1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 27 / 28 SHTATOR 2012, PRISHTINË
LIGJI NR. 04/L-119
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-200 PËR GREVAT
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. O3/L-200 PËR GREVAT
Neni 1
1. Neni 1 i ligjit bazik riformulohet me tekstin si në vijim:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim njohjen dhe garantimin e lirive dhe të drejtave për organizimin dhe pjesëmarrjen e të
punësuarve në grevë, sipas ligjeve të aplikueshme dhe standardeve ndërkombëtare
Neni 2
Pas nenit 4 të ligjit bazik, shtohet neni i ri 4.A, me tekstin si në vijim:
Neni 4. A
Të punësuarit dhe punëdhënësit, ose organizatat e tyre përkatëse, kanë të drejtën e negocimit
dhe lidhjes së marrëveshjeve kolektive në nivelet e duhura, për të mbrojtur interesat e tyre, duke
përfshirë edhe të drejtën në grevë.
Neni 3
Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 1, fshihet togfjalëshi “gjysma e të punësuarve“ dhe zëvendësohet me
togfjalëshin “një e treta (1/3) e të punësuarve”.
Neni 4
1. Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1. fshihet fjala “sindikatë” dhe zëvendësohet me
togfjalëshin “organizatat sindikale”.
2. Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2. fshihet togfjalëshi “gjysma e numrit të të
punësuarve” dhe zëvendësohet me togfjalëshin “një e treta (1/3) e të punësuarve”.
3. Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4. riformulohet me tekstin si në vijim:
2
1.4. organizatat sindikale nga njëra anë dhe punëdhënësi nga ana tjetër, kanë bërë përpjeke, që
të arrijnë pajtim, përmes ndërmjetësuesit të licencuar, sipas rregullave dhe procedurave të Ligjit
për Ndërmjetësim.
4. Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 1, pas nënparagrafit 1.5. shtohet nënparagraf i ri 1.6., me tekstin si në
vijim:
1.6. kur të punësuarit vendosin për të deklaruar grevën me votim të fshehtë, së paku me një të
tretën (1/3) e numrit të përgjithshëm të anëtarëve sindikal të organizatave sindikale apo brenda
një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal.
Neni 5
1. Neni 9 i ligjit bazik, paragrafi 2, riformulohet me tekstin si në vijim:
2. Grevat nuk mund të deklarohen para së të jenë shterur/përdorur më parë procedurat e pajtimit
dhe ndërmjetësimit, sipas ligjit për ndërmjetësimin dhe me kusht që këto procedura të jenë të
përshtatshme, të paanshme, të shpejta si dhe që palët të kenë mundësinë e pjesëmarrjes në çdo
fazë.
2. Neni 9 i ligjit bazik, pas paragrafit 2, shtohet paragraf i ri 2.a., me tekstin si në vijim:
2.a. Në rastet kur greva organizohet në shërbimet e rëndësisë jetike, ku duhet të sigurohet
minimumi i procesit të punës, palët janë të detyruara, që para deklarimit të grevës, t’i kenë
shterur/përdorur procedurat e pajtimit dhe ndërmjetësimit.
3. Neni 9 i ligjit bazik, paragrafi 3, fshihet togfjalëshi “apo më shumë se gjysma e të punësuarve” dhe
zëvendësohen me togfjalëshin “apo një e treta (1/3) e të punësuarve”.
Neni 6
1. Neni 13 i ligjit bazik, pas paragrafit 2, shtohet paragraf i ri 3, me tekstin si në vijim:
3. Të punësuarit të cilët punojnë gjatë grevës, në shërbimet e rëndësisë jetike me qëllim të sigurimit të
minimumit të procesit të punës, kanë të drejtë në pagë, në përputhje me kohën e kaluar në punë.
Neni 7
1. Neni 18 i ligjit bazik, paragrafi 1., pas togfjalëshit “Kontrata e Punës ‘’ shtohet fjalia “duke përfshirë të
drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.
2. Neni 18 i ligjit bazik, pas paragrafit 1, shtohet paragraf i ri 1.a. me tekstin si në vijim:
1.a. Periudha e pezullimit sipas paragrafit 1. nuk prek vjetersin në punë dhe efektet e saj.
Neni 8
1. Neni 19 i ligjit bazik, paragrafi 1. fshihet nga teksti i ligjit.
3
2. Neni 19 i ligjit bazik, paragrafi 2, fjala “tri (3) ” zëvendësohet me fjalën “pesë (5) ditë”.
Neni 9
Neni 22 i ligjit bazik, riformulohet me tekstin si në vijim:
Neni 22
Procedura e pajtimit
1. Këshilli grevist, në pëputhje me nenin 5 paragrafin 1. të këtij ligji, para se të deklarohet për organizimin
dhe mbajtjen e grevës, është i detyruar të përdorë të gjitha mjetet për zgjidhjen e çështjeve kontestuese
me punëdhënësin.
2. Këshilli grevist edhe gjatë mbajtjes së grevës duhet të angazhohet që t’i zgjidhin me marrëveshje
kërkesat e tyre, drejtuar punëdhënësit.
3. Me pëlqimin e palëve për zgjidhjen e çështjeve kontestuese me marrëveshje, mund të angazhohen,
ndërmjetësues të licencuar nga regjistri i ndërmjetësve të Republikës së Kosovës.
4. Marrëveshja e arritur në mes të palëve në formë të shkruar, përmes ndërmjetësuesit, ka fuqi ligjore,
pas nënshkrimit të palëve dhe ndërmjetësit.
5. Shpenzimet për angazhimin e ndërmjetësit të licencuar në zgjidhjen e kontestit në mes punëdhënësit
dhe Këshillit Grevist i bartin të dy palët, duke pasur parasysh tarifat e caktuara për ndërmjetës.
Neni 10
1. Neni 25 i ligjit bazik, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3. fshihet togfjalëshi “sipas nenit 11” dhe
zëvendësohen me togfjalëshin “ sipas nenit 13”.
2. Neni 25 i ligjit bazik, paragrafi 2., pas nënparagrafit 2.3. shtohet nën paragrafi i ri 2.4, me tekstin në
vijim:
2.4. vepron në kundërshtim me nenin 6 të ligjit bazik dhe nenin 4 të këtij ligji.
Neni 11
Hyrja në fuqi
Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikë së Kosovës.
Ligji Nr. 04/L-119
6 shtator 2012
Shpallur me dekretin Nr. DL-041-2012, datë 19.09.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.