1
Prishtinë, 1 qershor 2020
Nr. ref.:AGJ 1574/20
AKTGJYKIM
në
rastin nr. KO72/20
parashtrues
Rexhep Selimi dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së
Kosovës
Vlerësim i kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së
Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020
GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
e përbërë nga:
Arta Rama-Hajrizi, kryetare
Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar
Bekim Sejdiu, gjyqtar
Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare
Gresa Caka-Nimani, gjyqtare
Safet Hoxha, gjyqtar
Radomir Laban, gjyqtar
Remzije Istrefi Peci, gjyqtare, dhe
Nexhmi Rexhepi, gjyqtar.
2
Parashtruesit e kërkesës
1. Kërkesa është dorëzuar nga: Rexhep Selimi, Yllza Hoti, Liburn Aliu, Fatmire
Mulhaxha Kollçaku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Fitore Pacolli, Hajrullah
Çeku, Saranda Bogujevci, Jahja Koka, Mefail Bajçinovci, Valon Ramadani, Mimoza
Kusari Lila, Fitim Uka, Shpejtim Bulliqi, Artan Abrashi, Arbër Rexhaj, Arbëresha
Kryeziu Hyseni, Labinotë Demi Murtezi, Alban Hyseni, Gazmend Gjyshinca, Arta
Bajraliu, Enver Haliti, Agon Batusha, Dimal Basha, Fjolla Ujkani, Fitim Haziri,
Elbert Krasniqi, Eman Rrahmani, Salih Zyba (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit
e kërkesës ose deputetët parashtrues), që të gjithë deputetë të Kuvendit të
Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi).
Akti i kontestuar
2. Parashtruesit e kërkesës e kontestojnë Dekretin e Presidentit të Republikës së
Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020 (në tekstin e mëtejmë: Dekreti i
kontestuar) me të cilin z. Avdullah Hoti, iu propozua Kuvendit të Republikës së
Kosovës si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së
Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Qeveria).
Objekti i çështjes
3. Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit të
kontestuar, për të cilin parashtruesit e kërkesës pretendojnë se nuk është në
pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e
Pushtetit], paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit], paragrafin (14) të
nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] si dhe nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).
4. Parashtruesit e kërkesës kërkuan nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës
(në tekstin e mëtejmë: Gjykata) që të vendosë masë të përkohshme “mbi Dekretin
në mënyrë që të parandalohen dëmet e pariparueshme për palën dhe
institucionin”.
5. Parashtruesit e kërkesës po ashtu kërkuan mbajtjen e seancës dëgjimore publike.
Baza juridike
6. Kërkesa bazohet në nenin 113, paragrafi 2, nën-paragrafi 1 [Juridiksioni dhe Palët
e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 29 [Saktësimi i kërkesës] të Ligjit për
Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e
mëtejmë: Ligji) dhe rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 67
[Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30
të Ligjit] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
nr. 01/2018 (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).
Procedura në Gjykatë
3
7. Më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, parashtruesit e kërkesës e dorëzuan kërkesën në
Gjykatë.
8. Në të njëjtën datë, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi Gjyqtar
raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Bekim Sejdiu
(kryesues), Gresa Caka-Nimani dhe Radomir Laban (anëtarë).
9. Në të njëjtën ditë, Gjykata, përmes postës elektronike, njoftoi parashtruesit e
kërkesës për regjistrimin e kërkesës.
10. Në të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi për regjistrimin e kërkesës: Presidentin e
Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Presidenti); Kryetaren e Kuvendit të
Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kryetarja e Kuvendit), të cilës iu
kërkua që një kopje e kërkesës t'u dorëzohet të gjithë deputetëve të Kuvendit;
Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:
Kryeministri); si dhe, Avokatin e Popullit.
11. Gjykata i ka njoftuar të gjitha palët e interesuara të cekura më lart se komentet e
tyre: (i) lidhur me kërkesën për caktim të masës së përkohshme, nëse kanë, t’i
paraqesin në Gjykatë, deri më 1 maj 2020, në orën 12:00; ndërsa, (ii) komentet
lidhur me meritat e kërkesës, nëse kanë, t’i paraqesin në Gjykatë jo më vonë se më
8 maj 2020, në orën 16:00.
12. Më 1 maj 2020, para orës 12:00, Gjykata pranoi një shkresë nga Shefi i Grupit
Parlamentar të Listës Serbe, deputeti Slavko Simić, përmes së cilës u kërkua nga
Gjykata që të jepet afat shtesë për të paraqitur komente lidhur me masën e
përkohshme ngase kërkesën KO72/20 e kanë pranuar vetëm në gjuhën shqipe.
13. Më 1 maj 2020, në të njëjtën datë, Gjykata iu përgjigj deputetit Slavko Simić duke e
njoftuar se kërkesa KO72/20 është pranuar në Gjykatë vetëm në gjuhën shqipe dhe
se Gjykata e ka dërguar për përkthim urgjent menjëherë pas pranimit të saj. Gjykata
ia dërgoi kopjen e plotë të kërkesës në gjuhën serbe, deputetit/ëve në fjalë dhe e
miratoi kërkesën për shtyerje të afatit për dorëzim të komenteve për masë të
përkohshme deri në orën 16:00 të datës 1 maj 2020.
14. Më 1 maj 2020, brenda afatit të përcaktuar, Gjykata pranoi komente lidhur me
masën e përkohshme nga palët në vijim: Presidenti, Kryetarja e Kuvendit,
Kryeministri, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (në tekstin e
mëtejmë: LDK), deputeti Arban Abrashi dhe deputeti Shkëmb Manaj.
15. Më 1 maj 2020, Gjyqtari raportues i rekomandoi Gjykatës miratimin e masës së
përkohshme. Po të njëjtën datë, Gjykata, me shumicë votash, vendosi të miratojë
masën e përkohshme deri më 29 maj 2020, respektivisht të pezullojë zbatimin e
mëtejmë të Dekretit të kontestuar të Presidentit.
4
16. Më 6 maj 2020, Gjykata pranoi nga A.M. një kërkesë për ta lejuar atë që të paraqes
Amicus Curiae lidhur me rastin KO72/20.
17. Më 7 maj 2020, Gjyqtari raportues konform rregullit 55 [Amicus Curiae], pas
konsultimit me Kolegjin Shqyrtues, vlerësoi se kërkesa e A.M. për të paraqitur
Amicus Curia duhet të refuzohet. Gjykata e njoftoi A.M.-në për refuzimin e kërkesës
së tij.
18. Më 8 maj 2020, brenda afatit të përcaktuar, Gjykata pranoi komente lidhur me
meritat e kërkesës nga palët në vijim: Presidenti; Kryetarja e Kuvendit;
Kryeministri; Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci; Avokati i Popullit;
Grupi Parlamentar i LDK-së; deputetët e Kuvendit, Behxhet Pacolli dhe Mirlindë
Sopi–Krasniqi nga Aleanca Kosova e Re (në tekstin e mëtejmë: AKR), të mbështetur
nga deputetët Endrit Shala, Haxhi Shala dhe Albulena Balaj–Halimaj nga NISMA
Socialdemokrate (në tekstin e mëtejmë: NISMA); dhe deputeti Arban Abrashi.
19. Më 11 maj 2020, Gjykata parashtroi në Forumin e Komisionit të Venecias pyetjet
në vijim:
“1. Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, a ekziston mundësi
kushtetuese/ligjore që lejon formimin e Qeverisë së re brenda së njëjtës
legjislaturë?
2. A ekziston obligim kueshtetues/ligjor për të shpërndarë Kuvendin pas mocionit
të votëbesimit ndaj Qeverisë?
3. A keni praktikë gjyqësorë lidhur me këtë çështje?”
20. Ndërmjet 11 dhe 21 majit 2020, Gjykata pranoi përgjigje në pyetjet e parashtruara
nëpërmjet Forumit të Komisionit të Venecias nga gjykatat kushtetuese/supreme të
shteteve në vijim: Mbretëria e Bashkuar, Brazil, Lihtenshtajn, Austri, Sllovaki,
Suedi, Çeki, Kroaci, Gjermani, Bulgari, Maqedoni e Veriut, Moldavi dhe Afrikë e
Jugut (shih përmbledhjet e trembëdhjetë (13) përgjigjeve të pranuara në paragrafët
291-306 të këtij Aktgjykimi).
21. Më 12 maj 2020, Gjykata njoftoi parashtruesit e kërkesës; Presidentin; Kryetaren e
Kuvendit; Kryeministrin; si dhe, Avokatin e Popullit lidhur me komentet e pranuara
më 8 maj 2020.
22. Gjykata gjithashtu kërkoi nga Kryetarja e Kuvendit që të ndërmarrë të gjitha hapat
e nevojshëm në kompetencën saj për të informuar Gjykatën lidhur me “Travaux
Preparatoires” ose “Dokumentet Përgatitore” të Kushtetutës dhe, në rast se të
njëjtat ekzistojnë, të dorëzohen në Gjykatë në një afat urgjent kohor dhe jo më vonë
se deri më 13 maj 2020.
23. Më 13 maj 2020, Gjykata pranoi nga Kryetarja e Kuvendit shkresën më të cilën kjo
e fundit njoftoi Gjykatën se “Travaux Preparatoires” të Kushtetutës nuk gjinden në
Kuvend por në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (në tekstin e mëtejmë:
Arkivi i Kosovës). Për rrjedhojë, Kryetarja e Kuvendit njoftoi Gjykatën se i është
5
drejtuar me kërkesë zyrtare Arkivit të Kosovës dhe në bazë të përgjigjes së tyre janë
njoftuar se për shkak të volumit të madh të dokumenteve, “është e pamundur që të
kryhet fotokopjimi i materialit para datës 15 maj [2020]” dhe se sapo të pranojnë
kopjen e “Travaux Preparatoires” nga Arkivi i Kosovës do ta përcjellin menjëherë
në Gjykatë.
24. Në po të njëjtën ditë, më 13 maj 2020, Gjykata iu përgjigj shkresës së Kryetares së
Kuvendit me ç’rast theksoi: “Duke marrë parasysh urgjencën e rastit që Gjykata
ka në trajtim si dhe volumin e madh të deklaruar të dosjeve të “Travaux
Preparatoires”, luteni që të ndërmerrni të gjithë hapat në dispozicionin tuaj që të
siguroheni që Gjykata të ketë qasje në kopjet e vërtetuara si dokumente autentike
dhe origjinale të “Travaux Preparatoires” sa më shpejtë që është e mundur dhe jo
më vonë se brenda afatit të propozuar nga ju, 15 maj 2020.” Po ashtu, Gjykata
theksoi në letër që: “Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe
Ligjin nr. 04/L-088 për Arkivat Shtetërore, luteni që të dorëzohet në Gjykatë e
gjithë kopja e materialit arkivor së bashku me dokumentin që vërteton
autencitetin e atij materiali arkivor.”
25. Më 14 maj 2020, Gjykata pranoi përmes Kuvendit kopjen e vërtetuar të
Dokumenteve Përgatitore për hartimin e Kushtetutës.
26. Më 18 maj 2020, Gjykata pranoi nga Kryetarja e Kuvendit shkresën më të cilën kjo
e fundit paraqiti disa çështje lidhur me Dokumentet Përgatitore për hartimin e
Kushtetutës të cilat Gjykata i kishte pranuar më datën 14 maj 2020, dhe të cilat
Kuvendi i kishte siguruar nga Arkivi i Kosovës. Në shkresën e saj, Kryetarja e
Kuvendit theksoi:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është autor i dokumenteve të dërguara dhe
ato nuk janë trajtuar ndonjëherë në procedurë të rregullt në Kuvend;
Kuvendi i Kosovës nuk i ka poseduar ndonjëherë këto dokumente, deri me 14 maj
2020, kur një kopje i është dhënë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave;
Këto dokumente nuk janë publikuar asnjëherë në Gazetën Zyrtare ose ne burime
të tjera zyrtare;
Kuvendi nuk mund ta vërtetojë autencitetin e këtyre dokumenteve dhe as nëse
ndonjëherë ka pasur ndërhyrje në to;
Kuvendi nuk mund të vërtetojë se kush i ka poseduar këto dokumente para se ato
të dërgoheshin në Arkivat e Kosovës, si dhe nëse gjatë këtyre viteve ka pasur
ndonjë ndërhyrje në to;
Kuvendi nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me vërtetësinë e dokumenteve të
dërguara, pasi që ka vepruar vetëm si lehtësues komunikimi ndërmjet Gjykatës
Kushtetuese dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.”
27. Në të njëjtën ditë, më 18 maj 2020, lidhur me shkresën e pranuar nga Kryetarja e
Kuvendit për Dokumentet Përgatitore për hartimin e Kushtetutës, Gjykata e njoftoi
Kryetaren e Kuvendit si në vijim:
“E nderuara Kryetare e Kuvendit,
6
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj dhe të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të
Kosovës për dorëzimin e kopjes së vërtetuar të dokumenteve përgatitore të
hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ju ftojmë të gjeni të
bashkëngjitur në një CD – version elektronik në PDF kopjen e të gjithë
dokumentacionit përgatitor për hartimin e Kushtetutës të dorëzuar në Gjykatë
nga Kuvendi më 14 maj 2020. Ju konfirmojmë se ky është materiali i tërësishëm
që është përcjellë në Gjykatë në rrugë zyrtare nga ana e Kuvendit dhe si i tillë është
regjistruar, protokolluar dhe arkivuar në Gjykatë.
Me respekt rikujtojmë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të spekulojë rreth
autenticitetit të këtij materiali e as të angazhohet në diskutime të tilla. Ky material
është dorëzuar si dokument publik në rrugë zyrtare në Gjykatë dhe i njëjti është
dorëzuar si kopje e vërtetuar e materialit origjinal që gjendet në Arkivat e Shtetit
të Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, Gjykata do t’i trajtojë këto dokumente në
përputhje me praktikat dhe standardet ndërkombëtare për trajtimin e tyre.”
28. Përmes kësaj shkrese drejtuar Kryetares së Kuvendit, Gjykata gjithashtu sqaroi të
gjithë procesin se si është arritur deri tek dorëzimi i kopjes së vërtetuar të
Dokumenteve Përgatitore të hartimit të Kushtetutës në Gjykatë dhe e cila është
reflektuar më lart, duke përfshirë edhe faktin që më 20 qershor 2014, Gjykata gjatë
shqyrtimit të rastit KO103/14 (shih, parashtruese e kërkesës, Presidentja e
Republikës së Kosovës, Aktgjykim i 30 qershorit 2014 – në tekstin vijues:
Aktgjykimi KO103/14), kishte kërkuar nga Kuvendi që të dorëzojë në Gjykatë një
kopje të “Travaux Preparatoires” por ishte njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i
Kuvendit se “nuk i kishin Travaux Preparatoires”. Gjithashtu, Gjykata sqaroi se më
8 maj 2020, Avokati i Popullit kishte dorëzuar një shkresë në Gjykatë përmes së
cilës kishte theksuar se nuk ka komente lidhur me rastin KO72/20, mirëpo ka
informacion që “dosjet e punëve përgatitore të hartimit të Kushtetutës ndodhen në
Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.”
29. Më 28 maj 2020, Kolegji Shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe
njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës.
30. Në të njëjtën ditë, më 28 maj 2020, Gjykata vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e
parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar
i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e
Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i
një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e
detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me
nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i
kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84
[Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të
Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes
Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën
dëgjimore. Përfundimet kryesore të Gjykatës u publikuan po atë ditë.
7
31. Më 1 qershor 2020, Gjykata publikoi Aktgjykimin e plotë për rastin KO72/20.
Përmbledhja e fakteve
32. Më 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvend.
33. Më 27 nëntor 2019, KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve për Kuvend, bazuar në
listën vijuese të rezultateve të zgjedhjeve:
(i) Lëvizja VETËVENDOSJE! (në tekstin e mëtejmë: LVV), 29 deputetë;
(ii) Lidhja Demokratike e Kosovës, 28 deputetë;
(iii) Partia Demokratike e Kosovës, 24 deputetë;
(iv) AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë, 13 deputetë;
(v) Srpska Lista, 10 deputetë;
(vi) Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, 6
deputetë;
(vii) Koalicija “Vakat”, 2 deputetë;
(viii) Kosova Demokratik Tyrk Partisi, 2 deputetë;
(ix) Partia Liberale Egjiptiane, 1 deputet;
(x) Nova Demokratska Stranka, 1 deputet;
(xi) Partia e Ashkalinjëve për Integrim, 1 deputet;
(xii) Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, 1 deputet;
(xiii) Jedinstvena Goranska Partija, 1 deputet;
(xiv) Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, 1 deputet.
34. Më 26 dhjetor 2019, u konstituua Kuvendi.
35. Më 20 janar 2020, LVV e propozoi kandidatin e saj për Kryeministër te Presidenti.
36. Më 20 janar 2020, në të njëjtën ditë, Presidenti nxori Dekretin me të cilin z. Albin
Kurti, iu propozua Kuvendit si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë.
37. Më 3 shkurt 2020, Kuvendi zgjodhi Qeverinë me Kryeministër z. Albin Kurti.
38. Më 20 mars 2020, një numër i deputeteve të Kuvendit dorëzuan në Kryesinë e
Kuvendit Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë.
39. Më 25 mars 2020, Kuvendi [Vendimi nr. 07-V-013] miratoi Mocionin e Mosbesimit
ndaj Qeverisë. Mocioni i votuar, përmbante mes tjerash, arsyetimin si në vijim:
“[...] ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që, përmes
votës së mosbesimit, ta votojnë këtë mocion. Me këtë veprim, Kuvendi krijon
mundësinë e formimit të një qeverie të stabilitetit me kohëzgjatje të kufizuar, e cila
do të adresonte sfidat imediate me të cilat po ballafaqohet vendi, si në pozicionin
e politikes së jashtme, ashtu edhe në dinamikat e krijuara brenda vendit.”
40. Më 30 mars 2020, Presidenti i dërgoi shkresa të veçanta kryetarëve të të gjitha
subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend të cilat kishin përmbajtje vijuese:
8
“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë [...] do të ndërmarrë hapat e
përcaktuar në Kushtetutë. [...] Në këtë drejtim, Ju ftoj që të merrni pjesë në
takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm.”
41. Më 1 prill 2020, Presidenti mbajti takime të ndara konsultative me kryetarët e të
gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.
42. Më 1 prill 2020, z. Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër, përmes shkresës
[Ref: 108/2020], shprehi gatishmërinë për takim me Presidentin, pas mocionit të
mosbesimit ndaj Qeverisë. Në shkresën e tij drejtuar Presidentit, ai gjithashtu
theksoi se: “Kushtetuta si dhe vetë praktika e juaj e mëparshme në vitin 2017, e
bëjnë të qartë se, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, e vetmja rrugë
përpara është shpërndarja e Kuvendit [...], në përputhje me nenin 82.2 të
Kushtetutës, dhe shpallja e zgjedhjeve të përkohshme.” Ai shtoi se: “çështja e vetme
për të cilën do të bisedoj me ju, është se kur do të jetë koha më e përshtatshme për
shpërndarjen e Kuvendit duke marrë parasysh në veçanti gjendjen emergjente të
shëndetit publik me të cilën po përballet Republika e Kosovës në këtë kohë.”
43. Më 1 prill 2020, z. Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër, përmes shkresës
[Ref.109/2020] theksoi mes tjerash si në vijim: “[...] Në lidhje me njoftimin tuaj se
jeni duke kryer “konsultime” me liderët e partive të tjera politike [...] dëshiroj të
potencoj qëndrimin tim se konsultime të tilla nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të
Kushtetutës [...]. Po ashtu, dëshiroj të ritheksoj gatishmërinë time që të rrimë në
kontakt lidhur me betejën tonë kundër virusit COVID-19, si dhe me detyrën tua për
të shpërndarë Kuvendit […] pas mocionit të mosbesimit. Ndërsa, për çdo çështje
tjetër jashtë këtyre dy temave, e ripërsëris qëndrimin tim të shprehur në takimin
e sotëm, që komunikimi ndërinstitucional mes Zyrës së Presidentit dhe Zyrës së
Kryeministrit, të vazhdojë në formën e shkruar.”
44. Më 2 prill 2020, Presidenti i dërgoi një shkresë [Nr. Prot.353] z. Albin Kurti, në
cilësinë e këtij të fundit si Kryetar i LVV me përmbajtjen si në vijim: “[...] Takimi i
djeshëm me ju (01.04.2020), pas mocionit te mosbesimit ndaj Qeverisë [...], ka
qenë takim konsultues me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje - liderin e partisë së
parë sipas rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin
e Republikës se Kosovës, të mbajtura me 6 tetor 2019. Pra, ka qenë një takim i
karakterit formal, juridik e procedural, për konsultim për të vlerësuar nëse është
në interesin e partisë politike që përfaqësoni ju formimi i Qeverisë së re apo
shpërndarja e Kuvendit. [...]”
45. Në të njëjtën ditë, më 2 prill 2020, Presidenti përmes shkresës [Nr. Prot.354] njoftoi
z. Albin Kurti, në cilësinë e këtij të fundit si Kryetar i LVV-së, se pas mocionit të
mosbesimit të Qeverisë, në pajtim me “nenin 95 të Kushtetutës [...], do të ndërmarr
hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”. Më tutje,
Presidenti theksoi: “Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e
Gjykatës Kushtetuese KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve
[...] të mbajtura me 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-se nr. 1845-2029, 27.11.20 19),
9
Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik qe ka fituar shumicën në Kuvend për të
formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar
Qeverinë. Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri,
të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.”
46. Më 10 prill 2020, Presidenti përmes shkresës [Nr. Prot.354/1] iu drejtua z. Albin
Kurti, në cilësinë e këtij të fundit si Kryetar i LVV-së:
“I nderuari z. Kurti,
Jam në pritje të përgjigjes suaj në kërkesën që ua kam përcjellë me datë 2 prill
2020 (Ref 354, 02.04.2020), për të propozuar kandidatin për Kryeministër dhe
formuar Qeverinë [...] pas mocionit te mosbesimit të Qeverisë [...]
Ju rikujtoj që [LVV] [...] është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për
të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es të ri për të
formuar Qeverinë.
Siç e dini, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverise të datës 25.03.2020, kam
zhvilluar takime konsultative me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në
Kuvend për të vlerësuar nëse është në interesin e partive politike formimi i
Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit. Shumica e partive politike janë
deklaruar që janë për formimin e Qeverisë së re.
[...]
Edhe një herë me duhet t'ua rikujtoj se mandati im kushtetues me obligon që të
garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës,
duke përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit/es të ri/re për
Kryeministër për të formuar Qeverinë [...]. Si President i Republikës së Kosovës
unë do ta ndërmarr këtë veprim, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që
qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejt Qeverinë e tyre të re.
Luteni që në emër të [LVV] të propozoni kandidatin/en e ri/re për Kryeministër,
të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë [...].”
47. Më 13 prill 2020, z. Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër përmes shkresës
[Ref:120/2020] iu drejtua Presidentit duke theksuar, mes tjerash,
“[...] me lejoni t’ju shpreh keqardhjen time të thellë pas shkresave tuaja të fundit,
në të cilat ju e deklaroni haptas qëllimin për të anashkaluar detyrën tuaj
kushtetuese që të shpërndani Kuvendin dhe të shpallni zgjedhje të reja, pas
përfundimit të betejës kundër COVID-19
Në shkresën tuaj të datës 10.04.2020 theksoni se keni zhvilluar takime
konsultative me përfaqësuesit e të gjitha partive politike të përfaqësuara në
Kuvend me qëllim të vlerësimit të interesit të partive politike në raport me
10
zgjedhjet e reja apo formimin e Qeverise së re. Me lejoni të ju rikujtoj se nuk është
në kompetencën e Presidentit të Republikës së Kosovës vlerësimi i interesave të
partive politike, por mbrojtja e interesit shtetëror. Për me tepër, Gjykata
Kushtetuese në paragrafin 84 të Aktgjykimit të saj në rastin KO 103/14
shprehimisht ka konstatuar se “Gjykata rithekson se Presidenti i Republikës mund
të konsultohet vetëm me partinë politike ose me koalicionin që ka fituar shumicën
në Kuvend, qoftë shumicë absolute, qoftë relative.
Prandaj duke zhvilluar takime të tilla konsultative, Ju keni vepruar në
kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse aktgjykimet e
Gjykatës Kushtetuese janë akte juridike përmes të cilave realizohet
kushtetutshmëria dhe konsiderohen burim i të Drejtës Kushtetuese. Për të qenë
edhe më i qartë, siç e dini, para takimit dhe pas takimit me Ju jeni njoftuar
zyrtarisht nga unë se takimet me ju po i zhvilloj në cilësinë e Kryeministrit në
detyrë dhe kam qenë i shoqëruar nga dy këshilltarët e mi të jashtëm të cilën nuk
janë anëtarë të [LVV-së]. Kam qenë në takim që për temë diskutimi ka pasur
gjendjen e emergjencës shëndetësore dhe çështjen e shpalljes së zgjedhjeve pas
mocionit të mosbesimit.
Po ashtu më lejoni të ju rikujtojë se pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit [...]
presidentit nuk i krijohet hapësirë që të luaj rolin e një akteri politik duke tentuar
të imponojë vullnetin e tij në jetën politike. Presidentit të Republikës së Kosovës, si
organ kushtetues, një mocion mosbesimi i jep të drejtën që të përmbushë vetëm një
veprim të përcaktuar nga kushtetutëdhënësi. Pra, shpërndarjen e Kuvendit në
përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës [...]”
Se kjo është procedura e vetme të cilën e parasheh Kushtetuta [...] nuk është vënë
asnjëherë në dyshim as në praktiken e deritanishme kushtetuese. Se nuk ka pasur
asnjëherë takime konsultative me partinë politike që ka fituar shumicën në
Kuvend është fakt notor. Se Presidenca çdo herë e ka konsideruar të domosdoshme
shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve, përpos që vërtetohet me faktin e në vitin
2010 dhe 2017 është shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallur zgjedhjet në po të
njëjtën ditë kur mocioni i mosbesimit është votuar, po ashtu vërtetohen nga
intervista e U.D. Presidentit z. Jakup Krasniqi [e 2 shkurtit 2010]. [...].
[...] se zgjedhjet janë opsioni i vetëm pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit
është theksuar edhe nga Ju ne vitin 2010, në mbledhjen e jashtëzakonshme të
Kuvendit të Kosovës të datës 02.11.2010, kur keni kërkuar votat pro mocionit të
mosbesimit [...]
Prandaj në frymën e kësaj gjendjeje faktike dhe juridike besoj se edhe Ju e keni
tani të qartë që nuk është detyrë e Presidentit që të imponohet me shkresa duke
kërkuar emra kandidatesh për Kryeministër. Sidomos jo në një periudhë të
emergjencës shëndetësore. Por më lejoni të theksoj, se kjo shkresë nuk është
refuzim për të ju dhënë një emër të kandidatit për Kryeministër. Është një rikujtim
i kornizës së kompetencave tuaja dhe obligimeve kushtetuese që bien mbi
institucionin e Presidentit [...], pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi, sepse
nuk është në diskrecionin tuaj që të impononi skenarë jokushtetues.”
11
48. Më 15 prill 2020 Presidenti përmes shkresës [Nr. Prot. 370/1] iu drejtua z. Albin
Kurti, në cilësinë e këtij të fundit si Kryetar i LVV-së, duke theksuar:
“Më datë 13.04.2020 (Ref.: 120/2020) kam pranuar një letër nga ju, ku u jeni
referuar shkresave që ua kam dërguar juve në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes
Vetevendosje. Në këtë shkresë ju nuk keni propozuar kandidatin/en për
Kryeministër, por as nuk keni refuzuar një gjë të tillë. Duke marrë parasysh
kërkesat që ua kam përcjellë me date 2 prill 2020 (Ref. 354, 02.04.2020) dhe me
datë 10 prill 2020 (Ref. 354/1, 10.04.2020), përsëri ua rikujtoj se jam në pritje të
përgjigjes suaj për të propozuar kandidatin/en për Kryeministër për të formuar
Qeverinë e Republikës së Kosovës, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë
(Vendimi i Kuvendit të Republikës se Kosovës Nr. 07-V- 013, të datës 25.03.2020).
Ju rikujtoj që mandati im kushtetues më obligon që të garantoj funksionimin
demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshire edhe
sigurimin e emërimit të kandidatit/es për Kryeministër për të formuar Qeverinë
e Republikës së Kosovës. Qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike të
përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me të drejte presin
funksionalizimin e Qeverisë së re, si dhe presin nga Presidenti të caktojë
mandatarin për formimin e Qeverisë.
Duke pasur parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në
rastin nr. KO103/14, Gjykata Kushtetuese "vëren se nuk përjashtohet që partia ose
koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”, atëherë duhet ta keni në
konsideratë se nëse ju nuk e propozoni kandidatin/en për Kryeministër, atëherë
veprimet tuaja mund të reflektojnë edhe hezitim në marrjen e mandatit,
respektivisht refuzimin c marrjes se mandatit.
Në fund, kërkoj përsëri nga ju që të bëni propozimin për kandidatin/en për
Kryeministër pa humbur kohë dhe në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe
Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO 103/14. Unë ju siguroj se
brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t'i dhënë
vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi [...], do të propozojë kandidatin/en
për Kryeministër për të formuar Qeverinë.”
49. Më 17 prill 2020, z. Albin Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër, përmes shkresës
[Ref.122/2020] iu drejtua Presidentit duke theksuar:
“I nderuar President,
Jo, nuk hezitojmë t'ju përgjigjemi.
Jo, nuk e refuzojmë kërkesën tuaj.
Por jam i detyruar te përsëris atë qe kam pyetur në letrën time të fundit, e për të
cilën nuk kam marrë përgjigje. Shprehimisht kam thënë: E kam të qartë që
situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka ne nuk po
12
kërkojmë të bëhet tani, par sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë.
Mirëpo ajo që nuk e kam të qartë është standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë
politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni
mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e
mëhershme. Ndoshta do të mund të na sqaroni këtë?
Unë kam kërkuar sqarim lidhur me këtë, dhe jam akoma në pritje të përgjigjes
suaj.
Po ashtu, ju lutem ta specifikoni bazën juridike sipas të cilës po veproni, sepse
neni 95 të cilit i referoheni ka gjashtë paragrafë të cilat rregullojnë, çështje të
ndryshme nga njëra-tjetra, dhe referimi paushall në nenin 95 nuk është i
justifikueshëm në këtë moment.
Do te jem ne pritje te sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e
njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë
arsyen pas këtij insistimi për t'u marre me çështje dytësore e tretësore, në një
kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët -
COVID-19.”
50. Po të njëjtën ditë, Presidenti përmes shkresës [Nr. Prot. 370/3] iu drejtua sërish z.
Albin Kurti, në cilësinë e këtij të fundit si Kryetar i LVV-së duke theksuar:
“I nderuar z, Kurti,
Me datë 17.04.2020 (Ref, 122/2020), kam pranuar edhe një letër nga ju, ku u jeni
referuar shkresave qe ua kam dërguar juve në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes
Vetëvendosje, Përkundër kërkesave të dërguara me 2 prill 2020 (Ref. 354), me 10
prill 2020 (Ref, 354/1) dhe me 15 prill 2020 (Ref. 370/1), edhe në shkresën tuaj të
dërguar më 17 prill 2020 (Ref. 122/2020), ju nuk keni propozuar kandidatin/ en
për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke refuzuar për të propozuar
kandidatin për kryeministër. Më lejoni t'ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj
nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për K1yeminister. Por, ju nuk e
keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë
qëllim.
Prandaj, edhe një here, në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin
e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e
kandidatit/es për Kryeministër pa humbur kohë.”
51. Më 22 prill 2020, z. Albin Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër, përmes shkresës
[Ref.135/2020] i drejtohet Presidentit duke theksuar:
“I nderuar President,
Përkundër qe në asnjë rast nuk kemi refuzuar as kërkesën dhe as propozimin e
mandatarit, sot, me 22.04.2020, kam pranuar një letër nga ju, përmes të cilës
13
konstatoni jashtë kompetencave tuaja kushtetuese si President, se unë nuk e
paskam shfrytëzuar të drejtën për propozimin e kandidatit të ri për te formuar
Qeverinë.
Kushtetuta e Republikës nuk parasheh një kompetence të tillë të Presidentit për të
vlerësuar apo konstatuar shfrytëzimin apo mosshfrytëzimin e të drejtës për të
propozuar mandatarin. Përveç, kësaj, Kushtetuta e as Aktgjykimi Nr. 103/14 nuk
kanë përcaktuar as afatin për një gjë të tillë. Kushtetuta, çfarë parasheh në këtë
rast është caktimi i mandatarit vetëm pas propozimit nga partia ose koalicioni
që ka fituar shumicën absolute apo relative, siç përcaktohet edhe në pikën 84 të
Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Andaj, bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e
as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e
kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë; ju nuk e keni në mandat e
kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës së si e çfarë do të jetë Qeveria, siç
keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike; dhe, me keqardhje konstatojmë se
ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po
na drejtoheni.”
52. Më 22 prill 2020, Presidenti përmes shkresës [Nr. Prot. 380] iu drejtua sërish z.
Albin Kurti, në cilësinë e këtij të fundit si Kryetar i LVV-së duke theksuar:
“I nderuar z. Kurti,
Përkundër kërkesave që ua kam dërguar me 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill
2020 (Ref. 354/1), me 15 prill 2020 (Ref. 370/1) dhe me 17 prill 2020 (Ref: 370/3),
ju nuk e keni propozuar kandidatin/en për Kryeministër.
Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën
tuaj të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë, në pajtim me
Vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve [...] për Kuvendin [...].
Më duhet t'ju rikujtoj që në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të
Republikës së Kosovës është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit dhe
ta garantoj funksionimin demokratik të institucioneve te vendit.
Prandaj, në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës
Kushtetuese në rastin nr. KO 103/14 do të bëj konsultim të përbashkët me të gjithë
liderët e subjekteve politike parlamentare për hapat e mëtejmë.”
53. Në të njëjtën ditë, më 22 prill 2020, Presidenti u dërgoi shkresa të veçanta
kryetarëve të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend duke i ftuar që
të marrin pjesë “në takimin e përbashkët konsultativ me liderët e partive
parlamentare për t'i diskutuar hapat e ardhshëm në mënyrë qe t’i japim vendit
Qeveri me legjitimitet të plotë.”
14
54. Në të njëjtën ditë, pra më 22 prill 2020, u mbajt takimi me kryetarët e të gjitha
subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, duke filluar nga ora 16:30.
Presidenti kërkoi mendimin e subjekteve politike nëse ishin në favor të zgjedhjeve
të parakohshme apo të formimit të Qeverisë së re. Shumica e partive politike u
deklaruan se janë në favor të formimit të Qeverisë së re. Ndërsa, përfaqësuesja e
LVV iu referua dhe lexoi shkresën [Ref.135/2020] e 22 prillit 2020, që z. Albin Kurti
i kishte dërguar Presidentit, të cituar gjerësisht më lart në paragrafin 51. Presidenti
në këtë takim, gjithashtu prezantoi kriteret mbizotëruese për formimin e Qeverisë
së re, si kriterin se propozimi për kandidatin për Kryeministër të rrjedh nga partia
politike ose koalicioni i cili do të ketë gjasat më të mëdha që të formojë Qeverinë,
dhe t’i marrë votat e nevojshme në Kuvend për të ruajtur stabilitetin e vendit, si dhe
që Qeveria t’i përmbahet parimeve në vijim: parimin e kushtetutshmërisë; parimin
a trajtimit të barabartë; parimin e stabilitetit politik; parimeve lidhur me dialogun
dhe politikën e jashtme; parimin e transparencës; parimin e integritetit; parimin e
disponueshmërisë, si dhe parimin e meritave (në tekstin e mëtejmë: Kriteret
Mbizotëruese).
55. Në të njëjtën ditë, Presidenti përmes shkresës [Nr. Prot. 382/1] iu drejtua z. Isa
Mustafa, në cilësinë e këtij të fundit si Kryetar i LDK-së, me këtë përmbajtje:
“I nderuar z. Mustafa,
Në përputhje me mandatin tim kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të
Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KOI 03/14,
me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të
vendit dhe në përputhje me urgjencën për t'i dhënë vendit Qeveri të re me
legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,
pas konsultimit me të gjitha partitë politike parlamentare dhe pajtimit të
shumicës absolute të tyre për të formuar Qeveri të re,
pas mos dërgimit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes
Vetëvendosje, si subjekt politik që ka fituar shumicën relative në zgjedhjet e
parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 06 tetor 2019, përkundër
kërkesave të dërguara më 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill 2020 (Ref. 354/1),
më 15 prill 2020 (Refl 370/1), më 17 prill 2020 (Ref. 370/3), dhe më 22 prill 2020
(Ref. 380),
në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, luteni të
propozoni mandatarin potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së
Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do ta ketë numrin e duhur të votave në
Kuvendin e Kosovës dhe të zotohet se do të krijojë Qeveri stabile dhe
gjithëpërfshirëse. [...]”
56. Më 29 prill 2020, Presidenti përmes shkresës [Nr. Prot. 382/2] iu drejtua sërish
Kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, duke i kërkuar sërish që, pa humbur kohë, të
15
propozohet mandatari potencial për formimin e Qeverisë, i cili duhet të sigurojë se
do ta ketë numrin e duhur të votave në Kuvend dhe të zotohet se do të krijojë Qeveri
stabile dhe gjithëpërfshirëse.
57. Në të njëjtën ditë, më 29 prill 2020, Kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, përmes
shkresës [nr. Prot. 408], iu drejtuar Presidentit duke theksuar se janë:
“në përmbyllje të marrëveshjeve me partnerët e mundshëm të koalicionit
qeverisës, në harmoni me kriteret mbizotëruese. Këto ditë kemi kryer shumë
takime intensive, që kanë të bëjnë me programin qeverisës dhe ndarjen e
përgjegjësive qeverisëse.
Jemi duke punuar intensivisht dhe shpresojmë që në të ardhmen shumë të afërt të
krijojmë shumicën parlamentare dhe të propozojmë kandidatin për Kryeministër
të Kosovës.”
58. Më 30 prill 2020, Kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, përmes shkresës [nr. Prot. 409],
iu drejtua Presidentit me këtë përmbajtje:
“I nderuari President Thaçi,
Në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, të
prezantuar nga ana e Juaj në takimin e datës 22 prill 2020, pas konsultimit
publik me të gjithë liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, dhe
konsultimeve gjithëpërfshirëse me subjektet AAK, NISMA Socialdemokrate, AKR
dhe subjektet tjera që përfaqësojnë komunitetit joshumicë në Kuvendin e Kosovës,
me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të
vendit dhe në përputhje me urgjencën për t'i dhënë vendit Qeveri të re me
legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i propozojmë Presidentit të
Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti, kandidat për Kryeministër për të
formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.”
59. Në të njëjtën ditë, më 30 prill 2020, Presidenti nxori Dekretin e kontestuar i cili
përmban tri pika, si në vijim:
“1. Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës
kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së
Kosovës.
2. Kandidati nga pika I e këtij Dekreti, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë
pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës
së Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
3. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.”
60. Dekreti i lartcekur i Presidentit theksohet të jetë nxjerrë mbi bazën e:
16
(i) paragrafëve (4) dhe (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të
Kushtetutës dhe nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës;
(ii) nenit 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës;
(iii) Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14 Parashtrues
Presidentja e Republikës së Kosovës, Aktgjykim i 1 korrikut 2014; dhe
(iv) në rrjedhë të propozimit të LDK-së, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 30
prill 2020.
61. Më 30 prill 2020, një numër i deputeteve të Kuvendit dorëzuan në Kryesinë e
Kuvendit Kërkesë për thirrje të seancës së jashtëzakonshme për votimin e përbërjes
së Qeverisë.
Pretendimet e parashtruesve të kërkesës
62. Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se Dekreti i kontestuar i Presidentit nuk është
në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e
Pushtetit], paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit], paragrafin 14 të nenit
84 [Kompetencat e Presidentit] si dhe nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të
Kushtetutës.
63. Lidhur me pranueshmërinë e kërkesës parashtruesit pohojnë se janë plotësuar të
gjitha kriteret formalo-kushtetuese, ligjore dhe nënligjore për tu konsideruar
kërkesa e pranueshme për shqyrtim në merita.
64. Sa i përket meritave të kërkesës, parashtruesit pretendojnë se përmes Dekretit të
kontestuar, Presidenti ka bërë shkelje të dispozitave kushtetuese pasi që: (i) pas
mocionit të suksesshëm të votëbesimit, Presidenti ka pasur obligim kushtetuese të
shpallë zgjedhjet e parakohshme për Kuvend dhe jo të mandatojë kandidat për
Kryeministër; dhe (ii) gjatë procedurës që ka rezultuar në nxjerrjen e Dekretit për
caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, Presidenti ka vepruar në
kundërshtim me procedurat e parapara në Kushtetutë dhe në Aktgjykimin e
Gjykatës KO103/14, si dhe me praktikën e deritanishme lidhur me shpërndarjen e
Kuvendit pas mocionit të mosbesimit të Qeverisë.
65. Më konkretisht përkitazi me procedurën, ata theksuan se është bërë: (i) konsultimi
pa bazë kushtetuese me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend dhe është
anashkaluar partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 me rastin e caktimit të
mandatarit për formimin e Qeverisë; (ii) përcaktimi pa bazë kushtetuese i afatit
kohor për partinë fituese të zgjedhjeve për të propozuar kandidatin për formimin e
Qeverisë dhe pretendimi nga Presidenti që LVV, si parti fitues e zgjedhjeve ka
refuzuar propozimin e kandidatit për Kryeministër në mënyrë jo-shprehimore.
(i) Pretendimet për shkelje kushtetuese si pasojë e nxjerrjes së Dekretit të
kontestuar dhe obligimin e Presidentit për të shpallë zgjedhjet e parakohshme
pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë
17
66. Parashtruesit e kërkesës fillimisht theksojnë se sipas nenin 83 [Statusi i Presidentit]
që përcakton se Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të
Republikës së Kosovës, Presidenti nuk i lejohet të përfaqësojnë interesat grupore
ose politike partiake. Presidenti qëndron jashtë ndarjes së pushteteve dhe atij i
ndalohet të ushtrojë funksione aktive në drejtimin politik të vendit. Andaj, sipas
tyre, ushtrimi i kompetencave të Presidentit “duhet të jetë në përputhje me
funksionin e tij në kuptim të ushtrimit konkret, të saktë dhe të drejtë të
kompetencave kushtetuese të cilat i përgjigjen situatës së krijuar kushtetuese.”
67. Lidhur me rolin e Presidentit pas votimit të mocionit të mosbesimit, parashtruesit
e kërkesës mbajnë qëndrimin se në atë rast, “Qeveria konsiderohet në dorëheqje
dhe Presidenti është dashur përmes dekretit të shpërndajë Kuvendin sipas nenit
82 par. 2 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Pra, Presidenti nuk ka asnjë
bazë kushtetuese të aktivizojë nenin 95 të Kushtetutës [...], e aq me pak nenin 95
par. 4 të Kushtetutës, për faktin se në mes nenit 100 par. 6 dhe nenit 95 mungon
ura lidhëse e mbuluar me normë kushtetuese në mënyrë të shprehur.”
68. Parashtruesit e kërkesës argumentojnë se në rast të votimit të mosbesimit ndaj
Qeverisë, nuk është situata e njëjtë sikur pas zgjedhjeve sa i përket procedurave për
caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Në Kushtetutë nuk ka asnjë normë
të shprehur që parasheh se pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, Presidenti
fillon procedurën sipas nenit 95.4 të Kushtetutës, përmes nenit 84.4 pas zbatimit të
nenit 100.6 të Kushtetutës. Kjo procedurë e ndjekur nga Presidenti e bën kundër
kushtetues Dekretin e kontestuar.
69. Për të mbështetur këto argumente, parashtruesit e kërkesës thirren edhe në
kushtetuta të vendeve të tjera, konkretisht në dispozitat që rregullojnë çështjen e
mocionit të mosbesimit, si Kushtetuta e Kroacisë, Sllovenisë, Gjermanisë, Greqisë,
Serbisë, Shqipërisë si dhe Kornizën Kushtetuese për Qeverisje të Përkohshme në
Kosovë (në tekstin e mëtejmë: Korniza Kushtetuese) e cila ishte në fuqi deri ne
hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ata argumentojnë se nëse
në kushtetutat e vendeve të lartcekura, “në mënyrë shprehimore parashihen hapat
e mëtutjeshëm të cilët duhet t’i merr Kuvendi që deputetët të shfrytëzojnë të drejtën
e tyre për të parandaluar shpërndarjen e Kuvendit, në Kushtetutën e Kosovës nuk
parashihet asnjë procedurë tjetër pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, por
vetëm shpërndarja e Kuvendit.”
70. Andaj, mungesa e këtyre dispozitave konkrete kushtetuese, siç parashihet në
kushtetutat e vendeve të tjera, bënë që Dekreti të jetë në kundërshtim me
Kushtetutën. Në mungesë të kësaj dispozitë lidhëse që pas mocionit të suksesshëm
të mosbesimit të caktohet mandatari për formimin e Qeverisë nuk lejohet që të
aktivizohet neni 95 i Kushtetutës, “pasi ajo që nuk parashihet në Kushtetutë nuk
mund të zbatohet.”
71. Rrjedhimisht, sipas parashtruesve të kërkesës, pasi nuk parashihet mundësia e
zgjedhjes së Qeverisë pas votimit të mocionit të mosbesimit, Kushtetuta parasheh
norma të qarta për të zgjidhur situatën aktuale kushtetuese për të mbrojtur
18
legjitimitetin demokratik, pra duke shpërndarë Kuvendin. Andaj Presidenti duke
nxjerr Dekretin për të mandatuar kandidat për të formuar Qeverinë, pas mocionit
të suksesshëm të mosbesimit, ka vepruar në kundërshtim me nenin 82.2 të
Kushtetutës i cili nen është i lidhur natyrshëm me nenin 100.6 të Kushtetutës.
72. Parashtruesit e kërkesës për të mbështetur argumentet e tyre thirren edhe në
dekretet e nxjerra në situata të ngjashme të mëhershme lidhur me shpërndarjen e
Kuvendit, konkretisht të vitit 2010 dhe 2017 ku pas votimit të mocionit të
mosbesimit, ishte shpërndarë Kuvendi përmes nenit 82.2 të Kushtetutës. Ata
theksojnë se “[n]ë lidhje me këtë edhe praktika e nxjerrjes se dekreteve nga Jakup
Krasniqi, u.d. i Presidentit të Republikës së Kosovës në vitin 2010, dhe Presidenti
Hashim Thaçi në vitin 2017, vërtetojnë qartë se pas mocionit të mosbesimit ndaj
qeverisë, rruga e vetme kushtetuese e veprimit është shpërndarja e Kuvendit
përmes nenit 82.2 të Kushtetutës.”
73. Në këtë aspekt, ata tutje theksojnë se “praktika e nxjerrjes së dekreteve në rrugën
e duhur kushtetuese pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit, ka të
bëje me respektimin demokracisë vox populi (zëri i popullit), që do të përfaqësohet
në organin legjislativ. Pra ky organ zgjedh qeverinë (shih nenin 65.8 të
kushtetutës), e cila rrjedh nga fuqia mbizotëruese dhe politike brenda parlamentit
dhe i ka rrënjët në forcën politike që fiton zgjedhjet.” Kjo edhe sipas Aktgjykimit të
Gjykatës në rastin KO103/14, mund të jetë një fitore absolute apo relative. Kësisoj
ky legjitimitet demokratik nuk mund të bartet te partitë që janë renditur pas vendit
të parë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, për të krijuar qeveri pa fituesin e zgjedhjeve.
74. Po ashtu, ata argumentojnë se neni 82.2 nuk përmban dispozitë alternative për
shpërndarjen e Kuvendit, kjo dispozitë shpreh rrugën e vetme të mundshme për
krijimin e mundësisë për të ruajtur rendin kushtetuese të përcaktuar me nenin 7
[Vlerat] të Kushtetutës. “Folja modale “mund”, e përcaktuar në këtë dispozitë
kushtetuese, nuk përbënë alternativë në zbatimin e saj, por ofron zgjidhjen e vetme
(më adekuate) të mundshme kushtetuese për të vënë në funksion vullnetin e
popullit, përmes zgjedhje parlamentare[...]”. Andaj, për këto arsye ata vlerësojnë
se Dekreti i kontestuar është po ashtu në kundërshtim me nin 84.4 lidhur me nenin
82.2 dhe nenet 4 dhe 7 të Kushtetutës.
75. Lidhur me përmbajtjen e nenit 95.5 të Kushtetutës, ata më tej argumentojnë se neni
95.5 nuk mund të aktivizohet pasi në këtë rast Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje
ashtu si parashihet në nenin 95.5 të Kushtetutës. Andaj, dhënia e dorëheqjes dhe
shkarkimi nuk janë sinonime. Dhe pikërisht për shkak të këtij dallimi, sipas tyre “në
këtë mënyrë ndahen edhe rrugët zingjirore të zbatimit të normave kushtetuese”.
Nëse Kryeministri do të kishte dhënë dorëheqje atëherë Presidenti do të ishte i
obliguar që në konsultim me partitë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën
në Kuvend, të mandatojë kandidatin e ri për të formuar Qeverinë.
76. Rast tjetër kur do të mund të aktivizohej paragrafi 5 i nenit 95 të Kushtetutës sipas
parashtruesve të kërkesës, është rasti i vdekjes, ose pamundësisë së përhershme që
19
ta ushtrojë funksionin Kryeministri. Por Kushtetuta nuk parasheh që në rast të
votimit të mosbesimit të Qeverisë të zbatohet neni 95.5 i Kushtetutës.
(ii) Pretendimet për shkelje të dispozitave kushtetuese gjatë procedurës për
caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë përmes Dekretit të kontestuar
77. Në vazhdim të pretendimit të tyre se Presidenti ka qenë i obliguar që të shpallë
zgjedhjet për Kuvend, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se janë identifikuar
edhe shkelje të tjera kushtetuese me Dekretin e Presidentit, ku Presidenti, sipas
tyre, në mënyrë jokushtetuese ka aktivizuar nenin 95 të Kushtetutës, por pasi e ka
bërë këtë, në mënyrë jokushtetuese ka vazhduar me shkelje të tjera brenda nenit 95
të Kushtetutës.
78. Ata theksojnë se paragrafi 5 i nenit 95 të Kushtetutës përbëhet nga elementet në
vijim: (i) nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose; (ii) për arsye të tjera, posti i tij/saj
mbetet i lirë, Qeveria bie; dhe, (iii) Presidenti, në konsultim me partinë politike ose
koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri për të
formuar Qeverinë.
79. Së pari, lidhur me pikën (iii) të cekur më lart, parashtruesit e ankohen se Presidenti
ka ftuar në konsultime të gjitha partitë politike parlamentare si pjesëmarrëse në
zgjedhjet e 6 tetorit 2019, duke shkelur kështu nenin 84 (14) të Kushtetutës, e cila
dispozitë sipas interpretimit të Gjykatës në rastin KO103/14 kërkon që Presidenti
lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë të konsultohet vetëm me partinë ose
koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend dhe jo me partitë e tjera.
80. Së dyti, parashtruesit e kërkesës ankohen se “pas votimit të suksesshëm të mocionit
të mosbesimit ndaj qeverisë në tërësi, [...], sipas nenit 84 par. 14 lidhur me nenin
95 par. 4, pa pritur propozimin për mandatar të partisë politike e cila i ka fituar
zgjedhjet [e 6 tetorit 2019], ka caktuar për mandatar kandidatin e caktuar për
kryeministër nga radhët e partisë politike e cila ishte renditur e dyta në zgjedhjet
e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit 2019. Ky dekret antikushtetues i ka
paraprirë letër këmbimeve të datës 22 prill 2020 dhe 29 prill 2020 (Letrat nuk
janë bërë publike) në mes Presidentit dhe LDK-së. Kësisoj nxjerrja e këtij dekreti
është në kundërshtim të plotë me nenin 84 par. 4 lidhur me nenin 82 par. 2 dhe
nenin 84 par.14 të Kushtetutës [...]” që përcakton se Presidenti “cakton
mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të
koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit.”
81. Në këtë linjë argumentimi, parashtruesit e kërkesës theksojnë se Dekreti i
Presidentit është në kundërshtim me Kushtetutën pasi partia ose koalicioni që ka
fituar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, respektivisht LVV: (i) është e vetmja parti
politike që duhet të konsultohet për formimin e Qeverisë së re sipas nenit 95.5 të
Kushtetutës; dhe (ii) është e vetmja parti politike që ka të drejtë të propozojë
kandidatin për formimin e Qeverisë së re sipas nenit 84 (14) dhe nenit 95 të
Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KO103/14.
20
82. Parashtruesit e kërkesës ankohen gjithashtu lidhur me çështjen e afatit për të
propozuar kandidatin për Kryeministër duke theksuar se, as Kushtetuta, as ndonjë
ligj dhe as ndonjë aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese askund nuk parashohin një afat
për propozimin e kandidatit nga partia fituese. Rrjedhimisht, Presidenti sipas
Kushtetutës nuk ka të drejtë të përcaktojë afate në mënyrë arbitrare nëse ato nuk
janë të përcaktuara në Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi. Afatet kushtetuese
sipas tyre, fillojnë të rrjedhin vetëm në momentin kur Presidentit i propozohet një
kandidat për kryeministër. Kjo pasi Presidenti vetëm mandaton kandidatin e
propozuar në përputhje me vullnetin politik.
83. Prandaj, sipas parashtruesve të kërkesës, “ekskluziviteti i dërgimit të emrit mbetet
në diskrecionin e partisë fituese, dhe ky diskrecion është i pakufizuar” dhe i jep
mundësinë partisë fituese që të dërgojë “emrin e kandidatit në momentin më të
përshtatshëm që ajo e vlerëson se janë përmbushur të gjitha kushtet politike,
administrative dhe teknike për dërgimin e emrit të tillë”. Ata theksojnë se kjo
dëshmohet edhe me rastin e krijimit të institucioneve kushtetuese në vitin 2014 kur
formimi i qeverisë kishte zgjatur gjashtë (6) muaj, vetëm dhe kryekëput si pasojë e
mosdërgimit të emrit të mandatarit nga partia fituese tek Presidenti.
84. Ata më tej theksojnë, duke e cituar Komentarin, Kushtetuta e Republikës së
Kosovës Hasani, Enver dhe Čukalović, Ivan (2013) GIZ, Prishtinë (në tekstin e
mëtejmë: Komentari i Kushtetutës) se Presidenti nuk mund të thirret në
kompetencën kushtetuese “sigurimi i funksionimit të institucioneve” për të
përcaktuar arbitrarisht afate kushtetuese të cilat nuk i ka caktuar vetë Kushtetuta.
Prandaj, funksioni i tij si garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve të
përcaktuara me Kushtetutë nuk “mëton të jep ndonjë kompetencë shtesë për
Presidentin, por vetëm të vendos detyrimin që Presidenti ka për të garantuar
funksionimin kushtetues të institucioneve në kuadër të kompetencave të tij
specifike”.
85. Ata gjithashtu theksojnë se mungesa e afatit për të propozuar mandatarin partisë
fituese të zgjedhjeve ka për qëllim që t’i jepet hapësirë partisë fituese për negociim
për krijimin e Qeverisë duke argumentuar se kur “kushtetutbërësit” kanë pasur për
qëllim të përcaktojnë afate, ata e kanë bërë këtë në dispozita konkrete të
Kushtetutës, duke iu referuar dispozitave konkrete të Kushtetutës ku janë
përcaktuar afate si për shembull në nenin 66, paragrafi 1 dhe 2; nenin 70.2; nenin
82, paragrafi 1; nenin 86, paragrafi 2 dhe 6; nenin 95, paragrafi 2 dhe 4; nenin 100,
paragrafi 3 dhe 5; nenin 115, paragrafi 5 të Kushtetutës. Andaj, duke lejuar
Presidentin për të përcaktuar afat të tillë që nuk parashihet as në Kushtetutë as në
legjislacionin tjetër në fuqi, nënkupton që Presidentit t’i jepet e drejta e
“kushtetutbërësit” e cila kompetencë i takon vetëm Kuvendit.
86. Andaj ata mbajnë qëndrimin që vendosja e afatit përmes shkresave të Presidentit
që në këtë rast ka qenë afati njëzet (20) ditësh për LVV-në për të propozuar
kandidatin për Kryeministër, apo çfarëdo afati tjetër është arbitrare dhe nuk është
e paraparë me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, dhe kjo e bënë Dekretin e
Presidentit jokushtetues, po ashtu.
21
87. Për më tepër, parashtruesit e kërkesës argumentojnë se hartuesit e Kushtetutës
duke mos përcaktuar afatin për propozimin e mandatarit nga partia fituese, kanë
pasur për qëllim që fituesit të zgjedhjeve t’i japin hapësirë të mjaftueshme për
krijimin e Qeverisë përmes procesit politik, pra duke lënë qëllimisht të hapur afatin
dhe duke mos i dhënë të drejtën asnjë institucioni që ta kufizojë atë. Lidhur me këtë,
ata thirrën në rastin e Gjykatës KO119/14, ku sipas tyre Gjykata kishte konstatuar
se edhe pse partia fituese kishte “vonuar propozimin e emrit për Kryetar të
Kuvendit për 6 muaj rresht, gjykata megjithatë nuk kishte kufizuar ndonjë afat
por thjeshtë kishte konstatuar se e drejta propozimit të emrit për kryetar kuvendi
i takon vetëm partisë së parë të dalë në zgjedhje. Pra edhe pse vonesa në atë rast
ishte 6 muaj (për dallim të 20 ditëve në rastin konkret) dhe mosdërgimi i emrit për
kryetar kuvendi e kishte bllokuar edhe konstituimin e Kuvendit e edhe krijimin e
qeverisë, Gjykata përsëri nuk e afatizoi të drejtën e partisë së parë për të dërguar
emrin e kryetarit të kuvendit.” Ata po ashtu mbajnë qëndrimin se afati nuk
konsumohet me këmbimin e letrave, aq më tepër kur në këto letra LVV është
shprehur se nuk refuzon propozimin e mandatarit.
88. Parashtruesit e kërkesës gjithashtu kontestojnë qëndrimin e Presidentit se duke
mos propozuar kandidatin për të formuar Qeverinë, LVV ka hequr dorë nga e drejta
e tyre për të bërë një propozim të tillë. Ata pretendojnë se refuzimi i propozimit për
të propozuar mandatarin për formimin e Qeverisë nga partia fituese e zgjedhjeve,
duhet të bëhet në mënyrë shprehimore e jo duke konsideruar se duke mos
propozuar kandidatit sipas kërkesave të Presidentit në këmbimin e letrave me z.
Albin Kurti, partia fituese e zgjedhjeve ka refuzuar të paraqes një propozim të tillë.
89. Ata konsiderojnë së në raste të caktuara fituesi i zgjedhjeve mund të njoftojë
Presidentin se nuk dëshiron të shfrytëzojë të drejtën e tij për të propozuar një
kandidat për kryeministër. Sipas tyre, në Kosovë ka një praktikë të tillë duke u
thirrur në “Refuzimin e z. Veseli që në vitin 2019 të propozojë një kandidat të ri për
Kryeministër pas dorëheqjes së z. Haradinaj.” Dhe sipas tyre në këtë rast edhe pse
bëhej fjalë për dorëheqje e jo mocion mosbesimi, Presidenti nuk procedoi tutje me
formimin e Qeverisë së re me forcat politike por e shpërndau Kuvendin. Sipas tyre,
edhe vet Aktgjykimi i Gjykatës në rastin KO103/14, në paragrafin 87 e parasheh
mundësinë e partisë për të refuzuar dërgimin e emrit për mandatar.
90. Andaj, ata pretendojnë se Presidenti në rastin konkret, ka shkelur Kushtetutën kur
ka konsideruar se LVV ka hequr dorë nga e drejta për të propozuar kandidat për
Kryeministër, pasi LVV nuk e ka bërë një refuzim shprehimor për të propozuar
kandidatin për Kryeministër asnjëherë. Përkundrazi sipas tyre, në mënyrë
shprehimore LVV ishte shprehur në letërkëmbimet me Presidentin se nuk po
refuzojnë propozimin për mandatarin për formimin e Qeverisë.
91. Në fund, parashtruesit e kërkesës theksojnë se veprimet e ndërmarra lidhur me
propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, përveç se përbëjnë shkelje
procedurale të Kushtetutës, me dhënien e mandatarit për ta formuar Qeverinë
partisë së dytë që ka dalë nga zgjedhjet, me këtë veprim “do të ndryshohet
22
legjitimiteti demokratik; do të shkelej vullneti i qytetareve përmes krijimit të
konjukturave artificiale partiake për të krijuar qeverinë në kundërshtim me
legjitimitetin demokratik, respektivisht me zërin e popullit; do të humbte kuptimi
i garës demokratike për fitimin e zgjedhjeve parlamentare; do mundësohej që
rënia dhe krijimi i qeverisë së re përmes krijimit të konjukturave parlamentare
partiake të ishte shumë e zakonshme (shpeshtë); do të çrregullohej funksionimi i
gjithë aparatit shtetëror nën menaxhimin dhe kontrollin e pushtetit ekzekutiv si
pasojë alternimit të shpeshtë të partive politike në pjesëmarrje të pushtetit
ekzekutiv. Ne këtë mënyrë do të përmbysej rendi kushtetues i Republikës së
Kosovës.”
92. Si përmbledhje e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, për arsyet e cekura më
lart, parashtruesit e kërkesës konsiderojnë që Dekreti i Presidentit është
kundërkushtetues pasi: (i) Presidenti ka pasur për obligim të shpallë zgjedhjet e
parakohshme për Kuvend pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë
konform nenit 82, paragrafi 2 të Kushtetutës dhe jo të caktojë kandidat për
formimin e Qeverisë; (ii) Presidenti ka bërë shkelje të dispozitave Kushtetuese gjatë
procedurës për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë përmes Dekretit të
kontestuar; (iii) Presidenti, ka tejkaluar kompetencat e tij të parapara në nenin 95
të Kushtetutës kur ka ftuar për konsultime të të gjitha partitë politike të
përfaqësuara në Kuvend (takimi i parë dhe i dytë konsultativ me partitë politike)
edhe pse me Kushtetutë ka qenë i obliguar të konsultohet vetëm me partinë fituese
të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, në këtë rast vetëm LVV-në; (iv) Presidenti, ka
anashkaluar partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 me rastin e caktimit të
mandatarit për formimin e Qeverisë në kundërshtim me nenin 84, paragrafi 14 dhe
nenin 95 të Kushtetutës si dhe Aktgjykimin KO103/19 të Gjykatës Kushtetuese, pasi
e drejta për të propozuar kandidatin për Kryeministër i takon vetëm partisë fituese
të zgjedhjeve, në këtë rast vetëm LVV-së; (v) as Kushtetuta dhe as Aktgjykimi
KO103/14 nuk parashohin afat për partinë fituese të zgjedhjeve për të propozuar
kandidatin për formimin e Qeverisë, andaj vendosja e çfarëdo afati, në rastin
konkret afatit 20 ditor, që në këtë rast LVV për të propozuar kandidatin për
mandatar për formimin e Qeverisë, ka qenë arbitrar dhe pa bazë kushtetuese; (vi)
as Kushtetuta dhe as Aktgjykimi KO103/14 nuk parashohin mundësinë e refuzimit
të propozimit të kandidatit për Kryeministër nga partia fituese e zgjedhjeve në
mënyrë jo-shprehimore, andaj partia fituese mund të refuzojë propozimin për
mandatarin vetëm në mënyrë shprehimore.
Komentet e dorëzuara nga palët e interesuara lidhur me meritat e kërkesës
Komentet e Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi
93. Presidenti fillimisht theksoi se “kërkesa në rastin KO72/20 duhet të shpallet e
papranueshme nga Gjykata Kushtetuese, për faktin që ajo është e paqartë si në
saktësimin, ashtu edhe në arsyetimin e saj.”
94. Lidhur me rolin dhe kompetencat e Presidentit, pasi numëron nenet e Kushtetutës
që ndërlidhen me kompetencat e tij si nenet: 4, 18, 60, 66, 69, 79, 80, 82, 83, 93,
23
94, 95, 103, 104, 109, 113, 114, 118, 126, 127, 129, 131, 136, 139 dhe 144 të
Kushtetutës, thekson se “Parashtruesit e kërkesës nuk e kanë të qartë rolin dhe
funksionet e Presidentit [...], bazuar para se gjithash në nenet e mësipërme të
Kushtetutës, Ligjin nr. 03/L-094 për Presidentin [...], praktiken e Gjykatës
Kushtetuese, veçanërisht në rastin konkret të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese
në rastin numër KO103/14.”
95. Presidenti thekson se mandati i tij ka natyrë edhe politike, pasi që Presidenti merr
pjesë në drejtimin e punëve publike. Lidhur me këtë ai thirret në Aktgjykimin
KO28/12 dhe KO48/12 duke theksuar se: “Gjykata Kushtetuese vëren që shprehja
"të marrë pjese në drejtimin e punëve publike" ne nenin 25 (a) te KNDCP-se
[Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike] është kryesore për
ushtrimin e mandatit te Presidentit te zgjedhur ne mënyrë të drejtë e legjitime
sipas Kushtetutës si pjesë e detyrave të tij/saj, siç parashihet me nenin 4,[...]” të
Kushtetutës. Ndërsa, “Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] i
Kushtetutës thotë që “Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e
popullit ... [dhe] ... është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe
garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës,
në pajtim me këtë Kushtetutë”.
96. Sipas Presidentit: “Ky formulim sa i përket rolit të Presidentit është kryesor për
njërin prej parimeve themelore të Kushtetutës së Kosovës, pra i doktrinës së
ndarjes së pushtetit.” Disa nga kompetencat e Presidentit prekin shumë qartë jetën
politike të vendit, sikurse kur bën caktimin/propozimin e mandatarit për formimin
e Qeverisë. Lidhur me këtë thirret edhe në rastin e Gjykatës KO12/18, duke theksuar
se: “Gjykata konsideron se organet kushtetuese janë të obliguara të përfillin
kompetencat e njëri-tjetrit gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre kushtetuese.”
97. Andaj, ai shton se “Presidenti është faktori kryesor që ka për detyrë të ruajë
unitetin e popullit dhe stabilitetin, si dhe të garantojë funksionimin demokratik
të institucioneve të Republikës së Kosovës, në rastin konkret edhe të Qeverise […].
Presidenti pra kryen funksione të veçanta dhe në asnjë mënyrë nuk mund të
ndalohet në kryerjen e këtyre funksioneve, sepse kjo bie në kundërshtim me
përfaqësimin e unitetit të popullit si President. […] Andaj, detyra e Presidentit për
garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve është një detyrë e
përhershme dhe e vazhdueshme, të cilën e kryen gjithnjë duke pasur parasysh
përfaqësimin e popullit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.”
98. Lidhur me bazën juridike të Dekretit të kontestuar, Presidenti thekson se është
tërësisht në përputhje me fushëveprimin kushtetues dhe kompetencat e
Presidentit, “veçanërisht duke pasur parasysh nenin 4 paragrafët 1 dhe 3, nenin
82, nenin 83, nenin 84 (2), (4) dhe (14) dhe nenin 95 të Kushtetutës.”
99. Pasi Presidenti citon nenet e lartcekura të Kushtetutës, ai thekson se lidhshmëria
mes neneve të lartpërmendura të Kushtetutës është konfirmuar edhe në praktikën
e kësaj Gjykate, duke u thirrur specifikisht në paragrafin 61, 66, 67, 68, 73, 80, 8,
24
82, 83, 84, 85, 86, 87, 88, 89, 90, 91, 92, 93, dhe 95 të Aktgjykimit në rastin nr.
KO103/14.
100. Lidhur me këtë, ai thekson se dispozitat e nenit 4 paragrafët 1 dhe 3, nenit 82, nenit
83, nenit 84 (2), (4) dhe (14) dhe nenit 95 të Kushtetutës si dhe Aktgjykimi i
Gjykatës KO103/14 përbëjnë boshtin kryesor sipas së cilave Presidenti i ka
propozuar Kuvendit kandidatin për Kryeministër dhe rrjedhimisht ka ndjekur
procedurat për formimin e Qeverisë.
101. Sa i përket mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Presidenti theksoi mes tjerash se
arsyeja e kërkesës së mocionit të mosbesimit ishte: “[...] krijimi i mundësisë së
formimit të Qeverisë së re e cila do të adresonte sfìdat imediate me të cilat po
ballafaqohet vendi, si në pozicionin e politikës së jashtme, ashtu edhe në dinamikat
e krijuara brenda vendit”. Në rrjedhë të kësaj kërkese, Kuvendi i Republikës së
Kosovës me Vendimin Nr. 07-V-013, datë 25.03.2020, ka miratuar Mocionin e
Mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës me votat e më shumë se dy të
tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit (82 deputetë).”
102. Presidenti gjithashtu potencon faktin se pas mocionit të mosbesimit “ka ftuar të
gjitha partitë politike në takim për të diskutuar për hapat e mëtejmë pas Mocionit
të Mosbesimit ndaj Qeverisë. Takimet janë mbajtur në Kabinetin e Presidentit të
Republikës së Kosovës më datën 01 dhe 02 prill 2020. Në këto takime me liderët e
partive politike, shumica absolute prej tyre kanë kërkuar nga Presidenti që të
shmangen zgjedhjet e parakohshme dhe të formohet Qeveri e re në përbërjen
aktuale të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”
103. Lidhur me mos propozimin e kandidatit nga LVV, Presidenti pohon se i ka dërguar
pesë (5) shkresa përmes së cilave i ka kërkuar Kryetarit të LVV-së të propozonte
kandidatin e tij për të formuar Qeverinë. Në këtë drejtim, Presidenti theksoi se LVV
nuk i ishte përgjigjur asnjërës nga shkresat e Presidentit për caktimin e mandatarit.
Më tej ai theksoi se “përgjigjet në shkresat e dërguara nga Presidenti, kanë ardhur
gjithmonë nga Kryeministri në detyrë. Në këto shkresa vërehet tendenca e
Kryeministrit në detyrë për të ndërhyrë në kompetencat e Presidentit, duke
kërkuar sqarime dhe duke i treguar se si duhet të veprojë në rastin konkret. Në
këtë rast, Kryeministri në detyrë nuk i përfillë kompetencat e Presidentit gjatë
ushtrimit të funksioneve të tij, duke e penguar në kryerjen e detyrave kushtetuese.
Kjo bie ndesh me Nenin 4, Nenin 83, Nenin 84, Nenin 89 të Kushtetutës dhe me
aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin në
rastin nr. K012/18 (11 qershor 2018) thekson: “[...] konsideron se organet
kushtetuese janë të obliguara të përfillin kompetencat e njëri-tjetrit gjatë ushtrimit
të funksioneve të tyre kushtetuese [...].”
104. Presidenti mbi bazën e kësaj që u theksua më lart, po ashtu theksoi se “Vlerat e
rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, të përcaktuara jo vetëm në Nenin 7 të
Kushtetutës, bazohen në parimet e demokracisë, respektimit të të drejtave dhe
lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, pluralizmit, ndarjes së
pushtetit shtetëror dhe këto kërkojnë që normat kushtetuese të mos abuzohen.
25
Nëse ndodhë një abuzim i tillë, siç ka ndodhur në këtë rast, ku nuk është
shfrytëzuar e drejta e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë nga
Lëvizja Vetëvendosje, Presidenti është i autorizuar që të gjejë zgjidhje për ta
kaluar këtë situatë, duke përdorur dhe respektuar gjithnjë frymën e Kushtetutës
dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14.”
105. Andaj, Presidenti mban qëndrimin se “Mosdeklarimi apo mosdërgimi i emrit nga
ana e kryetarit të [LVV-së] dhe deklarimet e tij publike të vazhdueshme në
shmangien e dërgimit të emrit (duke gjetur lloj-lloj arsyetime në letra dhe
deklarime, veçanërisht duke ripërsëritur kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve dhe
shpërndarjen e Kuvendit të dërguara në emër të Kryeministrit në detyrë) kanë
qenë argumente të mjaftueshme për të treguar që Lëvizja Vetëvendosje ka hequr
dorë nga e drejta për të propozuar kandidatin për Kryeministër. Lëvizja
Vetëvendosje me çdo kusht është përpjekur të imponojë shpërndarjen e Kuvendit
dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ku këtë ka tentuar ta bëjë edhe përmes
Kryeministrit në detyrë, si dhe në takimin e 22 prillit 2020 me liderët e partive
politike parlamentare, në të cilin vetëm përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje ka
kërkuar shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Këtë
situatë të mosshfytëzimit të së drejtës së marrjes së mandatit e ka parashikuar
edhe Gjykata Kushtetuese në paragrafin 87 të Aktgjykimit në rastin nr. K0103/14
(1 korrik 2014): “Sidoqoftë, Gjykata vëren se nuk përjashtohet që partia ose
koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin.”
106. Lidhur me afatin për propozimin e kandidatit për Kryeministër, Presidenti po ashtu
pohoi se “duhet vlerësuar faktin se Presidenti në përputhje me rregullat, parimet
demokratike, korrektësinë politike, parashikueshmerinë dhe transparencën ka
bërë përpjekje të pareshtura që të konsultohet me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka
fituar numrin më të madh të vendeve në Kuvend dhe i ka dhënë mundësinë asaj që
ta propozojë mandatarin nga radhët e tyre. Siç u theksua edhe më sipër, në
vazhdimësi Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit sipas nenit
82 paragrafi 2 të Kushtetutës.”
107. Presidenti pasi theksoi hapat që ka ndërmarrë pas shkëmbimit të letrave me
Kryetarin e LVV-së dhe takimet me partitë politike dhe “deklarimit të tyre njëzëri,
përveç përfaqësueses së Lëvizjes Vetëvendosje, që janë për një Qeveri të re dhe që
vendi të mos shkojë në zgjedhje, ju drejtua Lidhjes Demokratike të Kosovës si parti
e dytë e dalë nga Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës
të mbajtura më 6 tetor 2019, që të propozonte mandatarin potencial për formimin
e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhej të siguronte se do ta ketë numrin
e duhur të votave në Kuvendin e Kosovës dhe të zotohej se do të krijonte Qeveri
stabile dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin
e Qeverisë së re.”
108. Duke u thirrur në nenin 95 të Kushtetutës dhe paragrafin 90 të Aktgjykimit
KO102/14, Presidenti theksoi se Dekreti i kontestuar “është nxjerrë duke marrë
parasysh faktin që Kushtetuta i jep Presidentit mundësinë e diskrecionit. Këtë
dekret, Presidenti e ka nxjerrë në bazë të meritokracisë dhe veprimeve të partive
26
politike dhe duke marrë parasysh që ka mundësi që ta bëjë Qeverinë pa shkuar në
zgjedhje të reja [...]. Prandaj kur Presidenti ka nxjerrë Dekretin nr. 24/2020 për
propozimin e kandidatit për kryeministër ka vepruar brenda fushëveprimit
kushtetues, duke garantuar kështu parimin e ndarjes se pushteteve dhe vlerave
demokratike të qeverisjes dhe përfaqësimin e interesit më të mirë të popullit të
Kosovës, si përfaqësues i unitetit kushtetues të tyre. Por, duke garantuar edhe
mosrrezikimin dhe pakësimin e lirive dhe të drejtave të njeriut që përcaktohen në
Kapitullin II dhe Kapitullin III të Kushtetutës.”
109. Lidhur me pretendimet e parashtruesve të kërkesës se sipas praktikave të
mëhershme pas mocionit të mosbesimit është shpërndarë Kuvendi, Presidenti
theksoi se: “Pretendimet e parashtruesve të kërkesës se Presidenti nuk ka vepruar
sipas rasteve të mëhershme të shpërndarjes së legjislaturave nuk qëndrojnë fare.
Edhe në këtë rast, sikurse herëve të kaluara, Presidenti ka marrë për bazë
vullnetin e partive politike, respektivisht vullnetin e të zgjedhurve të popullit. Në
tri rastet e mëposhtme të shpërndarjes së legjislaturave (Legjislatura e katërt,
pestë dhe gjashtë), vullneti i partive politike shprehimisht ka qenë shpërndarja e
Kuvendit dhe Presidenti e ka dekretuar këtë vullnet të tyre. Ndërsa, në rastin
konkret, vullneti i dy të tretave (2/3) të përfaqësuesve të popullit është që të
formohet Qeveri e re dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje dhe në rrjedhë të këtij
vullneti ka vepruar edhe Presidenti.”
110. Këtë aspekt Presidenti e sqaroi duke elabouruar rrjedhën e shpërndarjes së
Kuvendit që ka ndodhur në vitin 2014, 2017 dhe 2019, duke shtuar se
“Parashtruesit e kërkesës duhet ta kenë të qartë se Presidenti në asnjë mënyrë nuk
ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. Madje, Presidenti me Dekretin nr.
24/2020 (30.04.2020) ka mbrojtur parimin e kushtetutshmërisë, duke pasur
parasysh se është përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti, para së gjithash, ka
pasur parasysh interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç përcaktohet në
Kushtetutë. Për ta tejkaluar këtë situatë është i nevojshëm funksionimi i plotë dhe
bashkëpunimi i institucioneve vitale shtetërore të Republikës së Kosovës, siç janë
Kuvendi dhe Qeveria. Në paragrafin 117 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në
rastin nr. KO12/18, ndër të tjera theksohet: “[...] Vendimet themelore të politik-
bërjes për qeverisjen e vendit duhet të merren nga organet kushtetuese me
legjitimitet demokratik, përkatësisht nga Kuvendi dhe Qeveria [...]” duke
përsëritur arsyet e sipër cekura, sipas së cilave Presidenti ka vendosur të nxjerrë
Dekretin e kontestuar.
111. Lidhur me pretendimin se Presidenti pa e pritur propozimin e partisë fituese ka
propozuar kandidatin nga partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Presidenti
theksoi se: “pas votimit të Mocionit të Mosbesimit është konsultuar në vazhdimësi
vetëm me partinë që ka fituar shumicën, në këtë rast me Lëvizjen Vetëvendosje.”
Duke shtuar se partia fitues ka neglizhuan në vazhdimësi Presidentin dhe se “Neni
4 paragrafi 3 dhe neni 84(2) i Kushtetutës i japin atij një kompetencë kushtetuese
që ka për qëllim të sigurojë garantimin e funksionimit demokratik dhe kushtetues
të institucioneve. Presidenti thekson që kompetenca kushtetuese e tij për caktimin
e kandidatit për Kryeministër, që buron nga Neni 84(14) dhe Neni 95 i
27
Kushtetutës, është vetëm njëra ndër kompetencat përmes të cilave Presidenti
mund të bëjë garantimin e funksionimit demokratik dhe kushtetues të
institucioneve.”
112. Lidhur me aplikimin e neneve 82 dhe 95 të Kushtetutës Presidenti theksoi se:
“situata aktuale në të cilën është nxjerrë Dekreti i kontestuar nuk është “pas
zgjedhjeve”, ashtu siç e përcakton Neni 95 paragrafi 1 i Kushtetutës, por është pas
votimit të Mocionit të Mosbesimit, ku praktikisht posti i Kryeministrit ka mbetur
i lirë. Në një situatë të tillë, po të mos nxirrej Dekreti i kontestuar do të
rrezikoheshin parimet demokratike dhe tërë sistemi kushtetues, pasi që dy të
tretat (2/3) e deputetëve të Kuvendit ishin shprehur duke votuar mosbesimin e
Qeverisë.”
113. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se Presidenti nuk ka mundur
të aktivizojë nenin 95 të Kushtetutës pas mocionit të votëbesimin, ai thekson se:
“Neni 100 paragrafi 6 dhe Neni 82 paragrafi 2 të Kushtetutës duhet të lexohen në
ndërlidhje me Nenin 95 paragrafi 5 të Kushtetutës. Kjo është kështu për shkak të
situatave të ndryshme që mund të krijohen, sikur në rastin e situatës aktuale.”
114. Më tej Presidenti theksoi se: “Duhet pasur parasysh që Neni 95 paragrafi 5 i
Kushtetutës (të cilin Gjykata Kushtetuese nuk e ka interpretuar në rastet e
mëhershme) i referohet procedurës së formimit të Qeverisë pas rënies së një
Qeverie paraprake, siç e kemi rastin konkret. Në këtë rast nuk mund t'i referohemi
procedurës së nominimit të mandatarit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare,
por i referohemi konsultimeve me partitë politike ose koalicionet për të themeluar
Qeverinë, në rastin kur Qeveria bie. Në ketë kuptim, Neni 82 paragrafi 2 i
Kushtetutës zbatohet nga Presidenti nëse shihet se nuk ka vullnet nga partitë e
përfaqësuara në Kuvend që të formohet Qeveria. Ndërsa, Neni 95 paragrafi 5 i
Kushtetutës e rregullon procedurën e mandatimit të kandidatit për krijimin e
Qeverisë, pasi që bie Qeveria. Pra, janë dy situata plotësisht të ndryshme dhe nuk
kemi të bëjmë me ndonjë kolizion të neneve apo mbizotërim të neneve.”
115. Në këtë aspekt, Presidenti konsideroi që “këto elemente janë të lidhura dhe se Neni
95 paragrafi 5 i Kushtetutës duhet të lexohet i ndërlidhur me Nenin 100 paragrafi
6 të Kushtetutës, për faktin se njëra ndër arsyet tjera kur posti i Kryeministrit
mbetet i lirë është edhe kur Qeveria e tij/sai shkarkohet përmes Mocionit të
Mosbesimit. Këtë e forcon dhe argumenti se në Nenin 95 paragrafi 5 të Kushtetutës
përmendet fjala “dorëheqje e kryeministrit” kurse në Nenin 100 paragrafi 6 të
Kushtetutës përmendet fjala Qeveria konsiderohet në dorëheqje [...]”. Në të dyja
këto situata vjen në shprehje efekti juridik i të qenit në dorëheqje. Në analizë të
ndërlidhur nënkuptohet se nëse Kryeministri jep dorëheqje dhe Qeveria e tij është
në dorëheqje, në secilën rrethanë posti i tij mbetet i lirë për shkak se në rastin e
mosbesimit të suksesshëm, Kuvendi përveç Qeverisë ia shkëput legjitimitetin edhe
Kryeministrit, duke e lënë edhe Kryeministrin pa mandat kushtetues dhe
rrjedhimisht vendin e tij vakant në kuptimin juridiko-kushtetues. Presidenti
konsideron që si në rastin e dorëheqjes së Kryeministrit, ashtu edhe në rastin e
votimit të mocionit të suksesshëm të mosbesimit. Qeveria bie dhe konsiderohet në
28
dorëheqje. Andaj kjo përbën një rrethanë të re që fut në funksion edhe Nenin 95
paragrafi 5 të Kushtetutës, i cili ritheksojmë se nuk është interpretuar nga Gjykata
Kushtetuese në Aktgjykimin në rastin KO103/14, pasi që rënia e Qeverisë dhe
Kryeministrit përbën një rrethanë të re nga situata kur Qeveria formohet "pas
zgjedhjeve", siç përcakton Neni 95 paragrafi i i Kushtetutës.”
116. Më tutje, Presidenti theksoi se: “Sipas Nenit 95 paragrafi 5, rrethanat hipotetike
kur Qeveria bie mund të jenë: Dorëheqja e Kryeministrit; Vdekja e Kryeministrit;
Sëmundja e rëndë e Kryeministrit; Dënimi i Kryeministrit për vepër penale, me
vendim përfundimtar dhe votimi i shkarkimit të Qeverisë dhe Kryeministrit
(Mocioni i Mosbesimit të Qeverisë) [...] Kryeministri dhe Qeveria janë të lidhur
njëri me tjetrin në kuptim të legjitimitetit dhe Kuvendi kur e voton Qeverinë voton
edhe Kryeministrin. Anasjelltas, Kuvendi kur ia merr besimin Qeverisë përmes
mosbesimit të njëjtin ia merr edhe Kryeministrit, sepse nuk ka logjikë që posti i
Kryeministrit të ekzistojë kur një Qeverie të udhëhequr nga ai/ajo i është votuar
mosbesimi.”
117. Sa i përket referencave të parashtruesve të kërkesës lidhur me kushtetutat e
vendeve të tjera, Presidenti thekson se “këto zgjedhje kushtetuese dallojnë nga
konteksti i Republikës së Kosovës në të gjitha aspektet. Parashtruesit e kërkesës
duhet theksuar që i referohen vetëm neneve që i konvenojnë për argumentet e tyre”
duke dhënë disa shembuj në këtë aspekt. Për shembull, Presidenti theksoi se: “ka
Kushtetuta që nuk përcaktojnë saktësisht se çfarë veprimesh mund të ndërmarr
Presidenti pas votimit të mocionit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë,
gjithnjë në kuptim të veprimit për të krijuar një Qeveri të re. Në Republikën e
Kosovës, megjithatë rasti është i qartë. Neni 95 është neni që autorizon Presidentin
që të veprojë pas votimit të Mocionit të Mosbesimit të Qeverisë së Republikës së
Kosovës, pasi që konsiderohet se votimi i suksesshëm i mocionit rezulton me
efektin juridiko kushtetues që posti i kryeministrit mbetet i lirë (kryeministër në
dorëheqje).”
118. Lidhur me përmbajtjen e nenit 82 të Kushtetutës, Presidenti argumentoi se: “Neni
82 i Kushtetutës ka dy paragrafë. Paragrafi 1 ka tre nën paragraf. Paragrafi 1
përcakton tri situata kur Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike, nëse këto
situata ndodhin. Në rastin e paragrafit 2 të Nenit 82 të Kushtetutës, çështja
qëndron krejtësisht ndryshe, sepse përcaktohet se "Kuvendi mund të shpërndahet
nga Presidenti... shprehia "mund" nuk përbën një detyrim shprehimor për
Presidentin, por e obligon Presidentin që të bëjë një vlerësim të rrethanave nëse
Kuvendi mund të shpërndahet apo jo, pas votimit të mocionit të suksesshëm të
mosbesimit të Qeverisë. Pra, folja "mund" tregon që shpërndarja ose jo e Kuvendit
është në vullnetin e vlerësimit të Presidentit, pas konsultimit edhe me partitë
politike të përfaqësuara në Kuvend, të cilën gjë e ka bërë në rastin konkret. Kjo
është arsyeja pse Neni 82 i Kushtetutës është i ndarë në dy paragrafë, ku paragrafi
i parë përcakton situatat kur Kuvendi shpërndahet domosdoshmërisht, kurse
paragrafi tjetër situatën kur Kuvendi mund të shpërndahet.”
29
119. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se Presidenti nuk ka cekur
paragrafët e nenit 95 sipas së cilit ka nxjerrë Dekretin, Presidenti theksoi se: “në
preambulën e Dekretit përcaktohet Neni 95 i Kushtetutës, pa specifikuar
paragrafët, për faktin se Presidenti ka aktivizuar Nenin 95 të Kushtetutës si tërësi,
duke përfshirë edhe paragrafin 5 të këtij neni (Nenin 95 paragrafi 5), pasi që
konsideron se posti i Kryeministrit ka mbetur i lirë dhe se Qeveria ka rënë pas
mocionit të suksesshëm të mosbesimit. Arsyeja tjetër pse në preambulën e Dekretit
të kontestuar është Neni 95 i Kushtetutës ka të bëjë me faktin se Presidenti nuk ka
mundur të specifikojë paragrafët, për shkak se tani jemi në një situatë tjetër
kushtetuese dhe jo “pas zgjedhjeve”. [...]”
120. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se Presidenti nuk është
“kushtetutbërës”, Presidenti theksoi se ai e “ka të qartë funksionin e tij që i cakton
Kushtetuta, ligjet dhe disa Aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, që tanimë janë
normë kushtetuese. Andaj, Presidenti i rikujton parashtruesve të kërkesës se
asnjëherë nuk ka luajtur rolin e kushtetutbërësit, por vetëm i është përmbajtur
kompetencave të tij të përcaktuara në nenet 4 paragrafi 3; 83, 84 (2) dhe (14) dhe
95 të Kushtetutës” dhe Aktgjykimit KO103/14.
121. Në fund Presidenti thekson se “bazuar në këto argumente, kërkesa KO72/20 duhet
të shpallet e papranueshme, sepse nuk është në pajtim ratione materiae me
Kushtetutën.”
Komentet e Kryeministrit në detyrë, z. Albin Kurti, të dorëzuara në emër të
Qeverisë në detyrë
122. Lidhur me shpërndarjen e Kuvendit sipas nenit 82.2 të Kushtetutës, Kryeministri
citoi versionin shqip dhe anglisht të paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke
theksuar se: “Një krahasim i versioneve gjuhësore shpërfaqë faktin se gjatë
përkthimit të tekstit të Kushtetutës nga angleze në gjuhën shqipe, folja “may” është
përkthyer sikurse të ishte përdorur folja “can”. Në këtë mënyrë, norma
kushtetuese e cila në versionin burimor (në gjuhën angleze) të aprovuar nga PCN
[Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar] ka dispozitiv autorizues/lejues, pra është
normë që i njeh Presidentit një kompetencë dhe që në fakt e detyron Presidentin të
shpërndajë Kuvendin, [dhe kjo] është duke u keqinterpretuar nga Presidenti dhe
disa nga forcat politike si normë alternative, e cila çështjen e shpërndarjes së
Kuvendit e lë në diskrecion të Presidentit. Mirëpo, nga praktika e deritanishme
kushtetuese dhe dëshmitë e anëtarëve të Komisionit Kushtetues, të cilat do të
elaborohen më poshtë, do të shihet se asnjëherë nuk ka pasur dyshime në lidhje me
detyrimin e Presidentit që të shpërndajë parlamentin pas një mocioni të
suksesshëm mosbesimi.”
123. Më tej Kryeministri shtoi se: “Në teorinë dhe praktikën juridike, karakteri i normës
përcaktohet jo vetëm nga një folje në fjali, por nga mënyra si është ndërtuar ajo.
Rrjedhimisht, përdorimi i foljes “mund”, nuk përcakton vetvetiu se norma ka
karakter alternativ. Që norma të konsiderohet alternative, ajo duhet të përmbajë
në formulimin e tekstit të saj edhe të paktën një alternativë që mund të zgjidhet
30
nga organi, të cilit i është njohur diskrecioni në vlerësim dhe zgjedhje mes
alternativave.”
124. Ai shtoi se: “shembuj të normave alternative kemi edhe në Kushtetutën e Kosovës.
Kështu Neni 62 në paragrafin 4 i lë në diskrecion zëvendëskryetarit të komunës
që, edhe pas vlerësimit të përputhshmërisë së një akti komunal me liritë dhe të
drejtat e garantuara për komunitetet nga ana e kuvendit të komunës, ta referojë
atë çështje në Gjykatën Kushtetuese. [...] Në të drejtën kushtetuese krahasuese,
norma alternative të cilat lënë në diskrecion të një organi kushtetues zgjedhjen
mes alternativave janë ato pas një mocioni votëbesimi apo pas votimit të një
qeverie të pakicës. Shembuj të tillë të formulimit të normave janë p.sh.: “Nëse
Parlamenti voton një Qeveri të pakicës, Presidenti mund të emërojë
Kryeministrin/Kancelarin ose mund të shpallë zgjedhjet”; ose “Nëse Kryeministrit
i tërhiqet votëbesimi nga Parlamenti, ai mund të kërkojë një partner tjetër
qeverisës, mund të kërkojë shpalljen e gjendjes së ligjdhënies së jashtëzakonshme
ose mundet t'i kërkojë presidentit të shpallë zgjedhjet.””
125. Andaj, Kryeministri mbajti qëndrimin se: “Nga formulimi i nenit 82.2 “Kuvendi
mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të
suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë” vërehet se Kushtetutbërësi nuk ka
paraparë asnjë alternativë tjetër për Presidentin. Prandaj kjo normë çdoherë
është kuptuar në kuadër të një mocioni destruktiv të mosbesimit i cili, përpos
shkarkimit të Qeverisë ka për pasojë edhe shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen
e zgjedhjeve.”
126. Në ketë drejtim Kryeministri theksoi se: “edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës
së Kosovës, në lidhje me karakterin alternativ të normave kushtetuese, ka
konstatuar se sikurse Kushtetutbërësi të kishte pasur për qëllim që të parashihte
një alternativë në Kushtetutë, atë do ta bënte shprehimisht. Për këtë arsye, ajo që
nuk është paraparë në Kushtetutë nuk mund të konsiderohet si alternativë
hipotetike.” Këtë argument ai e mbështet duke u bazuar në paragrafin 71 të
Aktgjykimit të Gjykatës në rastin KO29/11 ku thuhet se: “Nëse qëllimi i hartuesve
të Kushtetutës do të kishte qenë që të paraqisnin një procedurë alternative për
zgjedhje, vetëm me një kandidat të nominuar, Kushtetuta, shprehimisht do e kishte
parashikuar një procedurë të tillë.” Andaj sipas tij: “Në të njëjtën frymë, sikurse
Kushtetutbëresit të kishin pasur për qëllim që të paraqisnin një alternativë tjetër,
përpos shpërndarjes së Kuvendit, atëherë do ta bënin këtë në Kushtetutë.”
127. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se Gjykata duhet të marrë për
bazë dokumentin kushtetues që i ka paraprirë Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, konkretisht Kornizën Kushtetuese, Kryeministri pohon se “Gjykata
Kushtetuese ka përdorur Kornizën Kushtetuese për të krahasuar ndryshimin në
rregullimin kushtetues të organeve shtetërore. Prandaj nga leximi i vendimeve të
Gjykatës Kushtetuese mund të vërehet qartë krahasimi i Kushtetutës së Kosovës
me Kornizën Kushtetuese”. Lidhur me këtë ai u thirr në “paragrafët 69, 70 dhe 71
të rastit nr. KO19/11. me qëllim që të kuptojnë arsyet pse Kushtetutdhënësi ka
ndryshuar rregullimin kushtetues përkitazi me një situatë të caktuar, përmes
31
metodës së krahasimit historik të akteve kushtetuese ka arritur të nxjerrë në
sipërfaqe qëllimin dhe vullnetin e ligjdhënësit.”
128. Lidhur me këtë Kryeministri theksoi se: “Para shpalljes së Pavarësisë në Kosovë
ishte i njohur ai që quhet “mocion konstruktiv i mosbesimit” sipas të cilit, një
Qeveri mund të shkarkohet vetëm nëse shumica e re parlamentare zgjedh
menjëherë pasardhësin e kryeministrit të Qeverisë së shkarkuar. Në një situatë të
tillë, Kuvendi nuk shpërndahet, por vazhdon të funksionojë deri në përfundim të
kohëzgjatjes së mandatit të paraparë me Kushtetutë.”
129. Në aspekt krahasimor, Kryeministri citoi, mes tjerash, Kushtetutën e Shqipërisë
duke theksuar se: “Neni 104 i Kushtetutës së Shqipërisë parashikon të drejtën e
Kryeministrit për të kërkuar mocion besimi në Kuvend. Votimi i mocionit të
besimit nga më pak se gjysma e anëtarëve të Kuvendit çon në shpërndarjen e
Kuvendit nga Presidenti i Republikës brenda 10 ditësh, pak a shumë si në rastin e
nenit 82.2 të Kushtetutës së Kosovës. [...] Neni 105 i Kushtetutës së Shqipërisë
përcakton procedurën kushtetuese të mocionit të mosbesimit. Këtu votimi i
mocionit të mosbesimit kushtëzohet me zgjedhjen nga më shumë se gjysma e
anëtarëve të Kuvendit të Kryeministrit të ri, njësoj si në rastin e Kornizës
Kushtetuese.”
130. Sa i përket Kushtetutës së Gjermanisë, Kryeministri theksoi se: “Kushtetuta
Gjermane ka parashikuar mocionin e votëbesimit në dy dispozita, nenin 67 dhe
nenin 68 të saj. Neni 67 parashikon mundësinë e mocionit të mosbesimit të
kërkuar nga parlamenti (Bundestag) vetëm me zgjedhjen gjithashtu të
pasardhësit të tij. Presidenti në këtë rast vetëm shkarkon Kryeministrin dhe
emëron zgjedhjen e re të Bundestagut për Kanzler. [...] Ndërsa në nenin 68
parashikohet mundësia e kërkesës për votëbesim nga vetë Kryeministri
(Bundeskanzler) dhe detyrimi i Presidentit, në rastin e dështimit të kësaj kërkese,
për të shpërndarë parlamentin. [...] Si në rastin e nenit 67, ashtu edhe në nenin 68,
Kushtetuta Gjermane nuk lë vend për pushtet diskrecional të Presidentit, por në të
dy rastet parashikon qartë detyrimin e tij për të vepruar në mënyrën e përcaktuar
nga Kushtetuta.”
131. Kryeministri, po ashtu theksoi se e drejta krahasuese dërgon “në përfundim se
përpos që në shtetet ku e drejta për të provuar formimin e Qeverisë së re, pas
rrëzimit të përbërjes së mëhershme të kabinetit, është e paraparë shprehimisht në
Kushtetutë, në ato shtete për dallim nga Kosova” (i) zgjedhja e deputetit në pozitën
e Kryeministrit apo Ministrit nuk rezulton me humbjen e mandatit të tij si anëtar i
Kuvendit; (ii) nuk ka vende të garantuara për përfaqësues të pakicave në Kuvend;
(iii) nuk ka vende të garantuara për përfaqësues të pakicave në përbërjen e
Qeverisë.
132. Sa i përket pikës (i) të cekur më lart, në komentet e Kryeministrit u theksua se “Fakti
se me zgjedhjen e tij në pozitën e Kryeministrit apo Ministrit, deputeti e përfundon
mandatin e tij si anëtar i Kuvendit të Kosovës, nënkupton shkëputjen e tij me
32
sovranin i cili e legjitimon atë drejtpërdrejtë. Në rast të rrëzimit të Qeverisë,
përmes një mocioni mosbesimi, atëherë të gjithë deputetët e zgjedhur në Qeveri do
të përjashtoheshin nga jeta institucionale. Në këtë situatë, ata do të vendoseshin
në një pozitë të pabarabartë me deputetët tjerë, të cilët do të mund të vazhdonin
mandatin deri në fund. Shkëputja e zinxhirit të legjitimitetit kushtetues, i cili
paraqet esencën e parimit të demokracisë kushtetuese, nënkupton me zhbërje të
rendit demokratik.”
133. Lidhur me procedurat kushtetuese dhe parlamentare në Kosovë pas mocionit të
votëbesimit, edhe Kryeministri u thirr në praktikën e vitit 2010 dhe 2017 duke
theksuar intervistën e U.D. të Presidentit z. Jakup Krasniqi, “i cili në një intervistë
me datën 02.11.2010 pati theksuar se “Ndoshta është mirë të sqaroj se ky mocion
ndodh sipas pikës kushtetuese ku flitet për Kuvendin dhe në fund të këtij kapitulli,
në Nenin 82 parashihet se nëse mocioni i mosbesimit mbështetet nga 61 deputetë,
atëherë nuk ka më procedura të tjera në Kuvend. E vetmja procedurë mbetet
shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhje.”” Ai shtoi se “Konstatime
të njëjta me ato të z. Jakup Krasniqi i cili ishte anëtar i Komisionit Kushtetues i ka
paraqitur publikisht edhe anëtari tjetër i këtij komisioni Prof. Dr. Arsim Bajrami,
[...].”
134. Kryeministri gjithashtu u thirr edhe në fjalimin e Presidentit të tanishëm i cili në
cilësinë e tij të mëparshme të Kryeministrit “Në mbledhjen e jashtëzakonshme të
Kuvendit të Kosovës të datës 02.11.2010, në cilësinë e Kryeministrit dhe
propozuesit të mocionit të mosbesimit, ai ka kërkuar votat pro mocionit të
mosbesimit duke theksuar se "Sot besoj se do të votoni drejt duke i vënë fund krizës
institucionale e politike e pastaj të dilni para qytetarëve në zgjedhje të reja për të
rimarrë besimin e tyre. Duke e bërë një veprim të tillë, i cili është plotësisht në
përputhje me kushtetutën tonë, ju i hapni rrugë krijimit të institucioneve të reja
më të fuqishme të shtetit tonë me një legjitimitet të ri.”
135. Në lidhje me sa më sipër Kryeministri përfundoi se: “Në vitin 2010 është zhvilluar
mocioni i parë i mosbesimit në Kosovë, i cili është votuar me 66 vota për. Në të
njëjtën ditë është shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallur zgjedhjet. Në vitin 2017,
po ashtu është zhvilluar një mocion mosbesimi dhe në të njëjtën ditë është
shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallur zgjedhjet, pa asnjë konsultim me asnjërën
nga partitë politike dhe koalicionet të përfaqësuara në Kuvend.”, duke shtuar se
“Argumenti i përdorur se ka dallim midis mocionit të tanishëm të mosbesimit nga
ata të mëhershmit, për shkak se në vitin 2010 dhe 2017 forcat politike ishin pajtuar
që të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet, nuk qëndron. Qeveria
rithekson se përpos se nuk ka ekzistuar një konsensus i tillë, Kushtetuta nuk mund
të anashkalohet me marrëveshje politike.”
136. Lidhur me paragrafin 1 të nenit 95 të Kushtetutës, Kryeministri theksoi se:
“Presidenti konsultohet vetëm me partinë politike apo grupin parlamentar që ka
fituar shumicën në zgjedhje, qoftë absolute apo relative (paragrafi 84 i
Aktgjykimit). Sipas Gjykatës, e drejta për të propozuar një kandidat i takon vetëm
fituesit të zgjedhjeve, qoftë ai fitues absolut apo relativ. Në këtë kuptim, Gjykata
33
ka theksuar se Presidenti mundet të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve, vetëm nëse
ky heq dorë shprehimisht nga e drejta e tij. Por në asnjë rrethanë tjetër.”
137. Sa i përket paragrafit 2 të nenit 95 të Kushtetutës, ai theksoi se: “Kushtetuta ka
përcaktuar rrjedhjen e afateve vetëm pasi kandidati për Kryeministër të jetë
emëruar nga Presidenti. Pra në asnjë moment më herët nuk janë përcaktuar afate.
Kjo gjë është në pajtim me shembujt e kushtetutave në të cilat parlamenti e zgjedh
Qeverinë, dhe ku po ashtu nuk janë përcaktuar afate brenda të cilave obligohen
forcat politike të formojnë një Qeveri”, pasi kështu edhe në praktikën parlamentare
të Kosovës kur zgjedhja e Qeverisë ka zgjatur deri në gjashtë (6) muaj.
138. Pastaj, sipas Kryeministrit, paragrafët 3 dhe 4 të nenit 95 parashohin procedurat që
duhet ndjekur në rast se kandidati dështon të fitojë shumicën në Kuvend.
139. Lidhur me paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës, Kryeministri theksoi se: “ky
paragraf nuk lë dyshime se flet për një situatë tjetër, përpos asaj pas dorëheqjes
së Kryeministrit apo mbetjes vakante të pozitës së tij për shkak të vdekjes,
pamundësisë për të ushtruar funksionin apo dënimit për vepër penale. Në asnjë
rrethanë Kushtetutbërësi nuk e ka barazuar situatën e tillë me situatën pas një
mocioni të suksesshëm mosbesimi. Mirëpo, edhe sikur kjo dispozitë (paragrafi 5)
të zbatohej, ose paragrafi 4, theksi i kushtetutdhënësit, ashtu si e ka gjykuar
Gjykata Kushtetuese, është te partia politike apo koalicioni që ka fituar shumicën
në Kuvend. Sipas Gjykatës Kushtetuese "Kriteri" që përben shumicën ne Kuvend",
nga neni 84.14 i Kushtetutës, duhet lexuar në lidhje me dispozitën e nenit 95,
paragrafi 1 të Kushtetutës, pra, partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën
e vendeve në Kuvend, pra numrin më të madh të vendeve.”
140. Më tutje, Kryeministri shtoi se: “Është e rëndësishme të theksohet se në të njëjtin
Aktgjykim Gjykata ka theksuar se nuk i lejohet Presidentit të imponohet në
procesin e formimit të Qeverisë, prandaj, edhe sikur të zbatohej neni 95 i
Kushtetutës, pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi, Presidenti duhet t'i
përmbahet rolit të tij kushtetues dhe të presë propozimin nga partia politike. Për
më tepër shih paragrafin 68 të Aktgjykimit në rastin KO 103/14 "Sa i përket pikës
(b) Pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, Gjykata është e mendimit
se propozimi për emërimin duhet të rrjedhë nga partia politike ose nga koalicioni
i cili do t'ia paraqesë Presidentit të Republikës emrin e personit për mandatar për
Kryeministër.”
141. Ai po ashtu theksoi se po të ishte i aplikueshëm neni 95, paragrafi 5 i Kushtetutës
pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit, atëherë kjo do të thoshte se U.D.
Presidenti Jakup Krasniqi dhe Presidenti Hashim Thaçi e paskan shkelur
Kushtetutën në vitet 2010 dhe 2017 pa ftuar partinë politike fituese që të propozojë
kandidatin e ri për mandatar.
142. Kryeministri theksoi se LVV asnjëherë nuk ka hequr dorë nga e drejta e saj
kushtetuese dhe në vazhdimësi i ka kërkuar Presidentit që të qartësojë se cila është
baza ligjore e veprimeve të tij sipas nenit 95, pasi ky nen i ka 6 paragrafë por
34
Presidenti nuk i është përgjigjur këtyre kërkesave të fituesit të zgjedhjeve duke e
interpretuar këtë si refuzim për të propozuar kandidatin për Kryeministër.
143. Si përfundim lidhur me këtë pjesë Kryeministri theksoi se: “Qeveria vjen në
përfundim se Presidenti i Republikës së Kosovës, edhe sikur të zbatohej neni 95 pas
një mocioni të suksesshëm mosbesimi, ka vepruar në kundërshtim me
Kushtetutën” sepse: (i) ka ndërmarrë vetiniciativë në formimin e Qeverisë; (ii) ka
konsultuar edhe parti tjera politike, përpos fituesit të zgjedhjeve; (iii) ka imponuar
një afat në kundërshtim me Kushtetutën; (iv) ka interpretuar kërkesën e
Kryeministrit, z. Albin Kurti, për të specifikuar bazën ligjore të veprimeve të
Presidentit, si heqje dorë nga e drejta për të propozuar një kandidat për
Kryeministër; (v) ka kërkuar nga partia e dytë që të propozojë një kandidat për
Kryeministër të cilin e ka mandatuar përmes Dekretit të kontestuar.
144. Sa i përket strukturës dhe Dekretit të kontestuar, Kryeministri theksoi se:
“përderisa në preambulën e dekretit të Presidentit nuk specifikohet se cila është
baza konkrete kushtetuese e veprimeve të tij, dekreti ka të meta në lidhje me
strukturën dhe përmbajtjen e tij. Kësisoj, ai është një akt juridikisht i pavlefshëm,
sepse institucionet publike, përfshirë edhe Presidentin duhet të arsyetojnë bazën
juridike të veprimeve të tij. [...] neni 95 i Kushtetutës së Kosovës ka gjashtë (6)
paragrafë të cilët rregullojnë çështje të ndryshme nga njëra-tjetra. Për këtë arsye,
Presidenti nuk mund të thirret në një dispozitë të përgjithshme që rregullon disa
çështje, për të legalizuar një veprim konkret. Por ai duhet të paraqet bazë konkrete
kushtetuese për të arsyetuar kushtetutshmërinë e dekretit të tij.”
145. Për me tepër, pasi që ritheksoi disa nga argumentet e cekura më lart lidhur me
hapat që duhet të ndërmerren pas votimit të mocionit të mosbesimit, Kryeministri
sqaroi se lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës KO103/14 “ka interpretuar paragrafin
4 të nenit 95 të Kushtetutës, i cili si u theksua disa herë rregullon procedurën e
formimit të Qeverisë menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe konstituimit të
Kuvendit. Për këtë arsye, ky Aktgjykim nuk mund të përligjë veprimet dhe
Dekretin e Presidentit.”
146. Gjithashtu, Kryeministri thekoi se Dekreti i kontestuar “parasheh një afat 15 ditor
për kandidatin e propozuar për Kryeministër. Nga e drejta e krahasuar u kuptua
se kur pas një mocioni mosbesimi parashihet e drejta për të tentuar një Qeverie të
re, atëherë ajo mundëson vetëm një përpjekje. Kësisoj, kur një Qeveri është
zgjedhur menjëherë pas zgjedhjeve dhe më në rrugë kushtetuese humb besimin në
Parlament, atëherë lejohet vetëm një tentim. Nga akti i kontestuar vërehet se
Presidenti e ka konsideruar si të mirëqenë faktin se të gjitha procedurat për
legjitimimin dhe zgjedhjen e një Qeverie të re fillojnë nga pika zero, ngjashëm
sikurse menjëherë pas zgjedhjeve.”
147. Po ashtu lidhur me Dekretin e kontestuar, ai thekson se: “Akti i kontestuar është
rezultat i një rruge tërësisht jokushtetuese e cila është manifestuar nga
vetiniciativa jokushtetuese e Presidentit për të formuar Qeverinë. Se ai ka
tejkaluar kompetencat e tij edhe në këtë drejtim, dëshmohet nga deklarata e tij në
35
të cilën ai edhe dikton përbërjen e kabinetit qeveritar që ai do ta dekretojë, në të
kundërtën nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ai ishte shprehur se “Tek çështja e
integritetit, dua të jem edhe më i drejtpërdrejtë. Mendoj dhe nuk do të tolerojmë
që të ketë anëtarë të qeverisë me njerëz me aktakuza të ngritura e as në dikasteret
e tjera ekzekutive.””
148. Lidhur me nevojën për një Qeveri me legjitimitet demokratik nga Kuvendi,
Kryeministri theksoi se Presidenti ka mbështetur vetë iniciativën e tij kundër
kushtetuese për formimin e një Qeverie duke deklaruar se vendit i duhet një Qeveri
e cila mund të marrë vendime për luftimin e pandemisë COVID-19. Lidhur me këtë
ai thekson se: “Në lidhje me vendimmarrjen përkitazi me situatën emergjente të
shëndetit publik, duhet theksuar se në asnjë fazë, as para dhe as pas mocionit të
mosbesimit, nuk ka pasur dështim të Qeverisë në marrjen e masave të nevojshme
për luftimin e pandemisë COVID-19.”
149. Andaj, Kryeministri pretendoi se “pretendimi i Presidentit rreth përfaqësimit të
interesave të Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë është i paqëndrueshëm,
sepse as Kushtetuta dhe asnjë ligj parlamentar nuk kufizon asnjë nga
kompetencat e Qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Për më tepër, Gjykata
Kushtetuese e ka konsideruar Qeverinë si funksionale edhe pas dorëheqjes së ish-
kryeministrit Ramush Haradinaj.”
150. Në fund, Kryeministri i propozoi Gjykatës që të nxjerrë Aktgjykim përmes të cilit e
deklaron kërkesën të pranueshme dhe shpallë Dekretin e kontestuar në
kundërshtim me Kushtetutën sipas pretendimeve të parashtruesve të kërkesës.
Komentet e Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani
151. Në komentet lidhur me kërkesën Kryetarja e Kuvendit theksoi fillimisht se përmes
Dekretit të kontestuar, Presidenti ka shkelur parimin e ndarjes së pushtetit të
garantuar me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit].
152. Ajo më tej theksoi se parimi i ndarjes së pushteteve është elaboruar edhe në
Komentarin e Kushtetutës dhe është konfirmuar edhe nga praktika gjyqësore e
Gjykatës Kushtetuese duke u thirrur në paragrafin 54 të rastit KO103/14 dhe rastin
KO98/11 ku ishte potencuar parimi i ndarjes së pushteteve dhe kontrollit dhe
balancimit mes tyre.
153. Në këtë kuptim dhe duke theksuar rolin e Kuvendit lidhur me kushtetutbërjen dhe
obligimin që sjell zbatimi i Kushtetues, ajo thekson se: “Kushtetuta e Republikës së
Kosovës buron nga populli dhe është jetësuar me anë të votimit nga shumica e
nevojshme e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u renditur si bazamenti i
funksionimit juridiko-politik të vendit. Secili nen dhe paragraf i Kushtetutës është
i pacenueshëm dhe i pandryshueshëm, për sa kohë që përfaqësuesit e sovranit nuk
vendosin ndryshe, me anë të procedurave të parapara kushtetuese për
ndryshimin e aktit më të lartë juridik të Republikës së Kosovës. Si të tilla, të gjitha
dispozitat kushtetuese janë drejtpërdrejtë të zbatueshme nga secili institucion dhe
36
organ në Republikën e Kosovës, siç parashihet edhe në paragrafin 4 të nenit 16 të
Kushtetutës, i cili thekson që: “Secili person dhe organ në Republikën e Kosovës u
nënshtrohet dispozitave të Kushtetutës.” Ajo shtoi se: “Pra, Kushtetuta i ka dhënë
shprehimisht të drejtën e kushtetutë-bërjes vetëm Kuvendit të Kosovës,
respektivisht deputetëve që kanë fituar mandat në pajtim me Kushtetutën dhe
ligjet në fuqi.”
154. Andaj, Kryetarja e Kuvendit mbajti qëndrimin se: “Në këtë kuptim, Presidentit të
Republikës së Kosovës, me Kushtetutë nuk i njihet në asnjë formë kompetenca e
kushtetutë-bërjes. E në rastin konkret, këtë të drejtë nuk e gëzon Presidenti as në
kuptim të përcaktimit të afateve kohore lidhur me mandatimin e kandidatit për
Kryeministër të vendit, përderisa nuk ekziston një normë e tillë kushtetuese.” Kjo,
sipas saj, sepse “Sipas Kushtetutës, në procesin e formimit të institucioneve,
përkatësisht zgjedhjes së qeverisë, Presidenti ka kompetencë të vetme që t’i
propozojë Kuvendit emrin e kandidatit të përcaktuar nga subjekti politik i cili ka
fituar shumicën relative në zgjedhje. Deri në momentin kur ky emër i dërgohet
Presidentit nga ai subjekt politik, Kushtetuta nuk i ka dhënë Presidentit asnjë
kompetencë apo rol aktiv.”
155. Në lidhje me rastin konkret ajo theksoi se: “bazuar në argumentet e mësipërme, si
dhe në shkresat e dërguara nga ana e Presidentit drejt subjektit fitues të zgjedhjeve
ku [Presidenti] konstaton se “[...] Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja
nuk e keni shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për ta formuar
qeverinë, në pajtim me Vendimin e KQZ-së për certifikim të rezultateve
përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”,
përkatësisht Dekretin e tij, mund të konkludohet që Presidenti ka tejkaluar
autorizimet e tij kushtetuese në raport me pretendimet e tij për të caktuar afate
kushtetuese për nominimin nga subjekti i parë, apo edhe të konstatimit të ëimit
[sic.] të mandatit, pa një deklarim shprehimor të tillë nga subjekti fitues i
zgjedhjeve.”
156. Sipas saj, “Presidenti i vendit, duke caktuar afat, ka krijuar normë të re
kushtetuese, për një çështje për të cilën kushtetuta qëndron e heshtur. Kushtetuta
nuk përcakton afate sa i përket kohës qe ka në dispozicion subjekti fitues i
zgjedhjeve për të dërguar emrin e kandidatit për Kryeministër. Pra, duhet
sqaruar se të vetmet afate kushtetuese të përcaktuara në këtë drejtim fillojnë të
konsumohen vetëm pas mandatimit formal të mandatarit nga ana e Presidentit
të vendit.”
157. Lidhur me kuptimin e termit “amendamentin” dhe pretendimit të saj se Dekreti i
Presidentit ka efektin e plotësimit apo modifikimit të Kushtetutës, Kryetarja e
Kuvendit thekoi se: “Çfarëdo plotësimi, ndryshimi apo modifikimi i një teksti sipas
fjalorit të Kembrixhit (Cambridge Dictionary) nënkupton amendamentim, apo
sipas gjuhës së Kushtetutës së Kosovës edhe ndryshim. [...].” Në këtë kuptim
Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga Gjykata që të: “vlerësojë faktin që rreziqet e kuazi-
amendamentit janë të natyrës krejtësisht kushtetutese. Katër janë rreziqet
substanciale që qartazi ndërlidhen me kushtetutën e Kosovës dhe frymën e saj. E
37
para, ato e zbehin vijën e cila ndan kushtetuesen nga jo-kushtetuesja dhe
rrezikojnë errësimin e hierarkisë së zakonshme të institucioneve në një demokraci
kushtetuese. E dyta, mbështetja e këtyre strategjive jo-kushtetuese për ndryshime
të nivelit kushtetues mund të zbulojë, apo edhe të përforcojë një mospërputhje
ndërmjet dizajnit kushtetues dhe praktikës politike, që akterët kushtetues mund ta
shfrytëzojnë si rrjedhojë për qëllime politike. E treta, shmangia e rregullave të
amendamentimit formal dëmton vetë Kushtetutën dhe qëllimin e kodifikimit. Dhe
së fundi, kjo qasje eliminon tërësisht sigurinë juridike që është jetike për
funksionimin e një demokracie me sundim funksional të së drejtës.”
158. Andaj Kryetarja e Kuvendit mbajti qëndrimin se një formë e tillë e ndryshimit të
Kushtetutës cenon parimin e epërsisë së Kushtetutës të garantuar me nenin 16
[Epërsia e Kushtetutës] të Kushtetutës. Rrjedhimisht, sipas saj, Dekreti i kontestuar
i Presidentit është në kundërshtim me nenin 65 të Kushtetutës [Kompetencat e
Kuvendit] që parasheh që Kuvendi vendos të ndryshojë Kushtetutën me 2/3 e
votave të të gjithë deputetëve të tij. Për më tepër, sipas saj, Dekreti i kontestuar
“duke ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit, bie ndesh me nenin 4 të Kushtetutës
[Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] paragrafin 1 të këtij neni” dhe një
“qëndrim që do të legjitimonte ose legalizonte një dekret të tillë, do të ndryshonte
rrënjësisht sistemin tonë kushtetues, duke i dhuruar dekreteve të Presidentit
supremaci kushtetuese mbi vet Kushtetutën.”
159. Andaj, si përfundim lidhur me këtë, ajo theksoi se: “Ligjvënësi me qëllim nuk ka
caktuar afat kushtetues para se të kryhet nominimi formal nga subjekti politik i
cili ka fituar zgjedhjet, për të krijuar hapësirën e nevojshme kohore për subjektin
politik që të arrijë të krijojë shumicën parlamentare përmes arritjes së
marrëveshjeve me subjektet tjera politike. Një konstatim i tillë vërtetohet edhe nga
vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese, ku në rastin KO29/11, paragrafi 71,
specifikohet se “nëse qëllimi i hartuesve te Kushtetutës do të kishte qenë që të
paraqisnin një procedurë alternative për zgjedhje, vetëm me një kandidat të
nominuar, Kushtetuta, shprehimisht do e kishte parashikuar një procedurë të
tillë.” Edhe në rastin konkret, mungesa e një norme të tillë dëshmon se nëse
ligjvënësit do të donin të caktonin afat, do ta bënin këtë shprehimisht siç kanë bërë
në shumë raste të tjera në dispozita kushtetuese.”
160. Ajo më tej shtoi se: “Gjykata Kushtetuese, përmes rasteve të trajtuara
paraprakisht, ka krijuar hapësirën e nevojshme për subjektet politike që vetvetiu
të rregullojnë ndërveprimin politik, pa ju caktuar afat për një gjë të tillë. Kjo
dëshmohet përmes paragrafit 127 të rastit KO119/14, ku Gjykata kishte konstatuar
se "është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që te gjejnë mënyrën
për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat
kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin
funksional. Pra, edhe pse parashtruesit e kërkesës në rastin në fjalë argumentonin
se partia e parë për muaj të tërë nuk dërgonte emër për Kryetar Kuvendi (duke
mbajtur institucionet e pakonstituuara), dhe se nuk do të duhej të pritej
pafundësisht por ti jepej e drejta të tjerëve për propozime, gjykata vendosi që
vetëm partia e parë mund të propozojë atë emër. Kësisoj, Gjykata nuk caktoi afate,
38
por e la një gjë të tillë tek jeta politike, pra që deputetët ta gjejnë një mënyrë për
t'u krijuar shumica e nevojshme. Gjykata asnjëherë nuk u caktoi deputetëve afat
për ‘ta gjetur këtë mënyrë’.”
161. Kryetarja e Kuvendit gjithashtu pretendoi se lidhur me nxerrjen e Dekretit të
kontestuar “Presidenti ka vetë-caktuar kompetenca për interpretimin
përfundimtar të Kushtetutës”. Lidhur me këtë ajo theksoi së kompetenca e
interpretimit përfundimtar të dispozitave kushtetuese është e përcaktuar me
Kushtetutë. “Një kompetencë e tillë i është dhënë ekskluzivisht Gjykatës
Kushtetuese, e cila sipas definicionit kushtetues është “[...] organ i pavarur i
mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të
Kushtetutës” sipas nenit 112 të Kushtetutës.
162. Ajo shton se: “Koncepti që Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar i
interpretimit të kushtetutës është i lidhur me pozitën hierarkike institucionale që
kësaj gjykate i jep ky paragraf. Në këtë kuptim, ky paragraf e vendos Gjykatën
Kushtetuese në pikën më të lartë të hierarkisë institucionale sa i përket funksionit
të interpretimit të kushtetutës.” Dhe kjo, sipas saj, në kuptimin institucional ka
katër domethënie: (i) që asnjë institucion tjetër shtetëror nuk mund t’i marrë apo
të ushtrojë në emër të Gjykatës Kushtetuese funksionin e interpretimit
përfundimtar kushtetues; (ii) që, edhe nëse cilido institucion tjetër shtetëror ka
bërë interpretimin apo është referuar tek Kushtetuta për të ushtruar një
kompetencë të tij/saj, kjo mund të konsiderohet përfundimisht e përcaktuar vetëm
nëse kalon përmes filtrit të vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese; (iii) asnjë institucion
tjetër shtetëror nuk mund të shfrytëzojë prerogativat e tij/saj faktike për të
vendosur nënkuptime të domethënies së Kushtetutës, dhe se prerogativat e tilla
mund të konsiderohen kushtetuese vetëm nëse kalojnë përmes vlerësimit të
Gjykatës Kushtetuese; dhe, (iv) asnjë institucion tjetër shtetëror nuk mund t’i ikë
detyrimit (bishtnoj) që të ndjekë interpretimin e Kushtetutës sipas Gjykatës
Kushtetuese, meqë kjo e fundit sipas këtij paragrafi është autoriteti i fundit
institucional për interpretimin e saj.
163. Ajo pretendoi po ashtu se: “Përmes kësaj formë të plotësimit të Kushtetutës më anë
të dekretit, Presidenti i ka pamundësuar Gjykatës Kushtetuese edhe një
kompetencë tjetër: atë të ushtrimit të juridiksionit të saj në vlerësimin e
kushtetutshmërisë së amendamenteve, sic parashihet në nenin 113(9) të
kushtetutës. Dekreti është amendament që ka caktuar afat kohor duke zvogëluar
një të drejtë të caktuar të një subjekti. Pra, kjo nënkupton që individëve të caktuar
u është pamundësuar e drejta për tu zgjedhur, si rezultat i caktimit të një
periudhe kohore jo-kushtetuese. Kësisoj, dekreti në fjalë bie ndesh edhe më Nenin
45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] paragrafin 1 dhe 2. Sipas
Kushtetutës, një e drejtë e tillë mund të kufizohet vetëm me vendim gjyqësor, dhe
jo me dekret të Presidentit si në këtë rast.”
164. Në këtë aspekt ajo iu referua edhe disa rasteve të Gjykatës Kushtetuese që kanë
vlerësuar kushtetutshmërinë e amendamenteve kushtetuese, si rasti KO29/12 dhe
KO48/12, duke theksuar se: “Gjykata Kushtetuese duke analizuar amendamentin
39
e propozuar sqaronte si në vijim: “Gjykata konsideron që amendamenti i
propozuar nuk e ndryshon substancën e nenit 45.1. Për këtë arsye, Gjykata nuk e
konsideron të nevojshme ta vlerësojë më tej kushtetutshmërinë e amendamentit të
propozuar. [...] Ky interpretim i gjykatës [...] është edhe një argument shtesë apo
një sinjal që përcaktimi i afateve të tilla në kushtetutë, çfarë ka tentuar të bëjë
presidenti më anë të dekretit, mund të bëhet vetëm më dispozita kushtetuese. Në
këtë pikë, dëshiroj të sqaroj se qëllimi nuk është paragjykimi mbi interpretimin që
mund të bëjë gjykata ndaj një amendamenti kushtetutës që përcakton afate
kohore, por të sqaroj se praktika e Gjykatës Kushtetuese njeh standardin e
kufizimit të kësaj të drejte vetëm me dispozitë kushtetuese dhe assesi me ndonjë
akt tjetër, siç është tani rasti me dekretin e presidentit.”
165. Ajo potencoi edhe rolin e Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit duke u
referuar edhe në paragrafin 63 të rastit KO103/14, ku theksoi se Gjykata “kishte
konstatuar se “[…] Gjykata konsideron se është e arsyeshme që publiku të marrë
me mend se Presidenti i tyre, që “përfaqëson unitetin e popullit” dhe jo interesat
grupore ose interesat politike partiake, do t'i përfaqësojë të gjithë ata. Çdo qytetar
i Republikës ka të drejtë të sigurohet për paanshmerinë, për integritetin dhe për
pavarësinë e Presidentit të tyre.””
166. Ajo më tej u thirr edhe në Opinionin e Komisionit të Venecias CDL-AD(2019)019-
e, që trajtonte kompetencat e Presidentit të Shqipërisë që kishte theksuar mes
tjerash se: “Presidenti duhet të mbetet jashtë politikës partizane, me qëllim që të
sigurojë, mes të tjerash, një konkurrencë të ndershme midis partive dhe
funksionimin e rregullt të formës së qeverisë dhe veprimtarive tjera të shtetit”. Ajo
shton se “meqë roli i Presidentit edhe në Kosovë është i tillë ku kërkohet
përfaqësimi i unitetit të popullit dhe neutraliteti i plotë politik, duke mbrojtur
kështu, siç sugjeron edhe vetë Komisioni I Venecias, funksionimin e rregullt të
formës së qeverisjes. Forma e qeverisjes, nuk mund të mbrohet duke shkelur
parimin më fundamental të saj, atë të ndarjes së pushteteve.”
167. Në fund, Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga Gjykata “që të shpallë një Aktgjykim,
përmes të cilit konstaton se Dekreti i Presidentit Nr. 24/2020 është në
kundërshtim me Kushtetutën sepse nëpërmjet këtij Dekreti, Presidenti i vendit ka
tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të
tjera dhe rrjedhimisht duke rënë në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes
së pushteteve.”
Komentet e Grupit Parlamentar të LDK-së
168. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se Presidenti ka pasur obligim
që, në aplikim të nenit 82.2, të shpërndajë Kuvendin pas mocionit të mosbesimit,
Grupi Parlamentar i LDK-së theksoi se: “Presidenti nuk ka të drejtë që me
automatizëm ta shpërndajë Kuvendin sipas nenit 82 pika 2, pas votimit të
suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, pa e pasur paraprakisht
vullnetin e shumicës së subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Në rastin
konkret, sikur Presidenti do të shpërndante Kuvendin pa vullnetin paraprak të
40
shprehur nga shumica e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, ai në
mënyrë arbitrare do të ndërprente mandatin e deputetëve të Kuvendit,
rrjedhimisht do të bënte shkelje të rëndë kushtetuese”. Ata shtojnë se shpërndarja
e Kuvendit sipas nenit 82.2, nuk ka mundur të bëhet nga Presidenti, “jo vetëm për
shkak të ndajfoljes MUND, por edhe për faktin se hartuesit e Kushtetutës,
momentin kur ka votim të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk e kanë
përcaktuar si moment kur vendi automatikisht shkon në zgjedhje, por kanë lënë
mundësi që të evitohen zgjedhjet, të krijohet shumicë parlamentare, rrjedhimisht
të themelohet një Qeveri e re.”
169. Ata theksojnë se folja “mund” e interpretuar nga parashtruesit e kërkesës si
mundësia e vetme është gjithashtu kontradiktore dhe e palogjikshme pasi që “lejimi
i mundësisë së vetme” nënkupton obligimin që më së miri do të ishte pasqyruar me
fjalë “duhet” apo “obligohet” e jo fjalën “mund”.
170. Ata theksojnë se për këtë çështje Gjykata Kushtetuese kishte dhënë vlerësimin e saj
edhe në Aktgjykimin KO103/14, ku në pikën 94 thuhet: “Pasi që, sipas Kushtetutës,
Presidenti i Republikës përfaqëson shtetin dhe unitetin e popullit, është përgjegjësi
e Presidentit të ruaj stabilitetin e vendit dhe të gjejë kritere mbizotëruese për
formimin e qeverisë së re, në mënyre që të shmangen zgjedhjet”.
171. Grupi Parlamentar i LDK-së lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se
nuk ka ndërlidhje në mes të nenin 100.6 dhe nenit 95 të Kushtetutës theksoi se
“ekziston lidhja substanciale dhe funksionale ndërmjet nenit 100 paragrafi 6,
nenit 82 paragrafi 2 dhe nenit 95 paragrafi 4 dhe 5 të Kushtetutës dhe se
pretendimi i parashtrues[ve] të kërkesës për t'ia pamundësuar Presidentit të
ushtrojë kompetencat e tij në lidhje me nenin 95 është i paqëndrueshëm, sepse, si i
tillë, ia kufizon Presidentit mundësinë që të ushtrojë funksionin e tij në pajtim me
nenin 84 paragrafi 2 të Kushtetutës, ku si një ndër kompetencat kryesore të tij
theksohet se ai: "Garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të
përcaktuara me këtë Kushtetutë” Pretendimet e tilla të parashtues[ve] të Kërkesës
kanë karakter bllokues, sepse tentojnë me çdo kusht të bllokojnë shumicën absolute
parlamentare për të themeluar Qeverinë.”
172. Ata shtojnë se: “Lidhja kauzale ndërmjet këtyre paragrafëve kushtetues ekziston
për faktin se Qeveria ka rënë (si rrjedhojë e mocionit të mosbesimit) dhe se
Presidenti i Republikës ka vazhduar konsultimet me partitë politike të
përfaqësuara ne Kuvend për të mandatuar kandidatin e ri, për të formuar
Qeverinë.”
173. Lidhur me rolin e Presidentit si “përfaqësues i unitet të popullit të Republikës së
Kosovë”, Grupi parlamentar i LDK-së mban qëndrimin se “kompetencat e
Presidentit prekin shumë qartë jetën politike në vend, ka rol udhëheqës të
procedurës kushtetuese në krijimin e Qeverisë, të cilat janë objekt i çështjes së kësaj
Kërkese.”
41
174. Lidhur me afatin për propozimin e kandidatit për të formuar Qeverinë, Grupi
Parlamentar i LDK-së theksoi se: “Kushtetuta e Republikës nuk e ka përcaktuar
shprehimisht një afat të caktuar në këtë fazë, por ka përcaktuar afatin prej 15
ditësh pas mandatimit nga Presidenti, Kryeministri është i obliguar të paraqet
përbërjen e Qeverisë para Kuvendit. Hartuesi i Kushtetutës e ka lenë këtë afat të
hapur, sepse ka konsideruar se është në interes të subjekteve politike të
përfaqësuara në Kuvend, si dhe është interes publik që Qeveria të themelohet në
afatin më të shpejtë të mundshëm. Por, tanimë po vërtetohet se moscaktimi i një
“afati të arsyeshëm” për dërgimin e emrit të kandidatit për Kryeministër për t'u
mandatuar nga Presidenti i Republikës mund të keqpërdoret deri në abuzim nga
fituesi relativ i zgjedhjeve.”
175. Andaj, ata theksojnë se “Sipas frymës së Kushtetutës, mbetet në detyrimin e
Presidentit [...] që të shterojë të gjitha mundësitë, brenda një afati optimal, t'ia
mundësojë fituesit relativ të zgjedhjeve propozimin e kandidatit për Kryeministër.
Në momentin kur vlerëson se fituesi relativ i zgjedhjeve nuk ka vullnet për
propozimin e kandidatit për Kryeministër dhe se me çdo kusht po tenton të
bllokojë themelimin e Qeverisë së re, Presidenti duhet të konsultojë subjektet
politike të përfaqësuara në Kuvend dhe më pas të konstatojë se fituesi relativ nuk
ka mundësi të krijojë shumicë parlamentare. Në rastin kur subjektet politike të
përfaqësuara në Kuvend ia dëshmojnë krijimin e një shumice të re parlamentare,
Presidenti është i detyruar që, në pajtim me normën kushtetuese, ta dekretojë
mandatarin për Kryeministër nga kjo shumicë e re parlamentare.”
176. Andaj, ata shprehen se përkundër që Presidenti i ka dërguar disa shkresa LVV-së
“përveç që nuk e ka dërguar tek Presidenti kandidatin e saj për Kryeministër, ajo
asnjëherë nuk ka shprehur gatishmëri për ta themeluar Qeverinë e re.”
Rrjedhimisht, sipas tyre, Presidenti, pas konsultimeve me partitë politike, dhe duke
pasur parasysh që shumica e partive politike janë shprehur se janë për formimin e
Qeverisë së re, ka vepruar konform paragrafëve 90, 92, 92 dhe 94 të Aktgjykimit
KO103/14. Ata po ashtu theksuan se: “pretendimi [i parashtruesve të kërkesës] se
Presidenti duhet të presë partinë fituese “që të dërgojë emrin e kandidatit në
momentin më të përshtatshëm, që ajo vlerëson se janë përmbushur të gjitha
kushtet politike, administrative dhe teknike”, është krejtësisht i gabuar. Në radhë
të parë nuk është e qartë se çka mendohet me "kushte politike, administrative dhe
teknike.”
177. Duke u thirrur në Aktgjykimin KO103/14, Grupi Parlamentar i LDK-së theksoi se:
“Në paragrafin “dh” [të pikës II të dispozitivit të këtij Aktgjykimi]: “Në rast se
kandidati i propozuar për Kryeministër nuk merr votat e nevojshme, Presidenti
Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në bazë të nenit 95, paragrafi 4, të
Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për Kryeministër, pas konsultimit me
partitë ose me koalicionet (e regjistruara në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e
Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura, pra me parti ose me
koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet
e Përgjithshme, e ka emrin në fletëvotim të zgjedhjeve, ka marrë pjesë në zgjedhje
dhe ka kaluar pragun.”
42
178. Ata më tej theksuan se shembujt nga Kushtetutat e vendeve të tjera që janë marrë
nga parashtruesit e kërkesës “nuk janë referencë objektive që ndihmojnë
argumentet e pretenduesit. Për më tepër dispozitat kushtetuese të Kushtetutës
sonë janë tejet të qarta dhe nuk ka hapësirë për dilema kushtetuese. Këtë argument
e forcon edhe pika 95 e Aktgjykimit 130/14: “Prandaj, Gjykata konkludon se
dispozitat kushtetuese janë mjaftueshëm të qarta dhe në përputhshmëri me njëra-
tjetrën për të çuar deri te formimi i Qeverisë së re në pajtim me vullnetin e
votuesve.””
179. Grupi parlamentar i LDK-së “kërkon nga Gjykata që të PËRJASHTOJ shqyrtimin
e Kushtetutës së Serbisë nga analiza krahasuese e ofruar nga parashtruesi i
kërkesës. Kjo për shkak se shqyrtimi i një dokumenti ku SHPREHIMISHT mohohet
shtetësia e Kosovës, mund të prodhojë pasoja të paparashikueshme kushtetuese
dhe politike për vendin.”
180. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se legjitimiteti demokratik nuk
mund të bartet te partitë që janë renditur pas vendit të parë në zgjedhjet e 6 tetorit
2019, Grupi Parlamentar i LDK-së theksoi se: “pretendimet e tilla janë të
paqëndrueshme dhe madje absurde. Në një republikë parlamentare, madje me një
sistem elektoral proporcional, siç e kemi ne, asnjë fitues relativ i zgjedhjeve nuk e
ka monopolin e legjitimitetit demokratik, e aq më pak në rastet kur
abstenon/refuzon për të shfrytëzuar të drejtat kushtetuese. Gjykata Kushtetuese
kësaj çështjeje ka provuar t'i jep përgjigje edhe me Aktgjykimin 130/14,
përkatësisht me pikën 87 ku thotë se: “Sidoqoftë, Gjykata vëren se nuk
përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë (bëhet fjalë për partinë fituese v.j.) do
të refuzojë të marrë mandatin. Prandaj, duke u bazuar në këto vlerësime, Gjykata
Kushtetuese ka ofruar edhe mundësitë se si të dilet nga një situatë e tillë.”
181. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se Presidenti ka bërë veprim
antikushtetues kur, pas votimit te mocionit te mosbesimit në Kuvend, ka ftuar të
gjitha partitë politike në konsultim për formimin e Qeverisë se Kosovës, Grupi
Parlamentar i LDK-së theksoi se: “konsultimet me subjektet politike parlamentare,
pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, bien tërësisht
në mandatin kushtetues të Presidenti të vendit që të ndërmarrë të gjitha veprimet
në përputhje me vullnetin e shprehur të shumicës së subjekteve politike të
përfaqësuara në Kuvend.”
182. Ata shtuan se: “Refuzimi i Kryeministrit në detyrë për të propozuar kandidatin për
Kryeministër nga subjekti politik që vetë e udhëheq, duhet interpretuar si tentim i
Kryeministrit në detyrë për të imponuar shpërndarjen e Kuvendit, në
kundërshtim me vullnetin e shprehur të Kuvendit me mocionin e mosbesimit ndaj
Qeverisë. Për më tepër, refuzimi për të propozuar kandidatin për themelim të
Qeverisë nga Kryeministri në detyrë, i cili udhëheqë partinë fituese relative të
zgjedhjeve mund të konsiderohet si tentim për të uzurpuar pushtetin ekzekutiv në
kundërshtim me vullnetin e Kuvendit të Republikës, të shprehur në mocionin e
mosbesimit ndaj Qeverisë.”
43
183. Në fund Grupi parlamentar i LDK-së theksoi se disa nga pasojat, të mungesës së
Qeverisë me kompetenca të plota kushtetuese, mund të jenë: (i) pamundësia e
respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve dhe kontrollit parlamentar ndaj
organeve ekzekutive; (ii) pamundësia për të proceduar projektligje; pamundësia
për të pasur nisma të ndryshme për adresim në Kuvend; (iii) pamundësia për të
propozuar dhe miratuar pako sociale e fiskale; (iv) pamundësia e marrjes së
vendimeve për t'i mbështetur bizneset dhe kategoritë e caktuara shoqërore;
pamundësia për të plotësuar dhe ndryshuar Ligjin për Buxhetit. Andaj, ata kërkuan
nga Gjykata që ta deklarojë kërkesë si qartazi të pabazuar dhe të konstatojë se
Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me Kushtetutën.
Komentet e deputetëve të Kuvendit, Behxhet Pacolli dhe Mirlindë Sopi–
Krasniqi nga AKR, të mbështetur nga deputetët Endrit Shala, Haxhi Shala
dhe Albulena Balaj–Halimaj nga NISMA
184. Deputetët e lart cekur pohojnë se “për të vlerësuar dekretin e kontestuar Gjykata
Kushtetuese duhet të ketë parasysh rolin e tërësishëm të Presidentit të Republikës
së Kosovës si dhe kompetencat që përcaktohen me kushtetutë, qofshin ato
kompetenca të Presidentit që hyjnë në kuadër të nenit 84 por edhe kompetencat e
tjera të cilat i janë përcaktuar Presidentit të Republikës së Kosovës jashtë nenit 84.
Mbi të gjitha janë dy kompetenca të cilat i janë atribuuar Presidenti me kushtetutë
dhe që përcaktojnë rolin e tij në sistemin kushtetues të Kosovës, përmes të cilave
Presidenti mund të materializojë edhe kompetencat e tjera kushtetuese. Në nenin
83 të Kushtetuese përcaktohet se Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson
unitetin e popullit, kurse në nenin 4.3 dhe nenin 82.2 [të Kushtetutës] përcaktohet
se Presidenti garanton funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve.”
185. Ata më tej kontestojnë interpretimin e bërë nga parashtruesit e kërkesës lidhur me
nenin 82.2 të Kushtetutës ku parashtruesit e kërkesës theksojnë se në rast të
mocionit të suksesshëm të votëbesimit, Presidenti duhet të shpallë zgjedhjet. Në
këtë kuptim ata e konsiderojnë këtë interpretim “krejtësisht gabim për dy arsye: e
para kjo është në kundërshtim me praktikën e deritanishme parlamentare dhe e
dyta kjo është edhe në kundërshtim me dispozitat kushtetuese, respektivisht nenin
95.5. Parashtruesit e kërkesës duhet ta kenë të qartë se në vitin 2010 (praktikë që
ata e citojnë në kërkesën e tyre) kuvendi është shpërndarë nga Presidenti në
rrethana krejtësisht tjera, ku një partner i koalicionit kishte dalë nga koalicioni
dhe se ishte krijuar një krizë kushtetuese, për shkak se atë botë ish Presidenti i
Kosovës z.Sejdiu ishte gjetur në shkelje të rëndë të kushtetutës. Po ashtu,
shpërndarja e Kuvendit ishte bërë pas një mocioni të mosbesimit të një qeverie që
kishte qenë në vitin e tretë të mandatit. Ky mocion mosbesimi madje në vitin 2010
madje ishte kërkuar nga vetë Kryeministri i atëhershëm. Po ashtu vullneti i
partive politike në vitin 2010 kishte qenë që të shpërndahej kuvendi dhe jo të
krijohej një qeveri e re, pasi që edhe objektivisht ishte e pamundur krijimi i kësaj
qeverie, e cila nuk kishte mandat më shumë se një vjeçar. [...] Edhe në vitin 2017
kishte qenë e njëjta situatë, kur Kuvendi ishte shpërndarë pas një mocioni të
mosbesimit, por legjislatura në atë kohë vetëm ishte futur në vitin e katërt të
44
mandatit dhe se partitë politike nuk kishin pasur vullnet që të krijonin një qeveri
të re.”
186. Andaj, ata mbajnë qëndrimin se rrethanat e tanishme janë krejt të ndryshme duke
potencuar faktin që Kuvendi është në fillim të mandatit dhe faktin se shumica
absolute e partive politike janë deklaruar për krijimin e Qeverisë së re.
187. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se neni 95 i Kushtetutën nuk
përcakton se si duhet të veprojë Presidenti pas mocionit të votëbesimit, ata
theksojnë se “parashtruesit e kërkesës duhet ta kenë të qartë se ka edhe raste tjera
në botë, ku kushtetuat nuk përcaktojnë se si të veprojë Presidenti pas mocionit të
mosbesimit” duke shtuar se “ura lidhëse që përcakton se si Presidenti duhet të
veprojë pasi të votohet mosbesimi i qeverisë është neni 95.5 i ushtetutës”. Ata
pretendojnë se shprehja “ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë”
nënkupton rastet kur posti i Kryeministrit mbetet i lirë, përpos dorëheqjes së tij/saj.
E që kjo përfshinë edhe rastet kur kemi që Qeverisë i merret besimi përmes
mocionit, si në rastin konkret.
188. Për me tepër, sipas deputetëve të lartcekur, folja “mund” e përdorur në nenin 82.2,
që Presidenti mund të shpërndajë Kuvendit nënkupton se “bie në të drejtën e
Presidentit që t’i vlerësojë rrethanat faktike dhe kushtetuese, si përfaqësues i
unitetit të popullit dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, nëse
duhet të shpërndajë ose jo Kuvendin. Në rastin konkret Presidenti kur ka vlerësuar
shpërndarjen ose jo të kuvendit sipas nenit 82.2 ka vlerësuar vullnetin e shumicës
absolute të partive politike parlamentare si dhe rrethanat e reja të rastit, sidomos
mandatin e Kuvendit dhe nevojën për një qeveri të re, efikase dhe jo në dorëheqje,
siç është qeveria aktuale. Presidenti në kuadër të funksionit të tij si përfaqësues i
unitetit të popullit duhet të marrë parasysh edhe vullnetin e partive politike
parlamentare, sidomos kur është fjala për shpërndarjen e Kuvendit në këtë rast.
Siç u theksua edhe më sipër Presidenti duke vlerësuar rrethanat politike dhe
funksionimin demokratik të institucioneve ka vepruar edhe në vitin 2010 dhe
2017.”
189. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se Presidenti është dashur të
presë propozimin e LVV-së për kandidat për Kryeministër, deputetët e lartcekur
pohuan se “ndonëse e drejta e propozimit të kandidatit për kryeministër, i jepet
partisë fituese në nenin 84.14 të kushtetutës, kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë
që partia fitues mund të abuzojë me të drejtën e saj për propozimin e mandatarit,
në kuptimin që e njëjta të mund ta vonojë propozimin e kandidatit për
kryeministër në pafundësi. [...] E drejta për të propozuar kandidatin për
kryeministër e partisë fituese nuk është një e drejtë absolute, e njëjta relativizohet
edhe më shumë kur situata dhe rrethanat kushtetuese, sikur në rastin konkret nuk
janë “pas zgjedhjeve” por pas votimit të suksesshëm të një mocioni të votëbesimit
të qeverisë, ku qartazi shumica parlamentare, apo qëndrimi i deputetëve të
Kuvendit të Republikës së Kosovës ka ndryshuar në raport me qëndrimin i cili
ishte pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Në këtë rast ka qenë rol i Presidentit që të
45
vlerësojë situatën dhe të veprojë në drejtim të garantimit të funksionimit
demokratik dhe kushtetues të institucioneve.”
190. Duke u thirrur në paragrafin 94 të Aktgjykimit KO113/14, që përcakton se “Pasi që,
sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës përfaqëson shtetin dhe unitetin e
popullit, është përgjegjësi e Presidentit te ruaje stabilitetin e vendit dhe te gjeje
kritere mbizotëruese pre formimin e qeverise se re, në mënyrë që te shmangen
zgjedhjet”, deputetët e lartcekur pohuan se: “Në këtë rast shihet qartë se barra e
ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit, në kuptim
të krijimit të një qeverie të re i bie Presidentit. Sipas këtij paragrafi Gjykata
Kushtetuese i kërkon Presidentit që të gjejë kritere mbizotëruese për të mundësuar
krijimin e qeverisë dhe në këtë mënyrë t’i shmang zgjedhjet. Kërkesa e Gjykatës
Kushtetuese që Presidenti t’i shmang zgjedhjet përbën një kriter të rëndësishëm që
mbi Presidentin bie barra që duke luajtur rolin e përfaqësuesit të unitetit të
popullit të krijojë një qeveri funksionale dhe jo të krijojë rrethana që t’i shpall
zgjedhjet.”
191. Në fund, duke konsideruar Dekretin e Presidentit në pajtueshmëri me Kushtetutën,
deputetët e lartcekur theksuan se “duke vlerësuar rrethanat e rastit konkret
Gjykata Kushtetuese duhet të ketë parasysh vullnetin e deputetëve, sjelljen e
partisë fituese të shumicës relative gjatë procesit të konsultimeve me Presidentin
si dhe diskrecionin dhe rolin e Presidentit në krijimin e kritereve mbizotëruese, me
qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja, ashtu siç përcakton Gjykata Kushtetuese
në rastin KO 103/14.”
Komentet e Nënkryetares së Kuvendit dhe deputetes së LVV-së Arbërie
Nagavci
192. Lidhur me pretendimin se Presidenti e ka pasur për obligim të shpërndajë Kuvendit
pas mocionit të votëbesimit, Nënkryetarja Arbërie Nagavci pretendon se Dekreti i
kontestuar është në kundërshtim me Kushtetutën sepse Presidenti pas mocionit të
votëbesimit ndaj Qeverisë, ka pasur për obligim të shpërndajë Kuvendin sipas
paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës.
193. Lidhur me këtë ajo theksoi se: “në sistemin tonë kushtetues, arrijmë para së
gjithash të vëmë në dukje se Presidenti i Republikës së Kosovës si pushtet neutral
apo si përfaqësues i pushtetit asnjanës, pra, që qëndron mbi palët, nuk hyn në
ndarjen e pushteteve dhe nuk kryen asnjë funksion ekzekutiv në drejtimin politik
të vendit. Koncepti i kreut të shtetit, prandaj, është më shumë një kategori
kushtetuese formale që i takon presidentit të republikës, por që nuk nënkupton që
Presidenti i Republikës vishet me karakteristika qeverisëse. I vënë në këtë
kontekst, neni 83 ilustron pozitën formale të presidentit të republikës si kreu i
shtetit dhe jo kompetencat/autoritetin e tij substancial. Pikërisht në këtë drejtim
përcaktohet statusi i Presidentit të Republikës së Kosovës në kuptim të asaj se
“Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së
Kosovës". Nga kjo dispozitë kushtetuese kuptohet se Presidenti i Kosovës nuk
lejohet t’i përfaqësojë interesat grupore ose politike partiake por i përfaqëson të
46
gjithë së bashku, që i jep kuptim substancial përfaqësimit të unitetit të popullit të
një shteti.”
194. Në këtë aspekt ajo shtoi se: “në kryerjen e funksionit të kreut të shtetit, sipas këtij
neni, Presidenti i Republikës duhet përmbajtur këtyre katër parimeve: a)
shprehjes së neutralitetit: [...] b) kredibilitetit shtetëror: [...] c) objektivitetit [...];
dhe, d) kufizimi i këtij funksioni në aspekte formale: përcaktimi i vënë në nenin 83
për presidentin e republikës si kreu i shtetit duhet interpretuar në mënyrë të
ngushtë, duke përjashtuar çdo hapësirë që kjo të nënkuptojë një autoritet
substancial të qeverisjes në dobi të presidentit të republikës.”
195. Andaj, ajo pretendoi se: “Presidenti i Republikës më 30 prill 2020, ka nxjerrë
dekretin Nr. 24/2020 në kundërshtim të plotë me nenin 84 par. 4 lidhur me nenin
82 par. 2 dhe nenin 84 par.14 lidhur me nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës, duke
dekretuar një kandidat të ri për kryeministër, i cili nuk është propozuar nga partia
politike apo koalicioni që ka fituar zgjedhjet.”
196. Gjithashtu, ajo theksoi se: “Kushtetuta e Republikës nuk parasheh asnjë hap apo
përgjegjësi aktive të Presidentit për të vlerësuar apo konsideruar paraprakisht
vullnetin politik të subjekteve politike, siç është konsultimi me partitë politike apo
grupet parlamentare për shpërndarjen ose jo të Kuvendit. Megjithëkëtë, brenda
logjikës së Presidentit për të marrë për bazë vullnetin e subjekteve politike për
shpalljen ose jo të zgjedhjeve, dy subjektet politike që përbejnë rreth 50% të
votuesve nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, janë deklaruar për zgjedhje. Përveç
Lëvizjes VETËVENDOSJE!, edhe PDK kërkon zgjedhje pas pandemisë”. Dhe në
këtë rast, i vetmi kriter kushtetues, për shpërndarjen e Kuvendit është votimit i
suksesshëm i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.
197. Ajo shtoi se: “në ushtrimin e kësaj kompetence [të shpërndarjes së Kuvendit],
presidenti i republikës nuk gëzon diskrecion vendosjeje, meqë vendimi për të
shpërndarë Kuvendin është i paralidhur me një kusht tjetër, siç është votimi i
suksesshëm i mocionit të mosbesimit, si dhe nga mospasja e alternativës të
përcaktuar me Kushtetutë për një veprim tjetër.”
198. Nënkryetarja Arbërie Nagavci po ashtu pretendoi se: “Nëse interpretimi i
Presidentit do të ishte i drejtë se Kuvendi nuk shpërndahet pas votimit të
suksesshëm të mocionit të mosbesimit, por vetëm pas dështimit për të zgjedhur
Qeverinë dhe Presidentin, atëherë dispozita në nenin 82 para 2 është krejtësisht e
panevojshme dhe pa kurrfarë funksioni. Sepse, Kuvendi në rast të dështimit për të
zgjedhur qeverinë apo presidentin në afatin e përcaktuar me Kushtetutë,
shpërndahet automatikisht dhe vetvetiu sipas nenit 82, par. 1.1, dhe neni 82 para
1.3 por edhe sipas nenit 95 para 4. Madje edhe pas votimit të suksesshëm të
mocionit të mosbesimit, po të ndërlidhej votimi i mocionit me zgjedhjen e Qeverisë
së re, Kuvendi do të shpërndahej pa u aktivizuar neni 82 para 2.”
199. Ajo më tej shtoi se: “shtete të ndryshme përmes rregullimit kushtetues kanë
kufizuar efektet kushtetuese të mocionit të mosbesimit për të shmangur
47
shpërndarjen e Kuvendit, dhe këtë e kanë bërë zakonisht përmes dy modeleve të
përgjithshme: së pari, një kryeministër apo qeveri mund të shkarkohet përmes
votës së mosbesimit vetëm duke e zgjedhur një kryeministër apo qeveri tjetër në të
njëjtën kohë. Së dyti, pas votimit të mosbesimit ekziston mundësia dhe afat i
përcaktuar shprehimisht se Kuvendi mund të zgjedh një Qeveri të re. Kushtetuta e
Kosovës nuk e parasheh as mundësinë e parë dhe as mundësinë e dytë, përveç
veprimin për shpërndarjen e Kuvendit.”
200. Ajo e mbështeti këtë argument duke u bazuar edhe në praktikën parlamentare të
vitit 2010 dhe 2017 kur pas mocionit të votëbesimit, ishin shpallur zgjedhjet e
parakohshme dhe nuk ishte formuar Qeveria e re.
201. Për më tepër, lidhur me të drejtën e Presidentit për konsultimin e partive politike,
për të vendosur për shpërndarjen e Kuvendit ajo thekson se Kushtetuta përcakton
saktë rastet kur Presidenti mund të konsultojë palët e ndryshme lidhur me
kompetencat e tij, duke iu referuar rasteve konkrete siç është “caktimi i mandatarit
për kryeministër pas konsultimit me partinë apo koalicionin që ka fituar shumicën
e nevojshme, apo kur shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në konsultim me
Kryeministrin, vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullare të
Republikës së Kosovës, në bazë të konsultimit me Kryeministrin, si dhe emërime të
ndryshme, si Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri, pas konsultimit
me Qeverinë, së bashku emërojnë Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e
përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.”
202. Rrjedhimisht ajo konsideroi se Presidenti ka pasur për obligim që pas mocionit të
votëbesimit, të shpërndajë Kuvendin dhe jo të nxjerrë Dekretin për caktimin e
mandatarit për formimin e Qeverisë.
203. Lidhur me nenin 95 të Kushtetutës, Nënkryetarja e Kuvendit theksoi se Presidenti
në Dekretin e kontestuar “nuk e përcakton se në cilin paragraf të nenit 95 të
Kushtetutës e bazon dekretin e tij për të caktuar z. Avdullah Hoti si kandidat për
kryeministër.” Lidhur me këtë ajo shtoi se “Siç dihet, neni 95 “Zgjedhja e Qeverisë”
përmban gjashtë paragrafë të cilët rregullojnë situata të ndryshme. Neni 95,
përcakton së paku tri situata të ndryshme nga njëra-tjetra të zgjedhjes së
Qeverisë. Respektivisht, paragrafi 1 i nenit 95, përcakton procedurën dhe kriteret
e propozimit pas zgjedhjeve të mandatarit nga Presidenti, në konsultim me
partinë ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të
formuar Qeverinë, [...] Ndërsa, paragrafi 4 i nenit 95, përcakton autorizimin e
Presidentit për të emëruar kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë, në rast se
përbërja e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme sipas nenit 95 para
2 dhe nenit 95 para 3. Dhe së fundi, paragrafi 5 i nenit 95 përcakton se nëse
Kryeministri jep dorëheqje ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë,
Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partinë ose
koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të
formuar Qeverinë.”
48
204. Andaj, sipas saj: “Duke mos precizuar se në cilin paragrafë të nenit 95 është
bazuar, Presidenti manifeston se ka qenë i vetëdijshëm për antikushtetutshmërinë
e dekretit, por është përpjekur ta pamundësojë identifikimin e
mospërputhshmërisë së dekretit me Kushtetutën, duke mos përcaktuar bazën e
qartë kushtetuese. Në mënyrë krejtësisht të kundërt kishte vepruar, kur kishte
dekretuar z. Albin Kurti si kandidat për Kryeministër, ku ishte bazuar me saktësi,
paragrafëve, 1 dhe 2 të nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në
dekretin Nr 05-2020, të datës 20.01.2020. [...] Sidoqoftë, në mënyrën se si ka
vepruar Presidenti, dekreti nr 24/2020 do të ishte në kundërshtim si me
paragrafin 1 të nenit 95, paragrafin 2 të nenit 95, paragrafin 4 të nenit 95, si dhe
paragrafin 5 të nenit 95.”
205. Në linjë të njëjtë me parashtruesit e kërkesës, Nënkryetarja e Kuvendit po ashtu
theksoi se: “Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ka autorizime kushtetuese për
të caktuar në mënyrë arbitrare afate të cilat nuk i parasheh Kushtetuta se deri kur
duhet të dërgojë propozimin partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e
nevojshme.” Ajo shtoi se: “Me këtë, Presidenti ka marrë rolin e interpretuesit, e për
më shumë, plotësuesit të Kushtetutës.” Gjithashtu ajo theksoi se Presidenti nuk
mund të konsiderojë se LVV e ka refuzuar që të paraqes kandidatin për
Kryeministër, në mungesë të një afati kushtetues dhe në mungesë të një refuzimi
në mënyrë shprehimore. Ajo u thirr edhe në praktikën e mëhershme kur në vitin
2014 formimi i qeverisë kishte zgjatur gjashtë (6) muaj si pasojë e mos dërgimit të
emrit të mandatarit nga partia fituese. Si përfundim, Nënkryetarja e Kuvendit
konsideroi se Dekreti i kontestuar nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Komentet e deputetit Arban Abrashi
206. Lidhur me pretendimet e parashtruesve të kërkesës se Presidenti ka pasur për
obligim që të shpërndajë Kuvendin, deputeti Arban Abrashi theksoi se në
paragrafin 2 të nenit 82, shpërndarja e Kuvendit lihet vetëm si mundësi e
Presidentit, e cila merret në shqyrtim eventual nga ana e Presidentit pas mocionit
të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Lidhur me këtë argument, ai
mbështetet edhe në Komentarin e Kushtetutës.
207. Sipas tij: “asgjë nuk e ndal, madje Presidenti duhet të krijojë mundësi për zgjedhjen
e Qeverise së re, kur për këtë ka vullnet politik të shprehur nga ana e shumicës së
subjekteve politike parlamentare, meqë, dhe sidomos kur Kuvendi i Kosovës ka
mandat edhe më tutje, dhe veçanërisht duke marrë parasysh edhe praktikat e
njohura në botë (në shtetet me sistem parlamentar) ku, krijimi i qeveri së re,
pas një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, merret në konsideratë pas mocionit të
mosbesimit (mocioni destruktiv i mosbesimit) apo edhe krahas tij (mocioni
konstruktiv i mos besimit).”
208. Ai me tej theksoi se sikur qëllimi i hartuesve të Kushtetutës të ishte që shpërndarja
e Kuvendit të ishte e detyrueshme në rast të votimit të mocionit të mosbesimit ndaj
Qeverisë atëherë kjo do të përfshihej në paragrafin 1 të nenit 82 dhe të vazhdonte si
49
nën-paragraf 4 i paragrafit 1 që parasheh rastet kur shpërndarja e Kuvendit është e
detyrueshme.
209. Për të mbështetur argumentin e tij lidhur me atë se shpërndarja e Kuvendit pas
mocionit të mosbesimit nuk është e detyrueshme, ai thirret në Travaux
Preparatoires të Kushtetutës, ku sipas tij, drafti i mëhershëm ka theksuar në
mënyre shprehimore se Kuvendi “duhet” të shpërndahet. Andaj, sipas tij, hartuesit
e Kushtetutës, duke mos aprovuar propozime të tilla me vetëdije dhe qëllim të plotë
kishin formuluar këtë dispozitë me përmbajtje alternative, ku shpërndarja e
Kuvendit do të vinte në shprehje vetëm nëse Kuvendi do të kishte të pamundur të
formonte qeverinë e re.
210. Ai i referohet edhe praktikës së Suedisë, Kanadasë e Gjermanisë duke potencuar se
kur paraqitet mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë, kjo shihet si rast për ndërrimin
e Qeverisë dhe jo detyrimisht, që të shkohet në zgjedhje të reja. Deputeti Arban
Abrashi po ashtu theksoi se ndryshe nga viti 2019, kur Kuvendi me 89 vota “për” ka
vendosur shpërndarjen e Kuvendit, në rrethanat e tanishme shumica e subjekteve
politike janë deklaruar në favor të krijimit të Qeverisë së re. Lidhur me vonesat në
krijimin e Qeverisë prej gjashtë (6) muajve në vitin 2014, deputeti në fjalë theksoi
se vonesat atëkohë kanë ndodhur si rezultat i mos konstituimit të Kuvendit e jo për
shkak të mos caktimit të mandatarit, siç pretendojnë parashtruesit e kërkesës.
211. Lidhur me pretendimin e parashtruesve të kërkesës se Dekreti është
kundërkushtetues ngase vetëm partia e parë ka të drejtë të propozojë mandatarin,
deputeti Arban Abrashi theksoi se: “Dekreti i Presidentit [...] është në përputhje të
plotë me Kushtetutën, saktësisht me nenin 84, par. 4 dhe 14, me nenin 95 dhe në
mbështetje e duke marrë parasysh Aktgjykimin [...] KO103/14. Kjo sepse,
Presidentit, sipas Kushtetutës i lejohet të nxjerrë Dekrete, sikur që i njëjti
autorizohet nga Kushtetuta (84.14) që të caktojë mandatarin për formimin e
qeverisë, meqë në nenin 82.2 të Kushtetutës përcaktohet se ai mund
(jodomosdoshmerisht) të shpërndaj kuvendin sikur që edhe nënkuptohet se, nëse
nuk e bënë këtë (shpërndarjen) Presidenti mund të vazhdojë me procedurë e
përcaktimit të kandidatit te ri për Kryeministër.”
212. Ai theksoi se sipas interpretimit të parashtruesve të kërkesës, shumica
parlamentare “është fare e panevojshme në sistemin tonë pluralist, sepse i pari,
gjithnjë sipas interpretimeve [të parashtruesve të kërkesës] përveç përparësive të
cilat ja njeh Kushtetua, ka të drejtë absolute të vendosë dhe vendimin t’ia imponojë
shumicës parlamentare por edhe organeve të tjera , siç në këtë rast mund të jetë
Presidenti”. Në rastin konkret, sipas deputetit Arban Abrashi, pavarësisht takimeve
dhe letërkëmbimeve të shumta, LVV nuk kishte propozuar kandidatin për
Kryeministër. Andaj, nuk bëhet fjalë për veprime të Presidentit të cilat bien ndesh
me nenin 84 (14) të Kushtetutës por me mosveprim të qëllimshëm të subjektit të
parë politik (fituesit relativ) në zgjedhje.
213. Deputeti Arban Abrashi, theksoi se pavarësisht përparësisë që subjekti i parë politik
e ka në procedurën e ndërtuar qartë nga Kushtetuta, kjo e drejtë nuk është absolute
50
dhe e pakufizuar në kohë dhe se nuk mund të qëndrojë pretendimi se kjo çështje
është lënë qëllimisht e pa afatizuar me qëllim që subjektit të parë politik t’i lihet
kohë e mjaftueshme për të ndërtuar koalicione pasi sipas tij, konsultimet eventuale
për formimin e Qeverisë behën pasi të caktohet mandatari përmes Dekretit nga
Presidenti dhe jo para saj siç pretendojnë parashtruesit e kërkesës.
214. Andaj, ai konsideron se: “Presidenti ka vepruar drejtë kur pas pese (5) letrave dhe
dy (2) takimeve që kishte në një periudhë prej rreth njëzetë (20) ditësh me
subjektin e parë politik të dalur nga zgjedhjet, e të cilat nuk kishin rezultuar të
suksesshme në kuptimin e propozimit te emrit të kandidatit për Kryeministër
me arsyetimin publik se ''jemi për zgjedhje", përmes Dekretit Nr. 24 / 2020 , i ka
propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatin për Kryeministër nga rradhët e
subjektit tjetër (të dytë) politik i cili ka dëshmuar se ka shumicën e mjaftueshme
në Kuvendin e Kosovës për të formuar Qeverinë.”
215. Rrjedhimisht, Presidenti, në përputhje me Aktgjykimin KO103/14, i ka propozuar
Kuvendit kandidatin për Kryeministër nga një subjekt i cili ka gjasat më të mëdha
për formimin e Qeverisë. Ai shtoi se Presidenti përmes caktimit të kandidatit për
kryeministër “merr pjesë” ose involvohet duke vepruar konkretisht në formimin e
Qeverisë. Në secilin rast që Presidenti nuk do të vepronte në përputhje me
autorizimet e tij kushtetuese, duke “lejuar” kështu çrregullimin të funksionimit të
institucioneve të caktuara jo në përputhje me Kushtetutën në këtë rast duke lejuar
që për një kohë të gjatë të mos formohet Qeveria e re por që vendi të qeveriset nga
një Qeveri e cila është shkarkuar përmes mocionit të mosbesimit.
216. Duke marrë për bazë të lartcekurat, deputeti Arban Abrashi kërkoi nga Gjykata që
të konstatojë se Dekreti i kontestuar është në përputhje me Kushtetutën.
Komentet e Avokatit të Popullit
217. Avokati i Popullit në komentet e tij lidhur me kërkesën thekson se ai nuk gjen bazë
për të paraqitur Amicus Curiae në këtë kërkesë duke pasur parasysh se Gjykata
Evropiane e të Drejtave të Njeriut u lë hapësirë të vlerësimit shteteve, dhe kjo është
e pranueshme në rastet kur çështjet trajtohen brenda rendit kushtetues të shtetit.
Ai thekson se teksti i Kushtetutës që nga miratimi i saj ka një kuptim “objektivisht
të identifikueshëm” dhe nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës. Andaj, ai shton se
kërkesa KO72/20 është ekskluzivisht e koncentruar në dispozitat kushtetuese për
analizimin dhe interpretimin e të cilave Gjykata Kushtetuese është autoriteti
përfundimtar.
218. Në këtë kuptim, sipas Avokatit të Popullit, Kushtetuta “duhet të shihet në qëllimin
autentik të Komisionit për Hartimin e Kushtetutës për të përcaktuar se cila është
fryma kushtetuese që ky Komision e ka pasqyruar në tekstin e saj.” Në këtë aspekt,
ai theksoi se “duke e konsideruar të rëndësisë së veçantë për rendin kushtetues në
vend interpretimin që Gjykata Kushtetuese do ta jap lidhur me këtë rast, Avokati
i Popullit thekson vlerën që ka autenticiteti i frymës që përcjell Kushtetuta e vendit,
51
i shfaqur nëpërmjet Punëve përgatitore [Travaux preparatoires] të Komisionit
Kushtetues i cili ka punuar në hartimin e saj.”
219. Për më tepër, në letrën e Avokatit të Popullit drejtuar Gjykatës u theksua: “Avokati
i Popullit dëshiron të rikujtojë se dosjet e punëve përgatitore të hartimit të
Kushtetutës ndodhen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.”
Lidhur me pretendimet për kërkesën për caktim të masës së përkohshme
220. Gjykata sqaron se të gjitha pretendimet dhe kundër pretendimet lidhur me
kërkesën për caktim të masës së përkohshme tashmë janë elaboruar në Vendimin
për Masë të Përkohshme në rastin KO72/20, të datës 1 maj 2020. Rrjedhimisht,
Gjykata nuk e sheh të nevojshme të përsërit të njëjtat në këtë Aktgjykim.
Praktikat e deritanishme lidhur me shpërndarjen e Kuvendit
221. Në vijim, Gjykata do të elaborojë të gjitha praktikat e deritanishme lidhur me
shpërndarjen e Kuvendit që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës më 15 qershor 2008,
duke përfshirë procedurën e ndjekur dhe bazën juridike për shpërndarjen e
Kuvendit.
Legjislatura e tretë e Kuvendit të Republikës së Kosovës – Mocion i mosbesimit ndaj
Qeverisë
222. Më 17 nëntor 2007, u mbajtën zgjedhjet për Kuvend.
223. Më 4 dhe 9 janar 2008, u mbajt seanca konstituive e Kuvendit në të cilën z. Jakup
Krasniqi u zgjodh Kryetar i Kuvendit.
224. Më 9 janar 2008, Kuvendi votoi Qeverinë me Kryeministër z. Hashim Thaçi.
225. Më 2 nëntor 2010, Kryesia e Kuvendit shqyrtoi dhe vendosi në rend të ditës për
Seancë plenare mocionin e mosbesimi ndaj Qeverisë të propozuar nga 40 deputetë
të Kuvendit.
226. Në të njëjtën ditë, Kuvendi, në mbledhjen plenare shqyrtoi mocionin e votëbesimit
ndaj Qeverisë. Propozuesit arsyetuan Mocionin si në vijim:
“Kriza institucionale, e shkaktuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të
Republikës së Kosovës, ku ka konstatuar shkelje serioze të Kushtetutës nga ana e
Presidentit, që ka rezultuar me dorëheqje të Presidentit të Republikës së Kosovës
dhe pas tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar,
rrezikon të derivojë me krizë të përgjithshme institucionale në vend. Për dalje nga
kjo krizë, Grupi Parlamentar i AKR-së, i mbështetur nga 40 deputetë, ngrit
Mocion për mosbesim ndaj Qeverisë dhe kërkon nga Kuvendi ndërmarrjen e
veprimeve të tjera në pajtim me Kushtetutën.
[...]
52
Qytetari i Kosovës sot i ka drejtuar sytë nga ky tempull, i cili e ka në dorën e vet
nëse do të ndalojë keqqeverisjen dhe degradimin e mëtejmë të institucioneve të
vendit ose do të lejojë që edhe më tej të thellohet kjo krizë.
[...]
Ju ftoj që ta mbështesni këtë mocion, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë
institucionale që ka përfshirë vendin dhe për ta dënuar këtë qeverisje të keqe. [...].”
227. Në të njëjtën ditë, Kuvendi konform nenit 100 të Kushtetutës nxorri Vendimin për
miratimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.
228. Në të njëjtën ditë, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit z. Jakup Krasniqi, konform
nenit 82.2, nenit 84.4 dhe nenit 90 të Kushtetutës nxorri Dekretin për shpërndarjen
e legjislaturës së tretë të Kuvendit.
Legjislatura e katërt e Kuvendit të Republikës së Kosovës – Shpërndarja e Kuvendit nga
2/3 e deputetëve
229. Më 12 dhjetor 2010, u mbajtën zgjedhjet për Kuvend.
230. Më 21 shkurt 2011, u mbajt seanca konstituive e Kuvendit në të cilën z. Jakup
Krasniqi u rizgjodh Kryetar i Kuvendit.
231. Më 22 shkurt 2011, Kuvendi votoi Qeverinë me Kryeministër z. Hashim Thaçi.
232. Më 7 maj 2014, Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, pas propozimit të grupit
prej 57 deputetëve të Kuvendit, konform nenit 69, paragrafi 4, nenit 82, paragrafi
1, pika (2) të Kushtetutës nxorri Vendimin [nr.04-V-841] për shpërndarjen e
legjislaturës së katërt të Kuvendit.
233. Po atë ditë, Kryetari i Kuvendit z. Jakup Krasniqi përmes shkresës [nr. Prot.415]
njoftoi Presidenten, znj. Atifete Jahjaga për Vendimin e lartcekur duke theksuar:
“Luteni që, në pajtim me [nenin 82, paragrafi 1, pika 2] të Kushtetutës [...] të
ndërmerrni veprimet e nevojshme për Dekretimin Vendimit të Kuvendit [...] për
shpërndarjen e Legjislaturës së katërt të Kuvendit [...].”
234. Në të njëjtën ditë, Presidentja, znj. Atifete Jahjaga, konform nenit 82, paragrafi 1,
pika (2), dhe nenin 84, pika 4 të Kushtetutës nxorri Dekretin [DV-001-2014] për
shpërndarjen e legjislaturës së katërt të Kuvendit.
Legjislatura e pestë e Kuvendit të Republikës së Kosovës – Mocioni i mosbesimit ndaj
Qeverisë
235. Më 8 qershor 2014, u mbajtën zgjedhjet për Kuvend.
236. Më 8 dhjetor 2014 u mbajt seanca kontituive e Kuvendit në të cilën z. Kadri Veseli
u zgjodh Kryetar i Kuvendit.
53
237. Më 9 janar 2015, Kuvendi votoi Qeverinë me Kryeministër z. Isa Mustafa.
238. Më 5 maj 2017, një grup prej 42 deputetëve të Kuvendit paraqitën mocionin e
mosbesimit ndaj Qeverisë, me arsyetimin si në vijim: “Kabineti qeveritar, ka
krijuar mosbesim të thellë publik si dhe reflekton shenja të një mosfunksionimi
total brenda vetes. Në këtë kuptim, një pjesë e rëndësishme e institucioneve të
vendit janë tërësisht jo-funksionale. [...] Parlamenti jo pak herë nuk ka arritur që
të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të sponsorizuara nga vetë qeveria. Ka po
ashtu edhe shumë deputetë nga radhët e këtij koalicioni që tashmë janë deklaruar
kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës.
[...]
Konsiderojmë që e vetmja zgjidhje për të dalë vendi unë nga kjo situatë, e në të
cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jo funksionale, janë zgjedhjet e
lira dhe demokratike.”
239. Më 10 maj 2017, Kuvendi në seancë plenare, konform nenit 100, paragrafi 6 të
Kushtetutës nxorri Vendimin [nr.05-V-465] për Miratimin e Mocionit të
Mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.
240. Po atë ditë, Kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli përmes shkresës [nr.Prot.544] njoftoi
Presidentin z. Hashim Thaçi për Vendimin e lartcekur me të cilin u votua mocioni
për mosbesim ndaj Qeverisë.
241. Në të njëjtën ditë, Presidenti z. Hashim Thaçi, konform nenit 82, paragrafi 2, dhe
nenin 84, pika 4 të Kushtetutës nxorri Dekretin [DV-001-2017] për shpërndarjen e
legjislaturës së pestë të Kuvendit.
Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës - Shpërndarja e Kuvendit nga
2/3 e deputetëve
242. Më 11 qershor 2017, u mbajtën zgjedhjet për Kuvend.
243. Më 7 shtator 2017, u mbajt seanca konstituive e Kuvendit në të cilën z Kadri Veseli
u zgjodh Kryetar i Kuvendit.
244. Më 9 shtator 2017, Kuvendi votoi Qeverinë me Kryeministër z. Ramush Haradinaj.
245. Më 19 korrik 2019, Kryeministri, z. Ramush Haradinaj, dha dorëheqje.
246. Më 2 gusht 2019, Presidenti z. Hashim Thaçi përmes shkresës [Nr.Prot.1246] i
kërkoi z. Kadri Veseli nga koalicioni Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për
Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e
Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e
Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës, në cilësi të fituesit sipas
rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, që të propozojë kandidatin e ri për
formimin e Qeverisë.
54
247. Në të njëjtën ditë, z. Kadri Veseli përmes shkresës [Nr.Prot.1246/1] e njoftoi
Presidentin z. Hashim Thaçi që: “duke u bazuar në rrethanat aktuale politike,
vullnetin politik të shprehur publikisht nga partitë e koalicionit fitues, si dhe në
gjykimin tim se çfarë është më e mira tani për qytetarët dhe Republikën e Kosovës,
se nuk do të propozoj një kandidat të ri si mandatar për të formuar një qeveri të
re.” Ai po ashtu e njoftoi Presidentin se ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
për datën 5 gusht 2019 që bashkë me grupet parlamentare të diskutojnë për thirrjen
e seancës së jashtëzakonshme për shpërndarjen e legjislaturës aktuale të Kuvendit.
248. Më 22 gusht 2019, Kuvendi në seancë plenare, pas propozimit të grupit prej 98
deputetëve të Kuvendit, konform nenit 82, paragrafi 1, pika 2 të Kushtetutës, nxorri
Vendimin [nr.06-V-378] për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.
249. Po atë ditë, Kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli përmes shkresës [nr.Prot.06/35531]
e njoftoi Presidentin z. Hashim Thaçi për Vendimin e lartcekur të Kuvendit duke
theksuar: “Luteni që, në pajtim me [nenin 82, paragrafi 1, pika (2)] të Kushtetutës
[...] të ndërmerrni veprimet e nevojshme për Dekretimin Vendimit të Kuvendit
[...] për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit [...].”
250. Më 26 gusht 2019, Presidenti z. Hashim Thaçi, konform nenit 82, paragrafi 1, pika
(2), dhe nenin 84, pika 4 të Kushtetutës nxorri Dekretin [193/2019] për
shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.
Dispozitat relevante të Kushtetutës
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Neni 4
[Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]
1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së
pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me
këtë Kushtetutë.
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i
Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe
garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës,
në pajtim me këtë Kushtetutë.
4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e
politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.
5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.
6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe
bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues
dhe të integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën
autoritetin kushtetues të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.
55
Neni 7
[Vlerat]
1. Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes,
demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe
sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit,
drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së
tregut.
2. Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin
demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe
meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera
të jetës shoqërore.
Neni 65
[Kompetencat e Kuvendit]
Kuvendi i Republikës së Kosovës:
(1) miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme;
(2) vendos të ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të
gjithë deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që
mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për përfaqësuesit e
komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë;
[...]
(7) zgjedh dhe mund të shkarkojë Presidentin e Republikës së Kosovës në
pajtim me këtë Kushtetutë;
(8) zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj;
(9) mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të
cilat, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit;
[...]
Neni 82
[Shpërndarja e Kuvendit]
1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:
(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të
mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet
Qeveria;
(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë
deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së
Kosovës;
(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të
procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.
56
2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas
votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.
Neni 83
[Statusi i Presidentit]
Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së
Kosovës.
Neni 84
[Kompetencat e Presidentit]
Presidenti i Republikës së Kosovës:
[...]
(2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me
këtë Kushtetutë;
(3) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë
te tij;
(4) nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë;
[...]
(14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë
politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;
[...]
(30) sё paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me
fushëveprimtarinë e tij/saj.
Neni 95
[Zgjedhja e Qeverisë]
1.Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit
kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose
koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
Qeverinë.
2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas
emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe
kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë
deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të
nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh
emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë
nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat
duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.
57
5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj
mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në
konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në
Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i
betimit rregullohet me ligj.
Neni 100
[Mocioni i Votëbesimit]
1. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e
një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
2. Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.
3. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se
pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
4. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë
votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
5. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk
mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
6. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria
konsiderohet në dorëheqje.
Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës
251. Në mënyrë që të vendos lidhur me kërkesën e parashtruesve të kërkesës, Gjykata
fillimisht duhet të vlerësojë nëse janë përmbushur kriteret për pranueshmëri, të
përcaktuara në Kushtetutë dhe të specifikuara më tej në Ligj dhe Rregullore të
punës.
252. Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe
Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcakton: “Gjykata Kushtetuese vendos
vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e
autorizuar”.
253. Përveç kësaj, Gjykata i referohet paragrafit 2 (1), të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët
e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë si në vijim:
“2. Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati
i Popullit janë të autorizuar të ngrenë rastet në vijim:
(1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të
Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën;
[...].”
254. Në këtë drejtim, Gjykata u referohet edhe neneve 29 [Saktësimi i kërkesës] dhe 30
[Afatet] të Ligjit që parashohin:
58
Neni 29
Saktësimi i kërkesës
1. Kërkesat e ngritura në pajtim me nenin 113 paragrafi 2 të Kushtetutës do të
parashtrohen nga një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit të Republikës se
Kosovës, [...].
2. Kërkesa e ngritur kundër aktit të kontestuar sipas nenit 113, paragrafi 2 të
Kushtetutës duhet të specifikojë, inter alia, nëse i tërë akti i kontestuar apo
pjesë të veçanta të këtij akti konsiderohen të jenë në kundërshtim me
Kushtetutën.
3. Kërkesa do të specifikojë kundërshtimet e ngritura kundër
kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar.
Neni 30
Afatet
Kërkesa e ngritur në pajtim me nenin 29 të këtij ligji duhet të parashtrohet
brenda afatit prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar.
255. Gjykata po ashtu i referohet edhe rregullit 67 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.2 (1)
dhe (2) të Kushtetutës dhe neneve 29 dhe 30 të Ligjit] të Rregullores së punës, që
përcakton:
“(1) Kërkesa e parashtruar sipas këtij rregulli duhet të përmbushë kriteret e
përcaktuara me nenin 113.2 (1) dhe (2) të Kushtetutës dhe me nenet 29 dhe 30
të Ligjit.
(2) Kur një kërkesë parashtrohet në pajtim me nenin 113.2 të Kushtetutës, pala
e autorizuar duhet të tregojë, inter alia, nëse përmbajtja e plotë e aktit të
kontestuar ose pjesë të caktuara dhe cilat pjesë të aktit të përmendur
konsiderohen të jenë në papajtueshmëri me Kushtetutën.
(3) Kërkesa specifikon kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së
aktit të kontestuar.
(4) Kërkesa sipas këtij rregulli duhet të dorëzohet brenda një periudhe prej
gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të aktit të kontestuar.”
256. Në vijim, Gjykata do të vlerësojë: (i) nëse kërkesa është parashtruar nga një palë e
autorizuar, siç është përcaktuar në nënparagrafin (1) të paragrafit 2 të nenit 113 të
Kushtetutës dhe paragrafin 1 të nenit 29 të Ligjit; (ii) natyrën e aktit të kontestuar;
(iii) saktësimin e kërkesës, siç kërkohet përmes paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 29 të
Ligjit dhe paragrafëve (2) dhe (3) të Rregullit 67 të Rregullores së Punës; dhe (iv)
nëse kërkesa është parashtruar brenda afatit prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në
59
fuqi të aktit të kontestuar, siç është përcaktuar në nenin 30 të Ligjit dhe paragrafin
(4) të Rregullit 67 të Rregullores së punës.
(i) Lidhur me Palën e Autorizuar
257. Kuvendi, bazuar në nenin 113.2 (1) të Kushtetutës është i autorizuar që para
Gjykatës të ngrejë çështjen e përputhshmërisë me Kushtetutën, të: (i) ligjeve; (ii)
dekreteve të Presidentit; (iii) dekreteve të Kryeministrit; dhe (iv) rregulloreve të
Qeverisë. Neni 29 i Ligjit, saktëson që Kuvendi është palë e autorizuar para
Gjykatës, nëse kërkesa përkatëse është parashtruar nga një e katërta (1/4) e
deputetëve të Kuvendit. E njëjta kërkesë është e specifikuar në paragrafin 1 të
rregullit 67 të Rregullores së punës.
258. Në rrethanat e rastit konkret Gjykata vëren se kërkesa ishte nënshkruar nga
tridhjetë (30) deputetë të Kuvendit. Andaj, Gjykata vlerëson se kërkesa u paraqit
nga një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit, në pajtim me nenin 113, paragrafi
2, nënparagrafin 1 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29, paragrafi 1 të Ligjit.
Rrjedhimisht, parashtruesit e kërkesës janë palë e autorizuar.
(ii) Lidhur me aktin e kontestuar
259. Në këtë aspekt, Gjykata thekson se bazuar në nenin 113.2 (1) të Kushtetutës,
Kuvendi, përkatësisht një e katërta (1/4) e deputetëve të tij, siç është sqaruar më
lart, mund të kontestojnë përputhshmërinë e “ligjeve”, “dekreteve të Presidentit”,
“dekreteve të Kryeministrit”, dhe “rregulloreve të Qeverisë” me Kushtetutën.
260. Lidhur me këtë, Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës, specifikuan aktin,
kushtetutshmërinë e të cilit e kontestojnë para Gjykatës, përkatësisht, Dekretin e
Presidentit, nr. 24/2020, të 30 prillit 2020. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se
Dekreti i kontestuar i plotëson kushtet për të qenë objekt shqyrtimi nga Gjykata në
bazë të nenit 113.2 (1) të Kushtetutës.
(iii) Lidhur me saktësimin e kërkesës dhe specifikimin e kundërshtimeve
261. Gjykata rikujton që neni 29 i Ligjit dhe rregulli 67 i Rregullores së punës,
përcaktojnë që (i) kërkesa e ngritur në kontekst të nenit 113.2 (1) të Kushtetutës,
duhet të specifikojë nëse i tërë akti i kontestuar apo pjesë të veçanta të këtij akti
konsiderohen të jenë në kundërshtim me Kushtetutën; dhe (ii) të specifikojë
kundërshtimet e ngritura kundër kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar.
262. Në rastin konkret, parashtruesit e kërkesës, (i) aktin e kontestuar - Dekretin e
Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, e
kundërshtojnë në tërësi, dhe (ii) paraqitën kundërshtimet e ngritura kundër
kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar në pajtim me nenin 113, paragrafin 2,
nënparagrafin 1 të Kushtetutës, nenin 29, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit, dhe rregullin
67, paragrafët (2) dhe (3) të Rregullores së punës.
60
(iv) Lidhur me afatin
263. Gjykata rikujton që neni 30 i Ligjit dhe rregulli 67 i Rregullores së punës,
përcaktojnë që kërkesa e ngritur në kontekst të nenit 113.2 (1) të Kushtetutës, duhet
të dorëzohet brenda afatit prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të aktit të
kontestuar.
264. Gjykata thekson se Dekreti i kontestuar është nxjerrë më 30 prill 2020, ndërsa është
kontestuar para Gjykatës po atë ditë. Rrjedhimisht, kërkesa u parashtrua brenda
afatit kohor të përcaktuar me nenin 30 të Ligjit dhe rregullit 67, paragrafit (4) të
Rregullores së punës.
Konkluzion lidhur me pranueshmërinë e kërkesës
265. Gjykata konstaton se parashtruesit e kërkesës: (i) janë palë e autorizuar para
Gjykatës; (ii) kontestojnë një akt të cilin kanë të drejtë ta kontestojnë; (iii) kanë
specifikuar se aktin e kontestojnë në tërësi; (iv) kanë paraqitur kundërshtimet
kushtetuese kundrejt aktit të kontestuar; dhe, (v) kanë kontestuar aktin përkatës
brenda afatit të përcaktuar.
266. Rrjedhimisht, Gjykata e shpallë kërkesën të pranueshme dhe në vijim do të
shqyrtojë meritat e saj.
MERITAT E KËRKESËS
I. Hyrje
267. Gjykata fillimisht rikujton që parashtruesit e kërkesës, respektivisht një e katërta
(1/4) e deputetëve të Kuvendit, përkatësisht tridhjetë (30) deputetë, kërkojnë
vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020 të 30 prillit 2020 të
Presidentit të Republikës së Kosovës, duke pretenduar se i njëjti është në
kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 84; paragrafin 2 të nenit 82; paragrafin 1 të
nenit 4; paragrafin 14 të nenit 84; dhe nenin 95 të Kushtetutës. Këto pretendime
janë mbështetur nga Kryeministri në detyrë dhe nga Kryetarja e Nënkryetarja e
Kuvendit. Të njëjtat pretendime janë kundërshtuar nga Presidenti, Grupi
Parlamentar i LDK-së dhe deputeti i saj, Arban Abrashi, si dhe deputetët e
subjekteve politike parlamentare AKR dhe NISMA. Këta të fundit, pretendojnë se
Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhje me nenet e lartcekura të
Kushtetutës.
268. Gjykata thekson se çështja kushtetuese që ngërthen ky Aktgjykim është
përputhshmëria me Kushtetutën e Dekretit të kontestuar të Presidentit, përmes të
cilit z. Avdullah Hoti, i është propozuar Kuvendit si kandidat për Kryeministër. Në
kontekst të vlerësimit të kushtetutshmërisë së Dekretit të lartcekur, dhe bazuar në
pretendimet e parashtruesve të kërkesës dhe kundërshtimet e palëve përkatëse,
Gjykata do të vlerësojë fillimisht nëse pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj
Qeverisë, siç është përcaktuar në nenin 100 të Kushtetutës, Presidenti, bazuar në
61
paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, është i detyruar të shpërndajë Kuvendin,
përkatësisht nëse votimi i suksesshëm i mosbesimit pamundëson zgjedhjen e një
Qeverie të re. Në ndërlidhje dhe varësisht nga kjo analizë, Gjykata më tej do të
vlerësojë se cila është procedura që duhet ndjekur për formimin e një Qeverie të re,
pas një votimi të suksesshëm të mosbesimit në Kuvend, dhe më saktësisht
ndërlidhjen e nenit 100 të Kushtetutës përkitazi me Mocionin e Mosbesimit me
nenin 95 të Kushtetutës përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë. Dhe në fund, Gjykata
do të vlerësojë nëse në rrethanat e rastit konkret, përkatësisht pas mocionit të
mosbesimit të votuar me dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit më 25
mars 2020, procedura e ndjekur për formimin e Qeverisë se re dhe mandatimin e
kandidatit për Kryeministër, ka rezultuar në një Dekret kushtetues apo jo.
269. Gjykata thekson se në vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij Dekreti, ajo do të
fokusohet në analizën e dispozitave të zbatueshme të Kushtetutës, por edhe
Aktgjykimin e saj në rastin KO103/14, përmes të cilit janë interpretuar paragrafi 14
i nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 dhe 4 të nenit 95 të Kushtetutës.
Po ashtu, Gjykata bazuar në praktikën e deritanishme, gjatë këtij vlerësimi, do të
merr parasysh edhe: (i) analizën krahasimore të dispozitave relevante për rrethanat
e rastit konkret të një numri Kushtetutash, përfshirë ato në të cilat janë referuar
para Gjykatës nga parashtruesit e kërkesës dhe palët tjera të interesuara; (ii)
kontributet e Forumit të Komisionit të Venecias përkitazi me rrethanat e rastit
konkret; dhe (iii) Opinionet relevante të Komisionit të Venecias. Në fund, Gjykata
gjithashtu do të merr parasysh edhe dokumentet përgatitore të hartimit të
Kushtetutës së Kosovës të cilat, siç është sqaruar në procedurën para Gjykatës, janë
vënë në dispozicion të Gjykatës për herë të parë nga Arkiva Shtetërore e Republikës
së Kosovës, përmes Kuvendit. Gjykata do t’i paraqes të gjeturat nga analiza
krahasimore, kontributin e Forumit të Komisionit të Venecias dhe dokumentet
përgatitore të hartimit të Kushtetutës, në pjesën e mëposhtme të titulluar Çështje
Preliminare dhe të njëjtave do t’iu referohet për aq sa është e nevojshme dhe
relevante, përgjatë vlerësimit të kushtetutshmërisë së Dekretit të kontestuar.
270. Analiza për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të kontestuar do të ndahet
në tri pjesë, sipas strukturës vijuese: (i) nenin 82 të Kushtetutës përkitazi me
Shpërndarjen e Kuvendit; (ii) nenin 100 të Kushtetutës përkitazi me Mocionin e
Votëbesimit dhe nenin 95 të Kushtetutës përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë dhe
ndërlidhjen përkatëse në mes tyre; dhe (iii) zbatimin e procedurës kushtetuese të
përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës që ka rezultuar në Dekretin e kontestuar;
dhe në fund (iv) do të paraqes Përfundimet përkitazi me kushtetutshmërinë e
Dekretit të kontestuar.
271. Përgjatë vlerësimeve të nevojshme përkitazi me pikat (i), (ii) dhe (iii) të sqaruara
më lart, dhe për secilën prej tyre, Gjykata do të paraqes: (i) thelbin e pretendimeve
të parashtruesve të kërkesës dhe palëve në mbështetje të këtyre pretendimeve; (ii)
thelbin e argumenteve të palës kundërshtare dhe palëve mbështetëse; dhe (iii)
Përgjigjen e Gjykatës, e cila do të përfshijë parimet e përgjithshme lidhur me
çështjen në shqyrtim dhe aplikimin e tyre në rrethanat e rastit konkret.
62
272. Në fund, Gjykata gjithashtu do të adresojë: (i) masën e përkohshme; (iii) kërkesën
për seancë dëgjimore të parashtruesve të kërkesës; dhe në fund, do të paraqes (iv)
Përfundimet e Gjykatës dhe Dispozitivin përkatës.
II. Çështje Preliminare
273. Siç u theksua më lart, Gjykata, më qëllim të lehtësimit dhe mbështetjes së analizës
së nevojshme për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të kontestuar, në vijim
do të paraqes: (i) gjetjet e analizës krahasimore të Kushtetutave të ndryshme
përkitazi me shpërndarjen e Kuvendeve në rastet e votimit të suksesshëm të
mosbesimit dhe/ose zgjedhjes së Qeverive të reja; (ii) kontributin e Forumit të
Komisionit të Venecias përkitazi me të njëjtat çështje; dhe (iii) pasqyrën e evoluimit
të neneve relevante për rrethanat e rastit konkret, përkatësisht neneve 82, 95 dhe
100 të Kushtetutës, siç reflektohet nga dokumentet përgatitore të hartimit të
Kushtetutës.
(i) Analiza Krahasimore
274. Pretendimet e parashtruesve të kërkesës, si dhe të palëve të tjera të interesuara,
kanë përfshirë referenca në një numër Kushtetutash në mbështetje të argumenteve
dhe kundër argumenteve të tyre. Parashtruesit e kërkesës, përmes komenteve të
tyre përkatëse të dorëzuara në Gjykatë, u janë referuar Kushtetutave të Kroacisë,
Sllovenisë, Gjermanisë, Greqisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Kornizës Kushtetuese,
ndërsa në anën tjetër, Presidenti i është referuar Kushtetutave të Maqedonisë së
Veriut, Malit të Zi dhe Austrisë. Përkundër pretendimeve dhe kundër pretendimeve
specifike të parashtruesve dhe palëve të interesuara përkitazi me dispozitat
relevante të këtyre Kushtetutave, Gjykata është angazhuar në një analizë
krahasimore të dispozitave kushtetuese që rregullojnë mocionin e votëbesimit e
mosbesimit në këto Kushtetuta si dhe të tjera në rajon dhe më gjerë, në mënyrë që
të përcaktojë nëse ekziston një emërues i përbashkët përgjatë gjithë këtyre
Kushtetutave e që ka të bëjë me procedurat që duhet të ndiqen pas një votimi të
suksesshëm të mosbesimit në Kuvendet përkatëse. Në vijim, Gjykata do të paraqesë
këtë analizë krahasimore, duke u përqendruar vetëm në dispozitat e Kushtetutave
përkatëse që kanë të bëjnë me formimin e Qeverisë, mocionin e mosbesimit si dhe
shpërndarjen e Kuvendit në rast të votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit
dhe vetëm deri në masën sa është e rëndësishme për rrethanat e këtij rasti.
275. Kushtetuta e Shqipërisë, sa i përket zgjedhjes së Kryeministrit/Qeverisë, në nenin
96, parasheh që: (i) Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur
vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë
ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Ky nen nuk
saktëson afatin kohor brenda të cilit Presidenti emëron kandidatin për
Kryeministër për herë të parë, megjithatë përcakton një periudhë prej dhjetë (10)
ditësh për secilin emërim pasues; (ii) parashikon tri përpjekje për zgjedhjen e
Kryeministrit, sipas procedurës së parashikuar në këtë nen, para se të shpërndahet
Kuvendi. Në nenet 104 dhe 105 të tij, parasheh procedurën e mocionit të besimit
dhe të mosbesimit. Në rast të votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit,
63
Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Nëse ky
proces dështon, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
276. Kushtetuta e Malit të Zi, në nenin 103 parasheh që Presidenti propozon mandatarin
për Kryeministër brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.
Nenet 106 dhe 107, parashikojnë çështjet e besimit dhe mosbesimit, respektivisht.
Sipas nenit 110 të kësaj Kushtetute, mandati i Qeverisë do të pushojë kur të japë
dorëheqjen Kryeministri ose me rastin e humbjes së besimit nga Kuvendi. I njëjti
nen parashikon në mënyrë specifike që Qeveria të cilës i ka pushuar mandati nuk
mund të shkaktojë shpërndarjen e Kuvendit. Neni 105 specifikon që dorëheqja e
Kryeministrit konsiderohet edhe dorëheqje e Qeverisë.
277. Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, në nenin 90 të saj, parasheh që Presidenti e ka
për detyrë që në afat prej dhjetë (10) ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit,
mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë ose partive që
kanë shumicën në Kuvend. Ky nen nuk specifikon pasojat e mos zgjedhjes së
Kryeministrit. Në nenin 92 të saj, nga ana tjetër, ajo përcakton procedurën që ka të
bëjë me një votim mosbesimi. Neni i njëjtë parasheh që nëse ky votim është i
suksesshëm, Qeveria është e detyruar të paraqesë dorëheqjen. Neni 93, më pas,
përcakton që dorëheqja e Kryeministrit, vdekja e tij ose pamundësia e përhershme
për të kryer detyrat e tij/saj, rezulton me dorëheqjen e Qeverisë, dhe se e njëjta,
mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Përkundër faktit që Kushtetuta
nuk parasheh shprehimisht që pas mocionit të mosbesimit duhet të zgjidhet një
Qeveri tjetër, bazuar në përgjigjen e Maqedonisë së Veriut të dorëzuar në Gjykatë
përmes Forumit të Komisionit të Venecias (shih paragrafin 302 të këtij Aktgjykimi),
një praktikë e tillë është e aplikueshme në sistemin kushtetues të Maqedonisë së
Veriut.
278. Sipas nenit 98 të Kushtetutës së Kroacisë, Presidenti ia beson mandatin për
formimin e Qeverisë një personi i cili, bazuar në shpërndarjen e vendeve në
Kuvendin kroat dhe konsultimeve të përfunduara, gëzon besimin e shumicës së të
gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kushtetuta nuk saktëson afatin kohor brenda të cilit
jepet ky mandat. Bazuar në nenet 109 dhe 109a, nëse procesi i parë i formimit të
Qeverisë, sipas procedurës së paraparë në këto nene, dështon, Presidenti ia jep
mandatin një kandidati tjetër. Nëse edhe përpjekja e dytë dështon, sipas nenit 109b,
Presidenti emëron një Qeveri të përkohshme jopartiake dhe njëkohësisht thërret
zgjedhje të parakohshme për Kuvendin kroat. Neni 113 i kësaj Kushtetute,
përcakton procedurën e votimit të besimit. Ndër të tjera, saktëson, se nëse bëhet
një votim mosbesimi ndaj Kryeministrit ose gjithë Qeverisë, Kryeministri dhe
Qeveria do të japin dorëheqje. Nëse një votë besimi në Kryeministrin e ri të caktuar
dhe anëtarët e paraqitur si anëtarë të Qeverisë nuk mbahet brenda tridhjetë (30)
ditëve, Kryetari i Parlamentit kroat do të njoftojë Presidentin dhe ky i fundit,
shpërndan menjëherë Kuvendin dhe njëkohësisht thërret zgjedhje parlamentare.
Në fund, sipas nenit 104, Presidenti mundet, me propozimin e Qeverisë, me
nënshkrimin e Kryeministrit dhe pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive
parlamentare, të shpërndajë Kuvendin kroat nëse ky i fundit, kalon një votë
64
mosbesimi në Qeveri ose nuk arrin të miratojë buxhetin e shtetit brenda 120 ditëve
nga data në të cilën është propozuar.
279. Sipas nenit 111 të Kushtetutës së Sllovenisë, pas konsultimit me liderët e grupeve
parlamentare, Presidenti i propozon Kuvendit Kombëtar një kandidat për Kryetar
të Qeverisë. Nëse procesi i zgjedhjes dështon, sipas procesit dhe afateve të
përcaktuara në këtë nen, Presidenti por edhe grupe të deputetëve mund të
propozojnë kandidatët për Kryeministër. Prandaj, mund të propozohen disa
kandidatë për Kryeministër. Nëse të gjithë ata nuk arrijnë të marrin votën e
nevojshme, Presidenti shpërndan Kuvendin dhe thërret zgjedhje, përveç nëse
Kuvendi dëshmon me një numër të mjaftueshëm votash se do të jetë në gjendje të
zgjedh një kandidat tjetër. Vota e mosbesimit dhe vota e besimit janë paraparë në
nenet 116 dhe 117. Në lidhje me të parën, ajo parashikon në mënyrë specifike që
Kuvendi Kombëtar mund të kalojë një votë mosbesimi në Qeveri vetëm duke
zgjedhur një Kryeministër të ri me propozimin e të paktën dhjetë (10) deputetëve
dhe me shumicë votash të të gjithë deputetëve. Ndërsa sa i përket të dytës,
parashikon që nëse Qeveria nuk merr mbështetjen e shumicës së votave të të gjithë
deputetëve brenda tridhjetë (30) ditësh, Kuvendi Kombëtar duhet të zgjedh një
Kryeministër të ri ose me një votim të ri të shprehë besimin në Kryeministrin në
detyrë të Qeverisë, dhe nëse kjo dështon, Presidenti i Republikës shpërndan
Kuvendin Kombëtar dhe thërret zgjedhje të reja.
280. Kushtetuta e Greqisë në nenin 37 të saj parasheh që Presidenti emëron kandidatin
për Kryeministër nga partia që ka shumicën absolute të vendeve në Parlament. Ajo
nuk saktëson afatin brenda të cilit bëhet ky mandatim, megjithatë, ajo përcakton
afate tri (3) ditore për secilin kandidat pasues për Kryeministër nëse i pari dështon,
duke bërë edhe tri përpjekje shtesë, para se të shpërndahet Kuvendi. Nga ana tjetër,
neni 38 i të njëjtës Kushtetutë parasheh që Presidenti heq Kabinetin nga detyrat e
tij nëse Kabineti jep dorëheqje, ose nëse Kuvendi tërheq besimin e tij, siç
përcaktohet në nenin 84, dhe se në rrethana të tilla, paragrafët përkatës të nenit 37,
për zgjedhjen e Kryeministrit, aplikohen në mënyrë analoge. Kjo Kushtetutë nuk
parasheh shpërndarjen e Kuvendit pas një votimi të suksesshëm të mosbesimit, por
bazuar në nenin 41 të saj dhe për aq sa është e rëndësishme për rrethanat e rastit
në fjalë, përcakton shpërndarjen e Kuvendit vetëm me kushtin që dy qeveri radhazi
të kenë dhënë dorëheqje ose janë votuar kundër nga Kuvendi dhe nëse përbërja e
kësaj Qeverie nuk garanton stabilitetin e saj.
281. Kushtetuta e Gjermanisë, nga ana tjetër, parasheh votimin e ashtuquajtur
konstruktiv të mosbesimit në nenin 67 të saj. Ajo parasheh që Bundestagu mund të
shprehë mungesën e besimit ndaj Kancelarit Federal vetëm duke zgjedhur një
pasues me shumicën e anëtarëve të tij dhe duke i kërkuar Presidentit Federal ta
shkarkojë atë aktual. Ajo parasheh që Presidenti Federal duhet ta respektojë
kërkesën dhe të emërojë personin e zgjedhur. Ndërsa në nenin 68 të saj, Kushtetuta
përcakton votën e besimit dhe shpërndarjen e Bundestagut, përmes së cilit
përcakton se kur një mocion i Kancelarit Federal për një votë besimi nuk miratohet
nga shumica e anëtarëve të Bundestagut, Presidenti Federal mundet, me
propozimin e Kancelarit Federal, të shpërndajë Bundestagun brenda njëzet e një
65
(21) ditësh. Sapo Bundestagu të zgjedh një Kancelar tjetër Federal me shumicën e
anëtarëve të tij, ai nuk mund të shpërndahet më.
282. Përndryshe, Kushtetuta e Austrisë, në nenin 74 të saj vetëm parasheh që nëse
Këshilli Kombëtar tërheq besimin e tij nga Qeveria ose nga anëtarët e saj
individualë, përmes një mocioni, Qeveria Federale ose Ministri përkatës Federal,
do të largohet nga detyra. Megjithatë, përmes përgjigjes së dhënë në Gjykatë përmes
Forumit të Komisionit të Venecias, Austria kishte theksuar se nëse Presidenti
Federal emëron një Qeveri të re në të cilën shumica e nevojshme e Parlamentit ka
besim, mandati i Kuvendit mund të vazhdojë pavarësisht nga ndryshimet në
Qeveri.
283. Përtej referencave të paraqitura nga parashtruesit e kërkesës, Kryeministri dhe
Presidenti, Gjykata gjithashtu ka analizuar edhe dispozitat relevante në një numër
të Kushtetutave të tjera dhe të cilat reflektojnë zgjidhje të ndryshme përkitazi me
procedurat e ndjekura për zgjedhjen e Qeverive të reja, pas votimit të një mocioni
të suksesshëm mosbesimi ndaj Qeverisë në Kuvend.
284. Kushtetuta e Bullgarisë rregullon procedurën e formimit të Qeverisë në nenin 99 të
saj, ku përcaktohet se pas konsultimeve me grupet parlamentare, Presidenti
nominon Kryeministrin e caktuar nga partia që ka numrin më të madh të vendeve
në Asamblenë Kombëtare për të formuar Qeverinë. Ajo nuk saktëson afatin brenda
të cilit Presidenti mandaton Kryeministrin. Nëse ky proces dështon, ajo parashikon
edhe tri përpjekje shtesë për të krijuar një Qeveri, brenda afateve dhe sipas
procedurës siç parashikohet në këtë nen, para se të fillojë procesi i shpërndarjes së
Asamblesë Kombëtare. Në nenin 89 të kësaj Kushtetute parashikohet procesi i një
mocioni mosbesimi ndaj Kryeministrit ose Këshillit të Ministrave, kalimi i
suksesshëm i të cilit, rezulton në dorëheqjen e Qeverisë. Neni 111 i të njëjtës
Kushtetutë, saktëson gjithashtu se kompetencat e Këshillit të Ministrave
përfundojnë, ndër të tjera, me kalimin e një mocioni të mosbesimit, dhe se
dorëheqja përkatëse rezulton në një proces të zgjedhjes së një Këshilli të ri të
Ministrave.
285. Në Republikën Çeke, neni 68 i Kushtetutës parasheh që Presidenti i Republikës
emëron kandidatin për Kryeministër dhe se nëse i njëjti nuk arrin të marrë votat e
nevojshme, procesi përsëritet duke rezultuar në një tjetër kandidat për
Kryeministër. Nëse ky proces dështon, i njëjti nen parasheh edhe dy përpjekje
shtesë për të zgjedhur një Kryeministër, sipas procedurës dhe afateve të
përcaktuara në të njëjtin nen. Sipas nenit 35 të së njëjtës Kushtetutë, vetëm nëse të
gjitha tentativat për të zgjedhur një Kryeministër dështojnë, Presidenti e shpërndan
Kuvendin. Nenet 71 dhe 72 të Kushtetutës parashohin votimin e besimit dhe
votimin e mosbesimit, respektivisht. Kalimi i suksesshëm i të dytit rezulton në
dorëheqjen e Qeverisë, sipas nenit 73 të Kushtetutës. Kushtetuta nuk parashikon
një procedurë specifike se si Kuvendi vepron për zgjedhjen e Qeverisë së re pas një
mocioni të suksesshëm mosbesimi, por vetëm përcakton që Kuvendi shpërndahet
66
vetëm pas dështimit të përpjekjes së tretë për të zgjedhur një Kryeministër, siç
parashikohet në nenin 35 në lidhje me nenin 68 të Kushtetutës.
286. Kushtetuta Hungareze, në nenin 16 të saj, përcakton procedurën e formimit të
Qeverisë. Ajo parashikon që Kryeministri zgjidhet nga Kuvendi me rekomandimin
e Presidentit të Republikës. Nëse ky proces dështon, parashihet edhe një përpjekje
shtesë për të zgjedhur një Kryeministër, sipas procedurës së përcaktuar në këtë nen.
Në nenin 21 të saj, Kushtetuta rregullon procesin e mocionit të mosbesimit, përmes
të cilit kërkohet që të propozohet një person tjetër që të shërbejë si Kryeministër.
Prandaj, Kuvendi hungarez shpreh njëkohësisht mungesën e besimit te
Kryeministri dhe zgjedh si Kryeministër personin e propozuar përmes mocionit të
mosbesimit. Neni 3 i të njëjtës Kushtetutë, parasheh që Presidenti mund të
shpërndajë Kuvendin dhe njëkohësisht të shpallë zgjedhje nëse dhe kur, ndër të
tjera, Kuvendi nuk arrin të zgjedhë personin e propozuar nga Presidenti për të
shërbyer si Kryeministër brenda dyzet (40) ditëve nga paraqitja e nominimit të
parë, por gjithashtu kërkon që ai/ajo të kërkojë nga Kryeministri, Kryetari i Dhomës
dhe krerët e grupeve parlamentare mendimet e tyre, para se ta bëjë një gjë të tillë.
287. Kushtetuta e Estonisë, në nenin 89 të saj, parasheh që Presidenti i Republikës,
brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh pas dorëheqjes së Qeverisë, cakton një kandidat
për Kryeministër. Nëse ky proces dështon, i njëjti nen parashikon edhe dy përpjekje
shtesë për të zgjedhur një Kryeministër, përmes procedurës dhe afateve të
parashikuara në këtë nen, para se të thirren zgjedhjet e parakohshme. Neni 92 i
Kushtetutës përcakton që Qeveria jep dorëheqje, ndër të tjera, edhe në rast të
shprehjes se mosbesimit ndaj Qeverisë ose Kryeministrit nga Riigikogu (ekuivalenti
i Kuvendit). Mocioni i mosbesimit është paraparë në nenin 94 të kësaj Kushtetute
dhe parashikon që nëse mosbesimi shprehet ndaj Qeverisë ose Kryeministrit,
Presidenti i Republikës mundet, me propozimin e Qeverisë dhe brenda tri ditëve, të
shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për Riigikogu.
288. Kushtetuta e Lituanisë në nenin 92 të saj parasheh që Kryeministri, me pëlqimin e
Seimas (ekuivalenti i Kuvendit), emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i
Republikës. Neni 101, nga ana tjetër, parashikon që Qeveria duhet të japë dorëheqje
kur Seimas, me shumicë votash të të gjithë anëtarëve të Seimas, shpreh mosbesim
ndaj Qeverisë ose Kryeministrit. Thënë këtë, neni 84 i Kushtetutës së Lituanisë
gjithashtu i jep Presidentit kompetencë të paraqesë pranë Seimas kandidaturën e
një Kryeministri të ri për shqyrtim, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga
dorëheqja e Qeverisë. Megjithatë, Kushtetuta e Lituanisë, në nenin 58, parasheh që
zgjedhjet e parakohshme për Seimas gjithashtu mund të shpallen nga Presidenti,
ndër të tjera, pas propozimit të Qeverisë, në rastet kur është votuar suksesshëm një
mocion mosbesimi.
289. Kushtetuta e Gjeorgjisë parasheh si votën e besimit edhe votën e mosbesimit në
nenet e saj 56 dhe 57 të saj, respektivisht. E para rregullon procesin e formimit të
Qeverisë pas dorëheqjes së Kryeministrit dhe parashikon që Kuvendi do të mbajë
një votëbesim ndaj Qeverisë së propozuar nga një kandidat për zyrën e
Kryeministrit të nominuar nga partia politike, e cila ka siguruar rezultatet më të
67
mira në zgjedhjet parlamentare. Dështimi në zgjedhjen e Qeverisë, i mundëson
Kuvendit shpërndarjen e Kuvendit, megjithatë shpërndarja nuk do të jetë e mundur
nëse Kuvendi kalon me shumicën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij votën
e besimit ndaj Qeverisë së propozuar nga një kandidat për zyrën e Kryeministrit të
emëruar nga më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve, sipas
afateve dhe procesit të parashikuar në këtë nen. Nga ana tjetër, bazuar në nenin 57
të Kushtetutës, kërkohet që pas një votimi të mosbesimit, iniciatorët të propozojnë
një kandidat për zyrën e Kryeministrit, dhe kandidati për zyrën e Kryeministrit të
propozojë një përbërje të re të Qeverisë në Kuvend.
290. Kushtetuta e Armenisë, në nenin 149 parasheh që menjëherë pas fillimit të punës
së Asamblesë Kombëtare të sapo zgjedhur, Presidenti emëron si Kryeministër
kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare e formuar sipas procedurës së
paraparë me nenin 89 të Kushtetutës. Në rast se kjo zgjedhje dështon, organizohet
një zgjedhje e re e Kryeministrit, sipas procesit të paraparë në këtë nen, ku
kandidatët për Kryeministër, të emëruar nga të paktën një e treta e numrit të
përgjithshëm të deputetëve, kanë të drejtë të marrin pjesë. Nëse edhe ky proces me
më shumë se një kandidat dështon, Asambleja Kombëtare shpërndahet në bazë të
ligjit. Përndryshe, i njëjti nen gjithashtu parasheh që në rast se Kryeministri paraqet
dorëheqje ose në raste të tjera ku zyra e Kryeministrit mbetet e lirë, grupet e
Asamblesë Kombëtare kanë të drejtë të propozojnë kandidatët për Kryeministër
brenda një periudhe prej shtatë (7) ditëve pasi të kenë pranuar dorëheqjen e
Qeverisë. Neni 115 i Kushtetutës, parasheh mosbesim ndaj Kryeministrit. Ai
specifikon që procesi lejohet vetëm nëse njëkohësisht emërohet një kandidat për
Kryeministër të ri. Nëse kalohet me sukses, Kryeministri konsiderohet se ka
paraqitur dorëheqjen. Nëse zgjedhja e Kryeministrit dështon, atëherë bazuar në
nenin 92 të kësaj Kushtetute, thirren zgjedhje të jashtëzakonshme.
(ii) Kontributet e Forumit të Komisionit të Venecias
291. Gjykata në vijim do të paraqes përgjigjet e Forumit të Komisionit të Venecias. Siç
është sqaruar në pjesën e procedurës para Gjykatës (shih paragrafët 19 dhe 20 të
këtij Aktgjykimi), Gjykata u kishte drejtuar pyetje anëtarëve të Forumit të
Komisionit të Venecias, që kishin të bëjnë me mocionin e mosbesimit dhe
shpërndarjen e Kuvendeve përkatëse. Përgjigje janë pranuar nga Mbretëria e
Bashkuar, Gjermania, Austria, Suedia, Lihtenshtajni, Çekia, Sllovakia, Bullgaria,
Kroacia, Maqedonia e Veriut, Afrika e Jugut, Moldavia dhe Brazili.
292. Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar specifikon që: (i) kur dy të tretat (2/3) e Dhomës
kalojnë një mocion që kërkon që të mbahen zgjedhje të përgjithshme në bazë të asaj
që nuk ka besim në Qeveri, zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen para se cilado
parti të mund të përpiqet të formojë një Qeveri; dhe (ii) nëse një mocion mosbesimi
kalon ndryshe nga sa më sipër dhe pas katërmbëdhjetë (14) ditëve asnjë Qeveri e re
nuk është në gjendje të marr besimin e Dhomës, Qeveria aktuale mund të kërkojë
të formojë një Qeveri të re p.sh., nëse ata do të ishin nën një udhëheqës të ri, dhe
opozita zyrtare të përpiqet të formojë një Qeveri gjithashtu. Nëse një Qeveri e re e
merr besimin e Dhomës, nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme deri në kohën e
68
paracaktuar (ose një mocion tjetër të mosbesimit). Nëse nuk e bënë këtë, duhet të
ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
293. Përgjigja nga Gjermania specifikon që: (i) në pajtim me nenin 62 të Ligjit Themelor,
Qeveria Federale përbëhet nga Kancelari Federal dhe Ministrat Federalë. Në pajtim
me nenin 67 të Ligjit Themelor, Bundestag-u mund të shprehë mungesën e besimit
të tij në Kancelarin Federal vetëm duke zgjedhur një pasardhës me votën e një
shumice të anëtarëve të tij dhe duke i kërkuar Presidentit Federal të shkarkojë
Kancelarin Federal. Presidenti Federal duhet ta respektojë kërkesën dhe të emërojë
personin e zgjedhur. Kjo dispozitë ka për qëllim sigurimin e legjitimitetit
demokratik dhe funksionimin e Qeverisë Federale. Bundestagu nuk shpërndahet
vetë duke pasur parasysh që qytetarët zgjedhin anëtarët e tij për një periudhë katër
(4) vjeçare dhe zgjedhjet e reja duhen shmangur; (ii) në pajtim me nenin 68 të Ligjit
Themelor, Presidenti Federal mund të shpërndajë Bundestagun me propozimin e
Kancelarit Federal brenda njëzet e një (21) ditëve, nëse një mocion i Kancelarit
Federal për një votë besimi nuk mbështetet nga shumica e anëtarëve të
Bundestagut. Kjo e drejtë e shpërndarjes përfundon sapo Bundestagu të zgjedh një
Kancelar Federal me votën e një shumice të Anëtarëve të tij; dhe (iii) Gjykata
Kushtetuese Federale ka vendosur për shpërndarjen e Bundestagut në kontekstin
e një mocioni të besimit në pajtim me nenin 68 të Ligjit Themelor në vitin 2005 dhe
1983. Në këto dy vendimet, Gjykata Kushtetuese Federale theksoi se vota e besimit
që synon shpërndarjen justifikohet vetëm nëse është humbur qëndrueshmëria e një
Qeverie Federale e cila është e ankoruar në Kuvend. Qëndrueshmëria do të thotë që
Kancelari Federal përcakton udhëzimet e përgjithshme të politikës dhe mbështetet
nga një shumicë e anëtarëve të Bundestagut. Për më tepër, “tri organe kushtetuese
- Kancelari Federal, Bundestagu dhe Presidenti Federal - secili mund të
parandalojë shpërndarjen e Bundestagut sipas vlerësimit të tyre të lirë politik. Kjo
ndihmon për të siguruar besueshmërinë e supozimit që Qeveria Federale ka
humbur qëndrueshmërinë e saj parlamentare”.
294. Përgjigja nga Austria, specifikon që: (i) nëse një votë mosbesimi në Qeveri (ose në
një ministër) është miratuar nga Parlamenti, Presidenti Federal është i detyruar ta
largojë Qeverinë (ose ministrin në fjalë) nga detyra (neni 74 paragrafi 1 i Ligjit
Federal Kushtetues); dhe (ii) që në një sistem parlamentar, “kjo është një ngjarje
mjaft e jashtëzakonshme që çon normalisht në zgjedhje të parakohshme, të cilat,
nga ana tjetër, i japin fund mandatit të Kuvendit para kohe”. Megjithatë, nga
pikëpamja juridike, kjo pasojë nuk është e detyrueshme - nëse Presidenti Federal
emëron një Qeveri të re (ose një ministër të ri) në të cilën Kuvendi (ose, më
saktësisht, shumica e anëtarëve të Kuvendit) ka besim të plotë, mandati legjislativ i
Kuvendit mund të vazhdojë pavarësisht nga ndryshimet në Qeveri.
295. Përgjigja nga Suedia sqaron që: (i) Kushtetuta suedeze përcakton se nëse Kuvendit
i mungon besimi te Kryeministri, Qeveria ose ndonjë ministër tjetër, ai mund të
detyrojë Qeverinë ose Ministrin përkatës të japë dorëheqje, duke vendosur për një
mocion të mosbesimit. Të paktën tridhjetë e pesë (35) deputetë të Kuvendit duhet
të propozojnë që të zhvillohet votimi për një mocion të tillë, ndërsa një shumicë e
anëtarëve (175) të Kuvendit duhet të votojë për propozim në mënyrë që Parlamenti
69
të deklarojë mosbesimin e tij ndaj Qeverisë ose një ministri. Nëse Parlamenti
konstaton se nuk ka besim te Kryeministri, e gjithë Qeveria duhet të japë dorëheqje
ose të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend brenda një jave; (ii) nëse
nuk thirren zgjedhje të jashtëzakonshme, Qeveria do të mbajë pozitat e tyre të
mëparshme derisa Qeveria e re të marrë detyrën. Në teori, një Qeveri e re do të
merrte detyrën brenda të njëjtës legjislaturë dhe do të qeveriste deri në zgjedhjet e
ardhshme të rregullta. Por nëse Qeveria ka dhënë dorëheqje pas një mocioni të
mosbesimit, Kuvendi me siguri nuk do të ishte në gjendje të gjente një Qeveri të re
të mbështetur nga shumica e nevojshme e Kuvendit, dhe për këtë arsye do të
mbaheshin zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Kuvendi dhe Qeveria e re do të
qeverisin vetëm deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta, që është një vit i caktuar,
çdo i katërti vit. Një Qeveri asnjëherë nuk ka dhënë dorëheqje në Suedi në kohën
moderne, për shkak të një mocioni të mosbesimit; dhe (iii) sipas Kushtetutës
suedeze shpërndarja e Kuvendit mund të ndodhë vetëm nëse Qeveria thërret
zgjedhje të jashtëzakonshme. Zgjedhjet e tilla mund të jenë rezultat i mocionit të
mosbesimit ndaj Qeverisë siç u përmend më lart.
296. Përgjigja nga Lihtenshtajni sqaron që: (i) sipas nenit 80 të Kushtetutës, nëse
Qeveria e humb besimin e Princit qeverisës ose të Kuvendit, autoriteti i saj për të
ushtruar funksionet do të përfundojë. Derisa një qeveri e re të vijë në detyrë, Princi
qeverisës emëron një Qeveri kalimtare për të menaxhuar tërë Administratën
Kombëtare në ndërkohë (neni 78 paragrafi 1), në zbatim të dispozitave të nenit 79
paragrafët 1 dhe 4; (ii) procedura e formimit të një Qeverie të re nuk është adresuar
në mënyrë të qartë në nenin 80. Kjo është arsyeja pse neni 79 (2) mbi procedurën e
përgjithshme për formimin e një qeverie të re është i zbatueshëm; (iii) prandaj dhe
brenda të njëjtës legjislaturë, Princi qeverisës duhet të formojë një Qeveri pasi
Qeveria ta humb besimin e Kuvendit ose të Princit qeverisës. Më pas, Princi
qeverisës dhe Kuvendi mund të pajtohen për formimin e një Qeverie të re, sipas
nenit 79 (2) të Kushtetutës; dhe (iv) nuk ka asnjë detyrim për shpërndarjen e
Kuvendit pas një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë.
297. Përgjigja nga Republika Çeke specifikon që: (i) pasi Kuvendi të miratojë rezolutën
e mosbesimit ose të refuzojë kërkesën e Qeverisë për një votë besimi, Qeveria
kërkohet të paraqesë dorëheqjen e saj; (ii) pas dorëheqjes së Qeverisë, Kushtetuta
nuk kërkon automatikisht shpërndarjen e Kuvendit, por mbështetet në formimin e
një Qeverie të re brenda të njëjtit Kuvend; (iii) nëse Qeveria merr një votë
mosbesimi nga Kuvendi, Presidenti emëron Kryeministrin e ri dhe, në bazë të
propozimit të tij, anëtarët e tjerë të Qeverisë. Nëse Qeveria e emëruar në përpjekjen
e dytë nuk merr një votë besimi nga Kuvendi, Presidenti emëron Kryeministrin
bazuar në një propozim të Kryetarit të Kuvendit (neni 68 paragrafi 4 i Kushtetutës).
Kushtetuta përcakton në mënyrë të qartë këto tri përpjekje për të caktuar Qeverinë
dhe për të marrë një votë besimi nga Kuvendi në rast se Kuvendi nuk miraton një
rezolutë besimi në një Qeveri të sapo emëruar (në përpjekjen e tretë) nga
Kryeministri (emëruar nga Presidenti në bazë të një propozimi të Kryetarit të
Kuvendit të Deputetëve), Presidenti mundet, por nuk është i obliguar, të shpërndajë
Kuvendin (neni 35 paragrafi 1 shkronja a) i Kushtetutës). Ky kusht është përcaktuar
70
në mënyrë rigoroze në mënyrë që shpërndarja e Kuvendit të pasojë shterimin e
mundësive politike për të emëruar një Qeveri të re nga Kuvendi.
298. Përgjigja nga Republika Sllovake specifikon që: (i) Kushtetuta lejon formimin e një
Qeverie të re brenda të njëjtës legjislaturë pas votimit të mosbesimit në Qeverinë e
mëparshme (shih nenin 115); dhe (ii) Presidenti mund të shpërndajë Këshillin
Kombëtar, nëse nuk e miraton programin e Qeverisë së re të sapo formuar brenda
një periudhe prej gjashtë muajsh pas formimit të Qeverisë së re. Çdo Qeveri e
formuar rishtazi paraqet programin e saj në Këshillin Kombëtar, dhe sipas
Kushtetutës, kjo është gjithashtu një çështje besimi në Qeverinë përkatëse (shih
nenin 102.1 dhe nenin 113 të Kushtetutës); dhe në fund (iii) Presidenti mund të
shpërndajë edhe Këshillin Kombëtar nëse Këshilli Kombëtar nuk arrin të votojë
brenda një periudhe tremujore një projekt-ligj të propozuar dhe shpallur nga
Qeveria si çështje besimi (neni 102.1 dhe neni 114.3 të Kushtetutës).
299. Përgjigja nga Bullgaria specifikon që: (i) korniza ligjore është e përfshirë në
Kushtetutë (neni 89) dhe në Rregulloren e Organizimit dhe të Punës së Kuvendit
Kombëtar. Mocioni i mosbesimit mund të paraqitet ndaj Këshillit të Ministrave dhe
Kryeministrit. Megjithatë, nuk parashihet mocioni i mosbesimit ndaj një ministri
individual. Një e pesta (1/5) e Përfaqësuesve Kombëtarë mund të iniciojnë në
Kuvendin Kombëtar një mocion mosbesimi ndaj Këshillit të Ministrave ose
Kryeministrit. Propozimi mund të jetë për një rast specifik, si dhe për programin e
përgjithshëm ose për politikën e përgjithshme të Qeverisë. Në çdo rast, propozimi
për një mocion mosbesimi duhet të arsyetohet. Nëse mocioni i mosbesimit është
drejtuar ndaj politikës së përgjithshme të Qeverisë dhe është refuzuar, një mocion
pasues i mosbesimit për çfarëdo rasti të veçantë brenda një periudhe 6-mujore, nuk
lejohet pasi që është “absorbuar nga mocioni i refuzuar ndaj politikës së
përgjithshme, me përjashtim të shkeljes së Kushtetutës të kryer gjatë asaj
periudhe”. Propozimi miratohet kur më shumë se gjysma e të gjithë Përfaqësuesve
Kombëtarë kanë votuar për atë, d.m.th., shumica e kualifikuar. Votimi është i
hapur. Vendi i strukturuar i kornizës kushtetuese (neni 89) është në Kapitullin e
tretë “Kuvendi Kombëtar”, i cili e konfirmon këtë institucion si arma më e fortë që
Kuvendi Kombëtar ka kundër Qeverisë; (ii) pasojat juridike të një mocioni të
suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë ose Kryeministrit janë dorëheqja e
detyrueshme e Qeverisë dhe përfundimi i kompetencave të saj (në përputhje me
nenin 111, paragrafi 1, pika 1.). Në këtë rast, Kushtetuta aktuale Bullgare nuk
parashikon shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar me propozimin e Kryeministrit, por
një përpjekje për të formuar një Qeveri të re gjatë mandatit të të njëjtit Kuvend. Kur
Kuvendi Kombëtar miraton një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit ose Këshillit
të Ministrave, Kryeministri ofron dorëheqjen e Qeverisë. Për shkak të mocionit të
suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë, kompetencat e saj si një qeveri e rregullt
përfundojnë; e njëjta bëhet një “qeveri në dorëheqje” dhe vazhdon të kryejë
funksionet e saj deri në formimin e një qeverie të rregullt në përputhje me nenin
99, paragrafin 6 të Kushtetutës si në vijim: (i) pas konsultimeve me grupet
parlamentare, Presidenti mandaton kandidatin për kryeministër të emëruar nga
grupi parlamentar numerikisht më i madh, për të formuar një Qeveri; (ii) kur
kandidati për Kryeministër nuk propozon Këshillin e Ministrave brenda shtatë
71
ditëve, Presidenti ia beson këtë detyrë një kandidati për Kryeministër të emëruar
nga grupi parlamentar numerikisht i dyti më i madh; (iii) nëse as në këtë rast nuk
propozohet Këshilli i Ministrave, Presidenti mandaton disa nga grupet tjera më të
mëdha parlamentare për të emëruar një kandidat për Kryeministër brenda afatit të
përmendur në paragrafin e mësipërm; (iv) kur mandati i kërkuar plotësohet me
sukses, Presidenti i propozon Kuvendit Kombëtar që të zgjedhë kandidatin për
Kryeministër. Kushtetuta nuk saktëson se kur fillon formimi i Qeverisë së re, por
përgjigja qëndron në specifikën e situatës – sa më shpejt që të jetë e mundur; (iii)
vetëm kur nuk është arritur asnjë marrëveshje për formimin e Qeverisë gjatë
procedurës së përshkruar më sipër, Presidenti emëron një kabinet të përkohshëm,
shpërndan Kuvendin Kombëtar dhe cakton zgjedhje të reja brenda dy (2) muajve
pas përfundimit të kredencialeve të Kuvendit Kombëtar paraprak (neni 64,
paragrafi 3). Akti me të cilin Presidenti shpërndan Kuvendin Kombëtar cakton edhe
datën për zgjedhjet për Kuvendin Kombëtar të ri. Në këtë rast, Presidenti nuk mund
të shpërndajë Kuvendin Kombëtar gjatë tre muajve të fundit të mandatit të
Presidentit. Nëse Parlamenti nuk është në gjendje të formojë një Qeveri brenda asaj
periudhe, Presidenti emëron një kabinet të përkohshëm; dhe (iv) siç është theksuar
në rastin (“Rezultati i kërkimit CODICES: BUL-1994-3-002”), me Vendimin Nr. 4
të vitit 1994 për rastin kushtetues nr. 8/1994, Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë e
interpretoi nenin 111, paragrafin 1 të Kushtetutës dhe vendosi që dorëheqja përbën
një shprehje të lirë të vullnetit të Qeverisë ose udhëheqësit të saj, dhe jo
përmbushjen e një detyrimi kushtetues. Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri nuk
janë të detyruar të theksojnë arsyet e dorëheqjes. Megjithatë, sipas përgjigjes së
Bullgarisë, në rastet kur Kryeministri detyrohet me Kushtetutë të japë dorëheqjen
e Qeverisë, përfundimi i kompetencave ndodh në bazë të vendimit të Kuvendit
Kombëtar, i cili e voton mocionin e mosbesimit ose kur Qeveria nuk merr besimin
e kërkuar. Përveç këtyre dy situatave të rregulluara në mënyrë të qartë me
Kushtetutë, Kryeministri nuk ka asnjë detyrim kushtetues të dorëhiqet nga Qeveria.
Një detyrim i tillë nuk lind kur Kuvendi Kombëtar refuzon propozimet e bëra nga
Këshilli i Ministrave ose Kryeministri, përfshirë nismat legjislative. Me Vendimin
nr. 13 të vitit 1992 për rastin kushtetues nr. 27/1992, Gjykata Kushtetuese e
Bullgarisë interpretoi nenin 89, paragrafin 3 të Kushtetutës duke theksuar se: “Kur
Kuvendi Kombëtar refuzon një mocion mosbesimi ndaj Këshillit të Ministrave,
mocioni i ri i mosbesimit për të njëjtat arsye nuk lejohet brenda gjashtë muajve në
vijim.” Kur Kuvendi Kombëtar ka refuzuar një mocion mosbesimi ndaj Këshillit të
Ministrave për politikën e tij të përgjithshme, asnjë mocion i ri i mosbesimit nuk
mund të miratohet brenda periudhës gjashtë (6) mujore sipas nenit 89.3 të
Kushtetutës mbi asnjë bazë përveç për shkelje të Kushtetutës të kryer brenda këtij
afati. Me Vendimin nr. 20 të vitit 1992 për rastin kushtetues nr. 30/1992, Gjykata
Kushtetuese e Bullgarisë interpretoi Kushtetutën dhe rregullat për formimin e
Qeverie së re, për kompetencat dhe afatin e qeverisë së përkohshme dhe në lidhje
me statusin e Kuvendit Kombëtar të shpërndarë sipas kushteve të nenit 99.5 të
Kushtetutës, dhe të Përfaqësuesve Kombëtarë nga Kuvendi Kombëtar i shpërndarë.
300. Përgjigja e Bullgarisë theksoi gjithashtu se: (i) pasi Presidenti t’i ketë dhënë
mandatin grupit parlamentar të parë dhe të dytë më të madh për të formuar një
Qeveri, Presidenti më nuk është i kufizuar nga numri i grupeve parlamentare dhe
72
nuk është i detyruar t’i japë mandatin asnjërit prej kandidatëve për Kryeministër të
emëruar nga cilido prej tyre (nuk është i detyruar t’i japë mandatin grupit të tretë
parlamentar më të madh). Në këtë rast, Presidenti është i autorizuar të vendosë se
cili grup parlamentar të emërojë një kandidat për Kryeministër. Kur ekzistojnë tre
grupe parlamentare, Presidenti është i detyruar të udhëzojë grupin e tretë
parlamentar që të emërojë një kandidat për Kryeministër. Mandati përfundon me
sukses në kuptimin e nenit 99.4 të Kushtetutës, kur kandidati për mandatar, duke
përmbushur kërkesat për pranueshmëri, i paraqet Presidentit një përbërje të
Këshillit të Ministrave. Kjo nuk përjashton ndryshimet në përbërjen e propozuar
përpara votimit nga Kuvendi Kombëtar. Kur Kuvendi Kombëtar zgjedh një
Kryeministër por refuzon të zgjedhë Këshillin e Ministrave të propozuar në
strukturë dhe përbërje, konsiderohet se mandati i këtij kandidati ka dështuar dhe
procedura për zgjedhjen e një qeverie vazhdon duke i dhënë mandatin një kandidati
nga grupi tjetër parlamentar, ose në mënyrën e specifikuar në nenin 99.5 të
Kushtetutës. Pas dorëheqjes së Qeverisë së zgjedhur, formimi i një Qeverie të re
kryhet në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 99 të Kushtetutës,
pavarësisht nga kohëzgjatja që kjo Qeveri ka ekzistuar; dhe (ii) Qeveria e
përkohshme emërohet përkohësisht nga Presidenti kur janë shteruar mundësitë
kushtetuese për formimin e një Qeverie me besimin e Kuvendit Kombëtar. Afati i
kompetencave të saj do të vazhdojë deri në formimin e një Qeverie në përputhje me
procedurën e përcaktuar në nenin 99 të Kushtetutës. Me emërimin e një Qeverie të
përkohshme, Qeveria e dorëhequr pushon së funksionuari. Qeveria e përkohshme
ushtron kompetencat e Këshillit të Ministrave të përcaktuara në Kapitullin e Pestë
të Kushtetutës. Disa kufizime të funksioneve të saj burojnë nga fakti se ajo nuk e
merr mandatin e saj nga Kuvendi. Nuk është subjekt i përcaktimit ose legjislacionit,
por është pasojë e kufizimeve në kohë gjatë së cilës Qeveria e përkohshme vepron,
si pasojë e qëllimit të saj për të menaxhuar çështjet aktuale të politikës së
brendshme dhe të jashtme, drejt mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe formimit
të një Qeverie nga Kuvendi Kombëtar i sapo zgjedhur, natyra e saj është pasojë e
kontrollit të kufizuar parlamentar të ushtruar mbi të dhe mungesës së parlamentit
kur Kuvendi Kombëtar shpërndahet dhe nuk zgjidhet një Kuvend Kombëtar i ri, si
dhe nga burimi jo parlamentar i kompetencave të saj. Qeveria e përkohshme nuk i
nënshtrohet mbikëqyrjes parlamentare e cila synon të ushtrojë përgjegjësi politike;
dhe (iii) Kuvendit Kombëtar të shpërndarë nën kushtet e nenit 99.5 të Kushtetutës
i kanë përfunduar kompetencat. Kompetencat e tij mund të ripërtërihen vetëm në
rrethanat në nenin 64.2, dhe për këtë qëllim ai do të mblidhet me urdhrin e nenit
78 të Kushtetutës. Pas shpërbërjes së Kuvendit Kombëtar, ndërpriten gjithashtu
edhe kompetencat e përfaqësuesve të popullit. Kjo do të thotë që, ndër tjerash, ata
humbasin imunitetin e tyre parlamentar, pushojnë së pranuari kompensim si
deputetë, nuk mund të ushtrojnë kontrollin parlamentar dhe komitetet
parlamentare do të përfundojnë veprimin e tyre.
301. Përgjigja nga Kroacia specifikon që: (i) Kushtetuta rregullon dy lloje të procedurave
në lidhje me një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë (qoftë Kryeministrit ose tërë
Qeverisë). E para është menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare (nenet 109, 109a
dhe 109b); dhe e dyta (e quajtur gjithashtu mosbesim i Qeverisë dhe shpërndarje
reale e Parlamentit kroat) nuk është menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare (neni
73
113). Ajo sqaroi gjithashtu se në rastin e parë, sipas nenit 109a.1 të Kushtetutës, afati
i formimit të Qeverisë është 60 ditë (30 ditë + 30 ditë shtesë) ndërsa në rastin e
dytë, sipas nenit 113.7, afati është vetëm 30 ditë, megjithatë, nëse sërish përpjekja
për formimin e Qeverisë dështon, Presidenti i Republikës duhet të thërrasë
zgjedhje të parakohshme për Kuvendin Kroat. sipas nenit 109b në rastin e parë dhe
sipas nenit 113.7 në rastin e dytë; (ii) Kuvendi Kroat mund të shpërndahet vetë në
bazë të nenit 77.1 ose mund të shpërndahet në bazë të nenit 104 dhe nenit 113.7 nga
Presidenti i Republikës; (iii) nëse mocioni i mosbesimit kalohet në Kuvend, nuk ka
asnjë obligim (automatik) të detyrueshëm kushtetues për shpërndarjen e Kuvendit.
Vetëm nëse përpjekja e riorganizimit të Qeverisë dështon, Presidenti i Republikës
duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme për Kuvendin Kroat (neni 113.7 i
Kushtetutës) dhe Kuvendi duhet të shpërndahet ose vetë ose nga Presidenti i
Republikës; dhe në fund (iv) sipas përgjigjes kroate, “Faktet e çështjes tuaj janë si
në vijim: zgjedhjet parlamentare ishin më 6 tetor 2019; Qeveria mori detyrën në
3 shkurt 2020; votimi i mocionit të mosbesimit u kalua në Parlament më 25 mars
2020. Nëse këto fakte janë të sakta, neni 113.7 i KRK do të zbatohet në Kroaci”. Në
fund, afati 30 ditor (sipas nenit 113.7 të KRK) për të provuar formimin e një qeverie
të re u përdor me sukses në vitin 2003 dhe 2009 në Kroaci, por jo në vitin 2016 kur
u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe më pas Qeveria e re mori
detyrën më 19 tetor 2016. Qeveria e Trembëdhjetë e Republikës së Kroacisë u
udhëhoq nga Kryeministri Tihomir Orešković nga 22 janari deri më 19 tetor 2016.
Ajo ishte formuar pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2015. Procesi negociator që
çoi në formimin e saj ishte më i gjati në historinë e Kroacisë. Më 16 qershor 2016,
Qeveria e Oreškovićit humbi mocionin e mosbesimit në Kuvend. Një përpjekje e
mëpasshme nga Koalicioni Patriotik për të formuar shumicë të re parlamentare, me
ministrin e Financave Zdravko Marić si Kryeministër, dështoi dhe Kuvendi votoi
për shpërndarjen e vet më 20 qershor 2016. Shpërndarja hyri në fuqi më 15 korrik
2016, gjë që i mundësoi Presidentit të Republikës së Kroacisë që zyrtarisht të
thërrasë zgjedhjet për 11 shtator 2016. Kabineti i Oreškovićit shërbeu në kapacitet
të ushtrimit të detyrës (si qeveri teknike) deri në kohën kur Qeveria e re mori
detyrën pas zgjedhjeve të vitit 2016.
302. Përgjigja nga Maqedonia e Veriut sqaroi që: (i) nuk ka ndonjë dispozitë specifike
kushtetuese që lejon formimin e një Qeverie të re brenda të njëjtës legjislaturë pas
votimit të mocionit të mosbesimit ndaj një Qeverie të zgjedhur. Megjithatë, ekziston
një praktikë në punën e Kuvendit për këtë çështje kur pas votimit të mocionit të
mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale, mandati për të formuar një Qeveri të re i jepet
partisë ose koalicionit tjetër; (ii) nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese për
shpërndarjen e Kuvendit pas një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë. Sipas nenit
63.6 të Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet kur shumica e numrit të përgjithshëm të
përfaqësuesve votojnë për shpërndarje. Kjo shpërndarje varet vetëm nga vendimi i
anëtarëve të Kuvendit.
303. Përgjigja nga Afrika e Jugut sqaron që: (i) një mocion mosbesimi është konsideruar
të jetë një mekanizëm me rëndësi themelore për funksionimin e demokracisë
kushtetuese të Afrikës së Jugut. Qëllimi i tij kryesor është “të sigurojë që Presidenti
dhe ekzekutivi kombëtar të jenë përgjegjës para Kuvendit [Kombëtar] të përbërë
74
nga përfaqësues të zgjedhur”. Kësisoj një mocion mosbesimi luan një rol të
rëndësishëm në “dhënien e efektit elementit të doktrinës së kontrollit dhe
balancimit të ndarjes së pushteteve” dhe avancimin e “higjienës sonë
demokratike”. Siç ka vërejtur Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut në rastin e
Lëvizjes Demokratike të Bashkuar: “Një mocion mosbesimi përbën një kërcënim
të sanksionit përfundimtar që Kuvendi Kombëtar mund t'ia imponojë Presidentit
dhe Kabinetit, nëse ata dështojnë ose perceptohen se nuk kanë përmbushur
detyrimet e tyre kushtetuese. Është një nga mjetet më të efektshme të përgjegjësisë
ose të zbatimit të pasojave, të dizajnuara për të përkujtuar në mënyrë të
vazhdueshme Presidentin dhe Kabinetin se çfarë mund të ndodhë nëse
mekanizmat e rregullt dëshmohet se janë ose duken joefektivë. Kjo masë zakonisht
do të përdoret kur përfaqësuesit e popullit thënë praktikisht kanë hequr dorë nga
Presidenti ose Kabineti. Ai përbën një nga pasojat më të ashpra politike të
imagjinueshme - një shpatë që varet mbi kokën e Presidentit për ta detyruar atë
të bëjë gjithmonë gjërat e duhura” ; (ii) e drejta për të pasur një votim mosbesimi
të debatuar në Kuvendin Kombëtar njihet si e drejtë që gëzohet edhe nga anëtarët
e partive shumicë edhe nga ato pakicë. Anëtarët e partisë shumicë nuk mund të
pengojnë mundësinë e një anëtari të një partie pakicë që të propozoj një mocion
mosbesimi për debat përpara Kuvendit Kombëtar, pavarësisht nga gjasat e suksesit
të një mocioni të tillë. Një mocion i mosbesimit paraqet një mocion, nga publiku i
Afrikës së Jugut, përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Kuvendin Kombëtar
që veprojnë si kolektiv, për t'i dhënë fund mandatit të dhënë një Presidenti apo
Kabineti në detyrë. Efekti i një votimi të suksesshëm të mosbesimit ndaj Presidentit
është se Presidenti dhe i gjithë Kabineti aktual, si dhe të gjithë Zëvendësministrat,
duhet të japin dorëheqjen; (iii) Rregullat e Kuvendit Kombëtar rregullojnë
ushtrimin e së drejtës që rrjedh nga neni 102 (2) i Kushtetutës. Sidoqoftë, siç ka
menduar Gjykata Kushtetuese në rastin Mazibuko, Rregullat nuk mund të
“mohojnë, pengojnë, vonojnë në mënyrë të paarsyeshme ose të shtyjnë ushtrimin
e së drejtës.”; (iv) kapitulli 5 i Kushtetutës (nenet 83 deri 102) rregullon autoritetin
ekzekutiv të Afrikës së Jugut, i cili, siç u përmend më lart, i është dhënë Presidentit,
të cilin ai e ushtron atë së bashku me anëtarët e kabinetit të tij. Neni 102 i
Kushtetutës parashikon dy lloje të mocioneve të mosbesimit: një në lidhje me
Kabinetin, duke përjashtuar Presidentin dhe një në lidhje me Presidentin si një
individ; (v) mekanizmi i themeluar në nenin 102 (1) të Kushtetutës nuk është
përdorur ende në Afrikën e Jugut. Nga gjuha e këtij nën-neni është e qartë se një
mocion i suksesshëm i mosbesimit do të rezultojë në ri-konstituimin e Kabinetit
nga Presidenti, ndërsa vetë Presidenti do të mbetet në detyrë. Për më tepër, nuk ka
asnjë indikacion se suksesi i një mocioni të mosbesimit në kabinet do të ketë ndonjë
efekt në Parlamentin (d.m.th., Kuvendi Kombëtar dhe Këshilli Kombëtar i
Provincave). Në të vërtetë, mënyra me të cilën një mocion mosbesimi arrin të përbëj
faktorë të fuqishëm kundër kësaj: është vetë Kuvendi Kombëtar që është përgjegjës
për kalimin e një mocioni të mosbesimit - nëse suksesi i mocionit rezulton në
shpërndarjen e Kuvendit Kombëtare, kjo do të kërkonte që Kuvendi të votonte
kundër interesave të veta. Prandaj, nëse një mocion i mosbesimit i bërë në lidhje
me nenin 102 (1) është i suksesshëm, atëherë nuk ka asnjë kërkesë që Kuvendi të
shpërndahet. Presidenti duhet thjesht të përsërisë procesin e emërimit të anëtarëve
të kabinetit të tij. Nuk ka juridiksion të Afrikës së Jugut që në mënyrë specifike merr
75
në konsideratë zbatimin e këtij nën-seksioni. Adoptimi i një interpretimi të
qëllimshëm të nën-seksionit, është e qartë se ai nuk parashikon që Presidenti
thjesht të ri-emërojë të njëjtin Kabinet: kjo do të mposhte qëllimin e qartë të nenit
dhe do ta bënte atë të pa efekt; (vi) Kushtetuta parasheh dy mënyra me të cilat
mandati i Presidentit mund të përfundojë para skadimit të tij. E para nga këto është
përmes rezolutës së mbështetur nga të paktën dy të tretat (2/3) e anëtarëve të
Kuvendit Kombëtar, për shkak të shkeljeve serioze të Kushtetutës, sjelljes së rëndë
ose paaftësisë për të kryer funksionet e tij zyrtare. E dyta është përmes një mocioni
të mosbesimit, të miratuar nga një shumica e Kuvendit Kombëtar, i cili do të
detyronte Presidentin, anëtarët e kabinetit dhe zëvendësministrat të japin
dorëheqje. Ky mekanizëm i fundit është parashikuar në nenin 102 (2) të
Kushtetutës, i cili thotë: “Nëse Kuvendi Kombëtar, me një votim të mbështetur nga
një shumicë e anëtarëve të saj, kalon një mocion mosbesimi në Presidentin,
Presidenti dhe anëtarët e tjerë të kabinetit dhe secili zëvendësministër duhet të
japin dorëheqjen.” Ashtu si seksioni 102 (1), seksioni 102 (2) nuk parashikon
shpërbërjen e Kuvendit, ose parandalon formimin e një ekzekutivi të ri, në mungesë
të shpërbërjes së Kuvendit. Sidoqoftë, shpërbërja e Kuvendit për shkak të një
boshllëku në zyrën e Presidentit adresohet në mënyrë të shprehur në nenin 50 (2)
të Kushtetutës, i cili parashikon që: “Presidenti në detyrë duhet të shpërndajë
Kuvendin Kombëtar nëse (a) ekziston një vend bosh në zyrën e Presidentit; dhe b)
Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një President të ri brenda 30 ditëve pasi të jetë
krijuar vendi bosh.” Prandaj, në masën që Presidenti dhe Kabineti largohen si
rezultat i një mocioni të suksesshëm të mosbesimit, Kuvendi Kombëtar ka 30 ditë
gjatë të cilës periudhë duhet të zgjedhë një President të ri, i cili, nga ana tjetër, duhet
të zgjedhë një Kabinet të ri. Rregulla 15 e Rregullave të Kuvendit Kombëtare
parasheh që: “Në seancën e parë, pas zgjedhjes së një Kryetari dhe
Zëvendëskryetari të Kuvendit, Dhoma duhet, në përputhje me seksionin 86 (1) dhe
(2), të lexuar me Shtojcën 3 të Kushtetutës, të zgjedh një nga anëtarët e saj si
President të Republikës.”; (vii) Neni 86 i Kushtetutës parasheh që: “(1) Në seancën
e parë të zgjedhjes së tij, dhe sa herë që është e nevojshme për të plotësuar një vend
vakant, Kuvendi Kombëtar duhet të zgjedhë një grua ose një burrë nga anëtarët e
saj që të jetë President; [...] (3) Zgjedhja për të plotësuar një vend vakant në zyrën
e Presidentit duhet të mbahet [...] jo më shumë se 30 ditë pasi të jetë krijuar vendi
i lirë.” Prandaj, bazuar në më sipër, nuk duket se ka ndonjë ligj që pengon zgjedhjen
e anëtarëve të rinj të ekzekutivit nga brenda Kuvendit Kombëtar, i cili nuk do të
shpërndahet si rezultat i largimit nga detyra e Kabinetit, ose Presidentit dhe
Kabinetit. Sidoqoftë, interpretuar me qëllim, supozohet se të njëjtit persona thjesht
nuk mund të rizgjidhen nga radhët e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Për më tepër,
kjo alternative do të dëmtonte parimin e ligjshmërisë, i cili është një komponent i
sundimit të ligjit në Afrikën e Jugut. Ligjshmëria kërkon që personat që e ushtrojnë
pushtetin publik, përveç të tjerash, ta bëjnë këtë në mënyrë racionale, domethënë,
në atë mënyrë që demonstron një lidhje racionale midis qëllimit për të cilin iu dha
pushteti dhe provave përpara se personi (at) që e ushtron pushtetin dhe ndjek një
proces racional; (viii) nuk ekziston asnjë detyrim për shpërndarjen e Kuvendit,
megjithatë, siç u theksua më lart, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit kërkohet, në
kuptim të nenit 50 (2) të Kushtetutës, të shpërndajë Kuvendin Kombëtare nëse ka
një vend të lirë në zyrën e Presidentit dhe Kuvendi Kombëtar nuk arrin të zgjedh
76
një President të ri brenda 30 ditëve nga momenti i postit të lirë; dhe (ix) Në Afrikën
e Jugut ende nuk ka pasur një mocion të suksesshëm të mosbesimit. Prandaj,
jurisprudenca e Afrikës së Jugut nuk është angazhuar drejtpërdrejt në pyetjet e
shtruara. Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut ka adresuar çështjet e
përafërta që janë ngritur në lidhje me zbatimin e nenit 102 (2) të Kushtetutës. Së
pari, në rastin Mazibuko, parashtruesi bëri njoftimin për një mocion mosbesimi të
Presidenti. Për shkak të mungesës së konsensusit midis komiteteve të brendshme
të Kuvendit Kombëtar, mocioni nuk u nxor para Kuvendit. Parashtruesja ishte e
pasuksesshme në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Lartë për një urdhër që
urdhëronte Kryetarin e Kuvendit të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të paraqitur
mocionin e mosbesimit. Parashtruesja e çoi aktgjykimin e Gjykatës së Lartë me
ankesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila konsideroi se neni 102 (2) i Kushtetutës i jep
një anëtari të Kuvendit të drejtën të njoftojë dhe të ketë një mocion mosbesimi ndaj
Presidentit të paraqitur dhe votuar në Kuvend brenda një kohe të arsyeshme.
Gjykata konsideroi që qëllimi kryesor i një mocioni të mosbesimit është të sigurojë
që Presidenti dhe ekzekutivi kombëtar të jenë të përgjegjshëm para Kuvendit, i cili
përbëhet nga përfaqësues të zgjedhur në mënyrë demokratike të popullit. Në masën
që Rregullat e Kuvendit Kombëtar nuk i japin të drejtë deputetëve për të pasur një
mocion mosbesimi të formuluar, diskutuar dhe votuar në Kuvend brenda një kohe
të arsyeshme, Gjykata konstatoi se ato nuk ishin në pajtueshmëri me nenin 102 (2)
të Kushtetutës dhe ishin të pavlefshme. Së dyti, çështja ligjore e ngritur në Lëvizjen
Demokratike të Bashkuar ishte nëse Kushtetuta kërkon, lejon apo ndalon votimin
me vota të fshehta në mocione të mosbesimit në Presidentin. Gjykata Kushtetuese
vlerësoi se një mocion i mosbesimit i shërben, në thelb, qëllimit të përmirësimit të
efektivitetit të mekanizmave të rregullt të përgjegjësisë dhe ruajtjes së interesave
më të mirë të popullit të Afrikës së Jugut. Ajo gjithashtu vlerësoi se Kryetari i
Kuvendit ka kompetencën të përshkruajë që një mocion mosbesimi ndaj Presidentit
të kryhet me votim të fshehtë nën rrethana të përshtatshme. Vendimi për të
përcaktuar procedurën e votimit në zhvillimin e një mocioni të mosbesimit, për sa
i përket kompetencave të tij kushtetuese sipas nenit 57 të Kushtetutës, u vlerësua
se mbetej tek Kuvendi Kombëtar. Përfundimisht, përgjigja e Afrikës së Jugut pohon
se në masën që termi “Qeveri” interpretohet ngushtë, për t'iu referuar kabinetit
dhe/ose presidentit, atëherë pozicioni paraqitet të jetë se një Kabineti i ri, ose një
Presidenti dhe Kabineti i ri (siç mund të jetë rasti), duhet të emërohet pas një
mocioni të suksesshëm të mosbesimit. Siç u shpjegua më lart, nëse shumica e
anëtarëve të Kuvendit Kombëtar e kalojnë një mocion mosbesimi në kabinet,
atëherë Presidenti kërkohet të emërojë një Kabinet të ri. Nëse ajo shumicë kalon një
mocion mosbesimi ndaj Presidentit, atëherë Presidenti, kabineti i tij ose i saj dhe të
gjithë zëvendësministrat kërkohet që të japin dorëheqjen. Nuk ka kërkesë që
Kuvendi të shpërndahet në cilëndo ngjarje - përveç një situate në të cilën Presidenti
ka dhënë dorëheqjen në bazë të një mocioni të suksesshëm të mosbesimit dhe një
President i ri nuk emërohet brenda tridhjetë (30) ditëve. Jashtë këtij eventualiteti,
nuk ka asnjë detyrim ligjor për shpërndarjen e Kuvendit pas një mocioni të
mosbesimit.
304. Përgjigja e Moldavisë specifikon që: (i) është e mundur të formohet një Qeveri e re
brenda legjislaturës së njëjtë, pas një mocioni të mosbesimit. Sipas nenit 103
77
paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Moldavisë, në rastet kur Parlamenti ka
kaluar një votë mosbesimi në Qeverinë aktuale, apo Kryeministri është larguar nga
detyra, ose siç parashikohet nga paragrafi (1) më lart [Qeveria ushtron mandatin e
saj deri në datën e kur zgjedhja e Kuvendit të ri bëhet valide], Qeveria do të ushtroj
vetëm administrimin e punëve publike deri në betimin e Qeverisë së re. Për më
tepër, neni 85 paragrafi 1 parasheh kompetencën e Presidentit për shpërndarjen e
Kuvendit në rast të pamundësisë për të formuar Qeverinë për një periudhë tre (3)
mujore; (ii) neni 85 i Kushtetutës së Republikës së Moldavisë, i cili parasheh
shpërndarjen e Parlamentit, parasheh si më poshtë: (1) Në rast të pamundësisë për
të formuar Qeverinë ose në rast të bllokimit të procedurës së miratimit të ligjeve
për një periudhë prej tre muajsh, Presidenti i Republikës, pas konsultimeve me
fraksionet parlamentare, mund të shpërndajë Kuvendin; (2) Kuvendi mund të
shpërndahet, nëse nuk ka pranuar votën e besimit për krijimin e Qeverisë së re
brenda dyzet e pesë (45) ditëve nga kërkesa e parë dhe vetëm pas refuzimit të së
paku të dy kërkesave të emërimit; (3) Kuvendi mund të shpërndahet vetëm një herë
gjatë një viti; dhe (4) Kuvendi nuk mund të shpërndahet brenda gjashtë (6) muajve
të fundit të mandatit të Presidentit të Republikës, as gjatë një gjendjeje të
jashtëzakonshme, Qeverie ushtarake ose gjendjeje lufte.
305. Gjykata Kushtetuese e Moldavisë ka interpretuar nëse paragrafi i parë dhe i dytë i
këtij neni themelojnë një fuqi diskrecionale ose një obligim të detyrueshëm në
Aktgjykimin e saj nr. 30 të datës 1 tetor 2013 për interpretimin e nenit 85 paragrafi
1 dhe paragrafi 2 të Kushtetutës gjetjet përkatëse nga Aktgjykimi i para cekur i
Gjykatës Kushtetuese përfshijnë konstatimin se neni 85, në tërësi ka statusin e një
mekanizmi balancues, një mekanizëm që zbatohet për të shmangur ose kapërcyer
një krizë institucionale ose një konflikt midis legjislaturës dhe ekzekutivit; se
kompetenca diskrecionale e Presidentit për shpërndarjen ose jo të Kuvendit në rast
të votimit të mosbesimit për të formuar Qeverinë ndodh pas skadimit të dyzet e
pesë (45) ditëve nga kërkesa e parë dhe refuzimi i të paktën dy kërkesave të
emërimit deri në skadimin e afatit prej 3 muajsh; nëse Kuvendi nuk ka arritur të
emërojë Qeverinë brenda tre (3) muajve, Presidenti është i detyruar të shpërndajë
Kuvendin, kësisoj që kompetenca e tij diskrecionale për shpërndarjen e Kuvendit
bëhet një detyrim i imponuar nga vullneti i ligjvënësit. Gjithashtu, nga rrjedha e
bashkëpunimit dhe kontrollit të ndërsjellë midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv,
detyra e Kreut të Shtetit është që të pajtohet për të kapërcyer krizën politike dhe
konfliktin midis pushteteve, dhe jo për të mbajtur situatën e krizës për një periudhë
të papërcaktuar, fakt që nuk korrespondon me interesat e përgjithshme të
qytetarëve, mbajtësve të sovranitetit kombëtar; dhe pavarësisht nga rrethanat që
çuan në mungesën e votimit të besimit, dështimi për të formuar Qeverinë e re
brenda tre (3) muajsh do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shpërbërjen e
Kuvendit. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese gjeti se Presidenti i Republikës së
Moldavisë është i detyruar të shpërndajë Parlamentin pas tre (3) muajsh, nëse ai
nuk arrinte ta formojë Qeverinë, gjithëpërfshirëse dhe nëse vota e besimit për të
formuar një Qeveri nuk pranohej.
78
306. Në fund, përgjigja nga Brazili specifikon që sistemi presidencial i Brazilit nuk
parashikon mocione të mosbesimit dhe as shpërndarje të Parlamentit, siç
përcaktohet me Kushtetutën e shpallur në vitin 1988.
(iii) Dokumentet Përgatitore të Hartimit të Kushtetutës
307. Siç është reflektuar në procedurën para Gjykatës, Gjykata ka pranuar dokumentet
përgatitore të hartimit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Këto dokumente,
në të cilat Gjykata ka qasje për herë të parë, janë analizuar vetëm me synimin e
përcaktimit të qëllimit të hartuesve të Kushtetutës përkitazi me Shpërndarjen e
Kuvendit, Zgjedhjen e Qeverisë, dhe Mocionin e Mosbesimit/Votëbesimit, të
reflektuara në Kushtetutë si nenet 82, 95 dhe 100, të cilat reflektojnë esencën e
rastit në shqyrtim para Gjykatës. Të njëjtat nuk janë përcaktuese për vendimin e
Gjykatës.
308. Gjykata gjithashtu vë theks në faktin që këtë dokumentacion e ka pranuar nga
Arkiva Shtetërore e Republikës së Kosovës si kopje të certifikuar të
dokumentacionit origjinal që gjendet në Arkivin e Kosovës, pas propozimit të bërë
nga Avokati i Popullit dhe pas kërkesës që Gjykata ia ka drejtuar Kuvendit. Bazuar
në këtë dokumentacion, dhe posaçërisht në të gjitha draftet përgatitore të
Kushtetutës që janë pjesë e këtij materiali, Gjykata, në vijim, do të pasqyroj
evoluimin e neneve të lartcekura, përgjatë hartimit të Kushtetutës, duke filluar me
nenin 82, 95 dhe 100, respektivisht. Gjykata gjithashtu vë theks në faktin që gjuha
e përdorur përgjatë përgatitjes së drafteve të Kushtetutës nuk reflekton gjithherë
terminologji të harmonizuar edhe përmban edhe gabime eventuale teknike. Gjykata
do ta paraqes këtë gjuhë saktësisht, ashtu siç është e reflektuar në këto drafte
përgatitore.
Lidhur me nenin për Shpërndarjen e Kuvendit
309. Drafti më i hershëm i Kushtetutës që është pjesë e këtij dokumentacioni është ai i
21 majit 2007. Në këtë fazë të hartimit, përpos numrave të neneve, draftet e
Kushtetutës nuk përmbajnë tituj të neneve dhe as numërim të paragrafëve përkatës.
Shpërndarja e Kuvendit, në nenin 80 të këtij drafti, kishte pesë paragrafë, të cilët
përcaktonin se Kuvendi shpërndahet në rastet në vijim: (i) kur në afat prej 60 ditësh
nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti, nuk mund formohet Qeveria; (ii)
kur për shpërndarje votojnë 2/3 e deputetëve; (iii) kur në afat prej 60 ditësh nga
dita e fillimit të procedurës, nuk zgjidhet Kryetari i Kosovës; (iv) me vendim të
Presidentit pas konsultimeve me grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend;
dhe (v) shpërndarja e Parlamentit bëhet me dekret të Presidentit.
310. Një dokument, i titulluar “Pyetësor për Çështjet Kushtetuese: Pika për Udhëzime
Politike”, i datës 1 qershor 2007, i cili bazuar në procesverbalet që janë pjesë
përbërëse e dokumenteve përgatitore, rezulton të jetë përgatitur nga Komisioni
Kushtetues për Grupin Politik dhe Strategjik dhe Ekipin e Unitetit, përfshinë, për
aq sa është relevante për rrethanat e rastit edhe pyetjet në vijim: (i) në pyetjen 11,
përkatësisht “Kush duhet të jetë në gjendje të shpërbëjë Kuvendin dhe të thërret
79
zgjedhje të hershme”, kishte listuar alternativat vijuese: a) vet-shpërbërje me 2/3 të
votave; b) Kryetari i Kosovës; c) me propozim të Qeverisë; d) cila do nga këto më
sipër; dhe e) asnjë mundësi për shpërbërjen e Kuvendit; dhe (ii) në pyetjen 26,
përkatësisht “Dorëheqja – nëse Kryeministri jep dorëheqje a do të bie e tërë
qeveria?”. Në një dokument të njëjtë, të titulluar “Pyetësor për Çështjet
Kushtetuese” por tri javë më të vjetër, përkatësisht të datës 20 qershor 2007, përtej
dy pyetjeve të lartcekura, figuron edhe pyetja 30, përkatësisht “A duhet të vazhdojë
sistemi aktual i mocionit për votim të mosbesimit (vota pozitive e mosbesimit)”.
Të njëjtat pyetje janë reflektuar edhe në një tjetër “Pyetësor për Çështjet
Kushtetuese” të pa datuar.
311. Drafti i radhës i përfshirë në dokumentet përgatitore, është i datës 16 tetor 2007, i
titulluar “Drafti Final i Grupit Punes (GR-III) “Institucionet e Kosovës”. Neni 80,
përkatësisht, Shpërndarja e Kuvendit, reflekton përmbajtjen e njëjtë, me
përjashtim të: (i) kombinimit të pikës ii me pikën v, siç është sqaruar më lart; dhe
(ii) pikës iv, me saktësisht, fjalisë “me vendim të Presidentit pas konsultimit me
grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend”, e cila, për dallim nga drafti
paraprak, nuk reflektohet në këtë draft.
312. Drafti i radhës i përfshirë në dokumentet përgatitore, është i datës 21 nëntor 2007.
Neni 80 lidhur me Shpërndarjen e Kuvendit, tashmë i titulluar, ka katër pika te një
paragrafi i vetëm, të shënuara si a), b), c) dhe d). Për dallim prej draftit pararendës,
pika d) e tij, përmban “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti pas votimit
të sukseshëm të mosbesimit për Qeverinë”. Pikat a), b) dhe c) mbeten të njëjta, me
pikat (i), (ii), dhe (iii) të draftit pararendës.
313. Drafti i radhës i përfshirë në dokumentet përgatitore, është i datës 14 dhjetor 2007.
Neni 80, përkitazi me Shpërndarjen e Kuvendit, nuk reflekton ndryshime, por në
draft reflektohen një numër komentesh për konsiderim.
314. Drafti i radhës i përfshirë në dokumentet përgatitore, është i datës 22 dhjetor 2007.
Neni 80, përkitazi me Shpërndarjen e Kuvendit, ka katër pika në të njëjtin paragraf,
përfshirë shpërndarjen e Kuvendit, “kur Kuvendi voton për mosbesimin ndaj
Qeverisë”, në pikën e tij të fundit. Dokumenti reflekton komente, përfshirë një
koment i cili rekomandon që kjo pikë të fshihet, dhe të shtohet një paragraf i ri
përkitazi me këtë pikë.
315. Drafti i radhës i përfshirë në dokumentet përgatitore, është i datës 2 shkurt 2008.
Neni 82, përkitazi me Shpërndarjen e Kuvendit, tashmë është i ndarë në dy
paragrafë. Paragrafi i parë është strukturuar në tre nën-paragrafë, ku parashihen
tri rrethana në të cilat shpërndahet Kuvendi: (1) kur brenda afatit prej gjashtëdhjetë
(60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës,
nuk mund të formohet Qeveria; (2) kur për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të
tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të
Republikës së Kosovës; (3) kur brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita
e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së
80
Kosovës. Ndërsa, paragrafi dy i të njëjtin nen, ka vetëm një pikë dhe përcakton që
“Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit
të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.
316. Në vijim, në dokumentet përgatitore përfshihet edhe një draft, i pa datuar, që
titullohet “Komentet e Publikut në Draftin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës”,
dhe i cili bazuar në procesverbalet e Komisionit Kushtetutes të përfshira në
dokumentet përgatitore, rezulton të jetë draft i Kushtetutës i fundit të muajit shkurt
të vitit 2008. Ky dokument nuk reflekton të ketë pasur komente përkitazi me nenin
82 lidhur me Shpërndarjen e Kuvendit.
317. Drafti i radhës dhe i fundit i përfshirë në dokumentet përgatitore, është i datës 13
mars 2008. Neni 82, përkitazi me Shpërndarjen e Kuvendit, reflekton përmbajtën
e tanishme të nenit 82 të Kushtetutës.
Lidhur me Zgjedhjen e Qeverisë
318. Drafti i Kushtetutës i 21 majit 2007, në nenin 104 përcakton mënyrën e zgjedhjes
së Qeverisë. Siç është sqaruar më lart, në këtë fazë të hartimit, përpos numrave të
neneve, draft Kushtetuta nuk përmban tituj të neneve dhe as numërim të
paragrafëve përkatës. Ky nen saktëson si në vijim: (i) pas zgjedhjeve ose kur
Kryeministri jep dorëheqjen apo për arsye tjera, posti i tij mbetet i lirë, Kryetari i
Kosovës, pas konsultimeve me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, i
propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër; (ii) Kryeministri, jo më vonë se 15
ditë pas emërimit paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe
kërkon votimin e Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës; (iii) Qeveria apo anëtari i saj
konsiderohen të zgjedhur kur marrin shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit
të Kosovës; (iv) Kur përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave
të nevojshme, Kryetari i Kosovës, në afatin prej 10 ditësh emëron kandidatin tjetër,
sipas procedurës së njëjtë. Kur edhe herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë
Kryetari i Kosovës shpall zgjedhjet e parakohshme të cilat duhet të mbahen jo më
vonë se 45 ditë nga e shpalljes së tyre; dhe (v) detyrën e Qeverisë e ushtron Qeveria
ekzistuese deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
319. Drafti i radhës, përkatësisht ai i datës 16 tetor 2007, në nenin 104, përkitazi me
Zgjedhjen e Qeverisë, reflekton ndryshimet si në vijim: pika e parë lartcekur është
riformuluar si në vijim: (i) Presidenti i Kosovës, pas zgjedhjeve dhe konsultimeve
me partitë politike ose koalicionin që e ka shumicën e nevojshme në Kuvend për të
formuar Qeverinë, i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër; shtohet pika
dy si në vijim (ii) Me rënien e Kryeministrit bie Qeveria; shtohet pika e ri-formuluar
nga drafti paraprak (iii) Kur Kryeministri jep dorëheqjen apo për arsye tjera, posti
i tij mbetet i lirë, Presidenti i Kosovës mandaton kandidatin e ri; pika (ii) e lartcekur
shndërrohet në pikën e radhës dhe përmban si në vijim (iv) Kryeministri jo më vonë
se 15 ditë pas emërimit paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe
kërkon votën e Kuvendit; pika (iii) e lartcekur e draftit pararendës, shndërrohet në
pikën e radhës dhe përmban si në vijim (v) Qeveria konsiderohet e zgjedhur kur
merr shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës; pika (iv) e lartcekur
81
e draftit pararendës shndërrohet në pikën e radhës me përmbajtjen si në vijim (vi)
Kur përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme,
Kryetari i Kosovës, në afatin prej 10 ditësh emëron kandidatin tjetër, sipas
procedurës së njëjte. Kur edhe herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Kryetari
i Kosovës shpall zgjedhjet e parakohshme të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40
ditë nga e shpalljes së tyre; ndërsa pika e fundit, mbetet e njëjtë, (vii) detyrën e saj,
Qeveria ekzistuese e ushtron deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
320. Drafti i radhës, përkatësisht ai i 21 nëntorit 2007, lidhur me Zgjedhjen e Qeverisë,
tashmë të listuar si neni 96 dhe i titulluar, përmban shtatë paragrafë. Të njëjtit
përmbajnë saktësisht si një vijim: 1) Presidenti i Kosovës, pas zgjedhjeve dhe
konsultimeve me partitë politike ose koalicionin që e ka shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë, i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër;
2) Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit paraqet përbërjen
e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon votën e Kuvendit; 3) Qeveria
konsiderohet e zgjedhur kur merr shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të
Kosovës; 4) Kur përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të
nevojshme, Presidenti i Kosovës, në afatin prej 10 ditësh emëron kandidatin tjetër,
sipas procedurës së njëjte. Kur edhe herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë
Presidenti i Kosovës shpall zgjedhjet e parakohshme të cilat duhet të mbahen jo më
vonë se 40 ditë nga e shpalljes së tyre; 5) Kur Kryeministri jep dorëheqjen apo për
arsye tjera posti i tij mbetet i lirë, Presidenti i Kosovës, mandaton kandidatin e ri;
6) Detyrën e saj Qeveria ekzistuese e ushtron deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; dhe
7) Me rënien e Kryeministrit bie Qeveria.
321. Drafti i radhës përkatësisht ai i 14 dhjetorit 2007, neni 96, përkitazi me Zgjedhjen
e Qeverisë, nuk reflekton ndryshime, por në draft reflektohen një numër komentesh
për konsiderim.
322. Drafti i radhës, përkatësisht ai i 22 dhjetorit 2007, në nenin 93 të tij përkitazi me
Zgjedhjen e Qeverisë, reflekton ndryshime. Tashmë reflekton pesë paragrafët si në
vijim: 1) Pas zgjedhjeve, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar
shumicën në Kuvend, Presidenti i Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për
Kryeministër, për të formuar Qeverinë; 2) Kandidati për Kryeministër, jo më vonë
se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe
kërkon miratimin nga ana e Kuvendit; 3) Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse
merr shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës; 4) Nëse përbërja e
propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i
Kosovës, në afatin prej 10 ditësh emëron kandidatin tjetër, sipas së njëjtës
procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës
i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes
së tyre; 5) Kur Kryeministri jep dorëheqjen apo, për arsye të tjera, posti i tij/saj
mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me
partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton
kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
82
323. Drafti i radhës, përkatësisht ai i 2 shkurtit 2008, në nenin 95 të tij përkitazi me
Zgjedhjen e Qeverisë, reflekton nenin aktual 95 të Kushtetutës, me tri përjashtime
(i) në paragrafin e parë të tij, për dallim prej draftit paraprak i referohet “partisë”
në njëjës; (ii) në paragrafin e tretë kërkon votën e “të gjithë deputetëve” për dallim
prej drafti pararendës në të cilin i referohet “votave të deputetëve” për miratimin e
Qeverisë; dhe (iii) nuk përmban paragrafin e gjashtë të nenit aktual të Kushtetutës,
respektivisht “Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit.
Teksti i betimit rregullohet me ligj”.
324. Drafti i titulluar “Komentet e Publikut në Draftin e Kushtetutës të Republikës së
Kosovës”, nuk reflekton të ketë pasur komente me ndikim në përmbajtën
përfundimtare të nenit 95.
325. Drafti i radhës dhe i fundit i përfshirë në dokumentet përgatitore, përkatësisht ai i
13 marsit 2008, në nenin 95 përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë, reflekton
përmbajtjen e nenit 95 të Kushtetutës, me përjashtim të paragrafit të gjashtë lidhur
me betimin e anëtarëve të Qeverisë.
Lidhur me Mocionin e Votëbesimit
326. Drafti i Kushtetutës i 21 majit 2007, në nenin 105 përcakton Mocionin e
Votëbesimit. Siç është sqaruar më lart, në këtë fazë të hartimit, përpos numrave të
neneve, draft Kushtetuta nuk përmban tituj të neneve dhe as numërim të
paragrafëve përkatës. Ky nen saktëson si në vijim: (i) me propozimin e një të tretës
(1/3) të deputetëve të Kuvendit mund të ngritet mocioni i mosbesimit të
Kryeministrit apo ndonjërit nga anëtarët e Qeverisë; (ii) Votëbesimin e Qeverisë
mund ta kërkojë edhe Kryeministri; (iii) Mocioni i mosbesimit nuk votohet para tri
ditëve nga dita e dorëzimit të tij. Mocioni i shtruar i votëbesimit vihet në rend dite
në Kuvend brenda pesë ditëve nga dita e parashtrimit të tij në Kuvend; (iv) Mocioni
i mosbesimit konsiderohet i pranuar nëse për atë kanë votuar më shumë se gjysma
e deputetëve të Kuvendit të Kosovës; (v) Kur mocioni i mosbesimit refuzohet nga
shumica e deputetëve, parashtruesit e mocionit mund të parashtrojnë prapë
mocion të mosbesimit, pas afatit prej tre muajve; (vi) Kur mocioni i mosbesimit
është votuar për Kryeministrin e Qeverisë apo Qeverinë në tërësi, Qeveria
konsiderohet në dorëheqje dhe Kryetari i Kosovës emëron mandatarin e ri në afat
prej 10 ditësh; (vii) kur mocioni i mosbesimit ka të bëj me një anëtarë të Qeverisë,
Kryeministri bën zëvendësimin e tij në afat prej 15 ditësh; dhe (viii) pas dorëheqjes
së Kryeministrit konsiderohet se i ka pushuar mandati Qeverisë.
327. Drafti i radhës, përkatësisht ai i datës 16 tetor 2007, në nenin 105 të tij përkitazi me
Mocionin e Votëbesimit, reflekton ndryshimet si në vijim: pikat (i) dhe (ii) mbesin
të njëjta; pika e radhës ndryshohet si në vijim (iii) mocioni i votëbesimit vihet në
rend dite në Kuvend brenda pesë ditëve nga dita e parashtrimit; pikat (iv) dhe (v)
mbeten esencialisht të njëjta; pika e radhës ndryshohet si në vijim (vi) Kur mocioni
i mosbesimit është votuar për Kryeministrin apo Qeverinë në tërësi, Qeveria
konsiderohet në dorëheqje; pika (vii) mbetet e njëjte; ndërsa (viii) e lartcekur e
draftit pararendës nuk është e përfshirë në këtë draft, e cila saktësisht lexon si në
83
vijim “pas dorëheqjes së Kryeministrit konsiderohet se i ka pushuar mandati
Qeverisë”.
328. Drafti i radhës, përkatësisht ai i 21 nëntorit 2007, lidhur me Mocionin e
Votëbesimit, tashmë të listuar si neni 97 dhe i titulluar, përmban gjashtë paragrafë.
Të njëjtit përmbajnë saktësisht si një vijim: 1) Me propozimin e një të tretës (1/3) të
deputetëve të Kuvendit mund të ngritet mocioni i mosbesimit ndaj Kryeministrit
apo ndonjërit nga anëtarët e Qeverisë; 2) Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë
edhe Kryeministri; 3) Mocioni i votëbesimit vihet në rend dite në Kuvend brenda
pesë ditëve nga dita e parashtrimit; 4) Konsiderohet se është votuar mocioni i
mosbesimit nëse për të kanë votuar më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit
të Kosovës; 5) Kur mocioni i mosbesimit nuk e fiton shumicën e nevojshme të
votave të deputetëve, parashtruesit e mocionit mund të parashtrojnë prapë mocion
të mosbesimit, vetëm pas afatit prej tre muajve; 6) Kur mocioni i mosbesimit është
votuar për Kryeministrin apo Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në
dorëheqje.
329. Drafti i radhës përkatësisht ai i 14 dhjetorit 2007, në nenin 97 përkitazi me
Mocionin e Votëbesimit, nuk reflekton ndryshme, por në draft reflektohen një
numër komentesh për konsiderim.
330. Drafti i radhës, përkatësisht ai i 22 dhjetorit 2007, në neni 98 përkitazi me
Mocionin e Mosbesimit, mbetet esencialisht i njëjtë, por në draft reflektohen një
numër komentesh për konsiderim. Drafti i radhës, përkatësisht ai i 2 shkurtit 2008,
neni 100, përkitazi me Mocionin e Votëbesimit, nuk reflekton ndryshime
përmbajtësore.
331. Drafti i titulluar “Komentet e Publikut në Draftin e Kushtetutës të Republikës së
Kosovës”, i muajit shkurt 2008, reflekton të ketë pasur komente specifike, nga një
komentues i identifikuar si PAI, përkitazi me Mocionin e Votëbesimit, duke
rekomanduar, ndër tjerash, por specifikisht, që ky nen të ndryshohet për të
përfshirë “mocionin konstruktiv”, përkatësisht kushtëzimin e paraqitjes dhe
votimit të mocionit të mosbesimit me propozimin e kandidatit të ri për
Kryeministër.
332. Drafti i radhës dhe i fundit i përfshirë në dokumentet përgatitore, përkatësisht ai i
13 marsit 2008, në nenin 100 përkitazi me Mocionin e Votëbesimit, reflekton
përmbajtën e nenit 100 të Kushtetutës, me përjashtim të paragrafit të gjashtë të tij,
përkatësisht “Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria
konsiderohet në dorëheqje”, dhe i cili nuk është përfshirë në këtë draft dhe është
shtuar në draftin përfundimtarë të Kushtetutës.
III. Lidhur me nenin 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës
333. Gjykata rikujton se çështja kushtetuese përkitazi me nenin 82.2 të Kushtetutës ka
të bëjë me interpretimin përfundimtar kushtetues nëse Kushtetuta e detyron
84
Presidentin që ta shpërndajë Kuvendin pas një mocioni të suksesshëm të
mosbesimit ndaj Qeverisë apo vetëm ia mundëson shpërndarjen e Kuvendit.
334. Deputetët parashtrues pretendojnë se Presidenti është i detyruar të shpërndajë
Kuvendin sipas nenit 82.2 të Kushtetutës; ndërkaq, Presidenti si palë kundërshtare
pretendon se kjo normë nuk e detyron atë për të shpërndarë Kuvendin, por ia jep
mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit, varësisht nga vullneti i shumicës së partive
dhe koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend për formimin e një Qeverie të re.
335. Për qëllime të trajtimit të këtij pretendimi specifik, në vijim, dhe siç është sqaruar
më lart, Gjykata do të paraqesë: (1) Thelbin e pretendimeve të parashtruesve të
kërkesës dhe komentet mbështetëse të dorëzuara nga palët e interesuara (shih
paragrafët 62-92, 122-167 dhe 192-205 të këtij Aktgjykimi për një pasqyrim të
hollësishëm të këtyre pretendimeve dhe komenteve mbështetëse); (2) Thelbin e
argumenteve të palës kundërshtare dhe palëve të tjera të interesuara që kanë
mbështetur palën kundërshtare (shih paragrafët 93-121, 168-191 dhe 206-216 të
këtij Aktgjykimi për një pasqyrim të hollësishëm të kundërshtimeve dhe të
komenteve në favor të kundërshtimit të tillë); dhe (3) Përgjigjen e Gjykatës lidhur
me këtë pretendim specifik.
Thelbi i pretendimeve të parashtruesve të kërkesës
336. Parashtruesit e kërkesës, përkatësisht tridhjetë (30) deputetët parashtrues, në
thelb, pretendojnë se neni 82.2 i Kushtetutës e detyron Presidentin që të shpërndajë
Kuvendin pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Pretendimet
e parashtruesve për jokushtetutshmërinë e Dekretit të kontestuar të Presidentit
janë mbështetur nga Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit dhe Nënkryetarja e
Kuvendit – gjithnjë sipas arsyeve specifike të cekura nga secila palë e interesuar në
parashtresat e tyre të dorëzuara në Gjykatë dhe të pasqyruara në hollësi në
paragrafët 62-92, 122-167 dhe 191-205 të këtij Aktgjykimi.
337. Sipas parashtruesve të kërkesës: (i) Presidenti është dashur përmes Dekretit të
shpërndajë Kuvendin mbi bazën e nenit 82.2 të Kushtetutës; (ii) Kushtetuta, përveç
shpërndarjes së Kuvendit, nuk parasheh asnjë procedurë tjetër pas mocionit të
mosbesimit; (iii) neni 82.2 i Kushtetutës dërgon në rrugë njëdrejtimëshe dhe nuk
lejon zbatimin e nenit 95 të Kushtetutës për shkak të mungesës së dispozitës
kushtetuese që mund të cilësohet si urë lidhëse kushtetuese në mes të nenit 100 dhe
nenit 95 të Kushtetutës; (iv) praktika e dekreteve të nxjerra në vitet 2010 dhe 2017
vërtetojnë qartë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, rruga e vetme
kushtetuese e veprimit është shpërndarja e Kuvendit përmes nenit 82.2 të
Kushtetutës; (v) Kushtetuta ka përcaktuar qartë nenin 82.2 si portën e vetme
kushtetuese për të zhbllokuar institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës;
(vi) kalimi nga një mocion konstruktiv mosbesimi në llojin e mocionit destruktiv të
mosbesimit, është bërë në mënyrë që të kuptohet qartë se shkarkimi i Qeverisë ka
për pasojë shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja; (vii) praktika
tregon se pas çdo mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë dispozitat kushtetuese janë
jetësuar natyrshëm duke u përcjellë me shpërndarjen e Kuvendit nga Presidenti në
85
të njëjtën ditë; (viii) neni 100.6 i Kushtetutës është natyrshëm i lidhur me nenin
82.2 të Kushtetutës; (ix) neni 82.2 i Kushtetutës nuk përbën dispozitë kushtetuese
alternative (të mundësisë) për shpërndarjen e Kuvendit por përbën rrugën e vetme
të mundshme; dhe (x) folja modale “mund” e përdorur në nenin 82.2 të Kushtetutës
nuk përbën alternativë në zbatimin e saj, por ofron zgjidhjen e vetme (më adekuate)
të mundshme kushtetuese për të vënë në funksion vullnetin e popullit, përmes
zgjedhjeve parlamentare në zgjedhjen e përfaqësuesve të ri në institucionet
kushtetuese.
338. Sipas Kryeministrit: (i) Përmbajtja tekstuale e nenit 82.2 përbën normën e vetme
kushtetuese të aplikueshme për rastet pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të
Qeverisë; (ii) Kushtetutbërësi nuk ka lënë asnjë alternativë tjetër, përpos
shpërndarjen e Kuvendit nga Presidenti përmes nenit 82.2 të Kushtetutës; (ii) folja
“mund” [“may” në gjuhën angleze] e përdorur në nenin 82.2 të Kushtetutës ka
dispozitiv autorizues/lejues, pra është normë që i njeh Presidentit një kompetencë
dhe që në fakt e detyron Presidentin të shpërndajë Kuvendin; (iii) përdorimi i foljes
“mund” në nenin 82.2 të Kushtetutës nuk përcakton vetvetiu se norma ka karakter
alternativ, ngase që një normë të konsiderohet alternative ajo duhet të përmbajë në
formulimin e tekstit të saj të paktën një alternativë që mund të zgjidhet nga organi,
të cilit i është njohur diskrecioni në vlerësim dhe zgjedhje mes alternativave; (iv)
neni 82.2 i Kushtetutës vetëm parasheh se Presidenti autorizohet/fuqizohet të
shpërndajë Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, por nuk e lë në
diskrecion të tij ndonjë alternativë tjetër; dhe, (v) interpretimi i nenit 82.2 të
Kushtetutës duhet të bëhet duke iu referuar metodave të tjera të interpretimit
kushtetues, ashtu që kuptimi i vërtetë i normës të mund të nxjerrët nga burime
tjera, përpos formulimit gjuhësor.
339. Sipas Kryetares së Kuvendit janë tri arsye kryesore përse Dekreti i kontestuar i
Presidentit është kundërkushtetues, si në vijim: (i) Presidenti nuk ka respektuar
parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve; (ii) Presidenti, përmes Dekretit të tij
ka synuar të amandamentoj Kushtetutën e vendit, kompetencë e cila i takon
ekskluzivisht Kuvendit; dhe, (iii) Presidenti ka ngërthyer mbi vete kompetenca për
interpretimin e Kushtetutës e që sipas të drejtës pozitive i takon Gjykatës
Kushtetuese. Kryetarja e Kuvendit, në komentet e saj nuk ka paraqitur ndonjë
koment specifik lidhur me nenin 82.2 të Kushtetutës.
340. Sipas argumenteve të Nënkryetares së Kuvendit: (i) Dekreti i Presidentit është
nxjerrë në kundërshtim me nenin 82.2 të Kushtetutës ngase ai është dashur që të
dekretojë shpërndarjen e Kuvendit; (ii) pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë,
Kushtetuta autorizon Presidentin vetëm që në përputhje me rolin e tij kushtetues
të shpërndajë Kuvendin dhe të caktojë datën e zgjedhjeve; (iii) neni 82.2 i
Kushtetutës që parasheh shpërbërjen e Kuvendit ka ndërlidhje vetëm me nenin
100.6 të Kushtetutës që flet për mocionin e mosbesimit dhe me nenin 84.3 që flet
për kompetencën e Presidentit për shpallje të zgjedhjeve; (iv) nëse interpretimi i
Presidentit do të ishte i drejtë se nuk shpërndahet Kuvendi pas mocionit të
mosbesimit ndaj Qeverisë atëherë norma e nenit 82.2 është krejtësisht e
panevojshme dhe pa kurrfarë funksioni; (v) neni 82.2 i Kushtetutës ekziston për
86
faktin se nuk ekziston alternativë për të krijuar Qeveri të re pas votimit të
suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, andaj si rrugëdalje
kushtetuese është paraparë shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve; (vi)
është qartazi përcaktim i kushtetutbërësit, që përmes nenit 82.2 të mundësohet
qeverisje legjitime, duke synuar rikthimin e legjitimitetit për Kuvendin përmes
zgjedhjeve; (vii) dallimi në mes të Kushtetutës dhe Kornizës Kushtetuese qartazi
vërteton se kushtetutbërësi kapërcen nga modeli i mocionit konstruktiv; dhe, (viii)
veprimi i Presidentit në rrethanat e këtij rasti është në kundërshtim me praktikën e
deritanishme parlamentare në Republikën e Kosovës në rastet e ngjashme, në vitin
2010 dhe në vitin 2017, kur Qeveria e vendit është shkarkuar përmes një mocioni
të mosbesimit.
Thelbi i argumenteve të palës kundërshtare
341. Pala kundërshtare, respektivisht Presidenti, në thelb, pretendon se Kushtetuta nuk
e detyron Presidentin që të shpërndajë Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të
mosbesimit ndaj Qeverisë. Në mbështetje të kushtetutshmërisë së Dekretit të
kontestuar të Presidentit janë dorëzuar parashtresa nga Grupi Parlamentar i LDK-
së, deputetët e AKR-së të mbështetur nga deputetët e NISMA-s, dhe nga deputeti i
LDK-së, Arban Abrashi – për arsyet specifike të cekura nga secila palë e interesuar
në parashtresat e tyre të dorëzuara në Gjykatë dhe të pasqyruara në paragrafët 93-
121, 168-191 dhe 206-216 të këtij Aktgjykimi.
342. Sipas Presidentit: (i) neni 82 i Kushtetutës është i ndarë në dy paragrafë, ku
paragrafi i parë përcakton situatat kur Kuvendi shpërndahet detyrimisht, kurse
paragrafi tjetër situatën kur Kuvendi “mund” të shpërndahet; (ii) me nxjerrjen e
Dekretit, Presidenti ka pasur parasysh shmangien e zgjedhjeve dhe vullnetin e të
zgjedhurve të popullit; (iii) LVV ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit sipas nenit
82.2 të Kushtetutës, mirëpo Presidenti duke pasur parasysh kompetencat
kushtetuese, frymën e Kushtetutës dhe standardet e Aktgjykimit KO103/14, është
dashur të gjejë rrugë për formimin e Qeverisë, me qëllim që vullnetin e partive
politike ta materializojë përmes procedurave kushtetuese për formimin e Qeverisë,
sipas nenit 95 të Kushtetutës; (iv) në të tri rastet e legjislaturave të kaluara,
respektivisht atyre të: katërt (2014), pestë (2017) dhe gjashtë (2019), vullneti i
partive politike shprehimisht ka qenë shpërndarja e Kuvendit dhe Presidenti e ka
dekretuar këtë vullnet të tyre, ndërkaq që në rastin konkret, vullneti i dy të tretave
(2/3) të përfaqësuesve të popullit është që të formohet Qeveri e re dhe vendi të mos
shkojë në zgjedhje të parakohshme; (v) duke marrë për bazë vullnetin e partive
politike, respektivisht 2/3 e deputetëve për të mos e shpërndarë Kuvendin,
Presidenti ka përfaqësuar vullnetin e të zgjedhurve të popullit, të cilët e kanë
vlerësuar të nevojshme krijimin e një Qeverie të re; (vi) shkuarja në zgjedhje të reja,
përkundër vullnetit të të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend për të
mos shkuar në zgjedhje të parakohshme, (përveç LVV), do të përbënte shkelje
kushtetuese; (viii) qytetarët në një vend me demokraci parlamentare nuk e zgjedhin
Qeverinë, por e zgjedhin Kuvendin dhe qytetarët kur votojnë presin që Kuvendi të
ketë mandat katër (4) vjeçar; (ix) Presidenti me nxjerrjen e Dekretit të kontestuar
ka pasur parasysh rrethanat e reja kushtetuese, përkatësisht kalimin e mocionit të
87
mosbesimit me 2/3 e votave të deputetëve, vullnetin e shprehur të deputetëve për
Qeveri të re, dhe mandatin e Kuvendit deri në fund të vitit 2023; (x) nenet 100.6
dhe 82.2 të Kushtetutës duhet të lexohen në ndërlidhje me nenin 95.5 të
Kushtetutës për shkak të situatave të ndryshme që mund të krijohen, sikur në rastin
e situatës aktuale; (xi) për herë të parë në praktikën kushtetuese, shumica e partive
politike të përfaqësuara në Kuvend janë deklaruar dhe kanë kërkuar nga Presidenti
që të mos e shpërndajë Kuvendin, por të ndjek procedurat kushtetuese për krijimin
e një Qeverie të re; (xii) neni 82.2 i Kushtetutës zbatohet nga Presidenti nëse shihet
se nuk ka vullnet nga partitë e përfaqësuara në Kuvend që të formohet Qeveria;
(xiii) shprehja “mund” e përdorur në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës nuk
përbën një detyrim shprehimor për Presidentin, por e obligon Presidentin që të bëjë
një vlerësim të rrethanave nëse Kuvendi mund të shpërndahet apo jo, pas mocionit
të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë; dhe, (xiv) folja “mund” e përdorur në
paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës tregon se shpërndarja e Kuvendit është në
vullnetin e vlerësimit të Presidentit, pas konsultimit me partitë politike dhe
koalicionet e përfaqësuara në Kuvend.
343. Sipas Grupit Parlamentar të LDK-së: (i) Presidenti nuk ka të drejtë me automatizëm
të shpërndajë Kuvendin sipas nenit 82.2 të Kushtetutës pas një mocioni të
suksesshëm të mosbesimit, pa e pasur paraprakisht vullnetin e shumicës së
subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend; (ii) neni 82.2 nuk mund të përdoret
me automatizëm nga Presidenti jo vetëm për shkak të ndajfoljes “mund” por edhe
për faktin se hartuesit e Kushtetutës, momentin kur ka votim të suksesshëm të
mosbesimit ndaj Qeverisë nuk e kanë përcaktuar si moment kur vendi
automatikisht shkon në zgjedhje, por kanë lënë mundësi që të evitohen zgjedhjet,
të krijohet shumicë parlamentare, rrjedhimisht të themelohet një Qeveri e re; (iii)
pretendimi më kontradiktor i parashtruesve të kërkesës ka të bëjë pikërisht me
interpretimin e fjalës “mund” të përdorur në paragrafin 2 të nenit 82 meqë ata
theksojë se dispozita e tillë nuk ka karakter alternativ, por ka karakter të lejimit të
mundësisë së vetme sepse shprehja “lejimi i mundësisë së vetme” nënkupton
obligim (që më së miri do të ishte pasqyruar me fjalën “duhet” apo “obligohet” e jo
me fjalën “mund”); (iv) neni 82.1 qëllimshëm është anashkaluar nga parashtruesit
e kërkesës, ani pse ai paragraf në mënyrë taksative ka përcaktuar tri momente kur
vendi shkon automatikisht në zgjedhje, përkatësisht tri momente kur
domosdoshmërisht shpërndahet Kuvendi; dhe, (v) asnjë nga kushtet e parapara për
shpërndarje të domosdoshme të Kuvendit të parapara me nenin 82.1 të Kushtetutës
nuk janë plotësuar në rrethanat e rastit konkret.
344. Sipas deputetëve të AKR-së të mbështetur nga deputetët e NISMA-s: (i) Gjykata
duhet të marrë parasysh rrethanat e reja politike dhe kushtetuese dhe faktin se për
herë të parë në Kosovë kemi një situatë kur në fillim të mandatit të Kuvendit kemi
një ndryshim të shumicës parlamentare në disfavor të Qeverisë; (ii) interpretimi i
parashtruesve të kërkesës se neni 82.2 e detyron Presidentin që të shpërndajë
Kuvendin është krejtësisht gabim, ngase shpërndarja e Kuvendit do të ishte në
kundërshtim me praktikën parlamentare dhe në kundërshtim me nenin 95.5; (iii)
në vitin 2010 Kuvendi është shpërndarë nga Presidenti në rrethana krejtësisht tjera
dhe kjo shpërndarje ishte bërë në vitin e tretë të mandatit të Kuvendit; ndërkaq, në
88
vitin 2017, Kuvendi ishte shpërndarë pas një mocioni të mosbesimit, por
legjislatura në atë kohë vetëm ishte futur në vitin e katërt të mandatit dhe partitë
politike nuk kishin pasur vullnet të krijonin Qeveri të re; (iv) rrethanat e tanishme
janë krejtësisht tjera për shkakun se Kuvendi është në fillim të mandatit dhe të
gjitha partitë politike parlamentare, shumica absolute e tyre, janë deklaruar për
krijimin e një Qeverie të re; (v) Presidenti në rastin e veprimit për shpërndarjen e
Kuvendit apo për ndërmarrjen e hapave kushtetues për krijimin e një Qeverie të re,
ka pasur parasysh vullnetin e shumicës së kualifikuar parlamentare të cilët janë
deklaruar për një Qeveri të re dhe jo për shpërndarje të Kuvendit sipas nenit 82.2;
dhe, (vi) Presidenti në kuadër të funksionit të tij si përfaqësues i unitetit të popullit
duhet të marrë parasysh edhe vullnetin e partive politike parlamentare, sidomos
kur është fjala për shpërndarjen e Kuvendit në këtë rast.
345. Sipas deputetit Arban Abrashi nga LDK: (i) mandati i Kuvendit zgjatë katër (4) vite,
përveç kur ky organ, pas krijimit të rrethanave dhe plotësimit të kushteve
kushtetuese, shpërndahet para përfundimit të rregullt e të plotë të mandatit të tij;
(ii) Kuvendi shpërndahet detyrimisht dhe para përfundimit të mandatit të plotë
sipas situatave të parapara në paragrafin 1 të nenit 82, në rastet kur Kuvendi
shndërrohet në organ i cili nuk mund të përmbushë përgjegjësitë e veta kushtetuese
ligjore, siç janë zgjedhja e organeve të tjera të rëndësishme si për shembull mos
zgjedhja e Qeverisë apo e Presidentit; (iii) sipas paragrafit 2 të nenit 82 Kuvendi
mund të shpërndahet (opsionale) edhe pas votimit të suksesshëm të mocionit të
mosbesimit ndaj Qeverisë dhe këtu shpërndarja e Kuvendit lihet vetëm si mundësi
e Presidentit; (iv) sikur shpërndarja e Kuvendit pas mocionit të mosbesimit të ishte
e detyrueshme, atëherë hartuesit e Kushtetutës, do të vazhdonin me rregullimin e
kësaj situate në nenin 82, paragrafi 1, saktësisht duke vazhduar me nënparagrafin
4 të vetëm një paragrafi, dhe jo të kalohet në një paragraf të ri siç është rasti me
paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës; (v) në praktika tjera parlamentare mocioni
i mosbesimit shihet si rast për ndërrimin e Qeverisë dhe jo detyrimisht të shkohet
në zgjedhje të reja; (vi) në vitin 2019, legjislatura e Kuvendit ishte shpërndarë meqë
subjektet politike, të gjitha pa dallim, ishin deklaruar kundër formimit të Qeverisë
dhe për zgjedhje të reja; dhe, (vii) nga pretendimet e parashtruesve të kërkesës,
rrjedh që sikur përmes Dekretit të Presidentit të ishte propozuar një kandidat nga
LVV për Kryeministër, atëherë ky dekret nuk do të ishte në kundërshtim me nenin
82.2 të Kushtetutës.
PËRGJIGJA E GJYKATËS – përkitazi me nenin 82 të Kushtetutës
Parimet e përgjithshme lidhur me shpërndarjen e Kuvendit nga Presidenti
346. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përbëhet nga një tërësi unike e parimeve dhe
vlerave kushtetuese mbi bazën e të cilave është ndërtuar dhe duhet të funksionojë
shteti i Republikës së Kosovës. Këto parime dhe vlera mishërojnë dhe pasqyrojnë
frymën e Kushtetutës, e cila është e transpozuar në secilën normë të saj. Si e tillë,
Kushtetuta dhe secila normë e saj duhet të interpretohen në ndërvarësi me njëra
tjetrën dhe jo të izoluara nga njëra tjetra, dhe gjithnjë duke pasur parasysh parimet
dhe vlerat e saj. Asnjë normë e Kushtetutës nuk mund të interpretohet në mënyrë
89
të ndarë dhe të izoluar nga parimet dhe vlerat e proklamuara në Kushtetutë,
përfshirë Preambulën e saj. Asnjë normë kushtetuese nuk mund të nxirret jashtë
kontekstit dhe të interpretohet në mënyrë mekanike dhe të pavarur nga pjesa tjetër
e Kushtetutës. Kjo për faktin se Kushtetuta ka një kohezion të brendshëm sipas të
cilit gjithsecila pjesë ka një ndërlidhje me pjesët e tjera të saj. Kjo qasje
rekomandohet edhe nga Opinionet e Komisionit të Venecias e të cilat do të sqarohen
në vijim.
347. Për qëllime të interpretimit të paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës i cili parasheh
se “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas
votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”, është e nevojshme që fillimisht
të analizohen dy çështje themelore vijuese: (i) roli i Kuvendit në sistemin kushtetues
të Republikës së Kosovës; dhe, (ii) roli i Presidentit në sistemin kushtetues të
Republikës së Kosovës. Përkitazi me këtë analizë thelbësore, Gjykata do iu referohet
parimeve të përgjithshme të përcaktuara në Kushtetutë dhe të reflektuara në
praktikën e saj gjyqësore të deritanishme, duke marrë parasysh edhe rrethanat
relevante të rastit konkret. Më pas, në pjesën e “Përgjigjes së Gjykatës” do të
interpretohet neni 82 në tërësi, kurse paragrafi 2 i nenit 82 të Kushtetutës, në
veçanti.
Kuvendi në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës
348. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe
ushtrohet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, në pajtim me
Kushtetutën. Mënyrë tjetër e ushtrimit të sovranitetit nga populli janë
referendumet ose format e tjera të pajtueshme me Kushtetutën. (Shih, neni 2 i
Kushtetutës).
349. Në veçanti, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit janë deputetët e Kuvendit të
zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike. Ushtrimi i sovranitetit përmes të
zgjedhurve të popullit është modaliteti kryesor dhe më i përhapur për të shprehur
atë se çfarë “buron nga populli” dhe për ta reflektuar atë në veprime dhe vendime
konkrete përmes sistemit të demokracisë përfaqësuese.
350. Kuvendi si institucion ligjvënës zgjidhet me mandat katër (4) vjeçar. Pas
përfundimit të rregullt të mandatit të Kuvendit, vendi shkon automatikisht në
zgjedhje. Pra qëllimi i një legjislature bazuar në Kushtetutë, është përfundimi i
mandatit katër (4) vjeçar të saj. Në zgjedhje të reja, populli voton dhe zgjedh
legjislaturën e re, me bindjen që ajo legjislaturë do t’i përfaqësojë për katër (4) vitet
e tjera të radhës. Kjo paraqet ciklin e rregullt të zgjedhjes së përfaqësuesve të
popullit në Kuvend. Përkundër këtij cikli të rregullt të demokracisë përfaqësuese,
mandati i Kuvendit mund të mbarojë para përfundimit të mandatit të rregullt katër
(4) vjeçar, vetëm sipas rregullimit të përcaktuar përmes nenit 82 të Kushtetutës, ku
specifikisht përcaktohen tri (3) situata të shpërndarjes të detyrueshme të Kuvendit
dhe, një (1) situatë të mundshme të shpërndarjes së Kuvendit. Përjashtimisht,
mandati i Kuvendit mund të vazhdohet edhe përtej mandatit të rregullt kushtetues
90
katër (4) vjeçar, në rrethana të Gjendjes së Jashtëzakonshme. (Shih nenin 66 të
Kushtetutës).
351. Ndër vlerat themelore mbi të cilat bazohet rendi kushtetues i Republikës së
Kosovës të mishëruara në Kushtetutë, ndër të tjera, janë edhe “demokracia” dhe
“sundimi i ligjit” dhe “ndarja e pushteteve. (Shih, neni 7 i Kushtetutës). Demokracia
në Republikën e Kosovës bazohet në parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve
dhe kontrollit e balancit në mes tyre. (Shih, neni 4 i Kushtetutës). Për më tepër,
bazuar në nenin 4 të Kushtetutës përkitazi me formën e qeverisjes dhe ndarjen e
pushteteve: (i) Kuvendi ushtron pushtetin legjislativ; (ii) Qeveria është përgjegjëse
për zbatimin e ligjeve dhe politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit
parlamentar; dhe (iii) Gjyqësori është unik dhe i pavarur dhe ushtrohet nga
gjykatat. Vend të veçantë në ndarjen e pushteteve kanë edhe Gjykata Kushtetuese
dhe Presidenti. E para mbron kushtetutshmërinë në vend dhe bën interpretimin
përfundimtar të Kushtetutës; ndërkaq i dyti përfaqëson unitetin e popullit dhe është
garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës.
352. Përveç Kushtetutës dhe detyrimit për të ushtruar pushtetin legjislativ në pajtim me
Kushtetutën, Kuvendi nuk i nënshtrohet asnjë pushteti tjetër, ndërsa deputetët si
përfaqësues të popullit nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues. Si njëra nga
degët kryesore të pushtetit, Kuvendi ka obligim që të respektojë pavarësinë e
pushteteve të tjera po aq sa edhe degët e tjera kanë për obligim që të respektojnë
pavarësinë e Kuvendit. Ky ndërveprim paraqet thelbin e vlerës që ngërthen në
vetvete ndarja e pushteteve si parim themelor në një sistem demokratik. Respektimi
i kësaj vlere është parakusht për jetësimin e sundimit të ligjit në Republikën e
Kosovës.
353. Të gjitha pushtetet pa përjashtim, qofshin ato pjesë të trekëndëshit klasik të ndarjes
së pushteteve, qofshin ato pjesë tjetër e rëndësishme e strukturës së shtetit, kanë
detyrim kushtetues që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën në të mirën e
përgjithshme publike dhe në interesin më të mirë të të gjithë shtetasve të
Republikës së Kosovës. Të gjitha këto pushtete kanë për obligim që të kryejnë
detyrat e tyre publike me qëllim të jetësimit të vlerave dhe parimeve mbi të cilat
është ndërtuar të funksionojë Republika e Kosovës. Në këtë aspekt, bashkëpunimi
besnik në mes të institucioneve kushtetuese/publike paraqet detyrim kushtetues
dhe besnikëri ndaj betimit formal e publik me rastin e marrjes së përgjegjësive
kushtetuese nga secili bartës i funksionit përkatës publik.
354. Si institucion ligjvënës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, Kuvendi ka një mori të
kompetencave të cilat janë të përcaktuara specifikisht në Kushtetutë. Ndër
kompetencat kryesore të Kuvendit, në aspekt të rrethanave të rastit konkret, është
kompetenca për të “zgjedhur Qeverinë” dhe për të shprehur “mosbesimin” ndaj saj.
355. Në këtë aspekt, në praktikën gjyqësore të kësaj Gjykate është theksuar se:
“Demokracia, “vox populi” (zëri i popullit), kërkon zgjedhjen e atyre që do të
përfaqësojnë zërin e popullit në organin legjislativ të shtetit. Në një demokraci
91
parlamentare, ky [Kuvendi] është subjekti më i lartë drejtues i veshur me një
shumëllojshmëri të kompetencave, që në të njëjtën kohë i nënshtrohet parimit të
ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit ndërmjet tyre. Një nga
përgjegjësitë kryesore të parlamentit është që të vendosë duke votuar se kë të
fuqizojë me funksione ekzekutive. Qeveria rrjedh nga fuqia mbizotëruese politike
brenda parlamentit dhe i ka rrënjët ne forcën politike që fiton zgjedhjet. Kjo mund
të jetë një fitore absolute apo relative.” (Shih Aktgjykimi KO103/14, paragrafi 49).
356. Kushtetuta ka paraparë mënyra të ndryshme të dhënies së pëlqimit nga ana e
Kuvendit, për çështje të caktuara, varësisht nga lloji i veprimit ose vendimit që
kërkohet të (ndër)merret nga të zgjedhurit e popullit. Për vendime të rëndësisë së
lartë, siç është për shembull, shpërndarja e Kuvendit nga vet deputetët, është
paraparë votimi me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Për amendamentimin e Kushtetutës është paraparë votimi përmes dy të tretave
(2/3) të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat (2/3) e të
gjithë deputetëve që mbajnë vendet e garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve
që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës. Për disa veprime ose vendime të
tjera, mjafton shumica e thjeshtë e të gjithë deputetëve të Kuvendit, siç është për
shembull, vendimi për t’ia dhënë ose për t’ia marrë besimin një Qeverie.
357. Lidhur me deputetët dhe mandatin e tyre, Gjykata veçse ka theksuar se sipas nenit
74 të Kushtetutës, “deputetët janë të obliguar të ushtrojnë funksionin e tyre në
interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”. (Shih rastin KO98/11, parashtrues
Qeveria e Republikës së Kosovës, Aktgjykim i 20 shtatorit 2011, paragrafët 58 dhe
59). Se çka konsiderojnë deputetët se është në interesin më të mirë të Republikës
së Kosovës në aspekt politik dhe në aspekt të politikave publike, është tërësisht në
dorën e deputetëve të Kuvendit. Përderisa respektohet Kushtetuta, çdo zgjidhje e të
zgjedhurve dhe njëkohësisht përfaqësuesve të popullit, duhet respektuar. Deputetët
nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues. Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i
pavlefshëm vetëm në situatat e përcaktuara në nenin 70.3 të Kushtetutës. Ndër to,
si arsye për mbarimin e mandatit të deputetit parashihet edhe përfundimi i
mandatit të Kuvendit. Përfundimi i mandatit të deputetit për shkak të shpërndarjes
së Kuvendit, si mënyrë e përfundimit të mandatit të Kuvendit, mund të bëhet vetëm
në zbatim të drejtë të nenit 82 të Kushtetutës.
Presidenti në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës
358. Presidenti, si kreu i shtetit, inter alia, përfaqëson unitetin e popullit dhe është
garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës.
(Shih nenet 4 dhe 83 të Kushtetutës).
359. Presidenti ka një mori të kompetencave të cilat janë të përcaktuara specifikisht në
Kushtetutë. Gjykata veçse ka theksuar se, përveç kompetencave të Presidentit të
përcaktuara me nenin 84 të Kushtetutës, “ekziston edhe një numër i madh
referencash për Presidentin ne Kushtetutë” dhe se “pushteti, funksionet, detyrat
dhe kompetencat” e Presidentit janë të përcaktuara edhe në nene të tjera të
Kushtetutës, “4, 18, 60, 66, 69, 79, 80, 82, 93, 94, 95, 104, 109, 113, 114, 118, 126,
92
127, 129, 131, 136, 139, 144, 150 dhe 158.” (Shih, rastin KO47/10, parashtrues Naim
Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit, Aktgjykim i datës 28 shtator 2010,
paragrafi 52).
360. Ndër kompetencat kryesore të Presidentit, që ndërlidhen me rrethanat e rastit
konkret, është kompetenca për t’i propozuar Kuvendit kandidatin për Kryeministër
sipas procedurës së përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës dhe mundësia për të
shpërndarë Kuvendin në rast të një mocioni të mosbesimit ndaj një Qeverie sipas
nenit 82.2 të Kushtetutës (shih, nenet 82, 84, 95 të Kushtetutës). Në kuadër të
ndërveprimit të institucioneve kushtetuese për qëllim të zbatimit të përgjegjësive të
tyre, gjithnjë duhet pasur parasysh edhe parimin themelor të ushtrimit të ndërvarur
të kompetencave kushtetuese. Andaj, nga kjo pikënisje, jo të gjitha kompetencat e
Presidentit të përcaktuara me Kushtetutë janë kompetenca që ai mund t’i ushtrojë
si akter i vetëm vendimmarrës. Për ushtrimin e disa kompetencave ose
autorizimeve kushtetuese, Presidenti varet edhe nga institucionet e tjera
kushtetuese, në mënyrën e përcaktuar përmes Kushtetutës.
361. Për të tilla autorizime të ndërvarura kushtetuese, sikurse kompetenca e nenit 82.2
të Kushtetutës, nga Presidenti kërkohet që të veproj në bashkërendim me
Kuvendin. Kësisoj, Presidenti ushtron në praktikë detyrimin e tij kushtetues për të
përfaqësuar unitetin e popullit dhe për të ndihmuar në sigurimin e funksionimit
demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës.
362. Sipas praktikës gjyqësore të kësaj Gjykate: “disa nga kompetencat e Presidentit
prekin shumë qartë jetën politike të vendit.” (Shih Aktgjykimin e Gjykatës
KO103/14, paragrafi 62). Shembull konkret është paragrafi 2 i nenit 82 të
Kushtetutës. Kompetencën që Kushtetuta ia jep Presidentit me këtë dispozitë
specifike është kompetencë të cilën Presidenti nuk mund ta ushtrojë kundër
vullnetit të Kuvendit. Bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Presidentit dhe
Kuvendit për qëllime të përfundimit ose jo të mandatit të Kuvendit, Kushtetuta e ka
paraparë si mekanizëm zhbllokues në kompetencë të Presidentit.
363. Duke pasur parasysh nenin 83 të Kushtetutës, sipas të cilit, Presidenti është kreu i
shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit dhe kompetencat e konsiderueshme të
dhëna Presidentit të Republikës në bazë të Kushtetutës, Gjykata edhe më parë ka
theksuar se “është e arsyeshme që publiku të marrë me mend se Presidenti i tyre,
që “përfaqëson unitetin e popullit” dhe “jo interesat grupore ose interesat politike
partiake, do t’i përfaqësojë të gjithë.” (Shih paragrafët 63 dhe 94 të Aktgjykimi
KO103/14 dhe referencën e cituar aty). Respektimi i vullnetit të të zgjedhurve të
popullit, në rrethanat e një situate pas mocionit të mosbesimit, bëhet gjithashtu
duke vepruar sipas vullnetit të shprehur të të zgjedhurve të popullit lidhur me
përfundimin ose mospërfundimin e mandatit të Kuvendit.
364. Në këtë aspekt, Gjykata veçse e ka theksuar që çdo qytetar i Republikës “ka të drejtë
të sigurohet për paanshmërinë, për integritetin dhe për pavarësinë e Presidentit
të tyre.” Një gjë e tillë bëhet edhe më e rëndësishme në situatat kur “Presidenti i
93
Republikës ushtron kompetenca politike sikurse kur bën zgjedhjen ndërmjet
kandidatëve konkurrentë nga koalicione të mundshme për t’u bërë Kryeministër.”
Po aq e rëndësishme bëhet ushtrimi i kompetencës së Presidentit sipas së cilës ai
mund të shpërndajë Kuvendin, i cili përbëhet nga të zgjedhurit e popullit me
mandat kushtetues katër (4) vjeçar. Në lidhje me formimin Qeverisë , Gjykata po
ashtu ka theksuar se detyra e Presidentit për të përfaqësuar shtetin dhe unitetin e
popullit, nënkupton edhe “përgjegjësi e Presidentit të ruaj stabilitetin e vendit dhe
të gjejë kritere mbizotëruese për formimin e qeverisë së re, në mënyrë që të
shmangen zgjedhjet.” (Shih paragrafët 63 dhe 94 të KO103/14 dhe referencën e
cituar aty).
Parimet e përgjithshme sipas Komisionit të Venecias
365. Në vijim, Gjykata do të paraqesë përmbajtjen e gjashtë (6) Opinioneve të
Komisionit të Venecias në të cilat janë analizuar në mënyrë specifike çështje që
ndërlidhen me kompetencat e një Presidenti për të shpërndarë Kuvendin në një
sistem demokratik parlamentar, presidencial ose semi-presidencial. Opinionet e
tilla, Komisioni i Venecias i ka dhënë mbi bazën e kërkesave specifike të
Azerbajxhanit (1 opinion), Rumanisë (1 opinion), Moldavisë (3 opinione),
Gjeorgjisë (1 opinion) dhe Turqisë (1 opinion). Gjykata do të paraqesë në vijim pikat
kryesore të këtyre Opinioneve, duke u fokusuar po ashtu edhe në rekomandimet
përfundimtare të Komisionit të Venecias lidhur me çështjen në fjalë.
(a) Opinioni i Komisionit të Venecias nr. CDL-AD(2016)029
366. Në këtë Opinion, Komisioni i Venecias analizoi draft-amandamentet e Kushtetutës
së Azerbajxhanit. Në pjesën relevante ku diskutohej “Fuqia e Presidentit për të
shpërndarë Kuvendin”, Komisioni i Venecias, kishte konstatuar me sa vijon:
“59. Megjithatë, kjo fuqi [e Presidentit për të shpërndarë Kuvendin] duhet të
vlerësohet jo në abstrakt por në dritë të fuqive të tjera që Presidenti ka brenda një
sistemi. Nëse një President shumë i fortë, në një regjim super-presidencial, ka një
diskrecion të gjerë për të shpërnda Kuvendin, një gjë e tillë mund të prishë
balancën e pushteteve në mes të dy degëve. Për shembull, në periudhën kur
Republika e Koresë ishte nën regjimin autoritar, Presidenti kishte fuqinë që të
shpërndajë Kuvendin. Megjithatë, ajo fuqi e Presidentit ishte hequr pas
tranzicionit në demokraci. Në kontekst të Azerbajxhanit, fuqia e jashtëzakonshme
për shpërndarje të Kuvendit shton në kompetencat e tjera të grumbulluara në
dorën e Presidentit, i cili veçse është shumë i fortë. Kjo dobëson edhe më tutje
Kuvendin.” (Shih Opinioni CDL-AD(2016)029 e Komisionit të Venecias, të 18
tetorit 2016, për Azerbajxhanin lidhur me Draft-Amandamentimet e Kushtetutës të
vendosura në Referendum më 26 shtator 2016, të miratuar në Seancën Plenare të
14-15 tetorit 2016, Pjesa C. Fuqia e Presidentit për të shpërbë Kuvendin, paragrafët
56-69, veçanërisht paragrafi 59).
367. Si rrjedhojë, në konkluzat e këtij Opinioni, inter alia, Komisioni i Venecias kishte
arritur në përfundimin se: “Fuqia e re e Presidentit për të shpërnda Kuvendin e bën
94
kundërshtimin politik të Kuvendit skajshmërisht joefektiv.” Në atë drejtim,
“Komisioni i Venecias ftoi autoritetet për të ndërmarrë një reformë kushtetuese e
cila do të forconte dhe jo që do të dobësonte Kuvendin [...].” (Shih Opinionin CDL-
AD(2016)029, të cituar më lart, paragrafët 87-88).
(b) Amicus Curiae Brief e Komisionit të Venecias nr. CDL-AD(2011)014
368. Në këtë Opinion të karakterit “Amicus Curiae Brief”, Komisioni i Venecias vlerësoi
dhe dha përgjigje për tri pyetje rreth nenit 78 të Kushtetutës së Republikës së
Moldavisë, që kishin të bëjnë me shpërndarjet e përsëritura të Kuvendit si pasojë e
mos-arritjes së zgjedhjes së Presidentit. Në pjesën relevante të këtij Opinioni,
Komisioni i Venecias kishte konstatuar me sa vijon:
“Kushtetutat përgjithësisht parashohin disa ndalesa përkitazi me shpërndarjen e
Kuvendit. Qëllimi i ndalesave të tilla është që të parandalojnë jostabilitetin politik
dhe të luftojnë abuzime të ndërlidhura me shpërndarje të përsëritura. Kushtetuta
e Moldavisë nuk përbën përjashtim nga ky rregull.” (Shih Opinioni CDL-
AD(2011)014 për Republikën e Moldavisë lidhur me tri pyetje të ndërlidhura me
nenin 78 të Kushtetutës, të Komisionit të Venecias të 4 korrikut 2011, miratuar në
Venecia, në Seancën Plenare të 87-të, të mbajtur më 17-18 qershor 2011, paragrafi
23 dhe referenca në atë paragraf; shih po ashtu edhe dokumentin tjetër të cituar
këtu nga Komisioni i Venecias, CDL-AD(2007)037add4 të përgatitur nga
Sekretariati i Komisionit të Venecias, respektivisht dokumentin e ashtuquajtur
“Shënim për Çështjen e Shpërndarjes së Kuvendit”, në të cilin, në mes tjerash,
parashihen rastet specifike në të cilat Kuvendi nuk mund të shpërndahet.)
(c) Opinioni i Komisionit të Venecias nr. CDL-AD(2017)005
369. Në këtë Opinion të Komisionit të Venecias vlerësoheshin disa amendamente të
Kushtetutës së Republikës së Turqisë. Në këtë rast, Komisioni i Venecias kishte
theksuar se edhe në republika presidenciale, “fuqia për të shpërndarë një
legjislaturë është shumë e rrallë, për arsye se një gjë e tillë do të minonte parimin
e ndarjes së pushteteve në kuptimin klasik.” Në shpjegimet rreth këtij konstatimi,
Komisioni i Venecias kishte qartësuar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si
vend me sistem presidencial klasik, Presidenti nuk e ka fuqinë që të shpërndajë
legjislaturën [Kongresin].
370. Komisioni i Venecias theksoi më tutje se me amedamentet kushtetuese në Turqi,
Presidentit i ishte dhënë “fuqia që të shpërndajë Kuvendin, mbi çfarëdo baze, që
është fuqi simetrike me fuqinë e Kuvendit për të shpërnda vetveten mbi çfarëdo
baze me 3/5 e votave”; si dhe se me këto amendamente kushtetuese “Presidenti
është i lirë të vendosë se nëse dhe kur të shpërndajë Kuvendin, gjë që pa asnjë
dyshim përbën mënyrë për t’i bërë presion Kuvendit.”
371. Për rrjedhojë, në konkluza, Komisioni i Venecias potencoi se amendamentimet e
Kushtetutës përmes së cilave Presidentit i lejohej të shpërndajë Kuvendin ngritin
shqetësim të veçantë në aspekt të ndarjes së pushteteve për arsye se “Presidentit do
95
ti jepej fuqia për të shpërnda Kuvendin mbi çfarëdo baze, gjë e cila është krejtësisht
e huaj/panjohur në sistemet demokratike parlamentare [...].” (Shih Opinionin
CDL-AD(2017)005 e Komisionit të Venecias për Turqinë lidhur me
amendamentimet e Kushtetutës të miratuara nga Kuvendi më 21 janar 2017 dhe të
vendosura në Referendum Kombëtar më 16 prill 2017, të 13 marsit 2017, miratuar
në Venedik në Seancën Plenare të 110-të, të mbajtur më 10-11 Mars 2017, Pjesa e.
Fuqia për të Shpërbë Kuvendin, paragrafët 84-88 dhe paragrafi 127 i Konkluzave të
këtij Opinioni, dhe referencat e cituara në këtë Opinion; shih në këtë aspekt edhe
Opinionin e Komisionit të Venecias CDL-AD(2019)022 për Perunë rreth lidhjes së
amendamenteve kushtetuese me pyetjen e besimit, të 14 tetorit 2019, miratuar në
Venedik në Seancën Plenare të 120-të, më 11-12 tetor 2019, paragrafi 42).
(d) Opinioni i Komisionit të Venecias nr. CDL-AD(2012)026
372. Në këtë Opinion, Komisioni i Venecias, në pjesën ku theksohej nevoja për
bashkëpunim ndër-institucional në mes të institucioneve publike shtetërore në
Rumani, specifikisht kishte theksuar me sa vijon:
“Komisioni [i Venecias] është i opinionit se respekti për Kushtetutën nuk mund të
kufizohet vetëm në zbatimin literal të dispozitave operative. Vet natyra e
Kushtetutës është që, përveç garantimit të të drejtave të njeriut, të sigurojë një
kornizë për institucionet shtetërore ku përcaktohen fuqitë dhe obligimet e tyre.
Qëllimi i këtyre dispozitave është që të mundësojnë një funksionim të lehtë të
institucioneve të bazuar në bashkëpunim besnik në mes tyre. Presidenti, Kuvendi,
Qeveria, Gjyqësori, të gjithë i shërbejnë qëllimit të përbashkët për përparim të
interesave të shtetit si tërësi, dhe jo interesave të ngushta të secilit institucion ose
të partisë politike e cila ka nominuar mbajtësin e zyrës në fjalë. Edhe nëse një
institucion gjendet në situatë të pushtetit, që ia mundëson të influencojë
institucionet e tjera shtetërore, duhet ta bëjë një gjë të tillë duke pasur në mendje
interesat e Shtetit në tërësi, dhe si rrjedhojë, edhe interesat e institucioneve të tjera
përfshi ato të pakicave parlamentare.”
373. Në fund, Komisioni i Venecias po ashtu theksoi se “institucionet shtetërore të
Rumanisë do të duhej të përfshiheshin në bashkëpunim besnik në mes vete dhe se
është i kënaqur për deklaratat nga të dyja palët që shprehin synimin për të
respektuar obligimet e tyre.” (Shih Opinionin e Komisionit të Venecias CDL-
AD(2012)026 për Rumaninë në lidhje me përputhshmërinë e parimeve kushtetuese
dhe sundimin e ligjit të veprimeve të ndërmarra nga Qeveria dhe Kuvendi përkitazi
me institucionet e tjera, të 17 dhjetorit 2012, paragrafët 87-88).
(e) Opinioni i Komisionit të Venecias nr. CDL-AD(2012)026 – Moldavia 2017
374. Në këtë Opinion, Komisioni i Venecias u përgjigj pas kërkesës së Presidentit të
Republikës së Moldavisë për një opinion lidhur me propozimin për të shtuar disa
kompetenca shtesë të Presidentit për shpërndarje të Kuvendit. Komisioni i Venecias
e kishte vlerësuar si jo të këshillueshme shtimin e kompetencave shtesë për
Presidentin për shpërndarje jo-diskrecionale të Kuvendit. Në vijim, Gjykata do t’i
96
citojë saktësisht të gjitha pjesët relevante të këtij Opinioni ku reflektohet
mospajtimi i Komisionit të Venecias për shtim të kompetencave shtesë për
Presidentin sa i përket shpërndarjes së Kuvendit:
“20. Në pjesën më të madhe të regjimeve parlamentare, Kreu i Shtetit luan një rol
të arbitrit, ose pouvoir neutre, të shkëputur nga politika partiake. Këto nuk janë
fjalë boshe: përderisa askush nuk mund të pengojë që kreu i Shtetit të ketë
pikëpamjet dhe simpatitë e tij politike, mandati i tij ose saj është i kufizuar.
Funksionet kryesore të Shefit të Shtetit brenda këtij modeli janë të përfaqësojë
marrëdhëniet e jashtme të Shtetit, të marrë pjesë në emërimin e disa zyrtarëve
kryesorë shtetërorë, të garantojë funksionimin e institucioneve shtetërore, por jo
të përcaktojë drejtimin aktual politik të vendit - ky është roli i Kuvendit dhe i
ekzekutivit. Presidenti është një element i rëndësishëm i sistemit politik, por nuk
është partizan. Kompetencat e Presidentit për shpërndarje [të Kuvendit] gjatë një
periudhe parlamentare përcaktohen nga qëndrimi neutral i Presidentit: në
kohëra të krizës institucionale Kryeministri merr përsipër funksionin e
rëndësishëm të shpërndarjes së Parlamentit me qëllim që të kapërcehet ngërçi
duke u bërë thirrje njerëzve dhe që të rikthehet funksionimi i qetë i makinerisë
kushtetuese.
21. Shpërndarja e Kuvendit mund të gjendet pothuajse në të gjitha kushtetutat
parlamentare Evropiane. Modelet konkrete kushtetuese, megjithëse, ndryshojnë
në varësi se kush është bartësi i kompetencës për shpërndarje (Kreu i Shtetit
[Presidenti], kreu i Qeverisë, vetë Kuvendi, populli, etj.) dhe sa diskrecion i është
dhënë këtij bartësi. Nga pikëpamja e teknikës legjislative, ekzistojnë dy mundësi:
Kushtetuta mund të përmbajë ose një klauzolë të përgjithshme shpërndarjeje (për
shembull, neni 88 i Kushtetutës së Italisë) ose një listë të rasteve specifike (që
arrijnë masën e një krize në funksionimin e institucioneve demokratike) në të cilat
shpërndarja është e mundur me qëllim të parandalimit të ngërçit politik:
mungesën e zgjatur të një Qeverie, mosmiratimin e një buxheti, mungesën e
zgjatur të kuorumit në Kuvend, etj. [...]
23. Për dallim, në bazë të paragrafit të ri 2 (2) pika (a) e nenit 85, Presidenti i
Republikës së Moldavisë do të ishte i autorizuar ta shpërndajë Parlamentin “pas
konsultimeve të fraksioneve parlamentare”. Kjo dispozitë kësisoj do t'i jepte
Presidentit, përveç kompetencave specifike ekzistuese të shpërndarjes, një
kompetencë të përgjithshme shpërndarjeje, të kufizuar vetëm nga detyrimi
procedural për t'u konsultuar me fraksionet parlamentare.
24. Propozimi i Presidentit kësisoj kombinon dy teknika legjislative të cilat
përndryshe nuk përdoren kurrë në mënyrë kumulative, ato të kompetencës
diskrecionale të shpërndarjes (paragrafi i ri 2-1 pika (a)) dhe e drejta për
shpërndarje në raste specifike (neni ekzistues 85 i Kushtetutës dhe pikat pasuese
të propozuara të paragrafit të ri 2-1, plus neni i ri 85-1). Dispozita që i jep
Presidentit një kompetencë diskrecionale të shpërndarjes i bën arsyet e tjera të
listuara në propozim plotësisht të panevojshme. Madje, mund të nënkuptohet se
kompetenca e përgjithshme e shpërbërjes nuk është e lidhur me kohën e krizës
97
institucionale (të cilat përfshihen në rastet specifike të shpërbërjes), por shton
mundësinë e Presidentit që të shpërndajë Parlamentin për arsye thjesht politike,
për shembull nëse ai/ajo nuk pajtohet me një zgjedhje politike të bërë nga
Parlamenti dhe dëshiron zgjedhje të reja. Një interpretim i tillë i kompetencës së
Presidentit për shpërndarjen e Parlamentit e ndryshon rolin neutral të Presidentit
dhe e shndërron atë në një lojtar politik. Kjo nuk është në përputhje me logjikën e
një regjimi parlamentar.
25. Edhe jashtë rastit të kombinimit të klauzolës së përgjithshme dhe rasteve
specifike të shpërndarjes, Komisioni i Venecias është i mendimit që kompetencat
diskrecionale të shpërndarjes në duart e Kreut të Shtetit mund të jenë të
rrezikshme në vendet të cilave u mungon një traditë e vendosur demokratike dhe
nuk kanë qenë pjesë e rendit juridik tradicional (siç është rasti në disa monarki
kushtetuese si Lihtenshtajni, Luksemburgu, Monako ose Holanda) dhe ku nuk u
nënshtrohet kufizimeve të caktuara (siç është rasti në Danimarkë ose Irlandë),
saktësisht sepse rrezikon të interpretohet si një mjet i politikës së partisë.
Komisioni i Venecias ka shprehur kritikë për kompetencat e gjera diskrecionale të
shpërndarjes, madje edhe në lidhje me një regjim gjysmë-presidencial: “pasi që
deputetët e Rada Verkhovna [Kuvendi në Rumani] marrin mandatin e tyre
drejtpërdrejtë nga votuesit për një periudhë të caktuar kohe, dhe duhet të ketë
arsye bindëse për një përfundim para afatit. Neni i sugjeruar 95 (1) [i cili ishte i
ngjashëm me projekt-nenin 85 paragrafi 2 (a)] do të çonte në shpërndarje
gjithashtu edhe në situatat kur shpërndarja mund të shmangej.
26. Në lidhje me argumentin që mandati popullor kërkon domosdoshmërisht
kompetenca më të gjera për shpërndarje, Komisioni i Venecias vëren se zgjedhja e
Presidentit me votim popullor nuk kërkon shndërrimin e Presidentit në një
kundërshtar politik të Parlamentit. Është e vërtetë që zgjedhja me votim popullor
ka tendencë të përmirësojë pozicionin e Presidentit, por ka shembuj të shumtë të
regjimeve kushtetuese ku një President i zgjedhur me votim popullor ende e luan
rolin e një pouvoir neutre dhe nuk gëzon kompetenca të gjera, dhe, ku kontrolli
dhe balancimet e nevojshme sigurohen nga parlamentarizmi. Këto përfshijnë për
shembull Austrinë, Irlandën apo Finlandën. (Referenca për shembullin francez në
shënimin e informacionit 15 është udhëzim i gabuar: presidenti Francez me të
vërtetë gëzon kompetenca diskrecionale të shpërndarjes, por sistemi Francez është
gjysmë-presidencial dhe jo parlamentar.)
27. Edhe më relevante në kontekstin e Republikës së Moldavisë janë ato demokraci
të reja parlamentare të cilat kohët e fundit janë anëtarësuar në BE dhe kanë një
President të zgjedhur drejtpërdrejt me prerogativa të kufizuara ekzekutive dhe
disa shtesë në momentet e një krize parlamentare, përkatësisht Bullgaria,
Republika e Çekisë, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia. Në të
gjitha vendet e mësipërme, kompetencat e shpërndarjes [të Kuvendit] të
Presidentit janë të kufizuara në një numër situatash specifike dhe kësisoj nuk janë
diskrecionale, por gjysmë-automatike. Të gjitha kushtetutat e mësipërme kanë një
listë të mbyllur të situatave specifike për shpërndarjen; këto situata kanë të bëjnë
me pamundësinë e Parlamentit për të formuar një qeveri, me një votë mosbesimi
98
në Qeveri (ose me mos zbatimin e një ligji të cilit Qeveria i bashkëngjiti besimin
ose një programi të Qeverisë), ose me pamundësinë e Parlamentit për të ushtruar
funksionet ligj-bërëse (mungesa e kuorumit, shtyrjet e gjata, dështimi për të
miratuar buxhetin). Shihni, në veçanti Kushtetutën e Bullgarisë, neni 99;
Kushtetutën e Republikës Çeke, neni 35, par. 1; Kushtetutën e Lituanisë, neni 58;
Kushtetutën e Polonisë, neni 98, par. 4, neni 155, par. 2; Kushtetutën e Rumanisë,
neni 89; Kushtetutën e Sllovakisë, neni 102 dhe neni 106 (kjo e fundit ka të bëjë me
dështimin për tërheqjen e Presidentit në plebishit - mbi këtë shih më poshtë);
Kushtetutën e Sllovenisë, neni 111 dhe 117. Ky është një model kushtetues që është
miratuar gjithnjë e më shumë (nga katër të parat, dhe tani nga shtatë në total) të
vendeve që në çerekun e kaluar të një shekulli kishin [ri]-vendosur qeveritë
demokratike, e cila jep baza shtesë për ta konsideruar atë një praktikë të
rekomandueshme. Si përmbledhje, vetëm mandati popullor nuk e shndërron një
Udhëheqës të Shtetit në drejtues të ekzekutivit dhe nuk kërkon që atij t’i akordohen
kompetenca diskrecionale të shpërndarjes.
28. Si përmbledhje, Komisioni i Venecias është i mendimit se shtimi i një
kompetence të gjerë diskrecionale të Presidentit për shpërndajen e Parlamentit
(neni 85, paragrafi i ri 2-1 pika (a)) është jo e arsyeshme dhe duhet të rishqyrtohet.
Kompetenca e propozuar diskrecionale e shpërndarjes kërcënon të vendos
Parlamentin dhe Presidentin kundër njëri-tjetrit dhe të provokojë konflikte të
panevojshme kushtetuese dhe politike.”
(f) Opinioni i Komisionit të Venecias nr. CDL-AD(2019)012 - Moldavia 2019
375. Në Opinionin tjetër të vitit 2019 për Republikën e Moldavisë, Komisioni i Venecias
kishte analizuar nenin 85.1 të Kushtetutës së Moldavisë rreth mundësisë së
Presidentit për të shpërndarë Kuvendin dhe konsultimet para shpërndarjes.
Dispozita në fjalë përmbante foljen “mund” apo në gjuhën angleze “may” dhe
lidhur me këtë aspekt Komisioni i Venecias kishte theksuar me sa vijon:
“Kjo dispozitë parasheh shprehimisht që Presidenti “mund” [“may” në gjuhën
angleze] të shpërndajë Kuvendin, dhe jo që do ta bëjë atë [and not that it “shall” do
so]. [...] Në çdo rast, gjuha e përdorur në nenin 85.1 nënkupton një prag të lartë
për shpërndarjen e Kuvendit. Për më tepër, neni 85.1 gjithashtu kërkon që
fraksionet parlamentare duhet të konsultohen para shpërndarjes, gjë e cila
qartazi nënkupton se shpërndarja është një fuqi diskrecionale për Presidentin.
(Shih Opinionin e Komisionit të Venecias CDL-AD(2019)012 për Republikën e
Moldavisë lidhur me Situatën Kushtetuese me Referencë të Veçantë në Mundësinë
e Presidentit për të Shpërbë Kuvendin, të 24 qershorit 2019, miratuar në Venedik
në Seancën Plenare të 119-të, Pjesa B. Konsultimet para shpërbërjes së Kuvendit
nga ana e Presidentit, paragrafët 37-43).
376. Më tutje, në po të njëjtin Opinion, Komisioni i Venecias theksoi me sa vijon:
“40. Megjithatë, ai rast, që ndryshon nga situata e tanishme, kishte të bënte me
formimin e një qeverie të re pas një votimi të mosbesimit. Duhet të theksohet
99
gjithashtu se Gjykata [Kushtetuese] e lidhi të drejtën e shpërndarjes me detyrën e
Presidentit “të ndihmojë në kapërcimin e krizës politike dhe konfliktit midis
pushteteve dhe të mos përjetësojë krizën për një periudhë të pacaktuar, që nuk do
të ishte në interes të përgjithshëm të qytetarëve, bartësve të sovranitetit
kombëtar”. Për më tepër, Gjykata e lidhi të drejtën për të siguruar funksionimin e
organeve kushtetuese dhe shmangien e pengimit të veprimtarisë së njërit prej
pushteteve shtetërore. Nga vendimi i vitit 2013, është e qartë se shpërbërja e
Parlamentit është zgjidhja e fundit në rast se përpjekjet e përsëritura për të
formuar një qeveri kanë dështuar. Gjykata Kushtetuese kufizoi detyrimin e
Presidentit për shpërndarjen e parlamentit në dështimin e përsëritur të formimit
të qeverisë në fazën e veshjes me pushtet të formimit të qeverisë, dhe jo në fazën
paraprirëse të negociatave, si në rastin aktual. Kjo qasje është logjike: nëse nuk
është bërë më shumë se një votim zyrtar i besimit në Parlament, nuk ka asnjë
mënyrë të vendoset në mënyrë objektive nëse është apo jo e pamundur të formosh
një qeveri. Sa i përket fazës së negociatave që i paraprijnë veshjes me pushtet,
Gjykata Kushtetuese në par. 73 theksoi se neni 85 ka funksionin e një mekanizmi
balancues për të shmangur ose kapërcyer një krizë institucionale. Ky qëllim i nenit
85 shpjegon se pse kompetencat e Presidentit për shpërndarjen e Parlamentit janë
diskrecionale pasi që ky diskrecion ka për qëllim të parandalojë bllokimin dhe të
parandalojë krizën institucionale me anë të negociatave politike.
377. Gjithashtu, Komisioni i Venecias theksoi edhe me sa vijon:
“41. Nga ana tjetër, për sa i përket formulimit të nenit 85 § që Presidenti “mund”
dhe “do të” shpërndajë parlamentin, Komisioni thekson se dallimi midis “mund”
dhe “do të” është i mirë-themeluar në ligj dhe pa dyshim synon t'i sigurojë
Presidentit një liri veprimi për të ushtruar gjykimin dhe diskrecionin e tij, duke
marrë parasysh rrethanat e një situate të veçantë në interes të vendit në tërësi.
Është e qartë që shpërndarja e Parlamentit, të zgjedhur në zgjedhje të drejta dhe
të lira në shprehje të vullnetit të popullit, nuk është diçka që duhet të trajtohet në
një mënyrë aritmetike, por në përputhje me frymën dhe formulimin e Kushtetutës
që i siguron Kreut të Shtetit diskrecionin e nevojshëm për të ushtruar gjykim të
mirë dhe të mençur. Prandaj, në dritën e qëllimit të nenit 85 të Kushtetutës, detyra
e Presidentit që të ketë konsultime me fraksionet parlamentare duhet të shihet si
një mjet për të shteruar të gjitha mundësitë për të formuar Qeverinë ose për të
zhbllokuar procedurën e miratimit të ligjeve pas skadimit të afatit prej 3 muajsh,
para se të vendosë mbi shpërndarjen e Parlamentit.”
378. Në fund të analizës së këtij Opinioni, Komisioni i Venecias theksoi me sa vijon:
“42. E drejta e shpërndarjes është një mjet ratio ultima për të zgjidhur një krizë
kushtetuese, të shkaktuar nga pamundësia e formimit të një qeverie ose bllokimi i
legjislacionit. Nëse nuk ekziston asnjë mjet tjetër, shpërndarja e Parlamentit
madje mund të konsiderohet një detyrim kushtetues i Presidentit. Nga ana tjetër,
nëse ekzistojnë mënyra të tjera, nëse, për shembull, partitë që përfaqësojnë një
shumicë parlamentare janë pajtuar për formimin e qeverisë, asnjë detyrim i tillë
nuk mund të ekzistojë. Shpërndarja e Parlamentit në një situatë të tillë dhe thellimi
100
i krizës kushtetuese apo edhe krijimi i një krize të re, madje mund të konsiderohet
shkelje e detyrave kushtetuese të Presidentit si një pouvoir neutre. Siç kanë treguar
ngjarjet pasuese, në rastin konkret, shpërndarja e Parlamentit nga Presidenti do
të kishte kundërshtuar arsyen e nenit 85 (1), siç ishte përmbledhur në vendimin e
Gjykatës Kushtetuese të vitit 2013.”
379. Në përfundimet përmbyllëse të këtij Opinioni, Komisioni i Venecias përfundoi,
inter alia, se:
“51. Komisioni i Venecias thekson se një rol thelbësor i Gjykatës Kushtetuese është
të ruajë distancën e barabartë nga të gjitha degët e pushtetit dhe të veprojë si një
arbitër i paanshëm në rast të përplasjes midis tyre. Një nga qëllimet e çdo
Kushtetute është të ruajë rendin kushtetues dhe një nga funksionet kryesore të çdo
Gjykate Kushtetuese është, që duke i mbështetur parimet e Ligjit, të ruaj
funksionimin e sistemit kushtetues. Ky funksion i arbitrimit sipas definicionit
presupozon paanshmërinë dhe ekonomicitetin dhe kërkon respektimin e
zgjidhjeve të arritura nga institucionet legjitime demokratike.
54. Shpërndarja e parlamentit të zgjedhur në zgjedhje të drejta dhe të lira në
shprehje të vullnetit të popullit është një masë e fundit e zgjidhjes e cila mund të
mos jetë e lehtë për t’u trajtuar por bëhet vetëm në përputhje me frymën dhe
formulimin e Kushtetutës. Kushtetuta e Republikës së Moldavisë i siguron Kreut të
Shtetit, ashtu si çdo kushtetutë, diskrecionin e nevojshëm për të ushtruar gjykimin
e tij të mirë dhe të mençur për shpërndarjen e parlamentit pas konsultimit me
fraksionet parlamentare. Kushtet për shpërbërjen e parlamentit qartazi nuk
ekzistonin më 7 ose 8 qershor.”
Aplikimi i parimeve të përgjithshme në rrethanat e rastit konkret
380. Fillimisht, Gjykata rikujton nenin 82 të Kushtetutës, kuptimin e të cilit, përkitazi
me kompetencën e Presidentit për shpërndarje të Kuvendit, do ta interpretojë në
vijim:
Neni 82
[Shpërndarja e Kuvendit]
1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:
(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të
mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet
Qeveria;
(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë
deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së
Kosovës;
(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të
procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.
101
2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas
votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.
381. Paragrafi 1 i nenit 82 të Kushtetutës paraqet tri situata specifike, të parapara në
pikat (1), (2) dhe (3), kur Kuvendi shpërndahet detyrimisht. Situata e parë është kur
Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Qeverinë brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e
caktimit të mandatarit nga ana e Presidentit. Nëse një situatë e tillë ndodhë,
Kuvendi detyrimisht shpërndahet.
382. Situata e dytë është kur të zgjedhurit e popullit vendosin vet, duke votuar me dy të
tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve, që Kuvendi të shpërndahet. Gjykata
rikujton që votimi me dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit, përpos
kërkesës për amendamentim të Kushtetutës që kërkon edhe dy të tretat (2/3) e të
gjithë deputetëve që mbajnë vendet të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve
që nuk janë shumicë në Kosovë, është pragu më i lartë i nevojshëm për një votim të
suksesshëm në Kuvend i përcaktuar me Kushtetutë, vetëm për vendime të rëndësisë
së madhe, ndër të tjera, i barabartë edhe me numrin e deputetëve të nevojshëm për
dhënien e pëlqimit për bartje të sovranitetit (shih nenin 20.2 të Kushtetutës).
Numri i votave të kërkuara për shpërndarje të Kuvendit, nga vet të zgjedhurit e
popullit, reflekton peshën e vendimit përkatës. Pas një votimi të tillë, Kuvendi
detyrimisht shpërndahet. Dekreti i Presidentit vetëm vulos, në aspekt formal,
vullnetin e dy të tretave (2/3) të Kuvendit. (Shih neni 82.1 (2) i Kushtetutës).
383. Situata e tretë është kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin brenda
gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes. Nëse një
situatë e tillë ndodhë, Kuvendi detyrimisht shpërndahet. (Shih neni 82.1 (3) i
Kushtetutës).
384. E përbashkëta e situatës së parë dhe të tretë, të qartësuara më lart, është
pamundësia e Kuvendit që të kryej detyrimet kushtetuese për formim të Qeverisë
ose për zgjedhjen e Presidentit. Në këtë aspekt, Kushtetuta parasheh që nëse
Kuvendi nuk arrin të kryej detyrimet e rëndësishme kushtetuese për të formuar
Qeverinë dhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës – atëherë Kuvendi duhet të
shpërndahet me qëllim të krijimit të një Kuvendi të ri që do të mund t’i kryej këto
detyra të rëndësishme kushtetuese, pas zgjedhjeve të reja dhe të parakohshme.
385. Situata e dytë e theksuar më sipër, për dallim nga situata e parë dhe e tretë, paraqet
autorizimin që Kushtetuta ua jep vet të zgjedhurve të popullit që me vullnetin e tyre
të deklaruar përmes votës të shpërndajnë Kuvendin. Arsyeja apo arsyet për
shpërndarje të Kuvendit mbi këtë bazë janë tërësisht në vullnetin e dy të tretave
(2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të cilët vendosin se kur dhe përse do të
shpërndajnë Kuvendin me votën e tyre dhe rrjedhimisht kur dhe përse duan ta
shkurtojnë vet mandatin e tyre.
102
386. E përbashkëta përfundimtare e të tri situatave të lartcekura është se që të tri situatat
çojnë në shpërndarje të detyrueshme të Kuvendit dhe në zgjedhje të reja, që do të
rezultonte në një Kuvendi të ri dhe me të zgjedhur të rinj të popullit të Republikës.
387. Në anën tjetër, dhe për dallim, paragrafi 2 i nenit 82 të Kushtetutës, qartazi dhe
qëllimshëm i ndarë nga paragrafi 1 i nenit 82 të Kushtetutës, paraqet situatën kur
Kuvendi mund të shpërndahet nga ana e Presidentit të Republikës, por jo
detyrimisht. Ky nen parasheh mundësinë që Presidenti të shpërndajë Kuvendin,
por në asnjë mënyrë detyrimin për Presidentin që një veprim të tillë ta ndërmarrë
një vullnetshëm dhe duke shpërfillur vullnetin e deklaruar të deputetëve të
Kuvendit. Në fakt, kjo kompetencë e Presidentit është ngushtësisht e lidhur me
faktin se a ka vullnet të legjislaturës e cila ka rrëzuar një Qeveri me mocion
mosbesimi që të vazhdojë tutje me zgjedhjen e një Qeverie të re. Nëse ka vullnet dhe
nëse një vullnet i tillë është shprehur, Presidenti nuk mund ta shpërndaj Kuvendin.
Një shpërndarje e tillë e Kuvendit, në kundërshtim me vullnetin e shprehur
deklarativisht të përfaqësuesve të popullit, do të ishte ndërhyrje arbitrare e
Presidentit në pushtetin legjislativ.
388. Një Qeveri e votuar dhe legjitimuar me besim qeverisës nga Kuvendi e humb
besimin e këtij të fundit, si rezultat i shprehjes së mosbesimit përmes votës në
Kuvend, sipas nenit 100 të Kushtetutës. Për miratimin e mosbesimit ndaj një
Qeverie, mjaftojnë gjashtëdhjetë e një (61) vota të përfaqësuesve të popullit, aq sa
mjaftojnë edhe për t’i dhënë besimin e Kuvendit një Qeverie për tu konsideruar e
zgjedhur. Sikurse edhe në sistemet e tjera me karakteristika parlamentare, edhe në
Republikën e Kosovës, siç është reflektuar në Analizën Krahasimore, përgjigjet e
Forumit të Komisionit të Venecias dhe në raportet e Komisionit të Venecias që kanë
shqyrtuar këtë çështje në shtete të ndryshme (shih paragrafët 274-306 dhe 365-379
të këtij Aktgjykimi), është Kuvendi ai që ia jep besimin një Qeverie dhe po ai që ia
merr. Kuvendi është po ashtu i autorizuar që, edhe brenda një legjislature të njëjtë,
të ndryshojë mendje përmes mekanizmit të mocionit të mosbesimit dhe të zgjedh
një Qeveri tjetër duke ia përfunduar mandatin një Qeverie ekzistuese, bazuar në
mandatin e lirë të të zgjedhurve të popullit. Një gjë e tillë, pavarësisht se nuk ndodh
shpesh as në sistemet tjera parlamentare e as në atë të Republikës së Kosovës, është
krejtësisht brenda normës kushtetuese që një situatë e tillë të ndodhë në një
demokraci parlamentare, ku votat e të zgjedhurve të popullit në Kuvend
determinojnë rrugëtimin dhe kohëzgjatjen e një Qeverie dhe besimin që të
zgjedhurit e popullit kanë në atë Qeveri.
389. Gjykata vlerëson se pikëpamja dhe pretendimi që ushtrimi i të drejtës së Kuvendit
për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj një Qeverie, si vullnet për të krijuar një
shumicë të re qeverisëse, rezulton në shkurtimin automatik të mandatit kushtetues
të vetë Kuvendit, bie në kundërshtim me parimet dhe frymën e sistemit
parlamentar të qeverisjes. Kjo do të nënkuptonte që Kuvendi, me rastin e votimit të
mocionit të mosbesimit ndaj një Qeverie, efektivisht shpërndanë edhe vetë
Kuvendin. Sikur të ishte kështu dhe sikur kjo të ishte zgjedhja që parasheh
Kushtetuta, paragrafi 2 i nenit 82 do të ishte i pakuptimtë dhe pa asnjë efekt
kushtetues. Në këtë rast, sikur kjo të ishte zgjedhja që parasheh Kushtetuta, pika
103
(2) e paragrafit 1 të nenit 82 sipas të cilit deputetët mund të shpërndajnë Kuvendin
nuk do të kishte kuptim, ngase përkundër vullnetit të tyre, Presidenti do të mund
ta shpërndante Kuvendin pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit.
Efektivisht, Presidenti, pas çdo mocioni të mosbesimit, do të kishte fuqinë e
barabartë me dy të tretat (2/3) e votave të përfaqësuesve të popullit. Për më tepër,
shpërndarja e detyrueshme e Kuvendit nga Presidenti pas një mocioni të
suksesshëm të mosbesimit për të cilin mjaftojnë gjashtëdhjetë e një (61) vota bazuar
në paragrafin 4 të nenit 100 të Kushtetutës, do të zbriste numrin e votave të
nevojshme të deputetëve nga dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve për të
shpërndarë Kuvendin, në vetëm gjysmën e deputetëve të Kuvendit, në kundërshtim
me pikën (2) të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës. Një pretendim e interpretim
i tillë është i paqëndrueshëm.
390. Gjykata thekson se në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës, Presidenti nuk
ka ingerenca kushtetuese që të shpërndajë organin më të lartë legjislativ në vend
dhe, rrjedhimisht, pushtetin nga i cili buron vullneti i popullit. Presidenti, as pas
një mocioni mosbesimi, nuk është i pajisur me autoritetin apo fuqinë që të shkurtojë
mandatin e Kuvendit, pa pajtimin e shumicës së nevojshme të partive dhe
koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend dhe shterimit të mundësisë për të zgjedhur
një qeveri të re. Përkundrazi, Presidenti duhet të respektojë vullnetin e tyre për
vazhdimin e mandatit kushtetues të Kuvendit edhe pas një mocioni të suksesshëm
mosbesimi në rast se zgjedhja e një Qeverie të re është e mundshme, ku dështimi i
votimit të suksesshëm të së cilës bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, rezulton në
shpërndarje të detyrueshme të Kuvendit sipas procedurës së përcaktuar në
paragrafin 4 të nenit 95 dhe pikës 1 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës.
391. Siç tregojnë edhe Opinionet e Komisionit të Venecias, por edhe përgjigjet e
pranuara nga Forumi i Komisionit të Venecias (shih paragrafët 291-306 dhe 365-
379 të këtij Aktgjykimi), Presidentët në sistemet parlamentare, por as në ato
presidenciale ose semi-presidenciale, nuk janë të pajisur me fuqinë automatike që
t’ia shkurtojnë mandatin një Kuvendi legjitim dhe të zgjedhur nga populli, në asnjë
rast, e as pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit, pa konsultimin dhe
pajtueshmërinë e partive e koalicioneve të përfaqësuara në Kuvendet përkatëse.
Madje, një fuqi e tillë për Presidentin konsiderohet si fuqi që dobëson, kushtëzon
dhe e vendos në presion të padëshirueshëm Kuvendin. Në të gjitha rastet kur të tilla
kompetenca për shpërndarje të Kuvendit është tentuar tu jepen Presidentëve të
vendeve të ndryshme përmes amendamentimeve kushtetuese, Komisioni i Venecias
i ka konsideruar zgjedhjet e tilla “jo të këshillueshme.”
392. Gjykata rikujton se ajo çfarë parashtruesit e kërkesës pretendojnë është se
Kushtetuta e ka mveshur Presidentin me kompetencë, respektivisht detyrim për të
shpërndarë Kuvendin pas çdo mocioni të suksesshëm të mosbesimit ndaj një
Qeverie. Një obligim të tillë, sipas parashtruesve të kërkesës, Presidenti duhet ta
kryej përkundër faktit që shumica e deputetëve të Kuvendit kanë shprehur vullnetin
e tyre për të vazhduar legjislaturën ekzistuese dhe për të zgjedhur një Qeveri të re.
Një obligim të tillë, sipas parashtruesve të kërkesës, Presidenti duhet ta kryej
104
përkundër faktit që legjislatura e tanishme është në vitin e saj të parë dhe përkundër
faktit se mandati i rregullt i Kuvendit përfundon në vitin 2023.
393. Pretendimi i parashtruesve të kërkesës se në sistemin kushtetues të Republikës së
Kosovës, Presidenti ka rol “ceremonial” dhe rol të një “noteri publik”, shkon në
kundërshtim me pretendimin e tyre kyç se Presidenti në sistemin kushtetues të
Republikës së Kosovës ka të drejtë ta shpërndajë Kuvendin, përkundër vullnetit të
shprehur të deputetëve të Kuvendit. Një President i cili ka fuqi kushtetuese të
shpërbëjë Kuvendin, përkundër vullnetit të Kuvendit, është një President shumë i
fortë. Siç shihet nga Analiza Krahasimore, kontributi i Forumit të Komisionit të
Venecias dhe Opinionet e lartcituara të Komisionit të Venecias, në shtetet
demokratike me sisteme parlamentare, Presidenti nuk është i mveshur me këtë
pushtet. Karakteristika të tilla të fuqisë presidenciale gjenden rrallë edhe në
sistemet më klasike presidenciale të shteteve demokratike. Siç vë theks vet
Komisioni i Venecias në Opinionin e lartcituar, edhe Republika e Koresë e kishte
hequr nga Kushtetuta këtë kompetencë të Presidentit, pasi e njëjta kishte kaluar
nga regjimi autoritar në demokraci.
394. Republika e Kosovës, si një shtet me demokraci kushtetuese dhe parlamentare nuk
e ka fuqizuar Presidentin me të tilla kompetenca për shpërndarje automatike të
Kuvendit në rast të mocionit të mosbesimit ndaj një Qeverie. Përkundrazi,
Republika e Kosovës e ka fuqizuar Kuvendin si ushtrues i sovranitetit që buron nga
populli, i cili thotë fjalën e fundit për çështje që ndërlidhen me shpërndarjen e
Kuvendit pas një mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti, rrjedhimisht,
mund ta ushtrojë të drejtën e shpërndarjes së Kuvendit pas një mocioni të
mosbesimit ndaj Qeverisë, vetëm bazuar në vullnetin e partive apo koalicioneve të
përfaqësuara në Kuvend dhe pasi të ketë vepruar në bashkërendim më vullnetin e
shprehur të tyre lidhur me qëllimin për formimin e një Qeverie të re apo
shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve.
395. Sipas kësaj Gjykate, do të ishte në kundërshtim të plotë me Kushtetutën sikurse
Presidenti të vendoste vetë që, bazuar në nenin 82.2 të Kushtetutës, të shpërndajë
Kuvendin përkundër vullnetit të Kuvendit. Kushtetuta qartazi nuk e parasheh një
kompetencë të tillë për Presidentin. Për më tepër, në rrethanat e rastit konkret janë
dy të tretat (2/3) e deputetëve të Kuvendit që kanë votuar mocionin e mosbesimit.
Të njëjtit nuk kanë nevojë për ndihmën e Presidenti për të shpërndarë Kuvendin.
Bazuar në pikën 2 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, ata mund të
shpërndajnë vet Kuvendin.
396. Për më tepër, Gjykata konsideron se neni 82.2 ka një logjikë të qartë kushtetuese.
Si lloj i kompetencës me karakter zhbllokues parashihet edhe në vende të tjera
demokratike me sistem parlamentar. Ky nen është i nevojshëm për të zhbllokuar
ngërçet dhe krizat e mundshme politike, në rastet kur pas një mocioni të
suksesshëm të mosbesimit të votuar nga së paku gjashtëdhjetë e një (61) vota, aq sa
janë të nevojshme për kalimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit bazuar në
paragrafin 4 të nenit 100 të Kushtetutës Kuvendi nuk ka shumicë të mjaftueshme
105
për të votuar një Qeveri të re, por po ashtu nuk ka as tetëdhjetë (80) vota,
përkatësisht dy të tretat (2/3), aq sa janë të nevojshme që Kuvendi të shpërndajë
vetveten bazuar në pikën (2) të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës. Pra, ky nen
mbulon rrethanat kur Kuvendi nuk mund të zbatoj nenin 82.1 (2) për tu vet-
shpërndarë ngase nuk i ka dy të tretat (2/3) e votave të nevojshme për këtë qëllim;
por as nuk i ka gjashtëdhjetë e një (61) vota, të nevojshme për të krijuar një Qeveri
të re. Ky nen, në njërën anë paraqet një shans shtesë për të formuar Qeveri brenda
legjislaturës ekzistuese dhe një shans për t’i shmangur zgjedhjet. Në anën tjetër, ky
nen paraqet edhe një mundësi zhbllokimi për rastet kur nuk ka vullnet dhe as
shumicë të nevojshme për formim të një Qeverie të re nga Kuvendi, pas një mocioni
mosbesimi.
397. Një dallimi tjetër i rëndësishëm në mes të paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 82 të
Kushtetutës qëndron tek zgjedhja e fjalëve që hartuesit e Kushtetutës kanë përdorur
për të treguar mënyrat dhe situatat e shpërndarjes së Kuvendit. Përderisa paragrafi
1 i nenit 82 fillon me fjalët “Kuvendi shpërndahet”; paragrafi 2 i nenit 82 fillon me
fjalët: “Kuvendi mund të shpërndahet”. Dallimi i vetëm në këtë aspekt është
përdorimi i foljes “mund” në paragrafin 2 të nenit 82. Parashtruesit e kërkesës
pretendojnë që përdorimi i foljes “mund” e detyron Presidentin të shpërndajë
Kuvendin. Kjo zgjedhje e fjalëve dhe strukturës së fjalisë nuk është e rastësishme e
as e parëndësishme, por për të kundërtat arsye të cilat reflektojnë pretendimet e
parashtruesve të kërkesës. Folja modale “mund”, edhe në rastin konkret, shpreh
pikërisht alternativat, rrugët e mundshme dhe jo rrugën e vetme. Rruga e vetme
bëhet e tillë, pra mundësia e shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve,
vetëm kur nuk ka alternativë tjetër. Kuptimi i fjalës “mund” në aspektin e
diskrecionit të një Presidenti, është sqaruar qartësisht edhe nga Raportet e
Komisionit të Venecias të cituara më lart. Në këtë kontekst, nuk ka asnjë dilemë.
398. Folja “mund” e përdorur në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës ka kuptim të
“ofrimit” të mundësisë për Presidentin që të shpërndajë Kuvendin dhe jo të
“detyrimit” të Presidentit që të shpërndajë Kuvendin pas çdo mocioni të
mosbesimit. Presidenti e ka të drejtën për të ushtruar këtë “mundësi”, por që e
njëjta është e kushtëzuar edhe për vet Presidentin. Kjo nënkupton se as Presidenti
nuk ka diskrecion të plotë dhe të pakufizuar në atë se si e ushtron këtë kompetencë
të kushtëzuar kushtetuese. Kompetenca e Presidentit për të shpërndarë Kuvendin
është drejtpërdrejt e varur nga vullneti i Kuvendit.
399. Për më tepër, dhe me rëndësi, Komisioni i Venecias, tashmë ka zgjidhur këtë
dilemë. Në Raportin e Komisionit të Venecias, të cituar më lart (Shih Opinioni i
Komisionit të Venecias nr. CDL-AD(2019)012 Moldavia 2019), Komisioni i
Venecias pikërisht kishte analizuar përdorimin e fjalës “mund” në kontekst të
kompetencës për shpërndarjen e Kuvendit. Përkitazi me përdorimin e kësaj fjale,
në kontekst të shpërndarjes së Kuvendit nga Presidenti, kishte theksuar se (i)
dallimi midis “mund” dhe “do të” është i mirë-themeluar në ligj dhe pa dyshim
synon t'i sigurojë Presidentit një liri veprimi për të ushtruar gjykimin dhe
diskrecionin e tij, duke marrë parasysh rrethanat e një situate të veçantë në interes
të vendit në tërësi; (ii) shpërndarja e Kuvendit, të zgjedhur në zgjedhje të drejta
106
dhe të lira në shprehje të vullnetit të popullit, nuk është diçka që duhet të trajtohet
në një mënyrë aritmetike, por në përputhje me frymën dhe formulimin e
Kushtetutës që i siguron Kreut të Shtetit diskrecionin e nevojshëm për të ushtruar
gjykim të mirë dhe të mençur; (iii) detyra e Presidentit që të ketë konsultime me
fraksionet parlamentare duhet të shihet si një mjet për të shteruar të gjitha
mundësitë për të formuar Qeverinë, para se të vendosë mbi shpërndarjen e
Parlamentit; dhe (iv) nëse ekzistojnë mënyra të tjera, nëse, për shembull, partitë që
përfaqësojnë një shumicë parlamentare janë pajtuar për formimin e Qeverisë, asnjë
detyrim i tillë nuk mund të ekzistojë. Shpërndarja e Parlamentit në një situatë të
tillë dhe thellimi i krizës kushtetuese apo edhe krijimi i një krize të re, madje mund
të konsiderohet shkelje e detyrave kushtetuese të Presidentit.
400. Në mbështetje të këtij konstatimi dhe vetëm për të reflektuar qëllimin e hartuesve
të Kushtetutës, Gjykata gjithashtu vë re faktin se dokumentet përgatitore të hartimit
të Kushtetutës reflektojnë qëllimin e hartuesve të saj, që mocioni i suksesshëm i
mosbesimit të mos rezultojë në shpërndarje të detyrueshme të Kuvendit. Siç është
paraqitur në paragrafët 309-317 të këtij Aktgjykimi, shpërndarja e Kuvendit në rast
të votimit të suksesshëm të mosbesimit ka qenë pjesë e një paragrafi të vetëm të
nenit 80 të draft Kushtetutës, bashkë me tri rastet tjera në të cilat, përcaktohet
shpërndarja e detyrueshme e Kuvendit. “Pyetësori për Çështjet Kushtetuese”,
gjithashtu reflekton që alternativat përkitazi me shpërndarjen e Kuvendit, janë
diskutuar veçanërisht në Komisionin Kushtetutes, dhe bazuar në procesverbalet që
janë pjesë e dokumenteve përgatitore edhe në Ekipin e atëhershëm të Unitetit, në
cilin ishin të përfaqësuara institucionet kryesore, forcat politike kryesore dhe
shoqëria civile. Draftet e Kushtetutave të përfshira në dokumentet përgatitore
gjithashtu reflektojnë që në mes 22 dhjetorit 2007 dhe 2 shkurtit 2008, është ndarë
neni, tashmë 82 i Kushtetutës në dy paragrafë. I pari që përcakton rastet në të cilat
Kuvendi shpërndahet detyrimisht, dhe i dyti, rastin kur shpërndarja e Kuvendit nga
ana e Presidentit është e mundshme në rast të votimit të mocionit të suksesshëm të
mosbesimit, siç është interpretuar më lart, bazuar në konsultimet e Presidentit me
partitë dhe koalicionet e përfaqësuara në Kuvend nuk është e mundshme zgjedhja
e një Qeverie të re.
401. Një zgjidhje e tillë kushtetuese është plotësisht në harmoni me zgjidhjet
kushtetuese të shteteve tjera, përfshirë edhe ato të referuara nga vet parashtruesit
e kërkesës dhe Kryeministri. Siç reflektohet në analizën krahasimore të
Kushtetutave tjera dhe përgjigjet e Forumit të Komisionit të Venecias, të reflektuara
në paragrafët 274-290 dhe 291-306 të këtij Aktgjykimi: (i) asnjë Kushtetutë nuk
përcakton shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit në rast të votimit të suksesshëm
të mosbesimit ndaj një Qeverie; (ii) Kushtetutat që përcaktojnë mocionin
konstruktiv, përcaktojnë që i njëjti mund të paraqitet dhe votohet vetëm në rast së
njëkohësisht propozohet një kandidat tjetër për Kryeministër, dështimi i zgjedhjes
të së cilit, më pas rezulton në shpërndarje të Kuvendit; ndërsa (iii) në rastet,
përkatësisht shumicën e rasteve të analizuara, kur nuk është përcaktuar ky
kushtëzim, votimi i suksesshëm i mosbesimit rezulton në shkarkimin/dorëheqjen e
Kryeministrit përkatës dhe rënies së Qeverisë në tërësi, dhe në fillimin e
procedurave për zgjedhjen e Qeverisë së re, duke i ndjekur procedurat përkatëse
107
kushtetuese. Vetëm atëherë kur të jenë shteruar të gjitha mundësitë kushtetuese
për zgjedhjen e një Qeverie të re, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e
parakohshme.
402. Për më tepër, Kuvendi nuk mund të kufizohet që besimin e dhënë ndaj një Qeverie
ta mbajë deri në fund të legjislaturës, sepse në të kundërtën, nuk i lejohet të krijojë
Qeveri të re brenda të njëjtës legjislaturë, duke rezultuar edhe në ndërprerjen e
mandatit të deputetëve. Mandati i deputetit nuk është i kushtëzuar dhe as nuk i
nënshtrohet mandatit të Qeverisë, të cilin ai vet e zgjedh apo ia merr besimin. Një
detyrim i tillë për Kuvendin do të ishte qartazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe
me parimin e mosnënshtrimit të mandatit të deputeti ndaj asnjë mandati detyrues.
Deputetët, si përfaqësues të popullit, kanë të drejtë të ndryshojnë qëndrimet e tyre
ashtu që t’ia marrin besimin një Qeverie dhe t’ia japin atë një Qeverie tjetër. Një gjë
e tillë është krejtësisht e normale në një demokraci parlamentare. E kundërta do të
nënkuptonte kushtëzim të mandatit të deputetit që ose do të mbahet detyrimisht
një Qeveri që nuk gëzon besimin e Kuvendit ose do të shkurtohet edhe mandati i
Kuvendit. Kjo qartazi nuk është rregullimi kushtetues që parasheh Kushtetuta për
raportin institucional ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë ngase vetëm kjo e dyta i
përgjigjet të parës dhe jo anasjelltas. Rrjedhimisht, një praktikë e tillë, e cila do ta
kushtëzonte mandatin e Kuvendit me mandatin e një Qeverie, do të ishte në
kundërshtim të hapur me nenet 2 (1), 4 (4), 65 (8 dhe 9), 70 (1) dhe 74.
403. Në fund, Gjykata po ashtu vëren se, në njërën anë, parashtruesit e kërkesës
pretendojnë se pas çdo mocioni të mosbesimit, Presidenti ka shpërndarë Kuvendin
në mënyrë automatike dhe vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme, ndërkaq,
në anën tjetër, pala kundërshtare pretendon se rrethanat e shpërndarjeve të kaluara
kanë qenë të ndryshme nga rrethanat e rastit konkret meqë, në thelb, asnjëherë më
parë nuk ka ekzistuar vullneti i shprehur i të zgjedhurve të popullit për të krijuar
një Qeveri të re pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit.
404. Në këtë aspekt, Gjykata rikujton faktet e shpërndarjes së të gjitha legjislaturave të
mëhershme që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. (Shih paragrafët 221-250 të këtij
Aktgjykimi, ku në mënyrë të hollësishme reflektohet historia parlamentare e
Kuvendit e viteve 2007-2020). Janë tri lloje të ndryshme të situatave dhe
rrethanave të shpërndarjes së Kuvendit që kanë ndodhur deri më tani,
respektivisht: (i) situata kur Kuvendi është vet-shpërndarë me dy të tretat (2/3) e
votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit (shih legjislaturën e katërt dhe të gjashtë)
dhe Presidenti vetëm ka dekretuar formalisht këtë vet shpërndarje të Kuvendit
bazuar në nenin 82.1.2 të Kushtetutës; (ii) situatat kur Kuvendi ka kërkuar të
shpërndahet nga Presidenti pas një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë të votuar
në vitin e tretë të legjislaturës përkatëse, për faktin se të gjitha partitë politike kanë
qenë të interesuara për zgjedhje të parakohshme (shih legjislaturën e tretë dhe të
pestë); dhe (iii) situata e tanishme e legjislaturës së shtatë, kur Kuvendi ka kërkuar
nga Presidenti që të vazhdojë procedurat për krijimin e një Qeverie të re pas
mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë, me arsyetimin dhe me
kërkesën eksplicite që ekziston vullneti i qartë politik për të mos shkurtuar
mandatin e kësaj legjislature dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Në
108
fakt, vet mocioni i mosbesimit i votuar në Kuvend me datë 25 mars 2020, me dy të
tretat (2/3) të gjithë deputetëve të Kuvendit, në përmbajtjen e tij, ndër tjerash,
shprehimisht tregon qëllimin e Kuvendit për krijimin të një Qeverie të re.
405. Më konkretisht, Gjykata vëren se legjislatura paraprake e Kuvendit, ajo e gjashta e
viteve 2017-2019, nuk është shpërndarë nga Presidenti sipas nenit 82.2 të
Kushtetutës; mirëpo është shpërndarë nga vet Kuvendi me dy të tretat (2/3) e
votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, sipas nenit 82.1 (2) të Kushtetutës.
Dekreti i Presidentit vetëm kishte konfirmuar vet-shpërndarjen e Kuvendit dhe në
atë aspekt Presidenti nuk kishte asnjë diskrecion përveç se të vuloste vullnetin e të
zgjedhurve të popullit dhe të shpallte zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se legjislatura e gjashtë dhe rrethanat që kanë
dërguar në shpërndarjen e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me rrethanat e rastit
konkret. I njëjtë është rasti me legjislaturën e katërt, që ishte vet-shpërndarë bazuar
në pikën (2) të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, me dy të tretat (2/3) e votave
të të gjithë deputetëve dhe Presidentja vetëm kishte dekretuar këtë shpërndarje të
Kuvendit bazuar në po të njëjtën dispozitë.
406. Më tutje, Gjykata vëren se e përbashkëta e dy legjislaturave të tjera, respektivisht
legjislaturës së tretë (2008 - 2010) dhe të pestë (2015 - 2017), është se Kuvendi
kishte votuar mocionet përkatëse të mosbesimit rreth tri vite pas zgjedhjeve
parlamentare përkatëse, dhe specifikisht kishte kërkuar nga Presidenti që të
shpërndante këto legjislatura dhe të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Këto
legjislatura kishin përfunduar pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe në
asnjërën nga këto dy raste, nuk kishte pasur vullnet për krijim të një Qeverie të re e
as edhe ndonjë mospajtim rreth asaj se çfarë duhet të bëjë Presidenti në ato
rrethana. Bazuar në vullnetin e partive dhe koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend,
Presidentët kishin shpërndarë legjislaturat në fjalë duke përdorur mundësinë e
dhënë me nenin 82.2 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se faktet dhe
rrethanat e shpërbërjes së legjislaturave të tretë, katërt dhe pestë nuk janë të njëjta
me rrethanat e rastit konkret.
407. Rrethanat e legjislaturës së tanishme, të shtatës me radhë e cila ka filluar më 2019,
janë të ndryshme nga të gjitha situatat e lartcekura. E ndryshmja e rrethanave të
tanishme është që, për herë të parë, një mocion mosbesimi: (i) është votuar më pak
se dy muaj pas votimit të Qeverisë përkatëse; (ii) është votuar me votat e dy të
tretave (2/3) të të gjithë deputetëve; dhe (iii) shumica e partive politike dhe
koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend, respektivisht edhe shumica e të zgjedhurve
të popullit, janë deklaruar për krijimin e një Qeverie të re pas shprehjes së
mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend. Siç është sqaruar më lart, legjislatura e
tanishme, bazuar në pikën (2) të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës mund të vet-
shpërndahej me dy të tretat (2/3) e votave që kanë votuar mocionin e mosbesimit.
Një vullnet i tillë qartazi nuk ekziston. Prandaj, Presidenti në rrethana të tilla nuk
mund ta shpërndajë Kuvendin, kundër vullnetit të përfaqësuesve të popullit. Kjo siç
u sqarua më lart, do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
109
408. Gjykata rikujton që Qeveria e fundit ndaj të cilës Kuvendi shprehi mosbesimin e tij
u krijua më 3 shkurt 2020. Besimi i Kuvendit ndaj Qeverisë zgjati deri më 25 mars
2020, ndërkohë që vet Kuvendi vazhdon të ketë mandat kushtetues deri në fund të
vitit 2023. Nga praktika e deritanishme, asnjë Qeveri nuk ishte rrëzuar me dy të
tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe, asnjëherë deri më tani
nuk ishte kërkuar shprehimisht nga institucioni i Presidentit që të niste procedurat
për krijimin e një Qeverie të re. Fakti që një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot,
nuk e bën këtë kërkesë të Kuvendit jokushtetuese. Përkundrazi, një kërkesë e tillë,
përderisa është në vullnetin e Kuvendit dhe në vullnetin e shumicës së të zgjedhurve
të popullit është kërkesë legjitime e bazuar në Kushtetutë, të cilën Presidenti është
i detyruar ta respektojë në kuptim të zbatimit të diskrecionit të tij të sipas nenit
82.2 të Kushtetutës.
409. Gjykata konstaton se paragrafi 1 i nenit 82 të Kushtetutës paraqet kushtet dhe
rrethanat kur detyrimisht shpërndahet Kuvendi. Gjykata gjithashtu konstaton se
paragrafi 2 i nenit 82 të Kushtetutës paraqet kushtin dhe rrethanën kur Presidenti
ka mundësinë, por nuk është i detyruar të shpërndajë Kuvendin. Kjo mundësi nuk
mund të ushtrohet në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me vullnetin e
Kuvendit. Praktikisht, një situatë tipike e ushtrimit të mundshëm të këtij autorizimi
diskrecional nga Presidenti, do të gjente shprehjen e vet në një situatë të kushtëzuar
nga dy faktorë: (i) kur nuk mund të bëhet një shumicë e re e nevojshme për të
formuar një qeveri pas votimit të një mocioni mosbesimi; dhe, (ii) kur nuk mund të
arrihet konsensus politik brenda partive të përfaqësuara në Kuvend për të
shpërndarë Kuvendin mbi bazë të nenit 82.1 (2). Në këto rrethana, shpërndarja e
Kuvendit mbetet e vetmja mundësi për kapërcimin e krizave kushtetuese, ndaj
Presidenti, në funksion të zhbllokimit të një krize parlamentare, ku Kuvendi nuk do
të ishte në gjendje të ushtrojë funksionet e tij kushtetuese, mund të ushtrojë
diskrecionin e tij të përcaktuar në nenin 82.2 të Kushtetutës, gjithnjë në konsultim
dhe bazuar në pajtimin e shumicës së nevojshme të partive dhe koalicioneve të
përfaqësuara në Kuvend.
410. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se Dekreti i kontestuar i Presidentit [nr. 24/2020
i 30 prillit 2020] është në përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës.
IV. LIDHUR ME NENET 95 [ZGJEDHJA E QEVERISË] DHE 100 [MOCIONI
I MOSBESIMIT] TË KUSHTETUTËS
411. Gjykata rikujton se çështja kushtetuese përkitazi me nenet 95 dhe 100 të
Kushtetutës ka të bëjë me interpretimin përfundimtar nëse pas votimit të
suksesshëm të një mocioni mosbesimi, siç është përcaktuar në nenin 100 të
Kushtetutës dhe në mungesë të vullnetit të shumicës së mjaftueshme të partive
politike dhe koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend për shpërndarjen e Kuvendit
pas këtij mocioni, duke i pamundësuar Presidentit shpërndarjen e Kuvendit, siç
është përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, mund të aktivizohet
neni 95 i Kushtetutës përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së re.
110
412. Për qëllime të trajtimit të kësaj çështjeje, dhe siç është sqaruar më lart, Gjykata do
të paraqes: në vijim (1) Thelbin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës dhe
komentet mbështetëse të pranuara nga palët e interesuara (shih paragrafët 62-92,
122-167 dhe 192-205 të këtij Aktgjykimi për një pasqyrim të hollësishëm të këtyre
pretendimeve dhe komenteve mbështetëse); (2) Thelbin e argumenteve të palës
kundërshtare dhe palëve të tjera të interesuara që kanë mbështetur palën
kundërshtare (shih paragrafët 93-121, 168-191 dhe 206- 216 të këtij Aktgjykimi për
një pasqyrim të hollësishëm të kundërshtimeve dhe të komenteve në favor të
kundërshtimit të tillë); dhe (3) Përgjigjen e Gjykatës lidhur me çështjet që
ngërthejnë këto pretendime.
Thelbi i pretendimeve të parashtruesve të kërkesës
413. Parashtruesit e kërkesës, respektivisht tridhjetë (30) deputetët parashtrues, në
thelb, pretendojnë se Kushtetuta e detyron Presidentin që të shpërndajë Kuvendin
pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë, dhe se i njëjti, nuk ka
kompetencë që të aktivizojë nenin 95 të Kushtetutës pas votimit të suksesshëm të
një mocioni mosbesimi, sepse në mes nenit 100 dhe atij 95 të Kushtetutës, mungon
“ura lidhëse”, përkatësisht Kushtetuta nuk përcakton shprehimisht që pas votimit
të suksesshëm të një mocioni mosbesimi, mund të zgjidhet Qeveri e re përmes
procedurave të përcaktuara në nenin 95 të Kushtetutës, duke lënë kështu si të
vetmen mundësi shpërndarjen e Kuvendit sipas procedurës së përcaktuar në
paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës.
414. Sipas parashtruesve të kërkesës: (i) aktivizimi i nenit 95 të Kushtetutës, sidomos
paragrafit 4 të tij, përmes dekretit të Presidentit, është kundërkushtetues për faktin
se, procedura që duhet ndjekur pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj
Qeverisë, nuk është e përcaktuar me normë kushtetuese në formë të shprehur, dhe
se rrjedhimisht, “mungesa e kësaj ure lidhëse” në mes nenit 95 dhe më pas nenit
95.4 përmes paragrafit 4 të nenit 84 të Kushtetutës, pas zbatimit të nenit 100, e bën
kundërkushtetues dekretin e Presidentit. Në mbështetje të argumentit se
Kushtetuta karakterizohet nga një “vakum” në këtë aspekt, parashtruesit e kërkesës
i referohen një numri Kushtetutash, përfshirë Kornizës Kushtetuese, dhe pohojnë
se në mungesë të një dispozite specifike në Kushtetutë përkitazi me procedurën që
duhet ndjekur pas mocionit të mosbesimit, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet pas
shpërndarjes së Kuvendit bazuar në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës; (ii)
paragrafi 6 i nenit 100 nuk mund të aktivizojë paragrafin 5 të nenit 95 të
Kushtetutës, sepse “Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje”, dhe se këto dy dispozita
prodhojnë situata të ndryshme kushtetuese, përkatësisht e para përcakton situatën
në të cilën një Qeveri shkarkohet përmes një mocioni mosbesimi, ndërsa e dyta,
përpos dorëheqjes, duke iu referuar “arsyeve tjera” për të cilat “posti i tij/saj
mbetet i lirë” nënkupton “vdekjen, ose pamundësinë e përhershme që të ushtrojë
funksionin e Kryeministrit” dhe jo “mocionin e mosbesimit”; dhe (iii) se Presidenti
nuk ka pasur të drejtë të përcaktoj mandatarin për formimin e Qeverisë bazuar në
paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, sepse nuk është respektuar paragrafi 1 dhe
2 i të njëjtin nen, përkatësisht mandati nuk i është dhënë “partisë politike ose
koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
111
Qeverinë”, përkundër faktit që e njëjta nuk e ka refuzuar këtë mandat. (Pretendimet
specifike të parashtruesve të kërkesës përkitazi me “mungesën e afatit kushtetues”
për marrjen e mandatit për Kryeministër dhe “mungesën e refuzimit” të të njëjtit
në rrethanat e rastit konkret, do të shtjellohen në hollësi në seksionin e radhës të
këtij Aktgjykimi).
415. Të njëjtat pretendime i mban edhe Kryeministri, i cili përmes komenteve të
dorëzuara në Gjykatë, gjithashtu vë theks në faktin se: (i) Kushtetuta në mënyrë të
qëllimshme ka ndërruar sistemin e mocionit të votëbesimit të paraparë përmes
Kornizës Kushtetuese, dhe i cili kishte përcaktuar se “Kuvendi mund të mos ia jep
votëbesimin Qeverisë vetëm nëse me një shumicë të deputetëve të tij zgjedh
njëkohësisht një Kryeministër të ri bashkë me listën e ministrave të propozuar nga
ai ose ajo”, duke mos përcaktuar asnjë procedurë tjetër pas votimit të suksesshëm
të mocionit të votëbesimit, rrjedhimisht duke paraparë vetëm “mocionin
deskruktiv të mosbesimit”, për dallim prej “mocionit konstruktiv të mosbesimit”,
dhe në rast të të cilit, sipas pretendimit, Kuvendi nuk shpërndahet, por vazhdon të
funksionojë deri në përfundim të kohëzgjatjes së mandatit të paraparë me
Kushtetutë. Në këtë kontekst, Kryeministri i referohet një numër Kushtetutash, të
cilat janë përfshirë në Analizën Krahasimore të këtij Aktgjykimi (shih paragrafët
274-290 të Aktgjykimit) dhe janë aplikuar përgjatë vlerësimit të kushtetutshmërisë
së Dekretit të kontestuar; dhe (ii) Presidenti, duke u bazuar në Kushtetutë dhe në
Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO103/14, i takon që të konsultojë “vetëm partinë
politike apo koalicionin që është fitues relativ apo absolut i zgjedhjeve, e jo edhe
partitë politike apo koalicionet tjera”, dhe se i njëjti, duhet të pres “derisa ti
dërgohet emri i kandidatit” nga partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën
e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe se “nuk ka afat të caktuar për
të propozuar emrin e kandidatit”. Deputetja e LVV dhe Nënkryetarja e Kuvendit,
znj. Arbërie Nagavci, gjithashtu mbështet këtë qëndrim, duke theksuar ndër tjerash
se Kushtetuta nuk ofron shprehimisht veprim alternativ për Presidentin e
Republikës pas votimit të suksesshëm të mosbesimit përpos shpërndarjes së
Kuvendit, siç është përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës. Kryetarja
e Kuvendit, përkundër faktit që ka dorëzuar komente në Gjykatë në mbështetje të
pretendimeve për kundërkushtetutshmërinë e Dekretit të kontestuar, në
përmbajtjen e të njëjtave, nuk ka paraqitur argumente që ndërlidhen me çështjen
që është duke u shqyrtuar në këtë pjesë të Aktgjykimit.
Thelbi i argumenteve të palës kundërshtare
416. Pala kundërshtare, respektivisht Presidenti, në thelb, pretendon se Kushtetuta nuk
e detyron Presidentin që të shpërndajë Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të
mosbesimit ndaj Qeverisë, dhe se një kompetencë e tillë është diskrecionale dhe
ushtrohet në konsultim me partitë politike apo koalicionet e përfaqësuara në
Kuvend. Në rast se këto të fundit, në shumicën e nevojshme të tyre, nuk pajtohen
me shpërndarjen e Kuvendit, Presidenti detyrohet të aktivizojë nenin 95 të
Kushtetutës përkitazi me inicimin e procedurës për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Argumente në favor të kushtetutshmërisë së Dekretit të kontestuar të Presidentit
janë dorëzuar edhe nga Grupi Parlamentar i LDK-së, deputetët e AKR-së të
112
mbështetur nga deputetët e NISMA-s, dhe deputeti i LDK-së, z. Arban Abrashi, për
arsyet specifike të cekura nga secila palë e interesuara në parashtresat e tyre të
dorëzuara në Gjykatë dhe të cilat janë pasqyruar në hollësi në paragrafët 93-121,
168-191 dhe 206-216 të këtij Aktgjykimi.
417. Sipas Presidentit: (i) paragrafi 6 i nenit 100, paragrafi 2 i nenit 82 dhe paragrafi 5 i
nenit 95 të Kushtetutës, duhet të lexohen së bashku; (ii) neni 95 i Kushtetutës
përcakton mënyrën e zgjedhjes së Qeverisë si pas “zgjedhjeve” ashtu edhe “pas
votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit të Qeverisë”; (iii) referenca
përkitazi me “dorëheqjen e Kryeministrit” në paragrafin 5 të nenit 95 të
Kushtetutës dhe ajo përkitazi me të konsideruarit të “Qeverisë në dorëheqje” në
paragrafin 6 të nenit 100 të Kushtetutës, janë të ndërlidhura sepse në të dy rastet
“Qeveria bie”. Në këtë kontekst, Presidenti argumenton se Kryeministri dhe
Qeveria janë të ndërlidhura dhe se bazuar në Kushtetutë, posti i Kryeministrit nuk
mund të konsiderohet i ndarë nga Qeveria, sepse bazuar në nenin 92 të Kushtetutës
“Qeverinë e përbëjnë Kryeministri, Zëvendëskryeministrat dhe ministrat”.
Presidenti gjithashtu konteston referencat e parashtruesve të kërkesës në dispozitat
e Kushtetutave tjera, duke u referuar në një numër Kushtetutash tjera dhe në të
cilat, ngjashëm si në Republikën e Kosovës, Kushtetutat përkatëse nuk përcaktojnë
shprehimisht hapat që duhet ndërmarrë pas votimit të suksesshëm të një mocioni
mosbesimi, duke përshirë Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe
Austrisë.
418. Në të njëjtën linjë argumentimi janë edhe Grupi Parlamentar i LDK-së edhe
Deputeti i saj, z. Arban Abrashi. Të parët, në kundërshtim të argumenteve të
parashtruesve të kërkesës dhe të Kryeministrit në detyrë, pretendojnë se: (i)
ekziston lidhja “substanciale dhe funksionale” në mes paragrafit 6 të nenit 100,
paragrafit 2 të nenit 82 dhe paragrafit 4 e 5 të nenit 95 të Kushtetutës; (ii) situatat
e përcaktuara në paragrafin 6 të nenit 100 dhe në paragrafin 5 të nenit 95 të
Kushtetutës, në të cilat “Qeveria bie”, si rezultat i dorëheqjes së Kryeministrit apo
edhe votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit, kanë të njëjtin efekt,
përkatësisht rënien e Qeverisë, dhe se duke marrë parasysh paragrafin 2 të nenit 82
të Kushtetutës, bazuar në të cilin Presidenti “mund”, por nuk është i detyruar të
shpërndaj Kuvendin, i mundëson të njëjtit, përkatësisht Presidentit të aktivizoj
nenin 95 të Kushtetutës, duke filluar procedurat për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Ndërsa, i dyti, përkatësisht deputeti Abrashi, përkitazi me pretendimin e
parashtruesve të kërkesës lidhur me “mungesën e dispozitave lidhëse”, gjithashtu i
referohet paragrafit 5 të nenit 95 të Kushtetutës duke theksuar se “dorëheqja e
Kryeministrit dhe dorëheqja e Qeverisë janë kompatibile”, dhe se situata e
përcaktuar përmes paragrafit 6 të nenit 100 të Kushtetutës është e përfshirë në
paragrafin 5 të nenit 95 të saj, dhe se në të dy rastet “Presidenti menjëherë zhvillon
procedurat për zgjedhjen e Qeverisë së re”. Deputetët e AKR-së e të mbështetur
nga NISMA Socialdemokrate, gjithashtu vënë theks në ndërlidhjen në mes
paragrafit 6 të nenit 100 me paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës.
113
PËRGJIGJA E GJYKATËS – përkitazi me nenet 95 dhe 100 të Kushtetutës
Parimet e përgjithshme kushtetuese përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë dhe
Mocionin e Mosbesimit/Votëbesimit
419. Në kontekst të thelbit të pretendimeve dhe kundërshtimeve përkitazi me
kushtetutshmërinë e Dekretit të kontestuar e të përmbledhura më lart, dhe duke
rikujtuar që Gjykata tashmë konstatoi se votimi i suksesshëm i mocionit të
mosbesimit sipas procedurës të përcaktuar në nenin 100 të Kushtetutës, nuk e
detyron por i mundëson Presidentit të Republikës të shpërndajë Kuvendin bazuar
në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, mundësi kjo e kushtëzuar nga vullneti i
përfaqësuesve të popullit, përkatësisht mundësia/pamundësia e shumicës së
nevojshme të partive ose koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend për të formuar një
Qeveri të re.
420. Më saktësisht, Gjykata tashmë ka sqaruar se edhe pas votimit të suksesshëm të një
mocioni të mosbesimit në Kuvend, në rast se shumica e nevojshme e partive politike
dhe koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend kanë vullnetin dhe shumicën e
nevojshme për të tentuar formimin e një Qeverie të re, Presidenti nuk mund të
shpërndajë Kuvendin bazuar në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, dhe është i
detyruar të filloj procedurat për formimin një Qeverie të re bazuar në dispozitat e
nenit 95 të Kushtetutës. Një qëndrim i tillë është plotësisht kompatibil me Analizën
Krahasimore, Opinionet e cituara të Komisionit të Venecias dhe kontributin e
dorëzuar në Gjykatë nga anëtarët e Forumit të Komisionit të Venecias.
421. Gjykata gjithashtu vë theks në faktin se (i) bazuar në nenin 66 të Kushtetutës,
Kuvendi zgjidhet me mandat katërvjeçar, mandat ky që fillon nga dita e seancës
konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të
rezultateve të zgjedhjeve; dhe se (ii) ky mandat mund të shkurtohet vetëm në rast
të shpërndarjes së detyrueshme të Kuvendit në rastet e përcaktuara në paragrafin 1
të nenit 82 të Kushtetutës dhe mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit nga
Presidenti, në rast se bazuar në vullnetin e partive dhe koalicioneve të përfaqësuara
në Kuvend, formimi i një Qeverie të re nuk është i mundur, siç është përcaktuar në
paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, kompetenca e Presidentit, e
përcaktuar përmes paragrafit 3 të nenit 84 të Kushtetutës, përkitazi me shpalljen e
zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, mund të ushtrohet vetëm nëse janë plotësuar
kushtet e lartcekura, përkatësisht përfundimi i rregullt i mandatit të Kuvendit dhe
shpallja e zgjedhjeve të rregullta, siç është përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 66 të
Kushtetutës apo edhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, vetëm në zbatim të
drejtë të dispozitave të nenit 82 të Kushtetutës përkitazi me shpërndarjen e
Kuvendit. Për pasojë, nuk është kontestuese se në rast të votimit të suksesshëm të
mosbesimit dhe pasojës respektive të dorëheqjes së Qeverisë, siç është përcaktuar
në paragrafin 6 të nenit 100 të Kushtetutës dhe pamundësisë së shpërndarjes së
Kuvendit bazuar në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, fillojnë procedurat për
formimin e Qeverisë së re, siç është përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës.
114
422. Në dritën e këtij konstatimi, Gjykata në vijim do të sqarojë më tej: (i) ndërlidhjen e
nenit 100 me nenin 95 të Kushtetutës; dhe më pas, (ii) procedurën që duhet ndjekur
për formimin e një Qeverie të re pas një votimi të suksesshëm të mocionit të
mosbesimit ndaj një Qeverie në Kuvendin e Republikës.
423. Gjykata fillimisht thekson se këto dy nene, neni 95 dhe 100 i Kushtetutës, jetësojnë
një ndër detyrat më thelbësore të Kuvendit të Republikës, përkatësisht atë të
ushtrimit të kontrollit parlamentar ndaj Qeverisë, siç është përcaktuar në
paragrafin 4 të nenit 4 të Kushtetutës, përmes ushtrimi të kompetencës së
përcaktuar në paragrafin 8 të nenit 65 të Kushtetutës, bazuar në të cilin, Kuvendi
zgjedh por edhe shpreh mosbesimin ndaj Qeverisë.
424. Zgjedhja e edhe shprehja e mosbesimit të pushtetit legjislativ ndaj bartësit të
pushtetit ekzekutiv është një ndër premisat esenciale të ndarjes dhe balancimit të
pushteteve, siç është përcaktuar në nenin 4 të Kushtetutës dhe ndër vlerat
themelore të Republikës së Kosovës, siç është përcaktuar në nenin 7 të Kushtetutës.
Për pasojë, bazuar në paragrafin 8 të nenit 65 të Kushtetutës, nenet 95 dhe 100 të
Kushtetutës duhet të lexohen së bashku, posaçërisht duke marrë parasysh faktin që
tashmë është konstatuar se paragrafi 2 i nenit 82 të Kushtetutës nuk rezulton
detyrimisht në shpërndarje të Kuvendit, dhe se votimi i suksesshëm i mocionit të
mosbesimit para se të rezultojë në shpërndarjen e Kuvendit, mundëson zgjedhjen e
një Qeverie të re.
425. Në mënyrë që edhe vet Qeveria të ketë mundësinë të sigurohet që përtej zgjedhjes
së saj, siç është përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës, të mbajë dhe të konfirmoj
besimin e Kuvendit në të, Kushtetuta i ka mundësuar një Kryeministri që të kërkojë
votëbesimin e Qeverisë në Kuvend, bazuar në paragrafin 2 të nenit 100 të
Kushtetutës. Në anën tjetër, gjithashtu ka autorizuar një të tretën (1/3) e deputetëve
të Kuvendit që të sfidojnë këtë besim, duke proceduar në Kuvend një mocion
mosbesimi ndaj Qeverisë, siç është përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 100 të
Kushtetutës. Në të njëjtën kohë, ka përcaktuar edhe garancitë e nevojshme për
Qeverinë, duke përcaktuar se një mocion mosbesimi konsiderohet të jetë pranuar
vetëm nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit, ndërsa
në të kundërtën një mocioni tjetër i mosbesimit, nuk mund të ringrihet gjatë
nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
426. Gjykata rikujton që Kuvendi, si institucion i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, siç
është përcaktuar në nenin 62 të Kushtetutës, ushtron sovranitetin e Republikës së
Kosovës, i cili buron nga populli, siç është përcaktuar në nenin 2 të Kushtetutës.
Legjitimiteti demokratik i një Qeverie të zgjedhur nga një Kuvend i cili është i vetmi
institucion i Republikës që zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, buron nga besimi që
përfaqësuesit e popullit i mveshin me rastin e zgjedhjes së saj. Një Qeveri e zgjedhur
nga Kuvendi, nuk vazhdon të ketë të njëjtin legjitimet, nga momenti kur
përfaqësuesit e popullit ia marrin besimin përmes votimit të një mocioni të
suksesshëm të mosbesimit. Qeveria duhet gjithnjë të ketë të paktën besimin e
shumicës së nevojshme në Kuvend. Ky besim pushon në momentin kur kundër tij
115
të kenë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht
dhe bazuar në paragrafin 4 të nenit 100 të Kushtetutës, të paktën gjashtëdhjetë e
një (61) deputetë. Me kalimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, kjo e fundit,
humb besimin e përfaqësuesve të popullit, dhe rrjedhimisht edhe autoritetin
kushtetues për të ushtruar kompetencat përkatëse. Prandaj, Kushtetuta përcakton
që e njëjta është Qeveri në dorëheqje, sepse e humb mandatin qeverisës, ashtu siç,
pa asnjë përjashtim të njëjtin parim e përcaktojnë edhe të gjitha Kushtetutat e
analizuara në Analizën Krahasimore dhe në të gjitha shtetet që kanë dhënë
kontributin e tyre përmes Forumit të Komisionit të Venecias.
427. Pasoja e një Qeverie në dorëheqje si rezultat i votimit të suksesshëm të mocionit të
mosbesimit bazuar në paragrafin 6 të nenit 100 të Kushtetutës dhe në pamundësi
të shpërndarjes së Kuvendit bazuar në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës,
aktivizon nenin 95 të Kushtetutës përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë.
428. Neni 95 i Kushtetutës është i organizuar në 6 paragrafë, të cilët përcaktojnë
mënyrën e zgjedhjes së Qeverisë në kuadër të një cikli zgjedhor, duke marrë
parasysh që i njëjti përcakton edhe mënyrën e zgjedhjes së një Qeverie pas
zgjedhjeve por edhe pas rënies së një Qeverie. Më saktësisht, paragrafi i parë i tij,
përcakton që Presidenti i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në
konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë. Paragrafi i dytë dhe i tretë i tij, përcaktojnë që ky
kandidat, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e
Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit dhe
se Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë
deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht votën e gjashtëdhjetë e një (61)
deputetëve. Paragrafi i katërt i tij, përcakton dy elemente shtesë, (i) afatin prej
dhjetë (10) ditësh, brenda të cilit Presidenti emëron kandidatin tjetër për
Kryeministër, sipas së njëjtës procedurë, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë sipas
paragrafit 1 të nenit 95 të Kushtetutës, nuk merr shumicën e votave të nevojshme;
dhe (ii) detyrimin e Presidentit për të shpallur zgjedhjet, nëse as herën e dytë nuk
zgjidhet Qeveria, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e
shpalljes së tyre. Paragrafi i pestë, përcakton procedurën e mandatimit të kandidatit
të ri për Kryeministër, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar
shumicën në Kuvend, nëse Qeveria bie, si rezultat i dorëheqjes së Kryeministrit ose
nëse “për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë”. Dhe në fund, paragrafi 6 i tij,
përcakton se anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit, teksti
i të cilit rregullohet me ligj.
429. Gjykata ka interpretuar paragrafin 14 të nenit 84 të Kushtetutës lidhur me
paragrafët 1 dhe 4 të nenit 95 të Kushtetutës në Aktgjykimin KO103/14. Në këtë
Aktgjykim, Gjykata kishte trajtuar tri aspekte që ndërlidhen me nenet e lartcekura
(i) funksionin dhe rolin e Presidentit të Republikës (shih paragrafët 59 deri më 65
të këtij Aktgjykimi); (ii) interpretimin e paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës në
lidhje me paragrafët 1, 2 dhe 3 të nenit 95 të Kushtetutës (shih paragrafët 66 deri
në 88 të këtij Aktgjykimi); dhe (iii) interpretimin e paragrafit 4 të nenit 95 të
Kushtetutës (shih paragrafët 89 deri në 95 të këtij Aktgjykimi).
116
430. Në këtë rast, Gjykata kishte vendosur se: (i) nenet 84 (14) dhe 95 të Kushtetutës
janë në përputhshmëri me njëri-tjetrin; (ii) përdorimi i termave “parti politike ose
koalicion”, kur përmenden në lidhje me nenin 84 (14) dhe me nenin 95, paragrafët
1 dhe 4, të Kushtetutës, nënkupton partinë politike ose koalicionin që është
regjistruar sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, merr pjesë si subjekt zgjedhor,
është i përfshirë në fletëvotim të zgjedhjeve, e kalon pragun dhe, rrjedhimisht, fiton
vende në Kuvend; (iii) partia ose koalicioni që ka fituar shumicën në Kuvend, siç
përcaktohet në nenin 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, nënkupton partinë ose
koalicionin që ka shumicën e vendeve në Kuvend, qoftë absolute, qoftë relative; (iv)
Presidenti i Republikës, në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, i propozon
Kuvendit kandidatin për Kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga
koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend; (v) Presidenti i
Republikës nuk ka diskrecion të refuzojë caktimin e kandidatit të propozuar për
Kryeministër; (vi) në rast se kandidati i propozuar për Kryeministër nuk merr votat
e nevojshme, Presidenti i Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në bazë të nenit 95,
paragrafi 4, të Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për Kryeministër, pas
konsultimit me partitë ose me koalicionet (të regjistruara në pajtim me Ligjin për
Zgjedhjet e Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura, pra me parti
ose me koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për
Zgjedhjet e Përgjithshme, e ka emrin në fletëvotim të zgjedhjeve, ka marrë pjesë në
zgjedhje dhe ka kaluar pragun; dhe (vii) nuk përjashtohet që Presidenti i Republikës
të vendosë t’i japë partisë ose koalicionit të parë, sipas nenit 95, paragrafi 1, të
Kushtetutës, mundësinë të propozoj kandidatin tjetër për Kryeministër (shih
Dispozitivin e Aktgjykimit KO103/14).
431. Më saktësisht, dhe për aq sa është relevante për rrethanat e rastit të tanishëm, ky
Aktgjykim në interpretimin e paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me
paragrafin 1 të nenit 95 të Kushtetutës, kishte përcaktuar se: (i) Presidenti i
propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike
ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
Qeverinë, përkatësisht shumicën relative bazuar në rezultatin zgjedhor dhe numrin
më të madh të vendeve në Kuvend, dhe se nëse e njëjta i ka votat “e nevojshme” ose
jo për formimin e Qeverisë, përcaktohet nga vota në Kuvend (shih paragrafët 81 deri
më 86 të këtij Aktgjykimi); (ii) Presidenti i Republikës nuk ka diskrecion që të
aprovoj ose mos aprovoj nominimin e mandatarit nga partia ose nga koalicioni, por
duhet të sigurojë caktimin e tij/saj (shih paragrafin 88 të këtij Aktgjykimi); dhe (iii)
që nuk përjashtohet mundësia që partia ose koalicioni në fjalë të refuzojë të marrë
mandatin (shih paragrafin 87 të këtij Aktgjykimi).
432. Ndërsa, në interpretimin e paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me
paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, kishte përcaktuar se: (i) është në
diskrecionin e Presidentit të Republikës, që pas konsultimeve me partitë dhe më
koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion, do t’i jepet mandati për të
propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër, dhe se i njëjti, duhet të vlerësojë se
cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë
kandidatin për Kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në Kuvend për
117
formimin e Qeverisë së re (shih paragrafët 90 dhe 92 të këtij Aktgjykimi); dhe (ii)
se është përgjegjësi e Presidentit të ruajë stabilitetin e vendit dhe të gjejë kritere
mbizotëruese për formimin e qeverisë së re, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet
(shih paragrafin 94 të këtij Aktgjykimi).
433. Gjykata rithekson se parimet e përcaktuara përmes Aktgjykimit KO103/14, janë të
aplikueshme dhe nuk do të angazhohet në diskutim të mëtejshëm të paragrafëve të
nenit 95 të Kushtetutës, të cilët tashmë janë interpretuar përmes Aktgjykimit të
lartcekur. Thënë këtë, ky Aktgjykim nuk ka interpretuar mënyrën e zgjedhjes së një
Qeverie: (i) bazuar në paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës; dhe (ii) bazuar në
paragrafin 6 të nenit 100 të Kushtetutës, në rast të dhe pas votimit të suksesshëm
të një mocioni të mosbesimit. Megjithatë, parimet e përcaktuara përmes
Aktgjykimit KO103/14, janë gjithashtu të aplikueshme edhe në mënyrën e zbatimit
të këtyre paragrafëve dhe procedurave që duhet ndjekur për krijimin e një Qeverie
të re.
434. Në këtë kontekst, Gjykata fillimisht vëren se për tu aktivizuar paragrafi 5 i nenit 95,
Kryeministri: (i) duhet të ketë dhënë dorëheqjen; ose, (ii) “për arsye të tjera, posti
i tij/saj mbetet i lirë”. Ky nen i referohet Kryeministrit si individ dhe postit të tij/ose
të saj, dhe cilave do arsye të tjera, mbi bazën e të cilave, ky post, mbetet i lirë. Këto
arsye, mund të përfshijnë sëmundjen, vdekjen, pamundësinë e ushtrimit të detyrës,
apo arsye tjera të cilat, nuk janë të përcaktuara shprehimisht në Kushtetutë. Thënë
këtë, bazuar në këtë paragraf, efekti i dorëheqjes së Kryeministrit apo mbetjes së
postit të tij/saj të lirë, ngërthen edhe efektin “rënies së Qeverisë”. I njëjti efekt pason
edhe nëse mocioni i mosbesimit votohet suksesshëm për “Qeverinë në tërësi”, pas
të cilit “Qeveria konsiderohet në dorëheqje”, siç është përcaktuar në paragrafin 6 të
nenit 100 të Kushtetutës.
435. Më saktësisht, efekti juridik i dorëheqjes së Kryeministrit është rënia e Qeverisë,
rrjedhimisht, Qeveria në dorëheqje. Efekti juridik i votimit të suksesshëm të
mosbesimit ndaj “Qeverisë në tërësi” në Kuvend, është po ashtu, Qeveria në
dorëheqje. Ky konstatim, është për më tepër i bazuar edhe në (i) nenin 92 të
Kushtetutës, sipas të cilit, Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri,
zëvendëskryeministrat dhe ministrat, ndërsa e njejta, përkatësisht Qeveria ushtron
pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin; dhe në (ii) nenin 94 të
Kushtetutës, sipas të cilit Kryeministri përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë.
Rrjedhimisht, pasojat juridike për “Qeverinë në tërësi” janë të njëjtat si në rrethanat
e paragrafit 5 të nenit 95 të Kushtetutës, kur Kryeministri të ketë dhënë dorëheqjen
apo kur për arsye tjetër posti i tij/saj të ketë mbetur i lirë, po ashtu edhe në rrethanat
e paragrafit 6 të nenit 100 të Kushtetutës kur është votuar “mocionit i mosbesimit
për Qeverinë në tërësi”. Gjykata vëren që referimi në “mocionin e mosbesimit për
Qeverinë në tërësi”, nënkupton që Kushtetuta mundëson edhe votimin e
mosbesimit për vetëm një anëtarë individual të kabinetit Qeverisës, megjithatë,
duke marrë parasysh që një çështje e tillë nuk është para Gjykatës, kjo e fundit, nuk
do të analizojë mundësitë kushtetuese dhe efektet juridike të një votimi të
suksesshëm të mosbesimit i cili nuk përfshinë “Qeverinë në tërësi”.
118
436. Konstatimi që efektet juridike të dorëheqjes së Kryeministri dhe votimit të
suksesshëm të mosbesimit për “Qeverinë në tërësi”, janë të njëjta, përkatësisht
Qeveria në dorëheqje, mbështetet edhe nga Analiza Krahasimore e pasqyruar në
paragrafët 274-290 të këtij Aktgjykimi e edhe nga përgjigjet e të gjithë anëtarëve të
Forumit të Komisionit të Venecias. Në të gjitha këto raste, vihet theks në faktin që:
(i) nëse bëhet një votim mosbesimi ndaj Kryeministrit ose gjithë Qeverisë,
Kryeministri dhe Qeveria do të japin dorëheqje; (ii) mandati i Qeverisë pushon kur
të japë dorëheqjen Kryeministri ose me rastin e humbjes së besimit nga Kuvendi;
dhe (iii) që me përjashtim të rasteve të cilat kanë paraparë specifikisht “mocionin
konstruktiv” në Kushtetutat e tyre, e bazuar në të cilin votimi i suksesshëm i
mosbesimit rezulton automatikisht në zgjedhjen e një Kryeministri të ri, në të gjitha
rastet tjera, si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit apo edhe votimit të suksesshëm
të mosbesimit, aktivizohet neni respektiv përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së re,
në mënyrën e përcaktuar në Kushtetutat përkatëse.
437. Njëjtë, Kushtetuta e Kosovës, në rast të dorëheqjes së një Qeverie si pasojë e: (i)
dorëheqjes së Kryeministrit; (ii) mbetjes së këtij posti të lirë “për arsye tjera”, apo
(iii) votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj saj, aktivizon paragrafin 5 të nenit
95 të Kushtetutës, dhe e cila, brenda të njëjtit cikël zgjedhor, mundëson zgjedhjen
e një Qeverie të re. Bazuar në këtë nen, kandidati i ri, për të formuar Qeverinë,
mandatohet nga Presidenti, “në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka
fituar shumicën në Kuvend”.
438. Zbatimi i kësaj dispozite është drejtpërdrejtë e ndërlidhur me paragrafin 2 dhe 3 të
nenit 95 të Kushtetutës sepse: (i) Presidenti në zbatim të paragrafit 14 të nenit 84
të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës ashtu si edhe në
zbatim të paragrafit 1 të nenit 95 të Kushtetutës, është i detyruar të caktoj
mandatarin për Kryeministër vetëm në konsultim me “partinë politike ose
koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend”, rrjedhimisht partia ose koalicioni që
ka fituar shumicën në Kuvend, ka të drejtën e parë të propozimit të kandidatit për
Kryeministër si pas zgjedhjeve ashtu edhe pas dorëheqjes së Qeverisë [Shënim:
Gjykata vëren dallimin në mes njëjësit dhe shumësit të fjalës parti politike në
paragrafin 1 dhe 5 të nenit 95 të Kushtetutës. Thënë këtë përderisa paragrafi 5 i
nenit 95, i referohet partisë në shumës, i njëjti i referohet koalicionit në njëjës, për
më tepër që gjithashtu referenca në “ka fituar”, është në njëjës. Paragrafi 5 i nenit
95 të Kushtetutës në gjuhën serbe është po ashtu në njëjës. Prandaj, Gjykata
vlerëson se paragrafët 1 dhe 5 të nenit 95 të Kushtetutës kanë kuptimin e njëjtë në
kuptim të “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë”]; dhe (ii) zbatimi i procedurës pas mandatimit të
kandidatit për Kryeministër si rezultat i situatës së përcaktuar në paragrafin 5 apo
1 të nenit 95 të Kushtetutës, është i kushtëzuar, përkatësisht zbatohet vetëm në
ndërlidhje me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 95 të Kushtetutës, sipas të cilëve ky
kandidat është i detyruar që, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit,
të paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe të kërkon miratimin
nga ana e Kuvendit dhe se Qeveria e propozuar konsiderohet e zgjedhur, nëse merr
shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht
119
gjashtëdhjetë e një (61) deputetë, siç është përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 95 të
Kushtetutës.
439. Gjykata gjithashtu thekson se në zbatimin e kësaj procedure, dhe siç është
interpretuar edhe në Aktgjykimin e Gjykatës KO103/14, Presidenti nuk ka
diskrecion në përzgjedhjen e emrit të kandidatit për Kryeministër, por është i
detyruar që të mandat kandidatin për Kryeministër i cili është propozuar nga
“partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të
formuar Qeverinë” (shih paragrafin 68 të Aktgjykimit në rastin KO103/14).
440. Në rast se, Qeveria e propozuar nuk merr shumicën e nevojshme të votave në
Kuvend, apo edhe nëse, “partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën në
Kuvend” nuk e propozon mandatarin për Kryeministër dhe rrjedhimisht, refuzon
marrjen e mandatit përkatës, siç është përcaktuar në Aktgjykimin KO103/14 (shih
paragrafin 87 të këtij Aktgjykimi), ndiqet procedura e përcaktuar në paragrafin 4 të
nenit 95 të Kushtetutës. Për dallim nga procedura e përcaktuar në paragrafin 1 dhe
5 të nenit 95 të Kushtetutës, në zbatimin e paragrafit 4 të nenit 95 të Kushtetutës,
siç është saktësuar në Aktgjykimin e Gjykatës KO103/14, caktimi i mandatarit për
Kryeministër është në diskrecionin e Presidentit. Ky diskrecion megjithatë është i
kushtëzuar, siç është sqaruar në Aktgjykimin KO103/14, nga detyrimi i Presidentit
për të vlerësuar se cila parti politike ose koalicion ka “gjasën më të madhe” që të
propozojë kandidatin për Kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme në
Kuvend për formimin e Qeverisë së re, “në mënyrë që të shmangen zgjedhjet”.
Rrjedhimisht kandidati për Kryeministër në rastin e zbatimit të paragrafit 4 të nenit
95 të Kushtetutës, mund të jetë nga cilado parti apo koalicion i përfaqësuar në
Kuvend, duke përfshirë edhe “partinë politike ose koalicioni që ka fituar shumicën
e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, me kushtin që të ketë gjasën më
të madhe për të siguruar votat e nevojshme për votimin e suksesshëm të Qeverisë,
në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme.
441. Megjithatë, zgjedhjet do të jenë të paevitueshme në rast të dështimit të zgjedhjes së
Qeverisë edhe në tentativën e dytë, qoftë pas zgjedhjeve ose pas dorëheqjes së
Kryeministrit/Qeverisë, me ç’rast, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të
Kushtetutës, Presidenti i shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se
dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.
442. Gjykata thekson se “partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën në
Kuvend”, përkatësisht partia ose koalicioni që ka fituar shumicën relative në
zgjedhje parlamentare, ka të drejtën e parë por jo të drejtën ekskluzive për të
propozuar mandatarin për Kryeministër. Kushtetuta por as Aktgjykimi në rastin
KO103/14, nuk përcaktojnë që Qeveria mund të bëhet vetëm bazuar në propozimin
e partisë ose koalicionit që ka fituar shumicën në Kuvend. Kjo parti ose koalicion
gëzon të drejtën e parë për: (i) propozimin e kandidatit për Kryeministër pas
zgjedhjeve bazuar në paragrafin 1 të nenit 95 të Kushtetutës; (ii) propozimin e
kandidatin për Kryeministër edhe në rast të dështimit të parë, me kushtin që në
vlerësimin e Presidentit kjo parti ka gjasat më të mëdha për të formuar Qeverinë
dhe për të shmangur zgjedhjet bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës
120
dhe siç është interpretuar nga Gjykata në rastin KO103/14; dhe (iii) të drejtën e
propozimit të parë të kandidatit për Kryeministër edhe pas dorëheqjes së Qeverisë,
si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit apo edhe dorëheqjes së Qeverisë si pasojë e
votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit. Thënë këtë, në rast të dështimit
të marrjes së votave të mjaftueshme në Kuvend apo edhe refuzimit të marrjes së
mandatit, Kushtetuta i mundëson edhe një partie apo koalicioni tjetër që të
propozoj mandatarin për Kryeministër, me kushtin që e njëjta ka gjasën më të
madhe për të formuar Qeverinë dhe të për shmangur zgjedhjet e parakohshme, siç
është interpretuar në Aktgjykimin KO103/14.
443. Rrjedhimisht, Gjykata thekson se leximi i përbashkët i: (i) paragrafit 8 të nenit 65
të Kushtetutës lidhur me kompetencën e Kuvendit për zgjedhjen dhe shprehjen e
mosbesimit ndaj Qeverisë; (ii) paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës, i cili
përjashton mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit, në rast se ekziston vullneti dhe
shumica e mjaftueshme e partive politike apo koalicioneve të përfaqësuara në
Kuvend për qëllimin e formimit të një Qeverie të re; (iii) paragrafit 6 të nenit 100
dhe paragrafit 5 të nenit 95 të Kushtetutës, të cilët, rezultojnë në një Qeveri në
dorëheqje, ka për pasojë aktivizimin e nenit 95 të Kushtetutës përkitazi me
zgjedhjen e Qeverisë, i cili mundëson dy tentativa për zgjedhjen e një Qeverie para
se të shpallen zgjedhjet e parakohshme, në mënyrën e përcaktuar me Kushtetutë
dhe sipas sqarimeve të Aktgjykimit KO103/14 dhe këtij Aktgjykimi.
444. Në këtë kontekst, Gjykata gjithashtu vë re faktin se dokumentet përgatitore të
hartimit të Kushtetutës reflektojnë qëllimin e hartuesve të Kushtetutës lidhur me
nenet respektive përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë (shih paragrafët 318-325 të
Aktgjykimit për përshkrim të detajuar përkitazi me evoluimin e këtij neni).
Evoluimi i nenit 104, 96, 93 dhe në fund, 95 në draftet e Kushtetutës të përfshira në
dokumentet përgatitore lidhur me Zgjedhjen e Qeverisë, reflekton që i njëjti: (i)
duke përcaktuar situatat e formimit të Qeverisë, pas zgjedhjeve, pas dorëheqjes së
Kryeministrit/Qeverisë, dhe pas mbetjes së lirë së postit të Kryeministrit, gjithnjë
ka përfshirë një cikël zgjedhor në tërësinë e tij; (ii) gjithnjë ka përcaktuar dy
tentativa për formimin e Qeverisë, të parën brenda periudhës pesëmbëdhjetë (15)
ditore, ndërsa të dytën, pas emërimit të kandidatit tjetër nga Presidenti brenda
afatit dhjetë (10) ditor, sipas procedurës së njëjtë; (iii) vazhdimisht ka përcaktuar
se kur edhe herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë shpallen zgjedhjet e
parakohshme; dhe (iv) ka theksuar se me rënien e Kryeministrit bie edhe Qeveria.
Gjykata gjithashtu vëren që gjuha aktuale e Kushtetutës e reflektuar në paragrafët
1 dhe 5 të nenit 95 të Kushtetutës, përkitazi me partinë ose koalicionin që duhet të
konsultohet nga Presidenti për caktimin e mandatarit të parë, pas zgjedhjeve apo
pas dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë, përkatësisht “në konsultim me partinë
politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend” është bërë pjesë e
drafteve Kushtetuese në versionet e 22 dhjetorit 2007 dhe 2 shkurtit 2008. Deri në
këto ndryshime, për qëllim të caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, draft
Kushtetuta i është referuar “konsultimeve me partitë politike ose koalicionin që e
ka shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”.
121
445. Në anën tjetër, evoluimi i nenit 105, 97, 98 dhe në fund, 100 nëpër draftet e
Kushtetutës të përfshira në dokumentet përgatitore lidhur me Mocionin e
Mosbesimit/Votëbesimit, reflekton që i njëjti, nuk u është nënshtruar ndryshimeve
të mëdha përgjatë hartimit, por që, dhe me rëndësi, është konsideruar nëse duhet
të mbahet ose jo sistemi i mocionit të mosbesimit i përcaktuar përmes Kornizës së
atëhershme Kushtetuese, dhe ka përjashtuar qëllimisht një zgjidhje të tillë (shih
paragrafët 307-332 të Aktgjykimit për përshkrim të detajuar përkitazi me evoluimin
e këtij neni). Gjykata rikujton që Korniza Kushtetuese në pikën 9 të saj përkitazi me
Mocionin e Votëbesimit kishte përcaktuar se Kuvendi “mund të mos ia jep
votëbesimin Qeverisë vetëm nëse me një shumicë të deputetëve të tij zgjedh
njëkohësisht një Kryeministër të ri bashkë me listën e ministrave të propozuar nga
ai ose ajo”.
446. Se kjo çështje ishte trajtuar specifikisht reflektohet në dokumentin e titulluar
“Pyetësor për Çështjet Kushtetuese” të 20 qershorit 2007 që është pjesë përbërëse
e dokumenteve përgatitore. E njëjta çështje ishte ngritur dhe reflektohet në draftin
e titulluar “Komentet e Publikut në Draftin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës”,
ku specifikisht ishte rekomanduar ndryshimi i mocionit të votëbesimit në atë të
quajtur “konstruktiv”. Draftet e Kushtetutës nuk kishin pësuar këto ndryshime të
rekomanduara duke zgjedhur Mocionin e Mosbesimit siç është reflektuar në nenin
100 të Kushtetutës dhe jo zgjidhjen e përcaktuar përmes Kornizës Kushtetuese. Një
qëndrim i tillë i hartuesve të Kushtetutës, i lexuar së bashku me ndryshimet që janë
bërë në nenin aktual 82 të Kushtetutës në fund të vitit 2007, duke e mundësuar por
jo detyruar shpërndarjen e Kuvendit në rast të votimit të suksesshëm të
mosbesimit, reflektojnë qëllimin e hartuesve të Kushtetutës, për të mundësuar
formimin e një Qeverie të re sipas procedurave të përcaktuara në nenin 95 të
Kushtetutës, zgjidhje kjo e cila, është e reflektuar edhe në shumë Kushtetuta të
vendeve tjera, siç është pasqyruar në Analizën Krahasimore e edhe në përgjigjet e
anëtarëve të Forumit të Komisionit të Venecias në paragrafët 274-306,
respektivisht, të këtij Aktgjykimi.
447. Në këtë kontekst, Gjykata thekson që bazuar në Analizën Krahasimore të
Kushtetutave përkatëse (shih paragrafët 274-290 të këtij Aktgjykimi), rezulton si në
vijim: (i) të gjitha përcaktojnë kompetencën e Presidentit për të nominuar
kandidatin për Kryeministër, sipas procedurave të përcaktuara në to, duke
përfshirë edhe ato raste në të cilat në faza të mëvonshme të procedurës, dhe pas
dështimit të numrit të caktuar të kandidatëve, e drejta e kandidimit të Kryeministrit
kalon në Kuvendet përkatëse; (ii) të gjitha, me përjashtim të Malit të Zi dhe
Maqedonisë së Veriut, të cilat nuk specifikojnë procedurën në rast të dështimit të
zgjedhjes së Kryeministrit herën e parë, përcaktojnë prej dy deri në katër tentime
përmes nominimit të kandidatëve të ndryshëm për Kryeministër, duke përfshirë
edhe rastet në të cilat mund të kandidohen njëkohësisht më shumë se një kandidat
për Kryeministër për votim në Kuvend, para se të fillohen procedurat për
shpërndarjen e Kuvendeve përkatëse dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.
Gjykata rikujton faktin se bazuar në përgjigjen e Maqedonisë së Veriut përmes
Komisionit të Venecias, e njëjta ka theksuar se përkundër faktit që Kushtetuta e saj
nuk e përcakton shprehimisht se pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj
122
Qeverisë aktuale mund të zgjidhet një Qeveri e re, mandati për të formuar një
Qeveri të re i jepet partisë ose koalicionit tjetër; (iii) të gjitha kanë të parapara
procedurat për mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë, votimi i suksesshëm i të
cilit, në asnjërin nga rastet, nuk rezulton në shpërndarje të menjëhershme dhe të
detyrueshme të Kuvendit, por në shterimin e të gjitha mundësive kushtetuese për
formimin e një Qeverie të re, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme;
dhe (iv) në të gjitha këto Kushtetuta, është paraparë që votimi i suksesshëm i
mosbesimit rezulton në dorëheqjen e Kryeministrit përkatës dhe Qeverisë së tij/saj.
448. Gjykata më tej thekson se Analiza Krahasimore e këtyre Kushtetutave dhe përgjigjet
e Forumit të Komisionit të Venecias, rezultojnë në katër lloje sistemesh të mocionit
të mosbesimit, gjithnjë bazuar në karakteristikat specifike të tyre siç janë sqaruar
në Analizën Krahasimore dhe kontributin e Forumit të Komisionit të Venecias të
pasqyruara në paragrafët 274-306 të këtij Aktgjykimi. Në këtë kuptim, Gjykata
vëren se: (i) mocioni konstruktiv i mosbesimit, përkatësisht kushtëzimi i
propozimit dhe votimit të një mocioni mosbesimi me propozimin e një kandidati të
ri për Kryeministër, është paraparë në Kushtetutat e Gjermanisë, Sllovenisë,
Hungarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë. Në këto raste, Kuvendi përkatës shpërndahet
nëse nuk zgjidhet kandidati i propozuar për Kryeministër përmes mocionit
përkatës; (ii) mocioni i mosbesimit pas të cilit, në mënyrë shprehimore është e
përcaktuar vetëm edhe një tentativë për zgjedhjen e një Kryeministri të ri, para
shpërndarjes së Kuvendit përkatës, e që është paraparë në Kushtetutat e Kroacisë,
Shqipërisë, Lituanisë dhe Austrisë; (iii) përjashtimisht, mocion mosbesimi, pas
votimit të suksesshëm të së cilit, vazhdon të ketë rol Qeveria e shkarkuar, në lidhje
me shpërndarjen e Kuvendit. Ky i fundit, nuk shpërndahet detyrimisht, por mund
të ndodh me rekomandim të Qeverisë. Ky është rasti në Estoni, Lituani por edhe në
Suedi, bazuar në Kushtetutën e të cilës, por edhe në përgjigjen e dërguar përmes
Forumit të Komisionit të Venecias, nuk është i detyrueshëm shpërndarja e
Kuvendit, por megjithatë Qeveria luan rol, në shpërndarjen ose jo të të njëjtit.
Thënë këtë, përgjigja e Suedisë përmes Forumit të Komisionit të Venecias,
specifikisht thekson se nëse Kuvendi ka shumicë të mjaftueshme për zgjedhjen e
një Qeverie të re, shpërndarja e Kuvendit nuk është e detyrueshme; dhe në fund,
(iv) shumica e shteteve, përcaktojnë sistem mocioni mosbesimi, kalimi i
suksesshëm i të cilit rezulton në dorëheqjen e Qeverisë dhe kthimin e procedurës të
kompetenca e Presidentit, thënë shprehimisht ose jo, për inicimin e procedurës për
zgjedhjen e Qeverisë së re përmes caktimit të mandatarit për Kryeministër, sipas
dispozitave kushtetuese përkatëse, duke përshirë detyrimin për shterjen e të gjitha
mundësive, për zgjedhjen e Kryeministrit, para se të shpërndahet Kuvendi. Kjo
zgjidhje reflektohet në Kushtetutat e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqisë,
Bullgarisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, e Lihtenshtajnit. E njëjta zgjidhje
reflektohet edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
449. Për pasojë, Kushtetuta e Kosovës, përkundër pretendimeve të parashtruesve të
kërkesës: (i) nuk ka asnjë ka asnjë “vakum” apo “mungesë të urës lidhëse” në mes
dispozitave të saj përkitazi me mundësinë e zgjedhjes së një Qeverie të re pas
votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, siç është përcaktuar
në nenin 100 të Kushtetutës; (ii) mocioni konstruktiv është zgjidhje e disa
123
Kushtetutave siç është sqaruar më lart dhe nuk është zgjidhje e shumë tjerave; (iii)
votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi nuk rezulton në asnjë mënyrë në
shpërndarje të detyrueshme të Kuvendit, por përkundrazi mundëson zgjedhjen e
një Qeverie të re, bazuar në dispozitat përkatëse kushtetuese, në rastin e
Kushtetutës së Kosovës, atyre të përcaktuara me nenin 95 të saj.
450. Gjykata, siç është sqaruar edhe më lart, gjithashtu vë theks në faktin se: (i)
pretendimi i parashtruesve të kërkesës se formimi i një Qeverie që “përjashton
fituesin e zgjedhjeve” është në kundërshtim me Aktgjykimin KO103/14, nuk
qëndron, sepse ky Aktgjykim asnjëherë nuk ka konstatuar një gjë të tillë, por vetëm
ka vënë theks në të drejtën e “fituesit të zgjedhjeve” që i pari të bëj propozimin e
emrit për mandatar për Kryeministër, respektivisht të drejtën e tentimit të parë për
formimin e Qeverisë; (ii) pretendimi i parashtruesve të kërkesës që pas votimit të
suksesshsëm të mosbesimit në Kuvend, lejohet vetëm edhe një tentim për formimin
e Qeverisë, gjithashtu nuk qëndron. Siç është sqaruar më lart, përpos në raste kur
parashihet “mocioni konstruktiv” apo edhe ato raste kur pas një mocioni të
suksesshëm mosbesimi, Kushtetuta shprehimisht përcakton vetëm edhe një
mundësi për formimin e Qeverisë, siç është për shembull rasti i Shqipërisë, të gjitha
rastet tjera, lejojnë shterimin e të gjitha mundësive kushtetuese, e në raste të
caktuara edhe deri në katër tentativa apo edhe mundësinë e votimit të më shumë se
një kandidati për Kryeministër në të njëjtën kohë, për të formuar Qeverinë dhe
evituar zgjedhjet e parakohshme. Një konstatim i tillë është i qartë nga Analiza
Krahasimore dhe përgjigjet e Forumit të Komisionit të Venecias, edhe në vet rastet
e Kushtetutave të referuara nga parashtruesit e kërkesës; dhe (iii) pretendimi i
Kryeministrit në detyrë përkitazi me epërsinë e Propozimit Gjithëpërfshirës për
Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës në raport me Kushtetutën e Kosovës dhe
epërsinë e gjuhës angleze si burimin autentik i Kushtetutës në raport me “versionet
e përkthyera”, gjithashtu nuk qëndron. Gjykata rikujton që bazuar në nenin 5 të
Kushtetutës gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha
serbe; dhe se me amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur
me përfundimin e mbikëqyrjes Ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës në vitin
2012, Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës nuk ka
asnjë efekt juridik në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
451. Gjykata, përfundimisht, thekson se përmes këtij Aktgjykimi tashmë është
konstatuar se: (i) Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin 2 të
nenit 82 të Kushtetutës; (ii) votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit bazuar
në paragrafin 6 të nenit 100 rezulton në efektin e dorëheqjes së Qeverisë; (iii) në
rast të ekzistimit të shumicës së nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së
re pas dorëheqjes së Qeverisë paraprake, përfshirë rrethanat e paragrafit 6 të nenit
100 të Kushtetutës, aktivizohet paragrafi 5 i nenit 95 të Kushtetutës, përmes të cilit
Presidenti i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me
partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për
të formuar Qeverinë; (iv) në rast të dështimit të zgjedhjes së Qeverisë së propozuar,
qoftë shkaku i mungesës së shumicës së votave të nevojshme të të gjithë deputetëve
të Kuvendit apo edhe qoftë shkaku i refuzimit të propozimit të kandidatit për
Kryeministër nga “partia politike ose koalicioni që e ka shumicën e nevojshme në
124
Kuvend për të formuar Qeverinë”, siç është sqaruar në Aktgjykimin KO103/14,
aktivizohet paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës, mbi bazën e të cilit është nxjerrë
Dekreti i kontestuar.
452. Mbi këtë bazë, për të vlerësuar përputhshmërinë e Dekretit të kontestuar me
paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, dhe marrë parasysh që kandidati për
Kryeministër nuk është votuar dhe as nuk ka dështuar në Kuvend, siç është
përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 95 të Kushtetutës, por nuk është propozuar nga
partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të
formuar Qeverinë, Gjykata fillimisht duhet të vlerësoj nëse në rrethanat e rastit
konkret, “partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë”, përkatësisht LVV, ka refuzuar marrjen e
mandatit për Kryeministër, apo më saktësisht, ka refuzuar të propozojë mandatarin
për formimin e Qeverisë, siç është përcaktuar në paragrafin 14 të nenit 84 në lidhje
me paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, konstatimi i
kushtetutshmërisë së këtij Dekreti me nenin 95 të Kushtetutës, do të trajtohen në
analizën vijuese.
V. LIDHUR ME ZBATIMIN E PROCEDURËS KUSHTETUESE QË KA
REZULTUAR NË DEKRETIN E KONTESTUAR
453. Gjykata rikujton se çështja e mbetur kushtetuese që ndërlidhet me vlerësimin e
kushtetutshmërisë së Dekretit të kontestuar e të nxjerrë bazuar në paragrafin 14 të
nenit 84 në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, ndërlidhet me
vlerësimin e procedurës së ndjekur përkitazi me zbatimin e paragrafit 14 të nenit
84 në lidhje me paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës. Më saktësisht, Gjykata
duhet të vlerësojë nëse nxjerrja e Dekretit të kontestuar bazuar në paragrafin 4 të
nenit 95 të Kushtetutës, ka pasuar shterimin e të drejtës të “partisë politike ose
koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
Qeverinë”, në rrethanat e rastit konkret LVV, për: (i) të propozuar mandatarin për
Kryeministër bazuar në paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës; dhe (ii) për të
paraqitur përbërjen e Qeverisë së tij/saj para Kuvendit dhe për të kërkuar
miratimin nga ana e tij me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, siç është
përcaktuar në paragrafët 2 dhe 3 të nenit 95 të Kushtetutës.
454. Në rrethanat e rastit konkret, “partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën
e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, përkatësisht LVV, nuk ka
propozuar mandatarin për Kryeministër për formimin e Qeverisë, siç përcaktohet
në paragrafin 14 të nenit 84 në lidhje me paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës,
dhe rrjedhimisht nuk është ndjekur procedura e përcaktuar përmes paragrafi 2 dhe
3 të nenit 95 të Kushtetutës. Prandaj, Gjykata duhet të vlerësojë, nëse, siç është
përcaktuar në Aktgjykimin KO103/14, “partia politike ose koalicioni që ka fituar
shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, ka refuzuar të marrë
mandatin për Kryeministër (shih paragrafin 87 të Aktgjykimit KO103/14).
455. Në këtë aspekt, janë dy çështje që duhet të interpretohen nga Gjykata. Çështja e
parë ka të bëjë me afatin brenda të cilit “partia politike ose koalicioni që ka fituar
125
shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë” duhet të bëj
propozimin e kandidatit për Kryeministër tek Presidenti, i cili mandatohet nga ky i
fundit, siç është përcaktuar në paragrafin 14 të nenit 84 në lidhje me paragrafin 5
të nenit 95 të Kushtetutës. Ndërsa, çështja e dytë ka të bëjë me vlerësimin nëse, në
rrethanat e rastit konkret, marrja e mandatit është refuzuar, si rezultat i mos
propozimit të emrit, përkatësisht kandidatit për Kryeministër nga “partia politike
ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
Qeverinë”, përkatësisht LVV.
456. Për qëllime të trajtimit të këtyre çështjeve, në vijim, Gjykata do të paraqes: (1)
Thelbin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës dhe komentet mbështetëse të
pranuara nga palët e interesuara (shih paragrafët 62-92, 122-167 dhe 192-205 të
këtij Aktgjykimi për një pasqyrim të hollësishëm të këtyre pretendimeve dhe
komenteve mbështetëse); (2) Thelbin e argumenteve të palës kundërshtare dhe
palëve të tjera të interesuara që kanë mbështetur palën kundërshtare (shih
paragrafët 93-121, 168-191 dhe 206-216 të këtij Aktgjykimi për një pasqyrim të
hollësishëm të kundërshtimeve dhe të komenteve në favor të kundërshtimit të tillë);
(3) Përgjigjen e Gjykatës përkitazi me çështjet që ngërthejnë këto pretendime.
Thelbi i pretendimeve të parashtruesve të kërkesës
457. Parashtruesit e kërkesës, respektivisht tridhjetë (30) deputetët parashtrues, në
thelb, pretendojnë se: (i) Kushtetuta nuk parasheh afat brenda të cilit duhet të
propozohet mandatari nga partia politike ose koalicioni që ka fituar zgjedhjet; dhe
se (ii) heqja dorë nga e drejta për të deklaruar propozimin e mandatarit tek
Presidenti mund të bëhet vetëm shprehimisht. Pretendimet e parashtruesve për
jokushtetutshmëri të Dekretit të kontestuar të Presidentit janë mbështetur nga
Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit dhe Nënkryetarja e Kuvendit, gjithnjë sipas
arsyeve specifike të cekura nga secila palë e interesuar në parashtresat e tyre të
dorëzuara në Gjykatë dhe të reflektuara detajisht në paragrafët 62-92, 122-167 dhe
192-205 të këtij Aktgjykimi. Në vijim, Gjykata do të paraqes, thelbin e pretendimeve
përkitazi me çështjen e afatit dhe (mos) refuzimit për propozimin e mandatarit për
Kryeministër.
Thelbi i pretendimeve përkitazi me (mungesën e) afatin[t]
458. Sipas parashtruesve të kërkesës: (i) Presidenti e ka interpretuar nenin 95 në mënyrë
arbitrare, duke supozuar (konkluduar) se, partia fituese ka refuzuar të propozojë
mandatarin brenda një afati njëzet (20) ditësh të përcaktuar nga vet Presidenti; (ii)
Kushtetuta e as ndonjë vendim i Gjykatës nuk parashohin afat se kur duhet ta
propozojë mandatarin partia fituese; (iii) qëllimi i mos përcaktimit të afatit nga
partia fituese është që, sipas Kushtetutës, partia fituese ka të drejtën ekskluzive që
të dërgojë emrin e kandidatit në momentin më të përshtatshëm kur ajo vlerëson se
janë përmbushur të gjitha kushtet politike, administrative dhe teknike për dërgimin
e një emri tek Presidenti; (iv) afati njëzet (20) ditor i përdorur nga Presidenti ose
çfarëdo afati tjetër është arbitrar dhe kundërkushtetues; (v) parimisht nuk mund të
kërkosh afat nga tjetri përderisa ai afat nuk është i paraparë me Kushtetutë ose
126
legjislacion në fuqi; (vi) afati nuk mund të konsumohet me këmbim të letrave por
afatin e konsumon periudha e përcaktuar me Kushtetutë, e nuk mund të
respektohet afati i cili nuk është i paraparë me Kushtetutë; (vii) ekskluziviteti i
dërgimit të emrit mbetet në diskrecionin e partisë fituese, e ky diskrecion është i
paafatizuar; (viii) historia e krijimit të institucioneve kushtetuese të vitit 2014
dëshmon qartë se formimi i Qeverisë ka zgjatur mbi gjashtë (6) muaj, vetëm dhe
kryekëput si pasojë e mosdërgimit të emrit të mandatarit nga partia fituese te
Presidenti; (ix) mungesa e afateve është në të njëjtën logjikë sikurse me kushtetutat
e shteteve evropiane; (x) mos-përcaktimi i afateve me kushtetuta është i qëllimshëm
sepse forcat politike nuk mund të detyrohen të lidhin koalicione paszgjedhore
lehtësisht, sidomos kur ekzistojnë shpërputhje të mëdha në programet e tyre; (xi)
afatet kushtetuese në raport me formimin e Qeverisë fillojnë të rrjedhin vetëm në
momentin kur Presidentit i propozohet një kandidat për Kryeministër; (xii) duke
caktuar afate në mënyrë arbitrare, Presidenti po rrezikon funksionimin kushtetues
të institucioneve; (xiii) mungesa e afatit implikon qëllimin që ti lihet partisë fituese
hapësirë për negociata për krijimin e Qeverisë; (xiv) në rastin KO119/14, edhe pse
partia fituese kishte vonuar emrin e Kryetarit të Kuvendit për gjashtë (6) muaj,
Gjykata megjithatë nuk kishte kufizuar ndonjë afat; (xv) në rastet kur kufizimi i
afatit ishte qëllimi i hartuesve të Kushtetutës, ata e kanë bërë një gjë të tillë në
mënyrë shprehimore dhe kjo vërehet p.sh. afati pesëmbëdhjetë (15) ditor i
përcaktuar pas dhënies së emrit për mandatar herën e parë dhe 10 ditor herën e
dytë; dhe (xvi) se Kushtetuta ka përcaktuar afate shprehimore në nene të tjera të
Kushtetutës, respektivisht nenet 66.1; 66.2; 70.2; 82.1 (1) dhe (3); 86.2; 86.6; 95.2;
95.4; 100.3; 100.5; 113.5; 131.5; 131.6; 145.1; 145.2; 161.
459. Sipas Kryeministrit: (i) Kushtetuta nuk parasheh afate për partinë politike apo
koalicionin fitues që të propozojë një emër për kandidat për Kryeministër; (ii)
Kushtetuta me nenin 95 ka përcaktuar rrjedhjen e afateve vetëm pasi kandidati për
Kryeministër të jetë emëruar, duke mos përcaktuar afate në asnjë moment më
herët; (iii) praktikat e vitit 2014 dhe 2017 tregojnë se ka pasur disa raste kur
zgjedhja e Qeverisë ka zgjatur më tepër se gjashtë (6) muaj pas mbajtjes së
zgjedhjeve dhe konstituimit të Kuvendit mirëpo Presidentët në ato raste nuk kanë
ndërhyrë duke iu bërë presion forcave politike për të dërguar emrin; (iv) Presidenti
nuk duhet të imponohet por duhet të pres propozimin nga partia fituese; (v)
Kushtetuta ia ndalon vetiniciativën Presidentit dhe e obligon atë që të pres
propozimin nga partia politike ose koalicioni parazgjedhor që është fitues.
460. Sipas Kryetares së Kuvendit: (i) Presidentit me Kushtetutë nuk i njihet në asnjë
formë kompetenca e kushtetutbërjes, as në kuptim të përcaktimit të afateve kohore
lidhur me mandatimin e kandidatit për Kryeministër, përderisa një normë e tillë
kushtetuese nuk ekziston; (ii) duke caktuar afat, Presidenti ka krijuar normë të re
kushtetuese, për çështje për të cilën Kushtetuta qëndron e heshtur; (iii) Kushtetuta
nuk përcakton afate sa i përket kohës që ka në dispozicion subjekti fitues i
zgjedhjeve për të dërguar emrin e kandidatit për Kryeministër; (iv) të vetmet afate
kushtetuese që fillojnë të konsumohen janë ato pas mandatimit formal të
mandatarit nga ana e Presidentit; (v) përmes përcaktimit të afateve kohore,
Presidenti ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit si i vetmi institucion që ka
127
kompetencë të amendamentojë Kushtetutën; (vi) Presidenti ka tejkaluar
kompetencat në momentin kur vet ka caktuar afate dhe kjo është bërë në shkelje të
parimit të ndarjes së pushteteve; (vii) nëse qëllimi i hartuesve do të ishte që të
caktonin afat, hartuesit do të mund ta caktonin atë shprehimisht; dhe (viii) në rastin
KO119/14, Gjykata nuk përcaktoi afate por një gjë të tillë ia la jetës politike
përkundër faktit që partia e parë për muaj të tërë nuk dërgonte emër për Kryetar
Kuvendi.
461. Sipas Nënkryetares së Kuvendit: (i) Presidenti nuk ka autorizime kushtetuese për
të caktuar në mënyrë arbitrare afate të cilat nuk i parasheh Kushtetuta se deri kur
duhet të dërgojë propozimin për mandatar; (ii) kur është fjala për procedurën e
zgjedhjes së Qeverisë, Kushtetuta ka përcaktuar vetëm dy afate, respektivisht afatin
15 ditor pas emërimit të kandidatit dhe afatin 10 ditor për emërimin e kandidatit
tjetër për Kryeministër nëse përbërja e Qeverisë së propozuar nuk merr besimin e
Kuvendit; (iii) ekskluziviteti i dërgimit të emrit mbetet në diskrecionin e partisë
fituese dhe ky diskrecion është i paafatizuar; (iv) nenit 95.1 dhe 95.5 i mungon afati
kohor sikurse edhe mungon afati kohor në mes të procedurës së nenit 95.1 dhe 95.4,
ngase e njëjta pyetje ishte edhe pas zgjedhjeve, se sa duhet të pritet mandatari nga
partia që ka fituar zgjedhjet për të siguruar numrat në Kuvend; dhe (v) neni 95 nuk
përmban asnjë fjalë për afatin e caktimit të kandidatit nga partia fituese.
Thelbi i pretendimeve përkitazi me (mos) refuzimin
462. Sipas parashtruesve të kërkesës: (i) LVV asnjëherë, në asnjë formë, nuk e ka
refuzuar propozimin për të paraqitur kandidatin e ri për kryeministër; (ii)
Presidenti e ka kërkuar me shkresë mandatarin dhe e ka refuzuar pa asnjë bazë
kushtetuese propozimin i cili në bazë të Kushtetutës ishte dashur ta bënte LVV; (iii)
të drejtën kushtetuese për pranim ose refuzim shprehimor e ka vetëm partia fituese
e zgjedhjeve; (iv) Presidenti ka uzurpuar kompetencat e Kryetarit të LVV për të
refuzuar shprehimisht, në formë të shkruar, propozimin për mandatarin; (v) sipas
Aktgjykimit KO103/14, paragrafi 87, të drejtën ekskluzive për të refuzuar mandatin
e ka vetëm partia që i ka fituar zgjedhjet; (vi) Presidenti ka vepruar në mënyrë
kundërkushtetuese me konstatimin se partia fituese me veprimet e saj nuk e ka
shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë; (vii)
Presidenti ka rol pasiv në formimin e Qeverisë dhe nuk i njihet rol aktiv në jetësimin
e vullnetit të tij politik; (viii) refuzimi i shfrytëzimit të një të drejte bëhet në mënyrë
shprehimore andaj dhe duhet që bartësi i të drejtës shprehimisht të heq dorë nga
shfrytëzimi i saj; (ix) edhe Aktgjykimi KO103/14 flet për mundësinë e partisë për të
refuzuar dërgimin e emrit për mandatar; dhe (x) në rastin konkret refuzimi nuk
është bërë as në mënyrë eksplicite e as implicite, përkundrazi, partia fituese e ka
njoftuar Presidentin se nuk e refuzon këtë të drejtë dhe se do e shfrytëzojë këtë të
drejtë sa më parë që të jetë e mundur.
463. Sipas Kryeministrit: (i) Kryetari i LVV asnjëherë nuk refuzoi dhe nuk hoqi dorë nga
e drejta e partisë së tij për të propozuar mandatarin; (ii) Gjykata ka thënë se
Presidenti mund të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve, vetëm nëse ky heq dorë
shprehimisht nga e drejta e tij por në asnjë rrethanë tjetër; (iii) fituesi i zgjedhjeve
128
asnjëherë nuk ka hequr dorë nga e drejta e saj kushtetuese për propozim të
mandatarit; (iv) Presidenti e ka interpretuar në mënyrë arbitrare pyetjet për
qartësim të dispozitës mbi të cilën thirret dhe kështu këto pyetje i ka interpretuar si
refuzim për të propozuar kandidat për Kryeministër; (v) Kushtetuta nuk ia njeh
Presidentit të drejtën që mos dërgimin e emrit të kandidatit ta konsiderojë si
refuzim; (vi) mos refuzimi i Kryetarit të LVV për të propozuar kandidat për
Kryeministër ka qenë i qartë për të dyja palët; dhe (vii) mos refuzimi është
komunikuar me shkresë zyrtare nga Zyra e Kryeministrit dhe nuk ka krijuar asnjë
paqartësi apo pasiguri juridike.
464. Sipas Kryetares së Kuvendit: (i) deri në momentin kur Presidentit i dërgohet emri
nga subjekti politik, Kushtetuta nuk i ka dhënë Presidentit asnjë kompetencë apo
rol aktiv; (ii) Presidenti ka tejkaluar autorizimet e tij kushtetuese kur ka konstatuar
se nuk është shfrytëzuar e drejta për propozim të mandatarit, pa një deklarim
shprehimor nga subjekti fitues i zgjedhjeve; dhe (iii) Kushtetuta nuk parasheh rol
aktiv të Presidentit në rastet kur Kushtetuta qëndron e heshtur, respektivisht
situatave juridike pa shprehje formale të vullnetit të partisë politike të cilës i është
njohur kjo e drejtë dhe detyrim me Kushtetutë.
465. Sipas Nënkryetares së Kuvendit: (i) Presidenti nuk ka diskrecion për të caktuar apo
refuzuar kandidatin për Kryeministër, sikurse as nuk ka diskrecion për vetiniciativë
për të caktuar mandatarin; (ii) Presidenti nuk ka të drejtë të konstatoj ose
interpretoj arbitrarisht se meqenëse brenda një afati të paqenë në kuptim
kushtetues, partia politike nuk e ka dorëzuar emrin e kandidatit dhe kësisoj ka
hequr dorë nga e drejta për të propozuar kandidatin për Kryeministër; (iii) duke
qenë se Kushtetuta nuk parasheh ndonjë afat njëzet (20) ditor, si dhe duke qenë se
Kryeministri e as Kryetari i LVV në asnjë rast nuk kanë refuzuar të dërgojë emrin
nuk mund të konsiderohet se është hequr dorë nga propozimi i kandidatit për
Kryeministër; (iv) Presidenti nuk ka autorizim që të konstatojë se një subjekt ka
abdikuar nga një e drejtë për sa kohë nuk e ka refuzuar shprehimisht e as nuk ka
hequr dorë formalisht nga propozimi i kandidatit për Kryeministër; dhe (v)
Presidenti ka konstatuar jashtë autorizimeve të tij se LVV nuk e ka shfrytëzuar të
drejtën për të propozuar kandidatin e ri për formim të Qeverisë.
Thelbi i argumenteve të palës kundërshtare
466. Pala kundërshtare, respektivisht Presidenti, në thelb, pretendon se për qëllim të
sigurimit të funksionimit demokratik të institucioneve, Presidenti nuk mund të pres
në pafundësi propozimin e partisë fituese për caktimin e emrit të mandatatrit dhe
se partia fituese nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të dërguar emrin. Argumentet
në favor të kushtetutshmërisë së Dekretit të kontestuar të Presidentit janë dorëzuar
nga Grupi Parlamentar i LDK-së, deputetët e AKR-së të mbështetur nga deputetët
e NISMA-s, dhe deputeti i LDK-së, z. Arban Abrashi, për arsyet specifike të cekura
nga secila palë e interesuara në parashtresat e tyre të dorëzuara në Gjykatë dhe të
paraqitura në hollësi në paragrafët 93-121, 168-191 dhe 206-216 të këtij Aktgjykimi.
129
Thelbi i kundërshtimeve përkitazi me (mungesën e) afatin[t]
467. Sipas Presidentit: (i) mungesa e afateve të sakta në Kushtetutë nuk e justifikon
sjelljen e partisë që ka fituar shumicën relative që ta vonojë në pafundësi
propozimin e mandatarit ngase vonesa në pafundësi do të rrezikonte funksionimin
e institucioneve; (ii) mungesa e afatit nuk implikon që t’i lihet partisë fituese
hapësirë për negocim për krijimin e Qeverisë por krejtësisht e kundërta,
respektivisht mungesa e afatit kupton mundësinë që partia fituese të refuzojë
mandatin në rastet kur kjo parti vëren që pas votimit të suksesshëm të mocionit të
mosbesimit me dy të tretat (2/3) nuk e ka një shumicë të tillë; (iii) situata hipotetike
sipas së cilës partia fituese në pafundësi do të abuzonte me të drejtën e propozimit
të kandidatit do të pamundësonte funksionimin normal të Qeverisë dhe të shumicës
parlamentare; (iv) i takon Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit që të
parandalojë situatën kur një parti politike do të rrezikonte në pafundësi
funksionimin e institucioneve; (v) vonimi do të dërgonte në bllokim të Kuvendit, ku
në njërën anë partia fituese e shumicës relative nuk do të dërgonte propozimin e
kandidatit për Kryeministër kurse në anën tjetër do të vazhdohej me një Qeveri në
dorëheqje dhe një shumicë parlamentare që nuk pajtohet me të; (vi) situata e tillë
do të rrezikonte funksionimin e Kuvendit që do të rrezikonte bllokimin e të gjitha
institucioneve kushtetuese apo krizë të thellë të sistemit kushtetues; (vii) duke qenë
se Presidentit i takon të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve, nuk
ka mundur të pres në pafundësi partinë që ka fituar shumicën relative të bëjë
propozimin shprehimor të mandatarit; (viii) Presidenti i gjendur në mes të vullnetit
të partisë fituese relative që insistonte për shpërndarjen e Kuvendit dhe vullnetit të
shprehur të të gjitha partive tjera të përfaqësuara në Kuvend që kërkonin
themelimin e një Qeverie të re, është dashur të veprojë pa vonesë për të mos e
rrezikuar funksionimin demokratik të institucioneve.
468. Sipas Grupit Parlamentar të LDK-së: (i) Kushtetuta nuk ka përcaktuar
shprehimisht afat të caktuar për propozim të mandatarit por ka përcaktuar afatin
prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas mandatit të Presidentit për tu paraqitur përbërja
e Qeverisë; (ii) hartuesit e Kushtetutës e kanë lënë këtë afat të hapur sepse kanë
konsideruar se është në interes të subjekteve politike dhe të publikut që Qeveria të
themelohet në afatin më të shpejtë të mundshëm; (iii) tani po vërtetohet se mos
përcaktimi i një afati të arsyeshëm për dërgimin e emrit të mandatarit mund të
keqpërdoret deri në abuzim nga fituesi relativ i zgjedhjeve; (iv) sipas frymës së
Kushtetutës mbetet në detyrimin e Presidentit që të shterojë të gjitha mundësitë
brenda një afati optimal; (v) në momentin kur Presidenti vlerëson se fituesi relativ
i zgjedhjeve nuk ka vullnet për propozimin e kandidatit dhe se me çdo kusht po
tenton të bllokojë themelimin e Qeverisë së re, Presidenti duhet të konsultojë
subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend dhe më pas të konstatojë se fituesi
relativ nuk ka mundësi të krijojë shumicën parlamentare; (vi) në rastin kur
Presidentit i dëshmohet krijimi i një shumice të re parlamentare, ajo/ai është i
detyruar të dekretojë mandatarin për Kryeministër nga shumica e re parlamentare;
(vii) interpretimi i parashtruesve të kërkesës lidhur me afatin se partia fituese mund
ta dërgojë emrin e mandatarit në momentin më të përshtatshëm dhe kur janë
plotësuar “kushtet politike, administrative dhe teknike” për dërgimin e emrit, është
130
krejtësisht i gabuar sepse nuk është e qartë se çka mendohet me kushte politike,
administrative dhe teknike si dhe kush do të vlerësojë se a janë përmbushur kushtet
e tilla apo jo; dhe (viii) interpretimi i tillë i afatit do të sillte deri te ngërçet politike
dhe deri te pengimi i funksionimit demokratik të institucioneve.
469. Sipas deputetëve të AKR-së të mbështetur nga deputetët e NISMA-s: (i) ndonëse e
drejta e propozimit të kandidatit për Kryeministër i takon partisë fituese kjo nuk
nënkupton që partia fituese mund të abuzojë me të drejtën e saj për propozimin e
mandatarit, në kuptimin që ta vonojë propozimin në pafundësi; dhe (ii) Gjykata
duhet të ketë parasysh situatën kur partia fituese mund të abuzojë në vazhdimësi
me të drejtën për të propozuar kandidatin dhe këtë ta balancojë me obligimin e
Presidentit për të krijuar rrethana që mundësojnë funksionimin demokratik të
institucioneve.
470. Sipas deputetit Arban Abrashi nga LDK: (i) sipas pretendimeve të parashtrueseve
se ata mund të mos përgjigjen dhe të mos e dërgojnë emrin tek Presidenti deri në
pjekje të kushteve politike, administrative, teknike, i bie që ata mund ta mbajnë
pafundësisht peng procesin e formimit të Qeverisë; (ii) pavarësisht përparësisë që
ka subjekti i parë, kjo e drejtë nuk është absolute dhe e pakufizuar në kohë; (iii)
çështja e propozimit të kandidatit nga subjekti i parë edhe mund të qëndroj se është
e pa afatizuar, mirëpo nëse merren parasysh afatet e dhëna pas caktimit të
kandidatit atëherë vërehen se këto afate janë tejet të shkurtra dhe qëllimisht të lëna
ashtu nga hartuesit duke pas parasysh nevojën imanente që vendi të ketë Qeveri sa
më parë; (iv) mos-afatizimi i kohës për propozim të mandatarit nuk mund të
kuptohet si qëllim për ti lënë kohë subjektit të parë për të ndërtuar koalicione
eventuale sepse bisedimet eventuale për formimin e Qeverisë duhet ti fillojë dhe
zhvillojë mandatari i caktuar zyrtarisht përmes Dekretit nga ana e Presidentit; (v)
pas mos-propozimit të kandidatit për Kryeministër nga subjekti i parë brenda një
kohe të arsyeshme dhe kur kemi parasysh se kjo çështje është e thjeshtë dhe krejt
teknike, Presidenti ka propozuar kandidatin i cili ka gjasat më të mëdha për
formimin e Qeverisë; (vi) sikur Presidenti të mos vepronte por të lejonte që për një
kohë të gjatë të mos formohet Qeveria, Presidenti do të bënte shkelje kushtetuese
duke mos vepruar në përputhje me kërkesën eksplicite që të garantojë funksionimin
demokratik të institucioneve; dhe (vii) Presidenti është i obliguar që të gjejë zgjidhje
brenda autorizimeve të tij kushtetuese për shmangie të zgjedhjeve përmes formimit
të Qeverisë së re.
Thelbi i kundërshtimeve përkitazi me (mos) refuzimin
471. Sipas Presidentit: (i) Presidenti i ka dërguar pesë (5) shkresa Kryetarit të LVV (më
2, 10, 15, 17 dhe 22 prill 2020), si subjekt politik me të drejtën për të propozuar
kandidatin për Kryeministër; (ii) LVV nuk u është përgjigjur asnjërës prej shkresave
për caktim të mandatarit ngase të gjitha përgjigjet kanë arritur nga Kryeministri në
detyrë; (iii) Presidenti me shkresën e datës 22 prill 2020 e ka njoftuar Kryetarin e
LVV se duke pasur parasysh që nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit të
kandidatit të ri, Presidenti, në përputhje me nenin 95 dhe Aktgjykimin KO103/14,
do të procedojë tutje me konsultimet e përbashkëta me të gjithë liderët e partive
131
politike të përfaqësuara në Kuvend; (iv) kur nuk shfrytëzohet ose abuzohet me të
drejtën e propozimit të kandidatit të ri, Presidenti është i autorizuar që të gjejë
zgjidhje për të kaluar situatën; (v) mos-deklarimi apo mos-dërgimi i emrit nga ana
e Kryetarit të LVV dhe deklarimet e tij publike për shmangien e dërgimit të emrit
dhe duke përsëritur kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e
zgjedhjeve, kanë qenë argumente të mjaftueshme për të treguar që LVV ka hequr
dorë nga e drejta për të propozuar kandidatin për Kryeministër; (vi) LVV me çdo
kusht është përpjekur të imponojë shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e
zgjedhjeve të parakohshme; (vii) situatën e mosshfrytëzimit të së drejtës së marrjes
së mandatit e ka parashikuar edhe Gjykata në Aktgjykimin KO103/14; (viii)
mundësia që partia e parë fituese të refuzojë mandatin lidhet me argumentin që
nëse e njëjta, pas konsultimeve me partitë e tjera, vlerëson se nuk e ka shumicën
për të formuar një Qeveri atëherë ajo duhet ta refuzojë propozimin e mandatarit;
(ix) votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kaluar me tetëdhjetë e dy (82)
vota të deputetëve të Kuvendit tregoi për ndryshimin e shumicës parlamentare në
raport me partinë që ka fituar; (x) Presidenti ka bërë përpjekje që të konsultohet me
LVV dhe i ka dhënë mundësinë që të propozojë mandatarin nga radhët e tyre; (xi)
Presidenti pas konsultimit të vazhdueshëm është dashur që të gjejë rrugë për
formimin e Qeverisë me qëllim të materializimit të vullnetit të partive politike dhe
përfaqësuesve të popullit; (xii) të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend,
njëzëri, përveç LVV janë deklaruar për Qeveri të re dhe që vendi të mos shkojë në
zgjedhje; (xiii) Presidenti në takimin konsultativ të 22 prillit 2020 i kishte njoftuar
të pranishmit se meqenëse vullneti i shprehur i partive politike (që përfaqësojnë 91
deputetë) është që vendi të ketë Qeveri të re pa shkuar në zgjedhje atëherë mandati
do ti jepet secilës parti apo koalicion që dëshmon që ka shumicën në Kuvend për të
krijuar Qeverinë e re; (xiv) Presidenti e ka nxjerrë Dekretin me qëllim të shmangie
së zgjedhjeve të parakohshme, pas pajtimit të shumicës absolute të partive politike
të përfaqësuara në Kuvend për të formuar Qeveri të re; dhe (xv) nenet 4.3 dhe 84.2
të Kushtetutës i japin presidentit rol aktiv që të garantojë funksionimin demokratik
dhe kushtetues të institucioneve.
472. Sipas Grupit Parlamentar të LDK-së: (i) vetëm pas pesë (5) letrave dërguar LVV-së,
Presidenti ka konstatuar se ajo refuzon të dërgojë mandatarin dhe atëherë janë
ftuar partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për tu pyetur nëse janë të gatshme
për zgjedhje ose për formim të Qeverisë së re; (ii) të gjitha partitë janë deklaruar
për evitim të zgjedhjeve dhe LDK, me dakordim të disa partive tjera, ka marrë
përsipër krijimin e shumicës parlamentare; (iii) Presidenti, deri më 22 prill 2020,
ia përcolli LVV-së katër kërkesa radhazi por asnjëherë nuk u dërgua propozimi i
kandidatit për Kryeministër dhe kjo tregon qartazi se LVV nuk dëshironte ose
refuzonte të propozonte kandidatin e saj; (iv) LVV asnjëherë nuk ka shprehur
gatishmëri për të krijuar Qeveri të re dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim brenda
forumeve partiake dhe nuk ka zhvilluar ndonjë takim me subjektet e tjera për të
tentuar që të krijojë shumicë të re parlamentare; (v) këto rrethana qartazi tregojnë
se LVV ka refuzuar të caktojë mandatarin dhe ka tentuar të bllokojë themelimin e
Qeverisë së re; dhe (vi) asnjë fitues relativ i zgjedhjeve nuk e ka monopolin e
legjitimitetit demokratik, e aq më pak në rastet kur abstenon/refuzon për të
shfrytëzuar të drejtat kushtetuese.
132
473. Sipas deputetëve të AKR-së të mbështetur nga deputetët e NISMA-s: (i) e drejta e
propozimit të kandidatit nga partia fituese nuk është e drejtë absolute dhe e njëjta
relativizohet edhe më shumë në situatën post-mocion mosbesimi ku qartazi
shumica parlamentare ose qëndrimi i deputetëve ka ndryshuar; (ii) nëse partia
fituese e shumicës relative insiston në të drejtën e propozimit të mandatarit atëherë
nuk do të duhej në vazhdimësi në komunikimet me Presidentin të theksonte se
dëshiron të shkoj në zgjedhje dhe të shpërndahet Kuvendi; dhe (iii) Presidenti ka
vepruar drejtë kur ka vepruar në drejtim të krijimit të Qeverisë së re ngase
Presidentit i kërkohet që të gjejë kritere mbizotëruese për të mundësuar krijimin e
Qeverisë dhe të shmangen zgjedhjet.
474. Sipas deputetit Arban Abrashi nga LDK: (i) Presidenti ka ndërmarrë një varg
veprimesh me qëllim të përmbushjes së përgjegjësisë të tij kushtetuese që caktimin
e mandatarit ta bëjë pas konsultimit me partinë apo koalicionin që përbëjnë
shumicën në Kuvend; (ii) fituesi relativ i zgjedhjeve ka vepruar në mënyrë të
papërgjegjshme në raport me përgjegjësinë për formimin e Qeverisë të cilën ia njeh
Kushtetuta; (iii) në rastin konkret, nuk kemi të bëjë me veprime kundërkushtetuese
të Presidentit por me mosveprim, mos-propozim të kandidatit qëllimshëm nga
LVV; (iv) përparësia që Kushtetuta ja jep subjektit të parë duhet të përveç si privilegj
duhet të shihet edhe si përgjegjësi e fituesit përballë vendit dhe qytetarëve; dhe (v)
Presidenti ka vepruar drejtë kur pas pesë (5) letrave dhe dy (2) takimeve që kishte
në një periudhë prej rreth njëzet (20) ditësh kishte propozuar kandidatin nga
rradhët e subjektit të dytë, pasi që fituesi relativ nuk kishte dorëzuar emër por kishte
thënë publikisht se jemi për zgjedhje.
PËRGJIGJA E GJYKATËS – përkitazi me zbatimin e procedurës kushtetuese
që ka rezultuar në Dekretin e kontestuar
475. Gjykata rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përbëhet nga një tërësi
unike e parimeve dhe vlerave kushtetuese mbi bazën e të cilave është ndërtuar dhe
duhet të funksionojë shteti i Republikës së Kosovës. Normat e parapara me
Kushtetutë duhet të lexohen në ndërlidhje me njëra tjetrën dhe jo të izoluara nga
njëra tjetra. Vetëm në këtë mënyrë nxirret kuptimi i saktë i normave të caktuara
kushtetuese dhe i mundësohet Gjykatës interpretimi i paqartësive lidhur me
zbatimin e kompetencave kushtetuese në përputhshmëri me qëllimin dhe frymën e
Kushtetutës.
476. Gjykata gjithashtu thekson që struktura e normave kushtetuese, dhe posaçërisht ajo
që ndërlidhet me themelimin e institucioneve shtetërore që burojnë nga vota e
popullit, duhet të interpretohet në atë mënyrë që të jetësojë dhe jo bllokojë
themelimin dhe ushtrimin efektiv të funksioneve të tyre, sepse vetëm në atë mënyrë
mund të zbatohet drejt parimi i ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në
mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.
477. Gjykata rithekson se interpretimi i Kushtetutës në mbështetje të funksionimit
efektiv të institucioneve shtetërore, është posaçërisht i rëndësishëm përkitazi me
133
themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve, rezultatet e të cilave i përcaktojnë
përfaqësuesit e zgjedhur të popullit për një mandat katër (4) vjeçar në Kuvendin e
Republikës, dhe më pas, Qeverinë e tyre, të zgjedhur përmes Kuvendit, sipas
procedurave të përcaktuara në Kushtetutë, për një mandat me të njëjtën
kohëzgjatje, apo për aq sa një Qeveri, ka besimin e përfaqësuesve të zgjedhur të
popullit të përfaqësuar në Kuvend.
478. Për më tepër, Gjykata thekson se funksionimi demokratik i institucioneve është
përgjegjësi parësore e secilit person i cili është i mveshur me autorizime publike. Të
gjitha veprimet që ndërmerren nga personat e mveshur me fuqi ose autorizim
publik duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj dhe të kontribuojnë
në mbarëvajtjen dhe bashkërendimin e punëve me interes publik për shtetin e
Republikës së Kosovës, ashtu që kjo e fundit të zhvillohet dhe të jetësojë vlerat dhe
parimet mbi të cilat është ndërtuar. Çdo pengesë ose mungesë bashkëpunimi në
përmbushjen e detyrimeve dhe autorizimeve kushtetuese, është në kundërshtim me
frymën e Kushtetutës.
Lidhur me afatin kohor brenda të cilit propozohet kandidati për Kryeministër
479. Gjykata rikujton që thelbi i kontestit përkitazi me kushtetutshmërinë e Dekretit të
kontestuar ndërlidhet me mungesën e saktësimit të një afati kohor në Kushtetutë,
lidhur me caktimin e mandatarit për Kryeministër. Gjykata rikujton që: (i) paragrafi
14 i nenit 84 të Kushtetutës; dhe (ii) paragrafët 1 dhe 5 të nenit 95 të Kushtetutës,
përcaktojnë detyrën e Presidentit për të caktuar mandatarin për formimin e
Qeverisë nga radhët e “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, “pas propozimit” të kësaj të fundit
dhe “në konsultim” me të.
480. Gjykata në këtë aspekt, thekson se mungesa e një saktësimi të tillë në dispozitat e
lartcekura të Kushtetutës, duhet të analizohet në kuptim të: (i) afateve kushtetuese
që Kushtetuta ka përcaktuar për themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve, me
theks të veçantë në ato që janë përcaktuar për qëllime të themelimit të Qeverisë;
dhe, (ii) përmbajtjes së shprehjeve “propozim” dhe “konsultim” për qëllime të
caktimit të mandatarit për Kryeministër.
481. Fillimisht, në kuptim të afateve të përcaktuara në Kushtetutë, përkitazi me
themelimin e Qeverisë, Gjykata thekson, se Kushtetuta, përcakton një strukturë
afatesh të sakta që tregojnë qëllimin: (i) për themelimin e shpejtë të Qeverisë; dhe
(ii) pasojën e shpërndarjes së Kuvendit, nëse të njëjtat afate nuk respektohen.
482. Më saktësisht, formimin e institucioneve pas zgjedhjeve, Kushtetuta bazuar në
paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës, e ndërlidhë me shpalljen zyrtare të rezultatit
të zgjedhjeve. Bazuar në po të njëjtin nen, përcaktohet që mandati i Kuvendit të
zgjedhur fillon nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30)
ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të zgjedhjeve. Gjykata rikujton që ajo përmes
Aktgjykimit KO119/14, ka vlerësuar kushtetutshmërinë e Vendimit Nr. 05-V-001 të
134
17 korrikut 2014 për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes të cilit, ka
interpretuar kuptimin e “grupit më të madh parlamentar”, siç është referuar në
paragrafin 2 të nenit 67 të Kushtetutës (shih paragrafin 116 të Aktgjykimit
KO119/14) dhe kishte konstatuar në pikat a) dhe b) të Dispozitivit si në vijim: (i)
mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17
korrik 2014, nga Kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, kanë shkelur
nenin 67 (2), në lidhje me nenin 64 (1), të Kushtetutës dhe Kreun III të Rregullores
së punës që zbaton këto nene; dhe (ii) Vendimi Nr.05-V-001, i 17 korrikut, është
jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe nga përmbajtja, pasi nuk
ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit, dhe
rrjedhimisht, i pavlefshëm (shih Dispozitivin e Aktgjykimit KO119/14).
483. Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se pretendimi i parashtruesve të kërkesës se
historia e krijimit të institucioneve kushtetuese në vitin 2014 dëshmon qartë se
formimi i Qeverisë ka zgjatur mbi gjashtë (6) muaj, “si pasojë e mosdërgimit të
emrit të mandatarit nga partia fituese te Presidenti”, nuk është i saktë. Vonesat e
referuara janë të ndërlidhura me mos konstituimin e Kuvendit, dhe Gjykata,
asnjëherë nuk ka vlerësuar çështje që ndërlidhen me afatet përkitazi me
konstituimin e Kuvendit, siç është përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 66 të
Kushtetutës.
484. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, siç është përcaktuar në paragrafin 1 të
nenit 66 të Kushtetutës, pason detyrimi i Presidentit, për të filluar procedurën për
formimin e Qeverisë, duke zbatuar paragrafin 4 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje
me paragrafin 1 të nenit 95 të Kushtetutës. Ky detyrim po ashtu pason menjëherë
pas dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë, përfshirë rastet e votimit të suksesshëm
të mocionit të mosbesimit, bazuar paragrafin 4 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje
me paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës. Fillimi i procedurës për formimin e
Qeverisë, nënkupton detyrimin e Presidentit për të caktuar mandatarin për
Kryeministër, “pas propozimit” të dhe “në konsultim” me “partinë politike ose
koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
Qeverinë”, përkatësisht fituesin e zgjedhjeve.
485. Caktimi i mandatarit rezulton në rrjedhjen e dy lloj afatesh paralele: (i) atë të
përcaktuar në pikën 1 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës; dhe (ii) ato të
përcaktuara në nenin 95 të Kushtetutës. Afati i parë, përkatësisht ai i nenit 82 të
Kushtetutës, përcakton gjashtëdhjetë (60) ditë kohë për formimin e një Qeverie,
dështimi i formimit të së cilës, rezulton në pasojën e shpërndarjes së Kuvendit dhe
shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Një dispozitë e tillë, reflekton rëndësinë që
Kushtetuta ka vënë në themelimin e shpejtë të Qeverisë, dhe në të kundërtën,
pasojën përkatëse të shpërndarjes së Kuvendit. Për më tepër, brenda kësaj periudhe
gjashtëdhjetë (60) ditore, përmes nenit 95 të Kushtetutës, janë përcaktuar
gjithashtu afate të sakta, përkitazi me dy mundësi për formimin e Qeverisë, pas
zgjedhjeve ose pas dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë, përfshirë në rast të
votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit nga Kuvendi. Neni 95 i
Kushtetutës përcakton: (i) afatin pesëmbëdhjetë (15) ditor brenda të cilit kandidati
për Kryeministër nga “partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e
135
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, paraqet përbërjen e Qeverisë para
Kuvendit dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit, siç është përcaktuar në
paragrafin 2 të nenit 95 të Kushtetutës; (ii) afatin dhjetë (10) ditor brenda të cilit
Presidenti emëron kandidatin tjetër për Kryeministër, në rast se kandidati i parë
për Kryeministër dështon të i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend apo edhe
refuzon mandatin përkatës; dhe (iii) duke iu referuar “procedurës së njejtë”, në
paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, afatin pesëmbëdhjetë (15) ditor, brenda të
cilit kandidati tjetër për Kryeministër, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit
dhe kërkon miratimin nga ana e tij.
486. Gjykata rithekson se afatet e lartcekura reflektojnë rëndësinë që Kushtetuta ka
dhënë themelimit të shpejtë të Qeverisë, duke përcaktuar afatet pesëmbëdhjetë (15)
ditore, për kandidatin për Kryeministër, për të negociuar dhe arritur marrëveshjet
e nevojshme për të siguruar votat e nevojshme të deputetëve të Kuvendit për
votimin e Qeverisë së propozuar. Ky afat vlen për propozimin e Qeverisë përkatëse
në Kuvend. Përderisa i njëjti nuk përcakton edhe afatin brenda të cilit Kuvendi
miraton Qeverinë ose jo, veprimi i Kuvendit duhet të jetë i shpejtë dhe brenda afatit
të tërësishëm (60) gjashtëdhjetë ditor brenda të cilit janë të parapara të dy
mundësitë për formimin e Qeverisë. Në të kundërtën, dhe siç është sqaruar edhe
më lart, Kushtetuta ka përcaktuar pasojën e shpërndarjes së Kuvendit dhe
zgjedhjeve të parakohshme, siç është përcaktuar në pikën (1) të paragrafit 1 të nenit
82 të Kushtetutës.
487. Gjykata verën se një afat përkitazi me caktimin e mandatarit për Kryeministër nuk
është saktësuar në Kushtetutë vetëm përkitazi me: (i) mandatarin e parë për
Kryeministër, përkatësisht mandatarin e propozuar nga “partia politike ose
koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”,
pas zgjedhjeve bazuar në paragrafin 1 të nenit 95 të Kushtetutës; dhe (ii)
mandatarin e parë për Kryeministër, përkatësisht mandatarin e propozuar nga
“partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të
formuar Qeverinë”, pas dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë, përfshirë edhe
situatën pas votimit të suksesshëm të një mocioni të mosbesimit, bazuar në
paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës.
488. Por, Gjykata gjithashtu vëren se ky afat nuk është i saktësuar jo vetëm lidhur me
propozimin e mandatarit nga ana e “partisë politike ose koalicionit që ka fituar
shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”; por edhe lidhur me
mandatimin e të njëjtit nga Presidenti dhe përcjelljen e mandatarit të propozuar
Kuvendit. E njëjta nuk vlen për mandatarin e dytë për Kryeministër, në rast të
dështimit të të parit, siç është përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës,
rast ky në të cilin, Kushtetuta ka përcaktuar saktësisht dhjetë (10) ditë në
dispozicion të Presidentit për caktimin e tij bazuar në propozimin e partisë ose
koalicionit, i cili, siç është sqaruar në Aktgjykimin KO103/14, në vlerësimin e
Presidentit se ka gjasën më të madhe për të formuar Qeverinë dhe rrjedhimisht për
të shmangur zgjedhjet.
136
489. Ky dallim në mënyrën e saktësimit të afateve në rast të zbatimit të: (i) paragrafit 14
të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafët 1 dhe 5 të nenit 95 të Kushtetutës,
si pas zgjedhjeve ashtu edhe pas dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë, përkitazi me
mandatarin e parë për Kryeministër; dhe (ii) paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës
në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, si pas zgjedhjeve ashtu edhe
pas dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë, përkitazi me mandatarin e dytë për
Kryeministër, në rast të dështimit të të parit, është i rëndësishëm në dritën e
kuptimit dhe dallimeve që ngërthejnë shprehjet “pas propozimit” dhe në
“konsultim me” partinë politike ose koalicionin përkatës, kur aplikohen në rast të
përcaktimit të mandatarit të parë dhe të dytë, respektivisht.
490. Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se në Aktgjykimin KO103/14, ka vënë theks në
dallimin në mes mënyrës së caktimit të këtyre dy mandatarëve dhe kuptimit të
shprehjeve në “në konsultim me” dhe “pas propozimit” në zbatimin e procedurave
përkatëse. Më saktësisht, këto shprehje në rastin e përcaktimit të mandatarit të
parë, dhe në mungesë të plotë të diskrecionit të Presidentit përkitazi me partinë
politike ose koalicionin që duhet konsultuar, nënkuptojnë një proces “konsultimi”
krejtësisht formal dhe teknik. Më saktësisht, në çdo rast, si pas zgjedhjeve apo pas
dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë është plotësisht e qartë: (i) cila është “partia
politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të
formuar Qeverinë”; (ii) që kjo është partia politike ose koalicioni i vetëm me të cilin
Presidenti mund të konsultohet për qëllime të përcaktimit të mandatarit për
Kryeministër; dhe (iii) që Presidenti vetëm duhet të mandatoj emrin e propozuar
nga kjo parti politike ose koalicion. Prandaj, “konsultimi” për qëllime të zbatimit të
paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 e 5 të nenit 95 të
Kushtetutës, nënkupton vetëm detyrimin reciprok, pra detyrimin e “partisë politike
ose koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
Qeverinë” për të propozuar emrin e kandidatit për mandatar dhe, detyrimin e
Presidentit për të mandatuar këtë emër.
491. Për dallim, në zbatimin e paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me
paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, në dritën e Aktgjykimit KO103/14, shprehja
“në konsultim me” partinë politike ose koalicionin përkatës, ka kuptim më të gjerë.
Në kontekst të paragrafit 4 të nenit 95 të Kushtetutës: (i) Presidenti nuk është i
detyruar të “konsultohet” vetëm me “partinë politike ose koalicionin që ka fituar
shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, por me të gjitha
partitë politike ose koalicionet e përfaqësuara në Kuvend; (ii) bazuar në këto
konsultime, Presidenti duhet të vlerësojë se cila parti politike ose koalicion ka
gjasën më të madhe për të formuar Qeverinë në mënyrë që të shmangen zgjedhjet;
dhe (iii) Presidenti bazuar në këtë kushtëzim, përcakton partinë politike ose
koalicionin, mandatarin e propozuar të të cilit do e mandatoj për Kryeministër,
sigurisht duke mos pasur asnjë diskrecion në përcaktimin e emrit të kandidatit të
propozuar. Në ushtrimin e këtij diskrecioni dhe përfundimit të të gjithë procesit të
“konsultimit” në mes Presidentit dhe partisë politike ose koalicionit përkatës,
Kushtetuta ka përcaktuar vetëm dhjetë (10) ditë.
137
492. Prandaj, duke vënë theks në dallimin që ngërthen “konsultimi” i Presidentit me
partinë ose koalicionin përkatës në zbatimin e paragrafit 14 të nenit 84 në lidhje
me: (i) paragrafët 1 dhe 5 të nenit 95 të Kushtetutës, pa asnjë diskrecion; dhe (ii)
paragrafin 4 të nenit të 95, me diskrecion, Gjykata thekson se nuk është saktësuar
afati në përcaktimin e mandatarit të parë, në të cilin “konsultimi” ngërthen në
vetvete një proces plotësisht formal dhe teknik, ndërsa është përcaktuar afat dhjetë
(10) ditor, në përcaktimin e mandatarit të dytë, në të cilin “konsultimi” ngërthen
një proces shumë më kompleks.
493. Në këtë kontekst, neni 95 i Kushtetutës lexuar në tërësinë e tij nuk mund të
interpretohet të nënkuptojë që ky nen mundëson afat të pakufizuar në caktimin e
mandatarit të parë bazuar në paragrafët 1 dhe 5 të nenit 95 të Kushtetutës, si për
partinë politike ose koalicionin me të drejtën e propozimit ashtu edhe për
Presidentin, në dritën e një procesi “konsultimi” krejtësisht formal e teknik, pa
asnjë diskrecion apo paqartësi; përderisa, i njëjti nen ka kufizuar saktësisht afatin
në dhjetë (10) ditë brenda të cilave propozohet dhe përcaktohet mandatari i dytë,
bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, e që ngërthen në vetvete një
proces shumë më të ndërlikuar “konsultimi” përkitazi me përcaktimin e mandatarit
për Kryeministër. Përcaktimi i këtij afati dhjetë (10) ditor në Kushtetutë përkitazi
me mandatarin e dytë, gjithashtu reflekton qëllimin e saj për përmbylljen e procesit
të “konsultimit” për qëllime të caktimit të një mandatari në afate të shkurtra kohore.
494. Për më tepër, pretendimi se partia politike ose koalicioni fitues mund të propozoj
mandatarin për Kryeministër “vetëm atëherë kur të jenë plotësuar kushtet politike,
administrative dhe teknike” në vlerësimin e saj, do të ishte në kundërshtim me (i)
qëllimin e Kushtetutës për themelimin e shpejtë të institucioneve, dhe posaçërisht
Qeverisë, si bartëse e pushtetit ekzekutiv, të reflektuar përmes afateve të sakta
kushtetuese të sqaruara më lart; (ii) nevojën e menjëhershme të formimit të
Qeverisë, në rast të dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë, përfshirë edhe rastet e
votimit të suksesshëm të mosbesimit, proces ky përmes të cilit Qeveria ekzistuese e
humbet besimin e përfaqësuesve të popullit dhe legjitimitetin demokratik për të
drejtuar pushtetin ekzekutiv; (iii) paragrafët 2 dhe 4 të nenit 95 të Kushtetutës, të
cilët përcaktojnë afatet pesëmbëdhjetë (15) ditore, në dispozicion të kandidatit për
Kryeministër për të arritur marrëveshjet e nevojshme dhe për të i propozuar
Kuvendit Qeverinë; dhe (iv) qëllimin e pikës (1) të paragrafit 1 të nenit 82 të
Kushtetutës bazuar në të cilën parashihet pasoja e shpërndarjes së Kuvendit në rast
të pamundësisë së formimit të Qeverisë brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga
caktimi i mandatarit të parë. Nëse afati për propozimin e mandatarit nga partia
politike ose koalicioni fitues është në diskrecion të plotë të kësaj të fundit, por edhe
Presidentit, për një afat të pakufizuar, atëherë afatet e lartcekura e pasojat
përkatëse, nuk do të kishin asnjë kuptim e as vlerë.
495. Për më tepër, dhe posaçërisht duke marrë parasysh faktin që Kushtetuta i njeh
“partisë politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për
të formuar Qeverinë”, përkatësisht fituesit të zgjedhjeve, të drejtën që e para të
fillojë procesin e formimit të Qeverisë, e njëjta, duke u referuar në afatin e
pakufizuar kohor në dispozicion për të propozuar emrin e mandatarit për
138
Kryeministër, do të mund të bllokonte dinamikën e nevojshme për themelimin e
shpejtë të Qeverisë për kohë të pakufizuar. Njëjtë, dhe edhe më me rëndësi, duke
marrë parasysh faktin që Kushtetuta i njeh të drejtën e parë për të propozuar
mandatarin për Kryeministër, edhe partisë politike ose koalicionit që, në rrethana
të caktuara mund të ketë udhëhequr apo mund të ketë qenë i përfaqësuar në
Qeverinë të cilës i është marrë besimi nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend
përmes votimit të suksesshëm të një mocioni mosbesimi, referimi në afatin e
pakufizuar kohor në dispozicion për të propozuar emrin e mandatarit të ri për
Kryeministër, do t’i mundësonte partisë politike ose koalicionit fitues të zgjedhjeve,
bllokimin e krijimin të Qeverisë së re, përkundër faktit që e njëjta parti politike ose
koalicion ka humbur besimin në Kuvend të Republikës për të udhëhequr me
pushtetin ekzekutiv. Për më tepër, një qasje e tillë interpretimi do t’i mundësonte
po ashtu Presidentit, që propozimin për mandatarin e parë për Kryeministër të mos
e dekretoj për një afat të pakufizuar kohor dhe kështu të mbaj peng të gjithë
procesin e formimit të Qeverisë. Një interpretim i tillë, jo vetëm që është në
kundërshtim me Kushtetutën, por bie ndesh edhe me vlerat themelore të një
shoqërie demokratike.
496. Për pasojë, Gjykata thekson se mos saktësimi i një afati kohor në nenin 95 të
Kushtetutës përkitazi me një proces “konsultimi” krejtësisht teknik dhe formal të
propozimit të mandatarit të parë nga “partia politike ose koalicioni që ka fituar
shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë” dhe detyrimit të
Presidenti për emërimin dhe propozimin e të njëjtit Kuvendit, për dallim nga
përcaktimi i afateve jo vetëm të sakta por edhe të shkurtra, përkitazi me çdo hap
tjetër që ndërlidhet me procedurën e formimit të Qeverisë, nënkupton që ky afat në
fakt ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi në mes
partisë politike përkatëse dhe Presidentit. Bazuar në të gjitha sqarimet e
mësipërme, ky qëllim kushtetues është i qartë dhe vetëkuptueshëm.
497. Në fakt, Kushtetuta nuk e ka saktësuar këtë afat duke u nisur nga premisa e qartë
dhe e nënkuptueshme se: (i) Presidenti si garantues i funksionimit kushtetues të
institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë, menjëherë pas konstituimit të
Kuvendit duhet të filloj procesin e formimit të Qeverisë përmes caktimit të
mandatarit për Kryeministër, në mënyrë që Kuvendi të mund të ushtrojë
përgjegjësinë themelore kushtetuese të zgjedhjes së Qeverisë; dhe (ii) qëllimi
parësor i fituesit të zgjedhjeve është që të nisë menjëherë procesin e krijimit të
Qeverisë së re dhe të marrë besimin e Kuvendit. Mbajtësi i të drejtës së propozimit
përveç të drejtës të dhënë nga Kushtetuta për formimin e Qeverisë, njëkohësisht ka
edhe detyrimin që këtë të drejtë ta ushtrojë në mirëbesim dhe të tregojë qëllimin e
qartë se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për krijimin sa më të
shpejtë të organit ekzekutiv, dhe fillimit të zbatimit të planit qeverisës.
498. Gjykata gjithashtu vëren se një numër i Kushtetutave të përfshira në Analizën
Krahasimore të këtij Aktgjykimi, nuk e kanë gjithashtu të saktësuar këtë afat,
përkundër faktit që të shumica kanë të përcaktuara afate të sakta dhe të shkurtra
kohore, për të gjithë hapat që duhet ndjekur për formimin e një Qeverie nga
momentin kur caktohet mandatari i parë për Kryeministër, duke përfshirë edhe
139
afatet kohore brenda të cilave, mandatohet secili kandidat pasues për Kryeministër.
Mos-saktësimi i afatit kohor vetëm përkitazi me hapin e parë, atë për mandatimit
të kandidatit të parë për Kryeministër, partia politike ose koalicioni prej të cilit i
njëjti propozohet është gjithashtu saktë e identifikueshme në shumicën e
Kushtetutave, nënkupton që mandatimi i kandidatit të parë për Kryeministër,
duhet të bëhet sa më shpejt. Një intencë e tillë specifikohet për shembull edhe nga
përgjigja e Bullgarisë përmes Forumit të Komisionit të Venecias, e cila thekson se
përkundër faktit që Kushtetuta Bullgare nuk saktëson afatin për mandatimin e
kandidatit të parë për Kryeministër, ky afat është “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Dinamika e shpejtë e fillimit të procesit për formimin e Qeverive, reflektohet edhe
nga ato Kushtetuta, që në fakt, kanë të përcaktuar këtë afat. Kushtetutat e Malit të
zi dhe të Maqedonisë së Veriut, për shembull, përcaktojnë mandatimin e kandidatit
për Kryeministër brenda tridhjetë (30) dhe dhjetë (10) ditësh respektivisht, nga
momenti i konstituimit të Kuvendit. Ndërsa, në raste të formimit të Qeverive, pas
dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë, janë të përcaktuara afate edhe më të shkurta
kohore, si për shembull në rastin e Kushtetutës së Estonisë e Lituanisë, në të cilat
Qeveria e re i propozohet Kuvendit, brenda katërmbëdhjetë (14) dhe pesëmbëdhjetë
(15) ditëve, respektivisht.
499. Nëse Gjykata do të pranonte propozimin e deputetëve parashtrues, efektivisht
Gjykata do të duhej të konstatonte se meqë Kushtetuta nuk ka saktësuar
shprehimisht një afat për dërgimin e emrit të mandatarit tek Presidenti, partia
politike ose koalicioni fitues, ka diskrecion që emrin ta dërgojë brenda 1 muaji, 1
viti, 2 vitesh, 3 vitesh, varësisht kur partia ose koalicioni fitues konsideron se janë
pjekur kushtet e nevojshme, të cilësuara si kushte “politike, administrative dhe
teknike” për të propozuar emrin e mandatarit për Kryeministër. E njëjta do të vlente
edhe për Presidentin. Ky fundit do të mund të mbante dhe të mos e dekretonte
propozimin e mandatarit derisa në vlerësimin e tij/saj të plotësoheshin kushtet e
nevojshme, krejt kjo në mungesë të saktësimit të afatit për të dekretuar/dërguar
emrin në Kuvend. Sikur ky interpretim të miratohej, asgjë nuk do të mund ta
kufizonte diskrecionin e partisë politike ose koalicionit fitues dhe të Presidentit,
tani ose në të ardhmen, që të përdorin këto të drejta dhe detyrime, në mënyrë dhe
kohë të pakufizuar, duke përfshirë edhe bllokimin e zgjedhjes së Qeverisë pas
zgjedhjeve, por edhe duke mbajtur në detyrë Qeverinë e cila ka humbur besimin e
përfaqësuesve të popullit, përmes mospropozimit/mosdekretimit/mosdërgimit të
emrit të kandidatit për Kryeministër, duke i pamundësuar kandidatit tjetër për
Kryeministër që vjen nga radhët e një partie politike ose koalicioni dhe që mund të
ketë shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë e re, dhe më me
rëndësi, duke i pamundësuar Kuvendit ushtrimin e funksioneve të tij për të
zgjedhur një Qeveri. Një interpretim i tillë, do të ishte qartazi në kundërshtim me
Kushtetutën.
500. Për pasojë, Gjykata thekson se duke marrë parasysh që procesi i “konsultimit” në
rastin e përcaktimit të mandatarit të parë, në mungesë të diskrecionit të Presidentit
dhe me qartësi të plotë se cila është partia politike ose koalicioni me të drejtën e
këtij propozimi, është krejtësisht formal dhe teknik. I njëjti ngërthen në vetvete,
vetëm detyrimin reciprok në mes Presidentit dhe partisë politike apo koalicionit
140
fitues të zgjedhjeve, për caktimin e mandatarit për Kryeministër nga Presidenti pas
propozimit të partisë politike ose koalicionit fitues. Ky “konsultim” duhet
përmbyllet sa më shpejt që është e mundur përmes një dinamike të shpejtë
ndërveprimi, duke marrë parasysh: (i) natyrën krejtësisht formale dhe teknike të
këtij “konsultimi”; (ii) sistemin dhe strukturën e afateve kushtetuese përkitazi me
formimin e Qeverisë; (iii) kufizimin prej dhjetë (10) ditësh që përcakton Kushtetuta
në rast të caktimi të mandatarit të dytë bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të
Kushtetutës, dhe në të cilin për dallim, “konsultimi” është shumë më kompleks; dhe
(iv) faktin që Kushtetuta ka përcaktuar afate të sakta pesëmbëdhjetë (15) ditore në
dispozicion të kandidatëve për Kryeministër për të arritur marrëveshjet e
nevojshme politike dhe për t’i propozuar Qeverinë Kuvendit.
Lidhur me mungesën e propozimit për kandidatin për Kryeministër
501. Në vazhdim, Gjykata duhet të vlerësojë nëse, në rrethanat e rastit konkret, “partia
politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të
formuar Qeverinë”, përkatësisht LVV, ka propozuar apo refuzuar të propozojë,
kandidatin për Kryeministër. Në këtë aspekt, Gjykata në vijim, fillimisht do të
rikujtoj procedurën e ndjekur nga Presidenti i Republikës dhe partia politike fitues,
përkatësisht LVV, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit kundër Qeverisë së
udhëhequr nga e njëjta, në Kuvendin e Kosovës.
502. Gjykata rikujton që Mocioni i Mosbesimit ndaj Qeverisë është votuar me 25 mars
2020, me dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Teksti i votuar nga
kjo shumicë parlamentare gjithashtu reflekton vullnetin e tyre për të provuar
mundësinë “për formimin e një qeverie të stabilitetit”.
503. Bazuar në shkresat e lëndës, më 1 prill 2020, Presidenti kishte takuar të gjithë
përfaqësuesit e partive politike dhe koalicioneve të përfaqësuar në Kuvend, lidhur
me “hapat e mëtejshëm” pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit. Në
pajtueshmëri me vullnetin e shprehur përmes mocionit të mosbesimit të 25 marsit
2020, shumica e partive dhe koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend janë deklaruar
kundër shpërndarjes së Kuvendit dhe në mbështetje të mundësisë për formimin e
një Qeverie të re.
504. Në të njëjtën ditë, Presidenti ishte takuar edhe me Kryeministrin në detyrë,
njëherazi edhe Kryetarin e “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, përkatësisht LVV. Pas këtij takimi,
ky i fundit, i ishte drejtuar Presidentit përmes dy shkresave, që mbajnë të njëjtën
datë, përkatësisht atë të 1 prillit 2020, përmes të cilave kishte theksuar, ndër të
tjera: (i) “detyrën tuaj [të Presidentit] për të shpërndarë Kuvendin e Republikës së
Kosovës pas mocionit të mosbesimit”; dhe (ii) se “Kushtetuta e Republikës së
Kosovës, si dhe vet praktika juaj e mëparshme në vitin 2017, e bëjnë të qartë se,
pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, e vetmja rrugë përpara është
shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 82.2 të
Kushtetutës dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme”, duke theksuar gjithashtu
141
se “për sa i përket interpretimeve të gabuara të nenit 95.5 të Kushtetutës, këtë temë
të rëndësisë dytësore apo tretësore, mund të lëmë për ndonjë ditë tjetër”.
505. Të nesërmen, përkatësisht me 2 prill 2020, Presidenti i kishte drejtuar dy shkresa,
Kryetarit të LVV. Në të parën, kishte theksuar se takimi i një dite më parë,
përkatësisht ai i 1 prillit 2020, ka qenë takim konsultues me Kryetarin e LVV,
përkatësisht, “liderin e partisë së parë sipas rezultateve përfundimtare të
zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura me
6 tetor 2019”, dhe rrjedhimisht takim i “karakterit formal, juridik e procedural,
për konsultim për të vlerësuar nëse është në interesin e partisë politike që
përfaqësoni ju formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit”. Ndërsa në të
dytën, Presidenti kishte theksuar se: (i) LVV, është subjekti politik që “ka fituar
shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, dhe bazuar në nenin
95 të Kushtetutës ka drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar
Qeverinë; dhe (ii) kishte kërkuar që LVV, të propozoj kandidatin e ri, i cili do të
mandatohet për formimin e Qeverisë.
506. Shkresës së 2 prillit 2020, përmes të cilit Presidenti kishte kërkuar propozimin e
mandatarit për Kryeministër nga Kryetari i LVV, ky i fundit nuk iu kishte përgjigjur.
Rrjedhimisht, bazuar në shkresat e lëndës, më 10 prill 2020, Presidenti i kishte
drejtuar një shkresë tjetër Kryetarit të LVV. Përmes kësaj shkrese, dhe duke
rikujtuar shkresën e 2 prillit 2020, Presidenti ndër tjerash, kishte: (i) rikujtuar se
është në pritje të propozimit të kandidatit për Kryeministër nga LVV, si subjekti
politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën
e propozimit të kandidatit të ri për Kryeministër për të formuar Qeverinë; dhe (ii)
kërkuar edhe një herë nga Kryetari i LVV që të propozonte kandidatin për
Kryeministër, e të cili do të mandatohej nga Presidenti për formimin e Qeverisë.
507. Kësaj shkrese të Presidentit, Kryetari i LVV, i ishte përgjigjur më 13 prill 2020, duke
mos e propozuar kandidatin për Kryeministër nga radhët e saj, por duke theksuar,
ndër të tjerash, se: (i) Presidenti ka për të detyrë vetëm të shpërndajë Kuvendin pas
mocionit të suksesshëm të mosbesimit; (ii) nuk është në kompetencën e Presidentit
vlerësimi i “interesave të partive politike”; (iii) se takimi i 1 prillit 2020 me
Presidentin e ka zhvilluar në cilësinë e Kryeministrit në detyrë, dhe jo Kryetarit të
LVV; (iv) pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, Presidenti ka të drejtën “që të
përmbush vetëm një veprim të caktuar nga kushtetutëdhënësi. Pra shpërndarjes e
Kuvendit në përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”; (v)
se zgjedhjet janë opsioni i vetëm pas votimit të suksesshëm të një mocioni
mosbesimi, duke u thirrur në praktikën e ndjekur në vitin 2010 dhe 2017,
respektivisht; (vi) se Presidenti po e pengon punën e Qeverisë “në mes të një gjendje
emergjente të shëndetit publik”, përmes kërkesave për propozimin e mandatarit për
Kryeministër; dhe në fund, (vi) gjithashtu kishte theksuar se “kjo shkresë nuk është
refuzim për të ju dhënë një emër të kandidatit për Kryeministër”.
508. Më 15 prill 2020, Presidenti i ishte përgjigjur shkresës së 13 prillit 2020 të Kryetarit
të LVV, dhe i cili i kishte rikujtuar të njëjtit shkresat e 2 dhe 10 prillit 2020,
142
respektivisht, dhe kishte theksuar: (i) se është edhe më tej në pritje të “propozimit
të kandidatin për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës,
pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”; (ii) se ai është i detyruar me Kushtetutë
që të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës,
duke përfshirë edhe sigurimin e emrit të kandidatit për Kryeministër për të formuar
Qeverinë dhe se “qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike të
përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me të drejtë presin
funksionalizmin e Qeverisë së re, si dhe presin nga Presidenti të caktojnë
mandatarin e ri për formimin e Qeverisë”; (iii) askush nuk ka të drejtë t’i privojë
përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Republikës për të pasur
kandidatin për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën për të zgjedhur
Qeverinë, siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës; (iv) vonesa juaj për
propozimin e kandidatit/es për Kryeministër i pamundëson Kuvendit për të
zgjedhur Qeverinë, dhe rrjedhimisht pamundëson edhe funksionimin demokratik
të institucioneve, që sipas Kushtetutës, duhet të garantojë Presidenti; (v) bazuar në
Aktgjykimin KO103/14, “nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë të
refuzojë të marrë mandatin”; dhe (vi) i kërkoj edhe një herë propozimin për
mandatarin për Kryeministër për formimin e Qeverisë.
509. Kryetari i LVV ishte përgjigjur në shkresën e lartcekur të Presidentit, më 17 prill
2020, duke theksuar se: (i) “nuk e refuzojmë kërkesën tuaj” për propozim të
mandatarit; por (ii) duke e cilësuar si “çështje dytësore e tretësore” kërkesën për
propozimin e mandatarit për Kryeministër, kishte kërkuar sqarime nga Presidenti
përkitazi me detyrimin e tij për të shpërndarë Kuvendin dhe bazën juridike të nenit
95 të Kushtetutës përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë, të cilit i referohet Presidenti.
510. Presidenti i ishte përgjigjur kësaj shkresë në të njëjtën ditë, përkatësisht më 17 prill
2020, duke i rikujtuar Kryetarit të LVV shkresat e tij të dërguara më 2 prill, 10 prill
dhe 15 prill 2020, respektivisht, dhe duke kërkuar edhe një herë propozimin
përkatës të mandatarit për Kryeministër nga radhët e partisë politike që ai
përfaqëson. Përmes kësaj shkrese, Presidenti kishte theksuar se: (i) “ju nuk keni
propozuar kandidatin/en për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke
refuzuar për të propozuar kandidatin për Kryeministër”; dhe (ii) “se mosrefuzimi
nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit për Kryeministër”. Kësaj
shkrese, Kryetari i LVV nuk iu ishte përgjigjur.
511. Më 22 prill 2020, Presidenti i kishte drejtuar edhe një shkresë Kryetarit të LVV,
përmes të cilës: (i) kishte theksuar se përkundër shkresave të 2, 10, 15, e 17 prillit
2020, respektivisht, Presidentit nuk i ishte propozuar kandidati për Kryeministër;
dhe (ii) kishte theksuar se Kryetari i LVV nuk kishte “shfrytëzuar të drejtën e
propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë”; dhe (iii) se bazuar në nenin
95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin KO103/14, do të “bëj konsultim të përbashkët
me të gjithë liderët e subjekteve politike parlamentare për hapat e mëtejmë”. Në të
njëjtën datë, Kryetari i LVV, i ishte përgjigjur shkresës së Presidentit duke theksuar
se: (i) Presidenti kishte konstatuar “jashtë kompetencave kushtetuese si President,
se unë nuk paskam shfrytëzuar të drejtën për propozimin e kandidatit të ri për të
formuar Qeverinë”; (ii) Kushtetuta nuk parasheh një kompetencë të tillë të
143
Presidentit për të “vlerësuar apo konstatuar shfrytëzimin ose mosshfrytëzimin e
të drejtës për të propozuar mandatarin”; (iii) Kushtetuta dhe Aktgjykimi
KO103/14, “nuk kanë përcaktuar afatin për një gjë të tillë”; dhe (iv) Kushtetuta
parasheh “caktimin e mandatarit vetëm pas propozimit nga partia ose koalicioni
që e ka fituar shumicën absolute apo relative, siç përcaktohet edhe në pikën 84 të
Aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese”.
512. Më 22 prill 2020, Presidenti kishte ftuar në një takim të përbashkët konsultativ
liderët e partive parlamentare, duke përfshirë edhe Kryetarin e LVV. Pas këtij
takimi dhe në të njëjtën datë, iu drejtua përmes shkresës Kryetarit të LDK-së,
përkatësisht partisë politike të renditur pas LVV me më së shumti deputetë sipas
zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, e të cilit i kërkoi propozimin për mandatarin për
Kryeministër për formimin e Qeverisë. Të njëjtën kërkesë Presidenti e përsëriti në
adresë të Kryetarit të LDK-së edhe me 29 prill 2020. Në po të njëjtën datë, Kryetari
i LDK-së iu përgjigj Presidentit, duke theksuar së mandatari për Kryeministër do të
propozohet së shpejti. Pas kësaj, z. Avdullah Hoti, u propozua kandidat për
Kryeministër, të nesërmen më 30 prill 2020. Në të njëjtën datë, Presidenti dekretoi
mandatimin e tij për Kryeministër.
513. Në dritën e sqarimeve të mësipërme përkitazi me shkëmbimin e shkresave në mes
të Presidentit dhe “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019,
përkatësisht LVV, Gjykata, siç është sqaruar më lart, në vijim duhet të vlerësoj nëse
është shterur mundësia e përcaktuar përmes paragrafëve 5, 2 dhe 3 të nenit 95 të
Kushtetutës, përkitazi me caktimin e mandatarit të parë për Kryeministër për të
formuar Qeverinë pas dorëheqjes së kësaj të fundit si rezultat i votimit të
suksesshëm të mosbesimit në Kuvend, në mënyrë që të ketë qenë e mundur që
Presidenti të caktoj kandidatin tjetër për Kryeministër, bazuar në paragrafin 4 të
nenit 95 të Kushtetutës. Në rrethanat e rastit konkret, tashmë është e qartë, që
tentativa e parë për formimin e Qeverisë, nuk ka dështuar në Kuvend si rezultat i
dështimit të marrjes së shumicës së nevojshme të votave, por e njëjta pretendohet
të ketë dështuar si pasojë e mungesës së propozimit të emrit të kandidatit për
Kryeministër nga “partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme
në Kuvend për të formuar Qeverinë”, dhe rrjedhimisht, sipas pretendimit të
Presidentit, është refuzuar marrja e mandatit përkatës, siç është përcaktuar në
Aktgjykimin KO103/14. Një pretendim të tillë të Presidentit e kundërshtojnë
parashtruesit e kërkesës dhe Kryeministri në detyrë, përkatësisht, dhe për qëllime
të këtij shqyrtimi, Kryetari i LVV. Prandaj, Gjykata duhet të vlerësojë nëse, bazuar
në rrethanat e këtij rasti, “partia politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, ka refuzuar marrjen e mandatit
përkatës.
514. Ky vlerësim varet nga: (i) roli i Presidentit në përcaktimin e mandatarit për
Kryeministër, siç është përcaktuar në paragrafin 14 të nenit 84 në lidhje me nenin
95 të Kushtetutës; (ii) ndërvarësia dhe detyrimet reciproke të Presidentit dhe
“partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për
të formuar Qeverinë”, siç është përcaktuar në paragrafin 14 të nenit 84 të lidhje me
144
nenin 95 të Kushtetutës; dhe (iii) rrethanat e formimit të një Qeverie të re, pas
votimit të suksesshëm të një mocioni mosbesimi në Kuvend.
515. Së pari, dhe sa i përket rolit të Presidentit në caktimin e mandatarit për
Kryeministër, Gjykata vëren se: (i) Presidenti ushtron çdo kompetencë të tij duke u
bazuar në nenin 83 të Kushtetutës, sipas të cilës, ai/ajo është kreu i shtetit dhe
përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës. Për më tepër, kompetenca
e tij/saj e përcaktuar përmes paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës, përkitazi me
caktimin e mandatarin për formimin e Qeverisë në lidhje me paragrafët përkatës të
nenit 95 të Kushtetutës, duhet të ushtrohet gjithnjë së bashku me kompetencën e
Presidentit të përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 84 të Kushtetutës, sipas të cilit
Presidenti garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me
këtë Kushtetutë. Kjo sepse, përcaktimi i mandatarit ngërthen në vetvete jo vetëm
raportin në mes të Presidentit dhe “partisë politike ose koalicionit që ka fituar
shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, por edhe raportin në
mes të Presidentit dhe Kuvendit të Republikës, përkitazi me realizimin e
kompetencës së këtij të fundit për zgjedhjen dhe shprehjen e mosbesimit ndaj
Qeverisë, siç është përcaktuar në paragrafin 8 të nenit 65 të Kushtetutës.
516. Më saktësisht, ushtrimi i kompetencës së Kuvendit përkitazi me zgjedhjen e
Qeverisë, është i varur nga ushtrimi i kompetencës së Presidentit të përcaktuar
përmes paragrafi 14 të nenit 84 të Kushtetutës për caktimin e mandatarit për
Kryeministër. Presidenti është i detyruar që këtë kompetencë të ushtroj në dritën e
detyrimit të tij për garantimin e funksionimin kushtetues të institucioneve të
përcaktuara me Kushtetutë, duke filluar procedurat e “konsultimit” me partinë
politike ose koalicionin përkatës për formimin e Qeverisë, menjëherë pas
konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve apo menjëherë pas dorëheqjes së
Kryeministrit/Qeverisë, përfshirë edhe rastet e votimit të suksesshëm të
mosbesimit të Qeverisë në Kuvend. Në të kundërtën, Presidenti do të pengonte
Kuvendin për të ushtruar në mënyrë efektive të drejtën e tij për zgjedhjen e
Qeverisë. Prandaj, Presidenti në ushtrimin e kompetencës së përcaktuar përmes
paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës, është edhe në rolin e ndërmjetësit në mes
partisë politike ose koalicionit që ka shumicën e nevojshme për të formuar Qeverinë
dhe Kuvendit. Caktimi i mandatarit, fillon procedurat kushtetuese për formimin e
një Qeverie të re e cila i paraqitet Kuvendit për votim duke i mundësuar këtij
ushtrimin e një prej kompetencave më esenciale të tij, atë të zgjedhjes së Qeverisë.
517. Së dyti, në lidhje me ndërvarësinë dhe detyrimet reciproke të Presidentit dhe të
“partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për
të formuar Qeverinë”, Gjykata rikujton se kompetenca e Presidentit e përcaktuar
në paragrafin 14 të nenit 84 të Kushtetutës, ushtrohet “në konsultim” me partinë
politike ose koalicionin që ka shumicën e nevojshme për të formuar Qeverinë. Pra,
ky paragraf, i lexuar së bashku me nenin 95 të Kushtetutës, nuk ngërthen në vetvete
vetëm detyrimin e Presidentit për të caktuar mandatarin, por edhe detyrimin e
“partisë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për
të formuar Qeverinë” për të propozuar mandatarin. Në mungesë të një detyrimi të
tillë reciprok, norma kushtetuese nuk do të mund të realizohej, dhe do të mbetej në
145
diskrecion të plotë të “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, e cila duke mos e propozuar
mandatarin për Kryeministër, do të pamundësonte jo vetëm ushtrimin e
kompetencave të Presidentit, por edhe të drejtën e Kuvendit për të zgjedhur
Qeverinë.
518. E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi dhe
privilegj. Propozimi i këtij emri, ngërthen në vetvete pikën më të lartë të suksesit të
një partie politike ose koalicioni drejt dhe brenda një cikli zgjedhor. E drejta e parë
për të propozuar kandidatin për Kryeministër i është garantuar partisë ose
koalicionit fitues të zgjedhjeve përmes Kushtetutës së Kosovës. Ushtrimi i kësaj të
drejte, nuk është i mveshur edhe me autorizimin për të bllokuar formimin e një
Qeverie brenda një cikli zgjedhor. Një qëndrim i tillë, do të i bënte peng të partisë
politike ose koalicionit fitues, të gjitha institucionet më thelbësore të shtetit.
Përkundrazi dhe për këtë arsye, Kushtetuta ka paraparë mekanizmin zhbollukes,
përmes të cilit kalohet te një kandidat tjetër për Kryeministër, dështimi eventual i
të cilit, do të rezultonte në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
519. Në fund, nevoja për formimin e një Qeverie të re pas një votimi të suksesshëm të
një mocioni të mosbesimit, është e menjëhershme. Kjo sepse, siç është sqaruar më
lart, një Qeveri e zgjedhur nga Kuvendi, nuk vazhdon të ketë të njëjtin legjitimet, në
momentin kur, përfaqësuesit e popullit ia marrin besimin përmes votimit të një
mocioni të suksesshëm të mosbesimit.
520. Për më tepër, bazuar në Analizën Krahasimore dhe kontributin e Forumit të
Venecias, në shumicën absolute të rasteve, pas votimit të suksesshëm të një mocioni
të mosbesimit, Qeveria në dorëheqje nuk ka asnjë rol përkitazi me zgjedhjen e
Qeverisë së re. Presidentët përkatës, fillojnë procedurat kushtetuese për zgjedhjen
e një Kryeministri tjetër që ka shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar
Qeverinë dhe marr besimin e saj. Kjo me përjashtim të rasteve, kur Qeveria e
shkarkuar është e mveshur me rol të caktuar përkitazi me shpërndarjen e Kuvendit
pas votimit të një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. Ky është rasti me: (i) nenin
104 të Kushtetutës së Kroacisë, i cili përcakton se Presidenti mundet me propozimin
e Qeverisë, me nënshkrimin e Kryeministrit dhe pas konsultimeve me përfaqësuesit
e partive parlamentare, të shpërndajë Parlamentin kroat nëse ky i fundit, ndër të
tjerash, kalon një votë mosbesimi në Qeveri; (ii) nenin 94 të Kushtetutës së Estonisë
e cila parashikon që nëse mosbesimi shprehet ndaj Qeverisë ose Kryeministrit,
Presidenti i Republikës mundet, me propozimin e Qeverisë dhe brenda tri ditëve, të
shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për Riigikogu; (iii) nenin 58 të Kushtetutës së
Lituanisë, i cili parasheh që zgjedhjet e parakohshme për Seimas gjithashtu mund
të shpallen nga Presidenti, ndër të tjera, me propozimin e Qeverisë, nëse Seimas
shpreh një mosbesimin në Qeveri; dhe (iv) sipas Kushtetutës Suedeze, dhe bazuar
në përgjigjen e Suedisë në Gjykatë përmes Forumit të Komisionit të Venecias,
shpërndarja e Parlamentit mund të ndodhë vetëm nëse Qeveria thërret zgjedhje të
jashtëzakonshme. Zgjedhjet e tilla mund të jenë rezultat i mocionit të mosbesimit
ndaj Qeverisë, siç u përmend më lart.
146
521. Për dallim, Kushtetuta e Kosovës, si edhe shumica e Kushtetutave tjera, nuk
përcakton asnjë kompetencë për Qeverinë e shkarkuar përmes votimit të
suksesshëm të një mocioni mosbesimi, përkitazi me shpërndarjen ose jo të
Kuvendit. Partitë politike ose koalicionet që e kanë udhëhequr/përbërë të njëjtën,
për qëllime të shpërndarjes së Kuvendit, reduktohen në fuqinë politike që e kanë
përmes përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Republikës. Thënë këtë, Kushtetuta e
Kosovës, i njeh “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme
në Kuvend për të formuar Qeverinë”, përkatësisht fituesit të zgjedhjeve të drejtën
e parë të propozimit të kandidatit për Kryeministër edhe atëherë, kur Qeveria që e
njëjta ka udhëhequr, ka humbur besimin në Kuvend përmes një votimit të
suksesshëm të një mocioni mosbesimi.
522. Kjo e drejtë kushtetuese, në asnjë mënyrë nuk mund të shndërrohet në mekanizëm
përmes të cilit partia politike ose koalicioni fitues, të pengoj formimin e Qeverisë së
re, duke mos propozuar emrin e kandidatit të ri për Kryeministër e as duke mos
refuzuar mandatin shprehimisht, dhe duke mbajtur në detyrë një Qeveri të
udhëhequr prej të njëjtës parti politike ose koalicion fitues, e cila tashmë ka humbur
besimin e Kuvendit. Përkundrazi, detyra e një partie politike apo koalicioni fitues,
Qeveria e të cilit ka humbur besimin në Kuvend përmes një votimi të suksesshëm
të mosbesimit, është që të drejtën për propozimin e kandidatit për Kryeministër të
ushtrojë në funksion të mundësisë për formimin e një Qeverie të re, duke marrë
sërish besimin e Kuvendit, ose në funksion të lejimit të hapësirës së formimit të një
Qeverie nga partitë politike ose koalicione tjera, që kanë numrat e nevojshëm në
Kuvend për të formuar Qeverinë.
523. Në rrethanat e rastit konkret, “partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën
e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, përkatësisht LVV, Qeveria e së
cilës është shkarkuar përmes mocionit të mosbesimit të 25 marsit 2020, me dy të
tretat (2/3) e votave të të gjithë përfaqësuesve të popullit, dhe të cilit, i është dhënë
sërish mundësia e parë për formimin e Qeverisë së re bazuar në paragrafin 5 të nenit
95 të Kushtetutës, nuk ka propozuar një mandatar për Kryeministër, përkundër
katër (4) kërkesave të Presidentit të Republikës, për formimin e Qeverisë re.
524. Më saktësisht, kërkesave të Presidentit të datave 2, 10, 15 e 17 prill 2020,
respektivisht, për propozimin e kandidatit për Kryeministër, Kryetari i LVV i është
përgjigjur duke (i) theksuar se çështja e propozimit të mandatarit për Kryeministër
është “çështje dytësore apo tretësore”; (ii) duke kërkuar nga Presidenti të
shpërndajë Kuvendin e Republikës bazuar në paragrafin 2 të nenit 82 të
Kushtetutës; (iii) duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme; dhe në të
njëjtën kohë duke theksuar se (iv) nuk është duke e refuzuar mandatin, por në fakt,
gjithashtu (v) duke mos propozuar asnjë emër për të njëjtin qëllim.
525. Gjykata tashmë ka sqaruar se përcaktimi i mandatarit për Kryeministër, si pasojë e
“konsultimit” në mes të Presidentit dhe “partisë politike ose koalicionit që ka fituar
shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, ngërthen një
“konsultim” krejtësisht teknik e formal, përkatësisht kërkesën e Presidentit për
propozimin e një emri për mandatar për Kryeministër dhe propozimin e një emri
147
nga ana e “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë”. Ky “konsultim” për qëllime të zbatimit të
paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 5 të nenit 95 të
Kushtetutës, nuk mund të përfshijë një diskutim përkitazi me shpërndarjen e
Kuvendit apo edhe shpalljen e zgjedhjeve. Kjo sepse, këto dy çështje, nuk janë as në
kompetencën ekskluzive të Presidentit e as të “partisë politike ose koalicionit që ka
fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”.
526. Përkundrazi, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, si rezultat i shpërndarjes së
Kuvendit është e përcaktuar saktësisht me Kushtetutë, përkatësisht në nenin 82 të
saj, dhe siç është sqaruar përgjatë këtij Aktgjykimi, realizohet bazuar në Kushtetutë
dhe është e detyrueshme në rastet e paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, ndërsa
është në diskrecion të Presidentit në rast të një votimi të suksesshëm të mosbesimit
në Kuvend, diskrecion ky që nuk mund të ushtrohet në konsultim vetëm me
“partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për
të formuar Qeverinë”, përkatësisht partinë politike ose koalicionin fitues të
zgjedhjeve, por me të gjitha partitë politike dhe koalicionet e përfaqësuara në
Kuvend. Për më tepër, në momentin kur është aktivizuar neni 95 i Kushtetutës për
zgjedhjen e Qeverisë së re, nënkuptohet që: (i) konsultimet me partitë politike dhe
koalicionet e përfaqësuara në Kuvend përkitazi me shpërndarjen e Kuvendit pas një
votimi të suksesshëm të mosbesimit, tashmë janë përmbyllur, duke e pamundësuar
shpërndarjen e Kuvendit bazuar në paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës; dhe (ii)
se ekziston një shumicë e mjaftueshme e partive politike dhe koalicioneve të
përfaqësuara në Kuvend për të formuar një Qeveri të re.
527. Rrjedhimisht, dhe siç është sqaruar më lart, për qëllime të “konsultimit” bazuar në
paragrafin 14 të nenit 84 në lidhje me paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës, është
e nevojshme vetëm propozimi i emrit për mandatar për Kryeministër dhe
mandatimi i të njëjtit. Në rrethanat e rastit konkret, partia politike me të drejtën e
propozimit, as nuk ka propozuar mandatarin për Kryeministër po as nuk ka
refuzuar shprehimisht marrjen e mandatit për Kryeministër.
528. Përkitazi me mundësinë refuzimit të marrjes së mandatit, Gjykata rikujton që në
Aktgjykimin KO103/14, ajo kishte konstatuar se “nuk përjashtohet që partia ose
koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. Ky Aktgjykim nuk kishte
saktësuar mënyrën në të cilin mund të bëhet refuzimi i mandatit përkatës.
529. Gjykata rikujton së në vlerësimin e çështjes kushtetuese në Aktgjykimin KO103/14,
çështja para Gjykatës nuk ndërlidhej me asnjë aspekt të refuzimit të mundshëm të
marrjes së mandatit për Kryeministër nga “partia politike ose koalicioni që ka
fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”. Megjithatë,
Gjykata, kishte paraparë mundësinë e refuzimit, gjithnjë duke pasur parasysh që
rrethanat në të ardhmen mund të ngërthejnë mundësinë që partia politike ose
koalicioni fitues mund të mos e sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend për
votimin e Qeverisë së propozuar apo edhe arsye tjera, dhe rrjedhimisht refuzon
148
marrjen e mandatit për Kryeministër, duke mundësuar vazhdimin e procedurave
për zgjedhjen e një Qeverie, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës.
530. Gjykata, në atë Aktgjykim [KO103/14], nuk ka përcaktuar si bëhet ky refuzim.
Prandaj, pretendimi i parashtruesve të kërkesës se “Gjykata ka thënë se Presidenti
mund të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve, vetëm nëse ky heq dorë shprehimisht
nga e drejta e tij por në asnjë rrethanë tjetër”, nuk është i saktë. Gjykata, në fakt,
nuk është deklaruar asnjëherë më parë lidhur me modalitetin e mos ushtrimit të së
drejtës që mund ta bëjë partia politike ose koalicioni fitues. Në të gjitha praktikat
parlamentare të deritanishme në Republikën e Kosovës, nuk ka pasur rast kur
partia politike ose koalicioni fitues që ka pasur të drejtën e propozimit, ka refuzuar
të propozojë një kandidat për Kryeministër. Rasti i tanishëm, rrjedhimisht, është
rasti i parë që e trajton aspektin e mos ushtrimit të së drejtës për propozimin e
mandatarit, respektivisht de facto refuzimit për të propozuar një emër.
531. Gjykata në këtë aspekt thekson se interpretimi se e drejta për propozimin e
mandatarit për Kryeministër duhet të refuzohet vetëm shprehimisht, nuk është i
pranueshëm. Kjo sepse, mundësia e një refuzimi me kushtin që i njëjti të bëhet
vetëm shprehimisht, i kombinuar me rrethanat që ndërlidhen me pretendime për
paqartësi rreth afatit brenda të cilit duhet të bëhet propozimi për mandatarin për
Kryeministër nga “partia politike ose koalicion që ka fituar shumicën e nevojshme
në Kuvend për të formuar Qeverinë”, si në zbatimin e paragrafit 14 të nenit 84 të
Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 95 të Kushtetutës, pas zgjedhjeve; po
ashtu edhe në zbatimin e paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me
paragrafin 5 të nenit 95 të Kushtetutës, pas dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë,
përfshirë rastin e votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit, do të rezultonte
në diskrecion të plotë të “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, lidhur me formimin e Qeverisë,
qoftë duke mos propozuar një emër për mandatar, qoftë duke mos e refuzuar këtë
të drejtë shprehimisht.
532. Prandaj, refuzimi jo detyrimisht nënkupton të jetë bërë shprehimisht. Gjykata
vëren se sipas fjalorit të gjuhës shqipe: “REFUZIM m. sh. [nënkupton] Veprimi
sipas kuptimeve të foljeve REFUZOJ.” Folja REFUZOJ në kallëzore: “Nuk pranoj
të bëj një punë a një veprim që më kërkohet, kundërshtoj.”
533. E drejta për të propozuar kandidatin për mandatarin për Kryeministër është e
drejtë e “partisë politike ose koalicionit që ka fituar shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë”, përkatësisht partisë ose koalicionit fitues, dhe
gjithashtu ngërthen në vetvete përgjegjësinë dhe detyrimin për të vepruar,
përkatësisht për të propozuar këtë kandidat dhe për të propozuar Qeverinë në
Kuvend. Kjo e drejtë, gjithashtu ngërthen detyrimin dhe përgjegjësinë për të
refuzuar propozimin dhe për të zhbllokuar procedurën kushtetuese për zgjedhjen e
Qeverisë, nëse, partia politike ose koalicioni fitues konsideron se nuk i ka votat e
nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë. Thënë këtë, (i) mos ndërmarrja e
veprimeve konkrete drejt propozimit dhe mungesa e propozimit të emrit të
kandidatit për Kryeministër; e (ii) as refuzimi i marrjes së këtij mandatit, duke
149
kërkuar në të njëjtën kohë, (iii) shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve
të parakohshme, nuk mund të kushtëzohet vetëm me deklarimin shprehimore të
partisë politike ose koalicionit fitues për refuzimin e mandatit për Kryeministër, për
tu konsideruar refuzim. Në të kundërtën, në rrethana të tilla, kushtëzimi i refuzimit
në deklarimin shprehimor përkitazi me refuzimin e partisë politike ose koalicionit
përkatës, do të bënte themelimin e institucioneve shtetërore peng vetëm të
mungesës së refuzimit të shprehur formalisht nga ana e partisë politike ose
koalicionit fitues.
534. Nga shkëmbimi i shkresave zyrtare në mes Presidentit dhe Kryetarit të LVV, në
cilësi të “partisë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë”, nuk reflektohet as edhe një veprim apo qëëllim
i vetëm, që i njëjti planifikon të propozojë një mandatar për Kryeministër.
Përkundrazi, kërkesa e këtyre shkresave është shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja
e zgjedhjeve të parakohshme. Këto kërkesa janë në kundërshtim të plotë dhe
përjashtojnë mundësinë e propozimit të një mandatari për Kryeministër. Gjykata
tashmë ka sqaruar që “konsultimi” për qëllime të propozimit të mandatarit të parë,
përfshin propozimin e mandatarit dhe dekretimin e të njëjtit. As shpërndarja e
Kuvendit e as shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nuk janë në vendimmarrjen
ekskluzive as të Presidentit as të partisë politike ose koalicionit fitues.
535. Mungesa e propozimit të mandatarit për Kryeministër, përkatësisht mosveprimi
përkitazi me detyrimin e vetëm të nevojshëm dhe ndëërmarrjen e çfarëëdo hapi
konkret në këtë drejtim, posaçërisht në rrethanat kur kundër Qeverisë që ka
udhëhequr “partia politike ose koalicioni që ka fituar shumicën e nevojshme në
Kuvend për të formuar Qeverinë”, është votuar suksesshëm një mocion mosbesimi
me dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit, mjafton për të konstatuar
këtë refuzim. Vet mungesa e kryerjes së veprimit i cili kërkohet të kryhet, përkundër
të drejtës, mundësisë dhe ftesave ndërmjetësuese, konsiston de facto në
kundërshtim ose refuzim për të kryer veprimin e caktuar.
536. Në këto rrethana, dhe pas një votimi të suksesshëm të një mocioni mosbesimi me
dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit, Presidenti, duke (i) balancuar
detyrimin e tij për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve të
përcaktuara me Kushtetutë, siç është përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 84 të
Kushtetutës, përfshirë në këtë kontekst edhe të drejtën e Kuvendit për zgjedhur
Qeverinë, siç është përcaktuar në paragrafin 8 të nenit 65 të Kushtetutës, në njërën
anë; dhe, në anën tjetër, duke (ii) marrë parasysh që “partia politike ose koalicioni
që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”,
përkatësisht LVV, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim të vetëm drejt propozimit të
mandatarit për Kryeministër përkundër të drejtës, mundësisë dhe kërkesave të
Presidentit, por kishte vazhduar të kërkonte shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen
e zgjedhjeve të parakohshme, përkundër faktit që shumica e partive politike ose
koalicioneve të përfaqësuara në Kuvend tashmë ishin deklaruar kundër kësaj
mundësie, duke i pamundësuar Presidentit ushtrimin e kompetencës së përcaktuar
përmes paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës, me të drejtë ka konstatuar shterimin
e mundësive kushtetuese për propozimin e mandatarit të përcaktuara përmes
150
paragrafit 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 5 të nenit 95 të
Kushtetutës, dhe ka filluar procedurën vijuese të përcaktuara përmes paragrafit 14
të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës. E
kundërta, do të pamundësonte jetësimin e kompetencave esenciale të Kuvendit për
të zgjedhur Qeverinë e Republikës së Kosovës.
537. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se Dekreti i kontestuar i Presidentit, është nxjerrë
ne përputhje me paragrafin 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4
të nenit 95 të Kushtetutës.
VI. Kërkesa për mbajtje të seancës dëgjimore
538. Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata që
të mbajë seancë dëgjimore duke theksuar se “është në interes publik që të mbahet
kjo seancë dëgjimore publike, për shkak se përmbajtja e këtij dekreti shkel rendin
kushtetues, si dhe disa dispozita kushtetuese thelbësore që hapin rrugën
kushtetuese të krijimit të legjitimitetit te ri përmes zgjedhjeve parlamentare të
parakohshme.”
539. Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se në bazë të paragrafit 1 të rregullit 42 [E drejta
në dëgjim dhe heqja dorë] të Rregullores së punës: “Vetëm kërkesat e përcaktuara
si të pranueshme mund të dëgjohen para Gjykatës, përveç nëse Gjykata, me
shumicë votash, vendos ndryshe pas një arsyetimi të mirë”; ndërsa, në bazë të
paragrafi 2 të po të njëjtit rregull: “Gjykata mund të urdhërojë mbajtjen e seancës
dëgjimore në rast se beson se ajo është e nevojshme për të qartësuar çështje të
provave apo ligjit.”
540. Gjykata thekson se rregulli i lartcekur i Rregullores së punës është i karakterit
diskrecional. Si i tillë, ai rregull vetëm parasheh mundësinë që Gjykata të urdhërojë
mbajtjen e seancës dëgjimore në rastet kur ajo beson se është e nevojshme për të
qartësuar çështje të provave apo ligjit. Pra, Gjykata nuk është e obliguar të
urdhërojë mbajtjen e seancës dëgjimore në rast se ajo konsideron se të dhënat
ekzistuese në shkresat e lëndës mjaftojnë, përtej çdo dyshimi, për të arritur tek një
vendim meritor lidhur me rastin që është në shqyrtim. (Shih rastin e Gjykatës
Kushtetuese, KO43/19, parashtruese: Albulena Haxhiu, Driton Selmanaj dhe
tridhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aktgjykim i 13
qershorit 2019, paragrafi 116; shih gjithashtu rastin, KI34/17, parashtruese Valdete
Daka, Aktgjykim i 1 qershorit 2017, paragrafët 108-110).
541. Në rrethanat e rastit konkret, ky nuk është rasti sepse Gjykata nuk konsideron se ka
ndonjë paqartësi rreth “provave apo ligjit” dhe për këtë arsye nuk e sheh të
nevojshme mbajtjen e seancës dëgjimore. Dokumentet dhe shkresat të cilat janë
pjesë e dosjes së rastit KO72/20 janë të mjaftueshme për të vendosur këtë rast.
542. Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesve të kërkesës për mbajtje të seancës dëgjimore
refuzohet si e pabazuar.
151
VII. Kërkesa për masë të përkohshme
543. Më 30 prill 2020, parashtruesit e kërkesës kishin dorëzuar kërkesën në Gjykatë ku,
në mes tjerash, kishin kërkuar vendosjen e masës së përkohshme “mbi Dekretin në
mënyrë që të parandalohen dëmet e pariparueshme për palën dhe institucionin.”
544. Më 1 maj 2020, Gjykata e kishte miratuar si të bazuar kërkesën për masë të
përkohshme dhe kishte e pezulluar zbatimin e Dekretit të kontestuar të Presidentit
duke theksuar se i njëjti po pezullohet “pa asnjë paragjykim ndaj pranueshmërisë
ose meritave të kërkesës.” Masa e përkohshme ishte vendosur deri më 29 maj 2020.
(Shih Vendimin për masë të përkohshme në rastin KO72/20, 1 maj 2020, paragrafi
51 dhe dispozitivi).
545. Duke qenë se sot, më 28 maj 2020, Gjykata e shpalli kërkesën të pranueshme dhe
vendosi për meritat e saj duke e konfirmuar kushtetutshmërinë e Dekretit të
kontestuar të Presidentit, nuk është më tutje e nevojshme mbajtja në fuqi e masës
së përkohshme.
VIII. PËRFUNDIME
546. Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të
Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të
Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e
Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të
kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është
në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të
Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni
mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme
të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95
[Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është
në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të
Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të
shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe
(v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore.
547. Gjykata rikujton se çështja kushtetuese që ngërthen ky Aktgjykim është
përputhshmëria me Kushtetutën e Dekretit të kontestuar të Presidentit të
Republikës, përmes të cilit, z. Avdullah Hoti, i është propozuar Kuvendit të Kosovës
për kandidat për Kryeministër. Në kontekst të vlerësimit të kushtetutshmërisë së
Dekretit të lartcekur, bazuar në pretendimet e parashtruesve të kërkesës dhe
argumentet e kundërshtimet e palëve tjera të interesuara, Gjykata fillimisht vlerësoi
nëse pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit të votuar me dy të tretat (2/3) e të
gjithë deputetëve të Kuvendit më 25 mars 2020, Presidenti i Republikës, bazuar në
paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, ishte i detyruar të shpërndajë Kuvendin e
Republikës dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme. Më tej, Gjykata sqaroi
procedurën që duhet ndjekur për formimin e një Qeverie të re, pas një votimi të
152
suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend dhe, po ashtu dha vlerësimin
e saj nëse në rrethanat e rastit konkret, procedura e ndjekur për caktimin e
mandatarit për formimin e Qeverisë se re, ka rezultuar në një Dekret kushtetues.
548. Për të interpretuar përfundimisht nenet kushtetuese që ndërlidhen me rrethanat e
rastit konkret përkatësisht nenet 82, 95 dhe 100 të Kushtetutës, Gjykata, gjithashtu
mori parasysh: (i) parimet kushtetuese mbi rolin e Kuvendit dhe të Presidentit; (ii)
praktikën e saj gjyqësore, përfshirë Aktgjykimin KO103/14 dhe të gjitha rastet e
cituara nga palët në procedurë; (iii) Opinionet relevante të Komisionit të Venecias;
(iv) Analizën krahasimore të Kushtetutave, përfshirë ato të referuara nga
parashtruesit e kërkesës; (v) përgjigjet e pranuara nga Gjykatat
Kushtetuese/Supreme, pjesë të Forumit të Komisionit të Venecias; dhe (vi)
dokumentet përgatitore për hartimin e Kushtetutës.
549. Gjykata, fillimisht rikujtoi se Kushtetuta përbëhet nga një tërësi unike e parimeve
dhe vlerave kushtetuese mbi bazën e të cilave është ndërtuar dhe duhet të
funksionojë Republika e Kosovës. Normat e parapara me Kushtetutë duhet të
lexohen në ndërlidhje me njëra tjetrën ngase vetëm në atë mënyrë nxirret kuptimi
i saktë i tyre. Normat kushtetuese nuk mund të nxirren jashtë kontekstit dhe të
interpretohen në mënyrë mekanike dhe të pavarur nga pjesa tjetër e Kushtetutës.
Kjo për faktin se Kushtetuta ka një kohezion të brendshëm sipas të cilit gjithsecila
pjesë ka një ndërlidhje me pjesët e tjera. Struktura e normave kushtetuese që
ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore që burojnë nga vota e
popullit, duhet të interpretohen në atë mënyrë që të jetësojnë dhe jo të bllokojnë
themelimin dhe ushtrimin efektiv të funksioneve përkatëse. Çdo paqartësi e
normave duhet të interpretohet në frymën e Kushtetutës dhe vlerave të saj. Asnjë
normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në atë mënyrë që të bllokojë
themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, dhe as
mënyrën se si të njëjtat e balancojnë njëra tjetrën në aspekt të ndarjes së pushteteve.
550. Gjykata gjithashtu theksoi se të gjitha pushtetet dhe bartësit e funksioneve publike,
pa përjashtim, kanë për obligim që të kryejnë detyrat e tyre publike në shërbim të
jetësimit të vlerave dhe parimeve mbi të cilat është ndërtuar të funksionojë
Republika e Kosovës. Të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta, duhet të
ushtrohen në shërbim të themelimit dhe mbarëvajtjes efektive të institucioneve
shtetërore.
551. Sa i përket rregullimit kushtetues për shpërndarje të Kuvendit, Gjykata theksoi se
Kushtetuta parasheh detyrimin e shpërndarjes së Kuvendit në rrethanat e
paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës dhe mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit
në rrethanat e paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës, pas votimit të suksesshëm të
një mocioni mosbesimi. Më saktësisht, Kuvendi shpërndahet detyrimisht vetëm në
tri raste: (i) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të
mandatarit për Kryeministër nga Presidenti, nuk mund të formohet Qeveria; (ii)
nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të
Kuvendit; dhe (iii) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh prej fillimit të
procedurës së zgjedhjes së Presidentit, nuk zgjidhet ky i fundit. Ndërsa, në rast të
153
votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj një Qeverie, Presidenti ka mundësinë,
por jo detyrimin të shpërndajë Kuvendin.
552. Mundësia e Presidentit për të shpërndarë Kuvendin, nuk mund të ushtrohet në
mënyrë të pavarur e as në kundërshtim me vullnetin e Kuvendit, por duhet të
ushtrohet në bashkërendim me vullnetin e shumicës së nevojshme të përfaqësuesve
të popullit të përfaqësuar në Kuvend. Përdorimi i foljes “mund” në kontekst të
paragrafit të 2 të nenit 82 të Kushtetutës reflekton vetëm mundësinë e Presidentit
për të shpërndarë Kuvendin, bazuar në konsultimet me partitë politike të
përfaqësuara në Kuvend. Një konstatim të tillë lidhur me kompetencat
presidenciale që ndërlidhen me foljen “mund” [“može”/“may”] në kontekst të
shpërndarjes se Kuvendit, konfirmohet edhe në Opinionet e Komisionit të Venecias
të përfshira në këtë Aktgjykim.
553. Gjykata theksoi se Kuvendi është institucioni i vetëm në Republikën e Kosovës që
zgjidhet drejtpërdrejt nga populli për një mandat katër (4) vjeçar. Përveç
Kushtetutës, përfaqësuesit e popullit nuk i nënshtrohen asnjë pushteti tjetër dhe
asnjë mandati detyrues. As Presidenti që është zgjedhur prej Kuvendit, nuk e ka
kompetencën ta shpërndajë atë pa vullnetin e Kuvendit; e as ushtrimi i
kompetencës së Kuvendit për shprehjen e mosbesimit ndaj një Qeverie që e ka
zgjedhur vet, nuk mund të rezultojë edhe në përfundimin e mandatit të vet
Kuvendit. Kuvendi nuk mund të kushtëzohet në shpërndarjen e vetvetes nëse
zgjedh të shprehë mosbesimin ndaj një Qeverie të zgjedhur prej tij, pasi që mocioni
i mosbesimit si mekanizëm i kontrollit kushtetues të Qeverisë nga Kuvendi si organ
përfaqësues i popullit, nuk do të kishte asnjë kuptim. Një qasje e tillë është në
kundërshtim me parimin kushtetues të kontrollit parlamentar të Qeverisë të
mishëruar në paragrafin 4 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit],
paragrafin 8 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe nenin 97 [Përgjegjësia] të
Kushtetutës dhe parimet themelore demokratike.
554. Pragu i lartë i votës së nevojshme për shpërndarje të Kuvendit nga vet deputetët
reflekton peshën dhe rëndësinë që Kushtetuta ka përcaktuar për këtë qëllim.
Krahas pragut më të lartë të paraparë për amendamentimin e Kushtetutës, e për të
cilin kërkohet miratimi i dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit,
përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të
garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e
Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuta ka përcaktuar pragun e radhës
më të lartë të mundshëm, përkatësisht votën prej dy të tretave (2/3) e të gjithë
deputetëve të tij, të barabartë, ndër të tjera, me votën e nevojshme për bartje të
sovranitetit të shtetit, siç është përcaktuar në nenin 20 të Kushtetutës. Për dallim,
Kushtetuta për suksesin e një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë, ka përcaktuar
prag më të ulët të votës së nevojshme, përkatësisht gjashtëdhjetë e një (61)
deputetë.
555. Po të mund të shpërndante Presidenti njëanshëm Kuvendin pas një mocioni
mosbesimi, atëherë Presidenti do të kishte fuqinë e barabartë me dy të tretat (2/3)
e votave të përfaqësuesve të popullit si dhe do të reduktonte në mënyrë arbitrare
154
vullnetin e nevojshëm të dy të tretave (2/3) të deputetëve për shpërndarje të
Kuvendit në vetëm gjashtëdhjetë e një (61) vota, aq sa janë të nevojshme për një
mocion mosbesimi. Një fuqi të tillë, Presidentët, bazuar edhe në Opinionet e
Komisionit të Venecias, nuk e kanë madje as në shumicën e shteteve me rregullim
presidencial.
556. Në fakt, analiza e Kushtetutave tjera të reflektuara në këtë Aktgjykim, përfshirë
edhe ato Kushtetuta që janë përdorur në argumentet e parashtruesve të kërkesës,
Opinionet relevante të Komisionit të Venecias si dhe përgjigjet e Forumit të
Komisionit të Venecias, saktësojnë që asnjë Kushtetutë nuk përcakton
shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit vetëm me faktin që është votuar
suksesshëm një mocion mosbesimi. Përkundrazi, votimi i suksesshëm i një mocioni
mosbesimi, rezulton në tri situata të mundshme: (i) zgjedhjen e menjëhershme të
Kryeministrit të ri, në rastet kur Kushtetutat parashohin “mocionin konstruktiv”;
(ii) edhe një mundësi shtesë për zgjedhjen e një Kryeministri; ose (iii) kthimin e
kompetencës te Presidenti përkatës, për të ndjekur procedurat e përcaktuara për
zgjedhjen e Qeverisë, për aq mundësi sa përcakton e njëjta. Në të gjitha këto vende,
vetëm atëherë kur të jenë shteruar të gjitha mundësitë kushtetuese për zgjedhjen e
një Qeverie të re, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e parakohshme.
557. Kompetenca e Presidentit për të shpërndarë Kuvendin e përcaktuar në paragrafin
2 të nenit 82 të Kushtetutës, zbatohet drejtë, vetëm atëherë kur pas një mocioni të
suksesshëm të mosbesimit të votuar nga më së paku gjashtëdhjetë e një (61)
deputetë: (i) mungon shumica e nevojshme e deputetëve për të formuar një Qeveri
të re dhe në të njëjtën kohë (ii) mungon edhe shumica prej dy të tretave (2/3) të
deputetëve, për t’u vet shpërndarë. Pra kjo mundësi, në njërën anë paraqet një
mundësi shtesë për të formuar Qeveri brenda legjislaturës ekzistuese dhe për t’i
shmangur zgjedhjet, ndërsa në anën tjetër, paraqet edhe mundësi zhbllokimi në
rastet kur nuk ka vullnet dhe as shumicë të nevojshme për formim të një Qeverie të
re nga Kuvendi brenda të njëjtës legjislaturë.
558. Deri më sot, neni 82 i Kushtetutës gjithmonë është zbatuar në këtë mënyrë, më
saktësisht: (i) legjislatura e tretë dhe pestë, janë shpërndarë nga Presidenti në vitin
e tretë të mandatit të tyre, në vitin 2010 dhe 2017, respektivisht, kur në Kuvend nuk
ka pasur vullnet e as shumicë të nevojshme për të formuar një Qeveri të re; ndërkaq,
(ii) legjislatura e katërt dhe gjashtë, në vitin 2014 dhe 2019, respektivisht janë vet
shpërndarë me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve dhe kjo shpërndarje
vetëm është dekretuar nga Presidentët përkatës.
559. Rrethanat e rastit konkret, dallojnë qartazi nga ato të legjislaturave të kaluara. Në
këtë rast, (i) një mocion mosbesimi është votuar me dy të tretat (2/3) e të gjithë
përfaqësuesve të popullit dhe të njëjtit nuk kanë nevojë për ndihmën e Presidentit
për tu shpërndarë; dhe (ii) shumica e partive politike dhe koalicioneve të
përfaqësuara në Kuvend, respektivisht edhe shumica e të zgjedhurve të popullit,
janë deklaruar në favor të krijimit të një Qeverie të re pas shprehjes së mosbesimit
ndaj Qeverisë në detyrë/dorëheqje. Shpërndarja e Kuvendit nga Presidenti kundër
vullnetit të përfaqësueseve të popullit do të ishte arbitrare e qartazi
155
kundërkushtetuese. Përkundrazi, Presidenti ka qenë i detyruar të fillojë procedurat
për t’i dhënë mundësinë formimit të një Qeverie të re bazuar në dispozitat e nenit
95 të Kushtetutës.
560. Mënyra e zgjedhjes së Qeverisë në Kushtetutën e Kosovës është e përcaktuar
përmes nenit 95. Procedura që duhet ndjekur për zgjedhjen e një Qeverie është
sqaruar në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO103/14. Gjykata u qëndron
parimeve të përcaktuara përmes atij Aktgjykimi. Ai ka sqaruar që për formimin e
një Qeverie, Kushtetuta përcakton dy mundësi. E drejta e parë për formimin e
Qeverisë, i takon “partisë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e
nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, përkatësisht partisë politike ose
koalicionit fitues të zgjedhjeve. Presidenti nuk ka diskrecion lidhur me të drejtën e
kësaj partie politike ose koalicioni për të propozuar kandidatin për Kryeministër
dhe vetëm e mandaton të njëjtin. Në rast të dështimit të zgjedhjes së kësaj Qeverie
në Kuvend apo refuzimit të këtij mandati nga partia politike ose koalicioni fitues, e
drejta për formimin e Qeverisë, kalon te partia politike ose koalicioni i përfaqësuar
në Kuvend, që në diskrecionin e Presidentit, ka gjasat më të mëdha për të formuar
Qeverinë në mënyrë që të shmangen zgjedhjet. Ndërsa, dështimi i këtyre dy
mundësive, rezulton në detyrimin e Presidentit për të shpallur zgjedhjet, siç është
përcaktuar në Kushtetutë.
561. Neni 95 i Kushtetutës përcakton procedurën për zgjedhjen e një Qeverie përgjatë
një cikli zgjedhor. I njëjti, përcakton dy mundësi për zgjedhjen e një Qeverie, sikur
pas zgjedhjeve ashtu edhe pas dorëheqjes së Kryeministrit/Qeverisë. Gjykata ka
sqaruar se efekti i dorëheqjes së një Kryeministri rezulton në dorëheqjen e një
Qeverie, ashtu siç rezulton edhe efekti i votimit të suksesshëm të një mocioni
mosbesimi për “Qeverinë në tërësi”, në dorëheqjen e të njëjtës. Një qëndrim i tillë,
është gjithashtu në përputhshmëri me Analizën Krahasimore, Opinionet e cituara
të Komisionit të Venecias dhe kontributin e dorëzuar në Gjykatë nga anëtarët e
Forumit të Komisionit të Venecias, sipas të cilave, pas një mocioni të suksesshëm
mosbesimi, Kryeministri/Qeveria janë në dorëheqje, dhe aktivizohet neni
kushtetues përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë, me përjashtim të atyre rasteve që e
kanë të parashikuar “mocionin konstruktiv”, ose kanë paraparë vetëm edhe në
mundësi për zgjedhjen Kryeministrit/Qeverisë, pas mocionit përkatës.
562. Prandaj, në të gjitha rastet kur dorëheqja e Kryeministrit apo mbetja e postit
përkatës i lirë për arsye tjera, ka rezultuar në rënien e Qeverisë edhe kur dorëheqja
e Qeverisë është rezultat i një mocioni të suksesshëm mosbesimi, me kushtin që pas
këtij mocioni nuk ka pasuar shpërndarja e Kuvendit sipas parimeve të sqaruara më
lart, aktivizohet paragrafi 5 i nenit 95 të Kushtetutës, i cili detyron Presidentin për
të mandatuar kandidatin e ri për Kryeministër. Partia politike ose koalicioni i cili e
ka të drejtën e parë të propozimit të mandatarit për Kryeministër dhe formimit të
Qeverisë është sërish partia politike ose koalicioni fitues. Për formimin e kësaj
Qeverie duhet të ndiqet procedura e përcaktuar përmes paragrafit 2 dhe 3 të nenit
95 të Kushtetutës, ndërsa, dështimi i marrjes së votave të nevojshme në Kuvend apo
refuzimi i këtij mandati, kalon të drejtën e formimit të Qeverisë te një parti politike
ose koalicion që mund të ketë shumicën e nevojshme për të formuar Qeverinë, siç
156
është përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës dhe sipas parimeve të
përcaktuara në Aktgjykimin KO103/14. Gjykata sqaron se përmes Aktgjykimit
KO103/14, asnjëherë nuk ka përcaktuar se partia politike ose koalicioni fitues, ka të
drejtën ekskluzive dhe të vetme për të propozuar mandatarin për Kryeministër dhe
për të formuar Qeverinë.
563. Gjykata gjithashtu thekson se kompetenca e Kuvendit për të zgjedhë dhe shprehë
mosbesimin ndaj Qeverisë është përcaktuar në paragrafin 8 të nenit 65 të
Kushtetutës dhe zbatohet përmes neneve 95 dhe 100 të Kushtetutës, për Zgjedhjen
e Qeverisë dhe Mocionit të Mosbesimit, respektivisht. Ky i fundit, është një ndër
mekanizmat më thelbësor të ushtrimit të kontrollit parlamentar ndaj Qeverisë dhe
rrjedhimisht edhe balancimit të pushteteve. Legjitimiteti demokratik i një Qeverie
të zgjedhur nga një Kuvend, buron nga besimi që përfaqësuesit e popullit i mveshin
me rastin e zgjedhjes së saj. Ky besim pushon në momentin kur shumica e të gjithë
deputetëve të Kuvendit të kenë votuar kundër tij. Për pasojë, ajo humb besimin e
përfaqësuesve të popullit, dhe rrjedhimisht edhe autoritetin kushtetues për të
ushtruar kompetencat përkatëse.
564. Gjykata rithekson se në rrethanat e rastit konkret, më 25 mars 2020, ishte votuar
një mocion mosbesimi me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të
Kuvendit, kundër Qeverisë së udhëhequr nga partia politike fituese e zgjedhjeve të
6 tetorit 2019. E njëjta parti politike, për dallim prej shumicës së Kushtetutave të
analizuara e të reflektuara në Aktgjykim, pas votimit të mocionit të suksesshëm të
mosbesimit, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, sërish ka të drejtën e parë për
propozimin e kandidatit për Kryeministër. Një propozim të tillë kjo parti politike
nuk e ka bërë edhe pas (4) katër kërkesave të Presidentit, duke filluar prej datës 2
prill 2020 deri në datën 22 prill 2020. Partia politike në fjalë, përkatësisht LVV, në
thelb, pretendon se: (i) pas mocionit të mosbesimit, Presidenti detyrohet të
shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme; dhe se (ii) nuk ka
afat kushtetues për propozimin e mandatarit për Kryeministër, rrjedhimisht, është
në diskrecionin e plotë dhe të paafatizuar të partisë politike fituese, për të propozuar
mandatarin për Kryeministër dhe atë “vetëm atëherë kur të jenë plotësuar kushtet
politike, administrative dhe teknike”. Për pasojë, si çështje vlerësimi të këtij
Aktgjykimi është edhe: (i) afati brenda të cilit duhet të propozohet kandidati për
Kryeministër; dhe (ii) nëse mos propozimi i këtij kandidati nga partia politike që ka
të drejtën e parë të propozimit, reflekton refuzimin e marrjes së mandatit për
Kryeministër.
565. Për sa i përket afatit kohor brenda të cilit duhet të bëhet propozimi për kandidatin
për Kryeministër, Gjykata ka theksuar i njëjti duhet të analizohet në kuptim të: (i)
sistemit të afateve kushtetuese që Kushtetuta ka përcaktuar për qëllime të formimit
të Qeverisë; dhe (ii) natyrës së “konsultimit” në mes Presidentit dhe partisë politike
ose koalicionit me të drejtën për të propozuar mandatarin për Kryeministër,
përfshirë përgjegjësitë dhe detyrimet reciproke në mes tyre, për qëllime të caktimit
të të njëjtit.
157
566. Së pari, Gjykata theksoi se caktimi i mandatarit nga Presidenti rezulton në rrjedhjen
e dy lloj afatesh paralele kushtetuese: (i) atë të shpërndarjes së Kuvendit nëse
zgjedhja e Qeverisë nuk bëhet brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga marrja e
mandatit; dhe (ii) atyre të përcaktuara në nenin 95 të Kushtetutës, që ndërlidhen
me dy mundësitë për formimin e Qeverisë, respektivisht afatin pesëmbëdhjetë (15)
ditor brenda të cilit kandidati për Kryeministër paraqet përbërjen e Qeverisë dhe
kërkon miratimin nga ana e Kuvendit; (iii) afatin dhjetë (10) ditor, brenda të cilit
Presidenti emëron kandidatin tjetër për Kryeministër, në rast se kandidati i parë
për Kryeministër dështon t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend apo edhe e
refuzon mandatin përkatës; dhe (iv) duke iu referuar “procedurës së njëjtë”, afatin
pesëmbëdhjetë (15) ditor, brenda të cilit kandidati tjetër për Kryeministër, paraqet
përbërjen e Qeverisë dhe kërkon miratimin e saj nga ana e Kuvendit. Këto afate të
sakta reflektojnë qëllimin dhe rëndësinë që Kushtetuta i ka dhënë themelimit të
shpejtë të Qeverisë, duke përcaktuar afatin pesëmbëdhjetë (15) ditor, për
kandidatin për Kryeministër, për të negociuar dhe arritur marrëveshjet për të
siguruar votat e nevojshme të deputetëve të Kuvendit për Qeverinë e propozuar;
dhe gjithashtu afatin gjashtëdhjetë (60) ditor për formimin e një Qeverie, dhe
pasojën përkatëse të shpërndarjes së Kuvendit nëse ky afat nuk respektohet.
567. Së dyti, Gjykata rikujtoi që në Aktgjykimin KO103/14, ajo ka bërë dallimin përkitazi
me natyrën e “konsultimit” në mes Presidentit dhe partisë politike apo koalicionit
me të drejtën për të propozuar mandatarin e parë dhe të dytë. Në rastin e parë,
Presidenti nuk ka diskrecion dhe është plotësisht e qartë se cila është partia politike
ose koalicioni i cili propozon mandatarin për Kryeministër, rrjedhimisht ky
“konsultim” ngërthen një proces krejtësisht formal dhe teknik ndërmjet Presidentit
dhe partisë apo koalicionit fitues, për propozimin e një mandatari dhe mandatimin
e të njëjtit. Për dallim nga kjo, në rastin e dytë, nuk është e qartë se cila është partia
politike ose koalicioni me të drejtën e propozimit të mandatarit, gjë që mbetet në
diskrecion të Presidentit për t’u konsultuar me të gjitha partitë politike dhe
koalicionet e përfaqësuara në Kuvend për të vlerësuar se cila ka gjasën më të madhe
për të formuar Qeverinë, në mënyrë që të shmangen zgjedhet. Rrjedhimisht, ky
proces “konsultimi” është më kompleks sesa në rastin e parë dhe megjithatë
Kushtetuta përcakton detyrimin për Presidentin që ushtrimin e këtij diskrecioni, ta
zbatojë në afat dhjetë (10) ditor.
568. Prandaj, në kontekst të: (i) rëndësisë së pakontestueshme të funksionimit efektiv të
një Qeverie si një ndër tri shtyllat themelore të pushtetit shtetëror; (ii) sistemit të
afateve të sakta dhe të shkurtra të përcaktuara në Kushtetutë lidhur me formimin e
një Qeverie; (iii) natyrën krejtësisht të qartë dhe teknike e formale të “konsultimit”
në mes të Presidentit dhe partisë politike ose koalicionit fitues, për qëllim të
caktimit të mandatarit të parë; dhe (iv) kufizimin e afatit kushtetues në dhjetë (10)
ditë për qëllime të caktimit të mandatarit të dytë përmes një “konsultimi” shumë
më kompleks, Gjykata thekson që mos saktësimi i afateve në Kushtetutë përkitazi
me propozimin e kandidatit të parë për Kryeministër nga partia politike ose
koalicioni fitues, nuk nënkupton diskrecionin dhe të drejtën e këtyre të fundit për
të mos vepruar në afat të pakufizuar kohor. Përkundrazi, fryma e Kushtetutës
reflekton qëllimin e qartë dhe të vetëkuptueshëm të nevojës për veprime të shpejta.
158
569. Në këtë kuptim, Gjykata vëren se një afat përkitazi me përcaktimin e mandatarit
për Kryeministër nuk është saktësuar në Kushtetutë jo vetëm për partinë politike
ose koalicionin fitues për propozim të mandatarit, por as afatin brenda të cilit
Presidenti detyrohet të dekretoj mandatarin e propozuar, apo përcjelljen e të njëjtit
në Kuvend. Gjykata thekson që caktimi i mandatarit për Kryeministër, nuk
përfshinë vetëm detyrimin e Presidentit për të dekretuar atë dhe as vetëm të drejtën
e partisë politike fituese për të propozuar këtë mandatar, por përfshinë edhe
detyrimin e kësaj të fundit, për të propozuar ose refuzuar që të propozoj kandidatin
për Kryeministër. Më saktësisht, përcaktimi i mandatarit për Kryeministër,
ngërthen detyrimin e bashkëpunimit reciprok të Presidentit dhe partisë politike
fituese në këtë proces. Për më tepër, duke marrë parasysh natyrën teknike dhe
formale të “konsultimit” për qëllime të caktimit të mandatarit të parë, e cila vënë në
lëvizje procesin e formimit të Qeverisë dhe afatet e parapara me Kushtetutë, Gjykata
thekson se është e vetëkuptueshme, që ky “konsultim” formal, duhet të përmbyllet
sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë
të shpejtë ndërveprimi.
570. Në të kundërtën, të gjitha normat e lartcekura kushtetuese lidhur me afatet dhe
qëllimet që ngërthejnë ato lidhur me formimin e Qeverisë, do të ishin pa asnjë efekt
dhe plotësisht të panevojshme. Zgjedhja e Qeverisë do të mbetej peng i “afateve të
pakufizuara” e në diskrecion të plotë të partisë politike ose koalicionit fitues apo
edhe të Presidentit. E para, do të mbante peng formimin e Qeverisë, duke u thirrur
në diskrecion të plotë dhe të paafatizuar për të bërë propozimin për mandatar për
Kryeministër, ndërsa Presidenti po ashtu, do të thirrej në diskrecionin e plotë dhe
të paafatizuar për ta dekretuar të njëjtin. Ky “diskrecion i plotë dhe i paafatizuar
kohorë”, në ndërkohë ndërlidhet me zgjedhjen e Qeverisë, kompetencë kjo e një
pushteti tjetër, përkatësisht Kuvendit. Një qasje dhe interpretim i tillë, do të ishte
arbitrar dhe qartazi në kundërshtim me strukturën e normave kushtetuese,
qëllimin e frymën e saj por edhe në kundërshtim me parimet themelore të një
demokracie parlamentare. Gjykata, në këtë aspekt gjithashtu thekson se përkundër
pretendimeve të parashtruesve që ndërlidhen me zgjatjen e procedurave për
themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve, me theks në situatën e vitit 2014 lidhur
me zgjatjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, Gjykata në Aktgjykimin
KO119/14, nuk ka trajtuar çështjen e afateve kohore që ndërlidhen me konstituimin
e Kuvendit, pasi të njëjtat nuk ka qenë objekti i shqyrtimit në Gjykatë.
571. Lidhur me mungesën e propozimit të mandatarit për Kryeministër nga partia
politike fituese e zgjedhjeve, Gjykata, në këtë Aktgjykim, ka analizuar shkëmbimin
e letrave ndërmjet Kryetarit të partisë politike fituese, njëherësh Kryeministër në
detyrë dhe Presidentit. Këto shkresa reflektojnë dy karakteristika: (i) kërkesën e
Presidentit për propozimin e kandidatit për Kryeministër në njërën anë; dhe (ii)
mungesën e propozimit dhe kërkesën për shpërndarje të Kuvendit dhe për shpalljen
e zgjedhjeve të parakohshme nga LVV, në anën tjetër.
572. Gjykata, në këtë Aktgjykim ka theksuar se: (i) për qëllime të “konsultimit” për
përcaktimin e mandatarit në mes Presidentit dhe partisë politike ose koalicionit
159
fitues, relevante është vetëm propozimi i kandidatit për Kryeministër dhe
mandatimi i tij/saj; dhe (ii) ky “konsultim” nuk mund të përfshijë as çështje që
ndërlidhen me shpërndarjen e Kuvendit e as shpalljes së zgjedhjeve të
parakohshme, sepse, asnjëra nga këto çështje nuk është as në kompetencën
ekskluzive të Presidentit, as të partisë fituese të zgjedhjeve e as të Qeverisë në
detyrë/dorëheqje. Kjo sepse, është e qartë se: (i) rastet e shpërndarjes së
detyrueshme e Kuvendit janë të përcaktuara saktë në Kushtetutë; (ii) mundësia e
shpërndarjes së Kuvendit nga Presidenti, siç është sqaruar tashmë, nuk është
kompetencë që ushtrohet nga Presidenti pa bashkërendim me të gjitha partitë
politike dhe koalicionet e përfaqësuara në Kuvend, dhe jo vetëm me atë që ka fituar
zgjedhjet; dhe (iii) Qeveria nuk ka asnjë kompetencë kushtetuese as lidhur me
shpërndarjen e Kuvendit e as shpalljen e zgjedhjeve. Përkundrazi, lidhur me këto
dy çështje, roli i partive politike ose koalicioneve të përfaqësuara në një Qeveri,
është i barasvlershëm vetëm në fuqinë e tyre që e kanë përmes përfaqësimit në
Kuvend. Vullneti i shumicës së Kuvendit në rrethanat e rastit aktual, qartazi i ka
pamundësuar Presidentit shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të
parakohshme.
573. Gjykata thekson se në rrethanat e rastit konkret, partia politike që ka udhëhequr
Qeverinë ndaj të cilës është votuar një mocion mosbesimi nga Kuvendi, nuk ka bërë
një propozim për mandatar tjetër për Kryeministër për qëllim të formimit të
Qeverisë së re. Megjithatë, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se ata asnjëherë
nuk e kanë refuzuar shprehimisht marrjen e këtij mandati.
574. Përkitazi me mundësinë refuzimit të marrjes së mandatit, Gjykata rikujton që në
Aktgjykimin KO103/14, ajo kishte konstatuar se “nuk përjashtohet që partia ose
koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. Përkundër faktit që nuk ishte
çështje në rastin para Gjykatës në vitin 2014, ajo e kishte parashikuar mundësinë e
refuzimit, pikërisht për të pamundësuar bllokimin e mundshëm të themelimit të
Qeverisë në të ardhmen. Ky Aktgjykim, megjithatë nuk kishte saktësuar mënyrën
në të cilën mund të bëhet refuzimi i mandatit përkatës. Prandaj, pretendimi i
parashtruesve se “Gjykata ka thënë se Presidenti mund të anashkalojë fituesin e
zgjedhjeve, vetëm nëse ky heq dorë shprehimisht nga e drejta e tij por në asnjë
rrethanë tjetër”, nuk është i saktë. Kjo sepse, edhe autorizimi për partinë politike
fituese që refuzimin e marrjes së mandatit ta bëj vetëm shprehimisht, pra mundësia
të mos propozoj një emër për mandatar dhe në të njëjtën kohë të mos e refuzoj këtë
të drejtë shprehimisht, do ta mveshte partinë politike fituese me të drejtën për të
bllokuar procesin e caktimit të mandatarit nga Presidenti.
575. Një mundësi e tillë do ta pamundësonte zbatimin e kompetencës së Presidentit për
caktimin e një mandatari dhe propozimin e të njëjtit Kuvendit, duke pamundësuar
njëkohësisht dhe ushtrimin e kompetencës së Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë.
Përkundrazi, siç është sqaruar tashmë, caktimi i mandatarit për Kryeministër
kërkon ndërveprimin e menjëhershëm në përmbushjen e detyrimeve dhe
përgjegjësive reciproke në mes Presidentit dhe partisë ose koalicionit fitues.
Prandaj, refuzimi në fakt nënkupton mos ndërmarrjen veprimeve me qëllim të
përmbushjes së këtij detyrimi, përkatësisht mungesën e veprimeve konkrete dhe
160
propozimit të kandidatit për Kryeministër nga partia ose koalicioni fitues.
Kushtetuta dhe fryma e saj përcaktojnë se kjo e drejtë dhe njëkohësisht detyrim, si
për partinë e parë ashtu edhe për Presidentin, nuk mund të abuzohet dhe duhet të
ushtrohet në mirëbesim dhe në funksion të formimit të Qeverisë.
576. Nga shkëmbimi i shkresave zyrtare në mes Presidentit dhe partisë politike fituese,
në këtë rast, jo vetëm që nuk ka propozim për mandatar, por nuk reflektohet as
edhe një indikacion i vetëm lidhur me qëllimin për të propozuar një mandatar për
Kryeministër. Përkundrazi, kërkesa e këtyre shkresave është shpërndarja e
Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Këto kërkesa përjashtojnë
mundësinë e propozimit të një mandatari për Kryeministër.
577. Në rrethana në të cilat është votuar suksesshëm një mocion mosbesimi me dy të
tretat (2/3) e përfaqësuesve të popullit dhe mundësisë për formimin e një Qeverie
të re, po të konfirmoheshin pretendimet rreth: (i) afatit të pakufizuar kohor dhe në
diskrecion të plotë të partisë politike fituese, dhe (ii) të drejtës që vetëm
shprehimisht të refuzohej mandati për Kryeministër, të kombinuara më kërkesën e
vetme për shpërndarje të Kuvendit dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme,
formimi i një Qeverie do të bllokohej në pafundësi, duke mbajtur në detyrë Qeverinë
që ka humbur besimin e përfaqësuesve të popullit. Kjo nuk është fryma e
Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
578. Presidenti, duke balancuar detyrimin e tij për të garantuar funksionimin kushtetues
të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë, siç është përcaktuar në paragrafin
2 të nenit 84 të Kushtetutës, përfshirë në këtë kontekst edhe të drejtën e Kuvendit
për zgjedhur Qeverinë, siç është përcaktuar në paragrafin 8 të nenit 65 të
Kushtetutës, në njërën anë, dhe në anën tjetër, duke marrë parasysh që partia
politike fituese e zgjedhjeve, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim të vetëm drejt
propozimit të mandatarit për Kryeministër përkundër kërkesave të Presidentit, por
kishte vazhduar të kërkonte shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të
parakohshme, përkundër faktit që shumica e partive politike ose koalicioneve të
përfaqësuara në Kuvend tashmë ishin deklaruar kundër kësaj mundësie, duke i
pamundësuar Presidentit ushtrimin e kompetencës së përcaktuar përmes
paragrafit 2 të nenit 82 të Kushtetutës, me të drejtë ka konstatuar shterimin e
mundësive kushtetuese për të përcaktuar një kandidat për Kryeministër nga partia
politike fituese e zgjedhjeve. Si rezultat kishte filluar procedurat për mandatimin e
kandidatit të ri për Kryeministër, në konsultim me dhe pas propozimit të partisë
politike, e cila bazuar në konsultimet përkatëse, ka rezultuar të ketë gjasën më të
madhe për të krijuar Qeverinë dhe në mënyrë që të shmangen zgjedhjet. E
kundërta, do të pamundësonte jetësimin e kompetencave esenciale të Kuvendit të
Republikës për të zgjedhur Qeverinë e Republikës së Kosovës.
579. E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi dhe
privilegj. Propozimi i këtij emri, ngërthen në vetvete pikën më të lartë të suksesit të
një partie politike ose koalicioni brenda një cikli zgjedhor. E drejta e parë për të
propozuar kandidatin për Kryeministër i është garantuar partisë ose koalicionit
fitues të zgjedhjeve përmes Kushtetutës. Ushtrimi i kësaj të drejte, nuk është i
161
mveshur edhe me autorizimin për të bllokuar formimin e një Qeverie brenda një
cikli zgjedhor. Një qëndrim i tillë, do t’i bënte peng të partisë ose koalicionit fitues,
të gjitha institucionet më thelbësore të shtetit.
580. Gjykata në fund thekson se funksionimi demokratik i institucioneve është
përgjegjësi parësore e secilit person i cili është i mveshur me autorizime publike. Të
gjitha veprimet që ndërmerren nga personat e mveshur me fuqi ose autorizime
publik duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj dhe të kontribuojnë
në mbarëvajtjen dhe bashkërendimin e punëve me interes publik për Republikën e
Kosovës, ashtu që kjo e fundit të zhvillohet dhe të jetësojë vlerat dhe parimet mbi
të cilat është ndërtuar dhe aspiratave të mishëruara në Preambulën e saj.
PER KETO ARSYE
Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te neneve 113 (2) (1) dhe
116.2 te Kushtetutes, nenit 20 te Ligjit dhe te rregullit 59 (1) te Rregullores se punes, me
28 maj 2020,
VENDOS
1. TE DEKLAROJE, njezeri, kerkesen te pranueshme;
II. TE SHPALLE, njezeri, qe Dekreti [nr. 24/2020] i 30 prill it 2020 i
Presidentit te Republikes se Kosoves, permes se cilit ((Z. Avdullah Hon, i
propozohet Kuvendit te Republikes se Kosoves kandidat per Kryeminister
per te formuar Qeverine e Republike's se Kosoves", eshte ne
perputhshmeri me paragrafin 2 te nenin 82 [Shperndarja e Kuvendit] te
Kushtetutes se Republikes se Kosoves;
III. TE SHPALLE, me shumice votash, qe Dekreti [nr. 24/2020] i 30 prill it
2020 i Presidentit te Republikes se Kosoves, permes se cilit ''Z. Avdullah
Hon, i propozohet Kuvendit te Republikes se Kosoves kandidat per
Kryeminister per teformuar Qeverine e Republikes se Kosoves", eshte ne
perputhshmeri me paragrafin (14) te nenit 84 [Kompetencat e
Presidentit] ne lidhje me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverise] te Kushtetutes se
Republikes se Kosoves;
IV. TE SHFUQIZOJE, njezeri, masen e perkohshme te vendosur me 1 maj
2020;
V. TE REFUZOJE, njezeri, kerkesen per mbajtje te seances degjimore;
VI. T'UA KUMTOJE kete Aktgjykim paleve;
VII. TE PUBLIKOJE kete Aktgjykim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin
2004 te Ligjit; dhe
VIII. TE SHP ALLE qe ky Aktgjykim hyn ne fuqi menjehere.
Gjyqtari raportues
Nexhmi Rexhepi a Rama-Hajrizi