LIGJI NR. 04/L-094 PËR SHËRBIMET E SHOQËRISË INFORMATIKE

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 6 / 11 PRILL 2012, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-094
PËR SHËRBIMET E SHOQËRISË INFORMATIKE


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR SHËRBIMET E SHOQËRISË INFORMATIKE


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi dhe fushëveprimi

1. Ky ligj përcakton dokumentacionin në formë elektronike juridikisht të barabartë me dokumentacionin
tradicional të paraqitur në format të letrës, për të lehtësuar shërbimet elektronike që përfshijnë, por që
nuk kufizohen në shitblerje që bëjnë konsumatorët nëpërmjet Internetit (eTregtia), shërbimet elektronike
bankare dhe ato financiare (ePagesa), ofrimin e shërbimeve qeveritare (eQeverisja), blerjen në formë
elektronike nga ndërmarrjet (eProkurimi) dhe aplikimin e nënshkrimit elektronik.

2. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i mundësive dhe rrethanave të favorshme për zhvillimin e tregtisë
elektronike, përdorimin e transaksioneve elektronike dhe përdorimin e nënshkrimit elektronik si nga
Qeveria, bizneset por edhe qytetarët. Gjithashtu, ky ligj ka për qëllim edhe zvogëlimin e problemeve
potenciale të keqpërdorimeve gjatë transaksioneve elektronike si dhe adresimin e sigurisë së
sistemeve informatike.

3. Ky ligj zbatohet për cilindo lloj informacioni dhënë në formën e mesazhit të të dhënave, përveç
rasteve, si në vijim:

3.1. kontratat që krijojnë apo transferojnë të drejtat për pasurinë e patundshme, përveç së
drejtave të qirasë;

3.2.kontratat që me ligj kërkojnë përfshirjen e gjykatave, të autoriteteve publike ose të atyre
profesionale që ushtrojnë autoritet publik;

3.3.kontratat për garancinë e dhënë dhe për sigurimet kolaterale dhënë nga personat që
veprojnë për qëllime jashtë fushës së tyre tregtare, të biznesit ose profesionit;

3.4. kontratat që rregullohen me Ligjin familjar ose me Ligjin për trashëgiminë.

Neni 2
Përkufizime

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:

1.1. Akreditimi vullnetar - çdo leje, që përcakton të drejtat dhe detyrimet e veçanta për
kushtet e shërbimeve të certifikimit të nënshkrimeve, që me kërkesë nga ofruesi i interesuar i
shërbimeve të certifikimit do të jepet nga organi publik ose privat i ngarkuar me zhvillimin dhe
2
mbikëqyrjen e pajtimit me të drejtat dhe detyrimet e tilla, aty ku ofruesit të shërbimeve të
certifikimit nuk i është dhënë e drejta që të ushtroj të drejtat që burojnë nga leja gjer në
pranimin e vendimit nga organi.

1.2. Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit - (ART) - organi i pavarur rregullator te
themeluar sipas Ligjit te Telekomunikacionit, për të rregulluar dhe për t’u kujdesur për zhvillimin
e sektorit te telekomunikacionit ne Kosovë.

1.3. Autori i mesazhit të të dhënave - personi nga i cili ose në emër të të cilit mesazhi i të
dhënave është dërguar apo krijuar më përpara se të ruhet, nëse ka ndonjë, por që nuk
përfshinë personin që vepron si ndërmjetës në lidhje me atë mesazh të të dhënave.

1.4. Certifikatë - vërtetimi elektronik, që lidh të dhënat kontrolluese të nënshkrimit me një
person dhe konfirmon identitetin e atij personi.

1.5. Certifikata e kualifikuar - certifikata e lëshuar nga ofruesi i shërbimeve të certifikimit dhe
që përmban:

1.5.1. një indikacion që certifikata është lëshuar si certifikatë e kualifikuar;

1.5.2. identifikimin e ofruesit të shërbimeve të certifikimit dhe Shtetit në të cilin është
themeluar;

1.5.3. emrin e nënshkruesit ose një pseudonim, që do të identifikohet si i tillë;

1.5.4. dispozitën për një atribut specifik të nënshkruesit që do të përfshihet nëse është
relevante, varësisht nga qëllimi për të cilën certifikata është caktuar;

1.5.5. dhënat për verifikim të nënshkrimit që korrespondojnë me të dhënat për krijim të
nënshkrimit nën kontrollin e nënshkruesit;

1.5.6. një indikacion për fillim dhe mbarim të periudhës së vlefshmërisë së certifikatës;

1.5.7. kodin e identitetit të certifikatës;

1.5.8.nënshkrimin e avancuar elektronik të lëshuar nga ofruesi i shërbimeve të
certifikimit;

1.5.9. kufizimet për fushëveprimin e certifikatës, nëse aplikohen; dhe

1.5.10. kufizimet për vlerën e transaksioneve për të cilat certifikata mund të përdoret,
nëse aplikohen.

1.6. Komerciale - të gjitha çështjet që rrjedhin nga raportet e natyrës komerciale qoftë ato të
kontraktuara apo të pa kontraktuara. Raportet e natyrës komerciale përfshijnë por nuk
kufizohen me transaksionet si vijon:

1.6.1. ndonjë transaksion tregtar për furnizim ose shkëmbim mallrash dhe shërbimesh;

1.6.2. marrëveshjet e shpërndarjes;

1.6.3. përfaqësimi komercial ose i agjencisë;

1.6.4. faktoring;

1.6.5. marrje-dhënie me qira;
3

1.6.6. punët e ndërtimit;

1.6.7. këshillimin;

1.6.8. inxhinierinë;

1.6.9. licencimin;

1.6.10. investimin;

1.6.11. financimin;

1.6.12. veprimet bankare;

1.6.13. sigurimin;

1.6.14. marrëveshjen e shfrytëzimit ose të koncesionit;

1.6.15. ndërmarrjen e përbashkët dhe format e tjera të bashkëpunimit industrial ose të
biznesit;

1.6.16. transportin ajror, detar, hekurudhor dhe rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve.

1.7. Kompjuteri - çdo pajisje ose grup pajisjesh të ndërlidhura ose të ngjashme, nga të cilat
një ose më tepër, kryen procesimin automatik të të dhënave kompjuterike në pajtim me
programin.

1.8. Komunikim - çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërmjet numrave të caktuar të
palëve nëpërmjet shërbimeve publike elektronike në dispozicion. Kjo nuk përfshin ndonjë
informatë të bartur si pjesë e një shërbimi transmetues për publikun nëpërmjet një rrjeti të
komunikimit elektronik përveç nëse informacioni ka të bëj me palën, si klient, abonent,
regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin që merr informacionin.

1.9. Konsumator - shfrytëzuesi i regjistruar dhe ose atë që ka nënshkruar ndonjë marrëdhënie
të caktuar me ofruesin e shërbimeve.

1.10. Kontrata elektronike - kontrata e bërë tërësisht ose pjesërisht me komunikim elektronik
apo në formë elektronike.

1.11. Kontrollor - çdo person fizik ose juridik, autoritetin publik, agjencionin ose ndonjë entitet
tjetër që si i vetëm ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të
të dhënave personale.

1.12. Lëshuesi - çdo institucion publik bankar apo kreditues që lëshon kartelë pagese për
shfrytëzim elektronik, apo për ndonjë prodhim apo shërbim.

1.13. Marrësi i mesazhit të të dhënave - personi që synohet dhe cilësohet si marrës i
mesazhit të të dhënave nga autori i mesazhit, mirëpo nuk përfshin personin që vepron si
ndërmjetësues në lidhje me mesazhin e të dhënave.

1.14.Mesazhi i të dhënave - informacioni i krijuar, dërguar, pranuar ose të ruajtur me mjete
elektronike, optike ose të ngjashme, duke përfshirë, por jo i kufizuar në shkëmbimin elektronik
të të dhënave (SHEDH), postën elektronike, telegramet, teleksat apo telekopjet.

4
1.15.Mjeteve elektronike (nëpërmjet) - që shërbimi është dërguar fillimisht dhe pranuar në
destinacionin e vet nëpërmjet pajisjes elektronike për përpunim (duke përfshirë kompresimin
digjital) dhe ruajtja e të dhënave, dhe tërë transmetimi, bartja dhe pranimi me mjete me tela, me
radio, me mjete optike ose me mjete të tjera elektromagnetike.

1.16.Ministri - Ministrin e Ministrisë përgjegjëse për fushën e Shërbimeve të Shoqërisë
Informatike.

1.17.Ministria - Ministrinë përgjegjëse për fushën e Shërbimeve të Shoqërisë Informatike.

1.18.Nënshkrimi elektronik - të dhënat në formën elektronike, të cilat u bashkëngjiten ose
shoqërojnë logjikisht mesazhin e të dhënave, dhe që mund të përdoren për të identifikuar
nënshkruesin në lidhje me mesazhin e të dhënave.

1.19.Nënshkrimi elektronik i avancuar - nënshkrimi elektronik që plotëson kërkesat si vijon:

1.19.1. është i lidhur ekskluzivisht me nënshkruesin;

1.19.2. është në gjendje të identifikoj nënshkruesin;

1.19.3. është krijuar me përdorimin e mjeteve që nënshkruesi mund ti mbaj vetëm nën
kontrollin e tij; dhe

1.19.4. është i lidhur me të dhënat tek të cilat lidhet në atë mënyrë që çdo ndryshim i
mëpasshëm i të dhënave është i dallueshëm.

1.20.Nënshkruesi - personi që mban të dhënat për krijimin e nënshkrimit dhe vepron qoftë në
emër të vet apo në emër të personit që e përfaqëson.

1.21.Ndërmjetësues - në lidhje me ndonjë mesazh të veçantë të të dhënave nënkupton
personin që në emër të ndonjë personi tjetër dërgon, merr ose ruan mesazhin e të dhënave
ose siguron shërbime tjera që lidhen me atë mesazh të të dhënave.

1.22.Interoperabiliteti - gjendje me anë të së cilës kartelat e lëshuara në Kosovë ose çdo
Vend Anëtar i BE dhe/ose që i përkasin sistemit të caktuar të kartelave mund të përdoren në
vendet e tjera Anëtare të BE dhe/ose në rrjetat e instaluara nga sistemet e tjera. Kjo kërkon që
kartelat dhe lexuesit e përdorur në sistemet e ndryshme duhet të jenë teknologjikisht në
pajtueshmëri dhe sistemet e tilla duhet të jenë të hapura me anë të marrëveshjeve të
reciprocitetit.

1.23.Ofruesi i shërbimeve të certifikimit - personi që lëshon certifikata ose ofron shërbime të
tjera lidhur me nënshkrimin elektronik në përputhje me këtë ligj.

1.24.Pala e besueshme - personi që mund të veproj në bazë të një certifikate apo nënshkrimi
elektronik.

1.25.Pagesa elektronike - çfarëdo transaksioni pagese të drejtpërdrejt ose me shtyrje afati i
kryer me anë të mjeteve elektronike, përveç pagesave me çek me kartelë garancioni bankar
dhe pagesat me kartelë që përdorin proceset mekanike (faturim me rrëshqitje).

1.26.Pajisja për krijimin e nënshkrimit - softuerin ose harduerin e konfiguruar që përdoret për
të aplikuar të dhënat për krijimin e nënshkrimit.

1.27.Pajisja për krijimin e nënshkrimit të sigurt - pajisjen për krijimin e nënshkrimit që, me
mënyra të përshtatshme teknike dhe procedurale, i plotëson kërkesat si vijon:

5
1.27.1. garanton që të dhënat për krijimin e nënshkrimit të përdorura për prodhimin e
nënshkrimit mund të ndodhin praktikisht vetëm një herë, dhe që fshehtësia e tyre është
garantuar në mënyrë të arsyeshme;

1.27.2. garanton që të dhënat për krijimin e nënshkrimit të përdorura për prodhimin e
nënshkrimit nuk mund, në nivel të arsyeshëm të sigurisë, të nxirren dhe që nënshkrimi
është i mbrojtur kundër falsifikimit duke përdor teknologjinë e mundshme aktuale;

1.27.3. garanton që të dhënat për krijimin e nënshkrimit të përdorura për prodhimin e
nënshkrimit mund të mbrohen arsyeshëm nga nënshkruesi legjitim kundër përdorimit
nga të tjerët;

1.27.4. pajisja për krijimin e nënshkrimit të sigurt nuk i ndryshon të dhënat që do të
nënshkruhen ose parandalon të dhënat e tilla nga paraqitja tek nënshkruesi përpara
procesit të nënshkrimit.

1.28.Personi i autorizuar - çdo person fizik ose juridik që ka të drejtë, i lejohet me ligj, të
përdorë, menaxhojë, kontrollojë, testojë, kryejë hulumtime shkencore legjitime ose ndryshe të
operojë një sistem informatik dhe i cili vepron në pajtim me atë të drejtë apo autorizim.

1.29.Pëlqimi - nga përdoruesi ose parapaguesi i korrespondon pëlqimit te subjektit të të
dhënave sipas legjislacionit të BE-së.

1.30.Pëlqimi i subjektit të të dhënave - nënkupton çdo tregues (indikatorë) të kuptueshëm
dhe specifik, i dhënë me vullnet të lirë, me të cilin subjekti i të dhënave bie dakord që
marrëveshja për të dhënat personale të tij të procesohet.

1.31.Përgjimi i të dhënave nga aspekti teknik - qasje në të dhënat kompjuterike të
transmetimeve jopublike të ose nga një sistem informatik.

1.32.Posta elektronike - çfarëdo mesazhi në formë teksti, zëri, tingulli ose imazhi, të dërguar
me anë të rrjetit të komunikimit elektronik publik që si i tillë mund të ruhet në rrjet ose në
pajisjen e fundme të marrësit deri në momentin kur merret nga pranuesi-marrësi.

1.33.Procesimi në lidhje me të dhënat personale - çdo veprim ose një numër veprimesh që
kryhen në të dhënat personale: të dhënat personale, qoftë me mjete automatike apo jo
automatike, si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose përmirësimi, korrigjimi,
konsultimi, shfrytëzimi, emetimi i transmetuar, përhapja ose mundësia e vendosjes, radhitja,
kombinimi, bllokimi, fshirja ose asgjësimi i të dhënave.

1.34.Rrjeta e komunikimeve elektronike - sistemet transmetuese dhe kur janë të
zbatueshme, pajisjet për komutim ose rutinim dhe burimeve të tjera që lejojnë bartjen e
sinjaleve me anë të telit, të radios, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike, duke
përfshirë rrjetat satelitore, fikse (qark- dhe paket-komutimi, duke përfshirë internetin) dhe rrjetet
mobile tokësore, sistemet e kabllove elektrike, deri në masën që ato janë të shfrytëzueshme
për qëllim të transmetimit të sinjaleve të rrjeteve të përdoruara për radio dhe transmetimet
televizive, rrjetave e kabllove të televizionit, pavarësisht nga lloji i informatës që bartet.

1.35.Sistemi informatik - sistemin për krijimin, dërgimin, pranimin, ruajtjen ose edhe
përpunimin e mesazheve të të dhënave.

1.36.Shërbimet e shoqërisë informatike - cilido shërbim që është ofruar në distancë, me
mjete elektronike dhe me kërkesë individuale të marrësit të shërbimit, nëse shërbimi i tillë është
ofruar për konsiderim ose jo, dhe për qëllime të këtij përkufizimi:

1.36.1. Në distancë - që shërbimi është ofruar pa qenë njëkohësisht prezent palët;
6
1.36.2. Me mjete elektronike - që shërbimi është dërguar fillimisht dhe pranuar në
destinacionin e vet nëpërmjet pajisjes elektronike për përpunim (duke përfshirë
kompresimin digjital) dhe ruajtje të të dhënave, dhe tërë transmetimi, bartja dhe pranimi
me mjete me tela, me radio, me mjete optike ose me mjete të tjera elektromagnetike;

1.36.3. Me kërkesë individuale të marrësit të shërbimit - që shërbimi është ofruar
përmes transmetimit të të dhënave me kërkesë individuale.

1.37. Shfrytëzuesi - personi fizik i cili për shfrytëzimin e shërbimeve të shoqërisë informatike
nuk ka nevojë ose nuk është i detyruar të bëj çfarëdo regjistrimi paraprak.

1.38. Shkëmbimi elektronik i të dhënave-SHEDH - transferimi elektronik të informacionit nga
kompjuteri në kompjuter duke shfrytëzuar standardet e pajtueshme për strukturimin e
informacionit.

1.39. Të dhënat për verifikimin e nënshkrimit - të dhënat, siç janë kodet, ose çelësat
kriptografik publik, që janë përdorur për qëllim të verifikimit të nënshkrimit elektronik.

1.40. Tregtari në lidhje me pagesat elektronike - personin fizik ose juridik që ofron produkte
ose shërbime.

1.41. Zotërues - poseduesin e kartelës kreditore dhe debitore lidhur me pagesat elektronike.

1.42. Shitja Inerciale - praktikat jolegale të dërgimit të mallrave të pa kërkuara, e pasuar nga
një faturë për çmimin e mallit.

Neni 3
Ndryshimi me Marrëveshje

1. Për palët e përfshira në gjenerimin, dërgimin, pranimin, ruajtjen apo procesimin e mesazhit të të
dhënave, nëse nuk jepet ndryshe, atëherë dispozitat e Kreut II mund të ndryshojnë me marrëveshje.

2. Paragrafi 1. i këtij neni nuk ka ndikim në ndonjë të drejtë që mund të ekzistoj, të ndryshoj me
marrëveshje ndonjë rregull të këtij ligji që jepet në Kreun II.


KREU II
ZBATIMI I KËRKESAVE LIGJORE PËR MESAZHET E TË DHËNAVE

Neni 4
Njohja ligjore e mesazheve të të dhënave

Informacionit nuk i mohohet efekti ligjor, vlefshmëria apo zbatueshmëria, vetëm sepse është në formë
të mesazhit të të dhënave, apo vetëm sepse nuk është përfshirë por vetëm është referuar në mesazhin
e të dhënave që ka krijuar atë pasojë ligjore.

Neni 5
Shkrimi

1. Nëse sipas ndonjë ligji në Kosovë personit i është kërkuar ose lejuar që të jep informacionin me
shkrim, ajo kërkesë do të konsiderohet si e plotësuar nga personi nëse personi e jep informacionin
nëpërmjet mesazhit të dhënave, me kusht që:

1.1. në kohën që informacioni është dhënë, është e arsyeshme që të pritet që informacioni do
të jetë i gatshëm për qasje ashtu që të jetë i përdorshëm për referim pasues; dhe

7
1.2. nëse është kërkuar që informacioni ti jepet personit ose personit tjetër në emër të tij, dhe
personi i parë i përmendur kërkon që informacioni ti jepet sipas kërkesave të veçanta të
teknologjisë së informacionit nëpërmjet llojit të veçantë të mesazhit të dhënash, kjo kërkesë e
personit të jetë e plotësuar; dhe

1.3. nëse është kërkuar që informacioni ti jepet personit, atëherë personit të cilit i është kërkuar
ose lejuar që informacioni ti jepet, lejon që ti jepet informacioni nëpërmjet të mesazhit të
dhënave; dhe

1.4. nëse është kërkuar që informacioni ti jepet personit ose personit tjetër në emër të tij, dhe
personi i parë i përmendur kërkon që një veprim i veçantë të merret nëpërmjet verifikimit të
informacionit që pranohet, kjo kërkesë e personit të jetë e plotësuar.

2. Për qëllime të këtij neni, dhënia e informacionit përfshinë, por nuk kufizohet në:

2.1. bërjen e aplikimit;

2.2. bërjen ose paraqitjen e ankesës;

2.3. dhënien, dërgimin ose shërbimin e lajmërimit;

2.4. paraqitjen e kthimit;

2.5. bërjen e kërkesës;

2.6. bërjen e deklaratës;

2.7. paraqitjen ose lëshimin e certifikatës;

2.8. paraqitjen e kundërshtimit; dhe

2.9. bërjen e fjalimit.

3. Për qëllime të këtij neni, kërkesa ose lejimi në lidhje me personin që të jep informacion do të
zgjerohet dhe do të jetë njëlloj e zbatueshme tek kërkesa ose informacioni që është shpallur i dërguar,
regjistruar,paraqitur, shërbyer ose ndryshe transmetuar dhe përfshinë shprehje të ngjashme ose në
lidhje me të.

Neni 6
Nënshkrimi

1. Nëse në ndonjë ligj në Kosovë kërkohet nënshkrimi i personit, kërkesa e tillë konsiderohet e
plotësuar nëse nënshkrimi i tillë është një nënshkrim elektronik dhe nënshkrimi i tillë nuk do të mohoj
efektshmërinë ligjore në bazë të asaj se ai është:

1.1. në formën elektronike; ose

1.2. jo i bazuar në certifikatë të kualifikuar; ose

1.3. jo i bazuar në certifikatë të kualifikuar të lëshuar nga ofruesi i akredituar i shërbimeve të
certifikimit; ose

1.4. jo i krijuar me pajisje të sigurta për krijimin e nënshkrimit.

8
2. Nëse nënshkrimi elektronik është në formën e nënshkrimit elektronik të avancuar, që është i bazuar
në certifikatë të kualifikuar dhe është krijuar me pajisje të sigurta për krijimin e nënshkrimit, ai do të
konsiderohet si nënshkrim i nënshkruesit për të gjitha synimet dhe qëllimet e ligjit.

3. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet nëse kërkesa është në formë të një obligimi ose nëse ligji paraqet
pasojat për mungesën e nënshkrimit.

Neni 7
Origjinali

1. Përveç nëse parashihet ndryshe në këtë ligj ose më ndonjë ligj tjetër, personit i kërkohet që të krijoj
ose të mbaj dokumentin në formën e vet origjinale, atëherë një kërkesë e tillë është e plotësuar nga
mesazhi i të dhënave nëse:

1.1. ekziston një siguri e besueshme për integritetin e dokumentit nga koha kur për herë të
parë është gjeneruar në formën e vet përfundimtare si mesazh i të dhënave apo ndryshe;

1.2. në kohën që mesazhi i të dhënave ishte dërguar, ishte e arsyeshme që të pritet që
informacioni që përmban dokumenti në formën elektronike do të jetë i lehtë për qasje ashtu që
të jetë i përdorshëm për referim pasues;

1.3. nëse është kërkuar krijimi i dokumentit për një person, ose person tjetër në emër të tij dhe
personi i parë i përmendur kërkon që dokumenti ti jepet sipas kërkesave të veçanta të
teknologjisë së informacionit, nëpërmjet llojit të veçantë të mesazhit të dhënash, kjo kërkesë e
personit është e plotësuar; dhe

1.4. nëse është kërkuar krijimi i dokumentit për një person, atëherë personit të cilit i është
kërkuar ose lejuar që informacioni ti jepet, lejon që ti jepet informacioni nëpërmjet të mesazhit
të dhënave, dhe

1.5. nëse është kërkuar që dokumenti ti jepet personit, ose personit tjetër në emër të tij, dhe
personi i parë i përmendur kërkon që një veprim i veçantë të merret nëpërmjet verifikimit të
dokumentit që pranohet, kjo kërkesë e personit është e plotësuar.

2. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet nëse kërkesa është në formë të obligimit ose nëse ligji paraqet
pasoja për mosparaqitjen apo mos ruajtjen e mesazhit në formën e vet origjinale.

3. Për qëllimet e këtij neni, tërësia e informacionit që përmban dokumenti është ruajtur vetëm në
informacionin që mbetet komplet dhe i pandryshuar, me përjashtim të:

3.1. shtimit të ndonjë miratimi; ose

3.2. ndonjë ndryshim që nuk do ta ndryshoj informacionin, që është i nevojshëm gjatë
komunikimit normal, ruajtjes ose paraqitjes.

Neni 8
Ruajtja e mesazheve të të dhënave

1. Nëse në ndonjë ligj, personit i kërkohet që të regjistroj informacionin me shkrim, kjo kërkesë
konsiderohet që është e plotësuar nëse personi regjistron informacionin në formën elektronike, me
kusht që informacioni i tillë në formën elektronike është lehtë i arritshëm, ashtu që të mund të përdoret
për referim pasues dhe të pajtohet me rregullat e tilla që mund të jepen.

2. Nëse në ndonjë ligj, personit i kërkohet që të ruaj për një periudhë të caktuar dokumentin që është
në formë të letrës ose ndonjë substance ose materiali tjetër, kjo kërkesë konsiderohet që është e
plotësuar nëse personi ruan dokumentin në formën elektronike gjatë asaj periudhe, nëse:
9
2.1. lidhur me të gjitha kushtet relevante në kohën e krijimit të dokumentit në formën
elektronike, metoda e krijimit të dokumentit në formën elektronike ka dhënë një mjet të
besueshëm të garantimit të mirëmbajtjes së integritetit të informacionit që e përmban ai
dokument; dhe

2.2. në kohën e krijimit të dokumentit në formën elektronike, kjo ishte e arsyeshme që të pritet
që informacioni që përmban dokumenti në formën elektronike do të jetë i arritshëm lehtë ashtu
që të mund të përdoret për referim pasues; dhe

2.3. pajtohet me rregullat e tilla që mund të jepen.

3. Për qëllim të paragrafit 2. të këtij neni, integriteti i informacionit që përmban një dokument është
ruajtur vetëm nëse informacioni ka mbetur komplet dhe i pandryshuar, i sigurt për:

3.1. shtimin e ndonjë miratimi; ose

3.2. ndonjë ndryshim që nuk e ndryshon informacionin, që është i nevojshëm gjatë komunikimit
të zakonshëm, ruajtjes ose paraqitjes.

4. Nëse në ndonjë ligj, personit i kërkohet që të ruaj për një periudhë të kërkuar informacionin që ishte
subjekt i një komunikimi elektronik, kjo kërkesë konsiderohet që është plotësuar nëse ai person e ruan,
ose e bën që ta ruaj një person tjetër, në formën elektronike që:

4.1. në kohën e fillimit të ruajtjes së informacionit, kjo ishte arsyeshme që të pritet që
informacioni do të jetë i arritshëm lehtë ashtu që të mund të përdoret për referim pasues;

4.2. lidhur me të gjitha kushtet relevante në kohën e fillimit të ruajtjes së informacionit, metoda
e ruajtjes të informacionit në formën elektronike ka dhënë një mjet të besueshëm të garantimit
të mirëmbajtjes së integritetit të informacionit që e përmban komunikimi elektronik; dhe

4.3. gjatë asaj periudhe ai person gjithashtu ruan, ose e bën që ta ruaj një person tjetër, në
formën elektronike informacionin e tillë shtesë të fituar si të mjaftueshëm për të mundësuar
identifikimin e:

4.3.1. origjinës së komunikimit elektronik;

4.3.2. destinacionit të komunikimit elektronik;

4.3.3. kohës kur komunikimi elektronik ishte dërguar;

4.3.4. kohës kur komunikimi elektronik ishte marr;

4.3.5. në kohën e fillimit të ruajtjes së informacionit shtesë të specifikuar në këtë nën-
paragraf, kjo ishte e arsyeshme që të pritet që informacioni shtesë do të jetë i arritshëm
lehtë ashtu që të mund të përdoret për referim pasues; dhe

4.3.6. pajtohet me rregullat e tilla që mund të jepen.

5. Për qëllim të paragrafit 4. të këtij neni, integriteti i informacionit që është subjekt i një komunikimi
elektronik është ruajtur vetëm nëse informacioni mbetet komplet dhe i pandryshuar, i sigurt për:

5.1. shtimin e ndonjë miratimi; ose

5.2. ndonjë ndryshim që nuk e ndryshon informacionin, që ndodh në një komunikim të
zakonshëm, ruajtje ose paraqitje.

10
Neni 9
Pranimi dhe pesha e dëshmisë së mesazheve të të dhënave

1. Në çdo procedurë ligjore nuk do të zbatohen rregullat për provat që mohojnë pranimin e mesazheve
të të dhënave si provë:

1.1. vetëm sepse është mesazh i të dhënave; ose

1.2. sepse nuk është në formën origjinale, në rast se është prova më e mirë që mund të
gjendet nga personi që po e paraqet.

2. Informacioni në formën e mesazhit të të dhënave duhet të vlerësohet si çdo provë. Në vlerësimin e
peshës së mesazhit të dhënave si provë duhet t’i kushtohet kujdes besueshmërisë së mënyrës se si ai
mesazh i të dhënave është krijuar, ruajtur ose komunikuar, mënyrës në të cilën është ruajtur tërësia e
informacionit, mënyrës në të cilën është identifikuar dërguesi/krijuesi si edhe çdo faktor tjetër relevant.

Neni 10
Miratimi dhe efektshmëria

1. Ministri mund, aty ku është e nevojshme në kooperim me Ministrat e tjerë që kanë të bëjnë me
çështjen, të bëj rregulla që jepen për çdo çështje në lidhje me shërbimet e Shoqërisë Informatike për të
dhënë efekt të plotë në dispozitat e këtij ligji dhe veçanërisht, por pa dëmtuar parimin e përgjithshëm të
këtij ligji, rregullat e tilla mund të jepen për:

1.1. çdo ulje ose fletë kufizim në lidhje me çdo transaksion ndër-kufitar këtu kjo është e
nevojshme për një nga arsyet në vijim:

1.1.1. politika publike, veçanërisht mbrojtjen e të miturve, ose lufta kundër çdo incidenti
nga urrejtja mbi baza të racës, gjinisë, religjionit, etnicitetit, opinionit politik ose
nacionalitetit;

1.1.2. mbrojtjen e shëndetit publik;

1.1.3. sigurinë publike;

1.1.4. mbrojtjen e konsumatorit;

1.2. të identifikuar:

1.2.1. transaksionet;

1.2.2. kërkesat ose lejet për të dhënë informacionin në formën e shkruar;

1.2.3. kërkesat ose lejet për të prodhuar dokumentet;

1.2.4. kërkesat për të ruajtur informacionin, dokumentet dhe komunikimin;

1.2.5. nënshkrimet;

1.3. ato që mund të jenë të liruara nga ndonjë dispozitë e këtij ligji;

1.4. kërkesa shtesë për përdorimin e nënshkrimeve në mesazhet e të dhënave në sektorin
publik;

1.5. miratimin e organeve publike ose personave që veprojnë në emër të organeve publike që
informacioni të iu jepet nëpërmjet mesazhit të të dhënave.
11
1.6. pajtimin me çdo detyrim ndërkombëtar të filluar nga Qeveria në lidhje me çdo aspekt të
shërbimeve të shoqërisë informatike të rregulluar nga ose nën këtë ligj;

2. Ministri do të themeloj qendrën kompjuterike për reagim emergjent me qëllim të trajtimit të
kërcënimeve në sistemet publike të komunikimit elektronik.


KREU III
KOMUNIKIMI I MESAZHEVE TË TË DHËNAVE

Neni 11
Vlefshmëria e kontratave elektronike

1. Kontratës elektronike nuk do t’i mohohet efekti ligjor, vlefshmëria ose detyrueshmëria vetëm në bazë
të asaj se ajo është plotësisht ose pjesërisht në formë elektronike ose ka filluar plotësisht ose pjesërisht
me mënyrën elektronike të komunikimit.

2. Për qëllime të çdo ligji në lidhje me kontratat, një ofertë, pranimi i ofertës dhe çdo komunikim
relevant, duke përfshirë çdo amendamentim pasues, anulim ose revokim të ofertës, pranimi i kontratës
mund, veç nëse ndryshe janë dakorduar nga palët kontraktuese, të komunikohet nëpërmjet komunikimit
elektronik.

Neni 12
Atribuimi i mesazheve të të dhënave

1. Një mesazh i të dhënave është i autorit, nëse ai është dërguar nga autori i mesazhit.

2. Ndërmjet autorit dhe marrësit konsiderohet se mesazhi i të dhënave i takon autorit nëse është
dërguar:

2.1. nga personi që ka pasur autoritet të veprojë në emër të autorit në lidhje me mesazhin e të
dhënave; ose

2.2. nga sistemi informativ i programuar nga, ose i cili vepron automatikisht në emër të autorit.

3. Ndërmjet autorit dhe marrësit, marrësit i jepet e drejta të vlerësojë mesazhin e të dhënave se i takon
autorit dhe të veprojë në atë supozim, nëse:

3.1. marrësi ka zbatuar, siç duhet procedurën me pëlqimin më parë të autorit për qëllim të
sigurohet nëse mesazhi i të dhënave ka qenë nga autori; ose

3.2. mesazhi i të dhënave, si i pranuar nga marrësi, rezulton nga veprimet e personit,
lidhshmëria e të cilit me autorin apo me ndonjë tjetër person- agjent i mundëson atij personi të
ketë qasje në metodën e shfrytëzuar nga autori për të identifikuar mesazhin e të dhënave ashtu
si të tij.

4. Paragrafi 3. i këtij neni nuk zbatohet:

4.1. nga koha kur marrësi ka marrë njoftimin nga autori se mesazhi i të dhënave nuk është i
autorit dhe ka pasur kohë të mjaftueshme për të vepruar në përputhje; ose

4.2. në rastin në kuadër të nën-paragrafit 3.2. të paragrafit 3. të këtij neni, në çdo kohë, kur
marrësi ka qenë në dijeni ose është dashur të dijë, ka shfaqur kujdes të arsyeshëm apo ka
shfrytëzuar ndonjë procedurë të pajtuar, që mesazhi i të dhënave nuk i takon autorit.

12
5. Marrësi ka të drejtë, të konsiderojë të pranuar mesazhin e të dhënave, ashtu siç autori ka synuar të
dërgojë, dhe të veprojë mbi atë supozim, nëse mesazhi i të dhënave është i autorit apo merret si i tij.

6. Marrësi nuk ka të drejtë sipas paragrafit 5. te këtij neni, kur ka qenë apo është dashur të jetë në
dijeni, se transmetimi i mesazhit të pranuar për të dhënat, ka rezultuar me gabime.

7. Marrësi ka të drejtë të konsiderojë secilin mesazh të dhënave, ta marrë si mesazh të veçantë të
dhënave dhe të veprojë mbi atë supozim, përveç në rastin kur i njëjti mesazh është përsëritur dhe
marrësi ka qenë në dijeni apo është dashur ta dinte, i ka kushtuar kujdes të arsyeshëm ose e ka
shfrytëzuar ndonjë procedurë të pajtuar, se mesazhi i të dhënave është i përsëritur.

Neni 13
Pranimi i konfirmimit

1. Kur autori nuk pajtohet me marrësin që konfirmimi në pranim të jepet në një formë të veçantë ose me
një metodë të veçantë, atëherë konfirmimi i pranimit mund të jepet me:

1.1. ndonjë komunikim me marrësin, automatikisht ose në çfarëdo forme tjetër, apo

1.2. ndonjë veprim i marrësit i mjaftueshëm për t’i treguar autorit se mesazhi i të dhënave është
pranuar.

2. Kur autori i mesazhit të të dhënave ka shprehur se mesazhi i të dhënave kushtëzohet me konfirmim
të marrjes, atëherë mesazhi i të dhënave, përderisa nuk pranohet konfirmimi, trajtohet sikur të mos
ishte dërguar.

3. Kur autori i mesazhit nuk ka deklaruar se mesazhi i të dhënave kushtëzohet me pranimin e
konfirmuar të marrjes dhe ky konfirmim nuk është pranuar nga autori brenda kohës së specifikuar ose
janë marrë vesh, apo nuk është specifikuar a pajtuar për kohën, ose brenda kohës së arsyeshme,
atëherë autori:

3.1. mund ta njoftojë marrësin dhe i thotë se ai nuk ka marrë ndonjë konfirmim dhe specifikimin
e kohës së arsyeshme, deri kur duhet të pranohet konfirmimi për pranimin e mesazhit të të
dhënave; dhe

3.2. nëse pranimi nuk konfirmohet brenda kohës së specifikuar në nën-paragrafin 3.1. të këtij
paragrafi në njoftim për marrësin mund ta trajtojë mesazhin e të dhënave sikur nuk është
dërguar asnjëherë ose të ushtrojë ndonjë të drejtë që mund ta ketë.

4. Paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni zbatohet në kohën ose para dërgimit të mesazhit të të dhënave ose
në kuptimin e atij mesazhi të të dhënave, autori ka kërkuar apo është pajtuar me marrësin që pranimi i
mesazhit të të dhënave të jetë i konfirmuar.

5. Kur autori i mesazhit ta ketë marrë konfirmimin për pranimin e mesazhit nga marrësit, atëherë merret
se mesazhi i të dhënave është pranuar nga ana e marrësit. Ky supozim nuk nënkupton se mesazhi i të
dhënave korrespondon me mesazhin e pranuar.

6. Kur pranimi i konfirmimit tregon se mesazhi i të dhënave i plotësonte kërkesat teknike, qoftë të
pajtuara ose të paraqitura në standardet aplikuese, supozohet se kërkesat janë plotësuar.

7. Përveç që ka të bëjë me dërgimin ose me pranimin e mesazhit të të dhënave, ky nen nuk ka për
qëllim të merret me pasojat ligjore që mund të dalin qoftë nga ai mesazh i të dhënave apo nga pranimi i
konfirmimit të tij.



13
Neni 14
Koha dhe vendi i dërgimit dhe i pranimit të mesazheve të të dhënave

1. Përveç nëse merren vesh ndryshe, autori dhe marrësi, dërgimi i mesazhit më të dhënat ndodh pasi
të futet në sistemin e informatave, jashtë kontrollit të autorit, ose të personit i cili ka dërguar atë mesazh
të të dhënave në emër të autorit.

2. Përveç nëse merren vesh ndryshe, autori dhe marrësi, koha e pranimit të mesazhit të të dhënave
përcaktohet si vijon:

2.1. nëse marrësi ka caktuar sistemin e informatave për qëllimin e pranimit të mesazheve të të
dhënave bëhet:

2.1.1. në kohën kur mesazhi i të dhënave futet në sistemin e caktuar informatik; ose

2.1.2. nëse mesazhi i të dhënave është dërguar në sistemin informatik të marrësit që
nuk është sistem i caktuar informatik në kohen kur mesazhi i të dhënave është
korrigjuar nga marrësi;

2.1.3. nëse marrësi nuk e ka caktuar sistemin informatik, pranimi bëhet kur mesazhi i të
dhënave futet në sistemin informatik të marrësit.

3. Paragrafi 2. i këtij neni zbatohet pavarësisht nga vendi ku sistemi informatik është vendosur, mund të
jetë i ndryshëm nga vendi ku mesazhi i të dhënave konsiderohet të jetë pranuar sipas paragrafit 4. të
këtij neni.

4. Përveç nëse merren vesh ndryshe, autori dhe marrësi, mesazhi i të dhënave konsiderohet se është
dërguar në vendin ku marrësi e ka vendosur biznesin. Për qëllimet e këtij paragrafi vlen:

4.1. nëse autori ose marrësi ka më shumë se një vend në të cilin e zhvillon biznesin, vendi i
biznesit është ai që ka afërsi më të madhe me transaksionin e dhënë, kur nuk ekziston
transaksioni i dhënë që është vendi kryesor i biznesit;

4.2. nëse autori ose marrësi, nuk kanë vend të biznesit, referimi duhet të bëhet në vendbanimin
e tyre.


KREU IV
THEMELIMI DHE KËRKESAT INFORMATIKE

Neni 15
Themelimi dhe autorizimi

1. Shërbimet e shoqërisë informatike janë të gjitha ato shërbime që zakonisht ofrohen me pagesë, në
largësi me anë të mjeteve elektronike dhe me kërkesa individuale të shfrytëzuesit të shërbimit.

2. Ky ligj nuk do të zbatohet për:

2.1. shërbimet që nuk ofrohen "në distancë";

2.2. shërbimet e ofruara në praninë fizike të ofruesit dhe të marrësit, edhe në qoftë se ato
përfshijnë përdorimin e pajisjeve elektronike:

2.2.1. ekzaminimet mjekësore ose tretmanët në ambulanca mjekësore, duke përdorur
mjetet elektronike, ku pacienti është fizikisht i pranishëm;

14
2.2.2. konsultimet e një katalogu elektronik në një shitore në prani të klientit; rezervimi i
biletave;

2.2.3. lojërat elektronike të qasshme video-arkade ku klienti vetëm fizikisht është i
pranishëm.

2.3. për shërbimet që nuk ofrohen,me anë të mjeteve elektronike;

2.4. shërbimet që kanë përmbajtje materiale, edhe pse ofrohen nëpërmjet pajisjeve elektronike:

2.4.1. arkat automatike ose aparatet për furnizim me bileta (bankënota, bileta treni);

2.4.2. qasje në rrjetin rrugor, parkingjet etj, obligimet për shfrytëzim edhe nëse janë
mjete elektronike në hyrje-dalje, të qasjes kontrolluese dhe/ose duke siguruar së
pagesa ishte korrekte.

2.5. shërbimet e shkyçura, shpërndarja e CDROM-it ose e softuerëve në disketa;

2.6. shërbimet që nuk janë ofruar nëpërmjet procesimit elektronik, ose sistemit të tillë, duke
përfshirë, por jo të limituar për:

2.6.1. shërbimet telefonike me zë;

2.6.2. telefaksit/telex dhe shërbimet e teleksit;

2.6.3. shërbimet e ofruara nëpërmjet telefonisë me zë apo faks;

2.6.4. konsultimi me doktorin me telefoni-faks;

2.6.5. konsultimit me avokatin me telefon-faks;

2.6.6. marketingu i drejtpërdrejtë telefon-telefaks.

2.7. për shërbimet që nuk kompletohen "me kërkesën individuale të marrësit të shërbimeve";

2.8. shërbimet e ofruara me transmetimin e të dhënave pa kërkesën individuale për pranimin
në të njëjtën kohë nga një numër i pakufizuar i marrësit individual (për një pikë deri te shumë
pika të transmetuara):

2.8.1. shërbimet e radiotransmetimit;

2.8.2. shërbimet transmetuese televizive;

2.8.3. teleteksti i ofruar nga transmetimet televizive;

2.8.4. të gjitha shërbimet e transmetimeve televizive të definuara nga Ligji përkatës për
komunikime elektronike.

3. Ofrimi i shërbimeve të shoqërisë informatike nuk duhet të kërkojë autorizim paraprak ose çfarëdo
kërkese tjetër që ka efekt ekuivalent, me përjashtim të:

3.1. ofruesit e shërbimeve që shfrytëzojnë infrastrukturën e tyre duhet të marrin autorizime
sipas Ligjit përkatës për komunikime elektronike;

3.2. ofruesit e shërbimeve financiare ose të sigurimit, sipas legjislacionit për ato shërbime.

15
Neni 16
Informacioni i përgjithshëm që duhet ta ofrojë ofruesi i shërbimit

1. Ofruesi i shërbimit duhet të ofrojë qasje të përhershme të lehtë dhe direkt për pranuesit e shërbimit
dhe për autoritetet kompetente për informatat në vijim:

1.1. emrin e ofruesit të shërbimit;

1.2. adresën e vendit- në të cilën është vendosur ofruesi i shërbimit;

1.3. detalet e ofruesit të shërbimit, duke përfshirë adresën e emalit dhe lokatorin universal
regjistrues (URL) të ofruesit të shërbimit, që i lejohet atij që të kontaktohet shpesh dhe të
komunikoj në mënyrë të drejtpërdrejt dhe efektive;

1.4. regjistrimin e biznesit, në të cilin ofruesi i shërbimit ka hyrë dhe numrin e tij të regjistrimit;

1.5. hollësitë e autoritetit relevant mbikëqyrës, në rastet kur aktiviteti është subjekt i një skeme
autorizuese;

1.6. për profesionet e lidhura me tregtinë elektronike:

1.6.1. çfarëdo entiteti profesional ose institucion i ngjashëm me të cilin ofruesi i
shërbimit është i regjistruar;

1.6.2. titulli profesional dhe autoriteti nga i cili është dhënë;

1.6.3. referencë për rregullat profesionale të zbatueshme në juridiksionin e ndërmarrjes
dhe mjetet për të pasur qasje në to;

1.7. TVSH – numri identifikues i tatimit (nëse zbatohet).

2. Kur shërbimet e shoqërisë informatike u referohen çmimeve atëherë çmimet duhet të shënohen
qartë, të tregojnë nëse ato përfshijnë edhe tatimet dhe koston e shpërndarjes.


KREU V
KOMUNIKIMET KOMERCIALE

Neni 17
Informacioni që duhet të ofrohet

1. Komunikimet komerciale që janë pjesë e shërbimit të shoqërisë informatike, duhet të përputhen të
paktën me kushtet e dhëna në vazhdim:

1.1. komunikimet komerciale si të tilla duhet të identifikohen qartë;

1.2. personi fizik ose juridik në emër të të cilit është bërë komunikimi komercial duhet të
identifikohet qartë;

1.3. ofertat reklamuese (zbritjet e çmimeve, premitë dhe dhuratat) duhet të identifikohen qartë
si të tilla, dhe kushtet që duhet plotësuar për tu kualifikuar për to,duhet të jenë lehtësisht të
qasshme dhe të paraqitura dallueshëm dhe qartë;

1.4.garat ose lojërat reklamuese, të lejuara sipas ligjit aty ku është themeluar ofruesi i
shërbimit, duhet të jenë qartë të identifikueshme si të tilla, dhe kushtet për pjesëmarrje duhet të
jenë lehtësisht të qasshme dhe të paraqitura dallueshëm dhe qartë;
16
Neni 18
Komunikimet e padëshiruara komerciale

1. Komunikimet e padëshirueshme komerciale me postë elektronike janë të ndaluara përveç ne rastet
kur pranuesi e lejon një gjë te tille paraprakisht.

2. Ofruesit e shërbimeve rregullisht duhet të konsultojnë dhe t’i respektojnë regjistrat në të cilët
pranuesit që nuk dëshirojnë te pranojnë komunikime të tilla komerciale, mund te çregjistrohen.

Neni 19
Rregullat për profesionet

1. Shfrytëzimi i komunikimeve komerciale që janë pjesë e shërbimeve të shoqërisë informatike të
ofruara nga profesionistët lejohen nëse ato ofrohen në përputhje me rregullat, dinjitetin dhe etiken
profesionale, fshehtësinë profesionale, korrektësinë ndaj klientëve dhe anëtarëve tjerë profesional.

2. Entitetet profesionale dhe shoqatat nxiten të krijojnë kode të sjelljes që duhet të jenë plotësisht në
përputhje me standardet evropiane dhe me ato ndërkombëtare.


KREU VI
KONTRATAT E BËRA NË MËNYRË ELEKTRONIKE

Neni 20
Informacioni që duhet të ofrohet

1. Informacioni në vazhdim duhet të jepet tërësisht i dallueshëm dhe i qartë nga ofruesi i shërbimit para
se të bëhet porosia nga pranuesi i shërbimit, përveç nëse merren vesh ndryshe nga palët që nuk janë
konsumatorë:

1.1. hapat e ndryshëm teknik për përmbushjen e kontratës;

1.2. kontrata, qoftë e përmbushur apo jo, duhet të arkivohet nga ofruesi i shërbimit, ashtu që të
ketë qasje në të;

1.3. mjetet teknike për të identifikuar dhe për t’i përmirësuar gabimet e futura para se të bëhet
porosia;

1.4. gjuhët e ofruara për lidhjen e kontratës.

2. Përveç kur palët që nuk janë konsumatorë arrijnë marrëveshje tjetër, ofruesi i shërbimit tregon kodin
e sjelljes, në të cilat ai përshkruan dhe tregon se si mund të paraqiten këto kode në formën elektronike.

3. Dispozitat e paragrafëve 1. dhe 2. të këtij neni nuk zbatohen për kontratat e arritura ekskluzivisht nga
shkëmbimi i postës elektronike ose i komunikimeve individuale.

4. Afatet e kontratës dhe kushtet e përgjithshme për pranuesin duhet të vihen në dispozicion në atë
mënyrë që t’i lejohet atij t’i ruaj dhe t’i riprodhojë ato.

Neni 21
Vendosja e porosisë

1. Përveç në rastet kur palët që nuk janë konsumatorë merren vesh ndryshe, atëherë ofruesi i shërbimit
që merr porosinë me anë të mjeteve teknologjike, duhet të vërtetojë pranimin e porosisë së pranuesit
pa një vonesë të duhur dhe me mjete elektronike. Porosia dhe konfirmimi konsiderohet se janë pranuar
kur palët të cilave u adresohen janë në gjendje të kenë qasje në to.
17
2. Përveç në rastet kur palët që nuk janë konsumatorë merren vesh ndryshe, ofruesi i shërbimit vë në
dispozicion të pranuesit të shërbimit mjetet teknike të përshtatshme, efektive dhe të përdorshme që i
mundësojnë atij t’i identifikojë dhe përmirësojë gabimet e futura para se të bëhet porosia.

3. Dispozitat në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni nuk zbatohen për kontratat e arritura ekskluzivisht nga
shkëmbimi i postës elektronike apo me komunikime ekuivalente individuale.


KREU VII
TRANSPORTI I MALLRAVE

Neni 22
Veprimet në lidhje me kontratat për transportin e mallrave

1. Ky Kre zbatohet për çfarëdo veprimi në lidhje me ose në zbatim të kontratës së transportit të
mallrave, duke përfshirë,por jo kufizuar, në:

1.1. ofrimin e shenjave, numrit, sasisë ose të masës së mallrave;

1.2. paraqitjen e natyrës dhe të vlerës së mallrave;

1.3. lëshimin e faturës së mallrave;

1.4. konfirmimin se mallrat janë ngarkuar;

1.5. njoftimin e personit për afatet dhe për kushtet e kontratës;

1.6. dhënien e udhëzimeve për transportuesin;

1.7. kërkesën për furnizim të mallrave;

1.8. autorizimin e lëshuar për mallrat;

1.9. njoftimin për humbje ose dëmtim të mallrave;

1.10. dhënien e çfarëdo njoftimi tjetër ose deklarate në lidhje me kryerjen e kontratës;

1.11. aktivitetin për t’u furnizuar me mallra te personi i emëruar ose te personi i autorizuar për të
kërkuar furnizim;

1.12. dhënien, sigurimin, refuzimin, nënshtrimin, transferimin ose negocimin e të drejtave për
mallra;

1.13. sigurimin ose transferimin e të drejtave dhe të obligimeve sipas kontratës.

Neni 23
Dokumentet e transportit

1. Varësisht nga paragrafi 3. i këtij neni, kur ky ligj kërkon që ndonjë veprim që i referohet nenit 22 të
këtij ligji të kryhet në formë të shkruar ose duke shfrytëzuar dokument letre që të plotësohet kërkesa
nëse veprimi është kryer duke shfrytëzuar një ose më shumë mesazhe të të dhënave.

2. Paragrafi 1. i këtij neni zbatohet, kur kërkesa është obligim ose kur ligji thjeshtë paraqet pasojat e
mos përmbushjes së kërkesave në të shkruar, si dokument në formë të letrës.

18
3. Nëse duhet të autorizohet ndokush, ose duhet të kryhet ndonjë obligim vetëm nga një person dhe
nëse ligji këtë e kërkon në mënyrë që ta adresojë këtë çështje, të drejtat dhe obligimet duhet të barten
tek ai person me transferimin ose me shfrytëzimin e dokumentit në format të letrës. Kjo kërkesë
konsiderohet se është përmbushur nëse e drejta është bartur duke shfrytëzuar një apo më shumë
mesazhe të të dhënave duke vërtetuar se është zbatuar metoda e besueshmërisë për paraqitje të
mesazheve të tilla të të dhënave ose të mesazheve unike.

4. Për qëllimet e paragrafit 3. të këtij neni, standardi i kërkuar i besueshmërisë duhet të vlerësohet në
qartësimin e qëllimit për të cilin e drejta ose obligimi është bartur dhe në qartësimin e të gjitha
rrethanave, duke përfshirë edhe marrëveshjen relevante.

5. Kur shfrytëzohen një ose më shumë mesazhe të të dhënave, për të arritur efektin në ndonjë veprim
në nën-paragrafët 1.6. dhe 1.7. të paragrafit 1. të nenit 22 të këtij ligji asnjë dokument në formë letre i
shfrytëzuar për të pasur efekt në një veprim të tillë, nuk është valid përderisa shfrytëzimi i mesazheve
të të dhënave është përfunduar ose zëvendësuar me shfrytëzimin e dokumenteve në formë letre.
Dokumenti nga letra i shfrytëzuar në këto rrethana duhet të përmbajë deklaratën për një përfundim të
tillë. Zëvendësimi i mesazheve të të dhënave nga dokumentet në formë letre, nuk do të kenë efekt në
të drejtat as obligimet e palëve të përfshira.

6. Nëse një rregull e këtij ligjit është detyrimisht e zbatueshme, për të kontraktuar transportin e
mallrave, e evidentuar nga dokumenti në formë letre, atëherë një rregull e tillë duhet të jetë e
zbatueshme për atë kontratë të transportit të mallrave e evidentuar nga një apo më shumë mesazhe të
të dhënave, për arsye se kontrata është evidentuar nga një ose më shumë mesazhe të të dhënave në
vend të dokumentit në formë të letrës.


KREU VIII
PËRGJEGJËSIA E OFRUESVE TË SHËRBIMIT TE NDËRMJETËM

Neni 24
Kanali komunikues

1. Kur ofruesi i shërbimeve të shoqërisë informatike ofron një shërbim që përbëhet nga transmetimi i
informatës nga marrësi i shërbimit në rrjetin e komunikimit ose nga ofrimi i qasjes në rrjetin e
komunikimit, atëherë ofruesi i shërbimit nuk është përgjegjës për informacionin e transmetuar, po qe se
ai:

1.1. nuk e inicion transmetimin;

1.2. nuk e zgjedhë pranuesin e transmetimit;

1.3. nuk e zgjedh ose modifikon informacionin e përfshirë në transmetim (bartje).

2. Veprimet e transmetimit dhe të qasjes në lidhje me paragrafin 1. të këtij neni përfshijnë ruajtjen
automatike, ndërmjetësuese dhe të përkohshme të informacionit të transmetuar për aq sa kjo ndodh
vetëm për kryerjen e transmetimit në rrjetin e komunikimit, dhe me kusht që informacioni nuk është
ruajtur për ndonjë periudhë më të gjatë sesa është e nevojshme arsyeshëm për transmetim.

Neni 25
Mbajtja

1. Kur një ofrues i shërbimeve të shoqërisë informatike ofron një shërbim që konsiston në transmetim
në një rrjet komunikues të informatës për marrësin e shërbimit, atëherë ofruesi i shërbimit nuk është
përgjegjës për ruajtjen automatike, të ndërmjetme dhe të përkohshme të asaj informate, ruajtje që
kryhet vetëm për ta bërë më efikase transmetimin e informacionit tek marrësit e tjerë të shërbimit sipas
kërkesës së tyre, në rast se:
19
1.1. ofruesi nuk e modifikon informatën;

1.2. ofruesi zbaton kushtet e qasjes në informatë;

1.3. ofruesi zbaton rregullat që lidhen me freskimin e informatave, të specifikuara sipas
mënyrave të njohura dhe të përdorura gjerësisht në industri;

1.4. ofruesi nuk ndërhyn në përdorimin e ligjshëm të teknologjisë, gjerësisht i njohur dhe i
shfrytëzuar në industri, për të fituar të dhëna mbi përdorimin e informacionit; dhe

1.5. ofruesi vepron menjëherë për të hequr ose për të ndaluar qasjen në informacionin që ka
ruajtur, sapo vihet në dijeni se informacioni në burimin fillestar të transmetimit është hequr nga
rrjeti ose është ndaluar qasja, ose nëse një gjykatë apo autoritet administrativ ka urdhëruar
këtë heqje ose ndalim të qasjes.

Neni 26
Nikoqirllëku

1. Kur ofruesi i shërbimit të shoqërisë informatike bën ruajtjen e informacionit të ofruar nga marrësi i
shërbimit, ai nuk është përgjegjës për informacionin e ruajtur në kërkesë të marrësit të shërbimit në rast
se:

1.1. Ofruesi i shërbimit nuk ka dijeni për aktivitetin ose informacionin e paligjshëm, dhe për sa i
përket kërkesës për dëme nuk ka dijeni as për faktet e as për rrethanat që do ta bënin të qartë
informacionin apo aktivitetin e paligjshëm; ose

1.2. Ofruesi i shërbimit, sapo të jetë në dijeni për situatën e mësipërme, vepron menjëherë për
ta larguar apo për të ndaluar qasjen në atë informacion.

Neni 27
Përgjegjësia për dëmet që rrjedhin nga largimi ose pamundësimi i qasjes në informacion

1. Çdo person që njofton ofruesin e shërbimeve të Shoqërisë Informatike për aktivitet ose informacion
ilegal detyrohet për dëmet që rrjedhin nga largimi ose pamundësimi i qasjes në informacion, referuar në
nën-paragrafin 1.2. paragrafi 1. i nenit 26 të këtij ligji kur:

1.1. ai nuk ka vepruar me qëllime të sinqerta; ose

1.2. ai ka përfituar nga veprimet e ofruesit të shërbimeve të Shoqërisë Informatike; ose

1.3. ai e ka ditur, ose duhej të dinte, që informacioni ose aktiviteti nuk ishte ilegal.

Neni 28
Përjashtimi nga obligimet e përgjithshme për monitorim

1. Ofruesit e shërbimeve të shoqërisë informatike, kur ofrojnë shërbimet që përfshihen në nenet e këtij
kreu nuk kanë obligime të veçanta për të monitoruar informacionin që ata e transmetojnë ose e ruajnë e
as obligime të përgjithshme që aktivisht të kërkojnë fakte ose rrethana ku tregohet aktiviteti ilegal.

2. Ofruesit e shërbimeve të shoqërisë informatike me shpejtësi do të informojnë autoritetet publike
kompetente sipas legjislacionit ne fuqi për çështjen e pretenduar të aktivitetit ilegal të ndërmarrë ose
informacionit të dhënë nga marrësi i shërbimeve të tyre dhe do t'i japin çdo autoriteti të tillë në bazë të
kërkesës, informacionin që mundëson identifikimin e marrësve në shërbimet e tyre me të cilët ata kanë
marrëveshje për ruajtje.

20
3. Asgjë në këtë nen nuk interpretohet si detyrim ndaj ofruesve të shërbimeve të shoqërisë informatike
për të monitoruar informacionin që ata transmetojnë ose e ruajnë ose që aktivisht të kërkojnë fakte ose
informacion shtesë që dëshmon aktivitet ilegal në lidhje me aktivitetet e përshkruara në nenet 24, 25
dhe 26 të këtij ligji.


KREU IX
KONTRATAT NË DISTANCË

Neni 29
Definicioni dhe fushëveprimi

1. Kontrata në distancë paraqet kontratën në lidhje me mallra ose me shërbime të lidhura ndërmjet
furnizuesit dhe konsumatorit sipas një shitjeje të bërë në distancë ose skemës së ofrimit të shërbimit që
udhëhiqet nga furnizuesi i cili shfrytëzon mjetet e komunikimit në distancë, deri në momentin që lidhet
kontrata.

2. Komunikimi në distancë përfshin çfarëdo mjeti që përdoret për të lidhur kontratë pa praninë fizike të
furnizuesit dhe të konsumatorit. Shembujt e tillë mund të jenë, por nuk kufizohen në:

2.1. përmbajtjet e shtypura të adresuara dhe të pa adresuara;

2.2. letrat standarde;

2.3. reklamimin në shtyp në formë porosie;

2.4. katalogun;

2.5. telefonatat me intervenimin e njeriut;

2.6. telefonimin pa intervenim të njeriut (makina e thirrjes automatike ose audioteksti);

2.7. radioja;

2.8. videofoni (telefoni me ekran);

2.9. videoteksti (mikrokompjuteri dhe ekrani televiziv) me tastaturë ose me ekran që preket;

2.10. posta elektronike;

2.11. makina faksimil (faksi);

2.12. televizioni (teleshopi).

Neni 30
Përjashtimet

1. Ky ligj nuk zbatohet për kontratat:

1.1. e lidhura për shërbimet financiare ose të sigurimit për të cilat aplikohet marketingu në
distance i shërbimeve financiare të konsumatorit;

1.2. e lidhura me mjete automatike të shitjes ose vendet automatike tregtare;

1.3. e lidhura me ofruesit e shërbimit të telekomunikimit me anë të shfrytëzimit të telefonave
publik;
21
1.4. e lidhura për ndërtimin dhe shitjen e pasurisë së patundshme ose lidhur me të drejtat e
tjera të pasurisë së patundshme përveç atyre të qirasë;

1.5. e lidhura në ankand.

2. Kërkesat që kanë të bëjnë me nenin 31, 32, 33 dhe 34 të këtij ligji nuk aplikohen për:

2.1. kontratat për furnizim me gjëra ushqimore, pije ose mallra të tjera të konsumit të
përditshëm që furnizohen në shtëpi të konsumatorit, në vendbanimin e tij ose në vendin e tij të
punës nga furnizuesit e rregullt të përditshëm;

2.2. kontratat për ofrimin e akomodimit, transportit, furnizimit me ushqime apo shërbime
ndërmjetësuese që i ndërmerr furnizuesi në pajtim me kontratën, me përjashtim të veprimit të
rrethanave të jashtëzakonshme, kur furnizuesi lirohet nga obligimi ndaj konsumatorit për t’i
kthyer shumën e paguar.

Neni 31
Informacioni paraprak

1. Brenda një kohe të arsyeshme para se të lidhet kontrata në distance, konsumatorit duhet t’i ofrohen
informacionet si vijon:

1.1. identitetin e furnizuesit dhe në rast se në kontratat kërkojnë pagesë në avans edhe
adresën e tij;

1.2. karakteristikat kryesore të mallrave dhe shërbimeve;

1.3. çmimin e mallrave dhe shërbimeve,duke përfshirë edhe tatimin;

1.4. koston e transportit, kur kjo zbatohet;

1.5. aranzhimet për pagesë, transport ose kryerje;

1.6. e drejta për tërheqje;

1.7. koston e shfrytëzimit të mjeteve të komunikimit në distancë, kur llogaritja bëhet ndryshe
nga çmimi bazë;

1.8. kohën, brenda së cilës oferta ose çmimi mbetet valid;

1.9. kur ekzistojnë kushtet, minimumi i kohëzgjatjes së kontratës në rastin e kontratave për
furnizim me produkte ose shërbime që duhet të kryhen përherë apo në formë të përsëritur.

2. Informacioni i përmendur me sipër, qëllimi komercial i të cilit duhet të jetë i qartë, ofrohet në mënyrë
të qartë dhe gjithëpërfshirëse në përshtatje me mjetet e përdorura të komunikimit në distancë. Duhen
respektuar me kujdes parimet e mirëbesimit në transaksionet tregtare dhe parimet që mbrojnë ata që
janë të paaftë për të dhënë pajtimin sipas legjislacionit në fuqi (p.sh. të miturit).

3. Në rastin e komunikimeve telefonike, duhet të bëhen veçanërisht të qarta identiteti i furnizuesit dhe
qëllimi komercial i thirrjes dhe kjo duhet të jetë në fillim të të gjitha bisedave me konsumatorët.






22
Neni 32
Konfirmimi me shkrim i informacionit

1. Konsumatori duhet të marrë konfirmim me shkrim ose me ndonjë medium tjetër të qëndrueshëm dhe
të qasshëm për të, për informacionin e përmendur në nenin 31 të këtij Ligji. Nëse ky informacion nuk i
është dhënë konsumatorit para lidhjes së kontratës, atëherë duhet t’i ofrohet sa më shpejt gjatë
përmbushjes së kontratës dhe më së voni në kohën e dorëzimit të mallit.

2. Në çdo rast, këto informacione duhet të përmbajnë:

2.1. informacion të shkruar për kushtet dhe procedurat e ushtrimit të së drejtës për t’u tërhequr;

2.2. adresën fizike të vendit të biznesit të furnizuesit të cilit konsumatori mund t’ia adresoj
ndonjë ankesë;

2.3. informacionin për shërbimet pas shitjes dhe garancitë që ekzistojnë;

2.4. vendimin për anulimin e kontratës, aty ku kohëzgjatja është e paspecifikuar ose
kohëzgjatja kalon një 1 vit.

3. Këto informacione nuk janë të nevojshme për shërbimet të cilat janë kryer përmes shfrytëzimit të
mjeteve të komunikimit në distance ku furnizimi është bërë vetëm në një rast dhe që janë faturuar nga
ofruesi i shërbimit me anë të mjeteve të komunikimit në distancë. Konsumatori duhet që në të gjitha
rastet të jetë në gjendje të marrë adresën e vendit të biznesit të furnizuesit të cilit mund t’ia adresoj
çfarëdo ankese.

Neni 33
E drejta për t’u tërhequr

1. Për kontratën në distancë, konsumatori duhet të ketë kohën prej të paktën shtatë (7) ditë pune
brenda së cilës ai mund të tërhiqet nga kontrata.

2. Obligimi i vetëm për konsumatorin, për shkak të ushtrimit të së drejtës së tërheqjes është kostoja e
drejtpërdrejtë e kthimit të mallit.

3. Koha për ushtrimin e kësaj së drejte fillon:

3.1. në rastin e mallrave, nga dita e pranimit nga konsumatori ku obligimi lidhur me konfirmimin
me shkrim të informacionit është plotësuar;

3.2. në rastrin e shërbimeve, nga dita e lidhjes së kontratës apo nga dita në të cilën obligimet
lidhur me konfirmimin me shkrim të informacionit janë plotësuar nëse ato janë plotësuar pas
lidhjes së kontratës, me kusht që kjo kohë të mos kaloj tre (3) muaj.

4. Nëse furnizuesi ka dështuar të plotësoj obligimet lidhur me konfirmimin me shkrim të informacionit,
koha e plotësimit të atyre obligimeve do të jetë tre (3) muaj. Kjo kohë
duhet të filloj:

4.1. në rastin e mallrave, nga dita e pranimit nga konsumatori;

4.2. në rastin e shërbimeve, nga dita e lidhjes së kontratës.

5. Nëse detyrimi i konfirmimit të shkruar të informacionit është plotësuar brenda tre (3) muajsh, koha
prej shtatë (7) ditësh, sipas paragrafit 1. të këtij neni do të fillojë nga ai moment.

23
6. Nëse konsumatori ka ushtruar të drejtën e tij për t’u tërhequr, furnizuesi duhet të jetë i obliguar t’i
kompensojë shumat e paguara nga konsumatori, kurse konsumatori nuk ka nevojë të paguajë diçka për
këtë. Të vetmen pagesë që duhet ta bëjë konsumatori është kostoja e shkaktuar për kthimin e mallit.
Një kompensim i tillë duhet të kryhet jo më shumë se tridhjetë (30) ditë.

7. Përveç në rastin kur palët merren vesh ndryshe, konsumatori nuk mund të ushtrojë të drejtën e vet
për t’u tërhequr në lidhje me kontratat:

7.1. për ofrimin e shërbimit nëse kryerja e shërbimit ka filluar me marrëveshje me konsumatorin
para se të kenë kaluar shtatë (7) ditë pune sipas paragrafit 1. të këtij neni:

7.2. për furnizim në mallra të bëra për specifikimet e konsumatorit ose për ato që qartë janë
personalizuar ose për shkak të natyrës a përbërjes së tyre deformimin e shpejtë, ose afati u
kalon shpejtë;

7.3. për ofrimin e regjistrimit të zërit ose të atyre video, a të programeve të kompjuterëve që
janë hapur nga konsumatori;

7.4. për furnizim të gazetave të përditshme, periodike dhe të revistave;

7.5. për lojërat dhe shërbimet e lotarisë.

8. Nëse çmimi i mallrave ose i shërbimeve plotësisht ose pjesërisht është i mbuluar me kredi të dhënë
nga furnizuesi, ose nëse çmimi është plotësisht a pjesërisht i mbuluar me kredi të dhënë për
konsumatorin nga një palë e tretë sipas marrëveshjes ndërmjet palës së tretë dhe furnizuesit,
marrëveshja e kredisë duhet të anulohet pa ndonjë dënim nëse konsumatori e ushtron të drejtën e tij
për t’u tërhequr nga kontrata.

Neni 34
Performanca

1. Përveç në rastet kur palët merren vesh ndryshe, furnizuesi duhet ta kryejë porosinë brenda tridhjetë
(30) ditësh nga dita në vazhdim në të cilën konsumatori ka paraqitur porosinë tek furnizuesi.

2. Kur furnizuesi nuk e plotëson pjesën e vet të kontratës me arsyen se mallrat ose shërbimet e
porositura nuk janë në dispozicion, konsumatori duhet të informohet për këtë situatë dhe duhet t’i
kthehet shuma që ka paguar menjëherë dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë.

3. Furnizuesi mund t’i ofrojë konsumatorit mallra ose shërbime të cilësisë së lartë por me çmim të
njëjtë, me kusht që kjo mundësi të jetë ofruar para lidhjes së kontratës ose pasi të lidhet ajo. Kostoja e
kthimit të mallit në pasim të ushtrimit të së drejtës për t’u tërhequr në çdo rast duhet të mbulohet nga
furnizuesi, kurse konsumatori duhet të informohet për këtë gjë. Në raste të tilla furnizimi i mallrave nuk
mund të merret se përbën shitje inerciale bazuar në nenin 36 të këtij ligji.

Neni 35
Anulimi i pagesës më kartelë në rast mashtrimi

1. Konsumatori ka të drejtë:

1.1. të kërkojë anulimin e pagesës në rast mashtrimi në kartelën e pagesës së tij me kartelë, në
lidhje me kontratat në distancë sipas këtij ligji;

1.2. në rast mashtrimi, t’i rikompensohet shuma e paguar ose t’i kthehet pagesa.



24
Neni 36
Shitje inerciale

1. Është i ndaluar ofrimi i mallrave ose shërbimeve tek konsumatori pa qenë të porositura ato më parë
nga konsumatori, aty ku ofrimi i tillë përfshinë kërkesën për pagesë.

2. Konsumatorit nuk do ti kërkohet asgjë për rastet e furnizimit të pa kërkuar. Mungesa e përgjigjes për
këto raste nuk përbën pranim.

Neni 37
Pëlqimi paraprak I konsumatorit për shfrytëzimin e disa mjeteve për komunikimet në distancë

1. Konsumatori duhet të jap pëlqimin paraprak që furnizuesi të përdor:

1.1. sistemi automatik i thirrjeve pa ndërhyrje të dorës së njeriut - aparate automatike të
thirrjeve;

1.2. aparate faksimil - faks.

2. Mjete të tjera të komunikimit në distancë, që mundësojnë komunikim individual, mund të
shfrytëzohen vetëm nëse nuk ka vërejtje të qartë nga konsumatori.

Neni 38
Korrigjimi juridik ose administrativ

1. Për të siguruar se ky ligj është në zbatim si duhet, mund të ndërmerren veprime sipas ligjit në fuqi
pranë gjykatave ose organeve administrative kompetente siç janë:

1.1. organet publike ose përfaqësuesit e tyre;

1.2. organizatat e konsumatorëve;

1.3. organizatat profesionale.

Neni 39
Natyra obliguese

Konsumatori mund të mos heqë dorë nga të drejtat që i jepen atij me këtë ligj. Konsumatori nuk humb
mbrojtjen që i është dhënë sipas ligjit të zgjedhur nga juridiksioni i jashtëm si ligj i zbatueshëm në
kontratë.

KREU X
FATURAT NË FORMËN ELEKTRONIKE

Neni 40
Detajet e kërkuara për faturat

1. Për faturim në tregtinë elektronike kërkohet:

1.1. data e lëshimit;

1.2. numri vijues, i bazuar në një ose më shumë numra vijues që identifikojnë faturat;

1.3. numri identifikues i TVSH-së, sipas të cilit obliguesi tatimor furnizon me mallra ose
shërbime (nëse është e zbatueshme);

25
1.4. emrin e plotë dhe adresën e obliguesit tatimor dhe të konsumatorit të tij;

1.5. sasinë, çmimin për njësi dhe natyrën e mallrave të furnizimit ose shtrirjen e tyre dhe
natyrën e shërbimeve të ofruara;

1.6. datën në të cilën është bërë ose është kryer furnizimi me mallra ose me shërbime,ose
datën në të cilën është bërë pagesa në xhirollogari, ashtu që data të mund të përcaktohet dhe
dallohet nga data e lëshimit të faturës;

1.7. tatimi për vlerë ose përjashtim, njësia e çmimit që përjashtohet nga tatimi dhe ndonjë
zbritje çmimi ose kompensimi nëse ato nuk janë përfshirë në njësinë e çmimit;

1.8. shkallën e TVSH-së së zbatuar;

1.9. shumën e TVSH-së që duhet të paguhet.

2. Nuk kërkohet që fatura të nënshkruhet.

3. Shuma që paraqitet në faturë mund të shprehet në çfarëdo valute, me kusht që shuma e tatimit që
duhet të paguhet të shprehet në euro.

Neni 41
Faturat në letër ose me anë të mjeteve elektronike

1. Faturat mund të dërgohen qoftë në formë të letrës ose nëse konsumatori pranon, mund të dërgohen
edhe në formën elektronike. Faturat e dërguara me anë të mjeteve elektronike, duhet të jenë të
pranueshme në Kosovë, me kusht që të garantohen vërtetësia e prejardhjes dhe integriteti i
përmbajtjes:

1.1. nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar; ose

1.2. nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar që duhet të bazohet në një certifikatë të
kualifikuar dhe të krijuar nga një pajisje për krijimin e nënshkrimit të sigurt;ose

1.3. nëpërmjet shkëmbimit elektronik të ë dhënave (SHEDH) kur marrëveshja e shkëmbimit
ofrohet për shfrytëzimin e procedurave që garantojnë vërtetësinë e origjinës dhe tërësinë e të
dhënave.

1.4. nëpërmjet mjeteve të tjera elektronike të miratuara nga Ministri përmes aktit nënligjor.

2. Faturat mund të dërgohen me anë të mjeteve të tjera elektronike me kusht që të pranohen në
mënyrë eksplicite nga klienti.

3. Kur grupet që i përfshinë disa fatura janë dërguar me anë të mjeteve elektronike te marrësi i njëjtë,
detajet e përbashkëta për faturat e veçanta mund të përmenden vetëm një herë, nëse për secilën faturë
të gjitha informacionet janë të qasshme.

Neni 42
Ruajtja e faturave

1. Secili obligues tatimor duhet të sigurojë se kopjet e faturave që i ka lëshuar vetë dhe të gjitha faturat
që ai i ka marrë, të ruhen sipas Ligjit përkatës tatimor të Kosovës ashtu siç është miratuar nga Ministria
e Financave.

26
2. Obliguesi tatimor mund të vendosë për vendin e ruajtjes me kusht që ai të bëjë që faturat ose
informacioni i ruajtur aty të jetë i qasshëm për autoritetet kompetente kurdo që ata kërkojnë një gjë të
tillë.

3. Vërtetësia e origjinës dhe tërësia e përmbajtjes së faturave, gjithashtu edhe lexueshmëria e tyre,
duhet të garantohen gjatë tërë kohës sa ato ruhen. Në mënyrë që të sigurohet se këto kushte janë
plotësuar, faturat mund të ruhen në formën e tyre origjinale në të cilën ato janë dërguar qoftë ato në
formë elektronike apo në formë letre. Kur faturat ruhen me mjete elektronike, gjithashtu duhet të ruhen
edhe të dhënat që garantojnë vërtetësinë e origjinës dhe tërësinë e përmbajtjes.

4. Ministria e Financave duhet ta përcaktojë kohën për të cilën obliguesit tatimorë duhet t’i ruajnë faturat
lidhur me mallrat dhe shërbimet e furnizimit në territorin e tyre dhe faturat e pranuara nga tatimpaguesit
e regjistruar në Kosovë.

5. Transmetimi dhe ruajtja e faturave me mjete elektronike nënkupton transmetimin ose vënien në
dispozicion të pranuesit dhe ruajtjen duke shfrytëzuar pajisjen elektronike për procesim (duke përfshirë
kompresimin digjital) dhe ruajtjen e të dhënave duke përdorur telat, radio transmetuesit, teknologjinë
optike ose mjetet e tjera elektromagnetike.


KREU XI
PAGESAT ELEKTRONIKE

Neni 43
Zbatimi i pagesave elektronike

1. Ky ligj zbatohet për pagesat elektronike dhe vendosjen e kushteve që duhet të plotësohen nëse
mënyrat e reja të pagesës elektronike do të zhvillohen në të mirë të të gjithë partnerëve ekonomikë dhe
që krijojnë:

1.1. për konsumatorët, siguri dhe komoditet;

1.2. për tregtarët dhe lëshuesit, siguri më të madhe dhe produktivitet;

1.3. zhvillim të industrisë në Kosovë.

2. Parimet e praktikave të drejta duhet të vëzhgohen nga ana e atyre që i fusin në funksion sistemet e
pagesave me kartelë ose që mundësojnë shfrytëzimin e këtyre kartelave.

3. Zhvillimi teknologjik i mjeteve elektronike të pagesës duhet ta ketë parasysh dimensionin e tyre
evropian: mjetet e tilla duhet të kenë ndërveprim të gjerë sa më shumë që të jetë e mundshme, për të
shmangur sistemet e izoluara dhe me këtë ndarjen e tregut.

4. Ky ligj nuk do të zbatohet tek:

4.1. kartelat që nuk kanë vlerë monetare ekuivalente;

4.2. kartelat që lëshohen nga një kompani specifike, nëse ajo kompani është e vetmja ku ato
kartela ose vlera në to mund të përdoret.







27
Neni 44
Kontratat

1. Kontratat e lidhura ndërmjet lëshuesve ose agjentëve të tyre, me tregtarët dhe zotëruesit duhet te
jenë në formë të shkruar dhe si rezultat i aplikimit paraprak. Ato duhet të përmbajnë detajet për kushtet
e përgjithshme dhe të veçanta të marrëveshjes.

2. Kontratat duhet të përpilohen në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës.

3. Çdo lloj i tarifimit duhet të përcaktohet në mënyrë transparente, duke marrë parasysh kostot dhe
rrezikun, por pa e kufizuar konkurrencën.

4. Të gjitha kushtet, nëse janë në përputhje me ligjet ne fuqi duhet të negociohen dhe te shprehen qarte
në kontratë.

5. Kushtet e veçanta për ndërprerjen e kontratës duhet të përfshihen në kontratë, kurse palët duhet të
njoftohen para se të lidhet një kontratë e tillë.

Neni 45
Interoperabiliteti

Interoperabiliteti duhet të jetë i plotë në mënyrë që tregtarët dhe konsumatorët të mund të shfrytëzojnë
rrjetet ose të kontraktojnë me lëshuesin e zgjedhur, me të gjitha terminalet në gjendje për ti procesuar
të gjitha llojet e kartelave.

Neni 46
Pajisja

1. Terminalet për pagesa elektronike duhet ti regjistrojnë, kontrollojnë dhe transmetojnë pagesat, në
mënyrë që të integrohen në terminalet e pikave të shitjes.

2. Tregtarët kanë mundësi të vendosin nëse dëshirojnë një apo më shumë terminale të karteleve të
llojeve të ndryshme.

3. Tregtarët duhet të jenë të lirë të zgjedhin se cilin terminal të pikës së shitjes do ta vendosin. Ata
duhet të kenë liri ta marrin me qira ose të blejnë një pajisje të tillë me kusht që të jetë e certifikuar për ti
përmbushur kërkesat e tërë sistemit të pagesave dhe të jenë interoperabile.

Neni 47
Mbrojtja dhe siguria e të dhënave

1. Pagesat elektronike janë të pakthyeshme. Urdhri i dhënë përmes kartelave për pagesa elektronike
duhet të jetë i parevokueshëm dhe nuk mund anulohet.

2. Informacioni i transmetuar gjatë kohës kur bëhet pagesa për bankën përkatëse të tregtarit dhe më
pas për lëshuesin, nuk duhet në asnjë mënyrë të ndikojë në mbrojtjen e privatësisë. Duhet të jetë
rreptësishtë e kufizuar në atë që është paraqitur në çeqe ose transfere.

3. Çfarëdo problemi qoftë që ka të bëjë me mbrojtjen ose me sigurinë e informacionit, duhet të bëhet i
njohur haptas dhe të qartësohet në çfarëdo faze të kontratës ndërmjet palëve.

4. Kontratat nuk duhet ta kufizojnë lirinë e tregtarit për të zhvilluar veprimtarinë ose për konkurrencë.




28
Neni 48
Qasja e paanshme në sistem

1. Pa marrë parasysh madhësinë e tyre ekonomike, të gjitha ndërmarrjeve duhet t’u lejohet qasje e
paanshme në sistemin e pagesës elektronike. Tregtarit mund t’i refuzohet qasja vetëm për rastet e
parapara me legjislacionin në fuqi.

2. Nuk duhet të ketë dallime të pajustifikueshme në pagesa për transaksionet brenda Kosovës, si dhe
për pagesat për të njëjtat shërbime për transaksionet ndërkombëtare me vendet e tjera, veçanërisht
me vendet e rajonit.

Neni 49
Raportet ndërmjet lëshuesve dhe tregtarëve

1. Për t’i dhënë shtytje qasjes reciproke ndërmjet sistemeve të ndryshme me kartela, kontratat ndërmjet
lëshuesve të kartelave dhe tregtarëve, nuk duhet të përmbajnë kurrfarë klauzole përjashtuese që
kërkon nga tregtari të operojë vetëm me sistemin me të cilin ka bërë në marrëveshje.

2. Kontratat me tregtarët duhet të lejojnë konkurrencë efektive ndërmjet lëshuesve të ndryshëm.
Dispozitat detyrimisht duhet të kufizohen në kërkesat teknike, në mënyrë që të sigurohet se sistemi
funksionon si duhet.

Neni 50
Raportet ndërmjet lëshuesve dhe konsumatorëve

Në kontratën që ata e nënshkruajnë, zotëruesit e kartelave duhet t’i marrin të gjitha masat e nevojshme
paraprakisht për ta garantuar sigurinë e kartelës së lëshuar dhe të njoftohen për kushtet e veçanta
(humbje apo vjedhje).

Neni 51
Raportet ndërmjet tregtarëve dhe konsumatorëve

Tregtarët duhet të paraqesin në mënyrë plotësisht të dukshme shenjat e kompanive me të cilat ata
bashkëpunojnë, lidhur me këtë ata janë të obliguar t’i pranojnë kartelat e tilla.


KREU XII
NËNSHKRIMET ELEKTRONIKE

Neni 52
Trajtimi i Barabartë i Teknologjive të Nënshkrimit

Përveç nenit 54 të këtij ligji, asgjë në këtë ligj nuk do të zbatohet në mënyrë të tillë që do të përjashtojë,
kufizojë apo shfuqizojë efektet ligjore të çfarëdo metode për krijimin e një nënshkrimi elektronik që
përmbush kërkesat e paraqitura në paragrafin 1. të nenit 55 të këtij ligji, ose përndryshe i përmbush
kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Neni 53
Ndryshimet me marrëveshje

Dispozitat e këtij Kreu të ligjit mund të përjashtohen, apo ndikimi i tyre mund të ndryshohet me
marrëveshje përpos në rastet kur kjo marrëveshje nuk është e vlefshme apo e fuqizuar nga legjislacioni
në fuqi.



29
KREU XIII
PËRDORIMI I NËNSHKRIMEVE

Neni 54
Pajtueshmëria me kërkesën për nënshkrim

1. Një nënshkrim elektronik konsiderohet të jetë i besueshëm për qëllim të plotësimit të kërkesave të
referuara në nenin 6 të këtij ligji, nëse:

1.1. janë plotësuar kërkesat për nënshkrim elektronik të avancuar;

1.2. është i bazuar në certifikatë të kualifikuar;

1.3. është krijuar me pajisje për krijimin e nënshkrimit të sigurt.

2. Një nënshkrim elektronik nuk konsiderohet të jetë me besueshmëri të pamjaftueshme vetëm në bazë
të asaj se:

2.1. nuk është i bazuar në certifikatë të kualifikuar; ose

2.2. nuk bazohet në certifikatë të kualifikuar të lëshuar nga ofruesi i akredituar i shërbimeve të
certifikimit, ose

2.3. nuk është krijuar me pajisje për krijimin e nënshkrimit të sigurt.

3. Vetëm nëse nënshkrimi elektronik është në formë të një nënshkrimi elektronik të avancuar, që është i
bazuar në certifikatë të kualifikuar dhe është krijuar me pajisje për krijimin e nënshkrimit të sigurt, për të
gjitha qëllimet dhe synimet e këtij ligji do të konsiderohet se nënshkrimi është i nënshkruesit.

4. Paragrafi 1. i këtij neni nuk kufizon mundësinë e cilitdo personi:

4.1. për të krijuar në ndonjë mënyrë tjetër,për qëllim të plotësimit të kërkesave të referuara në
nenin 6 të këtij ligji, besueshmërinë e një nënshkrimi elektronik; ose

4.2. që të sjell fakte për jo besueshmërinë e një nënshkrimi elektronik.

Neni 55
Zbatueshmëria

1. Ministri mund të përcaktoj me akt nënligjor se cili nënshkrim elektronik i plotëson dispozitat e
paragrafit 2. të nenit 54 të këtij ligji, dhe mund të krijoj rregulla për ti dhënë efekt të plotë pranimit dhe
përdorimit të nënshkrimeve elektronike.

2. Çfarëdo përcaktimi i bërë në paragrafin 1. të këtij neni duhet të jetë në përputhje me standardet e
pranuara ndërkombëtare dhe legjislacionin Evropian ne fuqi.

3. Asgjë në këtë nen nuk ndikon në veprimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare private.

Neni 56
Veprimet e nënshkruesit

1. Kur të dhënat e nënshkrimit mund të përdoren për të krijuar një nënshkrim me efekt ligjor, secili
nënshkrues duhet:

1.1. të ketë kujdes adekuat për t’iu shmangur përdorimit të paautorizuar të të dhënave për
krijim të nënshkrimit të tij;
30
1.2. që pa ndonjë vonesë të paarsyeshme t’i shfrytëzojë mjetet e vëna në dispozicion nga
ofruesi i shërbimeve të certifikimit, në pajtim me nenin 57 të këtij ligji, ose në ndonjë mënyrë
tjetër bën përpjekje të arsyeshme, që të njoftojë çdo person që në mënyrë të arsyeshme pritet
nga nënshkruesi që të mbështetet ose të ofrojë shërbime duke shfrytëzuar nënshkrimin
elektronik nëse:

1.2.1. nënshkruesi ka njohuri se të dhënat e nënshkrimit të krijuar janë komprometuar
ose

1.2.2. rrethanat e njohura për nënshkruesin paraqesin rrezik thelbësor se të dhënat e
nënshkrimit të krijuar mund të jenë komprometuar.

1.3. kur certifikata përdoret për mbështetje të një nënshkrimi elektronik, të ushtrojë kujdes të
arsyeshëm për të siguruar precizitet dhe kompletim të të gjitha materialeve të prezantuara, të
bëra nga nënshkruesi dhe që janë relevante për certifikatën gjatë tërë ekzistencës së saj ose
që do të përfshihen më tej në certifikatë.

2. Për dështimet e tij për përmbushje të kërkesave të paragrafit 1. të këtij neni nënshkruesi do t’i bartë
pasojat ligjore.

Neni 57
Veprimet e ofruesit të shërbimeve të certifikimit

1. Kur një ofrues i shërbimeve të certifikimit ofron shërbime për të mbështetur një nënshkrim elektronik
që mund të shfrytëzohet për efekt ligjor si nënshkrim, ai ofrues i shërbimeve të certifikimit duhet të:

1.1. veprojë sipas prezantimeve të bëra nga ai për sa i përket politikave dhe praktikave të tij;

1.2. ketë kujdes adekuat për të siguruar saktësinë dhe kompletimin e materialeve të
prezantuara, të bëra nga nënshkruesi dhe që janë relevante për certifikatën gjatë tërë
ekzistencës së saj ose që do të përfshihen më tej në certifikatë.

1.3. ofron mënyra të arsyeshme që i mundësojnë palës së besueshme, mbështetur në
certifikatë të përcaktoj:

1.3.1. identitetin e ofruesit të shërbimeve të certifikimit;

1.3.2. që nënshkruesi që është identifikuar në certifikatë ka pasur nen kontroll të
dhënat për krijimin e nënshkrimit në kohën kur certifikata është lëshuar;

1.3.3. që të dhënat për krijimin e nënshkrimit ishin të vlefshme para ose në kohën kur
është dhënë certifikata;

1.4. ofroj mënyra të arsyeshme që i mundësojnë palës së besueshme të përcaktojë nga
certifikata, kur është relevante apo në ndonjë mënyrë tjetër:

1.4.1. metodën e përdorur për të identifikuar nënshkruesin;

1.4.2. çdo kufizim sa i përket qëllimit ose vlerës për të cilën të dhënat për krijimin e
nënshkrimit ose certifikata mund të përdoret;

1.4.3. që të dhënat për krijimin e nënshkrimit janë të vlefshme dhe nuk janë
komprometuar;

1.4.4. çdo kufizim për fushëveprimin ose shtrirjen e përgjegjësisë të përcaktuar nga
ofruesi i shërbimeve të certifikimit;
31
1.4.5. se a ka mjet për nënshkruesin për të lajmëruar në pajtim me nën-paragrafin 1.2.
paragrafi 1. i nenit 56 të këtij ligji;

1.4.6. se a është ofruar shërbimi i duhur i revokimit;

1.5. ofron një mënyrë për nënshkruesin për të lajmëruar në pajtim me nën-paragrafin 1.2
paragrafit 1. të nenit 56 të këtij ligji aty ku janë ofruar shërbimet e nën-paragrafit 1.4.5 të këtij
neni dhe siguron që të jetë në dispozicion shërbimi i duhur i revokimit aty ku janë ofruar
shërbimet e paragrafit 1.4.6 të këtij neni;

1.6. shfrytëzon sistemet, procedurat dhe resurset njerëzore të besueshme gjatë kryerjes së
shërbimeve të tij.

2. Ofruesi i shërbimeve të certifikimit do t’i bartë pasojat ligjore për dështimet e tij në përmbushjen e
kërkesave të paragrafit 1. të këtij neni.

3. Ofruesi i shërbimeve të certifikimit, që lëshon certifikata të kualifikuara, do të:

3.1. demonstroj besueshmërinë e domosdoshme për ofrimin e shërbimeve të certifikimit;

3.2. siguroj funksionimin e një direktoriumi të shpejtë dhe të sigurt dhe shërbim të revokimit të
sigurt dhe të menjëhershëm.

3.3. siguroj që data dhe koha kur një certifikatë është lëshuar ose revokuar të mund të
përcaktohet saktësisht;

3.4. verifikon, me mjete të përshtatshme sipas ligjeve ne fuqi, identitetin dhe, nëse është e
zbatueshme, çdo atribut specifik të personit që i është lëshuar certifikata e kualifikuar;

3.5. punësoj personel që kanë njohuri profesionale, eksperiencë, dhe kualifikim të duhur për
shërbimet e ofruara, veçanërisht kompetencë në nivel menaxhues, njohuri speciale në
teknologjinë e nënshkrimit elektronik dhe që i njohin procedurat e duhura të sigurisë; ai duhet
gjithashtu të zbatoj procedurat administrative dhe menaxhuese që janë të përshtatshme dhe
korrespondojnë me standardet e pranuara.

3.6. përdor sisteme dhe produkte të besueshme që janë të mbrojtura kundër modifikimeve dhe
garantojnë sigurinë teknike dhe kriptografike të procesit të përkrahura nga ato;

3.7. merr masa kundër falsifikimit të certifikatave dhe në rastet kur ofruesi i shërbimeve të
certifikimit i prodhon të dhënat për krijimin e nënshkrimit do të garantojë fshehtësinë gjatë
procesit të prodhimit të të dhënave;

3.8. mbaj burime të mjaftueshme financiare që të funksionoj në pajtim me kërkesat e paraqitura
në legjislacionin përkatës evropian për nënshkrim elektronik veçanërisht për të mbart rrezikun
e detyrimeve për dëmet, për shembull, me marrjen e sigurimit të duhur;

3.9. regjistroj të gjithë informacionin relevant lidhur me një certifikatë të kualifikuar për një
periudhë të duhur kohore, veçanërisht për qëllim të ofrimit të dëshmisë së certifikatës për qëllim
të procedimit ligjor. Regjistrimi i tillë mund të bëhet në mënyrë elektronike;

3.10. nuk do të ruaj apo kopjoj të dhënat për krijimin e nënshkrimit të atij personi që ofruesi i
shërbimeve të certifikimit i ka dhënë shërbimet e menaxhimit të çelësit;

3.11. para hyrjes në një marrëdhënie konktraktuale me një person që kërkon një certifikatë për
të përkrahur nënshkrimin e tij elektronik do të informoj atë person për kohëzgjatjen e
vlefshmërisë, për termet dhe kushtet e sakta në lidhje me përdorimin e certifikatës, duke
32
përfshirë çdo kufizim për përdorimin e tij, ekzistimin e një skeme të akreditimit vullnetar dhe
procedurat për ankim dhe zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve. Informacioni i tillë, që mund të
transmetohet në mënyrë elektronike, duhet të jetë në formë të shkruar dhe në gjuhë të
kuptueshme lehtë. Pjesët relevante të këtij informacioni duhet gjithashtu të vihen në dispozicion
me kërkesë tek pala e tretë që mbështetet në certifikatë;

3.12. përdor sisteme të besueshme për të ruajtur certifikatat në një formë të verifikueshme
ashtu që vetëm personat e autorizuar mund të kenë qasje dhe bëjnë ndryshime, informacioni
mund të kontrollohet për autenticitet, korrigjimi i certifikatave mund të bëhet në mënyrë publike
me kusht që te merret pëlqimi i mbajtësit të certifikatës, dhe çdo ndryshim teknik që i
komprometon këto kërkesa të sigurisë janë të dukshme për operatorin.

Neni 58
Lista e besueshme

1.Ministria do të mirëmbajë regjistrin e ofruesve të shërbimeve të certifikimit të themeluar në Kosovë.

2.Regjistri i referuar në paragrafin 1. të këtij neni duhet të jetë në dispozicion për të gjithë dhe për
lexuesit automatik që mbështeten në standardet që shfrytëzohen në Bashkimin Evropian dhe duhet të
jetë i besueshëm, i azhurnuar dhe i sigurt.

3.Ofruesi i shërbimeve të certifikimit mund të kërkoj që të regjistrohet në këtë listë nëse ai i plotëson
kërkesat e nenit 57 dhe është themeluar në Kosovë dhe në fund jep të gjithë informacionin që Ministria
mendon se është relevante.

4.Ofruesi i shërbimeve të certifikimit do të njoftoj menjëherë Ministrinë për ndryshimet në informacionin
relevant, duke përfshirë ndërprerjen e shërbimeve ose pamundësinë e tij që të pajtohet me çdo kërkesë
të nenit 57 të këtij ligji.

Neni 59
Autoriteti mbikëqyrës

1. Ministria mund të autorizoj një organ publik ose privat, që të mbajnë regjistrin dhe ushtrojnë
autoritetin mbikëqyrës.

2. Në kontekst të mbikëqyrjes së ofruesve të shërbimeve të certifikimit të themeluar në Kosovë,
Ministria mund të definojë çështjet që kanë të bëjnë me:

2.1. autoritetin dhe funksionet e autoritetit mbikëqyrës;

2.2. çdo çështje tjetër që do të jetë e nevojshme ose e dëshirueshme në lidhje me autoritetin
mbikëqyrës që mund të shfaqet te Ministria.

Neni 60
Besueshmëria

1. Për qëllime të nënparagrafi 1.6 të paragrafit 1. të nenit 57, të këtij Ligji, për përcaktimin ose deri në
çfarë mase, sistemet, procedurat dhe resurset njerëzore të shfrytëzuara nga ofruesi i shërbimit të
certifikimit janë të besueshme, duhet kushtuar vëmendje faktorëve në vijim:

1.1. burimeve financiare dhe njerëzore duke përfshirë ekzistimin e aseteve;

1.2. cilësisë së sistemeve të harduerit dhe softuerit;

1.3. procedurave për procesimin e certifikatave dhe aplikacioneve të certifikatave si dhe
mirëmbajtja e shënimeve;
33
1.4. informatave që janë në dispozicion për nënshkruesit e identifikuar në certifikata dhe për
palët potenciale të besueshme;

1.5. rregullsisë dhe masës së auditimit nga ana e një organi të pavarur;

1.6. ekzistencës së deklaratës nga Ministria, autoritetit mbikëqyrës, organit të akredituar ose
ofruesit të shërbimeve të certifikimit për përputhjen ose ekzistimin e faktorëve të shënuar më
lartë; ose

1.7. çdo faktori tjetër relevant.

Neni 61
Veprimet e Palës së Besueshme

1. Pavarësisht nga paragrafi 3. i nenit 12 të këtij ligji, pala e besueshme do t’i bartë pasojat ligjore për
dështimin e vet:

1.1. për të ndërmarr hapa të arsyeshëm për të verifikuar besueshmërinë e një nënshkrimi
elektronik; ose

1.2. për të ndërmarrë hapa të arsyeshëm, kur nënshkrimi elektronik mbështetet nga certifikata:

1.2.1. që të verifikojë vlefshmërinë, suspendimin ose revokimin e certifikatës dhe

1.2.2. që të zbatojë çfarëdo kufizimi në lidhje me certifikatën.

Neni 62
Njohja e certifikatave dhe nënshkrimeve elektronike të huaja

1. Gjatë përcaktimit nëse, apo deri në çfarë mase certifikata apo nënshkrimi elektronik janë juridikisht të
plotfuqishme, nuk do të merren në konsideratë:

1.1. vendi ku certifikata është lëshuar apo se ku është krijuar ose përdorur nënshkrimi
elektronik; ose

1.2. vendndodhja e biznesit të lëshuesit ose nënshkruesit.

2. Certifikata e lëshuar jashtë Kosovës do të ketë të njëjtën fuqi ligjore në Kosovë si certifikata e lëshuar
në Kosovë nëse ofron nivel substancialisht të barabartë të besueshmërisë.

3. Një nënshkrimi elektronik i krijuar ose i përdorur jashtë Kosovës do të ketë të njëjtën fuqi ligjore në
Kosovë si nënshkrimi elektronik i krijuar ose i shfrytëzuar në Kosovë nëse ai ofron nivel substancialisht
të barabartë të besueshmërisë.

4. Gjatë përcaktimit se a ofron certifikata ose nënshkrimi elektronik nivel substancialisht të barabartë të
besueshmërisë për qëllimet e paragrafit 2. apo 3. të këtij neni, do të merren në konsideratë standardet
e pranuara ndërkombëtare dhe ato të çfarëdo faktorëve të tjerë relevantë.

5. Certifikatat e lëshuara nga ofruesit e huaj të shërbimeve të certifikimit janë të barabarta me
certifikatat e lëshuara nga ofruesit e shërbimeve të certifikimit në Kosovë, nëse ofruesi i shërbimeve të
certifikimit të huaj është:

5.1. akredituar në një vend anëtar të Bashkimit Evropian, ose

5.2. nëse certifikatat e tyre janë garantuar nga një ofrues i shërbimeve të certifikimit i themeluar
në Bashkimin Evropian.
34
6. Kur pavarësisht prej paragrafëve 2., 3. dhe 4. të këtij neni, palët pajtohen ndërmjet veti, të përdorin
llojet e caktuara të nënshkrimeve elektronike ose të certifikatave, ajo marrëveshje do të pranohet si
adekuate për qëllime të pranimit jashtë kufijve, përveç nëse ajo marrëveshje nuk do të jetë e vlefshme
ose efektive sipas legjislacionit në fuqi.


KREU XIV
MBROJTJA E SISTEMEVE TË SHËRBIMEVE TË SHOQËRISË INFORMATIKE

Neni 63
Sistemet e shërbimeve të shoqërisë informatike

Mbrojtja e sistemeve të shërbimeve të shoqërisë informatike ka për qëllim që të përmirësojë
bashkëpunimin ndërmjet organeve gjyqësore dhe autoriteteve tjera kompetente,përfshirë këtu policinë
dhe shërbimet e specializuara për zbatim të ligjit nëpërmjet harmonizimit të dispozitave të Kodit Penal
të Kosovës në pjesën e veprave penale kundër sistemeve informatike dhe transferit të të dhënave.

Neni 64
Qasja ilegale në sistemet informatike

1. Qasja me qëllim, pa të drejtë, në ndonjë pjesë ose në tërë sistemin informatik konsiderohet si vepër
penale kur ajo bëhet:

1.1. kundër ndonjë pjese të një sistemi informatik që i nënshtrohet masave specifike të
mbrojtjes;

1.2. me qëllim të shkaktimit të dëmit në personin fizik ose juridik;

1.3. me qëllim të përfitimit ekonomik.

2. Dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni në veçanti zbatohen mbi përgjimin e të dhënave.

3. Sjelljet e qëllimshme si në vijim, pa të drejtë, do të konsiderohen si vepra penale:

3.1. pengimi ose ndërprerja serioze e funksionimit të një sistemi informatik duke hyrë,
transmetuar, dëmtuar, fshirë, deformuar, ndryshuar, shtypur ose duke interpretuar të dhënat
kompjuterike të pa qasshme;

3.2. fshirja, deformimi, ndryshimi, shtypja ose interpretimi i të dhënave kompjuterike të pa
qasshme në një sistem informatik, kur bëhet me qëllim që t’i shkaktoj dëm personit fizik ose
juridik.

4. Kur kryhet vepra penale nga paragrafi 1, 2 dhe 3 të këtij neni, kryesi dënohet një (1) deri në pesë (5)
vite burgim.

5. Personi juridik është përgjegjës për kryerjen e veprës penale te parapare në paragrafin 1, 2 dhe 3 të
këtij neni dhe dënohet sipas ligjit.

Neni 65
Nxitja, ndihma, shtyrja dhe tentimi

Nxitja me qëllim, për të ndihmuar ose shtyrë një shkelje që referohet në nenin 64 është e dënueshme.




35
Neni 66
Rrethanat rënduese

1. Veprat penale nga paragrafët 1., 2. dhe 3. të nenit 64 të këtij ligji dënohen jo më pak se pesë (5) vite
burgim, kur ato kryhen nën këto rrethana:

1.1. kur vepra penale është bërë përbrenda kornizës së një organizate kriminale siç
përkufizohet në Dokumentin “Veprimi i përbashkët i Bashkimit Evropian 98/733/ JHA” të 21
dhjetorit 1998 që e bën vepër penale pjesëmarrjen në një organizatë kriminale në shtetet
anëtare të Bashkimit Evropian, përveç lartësisë së dënimit që i referohemi këtu;

1.2. vepra penale ka shkaktuar ose ka rezultuar në, humbje të konsiderueshme ekonomike të
drejtpërdrejt ose të tërthortë, dëmtim fizik të personit fizik ose dëmtim të konsiderueshëm në
pjesë të infrastrukturës kritike të Kosovës;

1.3. vepra penale ka rezultuar me përfitime të konsiderueshme.

2. Veprat penale që referohen në paragrafët 1., 2. dhe 3. të nenit 64 të këtij ligji dënohen me burgim më
të lartë se ai i paraparë në paragrafin 4. të nenit 64 të këtij ligji, kur kryesi është dënuar për shkelje të
tilla me aktgjykim të formës së prerë, nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian.

Neni 67
Shkëmbimi i informatave

Me qëllim të shkëmbimit të informatave në lidhje me shkeljet që referohen në nenin 64 dhe 66 të këtij
ligji dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi do të themelohet pika e kontaktit siç parashihet në Ligjin për
parandalimin dhe luftimin e Krimit Kibernetikë.


KREU XV
DISPOZITAT PERFUNDIMTARE

Neni 68
Parimet e përgjithshme

Çështjet që shprehimisht nuk janë të rregulluara me këtë ligj do të rregullohen në pajtim me parimet e
përgjithshme në të cilat ky ligj është bazuar.

Neni 69
Zbatimi i ligjit

Për zbatimin e këtij ligji, Ministria dhe Autoriteti, në afatin prej dymbëdhjetë (12) muajsh nxjerrin akte
nënligjore të përcaktuara me këtë ligj.

Neni 70
Dispozita shfuqizuese

Ky ligj shfuqizon Ligjin nr.2005/02–L23 për shërbimet e Shoqërisë Informatike.








36
Neni 71
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/ L-094
15 mars 2012

Shpallur me dekretin Nr.DL-010-2012, datë 02.04.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.