1 
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 / 19 TETOR 2011, PRISHTINË 
 
 
Ligji  Nr. 04/-L-027 
 
 
PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE 
DHE FATKEQËSITË TJERA 
 
 
Kuvendi i Republikës së Kosovës; 
 
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; 
 
Miraton 
 
 
LIGJ PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE 
DHE FATKEQËSITË TJERA 
 
KREU I 
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME 
 
 
Neni 1 
Qëllimi 
 
Ky Ligj ka për qëllim mbrojtjen dhe shpëtimin e njerëzve, kafshëve, pronave, trashëgimisë 
kulturore dhe mjedisit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.  
 
Neni 2 
Fushëveprimi 
 
1. Fushëveprimi i këtij ligji është menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera,  
zvogëlimi i numrit të fatkeqësive, parandalimi si dhe zvogëlimi i numrit të viktimave dhe pasojave 
tjera nga fatkeqësitë e tilla. 
 
2. Shteti është përgjegjës për organizimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera si sistem unik dhe integral shtetëror. 
 
3. Sistemi i mbrojtjes nga paragrafi 2. i këtij neni përmban programimin, planifikimin, organizimin, 
menaxhimin, zbatimin, mbikëqyrjen, koordinimin dhe financimin e masave dhe aktiviteteve për 
mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
Neni 3 
Përkufizimet 
 
1.  Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 
 
1.1. Ministria –Ministria e Punëve të Brendshme(MPB); 
 
1.2. Agjencia - Agjencia e  Menaxhimit Emergjent (AME) si agjenci ekzekutive e 
themeluar me ligj në kuadër të  MPB-së; 
 
 2 
1.3.  Strukturat për Mbrojtje  Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN)- personat fizik dhe juridik 
te cilët me  resurset e tyre njerëzore dhe materiale në dispozicion, të destinuara për 
mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera; 
 
1.4. Fatkeqësi –  një ngjarje apo pjesë të ngjarjes të shkaktuar nga forcat madhore të 
natyrës apo forcat tjera te pakontrolluara, të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve, kafshëve 
dhe pronave, shkaktojnë dëme në trashëgiminë kulturore dhe mjedis, në përmasat e 
atilla që kërkojnë ndërmarrjen e masave dhe dislokimin e forcave dhe resurseve të 
veçanta;  
 
1.5. Fatkeqësi natyrore – janë: tërmetet, vërshimet, rrëshqitjet e dheut, ortek, erë e 
fuqishme, breshër, borë me shi, acar, thatësi, zjarr fushor, shpërthim i sëmundjeve 
infektive që ndikojnë në njerëz, kafshë ose bimë dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara 
nga forcat natyrore; 
 
1.6. Fatkeqësi tjera – janë: aksidentet që përfshijnë trafikun rrugor, hekurudhor dhe 
ajror, zjarret, fatkeqësitë në miniera, shkatërrimet e pendave, aksidentet nukleare dhe 
aksidentet tjera ekologjike dhe industriale të shkaktuara nga aktivitetet dhe veprimet e 
njeriut, lufta dhe gjendja emergjente, përdorimi i armëve dhe mjeteve të shkatërrimit në 
masë, sulmet terroriste me mjete klasike dhe forma tjera të dhunës në masë; 
 
1.7. Krizë -  gjendjen e sigurisë në hapësirën regjionale e më gjerë e cila nuk mund të 
kontrollohet me resurse dhe masa të zakonshme në të cilën janë të kërcënuara vlerat 
themelore të Republikës së Kosovës për shkaqe ekonomike, sociale, ushtarake dhe 
shkaqe tjera të cilat mund të kalojnë përtej kufijve dhe paraqesin kërcënim të 
pashmangshëm tek vendet tjera përkatëse; 
 
1.8. Aksident ekologjik - një aksident mjedisor, sipas përcaktimit në dispozitat ligjore 
për mbrojtjen e mjedisit, të shkaktuar nga një ngjarje e papritur apo e pakontrolluar për 
shkak të ndërhyrjes në mjedis, e cila për pasoj mund të kërcënoj jetën dhe shëndetin e 
njerëzve apo cilësinë e mjedisit;  
 
1.9. Aksident industrial - një ngjarje e cila ka dal jashtë kontrollit gjatë kryerjes së 
aktiviteteve apo veprimit me makineri dhe materie të rrezikshme ose të dëmshme, ku një 
ngjarje e tillë rezulton në kërcënimin e jetës apo shëndetin e njerëzve, kafshëve, 
pronave, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit; 
 
1.10. Materie e rrezikshme - çdo materie në gjendje të ngurtë, të gaztë apo të lëngët, e 
cila me rrjedhje të pakontrolluar në mjedis paraqet rrezik të pashmangshëm për jetën apo 
shëndetin e njerëzve dhe kafshëve apo shkakton çrregullim apo dëmtim të pronave dhe 
ndikon dëmshëm në mjedis; 
 
1.11. Rrezik - mundësia e dëmtimit apo kërcënimit të jetës apo shëndetit të njerëzve dhe 
kafshëve dhe mundësia e shkaktimit të çrregullimeve dhe dëmeve ndaj pronave, 
trashëgimisë kulturore dhe mjedisit; 
 
1.12. Kërcënim - ekspozimi real dhe i atëçastshëm i njerëzve, kafshëve, pronës, 
trashëgimisë kulturore dhe mjedisit ndaj rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera; 
 
1.13. Shkalla e kërcënimit - shkalla e pritur të dëmeve dhe pasojave tjera nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.14. Dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera - dëmi i 
drejtpërdrejt dhe kostoja e intervenimeve dhe masave të ndërmarra për zvogëlimin e 
pasojave dëmtuese të fatkeqësive; 
 3 
 
1.15. Masë parandaluese - çdo masë të ndërmarr për parandalimin e ndodhjes së 
fatkeqësisë ose për lehtësimin e pasojave të dëmshme të saj; 
 
1.16. Mjedisi - rrethina natyrore, ajrin, tokën, ujin, florën dhe faunën, në tërësinë e 
ndërveprimit dhe trashëgiminë kulturore si pjesë e rrethinës që e ka krijuar njeriu; 
 
1.17. Trashëgimia kulturore - ndërtesat dhe pjesët e ndërtesave, anekset, ngastrat e 
tokës, vendbanimet, vegjetacionin dhe format tjera natyrore të krijuara nga njeriu, 
objektet kulturore dhe historike objektet e palëvizshme të trashëgimisë kulturore, objektet 
lëvizëse dhe koleksionet e gjësendeve me vlera kulturore për shtetin objekte të 
lëvizshme të trashëgimisë kulturore; 
 
1.18. Mobilizim - procedurat dhe aktivitetet për alarmimit te Strukturave për Mbrojtje dhe 
Shpëtim dhe forcave tjera të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës me qëllim të qenit të 
gatshëm për kryerjen e detyrave në gjendje lufte apo në raste tjera emergjente.  
 
1.19. Aktivizim - procedurat dhe aktivitetet për ngritje dhe dislokim të organizuar të 
mekanizmave te shërbimeve Emergjente dhe Strukturave për Mbrojtje dhe Shpëtim, 
resurseve në operacionet e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
1.20. Paralajmërim - procedurat dhe aktivitetet për njoftimin e popullatës, komunitetit 
lokal, autoriteteve kombëtare, ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat tjera, duke 
përdorur sinjale zanore nëse ekziston rreziku nga fatkeqësia natyrore apo fatkeqësia 
tjetër si dhe aktivizimin e njësive, shërbimeve dhe strukturave operative të caktuara për 
mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.21. Reagimi Emergjent – aktivitetet te cilat adresojnë efektet e shpejta dhe te 
drejtpërdrejta te një incidenti, duke i përfshirë veprimet e menjëhershme për ruajtjen e 
jetës, te mirave materiale dhe mjedisit, plotësimin e nevojave  elementare njerëzore si 
dhe mirëmbajtjen e strukturës sociale, ekonomike dhe politike te komunitetit te goditur. 
 
1.22. Resurset për mbrojtje - shpëtim dhe ndihmë - të gjitha burimet njerëzore, 
teknike, materiale dhe financiare, duke përfshirë mjetet dhe pajisjet për mbrojtje dhe 
shpëtim, objektet e strehimit dhe mjetet tjera të mbrojtjes, mjetet dhe pajisjet për trajnim, 
depot, mjetet e transportit, mjetet për komunikim dhe njoftim, të destinuara për tu përdor 
apo të përdorura në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.23. Mjetet dhe pajisjet për mbrojtje dhe shpëtim - mjetet për mbrojtje personale dhe 
kolektive, pajisjet, automjetet dhe mjetet tjera teknike të nevojshme për ekspertë, njësi të 
shpëtimit, shërbimet dhe resurset në operacionet e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
1.24. Artikujt e ndihmës - ushqimin, ujin e pijshëm, veshmbathjen, medikamentet 
pajisjet strehuese dhe të tjera të destinuara për shpërndarje pa pagesë tek popullata e 
rrezikuar apo e goditur si ndihmë për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësive tjera; 
 
1.25.  Vlerësimi i rrezikut - analizat cilësore dhe sasiore të rrethanave natyrore dhe të 
tjera të lidhura me ndodhitë e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, përfshirë 
vlerësimin e drejtimit të mundshëm të zhvillimit dhe pasojave të mundshme nga 
fatkeqësia, nivelin e propozuar të mbrojtjes nga rreziqet përkatëse dhe propozimin për 
masat parandaluese dhe të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.26. Plani i reagimit emergjent -  plani për mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmë në rast të 
fatkeqësisë së caktuar të hartuar në bazë të vlerësimit të rreziqeve dhe të gjeturave të 
ekspertëve; 
 4 
 
1.27. Personi përgjegjës për shkaktimin e fatkeqësisë - çdo person fizik apo juridik i 
cili e shkakton fatkeqësinë me veprim apo mos veprim; 
  
1.28. Personi i panjohur përgjegjës për shkaktimin e fatkeqësisë - çdo person fizik 
apo juridik i cili e shkakton fatkeqësinë identiteti i të cilit është i panjohur për organet 
përgjegjëse në kohën kur zhvillohen operacionet e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
1.29. Mbrojtja - masat organizative, teknike dhe të tjera, përdorimin e mjeteve teknike 
dhe të tjera për mbrojtje të menjëhershme personale dhe kolektive të njerëzve, kafshëve, 
pronave, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit kundër pasojave të fatkeqësive natyrore dhe 
fatkeqësive tjera. 
 
1.30. Shpëtimi - masat dhe procedurat për shpëtimin e njerëzve, kafshëve, trashëgimisë 
kulturore dhe mjedisit nga pasojat e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera; 
 
1.31. Ndihma - masat dhe shërbimet e specialistëve, njësive dhe shërbimeve të 
shpëtimit, përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve për ndihmë. 
 
1.32. Ndihma e parë - trajtimin fillestar të personave të lënduar dhe sëmurë, jeta dhe 
shëndeti i të cilëve është në rrezik nga pasojat e fatkeqësisë natyrore apo fatkeqësisë 
tjetër të ndodhur në fushë dhe jashtë institucioneve shëndetësore në kuadër të 
operacioneve të shpëtimit; 
 
1.33. Kushtet elementare për jetë - në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive 
tjera, nënkupton kujdesin mjekësor emergjent për njerëzit dhe kafshët, strehimin, ujin e 
pijshëm, ushqimin, medikamentet dhe nevojat tjera për jetën dhe shëndetin e popullatës 
së goditur; 
 
1.34. Zonë -  sipërfaqe e integruar gjeografike, urbane apo tjetër e cila përfshinë dy apo 
më shumë komuna të cilat për qëllime të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera që përfaqësojnë një tërësi; 
 
1.35. Strehimore - një objekt apo pjesën e një objekti i cili është i ndërtuar dhe pajisur 
me mjete të ajrosjes dhe me pajisjet tjera esenciale të banimit, të cilat ofrojnë akomodim 
dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyre dhe fatkeqësitë e tjera; 
 
1.36. Qytetari – shtetasi i Republikës së Kosovës apo i huaji për qëllime të këtij ligji. 
 
 
Neni 4 
Detyrat themelore të sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera 
 
 
1. Detyrat themelore të sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera janë: 
 
1.1.  zbulimi, monitorimi dhe hulumtimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera; 
 
1.2.  parandalimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.3.  njoftimi, paralajmërimi dhe alarmimi për rrezikun e pashmangshëm dhe dhënia e 
udhëzimeve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.4. trajnimi dhe aftësimi profesional për detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
 5 
1.5.  organizimi i gatishmërisë emergjente, krijimi dhe mirëmbajtja e formave tjera të 
gatishmërisë për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.6.  vetëmbrojtja, vetë ndihma dhe ndihma reciproke; 
 
1.7. mobilizimi dhe aktivizimi i mekanizmave për mbrojtje dhe shpëtim dhe Strukturave 
për mbrojtje dhe shpëtim, resurseve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.8.  përcaktimi dhe zbatimi i masave mbrojtëse; 
 
1.9.  shpëtimi dhe ndihma; 
 
1.10.  rimëkëmbja nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera deri te sigurimi i 
kushteve elementare për jetë; 
 
1.11.  vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.12.  bashkëpunimi ndërkombëtar lidhur me zbatimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.13.  mbikëqyrja e zbatimit të rregullave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
1.14. dhënia e ndihmës për vendet tjera në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera. 
 
Neni 5 
Mbrojtja dhe Shpëtimi 
 
1.  Mbrojtja dhe shpëtimi organizohen si element integral i Sistemit të Integruar të Menaxhimit të 
Emergjencave.  
 
2.  Mbrojtja, shpëtimi dhe aktivitetet tjera të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera janë të natyrës humanitare dhe jo ushtarake. 
 
Neni 6 
Njoftimi për rrezikun 
 
Çdo person është i obliguar që ta njoftoj qendrën më të afërt emergjente ose policinë për çdo 
rrezik nga fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësitë tjera sa më shpjet që e vëren apo kupton për të. 
 
Neni 7 
Subjektet për ofrimin e mbrojtjes  
 
1. Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera sigurohet nga: 
 
1.1.  qytetaret të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës; 
 
1.2. personat e organizuar vullnetarisht në klube, shoqata profesionale dhe organizata 
tjera joqeveritare të përfshira në aktivitetet e lidhura me mbrojtjen nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.3.  shërbimet e shpëtimit; 
 
1.4.  ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat tjera; 
 
1.5.  organet e qeverisjes lokale; dhe 
 6 
 
1.6.  shteti, brenda autoritetit ose të drejtat dhe përgjegjësitë e tij përkatëse. 
 
 
Neni 8 
Zbatimi i mbrojtjes dhe bashkëpunimi ndërkombëtar 
 
1. Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera zbatohet si nënsistem unik i sistemit 
kombëtar të sigurisë dhe ndërlidhet me nënsistemet tjera të sigurisë në nivel lokal, rajonal dhe 
qendrorë. 
 
2. Shteti zbaton mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, duke luajtur një rol aktiv 
në mekanizmat  ndërkombëtar të bazuar në traktatet ndërkombëtare, në veçanti nëpërmjet 
njoftimit reciprok të rreziqeve dhe pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe 
ndihmave reciproke në rastet e fatkeqësive të tilla. 
 
3. Shteti përkrah bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare ne fushën e mbrojtjes nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, duke nënshkruar marrëveshjet ndërkombëtare, 
posaçërisht me vendet fqinje, duke njoftuar vendet tjera për rreziqet dhe pasojat e fatkeqësive 
natyrore dhe fatkeqësive tjera dhe duke ofruar ndihmë në rastet e fatkeqësive të tilla 
 
Neni 9 
Pajtueshmëria me të drejtën ndërkombëtare 
 
Çdo formë e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera duhet të bazohet dhe 
zbatohet në pajtueshmëri me parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe së drejtës 
ndërkombëtare për mbrojtje të njerëzve, kafshëve, trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit nga 
efektet dëmtuese dhe të obligimeve të pranuara ndërkombëtare. 
 
Neni 10 
Parimi i së drejtës për mbrojtje 
 
1. Çdo person ka të drejtë në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
2. Në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë tjera mbrojtja dhe shpëtimi i jetës së njerëzve 
ka prioritet mbi çdo aktivitet tjetër të mbrojtjes dhe shpëtimit. 
 
Neni 11 
Parimi i ndihmës 
 
Në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, çdo person është i obliguar të ofroj ndihmë 
sipas aftësive psiko-fizike . 
 
Neni 12 
Parimi i informimit 
 
1. Informimi për rreziqet dhe aktivitetet e organeve qendrore, lokale dhe të tjerëve, përgjegjëse 
për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, duhet të jenë publike. 
 
2. Organet qendrore dhe lokale detyrohen që ta njoftojnë popullatën e një zone të caktuar e cila 
ka rrezik të goditet nga fatkeqësia natyrore apo fatkeqësia tjetër. 
 
Neni 13 
Parimi i parandalimit 
 
 7 
Në fushën e mbrojtjes kundër fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, organet qendrore, 
lokale dhe subjektet e tjera brenda kompetencave të tyre, përparësi duhet t’i japin organizimit dhe 
zbatimit të masave të parandalimit. 
 
 
Neni 14 
Parimi i përgjegjësisë 
 
Çdo person fizik dhe juridik është përgjegjës për zbatimin e masave për mbrojtje nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
 
Neni 15 
Parimi “hap pas hapi” i dislokimit të forcave dhe resurseve 
 
1. Kur në një fatkeqësi natyrore apo fatkeqësi tjetër kërkohet mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma, 
nivelet lokale fillimisht do t’i dislokojnë  njësitë dhe resurset e tyre vetanake. 
 
2. Kur shkalla e fatkeqësisë apo rrezikut tejkalon kapacitetet e njësive të shërbimeve emergjente 
dhe resurseve aktuale të nivelit lokal apo kur ato nuk mund të sigurohen nga niveli lokal fqinjë, 
ato i siguron shteti nga regjionet tjera. 
 
3. Nëse forcat dhe resurset në dispozicion janë të pamjaftueshme për tu përball me operacionet e 
domosdoshme të shpëtimit dhe ndihmës, atëherë, mund të kërkohet dislokimi i Forcës se 
Sigurisë së Kosovës dhe resurset e tyre për mbrojtje. 
 
KREU II 
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E QYTETARËVE 
 
Neni 16 
Përgjegjësitë e qytetarëve 
 
1. Me qëllim të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera qytetarët janë të obliguar 
që: 
 
1.1.  të marrin pjesë në strukturat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë.  
 
1.2.  të ofrojnë mjete materiale. 
 
1.3.  të jenë të trajnuar dhe përgatitur për mbrojtje personale dhe reciproke dhe për 
zbatimin e masave të nevojshme të parandalimit. 
 
Neni 17 
Ndihma në situatat e kërcënimit të jetës 
 
1. Çdo person është i obliguar që ta ndihmoj personin tjetër, jeta apo shëndeti i të cilit është në 
rrezik, gjithmonë duke mos e rrezikuar jetën dhe shëndetin e tij. 
 
2. Nëse një person nuk është në gjendje ta ofroj ndihmën e nevojshme, ai pa vonesë duhet ta 
informoj shërbimin përkatës të shpëtimit apo qendrën operative emergjente apo në çfarëdo 
mënyre tjetër, në mënyrë që ndihma e tillë të sigurohet. 
 
Neni 18 
Pjesëmarrja në Strukturat për Mbrojtje dhe Shpëtim 
 
 8 
Çdo qytetar i Republikës së Kosovës është i obliguar të marr pjesë në strukturat për mbrojtje dhe 
shpëtim përveç nëse është i caktuar për angazhim në detyra ushtarake apo profesionale. 
 
Neni 19 
Pjesëmarrja vullnetare 
 
1. Pjesëmarrja vullnetare ne strukturat për mbrojtje dhe shpëtim është e hapur për: 
 
1.1. meshkuj dhe femra, mbi  moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare; 
 
1.2.  prindër të vetëm me fëmijë  mbi moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare; 
 
1.3.  meshkuj dhe femra, të cilëve u ka pushuar obligimi nga neni 18 i këtij ligji. 
 
2. Çdo person i cili merr pjesë vullnetarisht në strukturat për mbrojtje dhe shpëtim ka të njëjtat të 
drejta dhe obligime të cilat i kanë pjesëtarët e rregullt. 
 
Neni 20 
Angazhimi në detyrë  
 
1. Shtetasi angazhohet në strukturat për mbrojtje dhe shpëtim nga një organ përkatës përgjegjës 
për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
2. Shtetasi i angazhuar në strukturat për mbrojtje dhe shpëtim, i lëshohet karta identifikuese e 
pjesëtarit për kohëzgjatjen e angazhimit. 
 
3. Pjesëtarëve në strukturat për mbrojtje dhe shpëtim dhe shtetasve të cilëve u është dhënë 
statusi i përkohshëm i pjesëtarit të kësaj strukture, identifikohet duke bartur shenjen, uniformën 
dhe kartelat e identifikuese të strukturës për mbrojtje dhe shpëtim te angazhuar nga shteti në 
momente të caktuara. 
 
4. Qytetarët që marrin pjesë vullnetarisht dhe jo profesionalisht në operacionet e mbrojtjes, 
shpëtimit dhe ndihmës në njësitë, shërbimet dhe strukturat tjera operative të shoqatave dhe 
organizatave joqeveritare, kanë të njëjtat të drejta dhe obligime si pjesëtarë te rregullt të 
strukturave për mbrojtje dhe shpëtim në gjendjet emergjente dhe të luftës dhe duhet ta 
identifikojnë veten me një kartë identifikuese të pjesëtarit të organizatës. 
  
5. Kartelat dhe shenjat e identifikimit të pjesëtarit të strukturës për mbrojtje dhe shpëtim do të 
përdoren edhe nga nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit gjatë zbatimit të 
operacioneve të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës.  
 
6. Ministria me akt nënligjor përcakton formën dhe përmbajtjen e kartelës së identifikimit për 
prestarët e strukturës për mbrojtje dhe shpëtim. 
 
Neni 21  
Kushtet e angazhimit 
 
1. Çdo shtetas i aftë për punë mund të angazhohet në mbrojtje dhe shpëtim sipas këtij ligji. 
Kushtet për aftësitë psiko-fizike për angazhim në mbrojtje dhe shpëtim duhet te vendosen vetëm 
për detyrat e posaçme dhe të rrezikshme.  
 
2.  Në struktura për mbrojtje dhe shpëtim nuk mund të angazhohen personat si në vijim: 
 
2.1. shtetasit  gjendja psiko-fizike e të cilëve nuk përputhet me kushtet e operacioneve të 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
 9 
2.2.  gratë shtatzëna, nënat dhe prindërit e vetëm me fëmijë nën moshën pesëmbëdhjetë 
(15) vjeçare. 
 
3. Ministria me akt nënligjor përcakton detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës që 
konsiderohen të rrezikshmërisë së posaçme për të cilat kërkohet vendosja e një kushti të 
posaçëm psiko-fizik dhe shëndetësor. 
Neni 22 
Të drejtat e vullnetarëve 
 
1. Personat të cilët janë të përfshirë vullnetarisht dhe jo profesionalisht, në operacione të 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës dhe janë të organizuar në njësi, shërbime dhe struktura tjera 
operative brenda shoqatave dhe organizata tjera jo qeveritare -  njësi të zjarrfikjes, organizmat e 
Kryqit të Kuq, shërbimet e shpëtimit në male, klubet e zhytësve, organizatat e zbuluesve, klubet 
radio amatore dhe organizatat tjera, bazuar në planet e reagimit emergjent nuk duhet të caktohen 
në detyra mbrojtëse apo operacione të strukturave për mbrojtje dhe shpëtim, duke marr parasysh 
që kushtet e përcaktuara dhe kërkesat për aftësi specifike si dhe shërbimet që ata ofrojnë brenda 
strukturave të tilla nuk mund të ofrohen nga pjesëtar të tjerë. 
 
2. Personat nga paragrafi 1. i këtij neni, kanë të njëjtat të drejta dhe obligime sikurse ato të 
pjesëtarit të organizatave vullnetare. 
 
3. Në gjendje lufte, njësitë, shërbimet dhe strukturat tjera operative të përmendura në paragrafin 
1. të këtij neni, së bashku me strukturat për mbrojtje dhe shpëtim do të angazhohen në 
operacione të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
Neni 23 
Obligimet për trajnime 
 
Te gjithë pjesëtaret të cilët angazhohen në detyrat për mbrojtje dhe shpëtim paraprakisht duhet te 
trajnohen dhe aftësohen për ato detyra sipas legjislacionit ne fuqi. 
 
Neni 24 
Thirrja  
 
1.  Pjesëtaret e strukturave për mbrojtje dhe shpëtim mund të thirren nga organi përkatës për: 
 
1.1.  intervistë për sistemim; 
 
1.2.  trajnime themelore dhe të avancuara;  
 
1.3.  ushtrime dhe forma tjera të trajnimeve praktike;  
 
1.4. zbatimin e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës si dhe ato të rimëkëmbjes 
nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
Neni 25 
Obligimet materiale 
 
1. Çdo qytetar duhet t’i përmbush obligimet e tija materiale duke i dhënë në përdorim strukturave 
përkatëse të menaxhimit emergjent në nivele lokale dhe qendrore automjetet, makinat dhe mjetet 
e tjera, objektet, pajisjet, burimet energjetike, të nevojshme për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në 
raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera 
 
2. Obligimi material mund t’u ngarkohet edhe personave juridik, përveç për mjetet dhe pajisjet e 
caktuara për qëllime të mbrojtjes apo sigurisë të destinuara për mbrojtje shëndetësore apo 
mbrojtjes shpëtimit dhe ndihmës sipas këtij ligji.  
 10 
 
3. Obligimet materiale për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në rastet e fatkeqësive 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera rregullohet me Akte nënligjor nga Qeveria. 
 
 
 
Neni 26 
Obligimi për paraqitje 
 
1. Çdo person, subjekt i pjesëmarrjes në detyrat për mbrojtje dhe shpëtim apo i obligimeve 
materiale me rastin e thirrjes nga organi përgjegjës është i obliguar të paraqitet apo dorëzoj 
mjetet materiale në kohën dhe vendin e caktuar. 
 
2. Nëse personi nuk i përgjigjet thirrjes dhe nuk e arsyeton mosardhjen, organi përgjegjës lëshon 
urdhër për sjellje të detyruar të tij. 
 
Neni 27  
Kompensimi  
 
1. Pjesëtarëve të strukturave për mbrojtje dhe shpëtim, gjatë kryerjes së detyrave në këto 
struktura, gjatë aftësimit dhe realizimit të obligimeve materiale, në bazë të thirrjes së organit 
kompetent, i takon kompensimi, gjegjësisht fitimi i humbur për kohën e mungesës në punë, për 
shkak të kryerjes së detyrave të lartshënuara, në vlerë dhe në kushte si i përcakton Qeveria e 
Republikës së Kosovës. 
 
2. Të njëjtat të drejta për kompensim, i gëzojnë edhe vullnetarët që kryejnë detyra të mbrojtjes, 
shpëtimit dhe ndihmës në njësi, shërbime dhe struktura tjera operative të shoqatave dhe 
organizatave jo qeveritare. 
 
3. Nëse kryerja e detyrave ose obligimeve në strukturat për mbrojtje dhe shpëtim zgjatë më 
shumë se katër (4) orë, pjesëtari ka të drejtë në ushqim pa pagesë, në ngarkesë të subjektit që e 
ka ftuar. 
 
4. Punëdhënësi nuk ka të drejt në shkarkimin, ndërrimin e vendit të punës apo dëmtimin e 
pjesëtarit të strukturës për mbrojtje dhe shpëtim, gjegjësisht qytetarit, i cili në përputhje me këtë 
ligj merr pjesë në zbatimin e  detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, për shkak të 
pjesëmarrjes së tij në kryerjen e këtyre detyrave. 
 
Neni 28  
Mbrojtja gjatë zbatimit të detyrave 
 
1. Lëndimi ose sëmundja, e cila ndodh gjatë kryerjes së detyrave, gjatë trajnimeve apo gjatë 
përmbushjes së obligimeve materiale në strukturat për mbrojtje dhe shpëtim, trajtohet lëndim në 
punë ose sëmundje profesionale dhe qytetari gëzon të drejtat e tija sipas  legjislacionit  në fuqi. 
 
2. Një lëndim të cilin e pëson shtetasi gjatë rrugës nga shtëpia apo nga puna për tek vendi i 
takimit, apo në kthim mbrapa duke e përdorur të njëjtën marshut sipas  paragrafit 1. të këtij neni. 
 
3. Vendi dhe koha e lëndimit do të përcaktohet nga organi që e ka lëshuar urdhrin për thirrje apo 
nga përgjegjësi i strukturave për mbrojtje dhe shpëtim, apo nga udhëheqësi i intervenimit. 
 
4. Familja e ngushtë e pjesëtarit, që ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, apo obligimeve të 
tjera në strukturat për mbrojtje dhe shpëtim, ka të drejtë për pension dhe të drejtën e 
shpenzimeve, transportit dhe varrimit, në përputhje me rregullat për sigurim pensional, invalidor 
dhe sigurimin shëndetësor.  
 
 11 
Neni 29 
E drejta në ndihmë të njëhershme 
 
1. Shtetasi gjatë realizimit të detyrave ose të obligimeve të tjera në strukturat për mbrojtje dhe 
shpëtim lëndohet apo sëmuret pa faj të vet, ashtu që organizmi i tij pëson invaliditet së paku 20%, 
sipas rregullave për invalid, ka të drejtë për ndihmë të njëhershme me para.  
 
2. Për ndihmë të njëhershme me para, nga par 1. i këtij neni, kanë të drejtë edhe anëtarët e 
familjes së ngushtë të pjesëtarit, që e ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, përmbushjes së 
obligimeve të tjera në strukturat për mbrojtje dhe shpëtim. 
 
3. Kushtet për përfitimin e ndihmës nga paragrafi 1. dhe 2.  të këtij neni si dhe vlera përkatëse 
përcaktohet nga Qeveria me Akt nënligjor dhe nuk mund të jetë më e ulët se  dymbëdhjetë (12) 
paga mesatare mujore të nëpunësit civil në gjashtë (6) muajt e fundit. 
 
Neni 30 
Dëmshpërblimi  
 
1. Qytetari, i cili ka pësuar dëme gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve tjera në operacionet e 
mbrojtjes dhe shpëtimit ka të drejtë kompensimi sipas këtij ligji. 
 
2. Qytetarët dhe personat juridik, që janë të ngarkuar me obligime materiale, kanë të drejtë në 
kompensimin për përdorimin e mjeteve që i kanë dhënë për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës, si dhe në kompensim dëmi, nëse ato janë dëmtuar ose shkatërruar. 
 
3. Llojet e mjeteve materiale për të cilat organi përkatës mund të përcaktoj obligim material, 
vlerën e kompensimit për përdorimin e tyre dhe procedurat për vlerësimin dhe shpagimin e 
dëmeve të pësuara do t’i përcaktoj Qeveria me akt nënligjor. 
 
Neni 31 
Detyrimet ndaj dëmeve 
 
1. Organet kompetente janë përgjegjëse për kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj 
personave të tretë, me qëllim apo nga pakujdesia, gjatë kryerjes së aktiviteteve të mbrojtjes, 
shpëtimit dhe ndihmës, gjatë trajnimeve dhe detyrave tjera zyrtare, të cilat lidhen me mbrojtjen 
nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
2. Çdo qytetar, i cili gjatë kryerjes së detyrave shkakton dëm me dashje apo nga pakujdesia, nga 
paragrafi 1. i këtij neni, përgjigjet sipas legjislacionit në fuqi. 
 
Neni 32 
Grumbullimi dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe materiale 
 
1. Organi përkatës  grumbullon, përpunon, përdor dhe mban të dhënat personale  dhe materiale 
për: 
 
1.1.  pjesëtarët e SMSHN, nëpunësve civil në fushën e mbrojtjes dhe ndihmës si dhe 
vullnetarëve në zbatimin e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, emri, mbiemri, 
data, vendi i lindjes, adresa e përhershme dhe e përkohshme e banimit, datëlindjet e 
fëmijëve, të dhënat e njohurive dhe aftësive lidhur me mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, 
arsimim, punësimin, numrin e telefonit fiks dhe mobil si dhe resurset materiale të tyre;  
 
1.2.  pjesëtarët e SMSHN përveç të dhënave në nën-paragrafin 1.1. të këtij paragrafi, 
duhet të paraqesin edhe të dhënat plotësuese për datën e kontrollit të fundit të gjendjes 
psiko-fizike dhe shëndetësore, përgjegjësitë brenda këtyre strukturave, për qëllime të 
 12 
sigurimit të përgatitjeve, mobilizimit, aktivizimit dhe dispozitave të të drejtave dhe 
obligimeve të pjesëtarëve SMSHN dhe forcave tjera të kësaj natyre;  
 
1.3. llojin, kapacitetin dhe gjendjen e mjeteve të transportit dhe mjeteve tjera subjekte të 
obligimit material si dhe emrin, mbiemrin, adresën e shtëpisë apo të punës të pronarëve 
dhe përdoruesve të mjeteve të tilla, pajisjeve dhe objekteve, për qëllime të kompletimit të 
ekipeve, njësive dhe shërbimeve. 
 
2. Organi përkatës mban bazën e të dhënave personale për pjesëtarët e mundshëm SMSHN,  
nëpunësit  civil në fushën e mbrojtjes dhe ndihmës, vullnetarët, dhe personat subjekt të 
obligimeve materiale. 
 
3. Mbrojtja e të dhënave të përcaktuara në këtë nen bëhet  në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e 
të Dhënave Personale. 
 
Neni 33 
Komunikimi i të dhënave personale dhe materiale 
 
1. Organi përkatës mund t’i komunikoj të dhënat personale dhe materiale të përcaktuara në nenin 
32 të këtij ligji tek: 
 
   1.1.   autoriteti qendror dhe lokal me kërkesë; 
 
   1.2.   ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat tjera, për pjesëtarët e  SMSHN, të 
caktuar tek ata. 
 
2. Organet, ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat tjera nga paragrafi 1. i këtij neni mund t’i 
përdorin të dhënat e tilla vetëm për qëllime të organizimit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore 
dhe fatkeqësitë tjera dhe janë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale sipas ligjit në fuqi. 
 
Neni 34 
Burimet e të dhënave 
 
1. Organi përkatës duhet t’i siguroj të dhënat personale të përcaktuara në nenet 32 dhe 33 të këtij 
ligji, nga bazat ekzistuese të të dhënave. Autoritetet dhe shërbimet që grumbullojnë të dhënat e 
tilla duhet t’i ofrojnë ato me kërkesë të organit përkatës. 
 
2. Nëse të dhënat personale nuk mund të sigurohen nga bazat ekzistuese të të dhënave, organi 
përkatës mund t’i siguroj ato drejtpërsëdrejti nga pjesëtarët e SMSHN, organizatat e ndryshme 
vullnetare apo ato qeveritare dhe joqeveritare.  
 
3. Të dhënat personale nga neni 32 i këtij ligji, duhet të asgjësohen pas kalimit të afatit të qëllimit 
për të cilin ato janë grumbulluar. 
 
4.  Çdo person ka të drejt, t’i shikoj të dhënat e tij të mbajtura nga organi përkatës.  
 
5. Organi përkatës është i detyruar që ta informoj çdo person lidhur me të dhënat e tija brenda  
tetë (8) dite pas paraqitjes së kërkesës nga ana e tij. 
 
Neni 35 
Komunikimi i ndryshimeve të të dhënave personale dhe materiale 
 
Pjesëtarët e SMSHN, qytetarët dhe personat juridik subjekte të obligimeve materiale janë të 
obliguar ta informojnë organin përkatës për çdo ndryshim të të dhënave personale dhe të të 
dhënave tjera të përcaktuara në nenin 32 të këtij ligji,  brenda pesëmbëdhjetë (15)  ditëve nga 
data e ndryshimit. 
 13 
 
 
KREU  III 
PËRGJEGJËSITË 
 
 
 
Neni 36 
Përgjegjësitë e nivelit qendror 
 
1. Shteti është  përgjegjës për: 
 
1.1. menaxhimin e sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.2. aktivitetet e zhvillimit të kërkimeve dhe plan projekteve për mbrojtje nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.3. përgatitjen dhe zbatimin e strategjisë dhe programeve shtetërore për mbrojtje nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.4. përpunimin e vlerësimit të rreziqeve dhe planeve shtetërore të reagimit emergjent; 
 
1.5. organizimin dhe pajisjen e strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës shtetërore; 
 
1.6. menaxhimin e strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në rastet e fatkeqësive 
natyrore dhe fatkeqësive tjera që godasin dy apo më tepër komuna; 
 
1.7. organizimin dhe zbatimin e monitorimit, paralajmërimit dhe alarmimit në nivel qendrorë 
dhe regjional. 
 
            1.8.   organizimin dhe mirëmbajtjen e sistemit unik të paralajmërimit publik; 
 
1.9. vendosjen dhe mirëmbajtjen e komunikimit elektronik për qëllime të mbrojtjes, 
shpëtimit dhe ndihmës deri tek niveli lokal dhe përcaktimin e sistemit unik elektronik të 
komunikimit; 
 
1.10.  vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.11.  organizimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të informimit dhe komunikimit për nevoja 
të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës derisa përfshihen komunat dhe organet 
menaxheriale, njësitë, shërbimet dhe strukturat tjera operative të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës; 
 
1.12. ndihmën në restaurim dhe rimëkëmbje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, pronave, trashëgimisë 
kulturore dhe mjedisit, parandalimin e dëmeve të ardhshme dhe sigurimin e kushteve 
elementare për jetë; 
 
1.13. përpunimin e programeve të aftësimit dhe të trajnimeve në fushën e mbrojtjes nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera dhe zbatimin e programeve të rëndësisë 
shtetërore. 
 
Neni 37 
Përgjegjësitë e nivelit lokal 
 
 14 
1. Niveli lokal është përgjegjëse për zbatimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera në territorin e tij. 
 
2. Niveli  lokal është përgjegjës për: 
 
2.1.   menaxhimin e sistemit të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në nivelin lokal; 
 
2.2. monitorimin e rreziqeve, paralajmërimin dhe alarmimin e popullatës për kërcënimet e 
mundshme; 
 
2.3. pajisjen me mjete elektronike të komunikimit për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës në përputhshmëri me një sistem unik të komunikimit dhe informimit; 
 
2.4.   planifikimin dhe zbatimin e masave mbrojtëse; 
 
2.5.   përpunimin e vlerësimit të rreziqeve dhe planeve të reagimit emergjent; 
 
2.6. organizimin, zhvillimin dhe menaxhimin e mbrojtjes personale dhe reciproke; 
 
2.7.  organizimin, menaxhimin dhe zbatimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në nivel 
lokal; 
 
2.8.  përcaktimin, organizimin dhe pajisjen e njësive dhe shërbimeve komunale të 
SMSHN dhe organizatave tjera të kësaj fushe; 
 
2.9.  furnizimin me resurse të domosdoshme për akomodim emergjent në raste të 
fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera; 
 
2.10.  përpunimin dhe zbatimin e programeve trajnuese të rëndësisë lokale; 
 
2.11.  koordinimin e planeve të reagimit emergjent dhe operacioneve tjera për  mbrojtje, 
shpëtim dhe ndihmë me komunat fqinjë; 
 
2.12.  furnizimin me kushte elementare të jetës dhe restaurimit, rimëkëmbjes nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
2.13.  identifikimin e organizatave të rëndësisë së veçantë për mbrojtje, shpëtim dhe  
ndihmë në nivel lokal; 
 
2.14. bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës sipas 
këtij ligji. 
 
3. Komunat bashkëpunojnë midis tyre në kryerje të detyrave të lidhura me mbrojtje nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe mund t’i bashkojnë resurset e tyre dhe të krijojnë 
resurse të përbashkëta për tu marr me çështjet e përbashkëta në këtë fushë. 
 
 
Neni 38 
Përgjegjësitë e ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave tjera 
 
1. Institucionet dhe ndërmarrjet duhet të sigurojnë kushte dhe mundësi të nevojshme për 
realizimin e mbrojtjes personale dhe reciproke si dhe implementimin e masave mbrojtëse të 
përcaktuara me këtë ligj. 
 
2. Institucionet dhe ndërmarrjet që përdorin, prodhojnë, transportojnë dhe deponojnë materie të 
rrezikshme, karburante dhe derivate të tyre dhe gazra energjetike dhe kryejnë veprimtari me 
 15 
mjete të rrezikshme, obligohen që të bëjnë vlerësimin e rreziqeve dhe të hartojnë plane të 
reagimit emergjent në pajtim me dispozitat ligjore. 
 
3. Institucionet dhe ndërmarrjet nga paragrafi 2. i këtij neni, me shpenzime të veta duhet të 
vendosin dhe të mirëmbajnë pajisjet për ndërhyrje, të organizojnë forcat e nevojshme për shpëtim 
dhe ndihmë, të sigurojnë lajmërimin dhe alarmimin e punëtorëve dhe të popullatës për rrezikun 
dhe të bashkë-financojnë aktivitetet përgatitore të nivelit lokal në proporcion me madhësinë dhe 
shkallën e rrezikut, të cilën e shkakton veprimtaria e tyre.  
 
4. Përveç institucioneve dhe ndërmarrjeve nga paragrafi 2. i këtij neni, organizatat të cilat kryejnë 
veprimtari edukative-arsimore, sociale, mjekësore dhe të tjera që përfshijnë kujdesin apo 
mbrojtjen e numrit të madh të personave, janë të obliguar të përpunojnë plane të reagimit 
emergjent apo të zbatojnë masa parandaluese. 
 
5. Aktivitetet dhe mjetet nga paragrafi 2. dhe 4. i këtij neni, do të përcaktohen nga Qeveria, me 
akt nënligjor. 
 
Neni 39 
Përgjegjësitë e pronarëve dhe shfrytëzuesve 
 
1. Pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave të banimit janë përgjegjës për zbatimin e masave të 
përcaktuara te mbrojtjes  sipas kreut VI dhe për sigurimin e mjeteve të nevojshme për mbrojtje, 
shpëtim dhe ndihmë.  
 
2. Pronarët dhe shfrytëzuesit e trashëgimisë kulturore janë përgjegjës për zbatimin e masave të 
përcaktuara mbrojtëse.  
 
3. Pronarët dhe shfrytëzuesit nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’u ofrojnë në  dispozicion të 
dhënat për ndërtesat dhe shfrytëzuesit e banesave. 
 
 
KREU  IV 
PROGRAMIMI DHE PLANIFIKIMI 
 
Neni 40 
Projektet për hulumtim dhe zhvillim 
 
1. Projektet për hulumtim dhe zhvillim lidhur me mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera janë pjesë përbërëse e programit Qendror të hulumtimeve. 
 
2. Ministria, përkatësisht Agjencia  përgjegjëse për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera merr pjesë në vendimmarrje lidhur me projektet hulumtuese dhe zhvillimore që 
duhet të përfshihen në programin Qendror të hulumtimeve duke propozuar projektet për hulumtim 
dhe zhvillim që kanë të bëjnë me mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
3. Ministria, pas harmonizimit paraprak me ministritë gjegjëse për aktivitete hulumtuese, mund të 
financojë projekte hulumtuese dhe zhvillimore që kanë të bëjnë me mbrojtje nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera në mënyrë  te pavarur. 
 
Neni 41 
Programi Qendror 
 
1. Qëllimi i programit Qendror është vendosja e objektivave, politikës dhe strategjisë për mbrojtje 
nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
2. Programi Qendror hartohet për një periudhe pesë (5) vjeçare dhe përfshinë: 
 16 
 
2.1.  gjendjen e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
2.2.  objektivat kryesore të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për 
periudhën që e mbulon programi Qendror; 
 
2.3.  zhvillimin e sistemeve të monitorimit, informimit, komunikimit, mbështetjes dhe 
sistemeve tjera për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
2.4.  zhvillimin e aktiviteteve të parandalimit; 
 
2.5. zhvillimin e strukturave dhe kapaciteteve të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
2.6.  udhëzimet për aftësim dhe trajnim; 
 
2.7.  udhëzimet për projekte hulumtuese dhe zhvillimore; 
 
2.8.  sigurimi i mjeteve financiare dhe mjeteve tjera. 
 
 
Neni 42 
Plani vjetor 
 
Detyrat e përcaktuara në Programin qendror duhet të detajizohen në planet vjetore të mbrojtjes 
nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera 
 
 
Neni 43 
Programet dhe planet lokale 
 
Programet dhe planet e nivelit lokal për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, 
nuk mund të jenë në kundërshtim me programin qendror. 
 
Neni 44 
Vlerësimi i  rrezikshmërisë 
 
1. Planifikimi i aktiviteteve të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në rastet e fatkeqësive natyrore 
dhe fatkeqësive tjera, si dhe në gjendje te jashtëzakonshme, duhet të bazohen në vlerësimin e 
rrezikshmërisë. 
 
2. Vlerësimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe gjendjen 
emergjente në nivel vendi e bën Agjencia në bashkëpunim me institucionet tjera. 
 
3. Vlerësimin e rrezikshmërisë për nivelin lokal e bën organi përgjegjës lokal. 
 
4. Metodologjinë për vlerësimin e rrezikshmërisë e përcakton Qeveria me akt nënligjor. 
 
Neni 45 
Planet e reagimit emergjent 
 
1. Mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera dhe në 
gjendje të jashtëzakonshme duhet të planifikohen nëpërmjet planeve të reagimit emergjent. 
 
2. Qëllimi i planeve të reagimit emergjent është sigurimi i ndërmarrjes së veprimeve të 
organizuara dhe të koordinuara për parandalimin e fatkeqësive apo zvogëlimin e pasojave të tyre 
 17 
dhe në rast të fatkeqësisë, të sigurohen sa më shpejt që të jetë e mundur kushtet elementare për 
jetë. 
 
Neni 46 
Autoritetet e planifikimit 
 
1. Planet kombëtare të reagimit duhet të  përgatiten nga Agjencia  në bashkëpunim me 
institucionet e tjera përkatëse sipas fushave të përgjegjësisë. 
 
2. Planet lokale të reagimit emergjent hartohen nga autoritetet lokale. 
 
3. Kryetari i komunës, për plotësim mund të kërkoj nga institucionet dhe ndërmarrjet tjera, përveç 
atyre të përcaktuara në nenin 42 të këtij ligji, të hartojnë plane të reagimit emergjent. 
 
4. Autoritetet përgjegjëse për planifikimin e reagimit emergjent janë përgjegjëse që planet e 
miratuara t’i prezantojnë para publikut. 
 
5. Qeveria me akt nënligjor përcakton përmbajtjen dhe procedurat për përpunimin e planeve të 
reagimit emergjent. 
Neni 47 
Plotësimi i planeve 
 
Planet e reagimit emergjent duhet të plotësohen me rastin e çdo ndryshimi në aspektin e 
faktorëve te rreziqeve dhe kapaciteteve të shërbimeve emergjente - organizatave dhe resurseve 
të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, duke i marr parasysh të gjeturat dhe përvojat e reja të 
arritura në menaxhimin e fatkeqësive. 
 
KREU  V 
 MONITORIMI, NJOFTIMI DHE PARALAJMËRIMI 
 
Neni 48 
Sistemi i monitorimit, njoftimit dhe paralajmërimit 
 
1. Me qëllim të identifikimit dhe monitorimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera, Ministria organizon një sistem unik të njoftimit, paralajmërimit, menaxhimit dhe zbatimit të 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
2. Objektivat themelore të sistemit nga paragrafi 1. i këtij neni janë: 
 
2.1. grumbullimi, përpunimi, analiza dhe komunikimi i të dhënave përkatëse për mbrojtje, 
shpëtim dhe ndihmë, për kryerjen e detyrave tjera përkatëse për mbrojtjen nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
2.2. njoftimi dhe paralajmërimi i qytetarëve për rrezikun e pashmangshëm dhe dhënia e 
udhëzimeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
2.3.  njoftimi dhe aktivizimi i personave që kryejnë detyra të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës për rrezikun dhe komunikimi i vendimeve të arritura nga organet përkatëse qe 
janë përgjegjëse për zbatimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
Neni 49 
Skema organizative e sistemit 
 
1. Sistemi monitorimit, njoftimit dhe paralajmërimit përfshin: 
 
1.1.  rrjetin e monitorimit; 
 18 
 
1.2.  qendrat e njoftimit emergjent; 
 
1.3.  paralajmërimin. 
 
2. Qeveria me akt nënligjor rregullon organizimin dhe operimin e sistemit të monitorimit, njoftimit 
dhe paralajmërimit 
 
 
 
Neni 50 
Rrjeti i monitorimit 
 
1. Monitorimi, njoftimi dhe paralajmërimi bazohet në: 
 
1.1.  komunikimet nga individët dhe organizatat; 
 
1.2. vrojtimet dhe komunikimet e bëra nga zjarrfikësit, shpëtimtarët malor, shpellorët, 
zhytësit, pylltarët, gjuetarët, peshkatarët, klubet automobilistike, klubet nautike, klubet 
aeronautike, kompanitë hekurudhore, rrugore dhe institucionet dhe ndërmarrjet tjera; 
 
1.3. komunikimet nga shërbimet e monitorimit dhe vëzhgimit të themeluara për qëllime të 
monitorimit të kushteve meteorologjike, hidrologjike, sizmologjike, radiologjike, ekologjike 
dhe të tjera; 
 
1.4.  vëzhgimet e bëra nga autoritetet e kontrollit të hapësirës ajrore dhe; 
 
1.5.  shkëmbimin ndërkombëtar të informacioneve dhe të dhënave. 
 
2. Shërbimet dhe autoritetet nga paragrafi 1. i këtij neni duhet t’i komunikojnë informacionet 
përkatëse për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera te qendra operative 
emergjente pa pagesë. 
 
Neni 51 
Shfrytëzimi i të dhënave publike dhe statistikore  
 
1. Me qëllim të vlerësimit të rrezikshmërisë, planifikimit dhe zbatimit të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës organet qendrore dhe lokale janë të autorizuara për shfrytëzim, në bazë të fushëveprimit 
të tyre, të të dhënave mbi resurset, rreziqet natyrore dhe rreziqet tjera, banorët në zonat e 
rrezikuara, ndërtesat e banimit dhe të tjera, shërbimet publike, ndërmarrjet, shoqatat, institucionet 
dhe organizatat jo qeveritare, aktivitetet e të cilave janë të rëndësishme për mbrojtje, shpëtim dhe 
ndihmë. 
 
2. Me qëllim të vlerësimit të rrezikshmërisë, planifikimit dhe zbatimit të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë, organet qendrore dhe lokale 
janë të autorizuara për shfrytëzimin, e të dhënave personale të banorëve nën rrezik, duke 
përfshirë numrin personal të regjistrit të qytetarit, emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, adresën e 
përkohshme dhe të përhershme të banimit dhe të dhënat mbi marrëdhënien e punës. 
 
3. Me qëllim të vlerësimit të dëmeve të dhënat e tilla mund të përfshijnë edhe detajet lidhur me 
pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të dëmtuara si pasojë e fatkeqësisë. 
 
4. Për kryerjen e detyrave organet përkatëse qendrore dhe lokale duhet të marrin dhe përpunojnë 
të dhëna specifike nga regjistri qendror i qytetarëve, regjistri i bizneseve të Kosovës, të gjitha 
regjistrat dhe shënimet dhe të dhënat lidhur me strehimin, regjistrin e të dhënave bujqësore dhe 
të ngjashme,në pajtueshmëri me autorizimet e dhëna. 
 19 
 
5. Për zbatimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në fazën e kërcënimit të menjëhershëm të 
fatkeqësisë apo në rast të fatkeqësisë, në mënyrë që të kryejnë rimëkëmbjen dhe sanimin pas 
fatkeqësisë, autoritetet qendrore dhe lokale janë të autorizuara të shfrytëzojnë të dhënat e 
korrigjuara mbi vendndodhjen, sasinë dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga kompanitë 
publike, për numrin e strehimit individual lidhur me furnizimin me ujë, sistemin e kanalizimit, 
energjinë elektrike, ngrohje, gaz, linjat e komunikimit, mbeturinave komunale dhe të dhëna tjera 
të rëndësishme për zbatimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
6. Përveç organeve përgjegjëse qendrore dhe lokale të dhënat sipas këtij neni, mund të përdoren 
edhe nga organet drejtuese, udhëheqësit e shërbimeve, njësive dhe strukturave operative si dhe 
komandantët e incidenteve në pajtueshmëri me profesionin dhe autorizimet e tyre për zbatimin e 
operacioneve të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në rast të rrezikut të menjëhershëm apo në 
rast të fatkeqësisë, të gjerësisë e cila kërkon mbrojtje dhe shpëtim të njerëzve, pasurisë, 
kafshëve, trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit. 
 
7. Agjencia grumbullon dhe menaxhon të dhënat nga ky nen dhe neni 54 i këtij ligji, në bazat 
qendrore të të  dhënave të integruara të cilat shërbejnë si bazë për planifikimin dhe njoftimin e 
rreziqeve dhe zbatimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në rastet e fatkeqësive në tërë vendin 
apo në pjesët e veçanta të vendit dhe duhet të ofrojnë qasje në këto të dhëna për autoritetet 
përkatëse qendrore dhe lokale si dhe për përgjegjësitë e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës të 
përcaktuar në paragrafin 5. të këtij neni. Me kërkesë të Agjencisë, të dhënat e tilla duhet të 
dorëzohen nga menaxherët e bazave të të dhënave të cilat financohen nga parat publike dhe në 
versionin elektronik. 
 
8. Autoritetet qendrore dhe lokale, organet drejtuese, udhëheqësit e shërbimeve, njësitë dhe 
strukturat tjera operative dhe komandantët e incidenteve të cilët planifikojnë dhe zbatojnë 
mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë janë të obliguar të sigurojnë mbrojtje të të dhënave personale në 
përputhje me legjislacionin ne fuqi. 
 
Neni 52 
Bazat e të dhënave 
 
1. Me qëllim të marrjes me çështje administrative dhe teknike Agjencia  grumbullon, përpunon, 
komunikon dhe përdor të dhëna për: 
 
1.1.  fenomenet natyrore  
 
1.2.  burimet e rreziqeve të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera; 
 
1.3.  fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera si dhe dëmet e shkaktuara nga ato; 
 
1.4.  strukturat dhe resurset e tyre  të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
1.5.  intervenimet nga strukturat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
1.6.  shpenzimet për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.  
 
2. Autoritetet qendrore, lokale, institucionet dhe organizatat tjera, organet drejtuese dhe 
komandantët e incidenteve janë të obliguar t’i komunikojnë të dhënat nga paragrafi 1. i këtij neni, 
sipas formës së përcaktuar dhe pa pagesë te Agjencia, ku ato integrohen në bazën qendrore të 
të dhënave dhe bëhen të arritshme për të autorizuarit.  
 
3. Të dhënat përdoren edhe për përpunimin e programeve për rimëkëmbje dhe sanim pas 
fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. 
 
 20 
4. Metodologjia e grumbullimit, përpunimit, mbajtjes dhe komunikimit të të dhënave përcaktohen 
me akt nënligjor i nxjerr nga ministria, ndërsa shkëmbimi i të  dhënave me vendet e huaja dhe 
organizatat ndërkombëtare do të rregullohen me marrëveshje ndërshtetërore.  
 
 
 
 
 
 
Neni 53 
Përdorimi i komunikimit elektronik 
 
1. Përdorimi i komunikimit elektronik me qëllim të mbajtjes dhe transferimit të të dhënave brenda 
sistemit të monitorimit, njoftimit dhe paralajmërimit ka prioritet mbi çdo lloj tjetër të komunikimit.  
 
2. Me qëllim të menaxhimit dhe zbatimit të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës dhe detyrave tjera 
operative brenda fushëveprimit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera 
Ministria do të krijoj një sistem autonom të komunikimit elektronik. 
 
 
Neni 54 
Organizimi dhe veprimi i Qendrave Operative Emergjente 
 
1. Me qëllim të kryerjes së detyrave operative dhe të komunikimit lidhur me monitorimin, njoftimin 
dhe paralajmërimin në kuadër të Agjencisë, Ministria themelon qendrat operative emergjente. 
 
2. Në këto qendra përfshihen: 
 
2.1.  qendra Operative e Agjencisë; 
 
2.2.  qendrat Operative Emergjente Regjionale dhe;  
 
2.3.  qendrat Operative Emergjente Lokale. 
 
3. Qendrat operative emergjente lokale mirëmbahen nga Kuvendet Komunale, dhe janë aktive 
dhe operative vetëm në rastet fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë tjera apo në gjendje te 
jashtëzakonshme. 
 
4. Vendimi për aktivizimin e Qendrës  Operative Emergjente lokale merret nga Kryetari i 
Komunës me kërkesën e menaxherit emergjent lokal apo komandantit të incidentit. 
 
 
Neni 55 
Puna e qendrave operative emergjente dhe transmetimi i informatave emergjente 
 
1. Qendra Operative e Agjencisë dhe Qendrat Operative Emergjente Regjionale të Agjencisë, 
operojnë pandërprerë njëzetekatër (24) orë në ditë , shtatë (7) ditë në javë. 
 
2. Qendrat Operative Emergjente Regjionale pranojnë, përpunojnë dhe transferojnë thirrjet 
emergjente nga numri 112 që kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve, shërbimeve mjekësore 
emergjente, ndihmën e shërbimeve tjera të shpëtimit dhe aktivizojnë strukturat e reagimit 
emergjent, në përputhje me planet e reagimit emergjent, planet e aktivizimit dhe vendimet e 
autoriteteve përkatëse. 
 
3.   Kërkesat e drejtpërdrejta, apelet, njoftimet dhe udhëzimet në rastet e paralajmërimit, si dhe 
komunikimet tjera lidhur me rrezikun duhet të komunikohen nëpërmjet Qendrave Operative 
 21 
Emergjente Regjionale me kërkesën e Qeverisë së Kosovës, Kryetarit të Komunës, Komandantit 
te Incidentit si dhe autoritetit qendror dhe lokal përgjegjës. 
 
4. Komunikimet nga paragrafi 3. i këtij neni publikohen pa vonesë dhe pa pagesë, sipas Ligjit për 
Media.  
 
5. Publikimi i apeleve urgjente, njoftimeve dhe porosive tjera kanë prioritet në çdo shtëpi mediale. 
 
 
Neni 56 
Sistemi i paralajmërimit 
 
1. Paralajmërimi organizohet si sistem unik i paralajmërimit publik i cili menaxhohet në nivelin 
qendror, regjional dhe lokal. 
 
 
2. Paralajmërimet në raste të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera duhet të 
zbatohen nga Qendrat Operative Emergjente dhe shërbimet përkatëse të institucioneve dhe 
organizatave tjera mbi bazën e informacioneve të verifikuara apo me kërkesë të komandantëve të 
incidenteve, dhe organeve tjera drejtuese. 
 
3. Institucionet dhe organizatat tjera janë të obliguara për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e 
funksionimit të mjeteve të paralajmërimit të cilat mundësojnë paralajmërimin e qytetarëve të 
rrezikuar drejtpërsëdrejti nga fatkeqësitë. 
 
4. Mjetet paralajmëruese nga paragrafi 3. i këtij neni duhet të integrohen në sistemin e 
paralajmërimit publik të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni. 
 
5. Ministria është përgjegjëse për organizimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit unik të 
paralajmërimit në nivel vendi. 
 
6.  Ministria me akt nënligjor përcakton llojin, numrin dhe përdorimin e sinjaleve alarmuese që do 
të aplikohen në tërë territorin e vendit.  
 
 
KREU VI 
MASAT MBROJTËSE 
 
Neni 57 
Masat mbrojtëse 
 
1. Masat mbrojtëse ndër të tjera përfshinë: 
 
1.1.  masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat  tjera teknike; 
 
1.2.  evakuimin; 
 
1.3.  akomodimin dhe kujdesin e njerëzve të rrezikuar; 
 
1.4.  mbrojtjen radiologjike, kimike dhe biologjike; 
 
1.5.  strehimin; 
 
1.6.  mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. 
 
 
 22 
Neni 58 
Masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat tjera teknike 
 
1. Masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat e tjera teknike, ndërmerren gjatë 
planifikimit hapësinor, urban dhe ndërtimor me qëllim të parandalimit apo zvogëlimit të efekteve 
të dëmshme si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera si dhe për të mundësuar 
mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën. 
 
2. Projektet për ndërtimin e objekteve, të destinuara për shfrytëzim kolektiv, furnizim të 
qytetarëve, transport publik, si dhe deponim, prodhim dhe përdorim të materieve të rrezikshme, të 
naftës dhe të derivateve të saj, si dhe të gazrave energjetike, duhet të përmbajnë elaborate për 
siguri nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
3. Qeveria me akt nënligjor, përcakton llojin e objekteve, masat hapësinore, urbanistike, 
ndërtimore dhe masat e tjera teknike të mbrojtjes. 
 
 
Neni 59 
Evakuimi 
 
1. Evakuimi i banorëve të rrezikuar bëhet atëherë kur me masa të tjera nuk mund të garantohet 
siguria e tyre. 
 
2. Vendimi për evakuim merret nga Qeveria, Kryetari i Komunës ose në raste emergjente nga 
komandanti i incidentit. 
 
3. Lëvizja e banorëve nga zona e paraparë për evakuim në vendin e caktuar duhet të bëhet sipas 
mënyrës dhe afateve kohore të përcaktuara në planet e reagimit emergjent apo siç është 
përcaktuar në vendimin e organit kompetent. 
 
4. Zhvendosja e banorëve në komunitetin tjetër lokal nuk mund të ndikojë në ndryshimin e statusit 
juridik të tyre. 
 
5. Komuna, në të cilin janë vendosur banorët e evakuuar, e siguron akomodimin, kujdesin dhe 
edukimin e tyre.  
 
6. Shpenzimet nga paragrafi 5. i këtij neni, Komunës ia kompenson Komuna nga ku ata janë 
zhvendosur apo shteti. 
 
 
Neni 60 
Akomodimi dhe kujdesi ndaj njerëzve në rrezik 
 
1. Qeveria dhe komunat janë të obliguar të sigurojnë strehim dhe kujdes të domosdoshëm për 
qytetarët, të cilët në rast të fatkeqësisë natyrore apo fatkeqësisë tjetër kanë humbur shtëpitë dhe 
mjetet e tyre të jetës dhe nuk mund të kthehen në vendbanimet e tyre për shkak të rrezikut. 
 
2. Në raste të jashtëzakonshme, kur nuk mund të sigurohet akomodim tjetër, Kryetari i Komunës 
kërkon nga pronarët ose shfrytëzuesit e ndërtesave të banimit t’i strehojnë përkohësisht banorët 
e evakuuar të cilët janë të rrezikuar. 
 
Neni 61 
Mbrojtja radiologjike, kimike dhe biologjike 
 
 23 
1. Mbrojtja radiologjike, kimike dhe biologjike, përbën masat dhe mjetet për mbrojtje të 
drejtpërdrejtë nga efektet e armëve nukleare, kimike dhe biologjike, si dhe nga pasojat e 
incidenteve që përfshijnë materiet e rrezikshme. 
 
2. Pronarët dhe shfrytëzuesit e objekteve dhe të pajisjeve të destinuara për furnizim publik, 
transport dhe deponim të gjërave ushqimore, medikamenteve, ushqimit për kafshë, shërbimet 
publike, shëndetësore, ruajtje dhe arsimim të fëmijëve, duhet t’i sigurojnë mjetet mbrojtëse dhe t’i 
ndërmarrin masat e parapara për mbrojtje kimike, biologjike dhe radiologjike. 
 
3. Qeveria me akt nënligjor rregullon organizimin e mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike, si 
dhe i përcakton mjetet dhe masat për mbrojtje. 
 
Neni 62 
Strehimi 
 
1. Strehimoret dhe objektet tjera për mbrojtje  ndërtohen me qëllim të mbrojtjes së njerëzve në 
raste të luftës apo rreziqeve tjera. 
 
2. Strehimoret ndahen në strehimore të mbrojtjes elementare dhe plotësuese. 
 
3. Strehimoret e mbrojtjes elementare  ndërtohen në qytete dhe vendbanime të rrezikuara brenda 
ndërtesave të reja, të destinuara për shërbime të shëndetit publik, kujdesit dhe edukimit të 
fëmijëve, mbrojtje të trashëgimisë kulturore, informimit publik, televizioneve dhe radiove 
kombëtare, trafikut hekurudhor dhe ajror si dhe në ndërtesat e rëndësishme për furnizim me 
energji dhe ndërtesat industriale të destinuara për tu shfrytëzuar në kohë lufte për mbajtjen e 
aktiviteteve të rëndësisë së veçantë për mbrojtje dhe siguri. 
 
4. Strehimoret në ndërtesat e reja në vendbanimet e caktuara, pllaka e parë duhet të përforcohet 
deri në masën që i reziston depërtimit të rrënojave. 
 
5. Strehimoret  ndërtohen si objekte të përdorimit të dyfishtë deri në masën që nuk e çrregullon 
funksionin e tyre mbrojtës. 
 
6. Objektet tjera për mbrojtje duhet të ndërtohen në atë formë që sigurojnë strehim nga rrënojat. 
 
 
Neni 63 
Strehimoret publike 
 
1. Me qëllim të sigurimit të strehimit për njerëzit në vendet publike duhet të përdoren strehimoret 
publike apo objektet tjera të përshtatshme. 
 
2. Strehimoret publike janë në kompetencë të autoriteteve lokale. 
 
Neni 64 
Funksionet mbrojtëse të strehimoreve 
 
1. Strehimoret për mbrojtje elementare duhet të sigurojnë mbrojtje nga mbi-presioni, rrënojat, 
radioaktiviteti, zjarri dhe efektet e armëve dhe materiet tjera kimike si dhe duhet të furnizohen në 
masën që mundëson banim për një kohë më të gjatë. 
 
2. Strehimoret e mbrojtjes plotësuese duhet të sigurojnë mbrojtje nga rrënojat. 
 
Neni 65 
Mirëmbajtja dhe përdorimi i strehimoreve 
 
 24 
1. Pronarët dhe shfrytëzuesit janë të obliguar të mirëmbajnë strehimoret në gjendjen që i 
përputhen qëllimit.  
 
2. Në raste emergjente, strehimorja duhet të bëhet e gatshme për përdorim brenda njëzetekatër 
(24) orëve. 
 
3. Ndryshimet që e dobësojnë funksionin mbrojtës të strehimoreve janë të ndaluara pa 
përjashtim. 
 
Neni 66 
Financimi i ndërtimit të strehimoreve 
 
1.  Investitorët janë të obliguar t’i ndërtojnë strehimoret me mjete vetanake financiare. 
 
2. Në rastet e strehimoreve publike investitor është niveli lokal. 
 
3. Me qëllim të përkrahjes së ndërtimit të strehimoreve, shteti mund të ofroj garanci dhe 
subvencione. 
 
4. Ministria vendos për kërkesat, për marrjen e garancive dhe dhënien e subvencioneve. 
 
5. Qeveria me akt nënligjor përcakton lokacionet dhe hapësirat ku duhet të ndërtohen 
strehimoret, si dhe kushtet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre.  
 
6. Ministria me akt nënligjor përcakton normat teknike për strehimore dhe për adaptimin e 
objekteve për strehim. 
 
Neni 67 
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore 
 
1. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore përfshinë përgatitjet dhe ndërmarrjen e masave për 
zvogëlimin e rreziqeve, parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit negativ të fatkeqësive natyrore 
dhe të fatkeqësive të tjera në trashëgiminë kulturore. 
 
2. Përgatitjet dhe masat zbatohen nga pronarët dhe shfrytëzuesit e trashëgimisë kulturore, 
shërbimi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, nivelet qendrore dhe lokale.  
 
3. Gjatë realizimit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore nga fatkeqësitë natyrore dhe nga 
fatkeqësitë e tjera, sipas nevojës, marrin pjesë edhe njësitë dhe shërbimet gjegjëse të mbrojtjes 
dhe shpëtimit, njësitë e zjarrfikjes, si dhe strukturat tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 
 
4. Qeveria me akt nënligjor rregullon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rastet e fatkeqësive 
natyrore dhe fatkeqësive tjera.  
 
 
KREU VII 
MBROJTJA PERSONALE DHE RECIPROKE 
 
Neni 68 
Shtrirja dhe përgjegjësitë 
 
1. Mbrojtja personale dhe reciproke përfshin masat që i ndërmarrin qytetarët për pengimin dhe 
zvogëlimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera për shëndetin, jetën 
dhe pronat e tyre. 
 
 25 
2. Organizimi, zhvillimi dhe drejtimi i mbrojtjes personale dhe reciproke është në kompetencë të 
autoritetit lokal, të cilët mund të themelojnë shërbime këshillimi. 
 
3. Qeveria me akt nënligjor përcakton mjetet dhe pajisjet për mbrojtje personale dhe kolektive, të 
cilat duhet të sigurohen nga qytetarët, pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave, ndërmarrjet, 
institucionet dhe organizatat tjera, si dhe organet publike, në rast të fatkeqësive natyrore dhe 
fatkeqësive tjera. 
 
 
 
KREU VIII 
STRUKTURAT PËR MBROJTJE, SHPËTIM DHE NDIHMË 
 
Neni 69 
Detyrat dhe organizimi i mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës 
 
1. Mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, 
përfshin: 
 
1.1.  ndihmën për qytetarët e rrezikuar dhe të goditur;  
 
1.2.  ndihmën e parë mjekësore; 
 
1.3.  ndihmën e parë veterinare; 
 
1.4.  shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin nga zjarret; 
 
1.5.  shpëtimin nga rrënojat, ortekët, rrëshqitjet; 
 
1.6.  shpëtimin nga vërshimet dhe format tjera të shfaqjes së ujit, katastrofat e tjera 
meteorologjike, fatkeqësitë ekologjike dhe nga fatkeqësitë e tjera nga lumenjtë dhe 
liqenet; 
 
1.7.  shpëtimin në rastet të aksidenteve të mëdha në trafik; 
 
1.8.  shpëtimin në raste e incidenteve në miniera; 
 
1.9.  shpëtimin në bjeshkë; 
 
1.10.  shpëtimin në shpella, humnera, etj; 
 
1.11.  shpëtimin në ujë dhe nën ujë; 
 
1.12.  shpëtimin në raste të çrregullimeve të papritura; 
 
1.13.  mbrojtjen radiologjike, kimike dhe biologjike nga armët nukleare, kimike dhe 
biologjike, mjetet tjera të shkatërrimit në masë dhe në incidentet që përfshijnë materiet e 
rrezikshme; 
 
1.14. kërkimin e personave të humbur në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera; 
 
1.15.  shpëtimin në raste të luftës, sulmeve terroriste dhe formave tjera të dhunës në 
masë; 
 
1.16. sigurimin e kushteve elementare për jetë. 
 26 
 
 
Neni 70 
Zbatimi i detyrave 
 
1.  Detyrat zbatohen nga: 
 
1.1. njësitet, shërbimet dhe strukturat operative të shoqatave dhe organizatave tjera jo 
qeveritare; 
 
1.2.  Organizatat dhe institucionet; 
 
1.3.  njësitë dhe ekipet e reagimit emergjent; 
  
1.4.  Policia e Kosovës; 
 
1.5.  Forca e Sigurisë së Kosovës. 
 
 
Neni 71 
Shoqatat dhe organizatat tjera jo qeveritare 
 
1. Njësitë, shërbimet dhe strukturat operative të shoqatave dhe organizatave tjera joqeveritare, 
kryejnë detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës apo të shërbimit publik, në bazë të vendimit të 
autoritetit të nivelit lokal apo qendror, nëse i përmbushin kushtet e parapara me këtë ligj. 
 
2. Organi kompetent vendos për: 
 
2.1. strukturën, shtrirjen dhe mënyrën e kryerjes së detyrave apo shërbimit publik; 
 
2.2.  fillimin e realizimit të detyrave apo shërbimit publik; 
 
2.3.  mjetet financiare që i siguron organi përkatës i nivelit lokal apo qendror për kryerjen 
e detyrave apo shërbimit publik; 
 
2.4. mjetet financiare për pagimin e kontributeve për qytetarët që pësojnë gjatë 
intervenimit dhe sëmundjes profesionale;  
 
2.5.  mbikëqyrjen e kryerjes së detyrave apo shërbimit publik. 
 
3. Shtrirja dhe mënyra e zbatimit të detyrave apo shërbimit publik përcaktohet në përputhje me 
standardet e zbatueshme për organizimin dhe pajisjet e njësive, shërbimeve dhe strukturave tjera 
operative të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
4. Kur përcaktohet nga organi kompetent që njësitë, shërbimet dhe strukturat tjera operative të 
një shoqate apo organizate tjetër jo qeveritare dështojnë në kryerjen e detyrave apo shërbimit 
publik, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe vendimin e organit kompetent përcaktohet afati 
kohor për të cilin shoqata apo organizata përkatëse duhet rregulluar gjendjen. 
 
5. Nëse shoqata apo organizata dështon në rregullimin e gjendjes brenda afatit të përcaktuar, 
duhet të largohet nga zbatimi i detyrave apo shërbimit publik përkatës. 
 
6. Pavarësisht nga dispozitat e këtij neni, shoqatat dhe organizatat tjera jo qeveritare mund të 
marrin pjesë vullnetarisht në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, nëse mund të sigurojnë personelin 
dhe pajisjet e nevojshme 
 
 27 
 
Neni 72 
Shërbimet e mbrojtjes publike, shpëtimit dhe ndihmës 
 
1. Shërbimet e mbrojtjes publike, shpëtimit dhe ndihmës përfshijnë: 
 
1.1.  shërbimin e zjarrfikës që sigurohet nga njësitë e zjarrfikëseve në përputhje me Ligjin 
për zjarrëfikje dhe shpëtim; 
 
1.2. shërbimin e shpëtimit bjeshkatar të siguruar nga stacionet e shpëtimit bjeshkatar në 
përputhje me standardet për organizim dhe pajisje të njësive, shërbimeve dhe 
strukturave operative për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.3.  shërbimin e shpëtimit në shpella dhe humnera të siguruar nga shpellarët-shpëtimtar 
të organizuar në klube të shpellarëve në përputhshmëri me vendimet e organit përgjegjës 
qendror; 
 
1.4. shërbimet e shpëtimit në ujë të siguruar nga zhytësit në përputhje me standardet për 
organizim dhe pajisje të njësive, shërbimeve dhe strukturave tjera operative të mbrojtjes, 
shpëtimit dhe ndihmës; 
 
1.5. shërbimin për mbrojtje dhe shpëtim në rast të fatkeqësive ekologjike dhe fatkeqësive 
tjera të organizuara nga niveli lokal dhe qendror. 
 
2. Shërbimi i Hetimeve Unike për grumbullimin, komunikimin dhe incizimin e të dhënave për 
qytetarët e goditur në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë tjera, përfshirë gjendjen e 
luftës dhe atë emergjente, duhet të organizohen dhe trajtohen nga Kryqi i Kuq i Republikës së 
Kosovës. 
 
3. Kryqi i Kuq i Republikës së Kosovës do të kujdeset për kurset e trajnimit për ndihmën e parë 
dhe të zbatoj fuqi tjera publike në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera dhe do të zbatoj detyrat në përputhshmëri me standardet për organizimin dhe pajisjen e 
njësive, shërbimeve dhe strukturave tjera operative për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 
 
Neni 73 
Ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat tjera 
 
1. Me qëllim të zbatimit të detyrave specifike operative të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, 
organi përgjegjës qendror apo lokal mund të angazhoj ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat 
tjera, nëse ato janë në gjendje të sigurojnë personelin dhe pajisjet e nevojshme. 
 
2. Ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat tjera me qëllim të zbatimit të detyrave nga paragrafi 
1. i këtij neni, duhet të sigurojnë trajnime për punëtorët e tyre dhe të përgatiten për veprim në 
raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. 
 
3. Organi përgjegjës qendror ose lokal do të kompensoj ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat 
tjera të angazhuara për zbatimin e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës për koston e 
efektive të dalë nga pjesëmarrja në zbatimin e detyrave dhe përgatitjeve të cilat nuk janë në  
aktivitetet e tyre të zakonshme. 
 
4. Qeveria në standardet e saj për organizimin dhe pajisjen e njësive, shërbimeve dhe 
strukturave tjera operative të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës duhet të përfshijë edhe standardet 
për angazhimin e ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave tjera të cilat kanë pajisje 
specifike apo kapacitete tjera ose janë të përfshira në aktivitete të rëndësishme për  zbatimin e 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
 28 
5. Ministria - Agjencia  apo institucionet tjera përgjegjëse qendrore apo lokale për llojin e 
fatkeqësisë, duhet të nënshkruajnë marrëveshje me ndërmarrje, institucione dhe organizata tjera, 
ku përcaktohen  pjesëmarrja dhe obligimet e tyre sipas kushteve të përcaktuara në paragrafin 3. 
të këtij neni. 
 
6. Në pajtueshmëri me standardet e zbatueshme për organizimin, pajisjen dhe trajnimin e njësive, 
shërbimeve dhe strukturave tjera operative të shoqatave dhe organizatave jo qeveritare, Agjencia 
dhe organi përkatës lokal duhet të nënshkruajnë marrëveshje sipas paragrafit 5. të këtij neni edhe 
me shoqatat dhe organizatat jo qeveritare që organizojnë njësitë, shërbimet dhe strukturat tjera 
operative të tilla.  
 
7. Marrëveshjet nga paragrafi 5. dhe 6. të këtij neni, përveç tjerash duhet të përcaktojnë në 
veçanti llojin dhe madhësinë e njësisë, shërbimit dhe strukturës tjetër operative, zbatimin e 
shërbimeve publike sipas këtij ligji, përgjegjësinë për arritjen dhe mbajtjen e gatishmërisë dhe 
obligimeve tjera shtetërore të lidhura me pjesëmarrjen e tyre në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 
 
8. Me qëllim të mbajtjes së nivelit të caktuar te gatishmërisë, të nevojshme për zbatimin e 
detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat 
vullnetare, shoqatat dhe organizatat tjera jo qeveritare, bazuar në paragrafin 5. dhe 6. të këtij 
neni, mund të pajisen pa pagesë me pajisje dhe pajime të mbrojtjes dhe shpëtimit, për të cilat ata 
obligohen t’i mirëmbajnë. Pajisjet dhe pajimet e tilla mund të largohen vetëm për qëllime të 
zëvendësimit me pajisje të reja si dhe ne raste te ndërprerjes se marrëveshje. 
 
Neni 74 
Njësitë dhe shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit 
 
1. Nëse detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës nuk mund të kryhen nga shërbimet 
profesionale të shpëtimit, njësitë dhe shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit organizohen si më 
poshtë:   
 
1.1.  njësitë teknike të shpëtimit; 
 
1.2.  njësitë për ndihmë të parë veterinare; 
 
1.3.  njësitë dhe shërbimet për mbrojtje radiologjike, kimike dhe biologjike; 
 
1.4.  shërbimet për shfrytëzimin e strehimoreve; 
 
1.5.  qendrat  e logjistikës dhe të informimit; 
 
1.6.  shërbimet e mbështetjes dhe 
  
1.7.  njësitë dhe shërbimet tjera bazuar në vlerësimin e rreziqeve. 
 
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, organizohen komisione të përhershme dhe të 
përkohshme të ekspertëve për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa si dhe për detyra tjera të 
posaçme, në përputhje me planet e reagimit emergjent dhe vlerësimin e rreziqeve për zbatimin e 
detyrave të caktuara të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
  
3. Qeveria me akt nënligjor përcakton njësitë dhe shërbimet nga paragrafi 1. i këtij neni të cilat 
duhet të organizohen nga niveli qendror dhe lokal, ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat tjera 
në përputhje me standardet e aplikueshme për organizimin, pajisjen dhe trajnimin e  SMSHN.  
 
Neni 75 
Mbrojtja nga mjetet e pa shpërthyera 
 
 29 
1. Mbrojtja nga mjetet e pa shpërthyera  përmban - zbulimin, sigurimin, largimin, transportin dhe 
shkatërrimin e tyre. 
 
2. Për zbatimin e detyrave nga paragrafi 1. i këtij neni vlejnë dispozitat e ligjit për themelimin e 
Forcës së Sigurisë së Kosovës. 
 
Neni 76 
Ruajtja e rendit dhe qetësisë publike 
 
Në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera Policia e Kosovës është përgjegjëse për të 
siguruar qetësi dhe rend publik në zonat e kërcënuara dhe të goditura. 
 
Neni 77 
Mobilizimi dhe aktivizimi 
 
1. Vendimin për mobilizimin e SMSHN, organizatave dhe shërbimeve tjera emergjente  e nxjerrin 
organet përkatëse si pas nivelit. 
 
2. Vendimi për aktivizimin e SMSHN dhe shërbimeve tjera emergjente në raste të fatkeqësive 
natyrore dhe fatkeqësive tjera merret në raport me dispozitat e përcaktuara në Planin e Reagimit 
Kombëtar sipas niveleve përkatëse. 
 
Neni 78 
Menaxhimi i strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës 
 
1. Menaxhimi operativ dhe taktik i SMSHN  organizohet dhe zbatohet sipas parimeve të Sistemit 
të Integruar të Menaxhimit të Emergjencave dhe në harmoni me Planin e Reagimit Kombëtar 
 
2. Menaxhimi duhet të bazohet në zbatimin e detyrueshëm të vendimeve të marra nga autoritetet 
përgjegjëse për menaxhimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe shërbimeve tjera të 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
3. Çdo komandant apo udhëheqës duhet të caktoj zëvendës. Në mungesë të zëvendësit, ai duhet 
të caktoj personin tjetër që ta zëvendësoj atë. 
 
4. Çdo komandant apo udhëheqës duhet t’i njohë eprorët dhe vartësit e tij. 
 
5. Asnjë personi nuk duhet t’i kërkohet apo lejohet zbatimi i vendimit, kur rasti në të cilin bëhet një 
gjë e tillë, kryhet krim apo veprim në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.  
 
 
Neni 79 
Menaxhimi i njësive, shërbimeve dhe strukturave tjera operative 
 
1. Njësitë, shërbimet dhe strukturat tjera operative të organizuara në shoqata dhe organizata tjera 
jo qeveritare, të cilat marrin pjesë në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, menaxhohen në mënyrë të 
pavarur nga udhëheqësit e tyre në përputhje me dispozitat teknike dhe ligjore. 
 
2. Kur mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma realizohet nga më shumë se një njësi, shërbim apo 
strukturë operative tjetër,  të gjithë duhet vepruar në përputhje me vendimet e marra nga 
Komandanti i Incidentit te caktuar. 
 
Neni 80 
Pjesëmarrja e forcave të sigurisë dhe atyre policore 
 
 30 
1. Nëse forcat e sigurisë marrin pjesë në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë menaxhimin e tyre e 
bëjnë eprorët e tyre në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Komandanti i Incidentit. 
 
2. Policia, organizimin dhe zbatimin e detyrave në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë duhet t’i kryej në 
përputhje me rregullat dhe udhëzimet e dhëna nga Komandanti i Incidentit. 
 
 
 
 
Neni 81 
Detyrat e komandantit të Incidentit  
 
1. Komandanti i Incidentit do të: 
 
1.1. verifikon gatishmërinë për intervenim të njësive emergjente dhe resurseve tjera për 
mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.2.  udhëheq mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësive; 
 
1.3.  siguroj ndërlidhje dhe veprim të koordinuar për të gjitha SMSHN;  
 
1.4. bëj propozime lidhur me përgatitjen e SMSHN si dhe për rimëkëmbje nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.5.  kërkoj aktivizimin e Qendrave Operative Emergjente. 
 
2. Komandanti i Incidentit mund të caktoj përgjegjës për të menaxhuar intervenimet individuale të 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 
 
Neni 82 
Kompetencat e veçanta 
 
1. Në drejtimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, Komandanti i Incidentit  ka të drejtë dhe 
detyrë të ndaloj qasjen e personave të paautorizuar në zonat e goditura dhe të urdhëroj që: 
 
1.1.  njerëzit, kafshët dhe të mirat materiale të zhvendosen nga ndërtesat dhe zonat e 
goditura; 
 
1.2.  të lejohet qasja në strehimore; 
 
1.3.  të mundësohet përdorimi apo vendosja e mjeteve të veçanta të komunikimit; 
 
1.4.  të bëhet largimi i pengesave që pengojnë intervenimin e suksesshëm; 
 
1.5.  të vihen në dispozicion për përdorim mjetet private të transportit për bartjen e të 
lënduarve apo mjeteve të nevojshme për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
1.6. qytetarët e përgatitur të marrin pjesë në aktivitetet e shpëtimit në përputhje me 
aftësitë dhe resurset e tyre të përshtatshme për shpëtim; 
 
1.7.  pronat private të përdoren për qëllime të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
1.8. pronat të përdoren si depo të përkohshme për rrënoja, pjesë dhe materiale tjera të 
dala gjatë kryerjes së detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës të destinuara për 
sigurimin e kushteve elementare për jetë; 
 
 31 
1.9. shkatërrimin e ndërtesave apo prerjen e pemëve. 
 
2. Masat e përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, mund të urdhërohen vetëm atëherë kur 
asnjë masë tjetër nuk mund të siguroj mbrojtje të njerëzve dhe pronave si dhe zbatim të 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës dhe duhet të aplikohen jo më shumë se sa është plotësisht e 
domosdoshme. 
 
3. Zhvendosja e njerëzve nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të urdhërohet nëse jeta e tyre gjendet 
para rrezikut të pashmangshëm për shkak të zjarrit, eksplodimit apo rrezikut tjetër për 
kohëzgjatjen e rrezikut të tillë. Policia e Kosovës duhet të ndihmoj zhvendosjen. 
 
4. Gjatë mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës Komandanti i Incidentit ka të drejtë t’i urdhëroj 
institucionet dhe organizatat tjera nënshkruese të kontratave, organet kompetente qendrore apo 
lokale, për zbatimin e detyrave të veçanta sipas këtij ligji, punë urgjente ndërtimore, teknike dhe 
të tjera.  
 
5. Nëse detyrat duhet të kryhen me qëllim të shpëtimit dhe mbrojtjes së njerëzve, pronave, 
kafshëve apo mjedisit apo për mbrapsjen e rrezikut të pashmangshëm, komandanti i incidentit ka 
të drejt që të urdhëroj që këto detyra të kryhen nga personat fizik dhe juridik të cilët kanë 
kapacitet apo pajisje adekuate. Urdhri duhet të jetë me shkrim apo në situatat e papritura edhe 
me gojë dhe duhet të precizoj llojin dhe shtrirjen e punës që duhet kryer. 
 
6. Për urdhëratë e dhëna nga Komandanti i Incidentit duhet të mbahen shënime. Për vendimet 
me implikime të mëdha financiare duhet të lëshohen urdhra me shkrim. Kur e lejojnë rrethanat 
duhet të lëshohen urdhra me shkrim sa më shpejt që të jetë e mundur. Në rastet urgjente 
Komandanti i Incidentit duhet të ketë të drejt që të urdhëroj pronarët privat të objekteve të banimit 
apo objekteve tjera, të ofrojnë strehim dhe kujdes të përkohshëm për personat e kërcënuar derisa 
të merret vendimi nga Kryetari i Komunës apo Qeveria.  
 
7. Nëse operacionet e mbrojtjes dhe shpëtimit drejtohen nga autoritetet përgjegjëse regjionale 
apo qendrore, vendimi për mbulimin e shpenzimeve të punëve urgjente të menaxhuara nga 
autoritetet e komunitetit lokal duhet të bëhet nga Kryetari i Komunës. 
 
Neni 83 
Ndihma 
 
1. Kur, në rast të fatkeqësisë natyrore apo fatkeqësisë tjetër, kërkohet ndihma e komunitetit fqinjë 
lokal në kuptimin e strukturave dhe resurseve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, Komandanti i 
Incidentit mund ta kërkojnë këtë ndihmë, në koordinim me Kryetarin e Komunës.  
 
2. Përveç ndihmës së siguruar nga marrëveshjet bilaterale, Komandanti i Incidentit  mund të 
kërkojnë ndihmë nga një komunitet lokal i afërt në shtetin fqinjë. 
 
3. Përveç ndihmës së siguruar nga marrëveshjet bilaterale, kërkesa për ndihmë nga vendet tjera 
në aspektin e forcave dhe resurseve në rastin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera bëhet 
nga Qeveria. 
 
4. Komunitetet lokale në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera mund të ofrojnë 
ndihmë në komunitetin lokal të vendit tjetër të siguruar nga një marrëveshje ndërshtetërore. 
 
Neni 84 
Zbatimi i mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në vendet tjera 
 
1. Ndihma për vendet tjera në zbatimin e mbrojtjes dhe shpëtimit në raste të fatkeqësive natyrore 
dhe fatkeqësitë tjera dhe përmbushja i obligimeve ndërkombëtare të shtetit duhet të kryhet nga 
 32 
njësitë, shërbimet dhe strukturat operative të caktuara për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, të cilat 
organizohen në nivel qendror  sipas këtij ligji. 
 
2. Njësitë, shërbimet apo strukturat operative të dislokuara në vendet tjera për kryerjen e 
detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës me qëllim të përmbushjes së obligimeve 
ndërkombëtare të shtetit duhet të udhëhiqen nga komandantët apo udhëheqësit e tyre dhe në 
përputhje me vendimet e marra nga autoritetet qendrore apo autoritetet e organizmave 
ndërkombëtar në të cilat zhvillohen operacionet. Në raste të pasigurisë, duhet të vendos 
komandanti apo udhëheqësi, në përputhje me udhëzimet e siguruara nga një organ përkatës i 
Republikës se Kosovës. 
 
3. Të gjithë pjesëtarët e njësive, shërbimeve dhe strukturave operative të dislokuar jashtë vendit 
për trajnime, ushtrime, ofrimin e ndihmës në rast të fatkeqësisë apo për të përmbush obligimet 
ndërkombëtare të shtetit janë të obliguar të kenë sigurim jetësor në rast të vdekjes, humbjes së 
përhershme dhe të përkohshme të aftësive të tyre për punë. 
 
4. Bazuar në vendimet e marra nga organi përkatës dhe në përputhje me planet e reagimit 
emergjent çdo njësi, shërbim apo strukturë operative mund të dislokohet në rajonet kufitare për të 
ofruar ndihmë në zonat kufitare të vendeve tjera. 
 
 
Neni 85 
Përgjegjësi për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë 
 
1. Përgjegjësi për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë duhet të caktohet në ndërtesat e banimit, 
institucionet dhe organizata tjera në përputhje me rreziqet në zonat e banuara. 
 
2. Përgjegjësi i mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës duhet të drejtoj zbatimin e mbrojtjes personale 
dhe reciproke të banorëve të organizoj dhe koordinoj zbatimin e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit 
dhe ndihmës brenda zonës së tyre. 
 
Neni 86 
Simbolet  
 
1. Simbolet e pjesëtarëve të angazhuar në SMSHN  përfshinë : 
 
1.1.  simbolin që dëshmon anëtarësinë; 
  
1.2.  simbolin që dëshmon pozitën;  
 
1.3.  simbolin që dëshmon fushëveprimin përkatës. 
 
2. Ndalohet riprodhimi, apo përdorimi i paautorizuar i Simboleve  dhe uniformës dhe çdo 
riprodhim i Simboleve të mjeteve të qarkullimit të njësive dhe shërbimeve të mbrojtjes, shpëtimit 
dhe ndihmës. 
 
3.  Simboli   përcaktohet me akt nënligjor nga Qeveria. 
 
4. Me akt nënligjor Ministria përcakton llojin, formën dhe modelin e uniformës për SMSHN. 
 
Neni 87 
Shpërblimet dhe mirënjohjet 
 
1. Për rezultatet e dalluara në fushën e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe 
nga fatkeqësitë e tjera, jepen mirënjohje dhe shpërblime për: 
 
 33 
1.1.  kontribut në parandalimin e rreziqeve; 
 
1.2.  kontribut në zbatimin e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
1.3.  veprime të guximshme; 
 
1.4.  shpikje dhe inovacione; 
 
1.5.  arritje në zhvillim dhe hulumtim; 
 
1.6.  arritje në  trajnime dhe aftësim; 
 
1.7. veprën jetësore në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e 
tjera. 
 
2. Mirënjohjet dhe shpërblimet, nga paragrafi 1. e këtij neni përcaktohen me Akt nënligjor, nga 
Qeveria me propozimin e Ministrisë. 
 
Neni 88 
Kuvendi i Republikës së Kosovës 
 
1. Në kuptim të këtij ligji Kuvendi kryen detyrat si më poshtë: 
 
1.1. përcakton kahjet themelore të organizimit dhe zbatimit të mbrojtjes nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.2. miraton programin kombëtar për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera, të propozuar nga Qeveria; 
 
1.3. mbikëqyr zbatimin e planit kombëtar dhe zbatimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.4.  me propozimin e Qeverisë, merr vendime lidhur me furnizimin me resurse dhe 
çështje tjera të rimëkëmbjes nga fatkeqësitë e mëdha natyrore. 
 
 
Neni 89 
Qeveria e Republikës së Kosovës 
 
1. Qeveria kryen detyrat si më poshtë: 
 
1.1. drejton dhe koordinon organizimin, përgatitjen dhe zbatimin e mbrojtjes nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në vend; 
 
1.2. miraton planin vjetor për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.3.  miraton planet kombëtare të reagimit emergjent; 
 
1.4.  menaxhon mbrojtjen, shpëtimin, ndihmën dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësitë e 
mëdha natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.5. aranzhon ndihmën ndërkombëtare në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera; 
 
1.6. propozon kuvendit miratimin e programin kombëtar për mbrojtje nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 34 
 
 
Neni 90 
Komisionet për vlerësimin e dëmeve 
 
1. Vlerësimi i dëmeve në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera dhe përgatitja e 
propozimeve për rimëkëmbje nga fatkeqësitë e tilla, bëhet nga komisionet në nivel qendror dhe 
lokal. 
 
2. Anëtarët e komisioneve nga paragrafi 1. të këtij neni, caktohen në cilësinë e ekspertëve, 
përfaqësuesit e administratës publike, komunitetet lokale, shërbimet publike, organizatat dhe 
kompanitë e sigurimeve. 
 
3. Nga palët e dëmtuara kërkohet që të grumbullojnë prova lidhur me dëmet e pësuara nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera me shpenzime të tyre dhe t’i dorëzojnë tek komisioni 
përkatës për vlerësim dhe miratim. 
 
4. Me propozim të Ministrisë, Qeveria me akt nënligjor përcakton përbërjen e komisioneve dhe 
metodologjinë e vlerësimit të dëmeve materiale dhe pasojave tjera të fatkeqësive natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera. 
 
Neni 91 
Detyrat e Kryetarit të Komunës 
 
1.  Kryetari i Komunës kryen detyrat si më poshtë: 
 
1.1.  kujdeset për realizimin e përgatitjeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera; 
 
1.2.  miraton planet e reagimit emergjent në nivel komunal; 
 
1.3.  përcakton llojin dhe madhësinë e  SMSHN ; 
 
1.4. kujdeset për implementimin e masave për parandalimin dhe lehtësimin e pasojave të 
fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera; 
 
1.5. menaxhon mbrojtjen, shpëtimin ndihmën dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore 
dhe fatkeqësitë tjera; 
 
1.6. kujdeset për njoftimin e banorëve për rrezikun, gjendjen e mbrojtjes dhe masat e 
ndërmarra për mbrojtje; 
 
1.7.  cakton Komandantin e Incidentit me rekomandimin e Menaxherit Emergjent. 
 
Neni 92 
Menaxhmenti 
 
 1. Menaxhmenti i ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave tjera ka për detyrë të: 
 
1.1. kujdeset për implementimin e përgatitjeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera; 
 
1.2.  menaxhon mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën në raste të fatkeqësive natyrore dhe 
fatkeqësive tjera. 
 
 35 
2. Me qëllim të menaxhimit operativ dhe teknik të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, menaxhmenti 
cakton Komandantin e Incidentit, apo menaxherin dhe miraton planet e reagimit emergjent.  
 
3. Komandanti i Incidentit dhe strukturat  e përcaktuara në paragrafin 2. të këtij neni caktohen nga 
përfaqësues të ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave tjera dhe nga institucionet të cilat 
ofrojnë trajtim mjekësor të rëndësisë regjionale. 
 
 
KREU  IX 
ADMINISTRIMI 
 
Neni 93 
Detyrat e Ministrive 
 
1. Qeveria i drejton dhe koordinon aktivitetet e Ministrive në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
2. Ministritë përkatëse janë përgjegjëse për zbatimin e masave për parandalimin e fatkeqësive 
natyrore dhe fatkeqësive tjera, respektivisht  zvogëlimin e pasojave brenda kompetencave të tyre. 
 
3. Ministritë përkatëse janë përgjegjëse për gjendjen e gatishmërisë për kryerjen e aktiviteteve 
brenda kompetencave të tyre në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. 
 
4. Detyrat dhe përgjegjësit e institucioneve qendrore dhe strukturave te reagimit emergjent  
përcaktohen ne Planin e Reagimit Kombëtar.  
 
Neni 94 
Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe detyrat e saj 
 
1. Agjencia e Menaxhimit Emergjent vepron si agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së 
Punëve të Brendshme dhe i përgjigjet drejtpërsëdrejti Ministritë. 
 
2. Agjencia udhëhiqet nga Kryeshefi në pajtueshmëri me rregullat në fuqi për emërimin e 
nëpunësve të lartë në shërbimin civil. 
 
3. Struktura organizative e Agjencisë rregullohet ma akt nënligjor të miratuar nga Qeveria. 
 
4. Agjencia  kryen detyra menaxheriale dhe teknike të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera, veçanërisht në: 
 
4.1.  elaborimin e propozimeve për projekte zhvillimore dhe kërkimore; 
 
4.2.  elaborimin e propozimit për programin dhe planin kombëtar; 
 
4.3. kujdeset për organizimin dhe funksionimin e sistemit të monitorimit, lajmërimit dhe 
alarmimit, 
 
4.4. planifikimin, ngritjen, funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit unik të komunikimit, 
informimit dhe përcaktimit të kushteve teknike për integrimin e sistemeve tjera; 
 
4.5. elaborimin e vlerësimit të rreziqeve dhe dokumenteve teknike për planifikimin e 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës si dhe drejtimin dhe koordinimin e masave për 
parandalim dhe lehtësimin e pasojave; 
 
4.6.  monitorimin dhe lajmërimin e rrezikut dhe dhënia e udhëzimeve për përballje me to; 
 
 36 
4.7.  hartimin e draft planeve kombëtare të reagimi emergjent në bashkëpunim me 
ministritë dhe  agjencitë qeveritare; 
 
4.8. organizimin, pajisjen dhe trajnimin e strukturave qendrore të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës dhe strukturave tjera të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës si dhe krijimin e 
kushteve për funksionimin e strukturave organizative të Sistemit të Integruar të 
Menaxhimit të Emergjencave; 
 
4.9.  mbikëqyrjen dhe koordinimin e organizimit të SMSHN dhe shërbimeve  tjera.  
 
4.10.  përgatitjen e plan programeve,  organizimin dhe realizimin e trajnimeve dhe 
aftësimit në fushën e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës; 
 
4.11.  klasifikimin e resurseve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë dhe 
 
4.12. krijimin dhe mirëmbajtjen e rezervave materiale kombëtare për raste të fatkeqësive 
natyrore dhe fatkeqësive tjera.  
 
5. Agjencia është përgjegjës për zhvillimin e koordinuar të SMSHN në vend, në përputhshmëri 
me vlerësimin e rreziqeve dhe planeve të reagimit emergjent dhe standardeve të përcaktuara nga 
Ministria.  
 
6. Në fushën e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës Agjencia ka të drejtë që në bazë të vendimeve 
të marra nga Qeveria apo në bazë të kërkesës së komandantit të incidentit të siguroj për 
popullatën e goditur resurse ndihmash apo pajisje dhe mjete specifike të mbrojtjes dhe shpëtimit 
të domosdoshme për veprimin e strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës dhe shërbimeve 
tjera emergjente.  
 
7. Ndihma në resurse, pajisje dhe mjete të mbrojtjes mund të jetë pa pagesë dhe e bazuar në një 
marrëveshje përkatëse.  
 
8. Ndihma e tillë, në mënyrë të veçantë, mund të jepet për të siguruar nivelin e duhur të 
gatishmërisë për zbatimin e detyrave të caktuara të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në 
përputhje me standardet e përcaktuara nga Ministria. 
 
KREU X 
 MBIKËQYRJA 
 
Neni 95 
Zyra e Inspektorit Kryesor 
 
1. Monitorimi i zbatimit të këtij Ligji, në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera mbikëqyret nga Zyra e Inspektorit Kryesor të Agjencisë.  
 
2. Inspektori Kryesor gjatë zhvillimit të inspektimit mbikëqyrë: 
 
2.1. zbatimin e masave për parandalimin dhe lehtësimin e pasojave nga fatkeqësitë 
natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 
 
2.2.  gjendjen e planeve dhe përgatitjeve të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 
 
2.3.   zbatimin e detyrave të monitorimit, lajmërimit dhe paralajmërimit; 
 
2.4. aftësitë, pajisjet dhe gatishmërinë e SMSHN dhe shërbimeve tjera emergjente.  
 
 37 
2.5. mënyrën e trajtimit të çështjeve administrative dhe teknike në fushën e mbrojtjes nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
3. Ministria me akt nënligjor përcakton  mënyrën e mbikëqyrjes nga Inspektori Kryesor në fushën 
e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. 
 
 
 
 
KREU  XI 
PUNA PROFESIONALE, SHËNDETI DHE SIGURIA NË PUNË 
 
Neni 96 
Kushtet e veçanta të punës 
 
1. Për punëtorët për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera, 
vlejnë dispozita për shërbyesit civil të legjislacionit në fuqi, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar 
ndryshe. 
 
2. Në përputhshmëri me rregullat e përgjithshme, nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe 
shpëtimit në detyra të caktuara të përshkruara në sistematizim janë të obliguar të punojnë sipas 
kërkesave të shërbimit në kushte të veçanta, përfshirë punën gjatë natës, vikendeve, festave, 
ditëve të lira, detyrave të rregullta apo të përkohshme, punën në terren apo punën sipas orarit  jo 
të rregullt. 
 
3. Për shkak të kërkesave të shërbimit, nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit janë të 
obliguar të punojnë në bazë të vendimit të mbikëqyrësit të tyre në kushte të posaçme të punës 
sipas orarit jo të rregullt dhe nën kushte jo të rregullta të punës, përfshirë rreziqet dhe ngarkesat e 
veçanta në punë. 
 
4. Puna jashtë orarit, angazhimi, detyra në gatishmëri apo puna në një vend tjetër specifik duhet 
të urdhërohet, përveç në rastet e përcaktuara me rregullat e përgjithshme, edhe për shkak të 
kërkesave të shërbimit në vijim: 
 
4.1. kërcënimi i drejtpërdrejt nga fatkeqësia natyrore apo fatkeqësia tjetër apo kërcënimi i 
shpallur nga lëndët djegëse; 
 
4.2.  rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera që kërkojnë përforcime në trupa 
menaxhues, shërbime, njësi dhe struktura operative që kryejnë operacione të mbrojtjes, 
shpëtimit dhe ndihmës apo kur operacionet e tilla duhet të vazhdojnë më tutje; 
 
4.3.  rrethanat në të cilat është ofruar ndihma në raste të fatkeqësive natyrore dhe 
fatkeqësive tjera në komunitetet apo vendet tjera apo edhe në organizatat 
ndërkombëtare bazuar në vendimet e autoriteteve; 
 
4.4.  në situatat pas ndodhjes së fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në të mirë të 
furnizimit me kushtet elementare për jetë në zonat e goditura, përfshirë vlerësimin e 
dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia; 
 
4.5.  një kërcënim i shtuar nga sulmi në vend, kërcënimi i drejtpërdrejt nga lufta, gjendja 
emergjente, shtimi i nivelit të gatishmërisë për shkak të situatave krize apo nëse situata e 
ndryshuar e sigurisë paraqet rrezik ndaj njerëzve, të mirave materiale, kafshëve, 
trashëgimisë kulturore apo mjedisit në shkallë të gjerë; 
 
4.6. vazhdimi i punës në mungesë apo humbje të punëtorëve, për të siguruar  funksionim 
të papenguar të qendrave emergjente të paralajmërimit dhe shërbimeve të kujdestarisë 
 38 
në kapacitetin e domosdoshëm, për zbatimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës si dhe 
mbështetjen e shërbimeve të lartpërmendura. 
 
5. Puna jashtë orarit urdhërohet me shkrim. Nëse kjo nuk është e mundur për shkak të urgjencës 
së mbrojtjes dhe shpëtimit duhet të urdhërohet verbalisht. Në raste të tilla urdhri me shkrim duhet 
t’i dorëzohet shërbyesit civil jo më vonë se fundi i javës nga java në të cilën është dhënë urdhri. 
Puna jashtë orarit mund të zgjasë deri në gjashtë (6) orë për ditë, njëzet (20) orë  për javë, 
tetëdhjetë (80) orë për muaj dhe njëqindetetëdhjetë (180) orë për vit. Afatet kohore duhet të 
përcaktohen duke u bazuar në mesataren gjashtëmujore. 
 
6. Nëpunësve civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, duhet tu jepet e drejta në përfitimin e 
shtesave të veçanta për punën në kushte të posaçme në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi. 
 
7. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, të caktuar nga mbikëqyrësit e tyre, si dhe 
ata të cilët kryejnë detyra operative, janë të obliguar të bartin me vete pajisjet teknike në mënyrë 
që të jenë të informuar për rrezikun apo ndodhin e fatkeqësisë, përveç gjatë pushimeve vjetore 
apo kur janë jashtë vendit. 
 
8. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të caktuar në detyra operative të mbrojtjes, 
shpëtimit dhe ndihmës, janë të obliguar të jenë të siguruar për raste të humbjes së jetës, 
humbjeve të përhershme apo të përkohshme të aftësive të përgjithshme të punës që ndodhin në 
raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, si dhe gjatë ushtrimeve, arsimimit apo 
trajnimeve. 
  
9. Pjesëtarët e SMSHN-së dhe qytetarët që marrin pjesë vullnetarisht në detyrat e mbrojtjes, 
shpëtimit dhe ndihmës sipas këtij ligji, kërkohet gjithashtu të kenë sigurim të veçantë. 
 
10. Të drejtë në sigurim afatgjatë apo në sigurim të detyrueshëm pensional, kanë shërbyesit civil 
në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të caktuar në detyra operative të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 
 
Neni 97 
Kompensimi për punë ne kushtet e veçanta 
 
1. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera te cilët 
janë të obliguar te punojnë në kushte te veçanta përveç kompensimit  te përcaktuar ne ligjin për 
pagat e nëpunësve civil do te përfitojnë si ne vijim.  
 
1.1.  njëzet përqind (20%), kur kryejnë detyra organizative, menaxhuese, inspektuese 
apo operative; 
 
1.2.  pesëmbëdhjetë përqind (15%), kur kryejnë detyra profesionale dhe teknike të 
lidhura me zbulimin, sigurimin, zhvendosjen dhe shkatërrimin e mjeteve eksploduese; 
 
1.3.  dhjetë përqind (10%), kur kryejnë detyra teknike, analitike, mbikëqyrëse dhe detyra 
tjera operative; 
 
1.4.  pesë përqind (5%),  kur kryejnë detyra teknike dhe fizike ndihmëse. 
  
2. Përqindja e përfitimit nga paragrafit 1. i këtij neni përcaktohet në raport me shtrirjen, llojin dhe 
natyrën e punës së kryer në kushte të posaçme dhe jashtë përgjegjësisë. 
 
Neni 98 
Puna në ndërrime të ndara dhe orët e ndryshuara të punës 
 
 39 
1. Ngarkesa ditore e punës së nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit nuk duhet t’i 
kaloj dymbëdhjetë (12) orë në ditë. Mesatarja e ngarkesës ditore të punës së punëtorëve duhet të 
llogaritet si mesatare e ngarkesës së punës për periudhën e cila nuk duhet kaluar gjashtë muaj. 
 
2. Puna me ndërrime përfshinë të punuarit në rotacion ku punëtorët punojnë sipas orarit 
dymbëdhjetë (12) orësh, të përcjellur  me njëzetekatër (24) apo dyzetetetë (48) orë pushim dhe të 
punuarit sipas orarit të posaçëm në mëngjes, pasdite por jo sipas radhës. Nëse puna kryhet në 
ndërrime apo në rotacion, duhet të sigurohet ndryshimi periodik i ndërrimeve.  
 
3. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të cilët punojnë me ndërrime duhet tu jepet 
pushimi minimal ditor dhe javor i përcaktuar në afatin i cili nuk i kalon gjashtë (6) muaj. 
 
4. Nëse shërbyesi civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit detyrohet të punoj gjatë ditëve të lira 
për shkak të kërkesave të shërbimit, atij duhet t’i jepet pushimi javor në muajin aktual apo më së 
voni në muajin pasues. 
 
5.  Puna në ndërrime mund të urdhërohet bazuar në vendimin e mbikëqyrësit për shkak të 
kërkesave të shërbimit sipas paragrafit 4. të nenit 101 të këtij ligji, masa e përkohshme për të 
siguruar kushtet elementare për jetë në zonën e goditur apo derisa nuk është më e nevojshme 
puna në ndërrime. 
 
6. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të cilët punojnë në ndërrime apo në 
rrotacion duhet të kenë të drejt në pagesë të mjeteve ekzistenciale, nëse është e pamundur të 
sigurohen shujta gjatë kohës së rregullt të punës. Pagesa ekzistenciale për punën gjatë natës 
duhet të jetë tridhjetë përqind (30%) më e lartë. 
 
Neni 99 
Puna përtej ngarkesës së përcaktuar 
 
Nëse puna e nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit tejkalon normën e përcaktuar 
mujore apo javore, diferenca duhet të llogaritet si punë jashtë orarit e cila nuk duhet t’i kaloj njëzet 
(20) orë për javë apo tetëdhjetë (80) orë për muaj, nëse nuk është e mundur të ndryshohet orari i 
punës sipas dispozitave të këtij ligji. 
 
Neni 100 
Shërbimi i kujdestarisë dhe kushtet tjera të posaçme të punës 
 
1. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit duhet të kryejnë shërbim kujdestarie si 
mënyrë e rregullt apo të veçantë në vendin e punës apo në ndonjë vend tjetër të paracaktuar. 
 
2. Qëndrimi në thirrje në shtëpi nuk duhet të llogaritet në obligim normativ javor apo mujor. Nëse 
nëpunësi civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit kryen punë gjatë kohës në thirrje, ato orë 
duhet të llogariten si  punë jashtë orarit. 
 
3. Bazuar në vendimin e mbikëqyrësit i cili është marrë nga ai vetë apo me kërkesën e  
komandantit të incidentit, nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit duhet të vazhdojnë 
punën nëse fatkeqësia natyrore apo fatkeqësia tjetër ndodh gjatë orarit të rregullt të punës dhe 
operacionet e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës nuk kanë përfunduar gjatë orarit të rregullt të 
punës. Kjo punë duhet të konsiderohet si punë jashtë orarit. 
 
Neni 101 
Puna në kushte të papërshtatshme 
 
1. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit janë të detyruar të punojnë në kushte të 
papërshtatshme ku përfshihen zhurma, dridhjet, zonat e ndotura, aerosole, gazrat, substancat e 
rrezikshme kimike,mjete eksploduese dhe eksplozive dhe substancat tjera të rrezikshme, nëse 
 40 
janë të trajnuar për zbatimin e detyrave në kushte të tilla dhe të pajisur me pajisje mbrojtëse 
personale. 
 
2. Nëse nëpunësi civil nuk posedon pajisjet mbrojtëse personale të nevojshme, ka të ketë të 
drejtë ta refuzoj detyrën e tillë dhe menjëherë ta informoj eprorin tjetër më të lartë. 
 
3. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të cilët kanë mbet të paaftë për shkak të 
lëndimeve të pësuara në punë, apo sëmundje profesionale apo në zbatimin e mbrojtjes, shpëtimit 
dhe ndihmës, do të ricaktohen në vende tjera të punës te organit përkatës në raport me aftësitë e 
mbetura për punë apo u jepet e drejta për rehabilitim profesional.  
 
4. E drejta për ricaktim në detyrë në organet lokale apo rehabilitimit profesional vlen edhe për 
nëpunësit civil të nivelit lokal në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit. Nëse ricaktimi është i 
pamundur apo nëse rehabilitimi profesional nuk mund të  llogaritet i përshtatshëm, atëherë në 
rrethana të tilla aplikohet legjislacioni në fuqi. 
 
Neni 102 
Ditët e lira shtesë dhe kohëzgjatja e kompensimit nga shërbimi 
 
1. Me qëllim të mirëmbajtjes së gjendjes psikofizike të nëpunësve civil në fushën e mbrojtjes dhe 
shpëtimit i caktuar në detyra operative të zhytjes apo të mbrojtjes nga ngjarjet e papritura, ju jepet 
pesëmbëdhjetë (15) ditë të lira shtesë të pushimit të rregullt vjetor. 
 
2. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit që janë të caktuar në detyra operative të 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në përputhje me sistematizimin e tyre për më shumë se dhjetë 
vite kanë të drejtë që për çdo vit shërbimi të përfitojnë pesë përqind (5%) të pagës bazë në 
shërbim.   
 
3. Ministria me akt nënligjor përcakton mënyrën dhe rrethanat në të cilat mund të përdoren këto 
ditë të lira. 
 
Neni 103 
Ndihma juridike 
 
1. Nëpunësit civil në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të cilët janë subjekt i shkeljeve si pasoj e 
veprimeve të tyre në kryerjen e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës kanë të drejt në 
ndihmë juridike pa pagesë të siguruar nga organet qendrore apo lokale. 
 
2. Ndihma juridike duhet t’i sigurohet nëpunësve civil nga një organ, nëse vlerësohet se ata kanë 
vepruar në përputhshmëri me rregullat dhe standardet profesionale të cilat vlejnë për zbatimin e 
mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës.  
 
3. E drejta në ndihmë juridike pa pagesë duhet të vlej edhe për qytetarët e angazhuar në 
strukturat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, për kohëzgjatjen e angazhimit.  
 
Neni 104 
Shëndeti dhe siguria në punë 
 
1. Për zbatimin e detyrave në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera 
duhet të aplikohen dispozitat e legjislacionit që rregullojnë çështjet e shëndetit dhe sigurisë në 
punë, nëse me këtë Ligj nuk parashihet ndryshe. 
 
2. Ministria me akt nënligjor përcakton masat dhe procedurat për sigurimin e shëndetit dhe 
sigurisë së punëtorëve, pjesëtarëve të SMSHN, si dhe pjesëtarëve të njësive, shërbimeve dhe  
strukturave operative brenda shoqatave dhe organizatave tjera joqeveritare. 
 
 41 
Neni 105 
Greva  
 
1. Gjatë grevave, personat e angazhuar profesionalisht në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera janë të detyruar të sigurojnë: 
 
1.1.  veprim të pandërprerë të sistemit të monitorimit, paralajmërimit, alarmimit dhe 
komunikimit elektronik; 
 
1.2. veprim të pandërprerë të zbatimit të detyrave operative dhe teknike në mënyrë që të 
sigurohet veprimi i  strukturave apo organeve tjera menaxhuese të mbrojtjes, shpëtimit 
dhe ndihmës. 
 
2. Gjatë fatkeqësisë natyrore apo fatkeqësisë tjetër apo kur shpallet rreziku i pashmangshëm i 
ndodhjes së fatkeqësisë, personave nga paragrafi 1. i këtij neni u mohohet e drejta për hyrje në 
grevë. 
 
3. Përdorimi i sinjaleve të alarmit dhe pajisjeve të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës për qëllime të 
grevës është i ndaluar. 
 
KREU XII 
ARSIMIMI DHE TRAJNIMI 
 
Neni 106 
Arsimimi 
 
1. Arsimi elementar siguron njohuri bazike mbi rreziqet nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë 
tjera dhe për mënyrën e mbrojtjes nga fatkeqësitë e tilla. 
 
2. Arsimi sekondar dhe universitar siguron njohuri mbi mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera në vartësi të fushës së arsimit. 
 
Neni 107 
Trajnimet për mbrojtje personale dhe reciproke 
 
Trajnimi i banorëve për mbrojtje personale dhe reciproke dhe për zbatimin e masave mbrojtëse 
sigurohet nga niveli qendror dhe niveli lokal si trajnim jo i detyrueshëm. 
 
Neni 108 
Trajnimi dhe ngritja profesionale 
 
1. Trajnimi i pjesëtarëve të SMSHN-së dhe shërbimeve tjera emergjente për kryerjen e detyrave 
në këtë fushëveprim duhet të përfshij trajnimet bazike dhe të avancuara. 
 
2. Trajnimet bazike të pjesëtarëve të SMSHN-së dhe shërbimeve tjera emergjente nuk duhet t’i 
kalojnë pesëmbëdhjetë (15) ditë, ndërsa ato të avancuara nuk duhet t’i kalojnë pesë (5) ditë për 
vit.  
 
3. Sipas rregullave trajnimet avancuese duhet të organizohen dhe realizohen në ditët e lira. 
 
4. Pjesëtarët e SMSHN-së dhe shërbimeve tjera emergjente thirren në trajnime nëpërmjet 
mjeteve që përdoren për thirrje në aktivizim. Sipas rregullave, ftesa duhet tu dorëzohet atyre 
tridhjetë (30) ditë para fillimit të trajnimit. 
 
Neni 109 
Mospjesëmarrja në trajnime 
 42 
 
1. Me kërkesën e tij, pjesëtarit të SMSHN-së i mundësohet lirimi i përkohshëm nga trajnimet kur 
ai: 
 
1.1.  është i paaftë të marr pjesë në trajnim për shkak të sëmundjes apo lëndimeve; 
 
1.2.  në kohën e thirrjes për pjesëmarrje në trajnim gjendet në shkollë apo kur për 
trajnimin në fjalë ai është caktuar të bëjë ndonjë kontroll, test apo merr pjesë në ushtrime 
të detyrueshme; 
 
1.3.  është duke u kujdesur për anëtarin e tij të familjes me ndonjë sëmundje të rëndë; 
 
1.4.  pas pranimit të thirrjes për pjesëmarrje në trajnim i ndodh rast vdekjeje në familje; 
apo  
 
1.5.  me pjesëmarrje në trajnim ai do të futet në situatë të vështir për shkak të arsyeve 
tjera. 
 
2.  Lirimi nga trajnimi mund të bëhet edhe për arsye të domosdoshmërisë në punë dhe 
aktiviteteve bujqësore  
 
3. Kërkesa për mungesë në trajnim i dorëzohet organit përgjegjës, brenda tetë (8) ditëve nga 
data e thirrjes, përkatësisht nga data e ndodhjes së arsyes për mungesë. 
 
Neni 110 
Qendra e trajnimeve 
 
1. Me qëllim të trajnimit dhe aftësimit profesional në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore 
dhe fatkeqësitë tjera themelohet Qendra e Trajnimeve te Integruara  ne kuadër te Agjencisë së 
Menaxhimit Emergjent. 
 
2. Qendra e Trajnimit është përgjegjëse për zbatimin e programeve të caktuara të trajnimeve për 
pjesëtarët e SMSHN-së dhe shërbimeve tjera emergjente pjesëtarëve të njësive, shërbimeve dhe 
strukturave  tjera operative të shoqatave, organizatave joqeveritare dhe institucioneve tjera. 
 
Neni 111 
Programet e Trajnimit 
 
1. Trajnimi dhe aftësimi profesional në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera duhet të organizohen në bashkëpunim me institucionet përkatëse qendrore dhe 
lokale  
 
2. Ministria miraton zbatimin e programeve të trajnimit të përshtatura në bazë të obligimeve të 
shtetit në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në organizatat 
ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. 
 
3. Ministria me akt nënligjor përcakton programet e trajnimeve bazike dhe të avancuara, për 
pjesëtarët e njësive, shërbimeve, shoqatave, organizatave joqeveritare, institucioneve dhe 
ndërmarrjeve si dhe  kushtet që duhet plotësuar organizatat që ofrojnë trajnime në fushën e 
mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.  
 
KREU XIII 
FINANCIMI 
 
Neni 112 
Burimet financiare 
 43 
 
1.  Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera  financohet nga: 
 
1.1.  Buxheti i Republikës së Kosovës; 
 
1.2.   Buxheti i komunave; 
 
1.3.   këstet e sigurimeve; 
 
1.4.   kontributet vullnetare; 
 
1.5.   ndihmat ndërkombëtare; 
 
1.6.   burimet financiare të ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave tjera; 
 
1.7.   burimet tjera. 
 
Neni 113 
Shpenzimet e përgjithshme 
 
1. Aktivitetet administrative, teknike, mbikëqyrëse dhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me 
mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera brenda kompetencave të shtetit 
financohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 
 
2. Financimin e aktiviteteve të lidhura me mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera 
dhe çështjeve tjera në nivelin lokal e bëjnë organet lokale brenda kompetencave të tyre. 
 
3. Organet në nivelin qendror dhe lokal në përputhje me përgjegjësitë e tyre sigurojnë burime 
financiare për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës të 
domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve, kafshëve, të mirave materiale dhe 
mjedisit.  
 
4. Ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat tjera për të cilat kërkohet të organizojnë struktura për 
mbrojtje dhe shpëtim si dhe të zbatojnë masa dhe detyra që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga 
fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, sigurojnë mjetet financiare për kompensimin e 
humbjeve të punëtorëve në aspektin e të hyrave gjatë trajnimeve sikurse edhe burimet financiare 
për t’i mbuluar shpenzimet për ushtrimet përgatitore dhe shpenzimet tjera lidhur me mbrojtjen. 
 
5. Shpenzimet e operacioneve të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në raste të aksidenteve të 
shkaktuara nga persona të panjohur mbulohen si shtesë nga niveli lokal ku ka ndodhur aksidenti i 
tillë, apo nga niveli qendror nëse detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës janë nën 
përgjegjësinë e tij. 
 
Neni 114 
Financimi i rimëkëmbjes dhe rindërtimit 
 
Burimet financiare për përfitimin e ndihmës për rindërtim dhe rimëkëmbje sigurohen nga Buxheti i 
Republikës së Kosovës me vendim të Qeverisë.  
 
Neni 115 
Mbulimi i shpenzimeve 
 
1. Personi fizik apo juridik i cili me qëllim apo për shkak të neglizhencës shkakton kërcënim që 
përfundon me kosto të intervenimit emergjent apo shkakton një aksident është i obliguar t’i mbuloj 
shpenzimet e: 
 
 44 
1.1.  intervenimeve për mbrojtje dhe shpëtim; 
 
1.2.  rimëkëmbjes dhe sanimit; 
 
1.3.  dëmet e paguara për personat fizik dhe juridik.  
 
2. Nëse kërcënimi apo aksidenti është shkaktuar nga më shumë se një person dhe nuk është i 
mundur identifikimi individual i tyre, ata janë përgjegjës për shlyerjen e shpenzimeve së bashku 
pa dallim. 
 
3. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, çdo person fizik apo juridik i cili për shkak të 
neglizhencës, mungesës së trajnimeve apo për shkak të pajisjes jo adekuate shkakton kërcënim 
apo një aksident apo gjendje e cila ka rezultuar me shpenzime të intervenimeve emergjente, janë 
të obliguar t’i shlyejnë shpenzimet në mënyrë proporcionale pjesët e shpenzimeve të 
intervenimeve të përcaktuara nga Qeveria. 
 
4. Qeveria i përcakton aktivitetet për të cilat pjesëmarrësit janë të obliguar të mbulojnë pjesën 
proporcionale të dëmit pa marr parasysh shkakun dhe përgjegjësinë për një aksident për të cilin 
pjesëmarrësit kanë nevojë për sigurim në aksident. Pjesa proporcionale e kostos intervenuese do 
të mbulohet nga një kompani e sigurimit apo vet pjesëmarrësit nëse nuk janë të siguruar. 
 
5. Mjetet financiare të grumbulluara nga pagesat e intervenimeve emergjente apo intervenimeve 
proporcionale do të konsiderohen mjete të destinuara për shërbimin e shpëtimit apo strukturave 
operative të cilët kanë kryer intervenimin dhe mund të përdoren vetëm për aktivitetet e tyre sipas 
këtij ligji. 
 
 
KREU  XIV 
DISPOZITAT NDËSHKIMORE 
 
Neni 116 
Gjobat 
 
1.  Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri  pesëmijë (5.000) Euro , dënohet personi fizik apo juridik, 
nëse: 
 
1.1.  nuk e lajmëron menjëherë qendrën më të afërt të alarmimit, njësinë policore apo të 
zjarrfikjes për rrezikun nga fatkeqësia natyrore apo fatkeqësia tjetër qoftë nëse e sheh 
vet apo njoftohet për të sipas neni 6 të këtij ligji; 
 
1.2.  nëse nuk i kryen apo në ndonjë mënyrë tjetër i ikën kryerjes së obligimeve materiale  
të përcaktuara në paragrafi 1. neni 25 të këtij ligji; 
 
1.3.  punëdhënësi e largon nga puna apo ja ndërron vendin e punës pjesëtarit të SMSHN 
apo qytetarit i cili vullnetarisht merr pjesë në zbatimin e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit 
dhe ndihmës sipas këtij ligji, apo shkakton çfarëdo dëmi tjetër për shkak të kryerjes së 
detyrave të përcaktuara në paragrafin 4. neni 27 të këtij ligji; 
 
1.4.  nëse në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nuk e lajmëron organin përkatës për 
ndryshimet e të dhënave të përcaktuara në nenin 35 të këtij ligji; 
 
1.5.  nëse nuk siguron kushte apo mundësi për realizimin e mbrojtjes personale dhe 
reciproke të punëtorëve, apo nuk i realizon masat e parapara mbrojtëse të përcaktuara 
në paragrafin 1.  neni 38 të këtij ligji; 
 
 45 
1.6. nëse në procesin e punës përdor, prodhon, transporton apo deponon materie të 
rrezikshme, naftë dhe derivate të saj dhe nëse kryen aktivitete ose punon me mjete të 
prodhimit që paraqesin rrezik për ndodhjen e fatkeqësive, apo nuk bën vlerësimin e 
rrezikut dhe planin e reagimit emergjent sipas paragrafi 2. të nenit 38 të këtij ligji; 
 
1.7. nëse në relacion me gjerësinë dhe shkallën e rrezikut, me shpenzimet e tija nuk 
themelon dhe mirëmban gatishmërinë për veprim apo nuk bënë organizimin e forcave të 
nevojshme për shpëtim dhe ndihmë apo nuk siguron njoftim dhe alarmim të punëtorëve 
dhe popullatës përreth, për rrezikun apo nuk bënë bashkëfinancimin e aktiviteteve 
përgatitore të ndërmarrjeve fqinje, institucioneve dhe organizatave tjera apo organeve 
lokale proporcionalisht me rrezikun e krijuar nga aktiviteti i tij sipas paragrafit 3. të  nenit 
38 të këtij ligji;  
 
1.8. nuk bënë përpunimin e planeve të reagimit emergjent apo nuk bënë planifikimin e 
zbatimit të masave të mbrojtjes dhe detyrave të caktuara të mbrojtjes, shpëtimit dhe 
ndihmës në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera të përcaktuara në 
paragrafin 4. të nenit 38 të këtij ligji; 
 
1.9. nëse si pronar ose shfrytëzues i ndërtesave të banimit apo i ndërtesave të tjera nuk 
ndërmerr masa të parapara mbrojtëse, apo nuk siguron mjete të parapara mbrojtëse për 
shpëtim dhe ndihmë sipas paragrafit 1. të nenit 39, apo nëse nuk ndërmerr masa të 
parapara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit sipas paragrafit 2. të nenit 
39 të këtij ligji; 
 
1.10. nëse si pronar apo shfrytëzues i ndërtesave banesore, apo ndërtesave të tjera nuk 
ndihmon punën e përgjegjësit kompetent të mbrojtjes dhe shpëtimit, apo nuk i ofron atij të 
dhënat për ndërtesën, ose të dhënat për banorë dhe shfrytëzues të tjerë të ndërtesës 
sipas paragrafit 3. të nenit 39 të këtij ligji; 
 
1.11. nëse me kërkesën e Kryetarit të Komunës nuk i harton planet e reagimit emergjent 
të përcaktuara në paragrafin 3. të nenit 46 të këtij ligji; 
 
1.12. nëse si pronar apo shfrytëzues i objekteve të destinuara për furnizim publik me ujë, 
për prodhim, transport apo deponim të ushqimit, medikamenteve apo ushqimit të 
kafshëve, shërbimeve publike shëndetësore apo kujdesit dhe edukimit të fëmijëve, nuk 
siguron mjete mbrojtëse apo nuk zbaton masat e përcaktuara për mbrojtje radiologjike, 
kimike dhe biologjike sipas paragrafit 2. të nenit 61 të këtij ligji; 
 
1.13. nëse si investitor nuk siguron ndërtim të strehimoreve sipas dispozitave të nenit 64 
të këtij ligji; 
 
1.14. nëse si pronar apo shfrytëzues i strehimoreve nuk mirëmban ato në gjendjen që 
përputhet me qëllimin e tyre, apo në rast të emergjencës nuk ua mundëson qasjen apo 
përdorimin e këtyre personave, për të cilët është e destinuar ajo sipas dispozitave të 
nenit 65 të këtij ligji; 
 
1.15. nëse nuk bën organizimin përkatës për kryerjen e detyrave apo nuk kujdeset për 
aftësimin profesional të punëtorëve të tij ose nuk ndërmerr përgatitje të tjera për veprim 
në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera  sipas paragrafit 2. të nenit 73 të 
këtij ligji; 
 
1.16. nëse pengon zbatimin e masave apo nëse nuk vepron në përputhje me masat e 
përcaktuara gjatë menaxhimit të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Komandanti i Incidentit të 
përcaktuara në paragrafët 1.,3. dhe 4. të nenit 82 të këtij ligji; 
 
 46 
1.17. nëse i kopjon, apo në mënyrë të paligjshme i përdor shenjat dhe uniformën 
SMSHN-së, apo i kopjon dhe i përdor në qarkullim rrugor automjetet e ngjashme me 
automjetet dhe mjetet tjera transportuese të SMSHN-së, sipas paragrafi 2. të nenit 86 të 
këtij ligji; 
 
1.18. nëse vepron në kundërshtim me masat e shqiptuara nga Zyra e Inspektorit Kryesor 
të AME-së  sipas dispozitave të nenit 95 të këtij ligji. 
 
2. Me gjobë  prej njëqind (100) deri  dyqindepesëdhjetë (250) Euro, dënohet personi përgjegjës i 
personit juridik, apo personi përgjegjës i personit të vetëpunësuar nëse vepron në kundërshtim 
me paragrafin 1. të këtij neni. 
 
Neni 117 
 
Me gjobë prej njëmijë (1000) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro, për kundërvajtje dënohet 
ndërmarrja, institucioni apo organizata, nëse nuk vendosin, mirëmbajnë dhe sigurojnë 
funksionimin e aparateve për paralajmërimin e popullatës apo nëse aparatet e tilla nuk i 
integrojnë në sistemin publik të alarmimit të përcaktuara në paragrafin 3. të nenit 38 të këtij ligji. 
 
Neni 118 
 
1.  Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro, për kundërvajtje dënohet 
personi përgjegjës i organit qendror apo lokal nëse: 
 
1.1. nuk bënë vlerësimin e rreziqeve për zonën e tij të përgjegjësisë sipas paragrafit 2., 
nën-paragrafi 2.5. të nenit 37 të këtij ligji; 
 
1.2. nuk i punon planet lokale të reagimit emergjent sipas paragrafit 2., nën-paragrafi 2.5. 
të nenit 37 të këtij ligji; 
 
Neni 119 
 
1. Me gjobë prej dyqind (200) deri  pesëqind (500) Euro, për kundërvajtje dënohet personi i cili: 
 
1.1. në cilësinë e pjesëtarit të SMSHN-së  nuk e kryen, apo i ikën pa arsye pjesëmarrjes 
në struktura sipas paragrafit 1. të  nenit 16 të këtij ligji; 
 
1.2. në cilësinë e pjesëmarrësit vullnetar, në SMSHN nuk trajnohet për kryerjen e 
detyrave në përputhje me rregulloret sipas paragrafit 3. të nenit 16 të këtij ligji; 
 
1.3. nuk i përmbush obligimet materiale duke i vënë në dispozicion të SMSHN-së, për 
përdorim automjetet, makineritë, pajisjet dhe mjetet tjera materiale, objektet, ndërtesat, 
mjetet dhe burimet e energjisë të nevojshme për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe 
fatkeqësitë tjera, sipas paragrafit 1. të nenit 25 i këtij ligji; 
 
1.4. pa arsyetim, nuk lajmërohet në kohën apo vendin e caktuar, apo nuk dorëzon mjetet 
materiale me kërkesën e përgjegjësit sipas paragrafit 1. të nenit 26 të këtij ligji; 
 
1.5. në cilësinë e pronarit apo shfrytëzuesit të shtëpisë së banimit me kërkesën e 
kryetarit të Komunës refuzon strehimin e banorëve të evakuuar dhe njerëzve në rrezik 
sipas paragrafit paragrafi  2. të  nenit 60 të këtij ligji; 
 
2. Me gjobë prej njëmijë (1.000) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro, për kundërvajtje dënohet 
personi i cili pengon zbatimin e masave apo nuk vepron në përputhshmëri me masat e caktuara 
nga Komandanti i Incidentit gjatë menaxhimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të përcaktuara në 
paragrafët 1., 3., 4.  të nenit 82 të këtij ligji 
 47 
 
 
KREU  XV 
 DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE 
 
Neni 120 
Nxjerrja e akteve nënligjore 
 
Organet e përcaktuara me këtë ligj janë të obliguara të nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e 
këtij ligji, më së largu një (1) vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 
 
Neni 121 
Shfuqizimi 
 
Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, shfuqizohet Ligji Nr. 02/L-68 për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë 
Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera. 
 
 
 
 
 
 
Neni 122 
Hyrja në fuqi 
 
Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së 
Kosovës. 
 
 
 
Ligji  Nr. 04/ L-027           
22 shtator 2011   
                                                      
                                                             
Shpallur me dekretin Nr. DL-037-2011, datë 07.10.2011 nga Presidentja e Republikës së 
Kosovës Atifete Jahjaga.