1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 25 NËNTOR 2011, PRISHTINË
LIGJI Nr. 04/L-059
PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 03/L-034 PËR SHTETËSINË E KOSOVËS
Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton
LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 03/L-034 PËR SHTETËSINË E KOSOVËS
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-034 për Shtetësinë e Kosovës i shpallur
në Gazetën Zyrtare nr. 26 (02.06.2008).
Neni 2
Neni 1 i ligjit bazik, në rreshtin e parë pas fjalës “fitim” i shtohet fjala “rifitim”.
Neni 3
Neni 2 i ligjit bazik, pas përkufizimit “fëmijë” i shtohet edhe një përkufizim i ri si vijon:
g) Personi i pa-shtetësi (apatrid) - nënkupton personin i cili nuk konsiderohet shtetas i asnjë shteti në
kuadër të fushëveprimit të ligjit të shtetit përkatës.
Neni 4
1. Neni 7 i ligjit bazik, paragrafi 7.1. në rreshtin e dytë pas fjalës “panjohur” i shtohet togfjalëshi “ose
pa shtetësi”.
2. Neni 7 i ligjit bazik, paragrafi 7.3. në rreshtin e dytë fshihet togfjalëshi “leje qëndrim të vlefshëm”,
dhe ndryshohet dhe plotësohet me togfjalëshin “leje qëndrim të përhershëm”.
Neni 5
Neni 10 i ligjit bazik, paragrafi 10.1. pika b) riformulohet si vijon:
b). të qëndroj pesë (5) vjet në Republikën e Kosovës pas marrjes së leje qëndrimit të përhershëm.
Neni 6
Pas nenit 12 të ligjit bazik, shtohet një nen i ri 12A si vijon:
Neni 12A
Fitimi i shtetësisë i personit pa shtetësi-apatrid
12A1. Personi pa shtetësi mund ta fitoj shtetësinë e Kosovës nëse qëndron në territorin e Kosovës
pesë (5) vite pa ndërprerje, me leje qëndrimi të përhershëm.
2
12A2. Të drejtën e fitimit të shtetësisë së Kosovës e kanë edhe fëmijët e personit nga paragrafi 1 i
këtij neni. Për fëmijët mbi moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare deri në moshën tetëmbëdhjetë (18)
vjeçare, pëlqimi paraprak i tij për të fituar shtetësinë e Kosovës është i domosdoshëm.
12A3. Kriteret për fitimin e shtetësisë së Kosovës në bazë të këtij neni, caktohen me akt nënligjor të
nxjerrë nga MPB-ja;
Neni 7
Neni 18 i ligjit bazik paragrafi 18.1. riformulohet si vijon:
18.1. Fëmija nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare e humbë shtetësinë e Kosovës me lirim, nëse
kjo kërkohet nga njëri prind i cili e ka humbë shtetësinë e Kosovës me lirim me pëlqimin e prindit tjetër.
Neni 8
Neni 27 i ligjit bazik, paragrafi 27.1. riformulohet si vijon:
27.1. Taksa administrative caktohet me vendim nga ministri.
Neni 9
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 04/ L-059
21 tetor 2011
Shpallur me dekretin Nr. DL-044-2011, datë 15.11.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga.