LIGJI NR. 04/L – 080 PËR LOJËRAT E FATIT

1

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 4 MAJ 2012, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L – 080 PËR LOJËRAT E FATIT


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR LOJËRAT E FATIT


KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

1. Me këtë ligj rregullohet mënyra e organizimit dhe funksionimit të lojërave të fatit, licencimi i subjekteve
dhe regjistrimi i punonjësve të lojërave të fatit, themelimi i autoritetit të lojërave të fatit dhe mbikëqyrja e
tyre.

2. Rregullon statusin, qeverisjen, menaxhimin dhe të drejtat e transferueshme dhe të përcaktuara të
Lotarisë së Kosovës.

Neni 2

1. Ky ligj përcakton parimet themelore:

1.1. Besimi dhe mirëbesimi i publikut se lojërat e fatit të licencuara dhe të gjitha lojërat e fatit
dhe lotaria, nuk janë të lidhura me elemente kriminale dhe të korruptuara;

1.2. Licencimi dhe kontrollimi bëhen për të ruajtur shëndetin, sigurinë, moralin, rendin publik
dhe mirëqenien e përgjithshme, për parandalimin dhe luftimin e varësisë nga lojërat, për
mbrojtjen e të rinjve, për parandalimin dhe luftimin e shpëlarjes së parasë, për të forcuar
stabilitetin dhe suksesin e lojërave të fatit dhe për të ruajtur ekonominë konkurruese, me
përjashtim të lotarisë së Kosovës dhe politikat e konkurrimit të lirë në Republikën e Kosovës.

1.3. Aplikantët për licencë apo ndonjë leje tjetër sipas këtij ligji nuk gëzojnë detyrimisht të
drejtën për licencë apo lejen e kërkuar. Çdo licencë e lëshuar sipas këtij ligji është një privilegj i
revokueshëm, dhe asnjë mbajtës i saj nuk fiton të drejta të përhershme të saj.

Neni 3
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:

1.1. Aplikant- çdo person që kërkon licencë për lojërat e fatit, regjistrimin ose gjetjen e
përshtatshmërisë sipas dispozitave të këtij ligji apo miratim të çdo akti ose transaksioni për të cilin
kërkohet miratimi i ATK-së.

2

1.2. Aplikim - kërkesa për lëshimin e një licence të lojërave të fatit, regjistrimin ose rezultatet e
përshtatshmërisë sipas dispozitave të këtij ligji, miratimin e një akti ose transaksioni për të cilin
duhet miratimi i Drejtoratit të lojërave të fatit sipas dispozitave të këtij ligji.

1.3. ATK - Administratën Tatimore të Kosovës.

1.4. Automati - çdo mjet që përdoret në kazino dhe terminalet e automatëve për lojërat e fatit,
pavarësisht formës së pagesës, dhe që me anë të elementit të rastësisë i jep mundësinë lojtarit
që të marrë një shpërblim në vlerë të caktuar.

1.5. Basti - një shumë parash ose përfaqësues vlere monetare që vihet në lojë për një ngjarje,
rezultati i së cilës është i pasigurt dhe përzgjidhet në mënyrë rastësore.

1.6. Bastet sportive - vënia e një basti për një ngjarje sportive ose një seri ngjarjesh sportive.

1.7. Lotaria tradicionale – lojërat e fatit që përfshijnë shitjen e tiketave të para-numëruara tek
pjesëmarrësit dhe numrat identifikues që fitojnë fitimet e para-caktuara nëpërmjet tërheqjes në
kohë të para-caktuar.

1.8. Lojërat numerike – lojërat si keno, lotto, bingo, etj., ku pjesëmarrësit zgjedhin një set të
numrave, figurave, shkronjave dhe/apo simboleve që vendosen në një tërheqje për të përcaktuar
setin fitues dhe pjesëmarrësit fitues ndajnë fitimin e caktuar si një përqindje e caktuar e
qarkullimit.

1.9. Lojërat instant – lojëra që të mundësojnë të fitosh një fitim instant duke e zbuluar apo hapur
rubrikën e fshehur të tiketës dhe duke gjetur një numër të caktuar të grupeve identike të figurave,
numrave, shkronjave dhe/apo simboleve.

1.10. Lojërat e lotarisë – lotarinë tradicionale, lojërat numerike, lojërat instant dhe lojërat e
ngjashme ku rezultatet bazohen plotësisht në rastësi.

1.11. Lojërat e lotarisë dhe basteve – emri i përgjithshëm i përdorur për lojëra të lotarisë dhe të
basteve.

1.12. Bordi menaxhues – autoriteti menaxhues të Lotarisë së Kosovës.

1.13. Komisioni – një grup të personave të emërtuar nga organizatori për qëllim të tërheqjes së
fitimeve në lojërat e lotarisë.

1.14. Drejtori - drejtori i përgjithshëm i ATK-së.

1.15. Organizatori – subjektin ligjor, që ekskluzivisht organizon dhe menaxhon të gjitha
aktivitetet e ndërlidhura me lojërat e fatit në Republikën e Kosovës, bazuar në licencën ekskluzive
dhe autoritetin e dhënë nga ATK-ja.

1.16. Pjesëmarrësi – një person që luan lojëra të fatit nëpërmjet dilerëve dhe lojërave të
kazinosë në kazino.

1.17. Sistemi qendror - sistemin që duhet ta themeloj dhe operoj organizatori, me pjesën
mekanike me procesim të lartë të të dhënave dhe kapacitetin për ruajtje dhe ku informacioni
është i lidhur me lojëra të fatit.

1.18. Tiketa – letra e printuar dhe special të disenjuar që aprovon të drejtën për pjesëmarrje në
lojëra të fatit.

3

1.19. Qarkullimi – shuma monetare të mbledhur nga pjesëmarrësit nga pjesëmarrja në lojëra të
fatit.

1.20. Çmimi – shuma monetare që duhet t’i paguhet pjesëmarrësve fitues në pajtueshmëri me
rregullat e lojës dhe rregullat e kazinosë, inter alia.
1.21. Lojërat e drejtpërdrejta – lojërat e fatit në kazino që organizohen nga njerëz në kazino pa
përfshirjen e mjeteve elektronike ose mekanike. Kjo përfshin lojërat si black jack, baccarat, poker
dhe rulet që operohen në kazino.

1.22. Lojërat e fatit - çdo lojë të luajtur fizikisht me letra, zare, pajisje ose makinë për para,
pasuri, çeqe, kredi ose ndonjë përfaqësues tjetër të vlerës, duke përfshirë por pa u kufizuar në
lojërat: ruletë, keno, bingo, black jack, poker, bakarat, pay goë, automatët, apo çdo lojë ose
pajisje tjetër të miratuar nga ATK-ja, por nuk përfshin lojërat të cilat janë të përjashtuara sipas
këtij ligji.

1.23. Licenca për lojërat e fatit - akti administrativ të lëshuar nga ATK-ja që autorizon personin
e emëruar në licencë të përfshihet në lojërat e fatit ose në aktivitete të lidhura me to.

1.24. Mjetet e lojërave të fatit- çdo pajisje, pjesë përbërëse ose makinë që përdoret për lojëra të
fatit, që ndikon mbi rezultatet e lojës duke vendosur mbi humbjet ose fitoret siç përcaktohet me
rregulla të brendshme nga ATK-ja.

1.25. Kazino – çdo objekt të licencuar që mirëpret dhe akomodon lloje të caktuara të lojërave të
kazinosë që në shumë raste ndërtohen afër apo në kombinim me hotele, restorante dhe
atraksione tjera turistike.

1.26. Punonjës i lojërave të fatit - çdo person të lidhur me një organizator të lojërave të fatit,
përveç banakierët, kamerierët apo persona të tjerë të përfshirë në përgatitjen dhe shërbimin e
ushqimit dhe të pijeve.

1.27. Përputhshmëria - plotësimi i kritereve për të marr licencë për lojëra të fatit, për t’u
regjistruar ose për të kryer aktivitete që rregullohen me këtë ligj.

1.28. Pajisjet shoqëruese - pajisjet apo sistemet të lidhura me lojërat e fatit, një lojë ose fushat
sportive të cilat nuk do të përkufizoheshin si mjete lojërash fati. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në
zaret, letrat, sistemet lidhëse që lidhin automatët progresivë, pajisje që ndikojnë raportimin e
fitimeve dhe të ardhurave të lojërave të fatit, sistemet e kompjuterizuar të basteve në një bingo
ose njësi të basteve sportive, sistemet e kompjuterizuara për monitorimin e automatëve dhe
instrumentet për peshimin ose numërimin e parave.

1.29. Prodhuesi - një person që prodhon, disenjon, monton, programon ose modifikon një mjet
lojërash fati, sistemin e basteve të lojërave të fatit pa para të gatshme.

1.30. Person - çdo person fizik ose juridik.

1.31. Pagesa për licencë - çdo pagesë që kërkohet për të fituar ose rifreskuar një licencë të
lojërave të fatit.

1.32. Publicitet – çdo formë njoftimi për promovimin e lojërave të fatit, qëllimi i dukshëm i së cilës
është dhënia e informacionit publikut në mediet e shkruara dhe audiovizive, duke përfshirë por jo
kufizuar në gazeta, revista, televizion, radio, posterë, broshura dhe postë direkte.

1.33. Person i regjistruar - çdo person të cilit i është lëshuar një regjistrim i vlefshëm nga ATK-ja
në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të lëshuara nga MF-ja.

1.34. MF - Ministria e Financave.
4


1.35. Regjistrim - një licencë të lëshuar nga ATK-ja për të vepruar si :

1.35.1. organizator i sistemit të ndërlidhur;

1.35.2. laborator i pavarur i kontraktuar për testimin e automatëve; apo

1.35.3. punonjës i lojërave të fatit.

1.36. Shpërndarës - çdo person që shet, tregton, ofron, shpërndan ndonjë mjet loje të fatit për
përdorim në Kosovë.

1.37. Shpërndarës i pajisjeve shoqëruese - - çdo person që shet, tregton ose shpërndan
pajisje shoqëruese në Kosovë për t’u përdorur nga të licencuarit.

1.38. I licencuari - çdo person të cilit i lëshohet një licencë e vlefshme për lojëra të fatit nga ATK-
ja sipas këtij ligji.

1.39. Rregullat e lojës – dokument i përgatitur nga organizatori edhe aprovuar nga ATK-ja, që
përfshin të gjitha termet e lidhura me instruksionet si të luhet një lojë fati, metodat e kalkulimit të
fitimit të lidhur me çdo lojë, shpërndarjen e fitimit ndërmjet pjesëmarrësve dhe të gjitha termet
tjera në lidhje me lojërat e fatit.

Neni 4
Lojërat e fatit – licencimi, kategorizimi dhe rregullimi

1. Lojërat e fatit licencohen bazuar në këtë ligj.

2. ATK-ja është autoriteti rregullativ i lojërave të fatit.

3. Lojërat e fatit janë:

3.1. lojërat e lotarisë;

3.2. lojërat e kazinosë;

3.3. bastet sportive;

3.4. lojërat në automate;dhe

3.5. Tombola bingo në lokale të mbyllura.

4. E drejta dhe autoriteti për rregullimin e lojërave në kazino në Republikën e Kosovës i takon ATK -së.
ATK-ja do të përdor të drejtat e saj rregullatore dhe autoritetin për themelimin, organizimin dhe operimin e
lojërave në kazino brenda kornizës së këtij ligji. Organizatorët e kazinosë, që posedojnë licencë për lojëra
në kazino do të jenë të autorizuar për të themeluar, organizuar, ofruar dhe vepruar lojëra në kazino në
Republikën e Kosovës.

5. Lojërat elektronike, lojërat online përmes internetit, hipodromet, dhe lojërat me korrespondencë të
themeluara në progresion gjeometrik, me korrespondencë dhe me pagesa të shumave të caktuara, të
gjitha lojërat e quajtura piramidale, dhe të gjitha lojërat e tjera të cilat nuk janë në paragrafin 1. të këtij
neni, janë të ndaluara me këtë ligj.

Neni 5
Lojërat zbavitëse dhe konkurset shpërblyese

5

1. Lojërat zbavitëse siç janë lojërat në kalkulator, simulator, automatë, flipër, si dhe lojërat që vihen në
lëvizje nëpërmjet parave metalike apo të zhetonëve në të cilat lojtari nuk mund të fitojë para, gjëra apo të
drejta, nuk janë lojëra të fatit sipas këtij ligji.

2. Konkurset shpërblyese që i organizon subjekti juridik me qëllim publiciteti nuk janë lojëra të fatit në
pajtim me këtë ligj dhe mund të organizohen me kusht që pjesëmarrja në lojë të mos inkasohet dhe të
mos ketë kosto shtesë.

3. Shpërblimet nga paragrafi 2. i këtij neni mund të jepen në produkte, shërbime ose në para të gatshme
duke mos tejkaluar shumën prej njëmijë euro (1,000.00) € për person, pagesa në para të gatshme
obligohet të bëhet në llogarinë bankare të fituesit.

4. Subjekti i cili organizon lojën shpërblyese i ofron rregullat e lojës shpërblyese të cilat miratohen nga
ATK-ja në pajtim me aktin nënligjor përkatës të lëshuar nga MF-ja dhe të cilat duhet të shpallen në
shtypin ditor.

Neni 6
Publiciteti i lojërave të fatit dhe ushtrimi i aktivitetit të tyre në zona të lira

1. Ndalohet publiciteti për lojëra fati për të mitur (nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare). Ndalohet
publiciteti që paraqet lojërat e fatit si zgjidhje të problemeve financiare.

2. Ndalohet publiciteti në mediet e shkruara, elektronike dhe audiovizive, me përjashtim të buletineve
informative të vetë organizatorit të lojës. Njoftimet e shoqatave në teletekst e medieve vizive dhe
shpërndarja e buletineve informative janë vetëm për pjesëmarrësit e lojërave të fatit dhe jo për publikun.

3. Publiciteti për lojërat e fatit nuk lejohet të ushtrohet në zona të lira të përcaktuara me legjislacionin
përkatës.


KREU II
LOTARIA E KOSOVËS

Neni 7

1. Lotaria e Kosovës është subjekt juridik- publik.

2. Qeveria merr përgjegjësi për të gjitha detyrimet e themeluesit të Lotarisë së Kosovës.

3. Lojërat e lotarisë organizohen vetëm nga Lotaria e Kosovës sipas kushteve të përcaktuara me këtë
ligj.

4. Pagesa e fitimeve nga lojërat e fatit të cilat i organizon Lotaria e Kosovës, garantohet nga Qeveria e
Kosovës.

5. Veprimtaria e Lotarisë së Kosovës është ushtrimi i lojërave të fatit, në pajtim me këtë ligj, për ushtrimin
e të cilave Lotarisë së Kosovës nuk i kërkohet leje e veçantë nga ATK-ja.

6. Lotaria e Kosovës është e detyruar që të mundësojë mbikëqyrjen e tërë procesit material dhe financiar
në baza ditore nga ana e ATK-së.

Neni 8

1. Autoriteti menaxhues i Lotarisë së Kosovës është Bordi Menaxhues, i cili i ka pesë (5) anëtarë.

2. Anëtarët e Bordit Menaxhues i propozon dhe i emëron Qeveria me mandat dy (2) vjeçar.
6


3. Anëtarët e Bordit Menaxhues nuk mund të jenë:

3.1. zyrtarë të lartë të Qeverisë;
3.2. udhëheqës të lartë të partive politike;

3.3. personat që kanë bashkëshortin-ën ose anëtarët e familjes së ngushtë në funksione të larta
në Lotarinë e Kosovës.

4. Anëtarët e Bordit Menaxhues kanë statusin e tyre në bazë të legjislacionit në fuqi në momentin e
emërimit.

5. Bordi Menaxhues do të kryesohet nga Kryetari i cili zgjidhet gjatë procesit të emërimit sipas paragrafit 2
të këtij neni i cili njëherit do të jetë edhe anëtar i Bordit Menaxhues.

6. Qeveria mund të liroj nga puna një anëtar të Bordit Menaxhues para se t’i skadojë afati i mandatit
nëse:

6.1. ofron dorëheqjen;

6.2. i keqpërdor të drejtat e tij; dhe

6.3. dënohet me tepër se gjashtë (6) muaj për ndonjë vepër penale sipas ligjeve në fuqi.

7. Kryetari i Bordit Menaxhues të Lotarisë së Kosovës, funksionet e veta i ushtron në cilësinë e
përfaqësuesit ligjor të Lotarisë së Kosovës, funksionet e të cilit më afër përcaktohen me statutin e
Lotarisë së Kosovës.

Neni 9

1. Lotaria e Kosovës e ka statutin me të cilin përcakton dhe rregullon:

1.1. firmën dhe selinë;

1.2. veprimtarinë;

1.3. kapitalin themelor;

1.4. sasinë, disponimin dhe tërheqjen e depozitave nga kapitali themelor;

1.5. ndarjen e fitimeve dhe sistemimin e të ardhurave;

1.6. bartjen e rreziqeve dhe të humbjeve;

1.7. administrimin,caktimin, shkarkimin, autorizimin, përgjegjësinë dhe pagimin e punëtorëve të
caktuar;

1.8. organizimin e brendshëm;

1.9. çështjet statutore;

1.10. kohëzgjatjen dhe mbarimin e veprimtarisë si dhe çështjet e tjera të cilat dalin nga ligji për
ushtrimin e veprimtarisë së Lotarisë.

2. Statutin e Lotarisë së Kosovës e propozon Bordi Menaxhues i Lotarisë së Kosovës, të cilin e miraton
Qeveria e Kosovës.
7





Neni 10

1. Bordi Menaxhues i Lotarisë së Kosovës:

1.1. shqyrton dhe miraton planin afarist vjetor;

1.2. shqyrton raportin afarist të vitit paraprak, jep mendime dhe propozime në të dhe bashkë
me to, ia dërgon MF-së për shqyrtim dhe vendosje;

1.3. në rastin e parashtrimit të raportit afarist nga viti paraprak dhe të planit afarist për vitin
rrjedhës, i jep propozim MF-së, për përgatitjen e vendimit për sistemimin e mjeteve të
realizuara;

1.4. vendos për lëshimin dhe publikimin e tiketave;

1.5. miraton rregullat e lojërave të fatit;

1.6. jep iniciativa për miratim, ndryshim apo plotësim të dispozitave nga fushë veprimtaria e
lojërave të fatit, të cilat ia paraqet MF-së; dhe

1.7. MF-ja i propozon për të dhënë pëlqim për ushtrimin e përbashkët të lojërave të fatit me
lotaritë e vendeve të tjera që ushtrojnë lojërat e fatit, dhe/apo me organizatat e specializuara.

Neni 11

1. Vendimin për sistemimin e mjeteve të realizuara në pajtim me nenin 24 të këtij ligji, e miraton MF-ja në
afat prej tridhjetë (30) ditësh.

2. Sipas ligjit, Lotaria e Kosovës mund të organizohet edhe në bashkëpunim me lotaritë e shteteve të
tjera.

3. MF-ja jep pëlqimin për organizimin e lojërave të lotarisë nga paragrafi 2. i këtij neni.

4. Lojërat e lotarisë mund t’i realizojë Lotaria e Kosovës në bashkëpunim afarist me subjektet e tjera
juridike të regjistruara si: tregtare, zejtare, hotelieri etj., ndër të tjera edhe për transaksionin e mallrave
dhe të shërbimeve.

5. Lotaria e Kosovës mund të jetë anëtare e EL (Lotarive të Shteteve Evropiane dhe Shoqata Totto) si
dhe e shoqatave të tjera ndërkombëtare të lojërave të fatit.

Neni 12
Lojërat e lotarisë

1. Lojërat e lotarisë janë lojëra në të cilat më parë përcaktohet shuma e fondit të fitimeve dhe
kategorizohen siç vijon:

1.1. lotaria tradicionale;

1.2. lojërat instant;

1.3. lojërat numerike;

8

1.4. lojëra të ngjashme ku rezultatet bazohen në rastësi;

1.5. tombola TV - bingo;

1.6. tombola - bingo në lokale të mbyllura; dhe

1.7. prognoza sportive – Totto.

2. Lojërat e fatit siç janë: lojërat në kazino, lojërat në automate dhe bastet, Lotaria e Kosovës nuk mund
t’i organizojë.

3. Për organizimin e këtyre lojërave të lotarisë, sipas këtij neni nuk ka nevojë të bëhen pagesa të veçanta
të rezervës fillestare të sigurimit dhe pagesa për licencë.

Neni l3
Rregullat e lojërave të lotarisë

1. Me rregullat e lojërave të lotarisë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e Lotarisë së Kosovës dhe të
pjesëmarrësve në lojërat e lotarisë.

2. Rregullat për ushtrim të lojës së lotarisë përmbajnë:

2.1. emrin dhe selinë e organizuesit;

2.2. emrin, përshkrimin dhe kohëzgjatjen e lojës së fatit;

2.3. kushtet për bashkëpjesëmarrje në lojën e fatit;

2.4. vendin në të cilin organizohet loja, përkatësisht territorin ku bëhet shitja e tiketave;

2.5. çmimin individual të tiketës, përkatësisht të kombinacionit;

2.6. afatin e fundit për pjesëmarrje në lojë;

2.7. sasinë dhe vlerën monetare të emisionit të tiketave;

2.8. lartësinë e fondit dhe llojin e fitimeve;

2.9. përshkrimin e tiketës dhe të fletëpagesës;

2.10. mënyrën, procedurën dhe mbikëqyrjen e tërheqjes, përkatësisht mënyrën e verifikimit të
fitimeve;

2.11. mënyrën e publikimit të shumave të fondit fitues dhe rezultateve të lojës;

2.12. mënyrën dhe afatin e pagesës së fitimeve monetare;

2.13. mënyrën e njohjes së pjesëmarrësit në lojë me rregullat e lojës;

2.14. procedurën në rastin e revokimit të tërheqjes.

3. Rregullat e lojërave të lotarisë nuk bën të ndryshohen pasi të fillojë shitja e tiketave, përkatësisht
pagesa e xhiros së caktuar.

4. Lotaria e Kosovës është e detyruar që rregullat për lojërat e lotarisë t’i shpallë publikisht para fillimit të
lojës së lotarisë në shtypin ditor, si dhe t’ua vejë në dispozicion rregullat për pjesëmarrje në lojë.
9





Neni 14
Tërheqja e fitimeve

1. Në lojërat e lotarisë, në të cilat kombinacionet fituese vërtetohen nëpërmjet tërheqjes, tërheqja duhet të
bëhet para Komisionit prej së paku tre (3) anëtarëve të cilin e emëron organizatori.

2. Tërheqja e numrave fitues duhet të bëhet në mbikëqyrjen e personit të autorizuar nga MF-ja. Për
lojërat elektronike, të lejuara më këtë ligj, sistemi duhet të jetë i certifikuar dhe i miratuar nga një laborator
certifikues ndërkombëtar, që si i tillë, është i identifikuar dhe i pranuar nga MF-ja.

3. Para fillimit të tërheqjes së numrave fitues të lojërave të lotarisë, organizatori duhet të vërtetojë numrin
e tiketave të shitura, ndërsa tiketat e pashitura duhet t’i vulosë para Komisionit dhe personit nga paragrafi
2. i këtij neni.

4. ATK-ja nga shkaqet e arsyeshme, sipas kërkesës së organizatorit, mund të lejojë ndërrimin e vendit të
tërheqjes së fitimeve, ose të ditës së tërheqjes, por jo më gjatë se pesëmbëdhjetë (l5) ditë, me kusht që
organizatori detyrimisht të njoftojë opinionin përmes mjeteve të informimit publik.

5. Ndalohet shitja e mëtejme e tiketave në rast të shtyrjes së tërheqjes së numrave fitues për një xhiro të
caktuar pas datës së rregullt të caktuar për tërheqje.

6. Organizatori i lojës së lotarisë, mund të revokojë organizimin e lojës, të xhiros apo të serisë për të cilën
ka filluar shitja e tiketave, vetëm atëherë ATK-ja jep pëlqimin dhe blerësve të mëparshëm ju kthen
pagesat.

Neni 15

1. Anëtarët e Komisionit dhe personi i autorizuari i MF-së, bëjnë procesverbal dhe nënshkruajnë katër (4)
kopje origjinale, që së paku duhet të përmbajnë vendin dhe kohën, mënyrën e tërheqjes së numrave
fitues, numrin e tiketave të shitura, përkatësisht pagesën e përgjithshme në xhiro apo në seri,
kombinacionet fituese të tërhequra si dhe vërejtjet e mundshme të dhëna nga pjesëmarrësit në lojë.

2. Raportin për rezultatet e tërheqjes apo për caktimin e fitimeve, organizatori duhet ta shpallë publikisht
menjëherë, por jo më vonë se shtatë (7) ditë nga dita e tërheqjes së numrave fitues.

Neni 16
Fondi i fitimeve dhe pagesat

1. Fondi i fitimeve në lojërat e lotarisë, përcaktohet nga baza e bërë nga vlera e përgjithshme e tiketave të
shitura apo vlera e përgjithshme e pagesave për bashkëpjesëmarrje në lojëra të lotarisë.

2. Shuma e fondit të fitimeve në një lojë të caktuar të lotarisë sipas xhirove të caktuara apo serive, duhet
të publikohen para tërheqjes së fitimeve.

3. Fondi i fitimeve në lojërat e caktuara të lotarisë, përkatësisht në xhiron e caktuar apo në serinë e
lojërave, duhet të jetë së paku pesëdhjetë përqind (50%) nga baza e paragrafit l. të këtij neni dhe
paguhen në pajtim me rregullat e lojërave.

4. Fondi i fitimeve për tombolë bingo në lokale të mbyllura përcaktohet në shumën fikse prej
gjashtëdhjetë përqind (60%) për çdo cikël të lojës.

Neni 17
10


1. Pagesa e fitimit monetar, tërheqja e fitimeve të llojeve të tjera të lojërave, ushtrohet në afatin e
përcaktuar me rregullat e lojës, dhe nuk mund të jetë më i gjatë se gjashtëdhjetë (60) ditë nga dita e
shpalljes së raportit për rezultatin e lojërave të lotarisë.
2. Organi kompetent i Lotarisë së Kosovës dhe Komisioni të cilin e përcakton Bordi Menaxhues, e bënë
evidencimin e numrit të saktë dhe të shumës së përgjithshme të fitimeve të papaguara për secilën lojë.

3. Mjetet nga paragrafi 2. i këtij neni, duhet t’u kthehen pjesëmarrësve nëpërmjet rritjes së fondit për
fitime nga loja konkrete apo lojërat e tjera.

4. Për dinamikën e pagesave të mjeteve nga ky nen, vendos Kryetari i Bordit Menaxhues të Lotarisë së
Kosovës dhe për vendimin e nxjerrë e njofton MF-në.

Neni 18
Shtypja e tiketave dhe fletëzave

1. Tiketat për lotarinë tradicionale dhe lotarinë instant, përpos tiketave të shtypura në terminale, mund të
shtypen vetëm në shtypshkronja të autorizuara nga MF-ja, sipas propozimit të Bordit Menaxhues të
Lotarisë së Kosovës.

2. Tiketat e lotarisë tradicionale dhe lotarisë instant mund të shtypen nga shtypshkronja që i plotëson këto
kushte:

2.1. kur bëhet fjalë për prodhuesin eminent që punon, përkatësisht shtyp tiketa për lotari
tradicionale dhe lotari instant, për një numër më të madh të organizatave të lotarisë që janë
anëtare të barabarta të LOTARIVE EVROPIANE, dhe kur

2.2. prodhuesi i zgjedhur me kontratën për punën konkrete garanton së paku saktësinë e fondit
të fitimeve, numrin e kontraktuar të tiketave fituese dhe jofituese për lotarinë tradicionale dhe
lotarinë instant dhe sistemimin e tyre, cilësinë e produktit nëpërmjet sigurisë dhe cilësisë së
emisionit dhe garanton fshehtësinë e të dhënave.

3. Vendimin për zgjedhjen e shtypshkronjës nga paragrafi 2. i këtij neni, e miraton Bordi Menaxhues i
Lotarisë së Kosovës.

Neni 19
Lotaria

1. Sipas strukturës së fondit fitues lojërat e lotarisë mund të jenë lotari e mallit, lotari monetare apo lotari
monetare – e mallit.

2. Sipas mënyrës së tërheqjes së fitimeve, lojërat e lotarisë mund të jenë klasike me datën e saktë të
caktuar për tërheqje, apo, ekspres dhe instant, të të cilat fitimi shtypet në tiketë.

Neni 20
Loto, keno dhe variante të lojërave të tjera

1. Loto është lojë numerike e fatit në të cilën tërheqja e numrave fitues bëhet me topëza dhe nëpërmjet
mekanizmave elektronikë, e cila në pajtim me rregullat e lojës, paraqet kombinimin fitues.

2. Tërheqja e numrave fitues të lotos bëhet publikisht drejtpërdrejt në transmetim televiziv.

3. Topëzat për loto, keno dhe për variante të tjera të lojërave numerike, duhet të jenë të testuara nga
prodhuesit e tyre në pajtim me rregullat e lojës. Lojërat elektronike, të lejuara më këtë ligj, duhet të jenë të
certifikuara nga një laboratorë ndërkombëtar, i pranuar dhe i autorizuar nga MF-ja.

11





Neni 21
Prognoza sportive – Toto

Prognoza sportive – Toto bazohet në prognozën e pjesëmarrësve për rezultatet e garave futbollistike të
ligave vendore apo të jashtme që bëhen një herë apo disa herë në javë.

Neni 22
Bingo televizive

1. Bingo televizive është lojë e fatit në të cilën numrat tërhiqen publikisht nëpërmjet transmetimit televiziv
të drejtpërdrejtë.

2. Organizimi i bingos televizive është e drejtë ekskluzive e Lotarisë së Kosovës.

3. Tërheqjen e fitimeve në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv mund ta bëjë vetëm Lotaria e Kosovës.

Neni 23

1. Me propozim të MF-së, Qeveria vlerëson dhe e përcakton shkallën e kontributeve të cilën Lotaria e
Kosovës do ta derdhë në Buxhetin e Republikës së Kosovës për:

1.1. çështje të invalidëve të luftës dhe të punës;

1.2. kujdesin për fëmijët e dëshmorëve, fëmijët me të meta dhe pa prindër;

1.3. ndihmë për të drejtat e njeriut;

1.4. ndihmë për zhvillimin e kulturës;

1.5. zhvillimin e sportit;

1.6. ndihmë për mbrojtjen e shëndetit si dhe për çështje humanitare të nevojshme në momentin
dhe rrethanat e caktuara.

2. Pagesat dhe kontributet nga paragrafi 1. i këtij neni, Lotaria e Kosovës i përcakton në pajtim me
udhëzimin administrativ të nxjerrë nga MF-ja.

Neni 24
Autoriteti i lojërave të fatit

1. Autoriteti i lojërave të fatit themelohet, ushtron kompetencat e veta dhe funksionon në bazë të këtij ligji,
brenda ATK-së, në kuadër të MF-së.

2. ATK me akt nënligjor rregullon autoritetin e Lojërave të Fatit brenda ATK-së.


KREU III
LICENCAT PËR LOJËRAT E FATIT, REGJISTRIMET E PUNONJËSVE, REZULTATET E
PËRSHTATSHMËRISË DHE MIRATIME TË TJERA

Neni 25
Licencat e nevojshme
12


1. ATK-ja lëshon këto lloje licencash:

1.1. Licencë për kazino. Licenca për kazino kërkohet për çdo person që ushtron veprimtari,
drejton, ose ekspozon për çdo lloj loje të kazinosë, ose merr direkt ose indirekt, një kompensim
ose shpërblim ose ndonjë përqindje ose pjesë parash ose pasurie që luhet për të mbajtur,
drejtuar, vazhduar një lojë në kazino. Lojërat e kazinosë dhe mjetet e lojërave të kazinosë do të
blihen ose sigurohen vetëm nga persona të miratuar dhe të licencuar nga ATK-ja. Çdo licencë
për kazino që nxirret sipas këtij paragrafi do të skadojë tri (3) vjet nga data e nxjerrjes, por mund
të rifreskohet në bazë të kërkesës.

1.2. Licenca për prodhuesin/shpërndarësin e automatëve për lojëra fati. Licenca për
prodhuesin/shpërndarësin e automatëve për lojëra të fatit kërkohet për të gjithë personat që
importojnë, prodhojnë, ose shpërndajnë automate në territorin e Republikës së Kosovës, ose që
veprojnë në ndonjë mënyrë si prodhues/shpërndarës të tyre.
Çdo licencë që nxirret sipas këtij paragrafi do të skadojë dy (2) vjet nga data e nxjerrjes së saj,
por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës.

1.3. Licenca për operatorët e automatëve. Licenca për operatorë të automatëve kërkohet për
të gjithë personat që përfshihen në biznesin e vendosjes dhe të shfrytëzimit të automatëve në
lokalet ku ka automat me pakicë. Çdo licencë e nxjerrë sipas këtij paragrafi do të skadojë për dy
(2) vjet nga data e nxjerrjes së saj por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës.
Një operator i licencuar do t’i sigurojë automatët vetëm nga prodhues apo shpërndarës të
licencuar. Ky paragraf nuk do të zbatohet për personat që kanë licenca për pika të shitjes me
pakicë të nxjerra sipas paragrafit 1.4 të këtij neni.

1.4. Licenca për pikat me pakicë të automatëve për lojëra fati. Licenca për pikat me pakicë të
automatëve kërkohet për të gjithë personat që lejojnë ose drejtojnë lojërat e fatit vetëm në
automate të vendosura në lokalet e tyre. Një licencë e veçantë për pikat me pakicë do t’u jepet
çdo lokali ku kryhen lojëra të fatit me pakicë në automate. Çdo person i licencuar si lokal do të
ketë dhe do të mbajë pronësinë ligjore ekskluzive dhe të vetme për të gjithë lokalin për të cilën
është nxjerrë licenca e pikës me pakicë të automatëve. Për tu kualifikuar për këtë licencë
aplikanti duhet të aplikojë dhe të operojë në vazhdimësi për një minimum prej dhjetë (10)
automatëve. I licencuari si pikë me pakicë automatësh nuk mund të operojë ndonjë lojë tjetër fati
përveç automatëve. Çdo licencë e nxjerrë sipas këtij paragrafi do të skadojë për dy (2) vite nga
data e nxjerrjes, por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës.

1.5. Licenca për pikat e basteve sportive. Licenca për pikat e basteve sportive kërkohet për
çdo person që pranon baste për një ngjarje sportive. I licencuari për baste sportive nuk mund të
operojë me ndonjë lojë tjetër fati përveç me baste sportive. Çdo licencë e nxjerrë sipas këtij
paragrafi do të skadojë për (2) vite nga data e nxjerrjes, por mund të rifreskohet në bazë të
kërkesës.

1.6. Licenca për tombola bingo në lokale të mbyllura. I licencuari për tombola bingo nuk mund
të operojë me ndonjë lojë tjetër fati përveç me tombola bingo. Çdo licencë e nxjerrë sipas këtij
paragrafi do të skadojë për dy (2) vite nga data e nxjerrjes, por mund të rifreskohet në bazë të
kërkesës. Shtypja e tiketave dhe çmimi i tiketës mund të specifikohet përmes aktit nënligjor të
nxjerr nga MF-ja.

2. Personi mund të marr më shumë se një licencë lojërash fati për çdo lokal të lojërave të fatit.

3. Asnjë person nuk fiton të drejta pronësore me anë të një licence të lëshuar nga ATK-ja.

Neni 26
Regjistrimet e punonjësve kryesor

13

1. Çdo i licencuar për lojëra fati cakton një person i cili ngarkohet për të gjitha aktivitetet e lojërave të fatit,
inter alia. Personi i ngarkuar do të regjistrohet si person kryesor.

2. Regjistrimi i nxjerrë sipas paragrafit 1. të këtij neni përfundon me skadimin e licencës përkatëse, por
mund të rifreskohet në bazë të kërkesës.

3. Nëse, sipas vendimit të ATK-së, një punonjës i një të licencuari identifikohet se është duke kryer
detyrat e një punonjësi kryesor dhe si i tillë është subjekt për regjistrim, ATK-ja do t’i dërgojë një njoftim
për këtë vendim të licencuarit që ka punësuar këtë punonjës kryesor.

Neni 27
Regjistrimet e punonjësve tjerë të lojërave të fatit

1. Regjistrimi i punonjësve kërkohet për të gjithë punonjësit e lojërave të fatit përveç personave kryesor.

2. Personi të cilit i kërkohet të regjistrohet sipas këtij neni nuk do të jetë punonjës apo ndihmës i një të
licencuari derisa të jetë regjistruar nga ATK-ja.

3. Personi nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç nuk mund të punësohet dhe as të regjistrohet si punonjës
lojërash fati.

4. ATK-ja mund t’i refuzojë regjistrimin si punonjës lojërash fati personit të shkarkuar me arsye nga
veprimtaria për lojëra të fatit, në Kosovë ose kudo në ndonjë vend tjetër.

5. Regjistrimi i nxjerrë sipas këtij neni përfundon me skadimin e licencës por mund të rifreskohet në bazë
të kërkesës.

Neni 28
Rezultatet e përshtatshmërisë

ATK-ja mund të kryejë një rishikim të marrëdhënies së çdo personi me një të licencuar, t’i kërkojë cilido
personi që ofron ose furnizon me pasuri të paluajtshme ose personale, furnizime ose shërbime, ose merr
pjesë në ndonjë marrëdhënie tjetër biznesi me një të licencuar, që të gjendet i përshtatshëm për të kryer
biznes me një të licencuar.

Neni 29
Lejet e ATK-së

1. Për të përmbushur përgjegjësitë, ATK-ja mund të kërkojë për persona, transaksione ose aktivitete të
caktuara, leje të veçanta sipas këtij ligji.

2. Certifikata e licencës, formularët dhe udhëzimet për aplikim, regjistrim, gjetjen e përshtatshmërisë,
llojet e informacioneve, pozicionet që klasifikohen si persona kryesorë, pagesat për regjistrimet fillestare
të punonjësve kryesor dhe për të gjitha vazhdimet e tyre të mëvonshme, format dhe deklaratat e
pagesave tatimore si dhe lejet e tjera të veçanta do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerr nga MF-ja.

Neni 30
Aktivitete të kundërligjshme

1. Është e kundërligjshme nëse një person, pa siguruar më parë licencat dhe lejet e kërkuara sipas
ligjeve në fuqi:

1.1. ofron ose zbaton ndonjë aktivitet të lidhur me ndonjë lojë fati, ose lojëra tjera të ngjashme
me anë të mediave duke përfshirë mediat virtuale (internet, telefonat mobilë, interaktive, TV, etj)
oferta, drejton apo ekspozon për lojë, ndonjë lojë fati, mjete të lojërave të fatit, brenda territorit
të Republikës së Kosovës;
14


1.2. merr direkt ose indirekt, një kompensim, shpërblim, përqindje ose pjesë në para ose pasuri të
luajtshme, për të mbajtur, vazhduar ose furnizuar lojërat e fatit, automatët, ose lokacionet e
basteve sportive.

Neni 31
Licencat, regjistrimet dhe gjetjet e përshtatshmërisë
Të revokueshme – të patransferueshme

1. Çdo licencë, regjistrim, gjetje e përshtatshmërisë dhe çdo leje tjetër sipas këtij ligji është e
revokueshme dhe e patransferueshme.

2. Asnjë person i licencuar, regjistruar, që ka gjetje të përshtatshmërisë ose që posedon ndonjë leje, nuk
fiton të drejtë të patjetërsueshme apo interes në një licencë, regjistrim apo leje tjetër.

3. Kthimi i privilegjit të një licence, regjistrimi, gjetje të përshtatshmërisë apo ndonjë leje tjetër kushtëzohet
nga kualifikimi i vazhdueshëm dhe i përshtatshëm dhe nga definimi i qartë se i njëjti ka detyrimin për t’u
dhënë autoriteteve rregullatore, hetimore dhe të zbatimit të ligjit çdo ndihmë dhe informacion të
nevojshëm për të siguruar përmbushjen e politikave dhe të kërkesave të këtij ligji.

Neni 32
Kualifikimet për licencë, regjistrim, gjetje të përshtatshmërisë ose leje

1. Barra e provës për kualifikimin e aplikantit si marrës i licencës, regjistrimit, gjetjes së përshtatshmërisë
apo një leje të kërkuar nga ky ligj bie mbi vet aplikantin.

2. Aplikanti për licencë për lojëra të fatit duhet të plotësojë kushtet si në vijim:

2.1. nuk është i dënuar për vepër penale për një periudhë më tepër se gjashtë (6) muaj, në
Kosovë apo në ndonjë vend tjetër;

2.2. të mos ketë kryer ndonjë aktivitet të paligjshëm gjatë menaxhimit të lojërave të fatit.

2.3. të mos përbëjë rrezik për interesin publik të Republikës së Kosovës.

2.4. ka ndershmërinë e përshtatshme për biznesin, kompetencën dhe përvojën, në lojërat e fatit
ose në përgjithësi.

2.5. propozon financimin e biznesit nga një burim legal dhe të përshtatshëm.

2.6. për çdo huadhënës, kredi dhe burim tjetër i parave, që aplikanti i vë në dispozicion, por nuk i
përmbush standardet e nevojshme mund të konsiderohet i papërshtatshëm.

Neni 33
Plotësimi i kriterit të përshtatshmërisë

1. Të paktën, personat e mëposhtëm, duhet të plotësojnë kriterin e përshtatshmërisë të definuar në
paragrafin 2 .të këtij neni:

1.1. të gjithë personat e licencuar, të regjistruar ose të gjetur të përshtatshëm sipas këtij ligji;

1.2. në lidhje me kompanitë private të licencuara sipas këtij ligji, të gjithë zyrtarët, drejtorët dhe
të gjithë aksionarët që kanë më shumë se pesë përqind (5 %) interes në këto kompani;

15

1.3. në lidhje me kompanitë që tregtohen në bursa dhe që janë të licencuara sipas këtij ligji, të
gjithë zyrtarët, drejtorët dhe aksionarët që kanë më shumë se dhjetë përqind (10 %) të interesit
ose të kontrollit mbi kompaninë;
1.4. MF-ja mundet që me akt të veçantë nënligjor të kërkojë përqindje (%) më të ulëta për nën-
paragrafët 1 dhe 2 të paragrafit 1. të këtij neni;

1.5. në lidhje me partneritetet e licencuara sipas këtij ligji, të gjithë partnerët;

1.6. në lidhje me çdo njësi ose organizatë tjetër të licencuar sipas këtij ligji, të gjithë ata persona
të njësisë ose të organizatës që kanë një marrëdhënie të ngjashme me atë të zyrtarit, drejtorit
ose aksionarit të kompanisë;

1.7. të gjithë personat që kontraktohen nga ATK-ja për të furnizuar mallra ose shërbime;

1.8. të gjithë personat që japin borxh ose financojnë të licencuarin, pavarësisht nëse ky financim
lidhet me zhvillimin ose funksionimin e biznesit të lojërave të fatit;

1.9. të gjithë personat që kanë kontratë, kontratë qiraje, ose ndonjë marrëveshje tjetër financiare
ose biznesi me një të licencuar si kërkohet nga aktet nënligjore të lëshuara nga MF-ja.

Neni 34
Aplikantët dhe të licencuarit – dhënia e informacionit

Nëse aplikantët ose të licencuarit nuk japin informacionin e kërkuar nga ATK-ja atëherë licenca ose
aplikimi i personit mund të pezullohet, revokohet, ose refuzohet bazuar në këtë dështim ose refuzim për
dhënie informacioni.

Neni 35
Personat që ndalohet të kenë interes në lojërat e fatit

1. Askush nga personat e mëposhtëm nuk do të ketë interes, direkt ose indirekt, në ndonjë licencë të
përfshirë në ose me lojërat e fatit:

1.1. zyrtarët, agjentët ose punonjësit e çdo agjencie të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës
që kanë autoritet për të hetuar ose ndjekur krimet në Kosovë.

1.2. gjykatësit e gjykatave kombëtare ose lokale, juridiksioni i të cilëve mbulon lokalet e lojërave
të fatit.

1.3. çdo zyrtar qeveritar që ka juridiksion mbi ndarjen zonale, planifikimin ose leje të tjera që
lidhen me lokalin ku kryhet aktiviteti i lojërave të fatit.

2. Asnjë i licencuar nuk mund të punësojë ndonjë person në asnjë lloj funksioni për sa kohë ky person
është i punësuar nga ATK-ja, një agjenci e zbatimit të ligjit në Kosovë ose ndonjë agjenci që ka autoritet
për të hetuar dhe ndjekur krimet.

Neni 36
Aplikimi, kostoja dhe dorëheqja nga e drejta e fshehtësisë

1. ATK-ja mund të caktojë çmime për hetimin dhe aplikimin për qëllime të pagesës së kostove
administrative të ATK-së dhe për pagesën e kostove për çdo hetim të së kaluarës së aplikantit dhe të të
tjerëve. Këto çmime mund të ndryshojnë në varësi të llojit të aplikimit, vështirësisë së hetimit, ose kostove
që mund të bëhen për të rishikuar çështjet e lidhura me to.

2. Formulari i aplikimit të ATK-së do të përmbajë edhe një deklaratë nga ana e aplikantit për dorëheqje
nga e drejta për fshehtësi dhe një dispozitë që lejon që informacioni i përfshirë në aplikacion të mund të
16

shihet nga agjentët e agjencive të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë shtetit. Dorëheqja nga e drejta për
fshehtësi do të shtrihet edhe për regjistrat financiarë dhe të personelit, kudo që ata të mbahen.

3. Procedurat për pagesën e kostos administrative do të përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të
lëshuar nga MF-ja.

Neni 37
Furnizuesi i të licencuarit – kërkesat për përshtatshmëri

Çdo person që furnizon me mallra, pajisje, mjete lojërash fati ose shërbime, çdo të licencuari që posedon
licencë për lojëra të fatit në shkëmbim të ndonjë pagese apo një përqindjeje, ose llogaritur si një përqindje
e aktivitetit të lojërave të fatit nga fitimet, duhet të gjendet i përshtatshëm siç është përcaktuar në nenin
33 të këtij ligji.

Neni 38
Aplikimi – autorizimi për hetime të historikut të aplikantit

1. Me firmosjen dhe dorëzimin e një kërkese për licencë, regjistrim, ose gjetje të përshtatshmërisë,
aplikanti shndërrohet në subjekt të ligjeve të Kosovës kundër mashtrimit.

2. Aplikanti e autorizon ATK-në që të marrë informacion nga çdo burim publik ose privat, në vend ose
jashtë vendit, në lidhje me historikun ose sjelljen e tij dhe nëse aplikanti është person juridik, autorizimi
vlen për çdo aksionar, zyrtar, drejtor, partnerë, agjentë ose punonjës të tij.

Neni 39
Shkarkimi nga përgjegjësia –nxjerrja e informacionit ose publikimet

Të gjithë aplikantët, të regjistruarit, të licencuarit dhe personat e tjerë që mbajnë leje nga ATK-ja do të
shkarkojnë nga përgjegjësia të njëjtin, instrumentet e saj dhe agjentët, për dëme që mund të vijnë nga
publikimi i ndonjë materiali apo informacioni të siguruar gjatë pyetjeve, hetimeve ose dëgjesave.

Neni 40
Rifreskimi i licencës, regjistrimi, gjetja e përshtatshmërisë apo leje tjetër

1. Çdo licencë që është në fuqi, pas zbatimit të këtij ligji, do të rifreskohet nga ATK-ja për periudhën
pasardhëse të licencës pasi të jetë bërë kërkesa për rifreskim dhe pagesa e çmimit të licencës dhe taksat
e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore. Vlefshmëria e një licence të rifreskuar do të jetë e njëjtë me
periudhën e licencës fillestare. ATK-ja do të veprojë ndaj aplikimit përpara datës së skadimit së licencës
aktuale.

2. Kërkesa për rifreskimin e një licence, regjistrimi, gjetje të përshtatshmërisë ose leje tjetër, duhet të
dorëzohet në ATK së paku gjashtëdhjetë (60) ditë përpara datës së skadimit të licencës ekzistuese. ATK-
ja obligohet të vendosë lidhur më kërkesën në afat brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e pranimit
të kërkesës. Të gjitha pagesat për licencën dhe taksat, që kërkohen nga ligji dhe aktet nënligjore, do të
paguhen në konton e caktuar nga ATK-ja në datën e skadimit të licencës ekzistuese ose më parë. Me
anë të aktit nënligjor do të përcaktohen mënyra, koha dhe vendi ku duhet bërë aplikimi.

3. Rifreskimi i një licence, regjistrimi, gjetja e përshtatshmërisë ose ndonjë leje tjetër mund të refuzohet
nga ATK-ja për çdo shkelje të ligjit, ose të akteve nënligjore që burojnë prej tij, për çdo arsye që mund
ose do të kishte penguar nxjerrjen ose miratimin fillestar të saj, ose për çdo shkak tjetër të rëndësishëm.

Neni 41
Refuzimi i një kërkese

1. Çdo person:

17

1.1. kërkesa e të cilit është hedhur poshtë nga ATK-ja nuk mund të ri-kërkojë licencimin ose leje
tjetër për të paktën një (1) vit nga data kur aplikimi i tij është hedhur poshtë;
1.2. të cilit i është mohuar një licencë për herë të dytë nuk mund të bëjë kërkesë tjetër për të
paktën tri (3) vjet nga data e hedhjes poshtë për herë të dytë të kërkesës së tij.


KREU IV
DISPOZITA TË PËRZIERA TË LOJËRAVE TË FATIT

Neni 42
Të licencuarit– detyrimi për të mbajtur regjistrat

1. Çdo i licencuar do të mbajë një komplet librash llogarie, korrespondencën dhe të gjithë regjistrat e
nevojshëm për të treguar plotësisht pronësinë, transaksionet e biznesit të lojërave të fatit të të licencuarit,
të cilat do të jenë të hapura në çdo kohë gjatë orëve të biznesit për inspektim dhe ekzaminim nga ana e
ATK-së ose personat e autorizuar prej tyre.

2. ATK-ja mund të kërkojë nga çdo i licencuar që t’i vërë menjëherë në dispozicion këta libra dhe regjistra
dhe çdo informacion tjetër që konsiderohet i nevojshëm për administrimin e përshtatshëm të këtij ligji.

3. Të gjithë librat, regjistrat, korrespondenca, dokumentet dhe informacioni i kërkuar do të mbahen dhe do
të jenë të gatshëm për inspektim për të paktën gjashtë (6) vite.

4. Përmes aktit nënligjor të lëshuar nga MF-ja, mund të specifikohen llojet e evidencave dhe regjistrat të
cilët konsiderohen të nevojshme të mbahen nga të licencuarit me qëllim të administrimit më të mirë të
këtij ligji.

Neni 43
Forcimi i zbatimit të ligjit

1. Është detyrë e të gjithë zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës që të forcojnë zbatimin e
dispozitave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga MF-ja, me iniciativë të tyre ose në bazë të
ankesave të çdo personi duke përfshirë ato të një zyrtari të autorizuar të ATK-së.

2. Këta zyrtarë të zbatimit të ligjit mund të ushtrojnë çdo autoritet për inspektim dhe ekzaminimin e
specifikuar në këtë ligj.

3. Prokurorët e gjykatave të qarkut të Republikës së Kosovës do të ndjekin të gjitha shkeljet e këtij ligji në
të njëjtën mënyrë si çdo krim tjetër.

Neni 44
Automatët, njoftimet për dërgesën

1. Çdo prodhues ose shpërndarës automatësh që transporton ose importon një automat, ose programe
kompjuterike të lidhura me to në Kosovë, do t’i jep ATK-së në kohën e nisjes së dërgesës një kopje të
faturës së dërgesës që do të përfshijë së paku, destinacionin, numrin serik të çdo automati ose të
programit kompjuterik të lidhur me të dhe një përshkrim për çdo automat dhe programin kompjuterik të
lidhur me të.

2. Çdo person në Kosovë që merr një automat ose një program kompjuterik të lidhur me të, me ta marrë
atë, do t’i japë ATK-së, në një formular të ofruar nga ATK-ja, informacionin që tregon së paku
vendndodhjen e çdo automati ose programi kompjuterik të lidhur me të, numrat serik përkatës dhe
përshkrimet.

18

3. Çdo automat i miratuar për t’u përdorur në Kosovë sipas këtij neni do të regjistrohet për një
vendndodhje të përcaktuar, dhe lëvizja e atij automati nga kjo vendndodhje do t’i raportohet ATK-së në
përputhje me aktet nënligjore.

4. Çdo person që shkel ndonjë dispozitë të këtij neni kryen shkelje ligjore.

5. Çdo automat ose program kompjuterik i lidhur me të që nuk është në përputhje me këtë nen,
deklarohet kontrabandë dhe mund të bllokohet plotësisht dhe konfiskohet.

6. MF-ja do të nxjerrë akt nënligjor që rregullojnë importimin, zhvendosjen, shitjen dhe shpërndarjen e
automatëve dhe të programeve kompjuterike të lidhur me to. Përmes këtij akti nënligjor do të diktohen
kërkesat për regjistrimin e informacionit, përjashtimet, kohën dhe mënyrën e zhvendosjes së automatëve
dhe të programeve kompjuterike të lidhur me të.

Neni 45
Mosha e pjesëmarrësve në lojëra fati

1. Është e ndaluar që një person nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç të përfshihet në lojëra fati, të luajë qoftë
personalisht ose përmes një agjenti.

2. Është e ndaluar që personat që merren me aktivitet lojërash fati të ndajnë fitimet me një person nën
moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

3. Organizatorit i ndalohet të punësojë persona nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

4. Është e ndaluar që organizatori i lojërave të fatit t’i lejojë një personi nën moshën tetëmbëdhjetë (18)
vjeçare të përfshihet në lojëra të fatit.

Neni 46
Kontraktimi me persona të papërshtatshëm

1. Është krim që një i licencuar sipas këtij ligji të punësojë ose të kontraktojë dikë të cilit i është mohuar
ose revokuar licenca e lojërave të fatit nga ndonjë autoritet qeveritar.

2. Personi të cilit nga ATK-ja:

2.1. i është mohuar licenca;

2.2. është gjetur i papërshtatshëm;

2.3. i është revokuar licenca ose rezultati i përshtatshmërisë, dhe i cili nuk duhet të hyjë në
asnjë lloj marrëveshje me një të licencuar, direkt ose indirekt, pa miratimin paraprak të ATK-së.

3. Çdo marrëveshje me një person që është subjekt i dispozitave të këtij neni do të konsiderohet se
përfshin një dispozitë për ndërprerje kontraktimi pa mbajtur kurrfarë përgjegjësie nga ana e të licencuarit.
Dështimi për të përfshirë shprehimisht këtë kusht në marrëveshje nuk është mbrojtje në rast të
ndërprerjes së marrëveshjes sipas këtij neni.

Neni 47
Automatët – certifikimi

1. Çdo automat i ofruar për lojë fati nga ndonjë i licencuar duhet të jetë i prodhuar brenda pesë (5) viteve
nga një prodhues i licencuar dhe të jetë i certifikuar nga një laborator i pavarur i kontraktuar për lojëra fati.

2. Certifikimi bëhet vetëm nëse automati i plotëson kriteret për mënyrën e organizimit të lojës, për llojin e
fitimit, për bastin maksimal dhe për fitimin maksimal, për kohëzgjatjen maksimale të lojës dhe për
19

humbjen maksimale, të vendosura nga Ministria e Financave në Rregulloren për kontrollin e veprimtarisë
së lojërave të fatit, për ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme dhe të lojtarëve, si dhe në interes të
mbrojtjes së të rinjve.

3. Para vënies në përdorim të automatit për lojëra të fatit, laboratori i pavarur i kontraktuar vërteton
rregullsinë e automatit për lojëra të fatit, para se të përdoret për herë të parë automati, subjekti juridik që
e vendos në përdorim duhet ta prezantojë vërtetimin tek personi i autorizuar për kontrollimin teknik dhe
garancionin nga prodhuesi i automatit.

4. Çdo automat i modifikuar kërkon ri-vërtetim nga një laborator i kontraktuar i pavarur lojërash fati
përpara se ai të ofrohet për lojë.

5. Kontrolli teknik i automatëve mund të bëhet vetëm nga subjektet juridike që nuk ushtrojnë lojëra të fatit
dhe në bazë të autorizimit të veçantë të ATK-së.

6. Vërtetimi për rregullsinë e automatit për lojëra të fatit jepet për dy (2) vite dhe një vërtetim i rifreskuar
duhet të sigurohet para skadimit të afatit dy (2) vjeçar.

7. Për zbatim të këtij neni do të nxirret akt i veçantë nënligjor nga MF-ja.

Neni 48
Ofrimi i kredisë

Personi i licencuar, i regjistruar ose i miratuar nga ATK-ja sipas këtij ligji nuk mund t’i ofrojë kredi dikujt
për të marrë pjesë në një aktivitet lojërash fati të licencuara.

Neni 49
Dështimi për të paguar fituesit

1. Është e paligjshme për një të licencuar që me dashje të refuzojë që të paguajë fituesin e ndonjë loje
fati.

2. Çdo person që shkel ndonjë nga dispozitat e këtij neni bëhet subjekt i ndëshkimeve të nenit 77 të këtij
ligji.

3. Procedurat e pagesës së pjesëmarrësve nga shuma fillestare e sigurimit (depoziti) do të përcaktohet
me akt nënligjor të nxjerr nga MF-ja.

Neni 50
Lejet për rregullat e lojërave dhe të automatëve

1. Rregullat e lojës do të përgatiten nga organizatori i lojërave të fatit dhe do të miratohen nga ATK-ja për
çdo lojë specifike dhe do të shpallen në një vend afër lojës përkatëse që shihet qartë nga lojtari.

2. Rregullat e lojës do të përfshijnë:

2.1. informacionin rreth organizatorit;

2.2. informacionin dhe instruksionet si të luhet në të gjitha lojërat e fatit të ofruara nga
organizatori;

2.3. informacionin rreth metodave që duhet përdorur për kalkulimin e fitimeve për çdo lojë;

2.4. informacionin rreth pranimit të tiketave fituese (ose instrumenteve tjera informative me vlerë
të njëjtë si tiketat), periudha dhe procedurat për pagesë të fitimeve;

20

2.5. ndonjë informacion tjetër i lidhur me lojëra të fatit.

3. Një i licencuar nuk do të ofrojë ndonjë lojë ose automat, ose ndonjë variacion të ndonjë loje ose
automati pa pasur miratimin paraprak nga ATK-ja.
4. ATK-ja do të monitorojë të gjitha aktivitetet në lidhje me organizimin dhe ofrimin e lojërave të fatit dhe
të sigurojë që këto aktivitete bëhen në pajtim me rregullat e lojës, inter alia.

5. Në bazë të paragrafit 6 të nenit 47 të këtij ligji, MF-ja nxjerr akte nënligjore për të kontrolluar procesin,
standardet dhe kufizimet për lojërat e fatit dhe automatët.

Neni 51
Ndalimi dhe marrja në pyetje e personit të dyshuar për shkeljen e ligjit

Çdo i licencuar ose zyrtar, nëpunës ose agjent duhet ta informoj ATK-në për çdo person i cili gjendet në
biznesin e të licencuarit që është i dyshuar për shkeljen e ndonjë dispozite të këtij ligji.

Neni 52
ATK-ja dhe Policia e Kosovës

1. ATK-ja do të mbikëqyrë industrinë e lojërave të fatit dhe do të forcojë zbatimin e Ligjit të lojërave të
fatit. Asgjë nga ky nen nuk duhet interpretuar si ndalim ose kufizim i autoritetit të agjencive vendore të
zbatimit të ligjit për të forcuar dispozitat e këtij ligji ose akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji.

2. Policia e Kosovës do të ketë autoritetin për sa më poshtë:

2.1. të kryejë hetime penale dhe mbikëqyrje të agjencive të zbatimit të ligjit në lidhje me shkelje
të raportuara nga zyrtarët vendorë të zbatimit të ligjit ose nga ATK-ja.

2.2. në bashkëpunim me zyrtarët vendorë të zbatimit të ligjit dhe me ATK-në, Policia e Kosovës
do të zhvillojë dhe mbledhë informacion në lidhje me krimin e organizuar në përpjekje për të
identifikuar elementët ose ndërmarrjet kriminale që mund të infiltrohen ose të ndikojnë mbi
lojërat e fatit dhe tu raportojnë këtë informacion organizatave të përshtatshme të zbatimit të ligjit
dhe ATK-së.

2.3. të përgatisin raporte në lidhje me aktivitete të krimit të organizuar në Republikën e Kosovës
ose që po drejtohen për në Kosovë, ose për elementë të tjerë kriminalë për t’u përdorur nga
ATK-ja në përpjekje për të parandaluar elementët ose ndërmarrjet kriminale që të infiltrohen ose
të ndikojnë mbi lojërat e fatit si përshkruhet në këtë ligj.

2.4. të inspektojë ose të ekzaminojë, hapësirat, librat, regjistrat ose ndonjë material tjetër të
shkruar ose elektronik të mbajtur në ndërtesën e biznesit të lojërave të fatit si e kërkon ligji,
gjatë zhvillimit të aktivitetit të Policisë së Kosovës si parashihet në këtë nen.

3. ATK-ja do të kryejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në bazë të Memorandumit të
Mirëkuptimit, hetime për të kaluarën e aplikantëve për licencë lojërash fati dhe të aplikantëve për
regjistrim, të licencuarve, të regjistruarve, pronarëve, qiramarrësve të një pasurie ose ndërtese në të cilën
lejohet ose kryhet aktiviteti i lojërave të fatit, të punonjësve të lojërave të fatit të këtyre bizneseve, dhe çdo
personi tjetër të cilin ATK-ja mund ta hetojë, siç përkufizohet nga ky ligj ose nga aktet nënligjore në
zbatim të këtij ligji.

4. Bazuar në Kompetencat e dhëna me Kodin Doganor dhe të Akcizave, Dogana e Kosovës në zbatim të
dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore për zbatim të tij, gjithashtu mund të hetoj veprimtarinë e
lojërave të fatit për tu siguruar se subjektet kanë përmbushur obligimet e normës së tatimit të akcizës.

5. Shkeljet penale të këtij ligji nga ndonjë person, të gjetura gjatë një hetimi të autorizuar ose të zbuluara
nga ATK-ja do të referohen në zyrën e prokurorit.
21





Neni 53
Marrëveshjet, kontratat dhe qiratë

Të gjitha marrëveshjet, kontratat, qiratë, ose marrëveshjet e tjera të bëra në shkelje të këtij ligji, ose
akteve nënligjore të dala prej tij, janë të padetyrueshme për ATK-në.

Neni 54
Kufizimet e interesit financiar

1. Asnjë prodhues ose shpërndarës i automatëve dhe pajisjeve shoqëruese apo zyrtarët dhe nëpunësit e
tyre nuk do të kenë interes, direkt ose indirekt, ndaj organizatorëve të lojërave të fatit.

2. Asnjë organizator lojërash fati apo zyrtarë dhe nëpunësit e tyre nuk do të kenë ndonjë interes, direkt
apo indirekt, në prodhuesit dhe shpërndarësit e automatëve dhe pajisjeve shoqëruese.

3. Fjala “interes” në këtë nen nuk përjashton transaksionet gjatë zhvillimit të biznesit.

Neni 55
Fitimet personale materiale ose konflikti i interesit

1. Është e paligjshme për një person të nxjerr, suspendoj, revokoj apo të rifreskoj një licencë, regjistrim,
gjetje të përshtatshmërisë ose leje ndër këtë ligj për ndonjë fitim material ose ndonjë gjë me vlerë.

2. Çdo person që shkel dispozitat e këtij neni kryen një shkelje.

Neni 56
Persona të përjashtuar ose të nxjerr jashtë

1. Përjashtimi i personave të caktuar nga ndërtesat e licencuara të lojërave të fatit është i nevojshëm për
zbatimin e politikave të këtij ligji dhe për të ruajtur rregullimin strikt të lojërave të licencuara të fatit.

2. ATK-ja përcakton listën e personave të përjashtuar nga lokalet e lojërave të fatit, duke përfshirë
personat prania e të cilëve në këto lokale konsiderohet e rrezikshme për interesin e Republikës së
Kosovës ose të lojërave të licencuara të fatit ose për të dyja.

3. Për të marrë vendimin për përfshirjen në listë, ATK-ja merr në konsideratë çdonjërën nga pikat e
përmendura më poshtë:

3.1. dënim të mëparshëm për një krim të rëndë përfshirë edhe shkeljet e ligjit të lojërave të fatit
të Republikës së Kosovës apo të ndonjë shteti tjetër.

3.2. dështimin për të deklaruar interesin në një biznes lojërash fati, për të cilin personi duhet të
fitojë një licencë, ose evazion të qëllimshëm nga pagesat e detyrimeve ose të taksave;

3.3. reputacioni, që mund të ketë efekt negativ mbi besimin dhe mirëbesimin e publikut se
industria e lojërave të fatit është e pastër nga ndikimet kriminale dhe korruptive;

3.4. lista e personave të përjashtuar të nxjerra nga juridiksionet e shteteve tjera ose nga ndonjë
autoritet tjetër qeveritar.

3.5. shkelës profesionistë të ligjit dhe bashkëpunëtor të afërt të tyre.

22

4. ATK-ja mund të vendosë sanksione për të licencuarin në përputhje me dispozitat e këtij ligji nëse i
licencuari dështon që të nxjerrë jashtë nga lokali i tij një person nga lista. Këto sanksione mund të
përfshijnë por nuk kufizohen në pezullimin, revokimin, modifikimin, kufizimin, refuzimin ose kushtëzimin e
një licence, regjistrimi ose ndonjë leje tjetër.
KREU V
LOJËRAT NË KAZINO, AUTOMATE, BASTE DHE TOMBOLA BINGO NË LOKALE TË MBYLLURA


LOJËRAT NË KAZINO

Neni 57

1. Kazino është lokal i destinuar për organizim të lojërave të veçanta të fatit, të cilat organizohen në
tavolinat për lojë me topëza, kubëza apo me letra (siç është ruleti, boule, chemin de ferr, black jack ,
trente quarante, baccarat, craps, etj)

2. Për pagesën e fitimeve nga lojërat e fatit në kazino përgjigjet dhe garanton organizuesi i tyre me
pasurinë që e disponon.

3. Nëse në fund të ditës, fitimet totale janë më të mëdha se shuma e paguar, dallimi përfaqëson fitimin,
ndërsa, në të kundërtën, përfaqëson humbje për kazino.

4. Fondi i fitimeve në lojëra të fatit në kazino nuk përcaktohet më herët. Lloji dhe shuma e fitimeve
paguhet në vendin e lojës pas çdo xhiroje të lojës.

Neni 58

1. Lartësia e kapitalit themelues të subjekteve ekonomike të organizuara si kompani, korporata etj, nuk
mund të jetë më e ulët se dy milion euro (2,000,000.00) €.

2. Shuma monetare e rezervës fillestare të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se dy milion euro (2,
000,000.00) €.

3. Mjetet e rezervave fillestare të sigurimit në formë të depozitave në para të gatshme, kanë karakter të
sigurimit të fitimeve për lojtar dhe mbulimin e obligimeve tatimore të pashlyera ndaj ATK-së dhe Doganës.

4. MF-ja me pëlqim të Qeverisë, për çdo vjet mund të ngrit shumën nga paragrafi l. dhe 2. të këtij neni.

Neni 59

1. ATK-ja mund tu lëshojë licencë vetëm këtyre subjekteve ekonomike, nëse subjekti:

1.1. Paraqet prova të dokumentuara për pjesën e kapitalit themelor dhe origjinën e tij;

1.2. Paraqet prova për depozitimin e mjeteve në të gatshme të rezervës fillestare të sigurimit në
konton e caktuar nga MF-ja si dhe origjinën e tij;

1.3. Paraqet kontratën për themelimin e saj me të dhënat për themeluesit, lartësinë e
depozitave, emrin dhe thirrjen e themeluesve me dokumentet valide për pasurinë e paluajtshme
të themeluesve;

1.4. Paraqet planin e biznesit për themelimin dhe afarizmin e kazinosë;

1.5. Paraqet rregullat për punën e kazinosë dhe i paraqet rregullat për secilën lojë të kazinosë
që do ta ushtronte kazinoja.

23

Neni 60

1. Për ushtrimin e lojërave në kazino, subjekti ekonomik (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri
aksionare) duhet t’i plotësojë këto kushte:
1.1. Duhet të gjendet në lokale të veçanta apo në objekte hoteliere me së paku katër (4) yje;

1.2. Të posedojë prova se është bashkëpronarë i lokaleve ose kontraktor për shfrytëzimin e
lokaleve për lojëra të kazinosë, ashtu që, me pjesën hoteliere dhe me lokalet ndihmëse, formon
një tërësi hapësinore dhe funksionale, me atë që, sipërfaqja nuk mund të jetë nën pesëqind
(500) m
2
;

1.3. Rregulloret miratohen për punën e kazinosë si dhe për çdo lloj të lojës në kazino që
organizohet në kazino;

1.4. Të ketë së paku tre (3) tavolina, arkën, dhe ta ketë të siguruar mbikëqyrjen audio – vizuale
me incizim të vazhdueshëm;

1.5. Në pajtim më ligjin ka mbikëqyrje të hyrjeve dhe të daljeve bashkë me sigurimin dhe
mbrojtjen trupore të lojtarëve dhe të vizitorëve;

1.6. Të ketë hapësirë të veçantë për ruajtjen e sigurt të parave dhe të sendeve tjera me vlerë.

1.7. Të mos gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, më së paku 1,5 km, të objekteve edukative-
arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale.

2. Provat nga paragrafi l. i këtij neni, dorëzohen nga organizatori i kazinosë dhe vlerësohen nga ATK-ja.

Neni 61

1. ATK-ja detyrohet, brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës për licencë për lojëra
të kazinosë, të merr vendim me të cilin vendos për kërkesën e subjektit ekonomik.

2. Në afatin e paraparë nga paragrafi l. i këtij neni, ATK-ja duhet të vlerësojë përshtatshmërinë,
ligjshmërinë si dhe rregullsinë e afarizmit të deritanishëm të subjektit ekonomik, përkatësisht të pronarit të
subjektit ekonomik.

3. Leja jepet për periudhën tre (3) vjeçare, organizatori i kazinosë është i detyruar që pas parashtrimit të
kërkesës për vazhdimin e lejes, të paraqes raportin për afarizmin e vet gjatë viteve të mëparshme. Nëse
rezultati afarist të cilin e vlerëson ATK-ja nuk është i kënaqshëm, kërkesa mund të refuzohet.

Neni 62

1. Çdo objekt i kazinosë duhet të ketë të instaluar sistemet të miratuara për video mbikëqyrjen që duhet
të jenë në funksion nga fillimi deri në fund të orarit të punës.

2. Paragrafi 1. i këtij neni i referohet lojërave të fatit të llojit “lojëra të drejtpërdrejta” në kazino,
përkatësisht, ruleti, black jack, etj. ku punonjësit në kazino marrin pjesë direkt në mënyrë të
vazhdueshme.

3. Organizatori i kazinosë është i obliguar të ruaj regjistrat e videos, në vend të sigurt në formë digjitale
apo ndonjë formë tjetër të përshtatshme së paku katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e regjistrimit fillestar.

4. Këto regjistrime i vihen menjëherë në dispozicion autoriteteve të zbatimit të ligjit me kërkesë të tyre.

Neni 63

24

1. Në objektin e kazinosë mund të jenë të pranishëm një apo më shumë anëtarë të organit mbikëqyrës të
ngarkuar për mbikëqyrje përkitazi me zbatimin e këtij ligji.

2. Kazino duhet të ketë lokal të ndarë për ofrimin e shërbimeve hoteliere në të cilin shërbehen pije të tipit
Kafe-Bar por mund të ketë edhe objekt hotelier të tipit Restorant.

3. Kushtet për hyrje në kazino i cakton bartësi i licencës për lojëra të kazinosë, me atë që individëve të
caktuar, apo grupeve të individëve të caktuara, mund t’ua ndalojë hyrjen pa dhënë shpjegime për atë
vendim, me përjashtim të autoriteteve të zbatimit të ligjit.

4. Pjesëmarrësit, të cilët gjatë lojës në kazino cenojnë rregullat e caktuara për lojë normale, mund t’u
ndalohet vazhdimi i lojës.


LOJËRAT NË AUTOMATE

Neni 64

Lojërat e fatit në automate, mund të organizohen vetëm në automate dhe në instrumente të tjera për
lojëra të fatit me mundësi të depozitit të shumëfishtë në klub me më së paku njëzet (20) automate.

Neni 65

Numrin e përgjithshëm të klubeve në të cilat organizohen lojëra të fatit në automate të cilat mund të
veprojnë në territorin e Kosovës, propozohen nga MF-ja, dhe aprovohen nga Qeveria e Kosovës.

Neni 66

1. Aktivitetet e lojërave të fatit në automate ushtrohen nga subjektet ekonomike, të cilat i kanë selitë e
veta në Kosovë që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kanë licencë të ATK-së.

2. ATK-ja, subjekteve ekonomike ju lëshon licencë për ushtrimin e këtyre lojërave të fatit kur:

2.1. janë të regjistruara për ushtrimin e atyre lojërave të fatit;

2.2. janë pronarë apo qiramarrës të automatëve;

2.3. kanë siguruar lokale përkatëse për vendosje të së paku dhjetë (10) automatëve me
minimum dhjetë metër katror (10) m
2
për automat;

2.4. të mos ndodhen në afërsi të drejtpërdrejtë të objekteve edukative-arsimore, të institucioneve
historike, fetare dhe të pronës komunale, së paku pesëqind (500) metra.

2.5. kanë miratuar rregulla për lojëra të fatit;

2.6. distanca midis klubeve të lojërave të fatit, të jetë së paku treqind (300) metra.

2.7. i kanë dhënë prova se të gjithë automatët janë të ndërtuar dhe të disenjuar për të paguar
fitimin nga tetëdhjetë (80) % e pagesave totale ku nuk përfshihet lidhja me kusht për të
vazhduar lojën më lart apo më poshtë.

3. Pos kërkesave nga paragrafi 2. i këtij neni, aplikanti i nënshtrohet vlerësimit të ATK-së, përkitazi me
lokalitetin e objektit afarist në të cilin vendosen automatët, pronësinë e automatëve si dhe për
ligjshmërinë dhe rregullsinë e afarizmit dhe të sjelljeve të deritanishme.

4. Vetëm një licencë lejohet për të operuar me automatë në një lokacion afarist.
25


5. Me qëllim të sigurimit të pagesës së fitimeve në favor të pjesëmarrësve, të plotësimit të detyrimeve
ligjore e kontraktuese dhe të obligimeve tatimore ndaj ATK-së dhe doganës, organizuesi i lojërave të
mbështetura në automatë, gjatë periudhës së lejuar për ushtrimin e lojës, në konton e caktuar nga MF-ja,
duhet të ketë të paguar në para të gatshme në formë depozite njëqindmijë (100,000.00) euro.

6. Licenca lëshohet për dy (2) vite me numër të caktuar, me lloje të automatëve si dhe me lokacion të
precizuar të tyre. Para skadimit të afatit, subjekti ekonomik duhet të bëjë kërkesë për vazhdimin e
licencës.

7. Më kërkesën për vazhdimin e licencës, subjekti ekonomik duhet të paraqes edhe raportin për afarizmin
e vet gjatë dy (2) viteve të mëparshme. Nëse rezultatet afariste, sipas vlerësimit të ATK-së nuk janë të
kënaqshme, kërkesa mund të refuzohet.

Neni 67

1. Automatët për lojërat e fatit, para vënies në përdorim, duhet të jenë teknikisht në rregull.

2. Automatët për lojërat e fatit nuk mund të licencohen dhe të importohen për herë të parë, nëse janë më
të vjetër se tre (3) vjet nga data e prodhimit.

3. Automatët për lojëra të fatit që vihen në përdorim, duhet të kenë matësin elektronik dhe bazën e të
dhënave për informacion automatik dhe siguri të të dhënave për punën e përgjithshme të automatëve
duke përfshirë edhe pajisjen e kontrollit mekanik, që shënon qarkullimin e automatit.

4. Fondi i fitimeve në lojërat e fatit me automatë nuk përcaktohet më herët. Lloji dhe shuma e fitimeve
paguhet në vendin e lojës pas secilës xhiro të lojës.

5. Kushtet dhe mënyrat e shënimeve dhe të incizimeve të qarkullimit, me akt të veçantë nënligjor, i
përcakton MF-ja.

Neni 68

1. Automatët dhe pajisjet tjera të lejuara për lojërat e fatit do të kenë, në vende të dukshme, tregues të
veçantë për shënimet dhe regjistrimet e informatave, për llojin e instrumentit, lokacionin, afatin dhe
numrin serik si dhe për organizatorin e lojërave të fatit.

2. Fletë ngjitëset për detajet nga paragrafi 1. i këtij neni, me një procedurë të veçantë, i merr organizatori i
lojërave të fatit nga ATK-ja. Për fletë ngjitëset e bëra, të dhëna dhe në dispozicion, ATK-ja mban
evidencë të veçantë.

Neni 69

1. Organizatori i lojërave të fatit, para vënies në përdorim të automatit ose para zhvendosjes së tyre në
një lokacion tjetër, me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme do të bëjë kërkesë me shkrim tek
Administrata Tatimore e Kosovës për dhënie të licencës dhe atë shtatë (7) ditë para ndërmarrjes së
veprimit të tillë.

2. Automatët për lojëra të fatit duhet të jenë të disenjuara dhe adaptuara në atë mënyrë, që me numrin
total të kombinimeve, t’ua paguajnë lojtarëve së paku tetëdhjetë përqind (80) % nga vlera e pagesave të
bëra, në të cilën nuk përfshihet rreziku i lidhjeve me kusht në fitimin e realizuar ndaj shënimeve të hyrjeve
dhe të daljeve nëpërmjet treguesit mekanik.




26




BASTI SPORTIV

Neni 70

1. Aplikanti, që është organizatori, mund të organizoj dhe ofroj baste të ndryshme në lokale, posaçërisht
të përshtatura për to dhe në bazë të licencës për baste të lëshuar nga ATK-ja.

2. Aplikanti, që është organizatori, për bast duhet t’i plotësojë këto kushte:

2.1. të jetë shfrytëzues ligjor i lokalit në të cilin organizohet basti;

2.2. të ketë së paku një vend për pranimin e pagesës;

2.3. vendi për pagesa dhe baza e të dhënave qendrore në kompjuter, duhet të ketë qasje për
telekomunikim;

2.4. organizatori i bastit duhet të jetë pronar i pajisjeve të nevojshme për ushtrimin normal të
bastit;

2.5. të paraqet prova të dokumentuara për pjesën e kapitalit themelor;

2.6. të paraqet prova për depozitimin e mjeteve të gatshme të rezervës fillestare të sigurimit në
konton e caktuar nga MF-ja;

2.7. të mos gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, së paku pesëqind (500) metra, prej objekteve
edukative-arsimore, institucioneve historike, fetare dhe pronës komunale;

2.8. distanca midis lokaleve të jetë së paku treqind (300) metra.

2.9. të ndërmerr hapa dhe të siguroj që fitimet e lidhura me tiketat fituese janë paguar;

2.10. të prezantojë raporte të lidhura me baste tek ATK-ja në baza të rregullta çdo gjashtë (6)
muaj;

2.11. organizatori, anëtarët e tij, partnerët, punonjësit dhe personat tjerë që punojnë për
organizatorin, janë të obliguar të mbajnë fshehtësinë e pjesëmarrësve dhe pjesëmarrjen e tyre
në lojë.

3. Licenca për ushtrimin e bastit i lëshohet aplikantit, që është organizatori, për dy (2) vite dhe ajo duhet
të rifreskohet para skadimit të afatit dy (2) vjeçar në pajtim me nenin 42 të këtij ligji.

4. I licencuari, që është organizatori, është i detyruar që me kërkesën për vazhdim të licencës, të
prezantojë edhe raportin për afarizmin e vetë gjatë dy (2) viteve të mëparshme. Kur rezultatet afariste,
sipas vlerësimit të ATK-së nuk janë të kënaqshme, kërkesa për leje mund të refuzohet.

5. Organizuesi i bastit është i detyruar që të caktojë rregulla të brendshme për ushtrimin e lojërave të fatit
me baste.

6. Aplikanti, që është organizatori, të cilit i jepet leja për ushtrimin e bastit sportiv, duhet të ketë kapital
themelor në shumë prej së paku njëqindepesëdhjetë mijë euro (150,000.00) €.

7. Me qëllim të sigurimit të pagesës së fitimeve në favor të pjesëmarrësve, plotësimit të detyrimeve ligjore
e kontraktuese dhe obligimeve tatimore ndaj ATK-së dhe Doganës, organizuesi i lojërave të mbështetura
27

në bast, gjatë periudhës së lejuar për ushtrimin e bastit, në konton e caktuar nga MF-ja, duhet të ketë të
paguar në para të gatshme në formë depozite njëqindepesëdhjetë mijë euro (150,000.00) €.

Neni 71

Pajisjet telekomunikative duhet të jenë rrjet i hapur (online).


TOMBOLA BINGO NË LOKALE TË MBYLLURA

Neni 72

1. Tombola bingo në lokale të mbyllura është lojë e fatit të cilën mund ta organizojnë subjektet juridike në
përshtatje me lejen e organit kompetent, por vetëm në lokale të mbyllura, e cila nuk mund të
transmetohet publikisht.

2. Lejen sipas paragrafit l. të këtij neni, për dy (2) vite e lëshon organi kompetent me kusht që
parashtruesi i kërkesës të jetë:

2.1. i regjistruar për ushtrim të lojës bingo,

2.2. pronar i pajisjeve të domosdoshme për ushtrimin e lojës bingo,

2.3. të ketë siguruar lokal përkatës me adresë të caktuar,

2.4. të ketë mundësuar qasje fizike të lojtarëve në lokalin në të cilin organizohet loja,

2.5. të mos gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, së paku 500 (pesëqind) metra, të objekteve
edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale.

2.6. të ketë rregullat e lojës bashkë me instrumentet e kontrollit efikas.

3. Organizatori i lojës bingo mund të vëjë në qarkullim vetëm tiketa të lejuara nga ATK-ja të cilat mund të
shiten ekskluzivisht vetëm në lokalin në të cilin organizohet loja.

4. Organizatori është i detyruar që për secilën lojë të mbajë evidencë për sasinë dhe serinë e tiketave të
dhëna, kurse rezultati përfundimtar për çdo lojë evidentohet në një formular të veçantë.

Neni 73
Rregullat e lojës të lojërave të fatit

1. Rregullat e lojës të lojërave të fatit, duhet të jenë të hartuara në gjuhët zyrtare që zbatohen në Kosovë.

2. Gjatë lojërave të fatit, të cilat lojtarët i kanë filluar pas pagesës së shumave për pjesëmarrje në një lojë,
rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen, e as të plotësohen deri në përfundimin e saj.


KREU VI
PAGESAT PËR LICENCAT E KAZINOVE DHE AKTIVITETET TJERA TË LOJËRAVE TË FATIT

Neni 74

1. Për të marrë një licencë sipas këtij ligji dhe për të bërë rifreskimin e saj, përpara nxjerrjes ose
rifreskimit të licencës, kërkohet të kryhen pagesat e mëposhtme:

1.1. për kazino:
28


1.1.1. pagesa për licencën fillestare një milion euro (1,000,000.00) €;

1.1.2. pagesa fillestare për çdo lojë të gjallë pesëqind euro(500.00)€;

1.1.3. pagesa fillestare për çdo kompjuter, makinë elektronike ose automat njëqind
euro (100.00) €;

1.1.4. pagesa për rifreskim të licencës pesëdhjetë mijë euro (50,000.00) €.

1.2. për prodhuesin dhe shpërndarësin:

1.2.1. pagesa për licencën fillestare dhjetëmijë (10,000.00) €;

1.2.2. pagesa për rifreskimin e licencës pesëmijë euro (5,000.00)€.

1.3. për organizatorin e automatëve:

1.3.1. pagesa për licencën fillestare njëzetmijë (20,000.00) €;

1.3.2. pagesa për dhjetë (10) automatë dymijë e pesëqind euro( 2,500.00 )€;

1.3.3. pagesa për çdo automat shtesë dyqind e pesëdhjetë euro(250.00 )€;

1.3.4. pagesa për rifreskim të licencës dymijë e pesëqind euro (2,500.00 )€;

1.4. Për lokacionin me pakicë të automatëve:

1.4.1. pagesa për licencën fillestare pesëmijë euro(5,000.00) €;

1.4.2. pagesa për rifreskim të licencës njëmijë euro (1,000.00) €.

1.5. Bastet sportive:

1.5.1. pagesa për licencën fillestare njëzet e pesëmijë euro (25,000.00) €;

1.5.2. pagesa fillestare për çdo lokal pesëmijë euro (5,000.00) €;

1.5.3. pagesa për rifreskimin e licencës dymijë e pesëqind euro ( 2,500.00) €.

1.6. Tombola bingo në lokale të mbyllura:

1.6.1. pagesa për licencën fillestare pesëmijë (5,000.00) €;

1.6.2. pagesa për rifreskimin e licencës njëmijë (1,000.00) €.

2. Për të marrë dhe rifreskuar një licencë sipas këtij ligji pagesat duhet të kryhen përpara nxjerrjes ose
rifreskimit të licencës, të cilat paguhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Neni 75

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, të gjitha subjektet e licencuara për të operuar me Lojërat e Fatit do të jenë
të liruara nga mbajtja në burim e tatimit në fitim për lojtar.



29




KREU VII
DISPOZITAT NDËSHKIMORE

Neni 76
Ndëshkimet për mos licencim

1. Personat që organizojnë lojëra të fatit pa leje të organit kompetent, varësisht nga lloji i lojës së fatit
gjobiten:

1.1. Për kazino tridhjetëmijë euro (30,000.00) €;

1.2. Lojërat në automate dhjetëmijë (10,000.00) €;

1.3. Për baste dhjetëmijë (10,000.00) €;

1.4. Për tombola bingo tremijë euro ( 3,000.00) €;

1.5. Lojërat tjera të ndaluara me këtë ligj prej tremijë euro ( 3,000.00) € deri njëzetmijë
(20,000.00 €);

1.6. Prodhuesit/shpërndarësit pesëmijë euro (5,000.00) €;

1.7. Lokacionet me pakicë të automatëve dymijë ( 2,000.00) €.

Neni 77
Ndëshkimet për shkelje të dispozitave ligjore

1. Të licencuarit që merren me aktivitete të lojërave të fatit gjobiten nëse i licencuari:

1.1. ushtron lojëra të fatit në kundërshtim me këtë ligj dhe dispozita ligjore do të ndëshkohet në
shumë prej njëmijë euro (1,000.00) €;

1.2. ndryshon rregullat e xhiros së caktuar të lojës të fatit, pasi që ka filluar shitja e tiketave për
xhiron e caktuar, dhe kur pa leje të caktuar, e shtyn ditën apo e ndërron vendin e tërheqjes së
fitimeve do të ndëshkohet në shumë prej dymijë euro (2,000.00) €;

1.3. bën tërheqje të fitimeve pa njoftuar nëpunësit e autorizuar të MF-së apo para tërheqjes nuk
e verifikon numrin e tiketave të shitura, ndërsa tiketat e pashitura nuk i mbyllë, nuk i vulosë dhe
nuk i anulon para komisionit do të ndëshkohet në shumë prej dymijë euro (2,000.00) €;

1.4. nuk i paguan fitimet në afatin e përcaktuar me rregullat e lojës do të ndëshkohet në shumë
prej tremijë euro (3,000.00) €;

1.5. vendos në qarkullim tiketa tombole, të cilat nuk janë autorizuar nga organi kompetent do të
ndëshkohet në shumë prej pesëqind euro (500.00) €;

1.6. vazhdon ushtrimin e lojërave të fatit, edhe pse nuk e plotëson cilindo nga kushtet e
kërkuara për ushtrim të lojërave të fatit në kazino do të ndëshkohet në shumë prej tremijë euro
(3,000.00) €;

1.7. vazhdon ushtrimin e lojërave të fatit edhe pse nuk e plotëson cilindo nga kushtet e kërkuara
për ushtrimin të lojërave të fatit në automate do të ndëshkohet në shumë prej njëmijë euro
(1,000.00) €;
30


1.8. në rastin e ushtrimit të mbikëqyrjes, organit të autorizuar nuk ia mundëson shikimin e
dokumentacionit afarist, të lokaleve afariste, të mjeteve ndihmëse, të instrumenteve apo e
pamundëson mbikëqyrjen e afarizmit financiar material të tërësishëm do të ndëshkohet në
shumë prej njëmijë euro (1,000.00) €;

1.9. në rastin e ushtrimit të lojërave në bast për njësi të palicencuara do të ndëshkohet në
shumë prej dymijë euro (2,000.00) €;

1.10. vazhdon aktivitetin edhe pse nuk e plotëson cilindo nga kushtet e kërkuara për ushtrimin e
veprimtarisë si prodhues/shpërndarës i automatëve do të ndëshkohet në shumë prej njëmijë
euro (1,000.00) €;

1.11. vazhdon ushtrimin e lojërave të fatit edhe pse nuk e plotëson cilindo nga kushtet e
kërkuara për ushtrim të lojërave të fatit të një lokacioni pakicë automatësh do të ndëshkohet në
shumë prej njëmijë euro (1,000.00) €;

1.12. i regjistruari është punonjës kryesor do të ndëshkohet në shumë prej dyqind e pesëdhjetë
euro (250.00) € ;

1.13. i regjistruari është një punonjës lojërash fati do të ndëshkohet në shumë prej njëqind e
njëzet e pesë euro (125.00) €;

1.14. i licencuari është tombola bingo do të ndëshkohet në shumë prej dyqind e pesëdhjetë
(250.00) €;

1.15. subjektet që organizojnë lojëra shpërblyese të cilat nuk aplikojnë për leje nga ATK-ja
ndëshkohen në shumën prej dymijë euro (2,000.00) €;

1.16. subjektet që organizojnë lojëra shpërblyese dhe nuk ju përmbahen rregullave të
përcaktuara me këtë ligj do të ndëshkohen në shumë prej njëmijë euro (1,000.00) € për çdo lojë
shpërblyese ;

1.17. subjektet që organizojnë lojëra të fatit dhe lejojnë personat nën moshën tetëmbëdhjetë
(18) vjeç të marrin pjesë në lojëra fati do të ndëshkohen për kazino tremijë euro (3,000.00) €,
ndërsa për lojëra të tjera njëmijë euro (1,000.00) €;

1.18. publiciteti i lojërave të fatit në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ndëshkohet në
shumën prej dymijë euro (2,000.00) €;

1.19. për mos aplikim me kohë për licencë sipas dispozitave të ligjit në fuqi ndëshkohet në
shumën prej pesëqind euro (500.00) €.

2. Gjatë kontrollimit të të licencuarit, nëse qarkullimi i deklaruar në libra dhe regjistra (dokumente) është
më i ulët se auditimi i bërë nga ATK-ja, i licencuari do të ndëshkohet me:

2.1. për kazino dymijë euro (2,000.00) € ;

2.2. për automate njëmijë (1,000.00) € ;

2.3. për baste sportive njëmijë (1,000.00) € ;

2.4. për tombola bingo dyqind e pesëdhjetë euro (250.00) €.

31

3. Për kundërvajtje nga paragrafi l. i këtij neni, personi përgjegjës në subjektin juridik gjobitet (dënohet
me të holla) në shumën prej dyqind e pesëdhjetë euro (250.00) € deri dymijë e pesëqind euro
(2,500.00) €.


Neni 78
Veprat penale

1. Çdo person i paautorizuar që ofron ndonjë lloj të lojërave të fatit apo lojërave të ngjashme, përmes çdo
mediumi duke përfshirë median virtuale në kuadër të Republikës së Kosovës, do të dënohet me burgim
prej një (1) deri tre (3) vjet dhe dënohet me gjobë prej pesëmijë (5,000.00) € deri njëzetmijë euro
(20,000.00) €.

2. Çdo person që bën nxitjen apo publicitetin e lojërave të fatit të paautorizuara apo lojërave të ngjashme,
duke ofruar shërbime bankare apo shërbime ndërmjetësuese financiare për lojëra të tilla të paautorizuara
do të dënohet me burgim prej një (1) deri tre (3) vjet dhe dënohet me gjobë prej dymijë euro (2,000.00) €
deri dhjetëmijë (10,000.00) €.

3. Në lidhje me krimet e përcaktuara në këtë paragraf, do të konfiskohet çdo pasuri e përdorur për apo
çfarëdo e ardhur e krijuar nga ofrimi ose duke ndihmuar ofrimin e ndonjë loje të paautorizuar të tillë.

4. Lojërat e fatit dhe ndonjë lojë e ngjashme të organizuara jashtë vendit dhe të ofruara në Republikën e
Kosovës nga ndonjë person tjetër e jo organizatori, përmes çdo mediumi duke përfshirë median virtuale
duhet të konsiderohen si lojëra të paautorizuara dhe çdo person që ofron apo ndihmon në ofrimin e
lojërave të tilla të fatit, do të ndëshkohet në kuadër të fushëveprimit të neneve 29 dhe 77 të këtij ligji.

Neni 79
Pezullimi ose revokimi i një licence

1. Çdo licencë, regjistrim, gjetje e përshtatshmërisë ose ndonjë leje tjetër e lëshuar sipas këtij ligji mund
të pezullohet për një periudhë kohore deri në gjashtë muaj ose të revokohet kur ATK-ja ka prova. Përveç
pezullimit ose revokimit, ATK-ja mund të bëjë një dënim monetar që nuk i kalon vlerat e mëposhtme:

1.1. kur i licencuari ka një licencë kazinoje pesëmijë euro (5,000.00) €;

1.2. në rast se i licencuari mban një licencë si prodhues/shpërndarës i automatëve, licencë për
një lokacion me pakicë automatësh njëmijë euro (1,000.00) € ;

1.3. nëse i regjistruari është punonjës kryesor dyqind e pesëdhjetë euro (250.00) € ;

1.4. nëse i regjistruari është një punonjës lojërash fati njëqind e njëzet e pesë euro (125.00) €;

1.5. nëse i licencuari mban një licencë për baste sportive njëmijë euro (1,000.00) € ;

1.6. nëse i licencuari mban një licencë për tombola bingo pesëqind euro (500.00) € .

2. Dënimet civile të parapara në paragrafin 1. të këtij neni nuk përbëjnë pengesë për ndjekje penale ose
për ndonjë ndjekje civile apo administrative.

Neni 80

1. Në rastet kur konstatohet se një subjekt ushtron lojëra të fatit pa licencë të organit kompetent, ATK-ja
ka të drejtën e mbylljes dhe/ose të konfiskimit të aparaturës përkatëse.

2. MF-ja përmes aktit të veçantë nënligjor mund të kërkojë mbikëqyrje dhe lidhje online përmes serverit
qendror të këtyre subjekteve me serverin qendror në ATK.
32


3. Çdo gjobë dhe obligim tatimor i paraparë sipas neneve, 77, 78 dhe 79 të këtij ligji do të akumulohet në
të njëjtën mënyrë ashtu siç është e paraparë me Ligjin Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe
Procedurat.

4. Në rast se pronarët e aparateve brenda dy muajve, nga data e sekuestrimit, nuk i kryejnë obligimet
tatimore në doganë, dogana do t'i shkatërrojë aparatet nën mbikëqyrje doganore.


KREU VIII
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Neni 81
Zbatimi

1. Derisa ligji i ri dhe aktet nënligjore të tij të vihet në zbatim, subjektet ekonomike do të përmbushin
detyrimet e tyre ligjore dhe të kryejnë veprimtaritë e tyre në bazë të Ligjit për lojërat e fatit Nr. 2004/35.

2. Për zbatimin e paragrafit 5. të nenit 66 të këtij ligji, të gjithë operatorët ekonomikë duhet t'i përmbushin
kërkesat që dalin nga ky paragraf, në afat prej një (1) viti.

3. Të drejtat dhe detyrimet e të licencuarve të cilët kanë mbajtur licenca për lojërat edhe deri në zbatimin
e këtij ligji, do të mbetet e njëjtë deri në datën e skadimit të licencës përkatëse. Megjithatë, të gjitha
rifreskimet e licencave të tilla do të jenë subjekt i dispozitave të këtij ligji.

4. MF-ja, në procedurë të caktuar, me qëllim të zbatimit të këtij ligji, do të nxjerrë akte të veçanta
nënligjore.

Neni 82
Ligji në fuqi

Ky ligj shfuqizon Ligjin për lojërat e fatit, Nr. 2004/35 të datës 8 shtator 2004 dhe aktet e tij nënligjore që
janë nxjerrë për zbatimin e tij.

Neni 83
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.


Ligji Nr. 04/L- 080
06 prill 2012

Shpallur me dekretin Nr.DL-014-2012, datë 26.04.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.