1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 16 / 19 QERSHOR 2012, PRISHTINË
LIGJI NR. 04/L-077
PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE
LIBRI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
PJESA I
PARIMET THEMELORE
Neni 1
Fushë veprimtaria e ligjit
1. Ky ligj përmban parimet themelore dhe rregullat e përgjithshme për të gjitha marrëdhëniet e
detyrimeve.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj marrëdhënieve të detyrimeve të rregulluara me akte të tjera
ligjore në lidhje me çështjet që nuk rregullohen në këto akte.
Neni 2
Autonomia e vullnetit
1. Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve janë të lirë, që në pajtim me dispozitat urdhëruese, të
rendit publik dhe të dokeve të mira, t`i rregullojnë marrëdhëniet e veta sipas vullnetit të tyre.
2. Pjesëmarrësit mund t`i rregullojnë marrëdhëniet e tyre të detyrimeve ndryshe nga ajo që është
paraparë me këtë ligj, për derisa nuk rezulton diçka tjetër nga dispozitat e këtij ligji ose të kuptimit dhe
qëllimit të tyre.
Neni 3
Barazia e pjesëmarrësve në marrëdhëniet e detyrimeve
Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve janë të barabartë.
Neni 4
Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë
1. Në krijimin e marrëdhënieve të detyrimeve dhe në ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e
detyrimeve që rrjedhin nga këto marrëdhënie, pjesëmarrësit duhet t’i përmbahen parimit të
ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë.
2
2. Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve duhet të veprojnë në pajtim me doket e mira afariste në
marrëdhëniet e tyre. Pjesëmarrësit nuk munden të përjashtojnë ose kufizojnë këtë detyrim.
Neni 5
Kujdesi
1. Në përmbushjen e detyrimeve të tyre, pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve detyrohen të
veprojnë me kujdesin që kërkohet në qarkullimin juridik të llojit përkatës të marrëdhënies së detyrimit
(kujdesi i një ekonomisti të mirë ose kujdesi i një shtëpiaku të mirë).
2. Në përmbushjen e detyrimeve të tyre nga veprimtaritë profesionale, pjesëmarrësit në marrëdhëniet e
tyre të detyrimeve duhet të veprojnë me kujdes të lartë, sipas rregullave dhe zakonit të profesionit
(kujdesi i një eksperti të mirë).
Neni 6
Ndalimi i keqpërdorimit të të drejtave
1. Të drejtat që rrjedhin nga marrëdhëniet e detyrimeve duhet të ushtrohen në pajtim me parimet
themelore të këtij ligji dhe qëllimin e tyre.
2. Gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre, pjesëmarrësit në një marrëdhënie detyrimi duhet të përmbahen
nga veprimi që do të mund të vështirësonte kryerjen e detyrimeve të pjesëmarrësve të tjerë.
3. Çdo veprim përmes të cilit bartësi i një të drejte vepron me qëllimin e vetëm ose të qartë të dëmtimit
të tjetrit konsiderohet keqpërdorim i të drejtës.
Neni 7
Parimi i ekuivalencës së prestimeve
1. Në krijimin e kontratave me shpërblim, pjesëmarrësit nisen nga parimi i vlerës së barabartë të
dhënieve reciproke.
2. Me ligj përcaktohet se në cilat raste prishja e këtij parimi krijon pasoja juridike.
Neni 8
Detyrat e përmbushjes së detyrimeve
1. Pjesëmarrësit në marrëdhënien e detyrimit kanë për detyrë ta përmbushin detyrimin e vet dhe janë
përgjegjës për përmbushjen e të njëjtit.
2. Detyrimi mund të shuhet vetëm me pajtimin e vullneteve të pjesëmarrësve në marrëdhënien e
detyrimeve ose në bazë të ligjit.
Neni 9
Ndalimi i shkaktimit të dëmit
Secili person ka për detyrë të përmbahet nga veprimi që mund t’i shkaktoj dëm tjetrit.
Neni 10
Zgjidhja e konflikteve në mënyrë paqësore
Pjesëmarrësit e marrëdhënies së detyrimit do të përpiqen që kontestet t’i zgjidhin me anë të negocimit,
të ndërmjetësimit apo në ndonjë mënyrë tjetër me pajtimin e pjesëmarrësve.
Neni 11
Doket afariste, uzansat dhe praktika
3
Doket afariste, uzansat dhe praktika e krijuar ndërmjet palëve duhet të merret në konsideratë në
vlerësimin e sjelljes së kërkuar dhe efekteve të saj në marrëdhëniet e detyrimeve të subjekteve afarist.
Neni 12
Kontratat komerciale
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha llojeve të kontratave, përveç nëse me ligj përcaktohet
ndryshe.
2. Kontratat komerciale janë kontrata të lidhura nga subjektet komerciale ndërmjet tyre.
3. Entitetet afariste të përcaktuara me ligj, si dhe personat e tjerë juridike që kryejnë veprimtari
fitimprurëse konsiderohen subjekte afariste në kuptimin e këtij ligji.
4. Personat e tjerë juridike konsiderohen subjekte komerciale në kuptimin e këtij ligji kur në pajtim me
dispozitat ligjore, herë pas here ose gjatë veprimtarive të tyre parësore, përfshihen në veprimtari
fitimprurëse, në rast se çështja ka të bëjë me një kontratë në lidhje me këto veprimtari fitimprurëse.
Neni 13
Punët e tjera juridike
Kuptimi i dispozitave të këtij ligji në lidhje me kontratat përshtatshmërisht aplikohet edhe ndaj punëve të
tjera juridike.
Neni 14
Zbatimi analog i ligjit
Për marrëdhëniet për të cilat ky ligj nuk përmban ndonjë dispozitë zbatohen përshtatshmërisht
dispozitat për marrëdhënie juridike të ngjashme, e në mungesë të dispozitave të tilla zbatohen parimet
të cilat burojnë nga bazat e rendit juridik dhe doket e mira.
PJESA II
KRIJIMI I DETYRIMEVE
KREU 1
KONTRATA
NËNKREU 1
LIDHJA E KONTRATËS
I. PAJTIMI I VULLNETIT
Neni 15
Lidhja e kontratës
Kontrata është e lidhur kur palët kontraktuese janë marrë vesh për elementet thelbësore të kontratës.
Neni 16
Mosmarrëveshja
4
Kur palët besojnë se janë pajtuar, kurse midis tyre ekziston mosmarrëveshja rreth elementeve
thelbësore të kontratës, kontrata nuk do të konsiderohet e lidhur.
Neni 17
Lidhja e detyrueshme dhe përmbajtja e detyrueshme e kontratës
1. Kushdo që sipas ligjit është i detyruar të lidhë kontratë, personi i interesuar mund të kërkojë që një
kontratë e tillë të lidhet pa shtyrje.
2. Dispozitat ligjore, me të cilat caktohet pjesërisht apo tërësisht përmbajtja e detyrueshme e kontratës
janë pjesë përbërëse e këtyre kontratave, kështu që i plotësojnë ato, ose hyjnë në vend të dispozitave
kontraktuese që nuk janë në përputhje me to.
Neni 18
Shprehja e vullnetit
1. Vullneti për ta lidhur kontratën mund të shprehet me fjalë, me shenja të rëndomta ose me ndonjë
sjellje tjetër nga e cila mund të konkludohet me siguri për ekzistimin e tij.
2. Shprehja e vullnetit duhet të bëhet lirisht dhe seriozisht.
Neni 19
Pëlqimi
1. Kur për lidhjen e ndonjë kontrate nevojitet aprovimi i personit të tretë, ky pëlqim mund të jepet para
lidhjes së kontratës, si leje, apo, pas lidhjes së saj, si aprovim, po qe se me ligj nuk është parashikuar
diç tjetër.
2. Leja, përkatësisht aprovimi duhet të jepet në formën e parashikuar për kontrata, për lidhjen e të
cilave jepen.
Neni 20
Negociatat
1. Negociatat që i paraprijnë lidhjes së kontratës nuk detyrojnë dhe secila palë mund t`i ndërpret kurdo
që të dëshirojë.
2. Pala që ka zhvilluar negociata pa pasur qëllim që të lidhë kontratë, mban përgjegjësi për dëmin e
shkaktuar gjatë zhvillimit të negociatave.
3. Përgjegjësi për dëmin mban edhe pala që i ka zhvilluar negociata me qëllim që të lidhë kontratë, e
pastaj heqë dorë nga ky qëllim, pa ndonjë shkak të bazuar dhe në këtë mënyrë i shkakton dëm palës
tjetër.
4. Në qoftë se nuk merren vesh ndryshe, secila palë bartë shpenzimet e veta rreth përgatitjes për
lidhjen e kontratës, kurse shpenzimet e përbashkëta i bartin në pjesë të barabarta.
Neni 21
Koha dhe vendi i lidhjes së kontratës
1. Kontrata është e lidhur në çastin kur ofertuesi merr deklaratën e të ofertuarit se e pranon ofertën.
2. Konsiderohet se kontrata është e lidhur në vendin ku ofertuesi e ka pasur selinë e tij, përkatësisht
vendbanimin në çastin kur e ka bërë ofertën.
5
Neni 22
Oferta
1. Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet personit të caktuar dhe përmban të gjitha
elementet thelbësore të kontratës, kështu që me pranimin e saj do të mund të lidhej kontrata.
2. Kontrata konsiderohet e lidhur, nëse palët kontraktuese e lënë për më vonë marrëveshjen për
elementet sekondare, me kusht që palët janë pajtuar për elementet thelbësore të kontratës. Nëse palët
nuk mund të merren vesh për elementet dytësore, ato do të caktohen nga gjykata duke pasur parasysh
negociatat paraprake, praktikën e krijuar ndërmjet kontraktuesve dhe doket.
3. Propozimi për lidhjen e kontratës që i bëhet një numri të pacaktuar personash, i cili përmban
elementet thelbësore të kontratës, i destinuar për lidhjen e saj, vlen si ofertë, në qoftë se nuk rrjedh
ndryshe nga rrethanat e rastit ose nga doket.
Neni 23
Ekspozimi i mallit
Ekspozimi i mallit me shënimin e çmimit konsiderohet si ofertë, në qoftë se nuk rrjedh ndryshe nga
rrethanat e rastit ose nga doket.
Neni 24
Dërgimi i katalogjeve dhe i shpalljeve
1. Dërgimi i katalogëve, i çmimoreve, tarifave dhe i njoftimeve të tjera, si dhe shpalljet e bëra me anë të
shtypit, trakteve, radios, televizionit ose në ndonjë mënyrë tjetër, nuk përbëjnë ofertë për lidhjen e
kontratës, por vetëm ftesë që të bëhet oferta nën kushtet e shpallura.
2. Megjithatë, dërguesi i ftesave të tilla do të përgjigjet për dëmin, të cilin do ta pësonte ofertuesi, po qe
se dërguesi pa ndonjë shkak të arsyeshëm nuk e ka pranuar ofertën e ofertuesit.
Neni 25
Efekti i ofertës dhe i revokimit
1. Ofertuesi është i lidhur me ofertën, përveç nëse ofertuesi detyrimin e vet për ta mbajtur ofertën e ka
përjashtuar, apo në qoftë se ky përjashtim rrjedh nga rrethanat e rastit.
2. Oferta mund të revokohet vetëm në qoftë se i ofertuari e ka marrë revokimin përpara marrjes së
ofertës, apo njëkohësisht me të.
Neni 26
Oferta Detyruese
1. Oferta në të cilën është caktuar afati për pranimin e saj, e detyron ofertuesin deri në skadimin e këtij
afati.
2. Në qoftë se ofertuesi në letër ose në telegram e ka caktuar afatin e pranimit, do të konsiderohet se
ky afat ka filluar të rrjedhë që nga data e shënuar në letër, ose në rast se nuk ka datë të shënuar në
letër, nga data e shënuar në zarf, përkatësisht që nga dita kur është dorëzuar telegrami në postë. Afati
për pranim i caktuar nga ofertuesi me telefon, teleks ose ndonjë mjet tjetër të drejtpërdrejtë të
komunikimit fillon të rrjedhë në momentin kur i ofertuari e merr ofertën.
6
3. Oferta e bërë personit në mungesë, në të cilën nuk është caktuar afati i pranimit, detyron ofertuesin
për kohën që nevojitet rregullisht që oferta t`i arrijë të ofertuarit, që ky ta shqyrtojë atë, të vendosë për
te dhe që përgjigjja për pranimin të arrijë ofertuesit.
4. Oferta që i bëhet personit të pranishëm (oferta e drejtpërdrejt) në të cilën asnjë afat kohor për pranim
nuk është caktuar, konsiderohet e refuzuar në rast se nuk është pranuar menjëherë, përveç nëse nga
rrethanat del se të oferetuarit i takon një kohë për të shqyrtuar ofertën.
5. Oferta e bërë me telefon, ose drejtpërdrejt me anë të radio-ndërlidhjes si dhe me mjete të
komunikimit drejtpërdrejt, konsiderohet si ofertë e bërë personit të pranishëm.
6. Në rast se afati kohor i caktuar për pranim nuk ka mbaruar ende, oferta pushon së qenuri e vlefshme
kur ofertuesi pranon deklaratën për refuzimin e saj.
Neni 27
Forma e ofertës
1. Oferta e kontratës për lidhjen e së cilës ligji kërkon formë të veçantë e detyron ofertuesin vetëm po
qe se është bërë në këtë formë.
2. E njëjta vlen edhe për pranimin e ofertës.
Neni 28
Pranimi i ofertës
1. Oferta është e pranuar kur ofertuesi e merr deklaratën e të ofertuarit se e pranon ofertën.
2. Oferta është e pranuar edhe atëherë kur i ofertuari e dërgon sendin ose e paguan çmimin, si dhe kur
bën ndonjë veprim tjetër i cili në bazë të ofertës, praktikës së vërtetuar midis palëve të interesuara ose
dokeve mund të konsiderohet si deklaratë për pranimin.
3. Pranimi mund të revokohet, në qoftë se ofertuesi e merr deklaratën për revokimin përpara deklaratës
për pranimin ose njëkohësisht me të.
Neni 29
Pranimi i ofertës me propozimin për ndryshim
1. Në rast se përgjigjja ndaj ofertës shpreh pranim, por njëkohësisht propozon që ajo diku të ndryshohet
ose të plotësohet, konsiderohet se i ofertuari e ka refuzuar ofertën dhe i ka bërë një ofertë tjetër
ofertuesit të mëparshëm.
2. Përgjigjja ndaj ofertës që shpreh pranim, por njëkohësisht përmban shtesa ose ndryshime që nuk e
ndryshojnë thelbësisht ofertën nënkupton pranim, përveç nëse ofertuesi kundërshton menjëherë. Në
rast se ofertuesi nuk vepron, kontrata lidhet në përputhje me përmbajtjen e ofertës me ndryshimet e
theksuara në deklaratën e pranimit.
3. Shtesat ose ndryshimet që lidhen me çmimin ose pagesat për cilësinë dhe sasinë e mallrave, vendin
dhe kohën e dorëzimit, nivelin e detyrimeve të njërës palë në krahasim me tjetrën ose zgjidhjen e
kontesteve konsiderohen ndryshim thelbësor i ofertës.
Neni 30
Heshtja e të ofertuarit
1. Heshtja e të ofertuarit nuk do të thotë pranim i ofertës.
7
2. Nuk ka efekt dispozita në ofertë se me heshtje të të ofertuarit ose ndonjë lëshim tjetër i tij (p.sh. në
qoftë se nuk e refuzon ofertën brenda afatit të caktuar, apo në qoftë se sendin e dërguar për të cilin i
ofrohet kontrata nuk e kthen brenda afatit të caktuar etj.) do të konsiderohet si pranim.
3. Megjithatë, kur i ofertuari ndodhet në lidhje të vazhdueshme afariste me ofertuesin lidhur me mallin e
caktuar, konsiderohet se e ka pranuar ofertën që ka të bëjë me mallin e tillë, në qoftë se nuk e ka
refuzuar menjëherë ose brenda afatit që i është lënë.
4. Po kështu, personi që i është ofruar tjetrit që të zbatojë urdhrat e tij për kryerjen e punëve të
caktuara, si dhe personi në veprimtarinë afariste të të cilit hyn ushtrimi i urdhrave të tilla, ka për detyrë
ta zbatojë urdhrin e marr në qoftë se nuk e ka refuzuar menjëherë.
5. Në qoftë se në rastin nga paragrafi paraprak, oferta, përkatësisht urdhri nuk është refuzuar,
konsiderohet se kontrata është lidhur në çastin kur oferta, përkatësisht urdhri i ka arritur të ofertuarit.
Neni 31
Pranimi i vonuar dhe dërgimi i vonuar i deklaratës së pranimit
1. Pranimi i ofertës që bëhet me vonesë konsiderohet si ofertë e re nga i ofertuari, përveç nëse
ofertuesi e njofton menjëherë të ofertuarin se kontrata është lidhur në pajtim me ofertën e parë.
2. Në rast se është e qartë nga dokumenti që përmban pranimin e vonuar se është dërguar në rrethana
të tilla që ofertuesi do ta kishte pranuar atë në kohë po qe se do të ishte transferuar në mënyrë të
rregullt, kontrata do të konsiderohet e lidhur, përveç nëse ofertuesi e njofton menjëherë të ofertuarin se
oferta nuk konsiderohet detyruese për shkak të vonesës.
Neni 32
Vdekja ose paaftësia e njërës palë
Oferta nuk e humb efektin, në qoftë se vdekja ose paaftësia e njërës palë është shkaktuar përpara
pranimit të saj, përveç nëse e kundërta del nga qëllimi i palëve, nga doket ose nga natyra e punës.
Neni 33
Parakontrata
1. Parakontrata është kontratë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet kontrata tjetër
kryesore.
2. Dispozitat mbi formën e kontratës kryesore vlejnë edhe për parakontratën, në qoftë se forma e
parashikuar është kusht i vlefshmërisë së kontratës.
3. Parakontrata detyron, në qoftë se i përmban elementet thelbësore të kontratës kryesore.
4. Me kërkesën e palës së interesuar, gjykata do ta urdhërojë palën tjetër që refuzon lidhjen e kontratës
kryesore ta bëjë këtë brenda afatit të cilin do t`ia caktojë.
5. Lidhja e kontratës kryesore mund të kërkohet brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga skadimi i
afatit të parashikuar për lidhjen e saj, e në qoftë se ky afat nuk është parashikuar, atëherë prej ditës kur
sipas natyrës së punës dhe rrethanave konkrete, kontrata është dashur të lidhet.
6. Parakontrata nuk detyron në qoftë se rrethanat, prej lidhjes së saj kanë ndryshuar aq sa që nuk do të
lidhej fare po të ekzistonin rrethanat e tilla në atë kohë.
II. OBJEKTI
8
Neni 34
Objekti i detyrimit kontraktues
1. Detyrimi kontraktues mund të përbëhet nga dhënia, veprimi, mosveprimi ose durimi.
2. Detyrimi duhet të jetë i mundshëm, i lejueshëm, i caktuar përkatësisht i caktueshëm.
Neni 35
Kontrata nule
Kur objekti i detyrimit është i pamundur, i palejueshëm, i pacaktuar ose i cili nuk mund të caktohet,
kontrata është absolutisht e pavlefshme.
Neni 36
Kushti shtyrës
Kontrata e lidhur nën kushtin shtyrës, ose me afat është e vlefshme në qoftë se objekti i detyrimit i cili
në fillim ishte i pamundur është bërë i mundur para realizimit të kushteve apo skadimit të afatit.
Neni 37
Kur objekti i detyrimit është i palejueshëm
Objekti i detyrimit është i palejueshëm, në qoftë se është në kundërshtim me dispozitat e rendit publik,
dispozitat tjera urdhëruese dhe moralin e shoqërisë.
Neni 38
Kur objekti është i caktueshëm
1. Objekti i detyrimit është i caktueshëm në qoftë se kontrata përmban të dhënat me ndihmën e të
cilave mund të caktohet objekti, apo nëse palët ia kanë lënë personit të tretë që ta caktojnë objektin.
2. Në qoftë se ky person i tretë nuk dëshiron apo nuk mund ta caktojë objektin e detyrimit, kontrata
është absolutisht e pavlefshme.
III. BAZA
Neni 39
Baza e lejueshme
1. Secili detyrim kontraktues duhet të ketë bazën e lejueshme.
2. Baza është e palejushme në rast se është në kundërshtim me dispozitat e rendit publik, dispozitat
tjera urdhëruese dhe moralin e shoqërisë.
3. Konsiderohet se detyrimi ka bazë, edhe në rast se kjo nuk është e shprehur.
4. Në rast se nuk ka bazë ose baza është e palejueshme, kontrata është nul dhe absolutisht e
pavlefshme.
Neni 40
Motivet për lidhjen e kontratës
1. Motivet nga të cilat është lidhur kontrata nuk ndikojnë në plotfuqishmërinë e saj.
9
2. Megjithatë, ne qoftë se motivi i palejueshëm ka ndikuar esencialisht që një nga kontraktuesit të
vendosë lidhjen e kontratës dhe në qoftë se këtë gjë kontraktuesi tjetër e ka ditur ose është dashur ta
dinte, kontrata do të jetë pa efekt.
3. Kontrata pa shpërblim nuk ka efekt juridik edhe kur kontraktuesi tjetër nuk ka ditur se motivi i
palejueshëm ka ndikuar esencialisht në vendimin e bashkë kontraktuesit të tij.
IV. AFTËSIA
Neni 41
Kontrata e personit të paaftë për të vepruar
1. Për lidhjen e kontratës së vlefshme nevojitet që kontraktuesi të ketë zotësinë për të vepruar që
kërkohet për lidhjen e kësaj kontrate.
2. Personi me zotësi të kufizuar për të vepruar mundet pa lejen e përfaqësuesit të vet ligjor të lidhë
vetëm ato kontrata, lidhja e të cilave i lejohet nga ligji.
3. Kontratat e tjera të këtyre personave janë të rrëzueshme, në qoftë se janë lidhur pa lejen e
përfaqësuesit ligjor, por mund të fuqizohen me aprovimin e mëvonshëm të të njëjtave.
Neni 42
E drejta e bashkë kontraktuesve të personit të paaftë për të vepruar
1. Bashkë kontraktuesi i personit të paaftë për të vepruar,i cili nuk ka ditur për paaftësinë e tij për të
vepruar mund të heqë dorë nga kontrata që ka lidhur me të pa lejen e përfaqësuesit të tij ligjor.
2. Të njëjtën të drejtë e ka edhe bashkë kontraktuesi i personit të paaftë për të vepruar që ka ditur për
paaftësinë e tij për të vepruar, por ka qenë i mashtruar prej tij se e ka lejen e përfaqësuesit të vet ligjor.
3. Kjo e drejt shuhet pasi të kenë kaluar tridhjetë (30) ditë nga data kur të ketë mësuar për paaftësinë
për të vepruar të palës tjetër, respektivisht për mungesën e lejen të përfaqësuesit ligjor, por shuhet
edhe më përpara në qoftë se përfaqësuesi ligjor do ta lejojë kontratën para se të ketë skaduar ky afat.
Neni 43
Ftesa e përfaqësuesit ligjor për t'u deklaruar
1. Bashkë kontraktuesi i personit të paaftë për të vepruar që ka lidhur kontratën me këtë te fundit pa
lejen e përfaqësuesit të tij ligjor mund ta ftojë përfaqësuesin e tij ligjor që të deklarohet se a e aprovon
ose jo këtë kontratë.
2. Në qoftë se përfaqësuesi ligjor nuk deklarohet brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e kësaj ftese për
lejimin e kontratës, do të konsiderohet se ka refuzuar ta japë lejen.
Neni 44
Kur kontraktuesi e fiton zotësinë për të vepruar pas lidhjes së kontratës
Personi i aftë për të vepruar mund të kërkojë që të anulohet kontrata të cilën, pa autorizimin e
nevojshëm, e ka lidhur gjatë kohëzgjatjes së zotësisë së kufizuar për të vepruar, vetëm në qoftë se
padinë e ka paraqitur brenda tre (3) muajsh nga data e fitimit të zotësisë së plotë për të vepruar.
V. TË METAT E VULLNETIT
Neni 45
10
Kanosja
1. Në qoftë se pala kontraktuese ose ndonjë i tretë me kanosje të palejueshme ka shkaktuar frikësim të
bazuar te pala tjetër, kështu që kjo për këtë arsye e ka lidhur kontratën, pala tjetër mund të kërkojë që
kontrata të anulohet.
2. Frika konsiderohet e bazuar në qoftë se nga rrethanat shihet se nga rreziku serioz është cenuar jeta
trupi ose ndonjë e mirë tjetër e rëndësishme e palës kontraktuese ose e personit të tretë.
Neni 46
Lajthimi thelbësor
1. Lajthimi është thelbësor, në qoftë se ka të bëjë me elementet thelbësore të objektit, me personin me
të cilin lidhet kontrata, në qoftë se lidhet duke marrë parasysh këtë person, si dhe me rrethanat të cilat
sipas dokeve që praktikohen ose sipas qëllimit të palëve, konsiderohen vendimtare, ndërsa pala që
është në lajthim nuk do ta lidhte përndryshe kontratën me përmbajtje të tillë.
2. Pala e cila është në lajthim mund të kërkojë të shpallet e pavlefshme kontrata për shkak të lajthimit
thelbësor, përveç nëse gjatë lidhjes së kontratës nuk ka vepruar me kujdesin që kërkohet në qarkullim.
3. Nëse kontrata shpallet e pavlefshme për shkak të lajthimit, pala tjetër me mirëbesim ka të drejtë të
kërkojë shpërblim për dëmin e pësuar.
4. Pala e cila është në lajthim nuk mund t`i referohet lajthimit, në qoftë se pala tjetër është e gatshme ta
përmbushë kontratën sikur lajthimi të mos kishte ekzistuar fare.
Neni 47
Lajthimi për motivin te kontrata pa shpërblim
Te kontrata pa shpërblim lajthim thelbësor konsiderohet edhe lajthimi për motivin që ka qenë vendimtar
për marrjen përsipër të detyrimit.
Neni 48
Deklarata e tërthortë
Lajthimi i personit me anë të të cilit pala ka shprehur vullnetin e saj konsiderohet se është njësoj si dhe
lajthimi në shfaqjen e vullnetit vetjak.
Neni 49
Mashtrimi
1. Në qoftë se njëra palë shkakton lajthim te pala tjetër, ose mban në lajthim me qëllim që me këtë ta
shtyj për lidhjen e kontratës, pala tjetër mund të kërkojë të shpallet e pavlefshme kontrata edhe atëherë
kur lajthimi nuk është thelbësor.
2. Pala që ka lidhur kontratë duke qenë e mashtruar, ka të drejtë që të kërkojë shpërblim për dëmin e
pësuar.
3. Në qoftë se mashtrimin e ka bërë personi i tretë, mashtrimi ndikon në vetë kontratën në qoftë se pala
tjetër kontraktuese në kohën e lidhjes së kontratës ishte në dijeni ose është dashur të dinte për
mashtrimin.
4. Kontrata pa shpërblim mund të shpallet e pavlefshme edhe kur mashtrimin e ka bërë personi i tretë,
pavarësisht nëse pala tjetër kontraktuese në kohën e lidhjes së kontratës e ka ditur ose është dashur të
dinte për mashtrimin.
Neni 50
Kontrata fiktive
11
1. Kontrata fiktive nuk ka efekt juridik ndërmjet palëve kontraktuese.
2. Në qoftë se kontrata fiktive fsheh ndonjë kontratë tjetër, atëherë kjo e dyta është e vlefshme, nëse
janë plotësuar kushtet për vlefshmërinë e saj e saj juridike.
3. Fiktiviteti i kontratës nuk mund të theksohet ndaj personit të tretë.
VI. FORMA E KONTRATËS
Neni 51
Joformaliteti i kontratës
1. Lidhja e kontratës nuk i nënshtrohet asnjë forme, përveç nëse me ligj është caktuar ndryshe.
2. Përcaktimi me ligj, që kontrata të lidhet në një formë të caktuar vlen edhe për të gjitha ndryshimet
ose plotësimet e mëvonshme të kontratës.
3. Megjithatë, të vlefshme janë plotësimet e mëvonshme gojore për elementet sekondare, për të cilat
në kontratën formale nuk është thënë asgjë, në qoftë se kjo nuk është në kundërshtim me qëllimin për
të cilin është parashikuar forma.
4. Të vlefshme janë edhe ujditë e mëvonshme gojore me të cilat zvogëlohen ose lehtësohen detyrimet
e njërës ose të palës tjetër, në qoftë se forma e veçantë është parashikuar vetëm në interesin e palëve
kontraktuese.
Neni 52
Forma e kontratës për transferin e titullit të paluajtshmërisë
Kontrata në bazë të së cilës transferohet titulli i paluajtshmërisë ose përmes së cilës krijohet një e drejtë
tjetër subjektive për paluajtshmërinë duhet të lidhet në formën e shkruar.
Neni 53
Zgjidhja e kontratave formale
Kontratat formale mund të zgjidhen me marrëveshje joformale, përveç nëse në rastin e caktuar nga ligji
parashikohet ndryshe, ose kur qëllimi për të cilin është parashikuar forma për lidhjen e kontratës kërkon
që zgjidhja e kontratës të bëhet në të njëjtën formë.
Neni 54
Forma e kontraktuar
1. Palët kontraktuese mund të merren vesh, që forma e veçantë të jetë kusht për vlefshmërinë e
kontratës së tyre.
2. Kontrata për lidhjen e së cilës është kontraktuar forma e veçantë mund të zgjidhet, të plotësohet ose
të ndryshohet në ndonjë mënyrë tjetër edhe me marrëveshje joformale.
3. Në qoftë se palët kontraktuese kanë parashikuar formën e caktuar vetëm për të siguruar provën për
lidhjen e kontratës së tyre, ose për të arritur diçka tjetër, kontrata është e lidhur kur të jetë arritur pëlqimi
për përmbajtjen e saj, ndërsa për kontraktuesin ka lindur në të njëjtën kohë detyrimi që kontratës t`i
japin formën e parashikuar.
Neni 55
Sanksioni për mungesë të formës së nevojshme
12
1. Kontrata që nuk është e lidhur në formën e parashikuar nuk ka efekt juridik, në qoftë se nga qëllimi i
dispozitës me të cilën është caktuar forma nuk del diçka tjetër.
2. Kontrata që nuk është lidhur në formën e kontraktuar nuk ka efekt juridik, në qoftë se palët e kanë
kushtëzuar vlefshmërinë e kontratës me formë të veçantë.
Neni 56
Kushti i plotësisë së dokumentit
1. Në qoftë se kontrata është lidhur në formë të veçantë, si në bazë të ligjit ashtu edhe në bazë të
vullnetit të palëve, vlen vetëm ajo që është shprehur në këtë formë.
2. Megjithatë, do të jenë të vlefshme ujditë e njëkohshme gojore për elementet sekondare për të cilat
në kontratën formale nuk është thënë asgjë, në qoftë se nuk janë në kundërshtim me përmbajtjen e saj,
apo nëse nuk janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin është parashikuar forma.
3. Të vlefshme janë edhe marrëveshjet e njëkohshme gojore që i zvogëlojnë ose i lehtësojnë detyrimet
e njërës ose të të dy palëve, në qoftë se forma e veçantë është parashikuar vetëm në interesin e
palëve kontraktuese.
Neni 57
Përpilimi i dokumentit
1. Kur për lidhjen e kontratës nevojitet përpilimi i dokumentit, kontrata është e lidhur kur dokumentin ta
nënshkruajnë të gjithë personat që detyrohen prej saj.
2. Kontraktuesi që nuk di të shkruajë do të vejë në dokument shenjën e gishtit të vërtetuar nga dy
dëshmitarë ose nga gjykata apo organi tjetër.
3. Për lidhjen e kontratës dypalëshe mjafton që të dy palët ta nënshkruajnë një dokument ose që secila
prej palëve të nënshkruajë kopjen e dokumentit të destinuar palës tjetër.
4. Kërkesa e formës me shkrim është e përmbushur, në qoftë se palët këmbejnë letra ose merren vesh
me ndonjë mjet tjetër që bënë të mundur që me siguri të përcaktohet përmbajtja dhe personi, i cili e ka
dhënë deklaratën.
5. Në qoftë se me ligj shprehimisht nuk caktohet ndryshe, forma me shkrim zëvendësohet edhe me
deklarata me mjete elektronike, për të cilat zbatohen dispozitat e ligjit të veçantë.
Neni 58
Kur kontrata e përmbushur të cilës i mungon forma me shkrim është e vlefshme
Kontrata, për lidhjen e së cilës kërkohet forma me shkrim është e vlefshme edhe pse nuk është lidhur
në këtë formë, në qoftë se palët kontraktuese detyrimet i kanë përmbushur në tërësi ose në pjesën më
të madhe që dalin nga kontrata, përveç nëse qartë del ndryshe nga qëllimi për të cilin është
parashikuar forma.
VII. KUSHTI
Neni 59
Kushtet dhe efektet e tyre
1. Kontrata quhet e lidhur me kusht, në qoftë se krijimi ose shuarja e saj varen nga një fakt i pasigurt.
13
2. Në qoftë se kontrata lidhet nën kusht shtyrës (pezullues) dhe kushti plotësohet, efekti i kontratës
fillon që nga lidhja e saj, përveç nëse nga ligji, karakteri i punës ose vullneti i palëve del diç tjetër.
3. Në qoftë se kontrata lidhet nën kushtin zgjidhës, kontrata pushon të vlejë në qoftë se kushti
plotësohet.
4. Konsiderohet se kushti është realizuar në qoftë se realizimi i tij, në kundërshtim me parimin e
ndërgjegjshmërisë dhe të ndershmërisë, e parandalon pala në dëm të së cilës është caktuar, ndërsa
konsiderohet se nuk është realizuar në qoftë se realizimi i tij, në kundërshtim me parimin e
ndërgjegjshmërisë dhe të ndershmërisë, e shkakton pala në dobi të së cilës është caktuar.
Neni 60
Efekti prapaveprues
Nëse sipas përmbajtjes së kontratës pasojat që krijohen me përmbushjen e një kushti kanë efekt që
nga një moment më i hershëm kohor, atëherë, në rast të përmbushjes së këtij kushti, pjesëmarrësit
janë të detyruar që t`i mundësojnë njëri tjetrit atë që do të kishin mundësuar, sikur pasojat të kishin
lindur në çastin më të hershëm kohorë.
Neni 61
Kushti i palejueshëm ose i pamundur
1. Është e pavlefshme kontrata në të cilën është vënë kushti shtyrës ose zgjidhës në kundërshtim me
dispozitat urdhëruese, rendin publik ose moralin e shoqërisë.
2. Kontrata e lidhur nën kusht të pamundshëm shtyrës është e pavlefshme, ndërsa kushti i
pamundshëm zgjidhës konsiderohet i paqenë.
Neni 62
Sigurimi i të drejtës kushtëzuese
Në qoftë se kontrata është e lidhur me kusht shtyrës, kreditori, e drejta e të cilit është kushtëzuar, mund
të kërkojë sigurimin përkatës të kësaj të drejte në qoftë se realizimi i saj është rrezikuar.
Neni 63
Mbrojtja e së drejtës së kushtëzuar
1. Përfituesi nga puna juridike e lidhur nën kushtin shtyrës mundet, në rast të përmbushjes së këtij
kushti, të kërkojë shpërblimin e dëmit nga pala tjetër, në qoftë se kjo para përmbushjes së kushtit me
fajin e saj e ka pamundësuar ose kufizuar të drejtën e cila varet nga ky kusht.
2. Në rast të kontratës së lidhur nën kushtin zgjidhës, të njëjtën të drejtë dhe nën të njëjtat kushte e ka
ai në dobi të të cilit rikthehet gjendja e mëhershme juridike.
Neni 64
Pavlefshmëria e disponimeve gjatë kohëzgjatjes së kushtit
1. Nëse dikush e ka në dispozicion një objekt nën kushtin shtyrës, atëherë çdo disponim tjetër, të cilin e
ndërmerr para plotësimit të kushtit, bëhet i pavlefshëm në momentin e plotësimit të kushtit, në masë për
sa disponimi do të pengonte ose dëmtonte arritjen e qëllimit që varet nga kushti.
2. E njëjta vlen në rast të një kushti zgjidhës për disponimet e atij, e drejta e të cilit shuhet me
plotësimin e këtij kushti.
3. Dispozitat mbi mbrojtjen e të drejtave të personave të tretë në mirëbesim zbatohen
përshtatshmërisht.
14
VIII. AFATET
Neni 65
Llogaritja e afateve
1. Afati i caktuar në ditë fillon të rrjedhë ditën e parë pas ngjarjes nga e cila mund të llogaritet afati,
ndërsa përfundon me skadimin e ditës së fundit, të afatit.
2. Afati i caktuar në javë, muaj ose vite përfundon atë ditë që me emër dhe numër përputhet me ditën e
lindjes së ngjarjes nga e cila ka filluar të rrjedhë afati; e në qoftë se një ditë e tillë nuk ekziston në
muajin e fundit, fundi i afatit bie në ditën e fundit të atij muaji.
3. Në qoftë se dita e fundit e afatit bie në ditën kur në bazë të ligjit është caktuar që të mos punohet, si
ditë e fundit e afatit llogaritet dita e parë e punës në vijim.
4. Fillimi i muajit shënon ditën e parë të muajit, mesi i muajit me pesëmbëdhjetë (15) të muajt, dhe fundi
i muajit në ditën e fundit të muajit, në qoftë se diçka tjetër nuk rezulton nga qëllimi i palëve, nga natyra e
marrëdhënies, ose nga doket.
Neni 66
Aplikimi i rregullave për kushtin
Kur efekti i kontratës fillon që nga koha e caktuar vihen në zbatim rregullat për kushtin shtytës; kur
kontrata pushon të jetë në fuqi pas mbarimit të kohës së caktuar, vihen në zbatim rregullat për kushtin
zgjidhës.
IX. KAPARI DHE PENDESA
1. KAPARI
Neni 67
Kthimi dhe llogaritja e kaparit
1. Në qoftë se në çastin e lidhjes së kontratës njëra palë ia ka dhënë palës tjetër një shumë të hollash,
ose një sasi sendesh të tjera të zëvendësueshme si shenjë se kontrata është lidhur (kapari), kontrata
konsiderohet e lidhur kur kapari të jetë dhënë, në qoftë se nuk është kontraktuar diç tjetër.
2. Kapari llogaritet në përmbushjen e detyrimit, e në qoftë se kjo nuk është e mundur, atëherë ai
(kapari) duhet të kthehet në çastin e përmbushjes.
3. Në qoftë se nuk është kontraktuar diç tjetër, pala që e ka dhënë kaparin nuk mund të heqë dorë nga
kontrata, duke ia lënë kaparin palës tjetër, e as që mund ta bëjë këtë pala tjetër duke e kthyer kaparin e
dyfishuar.
Neni 68
Mos përmbushja e kontratës
1. Në qoftë se për mos përmbushjen e kontratës është përgjegjëse pala që e ka dhënë kaparin, pala
tjetër mundet, sipas vullnetit së saj të kërkojë përmbushjen e kontratës, në qoftë se kjo është ende e
mundshme dhe të kërkojë shpërblimin e demit. Ajo mundet kaparin ta kompensojë me shpërblimin e
dëmit ose ta kthejë ose pala mundet të pajtohet me kaparin e marrur.
15
2. Në qoftë se për mos përmbushjen e kontratës është përgjegjëse pala që e ka marrë kaparin, pala
tjetër mundet, sipas zgjedhjes së saj të kërkojë përmbushjen e kontratës, po të jetë kjo ende e mundur
ose të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe kthimin e kaparit, ose të kërkojë kthimin e kaparit të dyfishuar.
3. Sidoqoftë, kur pala tjetër, kërkon zbatimin e kontratës, ajo ka të drejtë edhe për shpërblimin e dëmit
që pëson për shkak të vonesës.
4. Gjykata mundet, me kërkesë të palës së interesuar, ta zvogëlojë kaparin tepër të lartë.
Neni 69
Përmbushja e pjesshme
1. Në rastin e përmbushjes së pjesshme të detyrimit, kreditori nuk mund ta mbajë kaparin, por mund të
kërkojë përmbushjen e detyrimit të mbetur dhe shpërblimin e dëmit për shkak të vonesës, apo të
kërkojë shpërblimin e dëmit për shkak të përmbushjes jo të plotë, por në dy rastet kapari llogaritet në
shpërblimin e dëmit.
2. Në qoftë se kreditori e zgjidhë kontratën dhe e kthen atë që ka marrë si përmbushje të pjesshme, ai
mund të zgjedhë midis kërkesave të tjera që i takojnë njërës palë kur kontrata ka mbetur e pa
përmbushur me faj të tjetrës.
2. PENDIMI
Neni 70
Pendimi
1. Me marrëveshjen e palëve kontraktuese mund të autorizohet njëra ose secila palë që të heqë dorë
nga kontrata duke e dhënë pendimin.
2. Kur pala në dobi të së cilës është kontraktuar pendimi i deklaron palës tjetër se do ta jep pendimin,
ajo nuk mund të kërkojë më përmbushjen e kontratës.
3. Pala e autorizuar për të hequr dorë ka për detyrë të japë pendimin njëkohësisht me deklaratën për
heqjen dorë.
4. Në qoftë se kontraktuesit nuk e kanë caktuar afatin brenda të cilit pala e autorizuar mund të heqë
dorë nga kontrata, ajo mund ta bëjë këtë gjithnjë gjersa të mos kalojë afati i caktuar për përmbushjen e
detyrimit të saj.
5. Kjo e drejtë e heqjes dorë nga kontrata mbaron edhe kur, pala në favor të së cilës është kontraktuar,
fillon t`i përmbushë detyrimet nga kjo kontratë ose të pranojë përmbushjen nga pala tjetër.
Neni 71
Kapari si pendim
1. Kur bashkë me kaparin është kontraktuar e drejta e heqjes dorë nga kontrata, atëherë kapari
konsiderohet si pendim dhe secila palë mund të heqë dorë nga kontrata.
2. Në këtë rast, në qoftë se heq dorë pala që e ka dhënë kaparin, kjo e humb atë, e në qoftë se heq
dorë pala që e ka marrë kaparin, ajo e kthen të dyfishuar.
16
NËNKREU 2
PËRFAQËSIMI
I. PËRFAQËSIMI NË PËRGJITHËSI
Neni 72
Mundësia e përfaqësimit
1. Lidhja e kontratës dhe punët e tjera juridike mund të kryhen edhe me përfaqësues.
2. Autorizimi për përfaqësim bazohet në ligj, në aktin e përgjithshëm të personit juridik, në aktin e
organit kompetent ose në deklarimin e vullnetit të të përfaqësuarit (prokura).
Neni 73
Efekti i përfaqësimit
1. Kontrata të cilën e lidhë përfaqësuesi në emër të personit të përfaqësuar dhe në kuadrin e
autorizimeve të veta, e obligon drejtpërdrejt të përfaqësuarin dhe palën tjetër kontraktuese.
2. Nën të njëjtat kushtet edhe veprimet e tjera juridike të përfaqësuesit krijojnë efekt juridik direkt ndaj
personit të përfaqësuar
3. Përfaqësuesi ka për detyrë ta njoftojë palën tjetër se paraqitet në emër të personit të përfaqësuar,
por edhe kur nuk e bënë këtë gjë kontrata ka efekt juridik për të përfaqësuarin dhe për palën tjetër, në
qoftë se kjo ka ditur, ose nga rrethanat, ka mundur të vijë në përfundim se ai paraqitet si përfaqësues.
Neni 74
Bartja e autorizimeve
1. Përfaqësuesi nuk mund të bëjë bartjen e autorizimeve ta veta në tjetrin, përveç nëse kjo i është
lejuar me ligi ose me kontratë.
2. Përjashtimisht, ai mund ta bëjë këtë, në qoftë se është i penguar nga rrethanat që punën ta kryejë
vetë, kurse interesat e të përfaqësuarit kërkojnë ndërmarrjen pa vonesë të veprimit juridik.
Neni 75
Tejkalimi i kufirit të autorizimit
1. Kur përfaqësuesi i tejkalon kufijtë e autorizimit, i përfaqësuari është në obligim vetëm në qoftë se e
miraton kapërcimin.
2. Në qoftë se i përfaqësuari nuk e aprovon kontratën brenda afatit që nevojitet rregullisht që kontrata e
llojit të tillë të shqyrtohet e të vlerësohet, do të konsiderohet se aprovimi nuk është dhënë fare.
3. Aprovimi i specifikuar nga paragrafi paraprak ka efekt prapaveprues, në qoftë se palët nuk caktojnë
ndryshe.
4. Në qoftë se pala tjetër nuk ka ditur dhe as që është dashur ta dinte për kapërcimin e autorizimit,
menjëherë posa ta ketë mësuar për tejkalimin e bërë, mundet duke mos pritur që i përfaqësuari të
deklarohet rreth kontratës, ta deklarojë se nuk e quan vetën të obliguar nga kontrata.
17
5. Në qoftë se i përfaqësuari e refuzon lejimin, përfaqësuesi dhe i përfaqësuari janë solidarisht
përgjegjës për dëmin që e ka pësuar pala tjetër, po që se kjo nuk ka ditur dhe as që është dashur te
ishte ne dijeni për tejkalimin e autorizimit.
Neni 76
Lidhja e kontratës nga personi i paautorizuar
1. Kontrata që lidhet prej ndonjë personi si i autorizuari në emër të tjetrit pa autorizimin e këtij, e obligon
personin e përfaqësuar në mënyrë të paautorizuar vetëm nëse ky e aprovon kontratën më vonë.
2. Pala me të cilën është lidhur kontrata mund të kërkojë nga personi i përfaqësuar në mënyrë të
paautorizuar që në afatin e caktuar të deklarohet nëse e lejon kontratën ose jo.
3. Në qoftë se personi i përfaqësuar në mënyrë ta paautorizuar as edhe në afatin e lënë të kontratës
nuk e lejon atë, konsiderohet sikur kontrata ta mos jetë lidhur fare.
4. Në këtë rast pala me të cilin është lidhur kontrata, mund të kërkojë nga personi i cili si përfaqësues e
ka lidhur kontratën pa autorizim kompensimin e dëmit, në qoftë se në çastin e lidhjes se kontratës nuk e
ka ditur e as që është dashur ta dije se ky person nuk ka pasur autorizim për lidhjen e kontratës.
II. DISPOZITA PLOTËSUESE LIDHUR ME PROKURËN
Neni 77
Dhënia e prokurës
1. Prokura përmban autorizimin për përfaqësim që i jepet me punë juridike të autorizuarit nga ana e
autorizuesit.
2. Ekzistimi dhe vëllimi i prokurës janë të pavarur nga raporti juridik mbi bazën e së cilës është dhënë
prokura.
3. I autorizuar mund të jetë edhe personi juridik.
Neni 78
Forma e veçantë e prokurës
Forma e parashikuar me ligj për ndonjë kontratë ose për ndonjë punë tjetër juridike vlen edhe për
prokurën që jepet për lidhjen e kësaj kontrate, përkatësisht për ndërmarrjen e kësaj pune juridike.
Neni 79
Vëllimi i autorizimit
1. Përfaqësuesi mund të ndërmerr vetëm ato punë juridike për ndërmarrjen e të cilave i është dhënë
prokura.
2. Përfaqësuesi, të cilit i është dhënë prokura e përgjithshme mund të ndërmerr vetëm punë juridike që
i takojnë ushtrimit të veprimtarisë së rregullt.
3. Puna që nuk hyn në veprimtari të rregullt mund të ndërmerret nga përfaqësuesi vetëm në qoftë se
është i autorizuar veçanërisht për ndërmarrjen e kësaj pune ose të llojeve të punëve ku bën pjesë e
njëjta.
4. Përfaqësuesi nuk mundet, pa autorizim të veçantë për secilin rast të veçantë, të ndërmerr detyrimin
kambialor, të lidhë kontratë për dorëzaninë, për pajtimin, për gjykatën e zgjedhur ose arbitrazhin, për
18
tjetërsimin apo ngarkimin e paluajtshmerive, që të përfshihet në një kontest, e as të heqë dorë nga
ndonjë e drejtë pa shpërblim.
Neni 80
Revokimi dhe kufizimi i prokurës
1. Dhënësi i prokurës mund ta kufizojë ose ta revokojë prokurën, edhe nëse me kontratë ka hequr dorë
nga kjo e drejtë.
2. Revokimi dhe kufizimi i secilës prokurë mund të bëhet me deklaratë pa formë të veçantë.
3. Në qoftë se me revokimin ose me kufizimin e prokurës është cenuar kontrata mbi dekretin ose
kontrata mbi veprën, apo ndonjë kontratë tjetër i autorizuari ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit
të shkaktuar me këtë.
Neni 81
Efekti i shuarjes dhe i kufizimit të prokurës ndaj personave të tretë
1. Revokimi i prokurës dhe kufizimi i saj, nuk ka efekt ndaj personit të tretë që ka lidhur kontratën me të
autorizuarin, apo që ka kryer ndonjë punë tjetër juridike, e nuk ishte në dijeni dhe as që ka qenë i
obliguar të dinte se prokura është revokuar, përkatësisht se është kufizuar.
2. Në këtë rast, dhënësi i prokurës ka të drejtë të kërkojë nga i autorizuari shpërblimin e dëmit që do të
pësonte për këtë arsye, me përjashtim kur i autorizuari nuk ishte në dijeni as që është dashur ta dinte
për revokimin, përkatësisht për kufizimin e prokurës.
3. E njëjta vlen edhe në rastet të tjera të shuarjes së prokurës.
Neni 82
Raste të tjera të shuarjes të prokurës
1. Prokura shuhet me shuarjen e personit juridik si i autorizuar, në qoftë se me ligj nuk është caktuar
ndryshe.
2. Prokura shuhet me vdekjen e autorizuesit.
3. Prokura shuhet me shuarjen e personit juridik, përkatësisht me vdekjen e personit që e ka dhënë atë,
përveç nëse puna e filluar nuk mund të ndërpritet pa u shkaktuar dëm trashëgimtarëve ligjorë, apo nëse
prokura vlen edhe në rast të vdekjes së dhënësit të prokurës, si me vullnetin e tij, ashtu edhe duke
marrë parasysh karakterin e punës.
III. AUTORIZIMI AFARIST
Neni 83
Autorizimi i punonjësit
Personat që në bazë të kontratës me një kompani ose tregtar të pavarur kryejnë punë që kërkon lidhjen
ose përmbushjen e kontratave specifike, si shitës në dyqane, persona që kryejnë punë specifike në
furnizim me ushqim dhe sektorin spitalor, dhe sportelistë në zyra të postës dhe bankave, kanë të
drejtën të lidhin dhe përmbushin këto kontrata.
Neni 84
Të drejtat e përfaqësuesit të shitjeve të udhëtimeve
1. Përfaqësuesi i shitjeve të udhëtimeve për një kompani ose tregtar të vetëm autorizohet vetëm për
veprimet juridike që lidhen me shitjen e mallrave dhe të përmendura në autorizim.
19
2. Në rast se nuk është e sigurt, përfaqësuesi i shitjeve të udhëtimeve konsiderohet se nuk ka të drejtë
të lidhë kontratë, por thjesht të marrë urdhra.
3. Përfaqësuesit e shitjeve të udhëtimeve të autorizuar për lidhjen e kontratave për shitjen mallrave nuk
autorizohen për lidhjen e kontratave për kredi ose për pranimin e të ardhurave të shitjeve, përveç nëse
posedojnë një autorizim të veçantë për shitje të kredisë ose për pranimin e të ardhurave të shitjeve.
4. Përfaqësuesit e shitjeve të udhëtimeve kanë të drejtë të pranojnë për autorizuesin deklarata në lidhje
me të metat në mallra dhe deklarata të tjera në lidhje me përmbushjen e kontratës së lidhur me
përfshirjen e tyre, dhe të marrë masat e nevojshme në emër të autorizuesit për të ruajtur të drejtat
kontraktore të autorizuesit.
NËNKREU 3
INTERPRETIMI I KONTRATËS
Neni 85
Aplikimi i dispozitave dhe interpretimi i dispozitave kontestuese
1. Dispozitat e kontratës zbatohen ashtu sikundër e kanë përmbajtjen.
2. Me rastin e interpretimit të dispozitave kontestuese nuk duhet lidhur vetëm për domethënien
tekstuale të shprehjeve të përdorura, por duhet hulumtuar qëllimi i përbashkët i kontraktuesve dhe
dispozita të kuptohet ashtu sikundër u përgjigjet parimeve të së drejtës së detyrimeve të përcaktuara
me këtë ligj.
Neni 86
Dispozitat e paqarta në raste të veçanta
Në rastin kur kontrata është lidhur sipas përmbajtjes së shtypur që më parë, ose kur kontrata ka qenë
në ndonjë mënyrë e përgatitur dhe e propozuar nga njëra palë kontraktuese, dispozitat e paqarta do të
interpretohen në dobi të palës tjetër.
Neni 87
Rregullat plotësuese
Dispozitat e paqarta në kontratën pa shpërblim duhet interpretuar në kuptimin që dispozita e rëndon më
pak debitorin, ndërsa te kontrata me shpërblim në kuptimin me të cilin realizohet një marrëdhënie e
drejtë e prestimeve reciproke.
Neni 88
Interpretimi jashtëgjyqësor i kontratës
1. Palët kontraktuese mund të parashikojnë se, në rastin e mospajtimit lidhur me kuptimin dhe sferën e
dispozitave kontraktuese, një i tretë do ta interpretojë kontratën.
2. Në këtë rast, në qoftë se me kontratë nuk është parashikuar ndryshe, palët nuk mund të fillojnë
kontestin para gjykatës ose para organit tjetër kompetent, derisa mos e marrin më parë interpretimin e
kontratës, përveç nëse personi i tretë refuzon ta japë interpretimin e kontratës.
20
NËNKREU 4
PAVLEFSHMËRIA E KONTRATËS
I. KONTRATAT NULE
Neni 89
Nuliteti
1. Kontrata që është në kundërshtim me rendin publik, dispozitat urdhëruese, ose moralin e shoqërisë
është nule, në qoftë se qëllimi i rregullës së cenuar nuk udhëzon në ndonjë sanksion tjetër apo në qoftë
se ligji në rastin e caktuar nuk parashikon diç tjetër.
2. Në qoftë se lidhja e kontratës së caktuar është e ndaluar vetëm për njërën palë, kontrata do të jetë e
vlefshme, në qoftë se në ligj nuk është parashikuar ndryshe për rastin e caktuar, ndërsa pala që e ka
cenuar ndalesën ligjore do të pësojë pasoja përkatëse.
Neni 90
Pasojat e nulitetit
1. Në rastin e nulitetit të kontratës secila palë kontraktuese ka për detyrë t’ia kthej palës atë që ka
marrë në bazë të kontratës së tillë, e në rast se kjo është e pamundshme apo nëse kthimi parandalohet
nga natyra e asaj që është plotësuar, duhet të bëhet kompensimi përkatës në të holla sipas çmimeve
në kohën e nxjerrjes së vendimit gjyqësor, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj.
2. Në rast se kontrata është nul për shkak se sipas përmbajtjes ose qëllimit të vet është në kundërshtim
me parimet themelore morale, gjykata mund të refuzojë tërësisht ose pjesërisht kërkesën e palës së
pandërgjegjshme për kthimin e asaj që i ka dhënë palës tjetër; në marrjen e vendimit, gjykata do të ketë
parasysh shkallën e veprimit në mirëbesim të njërës ose të të dy palëve dhe rëndësinë e interesave që
cenohen.
Neni 91
Nuliteti i pjesshëm
1. Nuliteti i ndonjë dispozite të kontratës nuk mund të ketë si pasojë nulitetin edhe të vetë kontratës, në
qoftë se ajo mund të qëndrojë pa dispozitën nule, dhe në qoftë se ajo nuk ka qenë kusht apo motiv
vendimtar për lidhjen e saj.
2. Megjithatë, kontrata do të jetë e vlefshme edhe atëherë kur dispozita nule ka qenë kusht ose motiv
vendimtar i kontratës në rastin kur nuliteti është konstatuar pikërisht që kontrata të lirohej prej kësaj
dispozite dhe të vlejë pa te.
Neni 92
Konversioni i kontratës së pavlefshme
Kur kontrata nule i plotëson kushtet për vlefshmërinë e ndonjë kontrate tjetër, atëherë midis
kontraktuesve do të vlejë kjo e dyta, në qoftë se kjo do të ishte në përputhje me qëllimin të cilin
kontraktuesit e kanë pasur parasysh kur e kanë lidhur kontratën dhe në qoftë se mund të merret se
këta do ta lidhin këtë kontratë po të ishin në dijeni për nulitetin e kontratës së tyre.
Neni 93
Shuarja e mëvonshme e shkaqeve të nulitetit
1. Kontrata nule nuk bëhet e vlefshme, nëse ndalesa ose ndonjë shkak tjetër i pavlefshmërisë zhduket
më vonë.
21
2. Mirëpo, në qoftë se ndalesa ka qenë me rëndësi të vogël, ndërsa kontrata është zbatuar, atëherë
nuk mund të kërkohet nuliteti.
Neni 94
Përgjegjësia e personit fajtor për nulitetin e kontratës
Kontraktuesi që është fajtor për lidhjen e kontratës nule i përgjigjet bashkë kontraktuesit të tij për dëmin
që pëson për shkak të nulitetit të kontratës, në qoftë se ky nuk ishte në dijeni apo sipas rrethanave nuk
do të duhej te ishte ne dijeni për ekzistimin e shkakut të nulitetit.
Neni 95
Kërkimi i nulitetit
Për nulitetin gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare dhe në atë mund të thirret çdo person i interesuar.
Neni 96
Kërkimi i pakufizuar i nulitetit
E drejta e paraqitjes së kërkesës të nulitetit nuk shuhet.
II. KONTRATAT E RRËZUESHME
Neni 97
Kontrata e rrëzueshme
Kontrata është e rrëzueshme kur e ka lidhur pala me aftësi të kufizuar për të vepruar, kur gjatë lidhjes
së saj ka pasur të meta në pikëpamje të vullnetit të palëve, si dhe kur kjo gjë është caktuar me këtë ligj
ose me dispozitë të veçantë.
Neni 98
Anulimi i kontratës
1. Pala kontraktuese, në interesin e së cilës është vërtetuar rrëzueshmëria, mund të kërkojë që kontrata
të shpallet e pavlefshme.
2. Mirëpo, bashkëkontraktuesi i kësaj pale mund të kërkojë prej saj që, brenda afatit të caktuar, por jo
më të shkurtër se tridhjetë (30) ditë, të deklarohet se a mbetet pranë kontratës apo jo, sepse në të
kundërtën do të konsiderojë se kontrata është shpallur e pavlefshme.
3. Në qoftë se pala e thirrur kontraktuese brenda afatit të lënë nuk deklarohet apo nëse deklaron se nuk
mbetet pranë kontratës, konsiderohet se kontrata është shpallur e pavlefshme.
Neni 99
Pasojat e anulimit
1. Në rast se në bazë të kontratës se rrëzueshme që është anuluar është përmbushur diçka, duhet të
bëhet kthimi; në rast se kjo është e pamundshme apo në rast se kthimi ndalohet nga natyra e asaj që
është përmbushur, duhet të bëhet kompensimi përkatës në të holla.
2. Kompensimi në të holla jepet sipas çmimeve në kohën e kthimit ose në kohën e nxjerrjes së vendimit
gjyqësor.
22
Neni 100
Përgjegjësia për anulimin e kontratës
Kontraktuesi, në anën e të cilit është shkaku i rrëzueshmërisë, i përgjigjet bashkë kontraktuesit për
dëmin që pëson për shkak të anulimit të kontratës, nëse ky nuk ishte në dijeni dhe as që duhej të ishte
në dijeni për ekzistimin e shkakut të rrëzueshmërisë së kontratës.
Neni 101
Përgjegjësia e personit me aftësi të kufizuar për të vepruar
Personi me aftësi të kufizuar për të vepruar përgjigjet për dëmin e shkaktuar me anulimin e kontratës,
në qoftë se me dinakëri e ka bindur bashkë kontraktuesin e tij se është i aftë për të vepruar.
Neni 102
Shuarja e së drejtës së anulimit
1. E drejta për të kërkuar anulimin të një kontrate të rrëzueshme shuhet me skadimin e afatit prej një (1)
viti nga dita kur të jetë ditur shkaku i rrëzueshmërisë, përkatësisht prej pushimit të dhunës.
2. Kjo e drejtë në çdo rast shuhet me skadimin e afatit prej tri (3) vitesh nga dita e lidhjes së kontratës.
NËNKREU 5
KONTRATAT E DYANSHME DETYRUESE
I. PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT MATERIALE DHE JURIDIKE TË PËRMBUSHJES
Neni 103
Përgjegjësia për të metat materiale dhe juridike
1. Te kontrata me shpërblim secili kontraktues përgjigjet për të metat materiale të mos përmbushjes së
vet.
2. Kontraktuesi përgjigjet edhe për të metat juridike të përmbushjes dhe ka për detyrë të mbrojë palën
tjetër nga të drejtat dhe kërkesat e personave të tretë me të cilat e drejta e saj do të përjashtohej ose
kufizohej.
3. Lidhur me këto detyrime të bartësve përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e këtij ligji për
përgjegjësitë e shitësit për të metat materiale dhe juridike, në qoftë se për rastin e caktuar nuk është
parashikuar ndryshe.
II. KUNDËRSHTIMI I MOSPËRMBUSHJES SË KONTRATËS
Neni 104
Rregullat e përmbushjes së njëkohshme
1. Në kontratat e dyanshme asnjëra palë nuk e ka për detyrë ta përmbushë detyrimin e vet në qoftë se
pala tjetër nuk e përmbush, ose nuk është e gatshme që njëkohësisht ta përmbushë detyrimin e saj, me
përjashtim kur është kontraktuar diçka tjetër ose është caktuar me ligj apo kur rrjedh diçka tjetër nga
vetë natyra e punës.
23
2. Mirëpo, në qoftë se në gjykatë njëra nga palët thekson se nuk e ka për detyrë ta përmbushë
detyrimin e vet, gjersa edhe pala tjetër nuk e përmbush të vetin, gjykata do t”i urdhërojë që ta
përmbushë detyrimin e saj kur pala tjetër ta përmbushë të vetin.
Neni 105
Kur përmbushja e detyrimit të njërës palë bëhet e pasigurt
1. Në qoftë se është kontraktuar që së pari njëra palë ta përmbushë detyrimin e saj, e më vonë, pas
lidhjes së kontratës, rrethanat materiale të palës tjetër keqësohen deri në atë masë saqë është e
pasigurt nëse ajo do të mund ta përmbushë detyrimin e saj, ose nëse kjo pasiguri del nga shkaqet tjera
serioze, atëherë pala që është detyruar ta përmbushë e para detyrimin e saj, mund ta shtyjë
përmbushjen e tij gjersa pala tjetër mos ta përmbushë detyrimin e vet, apo derisa të mos të japë
sigurim të mjaftueshëm se do ta përmbushë atë.
2. Kjo vlen edhe kur rrethanat materiale të palës tjetër kanë qenë në të njëjtën masë të vështira, qysh
para lidhjes së kontratës, në qoftë se bashkë kontraktuesi i saj për këtë nuk ishte në dijeni e as që
duhej të ishte në dijeni.
3. Në raste të tilla, pala që është detyruar që e para ta përmbushë detyrimin e vet mund të kërkojë që t`i
jepet sigurimi brenda një afati të përshtatshëm, e pasi të kalojë ky afat pa rezultat, mund ta zgjidhë
kontratën.
III. ZGJIDHJA E KONTRATËS PËR SHKAK TË MOSPËRMBUSHJES
Neni 106
Të drejtat e njërës palë kur pala tjetër nuk e përmbushë detyrimin saj
Në kontratat e dyanshme, kur njëra palë nuk e përmbushë detyrimin e saj, pala tjetër mundet, në qoftë
se nuk është caktuar diç tjetër, të kërkojë përmbushjen e detyrimit ose, në kushtet të parashikuara në
nenet e mëposhtëm, ta zgjidhë kontratën me deklaratë të thjeshtë, në qoftë se zgjidhja e kontratës nuk
krijohet sipas vetë ligjit. Në çdo rast ka të drejtë në shpërblimin e dëmit.
Neni 107
Kur përmbushja brenda afatit është element thelbësor i kontratës
1. Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar është element thelbësor i kontratës, ndërsa
debitori nuk e përmbush detyrimin brenda këtij afati, kontrata zgjidhet sipas vetë ligjit.
2. Kreditori mund ta mbajë kontratën në fuqi, në qoftë se pas skadimit të afatit, pa shtyrje e njofton
debitorin se kërkon përmbushjen e kontratës.
3. Kur kreditori e ka kërkuar përmbushjen, por kjo nuk është realizuar brenda afatit të arsyeshëm, mund
të deklarojë zgjidhjen e kontratës.
4. Këto rregulla vlejnë si në rastin kur palët kontraktuese kanë parashikuar që kontrata të konsiderohet
e zgjidhur në qoftë se nuk do të përmbushet brenda afatit të caktuar, ashtu edhe kur përmbushja e
kontratës brenda afatit të caktuar është element thelbësor i kontratës sipas vetë natyrës së punës.
Neni 108
Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit nuk është element thelbësor i kontratës
1. Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar nuk është element thelbësor i kontratës, debitori
mban të drejtën që edhe pas skadimit të afatit ta përmbushë detyrimin e tij, kurse kreditori të kërkojë
përmbushjen e saj.
24
2. Në qoftë se kreditori dëshiron ta zgjidhë kontratën duhet detyrimisht t`i lejë debitorit një afat të ri të
përshtatshëm për përmbushjen e detyrimit.
3. Në qoftë se debitori nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të ri krijohen të njëjtat pasoja sikurse kur
afati është element thelbësor i kontratës.
Neni 109
Zgjidhja e kontratës pa lënien e afatit të ri
Kreditori mund ta zgjidhë kontratën pa i lënë debitorit afat të ri për përmbushjen e detyrimit në qoftë se
nga qëndrimi i debitorit del se ai detyrimin e tij nuk do ta përmbushë as në afatin e ri.
Neni 110
Zgjidhja e kontratës para skadimit të afatit
Kur para skadimit të afatit për përmbushjen e detyrimit del e qartë se njëra palë nuk do ta përmbushë
detyrimin e saj nga kontrata, pala tjetër mund ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit.
Neni 111
Zgjidhja e kontratës me detyrime të vazhdueshme
1. Kur në kontratën me detyrime të vazhdueshme njëra palë nuk përmbush një detyrim, pala tjetër
mundet brenda një afati të arsyeshëm, ta zgjidhë kontratën lidhur me të gjitha detyrimet e ardhshme, në
qoftë se nga rrethanat konkrete del e qartë se as ato nuk do të përmbushen.
2. Pala mund ta zgjidhë kontratën jo vetëm sa u përket detyrimeve të ardhshme, por edhe sa u përket
detyrimeve të përmbushura, po qe se përmbushja e tyre pa përmbushjen e atyre që kanë mbetur nuk
ka interes për te.
3. Debitori mund ta mbajë kontratën, në qoftë se jep sigurimin përkatës.
Neni 112
Detyrimi i njoftimit
Kreditori i cili për shkak të mos përmbushjes së detyrimit të debitorit e zgjidh kontratën, ka për detyrë që
këtë t`ia komunikojë debitorit pa shtyrje.
Neni 113
Kontrata që nuk mund të zgjidhet
Kontrata nuk mund të zgjidhet për shkak të mos përmbushjes së pjesës me vlerë të vogël të detyrimit.
Neni 114
Pasojat juridike të zgjidhjes
1. Me zgjidhjen e kontratës të dy palët lirohen nga detyrimet e tyre, me përjashtim të detyrimit për
shpërblimin e dëmit eventual.
2. Në qoftë se njëra palë e ka përmbushur kontratën tërësisht ose pjesërisht, ka të drejtë që t`i kthehet
ajo që ka dhënë.
3. Në qoftë se të dy palët kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e asaj që kanë dhënë, kthimet reciproke
bëhen sipas rregullave për përmbushjen e kontratave të dyanshme.
25
4. Secila palë i ka borxh tjetrës shpërblimin për dobitë që ka pasur në ndërkohë prej asaj që e ka për
detyrë ta kthejë ose ta shpërblejë.
5. Pala e cila kthen të hollat ka për detyrë të paguajë kamatëvonesën që nga dita kur e ka marrë
pagesën.
Neni 115
Deklarimi i zgjidhjes
Zgjidhja bëhet me deklarimin ndaj palës tjetër.
IV. ZGJIDHJA OSE REVIDIMI I KONTRATËS PËR SHKAK TË RRETHANAVE TË NDRYSHUARA
Neni 116
Klauzula Rebus Sic Stantibus
1. Në qoftë se pas lidhjes së kontratës krijohen rrethanat që e vështirësojnë përmbushjen e detyrimit të
njërës palë, apo në qoftë se për shkak të tyre nuk mund të realizohet qëllimi i kontratës, e si në njërin,
ashtu edhe në rastin tjetër në atë masë sa që del e qartë se kontrata nuk i përgjigjet më asaj që është
pritur nga palët kontraktuese dhe se sipas vlerësimit të përgjithshëm do të ishte e padrejtë të mbahet
në fuqi e tillë siç është, pala të cilës i është vështirësuar përmbushja e detyrimit, përkatësisht pala e cila
për shkak të rrethanave të ndryshuara nuk mund ta realizojë qëllimin e kontratës, mund të kërkojë që
kontrata të zgjidhet apo të ndryshohet.
2. Zgjidhja e kontratës nuk mund të kërkohet në qoftë se pala thirret në rrethana të ndryshuara, ka
pasur për detyrë që në kohën e lidhjes së kontratës të marrë në konsiderim këto rrethana ose ka
mundur që këto t`i evitojë apo t`i përballojë.
3. Pala që kërkon zgjidhjen e kontratës nuk mund të thirret në rrethana të ndryshuara që janë shkaktuar
pas skadimit të afatit të caktuar për përmbushjen e detyrimit të saj.
4. Kontrata nuk do të zgjidhet në qoftë se pala tjetër ofron ose pranon që kushtet përkatëse të kontratës
të ndryshohen në mënyrë të drejtë.
5. Në qoftë se është deklaruar zgjidhja e kontratës, gjykata me kërkesë të palës tjetër, do ta detyrojë
palën që e ka kërkuar zgjidhjen t`ia shpërblejë palës tjetër pjesën e dëmit të caktuar në mënyrë të
drejtë, të cilën e pëson për këtë.
Neni 117
Detyrimi i njoftimit
Pala që është e autorizuar, që për shkak të ndryshimit të rrethanave të kërkojë zgjidhjen ose
ndryshimin e kontratës, ka për detyrë që për qëllimin e saj ta njoftojë palën tjetër, posa të këtë mësuar
se janë shkaktuar rrethanat e tilla. Në qoftë se këtë nuk e bën, përgjigjet për dëmin që ka pësuar pala
tjetër për shkak se kërkesa nuk i është komunikuar me kohë.
Neni 118
Rrethanat me rëndësi për vendimin e gjykatës
Kur vendos për zgjidhjen e kontratës, përkatësisht për ndryshimin e saj gjykata udhëhiqet nga parimet
e qarkullimit të ndershëm, duke pasur kujdes sidomos për qëllimin e kontratës, për rrezikun e
zakonshëm te kontratat e llojit përkatës, për interesin e përgjithshëm, si dhe për interesat e të dy
palëve.
26
Neni 119
Heqja dorë nga e drejta për tu thirrur në rrethana të ndryshuara
Palët munden me kontratë që më parë të heqin dorë nga e drejta për tu thirrur në rrethanat përkatëse
të ndryshuara, përveç nëse kjo është në kundërshtim me parimin e ndërgjegjshmërisë dhe të
ndershmërisë.
V. PAMUNDËSIA E PËRMBUSHJES
Neni 120
Pamundësia e përmbushjes për të cilën nuk përgjigjet asnjëra palë
1. Kur përmbushja e detyrimit e njërës palë në kontratën e dyanshme është bërë e pamundur për shkak
të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse asnjëra as tjetra palë, shuhet edhe detyrimi i palës tjetër,
e në qoftë se kjo ka përmbushur diç prej detyrimit të saj, mund të kërkojë kthimin sipas rregullave për
kthimin e pasurimit të pabazë.
2. Në rast të pamundësisë së përmbushjes së pjesshme, për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është
përgjegjëse as njëra as pala tjetër, pala tjetër mund ta zgjidhë kontratën në qoftë se përmbushja e
pjesshme nuk u përgjigjet nevojave të saj, përndryshe kontrata mbetet në fuqi, ndërsa pala tjetër ka të
drejtë të kërkojë zvogëlimin proporcional të detyrimit të saj.
Neni 121
Pamundësia e përmbushjes për të cilën përgjigjet pala tjetër
1. Kur përmbushja e detyrimit të njërës palë në kontratën e dyanshme detyruese është bërë e
pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën përgjigjet pala tjetër, detyrimi i saj shuhet, ndërsa ajo
rezervon kërkesat e veta kundrejt palës tjetër; kërkesa do të zvogëlohet për aq sa ka mundur të ketë
dobi nga lirimi i detyrimit të vet.
2. Përveç kësaj, ajo duhet që t’i cedojë palës tjetër të gjitha të drejtat që do të kishte ndaj personave të
tretë lidhur me objektin e detyrimit të vet përmbushja e të cilit është bërë e pamundur.
3. Në rast se përmbushja e detyrimeve bëhet e pamundshme për njërën palë në një kontratë dypalëshe
për shkak të ngjarjes për të cilën kjo palë është përgjegjëse, pala tjetër mund të kërkojë kompensim për
mos përmbushje ose tërheqje nga kontrata dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit.
VI. DËMTIMI PËRTEJ MASE
Neni 122
Disproporcioni i hapur i dhënieve reciproke
1. Në qoftë se midis detyrimeve të palëve kontraktuese në kontratën e dyanshme detyruese ekziston
në kohën e lidhjes së kontratës disproporcion i hapur pala e dëmtuar mund të kërkojë edhe anulimin e
kontratës, në qoftë se për vlerën e saktë atëherë nuk ka ditur dhe as që është dashur të dinte.
2. E drejta për të kërkuar anulimin e kontratës pushon me skadimin e një (1) viti nga lidhja e kontratës.
3. Heqja dorë që me pare nga kjo e drejtë nuk ka efekt juridik.
4. Kontrata do të mbetet në fuqi në qoftë se pala tjetër ofron plotësimin e dhënies deri në vlerën e plotë.
27
5. Për shkak të këtij disproporcioni nuk mund të kërkohet anulimi i kontratës aleatore të shitjes në
ankandin publik, si dhe atëherë kur për sendin është dhënë çmimi i lartë për shkak të afinitetit të
posaçëm.
Neni 123
Kontratat me fajde
1. Kontrata është nule kur dikush, duke shfrytëzuar gjendjen e nevojës ose gjendjen e vështirë
materiale të tjetrit, përvojën e pamjaftueshme të tij mendjelehtësinë apo varësinë e tij, kontrakton për
veten e tij ose për ndonjë të tretë dobinë që është haptazi në shpërpjesëtim me atë që ai i ka dhënë
apo i ka bërë tjetrit, ose është detyruar të japë ose të bëjë.
2. Kuptimi i dispozitave të këtij ligji mbi pasojat e pavlefshmërisë dhe për pavlefshmërinë e pjesshme të
kontratave zbatohen përshtatshmërisht të kontratat me fajde.
3. Në qoftë se i dëmtuari kërkon që detyrimi i tij të zvogëlohet në një shumë të drejtë, gjykata do ta
pranojë këtë kërkesë, po qe se kjo është e mundur dhe, në këtë rast, kontrata, me ndryshimin përkatës,
mbetet në fuqi.
4. I dëmtuari mund të bëjë kërkesë për zvogëlimin e detyrimit në një shumë të drejtë brenda afatit prej
pesë (5) vitesh nga lidhja e kontratës.
VII. KUSHTET E PËRGJITHSHME TË KONTRATËS
Neni 124
Detyrimi
1. Kushtet e përgjithshme të caktuara nga ana e një palë kontraktuese, qofshin ato të përmbajtura në
kontratën formale apo të referuara nga kontrata, përbëjnë marrëveshje të veçanta ndërmjet palëve
kontraktuese në të njëjtën kontratë dhe si rregull janë njësoj detyruese.
2. Kushtet e përgjithshme të kontratës duhet të shpallen sipas mënyrës së zakonshme.
3. Kushtet e përgjithshme e detyrojnë palën kontraktuese në rast se kanë qenë të njohura për te ose
është dashur t'i njihte në rastin e lidhjes së kontratës.
4. Në rast të mospërputhjes ndërmjet kushteve të përgjithshme dhe marrëveshjeve të veçanta, vlejnë
këto të fundit.
Neni 125
Nuliteti i disa dispozitave të kushteve të përgjithshme
1. Janë nul dispozitat e kushteve të përgjithshme që janë në kundërshtim me vetë qëllimin e kontratës
së lidhur ose me praktikën e mirë afariste, qoftë edhe kur kushtet e përgjithshme brenda të cilave bëjnë
pjesë të jenë miratuar nga autoriteti kompetent.
2. Gjykata mund të refuzojë zbatimin e disa dispozitave të kushteve të përgjithshme që e privojnë palën
tjetër nga e drejta për të bërë kundërshtime ose apelim, ose të dispozitave në bazë të të cilave pala
humbë të drejtën nga kontrata ose afatet, ose përndryshe janë të padrejta apo tepër rigoroze ndaj
palës.
28
Neni 126
Kolizioni në mes të kushteve të përgjithshme
1. Nëse palët kanë arritur marrëveshje përveç se oferta dhe pranimi i saj i referohen kushteve të
përgjithshme të cilat janë në kolizion në mes tyre, kontrata megjithatë konsiderohet e lidhur. Kushtet e
përgjithshme janë pjesë e kontratës deri në atë masë sa janë të përbashkëta në substancë.
2. Sidoqoftë nuk mund të lidhet kontratë nëse njëra palë:
2.1. paraprakisht ka bërë me dije, në mënyrë shprehimore, dhe jo përmes kushteve të
përgjithshme, qëllimin e saj për të mos qenë pjesë e kontratës në bazë të paragrafit 1. të këtij
neni; ose
2.2. pa vonesë të panevojshme, njofton palën tjetër për qëllimin e tillë.
VIII. CEDIMI I KONTRATAVE
Neni 127
Kushtet e cedimit
1. Secila palë në kontratën dypalëshe mundet po qe se për këtë jep pëlqimin pala tjetër t’ia cedojë
kontratën personit të tretë i cili me ketë gjë bëhet titullar i të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të tij që
dalin nga kjo kontratë.
2. Me cedimin e kontratës, marrëdhënia kontraktuese ndërmjet ceduesit dhe palës tjetër kalon në
pritësin dhe në palën tjetër në momentin kur pala tjetër ka pranuar cedimin; në rast se pëlqimi është
dhënë më parë, cedimi konsiderohet se ka ndodhur kur pala tjetër është njoftuar për cedimin.
3. Pëlqimi për cedimin e kontratës është i vlefshëm vetëm në rast se është dhënë në formën e
parashikuar me ligj për lidhjen e kontratës së ceduar.
4. Kuptimi i dispozitave të të drejtave të palëve në lidhje me kontratën e marrjes përsipër të borxhit vlen
edhe ndaj cedimit të kontratave.
Neni 128
Përgjegjësia e cedentit
1. Cedenti i përgjigjet cesionarit për vlefshmërinë e kontratës së ceduar.
2. Ai nuk i garanton se pala tjetër do t`i përmbushë detyrimet e saja nga kontrata e ceduar, përveç nëse
për këtë është detyruar veçanërisht.
3. Ai nuk i garanton po ashtu palës tjetër se cesionari do t`i përmbushë detyrimet nga kontrata, përveç
nëse për këtë është detyruar veçanërisht.
Neni 129
Kundërshtimet
Pala tjetër mund t`i paraqes cesionarit të gjitha kundërshtimet nga kontrata e ceduar, si edhe ato që i ka
nga marrëdhëniet tjera me të, por jo edhe kundërshtimet që i ka ndaj cedentit.
29
NËNKREU 6
EFEKTET E PËRGJITHSHME TË KONTRATËS
I. KRIJIMI I DETYRIMEVE PËR KONTRAKTUESIT
Neni 130
Efekti i kontratave midis kontraktuesve dhe pasardhësve të tyre
1. Kontrata krijon të drejta dhe detyrime për palët kontraktuese.
2. Kontrata krijon efekte te veta edhe për pasardhësit juridikë universal te palëve kontraktuese, përveç
nëse është kontraktuar diçka tjetër apo nëse diçka tjetër rezulton nga vete natyra e kontratës.
3. Me kontratë mund të krijohet e drejta në dobi të personit të tretë.
II. KONTRATA NË DOBI TË PERSONIT TË TRETË
Neni 131
E drejta e drejtpërdrejtë e të tretit
1. Kur dikush kontrakton në emër të tij ndonjë kërkesë në dobi të personit të tretë, atëherë personi i
tretë fiton të drejtën vetjake dhe të drejtpërdrejtë ndaj debitorit, në qoftë se nuk është kontraktuar diç
tjetër ose nuk del nga rrethanat e punës.
2. Kontraktuesi ka të drejtë të kërkojë që debitori të kryejë ndaj personit të tretë atë që është
kontraktuar në dobi të atij personit të tretë.
Neni 132
Revokimi i dobive për personin e tretë
1. Kontraktuesi mund t’i revokojë ose ti ndryshojë dobitë për personin e tretë gjithnjë derisa personi i
tretë të mos deklarojë se e pranon atë që është kontraktuar në dobi të tij.
2. Në qoftë se është kontraktuar se debitori do të përmbush atë për të cilën është detyruar në dobi të
personit të tretë vetëm pas vdekjes së kontraktuesit, ky mundet deri atëherë, madje edhe me
testamentin e tij, ta revokojë dobinë e kontraktuar për personin e tretë në qoftë se nga vetë kontrata
ose nga rrethanat nuk del diçka tjetër.
Neni 133
Prapësimet e debitorit ndaj të tretit
Debitori mund t`i paraqesë personit të tretë të gjitha prapësimet që i ka ndaj kontraktuesit në bazë të
kontratës me të cilën është kontraktuar përfitimi për të tretin.
Neni 134
Refuzimi i të tretit
Në qoftë se i treti e refuzon dobinë që është kontraktuar për te, apo nëse kontraktuesi e revokon, dobia
i takon kontraktuesit po qe se diçka tjetër nuk është kontraktuar ose nuk del nga vetë natyra e punës.
30
Neni 135
Premtimi i veprimit të personit të tretë
1. Premtimi i bërë tjetrit se i treti do të kryejë ose do të lëshojë që të kryejë diçka, të tretin nuk e
detyron, kurse premtuesi përgjigjet për dëmin që do të pësonte tjetri për shkak se i treti nuk donë të
detyrohet që ta kryejë ose të lëshojë që të mos e kryejë veprimin e caktuar.
2. Premtuesi nuk do të përgjigjet në qoftë se i ka premtuar tjetrit se vetëm do të angazhohet tek personi
i tretë që ky do të detyrohet që diçka të kryejë ose të lëshojë që të kryejë, kurse në këtë nuk ka pasur
sukses përkundër gjithë angazhimit të nevojshëm.
KREU 2
SHKAKTIMI I DËMIT
NËNKREU 1
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 136
Bazat e përgjegjësisë
1. Kush i shkakton tjetrit dëm ka për detyrë ta kompensojë, përveç nëse vërtetohet se dëmi është
shkaktuar pa fajin e tij.
2. Për dëmin nga sendet ose nga veprimtaritë, nga të cilat rrjedhë rreziku i shtuar i dëmit për rrethin
përgjigjet pavarësisht nga faji.
3. Për dëmin, pavarësisht nga faji mbahet përgjegjësia edhe në rastet tjera të parashikuara me ligj.
Neni 137
Dëmi
Dëmi është zvogëlimi i pasurisë së dikujt (dëm i zakonshëm) dhe pengimi i rritjes së saj (fitimi i
humbur), si dhe shkaktimi tjetrit i dhembjes fizike, vuajtjes psikike ose frikës (dëmi jo material).
Neni 138
Kërkesa për mënjanimin e rrezikut të dëmit
1. Kushdo mund të kërkojë prej tjetrit që të mënjanojë burimin e rrezikut të dëmit të rëndësishëm që i
kanoset atij ose numrit të pacaktuar njerëzish si dhe të përmbahet nga veprimtaritë nga të cilat rezulton
trazimi ose rreziku i dëmit në qoftë se lindja e trazimit ose e dëmit nuk mund të parandalohet me masa
përkatëse.
2. Gjykata do të urdhërojë sipas kërkesës së personit të interesuar që të ndërmerren masat përkatëse
për parandalimin e shkaktimit të dëmit ose të shqetësimit, ose të evitohet burimi i rrezikut, me
shpenzime të mbajtësit të burimit të rrezikut, në qoftë se ky vetë nuk e bën këtë.
3. Në qoftë se dëmi shkaktohet në ushtrimin e veprimtarisë me interes të përgjithshëm, për të cilën
është marrë leja e organit kompetent, mund të kërkohet vetëm shpërblimi i dëmit që i tejkalon kufijtë e
rëndomtë.
4. Mirëpo edhe në këtë rast mund të kërkohet ndërmarrja e masave shoqërisht të arsyeshme për
parandalimin e shkaktimit të dëmit apo për zvogëlimin e tij.
31
Neni 139
Kërkesa që të pushohet me shkeljen e të drejtave të personalitetit
1. Secili ka të drejtë të kërkojë nga gjykata ose nga organi tjetër kompetent të urdhërojë pushimin e
veprimit që e shkel integritetin e personalitetit të njeriut të jetës personale e familjare e të drejtave të
tjera të personalitetit të tij.
2. Gjykata, përkatësisht organi tjetër kompetent mund të urdhërojë që të pushojë veprimi nën
kërcënimin e pagimit të një shume të caktuar të hollash, të caktuara gjithsejtë ose në periudha të kohës
në dobi të të dëmtuarit.
NËNKREU 2
PËRGJEGJËSIA NË BAZË TË FAJËSISË
Neni 140
Ekzistimi i fajësisë
Fajësia ekziston kur dëmtuesi e ka shkaktuar dëmin me dashje ose nga pakujdesia.
Neni 141
Personat të cilët nuk janë përgjegjës
1. Personi i cili për shkak të sëmundjes psikike, të zhvillimit të metë mendor apo të shkaqeve të tjera
nuk është i aftë të gjykojë, nuk përgjigjet për dëmin e shkaktuar, përveç nëse provohet që dëmin e ka
shkaktuar në kohën kur ka qenë i aftë për të gjykuar.
2. Kush i shkakton dëm tjetrit në gjendje të paaftësisë së përkohshme për gjykim, është përgjegjës për
atë, përveç nëse provon se pa fajin e tij është sjellë në një gjendje të tillë.
3. Në qoftë se në këtë gjendje është sjellë me faj të dikujt, për dëmin do të përgjigjet ai që e ka sjellë në
gjendje të tillë.
Neni 142
Përgjegjësia e të miturit
1. I mituri deri në moshën shtatë vjeç nuk përgjigjet për dëmin të cilin e shkakton.
2. I mituri prej moshës shtatë (7) vjeçare, deri në moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, nuk përgjigjet
për dëmin e shkaktuar, përveç në qoftë se provohet se gjatë shkaktimit të dëmit ka qenë i aftë për të
gjykuar.
3. I mituri mbasi t`i ketë mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet përgjigjet sipas rregullave të përgjithshme
për përgjegjësinë për dëmin.
Neni 143
Mbrojtja e nevojshme, gjendja e nevojës, mënjanimi i dëmit nga tjetri
1. Kush në mbrojtje të nevojshme i shkakton dëm sulmuesit nuk e ka për detyrë ta shpërblejë dëmin,
përveç në rastin e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.
2. Në qoftë se dikush e shkakton dëmin në gjendje të nevojës ekstreme, i dëmtuari mund të kërkojë
shpërblim nga personi që është fajtor për shkaktimin e rrezikut të dëmit ose nga personat nga të cilët
është mënjanuar dëmi, por nga këta të fundit jo më tepër se sa kanë pasur përfitim nga kjo.
32
3. Kush pëson dëm duke mënjanuar prej tjetrit rrezikun e dëmit ka të drejtë të kërkojë prej tij
shpërblimin e atij dëmi të cilit i është ekspozuar me arsye.
Neni 144
Vetë ndihma e lejuar
1. Kush në rastin e vetë ndihmës së lejuar i shkakton dëm personit i cili e ka shkaktuar nevojën e vetë
ndihmës nuk ka për detyrë ta shpërblejë.
2. Me vetë ndihmë të lejuar nënkuptohet e drejta e çdo personi për të mënjanuar shkeljen e të drejtës
kur kanoset rreziku i drejtpërdrejtë, në qoftë se një mbrojtje e tillë është e domosdoshme dhe nëse
mënyra e mënjanimit të cenimi të së drejtës i përgjigjet rrethanave në të cilat shkaktohet rreziku.
Neni 145
Pëlqimi i të dëmtuarit
1. Kush në dëm të vet i lejon tjetrit ndërmarrjen e ndonjë veprimi, nuk mund të kërkojë prej tij
shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga ky veprim.
2. Është e pavlefshme deklarata e të dëmtuarit me të cilën e ka dhënë pëlqimin që t`i shkaktohet dëmi
me veprimin e ndaluar me ligj.
NËNKREU 3
PËRGJEGJËSIA PËR TJETRIN
Neni 146
Personat me sëmundje mendore dhe me të meta në zhvillimin mendor
1. Për dëmin të cilin e shkakton personi i cili për shkak të sëmundjes mendore ose të zhvillimit mendor
të metë ose të shkaqeve të tjera nuk është i aftë për të gjykuar, përgjigjet ai i cili në bazë të ligjit ose të
vendimit të organit kompetent ose të kontratës ka për detyrë të bëjë mbikëqyrjen e tij.
2. Ai mund të lirohet nga përgjegjësia në qoftë se provon se e ka kryer mbikëqyrjen për të cilën është i
detyruar, apo se dëmi do të shkaktohej edhe me kryerjen e kujdesshme të mbikëqyrjes.
Neni 147
Përgjegjësia e prindërve
1. Prindërit përgjigjen për dëmin që i shkakton tjetrit fëmija i tyre deri në moshën shtatë vjeçare,
pavarësisht nga faji i tij.
2. Ata lirohen nga përgjegjësia nëse ekzistojnë shkaqet për përjashtimin e përgjegjësisë sipas
rregullave për përgjegjësinë pavarësisht nga faji.
3. Ata nuk përgjigjen në qoftë se dëmi është shkaktuar gjersa fëmija i është besuar personit tjetër dhe
në qoftë se ky person është përgjegjës për dëmin.
4. Prindërit përgjigjen për dëmin që i shkakton tjetrit fëmija i mitur i tyre që ka mbushur moshën shtatë
vjeç, përveç nëse provojnë se dëmi është shkaktuar pa fajin e tyre.
Neni 148
Përgjegjësia solidare
Në qoftë se përveç prindërve përgjigjet për dëmin edhe fëmija, përgjegjësia e tyre është solidare.
33
Neni 149
Përgjegjësia e personit tjetër për të miturin
1. Për dëmin të cilin ia shkakton tjetrit i mituri derisa ndodhet nën mbikëqyrjen e kujdestarit, shkollës
ose institucionit tjetër, përgjigjet kujdestari, shkolla, përkatësisht institucioni tjetër, përveç nëse provojnë
se mbikëqyrjen e kanë kryer sipas mënyrës në të cilën kanë qenë të detyruar, apo se dëmi do të
shkaktohej edhe me kryerjen e kujdesshme të mbikëqyrjes.
2. Në qoftë se për dëmin përgjigjet edhe i mituri, përgjegjësia është solidare.
Neni 150
Përgjegjësia e veçantë e prindërve
1. Në qoftë se detyra e mbikëqyrjes mbi personin e mitur nuk bie mbi prindërit, por mbi ndonjë person
tjetër, i dëmtuari ka të drejtë të kërkojë shpërblimin nga prindërit kur dëmi është krijuar për shkak të
edukatës së keqe të të miturit, shembujve të këqij ose të shprehive familjare të cilat ia kanë dhënë
prindërit ose kur edhe ashtu dëmi mund t`i dedikohej fajit të prindërve.
2. Personi në të cilin në këtë rast bie përgjegjësi e mbikëqyrjes ka të drejtë të kërkojë nga prindërit që
t`ia shpërblejnë shumën e paguar, në qoftë se ai ia ka paguar shpërblimin dëmtuesit.
Neni 151
Përgjegjësia në bazë të drejtshmërisë
1. Në rast se shkaktohet dëmi, të cilën e ka shkaktuar personi, i cili për atë dëm nuk ka qenë
përgjegjës, ndërsa shpërblimi nuk mund të nxirret nga personi, i cili e ka pasur për detyrë të kryejë
mbikëqyrjen mbi te, gjykata mundet, kur këtë e kërkon drejtshmëria, e sidomos duke marrë parasysh
gjendjen materiale të dëmtuesit dhe të të dëmtuarit, ta gjykojë dëmtuesin që ta shpërblejë dëmin
tërësisht ose pjesërisht.
2. Në qoftë se dëmin e ka shkaktuar i mituri me aftësi për të gjykuar, i cili nuk është në gjendje ta
shpërblejë, gjykata mundet, kur këtë e kërkon drejtshmëria, e sidomos duke marrë parasysh gjendjen
materiale të prindërve dhe të dëmtuesit, t`i detyrojë prindërit ta shpërblejnë dëmin, tërësisht ose
pjesërisht.
NËNKREU 4
PËRGJEGJËSIA E PUNËDHËNËSIT PËR PUNËMARRËSIT
Neni 152
Përgjegjësia e punëdhënësit
1. Personi juridik ose fizik me të cilin punonjësi ka punuar në kohën e shkaktimit të dëmit është
përgjegjës për dëmin e shkaktuar ndaj personit të tretë nga punonjësi gjatë punës apo në lidhje me
punën, përveç nëse provohet se punonjësi ka vepruar ashtu siç ka qenë e nevojshme në rrethanat
konkrete.
2. Pala e dëmtuar ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit drejtpërdrejt nga punonjësi në rast se
dëmin e ka shkaktuar me dashje.
3. Secili person që dëmshpërblen palën e dëmtuar për dëmin e shkaktuar nga punonjësi me dashje apo
nga pakujdesia e rende ka të drejtë të kërkojë kthimin e shumës së paguar nga punonjësi.
4. Kjo e drejtë shuhet gjashtë (6) muaj pas ditës së pagesës së kompensimit.
34
5. Me dispozitën e paragrafit 1. të këtij neni nuk preket në rregullat e përgjegjësisë për dëmin e
shkaktuar nga sendet e rrezikshme ose nga veprimtaritë e rrezikshme.
Neni 153
Përgjegjësia e personit juridik për dëmin e shkaktuar nga organi i tij
1. Personi juridik përgjigjet për dëmin të cilin organi i tij ia shkakton personit të tretë gjatë ushtrimit ose
lidhur me ushtrimin e funksioneve të tij.
2. Në qoftë se për rastin e caktuar nuk është parashikuar ndryshe me ligj, personi juridik ka të drejtë në
shpërblim nga personi i cili e ka shkaktuar dëmin me dashje ose nga pakujdesia e rëndë.
3. Kjo e drejtë parashkruhet brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh nga dita e pagimit të shpërblimit të
dëmit.
NËNKREU 5
PËRGJEGJËSIA PËR DËMIN NGA SENDI I RREZIKSHËM OSE NGA VEPRIMTARIA E
RREZIKSHME
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 154
Prezumimi i kauzalitetit
Dëmi i shkaktuar lidhur me sendin e rrezikshëm, përkatësisht me veprimtarinë e rrezikshme
konsiderohet se rrjedh nga ky send, përkatësisht nga kjo veprimtari, përveç nëse provohet se ato nuk
kanë qenë shkak i dëmit.
Neni 155
Kush përgjigjet për dëmin
Për dëmin nga sendi i rrezikshëm përgjigjet zotëruesi i saj, kurse për dëmin nga veprimtaria e
rrezikshme përgjigjet personi që merret me të.
Neni 156
Marrja e kundërligjshme e sendit të rrezikshëm nga zotëruesi
Në qoftë se pronarit i është marre sendi i rrezikshëm në mënyrë të kundërligjshëm, për dëmin që rrjedh
nga kjo, nuk përgjigjet ai, por ai që ia ka marre sendin e rrezikshëm, në qoftë se pronari nuk është
përgjegjës për këtë.
Neni 157
Dorëzimi i sendit personit të tretë
1. Në vend të pronarit të sendit, dhe njësojë si ai, përgjigjet personi të cilit pronari ia ka besuar sendin
që të shërbehet me te, ose personi i cili përndryshe e ka për detyrë ta mbikëqyrë, ndërsa nuk ndodhet
në punë te ai.
2. Përveç tij do të përgjigjet edhe pronari i sendit, po qe se dëmi ka rrjedhë nga ndonjë e metë e
fshehur ose nga veçoria e fshehur e sendit për të cilën pronari nuk ia ka tërhequr vëmendjen.
3. Në këtë rast personi përgjegjës i cili ia ka paguar shpërblimin dëmtuesit ka të drejtë të kërkojë
shumën e plotë të saj nga pronari.
35
4. Pronari i sendit të rrezikshëm i cili ia ka besuar atë personit që nuk është i aftësuar apo nuk është i
autorizuar të manipulojë me atë, përgjigjet për dëmin që rrjedhë nga ky send.
Neni 158
Lirimi nga përgjegjësia
1. Zotëruesi lirohet nga përgjegjësia në rast se provohet se dëmi rrjedh nga ndonjë shkak që ka
ndodhur jashtë sendit dhe efekti i të cilit nuk ka mundur të parashihet, të mënjanohet ose të evitohet.
2. Zotëruesi i sendit lirohet nga përgjegjësia edhe në rast se provohet se dëmi është shkaktuar vetëm
nga veprimi i palës së dëmtuar ose i personit të tretë gjë të cilën ai nuk ka mundur të parashihte dhe
pasojat e të cilit nuk ka mundur t’i shmangë ose t'i mënjanoje.
3. Zotëruesi lirohet nga përgjegjësia pjesërisht në rast se pala e dëmtuar pjesërisht ka kontribuar në
shkaktimin e dëmit.
4. Në rast se në shkaktimin e dëmit ka kontribuar pjesërisht personi i tretë, ky person i përgjigjet palës
së dëmtuar solidarisht bashkë me zotëruesin e sendit.
5. Personi që e ndihmon zotëruesin në përdorimin e sendit nuk konsiderohet si person i tretë.
II. PËRGJEGJËSIA PËR MJETET MOTORIKE (AUTOMJETET)
Neni 159
Përgjegjësia në rast aksidenti të shkaktuar nga mjetet motorike në lëvizje
1. Në rast aksidenti të shkaktuar nga mjeti motorik në lëvizje që është shkaktuar vetëm për faj të një
zotëruesi zbatohen rregullat për përgjegjësinë në bazë të fajit.
2. Në qoftë se ekziston faji i dyanshëm, secili zotëruesi i mjetit motorik përgjigjet për dëmin e
tërësishëm që e kanë pësuar ata përpjesëtimisht me shkallën e fajit të tyre.
3. Në qoftë se nuk ka fajësi në asnjërën anë, zotëruesi i mjetit motorik përgjigjet në pjesë të barabarta,
në qoftë se rregullat e drejtshmërisë nuk kërkojnë diç tjetër.
4. Për dëmin që e pësojnë personat e tretë zotëruesit e mjeteve motorike përgjigjen solidarisht.
III. PËRGJEGJËSIA PËR TË METAT E PRODUKTEVE
Neni 160
Përgjegjësia e prodhuesit për të metat e sendit
1. Kush vë në qarkullim ndonjë send të cilin e ka prodhuar e që për shkak të ndonjë të mete për të cilën
ai nuk ka ditur qe përbën rrezik dëmi për personat ose për sendet përgjigjet për dëmin që do të krijohej
për shkak të kësaj të mete.
2. Prodhuesi përgjigjet edhe për cilësitë e rrezikshme të sendeve në qoftë se nuk ka ndërmarrë çdo gjë
që nevojitet për dëmin të cilin ka mundur ta parashihte ta parandalojë me anë të paralajmërimit në
ambalazh të sigurt ose me ndonjë masë tjetër përkatëse.
36
NËNKREU 6
RASTET E VEÇANTA TË PËRGJEGJËSISË
Neni 161
Përgjegjësia për shkak të akteve terroriste, demonstratave ose manifestimeve publike
Shteti ose personi që është dashur të parandalojë këtë sipas dispozitave në fuqi, është përgjegjës për
dëmin e shkaktuar nga vdekja ose lëndimi fizik si rezultat i akteve të terrorizmit ose gjatë
demonstratave dhe manifestimeve publike.
Neni 162
Përgjegjësia e organizatorëve të manifestimeve
Organizatori i tubimit të një numri të madh njerëzish në ambiente të mbyllura apo të hapura përgjigjet
për dëmin e krijuar me vdekjen ose me lëndimin trupor që pëson dikush për shkak të rrethanave të
jashtëzakonshme që mund të krijohen në situatat e tilla siç janë lëkundja e masës, çrregullimet e
përgjithshme.
Neni 163
Përgjegjësia për zotëruesin e kafshës
1. Zotëruesi i kafshës së rrezikshme është përgjegjës për dëmin e shkaktuar prej saj.
2. Zotëruesi i kafshës shtëpiake është përgjegjës për dëmin e shkaktuar prej saj, përveç nëse provohet
se zotëruesi ka treguar kujdesin dhe mbikëqyrjen e nevojshme.
Neni 164
Përgjegjësia e zotëruesit të ndërtesës
Zotëruesi i ndërtesës ose i hapësirës nga e cila ka rënë objekti, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar
në rast se një objekt i vendosur në mënyrë të rrezikshme ose objekti i hedhur bie nga ndërtesa.
Neni 165
Përgjegjësia për shembjen e ndërtimit
Zotëruesi i ndërtimit është përgjegjës për dëmin e shkaktuar në rast se pjesë të një ndërtimi shemben
ose rrëzohen, përveç nëse provohet se ngjarja nuk ka qenë rezultat i cilësisë së papërshtatshme të
ndërtimit dhe se zotëruesi ka bërë çdo gjë për të shmangur rrezikun.
Neni 166
Përgjegjësia për shkak të refuzimit të dhënies së ndihmës së domosdoshme
1. Kush pa pasur rrezik për vete e refuzon dhënien e ndihmës personit, jeta ose shëndeti i të cilit janë
rrezikuar haptazi, përgjigjet për dëmin që është shkaktuar nga kjo, në qoftë se ai këtë dëm sipas
rrethanave të rastit është dashur ta parashikonte.
2. Në qoftë se e kërkon drejtshmëria, gjykata mund ta ketë parasysh masën e shpërblimit te dëmit.
Neni 167
Përgjegjësia lidhur me detyrimin e lidhjes së kontratës
Personi i cili sipas ligjit është i detyruar të lidhë ndonjë kontratë, ka për detyrë ta shpërblejë dëmin, në
qoftë se me kërkesë të personit të interesuar nuk e lidhë këtë kontratë pa vonesë.
37
Neni 168
Përgjegjësia lidhur me ushtrimin e punëve me interes të përgjithshëm
Organizatat që ushtrojnë veprimtari komunale ose ndonjë veprimtari tjetër të ngjashme me interes
publik përgjigjen për dëmin në qoftë se pa shkak të arsyeshëm ndërprejnë ose kryejnë jo me rregull
shërbimin.
NËNKREU 7
SHPËRBLIMI I DËMIT
I. SHPËRBLIMI I DËMIT MATERIAL
Neni 169
Rivendosja e gjendjes së mëparshme dhe shpërblimi në të holla
1. Personi përgjegjës ka për detyrë ta rivendosë gjendjen e cila ka qenë para se të shkaktohet dëmi.
2. Në qoftë se rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk e mënjanon plotësisht dëmin, personi
përgjegjës ka për detyrë që për pjesën tjetër të dëmit të japë shpërblimin në të holla.
3. Kur rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk është e mundur, apo kur gjykata konsideron se nuk
është e domosdoshme që këtë ta bëjë personi përgjegjës, gjykata do të caktojë që ai t`ia paguajë të
dëmtuarit shumën përkatëse në të holla në emër të shpërblimit të dëmit.
4. Gjykata do t`i gjykojë të dëmtuarit shpërblimin në të holla kur ai këtë e kërkon, me përjashtim kur
rrethanat e rastit konkret e arsyetojnë rivendosjen e gjendjes së mëparshme.
Neni 170
Kur arrin për pagesë detyrimi i shpërblimit
Detyrimi i shpërblimit të dëmit konsiderohet se ka arritur, për pagesë që nga momenti i shkaktimit të
dëmit.
Neni 171
Shpërblimi në rast të shkatërrimit të sendeve të marruara në mënyrë të palejueshme
Pronarit të sendit të marrur në mënyrë të palejueshme i takon e drejta për shpërblimin e dëmit edhe kur
sendi është shkatërruar për shkak të fuqisë madhore.
Neni 172
Shpërblimi në formë të rentës në të holla
1. Në rast të vdekjes, të lëndimit trupor ose të dëmtimit të shëndetit, shpërblimi caktohet, sipas
rregullës, në formë të rentës në të holla, për gjithë jetën ose për një kohë të caktuar.
2. Renta në të holla e gjykuar në emër të shpërblimit të dëmit paguhet për çdo muaj përpara, në qoftë
se gjykata nuk cakton diç tjetër.
3. Kreditori ka të drejtë të kërkojë sigurim të nevojshëm për pagimin e rentës, përveç nëse kjo sipas
rrethanave të rastit nuk do të ishte e arsyeshme.
38
4. Në qoftë se debitori nuk e jep sigurimin të cilin e cakton gjykata, kreditori ka të drejtë të kërkojë që në
vend të rentës t`i paguhet një shumë e përgjithshme, lartësia e të cilit do të caktohet sipas lartësisë së
rentës dhe kohëzgjatjes së mundshme të jetës së kreditorit, me zbritje të kamatave përkatëse.
5. Për shkaqe serioze kreditori mundet edhe në raste të tjera të kërkojë menjëherë ose më vonë, që në
vend të rentës t`i paguhet një shumë e përgjithshme.
II. VËLLIMI I SHPËRBLIMIT TË DËMIT MATERIAL
Neni 173
Dëmi i real dhe fitimi i humbur
1. I dëmtuari ka të drejtë si për shpërblimin e dëmit të rëndomtë, ashtu edhe për shpërblimin e fitimit të
humbur.
2. Lartësia e shpërblimit të dëmit caktohet sipas çmimeve në kohën e nxjerrjes së vendimit gjyqësor,
përveç nëse me ligj parashihet diçka tjetër.
3. Gjatë vlerësimit të lartësisë së fitimit të humbur merret në konsiderim fitimi që ka mundur të pritej në
mënyrë të bazuar sipas rrjedhjes së rregullt të gjërave ose sipas rrethanave të veçanta, e realizimi i të
cilit është penguar nga veprimi i dëmtuesit ose nga lëshimi që të ndërmerr veprimin.
4. Kur sendi është shkatërruar ose dëmtuar me vepër penale të kryer me dashje, gjykata mund të
caktojë lartësinë e shpërblimit sipas vlerave që ka pasur sendi për të dëmtuarin.
Neni 174
Shpërblimi i plotë
Gjykata, duke marrë parasysh edhe rrethanat që janë shkaktuar pas shkaktimit të dëmit, do të gjykojë
shpërblimin në një shumë e cila është e nevojshme që gjendja materiale e të dëmtuarit të sillet në atë
gjendje në të cilën do të kishte qenë po të mos kishte veprim dëmtues ose mosveprim.
Neni 175
Zvogëlimi i shpërblimit
1. Gjykata mundet, duke pasur kujdes për gjendjen materiale të të dëmtuarit, ta gjykojë personin
përgjegjës ta paguajë shpërblimin më të vogël nga shuma e dëmit, në qoftë se dëmi nuk është
shkaktuar as me dashje e as nga pakujdesia rende, ndërsa personi përgjegjës është në gjendje të
rende materiale, kështu që pagimi i shumës së plotë do ta sjellte në skamje.
2. Në qoftë se dëmtuesi ka shkaktuar dëm duke punuar diç për dobi të të dëmtuarit, gjykata mund të
caktojë shpërblim më të vogël, duke pasur parasysh kujdesin që tregon dëmtuesi në punët vetjake.
Neni 176
Përgjegjësia e ndarë
1. I dëmtuari i cili ka kontribuar që dëmi të krijohet ose të jetë më i madh se sa përndryshe do të ishte,
ka të drejtë vetëm në shpërblimin përpjesëtimisht të pakësuar.
2. Për paragrafin paraprak vihen përshtatshmërisht në zbatim dispozitat për përgjegjësinë për
përfaqësuesin ligjor dhe ndihmësin.
3. Kur është e pamundur të vërtetohet se cila pjesë e dëmit rezulton nga veprimi i të dëmtuarit, gjykata
do të gjykojë shpërblimin duke pasur parasysh rrethanat e rastit.
39
4. Dëmtuesi dhe i dëmtuari mbajnë barrën e provës për kontributin e atij tjetrit në shkaktimin dhe për
kauzalitetin e këtij kontributi për dëmin dhe lartësinë e tij.
III. RREGULLAT PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT MATERIAL NË RAST VDEKJEJE, LËNDIMIT
TRUPOR DHE DËMTIM TË SHËNDETIT
Neni 177
Humbja e fitimit dhe shpenzimet e mjekimit dhe të varrosjes
1. Kush shkakton vdekjen e ndokujt ka për detyrë që t`i shpërblejë shpenzimet e zakonshme të varrimit
të tij.
2. Ai ka për detyrë të shpërblejë edhe shpenzimet e mjekimit të tij nga lëndimet e marrura dhe
shpenzimet e tjera të nevojshme lidhur me mjekimin dhe fitimin e humbur për shkak të paaftësisë për
punë.
Neni 178
E drejta e personit të cilin e ka ushqyer i vdekuri
1. Personi, të cilin e ka ushqyer ose e ka ndihmuar rregullisht personi që i është shkaktuar vdekja si
dhe ai që sipas ligjit ka pasur të drejtë të kërkojë ushqim nga personi, të cilit i është shkaktuar vdekja ka
të drejtë të shpërblimit të dëmit që pëson nga humbja e ushqimit ose e ndihmës.
2. Ky dëm shpërblehet me pagimin e rentës në të holla, shuma e së cilës caktohet duke marrë
parasysh të gjitha rrethanat e rastit, e që nuk mund të jetë më e madhe nga ajo që do të fitonte i
dëmtuari nga personi të cilit i është shkaktuar vdekja po të mbetej gjallë.
Neni 179
Shpërblimi i dëmit në rast të lëndimit trupor ose të dëmtimit të shëndetit
1. Kush i shkakton tjetrit lëndim trupor ose ia dëmton shëndetin ka për detyrë të shpërblejë shpenzimet
rreth mjekimit dhe shpenzimet tjera të nevojshme lidhur me ketë, si dhe fitimin e humbur për shkak të
paaftësisë për punë gjatë kohës së mjekimit.
2. Në qoftë se i lënduari për shkak të paaftësisë së plotë ose të pjesshme për punë e humb fitimin, ose
nevojat janë shtuar vazhdimisht, ose mundësitë e zhvillimit dhe të përparimit të tij të mëtejshëm janë
zhdukur ose janë pakësuar, personi përgjegjës ka për detyrë t`i paguajë të lënduarit rentën e caktuar
në të holla, si shpërblim për këtë dëm.
Neni 180
Ndryshimi i shpërblimit të gjykuar
Gjykata mundet me kërkesë të të dëmtuarit, që për të ardhmen ta rritë rentën, por mundet me kërkesë
të dëmtuesit ta zvogëlojë ose ta heq, në qoftë se kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme
rrethanat të cilat gjykata i ka pasur parasysh me rastin e nxjerrjes së vendimit të mëparshëm.
Neni 181
Mosbartja e të drejtave
1. E drejta e shpërblimit të dëmit në formë rente në të holla në rast të vdekjes së personit të afërt ose të
lëndimit trupor ose të shkatërrimit të shëndetit nuk mund t`i bartet personit tjetër.
2. Shumat e shpërblimit, të cilat kanë arritur munden t`i barten tjetrit, në qoftë se lartësia e shpërblimit
është caktuar me marrëveshje të shkruar të palëve ose me aktgjykim të formës së prerë.
40
IV. SHPËRBLIMI I DËMIT JOMATERIAL
Neni 182
Shpallja e aktgjykimit ose ndreqja e gabimit
Në rast të cenimit të së drejtës së personalitetit gjykata mund të urdhërojë shpalljen e aktgjykimit,
përkatësisht të përmirësimit me shpenzim të dëmtuesit, ose të urdhërojë që dëmtuesi ta tërheqë
deklaratën me të cilën është bërë shkelja, ose diç tjetër me të cilën gjë mund të realizohet qëllimi që
arrihet me shpërblim.
Neni 183
Shpërblimi në të holla
1. Për dhembjet e pësuara fizike, për dhembjet e pësuara shpirtërore për shkak të zvogëlimit të
aktivitetit jetësor, të shëmtimit, të cenimit të autoritetit, të nderit, të lirive ose të të drejtave të
personalitetit, të vdekjes së personit të afërm, si dhe frikës, gjykata, po të konstatojë se rrethanat e
rastit sidomos intensiteti i dhembjeve dhe i frikës dhe zgjatja e tyre e arsyetojnë këtë, do të gjykojë
shpërblimin e drejtë në të holla, pavarësisht nga shpërblimi i dëmit material si dhe nga mungesa e
dëmit material.
2. Me rastin e vendosjes për kërkesën për shpërblimin e dëmit jo material, si dhe për lartësinë e
shpërblimit të tij, gjykata do të kujdeset për rëndësinë e cenimit të së mirës dhe të qëllimit të cilit i
shërben ky shpërblim, por edhe për atë, se me te mos të favorizohen synimet që nuk janë në pajtim me
natyrën e saj dhe me qëllimin shoqëror.
Neni 184
Personat që kanë të drejtë shpërblimi në të holla në rast vdekjeje ose invaliditeti të rëndë
1. Në rast vdekjeje të ndonjë personi, gjykata mund t`ua caktojë anëtarëve të familjes së tij të ngushtë
(bashkëshortit, fëmijët dhe prindërit) shpërblim të drejtë në të holla për dhembjen e tyre shpirtërore.
2. Ky shpërblim mund t`u caktohet edhe vëllezërve dhe motrave në qoftë se ndërmjet tyre dhe personit
të vdekur ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme.
3. Në rast të invaliditetit tejet të rëndë ose shëmtimit në shkallë të lartë të ndonjë personi, gjykata mund
tu caktojë bashkëshortit, fëmijëve dhe prindërve shpërblim të drejtë në të holla për dhembjet e tyre
shpirtërore.
4. Shpërblimi nga paragrafi 1. dhe 3. i këtij neni mund t`i caktohet edhe bashkëshortit jashtë martesor
në qoftë se ndërmjet tij dhe të vdekurit, përkatësisht të lënduarit ka ekzistuar bashkëjetesa e
vazhdueshme.
Neni 185
Shpërblimi në të holla në raste të veçanta (Cenimi i dinjitetit)
E drejta e shpërblimit të dëmit në të holla për shkak të dhembjeve shpirtërore të pësuara i takon
personit, i cili me anë të mashtrimit, dhunës ose të shpërdorimit të ndonjë raporti nënshtrimi ose
varësie, është shtytur në marrëdhënie të dënueshme seksuale ose në veprim të dënueshëm seksual të
panatyrshëm, si dhe personi ndaj të cilit është kryer ndonjë vepër tjetër penale kundër dinjitetit të
personalitetit dhe moralit.
Neni 186
Shpërblimi i dëmit të ardhshëm
Gjykata, me kërkesën e të dëmtuarit, do të caktojë shpërblimin edhe për dëmin e ardhshëm jo material
në qoftë se sipas rrjedhës së rregullt është e sigurt së ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
41
Neni 187
Shpërblimi në të holla për personin juridik
Gjykata i jep shpërblim të drejtë në të holla personit juridik për denigrim të reputacionit ose emrit të
mirë, pavarësisht dëmshpërblimit të dëmit material, në rast se gjen se rrethanat e arsyetojnë këtë, qoftë
edhe nëse nuk ka dëm material.
Neni 188
Trashëgimi dhe cedimi i kërkesës së shpërblimit të dëmit jo material
1. Kërkesa e shpërblimit të dëmit jo material i kalon trashëgimtarit vetëm në qoftë se është caktuar me
aktgjykim të formës së prerë ose me marrëveshje me shkrim.
2. Nën kushte të njëjta kjo kërkesë mund të jetë objekt cedimi, kompensimi dhe i përmbarimit të
dhunshëm.
Neni 189
Përgjegjësia e ndarë dhe zvogëlimi i shpërblimit
Dispozitat për përgjegjësinë e ndarë dhe për zvogëlimin e shpërblimit që vlejnë për dëmin material
përshtatshmërisht zbatohen edhe për dëmin jomaterial.
NËNKREU 8
PËRGJEGJËSIA E DISA PERSONAVE PËR TË NJËJTIN DËM
Neni 190
Përgjegjësia solidare
1. Për dëmin të cilin disa persona e kanë shkaktuar bashkërisht, përgjigjen të gjithë pjesëmarrësit
solidarisht.
2. Nxitësi dhe ndihmësi, si dhe ai që ka ndihmuar që personat përgjegjës të mos zbulohen, përgjigjen
solidarisht me këta.
3. Përgjigjen solidarisht për dëmin e shkaktuar edhe personat që e kanë shkaktuar duke punuar
pavarësisht njeri nga tjetri, në qoftë se nuk mund të vërtetohen pjesët e tyre në dëmin e shkaktuar.
4. Kur nuk ka dyshim se dëmin e ka shkaktuar ndonjë nga dy ose nga më tepër persona të caktuar, të
cilët në ndonjë mënyrë janë të ndërlidhur midis tyre, ndërsa nuk mund të përcaktohet se cili prej tyre e
ka shkaktuar dëmin, këta persona përgjigjen solidarisht.
Neni 191
Përgjegjësia solidare e porositësit dhe e kryesit të punëve
Porositësi dhe kryerësi i punëve në paluajtshmëri përgjigjen solidarisht ndaj personit të tretë për dëmin
që i krijohet këtij lidhur me kryerjen e këtyre punëve.
Neni 192
Regresi i paguesit
1. Debitori solidar i cili paguan më tepër se sa është shuma e pjesës së tij në dëmin e e shkaktuar,
mund të kërkojë prej secilit nga debitorët e tjerë që t`ia shpërblejnë atë që ka paguar për te.
42
2. Lartësinë e pjesës të secilit debitor veç e veç e cakton gjykata, duke marrë parasysh peshën e
fajësisë së tij dhe peshën e pasojave që kanë dalur nga veprimi i tij.
3. Në qoftë se pjesët e debitorëve nuk mund të vërtetohen, secili ngarkohet me pjesë të barabartë,
përveç nëse drejtshmëria kërkon që në rastin konkret të vendoset ndryshe.
NËNKREU 9
E DREJTA E TË DËMTUARIT PAS PARASHKRIMIT TË SË DREJTËS PËR TË KËRKUAR
SHPËRBLIMIN
Neni 193
E drejta e të dëmtuarit pas parashkrimit të së drejtës për të kërkuar shpërblimin
Pas parashkrimit të së drejtës për të kërkuar shpërblimin e dëmit i dëmtuari mund të kërkojë nga
personi përgjegjës, sipas rregullave që vlejnë në rastin e pasurimit të pa bazë, që t`i cedojë atë që ka
marrë nga veprimi me të cilin është shkaktuar dëmi.
KREU 3
PASURIMI PA BAZË
NËNKREU 1
RREGULLAT E PËRGJITHSHME
Neni 194
Rregullat e përgjithshme
1. Secili person që pasurohet pa bazë ligjore në dëm të një tjetrit, është i detyruar të kthejë atë që ka
marrë nga tjetri, ose ndryshe të kompensojë vlerën e fitimit të arritur.
2. Fjala pasurim po ashtu përfshinë përvetësimin e fitimit përmes shërbimeve.
3. Detyrimi për kthim ose kompensim po ashtu lind edhe nëse një person pranon diçka në lidhje me një
bazë që nuk është realizuar ose më pas zhduket.
NËNKREU 2
RREGULLAT E KTHIMIT
Neni 195
Kur nuk mund të kërkohet kthimi
Kush kryen pagesën duke ditur se nuk e ka për detyrë ta paguajë nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin,
përveç nëse e ka rezervuar të drejtën e kërkimit të kthimit, apo në qoftë se e ka paguar për t'iu
shmangur dhunës.
Neni 196
Zbatimi i një detyrimi natyror ose i ndonjë detyre morale
Nuk mund të kërkohet kthimi i asaj që është dhënë ose është bërë për përmbushjen e çfarëdo lloji
detyrimi natyror ose detyre morale.
43
Neni 197
Vëllimi i kthimit
Kur kthehet ajo që është fituar pa bazë, duhet të kthehen frutet dhe të paguhet kamatëvonesa, e
pikërisht, në qoftë se fituesi është i pandërgjegjshëm, që nga dita e fitimit, e për ndryshe që nga dita e
paraqitjes së kërkesës.
Neni 198
Kompensimi i shpenzimeve
Fituesi ka të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të domosdoshme dhe të dobishme por në qoftë se
ka qenë i pandërgjegjshëm, kompensimi për shpenzimet e dobishme i takon vetëm deri në shumën që
përbën shtimin e vlerës në momentin e kthimit.
Neni 199
Kur mund të mbahet ajo që është marrë
1. Nuk mund të kërkohet kthimi i shumave të kompensuara pa bazë në emër të shpërblimit të dëmit për
shkak të lëndimit fizik, dëmtimit të shëndetit ose të vdekjes, në rast se pagesa i është bërë marrësit që
ka vepruar në mirëbesim.
2. Si shumë e paguar pa bazë llogaritet edhe pagesa mbi bazën e një vendimi gjyqësor që më vonë
është ndryshuar ose prishur.
Neni 200
Përdorimi i sendit në dobi të tjetrit
Në qoftë se dikush e ka përdorur sendin e vet apo të tjetrit në dobi të tretit, kurse nuk ka kushte për
aplikimin e rregullave mbi gjerimin e punëve te huaja pa porosi, i treti ka për detyrë ta kthejë sendin,
respektivisht, po qe se kjo s'është e mundur, t'ia shpërblej vlerën e sendit.
Neni 201
Shpenzimi për tjetrin
Kush kryen për tjetrin ndonjë shpenzim ose diçka tjetër që ky e ka pasur për detyrë në bazë të ligjit ta
bëjë, ka të drejtë të kërkojë shpërblim prej tij.
Neni 202
Përdorimi i sendit të huaj në dobi të vet
Kur dikush e ka përdorur sendin e huaj për dobi të vet, zotëruesi mund të kërkojë pavarësisht nga e
drejta e shpërblimit të dëmit ose në mungesë të kësaj, që ky t'ia shpërblej përfitimin që ka pasur nga
përdorimi.
KREU 4
GJERIMI I PUNËVE TË HUAJA PA POROSI
NËNKREU 1
RREGULLA TË PËRGJITHSHME
Neni 203
Përkufizimi dhe kushtet
Një punë e huaj mund të kryhet pa porosi vetëm në qoftë se puna nuk duron shtyrje dhe mund të
shkaktohet dëmi ose humbet qartazi një dobi.
44
NËNKREU 2
DETYRAT DHE TË DREJTAT E KRYESIT TE PUNËVE TË HUAJA PA POROSI
Neni 204
Detyrat e kryesit të punëve të huaja pa porosi
1. Kryesi i punëve të huaja pa porosi ka për detyrë ta njoftojë të zotin e punës për veprimin e tij sa ma
parë që është e mundur dhe po ashtu ta njoftojë se do ta vazhdojë punën e filluar, në qoftë se për ketë
ka mundësi të arsyeshme, derisa i zoti i punës të mos mund ta marrë përsipër kujdesin për te.
2. Pas mbarimit të punës, kryesi i punëve të huaja pa porosi ka për detyrë të japë llogari dhe t`ia bartë
atij gjithë atë, çka ka fituar nga kryerja e punës.
3. Në qoftë se me ligj nuk është përcaktuar diçka tjetër, kryesi i punëve të huaja pa porosi ka detyrime
të urdhër marrësit.
Neni 205
Kujdesi i duhur dhe përgjegjësia
1. Gjatë kryerjes të punës së huaj kryesi i punëve të huaja pa porosi ka për detyrë të udhëhiqet nga
qëllimet faktike ose të supozuara të të zotit të punës.
2. Ai ka për detyrë të veprojë me kujdesin e ekonomistit të mirë, përkatësisht të shtëpiakut të mirë.
3. Gjykata mundet duke marrë parasysh rrethanat në të cilat dikush e ka filluar punën e huaj pa qenë i
thirrur, të zvogëlojë përgjegjësinë e tij ose ta lirojë fare nga përgjegjësia për pakujdesinë.
4. Për përgjegjësinë e kryesit te punëve të huajat pa porosi, i cili është i paaftë si për të vepruar vlejnë
dispozitat për përgjegjësinë e tij kontraktuese dhe jashtë kontraktuese.
Neni 206
Të drejtat e punë drejtuesit pa porosi
1. Kryesi i punëve të huaja pa porosi që ka vepruar në tërësi siç duhet dhe ka punuar ashtu siç kanë
kërkuar rrethanat, ka të drejtë të kërkojë nga i zoti i punës të lirohet nga të gjitha detyrimet që i ka marrë
përsipër për shkak të kësaj pune, të marrë mbi vete të gjitha detyrimet që i ka lidhur në emër të tij, të
shpërblehet për të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe të dobishme, edhe në qoftë se rezultati i
pritur nuk është arritur.
2. Kryesit të punëve të huaja i takon edhe shpërblimi adekuat për mundin, në qoftë se e ka evituar
dëmin nga i zoti i punës, ose në qoftë se ia ka siguruar përfitimin që në tërësi i përgjigjet qëllimeve dhe
nevojave të tij.
Neni 207
Kryerja e punëve të huaja me qëllim që t`i ndihmohet tjetrit
Kush kryen punët e huaja me qëllim që t`i ndihmojë tjetrit, e nuk janë plotësuar kushtet për punë drejtim
pa porosi, i takon e drejta e shpërblimit të shpenzimeve të bëra, por më së shumti deri në lartësinë e
përfitimit që e ka realizuar tjetri.
Neni 208
Marrja me vete e shtesave
Çdo punë drejtues pa porosi ka të drejtë t`i marrë me vete sendet me të cilat e ka shtuar pasurinë e
huaj, e për të cilat shpenzimet e bëra nuk i shpërblehen, në qoftë se këto mund të ndahen pa u
45
dëmtuar sendi të cilit i janë shtuar, por personi në punën e të cilit ka ndërhyrë, mundet t’i mbajë këto
shtesa po qe se ia shpërblen vlerën e tyre të tashme.
NËNKREU 3
KRYERJA E PUNËVE TË HUAJA PËRKUNDËR NDALESËS
Neni 209
Përgjegjësia e kryesit të punëve të huaja
1. Kush e kryen punën e huaj përkundër ndalesës së zotit të punës, e për ndalesën ishte në dijeni ose
duhej të ishte në dijeni, nuk i ka të drejtat që i takojnë kryesit të punëve të huaja pa porosi.
2. Ai përgjigjet për dëmin që e ka shkaktuar duke ndërhyrë në punët e huaja, edhe atëherë kur deri te
kjo ka ardhur pa fajin e tij.
3. Kur ndalesa e kryerjes të punës është në kundërshtim me ligjin ose me moralin, e sidomos në qoftë
se dikush ka ndaluar që tjetri ta përmbush ndonjë detyrim të tij ligjor që nuk duron shtyrje, vlejnë
rregullat e përgjithshme për gjerimin e punëve të huaja pa porosi.
NËNKREU 4
GJERIMI I PADREJTË
Neni 210
Gjerimi i paautorizuar për llogari personale
1. Kush e kryen punën e huaj me qëllim që për vete t`i mbajë përfitimet e arritura, edhe pse e di se
puna është e huaj, ka për detyrë që me kërkesë të zotit të punës të japë llogari si punë drejtues pa
porosi dhe t`ia dorëzojë të gjitha përfitimet e arritura.
2. I zoti i punës mund të kërkojë kthimin në gjendje të mëparshme si dhe shpërblimin e dëmit.
NËNKREU 5
APROVIMI
Neni 211
Aprovimi i të zotit të punës
Në qoftë së i zoti i punës, e aprovon më vonë punën që është kryer, kryesi i punëve të huaja pa porosi
konsiderohet si urdhër marrësi i cili ka punuar që nga fillimi me porosi të të zotit të punës.
46
KREU 5
SHPREHJA E NJËANSHME E VULLNETIT
NËNKREU 1
PREMTIMI PUBLIK I SHPËRBLIMIT
Neni 212
Premtimi obligues
1. Premtimi i shpërblimit i bërë me anë të shpalljes publike për atë që kryen një veprim të caktuar,
arrinë ndonjë sukses, gjendet në situatë të caktuar ose në qoftë se premtimi është bërë në ndonjë
kusht tjetër, e detyron premtuesin që të përmbushë premtimin.
2. Premtuesi i shpërblimit ose i çfarëdo gare shpërblyese ka për detyrë të caktojë afatin e garës, e në
qoftë se nuk e cakton , kush do që dëshiron të marrë pjesë në garë ka të drejtë të kërkojë që gjykata ta
caktojë afatin përkatës.
Neni 213
Revokimi i premtimit
1. Premtimi mund të revokohet ashtu siç është bërë, si dhe me anë të komunikimit personal, por ai i cili
e ka kryer veprimin e nuk ishte në dijeni e as që duhej të ishte në dijeni se premtimi i shpërblimit është
revokuar ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e premtuar, ndërsa ai i cili deri në revokim ka bërë
shpenzime të nevojshme për të kryer veprimet e caktuara në shpalljen publike ka të drejtë të marrë
shpërblimin e tyre me përjashtim të rastit kur premtuesi provon se ato janë bërë pa nevojë.
2. Premtimi i shpërblimit nuk mund të revokohet, në qoftë se me shpallje është caktuar afati për
kryerjen e veprimit përkatësisht për njoftimin për rezultatet e arritura ose për realizimin e situatës së
caktuar.
Neni 214
E drejta në shpërblim
1. Të drejtë në shpërblim ka ai, i cili i pari e kryen veprimin për të cilin është premtuar shpërblimi.
2. Në qoftë se disa persona e kanë kryer veprimin njëkohësisht, secilit i takon pjesa e barabartë e
shpërblimit, në qoftë se drejtshmëria nuk kërkon ndonjë ndarje tjetër.
Neni 215
Rasti i konkursit
1. Për ndarjen e shpërblimit në rastin e konkursit vendos organizatori i konkursit ose një apo disa
persona të caktuar prej tij.
2. Në qoftë se në kushtet e konkursit ose në disa dispozita të përgjithshme që vlejnë për konkurs të
caktuar, janë caktuar rregullat sipas të cilave shpërblimi duhet të ndahet, secili pjesëmarrës në konkurs
ka të drejtë të kërkojë anulimin e vendimit për ndarjen e shpërblimit në qoftë se shpërblimi nuk është
ndarë në pajtim me këto rregulla.
3. Pronësinë ose ndonjë të drejtë tjetër për veprimin ose punën e kryer me konkurs e fiton organizatori i
konkursit vetëm ne qoftë se kjo është theksuar në shpalljen e konkursit.
47
Neni 216
Shuarja e detyrimit
Detyrimi i premtuesit të shpërblimit shuhet në qoftë se askush nuk ia komunikon brenda afatit të caktuar
në shpallje se e ka kryer veprimin apo se ka arritur sukses apo se në përgjegjësi i ka plotësuar kushtet
e parashtruara në shpalljen publike dhe në qoftë se afati nuk është caktuar, atëherë pas një (1) viti nga
dita e shpalljes së bërë.
NËNKREU 2
LETRAT ME VLERË
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 217
Përkufizimi
1. Letra me vlerë është dokument me shkrim me të cilin emetuesi (lëshuesi) i saj detyrohet se do ta
përmbushë detyrimin e shkruar në këtë dokument poseduesit të saj të ligjshëm.
2. Një shënim i shkruar në një mjet tjetër konsiderohet letër me vlerë në rast se kështu është përcaktuar
nga një akt i veçantë ligjor.
Neni 218
Elementet thelbësore
1. Letra me vlerë duhet detyrimisht të përmbajë këto elemente thelbësore:
1.1. emërtimin e llojit të letrës me vlerë;
1.2. firmën, përkatësisht emërtimin dhe selinë, përkatësisht emrin dhe vendbanimin e lëshuesit
të letrës me vlerë;
1.3. firmën, respektivisht, emërtimin ose emrin e personit me urdhër të së cilit është dhënë letra
me vlerë ose emërtimin se letra me vlerë i është e pagueshme prurësit;
1.4. detyrimin e shënuar saktë te lëshuesit të letrës me vlerë;
1.5. vendin dhe datën e lëshimit të letrës me vlerë, kurse për ato që lëshohen në seri edhe
numrin e saj të serisë;
1.6. nënshkrimin e lëshuesit të letrës me vlerë, përkatësisht faksimilin e nënshkrimit të lëshuesit
të letrës me vlerë që emetohet në seri.
2. Me ligj të veçantë për ndonjërën nga letrat me vlerë mund të caktohen edhe elementet tjera
thelbësore.
3. Dokumenti i cili nuk përmban njërën nga elementet thelbësore nuk vlen si letër me vlerë.
Neni 219
Llojet e letrave me vlerë
Letra me vlerë mund të jetë sipas prurësit, në emër ose sipas urdhrit.
48
Neni 220
Krijimi i detyrimit
Detyrimi nga letra me vlerë krijohet në çastin kur lëshuesi ia dorëzon letrën me vlerë shfrytëzuesit të
saj.
Neni 221
Kushtet e veçanta për emetimin e letrave me vlerë në seri
Me ligj të veçantë mund të caktohen edhe kushtet tjera për emetimin e letrave me vlerë në seri.
II. REALIZIMI I TË DREJTAVE
Neni 222
Kujt i takon e drejta nga letra me vlerë
1. Kërkesa nga letra me vlerë është e lidhur për vetë letrën dhe i takon poseduesit të saj të ligjshëm.
2. Si posedues i ligjshëm i letrës me vlerë për prursin konsiderohet prursi i saj.
3. Si posedues i ligjshëm i letrës me vlerë në emër ose sipas urdhrit konsiderohet personi në emrin e të
cilit është dhënë letra me vlerë, përkatësisht personi të cilit i është bartur ajo me rregullsi.
4. Fituesi me mirëbesim i letrës me vlerë sipas prursit ose urdhrit bëhet posedues i saj i ligjshëm dhe
fiton të drejtën e kërkesës të inkorporuar në te edhe kur letra me vlerë të ketë dalur nga dora e
emetuesit të saj, përkatësisht të poseduesit të saj të mëparshëm edhe pa vullnetin e tij.
Neni 223
Kërkesa për përmbushje
Përmbushjen e kërkesës nga letra me vlerë mund ta kërkojë me paraqitjen e saj vetëm poseduesi i saj i
ligjshëm ose personi, të cilin ai e autorizon.
III. BARTJA E TË DREJTËS NGA LETRA ME VLERË
Neni 224
Bartja e së drejtës nga letra me vlerë sipas prurësit
E drejta nga letra me vlerë për prurësin bartet me dorëzimin e saj.
Neni 225
Bartja e së drejtës nga letra me vlerë me emër
1. E drejta nga letra me vlerë me emër bartet me cedim.
2. Me ligj të veçantë mund të caktohet që e drejta nga letra me vlerë me emër mund të bartet edhe me
indosament.
3. Bartja e së drejtës nga letra me vlerë me emër bëhet duke shënuar në vetë letrën firmën,
përkatësisht emërtimin, përkatësisht emrin e poseduesit të ri, duke vënë nënshkrimin e bartësit dhe
duke regjistruar bartjen në regjistrin e letrave me vlerë, në qoftë se një regjistër i tillë mbahet nga
lëshuesi.
49
Neni 226
Bartja të drejtës nga letra me vlerë sipas urdhrit
E drejta nga letra me vlerë sipas urdhrit bartet me indosament.
Neni 227
Llojet e indosamentit
1. Indosamenti mund të jetë i plotë, blank dhe sipas prurësit.
2. Indosamenti i plotë përmban deklaratën e transferimit (cedimit), emërtimin ose emrin e personit në të
cilin bartet e drejta nga letra me vlerë (indosatar) dhe nënshkrimin e bartësit (indosantit), por mund të
përmbajë edhe të dhëna të tjera (vendin, datën etj.).
3. Indosamenti blanko përmban vetëm nënshkrimin e indosantit.
4. Në rast të bartjes për prurësin në vend të emrit të indosatorit vihet fjala: “për prurësin”.
5. Indosamenti për prurësin vlen si indosamenti blanko.
6. Indosamenti i pjesshëm është i pavlefshëm.
Neni 228
Bartja e prokurës dhe bartja për peng
1. Letra me vlerë mund të bartet edhe si bartja e prokurës respektivisht si bartja për pengun.
2. Tek bartja e prokurës vihet klauzola: “vlera në prokurë”, ndërsa tek bartja për peng: “ vlera për peng”,
ose të ngjashme.
Neni 229
Efekti i bartjes të së drejtës
1. Me bartjen e të drejtës nga letra me vlerë poseduesi i saj i ri fiton të gjitha të drejtat që i takojnë
poseduesit paraprak.
2. Bartja e së drejtës nga letra me vlerë me emër, qoftë në rrugën e cedimit ose të indosamentit, nuk ka
efekt ndaj lëshuesit përderisa ky për këtë gjë të mos njoftohet me shkrim, përkatësisht për derisa kjo
bartje të mos regjistrohet në regjistrin e letrave me vlerë me emër, në qoftë se një regjistër i tillë mbahet
tek lëshuesi.
3. Cedenti, përkatësisht indosanti nuk përgjigjet për mos përmbushjen e detyrimit nga ana e lëshuesit ,
përveç rastit të një dispozite tjetër ligjore, ose në qoftë se ekziston një dispozitë e kundërt e shënuar në
vetë letrën me vlerë.
Neni 230
Efekti i bartjes së prokurës dhe i bartjes për pengun
Poseduesi i letrës me vlerë që i është bartur atij si “bartja e prokurës” ose si “ bartja për peng”, mund të
ushtrojë të gjitha të drejtat që rrjedhin nga kjo letër me vlerë, por letrën mund t`ia bartë tjetrit vetëm si
bartje e prokurës.
50
Neni 231
Të provuarit e ligjshmërisë së bartjes
1. Indosatari i fundit provon të drejtën e tij nga letra me vlerë me një varg të pandërprerë
indosamentesh.
2. Kjo rregull zbatohet përshtatshmërisht edhe ndaj cesionarit të fundit.
Neni 232
Ndalimi i bartjes
1. Ndalimi i bartjes me indosament të letrës me vlerë sipas urdhrit bëhet me shprehjen: “jo sipas
urdhrit”, ose duke vënë klauzolë të ngjashme e cila ka domethënie të njëjtë.
2. E drejta nga letra me vlerë, bartja e të cilës është e ndaluar me indosament mund të bartet vetëm me
ane te cedimit.
3. Bartja me indosament mund të ndalohet nga emetuesi dhe indosanti.
4. Me ligj të veçantë ose me deklaratë të lëshuesit të shkruar në vetë letrën me vlerë me emër mund të
ndalohet çdo bartje e saj.
IV. NDRYSHIMET TE LETRAT ME VLERË
Neni 233
Ndryshimet që i bën lëshuesi
1. Letrën me vlerë sipas prurësit ose sipas urdhrit, lëshuesi mund ta ndryshojë në letrën me vlerë në
emër, me kërkesë dhe me shpenzimet e poseduesit të letrës.
2. Në qoftë se ndryshimin nuk e ka ndaluar shprehimisht, lëshuesi i letrës me vlerë me emër mundet
me kërkesë dhe me shpenzime të poseduesit ta ndryshojë këtë letër në letrën sipas prurësit ose sipas
urdhrit.
Neni 234
Ndryshimet që bëhen nga poseduesi gjatë bartjes
1. Letrën me vlerë sipas urdhrit indosanti mund t`ia bartë me indosament prurësit, në qoftë se me
dispozitë të veçantë nuk është caktuar ndryshe.
2. Cedenti përkatësisht indosanti mund t’ia bartë letrën me vlerë në emër vetëm personit të caktuar.
3. Letra me vlerë sipas prurësit mund t`i bartet me indosament edhe personit të caktuar.
Neni 235
Bashkimi dhe pjesëtimi i letrave me vlerë
1. Letra me vlerë të lëshuara në seri munden me kërkesë dhe me shpenzime të poseduesit të
bashkohen në një ose në disa letra me vlerë.
2. Letra me vlerë mundet me kërkesë dhe me shpenzime të poseduesit të pjesëtohet në disa letra me
vlerë me shuma më të vogla, por këto shuma nuk mund të jenë nën shumën e apoenit më të vogël të
letrës së lëshuara në këtë seri.
51
V. PËRMBUSHJA E DETYRIMIT NGA LETRA ME VLERË
Neni 236
Shuarja e detyrimit
1. Detyrimi nga letra me vlerë shuhet me përmbushjen nga ana e lëshuesit të letrës ndaj poseduesit të
ligjshëm.
2. Kërkesa nga letra me vlerë shuhet edhe kur letra i takon lëshuesit, në qoftë se me ligj të veçantë nuk
është paraparë ndryshe.
3. Lëshuesi me mirëbesim i letrës me vlerë sipas prurësit lirohet nga detyrimi i përmbushjes prurësit
edhe atëherë kur ky (prurësi) nuk është poseduesi i ligjshëm i letrës me vlerë.
Neni 237
Ndalimi i përmbushjes
1. Në qoftë se lëshuesi i letrës me vlerë sipas prurësit ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni se
prurësi nuk është posedues i ligjshëm i letrës, e as që është i autorizuar nga poseduesi i ligjshëm, ka
për detyrë ta refuzojë përmbushjen, përndryshe përgjigjet për dëmin.
2. Lëshuesi i letrës me vlerë nuk mund ta përmbushë në mënyrë të vlefshme detyrimin e tij po qe se
këtë gjë ia ka ndaluar organi kompetent, ose kur ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni se ka filluar
procedura për amortizimin ose anulimin e letrës me vlerë.
Neni 238
Pagimi i kamatës dhe i të ardhurave tjera pas pagimit të kryegjësë
Debitori që ia ka paguar kryegjënë poseduesit të letrës me vlerë ka për detyrë t`i paguajë kuponët e
kamatës, përkatësisht të ardhurat tjera nga e njëjta letër që do t`i paraqiten për pagesë pas pagimit të
kryegjësë, në qoftë se këto kërkesa nuk janë parashkruar.
Neni 239
Kundërshtimet në kërkesën për përmbushjen e detyrimit
1. Kundër kërkesës së poseduesit të letrës me vlerë, lëshuesi mund të paraqes vetëm kundërshtime të
cilat kanë të bëjnë me lëshimin e vetë letrës, siç është falsifikimi, pastaj kundërshtimet që dalin nga
përmbajtja e letrës, siç janë afatet ose kushtet; e në fund kundërshtimet që ka ndaj vetë poseduesit siç
janë kompensimi, mungesa e procedurës e parashikuar me ligj për fitimin e letrës me vlerë dhe
mungesa e autorizimit.
2. Lëshuesi mundet kundër kërkesës së poseduesit , të cilit ai ia ka ceduar letrën me vlerë, të theksojë
të metat e veprimit juridik në bazë të të cilit është kryer bartja, por këto të meta nuk mund t`i theksojë
kundër kërkesës të ndonjë poseduesi të mëvonshëm.
3. Megjithatë, në qoftë se poseduesi i letrës me vlerë, duke marrë në dorëzim letrën nga paraardhësi i
tij, ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni se ky po ia dorëzon letrën me vlerë, për të evituar
kundërshtimin të cilin lëshuesi e ka ndaj tij, lëshuesi mund ta paraqesë këtë kundërshtim edhe kundër
poseduesit të letrës.
4. Me ligj të veçantë mund të caktohen edhe lloje të tjera të kundërshtimeve tek disa nga llojet e letrave
me vlerë.
52
VI. LETRAT DHE SHENJAT LEGJITIMUESE
Neni 240
Letrat legjitimuese
Në biletat hekurudhore, në biletat e teatrove dhe në bileta tjera, në bona (triska) dhe në dokumentet
tjera të ngjashme të cilat përmbajnë një detyrim të caktuar për lëshuesit e tyre, e në të cilat nuk është
shënuar kreditori, e as që prej tyre ose nga rrethanat në të cilat janë lëshuar del se mund t`i cedohen
tjetrit, zbatohen përshtatshmërisht dispozitat përkatëse për letrat me vlerë.
Neni 241
Shenjat legjitimuese
1. Shenjat e bagazhave ose shenjat tjera të ngjashme, të cilat përbëhen nga një copë letre, metali apo
materiali tjetër, ku zakonisht është shtypur një numër ose shënuar numri i sendeve të dorëzuara, e të
cilat zakonisht nuk përmbajnë diç të caktuar për detyrimin e lëshuesit të tyre, shërbejnë vetëm për të
treguar se kush është kreditor në marrëdhënien e detyrimit me rastin e krijimit të të cilit janë lëshuar.
2. Lëshuesi i shenjës legjitimuese lirohet nga detyrimi kur me mirëbesim këtë ia kryen prurësit, por për
prurësin nuk vlen prezumimi se ai është kreditori i vërtetë ose se është i autorizuar të kërkojë
përmbushjen, kështu që në rast kontesti ka për detyrë të provojë këtë cilësi të tij.
3. Kreditori mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit megjithëse e ka humbur shenjen legjitimuese.
4. Për me tepër, në secilin rast konkret duhet përmbajtur vullnetit të përbashkët të lëshuesit dhe
marrësit të shenjës, si dhe të asaj që është e zakonshme.
VII. DISPOZITA TË TJERA
Neni 242
Zëvendësimi i letrave me vlerë të dëmtuara
Poseduesi i letrës me vlerë të dëmtuar e cila nuk është e përshtatshme për qarkullim, por vërtetësia
dhe përmbajtja e të cilës mund të përcaktohet saktësisht ka të drejtë të kërkojë lëshimin e letrës së re
me vlerë në të njëjtën shumë, me kusht që ta kthejë letrën e dëmtuar me vlerë dhe t`ia shpërblejë
shpenzimet.
Neni 243
Amortizimi i letrës me vlerë
1. Letra me vlerë e humbur mund të shpallet e pavlefshme (e amortizuar).
2. Lëshuesi i letrës me vlerë duhet t’ia ofrojë të gjitha dokumentet e nevojshme zotëruesit të tanishëm
të letrës me vlerë sipas kërkesës së tij, pas rimbursimit të shpenzimet nga i njëjti, si dhe të ofrojë të
gjithë informacionin që zotëruesi kërkon në procedurën e amortizimit.
Neni 244
Parashkrimi i kërkesave nga letrat me vlerë
Për parashkrimin e kërkesave nga letrat me vlerë vlejnë rregullat për parashkrimin, në qoftë se me ligj
të veçantë nuk është paraparë ndryshe.
53
PJESA III
EFEKTET E DETYRIMEVE
KREU 1
TË DREJTAT E KREDITORIT DHE DETYRIMET E DEBITORIT
NËNKREU 1
E DREJTA NË SHPERBLIMIN E DËMIT
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 245
Përmbushja e detyrimit dhe pasojat e mos përmbushjes
1. Kreditori në marrëdhënien e detyrimit ka të drejtë që prej debitorit të kërkojë përmbushjen e detyrimit,
ndërsa debitori ka për detyrë ta përmbushë atë me ndërgjegje dhe në tërësi, në përputhje me
përmbajtjen e tij.
2. Kur debitori nuk e përmbush detyrimin ose vonohet me përmbushjen e tij, kreditori ka të drejtë të
kërkojë edhe shpërblimin e dëmit që ka pësuar për këtë shkak.
3. Për dëmin për shkak të vonesës të përmbushjes së detyrimit përgjigjet edhe debitori të cilit kreditori i
ka dhënë një afat të ri të arsyeshëm për përmbushjen e detyrimit.
4. Debitori përgjigjet edhe për pamundësinë e pjesshme apo të plotë të përmbushjes edhe pse kjo
pamundësi nuk është shkaktuar me fajin e tij, në qoftë se është shkaktuar pas rënies në vonesë për të
cilën përgjigjet.
5. Mirëpo, debitori shkarkohet nga përgjegjësia për dëmin në qoftë se provohet se sendi që është
objekti i detyrimit është shkatërruar rastësisht dhe se ai detyrimin e vet e ka përmbushur në kohë.
Neni 246
Lirimi i debitorit nga përgjegjësia
Debitori lirohet nga përgjegjësia për dëmin në qoftë se provon se nuk ka mundur ta përmbushë
detyrimin e tij, përkatësisht se është vonuar me përmbushjen e detyrimit për shkak të rrethanave të
krijuara pas lidhjes së kontratës të cilat nuk ka mundur t`i parandalojë, t`i evitojë ose t`iu shmanget.
Neni 247
Zgjerimi kontraktues i përgjegjësisë
Me kontratë mund të zgjerohet përgjegjësia e debitorit edhe për rastet për të cilat ai përndryshe nuk
përgjigjet, përderisa kjo nuk është në kundërshtim me parimin e mirëbesimit dhe të drejtshmërisë.
Neni 248
Kufizimi dhe përjashtimi i përgjegjësisë
1. Përgjegjësia e debitorit për dashjen ose pakujdesinë e rëndë nuk mund të përjashtohet paraprakisht
me kontratë.
54
2. Megjithatë, gjykata me kërkesën e palës së interesuar kontraktuese mund ta anulojë edhe dispozitën
kontraktuese për përjashtimin e përgjegjësisë për pakujdesinë e rëndomtë, në qoftë se një marrëveshje
e tillë ka dalur nga pozita monopoliste e debitorit ose në përgjithësi nga marrëdhënia e pabarabartë e
palëve kontraktuese.
3. Është e vlefshme dispozita e kontratës, me të cilën caktohet shuma më e lartë e shpërblimit, në qoftë
se shuma e caktuar kështu nuk është në disproporcion të hapur me dëmin dhe në qoftë se për rastin e
caktuar nuk është caktuar diçka tjetër me ligj.
4. Në rastin e kufizimit të lartësisë së shpërblimit kreditori ka të drejtë në shpërblim të plotë në qoftë se
pamundësia e përmbushjes së detyrimit është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e
debitorit.
Neni 249
Vëllimi i shpërblimit
1. Kreditori ka të drejtë në shpërblim të dëmit të thjeshtë dhe të fitimit të humbur, të cilat debitori është
dashur t`i parashikonte detyrimisht në kohën e lidhjes së kontratës, si pasoja të mundshme të shkeljes
së kontratës e duke marrë parasysh faktet të cilat i ka pasur të njohura ose është dashur detyrimisht t`i
kishte të njohura.
2. Në rast mashtrimi ose të mos përmbushjes me dashje, si dhe të mos përmbushjes për shkak të
pakujdesisë së rëndë, kreditori ka të drejtë të kërkojë nga debitori shpërblimin e të tërë dëmit, i cili
është shkaktuar për shkak të shkeljes së kontratës, pa marrë parasysh atë se kreditori nuk ka ditur për
rrethana të veçanta, për shkak të të cilave janë shkaktuar ato.
3. Në qoftë se me rastin e cenimit të detyrimit, përveç dëmit për kreditorin është krijuar edhe ndonjë
fitim për të me rastin e caktimit të lartësisë së shpërblimit, do të kihet parasysh në një masë të
arsyeshme.
4. Pala e cila thirret në shkeljen e kontratës ka për detyrë të ndërmerr të gjitha masat e arsyeshme që
të zvogëlohet dëmi i shkaktuar nga kjo shkelje, përndryshe pala tjetër mund të kërkojë zvogëlimin e
shpërblimit.
5. Dispozitat e këtij neni në mënyrë përkatëse zbatohen edhe lidhur me mos përmbushjen e
detyrimeve, të cilat nuk janë krijuar nga kontrata, në qoftë se për ndonjërën prej tyre me këtë ligj nuk
është parashikuar ndryshe.
Neni 250
Fajësia e kreditorit
Kur për dëmin e shkaktuar ose për madhësinë e tij ose për vështirësimin e pozitës së debitorit ekziston
fajësia e kreditorit ose e personit për të cilin përgjigjet ai, shpërblimi zvogëlohet përpjesëtimisht.
Neni 251
Përgjegjësia për shkak të lëshimit të njoftimit
Pala kontraktuese e cila ka për detyrë ta njoftojë palën tjetër për faktet që kanë ndikim në marrëdhëniet
e tyre reciproke, përgjigjet për dëmin të cilin e ka pësuar pala tjetër për shkak se nuk ka qenë e njoftuar
me kohë.
55
Neni 252
Zbatimi i dispozitave për shpërblimin e dëmit
Në qoftë se me dispozitat e këtij nënkreu nuk është parashikuar ndryshe, ndaj shpërblimit të dëmit për
rastet si në këtë nënkre përshtatshmerisht zbatohen dispozitat e këtij Ligji për shpërblimin e dëmit
jashtë kontraktues.
II. DËNIMI KONTRAKTUES
Neni 253
Rregullat e përgjithshme
1. Kreditori dhe debitori mund të kontraktojnë që debitori t`i paguajë kreditorit një shumë të caktuar të
hollash ose t`i sjellë ndonjë përfitim tjetër material në qoftë se nuk e përmbushë detyrimin e tij ose
vonohet me përmbushjen e tij. (dënimi kontraktues).
2. Në qoftë se nuk rrjedh diçka tjetër nga kontrata, konsiderohet se dënimi është kontraktuar për rastin
kur debitori vonohet me përmbushjen e detyrimit.
3. Dënimi kontraktues nuk mund të kontraktohet për detyrime në të holla.
Neni 254
Mënyra e caktimit
1. Palët kontraktuese mund ta caktojnë lartësinë e dënimit sipas vullnetit të tyre, në një shumë të
përgjithshme, në përqindje ose për çdo ditë vonese, ose në ndonjë mënyrë tjetër.
2. Ajo duhet detyrimisht të jetë e kontraktuar në formën e parashikuar me kontratën nga e cila është
krijuar detyrimi me të cilin ka të bëjë përmbushja.
Neni 255
Akcesoriteti
1. Marrëveshja për dënimin kontraktues ndanë fatin juridik të detyrimit me sigurimin e të cilës ka të
bëjë.
2. Marrëveshja humb efektin juridik në qoftë se deri te mos përmbushja ose vonesa ka ardhur nga
shkaku për të cilin debitori nuk përgjigjet.
Neni 256
Detyrimi i debitorit
Kreditori mund të mos kërkoj dënim kontraktues në rast se mos përmbushja ose vonesa ka ndodhur
për arsye për të cilën debitori nuk është përgjegjës.
Neni 257
Të drejtat e kreditorit
1. Kur dënimi është kontraktuar për rast të mos përmbushjes së detyrimit, kreditori mund të kërkojë ose
përmbushjen e detyrimit ose dënimin kontraktues.
2. Ai e humbë të drejtën për të kërkuar përmbushjen e detyrimit, në qoftë se ka kërkuar pagimin e
dënimit të kontraktuar.
56
3. Kur dënimi është kontraktuar për rast të mospërmbushjes, debitori nuk ka të drejtë të paguajë
dënimin kontraktues dhe të heqë dorë nga kontrata, përveç nëse kjo ka qenë qëllimi i kontraktuesve kur
e kanë kontraktuar dënimin.
4. Kur dënimi është kontraktuar për rastin kur debitori vonohet me përmbushjen, kreditori ka të drejtë të
kërkojë edhe përmbushjen e detyrimit edhe dënimin kontraktues.
5. Kreditori nuk mund të kërkojë dënimin kontraktues për shkak të vonesës, në qoftë se e ka pranuar
përmbushjen e detyrimit e nuk ia ka komunikuar pa shtyrje debitorit të drejtën e tij në dënimin
kontraktues.
Neni 258
Zvogëlimi i shumës së dënimit kontraktues
Gjykata me kërkesë të debitorit do të zvogëlojë shumën e dënimit kontraktor në qoftë se gjen se ai
është jo përpjestimisht i lartë, duke marrë parasysh vlerën dhe rëndësinë e objektit të detyrimit.
Neni 259
Dënimi kontraktues dhe shpërblimi i demit
1. Kreditori ka të drejtë të kërkojë dënimin kontraktues edhe kur shuma e tij e tejkalon lartësinë e dëmit
që ai e ka pësuar, si dhe kur nuk ka pësuar kurrfarë dëmi.
2. Në qoftë se dëmin të cilin e ka pësuar kreditori është më i madh nga sa është shuma e dënimit
kontraktues, ai ka të drejtë të kërkojë diferencën deri në shpërblimin e plotë të dëmit.
Neni 260
Shpërblimi i caktuar me ligj dhe dënimi kontraktues
Në qoftë se për mos përmbushjen e detyrimit ose për rastin e vonesës në përmbushjen, lartësia e
shpërblimit e caktuar me ligj nën emërtimin e penaliteteve, dënimit kontraktues, shpërblimit ose në
ndonjë emërtim tjetër, ndërsa palët kontraktuese megjithatë e kanë kontraktuar dënimin, kreditori nuk
ka të drejtë të kërkojë njëkohësisht dënimin kontraktues dhe shpërblimin e caktuar në ligj, përveç nëse
kjo lejohet nga vetë ligji.
NENKREU 2
KUNDËRSHTIMI I VEPRIMEVE JURIDIKE TË DEBITORIT
Neni 261
Rregulla e përgjithshme
1. Secili kreditor kërkesa e të cilit ka arritur për pagesë dhe pa marrë parasysh se kur është krijuar,
mund ta kundërshtojë veprimin juridik të debitorit të vet i cili është ndërmarrë në dëm të kreditorit.
2. Konsiderohet se veprimi juridik është ndërmarrë në dëm të kreditorit, në qoftë se për shkak të
zbatimit të tij debitori nuk ka mjete të mjaftueshme për plotësimin e kërkesave të kreditorit.
3. Me veprimin juridik nënkuptohet edhe lëshimi për shkak të të cilit debitori e ka humbur ndonjë të
drejtë pasurore ose me të cilin ndaj tij është krijuar ndonjë detyrim pasuror.
Neni 262
Kushtet e kundërshtimit
1. Disponimi me ngarkesë mund të kundërshtohet në qoftë se në kohën e disponimit debitori ishte në
dijeni ose duhej të ishte në dijeni se me disponimin e ndërmarrë u shkakton dëm kreditorëve të tij dhe
57
në qoftë se personit të tretë me të cilin ose në dobi të cilit është ndërmarrë veprimi juridik, kjo i ka qenë
e njohur ose ka mundur t`i jetë e njohur.
2. Në qoftë se personi i tretë është bashkëshort i debitorit, ose është i afërm nga gjaku në vijë të drejtë,
ose në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt, ose sipas gjinisë së krushqisë deri në shkallën e dytë,
supozohet se e ka pasur të njohur se debitori me disponimin e ndërmarrur i shkakton dëm kreditorit.
3. Te disponimet pa shpërblim dhe te veprimet juridike të barazuara me to, konsiderohet se debitori e
ka ditur se me disponimet e ndërmarra i sjell dëm kreditorit, dhe për kundërshtimin e këtyre veprimeve
nuk kërkohet që personi i tretë të ketë pasur dijeni ose ka mundur t`i jetë e njohur për të.
4. Heqja dorë nga trashëgimia konsiderohet disponim pa shpërblim.
Neni 263
Afati për paraqitjen e padisë
1. Padia për kundërshtim mund te paraqitet brenda afatit prej një viti për disponimet nga paragrafi 1 i
nenit paraprak, ndërsa për raste tjera brenda afatit prej tre vjetësh.
2. Afati nga paragrafi paraprak llogaritet që nga data kur është ndërmarr veprimi juridik i cili
kundërshtohet, përkatësisht nga dita kur është dashur të ndërmerret veprimi i lëshuar.
Neni 264
Përjashtimi i kundërshtimit
Nuk mund të kundërshtohen për shkak të dëmtimit të kreditorëve dhurimet e zakonshme të rastit,
dhurimet shpërblyese, si dhe dhurimet e bëra nga falënderimi, në përpjesëtim me mundësitë materiale
të debitorit.
Neni 265
Si bëhet kundërshtimi
1. Kundërshtimi mund të bëhet me padi ose me kundërshtim.
2. Padia për kundërshtim paraqitet kundër personit të tretë me të cilin ose në dobi të të cilit është
ndërmarrë veprimi juridik i cili kundërshtohet, përkatësisht kundër trashëgimtarëve të tij juridikë
universal.
3. Në qoftë se personi i tretë e ka tjetërsuar me ndonjë punë me ngarkesë dobinë e përfituar nga
disponimi i cili kundërshtohet, padia mund të ngritet kundër përfituesit vetëm në qoftë se ky e ka ditur
se përfitimi i paraardhësve të tij ka mundur të kundërshtohet, e në qoftë se këtë dobi e ka tjetërsuar me
ndonjë punë pa shpërblim, padia mund të paraqitet kundër përfituesit edhe në qoftë se ky nuk ishte në
dijeni.
4. I padituri mund t’i shmanget kundërshtimit, në qoftë se e përmbush detyrimin e debitorit.
Neni 266
Efekti i kundërshtimit
Në qoftë se gjykata e aprovon kërkesëpadinë, veprimi juridik e humb efektin vetëm ndaj paditësit dhe
vetëm aq sa nevojitet për plotësimin e kërkesave të tij.
58
NENKREU 3
E DREJTA E RETENCIONIT
Neni 267
Ushtrimi i të drejtës së retencionit
1. Kreditori i kërkesës së arritur për pagesë i cili mban ndonjë send të debitorit ka të drejtën e
retencionit në këtë send gjersa të mos i paguhet kërkesa.
2. Në qoftë se debitori është bërë i paaftë për pagesë, kreditori mund të ushtrojë të drejtën e retencionit
megjithëse kërkesa e tij nuk ka arritur për pagesë.
3. E drejta e retencionit të sendit vazhdon edhe pas kalimit të afatit të parashkrimit të kërkesës.
Neni 268
Përjashtimet
1. Kreditori nuk ka të drejtën e retencionit kur debitori kërkon që t`i kthehet sendi i cili ka dalur nga
posedimi i tij kundër vullneti të tij ose kur debitori kërkon që t`i kthehet sendi që i është dorëzuar
kreditorit për ruajtje ose në shërbim.
2. Kreditori nuk mund të mbajë as prokurën e marrë nga debitori e as dokumentet tjera të debitorit,
letërnjoftimet, korrespodencën dhe sendet tjera të ngjashme dhe as sende tjera të cilat nuk mund të
shiten.
Neni 269
Detyrimi i kthimit të sendeve përpara përmbushjes së detyrimit
Kreditori ka për detyrë t`ia kthejë sendin debitorit në qoftë se ky i ofron sigurim përkatës të kërkesës së
tij.
Neni 270
Efekti i të drejtës së retencionit
Kreditori i cili e mban sendin e luajtshëm të debitorit në bazë së të drejtës së retencionit ka të drejtë të
arkëtojë nga vlera e saj në të njëjtën mënyrë si kreditori i pengut, por ka për detyrë që ta njoftojë
debitorin para se të fillojë ta realizojë arkëtimin.
KREU 2
TË DREJTAT E KREDITORIT NË RASTE TË VEÇANTA
Neni 271
Kur detyrimi përbëhet nga dhënia e sendeve të caktuara sipas llojit
Kur detyrimi përbëhet nga dhënia e sendeve të caktuara sipas llojit, ndërsa debitori vjen në vonesë,
kreditori, pasi ta këtë njoftuar më parë debitorin, mundet sipas zgjidhjes së tij ta sigurojë sendin e të
njëjtit lloj dhe të kërkojë nga debitori shpërblimin e çmimit dhe shpërblimin e dëmit ose të kërkojë vlerat
e sendeve borxh dhe shpërblimin e dëmit.
59
Neni 272
Kur detyrimi përbëhet nga veprimi
Kur detyrimi përbëhet nga veprimi, kurse debitori këtë detyrim nuk e ka përmbushur me kohë, kreditori
mundet duke e njoftuar për këtë më parë debitorin, vetë me shpenzime të debitorit të kryejë atë që
debitori e ka pasur për detyrë ta bënte, kurse nga debitori të kërkojë shpërblimin e dëmit për shkak të
vonesës, si dhe shpërblimin e dëmit tjetër që do ta kishte për shkak të mënyrës së këtillë të
përmbushjes.
Neni 273
Kur detyrimi përbëhet nga mosveprimi
1. Kur detyrimi përbëhet nga mosveprimi, kreditori ka të drejtë të shpërblimit të dëmit nga vetë fakti se
debitori ka vepruar në kundërshtim me detyrimin e tij.
2. Në qoftë se diçka është ndërtuar në kundërshtim me detyrimin, kreditori mund të kërkojë që kjo të
mënjanohet me shpenzime të debitorit dhe që debitori t`ia shpërblejë dëmin që ka pësuar lidhur me
ndërtimin dhe mënjanimin.
3. Gjykata mundet, kur gjen se kjo është haptazi më e dobishme, duke marrë parasysh interesin
shoqëror dhe interesin e arsyeshëm të kreditorit të vendosë që të mos rrënohet ajo që është ndërtuar,
por që kreditorit t`i shpërblehet dëmi me të holla.
Neni 274
E drejta e kërkimit të shpërblimit në vend të sendit të gjykuar
1. Në qoftë se debitori nuk e përmbush detyrimin e tij brenda afatit që i është caktuar me aktgjykim të
formës së prerë, kreditori mund ta thërrasë që ta përmbushë në një afat të përshtatshëm të
mëvonshëm dhe të deklarojë që pas skadimit të këtij afati nuk do ta pranojë përmbushjen, por do të
kërkojë shpërblimin e dëmit për shkak të mospërmbushjes.
2. Pas skadimit të afatit të mëvonshëm kreditori mund të kërkojë vetëm shpërblimin e dëmit për shkak
të mos përmbushjes.
Neni 275
Penalet gjyqësore
1. Kur debitori nuk e përmbush brenda afatit ndonjë detyrim të tij jo në të holla të përcaktuar me
aktgjykim të formës së prerë, gjykata mundet me kërkesë të kreditorit t`i caktojë debitorit një afat të
përshtatshëm të mëvonshëm dhe t`i caktojë me qëllim të ndikimit ndaj debitorit dhe pavarësisht nga
çdo dëm, që debitori po qe se nuk e përmbush detyrimin e tij brenda këtij afati të ketë detyrë t`i paguajë
kreditorit një shumë të hollash për çdo ditë vonese ose për ndonjë njësi tjetër kohore duke filluar nga
skadimi i këtij afati.
2. Kur debitori e përmbush më vonë detyrimin e tij, gjykata mund ta zvogëlojë shumën e caktuar në
këtë mënyrë duke pasur parasysh qëllimin për të cilin ka urdhëruar pagimin e saj.
60
PJESA IV
SHUARJA E DETYRIMEVE
KREU 1
RREGULLAT E PËRGJITHSHME
Neni 276
Rregulla e përgjithshme
1. Detyrimi shuhet kur ai përmbushet si dhe në rastet tjera të përcaktuara me ligj.
2. Me shuarjen e detyrimit kryesor shuhen dorëzania, pengu dhe të drejtat tjera akcesore.
KREU 2
PËRMBUSHJA
NËNKREU 1
RREGULLAT E PËRGJITHSHME PËR PËRMBUSHJEN
I. PËRMBUSHJA DHE SHPENZIMET E PËRMBUSHJES
Neni 277
Përmbushja nga ana e debitorit ose e personit të tretë
1. Detyrimin mund ta përmbushë jo vetëm debitori, por edhe personi i tretë.
2. Kreditori është i detyruar ta pranojë përmbushjen nga secili person i cili ka ndonjë interes juridik që
detyrimi të përmbushet, madje edhe nëse debitori e kundërshton atë përmbushje.
3. Kreditori ka për detyrë të pranojë përmbushjen nga ana e personit të tretë, në qoftë se debitori
pajtohet me këtë me përjashtim të rastit kur sipas kontratës ose nga vetë natyra e detyrimit, këtë
përmbushje duhet ta bëjë debitori personalisht.
4. Kreditori mund të pranojë përmbushjen nga personi i tretë pa dijen e debitorit, madje edhe në rastin
kur debitori e ka njoftuar se nuk pranon që personi i tretë ta përmbushë detyrimin e tij.
5. Megjithatë, në qoftë se debitori i ka ofruar që vetë ta përmbushë menjëherë detyrimin e vet, kreditori
nuk mund të pranojë përmbushjen nga personi i tretë.
Neni 278
Përmbushja e personit të paaftë për të vepruar
1. Edhe debitori i paaftë për të vepruar mundet në mënyrë juridikisht të vlefshme të përmbushë
detyrimin në qoftë se ekzistimi i detyrimit është i padyshimtë dhe në qoftë se ka arritur afati për
përmbushjen e tij.
61
2. Megjithatë, mund të kontestohet përmbushja në qoftë se personi i tillë e ka paguar borxhin e
parashkruar, ose borxhin i cili rrjedh nga loja e fatit ose nga bastet.
Neni 279
Shpenzimet e përmbushjes
Shpenzimet e përmbushjes i bartë debitori, në qoftë se ato nuk i ka shkaktuar kreditori.
II. PËRMBUSHJA ME SUBROGIM
Neni 280
Përmbushja me bartjen e të drejtës në përmbushësin (subrogimi)
1. Në rast të përmbushjes së detyrimit të huaj, secili përmbushës mund të kontraktojë me kreditorin,
para përmbushjes ose me rastin e përmbushjes, që kërkesa e përmbushur t’i kalohet atij me të gjitha të
drejtat ose vetëm me disa të drejta akcesore.
2. Të drejtat e kreditorit mund të kalojnë në përmbushësin edhe në bazë të kontratës midis debitorit dhe
përmbushësit të lidhur para përmbushjes.
3. Në këto raste subrogimi i përmbushësit në të drejtat e kreditorit krijohet në momentin e përmbushjes.
Neni 281
Subrogimi ligjor
Kur detyrimin e përmbush personi i cili ka ndonjë interes juridik në këtë çështje, atëherë i kalojnë këtij,
në bazë të vet ligjit, në çastin e përmbushjes, kërkesat e kreditorit me të gjitha të drejtat aksesore.
Neni 282
Subrogimi në rast të përmbushjes së pjesshme
1. Në rast të përmbushjes së pjesshme të kërkesës së kreditorit, në përmbushësin kalojnë të drejtat
akcesore me të cilat është siguruar përmbushja e asaj kërkese vetëm në qoftë se nuk nevojiten për
përmbushjen e pjesës së mbetur të kërkesës së kreditorit.
2. Kreditori dhe përmbushësi mund të kontraktojnë se do të shfrytëzojnë garancione në përpjesëtim me
kërkesat e veta, por mund të kontraktojnë edhe se përmbushësi do të ketë të drejtën e arkëtimit me
përparësi.
Neni 283
Provat dhe mjetet e sigurimit
1. Kreditori ka për detyrë t’ia dorëzojë përmbushësit mjetet me të cilat provohet ose sigurohet kërkesa.
2. Përjashtimisht, kreditori mund t’ia dorëzojë përmbushësit sendin të cilin e ka marrë peng nga debitori
ose nga ndonjë tjetër, vetëm në qoftë se penglënësi është pajtuar me këtë, përndryshe, ajo mbetet në
posedim të kreditorit që ta mbajë dhe ta ruajë për llogari të përmbushësit.
Neni 284
Sa mund të kërkohet nga debitori
Përmbushësi te i cili ka kaluar kërkesa, nuk mund të kërkojë nga debitori më tepër se sa i ka paguar
kreditorit.
62
Neni 285
Përjashtimi i përgjegjësisë së kreditorit për ekzistimin dhe arkëtueshmërinë e kërkesës
1. Kreditori i cili e ka marrë përmbushjen nga personi i tretë nuk përgjigjet për ekzistimin dhe
arkëtueshmërinë e kërkesës në kohën e përmbushjes.
2. Me këtë nuk përjashtohet aplikimi i rregullave mbi pasurimin pa bazë.
III KUJT I BËHET PËRMBUSHJA
Neni 286
Personi i autorizuar
1. Përmbushja medoemos duhet t’i bëhet kreditorit ose personit të caktuar me ligj, me vendim gjyqësor,
me kontratë midis kreditorit e debitorit, ose nga vetë kreditori.
2. Përmbushja është e vlefshme edhe kur i është bërë personit të tretë, në qoftë se kreditori e ka lejuar
më vonë apo në qoftë se e ka përdorur atë.
Neni 287
Përmbushja e bërë kreditorit të paaftë për të vepruar
1. Përmbushja e bërë kreditorit të paaftë për të vepruar e liron debitorin, në qoftë se ka qenë e
dobishme për kreditorin ose objekti i përmbushjes ndodhet ende te ai.
2. Kreditori i paaftë për të vepruar mund të pajtohet, pasi të jetë bërë i aftë për të vepruar, për
përmbushjen të cilin e ka marrë në kohën e paaftësisë së tij për të vepruar.
IV. LËNDA E PËRMBUSHJES
Neni 288
Përmbajtja e detyrimit
1. Përmbushja përbëhet nga kryerja e asaj që është përmbajtja e detyrimit, ashtu që as debitori nuk
mund ta përmbush me diçka tjetër dhe as kreditori nuk mund të kërkojë diçka tjetër.
2. Përmbushja nuk është e vlefshme, në qoftë se ajo që debitori e ka dorëzuar si send borxh dhe
kreditori e ka pranuar si të tillë, gjë që në të vërtetë nuk është dhe kreditori ka të drejtë ta kthejë atë që i
është dorëzuar dhe të kërkojë sendin borxh.
Neni 289
Zëvendësimi i përmbushjes
1. Detyrimi shuhet në qoftë se kreditori në marrëveshje me debitorin pranon diçka tjetër në vend të asaj
që ka borxh.
2. Në atë rast debitori përgjigjet sikurse shitësi për të metat materiale dhe juridike të sendit të dhënë në
vend të asaj që ka borxh.
3. Megjithatë, kreditori në vend të kërkesës në bazë të përgjegjësisë së debitorit për të metat materiale
ose juridike të sendit mund të kërkojë nga debitori, por jo më nga dorëzani, përmbushjen e kërkesës
paraprake dhe dëmshpërblimin.
63
Neni 290
Dorëzimi me qëllim shitjeje
Në qoftë se debitori ia ka dorëzuar kreditorit ndonjë send ose ndonjë të drejtë tjetër për t’i shitur dhe
nga shuma e realizuar të arkëtojë kërkesat e veta, ndërsa pjesën tjetër ia dorëzon, detyrimi shuhet
vetëm kur kreditori të arkëtojë nga shuma e realizuar.
Neni 291
Përmbushja e pjesshme
1. Kreditori nuk e ka për detyrë të pranojë përmbushjen e pjesshme, përveç nëse vetë natyra e
detyrimit imponon diçka tjetër.
2. Kreditori ka për detyrë ta pranojë përmbushjen e pjesshme të detyrimit në të holla, përveç nëse ka
ndonjë interes të veçantë për ta refuzuar.
Neni 292
Detyrimi i dhënies së sendeve të caktuara sipas llojit
1. Në qoftë se sendet janë caktuar vetëm sipas llojit, debitori ka për detyrë t’i jep sende të cilësisë
mesatare.
2. Në qoftë se e ka pasur të njohur destinimin e sendit, ka për detyrë t’i jep sendet e cilësisë përkatëse.
V. LLOGARITJA E PËRMBUSHJES
Neni 293
Radha e llogaritjes
1. Kur midis personave të njëjtë ekzistojnë disa detyrime të njëllojta, kështu që atë që debitori e
përmbush nuk mjafton për t’i plotësuar të gjitha, atëherë, në qoftë se për këtë gjë nuk ekziston
marrëveshja e kreditorit dhe debitorit, llogaritja bëhet me atë radhë të cilën e cakton debitori më së voni
me rastin e përmbushjes.
2. Kur nuk ekziston deklarata e debitorit mbi llogaritjen, atëherë detyrimet përmbushen me radhë ashtu
sikurse kanë arritur për përmbushje.
3. Në qoftë se kanë arritur disa detyrime njëkohësisht për përmbushje, së pari plotësohen ato,
përmbushja e të cilave është siguruar më pak, ndërsa kur janë siguruar të gjitha njësoj, atëherë më
parë përmbushën ato të cilat përbëjnë për debitorin barrë më të rëndë.
4. Në kuptim të këtij neni detyrimet që janë të barabarta përmbushen me radhë sikur janë krijuar, e në
qoftë se janë krijuar njëkohësisht, atëherë ajo që është dhënë në emër të përmbushjes pjesëtohet në të
gjitha detyrimet përpjesëtimisht me shumat e tyre.
Neni 294
Llogaritja e kamatës dhe e shpenzimeve
Në qoftë se debitori përpos kërkesës kryesore ka borxh edhe kamata dhe shpenzime, llogaritja bëhet
në atë mënyrë që së pari paguhen shpenzimet, pastaj kamata dhe në fund kërkesa kryesore.
64
VI. KOHA E PËRMBUSHJES
Neni 295
Kur nuk është caktuar afati
Në qoftë se afati nuk është caktuar, kurse qëllimi i punës, vetë natyra e detyrimit dhe rrethanat e tjera
nuk kërkojnë një afat për përmbushje, kreditori mund të kërkojë menjëherë përmbushjen e detyrimit,
ndërsa debitori nga ana e vet mund të kërkojë nga kreditori që menjëherë të pranojë përmbushjen.
Neni 296
Përmbushja para afatit
1. Kur afati është kontraktuar ekskluzivisht në interesin e debitorit, ai ka të drejtë ta përmbushë
detyrimin edhe para afatit të kontraktuar, por e ka për detyrë ta njoftojë kreditorin për qëllimin e vet dhe
të kujdeset që kjo të mos jetë në kohë të papërshtatshme.
2. Në raste të tjera, kur debitori ofron përmbushjen para afatit, kreditori mund ta refuzojë përmbushjen,
ndërsa mundet edhe ta pranojë dhe ta ruajë të drejtën për shpërblim të dëmit, në qoftë se për këtë gjë
pa shtyrje e njofton debitorin.
Neni 297
E drejta e kreditorit për të kërkuar përmbushjen para afatit
Kreditori ka të drejtë të kërkojë përmbushjen para afatit në qoftë se debitori nuk ia ka dhënë sigurimin e
premtuar, ose në qoftë se me kërkesën e tij nuk e ka plotësuar sigurimin e zvogëluar pa fajin e tij, si
dhe kur afati është kontraktuar ekskluzivisht në interes të tij.
Neni 298
Caktimi i afatit nga njëra palë
Kur caktimi i kohës së përmbushjes i është lënë dëshirës së kreditorit ose të debitorit, pala tjetër
mundet, po qe se i autorizuari nuk e cakton afatin as pas tërheqjes së vërejtjes të kërkojë nga gjykata
që ajo ta caktojë afatin plotësues për përmbushje.
Neni 299
Detyrimi monetar
1. Në rast se pagesat bëhen me ndërmjetësimin e bankës ose të organizatës tjetër pranë së cilës
mbahet llogaria e kreditorit dhe derisa palët kontraktuese të mos e kenë përcaktuar ndryshe,
konsiderohet se borxhi është likuiduar në kohën kur bankës ose organizatës pranë së cilës mbahet
llogaria t‘i ketë arritur dërgesa e të hollave në dobi të kreditorit ose urdhri i bankës së debitorit ose i
organizatës që t‘i akordojë llogarisë së kreditorit shumën e shënuar në urdhër.
2. Në rast se me kontratë është parashikuar pagesa me anë të postës, supozohet se palët janë pajtuar
se me pagesën e shumës së debituar në postë, debitori e ka likuiduar detyrimin e vet ndaj kreditorit; në
rast se palët nuk janë pajtuar për një mënyrë të tillë të pagesës, borxhi është i likuiduar kur kreditori të
marrë dërgesën e të hollave.
VII. VENDI I PËRMBUSHJES
Neni 300
Rregulla të përgjithshme
1. Debitori është i detyruar ta përmbushë detyrimin, kurse kreditori ta pranojë përmbushjen në vendin e
caktuar me punën juridike ose me ligj.
65
2. Kur vendi i përmbushjes nuk është caktuar, dhe nuk mund të caktohet as sipas qëllimit të punës,
natyrës së detyrimit apo të rrethanave tjera, atëherë përmbushja e detyrimit bëhet në vendin ku debitori
në kohën e krijimit të detyrimit e ka pasur selinë, respektivisht vendbanimin e vet, e në mungesë të
vendbanimit, ku ka pasur vendqëndrimin e tij.
3. Mirëpo, në qoftë se debitori është person juridik që ka disa njësi në vende të ndryshme, atëherë si
vend i përmbushjes konsiderohet selia e njësisë e cila duhet t’i zbatojë veprimet e domosdoshme për
përmbushjen e detyrimit, në qoftë se kjo rrethanë për kreditorin me rastin e lidhjes së kontratës ka qenë
e njohur ose është dashur të jetë e njohur.
Neni 301
Vendi i përmbushjes së detyrimeve në para
1. Detyrimet në para përmbushen në vendin ku kreditori e ka selinë, respektivisht vendbanimin, e në
mungesë të vendbanimit aty ku e ka vendqëndrimin.
2. Në qoftë se pagimi bëhet me urdhër (virman), detyrimet në para përmbushën në selinë e institucionit
financiar pranë së cilës mbahen paratë e kreditorit.
3. Në qoftë se kreditori e ka ndërruar vendin ku e ka pasur selinë, respektivisht vendbanimin e vet në
kohën e krijimit të detyrimit, kështu që për këtë arsye janë rritur shpenzimet e përmbushjes, kjo rritje bie
në ngarkim të kreditorit.
VIII. DËFTESA
Neni 302
Prezumimet lidhur me dëftesën
1. Kush e përmbush detyrimin në tërësi ose pjesërisht, ka të drejtë të kërkojë që kreditori për këtë gjë t’i
lëshojë dëftesën me shpenzimet e veta.
2. Debitori i cili e ka paguar detyrimin në para përmes bankës ose postës, mund të kërkojë që kreditori
t’i lëshojë dëftesën vetëm në qoftë se për këtë gjë ka shkak të arsyeshëm.
3. Në qoftë se është lëshuar dëftesa se është paguar kërkesa kryesore në tërësi, supozohet se janë
paguar edhe kamatat dhe shpenzimet gjyqësore të tjera nëse ka pasur të tilla.
4. Në qoftë se debitori me prestime periodike, siç janë qiratë dhe kërkesat e tjera që përllogariten
periodikisht, siç janë ato që krijohen me harxhimin e energjisë elektrike, ose të ujit, telefonit, ka
dëftesën se e ka paguar kërkesën e arritur më vonë për pagesë, supozohet se i ka paguar edhe ato që
kanë arritur më përpara për pagesë.
Neni 303
Refuzimi i lëshimit të dëftesës
Në qoftë se kreditori refuzon të lëshojë dëftesën, debitori mund të depozitojë në gjykatë objektin e
detyrimit të vet.
IX. KTHIMI I FLETËOBLIGACIONIT
Neni 304
Kthimi i fletëobligacionit
1. Kur e përmbush detyrimin e vet në tërësi, debitori mundet, përpos dëftesës, të kërkojë nga kreditori
që t’ia kthejë fletëobligacionin.
66
2. Kur kreditori nuk mund ta kthejë fletëobligacionin, debitori ka të drejtë të kërkojë që kreditori t’i
lëshojë një dokument publik të vërtetuar se detyrimi ka pushuar së ekzistuari.
3. Në qoftë se debitorit i është kthyer fletëobligacioni, supozohet se detyrimi është përmbushur
plotësisht.
4. Debitori që e ka përmbushur detyrimin vetëm pjesërisht, ka të drejtë të kërkojë që kjo përmbushje të
shënohet në fletëobligacion.
NËNKREU 2
VONESA
I. VONESA E DEBITORIT
Neni 305
Kur debitori është në vonesë
1. Debitori është në vonesë kur nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të caktuar për përmbushje.
2. Në qoftë se afati për përmbushje nuk është caktuar, debitori është në vonesë kur kreditori ta ftojë që
ta plotësojë detyrimin e vet, verbalisht ose me shkrim, paralajmërim jashtë gjyqësor, ose duke filluar
ndonjë procedurë, qëllimi i së cilës është realizimi i përmbushjes të detyrimit.
II. VONESA E KREDITORIT
Neni 306
Kur kreditori është në vonesë
1. Kreditori është në vonese në qoftë se pa ndonjë shkak të arsyeshëm refuzon të pranojë
përmbushjen, ose me sjelljet e veta e parandalon atë.
2. Kreditori është në vonesë edhe kur është i gatshëm të pranojë përmbushjen e detyrimit të
njëkohshëm të debitorit, por nuk ofron përmbushjen e detyrimit të vet të arritur për pagesë.
3. Kreditori nuk është në vonesë në qoftë se provon se në kohën e ofrimit të përmbushjes, ose në
kohën e caktuar për përmbushje, debitori ka qenë në pamundësi ta përmbushë detyrimin e vet.
Neni 307
Efektet e vonesës së kreditorit
1. Me vonesën e kreditorit shuhet vonesa e debitorit dhe në kreditorin kalon rreziku i shkatërrimit ose te
dëmtimit te rastësishëm të sendit.
2. Që nga dita e vonesës së kreditorit pushon të rrjedhë kamata.
3. Kreditori në vonesë ka për detyrë t'i shpërblejë debitorit dëmin e krijuar për shkak të vonesës, për të
cilën përgjigjet, si dhe shpenzimet rreth ruajtjes së mëtejshme të sendeve.
67
NËNKREU 3
DEPOZITIMI DHE SHITJA E SENDIT QË ËSHTË BORXH
Neni 308
Depozitimi në gjykatë
1. Kur kreditori është në vonesë ose është i panjohur apo kur është e pasigurt se kush është kreditor
ose ku ndodhet ai, ose kur kreditori është i paaftë për të vepruar dhe nuk ka përfaqësues debitori mund
ta depozitojë sendin të cilin e ka borxh në gjykatë për kreditorin.
2. Të njëjtën të drejtë e kanë edhe personat e tretë të cilët kanë interes juridik që detyrimi të
përmbushet.
3. Për depozitimin e bërë debitori ka për detyrë ta njoftojë kreditorin po qe se di për te dhe për
vendbanimin e tij.
Neni 309
Gjykata kompetente për depozitim
1. Depozitimi bëhet në gjykatën e kompetencës lëndore në vendin e përmbushjes, përveç nëse për
shkaqet e leverdisë ekonomike ose nga vetë natyra e punës kërkohet që depozitimi të bëhet në vendin
ku ndodhet sendi.
2. Çdo gjykatë tjetër me kompetencë lëndore duhet ta pranojë sendin në depozitë, ndërsa debitori ka
për detyrë t’i japë shpërblim kreditorit në qoftë se ky ka pësuar dëm nga depozitimi në gjykatën tjetër.
Neni 310
Dorëzimi për ruajtje personit tjetër
1. Kur objekti i detyrimit është ndonjë send që nuk mund të ruhet në depozitin gjyqësor, debitori mund
të kërkojë nga gjykata që ta caktojë personin të cilit do t’ia dorëzojë sendin për ruajtje, me shpenzime
dhe për llogari të kreditorit.
2. Në rast të detyrimit nga kontrata në ekonomi, dorëzimi i sendit të tillë në depon publike për ruajtjen
për llogari të kreditorit e ka efektin e depozitimit në gjykatë.
3. Për dorëzimin e bërë për ruajtje debitori ka për detyrë ta njoftojë kreditorin.
Neni 311
Rikthimi i sendit të depozituar
1. Debitori mund ta rikthen sendin e depozituar.
2. Për rikthimin e sendit të depozituar ka për detyrë ta njoftojë kreditorin.
3. E drejta e debitorit për ta rikthyer sendin e depozituar shuhet kur debitori i deklaron gjykatës se heq
dorë nga kjo e drejtë, kur kreditori deklaron se e pranon sendin e depozituar, si dhe kur vërtetohet me
aktgjykim të plotfuqishëm se depozitimi i plotëson kushtet e përmbushjes së rregullt.
Neni 312
Efekti i depozitimit
1. Me depozitimin e sendit që është borxh, debitori lirohet nga detyrimi në çastin kur e ka bërë
depozitimin.
68
2. Në qoftë se debitori ka qenë në vonesë, vonesa e tij shuhet.
3. Që nga çasti kur sendi është depozituar, rreziku i shkatërrimit të rastësishëm ose i dëmtimit të sendit
kalon në kreditorin.
4. Që nga dita e depozitimit shuhet rrjedha e kamatës.
5. Në qoftë se debitori e merr sendin e depozituar, konsiderohet njësoj sikur të mos ta kishte depozituar
fare dhe bashkë debitorët dhe dorëzanët e tij mbeten në detyrim.
Neni 313
Shpenzimet e depozitimit
Shpenzimet e depozitimit të plotfuqishëm e të parevokueshëm i përballon kreditori në qoftë se i kalojnë
shpenzimet e përmbushjes që ka për detyrë t'i paguaj debitori.
Neni 314
Shitja në vend të depozitimit të sendit
1. Në qoftë se sendi është i papërshtatshëm për ruajtje apo në qoftë se për ruajtjen ose për
mirëmbajtjen e tij nevojiten shpenzime të cilat nuk janë në përpjesëtim me vlerën e tij, debitori mund ta
shesë, në shitjen e bërë publike në vendin e caktuar për përmbushje apo në ndonjë vend tjetër në qoftë
se kjo është në interesin e kreditorit, kurse shumën e arritur, pasi të jenë zbritur shpenzimet e shitjes, ta
depozitojnë në gjykatën e atij vendi.
2. Në qoftë se sendi ka çmimin vijues, apo në qoftë se ka vlerë të vogël në krahasim me shpenzimet e
shitjes publike, debitori lirisht mund ta shesë.
3. Në qoftë se sendi është i tillë që mund të shkatërrohet apo të prishet, debitori ka për detyrë ta shesë
pa shtyrje në një mënyrë sa më të përshtatshme.
4. Në çdo rast, debitori ka për detyrë ta njoftojë kreditorin për shitjen që ka ndërmend ta bëjë kurdo që
të jetë e mundur, e pas shitjes së bërë ta njoftojë për çmimin e realizuar dhe për depozitimin e tij në
gjykatë.
Neni 315
Dorëzimi i sendit kreditorit
Gjykata do t’ia dorëzojë kreditorit sendin e depozituar sipas kushteve që i ka caktuar debitori.
Neni 316
Shitja për të mbuluar shpenzimet e ruajtjes
1. Në qoftë se shpenzimet e ruajtjes nuk paguhen brenda afatit të arsyeshëm, gjykata do të urdhërojë
me kërkesën e ruajtësit, që sendi të shitet dhe do të caktojë mënyrën e shitjes.
2. Nga shuma e realizuar prej shitjes do të zbritën shpenzimet e shitjes dhe shpenzimet e ruajtjes,
ndërsa KREU që mbetet do të depozitohet në gjykatë për kreditorin.
69
KREU 3
MËNYRAT TJERA TË SHUARJES SË DETYRIMIT
NËNKREU 1
KOMPENSIMI
Neni 317
Kushtet e përgjithshme
Debitori mund ta kompensoj kërkesën që ka ndaj kreditorit me atë që kërkon ky prej tij në qoftë se të dy
kërkesat kanë si objekt të hollat, ose sendet e tjera të zëvendësueshme të të njëjtit lloj ose të njëjtës
cilësi dhe në qoftë se të dy kanë arritur për pagesë.
Neni 318
Deklarata për kompensimin
1. Kompensimi nuk kryhet posa të janë formuar kushtet për këtë, por nevojitet që njëra palë t'i deklarojë
tjetrës se është duke bërë kompensimin.
2. Pas deklaratës mbi kompensimin konsiderohet se kompensimi është kryer që nga çasti kur janë
formuar kushtet për këtë.
Neni 319
Mungesa e reciprocitetit
1. Debitori nuk mund të bëjë kompensimin e asaj që debiton kreditorit me atë që kreditori i debiton
dorëzanit të tij.
2. Mirëpo, dorëzani mund të bëjë kompensimin e detyrimit të debitorit ndaj kreditorit me kërkesën e
debitorit nga kreditori.
3. Kush e ka dhënë sendin e vet peng për detyrimin e huaj, mund të kërkojë nga kreditori që t'ia kthejë
sendin e lënë peng kur të jenë plotësuar kushtet për pushimin e këtij detyrimi me anë të kompensimit, si
dhe kur kreditori lëshon me faj të vet mundësin që të bëjë kompensimin.
Neni 320
Kërkesa e parashkruar
1. Një borxh mund të kompensohet me një kërkesë të parashkruar, vetëm nëse kjo kërkesë e
parashkruar nuk ka qenë e parashkruar në momentin kur kanë ekzistuar kushtet për kompensim.
2. Në qoftë se kushtet për kompensim janë krijuar pasi që një nga kërkesat është parashkruar,
kompensimi nuk krijohet në qoftë se debitori i kërkesës së parashkruar ka theksuar kundërshtimin për
parashkrim.
Neni 321
Kompensimi me kërkesën e ceduar
1. Debitori i kërkesës së ceduar mund t’ia kompensojë marrësit ato kërkesa të veta të cilat deri në
njoftimin mbi cedimin ka mundur t’ia kompensojë ceduesit.
70
2. Ai mund ti kompensojë edhe ato kërkesa të veta nga ceduesi që i ka fituar para njoftimit për cedimin,
afati i të cilave për cedim nuk ka skaduar në çastin kur është njoftuar për cedimin, por vetëm në qoftë
se ky afat bie para afatit për përmbushjen e kërkesës së ceduar ose në të njëjtën kohë.
3. Debitori që i ka deklaruar pa rezervë marrësit se e pranon cedimin, nuk mund t’i kompensojë me
kurrë farë kërkese të vet nga ceduesi.
4. Në qoftë se kërkesa e ceduar është shkruar në regjistrat publikë, debitori mund t’ia bëjë
kompensimin marrësit vetëm në qoftë se kërkesa e tij është e regjistruar me rastin e kërkesës së
ceduar apo në qoftë se marrësi është njoftuar me rastin e cedimit për ekzistimin e kësaj kërkese.
Neni 322
Rastet e përjashtimit të kompensimit
1. Nuk mund të shuhen me kompensim:
1.1. kërkesat të cilat nuk mund të sekuestrohen;
1.2. kërkesat e sendeve, apo të vlerës së sendeve të cilat i janë dhënë debitorit për ruajtje, ose
për huapërdorje, apo të cilat debitori i ka marrë në mënyrë të kundërligjshme, ose i ka mbajtur
në mënyrë të kundërligjshme;
1.3. kërkesat e krijuara nga shkaktimi i dëmit me dashje;
1.4. kërkesat e shpërblimit të dëmit, të cilat kërkesa janë krijuar me dëmtimin e shëndetit apo
me shkaktimin e vdekjes;
1.5. kërkesat që rrjedhin nga detyrimi ligjor i ushqimit.
Neni 323
Ndalimi i kërkesës së palës tjetër
Debitori nuk mund të bëjë kompensimin në qoftë se kërkesa e tij ka arritur për pagesë vetëm pasi
dikush i treti ka vënë ndalesën në kërkesën e kreditorit ndaj tij.
Neni 324
Llogaritja e kompensimit
Kur midis dy personave ekzistojnë disa detyrime të cilat mund të shuhen me anë të kompensimit,
atëherë kompensimi bëhet sipas rregullave të cilat vlejnë për llogaritjen e përmbushjes.
NËNKREU 2
FALJA E BORXHIT
Neni 325
Marrëveshja
1. Detyrimi shuhet kur kreditori i deklaron debitorit se nuk do të kërkojë përmbushjen e tij dhe debitori të
jetë dakord me këtë.
2. Për vlefshmërinë e kësaj marrëveshje nuk nevojitet që ajo të lidhet në formën sikur është kontraktuar
puna nga e cila është krijuar detyrimi.
71
Neni 326
Heqja dorë nga mjetet e sigurimit
Kthimi i pengut dhe heqja dorë nga mjetet e tjera me të cilat është siguruar përmbushja e detyrimit, nuk
do të thotë se kreditori ka hequr dorë edhe nga e drejta për të kërkuar përmbushjen e detyrimit.
Neni 327
Falja e borxhit dorëzanit
1. Falja e borxhit dorëzanit nuk e liron debitorin kryesor, ndërsa falja e borxhit debitorit kryesor e liron
dorëzanin.
2. Kur ka disa dorëzanë dhe kreditori e liron nga detyrimi njërin prej tyre, të tjerëve u mbetet detyrimi,
por detyrimi i tyre zbritet për pjesën e dorëzanit të liruar.
Neni 328
Falja e përgjithshme e borxheve
Me faljen e përgjithshme të borxheve shuhen të gjitha kërkesat e kreditorit ndaj debitorit, përveç atyre
për të cilat kreditori nuk ka ditur se ekzistojnë në çastin kur është bërë falja.
NËNKREU 3
PËRTRIRJA (NOVACIONI)
Neni 329
Kushtet për përtrirjen e detyrimit
1. Detyrimi shuhet në qoftë se kreditori dhe debitori janë pajtuar që detyrimin ekzistues ta
zëvendësojnë me një tjetër dhe në qoftë se detyrimi tjetër ka objekt të ndryshëm ose bazë juridike të
ndryshme.
2. Marrëveshja e kreditorit dhe e debitorit me të cilën ndryshohet ose plotësohet dispozita mbi afatin,
mbi vendin ose mbi mënyrën e përmbushjes, pastaj marrëveshja e mëvonshme mbi kamatën, mbi
dënimin kontraktues, mbi sigurimin e përmbushjes, ose mbi ndonjë dispozitë tjetër akcesore, si dhe
marrëveshja mbi dhënien e dokumentit të ri mbi borxhin, nuk konsiderohen si novacion.
3. Dhënia e kambialit ose e çekut për shkak të ndonjë detyrimi të mëparshëm nuk konsiderohet si
novacion, përveç nëse kjo është kontraktuar ashtu.
Neni 330
Vullneti për të bërë novacion
Novacioni nuk ekziston, në qoftë se palët nuk e kanë deklaruar qëllimin që ta shuajnë detyrimin
ekzistues kur kanë krijuar detyrimin e ri; atëherë detyrimi i mëparshëm nuk shuhet, por ekziston edhe
më tutje krahas detyrimit të ri.
Neni 331
Efekti i novacionit
1. Me kontratën për novacionin detyrimi i mëparshëm shuhet, kurse detyrimi i ri krijohet.
2. Me detyrimin e mëparshëm shuhet edhe pengu dhe dorëzania, përveç nëse me dorëzaninë ose me
pengdhënësin është kontraktuar ndryshe.
72
3. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtat e tjera akcesore, të cilat kanë qenë të lidhura me detyrimin e
mëparshëm.
Neni 332
Mungesa e detyrimit të mëparshëm
1. Novacioni është pa efekt në qoftë se detyrimi i mëparshëm ka qenë nul ose është shuar.
2. Në qoftë se detyrimi i mëparshëm ka qenë vetëm i rrëzueshëm, novacioni është i vlefshëm po qe se
debitori e ka ditur për të metën e detyrimit të mëparshëm.
Neni 333
Efekti i anulimit
Kur kontrata mbi novacionin është shpallur e pavlefshme, konsiderohet se nuk ka pasur novacion dhe
se detyrimi i mëparshëm as që ka pushuar së ekzistuari.
NËNKREU 4
KONFONDIMI
Neni 334
Konfondimi
1. Detyrimi shuhet me konfondim, kur i njëjti person bëhet si debitor ashtu edhe kreditor.
2. Kur dorëzani bëhet kreditor, detyrimi i debitorit kryesor nuk shuhet.
3. Detyrimet e regjistruara në regjistrat publike shuhen me anë të konfondimit vetëm pasi të bëhet
regjistrimi i fshirjes.
NËNKREU 5
PAMUNDËSIA E PËRMBUSHJES
Neni 335
Shuarja e detyrimit për shkak të pamundësisë së përmbushjes
1. Detyrimi shuhet kur përmbushja e tij bëhet e pamundur për shkak të rrethanave për të cilat debitori
nuk mban përgjegjësi.
2. Debitori duhet të provojë rrethanat që e përjashtojnë përgjegjësinë e tij.
Neni 336
Kur sendet e caktuara sipas llojit janë objekt i detyrimit
1. Në qoftë se objekt i detyrimit janë sendet e caktuara sipas llojit, detyrimi nuk shuhet as atëherë kur të
gjitha ato që ka debitori nga këto sende zhduken për shkak të rrethanave, për të cilat ai nuk mban
përgjegjësi.
2. Mirëpo, kur detyrimi ka si objekt sendet e caktuara sipas llojit që duhet të merren nga masa e
caktuar e atyre sendeve, atëherë detyrimi shuhet kur zhduket e gjithë ajo masë.
73
Neni 337