LIGJI NR. 04/L-118 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

1

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 16 TETOR 2012, PRISHTINË

LIGJI NR. 04/L-118
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:


LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN
KONTESTIMORE

Neni 1

Në tërë tekstin e ligjit togfjalëshi “Prokurori Publik” zëvendësohen me togfjalëshin “Prokurori
Shtetëror”.

Neni 2

Neni 6 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:

Neni 6

6.1. Në procedurën kontestimore gjuhët zyrtare përdoren në mënyrë të barabartë.

6.2 Procedura kontestimore zhvillohet në gjuhën që është në përdorim zyrtar në Gjykatë në
pajtim me ligjin.

6.3. Çdo person që merr pjesë në procedurën kontestimore mund të përdor gjuhën zyrtare të
cilën e zgjedh.

6.4. Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë, të cilët nuk e kuptojnë apo nuk flasin gjuhën që
është në përdorim zyrtar në Gjykatë, kanë të drejtë që të përdorin gjuhën e vet apo gjuhën që e
kuptojnë.

Neni 3

Neni 12 i ligjit bazik, pas fjalës “rregull” shtohet fjalia: ”nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë
ligj”.

Neni 4

Neni 118 i ligjit bazik, paragrafi 2, fjala “paditësi” zëvendësohet me fjalën ,”i padituri’’.

Neni 5

Neni 144 i ligjit bazik, paragrafi 3, fjala “refuzohet” zëvendësohet me fjalën ” hudhet poshtë”.

Neni 6

Neni 150 i ligjit bazik, dhe në tekstin në vijim fjala “kontumacional” zëvendësohet me fjalët “për shkak
të mosbindjes”.
2



Neni 7

Neni153 i ligjit bazik, pas paragrafit 2, shtohet paragrafi i ri 3 me tekstin si në vijim:

3. Në rastet kur kalohet koha e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, gjyqtari obligohet që në
pjesën hyrëse të aktgjykimit të përfshijë edhe datën e marrjes së aktgjykimit.

Neni 8

1. Neni 190 i ligjit bazik, në paragrafin 2 fjala “e cakton” zëvendësohet me fjalët “duhet të caktoj”.

2. Neni 190 i ligjit bazik, në paragrafin.3 fjalët “do ta caktoj” zëvendësohen me fjalët “duhet të caktoj”.


Neni 9

Neni 214 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:

Neni 214

1. revizioni mund të paraqitet:

a) për shkak të shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182.
paragrafi 2 të këtij ligji, me përjashtim të shkeljeve të parapara në nenin 182 paragrafi 2 pikat
(f,h,i dhe m).

b) për shkak të shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182
paragrafi 1 të këtij ligji që është bërë në procedurën e gjykatës së shkallës së dytë.

c) për shkak të zbatimit të gabuar të drejtës materiale.

d) për shkak të tejkalimit të kërkesëpadisë, në qoftë se kjo shkelje është bërë në procedurën para
gjykatës së shkallës së dytë.

2. Revizioni nuk mund të paraqitet për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike.

3. Kundër aktgjykimit të dhënë në procedurën e shkallës së dytë me të cilën vërtetohet aktgjykimi në bazë
të pohimit, revizioni mund të paraqitet vetëm për shkaqet nga paragrafi 1 pika a), b) dhe d) të këtij neni.

4. Kundër aktgjykimit të shkallës së dytë me të cilin vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë revizioni nuk
mund të paraqitet për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga
paragrafi 1 pika a) e këtij neni, përveç nëse ekzistimi i tyre nuk është përmendur në ankesë, përpos kur
bëhet fjalë për shkeljet për të cilat kujdeset sipas detyrës zyrtare gjykata e shkallës së dytë dhe ajo e
revizionit”.

Neni 10

Neni 216 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:

Neni 216

Palët mund të parashtrojnë me revizion fakte të reja dhe të propozojnë prova të reja vetëm nëse ato kanë
të bëjnë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore të bëra në procedurën e
gjykatës së shkallës së dytë dhe pa fajin e tyre nuk kanë mundur ti paraqesin më herët.
3



Neni 11

Neni 218 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:

Neni 218

1. Revizioni i paraqitur pas kohe, i palejueshëm apo jo i plotë, hudhet poshtë me aktvendim të Gjykatës
së shkallës së parë pa mbajtur seancë gjyqësore.

2. Revizioni është i palejueshëm nëse:

a) e ka paraqitur personi i cili nuk është i autorizuar për paraqitjen e revizionit;

b) revizionin e ka paraqitur personi i cili e ka tërhequr revizionin;

c) nëse personi i cili ka paraqitur revizionin nuk ka interes për paraqitjen e tij;

d) është paraqitur revizioni kundër aktgjykimit kundër të cilit sipas ligjit nuk mund të paraqitet.

Neni 12

Neni 245 i ligjit bazik, paragrafi .3 fjalia “Gjykata me kompetencë për të vendosur për këto mjete
juridike” zëvendësohet me togfjalëshin “Gjykata Supreme”

Neni 13

Neni 254 i ligjit bazik, paragrafi 1 pas fjalës “ ekzistimin” shtohet fjalia “në të kaluarën apo tani”.

Neni 14

Neni 255 i ligjit bazik, paragrafi 5, togfjalëshi “në numrin 2” zëvendësohet me fjalën “ eventuale”.

Neni 15

1. Neni 256 i ligjit bazik, paragrafi 3, pas fjalës “tjetër” shtohet fjalia ’’ose procedura për vendosje
është e llojit tjetër’’.

2. Neni 256 i ligjit bazik, paragrafi 4, togfjalëshi “ekonomisë së gjykimit” zëvendësohet me togfjalëshin
“ekonomizimit të procedurës gjyqësore”.

Neni 16

Neni 262 i ligjit bazik, paragrafi. 3, pas fjalës “padinë” shtohet togfjalëshi “të paraqitur më vonë’’.

Neni 17

Neni 269 i ligjit bazik paragrafi 1, në fund të fjalisë shtohen fjalët “Në këtë rast megjithatë nevojitet
miratimi i të gjithë bashkëndërgjyqësve të konsoliduar për përfundimin e marrëveshjes gjyqësore
apo tërheqjen e kërkesëpadisë’’.


Neni 18

4

Neni 277 i ligjit bazik, pika a) pas fjalës “procedurale” fjalia ”e nuk ka të caktuar përfaqësues me
prokurë në gjykim” fshihet nga teksti i ligjit

Neni 19

Neni 280 i ligjit bazik, paragrafi 4, togfjalëshi ”me propozimin e palës” fshihet nga teksti i ligjit.

Neni 20

Neni 290 i ligjit bazik, referenca “118” zëvendësohet me referencën “116.7”

Neni 21

Neni 356 i ligjit bazik, pas fjalës “Gjykata” shtohet shprehja “ex officio ose”.

Neni 22

Neni 357 i ligjit bazik, paragrafi 3 fshihet nga teksti i ligjit.

Neni 23

Neni 364 i ligjit bazik, paragrafi 1 riformulohet me tekstin si në vijim:

1. Eksperti konstatimin dhe mendimin e tij ia dërgon me shkrim Gjykatës.

Neni 24

Neni 367 i ligjit bazik, fjala “tetë (8) ditë’’ zëvendësohet me fjalën “shtatë (7) ditë’’.

Neni 25

Neni 465 i ligjit bazik, paragrafi 4 referenca, ”neni 3”zëvendësohet me referencën “paragrafin 3”.

Neni 26

Pas nenit 510 të ligjit bazik shtohet neni i ri 511:

Neni 511
Procedura e arbitrazhit

1. Procedura e Arbitrazhit rregullohet me ligj të veçantë.

2. Njohja dhe përmbarimi i vendimeve të tribunaleve të huaja bëhet në përputhje me Konventën
e NJU JORK-ut për njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit.

Neni 27

1. Kreu XXXI dhe nenet 511 deri 531 të ligjit bazik fshihen nga teksti i ligjit.


2. Kreu XXXII i ligjit bazik rinumërohet në kreun XXXI ndërsa nenet 532 deri në nenin 538 rinumërohen
me numrat e ri nenet 512 deri në 518.




5




Neni 28
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikë së Kosovës.


Ligji Nr. 04/L-118
13 shtator 2012


Shpallur me dekretin Nr. DL-045-2012, datë 28.09.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.