LIGJI NR. 04/L-063 PËR HEKURUDHAT E KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 28 / 16 DHJETOR 2011, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-063
PËR HEKURUDHAT E KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR HEKURUDHAT E KOSOVËS


KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është rregullimi dhe zhvillimi i sektorit hekurudhor, përmirësimin e sistemit të
sigurisë, qasjen e hapur dhe jo diskriminuese të operatorëve dhe ofrimi i shërbimeve në tregun e
sektorit hekurudhor.

Neni 2
Fusha e zbatimit

1. Ky ligj rregullon:

1.1. funksionet dhe kompetencat e shtetit dhe të entiteteve hekurudhore që janë të ngarkuar
me zhvillimin e sektorit hekurudhor;

1.2. rrjetin dhe infrastrukturën hekurudhore;

1.3. operimet dhe shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore;

1.4. shfrytëzuesit e infrastrukturës hekurudhore;

1.5. sigurinë e sistemit hekurudhor;

1.6. kërkesat e sigurisë për sistemin hekurudhor;

1.7. interoperabilitetn e sistemit hekurudhor në Kosovë;

1.8. modernizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore;

1.9. dispozitat mbi shërbimet e transportit hekurudhor dhe

1.10. shërbimet në interes të publikut të ofruara nga sistemi hekurudhor.

Neni 3
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këtë kuptim:
2

1.1. Ndërmarrja hekurudhore – cila do ndërmarrje publike apo private, biznesi kryesor i së
cilës është ofrimi i shërbimeve të transportit hekurudhor për mallrat dhe/ ose udhëtarët me
kërkesën që ndërmarrja duhet të siguroj tërheqjen; kjo gjithashtu përfshinë edhe ndërmarrjet të
cilat ofrojnë vetëm shërbimet e tërheqjes;

1.2. Infrastruktura hekurudhore – përshkrimi dhe rregullimi siç parashikohet në Kreun IV të
këtij ligji.

1.3. Infrastruktura hekurudhore e shfrytëzimit të përbashkët - infrastruktura hekurudhore e
cila është apo duhet të bëhet e qasshme për të gjitha ndërmarrjet hekurudhore që i plotësojnë
kushtet e qasjes;

1.4. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore – njësia organizative që është përgjegjëse për
zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duke
përfshirë dhënien e trasesë së trenit dhe kërkimin e pagesës për atë shfrytëzim e gjithashtu
edhe rregullimin e trafikut, funksionet e përmendura të menaxhimit të infrastrukturës i
atribuohen më shumë se sa vetëm një njësie organizative;

1.5. Konkurrenca intramodale - konkurrenca ndërmjet dy apo më shumë ndërmarrjeve
hekurudhore në të njëjtën infrastrukturë hekurudhore;

1.6. Licenca hekurudhore - dokumenti i cili zyrtarisht njeh aftësinë e ndërmarrjes për të kryer
shërbimet e transportit me hekurudhë të përmendura në këtë dokument;

1.7. Certifikata e sigurisë - dokumenti me anë të së cilit ndërmarrja hekurudhore dëshmon se
i përmbush kushtet për trafik të sigurt në linja specifike hekurudhore apo në tërë rrjetet
hekurudhore;

1.8. Autorizimi i Sigurisë - dokumenti me të cilin menaxheri i infrastrukturës dëshmon se
plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve infrastrukturore të sigurta;

1.9. Dokumenti i sigurisë për binarët industrial - dokumenti me të cilin operatori privat i
binarit industrial dëshmon se plotëson kushtet për operim të sigurt me binarit e tij industrial;

1.10. Traseja e trenit - kapaciteti i shfrytëzimit të pjesës së caktuar të infrastrukturës
hekurudhore brenda një kohe të caktuar;

1.11. Orari i trenave - udhëzimi i vendosur nga menaxheri i infrastrukturës i cili përcakton
kohën e nisjes dhe arritjes së trenave në stacione dhe vendndalimet tjera të planifikuara e
gjithashtu edhe kohën e pritjes dhe informacionin tjetër që është i rëndësishëm për sigurinë e
trafikut hekurudhor;

1.12. Ekspozeu i rrjetit –ekspozeu i cili paraqet në detaje rregullat e përgjithshme, afatet,
procedurat dhe kriteret e skemave të pagesave dhe alokimit të kapaciteteve duke përfshirë
informatën e kërkuar e cila mundëson aplikimin për kapacitetet e infrastrukturës. Kjo po ashtu
nënkupton katalogun e shërbimeve të ofruara nga menaxheri i infrastrukturës dhe kushtet që
duhet plotësuar për të siguruar qasjen në infrastrukturën hekurudhore; Përmbajtja e
detyrueshme e ekspozeut të rrjetit është dhënë në Kreun e V të këtij Ligji;

1.13. Shërbimet hekurudhore në interes të publikut (shërbimet e publikut) - aktivitetet e
ndërmarrjeve hekurudhore që konsiderohen të domosdoshme për promovimin e mirëqenies së
vendit si tërësi dhe që nuk mund të kryhen pa mandat të autoriteteve publike;

1.14. Zhvillimi i infrastrukturës hekurudhore - ndërtimi dhe modernizimi i saj;

3
1.15. Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK) – kriteret ndërkombëtare për
kompaninë e kontabilitetit, duke përfshirë këtu bilancin dhe llogarinë e fitimit dhe të humbjes si
dhe prezantimin e tyre me të cilin i jepet aksionarëve dhe publikut informacion i drejtë dhe i
plotë në lidhje me rezultatet e aktivitetit ekonomik;

1.16. Nënsistemet - rezultati i ndarjes së sistemit hekurudhor ashtu si është treguar në
Aneksin 2 të Direktivës 2008/57/EC. Ato mund të jenë strukturore apo funksionale;

1.17. Pajisjet hekurudhore - ndonjë komponentë teknike të sistemit hekurudhor;

1.18. Rregullat nacionale të sigurisë - të gjitha rregullat që përmbajnë kërkesat e sigurisë
hekurudhore të lëshuara nga organi kompetent për sigurinë e hekurudhave e quajtur organi
nacional i sigurisë (ONS) dhe të aplikueshme nga menaxherët e infrastrukturës dhe operatorët
hekurudhor të binarëve industrial;

1.19. Sistemi i menaxhimit të sigurisë - organizimi dhe aranzhimet e vendosura nga
menaxheri i infrastrukturës dhe nga ndërmarrja hekurudhore për të siguruar menaxhimin e
sigurt për operimet e tyre;

1.20. Treni - kompozicioni i mjeteve lëvizëse hekurudhore duke përfshirë këtu edhe tërheqjen;

1.21. Vendkalimi - kryqëzimi i vijës hekurudhore me infrastrukturën rrugore në të njëjtin nivel;

1.22. Sistemi hekurudhor - lidhja e të gjithë përbërjes të infrastrukturës hekurudhore dhe
mjeteve lëvizëse hekurudhore që operojnë në të;

1.23. Transporti hekurudhor - aktiviteti i lëvizjes apo formimit të trenave të udhëtarëve dhe/
ose mallrave në infrastrukturën hekurudhore;

1.24. Transporti ndërkombëtar - transporti i udhëtarëve apo mallrave ndërmjet territorit të
Republikës së Kosovës dhe territoreve jashtë saj;

1.25. Transporti transit - transporti ndërkombëtar të udhëtarëve apo mallrave që kalojnë
nëpërmes territorit të Republikës së Kosovës;

1.26. Transporti publik - shërbimi i transportit të ofruar nën të njëjtat kushte për të gjithë
udhëtarët;

1.27. Interoperabilitet - aftësia e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës për të lejuar operim
të sigurt dhe të pandërprerë të trenave konvencional brenda dhe jashtë Kosovës duke i
plotësuar nivelet e kërkuara të performancës për linjat. Kjo aftësi varet nga të gjitha konditat
rregullatore, teknike dhe operacionale të cilat duhet të plotësohen në mënyrë që të kënaqen
kërkesat esenciale;

1.28. Aksidenti - ngjarja e padëshirueshme dhe paqëllimtë apo zinxhirin specifik të ngjarjeve të
tilla të cilat kanë pasoja dëmtuese;

1.29. Aksidenti serioz - ndonjë ndeshje apo rrëshqitje të trenave që rezulton në vdekjen e të
paktën një personi apo lëndimet serioze të së paku pesë apo më shumë personave apo
dëmtim të gjerë të mjeteve lëvizëse hekurudhore, infrastrukturës dhe mjedisit apo ndonjë
aksident tjetër i ngjashme me ndikim të dukshëm në rregulloren e sigurisë hekurudhore apo në
menaxhimin e sigurisë;

1.30. Dëmtimi gjithëpërfshirës - dëmtimi i cili mund të vlerësohet menjëherë nga njësia e
hetimit dhe kapë koston e cila është të paktën 2 milion euro në total;

4
1.31. Incidenti - ndonjë ndodhi tjetër nga aksidenti apo aksidenti serioz që shoqërohet me
operimin e trenave dhe që ka efekt në sigurinë e operimit;

1.32. Makinisti - personi e aftë dhe të autorizuar për të drejtuar trenat duke përfshirë
lokomotivat, lokomotivat manovruese, trenat punues, mjetet lëvizëse të mirëmbajtjes, apo
trenat për bartjen e udhëtarëve dhe mallrave në hekurudhë në mënyrë autonome, të
përgjegjshme dhe të sigurt;

1.33. Objektivat e përbashkëta të sigurisë - nivelet e sigurisë që të paktën duhet të arrihen
nga pjesët e ndryshme të sistemit hekurudhor dhe nga sistemi si tërësi, të pasqyruara në
kriteret e vlerësimit të rrezikut;

1.34. Përbërësit e interoperabilitetit - ndonjë komponentë elementare, grup komponentësh,
nëngrupin apo tërë grupin e pajisjeve të inkorporuara apo që tentojnë të inkorporohen në
nënsistem nga të cilat varet drejtpërdrejt apo tërthorazi interoperabilitet i sistemit hekurudhor
trans – Evropian;

1.35. Alokimi i traseve të trenit – alkimi i kapacitetit të infrastrukturës të shërbimit të
përbashkët nga ana e organit për alokimin e traseve i cili mund të jetë menaxheri i
infrastrukturës së rrjetit të përdorimit të përbashkët;

1.36. Pagesat për shfrytëzimin e kapacitetit hekurudhor – pagesat për shfrytëzimin e
traseve të alokuara për kompaninë e cila operon me trena apo ndonjë aplikant tjetër, nga
organi për alokimin e traseve. Organi i cili bënë pagesat, mund të jetë organi i alokimit të
traseve dhe menaxheri i infrastrukturës për shfrytëzim të përbashkët.

1.37. Aplikuesi – ndërmarrja hekurudhore, ndonjë person tjetër apo entitetet legale siç janë
autoritetet kompetente për shërbimet publike, transportuesit e mallrave, shpediterët dhe
operatorët e transporteve të kombinuara me shërbimet publike apo të interesit komercial në
prokurimin e kapacitetit të infrastrukturës apo trasesë së trenit;

1.38. Kapaciteti i infrastrukturës – potenciali për planifikimin e traseve të trenit të kërkuar për
ndonjë element të infrastrukturës për periudhë të caktuar;

1.39. Kërkesat esenciale – konditat e përcaktuara me direktivën e BE-së mbi interoperabilitetn
2008-57 të cilën duhet ta plotësoj sistemi hekurudhor, nënsistemet dhe përbërësit e
interoperabilitett duke përfshirë këtu interfejsat;

1.40. Specifikimet teknike të interoperabilitett (STI) –specifikimet e adoptuara në bazë të
Direktivës së BE-së 2008-57, sipas së cilës secili nënsistem apo pjesë e tij duhet t’i plotësoj
kërkesat esenciale dhe të siguroj interoperabilitetn e sistemit;

1.41. Metodat e përbashkëta të sigurisë (MPS) – metodat të cilat duhet të zhvillohen dhe të
përshkruajnë se sa janë vlerësuar shkallët dhe të arriturat e caqeve të sigurisë dhe
përputhshmëria e tyre me kërkesat tjera të sigurisë;

1.42. Autoriteti Rregullativ i hekurudhave të Kosovës – institucioni i pavarur i cili është i
ngarkuar për rregullimin, mbikëqyrje, organizimin e sektorit hekurudhor në Kosovë dhe i cili
vepron si organ licencues, organ përgjegjës për çështjet e interoperabilitett dhe entiteteve të
njoftimit, organ për rregullimin e tregut hekurudhor dhe organin për sigurinë hekurudhore dhe
kompetencave të tjera të cilat i jepen në bazë të këtij ligji.

1.43. Organi mbi hetimin e aksidenteve – organi i cili është i ngarkuar për hetimin e
aksidenteve hekurudhore;

1.44. Ministria - Ministria përkatëse për çështjet e hekurudhave;
5
1.45. SETTO - organizata regjionale e transportit e themeluar me Memorandum të Mirëkuptimit
për zhvillimin e Rrjetit Kryesor Regjional të Transportit (MiM) të nënshkruar më 11 qershor 2004
nga Qeveritë e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të
Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë si dhe
Komisionit Evropian.

1.46. TPS – Treguesit e përbashkët të sigurisë sipas Direktivës së sigurisë 2004/49 KE;

1.47. TENT - Rrjeti i Transportit Trans Evropian nënkupton planifikimin për transport rrugor,
hekurudhor, ajror, ujor për të shërbyer në gjithë Evropën.

1.48. QPS - Qëllimet e përbashkëta të sigurisë sipas Direktivën e Sigurisë 2004/49 KE që
duhet të paktën të arrihet nga pjesë të ndryshme të sistemit hekurudhor në lidhje me grupe të
ndryshme të individëve që janë duke përdorur hekurudhat apo duke u ekspozuar ndaj rreziqeve
që vijnë nga trafiku hekurudhor në mënyrë indirekte.

1.49. UIC- Unioni Internacional i Hekurudhave;

1.50. NSO – Zyra e standardizimeve kombëtare;

1.51. CIRSRT – Informimi i Kompjuterizuar dhe Sistemi i Rezervimit për Transportin
Hekurudhor;

1.52. COTIF – Konventa për Bartjen/Transportin Ndërkombëtar nëpërmjet Hekurudhës.

Neni 4
Përjashtimet e zbatimit të këtij ligji

Për sistemet e hekurudhave të lehta, sistemet e tramvajit,ndërmarrjet hekurudhore që operojnë me
shërbime hekurudhore të mallrave në infrastrukturën hekurudhore,në pronësi private që shfrytëzohet
nga pronari i infrastrukturës për operimin e mallrave të tij nuk zbatohen dispozitat e këtij ligji.


KREU II
RISTRUKTURIMI I SEKTORIT HEKURUDHOR DHE HAPJA E TREGUT TË TRANSPORTIT
HEKURUDHOR

Neni 5
Ristrukturimi i sektorit hekurudhor

Sistemi hekurudhor pas ndarjes institucionale të Hekurudhave të Kosovës funksionon në dy kompani
publike: menaxhim të infrastrukturës hekurudhore (INFRAKOS) dhe operimet e transportit hekurudhor
(TRAINKOS), njikohsisht duhet të futet konkurrenca intramodale në infrastrukturën hekurudhore për
shfrytëzim të përbashkët në Kosovë ashtu siç është paraqitur në këtë ligj.

Neni 6
Infrastruktura hekurudhore për shfrytëzim të përbashkët

Çdo ndërmarrje hekurudhore me seli në Kosovë apo jashtë saj e cila ka licencë hekurudhore të
paraparë me këtë ligj dhe që plotëson të gjitha kushtet sipas këtij ligji, mund të bëhet aktive në fushën e
transportit duke operuar në infrastrukturën hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë.





6
Neni 7
Funksionimi i sektorit hekurudhor

1. Shërbimet e menaxhimit të transportit dhe infrastrukturës hekurudhore funksionojnë në baza
komerciale sipas kushteve të tregut përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë ligj.

2. Ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës janë të obliguar t’i kryejnë operimet e tyre
në mënyrë të sigurt dhe të ndërtojnë dhe mirëmbajnë instalimet dhe pajisjen e tyre në kondita të
sigurta.



KREU III
FUNKSIONET DHE KOMPETENCAT E HEKURUDHAVE PUBLIKE

NËNKREU I
Ministria për çështjet e hekurudhës

Neni 8
Kompetencat e ministrisë

1. Ministria:

1.1. përcakton politikat dhe harton legjislacionin për një sektor modern, të sigurt dhe efikas
hekurudhor në Kosovë;

1.2. përgatitë dhe nxjerr të gjitha aktet nënligjore të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji;

1.3. ofron orientimet strategjike dhe merr parasysh sfidat afatgjata me të cilat ballafaqohet
sektori i hekurudhave siç janë ndryshimet në kërkesë, presioni mjedisor dhe pritjet e
konsumatorit;

1.4. merr parasysh strategjitë e BE-së për hekurudhën siç janë: interoperabilitet në sistemin
hekurudhor Evropian; siguria dhe standardet për sistemin hekurudhor Evropian; strategjitë e
zhvilluara sipas partneritetit të SEETO-s dhe përgatitjen e akteve në raport me politikat e BE-
së;

1.5. së bashku me autoritetet e tjera kompetente publike është përgjegjëse për specifikimin
dhe për kontratat që lidhen me ndërmarrjet hekurudhore që kryejnë shërbime hekurudhore në
interes të publikut;

1.6. zhvillon konsultime me autoritetet tjera siç janë menaxherët e infrastrukturës hekurudhore
të shfrytëzimit të përbashkët, ndërmarrjet hekurudhore që operojnë me shërbime, Autoritetin
Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës në tekstin e mëtejmë “ARH”, organet tjera lokale dhe
ato publike regjionale për hartimin e strategjive dhe politikave për sektorin e hekurudhave;

1.7. ofron udhëzime sipas nevojës për ARH, në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me
strategjinë dhe politikat sektoriale për hekurudhën;

1.8. përfaqëson Kosovën në marrëveshjet ndërqeveritare në sektorin e hekurudhës. Ajo mund
të kërkoj nga partnerët që të bëjnë punën përgatitore dhe të merr pjesë në diskutimet
preliminare në nivele ndërqeveritare.




7
Neni 9
Administrimi i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të
përbashkët në pronësi shtetërore
1. Infrastrukturën aktuale në pronësi shtetërore në Kosovë e menaxhon Infrastruktura e Hekurudhave
të Kosovës ShA (INFRAKOS),

2. Vendimet strategjike lidhur me qëndrueshmërinë e infrastrukturës hekurudhore në pronësi të shtetit
në Kosovë, me mbylljen e linjave, modernizimet dhe zhvillimet, duhet të diskutohen në nivel të qeverisë
para se të merret çfarëdo vendimi

Neni 10
Lëshimi i urdhëresave për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherët e
infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët

1. Aplikimi i procedurave, vendimeve për dhënien e licencës dhe lëshimi i licencave do të jetë detyrë
e organit licencues.

2. ARH duhet të siguroj që procesi i vendimmarrjes për dhënien e licencave të jetë i drejt, transparent
dhe jo diskriminues dhe që vendimet t’i nënshtrohen shqyrtimit ligjor.

3. ARH duhet të siguroj mbajtjen dhe freskimin e regjistrit të licencave.

4. Pas konsultimit me organin licencues dhe palët e interesuara, Ministria mund të pajtohet me
ministritë e vendeve tjera për njohjen reciproke të licencave të lëshuara për sektorin hekurudhor.

Neni 11
Lëshimi i urdhëresave të sigurisë

1. ARH duhet që me propozim të organit përgjegjës për sigurinë hekurudhore dhe të organi përgjegjës
për Interoperabilitet të lëshojë urdhëresat për siguri dhe interoperabilitet të sistemit hekurudhor në
përputhje me politikat e BE-së për siguri dhe interoperabilitet.

2. ARH siguron që organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore dhe organi përgjegjës për
ndëroperabilitet të mbikëqyrë zbatimin e urdhëresave të sigurisë në sektorin hekurudhor.

Neni 12
Mbikëqyrja e organit përgjegjës për çështje të sigurisë

1. ARH mbikëqyrë punën e organit përgjegjës për sigurinë hekurudhore.

2. ARH kujdeset që organi i sigurisë hekurudhore të mbikëqyr zbatimin e urdhëresave të sigurisë në
sektorin hekurudhor.

Neni 13
Menaxhimi i infrastrukturës hekurudhore në rrethana të jashtëzakonshme

Ministria duhet të sigurojë që menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët të përgatisin
planet në të cilat duhet të jenë institucionet dhe të gjitha autoritetet të cilat duhet të informohen në rast
të aksidenteve të rënda dhe të ndërprerjes serioze të qarkullimit hekurudhor.

Neni 14
Planifikimi i zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore

Ministria së bashku me ministritë dhe palët e tjera të interesuara, përgatitë dhe freskon programin
nacional të infrastrukturës së transportit i cili duhet t’i plotësojë nevojat e shoqërisë dhe ekonomisë. Ky
8
program nacional duhet të ketë parasysh të gjitha llojet e transportit në kuadër të qasjes multimodale
dhe të përcaktojë prioritetet e modernizimit dhe zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore.

Neni 15
Fondet dhe financimi i zhvillimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës hekurudhore

1. Ministria së bashku me ministritë dhe palët e interesuara do të merr parasysh të gjitha alternativat
për financim të projekteve prioritare të programit nacional të definuar në këtë ligj.

2. Ministria propozon opsionet financuese për modernizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës
hekurudhore duke përfshirë si mundësi edhe kontratat e koncesionimit.

3. Kontratat e koncesioneve nëse vendoset të jepen për modernizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës
hekurudhore nuk do të jepen pa procedurë tenderuese publike të organizuar nga institucionet
përkatëse.

Neni 16
Pjesëmarrja në dhënien e koncesioneve dhe partneritet publiko privat për modernizimin dhe
zhvillimin e hekurudhës

1. Mundësia e dhënies së koncesioneve dhe e partneritetit publiko-privat për modernizimin dhe
zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore nëse vendoset të bëhet, duhet të arrihet sipas legjislacionit ne
fuqi.

2. Kontratat mbi koncesionet dhe partneritetin publiko privat nëse bëhen mund të qojnë në krijimin e
menaxherëve të ri të infrastrukturës hekurudhore për shfrytëzim të përbashkët të saj.

Neni 17
Mbylljet e shërbimeve të udhëtarëve, binarëve dhe stacioneve me interes të përgjithshëm
ekonomik

1. Ministria pas pranimit të propozimit nga ARH dhe të gjitha palëve tjera të interesuara, do të nxjerr
vendimin përfundimtar lidhur me mbylljen e shërbimeve të udhëtarëve të interesit të përgjithshëm
ekonomik, të binarëve dhe stacioneve. Përcaktimi i këtyre procedurave dhe konsultimeve të
detyrueshme, bëhet me akt nënligjor.

2. Parimisht nuk duhet të nxirret vendimi për mbylljen e shërbimeve të udhëtarëve të interesit të
përgjithshëm ekonomik pa shpallje të tenderit ndërkombëtar për ofruesin e shërbimeve dhe verifikimin
se nuk ka operator të trenave i cili është i interesuar të ofrojë këto shërbime, duke iu përgjigjur nevojave
për mobilitet në kushte më të mira ekonomike sesa ofruesi i shërbimeve ekzistuese në Kosovë .


NËNKREU II
Organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore

Neni 18
Statusi dhe detyrat

1. Organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore krijohet nën mbikëqyrjen e ARH për të siguruar që
siguria hekurudhore është mbajtur dhe përmirësuar pas rindërtimit të sistemit hekurudhor në Kosovë.

2. Organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore duhet të jetë i pavarur në organizimin e vet, strukturën
ligjore dhe vendim marrjen nga ndonjë ndërmarrje hekurudhore, menaxher i infrastrukturës, aplikues
apo entitet i prokurimit.

9
3. Organit përgjegjës për sigurinë hekurudhore duhet t’i besohen të paktën detyrat në vazhdim:

3.1. autorizimi për futjen në shërbim të nënsistemeve strukturale që e përbëjnë sistemin
hekurudhor dhe të kontrollimi që ato kanë operuar dhe janë mirëmbajtur në përputhje me kërkesat
esenciale;

3.2. mbikëqyrja nëse përbërësit e interoperabilitett të nënsistemeve hekurudhore janë në
përputhje me kërkesat esenciale të kërkuara nga direktivat për ndëroperim;

3.3. autorizimi i futjes në punë të mjeteve të reja lëvizëse apo i atyre të modifikuara
substancialisht;

3.4. lëshimi, përtëritja, amendamentimi dhe revokimi i pjesëve relevante të certifikatave të sigurisë
dhe autorizimeve të sigurisë, si dhe kontrollimi nëse janë plotësuar kushtet dhe kërkesat e
paraqitura në to, dhe se menaxheri i infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore janë duke
operuar sipas kërkesave të ligjit në Kosovë;

3.5. monitorimi, promovimi, zbatimi dhe kur është e duhur bërja e propozimeve për të zhvilluar
raporte të afërta pune me ministrinë dhe pjesëmarrësit e tjerë të tregut, kornizën rregullative të
sigurisë duke përfshirë sistemin e rregullave nacionale të sigurisë;

3.6. mbikëqyrja se a janë të regjistruara mjetet lëvizëse dhe nëse informacioni që ka të bëj me
sigurinë në regjistrin nacional është i azhurnuar;

3.7. mbikëqyrja se a mbahet dhe azhurnohet rregullisht regjistri i pronarëve të mjeteve
transportuese hekurudhore;

3.8. mbikëqyrja se a mbahet dhe azhurnohet rregullisht regjistri i infrastrukturës.

Neni 19
Parimet e vendimmarrjes

1. Detyrat e mësipërme nuk duhet të transferohen tek ndonjë menaxher i infrastrukturës, ndërmarrje
hekurudhore apo njësi prokurimi.

2. Organi Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore duhet të kryej detyrat e veta në mënyrë të hapur, jo
diskriminuese dhe transparente. Në veçanti duhet të u lejoj palëve të thonë fjalën e tyre dhe t’u jepen
arsyet për vendimet e tij.

3. Organi Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore duhet të u përgjigjet me përpikëri kërkesave dhe
aplikimeve dhe të bënë komunikimin e informacionit sipas kërkesave të tyre pa ndonjë vonesë. Duhet
të miratoj të gjitha vendimet e veta brenda katër (4) muajsh pasi të pranohen të gjitha kërkesat për
informacion.

4. Organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore mund të kërkoj asistencë teknike të menaxherëve të
infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore dhe entiteteve tjera të kualifikuara gjatë kryerjes së
detyrave.

5. Në procesin e bërjes së propozimeve për zhvillimin e kornizës nacionale rregullative, Organin
Nacional i Sigurisë duhet të konsultoj të gjithë personat e përfshirë dhe palët e interesuara duke
përfshirë këtu menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore, prodhuesit dhe ofruesit e
shërbimeve të mirëmbajtjes, shfrytëzuesit dhe përfaqësuesit e stafit.

6. Organi Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore duhet të jetë i lirë për të kryer inspektimet dhe hetimet
që janë të nevojshme për kryerjen e punëve të veta. Atij duhet t’i jepet qasje në të gjitha dokumentet,
lokalet, instalimet, pajisjet, menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore.
10
7. Vendimet e Organit Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore mund të kundërshtohen me mjete juridike
duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit ligjor dhe gjyqësor.

8. Të gjithë personat e involvuar dhe palët e interesuara, duke përfshirë këtu menaxherët e
infrastrukturës, ndërmarrjet hekurudhore, prodhuesit dhe ofruesit e mirëmbajtjes, shfrytëzuesit dhe
përfaqësuesit e stafit, kanë të drejtë të iniciojnë dhe deponojnë ankesa dhe te iniciojnë procedura
gjygjësore në pajtueshmëri me procedurat e parapara kundrejt Organit Përgjegjës për Sigurinë
Hekurudhore

9. Organi Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore duhet të bashkëpunoj me autoritetet tjera nacionale të
sigurisë, veçmas me ato në kuadër të marrëveshjes së SEETO-s në mënyrë që të lehtësoj dhe
koordinoj certifikatën e sigurisë për ndërmarrjet hekurudhore të cilave iu është dhënë traseja
ndërkombëtare e trenit.

Neni 20
Raporti vjetor

1. Organi Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore duhet të përpiloj raportin vjetor në lidhje me sigurinë të
cilin ia paraqet ARH. Ky raport i dorëzohet ARH-së, deri në fund të janarit te vitit vijues.

2. Ky raport duhet t’i përshkruaj aktivitetet e vitit paraprak me informacionin së paku mbi:

2.1. zhvillimet e sigurisë hekurudhore duke përfshirë informacionin për Treguesit e Përbashkët
të Sigurisë (TPS);

2.2. ndryshimet e rëndësishme në legjislacion dhe rregullativë në lidhje me sigurinë
hekurudhore;

2.3. zhvillimin e certifikatës së sigurisë dhe autorizimit të sigurisë në Kosovë;

2.4. rezultatet dhe përvoja në lidhje me mbikëqyrjen e menaxherëve të infrastrukturës dhe të
ndërmarrjeve hekurudhore; dhe

2.5. uljet të cilat nëse vendoset të bëhen nga Organi Përgjegjës për Sigurinë hekurudhore
lidhur me identifikimin dhe certifikimin e subjekteve përgjegjëse për mirëmbajtjen e mjeteve
transportuese hekurudhore të regjistruara në vendet tjera jashtë Kosovës dhe të cilat
mirëmbahen sipas ligjeve të këtyre vendeve.

Neni 21
Zbatimi i mëtutjeshëm

Themelimi, kompetencat, struktura, organizimi dhe resurset e Organit Përgjegjës për Sigurinë
Hekurudhore përcaktohen me akt nënligjor i cili do të jetë në pajtim me parimet e Direktivës e BE-së
2004/49. Ky organ funksionon nën mbikëqyrjen e ARH .


NËNKREU III
Organi i Licencimeve Hekurudhore

Neni 22
Statusi dhe detyrat

1. Organi Licencues ka për detyrë që të lëshon licencat për makinistët, ndërmarrjet hekurudhore të cilat
janë të domosdoshme për operimet me shërbimet hekurudhore dhe menaxhimin e infrastrukturës
hekurudhore, të bënë amendamentimin, suspendimin dhe revokimin e këtyre licencave. Këto licenca
duhet të specifikojnë shërbimet të cilat do të ofrohen. Organi Licencues duhet të ketë për detyrë që të
11
rishikon validitetin e licencave në baza të rregullta së paku në çdo pesë (5) vite, duke u siguruar kështu
se ndërmarrja hekurudhore i plotëson obligimet e përcaktuara me këtë ligj.

2. Organi Licencues është i pavarur nga çfarëdo pjesëmarrësi tjetër i tregut hekurudhor.

3. Organi Licencues duhet të ketë kapacitetet e mjaftueshme organizative në mënyrë që të mund ti
kryej detyrat e veta sipas këtij ligji.

Neni 23
Procesi i vendimmarrjes

1. Organi Licencues në Kosovë nuk duhet të lëshoj licenca apo t’i vazhdoj ato nëse nuk janë
përmbushur kërkesat e këtij ligji dhe rregullave përkatëse.

2. Procedurat për dhënien e licencave duhet të bëhen publike së bashku me të gjithë formularët dhe
dokumentacionin e domosdoshëm që duhet të ofrohet.

3. Organi Licencues duhet të merr vendim në lidhje me aplikimin sa më shpejt që të jetë e mundur por
jo më gjatë se tre (3) muaj pasi të jetë dorëzuar i gjithë informacioni relevant. Vendimi duhet ti
komunikohet ndërmarrjes hekurudhore aplikuese. Në refuzim duhet të paraqiten bazat mbi të cilat
është bërë ai refuzim.

4. Organi Licencues duhet të informoj ministrinë atëherë kur jepet licenca. Organi i licencimeve duhet
të krijoj dhe azhurnoj regjistrin e ndërmarrjeve hekurudhore të licencuara. Ky regjistër duhet të bëhet
publik dhe duhet të jetë në ueb faqen e ARH.
5. Vendimet e Organi Licencues mund t’i nënshtrohen shqyrtimit ligjor pranë gjykatës kompetente në
Kosovë nëse ndaj tyre përdoren mjete juridike.

6. Organi i Licencimit Hekurudhorë përgatit Raportin vjetor dhe i dorëzon ARH-së, deri në fund të janarit
te vitit vijues.

Neni 24
Themelimi

Organi Licencues ne Kosovë funksionin në bazë të aktit nënligjor sipas parimeve të Direktivave të BE-
së 91/ 440 dhe 95/18. Ai duhet të jetë departament në kuadër të ARH i cili i raporton menaxhmentit të tij
dhe mbikëqyrjet prej tij.


NËNKREU IV
Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor

Neni 25
Statusi dhe detyrat

1. Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor e ka për detyrë që të bëjë sigurimin e kushteve për hapjen e
tregut hekurudhor në Kosovë.

2. Organi Rregullativ i Tregut hekurudhor duhet të propozoj financimin, organizimin e vet, strukturën
ligjore, vendim marrjen, pjesën e buxhetit, emërimin e stafit udhëheqës pas miratimit të ARH-së dhe
ushtron mbikëqyrjen profesionale nga cilido menaxher i infrastrukturës, organ i pagesave, organ i
alokimit apo aplikant. Për më tepër, sa i përket funksionimit duhet të jetë i pavarur nga cilido autoritet
kompetent i përfshirë në dhënien e kontratës për shërbimet publike.

3. Detyrat e Organit Rregullativ të Tregut Hekurudhor janë si në vazhdim:
12
3.1. sigurimi që pagesat e vendosura nga menaxheri i infrastrukturës apo organi i vendosjes
së pagesës nuk janë diskriminuese.

3.2. sigurimi që qasja në binarë, qasja në stacione, qasja në depot e operatorëve që
plotësojnë kushtet e domosdoshme të jetë e drejt, transparente dhe jo diskriminuese.

3.3. mbikëqyrja e negocimeve ndërmjet aplikuesve dhe menaxherëve të infrastrukturës
hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në lidhje me nivelet e pagesës për infrastrukturë. Ato
negociata duhet të lejohen vetëm nëse ato kryhen nën mbikëqyrjen e Organit Rregullativ të
Tregut Hekurudhor.

3.4. intervenimi nëse negociatat e tilla kanë të ngjarë se do jenë në kundërshtim me kërkesat e
këtij ligji.

3.5. sigurimi se a përmban ekspozeu i rrjetit klauzola diskriminuese apo krijon kompetenca
diskriminuese për menaxherët e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët, të
cilat ata mund t’i shfrytëzojnë për t’i diskriminuar aplikantët.

3.6. analizimi dhe monitorimi i konkurrencës dhe kualitetit të shërbimeve në tregun e
shërbimeve hekurudhore dhe në tregjet e brendshme dhe të jashtme konkurruese. E gjithë kjo
të bëhet me iniciativën e tij dhe me qëllim të parandalimit të diskriminimit në mesin e
aplikantëve.

4. ARH vepron si organ për ankesa për tregun hekurudhor. Secili aplikant duhet të ketë të drejt të
ankohet nëse beson se ka qenë i trajtuar në mënyrë të padrejtë, i diskriminuar dhe në veçanti kundër
vendimeve të miratuara nga menaxheri i infrastrukturës, operatori i pajisjeve për ofrimin e shërbimeve
apo kur është e mundur edhe nga ndërmarrja hekurudhore në lidhje me:

4.1. ekspozeun e rrjetit dhe kriteret që përfshihen në te;

4.2. procesin e alokimit të traseve dhe rezultatin e tij;

4.3. skemën e pagesave për shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore;

4.4. nivelin apo strukturën e pagesave të infrastrukturës që është apo që mund të kërkohet të
paguhet;

4.5. aranzhimet për qasje në infrastrukturën hekurudhore;

4.6. aranzhimet për qasje dhe për pagesë për shërbimet;

4.7. vendimet e organeve kompetente për sigurinë dhe interoperabilitetin hekurudhor.

5. Shqyrtimin e ankesave për tregun hekurudhor, adresimin e ankesave të konsumatorëve dhe
sigurimin e mbrojtjes së konsumatorëve e bënë Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor

6. Detyrat tjera të Organit Rregullativ të Tregut Hekurudhor duhet të jenë:

6.1. monitorimi i tërë tregut hekurudhor në Kosovë. Në këtë drejtim, Organi Rregullativ i Tregut
Hekurudhor duhet të përgatis raportin vjetor të cilin ARH pas miratimit të tij do ta paraqes në
Kuvendin e Kosovës. Duhet të përgatitet akti nënligjor për të ofruar baza për raportin e tillë
vjetor, mbi bazat e rekomandimeve të BE-së për atë raport vjetor (Skema e monitorimit të
tregut hekurudhor).

6.2. dhënia e kontributit për politikat të cilat ofrojnë zhvillim të qëndrueshëm, shërbime
mjedisore të transportit dhe kontribut në zbatimin e tij.
13
6.3. dhënia e kontributit për të zhvilluar sistem të integruar të transportit të udhëtarëve dhe
mallrave.

6.4. kontributi në lejimin e procesit për të lejuar mbylljen e shërbimeve publike të udhëtarëve të
interesit të përgjithshëm ekonomik, mbylljen e binarëve dhe stacioneve.

Neni 26
Procesi i vendimmarrjes

1. Detyrat e dhëna më sipër nuk duhet të transferohen tek ndonjë menaxher i infrastrukturës,
ndërmarrje hekurudhore apo njësi prokurimi.

2. Organi Rregullativ për Tregun Hekurudhor duhet të kryej detyrat e veta në mënyrë të hapur, jo
diskriminuese dhe transparente. Në veçanti, ai duhet të lejoj të gjitha palët që të thonë fjalën e vet dhe
arsyet për ato vendime.

3. Organi Rregullativ për Tregun Hekurudhor duhet të përgjigjet menjëherë për të gjitha kërkesat dhe
aplikimet dhe t’i komunikoj kërkesat për informacion pa vonesë. Ai duhet të miratoj vendimet në lidhje
me licencimin brenda tre (3) muajve pasi të jetë marrë i gjithë informacioni i kërkuar.

4. Organi Rregullativ për Tregun Hekurudhor gjatë kryerjes së misioneve dhe detyrave të veta mund të
kërkoj asistencë teknike të menaxherëve të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore apo nga
ndonjë organ tjetër i kualifikuar.

5. Në procesin e bërjes së propozimeve për zhvillimin e kornizës kombëtare rregullative, Organi
Rregullativ për Tregun Hekurudhor duhet të konsultoj të gjithë personat e përfshirë dhe palët e
interesuara duke përfshirë menaxherët e infrastrukturës, ndërmarrjet hekurudhore, prodhuesit dhe
ofruesit e mirëmbajtjes, shfrytëzuesit dhe përfaqësuesit e stafit.

6. Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor duhet të ketë kompetencë për të kërkuar informacion relevant
nga menaxheri i infrastrukturës, aplikantët dhe ndonjë palë e tretë e përfshirë dhe ky informacion duhet
të ofrohet pa vonesë. Bazuar në informacionin e pranuar, Organi Rregullativ për Tregun Hekurudhor
duhet të ketë kompetencë për veprime sipas detyrës përkatëse. Organi Rregullativ për tregun
hekurudhor duhet të ketë të drejtë të zbatoj kërkesat e tilla me sanksione të duhura duke përfshirë
gjobat. Informacioni që duhet t’i ofrohet Organit Rregullativ për tregun hekurudhor përfshinë të gjitha të
dhënat që Organi rregullativ i kërkon në kornizën e funksionin e vet të ankimit dhe në funksionin e vet të
monitorimit të konkurrencës në tregjet e shërbimeve hekurudhore. Kjo përfshinë të dhënat që janë të
domosdoshme për qëllime statistikore dhe për vëzhgimin e tregut.

7. Nga Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor duhet të kërkohet të vendos për ndonjë ankesë dhe të
ndërmerr veprim për të përmirësuar situatën brenda kohës maksimale prej dy muajsh nga marrja e
gjithë informacionit. Kur është e duhur Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor duhet të vendos në
iniciativë të vet për masat për të përmirësuar zhvillimet e padëshirueshme në tregjet e shërbimeve
hekurudhore në veçanti me pikat e përmendura në këtë ligj që janë detyrat kryesore të tij si organ
rregullativ dhe për ankesa.

8. Në rast të ankesës kundër refuzimit për të dhënë kapacitetin e infrastrukturës apo kushteve për të
ofruar kapacitetin, atëherë Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor duhet të konfirmoj se nuk ka nevojë
të bëhen modifikime të vendimit apo të kërkoj modifikime të atij vendimi në përputhje me udhëzimet e
specifikuara nga Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor.

9. Vendimet e Organit Rregullativ të Tregut Hekurudhor mund t’i nënshtrohen shqyrtimit ligjor dhe
gjyqësor pranë gjykatës kompetente nëse parashtrohet mjeti juridik.

10. Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor nën kordinimin e ARH duhet të bashkëpunojë me organet e
tjera rregullative të tregut hekurudhor veçmas sa i përket Marrëveshjes së Komunitetit të Transportit
14
ndërmjet partnerëve të SEETO-s në mënyrë që të lehtësohen dhe koordinohen kushtet rregullative të
tregut hekurudhor në vendet e ndryshme.

11. Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor, përgatit Raportin vjetor dhe i dorëzon ARH-së, deri në fund
të janarit te vitit vijues.

Neni 27
Zbatimi i mëtejmë

Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor funksionon me anë të aktit nënligjor të bazuar në parimet e
Direktivës e BE-së 2001/14 dhe komunikatën e BE-së 2010-475 të shtatorit 2010 mbi rimodelimin e
propozimit për një hapësirë unike hekurudhore Evropiane. Ky organ duhet të krijohet si departament
profesional në kuadër të ARH. I njëjti duhet t’i raportojë menaxhmentit të ARH dhe mbikëqyret prej tij.


NËNKREU V
Organi i interoperabilitett

Neni 28
Statusi dhe detyrat

1. Kosova ka për qëllim që të jetë pjesë e zonës Evropiane të interoperabilitetit hekurudhor, gjë që do të
thotë se sistemi hekurudhor i Kosovës duhet t`i plotësoj kushtet për ndëroperim siç janë definuar në
zonën Evropiane hekurudhore.

2. Një organi i pavarur duhet të jetë përgjegjës në Kosovë për të siguruar që sektori hekurudhor
përputhet dhe do të përputhet në të ardhmen me kërkesat për interoperabilitet siç janë definuar nga
direktivat dhe rregulloret e BE-së, e në veçanti me rregulloren e Agjencionit Evropian Hekurudhor. Ky
organ duhet të jetë i pavarur nga çdo menaxher i infrastrukturës, ndërmarrje hekurudhore, prodhues i
pajisjeve të hekurudhave, ofrues i shërbimeve të mirëmbajtjes dhe nga çdo palë tjetër, interesat e së
cilës do të ishin në konflikt me detyrat që i janë besuar organit për ndëroperim.

3. Organi i interoperabilitett duhet të jetë përgjegjës t`i definojë kushtet për ndëroperim të cilat duhet të
plotësohen në Kosovë në bazë të kërkesave për ndëroperim, ashtu që Kosova në të ardhmen të jetë
pjesë e zonës Evropiane e interoperabilitett hekurudhor dhe t`i fus ato në ligjet dhe rregulloret e saj.

4. Këto kushte për ndëroperim kanë të bëjnë me dizajnin, ndërtimin, vënien në shërbim, përmirësimin,
renovimin, operimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të sistemit si dhe kualifikimin profesional dhe kushtet
shëndetësore dhe të sigurisë të personelit i cili kontribuon në operimin dhe mirëmbajtjen e tij.

5. Organi përgjegjës për interoperabilitetn e hekurudhave duhet t`i njoh dhe t`i kontrolloj organet
përgjegjëse nacionale të akredituara për themelimin e deklaratave të konformitetit apo
përshtatshmërisë për përdorim dhe deklaratave për verifikimin e nënsistemeve strukturale hekurudhore
dhe sistemeve si dhe të deklaratave për verifikimin e mjeteve transportuese hekurudhore, ashtu që
nënsistemet hekurudhore strukturale dhe sistemet si dhe mjetet transportuese hekurudhore të mund të
autorizohen që të futen në shërbim.

6. Organi përgjegjës për çështjet e ndëroperim e hekurudhave duhet të siguroj që kontrollimet kryhen
sipas kërkesave të interoperabilitett në proces të mbikëqyrjes së autorizimeve të sigurisë të
menaxherëve të infrastrukturës hekurudhore të përdorimit të përbashkët dhe të certifikatave të
ndërmarrjeve hekurudhore.

7. Organi përgjegjës për çështjet e interoperabilitett të hekurudhave duhet të jetë përgjegjës për
numërimin e mjeteve transportuese të cilat janë në shërbim në Kosovë dhe për mbajtjen e regjistrit ad
hoc me të gjitha informatat e kërkuara siç janë përshkruar në ligj.

15
Neni 29
Procesi i vendim marrjes

1. Në procesin e bërjes së propozimeve për të zhvilluar kornizën nacionale të interoperabilitett
hekurudhor, si dhe në procesin e monitorimit, kontrollimit dhe dorëzimit të dokumenteve, organi
përgjegjës për çështje të interoperabilitett duhet t`i konsultojë të gjithë personat e përfshirë dhe palët e
interesit, duke përfshirë organin nacional përgjegjës për siguri në hekurudha, menaxherët e
infrastrukturave, prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve të mirëmbajtjes, shfrytëzuesit dhe përfaqësuesit
e personelit.

2. Organi përgjegjës për çështje të interoperabilitett duhet t`i kryej detyrat në mënyrë të hapur, jo
diskriminuese dhe transparente. Në veçanti, duhet t`i lejojë të gjitha palët e interesuara që të shprehen
dhe duhet t’i arsyetoj vendimet e tij.

3. Organi përgjegjës për çështje të interoperabilitett duhet t`i përgjigjet shpejt kërkesave të aplikantëve
dhe t`i komunikojë kërkesat për informim pa vonesë. Ai do t`i adoptojë vendimet brenda tre muajsh pasi
që të jenë siguruar të gjitha informatat.

4. Organi përgjegjës për çështje të interoperabilitett mund të kërkojë asistencë teknike nga organi
nacional për siguri në hekurudha, menaxherët e infrastrukturave dhe ndërmarrjet hekurudhore,
prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve të mirëmbajtjes, organet nacionale të akredituara apo organet e
kualifikuara gjatë kryerjes së misionit dhe detyrave të tyre.

5. Organi përgjegjës për çështje të interoperabilitett duhet të ketë fuqi të kërkojë informata relevante
nga të gjithë aplikantët, menaxherët e infrastrukturave, ndërmarrjeve hekurudhore, prodhuesit dhe
ofruesit e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe çdo palë e tretë e përfshirë. Informatat e kërkuara duhet të
ofrohen pa vonesë.

6. Organi i Interoperabilitetit përgatit Raportin vjetor dhe i dorëzon ARH-së, deri në fund të janarit te vitit
vijues.

Neni 30
Zbatimi i mëtutjeshëm

Organi i ngarkuar me çështje të ndëroperimt funksionon në bazë të një akti nënligjor në pajtim me
Parimet e Direktivës të BE-së 2004/49 dhe 2008/57. I njëjti duhet të propozojë të punësojë staf
profesional dhe me eksperiencë të cilët kanë kapacitete të kryejnë detyrat e përcaktuara me këtë ligj.
Ky duhet të jetë Departament në kuadër të ARH i cili do të punon ngushtë me organin përgjegjës për
sigurinë hekurudhore. I njëjti duhet të raportojë te menaxhmenti i ARH-së dhe do të jetë nën
mbikëqyrjen e tij.


NËNKREU VI
Organi për hetimin e aksidenteve

Neni 31
Obligimet për hetimin e aksidentit

Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore është i obliguar të kryej hetim në rast të aksidentit/
incidentit për qëllim të parandalimit duke përfshirë këtu mbledhjen dhe analizimin e informatave,
përpilimin e konkluzioneve, përcaktimin e shkaktarëve dhe kur është e përshtatshme bërjen e
rekomandimeve të sigurisë.




16
Neni 32
Obligimi për deklarimin e aksidentit

Ndërmarrjet hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës dhe kur është e përshtatshme organi
përgjegjës për çështje të sigurisë, janë të obliguar që menjëherë të raportojnë aksidentet apo
incidentet. Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore duhet të jetë në gjendje të përgjigjet në
raportet e tilla dhe të bëj aranzhimet e domosdoshme për të filluar hetimin dhe atë jo më vonë se një (1)
javë pas pranimit të raportit në lidhje me aksidentin apo incidentin.

Neni 33
Statusi i organit për hetimin e aksidenteve

1. Organi i përhershëm i hetimit të aksidenteve funksionon me anë të aktit nënligjor në pajtim me
parimet e Direktivës e BE-së 2004/ 49. Ky organ hetues i aksidenteve hekurudhore duhet të përbëhet
të paktën nga një hetues i përhershëm i aftë për të kryer funksionet e hetuesit të ngarkuar në rast të
aksidentit.

2. Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore duhet të jetë i pavarur në organizimin e vet, strukturën
ligjore dhe marrjen e vendimeve nga cilido menaxher i infrastrukturës, ndërmarrje hekurudhore, organ
për pagesat, organ për alokim dhe organet e njoftimit, si dhe nga cilado palë interesi e cila mund të jetë
në konflikt me detyrat e besuara për organin hetues. Për më tepër duhet të jetë funksionalisht i pavarur
nga Autoriteti Nacional i Sigurisë dhe nga Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor.

Neni 34
Kushtet për hetimin e aksidenteve

1. Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore duhet të kryej aktivitetet e veta në mënyrë të pavarur
nga organizatat e referuara më sipër dhe duhet të jetë në gjendje të siguroj burime të mjaftueshme për
të bërë këtë gjë. Hetuesve të tij duhet të u ofrohet statusi që u jep atyre garancion të domosdoshëm të
pavarësisë.

2. Nëse është e domosdoshme, organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore mund të kërkoj
asistencë nga organet hetuese të shteteve të tjera dhe atë veçmas nga ato që janë në marrëveshjen e
SEETO-s, për të ofruar ekspertizë apo për të kryer inspektime teknike, analiza apo vlerësime.

3. Hetimi i aksidentit duhet të kryhet në mënyrë sa më të hapur ashtu që të bëhet dëgjimi i të gjitha
palëve (menaxherit të infrastrukturës hekurudhore, ndërmarrjeve hekurudhore, autoritetit të sigurisë,
viktimave dhe të afërmve të tyre, pronarëve të pronave të dëmtuara, prodhuesve, shërbimeve
emergjente të përfshira, përfaqësuesve të stafit dhe shfrytëzuesve). Të gjitha palët e interesuara duhet
të informohen rregullisht për hetimin dhe progresin dhe sa më shumë që është e mundshme duhet të u
jepet mundësia atyre për të paraqitur opinionet dhe mendimet e tyre dhe të u lejohet të komentojnë
draft raportet.
4. Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore duhet të përfundoj ekzaminimin e vet në vendin ku ka
ndodhë aksidenti në kohë sa më të shkurtër të mundshme për t’i mundësuar menaxherit të
infrastrukturës për të rregulluar infrastrukturën dhe për ta hapur atë për shërbimet e transportit
hekurudhor sa më shpejt që të jetë e mundur.

5. Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore duhet të përgatis raport në formën e cila është e
përshtatshme për llojin dhe seriozitetin e aksidentit apo incidentit dhe relevancën e të gjeturave të
hetimit. Raporti duhet të paraqes objektivat e hetimit dhe kur është e përshtatshme të përmbaj edhe
rekomandimet e sigurisë.

6. Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore duhet të bëj publik raportin përfundimtar sa më shpejt
që është e mundur, por jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas datës së ndodhisë. Ky raport duhet të jetë
sa më afër që të jetë e mundur me strukturën raportuese në pajtim me nivelin e BE-së, të paraparë në
aktin nënligjor. Raporti duhet të iu komunikohet të gjitha palëve të interesuara.
17
Neni 35
Bashkëpunimi me organet tjera të hetimit të aksidentit hekurudhor

Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore i vendosur në Kosovë duhet të shkëmbej mendimet dhe
përvojën për qëllim të zhvillimit të metodave të përbashkëta të hetimit, përpilimit të parimeve të
përbashkëta dhe pasimin e rekomandimeve të sigurisë dhe përshtatjen për zhvillimet e progresit teknik
dhe shkencor.

Neni 36
Raporti vjetor

Secilin vit dhe më së largu deri më 31 mars, Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore duhet të
publikoj raportin vjetor ku paraqiten hetimet e kryera në vitin paraprak, rekomandimet e sigurisë që janë
dhënë dhe veprimet e ndërmarra në rekomandimet e dhëna më parë.

Neni 37
Zbatimi i mëtejmë

Organi për hetimin e aksidenteve hekurudhore funksionon si organ i pavarur nga ARH dhe organet tjera
që punojnë në sigurinë hekurudhore dhe organi rregullativ i tregut hekurudhor me anë të një akti
nënligjor në pajtim me parimet e Direktivës e BE-së 2004/ 49. Ky organ është i pavarur në mbikëqyrjen
e Komisionit për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike, sipas legjislacionit ne fuqi për
aviacionin civil.


NËNKREU VII
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Neni 38
Funksionimi i Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave

1. ARH është organ i pavarur që rregullon dhe mbikëqyrë sektorin e hekurudhave në përputhje me
legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe me legjislacionin në fuqi të BE-së, të përshtatshëm për Kosovën
në këtë sektor.

2. Bordi i ARH-së, miraton të gjitha aktet nënligjore të departamenteve te cilat janë në kuadër të sajë.

3. ARH, nëpërmes aktit nënligjor i përcakton modalitetet e menaxhimit, mbikëqyrjes dhe kontrollimit apo
auditimit të departamenteve të cilat janë në kuadër të saj.

4. ARH, i raporton Kuvendit të Kosovës sipas kërkesës dhe së paku një (1) herë në vit për fushë
veprimtarinë e departamenteve të cilat janë në kuadër të sajë.

5. ARH, në bazë të kompetencave të cilat i mbulon merr pjesë dhe përfaqëson sektorin e hekurudhave
të Kosovës në organizatat dhe organet kompetente brenda dhe jashtë shtetit.

6. Veprimtaria e ARH-së, do të mbikëqyret nga një bord mbikëqyrës (Bordi) i cili është bord joekzekutiv.

6.1. Kuvendi i emëron katër (4) anëtarë, njëri prej të cilëve emërohet kryesuesi i Bordit, të cilët
propozohen nga Qeveria me rekomandim të Ministrisë;

6.2. Bordi ARH, përbehet prej pesë (5) anëtarëve, dhe njëri prej tyre zgjidhet kryesues, anëtari i
pestë i Bordit është Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së;

6.3. anëtari i Bordit duhet të ketë:

18
6.3.1. diplomë universitare, në fushën e drejtësisë, ekonomisë, inxhinierisë ose të
specializuara në sektorin e transportit;

6.3.2. së paku tri (3) vjet përvojë pune adekuate në sektorin e transportit;

6.4. asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i Bordit nëse është:

6.4.1. aktivisht i përfshirë në parti politike ose

6.4.2. nëpunës, kontraktues, aksionar, partner, pronar, menaxher, anëtar bordi,
administrator në falimentim ose anëtar i ndonjë organi për likuidim të ndonjë personi që
ka paraqitur kërkesë apo të cilit i është lëshuar licenca, certifikata e sigurisë ose leja,
apo është dënuar për vepër penale me gjashtë (6) apo më tepër muaj burgim;

6.5. të gjithë anëtarët e Bordit duhet të jenë shtetas të Kosovës;

6.6. çdo anëtar i Bordit emërohet për një mandat pesë vjeçar (5), i cili mund të emërohen më se
shumti edhe për një (1) mandat;

6.7. anëtari i Bordit mund të largohet prej Bordit nga autoriteti që e ka emëruar, nëse:

6.7.1. sipas mendimit të autoritetit që e ka emëruar atë, nuk ka ushtruar shkathtësitë
dhe nuk ka treguar përkushtimin e pritur nga një person që emërohet në Bord;

6.7.2. nuk ka vijuar mbledhjet dhe nuk ka marrë pjesë aktive në aktivitetet e Bordit për
më shumë se tre (3) muaj pa arsye;

6.7.3. është i paaftë të ushtrojë përgjegjësitë e veta për shkak të paaftësisë fizike apo
mentale;

6.7.4. është dënuar për vepër penale me gjashtë (6) apo më tepër muaj burgim;

6.7.5. ka treguar sjellje jo të mirë të cilat sipas mendimit të autoritetit që e ka emëruar
atë, mund të komprometojë aftësinë e tij në kryerjen e detyrave ose në mënyrë të
dëmshme mund të ndikojë në reputacionin e Bordit.

6.8. Kuvendi mund të shkarkojë një apo më shumë anëtarë të Bordit nëse kanë dështuar për ti
përmbushur çështjet e parashtruara të cilat i kanë obligim në bazë të këtij ligji;

6.9. anëtari i Bordit mund të jep dorëheqje nga Bordi duke e njoftuar me shkrim Kuvendin dhe
Bordin jo më pak se një (1) muaj përpara, përveç në raste të jashtëzakonshme;

6.10. takimet e Bordit do të drejtohen në pajtim me procedurat e brendshme të miratuara nga
Bordi dhe së paku një (1) herë në çdo muaj. Kryesuesi, sipas bindjes së vet dhe me kërkesë
të së paku dy (2) anëtarëve të Bordit, në çdo kohë mund të konvokojë mbledhje shtesë të
Bordit. Mbledhjet e Bordit nuk mund të zhvillohen nëse nuk janë të pranishëm tre (3) prej
anëtarëve të tij, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm që duhet të jetë gjithmonë i pranishëm ne
mbledhjet e Bordit. Mbledhjet e Bordit mund të organizohen edhe si video/audio konferenca ku
anëtaret mund të marrin pjesë edhe nëpërmjet mjeteve tv/audio. Është përgjegjësi e anëtarit të
Bordit që e ndjek mbledhjen më këto mjete të sigurojë konfidencialitetin;

6.11. kryesuesi i njofton anëtarët e Bordit për datën, kohën, vendin dhe rendin e ditës së
mbledhjes së Bordit së paku shtatë (7) ditë para mbledhjes. Kryesuesi, për çështje urgjente,
mund t’i njoftojë edhe më herët se shtatë (7) ditë, me kusht që numri minimal i anëtarëve të
Bordit që kërkohet të jenë të pranishëm të marrin pjesë dhe të konfirmojnë se mbledhja është
konvokuar në mënyrën e duhur;
19
6.12. vendimet e Bordit merren me shumicën e votave. Çdo anëtar i Bordit ka një (1) votë për
çdo zgjidhje dhe kur numri i votave në favor të zgjidhjes është i barabartë me numrin e votave
kundër, vota e kryesuesit është vendimtare;

6.13. nëse është ndonjë çështje urgjente që duhet kaluar dhe kryesuesi nuk mund të konvokojë
mbledhje të Bordit ku të pranishëm do të jenë aq anëtarë të Bordit sa edhe kërkohet, çështja
mund të trajtohet përmes zgjidhjes me shkrim të nënshkruar nga kryesuesi dhe së paku dy (2)
anëtarë të tjerë të Bordit, të cilët do të kishin të drejtë votimi mbi çështjen po të konvokohej
mbledhja e Bordit;

6.14. kryesuesi do të sigurojë që të mbahet procesverbal i çdo takimi të Bordit i cili miratohet
në takimin e radhës të Bordit. Kryesuesi do të sigurojë që të gjitha procesverbalet e mbledhjeve
të Bordit të mirëmbahen dhe të ruhen në vend të mbrojtur dhe të sigurtë. Procesverbalet janë
konfidenciale dhe përmbajnë datën, kohën dhe vendin e mbledhjes, anëtarët e Bordit dhe
personat tjerë të pranishëm, vërejtjet e anëtarëve të Bordit, për çdo çështjeje shqyrtuar,
dokumentacionin e paraqitur Bordit dhe vendimet e marra nga ai;

6.15. çdo anëtar i Bordit merr një shumë fikse të kompensimit për përmbushjen e detyrave te
tyre;

6.16. përcaktimi i shumës fikse të kompensimit propozohet nga bordi i ARH dhe miratohet nga
Kuvendi i Kosovës;

6.17. në përmbushjen e detyrave për Bordin çdo anëtar i tij do të veprojë në mirëbesim, në
interesin më të mirë të ARH dhe do të zbatojë shkathtësitë dhe tregojë përkushtimin e pritur në
përmbushjen e detyrave te tyre;

6.18. anëtari i Bordit duhet të deklaroj ndonjë konflikt të interesit dhe të abstenoj në
vendimmarrje kur ato janë evidentë si interesa të drejtpërdrejta apo të tërthorta.

Neni 39
Statusi dhe detyrat e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

1. Struktura e ARH-së, miratohet nga Bordi dhe përfshinë: Menaxhmentin, Departamentet dhe
personelin mbështetës. Çdo departament ka funksione të përcaktuara për t’iu përgjigjur nevojave të
mobilitetit të shoqërisë, transportit dhe ekonomisë, siç rregullohen në këtë ligj dhe me aktet nënligjore
të nevojshme që nxjerrin vete ato dhe menaxhmenti i ARH-së. Departamente në kuadër të ARH-së
janë:

1.1. Departamenti i licencimeve,

1.2. Departamenti i sigurisë,

1.3. Departamenti për interoperabilitetit dhe organet njoftuese,

1.4. Departamenti i tregut hekurudhor.

2. Përveç Departamenteve të përcaktuara në bazë të këtij neni, sipas nevojës dhe me miratimin Bordit
te ARH, në pajtim me këtë ligj, mund të formohen edhe Departamente të tjera.

3. Departamentet raportojnë te menaxhmenti i ARH-së, e cila vepron nën mbikëqyrjen e Bordit të ARH-
së.

4. ARH, ka Drejtorin e përgjithshëm i cili është Kryeshef ekzekutiv i Autoritetit. Drejtori i Përgjithshëm
zgjidhet dhe shkarkohet nga Bordi ne përputhje me legjislacionin ne fuqi për shërbimin civil. Ai që nuk
ka të drejtë të shërbejë në Bord nuk do të ketë të drejtë të emërohet as Drejtor i përgjithshëm.
20
5. Drejtori i përgjithshëm do t’i ushtrojë kompetencat që i delegohen atij nga Bordi dhe nga ky ligj dhe
është përgjegjës për:

5.1. drejtimin e punëve të përditshme të ARH, në pajtim me politikat dhe udhëzimet e nxjerra
nga Bordi;

5.2. emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të personelit në pajtim me politikat dhe procedurat e
brendshme dhe ligjin në fuqi;

5.3. sigurimin e informacioneve për Bordin lidhur me çështjet e diskutuara në mbledhjet e Bordit
dhe sigurimin e zbatimit të vendimeve të Bordit;

6. ARH sipas nevojës mund të angazhoj ekspert përkatës në raste të caktuara sipas nevojës në bazë të
kontraktimeve konform procedurave të parapara ligjore.

7. Në kryerjen e detyrave për Autoritetin, anëtarët e personelit nuk do të kërkojnë ose pranojnë
udhëzime nga Qeveria apo nga ndonjë organ tjetër i jashtëm për Autoritetin.

8. Anëtarët e Bordit, anëtarët e personelit, agjentët dhe nënkontraktuesit e Autoritetit, në çdo kohë do të
ruajnë konfidencialitetin e informacioneve të marra gjatë kryerjes së detyrave të tyre apo në emër të
Autoritetit dhe jo në sferën publike, të cilat mund të rrezikojnë interesat komerciale apo të tjera të
Autoritetit apo të personit që ka paraqitur kërkesë apo të cilit i është lëshuar licenca, certifikata e
sigurisë ose leja.

9. Anëtari i personelit do t’iu shmanget konflikteve të interesit që në mënyrë të pafavorshme mund të
ndikojnë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe Autoritetit i deklaron për konfliktet aktuale apo të
mundshme të interesit në kohën e rekrutimit dhe më vonë nëse paraqiten konflikte të tilla aktuale apo të
mundshme apo bëhen të dukshme. Sipas këtij neni konfliktet e interesit mund të paraqiten nga
interesat personale ose financiare dhe nga zyrtarët që merren me personin e tillë apo diskutimet dhe
vendimet lidhur me personin e afërt.

10. Anëtari i personelit do të deklarojë dhe do të abstenoj nga vendimarraja e ndonjë çështje në të cilën
anëtari i personelit apo personi i afërt i tij ka interes personal apo financiar.

11. ARH, është organizatë buxhetore sipas Ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe
përgjegjësitë.

12. Drejtori i përgjithshëm dhe zyrtari financiar i Autoritetit do t’ia dorëzojë Bordit dokumentet e
përgatitura në pajtim me Ligjin mbi menaxhim e financave publike dhe përgjegjësitë për t’i miratuar para
nxjerrjes së tyre.

13. Kuvendi do të garantojnë që financimi t’i sigurohet ARH në pajtim me propozimet buxhetore, të
miratuara në pajtim me procesin buxhetor.

14. ARH i nënshtrohet auditimit në pajtim me ligjet për auditim në fuqi.

15. Kuvendi në çdo kohë mund të kërkojë që të zbatohen auditime shtesë ne ARH, qëllimi i të cilëve do
të përcaktohet nga Kuvendi për çdo rast veç e veç.

16. ARH do të krijoj të hyra duke përfshirë mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në të hyra nga taksat për
aplikacione për licenca, leje speciale, licenca tjera të cilat do të specifikohen me një akt nënligjor nga
ARH në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse dhe Ministrinë e Financave.

17. ARH do të shfrytëzoj të hyra të dedikuara në bazë të paragrafit 16 të këtij neni në bazë të Ligjit për
menaxhimin e financave publike.

21
18. Ofruesit e shërbimeve një herë në vit duhet ti raportojnë ARH për punën e tyre.


KREU IV
RRJETI HEKURUDHOR DHE INFRASTRUKTURA HEKURUDHORE

Neni 40
Rrjeti hekurudhor i Kosovës

Rrjeti hekurudhor i Kosovës përbëhet nga linjat hekurudhore nacionale ekzistuese dhe ato të
ardhshme të Kosovës, cilat ofrojnë qasje tek terminalet apo lokacionet e tjera specifike që iu shërbejnë
një apo më shumë shfrytëzuesve të shërbimeve hekurudhore.

Neni 41
Infrastruktura hekurudhore e Kosovës në shfrytëzim të përbashkët

Rrjeti publik hekurudhor i Kosovës përbëhet nga linjat e tanishme dhe të ardhshme nacionale
hekurudhore të Kosovës të cilat shërbejnë apo janë në gjendje t’iu shërbejnë terminaleve apo ndonjë
lokacioni tjetër që ofron shërbime hekurudhore më shumë se sa një shfrytëzuesi. Ky rrjet quhet rrjeti
hekurudhor publik i Kosovës i shfrytëzimit të përbashkët dhe duhet të ofrojë mundësi qasjeje për çdo
ndërmarrje hekurudhore që i plotëson kushtet për këtë. Kjo përjashton shërbimet private të binarëve
industrial në pronësi private, që shfrytëzohen për shërbimet e mallrave të veta.

Neni 42
Infrastruktura hekurudhore

1. Infrastruktura hekurudhore përbëhet nga pjesët në vazhdim me kusht që ato të formojnë pjesën e
binarëve hekurudhor duke përfshirë binarët industrial, por duke përjashtuar linjat e vendosura brenda
punëtorive për riparimet hekurudhore, depot apo hangarët e lokomotivave si dhe linjat degëzuese apo
binarët industrial privat:

1.1. pjesa tokësore;

1.2. binari dhe shtrati i binarit në veçanti argjinatura, prerjet, kanalet e drenazhimit dhe binarët
e ngushtë, kanalet e murosura, lëshesat, muret mbrojtëse përgjatë linjës, gjelbërimi për
mbrojtjen e pjesëve anësore të pjerrëta etj; personat për udhëtarë dhe mallra, rruga
katërkëmbëshe dhe rrugicat, muret rrethuese, mjetet mbrojtëse, rrethojat; shiritat për mbrojtje
nga zjarri; aparaturat për nxehjen e ndërruesve, kryqëzimet, rrjetat për mbrojtje nga bora; etj.

1.3. strukturat inxhinierike: urat, lëshesat dhe mbikalimet tjera, tunelet, prerjet e mbuluara dhe
nënkalimet e tjera; muret mbajtëse dhe strukturat për mbrojtje kundër ortekëve, gurëve
rrokullisës etj;

1.4. vendkalimet në nivel, duke përfshirë pajisjet për sigurimin e trafikut rrugor;

1.5. superstruktura, në veçanti: shinat, shinat speciale dhe kontra shinat; traversat dhe
traversat gjatësore, lidhëset e vogla për linjën hekurudhore, balasti duke përfshirë çaklën dhe
rërën; ndërrueset, kryqëzimet etj; platformat rrotulluese dhe traversat (përveç atyre të
rezervuara veçmas për lokomotivat);

1.6. rruga e qasjes për udhëtarët dhe mallrat, duke përfshirë edhe qasjen me anë të rrugës;

1.7. siguria, instalimet sinjalizuese dhe telekomunikuese në binarin e hapur, në stacione dhe në
depot për formimin e trenave, duke përshirë elektranat për gjenerimin, transformimin dhe
shpërndarjen e rrymës elektrike për sinjalizim dhe telekomunikim; ndërtesat për instalimet e
tilla apo elektranat; pajisjet frenuese të binarit;
22
1.8. instalimet e ndriçimit për qëllime të trafikut dhe të sigurisë;

1.9. elektrana për transformimin dhe bartjen e energjisë elektrike për tërheqjen e trenave,
nënstacionet, kabllot e furnizimit ndërmjet nënstacioneve dhe përçuesit kontaktues, rrjeti
kontaktues dhe mbështetjet; binari i tretë me mbështetjet;

1.10. Ndërtesat e shfrytëzuara nga menaxheri i infrastrukturës.

Neni 43
Kryqëzimet hekurudhë – rrugë

1. Kryqëzimet me binarë duhen të bëhen me mbikalime ose nënkalime, përveç nëse ndërtimi i
kryqëzimeve të tilla nuk do të ishte ekonomik apo nëse e pengon sigurinë e trafikut hekurudhor.

2. Nëse kryqëzimi i një linje hekurudhore dhe rruge publike apo rruge të pa kategorizuar, bëhet për
shkak të ndërtimit të një rruge të re, atëherë shpenzimet për ndërtimin e kryqëzimeve, mbikalimeve dhe
nënkalimeve, shpenzimet për vendosjen e pajisjeve dhe elementeve tjera të nevojshme në rrugën e re
dhe në binarë, si dhe shpenzimet tjera për sigurimin e trafikut në rrugën e re, duhet të barten nga
investitori i rrugës së re.

3. Përgjegjësinë për sigurimin e vendkalimeve në nivel rrugë-hekurudhë si dhe për vendosjen e
shenjëzimeve rrugore e mbanë pronari i vendkalimit, respektivisht institucioni përgjegjës për
mirëmbajtjen e rrugës e cila kryqëzohet me hekurudhën.

4. Ndërtimi i nënkalimeve, mbikalimeve apo vendkalimeve në nivel pa pëlqimin paraprak të menaxherit
të infrastrukturës hekurudhore nuk mund të bëhet. Ndërtimi i nënkalimeve, mbikalimeve apo
vendkalimeve në nivel pa pëlqimin paraprak të menaxherit të infrastrukturës hekurudhore do të
eliminohet menjëherë nga menaxheri i infrastrukturës hekurudhore dhe shpenzimet për eliminimin e
nënkalimit, mbikalimit aspo vendkalimit në nivel do të barten nga institucioni i cili i ka ndërtuar ato.


KREU V
OPERIMI DHE SHFRYTËZIMI I INFRASTRUKTURËS HEKURUDHORE

NËNKREU I
Menaxheri i infrastrukturës së rrjetit të shfrytëzimit të përbashkët

Neni 44
Menaxhimi i infrastrukturës hekurudhore

Menaxhimi i infrastrukturës hekurudhore bëhet nga menaxheri i infrastrukturës hekurudhore i cili është
përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së tij dhe për ofrimin e shërbimeve
përkatëse për ndërmarrjet hekurudhore të cilat ofrojnë shërbime të transportit. Menaxhimi i
infrastrukturës duhet të përfshijë funksionet esenciale të pagesave të rrjetit, duke përfshirë këtu
përcaktimin dhe mbledhjen e pagesave, si dhe alokimin e traseve.

Neni 45
Themelimi i menaxherëve të infrastrukturës hekurudhore në Kosovë

1. Infrastruktura hekurudhore ekzistuese e shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë është pronë
shtetërore, menaxhimin e së cilës shteti ia delegon menaxherit të infrastrukturës hekurudhore,
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ShA (INFRAKOS) është e krijuar si ndërmarrje me pronësi
publike sipas Ligjit për ndërmarrjet publike.

23
2. Misioni i INFRAKOS-it është që të zhvilloj dhe mirëmbaj infrastrukturën hekurudhore ekzistuese të
shfrytëzimit të përbashkët dhe të operoj me te me objektivin e promovimit të transportit hekurudhor në
këtë vend si një lloj transporti të qëndrueshëm dhe efikas për shoqërinë dhe ekonominë.

3. INFRAKOS-i është gjithashtu përgjegjës për operimin e infrastrukturës duke ofruar qasje në
infrastrukturë dhe duke vendosur pagesat për shfrytëzimin e infrastrukturës.

4. Asetet të cilat e përbëjnë infrastrukturën hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët, si dhe ndërtesat
që nuk i janë dhënë operimeve hekurudhore dhe që i takojnë shtetit transferohen nën menaxhimin e
INFRAKOS-it.

5. INFRAKOS-i do të funksionoj mbi baza komerciale përveç nëse nuk definohet ndryshe në këtë ligj.

6. INFRAKOS duhet të ketë licencë dhe autorizim të sigurisë ashtu siç është e rregulluar me këtë ligj.

7. Duke pasur parasysh projektet për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore të
shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore mund të konsultohet
nëse është e nevojshme gjatë negocijimit dhe të nënshkruaj kontratë të partneriteti në përputhje me
legjislacionin në fuqi nëse arrihet vendimmarrje për këtë proces.

8. Raporti ndërmjet shtetit dhe INFRAKOS-it që është në pronësi publike është i përshkruar në
kontratë. Kjo kontratë duhet të siguroj menaxhim të pavarur të INFRAKOS-it, stafit dhe menaxherëve.

9. Bordi dhe kryetari i INFRAKOS-it emërohet në përputhje me Ligjin mbi ndërmarrjet publike në
Kosovë.

10. Misioni dhe statuti i INFRAKOS-it do të përshkruhet me aktin nënligjor në pajtim me Direktivën e
BE-së 2001/14. Ky akt gjithashtu do të precizoj, duke u bazuar në Ligjin mbi ndërmarrjet publike numrin
e anëtarëve të bordit të INFRAKOS-it dhe modalitetet për nominimin dhe zgjedhjen e tyre,

11. Duke qenë ndërmarrje me pronësi publike, INFRAKOS-i duhet t’i përmbush rregullat e përshkruara
në ligjin e Kosovës për ndërmarrjet në pronësi publike lidhur me kontrollin ekonomik, financiar dhe
teknik.

12. INFRAKOS-i merr përsipër të drejtat dhe obligimet që kanë të bëjnë me asetet e transferuara nga
Hekurudhat e Kosovës ShA me përjashtim të dëmtimeve që janë shkaktuar para datës së transferimit
dhe taksave që kanë të bëjnë para datës së transferimit.

13. Të gjitha transferimet e aseteve të përshkruara më sipër lirohen nga tatimet dhe pagesat për
shtetin.

14. Asetet në pronësi publike të INFRAKOS-it mbrohen nga uzurpimi ashtu siç është përshkruar në
Kreun X të këtij ligji. INFRAKOS-i dhe shteti kanë për obligim që me mbështetjen e policisë dhe të
institucioneve të tjera të veprojnë kundër uzurpimeve. Modalitetet e veprimeve të cilat duhet te
ndërmerren do të përcaktohen me akt nënligjor.

15. Të hyrat e INFRAKOS-it janë të hyrat e paguara nga ndërmarrjet hekurudhore që shfrytëzojnë
infrastrukturën hekurudhore në pronësi publike të shfrytëzimit të përbashkët si dhe shërbimet
përkatëse, të hyrat e tjera që kanë të bëjnë me asetet dhe aktivitetet e tjera të INFRAKOS-it, kontributet
shtetërore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët
dhe ndonjë kontribut tjetër me origjinë publike apo private.

16. Parimet e llogaritjes së pagesave të shfrytëzimit të infrastrukturës paraqiten me aktin nënligjor në
pajtim me Direktivën e BE-së Nr. 2001/14, si dhe në propozimet e direktivës së re mbi themelimin e
hapësirës unike hekurudhore evropiane të shtatorit 2010. Ato duhet të lejojnë shfrytëzim optimal të
24
infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët dhe të lejojnë qasje të drejt dhe jo
diskriminuese për ndërmarrjet hekurudhore.

17. INFRAKOS-i duhet të publikoj çdo vit ekspozenë e rrjetit të freskuar ashtu siç është definuar në
këtë ligj. Ky dokument duhet të përshkruaj infrastrukturën hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët
duke përfshirë linjat që lidhen me terminalet dhe portet tokësore, pajisjet dhe shërbimet e tjera të cilat
mund të jenë në dispozicion si dhe kushtet për të pasur qasje në këtë infrastrukturë dhe në këto
shërbime.

18. INFRAKOS-i duhet të krijoj regjistrin e infrastrukturës për infrastrukturën të cilën e menaxhon.

19. INFRAKOS-i përveç ekspozeut të rrjetit mund të lëshojë edhe dokumente tjera administrative të
cilat do të përdoren për marrëdhëniet e tij me ndërmarrjet hekurudhore apo çfarëdo entiteti tjetër që
merret me këtë çështje. Këto dokumente duhet të bëhen publike.

20. Shteti mund të negocioj dhe të nënshkruaj kontrata dhe të realizoj projekte për zhvillimin dhe
mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë në përputhje me
legjislacionin në fuqi.

21. Shteti përveç INFRAKOS-it mundet t’ua delegoj edhe tjerëve menaxhimin e infrastrukturës së re
hekurudhore të zhvilluar në përputhje me PPP apo koncesionimin. Kontrata ndërmjet shtetit dhe
menaxherit të ri të infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët do të precizoj kushtet që do
të garantojnë sigurinë dhe interoperabilitetn e operimeve të infrastrukturës dhe vazhdimësinë e
shërbimeve publike, si dhe obligimin për lëshimin e Ekspozeut të Rrjetit dhe lejimin e qasjes fer,
transparente, jodiskriminuese infrastrukturës së re hekurudhore.

22. Secili menaxher i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët përveç INFRAKOS-it,
duhet të ketë autorizimin e sigurisë.

23. Përveç INFRAKOS-it, çdo menaxher tjetër i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të
përbashkët duhet gjithashtu të bëj publike rregullat dhe vendimet që kanë të njëjtin objekt sikurse aktet
administrative të INFRAKOS-it. Ata duhet të lëshojnë çdo vit ekspozeun e rrjetit të freskuar, si dhe të
përgatisin dhe freskojnë regjistrin e infrastrukturës të cilën ata e menaxhojnë.

24. INFRAKOS-i dhe secili menaxher tjetër i infrastrukturës hekurudhore duhet të bashkëpunojnë me
menaxherët e tjerë të infrastrukturës hekurudhore në regjionin e Ballkanit dhe në Evropë për të
ndërtuar trasetë ndërkombëtare dhe optimizuar shfrytëzimin e rrjetit hekurudhor Evropian.

Neni 46
Licenca dhe autorizimi i sigurisë
për menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët

1. Secili menaxher i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të aplikoj në organin licencues
dhe të merr licencën.

2. Kushtet për dhënien e licencës janë:
2.1. selitë e entiteteve ligjore duhet janë në territorin e Kosovës

2.2. kompania është e regjistruar për aktivitetin e menaxhimit të infrastrukturës hekurudhore;

2.3. kompania nuk është në procedurë bankrotimi;

2.4. personi përgjegjës apo anëtari i organit menaxhues të entitetit ligjor në momentin e
marrjes së licencës nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale apo ndaj tij nuk është iniciuar
ndonjë procedurë për vepër penale;

25
2.5. kompania është e aftë financiarisht, pra mund të plotësoj obligimet e veta të tanishme apo
të ardhshme nën kushte normale të operimit brenda dymbëdhjetë (12) muajsh;

2.6. kompania është e siguruar në një kompani sigurimesh dhe paraqet dëshmi me shkrim se
është në gjendje të dëmshpërblej dëmtimet eventuale të shkaktuara gjatë kryerjes së
aktiviteteve të veta sipas rregulloreve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që janë obliguese për
Kosovën.

3. Secili menaxher i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të aplikoj dhe të merr
autorizimin e sigurisë nga autoriteti nacional që është kompetent për sigurinë hekurudhore. Ky
autorizim i sigurisë duhet të rishqyrtohet në intervale kohore që nuk kalojnë pesë (5) vite.

4. Kushtet dhe procedurat, si dhe format e aplikimeve për marrjen e autorizimit të sigurisë do të
përshkruhen me aktin nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2004/49.

Neni 47
Menaxhimi i infrastrukturës hekurudhore në rrethana të jashtëzakonshme

1. Në rast të ndërprerjes së trafikut hekurudhor të shkaktuar nga defektet teknike, aksidentet serioze,
aksidentet apo incidentet; menaxheri i infrastrukturës hekurudhore i shfrytëzimit të përbashkët duhet të
ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për të rivendosur kushte normale të trafikut në një kohë sa
më të shkurtër të mundshme.

2. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të përgatisë planet rezervë ku
përfshihen të gjitha autoritetet dhe institucionet që duhet të informohen në rast të aksidentit serioz,
aksidentit apo incidentit apo të ndërprerjes serioze të trafikut të trenave.

3. Në rast emergjence kur infrastruktura hekurudhore nuk mund të shfrytëzohet, atëherë menaxheri i
infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët mund të anuloj shfrytëzimin e linjave të
trenave pa i njoftuar paraprakisht transportuesit për aq kohë sa është e domosdoshme për riparimin e
infrastrukturës. Ai gjithashtu mund të kërkoj nga transportuesit që t’i vënë në dispozicion burimet për
normalizimin e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur.

4. Nëse konsideron se është e domosdoshme, menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët
mund të kërkoj nga transportuesit t’i vënë në dispozicion burimet e tilla të cilat menaxheri i konsideron
të nevojshme në mënyrë që për një kohë sa më të shkurt të mundshme të normalizohet trafiku.


NËNKREU II
Ofruesit e pajisjeve speciale hekurudhore

Neni 48
Ofruesi i pajisjeve speciale hekurudhore

1. Pajisja speciale hekurudhore nënkupton lidhjen hekurudhore me rrjetin për qëllim të ofrimit të
shërbimeve për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave, e cila nuk është as port e as terminal. Ofrues
i pajisjeve hekurudhore, nënkupton personin i cili ofron pajisjet speciale të shërbimeve hekurudhore.

2. Ministria vendos nëse ofruesi i pajisjeve speciale hekurudhore do të deklarohet si menaxher i
infrastrukturës i cili njëkohësisht do të jetë organ i cili aplikon pagesën dhe bënë alokimin e traseve të
trenit. Në këtë rast ofruesi i pajisjeve speciale hekurudhore është i obliguar që të aplikoj për licencë
dhe certifikatë bazuar në këtë ligj. Ky po ashtu është i obliguar që të prezanton ekspozenë e
thjeshtësuar të rrjetit dhe të bënë kontrata kornizë apo kontratat për qasje në binarë, ashtu sikurse
kërkohet me këtë ligj. Deklarata e tillë e rrjetit duhet të përpilohet sipas aktit nënligjor në pajtim me
26
Direktivën e BE-së 2001/14 dhe propozimin për direktivën e re mbi Hapësirën Unike Evropiane të
Transportit të shtatorit 2010.

3. Nëse Ministria vendosë që ofruesi i pajisjeve speciale hekurudhore nuk ka nevojë të deklarohet si
menaxher i infrastrukturës dhe organ i cili aplikon pagesat për rrjet dhe bënë alokimin e trasesë,
atëherë ofruesi i pajisjeve speciale hekurudhore nuk ka nevojë që të ketë licencë dhe autorizim të
sigurisë.

4. Ofruesi i pajisjeve speciale hekurudhore ka të drejt të kryej transport në llogari të vet për qëllimet e
veta dhe për ato komerciale.

5. Në rast të transportit për nevojat e veta, atëherë ai nuk duhet të kërkoj licencë për ndërmarrjet
hekurudhore apo të aplikoj për autorizim të thjeshtë të sigurisë, por duhet të jetë në pajtim me rregullat
që kanë të bëjnë me sigurinë e transportit hekurudhor sikurse kërkohet me këtë ligj dhe me rregulloret
pasuese. Deklarata e tillë e thjeshtësuar e rrjetit duhet të përpilohet sipas aktit nënligjor në pajtim me
Direktivën e BE-së 2001/14 dhe propozimin për direktivën e re mbi Hapësirën Unike Evropiane të
Transportit të shtatorit 2010.

6. Ministria me një akt nënligjor duhet t’i përshkruaj të drejtat dhe obligimet për ofruesin e pajisjeve
speciale hekurudhore të cilat kanë të bëjnë me operimet e sigurta, ndërtimin dhe mirëmbajtjen si dhe
menaxhimin.


NËNKREU III
Termat dhe kushtet e përgjithshme për qasje dhe shfrytëzim të rrjetit hekurudhor

Neni 49
Parimet e përgjithshme për qasje dhe transit

1. Ndërmarrjeve hekurudhore në rrjetin e Hekurudhave të Republikës së Kosovës, duhet të iu jepet
qasje dhe transit në kushte të barabarta dhe jo diskriminuese, përveç nëse nuk është rregulluar
ndryshe me këtë ligj.

2. Është detyrë e menaxherit të infrastrukturës hekurudhore që të siguroj se janë respektuar të drejtat e
akorduara për ndërmarrjet hekurudhore në përputhje me këtë ligj.

3. Për ndërmarrjet hekurudhore qasja në infrastrukturën hekurudhore duhet të autorizohet nga
menaxheri i infrastrukturës.

4. Nëse ndërmarrjes hekurudhore i mohohet qasja në infrastrukturë, ka të drejt të ankohet në ARH.

5. Ndërmarrjeve hekurudhore duhet që të iu jepet e drejta e qasjes në rrjetin e shteteve tjera në kushte
të barabarta dhe jo diskriminuese me qëllim të operimit me shërbime ndërkombëtare.

Neni 50
Qasja në terminale

1. Qasja në binarë dhe ofrimi i shërbimeve në terminale të lidhura me aktivitetet hekurudhore që i
shërbejnë apo që potencialisht mund të i shërbejnë më shumë se sa një konsumatori final, duhet të iu
jepet të gjitha ndërmarrjeve hekurudhore në mënyrë jodiskriminuese dhe transparente, kurse kërkesat
e ndërmarrjeve hekurudhore mund t’i nënshtrohen kufizimeve vetëm nëse ekzistojnë alternativat e
zbatueshme nga hekurudha sipas kushteve të tregut.

27
2. Është detyrë e ndërmarrjes e cila është e ngarkuar me infrastrukturën hekurudhore dhe furnizim të
shërbimeve në terminale, që të siguroj që qasja dhe shërbimet e furnizimit të jepen në mënyrë
transparente dhe jodiskriminuse.

3. Nëse ndërmarrjes hekurudhore i mohohet qasja, ajo ka të drejtë të ankohet në ARH.

Neni 51
Qasja në pajisjet speciale hekurudhore

1. Cilido aplikant mund të kërkoj qasje në pajisjet speciale hekurudhore nëse ato pajisje janë:

1.1. binarë hekurudhorë, leje për shfrytëzimin e atij binari për transportin e udhëtarëve dhe të
mallrave, operimin dhe tërheqjen e trenave vetëm në atë binar në mënyrë që të arrihet deri te
konsumatori fundor apo për të arritur qasje tek pajisjet speciale hekurudhore te konsumatori
final pasi që kjo mund të arrihet vetëm nëpërmes të qasjes së ofruesit të pajisjeve speciale.

1.2. binar hekurudhor, leje për shfrytëzimin e binarit për qëllim të arritjes tek depoja e
mirëmbajtjes apo vendi i furnizimit me energji elektrike, e që mund të arrihet vetëm nëpërmes
të qasjes së ofruesit apo ofruesve të pajisjeve.

1.3. binar hekurudhor dhe shërbime të afërme, leje për binarin e tillë hekurudhor dhe
shërbimet e afërme për qëllim të garazhimit apo mbajtjes së përkohshme të mjeteve lëvizëse
lidhur me operimin dhe tërheqjen e trenave vetëm në atë binar apo në ndonjë binar tjetër i cili
mund të arrihet vetëm nëpërmes të qasjes të ofruesin të pajisjeve.

1.4. pajisjet e ofruesve, leja për shfrytëzimin e pajisjeve të ofruesve që kanë të bëjnë me
operimin e rrjetit dhe pajisjeve të tij shërbyese tek të cilat mund të arrihet vetëm nëpërmes të
qasjes të ofruesit të pajisjeve.

2. Në rastin kur aplikuesi nuk ka sukses në arritjen e marrëveshjes për qasje me ofruesin e pajisjeve
speciale hekurudhore, atëherë ai mund të kërkoj intervenimin e Organit Rregullativ të Tregut.

3. Në bazë të ankesës nga aplikuesi apo me vetiniciativë, Organi Rregullativ i Tregut mund të vendos
që ofruesi i pajisjeve speciale hekurudhore të futet në kontratën e qasjes me aplikuesin, për qëllim apo
në lidhje me shfrytëzimin e pajisjeve speciale hekurudhore të specifikuara. Kjo e gjitha mund të bëhet
pasi që të jetë bërë ekzaminimi i plotë nëse dhe deri në cilën masë ekziston:

3.1. mungesa e alternativave të suksesshme nga hekurudha në kushtet e tregut;

3.2. mungesa e alternativave të zëvendësueshme nga hekurudha nën kushtet e tregut;

3.3. abuzimi eksploatues për shkak të sjelljes monopoliste;

3.4. përjashtimi i aplikantëve të tjerë, konkurruesve apo sjelljes kundër konkurruese;

3.5 sjelljeve tjera diskriminuese.

4. Nëse ofruesi i pajisjeve shërbyese speciale hekurudhore nuk zbaton vendimin, Organi Rregullativ i
Tregut ka të drejtë të shfrytëzojë mundësitë ligjore për detyrimin e tij.

Neni 52
Qasja në shërbime

1. Aplikantët duhet që në baza jo diskriminuese të kenë të drejtë në pakon minimale të qasjes dhe
qasje në binarë në pajisjet shërbyese siç janë të përshkruara në këtë ligj. Ofrimi i shërbimeve (qasja në
binarë për pajisjet shërbyese dhe shërbimet e furnizimit) duhet të bëhet në mënyrë jo diskriminuese,
28
ndërsa kërkesat nga ndërmarrjet hekurudhore mund të refuzohen vetëm nëse ekzistojnë alternativa të
zbatueshme në kushte të tregut. Nëse ofrimi i shërbimeve nuk bëhet nga një menaxher i
infrastrukturës, ofruesi i infrastrukturës kryesore duhet të shfrytëzojë të gjitha përpjekjet e arsyeshme
për lehtësimin e këtyre shërbimeve dhe këtë ta publikoj në ekspozeun e tij të rrjetit.

2. Kur menaxheri i infrastrukturës ofron ndonjërin nga shërbimet e parapara me këtë ligj si shërbime
shtesë, ai duhet t’i ofrojë ato me kërkesë të ndërmarrjes hekurudhore.

3. Ndërmarrjet hekurudhore mund të kërkojnë shërbime të mëtejme ndihmëse të shënuara në këtë ligj
nga menaxheri i infrastrukturës apo nga furnizuesit e tjerë. Menaxheri i infrastrukturës nuk është i
obliguar që t’i ofroj ato shërbime.

4. Shërbimet me të cilat furnizohen ndërmarrjet hekurudhore janë:

4.1. pakoja minimale e qasjes duhet të përfshijë:

4.1.1. trajtimin e kërkesave për kapacitetin e infrastrukturës;

4.1.2. të drejtën e shfrytëzimit të kapacitetit që është dhënë;

4.1.3. shfrytëzimin e ndërrueseve të binarëve dhe nyejve hekurudhore;

4.1.4. kontrollin e trenit duke përfshirë sinjalizimin, rregullimin, nisjen, komunikimin
dhe ofrimin e informacionit mbi lëvizjen e trenit;

4.1.5. tërë informacionin tjetër i cili kërkohet për zbatimin apo operimin e shërbimeve
për të cilat është dhënë kapaciteti.

4.2. pajisjet shërbyese për qasje në binarë dhe ofrimi i shërbimeve duhet të përfshijë:

4.2.1. shfrytëzimin e pajisjes së furnizimit me rrymë elektrike për tërheqje të trenave
kur është në dispozicion;

4.2.2. pajisjet për furnizimin me karburant;

4.2.3. stacionet e udhëtarëve, ndërtesat e tyre dhe pajisjet e tjera;

4.2.4 terminalet e mallrave;

4.2.5. stacionet përmbledhëse;

4.2.6. pajisjet për formimin e trenave;

4.2.7. binarët anësorë të magazinimit;

4.2.8. pajisjet e mirëmbajtjes dhe pajisjet e tjera teknike.

4.3. shërbimet shtesë përbëhen nga:

4.3.1. rryma e tërheqjes;

4.3.2. para nxehja e trenave të udhëtarëve;

4.3.3. furnizimi me derivate, manovrimi dhe të gjitha shërbimet e tjera shtesë të ofruara
në pajisjet shërbyese për qasje në binar të përmendura më sipër;

29
4.3.4. kontratat e përshtatura për:

4.3.4.1. kontrollin e transportit të mallrave të rrezikshme;

4.3.4.2. asistencën në qarkullimin e trenave të parregullt.

4.4 shërbimet ndihmëse përfshijnë:

4.4.1. qasjen në rrjetin telekomunikues;

4.4.2. ofrimin e informacionit shtesë;

4.4.3. inspektimin teknik të mjeteve lëvizëse.

5. Nëse aplikuesit i mohohet qasja në shërbime të cilat ofruesi i shërbimeve është i obliguar t’ia ofroj,
atëherë aplikuesi ka të drejt të ankohet në Organin Rregullativ të Tregut.

6. Kur operatori i ofrimit të pajisjeve shërbyese i përket organit apo kompanisë e cila është aktive dhe
mbanë pozitë dominante së paku në njërin nga tregjet e shërbimeve të transportit hekurudhor për të
cilat përdoren pajisjet, atëherë operatori duhet të organizohet në atë mënyrë që të jetë i pavarur nga ky
organ apo kompani në aspektin legal, organizativ dhe të vendimmarrjes.

7. Refuzimi i kërkesave të ndërmarrjeve hekurudhore për qasje në pajisjet shërbyese mund të bëhet
vetëm nëse ka alternativa të zbatueshme me të cilat iu lejohet atyre operimi me shërbimet e udhëtarëve
apo të mallrave në të njëjtën linjë dhe në kushte ekonomike të pranueshme. Barra e argumentimit të
ekzistimit të një alternative të përshtatshme, mbetet mbi operatorin e pajisjeve shërbyese.

8. Kur operatori i pajisjeve shërbyese has në konflikt ndërmjet kërkesave të ndryshme, ai duhet bërë
krahasimin më të mirë të mundshëm të të gjitha kërkesave. Nëse nuk ekziston ndonjë alternativë e
përshtatshme dhe mundësia e akomodimit të të gjitha kërkesave për kapacitetet e pajisjeve relevante
mbi bazat e nevojave të demonstruara, atëherë Organi Rregullativ i Tregut me nismën e vet apo në
bazë të ankesave duhet të ndërmerr veprimet e duhura që të sigurojë se pjesa e duhur e kapaciteteve i
është dhënë ndërmarrjeve hekurudhore të cilat nuk janë pjesë e organit apo kompanisë tek të cilat
bënë pjesë operatori i pajisjeve.

9. Kur pajisjet shërbyese nuk kanë qenë në përdorim dy (2) vite rresht, atëherë pronari i tyre duhet që
të bëjë publikimin e operimit të pajisjeve për dhënie apo marrje me qira.

Neni 53
Qasja në pajisjet e trajnimit

1. Ndërmarrjet hekurudhore që aplikojnë për certifikatë të sigurisë duhet të kenë qasje të drejt dhe jo
diskriminuese në pajisjet e trajnimit për trajnimin e makinistëve dhe stafin shoqërues të trenave kurdo
që një trajnim i tillë është i domosdoshëm për plotësimin e kërkesave për të marrë certifikatën e
sigurisë.

2. Shërbimet e ofruara duhet të përfshijë trajnimin mbi domosdoshmërinë e njohjes të linjave,
rregullave të operimit dhe procedurat, sinjalizimin dhe sistemin e telekomandimit si dhe procedurat e
emergjencës të cilat aplikohen në operimin e linjave.

3. Menaxherët e infrastrukturës dhe stafi i tyre të cilët kryejnë punët vitale të sigurisë duhet të kenë
qasje të drejt dhe jo diskriminuese në pajisjet e trajnimit.

4. Nëse shërbimet e trajnimit nuk përshijnë provimet dhe dhënien e certifikatave, atëherë ministria
duhet të siguroj qasjen e ndërmarrjes hekurudhore në atë certifikim nëse kjo ka të bëjë me kërkesën
për certifikatën e sigurisë.
30
5. Autoriteti i sigurisë duhet të siguroj që ofrimi i shërbimeve të trajnimit, apo kur është e përshtatshme
dhënia e certifikatës t’i plotëson kërkesat e sigurisë.

6. Nëse pajisjet e trajnimit janë në dispozicion vetëm përmes të shërbimeve të një ndërmarrje të vetme
hekurudhore apo të një menaxheri të vetëm të infrastrukturës, atëherë ministria duhet të siguroj se ato
do të jenë në dispozicion për ndërmarrjet e tjera hekurudhore me një çmim të arsyeshëm dhe jo
diskriminues dhe me kosto që mund të përfshijë një profit të vogël.

7. Kur bëhet rekrutimi i makinistëve të rinj, atëherë stafi i ndërmarrjes hekurudhore që është në bordin
e trenit dhe stafi që kryen detyrat vitale të sigurisë, duhet të jenë në gjendje të marrin parasysh ndonjë
trajnim, kualifikim dhe përvojë të fituar më parë nga ndërmarrjet e tjera hekurudhore. Për këtë qëllim
këta anëtarë të stafit duhet të kenë të drejt të kenë qasje, t’i marrin kopjet dhe t’i komunikojnë të gjitha
dokumentet të cilat dëshmojnë trajnimin e tyre, kualifikimet dhe përvojën.

8. Nëse aplikuesit i mohohet qasja në pajisjet e trajnimit, atëherë ai ka të drejt të ankohet tek Organi
Rregullativ i Tregut.

Neni 54
Kabotazhi dhe kufizimet për të drejtën e qasjes në infrastrukturë

1. Ndërmarrjet hekurudhore gjatë kryerjes së shërbimit ndërkombëtar të transportit duhet të kenë të
drejtë që në cilindo stacion apo terminal të vendosur në linjat ndërkombëtare të marrin udhëtarë dhe
mallra dhe t’i dërgojnë ata deri te destinacioni tjetër duke përfshirë këtu stacionet dhe terminalet e
vendosura në shtetin tjetër.

2. Ministria mund të kufizoj të drejtën e qasjes të definuar në paragrafin 1. për shërbimet ndërmjet
vendit të nisjes dhe destinacionit, e të cilat janë të mbuluara nga një apo më shumë kontrata të
shërbimit publik. Ky kufizim mund të mos ketë efekt në kufizimin e të drejtës për të marrë udhëtarë apo
mallra në ndonjë stacion apo terminal të vendosur në linjat e shërbimit ndërkombëtar dhe t’i dërgojnë
ata tek një destinacion tjetër duke përfshirë stacionet dhe terminalet e vendosura në Kosovë, përveç
nëse realizimi i kësaj të drejte do të prishte ekuilibrin ekonomik të kontratës së shërbimit publik.

3. Se a do të prishet ekuilibri ekonomik kjo duhet të përcaktohet nga Organi Rregullativ i Tregut -
organi relevant rregullativ mbi bazën e analizës objektive ekonomike dhe bazuar në kriteret e
parapërcaktuara duke pasuar kërkesën nga:

3.1. Ministria apo autoritetet kompetente regjionale apo komunale të cilat e kanë dhënë
kontratën e shërbimit publik,

3.2. ndonjë autoritetet tjetër kompetent i interesuar me të drejtën e kufizimit të qasjes sipas këtij
neni,

3.3. menaxheri i infrastrukturës, apo

3.4. ndërmarrja hekurudhore e cila zbaton kontratën e shërbimit publik.

4. Autoritetet kompetente dhe ndërmarrjet hekurudhore të cilat ofrojnë shërbime publike duhet t’i
ofrojnë Organit Rregullativ të Tregut informacionin e kërkuar me arsyetim në mënyrë që të vihet deri te
ai vendim. Autoriteti Rregullativ Hekurudhor duhet të merr parasysh gjithë informacionin e ofruar, kur
kjo është e përshtatshme t’i konsultoj palët relevante dhe njëkohësisht duhet t’i informoj palët relevante
për vendimin e marrë. Kjo duhet të bëhet brenda një kohe të parapërcaktuar dhe të arsyeshme dhe në
çfarëdo rasti brenda dy (2) muajsh nga dita e marrjes së të gjithë informacionit relevant.

5. Organi Rregullativ i Tregut duhet t’i ofrojë faktet për vendimin e vet dhe të specifikoj kohën dhe
kushtet brenda të cilave entitetet në vijim mund të kërkojnë rishqyrtimin e vendimit:

31
5.1. autoriteti relevant kompetent apo autoritetet kompetente;

5.2. menaxheri i infrastrukturës;

5.3. ndërmarrja hekurudhore që zbaton kontratën e shërbimit publik; apo

5.4. ndërmarrja hekurudhore që kërkon qasje.

6. Ministria gjithashtu mundet të kufizoj të drejtën për marrjen dhe zbritjen e udhëtareve në linjat e
shërbimit ndërkombëtar të udhëtarëve në rastet kur e drejta ekskluzive për bartjen e udhëtareve
ndërmjet stacioneve është dhënë më parë sipas kontratës së koncesionit në bazë të një procedure
tenderuese dhe të një konkurrence të drejt. Ky kufizim mund të vazhdoj gjatë kohëzgjatjes së kontratës
fillestare apo për pesëmbëdhjetë (15) vite, merret cilido version që është më i shkurtër.

7. Organi Rregullativ i Tregut siguron zbatimin transparent dhe jo diskriminues të vendimeve të
referuara në këtë nen.

8. Autoritetet kompetente të cilat lidhin kontratat e shërbimit publik, mund të vënë taksë për ndërmarrjet
hekurudhore të cilat ofrojnë shërbime për udhëtarë për operim në linjat të cilat janë në kuadër të
juridiksionit të këtij autoriteti dhe që operojnë në Kosovë.

9. Në këtë rast ndërmarrjet hekurudhore që ofrojnë shërbime të transportit hekurudhor vendor dhe
ndërkombëtar të udhëtareve do t’i nënshtrohen të njëjtës taksë mbi operimin e linjave që janë në
kuadër të juridiksionit të atij autoriteti.

10. Taksa synon që të kompenson autoritetin kompetent publik për obligimet e shërbimeve publike
ashtu siç përshkruhet në kontratat e dhëna të shërbimit publik.

11. Të hyrat nga një taksë e tillë dhe e paguar si kompensim mund të mos e mbulojnë atë që është e
domosdoshme për të mbuluar tërë apo një pjesë të kostos së shkaktuar nga obligimet e shërbimit
publik relevant duke marrë parasysh pranuesit relevant dhe fitimin e arsyeshëm për kryerjen e atyre
obligimeve.

12. Taksa e vënë duhet t’i respektoj në veçanti parimet e paanësisë, transparencës, jodiskriminimit
dhe proporcionalitetit, e në veçanti raportin ndërmjet çmimit mesatar të shërbimit për udhëtarët dhe
nivelit të asaj takse.

13. Totali i taksave të vëna sipas këtij paragrafi nuk duhet të rrezikoj zbatueshmërinë ekonomike të
shërbimit hekurudhor të transportit të udhëtarëve për të cilat ato janë vënë.

14. Autoritetet relevante duhet të mbajnë informacionet e domosdoshme për të siguruar trajtimin e
origjinës dhe shfrytëzimit të taksave.

15. Organi Rregullativ i Tregut duhet të informohet paraprakisht për çdo vendim të marrë nga autoriteti
publik relevant që të mund të kërkoj tërë informacionin që ka ndikuar në planifikimin e taksës, ta
kontrollojë përputhjen me parimet e paanësisë, transparencës, jo diskriminimit, proporcionalitetit dhe
caktimit së çmimit të paraqitur në këtë ligj.
16. Autoriteti publik relevant duhet të merr parasysh observimet dhe shënimet e Organit Rregullativ të
Tregut në procesin e vendimmarrjes para zbatimit të asaj takse.

17. Ndërmarrjet hekurudhore që i nënshtrohen taksës së paraqitur në këtë ligj, kanë të drejt të
paraqesin ankesë tek Organi Rregullativ i Tregut.

18. Padia kundër vendimit të referuar në këtë ligj mund të iniciohet, ndërsa procedura administrative
duhet të iniciohet në gjykatën kompetente brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të vendimit.

32
NËNKREU IV
EKSPOZEU I RRJETIT

Neni 55
Ekspozeu i Rrjetit

Çdo menaxher i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët pas konsultimeve me palët e interesuara
dhe Organin Rregullativ të Tregut duhet të publikoj Ekspozeun e rrjetit sikurse është definuar në këtë
ligj. Ky ekspoze duhet të përmbaj përshkrimin e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të
përbashkët, rregullat e përgjithshme për aplikimin për trasetë e trenit, tarifat dhe qasjen në
infrastrukturën hekurudhore, rregullat për alokimin e kapacitetit dhe informacionin tjetër esencial për
raportet e punës ndërmjet menaxherit të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore.

Neni 56
Rrjeti

1. Përmbajtja e obligueshme e ekspozeut të rrjetit duhet të përshkruhet me aktin nënligjor në pajtim me
Direktivën 2001/14/EC dhe në propozimin e direktivës së re mbi Hapësirën Unike Evropiane të
Transportit të shtatorit 2010. Ky ekspoze së paku duhet të përmbajë seksionet vijuese:

1.1. seksionin i cili paraqet natyrën e infrastrukturës që është në dispozicion për ndërmarrjet
hekurudhore dhe kushtet për qasje në te;

1.2. seksionin për parimet e vendosjes së çmimeve dhe pagesave të shfrytëzimit. Kjo duhet të
përmbaj detajet e skemës së vendosjes së çmimeve sipas këtij ligji e gjithashtu informacionet e
mjaftueshme për pagesat që aplikohen për shërbimet e vendosura e që janë përcaktuar nga
vetëm një furnizues. Duhet të jep detaje për metodologjinë, rregullat dhe kur është e
aplikueshme shkallët e shfrytëzuara për aplikim. Duhet të përmbaj informacionin mbi
ndryshimet e pagesave të cilat tanimë janë vendosur apo janë paraparë;

1.3. seksionin mbi parimet dhe kriteret për alokimin e kapaciteteve. Kjo duhet t’i paraqet
karakteristikat e përgjithshme të kapacitetit të infrastrukturës që është në dispozicion të
ndërmarrjeve hekurudhore dhe çfarëdo kufizimi në lidhje me shfrytëzimin duke përfshirë
kërkesat e kapacitetit për mirëmbajtje. Duhet gjithashtu të specifikojë procedurat dhe afatet që
kanë të bëjnë me procesin e alokimit të kapacitetit. Ekspozeu duhet të përmbaj kriteret
specifike që hyjnë në punë gjatë këtij procesi e në veçanti:

1.3.1. procedurat sipas të cilave aplikuesit mund të kërkojnë kapacitet nga menaxheri i
infrastrukturës;

1.3.2. kërkesat që i drejtojnë aplikuesit;

1.3.3. orarin e aplikimit dhe proceset e alokimit;

1.3.4. parimet që e drejtojnë procesin e koordinimit;

1.3.5. procedurat që duhet të pasohen dhe kriteret e shfrytëzuara kur ka mbingarkim
në infrastrukturë;

1.3.6. detajet për kufizimet në shfrytëzimin e infrastrukturës;

1.3.7. cilido kusht me të cilin merren parasysh nivelet e mëparshme të shfrytëzimit të
kapacitetit në përcaktimin e prioriteteve për procesin e alokimit. Duhet të jepen masat
e marra në formë të detajuar për të siguruar trajtim adekuat të shërbimeve të mallrave,
shërbimeve ndërkombëtare dhe kërkesave që i nënshtrohen procedurës sipas rastit.

33
Neni 57
Përmbajtja e rrjetit

Ekspozeu i Rrjetit mund të blihet nga palët e interesuara me pagesë e cila nuk tejkalon kostot normale.
Marrja e formatit elektronik të Ekspozeut të Rrjetit duhet të bëhet e mundur pa pagesë përmes ueb
faqes së ARH.

Neni 58
Konsultimet dhe komentet për ekspozeun e rrjetit

Drafti i Ekspozeut të Rrjetit duhet të dorëzohet tek të gjitha palët e interesit për konsultim. Afati i
paraqitjes së komenteve duhet të jetë një (1) muaj nga data e dorëzimit. Ekspozeu i Rrjetit duhet
domosdoshmërish të freskohet në mënyrë të rregullt. Ekspozeu i Rrjetit duhet të publikohet jo më vonë
se katër (4) muaj para afatit të fundit për paraqitjen e kërkesave për trasetë e trenit.

Neni 59
Publikimi i ekspozeut së rrjetit

Ekspozeu i rrjetit duhet të publikohet në gjuhën shqipe, serbe dhe anglishte.

Neni 60
Detyrimet për ekspozeun e rrjetit

Në rast të informatave joadekuate mund të kërkohen gjoba dhe sanksione kundër menaxherit të
infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët, ndërsa për detyrimin e tij mund të angazhohet Organi
Rregullativ i Tregut. Organi Rregullativ i Tregut duhet të kontrolloj se a përmban Ekspozeu i Rrjetit
klauzola diskriminuese apo ia lejon fuqinë e veprimit menaxherit të infrastrukturës që t’i diskriminon
aplikuesit. Organi Rregullativ i Tregut duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme që t’i kryej këto detyra.


NËNKREU V
Pagesat e infrastrukturës

Neni 61
Dispozitat e përgjithshme

1. Pagesat për qasje në binarë për shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të
përbashkët duhet të paguhen nga ndërmarrjet hekurudhore për menaxherët e infrastrukturës dhe të
shfrytëzohen për të financuar biznesin e tyre.

2. Pagesa për qasje në binarë e caktuar nga menaxheri i infrastrukturës duhet të vendoset në
përputhje me natyrën e shërbimeve, kohën e shërbimit dhe kualitetin e trasesë së trenit, situatën në
treg dhe kostot.

3. Struktura e sistemit të vendosjes së çmimit për shfrytëzuesit e rrjetit dhe niveli i përgjithshëm i
pagesave të shfrytëzimit propozohet nga menaxheri i infrastrukturës në pronësi të shtetit dhe e
miraton Ministria në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për ndërmarrjet publike. Menaxheri i
infrastrukturës në shfrytëzim të përbashkët në pronësi shtetërore cakton pagesat dhe kostot në
përputhje me situatën e tregut, duke respektuar parimin e mos diskriminimit.

4. Pagesa e qasjes në infrastrukturë duhet të mbuloj minimumin e pakos së qasjes për pajisjet
shërbyese nga neni 52 i këtij ligji.




34
Neni 62
Vendosja, përcaktimi dhe arkëtimi i pagesave të qasjes në infrastrukturë

1. Secili menaxher i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të përcaktojë pagesat për qasje
në infrastrukturë sipas situatës në treg dhe kostos por duke respektuar kështu parimet e jodiskriminimit.

2. Akti nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2001/14 dhe propozimit për Direktivën mbi Hapësirën
Unike Evropiane të Transportit duhet të precizoj rregullat që duhet të shfrytëzohen për të vendosur dhe
arkëtuar pagesën për pagesat e qasjes në infrastrukturë, por duke respektuar pavarësinë e menaxhimit
të menaxherëve të infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët.

3. Organi Rregullativ i Tregut duhet të siguroj që secili menaxher i infrastrukturës së shfrytëzimit të
përbashkët e ka bërë skemën e pagesës për qasje në infrastrukturë e cila duhet të publikohet në
Ekspozeun e Rrjetit.

4. Secili Menaxher i Infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të siguroj se aplikimi i skemave
të pagesës rezulton nga pagesat ekuivalente dhe jo diskriminuese për ndërmarrjet hekurudhore që
ofrojnë shërbime të natyrës ekuivalente në pjesën e ngjashme të tregut. Kjo duhet të kontrollohet nga
Organi Rregullativ i Tregut

5. Pagesat e qasjes në infrastrukturë duhet të arkëtohen nga secili menaxher i infrastrukturës së
shfrytëzimit të përbashkët.

6. Organi për vendosjen e pagesave duhet të jetë në gjendje që të arsyetoj tek Organi Rregullativ i
Tregut Hekurudhor se pagesat e faturuara për ndërmarrjen hekurudhore për qasje në infrastrukturë
përputhen me metodologjinë, rregullat dhe kur është e aplikueshme me normat e paraqitura në
Ekspozeun e Rrjetit, si dhe kur Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor kërkon informacion në lidhje me
pagesat e aplikuara apo të faturuara, atëherë menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të shërbimit të
përbashkët duhet të ofroj informacionin e kërkuar.

7. Menaxherët e infrastrukturës duhet të bashkëpunojnë për të arritur operim efikas të shërbimeve të
trenit të cilat kalojnë në më shumë se sa një rrjet të infrastrukturës. Ata duhet që veçanërisht të
bashkëpunojnë në definimin e pagesave për infrastrukturën në mënyrë që të garantojnë konkurrencën
optimale të shërbimit të trenave ndërkombëtar. Ata mund të themelojnë organizata të tilla të
përbashkëta për të mundësuar që kjo gjë të kryhet si duhet. Secili bashkëpunim apo organizim i
përbashkët duhet të përkufizohet sipas rregullave të paraqitura në këtë ligj apo në ndonjë rregullore
tjetër adekuate.
8. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët apo organi i vendosjes së
pagesave duhet të respektoj konfidencialitetin komercial të informacionit të cilin atij i ofrojnë aplikantët.

Neni 63
Kostot dhe llogaritë e infrastrukturës

1. Ministria duhet të sigurojë që në kushtet normale të punës dhe në periudhë të arsyeshme, llogaritë
e menaxherit të infrastrukturës të jenë të paktën të balancuara me pagesat e qasjes në infrastrukturë,
të hyrat shtesë nga aktivitetet e tjera komerciale të mundshme dhe financimi i shtetit nga njëra anë dhe
shpenzimet e infrastrukturës në anën tjetër.

2. Menaxherëve të infrastrukturës duhet t’iu ofrohen stimulime për të zvogëluar kostot dhe nivelet e
pagesave të infrastrukturës duke pasur parasysh sigurinë, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kualitetit
të shërbimeve të infrastrukturës.

3. Ndërmjet Qeverisë dhe menaxherit në pronësi publike të infrastrukturës ekzistuese të shfrytëzimit të
përbashkët INFRAKOS, vendoset marrëveshje kontraktuale. Ajo kontratë duhet të jetë afatgjate, së
paku pesë (5) vjeçare dhe duhet të përmbajë strukturën e pagesave të miratuara për financim nga
shteti për infrastrukturën hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët për tërë periudhën kontraktuese.
35
Qeveria duhet t’i konsultojë të gjitha palët e interesuara së paku një(1) muaj para nënshkrimit të
kontratës dhe një (1) muaj pas nënshkrimit duhet ta publikojë nënshkrimin.

4. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet të përgatis planin e
biznesit dhe të siguroj që plani i biznesit të jetë në përputhje me marrëveshjen kontraktuale të
përshkruar më sipër.

5. Organi Rregullativ i Tregut Hekurudhor duhet të vlerësoj përshtatjen e të hyrave të parashikuara
afatmesme dhe afatgjata të menaxherit të infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët për
të arritur caqet e performancës dhe duhet të bëjë rekomandimet relevante të paktën një muaj para se të
jetë nënshkruar marrëveshja kontraktuale ndërmjet autoritetit kompetent që e përfaqëson Qeverinë
dhe menaxherit të infrastrukturës.

6. Autoriteti kompetent duhet t’i jep arsyetime organit rregullativ të tregut Hekurudhor nëse synon të
devijoj nga këto rekomandime.

7. Menaxherët e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet të zhvillojnë dhe
azhurnojnë inventarin e mjeteve që ata menaxhojnë i cili duhet të përmbajë vlerësimin e kohës dhe
detajet e shpenzimeve për përtëritjen dhe modernizimin e infrastrukturës.

8. Menaxherët e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duke përfshirë operatorët e
pajisjeve shërbyese hekurudhore, duhet të përcaktojnë metodologjinë për kostot proporcionale për
shërbimet e ndryshme të ofruara dhe për llojet e mjeteve të transportit duke u bazuar kështu në
kuptimin më të mirë të shkaktarëve të kostos që janë në dispozicion në mënyrë që të përcaktohen
parimet për vendosjen e pagesave. Kjo metodologji duhet të azhurnohet kohë pas kohe për të u
përputhur me praktikat ndërkombëtare.

Neni 64
Parimet e vendosjes së pagesës

1. Pagesat e infrastrukturës dhe metodat e llogaritjes së tyre duhet të publikohen në Ekspozeun e
Rrjetit në mënyrë që të iu lejohet ndërmarrjeve hekurudhore që sa më shpejt të përcaktojnë vet pagesat
që duhet t’i bëjnë për shfrytëzimin e trasesë së zgjedhur të trenit dhe elementet e tjera të
infrastrukturës.

2. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të jetë në gjendje që t’i arsyetoj
pagesat e infrastrukturës dhe se ato përputhen me metodologjinë dhe rregullat.

3. Pagesat e infrastrukturës duhet të caktohen sipas kostos e cila është shkaktuar drejtpërdrejtë si
rezultat i operimit të shërbimeve të trenit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës hekurudhore.

4. Pagesa e infrastrukturës mund të përfshijë pjesën shtesë e cila reflekton mungesën e kapacitetit të
segmentit të identifikueshëm gjatë periudhës së mbingarkesës në infrastrukturë.

5. Pagesa e infrastrukturës mund të modifikohet për të marrë parasysh koston e efekteve mjedisore të
shkaktuara nga operimi i trenit. Modifikimi i tillë duhet të jetë i dallueshëm sipas magnitudes së efekteve
të shkaktuara. Vënia e pagesës për koston mjedisore e cila ka rezultuar në rritjen e të hyrave të
përgjithshme për menaxherin e infrastrukturës duhet të lejohet vetëm nëse pagesa e tillë aplikohet në
nivelin e krahasueshëm të llojeve konkurruese të transportit. Në mungesë të ndonjë niveli të
krahasueshëm për pagesën e kostove mjedisore në llojet e tjera konkurruese të transportit, ky
modifikim nuk duhet të rezultojë me ndonjë ndryshim të përgjithshëm në të hyrat për menaxherin e
infrastrukturës. Nëse niveli i krahasueshëm i pagesës për koston mjedisore është futur për hekurudhën
dhe llojet konkurruese të transportit dhe që sjellë të hyra shtesë, i takon shtetit që të vendosë se si
duhet të shfrytëzohen të hyrat.

6. Për të shmangur luhatjet joproporcionale të padëshirueshme, pagesat e referuara në këtë ligj mund
36
të merren si mesatare e shtrirjes së arsyeshme të shërbimeve të trenave dhe të kohëve. Megjithatë,
magnitudat relative të pagesave të infrastrukturës duhet t’i përkasin kostove që u atribuohen
shërbimeve.

7. Pagesat mund të vendosen si taksa për kapacitetin e shfrytëzuar për mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Pagesat nuk duhet të tejkalojnë humbjen neto të hyrave të menaxherit të infrastrukturës për shkak të
mirëmbajtjes.

8. Përveç në raste specifike siç janë paraqitur në rregullat ligjore, menaxheri i infrastrukturës duhet të
siguroj që sistemi i vënies së pagesës për shfrytëzim bazohet në të njëjtat parime përgjatë tërë rrjetit të
tij.

9. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet me qenë të aftë që të demonstrojnë
te aplikantët se vendosja e pagesave të rrjetit dhe e pagesave për pajisjet shërbyese hekurudhore janë
në pajtim me metodologjinë dhe aty ku është e aplikueshme edhe me shkallën e përcaktuar në
Ekspozeun e Rrjetit.

10. Organi Rregullativ i Tregut ka të drejtë të merr informatën e nevojshme mbi caktimin e pagesave
dhe bazat e llogaritjes së tyre.

Neni 65
Kostoja direkte e mirëmbajtjes së infrastrukturës

1. Shpenzimet e drejtpërdrejta që dalin nga mirëmbajtja e infrastrukturës duhet të vlerësohen dhe
konsiderohen kur të vendosen principet e përcaktimit të pagesës dhe nivelet e pagesës së qasjes.

2. Akti nënligjor, në pajtim me Direktivën e BE-së 2001/14 dhe Propozim Direktivën për Hapësirën
Unike Evropiane të Transportit, e shtatorit 2010, duhet të cekë elementet që konsiderohen kosto direkt
e shkaktuar për nga shërbimi i trenit dhe mirëmbajtja e infrastrukturës.

Neni 66
Përjashtimet nga parimet e vënies së pagesës

1. Në mënyrë që të arrihet mbulim më i madh i kostos së tij, menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit
të përbashkët mund të vë taksa për ngritje çmimi nëse tregu mund ta bartë atë dhe ajo të bëhet mbi
bazat e parimeve të efikasitetit, transparencës dhe jodiskriminimit.

2. Për projektet specifike investive, menaxheri i infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët mund të
vendos pagesa më të larta mbi bazat e kostos afatgjatë të projekteve të tilla dhe të ofroj ato projekte
duke rritur efikasitetin dhe/ ose koston efektive.

Neni 67
Zbritja e çmimit

1. Zbritja e çmimeve për pagesat e shfrytëzimit duhet që pa diskriminim të lejohet vetëm mbi bazën e
kritereve të kohëzgjatjes së kontratës së qasjes por jo mbi bazën e vëllimit të transportit. Menaxherët e
infrastrukturës mund t’i fusin në dispozicion skemat për të gjithë shfrytëzuesit e infrastrukturës për
rrjedhjet specifike të trafikut duke dhënë zbritje të kufizuar të çmimit për të inkurajuar zhvillimin e
shërbimeve të reja hekurudhore apo zbritje të çmimit për të inkurajuar shfrytëzimin e linjave të
konsiderueshme të pashfrytëzuara. Përveç rasteve të përshkruara në fjalinë paraprake, zbritjet e
çmimeve duhet të kufizohen tek kursimet e tanishme të kostos administrative për menaxherin e
infrastrukturës.

37
2. Në rastin kur menaxheri i infrastrukturës hyn në negociata me ndërmarrjen hekurudhore për nivelin e
pagesave të infrastrukturës, ato negociata autorizohen vetëm nëse bëhen nën mbikëqyrjen e Organit
Rregullativ të Tregut.

3. Në mënyrë që të eliminohet çfarëdo sjellje jo korrekte e menaxherëve të infrastrukturës së
shfrytëzimit të përbashkët ndaj operatorëve të caktuar të trenave të cilët shfrytëzojnë ndonjë seksion të
infrastrukturës me zbritje të çmimit, menaxheri i infrastrukturës obligohet që së paku tridhjetë (30) ditë
më herët ta njofton Organin Rregullativ të Tregut për zbritjen e çmimit.

Neni 68
Regjimi i performancës

1. Skemat e përcaktimit të pagesave të shfrytëzimit të rrjetit përmes skemave të performancës, duhet
që të inkurajojnë operatorët e trenave dhe menaxherët e infrastrukturës që t’i minimizojnë ndërprerjet
dhe ta ngritin performancën e rrjetit hekurudhor. Kjo mund të përfshijë dënimet për veprimet që kanë
shkaktuar ndërprerjen e operimit në rrjet, kompensimin për ndërmarrjet që kanë pësuar nga ndërprerja
dhe bonuset për shpërblim më të mirë se sa performanca e planifikuar.

2. Përmes treguesve specifik të përmirësimit të kualitetit të transportit të përcaktuar në sistemin për
arkëtimin e pagesës për qasjen në infrastrukturën hekurudhore, transportuesit dhe menaxheri i
infrastrukturës duhet të jenë në dijeni për të zvogëluar vonesat dhe për të përmirësuar kualitetin e
transportit. Kjo mund të përfshijë dënimet për veprimet që kanë shkaktuar ndërprerjen e operimit në
rrjet, kompensimin për ndërmarrjet që kanë pësuar nga ndërprerja dhe bonuset për shpërblim më të
mirë se sa aktiviteti i planifikuar

3. Sistemi i theksuar në këtë nen duhet të përmbaj masat për parandalimin e ndërprerjeve të
menaxhimit të trafikut, kompensimin e transportuesve nëse ata pësojnë humbje për shkak të
ndërprerjes së menaxhimit të trafikut dhe premitë që duhet të iu jepen atyre entiteteve që kanë
përmirësuar treguesit e tyre apo që kanë tejkaluar treguesit e synuar.

4. Parimet e përgjithshme të sistemit të theksuar në këtë nen duhet të referohen dhe të aplikohen në
tërë rrjetin në mënyrë jo diskriminuese dhe transparente.

5. Skema e performancës duhet të publikohen në Ekspozeun e Rrjetit.

Neni 69
Pagesat e rezervimit

1. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët mund të vendosin pagesë për rezervimet
e duhura për shfrytëzimin e disa kapaciteteve të cilat janë dhënë por që nuk janë shfrytëzuar. Kjo
pagesë duhet të ofroj stimulim për shfrytëzimin më me efikasitet të kapaciteteve.

2. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet t’i informojnë të gjitha entitetet e
interesuara që kanë nevojë për shfrytëzim të këtyre kapacitete të infrastrukturës e të cilat tashmë janë
dhënë për shfrytëzuesit apo transportuesit por që nuk janë shfrytëzuar.

3. Pagesa e rezervimit mund të aplikohet gjithashtu nëse ekziston më shumë se sa një aplikant për
trasenë e trenit e cila duhet të alokohet sipas orarit vjetor të lëvizjes së trenave.

Neni 70
Monitorimi i vënies së pagesës të infrastrukturës

1. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet t’i regjistroj të hyrat e krijuara nga
qasja në binarë në llogarinë e veçantë e cila duhet të bëhet publike.

38
2. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të mbaj dhe publikoj gjendjen e të
hyrave dhe kontabilitetit të aktivitetit të tij për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore si dhe ta
publikoj atë në ueb faqen e vet.

3. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet të siguroj që procesi i
vendim marrjes së tij dhe zbatimi i tij të jetë transparent, i drejt dhe jo diskriminues.

Neni 71
Bashkëpunimi lidhur me sistemet e vendosjes së pagesave në më shumë rrjete

Për trafikun që kalon në më shumë rrjete, menaxherët e infrastrukturës duhet të bashkëpunojnë me
menaxheret e tjerë të infrastrukturës në përcaktimin e çmimeve dhe skemave të performancës për të u
aplikuar në mënyrë efektive. Ministria duhet të siguroj bashkëpunim ndërmjet menaxherëve të
infrastrukturës të shteteve të ndryshme. Ky bashkëpunim duhet të zhvillohet veçmas në drejtim të
Marrëveshjes së Komunitetit të Transportit ndërmjet partnerëve të SEETO-s.


NËNKREU VI
Alokimi i kapacitetit të infrastrukturës

Neni 72
Të drejtat mbi kapacitetin

1. Secila ndërmarrje hekurudhore e cila është në posedim të licencës dhe të certifikatës së sigurisë që
ia lejon shfrytëzimin e tërë apo të një pjese të infrastrukturës hekurudhore të Kosovës të shfrytëzimit të
përbashkët dhe që plotëson kërkesat e paraqitura nga menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të
përbashkët, mund të aplikoj për alokimin e trasesë së trenit dhe duhet të ketë qasje në pajisjet
ekzistuese të trajnimit. Personat e tjerë dhe entitetet ligjore sikurse janë autoritetet kompetente publike
të ngarkuara me ofrimin e shërbimeve të transportit hekurudhor publik, transportuesit, shpediterët e
mallrave dhe operatorët e transportit të kombinuar me shërbimin publik apo që kanë interes komercial
për blerjen e kapaciteteve të infrastrukturës, mund të aplikojnë për trasetë e trenit dhe pajisjet
shërbyese përkatëse hekurudhore.

2. Aplikacionet duhet të paraqiten tek menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët që është
i ngarkuar me alokimin e kapacitetit të infrastrukturës hekurudhore.

3. Alokimi i kapacitetit të infrastrukturës e në veçanti trasetë e trenit dhe qasja në pajisjet shërbyese
duhet të jetë i drejt dhe pa diskriminim.

4. Aplikacionet duhet të paraqiten tek menaxheri i infrastrukturës. Alokimi i trasesë së trenit duhet të
jepet nga menaxheri i infrastrukturës sipas kornizës së kontratës e cila duhet të arrihet ndërmjet
menaxherit të infrastrukturës dhe aplikuesit. Kontrata e përmendur duhet të përmbaj kërkesat detaje
në lidhje me qasjen në infrastrukturën hekurudhore dhe në veçanti kohën dhe kohëzgjatjen e
shfrytëzimit, shumën dhe detajet e pagesës së shfrytëzuesit si dhe kushtet e tjera financiare,
administrative dhe teknike duke përfshirë ato për rregullimin dhe sigurinë e trafikut.

5. Kontratat duhet të jenë fer, jo diskriminuese dhe transparente. Ato duhet me qenë në përputhje me
kërkesat e këtij ligji e në veçanti me dispozitat lidhur me alokimin e pajisjeve të infrastrukturës dhe
përcaktimin e pagesave për shfrytëzimin e atyre pajisjeve si dhe certifikatën e lëshuar të sigurisë.

6. E drejta e shfrytëzimit të kapacitetit specifik të infrastrukturës mund t’i jepet aplikuesve për një
kohëzgjatje maksimale të një periode të orarit të trenave.

7. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët dhe aplikuesi mund të hyjnë në marrëveshje
kornizë shumë vjeçare ashtu siç është përshkruar me këtë ligj.

39
8. Aplikuesi nuk mund të transferoj kapacitetin e fituar të infrastrukturës tek një transportues tjetër apo
ofrues i shërbimit. Tregtia me kapacitetet e infrastrukturës ndërmjet aplikuesve nuk është e lejuar.

9. Çfarëdo tregtie me kapacitetet e infrastrukturës nuk do të lejohet dhe do të rezultojë me përjashtimin
e aplikuesit nga ndonjë dhënie tjetër e kapaciteteve.

10. Shfrytëzimi i kapaciteteve të infrastrukturës nga ndërmarrja hekurudhore e cila punon në emër të
aplikuesit, nëse aplikuesi nuk është ndërmarrje hekurudhore, nuk duhet të konsiderohet si transferim
apo tregtim me kapacitetet.

11. Menaxheri i Infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet që:

11.1. të siguroj se kapaciteti i infrastrukturës është alokuar mbi baza të drejta dhe
jodiskriminuese;

11.2. të siguroj se kontratat janë jodiskriminuese, transparente dhe në përputhje me kërkesat e
këtij ligji; dhe

11.3. të respektohet mirëbesimi i informacionit i cili i është ofruar atij si pjesë e procesit të
alokimit të kapacitetit

Neni 73
Alokimi i kapacitetit

1. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të kryej procesin e alokimit të
kapacitetit të vendosur dhe publikuar në ekspozeun e vet të rrjetit.

2. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të siguroj që kapaciteti i
infrastrukturës është alokuar në baza të drejta dhe jo diskriminuese.

3. Në procedurën e dhënies së kapaciteteve të infrastrukturës, menaxheri i infrastrukturës së
shfrytëzimit të përbashkët plotëson kërkesat për shtrirje të mëtejme të mundshme të kapaciteteve duke
përfshirë kërkesat për linjat e trenit që kalojnë në më shumë se një rrjet.

4. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët mund të iu jep prioritet llojeve të veçanta të
shërbimeve gjatë dhënies së kapaciteteve të infrastrukturës dhe gjatë procesit të koordinimit. Parimet e
definimit të prioriteteve duhet të publikohen në Ekspozeun e Rrjetit pas diskutimit me të gjitha palët e
interesuara.

5. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të bashkërendoj përpilimin e orarit të
trenave me aplikuesit duke filluar nga dita kur janë paraqitur aplikimet dhe deri në ditën kur të jetë
përgatitur orari i trenave.

6. Aplikuesit duhet të jenë të obliguar që të shprehin opinionin e tyre për përpilimin e orarit të trenave jo
më vonë se një muaj nga koha kur e kanë marrë atë.

7. Nëse aplikuesit dështojnë të shprehin mendimin e tyre brenda afatit të paraqitur në këtë nen, atëherë
menaxheri i infrastrukturës duhet të konsideroj që përpilimi i orarit të trenit është pranuar dhe duhet të
konsiderohen se aplikuesit e kanë marrë kapacitetin e infrastrukturës së kërkuar.

8. Menaxheri i infrastrukturës duhet të ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për shqyrtimin dhe
analizimin e vërejtjeve dhe propozimeve të dhëna nga ndërmarrjet hekurudhore, lidhur me orarin e
trenit.

9. Nëse ndonjë aplikuesi i është refuzuar kapaciteti i infrastrukturës apo i është dhënë infrastrukturë jo
e kënaqshme, sa i përket, ofertës, aplikuesi mund të ankohet te ARH.
40
Neni 74
Aplikuesit

1. Aplikimi për trasetë e trenit duhet të bëhet nga ndërmarrjet hekurudhore apo nga grupimet e tyre.
Ato duhet të kenë licencë dhe certifikatë të sigurisë për të operuar me shërbimet në infrastrukturën në
të cilën kanë aplikuar për trasetë e trenit. Personat e tjerë apo entitetet ligjore siç janë autoritetet
publike kompetente të ngarkuara me ofrimin e shërbimeve të transportit publik hekurudhor, shpediterët,
transportuesit e mallrave dhe operatoret e transportit të kombinuar me shërbimin publik apo që kanë
interes komercial për blerjen e kapacitetit të infrastrukturës, mund të aplikojnë për trasetë e trenit dhe
pajisjet shërbyese përkatëse hekurudhore.

2. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët mund të vendos kërkesa specifike për t’u
siguruar se janë mbrojtur pritjet e tij legjitime në lidhje me të hyrat dhe shfrytëzimin e infrastrukturës.
Këto kërkesa duhet të jenë të duhura, transparente dhe jo diskriminuese; ato duhet të publikohen në
Ekspozeun e Rrjetit.

3. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët mundet gjithashtu të aplikoj dispozitën për
garantimin financiar i cili nuk duhet të tejkaloj nivelin që duhet të jetë proporcional me nivelet e
parashikuara të aktivitetit të aplikuesit dhe sigurimin e aftësive për të përgatitur formën e ankesës për
kapacitetin e infrastrukturës.

Neni 75
Aplikimi për kapacitetin e infrastrukturës

1. Aplikuesit duhet të paraqesin aplikacionet e tyre te menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të
përbashkët në mënyrë që të nënshkruajnë kontratën për qasje në infrastrukturën hekurudhore sipas
pagesave për qasje në rrjet.

2. Aplikacionet që kanë të bëjnë me referimin për dhënien e kapaciteteve të infrastrukturës duhet të
përgatiten në përputhje me afatet e paraqitura në këtë ligj.

3. Aplikuesi i cili është palë kontraktuese në marrëveshjen kornizë të theksuar në këtë ligj, duhet të
paraqes aplikimin në përputhje me atë marrëveshje.

4. Aplikuesi i cili paraqet aplikimin për kapacitetet e infrastrukturës të cilat i referohen më shumë se sa
një rrjeti, mund të paraqes aplikimin e vet vetëm te një menaxher i infrastrukturës. Në këtë rast
menaxheri i infrastrukturës mund të aplikoj për kapacitetin e infrastrukturës në emër të aplikuesit tek
menaxherët e tjerë të infrastrukturës.

Neni 76
Marrëveshja kornizë

1. Marrëveshja kornizë mund të arrihet ndërmjet ndërmarrjes hekurudhore dhe menaxherit të
infrastrukturës në mënyrë fer, jodiskriminuese dhe transparente. Kjo marrëveshje kornizë duhet të
specifikoj karakteristikat e kapacitetit të infrastrukturës të kërkuar dhe ofruar për një kohë e cila nuk e
tejkalon një periodë të orarit të trenave. Marrëveshja kornizë nuk duhet të specifikoj në detaje trasenë e
trenit por duhet të jetë e tillë që duhet të plotësoj nevojat legjitime komerciale të aplikuesit, përderisa
nuk imponohet pengesë e pa arsyeshme për dëshirat e aplikuesve të tjerë për zhvillimin e biznesit të
tyre.

2. Marrëveshja preliminare e kësaj marrëveshjeje kornizë duhet të jepet nga Organi Rregullativ i Tregut
Hekurudhor i cili është i ngarkuar për rregullimin e tregut hekurudhor.

3. Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë në parim duhet të jetë prej pesë (5) vite.

4. Nëse është e domosdoshme të ndryshohet apo anulohet kontrata, atëherë marrëveshja kornizë
41
duhet të përmbaj gjobat e caktuara.

5. Duke respektuar konfidencialitetin komercial, natyra e përgjithshme e secilës marrëveshje kornizë
duhet t’i vihet në dispozicion palëve të interesuara.

Neni 77
Orari për procesin e alokimit

1. Secili menaxher i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të alokoj kapacitetet mbi bazat
e orarit në vazhdim:

1.1. tabela e orarit të trenave duhet të vendoset njëherë brenda një viti kalendarik;

1.2. ndryshimi i orarit të trenave duhet të bëhet në mesnatë të së shtunës së fundit në muajin
maj. Kur ndryshimi apo përshtatja bëhet pas verës, atëherë kjo do të vihet në funksion të
shtunën e fundit të shtatorit të secilit vit dhe në intervale të tjera të tilla ndërmjet këtyre datave
ashtu si kërkohet;

1.3. data e fundit e pranimit të kërkesave për kapacitet të cilat duhet të përfshihen në orarin e
trenave nuk duhet të jetë më e hershme se dymbëdhjetë (12) muaj nga hyrja në fuqi e orarit të
trenave;

1.4. jo më vonë se njëmbëdhjetë (11) muaj para se orari i trenave të hyj në fuqi, menaxheri i
infrastrukturës duhet të siguroj që trasetë e përkohshme të trenave ndërkombëtar janë
vendosur në bashkëpunim me organet e tjera relevante;

1.5. jo më vonë se katër (4) muaj pas afatit të fundit për paraqitjen e ofertave të aplikuesve,
menaxheri i infrastrukturës duhet të përgatisë draftin e orarit të trenave.

2. Menaxherët e infrastrukturës duhet të pajtohen me menaxherët e tjerë relevant të infrastrukturës
në lidhje me atë se cilat orare ndërkombëtare të trenave do të përfshihen në orarin e trenave para
fillimit të konsultimeve për draftin e orarit të trenave.

3. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet që sipas kërkesës dhe
brenda një kohe të arsyeshme për procesin e koordinimit, të përgatisë për aplikuesit në formën e
shkruar dhe ta vë në dispozicion pa pagesë për shqyrtim informacionin vijues:
3.1. trasetë e trenave të kërkuar nga të gjithë aplikuesit për të njëjtat linja;
3.2. trasetë e trenave të alokuara për të gjithë aplikuesit dhe kërkesat për trasetë e
jashtëzakonshme të trenave për gjithë aplikuesit tjerë për të njëjtat linja;
3.3. trasetë e trenave të alokuara te të gjithë aplikuesit e tjerë në të njëjtat linja sikurse në
orarin e mëparshëm të trenave;
3.4. kapaciteti i mbetur në dispozicion për linjat relevante;
3.5. detajet e plota të kritereve që janë shfrytëzuar në procesin e alokimit të kapacitetit.

Neni 78
Orari

1. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet që sa më shpejt që është e
mundshme të plotësojnë të gjitha kërkesat për kapacitetin e infrastrukturës duke përfshirë kërkesat për
trasetë e trenave që kalojnë në më shumë se sa një rrjet dhe duhet që sa më shpejt të marrin parasysh
të gjitha pengesat për aplikuesit duke përfshirë efektin ekonomik të biznesit të tyre.
42
2. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët mund të iu japin prioritet shërbimeve
specifike në kuadër të planifikimit dhe procesit të koordinimit duke ofruar atë se prioritetet dhe
specifikimet janë përshkruar në Ekspozeun e Rrjetit.

3. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet t’i konsultojnë palët e interesuara
në lidhje me draftin e orarit të trenave dhe të iu japin atyre një muaj për mendimet e tyre. Në palët e
interesuara duhet të përfshihen të gjithë ata që kanë kërkuar kapacitet e infrastrukturës e gjithashtu
edhe palët e tjera që dëshirojnë të kenë mundësinë të komentojnë se si do të ndikonte orari i trenave
në mundësinë e prokurimit të shërbimeve hekurudhore gjatë periudhës së orarit të trenave.

4. Menaxheret e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të ndërmarrin masat e duhura lidhur
me secilën brengë.

Neni 79
Bashkëpunimi në alokimin e kapacitetit të infrastrukturës në më shumë se një rrjet

1. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë duhet të bashkëpunojnë me
menaxherët e tjerë të infrastrukturës për të mundësuar krijim efektiv dhe alokim të kapacitetit të
infrastrukturës që kalon në më shumë se sa një rrjet. Ata duhet të organizojnë trasetë ndërkombëtare
të trenave veçmas brenda kornizës se hapësirës të Observatorit të Transportit të Evropës Juglindore
(SEETO) përgjatë Rrjetit të Transportit Trans Evropian (TENT).

2. Procedurat për krijimin e këtyre traseve ndërkombëtare të trenave duhet t’i shoqëroj përfaqësuesit e
menaxherëve të infrastrukturës për të gjitha infrastrukturat hekurudhore, vendimet e alokimit të të cilave
kanë ndikim në më shumë se një menaxher i infrastrukturës.

3. Duke punuar në bashkëpunim për alokimin e kapaciteteve në më shumë se një rrjet, menaxherët e
infrastrukturës mund të jenë në gjendje të para aranzhojnë trasetë e trenave ndërkombëtar që mund të
u vihen në dispozicion aplikuesve përmes ndonjërit nga menaxherët pjesëmarrës të infrastrukturës .

Neni 80
Procesi i koordinimit

1. Gjatë procesit të caktimit të orarit të përshkruar në këtë ligj, kur menaxheri i infrastrukturës së
shfrytëzimit të përbashkët hasë në konflikt ndërmjet kërkesave të ndryshme, ai duhet të tentoj që
nëpërmes të koordinimit të kërkesave të siguroj ballafaqimin më të mirë të kërkesave.

2. Kur të krijohet situata të tilla ku kërkohet koordinimi, atëherë menaxheri i infrastrukturës së
shfrytëzimit të përbashkët duhet të ketë të drejtë që brenda kufijve të arsyeshëm të propozoj kapacitetin
e infrastrukturës e cila dallon nga ajo që është kërkuar.

3. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të tentoj që përmes konsultimeve me
aplikuesit e duhur të arrij zgjidhje të konflikteve.

4. Parimet që e udhëheqin procesin e koordinimit duhet të definohen në Ekspozeun e Rrjetit. Ato duhet
që në veçanti të reflektojnë vështirësinë e aranzhimit të traseve ndërkombëtare të trenave dhe efektet
që mund të kenë modifikimet në menaxherët e tjerë të infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët.

5. Kur kërkesat për kapacitet të infrastrukturës nuk mund të plotësohen, menaxherët e infrastrukturës
së shfrytëzimit të përbashkët duhet të përpiqen për zgjidhjen e tyre përmes të koordinimit.

6. Pa paragjykuar procedurat ekzistuese të ankesave, në rast të mosmarrëveshjeve të alokimit të
kapaciteteve, duhet të vihet në dispozicion sistemi i zgjidhjes në Ekspozeun e Rrjetit në mënyrë që
mosmarrëveshjet të zgjidhen shpejt. Vendimi duhet të arrihet brenda një kufizimi kohor prej dhjetë (10)
ditësh pune.

43
Neni 81
Infrastruktura e mbingarkuar

1. Kur pas koordinimit për trasetë e kërkuara dhe konsultimit me aplikuesit nuk është e mundur të
plotësohen në mënyrë adekuate kërkesat për kapacitet e infrastrukturës, atëherë menaxheri i
infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të deklaroj te të gjithë aplikuesit për shfrytëzimin e
infrastrukturës hekurudhore dhe te Organi Rregullativ i Tregut se elementi i infrastrukturës në të cilin kjo
ka ndodhë është i mbingarkuar. Kjo gjithashtu duhet të bëhet për infrastrukturën për të cilën mund të
parashikohet se do të pësoj nga mungesa e kapacitetit në të ardhmen e afërt.

2. Kur infrastruktura është deklaruar se është e mbingarkuar, atëherë menaxheri i infrastrukturës duhet
të bëj analizë të kapacitetit ashtu sikurse është përshkruar në këtë ligj përveç nëse është bërë zbatimi i
rritjes së kapacitetit.

3. Kur nuk janë arkëtuar pagesat apo ato nuk kanë arritur rezultat të kënaqshëm, ndërsa infrastruktura
është deklaruar si e mbingarkuar, atëherë menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët
mundet që si kritere shtesë të shfrytëzoj prioritetin për alokim të kapacitetit të infrastrukturës.

4. Kriteret prioritare duhet të marrin parasysh rëndësinë e shërbimit për shoqërinë me shumë se sa
shërbimet e tjera të cilat duhet të përjashtohen.

5. Në mënyrë që në kuadër të kësaj kornize të garantohet zhvillimi i shërbimeve adekuate të transportit
në veçanti përputhja me kërkesat e shërbimit publik apo promovimi i zhvillimit të mallrave hekurudhore,
atëherë ministria mund të merr ndonjë masë të domosdoshme nën kushte jo diskriminuese për të
siguruar se shërbimeve të tilla iu është dhënë prioritet kur bëhet alokimi i kapacitetit të infrastrukturës.

6. Rëndësia e shërbimit të mallrave dhe në veçanti të shërbimeve ndërkombëtare të mallrave duhet të
ketë konsideratë adekuate në përcaktimin e kritereve prioritare.

7. Procedurat të cilat duhet të ndiqen dhe kriteret kur infrastruktura është e mbingarkuar duhet të
përshkruhen në Ekspozeun e Rrjetit.

Neni 82
Kërkesat e rastit

1. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të iu përgjigjen kërkesave të rastit
për trasetë individuale të trenave dhe kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme dhe në çfarëdo
rasti brenda pesë ditëve të punës. Informacioni i ofruar në lidhje me kapacitetin në dispozicion duhet të
vihet në dispozicion për aplikuesit që dëshirojnë të shfrytëzojnë atë kapacitet.

2. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet që domosdo të vlerësojnë nevojën
për kapacitetet rezervë për t’i mbajtur në dispozicion në kuadër të orarit final të trenave të planifikuar
për të mundësuar përgjigjen e shpejt për kërkesat e parashikuara të rastit. Kjo duhet gjithashtu të
aplikohet në rastet e infrastrukturës së mbingarkuar.

Neni 83
Infrastruktura speciale

1. Infrastruktura e shfrytëzimit të përbashkët duhet të jetë në dispozicion në parimin e shfrytëzimit të të
gjitha llojeve të shërbimeve që janë në përputhje me karakteristikat e domosdoshme për operim të
traseve të trenave.

2. Kur ekzistojnë korridore të përshtatshme alternative, menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të
përbashkët mundet që pas konsultimeve me palët e interesuara të caktoj infrastrukturën e veçantë për
shfrytëzim të llojeve specifike të trafikut dhe t’i jepet prioritet këtij lloji kur bëhet alokimi i kapacitetit të
infrastrukturës.
44
3. Një caktim i tillë nuk duhet të parandaloj shfrytëzimin e infrastrukturës të llojeve të tjera të trafikut kur
kapaciteti është në dispozicion dhe kur mjetet lëvizëse hekurudhore janë në pajtim me karakteristikat e
domosdoshme për operim në atë linjë.

4. Kur infrastruktura të jetë caktuar si e specializuar për shfrytëzim nga llojet specifike të trafikut, kjo
duhet të përshkruhet në Ekspozeun e Rrjetit.

Neni 84
Analizat e kapacitetit

1. Objektivi i analizës së kapacitetit është që të përcaktoj kufizimet në kapacitetin e infrastrukturës që
parandalon kërkesat për kapacitet nga të plotësuarit adekuat dhe për të propozuar metodat e
mundësimit të kërkesave shtesë që ato të plotësohen. Kjo analizë duhet të identifikoj arsyet për
mbingarkimin dhe cilat masa duhet të merren në afatin e shkurt dhe të mesëm kohor për te lehtësuar
mbingarkimin.

2. Analiza e kapacitetit duhet të kryhet brenda gjashtë (6) muajsh pas identifikimit se infrastruktura
është e mbingarkuar.

3. Metodologjia për analizimin e kapacitetin duhet të përgatitet nga menaxheri i infrastrukturës së
shfrytëzimit të përbashkët dhe të jetë në pajtim me autoritetet publike përgjegjëse për transport.

Neni 85
Plani i rritjes së kapacitetit

1. Brenda gjashtë muajsh nga kryerja e analizës së kapacitetit, menaxheri i infrastrukturës së
shfrytëzimit të përbashkët duhet të krijoj planin për rritjen e kapacitetit.

2. Përmbajtja e planit për rritjen e kapacitetit do të përgatitet dhe veprimet e propozuara do të
diskutohen me shfrytëzuesit e infrastrukturës së mbingarkuar me pjesëmarrjen e Organit Rregullativ
Hekurudhor.

Neni 86
Shfrytëzimi i traseve të trenave

1. Menaxheri i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët në veçanti duhet të kërkoj dorëzimin e
trasesë së trenit për infrastrukturën e mbingarkuar e cila për një periudhë prej së paku një muaj ka
qenë e shfrytëzuar më pak se kuota e pragut e paraqitur në Ekspozeun e Rrjetit. Kjo përjashtohet nëse
është si pasojë e arsyeve jo ekonomike të cilat janë jashtë kontrollit të ndërmarrjes hekurudhore.

2. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët mund të specifikojnë në Ekspozeun e
Rrjetit kushtet të cilat duhet të marrin parasysh nivelet e mëparshme të shfrytëzuara në trasetë e
trenave për të përcaktuar prioritetet në procesin e alokimit.

Neni 87
Kapaciteti i infrastrukturës për mirëmbajtjen e planifikuar

1. Kërkesat për kapacitetin e infrastrukturës për të mundësuar kryerjen e mirëmbajtjes duhet të
paraqiten gjatë procesit të përpilimit të orarit të trenave.

2. Menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të kenë llogari adekuate për
aplikuesit për efektin e kapacitetit të infrastrukturës rezervë për mirëmbajtjen e planifikuar të binareve.

3. Në mënyrë që të sigurohet transparencë në procesin e planifikimit të kërkesave për aplikuesit,
menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet të detajizoj në Ekspozeun e
45
Rrjetit procesin e planifikimit të kërkesave për kapacitet e infrastrukturës për të mundësuar që të kryhet
mirëmbajtja.

4. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët i ngarkuar për alokimin e
traseve duhet të lëshoj njoftim paraprak për secilin pjesëtar të traseve të trenit lidhur me mundësinë e
mbylljes së linjës apo kufizimet tjera ose për kryerjen e punëve brenda afatit kohor të njoftuar. Në rast
të vonesave të punëve apo mbylljes së pa planifikuar të linjës duhet të jepet njoftimi menjëherë dhe të
ofrohen trase ekuivalente të trenave me pagesë të njëjtë apo më të vogël se ajo që është kërkuar apo
pajtuar për atë trase.

Neni 88
Masat speciale të cilat duhet të ndërmerren në rast të çrregullimeve
1. Në rast të çrregullimit në lëvizjet e trenave të shkaktuar nga dështimi teknik apo aksidenti,
menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të ndërmarrin të gjithë hapat e
domosdoshëm për të kthyer situatën në gjendje normale. Në këtë drejtim ata duhet të përpilojnë
planet rezervë ku do të vendosen entitetet e ndryshme publike të cilat duhet të informohen për
aksidentet serioze apo çrregullimet serioze në qarkullimin e trenave.

2. Në rastet emergjente dhe kur domosdoshmëria absolute ka të bëj me çrregullimin që e bën
infrastrukturën përkohësisht të pashfrytëzueshme, atëherë alokimi i traseve mund të tërhiqet me
paralajmërimin se është i domosdoshëm riparimi i sistemit.

3. Nëse e konsiderojnë të domosdoshme, menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët
mund të kërkojnë nga ndërmarrjet hekurudhore që t’i vënë në dispozicion burimet që ata mendojnë se
janë shumë të nevojshme për të kthyer në gjendje normale situatën sa më shpejt që të jetë e
mundshme.

4. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët mund të kërkoj nga
ndërmarrjet hekurudhore që të përfshihen në sigurimin e zbatimit dhe monitorimit të përmbushjes së
tyre të rregullave dhe standardeve të sigurisë.


KREU VI
SHFRYTËZUESIT E INFRASTRUKTURËS HEKURUDHORE

NËNKREU I
Ndërmarrjet hekurudhore

Neni 89
Operimet me trena dhe shërbimet e transportit hekurudhor

Operimet me trena dhe shërbimet e transportit hekurudhor bëhen nga ndërmarrjet hekurudhore të cilat
e përdorin infrastrukturën hekurudhore dhe asetet tjera të nevojshme për prodhimin e këtyre
shërbimeve.

Neni 90
Operimet hekurudhore në Kosovë

1. Operimet ekzistuese hekurudhore në Kosovë duhet të organizohen dhe menaxhohen nga Operimet
me Trena të Hekurudhave të Kosovës ShA (TRAINKOS) e cila është kompani në pronësi publike sipas
Ligjit për ndërmarrjet publike në Kosovë.

2. Misioni i TRAINKOS duhet të zhvillojë biznesin e transportit në Kosovë dhe vendet tjera përmes
hekurudhave dhe mënyrave tjera (multimodale) për ofrim të shërbimeve më të mira për shoqërinë dhe
ekonominë e Kosovës.
46
3. Asetet të cilat janë asete të TRAINKOS dhe të cilat i takojnë shtetit, duhet të menaxhohen nga
TRAINKOS-i.

4. TRAINKOS duhet të ketë licencën dhe certifikatën e sigurisë ashtu siç është e përshkruar me këtë
ligj.

5. TRAINKOS duhet të veprojë në baza komerciale nën kushtet e tregut përveç nëse përshkruhet
ndryshe me këtë ligj. TRAINKOS duhet të ketë mundësinë e caktimit të tarifave të veta, negocimit të
kontratave me klientët dhe partnerët duke u bazuar në ligjin mbi ndërmarrjet publike të Kosovës.

6. TRAINKOS mundet me qenë ofrues i shërbimeve për shërbimet hekurudhore të udhëtarëve të cilat
konsiderohen si obligime të shërbimeve publike për të cilat nëse është e domosdoshme mund të
merren kompensime financiare nga shteti dhe duke vepruar pastaj si autoritet publik i cili i porositë këto
shërbime ose ndonjë autoritet publik kompetent tjetër. Në këtë rast, TRAINKOS do të ketë kontratë me
shtetin duke vepruar kështu si autoritet publik i cili i porositë shërbimet ose ndonjë autoritet publik
kompetent tjetër. dhe duke i përcaktuar karakteristikat dhe kualitetin e shërbimeve të cilat duhet të
ofrohen, si dhe duke përcaktuar pjesën dhe sasinë e kompensimit financiar të cilën duhet ta merr
TRAINKOS si ofrues i këtyre shërbimeve.

7. Bordi i TRAINKOS-it duhet të emërohet duke u bazuar në ligjin mbi ndërmarrjet publike në Kosovë.

8. Misioni dhe statuti i TRAINKOS duhet të përshkruhet përmes të një akti nënligjor. Ky akt duhet ta
përcakton po ashtu numrin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve sipas ligjit mbi ndërmarrjet publike në
Kosovë, modalitetet e emërimit dhe zgjedhjes së tyre, si dhe modalitetin e zgjedhjes së kryesuesit të
bordit.

9. TRAINKOS si ndërmarrje publike sa i përket kontrollimit ekonomik, financiar dhe teknik duhet t’i
aplikoj rregullat të cilat janë përshkruar në ligjin mbi ndërmarrjet publike.

10. Të gjitha transferimet e aseteve të përshkruara më lartë duhet të jenë të liruara nga taksat dhe
pagesat shtetërore.

11. Asetet në pronësi publike të TRAINKOS duhet të mbrohen nga uzurpimet ashtu siç është
përshkruar në kreun X të këtij ligji. TRAINKOS duhet të jetë përgjegjëse me policinë dhe drejtësinë që
të veprojnë kundër uzurpimeve të tilla. Modaliteti i veprimeve të tilla duhet të përshkruhet me një akt
nënligjor.

12. Të hyrat për TRAINKOS duhet të jenë të hyra të paguara nga klientët e transportit të udhëtarëve
dhe të mallrave, transportuesit apo shpediterët e mallrave, por edhe të hyrat nga asetet dhe aktivitetet
tjera të TRAINKOS, të hyrat e paguara nga shteti apo ndonjë autoritet publik kompetent si kompensim
financiar për ofrimin e shërbimeve të transportit të interesit të përgjithshëm (kompensimi financiar për
obligimet e shërbimeve publike) dhe ndonjë e hyrë tjetër dhe kontribut publik apo privat.

13. Praktikat komerciale të TRAINKOS duhet me qenë në pajtim me ligjet e Kosovës.

Neni 91
Kushtet e përgjithshme për operim me shërbimet hekurudhore

Është e ndaluar të operohet me shërbime hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë pa
licencë të domosdoshme, certifikata dhe autorizime.






47
Neni 92
Lëshimi i licencës

1. Ndërmarrja hekurudhore, që nënkupton ndërmarrjen private apo publike biznesi kryesor i së cilës
është të ofroj shërbime të transportit hekurudhor për udhëtarët dhe mallrat me kërkesën që ndërmarrja
aplikuese të siguroj tërheqjen e trenave, nuk mund t’i ofrojë këto shërbime pa qenë e licencuar.

2. Licenca duhet të specifikoj llojet e shërbimeve hekurudhore për të cilat pronarit i është dhënë licenca.

3. Licenca e lëshuar nga organi licencues i vlefshëm në BE dhe e cila është në përputhje me
legjislacionin, duhet të jetë e vlefshme edhe në Kosovë.

4. Organi licencues bënë lëshimin, ndryshimin, suspendimin dhe revokimin e licencave sipas nevojës.

5. Organi licencues në Kosovë nuk duhet të bënë lëshimin e licencave dhe vazhdimin e tyre nëse nuk
plotësohen kërkesat sipas këtij ligji dhe rregulloreve përkatëse.

6. Ndërmarrja aplikuese duhet të ketë të drejt të aplikoj për licencë në Kosovë kur ajo të jetë e vendosur
në Kosovë.

7. Ndërmarrja aplikuese që aplikon për licencë duhet t’i ofroj autoritetit licencues dokumentet në gjuhen
shqipe, serbe dhe angleze ku konfirmohet se i plotëson kërkesat e specifikuara në këtë ligj.

8. Ndërmarrja aplikuese e cila plotëson kërkesat sipas këtij ligji, duhet të autorizohet për marrjen e
licencës.

9. Asnjë ndërmarrjeje aplikuese nuk duhet t’i lejohet të ofroj shërbime të transportit të përfshira me këtë
ligj, përderisa nuk ka marrë licencën e duhur për shërbimet që duhet të ofrohen. Megjithatë licenca si e
tillë nuk duhet t’i jep të drejt pronarit të saj të ketë qasje në infrastrukturën hekurudhore.

10. Ndërmarrja aplikuese para se të filloj me aktivitetet e veta duhet të jetë në gjendje të demonstroj
tek autoriteti licencues i Kosovës se ai në çdo kohë është në gjendje të plotësoj kërkesat që kanë të
bëjnë me mallrat, përshtatshmërinë financiare, kompetencën profesionale dhe të ketë mbulesë për
përgjegjësinë e tij civile sipas këtij neni.

11. Secila ndërmarrje aplikuese që aplikon për licencë duhet të ofroj të gjithë informacionin relevant.

12. Kushtet sipas të cilave është plotësuar kërkesa për reputacion të mirë për të siguruar se
ndërmarrja aplikuese apo personat përgjegjës për menaxhimin e saj janë arritur, janë si në vijim:

12.1. nuk janë dënuar për vepër penale duke përfshirë kundërvajtjet e natyrës komerciale;

12.2. nuk janë të deklaruar të bankrotuar;

12.3. nuk janë dënuar për kundërvajtje ndaj legjislacionit specifik të aplikueshëm në transport;

12.4. nuk janë dënuar për dështim serioz apo të përsëritur për plotësimin e obligimeve të ligjit
social apo atij të punës duke përfshirë obligimet për sigurinë profesionale dhe legjislacionin e
shëndetit.

13. Kërkesat që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë financiare duhet të plotësohen kur ndërmarrja
aplikuese mund të demonstroj se do të jetë në gjendje të plotësoj obligimet e tanishme dhe potenciale
të vendosura mbi supozimin real për një kohë prej dymbëdhjetë (12) muajsh.

48
14. Secila ndërmarrje aplikuese duhet të paraqes të paktën llogarinë e vet vjetore apo në rast kur
ndërmarrja aplikuese nuk është në gjendje të paraqes llogarinë vjetore atëherë të paraqes bilancin e
saj. Të veçantat e detajuara duhet të ofrohen në veçanti në aspektet vijuese:

14.1. fondet në dispozicion duke përfshirë bilancin bankar, tërheqjet e mëdha të parave dhe
kreditë;

14.2. fondet dhe asetet në dispozicion për siguri;

14.3. kapitali i punës;

14.4. kostot relevante, duke përfshirë koston për blerjen e mjeteve të transportit, tokës,
ndërtesave, instalimeve dhe mjeteve lëvizëse;

14.5. pagesat për asetet e ndërmarrjes.

15. Ndërmarrja aplikuese nuk është financiarisht e përshtatshme nëse borxhet e konsiderueshme në
tatime apo sigurim social janë si rezultat i aktivitetit të ndërmarrjes.

16. Organi licensues mund të kërkoj paraqitjen e raportit të auditimit dhe dokumentet e përshtatshme
nga banka, kontabilisti apo auditori. Këto dokumente duhet të përfshijnë informacionin në lidhje me
gjendjen financiare të aplikuesit.

17. Kërkesat lidhur me kompetencën profesionale duhet të plotësohen kur:

17.1. ndërmarrja aplikuese ka apo do të ketë organizim menaxhues që posedon njohuri dhe/
ose përvojë të domosdoshme për të ushtruar operacione kontrolli dhe mbikëqyrjeje të sigurt
dhe të besueshme të llojit të operimeve të specifikuara në licencë;

17.2. personeli i saj përgjegjës për sigurinë, në veçanti makinistët të jenë plotësisht të
kualifikuar në fushat e tyre të aktivitetit; dhe

17.3. personeli i saj, mjetet lëvizëse hekurudhore dhe organizimi mund të sigurojnë nivel të
lartë të sigurisë për shërbimet që do të ofrohen.

18. Secila ndërmarrje aplikuese duhet të ofroj të paktën gjërat e dhëna në vazhdim:

18.1. të dhënat për natyrën dhe mirëmbajtjen e mjeteve lëvizëse, në veçanti sa i përket
standardeve të sigurisë.

18.2. të dhënat për kualifikimet e personelit përgjegjës për siguri dhe detajet për trajnimin e
personelit.

19. Për organin licencues duhet të jepet dëshmia e duhur me shkrim e përputhjes me kërkesat e
kualifikimit.

20. Ndërmarrja aplikuese duhet të jetë e siguruar në mënyrë adekuate, apo në përputhje me ligjet
nacionale dhe ndërkombëtare të bëjë aranzhime ekuivalente për të mbuluar përgjegjësinë e vet në rast
të aksidenteve e në veçanti në lidhje me udhëtarët, bagazhin, mallrat, postën dhe palët e treta.

21. Procedurat për dhënien e licencës duhet të bëhen publike e gjithashtu edhe formularët dhe
dokumentet e domosdoshme të cilat duhet të dorëzohen. Ato duhet të jenë në faqen e internetit të
autoritetit licencues.

49
22. Organi licencues duhet të merr vendim për aplikimin sa më shpejt që është e mundshme por jo më
shumë se tre muaj pasi të jenë paraqitur të gjitha informacionet relevante. Vendimi duhet t’i
komunikohet ndërmarrjes hekurudhore aplikuese. Refuzimi duhet të reflektoj arsyet e refuzimit.

23. Organi licencues e informon ministrinë relevante për çështjet hekurudhore kur të jetë dhënë licenca.
Autoriteti licencues duhet të vendos dhe të azhurnoj regjistrin e ndërmarrjeve hekurudhore të
licencuara. Ky regjistër duhet të bëhet publik dhe duhet të jetë në faqen e internetit të autoritetit
licencues.

24. Vendimet e organit licencues mund t'i nënshtrohen shqyrtimit ligjor.

Neni 93
Suspendimi dhe revokimi i licencës, amendamentet

1. Licenca është vlefshme aq kohë sa edhe ndërmarrja hekurudhore i plotëson obligimet e kërkuara ke
këtë ligj.

2. Organi licencues mund të ofroj shqyrtim të rregullt të paktën çdo pesë (5) vite.

3. Dispozitat e veçanta që rregullojnë suspendimin apo revokimin e licencës mund të inkorporohen në
licencë.

4. Nëse ekziston dyshimi serioz se ndërmarrja hekurudhore të cilin organi licencues e ka licencuar
përputhet me kërkesat e këtij ligji, organi licencues mundet që në çdo kohë të kontrolloj nëse
ndërmarrjet hekurudhore plotësojnë ato kërkesa.

5. Kur organi licencues nuk është i kënaqur me atë ndërmarrje hekurudhore e cila nuk i plotëson më
tutje kërkesat e këtij ligji, duhet të suspendoj apo ta revokoj licencën.

6. Kur licenca suspendohet apo revokohet mbi bazat e mos përputhjes me kërkesat e
përshtatshmërisë financiare, organi licencues mund të jep licencë të përkohshme duke pritur
riorganizimin e ndërmarrjes hekurudhore me kusht që siguria të mos rrezikohet. Licenca e përkohshme
megjithatë nuk duhet të jetë e vlefshme më shumë se gjashtë (6) muaj pas datës së lëshimit.

7. Kur ndërmarrja hekurudhore ka ndërprerë operimet për gjashtë (6) muaj apo nuk ka filluar operimet
gjashtë (6) muaj pasi ka marrë licencën, atëherë organi licencues mund të vendos që licenca të
paraqitet për miratim apo për suspendim. Sa i përket fillimit të aktiviteteve, ndërmarrja hekurudhore
mund të kërkoj që të vendoset për një kohë më të gjatë duke pasur parasysh natyrën specifike të
shërbimeve që ofrohen.

8. Në rast të ndryshimit që ka efekt në situatën ligjore të ndërmarrjes dhe në veçanti në rast të
bashkimit apo të kalimit të plotë, atëherë organi licencues mund të vendos që licenca duhet të
ridorëzohet për miratim. Ndërmarrja hekurudhore e tillë mund të vazhdoj operimet përveç nëse organi
licencues vendos se siguria është rrezikuar; në këtë rast duhet të jepen bazat për një vendim të tillë.

9. Kur ndërmarrja hekurudhore synon të ndryshoj në mënyrë të konsiderueshme apo të zgjeroj
aktivitetet, atëherë licenca e saj duhet të ridorëzohet tek organi licencues për shqyrtim.

10. Organi licencues nuk duhet të lejoj që të mbaj licencën ndërmarrja hekurudhore e cila është duke
bankrotuar apo që veprimet e ngjashme kanë filluar, nëse organi licencues është i bindur se nuk ka
perspektivë realiste për ripërtëritje financiare brenda një kohe të arsyeshme.

11. Kur organi licencues suspendon, revokon apo përmirëson licencën, atëherë organi licencues e
informon Qeverinë e Kosovës e cila menjëherë i njofton vendet fqinje dhe në veçanti ato që kanë të
bëjnë me Traktatin e Komunitetit të Transportit të SEETO-s.

50
12. Vendimet e organit licencues mund t'i nënshtrohen shqyrtimit ligjor.

Neni 94
Certifikata e sigurisë

1. Në mënyrë që t’i jepet qasje në infrastrukturën hekurudhore, ndërmarrja hekurudhore e cila është e
licencuar duhet të ketë certifikatën e sigurisë siç kërkohet me këtë ligj. Certifikata e sigurisë mund të
mbuloj tërë rrjetin hekurudhor të Kosovës apo vetëm një pjesë të definuar të tij.

2. Qëllimi i certifikatës së sigurisë është të ofroj dëshmi se ndërmarrja hekurudhore e ka të vendosur
sistemin e menaxhimit të sigurisë dhe mund të plotësoj kërkesat e paraqitura në specifikimet teknike të
interoperabilitett (STI), legjislacionin tjetër të BE-së dhe rregullat nacionale të sigurisë për kontrollin e
rrezikut dhe operimin e sigurt në rrjet.

3. Certifikata e sigurisë duhet të përmbaj:

3.1. përshkrimin i cili konfirmon pranimin e sistemit menaxhues të sigurisë së ndërmarrjes
hekurudhore, në pajtim me këtë ligj. Ofrimi i pjesës së parë të certifikatës ka të bëjë me
përshkrimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë që duhet të dokumentohet në të gjitha pjesët
relevante, sidomos duhet të përshkruaj ndarjen e përgjegjësive brenda organizatës së
menaxherit të infrastrukturës apo ndërmarrjes hekurudhore. Aty duhet të tregohet se si
sigurohet kontrolli nga menaxhmenti në nivele të ndryshme, si stafi dhe përfaqësuesit e tyre në
nivele të ndryshme janë të përfshirë dhe si sigurohen përparimet e vazhdueshme në sistemin e
menaxhimit të sigurisë. Elementet themelore të sistemit të menaxhimit të sigurisë janë:

3.1.1. politika e sigurisë e miratuar nga kryeshefi ekzekutiv i organizatës dhe që i
komunikohet tërë stafit;

3.1.2. qëllimet kualitative dhe kuantitative të organizatës për mirëmbajtje dhe rritje të
sigurisë si dhe planet dhe procedurat për të arritur ato qëllime;

3.1.3. procedurat për plotësimin e standardeve teknike dhe operacionale ekzistuese, të
reja dhe të ndryshuara ashtu siç parashihet në STI apo rregullat nacionale të sigurisë,
rregullat tjera relevante apo vendimet e autoritetit dhe procedurat për të siguruar
përputhje me standardet dhe kushtet e tjera të përshkruara përmes ciklit jetësor të
pajisjes dhe të operimeve;

3.1.4. procedurat dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të rrezikut dhe zbatimin e
masave të kontrollit të rrezikut kurdo që ka ndryshim në kushtet e operimit apo
materialet e reja që paraqesin rreziqe të reja në infrastrukturë apo në operime;

3.1.5. ofrimi i programeve për trajnim të stafit dhe sistemeve për të siguruar që
kompetenca e stafit mbahet në nivel dhe detyrat kryhen në mënyrë përkatëse;

3.1.6. aranzhimet për ofrim të informatës së mjaftueshme brenda organizatës kur kjo
është e duhur ndërmjet organizatave që operojnë në të njëjtën infrastrukturë;

3.1.7. procedurat dhe formatet se si informacioni i sigurisë duhet të dokumentohet dhe
të caktohet procedura për konfigurimin e kontrollit të informacionit vital të sigurisë.

3.1.8. procedurat për të siguruar se aksidentet, incidentet, aksidentet e rënda dhe
ngjarjet e tjera të rrezikshme të raportohen, hetohen dhe analizohen dhe merren masa
të domosdoshme preventive;

3.1.9. ofrimi i planeve për veprim, alarmimet dhe informacioni në rast të emergjencës
në pajtim me autoritetet e duhura publike;
51
3.1.10. dispozitat për auditimin e rregullt të brendshëm të sistemit të menaxhimit të
sigurisë.

3.2. përshkrimi i cili konfirmon pranimin e dispozitave të miratuara nga ndërmarrja hekurudhore
për plotësimin e kërkesave specifike të domosdoshme për operim të sigurt të rrjetit relevant.
Kërkesat mund të përfshijnë aplikimet e STI-së dhe rregullat nacionale të sigurisë, pranimin e
certifikatave të stafit dhe autorizimit për t’i futur në funksion mjetet e qarkullimit të ndërmarrjes
hekurudhore. Ofrimi i certifikatës së sigurisë të pjesës specifike të rrjetit, e quajtur pjesa (b),
duhet të bazohet në dokumentacionin e paraqitur nga ndërmarrja hekurudhore:

3.2.1. dokumentacioni nga ndërmarrja hekurudhore për STI apo një pjesë të STI-së
dhe kur është relevante rregullat nacionale të sigurisë dhe rregullat e tjera të
aplikueshme në operimet e veta, stafin e vet dhe në mjetet e veta lëvizëse, si dhe se si
sigurohet përputhja me sistemin e menaxhimit të sigurisë;

3.2.2. dokumentacioni nga ndërmarrja hekurudhore për kategoritë e ndryshme të stafit
të punësuar apo kontraktuar për operim duke përfshirë dëshminë se ata plotësojnë
kërkesat e STI-së apo rregullat nacionale dhe janë certifikuar si duhet;

3.2.3. dokumentacioni nga ndërmarrja hekurudhore për llojet e ndryshme të mjeteve
lëvizëse të shfrytëzuara për operim duke përfshirë evidencën se ato i plotësojnë
kërkesat e STI-së apo rregullat nacionale dhe që janë certifikuar si duhet. Akti nënligjor
në pajtim me Direktivën e BE-së 2004/ 49 dhe Rregulloren e BE-së 653/ 2007 i cili
përshkruan procedurat për marrjen e certifikatës së sigurisë në Kosovë.

4. Pjesa (a) e certifikatës së sigurisë e dhënë për ndërmarrjet hekurudhore të vendosura në BE nga
organi i ngarkuar për siguri hekurudhore në një vend anëtar të BE-së, duhet të konsiderohet valide në
Kosovë nëse është ende valide në BE dhe nëse është në përputhshmëri me legjislacionin e Kosovës.

5. Organi i sigurisë jep certifikata në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Organi i ngarkuar për sigurinë
hekurudhore lëshon certifikata të sigurisë brenda 30 ditësh nga dita e aplikimit sipas rradhës. Certifikata
e dhënë e sigurisë duhet të specifikoj llojin dhe shtrirjen e operimeve hekurudhore të përfshira.

6. Ndërmarrja hekurudhore e cila aplikon për certifikatë të sigurisë në Kosovë, duhet t’i ofroj organit
licencues dokumentacionin në shqip, serbisht apo anglisht me të cilin konfirmohet se i plotëson
kërkesat e specifikuara në këtë ligj.

7. Organi i sigurisë në shtetin tjetër në të cilin ndërmarrja hekurudhore planifikon të operoj me
shërbime shtesë të transportit hekurudhor, duhet të lëshojë certifikatën e domosdoshme shtesë
nacionale pas kontrollimit të aplikimit të ndërmarrjes hekurudhore.

8. Certifikata e sigurisë duhet të përtërihet pas aplikimit nga ndërmarrja hekurudhore në intervale që
nuk i tejkalojnë pesë vite. Duhet të përtëritet plotësisht apo pjesërisht kurdo që lloji apo shtrirja e
operimit është ndryshuar substancialisht.

9. Mbajtësi i certifikatës së sigurisë duhet që pa vonesë të informoj organin kompetent për të gjitha
ndryshimet e mëdha në kushtet e pjesës relevante të certifikatës së sigurisë. Më tej duhet ta informoj
organin kompetent të sigurisë kurdo që futen kategoritë e reja të stafit apo të mjeteve lëvizëse. Organi
përgjegjës për çështje të sigurisë mund të kërkoj që pjesa relevante e certifikatës së sigurisë të
korrigjohet duke pasuar ndryshimet substanciale në kornizën e rregullatorit të sigurisë. Nëse organi i
sigurisë vjen në përfundim se mbajtësi i certifikatës së sigurisë nuk i plotëson më tutje kushtet e
certifikatës e cila i është lëshuar, atëherë ai duhet të revokoj pjesën e parë (a) dhe/ose të dytë (b) të
certifikatës duke i dhënë arsyet për vendimin e vet. Organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore i cili e
ka revokuar certifikatën nacionale shtesë, duhet që menjëherë të informoj organin i cili e ka dhënë
certifikatën për vendimin e vet. Ngjashëm, organi i sigurisë duhet të revokoj certifikatën e sigurisë nëse
52
është e dukshme se mbajtësi i certifikatës nuk e ka shfrytëzuar atë ashtu si ishte synuar në vitin kur ka
filluar së shfrytëzuari.

10. Organi përgjegjës për çështje të sigurisë duhet ta informoj ministrinë brenda një muaji për
certifikatën që është lëshuar, përtërirë, korrigjuar apo revokuar. Aty duhet të thuhet emri dhe adresa e
ndërmarrjes hekurudhore, data, fushëpërfshirja dhe vlefshmëria e certifikatës së sigurisë dhe në rast të
revokimit arsyet për atë vendim.

11. Vendimet e organit përgjegjës për çështje të sigurisë në lidhje me certifikatën e sigurisë mund t'i
nënshtrohen shqyrtimit ligjor.


NËNKREU II
Makinistët dhe personeli tjetër

Neni 95
Licencat dhe certifikatat

1. Të gjithë makinistët duhet të kenë përshtatshmërinë dhe kualifikimet e domosdoshme për të drejtuar
trenat dhe duhet të kenë dokumentet vijuese:

1.1. licencën e cila demonstron se makinisti i plotëson minimumin e kushteve sa i përket
kërkesave mjekësore, edukimit bazik dhe aftësive të përgjithshme profesionale. Licenca duhet
të identifikoj makinistin dhe autoritetin që ka lëshuar licencën si dhe të ceket afati i vlefshmërisë
së saj. Licenca duhet të përputhet me kërkesat e paraqitura në aktin nënligjor në pajtim me
Direktivën e BE-së 2007/59/;

1.2. një apo më shumë certifikata që identifikojnë infrastrukturën në të cilën mbajtësi i licencës
është i autorizuar të vozis dhe të identifikojnë mjetet lëvizëse të cilat mbajtësi i licencës është
autorizuar t’i drejtoj. Secila certifikatë duhet të përputhet me kërkesat e paraqitura në aktin
nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2007/59/.

2. Megjithatë, kërkesa për certifikatë për pjesët specifike të infrastrukturës nuk paraqitet në rastet kur
një tjetër makinist i trenit i cili posedon certifikatë valide për infrastrukturën në fjalë ulet afër makinistit i
cili e vozitë trenin:


2.1. kur çrregullimet në shërbimin hekurudhor krijojnë domosdoshmëri për devijimin e trenit apo
kur bëhet mirëmbajtja e binarëve e specifikuar nga menaxheri i infrastrukturës;

2.2. për shërbimet e jashtëzakonshme që shfrytëzojnë trenat nga e kaluara;

2.3. për shërbimet e jashtëzakonshme të mallrave me kusht që menaxheri i infrastrukturës të
pajtohet;

2.4. për ofrimin apo demonstrimin e trenit të ri apo lokomotivës;

2.5. për qëllimin e trajnimit apo ekzaminimin e makinistëve. Shfrytëzimi i kësaj mundësie duhet
të jetë vendim i ndërmarrjes hekurudhore dhe mund të mos imponohet nga menaxheri relevant
i infrastrukturës apo nga autoriteti kompetent. Kurdo që shfrytëzohet makinisti shtesë ashtu siç
thuhet më sipër, menaxheri i infrastrukturës duhet të informohet paraprakisht.

3. Certifikata duhet të autorizoj vozitjen në një apo më shumë kategori si në vazhdim:

3.1. Kategoria A: lokomotivat manovruese, trenave të punës, mjeteve lëvizëse për mirëmbajtjen
e hekurudhës dhe të gjitha lokomotivave tjera kur shfrytëzohen për manovrim;
53
3.2. Kategoria B: transporti i udhëtarëve dhe/ ose mallrave;

3.3. certifikata mund të përmbaj autorizimin për të gjitha kategoritë duke përfshirë të gjitha
kodet të përshkruara në këtë ligj.

4. Organi për licencimin e makinistëve dhe grupit tjetër në Kosovë, duhet të miratojë modelet e BE-së
dhe rregullat për licencimin e makinistëve, certifikatave dhe kopjet e vërtetuara të certifikatave.

5. Organi për licencimin e makinistëve duhet të ndërmerr të gjithë hapat e domosdoshëm për të
shmangur rrezikun e falsifikimit të licencave dhe certifikatave dhe ngatërrimin me regjistrat e përmendur
në këtë ligj.

6. Nga organi për licencimin e makinistëve duhet të kërkohet që të:

6.1. mbaj regjistër të të gjitha licencave të lëshuara, freskuara, përtërira, korrigjuara, të
tejkaluara, suspenduara, tërhequra apo të raportuara si të humbura, vjedhura apo të
shkatërruara. Ky regjistër duhet të përmbaj të dhënat për secilën licencë që duhet të jetë e
qasshme duke shfrytëzuar numrin nacional të caktuar për secilin makinist. Ai duhet të freskohet
rregullisht;

6.2. pas një kërkese të arsyeshme të ofroj informacionin për gjendjen e licencës për autoritetet
kompetente të qeverive të vendeve të tjera dhe atë veçmas për ato të Traktatit të Komunitetit të
Transportit ndërmjet partnerëve të SEETO-s, apo për ndonjë punëdhënës të makinistëve.

7. Nga secila ndërmarrje hekurudhore dhe menaxher i infrastrukturës duhet të kërkohet:

7.1. mbajtja e regjistrit për të gjitha certifikatat e lëshuara, freskuara, përtërira, korrigjuara,
tejkaluara, suspenduara, tërhequra apo të raportuara si të humbura, të vjedhura apo të
shkatërruara. Regjistri duhet të përmbaj të dhënat e përshkruara në aktin nënligjor në pajtim
me Direktivën e BE-së 2007/59/ për secilën certifikatë e gjithashtu të dhënat në lidhje me
kontrollet periodike. Ai duhet të freskohet rregullisht me të dhëna të reja;

7.2. bashkëpunimi me autoritetin kompetent të shteteve tjera, në veçanti me ato të SEETO-s,
ku makinistët mund të kenë vendbanimin e tyre, në mënyrë që të shkëmbehet informacioni me
autoritetin kompetent dhe të jepet qasje në të dhënat e kërkuara;

7.3. ofrimi i informacionit për përmbajtjen e një certifikate të tillë për autoritetet kompetente të
shteteve të tjera anëtare e në veçanti me ato të Traktatit të Komunitetit të Transportit të
SEETO-s me kërkesë të tyre kur kjo kërkohet si pasojë e aktiviteteve të tyre trans-nacionale.

8. Makinistët duhet të kenë qasje në të dhënat të cilat ju përkasin atyre të cilat ruhen në regjistrat e
Organit për licencimin e makinistëve dhe të ndërmarrjeve hekurudhore dhe duhet të u ofrohet kopja e
asaj të dhëne të kërkuar.

9. Organi për licencimin e makinistëve duhet t’i miratoj parametrat bazik të regjistrave për të vendosur
ato të dhëna që do të regjistrohen, formatin e tyre dhe protokollin për shkëmbimin e të dhënave, të
drejtat e qasjes, kohëzgjatjen e mbajtjes dhe procedurat që duhet të ndiqen në rast falimentimi.

10. Organi për licencimin e makinistëve, menaxheri i infrastrukturës dhe ndërmarrja hekurudhore
duhet të sigurohen se regjistrat e ofruar dhe llojet e operimeve të regjistrave të tillë të përputhen me
ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale. Licenca e makinistëve duhet të jetë në pronësi të mbajtësit.

11. Organi për licencimin e makinistëve i cili lëshon licenca për makinistët në Kosovë, e mban
regjistrin dhe ofron informacion te nevojshëm. Misioni, detyrat dhe procedurat e tij do të përcaktohen
sipas aktit nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2007/59.

54
12. Certifikatat e makinistëve duhet të lëshohen nga ndërmarrja hekurudhore apo nga menaxheri i
infrastrukturës që e punëson apo e kontrakton makinistin. Certifikata duhet të jetë në pronësi të
ndërmarrjes apo menaxherit që e lëshon atë. Megjithatë, makinistët duhet të kenë të drejtë të marrin
kopjen e vërtetuar. Certifikatat duhet të lëshohen nga ndërmarrja hekurudhore apo nga menaxheri i
infrastrukturës në gjuhën shqipe, serbe dhe anglishte.

13. Vlefshmëria gjeografike

13.1. licenca e makinistit duhet të jetë e vlefshme në tërë Kosovën dhe mund të jetë e vlefshme
edhe në shtetet e tjera duke ofruar marrëveshje specifike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të
tjera.

13.2. certifikata e makinistit duhet të jetë e vlefshme vetëm për infrastrukturat dhe mjetet
lëvizëse që identifikohen në te.

14. Licenca e makinistëve e lëshuar në shtetin anëtar të BE-së që është ende valide duhet të
konsiderohet valide në Kosovë nëse është në pajtim me legjislacionin në Kosovë.

Neni 96
Kushtet për marrjen e licencës dhe certifikatës së makinistit

1. Për të marrë licencën, aplikuesit duhet të plotësojnë minimumin e kërkesave të paraqitura në këtë
ligj. Për të marrë certifikatë dhe që ajo të mbetet e vlefshme, aplikuesit duhet të mbajnë licencë dhe të
plotësojnë kërkesat minimale të paraqitura më poshtë.

2. Mosha minimale e aplikuesit, për të marrë licencë duhet të jetë së paku njëzetedy (22) vjeçare.

3. Kërkesat bazike për marrjen e licencës:

3.1. aplikuesit duhet që të paktën të kenë të kryer shkollën e mesme dhe të kenë të kryer me
sukses trajnimin bazik. Akti nënligjor në pajtim me Direktivës së BE-së 2007/ 59 duhet të
përshkruaj nivelin e edukimit dhe trajnimin e kërkuar.

3.2. aplikuesit duhet të ofrojnë konfirmim të përshtatshmërisë së tyre fizike duke e kaluar
kontrollin mjekësor të kryer nën mbikëqyrjen e institucionit mjekësor (kjo vendoset nga shtetet
anëtare) të akredituar apo të njohur në përputhje me këtë ligj. Akti nënligjor në pajtim me
Direktivën e BE-së 2007/ 59 duhet të përshkruaj kriteret të cilat duhet të plotësohen me këtë
kontrollim mjekësor.

3.3. aplikuesit duhet të demonstrojnë përshtatshmërinë e tyre psikologjike profesionale të kryer
në institucionin mjekësor (kjo vendoset nga shtetet anëtare) të akredituar apo të njohur në
përputhje me këtë ligj. Akti nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2007/59 duhet të
përshkruaj kriteret që duhet ti plotësojë kontrolli mjekësor.

3.4. aplikuesit duhet të demonstrojnë aftësinë e tyre të përgjithshme profesionale duke kaluar
provimin i cili i mbulon të paktën lëndët e përgjithshme. Akti nënligjor në pajtim me Direktivën e
BE-së 2007/59 duhet të përshkruaj lëndët e përgjithshme të këtij provimi.

4. Kërkesat për marrjen e certifikatës së makinistit:

4.1. aplikuesit për certifikatën e makinistit duhet ta njohin gjuhën shqipe dhe serbe.

4.2. aplikuesit duhet të kalojnë testin mbi njohuritë dhe kompetencën e tyre profesionale në
lidhje me mjetet lëvizëse për të cilat kërkohet certifikata. Akti nënligjor në pajtim me Direktivën e
BE-së 2007/59 duhet të përshkruaj lëndët e përgjithshme të këtij provimi.

55
4.3. aplikuesit duhet të kalojnë testin mbi njohuritë dhe kompetencën e tyre profesionale në
lidhje me infrastrukturën hekurudhore për të cilat kërkohet certifikata. Akti nënligjor në pajtim
me Direktivën e BE-së 2007/59 duhet të përshkruaj lëndët e përgjithshme të këtij provimi dhe
aty ku është e përshtatshme edhe njohuritë gjuhësore.

4.4. aplikuesit duhet të trajnohen nga ndërmarrja hekurudhore apo nga menaxheri i
infrastrukturës për sistemin e menaxhimit të sigurisë të përshkruar në këtë ligj.

5. Të gjitha kërkesat themelore për marrje të licencës së makinistit dhe kushtet për marrjen e
certifikatës, duhet të përshkruhen në aktin nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2007/59 i cili po
ashtu duhet të përshkruaj formatet e licencave dhe certifikatave të makinistëve dhe përmbajtjen e
regjistrave të licencave dhe certifikatave të makinistëve të cilat duhet të mbahen nga autoriteti
kompetent dhe të jenë në dispozicion për të gjitha palët e interesuara.

6. Organi për licencimin e makinistëve duhet të publikoj procedurën për marrjen e licencës që duhet të
ndjeket:

6.1. të gjitha aplikimet për licencë duhet të paraqiten tek Organi për licencimin e makinistëve
nga makinisti kandidat apo nga entiteti në emër të tij;

6.2. aplikimet e paraqitura tek Organi për licencimin e makinistëve mund të jenë për dhënien
e licencës së re, përmirësimin e të dhënave në licencë, përtëritjen apo duplifikimin e saj;

6.3. organi për licencimin e makinistëve duhet të lëshoj licencë sa më shpejt që është e
mundshme dhe jo më vonë se një (1) muaj pasi pranimit të dokumentacionit të domosdoshëm;

6.4. licenca duhet të jetë e vlefshme për dhjetë (10) vite por që i nënshtrohet kontrollimeve
periodike, inspektimeve dhe monitorimit;

6.5. licenca duhet të lëshohet në vetëm një origjinal. Çfarëdo duplikati i licencës tjetër nga ajo e
Organit për licencimin e makinistëve ku kërkohet duplifikimi, duhet të ndalohet.

7. Secila ndërmarrje hekurudhore dhe menaxher i infrastrukturës duhet të vendos procedurat e veta
për lëshimin dhe freskimin e certifikatave në përputhje me këtë ligj, si pjesë e sistemit të menaxhimit të
sigurisë e gjithashtu procedurat e ankimit që u lejon makinistëve të kërkojnë shqyrtim të vendimit në
lidhje me lëshimin, freskimin, suspendimin dhe tërheqjen e certifikatës. Në rast të mosmarrëveshjes,
palët mund të ankohen tek Organi Rregullativ i Tregut apo te çfarëdo organi tjetër i pavarur.

8. Ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxheri i infrastrukturës duhet të freskojnë pa vonesë certifikatën
kurdo që pronari i certifikatës të ketë marrë autorizimet shtesë në lidhje me mjetet lëvizëse apo
infrastrukturën.

Neni 97
Kontrollimet periodike dhe monitorimi

1. Në mënyrë që licenca të mbetet e vlefshme, pronari i saj duhet t’i kaloj provimet periodike dhe/ ose
testimin. Në lidhje me kërkesat mjekësore, minimumi i frekuentimit duhet të jetë në përputhje me
dispozitat e aktit nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2007/59. Këto kontrollime mjekësore duhet
të kryhen nga dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve apo institutit të akredituar të njohur. Sa i përket
njohurisë profesionale të përgjithshme duhet të vendoset një trajnim i vazhdueshëm për të siguruar se
kompetencat e stafit janë ruajtur në përputhje me kërkesat detaje të dhëna në aktin nënligjor në pajtim
me Direktivën e BE-së 2007/59. Kur bëhet përtëritja e licencës, autoriteti kompetent duhet të verifikoj
në regjistrin e ofruar se makinisti i plotëson kërkesat.

2. Në mënyrë që certifikata të mbetet e vlefshme, pronari i saj duhet të kaloj nëpër kontrollime periodike
dhe/ ose testet. Numri i këtyre kontrollimeve dhe/ ose testeve duhet të përcaktohet nga ndërmarrja
56
hekurudhore apo menaxheri i infrastrukturës, duke e punësuar apo kontraktuar makinistin në përputhje
me sistemin e vet të menaxhimit të sigurisë dhe duke e respektuar këtë numër minimal të
kontrollimeve dhe/ ose testeve i vendosur në aktin nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2007/59.
Për secilën nga këto kontrollime, Organi për licencimin e makinistëve duhet të konfirmoj me deklaratë
dhe në regjistër se makinisti i ka plotësuar kërkesat.

3. Nga ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës duhet të kërkohet që të kontrollojnë
dhe të sigurojnë se licencat dhe certifikatat e makinistëve të punësuar apo të kontraktuar janë të
vlefshme. Ata duhet të vendosin sistemin e monitorimit të makinistëve të tyre. Nëse rezultatet e
monitorimit të tillë kanë vërejtje për makinistin dhe kompetencën e tij në punë dhe vazhdimësinë e
vlefshmërisë së licencës apo certifikatës së tij, atëherë ndërmarrja hekurudhore dhe menaxherët e
infrastrukturës duhet të ndërmarrin veprim të menjëhershëm.

4. Kur makinisti pushon së punuari për ndërmarrjen hekurudhore apo për menaxherin e infrastrukturës
hekurudhore, ai duhet ta informoj Organi për licencimin e makinistëve pa vonesë. Licenca duhet të
mbetet e vlefshme me kusht nëse plotësohen kontrollimet periodike.

5. Certifikata duhet të zhvleftësohet kur pronari nuk e ushtron më detyrën e makinistit. Megjithatë,
pronari duhet të pranoj kopjen e certifikatës dhe të gjitha dokumentet që tregojnë dëshminë e trajnimit,
kualifikimeve, përvojës dhe kompetencës profesionale. Kur behet lëshimi i certifikatës për makinistin,
ndërmarrja hekurudhore apo menaxheri i infrastrukturës duhet t’i merr parasysh të gjitha këto
dokumente.

6. Organi për licencimin e makinistëve mundet që në çdo kohë të ndërmerr veprim të verifikimit të
trenave të cilët funksionojnë dhe operojnë në hapësirën e tij të juridiksionit në aspektin se a i ka
makinisti në pronësi dokumentet e lëshuara sipas këtij ligji.

7. Organi për licencimin e makinistëve mund të ushtroj pyetje në lidhje me përputhjen me këtë ligj për
makinistët, ndërmarrjet hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës, ekzaminerët dhe qendrat e trajnimit
që kryejnë aktivitetet e tyre në hapësirën e juridiksionit të tij. Nëse organi për licencimin e makinistëve
gjen se makinisti më nuk i plotëson një apo më shumë nga kushtet e kërkuara, atëherë ai duhet të
ndërmerr veprim siç është suspendimi i licencës. Ndalesa e operimit të trenave mund të vendoset pas
qasjes së organit i cili e ka lëshuar certifikatën e makinistit.

8. Organi për licencimin e makinistëve bën kontrollimin dhe monitorimin e licencave të makinistëve
pas lëshuarjes së tyre.

Neni 98
Qasja në pajisjet e trajnimit për makinistët

1. Ndërmarrjet hekurudhore që aplikojnë për certifikatë të sigurisë duhet të kenë qasje të drejtë dhe
jodiskriminuese në pajisjet e trajnimit për makinistët dhe stafin përcjellës të trenave, sa herë që këto
janë të nevojshme për përmbushjen e kërkesave për tu certifikuar. Shërbimi i ofruar duhet të përfshijë
trajnimin e nevojshëm për njohuri të linjës, rregullat dhe procedurat e operimit, sistemin e komandës së
sinjalizimit dhe kontrollit dhe procedurat emergjente të aplikuara në linjat e operimit. Menaxherët e
infrastrukturës dhe stafi i tyre i cili kryen detyrat vitale të sigurisë duhet të kenë qasje të drejtë dhe
jodiskriminuese në pajisjet e trajnimit. Nëse shërbimet e trajnimit nuk i përfshijnë ekzaminimet dhe
dhënien e certifikatave, ndërmarrjet hekurudhore duhet të kenë qasje në ato certifikime, nëse kjo është
kërkesë e certifikatës së sigurisë.

2. Nëse mundësitë e trajnimit janë në dispozicion vetëm përmes shërbimeve të një ndërmarrjeje të
vetme hekurudhore apo të menaxherit të infrastrukturës, ato duhen të jenë në dispozicion për
ndërmarrjet e tjera hekurudhore me çmim të arsyeshëm dhe jodiskriminues që është e lidhur me koston
dhe ka margjinë fitimprurëse.

57
3. Kur të rekrutojnë makinistët e rinj të trenave, stafin në bordin e trenave dhe stafin që kryen detyra
vitale të sigurisë, ndërmarrjet hekurudhore duhet të jenë në gjendje të marrin parasysh çfarëdo trajnimi,
kualifikimi dhe përvoje që është fituar më parë nga ndërmarrjet e tjera hekurudhore. Për këtë arsye këta
anëtarë të stafit duhet të kenë të drejtë të kenë qasje në marrjen e kopjeve dhe të bëjnë komunikimin e
të gjitha dokumenteve me të cilat e dëshmojnë kualifikimin, trajnimin dhe përvojën.

4. Secila ndërmarrje hekurudhore dhe secili menaxher i infrastrukturës duhet të jenë përgjegjës për
nivelin e trajnimit dhe kualifikimit të stafit të tyre të cilët kryejnë punë lidhur me sigurinë.

5. Organi për licencimin e makinistëve dhe organi rregullativ i tregut hekurudhor duhet të jetë
përgjegjës për monitorimin e këtyre kushteve për dispozitat e trajnimit për makinistët dhe posaçërisht
për kontrollimin nëse dispozitat e shërbimeve të trajnimit i përmbushin kërkesat e STI-së.

Neni 99
Kushtet e përgjithshme të punës për personelin tjetër hekurudhor përveç makinistëve

1. Personeli i sektorit hekurudhor në Kosovë është i punësuar me status të nëpunësve të sektorit publik
sipas kontratave specifike të kompanisë.

2. Organizimi i orarit të punës të nëpunësve të sektorit hekurudhor duhet t`i nënshtrohet këtyre
kërkesave minimale të sigurisë dhe atyre shëndetësore veçanërisht sa i përket punës së natës:

2.1. secili punëtor ka të drejtë për një periudhë pushimi ditor minimal prej njëmbëdhjetë (11) orë
në periudhën njëzetekatër (24) orësh;

2.2. kur dita e punës është me e gjatë se gjashtë orë, çdo punëtor ka të drejtë për një pushim, i
cili përcaktohet me marrëveshje kolektive;

2.3. për çdo periudhë shtatëditore çdo punëtor ka të drejtë për një periudhë të pandërprerë
pushimi prej njëzetekatër (24) orë plus pushimit ditor njëmbëdhjetë (11) orë, siç referohet me
lartë;.

2.4. duke pasur parasysh nevojën për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve:

2.4.1. periudha javore e kohës së punës kufizohet në bazë të ligjit, rregulloreve apo
dispozitave administrative apo me marrëveshje kolektive apo marrëveshje në mes të
dy anëve të industrisë;

2.4.2. orari mesatar i punës për secilën periudhë shtatë-ditore, duke përfshirë edhe
punën jashtë orarit, nuk i tejkalon dyzetetetë (48) orë.

2.5. secili punëtor ka të drejtë për pushim të paguar vjetor së paku katër javë, në përputhshmëri
me kushtet për këtë të drejtë, dhe dhënien e këtij pushimi, siç është paraparë me legjislacion
kombëtar dhe/apo në praktikë;

2.6. periudha minimale e pushimit vjetor të paguar nuk mund të zëvendësohet me asnjë
kompensim, përveç nëse marrëdhënia e punës ndërpritet;

2.7. Kur merret parasysh puna e natës:

2.7.1. orët normale të punës së natës nuk duhet ta tejkalojnë mesataren e tetë orëve të
punës në periudhën njëzetekatër (24) orësh;

2.7.2. punëtorët e natës, puna e të cilëve përfshin rreziqe të veçanta apo tendosje të
rëndë fizike apo mentale nuk duhet të punojnë më gjatë se tetë (8) orë gjatë një
periudhe njëzetekatër (24) orë gjatë së cilës ata kryejnë punë nate.
58

2.8. puna që përfshin rreziqe të veçanta apo tendosje të rëndë fizike apo mentale duhet të
definohet me marrëveshje të kompanisë duke pasur parasysh efektet e veçanta dhe rreziqet e
punës së natës;

2.9. punëtorëve të natës duhet të u ofrohet kontrolli pa pagesë i shëndetit në përputhshmëri me
konfidencialitetin mjekësor. Në rast se punëtorët e natës vuajnë nga problemet shëndetësore të
njohura si të lidhura me faktin se ata punojnë natën, ata duhet të transferohen sa herë që të
jetë e mundur në punë ditore të cilën janë në gjendje ta kryejnë;

2.10. punëtorët e natës dhe punëtorët me ndërrime duhet të kenë mbrojtje të sigurisë dhe të
shëndetit të përshtatshme me natyrën e tyre të punës;

2.11. kushtet specifike të punës janë të definuara me rregullore për stafin që kalon kohën e
punës në bordin e trenit dhe aktiviteti i të cilëve lidhet me orarin e transportit dhe duhet të
sigurojnë vazhdimësinë dhe rregullsinë e trafikut.


KREU VII
SIGURIA E SISTEMIT HEKURUDHOR

Neni 100
Parimet e sigurisë

1. ARH duhet të siguroj që siguria hekurudhore përgjithësisht mirëmbahet, atëherë kur është e
arsyeshme dhe praktike përmirësohet vazhdimisht duke marrë parasysh legjislacionin e BE-së,
ndryshimet, përparimet teknike dhe shkencore dhe prioritetin që i jepet parandalimit të aksidenteve
serioze. Ministria duhet të siguroj se rregullat e sigurisë janë në vend, aplikohen dhe zbatohen në
mënyrë të hapur dhe jodiskriminuese nga organi i sigurisë.

2. ARH duhet të siguroj masat për zhvillimin dhe përmirësimin e sigurisë hekurudhore, të merr parasysh
nevojën për një qasje të bazuar në sistem.

3. ARH duhet të siguroj që përgjegjësia për operim të sigurt të sistemit hekurudhor dhe kontrollit të
rreziqeve të shoqëruara me të, janë të vendosura nga menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet
hekurudhore, duke i obliguar ata të zbatojnë masat e domosdoshme të kontrollit të rrezikut, kur është e
duhur në bashkëpunim me njëra tjetrën për të aplikuar rregullat nacionale të sigurisë dhe për të
vendosur sisteme të menaxhimit të sigurisë në përputhje me këtë ligj. Pa paragjykuar përgjegjësinë
civile, secili menaxher i infrastrukturës dhe ndërmarrje hekurudhore duhet të mbahen përgjegjës për
pjesën e vet të sistemit dhe për operimin e tij të sigurt duke përfshirë këtu furnizimin me material,
kontraktimin e shërbimeve përball shfrytëzuesve, konsumatorëve, punëtorëve të përfshirë dhe palëve
të treta.

4. Kjo nuk duhet të paragjykoj përgjegjësinë e secilit prodhues, ofrues të mirëmbajtjes, mbajtës të
vagonëve, ofrues të shërbimeve dhe entitetin e prokurimit për të siguruar që mjetet lëvizëse, instalimet,
pajisjet ndihmëse dhe pajisjet si dhe shërbimet e ofruara nga ata, përputhen me kërkesat dhe kushtet e
specifikuara për shfrytëzim, ashtu që ato të mund të vendosen në operim të sigurt nga ana e
ndërmarrjes hekurudhore dhe/ ose menaxheri i infrastrukturës.

Neni 101
Indikatorët e sigurisë, metodat dhe qëllimet

1. Treguesit e përbashkët të sigurisë. Në mënyrë që të lehtësohet vlerësimi i arritjes së qëllimeve të
përbashkëta të sigurisë të zhvilluara në BE (QPS) dhe të ofrohet monitorim i zhvillimit të përgjithshëm
të sigurisë hekurudhore, Organi përgjegjës për sigurinë duhet të mbledh informacion për treguesit e
59
përbashkët të sigurisë (TPS) nëpërmes të raportit vjetor. TPS-të duhet të vendosen ashtu siç është
definuar nga BE-ja dhe të bëhet propozimi i përdorimit të tyre nga ministria.

2. Metodat e përbashkëta të sigurisë:
2.1. metodat e përbashkëta të sigurisë (MPS) të zhvilluara nga BE-ja dhe të publikuara në
Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, duhet të konsiderohen si bazike për sigurinë
hekurudhore në Kosovë dhe duhet të përdoren nga organi përgjegjës për sigurinë;
2.2. MPS të zhvilluara në BE përshkruajnë se si niveli i sigurisë dhe arritja e qëllimeve të
sigurisë dhe përputhjes me kërkesat e tjera të sigurisë janë vlerësuar duke elaboruar dhe
definua:
2.2.1. vlerësimin e rrezikut dhe metodat e vlerësimit;
2.2.2. metodat për vlerësimin e përputhjes me kërkesat në certifikatat e sigurisë dhe
autorizimet e sigurisë të lëshuara në përputhje me këtë ligj;
2.2.3. përderisa ata akoma nuk janë të mbuluar me STI metodat për të kontrolluar se
nënsistemet strukturale të sistemeve hekurudhore trans Evropiane të shpejtësisë së
lartë dhe ato konvencionale të sistemeve hekurudhore operohen dhe mirëmbahen në
përputhje me kërkesat relevante esenciale.

2.3. MPS-të të zhvilluara nga BE-ja duhet të merren si bazë për sistemin e menaxhimit të
sigurisë në Kosovë. Ato duhet të përshkruhen me aktin nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-
së 2004/49 dhe 2008/10, si dhe rregulloreve tjera të BE-së të zhvilluara nga Agjencia
Hekurudhore Evropiane;

2.4. Ministria duhet të bëj korrigjimet e domosdoshme të rregullave nacionale të sigurisë për
sistemin hekurudhor të Kosovës në dritën e miratimit të MPS-ve të zhvilluara në BE dhe të
përshkruara në aktit nënligjor të përmendur më sipër.

3. Caqet e përbashkëta të sigurisë:
3.1. caqet e përbashkëta të sigurisë (CPS) së bashku me vlerësimin e kostos së tyre dhe
përfitimet, treguesi i ndikimeve të tyre për akterët e ekonomisë dhe për ndikimin e tyre në
pranimin social të rrezikut duhet të konsiderohen si baza për sigurinë hekurudhore në Kosovë
dhe duhet të propozohen si caqe në Kosovë nga organi i ngarkuar me sigurinë hekurudhore.
Ato duhet të definojnë nivelet e sigurisë që duhet të paktën të arrihen nga pjesët e ndryshme të
sistemit Evropian të hekurudhave dhe nga sistemi si tërësi;

3.2. Ministria duhet të bëj përpjekjet maksimale për të futur amendamentet e domosdoshme në
rregullat nacionale të sigurisë për të arritur Caqet e Përbashkëta të Sigurisë ashtu si janë
definuar në nivel të BE-së. Këto CPS duhet të përshkruhen në aktin nënligjor në pajtim me
Direktivën e BE-së 2004/49 dhe 2008/10.

Neni 102
Rregullat nacionale të sigurisë

1. Ministria duhet të paraqes rregullat nacionale të obligueshme të sigurisë me propozimin e organit
përgjegjës të sigurisë dhe nën mbikëqyrjen e tij duke siguruar kështu se këto rregulla janë publikuar në
gjuhen shqipe, serbe dhe angleze dhe t’i vej ato në dispozicion të menaxherëve të infrastrukturës dhe
të ndërmarrjeve hekurudhore, aplikuesve për certifikatën e sigurisë dhe autorizimin e sigurisë në një
gjuhë të qartë për palët e përfshira. Këto rregulla duhet të jenë në dispozicion në faqen e internetit të
organit përgjegjës për çështje të sigurisë.

60
2. Rregullat nacionale të sigurisë duhet të përfshijnë si vijon:

2.1. kërkesat e përgjithshme teknike që duhet të plotësohen gjatë dizajnimit, ndërtimit,
rindërtimit, tërheqjes dhe mirëmbajtjes të pjesëve integrale të infrastrukturës hekurudhore për
mundësimin e trafikut të sigurt hekurudhor;

2.2. metodat dhe procedurat për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, metodën e mbajtjes së
shënimeve për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit e gjithashtu kushtet që duhet të
plotësohen nga entiteti që bënë mirëmbajtjen e mjeteve të transportit;

2.3. pajisjet e vendeve zyrtare të menaxherit të infrastrukturës;

2.4. rregullat e trafikut hekurudhor të sigurt sa i përket mjeteve të transportit, hekurudhës dhe
eksploatimit si dhe rregullat e operimit të trafikut hekurudhor;

2.5. procedurat për marrjen e licencës për rregullat e operimit hekurudhor;

2.6. kryqëzimin e hekurudhës me rrugën nga aspekti i trafikut hekurudhor të sigurt;

2.7. detyrat dhe përgjegjësitë e personelit të hekurudhës që merr pjesë drejtpërdrejt në trafikun
hekurudhor;

2.8. rregullin e brendshëm dhe mbrojtjen e infrastrukturës hekurudhore dhe mjeteve të
transportit;

2.9. identifikimin e strukturave të rëndësisë së veçantë për sigurinë e trafikut hekurudhor;

2.10. kushtet që duhet të plotësohen nga punëtorët hekurudhor;

2.11. transporti për nevoja vetanake;

2.12. masat e veçanta të sigurisë.

3. Rregullat nacionale të sigurisë për sektorin hekurudhor në Kosovë duhet të përcaktohen me akt
nënligjor;

4. Ministria duhet të konsultohet me të gjitha palët e interesuara me kohë nëse dëshiron të paraqes
rregullat e reja nacionale të sigurisë që kërkojnë siguri më të lartë se sa Caqet e Përbashkëta të
Sigurisë të zhvilluara në nivel BE-së apo të Traktatit të Komunitetit të Transportit në kuadër të SEETO-
s.

Neni 103
Sistemi i menaxhimit të sigurisë

1. Menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore duhet të vendosin sistemet e tyre të
menaxhimit të sigurisë për të siguruar se sistemi hekurudhor mund të arrij të paktën Caqet e
Përbashkëta të Sigurisë në përputhje me rregullat nacionale të sigurisë dhe me kërkesat e sigurisë të
paraqitura në STI dhe se do të aplikohen pjesët relevante të MPS-ve.

2. Sistemi i menaxhimit të sigurisë duhet të plotësoj kërkesat e sigurisë dhe t’i përmbaj elementet të
cilat kanë të bëjnë me sigurinë e sistemit hekurudhor të përshtatur për karakterin, shtrirjen dhe kushtet
e tjera të aktivitetit të kërkuar. Duhet të siguroj kontroll të të gjitha rreziqeve të cilat i shoqërojnë
aktivitetet e menaxherit të infrastrukturës apo ndërmarrjes hekurudhore, duke përfshirë furnizimin me
mirëmbajtje, material si dhe shfrytëzimin e kontraktorëve. Pa paragjykuar ekzistimin e rregullave
nacionale dhe ndërkombëtare të përgjegjësisë, sistemi i menaxhimit të sigurisë duhet gjithashtu të merr
61
parasysh kur është e duhur dhe e arsyeshme rreziqet që rrjedhin nga rezultati i aktiviteteve nga palët e
tjera.

3. Sistemi i menaxhimit të sigurisë i ndonjë menaxheri të infrastrukturës duhet të merr parasysh efektet
e operimeve nga ndërmarrjet e ndryshme hekurudhore në rrjet dhe të ofrohet dispozita për të lejuar të
gjitha ndërmarrjet hekurudhore të operojnë në përputhje me STI-të dhe rregullat nacionale të sigurisë të
paraqitura në certifikatën e tyre të sigurisë. Për më tepër duhet të zhvillohet me qëllim të koordinimit të
procedurave emergjente të menaxherit të infrastrukturës me të gjitha ndërmarrjet hekurudhore që
operojnë në infrastrukturën e tij.

4. Sistemi i menaxhimit të sigurisë duhet të dokumentohet në të gjitha pjesët relevante dhe duhet të
përshkruaj përgjegjësitë në kuadër të kornizës së organizimit të menaxherit të infrastrukturës së
transportuesit hekurudhor. Sistemi i menaxhimit të sigurisë duhet të përshkruaj metodën e kontrollit në
nivele të ndryshme menaxhuese nga menaxhmenti, roli i stafit në të gjitha nivelet dhe se si ofrohet
përmirësimi i përhershëm.

5. Elementet bazike për sistemin e menaxhimit të sigurisë duhet të jenë si në vazhdim:

5.1. dokumenti që përshkruan politikën e sigurisë i miratuar nga menaxherët e infrastrukturës
dhe ndërmarrjet hekurudhore nga përfaqësuesit e lartë ekzekutiv. Kjo politikë duhet të jetë në
dispozicion për të gjithë punëtorët;

5.2. përshkrimi i qëllimeve kualitative dhe kuantitative të organizimit për të mirëmbajtur dhe
përmirësuar sigurinë, planet dhe procedurat për arritjen e qëllimeve të tilla;

5.3. përshkrimi i procedurës për plotësimin e standardeve ekzistuese, të reja dhe të
përmirësuara teknike dhe operative apo të kushteve tjera të përshkruara në STI-të, Rregullat
Nacionale të Sigurisë të theksuara në vendimet e tjera nga autoritetet kompetente dhe në
metodat e shfrytëzimit të pajisjes si dhe kryerjes së operimeve;

5.4. përshkrimi i procedurave dhe metodave për vlerësimin e rrezikut dhe zbatimin e masave
për kontrollin e rrezikut, gjithmonë kur ndryshimi i kushteve të operimit apo i materialeve të reja
paraqesin rrezik të ri për infrastrukturën hekurudhore apo për operimet;

5.5. përshkrimin e programeve trajnuese për personelin për të demonstruar se kompetencat e
personelit janë ruajtur dhe zhvilluar;

5.6. përshkrimin e informacionit brenda organizatës për të demonstruar se si është shpërndarë
informacioni në lidhje me planet e sigurisë dhe procedurat e sigurisë dhe kur është e
zbatueshme se si është shkëmbyer përshkrimi i informacionit në lidhje me planet e sigurisë dhe
procedurat e sigurisë ndërmjet organizatave që operojnë në të njëjtën infrastrukturë
hekurudhore;

5.7. përshkrimi i procedurave dhe formave për dokumentimin e informacionit në lidhje me
sigurinë, përshkrimin e procedurave për informacion e kontrollit të sigurisë kur është e
nevojshme si konfidencial;

5.8. përshkrimin e procedurave për të siguruar se aksidentet, incidentet rrëshqitjet dhe ngjarjet
e rrezikshme të tjera janë raportuar si duhet, hetuar dhe analizuar dhe se janë marrë masat
preventive;
5.9. planet e veprimit për situatat emergjente dhe menaxhimin e krizës të bazuara në
bashkëpunim me autoritetet kompetente;

5.10. përshkrimin e vazhdimit të auditimeve të brendshme periodike të sistemit të menaxhimit
të sigurisë.

62
6. Çdo vit, të gjithë menaxheret e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore para 30 qershorit duhet
të paraqesin raportin vjetor të sigurisë në lidhje me vitin kalendarik të mëparshëm te organi përgjegjës
për sigurinë. Raporti i sigurisë së paku duhet të përmbaj:

6.1. informacionin se sa janë arritur caqet e përbashkëta të sigurisë së organizatës dhe
rezultatet e planeve të sigurisë;

6.2. zhvillimin e treguesve nacional të sigurisë dhe Instrumentet e Përbashkëta të Sigurisë të
paraqitura në këtë ligj për aq sa është relevante për organizatën raportuese;

6.3. rezultatet e auditimit të brendshëm të sigurisë;

6.4. observimet e mungesave dhe keqfunksionimit të operimeve hekurudhore dhe menaxhimit
të infrastrukturës që mund të jetë relevante për organin e sigurisë.

7. Përshkrimi më preciz i kërkesave, procedurave dhe testeve duhet të përshkruhet në aktin nënligjor
në pajtim me Direktivën e BE-së 2004/49.

Neni 104
Certifikatat dhe autorizimet e sigurisë
1. Secila ndërmarrje hekurudhore që mban licencën duhet të merr certifikatën e sigurisë para se t’i
jepet e drejta për qasje në një infrastrukturë hekurudhore. Qëllimi i certifikatës së sigurisë është të ofroj
dëshmi se ndërmarrja hekurudhore ka të vendosur sistemin e menaxhimit të sigurisë dhe mund të
plotësoj kërkesat e paraqitura në STI-të dhe në legjislacionin relevant të BE-së si dhe në rregullat
nacionale të sigurisë në ofrimin e shërbimeve të transportit të sigurt në rrjet.

2. Secili menaxher i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të merr autorizimin e sigurisë.
Autorizimi i sigurisë duhet të përmbajë:

2.1. përshkrimin që konfirmon pranimin e sistemit të menaxhimit të infrastrukturës;

2.2. përshkrimin që konfirmon pranimin e dispozitave të menaxherit të infrastrukturës për të
plotësuar kërkesat specifike të domosdoshme për dizajn, mirëmbajtje dhe operim të sigurt të
infrastrukturës hekurudhore duke përfshirë kur është e përshtatshme mirëmbajtjen dhe
operimin e kontrollit të trafikut dhe sistemin e sinjalizimit.

3. Secila ndërmarrje hekurudhore duhet të pajiset me certifikatë (pjesën a dhe pjesën b) para se t’i
jepet qasja në infrastrukturën hekurudhore.

4. Të gjithë akterët e tregut të cilët janë pajisur me certifikata të sigurisë, autorizimet e sigurisë duhet të
monitorojnë nëse ata i plotësojnë kërkesat e certifikatave të tyre dhe të marrin veprime korrektuese
nëse është e domosdoshme.

5. Organi i ngarkuar me sigurinë hekurudhore duhet të jetë i lirë për të kryer inspektimet dhe hetime të
cilat janë të nevojshme për t’i kryer detyrat e veta dhe duhet t’i jepet qasje në të gjitha dokumentet
relevante dhe objektet, instalimet dhe pajisjet e menaxherëve të infrastrukturës dhe të ndërmarrjeve
hekurudhore.

6. Organi i ngarkuar për dhënien për dhënien e certifikatave të sigurisë dhe autorizimeve të sigurisë
është organi i Sigurisë





63
KREU VIII
KËRKESAT E SIGURISË

Neni 105
Kërkesat e përgjithshme të sigurisë për sistemet dhe nënsistemet hekurudhore

1. Të gjitha nënsistemet hekurudhore duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme të sigurisë sikurse
janë definuar në këtë ligj:

1.1. dizajni, ndërtimi apo montimi, mirëmbajtja dhe monitorimi i komponentëve kritike të
sigurisë, në veçanti komponentëve të përfshira në lëvizjen e trenit duhet të jenë të tilla që të
garantojnë siguri në të gjitha nivelet korresponduese të qëllimeve të përbashkëta të sigurisë të
paraqitura për sektorin hekurudhor duke përfshirë situatat e degraduara specifike;

1.2. parametrat e përfshirë në kontaktin rrotë/binar duhet të plotësojnë stabilitetin e nevojshëm
për të garantuar lëvizjen e sigurt me një shpejtësi maksimale të autorizuar. Parametrat e
pajisjes së frenimit duhet të garantojnë mundësinë e frenimit brenda distancës së dhënë të
frenimit me një shpejtësi maksimale të autorizuar;

1.3. komponentët e shfrytëzuar duhet t’i qëndrojnë tendosjes normale dhe përjashtimore që
janë specifikuar gjatë kohës së shërbimit. Pasojat e sigurisë të ndonjë dështimi aksidental
duhet të kufizohen me mjete të duhura;

1.4. dizajni i instalimeve të vendosura dhe mjeteve lëvizëse si dhe zgjedhja e materialit të
shfrytëzuar duhet të synoj kufizimin e gjenerimit, përhapjes dhe efekteve të zjarrit si dhe tymit
në rast të zjarrit;

1.5. aparaturat të cilat synohen të përdoret nga shfrytëzuesit, duhet të dizajnohen në atë
mënyrë që të mos pengojnë operimin e sigurt të aparatit apo shëndetit dhe sigurisë nëse të
njëjtat shfrytëzohen në mënyrën e parashikuar dhe përputhje me udhëzimet e dhëna.

Neni 106
Kërkesat specifike të sigurisë për secilin nënsistem hekurudhor

1. Specifikacionet teknike për interoperabilitetn janë përgatitur dhe lëshuar në nivel të BE-së në mënyrë
që të përgatitet Hapësira Unike Hekurudhore dhe si të tilla duhet të paraqesin bazën kryesore të
sigurisë hekurudhore në Kosovë.

2. Për secilin nënsistem të definuar në këtë ligj, specifikacionet teknike të interoperabilitett në Kosovë
duhet të lëshohen nga ARH dhe duhet të i plotësojnë kërkesat esenciale e në veçanti kërkesat e
sigurisë.

Neni 107
Përputhshmëria e të gjitha nënsistemeve hekurudhore me kërkesat e sigurisë të STI

Të gjitha nënsistemet hekurudhore, mjetet transportuese, instalimet, aparatet ndihmëse, pajisjet dhe
shërbimet, duhet të përputhen me kërkesat e sigurisë të STN-së dhe rregullat nacionale të sigurisë.
Këto kërkesa të sigurisë duhet të plotësohen gjatë ekzekutimit të aktiviteteve të menaxherit të
infrastrukturës hekurudhore dhe/ ose ndërmarrjes hekurudhore pavarësisht nga përgjegjësia e
prodhuesit, mirëmbajtësit, pronarit, ofruesit të shërbimit dhe tregtuesit të nënsistemeve dhe
komponentëve.





64
Neni 108
Autorizimi për vendosjen e përbërësve të interoperabilitetit në treg

1. Përbërësit e interoperabilitett duhet të vendosen në treg vetëm nëse ata e mundësojnë
interoperabilitetn i cili duhet të arrihet brenda sistemit hekurudhor përderisa në të njëjtën kohë
përmbushin kërkesat e nevojshme dhe nëse janë të përdorura në zonat e tyre dhe janë të instaluara
dhe të mirëmbajtura si duhet.

2. Përbërësit e interoperabilitett, nëse marrim parasysh deklaratën e Komisionit Evropian të
konformitetit apo përshtatjes duhet të konsiderohen si të përputhshme me kërkesat e definuara në këtë
ligj

3. Që të merret kjo deklaratë e Komisionit Evropian mbi konformitetin apo përshtatjen për përdorim për
përbërësit e interoperabilitett të prodhuar në Kosovë, do të jetë e mundur nëse prodhuesi apo
përfaqësuesi i tij i autorizuar i vendosur në Unionin Evropian aplikon për deklaratën e tillë duke provuar
se përbërësit përputhen me dispozitat e parapara në Standardet Teknike për ndëroperim. Kur
Standardi Teknik për ndëroperim kërkon ashtu, vlerësimi i konformitetit apo përshtatshmërisë për
përdorimin e një përbërësi të interoperabilitett duhet të bëhet nga organi njoftues, prodhuesi apo
përfaqësuesi i tij i autorizuar në Unionin Evropian të cilët e kanë paraqitur aplikimin.

4. Përbërësit e interoperabilitett mund të marrin deklaratën e Kosovës të konformitetit dhe
përshtatshmërisë për përdorim nëse prodhuesit aplikojnë për deklaratën e tillë dhe pas vlerësimit të
mundshëm të domosdoshëm nga organi nacional i akredituar mbi përputhshmërinë e përbërësve me
specifikacionet teknike të interoperabilitett (STN), ashtu siç është paraqitur në legjislacionin Kosovar.
Deklarata e tillë e konformitetit dhe përshtatshmërisë për përdorim, në mungesë të marrëveshjes me
shtetet tjera, duhet të vlejë vetëm në Kosovë.

Neni 109
Autorizimi për futjen në shërbim të nënsistemeve strukturale në Kosovë

1. Për futjen në shërbim të secilit nënsistem të hekurudhave, menaxheri i infrastrukturës apo
ndërmarrja hekurudhore duhet të marrin një autorizim nga organi përgjegjës mbi sigurinë.

2. Për ta marrë këtë autorizim për futjen në shërbim të një nënsistemi, aplikuesi duhet të dëshmojë që
nënsistemi është i dizajnuar, ndërtuar dhe instaluar në mënyrë ashtu që t`i plotësojë kërkesat
themelore kur të integrohet në sistemin hekurudhor. Në veçanti aplikuesi duhet të dëshmojë:

2.1. kompatibilitetin teknik të nënsistemit me sistemin në të cilin është integruar;

2.2. integrimin e sigurt të nënsistemit në sistemin hekurudhor;

2.3. përputhshmërinë e nënsistemit me dispozitat e specifikimeve teknike për ndëroperim mbi
operimin dhe mirëmbajtjen.

3. Një nënsistem struktural do të konsiderohet si interoperabil dhe që i plotëson kërkesat esenciale të
sigurisë, nëse është i mbuluar nga një deklaratë e verifikimit.

4. Deklarata e KE mbi verifikimin e nënsistemeve hekurudhore mund të jetë e vlefshme në Kosovë
nëse është në pajtim me ligjet kosovare.

5. Detyra e organit nacional të akredituar, përgjegjës për verifikimin e këtij nënsistemi duhet të fillojë në
fazën e dizajnit dhe të mbulojë kohën gjatë gjithë periudhës së prodhimit përmes fazës së pranimit para
se nënsistemi të futet në shërbim. Ai po ashtu duhet ta mbulojë verifikimin e ndërlidhjes së nënsistemit
me sistemin që inkorporohet.

65
6. Organi nacional i akredituar është përgjegjës për përmbledhjen e dokumentacionit teknik i cili duhet
ta përcjellë deklaratën për verifikim. Ky dokumentacion teknik duhet t’i përmbajë të gjitha dokumentet e
nevojshme lidhur me karakteristikat e nënsistemit dhe ku është nevoja të gjitha dokumentet që
dëshmojnë konformitetin e përbërësve të interoperabilitett. Ai po ashtu duhet t`i përfshijë të gjitha
elementet lidhur me gjendjen dhe limitet që i përkasin kryerjes së shërbimit, monitorimin e
vazhdueshëm apo rutinor, përshtatjen dhe mirëmbajtjen.

7. Në rast të ripërtëritjes apo të ngritjes së një nënsistemi, njësia kontraktuese apo prodhuesi duhet të
ia dërgojë organit nacional të sigurisë dokumentacionin në të cilin përshkruhet projekti. Pas
ekzaminimit, do të vendoset nëse sasia e punës nënkupton që është fjala për një autorizim të ri për
futje në shërbim.

8. Regjistri i infrastrukturës duhet të mbahet, të azhurnohet dhe të publikohet. Ky regjistër duhet t`i
paraqesë karakteristikat kryesore të secilit nënsistem apo pjese të nënsistemit të përfshirë, si dhe
korrelacionin e tyre me veçoritë e paraqitura në specifikimet teknike të aplikueshme të
interoperabilitett. Kështu, secili specifikim teknik i interoperabilitett duhet të tregojë se çfarë informate
duhet të përfshihet në regjistrin e infrastrukturës.

9. Në Kosovë, regjistri i infrastrukturës duhet të mbahet dhe të azhurnohet nga secili menaxher i
infrastrukturës i vendosur në Kosovë nën mbikëqyrjen e ARH me kontributin e organit përgjegjës për
sigurinë hekurudhore.

10. Akti nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2004/49 duhet t’i përshkruaj procedurat, dokumentet
dhe testet të cilat duhet të prezantohen në mënyrë që të merret një autorizim i tillë për futjen në shërbim
të nënsistemeve strukturale hekurudhore në Kosovë.

Neni 110
Autorizimi për vendosjen e mjeteve të transportit në shërbim

1. Para se të përdoret në rrjet, mjeti i transportit duhet të autorizohet që të futet në shërbim.

2. Mjetit të transportit për futje në shërbim duhet t’i jepet autorizimi nga organi përgjegjës për sigurinë
hekurudhore, kur të gjitha nënsistemet strukturale të mjetit të transportit kanë qenë të autorizuara për
futje në shërbim pas procedurave të vlerësimit dhe verifikimit të paraqitura në specifikimet teknike të
interoperabilitett. ARH është përgjegjëse për dhënien e autorizimit për futjen në funksion të mjetit
hekurudhor me kontributin e organit përgjegjës për sigurinë i cili është përgjegjës për kontrollin e
pajtueshmërisë teknike ndërmjet nënsistemeve të mjeteve të transportit dhe integrimit të sigurt të tyre,
pajtueshmërinë teknike ndërmjet mjeteve të transportit dhe rrjetit dhe pajtueshmërinë teknike me
rregullat tjera nacionale.

3. Mjetit të konfirmuar të transportit i cili e ka autorizimin, duhet t’i jepet autorizimi për futje në shërbim
duke u bazuar në deklaratën e konformitetit mbi tipin pa kontrollime të mëtutjeshme.

4. Autorizimet për futjen e mjeteve të transportit në shërbim të lëshuar në Bashkimin Evropian dhe në
shtetet tjera me të cilat Kosova ka marrëveshje te veçanta, duhet të konsiderohen si valide nëse janë
në pajtueshmëri me legjislacionin e Kosovës.

5. Vendet të cilat kanë marrëveshje me Kosovën duhet ta njohin autorizimin për futje në shërbim të
mjeteve të transportit të lëshuar nga organi përgjegjës për çështjet e sigurisë hekurudhore në Kosovë.

6. Në rast se organi përgjegjës për çështjet e sigurisë në Kosovë refuzon apo revokon një marrëveshje
për ta futur në shërbim një mjet të transportit, vendimi duhet të jetë i vërtetuar në mënyrë të detajuar.

7. Një akt nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së 2004/49 dhe 2008/110 do të përshkruaj procedurat
për autorizimet e para për futjen në shërbim të mjeteve të transportit konform apo jo konform
66
specifikimeve teknike të interoperabilitett, si dhe autorizimet dhe modelet shtesë të nevojshme të
deklarimit të konformitetit të tipit.

8. Numri Nacional i Mjetit të Transportit dhe Numri Nacional i Regjistri të Mjetit të Transportit

8.1. çdo mjet i transportit i futur në shërbim në Kosovë duhet të ketë Numrin Nacional të Mjetit
të Transportit të dhënë kur është lëshuar autorizimi për futjen në shërbim;

8.2. nëse mjeti i transportit është i autorizuar në BE, aplikuesi për autorizimin e parë duhet të
jetë përgjegjës për shënimin e mjetit të transportit me Numrin Evropian të Mjetit të Transportit i
cili duhet të njihet për përdorimin e mjeteve të transportit në Kosovë;

8.3. regjistri i mjeteve të transportit të autorizuara në Kosovë duhet të mbahet dhe të
azhurnohet. Ky regjistër duhet të jetë në dispozicion të organit përgjegjës për çështje të
sigurisë në Kosovë dhe të organit për hetime të aksidenteve. Ai po ashtu duhet të jetë në
dispozicion për çfarëdo kërkese legjitime të organeve të rregullimit të tregut, ndërmarrjeve
hekurudhore dhe menaxherit të infrastrukturës, si dhe personave dhe organizatave të tjera;

8.4. regjistri duhet të ketë së paku informatat në vijim për secilin mjet të transportit të autorizuar
në Kosovë:

8.4.1. numrin Nacional të Mjetit të Transportit;

8.4.2. referencën për deklaratën e verifikimit të organit që e ka lëshuar;

8.4.3. identifikimin e pronarit dhe mbajtësit të mjetit të transportit;

8.4.4. restrikcionet se si një mjet i transportit duhet të përdoret;

8.4.5. entitetin përgjegjës për mirëmbajtje;

8.5. ARH do të jetë përgjegjëse për numërimin e vagonëve dhe mbajtjen e regjistrit për mjetet e
transportit të futura në shërbim në Kosovë, së bashku me Autoritetin Nacional të Sigurisë.

Neni 111
Përputhshmëria e interoperabilitett, autorizimet e sigurisë të menaxherëve të infrastrukturës dhe
certifikatat e sigurisë të ndërmarrjeve hekurudhore

1. Pas marrjes së autorizimit për futjen në shërbim të nënsistemeve strukturore, menaxheri i
infrastrukturës duhet të jetë në gjendje të aplikojë për autorizimin e tij të sigurisë.

2. Pas marrjes së autorizimit për futjen e mjeteve të transportit në shërbim, ndërmarrjet hekurudhore do
të duheshin të jenë në gjendje të aplikojnë për certifikatën e sigurisë.

Neni 112
Mirëmbajtja e mjeteve të transportit

1. Secili mjet i transportit para se të hyj në shërbim ose të përdoret në rrjet duhet të ketë një entitet të
ngarkuar për mirëmbajtje dhe ky entitet duhet të jetë i regjistruar në regjistër të mjeteve të transportit të
autorizuara në Kosovë.

2. Entitete të ngarkuara me mirëmbajtje të mjeteve të transportit mund të jenë ndërmarrja hekurudhore,
menaxheri i infrastrukturës apo mbajtësi i këtyre mjeteve të transportit.

67
3. Ky entitet duhet të sigurojë që mjetet e transportit për të cilat ai është i ngarkuar t`i mirëmbajë të jenë
në gjendje të sigurt dhe të lëvizin me mjetet e sistemit të mirëmbajtjes. Pra, entiteti i ngarkuar me
mirëmbajtjen duhet të sigurojë që mjetet e transportit të jenë të mirëmbajtura në përputhje me:

3.1. dokumentacionin e mirëmbajtjes për secilin mjet të transportit;

3.2. kërkesat në fuqi, duke përfshirë rregullat e mirëmbajtjes dhe dispozitat e specifikimeve
teknike të interoperabilitetit.

4. Entiteti përgjegjës për mirëmbajtje duhet ta kryej vet mirëmbajtjen apo t`i përdorë ndërmarrjet e
kontraktuara për mirëmbajtje.

5. Në rastin e vagonëve për transportin e mallrave në Kosovë, secili entitet përgjegjës për mirëmbajtje
duhet të jetë i certifikuar nga ARH (e Kosovës në bashkëpunim me Organin Përgjegjës për Çështje të
Sigurisë)

6. ARH duhet ta mbajë regjistrin e entiteteve të vendosura në Kosovë të cilat janë të ngarkuara për
mirëmbajtjen e vagonëve të mallrave.

7. ARH duhet të mbajë regjistrin e mbajtësve të vagonëve për vagonët e regjistruar në Kosovë dhe
duhet të ketë kontaktet e domosdoshme lidhur me mbajtësit e vagonëve dhe entitetit i cili është i
ngarkuar për mirëmbajtjen e vagonëve të cilët janë në operim në Kosovë.


KREU IX
INTEROPERABILITET

Neni 113
Dispozitat e përgjithshme të interoperabilitetit

1. Ky ligj përcakton kushtet të cilat duhet t’i plotëson sistemi hekurudhor në Kosovë për të arritur
interoperabilitetn me sistemin hekurudhor të BE-së në drejtim të krijimit të hapësirës të interoperabilitett
Evropiane, pjesë e së cilës dëshiron të jetë edhe Kosova. Kushtet në lidhje me interoperabilitetn
përmbajnë dizajnin, rindërtimin, futjen në shërbim, modernizimin, përtëritjen, operimin dhe mirëmbajtjen
e pjesëve të sistemit e gjithashtu edhe kualifikimeve profesionale dhe kushtet e shëndetit dhe sigurisë
së stafit i cili kontribuon për operimet dhe mirëmbajtjen e tij.

2. Ky ligj dhe dispozitat e tij mbi interoperabilitetn në Kosovë nuk aplikohet për:

2.1. ndërmarrjet hekurudhore që operojnë vetëm për shërbimet e udhëtarëve në rrjetet që janë
funksionalisht të ndara nga pjesa tjetër e sistemit hekurudhor;

2.2. ndërmarrjet hekurudhore që operojnë vetëm për shërbimet e mallrave në infrastrukturën
hekurudhore në pronësi private vetëm për nevojat e pronarit dhe për operimet e tij;

2.3. metronë, tramvajin dhe sistemet e tjera të lehta hekurudhore.

3. Ky ligj ka të bëjë me dispozitat për secilin nënsistem në lidhje me përbërësit e interoperabilitett,
ndërlidhjet dhe procedurat e gjithashtu kushtet e kompatibilitetit të përgjithshëm të sistemit hekurudhor
për të arritur interoperabilitetn e vet.

4. Sistemi hekurudhor i Kosovës, nënsistemet dhe përbërësit e interoperabilitett duke përfshirë
ndërlidhjet, duhet t’i plotësojnë kërkesat esenciale relevante (sigurinë, besueshmërinë,
disponueshmërinë, shëndetin, mbrojtjen e mjedisit dhe kompatibilitetin teknik), ashtu siç janë
përcaktuar me rregulloret evropiane dhe të futura në rregulloret e Kosovës.

68
5. Akti nënligjor në pajtim me parimet e Direktivës të BE-së 2008/57 duhet të përcaktojë mbajtjen e
listës të nënsistemeve dhe ndërlidhësit të cilat e formojnë sistemin hekurudhor, si dhe kërkesat
esenciale të cilat përdoren në legjislacionin e BE-së e të cilat duhet të përdoren në Kosovë.

Neni 114
Specifikacionet teknike të interoperabilitett

1. Specifikacionet teknike për ndëroperim të aprovuara në Kosovë duhet të përfshinë të gjitha
nënsistemet hekurudhore siç janë:

1.1. nënsistemet strukturore:

1.1.1. infrastruktura;

1.1.2. energjia;

1.1.3. komanda e kontrollit dhe sinjalizimi;

1.1.4. mjetet lëvizëse.

1.2. nënsistemet funksionale:

1.2.1. operimet e trafikut dhe menaxhmenti;

1.2.2. mirëmbajtja;

1.2.3. aplikimet nga distanca për shërbimet e pasagjerëve dhe mallrave.

2. Secili nënsistem hekurudhor duhet të jetë në përputhshmëri me specifikacionet teknike të
interoperabilitett, kohën e futjes së tyre në shërbim, freskimin apo renovimin e tyre. Kjo përputhshmëri
duhet të jetë në funksion përderisa secili nënsistem të jetë në përdorim.

3. Akti nënligjor në pajtim me parimet e Direktivës të BE-së 2008/57 duhet t’i përmban të gjitha
specifikimet teknike të interoperabilitett të aprovuara në Kosovë me të gjitha përafrimet specifike të
mundshme.

4. Specifikacionet teknike për ndëroperim nuk duhet me qenë pengesë e vendimeve të përdorimit të
infrastrukturës për mjetet e transportit të cilat nuk janë të mbuluara me specifikacionet teknike për
interoperabilitett.

Neni 115
Përbërësit e interoperabilitett të prodhuar në Kosovë dhe deklarata e përputhjes
dhe përshtatshmërisë për përdorimin e tyre

1. Përbërësit e interoperabilitett futen në treg vetëm nëse e mundësojnë interoperabilitetn për t’u arritur
brenda të njëjtës kohë duke plotësuar kërkesat esenciale. Nëse përbërësi i interoperabilitett përputhet
me kërkesat esenciale, atëherë ai duhet të autorizohet për shfrytëzim në Kosovë në veçanti kur është
kryer procedura e deklarimit të KE-së për përputhjen dhe përshtatshmërinë për shfrytëzim dhe kur
përbërësi është në pajtim me rregulloret në Kosovë.

2. Të gjithë përbërësit e interoperabilitett duhet t’i nënshtrohen procedurës së vlerësimit të përputhjes
dhe përshtatshmërisë për shfrytëzim të treguar në specifikacionet teknike relevante për ndëroperim dhe
duhet të shoqërohen nga certifikata relevante.

3. Në rastin e prodhuesit në Kosovë, i autorizuari i tij i vendosur në BE duhet të aplikoj dispozitat e
paraqitura në specifikacionet teknike relevante për ndëroperim. Kur specifikacionet teknike të
69
interoperabilitett korresponduese e kërkojnë këtë, atëherë vlerësimi i përputhjes apo përshtatjes për
shfrytëzim të përbërësit të interoperabilitett duhet të kryhet nga entiteti i njoftues të cilit i ka bërë
kërkesë përfaqësuesi i autorizuar i prodhuesit të vendosur në BE.

4. Kosova nuk duhet t’i ndaloj, kufizoj apo prapësoj vendosjen në treg të përbërësve të interoperabilitett
të cilët e kanë deklaratën e KE-së për përputhshmërinë dhe përshtatshmërinë për përdorim që janë në
pajtim me legjislacionin kosovar.

5. Në rastin kur përbërësi i interoperabilitett prodhohet në Kosovë, është e mundur që të aplikohet për
deklaratën e përputhshmërisë dhe përshtatshmërisë për përdorim në Kosovë. Vlerësimi i deklaratës
nacionale të përputhshmërisë ose përshtatshmërisë duhet të bëhet nga organi i akredituar nacional.
Deklarata e përputhjes apo përshtatshmërisë për përdorim duhet të jepet nga ARH.

Neni 116
Nënsistemet hekurudhore në Kosovë dhe futja e tyre në shërbim

1. Të gjitha nënsistemet që e përbëjnë sistemin hekurudhor duhet të marrin autorizimin për futje në
shërbim nëse ato janë të vendosura në Kosovë.

2. Nënsistemet mund të futen në shërbim vetëm nëse ato janë të dizajnuara, ndërtuara dhe instaluara
në atë mënyrë që plotësojnë kërkesat esenciale në mënyrë të veçantë përputhshmërinë e tyre teknike
me sistemin në të cilin ato do të integrohen dhe me integrimin e tyre të sigurt.

3. Nënsistemet mund të futen në shërbim vetëm nëse ato përputhen me dispozitat relevante të
specifikacioneve teknike të interoperabilitett për operim dhe mirëmbajtje, ashtu siç është e miratuar në
Kosovë.

4. Pas futjes së nënsistemeve në shërbim në Kosovë, atëherë duhet të kryhet kontrolli:

4.1. infrastrukturës në lidhje me dhënien dhe mbikëqyrjen e autorizimit të sigurisë;

4.2. për mjetet e transportit në lidhje me dhënien dhe mbikëqyrjen e certifikatës së sigurisë;

4.3. për këtë qëllim duhet të shfrytëzohen procedurat e vlerësimit dhe verifikimit të paraqitura
në specifikacionet teknike të interoperabilitett për strukturën relevante dhe funksionale.

5. Nënsistemet strukturale të mbuluara me deklarimin KE-së të verifikimit duhet të konsiderohen
ndëroperative në Kosovë dhe të i plotësojnë kërkesat esenciale përkatëse sipas legjislacionit përkatës
në Kosovë.

6. Duke u bazuar në këtë ligj, Kosova në territorin e saj nuk mundet të ndaloj, kufizoj, apo prapësoj
ndërtimin, futjen në shërbim dhe operimin e nënsistemeve strukturale të cilat e përbëjnë sistemin
hekurudhor i cili i plotëson kërkesat esenciale ashtu siç është përafruar me legjislacionin në Kosovë. Në
veçanti nuk do të bëhen kontrollimet të cilat veçse janë bërë më parë qoftë si pjesë e procedurave të
deklaratës së verifikimit të BE-së, qoftë nëse kjo është realizuar në vendet tjera në pikëpamje të
verifikimit të pajtueshmërisë me kërkesat identike nën kushtet identike operacionale që ofrojnë
marrëveshjet specifike bilaterale.

7. Entiteti legal i cili dëshiron t’i fus në shërbim dhe operim nënsistemet strukturale në Kosovë, e ka të
drejtën e ankesës te ARH nëse ndihet se i është ndaluar, kufizuar apo prapësuar ndërtimi, futja në
shërbim dhe operim e sistemeve nënstrukturale.





70
Neni 117
Organi hekurudhor i ngarkuar për çështje të interoperabilitett

ARH duhet të jetë përgjegjëse për të gjitha pyetjet, vlerësimet dhe analizat e interoperabilitett në
Kosovë. Ajo duhet të ndërlidhet edhe me organet tjera të ngarkuara për ndëroperim të BE-së dhe të
vendeve tjera në kuadër të marrëveshjes së traktatit të transportit të SEETO-s, duke përfshirë organet
njoftuese të vendosura në BE dhe që punojnë për aplikuesit e vendosur në Kosovë dhe përfaqësuesit
e tyre të vendosur në BE.


KREU X
MODERNIZIMI DHE NDËRTIMI I INFRASTRUKTURËS HEKURUDHORE

NËNKREU I
Ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës dhe pajisjeve hekurudhore

Neni 118
Zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës hekurudhore

1. Infrastruktura hekurudhore përbëhet nga shtresa e poshtme dhe shtresa e epërme e hekurudhës me
strukturat hekurudhore (urat, tunelet, lëshesat, muret mbajtëse etj.); pajisjet hekurudhore, sipërfaqja
hekurudhore dhe hapësira ajrore mbi hekurudhë.

2. Infrastruktura hekurudhore sipas qëllimit dhe vëllimit të trafikut, rëndësisë ekonomike apo rëndësisë
për trafikun vendor dhe atë ndërkombëtar duhet të ndahet në infrastrukturën kryesore hekurudhore dhe
infrastrukturat e tjera hekurudhore.

3. Menaxherët e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet ta themelojnë dhe ta
mbajnë të freskuar regjistrin e infrastrukturës që të ofron të dhëna teknike për tërë objektet që e
përbëjnë infrastrukturën.

4. Menaxherët e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet të përgatisin planet e
biznesit dhe dokumentet e strategjisë afatmesme dhe afatgjatë të cilat duhet të diskutohen me
ministrinë kompetente për çështjet hekurudhore si autoritet kompetent dhe të merren parasysh për
kontratat të cilat duhet të negociohen ndërmjet menaxherëve të infrastrukturës hekurudhore të
shfrytëzimit të përbashkët dhe autoriteteve kompetente.

5. Qeveria e Kosovës duhet të siguroj që menaxherët e infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të
përbashkët të kenë burime financiare të cilat përputhen me detyrat e tyre.

6. Qeveria e Kosovës duhet të siguroj që infrastruktura e saj hekurudhore e shfrytëzimit të përbashkët
do të zhvillohet duke pasur parasysh nevojat e komunitetit të vendeve të zonës së Ballkanit Jug Lindor
dhe nevojat e BE-së.

7. Organi Rregullativ për Tregun Hekurudhor duhet të ketë detyrë të vlerësoj përshtatjen e buxhetit
afatmesëm dhe afatgjatë me qëllimet e performancës për periudhën e caktuar.

Neni 119
Ndërtimi i infrastrukturës hekurudhore

1. Ndërtimi i infrastrukturës hekurudhore në kuadër të kuptimit të këtij ligji duhet të nënkuptoj ndërtimin
e hekurudhës së re në një linjë të re, pajisjet elektrike dhe të komunikimit, sinjalizimit dhe sigurisë,
manovrimin elektrik në binarë, energjinë elektrike dhe pajisjet dhe aparaturat tjera, ndërtesat dhe
strukturat në hekurudhën e re apo në hekurudhën ekzistuese.

71
2. Dispozitat e këtij ligji të cilat e rregullojnë ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore duhet gjithashtu të
aplikohen për rindërtimin e infrastrukturës hekurudhore.

3. Infrastruktura hekurudhore duhet të dizajnohet, ndërtohet, rindërtohet, riparohet, pajiset dhe
mirëmbahet për t’i shërbyer qëllimit të saj sipas nevojave për sigurinë e trafikut, mjedisit dhe mbrojtjes
së natyrës në përputhje me këtë ligj dhe me rregulloret e tjera e gjithashtu edhe me kapacitetin e
përcaktuar të hekurudhës, shpejtësitë e trenave, shtypjes boshtore dhe peshës së vagonëve të
mallrave për metër gjatësi dhe me normat e standardet e përshkruara nga ministria kompetente për
çështje të hekurudhës në përputhje me specifikacionet teknike të interoperabilitett, standardet e UIC
dhe normat dhe standardet e tjera ekzistuese.

4. Hekurudhat që shërbejnë për trafikun ndërkombëtar hekurudhor, duhet t’i plotësojnë kushtet e
përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë obligative për Kosovën.

Neni 120
Punët për ndërtimin, modernizimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore
brenda brezit të infrastrukturës hekurudhore

1. Ndërtimi, modernizimi dhe punët e riparimit në infrastrukturën hekurudhore duhet të kryhen në bazë
të dokumentacionit teknik të ofruar që plotëson normat dhe standardet e kërkuara.

2. Në rastin e riparimit kapital, nënkuptohet zëvendësimi i shtresës së epërme të infrastrukturës
hekurudhore (shinat, pajisjet e gjerësisë, ndërrueseve, pastrimi dhe mbushja me balast ), restaurimi i
shtresës së poshtme dhe elementeve të saj në infrastrukturën ekzistuese hekurudhore sipas këtij ligji
dhe ligjeve tjera.

3. Entiteti ligjor që mban licencën për korrigjimin e dokumentacionit të dizajnit sipas Ligjit për Ndërtim
në Kosovë duhet të miratoj dokumentacionin teknik për ndërtimin dhe modernizimin si dhe riparimin
kapital të infrastrukturës hekurudhore.

4. Metoda dhe dinamika e riparimit kapital të infrastrukturës hekurudhore duhet të përcaktohet nga
menaxheri i saj.

Neni 121
Siguria hekurudhore gjatë ndërtimit, modernizimit dhe punëve të riparimit kapital

1. Entitetet ligjore që ndërtojnë apo rindërtojnë infrastrukturën hekurudhore, ndërtesat dhe depot, janë
të obliguara që në dizajnët e tyre për ndërtim dhe rindërtim të ofrojnë zgjidhje për trafikun.

2. Entitetet ligjore që kryejnë riparimin kapital të infrastrukturës hekurudhore janë të obliguara të kryejnë
aktivitetet e tyre në mënyrën e cila ofron trafik të sigurt hekurudhor.

3. Pas kryerjes së punëve, entitetet ligjore të theksuara në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni janë të
obliguara që të largojnë materialin e mbetur, mjetet, shenjat lajmëruese dhe objektet e tjera në mënyrë
që të ofrohet trafik i sigurt nga infrastruktura hekurudhore dhe brezi i infrastrukturës hekurudhore.

4. Gjatë mirëmbajtjes dhe rindërtimit të infrastrukturës hekurudhore kujdes të veçantë duhet t’i jepet
eliminimit të defekteve në infrastrukturën hekurudhore si rezultat i të cilave mund të ndodhin në disa
vende aksidente, aksidente serioze apo incidente.

5. Menaxheri i infrastrukturës duhet të përshkruaj metodën dhe elementet teknike për trafik të sigurt
hekurudhor gjatë rindërtimit, riparimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës hekurudhore.

6. Menaxheri i infrastrukturës duhet ta informojë organin përgjegjës për sigurinë e hekurudhave ose
NSO për të gjitha modifikimet që mund të kenë ndikime në sigurinë hekurudhore në lidhje me
rindërtimin dhe punëve të tjera në infrastrukturën hekurudhore qe ai menaxhon.
72
Neni 122
Pasojat e punës në infrastrukturën hekurudhore

1. Nëse një pjesë e infrastrukturës hekurudhore duhet të dislokohet për shkak të ndërtimit të një
strukture të re (rrugë publike, aeroport, rezervar, strukturave energjetike, miniera etj) pjesa e
infrastrukturës hekurudhore e cila duhet të dislokohet duhet të jetë e ndërtuar nga elementet që janë të
përshtatshëm për atë kategori të infrastrukturës hekurudhore pavarësisht nga kushtet aktuale para
dislokimit.

2. Shpenzimet për dislokim të infrastrukturës hekurudhore nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i mbaj
investitori i strukturës për shkak të së cilës zhvendoset infrastruktura hekurudhore.


NËNKREU II
Financimi i infrastrukturës hekurudhore

Neni 123
Përgjegjësia e shtetit

1. Infrastruktura hekurudhore në pronësi të shtetit duhet të menaxhohet në mënyrë autonome sipas
parimeve komerciale. Interesi që ka shteti për infrastrukturën hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët
si mjet për optimizmin e ekonomisë apo në lidhje me përmirësimin e kushteve mjedisore dhe të
mirëqenies së popullatës së Kosovës, duhet të merret parasysh me procedurat dhe instrumentet e
ndryshme të dhëna në këtë ligj.

2. E tërë kostoja e infrastrukturës hekurudhore në parim do të mbulohet nga të hyrat nga pagesa e
shfrytëzimit të infrastrukturës dhe nga të hyrat tjera të menaxherit të infrastrukturës përveç nëse
përcaktohet ndryshe.

3. Kostot e infrastrukturës që dalin nga investimet, mirëmbajtja dhe operimi dhe që nuk janë në interes
komercial të menaxherit të infrastrukturës, duhet të mbulohen nga buxheti nacional. Nëse investimet,
mirëmbajtja dhe operimet janë pjesërisht në interes komercial të menaxherit të infrastrukturës, ai duhet
të merr pjesë në mbulimin e kostos përkatëse.

4. Në rast të investimit të rëndësishëm në infrastrukturë apo mirëmbajtjes së pakryer në kohen kur ky
ligj hyn në fuqi, apo në mënyrë që të merren parasysh përparësitë mjedisore të transportit hekurudhor,
atëherë kontributet përkatëse financiare mund të ndahen nga buxheti nacional.

5. Kostot të cilat dalin nga investimet, mirëmbajtja dhe operimet në lidhje me infrastrukturën e rëndësisë
plotësisht të pajustifikueshme do të mbulohen nga buxheti nacional.

6.Shpenzimet e menaxherit të infrastrukturës hekurudhore për mirëmbajtje dhe operim të vendkalimeve
hekurudhore në nivel do të mbulohen nga entitetet përgjegjëse për administrimin e infrastrukturës e cila
kryqëzohet me linjën hekurudhore.

7. Autoritetet lokale dhe/ ose regjionale e gjithashtu edhe burimet e tjera mund të kontribuojnë në
mbulimin e kostove të infrastrukturës hekurudhore.

Neni 124
Kushtet dhe procedurat e financimit

1. Fondet për financimin e ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët duhet
të jepen nga burime të ndryshme:

1.1. buxheti i Kosovës;
73
1.2. kreditë dhe huat; dhe

1.3. burimet e tjera, siç janë grandet, partneriteti publiko privat apo investimet private.

2. Shumat e ndara për financimin e obligimeve të referuara në këtë ligj për infrastrukturën hekurudhore,
duhet të specifikohen me kontratën e nënshkruar ndërmjet secilit menaxher të infrastrukturës së
shfrytëzimit të përbashkët dhe autoriteteve kompetente të cilat kontrata duhet të jenë për periudhën
pesëvjeçare kur edhe do të bëhet rishikimi i tyre.

3. Shumat e përmendura duhet të bazohen në programin investiv pesëvjeçar multimodal të qeverisë të
miratuar nga qeveria dhe i specifikuar në kontratën pesë (5) vjeçare të nënshkruar ndërmjet ministrit të
ministrisë, ministrit për çështje financiare dhe menaxherit të infrastrukturës. Kjo kontratë duhet në
veçanti të përmbaj:

3.1. planin investiv të menaxherit të infrastrukturës;

3.2. listën e detyrave investuese;

3.3. listën e fondeve të cilat duhet të ndahen për detyrat e veçanta;

3.4. garancionet shtetërore në lidhje me sigurimin e fondeve investive;

3.5. parametrat e synuar të performancës të cilët duhet të arrihen nga menaxheri i
infrastrukturës;

3.6. stimulimet e zvogëlimit të kostos;

3.7. mënyrat e zgjidhjes së konflikteve nga një entitet neutral i arbitrazhës.


4. Në kuadër të politikës së përgjithshme të përcaktuar nga shteti, menaxheri i infrastrukturës përpilon
planin e biznesit i cili përfshinë investimet dhe masat tjera financiare. Plani duhet të dizajnohet për të
siguruar shfrytëzim optimal dhe efikas, zhvillim të infrastrukturës dhe balancim financiar, si dhe të ofroj
mjetet me të cilat do të arrihen këto objektiva. Plani i biznesit duhet t’i dërgohet për miratim Ministrisë
përkatëse e cila bënë ushtrimin e të drejtave pronësore dhe Ministrisë të Financave.


NËNKREU III
Koncesioni për ndërtimin, modernizimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin

Neni 125
Koncesioni

1. Koncesioni mund të jepet për qëllimet në vazhdim:

1.1. ndërtimin e infrastrukturës së re hekurudhore;

1.2. menaxhimin e një pjese apo të tërë të infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të
përbashkët sipas këtij ligji.

2. Procedura e dhënies së koncesionit e paraqitur në këtë nen duhet të zbatohet në përputhje me ligjin
ne fuqi si dhe format tjera të partneritetit publiko- privat.



74
Neni 126
Koncesioni për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore

1. Koncesioni për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore duhet të jepet për periudhën kohore që nuk
është më e gjatë se njëzet (20) vite nga dita kur është dhënë koncesioni.

2. Koncesionari nëse e fiton të drejtën, duhet të obligohet që të dizajnoj, ndërtoj dhe të vendos në
operim linjën hekurudhore apo ndonjë strukturë tjetër të hekurudhës, ta shfrytëzoj atë në përputhje me
rregulloret, normat dhe standardet e këtij lloji të strukturave në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe
normat mbi specifikacionet teknike të interoperabilitett.

Neni 127
Koncesioni për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore

1. Koncesioni për menaxhimin e një pjese të infrastrukturës hekurudhore nëse arrihet vendimmarrje për
këtë, jepet nga autoritetet përgjegjëse në përputhje me procedurat e parapara me ligjin ne fuqi, si dhe
format tjera të partneritetit publiko- privat.

2. Koncesioni mund t’i jepet një entiteti të brendshëm apo të jashtëm (koncesionari) i cili ka kapital dhe
staf si dhe pajisje për një performancë të suksesshme të punëve të cilat i nënshtrohen koncesionit.

3. Në mënyrë që të jetë në gjendje për të marrë koncesionin e paraqitur në këtë ligj, aplikuesi për
koncesion duhet të posedoj licencë për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore dhe të aplikoj për
autorizim të sigurisë.

4. Koncesioni për menaxhimin e një pjese të infrastrukturës duhet të jepet për një periudhë kohore e
cila nuk është më e gjatë se njëzet (20) vite nga dita e dhënies së koncesionit.


NËNKREU IV
Mbrojtja dhe shpronësimi

Neni 128
Mbrojtja e infrastrukturës hekurudhore

1. Punët e mbrojtjes në infrastrukturën hekurudhore, pajisjeve, aparateve, ndërtesave, stabilimenteve
dhe punët e tjera mbrojtëse duhet të bëhen nga menaxheri i infrastrukturës.

2. Punët mbrojtëse në kuadër të kuptimit të paragrafit 1 të këtij neni duhet të përfshijnë masat për
parandalimin e aktiviteteve të ndaluara në infrastrukturën hekurudhore. Kjo duhet gjithashtu të përfshijë
inicimin e procedurës në gjykatën kompetente për të rimarrë tokën e okupuar në mënyrë jo ligjore nga
hapësira e infrastrukturës hekurudhore.

3. Administrata e autoritetit kompetent që merret me çështjet e brendshme duhet të informohet për
aktivitetet ilegale në infrastrukturën hekurudhore dhe brezin e saj mbrojtës.

4. Kundërvajtësi i aktiviteteve ilegale me urdhër të Administratorit duhet të obligohet që t’i largoj
menjëherë pasojat e veprimeve të veta jo ligjore.

5. Nëse kundërvajtësi dështon t’i largoj pasojat e veprimeve ilegale, atëherë menaxheri i infrastrukturës
do t’i largoj ato, kurse shpenzimet e largimit do të mbulohen nga kundërvajtësi.

6. Përshkrimi më i mirë i metodave për mbrojtje të infrastrukturës hekurudhore duhet të përshkruhet
nga Ministria kompetente për çështjet hekurudhore.

75
7. Kabllot telefonike, telegrafike, gypat e kabllove, kabllot e tensionit elektrik, gypat e ujërave të zeza,
gypat e furnizimit me ujë etj, mund të instalohen në brezin e infrastrukturës hekurudhore me kërkesë të
dorëzuar nga entiteti ligjor apo individi nën kushtet dhe mënyrën e përshkruar nga menaxheri i
infrastrukturës.

8. Aplikuesi duhet t’i mbuloj shpenzimet e përcaktuara në paragrafin 7. të këtij neni.

9. Menaxheri i infrastrukturës mund të kërkoj nga pronari i instalimeve dhe pajisjeve të theksuara në
paragrafin 7. të këtij neni që t’i rirregulloj apo zhvendos ato nëse është e domosdoshme për renovimin,
rindërtimin apo riparimin kapital të infrastrukturës hekurudhore në mënyrë që t’i zbatoj masat për
mbrojtjen e infrastrukturës hekurudhore dhe të trafikut hekurudhor.

10. Në këtë rast shpenzimet për rirregullim apo dislokim të instalimeve duhet të mbulohen nga
menaxheri i infrastrukturës.

11. Menaxheri i infrastrukturës mund të refuzoj miratimin e aplikimit ashtu siç është theksuar në
paragrafin 7. të këtij neni nëse instalimi i tyre do të dëmtonte infrastrukturën hekurudhore apo do të
rrezikonte sigurinë e trafikut hekurudhor, nëse instalimet kanë ndikim në mirëmbajtjen hekurudhore apo
do të mund të parandalojnë rindërtimin e saj.

12. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore në vendet ku rrëshqet terreni, ku ka përrenj, vendet që i
ekspozohen erozionit të lumit dhe vendet ku ka erëra të fuqishme, ku do të mund të rrezikohej trafiku
hekurudhor, pavarësisht apo së bashku me entitetin tjetër ligjor do të ndërmerr me kohë veprim, masa
të domosdoshme për mbrojtje teknike dhe fizike të hekurudhës dhe strukturave në hekurudhë kundër
fatkeqësive elementare në mënyrë që të ofrojë trafik të sigurt hekurudhor.

13. Menaxheri i infrastrukturës hekurudhore në rastet e paraqitura në paragrafin 1. të këtij neni ka të
drejt që pa ndonjë miratim t’i vendos dhe mirëmbaj pajisjet mbrojtëse të përkohshme për të ruajtur
materialet dhe mjetet e tjera brenda hapësirës mbrojtëse nëse ai e konsideron të domosdoshme se
me ndërmarrjen e këtyre masave siguron trafik të sigurt hekurudhor apo do të vendosë trafikun
hekurudhor.

14. Kur rrethanat e paraqitura në paragrafin 12. të këtij neni pushojnë së ekzistuari, atëherë menaxheri i
infrastrukturës hekurudhore duhet të largoj nga hapësira mbrojtëse aparatet e përkohshme të mbrojtjes,
materialin dhe mjetet e tjera që janë lënë aty gjatë ndërmarrjes së masave për trafik të sigurt
hekurudhor, vendosjen e trafikut hekurudhor apo ta kthej terrenin në gjendjen që ka qenë dhe të
paguaj tarifën për shfrytëzimin e tokës.

Neni 129
Ndërtimi afër infrastrukturës hekurudhore

1. Ndërtesat dhe strukturat e tjera, uzinat dhe stabilimentet mund të vendosen në brezin mbrojtës të
hekurudhës bazuar në miratimin sipas kushteve të dhëna në vazhdim:

1.1. në vendbanime, male, terrene me baltë dhe vende të tjera ku kërkojnë kushtet fushore,
mund të miratohet dhe lejohet hapja e minierave, guroreve, ndërtimi i tullave dhe gëlqeres,
ndërtimi i ndërtesave industriale apo strukturave të ngjashme në brezin mbrojtës afër
hekurudhës nëse toka ku do të vendosen ato është terren i përcaktuar nga autoritetet
komunale për ndërtimin e strukturave dhe uzinave por kjo nuk mund të jetë më afër se
pesëdhjetë (50) metra nga aksi i binarit të fundit anësor;

1.2. ndërtimi i shtëpive, bizneseve, ndërtesave ndihmese dhe të ngjashme, gërmimi i puseve,
rezervarëve, gropave septike, ndërtimi i linjave të gjata elektrike, etj. mund të miratohet në
vendbanime dhe tokën ashtu si thuhet në nën-paragrafin 1.1. të këtij paragrafi por jo më afër se
njëzetepesë (25) metra nga aksi i binarit të fundit anësor;

76
1.3. shenjat dhe billbordet mund të vendosen në brezin mbrojtës të paktën shtatë metra nga
pika e fundme e hapësirës hekurudhore;

1.4. nëse për shkak të ndërtimit të një strukture apo për shkak të mirëmbajtjes së saj (rrugë
publike, aeroport, rezervar, strukturë e rrymës, minierë, etj.), një pjesë e aseteve hekurudhore
është dëmtuar, atëherë kjo pjesë e aseteve të hekurudhës që është dëmtuar duhet të riparohet
në bazë të normave dhe standardeve ekzistuese për llojin e aseteve hekurudhore pa marr
parasysh gjendjen aktuale para dëmtimit. Në këtë rast shpenzimet për riparim të aseteve të
dëmtuara hekurudhore duhet t`i bartë investitori i strukturës së re apo të mirëmbajtjes së saj.


KREU XI
SHËRBIMET ME INTERES TË PËRGJITHSHËM EKONOMIK

Neni 130
Kontratat e shërbimit publik

1. Shërbimi hekurudhor në interes publik mund të blihet në çdo kohë nga autoritetet publike kompetente
prej ndërmarrjeve hekurudhore në kornizat e kontratave të arritura ndërmjet autoriteteve të autorizuara
dhe ndërmarrjeve hekurudhore.

2. Autoriteti kompetent publik për dhënien e kontratave të shërbimeve publike, mund të jetë shteti,
autoriteti publik lokal ose rajonal.

3. Kontratat e shërbimit publik ndërmjet autoritetit kompetent dhe ofruesit të shërbimeve duhet të
përmbajnë të paktën pikat në vazhdim:

3.1. natyrën e shërbimit i cili duhet të ofrohet, veçmas standardet e vazhdimësisë, rregullsinë,
kapacitetin dhe kualitetin;

3.2. çmimin e shërbimeve të mbuluara me kontratë dhe gjithashtu detajet për raportin financiar
ndërmjet dy palëve në mënyrë të veçantë afatin e fundit të pagesës;

3.3. rregullat në lidhje me korrigjimet dhe modifikimet e kontratës veçmas duhet të merren
parasysh ndryshimet e pa parashikuara të situatës së biznesit;

3.4. kohëzgjatja e vlefshmërisë së kontratës;

3.5. gjobat në rast të dështimit të zbatimit të kontratës;

3.6. procedurat e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore.

4. Kohëzgjatja e kontratës së shërbimit publik duhet të jetë nga tri (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite
varësisht nga koha e amortizimit të mjeteve lëvizëse të siguruara nga ndërmarrja hekurudhore.

5. Shuma e pagesës për shërbimet e ofruara duhet t’i mbuloj kostot e llogaritura përfshirë këtu
margjinën e arsyeshme të fitimit të definuar me aktin nënligjor në pajtim me Direktivën e BE-së nr.
1370-2007.

6. Pagesa duhet të bëhet nga buxheti i autoritetit që ka kontraktuar performimin e shërbimeve të
transportit me ndërmarrjen hekurudhore.

7. Pagesa duhet të bëhet me vendim dhe paraprakisht.



77
Neni 131
Llogaria e ndarë për shërbimet publike të financuara nga publiku

Ndërmarrja hekurudhore e cila kryen shërbime në interes të publikut duhet të ketë llogari të veçantë për
ato shërbime dhe nuk i lejohet alokimi i fondeve publike të pranuara si pagesë për aktivitetet tjera nga
ato shërbime përveç një profiti margjinal të fituar.
.
Neni 132
Procedura e tenderimit dhe obligimi i pagesës

1. Qeveria duhet me vendim të rregulloj procedurën e tenderimit për zgjedhjen e ndërmarrjeve që
kryejnë shërbimet në interes publik.

2. Përcaktimi i shumës së pagesës në buxhet të autoritetit komisionues nuk duhet të ketë ndikim në
obligimin e pagesës të autoritetit si palë e kontratës.

Neni 133
Zbritja e tarifave

1. Zbritja e tarifave si formë nga tarifat maksimale për të gjithë udhëtarët apo për disa kategori të
udhëtarëve mund të pajtohen ndërmjet ndërmarrjeve hekurudhore dhe autoriteteve komisionuese.

2. Pagesa duhet të bëhet nga buxheti i autoritetit që ka kontraktuar zbritjen e tarifave tek ndërmarrja
hekurudhore.

3. Marrëveshja e përmendur në këtë ligj duhet të theksoj kategorinë e konsumatorëve që gëzojnë
zbritjen e tarifave, kategoritë përkatëse të shërbimeve dhe përqindjen e zbritjes. Ajo duhet të përmbaj
dispozitat e korrigjimeve në kontratë dhe pasojat e mosplotësimit të obligimeve të kontratës duke
përfshirë gjobat në rast të dështimit të realizimit të kontratës. Kontrata duhet të përfshijë afatin dhe
kushtet e pagesës.

Neni 134
Transferimi i përgjegjësive të komisionimit

Kuvendi apo Qeveria e Kosovës e autorizuar nga Kuvendi mund t’i delegojnë përgjegjësitë në fushën e
komisionimit të shërbimeve publike tek autoritetet lokale apo regjionale vetëm nëse ato sigurojnë
transferim të fondeve të domosdoshme nga buxheti i shtetit.


KREU XII
SEKTORI HEKURUDHOR DHE NDIHMA E SHTETIT

Neni 135
Subvencionet

Sektori hekurudhor në Kosovë mund të merr paratë publike, atëherë kur ato kontribuojnë në interes të
përbashkët të shoqërisë dhe se marrja e këtyre parave publike nuk do ta çrregulloj konkurrencën në
sektorin hekurudhor.

Neni 136
Ndërprerja e subvencioneve

Financimi publik i infrastrukturës hekurudhore nuk do të jetë i nevojshëm kur infrastruktura hekurudhore
të hapet për të gjithë shfrytëzuesit potencial në mënyrë fer dhe jodiskriminuese, ndërsa qasja në këtë
infrastrukturë të paguhet sipas çmimit të përcaktuar në përputhshmëri me këtë ligj.

78
Neni 137
Blerja dhe renovimi i mjeteve lëvizëse

Blerja dhe renovimi i mjeteve lëvizëse mund të financohet nga paraja publike duke i përdorur këto si
mjete lëvizëse për shërbimet periferike dhe rajonale të transportit të udhëtarëve, të përdorura në linjat
specifike, që plotësojnë standardet e fundit të interoperabilitett, sigurisë, dhe ambientit, të përshkruara
në këtë ligji dhe të cilat kontribuojnë në zhvillimin koherent të strategjisë rajonale.

Neni 138
Ndihma për koordinimet e transportit

Paratë për koordinimin e transportit është e mundur që ta drejtojnë zhvillimin e transportit hekurudhor
në interes të përbashkët. Mund ta ndihmojnë çështjen e shfrytëzimit të infrastrukturës duke zvogëluar
kostot e jashtme dhe interoperabilitetn. Me ofrimin e këtyre ndihmave, ndihma për hulumtim dhe
zhvillim nuk duhet të çrregulloj konkurrencën.

Neni 139
Ndihma shtetërore

Garancionet e shtetit për ndërmarrjet hekurudhore duhet të konsiderohen si ndihma shtetërore dhe si të
tilla nuk duhet të jepen.


KREU XIII
TË DREJTAT E UDHËTARËVE

Neni 140
Të drejtat e udhëtarëve

Të drejtat e udhëtarëve definohen në lidhje me komponentët në vazhdim të shërbimeve të transportit,
të ofruara nga ndërmarrja hekurudhore e cila mban licencë për transportet e tilla.

1. Kontrata e transportit, informacioni dhe biletat:

1.1. konkluzionet dhe performanca e një kontrate të transportit, dispozitat e informacioneve dhe
biletave duhet të udhëhiqen sipas aktit nënligjor në pajtim me rregulloren 1371/2007/EC;

1.2. ndërmarrjet hekurudhore duhet të u mundësojnë udhëtareve të sjellin biçikletat në tren me
një pagesë të përshtatshme nëse ato mund të përdoren lehtë dhe nëse ato nuk kanë efekt
negativ për shërbimin e specifikuar hekurudhor dhe nëse këtë e lejojnë mjetet lëvizëse
hekurudhore;

1.3. ndërmarrjet hekurudhore apo kur është e përshtatshme autoritetet kompetente përgjegjëse
për kontratat e shërbimeve publike hekurudhore, me mjetet e përshtatshme duhet të bëjnë
publike dhe para zbatimit të tyre, vendimet për mos vazhdimin e shërbimeve.

1.4. informacioni:

1.4.1. ndërmarrjet hekurudhore dhe shitësit e biletave që ofrojnë kontrata të transportit
në emër të një apo më shumë ndërmarrjeve hekurudhore duhet të u ofrojnë udhëtarëve
me kërkesë të tyre së paku informatën sipas aktit nënligjor në pajtim me rregulloren
1371/2007/ të BE-së e cila ka të bëjë me udhëtimet për të cilat është ofruar kontrata e
transportit në llogari të ndërmarrjes hekurudhore. Shitësit e biletave të cilët ofrojnë
kontratat e transportit dhe operatorët e udhëtimeve duhet të ofrojnë këtë informacion
në llogari të tyre kurdo që e kanë në dispozicion;
79
1.4.2. ndërmarrjet hekurudhore duhet të u ofrojnë udhëtarëve gjatë udhëtimit të paktën
informacionin e dhënë në aktin nënligjor në pajtim me Rregulloren 1371/2007/EC;

1.4.3. informacioni duhet të ofrohet në formatin më të përshtatshëm;

1.4.4. vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet nevojave të njerëzve që kanë probleme
me dëgjim dhe me pamje.

1.5. sigurimi i biletave përmes biletave dhe rezervimeve:

1.5.1. ndërmarrjet hekurudhore dhe shitësit e biletave duhet të ofrojnë biletat kur janë
në dispozicion përmes biletave dhe rezervimeve;

1.5.2. ndërmarrjet hekurudhore duhet t’i shpërndajnë biletat për udhëtarët përmes të
paktën një pike shitëse si në vazhdim:

1.5.2.1. zyrave të biletave apo makinave shitëse;

1.5.2.2. telefonit, internetit apo informacionit tjetër të gjerë në dispozicion të
teknologjisë informative;

1.5.2.3. në bord të trenit.

1.5.3. ndërmarrjet hekurudhore duhet që të ofrojnë mundësinë e distribuimit të biletave
për shërbimet e ofruara sipas kontratave të shërbimeve publike së paku në njërën nga
pikat vijuese të shitjes:

1.5.3.1. zyrave të biletave apo makinave shitëse;

1.5.3.2. në bord të trenit.

1.5.4. ndërmarrjet hekurudhore duhet të ofrojnë mundësinë e marrjes së biletave për
shërbimin përkatës në bordin e trenit përveç nëse kjo është e kufizuar apo e mohuar
mbi bazat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe politikën kundër mashtrimeve apo
rezervimet e detyrueshme të trenit, apo mbi baza të arsyeshme komerciale;

1.5.5. kur nuk ekziston zyre për bileta apo makinë e shitjes së biletave në stacionin e
nisjes, udhëtari duhet të informohet në stacion:

1.5.5.1. për mundësinë e blerjes së biletave përmes telefonit apo internetit apo
në bordin e trenit, si dhe për procedurën e blerjes së tillë;

1.5.5.2. për stacionin më të afërt hekurudhor apo vendin ku ka në dispozicion
zyra të biletave apo/ ose makina për shitje të biletave.

1.6. ndërmarrjet hekurudhore dhe shitësit e biletave duhet ta bëjë të mundur shfrytëzimin e
sistemit të kompjuterizuar të informacionit dhe të rezervimit për transport hekurudhor (CIRSRT).

2. Përgjegjësia e ndërmarrjeve hekurudhore ndaj udhëtarëve dhe bagazhit të tyre.

2.1. përgjegjësia e ndërmarrjeve hekurudhore në lidhje me udhëtarët dhe bagazhin e tyre duhet
rregullohet me aktin nënligjor në pajtim me Rregulloren 1371/2007/EC dhe COTIF-in;

2.2. ndërmarrjet hekurudhore duhet të jenë të siguruara apo të kenë aranzhime ekuivalente për
të mbuluar përgjegjësitë për udhëtaret;

80
2.3. nëse udhëtari vdes apo lëndohet, atëherë ndërmarrja hekurudhore duhet që pa vonesë
dhe në çdo rast jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pasi të jetë vendosur identiteti i personit
fizik që ka të drejt në kompensim të bëjë pagesën e avansit ashtu sikurse kërkohet për të
plotësuar nevojat e menjëhershme ekonomike mbi bazën proporcionale të dëmit të shkaktuar;

2.4. pagesa e avansit nuk duhet të nënkuptoj njohjen e përgjegjësisë dhe mund të jetë vetëm
nisje ndaj shumave tjera pasuese për t’u paguar në bazë të ligjit por që nuk është e kthyeshme
përveç në rastet kur dëmi i shkaktuar ka qenë për shkak të neglizhencës apo gabimit të
udhëtarit i cili ka marrë avansin e pagesës, pa të drejtën për kompensim;

2.5. edhe nëse ndërmarrja hekurudhore e konteston përgjegjësinë e saj për lëndimin fizik të
personit, ajo duhet të bëjë çdo përpjekje të arsyeshme për ta ndihmuar udhëtarin që kërkon
kompensim nga pala e tretë për dëmin.

3. Vonesat, lidhjet e humbura dhe anulimet:

3.1. përgjegjësia e ndërmarrjes hekurudhor në lidhje me vonesat, lidhjet e humbura dhe
anulimet, si dhe mundësinë e kthimit të parave, kompensimin dhe kushtet e pagesave, duhet
të rregullohet me aktin nënligjor në pajtim me Rregulloren 1371/2007/EC;

3.2. ndërmarrjet hekurudhore mund ta fusin pragun minimal nën të cilin pagesat për
kompensim nuk do të bëhen. Ky prag nuk duhet t’i tejkaloj katër (4) euro.

4. Shërbimet për personat e paaftë dhe personat me aftësi të kufizuar të lëvizjes:

4.1. ndërmarrjes hekurudhore dhe menaxherët e stacionit duhet që me përfshirje aktive të
përfaqësuesve të organizatave për personat me paaftësi dhe personat me aftësi të kufizuara të
lëvizjes të vendosin apo të kenë në funksion rregullat e qasjes jo diskriminuese;

4.2. rezervimet dhe biletat duhet të ofrohen për personat me paaftësi dhe personat me aftësi të
kufizuar të lëvizjes pa një kosto shtesë. Ndërmarrja hekurudhore, shitësi i biletave apo
operatori i udhëtimit nuk mund të refuzojnë të pranojnë rezervim apo dhënie të biletës për
personat me paaftësi apo me lëvizje të kufizuar apo që të kërkojnë që ata persona të kenë
shoqërim nga personat e tjerë përveç nëse është strikt e domosdoshme të përputhen me
rregullat e qasjes;

4.3. ndërmarrja hekurudhore, shitësi i biletave dhe operatori i udhëtimit duhet të u ofrojnë
personave me paaftësi apo me aftësi të kufizuar të lëvizjes informacion për qasjen në
shërbimet hekurudhore dhe për kushtet e qasjes në mjetet lëvizëse në përputhje me rregullat e
qasjes dhe duhet t’i informojnë personat me paaftësi dhe me aftësi të kufizuar të lëvizjes në
lidhje me kushte në bord;

4.4. ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e stacionit duhet që në përputhje me STI-të për
personat me aftësi të kufizuar të lëvizjes të sigurojnë se stacioni, platformat, mjetet lëvizëse
dhe pajisjet e tjera të jenë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar apo me paaftësi;

4.5. në nisje, transit, përmes apo arritje, stacioni hekurudhor që pret persona me aftësi të
kufizuara, menaxheri i stacionit duhet të ofroj asistencë pa pagesë në atë mënyrë që personi të
jetë në gjendje të hyj në bord të shërbimit të nisjes apo të zbritjes nga shërbimi i arritjes për të
cilin ai apo ajo ka blerë biletën;

4.6. ndërmarrjet hekurudhore duhet të u ofrojnë personave me paaftësi dhe personave me
aftësi të kufizuar të lëvizjes asistencë pa pagesë në bord të trenit gjatë hyrjes në bord apo gjatë
largimit nga bordi.

5. Siguria dhe kualiteti i shërbimeve:
81
5.1. në marrëveshje me autoritetet publike, ndërmarrja hekurudhore, menaxherët e
infrastrukturës dhe menaxherët e stacioneve duhet të marrin masa adekuate në fushën e tyre
të përgjegjësisë për të siguruar sigurinë personale të udhëtarit në stacionet e trenave dhe në
trena dhe ta menaxhojnë rrezikun. Ata duhet të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informata
lidhur me parandalimin e veprimeve që mund të prishin nivelin e sigurisë;

5.2. ndërmarrjet hekurudhore duhet të definojnë standardet e kualitetit dhe të zbatojnë sistemin
e menaxhimit të kualitetit për të mirëmbajtur kualitetin e shërbimit. Këto kualitete të shërbimit
duhet që të definohen me një akt nënligjor në pajtim me Rregulloren 1371/2007/EC;

5.3. ndërmarrjet hekurudhore duhet të monitorojnë aktivitetin e tyre ashtu sikur është paraqitur
në standardet e kualitetit të shërbimit.

Neni 141
Ankesat

1. Ndërmarrja hekurudhore duhet të vendos mekanizmin për trajtimin e ankesës për të drejtat dhe
obligimet e përfshira me këtë ligj. Ndërmarrja hekurudhore duhet të bëjë detajet e kontaktit dhe gjuhën
e punës që të jenë të njohura për udhëtarët.

2. Udhëtarët mund të dorëzojnë ankesën tek secila ndërmarrje hekurudhore e përfshirë. Brenda një
muaji adresuesi i ankesës duhet të merr një përgjigje të arsyeshme apo në raste të justifikueshme
udhëtari duhet të informohet për datën e cila duhet të jetë më e shkurt se tre muaj se kur ai mundet ta
pres përgjigjen.

3. Udhëtarët që nuk janë të kënaqur me trajtimin e ankesave nga ndërmarrja hekurudhore mund të
ankohen te Organin i cili është i ngarkuar me rregullimin e tregut hekurudhor.

4. Bazuar në këtë ligj, ndërmarrja hekurudhore duhet të publikoj në raportin vjetor numrin dhe
kategoritë e ankesave të pranuara, ankesat e trajtuara dhe veprimet e ndërmarra për përmirësimet e
mundshme.

Neni 142
Raportimi

Ndërmarrjet hekurudhore duhet që secilin vit të publikojnë raportin e performancës të kualiteti të
shërbimit së bashku me raportin e tyre vjetor. Raportet mbi performancën e kualitetit të shërbimit duhet
të publikohen në faqen e internetit të ndërmarrjeve hekurudhore. Përmbajtja e raportit të tillë duhet të
përshkruhet me aktin nënligjor në pajtim me Rregulloren e BE-së 1371/2007.


KREU XIV
DISPOZITAT NDËSHKIMORE

Neni 143
Gjobat

1. Personi juridik për kundërvajtje (shkelje administrative) gjobitet prej tremijë (3.000) deri tetëmijë
(8.000) Euro nëse:

1.1. menaxherët e infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët, ndërmarrjet hekurudhore apo
cilado palë tjetër nuk i ofron Organit Rregullativ të Tregut informacionin e kërkuar (sipas
paragrafit 6. të nenit 26 të këtij ligji);

1.2. menaxherët e infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët nuk e publikojnë Ekspozeun e
rrjetit sipas kritereve të përcaktuara (neni 55 i këtij ligji);
82

1.3. menaxherët e infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët nuk e njoftojnë Organin
Rregullativ të Tregut për zbritjen e çmimit (neni 67 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.4. menaxherët e infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët bëjnë rezervime të traseve të
infrastrukturës pa përfill procedurat e përcaktuara (në nenin 69 të këtij ligji);

1.5. të hyrat e krijuara nga qasja në binarë nuk regjistrohen dhe bëhen publike (neni 70 i këtij
ligji);

1.6. orari i alokimit të kapaciteteve të infrastrukturës hekurudhore është bërë në kundërshtim
me dispozitat e nenit 77 të këtij ligji;

1.7. infrastruktura është deklaruar e mbingarkuar dhe nuk analizohen kapacitetet në afatin e
caktuar (neni 84 paragrafi 2. i këtij ligji);

1.8. nuk është propozuar plani për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës nga menaxheri i
infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët, atëherë kur infrastruktura është deklaruar e
mbingarkuar dhe është kompletuar analiza e kapacitetit (neni 85 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.9. procesi i planifikimit të mirëmbajtjes të infrastrukturës i propozuar nga menaxherët e
infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët është në kundërshtim me nenin 87 të këtij ligji;

1.10. nuk mbahet regjistri i licencave dhe certifikatave të sigurisë të makinistëve (neni 95
paragrafi 6. dhe 7. të këtij ligji);

1.11. sistemet e vendosura për menaxhimin e sigurisë nuk përmbajnë elementet bazike (neni
103 paragrafi 5. i këtij ligji);
1.12. nuk është paraqitur raporti vjetor nga Autoriteti Nacional i Sigurisë deri më 30 qershor
(neni 20 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.13. nuk është paraqitur raporti vjetor nga Organi Rregullativ i tregut deri më 30 qershor (neni
26 paragrafi 12 i këtij ligji);

1.14.Sistemet dhe nënsistemet hekurudhore nuk plotësojnë kërkesat e përgjithshme të sigurisë
(neni 105 i këtij ligji);

1.15. nënsistemet hekurudhore nuk plotësojnë kërkesat specifike të sigurisë ( neni 106 i këtij
ligji);

1.16. nënsistemet hekurudhore, mjetet transportuese, instalimet, aparatet ndihmëse, pajisjet
dhe shërbimet, nuk përputhen me kërkesat e sigurisë të STI-së dhe rregullat nacionale të
sigurisë (neni 107 i këtij ligji);

1.17. nuk ka deklaratën e verifikimit e cila dëshmon se nënsistemi struktural do të konsiderohet
si interoperabil dhe që i plotëson kërkesat esenciale të sigurisë (neni 109 paragrafi 3. i këtij
ligji);

1.18. mjetet e transportit hekurudhor operojnë pa numrin nacional (neni 110 paragrafi 8. i këtij
ligji);

1.19. regjistri nacional i mjeteve të transportit nuk mbahet në mënyrë korrekte (neni 110
paragrafi 8. i këtij ligji);

83
1.20. pas marrjes të autorizimit për vënien në shërbim të nënsistemeve strukturore menaxherët
e infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët nuk aplikojnë për marrjen e autorizimit të
rifreskuar të sigurisë (neni 111 paragrafi 1. i këtij ligji);

1.21. pas marrjes së autorizimit për futjen e mjeteve të transportit në shërbim, ndërmarrja
hekurudhore nuk aplikon për marrjen e certifikatën së rifreskuar të sigurisë (neni 111 paragrafi
2. i këtij ligji);

1.22. menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët nuk mbajnë regjistrin me të
dhënat teknike për objektet e infrastrukturës (neni 118 paragrafi 3. i këtij ligji);

1.23. menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët nuk përgatisin planet e
kërkuara të biznesit dhe dokumentet strategjike (neni 118 paragrafi 4. i këtij ligji);

1.24. entitetet legale të cilat ndërtojnë apo rindërtojnë infrastrukturën e shfrytëzimit të
përbashkët nuk i ndërmarrin masat e duhura për zhvillimin e sigurt të trafikut, apo nuk largojnë
nga infrastruktura hekurudhore apo brezi mbrojtës pas kryerjes së punëve materialin e mbetur,
mjetet, shenjat lajmëruese dhe objektet tjera për të siguruar transport të sigurt (neni 121
paragrafi 3. i këtij ligji);

1.25. me kërkesën e menaxherit të infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët pronari i
stabilimenteve të përcaktuara në paragrafin 7. të nenit 128 refuzon ti rregullon apo zhvendos
ato (neni 128 paragrafi 9. i këtij ligji);

1.26. organit rregullativ të tregut nuk i jepet qasje në informatën e kërkuar nga menaxherët e
infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët dhe nga ndërmarrjet hekurudhore (neni 26,
paragrafi 6. i këtij ligji);

1.27. organi rregullativ i tregut nuk vendos për ankesat apo nuk ndërmerr veprim për trajtimin e
tyre brenda periudhës tre mujore të përshkruar me këtë ligj (neni 26, paragrafi 7. i këtij ligji).

2. Personi përgjegjës i personit juridik apo personi fizik për kundërvajtje (shkelje administrative), sipas
paragrafit 1. të këtij neni dënohet me gjobë prej njëmijë (1.000) deri në pesëmijë (5 000) Euro.

3. Personi juridik për kundërvajtje (shkelje administrative) dënohet me gjobë prej pesëmijë (5.000)
deri në dhjetëmijë (10.000) euro nëse:

3.1. menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët nuk ndërmarrin masat adekuate
në rast të çrregullimit në lëvizjet e trenave (neni 88 i këtij ligji);

3.2. ndërmarrjet hekurudhore nuk posedojnë certifikatën e sigurisë në përputhje me dispozitat e
përcaktuara në nenin 94 të këtij ligji;

3.3. ndërmarrjet hekurudhore nuk i përmbahen dispozitave të këtij ligji lidhur me licencat dhe
certifikatat e makinistëve (neni 95 deri 99 i këtij ligji);

3.4. menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët dhe ndërmarrjet hekurudhore
nuk aplikojnë për certifikatat dhe autorizimet e tyre të sigurisë (neni 103 paragrafi 1. i këtij ligji);

3.5. ndërmarrjet hekurudhore ofrojnë shërbime pa u pajisur me certifikatën e sigurisë (neni 104
paragrafi 1. i këtij ligji);

3.6. menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët nuk posedojnë autorizimin e
sigurisë sipas dispozitave të përcaktuara në nenin 104 paragrafi 2. i këtij ligji;

84
3.7. sistemet e vendosura për menaxhimin e sigurisë nuk përmbajnë elementet të cilat kanë të
bëjnë me sigurinë e sistemit hekurudhor neni 103 paragrafi 2. dhe 3. i këtij ligji);

3.8. autoritetit Nacional të Sigurisë nuk i lejohet qasje në dokumentacion dhe objekte, instalime
dhe pajisje për inspektim (neni 104 paragrafi 5. i këtij ligji);

3.9. menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët dhe ndërmarrjet hekurudhore
fusin në shërbim ndonjë nënsistem të hekurudhave pa marrë autorizim nga organi përgjegjës
mbi sigurinë (neni 109 paragrafi 1. i këtij ligji);

3.10. ndërmarrjet hekurudhore e fusin në shërbim mjetin e transportit hekurudhor pa autorizim
dhe certifikatë adekuate (neni 110 paragrafi 1. dhe 2. i këtij ligji);

3.11. mirëmbajtja e mjeteve të transportit hekurudhor bëhet në kundërshtim me dispozitat e
nenit 112 të këtij ligji;

3.12. gjatë ndërtimit ose rindërtimit të infrastrukturës hekurudhore nuk ofrohen informacionet
dhe zgjidhjet e kërkuara për publikun (neni 121 paragrafi 1. i këtij ligji);

3.13. pas ndërtimit ose rindërtimit të infrastrukturës hekurudhore, menaxherët e infrastrukturës
së shfrytëzimit të përbashkët nuk aplikojnë për autorizim të sigurisë (neni 121 paragrafi 2. i këtij
ligji);

3.14. menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët nuk e ndërtojnë infrastrukturën
hekurudhore me elementet e përshtatshme (neni 122 i këtij ligji);

3.15. pa miratimin e menaxherit të infrastrukturës të shfrytëzimit të përbashkët, entiteteve apo
personave tjerë legal, vendosen kabllo telefonike, elemente të rrjetit elektrik, gypa të ujërave
etj. në brezin e infrastrukturës hekurudhore (neni 128 paragrafi 7. i këtij ligji);

3.16. menaxherët e infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët nuk ndërmarrin masat e
domosdoshme për mbrojtje teknike dhe fizike nga fatkeqësitë elementare (neni 128 paragrafi
12. i këtij ligji);

3.17. entitetet legale apo personat tjerë ndërtojnë afër brezit mbrojtës të hekurudhës në
kundërshtim me nenin 129 të këtij ligji;

3.18. entitetet legale apo personat tjerë ndërtojnë nënkalime, mbikalime apo vendkalime në
nivel pa pëlqimin paraprak të menaxherit të infrastrukturës hekurudhore të shfrytëzimit të
përbashkët.

4. Personi përgjegjës i personit juridik apo personi fizik për kundërvajtje (shkelje administrative), sipas
paragrafit 3. të këtij neni dënohet me gjobë prej dymijë (2 000) deri në shtatëmijë (7.000) Euro.


KREU XV
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 144
Dispozitat kalimtare

1. Kompania hekurudhore në detyrë, Hekurudhat e Kosovës ShA dhe pasardhëset e saj të cilat do të
krijohen, mund të operojnë pa licenca për një periudhë të caktuar kohore deri në gjashtë (6) muaj, pas
krijimit të tyre ato do të aplikojnë dhe marrin licencën për operim me shërbimet e infrastrukturës
hekurudhore dhe shërbimet e transportit hekurudhor.

85
2. Kompania hekurudhore në detyrë, Hekurudhat e Kosovës ShA dhe pasardhëset e saj të cilat do të
krijohen, mund të operojnë pa autorizimin e sigurisë dhe certifikatat e sigurisë deri në dy (2) vjet, pas
krijimit të tyre ato do të përgatiten dhe aplikojnë për marrjen e autorizimit të sigurisë për menaxherin e
infrastrukturës dhe certifikatën e sigurisë për kompaninë e operimit me trena.

3. Bordi i ARH-se aktual do te vazhdoj ti përmbush detyrat dhe përgjegjësit e veta deri ne përfundimin e
mandatit te përcaktuar i cili iu është dhënë nga Kuvendi i Kosovës.

4. ARH, Brenda afatit prej gjashte (6) muajve nga dita e hyrjes ne fuqi te këtij ligji duhet te ristrukturohet
ne përputhje me rregullat e parapara te këtij ligji.

5. Dispozitat e Ligjit për ndërmarrjet publike dhe atij për partneritetin publiko privat dhe koncesionet do
te mbisundojnë gjatë interpretimit nëse dispozitat e këtij ligji bien ne kundërshtim me to.

6. Rregulloret dhe direktivat e legjislacionit të Bashkimit Evropian nëse i zëvendësojnë rregulloret dhe
direktivat në të cilat bazohet ky ligj do të kenë fuqinë ligjore për sektorin e hekurudhave të Kosovës.

7. Të hyrat e krijuara nga gjobat derdhen në buxhetin e Republikës të Kosovës.

Neni 145
Dispozitat përfundimtare

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji nr 03/L-076 Për Hekurudhat në Republikën e Kosovës
(Gazeta Zyrtare e Republikës të Kosovës /Prishtinë Nr. 32 /15 Qershor 2008) si dhe të gjitha dispozitat
tjera që bien në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 146
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/ L-063
14 nëntor 2011

Shpallur me dekretin Nr. DL-049-2011, datë 02.12.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.