LIGJI NR. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 / 18 KORRIK 2012, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi dhe objektivat

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin
bashkëkohorë të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit si pronë e trashëgimisë kulturore
dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera
të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.

Neni 2
Fushëveprimi dhe parimet e përgjithshme

1. Administrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit zhvillohet duke u bazuar në parimet e
përgjithshme vijuese :

1.1. mbrojtja, ruajtja, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e karakteristikave tradicionale historike
urbane të Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit bëhet sipas parametrave të elaboruar
në nenet 5,6,7 dhe 8 në planin e konservimit, pjesë integrale e këtij ligji, Shtojca 1;

1.2. integrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit në të gjitha nivelet e planeve
hapësinore e urbanistike zhvillimore të vendit;

1.3. rehabilitimi, restaurimi, adaptimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, monumenteve dhe
mjediseve të tyre rrethuese në përputhje me standarde profesionale për konservim dhe
restaurim;

1.4. elaborimi i politikës dhe planit të menaxhimit të konservimit, me përcaktim të
normave, detyrave dhe mënyrave të bashkëpunimit me autoritetet e trashëgimisë
kulturore, autoritetet e planifikimit hapësinor dhe zhvillimor të vendit, autoritetet e
qeverisjes komunale të Prizrenit dhe popullata;

1.5. përcaktimi i të drejtave dhe obligimeve të poseduesve të pronave të trashëgimisë
kulturore në mbrojtje;

1.6. pjesëmarrja në një proces transparent vendim marrjeje të palëve të ndryshme të
interesit;

1.7. sigurimi i fondeve sistematike për restaurim dhe mirëmbajtje të Qendrës historike të
Prizrenit duke përfshirë të gjitha elementet përbërëse të saj, përmes sigurimit të
2
lehtësirave fiskale duke bërë stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit e
kushteve të jetesës.
2. Konservimi dhe mbrojtja e Qendrës Historike të Prizrenit bëhet në pajtim me parimet dhe
standardet ndërkombëtare në pajtim me Ligjin e trashëgimisë kulturore, Ligjin për Planifikim
Hapësinor dhe dokumente ndërkombëtare të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
dhe natyrore dhe traktatet e BE.

Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Qendra Historike e Prizrenit – Zonë e mbrojtur e Qendrës Historike të Prizrenit të
bazuar me këtë ligj.

1.2. Këshilli Zbatues dhe Monitorues (KZM) – Këshilli i përcaktuar sipas Ligjit për
Zonat e Veçanta të Mbrojtura Nr. 03/L-039/2008.

1.3. Komuna – Komuna e Prizrenit.

1.4. Zyra Komunale për Komunitete – Zyra komunale e cila ka për qëllim përmirësimin
dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe sigurimit të shërbimeve të barabarta
publike në nivel komunal.
1.5. Kërkesa për projekt - kërkesa për leje urbanistike për rekonstruim/rindërtim,
restaurim, rehabilitim, revitalizim, ndërtim, rrënim, ndërhyrje në infrastrukturë ose
modifikim të ndërtesave, ndërrim të destinimit të tyre, ndërmarrje të aktiviteteve të
përkohshme ose të çfarëdo zhvillimeve tjera brenda Qendrës Historike të Prizrenit.
1.6. Drejtoria për Urbanizëm – Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në
komunën e Prizrenit, e cila është kompetente për planifikim hapësinor dhe urbanistik.

1.7. Këshilli – Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit të themeluar me këtë ligj.

1.8. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit – Instituti kompetent për
mbrojtjen e Monumenteve në Prizren.

Neni 4
Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit

1. Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit me të gjitha elementet përbërëse të tij shtrihet në
territorin me kufij të përcaktuar në hartë ku përfshihet territori i kalasë, plani i konservimit dhe lista
e parcelave kadastrale, pjesë integrale e këtij ligji, shtojca 1.

2. Qendra e mbrojtur historike e Prizrenit, si pronë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje përfshihet
në listën e trashëgimisë kulturore, në mbrojtje të përhershme të Republikës së Kosovës.

3. Rivlerësimi apo rishikimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit me të gjitha elementet e
saj bëhet nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në bashkëpunim me institucionet
kompetente të trashëgimisë kulturore, me kërkesën apo propozimet e parashtruara nga persona
fizik dhe juridik, si ne shtojcën 2 te këtij ligji me listën e monumenteve që gjenden në këtë shtojcë.


3
KREU II
MEKANIZMAT E KONZERVITMIT

Neni 5

1. Komuna e Prizrenit në konsultim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit,
harton, miraton dhe zbaton dokumentet e planifikimit hapësinor dhe urbanistik që kanë të bëjnë
me Qendrën Historike të Prizrenit në pajtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor Nr.2003/14, Ligjin
nr. 03/L-106 për Ndryshimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor Nr.2003-14 dhe Ligjin për
Trashëgiminë kulturore Nr. 02/L-88/2006.

2. Në zbatim të paragrafit 1 të këtij neni, Komuna respekton karakteristikat e Qendrës Historike të
Prizrenit.

Neni 6
Aktivitetet e kufizuara dhe të ndaluara në
Qendrën Historike të Prizrenit


Për zbatimin e nenit 6 të këtij ligji, me qëllim të mbrojtjes së autencititetit dhe integritetit të
Qendrës historike të Prizrenit, kufizohen dhe ndalohen aktivitetet si në vijim:

1. Aktivitetet e kufizuara :

1.1. bashkimi i dy apo më shumë parcelave kadastrale në një njësi të vetme, përveç kur
parcela është duke u kthyer në gjendjen e saj origjinale gjatë restaurimit, rindërtimit ose
revitalizimit të ndërtesave tradicionale dhe monumentit që është nën mbrojtje;

1.2. vendosja e kiosqeve, tezgave, tavolinave dhe elementeve tjera montazhe,
parkingjeve ose të ngjashme që do të pengonte vizurat dhe qasje të lirshme në
monument si dhe vendosja e kontejnerëve dhe shportave tjera për mbeturina para dhe
në afërsi të monumentit;

1.3. muzika me zë më të lartë se (shtatëdhjetë) 70 db, përveç gjatë
ngjarjeve/organizimeve të natyrës publike, për të cilat merret paraprakisht leja prej
Komunës;

1.4. vendosja e reklamave të përhershme, shenjave private, dekorimeve apo
elementeve penguese me sipërfaqe më të madhe se një metër katror (1m
2
) dhe pa
pëlqimin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit.

2. Aktivitetet e ndaluara:

2.1. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që rezultojnë me ngritjen e një objekti të
vetëm në dy apo më shumë parcela kadastrale;

2.2. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin në objekte me lartësi më
të madhe se Përdhese + dy (2) etazhe (P+2); apo lartësia e të cilëve, e matur prej nivelit
të terrenit natyror deri në nivel të vijës së strehës, tejkalon nëntë metra e gjysmë (9.5m);
apo lartësia e tërësishme e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror duke përfshirë
çatinë dhe çfarëdo vazhdim tjetër fizik në objekt, tejkalon dymbëdhjetë metra e gjysmë
(12.5m);

2.3. aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin me objekte ku
sipërfaqja e përdheses tejkalon 150m
2
, me përjashtim të rasteve të veçanta të rindërtimit
apo rifunksionalizimit të objekteve publike, duke e respektuar karakteristikat e Qendrës
4
Historike, të cilat duhet të kalojnë po të njëjtat procedura të marrjes së lejes urbanistike
nga Komuna dhe pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit;

2.4. aktivitetet që do të rezultonin në ndryshimin permanent të morfologjisë natyrore të
terrenit;

2.5. pompat e reja të derivateve të naftës si dhe ndërtimet industriale, fabrikat ose
zhvillimet e ngjashme përfshirë eksploatimin e burimeve minerale dhe furrënaltat;

2.6. aktivitetet e natyrës komerciale të cilat përfshijnë një sipërfaqe të hapësirës së
brendshme më të madhe se 150m
2
duke përfshirë depot, punëtoritë mekanike,
supermarketet dhe klubet e natës;

2.7. funksionimi i kazinove, bastoreve dhe veprimtarive tjera të lojërave të fatit;

Neni 7
Zona e Kalasë

Në Zonën e Kalasë, e cila është e definuar me parcelat kadastrale sipas Shtojces 1, janë të
ndaluara të gjitha veprimtaritë ndërtimore dhe të infrastrukturës, përveç atyre që në mënyre të
drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me konservimin, restaurimin, rekonstruimin/ rindërtimin dhe
menaxhimin e kësaj zone.

Neni 8
Ndërhyrjet në infrastrukturë

Çdo ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Historike të Prizrenit, duke përfshirë: ujësjellësin,
kanalizimin, rrjetin telefonik, rrjetin elektrik apo rrjetet tjera të infrastrukturës bëhen pas miratimit
të Projektit zbatues nga Drejtoria për Urbanizëm dhe pëlqimit nga Instituti për Mbrojtjen e
Monumenteve të Prizrenit.

Neni 9
Mbrojtja nga dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore

1. Personi fizik dhe juridik, i cili bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo
aktivitet tjetër, duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur
objektin e trashëgimisë kulturore dhe fetare nga shkaktimi i çfarëdo dëmi të mundshëm, gjatë
kryerjes së këtyre aktiviteteve.

2. Masat nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të ndërrmiren në koordinim me Drejtorinë për
Urbanizëm dhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit.

3. Personi fizik dhe juridik që bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo
aktiviteti tjetër të ndaluar, paguan të gjitha shpenzimet e nevojshme për kthimin e objektit të
dëmtuar të trashëgimisë kulturore dhe fetare në gjendjen para shkaktimit të dëmit.
Neni 10
Hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike
Hulumtimet dhe Gërmimet Arkeologjike në Qendrën Historike të Prizrenit bëhen në pajtim me
Ligjin për Trashëgimi Kulturore Nr. 02/L-88/2006.



5
Neni 11
Pastrimi dhe mbeturinat

Me qëllim të ruajtjes së monumenteve dhe tërë Qendrës Historike të Prizrenit, Komuna harton
Planin e menaxhimit të mbeturinave për këtë qendër në konsultim me Institutin për Mbrojtjen e
Monumenteve të Prizrenit.

Neni 12
Lëvizja e automjeteve

Organi kompetent komunal për rregullim të trafikut, harton planin dhe regjimin e posaçëm të
transportit automobilistik për Qendrën Historike të Prizrenit me qëllim të sigurimit të lëvizjes së
lehtë dhe të vazhdueshme, duke promovuar mjetet jo-motorike të transportit.

Neni 13
Masat e mbrojtjes ndaj zjarrit apo fatkeqësive natyrore

1. Komuna harton planin për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit kundër zjarrit, rreziqeve
dhe fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

2. Çdo lokacion, monument kulturor në pronë private apo publike brenda Qendrës Historike të
Prizrenit duhet të jetë i pajisur me aparat zjarrfikës, në pajtim me ligjet në fuqi si dhe me
doracakun e masave mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe të zjarrit.


KREU III
KONSULTIMI DHE ZBATIMI

Neni 14
Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit

1. Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit duhet të themelohet nga
Komuna e Prizrenit brenda (katër)4 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji dhe përbëhet nga
shtatë (7) anëtarë:

1.1. gjashtë (6) anëtarë të shquar nga shoqëria civile e Kosovës që kanë përvojë në
ruajtjen, zhvillimin dhe/ose promovimin e trashëgimisë kulturore të Prizrenit;

1.2. tre (3) anëtarë nga shoqëria civile sipas nënparagrafit 1.1. të këtij neni, do
të përzgjidhen:

1.2.1. një (1) anëtar përzgjidhet nga Bashkësia Islame;

1.2.2. një (1) anëtar përzgjidhet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe

1.2.3. një (1) anëtar përzgjidhet nga Kisha Katolike;

1.3. së paku dy (2) prej anëtarëve nga shoqëria civile do të jenë ekspertë të njohur në
fushën e trashëgimisë kulturore, me kualifikim apo përvoje profesionale në fushë të tillë.
Preferencë do të kenë kandidatët që i përmbushin të dy kriteret;

1.4. anëtari i shtatë do të jetë përfaqësues i Zyrës Komunale përgjegjëse për Komunitete
dhe Kthim.

2. Roli i Këshillit është të vëzhgojë dhe këshillojë rreth aktiviteteve në Qendrën Historike të
Prizrenit për ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore.
6
3. Këshilli përbëhet nga anëtarë me kualifikime të ndryshme profesionale dhe nga palë të
ndryshme të interesit, siç janë organizatat rinore, shoqatat e biznesit, arkitektët, historianët,
shoqatat kulturo-artistike.
4. Përfaqësuesi i Zyrës Komunale përgjegjëse për Komunitete dhe Kthim duhet të konsultohet
me komunitetet e ndryshme të cilat janë të lidhura historikisht me Qendrën Historike të Prizrenit,
dhe të përfaqësojë mendimet e tyre në kuadër të Komitetit.
5. Anëtarët e Këshillit emërohen prej Kuvendit të Komunës për periudhë (tre)3 vjeçare, përmes
procedurës e cila përfshin ftesë publike duke i përcaktuar kushtet për konkurrim dhe anëtarësim.

6. Asambleja Komunale emëron anëtarët e Këshillit të përzgjedhur nga Kisha Katolike, Bashkësia
Islame dhe nga Kisha Ortodokse Serbe për këtë mandat.

7. Kryesuesi i Këshillit duhet të zgjidhet me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Këshillit.

8. Këshilli takohet së paku një here në çdo tre muaj dhe publikon punën e tij me informatë publike
dhe për këtë punë i raporton Kuvendit Komunal.
9. Kuorumi arrihet kur janë të pranishëm (pesë) 5 anëtarë të Këshillit.

10. Shkarkimi i anëtarit të Këshillit, bëhet nga Kuvendi i Komunës pas propozimit të bërë nga
Kryetari i Komunës ose me propozim të Kryesuesit të Komitetit, nëse tri herë radhazi pa arsye
të vlefshme nuk ka marrë pjesë në mbledhje të Këshillit.

11. Në rast të dorëheqjes ose shkarkimit të anëtarit, emërohet anëtari i ri menjëherë pas
identifikimit të kandidatit të kualifikuar në pajtim me këtë nen, por në asnjë rast jo më vonë se
(nëntëdhjetë)90 ditë.

Neni 15
Informimi publik lidhur me kërkesat për projekt

1. Drejtoria për Urbanizëm përpilon në baza javore listën e kërkesave të pranuara për projekte.

2. Lista nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet të jetë publike dhe duhet t’u shpërndahet anëtarëve të
Këshillit.

3. Dosja e plotë e kërkesave për projekte mirëmbahet dhe vihet në dispozicion për publikun nga
Drejtoria për Urbanizëm.

Neni 16
Konsultimi
1. Drejtoria për Urbanizëm, i dorëzon Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe
Kryesuesit të Këshillit për Trashëgimi Kulturore një kopje të të gjitha kërkesave për projekte për
leje urbanistike, ndërtimi, rrënimi apo ndryshimi të objekteve, për ndërrim të destinimit të tyre,
zhvillim të aktiviteteve të përkohshme apo çfarëdo zhvillimi tjetër brenda Qendrës Historike të
Prizrenit.
2. Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit sipas legjislacionit për trashëgiminë
kulturore, jep pëlqimin ose e refuzon kërkesën për projekt brenda(pesëmbëdhjetë)15 ditësh.
3. Këshilli duhet të konsultohet me pronarin nëse prona e tij/saj preket nga kërkesa e projektit me
qëllim që të sigurohet përputhshmëria me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi për pronën.
7
4. Nëse dikush nga anëtarët e Këshillit ka ndonjë kundërshtim/vërejtje për një kërkesë për
projekt, ai/ajo ka të drejtë të kërkojë konsultime shtesë.
5. Kërkesa nga paragrafi 3 i këtij neni, duhet t’i drejtohet me shkrim Drejtorisë për Urbanizëm
brenda (pesëmbëdhjetë) 15 ditëve, duke i dërguar kopje Kryesuesit të Këshillit.
6. Në qoftë se pas shtyrjes prej (pesëmbëdhjete) 15 ditëve, në Drejtorinë për Urbanizëm nuk arrin
asnjë kundërshtim ose kërkesë për konsultime shtesë, atëherë mund të procedohet me lëshimin
e lejes.

Neni 17
Kërkesa për konsultime shtesë

1. Në qoftë se një kërkesë për konsultime shtesë i dërgohet Drejtorisë për Urbanizëm, Kryesuesi i
Këshillit thërret palët përkatëse (ku përfshihen anëtarët e Këshillit, Drejtoria për Urbanizëm,
Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe palën që e parashtron kërkesën) për një
takim me qëllim të adresimit të shqetësimeve dhe të negocimit të ndryshimeve të mundshme në
projektin e parashtruar.

2. Nëse palët pajtohen me konsensus për ndryshime në projektin fillestar, versioni i plotë i
kërkesës së ndryshuar i dorëzohet Këshillit dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve
të Prizrenit për pajtimin e tyre formal para se të lëshohet leja.

Neni 18
E drejta në ankesë (Moratoriumi)

1. Në qoftë se brenda (pesëmbëdhjetë) 15 ditëve pas kërkesës për konsultime shtesë nuk arrihet
marrëveshja, Drejtoria e urbanizmit lëshon lejen përkatëse ose e refuzon duke u bazuar në
Planin e konservimit dhe ligjet në fuqi.

2. Leja e lëshuar apo e refuzuar nga Drejtoria e urbanizimit, i dërgohet paraqitësit të kërkesës,
Institutit për mbrojtjen e monumenteve në Prizren dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore të
Prizrenit.

3. Kundër vendimit të Drejtorisë së urbanizimit sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të ushtrohet
ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, brenda (pesëmbëdhjete) 15 dite nga
dita e pranimit të vendimit për refuzim të lejes.

4. Vendimin sipas ankesës e merr MMPH në konsultim me Ministrinë e Kulturës, Rinis dhe
Sporteve dhe Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

5. Në përputhje me Ligjin për Zonat e veçanta të mbrojtura, kontestet që kanë të bëjnë me Kishën
Ortodokse Serbe, do t’i referohen KZM-së përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor, Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore
dhe nëse është e nevojshme Gjykatës Kompetente.

Neni 19
Mbikëqyrja inspektuese

1. Për zbatimin e këtij Ligji, organi komunal për inspektim në bashkëpunim me Institutin për
Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit, cakton inspektorë për mbikëqyrjen e aktiviteteve dhe
zhvillimeve në Qendrën Historike të Prizrenit.

2. Inspektorët mbulojnë fushat e urbanizmit, ndërtimit, trashëgimisë kulturore dhe shërbimeve
publike.
8
Neni 20
Masat ndëshkuese

Gjobat e parapara me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Ligjin për Ndërtim, dyfishohen në rast
të shkeljeve brenda Qendrës Historike të Prizrenit, ndërsa zbatohen masat sanksionuese të
parapara në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.


KREU IV
ZHVILLIMI DHE PROMOVIMI
Neni 21
Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit
1. Komuna e Prizrenit, në kuadër të fushëveprimit të saj, themelon një Zyrë për Qendrën
Historike të Prizrenit, me qëllim të:

1.1. koordinimit të veprimeve që lidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e
Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë asistencën ndërkombëtare;

1.2 informimit të publikut mbi rëndësinë dhe statusin e mbrojtur të Qendrës Historike të
Prizrenit.

1.3. promovimit dhe zhvillimit të Qendrës Historike të Prizrenit si destinim turistik me një
trashëgimi kulturore të pasur;

1.4. nxjerrjes dhe shpërndarjes së informatave të sakta sa i përket Qendrës Historike të
Prizrenit, përfshirë hartat informuese, listën e shërbimeve të ofruara, agjendat kulturore
dhe reklamat.

2. Kërkesat për tubime publike brenda Qendrës Historike të Prizrenit lejohen pas marrjes së
pëlqimit nga Drejtoria për Shërbime Publike.

3. Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit punon në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët
përkatëse të interesit, përfshirë Këshillin, Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit,
Shoqatën e Biznesit, Zyrën Komunale për Komunitete, komunitetet fetare dhe organizatat e tjera
të shoqërisë civile.


KREU V
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PERFUNDIMTARE

Neni 22
Mjetet financiare

1. Komuna pranon mjete të nevojshme financiare për kompetencat shtesë lidhur me mbrojtjen
dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare te kërkuara nga ky ligj.

2. Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni, përcaktohen në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-049/2008 për
Financat e Pushtetit Lokal.

3. Komuna aplikon lehtësira fiskale për personat fizik dhe juridik brenda zonës së Qendrës
Historike të Prizrenit, konform nenit 5 të Ligjit për Trashëgimin Kulturore.


9
Neni 23
Raporti me ligjet tjera

1. Komuna dhe autoritetet përkatëse shtetërore sigurojnë që ligjet, rregulloret dhe planet
hapësinore dhe urbanistike që aplikohen brenda Qendrës Historike të Prizrenit të jenë në
përputhshmëri me dispozitat e këtij Ligji.

2. Asgjë në këtë Ligj nuk duhet të interpretohet si kufizim ose ndikim tjetër në të drejtat,
privilegjet, statusin dhe imunitetet e dhëna nga Kushtetuta

Neni 24
Hyrja në fuqi

Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/L-066
20 Prill 2012

Shpallur me dekretin Nr.DL-033-2012, datë 09.07.2012 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.














LIGJI Nr. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT

SHTOJCAT



SHTOJCA I

Qendra Historike e Prizrenit



1



2

Parcelat kadastrale të cilat përfshihen në Qendrën Historike të Prizrenit:

4883, 3667, 3671, 3672, 4882, 3670, 3669, 3668, 3662/2, 3662/1, 3660, 3661, 3656, 7685/4, 7685/3, 3645, 3654, 3655, 3657, 3659, 3634, 3622,
904163627, 3632, 3631, 3635, 3633, 90411, 3658, 3636, 3630, 3628, 3625, 3623, 3614, 3624, 3610, 3613, 3588, 3587, 3586, 3584, 3585, 3589,
3611, 3612, 3607, 90321, 3606, 3604, 3603, 3602, 3599, 3600, 3595, 3596, 3594, 3593, 3597, 3593, 3590, 3591, 3592, 3583, 3637, 3638, 3640,
3639, 3647, 3646, 3643, 3642, 3577, 90324, 3565, 3566, 3567, 3569, 3573, 3574, 3575, 3576, 3641, 3644, 3653, 90456, 3650, 90322, 3648, 3226,
3629, 3582, 3580, 3581, 4872, 3579, 3564, 90437, 3460, 3459, 3461, 3462, 3458, 3458, 3456, 3455, 3457, 3454, 3453, 3464, 3463, 90350, 3450,
3451, 3452, 3449, 90323, 90414, 3436, 3438, 3435/2, 3435, 3440, 3441, 3442, 3431, 3430, 3429, 3419/1, 3419/2, 3420/2, 3421, 3420/1, 3422, 3423,
3424, 3428, 3427, 3424, 3426, 3425, 3400, 3372, 3373, 3385, 3387, 90353, 3388, 90367, 90370, 3382, 3381, 3380, 3374, 3375, 3376, 3377, 3378,
4873, 3379, 3477, 3476, 3475, 3474, 3471, 3473, 3472, 3470, 3469, 3468, 3467, 3466, 4822, 2385, 2386, 2387, 2384, 2383, 2380, 2379, 2268, 2269,
2270, 2271, 2381, 2260, 2262, 2261, 2263, 2265, 2264, 2267, 2266, 2258, 2259, 2255, 2251, 2252, 2257, 2256, 2250, 2249, 2248, 2247, 2246, 2254,
2253, 2235, 2234, 2236, 2240, 2238, 2237, 2241, 2239, 2242, 2243, 2244, 2245, 2388, 2378, 2377, 2376, 2375, 2374, 2371/1, 2371/2, 2373, 2372,
2370, 2214, 2216, 2217, 2215, 2213, 2212, 2211, 2218, 2233, 2232, 2228, 2229, 2231, 2230, 2227, 2225, 2226, 2224, 2223, 2222, 2221, 2220, 2219,
2202, 2204, 2201, 2200, 2199, 2198, 2205, 2197/2, 2207, 2208, 2209, 2210, 1437, 1438/1, 1438/2, 1439, 1440, 1441, 1444, 1443, 1442, 1445, 1447,
1446, 1449, 1448, 1450, 1451, 1453, 1463, 1454, 1456, 1455, 1457, 1458, 1459, 1462, 1460, 1461, 2179, 2180, 2181, 2182, 2183, 2184, 2206, 2185,
2196/2, 2197/1, 2196/1, 2195, 2186, 2187, 2191, 2190, 2189, 2188, 2162, 2161, 2160, 2164, 2165, 2163, 2166, 2168, 2169, 2170, 2171, 2172, 2173,
2175, 2178, 2177, 2167, 2157, 2156, 2158, 2159, 2161, 2149, 2150, 2151, 2152/4, 2152/3, 2152/2, 2152/1, 2153/6, 2153/5, 2153/4, 2153/3, 2153/2,
2153/1, 2154/2, 2152/1, 2155, 1961, 1962, 1963, 1964, 1968, 1969, 1970, 1971, 1973, 1976, 1977, 1978, 1979, 1980, 1981, 1999, 2013, 2014, 2015,
2016, 2017, 2019, 90435, 90343, 2097, 90452, 2099, 4812, 2042, 2041, 2040, 2039, 2038, 2023, 2022, 2021, 2020, 2087, 2086, 2088, 2089, 2098,
2091, 2092, 2093, 2096, 2094, 2095, 2077, 2076, 2078, 90403, 90285, 2084, 2081, 2083, 2082, 2085, 3077, 3076, 3081, 3078, 3080, 3079, 3084,
3083, 3082, 3085, 3086, 3244, 3243, 3242, 3241, 3240, 3239, 3237, 3238, 3089, 3091, 3090, 3092, 3096, 3087, 3088, 3095, 3094, 3093, 3234, 3230,
3235, 3233, 3103, 3102, 3101, 3100, 3097, 3098, 3099, 3108, 3109, 4871, 3106, 3107, 3105, 3104, 3110, 3111, 3112, 3113, 3114, 3115, 3116, 3117,
3228, 3119, 3120, 3121, 3136, 3139, 3140, 3138, 3141, 3146, 3145, 3144, 3143, 3142, 3137, 3135, 3134, 3133, 3132, 3131, 3147, 3148, 3149, 3150,
3152, 3153, 3154, 3155, 3156, 3159, 3158, 3160, 3166/1, 3161, 90331, 3162, 3163, 3164, 3165, 3166, /2, 3173, 3174, 3175, 3176, 3177, 3178, 3179,
3180, 3181, 3182, 3232, 3231, 3225, 3224, 3223, 3219, 3218, 3220, 3226, 3222, 3227, 3221, 3217, 1663, 1332, 1330, 1659, 1944, 1658, 1668, 1670,
1667, 1671, 1676, 1677, 4833, 1675, 1669, 1672, 1673, 1674, 1942, 1941, 1942, 1940, 1939, 1938, 1685, 1686, 1687, 1688, 1684, 1679, 4833, 1683,
1681, 1680, 1937, 1936, 1934, 1943, 1917, 1918, 1932, 1931, 1930, 1928/1, 1928/2, 1929, 1928/3, 1933, 1927, 1926, 1925, 1924, 4837, 4833, 1975,
1983, 1982, 1986, 1987, 1988, 1989, 1990, 1991, 1992, 1993, 1994, 1995, 1996, 1997, 1998, 1999, 1975, 1974, 1967, 1966, 1972, 1965, 1698, 1699,
1702, 1703, 1701, 1695, 1694, 1693, 1692, 90402, 1689, 1707, 1708, 1706, 1710, 1715, 1711, 1712, 1705, 1709, 4838, 1704, 1700, 1914, 1912,
1906, 1913, 1907, 1908, 1911, 1910, 1909, 1903, 1904, 1905, 2062, 2063, 2066, 2067, 2068/1, 2068/2, 4847, 2074, 2075, 2072, 2073, 2071, 2070,
2069, 2065, 2064, 2061, 2060, 2043, 4846, 2047/1, 2047/2, 2046/2, 2046, 2045, 90287, 2044, 90289, 2048, 2049, 2050, 2051, 2052, 2053, 2054,
2059, 2055, 2058, 2056, 2057, 2035, 2034, 2036, 2033, 2032, 2037, 2030, 2031, 90288, 2029, 2028, 2027, 2026, 2024, 2025, 2272, 2273, 2274,
2366, 2369, 2364, 2363, 2362, 2361, 2358, 2360, 2359, 2276, 2277, 2283, 2284, 2285, 2282, 2281, 2280, 2279, 2365, 2275, 2278, 2357, 2356, 4850,
2354, 2353, 2352, 2351, 2290, 2287, 2294, 2355/1, 2355/2, 2291, 2289, 2288, 2296, 2297, 2298, 2295, 2347, 2346, 2344, 2299, 2349, 2286/1,
2286/2, 2350, 2348, 2345, 2300, 2301, 2343, 2342, 2341, 2340, 2303, 2304, 2305, 2309, 2306, 2307, 2308, 2302, 2310, 2311, 2312, 2314, 2313,
2319, 2320, 2323, 2315, 2318, 2322, 2316, 2317, 2324, 2325, 2335, 2326, 2328, 2329, 2321, 2337, 2336, 2330, 2338, 2333, 2331, 2332, 2134, 2133,
2132, 2135, 2136, 2137, 2138, 2139, 2005, 2005/2, 2006/3, 2128, 2127/2, 2127/1, 2148, 2147, 2146, 2145, 2004, 2144, 2005/5, 2005/4, 2005/3,
2141, 2142, 2143, 90365, 90292, 2005/1, 2006/2, 2118/1, 2118/2, 2117, 2116, 2114, 2113, 2007, 2012, 2008, 2009, 2010, 2011, 2112, 2114, 2113,


3
90429, 2103, 1651, 1652, 1947, 1948, 1951, 1952, 1949, 1950, 90286, 1960, 1953, 1946, 1945, 1657, 1656, 1653, 1650, 1654, 1655, 1954, 1955,
1956, 1657, 1958, 1660, 1665, 1664, 3850, 3847, 3845, 3843, 3844, 3842, 3846, 3849, 3848, 3839, 3838, 3835, 3836, 3837, 3833, 3832, 3828, 3827,
3830, 3829, 3831, 3827/2, 3827/1, 3730, 3731, 3729, 3733, 3732, 3734, 4881, 3695, 3696, 3697, 3722, 3728, 3727, 90326, 3725, 3724, 3723, 3721,
3698, 3699, 3702, 3694, 3693, 3690, 3691, 3692, 4874, 3350, 3351, 3352, 3715, 3716, 3717, 3841, 3840, 3842, 3717, 3718, 3719, 3720, 3700, 3701,
3707, 3708, 3709, 3706, 3705, 3704, 3367, 3366, 3365, 3363, 3361, 3360, 3362, 3357, 3356, 3359, 3358, 3355, 3354, 90371, 3714/2, 3620, 3619,
3618, 2621, 3713, 3711, 3714/3, 3714/1, 3703, 3682, 3683, 3681, 3710, 3712, 3685, 3684, 3703, 3687, 3665, 3692, 3689, 3688, 90318, 3686, 3368,
4884, 3735, 3736, 3737, 3749, 3750, 3752, 3751, 3748, 3747, 3739, 3738, 3741, 3742, 3740, 3743, 3745, 3744, 3746, 3815, 3814, 3822, 3816, 3813,
3821, 90325, 3825, 3826, 3820, 3819, 3818, 3817, 3809, 3808, 3810, 3911, 3802, 3805, 3807, 3806, 3801, 3804, 3803, 3679, 3678, 3677, 3676,
90319, 3675, 3680, 3673, 3674, 3666, 3665, 3664, 3663, 3667, 2130, 2126, 2125, 90293, 2124, 2123, 2122, 2121, 3399, 3398, 3397, 3396, 3395,
3394, 3393, 3392, 3391, 3390, 3389, 3388, 4807/2, 3443, 3445, 3446, 3444, 3448, 3447, 3418, 3415, 3417, 3414, 3416, 3411, 3413, 3410, 3412,
3407, 3409, 3406, 3408, 3405, 3403, 3402, 3404, 90332, 3172, 3170, 3171, 3169, 3168, 3167, 3183, 3184, 3186, 3185, 3130, 3129, 3128/1, 3128/2,
3127, 3126, 3122, 3123, 3228, 3236, 3229, 4867, 3297, 3216, 3215, 3212, 3211, 3210, 3208, 3207, 3209, 3206, 3205, 3204, 3203, 3201, 3202, 3200,
3199, 3198, 3214, 3188, 3187, 3189, 3190, 3191, 3192, 3193, 3213, 3194, 3195, 3196, 3197/1, 3197/2, 4864, 3371, 3369, 3370, 3306, 3299, 3298,
3300, 3301, 3302, 3303, 3307, 3296, 3295, 3294, 3293, 3290, 3289, 3288, 3287, 3286, 3282, 3283, 3284, 3285, 3919, 3918/1, 3918/2, 3917, 3916,
3915, 3292, 3291, 3914, 3291, 3913, 3912, 3910, 3305, 3897, 3898, 3899, 3901, 3900, 3902, 3903, 3904, 3905, 3906, 3907, 3908, 3909, 3924, 3857,
3855, 3309, 3316, 3315, 3314, 3854, 3853, 3311, 3312, 3313, 90418, 3852, 3851, 3858, 3860, 3859, 3870, 3896, 3895, 3893, 3894, 3892, 3889,
3886, 3867, 3868, 3862, 3861, 3863, 3864, 3873, 3874, 3871, 3869, 3872, 3878, 3888, 3887, 3879, 3880, 3881, 3882, 3883, 3884, 3865, 3866,
3338/1, 3339, 3340, 3341, 4870, 3338/2, 3337, 3336, 3335, 3333, 3334, 3332, 3331, 3330, 3329, 3328, 3327, 3326, 3325, 3324, 3342, 3343, 3344,
3345, 3346, 3347, 3348, 3349, 3323, 3322, 3320, 3321, 331, 3319, 3248/1, 3247/0, 3246/0, 3248/2, 3249/0, 3250/0, 3245/0, 3255/0, 3254/0, 3251/0,
3253/0, 3256/0, 3252/0, 3257/0, 3258/0, 3259/0, 3260/0, 3261/0, 3264/0, 3262/0, 3263/0, 3265/0, 3271/0, 3266/0, 3267/0, 3269/0, 3268/0, 3270/0,
3272/0, 3275/0, 3274/0, 3273/0, 3276/1, 3276/2,, 2544/1, 2544/1, 2544/2, 2545/0, 2547/0, 2546/0, 2548/0, 2553/0, 2552/0, 2554/0, 2551/0, 2549/0,
2550/2, 2555/0, 2550/1, 4781/0, 2558/0, 2559/0, 2556/0, 2561/0, 2542/0, 2543/2, 2557/0, 2562/0, 2569/0, 2540/0, 2539/0, 2573/0, 2538/0, 2537/0,
2574/0, 2536/0, 2535/0, 2534/0, 2570/0, 2571/2, 2576/1, 90296/0, 2576/2, 2572/0, 2571/1, 2865/0, 2874/0, 2873/0, 2881/0, 2888/0, 2878/0, 2877/0,
2879/0, 2884/0, 2876/0, 2529/0, 2875/0, 2532/0, 2531/0, 2528/0, 2527/0, 2530/0, 2524/0, 2526/0, 2525/0, 2523/0, 2522/0, 2521/0, 2520/0, 2519/0,
2885/0, 2370/0, 2516/0, 2517/0, 90406/0, 2368/0, 1312/0, 1313/0, 1314/0, 1315/0, 1316/0, 1317/0, 1318/0, 1319/0.


K A L A J A

7685-1, 7675-2, 7675-4, 7675-3, 7675-1, 7676, 4840, 7683, 7684, 7688, 7681, 90460, 90243, 7678, 90442, 7674, 7677, 1902, 1901, 1900, 1899,
1898, 1897, 1896, 1895, 1894, 1889, 1890, 90291, 1892, 1888, 18889, 1890, 90290, 1886, 1885, 1887, 1884, 1883, 1882, 1881, 90361, 1880, 1879,
3434, 3435/1, 3433, 3432, 3435, 3435/2, 4880, 3568, 3570, 3572, 90413, 3561, 3560, 3557, 3559, 3558, 4877, 3537, 3538, 3544, 3545, 3546, 3554,
3553, 3552, 3550, 3551, 3549, 3548, 3547, 3543, 3539, 3542, 3541, 3500, 3501, 3504, 3503, 3502, 3500/2, 4878, 3506, 3516, 3518, 3520, 3519,
3515, 3517, 3513, 3514, 3512, 3510, 3500, 3508, 3497/2, 90372, 90412, 3507, 3497/1, 3478, 3479, 3480, 3481, 3484, 3485, 3482, 3497/1, 3496,
3494, 3495, 3498, 3492, 3481, 3484, 3482, 3487, 3489, 3488, 3490, 3491, 3505, 3521, 3522, 3528, 3525, 3524, 3526, 90415, 3527, 3534, 3535,
3533, 3532, 3531, 3530, 3529, 90360.







4
SHTOJCA II

MONUMENTET KULTURORE NË QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT

Nr.re O B J E K T I NR. VEND. K O H A V Ë R E J T J E
1. Xhamia Maksut-pashës 502/68 1641 Në kompleksin e Marashit
2. Xhamia Sofi Sinan-pashës 1599/48 1615 Në sheshin Shadërvan
3. Xhamia Myderiz Ali Efendiut 411/89 1581 Pranë kishës katolike
4. Xhamia Sejdi Beut XVII Te qendra zejtare
5. Xhamia Gazi Mehmed Pashës 1442/57 1573/74 Kompleksi L.SH.P-ës
6. Xhamia Emin Pashës 371/87 1831
7. minare xhamisë Jakub Evronos Zade
(Arasta)
1300/70 1526 Minarja (Arasta xhamise)
8. Xhamia Haxhi Ramadanit XVIII
9. Xhamia Kukli Mehmed beut 1299/70 1534/5 lagje saraqane
10. Xhamia Iljaz Kuka 10383-29 1543 Lagjja Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi
11. Xhamia Suziut 10299-9 1513 Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës
12. Xhamia Mesxhid 10403-36 XX Pranë kishës Levishka - rr. Salajdin Braha
Nr.re T E Q E T dhe T Y R B E T NR. VEND. K O H A V Ë R E J T J E
1. Halveti teqe 1001/55 1699 lagje saraqane
2. Teqe e Melamive 1858 Pranë sheshit të shadervanit


5
3. Teqe e Sadive (Axhize baba) 502/68 1743 Në Marash
4. Tyrbe e Mehmed Pashës 1442/57 1573 në oborrin e xhamisë
5. Tyrbe Axhize -Babës 502/68 1747 Në Marash
Nr.re OBJEKTET E KISHËS ORTODOKSE
SERBE
NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Kisha e Virgjëreshës së
Shenjtë të Levishës
352/48 1306/7
2. Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë 1589/48 XIV Kompleksi Nënkalaja
3. Shkolla Ortodokse për Priftërinj e Shën
Kirilit dhe Metodit

(Shkolla e mesme orthodokse)
460/70 XIX Pranë lumit Lumbardhi drejtimi shadërvan-marash
Nr.re KOMPLEKSI I REZIDENCËS
EPISKOPIKE
NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Rezidenca e Peshkopit Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike
2. Katedralja e Shën Gjergjit 02-956/64 1887-903 Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike
Shadërvan
3. Kisha e Shën Gjergjit (Runovic) 02-956/64 XV Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike
Shadërvan
4. Kisha e Shën Nikollës (Tutic) 02-236/1/62 XIV Në kuadër të Kompleksit të Rezidencës Episkopike
Shadërvan
5. Kisha e Shën Nikolla Rajkut 165/74 XIV në oborrin e Sh.fill.Lidhja e Prizrenit
6. (Ob. Ipeshkvisë) (Konzullata Ruse)
460/70

1970
(Në oborrin e kishës)
7. Kisha Shën Damianit dhe Kuzmanit
(magjistarit)
460/70 XIX Kompleksi Nënkalaja


6
8. Kisha e Shën Dielës 02-938/66 XIV Kompleksi Nënkalaja
Nr.re MULLI DHE KROJE NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Mulliri Shotmanit 502/68 XIX (XXI) Në kompleksin e Marashit
2. Mulliri Shehzades 502/68 XIX Në kompleksin e Marashit
3. Mullirri i Tabakhanes 10418-49 XVII Kompleksi i Tabakhanes
4. Topokli (gjasht çeshme) 502/68 XIX Në kompleksin e Marashit
5. Kroi Sinan pashës 385/77 Pranë xhamisë Sinan Pashës
6. Kroi familjes Perolli XIX afër muzeut Arkeologjik
7. Krojet në xhaminë e Gazi Mehmed
pashës
1442/57 1573 Oborri i xhamisë GMP
8. Tash çeshme 384/77 XIX Në oborrin muz. Arkeologjik
9. Kroi Binbashi 516/77 XIX Renovuar 1902
10. Kroi Kuvendit (Beledijes) 479/77 XX
11. Kroi Haxhi Ramadanit XIX Para xhamisë
12. Kroi sheshit shadërvanit Sheshi Shadërvan
13. Kroi i Destan Kabashit 03-3868/77 XIX Në oborrin e shtëpisë së Destan Kabashit
Nr.re NISHANET NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Nishani myderiz Ali efendisë 414/89 1621 në oborrin e xhamisë
2. Nishani Emin Pashës 638/55 1839 në oborrin e xhamisë
3. Nishanet në oborrin e xh. Iljaz Kuka 10383-29 XVI-XIX Lagjja Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi


7
4. Nishanet në oborrin e xh. së Suziut 10299-9 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës
5. Nishanet e Suziut dhe Neharit 632/55 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) - rr. Rrasat e Kosharës
6. Nishanet në oborin e xhamisë së G.
Mehmed Pashës
1442/57 XVII-XIX Në oborrin e xhamisë
Nr.re OBJEKTET PUBLIKE NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Hamami Gazi Mehmed pashës 380/54 1564
2. Hamami Shemsidin Beut (Muzeu
Arheologjik)
1263/68 1498
3. Kompleksi Lidhjes shqiptare të Prizrenit 02-835 1967 1573-1580 Pranë xhamisë Gazi Mehmed pashës
4. 2 Trafostacionet e rrymës XX Pranë kishës katolike dhe pranë K Komunal
5. Ura e gurit 2345/50 XVI Rindërtruar 1982
6. Kalaja e Prizrenit 1585/48 IV-V
7. Objekti (puntori) për përpunimin e lëkurës 10418-49 XVI-XX Kompleksi i Tabakhanes
8. Kuvendi i vjetër - Beledije 10415-10 XIX Lagjja Tabakhana rr. Remzi Ademi
9. Objekti i Arkivit Rajonal

10401-44A 1934 Mes kishës katolike dhe xh. Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi
10. Objekti i ish muzeut të LNÇ-së

10401 -44B 1932 Mbrapa obj. të Beledijes - rr. Rrasat e Koshares
Nr.re OBJEKTET SAKRALE KATOLIKE NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Konkatedrala Zonja Ndihëmtare 1870 Tërë kompleksi
Nr.re OBJEKTET E BANIMIT NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Familja Bilurdagi (Grazhdo) XIX Shtëpi


8
2. Familja Koçbashliu XIX RR. Saraçve
3. Familja Mijiq XIX Shtëpi Rr. G. Çavdarbashi
4. Familja Grazhda 1100/55 XIX Shtëpi
5. Ymer Prizreni XIX Familja Drini
6. Zija Beut (Burgive) XIX Shtëpi
7. Familja Shpejti XIX Shtëpi
8. Destan Kabashit XIX Shtëpi
9. Ndëtsesa në Rr. G.Çavdarbashi 615/55 XVIII Shtëpi Sheh Zades
10. Mehmed Ali Xhelshynmedine XIX Shtëpi selamllëk
11. Adem aga Xhonit XIX Shtëpi
12. Familja Arapi XIX Shtëpi
13. Familja Mullafazliu XVIII Shtëpi dhe Hani
14. Familja Paqarizi XIX Shtëpi
15 Familja Perolli XIX Shtëpi
16 Sava Toskës XIX Shtëpi
17. Familja Myftiu 1860 Shtëpi
18. Sevime Dorambari 414/77 XIX selamllëk
19. Sylejman Dapko XIX Shtëpi


9
20. Vehbi Haxhiu 414/77 XIX selamllëk
21. Ramiz Pashës XIX Shtëpi
22. Shani Efendiut XIX Shtëpi
23. Shtëpia Sheh Hasanit 1298/70 XVIII Shtëpi
24. Gani Dukagjinit 414/77 XIX Shtëpi
25. Familja Doda 414/77 1930 Shtëpi
26. Familja Mashkulli 414/77 XIX Shtëpi
27. Fikret Mustafës XIX Shtëpi
28. Shani efendiut XIX Selamllëk
29. Ymer Qyse 502/68 1850 Shtëpi
30. Bedridin Celina 502/68 XIX Shtëpi
31. Familja Llokvica 502/68 XIX Shtëpi
32. Izet Bajmaku 502/68 XIX Shtëpi
33. Shën Flori nr.1 460/70 XX Shtëpi
34. Shën Flori nr.1 460/70 XX Shtëpi
35. Musa Kantarxhiut 460/70 XX Shtëpi
36. Lokali Beni 460/70 XX Lokal-Shadërvan


10
37. Lokali Rada 460/70 XX Lokal-Shadërvan
38. Tom Kashnjeti 460/70 XIX Shtëpi
39. Lazër Lumezit nr. 5 460/70 1840 460/70
40. Zef Dietarit 460/70 XIX Rr.H.Rexhepi 110
41. Tush Krasniqi 460/70 XIX Shtëpi
42. Shuaip Spahiut 957/64 1870 gërmadha
43. Hilmi Hisarit XIX Shtëpi
44. Shemsedin Kirajtani XIX Shtëpi
45. Pushkatarve nr.16 XIX Shtëpi
46. Tun Karadagut 460/70 XIX Shtëpi
47. Hamzë Futko XIX Shtëpi
48. Durmish Shero 460/70 XIX Shtëpi
49. Hasan Xhejlani 460/70 XIX Shtëpi
50. Jahir Hasanit 460/70 XX ish Komiteti Krahinor
51. Bajram Sokolit 414/77 XIX Shtëpi-selamllëk
52. Familja Bardho-selamllëk XIX Rr.Rrasat e Kosharës
53. Shtëpia e fam. Kaqamaku

10369-43 XIX Mes kishës katolike dhe xh. Iljaz Kuka – rr. Hysein Rexhepi


11
54. Shtëpia e fam. Arënliu

10401-50A XVII-XIX Mbrapa obj. të Beledijes - rr. Rrasat e Koshares
55. Shtëpia e Destan Kabashit 2

10401-44 1903/5 Afër kishës Levishka – rr. Salajdin Braha
Nr.re INSTITUCIONET ARSIMORE NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Shkolla e mesme L. Antoni 460/70 XX Lagje Nënkalaja
2. Shk.fill. Lidhja e Prizrenit 460/70 XX Pranë kishës katolike
3. Shkolla mesme mjeksisë (tani gjimnazi) XIX Pranë kishës katolike
4. Leximorja (biblioteka) e Suziut 10299-9 XVI Kompleksi i Tabakhanes (Suziut) – rr. Rrasat e Koshares
Nr.re RARITETE NATYRORE NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Rapi i vjetër “platanus” në Marash XVI Në kompleksin Marash
Nr.re KOMPLEKSET ARKITEKTURALE NR.
VENDIMIT
KOHA VËREJTJE
1. Mahalla e Marashit
2. Nënkalaja
3. Pantelia
4. Potokmahalla


Total 104 objekte dhe 4 komplekse arkitekturale
Po ashtu në kuadër të zones së vjetër janë edhe komplekse të mbrojtura me ligj dhe që kanë vendim (para lufte). Ato janë: Kompleksi Marash,
Nënkalaja, Pantelia dhe Potokmahalla. Në kuadër të këtyre komplekseve përfshihen të gjitha objekte mbrenda saj dhe ato kanë automatikisht
vendimin nën mbrojtje.


12
Statusi i objektit nën mbrojtje
Edhe objektet e rralla ose objekte me vlerë të veçantë marrin statusin e objektit nën mbrojtje si psh. trupat ndriçuese nga shekulli XX, puntori të vjetra,
kinema, etj. Andaj nuk mund të rrumbullaksohen me numra objekte me vlerë dhe se ato që nuk janë në listë nuk kanë vlerë. Nuk duhet haruar se
procesi i vlersimit është në vazhdimësi dhe nuk është përfunduar.