LIGJI NR. 04/L-101 PËR FONDET PENSIONALE TË KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 10 / 8 MAJ 2012, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-101
PËR FONDET PENSIONALE TË KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR FONDET PENSIONALE TË KOSOVËS


TABELA E PËRMBAJTJES


KREU I - DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1. Përkufizimet

Neni 2. Format e pensioneve në Kosovë


KREU II - PENSIONET BAZË TË SIGURUARA NGA MINISTRIA E PUNËS DHE E MIRËQENIES
SOCIALE

Neni 3. Pensioni bazë


KREU III - PENSIONET INDIVIDUALE TË KURSIMEVE QË I SIGURON FONDI I KURSIMEVE
PENSIONALE I KOSOVËS

Neni 4. Institucioni i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Neni 5. Të drejtat dhe obligimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Neni 6. Arkëtimi i kontributeve për financimin e Fondit të kursimeve pensionale individuale

Neni 7. Llogaritë individuale në Fondin e kursimeve pensionale të Kosoves

Neni 8. Mbajtja e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Neni 9. Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Neni 10. Udhëheqësit e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Neni 11. Instrumenti për investime të hapura nga Fondi për Kursime Pensionale në Kosovë

Neni 12. Pagimi i pensioneve nga Fondi i kursimeve individuale


KREU IV - FONDET PLOTËSUESE PENSIONALE TË PUNËDHËNËSIT

2
Neni 13. Kompetencat dhe përgjegjësitë e BQK-së

Neni 14. Fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit

Neni 15. Licencimi dhe rregullimi i fondeve plotësuese pensionale të punëdhënësit

Neni 16. Investimet nga fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit

Neni 17. Mbajtja e fondeve plotësuese pensionale të punëdhënësit

Neni 18. Transferimi nga fondi plotësues pensional i punëdhënësit

Neni 19. Përfundimi i fondit plotësues pensional të punëdhënësit


KREU V - PENSIONETPLOTËSUESE INDIVIDUALE

Neni 20. Kompetencat dhe përgjegjësitë e BQK-së

Neni 21. Format e pensioneve plotësuese individuale

Neni 22. Licencimi dhe rregullimi i pensioneve plotësuese individuale

Neni 23. Transferimi i pensionit plotësues individual

Neni 24. Përfundimi i pensionit plotësues individual


KREU VI - SHKELJET FIDUCIARE DHE ZGJIDHJA E KONTESTEVE

Neni 25. Shkeljet fiduciare

Neni 26. Shkeljet fiduciare në lidhje me fondin

Neni 27. Shkeljet fiduciare në lidhje me fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit

Neni 28. Shkeljet fiduciare në lidhje me pensionet plotësuese individuale

Neni 29. Zgjidhja e kontesteve në lidhje me pensionet bazë dhe pensionet e kursimeve individuale

Neni 30. Zgjidhja e kontesteve në lidhje me pensionet plotësuese të punësimit

Neni 31. Zgjidhja e kontesteve lidhur me pensionet plotësuese


KREU VII - ZBATIMI

Neni 32. autoriteti zbatues i bqk-së – pensionet plotësuese të punëdhënësit ose individuale

Neni 33. Autoriteti zbatues i BQK-së – Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës

Neni 34. kërkesa për shqyrtimin e veprimeve zbatuese


KREU VIII - DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE

3
Neni 35. E drejta për pension bazë dhe atë të kursimeve

Neni 36. Dispozitat kalimtare lidhur me pensionet plotësuese të punëdhënësit dhe pensionet plotësuese
individuale


KREU IX - DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 37. Zbatimi

Neni 38. Ligji në fuqi

Neni 39. Hyrja në fuqi











































4


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Përkufizimet

Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:

Shërbim i akumuluar - vitet e shërbimit dhe/ose kontributet e grumbulluara të një pjesëmarrësi lidhur me
të drejtat e tij të ligjshme. Vitet e shërbimit do të llogariten nga data efektive e ligjeve ose e rregullave
normative pensionale apo nga fillimi i pagimit të kontributeve në emër të punonjësit. Shërbimi do të
llogaritet pasi punonjësi të krijojë marrëdhënie pune.

Vlerësim aktuarial - raport i një aktuari të pavarur i licencuar nga një organizatë shtetërore ose
profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që
tregonaktivën dhe detyrimet e shumave të një fondi të caktuar pensional.

Person i Ndërlidhur - në raport me çdo person fizik a juridik në tekstin e mëtejmë i quajtur si person i
parë:

(a). një aksionar ose grup aksionarësh që posedojnë më shumë se dhjetë (10%) përqind të
aksioneve të emetuara dhe të papaguara të aksioneve të personittë parë, ose edhe pse posedon
një për qindje më të vogël se dhjetë (10%) përqind, mund të ndikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi
në vendimet që i merr një person i tillë;

(b). çdo person te i cili personi i parë posedon drejtpërdrejt ose tërthorazi më shumë se dhjetë
(10%) përqind të aksioneve të emetuara dhe të papaguara, ose edhe pse posedon më pak se
dhjetë (10%) për qind, mund të ndikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi në vendimet që i merr një
person i tillë;

(c). çdo person tjetër te i cili një aksionar posedon (drejtpërdrejt ose tërthorazi) më shumë se
tridhjetë (30) përqind të aksioneve të emetuara dhe të papaguara dhe njëherazi posedon
(drejtpërdrejt ose tërthorazi) më shumë se tridhjetë (30%) përqind të aksioneve të emetuara dhe
të papaguara të aksioneve të personit të parë;

(d). çdo person fizik ose juridik i aftë për të vendosur drejtpërdrejt ose tërthorazi në vendimet e
personit të parë;

(e). çdo anëtar i organit vendimmarrës ose mbikëqyrës të personit të parë ose

(f). çdo bashkëshort a bashkëshorte ose i afërm deri në brezine tretë opo të afërm nëpërmjet
lidhjes martesore deri në brezin e dytë, duke përfshirë personat e përmendur në nënparagrafet
prej (a) deri (e).

Anuitet - një polisë sigurimi të cilën një pjesëmarrës e ka blerë nga një kompani e sigurimit e shprehur në
formë të pagesave mujore për tërë jetën e pjesëmarrësit ose të përfituesit të tij siç është paraparë në këtë
ligj.

Menaxhuesi i mjeteve - një fiduciar (i besuar) i cili është person juridik i licencuar nga BQK-ja ose nga
ndonjë organ tjetër rregullues i tregut të kapitalit në Kosovë (ose trashëguesi i tij) ose nga një organ i
tregjeve të kapitalit të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik që
investon apo i menaxhon mjetet ose siguron këshilla lidhur me investimet e Fondit të Kursimeve
Pensionale të Kosovës, për një Fond pensional plotësues të punëdhënësit ose për një Fond plotësues
individual në bazë të marrëveshjes për menaxhimin e mjeteve.
5

Përfitues - një person fizik të cilin e ka caktuar pjesëmarrësi, ose kur pjesëmarrësi nuk ka caktuar askënd
apo nëse përfituesi i caktuar vdes para pjesëmarrësit, atëherë pjesëmarrësi e trashëgon atë i cili ka fituar
ose mund të fitojë të drejtën në mjetet pensionale në bazë të të drejtave të pjesëmarrësit.

BQK - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që është përgjegjës si institucion i pavarur sipas nenit
140 të Kushtetutës për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e fondeve pensionale, siguruesve të
pensioneve, menaxhuesëve të mjeteve dhe instrumenteve për investime të hapura si dhe mbajtësve
sipas këtij ligji dhe ka përgjegjësi për mbikëqyrjen e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Akte normative të Fondit pensional dokument i cili përcakton kushtet dhe procedurat e përgjithshme
për dhënien e kontributeve dhe paraqitjen e kërkesave për pagimin e beneficioneve nga Fondet
plotësuese pensionale të punëdhënësit. Aktet normative të një fondi pensional duhet gjithashtu të
përmbajnë procedurat për udhëheqjen e mbledhjeve të fondit pensional dhe për kryerjen e funksioneve të
tjera menaxhuese dhe administrative. Aktet normative duhet t’i përmbajnë dispozitat për indeksim, nëse
ato ekzistojnë.

Akt themelues i fondit pensional - dokument i shkruar juridik, i nënshkruar nga organi më i lartë
qeverisës i punëdhënësit(ve), me të cilët themelohet fondi pensional si person juridik jofitimprurës në
përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Beneficione indirekte - çfarëdo beneficionesh, siç janë stimulimet financiare ose dhuratat në formë të
pronës fizike, të cilat nuk janë beneficione që rrjedhin natyrshëm dhe drejtpërdrejt nga fakti se personi
paguan sigurim vjetor, që ka për qëllim ta bindë personin për të blerë një anuitet.

Mbajtës - një fiduciar që është bankë e licencuar dhe person juridik në Kosovë ose filial i një banke të
huaj që është person juridik i licencuar për të kryer biznes në Kosovë nga BQK, ose është licencuar për
të kryer biznes në cilindo shtet anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik nga
autoriteti mbikëqyrës bankar i atij shteti që ofron shërbime për ruajtje dhe depozitim të Fondit të
Kursimeve Pensionale të Kosovës ose fondeve pensionale a personave që sigurojnë pensione
plotësuese individuale që lidhen me mjetet pensionale në bazë të marrëveshjes për ruajtje të tillë.

Pension i shumave të caktuara - një pension i cili llogaritet në bazë të një formule për të cilën
punëdhënësi ose një pjesëmarrës individual ka marrë përsipër obligimin për të kontribuar në baza vjetore
një shumë të caktuar në përputhje me aktet normative të fondit pensional ose me rregullat pensionale
dhe vlerësimin aktuarial. Formula për një pension të caktuar mund të përcaktohet në bazë të shumës së
rrogës mesatare të pjesëmarrësit dhe kohëzgjatjes së shërbimit te punëdhënësi, siç mund të përkufizohet
më tej nga BQK-ja, ose të përcaktohet ndryshe me rregulloret mbi pensionet.

Fond pensional i shumave të caktuara - një fond pensional nga i cili sigurohen pensionet e shumave të
caktuara.

Pension i kontributeve të caktuara - pension në të cilin kontibutet e bëra në emër të pjesëmarrësve
përllogariten si përqindje e rrogave të tyre ose në ndonjë bazë tjetër të rregullt dhe depozitohen në
llogaritë individuale, ku pensionet llogariten vetëm në bazë të shumave të kontribuara dhe çfarëdo të
ardhurash, shpenzimesh, fitimesh dhe humbjesh (nëse ekzistojnë) të ndara në llogari individuale.
Punëdhënësi mund të zgjedhë shkallën e kontributit të tij, nëse ekzistojnë shkallë të tilla, në emër të
pjesëmarrësve dhe pjesëmarrësit mund të zgjedhin secili shkallën e kontributit të tyre, nëse ekzistojnë
shkallë të tilla. Punëdhënësi mund të kontribuojë pjesërisht ose plotësisht në bazë të shumës të cilën e ka
paguar pjesëmarrësi. Pjesëmarrësi mund kontribuojë vetëm në emër të tij.

Fond pensional i kontributeve të caktuara - fondi pensional i cili siguron pensione të kontibuteve të
caktuara.

Punonjës - një person fizik që punon te një punëdhënës me pagesë dhe me orar të plotë ose me gjysëm
orari nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e punëdhënësit, pa marrë parasysh nëse marrëveshja e kontraktuar
6
midis tyre quhet kontratë pune, kontratë shërbimesh, kontratë civile, ndonjë marrëveshje tjetër komerciale
dhe pa marrë parasyshë se a ekziston realisht një marrëveshje e shkruar ose e pashkruar.

Punëdhënës - çdo person fizik ose juridik i cili vepron drejtpërdrejt ose tërthorazi në interes të
punëdhënësit dhe përfshin një asociacion ose grup punëdhënësish që veprojnë për një punëdhënës në
atë cilësi. Punëdhënësi mund të jetë në pronësishteterore ose shoqerore e kontrolluar nga shteti,
në,pronesi private ose mund të jetë një kombinim i pronësisë dhe i kontrollit shtetërorshoqëror dhe privat,
si dhe mund të jetë person juridik me ose pa përfitim.

Fiduciar - një person fizik ose person juridik që ka përgjegjësi ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve siç
është përshkruar më tej në kreun VI të këtij ligji.

Letrat me Vlerë të Qeverisë së Kosovës - obligimet e detyruara që emetohen në formë të borxhit nga
Ministria e Financave në emër të Qeverisë së Kosovës.

Indeksim - përshtatje e pensioneve të caktuara për t’i rritur pagesat me qëllim që të përcillet rritja e
shpenzimeve të jetesës ose e pagave.

Llogari individuale e Fondit tëKursimeve Pensionale të Kosovës ose efondit të kontributeve të
caktuara pensionale apo e pensionit plotësues individual - një llogari për të cilën kujdeset Fondi i
Kursimit Pensional të Kosovës ose Fondi pensional a një sigurues që ofron pensione plotësuese
individuale për t’i pasqyruar të gjitha kontributet e paguara në emër të një pjesëmarrësi dhe çfarëdo të
ardhurash, shpenzimesh, fitimesh dhe humbjesh të bëra ose që i janë ndarë një pjesëmarrësi të tillë, pa
shpenzimet e lejuara. Kontributetet në llogaritë individuale mund t’i bëjë punëdhënësi ose pjesëmarrësi
dhe ato duhet të llogariten veçmas.

Administrata Pensionale e Kosovës - një njësi administrative brenda Ministrisë së Punës dhe
Mirëqenies Sociale e cila paguan pensionet bazë për personat me vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Fond i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Fondi) - një person juridik i themeluar sipas këtij Ligji me
qëllim të sigurimit të kursimeve pensionale të residentëve të Kosovës, siç është përcaktuar më tej në
KREUn III të këtij ligji.

MPMS - Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.

Paga minimale - pagesa minimale për orar të plotë pune gjatë muajit, siç është e caktuar nga Këshilli
Ekonomik dhe Social i Republikës së Kosovës.

OBZHE - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Instrument për investime të hapura - investim përmes subjekteve të organizuara që veprojnë si
kompani investuese dhe të cilët janë të autorizuar të emetojnë numër të pakufizuar të aksioneve të
kapitalit (në njësi të pjesëshme apo të plota) duke paraqitur pronësi të barabartë proporcionale në
subjektet e tilla nga aksionari apo polisave të sigurimit ku pasuria kryesore grumbullohet për qëllime
investuese. Kjo shprehje përfshin fondet reciproke, fondet investuese, fondet e njësive, polisat e sigurimit
dhe mjetet tjera investuese, të cilët veprojnë në bazë të grumbullimit.

Pjesëmarrës - person fizik në emër të të cilit punëdhënësi ose pjesëmarrësi i paguan kontributet në
Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, në çfarëdo fondi plotësues pensional të cilin e siguron
punëdhënësi ose cilido sigurues i pensioneve i licencuar sipas këtij ligji për sigurimin e pensioneve.

Pension - një pagesë e rregullt mujore për një pjesëmarrës (ose shfrytëzues) gjatë tërë jetës, duke filluar
nga mosha e pensionimit, paaftësia fizike ose vdekja e pjesëmarrësit konform këtij ligji.

Mosha e pensionimit - mosha gjashtëdhjetë e pesëvjeçare (65).

7
Mjetet pensionale:

(a). për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës të gjitha mjetet që arkëtohen si kontribute në
emër të punonjësve dhe të gjitha të ardhurat e fituara nga investimi lidhur me të;

(b). për fondet e kontributeve të përcaktuara pensionale dhe Fondin e Kursimeve Pensionale të
Kosovës të gjitha mjetet financiare të pensionit që gjenden në llogaritë individuale të
pjesëmarrësve,

(c). për fondet e shumave të caktuara pensionale, të gjitha mjetet në dispozicion për kryerjen e
obligimeve ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve, siç është parashtruar në vlerësimin aktuarial,
dhe

(d). për pensionet plotësuese individuale të gjitha kontributet e individëve dhe të gjitha të ardhurat
e fituara nga investimi në to, dhe për shumat e caktuara të pensioneve plotësuese individuale, të
gjitha fondet në dispozicion për plotësimin e obligimeve ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve,
siç është paraparë në vlerësimin aktuarial.

Rregullat e pensionit - dokumenti të cilin e ka përgatitur ofruesi i pensioneve që përcakton kushtet dhe
procedurat e sigurimit të kontributeve dhe paraqitjes së kërkesës për beneficione.

Ofruesi i pensioneve - institucionet financiare, bankat, instrumentet per investime te hapura dhe
kompanitë e sigurimeve që sigurojnë pensionet plotësuese individuale në pajtim me këtë ligj (që së
bashku më tej u referohemi si “Siguruesit e pensioneve”).

Persona të vetëpunësuar - personat të cilët (a) fitojnë të ardhura nga shitja e mallrave (duke përfshirë
edhe mallrat teknologjike, komerciale, bujqësore, artistike, arsimore ose pronën intelektuale) apo nga
ofrimi i shërbimeve dhe (b) bëjnë shitje të tilla apo ofrojnë shërbime, të cilat nuk janë nën kontrollin apo
mbikëqyrjen e punëdhënësit dhe kështu nuk konsiderohen të punësuar.

Humbje të konsiderueshme - humbje e realizuar prej dhjetë përqind (10%) ose më shumë e mjeteve
pensionale, gjatë një viti kalendarik.

Fond pensional plotësuese i punëdhënësit (më tej “Fond pensional”) - person juridik i themeluar nga
punëdhënësi apo një grup punëdhënësish për punonjësit dhe ish- punonjësit e tyre si dhe përfituesit e
tyre në formë të një organi drejtues të fondit.

Pension plotësues i punëdhënësit - pension i paguar nga fondi pensional i themeluar nga një
punëdhënës në pajtim me këtë ligj.

Pension plotësues individual - një pension për një person individual fizik i blerë nga ofruesi i
pensioneve siç është një institucion financiar, bankë, menaxhues i mjeteve ,instrument për investime të
hapura ose kompani e sigurimeve dhe i siguruar sipas këtij ligji.

Administrata Tatimore e Kosovës - një njësi brenda Ministrisë së Financave, përgjegjëse për
mbledhjen e tatimeve dhe kontributeve pensionale në Kosovë.

Pagesë me transfer:

(a). transferimi i shumave të parasë që përbëjnë të drejtat e fituara të një pjesëmarrësi ose të një
përfituesi nga një fond plotësues pensional që e siguron punëdhënësi në një fond tjetër plotësues
pensional që e siguron punëdhënësi ose te një sigurues i pensioneve që i siguron pensionet
plotësuese individuale në pajtim me këtë ligj; ose

8
(b). transferimi i shumave të parasë që përbëjnë të drejtat e fituara të pjesëmarrësit ose
përfituesit nga një pension plotësues individual te një sigurues tjetër i pensioneve që siguron
pensionet plotësuese individuale në pajtim me këtë ligj.

Të drejtat e fituara - të drejtat e pjesëmarrësit apo përfituesit në një pension plotësues të punëdhënësit
ose në një pension plotësues individual që nuk mund të humbet. Një e drejtë e fituar nuk mund të lihet
peng, të ndalohet, transferohet, të ndahet, të lihet hipotekë ose të tjetërsohet në ndonjë mënyrë tjetër.
Nuk mund t’i nënshtrohet ekzekutimit, nuk mund të jetë pjesë e ndonjë patundshmërie në falimentim të
pjesëmarrësit dhe nuk mund të ndikohet me asnjë procedurë të marrëveshjes dhe çdo përpjekje në këtë
drejtim do të jetë e pavlefshme. Kufizimi ndaj tjetërsimit ose ekzekutimit vlen vetëm për të drejtat e fituara
që nuk e kalojnë shumën prej njëqindmijë (100.000) euro për pjesëmarrës. Të drejtat e fituara mbi këtë
shumë vetëm mund të mbahen ose të tjetërsohen.

Pagë - çfarëdo shume që punëdhënësi paguan në para ose në mall si kompensim për shërbimet e
ofruara të punonjësit gjatë kohës së punësimit, në bazë të kontratës së punës, të formuluar ose të
nënkuptuar, me gojë ose me shkrim. Paga përfshin rrogën, fitimin, shtesat, përqindjen ose ndonjë formë
tjetër të pagesës lidhur me punësimin.

Pension Bazë (më tej “Pension Bazë”) - një pension që Administrata Pensionale ua paguan të gjithë
banorëve të përhershëm të Kosovës që e kanë arritur moshën e pensionimit.

Pension i Bazuar në Kursime Individuale (më tej “Pension i Kursimeve Individuale”) - një pension që
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ua paguan të gjithë personave në moshën e pensionimit që i
plotësojnë kushtet sipas këtij ligji lidhur me kontributet pensionale.

Pension Plotësues i Punëdhënësit - një pension që punëdhënësi ua siguron punonjësve të vet në
përputhje me këtë ligj.

Pension Plotësues Individual - një pension që blejnë personat fizikë nga siguruesit e licencuar të
pensioneve në përputhje me këtë ligj.

Neni 2
Format e Kursimeve Pensionale në Kosovë

2.1. Ky Ligj përcakton dhe përshkruan format e ndryshme të sigurimit pensional Qeveritar dhe privat në
Kosovë. Vetëm Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, fondet pensionale plotësuese të punëdhënsit
ose siguruesit e pensioneve të licencuar për sigurimin e pensioneve plotësuese individuale në pajtim me
këtë Ligj mund të sigurojnë pensione në Kosovë.

2.2. Vendosja e politikës ekonomike lidhur me pensionet si pjesë e politikës buxhetore dhe fiskale është
përgjegjësi e Qeverisë. Qeveria e realizon këtë politikë përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies
Sociale në bashkëpunim me Ministrinëe Financave. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministri i
Financave, Guvernatori i BQK-së, do të përbëjnë grupin punues ndërministror për politikën e pensioneve.
Grupi punues për politikën e pensioneve sipas nevojës propozon rregulla dhe rregullore të nevojshme për
zbatimin e politikës pensionale dhe i bën rekomandime Qeverisë lidhur me Fondin e Kursimeve
Pensionale të Kosoves, dhe licencimin , rregullimin dhe mbikëqyrjen e pensioneve në Kosovë.

2.3. Pensionet obligative përfshijnë dy forma të pensionit: Pensionin Bazë dhe Pensionet e Bazuara në
Kursimet Individuale. Punëdhënësit po ashtu mund të sigurojnë për punonjësit e tyre pensione
plotësuese që i siguron punëdhënësi për punonjësit e tij. Individët mund të blejnë pensione plotësuese
individuale përmes Siguruesve të pensioneve.





9
KREU II
PENSIONET BAZË QË I SIGURON
MINISTRIA E PUNËS DHE E MIRËQENIES SOCIALE

Neni 3
Pensioni bazë

3.1. Çdo person që është banor i përhershëm i Republikës së Kosovës dhe që ka arritur Moshën e
Pensionimit ka të drejtë të marrë Pensionin Bazë.

3.2. Me këtë themelohet Administrata Pensionale e Kosovës (më tej “Administrata”) si njësi administrative
në kuadër të MPMS.

3.3. Personi që ka për qëllim të aplikoj për një Pension Bazë do të bëj këtë në Administratë në formën e
lëshuar nga MPMS dhe do të sigurojë prova që dëshmojnë moshën, rezidencën dhe te drejtën ashtu
siç mund të jetë e përcaktuar nga MPMS.

3.4. Përgjegjësia e Administratës është menaxhimi dhe administrimi i benefiteve pensionale.

3.5 .Administrata është e obliguar që:

(a) t’ua rregullojë pagesën e pensioneve bazë personave që i plotësojnë kriteret;

(b) të mbajë evidencën e faturave dhe të parave të disponueshme dhe të pagesës së
pensioneve bazë;

(c) të mbajë evidencën për të gjitha shpenzimet rreth shpërndarjes së pensioneve;

3.6. Adminstrata ka kompetenca të bëjë marrëveshje që kanë të bëjnë me dërgimin e pensioneve që i
nënshtrohet miratimit përfundimtar të marrëveshjeve të tilla nga ana e MPMS dhe Ministrisë së
Financave.

3.7. Administrata udhëheq dhe administron pagesën e Pensioneve Bazë për të gjithë rezidentët e
Kosovës. të cilët e arrijnë moshën e pensionimit.


KREU III
PENSIONET E KURSIMEVE INDIVIDUALE QË I SIGURON FONDI I KURSIMEVE PENSIONALE TË
KOSOVËS

Neni 4
Institucioni i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

4.1. Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (më tej “Fondi”) është person juridik i pavarur nën
mbikëqyrjen e BQK-së i themeluar me qëllimin e vetëm dhe ekskluziv të administrimit dhe menaxhimit të
llogarive individuale për pensionet e bazuara në kursime, në investim të kujdesshëm dhe në ruajtjen e
mjeteve pensionale dhe pagimin e të ardhurave që krijohen në llogaritë individuale për blerjen e
pensioneve vjetore, për pensionet e bazuara në kursime, si një administrues i besuar që vepron në emër
të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve.

4.2. Fondi është person juridik jofitimprurës, i aftë për të paditur dhe për t’u paditur në emër të vet,
operacionet e së cilit funksionojnë në përputhje me ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e Prokurimin
Publik.

4.3. Bord Drejtuescudhëheq Fondin dhe përbëhet prej tetë (8) anëtarëve, njëri prej të cilëve nuk ka të
drejtë vote. Të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit janë fiduciarë sipas kuptimit të këtij ligji.
10
Personat që emërohen për anëtarë të Bordit Drejtues duhet të jenë persona me integritet të njohur dhe
duhet të posedojnë aftësi dhe përvojë profesionale në çështjet e pensionit, të financave, të investimeve
dhe të sigurimit.

4.4. Së paku pesë (5) anëtarë të borditdrejtues duhet të kenë më së pakut dhjetë (10) vjet përvojë
profesionale në lëmin e pensioneve, si:

(a) Punonjës, pronar, administrues i besuar ose këshilltar profesional i një kompanie për
menaxhimin e mjeteve, të një kompanie sigurimi ose të një fondi pensional me një vlerë të
përgjithshme prej së paku pesëdhjetë milionë (50.000.000) euro në menaxhim;

(b) Ekonomist ose analist financiar në një institucion financiar të madh ndërkombëtar; dhe

(c) Ekspert në fushën e shkencave ekonomike ose të financave, që ka bërë hulumtime të gjera
akademike të pranuara ndërkombëtarisht dhe ka punime shkencore lidhur me investimet private
pensionale.

(d) Personat e emëruar për anëtarë të bordit drejtues mund të jenë ekspertë ndërkombëtarë në
fushën e studimeve të tyre.

4.5. Së paku një (1) nga anëtarët e borditdrejtues duhet të ketë përvojë profesionale për përfaqësimin ose
këshillimin e punëdhënësve në Kosovë. Së paku një (1) nga anëtarët e borditdrejtues duhet të ketë
përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre në Kosovë.
Një zyrtar i Qeverisë emërohet nga Kryeministri si anëtar pa të drejtë vote për të përfaqësuar Qeverinë në
bordin drejtues.

4.6. Një komision për përzgjedhje, i propozon kandidatët Kuvendit për vendet e lira në anëtarësim ose
për riemërim të anëtarëve të Bordit Drejtues. Komisioni për Përzgjedhje do të përbëhet nga Guvernatori i
BQK-së - kryesues, Auditori i Përgjithshëm dhe Ministri i Financave. Mandati i secilit anëtar të emëruar në
Bordin Drejtues zgjat tre vjet, me mundësi të rizgjedhjes, nëse mandati i anëtarëve të Bordit skadon dhe
asnjë anëtar i ri nuk është emëruar, atëherë anëtarët e Bordit ekzistues do të vazhdojnë mandatin për
nëntëdhjetë (90) ditë. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do ta emërojë një përfaqësues me të drejtë vote,
si anëtar të Bordit Drejtues, që përmbush kriteret e përcaktuara në paragrafin 4.4 të këtij neni dhe do të
shërbejë njëkohësisht për aq kohë sa mbetet Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë. Pas largimit të
anëtarit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Komisioni për Përzgjedhje duhet të plotësojë këtë pozicion,
siç përcaktohet në nenin 4 të këtij ligji.

4.7. Personat e caktuar për anëtarë të Bordit Drejtues, me përjashtim të përfaqësuesit të Qeverisë, pa të
drejtë vote, marrin kompensim mujor për angazhimin e tyre.

4.8. Procedurat për caktimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për emërimin apo riemërimin për anëtarë të
bordit drejtues do të specifikohen më tutje dhe do të miratohen nga komisioni për përzgjedhje, duke
përfshirë edhe procedurat ku, së pari, vendoset për riemërimin apo jo të anëtarit të përhershëm dhe, së
dyti, nëse anëtari i përhershëm nuk emërohet, vendoset për hapjen e një procesi konkurrues për
zgjedhjen e një kandidati. Për çdo post të hapur në bordin drejtues për anëtarët profesionistë të zgjedhur
në pajtim me paragrafin 4.4 të këtij neni komisioni për përzgjedhje do të rekrutojë ndërkombëtarë dhe
vendorë nga Kosova, duke përfshirë shpalljen e konkurseve në së paku një publikim botëror financiar me
tirazh më të madh. Për çdo post të hapur për anëtarë pjesëmarrës, të cilët zgjedhen sipas paragrafit 4.5
të këtij neni, komisioni për përzgjedhje merr parasysh kërkesat individuale të dorëzuara gjatë procesit të
hapur konkurrues. Për çdo pozitë, komisioni merr parasysh jo më pak se tre (3) kandidatë, ku së pari
përgatiten kriteret përzgjedhëse dhe, bazuar në atë listë, shqyrtohen kandidatët e propozuar, nga të cilët,
kandidati(ët) e preferuar zgjedhen me shumicë votash, duke marrë parasysh të gjitha shkathtësitë
profesionale relevante.

4.9 Asnjë person nuk mund të propozohet për kandidat i cili është bashkëshort apo bashkëshorte ose i
afërm deri në brezin e tretë apo i afërm nëpërmjet lidhjes martesore deri në brezin e dytë i ndonjë personi
11
që është anëtar në komisionin për përzgjedhje, në bordin drejtues të FKPK ose në qeveri, në pozitë të
ministrit apo më lart.

4.10. BQK-ja e ndihmon komisionin për përzgjedhje duke shqyrtuar dhe verifikuar përshtatshmërinëe
kandidatëve.

4.11. Kuvendi emëron anëtarin (ët) e bordit drejtues, duke përfshirë edhe kryesuesin, bazuar në
rekomandimet e komisionit për përzgjedhje, pas konsultimit me Qeverinë. Qeveria i’a dorëzon opinionin e
saj Kuvendit brenda pesëmbdhetë (15) ditëve nga dita e pranimit të kërkesës së Kuvendit për konsultim.

4.12. Asnjë person nuk do të emërohet anëtar i bordit drejtues nëse ka qenë i dënuar për krim apo për
falimentim të gjykuar, apo është i papërshtatshëm për të shërbyer si menaxhues a udhëheqës i ndonjë
institucioni financiar në ndonjë shtet. Asnjë person nuk do të emërohet anëtar i bordit drejtues nëse është
zyrtar apo punonjës i ndonjë drejtori të mjeteve ose mbajtës i fondit apo pronari pesë (5%) përqind apo
më tepër i interesit të barabartë tek drejtori i tillë i mjeteve apo mbajtësi. Personat e emëruar për anëtarë
të bordit drejtues i nënshtrohen procedurës së shkarkimit nga Kuvendi për shkak të mospërshtatshmërisë
së tyre në pajtim me këtë nen, për shkak të kryerjes së ndonjë krimi, keqdrejtimit apo aktiviteteve të
paligjshme të kryera në atë pozitë, paaftësisë fizike apo mendore, që zgjat dy (2) apo më tepër muaj ose
mospjesëmarrjes në tri apo më shumë mbledhje pa arsyetim. Personat e emëruar për anëtarë të bordit
drejtues, me përjashtim të përfaqësuesittë Qeverisë në bordin drejtues duhet të japin deklarata mbi të
ardhurat e tyre personale dhe pasurinë, pas emërimit të tyre dhe çdo vit gjatë mandatit. Personat e
emëruar në bordin drejtues nuk mund të shërbejnë në asnjë cilësi të profesionistit për ndonjë menaxhues
të mjeteve apo mbajtës të Fondit gjatë një periudhe prej dymbëdhjetë (12) muajsh menjëherë pas
pushimit të anëtarësimit të tyre në bordin drejtues.

4.13. Asnjë anëtar i bordit drejtues nuk duhet të pranojë dhurata a kredi të favorshme ose ndonjë
shpërblim nga ndonjë menaxhues i mjeteve apo nga ndonjë mbajtës i Fondit, nga ndonjë kryerës i
shërbimeve të Fondit ose nga ndonjë person i ndërlidhur i menaxhuesit të mjeteve, nga ndonjë mbajtës i
mjeteve ose kryerës i shërbimit të Fondit. Kjo ndalesë vlen edhe për bashkëshortin, motrat e vëllezërit
dhe fëmijët e anëtarit.

4.14. Kryesuesi i kryeson mbledhjet e borditdrejtues; në mungesë të tij mbledhjet i kryeson një anëtar
tjetër. Borditdrejtues i Fondit mblidhet sa herë që e kërkon puna, por jo më pak se një herë në çdo tre (3)
muaj. Secili anëtar e ka një votë. Kuorumin e përbëjnë pesë (5) anëtarë. Në rastet e votave të barabarta
kryesuesi e hedh votën e zhbllokimit.

4.15. Kryesuesi e drejton përgatitjen e buxhetit vjetor të Fondit, duke përfshirë shpenzimet dhe të
ardhurat, siç janë taksat dhe transferimet nga të ardhurat e përgjithshme dhe ato ia paraqet Bordit
Drejtues për miratim.

4.16. Bordidrejtues i miraton aktet e propozuara për punimet e veta dhe këto ia dorëzon BQK-së për
vlerësim dhe miratim. Të gjitha ndryshimet e mëvonshme në këto akte, të miratuar nga bordi drejtues
miratohen edhe nga BQK-ja.

4.17. Aktivitetet e Fondit në përputhje me këtë ligj do të financohen përmes pagesave të arsyeshme të
bazuara në shpenzimet e llogarive individuale, siç është përcaktuar në nenin 5.2 paragrafi (k) të këtij ligji.

4.18. Bordi drejtues do të paraqesë raportin vjetor në Kuvend i cili përfshinë informacionet e dhëna në
nenin 5.3 të këtij ligji, jo më vonë se (5 )pesë muaj pas përfundimit të viti kalendarik. Përveq kësaj Bordi
Drejtues do ti raportoj Kuvendit çdo humbje të konsiderueshme të mjeteve pensionale dhe Kuvendi do
tëndërmarrë qfarëdo veprimi përmirësues që konsideroheti nevojshëm apo i përshtatshëm, duke
përfshirë edhe referimin tek BQK-ja për veprime të zbatueshme të parashikuara në nenin 33 të këtij ligji.




12
Neni 5
Autorizimet dhe Përgjegjësitë e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

5.1. Fondi ka kompetencat dhe të drejtat e administruesit të besuar mbifondet pensionale.

5.2. Të drejtat e Fondit lidhur me mjetet pensionale përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

(a). udhëheqjen e tenderit për përzgjedhjen e menaxhuesit(ëve) të mjeteve dhe mbajtësit të
mjeteve ose instrumenteve për investime të hapura në pajtim me këtë Ligj;

(b). zbatimin e marrëveshjeve me menaxhuesin(it) e mjeteve, mbajtësit, instrumentet për
investime të hapura, llogaritarët, revizorët, avokatët dhe kryerësit tjerë të shërbimeve të Fondit;

(c). kërkimin dhe pranimin e informacionit nga drejtorët e mjeteve, instrumentet për investime të
hapura, mbajtësit e mjeteve dhe kryerësit e tjerë të shërbimeve për të gjitha transaksionet në
emër të Fondit, duke përfshirë edhe votimin e aksioneve që i mban Fondi;

(d). miratimin e parimeve tëinvestimevepër Fondit;

(e). shkarkimin dhe zëvendësimin e drejtorit të mjeteve, instrumenteve për investime të hapura,
mbajtësve të mjeteve dhe kryerësve të tjerë të shërbimeve të Fondit;

(f). pagimin e fitimeve të llogarive individuale për pensionet e kurysera siguruesve të anuiteteve
me qëllim të blerjes së pensioneve për pjesëmarrësit dhe përfituesit në përputhje me këtë ligj;

(g). lidhjen e marrëveshjeve për blerjen, shitjen, dhënien ose marrjen me qira të patundshmërive
apo pajisjeve të nevojshme për funksionimin e Fondit;

(h). punësimin e personelit ekzekutiv dhe joekzekutiv të Fondit;

(i). lidhjen e marrëveshjeve të sigurimeve, duke përfshirë edhe sigurimin fiduciar për kompensim
për këshillin drejtues, me kompanitë e sigurimeve të licencuara në Kosovë ose në shtetet anëtare
të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik;

(j). përgatitjen e buxhetit të cilin e miraton Bordi i Drejtorëve;

(k). caktimin e tarifave të arsyeshme të bazuara në shpenzime të çdo pjesëmarrësi për
administrimin e Logarive Individuale miratuar nga Kuvendi ne baza vjetore Taksat e tilla nuk
duhet të tejkalojnë 0.30% nëvit, pro-vlerësuar gjatë vitit në varësi të frekuencës në llogaritjen e
çmimit të njësisë, dhe do të zbatohetvetëm për mjetet pensionale të investuara; dhe

(l). rimbursimit të të gjitha shpenzimeve të tjera aktuale në lidhje me investimin e mjeteve
pensionale, duke përfshirë por pa u kufizuar në: ngarkimet e transferimit, tarifat e menaxhimit të
mjeteve dhe tarifat e performancës nga fondet e Pjesëmarrësit;

5.3. Nga Fondi kërkohet që informacionin e mëposhtëm t’ia paraqesë Kuvendit, BQK-së dhe një kopje
Qeverisë, përveç nënparagrafit (e) për të cilin raportohet në BQK.

(a) raportet e audituaratë llogarive vjetore të pasurive dhe detyrimeve, të ardhurat dhe
shpenzimet që i ka audituarfirma e pavarur e kontabilitetit të miratuar nga BQK-ja dhe i ka
nënshkruar kontabilisti i certifikuar publik në përputhje me standardet e kontabilitetit
ndërkombëtar apo me standardet tjera të miratuar nga BQK-ja në pajtim me ligjin në fuqi. BQK-ja
mund t’i drejtojë pyetje shtesë auditoritapo ofruesve të tjerë të shërbimeve profesionale.

13
(b) raportet tremujore, duke përfshirë hollësitë për shitjen dhe fitimin e mjeteve pensionale së
bashku me identitetin e mjeteve, datën e transaksionit, çmimin me të cilin është bërë transaksioni
dhe ndërmjetësi i cili është shfrytëzuar;

(c) raportet vjetore për vlerën dhe proporcionin e mjeteve pensionale të cilat janë investuar në
klasa të veçanta të mjeteve, duke përfshirë hollësitë e dhënësve të letrave të veçanta me vlerë
nga data e vlerësimit të fundit të muajit të fundit të çdo periudhe vjetore:

(d) raportet vjetore për të gjitha tarifat, si p.sh. pagesat e mbajtjes dhe pagesat tjera për
shërbimet dhe transaksionet financiare;

(e) pas emërimit, deklarata mbi të ardhurat personale dhe të pasurisë të anëtarëve të emëruar
në bordin drejtues dhe deklarata të mëvonshme vjetore ku tregohen vetëm ndryshimet materiale;
dhe

(f) (f). çështje të tjera të cilat mund të caktohen përmes rregulloreve që duhet të nxirren nga
BQK-ja.

5.4. Informacioni i parashtruar në nenin 5.3 të këtij ligji dorëzohet mbi një bazë të përcaktuar tremujore
ose vjetore ose në intervale të tilla më të shkurtëra që mund të saktësohen me rregulloret që i nxjerr
BQK-ja. BQK-ja e cakton periudhën përkatëse brenda së cilës duhet të dorëzohet informacioni i tillë dhe
cakton afatin në të cilin informacioni i tillë duhet të dorëzohet në fund të periudhës tremujore ose vjetore.
BQK-ja nxjerr gjithashtu rregullore me të cilat saktësohet se çfarë informatash tjera mund të kërkohen
dhe forma me të cilin do të sigurohet çfarëdo informacioni.
BQK-ja mund të caktojë Auditorë të pavarur apo ofrues të tjerë të shërbimeve profesionale për të kryer
anketa, vlerësime aktuariale apo kontrollim të llogarive, librave, dokumenteve dhe shënimeve të tjera të
Fondit të Kursimeve Pensionale Të Kosovës.

5.5. Informatat të cilat Fondi ia siguron BQK-së në përputhje me këtë ligj, përveç deklaratve mbi pasurinë,
të dorëzuara në pajtim me paragrafin 5.3 (e) lartë, Fondi duhet t’i publikojë më së voni dymbëdhjetë (12)
muaj pas dorëzimit të tyre. Fondi e organizon publikimin e këtyre informatave.

Neni 6
Mbledhjae kontributeve për financimin e pensioneve të kursimeve individuale

6.1 Çdo punëdhënës është i obliguar që të kontribuojë në emër të punonjësve të vet në Fondin e
kursimeve pensionale. Punonjësit obligohen që të kontribuojnë në emër të vet në kursimet pensionale.
Obligimet e punëdhënësit dhe të punonjësit fillojnë në ditën e parë të punësimit të punëdhënësit për
punonjësit që kanë krijuar marrëdhënie pune dhe përfundojnë kur punonjësi arrin moshën e pensionit.

6.2. Për financimin e kursimeve pensionale:

(a). çdo punëdhënës paguan një shumë që është baras me pesë përqind (5%) të rrogave të
pëgjithshme të të gjithë punonjësve (siç është përcaktuar me këtë ligj); dhe

(b). çdo punonjës paguan një shumë që është baras me pesë përqind (5%) të rrogës së
tërësishme të tij.

(c). Punëdhënësit mund të kontribuojnë vullnetarisht për një shumë plotësuese deri në dhjetë
përqind (10%) të rrogës vjetore, për një shumë të përgjithshme prej pesëmbëdhjetë përqind
(15%) të rrogës. Po ashtu, punonjësit mund të kontribuojnë vullnetarisht një shumë plotësuese
deri në dhjetë përqind (10%) të rrogës së tyre vjetore, për kontributin e përgjithshëm prej
pesëmbëdhjetë përqind (15%) të rrogës. Kontributet vullnetare mund të bëhen pas moshës së
pensionimit, por asnjë kontribut nuk mund të bëhet në emër të pjesëmarrësit, i cili merr përfitime
nga Fondi në formë të anuitetit ose tërheqjes graduale apo ka marrë pagesë në shumë
paushalle.
14
6.3. Punëdhësi e zbret kontributin e punonjësit nga rrogat e punonjësit dhe e bart në llogarinë e posaçme
të Fondit bashkë me kontributin e punëdhënësit në afatin e duhur në përputhje me rregullat që do të
nxirren në mënyrën që e cakton Administrata Tatimore e Kosovës.

6.4. Administrata Tatimore e Kosovës autorizohet të lidhë kontratë me TKPK apo ndonjë Entitettjetër për
mbledhjen e kontributeve në përputhje me këtë nen, me miratim të Qeverisë pas konsultimit me BQK-në.

6.5. Në rastet kur rrogat paguhen kryesisht në natyrë, punëdhënësi paguan pesë përqind (5%) të vlerës
së tregut të pagesës në natyrë dhe punonjësi i paguan pesë përqind (5%) të vlerës së tregut të pagesës
në natyrë.

6.6. Në rastet kur rrogat për orar të plotë, qoftë të paguara në natyrë ose ndryshe, janë më të vogla se
Paga Minimale, punëdhënësi i paguan pesë përqind (5%) të rrogës minimale dhe punonjësi paguan pesë
përqind (5%) të rrogës se tij ose të saj për orar të plotë pune.

6.7. Administrata Tatimore e Kosovës ka përgjegjësi dhe të drejta të njëjta lidhur me inspektimin,
vlerësimin dhe zbatimin e pagesave të kontributeve që ajo i ka rreth tatimit në të ardhura. Kjo, pa
kufizime, përfshin të drejtën për vlerësimin e dënimeve, shtimin e mjeteve, kontrollimin e shënimeve dhe
të gjitha kompetencat tjera zbatuese që i janë dhënë në pajtim me ligjin në fuqi.

6.8. Kontributet e mbledhura në bankat komerciale duhet të transferohen në llogarinë e FKPK-së në BQK
brenda 24 orëve pas mbledhjes;

6.9. FKPK duhet tëbarazoj kontributet e mbledhura në llogaritë individuale brenda pesë (5) ditëve të
marrjes së informacionit dhe pagesës;

6.10. Punëdhënësit duhet të paraqesin listën e të gjithë punonjësve në Administratën Tatimore të
Kosovës në formën dhe mënyrën e përcaktuar nga AdministrataTatimore e Kosovës. Punëdhënësi duhet
të listoj e gjithë punonjësit e tij me numrat e tyre personal identifikues, dhe shumën e kontributeve
të punëdhënësit dhe punëmarrësit për t'u paguar.Raportim i tillë do të bëhet para se të bëhet pagesa
e kontributeve.Personat e vetëpunësuar duhet të dorëzojnë një informacion të tillë në emër të tyre.

6.11. Administrata Tatimore e Kosovës brenda 24 orëve duhet të transferojë tek FKPK të gjitha
informacionet për raportet dhe kontirbutet embledhura.

6.12. Personat e vetëpunësuar, të cilët paguajnë tatim mbi të ardhurat në të ardhurat bruto dhe kanë
ndalesa më të ulëta të lejueshme (para ndalesave për kontribut pensional) do të kontribuojnë me një
shumë minimale prej dhjetë përqind (10%) të asaj shume neto (me një kufi maksimal prej tridhjetë
përqind (30%) të asaj shume neto). Personat e vetëpunësuar, të cilët paguajnë tatim mbi të ardhurat në
bazë të supozimit do të kontribuojnë me një kontribut minimal prej një të tretës (1/3) të shumës së tatimit
të prezumuar (me një kufi maksimal që është trefishi i asaj shume). Për të gjitha kategoritë e personave
të vetëpunësuar, minimumi i tremujorit të kontributeve do të jetë tridhjetë përqind (30% ) të Pages
Minimale. Personat e vetëpunësuar, të cilët i klasifikojnë disa apo tërë të ardhurat e tyre nga veprimtaria
afariste si paga, do të kontribuojnë në emër të punonjësve të tyre dhe vetes së tyre si punonjës, të cilët
fitojnë të ardhura nga veprimtaria e njëjtë afariste. Personat e tillë të vetëpunësuar obligohen të paguajnë
dhe të raportojnë mbi kontributet pensionale mbi cilëndo pjesë të të ardhurave të tyre shtesë që nuk
llogaritet si pagë, ashtu siç është përcaktuar këtu. Administrata Tatimore e Kosovësështë e autorizuar që
të nxjerrë rregullore lidhur me afatin kohor dhe mënyrën e kontributeve të personave të vetëpunësuar.

6.13. Pagesa e kontributeve është e detyrueshme për të gjithë banorët e punësuar të Kosovës deri
nëmoshën e pensionimit.

6.14. Me përjashtim nga paragrafi 6.13 të këtij neni, kontributet nga të punësuarit e huaj me qëndrim të
përkohshëm në Kosovë, nuk janë të lejuara.


15
Neni 7
Llogaritë individuale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

7.1. Kontributet e paguara në Fondin e kursimeve pensionale të Kosovës në përputhje me nenin 6 të këtij
ligji regjistrohen në llogaritë individuale në emër të pjesëmarrësve, duke i zbritur shpenzimet
administrative që janë miratuar në përputhje me këtë ligj. Mjetetpensionaletealokuara në llogaritë
individuale do të jenëpronë e pjesëmarrësve përkatës. Kjo e drejtë pronësore është kufizuar në atë
mënyrë që e drejta për të marrë ose për të shfrytëzaur pronën mund të bëhet vetëm në kohën e moshës
së pensionimit ose të vdekjes a të paaftësisë fizike të pjesëmarrësit, siç parashihet me këtë Ligj. Kjo e
drejtë e pronës nuk mund të lihet peng, të ndalet, të transferohet, ose të tjetërsohet. Kjo nuk i
nënshtrohet ekzekutimit, nuk është pjesë e paluajtshmërisë në rast të falimentit të pjesëmarrësit dhe në
të nuk mund të ndikojë kurrfarë procedurë e marrëveshjesdhe çdo përpjekje për ta bërë këtë do të jetë e
pavlefshme.

7.2. Mbajtësi i mjeteve, e nëse ka më shumë se një mbajtës, Fondi do të llogarisë të ardhurat e investimit
për Fondin si tërësi sipas kalkulimit ditor të çmimit të njësis. Fondi do të alokoj(shpërndaj) të ardhurat nga
investimi në çdo llogari individuale, duke pasqyruar rritjen (zvogëlimin) ditore për çdo llogari individuale të
pjesëmarrësve. Nëse Fondi përllogarit të ardhurat nga investimet, auditorerët e pavarur të Fondit do t’i
konfirmojnë përllogaritjet.

7.3. Vlera në llogarinë individuale të çdo pjesëmarrësi llogaritet më së paku në fund të çdo muaji.
Përllogaritjet i bën Fondi, ndërsa i auditon në baza vjetorefirma e pavarur e kontabilitetetit në përputhje
me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe i nënshkruan kontabilisti i certifikuar publik, i cili nuk
mund të jetë person i ndërlidhur me ndonjë anëtar të bordit drejtues të Fondit, menaxhuesin (it) e
mjeteve, mbajtësin e Fondit ose me cilindo punonjës të Fondit.

7.4. BQK-ja nxjerr rregullore:

(a). Lidhur me përllogaritjen e fitimit, duke përfshirë parimet e rrumbullakësimit të atyre vlerave;

(b). Për përcaktimin e kërkesave për raportet që i dërgohen BQK-së dhe

(c). Për çdo çështje tjetër lidhur me investimin e mjeteve pensionale që i adminstron Fondi dhe
për çdo çështje tjetër që ka të bëjë me mbajtjen e llogarive individuale ose mbrojtjen e interesave
të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve të kursimeve pensionale.

7.5. Fondi në intervale të rregullta dhe së paku një herë në çdo dymbëdhjetë (12) muaj e informon çdo
pjesëmarrës me shkrim për mjetet në llogarinë individuale të pjesëmarrësit, me datat e kontributeve dhe
shumat e fitimit nga investimi.

7.6. Me kërkesë të pjesëmarrësit Fondi është i obliguar që t’i sigurojë pjesëmarrësit një raport për vlerën
e llogarisë së tij individuale. Fondi mund të caktojë një pagesë për sigurimin e një raporti të tillë, përveç
mënyrës së paraparë me paragrafin 7.5 të këtij neni , mirëpo kjo pagesë nuk mund t’i kalojë shpenzimet e
arsyeshme reale për sigurimin e një raporti të tillë.

7.7. Gjatë regjistrimit të kontributeve në llogaritë individuale, Fondi mbështetet në shënimet dhe të dhënat
e siguruara nga Administrata Tatimore e Kosovës.

7.8. Kontributet e investuara në FKPK e po ashtu edhe transferet e pranuara nga Fondet Pensionale
Plotësuese te Punëdhënësit dhe Fondet Individuale Plotësuese duhet të konvertohen në njësi me qëllim
të mbajtjes së llogarisë. Çdo njësi do të përfaqësojë një pjesë proporcionale të pronësisë në secilën
prej aseteve të fondit të pensioneve. BQK-ja do të nxjerrë rregullore në lidhje me kohën dhe mënyrën
e konvertimit të kontributeve në njësi.

7.9. Nëse Fondi konstaton se një punëdhënës, punonjës apo person i vetëpunësuar ka dhënë kontribute
të tepërta, Fondi mund t’i kthejë kontributet e tilla të tepërta në pajtim me rregullat e Administrata
16
Tatimore e Kosovës. Asnjë pagesë e kthimit të investimit nuk do të bëhet për kthimin e kontributit. Nuk do
të bëhet asnjë kompensim lidhur me kontributet për të cilët pagesa i është bërë pjesëmarrësit ose
përfituesit në pajtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji.

7.10. Nëse kontributet nuk dërgohen në llogaritë individuale pas dy (2) vitesh, Fondi i alokon ato në llogari
të veçantë së bashku me ndonjë fitim apo humbje, me miratim nga BQK-ja.

Neni 8
Mbajtja e mjeteve pensionale të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

8.1. Fondi duhet të emërojë një mbajtës të vetëm, të cilit ia delegon obligimin për mbajtjen e mjeteve
pensionale dhe lidh marrëveshje për mbajtjen e tyre. Mbajtësi dhe punonjësit e tij, të cilët kanë liri veprimi
sa u përket fondit pensional, sipas këtij ligji janë të besuarit e Fondit.

8.2. Fondi e zgjedh mbajtësin me konkurs ndërkombëtar. Kushtet dhe procedura për udhëheqjen e
konkursit, duke përfshirë edhe kërkesat paraprake të kualifikimit për mbajtësin, shumën dhe përbërjen e
aksioneve të tij; arsyet dhe procedura e pezullimit ose anulimit të licensës së tij, do tëpërcaktohen në
përputhje me këtë ligj.

8.3. Mbajtësi mund të veprojë në këtë cilësi për më shumë se një fond, por mjetet pensionale, veprimet
dhe evidencën e Fondit duhet t‘i mbajë rreptësisht të ndara nga të gjitha mjetet e tjera dhe nga mjetet e
mbajtësit.

8.4. Mbajtësi i cili është subjekt juridik në Kosovë duhet t’i plotësojë kushtet që i cakton BQK-ja, duke
përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në kushtet vijuese:

(a). Të jetë e licencuar nga BQK-ja ose nga ndonjë organ përkatës rregullator bankar, që nuk
është nën masa të dhunshme dhe një licencë e tillë të mos jetë pezulluar;

(b). Të ketë kapital minimal të paguar siç përcaktohet me rregullore të BQK-së;

(c). Të mos veprojë si menaxhues i Fondit pensional dhe të mos jetë person i ndërlidhur i
drejtorit të mjeteve ose anëtar i këshillit drejtues të Fondit dhe

(d). Të mos i jep para hua drejtorit ose anëtarëve të tij, por edhe të mos marrë para hua prej
drejtorit të mjeteve ose anëtarëve të tij.

8.5. Marrëveshja nuk i kufizon përgjegjësitë e mbajtësit, që është subjekt ligjor në Kosovë në pajtim me
këtë ligj dhe, çdo përpjekje për ta bërë këtë do të jetë pa forcë ligjore. Mbajtësi i tillë i përgjigjet Fondit e
pjesëmarrësve dhe përfituesve për përmbushjen e detyrimeve në mirëbesim në mënyrë joadekuate në
pajtim me këtë ligj dhe me rregullat tjera dhe legjislacionin civil e penal në Kosovë. Punonjësit e mbajtësit
të tillë, në rastin e veprimeve të paligjshme, mund të akuzohen për përgjegjësi penale apo administrative
në pajtim me ligjet dhe legjislacionin civil e penal në Kosovë.

8.6. Mbajtësi, që gjendet jashtë Kosovës, duhet të jete i licencuar nga ndonjë rregullator i shërbimeve
bankare, financiare ose i tregjeve të kapitalit të një shteti anëtar të OBZHE-së, të ketë pozicion të qartë
dhe të mos jetë nën detyrim ose suspendim, si dhe t’i plotësojë kushtet e caktuara nga BQK-ja.

8.7. Detyrat e mbajtësit janë si vijon:

(a). të pranojë dhe të mbajë letrat me vlerë që përbëjnë mjetet pensionale;

(b). të mbajë evidencën e garancioneve të Fondit Pensional të çfarëdo forme;

(c). të pranojë dhe t’i ruajë dokumentet e pagesave lidhur me transferin dhe emetimin e fondeve
monetare që përbëjnë mjetet pensionale;
17
(d). t’i regjistrojë llogaritë korresponduese në regjistrin e fondit pensional që janë deponuar te
mbajtësi;

(e) t’ia sigurojë Fondit tërë informacionin e nevojshëm për t’i ndihmuar në përmbushjen e
obligimeve të këtij ligji;

(f). të kujdeset që marrëveshjet për marrjen dhe tjetërsimin e fondit pensional të jenë në përputhje
me këtë ligj apo me ligjet e tjera, me dispoziat në fuqi dhe me parimet investive të nxjerra nga
Fondi;

(g). t’i zbatojë udhëzimet e Fondit, me përjashtim të rasteve kur udhëzimet e tilla bien ndesh me
këtë ligj dhe me dispozitat e tjera në fuqi ose me parimet investive;

(h). të sigurojë që mjetet e fondit pensional të investohen në pajtim me këtë ligj e rregulloret e
tjera në fuqi dhe me deklaratën e parimeve të investimit, kurse në rast të ndonjë shkeljeje të
njoftohet Fondi sipas cilësdo procedure të njoftimit të saktësuar nga Fondi në marrëveshjen e tij
me mbajtësin e mjeteve;

(i) të sigurojë që drejtori(ët) i mjeteve t’i përmbushë detyrimet e veta lidhur me investimin e fondit
pensional; dhe

(j) t’i përmbush detyrimet e tjera të saktësuara në marrëveshjen e bërë me Fondin për mbajtjen e
mjeteve dhe me rregullat e tjera që do të nxirren nga BQK-ja.

8.8. BQK-ja miraton rregullore përkitazi me mbajtësit e fondit duke saktësuar:

(a) kapitalin e lejuar dhe të paguar në tërësi;

(b) të gjitha kushtet që duhet plotësuar për mbajtjen e fondit pensional dhe

(c) çështje të tjera që konsiderohen të përshtatshme sipas këtij Ligji.

8.9. Marrëveshja për mbajtje mes Fondit dhe mbajtësit të mjeteve përfshin në veçanti:

(a). përgjegjësitë e saktësuara të mbajtësit;

(b). mënyrën me të cilën ato duhet të realizohen;

(c). shpërblimin e mbajtësit dhe mënyrën e llogaritjes së shpenzimeve e të pagesave si përqindje
e fondit pensional që mbahet dhe

(d). edhe kërkesat e tjera siç parashihen me rregulloret që i nxjerr BQK-ja.

8.10. Në rast të tërheqjes së licencës bankare të mbajtësit nga BQK-ja ose nga cilido rregullator bankar i
shtetit anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) dhe në rast të çdo
çështjeje lidhur me mospërmbushjen a përmbushjen joadekuate të detyrave nga mbajtësi sipas
marrëveshjes për mbajtjen e fondit, ose në rastin kur mbajtësi ka falimentuar apo është është në likuidim
e sipër:

(a). Fondi menjëherë e njofton mbajtësin për prishjen e marrëveshjes dhe menjëherë e njofton
BQK-në lidhur me gjendjen faktike;

(b). Fondi sa më shpejt që të jetë e mundur përpiqet të emërojë një mbajtës të ri në përputhje me
kushtet e këtij ligji; dhe

18
(c). Nëse Fondi nuk merr masa në përputhje me nënparagrafët (a) dhe (b), BQK-ja mund të
urdhërojë ndërrimin e mbajtësit të fondit.

8.11. BQK-ja e informon Fondin me shkrim për çdo rast të informacionit të besueshëm të pranuar
përkitazi me çfarëdo dëmtimi material në strukturën financiare ose organizative të bankës që vepron si
mbajtës i fondit kur ky informacion t’i vihet në dispozicion BQK Çdo ndryshim i mbajtësit bëhet në
mënyrën që siguron përmbushje të vazhdueshme të detyrave lidhur me mjetet pensionale.

8.12. Kur të prishet marrëveshja me mbajtësin, mbajtësi i liron mjetet e fondit pensional që i mban ai dhe
të gjitha dokumentet lidhur me përmbushjen e detyrave të tij ia dorëzon mbajtësit të ri brenda periudhës
së dakorduar ndërmjet palëve, por pa ndonjë vonesë të tepruar. Mbajtësi është përgjegjës për
përmbushjen e detyrave të veta derisa të transferohen plotësisht të gjitha dokumentet dhe mjetet e fondit.

8.13. Mbajtësi menjëherë e informon Fondin për çdo çështje për të cilën beson se paraqet një vepër ose
lëshim që mund të prishë këtë ligj apo rregulloret e tjera ose rrezikon interesat e cilitdo pjesëmarrës.

8.14. Fondet pensionale që ruhen konform dispozitave të këtij neni nuk janë pronë e mbajtësit, nuk mund
të ekzekutohen në llogari të ndonjë mbajtësi tjetër, nuk janë pjesë e fondit pensional të mbajtësit ndaj të
cilit zbatohet procedura e falimentimit dhe nuk mbulohen me asnjë procedurë të marrëveshjes.

8.15. Në rast se Këshilli drejtues vendos se një mbajtës për mjetet pensionale në Kosovë nuk ëshë i
përshtatshëm, atëherë mund të emërohet bartësi i dytë me qëllim të mbajtjes së mjeteve pensionale në
Kosovë. Në ketë rast, emërimi i mbajtësit duhet të miratohet nga BQK-ja dhe t’i përmbush kushtet e këtij
ligji.

8.16. Mjetet e investuara përmes një instrumenti për investime të hapura në pajtim me nenin 11 të këtij
ligji nuk i nënshtrohen kërkesave të parapara me këtë nen.

Neni 9
Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

9.1. Mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës investohen vetëm në pajtim me dispozitat e këtij
Ligji dhe me qëllim të rritjes së fitimit në investim vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe të shfrytëzuesve.
Qëllimet e një investimi të arsyeshëm të Fondit pensional janë:

(a). siguria e fondit pensional;

(b). shumëllojshmëria e investimit;

(c). fitimi maksimal në përputhje me sigurinë e fondit pensional dhe

(d). mirëmbajtja e likuiditetit adekuat.

9.2. Bordidrejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në bazë të këshillave profesionale
përgatit një pasqyrë të parimeve të investimit, e cila duhet të përputhet me parimet e caktuara në
paragrafin 9.1 të këtij neni dhe me ligjet e dispozitat e tilla në fuqi që miratohen kohë pas kohe. Në
deklaratën e parimeve të investimit parashtrohen:

(a). mënyra me të cilën plotësohen kushtet e këtij ligji;

(b).llojet e mjeteve në të cilat mund të investohen mjetet pensionaleduke
përfshirë ekspozimin maksimal për çdo klasë mjetesh dhe ekspozimin maksimal
ndaj një emetuesi të vetëm ose grup emetuesish të lidhur në çdo klasë mjetesh;

(c). palët përgjegjëse për vendimet lidhur me sigurimin dhe realizimin e investimeve;

19
(d). procedurat e nxjerrjes së vendimeve dhe

(e). metoda e revidimit të deklaratave.

9.3. Bordi drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës rregullisht e shqyrton deklaratën e
parimeve të investimit dhe, nëse është e nevojshme, e ndryshon atë.

9.4. Bordi drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka kompetenca që të përfshijë në
deklaratën e parimeve të investimeve të tij një udhëzim për të ndarë mjetet pensionale në rezerva të
veçanta me qëllim që grupmoshat e ndryshme të pjesëmarrësve të sigurohen me një profil përkatës të
rrezikut që i përshtatet përafërsisht moshës së pensionimit.

9.5. Duke pasur parasysh qëllimin ndihmës për avancimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, pasqyra e
parimeve të investimeve mund të nxisë që një pjesë e investimeve të bëhen në Kosovë në fondet që i
plotësojnë kriteret e saktësuara me këtë Ligj dhe me udhëzimet e investimeve në mënyrë që një veprim i
tillë të mos i cenojë synimet e investimit të arsyeshëm ose detyrat fiduciare ndaj pjesëmarrësve.

9.6. Mjetet e Fondit Pensional mund të investohen vetëm në këto klasa ndërkombëtare të mjeteve:

(a) Fondet monetare, duke përfshirë llogaritë bankare dhe depozitat në banka që janë licencuar
nga një organ rregullator bankar i shtetit që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe
Zhvillimin Ekonomik (OBZHE) dhe të cilat nuk janë nën masa të dhunshme ose licenca e tyre nuk
i nënshtrohet pezullimit;

(b) Letrat me vlerë të emetuara nga ndonjë shtet anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe
Zhvillim Ekonomik (OBZHE);

(c ) Letrat me vlerë të emetuara nga qeveritë në shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim
dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) në masën që e garanton shteti përkatës;

(d) Letrat me vlerë të regjistruara në rregullatorin e tregjeve të kapitalit të cilitdo shtet anëtar i
Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) me qëllim të përfshirjes së tyre
në një ofertë publike, me kusht që këto letra me vlerë të figurojnë në bursën që i nënshtrohet
mbikëqyrjes së rregullatorit të tregjeve të kapitalit;

(e) Fondet e përbashkëta dhe fondet e investimeve, që janë subjekt i miratimit në shtetin e
themelimit, shtet ky që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

9.7. Mjetet pensionale mund të investohen vetëm në klasat e mjeteve si në vijim:

(a). Fondet monetare, duke përfshirë llogaritë bankare dhe depozitat e bankave të licencuara nga
BQK-ja, por që nuk janë nën masa të dhunshme dhe që nuk i nënshtrohen pezullimit të licencës
së tyre;

(b). Letrat me Vlerë të Qeverisë së Kosovës;

(c). Letrat me vlerë të ndërmarrjeve (duke përfshirë veçmas stoqet dhe obligacionet) të
regjistruara në ligjet e kapitalit të tregjeve në Kosovës dhe të plasuara përmes ofertës publike, me
kusht që letrat e tilla me vlerë të jenë kuotuar në bursën e bursën e licencuar të letrave me vlerë
në Kosovë ose në ndonjë juridiksion tjetër të shtetit anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe
Zhvillim Ekonomik (OBZHE), varësisht nga mbikëqyrja e regullatorit në fuqi të tregjeve të kapitalit
dhe

(d). Fondet e përbashkëta dhe të investimeve varësisht nga miratimi i rregullatorit në Kosovë.

20
9.8. Përpjesëtimi maksimal i letrave me vlerë të cilitdo emetues të vetëm, duke përfshirë personat e tij të
anëtarësuar që mund t’i mbajë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, është pesë përqind (5%) për
aksione dhe tridhjetë përqind (30%) për obligacione.Asnjë kufizim i tillë nuk do të aplikohet për Letrat me
Vlerë të Qeverisë së Kosovës.

9.9. Përpjesëtimi maksimal i mjeteve të tërësishme të pensionit, që mund të investohen në mjetet e një
emetuesi, duke përfshirë llogaritjen e mjeteve të personave të ndërlidhur, është pesë përqind (5%) për
aksione,dhjetë përqind (10%) për obligacione të vlerësuara AA apo më lartë, dhederi në tridhjetë pëqind
(30%) të totalit të mjeteve mund të investohen në Letrat me Vlerë të Qeverisë së Kosovës.

9.10. Pa rënë ndesh me dispozitat e këtij Ligji, në të kundërtën, FKPK-ja, në çdo vit kalendarik të dhënë,
do të investojë në letrat me vlerë të emetuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, jo më shumë se
një shumë ose shuma të barabarta me pesëdhjetë (50) për qind të të ardhurave bruto të kontributeve
nga viti kalendarik i mëparshëm.

9.11. Rregullate përcaktuara në nenin 8 dhe nenin 10 të këtij ligji, në lidhje me Mbajtësin
dhe Menaxhuesin e Mjeteve, nuk zbatohen për Letrat me Vlerë të Qeverisë së Kosovës.

9.12. Rregulloret e BQK-së mund t’i përcaktojnë kohë pas kohe vlerat minimale të pranueshme për çdo
klasë të mjeteve të numëruara në këtë Regullore.

9.13. Fondi pensional nuk mund të investohet në:

(a) . instrumentet e letrave me vlerë që nuk janë të regjistruara ose publikisht që nuk janë të
tregtuara;

(b). mjetet që nuk mund të tjetërsohen me ligj;

(c). instrumentet e letrave me vlerë, opcionet, transaksionet me afat, kontratat paraprake dhe
kontratat e tjera përkitazi me letrat me vlerë dhe mjetet e tjera financiare, me përjashtim që letrat
e prejardhura me vlerë mund të përdoren si strategji mbrojtëse për zvogëlimin e rrezikut, me
kusht që Fondi të mos ketë pozicion të pambuluar të shitjes;

(d). pasurinë e paluajtshme ose fondet fizike të paregjistruara në tregjet e organizuara për të cilat
vlerësimi është i pasigurtë, duke përfshirë veprat e artit antik, veprat artistike, monedhat dhe
automjetet dhe të ngjashme“;

(e). çfarëdo pasurie të menaxhuesitit të mjeteve apo të mbajtësit të fondit ose të anëtarit të bordit
drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës a të cilitdo personi të ndërlidhur të
menaxhuesit të mjeteve, mbajtësit ose anëtarit të bordit drejtues të Fondit të kursimeve
pensionale;

(f). letrat me vlerë të emetuara nga:

(i). anëtari i borditdrejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës;
(ii). menaxhuesi i mjeteve;
(iii). mbajtësi i mjeteve;
(iv). çdo person që është person i ndërlidhur me personat e theksuar prej (i) deri në (iii)
më lart; dhe

(g). Fondet e tjera që i saktëson BQK-ja në konsultim me Qeverinë.

9.14. Në qoftë se dispoziatat e këtij neni shkilen si pasojë e:

(a). ndryshimit të çmimeve në treg që paraqet bazën për vlerësimin e fondit;

21
(b). ndryshimit të tarifave të valutave të huaja të këmbimit;

(c). ndryshimit në marrëdhëniet organizative ose ekonomike që janë bërë ndërmjet personave në
të cilët investohen mjetet dhe

(d). Çfarëdo rrethane tjetër jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të drejtorit të fondit; Atëherë,
menaxhuesii i mjeteve ka obligim që të marrë masa për t’ia përshtatur veprimet e investimit
kërkesave të caktuara me këtë ligj, duke pasur kujdes që të plotësohen kërkesat e tjera të këtij
neni për rritjen maksimale të fitimit dhe ruajtjen e fondit pensional.

9.15. Përshtatja e veprimeve të investimit ndaj kërkesave të saktësuara në këtë ligj duhet të kryhet më së
voni gjashtë (6) muaj pas datës në të cilën ndodh shkelja ose në datën kur në bazë të vlerësimit të fondit
konstatohet se ka pasur shkelje, cilido prej rasteve të mësipërme që paraqitet më vonë.

9.16. Mjetet pensionale nuk mund t’i shiten:

(a). mbajtësit që i mban mjetet e tij;

(b). menaxhuesitit të mjeteve;

(c). anëtarit të bordit drejtues të fondit ose

(d). çdo personi që është person i ndërlidhurme menaxhuesin e mjeteve, me mbajtësin apo me
anëtarin e bordit drejtues të fondit.

9.17 Menaxhuesi i mjeteve nuk mund të jep asnjë lloj kredie ose garancione për asnjë person të cekur
në paragrafin 9.13, pika f . të këtij neni.

9.18 Menaxhuesii i mjeteve i ushtron të gjitha të drejtat e votimit që u përkasin aksioneve që ai i mban
vetëm në emër të fondit dhe vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe përfitueseve.

Neni 10
Drejtorët e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

10.1. Menaxhimin e mjeteve të Fondit pensional duhet ta kryejnë vetëm menaxhuesitët e mjeteve në
përputhje me marrëveshjet e menaxhimit të fondit pensional të lidhura në pajtim me këtë Ligj dhe me
rregulloret e tjera në fuqi. Për qëllimet e këtij ligji, menaxhuesit e mjeteve dhe punonjësit e tyre që kanë
liri veprimi me mjetet pensionale duhet të jenë fiduciarë të Fondit.

10.2. Menaxhuesitët e mjeteve të Fondit apo të pensioneve plotësuese, që janë subjekte juridike në
Kosovë duhet të kenë licencën për menaxhimin e mjeteve që i lëshon BQK-ja ose ndonjë rregullator për
rregullimin e tregjeve të kapitalit në Kosovë. Arsyet dhe procedura e lëshimit, pezullimit ose e anulimit të
licencës së menaxhimit të mjeteve saktësohen me rregulloret nga BQK-ja. Menaxhuesi i mjeteve duhet t’i
plotësojë kushtet si në vijim:

(a). të mos jetë nën masat e detyrimit dhe licenca të mos jetë e pezulluar.

(b). e plotëson kërkesën e kapitalit minimal të paguar, të përcaktuar me rregulloret e BQK-së;

(c ). të mos jetë person i ndërlidhur i mbajtësit ose i ndonjë anëtari të bordit drejtues të Fondit
dhe

(d). nuk i jep hua mbajtësit ose anëtarëve të tij dhe as nuk merr hua prej tij ose anëtarëve të tij.

10.3. Menaxhuesii i mjeteve të Fondit apo i pensioneve plotësuese, i cili gjendet jasht Kosovës duhet:

22
(a). të jetë i licencuar nga rregullatori bankar, i shërbimeve financiare apo i tregjeve të kapitalit i
shtetit anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Evropë (OBZHE);

(b). të ketë bilanc pozitiv financiar dhe të mos jetë nën masa detyruese apo të pezullimit dhe

(c). t’i përmbush të gjitha kushtet e përcaktuara nga BQK-ja dhe të jetë i miratuar nga BQK-ja.

10.4 Fondi zgjedhë një ose më shumë menaxhues të mjeteve në bazë të shpalljes së konkursit
ndërkombëtar. Kushtet dhe procedura e shpalljes, duke përfshirë edhe kërkesat parakualifikuese për
menaxhuesit e mjeteve, shumën dhe përbërjen e kapitalit dhe kërkesat e tjera që përcaktohen në
përputhje me këtë ligj.

10.5 Marrëveshja për menaxhimin e mjeteve parasheh menaxhimin e mjeteve pensionale vetëm përmes
mbajtësit të emëruar. Marrëveshja për menaxhimin e mjeteve mes Fondit dhe menaxhuesitit të mjeteve
në veçanti përmban si në vijim:

(a). përgjegjësitë specifike të menaxhuesitit të mjeteve;

(b). mënyrën se si ato duhet të përmbushen;

(c). udhëzimet specifike për votat e aksioneve;

(d). pagën e menaxhuesitit të mjeteve dhe mënyrën e llogaritjes së shpenzimeve e të pagesave
si përqindje e shumës së gjithmbarshme të mjeteve pensionale që menaxhohen dhe

(e). kërkesat e tjera të parapara në rregulloret që do të nxirren nga BQK-ja.

10.6. Mjetet pensionale që administrohen në pajtim me dispozitat e këtij neni nuk janë pronë e
menaxhuesitit të mjeteve dhe nuk mund të ekzekutohen në llogari të një menaxhuesi mjetesh, nuk mund
të jenë pjesë e mjeteve të menaxhuesitit të mjeteve ndaj të cilit zbatohet procedura e falimentimit dhe ato
nuk mund të përfshihen me ndonjë procedurë të marrëveshjes.

Neni 11
Investimet përmes instrumentit për investime të hapura nga Fondi
i Kursimeve Pensionale i Kosovës

11.1. Bordi drejtues i Fondit gjatë kryerjes të detyrës së tij fiduciare mund të përcaktojë se investimet
optimale për një pjesë të mjeteve pensionale apo për të gjitha mjetet pensionale të fondit të bëhen
përmes instrumentit për investime të hapura.

11.2. Fondi zgjedh një apo më shumë instrumente për investime të hapura përmes konkursit
ndërkombëtar. Kushtet dhe procedura e konkursit, duke përfshirë kushtet parakualifikuese për
instrumentin e investimeve të hapura dhe cilatdo kushte të tjera përcaktohen në përputhje me këtë ligj..

11.3. Instrumentet për investime të hapura të përdorura për investime të Fondit duhet të licencohen nga
autoriteti i tregut financiar i një shteti anëtar të OBZHE-së ku e kanë selinë apo nga autoriteti i tregut
financiar në Kosovë. BQK-ja gjithashtu mund të nxjerrë rregullore të aplikueshme posaçërisht për
investimet përmes instrumenteve për investime të hapura.

11.4. Bordi drejtues i Fondit duhet t’i shqyrtojë marrëveshjet për mbajtje të instrumenteve për investime të
hapura të shfrytëzuara për investimet e Fondit dhe duhet të vendosë që ato të jenë të përshtatshme për
ruajtjen e mjeteve pensionale të Fondit. Kushtet për mbajtje nga neni 8 i këtij ligji nuk vlejnë për mjetet
pensionale të plasuara në instrumentet për investime të hapura.

11.5. Fondi mund të realizojë dokumentin standard të parapagimit të instrumentit për investime të hapura,
i cili duhet të cekë shumën e pagesës së instrumentit për investime të hapura dhe mënyrën e llogaritjes
23
së shpenzimeve e të ngarkesave në formë të përqindjes së shumës së gjithmbarshme të mjeteve
pensionale të plasuara në atë instrument për investime të hapura.

11.6. Kufizimet në investime në një emetues të vetëm të parapara në nenet 9.8 dhe 9.9 nuk vlejnë për
investimet në një instrument për investime të hapura, me kusht që politika e investimit në instrument për
investime të hapura të kërkojë shumëllojshmëri dhe në përgjithësi të jetë në përputhje me nenet 9.8 dhe
9.9 të këtij ligji.

Neni 12
Pagesa e kursimeve individuale pensionale

12.1. Kur pjesëmarrësi arrin Moshën e Pensionimit, ai ose ajo do të bën blerjen e kursimeve pensionale
në njërën nga format e Anuiteteve të caktuara në paragrafin 12.6 me të terën ose me një pjesë të shumës
së Llogarise Individuale të tij apo saj. BQK kohe pas kohe nxjerrë rregullore që specifikojnë minimumin e
Kursimeve Pensionale që duhet të rezultoj nga blerja e një anuiteti.

12.2. BQK-ja i licencon kompanitë e sigurimeve për sigurimin e anuiteteve për kursimet pensionale dhe i
mbikëqyr aktivitetet e tyre. BQK-ja e mban listën e kompanive të licencuara të sigurimeve. Pjesëmarrësi
është i lirë të zgjedhë kompaninë e sigurimeve nga e cila ai ose ajo e blen pensionin vjetor.

12.3. Në rast se ka me pak se dy kompani të licencuara të sigurimeve në Kosovë për ofrimin e
pensioneve vjetore, Fondi është i autorizuar të bëjë një përzgjedhje ndërkombëtare të një ofruesi apo
ofruesve të duhur të pensioneve vjetore të licencuar në një shtet anëtar të OBZHE-së, duke treguar
kujdesin e duhur për sigurimin e shërbimeve dhe të çmimeve më të mira të mundshme. Në rast se një
apo më shumë ofrues të pensioneve vjetore janë licencuar në Kosovë, por Fondi vendos se shërbimet
dhe çmimet e tilla të ofruara në Kosovë nuk janë konkuruese me kushtet e tregjeve ndërkombëtare, Fondi
është i autorizuar të zgjedhë ofruesin apo ofruesit e pensioneve vjetore të licencuar në një vend anëtar të
OBZHE-së, me miratimin e BQK-së.. BQK-ja mund të nxjerrë rregullore përkitazi me koutimin minimal të
ofruesve të tillë të pensioneve vjetore.

12.4. Fondi e informon pjesëmarrësin me shkrim për afrimin e moshës së tij pensionale gjashtë (6) deri
dymbëdhjetë (12) muaj para moshës së pensionit dhe e pajis me formularët standard që nevojten për të
kërkuar pensionin vjetor dhe informacionin lidhur me kompanitë e sigurimeve të licencuara për dhënien e
anuiteteve në përputhje me këtë ligj dhe me rregulloret në fuqi të BQK-së. Fondi gjithashtu informon
pjesmarrësin me shkrim që ai ose ajo duhet të kërkojë pagesën e pensionit vjetor nga Fondi së paku
nëntëdhjetë (90) ditë para arritjes së moshës së pensionit, së bashku me informatat për kompaninë e
licencuar nga e cila ai ose ajo do ta merr pensionin vjetor (nëse zgjedhja e ofruesve të pensioneve vjetore
është e mundshme). Pjesëmarrësi mund të vendosë që të shtyejë pagesën e pensionit vjetor dhe mund
të fillojë marrjen e pensionit në çdo kohë duke e lajmëruar Fondin nëntëdhjetë (90) ditë më parë.

12.5. Fondi bart bilancin e gjendjes së llogarisë individuale të pjesëmarrësit jo më vonë se tridhjetë (30)
ditë para fillimit të pagesës së pensionit vjetor, me kusht që pjesëmarrësi ta ketë njoftuar nëntëdhjetë (90)
ditë më parë. Sipas rastit, Fondi bart gjendjen e llogarisë individuale tek ofruesi i pensionit vjetor ose tek
ofruesi i pensioneve vjetore i zgjedhur nga pjesëmarrësi. Në cilindo rast, shuma e bartur bazohet në
shumën aktuale të llogarisë individuale në kohën e bartjes. Cilado shumë tjetër pas llogaritjes së gjendjes
së barazuar për të cilën Fondi vendos se duhet t’i ndahet llogarisë individuale të pjesëmarrësit pas
pagesës fillestare i bartet pjesëmarrësit brenda nëntëdhjetë (90) ditësh nga cilado datë e raportimit vijues
kur konstatohet se shuma nga gjendja e barazuar duhet të paguhet. Fondi mund të kërkojë kompensimin
e cilësdo shumë për të cilën konstatohet së i është atribuar gabimisht pjesëmarrësit.

12.6. Secila kompani e licencuar e sigurimeve ofron pensione vjetore dhe pjesëmarrësi, në përputhje me
paragrafin 12.8 të këtij neni, është i lirë të zgjedhë njërin nga llojet e pensioneve vjetore vijuese:

(a). pensionin e veçantë jetësor që paguhet deri në vdekjen e pjesëmarrësit;

24
(b). pensionin e veçantë jetësor të garantuar për periudhën prej së paku pesë (5) vjet në bazë të
të cilit, nëse pjesëmarrësi vdes gjatë periudhës së garancisë, shumat e papaguara që do t’i ishin
paguar pjesëmërrësit për atë periudhë do t’iu paguhen përfituesve të caktuar nga pjesëmarrësi;

(c). pensionin vjetor të të mbijetuarit i pagueshëm gjatë jetës së pjesëmarrësit dhe pastaj gjatë
jetës së bashkëshortit të saj ose bashkëshortes së tij për pjesën e mbetur të jetës së saj apo të
tij;

(d). pensionin vjetor të të mbijetuarit i pagueshëm gjatë jetës së pjesëmarrësit e pastaj
bashkëshortit të saj ose bashkëshortes së tij për pjesën e mbetur të jetës së tij ose të saj me një
periudhë garancie prej së paku pesë (5) vitesh në bazë të së cilës nëse vdesin që të dy gjatë
periudhës së garancisë prej pesë (5) vitesh (ose periudhës më të gjatë të garancisë) pagesat e
papaguara që do t’i ishin paguar bashkëshortit ose bashkëshortes nga dita e vdekjes së tij ose
deri në fund të afatit të garancisë do t’iu paguhen shfrytëzuesve që i ka paracaktuar pjesëmarrësi
dhe

(e). llojet e tjera të pensionit të cekura në rregulloret e BQK-së.

12.7. Rregulloret e BQK-së saktësojnë mënyrën e caktimit dhe anulimit të shfrytëzuesve në pajtim me
këtë nen. Caktimi i shfrytëzuesve duhet të përfshijë datëlindjen e tyre dhe numrin personal. Fondi
gjithashtu do të cekë formën dhe mënyrën e caktimit dhe të anulimit të përfaqësuesve të pjesëmarrësve
dhe të shfytëzuesve, si dhe gjetjet dhe procedurat e nevojshme për njohjen e mbajtësve të emëruar nga
pjesëmarrësit dhe përfituesit të cilët nuk mund t’i menaxhojnë punët e tyre financiare, ashtu siç miratohet
nga BQK-ja.

12.8. Nëse pjesëmarrësi ka bashkëshortin në datën e arritjes së moshës së pensionit, me të cilin ajo ose
ai është i martuar për së paku një (1) vit, ai ose ajo obligohet që ta blejë një anuitet të tipit të saktësuar në
paragrafin 12.6 (c) ose (d) të këtij neni.

12.9. Një kompani e sigurimeve që i siguron anuitetet në përputhje me këtë ligj duhet të caktojë shkallë
unike të anuitetit me të cilat anuiteti i blerë vjetor mund të ndryshojë vetëm në bazë të moshës së
marrësit të anuitetit, moshës së bashkëshortit të tij nëse një anuitet i përcaktuar në paragrafin 12.6 (c)
dhe (d) është blerë dhe shumës që i paguhet dhënësit të anuitetit nga llogaria individuale e pjesëmarrësit.

12.10. Kompania që siguron anuitete i publikon normat e veta të anuitetit dhe i vë në dispozicion të çdo
pjesëmarrësi nëse ai e kërkon këtë dhe ia ofron ato gjithashtu BQK-së. Shkallët unike të ofruara nga një
kompani e posaçme mund të ndryshohen vetëm jashtë afatit siç është përcaktuar me rregulloret e BQK-
së .

12.11. Një kompani e licencuar e sigurimeve që i siguron anuitetet sipas këtij Ligji nuk mund të refuzojë
kërkesën për blerjen e një anuiteti përderisa parashtruesi i kërkesës i plotëson kërkesat e tilla të caktuara
me këtë ligj ose me rregulloret që i nxjerr BQK-ja. Kompania që siguron anuitete nuk mund të imponojë
kushte apo shkallë të posaçme për shkaqe të shëndetit, gjinisë, racës, religjionit, kombësisë ose kritereve
të tjera të ngjashme.

12.12. Kompania që siguron anuitetete i plotëson kushtet e tilla për mirëmbajtjen e shërbimeve teknike të
saktësuara me rregulloret që i lëshon BQK-ja.

12.13. Asnjë person fizik ose juridik nuk mund t’i ofrojë përfitime indirekte personit me qëllim që ta bindë
atë për të blerë anuitetin. Asnjë person fizik ose juridik nuk mund t’i ofrojë asnjë përfitim dytësor
punëdhënësit a personave të ndërlidhur te punëdhënësi me qëllim të nxitjes ose shpërblimit të
punëdhënsit për t’i bindur apo për të kërkuar prej punonjëseve që të blejnë ndonjë pension vjetor nga
siguruesi i caktuar.

12.14. Nëse përcaktohet në pajtim me ligjet e Kosovës se pjesëmarrësi ka të drejtë në pensionin invalidor
para arritjes së moshës së pensionit, pjesëmarrësi do te blej njëPension Invalidor me një nga format e
25
anuitetit të specifikuara ëe nenin 12.6 me shumën e pjesshme ose të plotë të Llogarise Individuale. BQK-
ja, së paku një herë në vit, nxjerr rregullore që përcaktojnë minimumin mujor të kursimeve pensionale, që
duhet të rezultojnë nga blerja e një pensioni vjetor. MPMS-ja nxjerrë rregullore, që specifikojnë kushtet
nën të cilat një person ka të drejte në pensionin invalidor, dëshminë e kërkuar dhe procesin për të
aplikuar për këtë pension.

12.15. Nëse pjesëmarrësi i cili nuk e ka blerë pensionin vjetor në pajtim me këtë nen vdes para moshës
së pensionit, shuma në llogarinë e pjesëmarrësit i paguhet përfituesit apo shfrytëzuesve. Pagesa mund të
bëhet në formë të dhënies së shumës së përgjithshme apo të transferit në llogarinë individuale të
përfituesit. Personat që pretendojnë të jenë shfrytëzues kanë afat deri në gjashtë muaj pas vdekjes së
pjesëmarrësit për t’ia dorëzuar kërkesat Fondit. Fondi mund të vendosë se përfituesi i cili është
bashkëshort apo bashkëshorte ligjore ka të drejtë në llogarinë e plotë individuale dhe mund ta paguajë
këtë shumë menjëherë pas marrjes së vendimit. Fondi vërteton gjendjen aktuale të shumës në llogarinë
individuale të pjesëmarrësit në kohën e pagesës dhe dërgon cilëndo shumë për të cilën vendoset se
duhet të paguhet pasi që të jetë bërë pagesa bazuar në barazimin vijues brenda nëntëdhjetë (90) ditëve
nga cilado datë vijuese e raportimit kur vërtetohet se një shumë e caktuar pas barazimit duhet të paguhet.
Pas marrjes së të gjitha kërkesave nga përfituesit e mundshëm, Fondi vendos përkitazi me të drejtën e
përfituesve që kanë parashtruar kërkesën dhe me shpërndarjen e duhur të mjeteve pensionale në
përputhje me rregullat e nxjerra nga BQK-ja. Çfarëdo kontesti lidhur me vendimin e Fondit i cili ka të bëjë
me pagesat ndaj përfituesve zgjidhet në pajtim me nenin 29 të këtij ligji. Fondi mund të kërkojë kthimin e
cilësdo shume për të cilën vërtetohet se gabimisht i është dhënë përfituesve.

12.16. Nëse vlera e llogarisë individuale të pjesëmarrësit në moshën e pensionimit është më e vogël se
shuma minimale e përcaktuar nga Këshilli drejtues, me miratim të BQK-së, për të qenë e mjaftueshme
për blerjen e anuitetit ekonomik, pjesëmarrësi e merr shumën aktuale në llogarinë individuale në formë të
pagesës së plotë të shumës pasi që e njofton Fondin në përputhje më dispozitat për njoftim të këtij ligji
(paragrafet 12.4 dhe 12.5 të këtij neni). Këshilli drejtues, me miratimin e BQK-së, mund të rregullojë
tërheqjen në faza të shumave nën nivelin minimal.

12.17. Përveç rregullave të caktuara në një pjesë tjetër të këtij neni, BQK-ja nxjerr rregulloret lidhur me:

(a). punësimin e personave të kualifikuar në lëmin e sigurimeve nga ofruesit e anuiteteve;

(b).shitjen dhe tregtimin e anuiteteve;

(c ). ndarjen e veprimtarisë së anuiteteve pensionale nga çdo veprimtari tjetër e siguruesit;

(d).llogaritë e ofruesit të anuitetit;

(e).shpërbërjen, shkrirjen dhe fitimin e ofruesve të anuitetit;

(f).obligimet për raportim të ofruesve të anuitetit;

(g). procedurat që duhet ndjekur për t’i mbrojtur mjetet kur ofruesi i anuitetit nuk është në gjendje
t’i plotësojë detyrimet e veta sipas këtij Ligji;

(h).mënyrën dhe kohën e pagimit të pensioneve për pjesëmarrësit duke përfshirë pjesëmarrësit
që jetojnë jashtë;

(i).pasojat nga vdekja e pjesëmarrësit dhe nga mosinformimi i kompanisë së sigurimeve lidhur me
vdekjen dhe

(j).çështje të tjera që BQK-ja i konsideron të nevojshme.

12.18. Personi që emigron përherë nga Republika e Kosovës ka të drejtë të konvertoj njësit nga Llogarija
Idinividuale e tij apo saj me vlerën e cila është përcaktuar kur FKPK ka bërë vlerësimin e fundit. BQK-ja
26
do të lëshoj rregullore qërregullojnë provat e nevojshme për të përcaktuar se një person është duke
emigruar përherë.


KREU IV
FONDET PLOTËSUESE PENSIONALE TË PUNËDHËNËSIT

Neni 13
Kompetencat dhe përgjegjësitë e BQK-së

13.1 Nga BQK-ja kërkohet që:

(a). të licencojë dhe të mbikëqyrë fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit (“fondet
pensionale”);

(b). të pezullojë dhe anulojë licencat e fondeve pensionale;

(c ). të rishikojë pasqyrat vjetore të fondeve pensionale;

(d). të nxjerrë rregulla në përputhje me kërkesat e këtij ligji;

(e). të mbajë shënime për parashtresat e marra nga fondet pensionale;

(f). të përgatisë një raport vjetor mbi gjendjen e fondeve pensionale në Kosovë;

(g). të caktojë drejtorë specialë për fondet pensionale që janë në përfundim e sipër; dhe

(h). çfarëdo çështjesh të tjera që janë përgjegjësi e BQK-së sipas këtij ligji.

13.2. BQK-ja ka autorizime që:

(a). t’i shqyrtojë të dhënat e fondeve pensionale, të menaxhuesve të mjeteve të tyre dhe të
mbajtësit të mjeteve, që të konfirmojë saktësinë e pasqyrave vjetore;

(b). t’i shyrtojë të dhënat e fondeve pensionale dhe të punëdhënësve për të konfirmuar saktësinë
e pagimit të kontributeve në llogari të punonjësve;

(c). të emërojë auditor të pavarur apo ofrues të tjerë të shërbimeve profesionale për kryerjen e
inspektimeve, për vlerësimin e rreziqeve të sigurimit dhe të primeve apo për kontrollimin e librave
të kontabilitetit, dokumenteve dhe të shënimeve të tjera të fondeve plotësuese pensionale dhe të
fondeve individuale pensionale;

(d). të mbyllë fondet pensionale në pajtim me kërkesat e këtij ligji; dhe

(e). të propozojë një buxhet vjetor për aktivitetet e veta.

13.3. Fondet pensionale dhe ofruesit e pensioneve ia dorëzojnë BQK-së pasqyrat e audituara vjetore të
llogarive të mjeteve dhe obligimeve, të të hyrave dhe të shpenzimeve, të audituara nga firma e pavarur e
kontabilitetit e miratuar nga BQK-ja dhe e nënshkruar nga kontabilisti publik i certifikuar në pajtim me
standardet ndërkombëtare të kontabilitetit apo me standardet e tjera të cilat mund të miratohen nga BQK-
ja. BQK-ja mund të udhëzojë auditorin apo ofruesit e tjerë të shërbimeve profesionale për të bërë
auditime shtesë.




27
Neni 14
Fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit

14.1. Punëdhënësit mund të sigurojnë pensione plotësuese të punëdhënësit nëpërmjet krijimit të fondeve
plotësuese pensionale të punëdhënësit (“fondet pensionale”). Fondet pensionale janë persona juridikë
joprofitabilë, të krijuar në formë të fondeve për drejtimin e fondit pensional. Fondi pensional do të krijohet
nëpërmjet një akti themelues të nënshkruar nga organi më i lartë qeverisës i punëdhënësit a i
punëdhënësve për krijimin e fondit pensional sipas këtij ligji. Përmbajtja minimale e aktit themelues për
krijimin e fondit pensional do të specifikohet në rregulloret që do t’i nxerrë BQK-ja. BQK-ja e miraton
përmbajtjen e çdo akti themelues. Mjetet pensionale të fondit pensional burojnë nga kontributet e bëra në
llogari të pjesëmarrësve të fondit pensional dhe investimet e bëra me ato kontribute.

14.2. Emri i regjistrimit të çdo fondi pensional duhet të përmbajë fjalët “fondi pensional”. Vetëm fondet
pensionale të krijuara në bazë të këtij ligji kanë të drejtë të përdorin në emrin e tyre fjalët “fondi
pensional”. Aktiviteti i vetëm i fondeve pensionale është dhënia e pensioneve siç është përcaktuar në
këtë ligj dhe i atyre aktiviteteve që lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin kryesor.

14.3. Bordi i drejtorëve drejton çdo fond pensional. Të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve të fondit
pensional duhet të jenë fiduciarë të fondit pensional dhe duhet të nënshkruajnë një deklaratë për këtë
qëllim kur caktohen si anëtarë të bordit të drejtorëve të fondit pensional. Bordi i drejtorëve duhet ta
përfaqësojë fondin përkitazi me palët e treta, duke përfshirë këtu edhe gjykatat kompetente juridike. Fondi
pensional duhet t’i mbajë përherë, në formë të një arkivi, të gjitha dokumentet dhe shënimet e tjera që
lidhen me fondin pensional.

14.4. Numri i drejtorëve do të caktohet në aktin themelues, por nuk mund të jetë më i vogël se tre (3) dhe
as më i madh se pesëmbëdhjetë (15). Bordi i parë i drejtorëve të fondit pensional emërohet me aktin
themelues. Akti themelues i fondit pensional e specifikon kohëzgjatjen e mandatit të anëtarëve të bordit,
procedurat e zgjedhjes ose të caktimit të tyre dhe bazat për largimin e tyre. Të paktën një e treta e
anëtarëve të bordit të drejtorëve duhet të kenë diplomuar në lëmin e administratës, biznesit, financave,
ekonomisë ose në fakultetin juridik apo të kenë përvojë profesionale në fushat e shërbimeve financiare.
Anëtar i bordit të drejtorëve nuk mund të jetë personi i cili është anëtar i organit qeverisës:

(a). të cilitdo menaxhues të mjeteve pensionale apo të instrumentit për investime të hapura që
menaxhon mjetet e fondit pensional;

(b). të mbajtësit që i ruan mjetet e fondit pensional;

(c). aktuari, auditori, kontabilisti ose përfaqësuesi ligjor i Fondit; dhe

(d). person i ndërlidhur që ka lidhje me personat e theksuar në nënparagrafët (a) dhe (b). Ndalimi
për të cilin flitet në këtë nen do të vlejë gjithashtu edhe për personat që janë në marrëdhënie
pune, për agjenci, komisione ose në marrëdhënie të tjera të ngjashme me njësitë e theksuara.

14.5. Një fond pensional mund të mos e paguajë këshillin e drejtorëve të vet ose punëdhënësin që e
themelon atë a cilindo prej anëtarëve të tyre. Fondi pensional mund t’ia kthejë paratë këshillit të
drejtorëve të vet për shpenzimet e tyre aktuale dhe të arsyeshme për kryerjen e detyrave të administrimit
dhe menaxhimit dhe për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit të drejtorëve.

14.6. Bordi i drejtorëve i fondit pensional i miraton aktet normative të fondit pensional. Aktet normative të
fondit pensional i përcaktojnë afatet dhe kushtet për dhënien e kontributeve, për parashtrimin e kërkesave
për marrjen pagesave dhe për procedurat e mbledhjeve. Bordi i drejtorëve të fondit pensional duhet të
mblidhet sipas nevojës për kryerjen e punëve të fondit pensional, por jo më pak se një herë në gjashtë (6)
muaj.

14.7. Punëdhënësit, punonjësit, ose të dy së bashku, mund të kontribuojnë në një fond pensional.
Pjesëmarrja në një fond pensional nuk duhet të kufizohet vetëm në individë të veçantë, por duhet t’i
28
ofrohet ose të gjithë të punësuarve të atij punëdhënësi ose të gjithë të punësuarve të një kategorie të
caktuar profesionale, siç do të përcaktohet më tej në rregulloret që do t’i nxjerr BQK-ja. Pjesëmarrja në
pensione nuk duhet të kufizohet vetëm për punonjësit drejtues të punëdhënësit, siç përcaktohet më tej në
rregulloret që do të nxirren nga BQK-ja. Brenda çdo kategorie profesionale, të gjithë punonjësit ose
anëtarët e sindikatës së një organizate të punës duhet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të
njëjtë. Aktet normative gjithashtu duhet të përcaktojnë kushtet dhe procedurat e indeksimit të pensioneve,
nëse ka. Kushtet dhe procedurat e tilla të kontributeve dhe beneficioneve mund të ndryshohen më vonë
vetëm nëse këto ndryshime janë si rezultat i përfitimeve që janë rritur ose kanë ngelur konstante. Kërkesa
plotësuese lidhur me aktet normative do të përshkruhen në rregulloret që nxirren nga BQK-ja.

14.8. Një e drejtë e fituar e një pjesëmarrësi në një fond pensional për një beneficion pensional është
pronë e pjesëmarrësit që menaxhohet nga fondi pensional. Kjo e drejtë prone do të jetë e kufizuar në atë
nivel që e drejta për të marrë ose përdorur pronën do të fitohet vetëm në kohën e moshës për pension,
vdekjes ose paaftësisë së pjesmarrësit, siç është parashtruar në këtë ligj ose në rregulloret tjera.

14.9. Në një fond pensional të kontributeve të caktuara, e drejta e fituar e pjesëmarrësit ose përfituesit do
të jetë shuma e fondit pensional në llogarinë individuale. Bordi i drejtorëve i fondit pensional është
përgjegjës për mbajtjen e shënimeve që pasqyrojnë kontributet dhe të hyrat e investimeve të mjeteve
pensionale në llogarinë individuale të pjesëmarrësit.

14.10. Në një fond pensional të përfitimeve të caktuara të drejtat e fituara të pjesëmarrësit do të
përcaktohen me aktet normative të fondit pensional dhe mund të shprehen në bazë të viteve të shërbimit.
Megjithatë, në asnjë rast nuk mund të kërkohen më tepër se pesë (5) vjet të shërbimit të akumuluar për të
fituar të drejtën e marrjes së pensionit.

14.11. Një fond pensional i përcaktuar nevojitet për të marrë një vlerësim të rregullt aktuarial. Fondet e
pensioneve me njëmijë (1000) ose më pak pjesëmarrës mund të marrin një të tillë në çdo pesë (5) vjet.
Fondet pensionale me më tepër se njëmijë (1000) pjesëmarrës duhet të marrin një vlerësim sigurues për
çdo vit. BQK-ja do të nxjerrë rregullore që i përcaktojnë kushtet për vlerësim aktuarial. Vlerësimi aktuarial
duhet të përfshijë një plan financimi që ilustron financimet e ardhshme për të gjitha të drejtat e fituara të të
gjithë pjesëmarrësve të fondit pensional brenda një afati jo më të shkurtër se njëzet (20) vjet. Vlerësimi
aktuarial duhet të tregojë kontributin e nevojshëm vjetor të punëdhënësit. BQK-ja nxjerrë rregullore për
standardet e sigurimit që duhen përdorur për përgatitjen e këtij vlerësimi të sigurimit.

14.12. Fondi pensional i përcaktuar i paguan pensionet në bazë të akteve të veta normative, por në asnjë
rast nuk do të jepen pensionet pa u arritur mosha për pension ose në bazë të paaftësisë fizike. Fondi
pensional i përcaktuar mund të sigurojë pensione për trashëguesit e shfrytëzuesëve të pensionit.

14.13. Fondi pensional i kontributeve të caktuara siguron pagimin e pensioneve në formë të anuiteteve,
konform dispozitave të këtij Ligji që kanë të bëjnë me pensionet e kursimeve ose për pagimin në këste a
pagimin e të gjitha parave përnjëherë, sipas zgjedhjes së pjesëmarrësit.

Neni 15
Licencimi dhe rregullimi i pensioneve plotësuese të punëdhënësit

15.1. Çdo fond pensional funksionon në bazë të një licence të BQK-së. Asnjë pension nuk do të paguhet,
reklamohet ose të premtohet nga ndonjë person fizik a juridik, përveç rastit kur sigurohet nga një fond
pensional i licencuar në pajtim me këtë Ligj.

15.2. Licenca jepet në bazë të një kërkese të Fondit pensional të dorëzuar bashkë me dokumentet e
mëposhtme:

(a) .Aktin themelues me të cilin themelohet Fondi pensional;

(b). Aktet normative të Fondit pensional që specifikojnë detajet e pagesës së kontributeve dhe të
beneficioneve me kategoritë e punonjësve përkatës;
29
(c). Marrëveshjen e propozuar me mbajtësin;

(d). Listën e nënshkruesve të aktit themelues së bashku me informacionin që tregon nëse ata
persona janë të ndëlidhur dhe llojin e ndërlidhjeve të tyre;

(e). Dokumentet e Fondit pensional që i përdorin pjesëmarrësit dhe përfituesit;

(f). Deklaratat nga anëtarët e këshillit të drejtorëve që ata pajtohen t’i kryejnë këto funksione si
fiduciarë dhe të plotësojnë kërkesat që parashtrohen në këtë Ligj; dhe

(g). Dokumente të tjerë që nevojiten sipas rregulloreve ose kërkesave të BQK-së.

15.3. BQK-ja duhet të kërkojë dorëzimin e dokumentave plotësuese dhe informacioneve të specifikuara jo
më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pas marrjes së kërkesës për licencë të Fondit pensional. BQK-ja nëse e
konsideron të nevojshme mund të hulumtojë çdo çështje që ka të bëjë me kërkesën për licencën e Fondit
pensional. BQK-ja duhet të shqyrtojë kërkesën e licencës së Fondit pensional të bazuar në paragrafët e
mësipërm dhe brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga marrja e fundit e dokumentave dhe e
informacioneve në pajtim me këtë ligj duhet ose t’ia lëshojë licencën në bazë të kritereve dhe kushteve që
i përcakton ose t’ia refuzojë atë.

15.4. BQK-ja refuzon dhënien e licencës nëse:

(a). vëren se kërkesa nuk i përmbahet kushteve të këtij ligji ose rregulloreve të tjera në fuqi;

(b). duket qartë se veprimi dhe organizimi i fondit të propozuar të pensioneve nuk do të jetë në
përputhje me këtë ligj ose me ligjet dhe rregullat e tjera në fuqi;

(c). ndonjë nga dokumentet e paraqitura të kërkesës përmban dispozita të tilla apo nuk i ka
përfshirë dispozitat që mund të kërcënojnë interesat e pjesëmarrësve ose shfrytëzuesve të fondit
apo që nuk i mbrojnë në mënyrë adekuate interesat e tyre dhe

(d). duket qartë se veprimtaria e fondit pensional nuk do të përfundojë sipas praktikave të
menaxhimit të drejtë dhe të arsyeshëm të Fondit pensional.

15.5. Nëse BQK-ja ia refuzon kërkesën e licenës një fondi pensional, ai duhet ta njoftojë bordin e
drejtorëve duke shpjeguar me shkrim arsyet për të cilat refuzohet kërkesa. Kundër vendimit për
mosdhënien e licencës mund të parashtrohet ankesa në gjykatën kompetente.

15.6. Kur të lëshohet një licencë, fondi pensional mund të bëjë një marrëveshje me mbajtësin dhe me çdo
menaxhues të mjeteve apo me instrumentin për investime të hapura, si dhe të fillojë me pranimin e
kontributeve.

15.7. BQK-ja duhet të nxjerrë rregullore që përfshijnë por nuk kufizohen në:

(a). përmbajtjen e akteve themeluese, të akteve normative dhe të dokumenteve me të cilat
përcaktohen kontributet dhe beneficionet e fondeve pensionale;

(b). vlerësimet siguruese të fondeve pensionale të caktuara dhe llogaritjen e kontributeve të
punëdhënësve në fondet pensionale të caktuara;

(c). standardet dhe procedurat për mbajtjen e shënimeve për llogaritë individuale;

(d). raportet e nevojshme vjetore për fondet pensionale; dhe

(e). çështje të tjera që nevojiten për mbrojtjen e të drejtave të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve.

30
Neni 16
Investimet nga fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit

16.1. Fondi pensional, sipas vendimit të bordit të vet të drejtorëve që vepron në bazë të këshillave
profesionale, miraton një deklaratë të parimeve të investimit.

16.2. Asnjë pjesë e fondit nga Fondi Pensional Plotësues i Punëdhënësit nuk do të mund të investohet ne
Letrat me Vlerë të emetuara nga Punëdhënësi sponzorizues ose palës së ndërlidhur me punëdhënësin
apo të jap hua ose të lëshon garantues në emër të Punëdhënësit sponzorizues ose palës sëndërlidhur
me Punëdhënësin.

16.3. Përveç paragrafit 16.2. të këtij neni BQK-ja mund të nxjerrë rregullore qe specifikojnë klasat e
mjeteve në të cilat një fond mund të investojë duke përfshirëedhe ekspozimin maksimal për
çdo klasë mjetesh dhe ekspozimin maksimal ndaj një emetues të vetëm ose grupi të emetuesish të
ndërlidhur në çdo klasë mjetesh.

16.4. Fondi pensional, sipas vendimit të bordit të drejtorëve, duhet të zgjedhë një ose më shumë
menaxhuesëve të mjeteve apo instrumente për investime të hapura për të qeverisur një pjesë ose të
gjitha mjetet e fondit pensional në bazë të marrëveshjes me fondin pensional dhe sipas deklaratës së
parimeve të investimit të fondit pensional.

16.5. Kualifikimet e menaxhuesëve të mjeteve dhe të instrumenteve për investime të hapura dhe
përgjegjësitë e tyre, si edhe investimi i mjeteve pensionale duhet t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e
parapara për menaxhues të mjeteve dhe për instrumentet për investime të hapura lidhur me investimin e
mjeteve pensionale të pensioneve të kursimeve të përcaktuara në këtë Ligj, me përjashtim të kërkesave
për shpalljen e një tenderi për zgjedhjen e një menaxhuesii të mjeteve apo të një instrumenti për
investime të hapura. BQK-ja nxjerr rregullore plotësuese lidhur me menaxhuesinin e mjeteve dhe me
instrumentin për investime të hapura, duke përfshirë procedurën e sigurimit të licencës për menaxhimin e
mjeteve.

16.6. Menaxhuesii i mjeteve apo instrumenti për investime të hapura nuk u përgjigjet pjesëmarrësve dhe
shfrytëzuesve për obligimet e fondit pensional ose të punëdhënësit.

Neni 17
Ruajtja e fondeve të pensioneve plotësuese të punëdhënësit

17.1. Në bazë të vendimit të bordit të drejtorëve, fondi pensional e zgjedh mbajtësin e mjeteve të
pensionit për mjetet pensionale të investuara nga menaxhuesii i mjeteve. Përkitazi me mjetet e investuara
përmes një instrumenti për investime të hapura, këshilli i fondit pensional duhet të shqyrtojë
përshtatshmërinë e rregullimeve të mbajtjes dhe të vendosë nëse ato janë të duhura për ruajtjen e
mjeteve pensionale.

17.2. Ruajtja e mjeteve pensionale dhe ruajtësi i mjeteve pensionale duhet t’i përmbushin të gjitha
kërkesat për ruajtjen e mjeteve pensionale të pensioneve të kursimit të parapara me këtë Ligj, me
përjashtim të kërkesës për mbajtjen e tenderit për zgjedhjen e ruajtësit. Mjetet pensionale duhet të
mbahen në llogari të veçanta të ndara nga mjetet e punëdhënësit, nga mjetet e mbajtësit, nga mjetet e
Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe nga cilatdo mjete të tjera. BQK-ja nxjerr rregullore të
tjera lidhur me mbajtësit, duke përfshirë edhe procedurat për marrjen e licencës për mbajtje.

17.3. Mbajtësi nuk ka përgjegjësi ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve sa i përket obligimeve të Fondit
pensional apo të punëdhënësit.

Neni 18
Transferi nga fondi pensional plotësues i punëdhënësit

18.1. Të gjitha fondet pensionale duhet të bëjnë transferin e pagesave në pajtim me këtë nen.
31
18.2. Pjesëmarrësi në një fond plotësues pensional të punëdhënësit që është themeluar në pajtim me
këtë Ligj apo më parë i themeluar në Kosovë ose i themeluar jasht Kosovës mund t’i transferojë mjetet
pensionale që përbejnë të drejtat e fituara të tij apo të saj pas përfundimit të punës te ai punëdhënës ose
pas likuidimit a bankrotimit të punëdhënësit ose likuidimit a pezullimit të fondit pensional, sipas
rregulloreve për pensione të nxjerra nga BQK-ja.

18.3. Nëse pjesëmarrësi dëshiron ta trasferojë pensionin e tij apo të saj, ai është i obliguar që ta njoftojë
drejtbartësin e fondit pensional se ai apo ajo ka pranuar të jetë pjesëmarrës i një fondi pensional të
përfituesit (apo të blejë një pension plotësues individual nga një sigurues i pensioneve) dhe t’i sigurojë
dhënësit të fondit pensional një kopje të atij dokumenti.

18.4. Pjesëmarrja në fondin pensional të drejtbartësit përfundon dhjetë (10) ditë pas marrjes së njoftimit
të plotë dhe me kohë të bërë në pajtim me këtë nen. Në atë datë bëhet një trasfer i pagesës ndërmjet
drejtbartësit të fondit dhe fondit të përfituesit pensional ose siguruesit të pensioneve. Sa i përket Fondit të
kontributeve të caktuara pensionale, transferi i pagesës përfshin shumën e llogarisë individuale të
pjesëmarrësit sipas datës së mëparshme të vlerësimit. Lidhur me Fondin pensional të shumave të
caktuara transferi i pagesës do të llogaritet në pajtim me rregullat që do të nxirren nga Departamenti.
Fondi pensional i drejtbartësit duhet ta njoftojë fondin e përfituesit pensional ose siguruesin e pensionit
për kontributet e bëra nga ai ose në emër të pjesëmarrësit dhe për çdo transferim të pagesave të pranuar
në lidhje me atë pjesëmarrës.

18.5. Fondi Pensional i Kursimeve i Kosovës mund të jetë fond pensional i përfituesit, por nuk mund të
jete fond pensional që kryen transfere.

18.6. BQK-ja nxjerr rregullore që specifikojnë:

(a). Procedurën e regjistrimit në fondin pensional të përfituesit ose në ndonjë ofrues të
pensioneve që siguron pensionin plotësues individual dhe

(b). Procedurën me anë të së cilës pjesëmarrësi e njofton fondin pensional të drejtbartësit se ai
apo ajo do t’i transferojë të drejtat e tij a të saj të fituara.

Neni 19
Përfundimi i fondit plotësues pensional të punëdhënësit

19.1. BQK-ja mund të anulojë licencën e fondit pensional nëse mendon se ekzistojnë shkelje serioze ose
të vazhdueshme të këtij Ligji ose për shkak të mospërmbushjes së investimeve të Fondit pensional dhe
atëherë kur kjo është në interesin e pjesëmarrësve e të shfrytëzuesve për të vepruar në këtë mënyrë.

19.2. Para se të anulohet licenca sipas nenit të mëparshëm BQK-ja duhet paraprakisht ta njoftojë me
shkrim brenda jo më pak se tridhjetë (30) ditësh bordin e drejtorëve të fondit pensional rreth qëllimit së
bashku me arsyet e tij, përveç nëse konsideron se me dhënien e këtij njoftimi do të dëmtoheshin interesat
e pjesëmarrësit dhe përfituesit. Në kohën kur lëshohet ky njoftim, BQK-ja gjithashtu mund të pezullojë
dhënien e licencës dhe mund t’i ngrijë mjetet pensionale që administrohen nga fondi pensional duke i
njoftuar në formë të përshtatshme mbajtësit e mjeteve. Nëse BQK-ja e bën këtë njoftim, bordi i drejtorëve
të fondit pensional i ka tridhjetë (30) ditë në dispozicion për t’u përgjigjur me shkrim dhe, sipas nevojës, të
propozojë një plan për korrigjimin e shkeljeve të këtij Ligji ose për probleme të tjera.

19.3. Nëse BQK-ja nuk merr përgjigje brenda tridhjetë (30) ditëve prej fondit pensional ose nëse nuk
është e kënaqur me përgjegjjen a planin e propozuar mund të vazhdojë me anulimin e licencës së dhënë
më parë ose të ndryshojë pezullimin e licensës me anulim. Bordi i drejtorëve të fondit pensional mund të
ngrisë padi në një gjykatë kompetente kundër pezullimit ose anulimit të licencës nga ana e BQK-së.

19.4. Bordi i drejtorëve të fondit pensional mund të fillojë likuidimin e fondit duke njoftuar me shkrim në
afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh çdo pjesëmarrës dhe BQK-në. Bordi i drejtorëve të fondit pensional
32
menjëherë pas dhënies së këtij njoftimi duhet të përgatisë një vlerësim të mjeteve pensionale dhe të
ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e interesave të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve.

19.5. Nëse BQK-ja pezullon licencën e fondit pensional do të zbatohen procedurat si në vijim:

(a). Duke filluar nga data e pezullimit nuk do të pranohen kontribute të mëtejme; dhe

(b). Nëse brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh fondi pensional nuk i eviton shkeljet që kanë
shkaktuar pezullimin, licenca e fondit pensional do të anulohet.

19.6. Nëse BQK-ja revokon licencën e fondit pensional, atëherë do të aplikohen procedurat e
mëposhtme:

(a). Duke filluar nga data e likuidimit nuk do të pranohen më kontribute të tjera;

(b). BQK-ja duhet ta njoftojë mbajtësin e fondit pensional për ngrirjen e fondit pensional;

(c ). BQK-ja duhet të caktojë një menaxhues të posaçëm të kualifikuar, i cili nuk është person i
ndëlidhur i punëdhënësit që kontribuon në fondin pensional ose ndonjë anëtar i bordit të
drejtorëve të fondit pensional a nëpunës, i cili duhet të veprojë si menaxhues i posaçëm i fondit
pensional. Kërkesat për menaxhuesinin e posaçëm dhe procedurat që do të zbatohen gjatë
zgjedhjes dhe kompensimit të menaxhuesitit të posaçëm do të caktohen në rregulloret që do të
nxirren nga BQK-ja. Menaxhuesii i posaçëm do të jetë një fiduciar i fondit pensional.

(d). Brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga data e emërimit, menaxhuesii i posaçëm duhet të
përgatisë një vlerësim të mjeteve të fondit pensional, duke përfshirë edhe kërkesat kundër palëve
të treta dhe përgjegjësinë e fondit pensional së bashku me llogaritë paraprake dhe për këtë duhet
t’i jep kopje çdo pjesëmarrësi dhe BQK-së.

(e). Menaxhuesii i posaçëm duhet të shqyrtojë të gjitha kërkesat legjitime në emër të fondit
pensional. Në veçanti drejtori i posaçëm duhet të shqyrtojë kërkesat kundër punëdhënësit në
pajtim me këtë ligj.

(f). Menaxhuesii i posaçëm duhet të raportojë në intervale prej njëqind e tetëdhjetë ditësh (180)
para pjesëmarrësve dhe BQK-së rreth përparimit të likuidimit.

(g). Nëse sipas llogarive kontabël gjenden mjete të mjaftueshme likuide për të bërë pagimin e
plotë të të gjitha llogarive të pjesëmarrësve, atyre mund t’iu ofrohet opcioni për transferimin e
menjëhershëm të llogarive të tyre në një tjetër pension individual plotësues që jepet nga një
sigurues pensionesh i licencuar në pajtim me këtë Ligj,

(h). Menaxhuesii i posaçëm duhet të jep një propozim për likuidim të plotë jo më vonë se një vit
pas emërimit të tij. Propozimi për likuidim duhet të përcaktojë sistemimin e fondit pensional,
arsyetimin e plotë për shpërndarjen e propozuar dhe orarin për këtë lloj sistemimi. Propozimi për
likuidim duhet të rishikohet nga Departamenti dhe të aprovohet ose refuzohet brenda tridhjetë
(30) ditësh. Në rastin kur propozimi për likuidim refuzohet, drejtori i posaçëm duhet të bëjë një
propozim alternativ brenda nëntëdhjetë (90) ditësh. Secili pjesmarrës dhe BQK-ja duhet të
njoftohet me shkrim rreth shpërndarjes së propozuar duke i lënë të paktën tridhjetë(30) ditë në
dispozicion për pyetje dhe kundërshtime,

(i). Shpërndarja e përkohshme mund të bëhet duke përdorur të njëjtën procedurë. Asnjë
shpërndarje nuk do të bëhet pa pasur miratimin paraprak të BQK-së,

(j). Gjatë çdo transferimi apo likuidimi të mjeteve të tilla pensionale, drejtori i posaçëm do t’i
menaxhojë mjetet dhe mund ta mbajë ose ta largojë drejtorin aktual të mjeteve ose mbajtësin dhe
të emërojë persona të rinj në vend të tyre,
33
(k). Tarifat dhe shpenzimet e arsyeshme të drejtorit të posaçëm, pas miratimit paraprak të BQK-
së, paguhen nga mjetet e fondit pensional,

(l). Nëse miratohet propozimi për likuidim, menaxhuesii i posaçëm vazhdon me likuidimin e fondit
pensional dhe duhet të dëshmojë para BQK-së kur ai e bën shpërndarjen përfundimtare të të
gjitha mjeteve,

(m). Shpërndarja e mjeteve pensionale konsiston në përdorimin e mjeteve pensionale plotësuese
për të blerë pensione individuale plotësuese të licencuara në pajtim me këtë ligj,

19.7. Nëse bordi i drejtorëve të fondit pensional vendos ta përfundojë një fond pensional, atëherë do të
aplikohen procedurat e mëposhtme:

(a). bordi i drejtorëve i fondit pensional duhet të përgatisë një llogaritje të fondit pensional brenda
afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh pas dhënies së njoftimit mbi përfundimin, duke i paraqitur
gjithëaktivën dhe detyrimet. Llogaritja e bërë futet në dosjen e BQK-së dhe u vihet në dispozicion
të gjithë pjesëmarrësve,

(b). Nëse sipas llogaritjes ekzistojnë mjete të mjaftueshme likuide për pagimin e plotë të të gjitha
të drejtave të fituara të pjesëmarrësve, ata mund të kenë opcionin për transferimin e
menjëhershëm të llogarive të tyre në një fond pensional të licencuar. Nëse ekzistojnë mjete të
pamjaftueshme likuide për të bërë pagimin e plotë të të drejtave të fituara të pjesëmarrësit, bordi i
drejtorëve të fondit pensional e bën një propozim likuidimi së bashku me protokollimin e
llogaritjeve për t’u aprovuar nga BQK-ja. Propozimi duhet t’u vihet në dispozicion pjesëmarrësve,

(c). Ky propozim likuidimi duhet të përfshijë detaje për të gjitha përpjekjet e bëra për mbledhjen e
kontributeve nga punëdhënësi në pajtim me këtë ligj,

(d). Bordi i drejtorëve të fondit pensional duhet të vazhdojë aktivitetin e vet për menaxhimin e
fondit pensional sipas procedurave të krijuara me rregulloret e BQK-së, me përjashtin nëse BQK-
ja këtë e konsideron të papërshtatshme. Ky proces do të vazhdojë derisa likuidimi të jetë i plotë
dhe mjetet e detyrimet të jenë transferuar në një fond tjetër pensional dhe

(e). BQK-ja mund të refuzojë propozimin për likuidim të bordit të drejtorëve të fondit pensional
dhe në rastet e tilla mund të vendosë nëse menaxhuesii i posaçëm duhet të emërohet sipas
dispozitave të këtij ligji.

19.8 Menaxhuesii i posaçëm ose bordi i drejtorëve të fondit pensional, pas miratimit paraprak të BQK-së,
mund të transferojë aktivën dhe detyrimet e fondit pensional te një ofrues pensionesh i licencuar në
pajtim me këtë Ligj për të blerë pensione plotësuese individuale. Përpara se të bëhet ky veprim,
pjesëmarrësve duhet t’u jepet paraprakisht një njoftim me shkrim prej tridhjetë (30) ditësh.

19.9. Kurrfarë mjetesh pensionale të çfarëdo fondi pensional nuk mund t’i rikthehen punëdhënësit që e ka
themeluar fondin pensional.

19.10. Asgjë në këtë ligj nuk e përjashton të drejtën e pjesëmarrësit që të kërkojë tërheqjen e parave nga
menaxhuesii i posaçëm, bordi i drejtorëve të fondit pensional, menaxhuesii i mjeteve, mbajtësi i mjeteve,
fiduciari dhe çdo person i ndëlidhur i personave të tillë.

19.11. BQK-ja mund të nxjerrë rregullore për zbatimin e mëtejmë të dispozitave të këtij neni.






34
KREU V
PENSIONET PLOTËSUESE
INDIVIDUALE

Neni 20
Autorizimet dhe përgjegjësitë e BQK-së

20.1 Nga BQK-ja do të kërkohet që:

(a) . t’i licencojë dhe mbikëqyrë pensionet plotësuese individuale të siguruara nga institucionet
financiare, bankat dhe kompanitë e sigurimit (më tej “Ofruesi i pensioneve”) në Kosovë;

(b). t’i pezullojë dhe t’i revokojë licencat e pensioneve plotësuese individuale;

(c). t’i rishikojë raportet vjetore të siguruesve të pensioneve plotësuese individuale;

(d). të nxjerrë rregullore në përputhje me kërkesat e këtij ligji;

(e). të mbajë shënime të propozimeve të marra nga siguruesit e pensioneve plotësuese
individuale;

(f). të përgatisë një raport vjetor mbi statutin e pensioneve plotësuese individuale në Kosovë;

(g). t’i caktojë menaxhuesitët e posaçëm për siguruesit e pensioneve plotësuese individuale që
janë në përfundim e sipër, në pajtim me këtë ligj; dhe,

(h). çdo çështje tjetër që me anë të këtij ligji caktohet si përgjegjësi e saj.

20.2 BQK-ja ka autorizime që:

(a). të rishikojë shënimet e siguruesve të pensioneve plotësuese individuale për të konfirmuar
saktësinë e pasqyrave vjetore;

(b). të vendosë për nevojën e përfundimit të pensioneve plotësuese individuale në pajtim me
kërkesat e këtij ligji; dhe

(c). të propozojë një buxhet vjetor për aktivitetet e veta.

Neni 21
Format e pensioneve plotësuese individuale

21.1. Një person fizik mund të krijojë një pension plotësues individual për veten e tij duke bërë kontratë
me një bankë të licencuar, me ndonjë instrument për investime të hapura ose me një tjetër institucion
financiar për menaxhimin e një fondi të pensioneve me kontribute të caktuara, ose duke bërë kontratë me
një kompani të licencuar sigurimesh për një pension të caktuar të beneficioneve. Të gjithë siguruesit e
pensioneve, p.sh. institucionet financiare, instrumentet për investime të hapura, bankat dhe kompanitë e
sigurimit që sigurojnë pensione plotësuese individuale janë fiduciarë të pjesëmarrësve që blejnë
pensione.

21.2. Institucionet financiare që ofrojnë pensione individuale plotësuese duhet t’i përshkruajnë këto
pensione në rregullat e pensionit. Rregullat e pensionit që përmbajnë kushtet dhe procedurat për
kontributet dhe përfitimet mund të ndryshohen në të ardhmen vetëm nëse këto ndryshime rezultojnë në
beneficione që janë rritur ose kanë mbetur konstante. Kërkesat tjera lidhur me rregullat e pensionit do të
përshkruhen në rregulloret që duhet nxjerrë nga BQK-ja.

35
21.3. Nëse një pension i kontributit të përcaktuar është krijuar nga një bankë, nga një instrument për
investime të hapura ose nga një institucion tjetër financiar me qëllim që të sigurojë pensione të
kontributeve të përcaktuara për personat fizikë, banka ose institucioni financiar nuk duhet të refuzojnë
pjesëmarrjen e asnjë qytetari ndërmjet moshës tetëmbëdhjetë (18) vjeçare dhe moshës për pension,
nëse ai person pajtohet të kontribuojë në nivelin minimal të kontributeve dhe tarifave të vlerësuara nga ai
institucion. Një institucion financiar, instrument për investime të hapura ose bankë që siguron pensione
është e lirë të caktojë nivelin minimal të kontributeve të nevojshme të pjesëmarrësit me kusht që ky
minimum të aplikohet në mënyrë unike për të gjithë pjesëmarrësit e ardhshëm.

21.4. Një institucion financiar ose bankë që ofron pensione të kontributeve të caktuara për personat fizikë
duhet të krijojë llogari individuale për çdo pjesëmarrës.

21.5. Shuma e llogarisë individuale i mundëson një pjesëmarrësi ose një përfituesit të fitojë menjëherë
“një të drejtë të ligjshme” që nuk mund të humbet. E drejta e fituar në një llogari individuale është pronë e
pjesëmarrësit nën menaxhimin e një fondi të institucionit financiar. Kjo e drejtë pronësie është e kufizuar
deri në atë shkallë kur e drejta për të marrë dhe për të përdorur pronën do të shfrytëzohet vetëm në
kohën e moshës për pension ose pas vdekjes (paaftësisë fizike, siç do të përcaktohet në ligjet e
ardhshme) së pjesëmarrësit, siç është përcaktuar në këtë ligj.

21.6. Pjesëmarrësi mundet në çdo kohë të zvogëlojë, të pezullojë ose të përfundojë kontributin e tij a të
saj për një pension kontributesh të caktuara të siguruar nga një bankë, nga një instrument për investime
të hapura ose institucion financiar. Banka, instrumenti për investime të hapura ose institucioni financiar
mund të përcaktojë dënime ose pagesa për këto veprime në rregullat e veta pensionale. Ky dënim ose
kjo pagesë duhet t’i kumtohet pjesëmarrësit me shkrim para se të marrë çfarëdo kontributi. BQK-ja mund
të nxjerrë rregullore në lidhje me këto tarifa për zvogëlimin, pezullimin ose përfundimin e kontributeve.

21.7. Kompanitë e licencuara të sigurimit mund të ofrojnë pensione të beneficioneve të caktuara për
pjesëmarrësit në pajtim me këtë ligj dhe rregullat e tjera që vlejnë për kompanitë e sigurimit në
përgjithësi. Pensioni plotësues individual, që sigurohet nga kompanitë e sigurimit, duhet të ketë rregulla
pensioni që parashtrojnë rrethanat dhe kushtet e blerjes së pensionit si dhe tarifat dhe gjobitjet për
përfundimin e kontributit.

21.8. Siguruesit e pensioneve mund të shërbejnë si drejtorë mjetesh ose mbajtës të pensioneve
plotësuese individuale që ata i sigurojnë nëse i përmbushin kërkesat e përcaktuara për drejtorë të
mjeteve dhe për mbajtës sipas këtij ligji dhe nëse ky aktivitet është në përputhje me aktivitetet e tyre të
tjera të licencuara. Përndryshe, ata duhet të sigurojnë mjete të veçanta për menaxhimin dhe mbajtjen e
mjeteve të pensioneve plotësuese individuale. BQK-ja mund të nxjerrë rregullore që i përcaktojnë këto
kushte.

21.9. Fondi pensional duhet të mbahet në llogari të veçanta të ndara nga mjetet e bankës, të kompanisë
së sigurimit ose të institucionit financiar që themelon pensionin. Fondi pensional duhet të mbahet në
llogari të veçanta të ndara nga mjetet e drejtorit të mjeteve, mbajtësit, Fondit të Kursimeve Pensionale në
Kosovë dhe çdo nga lloj mjeti tjetër.

21.10. BQK-ja mund të nxjerrë rregullore qe specifikojnë klasat e mjeteve në të cilat një fond mund të
investojë duke përfshirë edhe ekspozimin maksimal për çdo klasë mjetesh dhe ekspozimin maksimal
ndajnjë emetues të vetëm ose grupi të ndëlidhur emetuesish në çdo klasëmjetesh.

Neni 22
Licencimi dhe rregullimi i pensioneve plotësuese individuale

22.1. Ofruesi i pensioneve mund të ofrojë pensione plotësuese individuale vetëm në bazë të licencës së
BQK-së. Asnjë pension nuk mund të paguhet, të reklamohet apo të premtohet nga ndonjë person fizik a
juridik, pos nëse është i licencuar sipas këtij ligji.

36
22.2. Licenca jepet në bazë të një kërkese të bërë nga një sigurues i mundshëm pensionesh së bashku
me dokumentet vijuese:

(a). aktin themelues që themelon subjektin juridik i cili ofron pensionin;

(b). rregullat e pensionit që specifikojnë detajet e pagesës së kontributeve ose të benificioneve
dhe rregullat për përfundimin apo anulimin e parakohshëm, nëse ka;

(c ). marrëveshjen e propozuar me mbajtësin ose drejtorin e mjeteve, nëse ka;

(d). listën e nënshkruesve të aktit themelues së bashku me informacionin që tregon nëse ata janë
persona të ndëlidhur dhe llojin e ndërlidhjeve të tyre;

(e). formularët e pensionit që i përdorin pjesëmarrësit dhe përfituesit;

(f). deklaratat nga anëtarët e organit qeverisës të siguruesit të pensioneve se ata pranojnë të
veprojnë si fiduciarë dhe i plotësojnë kërkesat e paraqitura në këtë ligj; dhe

(g). dokumente të tjera që kërkohen me rregulloret nxirren nga BQK-ja.

22.3. BQK-ja duhet të kërkojë dorëzimin e këtyre dokumentave dhe informacioneve plotësuese të
specifikuara jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pas marrjes së aplikimit të licencës së fondit plotësues
individual. BQK-ja, nëse e sheh të nevojshme, mund të hetojë çdo çështje që ka lidhje me kërkesën e
licencës. BQK-ja duhet të rishikojë kërkesën e licencës së dhënësit të pensioneve të bërë në pajtim me
paragrafët e mësipërm dhe brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh pas marrjes së pakos së fundit të
dokumentave dhe informacioneve në pajtim me këtë ligj duhet ose t’ia lëshojë licencën në pajtim me ato
kushte dhe kërkesa, ose ta refuzojë kërkesën me anë të një deklarate me shkrim.

22.4. BQK-ja e refuzon dhënien e licencës nëse konstaton se:

(a). aplikacioni nuk është në përputhje me kërkesat e këtij ligji ose me rregulloret dhe dispozitat
tjera në fuqi;

(b). duket e mundshme se funksionimi dhe organizimi i fondit plotësues individual i propozuar nuk
do të ishte në përputhje me këtë Ligj ose me dispozitat dhe rregullat
tjera në fuqi;

(c). Ndonjë nga dokumentet e kërkesës nuk është në pajtim me dispozitat ose nuk
përmbajnë dispozitat të cilat kanë fuqinë ligjore për të rrezikuar interesat e pjesëmarrësve apo
shfrytëzuesve dhe nuk i mbrojnë interesat e tyre në mënyrë adekuate; dhe

(d). Duket qartë se veprimtaria e siguruesve të pensioneve nuk do të përfundojë në pajtim me
praktikat e menaxhimit të drejtë dhe ekonomik të pensioneve dhe mjeteve.

22.5. Nëse BQK-ja refuzon një kërkesë të licencës për pensionin plotësues individual, ai duhet ta njoftojë
me shkrim organin qeverisës të personit që ka bërë kërkesën, duke shpjeguar arsyet e një refuzimi të
tillë. Refuzimi i dhënies së licencës për një pension plotësues individual mund të paditet në një gjykatë
kompetente.

22.6. Kur jepet licenca, ofruesi i pensioneve të pensionit plotësues individual mund të bëjë një
marrëveshje me mbajtësin dhe me çdo menaxhues të mjeteve dhe më pas të fillojë pranimin e e
kontributeve.

22.7. BQK-ja nxjerr rregullore që përfshijnë, por që nuk kufizohen vetëm në:

(a). Përmbajtjen e akteve themeluese, rregullat dhe dokumentet që kanë të bëjnë
37
me pensionet, duke përcaktuar kontributet dhe beneficionet e pensioneve plotësuese
individuale;

(b). Vlerësimet profesionale të pensioneve të beneficioneve të caktuara dhe llogaritjen e
kontributeve të pensioneve me beneficionet e caktuara;

(c). Standartet dhe procedurat për mbajtjen e shënimeve lidhur me llogaritë individuale;

(d).Raportet e kërkuara vjetore për siguruesin e pensioneve plotësuese individuale dhe

(e).Çështje të tjera të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve.

Neni 23
Transferimi i pensionit plotësues individual

23.1. Të gjithë siguruesit e pensionit plotësues individual duhet ta bëjnë transferimin e pagesave në
pajtim me këtë nen.

23.2. Pjesëmarrësi i një pensioni plotësues individual i krijuar në përputhje me këtë ligj apo i krijuar
paraprakisht në Kosovë ose jashtë Kosovës mund t’i transferojë të drejtat e tij të ligjshme konform
rregulloreve të pensionit të nxjerra nga BQK-ja. Pjesëmarrësi mund t’i transferojë të drejtat e tij të fituara
në çdo rast të humbjes së licencës, likuidimit ose bankrotimit të siguruesit të pensioneve që e jep
pensionin plotësues individual.

23.3. Nëse një pjesmarrës dëshiron ta transferojë pensionin e tij, atëherë është i obliguar ta njoftojë
institucionin drejtbartës nga i cili ka pranuar të blejë një fond pensional individual plotësues nga një
sigurues tjetër i pensioneve dhe t’i sigurojë institucionit drejtbartës një kopje të atij dokumenti.

23.4. Pjesëmarrja me siguruesin e pensioneve të transferuara do të përfundojë dhjetë (10) ditë pas
marrjes së njoftimit të plotë dhe të duhur të bërë në përputhje me këtë nen. Në atë datë do të bëhet
trasferi i pagesës ndërmjet siguruesit të pensioneve drejtbartëse dhe siguruesit të pensionit të
transferuar. Në lidhje me pensionet e përfitimeve të caktuara, transferi i pagesës do të përfshijë shumën e
llogarisë individuale të pjesëmarrësit sipas datës së mëparshme të vlerësimit. Në lidhje me fondet
pensionale të shumave të caktuara, transferi i pagesës do të kalkulohet në përputhje me rregulloret që do
të nxirren nga BQK-ja. Ofruesi i pensioneve transferuese duhet të njoftojë siguruesin e pensioneve të
transferuara për kontributet e bëra nga pjesëmarrësi ose për interes të pjesëmarrësit dhe për çdo transfer
pagese të ndërmarrë lidhur me atë pjesëmarrës.

23.5. Fondi i kursimeve pensionale të Kosovës mund të jetë fond pensional përfitues, por nuk mund të
jetë fond pensional dhënës.

23.6. BQK-ja nxjerr rregullore që specifikojnë:

(a). Procedurën për regjistrimin e fondit pensional të transferuar ose të një siguruesi pensionesh
që siguron pensione plotësuese individuale dhe

(b). Procedurën me anë të së cilës pjesëmarrësi e njofton fondin pensional drejtbartës në lidhje
me faktin se ai do t’i transferojë të drejtat e tij të fituara.

Neni 24
Përfundimi i pensionit plotësues individual

24.1. BQK-ja mund të anulojë licencën e siguruesit të pensioneve për të ofruar pensione plotësuese
individuale nëse ka bindjen se ekzitojnë shkelje serioze ose të vazhdueshme të këtij ligji dhe lidhur me
ecurinë e investimeve dhe atëherë kur kjo është në interes të pjesëmarrësve e të shfrytëzuesve për të
vepruar në këtë mënyrë.
38
24.2. Para se të anulohet licenca sipas paragrafit të mëparshëm, BQK-ja duhet të njoftojë brenda jo më
pak se tridhjetë (30) ditëve organin qeverisës të siguruesit të pensioneve rreth qëllimit të tij së bashku me
arsyet që ka për të bërë këtë, pos nëse ai konsideron se me dhënien e këtij njoftimi do të dëmtoheshin
interesat e pjesëmarrësit dhe përfituesit. Kur lëshohet ky njoftim, BQK-ja gjithashtu mund të pezullojë
licencën ose mund të ngrijë fondin pensional nën menaxhim duke i dhënë një njoftim të përshtatshëm
mbajtësit ose siguruesit të pensioneve. Nëse BQK-ja e bën këtë njoftim, organi qeverisës do të ketë
tridhjetë ditë në dispozicion për t’u përgjigjur me shkrim dhe, nëse është e përshtatshme, të propozojë një
plan për të zgjidhur shkeljet e këtij ligji ose problemet e tjera.

24.3. Nëse BQK-ja nuk merr një përgjigje brenda tridhjetë (30) ditëve prej organit qeverisës ose nëse
nuk është i kënaqur me përgjigjjen dhe planin e propozuar, mund të vazhdojë me anulimin e licencës së
dhënë më përpara ose mund të ndryshojë pezullimin e licencës deri në një anulim të plotë. Organi
qeverisës i siguruesit të pensionit mund të ankohet në ndonjë gjykatë kompetente kundër pezullimit ose
anulimit të licencës nga ana e BQK-së.

24.4. Organi qeverisës i siguruesit të pensioneve mund të fillojë përfundimin e pensionit plotësuese
individual duke dhënë një njoftim me shkrim nëntëdhjetë (90) ditë për çdo pjesëmarrës dhe për BQK-në.
Siguruesi i pensionit menjëherë pas dhënies së këtij njoftimi duhet të përgatisë një vlerësim të fondit
pensional dhe të marrë të gjitha hapat e duhur për mbrojtjen e interesave të pjesëmarrësve dhe
shfrytëzuesve.

24.5. Nëse BQK-ja pezullon licencën e siguruesit të pensioneve për të siguruar pensione, atëherë duhet
të aplikohen procedurat e mëposhtme:

(a). Në datën e pezullimit të mos pranohen më kontribute të tjera dhe

(b). Nëse brenda tridhjetë (30) ditëve ofruesi i pensioneve nuk i korrigjon gabimet që kanë
shkaktuar pezullimin, atëherë licenca do të anulohet.

24.6. Nëse BQK-ja anulon licencën e një siguruesi pensionesh për të ofruar pensione plotësuese
individuale, ajo duhet të vazhdojë të mbikëqyrë likuidimin e pensionit plotësues individual të siguruesit të
pensioneve në përputhje me menaxhimin e mjeteve, procedurat e bankës ose të licencimit të sigurisë
sipas rastit. BQK-ja duhet ta njoftojë siguruesin e pensioneve ose mbajtësin, varësisht nga rasti, rreth
ngrirjes së fondit pensional.

24.7. Nëse organi qeverisës i siguruesit të pensioneve vendos të përfundojë një pension plotësues
individual, atëherë këtë duhet ta bëjë në përputhje me kushtet e menaxhimit të mjeteve dhe, sipas rastit,
me sigurimin dhe licencimin e bankës.

24.8. Pavarësisht se a është ndonjë dispozitë në kundërshtim me rregullat pensionale, kurrfarë mjetesh
të pensionit që rezultojnë nga kontributet e individëve nuk mund t’i rikthehen siguruesit të pensioneve në
rast të përfundimit të licencës, në pajtim me këtë nen.

24.9. BQK-ja mund të nxjerrë rregullore për zbatimin e dispozitave të këtij neni.


KREU VI
SHKELJET FIDUCIARE DHE ZGJIDHJA E KONTESTEVE

Neni 25
Shkeljet fiduciare

25.1. Një person fizik ose juridik është një fiduciar me përgjegjësi ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve
sipas këtij ligji në masën sa ai:

39
(a). ushtron autoritet të diskrecional ose kontroll lidhur me menaxhimin e Fondit të Kursimeve
Pensionale në Kosovë, Fondin pensional plotësues të punëdhënësit, siguruesin e pensioneve që
ofron pensione plotësuese individuale ose që ushtron çdo autoritet të pakufizuar dhe kontroll në
lidhje me menaxhimin apo udhëheqjen e fondit pensional që është nën kontrollin ose në
posedimin e cilitdo prej këtyre subjekteve;

(b). ushtron autoritet të diskrecional ose kontroll në lidhje me përgatitjen, llogaritjen dhe lëshimin
e vlerësimit aktuarial të fondit pensional, nëse është fond pensional përfitimesh të caktuara;

(c). ofron këshillim për investime për Fondin e Kursimeve Pensionale në Kosovë, fondin
pensional plotësues të punëdhënësit ose të siguruesit të pensioneve që siguron pensionin
plotësuese individual apo që ka përgjegjësinë për ta bërë këtë pa marrë parasysh nëse ky
këshillim është ofruar dhe është ngarkuar me një pagesë të tillë dhe

(d). ka autoritet të pakufizuar, kontroll ose përgjegjësi për përpunimin e transaksionit, mbajtjes së
librave, mirëmbajtjen e regjistrave për pjesëmarrësit ose administrimin tjetër në Fondin e
Pensionit të Sigurimeve në Kosovë, fondin pensional plotësuese të punëdhënësitt ose siguruesin
e pensioneve që siguron pensione plotësuese individuale.

25.2. Fiduciari duhet të kryejë detyrat e tij me maturi, aftësi dhe me përvojën e një personi që njeh këto
lloj çështjesh financiare dhe gjithashtu edhe çështje të tjera; në rastin kur ai nuk e ka këtë përvojë,
atëherë ai duhet ta kërkojë shërbimin e ekspertëve.

25.3. Fiduciari duhet të jetë përgjegjës për shkeljet ndaj ndonjë bashkëfiduciari nëse ai ka ose është
dashur të ketë njohuri rreth shkeljes. Personi juridik që punëson një person fizik i cili bën një shkelje
fiduciare do të jetë tërësisht përgjegjës për shkeljen.

25.4. Përgjegjësia e fiduciarit për shkelje mund të konstatohet me padi civile ose penale konform këtij ose
ndonjë ligji tjetër në fuqi. Çdo shkelje fiduciare në kundërshtim me këtë Ligj paraqet përgjegjësi civile për
personin fizik a personin juridik ose të dy së bashku do të jenë përgjegjës për atë shkelje.

25.5. Konsiderohet shkelje fiduciare për çdo fiduciar që merret me mjetet pensionale në llogari të tij, për
përfitimin e tij ose për përfitimin e partnerëve të tij. Konsiderohet shkelje fiduciare për çdo fidiciar nëse
hyn në transaksione me mjetet pensionale, ku personi tjetër është person i ndërlidhur i fiduciarit.

Neni 26
Shkeljet Fiduciare në lidhje me Fondin

26.1. Shkelje fiduciare lidhur me fondin përfshin, por nuk kufizohet vetëm në:

(a). autorizimin, bërjen ose lejimin e investimeve a shpenzimeve të tjera të parave në
kundërshtim me këtë ligj;

(b). lidhjen e marrëveshjeve për materiale ose shërbime në kundërshtim me këtë ligj; dhe

(c). mospërmbushjen e përgjegjësive në pajtim me marrëveshjen me Fondin.

26.2. Në rastin e shkeljes fiduciare, gjykata i cakton fondit një kompensim dhe kërkon që fiduciari të
paguajë shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjyq për kompensimin e dëmeve.

26.3. Personi fizik ose juridik që është fajtor për shkelje fiduciare duhet të mos lejohet të japë kurrëfarë
shërbimesh për fondin për një periudhë minimale prej dhjetë (10) vjetësh.




40
Neni 27
Shkeljet fiduciare në lidhje me fondet plotësuese të pensionit të punëdhënësit

27.1. Çdo anëtar i këshillit të drejtorëve të fondit pensional është përgjegjës ndaj fondit dhe
pjesëmarrësve e shfrytëzuesve për dëmet që rezultojnë nga dështimi, neglizhenca ose kryerja e gabuar e
detyrave të tij fiduciare që kanë lidhje me administrimin e fondit përkatës pensional. Anëtarët e këshillit të
drejtorëve të fondit pensional nuk do të jenë përgjegjës nëse e kanë kryer me zell detyrën dhe kanë
treguar zell të duhur dhe nëse moskryerja adekuate është si pasojë e ngjarjeve që nuk mund t’iu
atribuohen atyre. Caktimi i një pale të tretë për të kryer obligimet e tilla të këshillit të drejtorëve të fondit
pensional nuk e kufizon përgjegjësinë e anëtarëve të këshillit të drejtorëve.

27.2. Menaxhuesitët e mjeteve ose mbajtësit dhe punonjësit e tyre me kompetenca diskrecionare janë
fiduciarë. Punëdhënësit janë fiduciarë të fondit pensional të krijuar për punonjësit e tyre. Nëse një
punëdhënës nuk i paguan kontributet e kërkuara sipas akteteve normative të fondit pensional dhe nëse
kjo bëhet, atëherë në përputhje me vlerësimin profesional konsiderohet shkelje fiduciare.

27.3. Shkelja fiduciare përfshin në veçanti:

(a). autorizimin, bërjen ose lejimin e investimeve a shpenzimeve të tjera të parave në
kundërshtim me këtë ligj ose me udhëzimet e fondit pensional;

(b). lidhjen e marrëveshjeve për materialet ose shërbimet në kundërshtim me këtë ligj ose me
rregullat tjera në fuqi;

(c). mospërmbushjen e përgjegjësive sipas marrëveshjes me fondin pensional, duke përfshirë
këtu edhe punëdhënësit, mospagimin e kontributeve në përputhje me aktet normative të fondit
pensional dhe, nëse është e aplikueshme, në përputhje me vlerësimin profesional dhe

(d). veprimin për interes të fiduciarit në kundërshtim me interesat e fondit pensional ose
pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve të tij.

27.4. Përgjegjësia e fiduciarit për shkelje mund të përcaktohet me vendimin civil apo penal në pajtim me
këtë akt ose me ndonjë ligj tjetër në fuqi. BQK-ja, fondi pensional, pjesëmarrësi ose përfituesit mund të
ngrejnë padi për shkelje fiduciare. Në rast të konstatimit të një shkeljeje, fiduciari është përgjegjës për:

(a). shumën e dëmit që ia ka shkaktuar fondit pensional ose pjesëmarrësit a përfituesit;

(b). shumën e papaguar të kontributit të punëdhënësit, plus kamatën që nga data kur është
dashur të bëhet pagesa, në rastet kur punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet me kohë dhe

(c). shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompensimin e dëmëve.

27.5. Personit fizik apo juridik, që është dëshmuar fajtor për një shkelje fiduciare, nuk i lejohet të bëjë
kurrfarë shërbimesh për asnjë fond pensional brenda një periudhe prej dhjetë (10) vjetësh.

Neni 28
Shkeljet fiduciare në lidhje me pensionet plotësuese individuale

28.1. Çdo anëtar i organit qeverisës të siguruesit të pensioneve që siguron pensione plotësuese
individuale është përgjegjës para pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve për dëmet e shkaktuara dhe për çdo
dështim në kryerjen e punës, moskujdesin apo kryerjen e gabuar të detyrave të tij fiduciare që lidhen me
administrimin e pensioneve përkatëse. Anëtarët e organeve qeverisëse nuk janë përgjegjës nëse kanë
treguar zellin më të lartë të duhur dhe nëse dështimi i detyrave është si pasojë e ngjarjeve që nuk mund
t’u atribuohen atyre. Angazhimi i një pale të tretë për kryerjen e disa obligimeve të caktuara nga fiduciari
nuk e kufizon përgjegjësinë e anëtarëve të organeve qeverisëse.

41
28.2. Të gjithë siguruesit e pensioneve, drejtorët e mjeteve, mbajtësit dhe punonjësit e tyre me autorizime
të plota janë fiduciarë.

28.3. Një shkelje fiduciare përfshinë, por nuk kufizohet vetëm në:

(a). autorizimin, bërjen ose lejimin e investimeve a të shpenzimeve të tjera të parave në
kundërshtim me këtë Ligj ose me udhëzimet e fondit pensional;

(b). lidhjen e marrëveshjeve për materialet ose shërbimet në kundërshtim me këtë Ligj ose me
ndonjë dispozitë tjetër rregullative në fuqi;

(c). mospërmbushjen e përgjegjësive sipas marrëveshjes së bërë me pjesëmarrësin dhe

(d). veprimin për interes të fiduciarit në kundërshtim me interesat e pjesëmarrësve dhe
shfrytëzuesve.

28.4. Përgjegjësia e fiduciarit për shkelje mund të vendoset me një padi civile ose penale sipas këtij ligji
ose sipas ndonjë ligji tjetër në fuqi. BQK-ja, pjesëmarrësi ose përfituesi mund të ngrejnë padi për shkelje
fiduciare. Në rast të konstatimit të një shkeljeje fiduciare, fiduciari është përgjegjës për:

(a). shumën e dëmeve ndaj fondit pensional, pjesëmarrësit ose përfituesit dhe

(b). shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjyq për kompensimin e dëmeve.

28.5. Personit fizik ose juridik që është konstatuar fajtor për një shkelje fiduciare nuk i lejohet të ofrojë për
asnjë sigurues të pensioneeve sa i përket pensioneve plotësuese individuale që i sigurojnë siguruesit e
pensioneve për një periudhë prej dhjetë (10) vjetësh.

Neni 29
Zgjidhja e kontesteve në lidhje me pensionet bazë dhe pensionet e kursimeve

29.1. Çdo ankesë nga pjesëmarrësi ose përfituesi lidhur me pensionin bazë që paguhet nga administrata
fillimisht duhet t’i dërgohet me shkrim këshillit të ankesave të administratës. Këshilli i ankesave të
administratës duhet t’i shqyrtojë këto ankesa brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas datës së marrjes dhe
duhet ta informojë me shkrim pjesëmarrësin ose përfituesin për vendimin e marrë dhe bazat mbi të cilin
është marrë ky vendim. Pjesëmarrësit ose përfituesit e përfaqësuesve të tyre duhet t’u lejohet të jenë të
pranishëm gjatë çdo shqyrtimi të çështjes.

29.2. Pas marrjes së vendimit me shkrim nga këshilli i ankesave të administratës ose pas kalimit të
nëntëdhjetë (90) ditëve pas parashtrimit të ankesës me shkrim, pjesëmarrësi ose përfituesi mund të
kërkojë zgjidhjen e kontestit në gjykatën kompetente.

29.3. Në rastet kur pjesëmarrësit ose përfituesit ngrejnë padi për beneficione dhe gjykata konstaton se
administrata është përgjegjëse për ato beneficione, gjykata duhet t’ia caktojë kompensimin pjesëmarrësit
ose përfituesit aktual, si:

(a). shumën e beneficioneve të papaguara për të cilat është e obliguar administrata dhe kamatat
nga data që duhej bërë pagesa deri në datën e pagesës; dhe

(b). shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompensimin e dëmeve.

29.4. Çdo ankesë e pjesëmarrësit ose e përfituesit, që lidhet me kursimet pensionale të paguara nga
Fondi i Kursimeve Pensionale në Kosovë, fillimisht duhet t’i drejtohet me shkrim bordit drejtues të fondit.
Bordi drejtues i fondit duhet t’i shqyrtojë këto ankesa brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga data e
marrjes së ankesës dhe duhet ta njoftojë pjesëmarrësin ose përfituesin me shkrim pë vendimin dhe bazat
42
mbi të cilat është marrë ai vendim. Pjesëmarrësit, shrytëzuesit ose përfaqësuesit të tij duhet t’i lejohet që
të jetë i pranishëm në çdo shqyrtim të çështjes me të cilën merret fondi.

29.5. Pjesëmarrësi ose përfituesi mund të kërkojë zgjidhjen e një kontesti në një gjykatë kompetente pas
marrjes së një vendimi me shkrim nga bordi drejtues i fondit ose pas kalimit të nëntëdhjetë (90) ditëve
pas parashtrimit të ankesës me shkrim, cilado që të jetë më e hershme.

29.6. Në rastet kur pjesëmarrësi ose përfituesi ngrejnë padi për beneficione dhe gjykata konstaton se
fondi është përgjegjës për beneficione, gjykata duhet t’i caktojë kompensimin pjesëmarrësit ose
përfituesit aktual:

(a). shumën e beneficioneve të papaguara për të cilat është i obliguar fondi pensional dhe
kamatat nga data që duhej bërë pagesa deri në datën e pagesës dhe

(b). shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjyq për kompensimin e dëmeve.

29.7. Në rastet kur fondi ka transferuar fondet nga një llogari individuale e pjesëmarrësit në një kompani
sigurimesh për pagimin e një anuiteti në pajtim me këtë ligj, çdo kontest lidhur me pagesën e anuitetit
duhet të zgjidhet në pajtim me nenin 31 të këtij ligji.

Neni 30
Zgjidhja e kontesteve lidhur me pensionet plotësuese të punësimit

30.1. Çdo ankesë nga pjesëmarrësi ose përfituesi lidhur me një benificion të premtuar nga fondi
pensional së pari duhet t’i dërgohet me shkrim bordit të drejtorëve të fondit pensonal. Bordi i drejtorëve të
fondit pensional duhet t’i marrë në shqyrtim këto ankesa brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas marrjes së
tyre dhe duhet të informojë me shkrim pjesëmarrësin ose përfituesin për vendimin e marrë dhe bazat mbi
të cilat është mbështetur ai vendim. Pjesëmarrësit, përfituesit a përfaqësuesit të tyre duhet t’u lejohet që
të jenë të pranishëm çdo herë kur bordi i drejtorëve e shqyrton çështjen e personit në fjalë.

30.2. Pjesëmarrësi ose përfituesi mund të kërkojë zgjidhjen e kontestit në një gjykatë kompetente ligjore
pas marrjes së vendimit me shkrim nga bordi i drejtorëve ose pas kalimit të nëntëdhjetë (90) ditëve pas
parashtrimit të ankesës me shkrim, cilado që të jetë më e hershme.

30.3. Në rastet kur pjesëmarrësit ose përfituesit ngrejnë padi për beneficionet e tyre dhe gjykata
konstaton se fondi pensional është përgjegjës për ato beneficione, gjykata duhet t’i caktojë zhdëmtim
pjesëmarrësit ose përfituesit aktual:

(a). shumën e benificioneve të papaguara për të cilat është i obliguar fondi pensional dhe kamata
nga data kur është dashur të bëhet pagesa deri në ditën e pagesës;

(b). shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompensimin e dëmeve.

Neni 31
Zgjidhja e kontesteve në lidhje me pensionet plotësuese individuale

31.1. Çdo ankesë e pjesëmarrësit ose e përfituesit, që lidhet me pensionin plotësues individual të
premtuar nga një sigurues pensionesh në pajtim me këtë ligj fillimisht i drejtohet me shkrim organit
qeverisës të siguruesit të pensioneve. Organi qeverisës duhet t’i shqyrtojë këto ankesa brenda
nëntëdhjetë (90) ditësh pas marrjes së tyre dhe duhet të informojë me shkrim pjesëmarrësin ose
përfituesin lidhur me vendimin e tij dhe bazat mbi të cilat është marrë ky vendim. Pjesëmarrësit ose
përfituesit apo përfaqësuesit të tyre duhet t’u lejohet që të jenë të pranishëm në çdo shqyrtim të çështjes
në fjalë.

43
31.2. Pjesëmarrësi ose përfituesit mund të kërkojnë zgjidhjen e kontesteve në një gjykatë kompetente
pas marrjes së vendimit me shkrim nga organi qeverisës ose pas kalimit të nëntëdhjetë (90) ditëve pas
dërgimit të ankesës me shkrim, cilado që të jetë më e hershme.

31.3. Në rastet kur pjesëmarrësit ose përfituesit ngrejnë padi për beneficione dhe gjykata konstaton se
ofruesi i pensioneve është përgjegjës për beneficione, gjykata duhet t’i caktojë zhdëmtim pjesëmarrësit
ose përfituesit për:

(a). shumën e beneficioneve të papaguara për të cilën është i obliguar ofruesi i pensioneve dhe
kamatat nga data që duhej bërë pagesa deri në datën e pagesës dhe

(b). shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompensimin e dëmeve.


KREU VII
ZBATIMI

Neni 32

Autoriteti zbatues i BQK-së - Pensionet plotësuese të punëdhënësit
ose pensionet individuale

32.1. BQK-ja mund të ndërmerr një apo më shumë nga veprimet vijuese lidhur me cilindo fiduciar të
pensionit plotësues të punëdhënësit apo pensionit individual, siç është fondi pensional plotësues i
punëdhënësit, sponsorimi i fondit pensional nga punëdhënësi (it), sigurues i pensionit individual
plotësues, mbajtja e mjeteve pensionale apo menaxhuesii i mjeteve pensionale apo cilido person i
ndërlidhur i i fiduciarit të tillë nëse BQK-ja konstaton se subjekti i tillë apo personi a ndonjë nga drejtorët
ose zyrtarët e tij kanë shkelur ndonjë dispozitë të këtij ligji a ndonjë rregull ose procedurë të BQK-së, apo
janë angazhuar në punë të pasigurt a të pabazuar në menaxhimin dhe administrimin e pensioneve që ata
i sigurojnë dhe të mjeteve pensionale ku ata janë partnerë:

(a). nxjerrin paralajmërime me shkrim;

(b). kërkojnë që fiduciari të shpeshtojë raportimet financiare;

(c). ndalin regjistrimin e cilitdo pjesëmarrësi të ri;

(d). caktojnë kufizime dhe ndalesa hapësinore për veprimet e fondit pensional plotësues të
punëdhënësit apo siguruesin e pensioneve plotësues individuale;

(e). lëshojnë urdhër për ndërprerje ndaj fiduciarit dhe partnerëve të tij;

(f). shqiptojnë dënime në gjoba;

(g). urdhërojnë fiduciarin që të ndërmerr masa shtesë për ruajtjen e mjeteve pensionale apo për
emërimin e menaxhuesitit të pavarur të mjeteve;

(h). kërkojnë që menaxhuesiii mjeteve ose mbajtësi i mjeteve drejtpërdrejt t’i raportojnë BQK-së;

(i). lëshojnë “urdhër për ngrirje” të mjeteve pensionale;

(j). marrin kontrollin mbi mjetet pensionale dhe emërojnë një menaxhues të veçantë për ruajtjen e
tyre;

(k). kërkojnë shkarkimin e personit nga pozita e fiduciarit;

44
(l). ndalojnë personin e tillë nga shërbimi apo angazhimi në veprimtari afariste pensionale për një
kohë të caktuar apo për tërë jetën;

(m). ndalojnë personin nga ushtrimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë i diskrecionit si fiduciar lidhur
me mjetet pensionale;

(n). kërkon që fiduciari të sistemojë tërë interesat apo pjesë të interesave të tij pronësore të
drejtpërdrejta a të tërthorta në fondin pensional plotësues të siguruar nga punëdhënësi, ofruesi i
pensioneve individuale plotësuese, menaxhuesii i mjeteve ose mbajtësi apo siguruesve të tjerë të
shërbimeve pensionale, varësisht nga rasti, apo pushon së pasuri interes të rëndësishëm në të;
dhe

(o). kërkon që fiduciari të kompensojë humbjet në mjetet pensionale apo humbjet e
pjesëmarrësve a përfituesve të shkaktuar nga shkeljet e tilla.

32.2. Nëse BQK-ja konstaton se lidhur me mjetet financiare fiduciari apo ndonjë nga drejtorët e tij,
zyrtarët apo punonjësit apo ndonjë nga partnerët a menaxhuesiti i posaçëm i emërur në pajtim me këtë
Ligj ka shkelur këtë Ligj apo ndonjë rregullore a urdhër të nxjerrë nga BQK-ja, BQK-ja mund të shqiptojë
dënim civil ndaj atij subjekti apo personi:

(a) . BQK-ja mund të shqiptojë dënim civil ndaj çdo personi i cili pengon, frikëson, shqetëson,
ndalon, vonon a ushtron ndikim të paligjshëm ose ndaj çdo personi i cili tenton të bëjë cilëndo
nga këto akte dhe ndaj stafit të BQK-së gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre mbikëqyrëse dhe
rregullative;

(b). BQK-ja mund të shqiptojë dënim civil ndaj çdo personi i cili qëllimisht ndërhynë në punët dhe
autorizimin e menaxhuesitit të posaçëm për të pasur qasje dhe kontroll mbi mjetet pensionale,
mbi librat dhe përllogaritë dhe shënimet tjera që kanë të bëjnë me pensionin për të cilin është
caktuar menaxhuesii special apo administratori;

(c). Dënimi civil i shqiptuar sipas këtij neni nuk parandalon zbatimin e mjeteve të tjera civile apo
dënimeve penale të cilat janë paraparë në dispozitat e ligjeve të tjera në fuqi;

(d) .BQK-ja mund të nxjerr rregullore dhe procedura për dënimet speciale që do të shqiptohen për
shkeljet e tilla. Dënimet mund të jenë prej pesëqind (500) deri në pesë mijë (5.000) euro për
persona individual dhe prej një mijë (1.000) deri në pesëdhjetë mijë (50.000) euro për shkelje të
subjekteve ligjore sikurse janë punëdhënësit, menaxhuesitët e mjeteve, mbajtësit dhe siguruesit e
pensioneve individuale apo siguruesit tjerë të shërbimeve. Nëse ka vazhdimësi të shkeljeve, çdo
shkelje e përditshme mund të konsiderohet si shkelje e veçantë për të cilën shqiptohen dënime të
veçanta civile;

(e). BQK-ja e njofton fiduciarin me shkrim (qoftë individ apo subjekt) ndaj të cilit është shqiptuar
dënim civil për arsyet e vendimit të tillë që mbështesin dënimin civil;

(f). individi apo subjekti ndaj të cilit është shqiptuar dënim civil ka të drejtë të kundërshtojë
dënimin civil dhe

(g).dënimi civil i shqiptuar sipas këtij neni caktohet dhe paguhet pas njoftimit me shkrim nga BQK-
ja.

32.3. Ky nen zbatohet në mënyrë të barabartë për çdo individ apo subjekt, për drejtorët e tyre, zyrtarët
dhe punonjësit që sigurojnë apo mbajnë pensionet, publikojnë shpalljet për shërbime pensionale dhe
paguajnë pensionet pa qenë të autorizuar me licencë të lëshuar nga BQK-ja. Gjithashtu zbatohet për çdo
person i cili promovon, merr pjesë ose nxit aktivitetet e siguruesit të tillë të paautorizuar të pensionit.
Përveç kësaj, BQK-ja mund të zbatojë dispozitat e nenit 18 dhe 23 të këtij ligji gjatë përfundimit të
pensioneve të paautorizuara dhe të palicencuara.
45
Neni 33
Autoriteti zbatues i BQK-së – Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës

33.1. BQK-ja mund të ndërmerr një apo më shumë nga veprimet e mëposhtme lidhur me fondin apo
fiduciarët e tij nëse BQK-ja konstaton se subjekti i tillë, personi apo ndonjë nga drejtorët e tij, zyrtarët apo
punonjësit kanë shkelur ndonjë dispozitë të këtij Ligji, ndonjë rregullore a urdhër të BQK-së, apo janë
angazhuar në punë të pasigurta apo të pashëndosha në menaxhimin dhe administrimin e fondit ose në
menaxhimin e mjeteve pensionale në të cilat ata janë fiduciar:

(a).bëjnë paralajmërime me shkrim;

(b). kërkojnë që fondi të shpeshtojë raportimin financiar;

(c). nxjerrin urdhër për pushim dhe ndërprerje ndaj fondit;

(d). urdhërojnë që fiduciarët të marrin masa plotësuese për të ruajtur mjetet pensionale apo për të
emëruar menaxhues të pavarur të mjeteve;

(e). kërkojnë që menaxhuesii i mjeteve ose mbajtësi i mjeteve t’i raportojë drejtpërdrejt BQK-së;

(f). i rekomandojnë Kuvendit që ai të suspendojë apo shkarkojë anëtarët e bordit drejtues të fondit

(g). i rekomandojnë Kuvendit që të mos jepen kontribute të reja në fond.

33.2. Veprimi sipas këtij neni nuk mund të ndërmerret nën asnjë rrethanë për të kundërshtuar praktikat
investuese të fondit nëse fondi i plotëson kushtet e këtij ligji dhe të poltikave të veta investuese.

33.3. Ky nen zbatohet në mënyrë të barabartë për çdo individ apo subjekt, për drejtorët e tyre, zyrtarët
dhe punonjësit.

Neni 34
Kërkesa për shqyrtimin e veprimeve zbatuese

34.1. Çdo person i prekur nga ndonjë urdhër për zbatim apo dënim civil të nxjerrë nga BQK-ja në pajtim
me këtë Ligj mund të ankohet në ndonjë gjykatë kompetente për shqyrtim. Ankesa duhet dorëzuar
brenda tridhjetë (30) ditësh pasi urdhri apo dënimi civil t’i jetë dorëzuar personit. Gjykata mund të
konfirmojë, të ndryshojë apo të refuzojë urdhrin apo dënimin civil në tërësi apo pjesërisht.

34.2. Në një procedurë lidhur me urdhrin apo dënimin civil të nxjerrë nga BQK-ja:

(a). gjykata kompetente mund të refuzojë urdhrin apo dënimin civil nëse konstaton se urdhri apo
dënimi i tillë civil është lëshuar në shkelje të këtij Ligji, të ndonjë ligji në fuqi, të ndonjë kushti
procedural në fuqi apo është nxjerrë jashtë kompetencave të BQK-së ose nuk mbështetet me
dëshmi të konsiderueshme;

(b). BQK-ja apo ndonjë zyrtar i tashëm a i mëparshëm, punonjës, përfaqësues apo agjent i BQK-
së nuk është përgjegjës për kompensim për aktet e kryera apo të pakryera në mirëbesim gjatë
kryerjes së detyrave të tij; dhe

(c). urdhri apo dënimi civil i lëshuar nga BQK-ja vazhdon pa kufizime gjatë procedurave dhe gjatë
ndonjë procedure ankimore apo shqyrtimi gjyqësor, përpos nëse është ndaluar nga ndonjë
gjykatë kompetente.




46
KREU VIII
DISPOZITAT TJERA

Neni 35
Të drejtat në lidhje me kursimet pensionale dhe pensionet bazë

35.1. Datat për fillimin e gëzimit të të drejtës për marrjen e pensionit bazë për grupmosha të ndryshme
mbi moshën e pensionit duhet të caktohen nga Kuvendi, në mënyrë që niveli i shpenzimeve të
tërësishme të parapara duhet të jetë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

35.2. Punëdhënësit duhet të paguajnë kontribute për kursimet pensionale për çdo qytetar të Kosovës që
ka lindur në vitin 1946 e më pas. Si punëdhënësit ashtu edhe punonjësit mund të zgjedhin që kontributet
e tyre t’i paguajnë në një llogari individuale të kursimeve pensionale pa marrë parasysh vitin e lindjes së
punonjësit. Punonjësit kanë të drejtë në një pension të kursimeve pensionale nëse punëdhënësit ose
punonjësit do të paguajnë kontributet në emër të tyre.

Neni 36
Dispozitat lidhur me pensionet plotësuese të punëdhënësit
dhe pensionet plotësuese individuale

36.1. Të gjithë punëdhënësit që sigurojnë pensione plotësuese të punëdhënësit dhe të gjithë siguruesit e
pensioneve që sigurojnë pensione plotësuese individuale i kanë katër (4) muaj në dispozicion nga dita e
miratimit të këtij ligji për t’i harmonizuar kërkesat e tyre me këtë ligj.

36.2. Nuk mund të bëhen kurrfarë kontributesh të reja pensionale dhe se punëdhënësit e siguruesit e
pensioneve nuk mund të japin kurrfarë të drejtash apo premtimesh pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji
derisa pensioni plotësues i punësimit ose pensioni individual plotësues të mos jetë përshtatur me këtë
ligj.

36.3. BQK-ja duhet të nxjerrë rregullore lidhur me procedurat që nevojiten për prezantimin e planeve për
respektimin dhe paraqitjen e kërkesave të licencimit sipas këti ligji dhe për të përcaktuar të drejtat e
fituara të punonjësve, të pjesmarrësve dhe shfrytëzuesve përkitazi me premtimet ekzistuese për pension.

36.4 Përfundimi i pensionit plotësues të punëdhënësit nga një punëdhënës që nuk është në pajtim me
këtë ligj do të paraqesë shkelje fiduciare të punëdhënësit sipas këtij ligji. Kurrfarë mjetesh plotësuese
pensionale të punëdhënësit nuk mund t’iu bartën punëdhënësve të tjerë në rast të likuidimit konform këtij
neni.

Neni 37
Trajtimi Tatimor

37.1. Kontributet e dhëna nga një punëdhënës në FKPK në të mirë të punonjësve të tij do të
konsiderohen një shpenzim operativ dhe përkatësisht do të zvogëlojë rezultatin operativ
tepunëdhënësitpër qëllim të taksave të përcaktuara sipas nenit 6 të këtij ligji.

37.2. Kontributet e dhëna nga punonjësi në FKPK nuk do të jenë subjekt i tatimit mbi të ardhurat
personale.

37.3. Çdo pages qoftë në formën e një tërheqje fazore, ose pages për blerjen e një pensioni Vjetor nga
FKPK mund të jetë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale në momentin kur pagesa është bërë
dhe pranuar nga pjesëmarrësi, të gjitha në përputhje me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale dhe
rregulloret e nxjerra nga Administrata Tatimore e Kosovës

37.4. Të hyrat e FKPK do të jenë të liruara nga tatimi mbi të ardhurat.


47
KREU IX
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 38
Ligji në fuqi

Ky Ligj shfuqizon Rregulloren nr. 2005/20 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/35 për
pensionet në Kosovë, Ligjin nr. 03/L-084 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/20 për
ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/25 për pensionet në Kosovë dhe çdo dispozitë të Ligjit në
fuqi, që është në kundërshtim me të.

Neni 39
Hyrja në fuqi

Ky Ligj hyn në fuqi më 30 mars 2012.


Ligji Nr. 04/L-101
06 prill 2012

Shpallur me dekretin Nr.DL-016-2012, datë 26.04.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.