LIGJI NR. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 30 09 NËNTOR 2012, PRISHTINË



LIGJI Nr. 04/L-109
PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i aktiviteteve të komunikimeve elektronike bazuar në parimin e
neutralitetit teknologjik dhe kornizën rregullatore të BE-së për komunikimet elektronike, duke
promovuar konkurrencën dhe infrastrukturën efikase në komunikimet elektronike, si dhe garantimin
e shërbimeve të duhura e të përshtatshme në territorin e Republikës së Kosovës.

Neni 2
Fushëveprimi

Ky ligj rregullon marrëdhëniet shoqërore që kanë të bëjnë me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve
elektronike, shërbimet dhe facilitetet shoqëruese, përdorimin e resurseve të komunikimeve
elektronike, si dhe marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me radio-pajisjet, pajisjet fundore
dhe përputhshmërinë elektromagnetike, siguron nivel të barabartë të mbrojtjes së të drejtave për të
dhënat personale, veçanërisht të drejtën e privatësisë së procesimit të të dhënave personale në
sektorin e komunikimeve elektronike.

Neni 3
Parimet për rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike

1. Rregullimi i aktiviteteve të komunikimeve elektronike duhet të bazohet në parimet e menaxhimit
dhe përdorimit efektiv të burimeve të kufizuara, neutralitetit teknologjik, ekuivalencës funksionale,
proporcionalitetit, rregullimit minimal të domosdoshëm, sigurisë ligjore në një treg dinamik, zhvillimit
ekonomik, duke siguruar konkurrencë efektive, mbrojtje të të drejtave të konsumatorit, objektivitet të
kritereve, kushteve dhe procedurave rregullatore, transparencë dhe mosdiskriminim.

2. Parimi i neutralitetit teknologjik do të thotë që normat ligjore duhet të aplikohen duke marrë në
konsideratë objektivat që duhen arritur dhe për të siguruar, në një masë të arsyeshme, që aplikimi i
tyre nuk inkurajon ose diskriminon përdorimin e teknologjive të veçanta, si dhe duke siguruar që
normat juridike zbatohen, për aq sa është e mundur, pa marrë parasysh teknologjitë e përdorura në
ofrimin e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike të lidhura me një marrëdhënie të
veçantë ligjore.

3. Parimi i ekuivalencës funksionale do të thotë që aplikimi i normave ligjore duhet të jetë sa më i
njëtrajtshëm që të jetë e mundur për të gjitha rrjetet e komunikimeve elektronike ose shërbimet me
funksione të ngjashme.

2
4. Kur aplikohen normat ligjore që rregullojnë aktivitetet e komunikimeve elektronike, duhet të
merren në konsideratë parimet përkatëse të përmendura në paragrafin 1. të këtij neni. Këto parime
duhet të harmonizohen pa u dhënë përparësi ndonjërës prej tyre dhe ato duhet të zbatohen për
arritjen e qëllimit dhe objektivave të përcaktuara në nenin 1 të këtij ligji.

Neni 4
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:

1.1. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – (më poshtë
Autoriteti) është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të
përcaktuar nga ky ligj, nga ligji për shërbimet postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të
fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Qeveria,
bazuar në dispozitat e paragrafit 1. të nenit 6 të këtij ligji dhe paragrafit 1. të nenit 7 të këtij
ligji;

1.2. Autorizim i përgjithshëm – akt i natyrës së përgjithshme, që përbëhet nga korniza
ligjore, e përcaktuar nga ky ligj dhe rregullat e nxjerra nga Autoriteti, në zbatim të tij, për të
siguruar të drejtat për ofrimin e rrjeteve ose të shërbimeve të komunikimeve elektronike,
duke vendosur edhe detyrimet specifike, të cilat mund të zbatohen ndaj të gjitha ose ndaj
disa prej rrjeteve dhe/ose shërbimeve specifike të komunikimeve elektronike;

1.3. Facilitete shoqëruese – shërbime të lidhura, infrastruktura fizike dhe objektet tjera ose
elementet që lidhen me një rrjet dhe/ose me një shërbim të komunikimeve elektronike të
cilat mundësojnë dhe/ose mbështesin ofrimin e shërbimeve nëpërmjet këtij rrjeti dhe/ose
shërbimi ose që kanë potencialin për ta bërë këtë dhe përfshijnë, ndër të tjera, edhe
ndërtesat apo hyrjen në ndërtesa, kabllot e ndërtesave, antenat, kullat dhe konstruksionet
tjera mbështetëse, kanalet, përçuesit, shtyllat, pusetat, dhe kabinetet;

1.4. Identifikimi i linjës së thirrur – funksioni që i mundëson të thirrurit të identifikojë pikën
fundore të rrjetit ku terminohet thirrja, bazuar në numrin ose kodin që i është caktuar kësaj
pike fundore të rrjetit;

1.5. Integriteti i Rrjetit – i referohet aftësisë së sistemeve të ndërlidhura për të ruajtur dhe
mbajtur në masë optimale gjendjen e tyre të punës dhe të të mbeturit të pandikuar nga
interkoneksionet me rrjetet e tjera. Sigurimi i integritetit të rrjetit (QoS – kualiteti i shërbimit,
obligimet e konfidencialitetit dhe besueshmërisë). P.sh. integriteti i të dhënave (të dhënat
janë pikërisht ato që janë dërguar: asgjë e shtuar, asgjë e ndryshuar, asgjë e fshirë);

1.6. Interferencë e dëmshme – ndërhyrja, e cila rrezikon funksionimin e shërbimit të
radionavigimit, ose shërbimeve të tjera të sigurisë, ose të cilat në forma të ndryshme
seriozisht përkeqësojnë, pengojnë ose ndërprejnë, në mënyrë të përsëritur, shërbimet e
radio-komunikimeve, funksionojnë me këtë ligj dhe aktet tjera nënligjore;

1.7. Interkoneksioni – lidhja fizike dhe logjike e rrjeteve publike të komunikimit, të cilat
përdoren nga i njëjti apo nga ndërmarrës të ndryshëm, në mënyrë që t’i lejojë përdoruesit e
një ndërmarrësi të komunikojnë me përdoruesit e të njëjtit ose të një ndërmarrësi tjetër, ose
të lejojë qasjen për shërbimet e ofruara nga një ndërmarrës tjetër. Interkoneksioni është një
lloj i veçantë i qasjes, që zbatohet ndërmjet operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit;

1.8. Komunikimi – shkëmbimi ose bartja e çfarëdo informacioni ndërmjet një numri të
caktuar pjesëmarrësish përmes një shërbimi të komunikimeve elektronike në dispozicion të
publikut. Kjo nuk përfshin asnjë informacion që bartet si pjesë e shërbimeve transmetuese
radio-televizive nëpërmjet një rrjeti të komunikimeve elektronike, përveç në rastin kur
informacioni mund të jetë i lidhur me një parapagues ose shfrytëzues të identifikueshëm, i
cili merr këtë informacion;

1.9. Linja me qira – linjë e pakomutuar e komunikimeve elektronike që lidhë pikat
terminuese të një rrjeti të komunikimeve elektronike;
3

1.10. Ministria – ministria përgjegjëse për sektorin e komunikimeve elektronike dhe të
shërbimeve postare;

1.11. Ndërmarrës – çdo person fizik dhe/ose juridik, ose një grup personash të bashkuar
në bazë të kontrollit apo të varësisë, të cilët janë të përfshirë në një veprimtari të
komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës ose veprimet e të cilave, nëse
realizohen, kanë qëllim ose mund të kenë ndikim në aktivitetin ekonomik në Republikën e
Kosovës;

1.12. Numër – seri, alfa-numerike, emër ose adresë e përcaktuar në planin e numeracionit,
që shërben për adresim në rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike;

1.13. Numërat gjeografik – numra nga plani kombëtar i numeracionit telefonik ku një pjesë
nga përbërja e shifrave të saj përmban domethënien gjeografike që përdoret për rutinimin e
thirrjeve drejt vendndodhjes fizike të pikës fundore të rrjetit;

1.14. Numër jogjeografik – numri nga plani kombëtar inumeracionit telefonik që nuk janë
numër gjeografik. Ata përfshijnë, ndër të tjera, numrat mobilë,të hapur dhe të kategorisë së
numrave premium;

1.15. Ofruesi i shërbimit universal – ndërmarrësi që ofron shërbimin universal;

1.16. Operator – ndërmarrës që ofron, ose që është i autorizuar të ofrojë një rrjet të
komunikimeve elektronike ose faciliteteve shoqëruese;

1.17. Pajisje fundore – pajisja, ose pjesa relevante e saj, në gjendje që të marrë dhe/ose
dërgojë informacion dhe e menduar që të jetë e lidhur në çfarëdo mënyre dhe për çfarëdo
rrjeti publik të komunikimeve;

1.18. Parapagues – cilido person fizik ose person juridik që ka lidhur një kontratë me një
ndërmarrës që ofron shërbime të komunikimeve elektronike, të disponueshme për publikun,
për përfitimin e shërbimeve të ofruara;

1.19. Pika fundore e rrjetit – pika fizike, në të cilën një parapagues ka qasje në rrjetin e
komunikimeve publike. Në rastin e rrjeteve, që përfshijnë komutimin ose rutinimin, pika
fundore e rrjetit identifikohet si një adresë specifike e rrjetit, e cila mund të lidhet me numrin
ose emrin e një parapaguesi;

1.20. Plani kombëtar i numeracionit – struktura e numrave dhe e serive të numrave,
emrave ose adresave, si dhe përcaktimi i tyre për sigurimin e qasjes në rrjetet dhe
shërbimet e komunikimeve elektronike publike;

1.21. Plani kombëtar i Radio-frekuencave – dokument që përcakton brezet frekuencore
për shërbime të ndryshme dhe vendos kushtet bazë për ndarjen dhe dhënien e
frekuencave, me qëllim të përdorimit efektiv të spektrit të radio-frekuencave dhe shmangien
e interferencave;

1.22. Postë elektronike – çdo mesazh në formë të tekstit, tingullit apo imazhit, i dërguar
nëpërmjet rrjetit publik të komunikimeve, i cili mund të ruhet në rrjet ose në pajisjen fundore
të marrësit derisa atë ta marrë ai;

1.23. Qarku lokal – qarku fizik që lidhë nyjën fundore të rrjetit me kutinë shpërndarëse, ose
me pajisjen ekuivalente në rrjetin publik fiks të komunikimeve elektronike;

1.24. Qasje – bërja e disponueshme e faciliteteve dhe/ose shërbimeve të një ndërmarrësi
tjetër, sipas kushteve të përcaktuara, në baza ekskluzive ose joekskluzive, për sigurimin e
shërbimeve të komunikimeve elektronike, përfshirë këtu edhe ofrimin e shërbimeve të
shoqërisë së informacionit, ose shërbimeve të transmetimit të përmbajtjes. Qasja, ndër të
tjera, përfshinë qasje në elementet e rrjetit dhe faciliteteve shoqëruese, të cilat mund të
4
përfshijnë lidhjen e pajisjeve në mënyrë fikse ose jofikse (në veçanti kjo përfshin qasje të
hapur në rrjetin lokal dhe qasje në facilitetet dhe shërbimet e nevojshme, për të ofruar dhe
mundësuar shërbimet e bazuara në rrjetin lokal); qasje në infrastrukturën fizike, përfshirë
ndërtesat, tubacionet dhe kullat; qasje në sistemet e softuerëve përkatëse, përfshirë
sistemet mbështetëse operacionale; qasje në sistemet e informacionit, apo bazave të të
dhënave për qëllime të administrimit, kyçjes, bërjes së kërkesave për riparim dhe
mirëmbajtje, si dhe të faturimit; qasje në përkthimin e numrit apo në sistemet që ofrojnë
funksion të njëjtë; qasjen në rrjetet fikse apo mobile, në veçanti për roaming-un; qasje në
sistemet me qasje të kushtëzuar për shërbimet e televizionit digjital dhe qasjen në
shërbimet e rrjeteve virtuale;

1.25. Radio interferencë – degradimi i performancës së pajisjeve dhe/ose mjeteve, radio-
komunikimeve, ose radio-sistemeve për shkak të radio-çrregullimeve;

1.26. Resurse të komunikimeve elektronike – radio-frekuencat (kanalet), numrat
telefonikë dhe identifikuesit tjerë të rrjeteve të komunikimeve elektronike, të tilla si shenjat e
radio- thirrjeve, resurset orbitale, duke përfshirë edhe pozitën në një orbitë gjeostacionare
dhe burimet tjera të nevojshme për kryerjen e aktiviteteve të komunikimeve elektronike, për
përdorimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike, ose radio-pajisjeve, apo pajisjeve
fundore dhe për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike;

1.27. Rrjet i komunikimeve elektronike – sistemi i transmetimit dhe, nëse ekzistojnë,
pajisjet e komutimit ose rutinimit dhe resurset tjera, duke përfshirë elementet e rrjetit që nuk
janë aktive, të cilat lejojnë përcjelljen e sinjaleve nëpërmjet përcjellësve, radios, mjeteve
optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike, duke përfshirë rrjetet satelitore, rrjetet fikse
(me komutim të qarqeve ose me komutim të paketave, përfshirë internetin), rrjetet mobile
tokësore, sistemet e kabllove elektrike në raste kur ato përdoren për transmetimin e
sinjaleve, rrjetet e përdorura për transmetimet radiotelevizive dhe të televizionit kabllor,
pavarësisht nga tipi i informacionit të bartur;

1.28. Rrjet i komunikimeve publike – një rrjet i komunikimeve elektronike që përdoret,
tërësisht ose pjesërisht, për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike, të
disponueshme për publikun, të cilat përkrahin transferimin e informacionit në mes të pikave
fundore të rrjetit;

1.29. Rrjeti publik fiks – rrjeti në të cilin pikat fundore janë të vendosura në vende të
fiksuara;

1.30. Rrjet publik i komunikimeve mobile – rrjeti në të cilin pikat fundore nuk janë të
vendosura në vende të fiksuara;

1.31. Spektri i radio-frekuencave – përfshin valët elektromagnetike në diapazonin e
frekuencave 9 KHz deri 3000 GHz, të cilat përhapen në hapësirë pa nevojën e linjave të
veçanta;

1.32. Shërbim i komunikimeve elektronike – shërbimi që zakonisht ofrohet me pagesë, i
cili përftohet, tërësisht ose pjesërisht, nga përcjellja e sinjaleve përmes rrjeteve të
komunikimeve elektronike, që përfshin shërbimet e telekomunikacioneve dhe shërbimet e
transmetimit në rrjetet e përdorura për transmetime radio-televizive dhe në rrjetet e
televizionit kabllor, por duke përjashtuar shërbimet, të cilat ofrojnë përmbajtje nëpërmjet
rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, ose që ushtrojnë kontroll redaksional
ndaj përmbajtjes së ofruar për transmetimin, duke përdorur rrjetet ose shërbimet e
komunikimeve elektronike. Ai nuk përfshin shërbimet e shoqërisë së informacionit, të cilat
nuk përbëhen, tërësisht ose pjesërisht, nga përcjellja e sinjaleve në rrjetet e komunikimeve
elektronike;

1.33. Shërbim me vlerë të shtuar – është, për aq sa ka të bëjë me përpunimin e të
dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë, çdo shërbim që kërkon përpunimin e të
dhënave për trafikun ose të dhënave për vendndodhjen e të tjera nga të dhënat për trafikun
përtej asaj që është e nevojshme për transmetimin e një komunikimi ose faturimit të tij;
5

1.34. Shërbim telefonik i disponueshëm për publikun – shërbim i disponueshëm për
publikun, për gjenerimin dhe marrjen e thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe qasjen
në shërbimet e emergjencës nëpërmjet një numri nga plani i numeracionit telefonik. Ky
shërbim mund të përfshijë ofrimin e një, ose më shumë shërbimeve si më poshtë:

1.34.1. shërbimin e operatorit;

1.34.2. rubrikën e shërbimeve të kërkimit të informacionit, numëratorin telefonik;

1.34.3. ofrimin e telefonave publikë me pagesë;

1.34.4. shërbimet në kushte të veçanta, sipas nenit 75 të këtij ligji;

1.34.5. ofrimin e pajisjeve fundore të veçanta të telekomunikacioneve për
konsumatorë me aftësi të kufizuara, ose nevoja sociale të veçanta;

1.34.6. qasjen në shërbimet me numra jogjeografikë.

1.35. Shërbime shoqëruese – shërbime që lidhen me një rrjet të komunikimeve
elektronike dhe/ose me një shërbim të komunikimeve elektronike, të cilat mundësojnë
dhe/ose mbështesin ofrimin e shërbimeve nëpërmjet këtij rrjeti dhe/ose shërbimi, ose që ka
potencialin për të bërë këtë dhe përfshijnë, ndër të tjera, edhe përkthimin e numrit apo
sistemeve që ofrojnë funksion të njëjtë, sistemeve me qasje të kushtëzuar dhe të
udhëzuesve të programeve elektronike, si dhe të shërbimeve tjera të tilla si shërbimet e
identitetit, vendndodhjes dhe prezencës;

1.36. Shërbimet e radio-komunikimeve – veprimtaritë që mbulojnë komunikimet, që
përfshijnë transmetimin, emetimin dhe marrjen e sinjaleve nëpërmjet radio-valëve;

1.37. Shërbimet e shoqërisë së informacionit – shërbime që ofrohen përkundrejt
pagesës, në distancë, nëpërmjet mjeteve elektronike dhe me kërkesë individuale të
marrësit të shërbimit. “Në distancë” nënkuptohet që shërbimi ofrohet pa qenë e nevojshme
që të dyja palët të jenë të pranishme në të njëjtën kohë. “Nëpërmjet mjeteve elektronike”
nënkuptohet që shërbimi dërgohet nga pika e origjinës dhe merret në destinacionin
përfundimtar, nëpërmjet pajisjeve elektronike të përpunimit (duke përfshirë edhe
kompresimin digjital) dhe ruajtjes së të dhënave. Dërgimi, transmetimi dhe marrja e plotë
bëhen nëpërmjet kabllove, radio-valëve, mjeteve optike dhe mjeteve të tjera
elektromagnetike. “Me kërkesë individuale të marrësit të shërbimit“ nënkuptohet që
shërbimet ofrohen nëpërmjet transmetimit të të dhënave me kërkesën individuale të
marrësit. Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë, në veçanti, shitjen e mallrave
dhe të shërbimeve, shërbimet e qasjes në informacionet apo reklamat në internet dhe
qasjes në shërbimet e rrjeteve publike të komunikimit, në transmetimin e të dhënave ose
ruajtjen e të dhënave të marrësit në rrjetin publik të komunikimeve;

1.38. Shërbimi universal – një minimum i përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar,
i mundshëm për të gjithë shfrytëzuesit në territorin e Republikës së Kosovës, pavarësisht
nga vendndodhja gjeografike, me çmime të përballueshme;

1.39. Shfrytëzues – cilido person fizik ose person juridik që shfrytëzon ose kërkon të
shfrytëzoj shërbime të komunikimeve elektronike, të disponueshme për publikun;

1.40. Shfrytëzues fundor – shfrytëzuesi, i cili nuk ofron rrjete dhe/ose shërbime të
komunikimeve elektronike publike, të disponueshme për publikun;

1.41. Telefon publik me pagesë – telefoni i disponueshëm për publikun, shfrytëzimi i të
cilit paguhet me mjete, si monedha dhe/ose kartë krediti, debiti dhe/ose karta të
parapaguara, përfshirë dhe kartat me kod qasjeje;

6
1.42. Të dhënat për trafikun – ato të dhëna të përpunuara me qëllim të transmetimit të
komunikimit në një rrjet të komunikimeve elektronike, ose për faturimin e tij;

1.43. Të dhënat për vendndodhjen – ato të dhëna të përpunuara në një rrjet të
komunikimeve elektronike, që tregojnë pozicionin gjeografik të pajisjes fundore të një
shfrytëzuesi të shërbimit të komunikimeve elektronike të disponueshëm për publikun;

1.44. Transmetim radioteleviziv – shërbimi i transmetimit të programeve të radios dhe
televizionit nëpërmjet një antene tokësore, rrjetit të komunikimeve elektronike ose
satelitore, në formë të koduar ose jo, për t’u marrë nga publiku;

1.45. Thirrje – lidhja e vendosur përmes një shërbimi të komunikimeve elektronike në
dispozicion të publikut, që mundëson komunikimin e dyanshëm me zë.

1.46. Person – cilindo person fizik, juridik apo publik, duke përfshirë këtu edhe korporata,
partneritete, truste, organizata të painkuadruara, ofrues të shërbimeve, Qeverinë apo
çfarëdo institucioni që ka të bëjë me të.

1.47. Thirrjet në Shërbime të Emergjencës – thirrjet në institucione që ofrojnë shërbime
të emergjencës.


KREU II
ORGANET KOMPETENTE NË FUSHËN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE
KOMPETENCAT E TYRE

Neni 5
Organet kompetente në fushën e komunikimeve elektronike

1. Organet kompetente në fushën e komunikimeve elektronike janë Ministria dhe Autoriteti.

2. Qeveria, miraton politikat dhe strategjitë kombëtare për aktivitetet në fushën e komunikimeve
elektronike në Republikën e Kosovës, të hartuar sipas nenit 7, paragrafit 1. të këtij ligji.

3. Komunikimet elektronike të përdorura për qëllime të mbrojtjes kombëtare, sigurisë kombëtare,
ruajtjes së rendit publik, ruajtjes së kufirit shtetëror, sigurisë së trafikut hekurudhor dhe të aviacionit
civil, si dhe sigurimit të funksionimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm në sistemin e energjisë, do
të rregullohen nga institucionet përkatëse shtetërore brenda fushës së tyre të përgjegjësive. Puna
e këtyre institucioneve do të koordinohet nga institucioni kompetent shtetëror.

Neni 6
Përgjegjësitë e Qeverisë në fushën e komunikimeve elektronike

1. Për qëllim të formulimit të politikave dhe të strategjive kombëtare në fushën e komunikimeve
elektronike, Qeveria do t’i vendosë objektivat politike dhe strategjike për sigurimin e zhvillimit
ekonomik dhe konkurrencës në sektorin e komunikimeve elektronike.

2. Qeveria miraton:

2.1. planin Kombëtar të Radio-Frekuencave dhe i propozon Kuvendit për aprovim;

2.2. politikat dhe strategjitë kombëtare në sektorin e komunikimeve elektronike.



Neni 7
Kompetencat e Ministrisë në fushën e komunikimeve elektronike

1. Ministria ka këto kompetenca:

7
1.1. harton dhe paraqet në Qeveri propozimet për politikat dhe strategjitë kombëtare për
sektorin e komunikimeve elektronike, duke u mbështetur në objektivat e paraqitura në nenin
1 të këtij ligji;

1.2. koordinon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare të Qeverisë
në sektorin e komunikimeve elektronike;

1.3. koordinon dhe mbikëqyrë zhvillimin e programeve të investimeve shtetërore në fushën
e komunikimeve elektronike, bën vlerësime ekonomike, financiare dhe teknike të
programeve të tilla dhe ushtron kontroll mbi zbatimin e tyre;

1.4. harton dhe miraton aktet nënligjore të përcaktuara më këtë ligj, veçanërisht për
zhvillimin e sektorit të komunikimeve elektronike.

1.5. përfaqëson Republikën e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe institucionet në
fushën e hartimit të politikave dhe strategjive për komunikime elektronike brenda fushës së
saj të përgjegjësive;

1.6. harton dhe nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe në
fushën e komunikimeve elektronike në emër të Republikës së Kosovës, brenda
fushëveprimit të kompetencave të saj;

1.7. koordinon zbatimin e detyrimeve për fushën e komunikimeve elektronike, që rrjedhin
nga traktatet dhe/ose marrëveshjet ndërkombëtare, ku aderon Republika e Kosovës;

1.8. bashkëpunon me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Punëve të
Brendshme dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për çështje të fushës së
komunikimeve elektronike, që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare;

1.9. në rastet e forcës madhore, situatave ekstreme, apo rrethanave tjera të
jashtëzakonshme, si dhe me qëllim të përgatitjes për mobilizim të përgjithshëm ose të
mbrojtjes kombëtare, apo garantimit të sigurisë kombëtare dhe rendit publik, në përputhje
me procedurat e përcaktuara me ligje dhe akte të tjera ligjore, jep udhëzime të
detyrueshme, detyra dhe obligime për ndërmarrësit që ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime të
komunikimeve elektronike, si dhe për pronarët ose përdoruesit e pajisjeve dhe mjeteve;

1.10. cakton organe certifikuese dhe inspektuese, si dhe laboratorë testues përgjegjës për
vlerësimin e konformitetit të pajisjeve dhe aparateve, në përputhje me procedurat e
vendosura nga Ministria në përputhje me legjislacionin në fuqi;

1.11. kryen edhe funksione të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Neni 8
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

1. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është autoriteti rregullator
kombëtar në fushën e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe atyre postare, i cili kryen
detyrat e përcaktuara nga ky ligj dhe nga legjislacioni tjetër në fuqi, si dhe zbaton politikat dhe
strategjitë kombëtare të sektorit të komunikimeve elektronike, të përcaktuara nga Ministria.

2. Autoriteti është person juridik, publik, vetëfinancues, jofitimprurës, i pavarur, i cili e zhvillon
veprimtarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoriteti në punën dhe në marrjen e vendimeve
brenda kompetencave të tij është i pavarur.
3. Aktet nënligjore të miratuara nga Autoriteti, ose mosmiratimi i tyre mund të ankimohet në
gjykatën kompetente brenda afatit të përcaktuar dhe në përputhje me procedurat e vendosura nga
ky ligj dhe ligjet tjera.

Neni 9
Objektivat rregullatore

8
1. Autoriteti ushtron funksionet në përputhje me këtë ligj dhe me aktet e tjera ligjore dhe nënligjore,
si dhe në përputhje me politikat sektoriale kombëtare dhe strategjitë kombëtare të zhvillimit të
komunikimeve elektronike dhe me marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e komunikimeve
elektronike, ku aderon Republika e Kosovës.

2. Rregullimi në fushën e komunikimeve elektronike duhet të respektojë parimet e përcaktuara në
nenin 3 të këtij ligji, teknologjitë dhe shërbimet e reja, si edhe tregjet e sapokrijuara do të jenë
subjekt i rregullimit, sipas këtij ligji, deri në masën e nevojshme për t’i parandaluar deformimet e
konkurrencës dhe për t’i arritur objektivat e këtij ligji.

3. Autoriteti siguron dhe nxit konkurrencën efektive në ofrimin e shërbimeve dhe rrjeteve të
komunikimeve elektronike, facilitetet shoqëruese dhe shërbimet e tjera duke:

3.1. siguruar kushtet që çdo kategori e përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve
elektronike, përfshirë përdoruesit me nevoja të veçanta, të përfitojnë maksimalisht shërbime
alternative, cilësore dhe në përputhje me standardet e miratuara nga Autoriteti;

3.2. mbrojtur interesat e shfrytëzuesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, për t’i
mbrojtur të dhënat personale dhe privatësinë e tyre;

3.3. promovuar dhe siguruar konkurrencë të lirë dhe efektive në sektorin e komunikimeve
elektronike;

3.4. siguruar integritetin dhe sigurinë e rrjeteve të komunikimeve elektronike publike;

3.5. nxitur investimet efektive në infrastrukturën e komunikimeve elektronike dhe zhvillimet
e reja teknologjike për një cilësi të lartë të produkteve të tyre;

3.6. nxitur përdorimin efikas të frekuencave dhe të hapësirës numerike si burime të fundme,
në mënyrë që procedurat dhe planet e numeracionit të zbatohen në atë mënyrë që i jep
trajtim të barabartë të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike në
dispozicion të publikut, e në veçanti të sigurojë që ndërmarrjet me një varg të ndarë të
numrave të mos diskriminojnë ofruesit tjerë të shërbimeve të komunikimeve elektronike në
lidhje me sekuencat e numrave të përdorura për të dhënë qasje në shërbimet e tyre;

3.7. siguruar mosdiskriminimin dhe barazinë në trajtimin e ofruesve të rrjeteve dhe
shërbimeve të komunikimeve elektronike;

3.8. siguruar, brenda fushës së kompetencave të tij, që pajisjet dhe mjetet e përdorura janë
në përputhje me kërkesat e detyrueshme në fuqi në Republikën e Kosovës dhe për të
siguruar përputhshmërinë elektromagnetike të pajisjeve dhe mjeteve.

Neni 10
Kompetencat e Autoritetit

1. Përgatit në bashkëpunim më ministrinë Planin Kombëtar të Radio-Frekuencave dhe punon për
harmonizimin e këtij plani me politikat ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave.

2. Mbledhë dhe përpunon të dhënat statistikore nga ndërmarrësit që kryejnë veprimtarinë e tyrenë
fushën e komunikimeve elektronike.

3. Publikon çdo informacion të nevojshëm për zhvillimin e një tregu të hapur dhe konkurrues.
Rregullat për publikimin e informacionit të tillë, duke përfshirë qëllimin e tij, do të përcaktohen nga
Autoriteti, duke marrë parasysh normat ligjore që rregullojnë mbrojtjen e informacionit konfidencial,
përfshirë sekretet shtetërore, të biznesit apo ato komerciale, apo informacionin privat në lidhje me
një person fizik.

4. Miraton legjislacionin sekondar lidhur me këtë ligj, të cilat janë në kompetencë të Autoritetit,
mbështetur në dispozitat e këtij ligji.

9
5. Miraton vendimet në lidhje me përcaktimin e tregjeve përkatëse, kryen analizat e tregut dhe
imponimin, si dhe tërheqjen e obligimeve të rregullatorit tek operatorët me fuqi të ndjeshme tregu.

6. Miraton vendimet lidhur me përcaktimin e ofruesve të shërbimeve universale dhe përcaktimin e
obligimeve dhe të drejtave të tyre.

7. Monitoron dhe rregullon dispozitat e komunikimeve elektronike publike të rrjetave dhe
shërbimeve.

8. Zgjidhë mosmarrëveshjet, duke përfshirë ato që lidhen me çështjet e përdorimit të përbashkët të
faciliteteve dhe pasurive në mes të ndërmarrësve.

9. Zgjidhë mosmarrëveshjet në mes të përdoruesve fundorë dhe operatorëve të shërbimeve publike
të komunikimeve elektronike.

10. Monitoron dhe rregullon përdorimin e përbashkët të faciliteteve dhe pasurive.

11. Miraton Planin Kombëtar të numeracionit, Planin për përdorimin e Radio-Frekuencave
(kanaleve) dhe planet e zhvillimit të radio komunikimit.

12. Menaxhon resurset e fundme – spektrin e radio-frekuencave dhe hapësirën e numeracionit në
komunikimet elektronike.

13. Performon detyrat që lidhen me kompatibilitetin elektromagnetik, përdorimin e pajisjeve dhe
mjeteve, radio-monitorimin dhe eliminimin e Interferencave (ndërhyrjeve) të Radios.

14. Lëshon autorizime dhe akte të tjera në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji, si dhe rregulloret
e miratuara, duke u bazuar në këtë ligj.

15. Miraton vendimet lidhur me grantet, transferet dhe revokimin e licencave individuale për
përdorimin e spektrit të radio-frekuencave në bazë të tenderit publik dhe procedurave të Ankandit
publik.

16. Kontribuon në përgatitjen e propozimeve të strategjive kombëtare, politikave duke u referuar në
paragrafët 1.1. dhe 1.3. të nenit 7 të këtij ligji.

17. Brenda fushëveprimit të kompetencave të veta, bashkëpunon dhe participon në punën e
organeve punuese administrative dhe ndërkombëtare, regjionale, si dhe organizatave dhe
institucioneve në fushën e komunikimeve elektronike aty ku aderon Republika e Kosovës.

18. Në bazë të autorizimeve të marra, lidhë marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale në fushën e
komunikimeve elektronike.

19. Autoriteti do të publikojë informatat lidhur me zbatimin e këtij ligji brenda fushës dhe duke iu
nënshtruar procedurës dhe kushteve të vendosura nga vetë Autoriteti.

20. Aktet nënligjore të miratuara nga Autoriteti, ose mos miratimi i tyre mund të ankimohen në
gjykatë brenda afatit të përcaktuar dhe në përputhje me procedurat e vendosura nga ky ligj dhe
ligjet tjera.

21. Kryen funksionet e qendrës kompjuterike për reagime emergjente me qëllim të ballafaqimit me
rreziqet për sistemet publike të komunikimeve elektronike.

22. Bën konsultime lidhur me zbatimin e këtij ligji, si dhe rregulloret e nxjerra në pajtim me këtë ligj.

23. Kryen detyra tjera të definuara në këtë ligji, në legjislacionin në fuqi, si dhe në Statutin e
Autoritetit.



10
Neni 11
Raportimi i Autoritetit

1. Autoriteti është përgjegjës për punën e tij përpara Kuvendit të Republikës së Kosovës.

2. Në përfundim të çdo viti, Autoriteti paraqet në Kuvend, brenda gjashtë mujorit të parë të vitit
pasardhës, raportin vjetor të veprimtarisë së vitit paraprak.

3. Raporti vjetor, і përmendur në paragrafin 2. të këtij neni, duhet të përmbajë në mënyrë të
veçantë:

3.1. raportin e punës së Autoritetit për vitin paraprak;

3.2. programin vjetor të punës për vitin në vazhdim;

3.3. raportin për statusin e shërbimit universal;

3.4. raportin për realizimin e treguesve financiarë vjetorë të Autoritetit;

3.5. të dhënat për gjendjen në tregun e komunikimeve elektronike.

4. Raporti vjetor i Autoritetit, si dhe raporti tremujor i tregut të Komunikimeve Elektronike duhet të
jetë i disponueshëm për publikun.

Neni 12
Sigurimi i informacionit për Ministrinë

Autoriteti i siguron Ministrisë çdo informacion që e gjykon Ministria si të nevojshëm për realizimin e
objektivave të politikave zhvillimore sektoriale dhe për përmbushjen e obligimeve të përcaktuara në
këtë ligj dhe në Ligjin për shërbimet postare.

Neni 13
Kompetencat e Komisionit të Pavarur për Media (KPM)

Komisioni i Pavarur i Medieve, është organ i pavarur që rregullon spektrin e Frekuencave
Transmetuese në Republikën e Kosovës, licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe
zbaton politikën e transmetimit si dhe ushtron kompetenca tjera të përcaktuara me ligj për
Komisionin e Pavarur të Mediave.

Neni 14
Bashkëpunimi

1. Autoriteti bashkëpunon me organet dhe strukturat shtetërore, organizatat për mbrojtjen e
interesave të shfrytëzuesve/ konsumatorëve për çështje që lidhen me zbatimin e këtij ligji.

2. Autoriteti dhe Autoriteti i Konkurrencës të Kosovës, bashkëpunojnë për çështje me interes të
përbashkët që lidhen me zbatimin e legjislacionit në fuqi për konkurrencën në sektorin e
komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve postare.

3. Autoriteti i Konkurrencës të Kosovës, për aq sa ka të bëjë me aktivitetet e komunikimeve
elektronike:

3.1. shkëmben me Autoritetin çdo informacion të nevojshëm për kryerjen e funksioneve të
Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës dhe Autoritetit, përfshirë informacionin konfidencial,
duke siguruar mbrojtjen e informacionit të marrë;

3.2. i siguron Autoritetit konsulta (këshilla) për çështjet që lidhen me kryerjen e funksioneve
të tij sa i përket mbikëqyrjes së konkurrencës në fushën e komunikimeve elektronike;

11
3.3. bashkëpunon dhe konsultohet me Autoritetin, gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes së
konkurrencës në fushën e komunikimeve elektronike, në përputhje me Ligjin për
konkurrencën.

4. Institucioni kompetent për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve:

4.1. ofron bashkëpunim në aktivitetet e Autoritetit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të
konsumatorëve në lidhje me përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike nga ana
e tyre;

4.2. i ofron Autoritetit këshilla për çështjet që lidhen me kryerjen e funksioneve të tij sa i
përket mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në lidhje me përdorimin e shërbimeve të
komunikimeve elektronike nga ana e tyre;

4.3. brenda fushës së kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Siguri të përgjithshme të
Produkteve, ushtron mbikëqyrje në sigurinë e produkteve, duke përfshirë sigurinë e
produkteve që kanë të bëjnë me shërbimet dhe/ose rrjetet e komunikimeve elektronike, si
dhe radio-pajisjet dhe pajisjet fundore;

4.4. bashkëpunon dhe konsultohet me Autoritetin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të
konsumatorëve në lidhje me përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike.

5. Inspektorati Shtetëror për Produkte Joushqimore, brenda fushës së kompetencave të
përcaktuara me Ligjin për Siguri të Produkteve dhe kompetencave të dhëna me këtë nga ana e
Qeverisë, mbron të drejtat e konsumatorëve në lidhje me përdorimin e shërbimeve të
komunikimeve elektronike dhe ushtron mbikëqyrje në sigurinë e produkteve, duke përfshirë sigurinë
e produkteve që kanë të bëjnë me shërbimet dhe/ose rrjetet e komunikimeve elektronike, si dhe
radio-pajisjet dhe pajisjet fundore.

6. Komisioni i Pavarur për Media:

6.1. me rastin e marrjes së vendimeve në lidhje me licencimin e aktiviteteve transmetuese /
ri-transmetuese radio-difuzive, konsultohet me Autoritetin për çështjet që kanë të bëjnë me
komunikimet elektronike;

6.2. me rastin e licencimit e njofton, Autoritetin, me shkrim për çështjet që kanë të bëjnë me
koordinimin e radio-frekuencave (kanaleve) të përcaktuara për transmetimet dhe/ ose ri-
transmetimet radio-difuzive tokësore të programeve radio dhe televizive.

7. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëpunon me Autoritetin në
fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

8. Doganat e Kosovës bashkëpunojnë me Autoritetin, brenda fushës së kompetencave të tyre, në
kryerjen e funksioneve të saj në lidhje me vendosjen në treg të radio-pajisjeve, pajisjeve fundore
dhe pajisjeve/mjeteve, si dhe shkëmbimin e informacionit përkatës.

9. Institucioni për standarde kombëtare bashkëpunon me institucionin e autorizuar për hartimin e
politikave dhe strategjive dhe/ose standardeve në fushën e komunikimeve elektronike, në procesin
e standardizimeve që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve/rrjeteve të komunikimeve elektronike,
faciliteteve dhe shërbimeve shoqëruese, duke përfshirë edhe transmetimin e programeve radio
dhe/ose televizive, gjithashtu lidhur edhe me ndërfaqet (interfejset) teknike dhe/ose funksionimin e
rrjeteve, interoperabilitetit të pajisjeve fundore, duke përfshirë edhe pajisjet marrëse të programeve
radio dhe televizive, si dhe do të shkëmbejnë informacion në lidhje me standardizimin.

10. Për sigurimin e nevojave të komunikimeve elektronike, institucionet e sigurisë kombëtare dhe
ndërkombëtare bashkëpunojnë me Autoritetin në kuadër të kompetencave të tyre.

11. Gjatë përcaktimit të normave higjienike, lidhur me normat e rrezatimit elektromagnetik, Ministria
e Shëndetësisë konsultohet me Autoritetin. Ministria e Shëndetësisë dhe Autoriteti do të
shkëmbejnë informacion mbi normat higjienike dhe që kanë të bëjnë me normat e rrezatimit
12
elektromagnetik. Shërbimi (inspektorati) për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik, gjatë ushtrimit të
funksioneve të tij në lidhje me mbikëqyrjen e normave të rrezatimit elektromagnetik, do të
konsultohet me Autoritetin dhe do të shkëmbejëinformacionin përkatës me të.

12. Autoriteti dhe Enti i Statistikës së Kosovës do t’u ofrojë institucioneve tjera shtetërore dhe/ose
komunale në bazë të kërkesës, të dhënat në dispozicion të nevojshme për kryerjen e funksioneve
të tyre, në masën që është e nevojshme për kryerjen e këtyre funksioneve. Për marrje të
informacioneve konfidenciale, institucionet shtetërore dhe/ose komunale duhet të sigurojnë mbrojtje
të duhur të tyre.

13. Procedurat dhe kushtet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të përmendura në këtë nen,
duke përfshirë kushtet e projektuara për të siguruar kryerjen e duhur të funksioneve nga secili prej
institucioneve në fjalë, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me konfliktin e kompetencave dhe
krijimin e praktikave uniforme, mund të rregullohen me marrëveshje ndërmjet institucioneve të tilla.


KREU III
REGJIMI I AUTORIZIMIT TË PËRGJITHSHËM

Neni 15
Bazat e së drejtës për përfshirje në aktivitete të Komunikimeve Elektronike

1. Çdo ndërmarrës ka të drejtë të ofrojë rrjete dhe shërbime publike të komunikimeve elektronike në
Republikën e Kosovës, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, pa leje paraprake individuale nga
institucionet shtetërore.

2. Autoriteti do t’i miratojë aktet nënligjore për krijimin e kushteve të përgjithshme sipas të cilave
ndërmarrësit mund të përfshihen në aktivitete të komunikimeve elektronike.

3. Ndërmarrësi, i cili sipas nenit 16 të këtij ligji, njofton për ofrimin e shërbimeve dhe/ose rrjeteve të
komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës ka të drejtë:

3.1. të negociojë për interkoneksion dhe, kur është e zbatueshme, për të marrë qasje nga
ndërmarrësit e tjerë të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike të
disponueshme për publikun, në përputhje me këtë ligj.

3.2. për tu përcaktuar si ofrues i shërbimit universal për shërbime të veçanta në skemën e
shërbimit universal, ose në pjesë të caktuara të territorit të Republikës së Kosovës.

Neni 16
Njoftimi

1. Autoriteti miraton listën e llojeve të aktiviteteve të komunikimeve elektronike për të cilat një
ndërmarrës duhet të njoftojë Autoritetin, nëse ai kërkon të përfshihet në ndonjërin prej atyre
aktiviteteve. Ndërmarrësi ka të drejtë për t'u përfshirë në aktivitetin përkatës, pas njoftimit të
Autoritetit, në përputhje me procedurat dhe kushtet e përcaktuara nga Autoriteti.

2. Autoriteti mund të kërkojë dorëzimin e vetëm një njoftimi për të konfirmuar qëllimin për të filluar
me ofrimin e shërbimeve, ose rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe dorëzimin e informacionit
minimal, i cili është i nevojshëm që ndërmarrësi të përfshihet në regjistrin e ofruesve të shërbimeve
dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike. Ky informacion duhet të kufizohet në:

2.1. atë çfarë është e nevojshme për identifikimin e ofruesit të shërbimeve dhe rrjeteve të
komunikimeve elektronike:

2.1.1. emrin dhe adresën e ofruesit;

2.1.2. të dhënat e regjistrimit ligjor të ndërmarrësit;

2.2. personin e kontaktit të ndërmarrësit;
13

2.3. përshkrimin e shkurtër të rrjetit, ose shërbimit;

2.4. datën kur është parashikuar fillimi i ofrimit, і ndryshimit, ose ndërprerjes së
veprimtarisë.

3. Ndërmarrësit (operatorët dhe ofruesit e shërbimit) janë të detyruar të raportojnë te Autoriteti të
gjitha ndryshimet në informacionin e paraqitur gjatë njoftimit, brenda tridhjetë (30) ditëve nga
ndodhja e tyre.

4. Autoriteti regjistron operatorët, ose ofruesit e shërbimit brenda pesë (5) ditëve të punës nga data
e marrjes së njoftimit, në bazën elektronike të të dhënave, si dhe duhet t’ua konfirmojë atyre me
shkrim kryerjen e regjistrimit.

5. Brenda 5 ditëve të punës nga data e marrjes së një njoftimi jo të plotë në dokumentacion, sipas
kërkesave në paragrafët 2. e 3. të këtij neni, Autoriteti informon ndërmarrësin për nevojën e
plotësimit të dokumentacionit të munguar. Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar duhet të bëhet
brenda një afati jo më pak se dhjetë (10) ditë dhe jo më shumë se tridhjetë (30) ditë nga data e
njoftimit.

6. Ndërmarrësit në përputhje me dispozitat e akteve nënligjore të miratuara nga Autoriteti për sa i
përket kushteve të përgjithshme për t'u përfshirë në aktivitete të komunikimeve elektronike duhet të
ketë të drejtë të kërkojë që Autoriteti të lëshojë një deklaratë të standardizuar, që konfirmon, ku
është e aplikueshme, se ndërmarrësi ka dorëzuar njoftimin e fillimit të veprimtarisë së tij dhe për
detajet se në çfarë rrethanash cilido ndërmarrës për ofrimin e shërbimeve ose rrjeteve të
komunikimeve elektronike, në bazë të dispozitave të akteve ligjore për sa i përket termave dhe
kushteve për t'u përfshirë në aktivitetet përkatëse të komunikimeve elektronike, ka të drejtë për të
instaluar një infrastrukturë të komunikimeve elektronike, të negociojë për interkonekcion, dhe/ose të
sigurojë qasje. Deklarata duhet të jetë lëshuar jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas marrjes së një
kërkese të përshtatshme për konfirmim. Procedura dhe kushtet për lëshimin e deklaratave të tilla do
të përcaktohen nga Autoriteti.

7. Autoriteti, me anë të një dokumenti rregullator të mbështetur në këtë ligj, përcakton në mënyrë të
hollësishme formën dhe përmbajtjen e kërkesës për njoftim të dokumentacionit mbështetës dhe
konfirmimit të regjistrimit. Ky dokument duhet të publikohet dhe të jetë lehtësisht i qasshëm nga
publiku.

8. Autoriteti administron një regjistër të përditësuar, bazë të dhënash (database) për ndërmarrësit,
të cilët kanë njoftuar, sipas përcaktimeve të këtij neni. Baza e të dhënave përmban, të paktën
informacionin e përcaktuar në paragrafin 2. të këtij neni. Baza e të dhënave është në qasje të
publikut, për të mundësuar qasjen në distancë.

9. Para se të ndërpritet një aktivitet i komunikimeve elektronike, i përfshirë në listën e llojeve të
aktiviteteve të komunikimeve elektronike të miratuara nga Autoriteti, ndërmarrësi duhet të njoftojë
Autoritetin, në përputhje me procedurën e vendosur për këtë.

Neni 17
Kushtet e përgjithshme

1. Kushtet e përgjithshme për t'u përfshirë në aktivitete të komunikimeve elektronike të përcaktuara
nga Autoriteti duhet të jenë objektivisht të arsyeshme në raport me rrjetin ose shërbimin në fjalë,
jodiskriminuese, transparente dhe proporcionale. Autoriteti do të vendosë vetëm ato terma dhe
kushte që janë specifike për sektorin e komunikimeve elektronike dhe të cilat nuk janë parashikuar
në aktet e tjera ligjore. Aktet ligjore për vendosjen e kushteve të përgjithshme për t'u përfshirë në
aktivitetet e komunikimeve elektronike duhet të specifikojnë kriteret dhe procedurat për vendosjen e
detyrimeve për ndërmarrësit që kanë fuqi të ndjeshme tregu në tregun përkatës dhe/ose
ndërmarrësit e caktuar për ofrimin e shërbimeve universale, ose do të përmbajnë një referencë te
aktet ligjore përkatëse.

14
2. Dispozitat e akteve nënligjore, të miratuara nga Autoriteti, për vendosjen e kushteve të
përgjithshme për përfshirjen në aktivitetet e komunikimeve elektronike mund të jenë të lidhur vetëm
me:

2.1. kontributin financiar për financimin e shërbimit universal;

2.2. interoperabilitetin e shërbimeve dhe interkoneksionin e rrjeteve;

2.3. sigurimin e disponueshmërisë dhe përdorimin e numrave nga plani i numeracionit për
përdoruesit fundorë, duke përfshirë kushtet për këtë përdorim;

2.4. mbrojtjen e mjedisit, planifikimin territorial, qasjen në pronat e patundshme, përfshirë
përdorimin e tyre, bashkëvendosjen, ose përdorimin e përbashkët të pajisjeve, përfshirë,
nëse është e zbatueshme, çfarëdo garancie financiare ose teknike, që mund të jetë e
nevojshme për kryerjen e veprimtarisë;

2.5. mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë;

2.6. mbrojtjen e konsumatorit;

2.7. kufizimet në transmetimin e përmbajtjes, nëse cenohet korniza ligjore;

2.8. mundësimin e përgjimit nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në legjislacionin në
fuqi për përgjimin e komunikimeve elektronike dhe zbatimin e detyrimeve, që burojnë nga
ky legjislacion;

2.9. kushtet për ofrimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike në rastet e gjendjes së
emergjencës apo të gjendjes së luftës;

2.10. mbrojtjen e shtetasve ndaj veprimeve të dëmshme të rrezatimit elektromagnetik, të
përhapur nga rrjetet e komunikimeve elektronike në lidhshmëri me ligjet dhe rregulloret e
vendit;

2.11. detyrimin për të ofruar qasje;

2.12. mirëmbajtjen e integritetit të rrjeteve të komunikimeve publike dhe parandalimin e
ndërhyrjeve elektromagnetike ndërmjet rrjeteve ose shërbimeve të komunikimeve
elektronike;

2.13. mbrojtjen e rrjeteve publike të komunikimeve ndaj qasjes së paautorizuar;

2.14. përdorimin e frekuencave, duke siguruar përdorimin efektiv të spektrit të frekuencave
dhe parandalimin e interferencave të dëmshme;

2.15. detyrimin për të plotësuar standardet dhe specifikimet teknike të rrjeteve dhe të
pajisjeve për ndërtimin e rrjeteve dhe ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike, si
dhe të shërbimeve e faciliteteve shoqëruese, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

3. Ndërmarrësit ofrues të shërbimeve dhe/ose rrjeteve të komunikimeve elektronike do t'i paraqesin
Autoritetit, në përputhje me procedurat dhe kushtet e përcaktuara nga Autoriteti, të dhëna dhe
raporte për veprimtarinë e tyre.

4. Dispozitat e akteve nënligjore të Autoritetit për vendosjen e kushteve të përgjithshme për
përfshirjen në aktivitetet e komunikimeve elektronike mund të ndryshohen në raste objektivisht të
justifikuara dhe në mënyrë proporcionale. Ndryshimet e menduara do të publikohen dhe palëve të
interesuara, përfshirë shfrytëzuesve dhe konsumatorëve, do t’u lejohet një periudhë e mjaftueshme
kohore për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi ndryshimet e propozuara brenda një periudhe kohore,
e cila duhet të jetë jo më pak se njëzet e tetë (28) ditë, përveç në rrethana të jashtëzakonshme.


15
Neni 18
Detyrimi për të dhënë informacion

1. Ndërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike detyrohen t’i japin të dhëna
dhe çdo informacion tjetër, të kërkuar nga Ministria dhe Autoriteti, në funksion të përmbushjes së
detyrave të përcaktuara nga ky ligj.

2. Lloji i të dhënave, afatet dhe mënyra e dërgimit të tyre përcaktohen nga organet përkatëse
kompetente.

3. Autoriteti ka të drejtë të marrë nga institucionet shtetërore, institucionet ndërkombëtare dhe të
tjera, si dhe nga institucionet komunale, nga ofruesit e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve
elektronike, nga shfrytëzuesit e radio-frekuencave (kanaleve), numrave të telefonit dhe resurseve
tjera të komunikimeve elektronike, si dhe nga personat çdo informacion të nevojshëm për
Autoritetin, Komisionin Evropian dhe autoritetet rregullatore kombëtare tjera, anëtare të BE-së, për
kryerjen e detyrave dhe funksioneve të caktuara, duke përfshirë edhe informatat financiare,
pavarësisht nga konfidencialiteti i tyre. Ofruesit e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve
elektronike, shfrytëzuesit e radio-frekuencave (kanaleve), numrave të telefonit dhe të resurseve
tjera të komunikimeve elektronike, si dhe personat do t'i paraqesin Autoritetit çdo informacion sipas
kërkesës së tij dhe në një periudhë dhe nivel të detajeve të kërkuara nga Autoriteti.

4. Autoriteti do të sigurojë fshehtësinë e informatave konfidenciale, në përputhje me procedurat dhe
kushtet e përcaktuara me aktet ligjore. Informatat konfidenciale nuk do të përfshijnë informacione të
përgjithshme në lidhje me tregjet e veçanta të komunikimeve elektronike e as të dhënat për pjesën
e tregut të zotëruar nga ndërmarrësit e veçantë, numrin e parapaguesve (duke përfshirë të dhëna
për lloj të veçantë të parapaguesve), të ardhurat (përfshirë të dhënat mbi të ardhurat nga aktivitete
të veçanta) dhe për masën (sasinë) e komunikimeve elektronike, ose trafikun e thirrjeve, si dhe
informacionin e marrë sipas nenit 34, paragrafi 4. të këtij ligji. Autoriteti do të mbajë informacionin e
marrë nga institucionet e BE-së dhe/ose shtetet tjera anëtare të BE-së në përputhje me procedurën
dhe kushtet e përcaktuara në aktet ligjore të BE-së.

5. Autoriteti mund të kërkojë nga ndërmarrësit e përfshirë në aktivitete të komunikimeve elektronike,
deri në masën që është e lidhur me përcjelljen e aktiviteteve të komunikimeve elektronike ose të
përdorimit të resurseve të komunikimeve elektronike, ose në masën që është e lidhur me detyrimet
e vendosura për një ndërmarrës që ka fuqi të ndjeshme tregu në tregun përkatës ose i caktuar për
të ofruar shërbime universale, informacionin që është proporcional dhe objektivisht i arsyetuar për
qëllimet si më poshtë (e pazbatueshme për dhënien e informacionit që ka të bëjë me instalimin e
infrastrukturës së komunikimeve elektronike):

5.1. verifikimin sistematik apo rast pas rasti të pajtueshmërisë së një ndërmarrësi me
dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore që kanë të bëjnë me shfrytëzimin efikas dhe
efektiv të resurseve të komunikimeve elektronike, financimin e shërbimeve universale, ose
pagesave për Autoritetin, si dhe të pagesave në buxhetin e shtetit lidhur me të drejtën e
përdorimit të resurseve të komunikimeve elektronike dhe me detyrimet e vendosura për një
ndërmarrës me fuqi të ndjeshme tregu në tregun përkatës ose i caktuar për ofrimin e
shërbimeve universale;

5.2. verifikimin e veçantë të pajtueshmërisë së një ndërmarrësi me aktet ligjore për
vendosjen e termave dhe kushteve për t'u përfshirë në aktivitete të komunikimeve
elektronike, ose termat dhe kushtet e përdorimit të resurseve të komunikimeve elektronike;

5.3. procedurat për përcaktimin (atribuimin) e resurseve të komunikimeve elektronike dhe
vlerësimin e kërkesave përkatëse;

5.4. publikimin e pasqyrave krahasuese të cilësisë dhe çmimeve të shërbimeve në dobi të
konsumatorëve;

5.5. qëllime të përcaktuara qartë statistikore;

5.6. qëllime të analizave të tregut;
16

5.7. vlerësimit për zhvillimet në të ardhmen të shërbimeve ose rrjeteve që mund të kenë
ndikim në shërbimet e shitjes me shumicë që ndërmarrësit i vënë në dispozicion të
konkurrentëve;

5.8. vlerësimin e mundësive për bashkëshfrytëzimin e faciliteteve, krijimin e një liste të
detajuar me llojin, disponueshmërinë dhe vendndodhjen gjeografike të këtyre faciliteteve,
në dispozicion të palëve të interesuara;

5.9 vlerësimin e sigurisë dhe/ose integritetit të shërbimeve dhe rrjeteve publike të
komunikimeve elektronike, duke përfshirë politikat e dokumentuara të sigurisë.

6. Autoriteti nuk mund të kërkojë informacionin e përmendur në paragrafin 5 të këtij neni, përveç për
informacionin e specifikuar në nënparagrafin 5.3. të paragrafit 5. të këtij neni, nga një ndërmarrës
që ka për qëllim të angazhohet në një veprimtari të komunikimeve elektronike, para se atij t’i jetë
dhënë e drejta për të ushtruar, ose para se të fillojë ushtrimin e aktivitetit të komunikimeve
elektronike (cilado që të jetë më herët), ose si një parakusht për marrjen e të drejtës së tillë.

7. Kur kërkohet informacioni i përmendur në paragrafin 5. të këtij neni nga ofruesit e shërbimeve
dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike, Autoriteti duhet të informojë ndërmarrësit për qëllimin
specifik për të cilin ky informacion do të përdoret.

Neni 19
Dhënia e të drejtave për përdorim

Dhënia e së drejtës për përdorim të frekuencave dhe e numeracionit bëhet në përputhje me
dispozitat e Kreut VII dhe VIII të këtij ligji.


KREU IV
SHËRBIMET DHE RRJETET E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

Neni 20
Ofrimi i shërbimeve dhe rrjeteve publike të komunikimeve elektronike

Ndërmarrësit, që ndërtojnë dhe/ose përdorin rrjete publike të komunikimeve elektronike dhe ofrojnë
shërbime të komunikimeve elektronike në dispozicion të publikut janë të detyruar të zbatojnë
kushtet e këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, si dhe rregulloret e nxjerra në zbatim
të këtij ligji, që të mos rrezikojnë rendin publik, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike
dhe mbrojtjen e vendit.

Neni 21
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike

Rrjetet publike të komunikimeve elektronike dhe infrastruktura shoqëruese me to duhet të
ndërtohen dhe shfrytëzohen në përputhje me këtë ligj dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij, me
legjislacionin në fuqi për planifikimin territorial dhe ndërtimin, për mbrojtjen e mjedisit, si dhe me
standardet e tjera teknike.

Neni 22
Baza për instalimin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike

1. Ofruesit e rrjeteve të komunikimeve elektronike kanë të drejtë që të instalojnë infrastrukturën e
komunikimeve elektronike në tokën që është pronë e tyre sipas së drejtës së pronësisë, ose për të
cilën është vendosur një servitut, ose kur ofruesit kanë të drejtë ta përdorin atë në baza të tjera pa e
ndryshuar destinimin e tokës.

2. Në rastet kur kërkohet përdorimi ekonomik i hapësirave, planifikimi urban dhe mbrojtja e mjedisit,
ndërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve publike elektronike, që kanë të drejtë të ndërtojnë dhe të
17
instalojnë pajisje komunikimi në mjedise private ose publike duhet t’i ndërtojnë ose instalojnë ato,
në atë mënyrë që të mundësohet përdorimi i përbashkët i tyre.

3. Punët për heqjen e infrastrukturës së komunikimeve elektronike të bëra gjatë ndërtimit ose
rindërtimit të ndërtesave, urave dhe strukturave të tjera do të kryhet nga investitori me shpenzime të
tyre sipas specifikimeve teknike të ofruara nga pronarët e infrastrukturës së komunikimeve
elektronike dhe pasi që ka koordinuar një punë të tillë me pronarët e lartpërmendur, përveç nëse
investitori dhe pronarët nuk bien dakord ndryshe.

4. Personat e përfshirë në ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike, në përputhje me
procedurën, kushtet dhe rastet e përcaktuara në rregullat për instalimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen
e infrastrukturës së komunikimeve elektronike, do të bëjnë informimin publik në lidhje me fillimin e
punimeve të ndërtimit dhe për mundësinë që persona të tjerë të marrin pjesë në ndërtimin e
përbashkët.

5. Instalimi, mbrojtja, bashkëshfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së komunikimeve
elektronike duhet të rregullohen me Ligjin për Planifikimin Hapësinor, Ligjin për Ndërtim, Ligjin për
Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Ligjin mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Ligjin për Rrugët, rregullat
për instalimin dhe përdorimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të përgatitura nga Ministria në
bashkëpunim me Autoritetin dhe të miratuara nga Ministria, si dhe në pajtueshmëri me legjislacionin
tjetër në fuqi.

6. Ndërtimi i rrjetave publike të komunikimeve elektronike si dhe faciliteteve shoqëruese është në
interesin publik. Taksa e pronës së paluajtshme nuk zbatohet për rrjetat e komunikimeve
elektronike dhe faciliteteve shoqëruese, duke përfshirë edhe ato për rrjetat mobile (GSM), stacionet
bazë, satelitët dhe infrastruktura nëntokësore.

Neni 23
Instalimi,mbrojtja, bashkëshfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së komunikimeve
elektronike në rrjetin rrugor

1. Pas koordinimit të veprimeve të tyre në pajtueshmëri me kërkesat e legjislacionit përkatës, me
institucionet shtetërore qendrore, ose komunale, operatorët mund të përdorin brezin rrugor komunal
dhe shtetëror, sheshet, tubacionet, rrjetin e ujësjellësit, urat, viaduktet, tunelet dhe strukturat e tjera
për ndërtimin e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike pa pagesë, ose me pagesë minimale
për t’i mbuluar shpenzimet administrative të institucioneve përkatëse.

2. Me përfundimin e instalimit, rindërtimit ose riparimit të infrastrukturës së komunikimeve
elektronike, operatorët duhet të rregullojnë rrugët dhe/ose strukturat e lidhura, në përputhje me
procedurat e përcaktuara me legjislacion tjetër.

Neni 24
Përdorimi i përbashkët i faciliteteve dhe aseteve

1. Në qoftë se një ofrues i rrjeteve publike të komunikimeve elektronike nuk mund ta realizojë të
drejtën për të instaluar infrastrukturën e domosdoshme të komunikimeve elektronike, ose
shpenzimet për realizimin e të drejtës së tillë janë disproporcionalisht të larta, Autoriteti mund të
kërkojë nga cilido ofrues i rrjeteve të komunikimeve elektronike ose nga një person tjetër që
kontrollon infrastrukturën përkatëse që të lejojë, në kushte jodiskriminuese, bashkëndarjen e
infrastrukturës ekzistuese të komunikimeve elektronike, si dhe të tubacioneve të tjera përkatëse,
kanaleve kabllore, kolektorëve, kullave, shtyllave, ndërtesave dhe objekteve tjera ose instalimin e
infrastrukturës së komunikimeve elektronike, aty ku ajo është me kosto të arsyeshme dhe nuk
kërkon punë të rëndësishme shtesë. Në këtë rast, Autoriteti do të konsultohet me personat e
interesuar, në përputhje me procedurat dhe kushtet e përcaktuara në rregullat e referuara në
paragrafin 4. të nenit 82 të këtij ligji.

2. Autoriteti do të inkurajojë ndërmarrësit e rrjeteve publike të komunikimit për arritjen e
marrëveshjeve për shfrytëzimin e përbashkët të faciliteteve dhe aseteve.

18
3. Procedura dhe kushtet për përdorimin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike, si dhe
tubacioneve, kanaleve kabllore, ujëmbledhësve, kullave, shtyllave, ndërtesave dhe objekteve të
tjera përkatëse, si dhe për instalimin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike duhet të
përcaktohet me kontratë. Një person, nën kontrollin e të cilit është një infrastrukturë përkatëse nuk
mundet që, në rastet e përcaktuara me këtë ligj, të refuzojë të lidhë një kontratë të tillë me një
ofrues të rrjeteve publike të komunikimit, të kërkojë që ajo duhet të ndryshohet ose të ndërpritet
nëse detyrimet kontraktuale janë duke u kryer, madje as në bazë të mungesës së dokumenteve që
ofrojnë dëshmi të kontrollit të ligjshëm të infrastrukturës së komunikimeve elektronike.

4. Përmes marrëveshjes ndërmjet palëve, shfrytëzuesi infrastrukturës do t’i paguajë një tarifë të
duhur personit, infrastruktura e të cilit është duke u përdorur.

5. Autoriteti do të vendosë procedurën dhe kushtet për bashkëshfrytëzimin e infrastrukturës së
komunikimive elektronike, përmes rregullores për instalimin dhe përdorimin e infrastrukturës së
komunikimeve elektronike.

6. Një ndërmarrës i rrjetit publik të komunikimeve mund të refuzojë kërkesën për përdorimin e
përbashkët të faciliteteve dhe aseteve, në qoftë se shfrytëzimi i përbashkët i faciliteteve dhe
aseteve është teknikisht i parealizueshëm, ose dëmton integritetin dhe sigurinë e rrjetit.

7. Në rast se ndërmarrësit e rrjeteve publike të komunikimeve nuk arrijnë deri në një marrëveshje
mes tyre, Autoriteti, me kërkesë të cilësdo palë, do të fillojë një procedurë për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

8. Në rastet kur shfrytëzimi i përbashkët kërkon rindërtimin e faciliteteve dhe të aseteve të
komunikimit, shpenzimet e rindërtimit mbulohen nga pala që kërkon shfrytëzimin e përbashkët.

Neni 25
Servituti për instalimin e infrastrukturës së komunikimeve elektronike

1. Kur një ofrues i rrjeteve të komunikimeve publike nuk mund ta realizojë të drejtën për të ndërtuar
rrjete të komunikimeve elektronike as përmes ndërtimit të përbashkët, as përmes
bashkëshfrytëzimit të infrastrukturës, as përmes mënyrave të tjera të parashikuara në këtë ligj,
gjithashtu edhe në rast të dështimit të negociatave me pronarët e pronave, të cilat do të mund të
përdoreshin për instalimin e infrastrukturës, e cila është pjesë e një rrjeti publik të komunikimeve,
ofruesi i tillë i rrjeteve publike të komunikimeve mund të aplikojë në gjykatë për dhënien e së
drejtës, atëherë kur ekziston një mundësi e tillë dhe kur kjo nuk vendos një barrë të panevojshme
për pronarin, që të përdorë pronën shtetërore, komunale dhe private për instalimin e infrastrukturës
së komunikimeve elektronike, duke krijuar një servitut në pronën e tillë. Vendimi i gjykatës për
vendosjen e servitutit rekomandohet që të merret në një afat sa më të shkurtër kohor.

2. Informacioni për procedurën dhe kushtet lidhur me servitutet për t’u zbatuar sipas këtij neni dhe
akteve të tjera ligjore, si dhe informacioni në lidhje me servitutet për instalimin e infrastrukturës së
komunikimeve elektronike duhet të parashtrohen tek Autoriteti, i cili e publikon atë në përputhje me
procedurën dhe kushtet e përcaktuara nga Autoriteti.

Neni 26
Mbrojtja e rrjeteve publike të komunikimeve

1. Zona e mbrojtur e rrjeteve publike të komunikimeve përbëhet nga një rrip toke përgjatë linjave
komunikuese me tela, të rrjeteve publike të komunikimit dhe rreth objekteve të infrastrukturës së
komunikimeve elektronike, duke përfshirë çdo konstruksion dhe strukturë të vendosur në të. Është
e ndaluar që në këtë zonë të ndryshohet destinimi i tokës, të ndërtohen ndërtesa dhe struktura
tjera, të mënjanohen pajisjet dhe materialet, të gërmohet, të shpohen puse, të kryhen shpërthime
dhe të kryhen vepra të tjera që mund ta dëmtojnë infrastrukturën e komunikimeve elektronike, pa
miratimin paraprak nga pronarët e infrastrukturës së komunikimeve elektronike.

2. Përmasat dhe metodat e përcaktimit të kufijve të zonave të mbrojtura, si dhe procedura për
kryerjen e punëve brenda zonave të tilla do të përcaktohen nga Autoriteti.

19
3. Punonjësit, apo përfaqësuesit tjerë që veprojnë nën autoritetin e një personi, infrastruktura e
rrjeteve publike të komunikimit e të cilit influencohet, kanë të drejtë ta mirëmbajnë infrastrukturën e
komunikimeve elektronike në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Autoriteti.

Neni 27
Pagesat për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike

1. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime publike të komunikimeve dhe qarkullimi i të
cilave është mbi njëqind mijë (100,000) Euro, janë të detyruar të paguajnë një pagesë vjetore për
mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike nga Autoriteti. Kjo pagesë bëhet për t’i mbuluar
kostot administrative të Autoritetit.

2. Pagesa vjetore, e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nuk duhet të jetë më shumë se zero
presje pesë për qind (0,5%) e të hyrave vjetore të vitit paraprak kalendarik.

3. Ndërmarrësi duhet të bëjë pagesën vjetore për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike
pranë Autoritetit deri me datë 30 prill të çdo viti, menjëherë pas dorëzimit të bilancit vjetor dhe të
raportit të audituar në rast të ndërmarrjeve të`vogla dhe të mesme, si dhe/ose caktimin e një
eksperti të certifikuar të kontabilitetit, i cili depozitohet nga ndërmarrësi pranë Autoritetit.

4. Niveli i pagesës vjetore për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike, brenda kufirit prej
zero presje pesë për qind (0,5%) të të hyrave vjetore, përcaktohet në rregulloren e Autoritetit, të
nxjerrë në përputhje me këtë ligj.

5. Përcaktimi i nivelit të pagesës vjetore për mbikëqyrjen e tregut nuk duhet të çrregullojë
konkurrencën apo të krijojë pengesa për hyrjen në treg të ndërmarrësve të rinj.

6. Para miratimit të rregullores, sipas përcaktimeve në pikën 4 të këtij neni, Autoriteti duhet të
njoftojë me shkrim ndërmarrësit, për të paraqitur mendimet dhe propozimet e tyre, me shkrim, për
pagesën vjetore, mënyrën e përllogaritjes dhe të zbatimit të saj. Afati i dërgimit të propozimeve nga
ndërmarrësit është tridhjetë (30) ditë nga data e marrjes së njoftimit. Mosdërgimi i mendimeve dhe
propozimeve brenda këtij afati, nuk përbën pengesë për Autoritetin që të veprojë sipas paragrafit 4
të këtij neni.

7. Pagesa vjetore për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike duhet të bëhet në
pajtueshmëri me nenin 83 të këtij ligji.


KREU V
SIGURIMI I SHËRBIMIT UNIVERZAL

Neni 28
Shërbimi Univerzal

1. Në territorin e Republikës së Kosovës do të sigurohet ofrimi i këtyre shërbimeve universale:

1.1. lidhja, me kërkesën e tij, e shfrytëzuesit fundor në rrjetin publik të komunikimeve, duke
siguruar qasje në shërbimet telefonike, të disponueshme për publikun nga një vendndodhje
gjeografike e përcaktuar, duke i krijuar mundësi shfrytëzuesit të bëjë dhe të pranojë thirrje
lokale, kombëtare e ndërkombëtare, komunikimin me faks dhe komunikimin e të dhënave;

1.2. shërbimi i kërkimit të të dhënave të numratorit në dispozicion të publikut, që plotëson
kërkesat e përgjithshme të parashikuara në paragrafin 8. të këtij neni;

1.3. sigurimi i telefonave publik me pagesë apo pikave tjera qasëse të telefonisë publike,
duke plotësuar nevojat e arsyeshme të shfrytëzuesve fundorë në gjithë territorin e
Republikës së Kosovës. Telefonat publik me pagesë duhet të mundësojnë lidhjen me
shërbimet e emergjencës pa pagesë dhe pa qenë nevoja e përdorimit të mjetit të pagesës,
të parashikuar për to;

20
1.4. sigurimi i kushteve për qasje të barasvlershme dhe përdorimin e shërbimeve telefonike
të disponueshme për shfrytëzuesit fundorë, me aftësi të kufizuara, duke përfshirë qasje në
shërbimet e thirrjeve të emergjencës, të numratorit telefonik për të gjithë shfrytëzuesit në
Republikën e Kosovës.

2. Autoriteti ka të drejtë që të vendos shërbim universal shtesë, procedurën dhe kushtet për ofrimin
e shërbimit të tillë, kërkesat e kualitetit të shërbimit, si dhe procedurën, kushtet dhe rastet për
imponimin e detyrimeve të shërbimit shtesë tek ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Humbjet e shkaktuara në lidhje me ofrimin e shërbimit univerzal shtesë nuk mund të kompensohen
nga fondet e ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike.

3. Autoriteti monitoron rritjen e nivelit të tarifave me tregti me pakicë të shërbimeve dhe nëse
konsiderohet e nevojshme Qeverisë i sugjerohet që të vendos kufirin e çmimit për shërbimin
universal dhe rregullat për ofrimin e shërbimit universal.

4. Qeveria përcakton kufirin e çmimit për shërbimet universale dhe nëse është e nevojshme,
poashtu edhe procedurën, kushtet dhe rastet për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në lidhje
me ofrimin e shërbimit.

5. Autoriteti miraton rregullat për përcaktimin e shërbimit universal si dhe të përcaktojë
fushëveprimin e shërbimeve universale, kërkesat e kualitetit të shërbimit, procedurën dhe kushtet
për ofrimin e shërbimit të tillë, procedurën, kushtet dhe rastet për imponimin e detyrimeve të
shërbimit universal për ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike. Detyrimet e shërbimit
universal gjithashtu mund të lidhen me të qenurit operator me fuqi të ndjeshme tregu në një treg
relevant.

6. Ministria mund të kërkoj që Autoriteti të përcaktoj kërkesat për kualitetin e shërbimit universal dhe
rregullat për publikimin e informacionit për kualitet të shërbimeve, gjithashtu të miratoj aktet ligjore
që zbatojnë rregullat për ofrimin e shërbimit universal.

7. Autoriteti ka të drejtë që të imponoj detyrime për ndërmarrësit që nuk janë përcaktuar që të
ofrojnë shërbimet universale të cilat janë të nevojshme për ofrimin e shërbimit universal në mënyrën
e duhur, duke përfshirë detyrimin për të ofruar shërbimet e regjistrit për kërkim me kushte që janë të
favorshme, objektive, të bazuara në kosto dhe jo-diskriminuese dhe detyrimet për të bërë të
mundshme shërbimet e tilla.

8. Kur një ndërmarrës i përcaktuar në përputhje me këtë nen ka planifikuar që të shes një pjesë të
konsiderueshme ose të gjitha pronat e tij të rrjetit për qasje lokale tek një entitet ligjor tjetër me
pronar tjetër, do ta informoj paraprakisht Autoritetin në mënyrë të përshtatshme, për të lejuar që
Autoriteti të vlerësoj efektin e transaksionit të planifikuar në ofrimin e qasjes në lokacionin fiks dhe
shërbimeve telefonike sipas paragrafit 1. të këtij neni. Autoriteti mund të imponoj, ndryshoj ose
anuloj detyrimet specifike sipas nenit 32 të këtij ligji.

9. Me rastin e verifikimit nëse një ndërmarrës me detyrime të shërbimit universal i plotëson
detyrimet e tilla, Autoriteti ka të drejtë që të urdhëroj auditim të pavarur dhe/ose rishqyrtime të
ngjashme për të dhënat e paraqitura, të paguara nga ndërmarrësi përkatës, për të garantuar
saktësinë dhe krahasimin e të dhënave. Auditimet e tilla të pavarura dhe/ose rishqyrtimet e
ngjashme, të paguara nga ndërmarrësi përkatës, mund të urdhërohen jo më shpesh se një herë
gjatë një viti kalendarik, me përjashtim të rasteve kur ka dyshime të arsyeshme që ndërmarrësi
vepron në kundërshtim me aktet ligjore ose kur ndërmarrësi kërkon kompensim për humbjet e
shkaktuara në lidhje me ofrimin e shërbimeve. Auditori ose kompania audituese do të përzgjidhet
me tender. Kushtet dhe procedurat e tenderit do të vendosen nga Autoriteti.

10. Humbjet e shkaktuara në lidhje me ofrimin e shërbimeve të referuara në paragrafin 1. të këtij
neni do të kompensohen nga burimet e paraqitura nga Qeveria, në pajtueshmëri me dispozitat e
paragrafit 3. të këtij neni. Autoriteti ka të drejtë të krijoj burime të tjera për kompensimin e humbjeve
të shkaktuara në lidhje me shërbimin universal. Autoriteti do të krijoj rregullat për llogaritjen e
humbjeve, imponon një mekanizëm për kompensim, dhe përcakton vlerën e humbjeve në rastet
specifike. Autoriteti ka të drejtë të rishqyrtoj llogaritë e një ndërmarrësi, si dhe informacionet e tjera
që përdoren për llogaritjen e vlerës së humbjeve dhe të kërkoj nga ndërmarrësi që të paraqesë një
21
opinion të auditimit. Rezultatet e llogaritjes së humbjes dhe konkluzionet e rishqyrtimit të bëra nga
Autoriteti dhe/ose opinioni i auditimit do të bëhen publike.

11. Ofruesi i shërbimit universal, i caktuar nga Autoriteti, për botimin e numëratorit telefonik të
përgjithshëm, duhet të reflektojë, të paktën një herë në vit, ndryshimet e ndodhura. Numëratori
telefonik i përgjithshëm duhet të përmbajë të paktën: emrin e plotë të parapaguesit, adresën,
numrin përkatës të telefonit, me përjashtim për parapaguesit, të cilët kanë kërkuar, në mënyrë të
veçantë, që këto të dhëna të mos bëhen publike.

12. Ofruesit e shërbimeve publike telefonike duhet t’u ofrojnë cilitdo ofrues të numëratorit për kërkim
të të dhënave që i referohet nën-paragrafit 1.2. të paragrafit 1. të këtij neni informacionin e
nevojshëm për parapaguesit e tyre, për t’u përfshirë, pa përjashtim, në numëratorin telefonik të
përgjithshëm dhe në shërbimin e informacionit të ofruar.

13. Kur ofruesi i shërbimit nuk i dorëzon ofruesit të numëratorit për kërkim të të dhënave për
parapaguesit, Autoriteti detyron ofruesin e shërbimit telefonik t’i dorëzojë këto të dhëna brenda një
periudhe të caktuar kohore. Ofruesi i numëratorit për kërkim të të dhënave duhet t’i përfshijë të
dhënat në numëratorin telefonik të përgjithshëm dhe në shërbimet e informacionit pa diskriminim
ndërmjet ofruesve të shërbimit telefonik.


KREU VI
RREGULLIMI I KONKURRENCËS NË FUSHËN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

Neni 29
Dispozitat e përgjithshme

1. Autoriteti duhet të krijojë kushte për konkurrencë të efektshme dhe zhvillim të saj në fushën e
komunikimeve elektronike, si dhe kushte për të parandaluar shpërdorimin e fuqisë në treg nga
ndërmarrësit.

2. Komisioni Kosovar i Konkurrencës, do të ushtrojë mbikëqyrjen e konkurrencës në fushën e
komunikimeve elektronike, në përputhje me Ligjin për Konkurrencë.

Neni 30
Ndërmarrësit me fuqi të ndjeshme tregu

1. Ndërmarrësi do të konsiderohet që ka fuqi të ndjeshme tregu (FNT) nëse ai, ose bashkë me të
tjerët ka një pozitë ekuivalente mbizotërimi, pra një pozitë të forcës ekonomike që i jep fuqi që të
veprojë në nivel të konsiderueshëm në mënyrë të pavarur nga konkurrentët, klientët dhe
shfrytëzuesit fundorë.

2. Aty ku ndërmarrësi ka FNT në një treg relevant, gjithashtu mund të mendohet që ka FNT në një
treg të lidhur ngushtë me të (tregu tjetër), nëse lidhjet në mes dy tregjeve janë të tilla që të lejojnë
që fuqia e tregut që e ka në një treg të ndikojë në tregun tjetër, duke përforcuar fuqinë në treg të
ndërmarrësit. Prandaj, detyrimet që kanë për qëllim parandalimin e ndikimit të tillë mund të
zbatohen në tregun tjetër.

3. Ndërmarrësi do të identifikohet që ka FNT atëherë kur përcaktohet me vendim të Autoritetit,
bazuar në një analizë të tregut, dhe do të konsiderohet si e tillë derisa Autoriteti përcakton me
vendim të saj, bazuar në një analizë tjetër të tregut që ndërmarrësi nuk ka FNT.

Neni 31
Analiza e tregut

1. Analiza e tregut duhet të bëhet nga Autoriteti. Procedura e analizës së tregut duhet të iniciohet
me një vendim paraprak të Autoritetit. Analiza e tregut nga Autoriteti bëhet me qëllim të garantimit
të konkurrencës së efektshme në fushën e komunikimeve elektronike dhe parandalimit të
shpërdorimit të fuqisë në treg nga ndërmarrësit me FNT. Autoriteti do të nxjerrë Rregulloren për
analizë të tregut duke marr parasysh dispozitat e këtij ligji dhe udhëzuesit e Komisionit Evropian për
22
analizë të tregut dhe vlerësimin e FNT sipas kornizës rregullatore të Bashkimit Evropian për rrjetet
dhe shërbimet e komunikimeve elektronike.

2. Kur bëhet një analizë e tregut, Autoriteti do të veprojë në pajtim me këtë ligj, rregulloren e
analizës së tregut referuar në paragrafin 1 të këtij neni dhe do të marrë parasysh udhëzuesit dhe
rekomandimet e miratuara nga Komisioni Evropian.

3. Autoriteti ka të drejtë që të bëj një analizë të tregut:

3.1. me kërkesë të arsyeshme dhe të justifikuar të ndërmarrësve të interesuar;

3.2. me kërkesë të arsyeshme dhe të justifikuar të institucioneve qendrore ose komunale;

3.3. me vetiniciativën e tij.

4. Procedura e analizës së tregut do të përfshijë fazat në vijim:

4.1. përcaktimi i tregut relevant (produkti/shërbimi dhe shtrirja gjeografike), karakteristikat e
të cilit mund të jenë të tilla për të justifikuar imponimin e detyrimeve referuar në nenin 32 të
këtij ligji;

4.2. analizimi nëse tregu relevant ka konkurrencë efektive dhe në rastin kur nuk ka
konkurrencë efektive, identifikimi i ndërmarrjeve me FNT në atë treg;

4.3. imponimi, korrigjimi dhe/ose anulimi i detyrimeve të referuara në nenin 32 të këtij ligji
në lidhje me ndërmarrjet me FNT.

5. Autoriteti ka të drejtë që të kompletojë vetëm pjesë të veçanta të procedurës së analizës së
tregut,në rastet e tregjeve për të cilat konsideron se për arsye të justifikuara nuk është i arsyeshëm
kompletimi i gjithë procedurës.

6. Autoriteti do t’i përcaktojë tregjet relevante që i nënshtrohen rregullimit paraprak (ex-ante) në
pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe me parimet e Ligjit për Konkurrencën dhe kushtet aktuale të
tregut të Kosovës, duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian për tregjet relevante
të produkteve dhe shërbimeve që i nënshtrohen rregullimit paraprak (ex-ante).

7. Kur bëhet një analizë e tregut, Autoriteti ka të drejtë që ta konsultojë Autoritetin e Konkurrencës
të Kosovës sipas dispozitave të nenit 14 të këtij ligji. Autoriteti duhet të marrë mendimin e Autoritetit
të Konkurrencës të Kosovës për definicionin e tregut relevant nëse definicioni i tregut ndryshon nga
definicioni i krijuar në rekomandimin e Komisionit Evropian referuar në paragrafin 6 të këtij neni. Në
të gjitha rastet, vendimi përfundimtar do të merret nga Autoriteti.

8. Autoriteti duhet ta kompletojë procedurën e analizës së tregut brenda katër muajve pas vendimit
të Autoritetit referuar në paragrafin 1. të këtij neni për inicimin e analizës së tregut. Autoriteti do t’i
konsultojë palët relevante për draftin e vendimit të vet për rezultatet e analizës së tregut sipas
procedurën e konsultimit për analizë të tregut e vendosur në nenin 82 të këtij ligji nuk do të
përfshihet në kushtet e procedurës së analizës së tregut të referuar në këtë paragraf. Periudha për
procedurën e analizës së tregut mund të vazhdohet me një vendim të arsyetuar të Autoritetit, por jo
më shumë se tre (3) herë dhe jo më shumë se tre (3) muaj për çdo herë. Autoriteti do të përpiqet që
ta kompletojë analizën e tregut brenda një periudhe sa më të shkurtër kohore të mundshme.
Analiza e tregut do të kompletohet me një vendim të Autoritetit për rezultatet e analizës së tregut,
që do t’i inkorporojë rezultatet e çdo faze të kompletuar të analizës së tregut, referuar në paragrafin
4. të këtij neni.

9. Në rrethana të jashtëzakonshme, kur Autoriteti konsideron se ka nevojë urgjente për të vepruar,
duke iu shmangur procedurave të konsultimit të përcaktuara në nenin 82 të këtij ligji, ashtu që ta
ruajë konkurrencën dhe t’i mbrojë interesat e shfrytëzuesve, mund të miratojë menjëherë masa
proporcionale dhe të përkohshme, p.sh. ta përcaktojë një treg relevant, t’i identifikojë ose të mos i
identifikojë ndërmarrjet me FNT për një treg relevant dhe/ose të imponojë, të mos imponojë ose ta
anulojë një, apo më shumë detyrime të referuara në nenin 32 të këtij ligji për ndërmarrësit e tillë.
23
Masat e tilla të përkohshme mund të imponohen për një periudhë jo më të gjatë se nëntë (9) muaj.
Autoriteti mund t’i bëjë masat e tilla të përhershme, ose ta vazhdojë kohën për të cilën ato janë të
aplikueshme sipas procedurës konsultuese të vendosur në nenin 82 të këtij ligji.

10. Autoriteti do ta bëjë analizën e tregut relevant jo më pak se njëherë në çdo tri (3) vite nga
vendimi i kaluar përfundimtar i Autoritetit për rezultatet e analizës së tregut. Periudha e referuar në
këtë paragraf mund të vazhdohet deri në tri (3) vite shtesë me vendim të Autoritetit. Kur Autoriteti
mendon se faktet që arsyetojnë vendimin e Autoritetit për rezultatet e analizës së tregut kanë
ndryshuar dhe nuk reflektojnë situatën aktuale në tregun relevant, Autoriteti do të përsërisë analizën
e tregut relevant.

11. Autoriteti do ta publikojë në Ueb faqen e vet listën e tregjeve relevante për të cilat ndërmarrjet
me FNT janë identifikuar dhe listën e ndërmarrjeve me FNT, si dhe detyrimet e imponuara për to,
duke përfshirë informacionin për masat e shprehura në paragrafin 9. të këtij neni dhe çdo ndryshim
në informacionin e tillë në faqen elektronike të Autoritetit.

12. Me rastin e kryerjes së një analize të tregut, të vendosjes se a ka një ndërmarrje FNT dhe të
imponimit të detyrimeve për ndërmarrjet me FNT, Autoriteti do të marrë parasysh dispozitat
relevante të traktateve dhe/ose marrëveshjeve ndërkombëtare dhe do të sigurojë brenda fushës së
kompetencave të veta, pajtueshmërinë me dhe zbatimin e traktateve dhe/ose marrëveshjeve të tilla
në Republikën e Kosovës. Kur zbatohet dhe sigurohet pajtueshmëria me traktatet dhe/ose
marrëveshjet ndërkombëtare dhe mutatis mutandis që janë subjekt i procedurës së konsultimit të
përcaktuara në nenin 82 të këtij ligji, Autoriteti ka të drejtë të imponojë, ndryshojë, ose anulojë
detyrimet e referuara në nenin 32 të këtij ligji për ndërmarrjet që janë të ndryshme nga ato me FNT
në një treg relevant.

Neni 32
Imponimi i detyrimeve për ndërmarrësit që kanë FNT në një treg relevant

1. Autoriteti ka të drejtë që t’i imponojë detyrimet në vijim për ndërmarrësit që kanë FNT në një treg
relevant, duke marrë parasysh përshtatjen e tyre në secilin rast specifik dhe caktimin e momentit të
fillimit me kohë për përmbushjen e detyrimeve të tilla:

1.1. detyrimi i transparencës sipas dispozitave të nenit 34 të këtij ligji;

1.2. detyrimi i jodiskriminimit sipas dispozitave të nenit 33 të këtij ligji;

1.3. detyrimi i ndarjes së llogarive sipas dispozitave të nenit 35 të këtij ligji;

1.4. detyrimi për ofrim të qasjes sipas dispozitave të nenit 36 të këtij ligji;

1.5. detyrimi i kontrollit të çmimit dhe llogaritjes së kostos sipas dispozitave të nenit 35 të
këtij ligji.

2. Në rastet e referuara në nenin 38, nenin 39 dhe nenin 64 të këtij ligji, ndërmarrësit me FNT në
një treg relevant duhet t’i përmbushin detyrimet relevante pa vendim të veçantë të Autoritetit.
Gjithashtu, pa vendim të veçantë të Autoritetit, ndërmarrësit duhet t’i përmbushin detyrimet shtesë
të specifikuara në nenin 34 të këtij ligji. Autoriteti ka të drejtë ta vendosë momentin e fillimit të kohës
për përmbushjen e detyrimeve të lartpërmendura. Në rast se nuk e bën këtë, ndërmarrësi duhet t’i
përmbushë detyrimet e referuara në këtë paragraf që nga momentit që identifikohet se ai ka FNT në
një treg relevant.

3. Autoriteti ka të drejtë që t’i imponojë detyrime specifike të detajuara pa tejkaluar detyrimet e
referuara në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni.

4. Në rrethana të veçanta (p.sh. aty ku Autoriteti, duke marrë parasysh paragrafin 6. të këtij neni
dhe/ose paragrafin 12. të nenit 31 të këtij ligji, arrin në përfundim se detyrimet e referuara në
paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni nuk do të mjaftojnë për të arritur objektivat e paraqitura në
paragrafin 1. të nenit 31 të këtij ligji), Autoriteti ka të drejtë që operatorëve me FNT t’iu imponojë
detyrime tjera për qasje, përfshirë interkoneksionin, të tjera nga ato të paraqitura në paragrafin 1., 2.
24
dhe 3. të këtij neni. Autoriteti duhet të marrë mendimin e Komisionit Kosovar të Konkurrencës për
detyrimet tjera të referuara në këtë paragraf. Vendimi përfundimtar merret nga Autoriteti.

5. Autoriteti ka të drejtë që këtyre detyrimeve t’iu shtojë kushtet që sigurojnë paanësinë,
arsyeshmërinë dhe kohëzgjatjen. Autoriteti ka të drejtë që t’i specifikojë detyrimet e dhëna në këtë
nen dhe t’i formulojë kushtet e përmbushjes së tyre duke miratuar, për rastet e dhëna në këtë ligj,
rregullat, procedurat dhe/ose kushtet e detyrueshme për të gjithë ndërmarrësit që duhet t’i
përmbushin detyrimet relevante, si dhe duke imponuar, në të gjitha rastet, detyrimet specifike të
detajuara dhe/ose kushtet e përmbushjes së tyre për ndërmarrësit e veçantë.

6. Detyrimet e imponuara nga Autoriteti për ndërmarrësit duhet të jenë të arsyeshme, të bazuara në
natyrën e problemit të identifikuar, proporcionale dhe të justifikueshme nga pikëpamja e parimeve
dhe objektivave për rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike të referuara në nenin 3 të
këtij ligji.

7. Aty ku është vendosur mbi baza të një analize të tregut relevant se karakteristikat e tregut nuk
justifikojnë imponimin e detyrimeve të referuara në këtë nen dhe/ose që nuk ka ndërmarrje që ka
FNT në tregun në fjalë, Autoriteti nuk do të imponojë, sipas procedurës dhe kushteve të
specifikuara në këtë ligj, detyrimet e referuara në këtë nen dhe/ose do të anulojë, nëse ka,
detyrimet e imponuara për ndërmarrjet që kanë FNT. Me rastin e anulimit të detyrimeve, Autoriteti
mund që me një vendim të arsyeshëm ta caktojë datën përfundimtare për zbatimin e tyre, e që nuk
duhet të jetë më vonë se njëzet e tetë ditë (28) ditë nga vendimii Autoritetit për rezultatet e analizës
së tregut.

8. Pasi të jetë bërë një analizë e përsëritur e tregut, Autoriteti mund t’i ndryshojë detyrimet e
imponuara duke aplikuar mutatis mutandis, sipas dispozitave të këtij neni për imponimin e
detyrimeve.

Neni 33
Detyrimi i mosdiskriminimit

1. Autoriteti mund të imponojë detyrimet për jodiskriminim sa i përket qasjes për një operator që ka
FNT në një treg relevant ashtu që operatori të mos bëj diskriminim ndaj ndërmarrësve tjerë, dhe
veçanërisht që të zbatojë kushte ekuivalente në rrethana ekuivalente për ndërmarrësit e tjerë që
ofrojnë shërbime ekuivalente, dhe të ofrojë shërbime dhe informacion për të tjerët me kushte të
njëjta dhe me kualitet të njëjtë siç i ofron për vet shërbimet e veta, ose për ato të nën-njësive ose
degëve të veta.

2. Autoriteti do t’i imponojë detyrimet e përcaktuara në paragrafin 1., të këtij neni aty ku është e
nevojshme për të garantuar që ndërmarrësit e integruar vertikalisht, duke përfshirë edhe
ndërmarrësit e kontrolluar nga shteti apo komunat, të cilat ofrojnë rrjete të komunikimeve
elektronike të ndërtuara si subjekt i të drejtave ekskluzive ose speciale dhe që kanë FNT, të mos
diskriminojnë kundër ndërmarrësve të tjerë duke i’u dhënë përparësi operimeve të veta.

3. Autoriteti mund të kërkojë që ndërmarrësi që ka FNT në një treg relevant, sipas procedurës dhe
kushteve të vendosura nga Autoriteti, të sigurojë arritjen e marrëveshjeve për sa i përket ofrimit të
shërbimeve relevante të interkonekcionit dhe/ose qasjes, duke përfshirë shërbimet shoqëruese nga
ndërmarrësi që ka FNT.

Neni 34
Detyrimi për transparencë

1. Autoriteti, pavarësisht nga dispozitat e nenit 18, mund t’i imponojë detyrimet për transparencë në
lidhje me interkonekcionin dhe/ose qasjen dhe të kërkojë që ndërmarrësi me FNT ta publikojë
informacionin e specifikuar nga Autoriteti, duke përfshirë:

1.1. informacion për kontabilitetin;

1.2. specifikimet teknike;

25

1.3. karakteristikat/ veçoritë e rrjetit;

1.4. termat dhe kushtet për dhënie dhe përdorim, duke përfshirë çdo kusht që kufizon
qasjen dhe/ose përdorimin e shërbimeve dhe aplikacioneve aty ku kushtet e tilla janë të
lejuara me akte ligjore;

1.5. tarifat, duke përfshirë zbritjet.

2. Autoriteti mund të kërkojë nga operatorët që kanë FNT në një treg relevant ta publikojnë një
ofertë referimi për ofrimin e qasjes dhe të shërbimeve shoqëruese sipas kushteve të paraqitura nga
Autoriteti, duke përfshirë kërkesat për përmbajtjen e ofertave të referimit. Oferta duhet të jetë mjaft
e detajuar për të garantuar që nuk do të kërkohet nga ndërmarrësit që të paguajnë për facilitetet që
nuk janë të nevojshme për shërbimin e kërkuar, duke dhënë një përshkrim për ofertat relevante që
janë ndarë në komponente sipas nevojave të tregut dhe për termat dhe kushtet shoqëruese duke
përfshirë çmimet e arsyetuara. Autoriteti ka të drejtë që të kërkojë për operatorin që ka ndryshim të
FNT, brenda një periudhe të kufizuar të caktuar nga Autoriteti, termat dhe kushtet e një oferte
referimi për të dhënë efekt në detyrimet e imponuara me këtë ligj për operatorët me FNT.

3. Autoriteti mund të specifikojë informacionin e saktë që duhet të vihen në dispozicion sipas
paragrafëve 1., 2. dhe 5. të këtij neni, nivelin e kërkuar të detajuar, mënyrën e publikimit dhe
kushtet tjera të publikimit.

4. Informacioni i referuar në paragrafët 1., 2. dhe 5. të këtij neni, duke përfshirë pikat gjeografike të
interkoneksionit të rrjetit, kushtet e testimit të interkoneksionit, kushtet e pagesës dhe
bashkëshfrytëzimit të infrastrukturës së komunikimeve elektronike, kushtet për përzgjedhjen e
ofruesit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe të tarifave, mund të mos konsiderohet
informacion konfidencial.

5. Operatori që ka për detyrë ofrimin e ‘shitjes me shumicë’ të qasjes në infrastrukturën e rrjetit
dhe/ose qasjes së lirë (unbundled) në lakun lokal duhet ta publikojë një ofertë referente sipas
kushteve të vendosura nga Autoriteti duke përfshirë kërkesat për përmbajtjen e ofertave referente.
Dispozitat e paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni do të zbatohen në ofertën e tillë referente.

Neni 35
Detyrimi për ndarjen e llogarive

1. Autoriteti mund t’i imponojë detyrimet për ndarjen e llogarive për aktivitetin e veçantë ose
aktivitetet për qasjen në operatorin që ka FNT në një treg relevant.

2. Autoriteti vendos rregullat për ndarje të llogarive dhe kërkesat lidhur me të, duke përfshirë
kërkesën për auditim.

3. Autoriteti mund të kërkojë nga një kompani e integruar vertikalisht që të bëjë transparente çmimet
me shumicë dhe çmimet e transfereve të saj të brendshëm, ndër të tjera për të garantuar
përputhshmërinë aty ku ka kërkesë për jodiskriminim sipas nenin 33 të këtij ligji ose, aty ku është e
domosdoshme, për të parandaluar kryq-subvencionimet e padrejta. Autoriteti mund ta specifikojë
formën dhe metodologjinë e llogaritjes që do të përdoret.

4. Në mënyrë që të lehtësohet verifikimi i përputhshmërisë me detyrimet të referuara në nenet 33
dhe 34 të këtij ligji, Autoriteti mund të kërkojë që të dhënat e llogarive, përfshirë të dhënat për të
ardhurat e pranuara nga palët e treta, të jepen me kërkesë në mënyrën dhe formën e përcaktuar
me rregullat për ndarjen e llogarive të referuar në paragrafin 2 të këtij neni. Autoriteti do ta publikojë
këtë informacion nëse është e domosdoshme për të kontribuar për një treg të hapur dhe
konkurrues. Në veprimin e tillë, Autoriteti do të marrë parasysh rregullat që lidhen me informacionin
konfidencial.




26
Neni 36
Detyrimet për ofrimin e qasjes dhe interkonekcionit

1. Autoriteti mund t’i imponojë detyrime për një operator që ka FNT në tregun përkatës për t’i
plotësuar kërkesat e arsyeshme të ndërmarrësve tjerë për qasje dhe përdorim të elementeve të
veçantë të rrjetit dhe të faciliteteve shoqëruese, përfshirë:

1.1 ofrim qasje palëve të treta në elementet e veçanta të rrjetit dhe/ose faciliteteve, duke
përfshirë qasjen në elementet e rrjetit që nuk janë aktivë dhe/ose qasjen e lirë në lakun
lokal për të lejuar, ndër të tjera, zgjedhjen dhe/ose para-zgjedhjen e bartësit (operatorit)
dhe/ose ofrimin e rishitjes së linjës së parapaguesit;

1.2 ofrimin e shërbimeve të veçanta të shitjes me shumicë, për t’u rishitur nga palët e treta;

1.3 mosanulimin e qasjes në facilitete, tashmë të dhënë;

1.4 negocimin me dëshirën e mirë dhe me mirëbesim me ndërmarrësit, që kërkojnë qasje;

1.5 ofrimin e qasjes së hapur në ndërfaqet teknike, protokollet ose teknologjitë e tjera të
rëndësishme, të domosdoshme për interoperabilitetin e shërbimeve, ose për shërbimet e
rrjetit virtual;

1.6 ofrimin e përdorimit të përbashkët të hapësirave, ose formave të tjera të
bashkëshfrytëzimit të faciliteteve shoqëruese;

1.7 ofrimin e shërbimeve të veçanta të nevojshme për të siguruar interoperabilitetin e
shërbimeve nga një pikë në pikën tjetër fundore për shfrytëzuesit, duke përfshirë facilitetet
për shërbimet e rrjeteve inteligjente ose roaming-ut në rrjetet mobile;

1.8 ofrimin e qasjes në Sistemet Operacionale Mbështetëse ose sistemet e ngjashme
softuerike, të domosdoshme, për të siguruar konkurrencë të ndershme në ofrimin e
shërbimeve;

1.9 interkonektimin e rrjeteve ose faciliteteve të rrjetit, duke përfshirë mundësinë e
interkonektimit të rrjeteve në çdo pikë të rrjetit, aty ku kjo është teknikisht e mundshme;

1.10 ofrimin e qasjes në shërbimet shoqëruese, siç janë shërbimet e identitetit,
vendndodhjes dhe pranisë.

2. Për miratimin e një vendimi për imponimin, ose anulimin e detyrimeve dhe veçanërisht për
vlerësimin se si detyrimet e tilla do të imponohen sipas paragrafit 1. të këtij neni, Autoriteti do të
marrë parasysh parimet dhe objektivat e këtij ligji, si dhe faktorët në vijim:

2.1 realizueshmërinë teknike dhe ekonomike për përdorimin ose instalimin e faciliteteve
konkurruese, në pikëpamje të shkallës së zhvillimit të tregut, duke pasur parasysh natyrën
dhe tipin e interkoneksionit dhe/ose të llojit të qasjes, si dhe realizueshmërinë e qasjes në
pajisjet shoqëruese të tilla, si qasja në tubacione;

2.2 mundësinë e ofrimit të qasjes së kërkuar, në relacion me kapacitetet (resurset) në
dispozicion;

2.3 investimin fillestar nga pronari i faciliteteve, duke marrë parasysh çfarëdo investimi
publik të bërë dhe rrezikun e përfshirë në investimin e tillë;

2.4 nevojën për të garantuar konkurrencën në terma afatgjatë duke i kushtuar vëmendje të
veçantë konkurrencës infrastrukturore në aspektin e efikasitetit ekonomik;

2.5 të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale.

27
3. Me rastin e imponimit të detyrimeve ndaj një operatori për ofrimin e qasjes sipas dispozitave të
këtij neni, Autoriteti mund t’i vendosë kushtet teknike, ose operative që duhet të plotësohen nga
ofruesi dhe/ose përfituesit e qasjes së tillë atëherë kur është e nevojshme për të garantuar
funksionimin normal të rrjetit.

Neni 37
Qasja

1. Ndërmarrësit që janë të përfshirë ligjshëm në një aktivitet të komunikimeve elektronike kanë të
drejtë që lirshëm të negociojnë qasjen. Operatorët kanë të drejtë dhe, kur të kërkohet nga operator
të tjerë ose nga ofrues të shërbimeve të komunikimeve elektronike që synojnë ofrimin e shërbimeve
të komunikimeve elektronike të mundshme për publikun ose që të sigurojnë ofrimin e tyre, obligim
për të negociuar interkonektimin e rrjetit për të garantuar ofrimin dhe interoperabilitetin e
shërbimeve.

2. Autoriteti do të inkurajojë dhe aty ku është e përshtatshme të garantojë, në përputhje me
procedurën e vendosur nga ky ligj, qasje adekuate dhe pajtueshmëri të shërbimeve për të
përkrahur efikasitetin, konkurrencën afatgjate, inovacionet dhe investimet efektive, si dhe arritjen e
përfitimeve maksimale të mundshme për shfrytëzuesit fundorë. Me një qëllim të tillë të qartë
Autoriteti ka të drejtë që t’i imponojë, në përputhje me procedurën e vendosur nga ky ligj, detyrimet
për ndërmarrësit me fuqi të ndjeshme tregu, si dhe për ndërmarrësit tjerë, veçanërisht:

2.1 detyrimet, deri në masën që është e nevojshme për të garantuar lidhje të vazhdueshme
prej një pike në pikën tjetër fundore, për ndërmarrësit që kontrollojnë qasjen në
shfrytëzuesit fundorë, duke përfshirë detyrimet për të ndërlidhur rrjetat e tyre aty ku kjo nuk
është bërë ende;

2.2 detyrimet, deri në masën që është e nevojshme për të garantuar mundësinë e qasjes
për shfrytëzuesit fundorë në shërbimet specifike të transmetimit digjital të radios dhe
televizionit, për operatorët për të garantuar qasjen në ndërfaqet e programeve aplikative
dhe udhëzuesit e programeve elektronike në kushte të paanshme, të arsyeshme dhe
jodiskriminuese;

2.3 në raste të justifikueshme dhe deri në masën që është e nevojshme, detyrimet për
ndërmarrësit që kontrollojnë qasjen në shfrytëzuesit fundorë për t’i bërë shërbimet e tyre
interoperabile (ndërvepruese).

3. Detyrimet për ofrimin e qasjes të imponuara nga Autoriteti dhe/ose kushtet e ndërlidhura të
imponuara në këtë mënyrë duhet të jenë objektive, transparente, proporcionale dhe jodiskriminuese
dhe vendimet përkatëse duhet të merren sipas rregullave të zbatuara në rastet e specifikuara në
nenin 82 të këtij ligji dhe rregullave të paraqitura në nenin 32 të këtij ligji.

4. Në rastin e referuar në paragrafin 2. të këtij neni, një ndërmarrës mund të refuzojë që të ofrojë,
në mënyrë të njëanshme ta pezullojë ose të ndërpres qasjen vetëm në rast se veprimet e tilla janë
të bazuara në kritere objektive, duke përfshirë jorealizueshmërinë teknike, ose domosdoshmërinë
për të siguruar integritetin e rrjetit.

5. Ndërmarrësit duhet të garantojnë që çdo informacion i marrë nga ndërmarrësit tjerë para, gjatë,
ose pas negociatave për qasje, me përjashtim të informacionit që mund të mos jetë konfidencial
sipas procedurave, rasteve dhe kushteve të përcaktuara në këtë ligj, do të përdoret vetëm për
qëllimin për të cilin ai është ofruar dhe do të respektojnë konfidencialitetin e informacionit të
transmetuar ose ruajtur. Informacioni i tillë nuk bën t’i jepet asnjë pale tjetër, në veçanti
nënndarjeve, degëve ose partnerëve tjerë për të cilët informacioni i tillë mund të ishte një avantazh
konkurrimi. Autoriteti mund t’i miratojë rregullat që detajizojnë masat për të siguruar kërkesat e tilla.

6. Me rastin e zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje në mes ndërmarrësve, Autoriteti ka të drejtë, në
pajtim me parimet e vendosura nga ky ligj dhe në rastet e justifikuara me objektivat e saj, që të
nxjerrë, me vetë iniciativën e saj ose sipas procedurës së vendosur në Kreun XIII të këtij ligji, një
vendim për dhënien e qasjes, që do të jetë detyrues për ndërmarrësit, duke përfshirë imponimin e
28
detyrimeve për qasje të veçanta, që përfshijnë interkoneksionin, siç specifikohet në paragrafin 2. të
këtij neni.

7. Autoriteti ka të drejtë që t’i miratojë rregullat për dhënien dhe ofrimin e qasjes, duke përfshirë
interkonekcionin e rrjetit.

Neni 38
Detyrimi për zgjedhjen dhe parazgjedhjen e bartësit

1. Ndërmarrësit që kanë FNT në tregun përkatës për qasje në dhe shfrytëzim të rrjetit telefonik
publik në lokacionin fiks, në përputhje me procedurën dhe kushtet e përcaktuara nga Autoriteti, do
t’u mundësojnë, në llogari të vetë, parapaguesve të tyre qasjen në shërbimet e çdo ofruesi të
shërbimeve telefonike të disponueshme për publikun, me të cilët janë të interkonektuar, nëpërmjet
zgjedhjes ose parazgjedhjes së bartësit.

2. Tarifat e vendosura për qasjen dhe për pagesën e aktivizimit të zgjedhjes ose parazgjedhjes
duhet të jenë të bazuara në kosto. Për këtë qëllim, do të zbatohen rregullat e vendosura në nenin
40 të këtij ligji. Tarifat e imponuara parapaguesve për shfrytëzimin e të drejtave të tilla nuk duhet të
shërbejnë si dekurajim për përdorimin e një mundësie të tillë. Për këtë qëllim, Autoriteti mund t’i
kufizojë tarifat maksimale.

3. Detyrimet e referuara në paragrafin 1. të këtij neni mund të imponohen nga Autoriteti ndaj çdo
ndërmarrësi që ka FNT në tregun relevant, si edhe për imponimin e detyrimeve në lidhje me nën-
paragrafin 1.4. të paragrafit 1. të nenit 32 të këtij ligji.

Neni 39
Detyrimi për ofrimin e linjave të huazuara

1. Ndërmarrësi që ka FNT në tregun relevant të linjave të huazuara duhet ta ofrojë një grup të
linjave të tilla sipas vendimeve nga Autoriteti dhe të pajtohet me procedurën dhe kushtet për
dhënien e shërbimeve të tilla të përcaktuara në rregullat e miratuara nga Autoriteti, gjithashtu të
plotësojë detyrimet në lidhje me jodiskriminimin, çmimet e bazuara në kosto duke përfshirë futjen në
përdorim dhe shfrytëzimin e një sistemi për llogaritje të kostos, transparencën dhe krijimin e
kushteve për ofrimin e shërbimeve.

2. Ndërmarrësi që ka FNT në një treg relevant të linjave të huazuara duhet të ofrojë shërbimet e
linjave të huazuara me çmime që rrjedhin (derivojnë) nga kostot, duke përfshirë një tarifë të
arsyeshme të kthimit të investimit. Për këtë qëllim, Autoriteti mund të vendosë nivelin më të lartë të
çmimit për shërbimet e linjave të huazuara. Paragrafët 4. dhe 5. të nenit 40 të këtij ligji do të
zbatohen mutatis mutandis, për çmimet e bazuara në kosto dhe llogaritjen e kostos.

Neni 40
Detyrimi për kontroll të çmimeve dhe sistemin e llogaritjes së kostos

1. Autoriteti mund t’ua imponojë ndërmarrësve që kanë FNT në një treg relevant detyrime për
mbulimin e kostos dhe kontrollimin e çmimit, duke përfshirë detyrimet për çmimet e bazuara në
kosto dhe detyrimet lidhur me sistemet e llogaritjes së kostos, për ofrimin e llojeve specifike të
interkoneksionit dhe/ose qasjes, në situatat kur një analizë e tregut tregon mungesë të
konkurrencës së efektshme që do të thotë që operatori përkatës mban çmimet në një nivel tepër të
lartë, ose mund të zbatojë një ngjeshje të çmimeve, në dëm të shfrytëzuesve fundorë.

2. Me rastin e imponimit të detyrimeve, duhet të merret parasysh e drejta e operatorit për një normë
të arsyeshme të kthimit të investimit.

3. Mekanizmi i mbulimit të kostos dhe/ose metodologjia e caktimit të çmimit që janë të detyrueshme
duhet të përkrahin efikasitetin dhe konkurrencën afatgjate, dhe të rrisin përfitimet e konsumatorit.
Në lidhje me këtë, Autoriteti mund t’i marrë parasysh çmimet në tregjet konkurruese të
krahasueshme.

29
4. Kur një operator ka një detyrim në lidhje me orientimin në kosto të çmimeve të tij, barra e
argumentimit që çmimet janë të bazuara në kosto duke përfshirë një normë të arsyeshme të kthimit
të investimeve do t’i bie operatorit përkatës. Autoriteti mund të përcaktojë rregullat për llogaritjen e
kostos, me qëllim të llogaritjes së kostos për ofrimin sa më efikas të shërbimeve. Autoriteti mund të
kërkojë nga një operator i cili ka një detyrim në lidhje me orientimin në kosto të çmimeve të tij që të
japë një justifikim të plotë për çmimet e tij dhe mund të caktojë një afat kohor të arsyeshëm të
detyrueshëm për dorëzimin e justifikimit të tillë. Nëse operatori dështon që ta japë justifikimin për
çmimet e tij para skadimit të afatit të vendosur, do të konsiderohet se çmimet e tij nuk janë të
bazuara në kosto. Autoriteti ka të drejtë të kërkojë që të dhënat e paraqitura nga operatori të
auditohen. Autoriteti ka të drejtë të kërkojë që çmimet të rregullohen ose që të vendoset niveli më i
lartë i çmimit. Derisa një operator, i cili e ka një detyrim në lidhje me orientimin në kosto të
çmimeve, ta japë justifikimin e plotë për çmimet e tij, Autoriteti mund të vendosë çmime të
përkohshme të nivelit më të lartë duke parasysh të dhënat për kostot përkatëse të marra në bazë të
metodave indirekte të vlerësimit të kostos, duke përfshirë krahasimet e çmimeve për shërbimet
relevante duke pasur parasysh praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE-së, praktikat e
vendeve në një nivel të ngjashëm të zhvillimit dhe praktikat e Republikës së Kosovës, si dhe
vlerësimit të raportit në mes të çmimeve relevante me shumicë dhe pakicë.

5. Nëse Autoriteti kërkon që të zbatohet një sistem i llogaritjes së kostos për kontroll të çmimit,
operatori duhet që brenda afatit të caktuar dhe sipas procedurës dhe kushteve të përcaktuara nga
Autoriteti të përgatisë një sistem të llogaritjes së kostos, të bëj përshkrimin e tij dhe të publikojë atë,
t’ia paraqesë atë Autoritetit dhe të punojë në pajtueshmëri me të. Sistemi i llogaritjes së kostos dhe
mënyra e publikimit të tij duhet të jenë në pajtim me rregullat e llogaritjes së kostos të përcaktuara
nga Autoriteti. Autoriteti ka të drejtë që të krijojë sistemin për llogaritjen e kostos, metodologjinë
dhe/ose formatin që do të përdoret nga një operator ose operatorët që kanë FNT në një treg
relevant. Autoriteti do t’i bëjë publike sistemin e llogaritjes, metodologjinë dhe/ose formatin duke i
publikuar ato në ueb faqen e vet. Pajtueshmëria me rregullat e llogaritjes së kostos dhe aktet e tjera
ligjore, si dhe me sistemin e llogaritjes së kostos, metodologjinë dhe/ose formatin e përgatitur nga
operatori dhe/ose krijuar nga Autoriteti do të verifikohen nga një auditim. Mendimi i audituesit duhet
të publikohet çdo vit sipas rregullave të caktuara nga Autoriteti.

Neni 41
Transmetimi i televizionit digjital

Ofruesit e rrjeteve të komunikimeve elektronike që shfrytëzohen për transmetimin e shërbimeve të
televizionit digjital do të garantojnë mundësinë për të ofruar shërbime dhe programe të televizionit
digjital. Operatorët që marrin dhe ritransmetojnë shërbime dhe programe të televizionit digjital duhet
të mbajnë të njëjtin format.

Neni 42
Shërbimet me qasje të kushtëzuar dhe facilitetet shoqëruese

1. Ndërmarrësit që kontrollojnë sistemet me qasje të kushtëzuar duhet t’i përdorin vetëm sistemet e
tilla të qasjes së kushtëzuar për shërbimet digjitale të radios dhe/ose televizive pavarësisht nga
mënyrat e transmetimit, që duhet të kenë aftësinë e duhur teknike për kontroll të qasjes së
kushtëzuar (p.sh. procedurat teknike që mundësojnë transferimin e kontrollit të qasjes së
kushtëzuar nga një transmetues tek transmetuesi tjetër), duke lejuar mundësinë e kontrollit të plotë
në nivelin lokal apo rajonal të shërbimeve nga operatorët që përdorin sistemet e tilla.

2. Ndërmarrësit që ofrojnë shërbime të qasjes së kushtëzuar për shërbimet digjitale të radios
dhe/ose televizive pavarësisht nga mënyrat e transmetimit, transmetime këto që kushtëzojnë
ofrimin e shërbimeve çfarëdo grupi të shikuesve, ose dëgjuesve potencialë pavarësisht nga
mënyrat e transmetimit, duhet:

2.1. ofruar të gjithë transmetuesve, në baza të drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese,
shërbimet teknike që mundësojnë që shërbimet e transmetuara në mënyrë digjitale të
pranohen nga shikuesit, ose dëgjuesit e autorizuar nëpërmjet dekoderëve të ofruar dhe
administruar nga ofruesit e shërbimeve (operatorët);

30
2.2. që nëse ndërmarrësit janë të përfshirë në aktivitete të tjera, përveç ofrimit të qasjes së
kushtëzuar për shërbimet digjitale të radios dhe/ose televizive, atëherë të mbajnë llogari të
veçantë financiare për aktivitetin e tyre si ofrues i qasjes së kushtëzuar në përputhje me
rregullat për ndarjen e llogarive të përcaktuara nga Autoriteti dhe në pajtim me kërkesat për
ndarjen e llogarive, duke përfshirë kërkesën e auditimit.

3. Autoriteti ka të drejtë të përcaktojë procedurën dhe kushtet për zbatimin e dispozitave të
paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni.

4. Autoriteti ka të drejtë të përcaktojë kërkesat për ofrimin dhe përdorimin e udhëzuesve elektronik
të programeve dhe faciliteteve të ngjashme listuese dhe të navigimit.

Neni 43
Masat e veçanta që garantojnë konkurrencë efektive

1. Ndërmarrjet publike qendrore apo lokale, ose që zotërojnë të drejta ekskluzive apo të veçanta, që
kanë fuqi të ndjeshme tregu në një pjesë të konsiderueshme të tregut të zakonshëm për ofrimin e
rrjeteve publike të komunikimit dhe shërbimeve telefonike të mundshme për publikun dhe që
kontrollojnë një rrjet të instaluar të televizionit kabllor duke përdorur të drejtat ekskluzive, ose të
veçanta që i ka zotëruar apo i zotëron në territorin e njëjtë gjeografik, mund të ofrojnë një rrjet të
televizionit kabllor vetëm përmes personit juridik, i ndryshëm nga personi juridik që është përcaktuar
për ofrimin e një rrjeti publik të komunikimeve.

2. Ofruesit e rrjeteve publike të komunikimeve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike të
mundshme për publikun, të cilëve u janë dhënë, gjithashtu të drejta speciale ose të veçanta për
ofrimin e shërbimeve në sektorët e tjerë ekonomikë të Republikës së Kosovës, do të mbajnë llogari
të ndara për aktivitetet për ofrimin e rrjetave dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike në
përputhje me rregullat për ndarje të llogarive dhe me kërkesat e ndërlidhura, duke përfshirë
kërkesën për auditim dhe kërkesën për të pasur ndarje strukturale për aktivitetet në lidhje me
ofrimin e rrjetave dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike, siç janë përcaktuar nga
Autoriteti. Autoriteti ka të drejtë që të specifikojë kërkesat për ndarje strukturale.

3. Paragrafi 2 i këtij neni nuk do të zbatohet për ndërmarrësit qarkullimi vjetor i të cilëve në
aktivitetet me rrjetat dhe/ose shërbimet e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës është
më i vogël se treqindmijë (300,000) Euro.

4. Çdo ndërmarrës që ofron rrjete publike të komunikimeve elektronike ose shërbime të
komunikimeve elektronike të mundshme për publikun, me përjashtim të ndërmarrjeve të vogla dhe
të mesme, duhet të sigurohet që raportet e tyre vjetore financiare janë të audituara dhe të
publikuara. Kjo dispozitë, gjithashtu do të zbatohet për të gjitha llogaritë e ndara që mbahen sipas
paragrafit 2. të këtij neni. Autoriteti ka të drejtë që të specifikojë procedurën dhe kushtet për
zbatimin e dispozitave të këtij paragrafi.

Neni 44
Masat që garantojnë interoperabilitetin e komunikimeve elektronike

1. Autoriteti do të miratojë akte ligjore të cilat detyrojnë pajtueshmërinë me standardet e vendosura
nga organizatat ndërkombëtare dhe evropiane të standardizimit që janë të transpozuara në
standardet kosovare në përputhje me procedurat e përcaktuara, si dhe me standardet origjinale
kosovare, specifikimet dhe/ose rekomandimet ndërkombëtare dhe evropiane për ofrimin e
shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike, si dhe të faciliteteve dhe shërbimeve
shoqëruese duke përfshirë transmetimet e programeve të radios dhe/ose televizive, ndërfaqet
teknike dhe/ose funksionet e rrjetit dhe interoperabilitetin e pajisjeve fundore, duke përfshirë pajisjet
për pranimin e programeve të radios dhe televizive. Një person fizik, ose juridik konsiderohet se i ka
përmbushur detyrimet e pajtueshmërisë me standardet e Kosovës në fushat e lartpërmendura nëse
personi ka pajtueshmëri me standardet relevante ndërkombëtare, ose evropiane, si dhe me
standardet relevante kosovare që transpozojnë standardet ndërkombëtare, ose evropiane.

2. Derisa standardet ndërkombëtare ose evropiane në fushat e referuara në paragrafin 1. të këtij
neni nuk janë transpozuar brenda standardeve kosovare, Autoriteti mund të kërkojë pajtueshmëri të
31
drejtpërdrejtë me standardet relevante për ofrimin e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve
elektronike. Pasi që të jetë transpozuar standardi relevant brenda standardit kosovar, çdo referim
në standardin ndërkombëtar ose evropian do të konsiderohet se është një referim në standardin
relevant kosovar. Një person ose ndërmarrës konsiderohet se e ka përmbushur detyrimin e
pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare ose evropiane në fushat e referuara në paragrafin 1.
të këtij neni nëse personi/ndërmarrësi ka pajtueshmëri me standardet relevante që transpozojnë
standardet ndërkombëtare ose evropiane.

3. Kërkesat teknike të standardeve të deklaruara nga persona ose ndërmarrës që në baza
vullnetare kanë paraqitur një deklarim të pajtueshmërisë së produkteve ose shërbimeve me
standarde të tilla, duke përfshirë standarde ndërkombëtare, evropiane, të huaja dhe kosovare, do të
jenë detyruese për ata persona/ndërmarrës.

4. Autoriteti ka të drejtë që të vendosë kërkesat teknike të pavarura në fushat e referuara në
paragrafin 1. të këtij neni.

5. Pronarët e ndërfaqeve të programeve aplikative do t’i bëjnë të mundshme nën kushte të
ndershme, të arsyeshme dhe jodiskriminuese dhe përkundrejt një pagese të përshtatshme, të gjithë
informacionin e tillë që nevojitet për t’u mundësuar ofruesve të shërbimeve televizive digjitale që të
ofrojnë të gjitha shërbimet e përkrahura nga API (ang.“Application program interface”- Ndërfaqja e
programit aplikativ) në një formë të funksionimit të plotë.

6. Certifikatat e pajtueshmërisë të lëshuara nga institucionet relevante të BE-së dhe institucionet
relevante të autorizuara nga vendet anëtare të BE-së për instrumentet matëse dhe standardet e
pranuara në vendet anëtare të BE-së do të pranohen në Republikën e Kosovës. Procedura e
pranimit të tillë do të krijohet nga Qeveria në pajtim me zotimet ndërkombëtare.


KREU VII
MENAXHIMI ME RESURSE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

Neni 45
Parimet bazë për menaxhimin me resurse të komunikimeve elektronike

1. Autoriteti, në përputhje me procedurat dhe kushtet e paraqitura në këtë ligj do të menaxhojë me
resurset e komunikimeve elektronike. Spektri frekuencor (kanalet), numrat telefonik, emrat, adresat,
kodi shtetëror i Internetit dhe resurset tjera të komunikimeve elektronike duhet të menaxhohen në
përputhje me dispozitat e këtij ligji.

2. Spektri frekuencor (kanalet) do të menaxhohet duke u bazuar në Planin Kombëtar të Radio-
frekuencave dhe Planin për përdorimin e radio-frekuencave (kanaleve) konform planeve zhvillimore
për radio komunikime.

3. Numrat telefonik të shfrytëzuar në rrjetat publike të komunikimeve elektronike duhet të
menaxhohen në përputhje me planin nacional të numeracionit të aprovuar nga Autoriteti. Autoriteti
duhet të miratojë kushtet dhe procedurat për implementimin e “Planit nacional të numeracionit”.

4. Autoriteti duhet të përcaktojë rregulla të qarta për menaxhimin e resurseve tjera të komunikimeve
elektronike.

Neni 46
Bazat për ndarjen dhe shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve elektronike

1. Resurset e komunikimeve elektronike duhet të jepen dhe shfrytëzohen në përputhje me
procedurat dhe kushtet e vendosura në këtë ligj, si dhe në rregulloret për dhënien dhe shfrytëzimin
e resurseve të komunikimeve elektronike të miratuara nga Autoriteti.

2. Resurset e komunikimeve elektronike mund të shfrytëzohen:

32
2.1. pa kurrfarë autorizimi, kur Autoriteti vendos që resurset e caktuara të komunikimeve
elektronike mund të shfrytëzohen pa autorizim;

2.2. pas marrjes së një autorizimi individual për shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve
elektronike të lëshuar nga Autoriteti, por duke u siguruar që resurset e komunikimeve
elektronike shfrytëzohen në mënyrë efikase dhe efektive, duke siguruar kualitetin e
shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shmangur interferencat e dëmshme.

3. Autoriteti konform obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, radio-rregulloreve,
Planit Kombëtar të Radio-frekuencave, Planit për përdorimin e radio-frekuencave (kanaleve),
planeve zhvillimore radio-komunikuese, do ta bëjë ndarjen e radio-frekuencave (kanaleve) dhe
resurseve tjera të komunikimeve elektronike të domosdoshme për aktivitetet që kanë të bëjnë me
mbrojtjen nacionale, sigurinë nacionale, mirëmbajtjen e rendit publik, shërbimet publike emergjente,
mbrojtjen e kufijve shtetërorë, aviacionin civil, sigurinë hekurudhore, operimin e sigurt dhe stabil të
sistemit energjetik nacional, si dhe për funksionet tjera jokomerciale të shtetit (përfshirë shtetet e
huaja) dhe institucioneve të tij.

4. Autoriteti gjatë kryerjes së funksioneve që i referohen paragrafit 3. të këtij neni nuk duhet të
zbatojë dispozitat e neneve 47 – 52 të këtij ligji. Autoriteti duhet të miratojë rregulla të qarta për
dhënien e resurseve të komunikimeve elektronike, të referuara në paragrafin 3. të këtij neni, duke u
udhëhequr nga parimi i efikasitetit dhe efektivitetit të shfrytëzimit të frekuencave.

5. Kohëzgjatja e të drejtave për shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve elektronike do të
caktohet nga Autoriteti. Kohëzgjatja mund të prolongohet në rastet kur është përcaktuar në
rregulloret për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve elektronike dhe në
pajtueshmëri me procedurat dhe kushtet e përcaktuara në to.

6. Kur shfrytëzimi i radio-frekuencave (kanaleve) është harmonizuar, është arritur marrëveshja për
kushtet dhe procedurat për shfrytëzimin e tyre dhe pala të cilës do t’i jepet radio-frekuenca (kanalet)
është përzgjedhur në bazë të traktateve ndërkombëtare dhe/ose marrëveshjeve, si dhe rregulloreve
të Bashkimit Evropian, Autoriteti duhet t’i japë radio-frekuencat që janë subjekt i rregullave
relevante. Pas procedurës së përgjithshme përzgjedhëse nëse të gjitha kushtet të vendosura nga
Republika e Kosovës për shfrytëzimin e radio-frekuencave janë plotësuar, nuk lejohen vendosje
shtesë të kushteve, kritereve ose procedurave për shfrytëzimin e radio-frekuencave (kanaleve), të
cilat mund ta kufizojnë, modifikojnë ose vonojnë zbatimin korrekt të procedurës së përgjithshme për
dhënien e radio-frekuencave (kanaleve).

Neni 47
Dhënia e resurseve të komunikimeve elektronike

1. Nëse Autoriteti nuk e ka përcaktuar që resursi i caktuar frekuencor mund të shfrytëzohet pa
ndonjë autorizim individual, personi duhet që para fillimit të shfrytëzimit të këtij resursi të aplikojë te
Autoriteti në formë përshkruese për ndarje të resurseve të caktuara të komunikimeve elektronike në
përputhje me procedurat dhe kushtet e vendosura në rregulloren për ndarjen dhe shfrytëzimin e
resurseve të komunikimeve elektronike.

2. Kur një ndërmarrës aplikon për marrje të resurseve të komunikimeve elektronike pas procedurës
së njoftimit për fillim të aktiviteteve te Autoriteti, ndërmarrësi mund në momentin e aplikimit të
konfirmojë se dokumentet dhe informatat e ofruara Autoritetit më herët nuk kanë ndryshuar dhe se
këto informata dhe dokumente nuk kanë nevojë të ofrohen përsëri. Nëse gjatë ushtrimit të
aktiviteteve të ndërmarrësit ndodhin çfarëdo ndryshimesh pas njoftimit të Autoritetit për fillimin e
aktiviteteve në bazë të akteve juridike të lëshuara nga Autoriteti, ndërmarrësi duhet të përditësojë
dokumentet dhe informatat në momentin kur aplikon për marrje të resurseve të komunikimeve
elektronike.

3. Personi që kërkon radio-frekuenca (kanale) duhet t’i ofrojë Autoritetit informata për mundësitë
dhe aftësitë e përmbushjes së obligimeve që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e radio-frekuencave
(kanaleve). Autoriteti duhet të përcaktojë se cilat informata duhet të ofrohen, si dhe procedurat për
ofrimin e këtyre informatave. Autoriteti e ka të drejtën të refuzojë dhënien e radio-frekuencave
33
(kanaleve) personit që ka dështuar të ofrojë informatat e kërkuara apo informatat e ofruara nuk janë
konform kërkesave të bëra nga Autoriteti.

4. Personi mund të fillojë të shfrytëzojë resurset e komunikimeve elektronike nga data e lëshimit të
autorizimit përkatës nga Autoriteti, përveç në rastet kur është specifikuar ndryshe në autorizim.
Autorizimi për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike duhet t’iu jepet atyre personave
të cilëve iu është dhënë resursi i komunikimeve elektronike në përputhje me procedurat dhe kushtet
e përcaktuara nga Autoriteti.

5. Numri i autorizimeve për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike duhet të jetë i
palimituar, përveç në rastet kur kufizimet janë të domosdoshme për të siguruar shfrytëzim efektiv të
radio-frekuencave (kanaleve), në rastet kur resurset e caktuara të komunikimeve elektronike kanë
vlerë ekonomike të posaçme dhe/ose në rastet kur kufizimi i resurseve të komunikimeve elektronike
është i pashmangshëm dhe arsyetohet duke u bazuar në principin e proporcionalitetit.

6. Gjatë miratimit të vendimit për kufizimin e numrit të autorizimeve për shfrytëzim të resurseve të
komunikimeve elektronike Autoriteti duhet të:

6.1. marrë parasysh domosdoshmërinë për maksimizimin e përfitimeve për shfrytëzuesit
dhe inkurajimin e konkurrencës;

6.2. ofrojë mundësinë për të gjitha palët e interesuara, përfshirë shfrytëzuesit dhe
konsumatorët, të shprehin mendimin e veta për çfarëdo kufizimi në kuadër dhe në
pajtueshmëri me procedurat dhe kushtet e vendosura për konsultimet publike të definuara
në paragrafin 1. të nenit 82 të këtij ligji;

6.3. publikojë vendimin me arsyet për kufizim të numrit të autorizimeve për shfrytëzim të
resurseve të komunikimeve elektronike;

6.4. që pas vendosjes së procedurave relevante, të publikojë thirrje për palët e interesuara
për dhënie të resurseve të komunikimeve elektronike;

6.5. që kohë pas kohe, ose pas pranimit të ndonjë kërkese të arsyetuar nga personat e
interesuar, të rishikojë kufizimet.

7. Autoriteti pas konstatimit se mund të japë (ndajë) resurset e komunikimeve elektronike që janë
subjekt i kufizimeve në aspekt të dhënies së autorizimeve, duhet të publikojë konkluzionet e veta
dhe një thirrje për palët e interesuara për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike.
Autoriteti duhet të publikojë informatat për ndarje të resurseve të komunikimeve elektronike në
pajtueshmëri të plotë me procedurat dhe kushtet e vendosura nga ai.

8. Autoriteti duhet t’i publikojë informatat për aplikacionet e bëra nga personat me kërkesë për
marrje të resurseve të komunikimeve elektronike kur numri i autorizimeve për shfrytëzim të atyre
resurseve është i kufizuar. Rregullat për publikimin e informatave të tilla duhet të vendosen nga
Autoriteti.

9. Autoriteti mund të rezervojë resurse specifike të komunikimeve elektronike për të siguruar
zhvillim adekuat të rrjetave dhe/ose shërbimeve dhe teknologjive të komunikimeve elektronike.

10. Vendimi për dhënie të resurseve të komunikimeve elektronike duhet të merret, t’i komunikohet
aplikuesit dhe të bëhet publik sa më shpejtë që është e mundur pas pranimit të aplikacionit të
kompletuar konform kërkesave të vendosura (informatat dhe dokumentet e kompletuara) nga
Autoriteti brenda afatit prej njëzet e një (21) ditëve për rastin e numrave telefonik dhe dyzet e dy
(42) ditëve në rastin e radio-frekuencave (kanaleve). Kufizimet tjera kohore duhet të aplikohen pa
paragjykime dhe bazuar në kufizimet kohore të vendosura në traktatet ndërkombëtare dhe/ose
marrëveshjet tjera.

11. Nëse Autoriteti vendos që e drejta për shfrytëzim të numrave telefonik duhet të jepet nëpërmjet
tenderit, apo ankandit, limiti maksimal kohor prej njëzet e një (21) ditëve i vendosur në paragrafin
10. të këtij neni duhet të zgjatet edhe për njëzet e një (21) ditë të tjera. Nëse Autoriteti vendosë që
34
dhënia e radio-frekuencave (kanaleve) nëpërmjet tenderit apo ankandit, limiti maksimal kohor prej
dyzet e dy (42) ditëve, i vendosur në paragrafin 10. të këtij neni, duhet të zgjatet për një përudhë
kohore të domosdoshme për të siguruar procedura fer, të hapura, të arsyeshme dhe transparente
për të gjitha palët e interesuara, por në çfarëdo rasti jo më gjatë se tetë (8) muaj. Ky kufizim kohor
duhet të aplikohet pa prejudikim për çfarëdo kufizimi kohor të vendosur në traktatet ndërkombëtare
dhe/ose marrëveshjet tjera.

12. Pagesat për të shfrytëzuar të drejtën e përdorimit të resurseve të komunikimeve elektronike
duhet të paguhen në buxhetin e shtetit nga tenderuesi i suksesshëm apo fituesi i ankandit. Në
rastet kur tenderuesi i suksesshëm apo fituesi i ankandit e vonon pagesën, apo pjesë të pagesës,
Autoriteti e ka të drejtën të marrë vendim për imponim të obligimit në tenderuesin e suksesshëm
apo fituesin e ankandit që të bëjë pagesat në kohë të caktuar dhe të vendosë kufizime kohore për
pagesat në fjalë. Vendimi i marrë nga Autoriteti duhet të jetë dokument ekzekutiv. Nëse vendimi nuk
është zbatuar duhet të përcillet për ekzekutim në pajtim me procedurat e vendosura në
legjislacionin në fuqi për procedurë penale.Vendimi duhet të ekzekutohet brenda afatit tre (3) vjeçar
nga data e prurjes së këtij vendimi.

Neni 48
Mënyrat e dhënies së resurseve të komunikimeve elektronike

1. Autoriteti do t’i japë resurset e komunikimeve elektronike:

1.1. drejtpërdrejt personit që i kërkon ato;

1.2. nëpërmjet tenderit;

1.3. nëpërmjet ankandit.


Neni 49
Dhënia e resurseve të komunikimeve elektronike drejtpërdrejt personit kërkues

1. Autoriteti e ka të drejtën të ndajë resurset e komunikimeve elektronike në mënyrë të
drejtpërdrejtë personit që i kërkon ato, në rastet kur plotësohet ndonjëri prej kushteve:

1.1. Autoriteti nuk kufizon numrin e autorizimeve për shfrytëzim të resurseve të
komunikimeve elektronike të kërkuara;

1.2. pas publikimit që e bën Autoriteti për pranimin e një aplikacioni për ndarje të resurseve
të komunikimeve elektronike, asnjë person tjetër nuk shpreh interes brenda afatit të caktuar
kohor të përcaktuar nga Autoriteti për shfrytëzim të të njëjtit resurs, ose resurset e tilla janë
të bollshme për t’iu ndarë të gjithë personave që kanë shprehur interes për atë resurs.

2. Nëse Autoriteti pranon aplikacione për ndarje të resurseve të komunikimeve elektronike nga disa
persona në të njëjtën kohë dhe resurset nuk mund t’iu jepen në të njëjtën kohë të gjithë personave
që i kanë kërkuar ato, resurset e tilla duhet të jepen nëpërmjet tenderit, apo ankandit publik.
Aplikacionet duhet të merren parasysh ashtu si janë pranuar brenda kohës së përcaktuar nga
Autoriteti, duke marrë si kohë referente publikimin e informatës për pranimin e aplikacionit të parë.

Neni 50
Dhënia e resurseve të komunikimeve elektronike nëpërmjet tenderit

Procedura tenderuese për dhënie të resurseve të komunikimeve elektronike duhet të organizohet
në pajtueshmëri me procedurat e përcaktuara në rregulloret për dhënie të resurseve të
komunikimeve elektronike të aprovuara nga Autoriteti dhe në bazë të kushteve të tenderit publik të
miratuara nga Ministria, duke u bazuar në këtë ligj. Kushtet e tenderit duhet të specifikojnë kërkesat
për kualifikim të tenderuesve, definojnë tregun në të cilin resurset e komunikimeve elektronike do të
shfrytëzohen dhe vendos kushte të qarta për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike.
Kushtet tenderuese duhet të specifikojnë kriteret përzgjedhëse për zgjedhjen e tenderuesve të
suksesshëm. Kriteret e përcaktuara duhet të bazohen në njohuri të specializuara dhe në
35
performancë efektive, skema të përshtatshme operimi për ofrimin e rrjetave dhe/ose shërbimeve të
komunikimeve elektronike, çmimeve adekuate për shërbime, kufizimet kohore për fillimin e ofrimit të
shërbimeve në treg, sasinë e investimeve, si dhe promovimin e konkurrencës efektive. Kur radio-
frekuencat (kanalet) janë dhënë nëpërmjet tenderit, prioritet duhet t’iu jepet atyre tenderuesve që
sigurojnë mbulueshmëri më të madhe gjeografike me shërbime për kohë më të shkurtër.

Neni 51
Dhënia e resurseve të komunikimeve elektronike nëpërmjet Ankandit

1. Rregullat e ankandit duhet të vendosen nga Autoriteti.

2. Rregullat e ankandit duhet të specifikojnë kërkesat kualifikuese për pjesëmarrësit e ankandit,
definojnë tregun në të cilin do të shfrytëzohen resurset e komunikimeve elektronike, kushtet për
shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike, si dhe sasinë minimale të resurseve të
komunikimeve elektronike që duhet të blihen nga pjesëmarrësi në ankand.

Neni 52
Refuzimi për dhënie të resurseve të komunikimeve elektronike

1. Autoriteti mund ta refuzojë dhënien e resurseve të komunikimeve elektronike nëse:

1.1. nuk ka resurse të komunikimeve elektronike rezervë në dispozicion. Këtu përfshihen
edhe rastet kur shfrytëzimi i resurseve të caktuara të komunikimeve elektronike do të
pengojë shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve elektronike, të cilat janë tanimë në
shfrytëzim;

1.2. aktivitetet e aplikuesit nuk janë konform me kërkesat e këtij ligji, kërkesave të tenderit
apo ankandit, qëllimit të shfrytëzimit të resurseve të komunikimeve elektronike ose aplikuesi
ka shfrytëzuar resurset e komunikimeve elektronike të ndara atij në mënyrë joefikase dhe
joefektive;

1.3. aplikuesi ka dështuar të ofrojë informatat apo dokumentet e kërkuara;

1.4. aplikacioni nuk është konform me kërkesat e akteve ligjore;

1.5. informatat, ose dokumentet e ofruara nga aplikuesi janë të pasakta apo të falsifikuara;

1.6. aplikuesi nuk ka qenë i suksesshëm në procesin tenderues ose procesin e ankandit kur
një procedurë e tillë është organizuar për dhënien e resurseve të komunikimeve
elektronike;

1.7. aplikuesi ka dështuar të bëjë pagesat relevante, apo pagesat tjera në afatin e
përcaktuar kohor.

2. Para marrjes së vendimit për refuzim të dhënies së resurseve të komunikimeve elektronike
personit të caktuar, Autoriteti mund t’ia caktojë një afat kohor shtesë për personin për të rregulluar
çështjet, të cilat e kanë detyruar Autoritetin që të marrë vendim refuzues. Autoriteti duhet ta
informojë personin për një vendim të tillë duke specifikuar mangësitë dhe kohën valide gjatë së
cilës personi duhet t’i eliminojë këto mangësi. Ky paragraf nuk duhet të aplikohet nëse për dhënien
e të drejtës për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike është organizuar tender, apo
ankand publik.

Neni 53
Transferi i të drejtës për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike

Një person mund ta transferojë të drejtën për shfrytëzim të resurseve të dhëna të komunikimeve
elektronike përfshirë këtu edhe transferin e qiramarrjes, përveç transferin e radio-frekuencave,
qëllimi i të cilave është radio dhe/ose TV difuzioni tek personi tjetër në rastet e specifikuara nga
Autoriteti.

36
Neni 54
Shfrytëzimi i resurseve të komunikimeve elektronike

1. Kushtet e vendosura në rregulloret për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve
elektronike dhe në autorizimet për shfrytëzim të këtyre resurseve duhet të jenë jodiskriminuese,
transparente dhe proporcionale. Termat dhe kushtet e specifikuara nga aktet juridike që rregullojnë
termat dhe kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje në aktivitetet e komunikimeve elektronike nuk
duhet të përsëriten në rregulloret për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve
elektronike dhe në autorizimet për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike.

2. Kushtet e vendosura në rregulloret për shfrytëzimin e radio-frekuencave (kanaleve) dhe në
autorizimet për shfrytëzim të radio-frekuencave (kanalet) mund të përmbajnë vetëm:

2.1. përcaktimin e qëllimit për dhënie (llojin e shërbimit, teknologjinë) të radio-frekuencave
(kanaleve), si dhe mbulueshmërinë dhe kërkesat për kualitet;

2.2. shfrytëzimin efikas dhe efektiv të radio-frekuencave (kanaleve);

2.3. kushtet teknike dhe operacionale të domosdoshme për shmangie të interferencave dhe
për limitim të ekspozimit të publikut në përgjithësi ndaj rrezeve elektromagnetike, kur këto
kondita dallojnë nga ato të përfshira në termat dhe kushtet e përgjithshme për përfshirje në
aktivitetet e komunikimeve elektronike të miratuara nga Autoriteti;

2.4. kohëzgjatjen maksimale për shfrytëzim të radio-frekuencave (kanaleve), duke
specifikuar qëllimin e përdorimit të radio-frekuencave (kanaleve), shfrytëzimin efektiv të
radio frekuencave (kanaleve) dhe amortizimin e investimeve;

2.5. të drejtën për transfer të shfrytëzimit të radio-frekuencave (kanaleve) me iniciativë të
pronarit aktual dhe kushtet për transfer të tillë. Autoriteti duhet të specifikojë kushtet e tilla
në dokumentet autorizuese për shfrytëzim të radio-frekuencave (kanaleve);

2.6. pagesat për mbikëqyrje të shfrytëzimit të radio-frekuencave (kanaleve), si dhe pagesat
tjera në buxhetin e shtetit në përputhje me procedurat e vendosura në akte juridike;

2.7. të gjitha zotimet e bëra nga personat gjatë procesit tenderues, apo procedurës së
ankandit;

2.8. obligimet që dalin nga traktatet relevante ndërkombëtare dhe/ose obligimet që kanë të
bëjnë me shfrytëzimin e radio-frekuencave (kanaleve);

2.9. obligimet specifike për shfrytëzim eksperimental të radio-frekuencave (kanaleve).

3. Kushtet e vendosura në rregulloret për shfrytëzim të numrave telefonik dhe në autorizimet për
shfrytëzim të numrave telefonik mund të përmbajnë vetëm:

3.1. përcaktimin e qëllimit (shërbimit) për të cilin shfrytëzohen numrat telefonik, përfshirë të
gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me atë shërbim dhe principet tarifore me çmimet
maksimale që mund të aplikohen në rangun specifik numerik;

3.2. shfrytëzimin efikas dhe efektiv të numrave telefonik;

3.3. të drejtat e parapaguesit për të mbajtur numrin telefonik;

3.4. obligimet për të ofruar informata për shërbimet e numëratorit telefonik;

3.5. afati maksimal kohor për shfrytëzim të numrave telefonik;

3.6. të drejtën për transfer të shfrytëzimit të numrave telefonik me iniciativë të pronarit
aktual dhe kushtet për transfer të tillë. Autoriteti duhet të specifikojë kushtet e tilla në
dokumentet autorizuese për shfrytëzim të numrave telefonik;
37
13.7. pagesat për mbikëqyrje të shfrytëzimit të numrave telefonik, si dhe pagesat tjera në
buxhetin e shtetit në përputhje me procedurat e vendosura në akte juridike;

3.8. të gjitha zotimet e bëra nga personat gjatë procesit tenderues apo procedurës së
ankandit;

3.9. obligimet që dalin nga traktatet relevante ndërkombëtare dhe/ose obligimet që kanë të
bëjnë me shfrytëzimin e numrave telefonik.

4. Personat duhet të shfrytëzojnë resurset e komunikimeve elektronike në mënyrë efikase dhe
efektive. Kriteret për shfrytëzim efikas dhe efektiv të resurseve të komunikimeve elektronike duhet
të përshkruhen në rregulloret për dhënie dhe shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike
dhe në autorizimet për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike.

5. Autoriteti e ka të drejtën t’i zëvendësojë resurset e dhëna të komunikimeve elektronike me
resurset tjera të të njëjtit qëllim, duke paralajmëruar shfrytëzuesit e resurseve të komunikimeve
elektronike nëntë (9) muaj paraprakisht ose të revokoj një autorizim për shfrytëzim të resurseve të
komunikimeve elektronike, duke paralajmëruar shfrytëzuesit e resurseve të komunikimeve
elektronike tetëmbëdhjetë (18) muaj paraprakisht nëse kjo kërkohet nga obligimet e traktateve
ndërkombëtare, aktet juridike të Bashkimit Evropian, ose qëllimi i përdorimit të resurseve të
komunikimeve elektronike ka ndryshuar. Gjatë zbatimit të dispozitave të këtij paragrafi Autoriteti
duhet të marrë parasysh dispozitat nga neni 55 i këtij ligji.

6. Ndërmarrësit, të cilit i është ndaluar e drejta për t’u përfshirë në aktivitete të komunikimeve
elektronike duhet t’i ndalohet, gjithashtu e drejta e shfrytëzimit të resurseve përkatëse të
komunikimeve elektronike.

7. Në rastet kur të drejtat individuale për shfrytëzim të radio-frekuencave janë dhënë për dhjetë (10)
apo më shumë vite dhe të drejtat e tilla nuk mund të transferohen apo të jepen me qira në mes të
ndërmarrësve, Autoriteti duhet të sigurojë që kriteret për dhënie të të drejtës individuale për
shfrytëzim aplikohen dhe janë konform përgjatë tërë periudhës së vlefshmërisë së licencës, e
posaçërisht në rastet kur shfrytëzuesi i të drejtës për shfrytëzim e bën një kërkesë të tillë dhe të
njëjtën e arsyeton. Nëse këto kritere nuk janë më të aplikueshme, e drejta individuale për shfrytëzim
të radio-frekuencave duhet të ndryshohet në autorizim të përgjithshëm për shfrytëzim të radio-
frekuencave, pas njoftimit paraprak dhe pas një periudhe të caktuar kohore, ose këto të drejta duhet
të bëhen të transferueshme ose të jepet mundësia e dhënies me qira në mes të ndërmarrësve.

8. Autoriteti duhet të sigurojë që radio-frekuencat shfrytëzohen në mënyrë efikase dhe efektive në
pajtim me këtë ligj. Ata duhet të sigurojnë që konkurrenca të mos shtrembërohet si pasojë e çfarëdo
transferi apo akumulimi të së drejtës për shfrytëzim të radio-frekuencave. Për këto qëllime,
Autoriteti mund të ndërmarrë masa të përshtatshme si detyrimi i shitjes apo dhënies me qira të së
drejtës për të shfrytëzuar radio-frekuencat.

Neni 55
Ndryshimi i kushteve për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike

Të drejtat, kushtet dhe procedurat që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve
elektronike mund të ndryshohen vetëm në rastet objektivisht të arsyeshme dhe në mënyrë
proporcionale duke marrë parasysh kushtet që kanë të bëjnë me transferin ose qiradhënien e të
drejtës për shfrytëzim të radio-frekuencave. Njoftimi i duhur dhe paraprak duhet të jepet për qëllim
të ndryshimeve dhe palëve me interes, përfshirë shfrytëzueseve dhe konsumatorëve (të cilëve)
duhet t’u jepet kohë e mjaftueshme për të shprehur pikëpamjet e veta, por jo më pak se tridhjetë
(30) ditë, përveç në rastet e jashtëzakonshme. Kur ndryshimet për kushtet për shfrytëzimin e radio-
frekuencave (kanaleve) bazuar në kriteret e vendosura në aktet juridike kanë të bëjnë me
mbulueshmërinë e territorit me sinjal radio dhe TV difuziv, apo ritransmetime radio TV difuzive të
licencuara nga Komisioni i Pavarur për Media, ndryshimet e tilla duhet të koordinohen me
Komisionin e Pavarur për Media.



38
Neni 56
Aktivitetet radio amatore dhe shfrytëzuesit tjerë të radio-stacioneve

Procedura për dhënien e të drejtës për aktivitete radio amatore dhe çfarëdo aktiviteti tjetër për
shfrytëzim të radio stacioneve, si dhe kushtet dhe procedurat për dhënie të autorizimeve për
aktivitete të tilla duhet të vendosen nga Autoriteti.

Neni 57
Pagesat për shfrytëzim të radio frekuencave

1. Pagesat e rregullta vjetore duhet të paguhen për përdorimin e spektrit të radio-frekuencës,
gjithashtu kalkulimi, si dhe shuma e pagesave, poashtu edhe mënyra e pagesës duhet të miratohet
nga Autoriteti në përputhje me dispozitat e nën-paragrafit 2.6. të paragrafit 2. të nenit 54 të këtij ligji.

2. Pagesat e aprovuara sipas paragrafit 1. të këtij neni duhet të sigurojnë një përdorim optimal të
spektrit të radio-frekuencës në pajtueshmëri me parimet e përmendura në nenin 3 të këtij ligji.

3. Llogaritja, si dhe shuma e pagesave të referuara në autorizimin për përdorim nuk duhet të
zbatohet tek bandet e radio-frekuencave, të cilat sipas tabelës së shpërndarjes së frekuencës së
radios janë subjekte tek procedura e ankandit publik në pajtueshmëri me nenin 51 të këtij ligji,
përmes së cilës shuma e pagesave për të drejtën për përdorim të spektrit të frekuencës duhet të
përcaktohet në procedurën e ankandit publik.


KREU VIII
NUMERACIONI, EMRAT DHE ADRESAT

Neni 58
Plani i numeracionit

1. Plani i Numeracionit definon strukturën, gjatësinë dhe dhënien e numrave për qasje në rrjetat dhe
shërbimet e komunikimeve elektronike.

2. Autoriteti duhet ta administrojë planin e numeracionit që të:

2.1. sigurojë strukturim efikas dhe shfrytëzim të numrave dhe serive të numrave;

2.2. kënaqë nevojat e arsyeshme të operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve të
komunikimeve elektronike publike për caktim të numrave, sipas këtij ligji;

2.3. sigurojë që caktimi dhe përdorimi i numrave bëhet në mënyrë të ndershme,
transparente dhe jodiskriminuese.

3. Autoriteti ruan të gjitha të dhënat, që lidhen me administrimin e planit të numeracionit.

4. Autoriteti publikon caktimin e numrave dhe të serive numerike, si dhe përdoruesit e tyre në faqen
e vet të internetit.

Neni 59
Përdorimi i numrave, i emrave dhe i adresave

1. Numrat dhe seritë numerike, emrat dhe adresat nga plani i numeracionit mund të përdoren vetëm
në bazë të vendimit të Autoritetit.

2. Autoriteti harton rregulla edhe për caktimin dhe përdorimin e emrave dhe të adresave, duke
synuar sigurimin e transparencës, ndershmërisë dhe të mosdiskriminimit të përdoruesve të tyre.




39
Neni 60
Bartshmëria e numrit

1. Ofruesit e shërbimeve dhe/ose të rrjetave publike të komunikimeve elektronike duhet të
sigurojnë, me shpenzime të veta dhe në pajtim me procedurat dhe kushtet e vendosura nga
Autoriteti që parapaguesit mund t’i bartin numrat e vet në rast se ka ndërrim të ofruesit të
shërbimeve, ndryshim të vendit të shërbimit të ofruar apo mënyrës së ofrimit të shërbimit.

2. Kërkesa që të gjithë shfrytëzuesit e numrave nga plani numerik nacional për të mbajtur numrat e
tyre në mënyrë të pavarur nga ndërmarrësi që ofron shërbime duhet të vlejë:

2.1. në rast të numrave gjeografik, në lokacion të caktuar; dhe

2.2. në rastin e numrave jo gjeografik, në çfarëdo lokacioni. Ky paragraf nuk vlen për
bartjen e numrave ndërmjet rrjetave të shërbimeve fikse dhe rrjeteve mobile.

3. Autoriteti duhet të sigurojë që çmimorja në mes të operatorëve dhe/ose ofruesve të shërbimeve
që ka të bëjë me bartshmërinë e numrave është e bazuar në kosto. Për këtë qëllim, Autoriteti e ka
të drejtën t’i aplikojë rregullat nga neni 40 i këtij ligji tek të gjithë ndërmarrësit që i’u referohet ky
nen. Tarifat që iu imponohen parapaguesve për të gëzuar këtë të drejtë në rast se lejohen nga
Autoriteti dhe në pajtim me kushtet e vendosura nga ai nuk duhet të kenë efekt dekurajues për ta
shfrytëzuar këtë të drejtë. Për këtë qëllim, Autoriteti mund të caktojë nivelin më të lartë të çmimit.

Neni 61
Numrat jogjeografik

1. Ndërmarrësit e rrjeteve publike telefonike ose të shërbimeve telefonike të disponueshme për
publikun janë të detyruar që, kur është e mundur teknikisht dhe ekonomikisht, t’u sigurojnë
përdoruesve jashtë territorit të Republikës së Kosovës, mundësinë të bëjnë thirrje drejt numrave
jogjeografikë të caktuar në Republikën e Kosovës, sipas planit kombëtar të numeracionit.

2. Ndërmarrësit e rrjeteve publike telefonike, ose shërbimeve telefonike të disponueshme për
publikun nuk janë të detyruar të plotësojnë detyrimin e paragrafit 1. të këtij neni, në rastet kur pala e
thirrur ka vendosur, për arsye biznesi, të kufizojë thirrjet e gjeneruara nga zona të veçanta.

3. Ndërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të rrjeteve të komunikimeve publike
duhet të lejojnë përdorimin e shërbimit publik telefonik nomadik nga përdoruesit e tyre.


KREU IX
MASAT PËR MBROJTJEN E RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE
ELEKTRONIKE PUBLIKE

Neni 62
Mbrojtja e rrjetit nga dëmtimet

Ndërmarrësi mban dokumentacion të plotë e të saktë për rrjetin e vet. Me kërkesë zyrtare,
ndërmarrësit u japin organeve përgjegjëse sipas legjislacionit për planifikimin urban dhe njëri-tjetrit
të dhëna për pjesë të këtij rrjeti, për të shmangur dëmtimin e rrjetit nga punimet nëntokësore, apo
ndërtimore, ose nga ndikimet e mundshme elektrike, që shkakton vënia në punë e pajisjeve të tjera
pranë rrjetit të komunikimeve elektronike.

Neni 63
Mbrojtja e rrjetit nga dëmtimet e palëve të treta

1. Për ta parandaluar dëmtimin e mundshëm të rrjetit ekzistues të komunikimeve elektronike, çdo
person fizik ose juridik, që kryen punime ndërtimi e gërmimi, përpara fillimit të punimeve detyrohet
të njoftojë ndërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve elektronike.

40
2. Në rast se punimet në rrjetin ekzistues të komunikimeve elektronike duhet të kryhen
domosdoshmërisht, të gjitha shpenzimet për mbrojtjen, shmangien ose riparimin e dëmtimeve të
këtyre rrjeteve barten nga subjekti që kryen punimet.

3. Mosmarrëveshjet ndërmjet palëve zgjidhen nga gjykata.


KREU X
TË DREJTAT DHE INTERESAT E SHFRYTËZUESVE FUNDORË

Neni 64
Obligimet që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve për shfrytëzuesit fundor

1. Autoriteti gjatë vendimmarrjes për obligimet që mund të imponohen duke u bazuar në nenet 33,
34, 35, 36, 37 dhe 40 të këtij ligji, si dhe obligimet, plotësimi i të cilave është i domosdoshëm dhe
kur është e aplikueshme bazuar në nenin 38 të këtij ligji dhe të cilat nuk janë të mjaftueshme për
operatorët që kanë fuqi të ndjeshme tregu në një treg relevant duhet të imponojnë obligime që janë
të përshtatshme, duke u bazuar në natyrën e problemit të identifikuar, proporcional dhe të arsyetuar
në bazë të objektivave që duhet arritur, përfshirë kërkesat që ndërmarrësi të mos aplikojë çmime
ekcesive, pengon hyrjen në treg apo kufizon konkurrencën duke vendosur çmime grabitqare,
tregojnë preferenca ndaj shfrytëzuesve specifik, apo paketojnë shërbimet në mënyrë të
paarsyeshme, gjithashtu edhe obligime për të siguruar kualitet të shërbimeve të vendosura nga
Autoriteti. Për t’i mbrojtur interesat e shfrytëzuesve fundorë dhe promovuar konkurrencën efektive,
Autoriteti ka të drejtën të vendosë nivelet më të larta të çmimit, ndërmarrë masa për kontrollim të
tarifave individuale dhe të imponojë obligime për orientim të tarifave kah kostot apo çmimet në
tregjet e krahasueshme. Kur një ndërmarrësi i imponohen obligime për orientim të tarifave kah
kostot, dispozitat e paragrafit 4. të nenit 40 të këtij ligji duhet aplikuar mutatis mutandis.

2. Autoriteti duhet të sigurojë që kur rregullimi i tarifave, apo obligimet tjera relevante i imponohen
ndonjë ndërmarrësi që ky ndërmarrës t’i mirëmbajë kostot kontabël në pajtim me rregullat e
vendosura nga Autoriteti. Ky ndërmarrës në afat të caktuar nga Autoriteti duhet ta përgatis sistemin
kontabël të kostove, publikojë përshkrimin e tij dhe ta dorëzojë atë tek Autoriteti, në pajtim me
sistemin e kostove kontabël. Sistemi i kostove kontabël duhet të jetë konform me rregullat e kostove
kontabël të vendosura nga Autoriteti. Autoriteti e ka të drejtën që të vendosë sistemin e kostove
kontabël, formatin dhe metodologjinë kontabël që do të përdoret nga ndërmarrësit ose nga
ndërmarrësi i veçantë që ka fuqi të ndjeshme tregu në ndonjë treg relevant. Autoriteti duhet të
publikojë sistemin kontabël në ueb faqen e vet. Pajtueshmëria e kostove kontabël me rregullat e
kostove kontabël dhe aktet tjera juridike dhe me sistemet e kostove kontabël dhe/ose metodologjitë
kontabël dhe/ose formatet e përgatitura nga ndërmarrësi dhe/ose të vendosura nga Autoriteti duhet
të verifikohen nga një auditim. Mendimi i auditorit duhet të publikohet çdo vit në pajtim me rregullat
e vendosura nga Autoriteti.

Neni 65
Transparenca dhe publikimi i informacionit

1. Ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike duhet të publikojnë, të bëjnë
transparente, të krahasojnë dhe në mënyrë adekuate dhe të përditësuar të informojnë për tarifat
dhe çmimet e aplikuara, për të gjitha pagesat deri në përfundim të kontratës dhe për përfundimin e
kontratës dhe për termat dhe kushtet standarde që kanë të bëjnë me qasje dhe shfrytëzim të
shërbimeve që ofrohen nga ata për shfrytëzuesit fundorë dhe konsumatorët në pajtim me rregullat
për publikim të informatave dhe dërgim te Autoriteti, përfshirë këtu qëllimin dhe përmbajtjen e
informatave, kufizimet kohore, formën dhe metodën e publikimit dhe/ose dërgimit dhe rregullat për
kontroll kualiteti.

2. Autoriteti duhet të inkurajojë ofrimin e informacionit krahasues që t’u mundësojë përdoruesve
fundorë dhe konsumatorëve ta bëjnë një vlerësim të pavarur të kostos së pakove alternative të
shërbimeve, si për shembull duke përdorur udhëzues interaktivë, ose teknika të ngjashme. Kur një
mjet i tillë nuk ofrohet në treg pa pagesë, apo me një çmim të arsyeshëm, Autoriteti mund të
vendosë për të krijuar udhëzues, apo mundësi teknike të tilla nëpërmjet prokurimit apo duke
përdorur resurse të veta të brendshme. Palët e treta do të kenë të drejtën të përdorin, pa pagesë,
41
informacionin e publikuar nga ndërmarrësit që ofrojnë rrjete të komunikimit elektronik dhe/ose
shërbimeve publike të komunikimit elektronik për qëllim të shitjes ose mundësimit të udhëzuesve të
tillë interaktiv ose teknikave të ngjashme.

3. Ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave të komunikimeve elektronike publike, përveç tjerash duhet të:

3.1 i’u ofrojnë informata parapaguesve për tarifat e aplikuara për çfarëdo numri dhe
shërbimi që ka të bëjë me kushte specifike të çmimeve; kur kemi të bëjmë me kategori
individuale shërbimesh Autoriteti mund të kërkojë që informatat e tilla të jepen para se lidhja
të vendoset;

3.2. informojë parapaguesit për çfarëdo ndryshimesh për qasje në shërbime emergjente
dhe për vendndodhjen e thirrësit për shërbimet për të cilat janë parapaguar;

3.3. informojë parapaguesit për çfarëdo ndryshimi të kushteve që limitojnë qasjen dhe/ose
shfrytëzimin e shërbimeve dhe aplikacioneve, kur kushtëzimet e tilla lejohen me legjislacion
nacional;

3.4. ofrojë informata për çfarëdo procedure që ndërmerret nga ofruesi i shërbimeve për
matje dhe menaxhim të trafikut për të shmangur ngarkesat, apo mbingarkesat e linkut dhe
se si këto procedura mund të ndikojnë në kualitetin e shërbimit;

3.5. informojë parapaguesit për të drejtat për të vendosur për përfshirje, ose mospërfshirje
të të dhënave personale në informatorët telefonikë dhe për llojin e të dhënave për të cilat
bëhet fjalë konform këtij ligji dhe legjislacionit të BE-së për mbrojtje të të dhënave dhe
privatësi në komunikime elektronike

3.6. informojë rregullisht parapaguesit me nevoja të veçanta për detalet e produkteve të
dizajnuara për ta.

4. Autoriteti mund të kërkojë nga ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave të komunikimeve elektronike
publike ta informojnë publikun me informata që kanë rëndësi publike, pa pagesë, për parapaguesit
ekzistues apo ata të rinj në mënyrë të njëjtë sikurse parapaguesit e rregullt. Në këto raste informatat
e tilla ofrohen nga autoritetet relevante publike në format të standardizuar dhe përveç tjerash duhet
të përmbajnë këto çështje:

4.1. përdorimet më të shpeshta të shërbimeve të komunikimeve elektronike për të kryer
aktivitete të paligjshme apo për të shpërndarë përmbajtje të dëmshme, posaçërisht kur
kemi të bëjmë me të drejtat dhe liritë e të tjerëve, përfshirë të drejtën e autorit dhe të drejtat
e ngjashme, si dhe konsekuencat legale për to; dhe

4.2. mënyrat për mbrojtje nga rreziqet që kanë të bëjnë me siguri personale, privatësi dhe
të dhëna personale kur shfrytëzohen shërbimet e komunikimeve elektronike.

Neni 66
Të drejtat dhe obligimet e ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe
shfrytëzuesve fundorë

1. Kur shfrytëzuesit fundor i ofrohet pajisja fundore falas, apo me pagesë, e cila është më e ultë
sesa çmimi blerës, ofruesi i shërbimeve të komunikimeve elektronike publike duhet të vendosë në
kontratë për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike diferencën e çmimit të kësaj
pajisjeje me dhe pa çmim të shërbimit, si dhe periudhën kohore dhe mënyrën në të cilën do të
bëhet kompensimi i kësaj diference.

2. Ofruesi i shërbimeve të komunikimeve elektronike duhet të ekzaminojë të gjitha aplikacionet,
propozimet dhe ankesat që i pranon dhe kanë të bëjnë me shërbimet e komunikimeve elektronike
të ofruara apo që pretendohet të ofrohen nga ai dhe të përgjigjet në afat prej pesëmbëdhjetë (15)
ditësh nga data e pranimit.

42
3. Ofruesi i shërbimeve të komunikimeve elektronike duhet të informojë pa pagesë parapaguesit për
shërbimet e ofruara dhe për tarifat dhe çmimet, nëse këtë e kërkon parapaguesi.

4. Ofruesit e shërbimeve telefonike publike që ofrojnë qasje në rrjetën telefonike publike duhet të
ofrojnë edhe shërbime ndihmëse asistuese për shfrytëzuesit fundorë. Autoriteti duhet të aprovojë
rregulloren për ofrimin e shërbimeve të asistencës nga ofruesit e shërbimeve.

5. Ndërmarrësve që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike nuk iu lejohet që
palëve të treta t’u jepen informata për numrin, vendin dhe pronësinë e pajisjeve fundore, përveçse
në rastet kur Autoriteti merr vendim ndryshe për t’i kryer obligimet e veta dhe obligimet që i kryejnë
organet tjera përgjegjëse për mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë publike të identifikuara me vendim
nga Autoriteti për t’i kryer obligimet e veta, por edhe në rastet tjera kur ligjet e përcaktojnë një gjë të
tillë.

6. Të gjithë ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike publike
duhet të sigurojnë që në përputhje me procedurat dhe kushtet e vendosura nga Autoriteti që
parapaguesit dhe/ose shfrytëzuesit, përfshirë këtu edhe shfrytëzuesit me nevoja të veçanta dhe
shfrytëzuesit e telefonave për qasje publike janë në gjendje të thërrasin shërbimet emergjente falas
dhe pa pasur nevojë për të shfrytëzuar çfarëdo mjeti pagese.

7. Ofruesit e shërbimeve telefonike publike duhet t’ua mundësojnë parapaguesve në bazë të
kërkesës së tyre mundësinë për të zgjedhur planin e pagesës kur pagesat për shërbime telefonike
publike bëhen në bazë të kalkulimit për çdo sekondë, përveç në rastet kur ofruesi i shërbimeve
telefonike publike shfrytëzon sasinë e të dhënave për pagesë të komunikimeve me të dhëna.

Neni 67
Regjistrimi i parapaguesve

1. Ndërmarrësit e rrjetave dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike janë të obliguar që të
regjistrojnë të gjithë parapaguesit, pavarësisht a janë me kontratë apo të parapaguar, para
aktivizimit të shërbimit.

2. Formatin me të dhënat e obligueshme që jepen nga parapaguesit për të mundësuar regjistrimin e
tyre në bazë të këtij neni e definon Autoriteti.

Neni 68
Ruajtja dhe administrimi i të dhënave personale për qëllime të ndjekjes penale

1. Pavarësisht definicioneve tjera në këtë ligj, ndërmarrësit e rrjetave dhe shërbimeve të
komunikimeve elektronike publike janë të obliguar të ruajnë dhe të administrojnë për një periudhë jo
më gjatë se një (1) vit skedaret e të dhënave për parapaguesit e vet duke u referuar në paragrafin
2. të këtij neni. Kjo ruajtje duhet të paguhet nga fondet shtetërore në pajtueshmëri me procedurat e
vendosura nga Qeveria.

2. Ndërmarrësit të cilët ofrojnë rrjeta të komunikimeve elektronike dhe/ose shërbime duhet të
sigurojnë që ruhen kategoritë e të dhënave si në vijim:

2.1. të dhënat e nevojshme për të gjetur dhe identifikuar resursin e komunikimit në lidhje
me rrjetin e telefonisë fikse dhe telefonisë mobile:

2.1.1. numri i telefonit thirrës;

2.1.2. emrin dhe adresën e parapaguesit ose përdoruesit të regjistruar;

2.2. të dhënat që kanë të bëjnë me qasjen nga Interneti, me email adresën e Internetit dhe
me telefoninë përmes Internetit:

2.2.1. ID e ndarë e përdoruesit;

43
2.2.2. ID e përdoruesit dhe numrin e ndarë të telefonit të secilës hyrje komunikuese
të rrjetit të telefonave publik;

2.2.3. emrin dhe adresën e parapaguesit, apo përdoruesit të regjistruar për të cilin
është ndarë një adresë e Protokollit të Internetit (IP), një ID e përdoruesit apo
numër i telefonit që i është ndarë atij në kohën e komunikimit;

2.3. të dhënat e domosdoshme për të identifikuar destinimin e komunikimit që kanë të
bëjnë me rrjetën e telefonisë fikse dhe asaj mobile:

2.3.1. numrat e thirrur (numrat e telefonit të thirrur), dhe, në rastet e përfshirjes së
shërbimeve plotësuese siç janë: bartja e thirrjes ose transferi i thirrjes, numri apo
numrat tek të cilët është rutinuar thirrja;

2.3.2. emri(at) dhe adresa(t) e parapaguesit(ve) ose përdoruesit(ve).

2.4. të dhënat që kanë të bëjnë me e-mail adresën e Internetit dhe telefoninë përmes
Internetit:

2.4.1. ID e përdoruesit ose numri i telefonit të marrësit të synuar të një thirrje të
telefonisë përmes Internetit;

2.4.2. emri(at) dhe adresa(t) e parapaguesit(ve) ose përdoruesit(ve) të regjistruar
dhe ID e përdoruesit të marrësit të synuar të komunikimit;

2.5. të dhënat e domosdoshme për të identifikuar datën, kohën dhe zgjatjen e komunikimit:

2.5.1. sa i përket telefonisë së rrjetit fiks dhe atij mobil, data dhe koha e fillimit dhe
e mbarimit të komunikimit;

2.6. të dhënat që kanë të bëjnë me qasjen në Internet, e-mail adresa e Internetit, dhe
telefoninë përmes Internetit:

2.6.1. data dhe koha e kyqjes dhe çkyqjes së shërbimit të qasjes së Internetit, duke
u bazuar në zonën e saktë kohore, bashkë me IP adresën, qoftë dinamike apo
statike, e ndarë nga Ofruesi i shërbimit të qasjes së Internetit, si dhe ID e
përdoruesit të parapaguesit ose përdoruesit të regjistruar;

2.6.2. data dhe koha e kyçjes dhe çkyçjes në shërbimin e e-mailit ose shërbimin e
telefonisë përmes Internetit, duke u bazuar në zonën e saktë kohore;

2.7. të dhënat e domosdoshme për të identifikuar llojin e komunikimit:

2.7.1. lidhur me telefoninë e rrjetit fiks dhe telefonisë mobile: shërbimi i përdorur i
telefonit;

2.7.2. sa i përket e-mailit të Internetit dhe telefonisë përmes Internetit: Shërbimi i
Internetit të përdorur;

2.8. të dhënat e domosdoshme për të identifikuar pajisjen komunikuese të përdoruesit ose
për çfarë pretendon të jetë pajisja.

2.9. në lidhje me telefoninë e rrjetit fiks, numrat e telefonit të thirrësit dhe të të thirrurit;

2.10. në lidhje me telefoninë mobile;

2.11. numrat e telefonit të thirrësit dhe të të thirrurit;

2.12. numri identifikues internacional i shfrytëzuesit mobil (ang.IMSI) i palës thirrëse;

44
2.13. numri identifikues internacional i pajisjes mobile (ang. IMEI) i palës thirrëse;

2.14. numri IMSI i palës së thirrur;

2.15. numri IMEI i palës së thirrur;

2.16. në rastin e shërbimeve parapaguese anonime, data dhe koha kur është bërë
aktivizimi i këtij shërbimi dhe emërtimi i lokacionit (ID e celulës) prej të cilës është bërë
aktivizimi i shërbimit.

2.17. të dhënat që kanë të bëjnë me qasjen në Internet, e-mail adresa e Internetit, dhe
telefoninë përmes Internetit:

2.18. numri i telefonit i thirrësit për lidhje dial-up;

2.19. linja digjitale e shfrytëzuesit (ang. DSL) ose ndonjë vend tjetër ku është iniciuar
komunikimi;

2.20. të dhënat e domosdoshme për të identifikuar lokacionin e pajisjes komunikuese
mobile:

2.20.1 emërtimi i lokacionit (ID e celulës) në fillim të komunikimit;

2.21. të dhënat që identifikojnë lokacionin gjeografik të celulave duke u referuar nga emri i
lokacionit të tyre (ID e celulës) gjatë periudhës në të cilën të dhënat komunikuese kanë
qenë në dispozicion.

3. Të dhënat e listuara në paragrafin 2. të këtij neni, duhet t’iu vihen në dispozicion edhe në formë
elektronike dhe pas kërkesës së tyre autoriteteve përgjegjëse, siç përshkruhet në legjislacionin për
Procedurë Penale në fuqi.

Neni 69
Kualiteti i shërbimeve komunikuese publike

1. Ndërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar ta
publikojnë informacionin e duhur, të krahasueshëm dhe të përditësuar për cilësinë e shërbimeve të
ofruara prej tyre.

2. Autoriteti, në bazë të një rregulloreje të veçantë, përcakton treguesit e cilësisë së shërbimit.

Neni 70
Asistenca e operatorit

1. Ndërmarrësit janë të detyruar të organizojnë dhe t’i kenë funksionale shërbimet e asistencës për
shfrytëzuesit e fundëm, madje të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të informuar
shfrytëzuesit e fundëm për këto shërbime e për mundësinë e përdorimit të tyre, si dhe për pagesat
eventuale, nëse këto shërbime, tërësisht ose pjesërisht, ofrohen me pagesë.

2. Të gjithë shfrytëzuesit fundorë, që kanë qasje në rrjetin e komunikimeve elektronike publike,
duhet të kenë qasje në shërbimet e asistencës të ofruar nga ndërmarrësi.

Neni 71
Faturimi i detajuar

1. Ndërmarrësit janë të detyruar t’u ofrojnë parapaguesve të tyre, për shërbimet telefonike të
mundshme për publikun, faturë të detajuar, me qëllim që t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e
faturuar.

2. Në faturën e përmendur në paragrafit 1. të këtij neni mund të mos përfshihen thirrjet drejt
numrave pa pagesë dhe thirrjet drejt numrave të emergjencës.
45
3. Fatura e detajuar për shërbimet telefonike publike duhet të përfshijë, së paku elementet e
mëposhtme:

3.1. periudhën e faturimit;

3.2. pagesën fikse mujore për shërbimin;

3.3. llojin dhe shumën e të gjitha pagesave të tjera të mundshme për periudhën e faturimit;

3.4. numrat e thirrur, datën, orën, si dhe kohëzgjatjen e bisedave të kryera;

3.5. pagesën përkatëse për çdo komunikim të kryer.

Neni 72
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve bazuar në ankesat e shfrytëzuesve fundorë

1. Në rast të mosmarrëveshjeve në mes të ofruesit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe
shfrytëzuesit fundorë, shfrytëzuesi fundorë ka të drejtë t’i drejtohet Autoritetit për zgjidhje të
mosmarrëveshjes para se çështja të shkojë në procedurë gjyqësore. Shfrytëzuesi fundorë ka të
drejtë që drejtpërdrejt t’i drejtohet gjykatës.

2. Paragrafët 6, 7, 8, 9, 11, 12, 13, 15, 16, 17, 19, 20 të nenit 84 të këtij ligji duhet të aplikohen
mutatis mutandis për zgjidhjen e konflikteve bazuar në ankesat nga shfrytëzuesit fundorë.

3. Nëse shfrytëzuesi fundor i drejtohet drejtpërdrejt Autoritetit, pa shkuar fillimisht te ofruesi i
shërbimeve të komunikimeve elektronike, Autoriteti duhet të marrë masa për t’i pajtuar palët.
Autoriteti nuk do të marrë parasysh ankesën, nëse ofruesi i shërbimeve të komunikimeve
elektronike propozon në afat të caktuar kohor nga Autoriteti marrëveshje kompromisi dhe
shfrytëzuesi e pranon propozimin, apo nuk e refuzon atë në afatin e caktuar nga Autoriteti.

4. Vendimi i lëshuar nga Autoriteti që ka të bëjë me ankesën mund të apelohet në gjykatën
kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga data e marrjes së vendimit.

5. Autoriteti duhet të vendosë rregulla për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bazuar në ankesat e bëra
nga shfrytëzuesit fundorë. Rregullat duhet ta përmbajnë formën, përmbajtjen dhe mënyrën e
skedimit të ankesave të tilla. Dorëzimi i ankesës, mbledhja e fakteve, si dhe procesi i pajtimit dhe
procedurat e zgjidhjes së konfliktit duhet të jenë pjesë e rregullave të lëshuara nga Autoriteti.

Neni 73
Kufizimi ose ndërprerja e qasjes

1. Ndërmarrësit, që ofrojnë qasje në rrjetet e komunikimeve elektronike publike, mund ta kufizojnë
ose ndërpresin përkohësisht qasjen në shërbimet e tyre, pa miratimin paraprak të shfrytëzuesve,
nëse kjo është e nevojshme për përmirësimin, modernizimin, mirëmbajtjen apo për probleme
teknike në rrjet.

2. Ndërmarrësit duhet të njoftojnë Autoritetin dhe shfrytëzuesit për kufizimet apo ndërprerjet e
shërbimit, të cilat do të zgjasin më shumë se një (1) orë. Ky njoftim bëhet:

2.1. të paktën dyzet e tetë (48) orë më parë, në rast të një përmirësimi, modernizimi ose
mirëmbajtjeje të planifikuar të rrjetit;

2.2. sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë, pas ndodhjes
së kufizimit apo ndërprerjes së shkaktuar nga defekte apo dëmtime të rrjetit.

3. Ndërmarrësit duhet të informojnë Autoritetin për kufizimin apo ndërprerjen e qasjes sipas
kushteve të paraqitura në paragrafin 4. të këtij neni.

4. Autoriteti duhet të ketë të drejtën të miratojë kushtet dhe procedurat për paraqitjen e informacionit
të Autoritetit tek përdoruesit fundorë në rast të kufizimit apo ndërprerjes së qasjes.
46
5. Ndërmarrësit duhet t’i marrin të gjitha masat e nevojshme që ta bëjnë sa më të shkurtër kohën e
kufizimit, ose të ndërprerjes.

Neni 74
Shkyçja e parapaguesit

1. Ndërmarrësit që ofrojnë qasje në rrjetet e komunikimeve elektronike publike mund ta kufizojnë
qasjen në shërbimet e tyre dhe/ose mund ta ndërpresin lidhjen e parapaguesit, apo mund të
ndërpresin kontratën me parapaguesin vetëm në rast se parapaguesi nuk përmbush kushtet e
kontratës, apo nuk kryen pagesat, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.

2. Ndërmarrësit duhet të përcaktojnë qartë dhe me detaje në kushtet e kontratës rastet kur bëhet
kufizimi, ndërprerja e shërbimit apo ndërprerja e kontratës.

3. Në rastet e mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga parapaguesi, ndërmarrësit janë të
detyruar t’i dërgojnë një njoftim, me shkrim, brenda një intervali të arsyeshëm kohor, jo më vonë se
tridhjetë (30) ditë nga dita kur operatori ka identifikuar shkeljen, me qëllim që parapaguesi të mund
të plotësojë detyrimet kontraktuale.

4. Ndërmarrësit nuk janë të detyruar të njoftojnë paraprakisht parapaguesit për masat e marra, në
rast se shkelja e evidentuar e kontratës:

4.1. shkakton një kërcënim serioz të rendit e të sigurisë publike, shëndetit dhe mjedisit;

4.2. shkakton një dëmtim serioz fizik, material ose funksional të rrjetit.

5. Nëse parapaguesi kundërshton shumën e faturuar, ndërmarrësi mund të mos veprojë sipas
paragrafit 1. të këtij neni, deri në arritjen e një vendimi përfundimtar, kur parapaguesi do të jetë i
detyruar të paguajë brenda një afati të caktuar kohor.

6. Nëse është teknikisht e mundur, operatorët janë të detyruar të kufizojnë qasjen vetëm në ato
shërbime për të cilat parapaguesi ka shkelur kushtet e kontratës, përveç rasteve kur parapaguesi
abuzon, ose, në mënyrë të përsëritur, kryen me vonesë ose nuk paguan faturat.

7. Ndërmarrësve u ndalohet të kufizojnë qasjen për përdorimin e numrave të emergjencës.


KREU XI
KOMUNIKIMET ELEKTONIKE NË RASTE TË VEÇANTA

Neni 75
Masat e jashtëzakonshme për sigurimin e ofrimit të shërbimeve

1. Ndërmarrësit detyrohen që, me rrjetet dhe shërbimet, të përballojnë nevojat e shtetit në situatë të
jashtëzakonshme dhe kur e kërkojnë interesat e mbrojtjes kombëtare e të sigurisë së rendit publik.

2. Ndërmarrësit, që ofrojnë qasje në rrjetet e komunikimeve elektronike publike dhe shërbime të
komunikimeve elektronike për publikun, hartojnë dhe paraqesin te Autoriteti planin, për të siguruar
integritetin e rrjetit të komunikimeve publike dhe për qasje në shërbimet e komunikimeve publike, të
zbatueshëm në situata të jashtëzakonshme. Në kuptim të këtij ligji, me situatë të jashtëzakonshme
kuptojmë dëmtimet e rënda të rrjetit, fatkeqësitë natyrore, gjendjen e emergjencës, ose gjendjen e
luftës.

3. Planet, sipas paragrafit 2. të këtij neni, duhet të sigurojnë qasje të pandërprerë dhe përdorimin e
numrave të emergjencës.

4. Planet detyrojnë ndërmarrësit të zbatojnë masat emergjente përgjatë gjithë kohëzgjatjes së
situatës së jashtëzakonshme.

47
5. Ministri, në bashkëpunim me strukturat e tjera, të caktuara me ligj për trajtimin e situatave të
jashtëzakonshme dhe me Autoritetin, i propozon Qeverisë masat, që duhet të përfshihen në planet
e veprimit, sipas paragrafit 1. të këtij neni.

6. Ofruesit e shërbimeve dhe rrjetave të komunikimeve elektronike duhet dhënë prioritet absolut
komunikimeve për shërbime emergjente dhe të sigurojnë qasje të pandërprerë institucioneve që
ofrojnë shërbime të thirrjeve emergjente, përfshirë këtu çfarëdo komunikimi që ka të bëjë me
sigurinë tokësore, ajrore, hapësinore dhe gjithashtu komunikimeve epidemiologjike me urgjencë
ekstreme siç definohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shfrytëzuesit e radio-stacioneve
duhet të sigurojnë pranimin e sinjaleve dhe mesazheve për raste fatkeqësie nga cilido resurs dhe
duke iu dhënë prioritet absolut, përgjigjur me shpejtësi dhe duke ndërmarrë veprime të
menjëhershme.

Neni 76
Bashkëpunimi i ndërmarrësve në raste të veçanta

1. Ndërmarrësit duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe me organizatat qeveritare,
ndërqeveritare dhe jofitimprurëse për përdorimin e resurseve të komunikimeve elektronike, për
lehtësimin dhe përballimin e rasteve të veçanta:

1.1. duke vendosur pajisje të komunikimit tokësor dhe satelitor për parandalimin,
mbikëqyrjen dhe sigurimin e parandalimit të dëmeve natyrore, fatkeqësive në përgjithësi e
atyre shëndetësore në veçanti;

1.2. duke informuar për fatkeqësitë natyrore dhe shëndetësore, nëpërmjet organizatave
përkatëse dhe dhënien e informatave publikut, veçanërisht në komunitetet që rrezikohen
më tepër;

1.3. duke vendosur dhe vënë në punë shërbimet e komunikimeve elektronike fleksibile, që
përdorin organizatat humanitare.

2. Për lehtësimin e realizimit të masave të mësipërme, ndërmarrësit mund të lidhin marrëveshje të
veçanta dhe të vendosin pagesa të veçanta ose të nënshkruajnë shtesa në marrëveshjet
ekzistuese.

Neni 77
Ofrimi i shërbimeve universale gjatë grevave

Ofruesit e shërbimit universal janë të obliguar që paraprakisht të caktojnë punonjësit të cilët gjatë
grevave do të sigurojnë në mënyrë të pandërprerë shërbimin universal, ose kryerjen e obligimeve
sipas nenit 76 të këtij ligji.


KREU XII
FUNKSIONIMI I AUTORITETIT

Neni 78
Statusi dhe Bordi

1. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është person juridik, publik. Autoriteti i
Komunikimeve Elektronike dhe Postare drejtohet nga Bordi, i cili është i pavarur në marrjen e
vendimeve dhe funksionon në bazë të statutit dhe rregullores së brendshme, të miratuar nga Bordi.

2. Anëtarët dhe Kryetarin e Bordit me rekomandim të Ministrit i propozon Qeveria dhe emërohen
nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

3. Kur mandati i anëtarit të Bordit i përfundon, i njëjti vazhdon të kryejë funksionet e tij derisa të
zgjidhet anëtari i ri i Bordit, në pajtim me paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni.

48
4. Bordi i Autoritetit përbëhet nga pesë (5) anëtarë, njëri prej të cilëve është Kryetar. Mandati i
anëtarëve të Bordit është pesë (5) vjeçar. Anëtari i Bordit nuk mund të shërbejë me shumë se dy
(2) mandate. Kryetari, udhëheqë takimet dhe aktivitetet e bordit, dhe merr përgjegjësinë për
administrimin e Autoritetit.

4.1. Kryetari do të:

4.1.1. përfaqësojë Autoritetin;

4.1.2. drejtojë mbledhjet e Bordit;

4.1.3. nënshkruajë vendimet dhe dokumentet tjera të Autoritetit;

4.1.4. mbikëqyrë përzgjedhjen, punësimin, përfundimin dhe drejtimin e
përgjithshëm të stafit; dhe

4.1.5. kryejë punë tjera që parashikohen në këtë ligj, në legjislacionin tjetër në fuqi,
si dhe në Statutin e Autoritetit.

4.2. Në mungesë të Kryetarit të Autoritetit, sipas nenit 80 të këtij ligji, Bordi cakton njërin
nga anëtaret e Bordit, si ushtrues detyre i Kryesuesit për një periudhë gjashtë (6) mujore.

5. Anëtarët e Bordit duhet të jenë specialistë, me arsim të lartë, të kualifikuar, që kanë, të paktën,
shtatë (7) vjet përvojë pune dhe të jenë përfaqësues nga sektori i komunikimeve elektronike, i
ekonomisë dhe i drejtësisë.

6. Secili anëtar i Bordit, pas emërimit, duhet të japë dorëheqje nga çdo post ose funksion zyrtar, të
tërhiqet nga çdo veprimtari private fitimprurëse, si dhe të shesë e të shlyejë çdo interes financiar, që
mund të ketë në ndërmarrje, që ushtrojnë veprimtari komerciale nën juridiksionin e Autoritetit të
Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

7. Asnjë anëtar i Bordit nuk ka të drejtë brenda periudhës një (1) vjeçare pas përfundimit të
mandatit si anëtar i Bordit të punësohet në pozita menaxheriale apo audituese të ndërmarrjeve që
kanë qenë të mbikëqyrura apo kontrolluara nga Autoriteti.

8. Pas ndarjes zyrtare nga Bordi, një person apo ndërmarrësi në të cilën anëtari i Bordit ose të
afërmit e tij, ose anëtarët e familjes kanë më shumë se dhjetë përqind (10%) të aksioneve në formë
kapitali apo në formë materiali tjetër, ose janë të punësuar në struktura menaxheriale ose
institucione auditi, nuk do të kenë të drejtë që gjatë periudhës një (1) vjeçare të hyjnë në
marrëdhënie kontraktuale me Autoritetin ose të kërkojnë privilegje individuale të ofruara nga
Autoriteti për një periudhë një (1) vjeçare, menjëherë para lëshimit të shërbimit.

9. Kufizimet e përcaktuara nga paragrafi 7. i këtij neni nuk aplikohen kur kontrata është arritur para
se personi është bërë pjesë e Bordit, gjithashtu edhe për kontratat që janë dhënë nëpërmjet tenderit
publik dhe për kontratat që nuk kalojnë vlerën dhjetë mijë (10,000) Euro në vit.

10. Nuk mund të jetë anëtar i Bordit:

10.1. personi, bashkëshorti ose të afërmit deri në shkallë të dytë, që kanë lidhje me
anëtarët e Qeverisë;

10.2. personi që është dënuar më shumë se gjashtë (6) muaj me burg nga gjykata për
kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë;

10.3. personi, që është debitor, kreditor ose aksionar në një shoqëri, e cila i nënshtrohet
kuadrit rregullator të Autoritetit;

10.4. personi, që përjashtohet me ligj për të mbajtur poste publike shtetërore.


49
Neni 79
Vendimmarrja dhe struktura e Bordit

1. Bordi merr vendimet me shumicë votash, kur janë të pranishëm të paktën tre (3) anëtarë. Secili
anëtar, duke përfshirë edhe kryesuesin, ka të drejtën e një vote dhe votat e shumicës së votuesve
duhet të jenë prezentë për çfarëdo çështjeje që ka të bëj me punën e Autoritetit. Në rast se ndodh
bllokim i votimit, si rezultat i votave të barabarta, atëherë vota e kryesuesit ka peshë më të madhe
dhe është vendimtare.

2. Bordi i Autoritetit merr vendime në emër të Autoritetit .

3. Në rast të konfliktit të interesit sipas Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e
funksioneve publike në Republikën e Kosovës, në procesin e votimit nuk marrin pjesë anëtarët e
Bordit të Autoritetit.

4. Anëtarët e Bordit nuk e kanë statusin e shërbyesit civil. Anëtarët e Bordit paguhen në bazë të
skemës së pagave dhe mëditjeve për anëtarët e Bordeve të Pavarura dhe miratohet nga Kuvendi i
Kosovës për çdo vit me Ligjin e Buxhetit vjetor deri në nxjerrjen e ligjit për pagat e funksionarëve
publik ose ligji tjetër që rregullon këtë fushë.

5. Statusi i stafit profesional të Autoritetit trajtohet sipas Ligjit për shërbimin civil të Republikës së
Kosovës dhe paguhen sipas Ligjit për pagat e nëpunësve civil.

6. Struktura organizative përcaktohet nga Bordi në përputhje me ligjet në fuqi.

7. Bordi definon rregullat e punësimit dhe kriteret në bazë të legjislacionit në fuqi.

Neni 80
Lirimi dhe shkarkimi i anëtarëve të Bordit

1. Anëtari i Bordit lirohet ose shkarkohet nga organi që e ka zgjedhur kur:

1.1. është në pamundësi fizike dhe mendore për t’i kryer funksionet e ngarkuara;

1.2. gjatë ushtrimit të detyrës, është dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë, për
kryerjen e një vepre penale;

1.3. zgjidhet ose kandidon si deputet i Kuvendit ose në organet e pushtetit vendor, me
përjashtim të rastit kur është anëtar i shoqatave profesionale dhe mban funksione në to;

1.4. pa shkak të arsyeshëm, nuk ka pranuar të kryejë ose nuk kryen detyrën ose është i
paaftë për të ushtruar detyrën për një periudhë gjashtë (6) mujore ose më shumë;

1.5. përfshihet në ndonjërën nga dispozitat e paragrafi 10. të nenit 78 të këtij ligji;

1.6. vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji;

1.7. kur i plotëson kushtet për dalje në pension;

1.8. pas kërkesës që e bën për lirim nga detyra si anëtar apo/dhe Kryetar i Bordit;

1.9. pas skadimit të mandatit.

2. Kur një anëtar lirohet ose shkarkohet nga detyra, sipas paragrafit 1. të këtij neni, anëtari i ri
emërohet nga organi përkatës, sipas nenit 78 të këtij ligji.

3. Anëtari i shkarkuar apo liruar i Bordit nuk ka të drejtë të riemërohet në Bord, përveç në rastet që i
referohen, nën-paragrafëve 1.8 dhe 1.9 të paragrafit 1. të këtij neni.

50
4. Vendimi për të shkarkuar një anëtar të Bordit duhet të bëhet publik në momentin e shkarkimit.
Anëtari i shkarkuar i Bordit duhet të marrë arsyeshmërinë e vendimit për shkarkim dhe ka të drejtë
të kërkojë publikimin e arsyeve për të cilat është shkarkuar.

Neni 81
Financimi dhe buxheti i Autoritetit

1. Burimet e financimit të Autoritetit sigurohen nga Buxheti i Kosovës, përmes të hyrave të
Autoritetit në pajtim me nenin 83 të këtij ligji.
2. Autoriteti përgatit projektbuxhetin dhe dorëzon për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, në pajtim me
Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

3. Autoriteti duhet të mbajë llogari të plota dhe të sakta të shpenzimeve faktike, si dhe auditimin e
pasqyrave financiare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kontabilitet dhe auditim në
Republikën e Kosovës.

4. Autoriteti i raporton Kuvendit për shpenzimet buxhetore me raportin vjetor, më së voni deri me 30
Mars të vitit vijues kalendarik dhe raportim të veçantë kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi.

Neni 82
Konsultimet publike

1. Autoriteti gjatë aprovimit të akteve normative në bazë të këtij ligji apo gjatë zbatimit të akteve
juridike që pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në ndonjë treg relevant, përveç në rastet që i
referohen paragrafit 4. të nenit 32 të këtij ligji dhe në rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duhet
të publikojë draftet e akteve të tilla juridike në pajtim me procedurat dhe kushtet e vendosura nga
Autoriteti, duke ua ofruar mundësinë personave të interesuar që në afat të arsyeshëm kohor të
shprehin pikëpamjet e veta.

2. Autoriteti duhet, varësisht prej rasteve, procedurës dhe kushteve të vendosura nga vetë ai, t’i
publikojë draftet e vendimeve të veta që kanë të bëjnë me çështjet e të drejtave të konsumatorëve
dhe shfrytëzuesve fundorë në relacion me shërbimet e komunikimeve elektronike publike,
posaçërisht kur vendimet e tilla kanë ndikim të madh në treg, duke ua ofruar mundësinë
shfrytëzuesve fundorë dhe konsumatorëve (posaçërisht shfrytëzuesve me nevoja të veçanta),
prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve dhe/ose rrjetave të komunikimeve elektronike që në afat të
arsyeshëm kohor të shprehin pikëpamjet e veta.

3. Autoriteti duhet të konsultojë personat e interesuar kur merr vendime që kanë të bëjnë me
zbatimin e obligueshëm të standardeve ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, standardeve
rajonale, si dhe atyre kombëtare.

4. Autoriteti duhet të aprovojë rregulla për konsultime duke definuar rastet, procedurat dhe kushtet e
konsultimeve. Informatat që kanë të bëjnë me çfarëdo konsultimi në vijim duhet të publikohen në
faqen elektronike të Autoritetit. Autoriteti duhet të publikojë rezultatet e konsultimeve, përveç
informatave që janë konfidenciale, ose ato që kanë të bëjnë me jetën private të personave fizik.

5. Dokumentacioni i skeduar i Autoritetit është i hapur për publikun gjatë një kohe të caktuar,
brenda orarit zyrtar të punës. Këta skedarë përfshijnë dokumentacionin, që indeksohet sipas
udhëzimeve, procedurave dhe standardeve të definuara nga Bordi i Autoritetit, duke respektuar
parimin e ruajtjes së sekretit.

6. Dokumentacioni i rëndësishëm, si: vendimet, kriteret, procedurat për njoftim, dhënien e
autorizimit të së drejtës së përdorimit, autorizimet e dhëna, rregullat e rregulloret teknike,
standardet, etj. publikohen në uebfaqen e Autoritetit.





51
Neni 83
Pagesat

1. Në Buxhetin e Kosovës bëhen pagesat lidhur me veprimtarinë e Autoritetit, si në vijim:

1.1. pagesa për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike, sipas përcaktimeve në
nenin 27 të këtij ligji;

1.2. pagesa për financimin e shërbimit universal;

1.3. pagesa për caktimin dhe përdorimin e frekuencave, sipas përcaktimeve në nenin 57 të
këtij ligji;

1.4. pagesa për caktimin dhe përdorimin e numrave dhe të serive numerike;

1.5. pagesat nga dënimet ekonomike të shqiptuara nga Autoriteti;

2. çdo taksë apo pagesë tjetër e paraparë me këtë ligj depozitohet në Buxhetin e Kosovës.


KREU XIII
MOSMARRËVESHJET

Neni 84
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

1. Autoriteti, bazuar në kornizën e procedurës paraprake jashtëgjyqësore dhe të detyrueshme,
zgjidh mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me subjektin e këtij ligji që shfaqen në mes të
ndërmarrësve që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike,duke përfshirë edhe
ato të cilat lidhen me çështjet e përdorimit të përbashkët të faciliteteve dhe aseteve.

2. Ndërmarrësi që aplikon në Autoritet për zgjidhje të mosmarrëveshjes (përfshirë këtu rastet kur
rinovimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes kërkohet) duhet t’i paguaj Autoritetit një pagesë për zgjidhje
të mosmarrëveshjes që caktohet në bazë të procedurës dhe kushteve të vendosura në bazë të këtij
ligji. Kur aplikacioni zgjidhet plotësisht apo pjesërisht në favor të paditësit, i padituri pas kërkesës së
aplikantit mund të urdhërohet nëpërmjet një vendimi, të kompensojë aplikantin, me shumën që
është në proporcion të drejtë me nivelin e zgjidhjes pozitive të çështjes së ngritur nga aplikanti.
Nëse kostoja e zgjidhjes së mosmarrëveshjes e tejkalon shumën e pagesës së bërë nga aplikanti,
Autoriteti ka të drejtë gjatë vendimmarrjes për çështjen e ngritur ta distribuojë koston e zgjidhjes së
mosmarrëveshjes në mes të palëve, duke marrë parasysh se sa dhe a është zgjidhur
mosmarrëveshja dhe në favor të kujt (proporcionalisht me nivelin e zgjidhjes apo refuzimit të
çështjes). Në rast se aplikacioni refuzohet, nuk merret parasysh apo marrja e mëtutjeshme në
konsideratë është shkëputur, Autoriteti nuk e kompenson pagesën e bërë nga aplikanti.

3. Me kërkesë të palës fituese të shpallur nga Autoriteti, Autoriteti mund ta urdhërojë palën tjetër që
ta kompensojë palën fituese për koston e shkaktuar nga procesi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes.
Në këtë rast aplikohen dispozitat e legjislacionit për Procedurë Civile në fuqi. Pala në favor të të
cilës vendimi është marrë ka të drejtë në kompensim të shpenzimeve të paguara për shërbimet e
avokatisë apo shërbimeve ndihmëse të avokatisë, në përputhje me dispozitat përkatëse të
legjislacionit në fuqi për Procedurës Civile.

4. Kur të pranohet një kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes, aplikohen dispozitat përkatëse të
legjislacionit në fuqi.

5. Autoriteti zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me parimet dhe objektivat e këtij ligji, si dhe në
përputhje me parimet e përqendrimit dhe efikasitetit të kostos, bashkëpunimit, konkurrencës,
gatishmërisë dhe barazisë procedurale të palëve të referuara në dispozitat përkatëse të
legjislacionit në fuqi që do të aplikohen mutatis mutandis, përveç nëse parashihet ndryshe në këtë
ligj.

52
6. Autoriteti refuzon aplikacionin për zgjidhje të mosmarrëveshjes në rastet si në vijim:

6.1. nuk është në kompetencën e tij aplikacioni për zgjidhje të mosmarrëveshjes;

6.2. një vendim nga Autoriteti, gjykata apo gjykata e arbitrazhit ka hyrë në fuqi për
mosmarrëveshjen në mes të palëve të njëjta, për subjektin e njëjtë dhe në baza të njëjta,
apo vendimi nga Autoriteti ose gjykata që ta refuzojë për të pranuar heqjen dorë të
aplikuesit nga aplikimi për zgjidhje të mosmarrëveshjes ose që të pranojë një zgjidhje
kompromisi;
6.3. zgjidhja e mosmarrëveshjes në mes të palëve të njëjta, me të njëjtin subjekt dhe në
baza të njëjta është në proces nga Autoriteti apo në pritje për t’u zgjidhur nga gjykata;

6.4. palët pajtohen që çështjen ta zgjidhin nëpërmjet arbitrazhit dhe i padituri kërkon që kjo
të merret parasysh dhe të respektohet nga Autoriteti, përveç rasteve kur çështja është e
tillë që nuk mund të zgjidhet në bazë të ligjit nëpërmjet arbitrazhit;

6.5. aplikimi për zgjidhje të mosmarrëveshjes është bërë nga personi i paautorizuar në
emër të ndërmarrësit.

7. Autoriteti duhet që ta ndërpres procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes nëse rrethanat që i
referohen nën-paragrafëve 6.1., ose 6.2., të paragrafit 6. të këtij neni bëhen të njohura, por edhe në
rastet nëse:

7.1. aplikanti e ka tërhequr aplikacionin për zgjidhje të mosmarrëveshjes dhe Autoriteti e ka
pranuar tërheqjen;

7.2. zgjidhja e mosmarrëveshjes në mes të palëve të njëjta, me të njëjtin subjekt dhe në
baza të njëjta është në procedurë gjyqësore;

7.3. palët kanë arritur marrëveshje kompromisi, e cila është aprovuar nga Autoriteti. Në
këtë rast marrëveshja e tillë e kompromisit është vendim i detyrueshëm i lëshuar nga
Autoriteti.

8. Autoriteti nuk do ta marrë në konsiderim zgjidhjen e mosmarrëveshjes nëse rrethanat që i
referohen nën-paragrafëve 6.4. ose 6.5 të paragrafit 6. të këtij neni bëhen të njohura dhe gjithashtu
në rast se:

8.1. Autoriteti është duke e shqyrtuar mosmarrëveshjen në mes të palëve të njëjta, me
subjekt të njëjtë dhe me bazë të njëjtë;

8.2. aplikacioni për zgjidhje të mosmarrëveshjes ka mangësi të tilla, siç janë dështimi për ta
bërë pagesën, apo për ta vërtetuar bërjen e pagesës për zgjidhje të mosmarrëveshjes
Autoritetit dhe në rast se aplikanti ka dështuar që ta qartësojë situatën që ka të bëjë me
mosmarrëveshjen brenda afatit kohor të përcaktuar nga Autoriteti.

9. Autoriteti pezullon marrjen parasysh të zgjidhjes së mosmarrëveshjes në rastet si në vijim:

9.1. njëra nga palët pushon së ekzistuari (rasti duhet të pezullohet derisa të drejtat dhe
detyrimet e palës që ka pushuar së ekzistuari janë bartur në apo deri kur rrethanat për
shkak të të cilave këto të drejta dhe obligime nuk mund të barten, nuk janë bërë të njohura).
Kur është e mundshme që të bëhet identifikimi i ankesave që nuk kanë të bëjnë me palën
që ka pushuar së ekzistuari, Autoriteti do të vazhdojë të marrë parasysh ankesën për aq sa
ankesa nuk është e ndërlidhur me këtë palë;

9.2. përderisa një ankesë tjetër nuk merret parasysh nga Autoriteti, ose një rast tjetër është
duke pritur për t’u zgjidhur në gjykatë, pa zgjidhjen e së cilës ankesa në pritje nuk mund të
merret parasysh.

10. Autoriteti mund që me kërkesë të cilësdo palë, apo me kërkesë të cilitdo person, ose
ndërmarrësi të interesuar, apo me vetiniciativë, të ndërmarrë masa paraprake të përkohshme
53
mbrojtëse p.sh. lëshojë urdhëresë për mosndërmarrje të veprimeve të caktuara, apo të ndërmarrë
hapa të caktuar, sepse nëse ndodhin dështime për të ndërmarrë hapa të tillë zbatimi i vendimit nga
Autoriteti për zgjidhjen e mosmarrëveshjes do të bëhej shumë më i vështirë, apo i pamundur. Kur të
ndërmerren masa të përkohshme mbrojtëse dispozitat përkatëse të legjilsacionit në fuqi do të
aplikohen mutatis mutandis. Masat e përkohshme duhet të jenë në fuqi përderisa vendimi që ka të
bëjë me mosmarrëveshjen i lëshuar nga Autoriteti nuk është i plotfuqishëm, përveç në rastet kur
Autoriteti e revokon atë me kërkesë të cilësdo palë, apo me kërkesë të cilitdo person, ose
ndërmarrësi të interesuar, apo me vetiniciativë. Vendimi për masa paraprake të përkohshme
mbrojtëse i lëshuar nga Autoriteti mund të apelohet në Gjykatën kompetente brenda afatit shtatë (7)
ditor. Skedimi i ankesës në gjykatë nuk e suspendon marrjen parasysh, shqyrtimin e
mosmarrëveshjes nga Autoriteti. Apelimi duhet të skedohet dhe të merret në shqyrtim në pajtim me
procedurën e përshkruar në paragrafin 18. të këtij neni.

11. Palët në mosmarrëveshje, personat tjerë dhe ndërmarrësit e interesuar që marrin pjesë në
shqyrtimin e mosmarrëveshjes kanë të drejtë të kenë qasje në materialin e lëndës së
mosmarrëveshjes, përveç rasteve kur ky material përmban informata konfidenciale të
ndërmarrësve, apo kur zbulimi i këtyre informatave do ta shkelë privatësinë e personave fizik. I
padituri ka të drejtë që të ketë gjithmonë qasje në tekstin e aplikacionit për zgjidhje të
mosmarrëveshjes, ndërsa aplikanti ka gjithmonë të drejtë të ketë qasje në tekstin e mbrojtjes së të
paditurit. Palët në mosmarrëveshje, apo personat, ose ndërmarrësit tjerë pjesëmarrës gjatë
zgjidhjes së mosmarrëveshjes mund të paraqesin dëshmi, sqarime, argumente dhe përgjigje në
padi në Autoritet, në bazë të kërkesës, argumentimit dhe përgjigjeve në padi nga palët, personat
dhe ndërmarrësit tjerë pjesëmarrës në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes, pranojnë kopjet e
vendimeve të zgjidhjes së mosmarrëveshjes të lëshuara nga Autoriteti, apelojnë kundër këtyre
vendimeve të Autoritetit dhe të ushtrojnë të drejtat tjera të parapara me këtë ligj dhe rregullat tjera të
lëshuara nga Autoriteti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Aplikanti ka të drejtë ta tërheqë
aplikacionin për zgjidhje të mosmarrëveshjes. I padituri ka të drejtë ta marrë aplikacionin. Palët në
konflikt mund të përfundojnë shqyrtimin e mëtutjeshëm të procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes
duke arritur marrëveshje kompromisi. Palët në konflikt, ndërmarrësit tjerë dhe personat tjerë të
interesuar që marrin pjesë në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes duhet të ushtrojnë të drejtat
e tyre në mënyrë të drejtë.

12. Autoriteti i merr parasysh proceset për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë të shkruar,
përveç nëse vendos ndryshe me kërkesë të ndonjërës palë në konflikt, apo me kërkesë të ndonjë
personi dhe ndërmarrësi tjetër të interesuar, apo edhe me vetiniciativë që zgjidhja e
mosmarrëveshjes me seanca dëgjimore do të marrë parasysh zgjidhjen e mosmarrëveshjes në
mënyrë më të mirë. Autoriteti i informon palët për mbledhjet; megjithatë dështimi i cilësdo palë që të
paraqitet nuk e ndalon Autoritetin ta zgjidhë mosmarrëveshjen, përveç nëse përshkruhet ndryshe
në rregullat e vendosura nga Autoriteti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të ndërmarrësve.
Mbledhjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve janë publike, përveç në rastet kur Autoriteti vendos që
mbledhjet e tilla të jenë të mbyllura për shkak të mbrojtjes së konfidencialitetit të informatave, apo
mbrojtjen e privatësisë së personave fizikë.

13. Autoriteti ka të drejtë ta refuzojë pranimin e dëshmive, kërkesave dhe motiveve nëse këto kanë
mundur të dorëzohen më herët në Autoritet.

14. Autoriteti merr vendim për zgjidhje të mosmarrëveshjes jo më larg se katër (4) muaj nga data e
pranimit të aplikacionit, përveç në rastet kur nevojitet kohë më e gjatë e imponuar nga rrethanat e
jashtëzakonshme (numri i madh i dëshmive, rrethanat e komplikuara për zgjidhje të
mosmarrëveshjes etj).

15. Vendimi i Autoritetit (përfshirë vendimet procedurale të bëra gjatë procesit të zgjidhjes së
mosmarrëveshjes) duhet të jetë në fuqi dhe të jetë detyrues nga dita e vendimmarrjes. Vendimi
mbetet në fuqi dhe është detyrues edhe nëse apelohet në gjykatë, përveç në rastet kur gjykata
vendos ndryshe në pajtim me procedurat e përcaktuara me ligj.

16. Vendimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lëshuara nga Autoriteti duhet të jenë publike
deri në masën që nuk cenojnë konfidencialitetin e informatave dhe privatësinë e personave fizikë.
Rregullat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të ndërmarrësve të vendosura nga Autoriteti
duhet të përcaktojnë procedurat e qarta për palët në konflikt, personat dhe ndërmarrësit tjerë që
54
marrin pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të cilat duhet të specifikohet se cilat informata në
tekst të vendimmarrjes mund të jenë konfidenciale. Rregullat për interpretim të ligjit të vendosura në
tekst duhet të jenë publike në çfarëdo rasti. Palët në konflikt duhet të njoftohen me detajet dhe
arsyeshmërinë e vendimit të lëshuar nga Autoriteti.

17. Vendimet procedurale të lëshuara nga Autoriteti gjatë procesit të zgjidhjes së
mosmarrëveshjeve, përfshirë vendimet për të refuzuar aplikacionin, vendimin për mosmarrje
parasysh të lëndës, suspendimin e procesit për zgjidhje të mosmarrëveshjes, si dhe vendimet tjera
procedurale, të cilat parandalojnë procesin e mëtutjeshëm për zgjidhje të mosmarrëveshjes, mund
të apelohen konform dispozitave të ligjeve përkatëse në fuqi në Gjykatën kompetente në afat prej
shtatë (7) ditësh nga data e dërgimit të vendimit tek personat, apo ndërmarrësit e interesuar.
Aktvendimi i dorëzuar nga gjykatësi i kësaj Gjykatë, sa i përket vendimit të Autoritetit nuk duhet të
jetë objekt i ankesës.

18. Vendimi i Autoritetit për zgjidhje të mosmarrëveshjes, apo për ndërprerjen e procesit mund të
apelohet në Gjykatën kompetente brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve nga data e marrjes së
vendimit.

19. Vendimi i Autoritetit (përfshirë vendimet procedurale gjatë procesit të zgjidhjes së
mosmarrëveshjes), është dokument me fuqi ekzekutive. Nëse vendimi nuk ekzekutohet me procese
normale, ky vendim mund të ekzekutohet në mënyrë detyruese në pajtim me procedurën e
përshkruar në ligjet perkatëse në fuqi. Vendimi mund të ekzekutohet jo më vonë se brenda afatit
prej dhjetë (10) viteve nga data e marrjes së vendimit.

20. Procedura për marrje parasysh të zgjidhjes së mosmarrëveshjes nga Autoriteti mund të
rinovohet konform mutatis mutandis me procedurën e përshkruar në Legjislacionin përkatës në fuqi.

21. Autoriteti aprovon rregullore për zgjidhje të mosmarrëveshjeve në mes të ndërmarrësve nga
vetë ai. Rregullat duhet të specifikojnë në mënyrë të qartë kërkesat për formën, përmbajtjen dhe
skedimin e aplikacionit për zgjidhje të mosmarrëveshjes, paraqitjen dhe mbledhjen e fakteve; këto
rregulla duhet ta specifikojnë kornizën, procedurat dhe kushtet për aplikim, revokim dhe ndryshim të
masave të përkohshme mbrojtëse dhe vendosjen e procedurës së detajuar për zgjidhje të
mosmarrëveshjes.

22. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike kanë të drejtë që
ta ftojnë Autoritetin të ndërmjetësojë apo/dhe të arrijë pajtim në mes të ndërmarrësve për të zgjidhur
mosmarrëveshjen që është subjekt i këtij ligji, duke përdorur metoda kompromisi, pa marrë vendime
detyruese. Autoriteti do të vendosë rregulla relevante për procedura të tilla.


KREU XIV
PROCESIMI I TË DHËNAVE PERSONALE DHE MBROJTJA E PRIVATËSISË NË SEKTORIN E
KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

Neni 85
Siguria,integriteti dhe besueshmëria

1. Ofruesi i shërbimit të komunikimeve elektronike publike duhet të ndërmarrë masa adekuate
teknike dhe organizative për ta mbrojtur sigurinë e shërbimeve. Duke pasur parasysh vlerën dhe
koston e zbatimit, këto masa duhet të sigurojnë një nivel të duhur të sigurisë për rrezikun e
paraqitur. Në veçanti, masat duhet të merren që të parandalojnë dhe zvogëlojnë ndikimin e
incidenteve të sigurisë në shfrytëzuesit dhe rrjetat ndërlidhëse.

2. Në rast të rrezikut të veçantë për sigurinë e rrjetit, ofruesi i shërbimit të komunikimeve elektronike
publike duhet t’i informojë parapaguesit lidhur me një rrezik të tillë dhe, aty ku rreziku qëndron
jashtë sferës së masave që mund të ndërmerren nga ofruesi i shërbimit, për ndonjë zgjidhje
(kompensim) të mundshme, duke përfshirë indikacionin e kostos që ka mundësi të ndodhë.

3. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta të komunikimeve publike duhet të marrin të gjitha masat e
nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të ofruara për këto rrjeta.
55

4. Autoriteti mund të vendosë kërkesat teknike dhe organizative që garantojnë siguri, integritet dhe
besueshmëri për rrjetat e komunikimeve publike dhe për shërbimet komunikuese elektronike
publike.

5. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta për komunikime publike, ose shërbime komunikuese elektronike
publike duhet të njoftojnë Autoritetin në përputhje me rregulloren e përcaktuar nga ajo për prishje të
sigurisë ose humbje të integritetit që ka pasur ndikim të rëndësishëm në funksionimin e rrjetave ose
shërbimeve. Autoriteti mund t’i informojë njerëzit, ose mund të kërkojë ta bëjnë vetë ndërmarrësit,
kur konstaton që zbulimi i prishjes është në interes të publikut.

6. Gjatë garantimit të sigurisë, integritetit dhe besueshmërisë së shërbimeve dhe rrjetave të
komunikimeve elektronike publike, parandalimit të përhapjes së incidenteve të sigurisë, zvogëlimit
të rrezikut për humbje nga ana e ofruesve të shërbimeve dhe/ose rrjetave të komunikimeve
elektronike publike dhe/ose nga ana e shfrytëzuesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, si
pasojë e këtyre incidenteve, Autoriteti mund të lëshojë urdhra detyrues për ndërmarrësit që ofrojnë
shërbime dhe/ose rrjeta të komunikimeve elektronike publike dhe të vendosë afate kohore për
zbatimin e këtyre detyrimeve. Urdhrat detyruese që i referohen këtij paragrafi mund të përfshijnë
obligimet për auditim të sigurisë që duhet të bëhet nga një organ i kualifikuar dhe i pavarur dhe që
rezultatet e auditimit t’i vihen në dispozicion Autoritetit. Kostot e auditimit që i referohen këtij
paragrafi duhet të barten nga ndërmarrësi.

7. Konsumatorët dhe përdoruesit tjerë fundor, nëse kërkojnë, duhet të kenë mundësin që të lidhin
kontratë me ndërmarrësit tjerë që ofrojnë shërbime dhe/ose rrjete të komunikimeve elektronike ose
qasje në rrjetet publike të komunikimeve elektronike.

7.1 Kontrata së paku duhet të përmbajë:

7.1.1 emrin dhe adresën e ndërmarrësit;

7.1.2 shërbimet e ofruara, duke përfshirë:

7.1.2.1 a ofrohet apo jo qasje në sherbimet emergjente dhe informacionin
për lokacionin e thirrësit, dhe çfarëdo kufizimi në ofrimin e shërbimeve të
emergjencës ;

7.1.2.2 informacionin për kushtet tjera që kufizojnë qasjen dhe/ose
përdorimin e aplikacioneve dhe shërbimeve, aty ku këto kushtëzime janë të
lejuara në bazë të legjislacionit në fuqi;

7.1.2.3 niveli më i ulët i kualitetit të shërbimit të ofruar, d.m.th. koha për
inicimin e thirrjes dhe, ku është e përshtatshme, parametrat tjerë të
kualitetit të shërbimeve të definuara nga Autoirteti;

7.1.2.4 informacionin për procedurat e ndërmarra nga ndërmarrësi për
matje dhe modifikim të trafikut për të shmangur mbingarkimin e rrjetit dhe
informacionin se si këto procedura ndikojnë në kualitetin e shërbimit;

7.1.2.5 informatat për llojet e mirëmbajtjeve dhe përkujdesjes së ofruar
ndaj konsumatorëve, si dhe mënyrat për shfrytëzim të këtyre shërbimeve;

7.1.2.6 çfarëdo kufizimi për shfrytëzim të pajisjeve fundore të ofruara nga
ndërmarrësi;

7.2. detajet për çmimet dhe tarifat, mënyrën se si informatat e përditësuara për të gjitha
tarifat dhe shpenzimet e mirëmbajtjes mund të merren, mënyrat e ofruara të pagesës, si
dhe çdo diferencë në çmime varësisht nga mënyra e pagesës;

7.3. kohëzgjatja e kontratës dhe kushtet për përtëritje të kontratës, përfundimin e kontratës
si dhe përfundimin e shërbimeve, duke përfshirë:
56

7.3.1. përcaktimin e kohëzgjatjes minimale për të përfituar nga ofertat promovuese;

7.3.2. çfarëdo pagese për bartshmërinë e numrave dhe identifikuesve tjerë

7.3.3. çfarëdo pagese lidhur me shkëputjen e kontratës, përfshirë këtu pagesat që
kanë të bëjnë me pajisjet fundore;

7.3.4. kompensimin dhe rimbursimin në rastet kur shërbimi i ofruar nuk është në
nivel të cilësisë së kontraktuar;

7.3.5. mënyrën e inicimit të procedurës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

7.3.6. llojin e veprimit të cilin mund ta marrë ndërmarrësi për të reaguar ndaj
sigurisë ose cenimit të integritetit dhe kërcënimeve .

7.4. kontrata mund të përmbajë gjithashtu çfarëdo informacioni për kufizime që rrjetat
dhe/ose shërbimet e komunikimeve elektronike të mos përdoren për aktivitete të jashtë
ligjshme apo për shpërndarje të përmbajtjeve të dëmshme, si dhe për mënyrat për tu
mbrojtur nga rreziqet për sigurinë personale, privatësinë dhe të dhënat personale.

7.5. parapaguesit kanë të drejtë që të shkëpusin kontratën e tyre pa u ndëshkuar pas
paralajmërimit për modifikim të kushteve të kontratës të propozuara nga ndërmarrësit që
ofrojnë shërbime dhe/ose rrjete të komunikimeve elektronike. Parapaguesit duhet të
informohen për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e kontratës jo më vonë se
tridhjetë (30) ditë para futjes se këtyre ndryshimeve. Në rast të mospajtimit me ndryshimet
e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që, pa asnjë pasojë, të shkëput kontratën. Autoriteti
duhet të specifikojë qartë formën për paralajmërimin e ndryshimit të kushteve të kontratës.

Neni 86
Fshehtësia e komunikimit

1. Fshehtësia e komunikimit dhe e të dhënave të trafikut të një rrjeti publik komunikues dhe
shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, duhet të mbrohen nga ofruesi i shërbimit.
Veçanërisht, ofruesit e shërbimit duhet ta parandalojnë përgjimin, ndërhyrjen në bisedën telefonike,
ruajtjen ose format e tjera të kapjes ose të vëzhgimit të komunikimeve dhe të dhënave për trafikun
lidhur me të nga personat me përjashtim të shfrytëzuesve, përveç nëse ka autorizim nga gjyqi që ta
bëjë një gjë të tillë, në raste individuale, gjithmonë në përputhje me dispozitat e kodit të procedurës
penale. Kjo nuk parandalon ruajtjen teknike të domosdoshme për bartjen e komunikimit pa
paragjykuar parimin e fshehtësisë.

2. Paragrafi 1. i këtij neni nuk pengon regjistrimin e autorizuar të komunikimeve dhe të të dhënave
për trafikun kur kjo kryhet në pajtim me praktikat ligjore biznesore me qëllim të ofrimit të dëshmisë
së transaksioneve komerciale, ose për ndonjë komunikim tjetër biznesi.

3. Shfrytëzimi i rrjeteve të komunikimeve elektronike për të ruajtur informacionin ose për të fituar
qasje në informacionin e ruajtur në pajisjen terminale të një parapaguesi, ose shfrytëzuesi është i
lejuar vetëm me kusht që parapaguesi ose shfrytëzuesi në fjalë është i informuar qartë dhe në
mënyrë të plotë me informacionin në përputhje me këtë ligj, ndër të tjera edhe me qëllimet e
procesimit, dhe i ofrohet e drejta për të refuzuar një procesim të tillë nga kontrolluesi i të dhënave.
Kjo nuk parandalon ndonjë ruajtje teknike, ose qasje vetëm për qëllime të kryerjes ose të lehtësimit
të transmetimit të komunikimit përmes një rrjeti të komunikimit elektronik, ose si e domosdoshme në
mënyrë që të ofrohet një shërbim i shoqërisë informatike i kërkuar, në mënyrë të qartë nga
parapaguesi, ose shfrytëzuesi.

4. Ndërmarrësit duhet të marrin masa për sistemet e komunikimeve elektronike, si dhe sistemet e
procesimit të të dhënave, për të mbajtur sekret të dhënat personale të komunikimeve elektronike, si
dhe të ndalojë qasjen e paautorizuar në sistemet e komunikimeve elektronike dhe në sistemet e
procesimit të të dhënave.

57
5. Ndërmarrësi, njerëzit e autorizuar dhe punonjësit e tij, janë të obliguar që t’i mbajnë dhe t’i
mbrojnë të dhënat dhe konfidencialitetin e komunikimeve, të kryera nëpërmjet rrjetit dhe
shërbimeve të tij gjatë aktivitetit, poashtu edhe pas përfundimit të tij.

6. Ndërmarrësi mund të informohet për mesazhet, ose të dhënat e transmetuara përmes rrjetit të
tij/saj vetëm deri në masën e nevojshme për të paraqitur detyrimet që dalin nga shërbimi i
komunikimeve elektronike.

7. Pranimi, regjistrimi, publikimi dhe përdorimi i të dhënave dhe mesazheve të transmetuara nga
rrjeti i komunikimeve elektronike dhe të cilat nuk janë për publikun, po ashtu edhe dispozita për
njerëzit e paautorizuar është e ndaluar, vetëm në qoftë se është definuar ndryshe në legjislacionin
në fuqi.

Neni 87
Të dhënat për trafikun

1. Të dhënat për trafikun që kanë të bëjnë me parapaguesit dhe shfrytëzuesit, të procesuara dhe të
ruajtura nga ofruesit e shërbimeve dhe/ose rrjetave të komunikimeve elektronike publike duhet të
fshihen ose të bëhen anonime kur nuk janë më të nevojshme për qëllimin e transmetimit të një
komunikimi.

2. Të dhënat për trafikun të domosdoshme për qëllimet e faturimit të parapaguesit dhe pagesave
për interkoneksion mund të procesohen. Një procesim i tillë është i lejueshëm vetëm deri në fund të
periudhës gjatë së cilës fatura mund, sipas ligjit të kundërshtohet ose të paguhet.

3. Për qëllime marketingu të shërbimeve të komunikimeve elektronike, ose për ofrimin e
shërbimeve me vlerë të shtuar, ofruesi i shërbimit të komunikimit elektronik në dispozicion për
publikun mund t’i procesojë të dhënat e referuara në paragrafin 1. të këtij neni deri në masën dhe
kohëzgjatjen e duhur për shërbimet e tilla, ose marketingun, nëse parapaguesi ose shfrytëzuesi me
të cilin të dhënat kanë të bëjnë ka dhënë pëlqimin e tij, ose të saj. Shfrytëzuesve, ose
parapaguesve duhet t’u jepet mundësia për ta tërhequr pëlqimin e tyre për procesimin e të dhënave
për trafikun në çfarëdo kohe.

4. Ofruesi i shërbimit duhet ta informojë parapaguesin, ose shfrytëzuesin për llojet e të dhënave për
trafikun që janë dërguar dhe që janë procesuar dhe kohëzgjatjen e procesimeve të tilla për qëllimet
e përmendura në paragrafin 2. të këtij neni dhe, para marrjes së pëlqimit për qëllimet e përmendura
në paragrafin 3. të këtij neni.

5. Procesimi i të dhënave për trafikun, në përputhje me paragrafët e mëparshëm në këtë nen, duhet
të kufizohet për personat që veprojnë bazuar në autoritetin e ofruesve të rrjeteve dhe/ose
shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për trajtimin e faturimit ose menaxhimin e trafikut,
pyetjet nga ana e konsumatorit, zbulimin e mashtrimit, shërbimet e marketingut të komunikimeve
elektronike, ose ofrimin e një shërbimi me vlerë të shtuar dhe duhet të kufizohen në atë që është e
domosdoshme për qëllimet e aktiviteteve të tilla.

6. Paragrafët 1., 2., 3. dhe 5. të këtij neni duhet të zbatohen pa paragjykuar në mundësinë e
entiteteve kompetente për të qenë të informuara për të dhënat e trafikut në përputhje me
legjislacionin e zbatueshëm me synimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet, veçanërisht
mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me interkoneksionin dhe faturimin.

Neni 88
Paraqitja dhe kufizimi i identifikimit të thirrjes dhe linjës së lidhur

1. Në rastet kur ofrohet identifikimi i linjës thirrëse, ofruesi i shërbimit duhet t’i ofrojë thirrësit
mundësinë, që në mënyrë të thjeshtë, pa pagesë parandalimin e identifikimit të linjës thirrëse për
secilën thirrje veç e veç. Parapaguesi që thërret duhet ta ketë këtë mundësi për secilën thirrje.

2. Në rastet kur ofrohet identifikimi i linjës thirrëse, ofruesi i shërbimit duhet t’i ofrojë parapaguesit të
thirrur mundësinë, që në mënyrë të thjeshtë, pa pagesë dhe duke shfrytëzuar këtë funksion në
mënyrë racionale parandalimin e identifikimit të linjës thirrëse të thirrjeve ardhëse.
58

3. Në rastet kur ofrohet identifikimi i linjës thirrëse dhe kur mund të bëhet prezantimi i linjës së
identifikuar para se të vendoset lidhja, ofruesi i shërbimit duhet t’ia ofrojë parapaguesit të thirrur, në
mënyrë të thjeshtë mundësinë për të refuzuar thirrjet kur identifikimi i linjës thirrëse është
parandaluar nga shfrytëzuesi, apo parapaguesi thirrës.

4. Në rastet kur ofrohet identifikimi i linjës së vendosur, ofruesi i shërbimit duhet t’i ofrojë
parapaguesit të thirrur mundësinë, që në mënyrë të thjeshtë, pa pagesë ta parandalojë identifikimin
e linjës së vendosur për shfrytëzuesin e thirrur.

5. Në rastet kur ofrohet identifikimi i thirrjes dhe/ose linjës së vendosur, ofruesit e shërbimeve të
komunikimeve elektronike publike duhet ta informojnë publikun për mundësitë e paraqitura në
paragrafët 1., 2., 3. dhe 4. të këtij neni.

6. Qeveria do t’i përcaktojë procedurat transparente të qeverisjes atëherë kur ofruesi i rrjetave të
komunikimeve publike dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për
publikun mund të pranojë eliminimin e prezantimit të identifikimit të linjës thirrëse në baza të
përkohshme, me kërkesë të një shfrytëzuesi për gjurmimin e thirrjeve bezdisëse, apo qëllimkeqe.
Në këtë rast, në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, të dhënat që përmbajnë identifikimin e
shfrytëzuesit (parapaguesit) thirrës do të ruhen dhe do të vihen në dispozicion nga ofruesi i rrjetit të
komunikimit publik dhe/ose shërbimit të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun.

7. Ofruesit e rrjetave të komunikimeve publike dhe shërbimeve të disponueshme të komunikimeve
elektronike nuk do të imponojnë eliminimin e identifikimit të linjës thirrëse në lidhje me linjat
specifike të operuara nga institucionet që përballen me thirrje emergjente, siç janë policia,
shërbimet e ambulantës, zjarrfikësit dhe shërbimet tjera të emergjencës për qëllimin e përgjigjes së
këtyre thirrjeve nga parapaguesit,ose shfrytëzuesit aktual të shërbimeve të komunikimeve
elektronike. Kushtet dhe procedurat e detajuara për implementimin e dispozitave të këtij paragrafi
mund të caktohen në përputhje me procedurën dhe kushtet e paraqitura në paragrafin 6. të nenit 66
të këtij ligji.

Neni 89
Të dhënat për vendndodhjen, të ndryshme nga të dhënat për trafikun

1. Kur të dhënat për vendndodhjen të ndryshme nga të dhënat për trafikun dhe që kanë të bëjnë me
shfrytëzuesit, apo parapaguesit e rrjetave dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike publike
mund të procesohen; të dhënat e tilla mund të procesohen vetëm kur ato bëhen në mënyrë
anonime, ose me pëlqimin e shfrytëzuesve ose parapaguesve deri në atë masë dhe për kohën e
nevojshme për ofrimin e shërbimit me vlerë të shtuar.

2. Ofruesi i shërbimit duhet t’i informojë shfrytëzuesit ose parapaguesit, para marrjes së pëlqimit të
tyre, për llojin e të dhënave për lokacionin të ndryshme nga të dhënat për trafikun që do të
procesohen, për qëllimet dhe kohëzgjatjen e procesimit dhe nëse të dhënat do të transmetohen te
një palë e tretë për qëllimin e ofrimit të shërbimit me vlerë të shtuar.

3. Shfrytëzuesve ose parapaguesve duhet t’iu ofrohet mundësia e tërheqjes së pëlqimit të tyre për
procesimin e të dhënave për vendndodhjen, të ndryshme nga të dhënat për trafikun në çfarëdo
kohe.

4. Aty ku pëlqimi i shfrytëzuesve, ose i parapaguesve është marrë për procesimin e të dhënave për
vendndodhjen, të ndryshme nga të dhënat për trafikun, shfrytëzuesi apo parapaguesi duhet të
vazhdojë të ketë mundësinë, duke shfrytëzuar një mënyrë të thjeshtë dhe pa pagesë, që
përkohësisht të refuzojë procesimin e të dhënave të tilla për secilën lidhje në rrjetë, ose për secilën
transmetim të një komunikimi.

5. Procesimi i të dhënave për vendndodhjen, të ndryshme nga të dhënat për trafikun në përputhje
me paragrafët 1., 2., 3. dhe 4. të këtij neni, duhet të kufizohet për personat që veprojnë sipas
autoritetit të ofruesit të rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike publike apo për
palën e tretë që ofron shërbime me vlerë të shtuar dhe duhet të kufizohet në atë që është e
domosdoshme për qëllimet e ofrimit të shërbimit me vlerë të shtuar.
59

Neni 90
Transferimi automatik i thirrjes

Ofruesit e shërbimeve duhet të sigurojnë që cilido parapagues të ketë mundësi, duke shfrytëzuar
mënyra të thjeshta dhe pa pagesë, të ndalimit të transferimit automatik të thirrjes së bërë nga pala e
tretë në terminalin e shfrytëzuesit.

Neni 91
Numëratori Telefonik i Parapaguesve

1. Ofruesit e shërbimeve duhet të sigurojnë që parapaguesit të jenë të informuar, pa pagesë dhe
para se ata të përfshihen në numëratorin telefonik, lidhur me qëllimin e numëratorit të shtypur, ose
atij elektronik të parapaguesve në dispozicion për publikun, ose të marra përmes shërbimeve të
numëratorit, në të cilin të dhënat e tyre personale mund të përfshihen edhe për ndonjë shfrytëzim të
mëtutjeshëm të mundësive, mbështetur në funksionet e kërkimit nga versionet elektronike të
numëratorit.

2. Ofruesit e shërbimeve duhet të sigurojnë që parapaguesit të kenë mundësinë e përcaktimit nëse
të dhënat e tyre personale janë të përfshira në numëratorin publik dhe nëse është kështu, cilat të
dhëna dhe në çfarë niveli të dhënat e tilla janë relevante për qëllimin e numëratorit, siç është
përcaktuar nga ofruesi i numëratorit dhe t’i verifikojë, përmirësojë, ose tërheqë të dhënat e tilla nga
të cilat duhet të paguhen në baza të kostove reale nëse pagesat e tilla janë të aplikueshme.

3. Ofruesit e shërbimeve mund të kërkojnë që për çfarëdo qëllimi të një numëratori publik të
ndryshëm nga kërkimi i detaleve kontaktuese të personave mbi bazat e emrave të tyre dhe, kur
është e domosdoshme, një minimum të identifikuesve të tjerë, pëlqim shtesë nga parapaguesit.

Neni 92
Komunikimet e padëshiruara

1. Shfrytëzimi i sistemeve automatike të thirrjeve pa intervenim të njeriut (makinat automatike të
thirrjes), makinat e faksimilit (faksi) ose posta elektronike për qëllimet e marketingut të
drejtpërdrejtë, mund të lejohen vetëm për parapaguesit, të cilët më parë e kanë dhënë pëlqimin.

2. Pavarësisht nga paragrafi 1. i këtij neni, ku një person fizik ose juridik merr nga konsumatorët e
vet detajet kontaktuese elektronike për postën elektronike, në kontekstin e shitjes së një produkti
ose shërbimi, në përputhje me këtë ligj, personi i njëjtë fizik ose juridik mund t’i shfrytëzojë këto
detaje kontaktuese elektronike për marketing të drejtpërdrejtë të produkteve ose të shërbimeve të
ngjashme me kusht që konsumatorëve u është dhënë qartë mundësia që të bëjnë vërejtje, pa
pagesë dhe në mënyrë të lehtë, për shfrytëzimin e tillë të detajeve kontaktuese elektronike kur ato
janë mbledhur dhe në rastin e secilit mesazh, në rast se konsumatori fillimisht nuk e ka refuzuar
shfrytëzimin e tillë.

3. Ofruesit e shërbimeve duhet të marrin masat e duhura dhe pa pagesë për të siguruar që
komunikimet e padëshiruara me qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë, në rastet e ndryshme me
ato që u referohen paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni, nuk janë të lejuara pa pëlqimin e
parapaguesit në fjalë ose për parapaguesit që nuk dëshirojnë t’i pranojnë këto komunikime.

4. Të gjitha praktikat e dërgimit të postës elektronike për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë,
fshehja ose zhdukja e identitetit të dërguesit, ose në emër të të cilit është bërë komunikimi, ose pa
një adresë valide në të cilën pranuesi mund ta dërgojë kërkesën për ndërprerjen e komunikimeve të
tilla janë të ndaluara.


Neni 93
Karakteristikat teknike dhe standardizimi

Asnjë kërkesë obliguese për karakteristika të veçanta teknike nuk mund të imponohet në terminalet,
ose në një pajisje tjetër të komunikimit elektronik që mund të pengojë vendosjen e pajisjes në treg
60
dhe qarkullimin e lirë të pajisjes së tillë brenda dhe jashtë Kosovës.


KREU XV
RADIO-PAJISJET DHE PAJISJET TERMINALE TELEKOMUNIKUESE, KOMPATIBILITETI
ELEKTROMAGNETIK

Neni 94
Radio-pajisjet dhe pajisjet terminale telekomunikuese

Kushtet dhe kërkesat themelore për lidhje të radio-pajisjeve dhe pajisjeve terminale
telekomunikuese, obligimet që kanë të bëjnë me informatat për specifikat e ndërfaqeve dhe lidhjen
me radio-pajisjet dhe pajisjet terminale telekomunikuese, procedurat dhe kushtet për dalje në treg,
shitje dhe përdorim të këtyre pajisjeve, procedurat dhe kushtet për testim të konformitetit, aprovimi
dhe monitorimi, si dhe kërkesat përgjegjëse duhet të përshkruhen në Rregulloren Teknike për radio-
pajisjet dhe pajisjet terminale telekomunikuese, të aprovuar nga Autoriteti.

Neni 95
Kompatibiliteti elektromagnetik

Kushtet për aplikim të kërkesave për kompatibilitet elektromagnetik, procedurat dhe kushtet për
prezencën e tyre në treg dhe shfrytëzim të mjeteve dhe pajisjeve, kërkesat specifike për këto mjete
dhe pajisje, kërkesat për instalim dhe shfrytëzim, procedurat dhe kushtet për testim, aprovim dhe
monitorim të pajtueshmërisë me kompatibilitet elektromagnetik duhet të përshkruhen në
Rregulloren teknike për kompatibilitet elektromagnetik të aprovuar nga Autoriteti, në përputhje me
legjislacionin evropian.

Neni 96
Shfrytëzimi i mjeteve dhe pajisjeve

1. Rregullat për shfrytëzim të pajisjeve dhe mjeteve industriale, mjekësore dhe shkencore d.m.th.
pajisjet dhe mjetet, operimi i të cilave gjeneron dhe konsumon energji elektromagnetike dhe të
parapara për qëllime industriale, mjekësore, shkencore, vendore dhe të ngjashme, përveç
përdorimit të tyre për komunikime elektronike, duhet të përgatiten dhe të aprovohen nga Autoriteti.

2. Pronari dhe/ose shfrytëzuesi i këtyre mjeteve dhe pajisjeve duhet të lejojë zyrtarët e Autoritetit të
inspektojnë mjetet dhe/ose pajisjet, apo edhe t’i marrin ato.

Neni 97
Radio-Monitorimi

1. Autoriteti do ta bëjë kontrollimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore që rregullojnë radio
komunikimet dhe do ta bëjë radio-monitorimin. Gjatë procesit të radio-monitorimit duhet të bëhen
edhe kontrollat dhe analizat për të përcaktuar se në çfarë mase shfrytëzohen brezet frekuencore
nga radiacioni i radiostacioneve, nëse spektri i radiacionit dhe nivelet e radio-pengesave janë
konform kërkesave të akteve ligjore.

2. Mbrojtja e radiostacioneve monitoruese fikse dhe mobile nga Autoriteti, prej fushave të fuqishme
elektromagnetike të gjeneruara nga radio-transmetuesit duhet të zbatohet në përputhje me
procedurat dhe kushtet e përcaktuara nga Autoriteti.

3. Informatat e marra gjatë procesit të radio-monitorimit mund të shfrytëzohen vetëm për aktivitetet
e Autoritetit që rregullohen nga ky ligj.

4. Autoriteti monitoron brezin frekuencor në bazë të Planit Nacional Frekuencor në mënyrë që të:
4.1. monitorojë se shfrytëzimi i frekuencave të ndara nëpërmjet Autorizimit bëhet në pajtim
me kornizën legjislative në fuqi, për implementim të kushteve nga Autorizimi;

4.2. sigurohet që brezi frekuencor shfrytëzohet vetëm nga shfrytëzuesit e autorizuar në
bazë të dispozitave të këtij ligji;
61

4.3. krijojë ambient të përshtatshëm dhe pa interferenca që janë shkatërruese për punën e
sistemeve dhe stacioneve radio-transmetuese, të cilët shfrytëzohen për qëllime publike,
apo private.

5. Monitorimi i frekuencave duhet të bëhet në pajtim me rregulloren përkatëse të hartuar nga
Autoriteti.

6. Monitorimi i frekuencave mund të bëhet me kërkesë të subjektit që posedon Autorizim të lëshuar
nga Autoriteti.

Neni 98
Eliminimi i Radio-Interferencave

1. Të gjitha interferencat duhet të eliminohen nga pronari, ose shfrytëzuesi i pajisjeve dhe/ose
mjeteve që shkaktojnë interferencat. Nëse interferenca gjenerohet në radiomarrës, apo pajisjen
marrëse për shkak të ndryshimeve (keqësimeve) në parametrat teknik, apo përdorimit të
papërshtatshëm, resursi i interferencave të tilla (radio-pengesave), duhet të eliminohet nga pronari,
apo shfrytëzuesi i marrësit, apo pajisjes marrëse. Nëse radio-interferenca shkaktohet në pajisjet
dhe/ose mjetet tjera që operojnë legalisht, pronari apo shfrytëzuesi i pajisjeve dhe/ose mjeteve që e
shkaktojnë atë duhet që pas instruksioneve nga Autoriteti të eliminojë shkaktarin e interferencave
(radio-pengesave), ose ta reduktojë nivelin e tyre. Procedura për eliminim apo zvogëlim të radio-
interferencave, me ç’rast parametrat radioaktivë të pajisjeve që e shkaktojnë dhe e pranojnë atë
janë konform kërkesave të vendosura në aktet juridike, duhet të përcaktohet nga Autoriteti.

2. Gjatë procesit të radio-monitorimit dhe hetimit për radio-interferenca, ofruesit e rrjetave dhe/ose
shërbimeve të komunikimeve elektronike, si dhe personat tjerë duhet të informojnë Autoritetin me
informata relevante dhe të sigurojnë qasje të pakufizuar te shkaktarët e mundshëm të radio-
interferencave.


KREU XVI
MBIKËQYRJA E PAJTUESHMËRISË ME KËTË LIGJ

Neni 99
Procedura për mbikëqyrje të pajtueshmërisë

1. Kur Autoriteti gjen që një ndërmarrës nuk vepron në pajtueshmëri me aktet juridike të cilat
specifikojnë termat dhe kushtet për përfshirje në aktivitete të komunikimeve elektronike, apo me
termat dhe kushtet për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike, ose dështon që të
plotësojë një apo më shumë obligime të caktuara, atij, si një ndërmarrës me fuqi të ndjeshme tregu
në ndonjërin prej tregjeve relevante, ose si ndërmarrës i caktuar që të ofrojë shërbime universale,
Autoriteti duhet që ta njoftojë ndërmarrësin për këto të gjetura dhe t’ia japë një mundësi për
arsyetim, ose për rregullim të çfarëdo parregullsie brenda afatit:

1.1. një (1) mujor, pas dërgimit të njoftimit;

1.2. më të shkurtë kohor, nëse ndërmarrësi pajtohet, apo Autoriteti e përcakton në rast të
parregullsive të përsëritura;

1.3. më të gjatë kohor, nëse Autoriteti vendos ashtu.

2. Nëse ndërmarrësi në fjalë nuk i rregullon parregullsitë brenda afatit kohor të përshkruar në
paragrafin 1. të këtij neni, Autoriteti duhet të ndërmarrë masa proporcionale me qëllim të sigurimit të
pajtueshmërisë, përfshirë këtu edhe sanksionet ekonomike të specifikuara në nenin 101 të këtij ligji.
Autoriteti duhet ta njoftojë ndërmarrësin për masat dhe arsyet e ndërmarrjes së masave brenda
afatit shtatë (7) ditor nga data e adoptimit të tyre dhe duhet ta përcaktojë një afat kohor të
arsyeshëm që ndërmarrësi të veprojë në pajtueshmëri me masat e ndërmarra.

62
3. Autoriteti ka të drejtë të ndërmarrë masa në formë të sanksioneve ekonomike nëse ndërmarrësi
dështon që të ofrojë informata në pajtim me nenin 34 të këtij ligji, ose dështon të ofrojë informata që
i referohen nën-paragrafit 5.1 dhe 5.2 të paragrafit 5. të nenit 18 të këtij ligji, përfshirë këtu edhe
pengesat e shkaktuara për qasje në informata, siç përshkruhet në nenin 100 të këtij ligji dhe/ose
dështon t’i plotësojë kërkesat në bazë të nenit 100 të këtij ligji dhe pa u mbështetur në procedurën e
përcaktuar në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni.

4. Në rastet e shkeljeve serioze dhe të përsëritura të akteve juridike, të cilat specifikojnë termat dhe
kushtet për përfshirje në aktivitete të komunikimeve elektronike, apo me termat dhe kushtet për
shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike, ose dështon që të plotësojë një apo më
shumë obligime të caktuara atij, si një ndërmarrës me fuqi të ndjeshme tregu në ndonjërin prej
tregjeve relevante, ose si ndërmarrës i caktuar që të ofrojë shërbime universale dhe kur masat e
ndërmarra në bazë të paragrafit 2. të këtij neni nuk kanë qenë të mjaftueshme që të rregullojnë
shkeljet, Autoriteti e ka të drejtën të ndalojë ndërmarrësin të vazhdojë të ofrojë rrjeta dhe/ose
shërbime të komunikimeve elektronike për një përudhë deri në tre (3) vjet, ose të suspendojë të
drejtën për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike deri në tre (3) vjet, ose ta tërheqë
këtë të drejtë tërësisht.

5. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1., 2. dhe 4. të këtij neni, kur Autoriteti ka dëshmi që një
ndërmarrës shkel aktet juridike të cilat specifikojnë termat dhe kushtet për përfshirje në aktivitete të
komunikimeve elektronike, apo me termat dhe kushtet për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve
elektronike,ose dështon që të plotësojë një apo më shumë obligime të caktuara atij, si një
ndërmarrës me fuqi të ndjeshme tregu në ndonjërin prej tregjeve relevante, ose ndërmarrës i
caktuar që të ofrojë shërbime universale të cilat paraqesin kërcënim urgjent dhe serioz për rendin
publik, sigurinë publike ose shëndetin publik ose mund të krijojë probleme serioze ekonomike dhe
operacionale për ofruesit ose shfrytëzuesit e tjerë të rrjetave dhe/ose shërbimeve të komunikimeve
elektronike, Autoriteti ka të drejtë të ndërmarrë masa urgjente të përkohshme, përfshirë këtu
bllokimin e përkohshëm të objekteve që janë shfrytëzuar si mjet, apo si objekt direkt për shkelje të
këtij ligji dhe/ose të ndërmarrë masa për ndalim të përkohshëm për të zhvilluar aktivitete ose
shfrytëzuar resurset e komunikimeve elektronike. Kur masat e tilla ndërmerren, Autoriteti duhet t’i
japë ndërmarrësit një mundësi për arsyetim, ose mundësi për të propozuar masa rregulluese.

6. Dispozitat e këtij kreu vlejnë për ndërmarrësit për aq sa ata janë të përfshirë në aktivitete të
komunikimeve elektronike. Kur dispozitat e këtij Kreu, përveç këtij paragrafi dhe nenit 18 të këtij ligji,
nuk aplikohen për suspendim, apo tërheqje dhe/ose të së drejtës për të shfrytëzuar resurset e
komunikimeve elektronike për shkak të shkeljeve të akteve juridike, të drejtat për të shfrytëzuar
resurset e komunikimeve elektronike duhet të suspendohen apo tërhiqen në bazë të rasteve,
procedurave dhe kushteve të përshkruara në Ligjin për Konfliktet Administrative dhe rregullat për
ndarje dhe shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike.

Neni 100
Zyrtarët e Autoritetit

1. Zyrtarët e autorizuar nga Autoriteti, pas prezantimit të dokumentit të lëshuar nga Autoriteti, që
vërteton autorizimet dhe funksionet e tyre dhe me qëllim të mbikëqyrjes së pajtueshmërisë me këtë
ligj, kanë të drejtë që në emër të Autoritetit të:

1.1. marrin informatat e domosdoshme në pajtim me procedurat dhe kushtet e përcaktuara
me këtë ligj, me ligjet dhe me aktet tjera juridike;

1.2. pas prezantimit të lejes nga gjykata, të kenë qasje në dhe të inspektojnë lokalet, zonat
dhe automjetet që shfrytëzohen nga ndërmarrësi, të shikojnë dhe analizojnë dokumentet e
tij, të cilat janë të domosdoshme për hetim, të marrin kopjet e ekstrakteve të
dokumenteve të tilla dhe të kenë qasje në informata të ruajtura në kompjuterët dhe në
media tjera magnetike;

1.3. të marrin shpjegime të shkruara dhe me gojë nga personat që kanë lidhje me aktivitetet
e ndërmarrësit që është nën hetim, të kërkojnë që sqarimet të jepen në zyrën e zyrtarit të
autorizuar që e bën hetimin;

63
1.4. të marrin nga ndërmarrësit tjerë çfarëdo të dhëna dhe dokumente për aktivitetet
ekonomike të ndërmarrësit nën hetime, pavarësisht subordinimit të ndërmarrësit tjetër, ose
kopjet e dokumenteve; të marrin dokumente ose kopje të tilla nga personat, institucionet
shtetërore dhe ato komunale;

1.5. të inspektojnë (auditojnë) veprimtarinë ekonomike të një ndërmarrësi, të marrin
opinione nga trupat profesionale bazuar në materialin që inspektohet, të bëjnë rishikimin
detal të sistemeve kontabël të kostove dhe/ose të të hyrave të ndërmarrësit;

1.6. të konfiskojnë për një përudhë kohore prej gjashtëdhjetë (60) ditësh dokumentet dhe
objekte të domosdoshme për t’u shfrytëzuar si dëshmi gjatë hetimit të një shkeljeje, duke
lënë vendim të arsyetuar për konfiskim dhe listën e dokumenteve dhe/ose të objekteve të
konfiskuara; të kërkojë që të bëhen kopje dokumentet e tilla;

1.7. të shfrytëzojnë për hetime shërbimet e specialistëve dhe të ekspertëve;

1.8. të shfrytëzojnë metodat teknike gjatë hetimit në pajtim me procedurat e përcaktuara me
ligj;

1.9. të bëjnë inspektim në vend të ngjarjes, të pajisjeve dhe/ose mjeteve;

1.10. të ushtrojnë të drejta të tjera të garantuara me këtë ligj dhe me ligjet tjera.

2. Gjatë ushtrimit të funksioneve të veta, zyrtarët e autorizuar nga Autoriteti mund t’i shfrytëzojnë
shërbimet e nëpunësve të policisë.

3. Gjatë ushtrimit të të drejtave dhënë atyre, zyrtarët e autorizuar të Autoritetit duhet të shkruajnë
dokumente (deklarata, protokolle, kërkesa etj.). Forma e këtyre dokumenteve dhe kërkesat për
skedim të tyre duhet të specifikohen nga Autoriteti.

4. Instruksionet e zyrtarëve të autorizuar nga Autoriteti, të dhëna gjatë kryerjes së veprimtarisë së
tyre sipas këtij neni janë të obligueshme për të gjithë personat dhe ndërmarrësit, si dhe për
menaxhmentin dhe zyrtarët e tyre administrativë, të cilët njëkohësisht duhet të jenë plotësisht
kooperativë me zyrtarët e autorizuar. Sanksionet e vendosura për dështime në bazë të këtij dhe
ligjeve tjera duhet të jenë në pajtim me instruksionet e dhëna.

5. Ndërmarrësit kanë të drejtë të apelojnë tek Bordi i Autoritetit kundër veprimeve ilegale të
zyrtarëve të tij. Apelimi duhet të bëhet në afat prej dhjetë (10) ditësh nga dita e ndërmarrjes së
veprimit ilegal kundër të cilit apelohet. Bordi i Autoritetit duhet të marrë vendim për apelin e bërë
brenda afatit prej dhjetë (10) ditësh nga dita e pranimit të apelit. Nëse personi në fjalë nuk pajtohet
me vendimin e Bordit, ose Bordi dështon të marrë vendim brenda afatit dhjetë (10) ditësh, personi
në fjalë ka të drejtë të apelojë në gjykatë. Skedimi i apelit nuk i ndalon veprimet e zyrtarëve.

6. Kërkesa për leje për të ndërmarrë veprime sipas nën-paragrafit 1.2 të paragrafit 1. të këtij neni,
duhet të skedohet në gjykatë. Në disa raste urgjente, disa veprime mund të ndërmerren mbështetur
në vendimin e Kryesuesit të Bordit. Në këtë rast, kërkesa për leje për ndërmarrje të veprimeve
duhet të skedohet në gjykatë në pajtim me procedurën e lartpërmendur brenda afatit njëzet e katër
(24) orësh pas marrjes së vendimit nga Kryesuesi. Nëse gjykata (gjykatësi) refuzon të japë leje,
veprimet duhet të ndërpriten dhe çfarëdo informate e marrë gjatë kësaj kohe duhet të shkatërrohet
menjëherë.

7. Dëmi që i shkaktohet ndërmarrësit nga veprimet ilegale të institucioneve që rregullojnë
veprimtarinë e komunikimeve elektronike, apo nga zyrtarët e tyre duhet të kompensohet në pajtim
me procedurat e bazuara në ligj.


Neni 101
Sanksionet ekonomike

64
1. Në rastet kur ndërmarrësit dështojnë të jenë në pajtim me aktet juridike, të cilat specifikojnë
termat dhe kushtet për përfshirje në aktivitete të komunikimeve elektronike apo me termat dhe
kushtet për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike, përfshirë këtu të drejtat e
shfrytëzuesve dhe konsumatorëve, ose dështojnë që të plotësojnë një apo më shumë obligime të
caktuara si ndërmarrës me fuqi të ndjeshme tregu në ndonjërin prej tregjeve relevante, ose si
ndërmarrës të caktuar që të ofrojnë shërbime universale, ose dështojnë të punojnë në bazë të
vendimeve të lëshuara nga Autoriteti për zgjidhje të mosmarrëveshjeve, ose dështojnë që të jenë
në pajtim me Rregulloret Teknike të Radio-Pajisjeve dhe pajisjeve terminale telekomunikuese, apo
me Rregulloren teknike për kompatibilitet elektromagnetik, Autoriteti ka të drejtë që të dënojë
ndërmarrësin në vlerë deri shtatë përqind (7%) nga të hyrat vjetore nga aktivitetet që kanë të bëjnë
me komunikimet elektronike, por nëse kalkulimi i një shume të tillë është i vështirë apo i pamundur-
Autoriteti e dënon ndërmarrësin me një shumë prej jo më shumë se tetëdhjetë e gjashtë mijë
(86,000) Euro.

2. Në rast se ndërmarrësi bën shkelje dhe i përsërit shkeljet që i referohen paragrafit 1. të këtij neni,
Autoriteti ka të drejtë ta dënojë ndërmarrësin deri në dhjetë përqind (10%) nga të hyrat vjetore nga
aktivitetet që kanë të bëjnë me komunikimet elektronike, por nëse kalkulimi i një shume të tillë është
i vështirë apo i pamundur- Autoriteti e dënon ndërmarrësin me një shumë prej jo më shumë se
njëqind e pesdhjetë mijë (150,000) Euro.

3. Kur të ardhurat vjetore të ndërmarrësve që iu referohen paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni janë
më të vogla se tetëdhjetë e pesë mijë (85,000) Euro, dënimi i shqiptuar duhet të jetë deri në tremijë
(3,000) Euro dhe në rastet e shkeljeve të përsëritura dënimi i shqiptuar mund të jetë deri në dhjetë
mijë (10,000) Euro.

4. Nëse ndërmarrësi dështon që t’i zbatojë obligimet e vendosura nga ana e Autoritetit për
ndërprerje të aktivitetit ilegal, nuk paraqet informatat në pajtim me procedurën dhe kushtet në bazë
të këtij ligji (dhënia e informatave të pasakta konsiderohet, gjithashtu si dështim i dhënies së
informatave), pengon zyrtarët e autorizuar nga Autoriteti për të zbatuar detyrat e veta apo nuk iu
përgjigjet kërkesave të Autoritetit, përfshirë këtu të gjitha masat e ndërmarra përkohësisht, Autoriteti
ka të drejtë të shqiptojë dënim deri në pesëmbdhjetë mijë (15,000) Euro dhe në rastet e përsëritjes
së shkeljeve – dënimi mund të jetë njëmijë e pesqind (1,500) Euro për secilën shkelje të përsëritur.

5. Përveç sanksioneve ekonomike të paraqitura në paragrafët 1. deri 4. të këtij neni dhe në
paragrafin 4. të nenit 103 të këtij ligji, Autoriteti mund të urdhërojë konfiskimin e objekteve që janë
shfrytëzuar si mjet apo kanë qenë mjet i shkeljeve direkte të dispozitave të këtij ligji dhe/ose
urdhërojë të bëhen pagesa për dëmet e shkaktuara nga aktivitetet ilegale.

6. Kur ndonjë ndërmarrës vepron si grup personash, anëtarët e grupit që bëjnë shkelje, të cilët
veprojnë si njësi të veçanta ekonomike merren parasysh si shkelës.

Neni 102
Shqiptimi i sanksioneve ekonomike dhe përcaktimi i lartësisë së tyre

1. Sanksionet ekonomike ndërmarrësve iu shqiptohen nga Autoriteti. Autoriteti duhet ta aprovojë
rregulloren për procedurat e vendosjes së sanksioneve ekonomike.

2. Procedura për vendosjen e sanksioneve ekonomike sipas paragrafëve 2., 3. ose 4. të nenit 101
të këtij ligji iniciohet nga ndonjë zyrtar i Autoritetit. Propozimi duhet të sqarojë rrethanat e shkeljeve
të këtij ligji dhe sanksionet ekonomike të propozuara. Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga ndonjë
zyrtar i autoritetit, Kryesuesi i Bordit/ Bordi, apo ndonjë person i autorizuar nga Bordi duhet të mbajë
takim për vendosjen e sanksioneve ekonomike. Ndërmarrësi që është subjekt i sanksioneve të
mundshme ekonomike duhet të informohet për takimin. Ndërmarrësi duhet të paraqesë dëshmi
mbështetëse për të faktuar se nuk ekziston bazë për shkelje të këtij ligji, si dhe fakte për rrethana
lehtësuese ose çfarëdo fakti tjetër relevant për të mbështetur sanksionet ekonomike adekuate, para
mbajtjes së takimit.

3. Në takimin që mbahet për vendosjen e çfarëdo sanksioni ekonomik mund të marrin pjesë dhe ka
të drejtë të prezantojë sqarime, ndërmarrësi ndaj të cilit shqiptohen sanksionet ekonomike,
ndërmarrësit dhe palët tjera të interesuara, si dhe personat pjesëmarrja e të cilëve kërkohet në
65
mënyrë që rasti të përpunohet në mënyrë adekuate dhe sanksionet ekonomike të shqiptohen
(dëshmitarët, ekspertët, specialistët ose personat tjerë). Dështimi për të marrë pjesë në takim i
ndërmarrësit ndaj të cilit shqiptohen sanksionet, ose i personave dhe ndërmarrësve tjerë nuk mund
të parandalojë mbajtjen e takimit. Takimi duhet të jetë publik, përveç në rastet kur Autoriteti vendos
që të ekzaminojë rastin në takim të mbyllur me qëllim të garantimit të sigurisë shtetërore, sekreteve
biznesore, ose komerciale, ose për të siguruar privatësinë e personave.

4. Takimi duhet të fillojë me raportim të zyrtarit të Autoritetit që ka bërë propozimin. Përfaqësuesit e
ndërmarrësve dhe personat pjesëmarrës të takimit mund t’i prezantojnë sqarimet e veta.
Pjesëmarrësit tjerë të takimit mund të bëjnë pyetje cilitdo person që e ka përpiluar raportin, ose që
ka ofruar ndonjë sqarim.

5. Procesverbalët duhet të mbahen dhe të shpërndahen jo më vonë se pesë (5) ditë nga dita e
mbajtjes së takimit. Procesverbalët duhet të nënshkruhen nga Kryesuesi i Bordit, apo nga ndonjë
person i autorizuar nga ai dhe nga procesmbajtësja e takimit.

6. Ndërmarrësi ndaj të cilit vendosen, ose janë vendosur sanksionet ekonomike, si dhe personat
dhe ndërmarrësit tjerë të interesuar kanë të drejtë që të kenë qasje në materialet e mbledhura nga
Autoriteti, përveç materialeve që janë sekret shtetëror, komercial, biznesor dhe në ato materiale
zbulimi i të cilave do të shkelte privatësinë e personave fizikë. Ndërmarrësit, ndaj të cilit vendosen
sanksionet ekonomike, duhet gjithmonë t’i sigurohet qasja në tekstin e propozimit të përpiluar nga
zyrtari i Autoritetit dhe në minutat e takimit për vendosjen e sanksioneve ekonomike.

7. Pas takimit për shqiptimin e sanksioneve ekonomike Bordi i Autoritetit, ose ndonjë person i
autorizuar nga Bordi duhet të marrë vendimin përfundimtar. Ndaj vendimit për shqiptimin e ndonjë
sanksioni ekonomik pala ka të drejtë apeli në Gjykatën Kompetente në pajtim me procedurën dhe
kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi.

8. Bordi i Autoritetit, ose ndonjë person i autorizuar nga Bordi, kanë të drejtë, në çfarëdo momenti
gjatë zhvillimit të procedurës për vendosjen e sanksioneve ekonomike, të kërkojnë plotësimin e
dokumenteve të mbledhura. Pas plotësimit të dokumenteve nga zyrtarët e Autoritetit, propozimi i
plotësuar me këto materiale duhet të krijojë bazë për fillim të procedurës së re që nga fillimi.

9. Gjatë shqiptimit të sanksioneve ekonomike ndaj ndërmarrësve duhet të pasur parasysh:

9.1. niveli i dëmit i shkaktuar nga shkelja;

9.2. kohëzgjatja e shkeljes;

9.3. rrethanat lehtësuese, ose rënduese për përgjegjësinë e ndërmarrësit;

9.4. sasinë e të ardhurave që ndërmarrësi ka marrë si rezultat i shkeljes;

9.5. kur shkelja është bërë nga disa ndërmarrës, pjesa e shkeljes e bërë nga secili
ndërmarrës.

10. Në rrethana lehtësuese duhet të përfshihen veprimet e ndërmarrësve në fjalë, të ndërmarra me
vetiniciativë për t’i parandaluar pasojat e dëmshme të shkeljeve, si dhe ndihma e ndërmarrësve
dhënë Autoritetit gjatë hetimit të shkeljeve, kompensimi i humbjeve, ose eliminimi i dëmeve të
shkaktuara.

11. Në rrethana rënduese duhet të përfshihen veprimet e ndërmarrësve në fjalë që janë bërë për ta
penguar procedurën hetimore, fshehur shkeljen, vazhduar me shkelje edhe pse Autoriteti ua ka
bërë me dije se duhet t’i ndërpresin veprimet ilegale, si dhe për rastet e shkeljeve të përsëritura, për
të cilat është vendosur shqiptimi i sanksioneve ekonomike në bazë të këtij ligji.

12. Gjatë përcaktimit të nivelit të sanksionit ekonomik, Autoriteti mund të marrë parasysh edhe
rrethana tjera si rrethana lehtësuese.

Neni 103
66
Zbatimi i sanksioneve ekonomike

1. Ndërmarrësi duhet ta zbatojë sanksionin ekonomik të shqiptuar nga Autoriteti, duke bërë
pagesën e dënimit në llogarinë e Autoritetit në pajtueshmëri me dispozitat e nenit 86 të këtij ligji
dhe/ose duke bërë transferin gratis të objekteve të konfiskuara jo më vonë se tre (3) muaj nga data
e pranimit të vendimit.

2. Me kërkesë të arsyetuar të ndërmarrësit, Autoriteti mund ta shtyjë afatin e pagesës së dënimit,
apo një pjesë të dënimit deri në gjashtë (6) muaj.

3. Vendimi i Autoritetit për sanksion ekonomik është dokument ekzekutiv. Kur vendimi nuk zbatohet,
procedura për ekzekutim të këtij vendimi bëhet në bazë të legjislacionit për Procedurë Penale në
fuqi. Vendimi mund të dërgohet për ekzekutim jo më vonë se tre (3) muaj nga data e lëshimit të tij.

4. Çfarëdo konfiskimi i objekteve duhet të bëhet në pajtim me procedurat e përshkruara në
legjislacionin përkatës.

5. Autoriteti ka të drejtë të përcaktojë termat dhe kushtet për kompensim të dëmit të shkaktuar nga
veprimet ilegale të ndërmarrësit.

6. Kur merret vendimi për sanksionim të ndërmarrësit, i cili vepron si grup i shoqëruar
ndërmarrësish, të gjithë anëtarët e grupit bashkërisht duhet ta mbajnë përgjegjësinë për zbatim
adekuat të sanksionit ekonomik, duke marrë parasysh dispozitat e paragrafit 6. të nenit 101 të këtij
ligji.


KREU XVII
MBIKËQYRJA DHE MONITORIMI I TRAFIKUT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

Neni 104
Mbikëqyrja dhe Monitorimi

1. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike kanë të drejtë të
regjistrojnë dhe ruajnë të dhënat teknike të komunikimeve elektronike dhe të pjesëmarrësve në
komunikime vetëm për aq sa është e domosdoshme që të sigurohet veprimtaria ekonomike e
ndërmarrësve në fjalë. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve
elektronike duhet t’iu ofrojnë dhe në pajtueshmëri me procedurat ligjore të institucioneve kryesore
që kryejnë shërbime hetimore operacionale dhe institucioneve tjera që kryejnë hetime para procesit
gjyqësor, prokurorëve, gjykatave, ose gjykatësve informatat që i posedojnë dhe të cilat janë të
domosdoshme për të parandaluar, hetuar ose zbuluar veprimet kriminale. Informatat e tilla duhet të
ofrohen menjëherë dhe pa pagesë nga ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të
komunikimeve elektronike tek institucionet kryesore që kryejnë shërbime hetimore operacionale dhe
institucioneve tjera që kryejnë hetime para procesit gjyqësor të caktuara nga Qeveria, në formë
elektronike, si përgjigje ndaj kërkesës së tyre. Institucionet hetimore që bëjnë hetime para procesit
gjyqësor të caktuara nga Qeveria duhet që t’u ofrojnë vartësve të tyre dhe/ose institucioneve tjera
që kryejnë hetime para procesit gjyqësor qasje në informata të tilla në pajtim me procedurat të
përcaktuara nga Qeveria. Të gjithë personat që marrin pjesë në shkëmbim të informatave duhet të
ndërmarrin hapa të domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të dhënave në pajtim me procedurat
dhe kushtet të vendosura nga Qeveria; pajisjet shtesë të domosdoshme për këtë qëllim duhet të
sigurohen dhe mirëmbahen nga fondet e Qeverisë. Nëse informata e ofruar nga ndërmarrësit që
ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike nevojitet që të konfirmohet për qëllime
hetimi para procesit gjyqësor, zyrtari hetues para procesit gjyqësor duhet që kërkesën t’ia adresojë
në mënyrë direkte me shkrim ndërmarrësit dhe ndërmarrësi duhet që të përgjigjet, gjithashtu me
shkrim.

2. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike duhet të ruajnë
informatat teknike që janë shfrytëzuar gjatë transmetimit të trafikut të komunikimeve elektronike
vetëm për një periudhë kohore e cila është e domosdoshme për të siguruar veprimtarinë ekonomike
të ndërmarrësve, por jo më gjatë se gjashtë muaj, përveç rasteve që i referohen në nenin 68 të këtij
ligji; kur informatat e tilla janë të domosdoshme për qëllime hetimi, iu nevojiten institucioneve që
67
bëjnë hetime para procesit gjyqësor, prokurorëve, gjykatave, ose gjykatësve për të parandaluar,
hetuar dhe zbuluar aktivitetet kriminale, ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të
komunikimeve elektronike pas instruksioneve të marra nga ndonjë institucion (institucione që
kryejnë shërbime hetimi) i autorizuar nga Qeveria duhet të ruajnë ato informata për një periudhe më
të gjatë kohore, por jo më gjatë se gjashtë (6) muaj të tjerë. Ruajtja e tillë e informatave duhet të
paguhet nga fondet shtetërore në përputhje me procedurat e vendosura nga Qeveria.

3. Kur ekziston vendim i arsyetuar nga gjykata, ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të
komunikimeve elektronike duhet t’iu ofrojnë në pajtueshmëri me procedurat ligjore organeve
hetimore dhe në pajtueshmëri me procedurat e bazuara në legjislacionin për Procedurë Penale në
fuqi organeve që kryejnë hetime para procesit gjyqësor, mundësi teknike për të bërë kontroll në
përmbajtjen e informatave të transmetuara nëpërmjet rrjetave të komunikimeve elektronike. Pajisjet
e domosdoshme për këtë qëllim duhet të sigurohen dhe mirëmbahen nga fondet e buxhetit të
Kosovës.

4. Institucioni i autorizuar qeveritar (organ hetimor) duhet të organizojë dhe ofrojë, në pajtueshmëri
me procedurat e vendosura nga Qeveria, të gjitha organeve tjera hetimore dhe në rastet e
ndjekjeve penale, të gjitha organeve që bëjnë hetime para procesit gjyqësor, me mundësitë teknike
që të bëjnë kontroll të pavarur të përmbajtjes që është transmetuar nëpërmjet rrjetave të
komunikimeve elektronike.

5. Ndërmarrësit që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike duhet të informojnë
organin e autorizuar qeveritar (organ hetimor) dhe Autoritetin për çfarëdo ndryshimi që do të
ndërmarrin në rrjetat e veta, apo në pikat e ndërlidhjes me operatorët tjerë të komunikimeve
elektronike që mund të ndikojë në operimin e pajisjes që iu referohet paragrafëve 1. dhe/ose 3. të
këtij neni, si dhe volumin e prezantuar të informatës sa më shpejt që është e mundur pas dijenisë
për të.

6. Komandat teknike të dërguara nga një rrjetë e komunikimeve elektronike për të filluar apo
ndërprerë përgjimin, apo çfarëdo kontrolli tjetër të informatave të transmetuara nëpërmjet rrjetave të
komunikimeve elektronike, duhet të mbahen të sigurta në lokalet e institucionit të autorizuar
qeveritar (organ hetimor) në mënyrë të tillë që do të pamundësojë komandën e dërguar të
modifikohet nga institucioni i autorizuar qeveritar, i cili e ka dërguar një komandë të tillë, ose nga
ndërmarrësi, i cili e ka pranuar atë. Prokurori i Përgjithshëm, ose prokurori i autorizuar nga ai duhet
të bëjë kontroll për pajtueshmërinë me dispozitat e këtij paragrafi.

Neni 105
Rrethanat e jashtëzakonshme dhe rregullat speciale për sigurimin e komunikimit

1. Qeveria, apo institucioni i autorizuar nga ajo duhet ta aprovojë programin për zbatimin e masave
në situata të jashtëzakonshme dhe skemën për organizim të komunikimeve në situata të
jashtëzakonshme. Ndërmarrësit duhet të marrin pjesë në përgatitjen e këtyre akteve juridike dhe
duhet të sigurojnë funksionimin efektiv të tyre.

2. Në rastet e forcës madhore, gjendjes ekstreme, situatës së jashtëzakonshme, ose për qëllime të
përgatitjes për mobilizim të përgjithshëm apo të mbrojtjes kombëtare, ose për të siguruar mbrojtjen
kombëtare dhe rendin publik, qeveria apo institucioni i autorizuar nga ajo mund, që në pajtueshmëri
me procedurat ligjore dhe aktet tjera juridike, të lëshojë urdhra obligues, detyrime apo obligime ndaj
ndërmarrësve që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike, si dhe ndaj
pronarëve, ose shfrytëzuesve të pajisjeve dhe mjeteve për të mbrojtur dhe mirëmbajtur rrjetat e
rëndësishme të komunikimeve elektronike, si dhe të ndërlidhë ato dhe nëse është e domosdoshme
të kufizojë shfrytëzimin publik të rrjetave të komunikimeve elektronike.

3. Ofruesit e rrjetave dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike duhet ndërmarrë çfarëdo mase
të domosdoshme për sigurimin e funksionimit të rrjetave dhe shërbimeve të komunikimeve
elektronike në rast të dështimit katastrofal të rrjetës, ose forcës madhore, siç janë: kushtet e
jashtëzakonshme klimatike, tërmetet, vërshimet, rrufeve apo zjarreve, si dhe në rastet tjera të
jashtëzakonshme. Në raste të tilla, ndërmarrësit dhe institucionet relevante duhet ndërmarrë të
gjitha masat e mundshme për mirëmbajtje të nivelit më të lartë të shërbimit bazuar në prioritetet e
përcaktuara nga Qeveria, ose institucioni i autorizuar prej saj.
68

4. Ofruesit e rrjetave dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike duhet t’i japin prioritet absolut
komunikimeve me shërbime emergjente dhe me institucionet që ofrojnë shërbime dhe iu përgjigjen
thirrjeve emergjente, përfshirë këtu çfarëdo telekomunikimi që ka të bëjë me sigurinë e jetës në
tokë, ajër ose hapësirë, por gjithashtu edhe telekomunikimeve epidemiologjike të rasteve me
urgjencë ekstreme, siç janë definuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shfrytëzuesit e
radiostacioneve duhet të sigurojnë pranimin e sinjaleve dhe mesazheve për fatkeqësitë nga cilido
resurs i sinjalit dhe duke iu dhënë atyre prioritet absolut, duke u përgjigjur në mënyrë të njëjtë dhe
duke ndërmarrë veprim imediat në këtë aspekt.

5. Ofruesit e rrjetave dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike duhet dhënë prioritet në
krahasim me telekomunikimet tjera, telekomunikimeve që bëhen nga krerët e shtetit, ose qeverisë,
anëtarët e qeverisë, komandantët e forcave tokësore, ose ajrore, përfaqësuesit konsullor apo
diplomatik të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera anëtare të Unionit Ndërkombëtar të
Telekomunikimeve, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, udhëheqësve të
organeve kryesore të Kombeve të Bashkuara dhe Tribunalit Ndërkombëtar, ose telekomunikimeve
tjera deri në masën e domosdoshme për të marrë parasysh kërkesat specifike nga dërguesi i
informatave relevante.

6. Autoriteti ka të drejtë të vendosë procedura dhe kushte për zbatim të obligimeve që i referohen
paragrafëve 4. dhe 5. të këtij neni.

7. Është i ndaluar dërgimi, ose transmetimi i sinjaleve të rrejshme, ose mashtruese për fatkeqësitë,
urgjencat, sigurinë apo identifikimin.

8. Informatat që përmbajnë në vete sekrete shtetërore dhe/ose zyrtare duhet të transmetohen
nëpërmjet radio-kanaleve komunikuese të koduara.

Neni 106
Dispozitat kalimtare

1. Qeveria dhe Autoriteti do të miratojnë të gjithë legjislacionin sekondar që ka të bëjë me
menaxhimin e frekuencave jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga data që është theksuar në nenin
110 të këtij ligji. Qeveria, Ministria dhe Autoriteti do të miratojnë legjislacionin sekondar tjetër nga ai
i përmendur në pjesën e parë të këtij paragrafi, duke zbatuar këtë ligj në periudhën prej
dymbëdhjetë (12) muajve nga data që është theksuar në nenin 110 të këtij ligji.

2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ligji i Telekomunikacionit do të shfuqizohet ashtu siç përcaktohet
në nenin 109 të këtij ligji, megjithatë ndërmarrësit që janë identifikuar nga Autoriteti, para se të hyjë
ky ligj në fuqi, si ndërmarrësit me fuqi të ndjeshme tregu, duhet të vazhdojnë t’i përmbushin
obligimet që iu imponohen, duke përfshirë obligimet që u detyrohen ndërmarrësve me fuqi të
ndjeshme tregu, brenda fushëveprimit dhe kushteve që i përcakton Ligji i Telekomunikacionit dhe
aktet nënligjore të dala nga ai ligj, derisa Autoriteti, pas përfundimit të analizimit të tregut në
përputhje me procedurën e përshkruar në këtë ligj, të vendosë që të revokojë dhe/ose modifikojë
këto obligime.

3. Të dhënat personale që janë të përfshira në direktoriumet publike (numëratorët) të përdoruesve
para se ky ligj të hyjë në fuqi, mund të mbahen në këto direktoriume derisa përdoruesit të paraqesin
dëshirën për t’i fshirë këto të dhëna. Ofruesit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike do
të informojnë publikisht përdoruesit, të dhënat e të cilëve janë përfshirë në numëratorët përkatës
për të drejtat e garantuara për ta, të dala nga ky ligj.

4. Aktet nënligjore që janë miratuar para se të hyjë në fuqi ky ligj vlejnë deri në atë masë që nuk
janë në kundërshtim me këtë ligj. Një dispozitë nuk do të konsiderohet kundërshtuese vetëm se
zbatohet në ndërmarrësit që kanë fuqi të ndjeshme tregu të identifikuar në pajtueshmëri me
procedurat e përcaktuara nga Ligji mbi Telekomunikacionin.

5. Çfarëdo mosmarrëveshje ndërmjet ndërmarrësve që duhet të zgjidhet në bazë të nenit 84 të këtij
ligji dhe çfarëdo mosmarrëveshje e bazuar në ankesat e përdoruesve fundorë që duhet të zgjidhet
në bazë të nenin 72 të këtij ligji, e që janë pranuar për shqyrtim para ardhjes në fuqi të këtij ligji
69
duhet të shqyrtohet dhe apelohet në bazë të normave ligjore të vlefshme para hyrjes në fuqi të këtij
ligji.

6. Procedurat (siç janë analiza e tregjeve dhe ndarja e resurseve të komunikimeve elektronike,
përfshirë këtu edhe tenderët dhe ankandet) që janë bazuar në Ligjin e Telekomunikacionit, si dhe
aktet ligjore për zbatimin e tyre duhet të përfundohen në bazë të normave juridike të vlefshme para
hyrjes në fuqi të këtij ligji. Marrja e vendimit nga Autoriteti që tregon rezultatet e procedurës duhet të
konsiderohet si përfundim i procedurës; në rast se lëshohet ndonjë autorizim pas kompletimit të
procedurës; lëshimi i këtij autorizimi duhet të konsiderohet si përfundim i procedurës.

7. Licencat dhe lejet për shfrytëzim të radio-frekuencave dhe numrat e dhënë para datës së
specifikuar në nenin 110 të këtij ligji duhet të konsiderohen si autorizime për t’i shfrytëzuar radio-
frekuencat dhe numrat në bazë të këtij ligji dhe janë të vlefshme deri në afatin e skadimit, apo deri
në afatin e ripërtëritjes.

8. Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit të emëruar para ardhjes në fuqi të këtij ligji duhet të ushtrojnë
detyrat e veta deri në përfundim të mandatit të tyre, përveç rastit kur shkarkohen më herët në bazë
të dispozitave të specifikuara në këtë ligj.

9. Aktet ligjore të BE-së dhe që rregullojnë subjektin e këtij ligji do të zbatohen në përputhje me
dispozitat e këtij ligji (duke përfshirë edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përkatëse dhe vendosjen
e sanksioneve), pa cenuar kushtet e akteve të tilla ligjore dhe kompetencat e institucioneve të BE-
së.

10. Institucionet shtetërore që zbatojnë këtë ligj brenda kompetencave të tyre do të marrin parasysh
rekomandimet përkatëse të Komisionit Evropian.

11. Autoriteti do të jetë pasardhësi ligjor i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit dhe do t’i
marrë përsipër të gjitha asetet e luajtshme (pajisjet) dhe të paluajtshme, arkivin dhe dokumentet e
tjera dhe llogaritë, si dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Autoritetit Rregullator të
Telekomunikacionit.

Neni 107
Përjashtimi nga fusha e zbatimit

Ky ligj nuk rregullon marrëdhëniet shoqërore që kanë të bëjnë me shërbimet e kryera, duke
përdorur rrjetet dhe shërbimet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, si dhe përmbajtjet që
transmetohen përmes rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe shërbimet e lidhura me përmbajtje
të tilla.

Neni 108
Zbatimi i ligjit

Për zbatimin e këtij ligji, Qeveria, Ministria dhe Autoriteti nxjerrin akte nënligjore të përcaktuara me
këtë ligj.

Neni 109
Shfuqizimi

Shfuqizohet Ligji Nr. 2002/7 mbi Telekomunikacionin i datës 12.5.2003 si dhe Ligjin nr. 03/L-085 –
për ndryshimin e Ligjit për Telekomunikacion i datës 13.06.2008.









70
Neni 110
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/ L-109
4 tetor 2012

Shpallur me dekretin Nr.DL-047-2012, datë 25.10.2012 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.