1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 25 / 07 SHTATOR 2012, PRISHTINË
Ligji Nr. 04/L-148
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRKOMBETARE MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE
BASHKIMIT EVROPIAN MBI MISIONIN E BASHKIMIT EVROPIAN PËR SUNDIM TË LIGJIT NË
KOSOVË
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Duke marrë parasysh përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e sundimit
të ligjit në Kosovë, nevojën për ngritjen e kapaciteteve të tyre, gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar
me Bashkimin Evropian në këtë drejtim dhe mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian
nëpërmjet EULEX-it për të arritur këto qëllime,
Miraton
LIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRKOMBETARE MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DHE BASHKIMIT EVROPIAN MBI MISIONIN E BASHKIMIT EVROPIAN PËR SUNDIM TË LIGJIT NË
KOSOVË
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare të arritur nëpërmjet shkëmbimit të instrumenteve mes
Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit
në Kosovë (“EULEX”).
2. Ky ligj ratifikon marrëveshjen nderkombëtare në tërësi, duke përfshirë këtu, por pa u kufizuar nga:
a) zgjatja e mandatit të EULEX-it në fushat e parapara në marrëveshje deri më 15 qershor 2014,
dhe me përjashtim të Task Forcës Hulumtuese Speciale;
b) delegimi i autoritetit për propozimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
ndërkombëtarë, në përputhje me Kushtetutën, neni 20, dhe krijimi i një kuadri për formimin e një
sistemi të regjistrimit për stafin e EULEX-it që i lejohet armë-mbajtja; dhe
c) garantimi e imunitetit të stafit të zyrës dhe personelit të EULEX-it si dhe Përfaqësuesit Special
të BE-së, (“EUSR”), në bazë të Ligjit Nr. 03/L-033 për Statusin, Imunitetet, dhe Privilegjet e
Misioneve diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosovës dhe Praninë Ndërkombëtare
Ushtarake si dhe Personelin e Saj.
Neni 2
Fushëveprimi
Marrëveshja ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të jetë pjesë
përbërëse e këtij ligji ( shtojca 1) dhe zbatohet nga Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.
Neni 3
Hyrja në Fuqi
2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes së tij nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 04/L-148
7 shtator 2012
Shpallur me dekretin Nr.DL-039-2012, datë 07.09.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.
ANEKSI 1.
3
4
5
6