmbarimi

1. Organi përmbarues mund të shtyjë përmbarimin në bazë të nenit 61 dhe 62 të këtij ligji për kohën
të cilën e vlerëson të arsyeshme duke i marrë parasysh rrethanat e rastit konkret, por jo më gjatë se
gjashtë (6) muaj, përveç në rastet kur vlen paragrafi 3. i këtij neni.

2. Në qoftë se me ligj është paraparë afati brenda të cilit mund të propozohet përmbarimi, atëherë
shtyrja e tij nuk mund të bëhet përtej afatit të tillë.

3. Në rast se palët merren vesh për pagesën e kredisë në këste, atëherë kreditori njofton organin
përmbarues për këtë marrëveshje. Ky njoftim shtynë përmbarimin gjer në atë kohë kur kreditori
njofton organin përmbarues se debitori nuk respekton kushtet e marrëveshjes së tyre.

Neni 64
Vazhdimi i procedurës së shtyrë

Përmbarimi i shtyrë mund të rifillojë me kërkesë të palës që ka kërkuar shtyrjen para skadimit të
periudhës së shtyrjes. Në ato raste, pala tjetër njoftohet për rifillimin e procedurës përmbarimore
përmes dërgesës standarde me postë në adresën e fundit të regjistruar të asaj pale. Po qe se
kreditori nuk e kërkon vazhdimin e procedurës as pas pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e skadimit
të afatit për të cilin është shtyrë përmbarimi, atëherë organi përmbarues do ta ndërpres procedurën e
rastit të përmbarimit me vendim.

Neni 65
Pezullimi i procedurës së përmbarimit

1. Përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj, përmbarimi pezullohet sipas detyrës zyrtare në këto
rrethana:

1.1. kur debitori apo pasuritë e tij nuk mund të gjenden për qëllime të njoftimit dhe
sekuestrimit të pasurisë brenda tre (3) muajve nga fillimi i rastit të përmbarimit, përkundër
faktit se janë bërë së paku dy (2) tentime nga organin përmbarues që të gjej atë person për
qëllime të njoftimit apo sekuestrimit të pasurisë;

1.2. kur është tentuar nga organi përmbarues që të zbatohet përmbarimi i vendimit së paku
dy (2) herë pa arritur asnjë rezultat të synuar nga këto veprime;

1.3. kur adresa e debitorit e dhënë në propozimin për përmbarim vërtetohet se është e
pasaktë ndërsa kreditori nuk mund të argumentojë para organit përmbarues saktësinë e
adresës.

2. Procedura e pezulluar me konkluzion nga paragrafi 1. i këtij neni mund të vazhdojë nëse kreditori
në afatin prej gjashtë (6) muajsh paraqet informata të reja lidhur me çështjen e pezulluar, në të
kundërtën procedura konsiderohet e përfunduar.

Neni 66
Përfundimi i procedurës përmbarimore

1. Në qoftë se me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe, përmbarimi do të përfundojë sipas detyrës
zyrtare në qoftë se dokumenti përmbarimor është anuluar, ndryshuar, shfuqizuar, apo në ndonjë
mënyrë tjetër është bërë i pa efekt, apo në qoftë se vërtetimi për përmbarueshmërin e tij anulohet me
vendim të formës së prerë. Përmbarimi do të mbarojë gjithashtu sipas detyrës zyrtare nëse një rast
24

është pezulluar dy (2) herë dhe për herë i plotëson kriteret për pezullim siç përcaktohet në paragrafin
1. neni 65. të këtij ligji.

2. Përmbarimi do të përfundohet sipas detyrës zyrtare edhe kur në pajtim me dispozitat ligjore me të
cilat rregullohen marrëdhëniet detyrimore, personi i tretë e përmbushë obligimin në dobi të kreditorit
në vend të debitorit.

3. Përmbarimi do të përfundohet edhe kur ai është bërë i pamundshëm apo kur nga shkaqe të tjera
nuk mund të zbatohet, si dhe pas kalimit të afatit absolut të parashkrimit për përmbarim.

4. Pas përmbushjes se kredisë se kreditorit nxirret vendimi për përfundimin e procedurës
përmbarimore.


KREU VIII

MJETET JURIDIKE

Neni 67
Mjetet e rregullta juridike

1. Në procedurën përmbarimore, mjetet e rregullta të goditjes janë:

1.1. Prapësimi dhe

1.2. Ankesa.

Neni 68
Mjetet e jashtëzakonshme juridike

1. Nuk është i lejuar revizioni dhe përsëritja e procedurës në procedurën përmbarimore.

2. Kthimi në gjendjen e mëparshme është i lejuar vetëm në rastet e mos ruajtjes së afateve për
paraqitjen e prapësimit dhe ankesës kundër vendimeve të përmbarueshëm për përmbarimin me
dhunë.

Neni 69
Prapësimi kundër vendimeve për përmbarim

1. Prapësimi mund të paraqitet vetëm kundër vendimeve të organit përmbarues me të cilin
përmbarimi është i lejuar.

2. Prapësimi duhet të paraqitet me shkrim, në Gjykatën themelore e cila ka lëshuar vendimin
përmbarues kundër të cilit prapësimi është paraqitur kur organi përmbarues është Gjykata.

3. Prapësimi duhet të paraqitet me shkrim në Gjykatën themelore, siç është përcaktuar me paragrafin
5. të nenit 5 të këtij ligji kur organin përmbarues është përmbaruesi privat.

4. Baza për prapësim duhet të mbështetet me prova të duhura. Provat për prapësimin duhet të
dorëzohen me shkrim, përndryshe prapësimi do të refuzohet.

5. Prapësimi kundër vendimit përmbarues ose urdhrit përmbarues mund të paraqitet ekskluzivisht
sipas dispozitave të nenit 71 të këtij ligji.

6. Prapësimi do të përmbaj të dhënat e vendimit përmbarimor kundër të cilit është bërë ankesa,
arsyet e prapësimit dhe nënshkrimin e debitorit.

7. Vendimi me të cilin refuzohet propozimi për përmbarim mund të goditet vetëm me ankesë të
kreditorit të përmbarimit në pajtim me nenin 77 të këtij ligji.

25




Neni 70
Afatet ligjore për paraqitjen e prapësimit

Prapësimi duhet t’i paraqitet Gjykatës brenda shtatë (7) ditëve pas pranimit të vendimit përmbarues
ose urdhrit përmbarues.

Neni 71
Shkaqet e prapësimit

1. Sipas nenit 69 të këtij ligji, prapësimi mund të bazohen vetëm nëse:

1.1. dokumenti, në bazë të cilit është marr vendimi përmbarues ose urdhri përmbarues, nuk
ka titull ekzekutiv ose nuk ka tipare të përmbarueshmerisë;

1.2. dokumenti në bazë të cilit është marr vendimi përmbarues ose urdhri përmbarues është
prishur, anuluar, ndryshuar ose shfuqizuar në një mënyrë tjetër, gjegjësisht nëse në ndonjë
mënyrë e ka humbur efektin e tij ose është konkluduar se është pa efekt juridik;

1.3. palët, përmes dokumentit publik ose dokumentit të certifikuar në pajtim me ligjin, të
hartuar pas krijimit të dokumentit përmbarues, janë pajtuar që të mos e kërkojë përmbarimin
në bazë të dokumentit përmbarues për një periudhë kohore të kufizuar ose përgjithmonë;

1.4. ka skaduar afati kohor brenda të cilit, sipas ligjit, mund të kërkohet përmbarimi;

1.5. përmbarimi është caktuar për sendet të cilat janë të përjashtuara nga përmbarimi i
detyrueshëm dhe, si rezultat i këtij përjashtimi, mundësit për kryerjen e përmbarimit janë të
kufizuara;

1.6. kreditori nuk është i autorizuar të kërkojë përmbarimin në bazë të dokumentit
përmbarues, gjegjësisht ai nuk është i autorizuar të kërkojë përmbarimin kundër debitorit;

1.7. kushti i përcaktuar në dokumentin përmbarues nuk është përmbushur, përveç nëse
parashikohet ndryshe me ligj;

1.8. kredia është shuar si rezultat i ndonjë fakti të shfaqur në kohen kur debitori me nuk ka
mundur të paraqes faktin e tillë gjatë procedurës nga e cila ka derivuar vendimi, pas
përmbylljes së një ujdie gjyqësore ose një ujdie administrative ose në ndonjë mënyrë tjetër;

1.9. realizimi i kredisë është shtyrë, ndaluar, ndryshuar ose parandaluar në ndonjë mënyrë
tjetër, në mënyrë të përhershme ose për një periudhe të kufizuar kohore, si rezultat i ndonjë
ngjarje që ka ndodhur në kohen kur debitori më nuk mund ta bënte të njohur në procedurë në
të cilën është nxjerr vendimi, respektivisht kredia është shuar pas lidhjes së një ujdie në
Gjykatë ose në organin administrativ;

1.10. kërkesa nga dokumenti përmbarues është e mbrojtur me ndonjë statut të kufizimeve;

1.11. Gjykata që ka marr vendimin për përmbarim nuk është kompetente;

1.12. përmbaruesi që ka lëshuar urdhrin për përmbarim nuk është kompetent.

Neni 72
Përgjigjja lidhur me prapësimin

1. Prapësimin kundër vendimit për përmbarim Gjykata ia dërgon palës kundërshtare në afat prej
pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e dorëzimit të prapësimit.

26

2. Gjykata u dërgon deklaratën e prapësimit dhe provat mbështetëse palës kundërshtare dhe të gjitha
palëve tjera në procedurën e përmbarimit në një afat prej tre (3) ditësh, nga dita e pranimit të
prapësimit. Në rastet kur prapësimi bëhet kundër veprimit të përmbaruesit privat, Gjykata gjithashtu i
dërgon deklaratën e prapësimit dhe provat mbështetëse përmbaruesit privat.

3. Përgjigjet lidhur me prapësimin duhet të paraqiten me shkrim brenda afatit prej tre (3) ditësh, nga
dita e pranimit të prapësimit nga palët.

Neni 73
Vendosja sipas prapësimit

1. Gjykata mund të vendosë lidhur me prapësimin jashtë seancës gjyqësore. Përjashtimisht Gjykata
mund të caktojë seancë publike nëse vlerëson se kjo është e domosdoshme për të kuptuar plotësisht
validitetin e prapësimit. Gjykata do të njoftojë të gjitha palët për dëgjimin publik. Nëse Gjykata vendos
të mbajë seancë dëgjimore publike, seanca dëgjimore do të mbahet brenda pes (5) ditëve, kur
kërkohet që përgjigjet ndaj prapësimit të pranohet nga Gjykata.

2. Vendimi për prapësim nxirret nga një gjyqtar i vetëm.

3. Me vendim prapësimi mund të pranohet, refuzohet ose hidhet poshtë si i pa afatshëm, si jo komplet
dhe i palejuar.

Neni 74
Forma e prerë dhe përmbarueshmeria e vendimeve në procedurën e përmbarimit

1. Vendimi kundër të cilit nuk është paraqitur brenda afatit ligjor prapësimi, bëhet i formës së prerë
dhe i përmbarueshem.

2. Vendimi kundër të cilit është refuzuar prapësimi bëhet i përmbarueshem, e po që se kundër tij nuk
lejohet ankesa, ai bëhet i formës së prerë.

3. Vendimi me të cilin refuzohet prapësimi bëhet i formës së prerë, po që se kundër tij nuk paraqitet
ankesë brenda afatit ligjor, ose në qoftë se ankesa refuzohet si e pathemeltë.

Neni 75
Prezumimi për paraqitjen e prapësimit nga pala e tretë

1. Një person tjetër nga debitori që pretendon se ka të drejtën lidhur me objektin e përmbarimit që nuk
është në pajtim me përmbarimin e atij objekti mund ta paraqes prapësimin kundër përmbarimit, me
kërkesë që përmbarimi për objektin e përmbarimit të shpallet i palejueshëm në pjesën me të cilën
është përfshirë e drejta e tij.

2. Prapësimi mund të paraqitet deri në përfundimin e procedurës përmbarimore.

3. Prapësimi i paraqitur nga pala e tretë nuk e pengon kryerjen e përmbarimit dhe realizimin e kredisë
së propozuesit të përmbarimit, përveçse kur me këtë ligj është parashikuar ndryshe.

4. Prapësimin e personit të tretë Gjykata ia dërgon propozuesit të përmbarimit dhe debitorit, me
kërkesë që brenda afatit prej shtatë (7) ditësh të deklarohen lidhur me të.

Neni 76
Vendimet e Gjykatës lidhur me prapësimin e personit të tretë

1. Për prapësimin e personit të tretë Gjykata që ka caktuar përmbarimin do të vendosë në procedurë
përmbarimore, ose parashtruesin e prapësimit me anë të konkluzionit do ta udhëzojë që të drejtën e
pretenduar ta realizojë me anë të padis në procedurë kontestimore.

2. Kur përmbarimi është zbatuar nëpërmjet Gjykatës, Gjykata që ka lëshuar titullin ekzekutiv ose
aktgjykimin do të vendosë për prapësimin nëse përmbarimi i tyre atakohet.

27

3. Ku përmbarimi është zbatuar nga përmbaruesi privat, Gjykata me juridiksionin përkatës siç është
përcaktuar në paragrafin 5. neni 5 të këtij ligji do të vendosë për prapësimin.

4. Gjykata do të vendosë për prapësimin e personit të tretë në procedurë të përmbarimit sa herë që
një gjë të tillë e lejojnë rrethanat e rastit konkret, e sidomos kur parashtruesi i prapësimit e provon
themelësinë e prapësimit të tij me anë të aktgjykimit të formës së prerë, me anë të dokumentit publik,
ose me anë të dokumentit jo-publik të certifikuar sipas ligjit.

5. Prapësimi nuk do ta shtyj procedurën përmbarimore në rastin konkret.

6. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e shkallës së dytë në afat
prej shtatë (7) ditësh nga dita e pranimit të vendimit, përmes Gjykatës së shkallës së parë.

7. Ankesa e paraqitur i dërgohet për përgjigje palës kundërshtuese, e cila në afat prej tre (3) ditësh
mund të paraqes po në këtë Gjykatë përgjigje në ankesë.

8. Pala që ka paraqitur prapësimin gjithashtu mund të nisë procedurë kontestimore pas skadimit të
afatit të caktuar nga Gjykata deri në momentin e përfundimit të procedurës përmbarimore sidoqoftë,
në këtë rast pala që ka parashtruar prapësimin do i bartë shpenzimet për tejkalim të afatit kohor.

9. Personi i tretë në procedurë kontestimore sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të kërkojë nga
Gjykata rivendosjen e të drejtave të tij, nëse ndonjëra palë konteston këto të drejta.

Neni 77
Ankesa kundër vendimit lidhur me prapësimin

1. Palët kanë të drejtë ankese kundër vendimit mbi prapësimin.

2. Ankesa kundër vendimit mbi prapësimin parashtrohet përmes Gjykatës së shkallës së parë për
Gjykatën e shkallës së dytë, në afat prej shtatë (7) ditëve nga dita e pranimit.

3. Një kopje e ankesës u dorëzohet palës kundërshtare dhe pjesëmarrësve tjerë të cilët mund të
paraqesin përgjigje në ankesë në afat prej tre (3) ditëve.

4. Pas pranimit të përgjigjes në ankesë ose pas kalimit të afatit për përgjigje, lënda së bashku me të
gjitha shkresat tjera i dërgohet Gjykatës së shkallës së dytë në afat prej tre (3) ditësh. Lidhur me
ankesën, Gjykata e shkallës së dytë do të vendosë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

5. Ankesa kundër vendimit nuk e ndalon procedurën përmbarimore përveç nëse janë dhënë garancitë
për shumën e plotë të kredisë sipas nenit 78 të këtij ligji.

6. Në rast se debitori si palë ankuese është i suksesshëm në ankesën e tij dhe nëse pasuria e tij
është përmbaruar në pajtim me vendimin përmbarimore, ai mund të kërkoj kundër përmbarim sipas
dispozitave të këtij ligji për kundër përmbarimin.

Neni 78
Garancitë për ankesa kundër vendimit lidhur me prapësimin për një kredi në bazë të
dokumentit të besueshëm.

1. Gjykata e shkallës së parë, në rastet kur debitori dëshiron të parashtrojë ankesë kundër vendimit
me të cilin është refuzuar prapësimi i tij në lidhje me propozimin për përmbarim në bazë të dokumentit
të besueshëm, urdhëron palën ankuese që të paguajnë garancinë në të holla, si parakusht për
parashtrimin e ankesës, përveç nëse pagesa e garancisë i shkakton dëm të pariparueshëm palës
ankuese dhe nëse dëmi është i ndryshëm ose nuk është i lidhur me humbjen që do të shkaktohej me
rastin e pagesës së kredisë.

2. Gjykata cakton shumën e pagesës së garancisë duke marrë parasysh interesin e të dyja palëve në
lidhje me qeshtjen. Gjykata urdhëron pagesën e garancisë në shumën e plotë të kredisë në çdo
ankesë në të cilën titulli ekzekutiv bazohet në dokumentin e besueshëm, përveç nëse pala ankuese
28

demonstron se ka të drejtë për trajtim social ose që pagesa e garancisë asaj i shkakton dëme të
pariparueshme që janë të ndryshme dhe nuk kanë lidhje me pagesën e kredisë.

3. Pasi që Gjykata të nxjerrë vendimin e saj për shumën e garancisë dhe nëse pala ankuese
dëshmon se nuk mund ta paguajë shumën e garancisë të caktuar nga Gjykata, gjendja financiare e
palës ankuese përcaktohet në pajtim me procedurat e përmendura në nenin 45 dhe 46 të këtij ligji.
Posedimi i pasurisë së përmbarueshm në të holla që tejkalon shumën e garancisë do të konsiderohen
si disponueshmeri e pasurisë për të plotësuar shumën e garancisë. Nëse përcaktohet se pala
ankuese nuk mund të paguajë shumën e garancisë, Gjykata cakton një shumë me të vogël.

4. Nëse pala ankuese dështon të paguajë shumën e garancisë të caktuar nga Gjykata, ankesa
konsiderohet se nuk është dorëzuar fare nga pala ankuese.

5. Ankesa në Gjykatën e shkallës së dytë mund të shqyrtohet pasi që të paguhet shuma e garancisë
në Gjykatën e shkallës së parë.

6. Gjykata e shkallës së parë vendos fondet e garancisë në një llogari të veçantë të Gjykatës.

7. Nëse Gjykata e shkallës së dytë vendos se çështjet e ngritura në ankesë duhet të rishqyrtohen
serish nga Gjykata e shkallës së parë, fondet e garancisë qëndrojnë në llogarinë e posaçme deri sa
të merret vendimi i formës së prerë për atë rast, përveç rasteve kur Gjykata vendos ndryshe.

8. Nëse ankesa pranohet dhe debitori fiton çështjen, Gjykata ia kthen garancinë palës ankuese dhe e
ndërprenë përmbarimin. Nëse refuzohet ankesa, vendimi i Gjykatës së apelit konsiderohet titull
ekzekutiv sipas paragrafit 1. të nenit 22 të këtij ligji dhe fondet e garancisë sekuestrohen për të
mbuluar shpenzimet procedurale të ankesës dhe kërkesën e kreditorit sipas propozimit për
përmbarimin. Shumat që duhet të paguhen por që nuk mund të mbulohen me fondet e sekuestruara,
duke përfshirë shpenzimet procedurale të ankesës, përbejnë kredi që duhet të mblidhet nga kreditori
gjatë një procedure përmbarimore pasuese.

Neni 79
Ankesat kundër parregullsive me rastin e kryerjes së përmbarimit

1. Pala ose pjesëmarrësi tjetër në procedurë mund të parashtrojë një ankesë në Gjykatë, lidhur me
parregullsitë që janë kryer nga organi përmbarues gjatë kryerjes së procedurës së përmbarimit. Kjo
kërkesë i bëhet Gjykatës me një parashtresë me shkrim në afat prej shtatë (7) ditësh nda dita e
ndodhjes së parregullsisë së pretenduar.

2. Sipas kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni, nëse parashtruesi e ka propozuar këtë, Gjykata nxjerr
vendimin brenda tre (3) ditësh nga dita e dorëzimit të parashtresës.

3. Palët ose pjesëmarrësit tjerë në procedurë kanë të drejtë ankese kundër vendimit të përmendur në
paragrafin 2. të këtij neni në pajtim me dispozitat e nenit 77 të këtij ligji.



PJESA E DYTË

MJETET DHE OBJEKTET E PËRMBARIMIT


KREU I

PËRMBARIMI PËR REALIZIMIN E KREDISË NË TË HOLLA DHE PËRMBARIMI PËR SENDET E
LUAJTSHME

Neni 80
Radha e realizimit të kredive kur janë më shumë kreditor

29

1. Në qoftë se janë më shumë se një propozues të përmbarimit që duhet t’i realizojnë kreditë e tyre
ndaj debitorit të njëjtë dhe nga i njëjti objekt i përmbarimit, atëherë ata i realizojnë ato sipas radhës
me të cilën e kanë fituar të drejtën që nga objekti i tillë ta realizojnë kredinë, përveçse kur me ligj
parashihet ndryshe.
Neni 81
Shtrirja e përmbarimit në rast kredish në të holla

Përmbarimi për realizimin e kredive në të holla caktohet dhe zbatohet në vëllimin që është i
domosdoshëm për realizimin e kërkesave të tilla.

Neni 82
Kompetenca territoriale në rast të përmbarimit gjyqësor

1. Për të vendosur mbi propozimin për përmbarim për sendet e luajtshme, si dhe për zbatimin e
përmbarimit të tillë, kompetente në pikëpamje territoriale është Gjykata në territorin e së cilës
ndodhen ato sende sipas të dhënave te shkruara në propozimin për përmbarim.

2. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, zbatohen në mënyrë të përshtatur edhe në rastet në të cilat
përmbarimi fillohet sipas detyrës zyrtare.

3. Kreditori mund të kërkojë që organi përmbarimor të nxjerrë aktvendimin për përmbarimin për
sendet e luajtshme, duke mos e përmendur vendin e ndodhjes së tyre.

4. Për vendosje për propozimin nga paragrafi 3. i këtij neni, e kompetencës territoriale është Gjykata
në territorin e së cilës ndodhet vendbanimi i debitorit, e nëse nuk ka vendbanim në Kosovë, atëherë
në territorin e së cilës ndodhet vendqëndrimi i tij, kur kemi të bëjmë me personin fizik. Kur debitori
është person juridik e kompetencës territoriale është Gjykata në territorin e së cilës ai e ka selinë e tij.

5. Në rastin nga paragrafi 3. i këtij neni, kreditori i përmbarimit aktvendimin për permbarim mund t’ia
parashtrojë secilës Gjykatë me kompetencë lëndore në territorin e së cilës ndodhen sendet e
luajtshme të debitorit, me propozim që kjo Gjykatë ta zbatojë përmbarimin.

Neni 83
Kompetenca në rast të përmbarimit nga përmbaruesi privat

Për të vendosur mbi propozimin për përmbarim për sendet e luajtshme, si dhe për zbatimin e
përmbarimit të tillë, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur për propozimin përmbarimor
dhe të zbatojë përmbarimin për sendet e luajtshme duke përfshirë edhe sendet e luajtshme që nuk i
dihet vendi.

Neni 84
Dërgimi i aktvendimit për përmbarimin në Gjykatën tjetër

Në qoftë se Gjykata e ka caktuar përmbarimin për sendet e luajtshme që ndodhen në territorin e saj
dhe të Gjykatës tjetër, atëherë pas kryerjes së përmbarimit për sendet e luajtshme në territorin e saj,
aktvendimin për përmbarimin do t’ia dërgojë Gjykatës tjetër për përmbarim të mëtejmë deri në
realizimin e plotë të kredisë së kreditorit të përmbarimit. Gjykata nga e cila është larguar rasti, me
përfundimin e largimit, nuk ka më kompetencë në lidhje me rastin.

Neni 85
Përjashtimi nga përmbarimi

1. Përjashtohen nga përmbarimi sendet si në vijim:

1.1. veshjet, këpucët, ndërresat dhe gjësendet tjera personale, çarçafët, veglat e kuzhinës,
orenditë, stufa, frigoriferi dhe objektet tjera me vlerë të zakonshme që shërbejnë për
përmbushjen e nevojave themelore të familjes, nëse janë të nevojshme nga debitori dhe
familjarët e tij;

30

1.2. furnizimi me ushqim për tre (3) muaj dhe materialet për nxehje që shfrytëzohen nga
debitori dhe familjarët e tij;

1.3. kafshët e punës dhe mbarështimit, pajisjet bujqësore dhe mjetet tjera, farërat, ushqimi
për kafshë, mjetet, makinat dhe objektet tjera që i duhen debitorit, bujkut apo zanatliut për
vazhdimin e punës në bujqësi, respektivisht në kryerjen e aktivitetit të zanatit, të nevojshme
për të fituar të ardhurat minimale të nevojshme për të mbajtur veten dhe familjarët e tij;

1.4. librat dhe objektet tjera që janë të nevojshme nga debitori që në mënyrë të pavarur dhe
me punë personale të kryej një aktivitet shkencor, artistik apo aktivitet tjetër profesional;

1.5. të hollat e gatshme të debitorit i cili ka të hyra mujore të përhershme deri në shumën
mujore që sipas ligjit përjashtohet nga përmbarimi e proporcionalisht me afatin kohor deri në
pagesën e ardhshme;

1.6. dekorimet, medaljet, certifikatat ushtarake të nderit apo dekoratat tjera të debitorit për
vlerësimin e nderit, unazën e martesës, letrat personale, manuskriptet apo dokumentet tjera
personale që i përkasin debitorit si dhe fotografit e familjes; dhe

1.7. mjetet mjekësore që i jepen personave me aftësi të kufizuara apo personave tjerë me
paaftësi fizike në pajtim me rregulloret, apo që ai ka përvetësuar personalisht dhe që janë të
domosdoshme për kryerjen e funksioneve jetësore.

2. Dispozitat nga nënparagrafi 1.3. paragrafi 1. i këtij neni nuk vlejnë për përmbarim të realizimit të
kërkesave monetare të bankave, në bazë të huave specifike për qëllime të zhvillimit të bujqësisë,
respektivisht zanatit, me kusht që ky qëllim është deklaruar në mënyrë të veçantë në kontratën për
hua.

3. Pakot postare apo transferimet monetare përmes postës që i janë adresuar debitorit nuk mund të
jenë objekt i përmbarimit para se t’i dërgohen debitorit.

Neni 86
Veprimet përmbarimore

Përmbarimi për sendet e luajtshme zbatohet me anë të regjistrimit, dhe vlerësimit të tyre,
sekuestrimit, shitjes së sendeve dhe përmbushjen e kredisë së kreditorit nga shuma e fituar nga shitja
e atyre sendeve.

Neni 87
Njoftimi për sekuestrimin

1. Organi përmbarues në parim para se të filloj sekuestrimin, debitorit ia dorëzon aktvendimin për
përmbarimin dhe e urdhëron që ta paguaj menjëherë shumën e të hollave bashkë me kamatat dhe
shpenzimet procedurale, për të cilën është lejuar përmbarimi.

2. Nëse është e pamundshme që t’i dorëzohet debitorit aktvendimi apo urdhri përmbarimor në rastin e
sekuestrimit, atëherë lejohet kryerja e njoftimit duke vendosur një njoftim për datën e sekuestrimit në
tabelën e shpalljeve të organit përmbarimor dhe të lihet një kopje e vendimit përmbarues në lokalet ku
bëhet sekuestrimi.

3. Për kohën dhe vendin e sekuestrimit të sendeve të luajtshme, kreditori do të njoftohet nga organi
përmbarimor.

4. Mos prania e palëve nuk e pengon kryerjen e sekuestrimit.

5. Për sekuestrimin e kryer njoftohet pala e cila nuk ka qenë e pranishme në vendin e sekuestrimit të
kryer.

Neni 88
Objekti i sekuestrimit
31


1. Sekuestrimi bëhet me anë të përpilimit të regjistrit të inventarizimit.

2. Inventarizohen sendet e luajtshme që ndodhen në posedim të debitorit, si dhe sendet e debitorit që
ndodhen në posedim të kreditorit.
3. Në qoftë se personat e tretë nuk e njoftojnë organin përmbarimor për të drejtat e tyre për sendet në
posedim të debitorit, e as nuk i provojnë të drejtat e tyre për to në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga
data e njoftimit dhe më së voni tre (3) muaj nga data e sekuestrimit, merret se të drejtat e tilla të
personave të tretë nuk ekzistojnë dhe se debitori është pronar i sendeve që ndodhen në posedimin e
tij.

4. Supozohet se bashkëshortët martesor dhe jashtëmartesor janë bashkëpronar në pjesë të
barabarta të gjitha sendeve të luajtshme që gjenden në shtëpinë, banesën ose lokalin afarist të tyre.

5. Sendet e debitorit që ndodhen në posedim të personit të tretë mund të inventarizohen vetëm me
pëlqimin e këtij të fundit.

6. Në qoftë se personi i tretë nuk e jep pëlqimin për inventarizim, organi përmbarues me propozimin e
kreditorit, këtij të fundit ia kalon të drejtën e debitorit që t’i dorëzohen sendet nga i treti.

Neni 89
Vëllimi i inventarizimit sekuestrues

1. Me anë të inventarizimit sekuestrues përfshihen aq sende të luajtshme, sa mjaftojnë për
përmbushjen e kredisë në të holla të kreditorit të përmbarimit dhe për pagimin e shpenzimeve
procedurale.

2. Së pari inventarizohen sendet për të cilat nuk ka vërejtje lidhur me ekzistimin e të drejtës që do ta
pengonin përmbarimin dhe sendet që mund të shiten më lehtë.

3. Me rastin e inventarizimit merren në konsiderim deklaratat dhe provat e palëve dhe të personave të
tretë lidhur me ekzistimin e të drejtave nga paragrafi 2. i këtij neni.

Neni 90
Ruajtja e sendeve të inventarizuara

1. Sendet e inventarizuara organi përmbarues ia lenë për ruajtje debitorit. Me propozimin e kreditorit
organi përmbarues mund të vendosë që ato t’i dorëzohen për ruajtje atij.

2. Rrezikun e asgjësimit apo të dëmtimit të sendeve të inventarizuara të dhëna për ruajtje kreditorit e
bartë ky i fundit, përveçse kur asgjësimi ose dëmtimi është pasojë e fuqisë madhore.

3. Paratë e gatshme, letrat me vlerë dhe sendet e çmueshme të inventarizuara dorëzohen në
depozitën e organit përmbarues.

4. Në depozitën e autoritetit përmbarues mund të dorëzohen edhe sendet tjera me vlerë më të
madhe, po qe se janë të përshtatshme për këtë lloj ruajtje.

Neni 91
Ndalimi i disponimit me sendet e inventarizuara

1. Secili person që i posedon apo mbikëqyrë sendet e inventarizuara, i ndalohet që të disponojë me
sendet e tilla pa urdhrin e organit përmbarues. Dispozitat e nenit 15 të këtij ligji vlejnë në rastet e tilla
përveç nëse posedimi i tillë nuk është vepër penale.

2. Në aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim theksohet ndalimi nga paragrafi 1. i
këtij neni dhe njoftimi që i bëhet debitorit për pasojat juridiko-penale të veprimit të kundërt me
ndalimin në fjalë.

Neni 92
32

Fitimi i të drejtës së pengut

1. Kreditori e fiton të drejtën e pengut për sendet e luajtshme të inventarizuara.

2. Në qoftë se inventarizimi është bërë në dobi të më tepër kreditorëve, radha e përparësisë së të
drejtës së pengut nga paragrafi 1. i këtij neni, e fituar me anë të inventarizimit apo shënimit në
regjistrin e inventarizimit sekuestrues, caktohet sipas ditës në të cilën ka arritur tek organi përmbarues
propozimi për përmbarim. Po qe se propozimet e tilla kanë arritur tek organi përmbarues në të njëjtën
ditë, atëherë të drejtat e pengut konsiderohen se janë të radhës së njëjtë.

3. Propozimi për përmbarim i dërguar tek organi përmbarues me anë të letrës rekomande,
konsiderohet se është dorëzuar tek organi përmbarues ne ditën kur ajo i është dorëzuar postës.
Propozimi për përmbarim i dorëzuar organi përmbarues përmes komunikimit elektronik, nëse lejohet
nga organi përmbarues, konsiderohet se i është dorëzuar organi përmbarues në datën kur është
dërguar komunikimi elektronik, në pajtim me ligjin për procedurën kontestimore.

Neni 93
Tentimi i pasuksesshëm për sekuestrim

1. Po që se me rastin e sekuestrimit në pasurinë e debitorit nuk gjenden sende të luajtshme që mund
të bëhen objekt përmbarimi, organi përmbarues për një gjë të tillë do ta njoftoj kërkuesin e
përmbarimit nëse nuk ka qenë i pranishëm gjatë sekuestrimit.

2. Me kërkesën e kreditorit i cili përcakton mundësinë se debitori dinë se ku mund të gjenden pasuritë
e padeklaruara të luajtshme, organi përmbarues urdhëron debitorin që në afat prej re (3) ditësh nga
dita e dorëzimit të jep informatat për vendndodhjen e pasurive të luajtshme. Nëse debitori nuk
respekton këtë detyrim aplikohen dispozitat e neneve 15 dhe 16 të këtij ligji.

3. Kërkuesi i sekuestrimit, brenda afatit prej tre (3) muajsh nga dita në të cilën i është dërguar njoftimi,
respektivisht nga dita e tentimit të sekuestrimit me rastin e të cilit ka qenë i pranishëm, mund të
propozoj që sekuestrimi përsëri të kryhet.

4. Nëse kërkuesi i përmbarimit brenda afatit nga paragrafi 3. i këtij neni, nuk e propozon kryerjen e
serishme të sekuestrimit, apo nëse as me rastin e sekuestrimit të serishëm nuk gjenden sende që
mund të bëhen objekt përmbarimi, autoriteti përmbarues do ta pezulloj procedurën e përmbarimit.
Pezullimi në këtë rast rregullohet nga dispozitat e paragrafit 1. neni 65, të këtij ligji.

Neni 94
Vlerësimi i sendeve të sekuestruara

1. Ne rastin e sekuestrimit të sendeve, organi përmbarues e bënë edhe vlerësimin e vlerës së
sendeve të luajtshme.

2. Vlerësimin e bënë organi përmbarues, po qe se Gjykata nuk e ka caktuar për një gjë të tillë
vlerësuesin gjyqësor apo ekspertin e posaçëm, ose përmbaruesi privat ka caktuar një ekspert te
posaçëm.

3. Pala mund të propozojë që vlerësimin ta bëjë eksperti edhe kur një gjë të tillë nuk e ka paraparë
organi përmbarues. Nëse organi përmbarues e miraton propozimin e tillë, shpenzimet e ekspertimit
është i detyruar ti parapaguaj propozuesi brenda afatit të caktuar nga organi përmbarues. Nëse
parapagimi nuk bëhet brenda afatit të caktuar, nga organi përmbarues, konsiderohet se propozuesi
ka hequr dorë nga propozimi i tij.

4. Për propozimin nga paragrafi 3. i këtij neni organi përmbarues vendosë me anë të vendimit që ka
formë të konkluzionit.

5. Shpenzimet e ekspertizës nga paragrafi 3. i këtij neni mbetet barrë e propozuesit, pavarësisht se
çfarë mund të jetë përfundimi i procedurës përmbarimore.

Neni 95
33

Rivlerësimi i sendeve të sekuestruara

1. Secila palë ka të drejtë që brenda afatit prej tre (3) ditësh, nga dita e vlerësimit të bërë të sendeve
të sekuestruara, që t’i propozojë organi përmbarues caktim të vlerës më të vogël apo më të madhe të
sendeve të sekuestruara nga ajo e caktuar më parë, apo caktim të vlerësimit të ri. Një gjë e tillë nuk
lejohet po që se vlerësimin e parë e ka bërë eksperti.

2. Për propozimin nga paragrafi 1. i këtij neni, organi përmbarues vendosë me anë të konkluzionit.

Neni 96
Procesverbali për regjistrimin dhe vlerësimin

1. Për regjistrimin dhe vlerësimin sekuestrues Gjykata përpilon procesverbal.

2. Në procesverbal veç e veç tregohen sendet e sekuestruara dhe vlera e tyre e caktuar, si dhe
shënohen deklaratat e palëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë të procedurës, e edhe ato të personave
të tretë për ekzistimin eventual të të drejtave të tyre që mund ta pengojnë përmbarimin për sendet e
sekuestruara.

3. Në sendet e sekuestruara vihet shenja e caktuar nga e cila shihet se janë të sekuestruara.

4. Kreditori ka të drejtë që në procesverbalin e organit përmbarues të përpiluar me rastin e
sekuestrimit të sendeve të debitorit ta publikojë në mjetet e informimit publik.

Neni 97
Shënimi në procesverbal i të dhënave nga përmbarimi tjetër

Në qoftë se pas sekuestrimit të bërë caktohet përmbarimi tjetër për sendet e sekuestruara me qëllim
të realizimit të kërkesës tjetër të njëjtit kreditor, apo të kërkesës së kreditorit tjetër, nuk do të bëhet
regjistrimi dhe vlerësimi i serishëm i sendeve të sekuestruara, veçse në vazhdimin e procesverbalit do
të bëhet vetëm shënimi i të dhënave nga aktvendimi i mëvonshëm për përmbarimin.

Neni 98
Koha e shitjes së sendeve të sekuestruara

1. Shitja e sendeve të sekuestruara kryhet jo më herët se pesëmbëdhjetë (15) ditë dhe jo më vonë se
tridhjetë (30) ditë nga data e sekuestrim.

2. Shitja mund të bëhet edhe para skadimit të afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga paragrafi 1. i
këtij neni po që se debitori propozon, apo pajtohet me propozimin e kreditorit që shitja e sendeve të
sekuestruara të bëhet më herët.

3. Shitja e sendeve të sekuestruara mund të bëhet para skadimit të afatit prej pesëmbëdhjetë (15)
ditësh nga paragrafi 1. i këtij neni, po që se sendet e këtilla prishen shpejtë, apo kur ekziston
mundësia që të bie dukshëm çmimi i tyre pas një kohe të shkurtër.

4. Në qoftë se kreditori jep garancinë për dëmin eventual që do të duhej kompensuar debitorit në rast
të anulimit të vendimit për përmbarimin, shitja e sendeve të sekuestruara mund të bëhet edhe para
skadimit të afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga paragrafi 1. i këtij neni.

Neni 99
Mënyra e shitjes së sendeve të sekuestruara

1. Shitja e sendeve të sekuestruara bëhet me anë të ankandit verbal publik ose me ujdinë e
drejtpërdrejtë midis blerësit, nga njëra anë dhe organi përmbarues, apo subjektit tjetër të autorizuar,
nga ana tjetër.

2. Mënyra e shitjes së sendeve caktohet me anë të konkluzionit të organit përmbarues, duke pasur
parasysh faktin që të arrihet çmimi më i volitshëm për debitorin.

34

3. Ankandin publik të shitjes e administron organi përmbarues, apo personi tjetër i caktuar nga organi
përmbarues.

4. Shitja me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë bëhet midis blerësit, nga njëra anë dhe organit
përmbarues, apo personit që kryen veprime komisioni, nga ana tjetër. Organi përmbarues sendet e
sekuestruara i shet në emër dhe llogari të debitorit, kurse personi që merret me veprime komisioni, në
emër të vet, por për llogari të debitorit.

5. Shitja me anë të ankandit do të caktohet në qoftë se është fjala për sendet e sekuestruara që kanë
vlerë të madhe, ndërkaq mund të pritet se ato do të shiten sipas çmimit më të lartë nga sa është
shuma e vlerësuar.

6. Shitja e sendeve do të publikohet në tabelën e shpalljeve të organit përmbarues së paku
pesëmbëdhjetë (15) ditë para se të mbahet seanca për shitjen e tyre. Publikimi i shitjes mund të
bëhet edhe në mënyrën e paraparë për publikimin e shitjes së sendeve të paluajtshme. Pala mund të
përcaktojë se, përveç këtyre mjeteve të shpalljes së shitjes publike, mund të përdoren mjetet tjera të
shpalljes, në shpenzim të asaj pale, dhe organi përmbarues do të ndihmojnë që shpallja të bëhet
edhe me këto mjete shtesë.

7. Kreditori dhe debitori do të informohen për vendin, ditën dhe orën e shitjes së sendeve të
sekuestruara.

Neni 100
Seanca e parë e shitjes publike

1. Sendet e sekuestruara mund të shiten në ankandin e parë me çmim më të vogël se ai i caktuar, por
jo me çmimin më të vogël se tetëdhjetë përqind (80%) e vlerës së caktuar me rastin e regjistrimit dhe
vlerësimit të sendeve të luajtshme të debitorit, respektivisht në afatin që e ka caktuar organi
përmbarues për shitjen e tyre me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë.

2. Ankandi i parë mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e sekuestrimit.

3. Nëse sendet e sekuestruara nuk shiten me çmimin minimal të lejuar nga paragrafi 1. i këtij neni,
organi përmbarues konstaton dështimin e shitjes dhe fton kreditorin që të propozojë ankandin e dytë
brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

Neni 101
Seanca e dytë e shitjes publike

1. Me propozimin nga palët, organi përmbarues e cakton ankandin e ri në të cilin sendet e
sekuestruara mund të shiten me çmim jo më të vogël se sa pesëdhjetë përqind (50%) e çmimit të
përcaktuar gjatë vlerësimit të tyre.

2. Propozimin për ankandin tjetër, ose për shitjen me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë, pala mund ta
paraqesë brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita e ankandit të parë, respektivisht nga
dita e skadimit të afatit të caktuar nga organi përmbarues për shitje me anë të ujdisë së
drejtpërdrejtë. Ankandi i dytë mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve të propozimit për ankandin e dytë.

3. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, zbatohen në mënyrë të përshtatshme edhe kur sendet e
sekuestruara nuk kanë mundur të shiten në vlerën e çmuar me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë në
afatin e caktuar nga organi përmbarues.

4. Në qoftë se pasuritë nga paragrafi 1. i këtij neni nuk shiten brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60)
ditësh nga dita e ofertës së parë për shitje apo në rast të tentimit të pasuksesshëm për shitje nga
paragrafi 2., atëherë kreditori mund të kërkojë transferimin e sendeve në pronësi të tij, për mbulim të
pjesshëm apo të plotë të kredisë në çmim të vlerësuar të atyre sendeve.

5. Dispozitat e lartë përmendura të këtij neni do të aplikohen përshtatshmërish edhe për shitjen e
sendeve të sekuestruara përmes marrëveshjes së drejtpërdrejt.

35




Neni 102
Pezullimi i procedurës

1. Organi përmbarues e pezullon përmbarimin në qoftë se asnjëra nga palët nuk paraqet propozim
për ankandin e dytë, apo për shitjen me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë, sipas paragrafit 2. nenit 101 të
këtij ligji respektivisht nëse kreditori nuk paraqet propozim për transferin e sendeve në pronësi të
kreditorit, brenda afatit të paraparë në paragrafin 4. neni 101 të këtij ligji.

2. Dispozitat e sipërme të këtij neni zbatohen në mënyrë të përshtatshme edhe për shitjen e sendeve
të sekuestruara me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë.

Neni 103
Të drejtat dhe detyrimet e blerësit

1. Blerësi ka për detyrë ta depozitojë çmimin blerës dhe sendet t’i marrë përsipër menjëherë pas
përfundimit të ankandit, apo të shitjes me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë.

2. Organi përmbarues t’ia dorëzojë blerësit sendet edhe para se do ta ketë depozituar shumën e të
hollave në emër të çmimit blerës, në qoftë se për këtë gjë në rrezik të vet e jep pëlqimin kreditori
brenda suazave të shumës që do t’i takonte nga çmimi i realizuar i shitjes.

3. Në qoftë se blerësi nuk e depoziton shumën e të hollave në emër të çmimit blerës, personat nga
paragrafi 2. i këtij neni, mund të kërkojnë nga organi përmbarues në të njëjtën procedurë që me
aktvendim të urdhërohet blerësi ta bëjë depozitimin e saj dhe pasi të bëhet i formës së prerë, të
propozohet përmbarimi i sajë.

Neni 104
Momenti në të cilin blerësi bëhet pronar

1. Në momentin në të cilin blerësi merr sendet e sekuestruara në posedim, ai bëhet edhe pronar i tyre
pasi ta ketë depozituar çmimin e plotë.

2. Blerësi nuk ka të drejtë ankese për të metat fizike dhe juridike të sendi.

Neni 105
Pagimi i kreditorit të përmbarimit

1. Në qoftë se nga të hollat e fituara me anë të shitjes së sendeve, e realizon kërkesën e tij vetëm një
kreditor, atëherë organi përmbarues pa caktuar seancë gjyqësore, me anë të aktvendimit urdhëron që
nga shuma e të hollave të fituara me anë të shitjes së sendeve, të paguhen me radhë: shpenzimet
procedurale, shpenzimet e caktuara në dokumentin përmbarues, kamatat deri në ditën e shitjes së
sendeve dhe kërkesa kryesore për realizimin e të cilës është filluar procedura përmbarimore.

2. Të hollat që teprojnë pas përmbushjes së kërkesës kryesore i dorëzohen debitorit, po qe se për një
gjë të tillë nuk ka pengesa.

Neni 106
Pagimi kur janë më shumë kreditore

1. Po qe se në procedurën përmbarimore i realizojnë kërkesat e tyre më tepër kreditorë, gjegjësisht
nëse përpos kreditorit i realizojnë kërkesat e tyre edhe personat të drejtat e të cilëve shuhen në
momentin e shitjes së sendeve të luajtshme, atëherë ata i realizojnë të drejtat e tyre sipas radhës me
të cilën e kanë fituar të drejtën e pengut, apo të drejtën tjetër që shuhet në momentin e shitjes për
sendet e sekuestruara dhe të shitura.

2. Realizimi i kërkesave në mënyrën e caktuar në paragrafin 1. të këtij neni, bëhet vetëm po qe se me
ligj për kërkesat e caktuara nuk është paraparë e drejta e realizimit me përparësi.
36




Neni 107
Realizimi proporcionalisht i kredive

1. Kreditorët të radhës së njëjtë të cilët nga shuma e të hollave të fituara me anë të shitjes së sendeve
nuk mund të paguhen plotësisht, paguhen përpjesëtimisht me madhësinë e kërkesave të tyre.

2. Me rastin e nxjerrjes së aktvendimit për pagimin, organi përmbarues do të marrë parasysh vetëm
ato kërkesa në bazë të cilave aktvendimi për përmbarimin ose urdhri përmbarues ka marrë formë të
prerë në ditën e shitjes së sendeve të sekuestruara.

3. Shpenzimet e procedurës së përmbarimit, shpenzimet e caktuara në dokumentin përmbarues dhe
kamatat kanë të njëjtën radhë të pagimit, sikurse kërkesa kryesore për të cilën janë të lidhura.

4. Të hollat që teprojnë pas përmbushjes së kërkesave i dorëzohen debitorit në procedurën e
përmbarimit, po qe se për një gjë të tillë nuk ka pengesa juridike.

Neni 108
Zbatimi i dispozitave për përmbarimin për sendet e paluajtshme

Dispozitat e këtij ligji për përmbarimin për sendet e paluajtshme që kanë të bëjnë me çështjen se
kush nuk mund të jetë blerës, mandej ato që kanë të bëjnë me çështjen e kontestimit të kredive, me
udhëzimin për në procedurë kontestimore, si dhe me aktvendimin për përmbushjen e detyrimeve të
debitorit në procedurën përmbarimore, zbatohen në mënyrë të përshtatshme edhe në pikëpamje të
përmbarimit për sendet e luajtshme me qëllim të realizimit të kredive në të holla.


KREU II

PËRMBARIMI PËR KREDITË E DEBITORIT

Neni 109
Kompetenca territoriale në rastet e përmbarimit të kredive të debitorit

1. Vendosja për propozimin për përmbarimin lidhur me kredinë në të holla të debitorit dhe për
aplikimin e këtij lloji të përmbarimit, kompetencë territoriale ka Gjykata në territorin e së cilës ndodhet
vendbanimi i debitorit. Në qoftë se debitori nuk ka vendbanim në Kosovë, atëherë është kompetente
Gjykata në territorin e së cilës ndodhet vendqëndrimi i debitorit

2. Në qoftë se debitori nuk ka në Kosovë as vendbanim e as vendqëndrim, kompetencë ka Gjykata
në territorin e së cilës ndodhet vendbanimi i debitorit të debitorit në procedurën përmbarimore. Në
qoftë se debitori i debitorit nuk ka në Kosovë vendbanim, atëherë është kompetente Gjykata në
territorin e së cilës ndodhet vendqëndrimi i debitorit të debitorit.

3. Për debitorin si person juridik kompetente territorial është Gjykata ku gjendet selia e personit juridik
ose selia e njësisë organizative të tij, si dhe Gjykata në territorin që ka nxjerrë dokumentin
përmbarues.

4. Vendosja për propozimin për përmbarimin lidhur me kredinë në të holla të debitorit dhe për
aplikimin e këtij lloji të përmbarimit, përmbaruesi privat ka kompetencë territoriale për të vendosur mbi
propozimin përmbarimor dhe të zbatojë përmbarimin për kreditë e debitorit.

Neni 110
Kompetenca territoriale në rast të ushqimit ligjor

Përjashtimisht nga neni 109 i këtij Ligji, kreditori i përmbarimit të kredisë për ushqimin ligjor, ka të
drejtë që propozimin e tij ta paraqesë në Gjykatën në territorin e së cilës ndodhet vendbanimi apo
vendqëndrimi i tij.
37




Neni 111
Përjashtimi nga përmbarimi

1. Përjashtohen nga përmbarimi të ardhurave nga ushqimi ligjor, po qe se nuk kemi të bëjmë me
kreditë e llojit të njëjtë.

2. Objekt përmbarimi nuk mund të bëhen kreditë në bazë të tatimeve dhe të kontributeve të caktuara
me anë të ligjit.

Neni 112
Kufizimi i përmbarimit

1. Përmbarimi në të ardhurat personale, për shpërblimin në vend të pagës dhe për pensionin, mund
të caktohet dhe zbatohet deri në gjysmën e lartësisë së tyre. Shuma që sekuestrohet do të kufizohet
në pjesën që tejkalon shumën e ndihmës më të lartë sociale që paguhet brenda territorit ku debitori
ka vendbanimin.

2. Përmbarimi për fitimin e garantuar i cili i takon debitorit në procedurën e përmbarimit, në bazë të
kontratës kolektive dhe ligjit, mund të caktohet dhe zbatohet vetëm deri në një të tretën (1/3) e sasisë
së tij.

3. Dispozitat e paragrafit 2. të këtij neni zbatohen edhe në rast të përmbarimit për të ardhurat në bazë
të shpërblimit për shkak të dëmtimit të trupit sipas dispozitave për sigurimin invalidor, për të ardhurat
në bazë të ndihmës sociale, për të ardhurat në bazë papunësisë së përkohshme, për të ardhurat në
bazë të shtesave për fëmijë, për të ardhurat në bazë të bursës studentore dhe ndihmës studentëve
dhe nxënësve, si dhe për të ardhurat nga puna e personave të dënuar me burgim.

4. Përmbarimi për të ardhurat në bazë të kontratës për ushqimin e përjetshëm dhe për rentën e
përjetshme, si dhe për të ardhurat në bazë të kontratës për sigurimin e jetës, mund të zbatohet vetëm
në atë pjesë që e tejkalon shumën e ndihmës më të lartë të përhershme sociale që paguhet në
territorin ku debitori ka vendbanimin e vet.

5. Përmbarimi për të ardhurat e invalidëve të luftës, dhe ato në bazë të shtesës invalidore, mund të
zbatohet vetëm për përmbushjen e kredive në bazë të ushqimit ligjor, shpërblimit të dëmit të krijuar
për shkak të humbjes së aftësisë për punë dhe shpërblimit të dëmit për humbjen e ushqimit për shkak
të vdekjes së dhënësit të ushqimit, deri në shumën e gjysmës së këtyre të ardhurave.

Neni 113
Veprimet përmbaruese

Përmbarimi për kredinë në të holla të debitorit në procedurën përmbarimore zbatohet me anë të
sekuestrimit dhe kalimit (transferimit) të tij, po qe se me këtë ligj për rastet e veçanta nuk është
paraparë ndryshe.

Neni 114
Vëllimi i përmbarimit

1. Sekuestrimi dhe kalimi i kredisë në të holla, mund të caktohen vetëm në shumën që nevojitet për
realizimin e kredisë së kreditorit, përveç në qoftë se është fjala për kredinë e papjesëtueshme.

2. Në qoftë se më tepër kreditorë e kërkojnë përmbarimin për të njëjtën kredi të debitorit që është e
ndashme, sekuestrimi dhe kalimi caktohen në shumat përkatëse veç e veç në dobi të secilit
propozues.

Neni 115
Sekuestrimi i kredisë së debitorit

38

1. Me aktvendimin me të cilin caktohet sekuestrimi i kredisë në të holla të debitorit, i ndalohet debitorit
të debitorit që t’ia paguajë borxhin debitorit, kurse këtij të fundit i ndalohet që kredinë e këtillë ta
realizojë, apo që me të disponojë në ndonjë mënyrë tjetër.
2. Ndalimi e përfshinë edhe disponimin me pengun e kontraktuar për sigurimin e kredisë së
sekuestruar.

Neni 116
Efekti i sekuestrimit të kredisë

1. Sekuestrimi i kredisë në të holla të debitorit quhet i kryer në ditën në të cilën debitorit të debitorit i
është dorëzuar aktvendimi për sekuestrimin.

2. Kreditori me anë të sekuestrimit të kryer e fiton të drejtën e pengut për kredinë e debitorit.

3. Debitori i debitorit nuk ka as të drejtë prapësimi, e as të drejtë ankimi kundër vendimit për
sekuestrimin e kredisë së kreditorit të tij.

Neni 117
Sekuestrimi i kredisë së bazuar në letrën me vlerë

1. Sekuestrimin e kredisë të bazuar në letrën me vlerë e cila kalohet me anë të vërtetimit, apo për
realizimin e së cilës është e nevojshme letra e tillë, e kryen organi përmbarues, duke ia marrë letrën
me vlerë debitorit dhe duke ia dorëzuar atë Gjykatës.

2. Sekuestrimi quhet i kryer në momentin kur i merret letra me vlerë debitorit në procedurën e
përmbarimit.

3. Veprimet juridike të nevojshme për ruajtjen apo realizimin e të drejtës nga letra me vlerë, i kryen në
emër të debitorit organi përmbarues në mbështetje të konkluzionit të nxjerrë nga organi përmbarues.

Neni 118
Sekuestrimi i kredisë në bazë të depozitës së kursimit

1. Përjashtimisht nga dispozitat e nenit 115 të këtij ligji, sekuestrimi i kredisë të bazuar në depozitën e
kursimit të banka, apo të ndonjë organizatë financiare tjetër, mund të bëhet edhe pa iu marrë
paraprakisht libreza e kursimit debitorit.

2. Në qoftë se kreditori i përmbarimit në propozimin e tij nuk i ka treguar të dhënat lidhur me depozitën
e kursimit të debitorit, atëherë organi përmbarues të dhënat e tilla do t’i kërkojë nga banka në të cilën
ndodhet depozita e kursimit, të cilën bankë kreditori duhet ta tregojë në propozimin e tij.

3. Banka te e cila ndodhet depozita e kursimit, ka detyrë që brenda një (1) dite pune t’ia dërgoj organi
përmbarues të dhënat e kërkuara dhe i ndalohet ta njoftojë debitorin e përmbarimit lidhur me
kërkesën e të dhënave në fjalë nga autoriteti përmbarues.

Neni 119
Kryerja e sekuestrimit

1. Sekuestrimi kryhet duke iu dërguar aktvendimi apo urdhri për sekuestrim, bankës të e cila ndodhet
depozita e kursimit.

2. Organi përmbarues ia dërgon aktvendimin apo urdhrin për sekuestrimin e depozitës së kursimit
debitorit të përmbarimit, vetëm pas njoftimit, nga banka te e cila ndodhet depozita e kursimit, se është
kryer sekuestrimi.

Neni 120
E drejta e pengut për kamatat

E drejta e pengut e fituar për kredinë e debitorit nga e cila rrjedhin kamatat, i përket edhe kamatave
që bëhen të kërkueshme pas sekuestrimit të bërë.
39




Neni 121
Radha e përparësisë

1. Radha e përparësisë së të drejtave të pengut të më tepër kreditorëve të përmbarimit, caktohet
sipas datës së arritjes së propozimeve për përmbarim tek organi përmbarues.

2. Në qoftë se propozimi për përmbarimin i është dërguar organi përmbarues nëpërmjet postës me
letër rekomande, dita e dorëzimit të saj në postë konsiderohet ditë e dorëzimit të saj te organi
përmbarues.

3. Në qoftë se propozimet për përmbarim të më tepër kreditorëve kanë arritur në organi përmbarues
në të njëjtën ditë, atëherë të drejtat e pengut e kanë të njëjtën radhë përparësie.

4. Kreditë me të njëjtën radhë të prioritetit realizohen proporcionalisht, po qe se nuk mund të
realizohen në tërësi për shkak të mos mjaftësisë së kredisë së debitorit që e ka ndaj personit të tretë.

Neni 122
Radha e përparësisë për të drejtën e pengut

Në qoftë se nga shkaku i zbatimit të përmbarimit për kredinë në të holla të debitorit, shuhen të drejtat
e pengut, dhe të drejtat tjera që janë fituar para fillimit të procedurës përmbarimore, radha e prioritetit
të realizimit të drejtave të tilla caktohet sipas dispozitave me të cilat rregullohet fitimi i radhës së
prioritetit të tyre jashtë procedurës përmbarimore.

Neni 123
Sekuestrimi i kredisë së siguruar me të drejtën e pengut të regjistruar në regjistrin publik

1. Sekuestrimi i kredisë së siguruar me anë të së drejtës së pengut të regjistruar në regjistrin publik,
kryhet duke u shënuar sekuestrimi në regjistrin e tillë.

2. Regjistrimin e bënë sipas detyrës zyrtare organi përmbarues, duke u theksuar se sekuestrimi në
bazë të cilit është fituar e drejta e pengut për kredinë, është bërë me qëllim që të realizohet kredia e
kreditorit.

3. Po qe se ekzistojnë më tepër kreditorë, radha e prioritetit të kredive të tyre caktohet sipas kohës së
regjistrimit.

Neni 124
Deklarimi i debitorit të debitorit

1. Organi përmbarues me propozimin e kreditorit, do të kërkojë nga debitori i debitorit që brenda
dhjetë (10) ditëve nga dorëzimi i urdhrit nga organi përmbarues të deklarohet për faktin nëse dhe në
çfarë shume e pranon kredinë e sekuestruar dhe se a është i gatshëm ta shlyej borxhin, si dhe nëse
detyrimi i tij për ta shlyer borxhin është i kushtëzuar nga përmbushja e ndonjë detyrimi tjetër.

2. Propozimin për deklarimin e debitorit të debitorit, kreditori mund ta bashkojë me propozimin për
përmbarim, ose ta japë me parashtresë të veçantë pas këtij propozimi, por jo më vonë se deri në
kalimin e kredisë.

3. Deklarimi i debitorit të debitorit do të dërgohet me postë në adresat e regjistruara të kreditorit dhe
debitorit brenda pesë (5) ditëve nga dita e pranimit nga organi përmbarues.

Neni 125
Përgjegjësia e debitorit të debitorit

1. Debitori i debitorit i përgjigjet kreditorit për dëmin që i ka shkaktuar duke mos u deklaruar fare, apo
duke u deklaruar në mënyrë të pasaktë, apo jo të plotë. Kreditori mund të kërkojë kompensim përmes
40

procedurës kontestimore për të mbuluar dëmet nga debitori i debitorit. Dëmet e vlerësuara përbëhen
nga kërkesa e plotë e debitorit, si dhe kompensimi për çfarëdo pagese nëse ka dëme shtesë.

2. Organi përmbarues do ta paralajmërojë debitorin e debitorit për këtë përgjegjësi të tij.



KREU III

KALIMI (TRANSFERI) I KREDISË

Neni 126
Llojet e kalimit të kredisë

1. Kredia e sekuestruar i kalohet kreditorit në pajtim me propozimin e tij për arkëtim ose në vend të
pagesës.

2. Në qoftë se kreditori nuk e cakton në mënyrë decidive llojin e kalimit të kredisë, konsiderohet se e
propozon kalimin me qëllim arkëtimi.

Neni 127
Aktvendimi për kalimin e kredisë

1. Aktvendimi apo urdhri për kalimin e kredisë nxirret vetëm pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi
apo urdhri për sekuestrimin.

2. Në qoftë se kreditori ka propozuar që debitori i debitorit të deklarohet për kredinë për të cilën
propozohet përmbarimi, organi përmbarues do të nxjerrë aktvendimin apo urdhrin për propozimin për
kalimin, pas skadimit të afatit prej tre (3) ditësh, nga dita kur kreditorit i është dërguar njoftimi për
deklarimin e debitorit të debitorit.

Neni 128
Pagimi i shumës në llogarinë e organit përmbarues

Në aktvendimin për përmbarimin, urdhrin për përmbarim apo në aktvendimin e posaçëm për kalimin e
kredisë, do të ftohet debitori i debitorit që shumën e detyruar të hollave t’ia deponojë organit
përmbarues duke paguar në llogarinë e caktuar dhe për një gjë të tillë ta njoftojë organin përmbarues

Neni 129
Kushtet e posaçme për kalimin e kredisë së papjesëtueshme

1. Kredia që bazohet në letrën me vlerë, që kalohet me nënshkrim, ose për realizimin e së cilës
nevojitet parashtrimi i kësaj letre, ose që për shkaqe tjera nuk mund të pjesëtohet lidhur me kalimin
ose realizimin, mund të kalohet vetëm në shumën e saj të plotë.

2. Në qoftë se kjo shumë e tejkalon shumën e kërkesës së kreditorit të ekzekutimit, kredia e
sekuestruar do të kalohet vetëm pasi kreditori të depozitoj garancion se këtë tepricë do t’ia dorëzojë
organi përmbarues.

Neni 130
Kalimi i kredisë pjesërisht të përjashtuar nga përmbarimi

1. Kredia që pjesërisht është e përjashtuar nga përmbarimi i detyrueshëm, apo e cila është
sekuestruar në dobi të personave të tjerë, kalohet vetëm pasi që kreditori të depozitoj garancion se
organi përmbarues do t’ia dorëzojë pjesën që është përjashtuar nga përmbarimi i detyrueshëm.

2. Po qe se më tepër kreditorë kanë paraqitur propozime për kalim të kredisë jo në ditë të njëjtë,
organi përmbarues do ta bëjë kalimin e kredisë në kreditorin e përmbarimit që e ka paraqitur
propozimin i pari. Në qoftë se më tepër propozues të përmbarimit kanë paraqitur propozimin në të
njëjtën ditë, kredia do të kalohet në propozuesin e përmbarimit kërkesa e të cilit është më e madhe.
41




Neni 131
Kryerja e kalimit (transferit)

1. Kalimi i kredisë së bazuar në letrën me vlerë, e cila pas sekuestrimit të bërë i merret debitorit të
debitorit, quhet e kryer në momentin kur organi përmbarues letrën në të cilën shënohet vendimi për
kalimin i dorëzohet kreditorit.

2. Kalimin e kredisë së bazuar në letrën me vlerë që kalohet me nënshkrim, apo për realizimin e së
cilës nevojitet parashtrimi i saj, quhet e kryer në momentin kur organi përmbarues në letrën e tillë e
venë vendimin për kalimin dhe letrën e pajisur me vendimin e tillë ia dorëzon kreditorit.

Neni 132
Detyrimet e debitorit dhe të kreditorit

1. Debitori ka për detyrë që në afatin e caktuar nga organi përmbarues, e me kërkesën e kreditorit në
të cilin është bartur kredia, t’i jep shpjegime kreditorit që i janë të nevojshme për realizimin e kredisë
së tillë dhe t’ia dorëzojë dokumentet që kanë të bëjnë me këtë kredi.

2. Kreditori në të cilin është bartur vetëm një pjesë nga kredia, ka për detyrë që në qoftë se debitori e
kërkon këtë, brenda afatit të cilin e cakton organi përmbarues të jep garancion se pas realizimit të
kredisë së tillë, do t’i kthejë dokumentet që kanë të bëjnë me kredinë.

3. Organi përmbarues, me propozimin e kreditorit, do ta zbatojë përmbarimin e detyrueshëm kundër
debitorit për dorëzimin e dokumenteve, po qe se ai vetë nuk i dorëzon.

4. Dorëzimin e dokumenteve që ndodhen të personi i tretë, kreditori mund ta kërkojë me anë të
padisë, po qe se këtë të drejtë e ka debitori.

5. Në dokumentin që i dorëzohet kreditorit, organi përmbarues do të shënoj se është kryer kalimi i
kredisë për të cilën është caktuar përmbarimi.

Neni 133
Depozitimi i të hollave te organi përmbarues

1. Debitori i debitorit të cilit i është dorëzuar aktvendimi për përmbarimin, apo urdhri për përmbarim,
ose aktvendimi i posaçëm për kalimin, e përmbushë obligimin e vet duke depozituar shumën e të
hollave, apo letrat me vlerë, te organi përmbarues.

2. Në qoftë se me qëllim të realizimit të kredisë në të holla të kaluara, kreditori është dashur të fillojë
procedurë gjyqësore apo procedurë tjetër, atëherë Gjykata apo organi tjetër që zhvillon procedurën,
në vendimin me të cilin e miraton kërkesën e kreditorit të përmbarimit do ta urdhërojë debitorin e
debitorit që shumën e detyruar ta depozitoj te organi përmbarues.

3. Në bazë të vendimit me të cilin debitori i debitorit është urdhëruar që shumën e detyruar ta
depozitoj te organi përmbarues, sipas kreditorit të propozuesit të përmbarimit në të cilin është bartur
kredia, do të zbatohet përmbarimi kundër debitorit të debitorit dhe të hollat e realizuar me këtë
përmbarim pas pagimit të shpenzimeve procedurale sipas detyrës zyrtare, do t’i dërgohen organit
përmbarues.

Neni 134
Autorizimet e kreditorit të përmbarimit

1. Me kalimin e kredisë me qëllim arkëtimi, dhe për qëllim të njoftimit të debitorit të debitorit për
transferimin, autorizohet kreditori që të kërkojë nga debitori i debitorit përmbarimor pagimin e shumës
së shënuar në aktvendimin apo urdhrin e përmbarimit, apo në aktvendimin e posaçëm për kalimin,
në qoftë se kjo shumë është bërë e kërkueshme, t’i kryejë të gjitha veprimet e nevojshme për ruajtjen
42

dhe realizimin e kredisë së kaluar, si dhe t’i shfrytëzojë të gjitha të drejtat lidhur me pengun të dhënë
për sigurimin e kredisë së këtillë.

2. Me kalimin e kredisë me qëllim arkëtimi, kreditori nuk ka të drejtë që në barrë të debitorit të lidhë
ujdi, apo që debitorit të debitorit t’ia falë borxhin, ose që të disponoj me kredinë e kaluar, si dhe që me
debitorin e debitorit të merret vesh që vendimin për kredinë, po qe se është kontestuese ajo ta nxjerrë
arbitrazhi.

3. Kreditorit në të cilin është bartur kredia për arkëtim, debitori i debitorit mund t’ia bëjë vetëm ato
prapësime që do të mund t’ia bënte debitorit.

4. Cedimi i kredisë së bartur i bërë nga debitori pas kalimit të saj, nuk ka efekt juridik kundrejt të
drejtave që i ka fituar kreditori në momentin e kalimit të saj.

Neni 135
Kalimi për arkëtim të kredisë së regjistruar në librin publik

Kalimi me qëllim arkëtimi të kredisë së regjistruar në librin publik, shënohet në të sipas detyrës
zyrtare.

Neni 136
Kushtëzimi i debisë së debitorit të debitorit me dorëzimin e sendit

1. Në qoftë se debia e debitorit të debitorit për pagimin e borxhit varet nga detyrimi i debitorit që t’ia
dorëzojë sendin e caktuar i cili ndodhet në posedimin e debitorit, e ky detyrim është vërtetuar se
ekziston me vendim të formës së prerë, organi përmbarues me propozimin e kreditorit të cilit i është
kaluar kredia me qëllim të arkëtimit, do ta urdhërojë debitorin e përmbarimit që t’ia dorëzoj sendin
organit përmbarues me qëllim që kjo t’ia dorëzojë atë debitorit të debitorit.

2. Me kërkesën e kreditorit, organi përmbarues, ndaj debitorit që nuk e ka dorëzuar sendin brenda
afatit të caktuar, do të zbatojë përmbarimin me qëllim të dorëzimit të sendit.

Neni 137
Njoftimi i debitorit për padinë me qëllim arkëtimi të kredisë së kaluar

Kreditori që e ka ngritur padinë me qëllim të arkëtimit të kredisë që i është kaluar, ka për detyrë që
brenda pesë ditësh ta njoftojë debitorin për procesin kontestimor të filluar, sepse në të kundërtën i
përgjigjet debitorit për dëmin që i është shkaktuar nga mos njoftimi.

Neni 138
Vonesa në arkëtimin e kredisë së kaluar

1. Kreditori që nuk kujdeset si duhet për arkëtimin e kredisë së bartur, përgjigjet për dëmin që me këtë
gjë i është shkaktuar kreditorit tjetër të përmbarimit që e ka të drejtën e pengut, apo të drejtën tjetër
që shlyhet nga kredia.

2. Në rastin nga paragrafi 1. i këtij neni, organi përmbarues me propozim të kreditorit tjetër, mund ta
prishë aktvendimin apo urdhrin për kalimin e kredisë në kreditorin e parë dhe kredinë t’ia kalojë
kreditorit tjetër.

Neni 139
Pagimi i kreditorit

Kreditori në të cilin është kaluar kredia për arkëtim, konsiderohet i përmbushur në lartësinë në të cilën
e ka arkëtuar kredinë e këtillë.

Neni 140
Arkëtimi i shumës më të madhe se që i takon kreditorit

43

1. Kreditori i cili nga kredia që i është kaluar e ka arkëtuar shumën ma të madhe se që është kërkesa
e tij, ka për detyrë që atë pjesë të kredisë ta depozitojë te organi përmbarues.

2. Tepricën e tillë organi përmbarues ua dorëzon kreditorëve të tjerë të siguruar me anë të pengut, si
dhe debitorit, po qe se u takon e drejta për një gjë të tillë.

3. Kreditorit që e ka depozituar tepricën e shumës së arkëtuar, organi përmbarues ia kthen
garancionin e depozituar.

Neni 141
Kalimi i kredisë së sekuestruar

1. Kredia e sekuestruar kalon me bartjen në vend të pagesës te kreditori , deri në shumën e bartur
me efekt të cedimit të kredisë me shpërblim.

2. Në qoftë se kredia e bartur është e siguruar me të drejtën e pengut të regjistruar në librin publik,
organi përmbarues sipas detyrës zyrtare, do t’i kalojë të drejtat e debitorit të kreditori dhe do ta fshijë
të drejtën e pengut të regjistruar në dobi të debitorit.

3. Kreditori në të cilin është bërë kalimi i kredisë në vend të pagimit, konsiderohet i përmbushur edhe
me vetë faktin e kalimit, në lartësinë e kësaj kredie të bartur.

4. Me dispozitat e paragrafit 3. të këtij neni, nuk preken rregullat për përgjegjësinë e debitorit për
vërtetësinë dhe realizueshmërinë e kredisë së bartur.


KREU IV

PËRMBARIMI NË TË ARDHURAT PERSONALE DHE NË TË ARDHURAT TJERA TË
PËRHERSHME NË TË HOLLA

Neni 142
Aplikimi i dispozitave lidhur me Përmbarimin për Kreditë të Debitorit

Lidhur me përmbarimin për të ardhurat personale dhe për të ardhurat tjera të përhershme në të holla,
aplikohen dispozitat e nenit 109 deri 141 të këtij ligji, po që se me dispozitat e nenit 143 deri në nenin
151 të këtij ligji, nuk është paraparë diç tjetër.

Neni 143
Aktvendimi për përmbarimin ose Urdhri për përmbarim

1. Me aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim në të ardhurat personale caktohet
sekuestrimi i pjesës së caktuar i të ardhurave personale dhe urdhërohet punëdhënësi i cili debitorit, ia
paguan ato që shuma e të hollave për të cilën është caktuar përmbarimi t’i paguhet kreditorit të
përmbarimit që nga momenti në të cilin bëhet i formës së prerë aktvendimi për përmbarimin ose urdhri
për përmbarim, po qe se me këtë ligj nuk parashihet ndonjë mënyrë tjetër e veprimit.

2. Punëdhënës sipas këtij ligji quhet organi shtetëror, personi juridik, apo personi tjetër i cili debitorit të
përmbarimit i paguan të ardhura personale.

3. Aktvendimi për përmbarimin i përket edhe rritjes së të ardhurave që mund të bëhet pas dorëzimit të
aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit për përmbarim, si dhe të gjitha të ardhurave të tjera të
debitorit në bazë të punës.

4. Të ardhura personale në kuptimin e këtij ligji quhen të ardhurat e caktuara me anë të dispozitave
për punën.

Neni 144
Informatat nga punëdhënësi

44

Punëdhënësi është i obliguar të informojë organin përmbarues nëse debitori është punonjës i tij, dhe
për lartësinë e pagës së debitorit tek ky punëdhënës. Ky informacion duhet të sigurohet brenda pesë
(5) ditëve prej ditës së kërkesës nga organi përmbarues.
Neni 145
Përmbarimi kur të drejtën e ushqimit ligjor e kanë më tepër persona

1. Në qoftë se të drejtën e ushqimit ligjor, respektivisht të drejtën e rentës për ushqimin e humbur për
shkak të vdekjes së dhënësit të ushqimit ndaj të njëjtit debitor e kanë disa persona, ndërsa shuma e
gjithëmbarshme e kërkesave të tyre e tejkalon pjesën e të ardhurave personale që mund të jetë
objekt përmbarimi të detyrueshëm, atëherë përmbarimi caktohet dhe zbatohet në dobi të secilit nga
ta, në përpjesëtim me madhësinë e kërkesave të tyre.

2. Në qoftë se pas fillimit të zbatimit të përmbarimit për të ardhurat personale, respektivisht për të
ardhurat e tjera të përhershme në të holla, paraqitet propozimi i ri për përmbarim për kredinë nga
paragrafi 1. i këtij neni, organi përmbarues do ta ndryshojë sipas detyrës zyrtare aktvendimin apo
urdhrin e nxjerrë më parë për përmbarimin në kuptimin e paragrafit 1. të këtij neni dhe do ta caktojë
shumën e cila në të ardhmen do t’i paguhet secilit nga kreditorët.

3. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, aktvendimi për përmbarimin ose urdhri për përmbarim duhet
t’i dorëzohet edhe kreditorit të mëhershëm, i cili kundër këtij aktvendimi apo urdhri ka të drejtë
prapësimi.

Neni 146
Vendi i pagesës

1. Kreditë për të cilat nuk është parashikuar pagesa në para jo të gatshme, kreditori i arkëton
drejtpërdrejt në arkën në të cilën debitorit i paguhen të ardhurat personale.

2. Kreditori ka të drejtë të kërkojë që shuma e ndalur t’i paguhet me anë të postës në adresën që e
tregon, apo në llogarinë e caktuar bankare, pas zbritjes së shpenzimeve të postës.

Neni 147
Pushimi i marrëdhënies së punës

1. Në qoftë se debitorit i pushon marrëdhënia e punës, aktvendimi për përmbarimin ose urdhri për
përmbarim prodhon efekt juridik edhe ndaj punëdhënësit tjetër të i cili debitori krijon marrëdhënie
pune, dhe atë prej ditës në të cilën punëdhënësit të këtillë i është dorëzuar aktvendimi për
përmbarimin ose urdhrin për përmbarim.

2. Punëdhënësi i mëparshëm i debitorit, ka për detyrë që pa vonesë me anë të letrës rekomande t’ia
dërgojë aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim punëdhënësit të ri dhe për një gjë të
tillë ta njoftojë organin përmbarues.

3. Punëdhënësi i mëparshëm ka për detyrë që ta njoftojë organin përmbarues pa vonesë për
pushimin e marrëdhënies së punës me debitorin, po qe se nuk i është i njohur punëdhënësi i ri, për të
cilën gjë organi përmbarues do ta njoftojë kreditorin, duke ia caktuar një afat brenda të cilit ky i fundit
duhet të mbledhë të dhëna për punëdhënësin e ri të debitorit.

4. Po qe se kreditori nuk e njofton organin përmbarues për punëdhënësin e dytë brenda afatit që ia ka
caktuar, atëherë organin përmbarues e pezullon procedurën e përmbarimit.

Neni 148
Përgjegjësia e punëdhënësit për mospagimin e kësteve të kërkueshme

1. Kreditori mund t’i propozojë organin përmbarues në procedurën e ekzekutimit që me anë të
aktvendimit apo urdhrit, ta urdhërojë punëdhënësin e debitorit të përmbarimit që t’ia paguajë të gjitha
këstet të cilat nuk ia ka ndalur debitorit sipas aktvendimit apo urdhrit për përmbarim.

2. Kërkesën nga paragrafi 1. të këtij neni, kreditori mund ta paraqesë deri në përfundimin e
procedurës përmbarimore.
45


3. Aktvendimi apo urdhri me të cilin miratohet kërkesa e kreditorit të përmbarimit e ka efektin juridik të
aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit për përmbarim.
Neni 149
Përgjegjësia e punëdhënësit për mos ndalimin e kësteve

Punëdhënësi i cili nuk ka vepruar sipas aktvendimit apo urdhrit për përmbarimin, ose që nuk ka
vepruar sipas paragrafit 2 .dhe 3. të nenit 147 të këtij ligji, përgjigjet për dëmin që e ka pësuar
kreditori nga mosveprimi i tillë i tij.

Neni 150
Sekuestrimi me pëlqimin e debitorit

1. Debitori ka të drejtë që me anë të dokumentit të vërtetuar ta jep pëlqimin që me qëllim të realizimit
të kërkesës së kreditorit të tij, të sekuestrohet një pjesë e të ardhurave personale të tij dhe t’i paguhet
drejtpërdrejt kreditorit në mënyrën e caktuar në dokumentin e tillë.

2. Dokumenti nga paragrafi 1. i këtij neni e ka efektin juridik të aktvendimit për përmbarim ose urdhrit
për përmbarim.

3. Dokumentin nga paragrafi 1. të këtij neni, me efekte të dorëzimit të aktvendimit për përmbarimin
ose urdhrit për përmbarim, punëdhënësit të debitorit ia dërgon kreditori me anë të letrës rekomande.
Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, sekuestrimi në bazë të pëlqimit të debitorit
nuk prodhon efekte juridike në zbatimin e përmbarimit për të ardhurat personale për përmbushjen e
kredisë në bazë të ushqimit ligjor, shpërblimit të dëmit të shkaktuar, cenimit të shëndetit, ose
zvogëlimit, respektivisht humbjes së aftësisë punuese dhe të shpërblimit të dëmit për bazën e
humbjes së ushqimit për shkak të vdekjes së dhënësit të ushqimit.

Neni 151
Zbatimi i dispozitave të këtij kreu

Dispozitat e këtij ligji për përmbarimin në të ardhura personale dhe mjete tjera monetare të
përhershme zbatohen në mënyrë të përshtatshme edhe në procedurën e përmbarimit për të ardhurat
tjera të përhershme në të holla të debitorit.



KREU V

PËRMBARIMI PËR KREDINË SIPAS LLOGARISË NË BANKË

Neni 152
Përmbarimi i detyrueshëm

1. Përmbarimi për realizimin e kredisë në të holla kundër debitorit, mundë të zbatohet për të gjitha
mjetet monetare që i ka në llogaritë e tija në bankë, përveç rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe.

2. Me aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim në mjetet monetare që evidentohen në
llogarinë e transaksionit të debitorit, urdhërohet banka që shumën e të hollave për të cilën është
caktuar përmbarimi, ta kaloj nga llogaria e transaksioneve të debitorit në llogarinë e transaksioneve të
kreditorit, kurse për kreditë për të cilat nuk është paraparë pagimi nëpërmjet llogarisë në bankë, që
t’ia paguajë shumën e tillë kreditorit me para të gatshme.

3. Përmbarimi për kredinë në të holla, e cila sipas kursimit të depozituar, llogarisë rrjedhëse, llogarisë
devizore, apo llogarisë tjetër në bankë, duke përjashtuar llogarinë e transaksionit të debitorit, i takon
debitorit dhe caktohet ashtu që me anë të aktvendimit apo urdhri për përmbarimin, urdhërohet banka
që shumën e të hollave për të cilën është caktuar përmbarimi, t’ia paguaj kreditorit shumën e
përcaktuar për përmbarim.

46

4. Aktvendimi apo urdhri nga paragrafi 3. i këtij neni, i ka efektet e aktvendimit apo urdhrit për
përmbarimin me të cilin caktohet sekuestrimi i kredisë në të holla dhe kalimi për arkëtim.

5. Në aktvendimin apo urdhrin për përmbarimin nga paragrafi l., 2. dhe 3. të këtij neni, shënohet numri
i llogarisë së debitorit nga i cili duhet bërë pagesa dhe numri i llogarisë së propozuesit të përmbarimit
në të cilin duhet bërë pagesa, apo mënyra tjetër e kryerjes së pagesës.

Neni 153
Kompetenca territorial në rast të përmbarimit gjyqësor

Kërkesa për përmbarim në para të gatshme në xhirollogarinë e debitorit futet në juridiksionit të
Gjykatës ku gjendet selia e bankës apo në territorin ku gjendet njësia organizative e bankës në të
cilën debitori mban xhirollogarinë e tij.

Neni 154
Kompetenca ne rast të përmbarimit nga përmbaruesi privat

Per të vendosur për propozimin përmbarimor për përmbarim në para të gatshme në xhirollogarinë,
përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin përmbarimor dhe ta zbatojë
përmbarimin.

Neni 155
Detyrimi i dërgimit të dhënave për llogarinë

1. Organi përmbarues do t’ia dorëzojë drejtpërdrejt bankës vendimin për përmbarim ose urdhrit për
përmbarim. Personi zyrtar i bankës do të regjistron datën dhe kohën kur i është dorëzuar bankës
aktvendimi apo urdhri për përmbarim. Një kopje e këtij aktvendimit apo urdhrit për përmbarim i
dërgohet edhe Bankës Qendrore të Kosovës.

2. Me aktvendimin për përmbarim ose urdhrin për përmbarim, organi përmbarues e obligon bankën
që të informojë me kohë organin përmbarues se a ka debitori llogari në bankë dhe që t’ia zbulojë asaj
të gjithë numrat e llogarive që i ka debitori në bankë. Nëse debitori i cili është borxhli vërtetohet që
është klient apo ka qenë klient, se ka ndonjë llogari në atë bankë, banka është e obliguar që t’ia
dërgojë organit përmbarues të gjithë historinë e transaksioneve në të gjitha llogaritë e debitorit në atë
bankë së paku për periudhën që fillon tridhjetë (30) ditë para ditës së nxjerrjes së aktvendimit apo
urdhrit për përmbarim nga ana e organit përmbarues e që përfundon me përfundimin e orarit të punës
një ditë para ditës kur i dërgohet organit përmbarues historia e transaksioneve. Kjo histori e
transaksioneve do të jetë transkript i saktë i shënimeve normale të bankës për llogaritë, e përpiluar
nga banka gjatë aktiviteteve të tyre të rregullta të punës, dhe do të përmbajë çdo transaksion në ato
llogari, duke përfshirë edhe tërheqjen e parave të gatshme, shumat e zbritura ose tërheqjet nga
llogaritë e debitorit, e po ashtu edhe transferet brenda bankës dhe ndërmjet bankave.

3. Banka është e obliguar të përgjigjet në kërkesën e organit përmbarues për informacione, sipas
paragrafi 2. të këtij neni, për ekzistencën e llogarive në bankë që janë në pronësi të debitorit, jo më
larg se njëzet e katër (24) orë pas pranimit të kërkesës nga organi përmbarues. Banka është e
obliguar të paraqes historinë e transaksioneve për secilën llogari, sipas paragrafit 2. të këtij neni
brenda tre (3) ditësh nga pranimi i kërkesës. Banka do të mbajë shënime ku tregohet data dhe koha
kur janë pranuar të gjitha urdhrat e organit përmbarues.

4. Banka do ti dërgoj organit përmbarues njoftimin për të gjitha ndryshimet e bëra pas datës në të
cilën historia e transaksioneve, sipas paragrafit 2. të këtij neni, i është dërguar bankës. Këto njoftime
do ti dërgohen organi përmbarues brenda një dite pune për secilin transaksion në llogari, përfshirë
edhe depozitat ose tërheqjet e parave të gatshme, shumat e zbritura apo tërheqjet nga llogaritë e
debitorit, si dhe transferet e tyre brenda bankës apo ndërmjet bankave.

5. Pasi banka të ketë marrë nga organi përmbarues urdhrin për transferet, sipas nenit 152 të këtij
ligji, agjenti i bankës që pranon urdhrin e regjistron kohën dhe datën e saktë në të cilën është pranuar
urdhri për transferet, dhe ai informacion do të regjistrohet në shënimet normale të punës së bankës.

47

6. Nëse ka fonde të mjaftueshme në ndonjërin apo në të gjitha llogaritë e debitorit për të paguar
kredinë në kohën kur merret urdhri për transferet, banka, brenda gjashtëdhjetë (60)minutash nga
koha e pranimit të urdhrit për transferet, do t’i transferojë fondet nga llogaria e debitorit në llogarinë e
organit përmbarues në emër të kreditorit të shënuar në urdhrin për transferet; koha e saktë e
transferit regjistrohet në shënimet e zakonshme të punës së bankës, dhe i raportohet organit
përmbarues si pjesë e raportit që banka ia dërgon organit përmbarues duke shënuar kohën e marrjes
së urdhrit të organit përmbarues, kohën dhe shumën e transferit, numrin ose numrat e llogarive nga të
cilat janë tërhequr fondet dhe pala ose numri i llogarisë që e pranon transferin.

7. Nëse fondet në llogari janë të pamjaftueshme për të përmbushur urdhrin për transfer, banka do të
bëj menjëherë bllokimin e të gjitha llogarive të debitorit në fjalë, duke parandaluar çdo tërheqje të
fondeve, për çfarëdo qëllimi apo në çfarëdo forme, derisa banka të ketë përmbushur shumën e cekur
në urdhrin e organit përmbarues ose derisa të hiqet urdhri i organit përmbarues. Ky bllokim i
llogarive nuk do të parandalojë deponimin fondeve në llogari. Banka e informon organin përmbarues
për vendosjen e bllokimit, do të theksojë numrin e llogarisë apo llogarive që janë bllokuar, kohën dhe
datën kur është bërë bllokimi i atyre llogarive, dhe për shumën që gjendet në secilën llogari. Pas
marrjes së urdhrit për transfer, debitori i përmendur në urdhër nuk do të lejohet të hap llogari të tjera
në bankë derisa të jetë përmbushur urdhri, ose derisa të hiqen urdhrat e organit përmbarues për
bllokimin e llogarisë. Banka nuk mund të përmbush asnjë urdhër të debitorit deri sa ai t’ia ketë paguar
organit përmbarues shumën e plotë të kredisë ose deri sa të informohet nga organi përmbarues se
është hequr urdhri.

8. Organi përmbarues e njofton bankën për lirimin e llogarive të debitorit pas pagesës së plotë të
kredisë, ose pas përfundimit të procesit përmbarimit.

9. Më kërkesën e organit përmbarues, banka është e obliguar që të ofrojë sqarime dhe dokumente
Gjykatës që demonstrojnë se ajo ka respektuar urdhrin e transferit dhe të gjithë urdhrat e tjerë të
organit përmbarues.

10. Të dhënat që banka ia dërgon organit përmbarues dhe që kanë të bëjnë me transferin e mjeteve
monetare ndërmjet bankave duhet të përmbajnë, mes tjerash, edhe emrin e marrësit dhe numrin e
llogarisë së tij në bankën që ka pranuar transferin.

11. Nëse banka dhe personat zyrtarë të saj nuk veprojn në përputhje me këto dispozita do ti
nënshtrohen ndëshkimeve sipas nenit 15 të këtij ligji.

Neni 156
Radha e pagesave

1. Banka e bënë pagesën me radhë sipas kohës së dorëzimit të aktvendimeve apo urdhrave për
përmbarimin, përveç se kur me ligj parashikohet ndryshe.

2. Banka mbanë evidencë të veçantë për radhitjen e aktvendimeve apo urdhrave për përmbarimin,
sipas ditës dhe kohës së pranimit dhe kreditorit sipas kërkesës së tij, i jep vërtetim për vendin e
kredisë së tij në radhitjen e tillë.

3. Banka nuk mund ta zbatojë urdhrin e debitorit para se ta përmbushë kredinë e caktuar me
aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim, po qe se me ligj nuk është paraparë
ndryshe

4. Me aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim barazohet dokumenti publik, për të
cilin një gjë e tillë parashihet me ligj të veçantë.

Neni 157
Pagesat periodike

1. Në qoftë se me anë të aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit për përmbarim, banka është
urdhëruar që të bëjë pagesa të shumave të caktuara në periudha kohore të caktuara, atëherë debitori
duhet bërë pagesat në pajtim me urdhëresën nga aktvendimi për përmbarimin ose urdhri për
48

përmbarim. Llogaritë e debitorit duhet të mbesin të bllokuara derisa nuk është transferuar shuma e
plotë e borxhit apo derisa organi përmbarues nuk ka urdhëruar zhbllokimin e llogarive.

2. Në rastet nga paragrafi 1. të këtij neni, radha e pagesave të kësteve të ardhshme llogaritet sipas
kohës së dorëzimit të aktvendimit për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim.
3. Banka e mbanë evidencën e posaçme të aktvendimeve për përmbarimin dhe urdhrin për
përmbarim me të cilat janë urdhëruar pagesat e ardhshme periodike.

4. Banka duhet të informojë organin përmbarues apo personin zyrtar të Gjykatës për çfarëdo
pengesash në lidhje me pagesën, veçanërisht me mos vazhdimësinë e depozitimit periodik të
pagesave në llogarinë e debitorit

Neni 158
Veprimi në rastet kur nuk ka mjete në llogari

1. Në qoftë se në llogarinë e shënuar në aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim nuk
ka mjete, banka në llogarinë e tillë do t’i bartë mjetet monetare të debitorit nga llogaritë tjera që ai i ka
të kjo bankë. Një gjë të tillë banka e bënë sipas radhës që e cakton kreditori dhe në shumat e
caktuara me aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim.

2. Po qe se banka nuk arrin që në tërësi ta përmbushë kredinë përmbarimore nga shkaku i
mosekzistimit të mjeteve të mjaftueshme në llogarinë e debitorit, atëherë ajo do ta mbajë në evidencë
të posaçme dhe sipas tij do ta bëjë bartjen posa të arrijnë mjete në llogari,përveç se kur me
aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim parashihet ndryshe.

3. Për faktin e mosekzistimit të mjeteve në llogarinë e debitorit, banka pa vonesë duhet ta njoftojë
organin për përmbarim. Bashkë me njoftimin banka ia dërgon organit për përmbarim edhe njoftimin
për ndryshimet në gjendjen e llogarisë së debitorit.

Neni 159
Veprimi në rast të pengesave për kryerjen e përmbarimit

1. Nëse banka konsideron se ekzistojnë pengesa ligjore, për përmbarimin sipas dispozitave të këtij
kreu të këtij ligji, atëherë ajo do ta mbajë aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim, do
ta kryejë sekuestrimin e mjeteve të debitorit dhe do ta njoftojë organin përmbarues për ekzistimin e
pengesave për përmbarim.

2. Po qe se është fjala për pengesa të natyrës afatgjata, organi për përmbarim do ta pezullojë
procedurën përmbarimore, kurse në rastet e shkaqeve të tjera ajo e njofton kreditorin dhe bankën për
veprimet e mëtutjeshme.

Neni 160
Përmbarimi ndaj debitorit me përgjegjësi solidare

1. Në qoftë se në bazë të dokumentit përmbarimorë dy apo më tepër debitor janë përgjegjës solidar,
atëherë organi për përmbarim sipas kërkesës së kreditorit, kundër tyre e nxjerrë vetëm një aktvendim
për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim, me të cilin bëhet sekuestrimi i llogarisë së debitorëve në
shumat e caktuara me anë të aktvendimit për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim.

2. Propozuesi mund ta caktojë në propozimin për përmbarimin radhën e debitorëve sipas të cilës do
të bëhet marrja e mjeteve nga debitorët, e në qoftë se ai nuk e ka bërë këtë, marrja e mjeteve do të
bëhet sipas asaj radhe që janë përmendur debitorët në propozimin për përmbarim.

3. Në qoftë se në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, në llogarinë e debitorit solidar nuk ka mjete të
mjaftueshme për përmbushjen e detyrimit, banka ia dërgon aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin
për përmbarim për zbatim bankës së debitorit tjetër solidar, bashkë me raportin për përmbarimin e
kryer deri në atë moment, dhe për këtë ajo duhet ta njoftojë pa vonesë edhe organin përmbarues.

Neni 161
Përmbarimi në disa llogari
49


1. Në qoftë se debitori ka mjete monetare në disa llogari të një banke apo më tepër sosh, atëherë
propozuesi mund të caktojë në propozimin e tij për përmbarim radhën sipas së cilës duhet të
ngarkohen llogaritë dhe në rast se propozuesi nuk e bën këtë atëherë llogaritë ngarkohen me radhë
siç janë përmendur në propozimin për përmbarim.
2. Në qoftë se propozimi për përmbarim identifikon më shumë se një bankë në të cilën debitori ka
llogari, propozuesi mund të caktojë në propozimin për përmbarim mënyrë në të cilën bankat do të
ngarkohen dhe po qe se propozuesi nuk e bën këtë, llogaritë duhet të ngarkohen në bazë të mënyrës
në të cilat janë përmendur në propozimin për përmbarim. Në qoftë se llogaritë e debitorit në bankën e
parë nuk përmbajnë mjete të mjaftueshme për të përmbushur detyrimin, banka do të njoftojë organin
përmbarues dhe organin përmbarues do të dërgojë aktvendimin apo urdhrin për përmbarimin në
bankën tjetër të përcaktuar nga propozuesi ose bankën e radhës të përmendur në aktvendimin apo
urdhrin për përmbarimin.

3. Propozuesi i përmbarimit mund të propozojë pagesën e llogarive në bankat e shumta në të njëjtën
kohë dhe organin përmbarues mund të akordojë të drejtën për ta bërë këtë. organi për përmbarim
mundet të zgjedhe që llogaritë në bankat e ndryshme të ngarkohet proporcionalisht me vlerën totale
të llogarive të debitorit që mbahet në ato banka

Neni 162
Përmbarimi për mjetet në llogarinë devizore

Nëse përmbarimi është i një kredie ne vlerë të valutës së huaj, mjetet në llogarinë bankare të debitorit
duhet të konvertohen sipas kursit të këmbimit referues të bankës qendrore Evropiane siç është në
ditën e transferit në llogarinë e kreditorit.

Neni 163
Përmbarimi për realizimin e kredisë në valutë të huaj

1. Në qoftë se kredia e konstatuar në dokumentin përmbarues përbëhet nga të hollat në valutë të
huajë dhe po qe se debitori e ka llogarinë devizore në valutë të tillë, me aktvendimin për përmbarimin
ose urdhrin për përmbarim urdhërohet banka të e cila ndodhet llogaria devizore e debitorit, që ta bartë
shumën përkatëse në valutë të huajë, nga llogaria e debitorit në llogarinë e kreditorit, ose që pagesën
në valutë të huaj ta bëjë në ndonjë mënyrë tjetër të lejueshme me ligj.

2. Kreditori mund të kërkojë që përmbarimi për përmbushjen e kredisë së tij në valutën e huajë të
caktuar, të lejohet dhe zbatohet në llogaritë tjera, apo në sendet tjera të debitorit, si përmbarim për
realizimin e kredisë së tij në shumën që është e nevojshme për blerjen e mjeteve devizore të
detyruara nga personi i autorizuar.

3. Dispozitat e paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni, zbatohen edhe në rastet në të cilat përmbarimi
caktohet kundër debitorëve që nuk janë persona juridik.

Neni 164
Sekuestrimi i llogarisë me pëlqimin e debitorit

1. Debitori ka të drejtë që me anë të dokumentit të vërtetuar ta jep pëlqimin që me qëllim të
përmbushjes së kërkesës së kreditorit, të sekuestrohet llogaria e caktuar e tij te banka dhe që mjetet
në të holla nga llogaria e tillë, në pajtim me deklaratën e tij të përmbajtur në dokumentin e vërtetuar,
drejtpërdrejtë nga llogaria t’i paguhen kreditorit. Dokumenti i verifikuar i prodhon efektet juridike që i
prodhon aktvendimi i formës së prerë për përmbarimin ose urdhrit të prerë për përmbarim me të cilin
sekuestrohet kredia sipas llogarisë dhe bartet te kreditori për arkëtim.

2. Dokumentin nga paragrafi 1. të këtij neni, bankës ia dorëzon kreditori me efekt të dorëzimit të
aktvendimit gjyqësor të përmbarimit ose urdhrit përmbarimor, drejtpërdrejtë në administratën e saj,
apo me anë të letrës rekomande.

3. Në përmbarimin nga paragrafi 1. të këtij neni, në mënyrë të përshtatshme aplikohen dispozitat e
nenit 150 të këtij ligji.
Neni 165
50

Përgjegjësia e bankës për dëmin e shkaktuar

Banka e cila nuk vepron në pajtim me aktvendimin apo urdhrin për përmbarimin dhe urdhëresat tjera
të organit përmbarues, përgjigjet për dëmin që i shkaktohet kreditorit të përmbarimit sipas rregullave
të përgjithshme të së drejtës civile për shpërblimin e dëmit.
Neni 166
Zbatimi i dispozitave të Përmbarimit për kredinë në të holla të debitorit të përmbarimit

Në procedurën e përmbarimit për kredinë sipas llogarisë në bankë, në mënyrë të përshtatshme
zbatohen dispozitat e këtij ligji për përmbarimin për kredinë në të holla të debitorit nga nenet 109 –
141 të këtij ligji .


KREU VI

PËRMBARIMI MBI LETRAT ME VLERË DHE PJESËT NË SHOQËRITË TREGTARE

Neni 167
Kompetenca territorial në rast të përmbarimit gjyqësor

1. Për vendosje mbi propozimin për përmbarim kundër aksioneve në pronësi dhe letrave tjera me
vlerë të regjistruara (në testin e mëposhtëm: letrat me vlerë), si dhe për kapitalin themelues ose
kapitalin shtesë në një kompani aksionare apo çfarëdo forme tjetër ligjore të biznesit (në tekstin e
mëtejmë “shoqëritë tregtare”), kompetencë territoriale ka Gjykata në rajonin e të cilës ndodhet
vendbanimi apo selia e debitorit si pronar i letrave me vlerë apo pjesëve të shoqërisë tregtare.

2. Në rast se debitori nuk e ka vendbanimin, vendqëndrimin, apo selinë në territorin e Kosovës,
kompetencën territoriale e ka Gjykata në rajonin ku është selia e lëshuesit të letrave me vlerë apo
selia e personit juridik në të cilin debitori e ka pjesën e pronësisë.

Neni 168
Kompetenca në rast të përmbarimit nga përmbaruesi privat

Për të vendosur për propozimin përmbarimor ndaj aksioneve në pronësi dhe letrave tjera me vlerë të
regjistruara (në testin e mëposhtëm: letrat me vlerë), si dhe për kapitalin themelues ose kapitalin
shtesë në një kompani aksionare apo çfarëdo forme tjetër ligjore të biznesit (në tekstin e mëtejmë
“shoqëritë tregtare”), përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin
përmbarimore dhe te zbatojë përmbarimin.

Neni 169
Veprimet përmbarimore

1. Kundër letrave me vlerë, përmbarimi zbatohet me anë të sekuestrimit të letrave me vlerë, me
vlerësimin e tyre dhe me përmbushjen e kredisë së propozuesit të përmbarimit. Përjashtimisht, letra
me vlerë me kërkesë të propozuesit të përmbarimit dhe me pëlqimin e debitorit mund të kalohet te
propozuesi i përmbarimit në vlerën e saj të tregut, në datën e sekuestrimit, në vend të pagesës.

2. Për pjesën e pasurisë së debitorit në shoqërinë tregtare, përmbarimi zbatohet me anë sekuestrimit
të pjesës, me vlerësimin dhe shitjen e saj, si dhe me përmbushjen e kredisë së kreditorit.

3. Veprimet përmbarimore të parapara në këtë nen, kryhen edhe po qe se me anë të kontratës, apo
me anë të rregullave të tjera juridike të personit juridik është kufizuar, apo ndaluar tjetërsimi i letrave
me vlerë, apo pjesëve në shoqërinë tregtare.

Neni 170
Sekuestrimi i letrave me vlerë

1. Sekuestrimi i letrave me vlerë bëhet me dorëzim të aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit për
përmbarim, institucionit që mbanë regjistrin e letrave me vlerë. Në të njëjtën kohë aktvendimi për
përmbarimin i dërgohet edhe depozitarit dhe emetuesit të letrave me vlerë.
51


2. Aktvendimi përmbarues ose urdhri për përmbarim për kryerjen e përmbarimin kundër letrave me
vlerë i dërgohet kreditorit dhe debitorit.

3. Në momentin e kryerjes së sekuestrimit, propozuesi i përmbarimit e fiton të drejtën e pengut mbi
letrave me vlerë të sekuestruara.

4. Regjistri i letrave me vlerë, ka për detyrë që në Regjistër të konstatoj se është krijuar e drejta e
pengut në dobi të propozuesit të përmbarimit në momentin kur i është dorëzuar aktvendimi për
përmbarimin ose urdhri për përmbarim. Regjistri i letrave me vlerë ka për detyrë që pa vonesë ta
njoftojë organin s përmbarues për pengesat ligjore për themelimin e të drejtës së pengut.

5. Pas regjistrimit të sekuestrimit në regjistrin e letrave me vlerë, Regjistruesi nuk guxon që në lidhje
me letrat e sekuestruara me vlerë të bëjë në të kurrfarë regjistrimi në bazë të tjetërsimit të tyre nga
ana e debitorit.

6. Regjistruesi ka për detyrë që pa vonesë, ta njoftojë organin përmbarues për cilindo ndryshim lidhur
me letrat e sekuestruara me vlerë, posaçërisht për përmbarimin e detyrueshëm me qëllim të
përmbushjes së ndonjë kredie tjetër, apo për sigurimin e kredisë së tillë.

7. Debitorit nuk i lejohet disponimi me letrat e sekuestruara me vlerë pas momentit të marrjes së
aktvendimit apo urdhrit për përmbarim me vërejtjen për ndalimin e tillë dhe për pasojat juridike
ndëshkuese. Në rast të mosrespektimit të vërejtjes së tillë do të shënohet në aktvendimin për
përmbarimin ose urdhrin për përmbarim.

Neni 171
Vlerësimi dhe shitja e letrave të sekuestruara me vlerë

1. Letrat me vlerë të cilat sipas ligjit dhe akteve tjera juridike për letrat me vlerë duhet të vihen në
qarkullim në bursë e aksioneve, apo në ndonjë treg publik tjetër, shiten ashtu siç është paraparë me
Ligjin për letrat me vlerë, me ndërmjetësimin tregtar të një ndërmjetësi që e zgjedhë organi
përmbarues pasi të bëhet i përmbarueshëm aktvendimi për përmbarimin ose urdhri për përmbarim.

2. Letrat me vlerë të cilat sipas ligjit dhe akteve tjera juridike për letrat me vlerë nuk mund të vihen në
qarkullim në bursë apo në tregun tjetër publik, shiten në ankand publik apo me anë ujdisë së
drejtpërdrejt. Me anë të ujdisë së drejtpërdrejt letrat me vlerë i shet organi përmbarues ose personi i
autorizuar për shitjen e letrave me vlerë të cilit Gjykata ia ka besuar shitjen.

3. Organi përmbarues apo personi i autorizuar për shitjen e letrave me vlerë, lidhin kontratën për
shitjen e letrave me vlerë në emër të debitorit në mbështetje të konkluzionit të organit përmbarues i
cili i autorizon për një gjë të tillë.

4. Nëse letrat me vlerë shiten përmes bursës apo tregut tjetër publik për letrat me vlerë, atëherë letrat
me vlerë shiten në mesataren e çmimeve të tregut në hapje dhe në mbyllje për ato letra me vlerë në
ditën e shitjes në bursë apo treg në të cilën ato zakonisht shiten.

5. Po qe se letrat me vlerë shiten në ankand publik, apo me anë të ujdisë së drejtpërdrejt, atëherë
vlerësimi, caktimi i çmimit të shitjes dhe shitja e letrave me vlerë, bëhet duke u zbatuar në mënyrë të
përshtatshme dispozitat e Kreut 1 Pjesa 2, të këtij ligji për përmbarimin në sendet e luajtshme të
debitorit. Vlerësimi i aksioneve që kërkohet nga Kreu 1 Pjesa 2 e këtij ligji bëhet nga një ekspert me
njohuri në vlerësim të afarizmit. Eksperti emërohet nga organi përmbarues me miratim nga të dyja
palët.

6. Në qoftë se letrat me vlerë nga paragrafi 1. i këtij neni nuk shiten brenda afatit tre (3) mujor nga dita
e ofertës së parë për shitje në bursë, apo në rast të tentimit të pasuksesshëm për shitje nga paragrafi
2. i këtij neni, atëherë propozuesi i përmbarimit mund ta kërkojë përmbarimin me anë të kalimit të
letrave me vlerë në pronësi të tij, në vend të pagesës.

7. Aktvendimi apo urdhër për kalimin e letrave me vlerë në pronësi të propozuesit të përmbarimit i
bashkëngjitet regjistrit të letrave me vlerë.
52


8. Organi përmbarues ka për detyrë që ta njoftojë propozuesin e përmbarimit për të drejtën që ta
propozoj kalimin e letrave me vlerë në pronësi të tij, po qe se ato nuk shiten brenda afatit të paraparë
në paragrafin 6. të këtij neni. Me atë rast organi përmbarues e thërret propozuesin e përmbarimit që
brenda afatit të cilin ia cakton ta paraqesë kërkesën për kalimin e letrave me vlerë në pronësi të tij në
çmimin e dhënë për to nga eksperti.

9. Në qoftë se propozuesi i përmbarimit nuk e paraqet kërkesën nga paragrafi 7. i këtij neni, organi
përmbarues e pezullon procedurën e përmbarimit, nën nenin 102 të këtij ligji.

Neni 172
Përmbushja e kredisë së propozuesit të përmbarimit

1. Përmbushja e kredive në procedurën e sekuestrimit dhe shitjes së letrave me vlerë të debitorit
bëhet me anë të zbatimit të përshtatshëm të dispozitave të Kreut 1 Pjesa 2 të këtij ligji, të parapara
për përmbarimin për sendet e luajtshme të debitorit.

2. Në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat e Kreut 1, Pjesa 2 e këtij ligji, të parapara për
përmbarimin për sendet e luajtshme edhe kur vendoset kalimi i letrave me vlerë të debitorit, që nuk
kanë mundur të shiten në pronësi të propozuesit të përmbarimit.

Neni 173
Përmbarimi për pjesën e pasurisë së debitorit në shoqërinë tregtare

1. Sekuestrimi i pjesës së pasurisë në shoqërinë tregtare pronë e debitorit, bëhet me anë të dorëzimit
të aktvendimit apo urdhrit për përmbarimin në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë
(Regjistrin e pengjeve) dhe në organin kompetent tjetër regjistrues si dhe shoqërive përkatëse
tregtare, me qëllim të shënimit të së drejtës së pengut.

2. Aktvendimi apo urdhri përmbarues për kryerjen e përmbarimin kundër pronësisë së pjesës në
shoqërisë tregtare i dërgohet kreditorit dhe debitorit.

3. Debitori nuk ka të drejtë të disponoj me pjesën e sekuestruar të pasurisë së tij në shoqërinë
tregtare.

4. Vlerësimi dhe shitja e pjesës së pasurisë në shoqërinë tregtare bëhet duke u zbatuar në mënyrë të
përshtatshme me dispozitat e këtij ligji që vlejnë për vlerësimin dhe shitjen e sendeve të debitorit, por
më parë organi përmbarues duhet t’i njoftojë pjesëtarët e shoqërisë tregtare për caktimin e shitjes së
pjesës së pasurisë, duke i thirrur njëherit që brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e
njoftimit, që të deklarohen për ekzistimin e interesit për blerjen e pjesës së pasurisë së debitorit.


KREU VII

PËRMBARIMI NË KREDINË PËR DORËZIMIN E SENDEVE

Neni 174
Kompetenca territorial në rast të përmbarimit gjyqësor

Për të vendosur për propozimin për përmbarimin për kredinë e debitorit që t’i dorëzohet sendi i
caktuar i luajtshëm ose i paluajtshëm, apo sasia e caktuar e sendeve të luajtshme dhe për zbatimin e
këtij përmbarimi, e kompetencës tokësore është Gjykata në territorin e së cilës ndodhen këto sende.

Neni 175
Kompetenca në rast të përmbarimit nga përmbaruesi privat

Për të vendosur për propozimin për përmbarimin për kredinë e debitorit që t’i dorëzohet sendi i
caktuar i luajtshëm ose i paluajtshëm, apo sasia e caktuar e sendeve të luajtshme dhe për zbatimin e
këtij përmbarimi, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin përmbarimor dhe
të zbatojë përmbarimin.
53





Neni 176
Aplikimi i dispozitave për përmbarimin për kredinë në të holla

Dispozitat e këtij ligji për përmbarimin për kredinë në të holla zbatohen përshtatshmërish edhe në
rastin e përmbarimit për kredinë që të dorëzohen sendet e luajtshme ose paluajtshmëria, po qe se me
dispozitat e këtij kreu nuk është caktuar ndryshe.

Neni 177
Mënyra e zbatimit të përmbarimit

1. Përmbarimi në kredinë e debitorit për dorëzimin e sendeve, zbatohet me sekuestrimin e kësaj
kredie, me kalimin e saj në kreditorin e përmbarimit dhe me shitjen e sendeve të tilla.

2. Nëse kërkohen sendet e luajtshme dhe ato nuk gjenden në posedim të debitorit apo të personit të
tretë, kreditori në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas ditës së tentimit të parë të sekuestrimit, në
atë rast zgjedh nëse dëshiron të kërkojë tentimin e dytë për të gjetur sendet në fjalë, apo në vend të
tyre të pranojë kompensim monetar në shumën e vlerës së sendeve në fjalë. Nëse kreditori
përmbarues zgjedh kompensimin monetar, organi përmbarues cakton një ekspert i cili do të
përcaktojë vlerën e sendeve në fjalë.

3. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me vlerësimin, ajo palë mundet brenda tri (3) ditëve nga data
e pranimit të vlerësimit të parë, me shpenzime të veta, të kërkojë nga organi përmbarues, një
vlerësim nga një ekspert tjetër.

Neni 178
Efekti i kalimit

Kalimi i kredisë së sekuestruar të debitorit për dorëzimin e sendeve ka efekt juridik të kalimit të
kredisë në të holla të debitorit për arsye të arkëtimit.

Neni 179
Pa arritshmeria e kredisë

Në qoftë se kredia e debitorit ende nuk është bërë e arritshme, atëherë organi përmbarues do të
urdhërojë debitorin që sendet t’i dorëzojë pasi të bëhet e arritshme kredia.

Neni 180
Padia kundër debitorit të debitorit

Kundër debitorit të debitorit i cili nuk tregohet i gatshëm qe sendet të ia dorëzojë kreditorit, atëherë ky
i fundit ka të drejtë që pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi apo urdhri për kalimin e kredisë, me
padi ta kërkojë dorëzimin e sendeve, po qe se për detyrimin e dorëzimit nuk ka dokument
përmbarimorë.

Neni 181
Dorëzimi i sendeve të luajtshme për ruajtje

Me aktvendimin me të cilin caktohet kalimi i kredisë së debitorit, organi përmbarues do ta urdhërojë
debitorin e debitorit me kërkesën e kreditorit, që sendet e luajtshme me të cilat ka të bëjë kredia t’i
ruajë vetë po qe se dëshiron, respektivisht t’ia dorëzojë ato personit zyrtar ose personit tjetër për
ruajtje.

Neni 182
Zbatimi i dispozitave për ruajtjen e sendeve të inventarizuara

54

Për ruajtjen e sendeve të luajtshme nga neni 181 i këtij ligji, në mënyrë të përshtatshme zbatohen
dispozitat e nenit 90 të këtij ligji, të parapara për ruajtjen e sendeve të luajtshme të debitorit të
inventarizuara.


Neni 183
Shitja e sendeve dhe realizimi i kredisë së kreditorit

Shitja e sendeve të luajtshme që i janë dorëzuar organit përmbarues, ose personit tjetër nga neni
182 i këtij ligji, si dhe realizimi i kredisë së kreditorit, bëhet sipas dispozitave të parapara në Kreun 1,
Pjesa 2 e këtij ligji.

Neni 184
Dorëzimi i sendit të paluajtshëm kreditorit

1. Me aktvendimin apo urdhrin me të cilin caktohet kalimi i kredisë së debitorit, organi përmbarues e
urdhëron debitorin e debitorit që paluajtshmërinë me të cilën ka të bëjë kredia e këtillë, t’ia dorëzojë
kreditorit.

2. Kreditori ka për detyrë që me paluajtshmërinë të administrojë në emër dhe për llogari të debitorit si
ekonomist i mirë, respektivisht si nikoqir i mirë dhe që organi përmbarues me kërkesën e saj, t’i japë
llogari për administrimin.

Neni 185
Shitja e paluajtshmërisë

1. Kreditori ka të drejtë që me qëllim të realizimit të kredisë së tij, brenda afatit që nuk mund të jetë më
i gjatë se tridhjetë (30) ditë nga dita në të cilën i është dorëzuar paluajtshmëria, t’i propozojë organit
përmbarues shitjen e kësaj paluajtshmërie.

2. Në qoftë se kreditori nuk e kërkon shitjen e paluajtshmërisë brenda afatit të paraparë në paragrafin
1. të këtij neni, organi përmbarues do ta pezulloj përmbarimin dhe do t’i anulojë të gjitha veprimet
përmbarimore të kryera.

Neni 186
Aplikimi i dispozitave për përmbarimin për paluajtshmëritë

Shitja e sendit të paluajtshëm dhe realizimi i kredisë së kreditorit të përmbarimit bëhet sipas
dispozitave të këtij ligji, të parapara për përmbarimin për paluajtshmëritë.


KREU VIII

PËRMBARIMI PËR TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE DHE TË DREJTAT TJERA
PRONËSORE

Neni 187
Kompetenca territoriale

1. Për të vendosur për propozimin për përmbarim për të drejtën e autorit dhe të drejtat tjera pronësore
patentat, perfeksionimin, ose përmbarimin teknik, uzufruktin, ose për ndonjë të drejtë tjetër të
ngjashme pasurore të debitorit dhe për zbatimin e këtij përmbarimi, e kompetencës tokësore është
Gjykata në territorin e së cilës ndodhet vendbanimi i debitorit të përmbarimit, e nëse debitori i
përmbarimit nuk ka vendbanim në Kosovë, është kompetente Gjykata në territorin e së cilës ndodhet
vendqëndrimi i tij.

2. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, që kanë të bëjnë me vendbanimin dhe vendqëndrimin, në
mënyrë të përshtatshme zbatohen edhe lidhur me selinë e personit juridik.

Neni 188
55

Kompetenca në rast të përmbarimit nga përmbaruesi privat

Për të vendosur për propozimin për përmbarim për të drejtën e patentat, perfeksionimin, ose
përmbarimin teknik, uzufruktin, ose për ndonjë të drejtë tjetër të ngjashme pasurore të debitorit dhe
për zbatimin e këtij përmbarimi, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin
përmbarimor dhe për të zbatuar përmbarimin.

Neni 189
Mënyra e zbatimit të përmbarimit

Përmbarimi për të drejtat pasurore nga neni 187 i këtij ligji zbatohet me anë të sekuestrimit të tyre, si
dhe me shndërrimin e tyre në para, konform dispozitave nga Kreu 1, Pjesa 2, e këtij ligji.



KREU IX

PËRMBARIMI PËR SENDET E PALUAJTSHME

Neni 190
Kompetenca territorial në rast të përmbarimit gjyqësor

Për të vendosur për propozimin për përmbarimin për sendin e paluajtshëm dhe për zbatimin e
aktvendimit për përmbarimin, e kompetencës tokësore është Gjykata në territorin e së cilës ndodhet
paluajtshmëria.

Neni 191
Kompetenca në rast të përmbarimit nga përmbaruesi privat

Për të vendosur për propozimin për përmbarimin për sendet e paluajtshme dhe për zbatimin e
aktvendimit për përmbarimin, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin
përmbarimor dhe të zbatojë përmbarimin.

Neni 192
Veprimet ekzekutive

Përmbarimi për paluajtshmërinë zbatohet me shënimin e përmbarimit në librin publik të
palujtshmërive, me përcaktimin e vlerës së paluajtshmërisë, me shitjen e paluajtshmërisë dhe me
pagimin e kreditorit të përmbarimit nga shuma e të hollave e fituar nga shitja.

Neni 193
Paluajtshmëria si objekt i përmbarimit

1. Po qe se me dispozita ligjore nuk është paraparë ndryshe, objekt përmbarimi mund të bëhet vetëm
paluajtshmëria si tërësi e caktuar me anë të dispozitave të cilat e rregullojnë pronësinë dhe të drejtat
e tjera sendore, si dhe librat publik të paluajtshmërive.

2. Pjesa në bashkëpronësi e paluajtshmërisë mund të bëhet objekt i posaçëm i përmbarimit (pjesa
ideale e bashkëpronësisë në paluajtshmërinë) lidhur me të cilën në mënyrë të përshtatshme
aplikohen rregullat e këtij ligji për përmbarimin për sendet e paluajtshme.

Neni 194
Paluajtshmëria në bashkëpronësi të debitorit

1. Në rast të procedurës përmbarimore për pjesën e bashkëpronësisë, e me kërkesë të kreditorit,
debitorit apo të bashkëpronarit tjetër, organi përmbarues në aktvendimin për përmbarimin ose urdhërit
për përmbarim do të caktojë që për shitje të ofrohet sikurse sendi i paluajtshëm në tërësi, ashtu edhe
pjesa e bashkëpronësisë që është objekt përmbarimi.

56

2. Në aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim, organi përmbarues duhet të theksojë
se do të vendosë varësisht nga përmbushja e kushteve nga paragrafi 3. i këtij neni, me anë të
konkluzionit se a do të shitet e gjithë paluajtshmëria, apo vetëm pjesa në bashkëpronësi e tij.

3. Po qe se çmimi i shitjes së pjesës në bashkëpronësi të paluajtshmërisë, do të ishte dukshëm më i
lartë në rast të shitjes së gjithë sendit të paluajtshëm, atëherë organ i përmbarues do ta caktojë
shitjen e gjithë sendit të paluajtshëm, duke vepruar sikur të ishte fjala për kërkesën e bashkëpronarit
për ndarjen e sendit të pandashëm fizikisht, ashtu siç është paraparë me rregullat me të cilat janë të
rregulluara marrëdhëniet bashkëpronësore. Në aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për
përmbarim, organi përmbarues do të theksojë se shënimi i përmbarimit i përket paluajtshmërisë si
tërësi.

4. Në rastin nga paragrafi 3. i këtij neni, bashkëpronari që nuk është debitor i përmbarimit ka të drejtë
që t’i paguhet vlera e pjesës së tij nga shuma e të hollave të fituara me shitjen e paluajtshmërisë para
se t’i përmbushet kredia kreditorit të përmbarimit dhe personave të tjerë të cilët realizojnë kërkesa në
procedurën e përmbarimit, si dhe para se të paguhen shpenzimet e procedurës përmbarimore.

5. Bashkëpronarët që nuk janë debitor në procedurën e përmbarimit kanë të drejtë që të kërkojnë që
paluajtshmëria që është objekt përmbarimi t’u jepet atyre po qe se e depozitojnë shumën e cila i
përgjigjet vlerës së pjesës së debitorit në paluajtshmërinë e tillë.

Neni 195
Udhëzimi për fillim të procedurës kontestimore

1. Bashkëpronarin që nuk është debitor të cilit i është kontestuar pjesa në paluajtshmërinë që është
bërë objekt përmbarimi, organi përmbarues e udhëzon që të paraqet padi kundër kreditorëve, por
edhe kundër debitorit, po qe se edhe ky ia konteston të drejtën e tij me qëllim që në procesin
kontestimor ta provojë të drejtën e pretenduar. Nuk bëhet udhëzimi për ngritje të padisë, po qe se
bashkëpronari i tillë ka mundësi që në vetë procedurën përmbarimore ta provojë ekzistimin e së
drejtës së tij me anë të aktgjykimit të formës së prerë, dokumentit publik, ose dokumentit jopublik, të
vërtetuar sipas ligjit.

2. Për procesin kontestimor të filluar me padi, si dhe për të drejtën e bashkëpronarit që në të ta
kërkojnë shtyrjen e procedurës së përmbarimit të filluar, në mënyrë të përshtatshme zbatohen
dispozitat e këtij ligji me të cilat rregullohet veprimi i Gjykatës sipas prapësimit të personit të tretë.

Neni 196
Pronarët e pasurisë së përbashkët

1. Dispozitat e neneve 194 dhe 195 të këtij ligji në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe për pronarët
(bashkëpjesëtarët) e pasurisë së përbashkët. Në qoftë se midis debitorit dhe pronarëve të tjerë të
pasurisë së përbashkët ka mosmarrëveshje lidhur me të drejtat e tyre në paluajtshmërinë e
përbashkët, atëherë organi përmbarues pronarin e pasurisë së përbashkët i cili i konteston të drejtat
e debitorit për paluajtshmërinë e përbashkët, e udhëzon që të drejtat e veta t’i vërtetoj në procedurë
kontestimore.

2. Në procesin kontestimor të filluar me padi, si dhe lidhur me të drejtat e pronarëve që në të ta
kërkojnë shtyrjen e procedurës së përmbarimit, në mënyrë të përshtatur zbatohen dispozitat e këtij
ligji, me të cilat është rregulluar veprimi i Gjykatës sipas prapësimit të personit të tretë.

Neni 197
Veprimi në rast të ekzistimit të uzufruktit

Në qoftë se për sendin e paluajtshëm, ose në pjesën ideale të tij ekziston e drejta e uzufruktit, atëherë
e drejta e uzufruktit mund të bëhet objekt i përmbarimit të pavarur dhe debitori mund ta realizojë
kërkesën e tij nga të ardhurat që i jep e drejta e tillë në bazë të ndonjë raporti juridik dhe lidhur me
këtë zbatohen në mënyrë të përshtatur dispozitat e këtij ligji për përmbarimin për të drejtat (si objekt
përmbarimi).
Neni 198
Prova për pronësinë e debitorit
57


1. Bashkë me propozimin për përmbarimin për sendin e paluajtshëm, nevojitet që kreditori të
paraqesë ekstraktin nga libri publik i paluajtshmërive, si provë se paluajtshmëria është regjistruar si
pronësi e debitorit.
2. Në qoftë se e drejta në paluajtshmërinë nga paragrafi 1. i këtij neni, është regjistruar në librin publik
të paluajtshmërive në personin tjetër e jo në debitorin, atëherë mund të miratohet propozimi për
përmbarim, vetëm pasi të jetë konstatuar pronësia e debitorit sipas dispozitave të nenit 45 dhe 46 të
këtij ligji dhe të jenë plotësuar kushtet për ndryshimin e gjendjes në librin publik të paluajtshmërive.

3. Në qoftë se sendi i paluajtshëm nuk është i regjistruar në librin publik të paluajtshmërive, atëherë
në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat e këtij ligji që vlejnë për territoret ku nuk ekzistojnë
librat e tilla.

Neni 199
Ndryshimi i objektit të përmbarimit

1. Debitori ka të drejtë që brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga dita në të cilën i është dorëzuar
aktvendimi për përmbarimin ose urdhri për përmbarim, t’i propozojë organi autoritetit përmbarues
caktimin e përmbarimit në ndonjë objekt tjetër përmbarimi. Nëse debitori propozon një objekt tjetër,
propozimit të këtillë debitori ka për detyrë t’ia bashkangjesë provën e duhur nga e cila shihet se atij i
takon e drejta e pretenduar për paluajtshmërinë tjetër, në bazë të cilës provë mund të caktohet
përmbarimi për paluajtshmërinë e këtillë kundër debitorit.

2. Organi përmbarues do t’ia dërgojë propozimin e debitorit, kreditorit i cili mund të deklarohet rreth tij
brenda shtatë (7) ditësh nga dita e dorëzimit.

3. Brenda afatit nga paragrafi 2. i këtij neni, kreditori ka të drejtë që të paraqesë kërkesë për pagimin
e shpenzimeve të procedurës së filluar në palujtshmërinë, si dhe të kërkojë depozitim të garancionit
për shpërblimin e dëmit që mund ta pësojë nga shkaku i ndryshimit të objektit të përmbarimit.

4. Për propozimin e debitorit organi përmbarues vendosë me anë të aktvendimit apo urdhrit, pasi t’i
arrijë deklarimi i kreditorit të përmbarimit, respektivisht pasi të skadojë afati i caktuar nga paragrafi 2. i
këtij neni, për paraqitjen e deklarimit.

Neni 200
Miratimi i propozimit për ndryshimin e objektit

1. Organ i përmbarues mund ta miratoj propozimin e debitorit për ndryshimin e objektit të ekzekutimit
në qoftë se bën të besueshëm se:

1.1. përmbarimi në sendin e paluajtshëm të propozuar nga kreditori, për të do të jetë shumë i
pavolitshëm, ose

1.2. për shkaqe të arsyeshme nuk ka mundur personalisht ta shëndrrojë në të holla
paluajtshmërinë të cilën e propozon si objekt të ri përmbarimi (dhe ta përmbushë kredinë e
kreditorit, ose

1.3. kredia e kreditorit mund të paguhet plotësisht nga objekti i ri propozuar;

1.4. organi përmbarues me vendimin e vet do të refuzoj propozimin për ndërrimin e objektit
përmbarues, nëse vlerësohet se për këtë gjë përmbarimi do të shtyhet ose vështirësohet
dukshëm, respektivisht nëse kreditori me ndërrimin e objektit të përmbarimit do të pësoj dëme
të dukshme.

2. Në qoftë se kreditori në paluajtshmërinë për të cilën e ka kërkuar përmbarimin, e ka fituar para se
ta ketë filluar procedurën për përmbarim të drejtën e pengut për sigurimin e kredisë së vet, atëherë pa
pëlqimin e tij, përmbarimi nuk mund të caktohet në ndonjë objekt tjetër përmbarimi.

3. Në aktvendimin për ndryshimin e objektit të përmbarimit, organi përmbarues e cakton përmbarimin
në objektin tjetër të propozuar për përmbarim
58





Neni 201
Ndryshimi i mjetit përmbarues

1. Në qoftë se debitori si mjet tjetër përmbarimi e ka propozuar përmbarimin mbi pagën, pensionin,
pensionin invalidor, apo për ndonjë burim tjetër të të ardhurave të përhershme, organi përmbarues
mund ta aprovojë propozimin, me kusht që debitori ta bëjë të besueshëm faktin se kredia do të
realizohet brenda afatit një (1) vjeçar, nga dita e nxjerrjes së aktvendimit për propozimin e tij.

2. Dispozitat e paragrafit 2. dhe 4. të nenit 199 të këtij ligji aplikohen përshtashmërisht për zbatimin e
këtij neni.

Neni 202
Aktvendimi për propozimin për ndryshimin e objektit

Kundër aktvendimit me të cilin refuzohet propozimi i debitorit për ndryshimin e objektit të përmbarimit
nuk lejohet asnjë mjet goditës juridik .

Neni 203
Efekti i shënimit në rast ndryshimi të objektit të përmbarimit

Në qoftë se me vendim të organit përmbarues është caktuar mjeti tjetër përmbarimor, respektivisht
objekti tjetër përmbarimorë, atëherë shënimi i përmbarimit për paluajtshmërinë si objekt i parë,
përmbarimi mbetet në fuqi deri në realizimin e kredisë së kreditorit të ekzekutimit. Pasi të realizohet
kredia e kreditorit, organi përmbarues sipas detyrës zyrtare e urdhëron shlyerjen e shënimit të
përmbarimit.

Neni 204
Shënimi i përmbarimit

1. Pas dhënies së aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit për përmbarim, organi përmbarues sipas
detyrës zyrtare e urdhëron shënimin e përmbarimit në librin publik të paluajtshmërive.

2. Me shënimin nga paragrafi 1. të këtij neni, kreditori e fiton të drejtën që kredinë e tij ta realizojë nga
paluajtshmëria (e drejta për realizim), kurse personi i cili pasi të jetë bërë shënimi i përmbarimit, e
fiton ndonjë të drejtë për paluajtshmërin e këtillë, ka për detyrë t’ia njohë kreditorit, të drejtën e
realizimit me prioritet të kredisë së tij të arritur me anë të shënimit.

Neni 205
Ndryshimi i pronarit të paluajtshmërisë

1. Ndryshimi i pronarit të sendit të paluajtshëm gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimore, nuk e
pengon vazhdimin e saj kundër pronarit të ri si debitor. Të gjitha veprimet përmbarimore të kryera më
parë mbeten të vlefshme dhe pronari i ri nuk mundet gjatë zhvillimit të mëtejmë të përmbarimit, t’i
kryejë veprimet të cilat nuk do të mund t’i kryente pronari i mëparshëm.

2. Me propozimin e kreditorit organi përmbarues e nxjerrë aktvendimin apo urdhrin për vazhdimin e
procedurës së përmbarimit, kundër pronarit të ri si debitor në atë procedurë. Kundër aktvendimit apo
urdhrit të tillë pronari i ri nuk ka të drejtë ankimi.

3. Kreditori i cili nuk e ka fituar të drejtën e pengut para se të jetë filluar përmbarimi, në momentin e
shënimit të përmbarimit në librin publik të paluajtshmërive, e fiton të drejtën që nga paluajtshmëria ta
realizojë kredinë para personit që në paluajtshmërinë e tillë e ka fituar më vonë të drejtën e pengut,
apo të drejtën e realizimit të kredisë së vet.

59

4. Pasi të jetë bërë shënimi i përmbarimit në librin publik të paluajtshmërive, nuk lejohet regjistrimi i
ndryshimit të së drejtës së pronësisë të mbështetur në disponimin e debitorit, pa marrë parasysh se
kur është bërë ky disponim.



Neni 206
Publikimi i aktvendimit për përmbarimin

1. Në territoret në të cilat nuk ekzistojnë librat publik të paluajtshmërive, ose kur ato janë asgjësuar
apo zhdukur, organi përmbarues me propozimin dhe shpenzimet e kreditorit do ta publikojë
aktvendimin apo urdhrin për përmbarimin në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe së paku në një gazetë
të përditshme që shpërndahet në gjithë territorin e Kosovës.

2. Në rastin e publikimit të aktvendimit apo urdhrit për përmbarimin në pajtim me paragrafin 1 të këtij
neni, shënimi i përmbarimit pas evidentimit të saj në librin publik të paluajtshmërive, prodhon efekte
juridike që nga momenti kur aktvendimi për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim është publikuar
për herë të parë në mjetet e informimit.

Neni 207
Fillimi i zbatimit të përmbarimit

1. Pas regjistrimit të shënimit të përmbarimit në librin publik të paluajtshmërive, për realizimin e
kredisë tjetër të njëjtit kreditor, apo të kreditorit tjetër, nuk mund të zbatohet procedurë tjetër e
posaçme për të njëjtën paluajtshmëri e cila është bërë objekt përmbarimi.

2. Propozuesi i përmbarimit për kredinë e të cilit më vonë është caktuar përmbarimi për të njëjtën
paluajtshmëri hyn në procedurën e përmbarimit tanimë të filluar.

3. Në procedurën e përmbarimit që ka filluar mund të hyjë propozuesi tjetër i përmbarimit deri në
momentin kur organi përmbarues e nxjerrë konkluzionin, me të cilin caktohet blerësi i paluajtshmërisë
në ankandin publik.

4. Për hyrjen në procedurën e përmbarimit të filluar të kreditorit tjetër, organi përmbarues do ta
njoftojë kreditorin në dobi të cilit është bërë më parë shënimi i përmbarimit.

Neni 208
Efekti i moslejimit apo i shtyrjes së përmbarimit për disa nga kreditorët

1. Shkaqet për të cilat përmbarimi nuk është lejuar në dobi të disave nga shumë propozues të
përmbarimit për të njëjtën paluajtshmëri, respektivisht shkaqet për pezullimin e përmbarimit në
relacion me ndonjërin nga propozuesit e përmbarimit, janë pa ndikim në zhvillimin e procedurës në
dobi të propozuesve të tjerë të përmbarimit.

2. Në qoftë se shkaku për shtyrjen e përmbarimit i përket vetëm ndonjërit nga propozuesit e
përmbarimit, përmbarimi nuk do të shtyhet, veçse organi përmbarues me rastin e dhënies së
aktvendimit apo urdhrit për përmbushjen e kredive do ta caktojë shtyrjen e realizimit të kredisë së tij
derisa mos të vazhdohet procedura përmbarimore për kredinë e tij. Të hollat e dedikuara për
përmbushjen e kredisë së tij, do të depozitohen dhe ruhen te organi përmbarues deri në vazhdimin e
procedurës. Në qoftë se kjo procedurë nuk vazhdohet, mjetet e përmendura do të përdoren për
përmbushjen e kredive të propozuesve të tjerë të përmbarimit, ose do t’i dorëzohen debitorit.

Neni 209
Realizimi i kërkesave të siguruara me peng

Në procedurën e përmbarimit në paluajtshmërinë, i realizojnë kërkesat e tyre edhe kreditorët që i
kanë siguruar kreditë e tyre me peng, edhe pse nuk e kanë filluar procedurën përmbarimore në
përputhje me rregullat që e caktojnë radhën e realizimit të kërkesave të tyre. Kërkesat e kreditorit të
siguruar kanë përparësi ndaj kërkesave nga propozuesi i përmbarimit.

60

Neni 210
Shuarja e të drejtës së pengut

1. E drejta e pengut për sendin e paluajtshëm e regjistruar në librin publik të paluajtshmërive, shuhet
në ditën kur zbatohet aktvendimi apo urdhri për shitjen e sendit të paluajtshëm, megjithëse ndoshta
kreditorët e siguruar me peng nuk i kanë realizuar kreditë e tyre plotësisht, përveç kur ekziston
marrëveshja nga paragrafi 2. të këtij neni.

2. Blerësi i sendit të paluajtshëm dhe kreditori i siguruar me peng mund të merren vesh më së voni në
seancën për shitjen e tij, që e drejta e pengut për paluajtshmërinë të mbetet edhe pas zbatimit të
aktvendimit apo urdhrit për shitjen, kurse blerësi ta marrë për vete borxhin e debitorit ndaj këtij
kreditori në shumën që do t’i takonte në procedurën e përmbarimit. Në këtë rast çmimi i blerjes së
sendit të paluajtshëm pakësohet për shumën e borxhit të marrë përsipër.

3. Blerësi dhe kreditori i siguruar me peng, marrëveshjen nga paragrafi 2. të këtij neni e lidhin në
formë të marrëveshjes të organit përmbarues në procedurën përmbarimore ose të dokumentit
noterial.

Neni 211
Servitutet dhe barrët sendore

1. Servitutet sendore, barrët sendore dhe të drejtat e ndërtimit në sendin e paluajtshëm nuk shuhen
me shitjen e paluajtshmërisë.

2. Me shitjen e sendit të paluajtshëm nuk shuhen as servitutet personale që janë regjistruar në librin
publik të paluajtshmërive, para së drejtës për realizimin e së cilës është duke u zhvilluar procedura
përmbarimore.

3. Servitutet tjera personale shuhen me zbatimin e aktvendimit apo urdhrit për shitjen e sendit të
paluajtshëm.

4. Lidhur me servitutet personale nga paragrafi 3. të këtij neni, në mënyrë të përshtatur zbatohen
dispozitat e paragrafit 2. dhe 3. të nenit 210 të këtij ligji.

Neni 212
Kontrata e qirasë për sendet e paluajtshme

1. Kontrata e qirasë për sendet e paluajtshme që janë lidhur dhe regjistruar në librin publik të
paluajtshmërive para fitimit të së drejtës së pengut apo të drejtës së përmbushjes për realizimin e të
cilës propozohet përmbarimi, nuk shuhen me faktin e shitjes së paluajtshmërisë.

2. Kontratat e qirasë që nuk janë regjistruar në librin publik të paluajtshmërive para fitimit të së drejtës
së pengut apo të drejtës së përmbushjes për realizimin e të cilës propozohet përmbarimi, shuhen në
momentin kur bëhet i formës së prerë aktvendimi apo urdhri për shitjen e paluajtshmërisë, po qe se
midis blerësit dhe qiramarrësit nuk është kontraktuar ndonjë gjë tjetër. Blerësi trashëgon të drejtat dhe
detyrimet e qiradhënësit.

3. Qiradhënësi i mëparshëm përgjigjet për gjithë dëmin që e ka pësuar qiramarrësi me shuarjen e
kontratave nga paragrafi 2. i këtij neni. Qiramarrësi nuk ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit në
procedurën e përmbarimit.

Neni 213
E drejta e banimit

1. E drejta e banimit e fituar para fitimit të së drejtës së pengut, apo të drejtës së përmbushjes për
realizimin e të cilës propozohet përmbarimi, nuk shuhet me shitjen e paluajtshmërisë. Blerësi i
paluajtshmërisë hyn në vendin e dhënësit të banesës nga momenti kur e fiton të drejtën e pronësisë
për paluajtshmërinë.

61

2. Aktvendimi apo urdhri i formës së prerë me të cilin është konstatuar shitja e paluajtshmërisë,
përbënë dokument përmbarimorë për shpërngulje.

3. Pamundësia e shpërnguljes së qiramarrësit në mbështetje të dokumentit ekzekutiv nga paragrafi 2.
i këtij neni, nuk e pengon blerësin që të drejtat e veta kundër tij t’i realizojë në procedurë
kontestimore.
Neni 214
Këqyrja e sendit të paluajtshëm

1. Organi përmbarues do t’i japë personit të interesuar për blerjen e paluajtshmërisë me konkluzion
të posaçëm lejen e këqyrjes së paluajtshmërisë. Lejen e këtillë organi përmbarues e jep vetëm kur
personi i interesuar për blerjen e paluajtshmërisë e kërkon atë. Me konkluzion caktohet koha dhe
mënyra e këqyrjes së paluajtshmëris.

2. Në qoftë se debitori ose personi tjetër e pamundëson apo pengon këqyrjen e paluajtshmërisë,
organi përmbarues me anë të konkluzionit urdhëron që debitori, ose personi i tillë të largohet nga
paluajtshmëria në kohën e këqyrjes së paluajtshmërisë. Konkluzionin për largimin e zbaton organi
përmbarues, po që së është nevoja me ndihmën e policisë.

3. Personit nga paragrafi 2. i këtij neni, organi përmbarues mund t’i shqiptojë gjobat dhe masat e
parapara në nenin 15 dhe 16 të këtij ligji.

Neni 215
Sigurimi i paluajtshmërisë

1. Me qëllim të pengimit të dëmtimit të paluajtshmërisë, mundësimit të vlerësimit të saj, këqyrjes dhe
mbrojtjes, organi përmbarues me konkluzion, me kërkesën e propozuesit të përmbarimit në dobi të të
cilit është caktuar përmbarimi, mund ta urdhërojë :

1.1 largimin e përkohshëm nga paluajtshmëria të debitorit dhe personave të tjerë;

1.2 lënien për ruajtje të paluajtshmërisë kreditorit ose personit të tretë;

1.3 caktimin e masave të tjera të nevojshme për mbrojtjen e paluajtshmërisë, respektivisht
për zbatimin pa pengesa të përmbarimit;

2. Kundër personave që e pamundësojnë ose pengojnë zbatimin pa pengesa të përmbarimit, Gjykata
mund të shqiptoj gjobat dhe masat e parashikuara me nenin 15 dhe 16 të këtij ligji.

3. Mjetet e nevojshme për zbatimin e gjobave dhe masave nga paragrafi 2. i këtij neni, që më parë
duhet t’i depozitoj kreditori.

Neni 216
Paluajtshmëritë që nuk mund të bëhen objekt përmbarimi

1. Nuk mund të jetë objekt përmbarimi toka bujqësore e bujkut në sipërfaqe prej gjysmë hektari.

2. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me përmbarimin për realizimin e kredive të
siguruara me të drejtën e pengut të kontraktuar për sendin e paluajtshëm (me hipotekë).

Neni 217
Mënyra e caktimit të vlerës

1. Për mënyrën e caktimit të vlerës së paluajtshmërisë organi përmbarues vendosë me konkluzion,
menjëherë pasi ta nxjerrë aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin për përmbarim. Nëse e do nevoja,
para se të nxjerrë konkluzionin, organi përmbarues do të mbajë seancë dëgjimore me palët.

2. Përcaktimi i vlerës së paluajtshmërisë bëhet pasi të bëhet i përmbarueshëm aktvendimi për
përmbarimin ose urdhri për përmbarim.

62

3. Përcaktimi i vlerës do të bëhet edhe para momentit të përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, në
qoftë se këtë e kërkon kreditori dhe i paguhen shpenzimet e përcaktimit të vlerës së paluajtshmërisë
edhe për rastin nëse procedura përmbarimore pezullohet.

4. Vlera e paluajtshmërisë përcaktohet në bazë të çmuarjes së ekspertit dhe të fakteve të tjera në
lartësinë e çmimit të tij të tregut në ditën e çmuarjes.
5. Me rastin e përcaktimit të vlerës së paluajtshmërisë merret parasysh edhe fakti se sa vlen ajo më
pak, për shkak se në te mbeten të drejtat e caktuara edhe pas shitjes.

Neni 218
Caktimi i vlerës nga administrata tatimore

Përveç mënyrës së vlerësimit të paluajtshmërisë në mënyrën e caktuar në nenin 217 të këtij ligji,
organi përmbarues mund të kërkojë nga organi kompetent i administratës tatimore të dhënat për
vlerën e paluajtshmërisë.

Neni 219
Përcaktimi i vlerës së pjesës në bashkëpronësi

Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi, vlerësimi do t’i përmbaj vlerat e
konstatuara edhe për gjithë paluajtshmërinë, e edhe për pjesën në bashkëpronësi, si dhe vlerën e
pjesës në bashkëpronësi që do të fitohej në rast të shitjes së gjithë paluajtshmërisë, në pajtim me
paragrafin 2. të nenit 193 të këtij ligji.

Neni 220
Përcaktimi i vlerës me anë të marrëveshje

Dispozitat e nenit 217 dhe 218 të këtij ligji nuk aplikohen po qe se palët dhe personat e tjerë që në
procedurën përmbarimore i realizojnë të drejtat e tyre me anë të marrëveshjes e caktojnë vlerën e
paluajtshmërisë.

Neni 221
Kthimi për shkak të pamjaftueshmëris së mjeteve

1. Çdo person që ka të drejtë të paguhet nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë, e që sipas radhës së
përparësisë vjen përpara kreditorit, mund të propozojë pezullimin e përmbarimit, në qoftë se vlera e
përcaktuar e paluajtshmërisë nuk mund ta mbulojë shumën e kredisë së kreditorit të përmbarimit.

2. Propozimi për pezullimin e përmbarimit mund të paraqitet brenda shtatë (7) ditësh nga dita e
dorëzimit të konkluzionit për shitjen.

3. Me propozim të titullarit të një të drejte dhe pas përmbushjes së kushteve nga paragrafi 1. i këtij
neni, organi përmbarues me aktvendim apo urdhër do ta pezullojë procedurën përmbarimore.

Neni 222
Konkluzioni për shitjen

1. Pasi të kryhet procedura për përcaktimin e vlerës së paluajtshmërisë, organi përmbarues jep
konkluzionin për shitjen e paluajtshmërisë me të cilin cakton vlerën e paluajtshmërisë dhe mënyrën
dhe kushtet e shitjes, si dhe kohën dhe vendin e shitjes, po që se shitja bëhet me anë të ankandit
publik.

2. Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi nga neni 193 i këtij ligji, konkluzioni për
shitjen do t’i përmbajë posaçërisht të dhënat edhe për gjithë paluajtshmërinë, e edhe për pjesën në
bashkëpronësi që është objekt përmbarimi, por edhe shënimin se organi përmbarues për objektin
definitiv të shitjes do të vendosë në pajtim me dispozitat për seancën e ankandit dhe shitjes së
paluajtshmërisë.

Neni 223
Publikimi i konkluzionit për shitjen
63


1. Konkluzioni për shitjen e paluajtshmërisë shpallet në tabelën e organit përmbarues, e me vendimin
e organit përmbarues edhe në mënyrë tjetër përkatëse.

2. Pala apo kushdo tjetër me interesa pronësore në atë pronë ka të drejtën që me shpenzimet e tij ta
publikojë konkluzionin për shitjen në mjetet e informimit publik, dhe t’i njoftojë personat që merren me
ndërmjetësimin në shitjen e sendeve të paluajtshme për atë konkluzion.

3. Prej shpalljes së konkluzionit për shitjen në tabelën e organit përmbarues deri në ditën kur duhet
të bëhet shitja e paluajtshmërisë duhet të kalojnë të paktën tridhjetë (30) ditë.

4. Konkluzioni për shitjen u dërgohet palëve, personave të cilët kanë të drejtën e realizimit me prioritet
të kredive, apo të drejtën e realizimit të rangut të njëjtë me kreditorin, personave që kanë të drejtën e
regjistruar, ose të drejtën ligjore të parablerjes dhe organit kompetent administrativ të tatimeve.

Neni 224
E drejta përparësisë për blerje

1. Personi që ka të drejtën e përparësisë për blerje të pronës së paluajtshme që është objekt i
përmbarimit me shitje, ka përparësi mbi ofertuesin më të mirë, nëse menjëherë pas përfundimit të
ofertimit, ai jep deklaratën se ai person do të blej pronën e paluajtshme me kushte të njëjta.

2. Nëse personi që është mbajtës i të drejtës së përparësisë për blerjen e pronës së paluajtshme nuk
ka pranuar aktvendimin apo urdhrin për shitje, organi përmbarues e njofton atë për çmimin e ofruar
për blerje të pronës së paluajtshme, dhe personi që është mbajtës i të drejtës së përparësisë bën
deklaratën e tij brenda tri (3) ditëve nga data e pranimit të njoftimit.

3. Nëse personi që mban të drejtën e përparësisë për blerje nuk e jep deklaratën brenda afatit të
parashkruar në paragrafin 2. të këtij neni, ai humbë të drejtën e përparësisë për blerje. Në këtë rast ai
paguan çmimin e blerjes brenda afatit të caktuar me aktvendimin apo urdhrin për shitje.

4. Personi që ka të drejtën kontraktuale të përparësisë ushtron të drejtën e tij në kuptim të paragrafit
1. të këtij neni ku nuk ka të drejta ligjore apo ku mbajtësi i titullit nuk e ka shfrytëzuar ato.

Neni 225
Gjykimi i të drejtës së përparësisë së kreditorit për blerje

1. Kur nuk ka pasur të drejtën ligjore apo kontraktuale të përparësisë për blerje, apo kur mbajtësi i
kësaj të drejte nuk e ka shfrytëzuar atë të drejtë, e drejta e blerjes me përparësi i përket kreditorit.

2. Kreditori përvetëson të drejtën e përparësisë së blerjes kur e regjistron aktvendimin ose urdhrin për
përmbarim atë në regjistrin përkatës.

3. Nëse personi që ka përvetësuar të drejtën e përparësisë së blerjes së pronës së paluajtshme jep
këtë deklaratë para kreditorit se nuk do e shfrytëzojnë këtë të drejtë, kreditori merr precedencë para
ofertuesit të parë nëse menjëherë pas përmbylljes së shitjes ai jep deklaratën se ai blen pronën e
paluajtshme me kushte të njëjta.

Neni 226
Deklarata e mbajtësit të përparësisë për blerje

Nëse prona e paluajtshme shitet me marrëveshje të drejtpërdrejtë, organi përmbarues fton mbajtësin
ligjor të së drejtës së përparësisë për blerje, mbajtësin e të drejtës kontraktuale të përparësisë për
blerje që është futur në regjistrat publik, dhe kreditorin për të bërë deklaratë me shkrim nëse
dëshirojnë që të shfrytëzojnë këtë të drejtë apo jo.

Neni 227
Mënyra e shitjes së paluajtshmërisë

1. Shitja e paluajtshmërisë bëhet me anë të ankandit publik verbal.
64


2. Seanca për shitjen e paluajtshmërisë mbahet në ndërtesën e Gjykatës, në qoftë se organi
përmbarues nuk ka caktuar vend tjetër të shitjes.

3. Seanca për shitje mbahet para organit përmbarues.

Neni 228
Marrëveshja për shitje me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë

1. Palët dhe kreditorët e siguruar me peng e drejta për realizimin e kredive të të cilëve është së paku
e rangut të njëjtë në relacion me propozuesin e përmbarimit, mund të merren vesh më së voni deri në
momentin e shitjes së paluajtshmërisë në ankandin publik, që shitja e paluajtshmërisë të bëhet
brenda afatit të caktuar me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet personit të autorizuar për shitjen
e paluajtshmërive dhe organit përmbarues, ose në ndonjë mënyrë tjetër.

2. Kontrata e shitjes nëpërmjet të ujdisë së drejtpërdrejtë lidhet me shkrim.

3. Kontratën në emër dhe llogari të debitorit e lidhë personi të cilit i është besuar shitja me
konkluzionin e organit përmbarues. Nënshkrimet e personave që lidhin kontratën, duhet të
verifikohen të organi kompetent.

4. Kjo kontratë prodhon efekt juridik prej ditës kur nxjerrët aktvendimi apo urdhri për dorëzimin e
paluajtshmërisë së shitur.

Neni 229
Kushtet e shitjes

1. Kushtet e shitjes së paluajtshmërisë inkorporohen në konkluzionin për shitjen dhe përpos të
informatave të tjera përmbajnë:

1.1. përshkrimin më të hollësishëm të paluajtshmërisë me sendet që i takojnë;

1.2. emërtimi i të drejtave të personave të tretë të cilat nuk shuhen me shitjen e sendit të
paluajtshëm;

1.3. të dhënat se a është e liruar paluajtshmëria nga personat dhe gjësendet, apo është duke
u shfrytëzuar dhe nëse po, atëherë për cilën bazë juridike;

1.4. vlerën e paluajtshmërisë;

1.5. çmimin me të cilin mund të shitet paluajtshmëria dhe kush është i detyruar t’i pa guaj
tatimet dhe harxhimet lidhur me shitjen;

1.6. afatin brenda të cilit blerësi ka për detyrë ta paguajë shumën e të hollave në emër të
çmimit blerës;

1.7. mënyrën e shitjes;

1.8. shumën e garancionit, afatin brenda të cilit duhet dhënë ai, të cili dhe si duhet të jepet
garancioni;

1.9. kushtet e posaçme që duhet t’i plotësojë blerësi për të fituar të drejtën e pronësisë për
paluajtshmërinë e blerë;

1.10. natyrën e pronës së shitur.

2. Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi nga neni 193 të këtij ligji, kushtet e
shitjes nga paragrafi 1. i këtij neni, do t’i përfshijnë kushtet e shitjes sikurse për gjithë paluajtshmërinë
ashtu edhe për pjesën në bashkëpronësi që është objekt i përmbarimit.

65





Neni 230
Pagesa e çmimit të blerjes

Afati brenda të cilit blerësi ka për detyrë ta depozitojë çmimin nuk mund të jetë më i gjatë se tridhjetë
(30) ditë nga dita e shitjes, pavarësisht nëse çmimi paguhet menjëherë ose me këste

Neni 231
Paradhënia

1. Në ankandin publik si blerës mund të marrin pjesë vetëm personat që më parë e kanë depozituar
garancionin.

2. Përveç personave të cilët sipas këtij ligji nuk kanë për detyrë të japin garanci në procedurën
përmbarimore, atë nuk kanë për detyrë ta jep as kreditori, e as titullarët e të drejtave të regjistruara në
librin publik të palujtshmerive të cilat shuhen me shitjen e paluajtshmërisë, po qe se kreditë e tyre
janë të barabarta me shumën e garancisë dhe po qe se kur merret parasysh radha e prioritetit të tyre
dhe vlera e caktuar e paluajtshmërisë, shuma e tillë do të mund të paguhej nga çmimi blerës.

3. Shuma e garancionit duhet të jetë e barabartë me një të dhjetën e vlerës së përcaktuar të
paluajtshmërisë, por nuk mund të jetë më e madhe se pesëmijë (5.000) Euro.

4. Ofertuesve, oferta e të cilëve nuk është pranuar, përveç tre (3) ofertuesve më të volitshëm, do t’u
kthehet shuma e depozituar menjëherë pas përfundimit të ankandit.

Neni 232
Rasti kur paraqitet vetëm një ofertues

1. Seanca për ankandin publik do të mbahet edhe po qe se në te merr pjesë vetëm një ofertues i
vetëm.

2. Organi përmbarues me propozimin e personit që e ka të drejtën e realizimit me prioritet të kredisë,
me anë të konkluzionit do të shtyj seancën e ankandit, po qe se në të merr pjesë vetëm një ofertues.

Neni 233
Pamundësia për të qenë blerës

Blerës i paluajtshmërisë nuk mund të jetë Gjykatësi, ose personi tjetër që merr pjesë zyrtarisht në
procedurën e shitjes, bashkëshorti i tyre dhe personat që janë gjini gjaku me ta (paraardhësit,
pasardhësit, vëllezërit e motrat dhe bashkëshortët e tyre), debitori dhe bashkëshorti i tij, vlerësuesi i
tij, por as personi i cili sipas ligjit nuk mund ta fitojë të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë që
është objekt i përmbarimit.

Neni 234
Çmimi i shitjes së paluajtshmërisë

1. Në seancën e parë të ankandit të shitjes paluajtshmëria nuk mund të shitet me çmimin që është më
i ulët se tetëdhjetë përqind (80%) e vlerës së përcaktuar. Ofertat fillestare për seancën e parë, që
janë më të vogla se tetëdhjetë përqind (80%) së përcaktuar nuk do të shqyrtohen.

2. Pa pëlqimin e personave të cilët në procedurën përmbarimore e kanë të drejtën që t’i realizojnë
kreditë e tyre para kreditorit, paluajtshmëria në seancën e ankandit nuk mund të shitet për çmimin i cili
nuk e mbulon as pjesërisht shumën e kredisë së propozuesit të përmbarimit.

3. Në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet në seancën e parë, organi permbarues do ta
caktojë seancën e dytë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh.

66

4. Organi përmbarues e cakton seancën e dytë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh edhe kur tre
(3)ofertuesit më të volitshëm në seancën e parë nuk e kanë paguar çmimin blerës, brenda afateve të
caktuara.

5. Në seancën e dytë paluajtshmëria nuk mund të shitet për çmimin që është më i vogël se gjysma e
vlerës së përcaktuar me konkluzionin për shitjen. Oferta fillestare në seancën e dytë nuk mund të jetë
më e vogël se gjysma e vlerës së përcaktuar.

6. Në qoftë se paluajtshmëria nuk shitet në seancën e dytë, organi përmbarues e cakton seancën e
tretë brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) deri tridhjetë (30) ditë. Në këtë seancë paluajtshmëria
nuk mund të shitet me çmim me të vogël se nje e treta e vlerës së përcaktuar të paluejtshmerise.

7. Po qe se nuk ekzistojnë persona me të drejtë parablerjeje ligjore, apo kontraktuale, atëherë personi
i cili sipas këtij ligji e ka të drejtën e realizimit me prioritet të kredisë së tij nga çmimi i shitjes, e fiton të
drejtën e parablerjes së paluajtshmërisë me çmimin e arritur në seancën e tretë.

Neni 235
Caktimi i çmimit me marrëveshjen e palëve

1. Në qoftë se palët para se të ketë filluar procedura përmbarimore kanë bërë marrëveshje me
organin përmbarues, që paluajtshmëria të shitet për çmimin më të ulët se ai nga paragrafi 1., 2. dhe
6. të nenit 234 të këtij ligji, atëherë paluajtshmëria mund të shitet me çmimin e tillë që në seancën e
parë të shitjes. Kjo marrëveshje quhet e vlefshme vetëm në qoftë se në procedurën përmbarimore
nuk marrin pjesë personat me të drejta të regjistruara në librin publik të palujtshmërive, para
regjistrimit të së drejtës së propozuesit të përmbarimit.

2. Çmimi më i ulët me të cilin mund të shitet paluajtshmëria sipas dispozitave të paragrafit 1. të këtij
neni, nuk mund të jetë më i ulët se një e treta (1/3) e vlerës së përcaktuar.

3. Palët dhe personat e siguruar me peng mund të merren vesh nëpërmjet deklaratave të dhëna në
procesverbal, që paluajtshmëria të shitet me çmim më të ulët se ai që është përmendur në paragrafin
1.,2. dhe 5. të nenit 234 te këtij ligji.

4. Dispozitat e paragrafit 1.,2. dhe 6. të nenit 234 te ketj ligji dhe paragrafit 1. të këtij neni, zbatohen
përshtatshmërish edhe në rastin kur paluajtshmëria shitet sipas ujdisë të drejtpërdrejtë

Neni 236
Seanca për shitjen dhe shitja e paluajtshmërisë

1. Në qoftë se në ditën e mbajtjes së seancës, aktvendimi apo urdhri për përmbarimin nuk është bërë
i përmbarueshëm, organi përmbarues mund ta shtyjë mbajtjen e seancës për ankand dhe shitje, për
më së shumti tridhjetë (30) ditë.

2. Pasi të ketë konstatuar se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës për ankand, organi
përmbarues shpall se fillon ankandi.

3. Në qoftë se procedura e përmbarimit zbatohet për pjesën në bashkëpronësi nga neni 194 i këtij
ligji, organi përmbarues njëkohësisht e ofron për shitje edhe pjesën në bashkëpronësi, e edhe
paluajtshmërinë në tërësi. Pas deponimit të ofertave më të volitshme për të dy objektet e shitjes dhe
pas vlerësimit të kushteve nga paragrafi 3. i nenit 194 të këtij ligji, organi përmbarues me anë të
konkluzionit vendosë për objektin definitiv të shitjes.

4. Ankandi i shitjes përfundon pasi të kenë kaluar pesë minuta pas paraqitjes së ofertës më të
favorshme.

5. Pas përfundimit të ankandit organi përmbarues konstaton se cilët janë ofertuesit që kanë ofruar
çmimin mbi minimumin dhe njëherit konstaton se paluajtshmëria i shitet ofertuesit më të favorshëm
nga të gjithë të tjerët, po qe se janë plotësuar kushtet e tjera.

6. Në seancën e ankandit për shitjen e paluajtshmërisë mbahet procesverbal.
67





Neni 237
Shpallja e konkluzionit për shitjen

Për shitjen e paluajtshmëris ofertuesit më të favorshëm, organi përmbarues nxjerrë konkluzion të
shkruar të cilin e shpallë në tabelën e organit përmbarues dhe ua dërgon nga një ekzemplar palëve
dhe personave që kanë marrë pjesë në ankand si ofertues të blerjes.

Neni 238
Shitja në rast të ujdisë së drejtpërdrejtë

1. Në rast të shitjes së paluajtshmërisë me ujdinë e drejtpërdrejtë, organi përmbarues e nxjerrë
konkluzionin nga neni 237 të këtij ligji, pasi që të vërtetojë se janë plotësuar kushtet për shitje të
vlefshme.

2. Në qoftë se në momentin e nxjerrjes së konkluzionit nga paragrafi 1. i këtij neni, aktvendimi apo
urdhri për përmbarimin nuk është bërë ende i përmbarueshëm, Gjykata mund ta shtyjë nxjerrjen e tij
për më së shumti tridhjetë (30) ditë.

3. Dispozitat e paragrafit 3. të nenit 236 të këtij ligji, në mënyrë të përshtatur aplikohen edhe për
shitjen me ujdinë e drejtpërdrejtë.

4. Konkluzioni nga paragrafi 1. i këtij neni, publikohet në tabelën e organit përmbarues dhe u
dërgohet të gjithë personave të cilëve u dërgohet konkluzioni për shitjen, si dhe blerësit të
paluajtshmërisë.

Neni 239
Depozitimi i çmimit blerës

1. Sigurimin e depozituar duke depozituar te organi përmbarues brenda afatit të caktuar nga organi
përmbarues, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se tridhjetë (30) ditë nga dita e publikimit të
konkluzionit për shitjen.

2. Në qoftë se ofertuesi i ofertës më të madhe nuk e deponon çmimin blerës brenda afatit të caktuar,
organi përmbarues me anë të konkluzionit e shpallë të pavlefshme shitjen që i është bërë këtij
ofertuesi dhe me konkluzion të ri konstaton se paluajtshmëria i është shitur ofertuesit të dytë të
radhës, i cili brenda afatit që e cakton organi përmbarues , e i cili afat nuk mund të jetë më i gjatë se
tridhjetë (30) ditë nga dita në të cilën i dorëzohet konkluzioni, duhet ta depozitoj në organin
përmbarues çmimin blerës. Po qe se as ofertuesi i dytë nuk e depoziton çmimin brenda afatit të
caktuar nga organi përmbarues, organi përmbarues i zbaton rregullat në fjalë edhe për ofertuesin e
tretë me radhë.

3. Në qoftë se asnjëri nga tre (3) ofertuesit nga paragrafi 2. i këtij neni, nuk e përmbushë detyrimin e
depozitimit të çmimit blerës brenda afateve të caktuara, organi përmbarues mund ta konsiderojë të
pasuksesshme seancën e parë dhe të caktojë seancë të re, ashtu siç është paraparë me nenet 227
deri 236 të këtij ligji.

Neni 240
Shpenzimet e seancës së pasuksesshme

1. Nga sigurimi i depozituar nga ofertuesi i parë të cilit i është shitur paluajtshmëria dhe i cili brenda
afatit të caktuar nuk e paguan çmimin blerës, paguhen shpenzimet e seancës së pasuksesshme. Po
qe se këto shpenzime nuk mund të mbulohen në tërësi nga shuma siguruese të cilën e ka depozituar
ofertuesi i parë, dallimi paguhet nga sigurimi i ofertuesit të dytë, po qe se edhe ky heqë dorë nga
blerja e paluajtshmërisë. Këto rregulla zbatohen në mënyrë të përshtatur edhe në rastin e heqjes dorë
nga blerja e ofertuesit të tretë.

68

2. Shpenzimet e seancës së ardhshme paguhen proporcionalisht nga sigurimi i ofertuesve të cilëve u
është shitur paluajtshmëria, por të cilët nuk e kanë depozituar çmimin blerës brenda afatit të caktuar
nga organi përmbarues .

3. Shuma e mbetur pas pagimit të shpenzimeve procedurale i kthehet depozituesit të sigurimit.

Neni 241
Kthimi i sigurimeve të depozituara

1. Pasi të depozitohet te organi përmbarues çmimi i plotë i paluajtshmërisë së shitur, sigurimet e
depozituara të ofertuesve të tjerë kthehen brenda afatit prej tre (3) ditësh nga dita e depozitimit të
çmimit te organi përmbarues.

2. Në qoftë se blerës i sendit është kreditori dhe po qe se nuk ekzistojnë persona të tjerë, kreditë e të
cilëve përmbushen para kredisë së tij nga çmimi me të cilin i është shitur paluajtshmëria, atëherë ai
nuk është i detyruar ta depozitojë çmimin te organi përmbarues që i korrespondon shumës së kredisë
së tij.

3. Në qoftë se çmimi blerës është më i madh se kredia e tij përmbarimore, kreditori duhet ta depozitoj
dallimin ndërmjet çmimit dhe kredisë së tij.

4. Dispozitat e paragrafëve 1., 2. dhe 3. të këtij neni, zbatohen edhe kur kredia e kreditorit të
përmbarimit sipas ligjit përmbushet përpara se të përmbushen kreditë e kreditorëve tjerë, që kanë të
drejtë për përmbushje nga i njëjti çmim i shitjes së paluajtshmërisë së debitorit.

Neni 242
Dorëzimi i paluajtshmërisë blerësit

1. Pas depozitimit të çmimit organi përmbarues nxjerrë aktvendimin apo urdhrin në të cilin konstaton
se paluajtshmëria i është shitur blerësit të caktuar.

2. Me aktvendimin apo urdhërin nga paragrafi 1. i këtij neni, organi përmbarues vendosë që
paluajtshmëria t’i dorëzohet blerësit, kurse mbajtësi i librit publik të palujtshmërive urdhërohet që në të
të regjistrohet e drejta e pronësisë së blerësit për paluajtshmërinë e blerë. Po me këtë aktvendim apo
urdhër organi përmbarues e cakton fshirjen e të drejtave për të cilat është thënë se do të fshihen me
aktvendimin apo urdhër për shitjen e paluajtshmërisë.

3. Kundër aktvendimit ose urdhrit nga paragrafi 1. i këtij neni, nuk lejohet prapësimi, por goditja e tij
mund të bëhet me ankesë.

4. Aktvendimi ose urdhri nga paragrafi 1. i këtij neni, publikohet në tabelën e organit përmbarues.
Pas kalmit të tre (3) ditëve pas ditës së publikimit në tabelën e organit përmbarues, konsiderohet se
aktvendimi ose urdhri u është dorëzuar të gjithë personave të cilëve duhet dorëzuar konkluzioni për
shitjen dhe pjesëmarrësve në ankand.

Neni 243
Humbja e të drejtës së posedimit të paluajtshmërisë

Në momentin e shitjes së paluajtshmërisë debitori e humbë të drejtën e posedimit të paluajtshmërisë
dhe ka për detyrë që atë t’ia dorëzojë blerësit menjëherë pasi t’i dorëzohet aktvendimi ose urdhri për
shitjen e paluajtshmërisë, po qe se me ligj, apo me marrëveshjen me blerësin nuk është paraparë
ndryshe.

Neni 244
Shpërngulja e debitorit

1. Pasi që të nxjerrë aktvendimin ose urdhri për dorëzimin e paluajtshmërisë, organi përmbarues me
kërkesën e blerësit, me konkluzion e urdhëron debitorin që ta zbrazë paluajtshmërinë dhe t’ia
dorëzojë blerësit.

69

2. Përmbarimi nga paragrafi 1. i këtij neni, kryhet sipas dispozitave të Kreut 7, Pjesës 2 të këtij ligji.

3. Në procedurën e përmbarimit nga paragrafi 2. i këtij neni, blerësi i paluajtshmërisë e fiton pozitën
procedurale të propozuesit të përmbarimit, në momentin e paraqitjes së propozimit për përmbarim me
qëllim zbrazjeje dhe dorëzimi të paluajtshmërisë.

Neni 245
Shpërngulja e personave të tjerë

1. Pas nxjerrjes së aktvendimit ose urdhërit me të cilin konstatohet se është shitur paluajtshmëria,
organi përmbarues sipas propozimit të blerësit, me anë të aktvendimit ose urdhrit i urdhëron personat
tjerë që ndodhen në paluajtshmërinë e shitur, që ta zbrazin dhe dorëzojnë atë blerësit, po qe se nuk e
posedojnë dokumentin e vlefshëm që shërben si bazë juridike për shfrytëzimin e paluajtshmërisë. Me
të njëjtin aktvendim ose urdhër kundër personave të këtillë, caktohet përmbarimi me anë të zbrazjes
dhe dorëzimit të paluajtshmërisë.

2. Organi përmbarues do ta filloj zbatimin e përmbarimit të aktvendimit ose urdhrit nga paragrafi 1. i
këtij neni, menjëherë pas nxjerrjes së tij. Përmbarimi zbatohet sipas rregullave të këtij ligji për
përmbarimin për zbrazjen dhe dorëzimin e paluajtshmërive.

3. Në procedurën që kryhet sipas paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni, blerësi e ka pozitën procedurale të
propozuesit të përmbarimit.

Neni 246
Mbrojtja e të drejtave të blerësit

Anulimi ose ndryshimi i aktvendimit ose urdhrit të përmbarimit pasi të jetë zbatuar aktvendimi ose
urdhëri me të cilin është konstatuar shitja e paluajtshmërisë, nuk ndikon në të drejtën e pronësisë së
blerësit të fituar në bazë të aktvendimit për dorëzimin e paluajtshmërisë.

Neni 247
Përmbushja e kredisë me dorëzimin e paluajtshmërisë kreditorit

1. Në qoftë se paluajtshmëria nuk shitet as në seancën e tretë të ankandit publik, ose me anë të
ujdisë së drejtpërdrejtë brenda afatit të caktuar nga organi përmbarues, me kërkesën e propozuesit
të përmbarimit, organi përmbarues me aktvendim mund t’ia dorëzojë paluajtshmërinë vetë
propozuesit të përmbarimit.

2. Në rastin nga paragrafi 1. i këtij neni, konsiderohet se kredia e kreditorit është përmbushur deri në
shumën e cila i përgjigjet dy të tretave të vlerës së përcaktuar të paluajtshmërisë.

Neni 248
Pezullimi i përmbarimit

1. Në qoftë se paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet as në seancën e tretë, kurse propozuesi i
përmbarimit nuk e ka shfrytëzuar të drejtën nga neni 247 i këtij ligji, organi përmbarues do ta
pezullojë përmbarimin,

2. Përmbarimi me anë të shitjes nëpërmjet ujdisë së drejtpërdrejtë, do të pezullohet në qoftë se
paluajtshmëria nuk ka mundur të shitet në afatin e caktuar me marrëveshjen e palëve dhe personave
që i realizojnë kreditë e tyre në të njëjtën procedurë përmbarimi, përveçse kur nga marrëveshja e
palëve del diç tjetër.

Neni 249
Efekti i pezullimit të përmbarimit

Vendimi për pezullimin e përmbarimit nuk është pengesë që propozuesi i përmbarimit të fillojë rishtas
procedurën e përmbarimit për realizimin e të njëjtës kredi për të njëjtën paluajtshmëri.


70



Neni 250
Kushtet për dhënie në shfrytëzim

1. Kur plotësohen kushtet për pezullimin e përmbarimit, organi përmbarues mundet sipas kërkesës
së propozuesit të përmbarimit, të cilën kërkesë ai mund ta paraqesë brenda afatit prej tridhjetë (30)
ditësh, me aktvendim ose urdhër të vendosë që atij t’i dorëzohet paluajtshmëria në shfrytëzim me
pagesë.

2. Aktvendimin ose urdhrin për dhënien e paluajtshmërisë kreditorit për shfrytëzim, debitori mund ta
godet me ankesë.

Neni 251
Kohëzgjatja e shfrytëzimit dhe shpërblimi

1. Me aktvendimin ose urdhrin me të cilin organi përmbarues vendosë që propozuesit të përmbarimit
t’i dorëzohet paluajtshmëria për shfrytëzim, caktohet kohëzgjatja dhe lartësia e shpërblimit mujor për
shfrytëzimin e paluajtshmërisë. Lartësia e shpërblimit caktohet në bazë të mendimit të ekspertit.

2. Koha brenda së cilës paluajtshmëria i jepet për shfrytëzim propozuesit të përmbarimit, caktohet nga
organi përmbarues duke pasur parasysh shumën e kredisë në të holla të propozuesit të përmbarimit
si dhe lartësia e shpërblimit të caktuar për shfrytëzimin e paluajtshmërisë.
3. Shpërblimi për shfrytëzimin e paluajtshmërisë i llogaritet debitorit në përmbushjen e kredisë së
propozuesit të përmbarimit.

4. Pas kalimit të kohës nga paragrafi 2. i këtij neni, propozuesi i përmbarimit ka për detyrë që
paluajtshmërinë t’ia kthejë debitorit.

5. Për dorëzimin dhe kthimin e paluajtshmërisë, në mënyrë të përshtatur zbatohen dispozitat e
neneve 242 deri 245 të këtij ligji.

Neni 252
Momenti i pagesës

Organi përmbarues bënë pagesën e kreditorit menjëherë pasi të jetë depozituar çmimi i blerjes së
paluajtshmërisë së shitur.

Neni 253
Personat që paguhen

1. Nga çmimi i shitjes paguhet propozuesi i përmbarimit me iniciativën e të cilit është vënë në veprim
procedura përmbarimore, kreditorët e siguruar me peng dhe kur nuk i kanë parashtruar kreditë e tyre
edhe personat që kanë të drejtë shpërblimi për servitutet personale.

2. Teprica e çmimit blerës që mbetet pas përmbushjes së kërkesave të personave nga paragrafi 1. i
këtij neni, i dorëzohet debitorit, po qe se për një gjë të tillë nuk ka pengesa juridike.

3. Në qoftë se çmimi i shitjes së paluajtshmërisë nuk është i mjaftueshëm për përmbushje në tërësi të
kredive të radhës së njëjtë, përmbushja e tyre bëhet në proporcion me lartësinë e kredive të tilla.

Neni 254
Përmbushja e kredive me prioritet

1. Nga shuma e fituar prej shitjes së paluajtshmërisë, paguhen në radhë të parë me këtë renditje:

1.1. shpenzimet e procedurës përmbarimore;

1.2. kërkesat e kreditorëve të siguruar me peng, të cilat sipas radhës së prioritetit realizohen
përpara propozuesit të përmbarimit;
71


1.3. kërkesa e propozuesit të përmbarimit;

1.4. kërkesat e kreditorëve të siguruar me peng, të cilat sipas radhës së prioritetit realizohen
pas propozuesit të përmbarimit;

1.5. shpërblimet për servitutet personale, të cilat shuhen me shitjen e paluajtshmërisë.
2. Po qe se debitori përveç borxhit kryesor duhet të paguajë edhe kamata, atëherë ato paguhen para
se të paguhet borxhi kryesor.

3. Më tepër persona të të njëjtës pikë nga paragrafi 1. i këtij neni, i realizojnë kërkesat e tyre sipas
radhës së fitimit të së drejtës së pengut dhe të drejtës së përmbushjes së kredisë së propozuesit të
përmbarimit, përkatësisht sipas radhës së fitimit të servituteve personale, po qe se me marrëveshje
nuk është paraparë ndryshe.

Neni 255
Radha e përmbushjes së kredive të tjera

1. Dispozitat e nenit 254 të këtij ligji, në mënyrë të përshtatur zbatohen edhe për përmbushjen e të
drejtave nga nën hipoteka dhe të drejtave që përbëjnë barrë për kredinë që realizohet.

2. Shpenzimet dhe kamatat për tri (3) vitet e fundit deri në momentin e nxjerrjes së aktvendimit apo
urdhrit për dorëzimin e paluajtshmërisë blerësit, të caktuara me anë të dokumentit ekzekutiv, paguhen
sipas radhës që i takon kredia kryesore.

Neni 256
Shpërblimi për servitutet personale dhe të drejtat e tjera

1. Në qoftë se për lartësinë e shpërblimit për servitutet personale, ose për të drejtat që shuhen në
momentin e shitjes së paluajtshmërisë, nuk arrihet marrëveshje midis titullarëve të tyre dhe
propozuesit të përmbarimit, i cili për kah radha e realizimit vije pas tyre, lartësinë e shpërblimit e
cakton organi përmbarues duke marrë parasysh sidomos kohën për të cilën ato do të ekzistojnë,
vlerën e tyre dhe moshën e titullarëve të tyre.

2. Blerësi i paluajtshmërisë dhe titullari i të drejtës së servitutit personal, mund të merren vesh që
blerësi ta marrë përsipër servitutin, kurse shuma e shpërblimit të caktuar sipas paragrafit 1. të këtij
neni, të hiqet nga çmimi blerës i paluajtshmërisë.

Neni 257
Realizimi i kërkesave në mënyrë proporcionale

Nëse ekzistojnë më tepër kredi të cilat e kanë të njëjtën radhë të realizimit, përmbushja e tyre bëhet
në përpjesëtim të lartësisë që e kanë, po qe se shuma e fituar me anë të shitjes së paluajtshmërisë
nuk është e mjaftueshme për përmbushjen e plotë.

Neni 258
Kontestimi i kredisë

Propozuesi i përmbarimit, apo personi tjetër i cili e realizon kredinë e tij nga çmimi i shitjes së
paluajtshmërisë, po që se një gjë e tillë ka ndikim në përmbushjen e kredisë së tij, ka të drejtë që
personit tjetër t’ia kontestoj ekzistimin e kredisë, përpos kredisë së caktuar me dokumentin ekzekutiv,
lartësinë e saj dhe radhën sipas të cilës duhet të realizohet. Kontestimi mund të bëhet më së voni në
seancën për ndarjen e të hollave të fituara me shitjen e paluajtshmërisë.

Neni 259
Udhëzimi për fillimin e procesit kontestimor

1. Personin i cili tjetrit ia ka kontestuar kredinë, organi përmbarues e udhëzon që brenda afatit të
caktuar, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se pesëmbëdhjet (15) ditë, që me padi ta fillojë procedurën
kontestimore, po qe se vendimi varet nga faktet kontestuese dhe nëse kontestimin nuk e mbështetë
72

në aktgjykimin e formës së prerë, në dokumentin publik, ose në dokumentin jopublik, por të vërtetuar
sipas ligjit.
2. Në qoftë se personi që e konteston kredinë, kontestimin e mbështetë në aktgjykimin e formës së
prerë, në dokumentin publik, ose në dokumentin jopublik të vërtetuar sipas ligjit, me kërkesë të asaj
pale Gjykata lidhur me kontestimin do të vendosë në procedurën përmbarimore.

3. Lidhur me kontestimin e kredisë, Gjykata do të vendosë në procedurën përmbarimore edhe kur nuk
janë kontestuese faktet nga të cilat varet dhënia e vendimit.

Neni 260
Rasti kur janë të besueshme shkaqet e kontestimit

1. Në qoftë se personi i cili tjetrit ia konteston kredinë dhe e bënë të besueshëm ekzistimin e
shkaqeve për kontestimin e sajë, organi përmbarues me anë të konkluzionit për fillim të procedurës
kontestimore, do ta udhëzojë personin të cilit i është kontestuar kredia, kurse dhënien e vendimit për
realizimin e kredisë së kontestuar, e shtyn deri në momentin e përfundimit të procesit kontestimor.
Përjashtimisht, organi përmbarues mund ta kushtëzojë nxjerrjen e vendimit për realizimin e kredisë
së kontestuar me depozitimin e garancionit nga ana e titullarit të saj.

2. Shuma e të hollave që ka të bëjë me kredinë e kontestuar do të depozitohet në depozitën e organit
përmbarues .

3. Në qoftë se personi i udhëzuar që ta filloj me padi procedurën kontestimore në afatin që i është
caktuar nga organi përmbarues , për një gjë të tillë nuk provon se e ka filluar atë, konsiderohet se
kredia nuk është kontestuar, respektivisht se ka hequr dorë nga kërkesa që kredia e tij të realizohet
në procedurën e përmbarimit.

4. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, nuk e prekin të drejtën e personit të udhëzuar për ngritjen e
padisë, që edhe pasi të përfundojë procedura e përmbarimit, ta fillojë procesin kontestimor kundër
personit të cilit ia ka kontestuar kredinë, respektivisht kundër personit i cili ia ka kontestuar kredinë.

5. Me propozimin e personit të cilit i është kontestuar kredia, organi përmbarues mund ta kushtëzojë
nxjerrjen e aktvendimit apo urdhrit për realizimin e kredisë së tij, me depozitimin e garancionit për
shpërblimin e dëmit që mund ta pësojë ai nga shkaku i shtyrjes së realizimit të kredisë. Në qoftë se
personi që e ka kontestuar kredinë nuk e depoziton garancionin brenda afatit që i është caktuar, do të
konsiderohet se kredia nuk është kontestuar fare.

6. Personi të cilit i është kontestuar kredia, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit që i është
shkaktuar me kontestim të paarsyeshëm të kredisë së tij, po qe se një gjë e tillë i është bërë vetëm
me qëllim që t’i shkaktohet dëmi, ose që të pengohet në realizimin e të drejtave të tija.

Neni 261
Efekti juridik i aktgjykimit të dhënë nga Gjykata kontestimore

Aktgjykimi i dhënë lidhur me kredinë e kontestuar në procedurën përmbarimore prodhon efekt juridik
kundër debitorit dhe të gjithë propozuesve të përmbarimit.

Neni 262
Realizimi i kredisë që ende nuk është e kërkueshme

1. Kërkesa e kreditorit të siguruar me peng, e cila nuk është bërë e kërkueshme deri në ditën e
nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit për përmbushjen e saj, e për të cilën nuk është kontraktuar
kamata, do të paguhet pas zbritjes së shumës që i përgjigjet kamatëvonesës të caktuar me ligj prej
datës së nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit për pagimin deri në ditën në të cilën kredia bëhet e
kërkueshme.

2. Kredia që ende nuk është bërë e kërkueshme për të cilën është kontraktuar kamata, do të paguhet
së bashku me shumën e kamatës së kontraktuar të përllogaritura deri në ditën e nxjerrjes së
aktvendimit apo urdhrit të përmbushjes së saj.

73



Neni 263
Realizimi i të ardhurave periodike

1. Kreditë e të ardhurave periodike për bazën e ushqimit ligjor, për bazën e shpërblimit të dëmit të
krijuar për shkak të dëmtimit të shëndetit, ose zvogëlimit, respektivisht humbjes së aftësisë për punë
dhe në bazë të shpërblimit të dëmit për ushqimin e humbur për shkak të vdekjes së dhënësit të
ushqimit, që janë siguruar me peng e që bëhen të kërkueshme pas ditës së nxjerrjes së aktvendimit
apo urdhrit për pagimin, përmbushen me kërkesën shprehimore të propozuesit të përmbarimit.

2. Kreditë nga paragrafi 1. i këtij neni, përllogariten konform mënyrës sipas të cilës përllogaritet
shpërblimi për servitutin personal.

Neni 264
Përmbushja e kredive të kushtëzuara

1. Shuma e kredisë që është siguruar me të drejtën e pengut, e që varet nga kushti, do të veçohet
dhe do të vihet në depozitën e organi përmbarues dhe do të paguhet kur kushti shtytës të
përmbushet, ose kur të jetë e sigurt se kushti zgjidhës nuk do të plotësohet.

2. Në qoftë se kushti shtyrës nuk përmbushet, apo ai zgjidhës plotësohet, shuma e veçuar e çmimit të
shitjes së paluajtshmërisë shërben për realizimin e kredisë së propozuesit të përmbarimit e cila nuk
është realizuar pjesërisht apo plotësisht, e në qoftë se nuk ka kredi të tilla, ose në qoftë se pas
përmbushjes së tyre tepron një pjesë e çmimit të shitjes, atëherë pjesa e mbetur i dorëzohet debitorit.

Neni 265
Para shënimi i pengut dhe shënimi i kontestit

1. Po qe se në librin publik të palujtshmërive është regjistruar para shënimi i të drejtës së pengut,
kurse personi në dobi të të cilit parashënimi është regjistruar provon se është në zhvillim e sipër
procedura kontestimore për justifikimin e saj, respektivisht se ende nuk ka skaduar afati për fillimin e
kësaj procedure, kredia me të cilën ka të bëjë para shënimi do të paguhet sipas mënyrës sikurse
paguhet kredia me kushtin shtyrës.

2. Kredia për të cilën në librin publik të paluajtshmërive është regjistruar shënimi për fillimin e procesit
kontestimor me qëllim të fshirjes së të drejtës së pengut, ose shënimi për ndonjë kontest tjetër,
përmbushet në mënyrën në të cilën përmbushet kredia e varur nga kushti zgjidhës.

Neni 266
Seanca e pjesëtimit

1. Pasi aktvendimi apo urdhri për dorëzimin e paluajtshmërisë së shitur të ketë marrë formën e prerë,
organi përmbarues cakton seancën për pjesëtimin e shumës së fituar nga shitja, po qe se ekzistojnë
më tepër kreditorë, apo persona të tretë që kanë të drejtë realizimi të kredive të tyre nga shuma në
fjalë.

2. Në seancën e caktuar ftohen palët dhe personat të cilët sipas dokumenteve që i janë dorëzuar
organi përmbarues me të dhëna nga regjistri publik i paluajtshmërive kanë të drejtë të paguhen nga
shuma e fituar nga shitja e paluajtshmërisë.

3. Në ftesën e dërguar, këta persona do të paralajmërohen se kreditë e tyre, po qe se nuk vijnë në
seancë, do të trajtohen në bazë të gjendjes që del nga regjistri publik i paluajtshmërive dhe
dokumenteve ekzistuese dhe se më së voni në seancën e pjesëtimit mund t’ia kontestojnë tjetrit
kredinë, lartësinë e saj dhe radhën e realizimit.

4. Në seancë shqyrtohet për realizimin e kredisë së kreditorit dhe të personave të tjerë që shtrojnë
kërkesa për realizimin e kredive të tyre.


74



Neni 267
Aktvendimi për realizimin e kredive

1. Për realizimin e kredisë së kreditorit dhe të personave tjerë të cilëve u takon e drejta e realizimit të
kredive të tyre, organi përmbarues vendosë me anë të aktvendimit apo urdhërit menjëherë pas
përfundimit të seancës, duke i marrë parasysh të dhënat nga libri publik i paluajtshmërive dhe
dokumenteve ekzistuese, si dhe gjendjes së konstatuar gjatë seancës.

2. Me rastin e nxjerrjes së aktvendimit apo urdhrit nga paragrafi 1. i këtij neni, do të merren parasysh
vetëm ato kredi lidhur me të cilat aktvendimi për përmbarimin ose urdhri përmbarues është bërë i
ekzekutueshëm, në ditën e mbajtjes së seancës së pjesëtimit.

3. Po qe se ka kredi lidhur me të cilat aktvendimi për përmbarimin ose urdhri përmbarues ende nuk
është bërë i ekzekutueshëm deri në ditën e seancës së pjesëtimit, atëherë ato do të përmbushen pasi
të bëhet i ekzekutueshëm ai nga shuma e mbetur e çmimit të shitjes së paluajtshmërisë, po qe se
ekziston mbetja e tillë, kurse teprica do t’i dorëzohet debitorit.

4. Dispozitat e paragrafit 2. dhe 3. të këtij neni, nuk kanë të bëjnë me kreditë e siguruara me anë të
pengut.

Neni 268
Ankesa kundër aktvendimit

1. Po qe se domosdoshmëria e mbajtjes së seancës dëgjimore të pjesëtimit te organi përmbarues
nuk del nga ky ligj, aktvendimin apo urdhri për realizimin e kredive organi përmbarues do ta
publikojë në tabelën e shpalljeve. Me kalimin e ditës së tretë nga dita e publikimit në tabelën e
shpalljeve konsiderohet se aktvendimi ose urdhri u është dorëzuar të gjithë personave që kanë të
drejtën e realizimit të kredive nga çmimi i paluajtshmërisë së shitur.

2. Kundër aktvendimit ose urdhrit për realizimin e kredive kanë të drejtë ankese palët dhe personat që
kanë pretenduar realizimin e kredive të tyre nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë.

3. Në qoftë se ankesa kundër aktvendimit ose urdhrit për realizimin e kredive paraqitet brenda afatit
ligjor, atëherë ajo u dërgohet palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të procedurës përmbarimore, kurse
aktvendimi ose urdhri do të ekzekutohet në qoftë se kreditori brenda afatit prej tri (3) ditësh nga dita
kur i është dorëzuar ankesa nuk e propozon shtyrjen e përmbarimit deri në momentin e nxjerrjes së
vendimit të Gjykatës së shkallës së dytë.

4. Përmbarimi i aktvendimit ose urdhrit për realizimin e kredive bëhet pasi të skadojë afati për
paraqitjen e ankesës nga personat të cilëve u takon e drejta e ankimit kundër tij.

Neni 269
Fshirja e të drejtave dhe e barrëve

1. Pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi për realizimin e kredive, organi përmbarues me
aktvendim ose urdhër të posaçëm urdhëron që në librin publik të paluajtshmërive të fshihen të drejtat
dhe barrët e regjistruara, përpos atyre që mbeten për paluajtshmërinë edhe pas dorëzimit të saj
blerësit ose të cilat ky i fundit i ka marrë përsipër.

2. Blerësi me padi mund ta kërkojë fshirjen e të drejtave dhe barrëve nga paragrafi 1. i këtij neni nëse
nuk është bërë nga organi përmbarues dhe kadastra.

Neni 270
Përmbarimi në territoret ku nuk ekziston libri publik i paluajtshmërive

1. Në territorin për të cilin nuk është krijuar kadastra e paluajtshmërive, e as libri publik i
paluajtshmërive, respektivisht nuk ekziston regjistri i paraparë me ligj i të drejtave për sendet e
paluajtshme, përshtatshmërish do të zbatohen rregullat juridike të cilat vlejnë për dokumentet që
75

parashtrohen bashkë me propozimin për përmbarimin si provë për të drejtën e pronësisë për
paluajtshmërinë që është objekt përmbarimi, si dhe rregullat juridike për mënyrën tjetër të regjistrimit
të aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit për përmbarim për paluajtshmërinë. Kjo vlen edhe për
rastin e asgjësimit apo zhdukjes së regjistrave.

2. Në qoftë se është e pamundshme pajisja me prova për të drejtën e pronësisë në pajtim me
rregullat juridike që vlejnë në territorin e caktuar, në vend të provës për pronësinë, kreditori ka për
detyrë që në propozimin për përmbarim ta shënojë vendin ku ndodhet paluajtshmëria, emërtimin e
saj, kufijtë dhe sipërfaqen.

3. Në rastin nga paragrafi 2. i këtij neni, organi përmbarues do ta bëjë inventarin sekuestrues të
paluajtshmërisë për të cilën është propozuar përmbarimi dhe për seancën e inventarizimit
sekuestrues do ta thërret kreditorin, debitorin dhe personat me paluajtshmëritë e të cilëve kufizohet
paluajtshmëria e tillë.

4. Procesverbali për inventarizimin sekuestrues e ka rëndësinë e regjistrimit të përmbarimit dhe
publikohet në tabelën e shpalljeve të organit përmbarues.

5. Për inventarin sekuestrues të kryer, organi përmbarues në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe së
paku në një gazetë të përditshme, e publikon shpalljen në të cilën tregohet organi përmbarues që e
publikon shpalljen, numri i dosjes së lëndës, emri dhe adresa e palëve, të dhënat për paluajtshmërinë
për të cilën zbatohet përmbarimi, kur dhe ku është mbajtur seanca e inventarizimit sekuestrues dhe
kur është publikuar procesverbali për inventarin sekuestrues në tabelën e organi përmbarues. Pas
kalimit të afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor nga dita e shpalljes, organi përmbarues i thërret personat e
interesuar që ta njoftojnë organin përmbarues për shkaqet eventuale të cilat e pengojnë ekzekutimin
për paluajtshmërinë në fjalë.

Neni 271
Përmbarimi për paluajtshmërinë e paregjistruar

1. Në qoftë se në territorin në të cilin janë themeluar librat publike të paluajtshmërive, paluajtshmëria
nuk është e regjistruar, kreditori bashkë me propozimin për përmbarim duhet të parashtrojë
dokumente në bazë të cilave mund të bëhet regjistrimi.

2. Pasi të dorëzohet te organi përmbarues propozimi për përmbarimin dhe dokumentet në bazë të të
cilave mund të bëhet regjistrimi i paluajtshmërisë, organi përmbarues menjëherë do t’ia dërgojë
dokumentet organit, apo organizatës që e mbanë regjistrin me qëllim të regjistrimit. Në këtë rast
organi përmbarues ndalet së vepruari derisa procedura e regjistrimit të mos përfundojë.

3. Në qoftë se kreditori në propozimin e tij për përmbarim, për objekt përmbarimi e propozon
ndërtesën, apo pjesën e ndërtesës që nuk janë të regjistruara në librin publik të paluajtshmërive,
bashkë me deklaratën se regjistrimi nuk mund të bëhet në kuptimin e paragrafi 1. dhe 2. të këtij neni,
organi përmbarues me aktvendim ose urdhër do ta lejojë përmbarimin për paluajtshmërinë në
pronësi të paregjistruar të debitorit, po qe se kreditori e dorëzon, apo e thekson si provë për
pronësinë e paregjistruar, lejen e ndërtimit të dhënë në emër të debitorit, ose në qoftë se leja e
ndërtimit nuk është në emër të debitorit, dokumentet për veprimet juridike me të cilat mund të fitohet
pronësia e debitorit për paluajtshmërinë apo pjesën e saj.

4. Me kërkesë të kreditorit të përmbarimit, organi përmbarues i cakton detyrë debitorit ose personit të
tretë që t’i dorëzojnë dokumentet nga paragrafi 3. i këtij neni, me kërcënim të gjobitjes me të holla nga
nenet 15 dhe 16 i këtij ligji. Me kërkesë të kreditorit, do të detyron me vendim të organit përmbarues
organi kompetent shtetëror që t’i dorëzojë dokumentet nga paragrafi 3. i këtij neni.

5. Kur organi përmbarues e cakton përmbarimin për sendin e paluajtshëm që nuk mund të
regjistrohet në librin publik të paluajtshmërive, në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, në kushtet e
shitjes do të theksohet posaçërisht se është fjala për pronësinë e paregjistruar, e në vend të shënimit
do të bëhet inventari në mënyrën e paraparë me paragrafin 3. dhe 4.nenin 270 të këtij ligji.



76



KREU X

PËRMBARIMI PËR REALIZIMIN E KREDISË JO NË TË HOLLA

Neni 272
Caktimi i penaleve gjyqësore

1. Kur debitori nuk e përmbushë brenda afatit të caktuar ndonjë detyrim jo monetar të caktuar me anë
të dokumentit përmbarues, organi përmbarues i cili është kompetent që ta caktojë përmbarimin për
kredinë jo monetare, sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, me aktvendim ose urdhër për
përmbarim ia cakton debitorit afatin plotësues dhe detyrimin, në rast të mosrespektimit të afatit të
këtillë që propozuesit të përmbarimit t’ia paguajë shumën e caktuar të parave për secilën ditë vonese,
ose njësi tjetër kohore, në pajtim me rregullat për marrëdhëniet detyrimore që nga dita e skadimit të
afatit penalet gjyqësore.

2. Afati plotësues nga paragrafi 1. i këtij neni, fillon të ecë nga dita në të cilën debitorit i dorëzohet
aktvendimi me të cilin është caktuar afati i tillë. Ecja e afatit plotësues nuk ndërpritet as kur goditet me
ankesë aktvendimi për caktimin e penaleve.

3. Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni, pala ka të drejtë ankese brenda afatit prej shtatë (7)
ditësh. Ankesa e paraqitur nuk prodhon efekt suspenziv.

4. Në qoftë se debitori brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita kur bëhet i formës së
prerë aktvendimi nga paragrafi 1. i këtij neni e përmbushë detyrimin e vet, organi përmbarues mund ta
zvogëlojë shumën e penaleve me kërkesë të debitorit të paraqitur brenda afatit prej shtatë (7) ditësh,
por duke marrë parasysh qëllimin e pagimit të penaleve. Kërkesa e debitorit nuk ndikon në lejimin e
përmbarimit dhe zbatimin e tij në bazë të aktvendimit të formës së prerë për pagimin e penaleve
gjyqësore nga paragrafi 1. i këtij neni.

5. Vendimi sipas paragrafit 1. deri ne 3. të këtij neni pasi që të marr formën e prerë mund të
përmbarohet në të njëjtën procedurë.

Neni 273
Përmbarimi për realizimin e penaleve të caktuara

1. Në bazë të aktvendimit të formës së prerë për pagimin e penaleve gjyqësore nga neni 272 i këtij
ligji, organi përmbarues po në atë procedurë përmbarimore në të cilën e ka nxjerrë aktvendimin e
tillë, sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, do ta nxjerrë aktvendimin për përmbarimin ose
urdhrin përmbarues me qëllim të pagimit të detyrueshëm të penaleve të caktuara.

2. Po qe se debitori në prapësimin kundër aktvendimit për përmbarimin ose urdhrin përmbarues
pretendon se e ka përmbushur detyrimin e tij, organi përmbarues do ta miratoj prapësimin e tij në
procedurën përmbarimore vetëm po qe se themelësinë e tij e provon me anë të dokumentit publik ose
jo publik, por që e ka rëndësinë e dokumentit publik.



KREU XI

PËRMBARIMI ME QËLLIM TË DORËZIMIT TË SENDEVE TË LUAJTSHME

Neni 274
Kompetenca territoriale në rast të përmbarimit gjyqësor

Për të vendosur për propozimin për përmbarimin me qëllim të dorëzimit të një apo të disa sendeve të
caktuara, apo me qëllim të dërgimit të sasisë së caktuar të sendeve të zëvendësueshme dhe për
zbatimin e përmbarimit, është kompetente Gjykata në territorin e të cilës ndodhen sendet e tilla.

77



Neni 275
Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesit privat

Për të vendosur për propozimin për përmbarimin me qëllim të dorëzimit të një apo të disa sendeve të
caktuara, apo me qëllim të dërgimit të sasisë së caktuar të sendeve të zëvendësueshme dhe për
zbatimin e përmbarimit, përmbaruesi privat ka kompetence për të vendosur mbi propozimin
përmbarimore dhe te zbatoje përmbarimin.

Neni 276
Kur sendet ndodhen të debitori ose të personi i tretë

1. Përmbarimi për dorëzimin e një ose të disa sendeve të caktuara që ndodhen pranë debitorit,
zbatohet duke i marrë këto sende prej debitorit nga ana e organit përmbarues dhe duke ia dorëzuar
kreditorit kundrejt një vërtetimi me shkrim.

2. Në mënyrën e treguar në paragrafin 1. të këtij neni, përmbarimi do të zbatohet edhe kur sendet
ndodhen të personi i tretë i cili është i gatshëm t’ia dorëzoj organit përmbarues. Në qoftë se personi i
tretë nuk dëshiron t’i dorëzojë sendet, kërkuesi i ekzekutimit mund t’i propozojë organit përmbarues
që atij t’i kalohet kredia e debitorit kundrejt personit të tretë për dorëzimin e sendeve.

3. Në procedurën e përmbarimit sipas propozimit nga paragrafi 2. i këtij neni, zbatohen dispozitat e
këtij ligji për përmbarimin në kredinë që të dorëzohen ose dërgohen sendet e luajtshme.

Neni 277
Kur sendet nuk janë gjetur as te debitori e as te personi i tretë

1. Kur sendet e luajtshme nuk gjinden te debitori apo te personi i tretë, organi përmbarues do ta
njoftoj kreditorin i cili brenda afatit prej shtatë (7) ditësh mund të propozon vlerësimin e atyre sendeve
dhe pagesën e vlerës së tyre për përmbushjen e kredisë.

2. Bazuar në propozimin e paragrafit 1. të këtij neni, organi përmbarues do të caktoj një ekspert që ti
vlerësoj sendet e luajtshme dhe do të lëshoj një vendim duke urdhëruar debitorin që të paguaj
shumën e vlerës së tyre të përcaktuar në procedurën e njëjtë përmbaruese.

3. Nëse propozimi i kreditorit nuk parashtrohet brenda afatit të paraparë në paragrafin 1. të këtij neni
procedura e përmbarimit do të pezullohet.

Neni 278
Bashkimi i propozimeve

1. Kërkuesi i përmbarimit bashkë me propozimin për përmbarimin për dorëzimin e sendeve që
ndodhen te debitori, ose te personi i tretë, mund ta parashtrojë edhe propozimin për nxjerrjen e
aktvendimit apo urdhrit nga paragrafi 1. i nenit 277 të këtij ligji. Në rast të bashkimit të dy propozimeve
në fjalë, përmbarimi sipas nenit 276 të këtij ligji dhe procedura e këtij neni zbatohen njëkohësisht.

2. Organi përmbarues mund ta caktojë përmbarimin e paraparë në paragrafin 3. të nenit 277 të këtij
ligji dhe ta fillojë zbatimin e saj, por veprimet e shitjes së sendeve të sekuestruara të debitorit dhe
kalimi i të hollave nga llogaria e tij bankare, nuk mund të bëhen para se të konstatohet se përmbarimi
nga paragrafi 1. dhe 2. i nenit 276 të këtij ligji nuk ka mundur të kryhet.

3. Në qoftë se përfundon me sukses përmbarimi i rregulluar në nenin 276 të këtij ligji, organi
përmbarues sipas detyrës zyrtare e pezullon procedurën, e anulon aktvendimin ose urdhrin nga
paragrafi 1. i nenit 277 të këtij ligji dhe veprimet tjera të kryera sipas dispozitave të paragrafit 1. të
këtij neni. Në rast të këtillë kërkuesit të përmbarimit i mbeten në ngarkim shpenzimet e shkaktuara me
parashtrimin e propozimit nga paragrafi 1. i këtij neni.



78



Neni 279
Përmbarimi për dërgimin e sendeve të zëvendësueshme

Në qoftë se me dokumentin përmbarues është caktuara detyrimi për dërgimin e sasisë së caktuar të
sendeve të zëvendësueshme që ndodhen te debitori, ose personi i tretë, përmbarimi zbatohet në
mënyrën e paraparë për dorëzimin e sendeve të caktuara individualisht, neni 276 zbatohet
përshtatshmërisht.

Neni 280
Veprimet procedurale kur nuk janë gjetur sendet

1. Kur sendet e zëvendësueshme nuk janë gjetur as te debitori e as te personi i tretë, kërkuesi i
përmbarimit mund të propozojë që përmbarimi të zbatohet duke e autorizuar organin përmbarues që
brenda afatit të caktuar t’i blejë diku tjetër këto sende me shpenzime të debitorit.

2. Propozimin që sendet t’i blejë diku tjetër, kërkuesi i përmbarimit mund ta parashtrojë brenda shtatë
(7) ditësh nga dita në të cilën organi përmbarues e ka njoftuar që sendet nuk janë gjetur as te debitori
as te personi i tretë.

3. Sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit organi përmbarues me aktvendim ose urdhër e
urdhëron debitorin që brenda afatit të caktuar ta depozitojë te organi përmbarues shumën e të
hollave të nevojshme për blerjen e sendeve dhe e cakton përmbarimin për pagimin e kësaj shume me
kamatëvonesë nga dita e vlerësimit të sendeve deri në ditën e depozitimit të shumës te organi
përmbarues.

4. Kërkuesi i përmbarimit ka për detyrë që në propozimin nga paragrafi 1. i këtij neni, ta përcaktoj
mjetin përmbarimorë, me qëllim të pagimit të shumës së nevojshme për blerjen e sendeve të
zëvendësueshme.

5. Përmbarimi i aktvendimit ose urdhrit nga paragrafi 1. dhe 3. i këtij neni, bëhet vetëm pasi të ketë
marrë formë të prerë.

6. Në qoftë se kërkuesi i përmbarimit në afatin nga paragrafi 2. i këtij neni nuk e ka parashtruar
propozimin për blerjen e sendeve diku tjetër, organi përmbarues do ta pezullojë procedurën
përmbarimore, përveç se kur kërkuesi i përmbarimit me kohë e ka parashtruar edhe propozimin që
debitori t’ia paguaj vlerën e sendeve që ka qenë i detyruar t’i dorëzojë.

7. Po qe se gjatë zhvillimit të procedurës ndryshon vlera e sendeve të zëvendësueshme, kërkuesi i
përmbarimit mund të kërkojë nga organi përmbarues vlerësimin e ri dhe ta urdhërojë debitorin që ta
paguajë dallimin e vlerës.

Neni 281
E drejta e shpërblimit të dëmit

Me dispozitat e kreut të këtij ligji nuk preket në të drejtën e kërkuesit të përmbarimit që me padi
kundër debitorit, në procedurë kontestimore ta kërkojë shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar me
mosdorëzimin, ose mos dërgimin e sendeve.


KREU XII

PËRMBARIMI PËR ZBRAZJEN DHE DORËZIMIN E PALUAJTSHMËRISË

Neni 282
Kompetenca territorial në rast të përmbarimit gjyqësor

79

Për të vendosur për propozimin për përmbarim me anë të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të
paluajtshëm, si dhe për kryerjen e përmbarimit, e kompetencës territoriale është Gjykata në territorin
e së cilës ndodhet paluajtshmëria.

Neni 283
Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesit privat

Për të vendosur për propozimin për përmbarim me anë të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të
paluajtshëm, si dhe për kryerjen e përmbarimit, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur
mbi propozimin përmbarimor dhe për të zbatuar përmbarimin.

Neni 284
Mënyra e zbatimit të përmbarimit

1. Procedura e përmbarimit me qëllim të zbrazjes dhe dorëzimit të sendit të paluajtshëm zbatohet
ashtu që organi përmbarues, pasi t’i largojë personat dhe sendet nga paluajtshmëria, ia dorëzon atë
në posedim kreditorit të përmbarimit.

2. Zbrazja dhe dorëzimi i paluajtshmërisë bëhet vetëm pas kalimit të shtatë (7) ditëve nga dita në të
cilën debitorit i është dorëzuar aktvendimi për përmbarimin ose urdhri përmbarues, i cili nuk ka
paraqitur prapësim kundër aktvendimit ose urdhrit të këtillë. Në rast se kundër aktvendimit ose urdhrit
për përmbarim debitori ka paraqitur prapësim, atëherë afati shtatë (7) ditor fillon të ecë nga dita në të
cilën debitorit i dorëzohet aktvendimi për refuzimin e prapësimit.

3. Në qoftë se me largimin e personave nga paluajtshmëria janë përfshirë personat e mitur, atëherë
organi përmbarues për përmbarimin në zhvillim e sipër e njofton organin e kujdestarisë.

4. Fuqinë punëtore të nevojshme dhe mjetet për transport me qëllim të kryerjes së përmbarimit, ka
për detyrë t’i sigurojë propozuesi i përmbarimit. Njoftimin lidhur me këtë, organi përmbarues duhet t’ia
dërgoj kreditorit së paku shtatë (7) ditë para se të fillojë zbatimi i përmbarimit.

Neni 285
Masat e dhunshme në rast nevoje

1. Me kërkesën e organit përmbarimor organet e policisë dhe organi i kujdestarisë janë të detyruar që
të japin gjithë ndihmën e nevojshme, me qëllim të kryerjes së veprimeve përmbarimore nga paragrafi
1. i nenit 284 të këtij ligji.

2. Kundër personave të cilët e pengojnë përmbarimin, Gjykata e shqipton masën e largimit apo
gjobën me të holla nga neni 15 dhe 16 i këtij ligji.

Neni 286
Mënjanimi i sendeve të luajtshme nga paluajtshmëria

1. Sendet e luajtshme që duhet mënjanuar nga paluajtshmëria i dorëzohen debitorit, e në qoftë se ky
nuk është i pranishëm, anëtarit të rritur të familjes së tij ose personit të autorizuar nga debitori.

2. Në qoftë se me rastin e kryerjes së veprimeve përmbarimore nuk është i pranishëm asnjë nga
personat nga paragrafi 1. i këtij neni, apo në qoftë se këta persona refuzojnë t’i marrin, sendet do t’i
jepen për ruajtje personit tjetër, me shpenzimet e debitorit.

3. Kreditori ka për detyrë që ta gjejë personin tjetër të cilit i dorëzohen sendet e mënjanuara nga
paluajtshmëria. Kreditori mundet vetë t’i marrë sendet e luajtshme të mënjanuara të debitorit për
ruajtje me shpenzime të cilat i mbeten në ngarkim debitorit.

Neni 287
Konfirmimi i veprimeve të përmbaruesit

80

1. Sendet e mënjanuara ia dorëzon për ruajtje personit tjetër, apo kreditorit të përmbarimit, organi
përmbarues. Organi përmbarues mund të vendosë më vonë me anë të konkluzionit, që sendet e
mënjanuara t’i merren personit tjetër dhe t’i besohen për ruajtje personit të tretë.

2. Për dhënien e sendeve për ruajtje personit të tretë dhe për shpenzimet e ruajtjes, organi
përmbarues e njofton debitorin, po qe se kjo është e mundshme dhe i cakton afat brenda të cilit mund
ta kërkojë dorëzimin e sendeve pasi t’i paguaj shpenzimet e ruajtjes deri në atë moment.

3. Bashkë me këtë njoftim, organi përmbarues do ta paralajmërojë debitorin se pas skadimit të afatit
të caktuar sipas paragrafit 2. të këtij neni, sendet do të shiten dhe prej çmimit të shitjes do të paguhen
shpenzimet e ruajtjes dhe të shitjes së sendeve.

Neni 288
Shitja e sendeve të mënjanuara

1. Organi përmbarues do të caktojë me anë të konkluzionit shitjen e sendeve të mënjanuara për
llogari të debitorit, në qoftë se ky brenda afatit që i është lënë nuk e kërkon dorëzimin e tyre dhe nuk i
kompenson shpenzimet e ruajtjes.

2. Pjesa e çmimit të arritur nga shitja që mbetet pas pagimit të shpenzimeve të ruajtjes dhe të shitjes,
depozitohet te organi përmbarues në dobi të debitorit.

3. Shitja e sendeve bëhet sipas dispozitave të këtij ligji të parapara në Kreun 1, Pjesën 2, të këtij ligji,
me qëllim të përmbushjes së kredive në të holla.

Neni 289
Përmbarimi për realizimin e shpenzimeve

1. Kreditori ka të drejtë që në propozimin e tij për përmbarim, me qëllim të zbrazjes dhe dorëzimit të
sendit të paluajtshëm të kërkojë që bashkë me përmbarimin të caktohet përmbarimi për sendet e
luajtshme të debitorit, që duhet mënjanuar nga paluajtshmëria me qëllim të pagimit të shpenzimeve
procedurale.

2. Përmbarimi nga paragrafi 1. i këtij neni caktohet dhe zbatohet sipas rregullave të këtij ligji të
parapara në Kreun 1, Pjesën 2 të këtij ligji për realizimin e kredisë në të holla, sipas propozimit të
kërkuesit të përmbarimit.


KREU XIII

PËRMBARIMI PËR REALIZIMIN E KREDISË PËR VEPRIM, MOSVEPRIM,
APO DURIM / PËSIM

Neni 290
Kompetenca territorial në rast të përmbarimit nga Gjykata

Në qoftë se debitori në bazë të dokumentit përmbarues, ka për detyrë të kryejë veprimin e caktuar,
apo ti duroj veprimet e caktuara, ose të përmbahet nga veprimi i caktuar, për të vendosur për
propozimin për përmbarim dhe për zbatimin e përmbarimit e kompetencës territoriale është Gjykata
në territorin e të cilës debitori duhet ta përmbushë detyrimin e caktuar në dokumentin përmbarues.

Neni 291
Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesve privat

Për të vendosur për propozimin përmbarimor në qoftë se debitori në bazë të dokumentit përmbarues,
ka për detyrë të kryejë veprimin e caktuar, apo ti duroj veprimet e caktuara, ose të përmbahet nga
veprimi i caktuar, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin përmbarimor
dhe të zbatojë përmbarimin.
Neni 292
Detyrimi i veprimit që mund të kryhet nga çdokush
81


1. Përmbarimi për realizimin e detyrimit për veprim të cilin mund ta kryej çdokush, zbatohet ashtu që
organi përmbarues e autorizon kreditorin që me shpenzime të debitorit t’ia besoj ndonjë personi tjetër
kryerjen e veprimit të tillë apo që vetë ta kryejë atë veprim.
2. Në propozimin për përmbarim, kërkuesi i përmbarimit mund të propozojë që organi përmbarues
me aktvendim apo urdhër për përmbarim t’ia urdhërojë debitorin që më parë ta depozitoj në Gjykatë
shumën e caktuar të nevojshme për pagimin e shpenzimeve që do të shkaktohen me kryerjen e
veprimit nga personi tjetër, apo nga vetë kreditori. Sasinë e shumës së depozituar organi
përmbarues e cakton sipas vlerësimit të lirë, duke marrë parasysh sipas mundësisë çmimoren e
personit të autorizuar për kryerjen e veprimit të tillë, të cilën propozimit për përmbarim ia bashkangjetë
kreditori.

3. Aktvendimin ose urdhrin definitiv për sasinë e shpenzimeve nga paragrafi 2. i këtij neni, organi
përmbarues e jep me propozimin e kërkuesit të përmbarimit, respektivisht të debitorit, pasi të jetë
kryer veprimi.

4. Në qoftë se më vonë konstatohet se në bazë të aktvendimit ose urdhrit nga paragrafi 2. i këtij neni,
janë marrë nga debitori më tepër mjete se që ka qenë nevoja për mbulimin e shpenzimeve për
kryerjen e veprimit dhe të shpenzimeve të procedurës përmbarimore, atëherë organi përmbarues do
ta kthejë dallimin nëse ka mjete të marra nga debitori, respektivisht do t’i urdhërojë kreditorit që
brenda afatit të caktuar ta kthejë dallimin e tillë, po qe se atij i është lanë në disponim.

5. Në bazë të aktvendimit nga paragrafi 2. i këtij neni, mund të propozohet përmbarimi edhe para se
të bëhet i formës së prerë aktvendimi ose urdhri për përmbarimin, kurse në bazë të aktvendimit nga
paragrafi 3. i këtij neni, vetëm pasi ai të bëhet i formës së prerë.

Neni 293
Detyrimi i veprimit që mund të kryhet vetëm nga debitori

1. Në qoftë se veprimin e caktuar në dokumentin përmbarues mund ta kryejë vetëm debitori, organi
përmbarues me aktvendimin për përmbarimin ose urdhrin përmbarues do t’ia caktojë debitorit afatin
për përmbushjen e detyrimit. Me aktvendimin ose urdhrin për përmbarimin organi përmbarues
njëherit i kërcënohet debitorit dhe eventualisht personave përgjegjës në debitorin që është person
juridik, se do të gjobiten sipas nenit 15 dhe 16 të këtij ligji, po qe se brenda afatit të caktuar nuk e
përmbushin detyrimin.

2. Në qoftë se debitori brenda afatit që ia ka caktuar organi përmbarues nuk e përmbushë detyrimin,
Gjykata sipas propozimit të kërkuesit të përmbarimit, do të veprojë më tutje sipas dispozitave të nenit
15 dhe 16 të këtij ligji.

3. Debitori që e ka përmbushur detyrimin e vet brenda afatit të cilin ia ka lënë organi përmbarues, ka
për detyrë që pa vonesë ta njoftojë organin përmbarues për një gjë të tillë, si dhe ta parashtrojë të
organi përmbarues mjetin me të cilin në mënyrë të padyshimtë provohet pretendimi i tillë. Provë e
këtillë konsiderohet deklarata me shkrim e kërkuesit të përmbarimit të vërtetuar, nga e cila shihet se
veprimi i detyruar është kryer, procesverbali i organit përmbarues në të cilin është konstatuar se
veprimi i detyruar është kryer, konstatimi dhe mendimi i ekspertit nga i cili shihet se është kryer
veprimi, etj. Në të kundërtën do të merret se veprimi nuk është kryer.

4. Në qoftë se veprimi të cilin mund ta kryejë vetëm debitori, nuk varet vetëm nga vullneti i tij (krijimi i
veprës artistike muzikore, pamore, letrare, arkitektonike, etj.), atëherë kreditori nuk ka të drejtë ta
kërkojë shpërblimin nga paragrafi 1. i këtij neni, por vetëm të drejtën që të kërkojë shpërblimin e dëmit
të pësuar.

Neni 294
Detyrimi për durim dhe mosveprim

1. Në qoftë se debitori është i detyruar ta duroj kryerjen e ndonjë veprimi, ose të përmbahet nga
kryerja e veprimit, organi përmbarues sipas propozimit të kreditorit që pretendon se debitori vepron në
kundërshtim me detyrimin e tij, me aktvendim apo urdhër e urdhëron debitorin që të sillet në pajtim
82

me detyrimin që e ka dhe e kërcënon me gjobë në të holla. Gjobat do të zbatohen në rast të mos
përmbushjes së obligimeve në pajtim me nenet 15 dhe 16 të këtij ligji.

2. Kreditori mund t’i parashtrojë Gjykatës propozim që debitorit t’i caktohet gjoba nga shkaku se ai
përkundrejt urdhëresës së organit përmbarues ka vazhduar të veprojë në kundërshtim me detyrimin e
tij. Ky propozim mund të bëhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga marrja e dijenisë për
sjelljen e tillë të debitorit, por më së voni brenda afatit prej një viti nga shkelja e detyrimit.

3. Pas skadimit të afateve nga paragrafi 2 i këtij neni, organi përmbarues me aktvendim e refuzon
propozimin për shqiptimin e gjobës në të holla dhe e pezullon procedurën, kurse kreditori e humbë të
drejtën e paraqitjes së propozimit të ri për përmbarim, në bazë të të njëjtit dokument përmbarues.

4. Për procedurën e përmbarimit nga paragrafi 1. i këtij neni, përshtatshmërish zbatohen dispozitat e
nenit 293 të këtij ligji.

Neni 295
Depozitimi i garancionit për shpërblimin e dëmit

1. Organi përmbarues me propozimin e kreditorit do ta urdhërojë me aktvendim ose urdhër debitorin
që te organi përmbarues ta depozitojë një shumë të hollash për shpërblimin e dëmit që mund ta
pësojë kreditori me sjelljen e mëtejme të debitorit në kundërshtim me detyrimin për durim dhe
mosveprim. Në këtë rast kreditori i përmbarimit duhet ta bë jë të besueshme mundësinë e pësimit të
dëmit.

2. Kohëzgjatjen e garancionit e cakton organi përmbarues duke i marrë parasysh rrethanat e rastit
konkret.

3. Në bazë të vendimit për depozitimin e garancionit, përmbarimi zbatohet me propozimin e kreditorit.

Neni 296
Përmbarimi me qëllim të rivendosjes së gjendjes së mëparshme

1. Në qoftë se për shkak të sjelljeve të debitorit në kundërshtim me detyrimin nga dokumenti
përmbarues është krijuar ndryshimi që nuk është në pajtim me të drejtat e kreditorit, organi
përmbarues do ta autorizojë këtë të fundit me propozimin e tij që vetë ai, e në rast nevoje edhe me
ndihmën e organi përmbarues, ta rivendosë gjendjen e mëparshme me shpenzimet e debitorit dhe
në rrezikun e tij.

2. Sa i përket depozitimit të shumës së nevojshme për mbulimin e shpenzimeve që mund t’i shkaktojë
rivendosja në gjendjen e mëparshme dhe caktimit të shumës definitive të tyre, zbatohen dispozitat për
shpenzimet për përmbarimin e veprimit, të cilin përveç debitorit mund ta kryej edhe personi tjetër.

Neni 297
Ri-pengimi i posedimit

1. Në qoftë se në bazë të dokumentit përmbarimor, të nxjerrë sipas padisë për shkak të pengimit të
posedimit, është kryer përmbarimi, apo në qoftë se debitori e ka përmbushur vullnetarisht detyrimin e
vet, kurse pas kësaj përsëri e bënë pengimin e posedimit i cili në esencë nuk dallohet nga pengimi i
mëparshëm, organi përmbarues me propozimin e kërkuesit të përmbarimit, në bazë të dokumentit
përmbarues të njëjtë, do të nxjerrë aktvendim të ri për përmbarimin apo urdhrin përmbarues, me
qëllim të rivendosjes së gjendjes së mëparshme nëse kjo është e nevojshme dhe do të kërcënohet
debitori me gjobitje nëse përsëri kryen pengim posedimi. Në këtë rast në mënyrë të përshtatur
zbatohen edhe dispozitat e nenit 290 të këtij ligji.

2. Propozimin për përmbarimin nga paragrafi 1. i këtij neni, kërkuesi i përmbarimit mund ta
parashtrojë brenda afatit prej tridhjet (30) ditësh, nga dita kur ka marrë dijeni për ri-pengimin e
posedimit, por jo më vonë se brenda një (1) viti nga pengimi i përsëritur.

Neni 298
E drejta e shpërblimit të dëmit (zhdëmtimit)
83


Me dispozitat e këtij kreu të ligjit, nuk preket e drejta e kreditorit që me padi të ngritur në procedurën
kontestimore të kërkojë shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar me sjelljet e debitorit në kundërshtim
me detyrimin e tij të caktuar në dokumentin përmbarimor.

KREU XIV

PËRMBARIMI I VENDIMIT PËR NDARJEN E SENDEVE

Neni 299
Kompetenca territorial në rastet e përmbarimit gjyqësor

Për vendosje për propozimin për përmbarim dhe për zbatimin e përmbarimit në bazë të vendimit për
ndarjen e sendeve, e kompetencës tokësore është Gjykata në territorin e së cilës ndodhet sendi në
bashkëpronësi.

Neni 300
Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesit privat

Për vendosje për propozimin për përmbarim dhe për zbatimin e përmbarimit në bazë të vendimit për
ndarjen e sendeve, përmbaruesi privat ka kompetencë për të vendosur mbi propozimin përmbarimor
dhe për të zbatuar përmbarimin.

Neni 301
Ndarja fizike e sendit

1. Ndarjen fizike të sendit të përbashkët, organi përmbarues e cakton në qoftë se ndarja e tillë është
parashikuar me dokumentin përmbarues.

2. Veprimet e posaçme për kryerjen e ndarjes fizike i zbaton sipas rrethanave të rastit organi
përmbarues.

3. Organi përmbarues do t’i ftojë pjesëmarrësit e procedurës që të jenë të pranishëm me rastin e
kryerjes së ndarjes fizike të sendit.

4. Në qoftë se e kërkon nevoja, organi përmbarues mund ta caktojë ekspertizën.

Neni 302
Ndarja e sendit me anë të shitjes

Në qoftë se në bazë të dokumentit përmbarues sendin e përbashkët duhet shitur me qëllim të ndarjes
së tij, shitja do të bëhet në mënyrën e paraparë me Kreun 1 dhe 9 të Pjesës 2, të këtij ligji. Për
çështjet e caktuara palët mund të merren vesh ndryshe.

Neni 303
Caktimi i mënyrës së ndarjes

1. Organi përmbarues vendosë sipas rregullave për raportet pronësore-juridike se a do ta bëjë
ndarjen fizikisht, apo me anë të shitjes, po qe se me anë të dokumentit përmbarues, mënyra e
ndarjes nuk është caktuar e as palët nuk janë marrë vesh për një gjë të tillë.

2. Ndarja do të bëhet me anë të shitjes së sendit të përbashkët, po qe se në procedurën
përmbarimore konstatohet se ndarja fizike e paraparë me dokumentin përmbarues nuk është e
mundur, apo se është e mundur por me zvogëlim të vlerës së sendit.

Neni 304
Shpenzimet procedurale të përmbarimit

84

1. Shpenzimet e zbatimit të përmbarimit sipas dispozitave të këtij kreu, i heqin të gjithë
bashkëpronarët në përpjesëtim me vlerën e pjesëve që u takojnë për sendin në bashkëpronësi të
tyre.

2. Bashkëpronari që ka shkaktuar shpenzime të posaçme, ka për detyrë t’ua paguajë ato
bashkëpronarëve që kanë pasur shpenzime të tilla.

KREU XV

PËRMBARIMI ME QËLLIM MARRJEJE TË DEKLARATËS SË VULLNETIT

Neni 305
Kredia e pakushtëzuar

1. Në qoftë se debitori me vendimin që e ka cilësinë e dokumentit përmbarues, është detyruar për
dhënien e deklaratës së vullnetit, konsiderohet se deklaratën me përmbajtje si në dokumentin
përmbarues e ka dhënë në momentin kur është bërë i formës së prerë vendimi i tillë.

2. Po qe se debitori ka marrë përsipër detyrimin për dhënien e deklaratës së vullnetit me ujdinë
gjyqësore apo administrative, konsiderohet se deklaratën me përmbajtje si në ujdinë, e ka dhënë në
momentin në të cilin është bërë i kërkueshëm detyrimi i tij sipas ujdisë së tillë.

Neni 306
Kredia e kushtëzuar

Në qoftë se përmbushja e kredisë për dhënien e deklaratës së vullnetit varet nga përmbushja e
ndonjë detyrimi të kreditorit të përmbarimit, apo nga ndonjë kusht tjetër, konsiderohet se debitori e ka
dhënë deklaratën e vullnetit, në momentin në të cilin kreditori e ka përmbushur detyrimin e tij, apo në
momentin në të cilin plotësohet kushti tjetër që provohet me dokumentin publik, apo me dokumentin e
vërtetuar sipas ligjit.



KREU XVI

PËRMBARIMI ME ANË TË REGJISTRIMIT TË DREJTAVE NË LIBRIN PUBLIK

Neni 307
Kompetenca territorial në rastet e përmbarimit gjyqësor

1. Për vendosje mbi propozimin për përmbarimin me qëllim të themelimit të drejtave në
paluajtshmërinë me regjistrim në librin publik, si dhe për kalimin, kufizimin, ose shuarjen e të drejtës
së regjistruar, e kompetencës territoriale është Gjykata në territorin e të cilës ndodhet organi që
mbanë librin publik për paluajtshmëri.

2. Për zbatimin e përmbarimit nga paragrafi 1. i këtij neni, është kompetente në pikëpamje territoriale
Gjykata, apo organi që mban regjistrin publik për paluajtshmërin e tillë.

Neni 308
Kompetenca në rast të përmbarimit nga ana e përmbaruesit privat

Për vendosje mbi propozimin për përmbarimin me qëllim të themelimit të drejtave në paluajtshmërinë
me regjistrim në librin publik, si dhe për kalimin, kufizimin, ose shuarjen e të drejtës së regjistruar,
përmbaruesi privat ka kompetence për të vendosur mbi propozimin përmbarimor dhe për të zbatuar
përmbarimin.

Neni 309
Mënyra e zbatimit të përmbarimit

85

1. Në bazë të dokumentit përmbarues të cilin është caktuar detyrimi i regjistrimit në librin publik,
organi përmbarues urdhëron që në librin publik të bëhet regjistrimi përkatës.

2. Regjistrimi i caktuar me anë të aktvendimit për përmbarimin ose urdhrit përmbarues zbatohet sipas
detyrës zyrtare.



Neni 310
Regjistrimi i të drejtës së pronësisë kur debitori nuk është i regjistruar si pronar

Kur debitori nuk është i regjistruar si pronar i paluajtshmërisë, regjistrimi i të drejtës së pronësisë të
kreditorit për këtë paluajtshmëri mund të bëhet në qoftë se, kreditori bashkë me propozimin për
përmbarim parashtron provën konform rregullave për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëritë, e
paraardhësit juridik i debitorit është personi që është i regjistruar si pronar.

Neni 311
Regjistrimi i të drejtës tjetër sendore kur debitori nuk është i regjistruar si pronar

Kur sipas dokumentit përmbarues kreditori është i autorizuar që kundrejt debitorit të kërkojë
regjistrimin e të drejtës së pengut, apo të ndonjë të drejte tjetër sendore në paluajtshmërinë përveç të
drejtës së pronësisë, kurse debitori nuk është i regjistruar si pronar i paluajtshmërisë, kreditori i
përmbarimit mund të kërkojë me propozimin për përmbarimin, që e drejta e pronësisë të regjistrohet
në emër të debitorit, e pastaj të bëhet regjistrimi i të drejtës së kreditorit, po qe se e paraqet provë, në
pajtim me dispozitat për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëritë, nga e cila provë shihet se
debitori e ka fituar të drejtën e pronësisë për paluajtshmërinë e këtillë.



KREU XVII

PËRMBARIMI I VENDIMIT PËR KTHIMIN NË VENDIN E PUNËS

Neni 312
Kompetenca territoriale

1. Për vendosje për propozimin për përmbarim në bazë të dokumentit përmbarues, me të cilin
punëdhënësi është urdhëruar që punëtorin ta kthejë në punë, apo që ta sistemoj në vendin përkatës
të punës dhe për zbatimin e përmbarimit, e kompetencës territoriale është Gjykata në territorin e së
cilës është krijuar marrëdhënia e punës.

2. Gjykata ka kompetenca ekskluzive për përmbarimin e vendimeve lidhur me kthimin e punëtorit dhe
shërbyesve civil në punë.

Neni 313
Afati për paraqitjen e propozimit për përmbarim

Propozimi për përmbarim në bazë të dokumentit përmbarimor për kthim në vendin e punës, me të
cilin punëdhënësi është urdhëruar që punëtorin ta kthejë në punë, mund të paraqitet brenda afatit prej
nëntëdhjetë (90) ditësh, nga dita kur vendimi është bërë i formës së prerë.

Neni 314
Mënyra e zbatimit të përmbarimit

1. Përmbarimi në bazë të dokumentit përmbarues sipas të cilit punëdhënësi është i detyruar që
punëtorin ta kthejë në punë, apo që ta sistemoj në vendin përkatës të punës, zbatohet me anë të
caktimit të gjobave në të holla kundër punëdhënësit dhe personit përgjegjës në të.

2. Dënimi me të holla caktohet sipas dispozitave të nenit 15 dhe 16 të këtij ligji dhe dispozitave për
përmbarimin me qëllim të realizimit të kredisë për veprimin të cilin mund ta kryejë vetëm debitori.
86


Neni 315
Shpërblimi i pagës në rast të kthimit të punëtorit në punë

1. Kreditori që e ka parashtruar propozimin për kthim në punë, ka të drejtë të kërkojë që Gjykata të
nxjerrë aktvendim me të cilin do të caktojë se, debitori ka për detyrë që atij t’ia paguajë në emër të
pagës shumat mujore që janë bërë të kërkueshme, nga dita në të cilën ka marrë formë të prerë
vendimi e deri në ditën e rikthimit në punë. Me të njëjtin aktvendim, Gjykata e cakton përmbarimin për
realizimin e shumave mujore të caktuara.

2. Kërkesa nga paragrafi 1. i këtij neni mund t’i bashkëngjitet propozimit për përmbarim, ose mund të
paraqitet më vonë deri në përfundimin e procedurës së përmbarimit.

Neni 316
Efekti i aktvendimit për kompensim

1. Aktvendimi i nxjerr sipas paragrafit 1. të nenit 315 të këtij ligji, e ka efektin e aktvendimit me të cilin
vërtetohet ekzistimi i detyrimit të debitorit dhe efektin e aktvendimit për përmbarimin.

2. Debitori mund të propozojë që aktvendimi nga paragrafi 1. i këtij neni të shfuqizohet, po qe se pas
nxjerrjes së tij kanë ndryshuar rrethanat në bazë të cilave është nxjerrë ai.

3. Kompensimi i pagës mujore caktohet në shumën që do ta realizonte punëtori po të ishte në punë.

Neni 317
Realizimi i kompensimit në procedurë të posaçme

1. Propozuesi i përmbarimit rezervon të drejtën e tij për pagesë ose kompensimin e pagave mujore
ose pagesave tjera përderisa ka qenë i papunësuar për shkak të një vendimi të paligjshëm të
punëdhënësit për largimin e tij nga puna dhe mund të kërkojë që rasti i tij të trajtohet në procedurë
kontestimore.

2. Në qoftë se Gjykata përmbarimore vetëm pjesërisht e ka miratuar kërkesën për pagimin e pagave
mujore, atëherë ajo do ta udhëzojë kreditorin e përmbarimit që pjesën tjetër të kërkesës ta realizojë
në procedurën gjyqësore kontestimore.



KREU XVIII

PËRMBARIMI I VENDIMEVE NGA LËMI I SË DREJTËS FAMILJARE
DORËZIMI DHE MARRJA E FËMIJËS

Neni 318
Kompetenca territoriale

1. Për të vendosur për propozimin për përmbarimin e vendimit të Gjykatës me të cilin urdhërohet
dorëzimi i fëmijës prindit, apo personit tjetër, respektivisht institucionit të cilit i është besuar fëmija në
ruajtje dhe edukim, është kompetente Gjykata e cila është e kompetencës së përgjithshme territoriale
për palën që e kërkon përmbarimin, por edhe Gjykata në territorin e së cilës ndodhet fëmija.

2. Për zbatimin e përmbarimit, kompetente në pikëpamje territoriale është Gjykata në territorin e së
cilës ndodhet fëmija në kohën e përmbarimit.

Neni 319
E drejta e paraqitjes së propozimit

Propozimin për përmbarimin e vendimit mund ta paraqesë prindi, apo personi tjetër të cilit fëmija i
është besuar në ruajtje dhe edukim, si dhe organi i kujdestarisë.

87

Neni 320
Mënyra e zbatimit të përmbarimit

1. Me rastin e zbatimit të përmbarimit, Gjykata sidomos kujdeset për nevojën që të mbrohen interesat
e fëmijës në masën më të madhe të mundshme.

2. Me aktvendimin për përmbarimin, Gjykata i cakton debitorit afat prej tri (3) ditësh, nga dita në të
cilën i është dorëzuar aktvendimi, që fëmijën t’ia dorëzoj prindit, apo personit tjetër, respektivisht
institucionit të cilit fëmija i është besuar në ruajtje dhe edukim, me kërcënim të shqiptimit të gjobës në
të holla.

3. Gjoba në të holla shqiptohet dhe përmbarohet sipas dispozitave të këtij ligji, për kryerjen e veprimit
që mund ta bëjë vetëm debitori.

4. Në qoftë se përmbarimi nuk ka mund të zbatohet me shqiptimin dhe përmbarimin e vendimit për
gjobën në të holla, përmbarimi do të zbatohet me marrjen e fëmijës nga personi te i cili ndodhet fëmija
dhe dorëzimin e fëmijës prindit, ose personit tjetër apo institucionit të cilit fëmija i është besuar për
ruajtje dhe edukim.

5. Marrjen dhe dorëzimin e fëmijës sipas paragrafit 4. të këtij neni, mund ta bëjë vetëm Gjykatësi në
bashkëpunim me psikologun e organit të kujdestarisë, të shkollës, këshillimores së familjes, apo të
institucionit tjetër të specializuar për ndërmjetësim në marrëdhëniet familjare.

Neni 321
Vazhdimi i përmbarimit

Gjykata me propozimin e palës të cilës i është besuar fëmija, e vazhdon ekzekutimin sipas të njëjtit
aktvendim për përmbarimin, në qoftë se fëmija në afatin tre (3) mujor, nga dita e dorëzimit të fëmijës
përsëri gjendet te personi nga i cili është marrë.

Neni 322
Marrja e fëmijës

1. Përjashtimisht nga dispozitat nga neni 320 të këtij ligji, në rastin në të cilin konstatohet se i është
rrezikuar jeta, shëndeti, ose zhvillimi psikofizik i fëmijës, Gjykata do ta zbatojë përmbarimin pa caktuar
paraprakisht afat për dorëzimin e fëmijës dhe pa shqiptuar gjoba gjyqësore, duke marrë fëmijën dhe
duke ia dorëzuar prindit, apo personit tjetër, respektivisht institucionit të cilit fëmija i është besuar në
ruajtje dhe edukim.

2. Ky përmbarim, zbatohet në bashkëpunim me organin e kujdestarisë, në mënyrën e rregulluar në
paragrafin 4. dhe 5. neni 320 të këtij ligji.



PJESA E TRETË

PËRMBARUESI PRIVAT

KREU I

MANDATI DHE KOMPETENCAT

Neni 323
Statusi dhe kompetencat e përmbaruesit privat

1. Përmbaruesi privat për kryerjen e autorizimeve publike të besuara me këtë ligj emërohet nga
Ministri i Drejtësisë (më tutje: Ministri) për territorin e Gjykatës themelore.

88

2. Përmbaruesi privat është kompetent të ndërmarrë të gjitha veprimet të përcaktuara në nenin 341
të këtij ligji dhe veprime të tjera të lejuara apo përcaktuara për përmbaruesin privat sipas këtij ligji,
përveç kur shprehimisht ndalohen me këtë ligj.

3. Përmbaruesi privat do të ndërmerr veprime për të zbatuar përmbarimin brenda territorit për të cilin
është emëruar.

4. Me kërkesë të kreditorit, përmbaruesi privat mund të ndërmarr veprime për zbatimin e përmbarimit
edhe jashtë territorit për të cilin ai është emëruar, personalisht apo nëpërmes përmbaruesit privat të
territorit tjetër.

5. Organet e administratës shtetërore mundet t’i besojnë përmbaruesit privat zbatimin e përmbarimit
në procedurat të cilat aplikohen në bazë të vendimeve të këtyre organeve shtetërore, vetëm nëse
parashihet ndryshe me ndonjë ligj të veçant.

6. Selia e përmbaruesit privat do të jetë e vendosur brenda territorit të Gjykatës themelore për të cilin
ai është emëruar.

Neni 324
Pa pajtueshmëria me kryerjen e veprimeve përmbarimore

1. Kryerja e funksioneve, mbikëqyrëse apo menaxhues në subjektet komerciale, institucionet
shtetërore, shërbimet financiare, çështjet komerciale dhe detyrat e noterisë dhe avokatisë është në
mos pajtueshmëri me veprimet përmbarimore të përmbaruesit privat.

2. Përmbaruesi privat nuk mund të themeloje marrëdhënie pune me ndonjë subjekt shtetëror apo
komercial.

3. Kufizimi i parashikuar në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni nuk vlen për aktivitetet shkencore,
teknike, artistike apo arsimore apo kryerjen e aktiviteteve në Odë dhe shoqatat ndërkombëtare të
përmbaruesve privat.

Neni 325
Përjashtimi

1. Dispozitat e ligjit të procedurës kontestimore për përjashtimin e gjyqtarëve vlejnë përshtatshmërish
edhe për përjashtimin e përmbaruesve privat.

2. Gjyqtari i Gjykatës themelore brenda territorit të cilit është emëruar përmbaruesi privat, vendos për
kërkesën për përjashtim.

3. Nuk do të lejohet asnjë ankesë kundër aktvendimit i cili aprovon apo hedh poshtë një kërkesë për
diskualifikimin e një zyrtari privat të përmbarimit.

4. Veprimet përmbarimore të përmbaruesit privat të kryera në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij
neni do të abrogohen.


KREU II

EMËRIMI DHE BETIMI

Neni 326
Kushtet për emërimin e përmbaruesit privat

1. Përmbarues privat mund te emërohet personi i cili plotëson kushtet si në vijim:

1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

1.2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar, dhe duhet të jetë i aftë në aspektin shëndetësor;
89


1.3. të jetë jurist i diplomuar në fakultetin juridik, apo të ndonjë fakulteti juridik të ndonjë vendi
tjetër, pas nostrifikimit të diplomës në Republikën e Kosovës;

1.4. të ketë të kryer provimin e jurisprudencës;

1.5. të ketë së paku tri (3) vjet përvojë pune juridike;

1.6. të ketë dhënë provimin për përmbarues;

1.7. që kundër tij nuk zhvillohet procedurë hetimore për vepër penale, përkatësisht që nuk
është i dënuar për vepër penale me dënim me burg e cila vepër është e dënueshme më së
paku gjashte (6) muaj, apo për vepër penale e cila e bënë të padenjë në ushtrimin e punës së
përmbaruesit;

1.8. të paraqes deklaratë te noteri për gjendjen e tij material, me të gjitha pasojat nga dhënia
e deklaratës së rrejshme.

2. Në qoftë se kundër kandidatit që ka dorëzuar kërkesë për emërim për përmbarues është duke u
zhvilluar procedure penale, vendimi për emërim shtyhet deri sa të arrihet vendimi në procedurën
penale.

Neni 327
Caktimi i numrit të përmbaruesve privat

1. Numrin e përmbaruesve privat e cakton Ministri në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

2. Për territorin e Gjykatës themelore një pozitë e përmbaruesit privat, sipas rregullit, caktohet në
njëzet e pesë mijë (25.000) banorë.

3. Numri i përmbaruesve privat për territorin e Gjykatës themelore, mund të rritet derisa numri i
përmbaruesve privat të emëruar në secilin rajon të arrijë proporcionin e paraparë në paragrafin 2. të
këtij neni.

4. Përjashtimisht nga paragrafi 2. i këtij neni, Ministri varësisht nga nevoja apo sipas kërkesës të
Këshillit Gjyqësor të Kosovës ose Odës së përmbaruesve cakton edhe numër më të madh të
përmbaruesve privat.

Neni 328
Procedura e emërimit të përmbaruesit privat

1. Ministri emëron përmbaruesin privat në bazë të konkursit publik.

2. Ministria e Drejtësisë (më tutje: Ministria) shpall konkursin në së paku dy (2) gazeta ditore.

3. Afati kohor për konkurim nuk do të jetë më pak se tridhjetë (30) ditë nga data e shpalljes sipas
paragrafit 2. të këtij neni. Kandidatet aplikacionit për konkurrim duhet t’ia bashkangjesin
dokumentacionin me të cilin vërtetohet se i plotësojnë kushtet nga neni 326 i këtij ligji.

4. Komisionin për vlerësimin e kandidateve (më tej Komisioni Vlerësues) e emëron Ministri, i cili
përbëhet si në vijim:

4.1. një (1) gjyqtar nga Gjykata Supreme i propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës;

4.2. dy (2) përmbarues të propozuar nga Oda e Përmbaruesve privat;


4.3. një (1) përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë i cili ka së paku dhjete (10) vjet përvojë
pune në fushën e drejtësisë;

90

4.4. një (1) profesor i rregullt i lëmis civile.

5. Për grupin e parë të përmbaruesve privat deri në themelimin e Odes së përmbaruesve privat,
anëtaret nga nënparagrafi 4.2. i këtij neni do të zëvendësohen nga dy (2) gjyqtarë të propozuar nga
Këshilli Gjyqësor i Kosovës.


Neni 329
Organizimi i vlerësimit të përmbaruesve dhe provimit

1. Komisioni Vlerësues pas vlerësimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të kandidateve do të
përpilojë listën me propozime për emërimin e kandidateve i cila i dorëzohet Ministrit.

2. Me rastin e përzgjedhjes në mes të më shumë kandidateve posaçërisht do të merret parasysh
rezultati i tyre në provimin për përmbarues privat.

3. Ministri nxjerr akt nënligjor për punën e Komisionit Vlerësues.

Neni 330
Emërimi i përmbaruesve privat

1. Ministri, brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të listës me propozime të kandidatëve merr
vendim për emërimin e përmbaruesve privat .

2. Vendimi i ministrit për emërim i dërgohet përmbaruesit privat dhe publikohet ne faqen zyrtare të
Ministrisë ky vendim nuk mund ti nënshtrohet ankimimit administrativ, kundër tij mundë të ngritët
konflikt administrativ.

3. Ministri do të organizoj përsëritjen e provimit dhe procesit të emërimit brenda nëntë (9) muajve pas
mbajtjes se provimit paraprak, nëse ka vende të zbrazëta të cilat janë shpallur më parë por kanë
mbetur të paplotësuara ose të cilat kanë mbetur vakante gjate kësaj periudhe.

Neni 331
Betimi dhe fillimi i ushtrimit të veprimtarisë të përmbaruesit privat

1. Personi i emëruar si përmbarues privat e jep betimin para Ministrit, në afat prej tridhjetë (30) ditësh
nga dita e emërimit.

2. Teksti i betimit është si në vijim:

„Betohem se do të kryejë veprimet e përmbarimit me dinjitet, nderë dhe paanshmëri në
pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe duke mbrojtur interesat
e palëve”.

3. Nëse përmbaruesi privat është i detyruar që në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dhënia e
betimit, ministrisë të ia dërgoj dëshmitë se i ka plotësuar kushtet e parapara në nenin 332 të këtij ligji.

4. Ditën e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë përmbaruese e cakton Ministri dhe për këtë njoftohet
përmbaruesi privat dhe Oda e Përmbaruesve.

Neni 332
Kushtet që duhet plotësuar pas dhënies së betimit

1. Pas dhënies së betimit, përmbaruesi privat:

1.1. lidh marrëveshje për sigurimin e dëmit i cili mund t’i shkaktohet palëve të treta gjatë
shërbimit të tij;

1.2. lidh marrëveshjen për sigurimin e lokalit dhe objekteve të pranuara si depozitë në rastin
e dëmtimit, shkatërrimit apo humbjes së tyre;
91


1.3. hap llogarinë e veçantë në njërën nga bankat komerciale, ku vetëm paratë e rasteve
përmbarimore do të depozitohen dhe do të shfrytëzohen ekskluzivisht për shlyerjen e
borxheve ndaj kreditorëve;

1.4. siguron hapësirën për zyre në territorin e Gjykatës themelore ku do ta ketë selinë;

1.5. siguron pajisje të nevojshme për të zbatuar përmbarimin;

1.6. duhet të ketë vulën katrore dhe vulën e rrumbullakët zyrtare;

1.7 duhet të depozitojë nënshkrimin dhe inicialet e tij në kuadër të Gjykatës themelore në
rajonin në të cilin është emëruar. Në rast të ndërrimit të selisë jashtë territorit të Gjykatës
themelore, pas emërimit si përmbarues privat në vendin e ri, ai depoziton nënshkrimin dhe
inicialet e tij në kuadër të regjistrit të Gjykatës themelore në territorin e së cilës është
rivendosur. Ne rast të shpërnguljes jashtë territorit të Gjykatës themelore, pas emërimit të
përmbaruesit privat, ai do të depozitoj nënshkrimin dhe inicialet me regjistrin e Gjykatës
themelore në territorin ku ai është shpërngulur.

2. Ministri me akt nënligjor përcakton kushtet minimale teknike dhe të tjera përkitazi me pajisjen dhe
zyre në kuadër të nënparagrafëve 1.4 dhe 1.5 të paragrafit 1. të këtij neni.

3. Konsiderohet se përmbaruesi privat nuk është emëruar nëse:

3.1. refuzon dhënien e betimit;

3.2. pa shkaqe të arsyeshme nuk i përgjigjet thirrjes për dhënien e betimit;

3.3. në afatin nga paragrafi 3.neni 331 i këtij ligji nuk i dërgon provat për plotësimin e
kushteve të parapara për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë apo,

3.4. nuk fillon me ushtrimin e veprimtarisë përmbaruese ne ditën që i është caktuar.

4. Për rastet e parapara në paragrafin 3. të këtij neni, ministri nxjerr vendim. Vendimi nuk mund të
ankimohet ne procedurë administrative, dhe kundër tij mundë të ngritët konflikti administrativ.

Neni 333
Vulat dhe kartela identifikuese e përmbaruesit privat

1. Përmbaruesi privat ka vulën zyrtare dhe të rrumbullakët (më tutje: vula). Mostra e certifikuar e vulës
dhe nënshkrimi i certifikuar i përmbaruesit privat do të vendoset në Ministri dhe Gjykatën themelore
në territorin e së cilës përmbaruesi privat është emëruar.

2. Vula përmban logon e Republikës së Kosovës, shenjën e përmbarimit, emrin personal të
përmbaruesit privat dhe selinë e përmbaruesit privat. Përmbaruesi privat shfrytëzon vulat vetëm pas
fillimit të detyrës si përmbarues privat dhe vetëm për veprimet për të cilat përmbaruesi privat i ka
ndërmarrë në kuadër të aktivitetit të tij ligjor.

3. Përmbaruesi privat, zëvendësuesi i përmbaruesit privat dhe zëvendësi i tij kanë kartelën
identifikuese të përmbarimit të lëshuar nga Ministria. Përmbaruesi privat, zëvendësuesi i përmbarues
privat dhe zëvendësi shfrytëzojnë kartelën pas fillimit të detyrës dhe shfaqin kartelën gjatë kryerjes së
veprimeve të përmbarimit.

4. Forma dhe përmbajtja e kartelës identifikuese të përmbaruesit privat përcaktohet me akt nënligjor
nga Ministri.

Neni 334
Regjistrimi në regjistrin e përmbaruesve privat

92

1. Me ditën e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë përmbaruese kryhet regjistrimi i përmbaruesit privat,
zëvendësuesit të përmbaruesit privat dhe zëvendës përmbaruesit privat në regjistrin e përmbaruesve
privat, në bazë te njoftimit dhe dëshmive nga neni 332 i këtij ligji.

2. Të dhënat për regjistrim dhe fillim të ushtrimit të veprimtarisë përmbaruese, ministria i shpallë në
faqen zyrtare të Ministrisë dhe në faqen zyrtare të Odes së Përmbaruesve privat.

3. Përmbaruesi privat nuk mundë të filloj ushtrimin e veprimtarisë përmbaruese para ditës që është
caktuar si ditë e fillimit të kryerjes së veprimtarisë përmbaruese.

4. Regjistri i përmbaruesve privat përmban këto të dhëna:

4.1. numrin rendor të regjistrimit;

4.2. emrin personal dhe datën e lindjes të përmbaruesit privat;

4.3. numrin personal;

4.4. territorin e Gjykatës për të cilën është emëruar, selinë zyrtare dhe adresën;

4.5. numrin dhe datën e vendimit për emërim;

4.6. datën e dhënies së betimit;

4.7. data e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë përmbaruese;

4.8. masat disiplinore te cilat i janë shqiptuar përmbaruesit privat;

5. Të dhënat nga paragrafi 4. i këtij neni regjistrohen edhe për zëvendësuesin dhe zëvendësin e
përmbaruesit privat, përveç të dhënave për territorin e Gjykatës për të cilën është emëruar dhe selinë
zyrtare.

6. Përmbaruesi privat, zëvendësuesi apo zëvendësi i përmbaruesit privat njofton në afat prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh ministrinë dhe odën për ndryshimet e të dhënave në evidencën zyrtare.



KREU III

PROVIMI PËR PËRMBARUESIT PRIVAT

Neni 335
Kushtet dhe Organizimi i provimit të përmbaruesit

1. Provimi për përmbarues privat mundë ta japë personi i cili është jurist i diplomuar në fakultetin
juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, dhe te ketë së paku tri (3) vite përvojë pune
juridike.

2. Provimi për përmbarues privat jepet në pajtim me aktin nënligjor për mënyrën dhe programin e
dhënies së provimit për përmbarues privat i nxjerrë nga ministri.

3. Aplikacioni për dhënien e provimit për përmbarues privat me dëshmitë për plotësimin e kushteve
nga paragrafi 1. i këtij neni i dorëzohen ministrisë. Ministri nxjerr vendim me të cilin lejohet dhënia e
provimit të përmbaruesit privat, personi i cili plotëson kushtet e përcaktuara me ligj.

4. Pas dhënies së provimit, përmbaruesit privat i lëshohet certifikata e nënshkruar nga Ministri.

5. Ministria mban evidencat për personat të cilët kanë dhënë provimin e përmbaruesit privat.

Neni 336
93

Komisioni për dhënien e provimit të përmbaruesit

1. Provimi për përmbaruesit privat jepet para Komisionit për dhënien e provimit për përmbarues privat
(më tutje: Komisioni për provim).

2. Përbërja e Komisionit për provim përcaktohet nga ministri me vendim.

3. Për punën në Komisionin për provim, kryetari, anëtarët e komisionit dhe sekretari i komisionit kanë
të drejtë për kompensim në shumën e caktuar nga ministri.



KREU IV

TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E PËRMBARUESIT PRIVAT

Neni 337
Pavarësia

1. Përmbaruesi privat është i pavarur dhe kryen funksionet vetëm në pajtim me ligjin.

2. Në rast se përmbaruesi privat arrestohet apo akuzohet si i pandehur për vepër penale të karakterit
të përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli i Odës njoftohen.

Neni 338
Partneriteti i përmbaruesit privat

1. Kompani partneriteti të përmbaruesve privat mund të themelojnë vetëm përmbaruesit privat për të
mundësuar zhvillimin e afarizmit sipas kushteve dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shoqëritë
Tregtare.

2. Përmbaruesit privat në partneritet sipas paragrafit 1. të ketij neni mbajnë evidencë të përbashkët
dhe individuale.

Neni 339
Kryerja e veprimeve përmbarimore

1. Përmbaruesi privat është përgjegjës për kryerjen e veprimeve përmbarimore në pajtim me
dispozitat e këtij ligji.

2. Përmbaruesi privat kryen veprimet përmbarimore dhe në bazë të autorizimeve të tij edhe zëvendësi
i përmbaruesit privat apo i punësuari i tij. Personat e autorizuar nga përmbaruesi privat veprojnë në
emër dhe për llogari të përmbaruesit privat.

3. Përmbaruesi privat, sipas nevojës, për disa veprime të përmbarimit, mund të angazhojë palën e
tretë që t’i ndihmojë në këto veprime.

4. Përmbaruesi privat është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga personat e përmendur në
paragrafin 2. dhe 3. të këtij neni gjatë kryerjes së veprimeve të caktuara përmbarimore.

5. Të punësuarit e përmbaruesit privat janë të obliguar që të mbajnë sekretin zyrtar nën kushtet të
cilat vlejnë edhe për përmbaruesin privat.

6. Ministri me akt nënligjor përcakton formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së shënimeve dhe
evidencës për propozimet e pranuara për përmbarim.

Neni 340
Obligimet për përmbarim

94

1. Përmbaruesi privat ka detyrim që të kryej obligimet zyrtare për të cilat është i autorizuar në
territorin e Gjykatës themelore për të cilin është emëruar përveç në qoftë se :

1.1 .ekzistojnë arsyet për përjashtim;

1.2. propozuesi përmbarimor nuk paguan avansin për kryerjen e detyrave zyrtare siç kërkohet
nga përmbaruesi privat në bazë të këtij ligji.

2. Nëse lindin rrethana siç janë të përshkruara në paragrafin 1. të këtij neni, përmbaruesi privat,
përderisa kjo bie në kompetencat e tij, ndërmerr masat e nevojshme për të siguruar që veprimet
përmbarimore mund të kryhen në nivel lokal nëse kjo kërkohet. Për këtë, përmbaruesi privat mund të
kërkojë nga Ministri që të emërojë zëvendësuesin e përmbaruesit privat. Ai mund të rekomandojë
zëvendësuesin e përmbaruesit privat.

3. Nëse përmbaruesi privat ka qenë i penguar të kryej detyrat sipas mandatit të tij për më shumë se
tridhjetë (30) ditë, ai do të informojë për këtë Ministrin duke deklaruar masat të cilat ai i ka ndërmarrë
që janë referuar në paragrafin 2. të këtij neni.

Neni 341
Detyrat e përmbaruesit privat

1. Përmbaruesi privat në procedurën e caktimit dhe të zbatimit të përmbarimit, në pajtim me dispozitat
dhe kufizimet e parapara me këtë ligj:

1.1. nxjerrë urdhër për përmbarim dhe zbaton përmbarimin në pajtim me autorizimet e tij;

1.2. pranon dhe vepron sipas propozimeve për përmbarim të kërkesave dhe të propozimeve
për zbatim të përmbarimit të kërkesave dhe cakton mënyrën e përmbarimit nëse kreditori nuk
e ka caktuar në propozim;

1.3. të dorëzojë urdhra, akte, dhe shkresa;

1.4. Të identifikojë palët dhe pjesëmarrësit në procedurën përmbarimore;

1.5. të mbledh të dhëna për gjendjen pasurore të debitorit;

1.6. të nxjerr konkluzione, përpilojë procesverbale, kërkesa dhe të dhëna tjera zyrtare në
pajtim me autorizimet e parashikuara me këtë ligj;

1.7. të kryejë regjistrimin, vlerësimin e pronës, sekuestrimin dhe shitjen e pasurisë së
luajtshme dhe të drejtave mbi pasurinë e paluajtshme;

1.8. të pranojë dhe ruajë pasurinë e regjistruar dhe të siguruar të debitorit, urdhërojë
transferin e pronësisë dhe kryejë ndarjen e pasurisë dhe mjetet tjera monetare të realizuara
me shitjen e pasurisë;

1.9. të kryejë zhvendosjen dhe veprimet tjera përmbarimore për qëllime të përmbarimit në
pajtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore;

1.10. sipas kërkesës së debitorit apo kreditorit, përmbaruesi privat ndërmjetëson ndërmjet
tyre për qëllime të arritjes së marrëveshjes;

1.11. të pranoj dhe transferoj mjete monetare në pajtim me këtë ligj;

1.12. të mbajë evidence të rasteve në të cilat ai vepron në pajtim me formën e përcaktuar nga
Ministri;

1.13. të ndërmarrë veprime të tjera siç parashikohet me këtë ligj te nxjerra ne zbatim te këtij
ligji.

95

Neni 342
Mbrojtja e të drejtave të debitorit

1. Gjatë përmbarimit të kërkesave, përmbaruesi privat i përmbahet këtij ligji, vendimeve gjyqësore dhe
kërkesave te parashikuara në aktvendimin për përmbarim duke u kufizuar në përmbarimin e veçantë
të instrumenteve dhe objekteve të caktuara.

2. Gjate zbatimit të përmbarimit duhet pasur kujdes për mbrojtjen e dinjitetit te personalitetit të
debitorëve, dhe përmbarimi duhet të jetë sa më i përballueshëm për debitorin.

3. Menjëherë pas përfundimit të veprimeve të përmbarimit apo aktivitetit që ka të bëjë me sigurimin e
kërkesës, përmbaruesi privat evidenton aktivitetet e përmbarimit që i referohen nenit 349 të këtij ligji.

Neni 343
Mbrojtja e të dhënave

1. Dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale janë gjithashtu të aplikueshme për
përmbaruesit privat.

2. Përmbaruesi privat duhet të mënjanojë që të procedojë të dhënat që nuk janë të nevojshme për
këtë arsye.

3. Përmbaruesi privat mban të fshehta të dhënat në të cilat ai ka qasje gjatë kryerjes së detyrës së tij
dhe nuk mund t’i përdor ato për përfitim personal apo të personave tjerë.

4. Detyra e referuar në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni vlen edhe pas ndërprerjes së punës si
përmbarues.

5. Përmbaruesit privat duhet të bartin përgjegjësi për ruajtjen e konfidencialitetit kur hasin në
informatat sekrete, konfidenciale apo të ndjeshme gjatë procedurës përmbarimore. Në rast të shkeljes
së kësaj përgjegjësie, aplikohen masat e përgjegjësisë disiplinore së bashku me sanksionet civile dhe
penale.

Neni 344
Aktivitetet plotësuese

1. Përmbaruesi privat mund të kryen aktivitetet tjera përpos atyre të referuara në nenin 340 vetëm
nëse ato nuk ndikojnë apo pengojnë në kryerjen e duhur apo të pavarur të zyrës së tij apo në
reputacionin e tij.

2. Përkitazi me interesat e referuara në paragrafin 1. të këtij neni Ministri mund të nxjerr akt nënligjore
përkitazi me kryerjen e aktiviteteve të caktuara.

3. Me akt nënligjor të Ministrit, mund të ndalohen aktivitetet e caktuara të përmbaruesit përveç:

3.1. mbledhjen e parave për palët e treta;

3.2. bërjen e inventarit dhe vlerësimeve;

3.3. përpilimin e deklaratës me shkrim përkitazi me faktet materiale të vërejtura nga
përmbaruesi privat personalisht.

Neni 345
Qasja në të dhëna

Organet e administratës publike, organet e qeverisë qendrore dhe organet tjera në vartësi të tyre,
bankat, ndërmarrësit dhe personat tjerë juridik janë të obliguar që pas kërkesës së përmbaruesit
privat të sigurojnë qasjen në të dhënat të cilat janë të nevojshme për kryerjen e veprimeve
përmbarimore.

96

Neni 346
Bashkëpunimi

1. Në ushtrimin e autorizimeve të tij, përmbaruesi privat mundet të kërkojë bashkëpunim nga organet
shtetërore, zyrtarët dhe organizatat, të cilat janë të obliguara ta ofrojnë këtë.

2. Organet e policisë janë të obliguara që menjëherë të ofrojnë bashkëpunim për përmbaruesin privat
në çdo rast që ai e konsideron të domosdoshëm në realizimin e funksioneve të tij. Përmbaruesi mund
të paraqes një kërkesë të tillë në rast se ka pengesa gjatë zbatimin të funksioneve të tij, por policia
nuk ka të drejtë të refuzojë kërkesën për bashkëpunim dhe ndihmë nga ana e përmbaruesit.

Neni 347
Përgjegjësia për dëmet

1. Përmbaruesi privat është përgjegjës për dëmet e shkaktuara gjatë kryerjes së veprimeve
përmbarimore, edhe si rrjedhojë e neglizhencës së tij apo neglizhencës së personave që punojnë nën
përgjegjësinë e tij siç përmendet në nenin 338 të këtij ligji.

2. Përmbaruesi privat siguron vetën për periudhën e aktivitetit të tij dhe për periudhë jo më pak se tre
(3) vjeçare pas transferit, revokimit apo pensionimit nga profesioni kundrejt dëmeve të cilat mund të
rezultojnë nga mosplotësimi i detyrave të tij apo të atyre të cilët punojnë nën përgjegjësinë e tijë siç
përmendet në nenin 338 të këtij ligji.

3. Shuma minimale për sigurim për të cilën përmbaruesi privat duhet doemos të lidhë marrëveshje për
sigurim për dëmet të cilat përmbaruesi privat mund t’iu shkaktojë kreditorit, debitorit palëve të treta
apo personave të tjerë gjatë shërbimit të tij, është njëqind mijë (100.000) euro ose dhjetë përqind
(10%) nga vlera e përgjithshme e vendimeve të regjistruara por të pa përfunduara në zyrën e tij.




KREU V

MIRËMBAJTJA E EVIDENCAVE AFARISTE

Neni 348
Arkivi zyrtar

1. Përmbaruesi privat është i detyruar të mbaj evidencën e të gjitha propozimeve të pranuara për
caktimin dhe zbatimin e përmbarimit dhe të kërkesave tjera.

2. Përmbaruesi privat duhet të mbajë evidence për rastet e pranuara dhe ato të përfunduara, në
arkivin zyrtar. Evidenca përfshin të dhënat si në vijim:

2.1. emrin e Gjykatës e cila urdhëron përmbarimin ose sigurimin e kërkesës;

2.2. numrin e lëndës përmbarimore;

2.3. numrin e objektit të përmbarimit apo objektin në bazë të cilit sigurohet kërkesa;

2.4. të dhënat për kreditorin dhe debitorin të cilat janë të deklaruara në aktvendimin për
përmbarim;

2.5. data e pranimit të kërkesës për përmbarim dhe për mbledhjen e borxhit;

2.6. data e vendimit për caktimin në detyrë të përmbaruesit privat dhe data e pranimit të këtij
vendimi;

2.7. objekti dhe mjeti i përmbarimit nëse të dhënat e tilla munden të gjinden në aktvendimin
për përmbarim;
97


2.8. shuma që kërkohet;

2.9. vendimet të cilat i merr gjatë përmbarimit;

2.10. shuma e borxhit të mbledhur;

2.11. koha dhe rezultati i përmbarimit të kryer;

2.12. të dhënat për personat nga të cilat janë mbledhur borxhet dhe shuma e borxhit të
mbledhur;

2.13. shuma përfundimtare e shpërblimit dhe kompensimit të shpenzimeve nga përmbaruesi
privat;

2.14. numri i përgjithshëm i lëndëve në nivelin vjetor, në të cilat përmbaruesi privat ka
vepruar.

3. Të dhënat e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni konsiderohen të dhëna publike dhe formojnë
arkivin zyrtar të përmbaruesit privat.

4. Me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri më persë afërmi rregullohet mënyra e mbajtjes së
evidencës nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni, mënyra e qasjes në evidencë dhe veprimi me evidencë
në rast vdekje, shkarkimit apo të pushimit të ushtrimit të veprimtarisë së përmbaruesit privat.

Neni 349
Afarizmi dhe të dhënat personale

1. Përmbaruesi privat do të mban të dhënat për punën e tij dhe për asetet e afarizmit të tij. Këto të
dhëna gjatë gjithë kohës tregojnë të drejtat dhe detyrimet e tij.

2. Përmbaruesi privat gjithashtu mban të dhënat për asetet e tij personale, gjithashtu duke përfshirë
këtu edhe pasurinë e përbashkët sipas martesës ose ate të cilën e ka lidhur me një partneritetit të
regjistruar. Çdo vit përmbaruesi privat përpilon bilancin e gjendjes sa i përket aseteve të biznesit të tij
dhe aseteve të tij personale gjithashtu edhe bilancin e gjendjes së biznesit të tij duke përfshirë të
ardhurat dhe shpenzimet.

3. Të dhënat përkitazi me punën e tij të referuar në paragrafin 1. që ndërlidhet me aktet zyrtare si dhe
aktivitetet tjera që referohen në nenin 344 të këtij ligji të cilat zhvillohen nga përmbaruesi privat.

4. Kushtet dhe procedura përkitazi me mënyrën me të cilën të dhënat e biznesit dhe ato personale
aranzhohen dhe mbahen do të specifikohen me aktin nënligjor të Ministrit të nxjerrë pas marrjes së
mendimit nga Oda.

Neni 350
Detyrat përkitazi me menaxhimin dhe mbajtjen e mjeteve monetare

1. Përmbaruesi privat mban së paku një llogari bankare e cila do të shfrytëzohet ekskluzivisht për
depozitat monetare që rezultojnë nga procedurat e përmbarimit.

2. Paratë që i besohen përmbaruesit privat në lidhje me punën e tij për palët e treta paguhen në këtë
llogari. Nëse këto para paguhen në ndonjë llogari tjetër të përmbaruesit privat gabimisht ose nëse
paratë janë paguar gabimisht në një llogari të posaçme, përmbaruesi privat paguan këto para në
llogarinë e saktë pa vonesë. E njëjta vlen edhe nëse paratë i jepen përmbaruesit privat drejtpërdrejt.
Përmbaruesi privat deklaron numrin e llogarisë së posaçme në dokumentin e tij.

3. Përmbaruesi privat është ekskluzivisht i autorizuar për të administruar dhe disponuar me llogarinë e
posaçme. Ai mundet t’i jep autorizim personit i cili punon nën përgjegjësinë e tij.

98

4. Përmbaruesi privat plotëson menjëherë deficitin në bilancin e llogarisë së posaçme dhe është
përgjegjës për deficitin e tillë përpos nëse mundet të demonstrojë se ai nuk duhet fajësuar për
deficitin.

5. E drejta e të gjithë parashtruesve të kërkesës mjetet e të cilëve gjinden në këtë llogari llogariten
proporcionalisht deri në shumën e paguar në këtë llogari të posaçme për dobinë e tij.

6. Për shkak se nuk buron ndryshe nga natyra e kësaj të drejte, parashtruesi i kërkesës tërë kohën ka
të drejtë në pagesën e pjesës së tij në llogari të bilancit të kësaj llogarie të posaçme.

7. Nëse shuma e gjendur në këtë llogari të posaçme është joadekuate për të paguar shumën për
pjesët e secilit kreditor valid , përmbaruesi privat mundet të i paguajë kreditorin valid vetëm atë shumë
që e lejojnë të drejtat e kreditoreve të tjerë valid. Në këtë rast shuma (bilanci) do të shpërndahet
ndërmjet parashtruesve të kërkesës proporcionalisht sipas pjesës që i takon secilit duke marrë
parasysh se nëse përmbaruesi privat është vetë parashtrues i drejtë i kërkesës, atij i ndahet shuma e
cila ka mbetur pasi të gjithë kreditoret valid të kenë pranuar pjesën në të cilën kanë të drejtë.

8. Mjetet të cilat mbahen në llogarinë e posaçme mundet të mos jenë objekt i konfiskimit për qëllime
të shlyerjes së borxheve të përmbarues privat. Nëse urdhri për mbledhjen e borxhit është nxjerrë
kundër agjentit gjyqësor për pjesën e kreditorit valid në llogarinë e posaçme, agjenti gjyqësor i cili e
ka bërë deklaratën në pajtim me dispozitat e ligjit për përmbarim, mundet të paguajë kreditorin në
pajtim me deklaratën apo urdhrin pa pasur nevojë të udhëzohet nga kreditori për një gjë të tillë.

9. Me akt nënligjor të cilin e nxjerrë Ministri rregullohet mënyra e llogaritjes, shuma më e ulët nën të
cilën nuk mund të paguhet interesi dhe pagesa e interesit për paratë e paguara në llogarinë e
posaçme. Interesi nuk do të paguhet më i ulët se shuma e përcaktuar nga Ministri.

10. Përmbaruesi privat gjithashtu mban llogari të veçanta për shpërblimet dhe kompensimin e
shpenzimeve si dhe për çfarëdo mjete tjera nga aktivitetet shtesë të cilat janë të përcaktuara shkruara
në këtë nen dhe nenin 344 të këtij ligji.

11. Nëse disa përmbarues punojnë së bashku në partneritet, llogaria e posaçme mundet të mbahet
në emra të përbashkët të këtyre përmbaruesve privat, partneritetit apo kompanisë.

12. Përmbaruesi privat do të transferojë të kreditorit të gjitha fondet e pranuara nga debitori në afat
prej tre (3) ditësh nga dita e pranimit.

Neni 351
Aftësimi profesional i përmbaruesit privat

1. Përmbaruesi privat, zëvendësuesi apo zëvendës përmbaruesi privat janë të obliguar që të vijojnë
aftësimin profesional.

2. Oda mban evidencën e seminareve dhe formave të tjera të aftësimit profesional të përmbaruesit
privat dhe i raporton Ministrit.



KREU VI

PASQYRA E SHPENZIMEVE

Neni 352
Kompensimi për veprimet e përmbarimit

1. Përmbaruesi privat ka të drejtë për shpërblim të punës së tij apo kompensim të shpenzimeve të
shkaktuara në lidhje me punën e tij në pajtim me tarifën për shpërblimet dhe kompensimin e
shpenzimeve për përmbarues privat.

99

2. Tarifat për përmbaruesit, metoda e llogaritjes dhe shuma e shpërblimit dhe shpenzimet tjera që
ndërlidhen me procedurën e cila është në zhvillim e sipër dhe transferi i rasteve dhe të dhënave nga
përmbaruesi privat i shkarkuar tek përmbaruesi privat tjetër, përcaktohet nga Ministri me propozim të
Odës dhe në konsultim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

3. Debitori nuk është përgjegjës për çfarëdo kompensimi ose pagese të shpenzimeve përmbaruesit
privat nëse ato tejkalojnë shumat e definuar me tarifa.

Neni 353
Shpenzimet e shkaktuara nga përmbaruesi privat

1. Shpenzimet e përmbaruesit privat të shkaktuara në lidhje me procedurën e përmbarimit
konsiderohen si shpenzime të kësaj procedure.

2. Përmbaruesi privat përpilon pasqyrën e shpenzimeve përkitazi me rastin i cili i është besuar e cila
tregon qartë se si janë llogaritur shpenzimet e ngarkuara dhe nëse ato ndërlidhen me aktet zyrtare
apo aktivitetet tjera të referuara në nenin 344 të këtij ligji



KREU VII

ZËVENDËSUESI DHE ZËVENDËSI I PËRMBARUESIT PRIVAT

Neni 354
Zëvendësuesi i përmbaruesit privat

1. Zëvendësuesi i përmbaruesit privat (më tutje: zëvendësuesi) zëvendëson përmbaruesin privat kur
ai pengohet në kryerjen e veprimeve përmbarimore për shkak të sëmundjes, mungesës apo revokimit
të përkohshëm të drejtës për ushtrimin e profesionit.

2. Personat si në vijim mund të emërohen si zëvendësues të përmbaruesit privat:

2.1. përmbaruesi privat;

2.2. personi i cili plotëson kushtet për emërimin si përmbarues privat siç përmendet në nenin
326 të këtij ligji, me përjashtim të kërkesave sipas paragrafit 1. të këtij neni.

3. Ministri me vendim emëron zëvendësuesin e përmbaruesit privat. Vendimi i ministrit për emërimin e
zëvendësuesit të përmbaruesit privat është përfundimtar. Personi nga paragrafi. 2., i cili emërohet si
zëvendësues i përmbaruesit privat për herë të parë jep betimin para ministrit.

4. Mandati i zëvendësuesit përfundon:

4.1. pas kthimit të përmbaruesit privat për të cilin ka qenë zëvendësues;

4.2. pas skadimit të mandatit për të cilin është zgjedhur si zëvendësues;

4.3. pas shkarkimit nga ministri.

Neni 355
Të drejtat dhe detyrat e zëvendësuesit të përmbaruesit privat

1. Personi i emëruar si zëvendësues i përmbarues privat ka të njëjtat të drejta, detyra dhe përgjegjësi
sikur përmbaruesi privat. Dispozitat e këtij ligji në lidhje me paraqitjen, imazhin dhe përmbajtjen e
legjislacionit, kryerjen e detyrës, përgjegjësive dhe masave disiplinore të përmbaruesit privat, mos
pajtueshmërisë me veprimet përmbarimore, kontrollin e punës së përmbaruesit privat dhe shkarkimin
nga detyra të përmbaruesit privat vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për zëvendësuesin e përmbaruesit
privat.

100

2. Zëvendësuesi i përmbaruesit privat është i autorizuar të përmbarojë kërkesën për zbatimin e e
akteve zyrtare të adresuara për përmbaruesin privat që zëvendësohet. Ai informon kreditorin për
zëvendësimin.

3. Përmbaruesi privat i cili duhet zëvendësuar i jep zëvendësuesit të përmbaruesit privat qasjen në të
dhënat e tij siç kërkohet për zëvendësimin.

4. Në rast të zëvendësimit për shkak të vdekjes, sëmundjes apo mungesës së përmbaruesit privat,
zëvendësuesi mundet të vazhdojë me dorëzimin e të dhënave të përmbaruesit privat gjë e cila është
objekt i marrëveshjes me këtë të fundit.

5. Pas skadimit të zëvendësimit, paragrafi 3. vlen përshtatshmërish edhe për ish zëvendësuesin e
përmbaruesit privat përkitazi me përmbaruesin privat të zëvendësuar.

6. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare zëvendësuesi i përmbaruesit privat e deklaron kapacitetin e vet
veprues. Në rast të shkarkimit nga detyra ai nuk përmend vetëm emrin e tij por edhe emrin dhe
vendin e ushtrimit të praktikës së përmbaruesit privat të cilin e zëvendëson.

Neni 356
Zëvendës përmbaruesi privat

1. Përmbaruesi privat nuk mund të ketë më shumë se dy (2) zëvendës përmbarues.

2. Personi i cili plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj për emërimin si përmbarues privat
mundet të emërohet në detyrën e zëvendësit të përmbaruesit privat.

3. Zëvendësi i përmbaruesit privat (më tutje: zëvendësi) zëvendëson përmbaruesin privat, në baza
ditore, kur ai pengohet gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore për shkak të sëmundjes, festave
apo mungesës së përkohshme.

4. Gjatë veprimit në procedurën e përmbarimit dhe sigurimit të kërkesës, zëvendës përmbaruesi privat
përdor logon dhe vulën e përmbaruesit privat për të cilin vepron.

5. Gjatë veprimit në procedurën e përmbarimit dhe sigurimit të kërkesës zëvendës përmbaruesi privat
e nxjerr kartelën e tij identifikuese dhe shenjës dalluese me emër dhe titull “zëvendësi i përmbaruesit
privat”.

6. Personi i emëruar si zëvendës i përmbaruesit privat ka të njëjtat të drejta, detyra dhe përgjegjësi si
përmbaruesi privat.

7. Përmbaruesi privat është përgjegjës për punën e zëvendësit të përmbaruesit privat dhe në mënyrë
solidare është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga puna e zëvendës përmbaruesit privat.

8. Dispozitat e këtij ligji përkitazi me paraqitjen, imazhin, përmbajtjen e legjislacionit, kryerjen e
detyrës, përgjegjësive dhe masave disiplinore të përmbaruesit privat, mos pajtueshmërisë me
veprimet përmbarimore, kontrollin e punës së përmbaruesit privat dhe shkarkimin nga detyra të
përmbaruesit privat vlejnë në mënyrë të njëjtë edhe për zëvendës përmbaruesin privat.

9. Ministria përcakton me një akt të posaçëm mandatin valid dhe numrin e zëvendës përmbaruesve
privat të cilët do të punojnë në të njëjtën kohë nën përgjegjësinë e një përmbaruesi privat.

Neni 357
Emërimi i zëvendës përmbaruesit privat

1. Ministri me vendim emëron zëvendësin e përmbaruesit privat me propozim të përmbaruesit privat.

2. Vendimi i Ministrit për emërimin e zëvendës përmbaruesit privat është përfundimtar.

3. Personi i emëruar si zëvendës i përmbaruesit privat merr përsipër detyrën e tij në ditën kur ai jep
betimin para ministrit. Betimi do të jetë si në vijim:
101


“Betohem se do të respektojë ligjet e Kosovës dhe do të kryejë detyrën e zëvendësit të
përmbaruesit privat me ndërgjegje, në mënyrë të drejtë dhe te paanshme”.




Neni 358
Përfundimi i mandatit si zëvendës përmbarues

1. Mandati i zëvendës përmbaruesit privat përfundon me:

1.1. njoftimin me shkrim nga ana e përmbaruesit privat dërguar ministrit dhe zëvendësit te tij
se përmbaruesi privat tërheq përzgjedhjen e bërë për zëvendësin;

1.2. lirimin nga detyra apo vdekjen e përmbaruesit privat që ka caktuar zëvendësin;

1.3. tërheqjen e miratimit apo skadimin e mandatit për të cilin është dhënë emërimi;

1.4. emërimin e zëvendës përmbaruesit privat si përmbarues privat.



KREU VIII

MBIKQYRJA

Neni 359
Kontrolli ndaj punës së përmbaruesve privat

1. Mbikëqyrjen ndaj ligjshmërisë së punës së përmbaruesit privat dhe të Odës e kryen Ministria
nëpërmjet të personave të autorizuar (inspektorëve) të Ministrisë, sipas detyrës zyrtare apo me
propozimin e Kryetarit të Gjykatës kompetente për territorin e së cilës është emëruar përmbaruesi
privat, Kryetarit të Odës, si dhe me iniciativën e palëve dhe të pjesëmarrësve në procedurë.

2. Ministria është e autorizuar të:

2.1. bëjë shikimin në librat afarist, evidencën, shkresat dhe të sendeve të magazinuara;

2.2. kërkoj nga përmbaruesi publik të gjitha të dhënat e nevojshme për afarizmin e tij;

2.3. marrin nga organet kompetente dhe organizatat të dhëna për afarizmin e përmbaruesve
privat;

2.4. iniciojnë procedurën disiplinore kundër përmbaruesit publik apo zëvendësuesit të
përmbaruesit publik.

3. Në kuadër të kryerjes së mbikëqyrjes së ligjshmërisë së punës të përmbaruesit privat dhe Odës,
personi i autorizuar zyrtari i Ministrisë, mund të urdhëroj masa për mënjanimin e të metave në punën
e përmbaruesit privat, dhe të caktoj afatin për të vepruar sipas atyre masave.

Neni 360
Komisioni Profesional për Vlerësimin e Përmbarimit

1. Për të siguruar që vlerësimi për zbatimin e përmbarimit të kryhet në kontinuitet dhe që mbikëqyrja e
aktiviteteve të përmbaruesve të mos rrezikoj punën e tyre të papengueshme, Ministri emëron
Komisionin Profesional për Vlerësimin e Përmbarimit (më tej: Komisioni) prej shtatë (7) anëtarëve dhe
zëvendësve të tyre. Anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit emërohen për periudhën prej katër
(4) vitesh

102

2. Anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit, ministri i emëron nga radhët e: Gjykatës themelore
(dy (2) anëtarë dhe zëvendës anëtar); Gjykatës së Apelit ( një (1) anëtar dhe një (1) zëvendës
anëtarë); Gjykatës Supreme ( një (1) anëtarë dhe një (1) zëvendës anëtarë); Këshilli Gjyqësor ( një
(1) anëtarë dhe një (1) zëvendës anëtar); Fakulteti juridik (një (1) anëtar dhe një (1) zëvendës anëtar;
Ministria e Drejtësisë (një (1) anëtarë dhe një (1) zëvendës anëtar).

3. Anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Gjykatës themelore, Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës
Supreme i propozon Këshilli Gjyqësor.

4. Kryesuesin e Komisionit e zgjedhin anëtarët e Komisionit përmes votimit të fshehtë me shumicën e
votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Komisionit, në takimin e saj konstituiv

5. Për kryerjen e punëve profesionale dhe administrative për Komisionin, Ministria e cakton zyrtarët
nga radhët e të punësuarve në Ministrinë e Drejtësisë.

Neni 361
Mbledhjet

1. Komisioni punon në mbledhje, në të cilën marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve numri i
përgjithshëm i anëtarëve të Komisionit.

2. Komisioni vendosë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.

3. Në punën e Komisionit mund të marrin pjesë, pa të drejtë vote, edhe ekspertë në çështjet të cilat
gjenden në rend dite të Komisionit, me ftesën e kryesuesit të Komisionit, përfaqësuesit e
institucioneve tjera dhe të shoqërisë civile kur bëhet fjalë për çështjet lidhur me përmbarimin.

4. Komisioni, pas marrjes së pëlqimit të ministrit, nxjerrë Rregulloren e punës, me të cilën më për së
afërmi rregullon mënyrën e punës, konvokimit dhe mbajtjes së mbledhjeve, punës publike si dhe
çështje tjera me rëndësi për punën e Komisionit.

Neni 362
Kushtet dhe mjetet e punës

1. Ministria siguron kushtet dhe mjetet e domosdoshme për punën e Komisionit, në pajtim me
dispozitat e këtij ligji.

2. Anëtarëve të Komisionit për punë e tyre në takime u takon e drejta në shpërblim në pajtim me
vendimin e veçantë të Ministrit.

Neni 363
Mbikëqyrja e punës së përmbaruesve privat nga Oda

1. Mbikëqyrja ndaj punës së përmbaruesit privat dhe zëvendës përmbaruesit privat do të kryhet edhe
nga Oda.

2. Oda kryen mbikëqyrjen sipas detyrës zyrtare së paku një herë në vit.

3. Oda mundet të inspektojë objektet, të dhënat dhe materialin tjetër arkivor të përmbaruesit privat,
llogarinë bankare, menaxhimin e objekteve të ruajtura dhe paratë e vendosura si sigurim, dëftesat për
paratë e mbledhura si shpërblim apo tarifë e përmbaruesit privat sikurse edhe merr masat tjera në
pajtim me ligjin dhe aktet tjera ligjore dhe së këndejmi urdhëron përmbaruesin privat në fjalë të largojë
parregullsitë dhe të caktojë afatin kohor për respektimin e tyre.

4. Oda është e autorizuar të urdhërojë përmbaruesin privat të eliminojë të gjitha mangësitë në punën
e tij/saj në kuadër të afatit të specifikuar kohor dhe shqipton masat tjera disiplinore në pajtim me ligjin
dhe dispozitat tjera.

5. Raportin për kontrollin e kryer Oda ia dërgon Ministrisë.

103

6. Mënyra e kryerjes së kontrollit së punës së përmbaruesve privat në kuptim të këtij neni e përcakton
Kuvendi i Odës.




Neni 364
Raporti për punën e përmbaruesit privat

1. Përmbaruesi privat është i detyruar që një herë në vit Ministrisë dhe Odës të ia dozoj raportin vjetor
të punës brenda tre (3) muajve.

2. Ministri nxjerr akt nënligjor për mënyrën e raportimit dhe të përmbajtjes së raportit.

3. Raportet vjetore përfshijnë të dhënat si në vijim:

3.1. numrin e përgjithshëm të lëndëve në punë;

3.2. numrin e përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura;

3.3. numrin e përgjithshëm të lëndëve të pazgjidhura në fund të vitit, dhe

3.4. raporti i shumës së mjeteve të përgjithshme të realizuara me veprime përmbarimore dhe
shuma e përgjithshme e kërkesave;

3.5. të dhënat nga raporti vjetor i përmbaruesit privat shpallen në ueb Faqen Zyrtare të
Ministrisë dhe të Odës, të dhënat nga ai raport janë publike derisa nuk shpallen të dhënat për
vitin e ardhshëm.

Neni 365
Përgjegjësia disiplinore e përmbaruesit privat

1. Përmbaruesi privat ka përgjegjësi disiplinore nëse me veprimet e tij në ushtrimin e veprimtarisë së
vetë shkel dispozitat e këtij ligji dhe të dispozitave tjera, nëse nuk i plotëson detyrimet e parapara me
statut dhe me akte tjera të Odës, dhe nëse shkel prestigjin e profesionit të përmbaruesit privat.

2. Përmbaruesit privat në procedurën e përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore mundë ti shqiptohen
vetëm masa disiplinore të cilat janë të parapara me këtë ligj.

3. Përgjegjësia për vepër penale apo kundërvajtje nuk e përjashton përgjegjësin disiplinore të
përmbaruesit privat.

Neni 366
Fillimi i procedurës disiplinore

Propozimin për fillimin e procedurës disiplinore mund ta paraqesin Ministria dhe kryetari i Odës, sipas
iniciativës së vet si dhe sipas ankesave dhe iniciativave te palëve në procedurë, të përfaqësuesve të
palëve dhe të autorizuarve të tyre. Propozimin sipas ankesës dhe iniciativës së palëve mundë ta
paraqes edhe kryetari i Gjykatës kompetente për territorin e së cilës është emëruar përmbaruesi
privat.

Neni 367
Shkeljet disiplinore

1. Shkeljet disiplinore munden të jenë si në vijim:

1.1. nëse përmbaruesi privat tejkalon autorizimet e besuara me këtë ligj;

1.2. nëse gjatë kryerjes së veprimeve në kuadër të aktivitetit të tij përmbaruesi privat nuk i
përmbahet ligjit;
104


1.3. nëse përmbaruesi privat gjatë procesit të emërimit nuk ka zbuluar në mënyrë të
qëllimshme pengesat ligjore të cilat janë kusht i emërimit të tij;

1.4. nëse përmbaruesi privat ka shkelur detyrat e parashikuara me këtë ligj duke rrezikuar
besimin në paanshmërinë e tij dhe në veprimet të cilat ai i ndërmerr;

1.5. nëse përmbaruesi privat ndërmerr veprime në procedurë pavarësisht arsyeve për
përjashtim;

1.6. nëse përmbaruesi privat shkel detyrën e mbajtjes së sekretit zyrtar;

1.7. nëse përmbaruesi privat kërkon kompensim më të lartë se sa ai i paraparë në tarifë;

1.8. nëse përmbaruesi privat pa shkaqe të arsyeshme refuzon aftësimin profesional;

1.9. nëse përmbaruesi privat nuk mban evidencat për lëndët e përmbarimit në të cilat ai
punon apo evidencat e lëndëve në të cilat ai/ajo punon nuk janë në rregull;

1.10. shkelja e detyrave të përcaktuara me dispozitat tjera;

1.11. nëse përmbaruesi privat në pajtim me aktin e odës nuk e paguan anëtarësinë.

Neni 368
Masat disiplinore

1. Masat disiplinore për shkeljet disiplinore janë si në vijim:

1.1. vërejtja;

1.2. vërejtja publike;

1.3. gjoba në të holla nga pesqind (500) deri tremijë (3000) Euro;

1.4. ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej tre (3) muaj deri në një (1) vit;

1.5. shkarkimi nga detyra.

2. Ministri mund ta suspendoj përmbaruesin privat gjatë kohës sa zgjatë procedura disiplinore.

3. Gjobat në të holla nga nënparagrafi 1.3. i paragrafit 1. i këtij neni paguhet në buxhetin e Republikës
së Kosovës.

4. Me rastin e shqiptimit të masave disiplinore merren për bazë të gjitha rrethanat të cilat mund të
ndikojnë ne llojin e masave dhe atë posaçërisht pasha dhe pasojat e shkeljes, dëmi i shkaktuar,
shkalla e përgjegjësisë dhe masat e mëhershme disiplinore.

5. Të dhënat mbi masat e shqiptuara disiplinore nga nënparagrafët 1.3. deri 1.5. të paragrafit 1. të
këtij neni, shpallen në faqen e internetit të Ministrisë dhe Odës.

Neni 369
Komisioni disiplinor

Komisioni Disiplinor zbaton procedurën disiplinore për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të
përmbaruesit privat dhe shqipton masat disiplinore në pajtim me këtë ligj.

Neni 370
Përbërja e Komisionit

1. Komisioni Disiplinor, të cilin e emëron Ministri, përbëhet nga tre (3) anëtar dhe atë:
105


1.1. dy (2) anëtarë nga radhët e gjyqtarëve, të cilët i propozon Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
dhe

1.2. një (1) anëtarë nga radhët e përmbaruesve privat të cilin e propozon Oda.

2. Kryetari dhe anëtarët e komisionit disiplinorë kanë zëvendësit e tyre. Anëtarët e komisionit
disiplinorë emërohen për një mandate dy (2) vjeçar, dhe mundë përsëri të emërohen.

3. Anëtarët e komisionit disiplinor kanë të drejtë në shpërblimin për punën nga mjetet e Odes, në
lartësi të cilën e cakton ministri sipas propozimit të Odës së përmbaruesve.

4. Dispozitat e këtij ligji për përgjegjësinë dhe për procedurën disiplinore të përmbaruesve privat
përshtatshmërishtë zbatohet edhe për zëvendësit dhe zëvendësuesit e përmbaruesit privat.

Neni 371
Përjashtimi dhe kundërshtimi

1. Dispozitat e ligjit të procedurës kontestimore të cilat vlejnë për përjashtimin e gjyqtarëve vlejnë në
mënyrë analoge edhe për përjashtimin e anëtarëve të komisionit disiplinor.

2. Ministri me vendim vendosë për përjashtimin nga paragrafi 1. i këtij neni. Vendimi i Ministrit është
përfundimtar.

Neni 372
Procedura disiplinore

1. Procedura disiplinore konsiderohet se ka filluar në ditën e dorëzimit të propozimit për ngritjen e
procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat.

2. Komisioni disiplinor menjëherë ia dërgon përmbaruesit privat propozimin për ngritjen e procedurës
disiplinore, i cili në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh ka të drejtë që të paraqes mbrojtje me shkrim
lidhur me propozimin.

Neni 373
Seanca dëgjimore

1. Kryesuesi cakton datën e seancës dëgjimore për rastin. Komisioni Disiplinor fton përmbaruesin
privat dhe palën ankuese që të paraqiten në seancë dëgjimore së paku dhjetë (10) ditë përpara
seancës.

2. Propozuesit për ngritjen e procedurës disiplinore së bashku me ftesën i dërgohet edhe përgjigja me
shkrim.

3. Nëse gjatë dëgjimit shqyrtimi i rastit shtyhet apo pezullohet për një periudhë kohore, asnjë njoftim i
ri nuk ka efekt sikurse referohet në paragrafin 1. të këtij neni.

4. Seanca dëgjimore e Komisionit Disiplinor është publike. Për arsye me rëndësi, Komisioni Disiplinor
mundet të urdhërojë që dëgjimi plotësisht apo pjesërisht të mbahet pa publikun

5. Përmbaruesit privat dhe ankuesi munden të ndihmohen apo përfaqësohen nga një avokat.

6. Komisioni Disiplinor mundet të refuzojë individët e caktuar si mbrojtës nëse ata nuk janë juristë.

7. Komisioni Disiplinor i jep përmbaruesit privat dhe ankuesit si dhe avokatëve të tyre apo të tjerëve të
cilët i ndihmojnë ata, një mundësi për të marrë shënime për dokumentet që ndërlidhen me rastin.

8. Përmbaruesit privat dhe ankuesit apo avokatëve të tyre dhe të tjerëve të cilët i ndihmojnë ata u
jepet mundësi t’i drejtohen Komisionit Disiplinor dhe të shtjellojnë qëndrimin e tyre.

106

9. Komisioni Disiplinor mundet të thirr dhe dëgjojë dëshmitarët dhe ekspertët. Një nga anëtarët e
Komisionit Disciplinor mundet të udhëzohet të dëgjojë dëshmitarët dhe ekspertët. Çdokush i thirrur si
dëshmitar apo ekspertë respekton thirrjen. Ai më tej kërkohet që të përgjigjet në pyetjet e bëra apo të
ofroj shërbimet e kërkuara. Dispozitat e ligjit të Procedurës Kontestimore vlejnë përshtatshmërish për
dëshmitarët dhe ekspertët.

10. Pas zbatimit të procedurës disiplinore Komisioni disiplinor nxjerr vendim.

11. Procedura disiplinore me hollësisht do të rregullohet me akt nënligjor të Ministrisë.

Neni 374
Vendimi i komisionit disiplinor

1. Si rrjedhojë e vendimit të Komisionit Disiplinor përkitazi me ankesën kundër përmbaruesit privat,
ankesa shpallet e papranueshme, e pabazë apo e bazuar. Vendimi duhet te permbaje arsyetimin dhe
te shpallet.

2. Nëse Komisioni Disiplinor shpall ankesën plotësisht apo pjesërisht të bazuar, ai do të shqiptojë
masa disiplinore siç parashikohen në nenin 368 të këtij ligji.

3. Veprimi disiplinor merret vetëm pasi që vendimi është bërë i plotfuqishëm apo shtyhet për më vonë
nëse është përcaktuar në vendim.

4. Pa vonesë komisioni disiplinor i përcjell vendimin me shkrim ministrit, përmbaruesit privat dhe
Odes. Vendimi shpallet publikisht në faqen zyrtare të Ministrisë dhe të Odes.

5. Vendimi i komisionit disiplinor është përfundimtar. Kundër vendimit të komisionit disiplinor mund të
ngritët konflikti administrativ.

Neni 375
Periudha brenda së cilës mund të iniciohet procedura disiplinore

Procedura disiplinore mund të fillohet brenda afatit prej gjashtë (6) muaj nga dita e shkeljes së bërë,
por jo më vonë se një (1) vitë nga dita e shkeljes.



KREU IX

PËRFUNDIMI PEZULLIMI DHE LIRIMI NGA DETYRA

Neni 376
Arsyet për pushim të funksionit të përmbaruesit privat

1. Funksioni i përmbarues privat pushon:

1.1. në rast të vdekjes;

1.2 . kur e mbushë moshën shtatëdhjetë (70) vjeçar;

1.3. në rast të dorëheqjes me shkrim;

1.4. në rast se me aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës është dënuar për vepër penale
në kohëzgjatje më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, apo për ndonjë vepër që e bënë të
padenjë në ushtrimin e funksionit të përmbaruesit privat;

1.5. në rast se përmbaruesi privat nuk fillon punën e tij brenda periudhës së paraparë me këtë
ligj:

1.6. në rast të shkarkimit.
107


2. Në rastet nga paragrafit 1. të këtij neni, Ministri nxjerr vendim për pushim e ushtrimit të funksionit të
përmbaruesit privat.

3. Për pushimin e ushtrimit të funksionit të përmbaruesit privat Ministria e njofton Odën dhe Gjykatën
kompetente në territorin e të cilës përmbaruesi privat ka pasur selinë. Me kërkesë të Ministrit
përmbaruesi privat kryen shërbimet e përmbarimit gjatë tre (3) muajve të ardhshëm derisa Ministri të
nxjerr vendim për emërimin e përmbaruesit te ri privat apo zëvendësuesit të përmbaruesit privat.

4. Arsyet për pushim të ushtrimit të funksionit të përmbaruesit privat të përcaktuara në paragrafin 1.
dhe 2. të këtij neni përshtatshmërishtë zbatohen edhe zëvendësit të përmbaruesit privat.

Neni 377
Dorëheqja

1. Përmbaruesi privat, në çfarëdo kohe, mundet të kërkojë të lirohet nga detyra e tij. Kërkesa i
paraqitet me shkrim Ministrit. Afati kohor për lirimin e tij nga detyra është tre (3) muaj.

2. Pas skadimit të afatit kohor në bazë të paragrafit 1. të këtij neni, me të cilën detyra e përmbaruesit
privat pushon, Ministri nuk cakton ndonjë afat tjetër kohor. Ministri duhet të merr vendim para skadimit
të afatit kohor të parashikuar me paragrafin 1. të këtij neni.

Neni 378
Shkarkimi i përmbaruesit privat

1. Ministri me vendim shkarkon përmbaruesin privat nëse:

1.1. dëshmohet se ai nuk përmbush kushtet për emërimin e përmbaruesit privat;

1.2. përmbaruesi privat pranon çfarëdo funksioni siç parashikohet në nenin 323 dhe 324 të
këtij ligji;

1.3. ai fillon të përdor pensionin e pleqërisë;

1.4. zotësia për të vepruar e përmbaruesit privat merret apo kufizohet me aktvendim të
Gjykatës;

1.5. përmbaruesi privat humb në mënyrë të përhershme zotësinë për të kryer funksionin;

1.6. përmbaruesit privat i shqiptohet masa disiplinore e marrjes së autorizimit të tij për
përmbarimin dhe sigurimin e kërkesës;

1.7. nëse përmbaruesi privat dënohet me vepër penale me aktgjykim të plotfuqishëm dhe
kundër të cilit shqiptohet dënimi prej më së paku gjashtë (6) muaj burgim, e cila e bën atë të
padenjë të kryejë funksionin e përmbaruesit privat.

2. Oda e përmbaruesve privat është e obliguar të informojë Ministrin menjëherë pasi të ketë mësuar
për arsyet e shkarkimit të përmbaruesit privat nga paragrafi 1. i këtij neni.

Neni 379
Vendimi për shkarkim

1. Vendimi për shkarkim të përmbaruesit privat e nxjerr Ministri. Në vendimin për shkarkim të
përmbaruesit privat Ministri cakton zëvendësuesin e përmbaruesit privat.

2. Vendimi për pushimin e ushtrimit të funksionit të përmbaruesit privat dhe vendimi për shkarkim të
përmbaruesit privat nuk mund të ankimohet ne procedurën administrative, por kundër tyre mund të
fillohet konflikti administrative.


108







KREU X

ODA E PERMBARUESVE PRIVAT TË KOSOVËS

Neni 380
Organizimi i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës

1. Oda e përmbaruesve privat të Kosovës (më tej: Oda) është organizatë profesionale në të cilën
bashkohen të gjithë përmbaruesit privat.

2. Selia e Odës është në Prishtinë.

3. Oda ka statusin e person juridik dhe punon si organizatë jo profitabile.

Neni 381
Përfaqësimi

Oda përfaqësohet nga kryetari dhe kur ai mungon nga zëvendësit e tij bazuar nga vjetërsia e përvojës
juridike.

Neni 382
Autorizimet e Odës

1. Oda:

1.1. ruan prestigjin, dinjitetin dhe të drejtat e profesionit të përmbaruesit privat;

1.2. nxjerr statutin, Kodin e Etikës së Përmbaruesve Privat dhe aktet tjera në pajtim me ligjin
dhe Statutin e Odës ;

1.3. përfaqëson përmbaruesit para institucioneve publike për qëllime të mbrojtjes së të
drejtave dhe interesave të profesionit;

1.4. kujdeset që përmbaruesi privat të veprojë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe në pajtim me
ligjin ti kryejnë punët e tyre;

1.5. kujdeset për avancimin profesional të përmbaruesve privat nëpërmjet organizimit të
takimeve profesionale, seminareve dhe punëtorive profesionale në fushën e përmbarimit;

1.6. vendos dhe realizon bashkëpunimin me Odat e Përmbaruesve të shteteve tjera; dhe

1.7. kryen punë tjera të përcaktuara me ligj dhe me Statutin e Odës.

Neni 383
Statuti dhe aktet e përgjithshme

1. Statuti dhe aktet e përgjithshme të Odës rregullojnë organizimin dhe aktivitetet e Odës si dhe
organet, përbërjen e tyre dhe procedurat e emërimit të tyre.

2. Ministri jep pëlqimin në Statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme të Odes.

Neni 384
Organet e Odës

109

Organet e Odës janë: Kuvendi i Odës, Bordi Ekzekutiv, Këshilli i Kontrollit dhe Kryetari i Odës.





Neni 385
Kuvendi

1. Kuvendi i Odës përbëhet nga të gjithë përmbaruesit privat dhe zëvendësit e përmbaruesve privat të
regjistruar në regjistrin e Ministrisë.

2. Kuvendi i Odës është kompetent për:

2.1. nxjerrjen e statutit të Odës, rregullave të procedurës së përmbaruesve privat dhe akteve
tjera të përgjithshme të Odës;

2.2. përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe anëtarëve të tjerë të Odës;

2.3 vendos për shumën e pagesës së anëtarësisë dhe mënyrën e pagesës së saj;

2.4. vendos për çështjet e parashikuara me këtë ligj dhe statutin e Odës.

Neni 386
Mbledhja e Kuvendit të Odes

1. Mbledhjet e jashtëzakonshme të kuvendit te odes thirren në rastet e parapara me statutin e odes.

2. Puna publike dhe çështjet tjera me rëndësi për punën e kuvendit te odes rregullohen me statutin e
odes.

Neni 387
Bordi Ekzekutiv

1. Bordi Ekzekutiv ka kompetenca për të:

1.1. zgjedhur Kryetarin e bordit ekzekutiv nga radhët e anëtarëve të vet;

1.2. propozon draftin e statutit dhe aktet tjera të përgjithshme të Odës;

1.3. përgatitur seancat dhe zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Odës;

1.4. kujdeset për afarizmin e Odës;

1.5. vendos për çështjet tjera në pajtim me këtë ligj dhe statutin e Odës.

2. Çdo vit Bordi përpilon një raport për aktivitetet e Kuvendit të Odës. Këtë raport t’ia përcjell Ministrit
jo më vonë se 31 Mars të secilit vit.

3. Çdo vit Bordi përpilon politikën e tij financiare dhe buxhetin për vitin e ardhshëm financiar me
shënime sqaruese dhe i dërgon këto dokumente Kuvendit për miratim.

Neni 388
Përbërja e Bordit Ekzekutiv

1. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga një numër tek më së paku shtatë (7) anëtarë.

2. Përbërja e bordit sa më shumë që është e mundur pasqyron përpjesëtimin në kuadër të kuvendit
ndërmjet përmbaruesve privat dhe zëvendës përmbaruesve privat.

110

3. Kryesuesi dhe zëvendësi i tij duhet të jenë përmbarues privat.

4. Anëtarët emërohen për mandat tre (3) vjeçar dhe pas dorëheqjes kanë të drejtë për riemërim edhe
njëherë për të njëjtën periudhë.


Neni 389
Kryetari

1. Kryetari i Odës prezanton dhe përfaqëson Odën. Kryetari i bordit ekzekutiv është edhe kryetar i
odes.

2. Kryetari i Odës ka autorizime të:

2.1. kujdeset se a po respektohen parimet e kryerjes së ndërgjegjshme të detyrave të
përmbaruesit privat;

2.2. kujdeset që Oda po punon dhe zhvillon aktivitetet në pajtim me ligjin;

2.3. implementon vendimet e organit të Odës kur parashikohet me statut të Odës;

2.4. emëron personelin e Odës dhe

2.5. kryen punë tjetër siç parashihet me statut të Odës.

3. Kryetarit të Odës në cilësinë e tij i besohet kryesimi i Kuvendit.

Neni 390
Këshilli i Kontrollit

1. Këshilli i Kontrollit ka tre (3) anëtar, me mandat prej tre (3) vjetëve.

2. Këshilli i Kontrollit kryen kontrollin e ligjshmërisë së punës dhe afarizmit financiar të Odës.

3. Këshilli Kontrollit për aktivitetin e tij i përgjigjet Kuvendit të Odës.

4. Kur Këshilli i Kontrollit gjen shkelje të statutit, akteve nënligjore apo vendimeve të Kuvendit të
Odës, ai përpilon raport dhe t’ia prezanton Bordit Ekzekutiv respektivisht Kuvendit të Odës.


Neni 391
Pasuria

1. Pasuria e Odes do të përbehet nga:

1.1. kontributet e detyrueshme vjetore dhe kontributet plotësuese nga ana e anëtareve të saj;

1.2. pagesat për shërbime;

1.3. donacionet dhe lënja e pronës me testament;

1.4. burime te tjera.

Neni 392
Kontributet vjetore dhe plotësuese të Odës

1. Oda bart tërë shpenzimet që burojnë nga ekzekutimi i detyrave të besuara me këtë ligj. Për të
mbuluar këto shpenzime ajo mundet të ngarkojë anëtarët e vet me pagesa vjetore të anëtarësisë.

111

2. Me propozim të Bordit Ekzekutiv, Kuvendi përcakton madhësinë e pagesës së anëtarësisë për vitin
financiar. Shuma mund të jetë e ndryshme për kategoritë e ndryshme të anëtarëve.

3. Përmbaruesit privat i bëjnë pagesat e kërkuara Odës duke u bazuar në kushtet e specifikuara në
aktet nënligjore të Odës dhe në pajtim me vendimet e Kuvendit të Odës.


Neni 393
Aktet nënligjore të nxjerra nga Oda

1. Aktet nënligjore miratohen sa i përket temave që në pajtim me këtë ligj rregullohen me akte
nënligjore.

2. Aktet nënligjore nuk përmbajnë detyrime apo kërkesa të cilat nuk janë të domosdoshme për të
realizuar objektivin e parashikuar me këtë akt nënligjor.

3. Propozimet për akte nënligjore i paraqiten Kuvendit të Odës nga Bordi Ekzekutiv.

4. Aktet nënligjore të Odës janë obligative vetëm për anëtarët dhe organet e saj.

5. Një akt nënligjor mundet t’i jep pushtet Bordit Ekzekutiv që të përcaktojë rregulla më të detajuara
përkitazi me temën me të cilën merret ky akt nënligjor.

Neni 394
Procedura

Propozimi për akt nënligjor së bashku me shënimet sqaruese i kumtohen anëtarëve të Odës së paku
dy (2) muaj para datës në të cilën do të diskutohet në Kuvendin e Odës.

Neni 395
Miratimi i Ministrit

1. Aktet nënligjore të propozuara nga Oda duhet të marrin miratimin e Ministrit. Miratimi mund të
kthehet prapa nëse ky akt është në kundërshtim me ligjin ose interesin publik.

2. Pas miratimit nga ana e Bordit Ekzekutiv, Bordi angazhohet që akti nënligjor të bëhet i njohur me
botimin e tij në Gazetën Zyrtare. Akti nënligjor bëhet obligativ vetëm pas botimit. Ai hyn në fuqi një (1)
muaj pas publikimit apo edhe më herët nëse e përcakton Bordi me mirëkuptimin se së paku dhjetë
(10) ditë duhet të kalojnë nga data e publikimit dhe e hyrjes në fuqi.

Neni 396
Provimet

1. Përmbajtja e provimeve për përmbaruesit privat do të definohet në saktësi me akte nënligjore të
nxjerra nga Ministri, dhe do të siguroj testimin e njohurive të përmbaruesve privat në të gjitha qeshtjet
e së drejtës ndërkombëtare dhe private dhe procedurat gjyqësore me rendësi për aktivitetet e tyre
profesionale.

2. Provimet do të shpallen publikisht se paku një (1) muaj para fillimit të tyre dhe të gjithë të
interesuarit do të ftohen për të marr pjesë;

3. Kandidati i cili do ti nënshtrohet provimeve për përmbarues privat është i obliguar ti bartë
shpenzimet për provim.

4. Ministri përcakton shumën e shpenzimeve reale për marrjen e provimit, duke përfshirë shumën e
nevojshme për përgatitjen dhe fillimin e pjesës së provimeve me shkrim, përgatitjen dhe dorëzimin e
materialit dhe ftesave, përgatitjen e certifikatave dhe kompensimin e punës së anëtareve dhe
sekretarit të Komisionit për provime.

112

5. Nëse shpenzimet nuk paguhen në llogarinë përkatëse të Ministrisë së Drejtësisë pesëmbëdhjetë
(15) ditë para datës së caktuar për mbajtjen e provimit, kandidatet nuk do të lejohen të hyjnë në
provim. Nëse kandidati brenda një (1) viti nga dita e pagesës së provimit nuk ju ka nënshtruar
provimit, pagesa do ti kthehet kandidatit.

6. Ministri do të emëroj për pozita të përmbaruesit kandidatet me rezultatin me të lartë të arritur në
provime, përveç nëse janë vërejtur parregullsi specifike në mes të kritereve për emërim të
identifikuara me këtë ligj që e bëjnë emërimin e tyre të papërshtatshëm. Ministri do ti informoj
kandidatet për rezultatin e arritur në provim si dhe kandidatet e pasuksesshëm si arsye për mos
emërimin e tyre.

7. Ministri do të shpall emërimet brenda një (1) muaji pas përfundimit të provimeve.



KREU XI

DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 397
Lëndët e pazgjidhura para 1 Janarit 2014

1. Lëndët e pazgjidhura të cilat janë parashtruar para hyrjes së këtij ligji në fuqi, zgjidhen në pajtim me
dispozitat e këtij ligji.

2. Lëndët e parashtruara në Gjykatë para datës 1 janar 2014 do të mbesin nën juridiksionin e
Gjykatës përveç nëse kreditoret-propozuesit e përmbarimit parashtrojnë kërkesë për transferimin e
lëndes (rastit) tek përmbaruesi privat.

3. Në çdo lëndë kur procedura përmbarimore nuk është përfunduar më 1 janar 2014, dhe në të cilën
kreditori ka kërkuar që lënda të vazhdojë të procedohet nga përmbaruesi privat në pajtim me
paragrafin 2. të këtij neni, Gjykata do të kompletoj të gjitha dokumentacionin lidhur me rastin e
përmbarimit, specifikoj shpenzimet e ngarkuara nga Gjykata, dhe do të lëshoj konkluzion për
dorëzimin e rastit tek përmbaruesi privat. Gjykata do ta përcjelle rastin tek përmbaruesi privat i
zgjedhur nga Kreditori brenda (8) tetë ditëve pas marrjes së kërkesës së tille.

4. Veprimet në procedurën e përmbarimit të ndërmarra nga Gjykata janë të vlefshme ligjërisht sikurse
të ishin ndërmarrë nga përmbaruesi i cili vazhdon përmbarimin. Pasi që përmbaruesi të ketë pranuar
lëndën, ai është i obliguar të njoftojë debitorin se procedura përmbarimore e nisur më parë vazhdon
përmes përmbaruesit privat.

5. Kompetent për të caktuar dhe vendosur për përmbarimin sipas dispozitave të këtij ligji që nga hyrja
në fuqi të datës 1 janar 2014 e deri me 30 qershor 2014 janë si Gjykata ashtu edhe përmbaruesit
privat, varësisht se pranë cilit organ është paraqitur propozimi për përmbarimin.

Neni 398
Procedurat e papërfunduara me 31 dhjetor 2013

1. Procedura përmbarimore në të cilën është parashtruar ankesë kundër vendimit për përmbarim para
datës 1 janar 2014, i transferohen Gjykatës e cila ka juridiksion për të vendosur për mjetin juridik në
pajtim me këtë ligj.

2. Gjatë shqyrtimit të mjetit të juridik, Gjykata kompetente e merr vendimin e saj duke u bazuar në
dispozitat e këtij ligji.

Neni 399
Aktet nënligjore

113

1. Brenda gjashtë (6) muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministri i Drejtësisë nxjerr aktin
nënligjor për tarifat e përmbaruesve privat. Nga debitorët do të kërkohet që të kompensojnë kreditorët
për shpenzimet e përmbarimit sipas këtyre tarifave.

2. Brenda periudhës prej katër (4) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministri do të:

2.1. nxjerrë aktin nënligjorë me të cilin do të definojë për së afërmi procedurat dhe mënyrën e
mbajtjes së provimeve për përmbaruesit privat;

2.2. nxjerrë aktin nënligjorë me të cilin do të përcaktoj planin e biznesit si në paragrafin 2. neni
318 të këtij ligji;

2.3. nxjerrë aktin nënligjore me të cilin definon formën dhe mënyrat e mbajtjes së evidencës
së përmbaruesve privat;

2.4. nxjerrë aktin nënligjor për formën dhe mënyrat e urdhëresave, procesverbaleve dhe
akteve tjera që përmbaruesi i ndërmerr gjatë veprimeve formale përmbaruese;

2.5. nxjerrë aktin nënligjorë me të cilin bënë përcaktimin e metodave të inspektimit dhe
kontrollimit të përmbaruesve privat nga ana e Ministrisë dhe Odes së Përmbaruesve. Forma,
përmbajtja dhe mënyra e lëshimit dhe pezullimit të kartës së identifikimit të përmbaruesve
privat po ashtu do të definohet me këtë akt nënligjor.

3. Brenda katër (4) muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministri i Drejtësisë do të përcaktojë
me një vendim të posaçëm, numrin e përmbaruesve privat për territorin e secilës Gjykatë Themelore
në Republikën e Kosovës bazuar në të dhënat zyrtare për regjistrimin e popullsisë dhe në bazë të
nenit 327 të këtij ligji.

Neni 400
Organizimi i provimeve

1. Ministria organizon mbajtjen e provimit për përmbaruesit privat brenda pesë (5) muajve nga hyrja
në fuqi e këtij ligji.

2. Në bazë të akteve nënligjore për provimin profesional për përmbarues, Ministria organizon provimin
e parë profesional për përmbarues dhe emëron përmbaruesin e parë privat brenda gjashtë (6) muajve
nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 401
Themelimi i Odës

1. Ministri, për përmbaruesin privat të parë të emëruar deri në themelimin e Odës, përcakton me
vendim ditën e nisjes të punës së përmbaruesit privat.

2. Oda themelohet kur së paku njëzet (20) përmbarues privat janë emëruar dhe të kenë filluar punën
e tyre.

3. Deri në themelimin e Odës, Ministri i kryen të gjitha kompetencat e Odës.

4. Gjersa Oda e Përmbaruesve të themelohet dhe përmbaruesit të emërohen, kërkesat nga paragrafi
4.3. i nenit 328 të këtij ligji do të suspendohen. Ne vend të këtyre kërkesave, dy (2) anëtarë të
Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve do të jenë dy (2) gjyqtar të procedurës civile të propozuar
nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe të emëruar nga Ministria.

5. Ministri, brenda njëqind e njëzet (120) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji nxjerr aktet nënligjore të
përkohshme të cilat parashikohen me këtë ligj që të lëshohen nga Oda e të cilat do të vlejnë deri në
nxjerrjen e akteve nënligjore përkatëse nga ana e Odës.

6. Kuvendi themelues i Odës thirret nga Ministria, dhe kryesohet nga përmbaruesi privat më i vjetër.

114


Neni 402
Hyrja në fuqi

1. Nenet nga 323 deri në nenin 396 hyjnë në fuqi dhe aplikohen pesëmbëdhjetë (15) ditë pas
publikimit në gazetën zyrtare.

2. Dispozitat tjera të këtij ligji hyjnë në fuqi me 01 janar 2014.

3. Në datën e hyrjes në fuqi, shfuqizohet Ligji për procedurën përmbarimore i miratuar në vitin 2008,
me numër 03/L-008 dhe Ligji për procedurën përmbarimore “Gazeta zyrtare e RSFJ-së", nr. 20/1978.



Ligji Nr. 04/L-139
20 dhjetor 2012


Shpallur me dekretin Nr. DL-001-2013, datë 03.01.2013 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga