LIGJI NR. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

1
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 19 SHTATOR 2011, PRISHTINË


LIGJI Nr. 04/L-042
PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS


Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton


LIGJ PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS


PJESA I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


KREU I
QËLLIMI, FUSHËVEPRIMI, PËRJASHTIMET, PËRKUFIZIMET

Neni 1
Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është të siguroj mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të
shfrytëzimit të fondeve publike, burimeve publike si dhe të gjitha fondeve dhe burimeve të tjera
të autoriteteve kontraktuese në Kosovë duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të
zbatohen, procedurat që do të ndiqen, të drejtat që do të respektohen dhe detyrimet që do të
përmbushen nga personat, operatorët ekonomik, ndërmarrjet, autoritetet kontraktuese,
koncesionerët e punëve dhe organet publike që zhvillojnë, përfshihen, marrin pjesë ose
interesohen, në aktivitetet e prokurimit ose që përfshihen ose kanë të bëjnë me fondet dhe/ose
burimet e tilla.

2. Ky ligj gjithashtu ka për qëllim të siguroj integritetin dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publik,
nëpunësve civil dhe personave të tjerë që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të
prokurimit duke kërkuar që, vendimet e individëve të tillë dhe baza ligjore e faktike për vendimet
e tilla, të mos ndikohen nga interesat personale, të karakterizohet me jo-diskriminim dhe me një
shkallë të lart të transparencës dhe, të jenë në përputhje me kërkesat procedurale dhe
qenësore të këtij ligji.

3. Ky ligj ka për qëllim të nxisë krijimin e një kulture institucionale të profesionalizuar të
pandikuar nga interesat materiale, të paanshme, etike, në mesin e personave zyrtarë që kryejnë
ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit, duke kërkuar nga personat e tillë që të sjellen
duke ndjekur parimin e shfrytëzimit sa më efikas, me kosto ekonomike, transparent dhe të drejtë
të fondeve dhe burimeve publike ndërkaq duke iu përmbajtur rreptësisht procedurave dhe
kushteve qenësore të këtij ligji.

Neni 2
Fushëveprimi

1. Ky ligj vlen për të gjitha aktivitetet e prokurimit të autoriteteve kontraktuese dhe
koncesionerëve të punëve, ashtu siç janë përkufizuar këto terme në këtë ligj. Gjatë ushtrimit të
2
aktiviteteve të tyre të prokurimit, autoritetet kontraktuese dhe koncesionerët janë të obliguara që
të zbatojnë dhe respektojnë kërkesat procedurale dhe përmbajtjesore të këtij ligji.

2. Ky ligj vlen për të gjithë personat, operatorët ekonomik, dhe ndërmarrjet, ashtu si përcaktohen
këto terme në këtë ligj, që janë të përfshirë, marrin pjesë ose interesohen, drejtpërdrejtë ose
tërthorazi, në aktivitete prokurimi të rregulluara me këtë ligj; nga personat e tillë, operatorët, dhe
ndërmarrjet gjithashtu kërkohet që t’i respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me kërkesat
procedurale dhe materiale të këtij ligji.

3. Të gjithë operatorët e shërbimeve publike mund të përdorin rregullat specifike procedurale të
përcaktuara në Kreun V të këtij ligji në bazë të kushteve të përcaktuara në Kreun V.

4. Misionet diplomatike të Republikës së Kosovës u nënshtrohen rregullave të posaçme të
përcaktuara në dispozitat e posaçme në Pjesën X të këtij ligji.

Neni 3
Përjashtimet

1. Pavarësisht nga dispozitat e tjera të këtij ligji, autoriteti kontraktues nuk do të kërkohet që të
veprojë në përputhje me ndonjë procedurë të veçantë të prokurimit apo të respektoj dispozitat e
këtij ligji mbi transparencën gjer në shkallën kur, përputhshmëria dhe respektimi do të
kompromitonin sekretin e ligjshëm ose interesat e sigurisë gjatë kryerjes së aktiviteteve të
prokurimit të rëndësishme për dhënien e një kontrate publike për të cilën Qeveria është pajtuar
që ta përjashtojë nga fushëveprimi i këtij ligji sepse (i) ekzekutimi i kontratës në fjalë, sipas ligjit të
aplikueshëm në Kosovë, kërkon përdorimin e masave të veçanta të sigurisë, ose (ii) Qeveria
është pajtuar që ta klasifikojë lëndën e kontratës në fjalë si sekret. Përjashtimet sipas këtij neni
lidhur me çështjet e rezervuara do të lejohen në pajtim me Ligjin për Qasjen në Dokumentet
Publike.

2. Ky ligj nuk zbatohet për aktivitetet e prokurimit që qojnë në dhënien e një kontrate publike që
bie në fushën e veprimit të një marrëveshje që parashikon zbatimin e rregullave dhe/ose
procedurave të tjera të prokurimit ku (i) kjo marrëveshje e kushtëzon disponueshmërinë e
financimit të kontratës në fjalë me zbatimin e rregullave dhe/ose procedurave të tjera, dhe (ii)
marrëveshja është lidhur ndërmjet Qeverisë dhe një institucioni financiar ndërqeveritar, dypalësh,
shumëpalësh ose ndërkombëtar.

3. Ky ligj nuk do të zbatohet për një kontrate të punësimit nëse aktiviteti i tillë i prokurimit është
lëndë e rregullave të tjera që vendosen me një ligj ose rregullore tjetër. Njëjtë, ligji aktual nuk do
të aplikohet për kontratat në lidhje me trajnimet pasuniversitare apo trajnime profesionale nga
punëdhënësit për zhvillimin e aftësive specifike të punëtorëve individual. Për më shumë, ligji nuk
do të aplikohet në prokurim ekskluzivisht të orientuar në përfaqësimin në formë të ofrimit të
ushqimit dhe pijeve.

4. Ky ligj aplikohet për një Ndërmarrje në Pronësi Shoqërore nën administrimin e Agjencisë
Kosovare të Privatizimit vetëm nëse ndërmarrja në pronësi shoqërore është e angazhuar në një
aktivitet të shërbimeve publike në bazë të të drejtave ekskluzive të cilat i janë dhënë nga një
autoritet kompetent publik. Në raste të këtilla, ndërmarrja konsiderohet se është edhe
ndërmarrje publike dhe operator i shërbimeve publike dhe do të zbatojë dispozitat përkatëse të
këtij ligji.

5. Aktivitetet e prokurimit të cilat qojnë drejt dhënies së një kontrate të koncesionit për punë ose
shërbime i nënshtrohet dispozitave të Ligjit për Partneritet Publiko-Privat. Këto aktivitete të
prokurimit u nënshtrohen dispozitave të këtij ligji vetëm deri në masën e përcaktuar në Ligjin për
Partneritet Publiko-Privat.

3
6. Ky ligj nuk aplikohet nga autoritetet kontraktuese për blerjen apo marrjen me qira, përmes
çfarëdo metode të financimit, të tokës, objekteve ekzistuese apo pronave tjera të paluajtshme
apo në lidhje me të drejta të tilla, përveç nëse me ligjet e veçanta është paraparë ndryshe.

Neni 4
Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Zyrtar Autorizues - personi i autorizuar nga ZKA sipas nenit 22.1 të këtij ligji, si
përgjegjës për autorizimin e Zyrtarit të Prokurimit të autoritetit kontraktues për inicimin e
një aktiviteti të prokurimit

1.2. Agjenci Autonome Ekzekutive - një autoritet publik që (i) nuk është vetë
organizatë buxhetore por është pjesë e një organizate buxhetore, dhe (ii) shprehimisht
kërkohet nga një akt primar normativ që të veprojë në mënyrë autonome ose me
autonomi substanciale nga organizata buxhetore pjesë e së cilës është.

1.3. Organ i themeluar në bazë të së drejtës publike - personi, ndërmarrja ose
organi që (i) është themeluar me qëllim të veçantë për plotësimin e nevojave të
përgjithshme që nuk kanë karakter prodhues ose komercial, dhe (ii) i plotëson këto
kritere: (a) merr 50% ose më shumë nga financimi i tij prej fondeve një ose më shumë
autoriteteve publike dhe/ose organeve të themeluara në bazë të drejtës publike, (b) i
nënshtrohet mbikëqyrjes menaxhuese nga një ose më shumë autoritete publike dhe/ose
organe të themeluara në bazë të së drejtës publike, ose (c) ka një bord administrativ,
mbikëqyrës ose menaxhues, 50% ose më shumë e votave të cilit mund të ushtrohen
nga anëtarët e emëruar nga një ose më shumë autoritete publike dhe/ose organeve të
themeluara në bazë të së drejtës publike.

1.4. Kandidat - një operator ekonomik që ka kërkuar të ftohet ose është ftuar të marrë
pjesë në një aktivitet të prokurimit që është duke u ushtruar me procedurë të kufizuar ose
të negociuar.

1.5. AQP - Agjencia Qendrore e Prokurimit e themeluar sipas Pjesës VII të këtij ligji.

1.6. Zyrtari Kryesor Administrativ ose ZKA - do të thotë (i) për komunat, Kryetarin e
Komunës, dhe (ii) për organizatat tjera buxhetore (a) Sekretarin e Përgjithshëm, (ii) nëse
organizata buxhetore nuk ka Sekretar të Përgjithshëm, atëherë Kryeshefin Ekzekutiv, ose
(iii) nëse organizata nuk ka as Sekretar të Përgjithshëm dhe as Kryeshef Ekzekutiv,
atëherë personin e autorizuar për administrimin e përditshëm të organizatës dhe
personelit. Në rastin e agjencive autonome ekzekutive, këto terma nënkuptojnë drejtorin
ose udhëheqësi e asaj agjencie dhe jo ZKA të organizatës buxhetore pjesë e së cilës
është agjencia. Në rastin e ndërmarrjeve publike ose ndërmarrjeve të tjera, ky term
nënkupton kryeshefin ekzekutiv, drejtorin menaxhues ose personin e autorizuar për
administrimin e përditshëm të veprimtarisë dhe personelit. Në rastin e misioneve
diplomatike të themeluara nga Ministria e Punëve të Jashtme jashtë Kosovës, ky term
nënkupton udhëheqësin e misionit.

1.7. Zyrtari Kryesor Financiar ose ZKF - ka kuptimin e përcaktuar në Ligjin për
Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Për ndërmarrjet që nuk janë
ndërmarrje publike, ky term nënkupton personin e autorizuar për administrimin e
përditshëm të çështjeve financiare të ndërmarrjes.

1.8. Mallra - të gjitha produktet, përfshirë energjinë elektrike, të cilat janë të
zëvendësueshme dhe çmimet e të cilave janë të kuotuara në një treg ekzistues të
mallrave ose në një platformë ose sistem të ngjashëm tregtar.
4

1.9. Specifikim i përbashkët teknik i Bashkimit Evropian - specifikimi teknik të
përpiluar në përputhje me procedurën e njohur nga shtetet anëtare, të publikuar në
Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
1.10. Artikuj të përdorimit të përbashkët - prodhimi ose shërbimi i kërkuar nga një ose
më shumë autoritete kontraktuese, për të cilat mund të arrihet përdorimi më efikas dhe
me kosto ekonomike i fondeve publike me anë të zhvillimit të prokurimit qendror, të
përbashkët ose të konsoliduar.

1.11. Parashtrues i ankesës - pala e interesuar që parashtron ose ka parashtruar
ankesë në pajtim me dispozitat e nenit 111 të këtij ligji.

1.12. Informacionet sekrete afariste - informacioni i përcaktuara në nenin 11.2 të këtij
ligji.

1.13. Autoriteti kontraktues – autoriteti publik, operatori i shërbimeve publike,
ndërmarrja publike dhe/ose personi, komisioni, ose kompania private e cila operon në
bazë të të drejtave të veçanta apo ekskluzive, ose ndërmarrja që ushtron aktivitete të
prokurimit në emër të/ose për llogari të autoritetit publik ose operatorit të shërbimeve
publike ose një ndërmarrje publike.

1.14. Aktiviteti i menaxhimit të kontratave - aktivitetet e kërkuara për të siguruar që
dispozitat e kontratës në lidhje me dorëzimin me kohë dhe korrekt dhe të drejtat tjera të
autoritetit kontraktues të ushtrohen në mënyrë efektive.

1.15. Data e publikimit do të thotë (i) në lidhje me njoftimet paraprake ose njoftimet e
kontratës, datën në të cilën njoftimi i tillë për herë të parë publikohet sipas nenit 42 (2),
dhe (ii) në lidhje me njoftimet për dhënien e kontratës, datën në të cilën ky i fundit u
është dërguar operatorëve ekonomik sipas nenit 42 (3).

1.16. Konkurs projektimi - një procedurë prokurimi që ka për qëllim t’i mundësoj
autoritetit kontraktues të fitoj një plan ose një projekt të zgjedhur nga një juri, pasi që
është vënë në konkurrim me ose pa shpërblim, veçanërisht në sferat e planifikimit
hapësinor, planifikimit urbanistik, arkitekturës, ingjinieringut, përpunimit të të dhënave,
dhe projektet e veprave të artit.

1.17. Ndikimi mbizotërues - nënkupton por nuk është i kufizuar një situatë kur autoriteti
kontraktues ose një ndërmarrje, drejtpërdrejt ose tërthorazi, mban shumicën e kapitalit të
një ndërmarrje, kontrollon shumicën e votave nga aksionet e emetuara të ndërmarrjes,
ose mund të emëroj më shumë se gjysmën e anëtarëve të organit administrativ,
menaxhues ose mbikëqyrës të ndërmarrjes së tillë.

1.18. Sistemi dinamik i blerjes - një proces krejtësisht elektronik për të kryer blerjet e
zakonshme, karakteristikat e të cilave, që zakonisht gjinden në treg, plotësojnë kërkesat
e autoritetit kontraktues, e cila është e kufizuar në kohëzgjatje dhe është e hapur gjatë
tërë kohës valide për të gjithë operatorët ekonomik të cilët përmbushin kriteret e
përzgjedhjes dhe që kanë dorëzuar një tender indikativ i cili është në harmoni me
specifikimet.

1.19. Operator ekonomik - term i përgjithshëm që përfshinë furnizuesin, ofruesin e
shërbimeve dhe/ose kontraktuesin e punëve.

1.20. Blerja elektronike - një proces që përsëritet dhe që përfshin një pajisje elektronike
për prezentimin e çmimeve të reja, të ndryshimeve dhe/ose vlerave të reja në lidhje me
elemente të caktuara të tenderëve, të cilat ndodhin pas një vlerësimi të plotë të
tenderëve, duke ju mundësuar klasifikimin në mënyrën automatike të vlerësimit.
5

1.21. Mjetet elektronike – përdorimi i pajisjeve elektronike për përpunimin (duke
përfshirë kompresimin shifror) dhe ruajtjen e të dhënave të transmetuara, të bartura ose
të pranuara me telegraf, me radio, me mjete pamore, ose me mjete tjera
elektromagnetike.

1.22. Standard Evropian - standardi i miratuar nga (i) Komiteti Evropian për
Standardizime (European Committee for Standardization, CEN) ose nga Komiteti
Evropian për Standardizimin Elektroteknik (European Committee for Electrotechnical
Standardization CENELEC) si “Standard Evropian” (European Standard, EN) ose
“Dokumenti Harmonizimi” (Harmonization Document, HD), në përputhje me rregullat e
përbashkëta të këtyre organizatave, ose (ii) nga Instituti Evropian i Standardeve të
Telekomunikacionit (European Telecommunication Standards Institute, ETSI) në pajtim
me rregullat e tyre si Standarde Evropiane të Telekomunikacionit (European
Telecommunications Standard (ETS).

1.23. Miratimi Teknik Evropian - vlerësimi i favorshëm teknik të dhënë nga organi
miratues i një shteti anëtar i UE-së mbi përshtatshmërinë e përdorimit të prodhimit për
qëllime të veçanta, mbështetur në përmbushjen e kërkesave themelore për punët
ndërtimore, me anë të karakteristikave qenësore të prodhimit dhe kushtet e përcaktuara
të kërkesës dhe përdorimit.

1.24. Rregullat Financiare - Rregullat e Menaxhimit dhe Kontrollit Financiar të cilat
shpallen nga Ministri përkatës për Financa sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave
Publike dhe Përgjegjësitë.

1.25. Kontratë e pronës së paluajtshme - një kontratë me shpërblim në të holla e
lidhur me shkrim ndërmjet një autoriteti kontraktues dhe një personi, ndërmarrje, ose
autoriteti kontraktues që lidhet kryesisht ose ekskluzivisht me blerjen e pronës së
paluajtshme nga autoriteti kontraktues apo një interesi në pronën e paluajtshme.

1.26. Palë e interesuar - personi që mund të dëshmojë interes material nga rezultati i
aktivitetit të prokurimit të zbatuar nga autoriteti kontraktues në raport me një kontratë të
veçantë publike ose konkurs projektimi duke përfshire cilindo person i cili ka qenë ose
mund të jetë në rrezik të dëmtimit nga një shkelje e pretenduar.

1.27. IKAP - Instituti i Kosovës për Administratë Publike.

1.28. Kontratë me vlerë të madhe - kontrata publike që trajtohet në nenin 19 (1) të
këtij ligji.

1.29. Konkurs projektimi me vlerë të madhe - konkursin për projektim që trajtohet në
nenin 20 (1) të këtij ligji.

1.30. Kontratë me vlerë të vogël - kontrata publike që trajtohet në nenin 19.3 të këtij
ligji.

1.31. Konkurs projektimi me vlerë të vogël - konkursi i projektimit që trajtohet në
nenin 20 (3) të këtij ligji.

1.32. Kontratë me vlerë mesatare - kontrata publike që trajtohet në nenin 19 (2) të
këtij ligji.

1.33. Konkurs projektimi me vlerë mesatare - konkursi i projektimit që trajtohet në
nenin 20 (2) të këtij ligji.

6
1.34. Kontratë me vlerë minimale - një kontratë publike që trajtohet në nenin 19 (4) të
këtij ligji.

1.35. Procedurat e negociuara - procedura e prokurimit që i lejojnë autoritetit
kontraktues të ftojë dhe të këshillohet me operatorët ekonomik të zgjedhur nga ai për t’i
negociuar kushtet e kontratës me njërin ose më shumë prej tyre.

1.36. Tenderët e pa-përgjegjshëm – tenderi i cili nuk janë në përputhje me a) dosjen e
tenderit, duke përfshirë kërkesat teknike dhe kontraktuale, b) kërkesat e legjislacionit
relevant të Kosovës ose të cilët c) përndryshe nuk përmbushin kërkesat e autoritetit
kontraktues siç janë specifikuar në dosjen e tenderit.

1.37. Procedurë e hapur - procedurat e prokurimit që i lejojnë çdo operatori të
interesuar ekonomik të paraqet tender.

1.38. Person - personi fizik.

1.39. KRPP - Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik të themeluar sipas Pjesës VI
të këtij ligji.

1.40. OSHP - Organin Shqyrtues të Prokurimit të themeluar sipas Pjesës VIII të këtij
ligji.

1.41. Ky ligj - ky ligj dhe aktet normative nën-ligjore dhe instrumentet e nxjerra në bazë
të këtij ligji, duke përfshirë edhe rregullat e prokurimit publik dhe kodin etik që janë
lëshuar sipas këtij ligji.

1.42. Aktivitet i prokurimit - çdo aktivitet që ndërlidhet me fillimin ose ekzekutimin e
një procedure ose një aktiviteti tjetër që shpie ose që ka për qëllim të shpie drejt
dhënies së një kontrate publike.

1.43. Zyrtari i Prokurimit - personi i caktuar si drejtor të Departamentit të Prokurimit të
autoritetit kontraktues sipas paragrafit 1 të nenit 23.

1.44. Autoritet publik - ka secilin nga kuptimet vijuese: (i) autoritetin ekzekutiv qendror,
rajonal, komunal ose lokal, organin publik, ministrinë, departamentin, agjencinë, ose
autoritetin tjetër që ekzekuton, konform me çdo akt normativ ose nën-normativ,
pushtetin ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, administrativ-publik ose gjyqësor; (ii) organin
e themeluar në bazë të së drejtës publike; dhe (iii) një asociacion i një ose më shumë
autoriteteve dhe/ose organeve të tilla.

1.45. Kontratë publike - term i përgjithshëm që përfshin ndonjërën dhe të gjitha llojet e
veçanta të kontratave vijuese të lidhura nga një autoritet kontraktues: (i) një kontratë
shërbimi, (ii) një kontratë e furnizimi, (iii) një kontratë pune duke përfshire kontratën
koncesionere te punës dhe/ose (iv) kontratën publike kornizë.

1.46. Kontratë publike kornizë - një marrëveshje me shkrim ndërmjet një ose më
shumë autoriteteve kontraktuese dhe një ose më shumë operatorëve ekonomik, qëllimi i
të cilës është të themelojë kushtet e qeverisjes së kontratave që duhet të jepen gjatë një
periudhe të caktuar, sidomos në lidhje me çmimin dhe, ku është e përshtatshme, sasinë
e paraparë.

1.47. Regjistri i Prokurimit Publik - regjistri i themeluar nga KRPP-ja sipas nenit 87 të
këtij ligji.

7
1.48. Rregullat e prokurimit publik - udhëzimet, rregullat, dokumentet, kodin etik dhe
formularët standard që nxirren dhe shpallen nga KRPP sipas këtij ligji.

1.49. Aktivitet i shërbimeve publike -do të thotë se ky ligj do të zbatohet për
aktivitetet pasuese që përfshin (i) ofrimin ose mbajtjen e rrjetit fiks fizik me qëllim të
ofrimit të shërbimeve për publikun në lidhje me, mes tjerash, prodhimin, transportin, ose
përpunimin ose shpërndarjen e ujit, rrymës, gazit ose ngrohjes, (ii) furnizimin me ujë,
rrymë, gaz ose ngrohje për rrjetin e tillë, (iii) shfrytëzimin e zonave gjeografike me qëllim
të hulumtimit ose nxjerrjes së naftës, gazit, thëngjillit ose karburanteve tjera të ngurta
(iv) ofrimin e aeroportit ose pajisjeve të tjera terminale (v) ofrimin ose mbajtjen e një
rrjete publike të telekomunikacionit ose ofrimin e një ose më shumë shërbimeve të
telekomunikacionit ose postare, apo (vi) mbajtjen e një rrjete që i ofron publikut
shërbime të transportimit duke përfshirë përdorimin e hekurudhës, autobusëve,
tramvajeve, trolejbusëve, sistemeve kabllovike ose automatike; një rrjetë e tillë do të
ekziston kur shërbimet e tilla transportuese ofrohen në përputhje me kushtet operative
të përcaktuara nga një autoritet kompetent publik, siç janë kushtet mbi territorin i cili do
mbulohet nga shërbimi, kapaciteti i cili do të vihet në dispozicion ose frekuentimi i
shërbimit.

1.50. Operator i shërbimeve publike- nënkupton: (i) autoritetin publik ose ndërmarrjen
publike të angazhuar në një aktivitet të shërbimeve publike, dhe (ii) një person,
ndërmarrje, organ ose organizatë që nuk është as autoritet publik e as ndërmarrje
publike dhe që është e angazhuar, në bazë të të drejtave të veçanta ose ekskluzive që i
janë dhënë nga një autoritet kompetent publik, në një aktivitet të shërbimeve publike.

1.51. Ndërmarrje publike - çdo ndërmarrje mbi të cilën një ose më shumë autoritete
publike mund të ekzekutojnë drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ndikim mbizotërues në bazë të
pronësisë në ndërmarrjen e tillë, pjesëmarrjes financiare në ndërmarrjen e tillë dhe/ose
dispozitave që rregullojnë ndërmarrjen e tillë.

1.52. Ndërmarrje e ndërlidhur - çdo ndërmarrje (i) mbi të cilën koncesioneri i punëve
mund të ushtrojë, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ndikim mbizotërues, (ii) që mund të
ekzekutoj ndikim mbizotërues mbi koncesionerin përkatës të punës, ose (iii) që, bashkë
me koncesionerët përkatës të punës, i nënshtrohet ndikimit mbizotërues të ndërmarrjes
tjetër në bazë të pronësisë, pjesëmarrjes financiare, ose dispozitave që e rregullojnë atë.

1.53. Procedurat e kufizuara - procedura e prokurimit në të cilat secili operator
ekonomik mund të kërkoj të marrë pjesë dhe ku vetëm ata operatorë ekonomik të ftuar
nga autoriteti kontraktues mund të dorëzojnë një tender.

1.54. Paneli shqyrtues - paneli i shqyrtimit që themelohet nga Kryetari i OSHP në pajtim
me Pjesën IX të këtij ligji.

1.55. Kontratë për koncesion shërbimi - kontrata e llojit të njëjtë sikur që është
kontrata e shërbimit përveç se kompenzimi për shërbimet e ofruara realizohet nga e
drejta për të shfrytëzuar shërbimet, ose në këtë të drejtë bashkë me pagesën.

1.56. Kontratë shërbimi - një kontratë duke përjashtuar kontratat e punës apo furnizimit
me shpërblim me para, të lidhur me shkrim ndërmjet autoritetit kontraktues dhe një ose
më shumë ofruesve të shërbimeve.

1.57. Ofrues i shërbimeve - çdo person, ndërmarrje ose organ publik, ose i personave,
ndërmarrjeve dhe/ose organeve të tilla që kryejnë dhe/ose ofrojnë të kryejnë shërbime.

1.58. Të drejta të veçanta ose ekskluzive - të drejtat që dalin prej lejes ose autorizimit
të dhënë nga organi kompetent publik sipas dispozitave ligjore, rregullative ose
8
administrative që (i) ka efekt kufizues ndaj një ose më shumë entiteteve në të drejtën ose
aftësinë për t’u angazhuar në aktivitete të caktuara, dhe (ii) qenësisht ndikon në të
drejtën ose aftësinë e personave të tjerë, ndërmarrjeve, organeve ose organizatave për
të kryer një aktivitet të tillë në të njëjtin territor dhe nën kushte esencialisht të njëjta.

1.59. Furnizues - çdo person, ndërmarrje ose organ publik, ose grup i personave të tillë,
ndërmarrjeve, dhe/ose organeve që furnizojnë ose ofrojnë të furnizojnë produkte.

1.60. Kontratë furnizimi - kontrata me shpërblim në para të lidhur me shkrim ndërmjet
autoritetit kontraktues dhe një ose më shumë furnizuesve që ka të bëj vetëm ose
kryesisht me blerjen, qiradhënien, qiradhënien ose blerjen me këste, me ose pa mundësi
blerje, të një ose më shumë produkteve; “produktet” interpretohen gjerësisht si një ose
më shumë sende të prekshme të lëvizshme, duke përfshirë , por pa u kufizuar në,
mallrat, artikujt, prodhimet e përpunuara, lëndët e para, dhe pajisjet.

1.61. Standard - specifikimi teknik i miratuar nga një organ i pranuar i standardizimit dhe
i vënë në dispozicion për publikun për përdorim të përsëritur ose të vazhdueshëm,
përputhja me të cilin përgjithësisht nuk është e detyrueshme.

1.62. Referencë teknike - çdo produkt i prodhuar nga organet e standardizimit
Evropian, përveç standardeve zyrtare, sipas procedurave të miratuara për zhvillimin e
nevojave të tregut.

1.63. Specifikimi teknik - do të thotë në raste të kontratave të punëve publike, tërësia e
përshkrimeve teknike të përmbajtura veçanërisht në dokumentacionin e tenderit, që
përkufizojnë karakteristikat e kërkuara të një materialit, produktit ose furnizimit që i
mundëson llojit të punës, materialit, produktit, furnizimit ose shërbimit që të përshkruhet
në mënyrë që të plotësoj nevojat e paracaktuara nga autoriteti kontraktues. Këto
karakteristika do të përfshijë nivelet e performancës mjedisore, projektimin për të gjitha
kërkesat (duke përfshirë qasjen për persona me aftësi të kufizuara) dhe vlerësimit të
konformitetit, treguesin e zbatueshmërisë, aspektin e sigurisë apo dimensionet, duke
përfshirë procedurat në lidhje me sigurinë e kualitetit, terminologjisë, simboleve,
metodave testit dhe testimit, ambalazhimit, shënimit dhe etiketimit dhe proceset dhe
metodat e prodhimit. Ato do përfshijnë gjithashtu rregullat në lidhje me projektim dhe
shpenzime, testin, inspektimin dhe kushtet e pranimit për punët dhe metodat ose teknikat
e ndërtimit dhe të gjitha kushtet tjera teknike të cilat autoriteti kontraktues është në
gjendje t’i përshkruaj sipas rregulloreve të veçanta ose të përgjithshme, lidhur me punët e
kryera dhe materialet ose pjesët që ato i përfshijnë;

1.64. Specifikim teknik - në raste të kontratave të shërbimeve ose furnizimeve publike,
nënkupton një specifikim në një dokument që përkufizon karakteristikat e kërkuara të një
produkti apo shërbimi, të tillë si nivelet e cilësisë, nivelet e zbatueshmërisë mjedisore,
projektimi i të gjitha kërkesave (përfshirë qasjen për persona me aftësi të kufizuara) dhe
vlerësimin e konformitetit, treguesin e zbatueshmërisë, përdorimi i produktit, aspektin e
sigurisë apo dimensioneve, duke përfshirë kërkesat relevante të produktit në lidhje me
emrin nën të cilin shitet, terminologjia, simbolet, testimet dhe metodat e testimit,
ambalazhi, shënimi dhe etiketimi, udhëzimet e përdorimit, proceset e prodhimit dhe
metodat e prodhimit dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit;

1.65. Tender - një dokument që i dorëzohet autoritetit kontraktues nga një operator
ekonomik, duke parashtruar kushtet e ofertës së operatorit ekonomik si përgjigje ndaj një
njoftimi specifik të kontratës, njoftimit për tenderim ose ndonjë kërkesë tjetër që është
nxjerrë ose përgatitur nga autoriteti kontraktues në fjalë. Termi “tender” përfshin, por nuk
kufizohet vetëm në një propozim ose kuotim të çmimeve.

1.66. Tenderues - operatori ekonomik që ka dorëzuar tenderin.
9

1.67. Dosje tenderi - ka kuptimin e përcaktuar në Nenin 27 të këtij ligji.

1.68. Ndërmarrje - secili subjekt afarist (duke përfshirë edhe subjektet personale
afariste), ortakëri, ndërmarrje të përbashkët, person juridik, shoqatë, projekt, filial, zyrë,
ose organizatë ose themelatë tjetër.

1.69. Punë - rezultati i ndërtimit ose punët ndërtimore ose aktivitetet që, marrë në tërësi,
janë të mjaftueshme të plotësojnë një funksion ekonomik ose teknik.

1.70 Koncesioner i punëve - nënkupton (i) personin, ndërmarrjen ose autoritetin
kontraktues që ka marrë kontratë pune koncesioni nga autoriteti kontraktues, dhe/ose (ii)
secili person, ndërmarrje ose autoritet kontraktues që kryen aktivitete prokurimi në emër
të ose për llogari të personit të tillë,- ndërmarrjes ose autoritetit kontraktues.

1.71 Kontratë pune me koncesion - kontrata e punës, përmbushja e së cilës
kompensohet tërësisht ose pjesërisht, me dhënien e së drejtës së shfrytëzimit të objektit
të kësaj kontrate.

1.72. Kontratë pune - kontrata me shpërblim në para, të lidhur ndërmjet autoritetit
kontraktues dhe një ose më shumë kontraktuesve të punëve i cili ka detyrë kryesore
zbatimin, projektimin dhe përmbushjen, ose realizimin, me çfarëdo mënyre, të punës ose
ndërtimit ose aktiviteteve ndërtimore komunale, që do të thotë aktiviteteve që janë
drejtpërdrejt të përfshira në ndërtimin, restaurimin, riparimin ose shkatërrimin e godinave,
pajisjeve, strukturave ndërtimore, strukturave tjera, ose të një pjesë të tyre.

1.73. Kontraktues pune - secili person, ndërmarrje ose autoritet kontraktues, ose grup
të personave të këtillë, ndërmarrjeve, që ofrojnë të ekzekutojnë, projektojnë ose
përmbarojnë, ose realizojnë, me çfarëdo mjeti, punën ose ndërtimin ose aktivitetet
ndërtimore, do të thotë aktivitetet që janë drejtpërdrejt të përfshira në ndërtimin,
restaurimin, riparimin ose shkatërrimin e godinave, pajisjeve, strukturave ndërtimore,
strukturave tjera, ose secilës pjesë të tyre.

1.74. Me shkrim - çdo shprehje që përbëhet nga fjalët dhe/ose shifrat që mund të
lexohen, riprodhohen dhe më pastaj të komunikohen. Kjo mund të përfshijë
informacionin e transmetuar dhe të ruajtur me mjete elektronike.

2. Personi ose ndërmarrja që ka për qëllim t’i caktoj/jap kontratë personit tjetër ose ndërmarrjes,
nëse 50% ose më shumë e vlerës së çmuar të kontratës së tillë është qoftë drejtpërdrejt e
subvencionuar nga autoriteti kontraktues ose përndryshe e financuar me fonde publike, do të
konsiderohet se është “autoritet kontraktues” në kuptim të këtij ligji lidhur me çdo aktivitet
prokurimi me lejimin/dhënien e kontratës së tillë. Personi ose ndërmarrja e tillë me këtë rast, do
të zhvilloj aktivitetet e prokurimit rreptësisht në përputhje me kërkesat a zbatueshme
procedurale dhe thelbësore të këtij ligji.

3. Përveç kur konteksti në mënyrë të qartë kërkon një kuptim tjetër, termet dhe përkufizimet në
nenin 4 të këtij ligji do të interpretohen dhe zbatohen në përputhje me interpretimin dhe zbatimin
e termeve të ngjashme ose të njëjta të cilat janë përdorur në Direktivat e KE-së.

4. Në këtë ligj njëjësi përfshin shumësin dhe shumësi përfshin njëjësin, dhe kudo që përmendet
“neni” ka të bëjë me nenet e këtij ligji, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe.

5. Përemri “ai” dhe mbiemri “i tij” vlejnë në mënyrë të barabartë për secilën gjini dhe po ashtu i
referohen një ndërmarrje aty ku kjo kërkohet nga konteksti.

10
6. Përveç nëse konteksti qartësisht kërkon një interpretim tjetër, të gjitha referencat në këtë ligj
ndaj ligjeve, rregulloreve ose akteve të tjera nënligjore ose cilësdo dispozitë të caktuar të tyre
duhet të interpretohen për të përfshirë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e tyre. Nëse ligji,
rregullorja ose akti nënligjor është shfuqizuar dhe zëvendësuar me akte të reja që rregullojnë
fushën e njëjtë, referencat në këtë ligj duhet të interpretohen për t’i përfshirë këto akte të reja dhe,
sipas rastit, dispozitat gjegjëse në to.

Neni 5
Kalkulimi i afateve kohore

1. Afatet kohore të këtij ligji duhet të fillojnë në një ditë pune dhe të përfundojnë në një ditë pune.
Afati kohor i shkon deri në 16:00 në ditën e skadimit. Autoriteti kontraktues mund të vendosë që
të caktojë një kohë tjetër me kusht që ai është jo më herët se në ora 12:00 të ditës së skadimit.

2. Të shtunave, të dielave dhe festave zyrtare do të llogariten gjatë kalkulimit të afateve kohore.
Megjithatë, kur dita e fundit e afatit bie në një të shtunë, një të diel ose në një festë zyrtare afati
kohor do të zgjatet për të përfshirë ditën e parë të punës pas kësaj.


KREU II
PARIMET E PERGJITHËSHME

Neni 6
Ekonomiciteti dhe Efikasiteti

1. Të gjitha autoritetet kontraktuese, janë të obliguara që të sigurojnë që fondet publike dhe
burimet publike të përdoren në mënyrën më ekonomike, njëkohësisht duke marrë në konsideratë
qëllimin dhe lëndën e prokurimit.

2. Fondet publike dhe burimet publike që janë ofruar ose që janë vënë në dispozicion sipas një
kontrate publike mund të përdoren vetëm nga kontrata e tillë dhe vetëm për qëllimet e të njëjtës.

Neni 7
Barazia në Trajtim/ Jo-Diskriminimi

1. Autoriteti kontraktues do ti trajtoj operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe jo-
diskriminuese dhe do të veprojë në mënyrë transparente.

2. Autoriteti kontraktues nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një
mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që
diskriminon në dëm ose në të mirë te një ose më shume operatoreve ekonomik.

3. Pa e cenuar paragrafin e mësipërm, autoritetit kontraktues posaçërisht i ndalohet që të
përcaktojë nevojat e veta që duhet të përmbushen, specifikojë lëndën që do të prokurohet, ndajë
ose përmbledh sasitë ose artikujt e tjerë që duhet të prokurohen, duke zgjedhur një procedurë të
prokurimit, ose duke vendosur një kërkesë ose kriter të përzgjedhjes ose specifikacion teknik që
në ndonjë mënyrë ka për qëllim të favorizojë ose diskriminojë kundër njërit ose më shumë
operatorëve ekonomik.

4. Autoriteti kontraktues nuk do të krijojë ose imponojë dhe do të marrë të gjitha masat e
nevojshme për të parandaluar krijimin ose imponimin e rrethanave ose kushteve që rezultojnë në
diskriminim territorial, fizik, material, personal ose organizativ ndërmjet operatorëve ekonomik.

5. Autoriteti kontraktues nuk do të kërkojë nga operatori ekonomik që të (i) punësojë ose përdorë,
ose të mos punësojë ose përdorë, ndonjë person ose ndërmarrje të veçantë për ekzekutimin e
çfarëdo aspekti të një kontrate publike, ose (ii) që të furnizojë ose sigurojë, ose të mos furnizojë
11
ose sigurojë, produkte ose shërbime të cilat rrjedhin nga një person, ndërmarrje ose rajon i
veçantë gjeografik. Në rast se një kërkesë e tillë është veçanërisht e autorizuar nga ky ligj, ndonjë
ligj tjetër ose marrëveshje ndërkombëtare, parametrat e saktë të një kërkese të tillë do të
saktësohen në kontratë ose në njoftimin e konkursit të projektimit, ftesën për pjesëmarrje ose
tenderim, dhe në dosjen e tenderit.

6. Gjatë udhëheqjes së aktiviteteve të prokurimit, të gjitha autoritetet kontraktuese do të
sigurojnë; (i) pjesëmarrjen sa më të gjerë të mundshme të operatorëve të interesuar ekonomik
lidhur me çmimin dhe lëndën e prokurimit; (ii) publikimin e rregullt, dërgimin dhe/ose
disponueshmërinë e të gjitha njoftimeve, ftesave, informacioneve dhe dokumenteve që kanë të
bëjnë me aktivitetin e prokurimit në përputhje me këtë ligj; (iii) eliminimin e praktikave, kritereve,
kërkesave dhe specifikimeve teknike që diskriminojnë në favor ose kundër një ose më shumë
operatorëve ekonomik; (iv) që të gjitha specifikimet teknike dhe të gjitha kërkesat për përzgjedhje
dhe dhënie, duke përfshirë rëndësinë relative të secilës kërkesë dhe kriter të tillë, si dhe metodat
e përzgjedhjes dhe dhënies të saktësohen në njoftimin e kontratës ose konkursit përkatës të
projektimit, në ftesën për tender ose pjesëmarrje dhe/ose në dosjen e tenderit; (v) që asnjë
kërkesë, kriter, specifikim që nuk është saktësuar kështu, të mos përdoret në procesin e
përzgjedhjes ose dhënies, dhe (vi) që tenderi i zgjedhur të përputhet me të gjitha aspektet
përmbajtjesore të kushteve, kritereve dhe specifikimeve përkatëse.


KREU III
KËRKESAT E PËRGJITHËSHME

Neni 8
Planifikimi i Prokurimit

1. Jo më pak se gjashtëdhjetë (60) ditë para fillimit të çdo viti fiskal, secili autoritet kontraktues
duhet të përgatisë, dhe në rast të një autoriteti publik apo një ndërmarrje publike duhet të dorëzoj
në AQP një planifikim paraprak të prokurimit, me shkrim, në të cilat identifikohen me detale të
arsyeshme të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët, që autoriteti kontraktues parasheh t’i
prokurojë gjatë vitit fiskal në fjalë. Planifikimi i tillë paraprak i prokurimit saktëson:

1.1. në rastin e kontratave të ardhshme për furnizim, vlerën e përgjithshme të llogaritur
të prokurimit sipas lëmisë së secilit produkt, të cilin autoriteti kontraktues planifikon që ta
prokurojë gjatë vitit fiskal;

1.2. në rastin e kontratave të ardhshme për shërbime, vlerën e përgjithshme të
parashikuar sipas kategorisë së secilit shërbim, të cilin autoriteti kontraktues planifikon që
ta prokuroj gjatë vitit fiskal; dhe

1.3. në rastin e kontratave për punë, karakteristikat thelbësore të çdo kontrate të punës,
që autoriteti kontraktues planifikon ta japë gjatë vitit fiskal.

2. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas shpalljes së legjislacionit mbi përvetësimet për një vit
fiskal, çdo autoritet kontraktues do të përgatisë, në rast të një autoriteti publik apo një ndërmarrje
publike duhet t’i dorëzojë AQP-së, një planifikim përfundimtar me shkrim që i identifikon me
detale të arsyeshme të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që autoriteti kontraktues synon ti
prokurojë gjatë vitit të tillë fiskal. Planifikimi i tillë përfundimtar duhet të përmbajë të dhënat që
kërkohen nga sipas nën-paragrafit 1.1., 1.2 dhe 1.3 të paragrafit 1. të këtij neni.

3. AQP-ja menjëherë shqyrton dhe mbledh informacionet e dhëna në planifikimet e tilla. AQP-ja
identifikon produktet e përdorimit të përbashkët dhe të gjitha artikujt dhe produktet e tjera që
mund të sigurohen në mënyrë më efikase përmes zbatimit të një procedure të konsoliduar ose të
përbashkët të prokurimit.

12
4. Qeveria sipas propozimit të Ministrisë përkatëse për financa autorizon AQP-në për të
udhëhequr prokurimet e përbashkëta.

Neni 9
Përcaktimi i nevojave që duhet përmbushur

1. Para se të fillohet me ushtrimin e çfarëdo aktiviteti të prokurimit, ZKA i autoritetit kontraktues
duhet të sigurojë që të bëhet një vlerësim formal i nevojave dhe që rezultatet e këtij vlerësimi të
regjistrohen formalisht me shkrim dhe të ruhen në dokumentacionin e autoritetit kontraktues. Me
këtë vlerësim përcaktohen (i) lloji dhe përmasat e sakta të nevojave të veçanta të autoritetit
kontraktues që prokurimi i propozuar parasheh t’i plotësojë; (ii) vlera e parashikuar, lloji i
propozuar dhe kushtet përmbajtjesore të kontratës publike që do të jenë lëndë e prokurimit të
planifikuar; (iii) specifikimet e propozuara funksionale të secilit objekt që do të përfshihet nga një
kontratë e tillë; (iv) përfitimet e pritura nga secili objekt i tillë; (v) në rastin e pajisjeve, mallrave të
qëndrueshme dhe punëve, përllogaritja e shpenzimeve të disponimit gjatë tërë afatit të përdorimit
të objektit, duke përfshirë shpenzimet e blerjes, operative, mirëmbajtjes si dhe vlerës së mbetur;
(vi) një njoftim, mbi atë se nëse aktiviteti i tillë i prokurimit ishte përfshirë në planifikimin e
prokurimit, në përputhje me nenin 8 të këtij ligji dhe nëse nuk ishte përfshirë, atëherë një
deklaratë mbi arsyet e mos-përfshirjes së tillë; dhe (vii) konstatimin e saktë mbi atë se në çfarë
mënyre do të avancojë prokurimi përkatës synimet institucionale të autoritetit kontraktues.

2. Nëse pas vlerësimit të nevojave, ZKA vendos se vlerësimi i nevojave e arsyeton ushtrimin e
aktivitetit të prokurimit, ZKA i dërgon një kopje të këtij vlerësimi ZKF të autoritetit kontraktues.
ZKF siguron se ka mjete financiare në dispozicion për prokurimin përkatës. Nëse autoriteti
kontraktues është autoritet publik ose organizatë buxhetore, ZKF në pajtim me dispozitat e
aplikueshme të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publik dhe Përgjegjësitë dhe Rregullat
Financiare do të sigurojë nëse janë ndarë mjete të mjaftueshme financiare për prokurimin
përkatës në shumë të mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve që mund të dalin si rezultat i
prokurimit në fjalë gjatë vitit aktual fiskal.

3. Nëse autoriteti kontraktues është autoritet publik ose organizatë buxhetore dhe prokurimi
përkatës do të shkaktojë ngritjen e obligimeve financiare të cilat do të përmbushen nga ndarjet
buxhetore që pritet të bëhen në vitet e ardhshme fiskale, ZKF do të (i) sigurojë që tabelat e
bashkëngjitura Ligjit për Ndarjet Buxhetore ofrojnë bazë të arsyeshme për të pritur se në vitet a
ardhshme fiskale do t’i ofrohen fonde të mjaftueshme për përmbushjen e obligimeve të tilla (ii) të
përfshijë në kontratën përkatëse publike një dispozitë që qartësisht e kushtëzon zbatueshmërinë
e obligimeve të parashtruara në kontratë, me legjislacionet e ardhshme të përvetësimeve, të
fondeve me qëllim të përmbushjes, dhe në një shumë të mjaftueshme për përmbushjen e
obligimeve të tilla.

4. Nëse autoriteti kontraktues është autoritet publik, autoriteti i tillë publik duhet të marrë masa
të arsyeshme për t’u siguruar se lëndët që i përmbushin këto nevoja nuk janë në dispozicion
nga ndonjë autoritet tjetër publik.

5. Si dëshmi se autoriteti kontraktues është pajtuar me paragrafët 1. deri 4. të këtij neni, ZKA dhe
ZKF do të përgatisin dhe nënshkruajnë një “Deklaratë të Nevojave dhe Vendosshmërisë për
Disponueshmërinë e Fondeve”. Deklarata e tillë e Nevojave dhe Vendosshmërisë për
Disponueshëmrinë e Fondeve do të përmbajë informatat në vijim: (i) një deklaratë të nevojave me
shkrim, e cila i përmbledh rezultatet e vlerësimit të nevojave që është bërë nga autoriteti
kontraktues sipas paragrafit 1. të këtij neni, (ii) një deklaratë me shkrim që konfirmon
disponueshmërinë e fondeve, që demonstron se autoriteti kontraktues i ka përmbushur obligimet
e tij sipas paragrafit 2. të këtij neni, (iii) nëse është e aplikueshme, atëherë duhet që gjithashtu të
dorëzohet një deklaratë me shkrim që i parashtron bazat, që kërkohen nga paragrafit 3. të këtij
neni, për /pritjet e autoritetit kontraktues në lidhje me përvetësimet e ardhshme: dhe (iv) nëse
është e aplikueshme, një deklaratë me shkrim që përshkruan masat që autoriteti kontraktues i ka
marrë për t’u përputhur me paragrafin 4. të këtij neni. ZKA do të sigurojë që origjinali i nënshkruar
13
i secilës Deklaratë të Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve të ruhet
në dokumentacionin e autoritetit kontraktues dhe që një kopje ti dërgohet ZKF-së. Nëse ZKA
vendos që autoriteti kontraktues të vazhdojë me aktivitetin e prokurimit, ZKA do ti dërgojë një
kopje të Deklaratës së Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve Zyrtarit
Autorizues dhe funksionarit më të lartë të autoritetit kontraktues (përveç rasteve kur ZKA është
funksionari më i lartë i autoritetit kontraktues). KRPP do të përgatisë një formular standard të
“Deklaratës së Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve” të cilin ZKA
dhe ZKF e përdorin për përmbushjen e kërkesave të këtij neni.

6. Për autoritetet kontraktuese që janë autoritete publike ose ndërmarrje publike, nëse objektet
e aktivitetit të prokurimit nuk janë përfshirë në planifikimin përfundimtar të autoritetit kontraktues
i cili është dorëzuar në AQP sipas paragrafit 2. të nenit 8 të këtij ligji, ZKA do të dërgojë në AQP
një kopje të Deklaratës përkatëse të Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e
Fondeve së paku pesë (5) ditë para se Zyrtari Autorizues të autorizojë Zyrtarin e Prokurimit për
inicimin e aktivitetit përkatës të prokurimit. AQP -ja do të shqyrtojë çdo deklaratë të nevojave për
të përcaktuar se nëse ka ndonjë metodë tjetër më efikase dhe më ekonomike për blerjen e
mallrave të tilla ose produkteve të tjera, që i plotësojnë nevojat e autoritetit kontraktues. Në
veçanti, nëse mallrat ose produktet përkatëse nuk janë përfshirë në planifikimin përfundimtar të
prokurimit që i është dorëzuar AQP -së sipas paragrafit 2. të nenit 8 të këtij ligji, AQP -ja do të
shqyrtojë objektet e tilla për të identifikuar artikujt e përbashkët të prokurimit si dhe mallrat e
tjera dhe artikujt që mund të sigurohen në mënyrë më efikase, përmes procedurës së
përbashkët ose procedurës së zakonshme të prokurimit.

Neni 10
Mjetet për promovimin e Transparencës

1. Autoriteti kontraktues mban një përmbledhje të rregulluar dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave
për secilin aktivitet të prokurimit që e kryen, pa marrë parasysh nëse aktiviteti i tillë rezulton në
dhënien e kontratës ose konkursit të projektimit.

2. Shënimet për secilin aktivitet të prokurimit duhet të përmbajnë se paku: (i) të gjitha
dokumentet që kanë të bëjnë me një aktivitet të prokurimit ose që janë zhvilluar apo pranuar
gjatë, ose që janë mbledhur ose shfrytëzuar për të filluar ose përmbyllur një aktivitet të
prokurimit, pa marrë parasysh nëse aktiviteti i tillë rezulton në një kontratë ose në dhënien e
konkursit të projektimit, dhe (ii) nëse aktiviteti i prokurimit ka rezultuar në dhënien e një kontrate
ose konkursi të projektimit, atëherë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me dhënien e tillë,
dhe (iii) nëse aktiviteti i prokurimit ka rezultuar në ekzekutimin e një kontratë publike, atëherë një
kopje të kontratës publike dhe të të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me kontratën dhe/ose
ekzekutimin e saj. Dokumentacioni në lidhje me ekzekutimin e kontratës përfshinë në veçanti
planin e menaxhimit të kontratës i kërkuar sipas nenit 81 të këtij ligji.

3. Me kërkesën e cilitdo person, autoriteti kontraktues i siguron qasje të menjëhershme dhe të
arsyeshme personit të tillë, i cili kërkon të ketë qasje në të dhënat e përshkruara në paragrafin 1.
dhe 2. te këtij neni, përveç informatave sekrete afariste, që kanë të bëjnë me çfarëdo aktiviteti të
prokurimit që është mbyllur. Për qëllime të paragrafit 3. të këtij neni, aktiviteti i prokurimit
konsiderohet i mbyllur (i) në datën e publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës ose njoftimit
mbi rezultatet e konkursit të projektimit, (ii) në datën e dhënies së kontratës në rast të
tenderëve sipas nenit 37 të këtij ligji, ose (iii) nëse aktiviteti i prokurimit formalisht është anuluar
ose përndryshe është përfunduar para dhënies ose zgjedhjes së fituesit, atëherë në datën e
njoftimit për anulim sipas paragrafit 2. të nenit 62 të këtij ligji ose në datën kur aktivitetet ishin
përmbyllur.

4. Autoriteti kontraktues do të sigurojë qasjen e kërkuar nga paragrafit 3. i këtij neni në mënyrë
të rregullt, të qetë, dhe pa pengesa. Sidoqoftë, autoriteti kontraktues mundet që të mbikëqyrë
qasjen në fjalë ose të marrë masa të arsyeshme për të ruajtur integritetin e të dhënave.

14
5. Autoriteti kontraktues , me kërkesë të një personi ose pale të interesuar, do të bëjë dhe do t’i
sigurojë personit ose palës së tillë të interesuar një kopje të çfarëdo materiali në të cilin personi
ose pala e tillë e interesuar ka të drejtë qasjeje sipas paragrafit 3. të këtij neni.

6. KRPP do të publikojë në mënyrë elektronike, këtë ligj dhe rregullat e prokurimit publik në
webfaqen e saj zyrtare në internet.

7. KRPP do të vendosë në rregullat e prokurimit publik, një tarifë të arsyeshme që autoriteti
kontraktues dhe KRPP-ja mund ta vendosin për të mbuluar shpenzimet e fotokopjimit që
kërkohen nga paragrafit 5. i këtij neni; sidoqoftë, tarifa e tillë të mos jetë më e madhe se sa
konsiderohet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet që ndërlidhen më prodhimin e kopjeve të
tilla.

8. Autoriteti kontraktues do t’i sigurojë një eksperti shqyrtues, KRPP-së, OSHP-së dhe/ose një
paneli shqyrtues, qasje në kopjet e cilitdo aktivitet të prokurimit, duke përfshirë edhe informatat
sekrete afariste dhe çfarëdo informata të tjera që kanë të bëjnë me prokurimin, menjëherë pas
kërkesës së të mësipërmve. Autoriteti kontraktues gjithashtu do t’i sigurojë qasje dhe kopje të
shënimeve dhe informatave një gjykate kompetente, nëse qasja ose kopjet e tilla kërkohen nga
një urdhër i nxjerrë nga gjykata e tillë. Autoriteti kontraktues menjëherë do të sigurojë qasjen dhe
kopjet e kërkuara në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa.

9. Në çdo rast kur KRPP, OSHP, AQP planifikon të nxjerrë një akt nënligjor për zbatimin e këtij
ligji, janë të obliguara qe draftin e aktit nënligjor t’a vënë në disponim për publikun dhe palët e
interesuara, jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë për të komentuar draftin.

Neni 11
Informatat Sekrete Afariste

1. Pa prejudikuar detyrimin për t’u siguruar palëve të interesuara dhe publikut qasje në shënimet
e aktiviteteve të tij të prokurimit, autoriteti kontraktues duhet të respektojë dhe të mbajë si sekret
informatat e klasifikuara si informata sekrete afariste në përputhshmëri me këtë nen.

2. Informatat që sipas paragrafit 3. të nenit 58 të këtij ligji duhet të shpallen dhe regjistrohen gjatë
hapjes publike të tenderëve nuk mund të klasifikohen si informata sekrete afariste.

3. Autoriteti kontraktues mund t’i klasifikojë informatat e tjera si informatë sekrete afariste vetëm
nëse informata përkatëse i përmbushë këto tri kritere:

3.1. që atë ta ketë dërguar një operator ekonomik në përputhje me kërkesën e
përcaktuar nga autoriteti i tillë kontraktues sipas nenit 68 ose 69 të këtij ligji;

3.2. që operatori përkatës ekonomik t’i ketë dërguar autoritetit kontraktues kërkesën me
shkrim duke shprehur dëshirën e tij që autoriteti kontraktues t’i mbajë artikujt e tillë si
sekret; dhe

3.3. kërkesa e tillë me shkrim të përmbajë një deklaratë me shkrim (i) në të cilën
vërtetohet se një element i tillë nuk është pronë publike, dhe se të dhënat mbrohen nga
operatori ekonomik nga zbulimi i qëllimshëm ose nga pakujdesia, dhe (ii) me të cilin
parashtrohen arsyet, që bindshëm demonstrojnë, sipas gjykimit të arsyeshëm të
autoritetit kontraktues, se qasja publike në elementin e tillë do të rezultonte në dëmtimin
material të interesave legjitime komerciale të operatorit të tillë ekonomik.

4. Autoriteti kontraktues që e ka klasifikuar një element të informatës si informatë sekrete afariste
sipas paragrafit 3. të këtij neni, do të përgatit versionin e “pastruar” të çdo dokumenti, nëse
elementi i tillë gjendet në dokumentin në të cilin po ashtu gjendet informacioni që nuk
konsiderohet të jetë sekret. Versioni i tillë i pastruar duhet të përfshihet në materialin në të cilin ka
15
qasje publiku dhe palët e interesuara sipas nenit paragrafit 3. të nenit 10 të këtij ligji. Autoriteti
kontraktues do të bashkëngjisë në ballinë të versionit të tillë të pastruar një njoftim që thotë se (i)
autoriteti kontraktues i ka klasifikuar disa elemente të caktuara të informatës në dokumentin
origjinal si informata sekrete afariste, me kërkesën e operatorit përkatës ekonomik, dhe (ii)
versioni i pastruar i bashkangjitur është përgatitur nga autoriteti kontraktues dhe është një kopje e
saktë e origjinalit pas heqjes ose fshirjes së informatave të tilla sekrete afariste.

5. Nëse dokumenti përmban vetëm informacione që autoriteti kontraktues i ka klasifikuar si
informacione sekrete afariste sipas paragrafit 3. të këtij neni, dhe prandaj ky autoritet kontraktues
vendos që këtë dokument ta largoj nga materiali në të cilin palët e interesuara dhe anëtarët e
publikut kanë të drejt qasjeje sipas paragrafit 3. të nenit 10 të këtij ligji, autoriteti kontraktues
duhet të përgatis dhe përfshijë në dokumentacionin në të cilin publiku ka qasje, një përmbledhje
të përmbajtjes së përgjithshme të dokumentit sekret. Autoriteti kontraktues do të bashkëngjisë në
ballinë të përmbledhjes së tillë një njoftim që thotë se (i) autoriteti kontraktues i ka klasifikuar të
gjitha informacionet që gjendeshin në dokumentin origjinal si informata sekrete afariste, me
kërkesë të operatorit përkatës ekonomik, dhe (ii) se dokumenti i bashkangjitur është përgatitur
nga autoriteti kontraktues dhe se është një përmbledhje e përgjithshme jo-sekrete e origjinalit.

6. Nëse, në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të prokurimit, autoriteti kontraktues kërkon nga një
operator ekonomik që të dorëzojë informatat që mbulohen nga neni 68 dhe/ose 69 të këtij ligji,
autoriteti i tillë kontraktues në dosjen e tenderit duhet të përfshijë një deklaratë duke i njoftuar
operatorët ekonomik se, nëse ata dëshirojnë që informatat në fjalë të trajtohen si informata
sekrete afariste, ata duhet të dorëzojnë një kërkesë me shkrim në përputhshmëri me paragrafin
3. të këtij neni.

Neni 12
Valutat, Pagesat dhe Kushtet e Zakonshme të Kontratës

1. Të gjitha çmimet dhe vlerat e specifikuara në çfarëdo kontrate publike, dosje të tenderit,
njoftim, ftesë për tender ose pjesëmarrje, duhet të deklarohen dhe të gjitha pagesat e tyre duhet
të bëhen në Euro.

2. Kushtet dhe termet e kontratave publike duhet të jenë në përputhje me praktikat e zakonshme
publike dhe afariste për llojin dhe lëndën e veçantë të kontratës përkatëse.

Neni 13
Përdorimi i gjuhëve në dokumentet e prokurimit publik

1. Autoriteti kontraktues do ti përgatisë të gjitha dosjet e tenderëve, njoftimet, ftesat dhe
dokumentet e tjera që janë publikuar ose u janë dhënë operatorëve ekonomik gjatë ushtrimit të
një aktiviteti të prokurimit që shpien drejt dhënies së një kontrate ose konkursi të projektimit me
vlerë minimale, të vogël dhe të mesme në gjuhën Shqipe dhe Serbe. Autoriteti kontraktues
mundet që gjithashtu t’i përgatisë dokumentet në fjalë edhe në gjuhën Angleze.

2. Autoriteti kontraktues do ti përgatisë të gjitha dosjet e tenderëve, njoftimet, ftesat dhe
dokumentet e tjera që janë publikuar ose u janë dhënë operatorëve ekonomik gjatë ushtrimit të
një aktiviteti të prokurimit që shpien drejt dhënies së një kontrate ose konkursi të projektimit me
vlerë të madhe në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze.

3. Kurdo që një dokument kërkohet në më shumë se një gjuhë duhet të deklarohet në faqen e
parë të të gjitha dokumenteve, versioni përkatës gjuhësor që mbizotëron.

4. Një operator ekonomik mund të paraqesë një tender, një kërkesë për pjesëmarrje apo ndonjë
dokument tjetër të kërkuar apo që lejohet të plotësohet gjatë aktivitetit të prokurimit, në gjuhën
Shqipe, Serbe ose në gjuhën Angleze.

16



Neni 14
Pranuesit e të Drejtave të Veçanta ose Ekskluzive që Angazhohen në Aktivitete të
Shërbimeve Publike

Nëse një person ose ndërmarrje, përveç një autoriteti kontraktues – pavarësisht nga statusi i tij
ligjor – pranon ose ka pranuar të drejta të veçanta ose ekskluzive për t’u angazhuar në çfarëdo
aktiviteti të shërbimeve publike, personi, ose ndërmarrja e tillë duhet t’i respektojnë rregullat dhe
procedurat e këtij ligji gjatë dhënies së kontratave me vlerë të mesme ose të madhe, palëve të
treta.


KREU IV
RREGULAT PËR VLERËSIMIN DHE KLASIFIKIMIN E KONTRATAVE PUBLIKE DHE
KONKURSEVE TË PROJKETIMIT

Neni 15
Klasifikimi i Kontratave të Përziera

1. Nëse një kontratë për furnizim përmban dispozita që kërkojnë nga furnizuesi që të dërgojë,
vendosin edhe/ose instalojnë artikullin/artikujt përkatës, ekzistenca e këtyre dispozitave, nuk do
të ndikojë në klasifikimin e kontratës në fjalë si kontratë për furnizim.

2. Kontrata që përfshin njëkohësisht furnizimet dhe shërbimet, konsiderohet si kontratë e
shërbimeve nëse vlera e parashikuar e shërbimeve e kalon vlerën e parashikuar të furnizimeve.
Nëse në kontratë përfshihen dispozitat mbi dërgimin, vendosjen dhe/ose instalimin e
furnizimeve përkatëse, vlera e parashikuar e aktiviteteve të tilla përfshihet në vlerësimin e
komponentëve të furnizimeve të kontratës së tillë.

3. Kontrata për lëndë kryesore ka sigurimin e shërbimeve profesionale të ndërtimtarisë (d.m.th.
shërbimet arkitektonike dhe/ose të inxhinieringut, të lokacionit gjeoteknik ose gjeodezik,
shërbimet hulumtuese, shërbimet për vlerësimin e strukturës ose projektimin e strukturës,
mbikëqyrjen e ndërtimtarisë ose shërbimet për menaxhimin e ndërtimit) konsiderohet si kontratë
e shërbimeve edhe nëse kontrata e tillë po ashtu mbulon, përveç lëndës së tillë kryesore edhe
ushtrimin e një ose më shumë aktiviteteve që përcaktohen në përkufizimin e “kontratës së
punëve”.

4. Kontrata që për lëndë kryesore ka ushtrimin e aktiviteteve të përmendura në përkufizimin e
“kontratës së punëve”, por që po ashtu përfshin sigurimin e shërbimeve të ndërtimtarisë,
konsiderohet “kontratë e punëve” nëse shërbimet e tilla janë të nevojshme për përmbushjen e
kësaj kontrate.

5. Kontrata që për lëndë ka njëkohësisht edhe furnizimin e produkteve edhe ushtrimin e
aktiviteteve të përcaktuara në përkufizimin e “kontratës së punëve” klasifikohet si “kontratë e
punëve”, përveç kur aktivitetet e tilla përfshijnë vetëm aktivitetet e vendosjes dhe/ose të instalimit.

6. Të gjitha kontratat, pavarësisht nga struktura, që i mundësojnë operatorit ekonomik marrjen
ose mbajtjen e një përqindje ose lloj tjetër kompensimi, për kryerjen e shërbimeve të shitjes ose
mbledhjes në emër të autoritetit kontraktues, duhet të trajtohet si “kontratë për shërbime” që
rregullohet nga ky ligj, me kusht që kontratat e tilla për shërbime të mos drejtohen me ligj tjetër,
veçanërisht të dekretuar për kontratat e tilla.

Neni 16
Llogaritja e Vlerës së Parashikuar të Kontratës për Furnizim
17

1. Vlera e parashikuar e kontratës së propozuar për furnizim duhet të jetë e barabartë me çmimin
përfundimtar që duhet të paguhet nga autoriteti kontraktues për të gjitha produktet, shërbimet dhe
objektet e tjera që përfshihen në një kontratë të tillë. Çmimi i parashikuar i produkteve,
shërbimeve dhe objekteve është çmimi i parashikuar i tyre në ditën e dërgimit të njoftimit të
kontratës lidhur me to. Gjatë përcaktimit të vlerës së parashikuar të një kontrate të propozuar për
furnizim, autoriteti kontraktues do t’i përfshijë të gjitha elementet e çmimit përfundimtar që mund
të parashikohen në mënyrë të arsyeshme, që do të paguhet nga autoriteti kontraktues për
produktet, shërbimet dhe lëndët e tilla, duke përfshirë çfarëdo dhe të gjitha taksat, doganat dhe
tarifat e tjera.

2. Në rastin e kontratave për qiradhënie, qiramarrje ose blerje me këste të produkteve, vlera që
do të merret si bazë për përcaktimin e vlerës së parashikuar të kontratës është:

2.1. në rastin e kontratës publike me afat të caktuar, nëse ky afat është më pak se ose i
barabartë me dymbëdhjetë (12) muaj, vlera totale e parashikuar për afatin e kontratës
ose, nëse afati i kontratës është më i gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj, vlera totale duke
përfshirë mbetjen e vlerës së parashikuar.

2.2. në rastin e kontratës me afat të pacaktuar ose kur ekziston dyshimi për
kohëzgjatjen e kontratës, vlera mujore e shumëzuar me 48.

3. Kur kontrata e propozuar përmban një opsion tjetër, baza për llogaritjen e vlerës së
parashikuar të kontratës është shuma e gjithëmbarshme e lejuar maksimale e blerjeve,
qiramarrjes, qiradhënies ose blerjes me këste, duke përfshirë çfarëdo shumash që tani duhet të
paguhen si pasojë e ekzekutimit të klauzolës së opsioneve.

4. Autoriteti kontraktues nuk do të zgjedh ose përdor metodën e vlerësimit me qëllim të zvogëlimit
të vlerës së kontratës për furnizim nën kufirin e caktuar në Nenin 19 të këtij ligji; dhe asnjë
autoritet kontraktues, nuk do të ndajë kërkesën për prokurim për një sasi të caktuar të produkteve
me qëllim të zvogëlimit të vlerës së kontratës për furnizim nën kufirin e caktuar në nenin 19 të
këtij ligji.

Neni 17
Llogaritja e Vlerës së Parashikuar të Kontratës për Shërbime

1. Vlera e parashikuar e kontratës së propozuar për shërbime është e barabartë me pagesën e
përgjithshme dhe shumat e kompensueshme që do të paguhen nga autoriteti kontraktues sipas
kontratës, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, duke pasur parasysh dispozitat e këtij neni.
Gjatë përcaktimit të vlerës së parashikuar të një kontrate të propozuar për shërbime, autoriteti
kontraktues do t’i përfshijë të gjitha elementet e çmimit përfundimtar që mund të parashikohen në
mënyrë të arsyeshme, që do të paguhet nga autoriteti kontraktues për shërbimet dhe lëndët e
tilla, duke përfshirë çfarëdo dhe të gjitha taksat, detyrimet dhe tarifat e tjera.

2. Kur kontrata e propozuar për shërbime përmban një opsion, baza për llogaritjen e vlerës së
kontratës merret shuma e gjithëmbarshme e lejuar maksimale që duhet të paguhet sipas
kontratës së propozuar për shërbime, duke përfshirë çfarëdo shumash që tani duhet të paguhen
si pasojë e ekzekutimit të klauzolës së opsioneve.

3. Me qëllim të llogaritjes së vlerës mesatare të kontratës, në të cilën përfshihen shërbimet e
sigurimit, shërbimet bankare dhe llojet tjera të shërbimeve financiare, ose shërbimet e projektimit,
duhet marrë ne konsideratë, kur është e mundshme:

3.1. në rastin e shërbimeve të sigurimit, shpërblimin (preminë) e pagueshëm;

18
3.2. në rastin e shërbimeve bankare dhe shërbimeve të tjera financiare, tarifat,
provizionet, kamatat si dhe llojet e tjera të kompensimit; ose

3.3. në rastin e shërbimeve të projektimit, tarifat dhe provizionet.
4. Kur shërbimet ndahen në disa pjesë më të vogla, dhe secila është lëndë e një kontrate të
veçantë, vlera e gjithmbarshme e parashikuar e të gjitha sasive të tilla duhet të shfrytëzohet për
klasifikimin e secilës kontratë sipas nenit 19 të këtij ligji.

5. Në rastin e një kontrate të propozuar të shërbimeve që nuk e cek çmimin e përgjithshëm, vlera
që duhet marrë si bazë për llogaritjen e vlerës së parashikuar të kontratës së tillë është si vijon:

5.1. në rastin kontratës me afat të caktuar deri në dyzet e tetë (48) muaj ose më pak,
vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës gjatë kohëzgjatjes së saj;

5.2. në rastin e kontratës me afat të pacaktuar ose me afat më të gjatë se dyzet e tetë
(48). muaj, vlera e parashikuar mujore e shumëzuar me dyzet e tetë (48).

6. Autoriteti kontraktues nuk do të zgjedhë ose përdorë metoda të vlerësimit, që kanë për qëllimin
zvogëlimin e vlerës së kontratës për shërbime nën kufirin e përcaktuar në nenit 19 të këtij ligji; as
pala kontraktuese nuk do të bëjë ndarjen e kërkesave të prokurimit për shumën e shërbimeve të
ofruara me qëllim të zvogëlimit të vlerës së kontratës për shërbime nën kufirin e përcaktuar në
nenit 19 të këtij ligji.

Neni 18
Llogaritja e Vlerës së Parashikuar të Kontratës së Punëve

1. Vlera e parashikuar e një kontrate të propozuar të punëve është e barabartë me çmimin e
parashikuar që do të paguhet nga autoriteti kontraktues për të gjitha punët, shërbimet, produktet
si dhe lëndët e tjera që mbulohen nga ajo; duke përfshirë – në rast të një kontrate të punëve –
lëndët e nevojshme për ekzekutimin e kontratës në fjalë që duhet ti vihen në dispozicion
kontraktuesit të punëve nga autoriteti kontraktues. Gjatë përcaktimit të vlerës së parashikuar të
një kontrate të propozuar të punëve, autoriteti kontraktues do t’i përfshijë të gjitha elementet e
çmimit përfundimtar që mund të parashikohen në mënyrë të arsyeshme, që do të paguhet nga
autoriteti kontraktues për punët, shërbimet, produktet dhe lëndët e tilla, duke përfshirë çfarëdo
dhe të gjitha taksat, doganat dhe tarifat e tjera.

2. Kur një punë nën-ndahet në disa pjesë, dhe secila prej tyre është lëndë e kontratës së
veçantë, vlera e përgjithshme e parashikuar e të gjitha sasive të tilla, duhet të shfrytëzohet për
klasifikimin e secilës kontratë, në kuadër të nenit 19 të këtij ligji.

3. Kur kontrata e propozuar e punëve përmban një klauzolë të mundësisë, baza për përcaktimin
e vlerës së parashikuar të kontratës merret shuma maksimale e mundshme e përgjithshme që
duhet të paguhet në bazë të kontratës së propozuar të punëve, përfshirë çdo shumë që do të
duhej të paguhej si rezultat i ushtrimit të klauzolës së mundësisë.

4. Kur parashikohet që një kontratë e punëve mund të zgjatet ose rifillohet ose të pasohet nga një
kontratë pasardhëse për punë te reja në kuadër nenit 35.2.4 të këtij ligji, si bazë për përcaktimin e
vlerës së parashikuar të kontratës do të merret shuma maksimale e mundshme e përgjithshme e
punëve të mbuluara me kontratë si dhe vlera maksimale e të gjitha punëve të tilla të parashikuara
shtesë.

5. Autoriteti kontraktues nuk do të bëjë ndarjen punëve ose kontratës së punëve me qëllim të
zvogëlimit të vlerës së punës ose të kontratës së punëve nën kufirin e caktuar në nenin 19 të këtij
ligji.

Neni 19
19
Klasifikimi i Kontratës Publike sipas Vlerës së Parashikuar

1. “Kontratë me vlerë të madhe” konsiderohet me sa vijon:

1.1. kontrata e furnizimit ose kontrata e shërbimeve, vlera e parashikuar e së cilës është
e barabartë ose më e madhe ose mund të pritet që të jetë e barabartë ose më e madhe
se njëqind njëzet e pesë mijë (125.000) Euro; ose

1.2. kontrata për punë, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e
madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se
pesëqind mijë (500.000) Euro.

2. “Kontratë me vlerë të mesme” konsiderohet me sa vijon:

2.1. kontrata e furnizimit ose kontrata e shërbimeve vlera e parashikuar e së cilës është
e barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë
me ose më e madhe se dhjetë mijë (10.000) Euro, por më e vogël se njëqind e njëzet e
pesë mijë (125.000) Euro; ose

2.2. kontrata për punë, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë ose më e
madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se
dhjetë mijë (10.000) Euro, por më e vogël se pesëqind mijë (500.000) Euro.

3. Kontratat në vijim konsiderohen “kontrata me vlerë të vogël”: Çdo kontratë publike vlera e
parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e
barabartë me ose më e madhe se një mijë (1.000) Euro, por më e vogël se dhjetë mijë (10.000)
Euro.

4. Kontratat në vijim konsiderohen “kontrata me vlerë minimale”: Çdo kontratë publike vlera e
parashikuar e së cilës është më e vogël se, ose me arsye pritet që të jetë më e vogël se një mijë
(1.000) Euro.

Neni 20
Klasifikimi i Konkursit të Projektimit sipas Vlerës

1. “Konkurs i projektimit me vlerë të madhe” konsiderohet me sa vijon:

1.1. konkursi i projektimit që organizohet si pjesë e procedurës që shpie drejt ose që
përfshinë shpalljen e kontratës fituese për shërbime, vlera e parashikuar e së cilës
është e barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye pritet të jetë e barabartë
me ose më e madhe se njëqind e njëzet e pesë mijë (125.000) Euro; ose

1.2. konkursi i projektimit në të cilin shuma e përgjithshme e çmimeve të konkursit dhe e
pagesave për pjesëmarrësit është e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye
pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se njëqind mijë (100.000) Euro.

2. “Konkurs i projektimit me vlerë mesatare” konsiderohet me sa vijon:

2.1. konkursi i projektimit që organizohet si pjesë e procedurës që shpien drejt ose
përfshin dhënien e kontratës së shërbimeve vlera e parashikuar e së cilës është e
barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë ose më e
madhe se dhjetë mijë (10.000) Euro, por më e vogël se njëqind e njëzet e pesë mijë
(125.000) Euro; ose

2.2. konkursi i projektimit në kuadër të së cilit shuma e përgjithshme e çmimeve dhe
pagesave për pjesëmarrësit është e barabartë ose më e madhe se, ose me arsye pritet
20
të jetë e barabartë me ose më e madhe se dhjetë mijë (10.000) Euro por më pak se
njëqind mijë (100.000) Euro.

3. Konkursi i projektimit që nuk përfshihet në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni konsiderohet
“konkurs i projektimit me vlerë të vogël”.

Neni 21
Kufizimet për zbatimin e Neneve 16-20

1. Autoriteti kontraktues mund t’i zbatojë nenet 16-20 vetëm për qëllim të klasifikimit të një
kontrate publike ose një konkursi projektimi si kontratë me vlerë të madhe, të mesme, të ulët ose
minimale. Dispozitat e neneve 16-20 nuk mund të zbatohen për qëllime të tjera.

2. Gjithashtu, të gjitha informatat në lidhje me përllogaritjen specifike ose të përgjithshme të
vlerës së një kontrate publike ose një konkursi të projektimit, si dhe të gjitha informatat mbi fondet
në dispozicion për financimin e kontratës ose konkursit të projektimit, nuk duhet të zbulohen para
asnjë personi deri në përmbylljen e aktivitetit të prokurimit. Mirëpo, autoriteti kontraktues duhet të
sigurojë këto të dhëna për KRPP-në, AQP-në, ekspertin shqyrtues, OSHP-në ose një gjykatë,
menjëherë pas kërkesës së këtyre të fundit.


KREU V
AUTORIZIMI PËR INICIMIN E NJË AKTIVITETI TË PROKURIMIT DHE NËNSHKRIMIN E
KONTRATËS PUBLIKE

Neni 22
Inicimi i aktivitetit të prokurimit

1. Për çdo aktivitet të prokurimit të autoritetit kontraktues, ZKA duhet të caktojë një person që të
shërbejë si Zyrtar Autorizues për atë aktivitet të prokurimit. Gjatë caktimit të Zyrtarit Autorizues,
ZKA duhet të përmbush të gjitha kushtet e parapara në Ligjin për Menaxhimin e Financave
Publike dhe Përgjegjësitë si dhe në Rregullat Financiare të shpallura nga Thesari. Zyrtari
Autorizues nuk e autorizon Zyrtarin e Prokurimit që të iniciojë aktivitetin e propozuar të prokurimit
para se ZKA i autoritetit kontraktues t’i ketë dorëzuar Zyrtarit Autorizues Deklaratën përkatëse të
Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve të nënshkruar nga ZKA dhe
ZKF i autoritetit kontraktues sipas paragrafit 5. të nenit 9 të këtij ligji.

2. Pasi ZKA t’i ketë dorëzuar Zyrtarit Autorizues Deklaratën e Nevojave dhe Vendosshmërisë
për Disponueshmërinë e Fondeve të përgatitur në mënyrë të rregullt dhe të nënshkruar nga
ZKA dhe ZKF, Zyrtari Autorizues e autorizon Zyrtarin e Prokurimit që të iniciojë aktivitetin e
prokurimit. Zyrtari Autorizues e autorizon inicimin e aktivitetit të prokurimit përmes dorëzimit
Zyrtarit të Prokurimit të një udhëzimi me shkrim për inicimin e aktivitetit të prokurimit së bashku
me një kopje të Deklaratës së Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve
të nënshkruar. Zyrtari i Prokurimit do të mban një kopje të këtyre dokumenteve në
dokumentacionin për prokurimin përkatës. Zyrtari Autorizues gjithashtu i dërgon një kopje të
udhëzimit të tij me shkrim ZKF-së dhe ZKA-së të autoritetit kontraktues si dhe funksionarit më të
lartë të autoritetit kontraktues, përveç kur ZKA është funksionari më i lartë.

Neni 23
Zyrtarët e Prokurimit

1. ZKA i autoritetit kontraktues përcakton një person të shërbej si Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit
për autoritetin kontraktues. Nëse punëtorët tjerë të autoritetit kontraktues janë nëpunës civil,
Zyrtari i Prokurimit gjithashtu është nëpunës civil.

21
2. Një person mund të shërbejë si zyrtarë përgjegjës i prokurimit nëse posedon diplomë
universitare, dhe një certifikatë valide, bazike apo të avancuar të prokurimit të lëshuar në pajtim
me nenin 25 të këtij ligji.

3. Asnjë person nuk mund të shërbej si Zyrtar i Prokurimit apo si anëtar i stafit të njësisë së
prokurimit nëse ai nuk kualifikohet që të merr pjesë në një aktivitet të prokurimit në bazë të
dispozitave të paragrafit 3. të nenit 65 të këtij ligji. Dy apo më shumë autoritete kontraktuese të
cilat kanë prokurime të pakta mund të arrijnë marrëveshje që të përcaktojnë personin e njëjtë si
Zyrtar të Prokurimit.

4. Asnjë person nuk mund të shërbejë si Zyrtar i Prokurimit ose si punonjës i njësisë së
Prokurimit përveç dhe përderisa ai të ketë dorëzuar një deklaratë me shkrim nën betim se ai: (i)
është i kualifikuar për të shërbyes si Zyrtar i Prokurimit sipas këtij neni, (ii) do të ushtrojë
aktivitetet e prokurimit të autoritetit kontraktues në mënyrë të ndershme dhe të ndërgjegjshme
dhe në pajtim të plotë me këtë ligj, dhe (iii) menjëherë do të ushtrojë në mënyrë profesionale të
gjitha detyrat tjera të përcaktuara në këtë ligj. Deklarata nën betim dorëzohet në KRPP, e cila
menjëherë e regjistron deklaratën dhe i siguron personit në fjalë një vërtetim për regjistrimin e
deklaratës. KRPP do të mbajë të gjithë deklaratat e dorëzuara sipas këtij paragrafi në
dokumentacionin publik të KRPP.

5. Çdo autoritet kontraktues do të sigurojë që personi i cili është caktuar si Zyrtar Përgjegjës i
Prokurimit të përmbush kërkesat e paragrafit 2. të këtij neni, nuk konsiderohet i papërshtatshëm
dhe ka ekzekuton deklaratën e kërkuar nga paragrafi 4. i këtij neni. Çdo autoritet kontraktues do
të sigurojë që të gjithë punonjësit tjerë të njësisë të Prokurimit nuk konsiderohen të
papërshtatshëm dhe gjithashtu kanë ekzekutuar deklaratën e kërkuar në paragrafin 4. të këtij
neni.

6. Nëse një Zyrtar i Prokurimit humb të drejtën për të mbajtur këtë pozitë, ZKA menjëherë do ta
largojë personin në fjalë nga kjo pozitë. Nëse Zyrtari i Prokurimit është nëpunës civil, ZKA do të
sigurojë që largimi i tij të bëhet në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil.

Neni 24
Zyrtarët e prokurimit gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit

1. Të gjitha aktivitetet e prokurimit janë përgjegjësi të autoritetit përkatës kontraktues
pavarësisht nga shpërndarja e detyrave brenda autoritetit kontraktues sipas Nenit 22 të këtij ligji.
Kjo nuk zbatohet në rastet kur Ministri i financave e ka caktuar AQP-në për kryerjen e një
aktiviteti të caktuar të prokurimit sipas këtij ligji. Kurdo që AQP kryen aktivitetet e prokurimit në
emër të autoritetit kontraktues, përgjegjësitë për këto aktivitete i merr përsipër AQP-ja.

2. Autoriteti kontraktues është përgjegjës për të siguruar që të gjitha aktivitetet e prokurimit të
autoritetit të tillë kontraktues të ekzekutohen në përputhshmëri të plotë me këtë ligj.

3. Zyrtari i Prokurimit i një autoriteti kontraktues është përgjegjës që menjëherë t’i raportojë
KRPP-së mbi aktivitetet e prokurimit të autoritetit përkatës kontraktues që ekzekutohen në një
mënyrë që nuk është në pajtim me këtë ligj.

4. Në rast të ndonjë arsyeje që një Zyrtar i Prokurimit nuk mund të mbajë më atë post për shkaqet
e parapara në paragrafin 3. të nenit 23 të këtij ligji, autoriteti kontraktues menjëherë do të njoftoi
KRPP-në. KRPP do të vendosë nëse ekziston ndonjë arsye e tillë, dhe udhëzon në bazë të rastit.
Në rast të largimit të zyrtarit të prokurimit aplikohen dispozitat e Ligjit të Shërbimit Civil.

Neni 25
Trajnimi i Zyrtarëve të Prokurimit

22
1. IKAP në bashkëpunim me KRPP është përgjegjës për zhvillimin e moduleve të trajnimit dhe
kurrikulës për kualifikimet në prokurim. IKAP dhe KRPP duhet të identifikon personat, me
përvojë në prokurimin publik, të përshtatshëm për mësimdhënie në kurset e prokurimit të
hartuara nga KRPP. IKAP duhet të aranzhojë zhvillimin dhe mbajtjen e kurseve profesionale të
prokurimit me kohëzgjatje të paktën pesëmbëdhjetë (15) ditë. KRPP në bashkëpunim me IKAP
siguron që kurse të tilla të përgatiten dhe mbahen nga një person i trajnuar ose organizatë e
trajnimeve që ka ekspertizë substanciale në praktikat më të mira ndërkombëtare të prokurimit
dhe në sistemin e prokurimit të BE-së.

2. IKAP do të jetë përgjegjës për organizimin e provimeve.

3. Çdo person i interesuar mund të marrë pjesë në trajnimin profesional të prokurimit. Autoriteti
Kontraktues duhet që në lidhje me Zyrtarët e Prokurimit të punësuar të trajtojë kohën e
shpenzuar nga Zyrtari i Prokurimit në trajnim si orar të zakonshëm pune dhe ta kompensojë atë
njëlloj sikurse të kishte shpenzuar atë kohë në punë. Autoriteti kontraktues po ashtu mund t’i
ofrojë personit në fjalë, në pajtim me aktet e zbatueshme ligjore dhe nën-ligjore edhe kompensim
për shpenzimet që domosdoshmërisht janë bërë nga personi për pjesëmarrjen në trajnim.

4. IKAP do të lëshojë “certifikatën themelore profesionale të prokurimit” vetëm për personat të
cilët i kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme të gjitha kurset themelore dhe të cilët
rekomandohen nga trajnuesi. IKAP do të lëshojë “certifikatën e avancuar profesionale të
prokurimit” vetëm për personat të cilët i kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme të gjitha kurset
e avancuara.

5. Certifikatat janë të vlefshme për tri (3) vite nëse nuk anulohen më herët në pajtim me
paragrafin 8. të këtij neni. Personi i cili mban një certifikatë themelore të prokurimit dhe i cili nuk
arrin të marrë certifikatën e avancuar brenda kësaj periudhe tri (3) vjeçare e humb të drejtën për
të shërbyer si Zyrtar i Prokurimit përderisa ai/ajo të marrë certifikatën e avancuar. Personi i cili
mban një certifikatë të avancuar dhe që nuk arrin të marrë një certifikatë të re të avancuar brenda
kësaj periudhe tri (3) vjeçare humb të drejtën për të shërbyer si Zyrtar i Prokurimit përderisa ai/ajo
të marrë certifikatën e re të avancuar.

6. Personat të cilët posedojnë një certifikatë ose diplomë të avancuar ose master të prokurimit të
njohur ndërkombëtarisht janë të përjashtuar nga obligimi për certifikim nga IKAP siç është
përcaktuar në paragrafët 4. dhe 5. të këtij neni. Megjithatë, këta persona janë të obliguar që të
marrin pjesë në trajnimin e vazhdueshëm të përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni.

7. Çdo person mund të marrë pjesë në kurset profesionale të trajnimit në prokurim në IKAP nëse
ka hapësirë të mjaftueshme pas akomodimit të Zyrtarëve të Prokurimit dhe punonjësve të njësive
të Prokurimit. IKAP mund të vendosë një tarifë të arsyeshme për pjesëmarrje për personat që
marrin pjesë në këto kurse. Megjithatë, asnjë tarifë nuk mund të vendoset për Zyrtarët e
Prokurimit, punonjësit e njësive të Prokurimit ose nëpunësit civil. IKAP do t’i sigurojë një kopje të
materialeve te trajnimit çdo personi të interesuar i cili duhet të paguajë një tarifë të arsyeshme për
mbulimin e shpenzimeve të kopjimit; megjithatë asnjë pagesë nuk do të kërkohet nga personat të
cilët janë Zyrtarë të Prokurimit, punonjës të njësive të Prokurimit ose nëpunës civil të cilët kanë të
drejtë të marrin një kopje të këtyre materialeve falas.

8. Çdo certifikatë e prokurimit e lëshuar nga IKAP mund të anulohet nga OSHP nëse konstatohet
se personi i cili e posedon atë certifikatë nuk i plotëson ose më nuk i plotëson kushtet e
kualifikimit të përcaktuara në nenin 23 të këtij ligji ose ka bërë një shkelje të rëndë të këtij ligji ose
të rregullave të prokurimit. Nëse poseduesi i certifikatës është nëpunës civil, procesi i anulimit
duhet të bëhet në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit për Shërbimin Civil. Nëse poseduesi i
certifikatës nuk është nëpunës civil, KRPP duhet t’i dërgojë këtij personi një njoftim paraprak me
shkrim prej nëntëdhjetë (90) ditëve për qëllimin e anulimit të certifikatës së tij/saj; ky njoftim i jep
personit në fjalë të drejtën e ankesës sipas Ligjit për Procedurën Administrative. Nëse pas
përfundimit të procedurës së ankesës sipas Ligjit për Procedurën Administrative, personi në fjalë
23
është i pakënaqur me rezultatin, atëherë ai mund të ankohet për anulimin e certifikatës në
Gjykatën Supreme të Kosovës.

9. Në bazë të një kërkese nga një autoriteti kontraktues, KRPP vendos nëse janë plotësuar
kushtet e kualifikimit të specifikuara në nenin 23 për një certifikatë profesionale të prokurimit. Në
rast se KRPP konstaton se kushtet e përmendura nuk janë plotësuara, KRPP do të dorëzoj
rekomandimin e tyre në OSHP me një kërkesë për revokimin e certifikatës në pajtim me
procedurat e theksuara në paragrafin 8. të këtij neni.

Neni 26
Nënshkrimi i kontratave publike

1. Përveç, siç përcaktohet në paragrafin 2. dhe 3. të këtij neni, zyrtari përgjegjës i prokurimit i një
autoriteti kontraktues është i vetmi person i autorizuar që të lidh ose të nënshkruajë një kontratë
publike në emër të autoritetit të tillë kontraktues. Nënshkrimi dokumenton se kontrata është
dhënë në pajtueshmëri me ligjin aktual.

2. Përveç nënshkrimit të zyrtarit përgjegjës të prokurimit të përmendur në paragrafin 1. të këtij
neni, kontratat me vlera të mëdha të autoriteteve kontraktuese duhet që gjithashtu të
nënshkruhen në emër të autoritetit kontraktues nga Zyrtari Kryesor Administrativ, si dhe Ministri
ose autoriteti tjetër përkatës publik. Nënshkrimet e përcaktuara sipas këtij Neni, konfirmojnë dhe
pranojnë të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në kontratë dhe vërtetojnë se kontrata është në
pajtim të plotë me këtë ligj. Kontratat që nuk nënshkruhen në pajtim me paragrafin 1. dhe 2. të
këtij neni janë të pazbatueshme.

3. Nëse Ministri i financave e cakton AQP-në si organ përgjegjës për kryerjen e një aktiviteti të
prokurimit, personat e autorizuar për përmbylljen ose nënshkrimin e kontratës janë personat e
përmendur në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni

4. Personat e autorizuar që të nënshkruajnë sipas paragrafit 1. dhe 2. ose 3. të këtij neni mund
të nënshkruajnë kontratën e tillë vetëm nëse përmbushen kushtet vijuese:

4.1. së paku dhjetë (10) ditë kanë kaluar nga data e publikimit të njoftimit për dhënien e
kontratës; me kusht që, ky kusht të mos aplikohet për prokurimet urgjente që sipas nenit
35.2.1 (iii). apo për një aktivitet të prokurimit të bazuar në nenin 36. apo për kontrata me
vlerë minimale;

4.2. personat kanë konfirmuar edhe një herë se informatat që gjinden në “Deklaratën e
Nevojave dhe Vendosmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve” janë ende të sakta;

4.3. personat nuk kanë pranuar asnjë komunikatë nga OSHP ose gjykata në të cilën
thuhet se kontrata nuk duhet nënshkruar.


PJESA II

KREU I
RREGULLAT PER SPECIFIKIMET TEKNIKE DHE DOSJEN E TENDERIT

Neni 27
Dosja e Tenderit

1. Përveç siç parashihet në paragrafin 2. të këtij neni autoriteti kontraktues do të përpiloj një dosje
të tenderit që ofron informatat përkatëse lidhur me kontratën në fjalë, duke përfshirë të gjitha
termet dhe kushtet materiale të saj, procedurat e zbatueshme të prokurimit, çfarëdo kërkese të
aplikueshme të përshtatshmërisë ose ndonjë kriter të përzgjedhjes, procedurat e ankesës si dhe
24
informatat e tjera përkatëse siç kërkohen nga ky ligj ose siç i sheh të domosdoshme autoriteti
kontraktues. Nëse aktiviteti përkatës i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës, dosja e
tenderit duhet të përmbajë një kopje të njoftimit të tillë dhe informatat e tjera të tilla përkatëse që
mund të jenë të nevojshme për të qartësuar dhe plotësuar informatat që gjinden në njoftimin e
tillë. Autoriteti kontraktues duhet të përcaktojë në dosjen e tenderit, specifikimet teknike të
zbatueshme dhe, aty ku është e përshtatshme, kërkesat ekzekutuese, mundësinë e varianteve
dhe informatat lidhur me nën-kontraktimin në pajtim me nenet 28, 29, 30 dhe 31 të këtij ligji.

2. Kushtet e Dosjes së Tenderit sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk zbatohen për aktivitetet e
prokurimit për kontratat me vlerë minimale.

3. Pa marrë parasysh se a kërkohet dosja e tenderit apo jo, furnizimet, shërbimet apo punët sipas
kontratës duhet të përshkruhet me anë të fjalorit të përgjithshëm te prokurimit dhe kodeve të
duhura. KRPP-ja do të ketë autoritetin për të vendosur rregulla mbi këto çështje.

4. Kurdo që një aktivitet i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës, dosja e tenderit
duhet të kompletohet para publikimit të njoftimit të kontratës; KRPP-ja mund të vendosë për
monitorimin e kësaj dispozite, me akte nënligjore.

Neni 28
Specifikimet teknike

1. Autoriteti kontraktues do ti parashtrojë të gjitha specifikimet e detyrueshme teknike në dosjen e
tenderit. Nëse aktiviteti përkatës i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës, autoriteti
kontraktues (i) do të parashtrojë specifikimet e tilla në njoftimin në fjalë, ose (ii) do të dërgojë një
deklaratë të qartë që tregon se ku mund të merren specifikimet e tilla teknike. Kurdo që është e
mundur këto specifikime teknike duhet të definohen në atë mënyre sa që të merren parasysh
kriteret për mundësinë e qasjes së personave me aftësi të kufizuar apo dizajnimin për të gjithë
shfrytëzuesit.

2. Autoriteti kontraktues do t’i përpilojë specifikimet teknike në atë mënyrë që ato të jenë në
përputhje me qëllimin e prokurimit dhe të drejtuara drejt sigurimit të qasjes sa më të mirë për të
gjithë operatorët e interesuar ekonomik dhe tenderuesit. Autoriteti kontraktues është veçanërisht i
ndaluar që të hartojë specifikime teknike që favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë
operatorë ekonomik.

3. Specifikimet teknike do të formulohen ose duke iu referuar standardit të aplikueshëm,
specifikimit, miratimit apo referencës teknike që kërkohet sipas paragrafit 4 dhe 5 të këtij neni ose
si një alternative lidhur me kërkesat e ekzekutuese ose funksionale, duke përfshirë karakteristikat
mjedisore sipas paragrafit 9. të këtij neni. Autoriteti kontraktues mund të zgjedhë që të përdorë
standardet ose specifikimet tjera sipas paragrafit 4. dhe 5. të këtij neni për karakteristika të
caktuara dhe kërkesat e ekzekutuese ose funksionale për karakteristika tjera.

4. Autoritetet kontraktuese do të formulojnë specifikimet teknike duke iu referuar (i) një standardi
të Kosovës që implementon një standard Evropian, (ii) një standardi Evropian. (iii) një miratimi
teknik Evropian, (iv) një specifikimi të përbashkët teknik, (v) një standardi ndërkombëtar apo (vi)
çfarëdo referimi tjetër teknik të nxjerrë nga organet Evropiane për standardizim.

5. Nëse një standard i aplikueshëm, specifikim, ose miratim që kërkohet nga sipas paragrafit 4.
nuk ekziston, ose nëse përdorimi i tij kërkon që autoriteti kontraktues të përdorë materiale ose
produkte që nuk janë të përshtatshme me pajisjet që tashmë janë në dispozicion ose nëse
përdorimi i tyre do të shkaktonte shpenzime të tepruara dhe të panevojshme, autoriteti i tillë
kontraktues mund të përgatisë specifikacionin e tillë teknik duke iu referuar (i) një standardi të
Kosovës ose (ii) një miratimi teknik të Kosovës.

25
6. Nëse një tenderues mund të paraqet në tenderin e tij, përmes çfarëdo mase të duhur (siç janë,
dosjet teknike ose raport testimi nga një palë e tretë e pavarur), se zgjidhja e propozuar nga
tenderuesi në mënyrë ekuivalente plotëson kërkesat e definuara në specifikim teknik, autoriteti
kontraktues nuk mund të refuzoj tenderin me arsyetimin se produkti ose shërbimi i ofruar nuk
përputhet me specifikimet teknike të formuluara duke iu referuar ndonjë specifikimi të përmendur
në paragrafin 4. dhe 5. të këtij neni.
7. Autoriteti kontraktues nuk do të përpilojë specifikimet teknike që i referohen një artikulli ose
burimi të veçantë, ose një procesi të hollësishëm, ose ndonjë shenje dalluese, lloji ose origjine të
veçantë ose ndonjë prodhimi. Pavarësisht nga e mësipërmja, autoriteti kontraktues mundet, që
në kushte të jashtëzakonshme, të hartojë specifikime teknike ose të bëjë një referim të tillë të
veçantë, nëse autoriteti kontraktues në mënyrë të qartë vërteton se, nuk është e mundur që të
përpilojë një specifikim mjaft të saktë dhe të kuptueshëm të lëndës së kontratës përkatëse, në
pajtim me paragrafin 3-6. të këtij neni ose ndryshe; me kusht që, çfarëdo referimi i tillë të
shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent”

8. Kërkesat ekzekutuese dhe funksionale duhet të jenë të sakta në mënyrë që të iu mundësoj
tenderuesve që të përcaktojnë lëndën kryesore të kontratës dhe t'i lejoj autoritetet kontraktuese
që të shpërblejnë kontratën. Standardet apo specifikimet e tjera të paragrafit 4. dhe 5. të këtij neni
mund të përdoren si një mjet i ruajtjes së përputhshmërisë me kërkesat ekzekutuese apo
funksionale.

9. Kur autoriteti kontraktues e ka parashtruar specifikimin teknik për kërkesat ekzekutuese ose
funksionale, ai nuk mund të përdorë kërkesat e tilla si arsyetim për refuzimin e tenderit, produktit
ose shërbimit që është në përputhshmëri me një specifikim të përmendur në paragrafin 4. dhe 5.
të këtij neni nëse specifikimi i tillë trajton kërkesat e njëjta ekzekutuese ose funksionale dhe është
i përshtatshëm. Tenderuesi duhet të paraqesë në tenderin e tij, në mënyrën më të përshtatshme
(siç është ajo e dosjeve teknike ose raportit të testimit nga një palë e tretë e pavarur), që produkti
ose shërbimi, janë në përputhshmëri me specifikimet e lartpërmendura gjithashtu i plotëson
kërkesat ekzekutuese ose funksionale të autoritetit kontraktues.

Neni 29
Variantet e specifikimeve teknike

1. Nëse kontrata do ti shpërblehet tenderuesit ekonomikisht më të favorshëm, autoritetet
kontraktuese mund të autorizojë që tenderuesit të paraqesin variantet.

2. Autoriteti kontraktues duhet të tregoj në dosjen e tenderit nëse ata autorizojnë variante apo jo;
variantet nuk do të autorizohen pa këtë indikacion.

3. Autoritetet kontraktuese që autorizojnë variantet duhet të deklarojnë në dosjen e tenderit
kërkesat minimale për tu plotësuar nga variantet dhe ndonjë kërkesë specifike për prezantimin e
tyre.

4. Vetëm variantet që përmbushin kërkesat minimale të përcaktuara nga këto autoritete
kontraktuese do të merren në konsideratë. Në procedurat për dhënien e kontratave publike për
furnizime ose shërbime, autoritetet kontraktuese të cilat kanë autorizuar variantet nuk mund të
refuzojnë një variant duke u bazuar vetëm në atë se, nëse është e suksesshme, më tepër do të
shpie në një kontratë shërbimi se sa në një kontratë publike për furnizime ose më tepër në një
kontratë furnizimi se sa një kontrate publike për shërbime.

Neni 30
Nën-kontraktimi

Tenderuesi duhet të tregojë në tenderin e tij ndonjë pjesë të kontratës që ai ka për qëllim të
nënkontraktojë palëve të treta dhe secilin nënkontraktues të propozuar. Një indikator i tillë nuk ka
efekt mbi detyrimin kontraktual nga tenderuesi në lidhje me autoritetin kontraktues apo të tjerët.
26

Neni 31
Ekzekutimi i kontratave

1. Autoritetet kontraktuese mund të vendosin kërkesa të veçanta në lidhje me mënyrën se si
kontrata duhet të ekzekutohet, me kusht që kërkesat mos të shkelin parimet e Nenit 7 dhe janë
paraqitur në dosjen e tenderit. Kërkesat e tilla në lidhje me ekzekutimin e një kontrate kanë qëllim
të sigurojnë një nivel të caktuar të kushteve të punës ose të mbrojtjes së mjedisit.

2. Autoritetet Kontraktuese mund të referohen në kushtet e performancës së kontratës në veçanti
atyre të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e punëtorëve dhe kushteve të
punës të cilat janë në fuqi me ligj apo rregullore në Kosovë, me kusht që këto kushte të
përfshihen në shpalljen e kontratës dhe në specifikimet teknike.

3. Një Autoritet Kontraktues mund të theksoi në dokumentacionin e kontratës organin apo
organet nga të cilat një kandidat apo tenderues mund të marrë informatat e duhura për obligimet
që kanë të bëjnë me tatimet, mbrojtjen e mjedisit, dispozitave të mbrojtjes së punëtorëve dhe për
kushtet të cilat janë në fuqi me ligj apo rregullore në Kosovë.


KREU II
LLOJET DHE ZBATUESHMËRIA E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT

Neni 32
Rregullat e Përgjithshme

1. Gjatë ushtrimit të një aktiviteti të prokurimit, autoriteti kontraktues duhet të shfrytëzojë
procedurën e hapur ose procedurën e kufizuar. Nëse një dispozitë e neneve 34-37 të këtij ligji
shprehimisht autorizon shfrytëzimin e një procedure tjetër prokurimi, autoriteti kontraktues mund
të shfrytëzojë atë procedurë ose procedurën e hapur. Ushtrimi i një procedurë të prokurimit duhet
të bëhet në pajtim të plotë me dispozitat e zbatueshme të këtij ligji.

2. KRPP-ja do të vendosë rregulla dhe kushte, në përputhje me ligjin e tanishëm dhe praktikat më
të mira ndërkombëtare, që rregullojnë zbatimin e secilës nga procedurat e vendosura të
prokurimit nga nenet 32-38 të këtij ligji.

3. Kurdo që autoriteti kontraktues shfrytëzon një procedurë të përshkruar në nenin 34 të këtij ligji,
autoriteti kontraktues duhet të përfshijë në dosjen e tenderit një shpjegim të hollësishëm të
arsyetimit të përdorur dhe faktorëve të marrë parasysh nga autoriteti kontraktues gjatë procesit të
vendosjes se nëse shfrytëzimi i procedurës alternative është i duhur dhe i autorizuar sipas këtij
ligji.

4. Nëse, gjatë zbatimit të procedurave të prokurimit, pranohen më pak se dy (2) tenderë të
përgjegjshëm ose, kur është e zbatueshme, kërkesa për pjesëmarrje, autoriteti kontraktues duhet
të anulojë aktivitetin e prokurimit.

5. Pavarësisht nga kërkesat e përcaktuara në paragrafin 4. të këtij neni kur më pak se dy tender
të përgjegjshëm apo kërkesa për pjesëmarrje janë dorëzuar në përgjigje të një procedure të
hapur, procedure të kufizuar apo procedure të negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë,
me kusht që a) specifikimet e para të kontratës nuk ndryshohen b) që autoriteti kontraktues ka
demonstruar që për arsye të konkurrencës shumë të kufizuar në treg për kontratën në fjalë, një
procedurë e re e hapur, e kufizuar ose e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë nuk do
të rezultoi në ngritje të numrit të tenderëve përgjegjës, kur është e aplikueshme, kërkesat për
pjesëmarrje, autoriteti kontraktues mundë të anuloi këtë kërkesë. Megjithatë KRPP duhet të
njoftohet nga autoriteti kontraktues përkatës brenda dy ditëve nga dita e vendimit për anulimin e
kërkesës.
27

Neni 33
Procedurat e hapura dhe të kufizuara

1. Përveç nëse ndonjë dispozitë e neneve 34 – 37, posaçërisht e autorizon përdorimin e
procedurave tjera të prokurimit, autoriteti kontraktues do të zgjedhë dhe përdorë procedurat e
hapura ose të kufizuara gjatë zbatimit të aktiviteteve që kanë për qëllim dhënien e një kontrate
publike.

2. Autoriteti kontraktues mund të shfrytëzojë procedurat e kufizuara për të kryer një aktivitet
prokurimi që çon te dhënia e ndonjë kontrate publike në bazë të faktorëve të verifikueshëm dhe
pa qëllime diskriminuese.

3. Pas pranimit të kërkesës për të marrë pjesë, autoriteti kontraktues do të ftojë me shkrim që të
parashtrojnë tenderin ose propozimin kandidatët të cilët përmbushin kriteret e përzgjedhjes të
caktuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit në përputhshmëri me nenin 51 të këtij
ligji. Kandidatët që nuk përzgjidhen në këtë mënyrë eliminohen nga pjesëmarrja e mëtutjeshme.

Neni 34
Procedurat e negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës

1. Në raste të veçanta, autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pas
publikimit të një njoftimi të kontratës për të kryer aktivitetin e prokurimit. Zyrtari përgjegjës i
Prokurimit, në bazë të faktorëve të verifikueshëm dhe pa qëllime diskriminuese, duhet që
paraprakisht të bëjë konstatim formal me shkrim se:

1.1. për arsye të natyrës së disa shërbimeve të sigurimeve, bankare dhe të investimeve,
të menaxhmentit, të konsulencës apo shërbimeve tjera intelektuale është e pamundur të
përgatiten specifikacionet e kontratës në mënyrë që të lejojnë dhënien e kontratës duke
zgjedhur tenderin më të mirë sipas rregullave që drejtojnë procedurat e hapura ose të
kufizuara.

1.2. natyra e shërbimeve ose rreziqet që përcjellin ato nuk lejojnë caktimin paraprak të
çmimit të përgjithshëm.

1.3. natyra e shërbimeve financiare, e shërbimeve që përfshinë projektimin e punëve
ose e shërbimeve tjera intelektuale është e atillë sa nuk mund të përgatiten
specifikacionet e kontratës në përpikëri në mënyrë që të lejojnë dhënien e kontratës
duke zgjedhur tenderin më të mirë sipas rregullave që drejtojnë procedurat e hapura
ose të kufizuara.

2. Konstatimi me shkrim i kërkuar sipas paragrafit 1. të këtij neni duhet të përfshihet në dosjen e
tenderit.

3. Pas pranimit të kërkesave për pjesëmarrje, autoriteti kontraktues do të ftojë me shkrim që të
parashtrojnë tenderin/propozimin kandidatët të cilët përmbushin kriteret minimale te përzgjedhjes
të caktuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit në përputhshmëri me nenin 49-54 të
këtij ligji Kandidatët që nuk përzgjidhen në këtë mënyrë eliminohen nga pjesëmarrja e
mëtutjeshme.

4. Autoriteti kontraktues pastaj do të negociojë me çdo tenderues në përpjekje për të përshtatur
tenderin/propozimin e tij me kërkesat e caktuara nga autoriteti kontraktues në njoftimin e
kontratës dhe në dosjen e tenderit. Gjatë këtij procesi, autoritetit kontraktues do t’i kërkohet të
identifikojë dhe t’i jap kontratën tenderuesit që dorëzon tenderin/propozimin më të mirë dhe që
është ekonomikisht më i përshtatshmi.

28
5. Gjatë negociatave, autoriteti kontraktues do të sigurojë se të gjithë tenderuesit trajtohen në
mënyrë të barabartë dhe të drejtë dhe se të gjithë tenderuesit kanë qasje të barabartë dhe me
kohë në informatat e njëjta, me përjashtim të informatave që lidhen me ose që janë pjesë e
ndonjë tenderi konkurrues.

6. Me kusht që mundësia është përcaktuar në njoftimin për kontratë ose në dosjen e tenderit,
autoriteti kontraktues mund të merr masa që procedurat e negociuara të përdoren në faza të
njëpasnjëshme me qëllim që të reduktohet me kohë numri i tenderëve të negociuar duke aplikuar
kriteret e dhënies që janë specifikuar në njoftimin e kontratës ose dosjen e tenderit.

Neni 35
Procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës

1. Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të
kontratës për të ushtruar aktivitetin e prokurimit vetëm pasi që të jetë në pajtim me këtë nen.
KRPP duhet të njoftohet nga autoriteti kontraktues në fjalë brenda dy ditëve nga data kur vendimi
për përdorimin e procedurave të tilla është marrë. Autoriteti kontraktues duhet që në njoftim të
ofrojë një shpjegim të hollësishëm të fakteve të konsideruara dhe justifikimin për përdorimin e
procedurës.

2. Autoriteti kontraktues mund të përdor procedura të negociuara pa publikimin paraprak të
njoftimit të kontratës për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e:

2.1. çfarëdo kontrate publike:

(i) nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata
duhet ti ipet një operatori të caktuar ekonomik;

(ii) nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo
industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i ipet vetëm një operatori
të caktuar ekonomik;

(iii) nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave
ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk
kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës
kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për
ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj. Me kusht që kjo
dispozitë të mos mund të shfrytëzohet nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën
emergjente ekstreme mund t’u atribuohen veprimeve neglizhente ose të qëllimta
ose lëshimeve të autoritetit kontraktues.

2.2. një kontrate për furnizim:

(i) për dërgesa shtesë nga furnizuesit fillestar kur dërgesat e tilla shtesë janë
zëvendësime për produktet ose instalimet e dërguara ose kur përbëjnë një
zgjatje të dërgesave aktuale të produkteve ose instalimeve nëse ndryshimi i
furnizuesit domosdo kërkon nga autoriteti kontraktues që të pranojë produktet
ose instalimet që kanë karakteristika të ndryshme teknike ose karakteristika të
tjera që janë materialisht të ndryshme nga produktet ose instalimet që janë blerë
më parë, dhe këto ndryshime do të rezultonin në mospërputhshmëri apo
vështirësi teknike të jashtëzakonshme në funksionim dhe mirëmbajtje. Më kusht
që, sidoqoftë, ky nen 35.2.2(i) të mund të përdoret vetëm për të mbuluar një ose
më shumë kontrata për dërgesa shtesë që vetëm, ose së bashku, e kanë një
vlerë që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) e vlerës së kontratës që
mbulonte dërgesat fillestare; ose

29
(ii) Nëse autoriteti përkatës kontraktues është operator i shërbimeve publike, për
blerjen e mallrave në një treg mallrash, vend-shkëmbim mallrash apo platformë
ose sistem të ngjashëm tregtar.

2.3. një kontrate të shërbimeve:
(i) që pason nga një konkurs projektimi i ushtruar përmes procedurave të
hapura ose të kufizuara, dhe që kërkohet , sipas rregullave në fuqi, t’i epet
kandidatit të suksesshëm.

(ii) që do ti epet një autoriteti kontraktues që sipas një akti legjislativ ose
rregullativ normativ ose nën-normativ e gëzon një të drejtë ekskluzive për të
siguruar shërbimin e tillë.

2.4. një kontrate të shërbimeve ose punëve:

(i) për zbatimin ose ekzekutimin e shërbimeve ose punëve shtesë që nuk ishin
përfshirë as në konceptimin fillestar të një projekti të punëve të dhënë më parë
dhe as të paraqitura në kontratën përkatëse të punëve që është përmbyllur më
parë, por të cilat, përmes rrethanave të paparashikuara, janë bërë të nevojshme
për kryerjen e shërbimeve ose punëve të përshkruara në projektin ose kontratën
e tillë. Me kusht që ky nen 35.2.4 (i) të mund të shfrytëzohet vetëm nëse (a)
kontrata që i mbulon shërbimet ose punët e tilla shtesë ti ipet operatorit ekonomik
që është duke i ekzekutuar shërbimet ose punët fillestare dhe (b) shërbimet ose
punët e tilla shtesë, teknikisht ose ekonomikisht nuk mund të ndahen nga
kontrata kryesore pa i shkaktuar dëme autorietit kontraktues apo (c) kur punët
apo shërbimet e tilla, edhe pse të ndara nga ekzekutimi i kontratës origjinale,
janë rreptësisht të domosdoshme për atë kompletim. Më tutje, me kusht që, ky
nen 35.2.4(i) të mund të shfrytëzohet vetëm për të mbuluar një ose më shumë
kontrata për shërbime ose punë shtesë që vetëm ose së bashku kanë një vlerë
që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) e vlerës së kontratës
fillestare.

(ii) për punë apo shërbime të reja që bëjnë pjesë në përsëritjen e punëve apo
shërbimeve të ngjashme dhe që iu besuan operatorit ekonomik të cilit i njejti
autoritet kontraktuese i dha kontratën fillestare, me kusht që punët e tilla të janë
në përputhje me një projekt bazik për të cilin kontrata origjinale ishte dhënë sipas
procedurës së hapur ose të kufizuar. Sa më heret që projekti i parë të është
paraqitur për tender, përdorimi i mundshëm i kësaj procedure do të deklarohet
dhe kosotja totale e parashikuar e punimeve apo shërbimeve pasuese duhet të
merren në konsideratë nga autoritetet kontraktuese, kur ata të aplikojnë rregullat
e vlerësimit të Kapitullit 4. Autoritetet publike mund të përdorin këtë procedurë
vetëm gjatë një periudhe prej dy viteve pas përfundimit të kontratës fillestare. Me
kusht që, sidoqoftë, neni 35.2.4 (ii) mund të shfrytëzohet vetëm për të mbuluar
një ose më shumë kontrata për shërbime të reja që, vetëm ose së bashku kanë
një vlerë që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) e vlerës së
kontratës të mëhershme të shërbimeve.

3. Ekzekutimi i një procedure të negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës në asnjë mënyrë
nuk e liron autoritetin kontraktues nga detyrimi i tij që (i) të luajë një rrol aktiv në përcaktimin e
kushteve të kontratës, veçanërisht sa ka të bëjë me çmimet, afatet e pranimit, sasitë,
karakteristikat teknike dhe garancionet, (ii) të sigurojë që çmimi i kontraktuar nuk është më i
lartë se çmimi përkatës i tregut, dhe (iii) të vlerësojë me kujdes kualitetin e produktit, shërbimit
ose punës në fjalë.

Neni 36
Procedurat për kuotimin e çmimeve
30

1. Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat për kuotimin e çmimeve për të ushtruar një
aktivitet të prokurimit që ka për qëllim dhënien e një kontrate të punëve, furnizimeve ose
shërbimeve me vlerë minimale ose të vogël nëse:

1.1. në rast të kontratave për punë përfshinë vetëm riparime apo mirëmbajtje, ose

1.2. në rast të mallrave ose shërbimeve (i) mallrat ose shërbimet përkatëse aktualisht
janë në dispozicion nga operatorët ekonomik, (ii) mallrat ose shërbimet përkatëse nuk
ka nevojë që të prodhohen ose përpunohen posaçërisht, në mënyrë që t’i përmbushin
kërkesat e autoritetit kontraktues, dhe (iii) vetëm ekziston një treg për mallrat ose
shërbimet e tilla.

2. Autoriteti kontraktues do t’u dërgojë njëkohësisht, së paku tre (3) operatorëve ekonomik një
kërkesë më shkrim për kuotimin e çmimeve dhe, aq sa është e mundshme, sa më shumë
operatorëve ekonomik sa është e nevojshme për të siguruar se konkurrenca efektive për
kontratën përkatëse nuk dëmtohet.

3. Autoriteti kontraktues do t’i zgjedhë operatorët e tillë ekonomik dhe përndryshe të kryejë
aktivitetin e prokurimit në një mënyrë që nuk ka për qëllim që të diskriminojë kundër një apo më
shumë operatorëve ekonomik.

4. Operatori ekonomik që nuk e ka marrë kërkesën për kuotimin e çmimeve që u është dërguar
operatorëve të tjerë ekonomik, ka të drejtë që, menjëherë pasi që ta kërkojë, të marrë kërkesën e
tillë për kuotimin e çmimeve nga autoriteti përkatës kontraktues. Operatori ekonomik që nuk e ka
marrë kërkesën për kuotimin e çmimeve, kërkesë kjo që u është dërguar operatorëve të tjerë
ekonomik, gjithashtu ka të drejtë që të dorëzojë një kuotim të çmimeve si përgjigje ndaj kërkesës
së tillë, edhe nëse operatori ekonomik e ka marrë kopjen e kërkesës ose informacion mbi
kërkesën për kuotimin e çmimeve nga dikush tjetër dhe jo nga autoriteti kontraktues.

5. Kërkesa me shkrim për kuotimin e çmimeve do të: (i) përshkruajë, në përputhshmëri me nenin
28, punët, mallrat ose shërbimet, (ii) informojë të gjithë operatorët ekonomik se kuotimet e tyre
duhet të përmbajnë një shumë të përgjithshme të çmimit të saktë që autoriteti kontraktues duhet
ta paguajë në mënyrë që të marrë mallrat ose shërbimet përkatëse dhe se shuma e tillë e çmimit
të saktë duhet të përfshijë çfarëdo dhe të gjitha tatimet dhe doganat e aplikueshme si dhe të
gjitha tarifat e tjera të transportimit, sigurimit, instalimit ose tarifat, ngarkesat ose shpenzimet e
tjera të çfarëdo lloji; dhe (iii) specifikojë datën deri në të cilën duhet të dorëzohen kuotimet e
çmimeve.

6. Për një aktivitet të prokurimit që ushtrohet sipas paragrafit 1 të këtij neni, data deri në të cilën
duhet të pranohet të gjitha kuotimet e çmimeve duhet që të mos jetë më pak se pesë (5) ditë nga
data e dërgimit të kërkesës për kuotimin e çmimeve.

7. Nëse, në një aktivitet të prokurimit që ushtrohet sipas paragrafit 1 të këtij neni më pak se tre (3)
operatorë ekonomik që rregullisht i ofrojnë punët, mallrat ose shërbimet përkatëse në treg
dorëzojnë kuotime të përgjegjshme të çmimeve më shkrim në apo para afatit të fundit kohor të
specifikuar në kërkesën për dorëzimin e kuotimeve të çmimit, autoriteti kontraktues do të anulojë
aktivitetin e prokurimit. Në raste të tilla, nëse autoriteti kontraktues ende dëshiron që të prokurojë
mallrat ose shërbimet përkatëse, atëherë ai do të fillojë një aktivitet të ri të prokurimit për mallrat
ose shërbimet e tilla.

8. Operatori ekonomik mund të dorëzojë vetëm një kuotim të çmimeve gjatë aktivitetit përkatës
të prokurimit. Operatori ekonomik nuk mund të ndryshojë kuotimin e tij të çmimeve pasi që
kuotimi i tillë të jetë dorëzuar.

31
9. Për qëllime të aplikueshmërisë së dispozitave të tjera të këtij ligji, kërkesa për kuotim të
çmimeve do të formohet në “ftesën për tenderim”.




Neni 37
Procedurat për kontratat me vlerë minimale

KRPP është e autorizuar që në rregullat e prokurimit publik të përcaktojë një procedurë të
veçantë për të rregulluar dhënien e kontratave me vlerë minimale. KRPP do të sigurojë që
procedurat e tilla përmbushin kushtet e Neneve 6 dhe 7 të këtij ligji.

Neni 38
Kontratat Publike Kornizë

1. Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurën e hapur, të kufizuar apo të negociuar për të
dhënë një kontratë publike kornizë. Kontrata publike kornizë nuk do të mund të jepet duke
përdorur çfarëdo procedure tjetër.

2. Asnjë kontratë publike kornizë nuk do të ketë kohëzgjatje më shumë se 36 muaj. Kontrata
publike kornizë nuk mund të zgjatet apo të ri-përtërihet dhe kushtet e saj nuk mund të
ndryshohen.

3. Autoriteti kontraktues mund shpërbleje një kontrate publike kornizë kur ka në plan të shpërbleje
disa kontrata identike gjatë periudhës që do të përfshihet nga kontrata publike kornizë, dhe
konkluzioni i një kontrate publike kornizë që mbulon kontrata të tilla do të reduktonte shpenzimet
e prokurimit dhe administrimit të autoriteteve kontraktuese përkatëse.

4. Pas dhënies së kontratës në bazë të paragrafit 1. të këtij neni kontrata publike kornizë lejon
autoritetin kontraktues që gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj të bëjë porosi ose të lidh nën-kontrata
në bazë të mini-tenderëve.

5. Kontratat publike kornizë mund ti shpërblehen:

5.1. një operatori ekonomik dhe në këtë rast duhet të përfshihen të gjitha kushtet e
nevojshme për të lejuar që porositë të bëhen vetëm në bazë të kontratës, ose

5.2. më shumë se një operatori ekonomik, por të paktën tre, dhe në këtë rast duhet të
përfshijnë kriteret e dhënies që do të përdoren për mini-tenderë. Kontratat e tilla kornizë
mund të lënë në mënyrë të qartë disa kushte të veçanta të cilat do të përcaktohen në
kontratat ndihmese.

6. Vetëm operatorët ekonomik që janë palë të kontratës publike kornizë mund të marrin pjesë në
mini-tenderë, sipas nën-paragrafit 5.2 paragrafi 5 të këtij neni. Në rast të përdorimit të mini-
tenderëve autoriteti kontraktues i fton të gjithë operatoret ekonomik të cilët janë palë të kontratës
publike kornizë që të paraqesin ofertat e tyre me shkrim. Afati për dorëzimin e ofertave duhet të
jetë së paku 5 ditë. Autoritetet kontraktuese duhet të shpërblejnë kontratën tek operatori
ekonomik që ka dorëzuar ofertën më të mirë në bazë të kritereve të dhënies të përcaktuara në
ftesën për ofertim. Secili shpërblim i kontratës sipas nën-paragrafit 5.2 paragrafi 5 të këtij neni do
ti nënshtrohet kërkesave për njoftim të nenit 41 te këtij ligji, kërkesave për nënshkrim të nenit 26
te këtij ligji, dhe dhënia e secilës kontratë të tillë ndihmese është subjekt i rregullave të cilat
rregullojnë procedurën e shqyrtimit të ankesave të përcaktuara në Pjesën IX.

7. KRPP është e autorizuar dhe ka përgjegjësinë që të zhvilloj dhe shpallë rregullat dhe
procedurat e nevojshme që qeverisin dhënien dhe përdorimin e kontratave publike kornizë.
32
Rregullat dhe procedurat e tilla do të (i) promovojnë konkurrencë për kontrata të tilla, (ii) të
sigurojnë transparencën dhe përgjegjshmërinë e procesit, (iii) të respektojnë dispozitat e
zbatueshme të këtij ligji mbi koston ekonomike, efikasitetin si dhe parimin e mos-diskriminimit të
përcaktuar në nenet 6 dhe 7 të këtij ligji; dhe (iv) të jetë në pajtim me praktikat e mira të vendeve
anëtare të BE-së

KREU III
RREGULLAT MBI REKALIMIN DHE TRANSPARECËN

Neni 39
Njoftimi Paraprak

1. Kur një autoritet kontraktues ka për qëllim dhënien, gjatë periudhës së ardhshme 12 mujore të,
një ose më shumë kontratave të furnizimit, të shërbimeve apo të punëve, që vetëm ose bashkë,
kanë një vlerë të parashikuar prej pesë qind mijë (500.000) Euro, lidhur me secilën kategori te
përmendur autoriteti kontraktues do të përgatisë njoftimin paraprak që përcakton:

1.1. në raste të kontratave të pritura për furnizim, prokurimin e përgjithshëm sipas rajonit
të prodhimit nga i cili autoriteti kontraktues synon që të prokurojë brenda një periudhe të
tillë dymbëdhjetë (12) mujore;

1.2. në raste të kontratave të pritura të shërbimeve, vlerën e parashikuar të secilës
kategori të shërbimeve të cilën autoriteti kontraktues synon që ta prokurojë brenda një
periudhe të tillë dymbëdhjetë (12) mujore; dhe

1.3. në raste të kontratave të pritura të punëve, karakteristikat thelbësore të kontratave të
punëve të cilat autoriteti kontraktues synon që ti jep brenda një periudhe të tillë
dymbëdhjetë (12) mujore.

2. Njoftimi paraprak duhet të përgatitet në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze. Autoriteti
kontraktues do të sigurojë, që versionet e gjuhëve të një njoftimi paraprak, janë në përputhshmëri
me këtë ligj dhe se përmbajnë informata materialisht identike.

3. Në rast të njoftimeve paraprake të përshkruara në nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2 paragrafi 1 të
këtij neni autoriteti kontraktues sa më shpejt që është e mundshme dhe pas fillimit të vitit
përkatës fiskal do të përgatisë njoftimin e tillë paraprak.

4. Në rast të njoftimeve paraprake që përshkruhen në nën-paragrafin 1.3 paragrafi 1. të këtij neni
nenin 39.1.3, autoriteti kontraktues do t’i përgatisë njoftimet e tilla paraprake menjëherë pas
marrjes së vendimit që e miraton planifikimin e kontratës përkatëse të punëve.

Neni 40
Njoftimi i Kontratës

Kur një autoritet kontraktues synon që të ndërmarrë prokurimin duke përdorur procedura të
hapura, të kufizuara ose të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, autoriteti
kontraktues do të përgatisë një njoftim të kontratës në gjuhët e cekura në Nenin 13. Autoriteti
kontraktues do të sigurojë, që versionet në të gjitha gjuhët të një njoftimi të kontratës, janë në
përputhshmëri me këtë ligj dhe se përmbajnë informata materialisht identike.

Neni 41
Njoftimi mbi Dhënien e Kontratës

Nëse autoriteti kontraktues ka dhënë një kontratë publike duke përdorur procedurat e hapura, të
kufizuara ose të negociuara, ose procedurat e kuotimit të çmimeve, autoriteti i tillë kontraktues
brenda dy (2) ditëve pas dhënies së kontratës së tillë, do të përgatisë njoftimin mbi dhënien e
33
kontratës në gjuhët e cekura në nenin 13 të këtij ligji. Autoriteti kontraktues do të sigurojë, që
versionet në të gjitha gjuhët të një njoftimi për dhënien e kontratës, janë në përputhshmëri me
këtë ligj dhe se përmbajnë informata materialisht identike.



Neni 42
Publikimi i njoftimeve

1. Çdo autoritet kontraktues menjëherë do t’i dorëzojë KRPP-së versionet në të gjitha gjuhët të
një njoftimi që ka përgatitur sipas nenit 39, 40 ose 41 të këtij ligji. KRPP do të vendosë rregulla që
e rregullojnë dorëzimin e këtyre njoftimeve.

2. Brenda dy (2) ditëve pasi që KRPP-ja të ketë pranuar njoftimin në fjalë nga një autoritet
kontraktues sipas paragrafit 1 të këtij neni, KRPP-ja do t’i publikojë versionet në të gjitha gjuhët e
njoftimit në fjalë në faqen e KRPP-së në internet dhe në Regjistrin e prokurimit Publik. KRPP
mundet që brenda afatit të njëjtë kohor të kërkojë që autoriteti kontraktues të korrigjojë gabimet
apo mangësitë në njoftim. Autoriteti kontraktues në rastet e përfshira me paragrafin 4. të këtij neni
do të publikojë dhe qarkullojë korrigjimet.

3. Autoriteti kontraktues do t’u dërgojë njoftimin për dhënien e kontratës, menjëherë pasi që ky të
përgatitet, të gjitha operatorëve ekonomik që kanë tenderuar. Autoriteti kontraktues do t’u dërgojë
operatorëve ekonomik njoftimin në fjalë, përmes mjeteve më të shpejta në dispozicion.

4. Asnjë njoftim dhe asnjë informatë në një njoftim, nuk mund të bëhet publike ose t’i zbulohen
një personi ose ndërmarrje para se të bëhet publikimi i njoftimit në fjalë në përputhshmëri me
paragrafin 2. të këtij neni.

Neni 43
Forma dhe Përmbajtja e Njoftimeve

Çdo njoftim do të hartohet në përputhje me formularin standard aplikativ të miratuar nga KRPP-ja.

Neni 44
Rregullat e Përgjithshme për Caktimin e Afateve Kohore për pranimin e Tenderëve ose
Kërkesave për Pjesëmarrje

1. Çfarëdo afati kohor i caktuar nga autoriteti kontraktues për pranimin e tenderëve, ose
kërkesave për pjesëmarrje duhet të jetë i mjaftueshëm për t’iu dhënë operatorëve të interesuar
ekonomik, kohë të mjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar dokumentet në fjalë. Gjatë
caktimit të afatit kohor, autoriteti kontraktues do të marrë parasysh qëllimin dhe kompleksitetin e
prokurimit përkatës dhe kontratën që do të jepet, si dhe nivelin e vështirësisë dhe/ose
kompleksitetit të përgatitjes së një tenderi, të përgjegjshëm ose kërkese për pjesëmarrje.

2. Gjatë një prokurimi që zbaton procedurën e hapur, autoriteti kontraktues do të caktojë një afat
kohor për pranimin e tenderëve që është:

2.1. kur kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se dyzet
(40) ditë; dhe

2.2.. kur kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se
njëzet (20) ditë.

3. Gjatë një prokurimi që zbaton procedurat e kufizuara, autoriteti kontraktues do të caktojë një
afat kohor për pranimin e tenderëve dhe kërkesave për pjesëmarrje që është:

34
3.1. kur kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se
njëzet (20) ditë për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe jo më pak se dyzet (40)
ditë për pranimin e tenderëve; dhe

3.2. kur kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se
pesëmbëdhjetë (15) ditë për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe jo më pak se
njëzet (20) ditë për pranimin e tenderëve.

4. Gjatë një prokurimi që zbaton procedurat e negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës,
autoriteti kontraktues do të caktojë një afat kohor për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe
tenderëve që është:

4.1. kur kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se
njëzet (20) ditë për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe jo më pak se dyzet (40)
ditë për pranimin e tenderëve; dhe

4.2. kur kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se
pesëmbëdhjetë (15) ditë për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe jo më pak se
njëzet (20) ditë për pranimin e tenderëve.

5. Gjatë një prokurimi që zbaton procedurat e kuotimit të çmimeve, autoriteti kontraktues do të
caktojë një kohë për pranimin e tenderëve siç është cekur në paragrafin 6. të nenit 36 të këtij
ligji.

Neni 45
Rregullat e posaçme për përcaktimin e afatit kohor për pranimin e tenderëve të një
kontrate publike të përfshirë nga një njoftim paraprak

1. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 44 të këtij ligji, gjatë një aktiviteti të prokurimit që zbaton
procedurat e hapura ose të kufizuara dhe që ka për qëllim një kontratë me vlerë të madhe e cila
më parë ka qenë lëndë e njoftimit paraprak, autoriteti kontraktues mund të përcaktojë një afat
kohor për pranimin e tenderëve, që nuk është më i shkurtë se njëzetekatër (24) ditë nga: (i) në
rast të procedurave të hapura, data e publikimit të njoftimit të kontratës përkatëse, ose (ii) në rast
të procedurave të kufizuara, data në të cilën ose deri në të cilën të gjitha ftesat për tenderim janë
dërguar.

2. Afatet kohore të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni mund të përdoren vetëm nëse: (i)
njoftimi paraprak në fjalë i përfshin të gjitha informacionet e përcaktuara në formularin standard të
miratuar nga KRPP dhe (ii) data e publikimit të njoftimit të tillë paraprak është jo më pak se dyzet
(40) ditë dhe jo më shumë se dymbëdhjetë (12) muaj, para publikimit të njoftimit të kontratës
përkatëse.

Neni 46
Rregullat e posaçme për mundësimin e shkurtimit të afateve kohore

1. Nëse ekzistojnë rrethanat që: (i) kërkojnë zbatimin e një aktiviteti të prokurimit në raste
urgjente; (ii) e bëjnë të pamundur respektimin e afateve kohore të përcaktuara në nenin 44 të këtij
ligji ose nëse është e aplikueshme edhe në nenin 45 të këtij ligji; (iii) nuk shkaktojnë urgjencat e
parashikuara nga neni 35.2.1 (iii), nuk mund tu atribuohen veprimeve ose mos-veprimeve të
autoritetit kontraktues, autoriteti kontraktues mundet të zbatojë prokurimin me përdorimin e
afateve të përshpejtuara kohore që përcaktohen me këtë nen.

2. Gjatë një aktiviteti të prokurimit që përdor procedurat e hapura të prokurimit, autoriteti
kontraktues mund të përcaktojë një afat të caktuar kohor për pranimin e tenderëve që është:

35
2.1. nëse kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se
1pesëmbëdhjetë (15) ditë; ose

2.2. nëse kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak
se dhjetë (10) ditë.

3. Gjatë një aktiviteti të prokurimit që përdor procedurat e kufizuara ose të negociuara, autoriteti
kontraktues mund të caktojë një afat kohor që: (i) nuk është më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15)
ditë, për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje; dhe/ose (ii) nuk është më i shkurtër se dhjetë (10)
ditë, për pranimin e tenderëve.

Neni 47
Fillimi i Afatit Kohor për Pranimin Kërkesave për Pjesëmarrje dhe Tenderëve

1. Afatet kohore të caktuara në nenin 44 - 46 të këtij ligji do të kalkulohen në sipas Nenit 5 dhe
fillojnë si në vijim:

1.1. për pranimin e tenderëve në një aktivitet të prokurimit që përdor procedurat e
hapura, në datën e publikimit të njoftimit të kontratës;

1.2. për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje në një aktivitet të prokurimit që përdor
procedurat e kufizuara ose të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, në datën
e publikimit të njoftimit të kontratës;

1.3. për pranimin e tenderëve në një aktivitet të prokurimit që përdor procedurat e
kufizuara ose të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, në datën kur të gjitha
ftesat për dorëzimin e tenderit janë dërguar; dhe

1.4. për pranimin e tenderëve në një aktivitet të prokurimit që përdor procedurat e
kuotimit të çmimeve, në datën kur të gjitha ftesat për dorëzimin e kuotimeve janë
dërguar.

Neni 48
Dorëzimi i Dosjes së Tenderit

1. Nëse operatori ekonomik me kohë ka parashtruar një kërkesë për të marrë një dosje të tenderit
që i përmbush kërkesat e përcaktuara në njoftimin e kontratës përkatëse nga autoriteti përkatës
kontraktues shprehimisht kërkohet që të ia dorëzojë operatorit përkatës ekonomik dosjen e
kërkuar të tenderit pa pagesë, siç vijon:

1.1. nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është më shumë se tridhjetë (30)
ditë, jo më vonë se gjashtë ditë pas pranimit të kërkesës së tillë;

1.2. nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është më shumë se njëzet (20)
ditë por më pak se tridhjetë (30) ditë, jo më vonë se katër ditë pas pranimit të kërkesës
së tillë; dhe

1.3. nëse afati kohor për pranimin e tenderëve është më i shkurtër se njëzet (20) ditë, jo
më vonë se tri (3) ditë pas pranimit të kërkesës së tillë.

2. Pavarësisht kërkesës së dorëzimit të dosjes së tenderit pa pagesë sipas paragrafit 1 të këtij
neni autoriteti kontraktues mund të vendosë një tarifë në rastet, kur shpenzimet për prodhim të
materialit të tenderit janë të larta si në rastet, kur ato përmbajnë modele apo numër te madh të
kopjeve teknike. Shuma e tarifës së kërkuar në këto raste nuk bënë të tejkaloj shumën e
prodhimit të këtij materiali.

36





Neni 49
Mënyra e Dërgimit të Kërkesave për Pjesëmarrje

Kërkesat për pjesëmarrje në një aktivitet të prokurimit që shpien drejt dhënies së ndonjë kontrate
publike, mund të paraqiten në mënyrë elektronike, me shkrim ose telefaks.


Neni 50
Dërgimi dhe Përmbajtja e Ftesave për Tender

1. Gjatë procedurave të kufizuara, procedurave të negociuara pas publikimit të njoftimit të
kontratës dhe procedurave të kuotimit të çmimeve, autoriteti kontraktues njëkohësisht do t’u
dërgoj me shkrim të gjithë kandidatëve të zgjedhur ftesën për tenderim.

2. Gjatë procedurave të kufizuara dhe të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës të
gjitha ftesat për tenderim do të dërgohen së bashku me dosjen e tenderit, përveç nëse autoriteti
kontraktues ka bërë të mundshme marrjen e dosjes së tenderit në mënyrë elektronike. Nëse
autoriteti kontraktues i ka vënë materialet e tilla në dispozicion në mënyrë elektronike, ftesa do të
përmbajë informacione të mjaftueshme që t’i mundësojë kandidatit qasje në këtë material.

3. Gjatë procedurave të kuotimit të çmimeve, ftesa për tenderim duhet të përmbajë të gjitha
informacionet materiale që u nevojiten kandidatëve për të dorëzuar kuota të përgjegjshme të
çmimeve.

4. Forma dhe përmbajtja e secilit tender, dokument ose informatë tjetër dorëzuar kandidatit,
duhet të jetë identike me ato që i dorëzohen secilit kandidat tjetër. Asnjë kandidat nuk do të ketë
më pak ose më shumë qasje në çfarëdo dokumenti ose informacioni, sesa cilido kandidat tjetër.

5. Nëse një aktivitet i prokurimit që përdor procedurat e kufizuara ose të negociuara zbatohet me
afate të përshpejtuara kohore sipas paragrafit 3. të nenit 46 të këtij ligji, autoriteti kontraktues do
të dërgojë ftesat për dorëzimin e tenderëve në mënyrën më të shpejtë të komunikimit që është e
mundur.

Neni 51
Njoftimi i Kritereve të Përzgjedhjes

1. Autoriteti kontraktues duhet të theksojë në njoftimin e kontratës dhe të përcaktojë në tërësi në
dosjen e tenderit të gjitha kriteret e përzgjedhjes që një operator i interesuar ekonomik duhet ti
përmbushë për tu konsideruar si i kualifikuar: (i) në rast të procedurave të hapura, për dhënien e
një kontrate; ose (ii) në rast të procedurave të kufizuara ose të negociuara pas publikimit të
njoftimit të kontratës, për të pranuar një ftesë për tenderim. Të gjitha kriteret e përzgjedhjes duhet
të kufizohen vetëm në kriteret e nevojshme për të siguruar se vetëm operatorët ekonomik që
posedojnë aftësitë e nevojshme profesionale, financiare dhe teknike për t’i përmbushur kushtet e
kontratës përkatëse do të konsiderohen të kualifikuar për të marrë një kontratë të tillë ose për
marrjen e ftesës për tenderim. Në asnjë rast, autoriteti kontraktues nuk duhet që të përfshijë,
saktësojë ose përdorë kritere të përzgjedhjes që bazohen në konsiderata të tjera përveç atyre të
lejuara nga dispozitat e neneve 65-70 të këtij ligji.

2. Autoriteti kontaktues duhet: (i) të përcaktojë në njoftimin e kontratës, aq sa është e mundshme,
të gjitha dokumentet dhe informatat e tjera që operatorët e interesuar ekonomik duhet të
dorëzojnë së bashku me tenderin apo kërkesën për pjesëmarrje; dhe (ii) të përcaktojë në tërësi
37
në dosjen e tenderit, të gjitha dokumentet dhe informatat në fjalë. Të gjitha këto kërkesa për
dokumente dhe informata do të kufizohen vetëm në aq dokumente dhe informata sa është e
nevojshme për ti lejuar autoritetit kontraktues që të verifikojë se operatori përkatës ekonomik: (i)
nuk konsiderohet i papërshtatshëm sipas nenit 65 të këtij ligji, dhe (ii) nëse aplikohet, i përmbush
kriteret minimale të përzgjedhjes të saktësuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit.
Në asnjë rast njoftimi i kontratës ose dosja e tenderit nuk do të kërkojnë nga operatori i interesuar
ekonomik që të dorëzojë dokumente ose informata që nuk kërkohen ose nuk janë në
përputhshmëri me nenet 65-70 të këtij ligji.

3. Të gjitha kriteret e përzgjedhjes si dhe dokumentet dhe informatat e kërkuara që janë vendosur
dhe përshkruar në këtë nen, duhet të jenë drejtpërdrejt relevante dhe proporcionale në raport me
lëndën e kontratës përkatëse.

Neni 52
Njoftimi i kritereve për dhënien e kontratës

1. Autoriteti kontraktues në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit do të specifikoj kriteret
që do të përdoren për dhënie të kontratës. Kriteret mund të jenë ose çmimi më i ulët ose tenderi
ekonomikisht më i favorshëm.

2. Nëse autoriteti kontraktues ka specifikuar se kontrata publike do t’i shpërblehet operatorit
ekonomik që ka paraqitur tenderin ekonomikisht më të favorshëm, autoriteti kontraktues në fjalë
duhet të specifikojë në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit kriteret që do të merren
parasysh gjatë vendosjes së fituesit dhe peshën që i është dhënë secilit kriter. Sa më shumë që
është e mundshme, autoriteti kontraktues duhet të specifikojë çdo kriter në mënyrë objektive dhe
kuantitative si dhe duhet të shprehë peshën që i është dhënë atyre.

3. Vetëm kriteret e matshme dhe të cilat paraprakisht janë përcaktuar në dosjen e tenderit mund
të shfrytëzohen për vlerësim. Autoriteti kontraktues mund të përdorë vetëm kritere që janë
relevante në mënyrë direkte me lëndën e kontratës. Kritere të tilla mund të jenë në lidhje me
p.sh., cilësinë, çmimin, meritat teknike, estetike, dhe karakteristikat funksionale, karakteristikat e
mjedisit, shpenzimet rrjedhëse, efektiviteti i kostos, shërbimet e pas-shitjes dhe asistenca teknike.

4. Autoriteti kontraktues duhet të sigurojë që të bëje një dallim të qartë në mes kritereve të
paragrafit 3. të këtij neni dhe kritereve të përzgjedhjes në lidhje me aftësitë e përgjithshme
profesionale, financiare dhe teknike të themeluara në bazë të nenit 51 të këtij ligji dhe se nuk ka
përsëritje të këtyre dy kategorive të kritereve.

Neni 53
Sigurimi i informatave shtese për kandidatët dhe tenderuesit

1. Gjatë përgatitjes së tenderit, çdo operatorë ekonomik mund të bëjë kërkesë me shkrim te
autoriteti përkatës kontraktues për çfarëdo informate apo sqarim shtesë që operatori ekonomik
beson se është e nevojshme për përgatitjen ose dorëzimin e një tenderi përkatës, me kusht që
çdo kërkesë e tillë me shkrim të pranohet nga autoriteti kontraktues:

1.1. Jo më pak se njëzet (20) ditë para datës së caktuar për pranimin e tenderëve, nëse
afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është dyzet (40) ditë ose më gjatë;

1.2. jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë para datës së caktuar për pranimin e
tenderëve, nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është 30 ditë apo më
gjatë por jo më pak se dyzet (40) ditë;

1.3. jo më pak se dhjetë (10) ditë para datës së caktuar për pranimin e tenderëve, nëse
afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është njëzet (20) ditë apo më gjatë por më
pak se tridhjetë (30) ditë, ose
38

1.4. jo më pak se tri (3) ditë para datës së caktuar për pranimin e tenderëve, nëse afati i
caktuar kohor për pranimin e tenderëve është pesë (5) ditë ose më gjatë por jo më pak
se njëzet (20) ditë.

2. Një kërkesë e tillë mund t’i dorëzohet autoritetit kontraktues në mënyrë elektronike, me shkrim
ose telefaks.

3. Autoriteti kontraktues do të përcaktojë datën deri te cila datë do të pranojë kërkesën nga
dosjet tenderuese.

4. Autoriteti kontraktues menjëherë do të shqyrtojë çfarëdo kërkese të tillë për të përcaktuar nëse
operatorët ekonomik kanë apo nuk kanë nevojë për informatat sqaruese ose plotësues të kërkuar
në mënyrë që të përgatisin një tender të përgjegjshëm.

5. Nëse autoriteti kontraktues konstaton se operatorët ekonomik nuk kanë nevojë për informatat e
kërkuara, autoriteti kontraktues menjëherë do t'i njoftojë mbi refuzimin e kërkesës me shkrim
operatorit përkatës ekonomik.

6. Nëse autoriteti kontraktues konstaton se ndonjëra nga informatat e kërkuara sqaruese ose
plotësuese e cila kërkohet nga operatorët ekonomik për kontraktim është e domosdoshme për ta,
autoriteti kontraktues menjëherë dhe në të njëjtën kohë siguron informata me shkrim, përmes
mjeteve më të shpejta të mundshme, të gjithë operatorëve ekonomik, që kanë marrë ose kanë
pranuar nga autoriteti kontraktues dosjen e tenderit përkatës ose ftesën për tenderim. Autoriteti
kontraktues nuk do të zbulojë identitetin e operatorit ekonomik që i ka kërkuar informatat
sqaruese.

7. Nëse, në një aktivitet të prokurimit që përfshin përdorimin e procedurave të hapura, të
kufizuara ose të negociuara, autoriteti kontraktues u jep informata sqaruese ose plotësuese
operatorëve ekonomik, dhe afati në të cilin informatat e tilla jepen është më i shkurtë se dhjetë
(10) ditë nga afati i caktuar për pranimin e tenderëve, autoritetit kontraktues do t’i zgjatet afati i
tillë për t'i dhënë operatorëve ekonomik së paku dhjetë (10) ditë nga dita në të cilën informatat
përkatëse jepen për t'i dorëzuar tenderët e tyre. Nëse një operator ekonomik ka dorëzuar një
tender, operatorit të tillë ekonomik do t'i lejohet që të dorëzojë një përmirësim për tenderin
përkatës, por përmirësimi i tillë kufizohet vetëm në ndryshimet që janë të lidhura me informatat e
tilla të arsyeshme sqaruese ose shtesë.

8. Nëse, në një aktivitet të prokurimit që përfshin përdorimin e procedurave të kuotimit të
çmimeve, autoriteti kontraktues u jep informata sqaruese ose shtesë operatorëve ekonomik, dhe
data në të cilën informatat e tilla jepen është më shkurt se tri (3) ditë nga afati i caktuar për
pranimin e tenderëve , autoriteti kontraktues do të zgjasë afatin e tillë kohor për t'i dhënë
operatorëve ekonomik së paku tri (3) ditë nga data në të cilën informatat e tilla, për t'i dorëzuar
tenderët e tyre. Nëse operatori ekonomik ka dorëzuar një tender, operatorit të tillë ekonomik do t'i
lejohet që të dorëzojë një ndryshim për tenderin në fjalë, por përmirësimi i tillë kufizohet vetëm
në ndryshimet që janë të lidhura me informatat e tilla të arsyeshme sqaruese ose shtesë.

9. Nëse, në çfarëdo kohe para afatit të caktuar kohor për pranimin e tenderëve, një autoritet
kontraktues vendos ose i bëhet me dije - përmes çfarëdo mjeti - se ndonjë nga informatat
sqaruese ose shtesë janë të nevojshme për autoritetin kontraktues menjëherë dhe në të njëjtën
kohë siguron informata me shkrim, përmes mjeteve më të shpejta të mundshme, të gjithë
operatorëve ekonomik, që kanë marrë ose kanë pranuar nga autoriteti kontraktues dosjen e
tenderit përkatës ose ftesën për tenderim. Në raste të tilla, autoriteti kontraktues do të zgjasë
afatin kohor për pranimin e tenderëve në përputhje me paragrafin 7. ose 8. të këtij neni, cilado që
të jetë e aplikueshme

Neni 54
39
Njoftimi i Kandidatëve dhe Tenderuesve të Eliminuar

1. Kurdo që një autoritet kontraktues e eliminon një kandidat ose tenderues nga pjesëmarrja e
mëtutjeshme në aktivitetin e prokurimit, autoriteti i tillë kontraktues duhet që menjëherë të njoftojë
kandidatin ose tenderuesin me shkrim mbi këtë fakt.
Njoftimi i tillë duhet që së paku të përmbaje informatat të cilat shpjegojnë arsyet përkatëse në
përputhshmëri me:

1.1. në rast të eliminimit të kandidatit, njoftimi do të shpjegojë arsyet për refuzimin e
kërkesës për pjesëmarrje të atij kandidati.

1.2. në rast të eliminimit të një tenderuesi që është eliminuar për shkak të parregullsive
ose përndryshe tenderit të papërshtatshëm, njoftimi do të saktësojë mungesat në një
tender të tillë.

1.3. në rast të një tenderuesi të pa-suksesshëm, që ka paraqitur tender të përgjegjshëm,
njoftimi do të saktësojë karakteristikat dhe përparësitë përkatëse të tenderit fitues si dhe
emrin e tenderuesit fitues.

Neni 55
Mënyrat e Komunikimit

1. Përveç gjatë vend-shikimeve ose mbledhjeve para-tenderimit, të gjitha komunikimet dhe
këmbimet e informacioneve ndërmjet operatorëve ekonomik dhe një autoriteti kontraktues do të
bëhen: (i) me shkrim – në letër, me faks dhe/ose në mënyrë elektronike dhe (ii) në përputhshmëri
me të gjitha dispozitat e tjera të aplikueshme të këtij ligji.

2. Nëse autoriteti kontraktues formalisht aranzhon një vend-shikim ose mbledhje para-tenderimit
për operatorët e interesuar ekonomik, autoriteti kontraktues mund të komunikojë në mënyrë
gojore me operatorët e interesuar ekonomik të pranishëm në vendshikim ose mbledhje para-
tenderimit, nëse: (i) të gjithë operatorëve të interesuar u është dhënë njoftim i arsyeshëm dhe
mundësi e arsyeshme për të marrë pjesë në vend-shikim ose në mbledhjen para-tenderimit, (ii)
komunikimet gojore bëhen në publik dhe në mënyrë transparentë, dhe (iii) menjëherë pas
komunikimit të tillë gojor, autoriteti kontraktues përgatit një përmbledhje të të gjitha aspekteve
materiale të komunikimit të tillë dhe të njëjtin ua dërgon apo e vë në dispozicion për të gjithë
operatorët e interesuar ekonomik.

3. Komunikimi dhe këmbimi i tillë i informacioneve, bëhet në mënyrën me të cilën sigurohet
integriteti i të dhënave dhe sekreti i tenderëve dhe të gjitha informacioneve të dhëna nga
operatorët ekonomik dhe që autoriteti kontraktues të mund të shqyrtojë përmbajtjen e të gjitha
tenderëve ose kërkesave për pjesëmarrje, vetëm pas skadimit të afateve të caktuara për
pranimin e tyre.

KREU IV
UDHËHEQJA E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT

Neni 56
Dispozitat e Përgjithshme mbi Përzgjedhjen e Pjesëmarrësve dhe Dhënien e Kontratave

1. Të gjitha kontratat publike do të jepen, sipas procedurave të themeluara për një seleksionim
të tillë, dhe përmes:

1.1. së pari, vlerësimit të tenderëve dhe kandidatëve sipas kërkesave të kualifikimit të
specifikuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit sipas paragrafit 2. të nenit
51 të këtij ligji, dhe tenderëve sipas specifikimeve teknike të kërkuara në bazë të nenit
28 të këtij ligji;
40

1.2. së dyti, vlerësimi i tenderëve në përputhshmëri të kritereve të vendosura në nenin
60 të këtij ligji.

2. Në rastin e procedurave të kufizuara dhe procedurave të negociuara pas publikimit të njoftimit
të kontratë, autoriteti kontraktues do t’i zgjedhë kandidatët që do të ftohen për të dorëzuar
tender ose propozim, vetëm në bazë të:

2.1 kritereve të përzgjedhjes të specifikuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e
tenderit në përputhshmëri me paragrafin 2. të nenit 51 të këtij ligji dhe

2.2 dokumenteve, informatave dhe/ose dëshmive mbi kualifikimet e dorëzuara nga
kandidatët si përgjigje të drejtpërdrejt ndaj kërkesave të parashtruara në njoftimin e
kontratës dhe në dokumentet parakualifikuese. Kandidatët që nuk zgjidhen në këtë
mënyrë eliminohen nga pjesëmarrja e mëtutjeshme. Të gjithë kandidatët të cilët
konstatohet se i plotësojnë kriteret e specifikuara dhe të cilët nuk janë përjashtuar sipas
këtij paragrafi, do të ftohen që të dorëzojnë tender, përveç nëse numri i këtyre
kandidatëve tejkalon numrin gjashtë (6). Nëse numri i kandidatëve tejkalon numrin
gjashtë (6) atëherë autoriteti kontraktues do të ftojë vetëm gjashtë kandidatët më të
kualifikuar që të dorëzojnë tender. KRPP në rregullat e prokurimit publik do të vendosë
një procedurë detale që autoritetet kontraktuese duhet ta respektojnë gjatë përzgjedhjes
në fjalë. KRPP do të sigurojë që procedura e tillë është: (i) në përputhshmëri me praktikat
më të mira ndërkombëtare, (ii) siguron konkurrencë dhe transparencë adekuate, (iii) i
zbaton parimin e mos-diskriminimit, dhe (iv) dhe përndryshe është në përputhshmëri me
dispozitat aplikative të këtij ligji.

3. Tenderuesi, gjatë procedurave të hapura, ose kandidati, gjatë procedurave të kufizuara dhe
procedurave të negociuara, pas publikimit të njoftimit të kontratës, nuk do të diskualifikohet ose
përjashtohen nga procedurat e tilla në baza të ndonjë kërkese ose kriteri që nuk është i cekur
në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit.

Neni 57
Sigurimi i Tenderit

1. Gjatë një aktiviteti të prokurimit që shpie drejt dhënies së një kontrate me vlerë të mesme ose
të madhe, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga tenderuesit që të depozitojnë siguri
(garantim) për tender. Siguria e tenderit që është depozituar nga tenderuesi do të konfiskohet,
në rast se:

1.1. autoriteti kontraktues vendos, duke u bazuar në fakte të verifikuara se tenderuesi
në fjalë i ka dhënë autoritetit kontraktues informacione përmbajtësish të gabueshme ose
mashtruese,

1.2. tenderuesi në fjalë e tërheqë tenderin pas skadimit të afatit të fundit për dorëzimin e
tenderëve por para skadimit të periudhës së vlefshmërisë së tenderit të specifikuar në
dosjen e tenderit.

1.3. tenderuesit në fjalë i është dhënë kontrata përkatëse në bazë të tenderit të tij dhe
tenderuesi pastaj refuzon ose dështon: (i) që të depozitojë çfarëdo sigurie të kërkuar të
ekzekutimit që ishte specifikuar në dosjen e tenderit; (ii) që të përmbushë çfarëdo kushti
tjetër që ishte specifikuar në dosjen e tenderit, para nënshkrimit të kontratës përkatëse,
ose (iii) që të ekzekutojë një kontratë që përputhet më kushtet e specifikuara në dosjen
e tenderit.

2. Nëse autoriteti kontraktues vendos një kërkesë për sigurimin e tenderit, kërkesa e tillë do të
aplikohet për të gjithë tenderuesit. Autoriteti kontraktues do të refuzojë dhe nuk do të vlerësojë
41
një tender të pranuar nga një tenderues që nuk e ka përmbushur kushtin e depozitimit të
sigurisë së tenderit.

3. Nëse autoriteti kontraktues vendos që të detyrojë depozitimin e sigurisë së tenderit, shuma e
sigurisë së tillë duhet të jetë jo më pak se tri përqind (3%) dhe jo më shumë se pesë përqind
(5%) e vlerës së parashikuar të kontratës publike ose konkursit të projektimit, por sidoqoftë, ne
asnjë rast nuk duhet të jetë më pak se njëmijë (1.000) Euro.

4. Nëse autoriteti kontraktues vendos kusht për siguri të tenderit, autoriteti kontraktues duhet të
përcaktojë në dosjen e tenderit:

4.1. të gjitha kushtet në lidhje me natyrën, formën, shumën si dhe kushtet e tjera për
sigurinë e tenderit; me kusht që, të gjitha kushtet e tilla të jenë në pajtim me këtë ligj dhe
rregullat e prokurimit publik;

4.2. shuma e saktë e sigurimit të tenderit dhe periudha e nevojshme e vlefshmërisë për
sigurimin e tenderit;

4.3. afati kohor për pranimin e sigurimit të tenderit, që është i njëjtë me atë për pranimin
e tenderëve; dhe

4.4. një deklaratë të rasteve, sipas paragrafin 1. të këtij neni, në të cilat sigurimi i
tenderit humbet.

5. Sigurimi i tenderit mund të bëhet në para të gatshme apo formë të ngjashme, si p.sh.
transfero bankar. Sigurimi i tenderit po ashtu mund të bëhet në formë të çekut të vërtetuar, letër
krediti ose garancion bankar; sidoqoftë, autoriteti kontraktues duhet të përcaktojë në dosjen e
tenderit të gjitha kushtet – e parapara në rregullat e prokurimit – që duhet ti përmbushe lëshuesi
i çekut, letrës së kreditit apo garantimit bankar.

6. Çdo autoritet kontraktues do të hap, në pajtim me Rregullat Financiare, një xhirollogari të
veçantë me kamatë në një bankë të licencuar në Kosovë me qëllim të pranimit dhe ruajtjes së
fondeve që pranohen si siguri e tenderit ose që pranohen përmes, krediti ose garancioni bankar
që është depozituar si siguri e tenderit. Autoriteti kontraktues menjëherë do t’i depozitojë dhe
mbajë të gjitha fondet e tilla në xhirollogarinë në fjalë. Autoriteti kontraktues nuk do të kthejë,
transferojë, përdorojë ose të shfrytëzojë në çfarëdo mënyrë tjetër fondet në fjalë përveç siç
autorizohet sipas paragrafit 7., 8. dhe 9. të këtij neni.

7. Nëse nuk ka ndodhur asnjë ngjarje që do të shkaktonte konfiskimin e sigurisë së tenderit, siç
është cekur në paragrafin 1. të këtij neni, autoriteti kontraktues do të kthejë fondet ose
dokumentin që është depozituar si siguri e tenderit brenda pesë (5) ditëve pas ndodhjes të
cilësdo nga këto ngjarje në vijim:

7.1. skadimi i datës së vlefshmërisë së tenderit;

7.2. dhënia dhe hyrja në fuqi e kontratës përkatëse publike;

7.3. anulimi formal ose përfundimi i aktivitetit të prokurimit para dhënies ose hyrjes në
fuqi të kontratës përkatëse publike; ose

7.4. tërheqja e tenderit para afatit të fundit kohor për dorëzimin e tenderëve, përveç
nëse dosja e tenderit në mënyrë eksplicite thotë se tërheqja e tenderit nuk lejohet.

8. Nëse autoriteti kontraktues vendos (zbulon) se ka ndodhur një ngjarje që kërkon konfiskimin e
sigurisë së tenderit sipas paragrafit 1 të këtij neni autoriteti i tillë kontraktues do të (i) njoftojë
tenderuesin përkatës me shkrim mbi vendimin e tillë. Sidoqoftë, nëse siguria e tenderit në fjalë
42
është deponuar në formë të kredie ose siguri bankare, autoriteti kontraktues duhet që së pari të
marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i marrë fondet përkatëse nga lëshuesi i tyre para se t’i
dërgojë tenderuesit njoftimin e kërkuar nga fjalia e mësipërme. Autoriteti kontraktues do t’i lërë
fondet e tilla të deponuara në xhirollogarinë e përshkruar në paragrafin 6 të këtij neni përderisa
tenderuesi përkatës të ketë shpenzuar pa sukses të gjitha të drejtat e tij për të apeluar kundër
vendimit të autoritetit kontraktues. Pasi që tenderuesi t’i këtë shpenzuar pa sukses të drejtat e tij
për të apeluar kundër vendimit të tillë, dhe nuk është pranuar asnjë urdhër nga OSHP-ja, ose
një gjykatë kompetente që kërkon nga autoriteti kontraktues që të mos bëjë asnjë sistemim
tjetër të fondeve në fjalë, autoriteti kontraktues do të:

8.1. nëse autoriteti kontraktues u nënshtrohet akteve normative mbi çështjet publike
buxhetore ose çështjet e përvetësimeve, trajtojë konfiskimin e depozitit të tillë të sigurisë
si gjobë dhe/ose dënim dhe do t’i transferojë fondet e tilla në Fondin e Konsoliduar të
Kosovës në përputhshmëri me dispozitat përkatëse të akteve të tilla; ose

8.2. nëse autoriteti kontraktues nuk u nënshtrohet akteve të tilla, transferojë fondet e tilla
të konfiskuara në xhirollogarinë e tij të përgjithshme rrjedhëse dhe për qëllime të
kontabilitetit dhe tatimore, do t’i trajtojë fondet e tilla të konfiskuara të tenderit, si të
ardhura të zakonshme.

Neni 58
Hapja e Tenderëve

1. Tenderët e pranuar në një aktivitet prokurimi të kryer duke përdorur procedurat e hapura apo të
kufizuara do të hapen vetëm publikisht. Autoriteti kontraktues do të specifikojë në njoftimin e
kontratës dhe në dosjen e tenderit vendin dhe kohën e hapjes së tenderëve. Nëse autoriteti
kontraktues, në përputhshmëri me këtë ligj e nxjerr një dokument, duke e autorizuar zgjatjen e
afatit kohor për dorëzimin e tenderëve,autoriteti i tillë kontraktues, në dokumentin e tillë duhet të
specifikojë afat të ri kohor për hapjen e tenderëve. Afati i caktuar për hapjen publike të tenderëve
duhet të jetë menjëherë pas afatit të fundit kohor të caktuar për pranimin e tenderëve. Autoriteti
kontraktues nuk do të hapë tenderët në çfarëdo vendi tjetër ose në çfarëdo kohe tjetër.

2. Të gjithë tenderët që dorëzohen para afatit të fundit kohor për dorëzimin e tenderëve do të
hapen në vendin dhe kohën e specifikuar në paragrafin 1. të këtij neni. Tenderët që janë
dorëzuar pas afatit të fundit kohor nuk do të hapen ose shqyrtohen dhe menjëherë do t’i
kthehen të pahapura operatorëve ekonomik që i kanë dorëzuar ato. Çdo tenderues ka te drejtë
që të dërgojë një përfaqësues që të vëzhgojë hapjen e tenderëve.

3. Zyrtari përkatës i prokurimit e bën hapjen e tenderëve. Gjatë hapjes së çdo tenderi, Zyrtari i
Prokurimit do t’u lexojë me zë atyre që janë të pranishëm: (i) emrin dhe vendin e tenderuesit, (ii)
çmimin e përgjithshëm të tenderit të specifikuar në tenderin e tillë, përveç kur dokumenti përkatës
është vetëm komponenti i propozimit teknik të tenderit dypjesësh, dhe ndonjë vërejtje. Të gjitha
informatat që lexohen kështu do të regjistrohen në procesverbalin e hapjes publike të tenderëve, i
cili në fund të mbledhjes do të nënshkruhet nga Zyrtari përkatës i Prokurimit, anëtaret e
Komisionit të Hapjes dhe secili përfaqësues i tenderuesit që janë të pranishëm në mbledhje.
Procesverbali në fjalë menjëherë do të përfshihet në shënimet mbi aktivitetin e prokurimit që
kërkohen nga paragrafi 1. i nenit 10 të këtij ligji dhe kopjet e procesverbalit në fjalë do t’u
dërgohen menjëherë të gjithë tenderuesve.

4. Në rastin e tenderëve dypjesësh të cilët përbëhet nga një propozim teknik dhe një propozim
financiar. Të dyja propozimet duhet të dorëzohen në të njëjtën kohë mirëpo në zarfe të veçanta.
Autoriteti kontraktues përcakton në dosjen e tenderit se propozimet teknike do të hapen në
mënyrë publike në një datë ndërsa propozimet financiare në një datë tjetër të mëvonshme. Në
datën e hapjes së propozimeve financiare, Zyrtari i Prokurimit së pari do të bëjë të ditur notat e
secilit propozim teknik dhe më pas do të hapë propozimet financiare. Kërkesat e paragrafit 3. të
këtij neni do të aplikohen për të dyja ceremonitë e hapjes.
43



Neni 59
Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve

1. Autoriteti kontraktues do të themeloi një Komision Vlerësues për ekzaminimin, vlerësimin dhe
krahasimin e ofertave.

2. Autoriteti kontraktues mundet që me shkrim të kërkojë nga një tenderues që të sigurojë një
sqarim me shkrim mbi cilindo nga aspektet e tenderit të tij, në mënyrë që të bëhet ekzaminimi,
vlerësimi ose krahasimi i tenderëve. Asnjë ndryshim material dhe asnjë aspekt i tenderit nuk
duhet të kërkohen ose pranohen nga autoriteti kontraktues ose të ofrohen nga një tenderues.

3. Autoriteti kontraktues do të përmirësojë gabimet në një tenderë të cilat janë tërësisht
aritmetike, nëse gabimet e tilla zbulohen gjatë ekzaminimit të tenderëve. Autoriteti kontraktues
menjëherë do t’i dërgojë të gjithë tenderueseve përkatës një njoftim me shkrim mbi ndryshimet e
tilla.

4. Autoriteti kontraktues do të konsiderojë një tender si të përgjegjshëm vetëm nëse tenderi në
fjalë është në përputhshmëri me të gjitha kërkesat e parashtruara në njoftimin e kontratës dhe në
dosjen e tenderit. Pavarësisht nga e mëparshmja, autoriteti kontraktues mund të konsiderojë një
tender si të përgjegjshëm nëse: (i) përmban vetëm gabime ose paqartësi të cilat mund të
korrigjohen pa ndryshuar kushtin material apo aspekin e tenderit ne fjalë, ose (ii) përmban vetëm
devijime të vogla që nuk mund të shkaktojnë ndryshime materiale ose devijime nga
karakteristikat, kushtet, dhe kërkesat e tjera të parashtruara në njoftimin e kontratës dhe në
dosjen e tenderit; me kusht që, çfarëdo devijimi i tillë të kuantifikohet, aq sa është e mundshme,
dhe të merret parasysh gjatë vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve.

5. Përveç komunikimeve që janë autorizuar saktësisht nga nenet 34, 35 të këtij ligji dhe
paragrafi 2. dhe 3. i këtij neni, asnjë komunikim, diskutim ose negociatë e çfarëdo lloji nuk mund
të mbahen ndërmjet autoritetit kontraktues dhe një operatori ekonomik, në lidhje me një tender
të dorëzuar.

Neni 60
Kriteret për Dhënien e Kontratës

1. Autoriteti kontraktues do t’ia jap kontratën publike operatorit ekonomik që ka dorëzuar ose:

1.1 tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët;

1.2 tenderin ekonomikisht më të favorshëm në bazë të kritereve dhe peshën që është
specifikuar në dosjen e tenderit sipas nenit paragrafit 3. të nenit 52 te këtij ligji.

2. Nëse autoriteti kontraktues ka përcaktuar në dosjen e tenderit se kontrata publike do ti jepet
operatorit ekonomik që dorëzon tenderin e përgjegjshëm ekonomikisht më të favorshëm, dhënia
e kësaj kontrate do të bëhet vetëm në bazë të kritereve dhe peshës së tyre përkatëse të
përcaktuar në dosjen e tenderit në pajtim me paragrafët 2. dhe 3. të nenit 52 të këtij ligji.

Neni 61
Tenderët Jo-Normalisht të Ulët

1. Nëse një operator ekonomik e dorëzon një tender që, është ose duket të jetë jo-normalisht i
ulët, autoriteti kontraktues do të dërgojë një kërkesë me shkrim tenderuesit ku kërkohet nga
tenderuesi që të dorëzojë me shkrim : (i) një ndarje të elementeve përbërëse të tenderit dhe (ii)
shpjegime në lidhje me bazën e tenderit, sipas paragrafin 2. të këtij neni.
44

2. Gjatë përcaktimit nëse një tender është apo duket të jetë jo-normalisht i ulët, autoriteti
kontraktues do të merr parasysh shpjegimet e dorëzuara nga tenderuesi në lidhje me:

2.1. ekonominë e procesit të prodhimtarisë, të shërbimeve të ofruara dhe/ose të
metodave të ndërtimit;

2.2. çfarëdo zgjidhje teknike që janë ofruar ose zgjedhur;

2.3. çfarëdo kushte veçanërisht të favorshme që janë në dispozicion për tenderuesin për
furnizimin e produkteve, sigurimin e shërbimeve, ekzekutimin e projekteve të punëve
dhe/ose ushtrimin e aktiviteteve të ndërtimit që janë duke u prokuruar; dhe/ose

2.4. origjinalitetin e furnizimeve, shërbimeve, punës ose punëve të propozuara.

3. Pas marrjes parasysh të informacioneve dhe shpjegimeve që janë dorëzuar nga tenderuesi
sipas paragrafit 1. të këtij neni, nëse autoriteti kontraktues konstaton se tenderuesi ka dorëzuar
një shpjegim të mjaftueshëm të bazave të tenderit të tij, autoriteti kontraktues duhet të trajtojë
tenderin e tillë në mënyrën e njëjtë siç i trajton edhe tenderët e tjerë.

4. Pas marrjes parasysh të informacioneve dhe sqarimeve të dorëzuara nga tenderuesi sipas
paragrafit 1. të këtij neni, nëse autoriteti kontraktues vendos se tenderi është jo-normalisht i ulët,
autoriteti kontraktues do të refuzojë tenderin.

5. Autoriteti kontraktues është i obliguar për të njoftuar KRPP-në brenda dy ditëve që nga data e
ndonjë refuzimi nën nenin paragrafit 4. të këtij neni. Njoftimi duhet të ofrojë informacionin,
shpjegimet dhe arsyet e përmendura në atë nen.

Neni 62
Përfundimi i Aktivitetit të Prokurimit

1. Autoriteti kontraktues mund të përfundojë atë aktivitet të prokurimit i cili nuk do të rezultojë në
dhënien e kontratës vetëm për njërën nga arsyet:

1.1. një shkelje e ligjit aktual ka ndodhur apo do të ndodh në procedurën e prokurimit, e
cila nuk mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të
kushteve të prokurimit, duke përfshirë edhe rastet ku një dispozitë e këtij ligji kërkon
anulimin e aktivitetit të prokurimit

1.2. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që në masë substanciale e
tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit; apo

1.3. para hapjes së tenderëve, ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është bërë e
nevojshme për shkak të ngjarjeve objektive dhe që mund të demonstrohen dhe/ose
arsyeve që janë jashtë kontrollit të autoritetit kontaktues dhe që nuk mund të
parashikoheshin në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit.

2. Kur njoftimi i kontratës është publikuar dhe procedura e prokurimit është anuluar pa dhënien e
kontratës publike, autoriteti kontraktues duhet që të publikojë njoftimin e anulimit në formën dhe
përmbajtjen e informatave përcaktuar nga KRPP-ja, dhe (ii) të përfshijë në të dhënat e prokurimit
të kërkuara nga paragrafi 1. i nenit 10 të këtij ligji, një deklaratë me shkrim që parashtron me
hollësi arsyet faktike dhe bazën ligjore për anulimin.

Neni 63
Siguria e Ekzekutimit

45
1. Autoriteti kontraktues do të kërkojë nga operatori ekonomik të cilit i është dhënë një kontratë
që të depozitojë një siguri të ekzekutimit si parakusht për nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të
kontratës së tillë nëse : (i) kontrata e tillë është kontratë e punëve; (ii) kontrata e tillë është
kontratë e shërbimeve për krijimin e programeve kompjuterike, ose; (iii) ekziston rreziku se
thyerja e kontratës së tillë do t’i shkaktojë dëme substanciale autoritetit kontraktues dhe/ose
mund të kërkojë që autoriteti kontraktues të bëjë shpenzime të mëdha për mbylljen e kontratës
në fjalë.

2. Autoriteti kontraktues do të sigurojë që shuma e çfarëdo sigurie të ekzekutimit që kërkohet
nga paragrafi 1. i këtij neni: (i) të jetë e barabartë me së paku dhjetë përqind (10%) të vlerës së
kontratës dhe (ii) përndryshe është vendosur në një nivel që është në përputhshmëri me
praktikat e zakonshme publike dhe afariste të aplikueshme ndaj llojit të veçantë dhe lëndës së
kontratës përkatëse.

3. Në rastet e kontratave të mesme apo të mëdha, autoriteti kontraktues do të kërkojë nga
operatori ekonomik që të bëjë sigurimin e ekzekutimit për përfitimin dhe zbatimin e rasteve të
autoritetit kontraktues si parakusht të nënshkrimit dhe hyrjen në fuqi të kontratave të tilla dhe
vlerën e një sigurimi të tillë do të jetë e barabartë me dëmet dhe shpenzimet që autoriteti
kontraktues parashikon se do ti ketë në rast të shkeljes së kontratës nga operatori ekonomik.

4. Autoriteti kontraktues do të sigurojë që dosja e tenderit dhe kontrata përkatëse publike të
përmbajnë dispozita detale mbi karakterin, formën, shumën, statusin, kushtet, konfiskimin dhe
kthimin e çfarëdo sigurie të kërkuar të ekzekutimit. Dispozitat e tilla duhet të jenë në
përputhshmëri me praktikat e zakonshme publike dhe afariste për llojin dhe lëndën e veçantë të
kontratës publike. Në veçanti, kontrata përkatëse duhet që:(i) të kërkojë nga autoriteti
kontraktues që t’i sigurojë operatorit ekonomik një njoftim me shkrim mbi çfarëdo pretendimi të
tij se operatori ekonomik ka dështuar që të ekzekutojë kontratën, dhe (ii) t’i japë operatorit
ekonomik një afat të caktuar kohor për të korrigjuar dështimin e tillë.

5. Sigurimi i ekzekutimit mund të bëhet në: (i) para të gatshme apo formë të ngjashme, si p.sh,
transfer bankar (ii) çek të vërtetuar, letër krediti, bono të performancës, ose siguri bankare; të
lëshuara nga një bankë me reputacion që merr mbi vete ti bëjë pagesën autoritetit kontraktues,
pa vërtetime të mëtutjeshme apo kushte, dhe pa zbritje, ndonjë shumë deri në shumën e
specifikuar, në pranimin e kërkesës me shkrim të autoritetit kontraktues në rast se operatori
ekonomik është në shkelje të obligimeve ndaj autoritetit kontraktues. Autoriteti kontraktues
duhet të përcaktojë në dosjen e tenderit kushtet shtesë që duhet përmbushur nga autorizuesi i
sigurimeve të ekzekutimit.

6. Në pajtim me Rregullat Financiare, çdo autoritet kontraktues do të hapë një xhirollogari të
veçantë me kamatë në një bankë të licencuar në Kosovë me qëllim të pranimit dhe mbajtjes së
fondeve si siguri e ekzekutimit. Autoriteti kontraktues menjëherë do të depozitojë dhe mbajë të
gjitha fondet e tilla në shumën e tillë. Autoriteti kontraktues nuk do t’i kthejë, transferojë,
shfrytëzojë ose t’i përdorë në çfarëdo mënyrë tjetër fondet në fjalë, përveç siç është autorizuar
saktësisht nga paragrafit 8. dhe 9. të këtij neni.

7. Nëse nuk ka ngjarë asgjë që mund të shkaktojë konfiskimin e sigurisë së ekzekutimit,
autoriteti kontraktues do t’i kthejë fondet ose dokumentet që janë depozituar në formë të
sigurisë së ekzekutimit, në përputhshmëri me kushtet e kontratës përkatëse.

8. Nëse autoriteti kontraktues vendos se ka ndodhur një ngjarje që kërkon konfiskimin e sigurisë
së ekzekutimit, siç është cekur në kontratën përkatëse, autoriteti i tillë kontraktues mund të
zbatojë rregulla të tilla të këshilluara nga kontrata, letra e kreditit, bono të performances apo
sigurimin bankar, apo nga ligji. Në pranimin e ndonjë fondi të marrur sipas konfiskimit të
sigurimit të ekzekutimit autoriteti kontraktues do të:

46
8.1. nëse autoriteti kontraktues u nënshtrohet akteve normative mbi çështjet publike
buxhetore ose çështjet e përvetësimeve, trajtojë konfiskimin e depozitit të tillë të sigurisë
së ekzekutimit si gjobë dhe/ose dënim dhe do ti transferojë fondet e tilla në Fondin e
konsoliduar të Kosovës në përputhshmëri me dispozitat përkatëse të akteve të tilla; ose

8.2. nëse autoriteti kontraktues nuk u nënshtrohet akteve të tilla, të transferojë fondet e
tilla të konfiskuara në xhirollogarinë e tij të përgjithshme rrjedhëse dhe për qëllime të
kontabilitetit dhe tatimore, t’i trajtojë fondet e tilla të konfiskuara të tenderit, si të ardhura
të zakonshme (përgjithshme) të autoritetit kontraktues.


KREU V
KËRKESAT E PËRSHTATSHMËRISË DHE TË KUALIFIKIMIT

Neni 64
Dëshmitë e kërkesave

Një kandidat ose tenderues do të dëshmoj me certifikatë, vërtetim apo dëshmi të tjera të
mjaftueshme të kërkuara në mënyrë të arsyeshme nga Autoriteti Kontraktues që: (i) arsyet për
mos-kualifikim sipas nenit 65 të këtij ligji nuk zbatohen; (ii) të verifikojë përshtatshmërinë e tij
profesionale, siç kërkohet nga Autoriteti Kontraktues sipas nenit 66 të këtij ligji; (iii) i plotësojnë
kriteret e kërkuara nga Autoriteti Kontraktues sipas nenit 68-71 të këtij ligji.

Neni 65
Pranueshmëria e Kandidatëve ose Tenderuesve

1. Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose të
marrë pjesë në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë
punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i saj:

1.1. ka qenë pjesëmarrës në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit,
ose në përgatitjen e ndonjë pjese të tyre, që shfrytëzohet nga autoriteti përkatës
kontraktues; ose

1.2. ka pranuar ndihmë për përgatitjen e tenderit ose kërkesës për pjesëmarrje nga një
person ose ndërmarrje që ka marrë pjesë në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose
dosjes së tenderit ose të ndonjë pjese të ndonjë pjesë të këtyre të fundit.

2. Pavarësisht nga dispozitat e më sipërme, autoriteti kontraktues duhet t’i japë operatorit
ekonomik që s’kualifikohet sipas paragrafit 1 të këtij neni, një mundësi për t’i demonstruar
autoritetit kontraktues se ai nuk ka arritur ndonjë përparësi në konkurrencë nga pjesëmarrja ose
asistenca e tillë. Nëse operatorit ekonomik mund të ia demonstrojë këtë bindshëm autoritetit
kontraktues, atëherë ai nuk shkualifikohet sipas paragrafit 1 të këtij neni. Të gjitha vendimet e
autoritetit kontraktues për këtë çështje mund të apelohen para OSHP-së nga operatori
ekonomik ose ndonjë palë tjetër e interesuar.

3. Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në
ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues,
menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara;

3.1. është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale
ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos,
avantazhe ose aktivitetet e ngjashme me ato të përshkruara në paragrafin 1. të nenit
130 të këtij ligji sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në Kosovë ose në cilindo shtet,
ose në çfarëdo marrëveshje ose konvente ndërkombëtare;

47
3.2. është deklaruar i papërshtatshëm, kur autoriteti kontraktues zbulon se kjo është një
shkelje e rëndë profesionale;

3.3. është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale
serioze të pjesëmarrjes në aktivitetet e një organizate kriminale, që përkufizohet si
asociacion i strukturuar dhe i krijuar gjatë një periudhe kohore dhe që vepron në mënyrë
të organizuar me qëllim të përfitimit financiar përmes veprimeve që konsiderohen si
kriminale ose të kundërligjshme në vendin ku ndodhin ato; ose

3.4. është shpallur fajtor për mashtrim apo një akt të ngjashëm me mashtrim nga një
gjykatë kompetente;

3.5. është konstatuar nga një gjykatë kompetente, agjenci administrative ose organizatë
për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se është sjellë në mënyrë
joprofesionale; ose

3.6. është konstatuar nga një gjykate kompetente se ka bërë keqinterpretime para
autoriteteve publike në Kosovë ose diku tjetër.

4. Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në
ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik

4.1. gjatë dy (2) viteve të kaluara është shpallur nga një gjykatë kompetente si i
falimentuar ose insolvent, ose aktualisht është në procedurë: (i) të falimentimit, (ii) të
pranimit të urdhrit për likuidim ose përmbyllje të aktiviteteve ose administrimit nga
gjykata ose (iii) ndonjë procedurë tjetër të ngjashme sipas ligjit të Kosovës ose ndonjë
juridiksioni tjetër.

4.2. me vendim të një gjykate kompetente është likuiduar ose është vënë në mbikëqyrje
të administratorit;

4.3. aktualisht ka një marrëveshje ose aranzhim me kreditorët e tij që siguron kushte të
zgjeruara ose të reduktuara të pagimit nëse mbi kushtet e tilla janë pajtuar paraprakisht
kreditorët e tillë për shkak se operatori ekonomik më parë ka qenë i paaftë që të
përmbushë obligimet e tij në afatin e duhur kohor;

4.4. është në një situatë të ngjashme me ato të përshkruara në nën-paragrafët 4.1, 4.2.
të këtij neni; ose

4.3 të këtij paragrafi që rrjedhin nga një procedurë e ngjashme sipas ligjeve në vendin
ku është themeluar ose në vendin ku zhvillon veprimtarinë e tij afariste;

4.5. aktualisht i nënshtrohet një vendimi gjyqësor ose administrativ i cili suspendon
pagesat nga ose për një operatori të tillë ekonomik dhe që rezultojnë në një humbje të
tërësishme ose të pjesshme të të drejtave të operatorit ekonomik për të administruar
ose disponuar me pasurinë e tij.

4.6. aktualisht është lëndë e një vendimi gjyqësor ose administrativ i cili suspendon ose
redukton pagesat nga ose për operatorët e tillë ekonomik nëse procedurat e tilla
gjithashtu mund të rezultojnë në vendimin për falimentimin ose likuidimin e operatorit
ekonomik;

4.7. gjatë tri viteve të fundit është konstatuar nga një gjykatë kompetente se nuk e ka
përmbushur një kontratë me ndonjë njësi publike, autoritet publik ose ndërmarrje në
Kosovë ose diku tjetër;

48
4.8. aktualisht është me vonesë në pagimin e çfarëdo kontributeve për sigurim social
apo tatim në Kosovë ose në vendin e themelimit të operatorit ekonomik, përveç ku një
borxh i tillë është vërtetuar të jetë jo i rëndësishëm në Kosovë;

4.9. është më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë me vonesë në pagimin e pagave të
punonjësve ose në pagimin e obligimeve ndaj një operatori të shërbimeve publike në
Kosovë;

4.10. ende nuk e ka zbatuar një vendim të lëshuar nga një gjykatë e Kosovës, OSHP-ja
ose një panel shqyrtues; ose

4.11. ka një vend të ushtrimit të veprimtarisë afariste në Kosovë mirëpo nuk posedon
një certifikatë aktuale dhe të vlefshme të lëshuar nga autoriteti publik përgjegjës për
regjistrimin e shoqërive tregtare në Kosovë.

5. Periudhat kohore të përcaktuara në këtë Nen ndërlidhen me periudhën që menjëherë
paraprinë datën e publikimit të njoftimit të kontratës ose, në rast të procedurave të negociuara
pa publikimin e njoftimit të kontratës, dërgimin ftesës për pjesëmarrje ose tenderim.


Neni 66
Përshtatshmëria Profesionale

1. Kur një operator ekonomik që kërkon të merr pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në
përmbushjen e kontratës publike duhet të regjistrohet në regjistrin profesional, komercial dhe/apo
regjistrin e ndërmarrjeve në mënyrë që të zbatojë aktivitetet për të cilat një regjistrim i tillë
kërkohet, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatori ekonomik që të paraqesë
dokumentin e lëshuar nga autoriteti përkatës publik në vendin e themelimit të operatorit ekonomik
me të cilin evidentohet regjistrimi i operatorit ekonomik në atë vend.

2. Nëse lëndë e aktivitetit të prokurimit është kontrata publike që përfshin ofrimin e shërbimeve
profesionale, dhe nëse këto shërbime i takojnë llojit që normalisht mund të ofrohen vetëm nga
operatori ekonomik që ka autorizimin ose licencën e autoritetit publik ose që është anëtar i
organizatës së caktuar, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik që të
ofrojnë dëshmi të arsyeshme se ata kanë autorizimin ose licencën e tillë ose se janë anëtarë në
vendin e tyre të themelimit ose deklaratën nën betim se një kërkesë e tillë nuk ekziston në vendin
e tyre të themelimit.

Neni 67
Provat Shkresore

1. KRPP përgatit dhe miraton rregullat lidhur me llojet e dokumenteve, provave dhe/ose
deklaratave që operatori ekonomik duhet ti paraqes për të dëshmuar se ai nuk është i përjashtuar
sipas dispozitave të nenit 65 të këtij ligji. KRPP-ja po ashtu duhet të përgatisë dhe miratojë
rregulla për llojet e dokumentacionit që autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga një operator
ekonomik për të dëshmuar përshtatshmërinë e tij profesionale sipas nenit 66 të këtij ligji. KRPP-ja
duhet të sigurojë që sipas rregullave në fjalë të mos kërkohet rreptësisht paraqitja e dokumente
ose deklarata që nuk janë në dispozicion në vende ose rajone të caktuara. KRPP-ja duhet të
sigurojë që rregullat në fjalë në masë të arsyeshme tu lejojnë operatorëve ekonomik paraqitjen e
deklaratave nën betim, deklaratave të noterizuara e të ngjashme. Në të gjitha rastet, nga
operatori ekonomik kërkohet që të pranojë mundësinë e sanksionimit të tij penal dhe civil si dhe
përgjegjësinë e tij për dënimet dhe dëmet, nëse operatori ekonomik me dashje ose nga
pakujdesia paraqet një dokument, deklaratë ose raport materialisht të pasaktë ose mashtrues.

2. Autoriteti kontraktues e s’kualifikon çdo kandidat ose tenderues që nuk paraqet: (i) certifikatat
ose dëshmitë e nevojshme për të treguar ose konfirmuar se ai nuk shkualifikohet sipas nenit 65
49
të këtij ligji, (ii) certifikatë, dokument ose ndonjë provë tjetër të mjaftueshme që në mënyrë të
arsyeshme kërkohet nga autoriteti kontraktues sipas nenit 66 të këtij ligji me qëllim të verifikimit
të përshtatshmërisë profesionale të kandidatit ose tenderuesit, ose (iii) prova të mjaftueshme,
sipas nenit 68 dhe 69 të këtij ligji, që në mënyrë të arsyeshme tregojnë së kandidati ose
tenderuesi i plotëson kushtet minimale financiare, teknike dhe profesionale të përcaktuara në
dosjen e tenderit ose në njoftimin e kontratës.

Neni 68
Gjendja Ekonomike dhe Financiare

1. Autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik që të parashtrojnë të dhëna
për të treguar se ata i përmbushin kushtet minimale ekonomike dhe financiare të specifikuara në
dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës. Në përgjithësi, operatorëve ekonomik u lejohet të
plotësojnë këtë kërkesë duke paraqitur, nëse është me rëndësi dhe e nevojshme, një ose më
shumë nga referencat e dhëna në vijim:

1.1. raportin ose raportet përkatëse nga një ose më shumë banka;

1.2. evidencë të një police të sigurimit të lëshuar nga një kompani e njohur e licencuar e
sigurimeve;

1.3. kopjet e certifikuara të një ose më shumë bilanceve të gjendjes ose ekstrakteve nga
bilancet e gjendjes nëse kërkohet publikimi i bilanceve të tillë të gjendjes në kuadër të
ligjit në vendin e themelimit të operatorit ekonomik; ose

1.4. kopjet e raporteve financiare dhe raporteve të menaxhimit të certifikuara nga një
firmë e njohur e licencuar për kontrollim.

2. Autoriteti kontraktues do të specifikojë, në njoftimin e kontratës ose në ftesën për tender ose
pjesëmarrje, se cilat nga referencat e sipërpërmendura në paragrafin 1 të këtij neni, dhe/ose
referencat e tjera kërkohen prej tij.

3. Nëse për ndonjë arsye të vlefshme, operatori ekonomik nuk është në gjendje të sigurojë
referencat e kërkuara nga autoriteti kontraktues, operatorit ekonomik i lejohet që të demonstrojë
gjendjen e vetë ekonomike dhe financiare përmes dokumentit tjetër që autoriteti kontraktues, në
ushtrimin e diskrecionit të tij të arsyeshëm, e konsideron të përshtatshëm.

4. Një operator ekonomik mund, kur është e përshtatshme dhe për një kontratë të veçantë, të
mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, pa marrë parasysh natyrën ligjore të lidhjeve që
ajo ka me ta. Ai duhet në këtë rast të dëshmojë për autoritetin kontraktues që ajo do të ketë në
dispozicion burimet e nevojshme, për shembull, duke prodhuar një ndërmarrje nga ato entitete
për këtë qëllim. Në kushte të njëjta, një grup i operatorëve ekonomik mund të mbështeten në
kapacitetet e pjesëmarrësve në grup të subjekteve të tjera.

Neni 69
Aftësia Teknike dhe/ose Profesionale

1. Autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik të sigurojnë dëshmi për të
treguar se ata i posedojnë kualifikimet minimale të kërkuara dhe specifikuara në dosjen e
tenderit dhe në njoftimin e kontratës. Gjatë vendosjes së kësaj kërkese, autoriteti kontraktues
mund të kërkojë nga operatorët ekonomik që të sigurojnë, nëse është relevante dhe e
nevojshme, njërin ose të gjitha dokumentet e specifikuara në këtë nen.

2. Gjatë udhëheqjes së procedurave që shpien drejt dhënies së kontratës publike në të cilën
përfshihet livrimin i produkteve, nga operatorët ekonomik mund të kërkohet që të dëshmojnë
50
aftësinë e tyre teknike përmes një ose më shumë mjeteve në vijim, sipas llojit, sasisë dhe
qëllimit të produkteve që duhet të furnizohen:

2.1. listën me të cilën specifikohen të gjitha furnizimet kryesore të rëndësishme të
operatorit ekonomik të realizuara në tri vitet e shkuara, duke saktësuar produktet e
furnizuara, shumën e kontratës, datën dhe pranuesit; (i) kur furnizimi është bërë për një
autoritet publik në Kosovë ose në një vend tjetër, për dëshmi të këtij livrimi shërben
kopja e certifikatës (certifikatave) të rëndësishme të lëshuar ose të bashkënënshkruara
nga autoriteti i tillë; (ii) kur furnizimi është bërë për një blerës privat, për dëshmi të këtij
livrimi shërben kopja e çdo dokumenti të nënshkruar nga blerësi dhe evidentimi i livrimit
të tillë;

2.2. përshkrimit të pajisjeve teknike të operatorit ekonomik, masave të sigurimit të
cilësisë dhe pajisjeve për zhvillim;

2.3. shënimit për përfshirjen e teknikëve dhe organeve teknike, sidomos të atyre që janë
përgjegjës për kontrollimin e cilësisë;

2.4. mostrave të produktit, përshkrimeve, prezantimeve grafike dhe/ose fotografive të
produkteve që duhet të furnizohen, autenticitetit dhe cilësisë reprezentuese e cila duhet
të vërtetohet nëse këtë e kërkon autoriteti kontraktues; dhe/ose

2.5. certifikatave të hartuara nga institutet zyrtare për kontrollimin e cilësisë ose
agjencitë kompetente të pranuara që vërtetojnë përshtatshmërinë e produkteve, që
qartazi mund të identifikohen duke u bazuar në specifikimet dhe standardet përkatëse.

3. Nëse lidhur me procedurat që shpijnë në dhënien e kontratës publike në të cilën përfshihet
livrimi i produkteve, të gjitha produktet që duhet të furnizohen janë komplekse ose, përjashtimisht,
kërkohen për qëllime të posaçme, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët
ekonomik pjesëmarrës që t’i nënshtrohen një inspektimi me qëllim të verifikimit të kapaciteteve të
tyre prodhuese, dhe nëse është e rëndësishme, të pajisjeve të tyre te hulumtimit dhe zhvillimit
dhe masat për vërtetimin e cilësisë. Inspektimin e tillë, me shpenzimet e autoritetit kontraktues,
mund ta kryej autoriteti kontraktues ose organi kompetent i pavarur në vendin në të cilin
themelohet autoriteti ekonomik përkatës.

4. Në procedurat që shpien në dhënien e kontratës publike në të cilën përfshihet sigurimi i
shërbimeve, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik të sigurojnë të
dhënat me të cilat dëshmohet aftësia e tyre për sigurimin e këtyre shërbimeve; në veçanti, të
dhënat mund të kërkohen lidhur me shkathtësitë, efikasitetin, kapacitetin, përvojën dhe
besueshmërinë. Të dhënat përkitazi me aftësitë teknike të operatorëve ekonomik mund të
parashtrohen përmes një ose më shumë mjeteve në vijim, sipas llojit, sasisë dhe qëllimit të
shërbimeve që duhet të furnizohen:

4.1. kualifikimet shkollore dhe profesionale të personelit udhëheqës të operatorit
ekonomik dhe, në veçanti, të personit ose personave që drejtpërdrejt është ose janë
përgjegjës për sigurimin e shërbimeve;

4.2. listën me të cilën saktësohen të gjitha kontratat kryesore të rëndësishme të
shërbimeve të realizuara në periudhën e shkuar trevjeçare, duke saktësuar llojin e
shërbimeve të përfshira, shumën e kontratës, datën dhe pranuesin; (i) kur shërbimet
janë siguruar për autoritetin publik në Kosovë ose në vendin tjetër, si dëshmi për këtë
sigurim të shërbimeve do të shërbejë kopja e certifikatës (certifikatave) përkatëse të
lëshuar ose bashkënënshkrura nga autoriteti i tillë publik: (ii) kur shërbimet janë siguruar
për blerësin privat, dëshmi për këtë sigurim të shërbimeve duhet të jetë kopja e çdo
dokumenti të nënshkruar nga blerësi dhe evidentimi i sigurimit të tillë;

51
4.3. një shënim të personelit teknik ose organeve teknike të përfshira, pavarësisht se a i
takojnë ose nuk i takojnë drejtpërdrejt operatorit ekonomik, sidomos për ata që janë
përgjegjës për kontrollimin e cilësisë;
4.4. raportin mbi fuqinë mesatare punëtore dhe numrin mesatar të personelit udhëheqës
të operatorit ekonomik për secilin nga tri vitet e fundit;

4.5. raportin mbi mjetet, stabilimentet ose pajisjet teknike që janë në dispozicion të
operatorit ekonomik për realizimin e shërbimeve;

4.6 përshkrimin e masave që do të merren nga operatori ekonomik për të siguruar
cilësinë dhe pajisjet për hulumtime e zhvillim;

4.7. përshkrimin e elementeve të kontratës përkatëse që operatori ekonomik planifikon
që t’i nënkontraktojë; dhe/ose

4.8. informacione tjera përkatëse dhe te duhura.

5. Nëse, lidhur me procedurat që shpijnë në dhënien e kontratës publike me të cilën përfshihet
sigurimi i shërbimeve, të gjitha shërbimet që duhet të furnizohen janë komplekse ose,
përjashtimisht, kërkohen për qëllime të posaçme, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga
operatorët ekonomik pjesëmarrës që t’i nënshtrohen një inspektimi me qëllim të verifikimit të
kapaciteteve të tyre prodhuese, dhe nëse është e rëndësishme, për lehtësirat për hulumtime e
zhvillim dhe masat për vërtetimin e cilësisë. Inspektimin e tillë, me shpenzime të autoritetit
kontraktues, mund ta kryej autoriteti kontraktues ose organi i pavarur kompetent i pavarur në
vendin në të cilin është themeluar operatori ekonomik në fjalë.

6. Në procedurat që shpijnë në dhënien e kontratës publike në të cilën përfshihet realizimi i
projekteve të punëve ose realizimi i aktiviteteve ndërtimore, autoriteti kontraktues mund të
kërkojë nga operatorët ekonomik të sigurojnë të dhënat me të cilat dëshmohet aftësia e tyre
teknike dhe profesionale për kryerjen e projekteve të tilla ose realizimin e aktiviteteve të tilla; në
veçanti, autoriteti kontraktues mund të kërkojë të dhëna përkitazi me:

6.1. kualifikimet shkollore dhe profesionale të personelit udhëheqës të operatorit
ekonomik dhe, në veçanti, të personit ose personave që drejtpërdrejt është ose janë
përgjegjës për realizimin e projekteve të punës ose për realizimin e aktiviteteve
ndërtimore;

6.2. listën me të cilën specifikohen të gjitha projektet e punëve dhe aktivitetet ndërtimore
të realizuara në periudhën e shkuar trevjeçare, të përcjella me certifikata për kryerje
dhe/ose përfundim të kënaqshëm të projekteve më të rëndësishme të punëve dhe/ose
aktiviteteve ndërtimore; certifikatat përcaktojnë vlerën, datën dhe vendndodhjen e
projekteve të punëve dhe/ose aktiviteteve ndërtimore dhe specifikojnë nëse janë kryer
dhe/ose përmbushur në përputhje me rregullat tregtare dhe janë përfunduar siç duhet;
sa herë që është e mundur, autoriteti kontraktues mund të obligohet që të dakordohet
me autoritetin publik kompetent në Kosovë ose në vendin tjetër që kopjet e certifikatave
përkatëse t’ia paraqes drejtpërdrejtë autoritetit kontraktues;

6.3. raportin për mjetet, stabilimentet dhe pajisjet teknike që janë në dispozicion të
operatorit ekonomik për realizimin e projektit të punëve ose përmbushjen e aktiviteteve
ndërtimore;

6.4. raportin për fuqinë mesatare punëtore dhe numrin mesatar të personelit udhëheqës
të operatorit ekonomik për secilin nga tri vitet e kaluara;

52
6.5. raportin për teknikët ose të njësitë teknike në të cilët mund të thirret kontraktuesi
për zbatimin e projektit të punëve ose realizimin e aktiviteteve ndërtimore, pavarësisht
se a i takojnë ose nuk i takojnë operatorit ekonomik; dhe/ose

6.6. informacion tjetër përkatës dhe relevant.

7. Autoriteti kontraktues në njoftimin e kontratës ose në ftesën për tenderim do të specifikojë se
cilat referenca (dokumentacione) të saktësuara në këtë nen, i nevojiten.

8. Një operator ekonomik mund, kur është e përshtatshme dhe për një kontratë të veçantë, të
mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, pa marrë parasysh natyrën ligjore të lidhjeve që
ajo ka me ta. Ai në këtë rast duhet të dëshmojë për autoritetin kontraktues që ajo do të ketë në
dispozicion burimet e nevojshme për ekzekutimin e kontratës, për shembull, duke prodhuar një
ndërmarrje nga ato entitete në vend burimet e nevojshme në dispozicion të operatorit ekonomik.
Nën të njëjtat kushte një grup i operatorëve ekonomik mund të mbështetet në aftësitë e
pjesëmarrësve në grup ose në subjekte të tjera.

Neni 70
Standardet për Sigurimin e Cilësisë

Po qe se autoriteti kontraktues kërkon dorëzimin e certifikatave të hartuara nga organet e
pavarura me të cilat vërtetohet përputhshmëria e operatorit ekonomik me një numër të caktuar
standardesh për sigurimin e cilësisë, autoriteti kontraktues do t’u referohet sistemeve për
sigurimin e cilësisë që: (i) bazohen në standardet përkatëse Kosovare, Evropiane ose
ndërkombëtare dhe (ii) të certifikuara nga organet që kryejnë veprimtaritë e tyre në pajtim me ato
standarde për ushtrimin e aktiviteteve të tyre të certifikimit lidhur me aktivitetet e certifikimit.
Autoriteti kontraktues do t’i pranojë certifikatat e barasvlershme të lëshuara nga cilido organ
certifikues pavarësisht nga vendi, nëse organi i tillë pranohet nga një shtet anëtar i BE-së.
Autoriteti kontraktues po ashtu pranon të dhënat e tjera të besueshme për masat e
barasvlershme të sigurimit të cilësisë nga operatorët ekonomik që nuk kanë qasje ose mundësi
për sigurimin e certifikatave të tilla brenda afateve të caktuara.

Neni 71
Grupet e Operatorëve Ekonomik dhe Operatorët e Huaj Ekonomik

1. Grupi i operatorëve ekonomik mund të dorëzojë ftesë për pjesëmarrje ose një tender. Nga
asnjëri grup i tillë nuk kërkohet që të marrë përsipër ndonjë formë të veçantë ligjore për të
paraqitur tenderin; mirëpo, nga grupi i përzgjedhur mund të kërkohet që të bëjë këtë pasi që të
epet kontrata në fjalë, për aq sa kjo është e nevojshme, për përmbushjen e mjaftueshme të
kontratës.

2. Nëse një tender dorëzohet nga një grup i tillë, grupi duhet që së bashku me tenderin e tij të
dorëzojë një deklarate të nënshkruar nga secili prej anëtarëve, që konfirmojnë pjesëmarrjen e
tyre në grup dhe se ata nuk marrin pjesë në ndonjë grup tjetër që merr pjesë në të njëjtat
procedura të prokurimit. Të gjitha autoritetet kontraktuese duhet që ta parashtrojë këtë kusht në
dosjet e tyre të tenderit. Në rast së një anëtar merr pjesë në disa grupe, secili nga grupet
përkatëse do të konsiderohen të papërshtatshëm.

3. Të gjithë anëtarët e grupit në fjalë janë së bashku dhe secili veçmas të përgjegjshëm para
autoritetit kontraktues për përmbajtjen e tenderit të grupit dhe nëse kontrata përkatëse i epet
grupit në fjalë, ata gjithashtu janë së bashku dhe veçmas të përgjegjshëm për ekzekutimin e
kontratës në fjalë. Të gjitha autoritetet kontraktuese në dosjet e tyre të tenderit duhet ta përfshijnë
një njoftim lidhur me këtë çështje.

4. Nëse një tender dorëzohet nga një grup i operatorëve ekonomik, secili anëtar i grupit është i
obliguar të dëshmojë ose konfirmojë në përputhje me nenin 67 të këtij ligji, se nuk është i
53
përjashtuar nga pjesëmarrja në aktivitetin e prokurimit sipas nenit 65 të këtij ligji. Çdo kërkesë e
vendosur nga një autoritet kontraktues sipas neneve 66, 68 dhe 69 të këtij ligji do të aplikohet
vetëm ndaj grupit si tërësi dhe jo ndaj anëtarëve individual të grupit.


Neni 72
Dokumentacioni dhe informacioni shtesë

Autoriteti kontraktues mund të ftojë operatorët ekonomik për të plotësuar apo të qartësojë
certifikatat dhe dokumentet e paraqitura në pajtim me nenet 65-71 të këtij ligji.


PJESA III
RREGULLAT PËR KONKURSET E PROJEKTIMIT

Neni 73
Dispozitat e Përgjithshme

1. Rregullat për organizimin dhe udhëheqjen e një konkursi për projektim duhet të jenë në
përputhshmëri me dispozitat e përcaktuara në këtë Pjesë III dhe ato do t’u komunikohen të gjithë
personave dhe ndërmarrjeve që i përgjigjen njoftimit për konkursin e projektimit.

2. Konkursi i projektimit do të ushtrohet në të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtat afate kohore siç
ushtrohen aktivitetet e prokurimit për kontratat me vlerë të madhe që zbatojnë procedurat e
hapura ose të kufizuara.

3. Nëse, pa kurrfarë qëllimi që të diskriminojë në favor ose kundër një personi ose ndërmarrje,
autoriteti kontraktues vendos se: (i) konkursi i nevojshëm i projektimit mund të sigurohet,
furnizohet ose ekzekutohet nga personi ose ndërmarrja me kualifikimet adekuate profesionale
ose teknike dhe (ii) autoriteti i tillë kontraktues do të pranojë vetëm konkurset e dorëzuara nga
personat ose ndërmarrjet që i posedojnë kualifikimet e caktuara minimale, autoriteti kontraktues
do t’i vendosë kushtet për kualifikimet e tilla në mënyrë të qartë, objektive dhe jo-diskriminuese
dhe do t’i publikojë të gjitha kërkesat e tilla në njoftimin për konkursin e projektimit.

Neni 74
Fushëveprimi

Dispozitat e kësaj Pjese vlejnë për të gjitha konkurset e projektimit.

Neni 75
Njoftimi mbi Konkursin e Projektimit

Kur autoriteti kontraktues planifikon të mbajë një konkurs për projektim, autoriteti kontraktues do
të përgatisë njoftimin mbi konkursin e projektimit në gjuhët e cekura në nenin 13 të këtij ligji.
Autoriteti kontraktues menjëherë do të ia dorëzojë KRPP-së versionet në të gjitha gjuhët e
njoftimit në fjalë.

Neni 76
Formulari dhe Përmbajtja e Njoftimeve për Konkursin e Projektimit

Të gjitha njoftimet lidhur me konkursin e projektimit do të përpilohen dhe publikohen në pajtim
me formularin e aplikueshëm standard që miratohet nga KRPP.

Neni 77
Publikimi i Njoftimeve për Konkursin e Projektimit

54
1. Rregullat që drejtojnë publikimin e një njoftimi për konkursin e projektimit janë të njëjta me
rregullat e parashtruara në nenin 42 të këtij ligji që e drejtojnë publikimin e njoftimeve të
kontratës për kontratat që e kanë vlerën e njëjtë me konkursin përkatës të projektimit.

2. Rregullat që drejtojnë dërgimin dhe publikimin e një njoftimi mbi rezultatet e konkursit të
projektimit janë të njëjta me rregullat e parashtruara në nenin 42 të këtij ligji që drejtojnë
dërgimin dhe publikimin e njoftimit për dhënien e kontratës, për kontratat që e kanë vlerën e
njëjtë me konkursin përkatës të projektimit.

3. Përveç për njoftimet mbi rezultatet e konkursit të projektimit që i janë dërguar një
pjesëmarrësi nga autoriteti kontraktues, asnjë njoftim dhe asnjë informacion në një njoftim, nuk
mund të bëhen publike ose të zbulohen para një personi ose ndërmarrjeje, para publikimit të tij
në përputhshmëri me këtë nen.

Neni 78
Njoftimi mbi Rezultatet e Konkursit të Projektimit

Autoriteti kontraktues që ka mbajtur konkursin e projektimit, duhet që brenda dy (2) ditëve të
punës pas përfundimit së konkursit të përgatisë një njoftim lidhur me rezultatet e konkursit të
projektimit në gjuhët e cekura në nenin 13 të këtij ligji. Autoriteti kontraktues menjëherë do ti’a
dorëzojë KRPP-së versionet në të gjitha gjuhët e njoftimit në fjalë.

Neni 79
Mjetet e komunikimit

1. I tërë komunikimi dhe këmbimi i informacioneve i përmendur në këtë Pjesë mund të kryhet
përmes letrës, faksit ose mjeteve elektronike, varësisht sipas zgjidhjes së autoritetit kontraktues.

2. Komunikimi dhe këmbimi i informacioneve të përfshira në kuadër të kësaj Pjese do të bëhet në
mënyrën me të cilën sigurohet mbrojtja e tërësisë dhe sekretit të të gjitha informacioneve të
dorëzuara nga pjesëmarrësit, dhe mundësinë që autoriteti kontraktues të mund të studiojë
përmbajtjen e të gjitha planeve ose projekteve pas skadimit të afateve të caktuara për pranimin e
tyre.

3. Autoriteti kontraktues do të sigurojë që njoftimi për konkursin e projektimit dhe rregullat e
specifikuara në paragrafin 1. të nenit 73 të cekin se, nëse planet ose projektet paraqiten përmes
mjeteve elektronike, dërguesi është i detyruar që t’i paraqes autoritetit kontraktues origjinalin fizik
- ose, kur është e përshtatshme kopje të të gjitha dokumenteve, certifikatave, dëshmive dhe
deklaratave që kërkohen nga autoriteti kontraktues jo më vonë se në afatin e caktuar për
pranimin e planeve ose projekteve.

Neni 80
Përbërja dhe Vendimet e Jurisë

1. Juria duhet të përbëhet nga një numër tek, por në asnjë rast më pak se tre (3) persona fizikë.
Këta persona do të caktohen nga autoriteti kontraktues dhe ata nuk mund të jenë të anëtarësuar
në ose të ndërlidhur me ndonjërin nga pjesëmarrësit në konkurs. Nëse nga pjesëmarrësit
kërkohet që të posedojnë ndonjë kualifikim të posaçëm profesional, së paku dy të tretat (2/3) e
anëtarëve të jurisë duhet që po ashtu të posedojnë atë kualifikim ose barasvlerën e tij.

2. Juria do të vendosë mbi konkursin vetëm në bazë të kritereve të përshkruara në njoftimin për
konkursin e projektimit. Identiteti i pjesëmarrësve nuk do të zbulohet para anëtarëve të jurisë.

3. Kriteret për shpërblim të cilat përdoren për konkurs projektimi janë obliguese vetëm me kritere
matëse dhe peshat të paraqiten në aspekte monetare kurdo që është e mundur dhe nuk
kufizohen me kriteret e përmendura ne paragrafin 3. të nenit 52, pasi që edhe kriteret që
55
ndërlidhen me vlera artistike mund te merren parasysh. Vetëm kriteret e matshme dhe të cilat
paraprakisht janë përcaktuar në dosjen e tenderit mund të shfrytëzohen.

4. Asnjë person jashtë jurisë nuk mund të ndikojë ose të tentojë të ndikojë në vendimet e jurisë
ose në opinionin e cilitdo nga anëtarët e jurisë

5. Personave që nuk janë anëtarë të jurisë do t’u zbulohet vetëm vendimi i jurisë. Diskutimet e
jurisë dhe opinionet e anëtarëve të jurisë gjatë diskutimeve të tilla do të mbahen si sekret nga të
gjithë anëtarët e jurisë. Asnjëri nga anëtarët e jurisë nuk do të zbulojë përmbajtjen e diskutimeve
të jurisë para një personi tjetër që nuk është anëtar i jurisë, përveç kur kërkohet nga një urdhër
me shkrim nga KRPP-ja, OSHP, ose një gjykatë kompetente.


PJESA IV

Neni 81
Aktivitetet e Menaxhimit të Kontratës

1. Autoritetet kontraktuese duhet që si pjesë e përgatitjes së aktivitetit të prokurimit:

1.1. të prodhojnë një plan të menaxhimit të kontratës, duke përfshirë në veçanti çështjet
e aspekteve organizative, ekonomike, teknike dhe ligjore të menaxhimit të kontratave
duke përfshirë në bazë të rrethanave: (i) ekipet e menaxhimit të projekteve; (ii) rishikime
të shpeshta të kontratës; (iii) protokollet për dorëzimin e pajisjeve të autorizuara; (iv)
dialogun e rregullt me kontraktuesit; (v) përdorimin e standardeve korrekte të cilësisë;
(vi) menaxhimit të pagesave / kërkesave; (vii) procedurat e ankesave; (viii) mjetet e
kontrollit të specifikuar në kontratë, dhe (ix) sigurimi i ekzekutimit mbahet për defekte /
korrigjim dhe

1.2. përcakton procedurat për këto në vijim sa herë që është e nevojshme: (i)
inspektimin e vendit të punimeve, materialeve dhe të objekteve të prodhimit; (ii)
sigurimin e dorëzimit efektiv, ruajtjen dhe sigurinë e artikujve të përfshira në kontratë;
(iii) caktimi i afatit të dorëzimit; (iv) variacionet / ndryshimet.

2. Plani i menaxhimit duhet të jetë i rënë dakord midis palëve të kontratës dhe të nënshkruhet
nga ana e tyre para inicimit të zbatimit të kontratës. KRPP-ja është e autorizuar të nxjerrë një
formular standard për planin e menaxhimit të kontratës dhe rregullat e më tejme që detajojnë dhe
plotësojnë temat e përmendura më sipër në lidhje me menaxhimin e kontratave.

3. Plani i menaxhimit të kontratave duhet të paktën të përfshijë: (i) emrin e zyrtarit/zyrtarëve të
autoritetit kontraktues përgjegjës për menaxhimin e kontratës, dhe ku është e aplikueshme,
rezidentin e kualifikuar për mbikëqyrje apo inxhinierin / inxhinierët e projektit; (ii) numri dhe
kategoritë e personelit ndihmës në dispozicion të zyrtarit për qëllime të menaxhimit të
kontratave, duke përfshirë ekspertë teknik të jashtëm të rekrutuar; (iii) një afat kohor ose një
plan projekt gantogram (ganat charts), diagrame për aktivitetet e menaxhimit të kontratave që
përfshijnë kohëzgjatjen e kontratës. KRPP-ja monitoron menaxhimin e kontratës.


PJESA V
AKTIVITETET E PROKURIMIT TË OPERATORËVE TË SHËRBIMEVE PUBLIKE

Neni 82
Fushëveprimi

1. Nenet 83-85 të këtij ligji mund të përdoren vetëm nga Operatorët e Shërbimeve Publike dhe
jo nga autoritetet tjera kontraktuese. Operatorët e Shërbimeve Publike mund të përdorin këto
56
dispozita gjatë dhënies së kontratave të cilat janë në mbështetje të aktiviteteve të shërbimit
publik.

2. Një Operatorë i Shërbimeve Publike i angazhuar në një aktivitet të shërbimeve publike të
theksuar në nenin 4.1.49 (i) të këtij ligji, mund të bëjë prokurimin e energjisë elektrike për rrjetin
e tyre pa përfillur dispozitat në Pjesën II të këtij ligji.

Neni 83
Ftesa për tender me anë të Njoftimit Paraprak

1. Njoftimet për kontratë që ftojnë pjesëmarrësit në procedura të kufizuar ose në procedura të
negociuara pas publikimit të njoftimit për kontratë mund të zëvendësohen me një Njoftim
Paraprak. Njoftimi Paraprak duhet që në çdo rast: (a) ti referohet në mënyrë specifike
furnizimeve, punëve ose shërbimeve që do të jenë subjekt i kontratës që do të shpërblehet, (b)
të tregojë që kontrata to të jepet në një tender që përfshinë vetëm operatorët ekonomik të ftuar.

2. Operatoret e Shërbimeve Publike rrjedhimisht do të ftojnë të gjithë operatorët ekonomik të
interesuar, së paku brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas datës së publikimit të Njoftimit
Paraprak sipas paragrafit 1. të këtij neni, të konfirmojnë interesimin e tyre në bazë të
informacioneve të detajuara në kontratën përkatëse para fillimit të përzgjedhjes së tenderuesve
ose pjesëmarrësve në negociata.

3. KRPP nxjerr rregullat në lidhje me formatin dhe përmbajtjen e Njoftimit Paraprak në raste kur
përdoret sipas paragrafit 1. të këtij neni si dhe informatat e kërkuara në ftesë sipas paragrafit 2.
të këtij neni.

Neni 84
Sistemi i Kualifikimit

1. Njoftimet për kontratë dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve sipas nenit 56 të këtij ligji mundet që
në raste të procedurave të cekura në paragrafin 1. të neni 83 të këtij ligji të zëvendësohet me
një njoftim sipas paragrafit 2. të këtij neni në lidhje me sistemin e kualifikimit. Ftesat për tenderë
duhet që në ato raste të bëhen vetëm për operatorët ekonomik të përfshirë të kualifikuar në një
sistem të kualifikimit.

2. Operatoret e Shërbimeve Publike që dëshirojnë të vendosin një sistem të kualifikimit duhet të
publikojnë një njoftim i cili i paralajmëron operatorët ekonomik për ekzistimin e sistemit dhe i fton
ata të aplikojnë për përfshirje. Një sistem i kualifikimit duhet të vendoset për një afat maksimal
prej tri (3) vitesh dhe njoftimet duhet të publikohen çdo vit.

3. KRPP nxjerrë rregulla në lidhje me formatin dhe përmbajtjen e Sistemit Kualifikues kur është
e duhur që të përdoret sipas paragrafit 1. të këtij neni.

4. Operatoret e Shërbimeve Publike të cilat vendosin dhe praktikojnë një sistem të kualifikimit do
të sigurojnë që operatorët ekonomik mund të aplikojnë në çdo kohë për tu përfshirë në sistem
dhe se një numër prej së paku tre operatorë ekonomik të kualifikuar do të përfshihen në çdo
kohë për të siguruar konkurrencë të mjaftueshme.

5. Operatori i Shërbimeve Publike duhet që të mbaj me shkrim të dhënat e operatorëve
ekonomik të kualifikuar, mundësisht të ndara në kategori sipas llojit të kontratës për të cilën
kualifikimet e tyre janë valide.

Neni 85
Vlerësimi i Aplikantëve në Sistemin e Kualifikimit

57
1. Operatorët ekonomik të cilët aplikojnë për përfshirje në sistemin e kualifikimit duhet të
vlerësohen sipas kërkesave të përshtatshmërisë të përcaktuara për sistemin në përputhje me
rregullat normale në nenin 56, 65-70 të këtij ligji. Një sistem kualifikues mund të përfshijë nivele
të ndryshme të kërkesave të përshtatshmërisë të cilat vlejnë për lloje të ndryshme të kontratave.

2. Një grup i operatorëve ekonomik i referuar si në nenin 71 të këtij ligji mund të bazohet në
kapacitetet e përbashkëta të pjesëmarrësve në grup për të përmbushur kërkesat e përcaktuara
sipas paragrafit 1. të këtij neni. Marrëveshja sipas paragrafit 2. të nenit 71 të këtij ligji duhet që
në atë rast të përmbajë një premtim se kapacitetet e duhura do të jenë në dispozicion të grupit
gjatë tërë periudhës së validitetit të sistemit të kualifikimit.

3. Dokumentacioni në lidhje me kërkesat e përshtatshmërisë do të vihet menjëherë në
dispozicion cilitdo operatorë ekonomik pas kërkesës dhe brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga
data e një kërkese të tillë. Çfarëdo ndryshimi në këto kërkesa duhet të publikohet në një njoftim
sipas paragrafit 2. të nenit 84 të këtij ligji dhe brenda afatit kohorë të mësipërm dokumentacioni i
nevojshëm duhet ti komunikohet operatorëve ekonomik me kërkesë.

4. Operatorët ekonomik që kanë aplikuar për përfshirje duhet të informohen rreth vendimit mbi
aplikimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Në rast se vendimi parashikohet të merr kohë
më shumë se një muaj, Operatori i Shërbimeve Publike duhet të informojë aplikantin, brenda
pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e aplikimit, për arsyet që justifikojnë vonesën dhe për datën
kur aplikimi i tij do të pranohet ose refuzohet. Periudha totale nuk lejohet në asnjë rast që të
tejkalojë katër muaj nga data e aplikimit.

5. Operatoret e Shërbimeve Publike të cilëve i është refuzuar aplikimi do të informohen me
shkrim për arsyet për refuzim sa më shpejtë të jetë e mundur dhe brenda pesëmbëdhjetë (15)
ditë nga dita e refuzimit. Arsyet duhet të bazohen në kërkesat e paragrafit 1. të këtij neni.

6. Operatoret e Shërbimeve Publike mund të largojnë operatorët ekonomik nga sistemi i
kualifikimit vetëm në raste kur ata nuk i përmbushin më tutje kërkesat e paragrafit 1. të këtij
neni. Çdo largim i planifikuar duhet të njoftojë me shkrim operatorin ekonomik paraprakisht së
paku pesëmbëdhjetë (15) ditë para datës në të cilën largimi është planifikuar të ndodhë, së
bashku me arsyet që justifikojnë vendimin e propozuar.


PJESA VI
KOMISIONI RREGULLATIV I PROKURIMIT PUBLIK

Neni 86
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

1. KRPP është agjenci e pavarur rregullatore, që do të thotë se asnjë zyrtar publik nuk mund të
ushtrojë ose të përpiqet të ushtrojë ndikim në KRPP në lidhje me ndonjë veprim ose vendim të
caktuar operacional apo rregullativ të KRPP-së.

2. KRPP është autoritet publik dhe organizatë buxhetore. KRPP është subjekt i të gjitha
dispozitave të zbatueshme të ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në të njëjtën masë sikurse
autoritet e tjera publike ose organizatat buxhetore.

Neni 87
Funksionet Themelore të KRPP-së

1. KRPP është përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të
sistemit të prokurimit publik në Kosovë, dhe i ushtron funksionet që i jepen nga ky ligj.

2. Përveç çështjeve të parapara më lartë, KRPP ka përgjegjësinë dhe autorizimin që:
58

2.1. të kryej hetimet e aktiviteteve të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave për qëllim
të monitorimit të zbatimit të këtij ligji;

2.2. të lëshoj një urdhëresë që kërkon nga zyrtarët e zbatimit të ligjit të asistojnë KRPP-
në që të sigurojnë përputhshmërinë me një urdhëresë tjetër të KRPP-së;

2.3. tu ofroj opinione autoriteteve kontraktuese në lidhje me vendimet e tyre, veprat apo
anashkalimet gjatë aktiviteteve të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave;

2.4. të ekzaminoj raportet nga autoritetet kontraktuese në lidhje me zbatimin e paragrafit
4 neni 32 dhe neni 35 të këtij ligji;

2.5. të vendosë rregulla të hollësishme për të siguruar zbatimin adekuat të këtij ligji nga
autoritetet kontraktuese si dhe rregulla për përdorimin dhe ekzekutimin e secilën nga
procedurat e përcaktuara në nenet 33-37 të këtij ligji; me kusht që, këto rregulla të jenë
në përputhje me kërkesat dhe parimet e përcaktuara në këtë ligj si dhe çfarëdo kërkese
të detyrueshme të BE-se për prokurim;

2.6. të përgatisë dhe shpërndajë doracakë të prokurimit, udhëzues, formularë dhe
modele standarde për dokumentet e tenderit dhe të kontratave sipas këtij ligji në dobi të
autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik;

2.7. të përforcojë vetëdijen ne mesin e autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve
ekonomik për legjislacionin e prokurimit publik si dhe objektivat, procedurat dhe metodat
e tij;

2.8. t’u japë ndihmë teknike dhe këshilla autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve
ekonomik për zbatimin dhe interpretimin e dispozitave të këtij ligji si dhe për të çdo
dokument që nxirret nga KRPP;

2.9. të nxjerrë dhe publikojë interpretime me shkrim te vendimeve administrative për të
dyjat, autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik për zbatimin dhe interpretimin e
dispozitave të këtij ligji dhe çdo dokumenti të nxjerrë nga KRPP-ja;

2.10. të krijojë dhe të mirëmbajë një Regjistër elektronik të Prokurimit Publik që shërben
si vend për ruajtjen e kopjeve elektronike të të gjitha njoftimeve, ftesave, deklaratave,
dosjeve të tenderit, raporteve, ankesave dhe vendimeve të arkivuara ose të nxjerra në
lidhje me çdo aktivitet prokurimi të kryer ose të iniciuar nga një autoritet kontraktues;

2.11. të krijojë sisteme manuale dhe elektronike për monitorimin e zbatimit të këtij ligji
nga ana e autoriteteve kontraktuese, duke përfshirë përgatitjen e formularëve të
raportimit që duhet të plotësohen nga të gjitha autoritetet kontraktuese subjekte të këtij
ligji;

2.12. të grumbullojë, analizojë dhe publikojë informacionet për procedurat e prokurimit
publik dhe kontratat publike të dhëna;

2.13. për çdo vit kalendarik të përgatisë dhe dorëzojë në Qeveri dhe Kuvend një raport
vjetor që analizon aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për atë vit kalendarik, së
bashku me rekomandimet për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose
përmirësimin e këtij ligji, raport ky që dorëzohet jo më vonë se në fund të Shkurtit të vitit
vijues kalendarik;

2.14. të krijojë dhe mirëmbajë një webfaqe informative në internet që i ofron publikut
qasje të pa kufizuar në (i) këtë ligj dhe gjithë legjislacionin sekondar të nxjerrë sipas këtij
59
ligji, (ii) interpretimet dhe dokumentet e përcaktuara në këtë nen dhe (iii) të gjitha
informacionet që përmbahen në Regjistrin e Prokurimit Publik;

2.15. të zhvillojë një webfaqe dhe një sistem elektronik informativ në mbarë Kosovën
për të përmirësuar publikimin e njoftimeve të kërkuara nga ky ligj;

2.16. të mbështesë IKAP dhe autoritetet tjera publike të trajnimit dhe arsimimit për të
siguruar arritjen dhe mbajtjen e një niveli të lartë kompetence në radhët e zyrtarëve të
prokurimit dhe profesionistëve të tjerë të prokurimit për zbatimin e praktikave të
shëndosha të prokurimit dhe për respektimin e këtij ligji;

2.17. të mbështesë zhvillimin e prokurimit elektronik, ankandit elektronik dhe
komunikimit brenda fushës së prokurimit publik;

2.18. të përgatisë dhe mbajë një listë të autoriteteve kontraktuese që i identifikon të
gjitha entitetet që janë subjekt i këtij ligji, me kusht që nëse KRPP-ja nuk e përfshin një
entitet në këtë listë, kjo (mos-përfshirja) të mos vendosë çështjes se nëse entiteti është
jo autoritet kontraktues në kuptim të këtij ligji; dhe

2.19. të ndër veprojë dhe të bashkëpunojë me organizata të tjera brenda dhe jashtë
vendit për çështjet që lidhen me prokurimin publik.

2.20. të zhvilloj dhe implementoj rregullat e detajuara në lidhje me shitjen e aseteve të
Autoriteteve Kontraktuese.

Neni 88
Funksionet e Vëzhgimit dhe të Mbikëqyrjes të KRPP-së

1. KRPP ka gjithashtu autoritetin dhe përgjegjësinë të vëzhgojë dhe mbikëqyrë zbatimin e
dispozitave të këtij ligji dhe rregullave të nxjerra nga KRPP sipas autorizimit të këtij ligji.

2. Për këtë qëllim, KRPP përgatit dhe zbaton një metodologji dhe mekanizëm të përshtatshëm
raportimi të mbështetur nga një sistem elektronik i menaxhimit të informacionit që i mundëson
asaj (i) të vëzhgojë zbatimin e këtij ligji; (ii) të përgatisë raporte mbi rezultatet dhe zbatimit që
identifikojnë përparësitë dhe dobësitë në zbatimin e këtij ligji ose sistemit të prokurimit; (iii) të
identifikojë ato fusha që kanë nevojë të përmirësohen dhe zhvillohen, (iv) të përgatisë raportet
vjetore që kërkohen nga ky ligj në mënyrë që të japin një vlerësim të përgjithshëm por të saktë
të gjendjes së sistemit kombëtar të prokurimit si dhe vlerësime të veçanta të shkallës së
përputhjes/mospërputhjes nga autoritetet individuale kontraktuese; dhe (v) të bëjë
rekomandimet e duhura për ndryshimin e legjislacionit primar dhe sekondar të prokurimit.

Neni 89
Emërimi i Anëtarëve

1. KRPP-ja përbëhet prej tre (3) anëtarëve. Anëtarët e KRPP-së emërohen për një mandat prej
pesë (5) vjetësh, dhe mund të riemërohen vetëm një herë.

2. Kryetari dhe anëtarët e KRPP-së propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi. Gjatë
propozimit të personave në fjalë, Qeveria duhet të respektoj kërkesat për anëtarësim, të
specifikuara në paragrafin 3. dhe 4. të këtij neni.

3. Asnjë person nuk mund të propozohet, emërohet ose të shërbejë si anëtar i KRPP-së nëse
ai/ajo nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit për ndonjë arsye të ndonjë
dispozite të listuar në paragrafin 3. të nenit 65 të këtij ligji. Qeveria dhe Kuvendi duhet të sigurojë
që asnjë person i tillë të mos propozohet ose emërohet për anëtar në KRPP.

60
4. Qeveria dhe Kuvendi duhet të sigurojnë që çdo person i propozuar për anëtar të KRRP-së të
përmbush njërin nga kriteret në vijim: (i) ai të jetë jurist, ekonomist ose profesionist tjetër me
diplomë universitare dhe përvojë të konsiderueshme në prokurim ose përvojë tjetër përkatëse,
ose (ii) ai të ketë diplomë universitare në fushën e inxhinierisë ose arkitekturës dhe përvojë të
konsiderueshme në ekzekutimin e projekteve të punëve.

Neni 90
Organizimi dhe Votimi në KRPP

1. Kryetari përfaqëson, udhëheq dhe organizon punën e KRPP-së.

2. Kryetari ka të drejtë që të caktoj një anëtar për të organizuar dhe udhëhequr punën e KRPP-së
në një fushë të caktuar.

3. Kryetari do ti thërras mbledhjet e KRPP-së kur ai e konsideron te nevojshme ose kur një gjë e
tillë kërkohet nga dy (2) anëtarë të tjerë të KRPP-së.

4. KRPP do të bëjë çdo përpjekje për të marrë vendimet në takime me konsensus. Në rast që
kryesuesi i takimit konstaton që konsensusi nuk mund të arrihet, çështja duhet të parashtrohet
për votim. Vendimet duhet të kenë përkrahjen e mazhorancës së anëtarëve.

5. Kryetari do ti kryesojë mbledhjet e KRPP-së. Në raste të caktuara, kur është e nevojshme që
KRPP të mbaj takimin në mungesë të Kryetarit, Kryetari do të autorizojë njërin nga anëtarët tjerë
të KRPP-së për ta kryesuar takimin.

6. KRPP-ja, nëse e sheh të nevojshme, mund të nxjerrë rregulla procedurale shtesë për të
udhëhequr aktivitetet e saj. KRPP-ja do t’i sigurojë një kopje të rregullave të tilla çdo personi që i
kërkon ato.

Neni 91
Masat Zbatuese

1. Gjatë ushtrimit të funksioneve të saj sipas paragrafit 2. të nenit 87 të këtij ligji, KRPP është
përgjegjëse për përgatitjen dhe shpalljen e masave të hollësishme zbatuese të përshkruara në
këtë ligj. Masat zbatuese përbëhen nga rregulla, udhëzime, direktiva, dokumente dhe formularë
standard të tenderit dhe kontratës si dhe dokumente dhe formularë të tjerë që autoritetet
kontraktuese, zyrtarët e prokurimit, ndërmarrjet dhe personat duhet ti respektojnë, përdorin
dhe/ose marrin parasysh gjatë ekzekutimit ose pjesëmarrjes në aktivitetet e prokurimit të
rregulluara me këtë ligj.

2. KRPP-ja gjithashtu do të hartojë një kod etik të prokurimit që duhet të respektohet nga të gjithë
nëpunësit publik, nëpunësit civil dhe personat e tjerë të punësuar nga autoritetet kontraktuese. Ky
kod etik në minimum duhet të përfshijë një përmbledhje të qartë të rregullave të detyrueshme mbi
shmangien e konflikteve të interesave.

3. Për të ndihmuar punën e saj gjatë formulimit të masave zbatuese, KRPP merr sa më shumë
mendime të atyre që janë të përfshirë në aktivitetet e prokurimit në Kosovë. Për këtë arsye, do të
shqyrtoj rregullisht komentet dhe qëndrimet me shkrim të Drejtorit të AQP-së, Drejtorit të Thesarit;
zyrtarëve të prokurimit të autoriteteve kontraktuese (duke përfshirë dhe operatorët e shërbimeve
publike) dhe organizatave që përfaqësojnë operatorët ekonomikë.

4. Në lidhje me dispozitat e paragrafit 2. të nenit 57 të këtij ligji për sigurimin e tenderit si dhe
dispozitat e paragrafit 5. të nenit 63 të këtij ligji për sigurimin e ekzekutimit (realizimit të kontratës)
dhe pas konsultimit me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Thesarin, KRPP duhet të përfshijë në
rregullat e prokurimit publik dispozita të hollësishme për kushtet (kërkesat) që duhet të
plotësohen nga institucionet financiare që lëshojnë çeqe të certifikuara dhe letra krediti në
61
mënyrë që këto instrumente të pranohen si letra me vlerë; me kusht që kushtet e sipër cekura të
mos jenë diskriminuese dhe të kufizohen vetëm në ato kushte që drejtpërdrejt shërbejnë për të
përcaktuar stabilitetin financiare dhe besueshmërinë e këtyre institucioneve financiare.
5. Nëse një person ose autoritet kontraktues beson se KRPP ka marrë një vendim, ka nxjerrë një
rregull të prokurimit publik ose interpretim që nuk është i autorizuar ose në përputhje me një ose
më shumë dispozita të këtij ligji, personi ose autoriteti kontraktues në fjalë mund ta kundërshtojë
vendimin, rregullin, ose interpretimin përmes dorëzimit të padisë në gjykatën kompetente në
pajtim me rregullat e zakonshme për shqyrtimin gjyqësor të vendimeve administrative.

Neni 92
Fshehtësia

KRPP mund të mbrojë nga përhapja në publik ose persona të paautorizuar, informacionet e
përgatitura ose marra prej KRPP-së gjatë kryerjes së detyrave të veta, por vetëm në masën e
lejuar nga ky ligj edhe Ligji për Qasjen në Dokumentet Publike. Pavarësisht nga sa më sipër,
KRPP i ofron qasje dhe kopje të çdo informacioni dhe dokumenti që ka në posedim ose kontroll,
duke përfshirë informacionin dhe dokumentet e fshehta, nga Auditori i Përgjithshëm, OSHP-së
dhe/ose ndonjë panel shqyrtues menjëherë pas kërkesës apo urdhrit të ndonjërit prej tyre. KRPP
i ofron po ashtu qasje dhe kopje të informacioneve dhe dokumenteve të tilla një gjykate
kompetente nëse kjo qasje ose këto kopje kërkohen me një urdhër të nxjerrë nga kjo gjykatë.

Neni 93
Largimi dhe Suspendimi i Anëtarëve

1. Nëse, në çdo kohë, Qeveria apo Kuvendi, konsiderojnë se ka arsye për largimin e një anëtari
të KRPP, mund të paraqesin çështjen për vendim në gjykatën kompetente, duke dhënë arsye që
e vërtetojnë këtë dhe të gjitha dokumentet e provave të kërkuara nga gjykata.

2. Gjykata kompetente do të nxjerrë urdhrin me të cilin largohet ose pezullohet anëtari i KRPP-së
nga detyra nëse, pas mbajtjes së një seance të plotë dhe të ndershme dëgjimi mbi këtë çështje,
gjykata në fjalë konstaton se anëtari përkatës (i) nuk i plotëson, ose më nuk i plotëson, kërkesat
për të qenë anëtar të specifikuara në nenin 89 të këtij ligji, (ii) ka kryer vepër penale ose të
pamoralshme gjatë ose lidhur me udhëheqjen e detyrave të veta zyrtare, (iii) është ngatërruar në
rastin e përshkruar në paragrafin 1. të nenit 130 të këtij ligji ose (iv) ka përhapur me dashje ose
ka përhapur më shumë se një herë nga pakujdesia informacion që KRPP ligjërisht e ka cilësuar si
“të fshehtë”.

3. Nëse vendimi i gjykatës i paraparë në paragrafin 2. të këtij neni i nënshtrohet procedurave ose
ankesave të mëtejme, gjykata do të nxjerrë një urdhër për suspendimin e anëtarit deri në marrjen
e vendimit përfundimtar lidhur me këtë çështje. Nëse vendimi i gjykatës i paraparë në paragrafin
2. të këtij neni nuk u nënshtrohet procedurave dhe ankesave të mëtejme, gjykata do të nxjerrë një
urdhër duke larguar anëtarin në fjalë.

4. Nëse një anëtar i KRPP-së i nënshtrohet një procedure gjyqësore në të cilën anëtari akuzohet
të ketë kryer vepër penale ose vepër që bie ndesh me etikën profesionale gjatë ose lidhur me
udhëheqjen e detyrave profesionale ose është ngatërruar në rastin e përshkruar në paragrafin 1.
të nenit 130 të këtij ligji, gjykata mund të jap urdhër me të cilin suspendon anëtarin e tillë, derisa
gjykata të ketë rast për mbajtjen e një seance të plotë dhe të ndershme të dëgjimit lidhur me
akuzat, dhe të nxjerr vendim lidhur me këtë çështje. Gjatë periudhës së pezullimit, KRPP nuk e
lejon personin në fjalë (i) të marrë pjesë në ndonjë aktivitet të saj, (ii) të diskutojë çfarëdo çështje
të saj me cilindo anëtar ose punonjës të KRPP, (iii) të ketë qasje ose të përdorë ndonjë prej
ambienteve, pajisjeve, dokumenteve, informacioneve ose personelit të KRPP.

5. Anëtari i KRPP-së që suspendohet sipas këtij neni, do të vazhdojë të marrë rrogën e tij
përderisa anëtari në fjalë të pushohet ose përderisa suspendimi të anulohet.

62



PJESA VII
AGJENCIA QENDRORE E PROKURIMIT

Neni 94
Agjencia Qendrore e Prokurimit

1. Në bazë të këtij ligji në Ministrinë përkatëse për Financa themelohet Agjencia Qendrore e
Prokurimit (“AQP”). AQP do të zbatojë dhe të kryej funksione dhe përgjegjësi të specifikuara në
këtë ligj.

2. Të gjitha pasuritë, duke përfshirë të gjitha arkivat dhe objektet në shfrytëzim nga APP dhe
personeli i APP-së transferohen te agjencia qendrore e prokurimit.

Neni 95
Aktivitetet e Prokurimit të AQP

1. Për shkaqe të ekspertizës profesionale, efektivitetit të kostos, efiçencës ose çështjeve të tjera
legjitime, Ministri për financa mund të ketë autoritetin për ta përcaktuar AQP-në si autoritetin
kontraktues përgjegjës për kryerjen e atij aktiviteti prokurimi. Në një rast të tillë (i) Ministri i
financave njofton autoritetin përkatës kontraktues ose autoritetet, të cilat nuk janë më të
autorizuara të kryejnë prokurimin në fjalë, dhe (ii) AQP, për të gjitha qëllimet e ligjit aktual, do të
konsiderohet “autoriteti kontraktues” për aktivitetin në fjalë të prokurimit. Ministri i financave
siguron marrëveshjen nga bordi mbikëqyrës përkatës nëse autoriteti kontraktues është
ndërmarrje në pronësi publike.

2. Qeveria sipas propozimit të Ministrisë për financa vendos një listë të mallrave ose artikujve të
përdorimit të përbashkët, prokurimi i të cilëve i është caktuar AQP. Kjo listë miratohet në formën e
një Udhëzimi Administrativ. Kjo listë dhe çdo ndryshim i saj duhet të publikohen në media dhe të
shpallen në faqen e internetit të KRPP-së, të përcaktuar në nën-paragrafin 2.11 të paragrafit 2. të
nenit 87 të këtij ligji.

3. Një autoritet kontraktues porosit AQP-në për mallrat, punët ose shërbimet e prokuruara nga
AQP në bazë të këtij ligji dhe nuk kryen aktivitet prokurimi për to.

4. Një autoritet kontraktues mund të caktojë AQP-në për kryerjen e një aktiviteti prokurimi në
emër të tij. Autoriteti kontraktues gjithashtu mund të kërkojë nga AQP të ndihmojë atë për
kryerjen e aktivitetit të prokurimit që kryhet nga ky autoritet kontraktues.

Neni 96
Emërimi, Largimi dhe Pezullimi i Drejtorit të AQP-së

1. AQP do të administrohet nga një drejtor i emëruar për një periudhë tre (3) vjeçare.

2. Drejtori i AQP do të emërohet në pajtim me procedurën e përcaktuar në ligjin për shërbimin
civil për emërim në pozita të larta drejtuese.

3. Drejtori do të ketë pozicion të barasvlershëm me Sekretarët e Përgjithshëm dhe do ti
nënshtrohet të gjitha dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me nëpunësit civilë në pozita të larta
drejtuese.

4. Asnjë person nuk mund të propozohet, emërohet ose shërbejë si Drejtor i AQP-së nëse ai
nuk mund të marrë pjesë në një aktivitet prokurimi për shkak të ndonjërës nga dispozitat e
paragrafit 3. të nenit 65 të këtij ligji.
63

5. Drejtori duhet të përmbushë njërin nga kriteret në vijim: ai të jetë jurist, ekonomist ose
profesionist tjetër me diplomë universitare dhe përvojë të konsiderueshme në prokurim.
Neni 97
Fshehtësia

AQP mund të mbrojë nga përhapja në publik ose persona të paautorizuar, informacionet e
përgatitura ose marra prej AQP-së gjatë kryerjes së detyrave të veta, por vetëm në masën e
lejuar nga ky ligj edhe Ligji për Qasjen në Dokumentet Publike. Pavarësisht nga sa më sipër,
AQP i ofron qasje dhe kopje të çdo informacioni dhe dokumenti që ka në posedim ose kontroll,
duke përfshirë informacionin dhe dokumentet e fshehta, Auditorit të Përgjithshëm, KRPP,
dhe/ose OSHP menjëherë pas kërkesës apo urdhrit të ndonjërit prej tyre. AQP i ofron po ashtu
qasje dhe kopje të informacioneve dhe dokumenteve të tilla një gjykate kompetente nëse kjo
qasje ose këto kopje kërkohen me një urdhër të nxjerrë nga kjo gjykatë.


PJESA VIII
ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT

Neni 98
Organi Shqyrtues i Prokurimit

1. OSHP-ja është organ i pavarur shqyrtues dhe ushtron autoritetin, kompetencat, funksionet dhe
përgjegjësitë e përcaktuara në këtë ligj.

2. OSHP do të jetë organ i pavarur për shqyrtim administrativ. OSHP-ja përbëhet nga pesë (5)
anëtarë të Bordit. Për mbështetje administrative OSHP-së i ndihmon Sekretariati i cili udhëhiqet
nga Kryesuesi i Sekretariatit. Asnjë person ose zyrtar publik nuk mund të ushtrojë ose të përpiqet
të ushtrojë ndikim politik ose ndikim të paligjshëm në OSHP apo ndonjë punonjësi të tij për
ndonjë vendim. Ndikimi nuk do të konsiderohet politik apo i paligjshëm nëse shfaqet në mënyre te
hapur, në pajtim me rregullat e ligjit dhe procedurave, dhe në besim të plote se haptas avancon
ankesën ose mbrojtjen.

3. OSHP është autoritet publik dhe organizatë buxhetore. OSHP është subjekt i të gjitha
dispozitave të zbatueshme, ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës, në masë të njëjtë sikurse
autoritetet e tjera publike dhe organizatat buxhetore.

Neni 99
Funksionet dhe Kompetencat e OSH

1. OSHP është përgjegjëse për zbatimin e procedurave për shqyrtimin e prokurimit sipas Pjesës
IX të këtij ligji dhe kanë autoritetin dhe përgjegjësitë e parashikuara në atë Pjesë.

2. Në bazë të një kërkese me shkrim nga autoriteti kontraktues në lidhje me paraqitjen e të
dhënave të rreme ose të një dokumenti të falsifikuar nga operatori ekonomik, OSHP është e
obliguar dhe ka autoritetin që të shqyrtojë dhe të diskualifikojë operatorin ekonomik nga
pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në një (1) vjeçare.

3. Të gjitha vendimet e nxjerra nga OSHP mund të shqyrtohen nga Gjykata kompetente në
pajtim me ligjin për shqyrtimin gjyqësor të çështjeve administrative.

Neni 100
Emërimi i anëtarëve të OSHP

1. OSHP përbëhet nga pesë (5) anëtarë; që emërohen për një mandat pesë (5) vjeçar dhe
mund të riemërohen vetëm një herë.
64

2. Anëtarët e OSHP-së të cilët ishin emëruar nën miratimin e mëhershëm do të mbajnë mandatin
deri në skadimin e atij emërimi, dhe mund të ri-zgjedhën vetëm nëse ata kanë qenë të kualifikuar
për ri-emërim nën ligjin aktual në kohën kur ata ishin emëruar.

3. Me mbarimin e mandatit fillestar të parashikuar në paragrafin 2. të këtij neni të këtij ligji, çdo
riemërim ose emërim i ri bëhet për një mandat pesë (5) vjeçar.

4. Kryetari dhe anëtarët e OSHP-së propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi në
bazë të rekomandimit që është marrë nga një organ përzgjedhës i pavarur i themeluar nga
Kuvendi. Organi përzgjedhës i pa varur do të përbëhet prej tre gjykatësve të emëruar sipas
rregullit të caktuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

5. Çdo person i emëruar duhet të ketë kualifikimet vijuese dhe të plotësojë këto kritere:

5.1. të jetë shtetas i Kosovës;

5.2. të jetë me integritet të lart moral;

5.3. të ketë diplomë të Fakultetit Juridik që është e vlefshme sipas ligjit në Kosovë;

5.4. të plotësojë kriteret për t’u emëruar si gjykatës;

5.5. të ketë së paku tre (3) vjet përvojë profesionale në fushën e drejtësisë;

5.6. të ketë aftësi për të kryer detyrat e postit në mënyrë të paanshme, të
ndërgjegjshme, të zellshme, me vendosmëri dhe përgjegjshmëri, për të cilin ai është
duke u konsideruar.

6. Kuvendi, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve, shqyrton dhe emëron personat e përzgjedhur
në bazë të paragrafit 4. të këtij neni. Ai mund të kërkojë sqarime shtesë nga organi përzgjedhës i
pavarur përkitazi me personat e përzgjedhur. Në rast të tillë afati kohor i paraparë për emërimet
nga ana e Kuvendit mund të shtyhet për dhjetë (10) ditë nga dita e pranimit të sqarimeve shtesë.
Nëse nga ana e Kuvendit nuk ndërmerren veprime lidhur me emërimet brenda kornizës kohore të
caktuar me këtë nen, personat e emëruar konsiderohen si të emëruar nga Kuvendi.

7. Në rast se numri i ankesave të prokurimit që duhet të vendosen nga panelet shqyrtuese nën
pjesën IX që vendos një barrë të tepruar mbi OSHP-në dhe në këtë mënyrë dëmton aftësitë e
OSHP-së për të përmbushur funksionet e caktuara nga ky ligj në kohën e duhur dhe mënyrën
efikase, Kuvendi i bazuar në një vendim të marrë nga një organ seleksionues i pavarur i
themeluar nga Kuvendi, mundet, me kërkesë me shkrim të Kryetarit të OSHP-së, të emërojë në
baza të përkohshme dhe ad hoc një apo më shumë persona shtesë për të funksionuar si anëtarë
i panelit shqyrtues. Paragrafi 6. i këtij neni do të zbatohet në mënyrë të ngjashme.

Neni 101
Pezullimi dhe largimi i një anëtari të OSHP

Largimi dhe pezullimi i një anëtari të OSHP i nënshtrohet të njëjtave rregullave dhe procedura të
parapara me këtë ligj për anëtarët e KRPP-së

Neni 102
Organizimi i OSHP

1. Kryetari përfaqëson, menaxhon dhe organizon punën e OSHP-së; dhe është përgjegjës për
mbikëqyrjen e administrimit të përditshëm dhe veprimtarisë së OSHP-së.

65
2. Në rast se kryetari është i paaftë ose mungon për shkaqe shëndetësore, kompetencat e tij dhe
funksionet do të zbatohen nga një person i zgjedhur nga (dhe që ka mbështetjen) e shumicës së
anëtarëve të mbetur.

3. Kryetari është i autorizuar të caktojë një anëtar për të organizuar dhe drejtuar punën e OSHP
në një fushë të veçantë.


PJESA IX
PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË PROKURIMIT

KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 103
Fushëveprimi

Dispozitat e kësaj pjese përcaktohen të drejtat themelore dhe procedurale dhe mjetet juridike në
dispozicion të palëve të interesuara siç është përkufizuar ky term (“palë e interesuar”) në nenin 4
te këtij ligji.

Neni 104
Parimet themelore

1. Procedura e shqyrtimit të prokurimit do të zbatohet dhe realizohet në mënyrë të shpejtë, të
drejtë dhe pa diskriminim, që ka për qëllim zgjidhjen e drejtë, të ligjshme dhe efektive të lëndës
në fjalë. Çdo procedurë e shqyrtimit të prokurimit do të zbatohet në përputhje me dispozitat në
fuqi të Pjesës IX.

2. Zbatimi i ndonjë procedure të shqyrtimit dhe asnjë vendim i OSHP, nuk do të merret ose bëhet
në mënyrën me të cilën diskriminohet në të mirë ose në dëm të një pjesëmarrësi në procedurë
ose të një personi ose ndërmarrje tjetër.

3. Të gjitha palët e interesuara do të kenë qasje të barabartë në procedurat për shqyrtimin e
prokurimit dhe në mjetet juridike sipas kësaj Pjese.

4. Në ndërmarrjen e masave të përcaktuara në këtë Pjesë IX, OSHP duhet (i) të veprojë sa më
shpejtë që të jetë e mundshme, (ii) të veprojë në mënyrë proporcionale me shkeljen e pretenduar
ose çështjen për të cilën është paraqitur ankesa, dhe (iii) të marrë për bazë pasojat e mundshme
të veprimeve ose masave në të gjitha interesat që mund të dëmtohen, duke përfshirë interesin
publik.


KREU II

Neni 105
Kompetencat e OSHP-së

1. OSHP mund të përcaktojë se ankesat do të shqyrtohen nga një panel shqyrtues nën OSHP
sipas nenit 106 të këtij neni të këtij ligji.

2. OSHP ka kompetenca, autoritet, pushtet dhe përgjegjësi, në kuadër të kushteve të
saktësuara në këtë Pjesë IX që:

2.1. të shqyrtojnë ankesat nga palët e interesuara lidhur me shkeljet e mundshme të
këtij ligji;
66

2.2. të hetojnë dhe të përcaktojnë faktet që kanë shkaktuar ankesat e tilla;

2.3. t’i japin urdhër çdo personi, ndërmarrje ose autoriteti publik duke kërkuar nga një
person, ndërmarrje ose autoritet i tillë që të dorëzojë, bartë, paraqesë dhe/ose
mundësojë qasje në të dhëna, informacione, dokumente (përveç këshillave të
privilegjuara juridike), dhe/ose artikuj të tjerë të pasurisë së luajtshme dhe/ose të
paluajtshme që paneli shqyrtues, në ushtrimin e arsyeshëm të diskrecionit të vet, i
konsideron të rëndësishme për zbatimin e hetimeve ose të procedurave për shqyrtimin
e prokurimit.

2.4. të nxjerrin një urdhër ndaj çdo personi për tu paraqitur në procedurën për
shqyrtimin e prokurimit dhe të japë dëshmi lidhur me çdo çështje që paneli shqyrtues,
në ushtrimin e arsyeshëm të diskrecionit të tij, i konsideron relevante lidhur me lëndën e
kësaj procedure;

2.5. të marrin çfarëdo masë tjetër të nevojshme dhe të përshtatshme për të verifikuar
argumentet apo pretendimet të bëra nga palët;

2.6. nëse kontrata përkatëse nuk është nënshkruar ende ligjërisht nga të dy palët, dhe
deri më tani të lejuar nga ky ligj, të japin urdhër me të cilën mënjanohet ose pezullohet
dhënia e kontratës publike ose rezultati i një konkursi të projektimit;

2.7. t’i japin urdhër autoritetit kontraktues, deri më tani të lejuar nga ky ligj, duke e
detyruar autoritetin e tillë që të suspendojë ose përfundoj zbatimin e aktivitetit të
prokurimit ose zbatimin e vendimit të autoritetit të tillë lidhur me ose gjatë aktivitetit në
fjalë;

2.8. t’i japin urdhër autoritetit kontraktues, deri më tani të lejuar nga ky ligj, duke e
detyruar autoritetin e tillë që të anuloj ose revokoj vendimin e autoritetit të tillë lidhur me
- ose të marrë gjatë aktivitetit të prokurimit, përfshirë kushtet e paligjshme dhe specifikat
në dosjen e tenderit;

2.9. t’i japin urdhër autoritetit kontraktues duke e detyruar autoritetin e tillë që të ia
paguaj kompensimin parashtruesit të ankesës;

2.10. t’i japin urdhër autoritetit kontraktues duke e detyruar autoritetin e tillë që të
korrigjojë shkeljen e pretenduar dhe/ose të parandalojë dëmtimin e mëtejmë të
parashtruesit të ankesës dhe/ose të ndonjë pale tjetër të interesuar;

2.11. t’i japin urdhër autoritetit kontraktues që të mënjanojë specifikimet diskriminuese
teknike, ekonomike, financiare ose të përzgjedhjes, kërkesat ose kriteret e përfshira në
njoftim, ftesë, dosjen e tenderit ose dokumentet e tjera të kontratës lidhur me aktivitetin
e prokurimit; dhe

2.12. të lëshojnë një urdhër me të cilin detyrohen zyrtarët për zbatimin e ligjit që të
ndihmojnë OSHP-në në ekzekutimin e një urdhri të OSHP-së .

2.13 të lëshoj një urdhër i cili e shndërron një kontrate te konkluduar dhe të nënshkruar
infektive, nëse kontrata është konkluduar pa publikim te njoftimit sipas nenit 42, ose
nëse nënshkrimi i kontratës është kryer para skadimit te afatit kohor te përcaktuar ne
nën-paragrafin 4.1 paragrafi 4. të nenit 26 i këtij ligji.

2.14 imponoj gjoba, nëse autoriteti kontraktues, përkundër vendimit te cekur nen nen-
paragrafin 2.13. të këtij neni, vazhdon te vëzhgoj apo të impelmentoj kontratën e cila
është teme e atij vendimi; dhe
67
2.15 kompetenca tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjet përkatëse.

Neni 106
Themelimi dhe përbërja e paneleve shqyrtuese

OSHP organizon punën e saj në një numër të paneleve shqyrtuese. Varësisht nga vlera apo
madhësia e kontratës së propozuar apo bazuar në vështirësinë ose rëndësinë e çështjes së
ngritur nga ky rast, OSHP është përgjegjëse për nxjerrjen e rregullave të brendshme në lidhje
me emërimin e anëtarëve për një panel shqyrtues, të cilat nënshkruhen nga Kryetari i OSHP-së.
Paneli shqyrtues mund të përbëhet nga një, tre ose pesë anëtarë.

Neni 107
Rregullorja e procedurave të OSHP-së

OSHP do të vendosë rregulloren e punës për të udhëhequr ushtrimin e procedurave të
shqyrtimit. Rregullorja e punës që përmendet më lartë duhet të jetë në përputhshmëri me këtë
ligj, veçanërisht me dispozitat e kësaj Pjese IX. Rregullat e tilla do të vendosin procedura për të
siguruar sidomos: (i)të drejtën e palëve për tu dëgjuar, përfshirë të drejtën për parashtresë me
shkrim;(ii) të drejtën e palëve për të informuar përreth argumenteve dhe supozimeve të bëra nga
pala tjetër dhe për t’ju përgjigjur argumenteve dhe supozimeve të tilla.(iii) të drejtën e palëve për
përfaqësim ligjorë;(iv) të drejtën e palëve për të dorëzuar dëshmitë dhe argumentet në dëgjimin
para OSHP-së, përfshirë provat dhe marrjen e dëshmitarëve në pyetje;(v) e drejta e palëve për
të kërkuar emërimin e dëshmitarëve teknik; Kryetari është përgjegjës për organizimin dhe
menaxhimin e përpilimit (hartimit) të kësaj rregulloreje. OSHP duhet të publikojë rregulloren e
punës në faqen e saj informative të internetit si dhe ti sigurojë çdo personi që kërkon një kopje
të rregullores së punës.

Neni 108
Konfidencialiteti

OSHP mund të mbrojë nga përhapja në publik ose persona të paautorizuar, informacionet e
përgatitura ose të pranuara nga OSHP gjatë kryerjes së detyrave të veta, por vetëm në masën e
lejuar nga ky ligj edhe Ligji për Qasjen në Dokumentet Publike. Pavarësisht nga ky obligim,
OSHP i ofron qasje dhe kopje të çdo informacioni dhe shënimi që ka në posedim ose kontroll,
duke përfshirë informacionin dhe shënimet e fshehta, Auditorit të Përgjithshëm ose një gjykate
kompetente menjëherë pas urdhrit të lëshuar nga Auditori i Përgjithshëm apo një gjykatë e tillë.


KREU III
FILLIMI DHE ZBATIMI FILLESTAR I PROCEDURAVE TË SHQYRTIMIT

Neni 109
Afatet për Dorëzimin e Ankesës

1. Ankesa mund të dorëzohet nga cilado palë e interesuar në çdo fazë të aktiviteteve ose
procedurave të prokurimit dhe në lidhje me çfarëdo aktiviteti ose lëshimi të autoritetit kontraktues
që supozohet të ketë bërë shkelje të këtij ligji.

2. Nëse kontrata është dhënë ose është marr vendimi për konkursin e projektimit, apo është
anuluar një aktivitetet i prokurimit, ankesa mund të dorëzohet vetëm brenda afatit prej dhjetë (10)
ditëve pas datës së njoftimit për dhënien e kontratës ose njoftimit mbi rezultatet e konkursit të
projektimit që i është dërguar ankuesit. Në rastin e tenderëve sipas nenit 36 të këtij ligji afati
kohor është prej datës së dhënies së kontratës. Nëse aktiviteti i prokurimit është anuluar
zyrtarisht apo përndryshe përfunduar para dhënies së kontratës apo zgjedhjes së fituesit, afati
kohorë është prej datës kur aktiviteti i prokurimit ishte anuluar zyrtarisht përmes njoftimit për
anulim apo datës kur aktivitetet ishin përfunduar.
68
Neni 110
Autoriteti për të ndjekur ankesat

Në rast të tërheqjes së ankesave të parashtruara sipas Pjesës IX të këtij ligji OSHP ka
autoritetin për të vazhduar në emër të vet shqyrtimin e supozimeve (në mënyrë direkt apo
indirekte) të paraqitura në një ankesë të tillë.

Neni 111
Arkivimi dhe Përmbajtja Thelbësore e Ankesës

1. Çdo palë e interesuar mund të dorëzojë një ankesë në OSHP; sidoqoftë, OSHP do të marrë
masa vetëm nëse ankesa e tillë:

1.1. përmban emrin, adresën dhe informatat kontaktuese të parashtruesit të ankesës;

1.2. përmban emrin e autoritetit përkatës kontraktues;

1.3. përmban një përshkrimin specifik të arsyeshëm të aktiviteteve përkatëse të
prokurimit;

1.4. e ka të bashkangjitur një kopje të njoftimit për dhënien e kontratës ose të njoftimit
mbi rezultatet e konkursit të projektimit, nëse diç e tillë është nxjerrë ose publikuar.

1.5. vërteton se parashtruesi i ankesës kualifikohet si “palë e interesuar” siç është
përkufizuar kjo shprehje në nenin 4 të këtij ligji;

1.6. përshkruan rrethanat faktike që përbëjnë ose që ngrisin supozimin për shkeljen e
këtij ligji;

1.7. specifikon dispozitën ose dispozitat e këtij ligji që supozohet të jenë shkelur; dhe;

1.8. përshkruajë mënyrën se si shkelja e supozuar i ka shkaktuar ose kërcënohet t’i
shkaktojë dëme materiale parashtruesit të ankesës në raste kur ankuesi përfshin
pretendimin për kompensim.

2. Parashtruesi i ankesës, origjinalin e ankesës në fjalë, do të ia dërgojë OSHP-së dhe
njëkohësisht do të ia dërgojë, në mënyrën e njëjtë, apo përmes postës së rregullt, një kopje edhe
autoritetit kontraktues.

3. OSHP, pas pranimit të ankesës, menjëherë do ta shqyrtojë atë për t’u siguruar që ajo i
plotëson kushtet sipas paragrafit 1. të këtij neni OSHP duhet të përfundojë shqyrtimin e ankesës
brenda një (1) dite pas pranimit të ankesës.

4. Nëse OSHP konstaton se ankesa nuk i plotëson kushtet sipas paragrafit 1. të këtij neni OSHP
menjëherë do të informojë parashtruesin e ankesës me shkrim, përmes mjeteve më të shpejta të
mundshme, mbi karakterin e të metat që janë gjetur. Nëse afati për parashtrimin e ankesës ka
skaduar ose skadon për më pak se katër (4) ditë, parashtruesi i ankesës do të ketë në
dispozicion katër (4) ditë pas marrjes së njoftimit të tillë për të korrigjuar të metat e tilla dhe për të
ri-parashtruar ankesën. Nëse afati për parashtrimin e ankesës akoma nuk ka skaduar dhe nuk
skadon për më pak se dy (2) ditë, parashtruesi i kërkesës mund të ri-parashtrojë kërkesën në çdo
kohë para skadimit të afatit për parashtrim.

5. Nëse OSHP konstaton se ankesa është parashtruar me kohë dhe i plotëson kushtet sipas
paragrafit 1. të këtij neni OSHP menjëherë do të (i) caktojë një ekspert për shqyrtim sipas nenit
113 dhe (ii) formojë një panel shqyrtues për t’i shqyrtuar pretendimet e bëra në ankesë.

69
Neni 112
Efekti pezullues i ankesave

1. Përveç nëse paneli përkatës shqyrtues nxjerr një vendim tjetër me shkrim dhe përderisa ta
nxjerrë këtë vendim, dorëzimi i një ankese e obligon autoritetin kontraktues që automatikisht ta
pezullojë zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë ankesa në fjalë.

2. Pavarësisht nga paragrafi 1. i këtij neni të këtij ligji, nëse kërkohet nga autoriteti kontraktues,
Kryetari i OSHP mund të nxjerrë urdhër për heqjen e obligimit për pezullimin automatik të
aktivitetit të prokurimit nëse duke marrë parasysh pasojat e mundshme negative që mund të
ketë pezullimi në të gjitha interesat që mund të dëmtohen duke përfshirë interesin publik dhe
interesat e ankuesit, Kryetari vendos se pasojat negative që mund të ketë pezullimi i tejkalojnë
përfitimet e mundshme. Para se të marrë çfarëdo veprimi mbi kërkesën e autoritetit kontraktues,
ankuesit do t’i jepet mundësia që t’i dorëzojë argumente me shkrim Kryetarit të OSHP-së lidhur
me atë se pse pezullimi nuk duhet të hiqet. Kryetari do të njoftojë ankuesin dhe autoritetin
përkatës me shkrim për vendimin e tij.

3. Vendimi për heqjen e obligimit për pezullim të aktivitetit të prokurimit nuk e paragjykon dhe nuk
ndikon në mënyrë negative në ankesën ose në ankuesin.

Neni 113
Shqyrtimi fillestar nga eksperti shqyrtues

1. OSHP menjëherë do t’i caktojë ekspertit shqyrtues, detyrën e shqyrtimit të kryerjes së
aktiviteteve të prokurimit përkatës dhe për të përcaktuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve
të përfshira në ankesë.

2. OSHP duhet të punësojë një numër të mjaftueshëm të ekspertëve për shqyrtim. Ekspertët
shqyrtues, duhet të janë të paanshëm, dhe që kanë njohuri të lartë lidhur me zbatimin e
aktiviteteve të prokurimit, si dhe të kenë njohuri për këtë ligj.

Neni 114
Përgjegjësitë e ekspertit shqyrtues dhe të autoritetit kontraktues

1. Eksperti shqyrtues, në afat prej dhjetë (10) ditësh, menjëherë pas emërimit të tij do të: (i)
shqyrtojë dokumentacionin e prokurimit të autoritetit kontraktues dhe shënimet përkatëse, (ii)
intervistojë, nëse ai e sheh të arsyeshme ose të nevojshme, cilindo zyrtar, nëpunës ose këshilltar
të autoritetit kontraktues ose palës ankuese, dhe (iii) pajisë panelin shqyrtues, ankuesin dhe
kryesuesin e autoritetit kontraktues me një vlerësim me shkrim mbi aktivitetin e prokurimit dhe
vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë.

2. Eksperti do të rekomandojë veprime korrigjuese e nevojshme që duhet të ndërmerren nga
autoriteti kontraktues që mund të përfshijnë, sipas nevojës dhe varësisht nga rrethanat: (i)
anulimin e aktivitetit të prokurimit, dhënies së kontratës ose rezultati i një konkursi të projektimit
(ii) zgjatjen e afatit kohor (iii) ndryshimin ose anulimin e një vendimi të autoritetit kontraktues
dhe/ose (iv) marrjen e çfarëdo masave të tjera të nevojshme për të korrigjuar shkeljet e bëra nga
autoriteti kontraktues.

Neni 115
Vendimi i autoritetit kontraktues

1. Autoriteti kontraktues, në afat prej katër (4) ditëve pas marrjes së vlerësimit të ekspertit
shqyrtues të specifikuar në paragrafin 1. të nenit 114 i këtij ligji, i dërgon ekspertit shqyrtues,
panelit shqyrtues dhe parashtruesit të ankesës vendimin e autoritetit kontraktues në lidhje me
çështjet e parashtruara në ankesë.

70
2. Vendimi me shkrim që kërkohet nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të bëjë vlerësimin detal të
autoritetit kontraktues mbi vlefshmërinë e secilës nga pretendimet e bëra në ankesë. Nëse
vendimi bën një vlerësim mbi një pretendim, që ndryshon nga vlerësimi i dhënë nga eksperti
shqyrtues, autoriteti kontraktues në vendimin e tij paraprak do të bashkëngjisë një deklaratë me
shkrim në të cilën shpjegohen arsyet e këtij ndryshimi. Nëse vendimi e refuzon një pretendim
ose e mohon vlefshmërinë e tij, autoriteti kontraktues duhet që të përfshijë edhe një deklaratë
me të cilën shpjegohen arsyet për refuzimin ose mohimin e tillë.

3. Nëse, në vendimin e tij, autoriteti kontraktues konstaton se pretendimi ose të gjitha
pretendimet janë të vlefshme, dhe ankuesi nuk ka refuzuar, ai brenda pesë (5) ditëve, apo afatit
të lejuar nga eksperti, do të ndërmerr çfarëdo veprimi korrigjues të rekomanduar nga eksperti
për ta rregulluar aktivitetin e prokurimit në pajtueshmëri me këtë ligj dhe të mënjanojë aq sa
është e mundur çdo dëm ose kërcënim që shkon në dëm të parashtruesit të ankesës ose
operatorëve të tjerë ekonomik.

4. Autoriteti kontraktues menjëherë do të informojë panelit shqyrtues, parashtruesin e ankesës
dhe operatorët e tjerë përkatës ekonomik për veprimin korrigjues të ndërmarrë.

5. Nëse, brenda afatit kohor të specifikuar në paragrafin 1. të këtij neni autoriteti kontraktues nuk
e nxjerr vendimin që e refuzon ose e mohon vlefshmërinë e një pretendimi ose që nuk e
vlerëson farë vlefshmërinë e një pretendimi, ankesa do t’ju referohet panelit shqyrtues.

6. Nëse autoriteti kontraktues e nxjerr një vendim duke konstatuar se një pretendim i bërë në
ankesë është i vlefshëm, por ai nuk ndërmerr masa adekuate korrigjuese brenda afatit kohor të
specifikuar në paragrafin 5. të këtij neni, parashtruesi i ankesës, pastaj mundet që brenda tri (3)
ditëve nga skadimi i afatit të tillë kohor, të dorëzojë një njoftim me shkrim tek paneli shqyrtues
dhe autoriteti kontraktues, lidhur me dështimin e autoritetit kontraktues dhe që kërkon nga
paneli shqyrtues që të shqyrtojë çështjen dhe të nxjerrë një urdhër për autoritetin kontraktues
sipas nenit 105.2.10 të këtij ligji.

7. Nëse autoriteti kontraktues, më kohë e pranon njoftimin me shkrim nga parashtruesi i
ankesës sipas paragrafit 6. të këtij neni autoriteti kontraktues brenda tri (3) ditëve pas pranimit të
njoftimit në fjalë, do t’i transferojë të gjitha dokumentet dhe shënimet lidhur me aktivitetin
përkatës të prokurimit në panelin shqyrtues.


KREU IV
PROCEDURAT PARA OSHP-së

Neni 116
Procedurat e vendim-marrjes

1. Çështjet që parashtruesi i ankesës i ka identifikuar në njoftimin e paraqitur në përputhje me
paragrafin 5. dhe 6. të nenit 115 i këtij ligji do të shqyrtohen dhe do të vendosen OSHP.

2. Procedurat do të ushtrohen në përputhshmëri me dispozitat e kësaj Pjesë IX dhe Rregulloren
e Punës sipas nenit 107 i këtij ligji.

3. Para marrjes së një vendimi përfundimtar mbi një çështje, OSHP mund të kërkojë nga
autoriteti kontraktues dhe/ose parashtruesi i ankesës që të sigurojë informata dhe/ose
shpjegime shtesë. OSHP ka të drejtë që të kërkojë nga çdo person, ndërmarrje ose autoritet
publik që të dorëzojë materiale ose dëshmi që me arsye mendon se kanë të bëjnë me çështjen
përkatëse. Ngjashëm, OSHP ka të drejtë që të kërkojë nga çdo person, ndërmarrje ose autoritet
publik që të sigurojë dëshmi që paneli shqyrtues me arsye mendon se kane të bëjnë me
çështjen përkatëse.

71
4. Me kërkesë të parashtruesit të ankesës ose autoriteti kontraktues OSHP mund të lejojë për
një mundësi të paraqesë informacion shtesë dhe / ose shpjegime. Paragrafi 3 i këtij neni vlen në
mënyrë të ngjashme.

5. Nëse cilado palë në procedurë dështon ose refuzon që të marrë pjesë plotësisht në
procedurat ose që të përmbushë kërkesat e kësaj Pjese IX, Rregulloren e Punës që përshkruhet
në nenin 107 i këtij ligji, ose një urdhër të nxjerrë nga OSHP, paneli shqyrtues e merr vendimin
në bazë të provave që i ka në dispozicion dhe në bazë të argumenteve të sjella nga palët me
pjesëmarrje aktive në procedurë. OSHP është i autorizuar ta trajtojë (zgjidhë) refuzimin ose
dështimin e tillë, siç e sheh të arsyeshme, duke: (i) vendosur mbi çfarëdo çështje ligjore dhe/ose
çështje faktike në favor ose kundër palës kundërshtuese, dhe/ose (ii) vendosur mbi çfarëdo
pretendimi në favor ose kundër palës kundërshtuese.

Neni 117
Afati i fundit për marrjen e vendimeve

1. OSHP do të nxjerrë vendimin e tij përfundimtar me shkrim, së bashku me një deklaratë me
shkrim mbi arsyet faktike dhe ligjore mbi të cilat është marrë një vendim i tillë, dhe ndonjë urdhër
që nevojitet për zbatimin e vendimit të tillë, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas skadimit
të afatit kohor të specifikuar në paragrafin 7. të nenit 115 të këtij ligji, apo pas dorëzimit të
informative shtesë dhe/apo shpjegimeve apo dëgjimeve sipas nenit paragrafin 3. apo 4. të nenit
116 të këtij ligji. Kur në çështje janë të përfshira fakte veçanërisht të ndërlikuara, OSHP mund të
përcaktojë çështjen si çështje shumë të ndërlikuar dhe të shtyjë afatin për jo më shumë se
njëzet (20) ditë për nxjerrjen vendimit të tij, deklaratës mbi arsyet dhe urdhrit të tij.

2. Vendimi i OSHP-së do të publikohet në webfaqen e OSHP-së brenda pesë (5) ditëve në
gjuhën origjinale të vendimit dhe brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve sa i përket gjuhëve tjera, si
dhe në gjuhën angleze për të gjitha rastet me vlerë të lartë të kontratës.

Neni 118
Siguria, Gjobat dhe Dëmet

1. Të gjitha ankuesit duhet të paguajnë një tarifë të ankesave në OSHP në vlerë prej 500 euro së
bashku me dorëzimin e ankesës. Pagesa do të bëhet në para të gatshme ose në ekuivalent të
parave të gatshme në një llogari të hapur nga OSHP-ja në përputhje me Rregullat Financiare.

2. OSHP nuk do të pranojë ankesën nëse tarifa nuk paguhet.

3. Tarifa duhet t’i kthehet ankuesit, kur OSHP e aprovon ankesën si të bazuar.

4. Nëse paneli shqyrtues konstaton se cilado nga pretendimet e bëra në ankesë janë të rrejshme,
OSHP mund të kërkojë nga parashtruesi i ankesës që të paguajë një gjobë shtesë deri në
pesëmijë (5.000) Euro. Në raste të tilla, parashtruesi i ankesës është i papërshtatshëm për
pjesëmarrje në çfarëdo mënyrë në një aktivitet të prokurimit që mbulohet nga ky ligj përderisa (i)
gjoba në fjalë nuk paguhet plotësisht, ose (ii) një gjykatë me kompetente e anulon vendimin e
OSHP për pagimin e gjobës në fjalë. Nëse OSHP e vendos një gjobë sipas këtij paragrafit 4 të
këtij neni ajo do të lëshojë një urdhër për parashtruesin e ankesës, urdhër ky që kërkon nga ai që
(i) të paguajë gjobën në fjalë, (ii) i referohet këtij paragrafit 4. të këtij neni dhe (iii) e njofton
parashtruesin e tillë të ankesës se përderisa të paguhet gjoba plotësisht ose përderisa një gjykatë
kompetente të mos e anulojë vendimin e lëndës, parashtruesi i ankesës konsiderohet (është) i
papërshtatshëm për pjesëmarrje në çfarëdo mënyrë në aktivitetet e prokurimit që mbulohen nga
ky ligj.

5. Nëse një pretendim i bërë nga parashtruesi i ankesës konstatohet se është i vlefshëm, paneli
shqyrtues mundet (i) të caktojë një anëtar për të llogaritur, në përputhshmëri me aktet e
aplikueshme normative, dëmet që i janë shkaktuar, nëse ka të tilla, parashtruesit të ankesës si
72
pasojë e shkeljeve të bëra nga autoriteti përkatës kontraktues, dhe (ii) të nxjerrë një urdhër që
kërkon nga autoriteti kontraktues që të ia paguajë shumën e dëmeve parashtruesit të ankesës.

6. OSHP do të hap në pajtim me Rregullat Financiare, një xhirollogari të ndarë me kamatë në një
bankë të licencuar komerciale në Kosovë, me qëllim të pranimit dhe mbajtjes së (i) fondeve të
pranuara në formë të sigurimit ose një kredi apo garancion bankar që është depozituar si sigurim
i tenderit në vijë me paragrafin 1. të këtij neni, dhe (ii) fondet e pranuara nga një gjobë që është
vënë sipas paragrafi 4. të këtij neni. OSHP menjëherë do t’i depozitojë dhe mbajë fondet e tilla në
këtë xhirollogari. OSHP nuk do t’i kthejë, transferojë ose t’i shfrytëzojë në çfarëdo mënyrë tjetër
këto fonde, përveç siç autorizohet saktësisht nga paragrafit 7. të këtij neni.

7. OSHP mund ti lërë fondet e tilla të depozituara në xhirollogarinë e përmendur në paragrafit 6.
të këtij neni përderisa (i) kthimi i tyre kërkohet nga paragrafi 3. i këtij neni ose (ii) parashtruesi i
ankesës i ka shpenzuar pa sukses të gjitha të drejtat e tij për të apeluar vendimin e panelit
shqyrtues, vendim ky i marrë në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni. Pasi që parashtruesi i
ankesës ti ketë shpenzuar pa sukses të gjitha të drejtat e tij për të apeluar kundër këtij vendimi
dhe asnjë gjykatë me juridiksion kompetent nuk e ka lëshuar një urdhër të OSHP duke e
udhëzuar OSHP që t’i sistemojë fondet ndryshe, OSHP do ti trajtojë fondet e tilla, nëse aplikohet,
si një gjobë ose dënim dhe do t’i transferojë fondet në fjalë në Fondin e Konsoliduar të Kosovës
në pajtim me dispozitat përkatëse të akteve të aplikueshme normative mbi çështjet buxhetore dhe
të përvetësimeve.

8. Nëse një autoritet kontraktues është organizatë buxhetore ose pjesë e një organizatë
buxhetore dhe ky autoritet kontraktues nuk e zbaton një aktgjykim përfundimtar të nxjerrë nga
OSHP-ja i cili kërkon që autoriteti kontraktues t’i paguajë ankuesit kompensim për dëme ankuesi
mund të veprojë në bazë të dispozitave të nenit 40 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike
dhe përgjegjësitë për të siguruar pagesën.

Neni 119
Veprimet e Gjykatave

1. Nëse parashtruesi i ankesës mendon se vendimi përfundimtar ose konstatimi i një paneli
shqyrtues ose OSHP është në kundërshtim me faktet ose me këtë ligj, parashtruesi i ankesës
mund të kërkojë nga Gjykata Supreme shqyrtimin e vendimit. Kërkesa duhet të dorëzohet brenda
tridhjetë (30) ditëve nga data e publikimit të vendimit të OSHP-së në përputhje me paragrafin 2.
të nenit 117 të këtij ligji.

2. Nëse, pas shqyrtimit të cekur më lartë, gjykata konstaton se një pretendim i bërë nga
parashtruesi i ankesës në ankesën e mëparshme që i është dorëzuar OSHP nuk ka qenë i
pavlefshëm, gjykata do të lëshojë një urdhër duke kërkuar nga OSHP që të ia kthejë
parashtruesit të ankesës dhe çfarëdo gjobe që i është vendosur atij sipas nenit 118 të këtij ligji.

3. Nëse pas shqyrtimit të cekur më lartë, gjykata konstaton se një pretendim i bërë nga
parashtruesi i ankesës në ankesën e tij të mëparshme që i është dorëzuar OSHP është bërë në
mënyrë të vlefshme, gjykata lëshon një urdhër (i) duke e shfuqizuar ose ndryshuar çfarëdo
urdhri ose vendimi të marrë nga OSHP, dhe/ose (ii) nëse parashtruesi i ankesës mund të
demonstrojë se ai është dëmtuar nga veprimi ose mos-veprimi i autoritetit kontraktues, atëherë
gjykata gjithashtu mund të kërkojë nga autoriteti kontraktues që të ia paguajë parashtruesit të
ankesës kompensimin adekuat.







73
KREU V
RAPORTIMI

Neni 120
Raportimi në Kuvend

OSHP do t’i raportojë çdo vit Kuvendit mbi mbarëvajtjen e procedurave të përcaktuara të
shqyrtimit të prokurimit ose në bazë të kësaj Pjese IX.

Neni 121
Dërgimi i Informacioneve

1. Për çdo vit kalendarik, OSHP do t’i sigurojë Kuvendit, më së voni deri në fund të shkurtit të vitit
pasues kalendarik, informacionet dhe të dhënat në vijim, sipas llojeve të procedurave dhe
objekteve të aktivitetit përkatës të prokurimit:

1.1. numrin e përgjithshëm të ankesave të pranuara;

1.2. numrin e ankesave të refuzuara për shkak të mungesës së afateve kohore ose
joplotësisë sipas nenit 109 të këtij ligji ose nenit 111 të këtij ligji ose dështimin për të
depozituar sigurimin e kërkuar nga neni 118 të këtij ligji;

1.3. numrin e ankesave që janë konstatuar se nuk përmbajnë pretendime të vlefshme;

1.4. numrin e aktiviteteve të prokurimit që janë anuluar si rezultat i një ankese;

1.5. informata të detajuara mbi çdo ngjarje ku autoriteti kontraktues ka dështuar në
respektimin e një urdhërese të OSHP-së; dhe

1.6. numrin e procedurave të shqyrtimit që kanë rezultuar në konstatimin se aktiviteti
përkatës i prokurimit dhe dhënia ose vendimi janë bërë në mënyrë të vlefshme.

2. Qeveria, në konsultim me OSHP dhe në bazë të informacioneve që janë përshkruar në
paragrafin 1. të këtij neni do të përgatisë propozimin e masave që kanë për qëllim reduktimin
ose eliminimin e disa shkeljeve të caktuara dhe të përsëritura, duke përfshirë edhe përgatitjen e
propozim-amendamenteve për këtë ligj.


PJESA X
PROCEDURAT E POSAÇME TË PROKURIMIT PËR MISIONET DIPLOMATIKE DHE
KONSULLORE

Neni 122
Përgjegjësitë për Prokurim në Misionet Diplomatike dhe Konsullore

1. Nënshkrimi i kontratave për vlera minimale dhe të vogla, në aktivitetet e prokurimit të
Misioneve diplomatike dhe konsullore, bëhet nga shefi i Misionit diplomatik apo konsullor ose i
autorizuari i tij.

2. Nënshkrimi i kontratave për vlera të mesme dhe të mëdha në aktivitetet e prokurimit të cilat
autorizohet të kryhen nga shefi i Misionit diplomatik/konsullor apo i autorizuari i tij, nënshkruhen
nga shefi i misionit/diplomatik.

3. Shefi i Misionit diplomatik/konsullor është përgjegjës për shpenzimet e buxhetit brenda
Misionit diplomatik/konsullor.

74
4. Neni 26 i këtij ligji, paragrafi 1., 2., 3. dhe 4. nuk aplikohet në misionet diplomatike/konsullore.

Neni 123
Kontratat me Vlerë të Mesme dhe të Madhe

Aktivitetet e prokurimit të vlerave të mesme dhe të mëdha për misionet diplomatike dhe
konsullore zhvillohen nga Ministria e Punëve te Jashtme në pajtim me procedurat e përcaktuara
në LPP, me përjashtim të aktiviteteve të prokurimit të cilat barten te misionet
diplomatike/konsullore.

Neni 124
Miratimi

1. Aktivitet e prokurimit për vlera të mesme dhe të mëdha për blerjen e automjeteve, sigurimet
shëndetësore, renovimet dhe adaptimet të hapësirave të objektit të misioneve, sigurimin e objektit
të misioneve zhvillohen në Misionet diplomatike/konsullore pas miratimit nga Ministri i ministrisë
përkatëse për punë të jashtme.

2. Në shtetet pranuese, ku formularët e dosjes së tenderit nuk gjejnë zbatim, formularët do të
konsiderohen jo – obligativ. Në këtë rast lejohet përdorimi i formave standarde të operatorëve
ekonomik në shtetin pranues.

Neni 125
Përdorimi i Procedurës së Negociuar

1. Misionet diplomatike/konsullore mund të përdorin procedura të negociuara pa publikim të
njoftimit të kontratës për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e
kontratës për blerjen e automjeteve për misione, sigurimet shëndetësore, renovimet dhe
adaptimet të objektit të misionit dhe sigurimin e objektit të misionit.

2. Shefi i misionit diplomatik/konsullor paraprakisht duhet të bëjë një kërkesë me shkrim te ZKA
me arsyetimin e nevojës për blerjen e automjeteve. Pas miratimit të kërkesës themelohet një
komision në MPJ nga ZKA, i cili bën vlerësimin e markave më të përshtatshme të automjeteve
dhe të vendosë për llojin dhe specifikat e automjetit i cili duhet të blihet në misionet
diplomatike/konsullore. Pas vendimit të Komisionit të MPJ, në misionet diplomatik shefi i misionit
diplomatik themelon një komision për zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta për blerjen e
automjeteve me përfaqësuesit e njohur të markave të automjeteve ose përfaqësitë e këtyre
prodhuesve mbi bazën e parimeve të transparencës jo diskriminimit dhe ekonomicitetit, Shefi i
Misionit diplomatik/konsullor është përgjegjës për nënshkrimin dhe pranimin e automjetit.

3. Për procedurat e blerjes dhe marrjes me qira të objekteve për misionet diplomatike/konsullore
të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës sipas propozimit të Ministrisë përkatëse për punë
të jashtme dhe Ministrisë përkatëse për financa, nxjerr akt nënligjor.

Neni 126
Përdorimi i Procedurës së Kuotimit të Çmimeve

1. Për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit për misionet diplomatike/ konsullore, të cilat nuk
tejkalojnë vlerën njëmijë (1.000) Euro, bëhet përjashtimi i procedurave të prokurimit të
përcaktuara në nenin 37 të LPP-së.

2. Misionet Diplomatike dhe Konsullore zhvillojnë procedurat e kuotimit të çmimit për furnizime
dhe shërbime për nevojat e veta.

75
3. KRRP-ja përcakton procedurë të veçantë për kuotimin e çmimit për misionet
diplomatike/konsullore dhe harton legjislacionin sekondar për këtë procedurë brenda tridhjetë
(30) ditëve pas hyrjes ne fuqi të këtij ligji.

4. Në raste kur formularët e kuotimit të çmimit të aprovuara nga KRPP-ja nuk gjejnë zbatim, me
qellim të realizimit të procedurave, bëhet përjashtimi i këtyre formularëve dhe ofertat e marra nga
ana e ofertuesve janë të barasvlershme.

5. Ministria përkatëse për Punë të Jashtme mbikëqyr kryerjen dhe përfundimin e këtyre
procedurave.

Neni 127
Mos zbatimi i neneve 57 dhe 63

Nenet 57 dhe 63 të këtij ligji nuk zbatohen në misionet diplomatike/konsullore.

Neni 128
Konsultimi mes KRPP dhe MPJ

Të gjitha çështjet të cilat i referohen procedurave të prokurimit publik në misionet diplomatike që
nuk janë të rregulluara me këtë ligj, rregullohen me akte nënligjore të KRPP-së në konsultim me
Ministrinë përkatëse për punë të jashtme.


PJESA XI

Neni 129
Prokurimi Elektronik

1. Qeveria është e autorizuar të nxjerrë rregulla në lidhje me përdorimin e metodave të prokurimit
elektronik nga autoritetet kontraktuese.

2. Metodat e prokurimit elektronik mund të përfshijnë një sistem dinamik të blerjes dhe blerjeve
elektronike.

3. Qeveria në koordinim me KRPP-në është e autorizuar që të nxjerrë rregulla në lidhje me
pajisjet e dorëzimit elektronik dhe pranimin e tenderëve si dhe për pajisjet për pranimin elektronik
të kërkesave për pjesëmarrje. Këto rregulla duhet të përfshijnë një nënshkrim të avancuar
elektronik, në pajtim me standardet ndërkombëtare;

4. Përdorimi i prokurimit elektronik nuk është i obligueshëm. Autoritetet kontraktuese vendosin
nëse dëshirojnë të përdorin metoda të tilla.


PJESA XII
MJETET JURIDIKE, DISPOZITAT NDËSHKIMORE DHE PËRFUNDIMTARE


KREU I
SHKELJET E LIGJIT DHE NDËSHKIMET

Neni 130
Ndikimi i Paligjshëm

1. Pa paragjykuar dhe sipas ligjit përkatës penal dhe ligjit tjetër në fuqi, konsiderohet shkelje e
këtij ligji, e dënueshme dhe e zbatueshme në pajtim me ligjin në fuqi përkatës për çdo person:
76
1.1. sigurojë, ofrojë, kërkojë, ose pranojë ose të tregojë gatishmëri për të siguruar,
ofruar, kërkuar ose pranuar diç që është e vlefshme (duke përfshirë, por pa u kufizuar
në, para, ofertë pune, pasuri materiale dhe jomateriale, favorizim ose shërbime) për
përfitimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë ose pasurimin e punonjësit ose të ish
punonjësit, zyrtarit ose ish zyrtarit të një autoriteti kontraktues, ose të një personi apo
ndërmarrje që ka lidhje me ose që bashkëpunon me punonjësin, ish punonjësin, zyrtarin
ose ish zyrtarin, në tërësi ose pjesërisht për të ndikuar ose tentuar për të ndikuar në
vendimin ose masat që dëmtojnë, ose lidhen me inicimin, zbatimin ose rezultatet e
aktivitetit të prokurimit ose shqyrtimit;

1.2. të ndërmarrë masa, ose të tregojë gatishmëri për të marrë masa, me qëllim të
frikësimit, shtrëngimit, dëmtimit ose shkaktimit të dëmit (fizik, financiar ose të ndryshëm)
të ndonjë personi ose ndërmarrje, në tërësi ose pjesërisht me qëllim që të ndikojë, të
tentojë të ndikojë ose të hakmerret për një vendim ose veprim lidhur me inicimin,
zbatimin ose rezultatin e aktivitetit të prokurimit ose shqyrtimit.

1.3. të kërkojë ose të hyjë në çfarëdo marrëveshje, aranzhim ose mirëkuptim me
çfarëdo personi ose ndërmarrje tjetër, nëse marrëveshja, aranzhimi ose mirëkuptimi i
tillë ka për qëllim që të ndikojë ose të parandalojë , kufizojë ose të ngatërroj
konkurrencën për cilëndo kontratë publike; ose

1.4. të ia lehtësojë ose ta inkurajojë cilindo person ose ndërmarrje që të merret me
cilëndo nga veprimet e specifikuara në pikat “1.1”, “1.2” ose “1.3” më lartë.

2. Nën-paragrafi 1.3. i paragrafit 1. të këtij neni nuk do të zbatohet gjatë negociatave ose
ekzekutimit të marrëveshjeve formale me shkrim të një grupi të operatorëve ekonomik, nëse
marrëveshja e tillë ka të bëjë me themelimin e grupit dhe kështu të përgatitë tenderin.

3. Çdo nëpunës civil, punonjës ose zyrtar i autoritet kontraktues që vihet në dijeni, përmes
çfarëdo mjeti, për veprën e përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni ose për ndonjë rast që pritet
të përfshijë një vepër të tillë, menjëherë duhet të njoftojë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

4. Me të mësuar për një shkelje ose ngjarje të tillë, Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë
zhvillon hetime paraprake lidhur me çështjen, dhe nëse ka arsye të mjaftueshme për të
konstatuar se një shkelje e tillë ka ndodhur, Ministria zyrtarisht ia përcjell çështjen agjencionit për
zbatimin e ligjit për hetime të mëtejme, në përputhje me ligjin në fuqi, për të ndërmarr të gjitha
masat e tjera të nevojshme të cilat Ministria i konsideron të domosdoshme dhe të përshtatshme
për të rregulluar gjendjen.

5. Çdo person ose ndërmarrje që me dashje ose nga pakujdesia e rëndë ofron, ose shkakton ose
nxit personin tjetër ose ndërmarrjen për të siguruar, informacione përmbajtësish të pasakta ose
mashtruese, dëshmi ose të dhëna Ministrisë së Punëve të Brendshme ose zyrës së prokurorit
publik duke pohuar ose duke tentuar të dëshmoj ose të mos e pranoj veprën penale të paraparë
në paragrafin 1. të këtij neni i nënshtrohet ndjekjes penale sipas ligjit penal të Kosovës për një
vepër të tillë dhe po ashtu përgjigjet për të gjitha dëmet financiare dhe dëmet e tjera që ai ua ka
shkaktuar personave të tretë dhe ndërmarrjeve.

6. Kur një kundërvajtje e saktësuar në paragrafin 1. të këtij neni pretendohet të jetë kryer nga ose
në emër të ndërmarrjes, personi ose personave fizik që faktikisht janë të përfshirë në rastet që
kanë shkaktuar ndjekjen penale të një veprimi të tillë, po ashtu ndiqen penalisht për këtë. Veç
kësaj, çdo drejtor ose zyrtar i lartë ekzekutiv i ndërmarrjes së tillë që ka qenë në dijeni ose - sipas
kujdesit të arsyeshëm drejtues - është dashur të ketë qenë në dijeni për rastet që kanë shkaktuar
ndjekjen e veprës së tillë penale, po ashtu do të ndiqen penalisht. Kur vepra penale është vepër
penale e paraparë në paragrafin 5. të këtij neni, personat, drejtorët dhe zyrtarët e tillë, së bashku
me ndërmarrjen, do të përgjigjen në mënyrë të përbashkët për të gjitha dëmet financiare ose
dëmet e tjera që u kanë shkaktuar personave të tretë ose ndërmarrjeve.
77
Neni 131
Shkeljet e Ligjit nga Autoriteti Kontraktues

OSHP-ja do të vendosë një gjobë prej jo më pak se pesëmijë (5.000) Euro për autoritetin
kontraktues që nuk zbaton një urdhër ose për mosrespektimin e urdhrit të OSHP-së brenda pesë
(5) ditëve.


Neni 132
Prokurimet e Mbyllura në Kundërshtim me Këtë Ligj

1. Kontrata publike ose konkursi i projektimit mund të shfuqizohen pjesërisht ose plotësisht nga
OSHP ose një gjykatë, nëse të përmendurit konstatojnë se kontrata publike ose konkursi i
projektimit:

1.1. ishte dhënë pa publikimin e mëhershëm të njoftimit kur ishte kërkuar nga ky ligj;

1.2. ishte përfunduar gjatë periudhës së pritjes sipas neni 26 të këtij ligji apo gjatë
periudhës së vënies së ndonjë mase të përkohshme të urdhëruar nga OSHP ose një
gjykatë që ndalon përmbylljen e kontratës;

1.3. kanë të bëjnë me lëndën që autoriteti kontraktues e ka ndarë në disa pjesë për t’iu
shmangur zbatimit të procedurave të prokurimit sipas dispozitave të këtij ligji;

1.4. i janë dhënë operatorit ekonomik ose janë lidhur me operatorin ekonomik ose
kandidatin që është përzgjedhur (i) në kundërshtim me kriteret përkatëse të
përzgjedhjes, kërkesat dhe specifikimet ose (ii) në përputhje me kriteret e përzgjedhjes,
kërkesat ose specifikimet që nuk janë të përgatitura ose publikuara në pajtim me këtë
ligj;

1.5. i është dhënë operatorit ekonomik ose është lidhur me operatorin ekonomik ose
kandidatin që nuk i ka plotësuar kërkesat e specifikuara në këtë ligj dhe në njoftimin e
aplikueshëm, ftesën ose dosjen e tenderit;

1.6. janë ndryshuar në kundërshtim me ndonjë dispozitë të këtij ligji ose me qëllim të
shmangies nga procedurat e këtij ligji; ose

1.7. janë dhënë ose janë lidhur në kundërshtim me një vendim ose urdhër të OSHP-së.

2. Në rast se OSHP ose një gjykatë konstaton se një kontratë publike ose konkurs projektimi
mund të shfuqizohet për shkaqet e përcaktuara në nenin 132.1, OSHP ose gjykata mund të
nxjerrë urdhër:

2.1. për shfuqizimin e kontratës publike, pjesërisht ose plotësisht;

2.2. për detyrimin e autoritetit kontraktues që të kryejë një prokurim të ri për kontratën
publike ose konkursin e projektimit ose cilëndo pjesë të tyre që nuk është ekzekutuar
ende në masë kënaqshme;

2.3. nëse ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për sjellje të gabuara nga ana e
operatorit ekonomik gjatë aktivitetit të prokurimit, për ta detyruar operatorin ekonomik që
të paguajë dëmet e shkaktuara autoritetit kontraktues dhe/ose një operatori tjetër
ekonomik të dëmtuar nga sjelljet e tilla;

2.4. nëse ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për sjellje të gabuara nga ana e
autoritetit kontraktues gjatë aktivitetit të prokurimit, për ta detyruara autoritetin kontaktues
78
që të paguajë dëmet e shkaktuara cilitdo operator ekonomik që është dëmtuar nga
shkeljet e tilla.

3. Gjatë vendosjes për shfuqizimin e një kontrate publike ose konkursi të projektimit, pjesërisht
ose plotësisht, OSHP ose gjykata duhet të marrin parasysh dëmet në interesin publik që mund të
rezultojnë nga ky veprim. Nëse OSHP ose gjykata konstaton se shfuqizimi do të kishte pasoja të
rënda në interesin publik, atëherë OSHP ose gjykata nuk do të shfuqizojnë kontratën publike ose
konkursin e projektimit, por do të përpiqen ta rregullojnë çështjen përmes nxjerrjes së një urdhri
për kompensimin e dëmit sipas nën- paragrafëve 2.3 dhe/ose 2.4 paragrafi 2. të këtij neni.

4. Nëse një urdhër i nxjerrë nga OSHP ose gjykatë sipas këtij neni është subjekt i shqyrtimit
gjyqësor ose procedurës ankimore, dhe operatori ekonomik dhe/ose autoriteti kontraktues e
njofton me kohë organin urdhërues për qëllimin e tij që të paraqesë ankesë ose kërkesë për
shqyrtim, organi urdhërues e pezullon përmbarimin e urdhrit deri në kohën kur urdhri nuk do të
jetë më subjekt i shqyrtimit gjyqësor ose procedurës ankimore. Në këto raste, organi urdhërues
duhet që menjëherë të urdhërojë operatorin ekonomik dhe/ose autoritetin kontraktues që
menjëherë të depozitojë sigurim për përmbarimin e urdhrit, në një shumë e cila është së paku e
barasvlershme me (i) dëmet, nëse ka të këtilla, që janë përcaktuar në urdhër, dhe (ii) çfarëdo
shume tjetër të arsyeshme që organi urdhërues e konsideron të nevojshme për të siguruar të
drejtat e palëve të tjera dhe/ose për të siguruar përmbarimin e urdhrit, nëse i njëjti konfirmohet
nga shqyrtimi gjyqësor ose procedura ankimore. Sigurimi i kërkuar nga ky paragraf mund të
depozitohet në të njëjtën mënyrë sikurse sigurimi i tenderit ose sigurimi i përmbarimit

5. Nëse operatori ekonomik dhe/ose autoriteti kontraktues nuk e bën depozitimin e sigurimit të
kërkuar sipas paragrafit 4. të këtij neni brenda shtatë (7) ditëve pasi të jetë informuar për shumën
e sigurimit, urdhri nuk do të konsiderohet i pezulluar dhe i njëjti mund të përmbarohet menjëherë.

6. Asgjë në këtë Nen ose në cilëndo dispozitë tjetër të këtij ligji, nuk e kufizon dhe nuk mund të
interpretohet për të kufizuar pushtetin e gjykatës që (i) të pezullojë cilindo aktivitet prokurues të
autoritetit kontraktues dhe cilëndo procedurë të OSHP-së ose një gjykatë të shkallës më të ulët
gjatë ankimit para gjykatës ose procedurës së shqyrtimit, (ii) të pezullojë, ndryshojë ose vërtetojë
çfarëdo urdhri të nxjerr nga OSHP ose një gjykatë më e ulët, (iii) të nxjerrë çfarëdo urdhri të
përkohshëm që duhet të respektohet gjatë ankimit para gjykatës ose procedurës së shqyrtimit;
ose (iv) të nxjerrë çfarëdo urdhri tjetër që gjykata e konsideron të nevojshëm për të ruajtur
gjendjen ekzistuese ose përmbarimin e një vendimi që mund të nxirret në të ardhmen nga gjykata
për këtë çështje.

Neni 133
Deklaratat e jo-efektivitetit

1. Kontrata publike ose konkursi i projektimit do të shfuqizohen pjesërisht ose plotësisht
joefektive, nga OSHP ose një gjykatë, nëse konstatohet se kontrata publike ose konkursi i
projektimit për cilëndo arsye të cekur në paragrafin 1. të nenit 132 të këtij ligji.

2. OSHP ose një gjykatë mund të vendosë se një kontratë nuk duhet të jetë i joefektive, edhe pse
ajo ishte dhënë në mënyrë të paligjshme mbi bazën e përmendur në paragrafin 1., në qoftë se
pasi ka shqyrtuar të gjitha aspektet relevante, ka arsye thelbësore që lidhen me një interes të
përgjithshëm që kërkojnë që efektet e kontratës duhet të mbahen. Me kusht që:

2.1. interesat ekonomike në efektivitetin e kontratës mund të konsiderohen si arsyet
mbizotëruese në rrethana të jashtëzakonshme joefektiviteti do të çoj në pasoja jo-
proporcionale.

2.2. interesat ekonomike të lidhura drejtpërdrejt me kontrata përkatëse nuk do të
përbëjë arsye thelbësore në lidhje me një interes të përgjithshëm.

79
2.3. interesat ekonomike të lidhura drejtpërdrejt me kontratën përfshijnë, inter alia,
shpenzimet që rezultojnë nga vonesa në zbatimin e kontratës, shpenzimet që rezultojnë
nga nisja e procedurave të reja të prokurimit, shpenzimet që rezultojnë nga ndryshimi i
operatorit ekonomik kryerjen e kontratës dhe në shpenzimet e detyrimeve ligjore që
rrjedhin nga jo-efektiviteti.

3. Një kontratë nuk do të deklarohet të jetë e joefektive edhe në qoftë se ka baza për të bërë
kështu, nëse:

3.1. autoriteti kontraktues mendon se dhënia e një kontrate pa publikimin paraprak të
njoftimit të kontratës është në pajtim me këtë ligj,

3.2. autoriteti kontraktues ka publikuar një njoftim duke shprehur synimin e tij për lidhë
kontratën, dhe,

3.3. kontrata nuk ka përfunduar para skadimit të një periudhe prej të paktën dhjetë (10)
ditë, me efekt nga dita që pason datën e publikimit të këtij njoftimi.

4. Kur OSHP ose një gjykatë vendos që mos ta shpall një kontratë si jo efektive edhe pse ka
bazë për një deklarim të tillë atëherë ajo do të marrë parasysh nëse ajo mund të imponojë gjoba
alternative në formë të gjobës tek autoriteti kontraktues siç është cekur në nenin 132 të këtij ligji.
Dëmshpërblimi nuk do të përbën një ndëshkim të përshtatshëm alternativ.

5. Cilado palë e interesuar siç përmendet në paragrafin 6. të këtij neni mund të kërkoj një
deklarate të jo-efektivitetit nga OSHP ose gjykata. Një kërkese e tillë duhet të bëhet

5.1. para skadimit të tridhjetë (30) ditëve nga data e publikimit të shpërblimit të
kontratës; ose

5.2. autoriteti kontraktues informoi ofertuesit dhe kandidatët në fjalë për arsyet
përkatëse për përfundimin e kontratës.

6. Ofertuesit do të konsiderohen të jenë një palë me interes, nëse ato nuk janë përjashtuar
definitivisht ende nga një tender dhe se një përjashtimi është definitiv nëse ajo ka qenë e njoftuar
për këtë tender dhe ka qenë konsideruar i ligjshëm ose nga një organ i pavarur ose nuk mund ti
nënshtrohet një procedure shqyrtimi.

7. Kandidatët do të konsiderohen të jenë një palë me interes, nëse autoriteti kontraktues nuk
vënë informatat në dispozicion në lidhje me refuzimin e aplikimit të tyre para njoftimit të vendimit
për dhënien e kontratës të tenderuesit në fjalë.


KREU II
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 134
Shfuqizimi i Legjislacionit të Mëparshëm

1. Ky ligj dhe rregullat e prokurimit publik që do të nxirren sipas këtij ligji do t’i zëvendësojnë të
gjitha legjislacionet paraprake dhe rregullat mbi prokurimin publik në Kosovë. Legjislacioni i
mëparshëm në fjalë dhe rregullat do të dalin nga fuqia në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

2. Ky ligj aplikohet për aktivitetet e prokurimit të publikuara pas hyrjes së ligjit në fuqi ndërsa sa i
përket aktiviteteve të prokurimit pa publikim procedurat e tilla të iniciuara pas të njëjtës kohë.

80
3. Me fillimin e zbatimit të këtij ligji, anëtarët e bordeve aktuale do të vazhdojnë t'i kryejnë detyrat
e përcaktuara nga ky ligj deri në skadimin e mandatit të tyre.

Neni 135
Hyrja në fuqi e ligjit

Ky ligj hyn nё fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së
Kosovës.


Ligji Nr. 04/ L-042
29 gusht 2011

Shpallur me dekretin Nr.DL-032-2011, datë 31.08.2011 nga Presidentja e Republikës së
Kosovës Atifete Jahjaga.