1 
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 25 NËNTOR 2011, PRISHTINË 
 
LIGJI  Nr. 04/L-045 
PËR PARTNERITET PUBLIKO PRIVAT 
 
 
Kuvendi i Republikës së Kosovës; 
 
Në bazë të nenit 65 (1)  të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,   
 
Miraton 
 
 
LIGJ PËR PARTNERITET PUBLIKO PRIVAT 
 
  
PJESA I 
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME 
  
Neni 1 
Qëllimi 
  
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kornizës ligjore për partneritet publiko privat duke përfshirë procedurat 
për të hyrë në një partneritet publiko privat, përmbajtjen dhe strukturën e marrëveshjeve për Partneritet 
Publiko Privat si dhe strukturën institucionale përgjegjëse për menaxhimin dhe zhvillimin e Partneritetit 
Publiko Privat në Republikën e Kosovës. 
   
Neni 2 
Fushëveprimi 
  
1. Dispozitat e këtij ligji rregullojnë Partneritetet Publiko Private për ofrimin e shërbimeve publike 
dhe/ose infrastrukturës publike në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror, duke përfshirë por pa u 
kufizuar në: 
 
1.1.  transport, duke përfshirë sistemin hekurudhor, transportin në binarë, aeroportet, rrugët, 
tunelet, urat, parkingjet, transportin publik; 
 
1.2.  infrastrukturë energjetike, përjashtuar ndërtimin e kapaciteteve të reja për gjenerim të 
energjisë; 
 
1.3.  naftësjellës, gazsjellës, rafinimi dhe distribuimi; 
 
1.4.  prodhim, distribuim, trajtim, mbledhje dhe administrim të ujit, ujërave të zeza, drenazhës, 
ujitjes, kanaleve; 
 
1.5.  mbledhje, deponim, riciklim dhe menaxhim i mbeturinave; 
 
1.6.  telekomunikacion; 
 
1.7.  arsim; 
 
1.8.  sport dhe rekreacion; 
 
1.9.  shëndetësi; 
 
1.10.  turizëm dhe kulturë; 
 2 
 
1.11.  infrastrukturë të burgjeve; 
 
1.12.  rehabilitim i tokës dhe pyjeve; 
 
1.13.  parqe industriale; 
 
1.14.  strehim publik, strehim social dhe punë sociale; 
 
1.15.  ndërtesa qeveritare, administrative dhe publike; 
 
1.16.  shërbim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës bazuar në TI dhe të dhëna; 
 
2.  Ky ligj nuk zbatohet për: 
 
2.1.  dhënien e licencave, lejeve ose autorizimeve nga Autoritetet Publike,  përveç nëse dhënia 
e licencës, lejes ose autorizimit kërkohet në kuadër të Partneritetit Publiko Privat. 
 
2.2.  kontratat publike që nuk janë përcaktuar në nën-paragrafin 1.2. të paragrafit 1. të nenit 7 
të këtij ligji; 
 
2.3.  privatizimin e një infrastrukture publike ose ndërmarrjeje publike, sipas  Ligjit Nr. 03/L-087 
për Ndërmarrjet Publike, përveç nëse në Ligjin për Ndërmarrjet Publike kërkohet zbatimi i 
dispozitave të këtij ligji; 
 
2.4.  minierat dhe mineralet dhe të drejtat që ndërlidhen me to, që rregullohen sipas Ligjit Nr. 
03/163 për Minierat dhe Mineralet, përveç nëse në Ligjin për Miniera dhe Minerale kërkohet 
zbatimi i dispozitave të këtij ligji; 
 
2.5.  ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese energjetike, që rregullohen sipas Ligjit Nr. 
03/L-185 për Rregullatorin e Energjisë, përveç nëse në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë 
kërkohet zbatimi i dispozitave të këtij ligji; 
 
2.6.  të drejtat e ndërlidhura me hapësirën ajrore; 
 
2.7.  kontratat Publike dhe Koncesionet e klasifikuara sipas Ligjit Nr. 03-L-178 për Klasifikimin e 
Informacionit dhe Verifikimin e Sigurisë; 
 
2.8.  kontratat Publike dhe Koncesionet që rregullohen me dispozita të tjera procedurale dhe që 
jepen: 
 
2.8.1. në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës 
dhe një ose më shumë shteteve tjera që ka të bëjë me  furnizimet ose punët të cilat 
kanë për qëllim zbatimin e përbashkët ose eksploatimin e një pune nga shtetet 
nënshkruese ose shërbimet që kanë për qëllim zbatimin e përbashkët ose eksploatimin 
e një projekti nga shtetet nënshkruese; 
 
2.8.2. në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të lidhur nga Republika e Kosovës 
që ndërlidhet me stacionimin e trupave dhe që ka të bëjë me ndërmarrjet e një shteti të 
tretë; dhe 
 
2.8.3.  në bazë të një procedure të veçantë të një organizate ndërkombëtare. 
  
 
 
 
 3 
 
Neni 3 
Përkufizimet 
  
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 
 
1.1. Autoritet kontraktues – një autoritet publik i cili ka hyrë në një marrëveshje për partneritet 
publiko-privat në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 
 
1.2. Autoritet Publik - nënkupton: 
 
1.2.1. një ose më shumë ministri ose agjenci të Qeverisë së Republikës së Kosovës; 
 
1.2.2. një ose më shumë komuna; 
 
1.2.3. një ose më shumë ndërmarrje publike ose organe të tjera që rregullohen sipas 
së drejtës publike; 
 
1.2.4. një bashkim i këtyre autoriteteve dhe organeve të lartpërmendura. 
 
1.3. Departamenti Qendror i Partneritetit Publiko Privat ose Departamenti PPP - ka 
kuptimin e përcaktuar me nenin 18 të këtij ligji. 
 
1.4. Infrastrukturë Publike - asetet fizike, strukturat dhe sistemet të cilat ofrojnë shërbime 
publike në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. 
 
1.5. Komiteti për Partneritete Publiko Private ose “KPPP” - ka kuptimin e përcaktuar në 
nenin 16 të këtij ligji. 
 
1.6. Koncesion - Koncesionet e Punëve dhe Koncesionet e Shërbimeve. 
 
1.7. Koncesion i Punëve - një kontratë e njëjtë sikurse kontrata e punëve përveç se kryerja e 
kontratës  së tillë kompensohet plotësisht ose pjesërisht me dhënien e të drejtës së shfrytëzimit 
të  objektit të kontratës së tillë. 
 
1.8. Koncesion i Shërbimit - një kontratë e njëjtë sikurse kontrata e shërbimit, përveç faktit se 
kryerja e kësaj kontrate kompensohet plotësisht ose pjesërisht me dhënien e të drejtës së 
shfrytëzimit të objektit të kontratës së tillë. 
 
1.9.  Konzorcium - një grup i ofertuesve. 
 
1.10.  Kontratë Shërbimi - një kontratë, pos një kontrate të furnizimit ose të punëve siç është 
përkufizuar në Ligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, që lidhet mes një 
Autoriteti Publik dhe një ose më shumë partnerëve privat, kryerja e të cilës kompensohet me 
pagesë monetare. 
 
1.11. Kontratë Pune - një kontratë ndërmjet një Autoriteti Publik dhe një ose më shumë 
partnerëve privat që ka detyrë kryesore zbatimin, projektimin dhe përmbushjen, ose realizimin 
përmes çfarëdo mënyre të një pune ndërtimore ose aktiviteteve të inxhinierisë, kryerja e të cilës 
kompensohet me pagesë monetare. 
 
1.12. Kontratë Publike - do të thotë: 
 
1.12.1.  kontrata e shërbimeve; 
 
1.12.2.  kontrata e furnizimit; 
 4 
 
1.12.3.  kontrata e punëve; 
 
1.12.4.  kontrata publike kornizë;dhe 
 
1.12.5. kontrata për pronën e paluajtshme siç janë përkufizuar në Ligjin për Prokurimin 
Publik në Republikën e Kosovës. 
 
1.13. Marrëveshje - një kontratë ndërmjet një autoriteti publik dhe një partneri privat që ka për 
qëllim zbatimin e një Partneriteti Publiko Privat dhe të gjitha marrëveshjet paralele dhe 
ndihmëse duke përfshirë marrëveshjet e financimit, marrëveshjet për operim dhe menaxhim 
dhe marrëveshjet direkte. 
 
1.14. Ofertues ose ofertuesit - shoqëritë tregtare, duke përfshirë grupet e personave juridik, të 
cilët janë pjesëmarrës në një procedurë të përzgjedhjes për një marrëveshje. 
 
1.15. Organi Shqyrtues i Prokurimit ose “OSHP”- Organ Shqyrtues i Prokurimit Publik i 
themeluar sipas Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. 
 
1.16. Partner Privat - personi juridik i cili hyn në një Partneritet Publiko Privat me Autoritetin 
Publik për ofrimin e infrastrukturës publike dhe shërbimeve publike. 
 
1.17. Partneriteti Publiko Privat ose PPP - çdo bashkëpunim kontraktues ose institucional në 
mes të një ose më shumë Autoriteteve Publike dhe një ose më shumë Partnerëve Privat sipas 
të cilit partneri privat: 
 
1.17.1. ofron një shërbim publik ose infrastrukturë publike në emër të Autoritetit Publik; 
 
1.17.2.  merr përsipër rrezikun financiar, teknik, ndërtimor dhe operativ, duke përfshirë 
rreziqet e kërkesës dhe/ose disponueshmërisë, në lidhje me ofrimin e shërbimit publik 
ose infrastrukturës publike; 
 
1.17.3. pranon përfitimet nga ofrimi i shërbimit publik ose infrastrukturës publike në 
formë të: 
 
1.17.4.  pagesës nga autoriteti publik nga buxheti i autoritetit përkatës publik; 
 
1.17.5. taksave ose tarifave të mbledhura prej partnerit privat nga përdoruesit ose 
klientët e shërbimit publik ose infrastrukturës publike që u ofrohet atyre; ose 
 
1.17.6. një kombinimi të pagesës dhe taksave ose tarifave të lartpërmendura. 
 
1.18. Përballueshmëria - detyrimet financiare që barten nga një Autoritet Publik  bazuar në 
kushtet e marrëveshjes që do të përmbushet nga mjetet të cilat janë në kuadër të shpenzimeve 
aktuale dhe të planifikimit të arsyeshëm të shpenzimeve të ardhshme dhe të cilat janë: 
 
1.18.1. caktuar në buxhetin e Autoritetit Publik për shërbimin publik ose infrastrukturën 
publike për të cilën është lidhur marrëveshja dhe/ose 
 
1.18.2.  caktuar në Buxhetin e  Kosovës dhe parashikimet përkatëse buxhetore për 
Autoritetin Publik në përputhje me ligjet në fuqi. 
 
1.19. Projekt - secili nga aktivitetet në vijim ose cilido kombinim i tyre që ushtrohet në kuadër të 
një Partneriteti Publiko Privat, si vijon: 
 
1.19.1.  projektimi, ndërtimi dhe zhvillimi i objekteve të reja të infrastrukturës, 
 5 
 
1.19.2.  rehabilitimi, modernizimi dhe zgjerimi i objekteve ekzistuese të infrastrukturës; 
 
1.19.3. administrimi, zgjerimi ose shërbimet tjera lidhur me objektet e reja ose 
ekzistuese të infrastrukturës. 
 
1.20. Shërbim Publik - çdo shërbim, detyrë ose funksion të cilin një Autoritet Publik është i 
mandatuar me ligj që ta ofrojë në interesin e përgjithshëm publik dhe që nuk ka karakter 
industrial apo komercial. 
 
1.21. Shërbimet Publike Komunale - Infrastruktura Publike në pronësi ose që i përket një 
komune dhe shërbimet publike që ofrohen nga komuna brenda kompetencave të saj ligjore të 
përcaktuar me ligj. 
 
1.22. Vlera për Paratë - sigurimi i një infrastrukture publike ose një shërbim publik nga një 
Autoritet Publik bazuar në rezultatin e Partneritetit Publiko Privat më të lartë të përfitimit 
ekonomik, social dhe financiar  duke përfshirë koston, çmimin, cilësinë, sasinë, transferimin e 
rrezikut, apo një kombinim të tyre, krahasuar me sigurimin e infrastrukturës së tillë publike apo 
të shërbimit publik në ndonjë formë tjetër.  
 
2. Të gjitha referencat në nene të caktuara janë referenca në nenet e këtij ligji, përveç nëse është 
përcaktuar ndryshe. 
  
Neni 4 
Parimet e Përgjithshme 
  
Dhënia dhe zbatimi i një Partneriteti Publiko Privat bëhet në bazë të parimeve të trajtimit të barabartë, 
mos-diskriminimit, transparencës, proporcionalitetit, ekonomicitetit, efikasitetit, mbrojtjes së interesit 
publik, konkurrencës së lirë, vlerës-për-paranë dhe përballueshmërisë. 
  
 
PJESA II 
PARTNERITETI PUBLIKO PRIVAT 
 
KREU  I 
RREGULLAT E PËRGJITHSHME PËR PARTNERITETIN PUBLIKO PRIVAT 
 
Neni 5 
Autorizimi për hyrjen në një Partneritet Publiko Privat 
  
1. Një Autoritet Publik mund të hyjë në një Partneritet Publiko Privat nëse Autoriteti përkatës Publik, 
sipas ligjit, është drejtpërdrejtë përgjegjës për ofrimin e një shërbimi publik ose një infrastrukture publike 
të përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji dhe që është objekti kryesor i Partneritetit Publiko Privat. 
 
2. Kur një Projekt i Partneritetit Publiko-Privat përfshinë ofrimin e shërbimeve publike ose 
infrastrukturës publike që është përgjegjësi e më shumë se një Autoriteti Publik, KPPP vendosë cili 
Autoritet Publik është  Autoriteti Kontraktues për Partneritetin Publiko Privat përkatës. 
 
3. Në pajtim me dispozitat e nenit 17 të këtij ligji, me miratimin paraprak të Qeverisë, dhe kur është në 
interes publik, KPPP është e autorizuar që të hyjë në një Partneritet Publiko Privat në emër të 
Republikës së Kosovës për ofrimin e shërbimeve publike ose infrastrukturës publike që është 
kompetencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës ose cilësdo nga Ministritë ose Agjencitë e saj. 
  
 
 
 
 6 
 
Neni 6 
Fushëveprimi dhe Format e Partneritetit Publiko Privat 
  
1. Partneriteti Publiko Privat zbatohet ose në formë kontraktuese ose në formë institucionale. 
 
2. Autoriteti Publik zgjedh formën kontraktuese ose institucionale e cila i përgjigjet më së miri ndarjes së 
dëshiruar të rrezikut dhe përgjegjësive për secilin Partneritet Publiko Privat, duke përfshirë cilindo nga 
aktivitetet në vijim ose cilindo kombinim të tyre: 
 
2.1. projektimi, ndërtimi, financimi, mirëmbajtja dhe operimi i infrastrukturës së re publike; 
 
2.2. riparimi, modernizimi, financimi, zgjerimi, mirëmbajtja dhe operimi i infrastrukturës 
ekzistuese publike; dhe/ose 
 
2.3. administrimi, menaxhimi, operimi, mirëmbajtja ose shërbimet tjera që i përkasin 
shërbimeve publike ose infrastrukturës së re ose ekzistuese publike. 
  
Neni 7 
Partneriteti Publiko Privat Kontraktues 
  
1. Partneriteti Publiko Privat Kontraktues mund të jetë në formë të: 
 
1.1.  koncesionit, ose 
 
1.2.  kontratës Publike, me kusht që në bazë të kësaj kontrate publike partneri privat: 
 
1.2.1.  ofron një shërbim publik ose infrastrukturë publike në emër të Autoritetit Publik; 
 
1.2.2.  merr përsipër rrezikun dhe përgjegjësitë financiare, teknike, ndërtimore dhe/ose 
operative në lidhje me ofrimin e shërbimit publik ose infrastrukturës publike; 
 
1.2.3.  pranon pagesa të rregullta nga Autoriteti Publik për ofrimin e shërbimit publik 
ose infrastrukturës publike, pagesa këto që mund të jenë në formë të pagesave të 
njëanshme, dhe që pasqyrojnë rrezikun e disponueshmërisë, kërkesës ose ndërtimit që 
është marrë përsipër nga partneri privat. 
 
2. Partneriteti Publiko Privat në formë të Koncesionit rregullohet në bazë të këtij ligji. 
 
3. Dhënia e Partneritetit Publiko Privat në formë të Kontratës Publike siç është përcaktuar në nën-
paragrafin 1.2 të paragrafit 1. të këtij neni bëhet në pajtim me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në 
Ligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Në lidhje me të gjitha çështjet tjera, Kontrata 
Publike e përcaktuar në nën-paragrafin 1.2 të paragrafit 1. të këtij neni rregullohet në bazë të këtij ligji. 
 
4. Rregullat për klasifikimin e kontratave të përziera dhe për kalkulimin e vlerës së përllogaritur të 
kontratave të përcaktuara në Ligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës zbatohen për 
koncesionet dhe kontratat e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni  
 
Neni 8 
Partneriteti Publiko-Privat Institucional 
 
1. Një partneritet publiko-privat institucional mund të themelohet nga një komunë përmes blerjes nga 
një ose më shumë partner privat të aksioneve të komunës në një ndërmarrje publike ekzistuese 
funksioni i vetëm i së cilës është kryerja e një shërbimi publik ose ofrimi i një infrastrukture publike, me 
kusht që partneri privat po ashtu merr pjesë në drejtimin e ndërmarrjes publike ose merr pjesë në 
kryerjen e shërbimit publik ose ofrimin e infrastrukturës publike. 
 7 
 
2. Përzgjedhja e partnerit privat në këtë partneritet publiko-privat institucional bëhet në bazë të neneve 
të këtij ligji, kur qëllimi i një partneriteti të tillë publiko- privat institucional është implementimi i një 
koncesioni të dhënë nga një Autoritet Publik. Në rast se qëllimi i partneritetit publiko-privat institucional 
është implementimi i ndonjë kontrate tjetër publike, atëherë përzgjedhja e partnerit privat për këtë 
partneritet publiko-privat institucional bëhet sipas procedurave të prokurimit të përcaktuara me Ligjin 
për Prokurimin Publik. 
 
3. Nëse themelimi i një partneriteti publiko-privat institucional kërkon shitjen e aksioneve në një 
ndërmarrje publike e cila është në pronësi të Republikës së Kosovës, atëherë themelimi i këtij 
partneriteti publiko-privat institucional i nënshtrohet miratimit të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës në 
pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. 
  
Neni 9 
Kohëzgjatja 
  
1. Kohëzgjatja e një Partneriteti Publiko Privat përcaktohet në marrëveshjen gjegjëse. Kohëzgjatja e një 
Partneriteti Publiko Privat duhet të jetë e ndërlidhur në mënyrë të arsyeshme dhe të pasqyrojë: 
 
1.1.  ciklin jetësor të infrastrukturës publike, 
 
1.2.  shkallën e kthimit, dhe 
 
1.3.  vlerën për paranë të secilit Projekt individual të Partneritetit Publiko Privat. 
 
2. Me miratimin e KPPP, një autoritet kontraktues mund të vazhdojë kohëzgjatjen e marrëveshjes për 
një periudhë shtesë e cila nuk tejkalon më shumë se ¼ (një të katërtën) e kohëzgjatjes fillestare të 
përcaktuar në marrëveshje, për arsyet në vijim: 
 
2.1.  vonesat në përfundim ose ndërprerjen në operim, për shkak të rrethanave që janë jashtë 
kontrollit të arsyeshëm të cilësdo palë; 
 
2.2.  pezullimi i projektit që ka rezultuar nga veprimet e Autoritetit Kontraktues ose autoriteteve 
tjera publike; ose 
 
2.3.  rritja e kostos që ka rezultuar nga kërkesat e Autoritetit Kontraktues që nuk ishin paraparë 
fillimisht në marrëveshje, nëse partneri privat nuk mund ti kthej këto kosto pa zgjatjen në fjalë; 
 
2.4.  çfarëdo arsye tjetër e nevojshme për mbrojtjen e interesit publik. 
 
Neni 10 
Pronësia e Aseteve 
  
1. Gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes, Autoriteti Kontraktues mundet që përkohësisht t’ia bartë 
Partnerit Privat pronësinë mbi Infrastrukturën Publike dhe asetet tjera të përcaktuara publike të cilat 
drejtpërdrejt ndërlidhen me objektin e marrëveshjes, të cilat i kthehen Autoritetit Kontraktues pas 
skadimit ose ndërprerjes së marrëveshjes në pajtim me kushtet e marrëveshjes. 
 
2. Asnjë mjet sigurues nuk mund të krijohet me marrëveshje mbi pronën publike ose asetet tjera publike 
që janë të nevojshme për ofrimin e një shërbimi publik ose infrastrukturës publike. 
 
3. Pavarësisht nga paragrafi 2. i këtij neni, aksionarët e Partnerit Privat kanë të drejtën e krijimit të 
pengut ose të ndonjë mjeti tjetër sigurues në aksionet e tyre në Partnerin Privat. 
 
 
 
 8 
 
Neni 11 
Të Drejtat Financiare 
  
Partneri privat ka të drejtë të vendosë, pranojë ose mbledhë tarifa ose pagesa për shfrytëzimin e 
infrastrukturës publike ose ofrimin e shërbimeve publike në përputhje me kushtet e përcaktuara në 
marrëveshje. 
  
Neni 12 
Ndihma Shtetërore për Partneritet Publiko Private 
  
1. Kur arsyetohet dhe kërkohet në bazë të Vlerës për Para dhe pas miratimit nga KPPP duke përfshirë 
votën pohuese të Ministrit të Financave, Autoriteti Publik mund të ofrojë mbështetje  financiare, 
buxhetore ose në formë tjetër për të siguruar qëndrueshmërinë, zbatueshmërinë, dhe/ose 
realizueshmërinë financiare të Projektit. Kjo mbështetje përcaktohet në kërkesën për propozime. 
 
2. Mbështetja financiare ose buxhetore ose ndonjë formë tjetër e mbështetjes e cila i është dhënë një 
partneriteti publiko-privat në pajtim me këtë ligj nuk i nënshtrohet miratimit të Komisionit për Ndihmën 
Shtetërore sipas legjislacionit për ndihmën shtetërore, nëse 
 
2.1. partneri privat ka për detyrë të kryej një shërbim publik të përkufizuar në mënyrë të qartë; 
 
2.2. çdo mbështetje financiare, buxhetore apo e formës tjetër e cila i është dhënë partneritetit 
publiko-privat është caktuar paraprakisht në mënyrë objektive dhe transparente dhe nuk e 
tejkalon atë çka është e nevojshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet ose pjesë të tyre që 
shkaktohen me rastin e kryerjes së shërbimit publik; 
 
2.3. partneri privat është përzgjedhur në bazë të një procedure të hapur, transparente dhe 
konkurruese në pajtim me këtë ligj. 
 
3. Pas aprovimit nga KPPP, Autoriteti Publik mundet gjithashtu t’i sigurojë kompensim Partnerit Privat 
në rast se gjendja e tij financiare ndikohet negativisht dhe materialisht nga ndryshime të 
paparashikuara në legjislacionin ose rregulloret të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në 
Infrastrukturën Publike ose shërbimet publike të cilat i ofron. 
 
4.  Nëse një autoritet publik detyrohet të hyjë në borxh ose të jep garancion për të financuar detyrimet e 
tij ndaj partnerit privat ose për të financuar çfarëdo forme të ndihmës shtetërore për nevojat e 
implementimit të një partneriteti publiko-privat, atëherë hyrja në borxh, përkatësisht dhënia e 
garancionit i nënshtrohet dispozitave të Ligjit për Borxhin Publik. 
  
Neni 13 
Tarifat e Transaksionit dhe Mbikëqyrjes 
  
1. Autoriteti Publik mund të kërkojë pagesën e një tarife të transaksionit nga partneri privat me qëllim të 
kompensimit të pjesshëm ose të plotë të kostos që ndërlidhet me transaksionin në fjalë si dhe për të 
siguruar që ka burime të mjaftueshme financiare në dispozicion për monitorimin e përputhshmërisë me 
kushtet e marrëveshjes. 
 
2. Autoriteti Publik mund të kërkojë nga partneri privat pagimin e një tarife të mbikëqyrjes, qoftë të 
njëhershme ose në bazë vjetore me qëllim të kompensimit të pjesshëm ose të plotë të kostos që 
ndërlidhet me monitorimin e përputhshmërisë së të gjitha palëve me marrëveshjen PPP. 
 
3. Shuma e tarifave të transaksionit dhe/ose tarifave të mbikëqyrjes  si dhe kushtet për pagimin e këtyre 
tarifave duhet të përcaktohen në dokumentet e kërkesës për propozime. Pagimi i tarifës së 
transaksionit dhe/ose të mbikëqyrjes konsiderohet detyrim i pa-negociueshëm dhe i detyrueshëm i 
ofertuesit të zgjedhur. 
 9 
 
4. Të gjitha tarifat e transaksionit dhe të mbikëqyrjes të arkëtuara në pajtim me këtë nen janë para 
publike të cilat depozitohen në fondin e konsoliduar të Kosovës në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e 
Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe rregullat përkatëse financiare. 
  
 
KREU II 
RREGULLAT E POSAÇME PËR KONCESIONET E PUNËVE 
  
Neni 14 
Kërkesat për Transparencë dhe Shpallje 
  
1. Pavarësisht nga paragrafi 2. i nenit 7 të këtij ligji, Autoriteti Publik i cili zhvillon një procedurë e cila 
rezulton në dhënien e një koncesioni të punëve vlera e të cilit është e barabartë ose tejkalon shumën 
gjashtë milion e dyqind e dyzet  e dymijë (6.242.000) Euro duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar 
zbaton gjithashtu edhe kërkesat për publikim dhe shpallje të përcaktuara në Ligjin për Prokurimin Publik 
në Republikën e Kosovës. 
 
2. Koncesionerët e punëve që nuk janë Autoritet Publik plotësojnë kërkesat për publikim dhe shpallje të 
përcaktuara në Ligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës dhe afatet kohore të përcaktuara 
në këtë ligj për pranimin e kualifikimeve dhe propozimeve nga ofertuesit e interesuar gjatë dhënies së 
kontratave të punëve për palët e treta kur vlera e këtyre kontratave është e barabartë ose tejkalon 
shumën gjashtë milion e dyqind e dyzet  e dymijë (6.242.000) Euro, duke përjashtuar tatimin mbi vlerën 
e shtuar. 
 
3. Paragrafi 1. i këtij neni nuk zbatohet për koncesionet e punëve të cilat jepen nga një Autoritet Publik 
në rastet e përcaktuara në nenet 3 deri 7 të Direktivës së Bashkimit Evropian 2004/17/EC kur këto 
koncesione të punëve jepen për kryerjen e aktiviteteve të përcaktuara në atë Direktivë. 
 
Neni 15 
Nën-kontraktimi 
  
1. Autoriteti Publik mundet ose: 
 
1.1.  të kërkojë nga koncesionari i punëve  që të japë kontrata për palët e treta që janë në 
minimum 30% e vlerës së përgjithshme të punës për të cilën është dhënë koncesioni si dhe 
njëkohësisht ti japë mundësinë ofertuesve që të rrisin këtë përqindje, ose 
 
1.2.  të kërkojë nga ofertuesit për një koncesion të punëve të përcaktojnë në ofertat e tyre 
përqindjen, nëse ka, të vlerës së përgjithshme të punës për të cilën do të jepet koncesionit të 
cilin ata kanë për qëllim që tua bartin palëve të treta. 
 
 
PJESA III  
KOORDINIMI INSTITUCIONAL DHE PËRGJEGJËSITË 
 
Neni 16 
Komiteti për Partneritete Publiko Privat i (KPPP) 
  
1. Komiteti për Partneritete Publiko-Private mbikëqyrë dhe bashkërendon projektet e partneritetit 
publiko-privat në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror. 
 
2. KPPP përbëhet prej pesë (5) anëtarëve të përhershëm. Ministri për Financa është anëtar i 
përhershëm i KPPP dhe është kryesuesi i KPPP. Katër (4) anëtarët tjerë të përhershëm të KPPP, të 
cilët duhet të jenë në rang të Zëvendës-Kryeministrit ose të Ministrit, caktohen me vendim të Qeverisë. 
 
 10 
3. Në rastet kur Komiteti për Partneritete Publiko-Private shqyrton projekte që kanë të bëjnë me 
shërbime publike komunale, një përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka të drejtë që të 
merr pjesë në mbledhjen e Komitetit për Partneritete Publiko-Private, në cilësinë e vëzhguesit dhe pa të 
drejtë vote. 
 
4. Pavarësisht nga paragrafi 2. i këtij neni, KPPP gjithashtu përfshin përfaqësuesin më të lartë të 
Autoritetit Publik i cili parashikohet të jetë Autoriteti Kontraktues për zbatimin e Projektit të propozuar të 
PPP, si anëtar i përkohshëm. 
 
5. Anëtarët e përkohshëm të KPPP marrin pjesë në procedurat dhe vendimmarrjen e KPPP vetëm 
lidhur me projektin specifik që kërkon përfshirjen e tyre. 
 
6. Ministri i Financave drejton dhe koordinon aktivitetet e KPPP si dhe shërben si kryesues i saj. 
 
7. KPPP merr vendimet për miratimin e projekteve dhe marrëveshjeve me shumicë të votave, duke 
përfshirë votën pohuese të Ministrit të Financave dhe  Autoritetit përkatës Kontraktues. 
 
8. Kur KPPP vepron në cilësinë e Autoritetit Kontraktues për një Projekt të caktuar, KPPP merr 
vendimet për përzgjedhjen e partnerit privat me shumicë të votave, duke përfshirë votën pohuese të 
Ministrit të Financave. 
  
Neni 17 
Kompetencat e KPPP 
 
1. KPPP e ka rolin udhëheqës për zhvillimin e politikave, projekteve dhe programeve të PPP dhe 
përgatit rekomandime për Qeverinë e Kosovës për shqyrtim dhe miratim nga ajo. 
 
2. KPPP i ka këto të drejta dhe përgjegjësi: 
 
2.1.  zhvillimin dhe menaxhimin e programit kombëtar të PPP; 
 
2.2.  zhvillimin e politikave të përgjithshme të PPP; 
 
2.3.  nxjerrjen e rregulloreve të zbatimit dhe sqarimeve lidhur me rregullat, procedurat dhe 
standardet për Projektet e PPP si dhe dokumentet e projektit që janë të detyrueshme për të 
gjitha Autoritetet Publike; 
 
2.4.  nxjerrjen e vendimeve për Autoritetet Publike me qëllim të sigurimit të zbatimit të rregullt të 
ligjeve dhe rregulloreve që ndërlidhen me një Projekt të PPP; 
 
2.5.  shqyrtimin dhe miratimin ose refuzimin e Propozim-Projekteve në bazë të parimit të Vlerës 
për Para si dhe faktorëve të tjerë në interesin publik; 
 
2.6.  identifikimin e Autoriteteve Kontraktuese për Projektet e caktuara; 
 
2.7.  veprimin në cilësinë e Autoritetit Kontraktues për Projekte të caktuara; 
 
2.8.  miratimin ose refuzimin e Mbështetjes Ekonomike për Projekte; 
 
2.9.  mbikëqyrjen dhe shqyrtimin e performancës së përputhshmërisë dhe ekzekutimit të 
projektit; 
 
2.10. shqyrtimin dhe miratimin e propozim ndryshimeve dhe plotësimeve e modifikimeve në 
marrëveshje në bazë të parimit Vlera për Paranë dhe faktorëve të ngjashëm; 
 
2.11. mbajtjen e  regjistrit kombëtar të PPP; 
 11 
2.12. marrjen e vendimeve lidhur me shfrytëzimin e fondeve nga ndarjet buxhetore për PPP 
dhe 
 
2.13.  marrjen e vendimeve tjera relevante lidhur me PPP. 
 
3. Të gjitha Autoritetet Publike kanë të drejtë që të bëjnë rekomandime për KPPP lidhur me zhvillimin e 
politikave dhe rregulloreve dhe KPPP është e detyruar që t’i shqyrtojë këto rekomandime para marrjes 
së vendimit. 
 
4. Në rast se një Projekt është në kompetencën e më shumë se një Autoriteti Publik, KPPP cakton 
Autoritetin ose Autoritetet Kontraktuese për marrëveshjen përkatëse dhe të vendosë procedurat për 
koordinimin e përgjegjësive. 
 
Neni 18 
Departamenti Qendror për PPP 
  
1. Departamenti Qendror për Partneritetin Publiko Privat (Departamenti PPP) themelohet në kuadër të 
Ministrisë së Financave për të ndihmuar dhe këshilluar KPPP, Ministrinë e Financave dhe Autoritetet e 
tjera Publike për të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me Partneritetin Publiko Privat. Departamenti PPP i 
raporton dhe i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë KPPP. Departamenti PPP është përgjegjëse për: 
 
1.1. ofrimin e ndihmës, këshillave dhe mbështetjes teknike për Autoritetet Publike dhe  për të 
gjitha çështjet që janë të lidhura me PPP; 
 
1.2.  bërjen e rekomandimeve lidhur me kornizën ligjore, rregullatore, institucionale dhe të 
politikave të PPP; 
 
1.3.  zhvillimin dhe shpalljen e procedurave dhe standardeve, në bazë të praktikave të mira 
ndërkombëtare; 
 
1.4.  shqyrtimin dhe nxjerrjen e opinioneve lidhur me qëndrueshmërinë e propozim-projekteve 
si dhe përgatitjen e rekomandimeve për KPPP dhe Autoritetet Publike; 
 
1.5.  shpërndarjen e informatave lidhur me programin PPP dhe projektet individuale; 
 
1.6.  përfshirjen e akterëve dhe fushatave publike të edukimit për PPP; 
 
1.7. koordinimin e aktiviteteve lidhur me PPP në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror. 
 
2. Për zbatimin e përgjegjësive të tij, Departamenti PPP mund të: 
 
2.1. kërkojë nga Autoritetet Publike që të sigurojnë detale në lidhje me projektet që 
propozohen, që përgatiten për tenderim, që dalin në tenderim apo që negociohen, apo që janë 
në proces të zbatimit; 
 
2.2.  nxjerrjen e standardeve dhe praktikave e procedurave të rekomanduara për PPP; 
 
2.3.  përgatitjen dhe shpërndarjen e informatave dhe udhëzimeve për PPP; 
 
2.4. paraqitjen e propozimeve në KPPP për fuqizimin e kornizës legjislative, rregullatore, 
institucionale dhe të politikave për PPP; 
 
2.5.  koordinimin e asistencës teknike për PPP dhe për projektet specifike të PPP që i ofrohet 
Autoriteteve Kontraktuese; 
 
 12 
2.6. shqyrtimin e projekt-propozimeve, tenderëve dhe kontratave, si dhe sistemeve të 
menaxhimit të kontratës; 
 
2.7. monitorimin dhe lëshimin e mendimeve lidhur me nivelin e përputhshmërisë së Autoritetit 
Kontraktues dhe Partnerit Privat me kushtet e marrëveshjes; 
 
2.8.  lëshimin e mendimeve teknike për KPPP dhe Autoritetet kontraktuese; 
 
2.9.  vlerësimin e rregullt të rezultateve dhe ndikimit të sistemit të PPP; 
 
2.10. përcaktimin nëse një projekt i PPP arsyeton shpenzimin e burimeve shtesë të Ministrisë 
së Financave ose burimeve tjera jashtë Autoritetit Kontraktues; 
 
2.11. merr pjesë në zhvillimin, zbatimin dhe menaxhimin e cilitdo fond ose instrumenti tjetër të 
ngjashëm të krijuar për sigurimin e financimit të kapaciteteve që lidhën me zhvillimin dhe 
zbatimin e një projekti PPP. 
 
3. Ministria e Financave  siguron që pozitat kyçe në Departamentin PPP të plotësohen me profesionistë 
të kualifikuar. Për këtë qëllim, në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik, Ministria e Financave mund të 
kontraktojë shërbime nga ekspertë të jashtëm të kualifikuar profesional dhe/ose teknik, me përdorimin e 
mjeteve të ndara nga Buxheti i Kosovës, ose nga burimet e jashtme të financimit. Personeli tjetër i 
Departamentit të PPP, përveç atyre të kontraktuar, janë shërbyes civil të cilët paguhen nga mekanizmat 
buxhetor  që kanë për qëllim tërheqjen dhe mbajtjen e personelit me kualifikim të lartë profesional. 
 
4. Departamenti PPP financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Ministria e Financave siguron 
që Departamenti PPP ka fonde të mjaftueshme me qëllim të ushtrimit efektiv dhe efikas të 
përgjegjësive të tij  të përcaktuara në këtë ligj. 
 
5. Çdo tarifë e transaksionit, e mbikëqyrjes ose tarifë tjetër, e cila caktohet nga KPPP në pajtim me këtë 
ligj si dhe mjetet e donatorëve të dhëna specifikisht për mbështetjen e Departamentit PPP, depozitohen 
në fondin e konsoliduar të Kosovës dhe zotohen përmes procedurës vjetore buxhetore për nevojat e 
Departamentit PPP në kategorinë përkatëse buxhetore dhe në pajtim me procedurën buxhetore të 
përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 
 
Neni 19 
Të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Autoritetit Kontraktues 
  
1. Autoriteti Kontraktues i gëzon të gjitha të drejtat e përcaktuara në marrëveshje, duke përfshirë por pa 
u kufizuar, në të drejtën për inspektimin e aktiviteteve të Partnerit Privat sipas marrëveshjes si dhe për 
të siguruar përputhshmërinë e plotë me kushtet e marrëveshjes. 
 
2. Autoriteti Kontraktues duhet t’i përmbush plotësisht kushtet e marrëveshjes si dhe ti përmbushë 
detyrimet e tij të përcaktuara në marrëveshje. Përgjegjësitë tjera të Autoriteti Kontraktues përfshijnë: 
 
2.1.  realizimin e aktiviteteve përgatitore për një projekt të mundshëm, duke përfshirë të gjitha 
studimet përkatëse të arsyeshmërisë dhe opsioneve, modelet financiare, analizën vlera-për -
paranë si dhe studimet tjera të nevojshme për strukturimin e një Projekti të qëndrueshëm 
teknikisht dhe financiarisht; 
 
2.2. dorëzimin e propozim-projekteve dhe kërkesave për mbështetje financiare për miratim nga 
KPPP, në pajtim me këtë ligj dhe rregulloret pasuese; 
 
2.3. themelimi i një ekipi të kualifikuar teknik për menaxhimin e projektit për mbikëqyrjen e 
procesit të transaksioneve, përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe specifikimeve në pajtim 
me rregullat e zbatueshme si dhe zhvillimin e procesit të prokurimit për përzgjedhjen e Partnerit 
Privat dhe lidhjen e marrëveshjes me Partnerin Privat; 
 13 
2.4. themelimin e një ekipi të kualifikuar profesional për menaxhimin e kontratës, për 
monitorimin dhe sigurimin e zbatimin e plotë të kushteve të marrëveshjes nga partneri privat. 
 
2.5. sigurimin e informatave, të cilat kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga KPPP dhe 
Departamenti PPP dhe 
 
2.6.  koordinimin e aktiviteteve dhe përputhshmërisë me rregulloret e nxjerra nga KPPP si dhe 
sqarimet dhe udhëzimet e nxjerra nga Departamenti PPP. 
 
3. Autoriteti Publik lidhë marrëveshjen me Partnerin Privat vetëm nëse Projekti përkatës i PPP është 
miratuar nga KPPP dhe  vetëm nëse janë përmbushur të gjitha kërkesat procedurale dhe materiale  të 
përcaktuara në këtë ligj. 
 
4. Autoriteti Publik vepron në pajtim me të gjitha rregulloret, sqarimet dhe vendimet e lëshuara nga 
KPPP  sipas këtij ligji dhe zbaton standardet dhe procedurat e përpiluara nga Departamenti PPP, nëse 
është e aplikueshme. 
 
5. Autoriteti Kontraktues është drejtpërdrejtë përgjegjës për çdo ndarje buxhetore të nevojshme për 
mbulimin e kostos së përgatitjes, zbatimit dhe mbikëqyrjes së Projektit. Në rast se ka më shumë se një 
Autoritet Kontraktues për një projekt të caktuar, kosto që lidhet me përgatitjen, zbatimin dhe 
mbikëqyrjen e Projektit mbulohet nga të gjitha Autoritetet Kontraktuese në mënyrë proporcionale, 
përveç nëse Autoritetet Kontraktuese janë pajtuar ndryshe. Kur KPPP vepron në cilësinë e Autoritetit 
Kontraktues për një projekt të caktuar, shpërndarja e kostos lidhur me zbatimin e Projektit përcaktohet 
me vendim të KPPP. 
  
Neni 20 
Të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Partnerit Privat 
  
1. Partneri privat i gëzon të gjitha të drejtat e përcaktuara në marrëveshje, duke përfshirë por pa u 
kufizuar, në të drejtën për përdorimin dhe /ose shfrytëzimin e Shërbimit Publik ose Infrastrukturës 
Publike në pajtim me kushtet e përcaktuara në marrëveshje. 
 
2. Partneri privat duhet me përpikëri t’i plotësojë kushtet e marrëveshjes dhe t’i përmbush detyrimet e 
përcaktuara në marrëveshje. 
 
3. Me qëllimin e vetëm për të hyrë  në marrëveshje dhe për zbatimin e Projektit, ofertuesi i përzgjedhur 
në pajtim me këtë ligj themelon një shoqëri tregtare në formë të shoqërisë aksionare ose shoqërisë me 
përgjegjësi të kufizuar e cila inkorporohet në bazë të ligjeve të Kosovës para formalizimit të 
marrëveshjes. Të gjitha kërkesat lidhur me kapitalin minimal të kërkuar për këtë shoqëri tregtare si dhe 
procedurat për marrjen e miratimit të Autoritetit Kontraktues për statutin dhe rregulloret e shoqërisë 
tregtare si dhe për ndryshimet e konsiderueshme në statut ose në rregullore do të përcaktohen në 
kushtet e kërkesës për propozime dhe duhet të jenë në pajtim me kërkesat e përcaktuara në ligjin e 
zbatueshëm. 
  
Neni 21 
Të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Shfrytëzuesve të një Shërbimi Publik ose një Infrastrukture 
Publike 
  
1. Qytetarët  pa asnjë diskriminim do të ketë qasje në infrastrukturën dhe shërbimet publike të ofruar 
nga një Partner Privat në bazë të një Partneriteti Publiko Privat si dhe do të ketë të drejtë të 
shfrytëzojnë shërbime cilësore dhe të vazhdueshme me çmime të arsyeshme. 
 
2.  Kur kërkohet sipas kushteve të marrëveshjes, shfrytëzuesit  duhet të paguajnë tarifa ose pagesa për 
shfrytëzimin e infrastrukturës publike ose shërbimit publik. 
  
 
 14 
PJESA IV 
IDENTIFIKIMI I PROJEKTEVE POTENCIALE DHE PROCEDURAVE PËR DHËNIEN E 
PARTNERITETEVE PUBLIKO-PRIVATE 
 
KREU I 
IDENTIFIKIMI I PROJEKTEVE POTENCIALE 
  
Neni 22 
Identifikimi dhe Miratimi i Projekteve PPP 
  
1. Çdo Autoritet Publik, KPPP apo Departamenti PPP mund të identifikojnë, propozojnë dhe të iniciojnë 
një Partneritet Publiko Privat. 
 
2. Të gjitha Projektet PPP, i nënshtrohen miratimit formal nga KPPP para se Autoriteti Publik  të iniciojë 
çfarëdo  procedure tenderimi për një projekt të PPP. Miratimi nga KPPP jepet ose refuzohet në bazë të 
shqyrtimit të studimit të arsyeshmërisë dhe dokumenteve tjera që ndërlidhen me projektin si dhe në 
bazë të rekomandimeve të Departamentit PPP. Miratimi konfirmon autoritetin publik për projektin PPP. 
Çdo marrëveshje që lidhet nga një Autoritet Publik pa miratimin e KPPP, është ligjërisht e pavlefshme 
dhe nuk prodhon efekte juridike 
 
3. Në rast se për një projekt PPP kërkohet të bëhen pagesa nga një autoritet publik te partneri privat, 
atëherë autoriteti publik, duke marrë parasysh të hyrat e gjeneruara nga projekti: 
 
3.1. ka për detyrë të dëshmojë se janë zotuar mjetet për projektin PPP në pajtim me Ligjin për 
Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe rregullat përkatëse financiare si dhe në 
shumën e nevojshme për të përmbushur detyrimet financiare që mund të shfaqen gjatë vitit 
fiskal kur është paraqitur projekti për miratim; dhe 
 
3.2. ka për detyrë të dëshmojë se, në rast se projekti PPP do të shkaktojë detyrime financiare 
që duhet të përmbushen nga zotimet buxhetore në vitet e ardhshme fiskale. Shtojcat e 
bashkëngjitura në Ligjin për buxhetin japin bazë të arsyeshme se mjetet e nevojshme do të 
zotohen nga autoriteti publik në vitet e ardhshme fiskale për të përmbushur këto detyrime dhe  
çdo marrëveshje lidhur me projektin dhe palë e së cilës do të jetë autoriteti publik është në 
pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 
 
4. Në rast të shqyrtimit të projekteve që kanë të bëjnë me shërbime publike komunale, Komiteti për 
Partneritete Publiko-Private miraton projektin nëse plotësohen kriteret  si në vijim: 
 
4.1. projekti është në kuadër të kompetencave komunale të përcaktuara me Ligjin për 
Vetëqeverisje Lokale, 
 
4.2.  komuna e ka siguruar financimin adekuat për implementimin e projektit, dhe  
 
4.3.  komuna e ka siguruar një ndarje  adekuate të rrezikut midis sektorit  privat dhe atij publik. 
 
Neni 23 
Studimi i Arsyeshmërisë  të Projektit 
  
1. Para inicimit të procedurave tenderuese të ndonjë projekti PPP, Autoriteti Publik duhet të bëjë një 
studim i arsyeshmërisë të projektit  i cili shërben si bazë për të vendosur nëse Projekti Potencial duhet 
të zbatohet dhe i cili duhet të dorëzohet tek KPPP kur parashtrohet kërkesa  për miratimin e projektit 
PPP. Studimi i arsyeshmërisë duhet të bazohet në parimin e vlerës-për-paratë si dhe duhet të adresojë 
arsyeshmërinë ekonomike, sociale  teknike dhe financiare të projektit potencial dhe aftësinë e projektit 
për tërheqjen e partnerëve potencial privat dhe financimit privat si dhe përputhshmërinë e projektit me 
politikat dhe strategjitë sektoriale dhe kornizën rregullatore dhe ligjore. 
 
 15 
2. Departamenti e PPP, duke vepruar në emër të dhe në kuadër të autoritetit të KPPP shqyrtojnë e 
studimin e arsyeshmërisë të projektit dhe nëse është e nevojshme mund të kërkojë kryerjen e 
studimeve shtesë, nga Autoriteti Publik para se KPPP  të marr vendimin se a është një projekt i 
autorizuar për tu proceduar për tenderim. 
 
3. Departamenti PPP krijon metodologjinë për të vlerësuar vlerën për paratë për projektet PPP e cila 
duhet të zbatohet nga të gjitha autoritet kontraktuese gjatë përgatitjes së studimit të arsyeshmërisë. 
  
 
PJESA V  
PËRZGJEDHJA E PARTNERIT PRIVAT 
  
KREU I 
PARIMET E PËRGJITHSHME 
 
Neni 24 
Dispozitat që rregullojnë procedurat e përzgjedhjes dhe dhënies 
  
Përzgjedhja e Partnerit Privat bëhet sipas neneve 26 deri në 45 të këtij ligji. 
  
Neni 25 
Fazat e Përzgjedhjes 
  
Partneri privat përzgjidhet përmes një procedure të para përzgjedhjes, të pasuar nga një procedurë për 
paraqitjen e propozimeve, sipas këtij ligji. 
 
 
KREU II 
PARA-PËRZGJEDHJA E OFERTUESVE 
   
Neni 26 
Qëllimi dhe Procedura e Para-përzgjedhjes 
  
1. Pasi që KPPP të ketë aprovuar dhe autorizuar projektin dhe fillimin e procedurës tenderuese në 
pajtim me këtë ligj, Autoriteti Publik zhvillon një procedurë të para-përzgjedhjes e cila ka për qëllim 
identifikimin e ofertuesve të cilët i posedojnë kualifikimet e përshtatshme për zbatimin e suksesshëm të 
koncesionit ose të projektit  PPP. 
 
2. Ftesa për pjesëmarrje në procedurën e para-përzgjedhjes publikohet sipas  dispozitave përkatëse  
këtij ligji në formë të kërkesës për kualifikim. Ofertuesit e interesuar kanë jo më pak se njëzet (20) ditë 
pas publikimit të kërkesës për kualifikim që të përgatisin dhe dorëzojnë aplikacionet e tyre. 
 
3. Kërkesa për kualifikim duhet të përfshijë së paku informatat në vijim: 
 
3.1.  një përshkrim të Projektit; 
 
3.2.  të dhënat mbi elementet e tjera thelbësore të projektit, siç janë shërbimet të cilat duhet të 
sigurohen nga partneri privat, masat themelore të performancës si dhe aranzhimet financiare të 
parashikuara nga Autoriteti Publik; 
 
3.3.  një përmbledhje të kushteve kryesore të marrëveshjes së propozuar, nëse ato veç dihen; 
 
3.4.  mënyrën dhe kohën për dorëzimin e aplikacioneve për para-përzgjedhje, duke përfshirë 
afatet e dorëzimit, të shprehura në datë dhe kohë të saktë; 
 
3.5.  mënyrën dhe vendin për kërkimin e dokumenteve të para-përzgjedhjes. 
 16 
3.6.  kriteret e para-përzgjedhjes sipas nenit 27 të këtij ligji; 
 
3.7.  periudhën e propozuar kohore për procesin e tenderimit; dhe 
 
3.8.  kërkesën për inkorporimin e ofertuesit të suksesshëm. 
  
Neni 27 
Kriteret e para-përzgjedhjes 
 
Për t’u para-përzgjedhur, ofertuesit e interesuar duhet t’i plotësojnë kriteret e pranueshmërisë të 
përcaktuara në Ligjin për Prokurim Publik dhe të plotësojnë kriteret e përshtatshmërisë profesionale,  
ekonomike dhe financiare si dhe kapacitetet teknike dhe profesionale të përcaktuara në kërkesën për 
kualifikim. 
 
Neni 28 
Pjesëmarrja e Konzorciumeve 
  
1. Autoriteti Publik, kur fton ofertuesit për pjesëmarrje në procedurën e para-përzgjedhjes, do t’u lejojë 
atyre formimin e Konzorciumeve ofertuese. Informatat që kërkohen nga anëtarët e Konzorciumeve 
ofertuese për ta dëshmuar kualifikimin e tyre  duhet të paraqiten si për konzorciumin në tërësi ashtu 
edhe për pjesëmarrësit individual. 
  
2. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në kërkesën për kualifikim, secili anëtar i një konzorciumi 
mund të marrë pjesë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, vetëm në një konzorcium në të 
njëjtën kohë. Shkelja e kësaj rregulle rezulton me përjashtimin e konzorciumit dhe të anëtarit individual. 
 
3. Gjatë shqyrtimit të kualifikimeve të Konzorciumeve ofertuese, Autoriteti Publik merr parasysh aftësinë 
dhe shkallën e pjesëmarrjes të  secilit anëtar të konzorciumit dhe vlerëson nëse kualifikimet e 
kombinuara të anëtarëve të konzorciumit janë të përshtatshme për përmbushjen e nevojave të të gjitha 
fazave të projektit. Autoriteti Publik mund të specifikojë kriteret minimale për pjesëmarrje të anëtarëve 
kryesor të konzorciumit të cilat konsiderohen esenciale për plotësimin e kushteve të kualifikimit. 
 
Neni 29 
Vendimi mbi para-përzgjedhjen 
  
Autoriteti Publik  merr vendim lidhur me kualifikimet e secilit ofertues i cili ka paraqitur aplikacionin për 
para-përzgjedhje. Gjatë marrjes së këtij vendimi, Autoriteti Publik përdorë vetëm kriteret e përcaktuara 
në kërkesën për kualifikim. Të gjithë ofertuesit e para-përzgjedhur më pas ftohen nga Autoriteti Publik 
për paraqitjen e propozimeve të tyre në përputhje sipas neneve 30 deri 39 të këtij ligji. 
 
 
KREU III  
PROCEDURAT MBI KËRKESËN  PËR  PROPOZIME  
 
Neni 30 
Procedurat një-fazëshe dhe dy-fazëshe mbi kërkesën  për  propozime 
  
1. Procedurat për kërkimin e propozimeve mund të zhvillohen në 1 ose 2 faza. 
 
2. Kundrejt pagimit të cilësdo takse e cila mund të aplikohet ose caktohet, Autoriteti Publik publikon 
kërkesën për propozime dhe do t’u sigurojë ofertuesve të para përzgjedhur një kërkesë për propozime 
në pajtim me nenin 31 të këtij ligji. 
 
3. Pavarësisht nga sa u tha më sipër, Autoriteti Publik mund të zhvillojë një procedurë dyfazëshe mbi 
kërkesën  për propozime nga ofertuesit e para-përzgjedhur, nëse elementet e projektit, si p.sh 
specifikimet e projektit, treguesit e performancës, aranzhimet financiare ose kushtet e kontratës nuk 
 17 
mund të përshkruhen në kërkesën për propozime në mënyrë mjaft të hollësishme ose të saktë për t’u 
mundësuar ofertuesve që t’i përgatisin propozimet e tyre përfundimtare. 
 
4. Kur përdoret procedura dy-fazëshe, zbatohen dispozitat në vijim: 
 
4.1.  kërkesa fillestare për propozime duhet të kërkojë nga ofertuesit që në fazën e parë të 
procedurës të dorëzojnë propozimet e tyre fillestare lidhur me specifikimet e projektit, treguesit 
e performancës, kushtet financiare dhe karakteristikat tjera të projektit si dhe në lidhje me 
kushtet kryesore të kontratës të propozuara nga Autoriteti Publik. 
 
4.2. Autoriteti Publik mund të thërrasë mbledhje dhe të zhvillojë diskutime me cilindo ofertues 
për sqarimin e pyetjeve lidhur me kërkesën fillestare për propozim ose propozimet fillestare dhe 
dokumentet përcjellëse të dorëzuara nga ofertuesit. Autoriteti publik përgatitë procesverbalin e 
çdo mbledhje ose diskutimit të këtillë, i cili duhet të përmbajë pyetjet e parashtruara dhe 
sqarimet e dhëna nga Autoriteti Publik; 
 
4.3.  pas shqyrtimit të propozimeve të pranuara, Autoriteti Publik mund të shqyrtojë dhe, sipas 
nevojës, të ndryshojë kërkesën fillestare për propozim përmes fshirjes ose ndryshimit të cilitdo 
aspekt të specifikimeve fillestare të projektit, treguesve të performancës, kushteve të financimit 
ose karakteristikave tjera të projektit, duke përfshirë kushtet kryesore të kontratës si dhe çdo  
kriter për vlerësimin dhe krahasimin e propozimeve si dhe për përcaktimin e ofertuesit të 
suksesshëm të përcaktuar në kërkesën fillestare për propozime, si dhe të shtojë karakteristika 
ose kritere. Autoriteti publik në procesverbalin e procedurës së zgjedhjes duhet të përfshijë 
arsyetimet për çfarëdo ndryshimi të kërkesës për propozime. Çdo fshirje, ndryshim ose 
plotësim i këtillë duhet të theksohet në ftesën për dorëzimin e propozimeve përfundimtare; 
 
4.4.  në fazën e dytë të procedurës, Autoriteti Publik i fton ofertuesit që t’i dorëzojnë propozimet 
e tyre përfundimtare lidhur me një grup të vetëm të specifikimeve te projektit, treguesve të 
performancës ose kushteve të kontratës, sipas neneve 31 deri 38 të këtij ligji. 
  
Neni 31 
Përmbajtja e kërkesës për propozime 
  
1. Kërkesa për propozime  përmban së paku këto të dhëna: 
 
1.1. informatat e përgjithshme të cilat mund të kërkohen nga ofertuesit për përgatitjen dhe 
dorëzimin e propozimeve të tyre, duke përfshirë informatat mbi afatet për dorëzimin e 
propozimeve; 
 
1.2. specifikimet e projektit dhe treguesit e performancës, sipas rastit, duke përfshirë kushtet e 
Autoritetit Publik mbi standardet e sigurisë dhe sigurimit si dhe mbrojtjen e mjedisit; 
 
1.3. kushtet e kontratës të propozuara nga Autoriteti Publik, duke përfshirë një sqarim të 
kushteve të cilat konsiderohen të pa negociueshme; 
 
1.4. kriteret për vlerësimin e propozimeve, të përcaktuar nga Autoriteti Kontraktues për 
identifikimin e propozimeve të papërgjegjshme; peshën relative e cila i është dhënë secilit kriter 
të vlerësimit; dhe mënyrën në të cilën kriteret aplikohen për vlerësimin dhe refuzimin e 
propozimeve. 
 
Neni 32 
Sigurimi i Tenderit 
  
1.  Kërkesa për propozime duhet të përcaktojë kushtet lidhur me lëshuesin e kërkesës dhe natyrën, 
formën, shumën dhe kushtet e tjera themelore për sigurimin e kërkuar të tenderit. 
 
 18 
2. Ofertuesit mund t’i  ekzekutohet  sigurimi i  kërkuar i tenderit, vetëm  në rast të: 
 
2.1. tërheqjes ose ndryshimit të propozimit pas skadimit të afatit për dorëzimin e propozimeve; 
 
2.2.  mos hyrjes në negociatat përfundimtare me Autoritetin Publik sipas paragrafit 1. të nenit 
38 të këtij ligji; 
 
2.3.  mos paraqitjes së ofertës së tij brenda afatit kohor të përcaktuar nga Autoriteti Publik. 
 
2.4.  mos nënshkrimit të marrëveshjes, pasi që kjo të jetë kërkuar nga Autoriteti Publik, pas 
pranimit të propozimit; 
 
2.5.  mos ofrimit të sigurisë së kërkuar për përmbushjen e marrëveshjes pas pranimit të 
propozimit ose mos plotësimit të cilitdo kusht tjetër të përcaktuar në kërkesën për propozime 
para nënshkrimit të marrëveshjes. 
  
Neni 33 
Sqarimet dhe ndryshimet 
  
1. Autoriteti Publik mundet, me vetiniciativë ose pas kërkesës për sqarime nga një ofertues, ta shqyrtojë 
dhe sipas rastit ta ndryshojë cilindo element të kërkesës për propozime. 
 
2. Çdo ndryshim duhet tu komunikohet menjëherë të gjithë kandidatëve të cilët kanë pranuar kërkesën 
për propozime. Nëse Autoriteti Publik e konsideron të nevojshme që t’i ndryshojë dokumentet dhe kur 
kjo bëhet pas skadimit të dy të tretave (2/3) ose më shumë të periudhës kohore për përgatitjen e 
ofertave, atëherë Autoriteti Publik e shtyn afatin kohor për dorëzimin e ofertave për një të tretën (1/3) të 
periudhës fillestare. 
 
3. Në procesverbalin e procedurës së përzgjedhjes, Autoriteti Publik duhet të paraqesë arsyetimet për 
çfarëdo ndryshimi të kërkesës për propozime. Të gjitha fshirjet, ndryshimet ose plotësimet e këtilla 
duhet tu komunikohen ofertuesve në të njëjtën mënyrë si kërkesa për propozime. 
  
Neni 34 
Dorëzimi i propozimeve 
  
1. Ofertuesit e para-përzgjedhur i dorëzojnë propozimet e tyre në formë të shkruar, të nënshkruara dhe 
të vëna në zarfe të vulosura. 
 
2. Ofertuesit e para-përzgjedhur kanë të paktën dyzet (40) ditë në dispozicion nga pranimi i kërkesës 
për propozime për dorëzimin e propozimeve të tyre tek  Autoriteti Publik. Propozimi i pranuar nga 
Autoriteti Publik pas afatit të fundit për dorëzim të propozimeve, nuk do të hapet dhe do ti kthehet 
ofertuesit që e ka dorëzuar atë. 
 
Neni 35 
Kriteret e vlerësimit 
  
1. Kriteret për vlerësimin dhe krahasimin e propozimeve teknike  përfshijnë, sipas nevojës, të paktën 
elementet vijuese: 
 
1.1.  saktësinë teknike; 
 
1.2.  pajtueshmërinë me standardet mjedisore; 
 
1.3.  realizueshmërinë operacionale dhe efikasitetin; 
 
1.4.  cilësinë e shërbimeve dhe masat për të siguruar vazhdimësinë e tyre; 
 19 
1.5.   potencialin e zhvillimit ekonomik dhe social të ofruar nga propozimet. 
 
2. Kriteret për vlerësimin dhe krahasimin e propozimeve financiare dhe komerciale përfshijnë, kur është 
e përshtatshme: 
 
2.1.  vlerën e tanishme të tarifave të propozuara, çmimet për njësi si dhe ngarkesat tjera gjatë 
periudhës së marrëveshjes; 
 
2.2.  vlerën e tanishme të pagesave të drejtpërdrejta të propozuara nga Autoriteti Publik, nëse 
ka të tilla; 
 
2.3.  koston për aktivitetet e dizajnit dhe ndërtimit, koston e operimit dhe mirëmbajtjes vjetore, 
vlerën e tanishme të kostos kapitale dhe të kostos së operimit dhe mirëmbajtjes; 
 
2.4.  mbështetjen ekonomike, nëse ka të tillë, që pritet nga Autoriteti Publik; 
 
2.5.  qëndrueshmërinë dhe zbatueshmërinë e aranzhimeve financiare të propozuara; 
 
2.6.  vlerën aktuale të tarifës së koncesionit që do të paguhet nga Autoriteti Publik; dhe 
 
2.7.  potencialin e zhvillimit ekonomik dhe social të ofruar nga propozimet. 
 
Neni 36 
Krahasimi dhe vlerësimi i propozimeve 
  
1. Autoriteti Publik krahason dhe vlerëson secilin propozim në përputhje me kriteret e vlerësimit, 
peshën relative të dhënë secilit prej atyre kritereve dhe procesin e vlerësimit të përshkruar në kërkesën 
për propozime. 
 
2. Për qëllimet e lartpërmendura, Autoriteti Publik mund të përcaktojë kufijtë minimal të cilësisë dhe 
aspekteve teknike, financiare e komerciale. Propozimet që nuk i arrijnë këta kufij minimal  konsiderohen 
jo të përgjegjshme dhe diskualifikohen. 
 
3. Kur kërkesa për propozime përfshin një konkurs të projektimit, të gjitha propozimet për këtë konkurs 
të projektimit vlerësohen në pajtim me dispozitat përkatëse të Ligjit mbi Prokurimin Publik . 
 
Neni 37 
Vërtetimi i mëtejmë i përmbushjes së kritereve për kualifikim 
  
Autoriteti Publik mund të kërkojë nga cilido ofertues që është para-përzgjedhur, për të vërtetuar  sërish 
kualifikimet e tij në përputhje me kriteret e njëjta të përdorura gjatë  para-përzgjedhjes. Autoriteti Publik 
diskualifikon cilindo ofertues që nuk demonstron sërish kualifikimet e tij, nëse atij i kërkohet kjo. 
 
Neni 38 
Negociatat përfundimtare 
  
1.  Autoriteti Kontraktues renditë  të gjitha propozimet e përgjegjshme në bazë të kritereve të vlerësimit, 
dhe fton për negocim final të marrëveshjes ofertuesin që ka arritur klasifikimin më të mirë. 
 
2.  Negociatat finale kanë të bëjnë vetëm me kushtet kontraktuese që janë përcaktuar si të  
negociueshme në kërkesën përfundimtare për propozime, nëse ka të tilla. 
 
3.  Nëse bëhet e qartë për Autoritetin Publik që negociatat me ofertuesin e ftuar nuk do të rezultojnë në 
marrëveshje brenda një afati të arsyeshëm kohor Autoriteti Publik informon ofertuesin për qëllimin e tij 
të dhënies fund negociatave dhe do ti japë ofertuesit afat prej tridhjetë (30) ditësh për të formuluar 
ofertën e tij. Nëse Autoriteti Publik nuk e konsideron të pranueshëm atë propozim, do t’u jap fund 
 20 
negociatave me ofertuesin në fjalë dhe do të ekzekutojë garancitë korresponduese. Autoriteti Publik do 
të ftojë më pas për negociata ofertuesit tjerë, sipas renditjes së klasifikimit të tyre, deri në arritjen e 
marrëveshjes apo deri në refuzimin e të gjitha propozimeve të mbetura. Autoriteti Publik nuk do të 
rifillojë negociatat me ofertuesin me të cilin negociatat janë ndërprerë në përputhje me këtë nen. 
 
4.  Pas përfundimit të negociatave dhe para lidhjes së marrëveshjes me ofertuesin e preferuar, 
Autoriteti Publik dorëzon marrëveshjen përfundimtare në KPPP për miratim. KPPP e refuzon miratimin 
e marrëveshjes nëse marrëveshja dallon në masë të konsiderueshme nga projekti i miratuar nga KPPP 
dhe nëse marrëveshja nuk i plotëson kërkesat e ekonomicitetit dhe vlerës për paranë, nëse është e 
aplikueshme. Në rastet kur KPPP refuzon miratimin e marrëveshjes, Autoriteti Publik nuk e lidhë 
marrëveshjen përkatëse. Çdo marrëveshje e cila lidhet pa miratimin e KPPP është ligjërisht e 
pavlefshme dhe nuk do të prodhoj efekte juridike. 
 
Neni 39 
Ndërprerja e Procedurave të Prokurimit 
 
1.    Autoriteti Publik ndërprenë aktivitetin e prokurimit para lidhjes së marrëveshjes për arsyet në vijim: 
 
1.1.  gjatë zhvillimit të aktivitetit të prokurimit ka më pak se dy (2) ofertues të kualifikuar; 
 
1.2.  të gjithë tenderët e përgjegjshëm nuk janë në pajtim me parimin e vlerës për paranë dhe 
nëse është e aplikueshme përballueshmëria; 
 
1.3.  para hapjes së kërkesave për pjesëmarrje ose propozimeve, ndërprerja e aktivitetit të 
prokurimit është bërë e nevojshme për shkak të ngjarjeve dhe/ose arsyeve objektive dhe të 
vërtetuara dhe/ose që janë jashtë kontrollit të Autoritetit Publik dhe që nuk kanë mundur të 
parashikohen në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit. 
 
2.  Menjëherë pas ndërprerjes së aktivitetit të prokurimit, Autoriteti Publik duhet të publikojë njoftimin e 
anulimit në pajtim me dispozitat e këtij ligji  dhe do të përfshijë në shënimet e prokurimit një deklaratë 
me shkrim në të cilën parashtron arsyet faktike dhe ligjore për ndërprerjen e aktivitetit të prokurimit. 
  
 
KREU IV  
NEGOCIMI I MARRËVESHJEVE PA PROCEDURA KONKURRUESE 
  
Neni 40 
Rrethanat që autorizojnë dhënien e kontratës pa procedura konkurruese 
 
1.  Pas aprovimit nga KPPP, Autoriteti Publik është i autorizuar të negociojë një marrëveshje pa 
shfrytëzuar procedurat e përcaktuara në nenet 26 deri 39 të këtij ligji në këto raste: 
 
1.1.  kur projekti përfshin çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare; 
 
1.2. dhënia e punëve ose shërbimeve shtesë, të cilat nuk janë përfshirë në marrëveshjen 
fillestare, por të cilat për shkak të rrethanave të paparashikueshme bëhen të nevojshme për 
kryerjen e punëve ose shërbimeve të përcaktuara në marrëveshje, të cilën autoriteti publik e ka 
lidhur me partnerin privat, me kusht që marrëveshja është lidhur me partnerin privat, i cili do të 
kryej këto punë ose shërbime, brenda kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara në Ligjin për 
Prokurimin Publik. 
 
 
 
 
 
 
 21 
Neni 41 
Procedurat për negocim të marrëveshjeve 
  
1.  Kur marrëveshja negociohet pa shfrytëzim të procedurave konkurruese të tenderit, të përcaktuara 
në nenet 26 deri në 38,të këtij ligji, Autoriteti Publik: 
 
1.1.  përveç për marrëveshjet e negociuara në pajtim me nën-paragrafin 1.1.  të paragrafit 1. të 
nenit 40 të këtij ligji, do të njoftojë qëllimin e tij për nisje të negociatave në lidhje me 
marrëveshjen, që publikohen në përputhje me dispozitat relevante të këtij ligji; 
 
1.2.  do të angazhohet në negociata me po aq persona sa Autoriteti Publik i gjykon si të aftë 
për zbatim të projektit ashtu si e lejojnë rrethanat; 
 
1.3.  do të përcaktojë kriteret e vlerësimit kundrejt të cilave do të vlerësohen dhe klasifikohen 
propozimet. 
  
 
KREU V  
DISPOZITAT E NDRYSHME 
 
Neni 42 
Konfidencialiteti 
  
Autoriteti Publik do t’i trajtojë propozimet në atë mënyrë që të shmangë zbulimin e përmbajtjes së tyre 
për ofertuesit konkurrues. Të gjitha diskutimet, komunikimet dhe negociatat ndërmjet Autoritetit Publik 
dhe ofertuesve janë konfidenciale. Përveç nëse kërkohet me ligj apo me urdhër të gjykatës, apo nëse 
lejohet nga kërkesa për propozime, asnjë palë në negociata nuk do të bëj të ditur për cilindo person 
tjetër cilëndo informatë teknike, për çmimet, apo informata të tjera në lidhje me diskutimet, komunikimet 
dhe negociatat në përputhje me dispozitat e sipërpërmendura pa pëlqimin e palës tjetër. 
 
Neni 43 
Publikimi i Njoftimit 
 
1. Autoriteti Publik duhet të dorëzoj tek Departamenti PPP të gjitha versionet në gjuhë të ndryshme të  
njoftimit të kërkesës për kualifikim, njoftimit të kërkesës për propozim, të njoftimit të dhënies së 
kontratës si dhe të njoftimeve të tjera që kërkohen me këtë ligj. Brenda dy (2) ditëve nga pranimi i 
njoftimit të tillë, Departamenti PPP do të publikon  të gjitha versionet në gjuhë të ndryshme të 
njoftimeve në ueb faqen e Departamentit PPP. 
 
2.  Brenda tre (3) ditëve pas dorëzimit të njoftimit tek Departamenti PPP, Autoriteti Publik duhet të 
publikoj njoftimin në të gjitha gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës në së paku dy gazeta ditore në 
Kosovë. 
 
3. Departamenti PPP krijon format standarde për njoftimet që referohen në këtë nen.  
 
Neni 44 
Regjistrimi i procedurave të para-përzgjedhjes dhe dhënies së kontratës 
  
Autoriteti Publik mbanë shënime lidhur me procedurat e para-përzgjedhjes dhe dhënien e kontratës, në 
pajtim me dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurim Publik. 
 
Neni 45 
Zbatueshmëria Plotësuese e Ligjit për Prokurim Publik 
  
Kur një çështje e natyrës procedurale që ndërlidhet me dhënien e një Partneriteti Publiko Privat nuk 
është e rregulluar me këtë ligj atëherë zbatohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurim Publik. Nëse 
 22 
për zbatimin e dispozitave përkatëse të Ligjit për Prokurim Publik kërkohet ndonjë aprovim ose vendim i 
Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik ose Agjencisë Qendrore të Prokurimit, autoriteti për dhënien 
e këtij miratimi ushtrohet nga KPPP. 
 
 
PJESA VI  
ANKESAT DHE SHQYRTIMI GJYQËSOR 
  
Neni 46 
Procedura e Ankesës dhe Shqyrtimit 
 
1. Nëse një person që merr pjesë në procedurat për dhënien e kontratës të përcaktuar në këtë ligj 
konsideron se është dëmtuar nga një vendim ose lëshim i një Autoriteti Publik në kundërshtim me 
dispozitat e Pjesës IV, Kreu  II, të këtij ligji, personi në fjalë mund të dorëzojë ankesë në Organin 
Shqyrtues të Prokurimit në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik. 
 
2. OSHP shqyrton dhe vendos për ankesën në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik. 
 
3. Vendimi i OSHP mund ti nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Supreme e Kosovës sipas Ligjit për 
Prokurim Publik. 
 
4.  Nëse Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) konstaton se një marrëveshje është lidhur nga Autoriteti 
Publik në kundërshtim me Pjesën IV, Kreu II, të këtij ligji, kjo marrëveshje nuk mund të zbatohet përveç 
nëse Gjykata Supreme e Kosovës vendos se vendimi i OSHP është në kundërshtim me faktet ose me 
ligjin dhe se marrëveshja është e zbatueshme për shkak se: 
 
4.1.   kontrata tashmë është kryer plotësisht ose në masë të konsiderueshme;dhe 
 
4.2.    duke marrë parasysh pasojat e mundshme negative në interesat e ndryshme, duke 
përfshirë edhe interesin publik, vjen në përfundim  se pasojat negative i tejkalojnë përfitimet që 
mund të arrihen. 
 
 
PJESA VII 
MARRËVESHJA PËR PPP 
   
Neni 47 
Ligji i zbatueshëm 
  
1.  Marrëveshja zbatohet  në bazë të  ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës, përveç nëse është 
përcaktuar ndryshe në marrëveshje. 
 
2.  Partneri privat, aksionarët e tij, dhe partnerët tjerë të biznesit, janë të lirë të zgjedhin ligjin me të cilin 
rregullohen raportet e tyre. 
 
Neni 48 
Përmbajtja e marrëveshjes 
  
1. Marrëveshja  lidhet ndërmjet Autoritetit Publik dhe Partnerit Privat, të inkorporuar sipas paragrafit 3. 
të nenit 20 të këtij ligji. 
 
2.  Marrëveshja do të përcaktojë çështjet që konsiderohen të përshtatshme nga palët, duke përfshirë 
por pa u kufizuar në elementet vijuese: 
 
2.1.  natyra dhe shtrirja e punëve që do të kryhen dhe shërbimet që do të ofrohen nga Partneri 
privat; 
 23 
2.2.  kushtet për ofrimin e atyre shërbimeve dhe ekskluzivitetin e të drejtave të Partnerit Privat 
sipas Kontratës, nëse ka të tillë; 
 
2.3. asistenca që Autoriteti Kontraktues mund ta sigurojë për Partnerin Privat në marrjen e 
licencave dhe lejeve të nevojshme për zbatimin e projektit; 
 
2.4. masa deri në të cilën partneri privat është i autorizuar të bëjë nën-kontraktimin e 
shërbimeve që duhet ti ofrojë sipas marrëveshjes; 
 
2.5. kërkesat eventuale që lidhen me themelimin dhe kapitalin minimal të personit juridik të 
inkorporuar sipas paragrafit 3. të nenit 20 të këtij ligji; 
 
2.6. pronësia mbi pronën e paluajtshme dhe asetet tjera që lidhen me projektin dhe obligimet e 
palëve, ashtu si shihet e përshtatshme, lidhur me përvetësimin e lokacionit të projektit dhe 
lehtësimet e nevojshme; 
 
2.7. pagesa për Partnerin privat, qoftë në formë të tarifave apo ngarkesave për shfrytëzim të 
objektit të infrastrukturës apo për ofrim të shërbimeve; metodat dhe formulat për caktimin dhe 
përshtatjen e këtyre tarifave apo ngarkesave; dhe pagesat, që mund të bëhen nga Autoriteti 
Kontraktues apo nga Autoriteti Publik, nëse ka të tilla; 
2.8. procedurat për rishikimin dhe aprovimin e projekteve inxhinierike, planeve të ndërtimit dhe 
specifikimeve nga Autoriteti Kontraktues, dhe procedurat për testim dhe inspektim final, 
aprovim dhe pranim të objektit të infrastrukturës; 
 
2.9. masa deri në të cilën Partneri privat është i detyruar të sigurojë sipas rastit modifikimin e 
shërbimit për të plotësuar kërkesën reale për shërbime, vazhdimësinë e shërbimit dhe ofrimin e 
shërbimit  nën të njëjtat kushte për të gjithë shfrytëzuesit; 
 
2.10. e drejta e Autoritetit Kontraktues apo e Autoritetit tjetër Publik për monitorim të punëve 
dhe shërbimeve që ofrohen nga partneri privat dhe i kushteve dhe masa deri në të cilën 
Autoriteti Kontraktues apo Autoriteti tjetër Publik i autorizuar mund të urdhërojë ndryshime sa u 
përket punëve dhe kushteve të shërbimit apo të ndërmarrë veprime të tjera të arsyeshme që 
konsiderohen të përshtatshme për të siguruar që objekti i infrastrukturës është duke u operuar 
si duhet dhe që shërbimet janë duke u ofruar në përputhje me kërkesat e zbatueshme ligjore 
dhe kontraktuese; 
 
2.11. detyrimi i Partnerit Privat për të siguruar raporte dhe informata të tjera për veprimtarinë e 
tij për Autoritetin Kontraktues apo Autoritetin tjetër Publik; 
 
2.12. mekanizmat për adresimin e kostos shtesë dhe pasojave të tjera që mund të rezultojnë 
nga cilido urdhër i lëshuar nga Autoriteti Kontraktues apo ndonjë Autoritet tjetër Publik në lidhje 
me nën-paragrafët 1.9. dhe 1.10. të këtij paragrafi; 
 
2.13. në masën që konsiderohet e nevojshme, të gjitha të drejtat e Autoritetit Kontraktues për 
rishikim dhe aprovim të kontratave të mëdha që lidhen nga partneri privat, në veçanti me 
aksionarët e Partnerit Privat apo personat tjerë të ndërlidhur, duke përfshirë por pa u kufizuar 
në transferimin e interesave kontrolluese në partnerin privat; 
 
2.14.  krijimin e interesave siguruese në asetet e partnerit privat, të drejtat ose interesat sipas 
marrëveshjes që mund të nevojiten për sigurimin e financimit të nevojshëm për projektin; 
 
2.15.  garancitë e ndërtimit dhe performancës që  ofrohen dhe policat e sigurimit që  mbahen 
nga partneri privat në lidhje me zbatimin e projektit; 
 
2.16.  mjetet në dispozicion në rast të mospërmbushjes së obligimeve nga cilado palë; 
 
 24 
2.17.  masa deri në të cilën palët mund të përjashtohet nga përgjegjësia për dështim apo 
vonesë në plotësimin e cilitdo detyrim sipas Kontratës për shkak të rrethanave që janë jashtë 
kontrollit të arsyeshëm të tyre; 
 
2.18. kohëzgjatja e Kontratës dhe të drejtat e detyrimet e palëve pas skadimit ose ndërprerjes 
duke përfshirë masat përmbyllëse dhe transferuese; 
 
2.19.  mënyra për kalkulim të kompensimit në rast të përfundimit të parakohshëm të 
marrëveshjes; 
2.20.  ligji i zbatueshëm dhe mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve që mund të shfaqen 
ndërmjet Autoritetit Kontraktues dhe Partnerit Privat; 
 
2.21.  të drejtat dhe detyrimet e palëve në lidhje me informatat konfidenciale. 
 
2.22. kushtet dhe procedurat për ushtrimin e të drejtave të ndërhyrjes nga Autoriteti 
Kontraktues ose për zëvendësimin e partnerit privat nga subjektet që ofrojnë financim për 
Projektin; 
 
2.23. identifikimi i institucioneve dhe /apo personelit me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për 
mbikëqyrje dhe monitorim të kontratës; 
 
2.24.  kushtet dhe procedurat për bartjen e detyrimeve të marrëveshjes nga partneri privat; 
 
2.25. procedurat për rishikimin, ndryshimin dhe plotësimin dhe modifikimin e kushteve të 
marrëveshjes. 
 
3.  Departamenti PPP mund të përcaktojë elemente shtesë që duhet të përfshihen në një marrëveshje 
dhe mund të nxjerrë dispozita standarde dhe udhëzime për hartimin e një marrëveshje. 
 
Neni 49 
Shkëputja e parakohshme e marrëveshjes nga Autoriteti Kontraktues 
  
Shkëputja e parakohshme e marrëveshjes nga Autoriteti Kontraktues, bëhet vetëm pas   miratimit 
paraprak të KPPP, nëse shkëputja e parakohshme e marrëveshjes rezulton në bërjen e pagesave 
kompenzuese për partnerin privat apo rezulton në krijimin e çfarëdo obligimi tjetër financiar për 
Autoritetin Kontraktues ose cilindo Autoritet tjetër Publik. 
 
Neni 50 
Nënshkrimi i marrëveshjes 
  
Marrëveshja nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i Partnerit Privat dhe nga përfaqësuesi më i 
lartë i Autoritetit Kontraktues. 
 
 
PJESA VIII  
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE 
  
Neni 51 
Ligji në fuqi 
  
1. Me këtë ligj shfuqizohet Ligji Nr. 03/L-090 Mbi Partneritetet Publiko Private dhe koncesionet në 
Infrastrukturë dhe procedurat për dhënien e tyre. 
 
2. Në rast të kolizionit midis dispozitave të këtij ligji dhe nenit 54 të Ligjit për Menaxhimin e Financave 
Publike dhe Përgjegjësitë, dispozitat e këtij ligji kanë epërsi. 
 
 25 
Neni 52 
Dispozitat Kalimtare 
  
1. Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit dhe autorizimet paraprake nga 
KPPP nuk vlejnë për procedurat e tenderimit për Partneritetet Publiko Private kur: 
 
1.1. ofertuesit potencial tashmë janë para-kualifikuar në pajtim me procedurat e caktuara në 
Ligjin e Prokurimit Publik ose në udhëzimet e prokurimit të caktuara nga ndonjë institucion 
ndërkombëtar financiar; ose  
 
1.2.  një kërkesë zyrtare për dokumentet e propozimeve është publikuar në pajtim me ligjin në 
fuqi. 
 
2.  Në rast se në kohën e shpalljes së këtij ligji, një Projekt PPP është duke u implementuar në mënyrë 
aktive nën mbikëqyrjen e një komiteti drejtues të projektit të caktuar nga qeveria dhe nëse komiteti 
drejtues i projektit në fjalë ka finalizuar një prokurim të hapur publik për angazhimin e një këshilltari të 
kualifikuar të transaksionit në ditën e shpalljes së këtij ligji, komiteti ekzistues drejtues do të veproj si 
KPPP për të gjitha qëllimet që kanë të bëjnë me implementimin e Projektit deri sa të jepet kontrata në 
pajtim me këtë ligj. 
 
3.   Ky ligj nuk do të zbatohet për kontratat e koncesioneve që tanimë janë nënshkruar para hyrjes në 
fuqi të këtij ligji. Kontratat në fjalë  ripërtërihen, ndryshohen apo zgjerohen vetëm në pajtim me këtë ligj. 
 
Neni 53 
Hyrja në fuqi 
  
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së 
Kosovës. 
 
Ligji  Nr. 04/ L-045             
21 tetor 2011 
 
Shpallur me dekretin Nr. DL-046-2011, datë 15.11.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës 
Atifete Jahjaga.