1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 32 20 NËNTOR 2012, PRISHTINË
LIGJI Nr. 04/L-121
PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Me këtë ligj rregullohen dhe mbrohen të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave,
shërbimeve dhe formave tjera në tregun e lirë si dhe detyrimet e shitësit, prodhuesit dhe furnizuesit.
Neni 2
Fushëveprimi
1. Ky ligj është i zbatueshëm për çdo konsumator i cili ka vendbanim në Republikën e Kosovës si dhe
personave tjerë jorezident.
2. Ky ligj zbatohet për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet konsumatorëve nga njëra anë dhe
prodhueseve, shitësve, furnizueseve, ofrueseve të shërbimeve nga ana tjetër për ta mbrojtur
konsumatorin nga praktikat e padrejta në tregun e mallrave dhe të shërbimeve në Republikën
Kosovës.
Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Konsumator - çdo person fizik i cili blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin
e nevojave të veta, për qëllime që nuk kanë lidhje me veprimtarinë tregtare;
1.2. Tregtar - çdo person fizik apo juridik që shet ose vepron në treg si biznes apo ushtron
veprimtarinë e tij tregtare, si një person që vepron në emër ose për llogari të një tregtari me
shumicë apo të një prodhuesi;
1.3. Ofrues i shërbimeve - personi që shet mallra apo u ofron shërbime konsumatorit;
1.4. Furnizues - çdo prodhues, person fizik apo juridik që ofron mallra tek shitësit;
1.5. Mall refuz - malli që i është ofruar për shitje konsumatorit, i pa paketuar dhe matet në
prani të konsumatorit
1.6. Mall i para paketuar - malli e shitur me ambalazh i cili pa përpunim të mëtejshëm i
ofrohet konsumatorit të fundit;
1.7. Mall - çdo produkt apo shërbim që i ofrohet konsumatorit;
2
1.8. Etiketa - informacioni me të dhënat për prodhuesin, adresën e tij, emërtimin e mallit,
sasinë, përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit, afatin e përdorimit, mënyrën e përdorimit,
mirëmbajtjen dhe rrezikshmërinë.
1.9. Paketimi - paketimi i sigurt për shëndetin dhe përshtatshmërinë me vëllimin dhe peshën
e mallit;
1.10. Deklaracioni i mallit - të dhënat e vendosura në etiketën e mallit lidhur me emrin
tregtar shenjën mbrojtëse dhe adresën e prodhuesit;
1.11. Shitja përmes Aksionit- shitja e cila realizohet për sasi të caktuar të një malli në një
kohë dhe vend të veçantë, me një çmim më të ulët se çmimi i këtij malli në një shitje të
rregullt.
1.12. Praktika e padrejtë tregtare ndaj konsumatorit - çdo veprim apo lëshim të kryer nga
shitësi ose ofruesi i shërbimeve, në komunikimin zyrtar me konsumatorin, duke përfshirë
reklamat dhe marketingun e mallit të lidhur drejtpërdrejt me promovimin e shitjes ose ofrimit të
mallrave për konsumatorin;
1.13. Ndikimi në sjelljen e konsumatorit - përdorimi i praktikave mashtruese që në masë të
madhe zvogëlojnë aftësinë e konsumatorit për të marrë një vendim të bazuar në informacion
të plotë të shitësit dhe ndikon te konsumatori që të merr një vendim të cilin në rrethana tjera
nuk do ta merrte;
1.14. Reklama e mallrave dhe shërbimeve - çdo reklamë apo publikim në çdo formë brenda
profesionit apo të veprimtarisë së tij tregtare ose shërbyese, duke u fokusuar në promovimin
e një malli apo shërbimi;
1.15. Çmimi i mallit për njësi - çmimi përfundimtar, përfshirë TVSH-në dhe të gjitha taksat e
tjera, për një kilogram, një litër, një metër, një metër katror, një metër kub të mallit, ose për një
njësi të veçantë matëse si pjesë e njësive matëse ligjore, të aplikuara në Republikën e
Kosovës për tregtimin e mallrave specifike;
1.16. Ftesë për të blerë - çdo formë të komunikimit të prodhuesit, shitësit apo ofruesit të
shërbimeve me konsumatorin ku përshkruhen karakteristikat bazë të mallit dhe çmimit të tij, e
cila i jep konsumatorit mundësi për të blerë mallin;
1.17. Ndikim i padrejtë - shfrytëzimin e dominimit tek konsumatori dhe përdorimin e
presionit, duke e shtyrë atë që të marrë një vendim të cilin nuk do ta merrte në kushte
normale;
1.18. Zgjidhja e konflikteve jashtë gjyqësorit - zgjidhja e kontratave ndërmjet konsumatorit,
tregtarit dhe ofruesit të shërbimeve që rezulton nga shkelja e zakoneve, kodeve dhe normave
të mirëfillta afariste për mallin ose shërbimet për të cilat konsumatori mund të ankohet në
gjykatat e arbitrazhit për zgjidhjen e tyre për mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara me
këtë ligj dhe ligjet tjera në fuqi;
1.19. Shërbime publike - shpërndarja e energjisë elektrike, furnizimin me energji elektrike,
furnizimin me ngrohje, furnizimin me ujë, trajtimin e ujërave të zeza dhe të kullimit,
transportimin e udhëtarëve në transportin publik, shërbimet postare dhe të
telekomunikacionit, shërbimet shëndetësore, pastrimin e hapësirave publike, asgjësimin e
mbeturinave, mirëmbajtjen e varrezave.
1.20. Kredi dhënës – secili institucion financiar i autorizuar për dhënien e kredive sipas ligjit
në fuqi nga Banka Qendrore e Kosovës - BQK;
1.21. Ministria – MTI –ministria përkatëse për tregti dhe industri.
1.22. Kontratë – marrëveshje e dy a më shumë subjekteve që ka për qëllim të krijoj, ndryshoj
ose shuaj një marrëdhënie juridike të detyrimit.
3
1.23. Diskont – shitje e një malli me një çmim më të lirë se çmimi bazë të cilën tregtari e lejon
për një mall të caktuar, në raste të caktuara.
1.24. Eksponate – sendet unikate të rralla siç janë dokumentet e vjetra, pikturat, freskat,
ikonat e armët e ndryshme, suveniret, të cilat kanë vlera artistike, historike, etnologjike dhe
arkeologjike.
Neni 4
Të drejtat e konsumatorit
1. Ky ligj garanton këto të drejta themelore të konsumatorëve:
1.1. të drejtën për të mbrojtur interesat ekonomike të konsumatorit;
1.2. të drejtën për të mbrojtur nga rreziku jetën, shëndetin dhe pronën;
1.3. të drejtën për mbrojtje ligjore të konsumatorit;
1.4. të drejtën për tu ankuar;
1.5. të drejtën për kompensim në raste të caktuara edhe për dëmshpërblim;
1.6. të drejtën për informim dhe edukim të konsumatorit;
1.7. të drejtën për shfrytëzimin e shërbimeve publike;
1.8. të drejtën e organizimit në shoqata të konsumatorit për të mbrojtur interesat e tyre;
1.9. të drejtën për të përfaqësuar interesat e tyre;
1.10. të drejtën për të marr shërbime në gjuhën e tij në përputhje me ligjin për përdorimin e
gjuhëve zyrtare sipas ligjit në fuqi.
Neni 5
Detyrimet e shitësit
1. Shitësi përmbush detyrimet ndaj konsumatorit në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ligjeve dhe
akteve tjera nënligjore.
2. Shitësi me kërkesë të konsumatorit pas konstatimit të të metave të mallit detyrohet të bëj
zëvendësimin e mallit ose kthimin e të hollave të paguara për mallin, ose me pëlqimin e konsumatorit
të ul çmimin për të kompensuar mangësitë ose të metën e mallit.
3. Shitësi për shkak të mangësive në shërbimet e kryera, me kërkesën e konsumatorit është i
detyruar për t’ia kthyer shumën e paguar për shërbimin, të eliminojë mangësitë në shërbimet e
ofruara, apo të zbret çmimin sipas kontratës me konsumatorin.
4. Konsumatori sipas paragrafit 2. dhe 3. këtij neni, mund të kërkojë kthimin e shumës së paguar
vetëm nëse i kishte dhënë më parë shitësit një afat të arsyeshëm për eliminimin e të metave të mallit
ose shërbimit për përmbushjen e kontratës.
5. Në rast të kontesti gjyqësor apo jo gjyqësor mangësitë e mallit apo shërbimit të kryer vërtetohen
me anë të dëshmisë së ekspertit gjyqësor ose me ndihmën e një vlerësuesi tjetër të certifikuar.
Shpenzimet e ekspertizës do ti mbuloj konsumatori ose tregtari, në varësi të rezultatit të ekspertizës.
6. Nëse shitësi gjatë periudhës së garancionit nuk mund të riparoj mallin e dëmtuar për të cilin ka
dhënë garancionin, atëherë detyrohet që konsumatorit t'i japë mallin e ngjashëm apo t’ia kthej mbrapa
të hollat me dëmshpërblim.
4
Neni 6
Kërkesat e sigurisë së përgjithshme të mallrave dhe shërbimeve
1. Prodhuesit dhe shitësit duhet të vendosin në treg mallra të sigurta, në përputhje me ligjin për
sigurinë e përgjithshme të produkteve dhe ligjin për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të
konformitetit.
2. Ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë shërbime të sigurta, duke marrë parasysh:
2.1. karakteristikat e shërbimit;
2.2. efektin e shërbimit mbi mallrat dhe shërbimet e tjera;
2.3. paraqitjen e shërbimeve, paralajmërimet ose informacionin në lidhje me shërbimet; duhet
të jenë në gjuhët zyrtare sipas ligjit në fuqi;
2.4. kategoritë e konsumatorëve të rrezikuar, kur përdorin shërbimin, veçanërisht fëmijët dhe
të moshuarit si konsumatorët me ndjesi të veçantë ndaj disa, mallrave dhe shërbimeve ndaj
të sëmurit;
2.5. rreziqet e mundshme që mund të shkaktojë shërbimi nëse nuk përdoret siç duhet.
KREU II
SHITJA E MALLRAVE DHE OFRIMI I SHËRBIMEVE
Neni 7
Kushtet e shitjes së mallrave dhe ofrimit të shërbimeve
1. Ekspozimi i mallit i cili në pikën e shitjes paraqitet si eksponat, nuk konsiderohet ofertë dhe tregtari
mund të refuzojë shitjen e atij malli. Ofruesi i shërbimeve mund të refuzojë shërbimin që është subjekt
i biznesit të tij, varësisht nga rrethanat specifike të rastit.
2. Shitësi duhet të ofroj kushtet e shitjes së mallrave apo shërbimeve në mënyrë të qartë, të dukshme
dhe të lexueshme dhe ti paraqes në momentin e ekspozimit të tyre në hapësirën e shitjes. Kushtet e
veçanta për kategori të caktuara të konsumatorëve që ofron tregtari, për mallin e caktuara duhet të
jenë të qarta, të dukshme dhe të lexueshme dhe të shfaqen në momentin e shfaqjes së tyre në pikat
e shitjes së këtyre mallrave.
3. Shitësit i ndalohet publikimi i të dhënave apo çfarëdo informacioni personal për konsumatorin,
ndonjë palë të tretë pa pëlqimin dhe autorizimin me shkrim të konsumatorit, përveç me vendim të
gjykatës kur informatat i nevojiten organeve kompetente për hetimin e rasteve.
4. Ofruesi i shërbimeve për çdo riparim dhe mirëmbajtje të mallrave duhet t’i lëshojë një faturë
konsumatorit me përshkrim të shërbimeve dhe të materialeve të përdorura për riparim. Fatura duhet
të nënshkruhet nga ofruesi i shërbimeve dhe konsumatori dhe një kopje e faturës duhet t’i dorëzohet
konsumatorit.
5. Në rastet e përcaktuara në paragrafin 4. këtij neni, nëse paraqitet nevoja për riparim apo punë
shtesë apo instalimin e komponentëve të nevojshme, ofruesi i shërbimeve duhet të marrë pëlqimin
me shkrim nga konsumatori, ose me anë të komunikimit në largësi, nëse kostoja e shërbimit rritet .
Neni 8
Ankesat e konsumatorëve ndaj shitësve ose ofruesve te shërbimeve
1. Konsumatori për çdo ankesë mund ti drejtohet strukturave përgjegjëse për mbrojtjen e
konsumatorit në MTI.
2. Konsumatori mund ta bëjë ankesën përmes qendrës së thirrjeve (telefonike) apo në formë
elektronike apo edhe në formë të shkruar.
5
3. Struktura përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit detyrohet që në afatin prej pesëmbëdhjetë (15)
ditësh nga pranimi i ankesës që ta njoftoj konsumatorin lidhur me ankesën e tij.
Neni 9
Vendosja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve
1. Shitësi duhet të vendos qartë, dukshëm dhe lexueshëm çmimin e shitjes me pakicë dhe shumicë
dhe çmimin për njësi të mallrave apo shërbimeve të ofruara.
2. Çmimi me pakicë dhe shumicë përfshin çmimin përfundimtar për çdo mall apo shërbim, ose për një
sasi të caktuar të mallrave, duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.
3. Shitësi duhet ti garantoj konsumatorit se çmimi i paguar do të jetë i njëjtë me çmimin e ekspozuar
sipas paragrafit 2. të këtij neni.
4. Çmimi për njësi matëse do të thotë çmimi përfundimtar për njësi matëse, çmimi për kilogram, litër,
metër, metër katror, metër kub të mallit ose disa njësi të tjera matëse duke përfshirë tatimin mbi
vlerën e shtuar konformë paragrafit 2. të këtij neni.
5. Për mallrat e papaketuara, refuz çmimi për njësi matëse të mallit të ofruara në treg vendoset pranë
mallit.
6. Për mallrat e para-paketuara, është e mjaftueshme vendosja e çmimit neto për njësi në qoftë se me
rregullat tjera të veçanta në të dhënat për peshën neto, nuk është përcaktuar ndryshe.
7. Çmimi i shitjes me pakicë dhe çmimi për njësi të para-paketuara i mallrave do të vendoset në ose
pranë mallit, paketimit ose pikës së shitjes si dhe në rafte. Përveç çmimit sipas paragrafit 1. të këtij
neni nuk lejohet kurrfarë çmimi tjetër, përveç në rastin e shitjes me aksion, uljes se çmimit apo me
rastin e falimentimit të kompanisë.
8. Shitësi duhet të vendos çmimin në mënyrë që të mos dëmtojë mallin.
9. Dispozitat e paragrafit 8. të këtij neni nuk do të zbatohen për ankande publike dhe shitjen e
veprave të artit, veprave antike si dhe shërbimeve të rregulluara me aktet tjera në fuqi.
Neni 10
Çmimet në reklama
Çmimi me pakicë i mallrave apo shërbimeve dhe çmimi për njësi i mallit që publikohet në reklama,
duhet të jetë i njëjtë me çmimin e përcaktuar konform dispozitave të nenit 9 të këtij ligji.
Neni 11
Pagesa e detyrimeve financiare
Detyrimet financiare që konsumatori paguan përmes bankës, postës apo institucioneve tjera
financiare do të konsiderohen të paguara në datën kur institucioni i tillë të marrë urdhërpagesën e
konsumatorit.
Neni 12
Fatura
1. Shitësi për çdo mall të shitur ose shërbim të ofruar për konsumatorin duhet të jap faturë e cila
duhet të jetë e saktë, e pashlyeshme, e qartë, e dukshme dhe e lexueshme në letër apo formë
elektronike.
2. Shitësi i mundëson konsumatorit për të kontrolluar sasinë e faturuar në lidhje me mallin e blerë apo
shërbimin e ofruar.
3. Shitësi duhet t’u përmbahet kushteve të deklaruara dhe çmimit të shitjes me pakicë.
6
4. Faturimi nuk lejon pagesë plotësuese përveç asaj që është cekur në faturë.
5. Çmimet administrative dhe çmimet e shërbimeve publike si energjia, uji dhe shërbimet e
telekomunikimit rregullohen me ligje të tjera.
6. Për shërbime tjera si transporti i udhëtarëve duhet të jepet faturë ose biletë individuale.
Neni 13
Etiketa
1. Shitësi i mallrave dhe/apo shërbimeve duhet të sigurojë që mallrat që shet të jenë të pajisura me
etiketë, e cila përmban informacione për prodhuesin dhe adresën e tij, emërtimin e mallit, sasinë,
përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit, afatin dhe mënyrën e përdorimit, mirëmbajtjes si dhe
rrezikshmërinë nëse ekziston.
2. Informacioni për etiketim për mallrat ushqimore rregullohet me akt nënligjor.
3. Shitësi nuk ka të drejtë të heqë ose të ndryshojë etiketën e mallit apo informacionet e tjera lidhur
me mallrat e dhëna nga prodhuesi dhe/ose furnizuesi.
4. Nëse natyra e mallit nuk e lejon vendosjen e etiketës, shitësi është i detyruar të sigurojë, sipas
kërkesës së konsumatorit, informacionin në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, në mënyrë tjetër
apo edhe përmes paraqitjes së dokumenteve përkatëse.
5. Shitësi me rastin e vendosjes në treg të mallit detyrohet të vendos etiketën, në të gjitha mallrat e
paketuara.
6. Për mallrat e papaketuara, refuz duhet të siguroj një udhëzues të përgatitur nga prodhuesi për
mënyrën e përdorimit më të lehtë dhe më të sigurt, pastaj ti ofroj garancionin, udhëzime teknike,
listën për serviset e autorizuara, një listë për paralajmërim nga rreziqet e mundshme gjatë përdorimit
dhe një deklarate të konformitetit të mallrave
7. Etiketa duhet të jetë e shkruar qartë, dukshëm dhe e lexueshme në gjuhët zyrtare sipas ligjit në
fuqi.
8. Përkthimi i të dhënave në gjuhët zyrtare sipas ligjit në fuqi, të vendosura në etiketë nga prodhuesi,
për të bërë më të lehtë informimin e konsumatorit lidhur me sigurinë e përdorimit të mallit, në
paragrafin 1. të këtij neni duhet të jetë identike me origjinalin.
Neni 14
Paketimi
1. Paketimi duhet të jetë i sigurt për shëndetin, forma e paketimit duhet të përshtatet me peshën e
mallit dhe nuk duhet të shkaktoj tek konsumatori huti pesha dhe madhësia e mallit të cilat duhet të
jenë në përputhje me rregulloret e veçanta për përshkrimin e recetave të udhëzuesit për paketim.
2. Në rastin e mbështjelljes se ambalazhit me letër të veçantë dhe dekorime të tjera, çmimi i mallrave
të paketuara duhet të paraqitet në mënyrë të qartë, dukshëm dhe lexueshëm.
3. Qeset të cilat përdoren për bartjen e mallrave të blera që kanë logon e plotë ose të pjesshme,
markë tregtare, slogan ose emrin e prodhuesit ose tregtari do të konsiderohen materiale promovuese
dhe nuk i llogaritet konsumatorit për pagesë.
4. Shitësi duhet t’i mundësoj konsumatorit kthimin e ambalazhit të cilën e ka paguar kur e ka blerë
mallin si dhe t’ia kthejë shumën që e ka paguar për ambalazhin.
7
Neni 15
Premtimi i fitimit
Shitësi i cili me rastin e ofrimit të mallit apo shërbimit për Konsumatorin premton një shpërblim, në
momentin e përfundimit të lojës shpërblyese konsumatori të cilit i komunikohet se është fitues i një
çmimi, ai është i detyruar të ja dorëzoj shpërblimin e premtuar konform ligjit për lojërat e fatit.
Neni 16
Mesazhet përmes materialeve reklamuese
1. Është e ndaluar lënja e mesazheve apo materiale reklamuese në kutitë postare dhe në derë, në
qoftë se konsumatori e ka vendosur ndalesën e shkruar qartë për të mos i vendosur ato.
2. Shpërndarja e mesazheve dhe materialeve tjera reklamuese është përgjegjësi e tregtarit lidhur me
cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të cilat i reklamon përmes këtyre mesazheve.
3. Përcjellja e mesazheve publike reklamuese nga telefonia mobile dhe posta elektronike, duhet të
këtë trupin e mesazhit për mundësinë e anulimit te abonimit.
KREU III
NJOFTIMI PËR MALLIN
Neni 17
Deklaracioni i mallit
1. Deklaracioni është i detyrueshëm të vendoset në çdo mall dhe duhet të paraqitet me shkrim dhe
shenja lidhur me specifikat e mallit që kanë të bëjnë me shenjën tregtare, markën tregtare, emri i
markës, shenja ose simboli në lidhje me mallin dhe të vendosen në etiketë, në paketim ose
dokumentet dhe informacionet përcjellëse për mallin.
2. Deklaracioni i mallit, duhet të përmbajë këto informacione:
2.1. emrin e prodhuesit të mallit dhe emri me të cilin shitet malli;
2.2. llojin, modelin, njësinë matëse dhe etiketën e mallit dhe së paku një specifikë të
rëndësishme që e veçon atë mall.
2.3. datën e prodhimit dhe afatin e skadimit;
2.4. për mallrat vendore, emrin dhe adresën e prodhuesit dhe vendin e origjinës;
2.5. për mallrat e importuara, emrin dhe adresën e importuesit dhe vendin e origjinës së
prodhuesit.
3. Vendosja e informatave në deklaracion sipas paragrafit 2. të këtij neni rregullohet me akt nënligjor.
4. Përjashtimisht dispozitat e paragrafit 2. të këtij neni nuk zbatohen për mallrat të cilat janë të
rregulluara me dispozitat e ligjve tjera në fuqi.
5. Emrin e prodhuesit të mallit sipas nën-paragrafit 2.1. të paragrafit 2. të këtij neni sipas të cilit malli i
cili shitet duhet ti vendoset shenja ose përshkrimi i mallit, përdorimi i saktë për të mundësuar njohjen
e konsumatorit me mallin e kërkuar i cili dallohet nga mallrat tjera të ngjashme me të cilat ajo mund të
zëvendësohet.
6. Adresa e plotë nga paragrafi 2. i këtij neni detyrimisht duhet të përmbajë vendin, rrugën dhe numrin
e shtëpisë, numrin e telefonit, faksit adresën elektronike nëse ato ekzistojnë.
8
7. Vendi i origjinës referuar në nën-paragrafët 2.4. dhe 2.5. të paragrafit 2. të këtij neni do të
konsiderohet vendi ku malli është prodhuar apo vendi në të cilën mallit i është nënshtruar një procesi i
cili ka ndryshuar ndjeshëm specifikat e atij malli
Neni 18
Njoftimi për përmbajtësit e mallit
1. Njoftimi për përmbajtjen e mallit duhet të vendoset në mall ose paketim. Përgjegjësin për të dhënat
e vendosura në mall apo paketim e bartë shitësi.
2. Të gjitha informacionet me të dhënat për mallin nga paragrafi 2. neni 17 i këtij ligji duhet të jenë të
qarta, të dukshme, të lexueshme dhe të shkruara në gjuhën shqipe dhe nuk përjashton mundësinë e
përdorimit të njëkohshëm të gjuhëve të tjera zyrtare si dhe shenja të kuptueshme për konsumatorin.
Për të dhënat mbi përmbajtjen e mallit përgjegjës është prodhuesi, kurse për ato të importuara
përgjegjës është importuesi.
3. Të dhënat për përmbajtën e mallit duhet të jenë të qarta, të dukshme, të kuptueshme, të
lexueshme, të pashlyeshme dhe nuk duhet të mbulohet me ndonjë tekst tjetër.
4. Për të dhënat mbi përmbajtjen e mallrave të pa paketuara, refuz, njoftimi duhet të vendoset pranë
paketimit në të cilën malli është vendosur ose në pikën e shitjes në qoftë se malli nuk kërkon kushte
të veçanta të sigurisë nga prishja.
5. Njoftimi i mallit duhet të jetë i theksuar në mënyrë që të mos dëmtojë mallin.
KREU IV
SHITJA ME AKCION, ZBRITJA E ÇMIMEVE, SHITJA NE TREGJET E HAPURA DHE SHITJA E
MALLRAVE ME DEFEKTE
Neni 19
Shitja me aksion dhe diskont
1. Shitja përmes Aksionit mund të realizohet për sasi të caktuar të një malli nga një prodhues në një
kohë dhe vend të veçantë, me një çmim më të ulët se çmimi i këtij malli në një shitje të rregullt.
2. Në raste të shitjes sipas paragrafit 1. të këtij neni, pranë mallit ose afër tij duhet të vendoset njoftimi
i qartë, i dukshëm dhe i lexueshëm i shënuar me "Akcion" ose "shitje Akcion".
3. Në raste të shitjes me diskont të një malli me çmim më të lirë se çmimi bazë të cilën tregtari e lejon
për një mall të caktuar në raste të caktuara, pranë mallit ose afër tij duhet të vendoset njoftimi i qartë, i
dukshëm dhe i lexueshëm i shënuar me "shitje me diskont".
Neni 20
Zbritja e çmimeve - lirimi i mallit
1. Malli që shitet me zbritje, ose zbritja sezonale duhet të jetë shënuar qartë, dukshëm dhe
lexueshëm. Çmimet e zbritura duhet të vendosen nën ose mbi çmimet e para.
2. Përqindja e uljes së çmimit të shpallur në njoftimin për zbritjen, çdoherë kur kërkohet strukturat
përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut duhet të argumentohet nga shitësi me dokumentacionin
përkatës si:
2.1. çmimi paraprak; dhe,
2.2. dëshmi për zbritjen e saktë të çmimit në përqindje.
3. Në çmimet e mallit te shitja me zbritje apo lirim, zbatohen dispozitat e nenit 9 të këtij ligji.
9
4. Shitja sipas paragrafit 1. këtij neni, konsiderohet shitje e mallrave me çmim të zbritur në raste
aksioni, pastrim stoku ose kur tregtari ndërprenë biznesin e tij, apo kur në dyqane me pakicë është
ndaluar shitja e mallrave të caktuara nga strukturat përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut.
5. Zbritja sipas paragrafit 1të këtij neni konsiderohet shitja e mallrave me një çmim të zbritur pas
sezonit të fundit, shitja e mallrave të dëmtuara, shitja e rastit, shitja në panaire dhe në dyqane të
specializuara, pavarësisht nga arsyet për uljen e çmimeve.
Neni 21
Zbritjet e çmimeve para afatit të skadencës
Mallrat që janë në shitje, para përfundimit të afatit të skadencës duhet të ndahen nga mallrat tjera
dhe pranë atyre mallrave duhet të vendoset njoftimi i qartë, i dukshëm dhe i lexueshëm mbi afatin e
përdorimit të fundit, ku duhet të duket qartë mbishkrimi “Përdoret deri më”.
Neni 22
Ndarja e mallrave që janë me zbritje
Shitësi duhet ti ndaj fizikisht mallrat të cilave u ka zbritur çmimin, nga mallrat tjera të cilat nuk janë
liruar, dhe të vendos pranë tyre ose në to qartë, dukshëm dhe lexueshëm njoftimin se bëhet fjalë për
lirim apo zbritje çmimi.
Neni 23
Shitja e mallrave me mangësi, gabime dhe defekte
Nëse shitësi shet një mall me mangësi, gabime apo defekte, malli i tillë duhet të jetë i ndarë fizikisht
nga mallrat e tjera dhe në mënyrë të qartë, të dukshme dhe të lexueshme duhet shënuar në mall dhe
ta njoftoj konsumatorin lidhur me gabimin apo defektin e atij malli.
KREU V
SHËRBIMET PUBLIKE QË I OFROHEN KONSUMATORIT
Neni 24
Shërbimet publike
1. Shitja e shërbimeve publike konsumatorëve, duhet të llogaritet sipas harxhimeve reale kur natyra e
shërbimeve e lejon këtë.
2. Shërbimi i leximit të njehsorëve matës është pa pagese, përveç në rastet kur këtë e kërkon
konsumatori. Kur shpenzimet për shërbimin e leximit shtesë janë të rregulluara me rregullore të
veçanta, atëherë vlejnë dispozitat tjera.
3. Shërbimi i leximit të njehsorëve matës bëhet pa pagesë me përjashtim nëse konsumatori kërkon
lexim jashtë afatit të paraparë me rregulloret e rregullatorit përkatës.
4. Shitësi do të njoftoj konsumatorin paraprakisht me të gjitha kushtet e shërbimeve publike dhe ato
kushte ti publikoj në media elektronike dhe të shkruara.
5. Në komisionin për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve në kuadër të operatorëve ekonomik të
cilët ofrojnë shërbime publike duhet përfshihen përfaqësues nga Zyra për mbrojtjen e konsumatorit,
Shoqatat e konsumatorit dhe komuniteti.
6. Operatorët që ofrojnë shërbimet e telefonisë mobile SMS-, pa konfirmimin e palës, janë pa pagesë.
Neni 25
Kyçja në rrjetin e shpërndarjes
Ofruesi i cili ofron shërbim publik përmes rrjetit të shpërndarjes duhet ti lejojë konsumatorit qasje në
rrjetin e shpërndarjes dhe përdorimit të lidhjes se rrjetit dhe të ofrojë shërbime në përputhje me
10
rregulloret e veçanta, kontratat e koncesionit ose akteve tjera të qeverisjes lokale në territorin e së
cilës shërbimi ofrohet, me kushte jo-diskriminuese dhe i njohur sipas kushteve të kontratës.
Neni 26
Ndërprerja e shërbimeve
1. Nëse ofruesit të shërbimeve publike, i kundërshtohet përllogaritja e shërbimit në cilëndo procedurë
gjyqësore, ndërsa konsumatori i paguan rregullisht të gjitha faturat e pakontestueshme, ofruesi i
shërbimit publik nuk ka të drejte t’ia ndërpres konsumatorit shërbimin deri në përfundimin e
procedurës gjyqësore ose jashtë gjyqësore.
2. Nëse ofruesi i shërbimeve publike ka ndërprerë ofrimin e shërbimit përpara se operatori të jetë
njoftuar nga konsumatori për procedurën e ngritur sipas paragrafit 1. të këtij neni. Operatori është i
detyruar të ofrojë shërbime deri në vendimin e gjykatës.
Neni 27
Ruajtja e cilësisë së shërbimeve
Ofruesi i shërbimeve i cili ofron shërbime publike duhet të ruajë cilësinë e shërbimeve publike në
pajtim me këtë ligj, ligjet dhe aktet tjera nënligjore në fuqi.
Neni 28
Sigurimi i qasjes dhe cilësisë së shërbimeve
1. Ofruesit e shërbimeve publike janë të detyruar të sigurojnë shërbime konsumatorit, secili brenda
fushëveprimit të tyre, duke marrë parasysh, sigurinë, furnizimin me rregull, përveç në rastin e avarive
të ndikuara nga faktorët natyror, cilësinë e shërbimeve publike dhe që të ofroj qasje në shërbimet
publike për të gjithë konsumatorët.
2. Ofruesi i shërbimeve publike detyrohet t’i kompensoj dëmin eventual konsumatorit në rast të ofrimit
të shërbimit jo cilësor dhe jo adekuat.
Neni 29
Faturimi i energjisë, ujit dhe shërbimeve të telekomunikacionit
1. Faturimi i energjisë dhe i ujit llogaritet në bazë të konsumit real të lexuar në njehsorin e
konsumatorit.
2. Mënyra e matjes dhe e llogaritjes të energjisë dhe ujit rregullohet me ligje dhe akte tjera nënligjore.
3. Furnizuesi detyrohet që konsumatorit t’ia mundësojë paraprakisht njoftimin me të gjitha kushtet e
konsumit të energjisë dhe ujit.
4. Furnizuesi duhet të paraqesë në faturë shënimet që i mundësojnë konsumatorit kontrollin e sasisë
dhe vlerës për konsumin e energjisë dhe ujit.
5. Furnizuesi është i detyruar t’u përmbahet standardeve të shkruara të cilësisë dhe vazhdueshmërisë
së shërbimeve të energjisë dhe ujit.
6. Faturimi i energjisë dhe ujit duhet të llogaritet në bazë të konsumit real dhe vlerësohet nëpërmjet
njësoreve të kalibruar.
7. Furnizuesi i shërbimeve të telekomunikimit duhet që për kryerjen e shërbimeve t’ia dorëzoj faturën
konsumatorit, e cila përmban shënime të nevojshme për llogarinë e shumës së përgjithshme që e
detyron konsumatorin të paguaj vlerën, taksën si dhe shumën e përgjithshme të llogaritur në Euro.
8. Shërbimet publike shëndetësore, arsimore rregullohen me ligje të veçanta.
11
KREU VI
PAGESA ME PARADHËNIE
Neni 30
Pagesat me paradhënien
1. Nëse një shitës me pakicë i cili kushtëzon blerjen e mallrave, apo ofrimin e shërbimeve me
parapagime të pjesshme ose të plota një herë ose me këste është i detyruar që në kohë ti përmbush
detyrimet ndaj konsumatorit, në të kundërtën detyrohet të paguaj një normë interesi për paradhënien
për gjithë periudhën nga data e pranimit të paradhënies deri në datën e dorëzimit të mallrave.
2. Dispozitat e paragrafit 1. Të këtij neni do të zbatohen në rastin kur shitësi nuk mund t’ia ofroj mallin
ose shërbimin e kontraktuar në afatin e paraparë në kontratë.
KREU VII
KONTRATAT E LIDHURA JASHTË OBJEKTIT TË SHITËSIT
Neni 31
Kontratat derë me derë
1. Shitësi jashtë lokaleve të tij mund të lidh kontrata derë më derë me konsumatorin në shtëpinë apo
në vendin e tij të punës.
2. Dispozitat e këtij neni vlejnë për kontratat për të cilat konsumatori ka pranuar ofertën për lidhjen e
kontratës në kushte të ngjashme me ato të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni.
3. Shitësi i cili lidhe një kontratë sipas paragrafit 1. të këtij neni duhet t’i legjitimohet konsumatorit me
kartën e identifikimit.
Neni 32
Njoftimi për të drejtën e ndërprerjes së kontratës
1. Me rastin e lidhjes së kontratës nga ky kapitull i këtij ligji, shitësi është i detyruar ta njoftoj
konsumatorin me shkrim për të drejtën e tij për ndërprerjen e kontratës sipas nenit 33 të këtij ligji .
2. Njoftimi duhet të përmbajë emrin e biznesit, adresën e tij, datën e njoftimit, informacionin e duhur
për identifikimin e kontratës, logon e palëve kontraktuake, lëndën e kontratës dhe çmimin e saj si
dhe afatin për ndërprerjen e kontratës, sipas paragrafit 1. të nenit 33 të këtij ligji .
3. Njoftimi duhet t'i jepet konsumatorit jo më vonë se momenti i lidhjes së kontratës
4. Në rast të kontestit, tregtari duhet të dëshmoj se konsumatorit në kohën e duhur i ka përcjell
njoftimin sipas paragrafit 1. deri ne 3. të këtij neni.
Neni 33
Ndërprerja e kontratës
1. Konsumatori ka të drejtë, pa dhënë asnjë arsye, në mënyrë të njëanshme të ndërpresë kontratën,
brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve nga dita e pranimit të njoftimit me shkrim sipas nenit 32 të këtij
ligji.
2. Kontrata do të ndërpritet bazuar në njoftimin me shkrim për ndërprerjen.
3. Kontrata ndërpritet kur tregtari ka marrë njoftimin me shkrim për ndërprerje .
4. Konsiderohet se kontrata është ndërprerë, në kohë, nëse njoftimi për ndërprerje është drejtuar
brenda afatit ligjor të referuar në paragrafin 1. të këtij neni.
12
Neni 34
Ndërprerja e kontratës në rast se njoftimi i të drejtës për të ndërprerë atë nuk është lëshuar
Nëse konsumatori nuk është njoftuar për të drejtën e ndërprerjes së kontratës sipas nenit 32 të këtij
ligji, e drejta e tij për të ndërprerë kontratën sipas nenit 33 të këtij ligji, nuk është e kufizuar në kohë.
Neni 35
Pasojat e ndërprerjes së kontratës
1. Në rast të ndërprerjes së kontratës, konsumatori ia kthen produktin shitësit dhe shitësi detyrohet ti
bartë shpenzimet e shkaktuara.
2. Konsumatori nuk përgjigjet për dëmin të cilin e ka pësuar shitësi për shkak të ndërprerjes së
kontratës.
3. Detyrohet shitësi që me së largu brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e marrjes së njoftimit me
shkrim për ndërprerjen e kontratës, t’ia kthen konsumatorit shumën e plotë që ai ka paguar sipas
kontratës, si dhe interesin e përcaktuar me një normë reale të caktuar nga bankat komerciale mbi
depozitat në tre (3) muajt e fundit, duke filluar nga marrja e njoftimit me shkrim për ndërprerjen e
kontratës.
KREU VIII
KONTRATAT E LIDHURA NË DISTANCË
Neni 36
Kontrata e lidhur në distancë
Konsumatori lidh kontratë për mallin apo shërbimin me tregtarin, sipas një skeme organizimi shitjeje
në largësi ose ofrim shërbimi nga tregtari, i cili, për qëllimet e kontratës, përdor ekskluzivisht një ose
më shumë mjete të komunikimit në distancë, deri në çastin e lidhjes së kontratës.
Neni 37
Mjetet e komunikimit në distancë
Mjete të komunikimit në largësi janë të gjitha mjetet të cilat pa praninë fizike të njëkohshme të të dyja
palëve, mund të përdoren për lidhjen e kontratës përmes letërkëmbimit, materialit të shtypur,
publicitetit në shtyp me formularë porosish, katalogut, postës elektronike, tregtisë elektronike, faksit,
telefonit dhe televizionit.
KREU IX
SHËRBIMET FINANCIARE TË KONSUMATORIT
Neni 38
Kontrata për kredi konsumuese
1. Kontrata për kredi konsumuese është çdo kontratë, ku kredi dhënësi i jep ose premton t’i japë një
konsumatori një kredi, në formën e një pagese të shtyrë apo të afatizuar, huadhënie ose kontrata të
tjera, të ngjashme financiare.
2. Kontratat për kushtet mbi bazën e vazhdueshmërisë së një shërbimi apo të furnizimit me mallra të
të njëjtit lloj dhe në të njëjtën sasi, ku konsumatori ka të drejtën e pagesës për zgjatjen e këtyre
kushteve nëpërmjet kësteve, nuk do të vlerësohen si kontrata kredie.
3. Kontratat e mëposhtme përjashtohen nga fusha e veprimit të Kreut IX të këtij ligji
3.1. që janë të siguruara me anë të hipotekës ose nga ndonjë sigurim tjetër i krahasueshëm,
që përdoret zakonisht mbi pronën e paluajtshme, apo të siguruara nëpërmjet një të drejte që
lidhet me pronën e paluajtshme;
13
3.2. qëllimi i të cilave është fitimi/marrja ose ruajtja e të drejtave të pronësisë mbi tokën ose
mbi ndërtesa ekzistuese apo të projektuara;
3.3. që përfshijnë një shumë totale të kredisë më pak se dyqind (200) Euro ose më shumë se
shtatëdhjetë e pesëmijë (75.000) Euro;
3.4. Kontratat e qirasë ose lizingut ku detyrimi për blerjen e objektit të kontratës nuk është
përcaktuar në vetë kontratën ose në ndonjë kontratë të veçantë. Një detyrim i tillë do të
prezumohet se ekziston, nëse është vendosur kështu në mënyrë të njëanshme nga kreditori;
3.5. në formën e një mbitërheqje dhe ku kredia duhet të shlyhet brenda një muaji;
3.6. ku kredia është dhënë pa interes dhe pa ndonjë detyrim/pagesë tjetër dhe kontratat e
kredisë, sipas kushteve të të cilave kredia duhet të shlyhet brenda tre muajve dhe janë për t'u
paguar vetëm detyrime me vlerë të vogël, të papërfillshme;
3.7. ku kredia është dhënë nga punëdhënësi punonjësve të tij, si një veprimtari dytësore pa
interes ose me një normë vjetore të përqindjes së pagesave/detyrimeve më të ulëta se ato që
ekzistojnë në treg dhe që përgjithësisht nuk janë të ofruara për publikun;
3.8. që janë rezultat i një zgjidhjeje të arritur në gjykatë ose përpara një autoriteti tjetër ligjor;
3.9. që kanë të bëjnë me një pagesë të shtyrë, pa detyrime/pagesa, të një borxhi ekzistues;
3.10. për lidhjen e të cilave konsumatorit i kërkohet që të depozitojë një send si siguri në
ruajtje të kreditorit dhe ku përgjegjësia e konsumatorit është e kufizuar rreptësishtë me vlerën
e atij sendi të lënë peng;
3.11. që kanë të bëjnë me huat e dhëna ndaj një publiku të kufizuar, në bazë të një dispozite
ligjore, me qëllim të interesit të përgjithshëm dhe me norma interesi më të ulëta se ato që
ekzistojnë në treg, ose pa interes, apo në kushte të tjera që janë më të favorshme për
konsumatorin se ato që ekzistojnë në treg dhe me norma interesi jo më të larta se ato që
ekzistojnë në treg.
Neni 39
Informacioni para kontraktor për konsumatorin
1. Kredi dhënësi i paraqet konsumatorit në formë të shkruar informacionin e duhur dhe kryesor,
përpara lidhjes së kontratës së kredisë konsumuese, në mënyrë që ai të ketë njohuri të plota për
transaksionin e lidhjes dhe ekzekutimit të kontratës, si dhe të ketë mundësi të zgjedhë ofertën më të
leverdishme në treg.
2. Informacioni parakontraktor përfshin:
2.1. vlerën totale të kredisë ose kufirin e kredisë në rastet e mbitërheqjeve dhe/ose kartës së
kredisë.
2.2. kushtet për shfrytëzimin dhe tërheqjen e kredisë;
2.3. kohëzgjatjen e kontratës së kredisë;
2.4. normën efektive të interesit me shpjegimet përkatëse për llogaritjen e saj;
2.5. normën nominale të interesit (variabile ose fikse) dhe normën referente nëse është e
aplikueshme mbi këtë normë interesi, si dhe periudhat, kushtet dhe procedurat për
ndryshimin e saj;
2.6. shumën e këstit, numrin e kësteve dhe periodicitetin e shlyerjeve të kësteve(pagesave),
si dhe të paraqitet një plan i amortizimit të kredisë(plani i shlyerjes) duke përfshirë totalin e
detyrimit(kryegjë dhe interes) për të gjithë kredinë;
14
2.7. kushtet e përdorimit dhe të shlyerjes në rastin e mbitërheqjeve ose kartës së kredisë;
2.8. mënyrën e njoftimit të konsumatorit në rastin e ndryshimit të kushteve të kontratës.
2.9. koston e mbajtjes së një llogarie për kryerjen e transaksioneve për shfrytëzimin e kredisë
dhe të pagesave, kostot e përdorimit të një karte apo mjeti tjetër pagesë për shfrytëzimin e
kredisë dhe të pagesave, si dhe kostot tjera lidhur me transaksionet e pagesave;
2.10. çdo kosto shtesë që është e detyrueshme për marrjen e kredisë;
2.11. garancitë/kolateralin dhe sigurimin e kërkuar;
2.12. ekzistencën e të drejtës së tërheqjes nga kontrata, periudhën gjatë të cilës mund të
ushtrohet kjo e drejtë dhe procedurat për ushtrimin e kësaj të drejte;
2.13. të drejtën për të shlyer kredinë para afatit, si dhe kostot që rrjedhin nga kjo, duke
treguar shumën dhe metodën e llogaritjes;
2.14. kushtet e penalizimint dhe interesin ndëshkues në rastin e pagesave që kryhen pasi u
kalon afati, siç janë të zbatueshme në kohën kur u jepet ky informacion, si dhe penalizimet në
rast të mos respektimit të kushteve dhe/ose afatet tjera të kontratës;
2.15. detyrimin për konsumatorin në rast kur në kontratën për mbitërheqje parashikohet që
kredia të shlyhet në çdo kohë me kërkesën e kreditdhënësit, me një këst të vetëm ose brenda
një afati tremujor.
2.16. kohën e vlefshmërisë së informacionit parakontraktor për konsumatorin;
3. Kredi dhënësi i sugjeron konsumatorit llojin dhe shumën më të përshtatshme të kredisë, ndërmjet
kredive që ofron, duke marrë parasysh gjendjen financiare dhe/ose aftësinë paguese të konsumatorit,
avantazhet dhe disavantazhet që e shoqërojnë mallin e propozuar dhe qëllimin e kredisë;
4. Kredi dhënësi me kërkesë të konsumatorit, plotëson kërkesat e informacionit parakontraktor të
përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, si dhe jep shpjegime shtesë, me qëllim që konsumatori të
jetë në gjendje të merr vendimin e duhur;
5. Kredi dhënësi informon konsumatorin në rastin e mosmiratimit të kredisë konsumuese të shoqëruar
me arsyet përkatëse;
6. Informacioni i shpalosur më lartë duhet të vihet në dispozicion për konsumatorin edhe në rastin kur
ai hap llogari rrjedhëse dhe ka të drejtë që të përdorë shuma më të mëdha se sa gjendja e kësaj
llogarie në formën e një mbitërheqje.
Neni 40
Informacioni kontraktor për konsumatorin
1. Kontrata mbi kredinë konsumuese përfshinë elementet e mëposhtme:
1.1. qëllimi i kredisë;
1.2. të dhënat e plota për identitetin dhe adresat e palëve kontraktuale;
1.3. shumën totale të kredisë dhe kushtet për shfrytëzimin e saj
1.4. afatin e maturimit të kredisë
1.5. normën vjetore nominale të interesit, kushtet që përcaktojnë mënyrën e zbatimit dhe
përllogaritjes së kësaj norme, çdo indeks ose normë referenc të zbatueshme, si dhe
periudhat, kushtet dhe procedurat për ndryshimin e normës së interesit, duke përcaktuar dhe
15
mënyrën e njoftimit të konsumatorit nëse norma vjetore është e ndryshueshme, dhe për çdo
ndryshim të mundshëm;
1.6. normën efektive të interesit dhe totalin e kostos së kredisë për konsumatorin, të llogaritur
në kohën kur lidhet kjo kontratë kredie:
1.6.1. të dhënat financiare dhe të gjitha supozimet e përdorura për llogaritjen e kësaj
norme;
1.6.2. kushtet sipas të cilave mund të ndryshojë kjo normë, ose
1.6.3. në rastet kur është objektivisht e pamundur të jepet norma efektive e interesit,
konsumatorit i jepet informacion i mjaftueshëm në kontratën e shkruar për
kostot/shpenzimet e kredisë;
1.7. çdo shpenzim që nuk përfshihet në llogaritjen e normës efektive të interesit, por që do të
paguhet nga konsumatori në rrethana të caktuara duke treguar qëllimin si dhe shumën në
rastet kur është e njohur;
1.8. shuma e këstit, numrin dhe periodicitetin ose datat e çdo kësti (pagesë të konsumatorit)
për të shlyer kredinë, dhe çdo shpenzim tjetër lidhur me dhënien dhe përdorimin e kredisë, të
paraqitur në një plan shlyerje të kredisë (kryegjë dhe interes);
1.9. koston e mbajtjes së një llogarie apo të përdorimit të një mjeti pagese për transaksionet e
shfrytëzimit të kredisë dhe të shlyerjes/pagesave dhe kosto të tjera lidhur me transaksionet e
pagesave;
1.10. garancitë e vendosura për të siguruar ekzekutimin e kontratës së kredisë dhe sigurimin
e jetës ose të pronës;
1.11. të drejtën e tërheqjes nga kontrata e kredisë, sipas përcaktimit të nenit 44, të këtij ligji;
1.12. të drejtën për shlyerjen e kredisë para afatit dhe të përfitimit të një reduktimi të kostos
totale të kredisë;
1.13. kostot, penalitetet si dhe procedurat dhe metodologjinë e llogaritjes së tyre, të cilat
konsumatori duhet t’i paguajë në rastin e shlyerjes së pjesshme ose të plotë të kredisë, para
afatit të maturimit;
1.14. formën juridike të vendosjes së kolateralit, vlerësimin dhe mënyrën e vënies në
ekzekutim të tij;
1.15. penalitetet lidhur me mosrespektimin e detyrimeve kontraktore të cilat nuk janë përfshirë
në llogaritjen e normës efektive të interesit, por të cilat paguhen nga konsumatori në rrethana
të caktuara, si dhe përcaktimi i këtyre rrethanave. Në rast se dihet shuma e saktë e këtyre
penaliteteve, që në momentin e lidhjes së kontratës jepen shumat respektive dhe në rast të
kundërt, jepet metoda e përllogaritjes së tyre.
2. Në rastin e kredisë konsumuese e cila shlyhet me këste, si pjesë të kontratës ose si aneks të saj,
kredi dhënësi përfshinë edhe:
2.1. planin e shlyerjes së kredisë në momentin e dhënies së kredisë; dhe
2.2. mënyrën e llogaritjes së normës efektive të interesit (duke përfshirë në llogaritje të gjitha
pagesat e paracaktuara që konsumatori paguan në momentin e marrjes së kredisë dhe gjatë
gjithë kohë vazhdimit të saj) duke dhënë një shembull të detajuar;
3. Secili kredi dhënësi mund të përfshijë në kontratë me vullnetin e tij/saj edhe informacion tjetër
shtesë, përveç informacionit të përcaktuar në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni.
16
Neni 41
Kërkesa të përgjithshme mbi kontratat e kredisë
1. Kontratat e kredisë që përbëjnë objektin e këtij Kreu të këtij ligji bëhen në të gjitha rastet me shkrim
dhe një kopje e kontratës së nënshkruar nga palët i jepet personalisht konsumatorit në momentin e
lidhjes së kontratës.
2. Në rastin e çdo kontrate garancie që siguron shlyerjen e detyrimit që lind nga kontrata kryesore e
kredisë, kopja e kontratës së garancisë dhe e kontratës së kredisë i jepet edhe garantuesit të kredisë,
në rast se ky i fundit është një person i ndryshëm nga kredi marrësi.
3. Një kontratë kredie konsumuese në çdo rast përcakton qartë kushtet e shfrytëzimit, qëllimin e
përdorimit të kredisë si dhe kushtet dhe afatet e shlyerjes së kredisë, së bashku me penalitetet
përkatëse.
4. Kontrata e kredisë konsumuese duhet të përmbajë edhe një dispozitë të veçantë për periudhën që
konsumatori ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata sipas përcaktimeve të nenit 44 të këtij ligji.
Neni 42
Kërkesa të Veçanta për Kontratat e Mbitërheqjeve dhe për Kartelat e Kreditit
1. Një kontratë mbitërheqje ose për kartë krediti përfshin informacionin e kërkuar sipas paragrafit 2. të
nenit 40 të këtij ligji.
2. Konsumatori informohet rregullisht por jo më pak se një herë në vit për gjendjen e llogarisë së tij,
nëpërmjet një dokumenti “gjendja e llogarisë”(statement of account) që përmban informacionin e
mëposhtëm:
2.1. periudha së cilës i përket gjendja e llogarisë (data e fillimit dhe data e fundit);
2.2. gjendja në fillim të periudhës;
2.3. vlerat/shumat, si dhe datat përkatëse kur kredia është vënë në dispozicion të
konsumatorit me përshkrimin përkatës;
2.4. vlerat/shumat e pagesave dhe datat përkatëse kur janë kryer pagesat nga
konsumatori, përshkrimi i veprimit/eve;
2.5. normën e fundit të interesit të rënë dakord;
2.6. çdo shpenzim/pagesë për interesat apo/dhe komisioni që është aplikuar përshkrimi
përkatës;
2.7. gjendja e llogarisë në fund të periudhës.
Neni 43
E Drejta e tërheqjes nga kontrata e kredisë konsumuese
1. Konsumatori ka të drejtën të tërhiqet nga kontrata e kredisë konsumuese pa dhënë ndonjë arsye
për këtë qëllim, brenda një periudhe kalendarike katërmbëdhjetë (14) ditore. Ky afat fillon nga dita e
arritjes së kontratës, ose nga data e nënshkrimit të kontratës nga palët.
2. Përpara ushtrimit të kësaj të drejte konsumatori njofton kredi dhënësin për synimin e tij (brenda
afatit të lartcekur prej katërmbëdhjetë (14) ditëve për t’u tërhequr nga kontrata e kredisë.
3. Në qoftë se kredia është disbursuar dhe përfituar nga konsumatori dhe në qoftë se ky i fundit
ushtron të drejtën për t’u tërhequr nga kontrata, kredi dhënësi njofton konsumatorin për shumën e
kredisë që duhet t’i rikthehet nga konsumatori. Kjo vlerë përbëhet nga shuma e kryegjësë dhe
interesit për ditët përkatëse, si dhe shpenzimet e mundshme të kredi dhënësit të krijuara nga veprime
me palë të treta për efekt të disbursimit të kësaj.
17
4. Shpenzimet e mundshme të kredi dhënësit të krijuara nga veprime me palë të treta për efekt të
disbursimit të kësaj kredie, përfshihen në çdo rast në informacionin kontraktor, ndërsa interesi
llogaritet mbi bazën e normës së interesit të rënë dakord.
5. Nëse pala konsumatore përbëhet nga disa persona, dhe njëri prej tyre ushtron të drejtën për t’u
tërhequr nga kontrata e kredisë konsumatore, sipas pikave të mësipërme të këtij neni, atëherë dhe
personat e tjerë që përbëjnë palën konsumatore kanë të drejtën të tërhiqen nga kjo kontratë.
6. Nëse një konsumator tërhiqet nga kontrata e kredisë, edhe personi që ka hyrë në detyrime
kontraktore duke dhënë garanci për detyrimet e konsumatorit sipas kësaj kontrate, mund të tërheqë
gjithashtu garancinë/të e vendosura prej tij për ekzekutimin e kësaj kontrate.
Neni 44
Të drejtat dhe detyrimet në rastet e shlyerjes/pagesës së kredisë para afatit të maturimit
1. Konsumatori ka të drejtë të kryejë në çdo kohë, edhe para afatit të maturimit, shlyerje të pjesshme
ose të plotë të detyrimeve të tij të lindura nga kontrata e kredisë konsumatore. Në këtë rast, kredi
dhënësi duhet të bëjë një reduktim të kostos totale të kredisë. Ky reduktim konsiston në uljen e
interesave dhe kostove të aplikuara mbi pjesën e pashlyer të kredisë, për periudhën e mbetur sipas
kontratës së kredisë.
2. Në rastin e shlyerjeve të kredisë para afatit, kredi dhënësi ka të drejtën për një kompensim të drejtë
dhe objektiv, për kosto të mundshme të lidhura direkt me shlyerjen/et e kredisë para afatit, me kusht
që shlyerja para afatit t’i përkojë një periudhe për të cilën norma e interesit është fikse, sipas
përcaktimit në kontratën e kredisë.
3. Nëse periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit të kredisë është mbi një ( 1) vit,
kompensimi i përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni, nuk tejkalon dy (2) për qind të shumës së
kredisë së paguar para afatit dhe nëse kjo periudhë nuk kalon një (1) vit, kompensimi nuk tejkalon një
(1) për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit.
4. Kompensimi për shlyerjet e parakohshme nuk aplikohet në rastet e mëposhtme:
4.1. nëse shlyerja realizohet në bazë të një kontrate sigurimi, e cila ka si qëllim shlyerjen e
kredisë;
4.2. për mbitërheqjet; dhe
4.3. nëse shlyerja e kredisë para afatit i përkon një periudhe për të cilën norma e kredisë nuk
është fikse.
Neni 45
Norma efektive e interesit
1. Norma efektive e interesit të kredisë është kostoja totale e kredisë për konsumatorin, e shprehur si
përqindje vjetore e shumës totale të kredisë.
2. Mënyra e përllogaritjes së normës efektive të interesit dhe përkufizimi i elementeve të shfrytëzuara
për llogaritjen e saj përcaktohen me aktet nënligjore të nxjerrura nga Banka Qendrore e Republikës
së Kosovës.
Neni 46
Ndërrimi i Kredi dhënësit
Nëse bazuar në caktimin e kërkesave të kontratës vjen deri te ndërrimi i kredi dhënësit, konsumatori
ka të drejtë të ja paraqes kredi dhënësit të ri të gjitha kundërshtimet që do ti kishte ndaj kredi dhënësit
të vjetër, me përjashtim të kundërshtimeve tipike personale.
18
Neni 47
Shlyerjen e kredisë me instrumente tjera të pagesës
1. Nëse është rënë dakord që konsumatori mund të shlyej shumën e kredisë përmes mjeteve tjera të
pagesave jo me para të gatshme, kredi dhënësi duhet ti përdor këto mjete pagese vetëm për
shlyerjen e kredisë.
2. Nëse kredi dhënësi nuk vepron në pajtim me paragrafin 1. të këtij neni, do të jetë përgjegjës për
dëmin e shkaktuar ndaj konsumatorit.
Neni 48
Ndalimi i transferimit të të drejtave të Kredi dhënësit
Kontratat mbi kreditë e konsumatorit nuk detyrojnë kredi dhënësin apo ndonjë palë të tretë të
transferoj apo në interes të tij, të kufizoj të drejtat e tyre në rast të mos përmbushjes apo parregullsive
të kontratës nga personi me të cilin ai ka lidhur kontratë që do të financohen nga kontrata e kredisë.
Neni 49
Detyrimet tjera për kreditë konsumuese
1. Çdo publikim ose ofertë tjetër e shfaqur në njësitë tregtare, ku tregtari ofron produktet dhe/ose
shërbime me kredi dhe me të cilën tregohet norma e interesit ose çfarëdo shifre që lidhet me koston e
kredisë, përmban edhe deklarimin e normës efektive të interesit.
2. Ekzistenca e një kontrate kredie nuk ndikon në asnjë mënyrë mbi të drejtat e konsumatorit ndaj
furnizuesve të mallrave ose shërbimeve, të blera nëpërmjet një kontrate të tillë, në rastet kur mallrat
ose shërbimet nuk janë furnizuar ose janë ndryshe, jo në përputhje me kushtet e kontratës për
furnizimin e tyre.
3. Kur konsumatori për blerjen e mallrave ose përfitimin e shërbimeve bëhet palë në një kontratë
kredie me një person të ndryshëm nga furnizuesi i tyre dhe ekziston një lidhje e ngushtë tregtie
ndërmjet kredi dhënësit dhe furnizuesit të mallit ose shërbimit, konsumatori ka të drejtën të kërkojë
dëmshpërblim nga kredi dhënësi, kur mallrat ose shërbimet, objekt i kontratës së kredisë, nuk janë
furnizuar ose janë ndryshe, jo në përputhje me kushtet e kontratës për furnizimin e tyre.
KREU X
KUSHTET E PADREJTA NË KONTRATAT E KONSUMATORIT
Neni 50
Kushtet e kontratave të padrejta
1. Kontrata e cila nuk është negociuar individualisht, është e padrejtë në qoftë se shkakton pabarazi
në të drejtat dhe detyrimet e palëve, që rrjedhin nga kontrata, në dëm të konsumatorëve.
2. Kushti do të konsiderohet si i panegociuar individualisht, kur ai ka qenë hartuar më parë nga
tregtari dhe konsumatori nuk ka qenë në gjendje të ndikojë në përmbajtjen e kushtit, veçanërisht në
tekstin e kontratës standarde, të formuluar më parë nga tregtari.
3. Kur tregtari argumenton se një kusht standard ka qenë i negociuar individualisht, përgjegjësia bie
mbi konsumatorin.
4. Kushti i padrejtë në kontratë do të vlerësohet duke marr parasysh:
4.1. natyrën e mallrave dhe shërbimeve, për të cilat lidhet kontrata;
4.2. kohën e lidhjes së kontratës;
4.3. rrethanat aktuale të lidhjes së kontratës;
19
4.4. kushte të tjera të kontratës ose kontratë tjetër, nga e cila është e varur.
5. Vlerësimi i natyrës së padrejtë të kushteve nuk lidhet me objektin kryesor të kontratës,
përshtatshmërinë e çmimeve ose pagesave të mallrave apo shërbimeve të furnizuara, nëse këto
kushte janë paraqitur në një gjuhë të qartë e të kuptueshme.
6. Të drejtat e tregtarit janë kushte të padrejta në kontrata, kur:
6.1. përjashtojnë ose kufizojnë përgjegjësinë ligjore të shitësit ose furnizuesit, për shkak të
vdekjes së konsumatorit ose dëmtimit personal të tij, si pasojë e një veprimi ose mangësie të
tregtarit;
6.2. përjashtojnë ose kufizojnë në mënyrë të papërshtatshme të drejtat ligjore të
konsumatorëve kundrejt tregtarit ose palës tjetër, në rast të mos përmbushjes së tërësishme
ose të pjesërishme, apo të pamjaftueshme nga tregtari të çdo detyrimi kontraktual, përfshirë
të drejtën e zgjedhjes së kompensimit të borxhit ndaj tregtarit;
6.3. bëjnë kontratë detyruese për konsumatorin, ndërsa furnizimi i shërbimit nga tregtari
është subjekt i një kushti, realizimi i të cilit varet vetëm nga ai vetë;
6.4. tregtari i cili vendos për të mos përmbushur kontratën i lejohet të mbajë shumën e paguar
nga konsumatori, pa parashikuar marrjen e kompensimit nga konsumatori të një shume
ekuivalente për shkak të mos përmbushjes së kontratës nga tregtari;
6.5. i kërkojnë çdo konsumatori, i cili nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij, të paguajë si
kompensim një shumë të lartë jo proporcionale;
6.6. autorizojnë tregtarin ta anuloj kontratën në bazë të vullnetit të tij, ndërsa një mundësi e
tillë nuk i është dhënë konsumatorit, ose lejon tregtarin të mbajë shumën e paguar për
shërbimet ende të pa kryera nga ai;
6.7. vazhdojnë kontratën që ka afat kohor të caktuar dhe konsumatori nuk është shprehur
ndryshe sepse i lihet afat i paarsyeshëm, për të shprehur vullnetin për mos vazhdimin e
kontratës;
6.8. detyrojnë konsumatorin të mos anulojë kushtet, me të cilat ai nuk ka mundësi reale për
t’u bërë i njohur, përpara përfundimit të kontratës;
6.9. i mundësojnë tregtarit të ndryshojë kushtet e kontratës në mënyrë të njëanshme, pa një
arsye të vlefshme, që specifikohet në kontratë;
6.10. i mundësojnë tregtarit të ndryshojë, në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme,
çdo karakteristikë të mallit ose shërbimit të ofruar;
6.11. parashikojnë që çmimi i mallit të përcaktohet në kohën e shpërndarjes ose lejojnë
shitësin e mallit apo ofruesin e shërbimit të rrisë çmimin, pa i dhënë konsumatorit të drejtën e
ndërsjellë për të anuluar kontratën, nëse çmimi përfundimtar është shumë më i lartë se çmimi
me rastin e lidhjes së kontratës;
6.12. i japin tregtarit të drejtën për të përcaktuar nëse malli ose shërbimi i ofruar është në
përputhje me kontratën ose i japin atij të drejtën ekskluzive për të interpretuar çdo kusht të
kontratës;
6.13. kufizojnë detyrimin e tregtarit për të mbajtur angazhimet e marra nga agjenti i tij;
6.14. detyrojnë konsumatorin të përmbushë të gjitha detyrimet e tij, ndërsa tregtari nuk
përmbush detyrimet e tij;
6.15. i japin tregtarit mundësinë të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës pa
pëlqimin konsumatorit kur kjo mund të shërbejë si zvogëlim i garancive për konsumatorin;
20
6.16. përjashtojnë ose pengojnë të drejtën e konsumatorit të ndërmarrë veprime ligjore ose të
kërkoj çdo kompensim tjetër ligjor, veçanërisht duke i kërkuar konsumatorit të paraqesë
mosmarrëveshjet ekskluzivisht në arbitrazh të pambuluar nga dispozitat ligjore, duke kufizuar
padrejtësisht të dhënat në dispozicion për të, ose duke i ngarkuar konsumatorit barrën e
provës, e cila i bie mbi palën tjetër të kontratës.
Neni 51
Dispozitat e caktuara kontraktuale që mund të konsiderohet të padrejta
1. Përveç përmbushjes së kushteve të përcaktuara sipas këtij ligji dispozita kontraktuale të padrejta
konsiderohen:
1.1. dispozitat për kufizimin ose përjashtimin e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar nga
tregtari në rast vdekje apo lëndimit trupor të konsumatorit, nëse dëmi rezulton se është
shkaktuar nga veprimet e tregtarit;
1.2. dispozitat për kufizimin ose përjashtimin e të drejtave të konsumatorëve nga shitësi ose
një person i tretë në rast të mos përmbushjes së plotë ose të pjesshme të kontratës;
1.3. dispozita në bazë të të cilës konsumatori detyrohet për të përmbushur detyrimet
kontraktuale ndaj tregtarit, deri sa përmbushja e detyrimeve të tregtarit, kushtëzohet nga
rrethanat të cilat varen kryesisht nga vullneti i tregtarit;
1.4. dispozita e cila përcakton se tregtarit i është paguar çdo detyrim nga konsumatori, por
tregtari nuk e pranon se kontrata është përmbushur në tërësi;
1.5 dispozitat nga të cilat konsumatori detyrohet që të paguaj dëmin për shkak të mos
përmbushjes së kontratës e cila është dukshëm më e madhe se dëmet e shkaktuara;
1.6. dispozita e cila autorizon shitësin për përmbushjen e kontratës në bazë të gjykimit të tij,
ndërkohë që e njëjta e drejtë nuk është paraparë për konsumatorin;
1.7. dispozita që autorizon tregtarin në rast të shkëputjes së kontratës të mbaj pagesën për
shërbimet që ende nuk janë kryer;
1.8. dispozita e cila autorizon shitësin për të anuluar kontratën e lidhur për një kohë të
pacaktuar pa lënë një periudhë të përshtatshme njoftimi, përveç rasteve kur ekzistojnë
shkaqe te arsyeshme për shkëputje;
1.9. dispozita e cila imponon detyrime të caktuara për konsumatorin përpara lidhjes së
kontratës për të cilën konsumatori nuk ka qenë i njoftuar;
1.10. dispozita që i lejon tregtarit në mënyrë të njëanshme të ndryshojë kushtet e kontratës,
pa ndonjë arsye të paraparë në kontratë;
1.11. dispozita që i lejon tregtarit në mënyrë të njëanshme të ndryshoj shenjat specifike të
mallrave ose shërbimeve që janë objekt i kontratës, pa ndonjë shkak të arsyeshëm;
1.12. dispozita me të cilën vërtetohet çmimi i mallrave ose shërbimeve të përcaktuara në
kohën e dorëzimit të mallrave ose të ofrimit të shërbimeve, që i lejon tregtarit rritjen e çmimit,
duke mos i dhënë të drejtën konsumatorit për shkëputjen e kontratës në qoftë se çmimi i
ofruar është më i lartë se çmimi për të cilin kanë rënë dakord në kohën e nënshkrimit të
kontratës;
1.13. dispozita që i jep tregtari të drejtën ekskluzive për interpretimin e të gjitha dispozitave te
kontratës;
1.14. dispozita e cila përjashton ose kufizon përgjegjësinë e tregtarit për detyrimet e bartura
te përfaqësuesi i tij;
21
1.15. dispozita që e detyron konsumatorin për të përmbushur detyrimet e tij kontraktuale,
madje edhe në rastet kur tregtari nuk i ka plotësuar detyrimet e tij kontraktuale;
1.16. dispozita që lejon tregtarin, pa pëlqimin paraprak të konsumatorit t’i bartë të drejtat dhe
detyrimet e tij një pale të tretë;
1.17. dispozita e cila i përjashton apo kufizon të drejtën konsumatorit për të realizuar të drejtat
në bazë të kontratës përpara gjykatës, dispozitat që detyrojnë konsumatorin për të zgjidhur
mosmarrëveshjen përmes arbitrazhit dhe dispozita e cila pamundëson paraqitjen e provave
në favor të konsumatorit;
1.18. dispozita e cila favorizon biznesin monopolizues i tregut kundrejt konsumatorit të cilit i
mohohen të drejtat e zgjedhjes dhe të drejtat tjera të garantuara me këtë ligj dhe me ligjet
tjera në fuqi.
KREU XI
PRAKTIKAT E PA DREJTA TREGTARE
Neni 52
Praktikat e padrejta tregtare
1. Praktika e padrejtë tregtare është e ndaluar të shfrytëzohet nga tregtari para, gjatë dhe pas
transaksionit lidhur me blerjen e mallit.
2. Praktika tregtare është e padrejtë nëse:
2.1. është në kundërshtim me kërkesat profesionale dhe kujdesin;
2.2. për një mall të veçantë, ndikon në sjelljen ekonomike të konsumatorit të rëndomtë apo
tek një grupi të veçantë i konsumatorëve ndaj të cilëve kjo praktikë është e fokusuar;
2.3. ndikon në sjelljen ekonomike të një grupi të konsumatorëve të cilët, për shkak të të
metave fizike ose mendore, moshës apo mendjelehtësisë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj
mallrave të veçanta.
3. Dispozitat e paragrafit 2. të këtij neni nuk ndikojnë në përdorimin e praktikave legjitime në
reklamimin e ekzagjeruar ose për të bërë deklarata që nuk kuptohen fjalë për fjalë.
4. praktika tregtare të padrejta në mënyrë të veçantë konsiderohen:
4.1. praktika tregtare mashtruese;
4.2. praktika tregtare agresive.
KREU XII
PRAKTIKA TREGTARE MASHTRUESE
Neni 53
Praktika mashtruese
1. Praktika tregtare konsiderohet mashtruese në qoftë se ajo përmban informata të pasakta në lidhje
me rrethanat e përmendura në paragrafin 3. të këtij neni, e cila ka mundësi të mashtrojë
konsumatorin e rëndomtë, i cili në bazë të praktikës së tillë merr vendim të cilin përndryshe nuk do ta
ndërmerrte.
2. Praktika tregtare sipas nën-paragrafit 4.1. të paragrafit 4. të këtij neni do të konsiderohet
mashtruese, pavarësisht nga fakti se informacioni në lidhje me një ose më shumë nga rrethanat e
22
përmendura në paragrafin 4. të këtij neni është e saktë, nëse ka ndikuar te konsumatori i rëndomtë të
marrë një vendim në lidhje me një punë që nuk do ta merrte në kushte normale.
3. Praktika tregtare mashtruese ekziston nëse është e rrejshme:
3.1. ekzistenca ose natyra e mallit;
3.2. shenjat themelore të mallit, vendi i origjinës, adresa dhe identiteti i tregtarit, rezultatet e
pritshme nga përdorimi i atij malli ose rezultatet dhe treguesit përkatës të testeve ose
kontrolleve të kryera për atë mall;
3.3. përgjegjësitë e përgjithshme të tregtarit, motivet e praktikave tregtare dhe natyra e
shitjes, cilado deklaratë ose simbol në lidhje me sponsorizimin direkt apo indirekt ose
aprovimin e mallit;
3.4. çmimi i mallit, mënyra e llogaritjes ose përfitimet të caktuara në lidhje me çmimet;
3.5. nevoja për mirëmbajtje, pjesë këmbimi, zëvendësimin ose riparimin;
3.6. të drejtat e konsumatorit në bazë të rregullave të përgjegjësisë për mungesa materiale të
mallit,
3.7. rreziqet ndaj të cilave konsumatori mund të jetë ekspozuar.
4. Praktikat tregtare konsiderohet mashtruese nëse kanë shtyrë konsumatorin e rëndomtë të marrë
një vendim në lidhje me një veprim që nuk do ta merrte në kushte tjera, duke përfshirë:
4.1. çdo formë të vënies së mallit në treg, duke përfshirë reklamat krahasuese, që
mundësojnë identifikimin e këtij malli me ndonjë mall tjetër në bazë të emrit të markës
tregtare, markës apo shenjave të tjera dalluese që e dallon atë nga mallrat e konkurrenteve
tjerë në treg;
4.2. mosrespektimi i detyrimeve të tregtarëve të cilat dalin nga rregullat e përgjithshme të
sjelljes së tregtarëve duke supozuar se praktikat tregtare i detyrojnë tregtarët që t’u
nënshtrohen këtyre rregullave dhe procedurave.
Neni 54
Mosveprimet në praktikat tregtare mashtruese
1. Praktika tregtare konsiderohet mashtruese nëse në rastin konkret nuk përmbajnë informacion të
rëndësishëm që kërkohen nga një konsumator i rëndomtë për të marrë një vendim në lidhje me një
veprim që në të kundërtën nuk do të merrej.
2. Duke marrë parasysh rrethanat e përmendura në paragrafin 1. të këtij neni mosveprim mashtrues
do të konsiderohet nëse:
2.1. tregtari fsheh ose jep një informacion të paqartë, të pakuptueshëm, apo të parakohshëm
apo të vonuar;
2.2. tregtari nuk specifikon praktikat tregtare dhe kjo nuk është e qartë nga konteksti, që në të
dyja rastet në bazë të kësaj praktike, konsumatori i rëndomtë ka marrë ose mund të merr një
vendim në lidhje me një veprim që përndryshe nuk do ta merrte.
3. Kur tregtari shfrytëzon mjete konkrete të komunikimit të kufizuara në kohë apo hapësirë gjatë
vlerësimit nëse disa informacione të rëndësishme që janë lënë jashtë para se të merren parasysh
këto kufizime, si dhe masa të tjera të marra nga tregtari që ti ofrohet informacioni i plotë konsumatorit.
4. Në rastin e një oferte për të blerë, në qoftë se ajo nuk është e qartë, do të konsiderohet si
informacion bazë mbi:
23
4.1. karakteristikat kryesore të mallit në atë masë që mallrat dhe mjetet e komunikimit janë
përdorur drejtë;
4.2. selia dhe identiteti i tregtarit, emri i kompanisë apo emrin tregtar, adresa dhe identitetin e
personit në emër të të cilit ai vepron;
4.3. çmimi përfundimtar i mallit, ose kur natyra e mallit nuk lejon llogaritjet e çmimit në
mënyrë të arsyeshme, paraprakisht mënyrën në të cilën çmimi do të llogaritet edhe për
shpenzimet postare shtesë dhe kostot e transportit;
4.4. marrëveshja dhe kushtet e pagesës, të ofruara me elementet e tjera të realizimit të
kontratës, si dhe sistemin e zgjidhjes së ankesave, nëse këto elemente ndryshojnë nga
kërkesat e kujdesit profesional;
4.5. ekzistenca e të drejtës për përfundimin apo anulimin e kontratës, në qoftë se është fjala
për mallrat, apo të drejtat të cilat janë paraparë me kontrata.
5. Informacionet thelbësore sipas këtij ligji, ligjeve dhe akteve tjera nënligjore, ku tregtari do t'i sigurojë
konsumatorit çdo formë komunikimi, duke përfshirë edhe reklamat dhe marketingun e mallrave.
Neni 55
Procedurat që përfaqësojnë praktikat tregtare mashtruese
1. Praktika tregtare mashtruese në çdo rast, konsiderohen procedurat e mëposhtme:
1.1. pohimi se tregtari është nënshkrues i disa rregullave dhe procedurave tregtare;
1.2. vendosja mbi marka tregtare, shenjat apo shenja të ngjashme të cilësisë, pa miratimin e
nevojshëm;
1.3. Pohimi se rregullat dhe procedurat e tregtarit që shitësi i ka ndryshuar i ka miratuar një
organ publik apo trup tjetër;
1.4. pohimi i tregtarit që veprimtarin, përvojën e punës ose mallin e tij e ka miratuar,
rekomanduar ose lejuar një organ publik apo privat, saktësisht të njëjtin pohim , kur përvoja e
tij apo malli nuk i plotësojnë kërkesat për miratimin, rekomandimin ose lejimin;
1.5. oferta për blerjen e mallrave me një çmim të caktuar, pa theksuar faktin se tregtari ka
baza të arsyeshme për të besuar se nuk do të jetë në gjendje të ofrojnë shpërndarjen e këtij
malli ose të mallrave të ngjashme me çmim të njëjtë në kohë dhe sasi të mallrave që janë të
arsyeshme apo të mallrave të ngjashme të ofruara me çmime të ngjashme në kohë dhe në
sasi të arsyeshme pavarësisht nga malli reklama e mallit me çmimin e ofruar, që tregtarët
tjerë nuk do të jetë në gjendje të ofrojnë këtë apo një mall të ngjashëm me çmim të publikuar,
në kohë dhe sasi të arsyeshme duke pasur parasysh rrethanat e mësipërme;
1.6. njoftimi për ofertën e mallrave me një çmim të caktuar, dhe pastaj refuzimi për ti treguar
konsumatorit mallin e ofruar ose refuzimi për të pranuar porosinë për dërgesë konsumatorit,
përgatitjen në një kohë të arsyeshme, ose duke treguar një kopje të mallit me të meta, me
qëllim të promovimit të një malli të ndryshëm;
1.7. pohimi i pavërtetë se mallrat do të jetë në dispozicion vetëm në periudhë shumë të
kufizuar, ose do të jetë në dispozicion vetëm në kushte të veçanta në një periudhë shumë të
kufizuar kohe, dhe udhëzimet për konsumatorët që menjëherë të marrin një vendim për
blerje, duke ju mohuar atyre mundësinë duke ju dhënë kohë për të marrë një vendim të
bazuar në rrethanat relevante;
1.8. pohimi ndryshe për të krijuar përshtypjen se një mall mund të shitet ligjërisht, edhe kur
nuk është rasti;
24
1.9. përfaqësimi i të drejtave të konsumatorit të garantuara me ligji, zakonisht që i përkasin
një oferte të veçantë të tregtarit;
1.10. shfrytëzimin e përmbajtjes editoriale në media që janë paguar për të promovuar mallrat
që në përmbajtjen e tyre nuk është shprehur qartë me fjalë apo shenja që konsumatori mund
të dijë në mënyrë të qartë se kjo është një promovim;
1.11. informata e pa vërtetë në lidhje me natyrën dhe shkallën e rrezikut që ata mund të jenë
të ekspozuar ndaj sigurisë personale të konsumatorëve ose anëtarët e familjes së tij në rast
se konsumatori e blen mallin e ofruar nga tregtari;
1.12. reklamimin e një malli të ngjashëm që është prodhuar nga një tjetër prodhues në
mënyrë që qëllimisht konsumatori të konkludoj gabimisht se malli i reklamuar është prodhuar
nga një prodhues tjetër;
1.13. krijimin, funksionimin ose nxitjen e një sistemi të piramidal të promovimit, ku
konsumatori për veprime të caktuara të kompensohet, kryesisht për shkak se ai solli
konsumatorët të tjerë në sistem, jo për atë se kishte blerë apo konsumuar ato mallra;
1.14. njoftimin se tregtari së shpejti do të ndërpresë aktivitetin e tij, ose do ta zhvendos atë në
një tjetër hapësirë;
1.15. njoftimi se malli mund të mundësoj përfitime në lojërat e fatit;
1.16. njoftimi i pa vërtetë se malli mund të shëroi një sëmundje ,ose ndalë përparimin e një
sëmundje;
1.17. transferimi i informacionit të pasaktë në lidhje me kushtet e tregut ose prezencën e
mallrave, me qëllim që të ndikojnë te konsumatori që ai të blen mallin në kushte më pak të
favorshme se kushtet normale të tregut;
1.18. qëndrimin lidhur me praktikat tregtare të shpalljes së lojërave shpërblyese, kur për
shpërblimet e premtuara nuk jepet shpërblimi i premtuar ose ekuivalenti i tij i arsyeshëm;
1.19. etiketimi i mallrave me simbolin "gratis", "të lirë", "pa pagesë" ose emërtime të
ngjashme, nëse konsumatori duhet të paguajë për këtë mall ndonjë shumë tjetër që nuk
ndikon në kosto që i përgjigjet praktikave tregtare, kostoja ofrohet me marrjen e mallit;
1.20. përfshirja në faturat materiale promovuese ose kërkesat e tjera për pagesën që
konsumatori krijon përshtypjen se ai tashmë porositi mallin e reklamuar në ofertën që ju është
bërë atij nga tregtari. Pohimi i pa vërtetë, ose krijimi i përshtypjes se tregtari nuk vepron në
pajtim me praktikat tregtare, apo veprimtarit e tij profesionale ose përfaqësim të rreme të
tregtarit si konsumator.
KREU XIII
PRAKTIKAT TREGTARE AGRESIVE
Neni 56
Praktikat tregtare agresive
1. Praktikë tregtare agresive konsiderohet nëse në rastin konkret, duke marrë parasysh të gjitha
karakteristikat dhe rrethanat e çështjes, duke përdorur ngacmimet, detyrimi, duke përfshirë edhe
forcën fizike ose kërcënime dhe ndikim të paligjshëm, që dukshëm zvogëlon ose ka mundësi për të
zvogëluar lirinë e zgjedhjes ose ndikon në sjelljen e konsumatorit të rëndomtë për mallin e caktuara,
që kanë ndikuar në marrjen e një vendimi në lidhje me një veprim që në kushte normale nuk do ta
merrte.
2. Vendimi për veprim sipas paragrafit 1. të këtij të neni do të zbatohet për çdo vendim të marrë nga
konsumatori, i cili lidhet me atë si dhe në çfarë kushtesh është bërë kontrata, nëse çmimi për të do të
25
paguhet i plotë ose me këste, nëse do të shfrytëzohen të drejta të veçanta të caktuara në bazën e
kontratave, pavarësisht nëse konsumatori ka vendosur për të vepruar, ose mos vepruar.
Neni 57
Përdorimi i detyrimit, ngacmimit dhe ndikimi të palejuar
1. Në rast të vendosjes nëse janë përdorur praktikat e ngacmimit, detyrimit, duke përfshirë edhe
shtrëngimi ose kërcënimi, apo ndikime të paligjshme, do të merren parasysh:
1.1. koha, vendi apo natyra e praktikave tregtare agresive, dhe këmbënguljen e shprehur nga
shitësi;
1.2. nëse tregtari duke përdorur fjalët dhe sjelljet kërcënuese ose fyese;
1.3. nëse tregtari ka shfrytëzuar fatkeqësinë apo rrethanat e tjera në të cilat është gjendur
konsumatori, të cilat kanë qenë të rëndësishme sa që kanë zvogëluar aftësinë e
konsumatorëve për veprime të arsyeshme për të cilat tregtari ishte i vetëdijshëm se këto
rrethana ndikojnë në vendimet e konsumatorit në lidhje me mallin;
1.4. ekzistenca e ndonjë kufizimi rëndues apo kufizimi tjetër joproporcional të natyrës jashtë
kontraktuale i cili i është imponuar konsumatorit nga tregtari në rast se konsumatori dëshiron
të shfrytëzoj disa të drejta nga raportet kontraktuale me tregtarin, përfshirë të drejtën të
anulimit apo të drejtën e ndërprerjes se kontratës, ose të drejtën për të zgjedhur një malli
tjetër ose në një tjetër tregtar;
1.5. shfrytëzimi i çdo kërcënimi nga ana e tregtarit për të ndërmarrë veprime të cilat me ligj
nuk mund të merren.
Neni 58
Procedurat që përfaqësojnë praktikat tregtare agresive
1. Praktika tregtare agresive konsiderohen:
1.1. krijimi i përshtypjes se konsumatori nuk mund të largohet nga hapësira e tregtarit deri sa
te arrin një kontratë;
1.2. kryerja e vizitës në shtëpinë e konsumatorit, duke injoruar kërkesën e konsumatorit për tu
larguar nga shtëpia e tij ose për të mos u rikthyer , përveç nëse është e justifikuar brenda
kufijve lidhur me plotësimin e një detyrimi kontraktual;
1.3. komunikimi i vazhdueshëm dhe i padëshiruar me konsumatorin përmes telefonit, fax-
pajisjeve, postës elektronike ose mjete të tjera të komunikimit nga larg , përveç nëse është e
justifikuar brenda kufijve të lejuar për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale;
1.4. kërkesa ndaj një konsumatori, i cili dëshiron të marrë policën e sigurimit, e cila në
mënyrë të arsyeshme, nuk mund të konsiderohet e përshtatshme për të vendosur nëse
pretendimi ishte i vlefshëm, ose dështimi sistematik për t’iu përgjigjur korrespondencës
përkatëse, për të bindur konsumatorin të heq dorë nga ushtrimi i të drejtave të tij kontraktuale;
1.5. përfshirja në një reklame të nxitjes së drejtpërdrejtë drejtuar fëmijëve për të blerë mallra
apo shërbime, ose për të bindur prindërit e tyre apo persona të tjerë të rritur për të blerë këto
mallra apo shërbime;
1.6. kërkesa për pagesën e menjëhershme ose të afatizuar nga tregtari për mallrat apo
shërbime, në lidhje me furnizimin ose kthimin apo ruajtjen e këtyre mallrave a
shërbimeve të cilat konsumatori nuk i ka kërkuar;
1.7. informimi në formë të qartë i konsumatorit se veprimtaria apo mbijetesa e tregtarit vihet
në rrezik, në rast se konsumatori nuk e blen mallin ose shërbimin;
26
1.8. krijimi i përshtypjes së gabuar se konsumatori ka fituar, apo ai do të fitojë një çmim apo
përfitim tjetër të vlefshëm nëse kryen një veprim të caktuar, kur në fakt nuk ka asnjë çmim
apo përfitim tjetër të vlefshëm, ndërmarrja e çfarëdo veprimi për të pretenduar një çmim ose
çfarëdo përfitimi tjetër të vlefshëm është objekt i pagesës së parave të konsumatorit i cili
shkakton kosto.
KREU XIV
REKLAMA KRAHASUESE DHE MASHTRUESE
Neni 59
Reklama krahasuese
1. Reklama krahasuese është çdo reklamë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi promovon
një mall ose shërbim, që drejtpërdrejtë ose tërthorazi i referohet një malli apo shërbimi tjetër të
ngjashëm konkurrues dhe identifikon një konkurrent tjetër në treg.
2. Reklamat krahasuese lejohen vetëm nëse i plotësojnë kushtet e përcaktuara në paragrafin 1. të
nenit 60 të këtij ligji.
Neni 60
Kushtet për reklamat krahasuese
1. Reklamat krahasuese lejohen kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
1.1. nëse nuk janë mashtruese sipas këtij ligji;
1.2. nëse krahasohen me mallrat dhe shërbimet që i plotësojnë të njëjtat nevoja, e malli ose
shërbimet për të njëjtin qëllim;
1.3. nëse janë krahasuar karakteristikat e mallit të ndryshme ose shërbimeve materiale, të
rëndësishme, të krahasueshme dhe të besueshme, përfshirë edhe çmimin;
1.4. nëse nuk krijojnë konfuzion në treg në lidhje me marrëdhëniet e reklamuesit dhe
konkurrentëve të tjerë për një mall ose shërbim konkurruese;
1.5. nëse nuk e nënvlerëson konkurrentin në treg, aktivitetet, malli dhe shërbimet e tij, të cilat
nuk shkaktojnë konfuzion lidhur me markën tregtare ose shenjat tjera mbrojtëse të mallrave
apo shërbimeve;
1.6. për mallrat me emërtimin e origjinës, krahasohet malli i së njëjtës origjinë;
1.7. nëse reklama nuk përqendrohet në shfrytëzimin e padrejtë të reputacionit të një emri
tregtar apo marke tregtare, ose karakteristikave të tjera të një konkurrenti në treg, mallrave
ose shërbimeve të saj;
1.8. nëse reklama nuk përqendrohet në përdorimin e padrejtë të logos, etiketës së rave
origjinës së mallit ose shërbimeve konkurruese;
1.9. nëse reklama nuk ka të bëjë me një mall ose shërbim që reklamohet si imitim i një malli
apo shërbimi për një markë apo emër tregtar.
2. Nëse reklamat krahasuese i referohen një malli apo shërbimi që ofrohet përmes një ofertë të
veçantë, në ofertë duhet të përcaktohet afati kohor brenda të cilit varet blerja e mallrave ose
shërbimeve sipas kushteve të veçanta.
27
Neni 61
Reklamat Mashtruese
Reklama mashtruese është reklama e cila me paraqitjen e saj mashtron personat të cilëve iu është
drejtuar dhe ndikon në sjelljen e tyre ekonomike apo dëmton konkurrentët tjerë.
Neni 62
Kërkesa për ndërprerjen ose ndalimin e reklamave krahasuese dhe mashtruese
1. Personat të cilët kanë interes të arsyeshëm, mund të kërkojnë nga Inspektorati i MTI-së apo trupat
tjera inspektuese, ndalimin e emetimit të reklamave krahasuese dhe mashtruese.
2. Me kërkesën e palës, autoriteti kompetent nga paragrafi 1. i këtij neni, përmes një urdhërese
ndalon reklamat krahasuese dhe mashtruese, të urdhëroj që për shpenzimet e emetuesit të reklamës
i bart sponzoruesi i reklamës.
3. Strukturat kompetente për mbikëqyrjen e tregut kërkojnë nga publikuesi i reklamës, brenda shtatë
(7) ditëve, për të paraqitur prova për të konfirmuar saktësinë e pretendimeve faktike të përfshira në
shpallje të cilat kontestohen.
4. Nëse publikuesi i reklamës nuk paraqet provat e kërkuara brenda afatit të përmendur në paragrafin
3. të këtij neni apo autoriteti kompetent nga paragrafi 1. i këtij neni konsideron se provat e paraqitura
nuk janë të plota, reklama konsiderohet si mashtruese e diskutueshme dhe e pasaktë.
KREU XV
SHITBLERJA NËPËRMJET INTERNETIT
Neni 63
Detyrimet e shitësit
1. Para se të lidh kontratë të shitblerjes në internet me një konsumator, furnizuesi apo shitësi duhet të
ofrojë informatat në vijim:
1.1. emrin e furnizuesit dhe, nëse është e ndryshme, emri nën të cilin furnizuesi kryen biznes;
1.2. adresën e furnizuesit të biznesit dhe, nëse është i ndryshëm, adresën postare të
furnizuesit;
1.3. numrin e telefonit të furnizuesit, dhe nëse është e mundur, e-mail adresën dhe numrin e
faksit të furnizuesit;
1.4. një përshkrim të drejtë dhe të saktë të mallrave ose shërbimeve që i ofrohen
konsumatorit, duke përfshirë specifikimet përkatëse teknike ose të sistemit;
1.5. një listë të detajuar të çmimit të mallrave ose shërbimeve që i ofrohen konsumatorit dhe
të shpenzimet e lidhura me shitblerjen e këtyre mallrave apo shërbimeve të pagueshme nga
konsumatori, duke përfshirë taksat dhe tarifat e dërgesave;
1.6. një përshkrim të çdo pagese shtesë që mund të përfshihet në kontratë, si detyrimet
doganore, shuma e të cilave nuk mund të përcaktohet nga furnizuesit;
1.7. shuma e përgjithshme e kontratës, ose kur mallrat ose shërbimet janë blerë për një
periudhë të pacaktuar, shuma e pagesave periodike sipas kontratës;
1.8. valutën monetare me të cilën janë ofruar mallrat apo shërbimet
1.9. kushtet dhe formën e pagesës;
28
1.10. korniza kohore gjatë së cilës mallrat dorëzohen apo shërbimet fillojnë të ofrohen pas
lidhjes së kontratës;
1.11. marrëveshjet e dërgesave nga furnizuesi, duke përfshirë edhe identitetin e dërguesit,
mënyra e transportit dhe vendin e dorëzimit;
1.12. politikat e anulimit, kthimit, të këmbimit dhe ri-mbursimit të furnizuesi së politikave;
1.13. çfarëdo kufizime tjera që mund të aplikohen në kushtet e blerjes.
2. Furnizuesi apo shitësi konsiderohet të ketë dhënë të gjitha informatat e nevojshme nëse:
2.1. informatat janë të qarta, të dukshme dhe të kuptueshëm;
2.2. janë të qasshme nga ana e konsumatorit në formë të shtypur.
Neni 64
Përmbajtja dhe dorëzimi i kontratës së shitjes në internet
1. Një kopje e kontratës së shitjes në internet duhet të dorëzohet nga furnizuesi tek konsumatori dhe
duhet të përfshijë:
1.1. informacionet e kërkuara sipas nenit 63 të këtij ligji;
1.2. emrin apo identifikuesin unik të konsumatorit;
1.3. datën kur kontrata është lidhur.
2. Një kopje e kontratës së shitjes nëpërmjet internetit dorëzohet nga furnizuesi tek konsumatori, në
një nga format në vijim:
2.1. e dërguar me e-mail në adresën e-mail dhënë nga konsumatori për furnizuesin për
sigurimin e informacionit në lidhje me kontratën;
2.2. e dërguar me faks në numrin e faksit të ofruar nga konsumatori për furnizuesin për
sigurimin e informacionit në lidhje me kontratën;
2.3. e dërguar me postë apo e dorëzuar në adresën e ofruar nga konsumatori për furnizuesin
për sigurimin e informacionit në lidhje me kontratën;
2.4. të sigurohet që konsumatori do të marrë një kopje të kontratës në ndonjë formë tjetër;
Neni 65
Shkëputja e kontratës së shitblerjes në internet
1. Përveç rasteve të lartpërmendura për shkëputje të kontratës me këtë ligj, kontratat e lidhura për
shitblerje në internet mund të shkëputen edhe për arsyet në vijim:
1.1. në rast se furnizuesi apo shitësi nuk i dorëzon mallin konsumatorit deri në tridhjetë (30)
ditë pas:
1.1.1. datës së specifikuar sipas kontratës me shkrim në mes të dy palëve;
1.1.2. datës së ndryshuar sipas kontratës me shkrim në mes të dy palëve.
1.2. në rast të transaksionit për shërbime, nëse furnizuesi apo shitësi nuk fillon ofrimin e
shërbimeve deri në tridhjetë (30) ditë pas:
1.2.1. datës së specifikuar sipas kontratës me shkrim në mes të dy palëve;
1.2.2. datës së ndryshuar sipas kontratës me shkrim në mes të dy palëve;
29
1.3. konsumatori ka të drejtë të shkëpusë kontratën e shitblerjes në internet në çdo kohë para
dorëzimit të mallit apo fillimit të ofrimit të shërbimeve nëse:
1.3.1. furnizuesit apo shitësit nuk arrijnë të dorëzojnë mallin apo të fillojnë ofrimin e
shërbimit tridhjetë (30) ditë pas nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.
2. Një furnizues konsiderohet të ketë dorëzuar mallrat apo ka filluar ofrimin e shërbimeve nën një
kontratë të shitjes në internet, nëse:
2.1. furnizuesi është përpjekur të dorëzojë mallrat apo të fillojë shërbimet, por dërgesa apo
fillimi është refuzuar nga konsumatori në kohën kur është tentuar;
2.2. furnizuesi është përpjekur të dorëzojë mallrat apo te fillojë shërbimet, por kjo nuk është
bërë për shkak se asnjë person nuk ishte në dispozicion për të pranuar dorëzimin nga ana e
konsumatorit në ditën e dorëzimit, për të cilën është dhënë njoftim i arsyeshëm për
konsumatorin nga ana e furnizuesit;
Neni 66
Kërkesa për të kthyer mbrapsht pagesat me kredit kartelë
1. Kërkesa e bërë nga një konsumator për një lëshues të kartës së kreditit për të kthyer mbrapsht
urdhrin për pagesë me anë të kartelës së kreditit duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:
1.1. emrin e konsumatorit;
1.2. numrin e kredit kartelës së konsumatorit;
1.3. datën e skadimit të kartelës së kreditit të konsumatorit;
1.4. emrin e furnizuesit;
1.5. datën në të cilën është lidhur kontrata për shitje në internet;
1.6. shumën të hollave që i ngarkohet kredit kartelës me anë të lidhjes së kontratës, duke
përfshirë shitblerjen, dhe çdo transaksion që i ngarkohet konsumatorit;
1.7. një përshkrim i mallrave ose shërbimeve i mjaftueshëm për identifikimin e tyre;
1.8. arsyen e anulimit të kontratës së shitjes në internet;
1.9. datën dhe metoda e njoftimit për anulimin e kontratës së shitjes në interneti;
KREU XVI
BARTËSIT E MBROJTJES SË KONSUMATORIT
Neni 67
Struktura përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit
1. Struktura përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit themelohet me këtë ligj dhe është kompetente
për mbrojtjen e konsumatorit.
2. MTI me akt nënligjor rregullon organizimin dhe funksionimin e strukturës përgjegjëse për mbrojtjen
e konsumatorit.
30
Neni 68
Programi Kosovar për Mbrojtjen e Konsumatorit
1. Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit përcakton politikat për mbrojtjen e konsumatorit për pesë
(5) vite dhe përcakton punët në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit.
2. Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit hartohet nga Këshilli për mbrojtjen e Konsumatorit të
Kosovës.
3. Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit me propozim të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë i
dorëzohet Qeverisë për miratim.
4. Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të miratohet nga Qeveria jo më vonë se nëntëdhjetë
(90) ditë pas pranimit të tij.
5. Përcaktimi i politikave për mbrojtjen e konsumatorit, veçanërisht përcjellja e zbatimit të Programit
për Mbrojtjen e Konsumatorit bëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
6. Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit përcakton:
6.1. parimet dhe qëllimet e politikave të mbrojtjes së konsumatorit;
6.2. detyrat që kanë prioritet me rastin e hartimit të politikave për mbrojtjen e konsumatorit;
6.3. shfrytëzimin e mjeteve financiare për realizimin e detyrave nga programi për mbrojtjen e
konsumatorit.
Neni 69
Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit
1. Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë e emëron
Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit të Kosovës.
2. Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, ku dy (2) janë përfaqësues
të MTI-së, dhe nga një (1) përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës; Oda Ekonomike e
Kosovës; Aleanca Kosovare e Biznesit; Përfaqësuesi i Shoqatave të Konsumatorit; dhe, një (1)
ekspert i pavarur i fushës së mbrojtjes së konsumatorit.
3. Kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit me propozim të Ministrit të MTI-se emërohen nga Qeveria për
një periudhë pesë (5) vjeçare.
4. Ministri i MTI-se me propozim të këshillit i propozon Qeverisë plotësimin ose zëvendësimin e
kryesuesit apo ndonjë anëtari të ri brenda mandatit.
5. Këshilli është organ këshillues lidhur me politikat për mbrojtjen e konsumatorit.
6. Këshilli ka Sekretarinë e cila kryen punët teknike për Këshillin.
7. Këshilli funksionon në bazë të rregullores së punës, të cilën e harton Këshilli.
8. Këshilli harton dhe zbaton Programin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe i raporton Ministrit të MTI-
së mbi zbatimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit, mbështet ndryshimet në legjislacion dhe
rregulloret ekzistuese.
9. Duke marrë pjesë në krijimin e politikës për mbrojtjen e konsumatorit dhe i raporton Qeverisë së
Kosovës për rastet e shkeljeve kolektive të të drejtave të konsumatorit.
10. Puna e Këshillit do të jetë publike.
11. Këshilli përmes Ministrit të MTI-së, do t'i dorëzojë raportin vjetor të Qeverisë Kosovës.
31
12. Qeveria e Kosovës me vendim përcakton kompensimin për anëtarët e Këshillit të lejuara nga
buxheti i Republikës së Kosovës.
Neni 70
Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit
1. Shoqata për mbrojtjen e Konsumatorit themelohet për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të
konsumatorit. Është organizatë joqeveritare e pavarur nga prodhuesit, shitësit, furnizuesit apo ofruesit
e shërbimeve.
2. Regjistrimi i Shoqatave të Konsumatorit bëhet në përputhje me ligjin në fuqi.
3. Veprimtaria e shoqatave të konsumatorëve rregullohet nëpërmjet statutit të tyre.
4. Përfaqësuesit e konsumatorëve që marrin pjesë në organet e administratës qendrore për çështjet
që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit caktohen nga vetë shoqata.
5. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantohet në emër të anëtarëve të saj dhe vepron në
interes të të gjithë konsumatorëve. Nëpërmjet përfaqësuesit të saj ajo jep mendime për aktet e
propozuara që mund të kenë ndikim tek konsumatori, merr pjesë në mbledhje që janë në interes për
konsumatorin, ndërmjetëson në mes të organeve qendrore dhe konsumatorëve si dhe në mes të
tregtarëve dhe konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesave të konsumatorit.
6. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit i informon konsumatorët për të drejtat e tyre si dhe paraqet
listën e tregtarëve të cilët gjatë viteve të shkuara kanë dëmtuar konsumatorin ose qëllimisht kanë
shitur mallra të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorit.
7. Grupet për mbrojtjen e konsumatorit të themeluar nga ana e konsumatorit për të promovuar dhe
mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre.
8. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit mund të formojnë asociacionin e shoqatave të cilat mbrojnë
interesat e konsumatorit për të arritur interesat e përbashkëta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
KREU XVII
INFORMIMI DHE EDUKIMI I KONSUMATORIT
Neni 71
Kurrikula
1. Ministria e Arsimit shkencës dhe Teknologjisë detyrohet të filloj me hartimin e kurrikulave të arsimit
fillor, të mesëm dhe Universitar duke përfshirë njohuritë themelore që lidhen me mbrojtjen e
konsumatorit.
2. Ministria i propozon dhe e mbështetë Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të filloj me
përgatitjen e programeve arsimore, kurrikulave dhe trajnimin e mbrojtjes së konsumatorit në kuadër të
programit mësimor.
3. Ministria në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe shoqatat e
mbrojtjes së konsumatorit duhet të promovoj fuqishëm të drejtat e konsumatorit në të gjitha nivelet e
institucioneve arsimore.
4. MTI do të participojë në aftësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të shoqatave të mbrojtjes së
konsumatorit në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara me këtë nen.
32
KREU XVIII
ARBITRAZHI
Neni 72
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve jashtë gjyqësorit
1. Në rast të mosmarrëveshje në mes të konsumatorit dhe tregtarit, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit
mund të paraqesë propozim për ndërmjetësim në tribunalin e arbitrazhit.
2. Zgjidhja e kontesteve jashtë gjyqësorit me ndërmjetësim konform paragrafit 1. të këtij neni, kryhet
në pajtim me Ligjin për Arbitrazhin.
KREU XIX
MBROJTJA KOLEKTIVE E KONSUMATORIT
Neni 73
Inicimi i procedurës
1. Përfaqësues i institucionit përgjigjes për fushën e mbrojtjes se konsumatorit ka të drejtë ti kërkoj
Inspektoratit të tregut apo trupave tjera inspektuese kompetente për mbikëqyrjen e tregut për inicimin
e procedurave për ndërprerjen e keqpërdorimeve të cilat janë në kundërshtim me ketë ligj, ligje dhe
akte tjera nënligjore.
2. Procedura e përmendur në paragrafin 1. të këtij neni, mund të iniciohet kundër tregtarit ose grupit
të tregtarëve në të njëjtin sektor, të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë ligj, ligjet dhe aktet të tjera
në fuqi.
3. Kundër operatorëve të mjeteve të komunikimit në distancë, përfaqësuesi i institucionit përgjegjës
për mbrojtjen e konsumatorit, ka të drejtë të kërkoj nga Inspektorati ose personi tjetër kompetent
fillimin e procedurës në bazë të paragrafit 1. të këtij neni.
4. Dispozitat e këtij neni nuk paragjykojnë autoritetin e Inspektorit ose personi tjetër kompetent në
mënyrë të pavarur për të filluar procedurën kundër personave të përmendur në paragrafët 1., 2., dhe
3. të këtij neni.
Neni 74
Personat e autorizuar për të rekomanduar fillimin e procedurave
Procedurën për mbrojtjen kolektive të konsumatorëve sipas këtij ligji janë të autorizuar të iniciojnë
organet qeveritare përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit, shoqatat e konsumatorëve dhe
asociacionet e biznesit.
Neni 75
Inspektimi
Mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij ligji e bën inspektorati i MTI-së, dhe trupat tjerë inspektuese në
përputhje me kompetencat e përcaktuara me këtë ligj, ligjet dhe aktet tjera nënligjore.
KREU XX
DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 76
1. Me gjobë në shumë prej treqind (300) deri në tremijë (3.000) Euro ndëshkohet tregtari ose ofruesi i
shërbimeve nëse:
1.1. nëse nuk zbatohen dispozitat e nenit 4 të këtij ligji;
33
1.2. pa arsye nuk ka përmbushur detyrimet ndaj konsumatorit, ose dështon në përmbushjen e
tyre konform paragrafit 1. të nenit 5, të këtij ligji;
1.3. me kërkesë të konsumatorit, mallin me të meta apo defekte të cilin konsumatori e ka
blerë si të rregullt, tregtari nuk e zëvendëson me mallin tjetër të rregullt, konsumatorit nuk i
kthehet shuma e paguar për mallin e blerë me të meta apo nuk i zbritet çmimi për mallin me
të meta, konform paragrafit 2. të nenit 5 të këtij ligji;
1.4. tregtari për shkak të mangësive në shërbimet e ofruara, refuzon kërkesën e konsumatorit
që t’ia kthej shumën e paguar konsumatorit për këtë shërbim, të ulë çmimin ose ti eliminoj
këto mangësi, konform paragrafit 3. të nenit 5 të këtij ligji;
1.5. tregtari gjatë periudhës së garancionit nuk e riparon mallin, nuk i eviton mangësitë e tij,
nuk ia kthen paratë konsumatorit apo nuk e zëvendëson mallin me një tjetër të njëjtë konform
paragrafit 6. të nenit 5 të këtij ligji;
1.6. refuzon të ofroj dhëna për sigurinë e mallrave para se të lidhë kontratë me konsumatorin,
për mallin ose shërbimin që e ekspozon në vitrinë dhe që është ofruar për shitje konform
paragrafit 1. të nenit 6 të këtij ligji;
1.7. kushtet e shitjes nuk janë të qarta, të dukshme dhe të lexueshme në zonën e shitjes, dhe
kërkesat specifike për mallin e caktuara nuk janë paraqitur në mënyrë të qartë, dukshëm dhe
lexueshëm konform paragrafit 2. të nenit 7 të këtij ligji;
1.8. nëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e mallrave ose pajisjeve tjera, tregtari nuk i lëshon
faturë konsumatorit, të plotësuar me një përshkrim të punës dhe materialeve të përdorura
konform paragrafit 4. të nenit 7 të këtij ligji;
1.9. pa pëlqimin paraprak me shkrim të konsumatorit ose me anë të komunikimit në distancë
bën riparimin e mallit, instalon komponente shtesë në mall konform paragrafit 5. të nenit 7 të
këtij ligji;
1.10. vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 8 të këtij ligji, lidhur me përgjigjen ndaj
ankesave të konsumatorit.
1.11. çmimin i shitjes së mallrave dhe shërbimeve e vendos në kundërshtim në kundërshtim
me dispozitat e nenit 9 të këtij ligji;
1.12. çmimi i shitjes i paraqitur në reklama e vendos në kundërshtim me dispozitat e
përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji;
1.13. nëse shitësi nuk i jep konsumatorit faturë të shkruar qartë, lexueshëm sipas paragrafit
1. të nenit 12 të këtij ligji.
1.14. konsumatorit nuk i lejon që ta kontrolloj faturën për mallin e blerë apo shërbimet
konform paragrafit 1. dhe 2. të nenit 12 të këtij ligji;
1.15. nuk vepron në përputhje me kushtet e deklaruara të shitjes dhe me çmimin e shitjes së
mallrave apo shërbimeve konform paragrafit 3. të nenit 12 të këtij ligji;
1.16. Ofruesi i shërbimeve gjobitet me gjobë prej treqind (300) deri nëntëqind (900) Euro nëse
nuk i ofron faturë ose biletë sipas paragrafit 6. të nenit 12. të këtij ligji;
1.17 çmimi i vendosur në letër ambalazhi të veçantë nuk është i qartë, i dukshëm dhe i
lexueshëm apo në rast të përdorimit të paketimit shtesë dhe mbështjellësi dekorativ i mbulon
çmimin konform paragrafit 2. të nenit 14 të këtij ligji;
1.18. qeset e përdorura për bartjen e mallrave nga konsumatori i llogariten atij në kundërshtim
me dispozitat e paragrafit 3. të nenit 14 të këtij ligji;
34
1.19. nuk e ka të vendosur deklaracionin i cili është i qartë, i dukshëm dhe i lexueshëm
konform nenit 17 të këtij ligji.
2. Me gjobë prej dyqind (200) deri në njëmijë (1.000) Euro ndëshkohet personi përgjegjës i tregtarit
ose ofruesi i shërbimeve për shkeljet sipas paragrafit 1. të këtij neni.
3. Me gjobë prej treqind (300) deri në njëmijë (1.000) Euro dënohet shitësi i cili nuk i ofron mallin
konsumatorit sipas paragrafit 1., 3., 4., dhe 5., të nenit 18 të këtij ligji.
4. Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) dënohet shitësi nëse vepron në kundërshtim
me nenet 20 dhe 22 të këtij ligji.
Neni 77
1. Me gjobë prej tremijë (3.000) deri në dhjetëmijë (10.000 ) Euro ndëshkohet tregtari ose ofruesi i
shërbimeve nëse:
1.1. afati i skadimit të mallit që është në shitje mbaron shpejt, ndërsa nuk është i qartë, i
dukshme dhe i lexueshëm apo ndodhet para skadencës së tij konform paragrafit 1. të nenit
21 të këtij ligji;
1.2. malli me defekte nuk është i ndarë fizikisht nga mallrat tjera dhe nuk është shënuar në
mënyrë të qartë të dukshme dhe të lexueshme se ai mall është për t’u shitur si mall me defekt
konform nenit 23 të këtij ligji;
1.3. konsumatori, jo më vonë se koha e nënshkrimit të kontratës nuk merr njoftim me shkrim
për të drejtën e tij për të anuluar kontratën e lidhur larg nga lokalet afariste të tregtarit
paragrafët 1. dhe 3. të nenit 32 të këtij ligji;
1.4. me rastin e kthimit të parave konsumatorit, shuma e kthyer nuk është shumëzuar me
interesin e caktuar që kanë bankat komerciale për norma të depozitave me afat prej tre (3)
muajsh për të gjithë periudhën, duke llogaritur nga koha e marrjes së njoftimit me shkrim për
ndërprerjen e kontratës konform paragrafit 3. të nenit 35 të këtij ligji;
1.5. ngarkimi i shpenzimeve për interesin e konsumatorit ose dënimin, në kundërshtim me
dispozitat e nenit 45 të këtij ligji.
2. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri në njëmijë e pesëqind (1.500) Euro ndëshkohet
personi përgjegjës i tregtarit ose ofruesit të shërbimeve për shkeljet sipas paragrafit 1. të këtij neni.
Neni 78
1. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) Euro ndëshkohet tregtari ose
ofruesi i shërbimeve nëse:
1.1. publikon apo jep informacion për konsumatorin për çdo palë të tretë pa pëlqimin e
konsumatorit konform paragrafit 3. të nenit 7 të këtij ligji;
1.2. konsumatori nuk e njeh konsumatorin nuk e njofton se llogaria është paguar në përputhje
me dispozitat e nenit 11 të këtij ligji;
1.3. nuk lëshon faturë për konsumatorin apo nuk lëshon faturë të saktë, të pashlyeshme,
qartë të dukshme dhe të lexueshme të shtypura konform paragrafit 1. të nenit 12 të këtij ligji;
1.4. shet mallrat që nuk janë të pajisura me etiketë konform paragrafit 1. të nenit 13 të këtij
ligji;
1.5. dokumentet që shoqërojnë mallin nuk janë vendosur konform nenit 17 të këtij ligji;
35
1.6. shpërndan mallrat paketimi i të cilave është i dëmshëm për shëndetin ose nuk i
përshtatet formës dhe peshës së mallit konform paragrafit 1. të nenit 14, të këtij ligji;
1.7. nuk e jep shpërblimin e premtuar në çmim me rastin e ofrimit të një malli apo shërbimi
për konsumatorin konform nenit 15 këtij ligji;
1.8. nuk i ndan fizikisht mallrat të cilave u është zbritur çmimi nga mallrat tjera çmimi i të
cilave nuk është zbritur dhe nuk e njofton konsumatorin për gabimin apo defektin e atij malli
konform nenit 22 të këtij ligji.
2. Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) Euro ndëshkohet personi përgjegjës i tregtarit
ose ofruesi i shërbimeve për shkeljet sipas paragrafit 1. të këtij neni.
Neni 79
1. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) Euro ndëshkohet ofruesi i shërbimit
publik nëse:
1.1. shitja e shërbimeve publike kur konsumatorit nuk i është llogaritur në përputhje me
kushtet e përcaktuara në paragrafin 2. të nenit 24 të këtij ligji;
1.2. konsumatori nuk e njofton paraprakisht me të gjitha kushtet e shërbimeve publike dhe
nuk i publikon ato në media elektronike dhe të shkruara konform paragrafit 4. të nenit 24 të
këtij ligji;
1.3. organi vendim marrës për të drejtat dhe detyrimet e konsumatorëve të shërbimeve
publike nuk krijon organ këshillimor konform paragrafit 5. të nenit 24 të këtij ligji;
1.4. nuk i lejon konsumatorit qasje në rrjetin e shpërndarjes dhe përdorimit të lidhjes së rrjetit
konform nenit 25 të këtij ligji;
1.5. nuk e ruan cilësinë e shërbimeve publike në përputhje me rregullat profesionale konform
nenit 27 të këtij ligji.
KREU XXI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 80
Dispozitat kalimtare
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë detyrohet që në afat prej gjashtë (6) muaj nga dita e hyrjes në fuqi
të këtij ligji të nxjerr aktet nënligjore me qëllim të zbatimit të ligjit.
Neni 81
Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore
1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja
nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore të aplikueshme aktualisht do
të vazhdojnë të mbeten në fuqi si në vijim:
1.1. Udhëzimi Administrativ Nr.2007/05 për Etiketën dhe Deklarimin e Mallit;
1.2. Udhëzimi Administrativ Nr.2009/21 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit
administrativ Nr.2007/05 për Etiketën dhe Deklarimin e Mallit.
36
Neni 82
Dispozita Shfuqizuese
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji Nr. 2004/17 për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Ligji
Nr.03/L-131 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 2004/17 për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Neni 83
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 04/L-121
19 tetor 2012
Shpallur me dekretin Nr.DL-049-2012, datë 07.11.2012 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.