LIGJI NR. 04/L-046 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 PRILL 2012, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-046
PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:


LIGJ PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi

Ky ligj rregullon themelimin, funksionimin dhe kompetencat për Radiotelevizionin e Kosovës, me
qëllim të sigurimit të informimit të saktë, objektiv, të paanshëm dhe të shpejtë të qytetarëve të
Republikës së Kosovës.

Neni 2
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1.Shërbim medial audiovizuel - shërbimi i cili është nën përgjegjësinë editoriale të
ofruesit të shërbimeve programore dhe parim kryesor i të cilit është ofrimi i programeve,
me qëllim që të informojë, argëtojë apo edukojë gjithë publikun, përmes rrjetave të
komunikimeve elektronike. Një ofrues i tillë i shërbimeve mediale audiovizuele është
transmetues televiziv apo video me kërkesë.

1.2.Ofrues i shërbimit medial - personi fizik ose juridik i cili ka përgjegjësi redaktuese
për përzgjedhjen e përmbajtjes audiovizuele të ofruesit të shërbimit medial dhe
përcaktimin e mënyrës së organizimit të tij.

1.3.Transmetim - emetim burimor i programit me valë difuzive nëpërmjet të
transmetuesit tokësor, rrjetit kabllor, transmetimit digjital, satelitor ose me pajisje të tjera
elektronike, të koduar apo të pakoduar, që i destinohen për shfrytëzim publikut, që
pranohen me radio, televizion ose pajisje elektronike të veçanta për emetim, duke mos
përfshirë komunikimet individuale;

1.4.Transmetues - personi juridik, që ka përgjegjësi redaktuese për përbërjen e
shërbimeve programore televizive dhe të radios për pranim nga publiku i përgjithshëm
dhe që i transmeton ato apo bën që ato të transmetohen të tëra e të pandryshuara nga
pala e tretë.

1.5.Transmetim televiziv - një shërbim media audiovizuel linear i ofruar nga ofruesi i
shërbimit medial për shikim të njëkohshëm të programeve, në bazë të një orari të caktuar
të programit.

2
1.6. Operator i rrjetit - personi juridik i cili ofron çfarëdo forme të rrjetit për transmetim të
programeve ose një shërbim transmetimi për publikun, posedimin dhe korrespodimin e
licencave ose autorizimin e lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Media.

1.7.Digjitalizim procesi i kalimit nga transmetim analog i programeve në atë
digjital/numerik.

1.8. Përgjegjësi redaktuese – ushtrimi i kontrollit efektiv mbi përzgjedhjen e programeve
dhe mjeteve për ushtrimin e kontrollit efektiv dhe efikas mbi përzgjedhjen dhe organizimin
e tyre në radhitje kronologjike në rastin e transmetimit televiziv ose në katalog në rastin e
shërbimit medial audiovizuel në bazë të kërkesës.

1.9. Plan i frekuencave të transmetimit - plani i frekuencave të radiotransmetimit ose të
transmetimit televiziv, të caktuara nga Komisioni i Pavarur për Media dhe që menaxhohet
nga ky Komision.

1.10. Komunikim komercial audiovizuel - tablotë me dhe pa zë, të cilat janë prodhuar
me qëllim të promovimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të mallrave-produkteve,
shërbimeve apo të tablove të tjera të një subjekti fizik ose juridik i cili zhvillon aktivitet të
ligjshëm dhe legal ekonomik. Tablotë e tilla përfshihen në programet audio-vizuale të
transmetuesit publik, kundrejt një pagese përkatëse, me qëllim të promovimit të
produkteve apo shërbimeve përkatëse, që janë objekt i komunikimit komercial
audiovizuel. Këto forma të komunikimit ndër të tjera përfshijnë: reklamat televizive,
sponsorimet, teleshopingun (teletregtimin) dhe vendosjen e produkteve.

1.11. Reklamim - çfarëdo shpallje publike e transmetuar me pagesë apo kompensim të
ngjashëm, për qëllime të vetë-promovimit; që është i destinuar për promovimin e shitjes,
blerjes apo qiradhënies së një prodhimi apo shërbimi; për ta shtyrë përpara ndonjë ide
apo çështje, ose për të shkaktuar disa efekte tjera të dëshiruara nga reklamuesi apo nga
vet transmetuesi.

1.12.Transmetues publik - personi fizik apo juridik-organizatë mediale publike
elektronike, që ka përgjegjësi redaktuese për ofrimin e shërbimeve të programit radio-
televiziv për pranim nga publiku i gjerë, dhe i transmeton ato vet apo i transmetohen
përmes një pale të tretë, në mënyrë të lirshme, profesionale, të pavarur, në përputhje me
legjislacionin e Kosovës.

1.13.Agjent për inkasim të shumës së parapagimit për RTK- personi juridik i
regjistruar i cili kryen shërbime të inkasimit për nevojat e Radiotelevizionit të Kosovës.

1.14.KPM - Komisionin e Pavarur të Mediave siç është përcaktuar në ligjin përkatës.

1.15.Pagesë për RTK- tarifa e cila duhet të paguhet nga ekonomitë familjare dhe
personat juridik për marrje të transmetimeve nga Radiotelevizioni i Kosovës në
pajtueshmëri me këtë ligj.

1.16.Sponsorim - kontribut i ndonjë ndërmarrje publike ose private ose personi fizik që
nuk është i angazhuar në veprimtaritë transmetuese apo në produksionin e veprave
audio-vizuale, në financimin direkt apo indirekt të ndonjë programi, por që synon
promovimin e emrit, shenjës, imazhit apo aktiviteteve të atij personi.

1.17.Veprat Audiovizuele Evropiane - veprat krijuese, produksionet apo
bashkëproduksionet të cilat kontrollohen nga personat fizik apo juridik të Evropës.

1.18.Kanal - një përmbajtje e frekuencave tokësore, që bartë një skemë të definuar të
programeve, brenda për brenda Radiotelevizionit publik të Kosovës dhe selisë së tij.
3
1.19.Program - përmbajtja që transmetohet nga një kanal i caktuar audio-vizual i
transmetuesit publik.

1.20.Komunitet - banorët që i përkasin një grupi të njëjtë kombëtar ose etnik, gjuhësor
ose fetar, tradicionalisht të pranishëm në territorin e Republikës së Kosovës.

1.21.Teleshoping - transmetimin e ofertave direkte për publikun, me qëllim të furnizimit të
mallrave apo shërbimeve, përfshirë pronën e paluajtshme, të drejtat dhe obligimet, në
kundërshpërblim të pagesës.


KREU II
RADIOTELEVIZIONI I KOSOVËS

Neni 3
Radiotelevizioni i Kosovës

1. Radiotelevizioni i Kosovës (në tekstin e mëtejmë RTK) është transmetues publik i Kosovës.

2. RTK është person juridik jo profitabil me status të institucionit të pavarur publik me rëndësi të
posaçme i cili ofron shërbim publikut në fushën e veprimtarisë mediale, të përcaktuar me këtë ligj
dhe aktet tjera përkatëse ligjore dhe nënligjore.

3. RTK ka mision informues, edukues, kulturor dhe argëtues.

Neni 4
Themeluesi i Radiotelevizionit të Kosovës

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës është themelues i Radiotelevizionit të Kosovës.

2. Kuvendi mbron autonominë institucionale dhe siguron financim adekuat për realizimin e
misionit të shërbimit publik të RTK-së të përcaktuar me këtë ligj.

Neni 5
Selia e Radiotelevizionit të Kosovës

Selia e Radiotelevizionit të Kosovës është në Prishtinë.

Neni 6
Prona e Radiotelevizionit të Kosovës

Çështja e pronës se RTK-se rregullohet me vendim të veçantë të Kuvendit të Kosovës në pajtim
me legjislacionin në fuqi.


KREU III
PARIMET PROGRAMORE TË RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS

Neni 7
Obligimet e RTK-së në lidhje me përmbajtjen, kanalet dhe shërbimet

1. Obligimet e shërbimit publik të RTK-së në lidhje me përmbajtjen, kanalet dhe shërbimet që
ofron ai në mënyrë të veçantë duhet të përfshijnë si vijon:

1.1. promovimin e kulturës së dialogut qytetar dhe ofrimin e një arene të gjerë për
diskutim publik;
4
1.2. ofrimin e përmbajtjes me cilësi të lartë e cila ofron informata për ngjarjet në vend, në
zonat ndërkufitare, në Evropë dhe në botë;

1.3. ofrimin e përmbajtjes edukative-arsimore të cilësisë së lartë;

1.4. ofrimin e përmbajtjes kulturore të cilësisë së lartë;

1.5. prodhimin e programeve të dramave;

1.6.ofrimin e prodhimeve të brendshme televizive të cilësisë së lartë për
fëmijët,adoleshentët dhe të moshuarit;

1.7.ofrimin e përmbajtjes argëtuese të cilësisë së lartë për të gjitha grupmoshat;

1.8.realizimin e të drejtave kushtetuese të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera
kombëtare në lidhje me ofrimin e informimit publik dhe shpërndarjen e përmbajtjes se
ofruar nga RTK;

1.9.përfshirjen e arritjeve kulturore dhe arritjeve të tjera të komuniteti serb dhe të
komuniteteve të tjera në kanalet e radiove kombëtare dhe përmbajtjes në televizionet
kombëtare në gjuhën shqipe;

1.10.në pajtim me traktatet ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me korporatat
transmetuese radiotelevizive të vendeve të tjera, ofron mbështetje për krijimin dhe
zhvillimin e projekteve ndërkufitare për radio, televizion dhe projekte të tjera;

1.11.ofrimin e përmbajtjes për personat me aftësi të kufizuara shqisore, duke përdorur
teknologjitë e përshtatura për nevojat e tyre;

1.12.vëmendje e veçantë i kushtohet personave me aftësi të kufizuara sa i përket
programeve dhe ofrimit të informatave;

1.13.vëmendje të veçantë do t’i kushtohet fëmijëve dhe familjes;

1.14.paraqitja dhe promovimi i kulturës së Kosovës, kreativitetit kulturor dhe lirisë së
shprehjes artistike;

1.15. paraqitjen dhe promovimin e shkencës;

1.16.vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet pozitës shoqërore dhe aktiviteteve të
komuniteteve të regjistruara fetare;

1.17.vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet historisë dhe identitetit të Kosovës dhe
vendit të saj në arenën ndërkombëtare, dhe promovimit të bashkëpunimit universal,
mirëkuptimit dhe njohjes së historive, kulturave dhe identiteteve;

1.18.promovimin e përfshirjes sociale dhe zhvillimit të sportit, rekreacionit dhe mënyrës
së shëndoshë të jetës;

119.vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përmbajtjes për shëndetësi, mbrojtje të mjedisit
dhe mbrojtje të konsumatorëve;

1.20.vëmendje e veçantë do t’i kushtohet çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me
sigurinë e njerëzve, mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera dhe me
mbrojtjen kombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e
institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare anëtare e të cilave është Kosova, dhe ofrimi
5
i njoftimeve urgjente në lidhje me rreziqet për njerëzit, pronën, trashëgiminë kulturore dhe
mjedisin;

1.21. konsideratë e duhur do t’i jepet çdo interesi të veçantë dhe legjitim të grupeve të
tjera të shikuesve, dëgjuesve dhe shfrytëzuesve të tjerë të përmbajtjes së ofruar nga
RTK në ndonjë formë ose përmes ndonjë mënyre të transmetimit ose platforme të
shpërndarjes në Kosovë;

1.22. promovimin dhe, në pajtim me obligimet e detyrueshme të rrjetit të radiotelevizionit
publik, duke siguruar prodhimin dhe performancën e punimeve audiovizuele lokale,
punimeve audiovizuele evropiane dhe punimeve audiovizuele të producentëve të
pavarur;

1.23. promovimin e produksionit të filmit Kosovar.

2. Në kuadër të strukturës së përmbajtjes, kanaleve dhe shërbimeve të ofruara nga RTK-ja si
pjesë e performancës së shërbimit publik, RTK duhet t’ia kushtojë një pjesë shumë të madhe të
kohës së transmetimit javor në secilin kanal apo shërbim tjetër për përmbajtjen kulturore,
artistike, informative, dokumentare apo edukative/arsimore.

3. Drejtori i Përgjithshëm, një herë në vit, do të hartojë një raport mbi ofrimin e përmbajtjes
kulturore, artistike, informative, dokumentare apo edukative/arsimore të cilin pastaj do t’ia
paraqes Bordit të RTK-së për miratim. Nëse Bordi i RTK-së nuk e miraton ose aprovon raportin,
ai do të fillojë procedurën e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm.

4. RTK do të kryej aktivitetet e veta transmetuese, do të punojë në pajtim të plotë me ligjet e
aplikueshme në Kosovë dhe me të gjitha rregullat, rregulloret dhe dispozitat e KPM-së, përfshirë
edhe Ligjin e KPM-së dhe strategjinë e KPM-së për digjitalizim. RTK do të veprojë në bazë të
licencës për kanalet e autorizuara të radiotelevizionit të vet. RTK siguron dhe garanton që të
ruajë dhe arkivojë në mënyrë adekuate dhe profesionale programet e saja, ashtu siç parashihet
me ligj.

Neni 8
Përbërja, skemat e RTK-së

1. Përbërja dhe emetueshmëria e programeve e të skemave programore të RTK-së, është
diverse dhe e planifikueshme. Planifikimi bëhet në baza vjetore, mujore, javore dhe ditore.

2. RTK përfshinë:

2.1. dy (2) kanale televizive:

2.1.1. kanali televiziv në gjuhën shqipe; dhe

2.1.2. kanali televiziv në gjuhën serbe.

2.2. dy (2) kanale të radios të Kosovës.

3. Këto dy (2) kanale janë, të detyruara të ndajnë pesëmbëdhjetë përqind (15%) të skemës së
tyre programore për gjuhët e komuniteteve tjera të Kosovës.

4. RTK- ofron edhe programe satelitore për kosovarët, të cilët jetojnë jashtë Kosovës.

5. RTK-ja mund të transmetojë edhe programe në gjuhët e tjera nga ato që fliten nga komunitetet
e Kosovës.

6
6. Në përputhje me kushtet dhe mundësitë financiare, hapësinore, logjistike dhe teknike, RTK
mund të zgjerojë rrjetin e tij transmetues edhe me kanale tjera duke përfshirë edhe kanalin në
gjuhët e komuniteteve tjera.

7. Menaxhmenti dhe bordi i RTK-se duhet të marrë te gjithë hapat e nevojshme për të siguruar
funksionimin operacional te kanalit RTK 2 në gjuhën serbe si ofrues i përmbajtjes jo me vonë së
dymbëdhjetë (12) muaj nga miratimi i këtij ligji.

Neni 9
Detyrimet e veçanta programore të RTK-së

1. Duke ushtruar aktivitetet dhe veprimtarinë e tij publike, RTK, sipas këtij ligji detyrohet që:

1.1. të nxis, kultivojë, avancojë, prodhojë e bashkë prodhojë të gjitha modalitetet dhe
përmbajtjet e krijimtarisë audio-vizuale, të cilat i kontribuojnë zhvillimit dhe avancimit të
kulturës, artit, shkencës dhe të gjitha vlerave të tjera sublime të qytetarëve të Kosovës
dhe ti afirmojë ato vlera jashtë Kosovës;

1.2. të siguroj kushte dhe mundësi për arritjet maksimale në krijimtarinë audiovizuale;

1.3. të përgatis dhe emitojë programe të tilla, që përshkohen më vlera, më të arritura
profesionale dhe etike e që janë në përputhje të plotë me standardet dhe kodekset etike
të gazetarisë hulumtuese, objektive, të lirë dhe të pavarur;

1.4. të kontribuojë avancimit të demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe të
harmonisë e koekzistencës në Kosovë dhe më gjerë;

1.5. të kultivoj respektin ndaj dinjitetit, integritetit dhe privatësisë së individit; nderit dhe
mirëqenies socio-ekonomike të tij/saj;

1.6. të sigurojë të drejtën e përgjigjes së qytetarëve të interesuar;

1.7.të mos transmetojë programe me intonacione, qoftë edhe diskrete dhe as
dykuptimëshe, sidomos të natyrës, animit dhe karakterit propagandues politik, fetar dhe
/ose etnik.

1.8. të veprojë sipas detyrimeve të përcaktuara me ligje të veçanta.

Neni 10
E drejta për reagim, demantim dhe sqarim

RTK pranon, mirëpret dhe i trajton të gjitha llojet dhe modalitetet e paraqitjes së propozimeve,
vërejtjeve, sugjerimeve, kritikave kreative dhe konstruktive, dhe parashtresat e ankesat e
ndryshme nga qytetarët e Kosovës. Për të gjitha lajmet, emisionet, informatat dhe produktet e
tjera emituese-transmetuese, elektromagnetike dhe elektronike të plasuar nëpërmjet rrjetit radio-
difuziv, RTK në përputhje me ligjin dhe kodin e sjelljes për media elektronike, secilit person fizik
dhe juridik i ofron të drejtën për reagim dhe qartësim.

Neni 11
Shtrirja e rrjetit -transmetues

1. RTK shtrinë, rrjedhimisht siguron rrjetin e mbulueshmërisë së plotë, të dëgjueshmërisë dhe
shikueshmërisë në tërë territorin e Kosovës.

7
2. RTK-ja mund të shpërndajë përmbajtje nëpërmjet rrjetit tokësor analog ose digjital, satelitor,
kabllovik, internetit, apo nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër të avancuar dhe të ligjshme në përputhje
me standardet e BE-së.

Neni 12
Produksionet e pavarura

1. RTK ka produksionin e vet burimor dhe autentik.

2. Me qëllim të realizimit të misionit, vizionit dhe objektivave të veta, drejt përmbushjes së shijeve,
kërkesave, nevojave dhe interesave diverse të shikuesve dhe dëgjuesve të Kosovës, RTK për
çdo vit do të shpallë konkurs publik për blerjen e veprave audiovizuele të produksioneve të
pavarura, dhe t’i transmetoj në programin e vet në pajtim me Ligjin dhe Statutin e RTK-së.

3.Për hir të racionalizimit të shpenzimeve dhe ekonomizimit të punës, RTK-ja duhet të
angazhohet që me burimet e saj njerëzore dhe teknike, që ka në dispozicion, të mbulojë skemën
programore me sa më shumë prodhime të producentëve dhe të punonjësve në institucion.

4.RTK duhet të sigurojë së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të programit të RTK-së, por jo më
shumë se njëzet përqind (20%), nga producentët e pavarur vendor, në transmetimet
radiotelevizive, duke përfshirë obligimet sipas nenit 9 të këtij ligji por duke mos i përfshirë këtu
programet e lajmeve.

5.Emitimi i prodhimeve të pavarura që paguhet nga mjetet e RTK-së, përjashton çfarëdolloj
reklame apo sponzorimi.

6.Procedurat, kushtet dhe kriteret më të hollësishme për porositjen e veprave audiovizuele dhe të
tjera të përafërta nga producentët e pavarur dhe për transmetimin e tyre në pajtim me këtë ligj
duhet të përcaktohen me rregullore të brendshme të harmonizuar me legjislacionin vendor.

Neni 13
Ngjarjet e veçanta

Në interes të të gjithë qytetarëve, RTK siguron në mënyrë adekuate mbulimin e ngjarjeve më të
rëndësishme politike, shkencore-profesionale, kulturore, zbavitëse dhe sportive (konferencat,
festivalet, olimpiadat, kampionatet ndërkombëtare dhe të ngjashme) të vendit dhe jashtë tij. RTK-
ja do të ketë qasje në ngjarje të tilla me qëllim që të informoj një publik sa më të gjerë që është e
mundur.

Neni 14
Transmetimi i njoftimeve urgjente

1. RTK-ja transmeton pa vonesë dhe pa pagesë, njoftimet dhe informatat e cilësdo natyrë dhe
rast, të cilat kërkojnë urgjencë e që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin publik, me fatkeqësi
elementare; me ngjarje të jashtëzakonshme, të rënda, me rrjedhoja negative e të dëmshme për
popullsinë e Kosovës, ndonjë pjesë të saj apo qytetar të vetëm.

2. Njoftimet ose informacionet nga paragrafi paraprak i këtij neni, duhet të jenë të lëshuara dhe të
verifikuara zyrtarisht, nga organet kompetente të nivelit qendror ose lokal të Republikës së
Kosovës e në pajtueshmëri të plotë me ligjet në fuqi.






8
Neni 15
Transmetimi i informatave dhe programeve me përmbajtje religjioze

1. RTK mund të transmetojë informata dhe ngjarje me përmbajtje religjioze, me kusht që këto
programe të:

1.1. mos e portretizojnë, karakterizojnë dhe eksponojnë një religjion superior ndaj tjetrit;

1.2. mos shpotisë, përçmojë dhe denigroj ndonjë religjion;

1.3. mos të ndikojë, në mënyrë të qartë e të çiltër anëtarësim në ndonjë organizatë
religjioze, rrjedhimisht të mos e promovojë anëtarësimin dhe predikimin në të;

1.4. mos të përmbajë mesazhe të promovimit religjioz-politik.

Neni 16
Mbulimi i fushatës zgjedhore

RTK-ja e mbulon fushatën zgjedhore, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi për zgjedhjet.

Neni 17
Komunikimet komerciale

1. Sipas këtij ligji, RTK mund të emitojë porosi publicitare, reklama dhe marketing, deri në masën
që nuk e rrezikon misionin dhe vizionin zhvillimor të tij, jo më shumë se dhjetë përqind (10%) të
vëllimit programor të tërësishëm. Ky limit do të rishikohet në momentin e financimit nga
parapagimi në pajtim me Ligjin për KPM-në.

2. Porositë e transmetuara publicitare, duhet ti kenë të gjitha tiparet, elementet dhe karakteristikat
e nevojshme ligjore dhe duhet të dallohen nga pjesët e tjera të programeve në kuptimin optik në
TV dhe në kuptimin akustik në Radio.

3. Porositë publicitare nuk bën të ndikojnë në përmbajtjen e programeve të rregullta të RTK dhe
as në cenimin e pavarësisë së tij.

4. Porositë publicitare transmetohen në blloqe midis programeve të caktuara.

5. Personat përgjegjës në RTK; ata/ato që japin lajme ose prezantojnë programe me përmbajtje,
nuk mund të marrin pjesë direkte dhe as të ndikojnë indirekt, në asnjë formë as mënyrë, në
veprimtarinë publicitare të RTK-së.

6. Përmbajtja, vendosja e reklamave dhe programeve të sponzoruara, si dhe ndalimi i reklamimit
të produkteve dhe shërbimeve që janë në dëm të shëndetit dhe rendit publik janë të rregulluara
me ligje të veçanta.

Neni 18
Politika redaktuese dhe e përmbajtjeve programore

1. Përgjegjësitë parësore të RTK-së, që burojnë nga misioni i tij i përcaktuar me këtë ligj, në
mënyrë të veçantë përfshijnë.

1.1. përgatitjen, prodhimin dhe transmetimin e programeve të ndryshme audiovizuale për
nevojat e qytetarëve të Kosovës, rajonit, diasporës dhe mbarë botës së lirë e
demokratike e interesuar për ngjarjet dhe zhvillimet në Kosovë.

9
1.2. përgatitjen, prodhimin dhe transmetimin e programeve të veçanta, me përmbajtje
specifike dhe tematike;

1.3. përforcimin, rikonstruktimin dhe ndërtimin e ri të transmetuesve radioteleviziv dhe
stacioneve e nënstacioneve të ritransmetimit;

1.4. përgatitjen teknike e profesionale dhe transmetimin e shërbimeve të teletekstit;

1.5. inkorporimin e teknologjive të reja në prodhimin dhe transmetimin e programeve
radiotelevizive;

1.6. përgatitjen dhe ofrimin e shërbimeve në zbatimin e veprimtarive dhe aktiviteteve
komerciale-biznesore, që lidhen me prodhimin audioviziv, duke përfshirë këtu edhe
eksportin dhe importin;

1.7. inkurajimin e veprimtarive programatike artistike, letrare, shkencore, kulturore dhe
edukative e shëndetësore;

1.8. kultivimin e gjuhëve zyrtare dhe të gjuhëve të komuniteteve të tjera në Kosovë si dhe
përhapjen e njohurive të tyre edhe jashtë vendit.

2. Programet e RTK-së nga paragrafi paraprak i këtij neni, duhet të udhëhiqen kryesisht nga:

2.1.ndjenja e përgjegjësisë, vëmendjes dhe kujdesit për përmbajtjen e mesazhit të çdo
lajmi, informacioni apo të çdo fjale të transmetuar, në të mirë të mbrojtjes së emrit,
autoritetit dhe reputacionit të RTK-së, si institucionit të vetëm publik në Kosovë:

2.2.të ofrojnë informacione të besueshme përkitazi me larushinë ndërllojore të ngjarjeve,
rasteve, proceseve dhe dukurive që ndodhin në Kosovë dhe jashtë saj;

2.3.të inkurajojë, stimulojë dhe nxitë me korrektësi dhe profesionalizëm kulminant
avancimin e vazhdueshëm të pikëpamjeve, mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve
drejt formimit të opinionit publik; pjesëmarrjen e tyre aktive dhe kontribut dhënëse në
jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit;

2.4.të respektoj, ta vë në pah dhe ta avancojë sistemin tradicional dhe autentik të vlerave
tona dhe vlerave universale etike dhe morale te njerëzimit;

2.5.të shërbej dhe ndihmoj procesin e forcimit koheziv të familjes, solidaritetit kosovar
dhe avancimin e procesit të shtet ndërtimit në Kosovë;

2.6.të kontribuojë në akceptimin e njohurive me të reja për ruajtjen e shëndetit dhe të
ambientit jetësor, si dhe të vejë theks informimi në luftën institucionale dhe ligjore kundër
patologjive sociale;

2.7.t’i trajtojë dhe vejë në spikamë problemet, kërkesat dhe nevojat elementare dhe vitale
të qytetarëve të Kosovës, veçmas të pjesëtarëve të komuniteteve dhe grupeve me
nevoja të veçanta.

3. RTK udhëheqë, zhvillon dhe kultivon politikë redaktuese me përmbajtje të shëndosha, pozitive,
asnjanëse, kreative, perspektive, qytetëruese, profesionale dhe humane.

4. RTK nuk do të transmetojë asnjë material, i cili me përmbajtjen, nëntekstin, dykuptimësinë,
aludimin ose edhe me tonin, nxit diskriminim në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet,
10
pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë
statusi tjetër personal.

5. RTK i respekton dhe zbaton standardet e pranuara gjerësisht të mirësjelljes në përmbajtjen e
programit apo skemës programore, duke u përkujdesur veçanërisht për mbrojtjen e zhvillimit fizik,
mental dhe moral të fëmijëve, por edhe respektimin e dinjitetit, shëndetit, pozitës dhe gjendjes së
grup moshave të tjera në shoqëri dhe përcjelljen e mesazheve për publikun, përmes transmetimit
të programeve, reportazheve dhe modaliteteve të tjera të informimit për ta.

6. RTK kujdeset në mënyrë të veçantë, që të mos emitojë programe me përmbajtje dhe ose
porosi të cilat mund të kenë përmbajtje në kundërshtim me moralin publik, jo - etik, jo - edukativ,
jo - social, të pandershme, pornografike, me sjellje të panatyrshme; që propagojnë ose që
ngashënjejnë në dhunë, kriminalitet, dezorientim, depresion dhe në fenomene të të tjera
psikopatologjike dhe sociopatologjike.

7. RTK nuk do të transmetojë asnjë material, që është i pavërtetë, dezinformues, shantazhues,
përgënjeshtrues, përdhosë ose mashtrues apo për të cilin me një hetim rutinor dhe të arsyeshëm,
do të mund të përcaktohej se është i pavërtetë, dezinformues apo mashtrues.

8. Politika redaktuese e RTK-së duhet të jetë e pavarur, korrekte, profesionale, objektive, e
balancuar dhe asnjanëse.

9. RTK, në suaza të skemës dhe hapësirës programore, transmeton informacione zyrtare të
institucioneve shtetërore, pa vonesë dhe të pandryshuar.

10. RTK, nuk bartë përgjegjësi për përmbajtjen, rrjedhimisht saktësinë dhe origjinalitetin e
informatës së emituar zyrtare.

Neni 19
Përmbajtja Audiovizuele Evropiane

RTK- me punë profesionale, korrektësi ndaj dëgjuesve dhe shikuesve të vetë dhe me përkushtim
permanent në zhvillimin, avancimin dhe promovimin e vlerave dhe virtyteve të shoqërisë
kosovare, në sferën e informimit elektronik, pretendon të arrijë nivelin përkatës i cili
korrespondon, me standardet Evropiane për përmbajtje bashkëkohore audiovizuele, sa më
shpejtë që të jetë e mundur.

Neni 20
Veprimtaritë e tjera

1. Aktivitetet e RTK-së gjithashtu mund të përfshijnë:

1.1.tele-tekstin, shfrytëzimin dhe shpërndarjen përmes internetit, mediumet e reja dhe
forma të tjera te komunikimit medial dhe aktivitetet tjera te komunikimit medial.

1.2.publikimi dhe distribuimi i materialeve audio, video dhe atyre të shtypura që kanë të
bëjnë me programin e tij apo me transmetimin në përgjithësi;

1.3. organizimi i ngjarjeve muzikore, kulturore dhe ngjarjeve tjera;

1.4.këmbimi dhe participimi në programet e përbashkëta dhe programet tjera apo
projektet teknike me agjencitë tjera transmetuese dhe prodhuesit e programeve;

1.5. blerja dhe shitja e programeve;

1.6. ruajtja dhe përdorimi i arkivave apo video dhe audio incizimet;
11
1.7.studimi i tregut medial dhe kryerja ose porositja e hulumtimit të audiencës dhe
sondazhet e opinionit;

1.8.aktivitete tjera siç janë përcaktuar në Statut, duke u siguruar që aktivitetet e tilla nuk
janë kontradiktore me aktivitetin qendror të RTK-së siç është përcaktuar me këtë ligj dhe
me dispozitat tjera në fuqi.


KREU IV
FINANCIMI I RTK-së

Neni 21
Burimet e financimit

1. Për zhvillimin e veprimtarisë dhe aktiviteteve të saj ligjore, RTK, financohet nga:

1.1. parapagimi;

1.2. themeluesi;

1.3. nga vetëfinancimi përmes veprimtarisë së tij ekonomike;

1.4. nga burimet tjera që mund të përfshijnë:

1.4.1. kontratat me palë të treta për shërbime transmetuese, duke shfrytëzuar
kapacitetet teknike në dispozicion në pajtim me ligjin;

1.4.2. shërbime të tjera programesh;

1.4.3. botimet e prodhimeve muzikore, video, audio, librave, gazetave, revistave
që lidhen me programet;

1.4.4. veprimtaritë koncertale dhe shfaqjet publike;

1.4.5. reklamat dhe publikimet e mesazheve të tjera të paguara në pajtim me
ligjin;

1.4.6. sponsorimet dhe donacionet në pajtim me ligjin;

1.4.7. përgatitja, prodhimi dhe shitja e programeve të RTK-së.

2. Fondet e RTK-së, duke përfshirë parapagimin për transmetuesin publik dhe burimet tjera të
financimit të parapara me këtë nen, si para publike, depozitohen në një llogari te vetme zyrtare ne
pajtim me rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar.

3. Të gjitha fondet publike, përfshirë edhe fondet e BK-së, të pranuara nga RTK dhe të
depozituara plotësisht në një llogari të vetme zyrtare në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni do të
shfrytëzohen vetëm për performancën e shërbimit publik e jo për ndonjë lloj aktiviteti komercial.

4. Për një periudhë transitore, deri trevjeçare, deri në sigurimin e financimit nga parapagimi, çdo
vit RTK-së i ndahet zero pikë shtatë përqind (0.7 %) e të hyrave nga Buxheti i Kosovës duke
përjashtuar të hyrat nga proceset e privatizimit, të hyrat e njëhershme për Buxhetin e Kosovës
dhe të hyrat vetanake të nivelit qendror dhe lokal.

4.1. çdo vit kalendarik RTK do të ndajë dhjetë përqind (10%) të buxhetit të vet të
përgjithshëm të pranuar nga të gjitha burimet për Kanalin në gjuhën serbe. RTK do të
12
vazhdojë të ndajë dhjetë (10%) të buxhetit të vet të përgjithshëm për kanalin e dytë të
RTK-së në gjuhën serbe pasi të pushojë financimi nga Buxheti i Kosovës dhe nga
Themeluesi.

4.2. ndarja e dhjetë përqind (10%) të fondeve siç përcaktohet në paragrafin më lartë nga
buxheti i RTK-së për kanalin e dytë të RTK-së në gjuhën serbe do të bëhet jo më vonë se
një javë pas pranimit të fondeve nga Buxheti i Kosovës dhe nga themeluesi, pavarësisht
mënyrës se si është marrë financimi. Dhjetë (10%) e fondeve të mbledhura nga
parapagimi do t’i transferohen kanalit të dytë të RTK-së në gjuhën serbe jo me vonë se
në fund të muajit kur ato pranohen. Dhjetë (10%) e të gjithë të ardhurave të tjera
buxhetore të RTK-së do t’i transferohen kanalit të dytë të RTK-së në gjuhën serbe jo me
vonë se në ditën e fundit të secilit muaj.

4.3. shuma prej dhjetë përqind (10%) e buxhetit të RTK-së që i transferohet kanalit të
dytë të RTK-së në gjuhën serbe fillimisht do të përdoret për të filluar punën e këtij të
fundit duke siguruar objektet, pajisjet e ndryshme teknike dhe pajisjet për zyrë dhe mobile
për zyrë, si dhe për punësimin e stafit të duhur. Pasi RTK 2 në gjuhën serbe të jetë bërë
funksional, atëherë dhjetë (10%) përqind e buxhetit të RTK-së do të përdoret për të
mbuluar shpenzimet rrjedhëse për funksionimin e RTK 2 në gjuhën serbe, përfshirë edhe
për prodhimin e programeve specifike në gjuhën serbe të çfarëdo lloji. Ndarja prej dhjetë
përqind (10%) e fondeve nga buxheti i RTK-së për kanalin RTK 2 në gjuhën serbe nuk
duhet të përdoren për asnjë qëllim tjetër përveç funksionimit administrativ, teknik, dhe
redaktues të kanalit RTK 2 në gjuhën serbe.

5. Menaxhmenti i RTK-së duhet të fillojë përgatitjet për zbatimin e mekanizmit për mbledhjen e
parapagimit, dhe do t’ia propozojë atë për shqyrtim të brendshëm dhe aprovim Bordit të RTK-së,
jo më vonë se gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

6. Fondet për RTK-në që vijnë nga Buxheti i Kosovës dhe nga Themeluesi do të ndahen dhe
përcaktohen çdo vit pas paraqitjes së raportit vjetor për aktivitetin e RTK-së dhe aprovimin e
propozimit të buxhetit për vitin pasues të hartuar nga RTK.

6.1. RTK-ja i’a dorëzon Kuvendit raportin e saj vjetor të aktiviteteve jo më vonë se 31
mars dhe propozimin e saj për buxhetin e vitit vijues jo më vonë se 30 tetor.

Neni 22
Parapagimi

1. Themeluesi me propozimin e Bordit te RTK-se duhet të vendosë për nivelin e taksës për
transmetuesin publik. Taksa do të jetë fikse për periudhën të paktën tre vjet.

2. Bordi i RTK-së do t’ia propozojë Kuvendit mekanizmin për mbledhjen e tarifës së abonimit,
përfshirë nivelin e tarifës, jo më vonë se dy (2) javë pas marrjes nga menaxhmenti i RTK-së.
Kuvendi do ta miratojë mekanizmin për mbledhjen e tarifës së abonimit, përfshirë nivelin e tarifës,
sa më parë që nga koha e pranimit nga Bordi i RTK-së, mirëpo jo më vonë se dymbëdhjetë (12)
muaj nga hyrja e ligjit të tanishëm në fuqi. Menaxhmenti i RTK-së do ta zbatojë mekanizmin për
mbledhjen e tarifës së abonimit menjëherë pas miratimit nga Kuvendi.

3. Pas fillimit të mbledhjes së tarifës së abonimit dhe bazuar në raportin vjetor mbi mbledhjen e
tarifave, financimi nga Buxheti i Kosovës sipas paragrafi 4. të nenit 21 të këtij ligji do të rishikohet
dhe zvogëlohet për shumën e mbledhur përmes mekanizmit të abonimit.

4. Të gjitha ekonomitë familjare dhe subjektet juridike në territorin e Kosovës janë të obliguar të
paguajnë parapagimin për transmetuesin publik.

13
5. Ekonomitë familjare që janë shfrytëzuese të ndihmave sociale dhe invalidët e luftës dhe
familjet e dëshmorëve te UÇK, sipas ligjit në fuqi lirohen nga parapagimi për transmetuesin
publik.

6. Me qëllim të verifikimit të numrit të këtyre familjeve Ministria përkatëse për punë dhe
Mirëqenies Sociale në fund të çdo viti RTK i dërgon një regjistër me numrin e saktë të përfituesve
të këtyre kategorive.

7. Të gjitha objektet religjioze në Republikën e Kosovës përjashtohen nga parapagimi.

8. Në ato vendbanime ose pjesët e vendbanimeve të Kosovës në të cilat mungon sinjali me cilësi
te pranueshme televizive të rrjetit tokësor, të lirohen nga pagesa e parapagimit televiziv deri në
sigurimin e kushteve teknike për pranimin e programit të RTK-së.

9. RTK-ja është e autorizuar t’i sjell rastet e mos-përputhjes me kërkesën për parapagim para një
gjykate me juridiksion kompetent, bazuar në dispozitat e ligjit të aplikueshëm, për qëllime të
zbatimit të arkëtimit të parapagimit.

10.Gjykata kompetente obligohet që në rastet e mospagesës, respektivisht mospagesës së
rregullt të parapagimit të RTK-së ti trajtojë me përparësi dhe urgjencë.

11.RTK, mban evidencë të saktë të gjendjes dhe ecurisë së parapagimit dhe të gjendjes së
përgjithshme financiare të tij.

Neni 23
Financimi nga themeluesi

Për sigurimin e bazave të veprimtarisë së pacenuar, aktiviteteve të rregullta dhe pavarësisë
editoriale të RTK-së, si institucion i pavarur publik, themeluesi në varësi të mundësive buxhetore
siguron mjete financiare.


KREU V
ORGANET E RTK -së

Neni 24
Organet drejtuese dhe të udhëheqjes të RTK-së

1. Organet drejtuese dhe udhëheqëse të RTK-së janë:

1.1. Bordi i RTK-së;

1.2. Drejtori i Përgjithshëm.

Neni 25
Përbërja e Bordit

1. Bordi i RTK-së është organ kolegjial-drejtues i RTK-së.

2. Bordi i RTK-së përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë.

3. Anëtarët e bordit të RTK-së janë personalitete të dalluara të fushave të ndryshme si: kultura,
arti, kinematografia, gazetaria, drejtësia, biznesi dhe menaxhmenti, marrëdhënie me publikun,
marrëdhënie ndërkombëtare, universiteti, media dhe teknikës.

14
4. Anëtarët e bordit duhet të jenë individë me kredibilitet dhe autoritet të lartë njerëzor, profesional
dhe moral. Gjatë punës së tyre, anëtarët e bordit duhet të jenë plotësisht të përkushtuar, objektiv
dhe të paanshëm.

5. Anëtarët e Bordit emërohen dhe veprojnë në kapacitetin e tyre personal dhe nuk përfaqësojnë
asnjë interes jashtë RTK-së përveç interesit të publikut. Ata nuk lejohet të kërkojnë apo pranojnë
asnjë instruksion në lidhje me aktivitetet e Bordit nga asnjë interes jashtë RTK-së.

6. Përbërja e Bordit të RTK-së pasqyron karakterin shumetnik dhe gjinor të Kosovës. Së paku dy
(2) anëtarë të Bordit të RTK-së emërohen nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar emërohet nga
komunitetet tjera jo shumicë dhe së paku dy (2) anëtarë të jenë të gjinisë femërore. Të paktën
dy(2) anëtarë të Bordit do të kenë kualifikime profesionale në fushën e financimit, menaxhimit
biznesor dhe të drejtësisë.

7. Anëtarët e Bordit duhet ti përmbahen ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe e kanë të ndaluar që
të kërkojnë dhe pranojnë udhëzime gjatë përmbushjes së detyrave të tyre prej cilitdo autoritet
tjetër.

8. Anëtarëve të Bordit u ndalohet keqpërdorimi i pozitës së tyre për përfitim personal apo të
familjes së tij të ngushtë, të ndonjë pale tjetër apo entiteti.

Neni 26
Zgjedhja e anëtarëve të Bordit

1. Anëtarët e Bordit të RTK-së emërohen nga Kuvendi i Kosovës në bazë të procedurave të
hapura dhe transparente.

2. Kandidatët për Bordin të RTK-së propozohen sipas procedurave të mëposhtme:

2.1. brenda nëntëdhjetë (90) ditësh para kalimit të mandatit të anëtarit të Bordit apo pas
shpalljes së vendit të lirë për arsye të tjera, RTK bënë shpallje publike brenda një
periudhe jo më të shkurtër se afati i përcaktuar me ligj.

2.2. pesë (5) ditë pas mbylljes se shpalljes publike, të gjitha aplikacionet RTK ia dorëzon
Kuvendit të Kosovës i cili themelon Komisionin ad – hoc për shqyrtimin e tyre.

2.3. brenda periudhës kohore prej tridhjetë (30) ditësh pas përfundimit të afatit për
paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për
çdo pozitë në Bord, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të
kompetencave, integritetit dhe përkushtimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e RTK-
së.

2.4. bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e
rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe
që votojnë.

3. Mandati i anëtarëve të Bordit do të jetë si në vijim: Katër (4) anëtarë të Bordit të RTK-së do të
emërohen me mandat dy (2) vjeçar, katër (4) anëtarë me mandat tre (3) vjeçar dhe tre (3)
anëtarë me mandat katër (4) vjeçar, dhe përcaktimi i kohëzgjatjes së mandatit nga secili grup do
të bëhet me short.

4. Mandati i kryetarit dhe nënkryetarit të Bordit të RTK-së është dy (2) vite, me mundësi të
rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.

5. Anëtarët e Bordit, mund të ri-emërohen vetëm edhe për një mandat tjetër tre (3) vjeçar.

15
Neni 27
Pamundësia për të qenë anëtarë i Bordit

1. Anëtar i Bordit të RTK-së nuk mund të jenë:

1.1. anëtarët e familjes së ngushtë të stafit menaxhues;

1.2. ish punonjësit të punësuar në RTK në dy (2) vitet e fundit;

1.3. personat që mbajnë post publik të zgjedhur dhe të emëruar (funksionarët publik) apo
personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit;

1.4. është anëtar i organit udhëheqës të një partie politike apo personat të cilët kanë
qenë në këto pozita gjatë dy (2) viteve të fundit;

1.5. është anëtar i organit udhëheqës të ndonjë ndërmarrje publike;

1.6. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose përfaqëson këtë interes, punon ose ka
punuar në ndonjë transmetues në punët e telekomunikimit ose të transmetimit dhe në
RTK në dy (2) vitet e fundit;

1.7. të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj;

1.8. pronarët apo bashkëpronarët e medieve transmetuese ose bizneseve reklamuese si
dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre apo edhe të punësuarit në këto media;

1.9. është i/e angazhuar në aktivitete që mund të konsiderohen të jenë në kundërshtim
dhe paraqesin konflikt të interesit siç është përcaktuar me ligjin në fuqi për parandalimin
e konfliktit te interesit.

2. Anëtari i Bordit ose anëtari i ngushtë i familjes së tij nuk guxon të ushtroj veprimtari afariste me
institucionin publik të RTK-së.

Neni 28
Shkarkimi dhe dorëheqja e anëtarit të Bordit

1. Shkarkimi i anëtarit nga Bordi i RTK-së bëhet kur vërtetohet se ka ndonjë bazë për largim që
parashihet me nën-paragrafët 3.3, 3.4 dhe 3.5 të paragrafit 3. të këtij neni dhe që mund të
zbatohet për anëtarin.

2. Shkarkimi i një anëtari nga Bordi do të bëhet sipas procedurës në vijim:

2.1. propozimi për shkarkim vie nga Bordi i RTK-së me kërkesën e shumicës së thjeshtë
të numrit të anëtarëve të Bordit ose të ndonjë iniciative tjetër nga jashtë sipas kushteve të
përcaktuara nga paragrafi 3. i këtij neni.

2.2. Kuvendi i Kosovës me shumicë të thjeshtë do të vendosë për shkarkimin ose jo të
anëtarit të Bordit.

3. Shkarkimi i anëtarëve të Bordit mund të bëhet sipas këtyre kushteve:

3.1. paaftësisë profesionale - nëse në mënyrë të dëshmuar dhe në vazhdimësi dështon ti
përmbushë detyrat e anëtarit të Bordit;

3.2. paaftësisë mentale apo fizike për të kryer detyrat e anëtarit;

16
3.3. nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nenit 26 të këtij ligji.

3.4.ka dështuar në realizimin e detyrave të tij/saj për një periudhë të pandërprerë prej më
shumë se tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi;

3.5. nëse anëtari është dënuar për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë
(6) muaj burg;

3.6.nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nën-paragrafëve 1.3, 1.4 dhe 1.5 të
paragrafit 1. të nenit 27 të këtij ligji.

3.7. mungesës në punë mbi një (1) muaj pa arsye;

3.8. ka marrë pjesë aktive në aktivitete politike pasi që është emëruar si anëtar i Bordit.

4. Anëtarët e Bordit mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim Bordin të paktën tre (3)
muaj përpara.

Neni 29
Kompetencat e Bordit të RTK-së

1. Bordi i RTK-së, punon dhe vepron në përputhje me dispozitat e ligjit dhe të statutit të RTK-së.

2. Kompetencat e Bordit të RTK-së janë:

2.1. e aprovon statutin e RTK-së;

2.2. e aprovon rregulloren e punës së bordit si dhe rregulloret tjera të përcaktuara me
statut;

2.3.shqyrton dhe miraton programet, bazat dhe standardet programore në përputhje me
politikën programore, ligjin dhe standardet ndërkombëtare të informimit publik sipas
propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm;

2.4.shqyrton dhe miraton projekt–programin e produksionit të RTK-së i cili duhet të jetë
në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;

2.5.shqyrton dhe miraton skemën e përgjithshme programore;

2.6.Emëron dhe shkarkon, Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së,

2.7.emëron dhe shkarkon zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e Radiove dhe
Televizioneve dhe udhëheqësin e shërbimeve të përbashkëta me shumicë të thjeshtë
votash, sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm;

2.8.miraton strukturën organizative dhe konceptin programor të RTK-së;

2.9. e shqyrton dhe e miraton buxhetin vjetor dhe skemën për pagat e menaxhmentit dhe
të personelit tjetër dhe siguron që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre
financiare. Buxheti i RTK-së, është dokument publik i cili pas shqyrtimit në bord i
adresohet themeluesit për shqyrtim dhe miratim;

2.10.shqyrton dhe publikon më së largu deri më 31 mars të çdo viti raportin financiar
vjetor të të hyrave dhe të shpenzimeve për vitin paraprak të përgatitur nga menaxhmenti i
RTK-së i cili i nënshtrohet një auditimi të jashtëm të pavarur. Raporti në fjalë më pas i
dërgohet Themeluesit për trajtim dhe veprim;
17
2.11. miraton plan programin vjetor, sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm, në
përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së siç është
përcaktuar me këtë ligj;

2.12. miraton kodin e mirësjelljes për RTK-në dhe siguron zbatimin efektiv të saj;

2.13. mbikëqyrë paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programin
e RTK-së;

2.14. miraton kriteret kryesore profesionale për punësimin e personelit, politikave dhe
procedurave të vlerësimit të përmbushjes së detyrave;

2.15. siguron që janë ndërmarrë masat korrigjuese pas konstatimit nga ana e tij ose
KPM-së se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme;

2.16. vendos edhe për çështje të tjera të rëndësishme në përputhje me autorizimet dhe
kompetencat që ka me ligj dhe statut;

Neni 30
Veprimtaria dhe mënyra e punës së Bordit të RTK-së

1. Anëtari më i vjetër i Bordit të ri të RTK-së e konvokon mbledhjen e parë të Bordit të RTK-së sa
më parë që është e mundur, e më së voni pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e emërimit të
anëtarëve të Bordit.

2. Bordi i RTK-së konsiderohet se është konstituuar nëse në mbledhjen e parë janë të pranishëm
së paku dy të tretat (2/3) e anëtarëve të Bordit.

3. Kryetari i Bordit të RTK-së, të paktën një herë në muaj, thërret mbledhjet e rregullta të këtij
Bordi. Mbledhjet e Bordit të RTK-së mund të konvokohen edhe me kërkesën e së paku pesë (5)
anëtarëve të Bordit. Sipas nevojës mbledhjet e Bordit mund të konvokohen edhe më shpesh.

4. Kuorumi i mbledhjeve të Bordit të RTK-së është gjashtë (6) anëtarë.

5. Mbledhjet e Bordit i udhëheqë kryetari në pajtim me statutin dhe rregulloren e punës të Bordit
të RTK-së.

6. Në mungesë të kryetarit të Bordit, mbledhjet i udhëheqë nënkryetari i tij.

7. Gjatë procesit të punës dhe vendimmarrjes, në Bordin e RTK-së, votimi është i hapur.

8. Bordi i RTK-së sipas këtij ligji është i detyruar që për punën e vet të raportoj, themeluesit të tij,
në mënyrë të rregullt dhe të jashtëzakonshme.

9. Raportimi i rregullt i bordit për punën e tij, bëhet në mënyrë periodike – njëherë në çdo tre (3)
muaj dhe në fund të çdo viti. Raportimi i jashtëzakonshëm, bëhet sipas kërkesës së themeluesit.

10. Procedurat tjera për punën e bordit përcaktohen me rregulloren e punës së bordit.

11. Në mbledhjen e parë Bordi i RTK-së, me shumicë të thjeshtë votash, zgjedhë kryetarin dhe
nënkryetarin e tij nga radha e anëtarëve të Bordit; nëse në mbledhjen e parë janë të pranishëm
së paku dy të tretat (2/3) e anëtarëve të Bordit.

12. Votimi për zgjedhjen e kryetarit të bordit, bëhet me vota të fshehta.

18
13. Jo më shumë se dy (2) herë, anëtarët e bordit, mund të propozojnë dhe votojnë kandidatin e
njëjtë për kryetar dhe /ose nënkryetar të bordit.

14. Kushtet, kriteret dhe procedurat e mëtejme për punën e Bordit, rregullohen me statut të RTK-
së dhe me rregulloren e punës së bordit.

15. Drejtori i Përgjithshëm merr pjesë në mbledhjet e Bordit të RTK-ës si anëtarë pa të drejtë
vote.

Neni 31
Kushtet për emërim dhe shkarkim të menaxhmentit të RTK-së

1. Asnjë person nuk mund të emërohet anëtarë i menaxhmentit të lartë, përfshirë Drejtorin e
Përgjithshëm, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, drejtorët e radiove dhe televizioneve nëse ai:

1.1. mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);

1.2. ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i
forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;

1.3.ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe
reklamave ose

1.4.është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi
gjashtë (6) muaj burg;.

2. Anëtari i menaxhmentit të lartë të RTK-së nga paragrafi 1. i këtij neni, mund të shkarkohet në
rast së:

2.1. e humb të drejtën sipas kushteve të paragrafit 1. të këtij neni;

2.2. dështon në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive dhe

2.3. vepron në kundërshtim me këtë ligj ose ligjet e marrëdhënies së punës.

Neni 32
Kushtet për emërim dhe shkarkim të Drejtorit të Përgjithshëm

1.Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së e emëron Bordi i RTK-së në bazë të ligjit e sipas
procedurave të caktuara, të parapara me konkurs publik.

2. Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe person me përvojë të
menaxhimit të medieve apo fushave tjera relevante.

3.Drejtori i Përgjithshëm i RTK-se emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të
Bordit. Mandati i tij do të jetë tri (3) vjet me mundësi të rizgjedhjes në bazë të konkursit, vetëm
edhe për një mandat pasues.

Neni 33
Kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm

1. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së ka këto kompetenca, përgjegjësi dhe detyra:

1.1. menaxhon veprimtarinë e RTK-së në pajtim me këtë ligj dhe me statutin e RTK- si
dhe me Kodin Etik të RTK- së;

19
1.2. zgjedh dhe shkarkon personelin e RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë
marrëdhëniet e punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së;

1.3. merr vendim lidhur me çështjet e organizimit, financave dhe pagave, në bazë të
kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së;

1.4. e përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit;

1.5. bashkërendon punën e njësive administrative të sistemit të RTK-ës dhe zgjidh,
brenda kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre; Drejtori i Përgjithshëm i RTK-se
i raporton Bordit se paku një herë në muaj;

1.6. përgatit dhe i paraqet Bordit një plan program vjetor i cili është në përputhshmëri me
ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së siç është përcaktuar me
këtë ligj;

1.7. ndërmerr masat korrigjuese pas konstatimit nga ana e tij se ka pasur shkelje të
standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme,

1.8. kryen punë tjera të përcaktuara me Statutin e RTK-së.

Neni 34
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së

1. Zëvendësdrejtori(ët) e përgjithshëm i zgjedh Bordi i RTK-së në bazë të konkursit publik dhe
sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm. Zv/drejtorët e përgjithshëm e ndihmojnë dhe
zëvendësojnë Drejtorin e Përgjithshëm në udhëheqjen e RTK-së.

2. Në bazë të propozimit të Drejtorit te Përgjithshëm, Bordi vendos për numrin e së paku një (1)
zëvendës drejtori dhe jo më shumë së dy (2).

3. Zëvendësdrejtori(ët) e përgjithshëm kryen edhe punë tjera të përcaktuara me Statutin e RTK-
së.

Neni 35
Zgjedhja e menaxhmentit të RTK-së

1. Bordi i RTK-së e zgjedh Drejtorin e Kanalit Televiziv në gjuhën shqipe, Drejtorin e Radios dhe
Udhëheqësin e Shërbimeve të Përbashkëta në bazë të kualifikimeve profesionale pas procesit të
hapur dhe transparent të punësimit dhe duke marrë në konsiderim rekomandimin e Drejtorit të
Përgjithshëm të RTK-së.

1.1. Bordi i RTK-së e zgjedh Drejtorin e Kanalit Televiziv në gjuhën serbe në bazë të
kualifikimeve profesionale pas procesit të hapur dhe transparent të punësimit dhe duke
marrë në konsiderim rekomandimin e Grupit Punues për Përzgjedhjen e Drejtorit të
Kanalit Televiziv në gjuhën serbe.

1.2. për qëllimin e punësimit të Drejtorit të Kanalit Televiziv në gjuhën serbe, Bordi i RTK-
së themelon një Grup Punues të përbërë nga:

1.2.1. shtatë (7) anëtarë, të cilët duhet të jenë të gjithë politikisht të pavarur dhe
përfaqësues të shoqërisë civile ose ekspertë në media;

1.2.2. katër (4) janë pjesëtarë të komunitetit serb;

1.2.3. dy (2) janë pjesëtarë të komunitetit shqiptar; dhe
20
1.2.4. një (1) është pjesëtar i një komuniteti tjetër jo-shumicë, përveç komunitetit
serb.

1.3. Grupi Punues për Përzgjedhjen e Drejtorit të Kanalit Televiziv në gjuhën serbe
propozon së paku dy (2) kandidatë për Drejtor të Kanalit Televiziv në gjuhën serbe, të
cilët i plotësojnë kriteret minimale profesionale të përcaktuara në rregullore. Grupi
Punues mund t’i radhisë kandidatët sipas preferencës. Bordi i RTK-së më pas mund të
emërojë një kandidat nga lista brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i saj. Në
rast se asnjëri nga kandidatët nuk është i pranueshëm për Bordin e RTK-së, Kryetari i
Bordit i dërgon Grupit Punues një kërkesë me shkrim për një listë të dytë të kandidatëve
të mundshëm shtesë. Grupi Punues brenda tridhjetë (30) ditëve i dërgon Bordit listën e
dytë me së paku dy (2) kandidatë të cilët nuk ishin në listën e parë dhe të cilët i
përmbushin kriteret minimale profesionale. Bordi i RTK-së më pas emëron njërin nga
kandidatët e listës së dytë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i saj.

1.3.1. në rast se Grupi Punues nuk e dërgon listën e dytë të kandidatëve brenda
tridhjetë (30) ditësh nga pranimi i kërkesës më shkrim të Bordit të RTK-së , Bordi
do të emërojë Drejtorin e Kanalit Televiziv në gjuhën serbe nga një listë e
kandidatëve të mundshëm që i plotësojnë të gjitha kriteret minimale profesionale.

2. Drejtori i kanalit televiziv ne gjuhën shqipe, drejtori i kanalit televiziv në gjuhën serbe si dhe
drejtori i radios dhe udhëheqësi i shërbimeve të përbashkëta për punën e tyre i përgjigjen
Drejtorit të Përgjithshëm dhe Zv/drejtorëve të përgjithshëm.

3. Drejtori i programit nga paragrafi i mësipërm nuk mund të jetë njëkohësisht udhëheqës i
shërbimeve të përbashkëta.

4. Drejtori i kanalit televiziv ne gjuhën shqipe, drejtori i kanalit televiziv në gjuhën serbe si dhe
drejtori i radios e udhëheqë pjesën profesionale të programit të institucionit dhe e harmonizon
punën e kryeredaktorit.

5. Secili Kryeredaktor i RTK-së zgjidhet nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së në bazë të konkursit
publik dhe sipas rekomandimit të drejtorit të kanalit televiziv në gjuhën shqipe, drejtorit të kanalit
televiziv në gjuhën serbe si dhe drejtorit të radios. Kryeredaktori të mos jetë tri (3) vitet e fundit në
organet e larta udhëheqëse politike.

6. Kryeredaktori i RTK-së shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, në pajtim me
procedurat e përcaktuara me Statut.

7. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-se i raporton Bordit në mënyrë te detajuar lidhur me procedurat
dhe mënyrën e emërimit te Kryeredaktorit.

8. Me rekomandimin e kryeredaktorit, redaktorin përgjegjës dhe redaktorin e njësisë përkatëse
programore e zgjedh dhe shkarkon drejtori i kanalit televiziv ne gjuhën shqipe, drejtori i kanalit
televiziv në gjuhën serbe si dhe drejtori i radios, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm në
pajtim me procedurat e përcaktuara me këtë ligj dhe statutin e RTK-së.

9. Drejtori i kanalit televiziv ne gjuhën shqipe, drejtori i kanalit televiziv në gjuhën serbe si dhe
drejtori i radios dhe udhëheqësi i shërbimeve te përbashkëta zgjedhën për tri (3) vite me mundësi
të rizgjedhjes.

Neni 36
Grupi Këshillues i Publikut

1. Bordi i RTK-së e emëron Grupin Këshillues të Publikut.

21
2. Përbërja e Grupit Këshillues të Publikut rregullohet me Statutin e RTK-se .

3. Grupi Këshillues i Publikut shqyrton:

3.1. vërejtjet dhe sugjerimet e shikuesve dhe dëgjuesve;

3.2. i këshillon Bordin e RTK-së që të shqyrtohen çështjet e caktuara lidhur me
programet e RTK-së si dhe

3.3. kryen punë të tjera të caktuara me Statut.

4. Procedurat e emërimit dhe ndryshimit të anëtarëve të Grupit Këshillues të Publikut do të
rregullohen me Statut të RTK-së.

Neni 37
Mbikëqyrja e funksionimit të RTK-së

1. Mbikëqyrja e veprimtarisë së RTK-së kryhet nga organet e autorizuara për një gjë të tillë nga
ligji dhe Statuti.

2. Një trup i auditorëve është përgjegjës për mbikëqyrjen e rregullsisë dhe përputhshmërisë së
veprimeve dhe auditimin e akteve për veprimet dhe akteve për veprimet e planifikuara të RTK-së
në kuadër të kornizës së kompetencave që i ushtron mbi subjektet që kryejnë veprimtari publike.

3. Përveç personave të autorizuar për të kërkuar përgjegjësi në emër të anëtarëve të organeve
menaxhuese dhe mbikëqyrëse të përcaktuara nga ligji, Kuvendi i Kosovës gjithashtu është i
autorizuar të kërkojë një përgjegjësi të tillë.

4. Bordi i RTK-së e merr një raport auditimi nga një ekspert i pavarur i auditimit për çdo vit deri
më 1 qershor. Ekspert i auditimit nuk mund të jetë një person i cili, gjatë dy (2) viteve para
marrjes së detyrës nga Drejtori i Përgjithshëm ose nga Bordi i RTK-së, ka bashkëpunuar në
çfarëdo mënyre në cilësi komerciale me RTK-në ose me subjektet e lidhura me të. RTK-ja dhe
subjektet e lidhura me të nuk mund të bashkëpunojnë në cilësi komerciale me ekspertin e
përzgjedhur të auditimit për dy (2) vite pas dorëzimit të raportit të auditimit.

Neni 38
Karakteri publik i veprimtarisë

1. Veprimtaria e RTK-së do të jetë publike. Raporti Vjetor duhet të publikohet në mënyrën e
përcaktuar me Statut. Raporti vjetor duhet të përmbajë një ndarje të shpenzimeve të ofrimit të
shërbimeve, përmbajtjes ose kanaleve nga grupet individuale apo përmbajtjes programore dhe të
raportit të Bordit të RTK-së.

2. Raporti vjetor duhet të publikohet në faqen e internetit të RTK-së.

3. RTK-ja, një herë në vit, organizon një debat publik mbi përmbajtjen e raportit vjetor dhe
përpilon një raport mbi debatin, i cili do t’ia dorëzojë Bordit të RTK-së.

4. RTK do t’ia dërgojë raportin vjetor, raportin mbi debatin publik dhe të mendimit të Bordit të
RTK-së në raportin e debatit publik për qëllime orientuese, Kuvendit të Republikës së Kosovës.






22
KREU VI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 39
Statuti i RTK-së

1. Me Statutin e RTK-së, në veçanti përcaktohet: organizimi i institucionit publik, statusi dhe të
drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punonjësve të RTK-së, organet, autorizimet dhe
përgjegjësitë e tyre, kushtet dhe procedurat për emërimin dhe shkarkimin e menaxhmentit dhe
personelit të RTK-së, procedurat e menaxhimit financiar si dhe çështjet tjera të rëndësishme për
ushtrimin e veprimtarisë dhe afarizmit të institucionit.

2. RTK, ka edhe akte të tjera juridike.

3. Statuti i RTK-së hynë në fuqi në ditën e shpalljes, ndërsa aktet e tjera në kohën dhe mënyrën e
caktuar me Statutin e RTK-së.

Neni 40
Vazhdimësia e RTK-së

1. Që nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji RTK vazhdon të ushtrojë veprimtarinë e vetë me
autorizime të përcaktuara me ligj.

2. Me fillimin e zbatimit të këtij ligji, bordi aktual dhe menaxhmenti aktual i RTK-së do të
vazhdojnë t'i kryejnë detyrat e përcaktuara nga ky ligj deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj sipas
këtij ligji.

3. Programet e RTK-së duhet të arrijnë përputhshmëri të plotë me dispozitat e këtij ligji sa më
shpejt që është e mundur por jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

4. Statuti i RTK-së duhet të miratohet, në pajtim me dispozitat e këtij ligji, brenda nëntëdhjetë (90)
ditësh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 41
Shfuqizimi

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji nr. 02/L-47 për RTK-në i shpallur në Gazetën
Zyrtare Nr. 34 (01.08.2008) si dhe shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që janë në kundërshtim
me këtë ligj.

Neni 42
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn nё fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/L-46
29 mars 2012

Shpallur me dekretin Nr.DL-012-2012, datë 12.04.2012 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.