1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 05 PRILL 2012, PRISHTINË
LIGJI Nr. 04/L-081
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 02/L-17 PËR SHËRBIME
SOCIALE DHE FAMILJARE
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 02/L-17 PËR SHËRBIME
SOCIALE DHE FAMILJARE
Neni 1
1. Neni 1 i ligjit bazik, paragrafi 1.3. përkufizimi “Përkujdesja e drejtpërdrejtë sociale” ndryshohet dhe
riformulohet si vijon:
Përkujdesja e drejtpërdrejtë sociale - nënkupton ofrimin e ndihmës për personat në nevojë
sociale, në lidhje me punët e shtëpisë, kujdesin personal, lëvizshmërinë, komunikimin dhe
mbikëqyrjen. Përkujdesja mund të ofrohet në shtëpinë e vetë personit, në një familje tjetër, në
një qendër të specializuar të qëndrimit ditor ose në një institucion rezidencial.
2. Neni 1 i ligjit bazik, paragrafi 1.3. përkufizimi “Ndihma materiale” ndryshohet dhe riformulohet si
vijon:
Ndihma materiale - nënkupton sigurimin e parave, strehimit të përkohshëm, ushqimit, pagesës
së shpenzimeve mjekësore, veshmbathjes ose çfarëdo nevoje tjetër të domosdoshme
materiale urgjente për individin ose familjen, të cilët nuk kanë burim tjetër në dispozicion.
3. Neni 1 i ligjit bazik, paragrafi 1.3. përkufizimi “Person në nevojë” pas fjalës “territorin” shtohet
togfjalëshi “e Republikës së” dhe teksti tjetër mbetet si në ligjin bazik.
4. Neni 1 i ligjit bazik, paragrafi 1.3. përkufizimi “Familje në nevojë” ndryshohet dhe riformulohet si
vijon:
Familje në nevojë - konsiderohet ajo familje kur njërit ose të dy prindërve apo kujdestarit u
nevojitet ndihma në përkujdesjen për fëmijën për shkak të gjendjes së tyre ose gjendjes së
fëmijës, në rrethana kur fëmija është duke pësuar dëmtim serioz për shkak të lënies pas dore,
abuzimit nga ana e prindit ose prindërve të tij, për shkak të paaftësisë së prindit ose prindërve
apo kujdestarit që të përkujdesen për të në mënyrë adekuate, ose i është ekspozuar
mundësisë që të përjetojë diçka të tillë.
5. Neni 1 i ligjit bazik, paragrafi 1.3. përkufizimi “Nëpunës i shërbimeve sociale” ndryshohet dhe
riformulohet “Zyrtar i shërbimeve sociale” dhe teksti tjetër mbetet si në ligjin bazik.
6. Neni 1 i ligjit bazik, paragrafi 1.3. pas përkufizimit “Nëpunës i shërbimeve sociale” shtohet
përkufizimi i ri “Qendra për Punë Sociale (QPS-ja)” me tekstin si vijon:
Qendra për Punë Sociale (QPS) - është institucion publik profesional i nivelit komunal,
kompetente për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë sociale.
2
7. Neni 1 i ligjit bazik, paragrafi 1.3. përkufizimi “Organi i Kujdestarisë” ndryshohet dhe riformulohet si
vijon:
Organi i Kujdestarisë - është organ komunal profesional kompetent për çështje sociale,
përgjegjës për mbrojtjen e interesave të fëmijëve dhe të rriturve, i përbërë nga një grup
ekspertësh që vepron në kuadër të Qendrës për Punë Sociale.
Neni 2
1. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 2.1. fshihet fjala “e gjithmbarshme” dhe në fund të paragrafit fshihet
togfjalëshi “ose sociale, pasuria, lindja ose diçka tjetër”.
2. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 2.3. në fund të paragrafit fshihet togfjalëshi “si edhe të drejtën që
këto shërbime t’i ofrojë vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse rrethanat e arsyetojnë këtë”.
3. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 2.4. togfjalëshi “Ministria mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë dhe
çfardo veprimi i tillë iniciohet nga qendra për punë sociale në emër të Ministrisë” zëvendësohet
me togfjalëshin “Qendra për Punë Sociale mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë dhe çfarëdo
veprimi i tillë iniciohet nga kjo qendër”.
4. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi, 2.10. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
2.10. Me qëllim që, komunave ose organizatave që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare në
emër të saj, të ju mundësohet kryerja e këtyre funksioneve, Ministria do tu ndaj fonde vjetore
për këtë destinim me një shpallje publike për blerjen e shërbimeve.
Neni 3
1. Titulli i nenit 3 të ligjit bazik “Roli i departamentit të mirëqenies sociale” zëvendësohet me titullin
“Roli i departamentit përkatës”.
2. Neni 3 i ligjit bazik, paragrafët 3.1. dhe 3.2. fshihen nga teksti i ligjit dhe riformulohet në një paragraf
3.1. me tekstin si vijon:
3.1. Ministria përmes departamentit përkatës:
a. bashkëpunon me komunat, rrethet akademike, ministritë tjera dhe me palët e
interesuara për ruajtjen e nivelit dhe përparimin e shërbimeve sociale dhe familjare;
b. ofron propozime, sugjerime dhe këshilla për Ministrinë dhe Qeverinë e Republikës së
Kosovës në lidhje me zhvillimin e politikave që kanë të bëjnë me shërbimet sociale dhe
familjare.
3. Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi 3.3. fshihet fjalia “mirëqenies sociale” dhe zëvendësohet me fjalën
“përkatës”.
4. Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi 3.3. pas nën-paragrafit b. shtohet nën-paragrafi i ri b.a. me tekstin si
vijon:
b.a licencimin e OJQ-ve të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.
5. Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi 3.3. pas nën-paragrafit k. shtohen edhe katër nën-paragrafë të ri l., m.,
n. dhe o. me tekstin si vijon:
3
l. për promovimin, zhvillimin dhe begatimin e njohurive, shkathtësive dhe standardeve
profesionale në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
m. hulumtime në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, nxit ngritjen profesionale të kuadrit
nëpërmjet trajnimit dhe ofrimit të këshillimit për profesionistët.
n. publikimit të doracakëve përkatës, raporteve për rezultatet e kërkimeve dhe materialeve
promovuese.
o. inspektimin, komisionimin e shërbimeve sociale dhe familjare në institucionet e përcaktuara
me ligj, si dhe në organizatat joqeveritare dhe në sektorin privat. Në lidhje me këto aktivitete
përpilon një raport vjetor me shkrim.
6. Neni 3 i ligjit bazik, pas paragrafit 3.3. shtohen edhe dy paragrafë të ri 3.3.a. dhe 3.3.b. me tekstin si
vijon:
3.3.a. për funksionimin dhe specifikimin e aktiviteteve në nën-paragrafët l., m., dhe n. të këtij
ligji, Ministria, nxjerr akt nënligjor.
3.3.b. për funksionimin dhe specifikimin e aktiviteteve në nën-paragrafin o. të paragrafit 3.3. të
këtij ligji, Ministria, nxjerr akt nënligjor.
7. Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi 3.4. fshihet nga teksti i ligjit.
8. Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi, 3.6. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
3.6.Të gjithë ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare duhet të bashkëpunojnë në
vazhdimësi me zyrtarët e departamentit përkatës që bëjnë monitorimin dhe inspektimin e
shërbimeve sociale dhe familjare dhe të bëjnë të mundshme që menjëherë të shikohen në
mënyrë të papenguar të gjitha shënimet, dokumentet dhe personat të cilat i kërkon. Në të
kundërtën, mosbashkëpunimi me Ministrinë në mënyrë të vazhdueshme, mund të rezultojë me
ndalimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare.
9. Neni 3 i ligjit bazik, paragrafi 3.7 pas fjalës “departamentit” shtohet fjala “përkatës”.
Neni 4
Neni 4 i ligjit bazik, fshihet nga teksti i ligjit.
Neni 5
1. Neni 5 i ligjit bazik, pas paragrafit 5.3. shtohen dy paragrafë të ri 5.3.a. dhe 5.3.b. me tekstin si vijon:
5.3.a. Këshilli licencon trajner në fushën e shërbimeve sociale dhe mund të autorizoj ekspert
vendor nga rradhët e veta dhe jashtë tij, ne ofrimin e trajnimit për profesioniste të shërbimeve
sociale dhe familjare;
5.3.b. Këshilli për licencimin apo certifikimin e trajnimeve mund të ketë rolin edukativo arsimor
për të gjithë profesionistët, OJQ dhe organizatave qeveritare të cilët merren me shërbime
sociale dhe familjare.
2. Neni 5 i ligjit bazik, pas paragrafit 5.6. shtohen dy paragrafë të ri 5.6.a. dhe 5.6.b. me tekstin si vijon:
5.6.a. Kundër vendimeve të Këshillit mund të bëhet ankesë te Komisioni për Ankesa dhe
Parashtresa i Këshillit.
4
5.6.b. Anëtarët e Këshillit për licencim, nuk mund të jenë njëkohësisht edhe anëtarë të
Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa.
3. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.7. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
5.7. Kundër vendimeve të këtij Komisioni, pala e pakënaqur, përmes padisë, mund të hapë
konflikt administrativ pranë Gjykatës kompetente të Republikës së Kosovës.
4. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.8. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
5.8. Këshilli ka njëzetenjë (21) anëtarë me mandat katër (4) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes
edhe për një mandat.
5. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.9. në fillim të paragrafit togfjalëshi “Pas tri viteve tё para tё punës
së tij” fshihet ndërsa teksti tjetër mbetet si në ligjin bazik.
6. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.12. fshihet nga teksti i ligjit.
7. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.17. togfjalëshi “shumica e absolute” zëvendësohet me togfjalëshin
“nga 2/3 e të gjithë anëtarëve”.
8. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.31. fshihet nga teksti i ligjit.
9. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.32. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
5.32. Anëtarët e Këshillit, për pjesëmarrje dhe shërbime që ofrojnë në kuadër të Këshillit, do të
kompenzohet nga Ministria dhe donatorët e ndryshëm.
10. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.34 pas togfjalëshit “Këshilli financohet” shtohet fjala “edhe”.
11. Neni 5 i ligjit bazik, pas paragrafit 5.34. shtohet një paragraf i ri 5.34.a. me tekstin si vijon:
5.34a. Të hyrat të cilat realizohen nga pagesat e taksave të regjistrimit për profesionistët e
shërbimeve sociale dhe familjare do t’i takojnë Buxhetit të Republikës së Kosovës.
12. Neni 5 i ligjit bazik, paragrafi 5.36. pas togfjalëshit “dhe regjistrohen në Këshillin” fshihet
togfjalëshi “brenda tri (3) viteve tё fuqizimit tё kёtij ligji”.
13. Neni 5 i ligjit bazik, pas paragrafit 5.36. shtohet një paragraf i ri 5.37. me tekstin si vijon:
5.37. Për përbërjen, institucionet këshilluese dhe funksionimin e Këshillit të Përgjithshëm për
Shërbime Sociale dhe Familjare, Ministria nxjerr akt nënligjor.
Neni 6
1. Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 6.4. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
6.4. Drejtoratet marrin hapa për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime
sociale dhe familjare brenda territorit të tyre. Ato përgatisin plane vjetore për zhvillimin dhe
mirëmbajtjen e shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbajnë bazën e të dhënave dhe nxjerrin
statistika sipas rekomandimeve të Ministrisë. Komuna, përmes drejtorive përkatëse, paraqet
raport vjetor për aktivitete qe lidhen me shërbime sociale dhe familjare si dhe raporte të
veçanta në raste konkrete me rrezikshmëri apo interes të lartë, me kërkesën e Ministrisë.
5
Neni 7
1. Neni 7 i ligjit bazik, paragrafi 7.1. togfjalëshi “nëpunës i shërbimeve sociale” ndryshohet dhe
zëvendësohet me togfjalëshin “Zyrtar i shërbimeve sociale” dhe pas togfjalëshit “që ia jep ky ligj”,
fshihet e tërë fjalia në vazhdim.
2. Neni 7 i ligjit bazik, pas paragrafit 7.2. shtohen edhe dy paragrafë të ri 7.2.a. dhe 7.2.b. me tekstin si
vijon:
7.2.a. Organi i kujdestarisë pjesëmarrës në procedurë është i autorizuar që të bëjë propozime
për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve dhe të rriturve në nevojë sociale, të
paraqesë fakte të cilat nuk janë përfshirë, të propozojë administrimin e provave të
domosdoshme, të ushtrojë mjetet juridike dhe të ndërmarrë veprime të tjera ligjore.
7.2.b. Gjykata, fton Organin e Kujdestarisë që të marrë pjesë në procedurë në të gjitha seancat
gjyqësore dhe t’i dorëzojë atij të gjitha vendimet.
3. Neni 7 i ligjit bazik, paragrafi 7.3. togfjalëshi “nëpunës i shërbimeve sociale” ndryshohet dhe
zëvendësohet me togfjalëshin “Zyrtar i shërbimeve sociale”.
4. Neni 7 i ligjit bazik, paragrafi 7.7 pas fjalës “QPS” fshihet fjala “mundet”.
5. Neni 7 i ligjit bazik, paragrafi 7.8. togfjalëshi “nëpunës i shërbimeve sociale” ndryshohet dhe
zëvendësohet me togfjalëshin “Zyrtar i shërbimeve sociale”.
Neni 8
1. Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 8.1. fjala “Departamentit” ndryshohet dhe zëvendësohet me fjalën
“Ministrisë” .
2. Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 8.2 . togfjalëshi “Departamenti i Mirëqenies Sociale” ndryshohet dhe
zëvendësohet me togfjalëshin “Ministria përmes departamentit përkatës”.
3. Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 8.3. togfjalëshi “Departamenti i Mirëqenies Sociale” ndryshohet dhe
zëvendësohet me togfjalëshin “Ministria përmes departamentit përkatës”.
4. Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 8.5 pas togfjalëshit “në nivel të Republikës së Kosovës” shtohet
togfjalëshi “përmes procedurave të komisionimit dhe kontraktimit”.
5. Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 8.6. fshihet nga teksti i ligjit.
Neni 9
1. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.1. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
10.1. Interesat më të mira të fëmijës përmbushen kur nevojat e zhvillimit të tyre fizik dhe
psikologjik plotësohen brenda kontekstit të familjes natyrore të tij. Të gjithë subjektet duhet të
bëjnë çdo përpjekje të promovojnë, mirëqenien e fëmijës në suaza të familjeve të tyre
biologjike përmes ofrimit të përkujdesjes, mbrojtjes dhe këshillimit social dhe në raste të
jashtëzakonshme, asistencës materiale.
2. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.4. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
10.4. Nëse një zyrtar i shërbimeve sociale ka arsye të besojë se në një rast të caktuar
ekziston rrezik serioz, imediat për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e një fëmije, ai/ajo
6
mundet sipas kompetencave që ka, të hyjë në çdo objekt banimi dhe të vendosë fëmijën në
një vend të sigurt, ku do t’i ofrohet përkujdesja për një periudhë të caktuar, jo më të gjatë se
shtatëdhjetë e dy orë (72).
3. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.5. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
10.5. Para se të skadojë afati prej shtatëdhjetë e dy (72) orësh, nëse Organi i Kujdestarisë nuk
siguron pëlqimin e prindit/prindërve ose kujdestarit, rastin duhet ta paraqesë në gjykatën
kompetente e cila vendos për kujdestarinë e fëmijës. Kur rrethanat e kërkojnë, gjykata mund t’i
japë urdhër Organit të Kujdestarisë për vlerësim brenda një periudhe prej njëzetenjë (21)
ditësh, për të mundësuar hetime të mëtutjeshme.
4.Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.6 pas togfjalëshit “i nënshtrohet ndjekjes penale” fshihet
togfjalëshi “sipas nenit 156 të Kodit Penal të Kosovës”.
5.Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.7 togfjalëshi “pa vonesë” zëvendësohet me togfjalëshin “24
orësh” dhe togfjalëshi “Departamenti i Mirëqenies Sociale”, zëvendësohet me togfjalëshin
“departamenti përkatës”.
6.Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.8 fjala “drejtori” zëvendësohet me togfjalëshin “Organi i
Kujdestarisë”.
7. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.11. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
10.11. Pas përfundimit të vlerësimit gjithëpërfshirës profesional të nevojave të fëmijës për
shërbime sociale dhe familjare, QPS-ja dërgon pa vonesë brenda njëzetekatër (24) orëve,
njoftimin në drejtorinë përkatëse komunale. Nëse Organi i Kujdestarisë i QPS-së konsideron se
ka arsye për të kërkuar masa mbrojtëse, ka për detyrë që çështjen ta dërgojë para gjykatës, me
qëllim që gjykata të nxjerrë vendim për formën e mbrojtjes.
8. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.12. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
10.12. Organi i kujdestarisë, mund të parashtrojë kërkesën për një urdhër për vlerësim, deri në
njëzetenjë (21) ditë.
9. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.13. togfjalëshi “drejtori i QPS-së” zëvendësohet me togfjalëshin
“Organi i Kujdestarisë”.
10. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.14. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
10.14. Me rastin e parashtrimit të kërkesës për formën e mbrojtjes, Organi i Kujdestarisë
duhet t’i vërtetojë gjykatës vlerësimin e tij se fëmija ka nevojë për mbrojtje nga gjykata dhe se
të gjitha alternativat e arsyeshme janë marrë në konsideratë para se të shtrohet çështja në
gjykatë.
11. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.15. togfjalëshi “urdhër kujdestarie” zëvendësohet me
togfjalëshin “formën e mbrojtjes”.
12. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.16. togfjalëshi “urdhër kujdestarie” zëvendësohet me
togfjalëshin “vendim për formën e mbrojtjes”.
13. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.17. togfjalëshi “urdhrit të kujdestarisë” zëvendësohet me
togfjalëshin “formës së mbrojtjes”.
7
14. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.17. nën-paragrafi a. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
a. mbikëqyrja e fëmijës dhe kushteve të tij të jetesës nga zyrtari i shërbimeve sociale, përderisa
është nën përkujdesje të prindit/ve ose kujdestarit.
15. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.17. në nën-paragrafët b. c. dhe d. togfjalëshi “Departamenti i
Mirëqenies Sociale” zëvendësohet me togfjalëshin “QPS-ja” dhe fjala “përkujdesësit” zëvendësohet
me fjalën “kujdestari”.
16. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.18. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
1.18. Organi i Kujdestarisë siguron përmbushjen e kërkesave dhe kushteve të vendimit për
formën e mbrojtjes.
17. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.19. togfjalëshi “urdhërit të kujdestarisë” zëvendësohet me
togfjalëshin “vendim për formën e mbrojtjes”, dhe fjala “përkujdesësit” zëvendësohet me
togfjalëshin “ose kujdestari”.
18. Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.20. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
10.20. Ne rastet kur fëmijëve iu është shqiptuar vendimi për formën e mbrojtjes, Qendra për
Punë Sociale do ta shqyrtoj, deri në atë masë sa forma e mbrojtjes nuk është më e nevojshme
ose e përshtatshme. Organi i Kujdestarisë, për tërheqjen e saj, duhet të parashtroj kërkesë para
gjykatës.
Neni 10
1. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.1. togfjalëshi “QPS në emër të DMS”, zëvendësohet me
togfjalëshin “Organi i Kujdestarisë”.
2. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.1. nën-paragrafi f. fjala “Departamentit”, zëvendësohet me
togfjalëshin “Qendrës për Punë Sociale”.
3. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.2. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.2. Nëse një fëmijë është jetim, pa të dy prindërit dhe i jepet përkujdesje adekuate nga një
individ ose familje e cila nuk ka lidhje farefisnore me të, atëherë Organi i Kujdestarisë në
territorin ku jeton fëmija, merr masa që kjo situatë të rregullohet nëpërmjet formës së mbrojtjes.
Në këto rrethana, departamenti përkatës, duhet të paguajë ndihma financiare që janë adekuate
për përkujdesjen dhe mbajtjen e fëmijës.
4. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.3. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.3. Në rastet kur prindërit e fëmijës janë të panjohur, kur prindërit e kanë dhënë pëlqimin për
braktisje, ose kur prindi është vazhdimisht i paaftë për të siguruar kujdes të nevojshëm për
mirërritjen e fëmijës, për shkak të sëmundjes së rëndë psikike të diagnostifikuar apo paaftësisë
së rëndë psikike të diagnostifikuar, Organi i Kujdestarisë merr masa për sigurimin e
përkujdesjes adekuate afatgjate për fëmijën.
5. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.4. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.4.a. Në raste të veçanta, me kërkesën e prindit, prindërve apo kujdestarit, nga QPS,
fëmija mund të vendoset në një vend tjetër jashtë shtëpisë me qëllim që atij ti ofrohet
përkujdesje sociale më e mirë sipas vlerësimit profesional dhe nevojës së fëmiut të bërë nga
Organi i Kujdestarisë.
8
11.4.b. Për vendosjen e fëmijës në një vend tjetër jashtë shtëpisë, duhet të bëhet vlerësimi
profesional sipas nevojës së fëmiut, është konsultuar fëmija dhe dëshirat e tij janë marrë në
konsideratë.
11.4.c. Në rrethanat kur prindi/prindërit mbajnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre prindore,
me kërkesën e tyre mund ta kthejnë fëmijën në shtëpi, pas vlerësimit nga Organi i
Kujdestarisë.
6. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.5. togfjalëshi “QPS në emër të DMS”, zëvendësohet me
togfjalëshin “Organi i Kujdestarisë”.
7. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.6. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.6. Sa i përket fëmijës që i është besuar nga gjykata Organit të Kujdestarisë për përkujdesje,
gjykatësi specifikon formën e mbrojtjes dhe kushtet sipas të cilave Organi i Kujdestarisë
ushtron këtë përgjegjësi.
8. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.7. fjala “Departamenti”, zëvendësohet me togfjalëshin “Organi i
Kujdestarisë”.
9. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.8. fjala “Departamenti”, zëvendësohet me togfjalëshin “Organi i
Kujdestarisë” dhe pas fjalës “Ministria” shtohet togfjalëshi “përmes departamentit përkatës”.
10. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.9. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.9. Ky panel ka funksionet vijuese:
a. jep mendim për përshtatshmërinë e prindërve strehues familjar;
b. jep mendim për vendosjen e fëmijëve me prindërit strehues familja;
c. jep mendim për vendosjen e fëmijëve në adoptim dhe përshtatshmërinë e familjeve
potenciale adoptuese.
11. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.10. togfjalëshi “i Mirëqenies Sociale”, zëvendësohet me fjalën
“përkatës”.
12. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.11. togfjalëshi “i Mirëqenies Sociale”, zëvendësohet me fjalën
“përkatës”.
13. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.12. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.12. Prindërit potencial të strehimit familjar vlerësohen nga Zyrtari i Shërbimeve Sociale i
QPS-së, në bashkëpunim me profesionistët e tjerë dhe raportet e tyre merren në shqyrtim nga
Paneli për Vendosjen e Fëmijëve, i cili vendos për përfshirjen e tyre në regjistër.
14. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.13. fjala “vendimet” zëvendësohet me fjalën “mendimi”.
15. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.14. pas fjalës “fëmija” shtohet togfjalëshi “me përparësi”.
16. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.15. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.15. Qendra për Punë Sociale kompetente obligohet që ta vizitojë fëmijën së paku një herë
në muaj, në mënyrë që të sigurohet se atij/asaj i ofrohet përkujdesje adekuate dhe t’u japë
prindërve strehues familjarë çfarëdo këshille ose udhëzimi të dobishëm për përkujdesjen e
fëmijës.
9
17. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.16. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.16. Të gjitha vendimet ose pëlqimet e rëndësishme lidhur me shëndetin dhe mirëqenien e
fëmijës në strehim familjar merren nga Qendra për Punë Sociale kompetente për mbrojtjen e
fëmijës, pas konsultimit me prindërit biologjik të fëmijës nëse kjo është e mundur, ose
kujdestarin e fëmijës.
18. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.20. togfjalëshi “i Mirëqenies Sociale”, zëvendësohet me
togfjalëshin “drejtoria përkatëse e Komunës”.
19. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.21. togfjalëshi “i Mirëqenies Sociale”, zëvendësohet me fjalën
“përkatës” dhe fjala “listave” zëvendësohet me fjalën “regjistrave”.
20. Neni 11 i ligjit bazik, pas paragrafit 11.21. shtohen katër paragrafë të ri 11.21.a., 11.21.b., 11.21.c.
dhe 11.21.d. me tekstin si vijon:
11.21.a. Familja e interesuar për adoptim të fëmijës pa kujdes prindëror, kërkesën duhet ta
paraqesë në gjykatë, ndërsa gjykata kërkesën i’a dërgon Qendrës për Punë Sociale për të
dhënë vlerësimin profesional për familjen.
11.21.b. Pas vlerësimit profesional pozitiv QPS-ja e njofton me shkrim gjykatën dhe familja
evidentohet në Regjistrin për Panel të familjeve potenciale për adoptim, ndërsa për familjen
e vlerësuar negativisht lëndën do ta dërgojë për vendim në gjykatë.
11.21.c. Përparësi për adoptimin e fëmijës, ka çifti bashkëshortor.
11.21.d. Interesi më i mirë i fëmijës ruhet nëse dallimi në moshë në mes të të adoptuarit
dhe adoptuesit nuk është më e madhe se mosha pesëdhjetë (50) vjeç.
21. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 21.22. pas togfjalëshit “për vepër penale” fshihet togfjalëshi “sipas
nenit 209 dhe 210 të Kodit Penal të Kosovës”.
22. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 21.23. pas togfjalëshit “ndjekjes penale” fshihet togfjalëshi “sipas
nenit 160 të Kodit Penal të Kosovës”.
23. Neni 11 i ligjit bazik, paragrafi 11.24. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
11.24. Paneli për vendosjen e fëmijëve mban një regjistër të personave të cilët Organi i
Kujdestarisë i miraton si prindër adoptues, pas shqyrtimit të vlerësimeve dhe kërkimeve të bëra.
24. Neni 11 i ligjit bazik, pas paragrafit 11.24. shtohen dy paragrafë të ri 11.24.a. dhe 11.24.b. me
tekstin si vijon:
11.24.a. Organi i Kujdestarisë para se të dërgojë lëndën në gjykatë me propozimin për
adoptimin e fëmijës, obligohet që paraprakisht të marrë mendimin e Panelit.
11.24.b. Adoptues mund të jetë vetëm qytetari i Republikës së Kosovës. Përjashtimisht,
shtetasi/ banori i huaj mund të jetë palë adoptuese, nëse fëmija nuk mund të adoptohet ose të
birësohet në Republikën e Kosovës dhe/ose ekzistojnë arsye të bazuara për veprimin e tillë,
nëse fëmija ka nevoja të veçanta dhe ka nevojë për trajtim të specializuar që nuk mund të i
ofrohet në Republikën e Kosovës. Për adoptimin e fëmijës nga shtetasi i huaj nevojitet pëlqimi
paraprak i Panelit.
10
25. Neni 11 i ligjit bazik, pas paragrafit 11.25. shtohen dy paragrafë të ri 11.26. dhe 11.27. me tekstin si
vijon:
11.26. Ministria, nxjerr akt nënligjor për përbërjen dhe funksionimin e Panelit për vendosjen e
fëmijëve në strehim familjar dhe adoptim.
11.27. Ministria, nxjerr akt nënligjor për rregullimin e strehimit familjar në Republikën e
Kosovës.
Neni 11
Pas nenit 11 të ligjit bazik shtohen dy nene të reja 11.A. dhe 11.B. me tekstin si vijon:
Neni 11.A
Mbrojtja e fëmijëve kryerës të veprave penale, pa përgjegjësi penale
11.A.1. Mbrojtja e fëmijëve kryerës të veprave penale, pa përgjegjësi penale bëhet nga ana e Organit të
Kujdestarisë në bashkëpunim me organizatat joqeveritare që kanë ekspertizë profesionale për trajtimin
e kësaj kategorie.
11.A.2. Në procedurën e trajtimit dhe të mbrojtjes, interesi më i mirë i fëmijës është konsiderata e parë
dhe më e rëndësishme.
11.A.3. Mbrojtja e fëmijëve të kësaj kategorie përfshinë të gjithë fëmijët nën moshën katërmbëdhjetë
(14) vjeçare të cilët bien ndesh me legjislacionin në fuqi, kundër të cilëve nuk mund të zhvillohet
procedura penale dhe ku si përgjegjës për mbrojtjen e interesave të fëmijëve, është Organi i
Kujdestarisë apo organizatat joqeveritare të cilat ofrojnë shërbime të veçanta për mbrojtjen e interesave
të fëmijëve.
11.A.4. Për të gjithë fëmijët kryerës të veprave penale, pa përgjegjësi penale, pas njoftimit nga
prokurori, Organi i Kujdestarisë përgjegjës sipas kompetencës territoriale, ofron mbrojtjen dhe trajtimin
adekuat.
11.A.5. Pas njoftimit nga prokurori, për kryerjen e veprës penale të fëmijës, Organi i Kujdestarisë
cakton menaxherin e rastit për secilin rast të referuar.
11.A.6. Pas vlerësimit të rastit menaxheri mund të krijojë partneritet me organizatat qeveritare dhe
joqeveritare, institucionet shkollore, shëndetësore, policore, me familjen dhe komunitetin, në mënyrë që
të krijohen mundësi sa më të mira për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës.
Neni 11.B
Mbrojta dhe trajtimi i fëmijëve me sjellje asociale
11.B.1. Mbrojtja e fëmijëve me sjellje asociale bëhet nga ana e organit të kujdestarisë në bashkëpunim
me organizatat joqeveritare që kanë ekspertizë profesionale për trajtimin e kësaj kategorie.
11.B.2. Për fëmijët me sjellje asociale, pas referimit në QPS-ë nga familja, shkolla, komuniteti,
institucioni shëndetësor, shërbimi sprovues, policia, OJQ-të, etj. Organi i Kujdestarisë përgjegjës sipas
kompetencës territoriale, ofron mbrojtje dhe trajtim adekuat në përputhje me legjislacioni në fuqi.
11.B.3. Pas referimit nga subjektet e përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni, Organi i Kujdestarisë
cakton menaxherin e rastit për secilin rast të referuar.
11
11.B.4. Pas vlerësimit të rastit, menaxheri mund të krijojë partneritet me organizatat qeveritare,
institucionet shkollore, shëndetësore, policore, me familjen dhe komunitetin, në mënyrë që të krijohen
mundësi sa më të mira për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës.
Neni 12
1. Neni 12 i ligjit bazik, paragrafi 12.2. togfjalëshi “e gjithëmbarshme” fshihet nga teksti i ligjit.
2. Neni 12 i ligjit bazik, pas paragrafit 12.3. shtohen katër paragrafë të ri 12.3.a., 12.3.b., 12.3.c. dhe
12.3.d. me tekstin si vijon:
12.3.a. Ministria ofron përkujdesje për personat e moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara
mendore, ngecje në zhvillim mendor, në rastet kur ata nuk kanë persona të tjerë në gjini të cilët
sipas ligjit janë të detyruar të kujdesen për ta.
12.3.b. Fëmijët mbi moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare kanë për detyrim të japin përkrahje
financiare dhe ofrim të përkujdesjes për prindërit e tyre, nëse ata nuk janë të aftë për punë dhe
nuk kanë të ardhura minimale për të jetuar dhe kanë nevojë për përkujdesje.
12.3.c. Ofrimi i shërbimeve dhe përkujdesjes për personat e moshuar dhe personat me aftësi
të kufizuara mendore, ngecje në zhvillim mendor, nga ana e institucioneve përkatëse, mund të
ofrohen edhe me participim nga të afërmit apo personat e tjerë në gjini, të cilët janë të obliguar
të përkujdesen për ta.
12.3.d. Për personat e moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara mendore, ngecje në
zhvillim mendor, ofrohen shërbime edhe në komunitet-shtëpi të personit në gjendje të nevojës
sociale, për të dy kategoritë, për ata që nuk kanë persona tjerë në gjini dhe për personat që
kanë persona në gjini, por që dëshirojnë t’i blejnë shërbimet.
3. Neni 12 i ligjit bazik, pas paragrafit 12.5. shtohet një paragraf i ri 12.6. me tekstin si vijon:
12.6. Ministria, nxjerr akt nënligjor për rregullimin e procedurave për kategoritë e
lartpërmendura të këtij neni.
Neni 13
1. Neni 13 i ligjit bazik, në paragrafët 13.2. dhe 13.4 togfjalëshi “drejtori i qendrës përkatëse për
punë sociale” zëvendësohet me togfjalëshin “Qendra për Punë Sociale”.
2. Neni 13 i ligjit bazik, paragrafi 13.2. në nën-paragrafët a. dhe b. togfjalëshi “Departamenti i
mirëqenies sociale” zëvendësohet me togfjalëshin “Qendrën për Punë Sociale” duke ju përshtatur
formave gramatikore.
3. Neni 13 i ligjit bazik, paragrafi 13.7. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
13.7. Qendra për Punë Sociale siguron që të përmbushen kushtet e urdhrit të kujdestarisë.
4. Neni 13 i ligjit bazik, paragrafi 13.8. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
13.8. Qendra për Punë Sociale, paraqet kërkesën për tërheqjen e urdhrit të kujdestarisë sapo
të pushojë së ekzistuari nevoja për të.
5. Neni 13 i ligjit bazik, paragrafi 13.9. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
13.9. Kur ka shqetësim të arsyeshëm për rrezikun imediat të dëmtimit serioz të shëndetit, sigurisë
dhe mirëqenies së një të rrituri të rrezikuar dhe ekzistojnë dëshmi se atij i mungon aftësia fizike
12
ose mendore që të veprojë në emër të tij, punëtori social i Qendrës për Punë Sociale në bazë të
vlerësimit të tij mundet t’i parashtrojë gjykatës një kërkesë për një urdhër për mbrojtje emergjente.
6. Neni 13 i ligjit bazik, paragrafi 13.11. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
13.11. Efekti i urdhrit për mbrojtje emergjente është që të lejojë Zyrtarin e shërbimeve sociale
të Qendrës për Punë Sociale i cili ka parashtruar kërkesën, të hyjë në çdo hapësirë banimi dhe
ta sjellë subjektin e urdhrit në një vend të sigurt ku mund të mbrohet nga rreziku dhe ku mund
të vlerësohen nevojat mjekësore, sociale dhe psikologjike të tij. Gjykatësi i cili jep urdhrin
emergjent mund të urdhërojë policinë, personelin mjekësor, ose që të dy bashkë, që ta
shoqërojnë Zyrtarin e shërbimeve sociale të Qendrës për Punë Sociale, të ndihmojnë në
zbatimin e urdhrit për mbrojtje emergjente. Kushdo që pengon Zyrtarin e shërbimeve sociale në
ekzekutimin e urdhrit për mbrojtje emergjente, bën vepër penale sipas legjislacionit në fuqi.
7. Neni 13 i ligjit bazik, paragrafi 13.12. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
13.12. Kohëzgjatja e urdhrit për mbrojtje emergjente caktohet nga gjykata.
Neni 14
1. Neni 14 i ligjit bazik, paragrafi 14.1. fjala “mund” zëvendësohet me fjalën “duhet”.
2. Neni 14 i ligjit bazik, paragrafi 14.2. togfjalëshi “drejtori i qendres” zëvendësohet me fjalën
“Qendra” ndërsa fjala “nëpunësi” zëvendësohet me fjalën “zyrtari”.
Neni 15
Pas nenit 14 të ligjit bazik shtohet një nen i ri 14.A. me tekstin si vijon:
Procedurat ankimore
Neni 14.A
14.A.1. Çdo palë e pakënaqur ose përfaqësuesi i tij, i cili mendon se i është bërë e padrejtë lidhur me
shërbimet sociale dhe familjare, ka të drejtë në rishikimin e kërkesës nga ana e drejtorit të QPS-së si
dhe në ankesë në shkallë të dytë, pranë komisionit përkatës.
14.A.2. Drejtori i QPS-së, pas pranimit të kërkesës për rishikim të rastit, obligohet t’i ktheje përgjigje me
shkrim në afat ligjor palës së interesuar, duke mos ia humbur afatin e ankesës në shkallë të dytë.
14.A.3. Pala e pakënaqur me vendimin e drejtorit të QPS-së mund të ushtrojë ankesë në komisionin
për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave dhe parashtresave në shkallë të dytë, në afat prej
pesëmbëdhjetë (15) ditësh prej ditës së pranimit të aktvendimit.
14.A.4. Komisioni për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave funksionon pranë departamentit përkatës
në MPMS-ë.
14.A.5. Komisioni për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave dhe parashtresave në shkallë të dytë
përbëhet prej pesë (5) anëtarëve. Kryetari i komisionit caktohet sipas pozitës zyrtare, një (1) anëtar nga
komuna, një (1) anëtar nga QPS-ja, ndërsa dy (2) anëtarë të tjerë caktohen nga departamenti përkatës.
Vendimi është i plotfuqishëm me aprovimin/refuzimin e tre (3) anëtarëve të komisionit përkatës.
14.A.6. Vendimi i komisionit për shqyrtimin, vendosjen e ankesave dhe parashtresave në shkallë të
dytë për shërbime sociale dhe familjare, nënshkruhen nga kryetari i komisionit.
14.A.7. Brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të ankesës, komisioni shqyrton ankesën dhe
13
dokumentacionin relevant dhe sipas nevojës interviston dëshmitarët. Vendimet e veta ua përcjell me
shkrim palëve të ankesës përmes QPS-së.
14.A.8. Pala e pakënaqur mund të ngritë kontest administrativ, përmes padisë në gjykatën kompetente,
në afat prej tridhjetë (30) ditësh kundër vendimit të komisionit të shkallës së dytë.
14.A.9. Ministria nxjerr akt nënligjor për përbërjen dhe funksionimin e Komisionit për Shqyrtimin dhe
Vendosjen e ankesave dhe parashtresave në shkallë të dytë.
Neni 16
1. Neni 15 i ligjit bazik, paragrafi 15.1. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
15.1. I gjithë komunikimi verbal, i shkruar ose elektronik lidhur me ofrimin e shërbimeve sociale
dhe familjare në mes të një individi ose një familjeje që shfrytëzon shërbime të tilla dhe
profesionistit të shërbimeve sociale dhe familjare, trajtohen me mirëbesim.
2. Neni 15 i ligjit bazik, paragrafi 15.2. ndryshohet dhe riformulohet si vijon:
15.2. Çdo profesionist i shërbimeve sociale dhe familjare duhet që të gjitha informacionet për
rastet e trajtuara te jenë konfidenciale, në të kundërtën është përgjegjës për shkelje flagrante
profesionale dhe i nënshtrohet ndjekjes penale.
3. Neni 15 i ligjit bazik, pas paragrafit 15.2. shtohet paragrafë i ri 15.2.a. me tekstin si vijon:
15.2.a. Çdo profesionist i shërbimeve sociale dhe familjare është i obliguar që ta respektojë
Kodin etik të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare të Republikës së Kosovës.
Neni 17
Pas nenit 15 të ligjit bazik shtohen edhe tri nene të reja 15.A., 15.B. dhe 15.C. me tekstin si vijon:
Shfuqizimi i akteve nënligjore
Neni 15.A
15.A.1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen:
a. Udhëzimi Administrativ nr. Nr. 1/2006 për themelimin dhe punën e këshillit të përgjithshëm
për shërbime sociale dhe familjare;
b. Udhëzimi Administrativ Nr. 4/2006 për themelimin e komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen
e Ankesave në shkallën e dytë lidhur me shërbimet sociale dhe familjare;
c. Udhëzimi Administrativ Nr. 5/2006 për themelimin e panelit për vendosjen e fëmijëve pa
kujdes prindëror në strehim familjar dhe birësim;
d. Udhëzimin Administrativ Nr. 16/2004 për rregullimin e strehimit familjar në Kosovë; dhe
e. Propozimië Nr.04/2005 për ndryshimet dhe plotësimet e Udhëzimit Administrativ Nr. 16/2004
për rregullimin e strehimit familjar në Kosovë.
14
Nxjerrja e akteve nënligjore
Neni 15.B
15.B.1. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në afat prej gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të
këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore për zbatimin e drejtë dhe efikas të tij.
15.B.2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore sipas paragrafit 1. të këtij neni, vazhdojnë të zbatohen
aktet nënligjore të aplikueshme, të përcaktuara në nenin 15 dhe aktet e tjera të aplikueshme deri në
masën që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj.
Mundesitë buxhetore
Neni 15.C
Institucionet e ndikuara në këtë ligj, të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, i përmbushin
obligimet e tyre në zbatimin e tij, sipas mundësive buxhetore të lejuara me Ligjin vjetor të Buxhetit.
Neni 18
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 04/ L-081
2 mars 2012
Shpallur me dekretin Nr.DL-008-2012, datë 26.03.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.